7
Hyrje në Kontabilitet P Ë R M B A J T J A Njësia modulare “Hyrje në kontabilitetështë njëra nga njësitë modulare të modulit “KONTABILITETI FINANCIAR “. Përmes kësaj njësie modulare kandidatëve do të ju prezentohen njohuri për atë se çka është Kontabiliteti, mundësinë njihen me problematikën, përdoruesit, dokumentacionin e nevojshëm dhe llojet e tij, parimet e kontabilitetit, Kontimi, etj. Njësia modulare Hyrje në Kontabilitet” ju ofron kandidatëve njohuri se si bëhet paraqitja e transaksioneve të ndryshme në konto. Për përgaditjen e kësaj njësie modulare është përdorur një gjuhë e qartë me shembuj të shumtë praktikë gjë që mundëson që kandidati të fitoj njohuri të mjafteshme për të filluar në kontabilitet

Hyrje Ne Kontabilitet

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Hyrje Ne Kontabilitet

Hyrje në Kontabilitet

P Ë R M B A J T J A

Njësia modulare “Hyrje në kontabilitet” është njëra nga njësitë modulare të modulit “KONTABILITETI FINANCIAR “.

Përmes kësaj njësie modulare kandidatëve do të ju prezentohen njohuri për atë se çka është Kontabiliteti, mundësinë që të njihen me problematikën, përdoruesit, dokumentacionin e nevojshëm dhe llojet e tij, parimet e kontabilitetit, Kontimi, etj. Njësia modulare “Hyrje në Kontabilitet” ju ofron kandidatëve njohuri se si bëhet paraqitja e transaksioneve të ndryshme në konto.

Për përgaditjen e kësaj njësie modulare është përdorur një gjuhë e qartë me shembuj të shumtë praktikë gjë që mundëson që kandidati të fitoj njohuri të mjafteshme për të filluar në kontabilitet

Autore:

Page 2: Hyrje Ne Kontabilitet

HYRJE NË KONTABILITET

Kontabiliteti siguron informata mbi ndërrimet e realizuara afariste dhe mbi pasurinë e realizuar të sistemit afarist apo pjesëve të tij.

Detyrat themelore të kontabilitetit janë :

Mbledhja dhe formimi i dokumentacionit kontabël

Klasifikimi dhe kontabilizimi i të dhënave në librat afariste

Hartimi i raporteve financiare dhe raportimi

Informatat kontabile mund t’i përdorin: përdorues të brendëshëm dhe të jashtëm. Informatat krijohen si pasojë e ndërrimeve dhe transaksioneve brenda ndërmarrjes.

Dokumentacioni i kontabilitetit formohet në ndërmarrje apo në rrethin afarist të ndërmarrjes.

Dokumentacioni i kontabilitetit ka karakter përllogaritës dhe formohet për të dokumentuar transaksione të ndryshme të cilat kanë ndodhur dhe i përkasin sistemit afarist të cilit i përket me këtë dokumentacion përcillen të gjitha ndërrimet në pasurinë e ndërmarrjes.

Të dhënat mbi ndërrimet (transaksionet) evidentohen në kronologji kohore të shshprehura në vlera monetare dhe definim real të ndërrimit afarist të pasurisë.

Nëse dokumenti përmban një ndërrim afarist quhet dokument individual, e nëse përmban disa ndërrime quhet dokument përmbledhës

Pasuria e sistemit afarist mund të paraqitet në formë reale, përllogaritare dhe monetare.

Çdo dokument në kontabilitet duhet të përmbaj:

Page 3: Hyrje Ne Kontabilitet

Emrin e subjektit

Datën dhe vendin

Emërtimin e dokumentit

Përmbajtjen e transaksioneve të shprehura në para

Nënshkrimin e personave përgjegjës në transaksion

Dokumenti i kontabilitetit mund të ketë karakter të:

Dokumentacionit hyrës

Dokumentacionit dalës

Dokumentacionit intern

RUAJTJA E DOKUMENTACIONIT TË KONTABILITETIT

Për nevojat e kontrollit, ananlizës dhe përdorimit të informatatve nga kontabiliteti në ndërmarrje duhet të bëhet arkivimi i dokumentacionit

Sipas natyrës së dokumentacionit, caktohet edhe periudha e arkivimit p.sh. Listat e pagave ruhen derisa punëtori të pensionohet, dokumentet për përllogaritje të tatimit ruhen konform kërkesave të organit të kontrolllit të financave publike, etj.

