244
ÇËSHTJE CIVILE 4

Qershor 2002

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Qershor 2002

ÇËSHTJE CIVILE

4

Page 2: Qershor 2002

Nr.1346/95 i Regj. Themeltar.Nr.466 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarMetush Saraci “Irma Bala “Vladimir Metani “

ne seancen gjyqesore te dates 24.04.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1346/95 qe i perket:

PADITËS : 1. AGIM EREBARA2. ADRIAN EREBARA3. LADIA PROKO4. DHURATA EREBARA

I PADITUR: RAJMONDA KARAFILI

PERSON I TRETË : 1. LEONORA KARAFILI2. ERJONA PARUCA.

OBJEKTI I PADISË Detyrimi i te paditurit te liroje dhe dorezoje nje dhome.

Detyrimi per te paguar qirane e papaguar.Baza ligjore: Neni 296 i Kodit Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr. 127 date 31.1.2000, ka vendosur:Pranimin e kerkese padise.Detyrimin e te paditures dhe personave te trete te lirojne dhomen shenuar ne skicen bashkangjitur aktit te ekspertimit (administruar ne dosje) me nr.1, ndodhur ne banesen ne rrugen “Jul Variboba”, nr.14, kati i dyte dhe detyrimin e tyre te paguajne paditesave qirane e papaguar ne masen 6070 leke duke filluar ky afat nga data 14.12.1993 deri ne diten e lirimit te dhomes se siperpermendur.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e te paditures, me vendimin nr. 922 date 10.10.2000, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 127 date 30.1.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane, persa i perket detyrimit te te paditures dhe personave te trete Rajmonda, Leonora Karafili dhe Erjona Paruca te lirojne dhomen nr.1 te shenuar ne skicen bashkangjitur ndodhur ne banesen ne rrugen “Jul Veriboba”, nr. 14, kati 2.

5

Page 3: Qershor 2002

Ndryshimin e vendimit per pjesen tjeter duke i detyruar te paditurat qe te paguajne nje qira mujore ne shumen 280 leke, duke filluar ky detyrim nga dita e ngritjes se padise date 21.11.1997.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs e paditura dhe personat e trete, te cilet kerkojne prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes, duke parashtruar keto shkaqe:

- Jetojme ne apartament me kontrate qiraje qysh nga 15.2.1992. Paditesi, megjithese ka paraqitur autorizim per dhomen, asnjehere nuk e ka poseduar ate.

- Pretendimi se siperfaqja u eshte kthyer me vendim te K.K.K.Pronave vjen ne kundershtim me nenin 16 te ligjit nr. 7672 date 11.2.1993.

- Pretendimi i paditesave se jane te pastrehe, nuk eshte i vertete.- Eksperti i caktuar ne menyre te njeanshme, ka spostuar padrejtesisht deren dhe

nuk ka dhene asnje zgjidhje sesi do te perdoret kjo siperfaqje prej te dy paleve.- Ngarkimi i shpenzimeve gjyqesore eshte i padrejte, pasi nuk eshte faji im qe

privatizimi me gjeti ne shtepine e paditesave.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, perfaqesuesin e pales paditese avokat

Fatos Shanaj, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, perfaqesuesin e pales se paditur avokat Sokol Paruca, i cili kerkoi prishjen e vendimeve te Gjykates se Apelit dhe te Gjykates se Rrethit Tirane dhe pushimin e gjykimit dhe pasi diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr. 922 date 10.10.2000 i Gjykates se Apelit Tirane eshte pjeserisht i drejte e i

bazuar ne ligj, si i tille ai persa i perket ndryshimit te vendimit nr. 127 date 30.1.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane duke detyruar te paditurat qe te paguajne nje qira mujore ne shumen 280 leke, duke filluar ky detyrim nga dita e ngritjes se padise date 21.11.1997, duhet te lihet ne fuqi, ndersa persa i perket pjeses qe ka lene ne fuqi vendimin nr. 127 date 30.1.2000, lidhur me detyrimin e te paditures dhe personave te trete Rajmonda, Leonora Karafili dhe Erjona Paruca te lirojne dhomen nr. 1 te shenuar ne skicen bashkengjitur ndodhur ne rrugen “Jul Variboba”, nr.14, kati II-te, vendimi eshte i pabazuar ne ligj, per rrjedhoje per kete pjese ai duhet te prishet.

Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore ka rezultuar se paditesave (trashegimtare te Musa, Shahin dhe Sule Erebara), me vendim te KKK te Pronave prane Bashkise Tirane nr. 168 date 14.12.1993 u eshte njohur pronesia mbi nje shtepi dykateshe me bodrume e perbere prej 10 dhomave dhe aksesore e ndodhur ne rrugen “Jul Variboba”, nr. 14.

E paditura Rajmonda Karafili ka pas lidhur kontrate qiraje me nr. 7614 date 15.2.1992 me N.Komunale Banesa Tirane per nje dhome, nje kuzhine, nje korridor dhe nje banjo e ndodhur ne shtepine prone e familjes Erebara.

Me padine ne gjykim, me pretendimin se e paditura posedon pa titull edhe nje dhome tjeter, eshte kerkuar detyrimi i saj per ta liruar dhe per te paguar qirane per shfrytezimin e saj qe nga momenti i daljes se vendimit te KKK te Pronave qe ua njeh dhe kthen kete banese paditesave.

Rezulton gjithashtu nga aktet e ndodhura ne dosje se njeri prej paditesave (Agim Erebara) i eshte leshuar autorizim me date 8.2.1992 per te lidhur kontrate qiraje mbi dhomen, e cila eshte objekt shqyrtimi ne kete gjykim. Me kontraten e qerase date 13.2.1992, Agim Erebara del se ka marre nga N.Komunale Banesa Tirane dhomen perkatese plus ½ e sallonit dhe ½ e wcse. Po ne kete date me aktin e dhenies dhe marrjes ne dorezim behet fjale per marrjen ne dorezim te ambienteve te mesiperme.

6

Page 4: Qershor 2002

Ne perfundim te shqyrtimit te padise se paditesave Gjykata e Shkalles se Pare Tirane ka vendosur te pranoje padine duke detyruar te paditurit te lirojne dhomen, qe mbajne pa titull, vendim ky, i cili eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane.

Ne rekursin e paraqitur kunder ketij vendimi pala e paditur ka pretenduar nder te tjera se paditesi, ndonese ka pas lidhur kontrate qiraje per dhomen, ai asnjehere nuk e ka poseduar ate dhe se ekspertimi eshte bere i njeanshem dhe se ai nuk i pergjigjet kushteve reale ne te cilat ndodhet dhoma.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se ne rrethanat konkrete, kur njeri prej paditesave e pikerisht Agim Erebara, i pajisur me autorizim nga ish N. Komunale Banesa e kerkon dhomen objekt konflikti per te banuar, ne veshtrim te nenit 229 te K.Pr.Civile ekspertimi duhet te perseritet duke u thirrur eksperte te rinj. Ne riekspertim duhet te mbahen parasysh fakte te tilla, qe te paditurat kane ne posedim sipas kontrates se qirase ambientet korridor dhe banjo dhe se edhe paditesi kerkon ta perdore dhomen per banese, nese ekziston mundesia e perdorimit te saj si e tille e pavarur nga ambientet qe kane me qira te paditurat.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485 germa “a” dhe “c” te

K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 922, date 10.10.2000 te Gjykates se Apelit Tirane, persa i

perket ndryshimit te vendimit nr. 127 date 31.1.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane duke i detyruar te paditurat te paguajne nje qira mujore ne shumen 280 leke, duke filluar ky detyrim nga dita e ngritjes se padise date 21.11.1997.

Prishjen e vendimit nr. 922 date 10.10.2000 te Gjykates se Apelit Tirane persa i perket detyrimit te te paditures dhe personave te trete Rajmonda, Leonora Karafili dhe Erjona Paruca te lirojne dhomen nr.1 te shenuar ne skicen bashkengjitur ndodhur ne banesen ne rrugen “Jul Variboba” nr. 14, kati II dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane me trup tjeter gjykues.

Tirane me 24.04.2002

7

Page 5: Qershor 2002

Nr. 2140 i Regj. Themeltar.Nr. 545 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareVladimir Metani ”Agron Lamaj “Irma Bala “

ne seancen gjyqesore te dates 12.06.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 2140 qe i perket:

PADITËS: XHEMAL AKULLI, perfaqesuar nga avokate Enise Kurteshi

I PADITUR: KOMISIONI I NDARJES SE TOKES prane Komunes Cukalat, ne mungeseMEHMET NASUFI, ne mungeseZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURISE S PALUAJTESHME

BERAT, ne mungese

OBJEKTI I PADISËKonstatimin te pavlefshem te aktit te marrjes se

tokes ne pronesi nr. 125, date 28.02.2000, nr. 159, date s’ka, ne favor te paditurit, per parcelen Qendra e Sektorit dhe certifikatat e pronesise nr. 722 date 7.12.1999,nr. 722, date 7.12.1999 dhe nr. 1039 date 7.7.2000

te Zyres se Regjistrimit te Pasurise se Paluajteshme.Baza ligjore: Neni 92/a i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Berat, me vendimin nr. 280 date 17.4.2002 ka vendosur:Nxjerrjen jashte juridiksionit te gjykimit te ceshtjes civile nr. 515/36.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Berat ka ushtruar rekurs pala paditese, e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nuk jemi vetem para aktit te marrjes ne pronesi, por ceshtja ka avancuar, prona eshte regjistruar ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme dhe eshte leshuar certifikata e vertetimit te pronesise.

- Ne keto rrethana nuk mund te ndiqet rruga administrative per goditjen e aktit te pronesise kur duhet te behet e pavlefshme certifikata e pronesise.

- Gjykata e Apelit na ka orientuar te bejme kete lloj padie pas gjykimit te nje padie tjeter.

- Eshte vertetuar se veprimet e komisionit te pronave jane te pavlefshem.

8

Page 6: Qershor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokaten e pales paditese Enise Kurteshi, e

cila kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se rrethit, ate te pales se paditur ne mungese dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr. 280 date 17.04.2002 i Gjykates se Rrethit Berat eshte i drejte e si i tille

duhet te lihet ne fuqi.Sic pranon gjykata, paditesi Xhemal Akulli, eshte i pajisur me aktin e marrjes se tokes ne

pronesi, nga Komisioni i Ndarjes se Tokes prane Komunes Cukalat te rrethit Berat. Me aktin nr. 175 date s’ka, i jepet 17.400 m2 dhe ate me nr. 175 date 28.2.2000 i jane dhene 19.200 m2. Nga Zyra e Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme, eshte pajisur me certifikate perkatese per nje siperfaqe toke prej 300 m2. Nga i njejti komision i ndarjes se tokes, eshte pajisur me aktin e marrjes se tokes edhe i padituri Muhamet Nasufi, per siperfaqen 18.500 m2.

Paditesi ka pretenduar, se akti i marrjes se tokes me nr. 175 date s‘ka, ne emrin e tij nuk eshte i sakte, nuk perputhet me token dhe parcelat qe ka ne fakt, prandaj me padine ne gjykim ka kerkuar pavlefshmerine e ketij akti. Krahas sa siper, paditesi ka kundershtuar edhe aktin e marrjes se tokes ne pronesi ne favor te te paditurit, duke pretenduar per pronesine e tij, mbi siperfaqen e tokes qe i eshte dhene te paditurit, nga komisioni.

Gjykata e Rrethit Berat, me vendimin nr. 280 date 17.04.2002, ka vendosur:“Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te ceshtjes civile nr. 515/36”.Mosmarreveshja rezulton te jete mes individit (paditesit) dhe Komisionit te Ndarjes se

Tokes ne fshat.Vendimi i gjykates se rrethit per nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit te gjykates eshte

i bazuar, ne ligjin nr. 7501, date 19.7.1991 “Per token”, VKM nr. 230 date 22.7.1991 (i ndryshuar), “Per krijimin e komisioneve te tokave”, udhezimit nr. 2 date 2.8.1991 “Per funksionimin e komisioneve te tokes te rretheve e fshatrave”.

Bazuar sa siper, per mosmarreveshjet qe lindin ndermjet komisionit te tokes se fshatit dhe individeve sic eshte rasti konkret, zgjidhen nga komisioni i tokes ne Komune dhe me rradhe tek Komisioni i Tokes prane Keshillit te rrethit perkates deri ne Komisionin Qeveritar. Pra shqyrtimi i mosmarreveshjes qe ka paditesi, me komisionin e tokes se fshatit, per ndarjen e tokes, eshte ne juridiksionin administrativ te komisioneve me te larta te ndarjes se tokes dhe duhet tu drejtohet me pare atyre.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte konform nenit 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 280 date 17.04.2002 te Gjykates se Rrethit Berat.

Tirane, me 12.06.2002

9

Page 7: Qershor 2002

Nr. 1757/331 i Regj. ThemeltarNr. 578 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj AnetarMetush Saraçi Anetar Zamir Poda Anetar

me date 21.05.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile nr. 1757/331 qe i perket :

PADITËS : MIRANDA JAZAJ, perfaqesuar nga Ilmie Veliu

TË PADITUR : PELLUMB SKENDERAJ, perfaqesuar nga Eduart Velçani

OBJEKTI I PADISËPjestim pasurie bashkeshortore

Baza Ligjore : Neni 207 e vijues i KC dhe neni 370 i K Pr C.

Gjykata e Shkalles se Pare Vlore, me vendimin e dates 11.10.2000 per ceshtjen civile me nr. 488 akti ka vendosur :

Te lejoje pjestimin e pasurise bashkeshortore mbi : Nje banese te ndodhur ne L. “ 29 Nentori” Vlore, te perbere nga dy dhoma, guzhine, koridor, dy banja, verande me kufij : V – shesh, J – Kopeshti nr. 15, L – Bashkime Skendaj, P – shesh.Nje truall i ndodhur ne L. “ 29 Nentori “ me siperafqe 160 m2 qe eshte trualli i shtepise, me kufij : V – Kisha e Shen Todrit, J – Kopeshti 15, L – Gjergji Sharraj, P – Jaho Mersini.Dy televizore te markes “ Filips” dhe “ Mivar”.Nje frigorifer te markes “ Koncar “.Nje automjet tip kamion “Fiat”, ngjyre jeshile, nr. shasie 009 369, me targe VL 5508 A;duke percaktuar si bashkepjestare ne to Miranda Jazaj dhe Pellumb Skendaj, ne masen 50 % secili.

10

Page 8: Qershor 2002

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 72, date 20.02.2001 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit date 11.10.2000 te Gjykates se Rrethit Vlore, qe i perket paleve ndergjygjese Miranda Jazaj dhe Pellumb Skenderaj, per fazen e pare te pjestimit per keto sende : Dy televizore te markes “Filips” dhe “Mivar”, nje frigorifer i markes “Koncar “ dhe nje kamion fiat.Ndryshimin e vendimit te mesiperm dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt : Perjashtimin nga pjestimi te nje banese te perbere nga dy dhoma, nje guzhine, korridor, dy banja si dhe nje truall me kufizime perkatese.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka ushtruar rekurs prane Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, paditesja Miranda Jazaj, duke parashtruar keto shkaqe :

- Vendimi i gjykates se Apelit vjen ne kundershtim me nenin 253 e vijues te K Pr C. Nga ana e gjykates nuk jane marre parasysh vertetimet e pronesise per pronat objekt gjykimi, nderkohe qe nuk eshte pretenduar nga ana e te paditurit falsiteti i tyre.

- Nga ana e gjykates se apelit nuk jane vleresuar drejt provat.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit, Ylvi Myrtja, dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E N :Palet ndergjygjese kane qene bashkeshorte qe nga 14.10.1989. Martesen e kane zgjidhur

me 10.02.2000 (momenti kur ka marre forme te prere vendimi gjyqesor per zgjidhjen e marteses), por kane bashkejetuar deri me 10.10.1999. Nga martesa nuk kane pasur femije.

Me padine objekt gjykimi paditesja ka kerkuar pjestimin e sendeve :(te paluajteshme) : Nje banese te ndodhur ne L. “ 29 Nentori” Vlore dhe nje trualli me sip

1600 m2 po aty, (te luajteshme) : dy televizore te markes “ Filips” dhe “ Mivar”, nje frigorifer te markes “ Koncar “ dhe nje automjet tip kamion “Fiat”, midis saj dhe te paditurit, duke i takuar nga ½ pjese secilit, me pretendimin se sendet e permendura me lart jane pasuri bashkeshortore. Gjykata ka marre masen e sigurimit te padise per sendet e luajtshme objekt pjestimi. Ne zbatim te saj, nga ana e permbaruesit gjyqesor eshte mbajtur proces verbal, nga i cili rezulton se nga sendet e pretenduara nuk gjendet vetem kamera.

Gjate gjykimit ka rezultuar :Ne lidhje me shtepine objekt pjestimi : Kjo prone eshte regjistruar ne regjistrin hipotekor me 06.04.1994 ne favor te te paditurit,

bazuar ne nje vendim gjyqesor per vertetim fakti (vendimi nr. 533 date 28.02.1994 i Gjykates se Rrethit Vlore). Sipas ketij vendimi, ndertimi i shtepise ka filluar qe ne vitin 1989, dhe per te eshte marre leje nga organet e pushtetit lokal te asaj kohe.

Paditesja ka pretenduar se shtepia eshte ndertuar ne vitin 1994 (nga vertetimi i dates 30.11.2000 del se ne kate kohe ajo ka qene e papune dhe ka perfituar pagese papunesie nga Zyra e Punesimit Vlore).

Gjate kesaj periudhe, nga 1993 e ne vazhdim palet ndergjygjese kane banuar ne nje apartament 1+1 qe i eshte dhene te paditurit nga komisioni i strehimit te ndermarrjes ku punonte ai, ne baze te vendimit nr. 11.12.1993. Pranohet nga te dy palet ndergjygjese, se pasi e ato e kane privatizuar kete apartament, ne vitin 1996 e kane shitur ate (dhe sendet e luajteshme i kane derguar ne Orikum te Vlores, tek babai i paditese) dhe, parate i kane depozitur ne firmat piramidale (kontrata e huase date 02.11.1996). Pas kesaj palet ndergjygjese jane larguar ne Itali, per probleme shendetesore (del nga lejet e qendrimit te tyre), ku paditesja pretendon se ka punuar dhe ka nxjerre te ardhura ne masen 18 000 000 lireta. Pas kesaj kane lindur dhe konfliktet midis tyre, te cilat kane çuar ne zgjidhjen e marteses.

11

Page 9: Qershor 2002

Aktualisht shtepia objekt pjestimi posedohet nga prindet e te paditurit dhe vellai i tij.Nga ana tjeter, i padituri ka pretenduar se ndertimi i shtepise ka filluar qe ne vitin 1989 (kur

palet ndergjygjese nuk ishin martuar) dhe akoma edhe sot nuk ka perfunduar. Kjo shtepi eshte ndertuar me kontributin e te paditurit, babait te tij dhe te vellait (ne vitin 1989 keta kane qene ne te njejten perberje familjare).

Persa i perket truallit objekt pjestimi : Me vendim nr. 80 date 30.05.1995 te K K K Pr prane Bashkise Vlore eshte njohur

trashegimlenesi i te paditurit ( babai i tij Xhevahir Skendaj ) ish pronar i nje trualli me siperfaqe 2000 m2 nga e cila eshte vendosur te kompensohet per truallin me siperfaqe 400 m2. Ky komision nuk eshte shprehur ne dispozitiv ne lidhje me truallin me siperfaqe 1600 m2.

Pavaresisht nga sa me siper, babai i te paditurit, Xhevahir Skendaj, me 18.06.1995 ja ka dhuruar truallin me siperfaqe 1600 m2 (mbi nje pjese te te cilit bie shtepia objekt gjykimi) te paditurit, dhe ky i fundit e ka regjistruar ate ne favor te tij ne regjistrin hipotekor.

Gjykata e Rrethit Vlore, me vendim nr. 1353 date 10.12.1999 ka pranuar padine e ngritur nga babai i te paditurit me objekt : kundershtimin e pjesshem te vendimit te K K K Pr te permendur me lart, dhe ka vendosur qe nga trualli me siperfaqe 1600 m2 (qe nuk ishte trajtuar ne dispozitivin e ketij vendimi) t’i kthehet atij 1390 m2 dhe te vendoset kompensimi per diferencen. Ky vendim ka marre forme te prere dhe prona eshte regjistruar ne regjistrin ipotekor ne favor te ketij te babait te te paditurit, Xhevahir Skendaj.

Me pas, gjykata e rrethit Vlore me vendimin nr. 18 date 23.02.2000 ka konstatuar pavlefshmerine e kontrates se dhurimit te truallit me siperfaqe 1600 m2, te dates 18.06.1995, e lidhur midis te paditurit dhe babait te tij, si dhe ç’regjistrimin nga regjistri ipotekor te kesaj prone, ne favor te paditesit vendim ky qe ka marre forme te prere.

Persa i perket kamionit objekt pjestimi : Me kontrate shitblerjeje date 18.10.1999 i padituri ja ka shitur kete kamion vellait te tij. Gjykata e shkalles se pare, ne perfundim te fazes se pare te pjestimit, ka vendosur lejimin

e pjestimit te sendeve shtepise, truallit, kamionit, dy televizoreve dhe frigoriferit (pra vetem sendeve te lujtshme qe ekzistonin ne momentin e kerkimit te pjestimit) midis paleve ndergjygjese, duke i takuar nga ½ pjese ideale secilit.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 72 date 20.02.2001 ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit persa i perket lejimit te pjestimit te sendeve te luajtshme, ka ndryshuar vendimin ne lidhje me pjestimin e sendeve te paluajtshme (shtepi dhe truall) dhe duke gjykuar ceshtjen ne fakt, ka vendosur perjashtimin e tyre nga pjestimi, duke aresyetuar :

Nuk eshte vertetuar qe banesa te jete ndertuar me kontributin e paleve ndergjygjese (barra e proves i bie paditeses), ne keto kushte ajo nuk mund t’i nenshtrohet pjestimit.

Truallin objekt pjestimi, vjehrri i paditeses ja ka dhuruar vetem te birit, te paditurit Pellumb dhe jo paditeses. Ne keto kushte ky truall nuk mund te konsiderohet pasuri bashkeshortore.

Njekohesisht kontrata e dhurimit me vendim gjyqesor, qe ka marre forme te prere, eshte konstatuar si veprim juridik absolutisht i pavlefshem, pasi ne momentin e dhurimit, siperfaqja e truallit objekt pjestimi nuk ka qene prone e dhuruesit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se qendrimi i mbajtur nga gjykata e Apelit, ne lidhje me problemin e truallit objekt pjestimi eshte i drejte, pra qendron konkluzioni i arritur prej saj se trualli me siperfaqe 1600 m2 , objekt i ketij konflikti, nuk mund te konsiderohet si pasuri bashkeshortore dhe si i tille nuk mund t’i nenshtrohet pjestimit. Kjo pasi ka rezultuar e provuar se kontrata e dhurimit te tij, nga ana e babait te te paditurit, ne favor te ketij te fundit, me vendim gjyqesor qe ka marre forme te prere eshte konstatuar absolutisht e pavlefshme.

Gjithashtu i drejte eshte dhe qendrimi i saj ne lidhje me sendet e luajtshme.

12

Page 10: Qershor 2002

Por nga ana e gjykates se apelit, nuk eshte repektuar neni 14 i K Pr C, gje qe bazuar ne nenin 472/a te K Pr C e ben vendimin e saj te cenueshme.

Sipas nenit 14 te K Pr C “Gjykata ka per detyre te kryeje nje hetim te plote gjyqesor dhe te gjithanshem, ne perputhje me ligjin“.

Ne rastin konkret, per te arritur ne konkluzionin nese shtepia objekt konflikti, perben apo jo pasuri bashkeshortore te paleve ndergjygjese, gjykata duhej te kishte kryer nje hetim me te plote, per te percaktuar daten e fillimit te ndertimit te saj (para apo gjate marteses se tyre).

Per kete, nga ana e kesaj gjykate duhej te ishte administruar dosja civile, per te cilen eshte marre vendimi nr. 533 date 28.02.1994 i Gjykates se rrethit Vlore, per vertetimin e faktit te ndertimit te saj.

Bazuar ne sa me siper Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se duhet prishur vendimi i gjykates se apelit dhe duhet kthyer ceshtja per rigjykim, po prane kesaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485 / c te K. Pr. C.

V E N D O S I :Prishjen e vendimit nr. 72, date 20.02.2000 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e

çeshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e apelit, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 21.05.2002

13

Page 11: Qershor 2002

Nr. 1764/ 337 i Regj. ThemeltarNr. 580 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj AnetarMetush Saraçi Anetar Zamir Poda Anetar

me date 21.05.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile nr. 1764/337 qe i perket :

PADITËS : ALTIN STEFA, ne mungese

TË PADITUR : INSIG SHA DEGA FIER, ne mungese

OBJEKTI I PADISËShperblim demi te pesuar, ne baze te kontrates se sigurimit

Baza Ligjore : Neni 1113 e vijues te Kodit Civil

Gjykata e Shkalles se Pare Fier me vendimin nr.1340, date 12.12.2000 ka vendosur :Pranimine kerkesepadise se paditesit Altin Stefa duke detyruar palen e paditur, INSIG Dega Fier te demshperbleje palen paditese ne shumen 124.744 leke per demin e shkaktuar ndaj automjetit me targe FR 4503A.Nga analiza e provave, procesverbali i shkeljes se rregullave te qarkullimit, skicen e vendngjarjes, aktekspertimi provohet demi.

Gjykata e apelit Vlore me vendimin nr.126, date 13.03.2001 ka vendosur : Mospranimin e ankimit.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs pala e paditur, e cila kerkon prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe:

- Nga ana e paditesit nuk jane paraqitur fotot e mjetit fajtor, per kete arsye ne i kemi refuzuar demshperblimin. Procesverbali i policise pa fotot nuk mund te sherbeje si dokument i vetem per te dhene demshperblimin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit, Ylvi Myrtja, dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E N :Paditesi eshte pronar i nje autoveture te tipit Audi 80, me targe FR 4503 A, te cilin e ka

patur te siguruar prane pales se paditur. Ne daten 25.06.1999, ne rrugen Tirane-Fushe Kruje, automjeti i tij eshte perplasur me nje automjet tjeter me targe TR 9628 D. Nga procesverbali i

14

Page 12: Qershor 2002

shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor, i mbajtur nga ana e policise rrugore, del se shkaktar i aksidentit ka qene drejtuesi i automjetit tjeter. Ky i fundit, ka leshuar deklaraten, ne te cilen ka pranuar sa me siper.

Paditesi duke pretenduar se nga ky aksident eshte demtuar mjeti prone e tij, i eshte drejtuar pales se paditur duke i kerkuar asaj shperblimin e demit.

Pala e paditur ka refuzuar pagimin e demshperblimit, me arsyetimin se, dokumentacioni i paraqitur nuk eshte shoqeruar me fotografite e mjetit shkaktar te demit.

Ne keto kushte paditesi i eshte drejtuar gjykates, me padine objekt gjykimi. Gjykata e rrethit, duke u bazuar dhe ne aktin e ekspertimit te kryer gjate gjykimit, ka

vendosur pranimin e kerkesepadise duke detyruar palen e paditur, te demshperbleje paditesin me shumen 124.744 leke.

Meqenese kunder vendimit e gjykates se apelit, pala e paditur, ka paraqitur vetem nje kerkese per zenie afati ankimi, gjykata e apelit ka vendosur mospranimin e ankimit.

Kunder vendimit te mospranimit te ankimit, nga ana e pales se paditur eshte ushtruar rekurs perpara Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, por, ne te, jane paraqitur vetem pretendime qe kane te bejne me themelin e ceshtjes.

Ne keto kushte, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, arrin ne konkluzionin se rekursi nuk permban shkaqe nga ato qe parashikon neni 472 te K Pr C.

Sa me siper, cmohet se duhet lene ne fuqi vendimi i gjykates se apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/a te K.Pr.C.

V E N D O S I :Lenien ne fuqi te vendimit nr.126, date 13.03.2001 te Gjykates se Apelit Vlore

Tirane, me 21.05.2002

15

Page 13: Qershor 2002

Nr. 1756/330 i Regj. Themeltar.Nr. 581 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj KryesuesNikoleta Kita AnetareVladimir Metani AnetarIrma Bala AnetareMetush Saraci Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.05.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1756/330 qe i perket:

PADITËS: PETRAQ ILIA, perfaqesuar nga Av. Dashamir Kore, Fatmir Braka

I PADITUR: BASHKIA VLOREXHONI MATATHIA, perfaqesuar nga av. Viktor Konomi

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i te tretit

te vendimit civil nr. 1338 date 12.10.1998 te Gjykates se Rrethit Vlore,

duke kerkuar anullimin ne teresi te tij.Baza Ligjore: Neni 503 e vijues te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Vlore, me vendimin nr. 274 date 17.03.2000 ka vendosur:Anullimin ne teresi te vendimit civil nr. 1338 date 12.10.1998 te Gjykates se Rrethit Vlore si te paligjshem.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 624 date 08.12.2000 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr. 274 date 17.03.2000 te Gjykates se Rrethit Vlore.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka bere rekurs pala e paditur e cila kerkon

prishjen e dy vendimeve, dergimin e ceshtjes per rishikim ne gjykaten e shkalles se pare Vlore duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykatat kane zbatuar keq ligjin, pasi nuk kane bere hetim gjyqesor per te zgjidhur pretendimet e paleve.

- Nga ana e gjykatave nuk eshte marre dhe vleresuar nje prove vendimtare e paraqitur nga ana e jone, qe percakton kohen e ndertimit te objektit.

- Gjykata e apelit nuk hetoi pretendimin tone se vendimi i gjykates se rrethit eshte bazuar mbi te dhenat e nje skice te fallsifikuar.

16

Page 14: Qershor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraci, perfaqesuesin e pales se paditur, av.

