23
METODAT HULUMTUESE NË SHKENCA SHOQËRORE Ligjërata 1: Hyrje në Hulumtim Yllka Hoxha, MA

Hyrje ne hulumtim

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Hyrje  ne hulumtim

METODAT HULUMTUESE NË SHKENCA SHOQËRORE

Ligjërata 1: Hyrje në Hulumtim

Yllka Hoxha, MA

Page 2: Hyrje  ne hulumtim

Metodologjia (nocioni dhe qëllimi) Metodologjia (rrjedh nga fjalët greke methodos - rrugë dhe

logos – dije, shkencë) - është studimi i metodave dhe mënyra e fitimit të njohurive shkencore (materiale, sociale dhe shpirtërore).

Qëllimi i metodologjisë - është që të kuptohet thelbi i njohurive shkencore dhe të vendosë parimet themelore në përvetësimin e saj dhe shqyrtimin kritik.

Përveç kësaj, metodologjia na mëson se me cilat mjete duhet të shërbehemi që të arrijmë të njohim në mënyrë sa më të vërtetë (objektive) botën.

Page 3: Hyrje  ne hulumtim

Shkenca (strukturë e njohurive shkencore)

Shkenca - është një sistem i njohurive të realitetit të përcaktuar në mënyrë objektive dhe që i shërben njeriut për të përmirësuar jetën e tij dhe për të studiuar atë realitet.

Page 4: Hyrje  ne hulumtim

Struktura e njohurive shkencore Ekzistojnë nivele të ndryshme të dijes shkencore, duke

filluar nga të dhënat dhe faktet, përmes ligjeve dhe teorive deri në tërë sistemet shkencore.

Të dhënat. Çdo punë hulumtuese-shkencore empirike fillon me mbledhjen e të dhënave.

Të dhëna shkencor relevante - janë ato të dhëna që janë në funksion të hulumtimit, ose, të cilat janë të specifikuara me qëllimin e hulumtimit dhe që mund të lidhen me hipotezën e parashtruar.

Page 5: Hyrje  ne hulumtim

Struktura e njohurive shkencore Faktet - Paraqesin marrëdhënie empirike të themeluara në

mënyrë artificiale në natyrë dhe në shoqëri (p.sh. fakt - që në dimër bie borë).

Faktet - janë publike, të verifikuara dhe të testueshme dhe përfaqësojnë shtyllën e parë mbi bazën e të cilës mund të pretendojmë diçka në shkencë.

Ligji - është pak a shumë një pasqyrim subjektiv i saktë i ligjshmërive ekzistuese reale.

Ligjshmëria - paraqet një marrëdhënie të caktuar në mes sendeve dhe fenomeneve natyrore dhe shoqërore, të cilat ekzistojnë pavarësisht nga njohuritë tona.

Page 6: Hyrje  ne hulumtim

Ligjet në shkencat shoqëroreLlojet më të zakonshme të ligjeve në shkencat shoqërore janë:

ligjet temporale (koha paraqitet si përcaktues i rëndësishëm i ligjit, p.sh. me kalimin e kohës procesi i të harruarit është më i ngadalshëm);

ligjet funksionale (tregojnë lidhjen e fenomeneve të caktuara që nuk janë në marrëdhënie shkakësore, por të dyja janë funksion i një faktori të tretë);

ligjet kauzale (kanë të bëjnë me shpjegimin e lidhjeve shkakësore midis dukurive të caktuara).

Page 7: Hyrje  ne hulumtim

Ligjet në shkencat shoqëroreKoncepti – një ide abstrakte që ngërthen mënyrën e të

përshkruarit ose menduarit për një dukuri shoqërore, si familja, varfëria, pushteti, shëndeti.

Teoria - është grup idesh ose konceptesh të ndërlidhura që mund të përdoren për të shpjeguar dhe kuptuar një ngjarje, rrethanë, dukuri shoqërore.

Sistemet shkencore janë shpjegime të plota, gjithëpërfshirëse, multidisiplinare të fenomeneve natyrore ose shoqërore që në vete integrojnë faktet, ligjet dhe teoritë.

Page 8: Hyrje  ne hulumtim

Nocioni i metodes shkencoreMetoda - paraqet mënyrën e të menduarit dhe

hulumtimit në shkencë.

Metoda shkencore - përdoret për të fituar njohuri sa më reale.

Metoda në kuptimin e gjerë përfshin tre komponentë themelor:

qasja e përgjithshme hulumtuese (parimet e njohurive shkencore)

procedurë metodologjike hulumtuese (fazat e procedurës hulumtuese)

metodat dhe teknikat e hulumtimit.

Page 9: Hyrje  ne hulumtim

Parimet e njohurive shkencoreEkzistojnë disa parime që karakterizojnë shkencën, për shembull krahasuar me dijen racionale.

