2

Click here to load reader

Guri i Kishës

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Guri i Kishës ditari nga shetitja e dates 10.02.2013

Citation preview

Page 1: Guri i Kishës

DITARI NGA – GURI I KISHËS – 2013

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 10.02.2013 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, në ora 8.30, ndërsa kthimi në ora 17.00.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 43 veta.Udhëtuam me një autobus në relacionin: Gjakovë - Bistrazhin - Lipovec, që gjithsej

përbën largësi prej 15 km. Nga fshati Lipovec, gjegjësisht nga shtegu përballë shkollës së fshatit, në ora 9.00 kemi filluar marshimin për tek Guri i Kishës.

Shtegtuam nëpër rrugë të gjëra malore, të mbuluara nga bora e trashësisë jo të madhe, dhe nëpër kohë të mrekullueshme përplotë diell. Shtegu dhe koha e mirë bënë që ne gjatë gjithë kohës të sodisim bukuritë e asaj natyre, e cila në tërësi ishte e mveshur në të bardhë. Ashtu në kolonë mjaft të gjatë, kemi vazhduar rrugëtimin për realizimin e qëllimit tonë. Pas afro tri orësh ecjeje mbërritëm tek rranza e majës, në lëndinën e gjërë të rrethuar me shkurre, e cila ishte shumë e përshtatshme për akomodim, prandaj dhe një numër i konsiderueshëm i shokëve menjëherë u vendosën aty për të ndezur zjarrin. Nga aty për në majë nuk kishte më shumë se pesëmbëdhjetë minuta ngjitje përpjetë, prandaj dhe të tjerët menjëherë vazhduam për në majë.

Ashtu duke u kacavarur nëpër gurët e asaj maje e cila për shkak të borës ishte edhe e rrezikshme, në ora 12.00 mbërritëm në majën e Gurit të Kishës, e cila gjendet në lmd prej 985 metrash.

Në atë majë e cila i përket bjeshkës së Pashtrikut, qëndruam aq sa për të bërë foto dhe soditur natyrën përreth. Nga aty shumë afër ishte edhe Maja e Bardhë të cilën këtë ditë e kemi pasur si opcion për ta pushtuar, por për shkak të borës dhe kohës së pamjaftueshme një synim të tillë nuk e realizuam. Nga Maja e Gurit të Kishës shumë qartë shihej i gjithë Rrafshi i Dukagjinit me vargmalet e Bjeshkëve të Nemura. Poashtu nga afër shihej edhe qyteti i Rahovecit dhe ai i Gjakovës.

Zbritjen nga aty për shkak të borës u desh që ta bëjmë me një kujdes më të madh, megjithate shumë shpejt zbritëm tek shokët të cilët tashmë e kishin ndezur zjarrin dhe ishin akomoduar. Ashtu duke e ngjeshur borën edhe ne i krijuam vendet për akomodim. Në atë lëndinë të mveshur në të bardhë ku rrezonte dielli dhe ngrohte zjarri, kemi qëndruar duke ngrënë dhe pushuar mbi një orë. Nën tingujt e këngës që po këndonim përreth zjarrit, disa kanë pjekur edhe suxhukun për ngrënje. Pasi që koha ishte e limituar, në ora 13.45 minuta jemi përgatitur dhe kemi filluar kthimin.

Njëjtë sikur në të shkuar ashtu edhe në të kthyer, nëpër shteg shumë të përshtatshëm dhe në kohë me diell, kemi vazhduar rrugëtimin për tek vendi i nisjes, ku do të na priste autobusi. Pas dy orësh ecjeje, gjegjësisht në ora 15.45 minuta kemi zbritur poshtë tek caku, gjegjësisht në fshatin Lipovec. Pasi që autobusi ende nuk kishte arritur, shkuam në restorantin Pashtriku i cili gjendej përballë, për t’u freskuar me nga një pije. Pushimi dhe humori që bëmë në restorant ishte shumë i mirëseardhur, prandaj dhe aty qëndruam gjer në ora 16.30 minuta. Pas një udhëtimi përplotë biseda dhe humor në ora 17.00 mbërritëm në Gjakovë.

Shtegu shumë i përshtatshëm, natyra e mbuluar në të bardhë, ajri i pastër, si dhe shoqëria e mrekullueshme, ishin faktorët të cilët bënë që kjo shetitje të jetë relaksuese dhe përplotë kënaqësi.

Përfundimisht kaluam:Udhëtim me autobus: 1.00 orë ( 2 x 30 minuta )Ecje këmbë: 5 orë ( 3 + 2 )Ecje gjatësi rrugore: 14 km. ( 7 + 7 )Ecje këmbë m/lmd: 585 m/lmd ( 400 - 985 )

Përshkroi : Ilir LytaSHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 10.02.2013

Page 2: Guri i Kishës