Viktor Konomi i cili kerkoi prishjen e e vendimit e dergimin e ceshtjes per rigjykim, perfaqesuesit e pales paditese, av. Dashamir Kore dhe Fatmir Braka te cilet kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore nr. 626, date 08.12.2000 eshte i mbeshtetur ne ligj

dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.Paditesi Petraq Ilia ka paditur Xhoni Matathia dhe Bashkine Vlore, duke kerkuar

gjyqesisht te anullohet ne teresi vendimi civil nr. 1338, date 12.10.1998 i Gjykates se Rrethit Vlore, mbeshtetur ne nenet 503 e vijues te K.Pr.Civile.

Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore rezulton se me vendimin civil nr. 1338, date 12.10.1998 te Gjykates se Rrethit Vlore eshte vendosur te pranohet padia e paditesit Xhoni Matathia kunder pales se paditur Bashkia Vlore, duke u detyruar qe kjo e fundit te njohe pronar paditesin dhe trashegimtaret e tij ligjore mbi nje godine, ish banjot popullore ne lagjen “8 Nentori” ne rrugen “N. Frasheri”. Nderkohe paditesi Petraq Ilia eshte bere pronar i ketij objekti qe me date 26.09.1992me akte te rregullta pronesie. Duke qene ne keto kushte, me te drejte gjykata e rrethit e ka pranuar kerkesen me objektin ne shqyrtim.

Gjykatat (e rrethit dhe e apelit) pasi kane shqyrtuar ceshtjen kane arritur ne te njejtin perfundim, ne pranimin e kerkese padise te paditesit duke anulluar teresisht vendimin civil nr. 1338, pasi ne kete vendim, eshte cenuar drejteperdrejte pronesia e tij e fituar me akte te rregullta pronesie ne perputhje me legjislacionin e kohes.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i padituri Xh. Natathia, nepermjet perfaqesueses se tij, duke parashtruar se provat ne teresi nuk jane vleresuar drejte nga gjykata.

Pretendimet e te paditurit nuk gjejne mbeshtetje ne shkaqet ligjore per paraqitjen e rekursit parashikuar nga neni 472 i K.Pr.Civile. Gjykata e apelit ka zbatuar dhe respektuar drejte kerkesat ligjore dhe vendimi i saj eshte rezultat i nje perfundimi logjik.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 626, date 08.12.2000 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane me 22.05.2002

17

Page 15: Qershor 2002

Nr. 2081 i Regj. ThemeltarNr. 601 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Agron Lamaj KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareMetush Saraçi AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 22.5.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr. 2081 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : REMZI XHYRETA, perfaqesuar nga avokat B.Merkaj.

TË PADITUR : 1.ROZA NDOJA, ne mungese.2.LIRIJE VATA, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË :Pjestim i pasurise se paluajtshme me nr. 9/43 te lokalit gjuetari

ne bashkepronesi me 1/3 me te paditurit.Baza Ligjore : Nenet 31, 32, 156/b,

202/a, 369 dhe vijues te K.Pr.C.

Gjykata e Shkalles se Pare Lezhe, me vendimin nr.s’ka date 14.3.2002, ka vendosur:Moskompetencen per gjykimin e kesaj ceshtje dhe dergimin per gjykim trupit gjykues qe ka per gjykim kete ceshtje qe nga viti 1996.

Kunder vendimit te gjyqtarit te vetem, ne baze te nenit 59 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar ankim paditesi Remzi Xhyreta, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe kthimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit., duke parashtruar keto shkaqe :

- Eshte zbatuar gabim neni 310 i K.Pr.C, pasi ne hyrjen e vendimit nuk permendet gjykata apo trupi gjykues qe ka dhene vendimin apo numri i aktit ose i vendimit.

- Gjyqtari i vetem, ne menyre te gabuar i referohet nenit 61, pasi nuk kemi te bejme me kete dispozite por me nenin 57 te K.Pr.C. Jane zbatuar gabim edhe kerkesat e nenit 59, pasi ne rastin konkret kjo ceshtje eshte ne kompetencen dhe juridiksionin gjyqesor te Gjykates se Shkalles se Pare Lezhe.

- Gjyqtari nuk duhej te kishte vendosur shpalljen e moskompetences, por ne baze te nenit 57 te K.Pr.C. duhej te kishte bere bashkimin e ceshtjes.

18

Page 16: Qershor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani,Pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit Remzi Xhyreta, avokat B.Merkaj qe kerkoi prishjen

e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit ne Gjykaten e Shkalles se Pare Lezhe

dhe pasi diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Shkalles se Pare Lezhe date 14.3.2002 me te cilin eshte vendosur

moskompetenca per gjykimin e kesaj ceshtje dhe dergimi i saj per gjykim trupit gjykues qe ka per gjykim kete ceshtje qe nga viti 1996, eshte i pabazuar ne ligj.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton si me poshte :Ne kuadrin e privatizimit te prones shteterore, ne vitin 1992 eshte privatizuar nga e

paditura Lirije Vata objekti bufe “Gjuetari” e ndodhur ne qytetin e Lezhes. Me vendim gjyqesor nr. 44 date 12.5.1996 te Gjykates se Kasacionit eshte njohur bashkepronare mbi kete lokal edhe e paditura Roza Ndoj.

Ne vitin 1996, eshte ngritur padi nga Roza Ndoj ndaj bashkepronares tjeter Lirije Vata duke kerkuar pjestimin e pasurise ne bashkepronesi. Me vendim gjyqesor date 2.9.1998 te fazes se pare te eshte lejuar pjestimi i lokalit Bufe “Gjuetari” me siperfaqe 95m2 ne mes bashkepronareve Lirije Vata dhe Roza Ndoj ne + pjese secila.

Nderkohe ne vitin 1999, paditesi Remzi Xhureta ka ngritur padi ndaj AKP Lezhe, NTAN Lezhe, Roza Ndoja dhe Lirije Vata duke kerkuar pavlefshmerine e pjesshme te kontrates se privatizimit te vitit 1992 dhe njohjen e tij si bashkepronare me te paditurat Lirie dhe Roza mbi kete lokal. Me vendim gjyqesor nr.27 date 16.2.2000 te Gjykates se Rrethit Lezhe eshte pranuar padia duke u njohur si bashkepronar mbi lokalin me te paditurat Liri dhe Roza, edhe paditesi Remzi Xhureta. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit me vendimin nr. 119 date 25.4.2000 dhe nga Gjykata e Larte me vendimin 28 date 10.1.2001 me te cilin eshte vendosur mospranimi i rekursit. E drejta e bashkepronesise mbi kete lokal eshte regjistruar dhe ne regjistrin e ZRPP nr.29 date 13.2.2002.

Nderkohe qe prane kesaj gjykate, ka qene ende ne gjykim faza e dyte e shqyrtimit te padise se Roza Ndojit kunder Lirie Vata dhe Remzi Xhureta me objekt pjestim pasurie, me padine ne gjykim, depozituar ne date 1.3.2002, paditesi Remzi Xhureta kerkon pjestimin e kesaj pasurie ne bashkepronesi me te paditurat Roza Ndoj dhe Lirie Vata. Ne padi, paditesi ka kerkuar edhe pezullimin e gjykimit te fazes se dyte te pjestimit te pasurise, mes te paditurve Roza dhe Lirije.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare Lezhe date 14.3.2002 me te cilin eshte vendosur moskompetenca per gjykimin e kesaj ceshtje, eshte ne kundershtim me ligjin, nenet 41 dhe 42 te K.Pr.Civile, qe bejne fjale per kompetencen lendore dhe ate tokesore. Keshtu, megjithese konstatohet se çeshtja eshte ne gjykim po ne ate gjykate, pra qe ajo gjykate eshte kompetente nga pikepamja tokesore dhe lendore, nga ana tjeter vendoset moskompetenca e kesaj gjykate per gjykimin e ceshtjes.

Veç kesaj, gjykata ne marrjen e vendimit mbeshtetet ne nenin 61 te K.Pr.C. i cili percakton se: “Gjykata, kur konstaton se nuk eshte kompetente per gjykimin e çeshtjes…, vendos moskompetencen e saj dhe i dergon aktet ne gjykaten kompetente”. Permbajtja e kesaj dispozite ben fjale per gjykaten kompetente ne kuptimin lendor apo tokesor. Ne kundershtim me kete urdherim, gjykata ka vendosur dergimin per gjykim trupit gjykues qe ka per gjykim kete ceshtje qe nga viti 1996.

Shkaku i konstatuar nga gjyqtari i vetem se mosmarreveshja ne shqyrtim u perket te njejtave pale, te njejtit shkak dhe te njejtit objekt padie, pra, para te njejtes padi te paraqitur per

19

Page 17: Qershor 2002

shqyrtim me pare, i drejte do te ishte pushimi i gjykimit te kesaj çeshtje ne baze te nenit 58 te K.Pr.C. ne te cilin thuhet: “Kur ne te njejten gjykate ose gjykata te ndryshme shqyrtohen ne te njejten kohe mosmarrveshje midis te njejtave pale dhe kane te njejtin shkak dhe te njejtin objekt, vendoset pushimi i gjykimit te mosmarreveshjeve te paraqitura pas asaj te regjistruar me pare”.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te neneve 63 dhe 485 germa “b” te Kodit te

Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. s’ka, date 14.3.2002 te Gjykates se Shkalles se Pare Lezhe dhe

dergimin e çeshtjes prane asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 22.5.2002

20

Page 18: Qershor 2002

Nr. 1657/242 i Regj. Themeltar.Nr. 632 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Metush Saraci KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj “Vladimir Metani “Irma Bala “

ne seancen gjyqesore te dates 17.04.2002 dhe 28.05.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1657/242 qe u perket:

PADITËSAVE: 1. ISA BYLYKBASHI, perfaqesuar nga avokat Viktor Konomi2. SHYQYRI QUKU3. KASEM LELA, perfaqesuar nga avokat Rrok Nika

TË PADITUR: 1. BASHKIA DURRES, ne mungese

2. MARIE POLENA,3. LILJANA JOSIFI, perfaqesuar nga avokat Agim Hoxha.

OBJEKTI I PADISËAnullimin e vendimit nr. 1051 date 24.10.1995

te KKK te Pronave Durres.Anullimin e vendimit nr. 1221 date 12.3.1996

te KKK te Pronave DurresBaza ligjore: Ligji nr. 7698 date 15.4.1993“Per kthimin e kompensimin e pronave”

Gjykata e Rrethit Durres, me vendimin nr. 69 date 26.11.1999 ka vendosur:Rrezimin e kerkese padise se paditesit Isa Bylykbashi, etj.Rrezimin e kerkese padise se paditesit Kasem Lela.Pushimin e gjykimit persa i perket padise se paditesit Shyqyri Quku, pasi ka hequr dore nga gjykimi.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr. 33 date 29.1.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr. 69 date 26.1.1999 te Gjykates se Rrethit Durres.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres ka ushtruar rekurs pala paditese, e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

21

Page 19: Qershor 2002

Paditesi Isa Bylykbashi:- Gjykata i njeh pronesine te paditurve pa patur akt-pronesie.- Po ashtu gjykata nuk na njeh pronesine ne per shkak te 5000 lekeve borxh qe

trashegimlenesi yne i ka patur trashegimlenesit te paditurve dhe per kete shkak eshte vene sekuester mbi pronat tona.

- Gjykata nuk ka pas parasysh Kodit Civil te vitit 1929 nenet 443, 444, 450, 458, 462, 474, 475 dhe 476.

- Vendimi nr. 1051 date 24.10.1995 i KKK te Pronave eshte ne kundershtim me ligjin nr. 7698 date 15.4.1993 dhe aktet nenligjore sepse pala e paditur nuk disponon akt pronesie per pronat e kthyera.

- Nuk eshte i vertet argumenti qe perdor gjykata ne vendimin e saj, se kemi pranuar qe prona i ka kaluar pales paditur dhe se kemi pretenduar te na kthehet sipas ligjit nr. 355 date 21.11.1996 “Mbi shlyerjen e huave”.

Paditesi Kasem Lela ka parashtruar keto shkaqe:- Komisioni i pronave nuk ka respektuar normat proceduriale dhe materiale te ligjit nr. 7698

date 15.4.1993 dhe udhezimi nr. 3 date 21.1.1993 piken 17/4 ku kerkohet dokumenti i shpronesimit, trashegimtaret e Vasil Papajosifit nuk e kane kete prone pra dosja eshte e paplote.

- Gjykata nuk ka marre parasysh provat e paraqitura ne gjykim, por eshte bazuar ne konkluzionin e eksperteve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatet e pales paditese Viktor Konomi e

Rrok Nika qe kerkuan prishjen e vendimit te gjykates se apelit, avokatin e pales se paditur Agim Hoxha qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr. 93 date 29.01.2001 i Gjykates se Apelit Durres nuk eshte i bazuar ne ligj e si

i tille duhet prishur dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim.Nga gjykimi ka rezultuar se, KKK Pronave prane Bashkise Durres, me vendimin nr. 1051

date 24.10.1995 i ka njohur pronesine per nje siperfaqe 5000 m2 truall te lire, prane rruges nacionale Tirane Durres me kufizime perkatese dhe kompesuar per siperfaqe 5000 m2, po ne token e tij ish pronarit Vasil Papajosifi.

Paditesat Isa Bylykbashi, Shyqyri Quku, Kasem Lela kane kundershtuar me padi vendimin e siperm te KKK te Pronave duke pretenduar pronesine e trashegimlenesve te tyre mbi pronen dhe jo te paditurve.

Paditesi Shyqyri Quku krahas vendimit te siperm te KKK te Pronave ka kundershtuar edhe vendimin tjeter te KKK te Pronave Durres nr. 1221 date 12.3.1996 i cili eshte ne emer te tij duke pretenduar per vendndodhjen e prones njohur me kete vendim dhe se prona e tij ka mbivendosje me pronen kthyer te paditurve.

Paditesi Shyqyri Quku rezulton se, gjate gjykimit ka hequr dore nga gjykimi i padise dhe gjykata ka vendosur pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Gjykata e Rrethit Durres me vendimin nr. 69 date 26.01.1999 ka rrezuar padine e paleve te tjera paditese, vendim ky lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr. 33 date 29.01.2001.

Gjykatat nder te tjera, kane arritur ne kete konkluzion dhe me arsyetimin se prona objekt konflikti, sipas notes se transkriptimit date 3.3.1943, ka kaluar ne pronesi te Vasil Papajosifit

22

Page 20: Qershor 2002

(trashegimlenes i te paditurve) kunder Muhamet Myshketes (trashegimlenesi i paditesit Isa Bylykbashi), meqenese ky i fundit nuk ka permbushur brenda afatit detyrimin qe rrjedh nga huaja.

Per paditesin Kasem Lela gjykata arsyeton se, siperfaqja e tokes e pretenduar nga kjo pale, nuk eshte ajo e pretenduar duke u bazuar vetem ne analizen e aktit te ekspertimit si prove.

Konkluzionet e arritura nga Gjykata e Apelit rezulton se, nuk jane pasoje e nje hetimi te plote e te gjithanshem te ceshtjes sic e kerkon neni 14 i K.Pr.Civile e te pabazuara ne ligj.

Ajo gjykate duhet te zgjeroje hetimin gjyqesor ne drejtim te bazueshmerise ne ligj te vendimit nr. 1051 date 24.10.1995 te KKK te Pronave Durres, nese ky vendim eshte marre mbi bazen e dokumentave perkatese qe kerkon ligji i siperm.

Ndonese gjykata, analizon si prova qe bazojne kryesisht vendimin e saj vertetimin e pronesise date 31.1.1996 dhe noten e transkriptimit te vitit 1943, ajo duhej te zgjeronte hetimin ne lidhje me sa pasqyrohet ne permbajtjen e ketyre akteve. Po ashtu eshte provuar ne keto gjykime se prona ne favor te Vasil Papajosifit kunder Muhamet Mushketes, ku perfshihet nje toke 98 dynym ne Shenmehill (objekt konflikti), nje furre e livadh, eshte transkriptuar me date 03.03.1943. Ky transkriptim, permban urdherimet e gjykates per sekuestro, si edhe lajmerimet e Zyres se Permbarimit per keto prona. Nga ana e gjykates nuk eshte hetuar dhe sqaruar nese, pas kesaj date kemi transkriptim tjeter per keto prona, ne emer te ndonje personi tjeter.

Ne vazhdim eshte e nevojshme, saktesimi i titullit te pronesise se paditesit (date 03.03.1943), pasi ai i paraqitur eshte fotokopje. Per kete duhet te verifikohen librat e pronesise nga ku pretendohet se ka dale edhe doreshkrimi i fotokopjuar.

Ne rigjykim duhet te hetohet, nese per sekuestron e urdheruar nga gjykata jane zbatuar rregullat procedurialo-civile te kohes, neni 389 e vijues. Nese nga debitori eshte kerkuar heqje e sekuestros, shkaku dhe nese eshte pasqyruar revokimi i saj, apo prona ka mbetur e penguar. Nese, nga pala kreditore, eshte kerkuar shitje me ankand e prones ose shpronesim per efekt te shlyerjes se huase.

Gjykata duhet te hetoje edhe lidhur me proceduren e ankandit, duke ju referuar neneve 443, 458, etj. te KPr.Civile te kohes qe eshte zhvilluar ankandi. Per kete, duhen kerkuar dokumentet perkatese (nese ekzistojne).

Siç ka rezultuar nga gjykimi, ne vitin 1943 eshte kryer transkriptim per siperfaqen e tokes 98 dynym dhe furren. Meqenese keto dy prona, kane qene sende, mbi te cilat eshte vene sekuestro, gjykata duhet te hetoje mbi çfare baze eshte bere transkriptimi dhe qellimi i transkriptimit. Sa siper, ajo duhet ti referohet ligjit te kohes, qe rregullon menyren e fitimit te pronesise (zotnimin), dispozitave te Kodit Civil te vitit 1929 dhe atyre qe bejne fjale per transkriptimet.

Po ashtu konform nenit 286 te KPr. Civile, gjykata duhet te beje kqyrjen me ekspert te regjistrave te hipotekes e te kadastres ne lidhje me gjendjen e prones para dhe pas venies se sekuestros, duke administruar si prova te rendesishme nese ka te tilla dokumente qe bejne fjale per shpronesimin e prones, menyren e shpronesimit, subjektet etj. Veç kesaj, gjykata duhej te sqaronte nese paditesi ose trashegimtaret e tij i jane drejtuar komisionit te kthimit dhe kompensimit te pronave dhe nese po i jane drejtuar per pronat objekt gjykimi apo per prona te tjera.

Ne vartesi sa siper, gjykata do te sqaroje edhe poziten e paleve te tjera paditese ne raport me pronen objekt konflikti duke zgjeruar hetimin edhe ne lidhje me pretendimet e pronesise se paditesit Kasem Lela. Ne lidhje me kete kerkim ne vendimin e saj gjykata nuk rezulton te kete analizuar konform nenit 126 te KPr.Civile, prova te tjera veç aktit te ekspertimit, qe rrezojne ose provojne sa kerkohet nga ana e tij.

23

Page 21: Qershor 2002

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte konform nenit 485 te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 33, date 29.1.2001 te Gjykates se Apelit Durres e dergimin e

ceshtjes per rishqyrtim Gjykates se Apelit Durres me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 28.05.2002

MENDIMI I PAKICËSJemi kunder vendimit te marre nga shumica ne çeshtjen qe i perket paleve:

Padites: Isa Bylykbashl, Shyqyri Quku dhe Kasem Lela,Te paditur: Bashkia Durres, Marie Polena, Liljana Josifi,Me objekt padie: Anullimin e vendimeve nr. 1051, date 24.10.1995

dhe nr. 1221, date 12.3.1996 te K.K.K.Pronave Durres.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr. 33 date 29.1.2001, ka lene ne fuqi vendimin nr. 69 date 26.11.1999 te Gjykates se Rrethit Durres me te cilin eshte vendosur rrezimi i padise se paditesave Isa Bylykbashi dhe Kasem Lela dhe pushimi i gjykimit persa i perket paditesit Shyqyri Quku, pasi ka hequr dore nga gjykimi.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne perfundim te shqyrtimit te rekursit te ushtruar nga paditesit Isa Bylykbashi dhe Kasem Lela, ka vendosur prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim Gjykates se Apelit Durres me tjeter trup gjykues.

Per shkaqet qe do te parashtrojme me poshte, jemi kunder vendimit te mesiperm.Me vendimin e tij, Kolegji Civil i Gjykates se Larte (shumica) ka prishur vendimin e

Gjykates se Apelit Durres, per shkak se "konkluzionet e arritua nga Gjykata e Apelit rezulton se nuk jane pasoje e nje hetimi te plote dhe te giithanshem te çeshtjes siç e kerkon neni 14 i K.Pr.C. dhe te pabazuara ne ligi".

Sa me siper, dhe nga permbajtja ne teresi e vendimit date 28.5.2002 te Kolegjlt Civil te Gjykates se Larte, çmojme se ai eshte marre jo ne perputhje me kerkesat e nenit 472 te K.Pr.C.

Ai Kolegj nuk mund te marre ne shqyrtim probleme qe kane te bejne me provat, gje qe, ne veshtrim te dispozites se sipercituar, nuk perben objekt shqyrtimi per kete Kolegj.

Detyrat e percaktuara ne vendimin e Kolegjit Civil te Gjykates se Late, vijne ndesh me permbajtjen e nenin 12 te K.Pr.C pasi, sipas kesaj dispozite, "Pala qe pretendon nje te drejte, ka detyrimin qe, ne perputhje me ligiin, te provoje faktet mbi te cilen bazon pretendimin e saj”.

Se fundi, nese prona prej 98 dynym qe eshte objekt mosmarreveshje civile eshte fituar ose jo sipas ligjit te kohes, eshte çeshtje ligjore, qe, sipas nenit 472 te K.Pr.C. i perket ketij Kolegji te shprehet.

Vladimir Metani Metush Saraçi

24

Page 22: Qershor 2002

Nr. 1819 i Regj. ThemeltarNr. 634 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesKristaq Ngjela AnetarIrma Bala AnetareYlvi Myrtja AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 03.05.2002 e 03.06.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.1819 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : REFIT BAHO, perfaqesuar nga av. N.Kostandini.

TË PADITUR : 1.JORGJI LLAZO.2.PIRO LLAZO.3.VIKTOR LLAZO.4.EVDHOQI TOSKA.5.ZOICA GJOKU, te perfaqesuar nga av. Viktor Konomi

dhe Gezim Hajdari.

OBJEKTI I PADISË :Njohje e te drejtes se pronesise me ane te parashkrimit fitues.

Baza Ligjore : Neni 91 i Kodit Civil te vitit 1981.

Gjykata e Shkalles se Pare Fier, me vendimin nr. 3481 date 13.12.1996, ka vendosur:Detyrimin e te paditurve te njohin paditesin Refit Baho pronar me parashkrim fitues ne nje shtepi banimi ne katin e pare te perbere nga tre dhoma, nje korridor, banje e pastrehe me gjithe banjo te ndodhur ne ne lagjen “Liri” te qytetit te Fierit me kufij te percaktuar.

Gjykata e Apelit Vlore, mbi ankimin e te paditurve, me vendimin nr.575 date 20.11.1998, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 3481 date 13.12.1996 te Gjykates se Rrethit Fier.

Gjykata e Larte, mbi rekursin e te paditurve, me vendimin nr.1262 date 9.11.1999, ka vendosur :

Prishjen e vendimit nr. 575 date 20.11.1998 te Gjykates se Apelit Vlore dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim po ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

25

Page 23: Qershor 2002

Gjykata e Apelit Vlore, ne rigjykim, me vendimin nr.575 date 21.3.2000, ka vendosur :Ndryshimin e vendimit nr. 3481 date 13.12.1996 te Gjykates se Rrethit Fier dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt rrezimin e padise se paditesit si te pabazuar ne ligj.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs paditesi, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, duke parashtruar keto shkaqe :

- Ne gjykim une nuk kam marrre pjese per arsye shendetesore, gje qe nuk eshte hetuar nga gjykata, çka e ben vendimin te cenueshem.

- Gjykata ka arsyetuar gabim kur shprehet se i padituri nuk duhet ta shiste sendin pasi ishte bashkepronar. I padituri Jorgji e dinte qe ne momentin qe e bleva u bera pronar dhe me heshtje e ka miratuar ate.

- Une duke u hequr si pronar kam bere rikonstruksion te baneses e cila si vlere kap rreth 70 % te vleres se baneses.

- Une e kam blere banesen shtrenjte per kohen dhe asnje prej bashkepronareve te tjere nuk di te kete dashur ta bleje.

- Edhe nga ana sociale banesa duhet te me lihet mua sepse i padituri Jorgji ka banese te mjaftueshme ne katin e dyte.

- Pjesa e te paditurit Jorgji ne kete banese eshte 1/27 dhe nuk ngre peshe ne teresine e saj.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendim nr. 1088 date 2.10.2001, ka vendosur:Dergimin e ceshtjes nr. 1886 akti per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara per unifikim te praktikes gjyqesore.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, me vendim nr.14 date 16.1.2002, kane vendosur:

Dergimin e çeshtjes per gjykim ne Kolegjin Civil te Gjykates se Larte.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjuan relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani, perfaqesuesin e pales

paditese, av. N.Kostandini i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit; perfaqesuesin e pales se paditur av. Viktor Konomi i cili kerkoi te vendoset mospranimi i rekursit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore nr. 575 date 21.3.2000 me te cilin eshte vendosur

ndryshimi i vendimit nr. 3481 date 13.12.1996 te Gjykates se Rrethit Fier dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt, rrezimi e padise, eshte i pabazuar ne ligj.

Ka rezultuar e provuar gjate gjykimit se te paditurit, deri ne vitin 1991 kane patur ne bashkepronesi katin e pare te nje banese, te ndodhur ne qytetin e Fierit. Me vendim gjyqesor te formes se prere nr. 65 date 18.1.1996, pasi eshte shqyrtuar padia e ngritur nga Viktor Llazo, Piro Llazo, Evgjeni Llazo, Zoica Gjoku, Ariste Gjika, kunder Jorgji Llazo, me objekt pjestim pasurie, eshte vendosur lenia e baneses objekt pjestimi te paditurit Jorgji Llazo ne pronesi dhe detyrimin e te paditurit Jorgji Llazo t’i ktheje paditesave shumat respektive sipas pjeses takuese.

Me shkrese te thjeshte date 3.10.1991 paditesi Refit Baho ka blere nga i padituri Piro Llazo, katin e pare te baneses, duke vazhduar te banoje qe nga ai moment pa nderprerje ne

26

Page 24: Qershor 2002

keto ambiente. Duke pretenduar se eshte bere pronar mbi sendin me ane te parashkrimit fitues ne baze te nenit 91 te Kodit Civil te vitit 1981, ai ka ngritur padine ne gjykim duke kerkuar detyrimin e te paditurve ta njohin pronar mbi kete banese.

Gjykata e Shkalles se Pare Fier, pasi ka shqyrtuar padine, ka vendosur pranimin e saj duke detyruar te paditurit te njohin paditesin Refit Baho pronar me parashkrim fitues mbi kete objekt.

Gjykata e Apelit, ka shqyrtuar ceshtjen mbi ankimin e te paditurve, dhe me vendimin nr.575 date 21.3.2000, ka vendosur ndryshimin e vendimit nr. 3481 date 13.12.1996 te Gjykates se Rrethit Fier dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt rrezimin e padise se paditesit si te pabazuar ne ligj.

Mbi rekursin e paditesit, ceshtja ka ardhur per gjykim ne Gjykaten e Larte.Kolegji Civil çmon se nuk ndodhemi para rasteve te percaktuara ne nenin 141 pika 2 e

Kushtetutes dhe nenin 481 paragrafi II i K.Pr.C. per kalimin e ceshtjes per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara.

Keshtu, rezulton qe marredhenia juridike ne shqyrtim te kete lindur ne kohen kur ne fuqi ka qene Kodi Civil i vitit 1981, i shfuqizuar me hyrjen ne fuqi te ligjit nr. 7850 date 29.7.1994 “Per Kodin Civil te Republikes se Shqiperise”. Rregullimi i kesaj marredhenie i referohet atyre dispozitave qe kane qene ne fuqi ne kohen e lindjes se saj.

Parashkrimi fitues, si nje nga menyrat e fitimit te pronesise, rregullohej nga neni 91 i Kodit Civil te vitit 1981, dispozite tashme e shfuqizuar, ne te cilin thuhej:

“Personi qe, ne baze te nje veprimi juridik per kalimin e pronesise, veprim qe nuk eshte i ndaluar nga ligji, ka fituar me mirebesim nje send dhe e ka mbajtur ne nedoresine e vet kete send, ose ia ka dhene ne nedoresi nje personi tjeter, behet pronar i ketij sendi, ne qofte se nedoresia ka vazhduar pa nderprerje per me teper se tre vjet”.

Kesaj dispozite i jane bere ndryshime me ligjin nr. 7716 date 2.6.1993, nenin 1 ku thuhet:

“Ne perjashtim nga rregullat e parashikuara ne nenin 91 te Kodit Civil te Republikes se Shqiperise, per periudhen 1 janar 1990 deri 31 dhjetor 1992, personi qe ne baze te nje veprimi, i cili provohet me akt shkresor te thjeshte, ka fituar (marre) nje shtepi banimi prone private ne kushtet e kerkuara nga neni i siperpermendur, behet pronar i saj, ne qofte se e ka mbajtur ate ne nedoresi pa nderprerje per nje kohe me teper se nje vit”.

Ne titullin “Dispozita kalimtare dhe te fundit” te ligjit nr 7850 date 29.7.1994 “Per Kodin Civil te Republikes se Shqiperise”, neni 1163 thuhet:

“Per parashkrimin e padise dhe parashkrimin fitues, qe kane filluar te ecin para hyrjes ne fuqi te ketij Kodi, por qe nuk jane plotesuar sipas dispozitave te meparshme, do te zbatohen keto te fundit”.