Disa nga parimet më të rëndësishme janë: parimi i objektivitetit, parimi i besueshmërisë, parimi i përgjithësisë, parimi i saktësisë, parimi sistematizimit sinteza e induksionit dhe deduksionit, sinteza sasiore (kuantitative) dhe cilësore (kualitative).

Page 10: Hyrje  ne hulumtim

Parimi i objektivitetit të njohurisë shkencore

Parimi i objektivitetit ka disa rëndësi themelore.

E para, dhe më kryesorja: njohja dhe përdorimi i logjikës apo mënyrës shkencore të dijes (aplikimi i procedurës metodologjike).

Në kuptimin e dytë - objektivitetit nënkupton paanësinë ndaj të dhënave dhe fakteve deri te të cilat studiues vjen. Shkencëtari u qaset informacioneve dhe fakteve pa paragjykime personale, kulturore, ideologjike dhe paragjykime të tjera.

Më në fund - objektiviteti përmbushet nëse ekziston miratim ndër subjektiv, nëse ajo deri te e cila kemi arritur është e verifikueshme (nëse studiues të tjerë duke përdorur të njëjtën metodologji do të arrijnë rezultate të njëjta).

Page 11: Hyrje  ne hulumtim

Parimi i besueshmërisë dhe saktësisë së njohurive shkencore

Besueshmëria - është e kënaqur në qoftë se rezultatet e fituara në hulumtim janë relativisht të përhershme, nëse në hulumtimin e përsëritur arrihen rezultate të njëjta, nëse në periudhë relativisht të gjatë kohore rezultatet (gjetjet) themelore kërkimore përballojnë kritikat, nëse karakteristikat themelore të fenomenit mbeten të pandryshuara (të qëndrueshme, stabile).

Parimi i saktësisë - më mirë kuptohet në aplikimin e gjuhës. Gjuha e shkencës është e saktë deri në atë masë sa që çështja e kuptimit të nocioneve themelore nuk duhet të vijë në pyetje.

Page 12: Hyrje  ne hulumtim

Parimi i përgjithësisë të njohurive shkencore

Parimi i përgjithësisë - Shkenca synon të zbuloj atë që është e përgjithshme, që vlen për një numër të rasteve individuale të caktuara.

Përderisa te shkencat natyrore parimi i përgjithësisë kryesisht është i përmbushur, në shkencat shoqërore përgjithësia është e kushtëzuar.

Page 13: Hyrje  ne hulumtim

Parimi sistematik i njohurive shkencore

Parimi i sistematizimit. Shkenca paraqet një sistem të plotë të njohurive që mund të jenë të lidhura në aspekt funksional ose të kauzalitetit (lidhja shkak - pasojë). Çdo fakt, ligj, teori, etj. deri te të cilat studiuesi arrin në hulumtim duhet të vendoset në lidhje me të gjitha njohuritë shkencore.

Page 14: Hyrje  ne hulumtim

Sinteza e induksionit dhe deduksionit

Sinteza e induksionit dhe deduksionit.

Deduksioni - karakteristikë e rrugës së njohurisë shkencore për analizë racionale teorike. Pikënisjen e ka në një qëndrim përgjithësisht të pranuar dhe përfundon në raste individuale dhe të veçanta (“prej lartë – poshtë”).

Induksioni - paraqet rrugën e kundërt të dijes (“prej poshtë

- lartë”) dhe është karakteristikë e hulumtimit empirik. Fillohet prej të dhënave të mbledhura (individuale) dhe sillet konkluzion i përgjithshëm, i cili pastaj vlen për të gjitha rastet (gjeneralisim).

Page 15: Hyrje  ne hulumtim

Sinteza sasiore dhe cilesore

Sinteza sasiore dhe cilësore. Në periudha të ndryshme të zhvillimit të metodës shkencore kanë dominuar analiza cilësore ose sasiore. Mënyra moderne e njohurive shkencore përfshin sintezën (kombinimin) e qasjes sasiore dhe cilësore në analizë.

Analiza kuantitative (sasiore) nënkupton matjen (konstatimin e raporteve, lidhjeve) ndërsa, analiza kualitative (cilësore) interpretimin e këtyre marrëdhënieve (lidhjeve, raporteve).

Page 16: Hyrje  ne hulumtim

Çka është hulumtimi?• Varg kontekstesh të shumellojshme dhe nga njerez me botekuptime

dhe arsye krejt të ndryshme për kryerjen e tyre.

