7
Të gjithë nxënësit do të mësojnë: që ndonjëherë mikrobet shkaktojnë sëmundje. që parandalimi i infeksionit, kur është i mundur, është më i mirë se trajtimi. që të mos përhapin mikrobet e tyre të dëmshme te të tjerët. që infeksioni mund të përhapet me teshtitje dhe kollitje. që mbulimi i i gojës me faculetë gjatë teshtitjes ose kollitjes mund ta parandalojë përhapjen e infeksionit. Nxënësit më të aftë do të: mësojnë që kollitja ose teshtitja në dorë prap mund ta përhapë infeksionin. REZULTATET E VEGËZA TË KURIKULËS PRITURA TË MËSIMIT KOMBËTARE Stadi kyç 3 Shkenca Puna shkencore Shkathtësitë eksperimentale dhe hulumtimet Analiza dhe vlerësimi PSHE Tema kryesore 1: Shëndeti dhe mirëqenia Koha e përafërt e mësimit 50 minuta Kjo pjesë ka për qëllim që t’i mësojë nxënësit se si higjiena e mangët respiratore mund çojë përhapjen e mikrobeve dhe sëmundjeve. Në pjesën 2.2, Higjiena respiratore, nxënësit do të vështrojnë në shkallë të madhe se sa larg përhapen mikrobet me teshtitje dhe si mund të ndikohen njerëzit. Nëpërmjet një seti të eksperimenteve, nxënësit do të mësojnë se mbulimi i gojës me faculetë gjatë kollitjes dhe teshtitjes ndihmon parandalimin e përhapjes së infeksionit. Aktiviteti plotësues kërkon nga nxënësit që të konsiderojnë se sa larg mund të përhapet virusi në 1 javë. Rezultatet mund jenë mahnitëse! Influenza Virus Higjiena respiratore

Higjiena respiratore - e-Bug

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Higjiena respiratore - e-Bug

Të gjithë nxënësit do të mësojnë:

që ndonjëherë mikrobet shkaktojnë sëmundje.

që parandalimi i infeksionit, kur është i mundur, është më i mirë se trajtimi.

që të mos përhapin mikrobet e tyre të dëmshme te të tjerët.

që infeksioni mund të përhapet me teshtitje dhe kollitje.

që mbulimi i i gojës me faculetë gjatë teshtitjes ose kollitjes mund ta parandalojë përhapjen e infeksionit.

Nxënësit më të aftë do të:

mësojnë që kollitja ose teshtitja në dorë prap mund ta përhapë infeksionin.

REZULTATET E

VEGËZA TË KURIKULËS PRITURA TË MËSIMIT

KOMBËTARE

Stadi kyç 3

Shkenca

Puna shkencore

Shkathtësitë eksperimentale dhe hulumtimet

Analiza dhe vlerësimi PSHE

Tema kryesore 1: Shëndeti dhe mirëqenia

Koha e përafërt e mësimit

50 minuta

Kjo pjesë ka për qëllim që t’i mësojë nxënësit se si higjiena e mangët respiratore mund të çojë në përhapjen e mikrobeve dhe sëmundjeve. Në pjesën 2.2, Higjiena respiratore, nxënësit do të vështrojnë në shkallë të madhe se sa larg përhapen mikrobet me teshtitje dhe si mund të ndikohen njerëzit. Nëpërmjet një seti të eksperimenteve, nxënësit do të mësojnë se mbulimi i gojës me faculetë gjatë kollitjes dhe teshtitjes ndihmon në parandalimin e përhapjes së infeksionit. Aktiviteti plotësues kërkon nga nxënësit që të konsiderojnë se sa larg mund të përhapet virusi në 1 javë. Rezultatet mund të jenë mahnitëse!

Influenza Virus

Higjiena respiratore

Page 2: Higjiena respiratore - e-Bug

Shëndeti dhe siguria

Nxënësit mund të kenë nevojë të bartin përparëse ose mantela laboratorik dhe doreza.

Sigurohuni që ngjyra ushqimore është SHUMË e holluar.

Sigurohuni që shishet me sprej janë pastruar dhe shpërlarë mirë para përdorimit.

Nxënësit mund të kenë nevojë për syza mbrojtëse.