Nga analiza e permbajtjes se nenit 91 te Kodit Civil te vitit 1981, rezulton se per fitimin e se drejtes se pronesise me parashkrim fitues (uzucapio) kerkohet te plotesohen njeheresh keto kushte :

1. Sendi duhet te jete nga ato qe mund te jete objekt parashkrimi fitues;2. Fitimi i sendit duhet te jete bere ne baze te nje veprimi juridik qe ka per qellim kalimin

e pronesise;3. Personi qe ka fituar sendin duhet te kete qene ne mirebesim, pra te mos kete ditur

apo te kete qene i detyruar te dije se ai, nga i cili ka fituar sendin, nuk ishte pronar ose qe veprimi juridik per kalimin e pronesise nuk ishte i vlefshem.

4. Sendi duhet te jete mbajtur ne nedoresine e fituesit, pa nderprerje, per ate periudhe kohe te parashikuar ne ligj.

Duke iu referuar marredhenies juridike te lindur mes paleve dhe akteve te shqyrtuara, ka rezultuar e provuar se me shkrese te thjeshte date 3.10.1991 paditesi Refit Baho ka blere nga i padituri Piro Llazo, katin e pare te baneses, duke vazhduar te banoje qe nga ai moment pa 27

Page 25: Qershor 2002

nderprerje ne keto ambiente dhe pa u shqetesuar nga te paditurit ne posedimin e sendit. Pra provohet se paditesi ka fituar pronesine mbi bazen e nje kontrate shitje, mbi banesen prone private e te paditurve dhe duke qene ne mirebesim, e ka poseduar ate pa nderprerje per me teper se nje vit, afat ky i parashikuar nga ligji nr. 7716 date 2.6.1993, nenin 1.

Prapesimet e te paditurve se sendi nuk ka kaluar ne pronesi te paditesit per shkak se shitja eshte bere nga nje person qe nuk ka qene pronar, te pranuara dhe ne arsyetimin e vendimit nr. 575 date 21.3.2000 te Gjykates se Apelit Vlore, gjenden te pabazuar ne ligj. Siç u theksua dhe me lart, nga permbajtja e nenit 91 te Kodit Civil te vitit 1981 por edhe nga praktika gjyqesore dhe doktrina juridike eshte pranuar se parashkrimi fitues, si menyre primare per fitimin e pronesise mbulon çdo pavlefshmeri te veprimit juridik, jo vetem pavlefshmerine relative por edhe ate absolute. E drejta e pronesise fitohet “ipso iure”, pikerisht per shkak te kalimit te afatit te parashikuar ne ligj, pa u kushtezuar me pavlefshmerine apo shkaqet e pavlefshmerise se veprimit juridik, i cili mbetet i tille dhe nuk behet i vlefshem me kalimin e afatit te parashkrimit.

Ne te tilla rrethana, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare Fier qe ka vendosur pranimin e saj duke detyruar te paditurit te njohin paditesin Refit Baho pronar me parashkrim fitues mbi kete objekt, eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe si i tile duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa “b” te Kodit te Proçedures

Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 575, date 20.11.1998 te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne

fuqi te vendimit nr. 3481, date 13.12.1996 te Gjykates se Rrethit Fier.

Tirane, me 3.6.2002

28

Page 26: Qershor 2002

Nr. 1777/349 i Regj. ThemeltarNr. 636 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Agron Lamaj KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareMetush Saraci AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 22.05.2002-05.06.2002, mori ne shqyrtim ne seeance gjyqesore çeshtjen civile me nr. 1777 akti, qe u perket paleve :

KËRKUES : DAUT DAUTI ne mungese

OBJEKTI:Rishikim i vendimit civil nr. 342 date 03.07.1998

te Gjykates se Rrethit Sarande.Baza Ligjore : Nenet 494 dhe 500 te K.Pr.Civile

Gjykata e Shkalles se Pare Sarande, me vendimin nr.137 date 9.3.2000, ka vendosur:Refuzimin e kerkeses per rishikimin e vendimit te formes se prere nr.342 date 3.7.1998 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, mbi ankimin kerkuesit, me vendimin nr.163 date 28.3.2001, ka vendosur :

Ndryshimin e vendimit gyqesor nr.137 date 9.3.2000 te Gjykates se Rrethit Sarande duke vendosur kalimin e ceshtjes per shqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Sarande.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs pala e interesuar Kujtim Puto, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe :

- Ne vendimin e saj gjykata nuk ka permendur asnje shak ligjor dhe as egzistencen e ndonje rrethane te parashikuar ne nenin 494 te K.Pr.Civile, per kalimin e ceshtjes per shqyrtim.

- Ne pjesen pershkruese te vendimit, gjykata konkludon te kunderten duke thene se shkresat e paraqitura nga kerkuesi diheshin prej tij.

- Pretendimi se kerkuesit nuk i eshte lejuar paraqitja e provave te kerkuara eshte absurd dhe i pabazuar, pervet faktin se vendimi i themelit kaloi ne te gjitha shkallet e gjykimit.

29

Page 27: Qershor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster nuk eshte i drejte, per arsye se gjykata nuk ka

respektuar dhe ka zbatuar gabim ligjin.Paditesi Daut Dauti, ka paditur Kujtim Puton duke kerkuar rishikimin e vendimit civil me

nr. 342 date 03.07.1998 te Gjykates se Rrethit Sarande, me anen e te cilit eshte vendosur detyrimi i paditesit t’i liroje dhe dorezoje te paditurit Kujtim Puto ne kete gjykim, nje siperfaqe trualli prej 1005 m2 (nje mije e pese), duke shembur teresisht nje ndertim te filluar prej Daut Dautit.

Paditesi Daut Dauti me padine e paraqitur ka kerkuar rishikimin e vendimit sipas te cilit eshte detyruar te kryeje urdherimet e siperme, bazuar ne nenin 494 shkronja “a” e K.Pr.Civile, duke pretenduar per paraqitjen e provave te reja.

Gjykata e Rrethit Sarande ne dhomen e keshillimit ka shqyrtuar ceshtjen dhe ka vendosur refuzimin e kerkeses me arsyetimin se provat e paraqitura nuk perbejne rrethana te reja, te cilat ndikojne ne zgjidhjen e mosmarreveshjes, pasi ne fakt ato nuk kane ekzistuar ne kohen e dhenies se vendimit dhe per rrjedhoje nuk mund te ndikonin ne dhenien e tij. Prova te reja prej paditesit jane paraqitur: nje vendim i Keshillit Bashkiak Sarande me nr. 1 i dates 28.08.1999, mbeshtetur ne studimin urbanistik te miratuar nga K.R.T.SH si dhe vendimi me nr.3 i dates 19.02.1999, sipas te cilit paditesit i eshte dhene shesh ndertimi ne bllokun nr. 6 parcela 154 me siperfaqe prej 392 m2, si dhe mandat pagesa per pagimin e cmimit te truallit qe paditesi pretendonte per te blere. Gjykata e shkalles se pare duke vleresuar kohen e marrjes se dokumentave te paraqitura prej paditesit drejt ka konkluduar se keto dokumenta nuk kane ekzistuar ne momentin e dhenies se vendimit si dhe ne kohen e marrjes se tyre organi perkates ka vepruar ne kundershtim me kerkesat ligjore pasi ai nuk mund te dispononte mbi nje prone qe me vendim te formes se prere te gjykates i eshte njohur nje personi tjeter.

Gjykata e apelit ne kundershtim me rrethanat e cituara me siper dhe pa argumentuar sipas kerkesave ligjore, ka konkluduar se keto dokumenta duhet te konsiderohen si prova te reja dhe meqenese gjykata sipas saj ka bere analize te tyre, ka pranuar kerkesen per rishikimin e vendimit duke vendosur kalimin e ceshtjes per shqyrtim. Konkluzioni i gjykates se apelit nuk eshte i drejte, nga materialet e ndodhura ne dosje del qarte se paditesi Daut nuk mund te legjitimohet per pranimin e kerkeses per rishikimin e vendimit, pasi dokumentat e paraqitura prej tij nuk perbejne prova te reja, sepse nuk ekzistonin ne kohen e dhenies se vendimit dhe per rrjdhoje nuk mund te ndikonin ne dhenien e tij, prandaj dhe me te drejte gjykata e shkalles se pare ka vendosur refuzimin per pranimin e kerkeses per rishikimin e vendimit, ne te kundert gjykata e apelit, padrejtesisht e ka konsideruar shkelje arsyetimin ligjor te bere prej saj ne lidhje me argumentin ligjor se nuk eshte rasti i parashikuar prej nenit 494 shkronja “a” qe mund te legjitimonte paditesin ne kerkimet e tij.

Nisur nga sa u parashtrua me siper del qarte se gjykata e apelit ka zbatuar gabim ligjin, prandaj ka vend per prishjen e vendimit te gjykates se apelit duke lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Sarande.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a e K.Pr.Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 163 date 28.03.2001, te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe lenien

ne fuqi te vendimit nr. 137 date 09.03.2000 te Gjykates se Shkalles se Pare Sarande.Tirane, me 05.06.2002

30

Page 28: Qershor 2002

Nr. 1778/350 i Regj. Themeltar.Nr. 638 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarVladimir Metani AnetarAgron Lamaj AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 11.06.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1778/350 qe i perket:

PADITËS: DEGA E BANKES KURSIMEVE PERMET perfaqesuar nga avokat L. Halili

I PADITUR: ALEKO STEFANI , ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Detyrim per kthimin e shumes 519.500 leke.

Baza Ligjore: Neni 27 i K.Punes.

Gjykata e Rrethit Permet, me vendimin nr. 327 date 14.11.2000 ka vendosur:Pranimin e pjesshem te padise duke u detyruar i padituri te shperbleje paditesen ne shumen 500.000 leke.Rrezimin e pjeses tjeter te padise.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr. 166 date 29.03.2001 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr. 327, date 14.11.2000 te Gjykates se Rrethit Permet si vijon:Pranimin e pjesshem te kerkesepadise.Detyrimin e te paditurit Aleko Stefani, t’i paguaje paditeses shumen 250.000 leke.Rrezimin e padise per shumen tjeter.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka bere rekurs pala paditese e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi eshte rrjedhoje e zbatimit te keq te ligjes.- Ka gjykuar ne menyre te njeaneshme ne favor te te paditurit.- Ne nuk kemi dhene pelqim per heqjen e automjetit ne Greqi.- Automjeti nuk eshte grabitur nga maskat.- Gjykata ka gabuar ne aplikim te nenit 27 te K.Punes.

31

Page 29: Qershor 2002

Pala e paditur ka paraqitur rekurs me te cilin kerkon prishjen e vendimit dhe rrezimin e padise duke parashtruar keto shkaqe:

- Automjetin e kam marre per ta ruajtur nga trazirat e vitit 1997.- Nga deshmitaret e pyetur del qarte qe automjeti me eshte grabitur duke me

kercenuar hapur per jeten.- Jam 4 vjet i papune dhe ne gjendje jo te mire ekonomike.- Sa me siper vendimi i gjykates se apelit qe me ngarkon me 250.000 leke eshte

haptazi jollogjik.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetares Evgjeni Sinoimeri, avokatin e pales paditese L.Halili, i

cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, avokatin e shtetit D.Isufi i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster nr. 166 date 29.03.2001 i cili ka ndryshuar

vendimin nr. 327 date 14.11.2000 te Gjykates se Rrethit Permet eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit, prandaj ai duhet te prishet duke u lene ne fuqi vendimi i gjykates se rrethit.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se i padituri ka qene punonjes prane pales paditese, me detyren e shoferit me automjetin tip “BENZ” me targa TR 4120 D. Me fillimin e trazirave ne muajin mars 1997, duke mos patur prane pales paditese kushte per ruajtjen e mjetit, ai i eshte lene te paditurit per ruajtje. Ky i fundit sic pranojne gjykatat e ka cuar mjetin ne Greqi tek njerezit e tij per te qene me i sigurt. Ne muajin Tetor 1997 dhe konkretisht ne daten 6 pala paditese vihet ne dijeni nga i padituri se mjeti i eshte vjedhur para disa ditesh kur ishte duke e kthyer per ne Shqiperi dhe per kete fakt prej saj behet dhe denoncimi perkates prane organit te prokurorise , por me vone ceshtja eshte pushuar. Ne keto rrethana pala paditese kerkon prej te paditurit qe ky t’i paguaje kundervleften e mjetit si dhe te disa mjeteve qe ai ka patur ne inventar qe se bashku kapin shumen objekt gjykimi.

Gjykata e Apelit ne vendimin e saj ka pranuar faktin se mjeti eshte vjedhur por ka argumentuar se ne veprimet e te paditurit ekzistojne elementet e pakujdesise se lehte e cila sipas saj konsistonte ne levizjen e mjetit me iniciativen e tij dhe pa lejen e drejtuesit te pales paditese. Gjithashtu gjykata ka mbajtur parasysh dhe gjendjen ekonomike jo te mire te te paditurit dhe ne perfundim ajo ka arritur ne konkluzionin se duhet te ndryshohet vendimi i gjykates se rrethit qe e detyronte te paditurin te paguante shumen 500.000 (peseqindmije leke), duke u detyruar ky i fundit te paguaje vetem gjysmen e vleres ne shumen 250.000 (dyqind e pesedhjetemije) leke. Vendimin e mesiperm gjykata e ka mbeshtetur ne nenin 27/4 te Kodit te Punes. Per pjesen e kundervleftes se inventarit te materialeve te tjera te mjetit, gjykata e ka konsideruar te drejte vendimin e gjykates se rrethit qe kishte rrezuar padine.

Konkluzioni i mesiperm i gjykates se apelit eshte rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit e konkretisht te nenit 27 te Kodit te Punes.

Gjykata ne vendimin e saj ka konkluduar se ndodhemi para pakujdesise se lehte ne veprimet e te paditurit dhe per kete shkak ka ulur masen qe ai duhet te zhdemtoje, por ajo nuk argumenton se ku konsiston kjo pakujdesi e lehte. Gjykata e ka perdorur ate thjeshte si term per te justifikuar mbeshtetjen ne nenin 27/4 te Kodit te Punes. Ka rezultuar qe paditesi me inisiativen e vete i ka kryer veprimet e largimit te mjetit dhe te kthimit te tij perseri pa marre jo vetem urdher por as mendim te drejtuesit te pales paditese. Pavaresisht se qellimi i tij ka qene ruajtja e automjetit nga keqberesit, i padituri ka mbajtur mbi vete rrezikun e levizjes se mjetit, po te kihet parasysh se kjo levizje per periudha te caktuara te vitit 1997 ishte problematike. Ne keto

32

Page 30: Qershor 2002

rrethana kur nuk kishte asnje siguri per levizjen e mjetit ne rruget nacionale jane veprimet e fajshme te te paditurit ato qe kane cuar ne ardhjen e demit. Per kete arsye pergjegjesia e paditesit duhet te jete e plote ne vleren e blerjes se mjetit dhe jo sikurse arsyeton kjo gjykate per gjysmen e kesaj vlere.

Ne vendimin e saj gjykata e apelit argumenton dhe per nje amortizim te mjetit prej 10%, per periudhen nje vjecare. Konkludohet se nuk ka vend per nje aplikim te tille, sepse sic ka rezultuar mjeti eshte blere prej pales paditese ne muajin Dhjetor 1996 dhe eshte blere nga i padituri qe ishte pronar i ketij mjeti ne vleren 500.000 leke. Vetem mbas tre muajve e konkretisht ne mars mjeti nuk eshte perdorur me prej pales paditese, prandaj nuk mund te behet fjale per konsumim te tij.

Per pjesen tjeter qe lidhet me kundervleften e inventarit te veglave gjykata e apelit me te drejte ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit qe kishte rrezuar padine, sepse pala paditese nuk provoi gjate gjykimit qe i padituri t’i kete patur ne ngarkim ato.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/b te K.Pr Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 166 date 29.03.2001 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe lenien

ne fuqi te vendimit nr. 327 date 14.11.2000 te Gjykates se Rrethit Permet.

Tirane me 11.06.2002

33

Page 31: Qershor 2002

Nr. 1779/351 i Regj. ThemeltarNr. 639 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarEvgjeni Sinoimeri AnetareValentina Kondili Anetare Agron Lamaj Anetar

ne date 11.06.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile nr. 1779/351 qe i perket :

PADITËS : FATIME MECULLI, ne mungeseSUHEJLA SHEHU, ne mungeseERIDON SHEHU, ne mungeseARMIR SHEHU, ne mungeseNARGIS SHEHU, ne mungese

TË PADITUR : SHPRESA SHEHUSHAQIR SHEHU ZAFIR SHEHU, te perfaqesuar nga av. Agim Tartari

PERSONA TË TRETË : KESHILLI I RRETHIT TEPELENE (SEKSIONI I KADASTRES ), ne mungese

DREJTORIA E SHERBIMIT PYJOR DHE KULLOTA TEPELENE, ne mungese

OBJEKTI I PADISËDetyrimin e te paditurve te na njohin te drejten e

bashkepronesise mbi kulloten ne vendin e quajtur“Teqja e Ganiut” (“perralli i Xhevatit”) Tepelene,

prone e ish pronarit Gani Shehu.Kundershtim i vendimit gjyqesor nr. 590

date 30.10.1996 i Gjykates se Rrethit Tepelene.Baza Ligjore : Ligji 7699 date 21.04.1993,

neni 388 dhe 503 i K Pr C.

Gjykata e Shkalles se Pare Tepelene me vendimin nr. 20, date 22.01.2001 ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise si te pa bazuar ne prova.

34

Page 32: Qershor 2002

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr. 184, date 05.04.2001 ka vendosur : Ndryshimin e vendimit nr. 20 date 22.01.2001 te Gjykates se Rrethit Tepelene, duke vendosur : Kundershtimin e vendimit nr. 590 date 30.10.1996 te Gjykates se Rrethit Tepelene, vetem per pjesen ne lidhje me njohjen ish pronar te Gani Shehut mbi siperfaqen 154 ha kullote me kufizimet perkatese te pa ndryshuara sipas vendimit.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit kane ushtruar rekurs prane Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, paditeset Shpresa Shehu, Shaqir Shehu dhe Zafir Shehu te cilet kane kerkuar prishjen e tij duke parashtruar keto shkaqe :

- Vendimi i gjykates se apelit eshte marre ne kundershtim me nenet 10 dhe 11 te K.Pr.C. pasi ai nuk eshte mbeshtetur ne provat e paraqitura. Provat e paraqitura prej nesh kane fuqi te plote provuese prej ne pajtim me nenin 246 e vijues te K.Pr.C. ndersa provat shkresore te paraqitura nga pala paditese jane te pamjaftueshme per te dhene vendimin ne fjale. Vertetimi i Zyres se Arkivit Tepelene i paraqitur prej nesh, ka fuqi te plote provuese, mbasi ploteson ekstremitetet e mevojshme si ne forme dhe ne permbajtje dhe njekohesisht verteton pronat qe ka pasur Xhevat Shehu.

- Familja e Xhevat Shehut, ne vitin 1945 ka qene ne gjendje civile me vehte, çka vertetohet me certifikaten e administruar ne dosje.

- Detyrimin per te provuar pretendimet e veta ne padi (konform nenit 12 te K.Pr.C.) i ka pala paditese, gje te cilen nuk e beri.

- Vendimi gjyqesor nr. 12 date 09.05.1927 plotesisht pronesine mbi kete prone te atit tone Xhevat Shehu. Me kete vendim eshte detyruar t’ia ktheje kete prone, nena e tij, e cila e mbante deri ne ate kohe si kujdestare.

- Toponimi “Teqja e Ganiut” per kete prone, e perdorur ne arsyetim nga Gjykata e Apelit, nuk u pretendua ne gjykim prej pales paditese dhe ne menyre abuzive u perdor nga ana e kesaj gjykate si prove.

- Sipas nenit 2937 te Kodit Civil te vitit 1929, Xhevati eshte bere pronar ne kulloten ne fjale per shkak te posedimit te gjate, te qete e te pa trazuar te prones, me kalimin e 10 viteve nga data e vendimit nr. 12 date 09.05. 1927, perderisa e pranon dhe gjykata se ne vitin 1947 kjo prone figuron ne emer te Xhevat Shehut.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E N :Te paditurit jane nipat (femijet e vellait) e paditeseve Fatime, Syhejla dhe Ikbale si dhe

femije xhaxhallaresh me paditesat e tjere.Me vendim nr. 590 date 30.10.1996, te Gjykates se Rrethit Tepelene, eshte vertetuar

fakti i qenies pronar te babait te te paditurve, mbi nje kullote me siperfaqe 154 ha, e ndodhur ne fshatin Luzat, Tepelene, si dhe jane percaktuar kufijte e kesaj prone.

Fillimisht, paditesat me kundershtimin e te tretit (ku trashegimtaret e Xhevat Shehut i kane thirrur me cilesine e personave te trete ndersa Keshillin e Rrethit dhe Drejtorine e Sherbimit Pyjor dhe Kullotave Tepelene i kane thirrur si te paditur), kane kundershtuar vendimin gjyqesor per vertetim fakti te permendur me lart, me pretendimin se jane shkelur te drejtat e tyre, pasi sipas tyre, pronar i kullotes ka qene Gani Shehu dhe pas vdekjes se tij, pronat jane regjistruar ne emer te djalit te tij te madh Xhevat Shehut.

35

Page 33: Qershor 2002

Gjykata e Shkalles se Pare Tepelene, me vendimin nr. 61 date 21.04.1999 ka pranuar padine per kundershtimin e vendimit gjyqesor per vertetim fakti, dhe ka njohur pronar Gani Shehun per kulloten me siperfaqe 154 ha.

Gjykata e Apelit, me vendimin nr. 129 date 01.03.2000, ka vendosur prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim duke lene detyrat :

Te formohet drejt ndergjygjesia. Trashegimtaret e Xhevitit te thirren si te paditur, ndersa Keshilli i Rrethit dhe Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave te thirren si persona te trete.

Te orientohet pala paditese qe te ngreje padine e themelit “njohjen e te drejtes se bashkepronesise “, pasi vendimi gjyqesor “per vertetim fakti” nuk ka fuqi detyruese per te tretet.

Gjate rigjykimit nga ana e pales paditese eshte paraqitur nje kerkese padi tjeter, sipas te ciles :

Ndergjygjesia eshte rregulluar, sipas detyres se lene nga gjykata e apelit.Objekti i padise : Detyrimin e te paditurve te na njohin te drejten e bashkepronesise mbi

kulloten ne vendin e quajtur “Teqja e Ganiut” (“perralli i Xhevatit”) Tepelene, prone e ish pronarit Gani Shehu, si dhe kundershtim i vendimit gjyqesor nr. 590 date 30.10.1996 i Gjykates se Rrethit Tepelene.

Ne perfundim te ketij gjykimi, bazuar ne provat e paraqitura nga palet ndergjygjese, gjykata e shkalles se pare ka rrezuar kerkese padine si te pa bazuar ne prova.

Gjykata e Apelit Gjirokaster ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit duke vendosur: kundershtimin e pjesshem te vendimit gjyqesor “per vertetim fakti”, nr. 590 date 30.10.1996, dhe njohjen ish pronar te Gani Shehut mbi siperfaqen 154 ha kullote dhe duke e lene te pa ndryshuar kete vendim persa i perket percaktimit te kufitareve te saj.

Gjykata e apelit nuk ka respektuar nenin 468 i K Pr C, gje qe e ben vendimin te cenueshem.

Kjo pasi nuk rezulton qe trashegimlenesi i te paditurve te kete titull pronesie per pronen objekt gjykimi. Qenia pronar i tij eshte vertetuar vetem me nje vendim gjyqesor per vertetim fakti.

Sipas nenit 391, paragrafi 3 te K.Pr.C. “Vendimi nuk ka fuqi provuese kunder personave fizike e juridike qe nuk kane qene thirrur, ne rast se e kundershtojne faktin e vertetuar ne vendim”.

Ne keto kushte, palet fillimisht duhet t‘i drejtohen K.K.K.Pr. per trajtimin e prones objekt konflikti dhe, pasi ky te prononcohet ne favor te njeres pale, pala tjeter, nisur nga pretendiemt qe ka, ta kundershtoje ate ne gjykate.

Pra, nga ana e gjykates e apelit duhej te ishte arritur ne konkluzionin se jemi para nje padie qe nuk mund te ngrihej dhe, bazuar ne nenin 468 te K.C., ajo duhej te kishte prishur vendimin e gjykates se rrethit dhe te kishte pushuar gjykimin e çeshtjes.

Bazuar ne sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se duhet prishur vendimi i gjykates se rrethit dhe ai i gjykates se apelit dhe duhet pushuar gjykimi i çeshtjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485 / e te K.Pr.C.

V E N D O S I :Prishjen e vendimit nr. 20, date 22.01.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Tepelene

dhe te vendimit nr. 184, date 05.04.2001 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Tirane, me 11.06.2002

36

Page 34: Qershor 2002

Nr.1574 i Regj ThemeltarNr. 640 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesEvgjeni Sinoimeri AnetareYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj AnetarValentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 11.06.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTME

TË PADITUR: 1. KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL2. GENTIANA MBURIMI

OBJEKTI I PADISË:Shfuqizim i vendimit nr.120, date 28.08.2001

te Komisionit te Sherbimit CivilBaza Ligjore: Ligji nr.8549, date 11.11.1999

“Statusi i Nepunesit Civil”,V.K.M. nr.306, date 13.06.2000, V.K.M. nr.657, date 16.09.1996,

neni 31 e vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.132, date 23.11.2001, ka vendosur:Rrezimin e padise.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka ushtruar rekurs pala paditese, Ministria e Puneve te Jashtme e cila kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe pushimin e gjykimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i K.SH.C. ka qene jashte afateve procedurale te vendosura ne V.K.M. nr.306, date 13.06.2000, mbi njoftimin brenda 4 diteve nga marrja e vendimit. Gjykata e Apelit e ka konstatuar dhe nuk eshte shprehur.

- Trupi gjykues dhe K.SH.C. nuk jane thelluar ne shqyrtimin e ceshtjes. E paditura kur ka kryer shkeljen nuk ka qene ne Drejtorine e Arkiv Dokumentacionit, por ne ate te personelit.

- Gjykata nuk ka marre paraysh provat e paraqitura mbi shkeljet e kryera nga e paditura.

- Gjykata nuk ka patur parasysh qe e paditura, ne baze te nenit 27 te ligjit, ka qene ne periudhe prove per 2 vjet.

37

Page 35: Qershor 2002

- Per shkeljet e konstatuara, eprori direkt i te paditures ka referuar tek titullari i cili ka nenshkruar urdherin e largimit te punonjesve nga detyra.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales paditese Ardian

Nuni, qe kerkoi mospranimin e rekursit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur prej anes paditese nuk ploteson kerkesat ligjore te parashikuara ne

nenet 474 e 475 te Kodit te Procedures Civile.Rekursi eshte nenshkruar nga nje person i pa pajisur me prokure, ne nje kohe kur

autorizimi per te kryer veprimet e nevojshme prosedurale eshte dhene ne emer te nje personi tjeter.

Ne keto rrethana kur rekursi ka mangesi thelbesore procedurale, konsiderohet i parregullt ne pikepamje ligjore e per rrjedhoje kjo gjykate nuk mund te investohet per gjykimin e ceshtjetjes, prandaj ka vend te vendoset pushimi i gjykimit te asaj ceshtje ne ate gjykate.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile.

V E N D O S I Pushimin e gjykimit te ceshtjes ne kete gjykate.

Tirane, me 11.06.2002

38

Page 36: Qershor 2002

Nr. 1377 i Regj. ThemeltarNr. 641 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani AnetarMetush Saraçi Anetar

ne daten 12.6.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr. 1377 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : BASHKIA SHKODER.

TË PADITUR : 1. KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL.2. ESMA BOKSI.

OBJEKTI I PADISË :Shfuqizim i vendimit nr.13 date 8.5.2001

te Komisionit te Sherbimit Civil.Baza Ligjore : Neni 8 i ligjit nr. 8549 date 11.11.1999

“Statusi i Nepunesit Civil”.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 131 date 22.11.2001, ka vendosur :Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne ligj.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs paditesi Bashkia Shkoder, i cili kerkon shfuqizimin e vendimit nr.13 date 8.5.2001 te Komisionit te Sherbimit Civil, duke parashtruar keto shkaqe :

- Padia eshte e bazuar ne ligjin nr. 8549 date 11.11.1999, nenin 8 te tij.- Gjykata e Apelit duke vepruar ne kundershtim me nenin 189 te K.Pr.C, me

vendim te ndermjetem i ka kerkuar paditeses te ndryshoje kerkese padine.- Gjykata, ne kundershtim me ligjin, nuk ka marre parasyh provat e paraqitura prej

nesh ku provohet aktiviteti i te paditures dhe shkeljet e saj.- Ne zgjidhjen e ceshtjes Gjykata ka rene ne te njejtin gabim si K.SH.C. referencat

e sjella ne gjykim, duhet te leshoheshin nga organi epror pasi aktiviteti i te paditures ka qene si perfaqesuese e Bashkise.

- M.gj.s. te paditures nuk i eshte dhene me pare mase disiplinore, asaj i eshte dhene mundesia e mbrojtjes me goje dhe me shkrim.

- Ne aktivitetin e saj jane verejtur veprime te gabuara ne vazhdimesi dhe nuk ka nevoje per te pritur dy masa.

39

Page 37: Qershor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraci, perfaqesuesin e pales paditur avokatin

Gj.Lepuri i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr. 131 date 22.11.2001 i Gjykates se Apelit Tirane me te cilin eshte vendosur

rrezimi i padise se Bashkise Shkoder per shfuqizimin e vendimit nr.13 date 8.5.2001 te Komisionit te Sherbimit Civil, eshte i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Nga aktet e ndodhura ne dosje ka rezultuar si me poshte :E paditura Esma Boksi ka qene me detyre pergjegjese e administrate-personelit ne

Bashkine e Shkodres. Me vendim nr. 15 date 8.11.2000 te Kryetarit te Bashkise Shkoder eshte vendosur lirimi i saj nga detyra e Shefes se Zyres se Personelit dhe nga Sherbimi Civil. Ky lirim eshte bere ne baze te neneve 21 dhe 25 te ligjit nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i Nepunesit Civil”, me motivacionin: “Shkelje ne vazhdimesi te procedurave dhe mosdokumentimi ne veprimtarine e saj ne lidhje me drejtimin e projekteve te kesaj Bashkie me O.J.Q. shkelje qe bien ndesh me plotesimin e detyrave dhe rregullave te parashikuara ne nenin 3 dhe 19 te ligjit nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i Nepunesit Civil”.