Karakteristikat e hulumtimit shkencor: Pyetja Procesi hulumtues Përgjigja

Natyra e hulumtimit: I strukturuar dhe i qëllimshëm Rigoroz – modelet e hulumtimit, konsideratat etike I shëndoshë dhe i mbrojtshëm Sistematik Më shume se sa thjesht mbledhje faktesh

Page 17: Hyrje  ne hulumtim

Llojet e hulumtimit (kriteret themelore për klasifikimin e llojeve të hulumtimit)

Ekzistojnë kritere të ndryshme për të bërë dallimin midis llojeve të hulumtimit.

Kriteri i parë - është i bazuar në dallimin midis llojeve të kërkimit sipas qëllimit të tyre përfundimtar (sipas këtij kriteri dallojmë hulumtime eksploruese, shpjegues, përshkruese dhe parashikuese);

Kriteri i dytë - bazohet në faktin se a bëhet fjalë për një studim të vetëm ose për një seri të studimeve të ndërlidhura (hulumtimet e vetme dhe të zhvillimit);

Kriteri i tretë - ka të bëjë me përcaktimin ndërmjet hulumtimeve jo-eksperimentale (të sondazhit, anketimit) dhe hulumtimeve eksperimentale.

Page 18: Hyrje  ne hulumtim

Dallimi i llojeve të hulumtimit në bazë të qëllimit

1. Qëllimi i hulumtimit mund të jetë – një zbulim (eksplorim) i dukurisë. Qëllimi i hulumtimit mund të jetë një studim apo eksplorim, kërkim i ri, i dukurisë më shumë ose më pak te panjohur dhe rrethanat në të cilat ajo paraqitet.

Hulumtimi kërkimor eksplorues (zbulues) - është i fokusuar në identifikimin e fenomeneve, ndarjen e tyre reciproke, identifikimin e tipareve karakteristike të tyre, shpeshtësinë e ndodhjes (frekuencat e paraqitjes) etj. (me një fjalë, njohjen e dukurisë).

Page 19: Hyrje  ne hulumtim

Dallimi i llojeve të hulumtimit në bazë të qëllimit

2. Qëllimi i hulumtimit mund të jetë – një përshkrim (deskripcion) i dukurisë.

Qëllim i tillë vendoset kur bëhet fjalë për fenomen të rëndësishëm që duhet të njihet saktë dhe të përshkruhet maksimalisht në mënyrë objektive, të definohet ose ri- definohet.

Page 20: Hyrje  ne hulumtim

Dallimi i llojeve të hulumtimit në bazë të qëllimit

3. Qëllimi i hulumtimit mund të jetë - një shpjegim (shtjellim) i dukurisë. Hulumtimet shpjeguese - merren me dukuritë të cilat kanë qenë të përshkruara më parë, dhe tani ne duam që ato t’i shpjegojmë.

Te hulumtimet shpjeguese - fillohet nga një apo më shumë supozime rreth lidhjes midis fenomenit dhe ndonjë dukurie tjetër. Hulumtimi duhet të pohoj apo mohojë supozimet e tilla të parashtruara.

Page 21: Hyrje  ne hulumtim

Dallimi i llojeve të hulumtimit në bazë të qëllimit

4. Qëllimi i hulumtimit mund të jetë – një parashikim i dukurisë (fenomenit). Hulumtimi mund të organizohet me qëllim që të sigurojë një parashikim të dukurisë në kuptimin e paraqitjes së fenomeneve të caktuara, ndryshimeve në karakteristikat e tyre thelbësore. Hulumtimet parashikuese janë vetëm një lloj i veçantë i hulumtimit eksplorues.

Page 22: Hyrje  ne hulumtim

Etika në hulumtimin shoqëror Vlerat morale e shoqërore dhe hulumtimi shoqëror Pëlqimi i informuar Pranimi duhet të jetë me vullnet të lirë Njerëzve duhet t’u jepni një informatë të qartë dhe të saktë Çfarë përfitimi do të kenë? Pse po e bëni këtë hulumtim? Cilat janë rrjedhojat praktike për ta Pjesëmarrja është vullnetare dhe pjesëmarrësit kanë të drejtën të

tërhiqen në çdo kohë A ka ndonjë rrezik? Çfarë do të bëni me të dhënat? Çfarë autoriteti keni? Marrëdhëniet e pushtetit Mbrojtja nga lëndimi: fizik, psiokologjik, etj. Pasoja të tjera Risku Konfidencialiteti/anonimiteti Ndershmëria Mbrojtja e të dhënave

Page 23: Hyrje  ne hulumtim

Etika në hulumtimin shoqërorGrupet e cënueshmePronësia e të dhënaveSjellet e paligjshmeKonsideratat kulturore dhe të diversitetit në kërkim

Gjuha Kombësia dhe raca Dukshmëria “Kultura”

Mbrojtja nga lëndimi Etika dhe hulumtimi