PARIMET E KONTABILITETIT

Parimi i kontinuitetit ( vazhdueshmërisë ) së afarizmit

Pasqyrat financiare duhet të pregatiten sipas parimit të kontinuitetit d.m.th vazhdueshmërisë së afarizmit.

Sipas këtij parimi saldot e ndryshme në Bilancin e Gjendjes barten në periudhat e ardhshme.

Ky parim nuk vlen atëher kur ndërmarrja e ndërpren afarizmin e saj për arsye të ndryshme, për të cilat ndërmarrja duhet të tregojë se pse nuk është në përputhshmëri me këtë parim.

Page 4: Hyrje Ne Kontabilitet

Parimi akrural ( i momentit të paraqitjes së transaksionit )

Në bazë të këtij parimi transaksionet dhe ngjarjet regjistrohen në shënimet e kontabilitetit atëher kur ndodhin , e jo atëher kur të pranohen apo paguhen parat, si dhe prezentohen në pasqyra financiare se cilës periudhe i takojnë.

Parimi i materialitetit

Sipas këtij parimi të gjitha transaksionet që kanë vler të mëdha evidentohen në konto të posaqme ( p.sh Furnitorët, Blerësit, etj ), ndërsa ato që kanë vlera më të vogla grumbullohen në një konto të përbashkët ( shpenzimet për telefon, rrymë, ujë, kanalizim, etj, përmblidhen në një konto të përbashkët – shpenzimet e komunalisë )

Parimi i barazpeshës

Sipas këtij parimi kontot duhet të jenë të mbyllura – barazuara. Ana debi e një konto duhet të barazohet me anën kredi.

KONTOT

Kontot janë llogaritë ku evidentohen pasuritë e ndërmarrjes.Çdo konto i ka dy anë: ana e majtë (+) dhe anën e djathtë(-).

Në anën Djathtë shkruhet atëher kur kemi rritje të mjeteve, ndërsa në anën e Majtë shkruhet atëherë kur kemi zvoglim të mjeteve.

Si shembull mund ta marrim konton Arka: nëse kemi të hyra, atëherë duhet shënuar në anën e majtë(debi )d.m.th mjetet në arkë rriten . Ndërsa nëse bëjmë ndonjë pagesë, pra marrim para nga arka, atëherë duhet shënuar në anën e djathtë (kredi ) pasi mjetet në arkë do të zvogëlohen për atë vlerë.

Konto ka formë të shkronjës “T”

Kur inkasojmë Kur tërheqim

d ARKA k d ARKA kSa… Sa…5 000 5 000

Page 5: Hyrje Ne Kontabilitet

SHEMBULL:

Një shitore furnizohet me mall në vlerë 10.000 € pagesën e faturës e bën nga xhirollogaria. Kontimi bëhet në këtë mënyrë.

XHIROLLOGARIA 10.000 (2)

FURNITORI(2) 10.000

10.000(1)

SHITORJA(1) 10.000

-Dokumentet dalëse

Janë faturat e lëshuara nga ndërmarrja për mallin, produktin, pasurin ose shërbimin e shitur. E veçant e tyre është se formohet në ndërmarrje dhe i destinohet rrethit afarist.

-Dokumentet hyrëse

Formohen jashtë ndërmarrjes. Kryesisht janë :faturat hyrëse, fletëdërgesat për mallin, materialin, pasurinë apo shërbimin e blerë.

-Dokumentet e brendëshme (interne)

Janë: fletëpranimet, fletposedimet, kalkulimet e mallit, raportet e arkës, llogaritja e pagave dhe amortizimit, etj.

Karakteristikë tyre është se formohen dhe qarkullojnë brenda ndërmarrjes.