Kunder ketij vendimi, ne baze te nenit 8 te ligjit nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i Nepunesit Civil”, e paditura Esma Boksi ka bere ankim ne Komisionin e Sherbimit Civil, i cili, me vendimin nr 13 date 8.5.2001 ka vendosur shfuqizimin e vendimit nr.15 date 8.11.2000 te Kryetarit te Bashkise per “Lirim nga Sherbimi Civil” te ankueses Esma Boksi dhe detyrimin e Bashkise per te kryer pagesen e plote te ankueses nga data e nderprerjes se marredhenieve financiare dhe rikthimin ne detyren e meparshme.

K.SH.C, gjate shqyrtimit te ankimit ka konstatuar se çeshtja se ciles i referohet largimi nga puna e ankueses, nuk ka lidhje me detyren e saj si nepunese civile apo me moszbatimin e ndonje vendimi te Keshillit apo Kryetarit te Bashkise dhe per me teper, ankuesja, per detyren qe ka patur, nuk ka drejtuar ndonje projekt te Bashkise dhe vendimi i lirimit eshte i bazuar ne dispozita te pergjithshme, pra pa asnje shkelje konkrete per ankuesen.

Bashkia Shkoder, duke mos qene dakort me kete vendim ka ngritur padi ne gjykate duke kerkuar shfuqizimin e tij duke pretenduar se vendimi nga K.SH.C eshte marre pa u pyetur fare institucioni, si rrjedhim eshte i njeanshem duke shkelur nenin 8 germa “b” te ligjit, dhe se informacioni i ankueses ku pasqyrohet puna e saj si dhe kontrata per dhenien me qira te ambienteve te brendshme te saj jane te paprotokolluara.

Padia fillimisht eshte paraqitur ne Gjykaten e Apelit Shkoder e cila me vendim nr. 13 date 3.7.2001 ka deklaruar moskompetenca tokesore dhe aktet i jane derguar per gjykim Gjykates se Apelit Tirane.

Gjykata e Apelit Tirane, pasi ka shqyrtuar padine, ka vendosur rrezimin e saj si te pabazuar ne ligj.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se ky vendim eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.Keshtu rezulton qe Gjykata e Apelit, ne shqyrtimin e çeshtjes, i eshte referuar

pretendimeve te paleve dhe provave te paraqitura prej tyre ne gjykim dhe arritur ne perfundimin se pretendimi i ngritur ne padi se vendimi nga K.SH.C eshte marre pa u pyetur fare institucioni, si rrjedhim eshte i njeanshem duke shkelur nenin 8 germa “b” te ligjit, eshte i pabazuar ne ligj. Kjo pasi ne asnje dispozite te ligjit nuk percaktohet detyrimi i K.SH.C qe, ne shqyrtimin e ankesave ndaj masave disiplinore te pyese institucionin perkates. Referimi ne nenin 8 pika b te ligjit nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i Nepunesit Civil”, nuk ben fjale per nje rast te tille.

Nga ajo gjykate, duke iu referuar te gjitha referencave, eshte konstatuar fakti se e paditura ka qene dalluar ne pune dhe largimi nga detyra dhe sherbimi civil, duke iu referuar

40

Page 38: Qershor 2002

motivacionit, nuk ka lidhje me funksionin e saj si nepunese civile. Veç kesaj, paditesi ne nxjerrjen e urdherit ka shkelur parimin procedual per t’u informuar, degjuar dhe mbrojtur nga vendimi i eprorit. Nuk rezultojne urdherimet me shkrim per fillimin dhe ecurine e asnje mase disiplinore e cilido shkalle qofte, apo vleresim negativ per punen e kryer dhe si e tille, ajo duhet te konsiderohet e pa ndershkuar disiplinisht.

Ky konkluzion i Gjykates se Apelit eshte rrjedhoje e zbatimit te drejte te ligjit procedural, neneve 8, 11, 12, 14 dhe 16 te te K.Pr.Civile, duke percaktuar drejt objektin e te provuarit ne zbatim te parimit te barres se proves dhe duke bere nje cilesim te sakte te fakteve dhe provave te administruara dhe zgjidhur mosmarrveshjen ne perputhje me dispozitat e ligjit nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i Nepunesit Civil”.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa “a” te Kodit te Proçedures

Civile

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 131 date 22.11.2001 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 12.06.2002

41

Page 39: Qershor 2002

Nr. 1801/371 i Regjistrit ThemeltarNr. 642 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareMetush Saraci “Vladimir Metani “Agron Lamaj “

ne seancen gjyqesore te dates 12.06.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: RAIF ADILI, perfaqesuar nga av. Dashamir Kore.

I PADITUR: JORGJIA DUSHKU, ne mungese.K.K.K.P. PRANE BASHKISE KORÇE, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Anullimin e vendimit te K.K.Pronave nr.732, date 31.03.1995

dhe njohjen pronar ne nje shtepi banimi.Baza ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce, me vendimin nr.1305, date 17.09.1998 ka vendosur:Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.280, date 18.12.1998, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit gjyqesor Korce.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.232, date 10.02.2000 ka vendosur:Prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Korce.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.75, date 09.03.2001ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1305, date 17.09.1998 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Korce.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs pala paditese duke parashtruar sa me poshte:- Gjykimi eshte bere ne mungesen time, pasi ne shpallje ka qene ne oren 1300 dhe

ne te vertete eshte zhvilluar ne oren 1100.- Eshte gabim ndergjyqesia pasi ne objektin e padise eshte shenuar si i paditur

K.K.Pronave prane Keshillit te Rrethit, po keshtu dhe ne flete thirrje eshte po ky komision, ndersa ne te vertete, vendimi i K.K.Pronave eshte marre nga K.K.Pronave prane Bashkise.

42

Page 40: Qershor 2002

- Nuk jane zbatuar detyrat e lena nga Gjykata e Larte pasi kane te bejne me themelin e ceshtjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,Perfaqesuesin e paditesit qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe anullimin e vendimit te

Komisionit te Pronave, dhe pasi diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N:Vendimi nr.75, date 09.03.2001 i Gjykates se Apelit Korce, me te cilin eshte lene ne fuqi

vendimi nr.1305, date 17.09.1998 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Korce, eshte marre ne shkelje te rende te dispozitave procedurale te gjykimit ne shkalle te dyte, prandaj ky vendim duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rishqyrtim ne ate gjykate.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte veren se gjykimi ne apel eshte bere ne mungese te pales paditese, pa qene kjo e fundit e njoftuar rregullisht per oren e gjykimit. Nga proces-verbali i gjykimit ne apel rezulton se ne perfundim te seances se dates 26.01.2001 trupi gjykues, ne prani te te dy paleve, ka vendosur shtyrjen e seances gjyqesore per me daten 09.03.2001 ora 1100. Me vone ka dale shpallja publike e gjyqeve te dates 09.03.2001, nga ku rezulton qe ceshtja ne fjale eshte shpallur ne oren 1300 te asaj date, ndersa ne oren 1100 e ne vazhdim jane shpallur per gjykim ceshtje te tjera. Ky fakt i ka terhequr vemendjen pales paditese, prandaj, sipas pretendimit te saj, ajo ka kerkuar shpjegime ne administraten e gjykates, nga ku i eshte konfirmuar se gjykimi do te behej ne oren e shpallur publikisht. Pala paditese, qe nuk ka munguar ne asnje seance, eshte paraqitur rregullisht ne oren 1300, sipas shpalljes, por i eshte thene qe gjykimi eshte zhvilluar ne oren 1100, ne mungese te saj.

Keto parregullsi te gjykates dhe te administrates gjyqesore e kane penguar palen paditese te marre pjese ne gjykim dhe, ne kete menyre, te parashtroje pretendimet dhe te mbroje te drejtat e interesat e saj. Kjo perben shkelje te rende procedurale, te tille qe sjell prishjen e domosdoshme te vendimit.

Gjate rishqyrtimit te ceshtjes gjykata e apelit duhet te marre te gjitha masat e duhura per te siguruar njoftimin e rregullt te paleve. Gjithashtu gjykata duhet te beje kujdes qe te legjitimoje e te therrase si pale te paditur Komisionin e Kthimit te Pronave te Bashkise Korce ose, ne pamundesi, subjektin qe ka trasheguar aktivitetin e ketij organizmi dhe ne se kjo pale nuk do te marre pjese ne gjykim, domosdoshmerisht duhet te kerkoje e te administroje dokumentat e dosjes se ceshtjes ne fjale.

Persa i perket shqyrtimit ne themel te ceshtjes gjykata e apelit duhet te beje kujdes qe te zbatoje te gjitha detyrat qe i jane lene me vendimin nr.232 date 10.02.2000 te Gjykates se Larte.

Ne menyre te vecante, gjate rishqyrtimit te ceshtjes duhet te sqarohen edhe keto fakte e rrethana qe kane rendesi per zgjidhjen e drejte te ceshtjes.

1. Pretendohet se ish-pronari Dhori Dushku ka pasur te drejten e bashkepronesise ne 1/4 pjese te pandare te nje prone te paluajteshme (shtepi banimi) dhe se me vendimin nr.57 date 21.03.1953 te gjykates Popullore Korce, lene ne fuqi me vendimin nr.1012 date 21.05.1953 te Gjykates se Larte, pjesa e tij e pandare eshte konfiskuar.

Nuk rezulton ne se kjo pjese e konfiskuar eshte ndare nga 3/4 pjese te bashkepronareve te tjere, kush kane qene keta te fundit dhe cfare veprime juridike jane kryer me kete prone me vone.

2. Pretendohet se paditesi Raif Adili eshte bere rreth viteve 80, ose me pare, pronar i vetem i 3/4 pjese te pandare te baneses dhe se me vone ka blere nga shteti edhe 1/4 pjese. Duhet te verifikohet dhe te saktesohet gjate rigjykimit regjimi juridik i kesaj prone deri ne kohen

43

Page 41: Qershor 2002

kur ka hyre ne fuqi vendimi gjyqesor nr.800 date 19.09.1989 i gjykates se rrethit Korce, me te cilin pas procedimit te pjestimit gjyqesor, paditesi Raif Adili eshte bere pronar i vetem i kesaj prone.

3. Gjate rigjykimit duhet te verifikohet ne se nepermjet pjestimit gjyqesor, sipas ligjit te kohes, eshte pjestuar vetem banesa apo edhe trualli i saj.

4. Ne perfundim te hetimit gjyqesor, i cili duhet te perseritet ne Apel, kjo gjykate duhet t`i jape zgjidhje problemit juridik ne se neni 10/1 i Ligjit nr.7698 date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave”, (“Ne rastin kur ndertesa te ish-pronareve jane tjetersuar ne persona te trete, u kthehen ish-pronareve”), disponon vetem per kthimin faktik te pronesise se ndertesave te ish-pronareve, apo edhe te pjeseve ideale qe ata kane pasur ne bashkepronesi me persona te tjere, qe nuk jane subjekte te ketij ligji.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485, pika “c”, te K.Pr.Civile,

V E N D O S I:Prishjen e vendimit nr.75, date 09.03.2001 te Gjykates se Apelit Korce dhe dergimin e

ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 12.06.2002

44

Page 42: Qershor 2002

Nr. 1788/359 i Regj. ThemeltarNr. 643 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani AnetarMetush Saraçi Anetar

ne daten 12.6.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.1788 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : VAJE DERVISHI, RAMAZAN KASMI,MEDIHA KASMI, REZAR KASMI,ARBEN KASMI, XHEVIT KASMI,HAXHI KASMI, SABRI KASMI,ENVER KASMI, BEDRIJE KASHARI,NADIRE JAHAJ, ADEM KASMI,ABDULLA KASMI, AGIM KASMI,GEZIM KASMI, KUJTIM KASMI,NERIMAN KASMI, ALTIN KASMI, ERVIN KASMI.

I PADITUR : 1. BASHKIA TIRANE;2. K.K.K.PRONAVE prane BASHKISE TIRANE;3. LIRIM CECJA.

PERSON I TRETË : SHPETIM MATJA, FIQIRETE MATJA, HIQMETE MATJA, SUZANA MATJA.

OBJEKTI I PADISË :Njohja pronare mbi nje truall prej 109,54 m2 dhe 4 dyqane.

Shfuqizim i vendimit nr. 736 date 5.2.1996 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Tirane.

Baza Ligjore : Neni 388 i K.Pr.Civile dhe ligji nr. 7698 date 15.4.1993

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr. 215 date 8.2.2000, ka vendosur:Pranimin e padise.

45

Page 43: Qershor 2002

Vertetimin e pronesise se paditesave mbi nje truall prej 109,5m2 mbi te cilin jane ndertuar 4 dyqane njekateshe ndodhur ne Rr. “H.Tasim”, me kufizime V-Mahmut Metani, J-rrugen, L-Ismail Luga, P-Xhelo Dizdari.Anullimin e vendimit nr. 736 date 05.02.1996 te K.K.K.Pronave ish pronareve dhene personave te trete trashegimtaret Matja.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e te paditurit Lirim Cecja dhe personave te interesuar, me vendimin nr. 1256 date 28.12.2000, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit civil nr. 215 date 8.2.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, kane ushtruar rekurs i padituri Lirim Cecja dhe personat e interesuar, te cilet kerkojne prishjen e vendimeve dhe rrezimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe :

I Padituri Lirim Cecja :- Gjykata e Apelit nuk ka vleresuar dhe ka anashkaluar disa vendime te

meparshme gjyqesore ku pretendimet e paditesave jane rrezuar.- Si paditesat dhe personat e interesuar, nuk disponojne dokumenta pronesie dhe

shtetezimi apo shpronesimi te objektit, apo dokument qe te provoje kohen dhe kontributin e dhene per ndertimin e tij.

- Po te ishin te verteta pretendimet, objekti do te qe i hipotekuar.- Nga dokumentat nuk rezulton qe ky objekt te jete shtetezuar, shpronesuar apo

konfiskuar nga shteti, por ai eshte ndertuar nga shteti dhe si ndertim i ri, trualli duhet konsideruar i zene.

- Deklarata e vitit 1960 nuk duhet trajtuar ne menyre te njeaneshme.- Arsyetimet e gjykatave per pronesine e objektit jane gjenerike, pa analize dhe

argumentim provash. Gjykata e Apelit nuk i eshte pergjigjur shkaqeve te ngritura ne ankim prej nesh.

- Kur eshte bere privatizimi, per objektin nuk ka patur asnje kontestim.- Gjykatat nuk kane vleresuar drejt mendimin e eksperteve te cilet shprehen se

objekti eshte ndertuar pas clirimit dhe nga natyra e punimeve, ato jane ndertuar nga shteti.

- Paditesat jane jokonseguente ne shpjegimet e tyre te dhena ne gjykime te ndryshme.

- Te dy gjykatat ne pjesen arsyetuese te vendimeve kane dale jashte objektit te padise, kur analizojne pasojat e privatizimit te objektit dhe formen e kontrates se shitjes.

Personat e interesuar :- Vendimet jane rrjedhoje e zbatimit te keq te ligjit dhe mosrespektim i tij.- Pala jone disponon dokumente qe permbajne origjinen e prones. Ato jane

pergatitur sipas kerkesave te ligjit te kohes.- Te dhenat e administruara ne dobi te pales paditese nuk permbajne elemente

shkresore ne kuptim qe mund t’i kundervihen dokumenteve tona. Ato nuk i permbahen kerkesave te ligjit te kohes.

- Gjykatat nuk argumentojne nese aktet e origjines qe disponojme jane te parregullta, te falsifikuara apo vijne ne kundershtim me ligjin.

- Vendimet jane mbeshtetur mbi nje akt ekspertimi qe nuk permend kush e ka redaktuar, sipas te cilit prona e paditesave bie ne kufizimet e prones sone. Ne to nuk thuhet se ku bie prona jone.

46

Page 44: Qershor 2002

- Provat e lira te sjella nga paditesat do te kishin vlere nese dokumentat tona kontestohen per falsitet.

- Kontrata e shitblerjes e vitit 1941 nuk eshte origjinale, nuk permban kerkesat e ligjit te kohes, nuk eshte hipotekuar, eshte i mevonshem se dokumentat tona dhe nuk mund te preke te drejtat e fituara prej nesh.

- Ne rast se kjo kontrate do te ishte origjinale, atehere gjykata nuk ka juridiksion per shqyrtimin e ceshtjes, por ajo duhej shqyrtuar nga K.K.K.Pronave prane Bashkise Tirane.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Metush Saraçi, pasi degjoi perfaqesuesin e te paditurit

Lirim Cecja, avokat Viktor Konomi dhe perfaqesuesin e paditesave, avokat Lili Robo te cilet kerkuan respektivisht prishjen e vendimit dhe lenien ne fuqi te vendimit dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr. 1256 date 28.12.2000 i Gjykates se Apelit Tirane me te cilin eshte vendosur

lenia ne fuqi e vendimit civil nr. 215 date 8.2.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane, eshte i bazuar ne ligj.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton e provuar si me poshte :Ne emer te trashegimlenesve te paditesave, te ndjereve Kadri, Mehmet, Mahmud, Dalip

dhe Selman Kasmit, ne regjistrin hipotekor nr.46 date 14.1.1942 figuron e regjistruar nje siperfaqe trualli prej 109,54m2 e ndodhur ne lagjen “Sulejman Pasha” Tirane.

Paditesat pretendojne se ne vitet 1945- 1948, trashegimlenesit e tyre, mbi kete truall kane ndertuar 4 dyqane radhazi, por qe nuk kane qene te regjistruara ne hipoteke dhe jane shtetezuar ne vitin 1967. Keto 4 dyqane, sot paraqiten si nje objekt, ish repart marangozesh e privatizuar nga i padituri me kontraten e shitjes nr.831 rep. date 16.1.1992 dhe regjistruar ne regjistrat e pasurise se paluajteshme me nr.133 date 17.1.1992.

K.K.K.Pronave prane Bashkise Tirane, me vendimin nr. 736 date 5.2.1996 ka njohur si ish pronar trashegimlenesin e personave te interesuar, familjes “Matja”, mbi 109m2 dhe objektin e ndertuar mbi te duke iu dhene te drejten e parablerjes se tij.

Me padine ne gjykim fillimisht eshte kerkuar te vertetohet fakti juridik i pronesise se trashegimlenesve te paditesave mbi keto 4 dyqane, sot nje objekt i vetem dhe me tej, me nderhyrjen ne gjykim te trashegimtareve te familjes “Matja” dhe detyrave te lena nga Gjykata e Apelit Tirane, eshte shtuar objekti i padise duke kerkuar dhe anullimin e vendimit nr. 736 date 5.2.1996 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Tirane, qe i njeh dhe kthen pronen familjes “Matja” me pretendimin se atyre u eshte njohur dhe kthyer e njejta prone qe pretendohet se eshte ne pronesi te trashegimlenesve te paditesave.

Ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor, Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr. 215 date 8.2.2000 ka vendosur pranimin e padise dhe njohur pronesine e paditesave mbi nje truall prej 109m2 mbi te cilin jane ndertuar 4 dyqane njekateshe te ndodhur ne rrugen “Hoxha Tahsim” dhe ka anulluar vendimin nr. 736 date 5.2.1996 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Tirane, dhene personave te trete, trashegimtaret Matja. Ne kete perfundim gjykata ka arritur pasi ka analizuar dhe vleresuar provat e paraqitura nga palet duke i gjetur te bazuara pretendimet e paditesave se mbi truallin prone e trashegimlenesve te tyre, prej ketyre te fundit ne vitet 1945- 1948, jane ndertuar 4 dyqane radhazi dhe, ne lidhje me vendimin nr. 736 date 5.2.1996 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Tirane, qe i njeh dhe kthen pronen familjes “Matja”, gjykata ka arritur ne perfundimin se ky vendim eshte i padrejte dhe i pabazuar ne prova dhe per me teper, trualli ish prone e tyre, nuk ndodhet aty ku e ka njohur K.K.K.Pronave me vendimin objekt gjykimi.

47

Page 45: Qershor 2002

Gjykata e Apelit, ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane.Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se vendimi i Gjykates se Apelit, ne pjesen qe

pranon padine, eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.Gjykata ka zbatuar drejt dispozitat procedurale, nenet 12, 14, 16, 213 dhe vijues te

K.Pr.C, mbi barren e proves, mbi detyrimin per te kryer nje hetim te plote dhe te gjithanshem te çeshtjes ne perputhje me ligjin, mbi marrjen dhe çmuarjen e provave, duke bere nje cilesim te sakte te fakteve dhe veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen duke shqyrtuar dhe dhene pergjigje te gjitha pretendimeve te ngritura ne gjykim nga palet.

Keshtu, nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se ne regjistrin hipotekor nr.46 date 14.1.1942, ne emer te trashegimlenesve te paditesave, vellazerise “Kasmi” figuron nje truall prej 109,54 m2 me kufijte dhe permasat perkatese e blere me akt publik date 30.10.1941 nga Zyhdi Struga prej vellazerise Kasmi. Ne te eshte bere dhe shenimi per inskriptim nr.7 date 17.5.1960, ndersa sipas akt detyrimit me inksriptim ne hipoteke date 20.4.1960, trashegimtaret e paditesave kane inskriptuar ne favor te Elmaz dhe Gani Seserit truallin “bashke me 4 cope dyqane te ndodhur mbi kete truall e qe nuk figurojne te regjistruar, por qe jane prone e tyre bashke me truallin”. Veç kesaj, me kerkese date 30.X.1942 te Mehmet Kasmit dhe Vellazeri drejtuar Kryesise se Bashkise Tirane eshte kerkuar leje per ndertimin e nje ndertese ne rrugen “Hoxha Tahsim”, kerkese e cila eshte refuzura per arsye urbanistike. Sipas mendimit te ekspertit, duke iu referuar nje planshete (gent plani) i vitit 1960, objekti rezulton te kete qene ndertuar para vitit 1960.

Gjithashtu, nga gjykata, me te drejte eshte vendosur anullimi i vendimit nr.736 date 5.2.1996 te K.K.K.Pronave ish pronareve dhene personave te trete, trashegimtaret e Sejdi Matjas, qe u ka njohur pronesine mbi 107 m2 te truallit ku eshte ngritur zdrukthtaria dhe te drejten e parablerjes mbi kete objekt. Ky vendim i eshte referuar regjistrimit hipotekor nr. 472 date 6.7.1935 ku ne pronesi te Sejdi Matjes figuron nje oborr dhe nje sallon me dimensione 21,5 m dhe 2,8 m, gjithsej 60 m2, e transkriptuar ne favor te tij kunder Rexhep Matjes, nderkohe qe K.K.K.Pronave u njeh pronesine mbi 107 m2. Veç te tjerash, rezulton se vendndodhja e kesaj prone sipas vendimit te K.K.K.Pronave eshte e gabuar duke sjelle si pasoje mbivendosje mes saj dhe prones se vellazerise “Kasmi” .

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, e gjen te gabuar vendimin e Gjykates se Apelit qe ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe kete te fundit, ne lidhje me ndergjyqesine. Siç rezulton, ne kete gjykim eshte thirrur ne cilesine e te paditurit Lirim Cecja, i cili, ne kuadrin e privatizimit te prones shteterore, ka fituar pronesine mbi objektin ne konflikt me kontraten e shitjes nr.831 rep. date 16.1.1992. Nga gjykatat jane zbatuar gabim nenet 31,32 dhe 176 te K.Pr.C. Keshtu, ne rrethanat kur kerkimet e paditesave te parashtruara ne gjykim lidhen me vertetimin e faktit juridik te pronesise se trashegimlenesve te paditesave mbi keto 4 dyqane per efekt te nenin 22 te ligjit nr.7698 date 15.4.1993 dhe mbi ligjshmerine e vendimit nr. 736 date 5.2.1996 te K.K.K.Pronave, qe i njeh dhe kthen pronen familjes “Matja” dhe nuk kane te bejne me vlefshmerine e veprimit juridik te tjetersimit te ketij objekti ne kuadrin e privatizimit te prones shteterore, i padituri Lirim Cecja nuk legjitimohet si i paditur ne kete gjykim, pasi kerkimet e paditesave nuk lidhen drejtperdrejte me interesat pasurore te tij. Pozicioni i tij ne kete gjykim ka qene ai i personit te trete sipas kerkeses se tij.

Vec kesaj, gjykatat kane vepruar ne kundershtim me nenet 5 dhe 6 te K.Pr.C. Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Shkalles se Pare, ne pjesen arsyetuese te vendimeve, kane shqyrtuar dhe vlefshmerine e privatizimit te objektit prej te paditurit. Siç dhe u theksua me lart, gjykata ne lidhje me kete moment, ka dale jashte objektit te mosmarreveshjes te percaktuar nga kerkimet e paditesave.

Sa me siper dhe ne rrethanat kur kapercimi i kufijve te shqyrtimit te mosmarreveshjes ne gjykim nga gjykatat, rezulton vetem ne pjesen pershkruese-arsyetuese dhe jo ne ate vendimore, pa sjelle pasoja ne zgjidhjen e çeshtjes, çmohet pushimi i gjykimit per kete pjese.

48

Page 46: Qershor 2002

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa “a” te Kodit te Proçedures

Civile

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 1256, date 28.12.2000 i Gjykates se Apelit Tirane.Pushimin e gjykimit te çeshtjes lidhur me kerkesen e personit te trete Lirim Cecja.

Tirane, me 12.6.2002

49

Page 47: Qershor 2002

Nr. 2147 i Regjistrit ThemeltarNr. 644 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesMetush Saraci AnetarNikoleta Kita “Vladimir Metani “Agron Lamaj “

ne seancen gjyqesore te dates 12.06.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: SHOQERIA “A.BI.ESSE” shpk, perfaqesuar nga av.Andon Kokona.

I PADITUR: DEGA E TATIM TAKSAVE TIRANE , ne mungese.

Me pjesemarrjen edhe te Av. te Shtetit Delo Isufi.

OBJEKTI I PADISË:Shfuqizim si te pavlefshem

te Njoftim Vleresimit Tatimor Nr.163/4 Prot, date 04.03.2002 te Deges se Tatim Taksave Tirane.

Baza ligjore: Nenet 324, 325 te K.Pr.Civile, neni 55 i Ligjit nr.8560 date 22.12.1999

“Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.3007 Akti, date 22.04.2002 ka vendosur:

Nxjerrjen e ceshtjes Nr.3007 Akti, date 22.04.2002 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane nga juridiksioni gjyqesor.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar ankim pala paditese duke parashtruar sa me poshte:- Ne arsyetimin dhe vendimin e saj gjykata nuk ka patur parasysh se: Akti “Njoftim

Vleresimi Tatimor” nr.163/4 prot, date 04.03.2002 i Deges se Tatim Taksave Tirane, eshte nxjerre ne baze te Raport Kontrollit date 22.09.2000 te inspektoreve te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve. Ne kete kuptim vlera e detyrimit ne Raport Kontrollin date 22.09.2000 eshte baza e perllogaritjes se detyrimit te nxjerre ne Akt “Njoftim Vleresimi Tatimor” nr.163/4 prot, date 04.03.2002.

50

Page 48: Qershor 2002

- Keto dy akte nuk jane dy akte te shkeputur qe krijojne efekte pavaresisht nga njeri tjetri por jane rrjedhoje e njeri tjetrit, dhe akti baze eshte Raporti i Kontrollit dt.22.09.2000.

- Akti i Raport Kontrollit dt.22.09.2000 i eshte neneshtruar rekursit administrativ duke ndjekur te gjitha shkallet e apelimit te percaktuara ne nenin 55 te ligjit nr.8560, date 22.12.1999 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”.

- Kjo ceshtje eshte shqyrtuar njehere ne rruge administrative. - Per sa me siper konkludojme se ky vendim eshte i padrejte dhe si i tille duhet te

prishet.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,perfaqesuesin e paditesit qe kerkoi prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per

vazhdimin e gjykimit, perfaqesuesin e Av. te Shtetit qe kerkoi lenijen ne fuqi te vendimit, dhe pasi diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N:Vendimi nr.3007 akti, date 22.04.2002 i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane per

nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, per shkak se nuk eshte ezauruar paraprakisht procedura e ankimit dhe shqyrtimit administrativ te ceshtjes, eshte i bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.

Pala paditese ka kundershtuar aktin e vleresimit tatimor nr.163/4 prot, date 04.03.2002, me te cilin eshte detyruar te paguaje T.V.SH. dhe gjoben perkatese.

Pavaresisht nga vleresimet, ankimet dhe shqyrtimet e mepareshme per kete ceshtje, rezulton se akti i mesiperm eshte nje rivleresim tatimor, ndaj te cilit nuk eshte ezauruar procedura e ankimit administrativ dhe e shqyrtimit te tij.

Neni 43 i Ligjit nr.7928, date 27.04.1995 parashikon te drejten e ankimit ne gjykate, mirepo kjo e drejte nuk mund te ushtrohet pa u realizuar me pare procedura paraprake e ankimit dhe shqyrtimit administrativ. Kjo procedure administrative eshte e domosdoshme te zhvillohet para zhvillimit te procedures gjyqesore jo vetem kur kundershtohet vleresimi tatimor fillestar, por edhe ne cdo rast rivleresimi pas rishqyrtimit.

Sipas nenit 45, pika 3, te Ligjit nr.7928, date 27.04.1995, “3.Te gjitha vleresimet tatimore dhe te gjitha informacionet e perfshira ne vleresimin tatimor gjykohen te jene perfundimisht te sakta, perderisa keto vleresime te mos ndryshohen ose anulohen ne pershtatje me rishqyrtimin a ankimin ne baze te ketij ligji.”