2.2 Përhapja e infeksionit Higjiena respiratore

Mbushni një balon me xixa (mikrobe) dhe shpërtheni atë. Hypni në një karrige dhe kërkoni nga nxënësit që të qëndrojnë rreth juve. Shpërtheni balonën (teshtitja) dhe kërkoni nga nxënësit të vështrojnë se sa persona janë bërë me xixa (mikrobe) dhe mund të jenë infektuar. Alternativë: mund të përdoren rrathë të vegjël letre në vend të xixave.

Sugjerime alternative

Ftohjet dhe gripi janë sëmundjet më të shpeshta në klasë dhe ndoshta më ngjitëset. Ato shkaktohen nga viruset dhe si të tilla nuk mund të shërohen me antibiotikë. Në përgjithësi, rekomandohet pushimi në shtrat dhe pirja e sasive më të mëdha të lëngjeve, por në barnatore mund të merren edhe barna për të lehtësuar simptomat. Nëse simptomat nuk largohen, atëherë është e nevojshme që të vizitohet mjeku. Simptomat e ftohjes dhe gripit përfshijnë kokëdhimbjen, dhimbjen e fytit dhe ethet. Ftohjet gjithashtu shkaktojnë rrjedhjen e hundëve!

Mënyra më e shpeshtë e përhapjes së infeksionit është ajo indirekte, nëpërmjet aerosoleve, si p.sh. me kollitje dhe teshtitje. Mikrobet mund të përhapen edhe me rrugë më direkte, p.sh. nëpërmjet kontaktit njerëzor (prekje, puthje etj.) dhe duke ngrënë ushqim të kontaminuar.

Teshtitja është një mënyrë me të cilën trupi mundohet të lirohet nga mikrobet e dëmshme dhe pluhuri të cilat mund t’i inhalojmë. Mikrobet e dëmshme dhe pluhuri kapen nga qimet e hundës dhe e gudulisin atë. Hunda pastaj dërgon një sinjal në tru, i cili pastaj e kthen një sinjal që e nxit hundën, gojën, mushkëritë dhe gjoksin që ta shfryejnë ngacmimin. Në rastin e ftohjeve dhe gripit, miliona grimca të viruseve dalin jashtë dhe kontaminojnë sipërfaqen ku ato përfundojnë; kjo mund të jetë ushqimi apo duart tona.

Informata themelore

1. Një kopje e SW 1 dhe SW 2 për çdo nxënës

2. Mbushni me ujë dhe ngjyrë ushqimore nga një shishe spreji për secilin grup. Ngjyra e ndryshme për secilën pjesë të eksperimentit parandalon përzierjen e rezultateve.

3. Krijoni një faculetë të madhe nga letra e kuzhinës.

Përgatitija paraprake

Fjalët kyçe Aerosol Ngjitës Kontaminim Eksperiment Infeksion Parashikim Rezultate Simptom Transmision

Materialet e nevojshme Për çdo nxënës Kopje e SW 1

Për çdo grup 30 disqe letre (10cm) Metër Shishe spreji Ujë Ngjyrë ushqimore

(opcionale) Faculetë e madhe Doreza

Materialet në internet

Film demonstrues i këtij aktiviteti

Pamje të cilat tregojnë se çka do të ndodhte nëse nxënësit do të spërkatnin mikrobe të vërteta

Fotografi që shoqëron aktivitetin alternativ 2

Page 3: Higjiena respiratore - e-Bug

1. Shpjegoni nxënësve se shumë sëmundje përhapen me rrugë ajrore dhe përhapen në spërklat e vogla të ujit, të quajtura aerosole, të kollitur ose teshtitur në ajër nga njerëzit. Tregoni që sëmundjet e përhapura në këtë mënyrë janë ftohjet, gripi dhe më rrallë infeksionet më serioze si meningjiti apo tuberkuloza (TB), të cilat shkaktohen nga bakteret dhe mund të shkaktojnë vdekje.

2. Vazhdoni të diskutoni për ftohjen dhe gripin duke shpjeguar që ato shkaktohen nga viruset, e jo nga bakteret dhe prandaj nuk mund të shërohen me antibiotikë. Shpjegoni që është shumë e rëndësishme për shëndetin e gjithsecilit që të mbulohen goja dhe hunda gjatë teshtitjes dhe kollitjes, sepse ky veprim mund ta zvogëlojë përhapjen e infeksionit.