Si perfundim, vleresimi tatimor nr.163/4 prot. date 04.03.2002, i cili perben nje vleresim te ri pas shqyrtimit te ankimit ne rruge administrative, sipas dispozites se sipercituar gjykohet te jete perfundimisht i sakte, perderisa nuk eshte ndryshuar apo anuluar ne pershtatje me rishqyrtimin a ankimin ne baze te ketij ligji, gje qe nenkupton ankimin e gjykimin administrativ dhe mandej ate gjyqesor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485, pika “a”, te K.Pr.Civile,

V E N D O S I:Lenien ne fuqi te vendimit nr. 3007 akti date 22.04.2002 te Gjykates se Rrethit gjyqesor

Tirane.

Tirane, me 12.06.200251

Page 49: Qershor 2002

Nr. 1743/319 i Regj. ThemeltarNr. 645 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKES

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 12.6.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr. 1743 akti, qe u perket paleve :

KËRKUES : ALBAN PIQONI, perfaqesuar nga av.A.Balliu.

TË PADITUR : 1. VASILLAQ PIQONI, ne mungese.2. PIRO PIQONI, ne mungese.3. AREFI KARAJ, perfaqesuar nga avokat K. Ristollari.

OBJEKTI :Kundershtim i vendimit gjyqesor nr.1352 date 20.10.1995

te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec.Baza Ligjore : Neni 503 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkalles se Pare Pogradec, me vendimin nr.521 date 24.10.2000, ka vendosur:

Te deklaroje te papranueshme kerkesen e kerkuesit Alban Piqoni per kundershtimin e vendimit gjyqesor te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec nr.1352 date 20.10.1995.

Gjykata e Apelit Korce, mbi ankimin e kerkuesit, me vendimin nr. 79 date 13.3.2001, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.521 date 24.10.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs kerkuesi Alban Piqoni, i cili kerkon ndryshimin e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe :

- Vendimi i gjykates eshte i pambeshtetur ne prova.- Ne ate gjykim, gjykata ka injoruar faktin qe shtepia ka qene e regjistruar ne emrin tim. Ajo

duhej te shprehej per bashkepronesine vetem per aneksin e shtepise.

52

Page 50: Qershor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani,pasi degjoi perfaqesuesin e kerkuesit Alban Piqoni, av.A.Balliu dhe perfaqesuesin e te

paditurit Arefi Karaj, av.K.Ristollari qe kerkuan respektivisht prishjen e vendimeve dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim dhe mospranimin e rekursit,

dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Korce nr. 79 date 13.3.2001, me te cilin eshte vendosur

lenia ne fuqi e vendimit nr.521 date 24.10.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec, eshte i pabazuar ne ligj.

Nga aktet e ndodhura ne dosje ka rezultuar si me poshte :Vasil, Dhosi, Piro, Rako dhe Anastas Piqoni jane femijet dhe trashegimtaret ligjore te

radhes se pare te te ndjerit Ligor Piqoni, sipas skemes:Trashegimlenesi i tyre ka patur ne pronesi te tij qysh ne vitet 1944-1945 nje shtepi

banimi te ndodhur ne lagjen nr.3 te qytetit te Pogradecit. Me kontraten e shitblerjes nr.179 rep. date 20.2.1992 lidhur ndermjet Arefi Karajt si bleres dhe Piro Piqoni, si shites, eshte bere kalimi i pronesise nga shitesi tek bleresi te pjeses qe ka patur ne pronesi te tij, Piro Piqoni. Me ardhjen ne dijeni te ketij fakti, bashkepronaret e tjere kane kerkuar pavlefshmerine e ketij veprimi juridik.

Me vendim gjyqesor nr.1352 date 20.10.1995 te Gjykates se Shkalles se Pare Pogradec eshte vendosur njohja e trashegimtareve te Ligor Piqonit, te quajturit Vasil, Dhosi, Piro, Rako dhe Anastas, bashkepronare mbi nje shtepi banimi te ndodhur ne lagjen nr.3 te qytetit te Pogradecit dhe konstatimi i pavlefshmerise se kontrates se shitblerjes nr.179 rep. date 20.2.1992 lidhur ndermjet te paditurit si bleres dhe personit te trete Piro Piqoni, si shites.

Me ardhjen ne dijeni te ketij vendimi gjyqesor, kerkuesi Alban Piqoni ka kundershtuar kete vendim me cilesine e te tretit, duke pretenduar se njohja e femijeve te Ligor Piqonit si bashkepronare te baneses nuk eshte e drejte. Kjo, pasi banesa ne fjale eshte ne pronesi te kerkuesit e fituar me kontraten e dhurimit date 9.4.1992 nga dhuruesi, ati i tij Vasil Piqonit dhe ketij te fundit i eshte dhuruar kjo banese nga nena e tij, ish bashkeshortja e Ligor Piqonit, e ndjera Polikseni Piqoni, me kontraten e dhurimit date 20.5.1987. Kerkuesi pretendon se te drejten e bashkepronesise, trashegimtaret e Ligor Piqonit e kane vetem mbi aneksin e kesaj shtepie, pasi vetem per kete pjese eshte kerkuar detyrimi per njoje bashkepronare.

Gjykata e Shkalles se Pare Pogradec, ka vendosur te deklaroje te papranueshme kerkesen e kerkuesit Alban Piqoni per kundershtimin e vendimit gjyqesor te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec nr. 1352 date 20.10.1995, me arsyetimin se kerkuesi nuk i mbeshteti kerkimet e tij ne prova dhe ne ligj dhe se me vendimin nr. 1352 date 20.10.1995, eshte njohur si pronar i vetem i shtepise i ndjeri Ligor Ligori dhe jo bashkeshortja e tij .

Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Korce me vendimin nr.79, date 13.3.2001 me te njejtin arsyetim.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se vendimi i mesiperm eshte i pabazuar ne ligj dhe si i tille duhet te prishet dhe te vendoset pushimi i gjykimit.

Keshtu rezulton qe kerkesa per kundershtimin e vendimit gjyqesor nr.1352 date 20.10.1995 te Gjykates se Shkalles se Pare Pogradec eshte paraqitur ne gjykate ne date 2.2.2000. Ne te tilla rrethana kerkesa e paraqitur, ne baze te neneve 445 dhe 503 te K.Pr.C, konstatohet se ka rene ne dekadence, pasi eshte paraqitur tej afatit prekluziv nje vjecar te parashikuar ne ligj.

Veç kesaj, kerkesa vjen ne kundershtim me permbajtjen e nenit 504 te K.Pr.C ne te cilin thuhet se: “Kundershtimi i te tretit nuk pranohet kur behet nga trashegimtaret e njeres pale dhe as nga personat, interesat e te cileve jane perfaqesuar prej njeres nga palet ne proçesin

53

Page 51: Qershor 2002

gjyqesor”. Rezulton se ne gjykimin e çeshtjes ne perfundim te se ciles eshte marre vendimi gjyqesor nr.1352 date 20.10.1995, qe kundershtohet, kane marre pjese si padites Rako dhe Theodhos Piqoni, te perfaqesuar nga Vasillaq Piqoni, ky i fundit i ati i kerkuesit, duke perfaqesuar ne ate gjykim edhe interesat e kerkuesit.

Ne te tilla rrethana, kerkesa per kundershtimin e vendimit gjyqesor nr.1352 date 20.10.1995 te Gjykates se Shkalles se Pare Pogradec me cilesine e te tretit, ne baze te neneve 445 dhe 504 te K.Pr.Civile, nuk duhej pranuar per shqyrtim nga gjykata, te cilat, ne kundershtim me keto dispozita, i kane hyre shqyrtimit te kerkeses, bazueshmerise se pretendimeve te ngritura ne te dhe vleres provuese te provave.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 germa “e” te Kodit te Proçedures

Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 79 date 13.3.2001 te Gjykates se Apelit Korce dhe te vendimit

nr.521 date 24.10.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Pogradec dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes, per shkak se kerkesa nuk mund te paraqitej pasi ka kaluar afati prekluziv per paraqitjen e kerkeses.

Tirane, me 12.6.2002

54

Page 52: Qershor 2002

Nr.1755/329 i Regj. Themeltar.Nr.646 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarVladimir Metani “Irma Bala “Nikoleta Kita “

ne seancen gjyqesore te dates 12.06.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1755/329 qe i perket:

PADITËS: MIRKA TATO HIMARE, perfaqesuar ne gjykim ngaavokat Arben Vani

I PADITUR: PAVLLO ZOTO HIMARE perfaqesuar ne gjykim ngaavokat Viktor Ikonomi

OBJEKTI I PADISËZgjidhje e kontrates shitblerjes.

Detyrimin e te paditurit te paguaje te ardhuratkonform kontrates shitjes dhe kamaten ligjore. Baza ligjore: Nenet 698 dhe 705 te Kodit Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Vlore, me vendimin nr. 632 date 21.6.2000 ka vendosur:Pranimin e pjesshem te padise duke detyruar te paditurin Pavllo Zoto te paguaje ne favor te paditeses shumen 1.656.000 leke per te ardhurat qe shitesi do te nxirrte nga perdorimi i tij (qira).Rrezimin e padise per pagimin e kamatave ligjore ne shumen 2.692.000 leke.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 635 date 15.12.2000 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr. 632 date 21.6.2002 te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka bere rekurs i padituri Pavllo Zoto dhe parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:

- Kontrata e shitblerjes ka qene fiktive dhe nuk ka patur qellim kalimin e pronesise prandaj edhe nuk eshte regjistruar ne zyren e hipotekes.

- Objekti i percaktuar ne kontraten e shitblerjes asnjehere nuk eshte dorezuar pales blerese.

55

Page 53: Qershor 2002

- Kontrata nuk eshte regjistruar ne hipoteke sepse palet nuk kane patur nje qellim te tille. Nuk eshte shprehur ne kontrate as edhe fakti qe pronesia kalon nga shitesi tek bleresi me pagimin e kestit te fundit.

- Si gjykata e rrethit edhe ajo e apelit nuk jane shprehur per kerkimin kryesor te padise qe eshte zgjidhja e kontrates se shitblerjes.

Ka paraqitur kunderrekurs edhe pala paditese dhe kerkon lenien ne fuqi te vendimit duke parashtruar:

- Sipas kontrates çmimi i shitjes do te likujdohej ne tre keste, e perderisa i padituri nuk likujdoi asnje prej tyre nuk mund te behej edhe pronar i objektit dhe kontrata te regjistrohej sipas nenit 83/1 te Kodit Civil.

- Gjykata nuk kishte arsye te shprehej per zgjidhjen e kontrates sepse ajo konsiderohet e tille nga momenti qe bleresi nuk pagoi kestin e pare.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales paditur avokat

Viktor Ikonomi qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe atij te shkalles se pare dhe rrezimin e padise, perfaqesuesin e pales paditese avokat Arben Vani, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, mbasi shqyrtoi dhe analizoi ne teresi ceshtjen,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore dhe ai i Shkalles se Pare Vlore duhet te prishen per

mosrespektim te ligjit procedurial.Ka rezultuar gjate gjykimit se me kontrate shitblerje date 29.5.1995, paditesja Mirka Tato

i ka shitur te paditurit Pavllo Tato nje magazine te ndodhur ne qytetin e Himares kundrejt çmimit 2.700.000 leke, çmim qe do te likujdohej ne tre keste ne nje periudhe kohe per 3 vjet. Sipas kontrates ne rast moslikujdimi te kesteve bleresi detyrohej t’i kthente shitesit objektin si dhe te ardhurat qe do te nxirrte ai nga perdorimi i sendit.

Pala paditese ka ngritur padi ne gjykate dhe ka kerkuar zgjidhjen e kontrates shitblerjes, detyrimin e te paditurit per pagimin e te ardhurave qe do te nxirrte shitesi per gjithe periudhen nga perdorimi i sendit si dhe kamatat ligjore.

Gjykata e shkalles se pare ka vendosur pranimin e pjesshem te padise duke detyruar te paditurin ne shumen 1.656.000 leke, vlefte qe perkon me te ardhurat qe do te nxirrte shitesi nga dhenia me qira e objektit dhe rrezimin e padise per kerkimin e kamatave ligjore ne shumen 2.692.000 leke me arsyetimin se nje detyrim i tille nuk eshte percaktuar ne kontrate.

Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Vlore.Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka bere rekurs, pala e paditur dhe

konstatohet se shkaqet e parashtruara prej saj per mosrespektim te ligjit procedurial gjejne mbeshtetje ne nenin 472 te K.Pr.Civile dhe bejne vendimin te cenueshem.

Me padi drejtuar gjykates, paditesja Mirka Tato ka kerkuar zgjidhjen e kontrates shitblerjes date 29.5.1995 per nje objekt magazine te ndodhur ne qytetin e Himares detyrimin e te paditurit per te ardhurat qe do te nxirrte ajo nga perdorimi i sendit si dhe kamaten ligjore mbi kete shume. Gjykata e shkalles se pare sikunder permendet me lart ka zgjidhur konfliktin midis paleve per dy kerkimet e fundit duke e pranuar ate per te ardhurat qe do te nxirrte shitesi nga perdorimi i sendit dhe rrezimin per kerkimin e kamates ligjore por ajo nuk eshte shprehur per objektin kryesor te padise qe eshte zgjidhja e kontrates shitblerjes duke vepruar keshtu ne kundershtim me normat proceduriale dhe duke mos zgjidhur perfundimisht konfliktin midis paleve.

56

Page 54: Qershor 2002

Ne baze te nenit 5 te K.Pr.Civile objekti i mosmarreveshjes percaktohet ne pretendimet e paleve dhe derisa eshte percaktuar i tille nga momenti i ngritjes padise dhe nuk ka ndryshuar deri ne fund te procesit gjyqesor gjykata eshte e detyruar te shprehej per zgjidhjen e ketij konflikti konform dispozitave ligjore dhe normave te tjera ne fuqi te detyrueshme te zbatoheshin prej saj.

Gjykata ka vepruar ne kundershtim edhe me kerkesat e nenit 6 te Kodit te Procedures Civile sipas te cilit gjykata qe gjykon mosmarreveshjen duhet te shprehet mbi gjithçka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet dhe duke mos u shprehur per objektin kryesor te padise per zgjidhjen e kontrates shitblerjes tregon se ajo eshte shprehur pjeserisht per kerkimet e paditesit dhe nuk ka patur parasysh kerkesat e kesaj dispozite.

Paditesja ka mbeshtetur padine ne nenin 698 te Kodit Civil sipas te ciles ne kontrata me detyrime te ndersjellta, kur njera nga palet kontraktuese nuk permbush detyrimet e veta, pala tjeter kontraktuese, sipas rastit, mund te kerkoje permbushjen e detyrimit, ose zgjidhjen e kontrates, pervec shperblimit te demit. Por gjykata, ndonese arsyeton per detyrimin e te paditurit per shperblimin e demit pra per nje nga kerkimet e parashtruara ne objektin e padise nuk eshte shprehur per kerkimin kryesor per marredhenien juridike te kontrates shitblerjes. Ky qendrim eshte mbajtur si nga gjykata e shkalles se pare edhe ajo e apelit qe ka lene ne fuqi kete vendim prandaj vendimet e dy gjykatave duhet te prishen dhe ceshtja te kthehet per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare ne menyre qe duke respektuar normat proceduriale gjykata te shprehet mbi gjithcka qe kerkohet dhe te zgjidhe perfundimisht konfliktin midis paleve.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne mbeshtetje te nenit 485/ç te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 635, date 15.12.2000 te Gjykates se Apelit Vlore dhe vendimit

nr.632, date 21.6.2000 te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim prane Gjykates se Shkalles se Pare Vlore me tjeter trup gjykues.

Tirane me 12.06.2002

57

Page 55: Qershor 2002

Nr. 1790/361 Rregj. ThemeltarNr. 647 Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareMetush Saraçi AnetarVladimir Metani Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dt.12.06.2002 çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: KS “BESA”, ne mungese;

I PADITUR: “VEFA” SHOQERI NE ADMINISTRIM, perfaqesuar nga Ë. Allejbej.

OBJEKTI: Kundershtim veprimesh permbarimore,

ne baze te Nenit 619 te KPrC

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr. 8 dt. 28.03.2001 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise dhe anullimin e vendimit nr. 30/1 dt. 31.8.1999 te anes se paditur, anullimin e veprimeve te zyres se permbarimit Kavaje per ekzekutimin e vendimit nr. 30. dt. 31.08.1999 te anes se paditur.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me pretendimin se:

- Eshte vertetuar pretendimi yne se paditesi ka marre shperblime dhe sponsorizime nga “VEFA” ShPK (sot shoqeri ne administrim); Per kete jane paraqitur edhe provat perkatese, dhe kerkojne prishjen e vendimit dhe rrezimin e kerkese padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË Pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi te paditurin, i cili kerkoi

pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, si i tille duhet te pranohet dhe

vendimi i Gjykates per zbatim te keq te ligjit duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet edhe nje here per rishqyrtim Gjykates se Apelit Durres por me tjeter trup gjykues.

58

Page 56: Qershor 2002

Nga shqyrtimi i materialeve te ndodhura ne dosjen gjyqesore rezulton se ana e paditur ka nxjerre dy vendime dhe konkretisht, ate nr. 30 dt. 31.08.1999 (te vene ne ekzekutim nga Zyra e Permbarimit Durres) si edhe vendimin nr. 30/1 dt. 31.08.1999. Per kete te fundit nuk eshte kryer asnje veprim.

Te dy keto vendime permbajne shuma te ndryshme.Duke pare objektin e kerkese padise konkludohet se ajo permban kundershtimin ndaj

vendimit te pare dmth. ate nr. 30. dt. 31.08.1999, ndersa nga Gjykata jane marre ne shqyrtim te dy vendimet dhe perfundimisht eshte vendosur per te dy.

Ligja nr. 8471 dt. 08.04.1999 “Per nxjerrjen e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore ne llogarite e personave juridik jobankare qe kane marre hua nga publiku i gjere” sanksionon menyren e caktimit te detyrimit, te arketimit dhe rikthimin e pasurise nga te tretet prane administratorit me qellim shlyerjen sa me mire te kreditoreve. Po ashtu ligja ka percaktuar edhe menyren e mbrojtjes se çdo personi debitor, nga paqartesi ose parregullesi te ndrysheme dhe perfundimisht edhe organin para te cilit paraqitet ankesa (Gjykata e Apelit). E gjithe kjo procedure e parashikuar ne ligj duhet te zbatohet. Per mosmarreveshjen objekt gjykimi nuk del e qarte nese kjo procedure eshte zbatuar nga ana e paditur dhe nese paditesi brenda afatit te caktuar te kete parashtruar ankesen e tij. Ky fakt ka rendesi per vete gjykimin e mosmarreveshjes, d.m.th. nese Gjykata do te ishte kompetente per gjykimin e mosmarreveshjes.

Po ashtu paditesi ka pretenduar se shumat e perfituara jane sponsorizim per klubin sportiv, pretendim i cili duhet te gjykohet mbi bazen e ligjit per sponsorizimet. Pra duhet te shihet nga ana e Gjykates konkurenca qe paraqesin dy aktet ligjore. Vetem pas hetimit te ketyre rrethanave Gjykata do te jete ne gjendje te marre nje vendim te drejte.

Ne rrethanat e mesiperme, Kolegji Civil gjykon se çeshtja duhet t`i dergohet per gjykim edhe njehere Gjykates se Apelit Durres por me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar edhe ne Nenin 485 § c te KPrC

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 8 dt. 28.03.2001 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e

çeshtjes per rishqyrtim Gjykates se Apelit Durres me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 12.06.2002

59

Page 57: Qershor 2002

Nr. 1798/368 i Regj. Themeltar.Nr. 648 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareValentina Kondili AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 12.06.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1798/368 qe i perket:

PADITËS: ZEF SHKRELI SHKODER ne mungeseNDOK SHKRELI, banues ne SH.B.A “

I PADITUR: VITORE DARRAGJATI SHKODERLEOPOLD SHKRELI SHKODERALBINA BORICI SHKODER perfaqesuar me prokure nga av. Kirov Babliku

OBJEKTI I PADISË:Pjestim pasurie te paluajtshme,

perbere nga nje siperfaqe oborri dhe kopshti prej 550 m2, neni 207 i K.Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Vlore, me vendimin nr. 36 date 22.01.2001 ne fazen e dyte te pjestimit ka vendosur:

Zhdukjen e pjesshme te bashkepronesise per siperfaqen e oborrit dhe kopshtit te ndidhur ne lagjen “P.Rexhepi” Rr. “Ndojes” nr. 6 midis paleve pjesemarrese ne proces si bashkepronare duke percaktuar edhe pjeset takuese sipas variantit te 4 te paraqitur nga ekspertet dhe te percaktuar me hollesi ne pjesen urdheruese te vendimit.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr. 88 date 27.03.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Shkoder.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder kane bere rekurs te paditurit Leopold Shkreli dhe Vitore Darragjati dhe parashtrojne keto shkaqe per prishjen e tij:

- Ne kundershtim me kerkesat e nenit 153 te K.Pr.Civile, gjykata ka ndryshuar poziten proceduriale te te paditurit Ndok Shkreli nga i paditur edhe ne padites edhe pse ai nuk ka paraqitur me shkrim kerkese padi.

60

Page 58: Qershor 2002

- Mbi bazen e ndryshimeve ne K.Pr.Civile ne procesin gjyqesor dy ndihmes gjyqtaret jane zevendesuar me gjyqtare dhe gjykimi ka vazhduar aty ku ishte ne nje kohe qe duhej te fillonte nga e para.

- Eshte vendosur qe te paditurit Leopold Shkrelit t’i lihet ne pronesi 170 m2 por ne skice nuk percaktohet ku ndodhen 136 m2 te kesaj siperfaqe.

- Eshte vepruar ne kundershtim me nje vendim gjyqesor nr. 75 date 07.04.1996 te Gjykates se Rrethit Shkoder i cili lejoi perdorimin e perbashket te pusit. Ne pjestim eshte perfshire edhe nje siperfaqe qe ze MCR-ja brenda oborrit ndonese ajo administrohet nga M.Mbrojtjes.

- Nuk eshte zhdukur plotesisht bashkepronesia ndonese nje gje e tille eshte kerkuar ne kerkese padi.

Ka paraqitur kunderrekurs edhe paditesi Ndok Shkreli dhe duke kerkuar lenien ne fuqi te vendimit parashtron si me poshte:

- Shkeljet proceduriale te permendura ne rekurs i perkasin fazes se pare te pjestimit qe ka marre formen e prere.

- Mbas prokures ne perfaqesim qe i padituri Ndok Shkreli i beri paditesit Zef Shkreli ky i fundit nuk mund te ishte ne nje proces gjyqesor edhe padites edhe i paditur, prandaj ndergjyqesia eshte rregulluar qysh ne fazen e pare.

- Nga 4 variante te paraqitura nga ekspertet, gjykata zgjodhi dy prej tyre qe ishin me te mundeshme dhe pjestimi i prones behej me i plote.

- Siperfaqja qe ze ne oborr MCR-ja eshte perfshire ne pjestim ne fazen e pare dhe te paditurit nuk kane bere ankim kunder ketij vendimi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e ceshtjes nga anetarja Nikoleta Kita, mbasi degjoi perfaqesuesin e

te paditurve Leopald Shkreli, Vitore Darragjati, Av. Kirov Babliku qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr. 88 date 27.03.2001 i Gjykates se Apelit Shkoder duhet prishur per

mosrespektim te ligjit dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim.Nga gjykimi ka rezultuar se, me vendimin e fazes se pare te pjestimit nr. ska date

11.05.1999 te Gjykates se Rrethit shkoder, i cili ka marre formen e prere eshte lejuar pjestimi i nje oborri dhe kopshti te ndodhur ne L “P.Rexhepi”, Rr. “Ndocaj” Nr. 6 e kufizuar (se bashku me shtepine) djathtas ûLec Maca dhe Naun Plevneshti, majtas-Shan Kovaci, mbrapa ûkopshti i Palok Leces e Terezina Lufit dhe perpara rruga e madhe. Ndermjet bashkepronareve: Zef, Ndok dhe Leopord Shkreli te cilet perfitojne nga 2/20 pjese sejcili te pasurise se mesiperme. Albina Borici (Shkreli) dhe Vitore Darragjati (Shkreli) te cilat perfitojne nga 7/20 pjese secila te pasurise se mesiperme.

Me aktin e dhurimit nr. 196 Rep e nr. 49 Kol date 04.02.2000, Albina borici i dhuron Leopord Shkrelit pjesen e saj takuese sipas vendimit te lartpermendur prej 7/20 pjese. Duke ju bere pjesa takuese e Leopold Shkrelit 9/20 pjese.

Ne fazen e dyte te pjestimit, gjykata pasi ka marre edhe mendimin e eksperteve ka vendosur zhdukjen e pjeseshme te bashkepronesise se siperfaqes trualli (oborr e kopesht) mes bashkepronareve Zef Shkreli, Vitore Darragjati , Leopold Shkreli, Albina Borici, sipas variantit te katert duke i lene ne pronesi:

Zef Shkreli siperfaqen me ngjyre blu nr. 3 me siperfaqe 54 m2 qe perbehet nje rrip toke me gjeresi 0,70 m para dritares dhe gjatesi 5 m dhe pjesa tjeter me kufitar para oborr ne

61

Page 59: Qershor 2002

bashkepronesi, prapa e majtas trualli i Ndok Shkrelit, djathtas shtepia e vet Zef Shkrelit. Detyrimin e Zef Shkrelit te kompensoje Leopold Shkrelin me 25.200 leke (per 8,4 m2 te marra me teper).

Ndok Shkreli merr 64 m2 truall siperfaqen me ngjyre te kuqe dhe nr. 4 e kufizuar; para ûtruall ne bashkepronesi (rruga e perbashket), prapa ûfamilja Lufi, djathtas- Zef Shkreli, Majtas- Vitore Darragjati. Detyrimin e Ndok Shkrelit te kompensoje Leopold Shkrelin 55200 leke (per 18,4 m2 te marra me shume).

Vitore Darragjati merr siperfaqen me ngjyre te verdhe me nr. 5,168 m2 e kufizuar; para - rruga e perbashket dhe trualli i Leopold Shkrelit, majtas - Leopold Shkreli dhe (sot mirash Voci) djathtas - truall i Ndok shkrelit dhe prone private dhe prapa familja Lufi. Detyrimin e Vitore Darragjatit te kompensoje Leopold Shkrelin ne shumen 25.200 leke (per siperfaqen 8,4 m2 me teper).

Leopold Shkreli merr siperfaqen me ngjyre kafe te vizuar me nr. 2, gjithsej 170 m2, nga te cilat 33,6 tek hyrja e shtepise se tij, qe kufizohet: para truall i perbashket, prapa- hyrja e shtepise se tij dhe Zef Shkreli, majtas-Zef Shkreli, djathtas - rruga e madhe, Leopoldi me hyrje me vete dhe kompensohet nga Zef Shkreli, Ndok Shkreli dhe Vitore Darragjati ne shumen 105.600 leke (per 35,2 m2 me pak).

Lenien ne bashkepronesi te detyrueshme te siperfaqes me ngjyre jeshile nr. 1 me 73 m2 Zef Shkrelit, Leopold Shkrelit, Vitore Darragjatit dhe Ndok Shkrelit. Prishjen e deres ekzistuese.

Detyrimin e Ndok Shkrelit te kompensoje me nje burim uji (trum) shpenzimet per blerjen e saj ne vlere leku ose ta beje vete), te paditurit Vitore Darragjati dhe Leopold Shkreli. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane.

Nga shqyrtimi i akteve te ndodhura ne dosje rezulton se, ashtu sic pretendojne me te drejte edhe te paditurit, vendimi i gjykates eshte marre ne kundershtim me nenin 373 te K.Pr.Civile ku parashikohet se “Pjestimi ne natyre kryhet ne perputhje me rregullat urbanistike”.

Dispozita e siperme ka per qellim qe pjestimet ne natyre te pronave te behen ne perputhje me rregullat urbanistike per ruajtjen e aneve funksionale te pronave dhe te drejtave te pronareve qe gezojne mbi keto prona.

Gjykata ka vendosur prishjen e portes ekzistuese, por nuk ka percaktuar rruget e kalimit per sejcilen pale, per me teper qe te paditurit pretendojne se rruga ku ndodhen shtepite e paleve dhe oborri me avllin e tij jane konsideruar zone historike e qytetit te Shkodres dhe gezojne mbrojtje te vecanta nga IMK.

Akti i ekspertimit mbi te cilin eshte bazuar vendimi i gjykates eshte i mete dhe i paqarte. Ekspertet nuk kane terhequr mendimin e urbanistikes per te zgjidhur problemin e punimeve ne kete rruge ne se eshte shpallur zone historike. Ne aktin e ekspertimit nuk percaktohen daljet ne rrugen kryesore, cfare e ben te veshtire ekzekutimin e vendimit gjyqesor.

Gjykata ka vendosur qe pusi t’i lihet ne pronesi Ndok Shkrelit dhe ky i fundit te kompensoje me nje burim uji te paditurit Leopold e Vitore, pa sqaruar nese ky pus eshte ne bashkepronesi te paleve dhe neqoftese po pse nuk eshte perfshire ne vendimin e fazes se pare te pjestimit por shtohet ne fazen e dyte.

Nga sa siper del se nga gjykata nuk eshte bere nje hetim gjyqesor i plote dhe i gjithanshem ne perputhje me ligjin, detyrim ky i vene nga neni 14 i K.Pr.Civile.

Ne keto rrethana Kolegji Civil i Gjykates se Larte e cmon se vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim.

Ne rigjykim gjykata duhet te perserise ekspertimin ne veshtrim te nenit 229 te K.Pr.Civile, per te sqaruar sa u tha me siper. Ne riekspertim eksperteve t’ju kerkohet mendimi ne baze te nenit 373 te K.Pr.Civile dhe 207 te K.Civil mbi mundesine e ndarjes se sendit ne natyre sipas pjeseve takuese qe kane bashkepronaret, pa demtuar qellimin perkates te sendit dhe ne perputhje me rregullat urbanistike.