1. Ndani klasën në grupe me 8 – 10 nxënës.

2. Secili nxënës duhet të ketë një disk të rrumbullakët letre. Kërkoni nga ata që të vizatojnë një fytyrë në disk dhe të shkruajnë emrin e tyre në letër (për ta bërë më argëtuese nxënësit mund ta shkruajnë emrin e ndonjë anëtari të familjes apo shokut/shoqes). Thuani klasës që këto disqe do të përfaqësojnë njerëz të vërtetë. Shpjegoni klasës se çka do të bëjnë (shih më poshtë) dhe kërkoni që para aktivitetit ta plotësojnë pjesën e hipotezës në SW 1.

3. Sqaroni që ‘njerëzit’ janë në një vend të ngjeshur, si p.sh. diskotekë apo kafeteri. Çdo nxënës duhet ta vendos diskun e tij në një nga vendet e shënuara më poshtë. Është e rëndësishme që vendet qendrore të jenë të vendosura përafërsisht në distancat e shënuara më poshtë. Këto disqe do të përfaqësojnë gjatësinë të cilën e kalon teshtitja dhe kush preket gjatë këtij rrugëtimi. Disqet tjera duhet të vendosen në distanca të ndryshme në dy anët e vijës qendrore – këto disqe do të përfqësojnë se në çfarë gjerësie ka rrugëtuar teshtitja dhe sa njerëz janë prekur gjatë rrugëtimit. Shkruani distancën në secilin disk.

4. Emëroni një nxënës si teshtitës dhe jepni atij një shishe me ujë të ngjyrosur (për ta bërë aktivitetin vizualisht më interesant). Shpjegoni klasës se ky person ka një shtam të ri të gripit i cili është shumë ngjitës. Kërkoni nga nxënësi që ta mbajë shishen me sprej në drejtimin para dhe që ta shtyp fuqishëm - kjo përfaqëson teshtitjen.

5. Nxënësit do të shikojnë se sa ‘njerëz’ janë kontaminuar nga teshtitja.

6. Kërkoni nga nxënësit që të mbledhin ‘njerëzit’ dhe të vizatojnë një rreth, rreth secilës pikë të ujit dhe të numërojnë sa pika të ujit ndodhen në secilën faqe. Spjegoni nxënësve që çdo pikë e ujit përfaqëson një pikë të mukusit nazal nga teshtitja dhe që secila pikë mund të përmbajë mijëra baktere ose virusë!

If they dio the activity outside on a windy day will the sneeze travel farther

2.2 Përhapja e infeksionit Higjiena respiratore

Hyrje

Aktiviteti kryesor

teshtitësi

10cm pas teshtitësit

30cm 150cm 100cm 70cm

Page 4: Higjiena respiratore - e-Bug

7. Përsëritni eksperimentin duke e mbajtur një dorë me dorezë para spërkatësit të shishes. Përsëritni edhe një herë duke përdorur një copë të letrës së kuzhinës e cila përfaqëson faculetën që mbulon teshtitjen.

8. Çdo nxënës duhet t’i kompletojë dhe regjistrojë të dhënat në grafik.

9. Tregoni nxënësve MS PowerPoint prezantimin ku demonstrohet se çka do të ndodhte në rast të teshtitjes së vërtetë në pllakat me agar.

1. Diskutoni me nxënësit rreth eksperimentit, hipotezës dhe rezultatet e tyre. A janë befasuar

nga rezultatet në këtë aktivitet?

2. Kërkoni nga nxënësit që ta kujtojnë dorën me dorezë dhe të vërejnë që ajo ishte shumë e lagët me sprejin e ‘mikrobeve’. Kërkoni që të imagjinojnë që kjo është dora e një personi pas teshtitjes në të dhe se sa njerëz dhe gjëra kanë prekur kur dora e tyre ishte e mbuluar me mikrobe ngjitëse. Theksoni se përderisa teshtitja në dorë është e mirë dhe ndal përhapjen e mikrobeve, është e rëndësishme që menjëherë pas teshtitjes të lahen duart ose të teshtitet në faculetë dhe ajo të hudhet.

3. Diskutoni në detaje se çka kanë mësuar nxënësit nga ky eksperiment rreth përhapjes së mikrobeve. Sa nxënës do të infektoheshin nga teshtitja?

4. A do të kishte ndryshime në rezultate nëse eksperimenti do të zhvillohej jashtë në një ditë me erë?

Shënim: Mikrobet përhapen edhe nëpërmjet kollitjes dhe është po aq e rëndësishme që të mbulohet goja me faculetë edhe gjatë kollitjes!

Plenare

Aktivitet plotësues

Aktiviteti kryesor vazhdim

2.2 Përhapja e infeksionit Higjiena respiratore

1. Mund të realizohet në grup ose individualisht.

2. Shpjegoni që do ta parashohin se sa njerëz mund të infektohen dhe sa larg mund të udhëtojë gripi për një javë nga një person i infektuar. Për të ndihmuar në ilustrimin e aktivietit mund të përdoret plani i uljes së pasagjerëve në aeroplan.

3. Tregoni klasës se ndodhen në një udhëtim të gjatë nga Sidnej, Australi në Londër, Angli. Fluturimi zgjat 23.5 orë me një ndalesë 5 orëshe në Hong Kong, ku udhëtarët ndërrojnë aeroplanin dhe ata mund të shëtisin lirshëm në terminalin e aeroportit për tu rifreskuar. Në aeroplan gjenden:

a. Një familje 8 anëtarëshe që zbresin në Hong Kong për të shkuar në shtëpi

b. 12 udhëtarë që nga Hong Kongu me një fluturim tjetër do të udhëtojnë në Turqi

c. 4 udhëtarë që do të udhëtojnë nga Hong Kongu në Afrikë të Jugut

d. Udhëtarët e mbetur do të shkojnë në Londër

4. Në këtë fluturim një njeri ka një lloj të ri të virusit të gripit i cili është shumë ngjitës.

a. Sa njerëz do t’i infektojë dhe sa larg do të udhëtojë ky virus për 24 orë dhe për 1 javë.

b. Çka mund të bëhet për të parandaluar përhapjen e këtij infeksioni aq larg?

Page 5: Higjiena respiratore - e-Bug

2.2 Përhapja e infeksionit Higjiena respiratore

Konkluzionet 1. Bazuar në këtë eksperiment, çka keni mësuar rreth përhapjes së baktereve?

Mikrobet mund të kalojnë shumë lehtë nga një person tek tjetri nëpërmjet teshtitjes dhe prekjes.

2. Çka mund të ndodh nëse nuk i lajmë duart pas teshtitjes në to? Sërish ne mund të transferojmë mikrobe të dëmshme, që gjinden në teshtitje, te njerëzit tjerë nëpërmjet prekjes.

3. Cila metodë është më e mirë për të parandaluar përhapjen e infeksionit, teshtitja në dorë apo në faculetë? Pse? Teshtitja në faculetë; në këtë mënyrë bllokohen mikrobet dhe ne mund ta hudhim faculetën.

Hipoteza 1. Cili disk mendoni se do të preket më së shumti nga teshtitja?

Pllakat para dhe në anët e teshtitësit do të ndikohen më së shumti

2. Cilët njerëz mendoni se do të preken më së paku nga teshtitja? Personi pas teshtitësit dhe ata që ndodhen më së largu

3. Çka mendoni se do të ndodhë kur vendosni dorën me dorezë për ta ndalur teshtitjen? Teshtitja nuk do të përhapet në shumë njerëz por mikrobet do të mbeten në dorë

4. Çka mendoni se do të ndodhë kur vendosi faculetën për ta bllokuar teshtitjen? Të gjitha mikrobet do të bllokohen në faculetë

Rezultatet 1. Cila është distanca më e largët që ka kaluar teshtitja?

Distanca e kaluar Numri i njerëzve të kontaminuar

Vetëm teshtitja Kjo do të ndryshojë varësisht nga tipi i shishes me sprej të përdorur, por në përgjithësi vetëm teshtitja do të prek më shumë njerëz dhe do të kalojë distancë më të largët. Teshtitja në faculetë duhet që të prek më së paku njerëz.

Dora me dorezë

Faculeta

2. A ka kontaminuar njerëzit e vendosur anash ndonjë nga teshtitjet?

Distanca e kaluar Numri i njerëzve të kontaminuar

Vetëm teshtitja

Si më lartë Dora me dorezë

Faculeta

3. Sa ‘mikrobe’ kanë përfunduar te personi pas teshtitësit?

Asnjë

Page 6: Higjiena respiratore - e-Bug

2.2 Përhapja e infeksionit

Higjiena respiratore

1. Ky aktivitet mund të bëhet individualisht, në grupe të vogla ose si diskutim në klasë.

2. Tre shoqe të shkollës, Sara, Eliza dhe Klea janë të ftohura dhe po kolliten shumë! Siç mund ta shihni nga fotografia e mëposhtme, secila nga ato shfrytëzojnë mënyra të ndryshme për të mbuluar kollitjet dhe teshtitjet e tyre.