62

Page 60: Qershor 2002

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder nr. 88 date 27.03.2001 dhe kthimin e

ceshtjes per rigjykim po ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane me 12.06.2002

63

Page 61: Qershor 2002

Nr. 1995/558 i Regj. ThemeltarNr. 649 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 12.6.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr. 1995 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : HAZIZ LIÇAJ, perfaqesuar nga avokat Ali Zanko.

I PADITUR : SHOQERIA “ERSI” SH.P.K, perfaqesuar nga avokat Dashamir Kore.

OBJEKTI I PADISË :Detyrimin e pales se paditur t’i paguaje paditesit

shumen e marre hua dhe kamaten ligjore.Baza Ligjore : Neni 1050 dhe vijues i Kodit Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.1495 date 12.5.2000, ka vendosur:Pranimin e kerkese padise se ngritur nga paditesi Hazis Licaj.Detyrimin e anes se paditur Shoqerise “Ersi” sh.p.k. Tirane t’i paguaje paditesit Hazis Licaj shumen prej 7.257.850 leke.

Gjykata e Apelit Tirane, mbi ankimin e te paditurit, me vendimin nr.70 date 30.1.2001, ka vendosur :

Lenien ne fuqi te vendimit nr.1495 date 12.5.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs i padituri Shoqeria “Ersi” sh.p.k., i cili kerkon prishjen e vendimit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe :

- Vendimet e gjykatave jane dhene ne kundershtim me normat procedurale, pasi ceshtja eshte gjykuar ne mungese te pales se paditur pa patur dijeni per diten dhe oren e gjykimit.

- Vendimet jane haptazi jologjike. Ne gjykim jane administruar dy akte ekspertimi qe japin konkluzione te ndryshme.

- Gjykata kishte detyrimin qe te argumentonte pse pranon nje akt ekspertimi dhe hedh poshte aktin tjeter.

64

Page 62: Qershor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani,pasi degjoi perfaqesuesin e te paditurit Shoqeria “Ersi” sh.p.k., avokat Dashamir Kore qe

kerkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim,pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit Haziz Liçaj, avokat Ali Zanku qe kerkoi lenien ne

fuqi te vendimit dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.70 date 30.1.2001 me te cilin eshte vendosur

lenia ne fuqi te vendimit nr.1495 date 12.5.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane, eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Nga aktet rezulton e provuar si me poshte:Mes Haziz Liçit nga njera ane si huadhenes dhe shoqerise “Petro Hasa”, e shnderruar

me vone ne sh.p.k. “Ersi”, nga ana tjeter si huamarres, jane lidhur disa kontrata huaje. Me deklaraten noteriale nr. 5746 rep., nr.1608 kol. date 7.11.1996, Bujar Hasa ka

deklaruar se ne firmen e tij “Petro Hasa”, kane mbetur pa u likujduar per z. Haziz Lici shumat prej 4.187 $, 2.393.568 lireta italiane dhe 11.149.810 dhrahmi greke. Ne permbajtjen e kesaj deklarate thuhet se, qe nga ajo date jane nderprere interesat dhe se kjo shume do te likujdohet ne pese keste, kesti i pare 20% do te jepet ne date 15.12.1996 dhe ne çdo tremujor do te jepen 4 kestet e tjera.

Duke e konsideruar deklaraten noteriale si titull ekzekutiv, kreditori i eshte drejtuar gjykates duke kerkuar leshimin e urdherit te ekzekutimit, urdher qe eshte leshuar me vendimin gjyqesor nr. 925 akti te Gjykates se Rrethit Tirane. Me kerkese drejtuar zyres se permbarimit, ka filluar faza e ekzekutimit te detyrueshem te titullit ekzekutiv, deklarates noteriale nr. 5746 rep., nr.1608 kol. date 7.11.1996, leshuar nga Bujar Hasa.

Me ardhjen ne dijeni te ketij fakti, me pretendimin se titulli ekzekutiv eshte i pavlefshem dhe se detyrimi i permendur ne deklarate eshte permbushur teresisht nga debitori, eshte ngritur padi nga sh.p.k. “Ersi” me objekt kundershtimin e veprimeve permbarimore dhe deklarimin e pavlefshem te titullit ekzekutiv-deklarates noteriale nr.5746 date 7.11.1996.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.2373 date 12.6.1998 ka vendosur pranimin e padise, deklarimin e pavlefshem dhe anullimin e titullit te ekzekutimit dhe te veprimeve permbarimore qe lidhen me zbatimin e detyrimit te parashikuar ne deklaraten noteriale me nr. 5746 rep. e nr.1608 kol. date 7.11.1996 meqenese ky detyrim ka qene me i vogel dhe ai eshte shuar me pas si rrjedhoje e plotesimit te tij nga pala paditese, madje me teper. Ne vendimin e saj, veç te tjerash, kjo gjykate arsyeton se deklarata noteriale nuk perben titull ekzekutiv.

Gjykata e Apelit Tirane, ka shqyrtuar çeshtjen mbi ankimin e te paditurit dhe me vendimin nr. 1721 date 18.12.1998 ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane, ne pjesen qe anullon veprimet permbarimore dhe ndryshimin e vendimit ne pjesen qe shprehet per plotesimin e detyrimit duke vendosur pushimin e gjykimit per kete pjese, me arsyetimin se deklarata noteriale nuk perben titull ekzekutiv. Si i tille, urdheri i ekzekutimit dhe veprimet e permbaruesit jane te kundershtim me ligjin dhe me konstatimin e pavlefshmerise se titullit ekzekutiv, gjykata e shkalles se pare nuk duhej t’i hynte shqyrtimit ne themel te detyrimeve mes paleve.

Me tej, nga paditesi Hazis Lici eshte ngritur padia ne gjykim, fillimisht me objekt detyrimin e te paditurit qe te pranoje vertetesine e deklarates noteriale nr.5746 rep. nr.1608 kol. date 7.11.1996 dhe te realizoje detyrimet qe ka marre nepermjet saj. Gjate gjykimit, paditesi ka ndryshuar objektin e padise duke kerkuar perfundimisht detyrimin e te paditurit te paguaje shumen e detyrimit te pranuar ne kete deklarate.

65

Page 63: Qershor 2002

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.1495 date 12.5.2000, ka vendosur pranimin e padise duke detyruar te paditurin shoqerine “Ersi” sh.p.k. Tirane t’i paguaje paditesit Hazis Liçaj shumen prej 7.257.850 leke.

Gjykata e Apelit Tirane, ka shqyrtuar çeshtjen mbi ankimin e te paditurit dhe me vendimin nr.70 date 30.1.2001, ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka paraqitur rekurs i padituri duke pretenduar se çeshtja, ne kundershtim me normat procedurale, eshte gjykuar ne mungese te tij, pa patur dijeni per diten dhe oren e gjykimit. Veç kesaj, ne rekurs pretendohet se vendimet jane haptazi jologjike pasi ne gjykim jane administruar dy akte ekspertimi qe japin konkluzione te ndryshme dhe gjykata kishte detyrimin qe te argumentonte pse pranon nje akt ekspertimi dhe hedh poshte aktin tjeter.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se vendimi i Gjykates se Apelit eshte i bazuar ne ligj, ndersa shkaqet e ngritura ne rekurs nga i padituri jane te pabazuara.

Keshtu, pretendimi i ngritur ne rekurs per shkelje procedurale ne lidhje me pjesemarrjen ne gjykim, nuk qendron. Nga aktet rezulton se gjykimi i çeshtjes ne gjykaten e shkalles se pare eshte zhvilluar me dijenine dhe njoftimin e te paditurit, i cili ka marre pjese ne disa seanca gjyqesore duke marre dijeni per pretendimet e paditesit, per provat e paraqitura prej ketij te fundit dhe ato te marra kryesisht nga gjykata, siç eshte thirrja e ekspertit kontabel, me mendimin e te cilit i padituri eshte njohur ne seancen gjyqesore te dates 27.4.2000 dhe dates 4.5.2000, duke shtruar edhe pyetje per ekspertin. Me tej gjykimi eshte zhvilluar pa pjesemarrjen e te paditurit i cili ka patur dijeni rregullisht per diten dhe oren e vazhdimit te gjykimit dhe pa shkaqe te arsyeshme nuk ka marre pjese me ne gjykim.

Edhe pretendimi tjeter i ngritur ne rekurs ne lidhje me ekzistencen e dy akt ekspertimeve nuk qendron. Nga aktet rezulton se njeri akt i perket gjykimit te padise se shoqerise “Ersi” me objekt kundershtim i veprimeve permbarimore dhe per me teper, ky akt nuk eshte adminsitruar si prove e tille, pra si mendim eksperti, ne gjykimin e padise ne shqyrtim, por jane administruar aktet e ndodhura ne dosjen e gjykimit te meparshem. Ndersa mendimi i ekspertit te thirrur ne kete gjykim eshte administruar dhe analizuar drejt nga gjykata, ne perputhje me kerkesat e neneve 80-83 dhe 225-230 te K.Pr.Civile.

Vec ketyre, Kolegji Civil i Gjykates se Larte konstaton se pretendimet e ngritura ne apel nga i padituri, Gjykata e Apelit i ka analizuar dhe vleresuar drejt, duke i gjetur te pabazuara.

Prej gjykatave, ne perputhje me kerkesat e K.Pr.Civile, ne lidhje me parimin e barres se proves, marrjen, administrimin, analizen dhe çmuarjen e tyre, jane vleresuar drejt pretendimet e paditesit dhe prapesimet e te paditurit, duke bere nje cilesim te sakte te fakteve dhe provave te paraqitura nga palet. Persa i perket vleres se kamate vonesave, si fitim i munguar, drejt eshte vepruar nga gjykata, e cila, per llogaritjen e tyre, u eshte referuar interesave te aplikuara per depozitat me afat nje vjecar sipas publikimit te Bankes se Shqiperise, duke u konsideruar kjo vlere si fitimi qe normalisht do te realizonte kreditori nese detyrimi do te ishte permbushur ne afat. Kjo zgjidhje eshte ne perputhje dhe me praktiken gjyqesore te mbajtur dhe me vendimin unifikues te Gjykates se Larte nr. 932 date 22.6.2000.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Lare, ne baze te nenit 485 germa “a” te K.Pr.Civile.

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.70 date 30.1.2001 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 12.6.2002

66

Page 64: Qershor 2002

Nr 1804/374 Rregj. ThemeltarNr. 650 Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere prej

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dt.12.06.2002 çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: ARIKLI THANAS NASLAZI, VANGJEL RAFAIL NASLAZI,VIOLETA RAFAIL NASLAZI,SPIRO RAFAIL NASLAZI,ALEKSANDRA RAFAIL NASLAZI, banuese ne Polene-Korçe, ne mungese.

I PADITUR: FORI RAFAIL NASLAZI, banues ne Polene-Korçe, ne mungese.

OBJEKTI: Pjestim pasurie,

ne baze te Nenit 207 te K Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Korçe me vendimin e fazes se pare dt. 30.03.2000 ka vendosur:

Lejimin e pjestimit te shtepise midis pjesemarresve ne proces duke marre paditesia 7/12 pjese dhe te tjeret nga 1/12 pjese.

Gjykata e Apelit Korçe me vendimin nr. 352 dt. 23.11.2000 ka vendosur Ndryshimin e vendimit te mesiperm duke futur ne pjestim te gjithe siperfaqen e truallit.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs i padituri i cili me pretendimin se:- Gjykata ka zbatuar ligjin gabim pasi ajo nuk ka marre per baze pjestimin vullnetar

te bere me pare ndermjet pjesmarresve ne proces si edhe ka futur ne pjestim edhe nje siperfaqe toke per te cilen i padituri eshte pronar

- Ne keto rrethana kerkon prishjen e vendimit.

67

Page 65: Qershor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe bisedoi ne

teresi çeshtjen

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur nga i padituri eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te

pranohet dhe vendimi i gjykates se rrethit dhe ai i gjykates se apelit per zbatim te gabuar te ligjes duhet te prishen dhe çeshtja t`i dergohet edhe nje here per rishqyrtim Gjykates se Rrethit Korçe.

Me kerkese padine objekt gjykimi paditesit kane kerkuar pjestimin e nje shtepie me sip. ndertimore 251 m2 dhe siperfaqe te pergjithshme 1224 m2. Pronesine mbi kete banese paditesit e kane fituar nepermjet nje vendimi gjyqesor te vertetimit te faktit dhe konkretisht vendimi nr. 4121 dt. 27.12.1996. Nepermjet ketij vendimi eshte vertetuar fakti i pronesise mbi nje shtepi banimi ne fshatin Polene ne emer te Rafail dhe Harikli Naslazi, ne formen nje kateshe te perbere nga 4 dhoma, korridor si edhe dy kuzhina me oborr me nje siperfaqe ndertimore 251 m2 dhe siperfaqe totale 1224 m2.

Njekohesisht gjykates i eshte paraqitur edhe nje prove shkresore e leshuar nga Zyra e Regjistrimit te pasurise se paluajteshme Korçe ku rezulton se i padituri ka ne pronesi nje pjese shtepi banimi me siperfaqe 35 m2 dhe nje siperfaqe trualli 19 m2. Po ashtu i padituri zoteron edhe nje akt te marrjes se tokes ne pronesi Nr. 9408 sipas se ciles i eshte dhene 400 m2 truall (nen shenimin shtepi).

Ne vendimin e tyre gjykatat kane mbajtur qendrime te ndryshme. gjykata e shkalles se pare ka pranuar faktin se i padituri ka gezuar nje siperfaqe ndertimi te ndare nga pjesa tjeter, pra qe eshte poseduar qetesisht prej tij dhe me vullnetin e lire te pjesmarresve ne proces por qe perfundimisht nuk e ka konsideruar si prone private. Lidhur me truallin ka interpretuar se nuk mundet te konsiderohet si pasuri e perbashket, pra perjashtohet nga pjestimi. Gjykata e apelit ne te kundert ka pranuar truallin si objekt pjestimi. Ne te dy keto vendime gjykata nuk ka arsyetuar faktet dhe provat qe e kane çuar ate ne perfundimin e mesiperm. Ajo nuk i ka dhene pergjigje as edhe pretendimeve dhe provave te paraqitura nga ana e paditur megjithese ne arsyetim te saj i ka pranuar si te mireqena. Ne keto rrethana kur dispozitivi i vendimit nuk eshte rrjedhoje e llogjikes dhe argumentimit te fakteve te shqyrtuara dhe te pranuara ne proces gjyqesor, duhet qe vendimi te prishet.

Ne baze te Nenit 370 te K.Pr.C. gjykimi ne fazen e pare te pjestimit te sendeve ne bashkepronesi ka per qellim te hetoje e te percaktoje te drejten e bashkepronesise se ndergjygjesave, pjeset takuese te tyre si edhe sendet qe do te pjestohen. Kete detyrim ligjor gjykata nuk e ka respektuar. Ajo nuk ka hetuar mbi te gjitha pretendimet e pjesmarresve ne proçes dhe te analizoje te gjitha provat e paraqitura per te percaktuar drejt rrethin e bashkepjestareve, sendet qe do te pjestohen si edhe pjeset takuese te secilit prej tyre. Gjykata duhet te shprehet mbi gjithçka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet. Ne rigjykim gjykata duhet te analizoje te gjitha pretendimet dhe provat e paraqitura nga palet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte bazuar edhe ne Nenin 485/ç te K.Pr.C.

V E N D O S IPrishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit Korçe dt. 30.03.2000 dhe te vendimit Nr. 352

dt. 23.11.2000 te Gjykates se Apelit Korçe dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim Gjykates se Rrethit Korçe, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 12.06.200268

Page 66: Qershor 2002

Nr.1786/357 i Regj ThemeltarNr. 651 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesEvgjeni Sinoimeri AnetareAgron Lamaj AnetarYlvi Myrtja AnetarValentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 13.06.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS I KUNDËRPADITUR: 1. BISARA DIZDARI2. FAIK DIZDARI

I PADITUR KUNDËRPADITËS: 1. ZYRA E URBANISTIKES2. K.RR.T. TIRANE

OBJEKTI I PADISË:Pushim i cenimit te pronesise.

Baza Ligjore: Neni 302 i K.Civil.OBJEKTI I K/PADISË:

Pushim cenimi pronesie, neni 302 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin Nr.1027, date 12.04.2000, ka vendosur :Pranimin e padise.Te pushoje cenimin e pronesise Shoqeria “2K” sh.p.k. dhe detyrimin te mbylle ballkonet e hapura ne anen jugore dhe veriore si dhe dritaret e ndodhura ne largesine 4.7m. ne krahun lindor te pronesise.Rrezimin e kunderpadise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.1206, date 12.12.2000, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1027, date 12.04.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs pala e paditur kunderpaditese e cila kerkon prishjen e vendimeve te Gjykates se Rrethit dhe te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:

- Punimet qe po kryhen i padituri po behen duke zbatuar lejen e ndertimit, pra nuk jane te kundraligjshme.

69

Page 67: Qershor 2002

- Padia eshte ngritur gabim ne nje kohe qe leja e ndertimit nuk eshte kundershtuar.

- Gjykata nuk ka marre nje prove vendimtare, sic eshte akti i pronesise nr.1292, date 22.12.2000 qe provon pronesine mbi pallatin.

- Gjykata duhet te kishte vleresuar drejt konkluzionet e akt-ekspertimit dhe te caktonte ekspertim te ri.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales paditese Ilir

Selenica, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, ate te pales se paditur avokatin Viktor Konomi, qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.Paditesat e kunderpaditur Bisara dhe Faik Dizdari, kane paditur shoqerine “2K” SH.P.K.,

e cila gjithashtu gjate gjykimit ka paraqitur kunderpadi si dhe jane thirrur ne kete gjykim si persona te trete Zyra e Urbanistikes dhe Keshilli i Rregullimit te Territorit Tirane. Paditesat kane kerkuar detyrimin e anes se paditur te pushoje cenimin ne pronesi me ndertimin e bere jo sipas kerkesave ligjore. Po ashtu ana e paditur ka paraqitur kunderpadi duke parashtruar dhe ajo ne objektin e kunderpadise detyrimin e paditesave per pushimin e cenimit ne pronesi nepermjet ndertimit qe ata po realizojne. Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur pranimin e padise dhe rrezimin e kunderpadise, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe prej Gjykates se Apelit Tirane.

Gjykata e Apelit Tirane ka konkluduar drejt. Paditesat me paraqitjen e padise per pushimin e cenimit te pronesise duhet te vertetojne se jane pronare te truallit dhe objektit dhe se te paditurit me veprimet e tyre te kunderligjshme, pasi ndertimin nga ana e baneses se tyre e kane bere ne kundershtim me kerkesat ligjore te kohes kane nderhyre ne ushtrimin e tagreve te tyre si pronare, duke i kufizuar ne perdorimin lirshem dhe ne menyre te plote te prones se tyre. Gjate gjykimit ka rezultuar se ana e paditur ndertimin e ka bere ne baze te lejes se ndertimit te dhene prej organit kompetent, porse hapja e dritareve dhe ballkoneve ne pjesen jugore dhe veriore eshte bere ne kundershtim me kerkesat e urbanistikes, pasi ndertimi nga kjo ane duhet te behej kallkan, pra te mos kish dritare dhe dyer. Perderisa del qarte se veprimet e anes se paditur jane kryer ne kundershtim me kriteret ligjore, gjykata e apelit ka pranuar zgjidhjen e bere prej gjykates se faktit qe ka vendosur pranimin e padise. Edhe ne lidhje me kunderpadine gjykatat kane vendosur drejt pasi gjate gjykimit ka dale e vertetuar se paditesat te kunderpaditur ndertimin e ri po e bejne duke zbatuar kerkesat ligjore, pra nga ana e kufizimit me anen e paditur ndertimi eshte bere kallkan c`ka nuk pengon te paditurit, kunderpaditesa ne ushtrimin e se drejtes se tyre te pronesise.

Persa u parashtrua me siper cmohet se rekursi i paraqitur prej anes se paditur nuk permban asnje nga shkaqet e parashikuara prej nenit 472 te Kodit Procedures Civile dhe per rrjedhoje ai duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile.

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.1206, date 12.12.2000 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 13.06.200270

Page 68: Qershor 2002

MENDIM I PAKICËSUne Valentina Kondili, gjyqtare, ne lidhje me vendimin e dhene per ceshtjen me pale

ndergjyqese Bisara Disdari etj. parashtroj:Gjykata e Apelit Tirane nuk ka zbatuar drejt ligjin dhe e ka interpretuar gabim ate,

prandaj ka vend qe vendimi i asaj gjykate te prishet dhe ceshtja t`i dergohet per rishqyrtim asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

Paditesat e kunderpaditur Bisara Disdari dhe Faik Disdari kane paditur Shoqerine “2k” Sh.P.K., e cila ne kete proces ka paraqitur kunderpadi, si dhe jane thirrur ne kete gjykim si persona te trete Zyra e Urbanistikes dhe Keshilli i Rregullimit te Territorit. Paditesat kane kerkuar detyrimin e te paditurve te pushojne cenimin qe u bejne ne pronesine e tyre. Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur pranimin e padise dhe rrezimin e kunderpadise, vendim, i cili eshte lene ne fuqi edhe prej Gjykates se Apelit Tirane.

Vendimi i Gjykates se apelit nuk eshte i bazuar ne ligj. Paditesat me paraqitjen e padise mohuese jane te detyruar te vertetojne se jane pronare te sendit per te cilin pretendojne se te paditurit kane bere nderhyrje ne ushtrimin e tagreve te tyre si pronare, nderhyrje te cilat formojne nje cenim te se drejtes se tyre te pronesise. Nderhyrja e te paditurit duhet te jete nje veprim i kunderligjshem. Ne rastin konkret paditesat kane pretenduar per cenim ne pronesi, pa percaktuar konkretisht se cilat veprime konkrete te anes se paditur qe vijne ne kundershtim me ligjin kane cenuar tagret e tyre si pronare. Nga shqyrtimi i ceshtjes ka rezultuar se ana e paditur ndertimet prane anes paditese i ka bere sipas kerkesave ligjore bazuar ne ligjin “Per Urbanistiken” te kohes. Gjithashtu gjykatat kane konkluduar se te paditurit kane cenuar paditesat ne pronesi, pasi ne ndertimin qe ata po bejne ne baze te lejes se ndertimit te marre dhe ata sipas kerkesave ligjore te kohes pengohen ne ndertimin 5 katesh. Ky konkluzion eshte i gabuar. Ne se ka ose jo nderhyrje te paligjshme ne te drejten e pronesise duhet te percaktohet duke patur parasysh situaten urbane qe ka qene ne momentin e fillimit te ndertimit prej anes se paditur. Per te sqaruar kete moment eshte e nevojshme te percaktohet gjendja e baneses se paditesave ne ate kohe, pozicioni urban i saj si dhe struktura konkretisht prej sa katesh ish perbere, duke percaktuar dritaret, dyert dhe hapesirat funksionale te baneses. Me qellim qe duke pasur parasysh gjendjen e baneses ne situaten urbane te krijuar me ndertimin e bere prej paditesave te mund te konkludohet drejt ne se ndertimi i anes se paditur eshte bere sipas kerkesave ligjore te kohes ose jo dhe ne se te paditurit kane nderhyre padrejtesisht ne ushtrimin e tagreve te pronarit. Per te percaktuar keto rrethana qe jane te nevojshme per zgjidhjen e ceshtjes sipas kerkesave ligjore eshte e nevojshme qe te admnistrohet dosja e anes se paditur e formuar prane seksionit te urbanistikes dhe mandej te thirren per t`u pyetur si eksperte specialiste te urbanistikes per te percaktuar drejt ne se per situaten urbane te kohes sipas kerkesave ligjore te kohes ka nderhyrje te paligjshme ne te drejten e pronesise se paditsave prej anes se paditur, sepse gjykatat kane konkluduar se ka nderhyrje pa pasur dhe nje konkluzion prej eksperteve per situaten urbane te kohes se fillimit te ndertimeve prej anes se paditur. Gjykatat padrejtesisht kane konkluduar se ka cenim te pronesise ne lidhje me ndertimin e ri te bere prej paditesave ne nje kohe kur ai ka filluar te ndertohet pas lejes se dhene ne vitin 2000, kur ndertimet ana e paditur i ka filluar qe ne vitin 1996. Per te konkluduar drejt ne se ka ose jo cenim pronesie prej paditesave duhet te percaktohet prej nje grupi ekspertesh ne se punimet jane kryer sipas kritereve te percaktuara ne lejen e miratuar te paditurve dhe nese kjo leje vjen ose jo ne kundershtim me kerkesat ligjore te asaj kohe. Vetem pas sqarimit te ketyre rrethanave mund te konkludohet drejt ne lidhje me pranimin ose jo te kerkesepadise dhe ne varesi te kesaj zgjidhje do te konkludohet dhe ne lidhje me pranimin ose jo te kunderpadise. Persa parashtrova me siper jam kunder vendimit te marre prej ketij kolegji.

Valentina Kondili

71

Page 69: Qershor 2002

Nr. 1661 i Regj. ThemeltarNr. 652 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarEvgjeni Sinoimeri AnetareValentina Kondili Anetare Agron Lamaj Anetar

ne daten 11.06.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore, çeshtjen civile me nr.1661 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : BASHKIA PERMET, ne mungese.

TË PADITUR : KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL, ne mungese.ILIRJAN PRIFTANJI

OBJEKTI I PADISËShfuqizim i vendimit nr.126 date 12.09.2001

te Komisionit te Sherbimit Civil.Baza Ligjore : Nenet 324 dhe 331/2 te K.Pr.C.,

ligji nr. 8549 date 11.11.1999 “Statusi i Nepunesit Civil.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.04 date 17.01.2002, ka vendosur : Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs paditesi Bashkia Permet, i cili kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe :

- I padituri Ilirjan ka vepruar ne kundershtim me urdherin e Kryetarit te Bashkise, duke marre pjese ne ekzekutimin e vendimit qe solli shqetesime te medha ne qytetin e Permetit.

- Urdheri i dates 14.06.2001 i eshte komunikuar te paditurit qysh ate dite nga pergjegjesi i i personelit, duke e konfirmuar me shkrimin e tij kete njoftim.

- Gjykata e Apelit keqinterpreton protokollimin e kesaj shkrese te bere nje dite me vone per shkak te ngarkeses se punes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja dhe diskutoi çeshtjen ne teresi

72

Page 70: Qershor 2002

V Ë R E NI padituri Ilirjan Priftanji ka qene me detyre pergjegjes i seksionit te urbanistikes ne

Bashkine e qytetit te Permetit. Me date 25.05.2001, ai eshte pajisur me autorizim nga titullari i pales paditese, per te marre pjese ne emer te saj, ne ekzekutimin nga permbaruesi, te nje vendimi gjyqesor te formes se prere, sipas te cilit objekti “shtepia e kultures” do t’i dorezohej nga ana e pales paditese Kishes Ortodokse. Siç del nga urdheri i nxjerre po ate date (25.05.2001) nga titullari, autorizimi i permendur me lart do te ishte i vlefshem vetem per daten ne te cilen ishte leshuar.

Rezulton se veprimet e permbaruesit nuk kane perfunduar ne date 25.05.2001 dhe jane shtyre per ne date 15.06.2001.

Ne date 14.06.2001, meqe vendimi qe do te ekzekutohej eshte prishur nga Gjykata e Larte dhe ceshtja eshte kthyer per rishqyrtim ne gjykaten e rrethit, kryetari i Bashkise ka urdheruar qe asnje perfaqesues i pales paditese te mos marre pjese ne kete ekzekutim, si dhe ka shfuqizuar gjithashtu edhe autorizimin date 25.05.2001 qe i ka leshuar te paditurit. Ky urdher i eshte njoftuar te autorizuarit ( nuk del data e komunikimit ).

Pavaresisht nga kjo, i padituri Ilirjan Priftanji ka marre pjese ne ekzekutimin e permendur me lart.

Duke e konsideruar kete veprim te te paditurit si shkelje te disiplines ne pune, me urdherin date 15.06.2001 te Kryetarit te Bashkise Permet, eshte vendosur largimi nga detyra te paditurit Ilirjan Priftanji me motivacionin: “Per thyerje dhe moszbatim te urdherit nr.394 date 14.06.2001 te Kryetarit te Bashkise per çeshtjen gjyqesore midis Shtepise se Kultures dhe Kishes Ortodokse dhe per bashkepunim me Zyren e Permbarimit per ekzekutimin e vendimit nr.30 date 04.02.1998 te Gjykates se Rrethit Permet”.

I padituri eshte ankuar kunder ketij vendimi ne Komisionin i Sherbimit Civil, i cili me vendimin nr 126 date 12. 09.2001 ka vendosur :

Pranimin e ankeses se nepunesit civil Ilirjan Priftanji.Shfuqizimin e urdherit nr.s’ka date 15.06.2001 te Kryetarit te Bashkise Permet per

largimin nga detyra (Sherbimi Civil) te zotit Ilirjan Priftanji.Detyrimin e Bashkise per te kryer pagesen e plote te ankuesit per te gjithe periudhen

nga çasti i nderprerjes se marredhenieve financiare deri ne momentin e rifillimit te marredhenieve te punes, me aresyetimin :

Nuk eshte respektuar procedura e marrjes se mases disiplinore qe parashikohet ne nenin 25 te ligjit nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil” dhe VKM nr.306 date 13.06.2000 “Per disiplinen ne sherbimin civil”. Kjo procedure garanton te drejten e ankuesit per tu informuar, degjuar dhe mbrojtur para dhenies se nje vendimi nga eprori i drejtperdrejte.

Nuk eshte bere njoftimi me shkrim i nepunesit per fillimin e ecurise disiplinore dhe nuk eshte degjuar ankuesi per te dhene sqarime rreth shkeljes se pretenduar gje qe ka patur ndikimin e vet ne marrjen e nje vendimi te padrejte.

Masa disiplinore eshte e pambeshtetur ne material bindes dhe faktitk. Urdheri per shfuqizimin e autorizimit eshte bere me vone dates 14.06.2001 me qellim justifikim para opinionit te qytetit.

Me padine objekt gjykimi, paditesi ka kerkuar shfuqizimin e vendimit te Komisionit te Sherbimit Civil, te permendur me lart duke pretenduar :

Vendimi nga K.SH.C eshte i pavlefshem pasi eshte marre nga nje organ jokompetent. I padituri nuk e ka patur statusin e nepunesit civil ne kuptim te nenit 14 te ligjit nr.8549 date 11.11.1999, pasi ka qene ne kohe prove per dy vjet.

Largimi i te paditurit eshte i drejte dhe i bazuar. Ai ka marre pjese ne ekzekutimin e nje vendimi gjyqesor nga Zyra e Permbarimit, duke qene ne dijeni se autorizimi per te marre pjese ne ekzekutim, ishte anulluar nga Kryetari i Bashkise.

73

Page 71: Qershor 2002

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 4 date 17.01.2002, ka rrezuar kerkese padine si te pabazuar ne prova dhe ne ligj, me arsyetimin :

Pretendimet per shkelje te disiplines se punes nga i padituri Ilirjan Priftanji jane te pabazuara. Ne ekzekutimin e vendimit ai ka marre pjese i autorizuar nga titullari i Bashkise. Vertete autorizimi ka qene per daten 25.05.2001, por kjo ishte data qe do te perfundonte ekzekutimi i vendimit. Urdheri i dates 14.06.2001 per shfuqizimin e autorizimit te leshuar te paditurit, i eshte komunikuar ketij te fundit ne date 15.06.2001, pas perfundimit te ekzekutimit.

Vertet i padituri duhej te konfirmonte autorizimin e leshuar nga titullari, por ky mosveprim i tij nuk ka sjelle asnje pasoje, pasi ekzekutimi do te kryhej me gjithe opsionet e Bashkise.

Prania e te paditurit ne ekzekutimin e vendimit nuk perben shkelje qe te perbeje shkak per largimin e tij nga sherbimi civil.

KSHC eshte kompetente per shqyrtimin e ankimit. Ne baze te nenit 27 te ligjit nr 8549 date 11.11.1999, punonjesit ekzistues, vleresohen si nepunes te sherbimit civil dhe konfirmohen si te tille ne fund te periudhes se proves.

Konkluzioni i arritur nga ana e gjykates se apelit, se Komisioni i Sherbimit Civil eshte kompetent per shqyrtimin e ankimit te paraqitur nga i padituri Ilirjan Priftanji, eshte i drejte, pasi bazuar ne nenin 27 te ligjit nr 8549 date 11.11.1999, ai cilesohet si nepunes i sherbimit civil, ne periudhen e proves.

Por nga ana e gjykates se apelit, nuk eshte respektuar ligji procedurial, nenet 126 dhe 310 te K Pr C, shkak ky qe, bazuar ne nenin 472/a te K Pr C, e ben vendimin e saj te cenueshem.

Nga neni 310 / II, 2 te K Pr C del se ne pjesen pershkruese - arsyetuese te vendimit te gjykates duhet te permenden provat, si dhe arsyet ne te cilat mbeshtetet vendimi

Gjithashtu sipas nenit 126/ II te K Pr C “ Vendimi perfundimtar, si dhe vendimet qe i japin fund procesit gjyqesor civil, te parashikuara prej nenit 127 te ketij Kodi jepen “Në Emër të Republikës “ dhe perkatesisht duhet te permbajne bazen ligjore mbi te cilen bazohet zgjidhja e mosmarreveshjes, analizen e provave dhe menyren e zgjidhjes se saj “.

Ne rastin konkret, ne pjesen pershkryese - arsyetuese te vendimit te gjykates se apelit, nuk eshte analizuar si prove, madje as nuk eshte permendur fare urdheri me nr. 25/2 prot. I dates 25.05.2001 i leshuar nga titullari i pales paditese me permbajtje “ Autorizimet e firmosura nga ana e Kryetarit te Bashkise, per çdo lloj perfaqesimi jane te vlefshme vetem per daten qe leshohen. Per çdo lloj date tjeter dhe afati kohor tjeter, autorizimet jane te pavlefshme... “, pavaresisht se eshte administruar ne dosje.

Analizimi i kesaj prove, ne konteks me provat e tjera, do te çonte ne arritjen e nje konkluzioni te drejte dhe ligjor ne zgjidhjen e çeshtjes.

Sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se duhet prishur vendimi i gjykates se apelit dhe duhet kthyer çeshtja per rigjykim po ne gjykaten e apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485 / c te K.Pr.C.

V E N D O S I :Prishjen e vendimit nr.04 date 17.01.2002 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e

çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 11.06.2002

74

Page 72: Qershor 2002

Nr. 1787/358 i Regj. Themeltar.Nr. 658 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareVladimir Metani “Agron Lamaj “Irma Bala “

ne seancen gjyqesore te dates 12.06.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1787/358 qe i perket:

PADITËS: 1. ALDO CARNA,2. ANTONIO VIGLIARDO, ne mungese

TË PADITUR: HAXHI YMERI,DILAVER YMERI, perfaqesuar nga avokat Perparim Kalo

OBJEKTI I PADISËLikuidimi i shoqerise tregtare “Djala”

Baza ligjore: Ligji nr. 7638 date 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare”

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin nr. 6374 date 23.7.1996 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise.Likuidimin e shoqerise “Djala” sipas aktit te likuidimit hartuar nga likuidatorja Klodiana Doraci.Detyrimin e pales paditur te shlyeje paditesit vleren ne masen 265.494.708 lireta italiane.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 266 date 9.3.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr. 6374 date 23.7.1996 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs paditesat Aldo Carna dhe Antonio Viglarolo,duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit ka vepruar ne kundershtim me detyrat dhe udhezimet e Gjykates se Larte lene me vendim nr. 754 date 13.7.1999.

- U provua se hoteli ka funksionuar si pjese e shoqerise.

75

Page 73: Qershor 2002

- Arsyetimi se hoteli nuk ka qene regjistruar si prone e shoqerise por e te paditurve nuk qendron dhe eshte alogjike. Eshte ky regjistrim qe kane bere te paditurit, qe kane bere konflikt.

- Gjykata s’ka zbatuar as vendimet e ndermjetme per rithirrjen e likuidatores Klodiana Doraci.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese ne mungese,

avokatin e pales se paditur Perparim Kalo, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr. 266 date 9.03.2001 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte dhe si i tille

duhet te lihet ne fuqi.Siç ka rezultuar nga gjykimi, palet ndergjyqesa ne date 23.09.1992, kane nenshkruar

aktin e themelimit te shoqerise “Djala” shpk, e cila ka fituar personalitet juridik, pas regjistrimit te saj ne gjykate, me date 29.9.1992. Objekti i veprimtarise se shoqerise sic del nga aktet eshte, ushtrim i veprimtarise ne fushen e tregtise, ndertim, hoteleri, etj., me qender ne Tirane.

Palet ndergjyqese jane sjelle ne shoqeri si ortake, te cilet kane vene ne dispozicion te shoqerise, kapitalin fillestar, per fillimin e aktivitetit te shoqerise, aktivitet i cili ka vazhduar deri ne prishjen e kesaj shoqerie, ne vitin 1993.

Fillimisht per shkak te mosmarreveshjeve te lindura ne mes te ortakeve, gjate aktivitetit te kesaj shoqerie eshte kerkuar nga paditesit Aldo Carna dhe Antonio Vigliardo (me cilesine e ortakeve italiane), prishja e shoqerise ne rruge gjyqesore.

Ne lidhje me kete padi, pas gjykimit nga gjykata e rrethit dhe e apelit, nga Gjykata e Larte me vendimin nr. 1676 date 28.12.1993 eshte vendosur, pushimi i gjykimit te ceshtjes, pasi shoqeria konsiderohej e prishur, per efekt te mos riregjistrimit, siç e kerkon neni 64 i ligjit nr. 7667 date 28.01.1993.

Me padine ne gjykim, eshte kerkuar likuidimi i shoqerise, ne rruge gjyqesore, bazuar ne dispozitat e ligjit “Per shoqerite tregtare” pasi per shkak te mosmarreveshjeve palet nuk kane mundur te zgjidhnin konfliktin ne organet drejtuese te shoqerise.

Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 6374 date 23.7.1996, ka vendosur:“Pranimin e kerkese padise.Likuidimin e shoqerise “Djala”, sipas aktit te likuidimit te hartuar nga likuidarorja Klodiana

Doraci.Detyrimin e pales se paditur te shlyeje paditesit ne vleren 265.494.708 lireta”.Vendimi i siperm i gjykates se rrethit eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane me

vendimin nr. 266 date 9.3.2001.Nga kjo gjykate ne zgjidhjen e ceshtjes rezulton se eshte zbatuar drejt ligji baze “Per

shoqerite tregtare” per kete lloj konflikti, jane analizuar drejt konform kerkesave te nenit 126 te K.Pr.Civile provat, qe e kane çuar gjykaten ne konkluzione te drejta se procesi i likuidimit eshte kryer duke u bazuar ne dispozitat e ligjit te siperm.

Ne procesin e likuidimit, konform nenit 276/1 te ligjit te siperm, gjykata i eshte permbajtur dispozitave qe burojne nga marreveshja e arritur mes paleve, per themelimin e shoqerise, qe ka te beje me kapitalin fillestar qe kane vene ortaket themelues ne shoqeri dhe me administrimin e pasurise qe ato vete kane krijuar gjate aktivitetit te shoqerise. Duke u bazuar edhe ne aktin e perpiluar edhe nga likuidatori, nga gjykata jane vleresuar drejt detyrimet reciproke te paleve, si ortake te shoqerise se prishur.

76

Page 74: Qershor 2002

Konform neneve 264, 265, 266 te ligjit “Per shoqerite tregtare” gjykata ka zbatuar drejt rregullat e caktuara ne keto dispozita, qe duhet te shoqerojne procesin e likuidimit, kur ky behet ne rruge gjyqesore, te tilla si, likuidimin e shoqerise duke ju permbajtur dispozitave te statutit, caktimin e likuiduesit sipas menyres se percaktuar ne kete ligj dhe ka marre vendimin e saj per miratimin e llogarive qe kane rezultuar nga akti i perpiluar nga likuidatorja.

Nga ekspertet ka rezultuar se pala paditese ka patur nje kontribut prej 14.126.902 leke ose 54% dhe pala e paditur 12.052.671 leke ose 46%, detyrimi i pales paditur ndaj paditesve eshte llogaritur 265.494.708 lireta.

Ne kontributin e pales paditese (italiane) eshte llogaritur kontributi me para ne dore kontributi ne natyre, blerje pajisje, mobileri, tarifa e supervizionit dhe humbjet nga mosqarkullimi i kapitalit te ngurtesuar, etj.

Ne kontributin e pales se paditur (shqiptare) jane llogaritur punimet ndertim montim, vlera e projektit, vlera e truallit, shpenzimet e materialeve, tarifa e supervizionit.

Pretendimi i pales paditese i paraqitur edhe ne rekurs ne lidhje me perfshirjen ne procesin e likuidimit te shoqerise se nje sendi te paluajtshem, “Hotel Diplomat” duke e trajtuar si pasuri e shoqerise, me te drejte nga Gjykata e Apelit eshte konsideruar i pabazuar. Nga teresia e provave te analizuara nga ajo gjykate nuk ka rezultuar e provuar qe ky send te konsiderohet i tille qe te perfshihet ne operacionin tregtar te likuidimit, sic parashikon ligji tregtar.

Mbyllja ne rruge gjyqesore, e nje procesi likuidimi te nje shoqerie tregtare dhe miratimi i llogarive te saj me vendim gjyqesor, nuk cenon te drejtat e paleve per mbrojtjen e interesave te ligjshme te tyre ne fushen e te drejtes civile qe rregullohen nga Kodi Civil.

Ne rast mosmarreveshje ne lidhje me pronesine, fitimin, mbrojtjen ose ato te lindura nga bashkepronesia e pretenduar mbi sendin e paluajtshem, “Hotel Diplomat”, secila nga palet me padi tjeter, mund t’i drejtohet gjykates, bazuar ne dispozitat perkatese te Kodit Civil qe rregullojne keto institute te se drejtes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte konform nenit 485/a te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 266 date 09.03.2001 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane me 13.06.2002

77

Page 75: Qershor 2002

Nr. 2212 i Regj. ThemeltarNr. 659 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarVladimir Bineri AnetarValentina Kondili Anetare Agron Lamaj Anetar

ne daten 18.06.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore, çeshtjen civile me nr.2212 akti, qe u perket paleve :

PADITËS : ADMINISTRATORET E PERBASHKET TE SHOQERISE “ VEFA” SH.P.K.

TË PADITUR : XHEVAT RIRA

OBJEKTI I PADISËKthim shume prej 7 000 000 leke te rrjedhur nga kontrata.

Baza Ligjore : Ligji 8472 date 08.04.1999 “Per rikthim ne shoqerite huamarrese te vlerave financiare

te perfituara nga ana e personave fizike dhe juridikenga shitja e pasurive apo transaksioneve te pronesise”.

Neni 92 i KC.

Gjykata e Shkalles se Pare Librazhd me vendimin nr.114 date 02.05.2002, ka vendosur : Deklarimin e moskompetences se Gjykates se shkalles se Pare Librazhd, per gjykimin e çeshtjes me nr. 87 akti me pale: Padites: Administratoret e Perbashket te Shoqerise “ Vefa” sh.p.k.; i paditur: Xhevat Rira; me objekt: Kthim shume prej 7 000 000 leke te rrjedhur nga kontrata.Dergimin e akteve te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane si gjykate kompetente.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs i padituri Xhevat Rira, i cili kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe :

- Vendimi vjen ne kundershtim me nenin 45 te K.Pr.C. Me padine objekt gjykimi eshte kerkuar kthimi i shumes qe rrjedh nga kontrata e shitblerjes se sendit te paluatshem (pike karburanti e ndodhur ne qytetin e Librazhdit), dhe eshte e lidhur ngushtesisht me te drejtat reale qe palet ndergjygjese kane mbi kete send te paluajtshem, si shites dhe bleres. Gjate gjykimit eshte kerkuar dhe pavlefshmeria e kesaj kontrate te shitblerjes se sendit te paluajtshem (baza

78

Page 76: Qershor 2002

ligjore e padise eshte neni 92 i KC). Ne keto kushte, kompetente per gjykimin e kesaj ceshtjeje, eshte gjykata e rrethit ku ndoshet pasuria e paluajteshme.

- Gjykata ka shpallur kete vendim pasi i ishte dhene fund hetimit gjyqesor dhe ishin dhene pretendimet e fundit nga palet ndergjygjese, nderkohe qe ne prisnim shpalljen e vendimit perfundimtar, gje qe bie ne kundershtim me praktiken gjyqesore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetarit Ylvi Myrtja dhe diskutoi çeshtjen ne teresi

V Ë R E NMe kontraten e shitblerjes nr. 11 864 / 3 554 date 22.11.1996, i padituri Xhevat Rira i ka

shitur Vehbi Alimuçes nje objekt “ pike karburanti “, te ndodhur ne qytetin e Librazhdit, kundrejt çmimit 15 400 000 leke.

Pala paditese duke pretenduar se çmimi i shitjes ka qene shume me i madh se vlera reale e objektit te shitur (sipas vleresimit te bere nga shoqata e vleresuesve kjo e fundit eshte 8 400 000 leke), me padine objekt gjykimi ka kerkuar: Kthimin e shumes 7 000 000 leke (diferenca midis çmimit te shitjes me vleren e objektit ).

Gjykata e shkalles se pare, ka deklaruar moskompetencen e gjykates se Shkalles se Pare Librazhd, per gjykimin e çeshtjes si dhe dergimin e akteve ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane si gjykate kompetente, duke aresyetuar se, meqenese i padituri banon aktualisht ne Tirane, bazuar ne nenin 42 te K Pr C, arrihet ne konkluzionin se eshte Gjykata e Rrethit Tirane kompetente per gjykimin e kesaj ceshtjeje dhe jo ajo e rrethit Librazhd.

Kolegji civil i gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Sipas nenit 42 te K.Pr.C “ Padite ngrihen ne vendin ku i padituri ka vendbanimin ose vendqendrimin e tij dhe kur keto nuk dihen, ne gjykaten ku ai ka banesen e perkohshme “.

Sa me siper, meqenese gjate gjykimit ka rezultuar se i padituri banon ne Tirane, me te drejte gjykata e rrethit ka arritur ne konkluzionin se “eshte Gjykata e Rrethit Tirane kompetente per gjykimin e kesaj ceshtjeje dhe jo ajo e rrethit Librazhd”.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/a te K.Pr.C.

V E N D O S I :Lenien ne fuqi te vendimit nr.114 date 02.05.2002 te Gjykates se Shkalles se Pare

Librazhd.

Tirane, me 18.06.2002

79

Page 77: Qershor 2002

Nr. 1816/385 i Regjistrit ThemeltarNr. 660 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesMetush Saraci AnetarAgron Lamaj “Nikoleta Kita “Vladimir Metani “

ne seancen gjyqesore te dates 19.06.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: RUVIN MITRO, ne mungese.

I PADITUR: INSIG - DEGA TIRANE, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Detyrim demshperblimi.

Baza ligjore: Nenet 1113 dhe 1134 te Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.2515, date 21.07.2000 ka vendosur:Pranimin pjeserisht te padise. Detyrimin e te paditurit INSIG - Dega Tirane te paguaje ne favor te paditesit Ruvin Mitro shumen prej 640.000 leke per shkak te demtimit te mjetit te siguruar. Rrezimin e padise ne pjesen tjeter.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr. 218, date 27.02.2001, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.2515, date 21.07.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs i padituri duke parashtruar sa me poshte:- Kontrata e lidhur me paditesin eshte vullnetare, e lidhur me vullnetin e lire te

paleve duke rene dakord qe te respektohen te drejtat dhe te permbushen detyrimet respektive te percaktuara ne te.

- Nuk eshte njoftuar rasti i sigurimit brenda afatit te parashikuar ne kontrate dhe si rrjedhim nuk eshte bere plotesimi i formularit standart te njoftimit te rastit te sigurimit pregatitur me pare nga INSIG.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,dhe pasi diskutoi ceshtjen ne teresi,

80

Page 78: Qershor 2002

V Ë R E N:Vendimi nr.218, date 27.02.2001 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin eshte lene ne

fuqi vendimi nr.2515, date 21.07.2000 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, eshte i bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.

Pala e paditur gjate gjykimit ne gjykatat e faktit dhe ne rekurs ka pretenduar se nuk eshte njoftuar rasti i sigurimit brenda afatit te parashikuar ne kontrate dhe si rrjedhim nuk eshte bere plotesimi i formularit standart te njoftimit te rastit te sigurimit te pergatitur nga INSIG.

Ne kundershtim me sa pretendon pala e paditur gjate gjykimit ne fakt nga gjykatat eshte pranuar e provuar se paditesi ka njoftuar per rastin e sigurimit prane deges Vlore, brenda afatit te parashikuar ne kontrate.

Ne keto rrethana i takonte detyrimi pales se paditur (nepunesve te saj) qe t`i vinte ne dispozicion paditesit formularet perkates per t`i plotesuar.

Nisur nga sa me lart Kolegji Civil cmon se nuk ekziston asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile per pranimin e rekursit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485, pika “a”, te K.Pr.Civile,

V E N D O S I:Lenien ne fuqi te vendimit nr.218, date 27.02.2001 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 19.06.2002

81

Page 79: Qershor 2002

Nr. 1823/392 i Rregj. ThemeltarNr. 662 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere prej

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareNikoleta Kita AnetareVladimir Metani Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dt.19.06.2002 çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: KONFEDERATA E SINDIKATAVE TE LIRA, ne mungese.

I PADITUR: K.K.K. PRONAVE VLORE,TRASHGIMTARET E EVDHOKSI DHIMA, banues ne Vlore,

ne mungese.

OBJEKTI: Anullim i vendimit

nr. 59 dt. 21.11.1994 te KKKP Vlore.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin e saj nr.5 dt. 06.02.2001 ka vendosur:Pranimin pjeserisht te kerkese padise dhe njohjen si bashkepronar te paditurve me paditesin ne raportin 30.5% per te paditurit dhe 60.5 % per paditesin.

Kunder vendimit te mesiperm kane paraqitur rekurs pjesemarresit ne proçes dhe konkretisht paditesi pretendon se:

- Gjykata ka zbatuar gabim ligjin “Per pasurine e sindikatave” dhe konkretisht Nenet 4 dhe 5 pasi kjo pasuri nuk mundet te tjetersohet dhe se trualli duhet te quhet si i zene.

- Pronesine e kemi fituar me dekretin Nr. 204 dt. 05.06.1992 dhe ligjin Nr. 8340/1 dt.06.05.1998. Ne keto kushte kerkojne prishjen e vendimit

I padituri ka pretenduar se:- ligji nr. 8340 dt. 06.05.1998 nuk ka fuqi prapavepruese, dekreti Nr. 204 date

05.06.1992 nuk ka fuqi ligjore.- Ne keto kushte kerkon edhe ajo prishjen e vendimit.

.

82

Page 80: Qershor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe bisedoi ne

teresi çeshtjen

V Ë R E NSe rekurset e paraqitura jane te drejta dhe te bazuara ne ligj dhe si te tilla duhet te

pranohen dhe vendimi i Gjykates per zbatim te gabuar te ligjit duhet te prishet dhe çeshtja per aresyet e parashtruara me poshte duhet t’i dergohet edhe nje here per rishqyrtim Gjykates se Apelit Vlore.

Me vendimin nr. 59 dt. 21.11.1994 te KKKPronave Vlore i eshte njohur pronesia te paditurve dhe kthyer prona e perbere nga nje shtepi me 4 dhoma me gjithe shtesat e katit dhe shtesat anesore, nje dhome me gjithe shtesat anesore dhe siperfaqe trualli prej 2.400 m2.

Paditesi, duke ju referuar dekretit nr. 204 dt. 05.06.1992 “Per pasurite e sindikatave” te Presidentit te Republikes ka pretenduar te drejta pronesie mbi pasurine e mesiperme dhe e ka paraqitur mosmarreveshjen objekt gjykimi duke kerkuar anullimin e vendimit te KKKPronave Vlore.

Fillimisht Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore me arsyetimin se paditesi nuk eshte pronar dhe ana e paditur ne kuptim te Nenit 13 te Ligjit nr. 7698 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve” ka kryer 63.6% te vleres se punimeve ka rrezuar padine e paditesit.

Pas rigjykimit kjo gjykate ka vendosur perseri rrezimin e padise, vendim i cili nga Gjykata e Apelit eshte prishur per formim te gabuar te ndergjygjesise dhe çeshtja eshte derguar perseri per rigjykim prane Gjykates se Apelit Tirane. Kjo e fundit duke zgjeruar hetimin ka therritur ekspert tjeter dhe perfundimisht me arsyetimin se paditesi eshte pronar dhe se investimi i tij perben 69.5% te vleres ka vendosur pranimin e pjesshem te padise.

Ne kete rast Gjykata pavaresisht se me nismen e saje ka therritur ekspert perseri ka gabuar pasi nga ana e ekspertit nuk eshte bere vlersim i sakte. Ai nuk ka marre per baze ne perllogaritje gjithe siperfaqen e truallit ne pronesi te te paditurit por vetem nje pjese te saje. Ne kete menyre edhe perqindja e nxjerre nuk i pershtatet realitetit.

Po ashtu gjate gjykimit si edhe ne ankimin e tyre paraqitur Gjykates se Apelit i padituri ka parashtruar disa kerkesa te cilat nuk gjejne zgjidhje ne vendimin e Gjykates. Ne baze te Nenit 6 te K.Pr.C. Gjykata duhet te shprehej mbi keto pretendime.

Ne rrethanat e mesiperme çeshtja duhet t`i dergohet per rishqyrtim Gjykates se Apelit Vlore, e cila duhet t`i jape zgjidhje gjithe pretendimeve qe ngrene pjesmarresit ne proces, por nga ana tjeter duhet te therrase edhe nje ekspert per te dhene perfundimisht vlersimin e tij mbi aktet e ekspertimit te kryera.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar edhe ne Nenin 485/c te K.Pr.C.

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.5 dt. 06.02.2001 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e

çeshtjes per rishqyrtim asaj gjykate por me tjeter trup gjykues.

Tirane 19.06.2002

83

Page 81: Qershor 2002

MENDIM I PAKICËSLidhur me vendimin e shumices te dhene per çeshtjen ne gjykim, ndermjet

pjesemarresve ne proçes: Konfederates se Sindikatave te Lira si padites dhe Trashgimtareve te Evdhoksi

Dhima si te paditur, pakica nuk eshte dakord dhe shpreh mendimin e saj si me poshte:Gjykata duhej te merrte ne shqyrtim se pari, problemin e legjitimitetit (Neni 32 i K.Pr.C.).

Nga provat e administruara ne dosje rezulton se paditesi nuk ka asnje interes te ligjshem ne njohjen ose rrezimin e nje pretendimi. Lidhur me objektin e mosmarveshjes ai nuk gezon gjithashtu as edhe te drejta pronesie. Ne kete aspekt ai nuk mundet te mbroje nje pretendim te tije ose te parashtroje ndonje kerkese kundrejt te paditurve. Pretendimi i paditesit se ai eshte bere pronar nepermjet ligjit nuk ka dale i provuar gjate seances gjyqesore. Dekreti Nr. 204, dt.05.06.1992 “Per pasurine e sindikatave” nuk eshte miratuar ne Kuvendin Popullor dhe po ashtu nuk ka edhe kunderfirmat perkatese siç urdheronin Neni 28 pika 19 dhe Neni 29 i ligjit “Per dispozitat kryesore kushtetuese”. Per rrjedhoje dekreti i mesiperm konsiderohet si nje akt juridik absolutisht i pavlefshem dhe pa asnje fuqi juridike. Per rrjedhoje edhe veprimet e tjera te bazuara ne kete akt jane te pavlefsheme.

Veç kesaj ne rregullimin e marredhenieve juridike te pronesise gjen zbatim edhe ligja nr. 7698 dt. 15.04.1993, e cila rregullon ne menyre te hollesishme pikerisht sendin objekt gjykimi. Ky akt i cili eshte po ashtu akt ligjor, ka nje shtrirje dhe veprim me te gjere se çdo akt tjeter pasi ai rregullon gjithe marredheniet e pronesise nga viti 1945 e ketej, pra perfshin edhe marredhenien juridike te te paditurit me shtetin per sendin objekt gjykimi. Edhe duke ju referuar ketij ligji, perseri i padituri ka provuar se ai eshte shpronesuar dhe per pasoje i perket e drejta te njihet pronar dhe t`i kthehet prona e tij.

Nje qendrim te tille ka mbajtur edhe praktika gjyqesore dhe ketu vlen te permendet Vendimi i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte Nr. 85 dt. 29.06.2001. Ky vendim, i cili ka vlera unifikuese te praktikes gjyqesore citon se ne rastin e konfliktit ndermjet dy akteve ligjore dhe konkretisht ndermjet dekretit nr. 204 dt. 05.06.1992 dhe ligjit nr. 7698 dt. 15.04.1993 perparesi ka mbrojtja e interesave te ish pronareve (trashegimtareve te tyre).

Ne kuadrin e arsyetimit te mesiperm dhe te fakteve dhe provave te paraqitura ne mendojme se paditesi nuk legjitimohet te ngreje padi dhe per pasoje vendimi i Gjykates se Apelit Vlore duhet te prishet dhe çeshtja te pushohet.

Tirane 19.06.2002Thimjo Kondi Agron Lamaj

84

Page 82: Qershor 2002

Nr. 2122 i Regjistrit ThemeltarNr. 663 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesMetush Saraci AnetarAgron Lamaj “Nikoleta Kita “Vladimir Meta “

ne seancen gjyqesore te dates 19.06.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: QAZIM CELA, ne mungese.

I PADITUR: ZYRA E PERMBARIMIT GJYQESOR E RRETHIT KUKES, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Prishjen e vendimit te pushimit te ekzekutimit

date.23.10.2000 te Zyres se Permbarimit Kukes dhedetyrimin e Zyres te ekzekutoje vendimin nr.67, date 06.04.2000.

Baza ligjore: Nenet 610, 611, 617 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kukes, me vendimin nr.80, date 27.02.2002 ka vendosur:Te pranoje kerkesen e paleve per transferimin e ceshtjes civile nr.106 Akti, date 18.02.2002.Transferimi i ceshtjes te behet ne gjykaten e rrethit Puke.Gjykata e rrethit gjyqesor Puke, me vendimin nr. 132, date 09.04.2002, ka vendosur:Dergimin e ceshtjes nr.132, date 25.03.2002 ne Gjykaten e Larte per rregullimin e kopetences.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,dhe pasi diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N:Vendimi nr.80, date 27.02.2002 i Gjykates se Rrethit Kukes, me te cilin eshte vendosur

transferimi i gjykimit te ceshtjes me pale Qazim Cela e Zyra e Permbarimit Kukes ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Puke eshte haptazi i kunderligjshem, prandaj duhet te prishet dhe ceshtja duhet t`i dergohet Gjykates se Rrethit Kukes per te vazhduar gjykimin ne ate gjykate.

Gjykata e Rrethit Kukes u referohet ne menyre te gabuar neneve 54 dhe 56, pika “a”, te K.Pr.Civile.85

Page 83: Qershor 2002

Sipas nenit 54 te K.Pr.Civile, “E drejta e zgjedhjes ndermjet shume gjykatave kompetente i takon paditesit, e cila ushtrohet me ngritjen e padise”. Ne rastin konkret gjykate kompetente eshte Gjykata e Kukesit, ndersa me Gjykaten e Pukes ceshtja s`ka asnje lidhje. Edhe sikur Gjykata e Pukes te ishte gjykate kompetente, krahas asaj te Kukesit, perseri neni 54 parashikon qarte dhe ne menyre eksplicite se e drejta e zgjidhjes midis dy gjykatave kompetente eshte ne disponibilitetin e plote te paditesit dhe jo ne cmimin e gjykates, sic ka vepruar pa te drejte Gjykata e Kukesit.