3. Pyetni nxënësit që të diskutojnë për përparësitë dhe mangësitë e secilës metodë në kontekst të

a. Jetës së tyre të përditshme

b. Zvogëlimit të përhapjes së infeksionit

Shënim: Këtë fotografi mund ta gjeni edhe në formatin PowerPoint në faqen e e-Bug.

Aktiviteti plotësues 2

SHËNIM

Aktiviteti në pjesën 2.3 mund të modifikohet si në vijim dhe të shfrytëzohet për aktivitetin e higjienës respiratore.

1. Ndiqni udhëzimet si në pjesën 2.3 por shtoni edhe ngjyrë të gjelbërt ushqimore në të gjitha epruvetat për të përfaqësuar gëlbazën

Aktiviteti kryesor

1. Shpjegoni nxënësve që do të simulojnë teshtitjen duke këmbyer lëngjet (duke përfaqësuar aerosolet e krijuara gjatë teshtitjes) në mes të dy epruvetave. Furnizoni secilin nxënës me një epruvetë të mbushur me lëng. MOS lejoni që nxënësit të dijnë se një nga epruvetat përmban amidon, edhepse mësuesi duhet ta dijë cila epuvetë është ajo.

2. Udhëzoni nxënësit që të këmbejnë lëngjet me 5 nxënës tjerë (nëse klasa ka më pak se 25 nxënës zvogëloni numrin e këmbimeve në 3 deri 4), sepse ky mund të jetë numri i njerëzve që qëndrojnë rreth tyre kur ata teshtijnë. Theksoni që ata duhet të mbajnë në mend se me kë i kanë këmbyer lëngjet dhe me çfarë renditje. Kërkoni nga nxënësit që të përzihen jashtë grupit të tyre të shokëve dhe inkurajoni përzierjen ndërmjet djemve dhe vajzave.

3. Thuani klasës që njëri nga ata ka pasur lëngun me virusin e gripit. Mësuesi duhet të shkojë nëpër klasë dhe të bëjë testimin për infeksion duke shtuar nga një pikë jod në secilën epruvetë. Nëse lëngu bëhet i zi ai person është infektuar. A mund ta gjejë klasa se kush e ka pasur i pari infeksionin? A janë befasuar nxënësit se sa shpejtë mund të përhapet virusi i gripit në klasë nëpërmjet teshtitjes?

Page 7: Higjiena respiratore - e-Bug

Konkluzionet 1. Bazuar në këtë eksperiment, çka keni mësuar rreth përhapjes së baktereve?

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

2. Çka mund të ndodh nëse nuk i lajmë duart pas teshtitjes në to? __________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

3. Cila metodë është më e mirë për të parandaluar përhapjen e infeksionit, teshtitja në dorë apo në faculetë? Pse? __________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

Hipoteza 1. Cili disk mendoni se do të preket më së shumti nga teshtitja?

_______________________________________________________________________

2. Cilët njerëz mendoni se do të preken më së paku nga teshtitja?

_______________________________________________________________________

3. Çka mendoni se do të ndodhë kur vendosni dorën me dorezë për ta ndalur teshtitjen?

_______________________________________________________________________

4. Çka mendoni se do të ndodhë kur vendosi faculetën për ta bllokuar teshtitjen?

_______________________________________________________________________

Results

Rezultatet 1. Cila është distanca më e largët që ka kaluar teshtitja (largësia)?

Distanca e kaluar Numri i njerëzve të kontaminuar

Vetëm teshtitja

Dora me dorezë

Faculeta

2. A ka kontaminuar njerëzit e vendosur anash ndonjë nga teshtitjet (gjerësia)?

Distanca e kaluar Numri i njerëzve të kontaminuar

Vetëm teshtitja

Dora me dorezë

Faculeta

3. Sa ‘mikrobe’ kanë përfunduar te personi pas teshtitësit?

__________________________________________________________________________

Higjiena respiratore