Edhe neni 56, pika “a”, i Kodit te Procedures Civile, parashikon qarte se dergimi i ceshtjes ne nje gjykate tjeter kompetente mund te vendoset nga gjykata vetem me kerkesen e paleve, kur cmohet prej saj se ne gjykaten tjeter, qe eshte edhe ajo kompetente, ceshtja mund te zgjidhet me shpejt e me lehte. Ne rastin ne shqytim nuk kemi kerkese te paleve per transferimin e ceshtjes, Gjykata e Pukes nuk eshte gjykate kompetente dhe ceshtja nuk mund te zgjidhet me shpejt e me lahte ne ate gjykate. Perkundrazi, dergimi ne Puke nuk shkel vetem kompetencen tokesore, por edhe krijon mundesi qe gjykimi i ceshtjes te zvarritet.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i ben verejtje gjykates se rrethit Kukes per zbatim haptazi te gabuar te ligjit, qe sjell zvarritjen e gjykimit dhe ul autoritetin e drejtesise. Raste te tilla nuk duhet te perseriten me.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte,

V E N D O S I:Prishjen e vendimit nr.80, date 27.02.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kukes dhe

dergimin e ceshtjes ne ate gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 19.06.2002

86

Page 84: Qershor 2002

Nr.1805/375 i Regj. Themeltar.Nr.674 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareVladimir Metani AnetarAgron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 19.06.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS I KUNDËRPADITUR: RAMADAN SARACI GJIROKASTER, ne mungese

I PADITUR KUNDËRPADITËS: LUAN GUSMARI GJIROKASTER, ne mungese

I PADITUR: BASHKIA E QYTETIT GJIROKASTER, ne mungese

PERSON I INTERESUAR: ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURISE SE PALUAJTESHME, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i vendimit nr.316, date 06.05.1998

te Gjykates se Rrethit Gjirokaster dhe fshirje e regjistrimit

ne zyren e regjistrimit te pasurive te paluajteshmeneni 114 i K.Pr.Civile.OBJEKTI I K/PADISË:

Ndalim i cenimit te pronesise ne siperfaqen 40 m2neni 302 i K.Civil.

Lirim e dorezim i siperfaqes 40 m2neni 296 i K.Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster, me vendimin nr.80, date 05.02.2001, ka vendosur:

87

Page 85: Qershor 2002

Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne ligj e prova.Pranimin e kunderpadise.Pushimin e cenimit te pronesise nga Ramadan Saraci ne truallin prej 40 m2 ne Lagjen “Palorto” duke mos e perseritur ne te ardhmen lirimin e dorezimin e kesaj siperfaqe trualli nga i padituri Ramadan Saraci.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.177, date 05.04.2001, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.80, date 05.02.2001 te Gjykates se Rrethit Gjirokaster.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster ka bere rekurs paditesi i kunderpaditur Ramadan Saraci dhe parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:

- Eshte zbatuar keq ligji dhe hetimi gjyqesor ka qene i ceket dhe i njeanshem.- Siperfaqja prej 40 m2 ka qene prone e Bashkise por edhe i padituri kunderpadites nuk

mund te behet pronar i saj me parashkrim fitues kur nuk e ka patur asnjehere ate ne posedim.

- Gjykata nuk pranoi te admnistronte prova vendimtare qe vertetonin per kohen e gjate te posedimit te kesaj siperfaqe nga ana ime, ku kam nxjerre edhe porten per ne hyrjen kryesore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË pasi degjoi relatimin e ceshtjes nga anetarja Nikoleta Kita,mbasi shqyrtoi dhe analizoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.Ka rezultuar gjate gjykimit se me vendim gjyqesor nr.316, date 06.05.1998 i padituri Luan

Gusmari eshte njohur pronar mbi nje shtepi banimi dy kateshe dhe siperfaqe trualli prej 229 m2 ku ndodhet edhe siprfaqja prej 40 m2 qe eshte konflikt midis paleve ne gjykim.

Me padi drejtuar gjykates Ramadan Saraci ka kundershtuar me cilesine e te tretit vendimin gjyqesor te lartepermendur dhe ka kerkuar anullimin e tij ne pjesen qe njeh pronar te paditurin per siperfaqen 40 m2. Ndersa me kunderpadi Luan Gusmari ka kerkuar nga paditesi Ramadan Saraci kthimin e siperfaqes prej 40 m2 me pretendimin se e mban ate padrejtesisht.

Ne perfundim gjykata e shkalles se pare Gjirokaster ka vendosur rrezimin e padise dhe pranimin e kunderpadise, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Gjirokaster.

Shkaqet e parashtruara ne rekurs nga paditesi i kunderpaditur Ramadan Saraci nuk gjejne mbeshtetje ne nenin 472 te K.Pr.Civile dhe jane te pabazuara.

Vete paditesi i kunderpaditur ka pranuar se nuk eshte pronar i siperfaqes prej 40 m2 prandaj njohja e pronesise per kete siperfaqe ne favor te te paditurit kunderpadites Luan Gusmari nuk shkel aspak te drejtat e tij. Perderisa vendimi gjyqesor qe ka marre forme te prere nuk cenon interesat e tij nuk legjitimon as paditesin Ramadan Saraci ne ngritjen e padise sipas nenit 503 te K.Pr.Civile dhe kundershtimin e vendimit gjyqesor si i trete. Simbas paditesit siperfaqja 40 m2 eshte prone e Bashkise dhe jo e te paditurit Luan Gusmari por ne se ka mosmarreveshje midis ketyre paleve per pronesine e truallit ju takon perseri atyre ta zgjidhin ne rrugen e parashikuar ne ligj dhe jo paditesit, qe nuk eshte dhe nuk ka pretendime pronesie per kete siperfaqe.

Po ashtu ne rast se ai ka pretendime per rruge kalimi ne pronen e te paditurit duhet te zgjidhe ato ne baze te nenit 277 e vijues te K.Civil qe rregullojne servitutin e kalimit dhe jo duke kundershtuar si i trete sipas nenit 503 te K.Pr.Civile nje vendim gjyqesor te formes se prere.

88

Page 86: Qershor 2002

Me te drejte gjykata ka detyruar paditesin te liroje nje siperfaqe qe nuk eshte prone e tij dhe ne teresi konstatohet se ajo ka zgjidhur drejt konfliktin midis paleve. Vendimi eshte mbeshtetur ne ligj dhe nuk ka asnje shkak qe ta beje ate te cenueshem prandaj duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.177, date 05.04.2001 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 19.06.2002

89

Page 87: Qershor 2002

Nr. 2185/735 i Regj. Themeltar.Nr. 675 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareVladimir Metani AnetarAgron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 19.06.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 2185/735 qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA TREGETARE C. J SARANDOPULOS S.A, me seli prane Hotel Tirana Internacional, ne mungese.

I PADITUR: MINISTRIA E TRANSPORTIT, perfaqesuar nga Arben Shkembi me autorizim.

PERSON I TRETË: DREJTORIA E PERGJITHSHME E RRUGEVE TIRANE, ne mungeseMINISTRIA E FINANCAVE, ne mungese.

Me pjesemarrjen e avokates se shtetit Flutura Guri ne baze te autorizimit nr. 24 Prot date 04.02.2002.

OBJEKTI I PADISË:Detyrimi i anes se paditur

te permbushe detyrimin e rrjedhur nga kontrata per pagimin e demit te pesuar nga

trazirat e marsit 1997 ne shumen 1.821.796 USD.Baza Ligjore: Nenet 420, 463, 690 i K.Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendim te ndermjetem date 15.04.2002 ka vendosur:

Pezullimin e gjykimit te ceshtjes. Dergimin e ceshtjes ne Gjykaten e Larte per zgjidhjen e mosmarreveshjes nese ceshtja qe shqyrtohet hyn ne juridiksionin gjyqesor apo administrativ.

90

Page 88: Qershor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e ceshtjes nga anetarja Nikoleta Kita dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne

teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane duhet te prishet per zbatim te keq te ligjit

procedurial.Shoqeria Tregetare C.J Sarandopulos Sh.A ka paditur Ministrine e Transportit dhe ka

kerkuar prej saj te permbushe detyrimin e rrjedhur nga kontrata per pagimin e demeve te shkaktuara nga trazirat e Marsit 1997 ne shumen 1.821.796 USD.

Mbas disa seancave gjyqesore perfaqesuesi i pales se paditur Ministrise se Transporteve dhe avokati i shtetit kane kerkuar nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor me pretendimin se mosmarreveshja ndermjet paleve hyn ne juridiksionin administrativ dhe duhet te zgjidhet nga arbitrazhi.

Mbi kerkesen e pales se paditur me vendim te ndermjetem te Gjykates se shkalles se pare ka vendosur pezullimin e gjykimit te ceshtjes dhe dergimin e saj prane Gjykates se Larte, per zgjidhjen e mosmarreveshjes nese ceshtja hyn ne juridiksionin gjyqesor apo administrativ.

Ky vendim i gjykates eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit. Gjykata ka keq interpretuar permbajtjen e neneve 59, 60 te K.Pr.Civile, prandaj edhe konkluzioni i saj eshte i gabuar.

Ne baze te paragrafit te pare te nenit 60 te K.Pr.Civile, kur nje institucion shteteror pranon se mosmarreveshja qe ka pranuar gjykata per shqyrtim hyn ne juridiksionin administrativ, mosmarreveshja zgjidhet nga Gjykata e Larte me kerkesen e institucionit shteteror ose te prokurorit.

Sipas arsyetimit te gjykates ne kete dispozite ajo ka gjetur te mbeshtetur kerkesen e Ministrise se Transportit si institucion shteteror prandaj edhe ka derguar ceshtjen prane Gjykates se Larte per percaktimin e juridiksionit gjyqesor apo administrativ te ceshtjes ne shqyrtim.

Ndryshe nga sa pranon gjykata ne vendim te saj neni 60 i K.Pr.Civile, ka parasysh institucione shteterore qe pretendojne per juridiksion administrativ te zgjidhjes se mosmarreveshjes si mund te jete arbitrazhi apo organ tjeter administrativ, pra per nje organ tjeter kompetent per zgjidhjen e konfliktit dhe qe nuk ka te beje aspak me palet ne gjykim pamvaresisht nese ato jane individe apo institucione shteterore etj.

Keshtu kur nuk ka asnje institucion tjeter shteteror qe te pretendoje se ceshtja nuk hyn ne juridiksionin gjyqesor por ne ate administrativ do te thote qe nuk ka edhe konflikt juridiksioni qe simbas dispozites se lartpermendur duhet te zgjidhet nga Gjykata e Larte, prandaj gjykata e shkalles se pare pa te drejte ka vendosur pezullimin e gjykimit te ceshtjes dhe dergimin e akteve Gjykates se Larte.

Ne seance gjyqesore perfaqesuesi i Ministrise se Transportit, ka bere kerkese para gjykates per nxjerrjen ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor por pamvaresisht se eshte institucion shteteror kjo behet prej tij si pale e paditur, si pale pjesemarrese ne gjykim dhe kerkesa e saj nuk mund te trajtohet e njejte me kerkesen e institucioneve te tjera shteterore qe pretendojne juridiksionin administrativ per zgjidhjen e ceshtjes si arbitrazhi apo cdo organ tjeter administrativ.

Ne baze te nenit 59 te K.Pr.Civile ne cdo faze te gjykimit mbi kerkesen e paleve apo kryesisht gjykata merr ne shqyrtim nese ceshtja qe shqyrton ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo administrativ dhe kunder vendimit te saj mund te behet ankim i vecante ne Gjykaten e Larte, por sidoqofte eshte ajo qe vendos lidhur me juridiksionin e ceshtjes ne shqyrtim. Pa u shprehur ne kete drejtim gjykata qe ka pranuar ceshtjen per shqyrtim dhe pa u bere ankim 91

Page 89: Qershor 2002

kunder vendimit te saj, Gjykata e Larte nuk behet kompetente per te vendosur nese ceshtja hyn ne juridiksionin gjyqesor apo administrativ.

Mbi sa siper perderisa ne baze te nenit 59 te K.Pr.Civile gjykata qe ka pranuar ceshtjen per shqyrtim nuk ka marre vendim lidhur me juridiksionin dhe ne baze te nenit 60 te K.Pr.Civile asnje institucion tjeter shteteror nuk ka pretenduar se ceshtja hyn ne juridiksionin administrativ do te thote qe nuk ka konflikt qe mund te zgjidhet nga Gjykata e Larte, prandaj vendimi i gjykates se shkalles se pare duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per shqyrtim po prane asaj gjykate ne menyre qe ajo te vendose vete lidhur me juridiksionin gjyqesor apo administrativ.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 59, 60 te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit te ndermjetem nr. s’ka, date 15.04.2002 te Gjykates se Shkalles se

Pare Tirane dhe kthimin e ceshtjes po prane asaj gjykate per te vendosur lidhur me juridiksionin.

Tirane me 19.06.2002

92

Page 90: Qershor 2002

Nr. 1808/378 i Regj. Themeltar.Nr. 676 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareVladimir Metani “Agron Lamaj “Irma Bala “

ne seancen gjyqesore te dates 19.6.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 1808/378 qe i perket:

PADITËS: AFERDITA IBERSHIMI perfaqesuar nga avokat Hysen Kovaci.

E PADITUR: SHOQERIA “ELBASAN CEMENT FACTORY” ne mungese.

OBJEKTI I PADISËLirim e dorezim lokali.Kerkim servituti kalimi.

Baza ligjore: Nenet 296, 277 te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Elbasan, me vendimin nr. 1086 date 11.10.2000 ka vendosur:Detyrimin e anes se paditur ECF Elbasan te liroje paditeses Aferdita Ibershimi nje lokal bufe te ndodhur ne Balez ish Fabrika e Cimentos Elbasan. Pushimin e gjykimit per objektin e kerkimit servituti kalimit per shkak te heqjes dore te paditesit nga gjykimi i kesaj kerkese.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr. 9 date 16.01.2001 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit civil nr. 1086 date 11.10.2000 te Gjykates se Rrethit Elbasan.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur, e cila kerkon prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata ka shkelur rregullat proceduriale duke mos e pranuar kerkesen tone per pezullim ose bashkimin e ceshtjes me nje ceshtje tjeter.

- Gjykata nuk ka pranuar te marre vertetim pronesie te fresket, pasi vertetimi i dates 31.11.1999 nuk pasqyronte realitetin.

- Gjykata nuk mori parasysh vertetimin e pronesise date 22.12.2000 nr. 37-739/1, ne te cilin thuhet pronesia e shoqerise ku perfshihet edhe bufeja.

93

Page 91: Qershor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese H. Kovaci, i cili

kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, ate te pales paditese ne mungese dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr. 9 date 16.1.2001 i Gjykates se Apelit Durres dhe vendimi nr. 1086 date

11.10.2000 i Gjykates se Rrethit Elbasan duhen prishur dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare.

Nga gjykimi ka rezultuar se, paditesja Aferdita Ibershimi me pretendimin se eshte pronare e lokalit (bufe) ne territorin e ish Fabrikes se Cimentos ne Elbasan ka ngritur padi kunder shoqerise “Elbasan Cement Factory”, me objekt lirimin dhe dorezimin e lokalit dhe krijimin e servitutit te kalimit, ne baze te neneve 296 e 277 te Kodit Civil.

Pala e paditur, duke kundershtuar pronesine e paditeses mbi pronen objekt konflikti ka pretenduar qe eshte prone e saj.

Gjate gjykimit paditesja ka hequr dore nga gjykimi, per objektin e padise servitutin e kalimit dhe nga gjykata eshte pushuar gjykimi per kete pjese.

Gjykata e Rrethit dhe ajo e Apelit, kane pranuar se paditesja eshte pronare e objektit lokalit (bufe), brenda territorit te ish-Fabrikes Cimentos, duke detyruar palen e paditur te liroje e dorezoje paditeses Aferdita Ibershimi lokalin bufe.

Sipas akteve te ndodhura ne dosje rezulton, se paditesja Aferdita Ibershimi, ka qene punonjese e Ndermarrjes se Furnizimit te Punetoreve, bufetjere ne lokalin e ndodhur ne territorin e Fabrikes se Cimentos Elbasan, si e tille ajo ka privatizuar me kontraten e shitjes date 01.10.1992, pajisjet dhe makinerite e bufese dhe ka vazhduar te tregtoje ne kete lokal kundrejt qirase se truallit, qe i paguante fillimisht Seksionit te Finances prane Komitetit Ekzekutiv te KP te Rrethit Elbasan, me pas “Shoqerise ECF” Elbasan.

Me vendimin nr. 1423 date 26.11.1998 te Gjykates se Rrethit Elbasan eshte vendosur: “Detyrimi i anes paditur E.C.F Elbasan, te pushoje cenimin e posedimit dhe te lejoje paditesen Aferdita Ibershimi te marre sendet e saja sipas listes”.

Sipas vertetimit date 2.11.1999 nga Z.RR.P.P. Elbasan, ne pronesi te paditeses Aferdita Ibershimi figuron e regjistruar ne regjistrin e hipotekes nr. 36-814 date 1.1.1999 e gjithe pjesa e nje objekti pa truall me siperfaqe 27.3 m2 me kufijte perkates. Me vertetimin date 5.10.2000, ne pronesi te Fabrikes Cimentos Elbasan, figuron e regjistruar ne regjistrin e hipotekes me nr.37-485 date 3.10.2000, 70% privat, 30% shtetit me siperfaqe 133.000 m2 dhe me vertetimin date 22.12.2000 figuron ne pronesi te shoqerise “Elbasan Cement Factory” e regjistruar ne regjistrin hipotekor nr. 37-739/1 date 22.12.2000, objektet e Fabrikes se Cimentos me truallin perkates, me siperfaqe prej 133.000 m2 dhe kufizimet perkatese.

Ne rrethanat e siperme, ku rezulton e regjistruar ne hipoteke, e njejta prone ne pronesi te dy paleve ndergjyqese, per nje zgjidhje te drejte ligjore gjykatat duhet te benin nje hetim te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me ligjin, ne zbatim te nenit 14 te K.Pr.Civile.

Perderisa prona objekt konflikti paleve ju ka kaluar ne pronesi nga shteti nepermjet privatizimit, çmohet se ky proces gjyqesor duhet te zhvillohet ne pranine e Agjensise se Privatizimit dhe Ndermarrjeve shitese si Fabrika e Cimentos dhe NFP, ose personat juridik qe i kane trasheguar ato.

Ne rigjykim, gjykata per te formuar drejte ndergjyqesine, ne baze te nenit 193 te K.Pr.Civile duhet te therrase me cilesine e personit te trete palet e sipercituara.

Sipas nenit 296 te Kodit Civil “Pronari ka te drejte te ngre padi per te kerkuar sendin e tij nga cdo posedues ose mbajtesà”.

94

Page 92: Qershor 2002

Sic del nga dispozita e siperme, padia per kthimin e sendit (padia e rivendikimit) synon qe pronarit t’i kthehet sendi i tij, i cili i eshte hequr nga posedimi dhe ndodhet ne posedim te nje personi tjeter. Pra padia e rivendikimit eshte padia e pronarit joposedues kunder poseduesit jo pronar per kthimin e sendit nga posedimi i tij i paligjshem.

Nga aktet e paraqitura nga paditesja nuk rezulton qe kjo e fundit te kete provuar konform nenit 296 pronesine mbi lokalin objekt konflikti dhe posedimin e paligjshem te prones nga i padituri.

Regjistrimi i prones ne regjistrin e hipotekes, nuk perben menyre fitimi pronesie mbi sendet e paluajtshme, nqs nuk provohet veprimi juridik per kalimin e pronesise, bere me akt noterial, sipas nenit 83 te Kodit Civil.

Ne rigjykim, Gjykata e Rrethit te hetoje, ne drejtim te provave mbi bazen e te cilave eshte bere regjistrimi tjeter i te njejtes prone, nga te paditurit dhe te konkludoje se cila nga ato prova perben menyre fitimi pronesie mbi objektin ne konflikt, qe provon interesin e ligjshem te paditeses per te ngritur padine konform nenit 296 te Kodit Civil.

Konform nenit 286 te K.Pr.Civile, te behet kqyrja e regjistrave te hipotekes nga gjykata dhe te pasqyrohet ky veprim ne procesverbalin perkates. Pasi te hetoje sa siper e te analizoje provat konform, nenit 126 te K.Pr.Civile, ne rishqyrtim gjykata mund te konkludoje drejt per zgjidhjen e mosmarreveshjes ne gjykim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/ç te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 9, date 16.01.2001 te Gjykates se Apelit Durres dhe te vendimit

nr. 1086 date 11.10.2000 te Gjykates se Rrethit Elbasan dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Elbasan me tjeter trup gjykues.

Tirane me 19.6.2002

95

Page 93: Qershor 2002

Nr. 2223 i Regj. ThemeltarNr. 677 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere prej :

Thimjo Kondi KryesuesNikoleta Kita AnetareIrma Bala AnetareAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 19.6.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr. 2223 akti, qe u perket paleve :

KËRKUES : HYDAJI RRABOSHTA, ne mungese.

PERSON I TRETË : 1. DREJTORIA E SIGURIMEVE SHOQERORE SHKODER, ne mungese.2. ZYRA E GJENDJES CIVILE SHKODER, ne mungese.

OBJEKTINdreqje e akteve te gjendjes civile.

Baza Ligjore : Neni 388 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkalles se Pare Shkoder, me vendimin nr.328 regjistri date 26.2.2002, ka vendosur:

Te nxjerre jashte kompetence çeshtjen civile me nr. 328 akti qe i perket kerkuesit Hydaji Rraboshta pasi kjo eshte kompetence e administrates se pushtetit vendor.

Gjykata e Apelit Shkoder, mbi ankimin e kerkuesit, me vendimin nr.19 date 30.4.2002, ka vendosur :

Moskompetencen e Gjykates se Apelit Shkoder per shqyrtimin e çeshtjes nr.21 regjistri themeltar.Dergimin e akteve per kompetence shqyrtimi ne Gjykaten e Larte Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare, ne baze te nenit 57 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar ankim kerkuesi Hydaji Rraboshta, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe kthimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi eshte i padrejte.- Me prova dhe fakte provoj bazueshmerine e kerkeses.- Kerkesa per korigjim moshe nuk mund te behet nga Zyra e Gjendjes Civile, pasi

kjo ceshtje kerkon hetim dhe jo thjesht nje ndreqje gabimi material.

96

Page 94: Qershor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin perkates te anetarit Vladimir Metani, dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Shkalles se Pare Shkoder nr.328 date 26.2.2002 me te cilin eshte

vendosur nxjerrja jashte kompetence e çeshtjes civile me nr. 328 akti qe i perket kerkuesit Hydaji Rraboshta pasi kjo eshte kompetence e administrates se pushtetit vendor, eshte i pabazuar ne ligj dhe si i tille duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per vazhdimin e gjykimit ne po ate gjykate.

Rezulton nga aktet e ndodhura ne dosje se, prej kerkuesit Hydaji Rraboshta me kerkesen ne gjykim eshte kerkuar ndreqja e akteve te gjendjes civile ne lidhje me datelindjen e tij. Ne te pretendohet se, ne regjistrin themeltar te gjendjes civile te vitit 1974, kerkuesi figuron i datelindjes 20 maj 1934, nderkohe qe datelindja e sakte e kerkuesit pretendohet se eshte 20 maj 1932. Ne dosje jane depozituar certifikata e lindjes e kerkuesit sipas regjistrimit te vitit 1932, çertifikatat familjare sipas regjistrimit te vitit 1945 dhe 1950 si dhe çertifikata e lindjes nxjerre nga regjistri themeltar i shtetasve sipas regjistrimit te vitit 1974, ku kerkuesi figuron i datelindjes 1934.

Gjykata e Shkalles se Pare Shkoder, me vendim te gjyqtarit te vetem nr.328 date 26.2.2002, ka konstatuar se ndodhemi para nje gabimi material, i cili, ne baze te nenit 26 te ligjit nr.5840 date 20.2.1979 “Per regjistrimin e akteve te gjendjes civile”, duhet te ndreqet nga organet e pushtetit lokal. Per kete shkak eshte vendosur nxjerrja e ceshtjes jashte kompetences.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se vendimi i mesiperm eshte i pabazuar ne ligj.Sipas permbajtjes se nenit 388 te K.Pr.Civile, “kur nga nje fakt varet lindja, ndryshimi

ose shuarja e te drejtave personale apo pasurore te nje personi dhe akti qe verteton ate eshte zhdukur, ka humbur dhe nuk mund te merret me ndonje rruge tjeter, personi i interesuar ka te drejte te kerkoje qe fakti te vertetohet me vendim te gjykates se shkalles se pare”.

Konstatimi i gjykates se nuk ndodhemi para rastit te ndreqjes se akteve te gjendjes civile, por para nje gabimi material, i cili mund te korrigjohet nga organet e administrates shteterore, eshte jo i drejte. Fakti qe kerkohet te provohet ne rruge gjyqesore hyn ne ate kategori faktesh prej te cilave varet lindja, ndryshimi ose shuarja e te drejtave personale apo pasurore te nje personi dhe qe nuk mund te merren me ndonje rruge tjeter. Ne kete kuptim, ne baze te nenit 388 dhe 36 te K.Pr.Civile, mosmarreveshja ne gjykim, hyn ne ate grup mosmarreveshjesh qe K.Pr.Civile dhe ligji nr.5840 date 20.2.1979 “Per regjistrimin e akteve te gjendjes civile”, i ka lene per shqyrtim gjykatave.

Vendimi eshte i pasakte edhe ne pjesen urdheruese te tij ku vendoset per nxjerrjen e ceshtjes jashte kompetences. Kjo, pasi fakti i konstatuar ka te beje me juridiksionin pra me te drejten e organeve shteterore per te zgjidhur ceshtjet qe perfshihen ne funksionet e tyre, duke zbatuar ne cdo rast ligjin dhe jo me kompetencen pra me ate pjese te juridiksionit qe i takon cdo gjykate per te shqyrtuar ne baze te ligjit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te neneve 63 dhe 485 germa “d” te Kodit te

Proçedures Civile,V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 328 regjistri date 26.2.2002 te Gjykates se Shkalles se Pare Shkoder dhe dergimin e çeshtjes prane asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 19.6.200297

Page 95: Qershor 2002

Nr. 1656 Rregj. ThemeltarNr. 679 Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere prej

Vladimir Metani KryesuesAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareEvgjeni Sinoimeri AnetareNatasha Sheshi Anetare

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dt. 03.05.2002 çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: REFAT FRASHERI, banues ne Tirane, perfaqesuar ne gjykim nga Av. Haneme Bakia;

HIQMET CIKA, banues ne Vlore ne mungese;

I PADITUR: K K K PRONAVE VLORE, ne mungese;SEVIM PESHKEPIA, banues ne Vlore, ANA MUZINA, banuese ne Vlore, te perfaqesuar ne gjykim nga Av. Viktor Konomi.

PERSON I INTERESUAR: AVOKATI I SHTETIT, i perfaqsuar nga D. Isufi.

OBJEKTI PADISË: Anullim i vendimit te K.K.K. Pronave Vlore

dhe detyrim per njohje pronesie.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin nr. 2360, dt. 25.09.1995 ka vendosur:Rrezimin e padise se paditesit Frasheri dhe Cika; Pranimin e padise se paditesit Teki Kadena;

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 74, dt. 12.01.1996 ka vendosur:Lenien ne fuqi te ketij vendimi.

Gjykata e Kasacionit me vendimin nr. 963, dt. 14.06.1996 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr. 2360, dt. 25.09.1995 te Gjykates se Rrethit Vlore, te vendimit nr. 74, dt. 12. 01.1996 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Vlore.

98

Page 96: Qershor 2002

Gjykata e Rrethit Vlore me vendimin nr. 632 dt. 10.04.1998 ka vendosur:Pranimin pjeserisht te padise se paditesit Cuka dhe Frasheri, anullimin e vendimit nr. 59 dt. 21.11.1994 te KKK Pronave Vlore dhe rrezimin e padise per njohje pronar nga te paditurit.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 434 dt. 13.10.1998 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr. 632 dt. 10.04.1998 te Gjykates Vlore dhe duke gjykuar çeshtjen ne fakt rrezimin e padise.

Gjykata e Larte me vendimin nr. 863 dt. 23.09.1999 ka vendosur Lenien ne fuqi te vendimit nr. 434 dt. 13.10.1999.

Paditesi ka paraqitur me pas rekurs ne interes te ligjit, i cili me vendim te kolegjit seleksionues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se larte nuk eshte pranuar.

Kunder vendimeve te mesiperme paditsi eshte ankuar ne Gjykaten kushtetuese, e cila me vendimin nr. 198 dt. 19.12.2001 ka vendosur:

- Shfuqizimin si antikushtetues te vendimeve nr. 863 dt. 23.09.1999 te Gjykates se Larte dhe nr. R-15 dt. 21.12.2000 te Kolegjit seleksionues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte dhe dergimin e çeshtjes per shqyrtim ne Gjykaten e Larte.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, perfaqsuesen e paditesit,

Av. Bakia, e cila kerkoi pranimin e rekursit perfaqsuesin e anes se paditur Av. V. Konomi, i cili kerkoi rrezimin e rekursit, Avokatin e Shtetit D. Isufi, i cili kerkoi ndryshimin e vendimit dhe kalimin e prones ne favor te shtetit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur nga paditesia eshte i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te pranohet

dhe vendimi i Gjykates per arsyet e renditura me poshte duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet per rigjykim Gjykates se Apelit Vlore por me tjeter trup gjykues.

Gjykata ka zbatuar ligjin gabim.Ne vendimin e saj Gjykata e Apelit Vlore arsyeton se:Eshte e vertete se ne vitin 1938 prona ka qene e paditesave por ne vitin 1942 kjo eshte

shpronesuar me kundershperblim nga shteti i asaj kohe e pas ketij viti ata nuk e kane patur me ne zoterim. Deri ne 1946 kjo prone ka qene e regjistruar ne emer te Roberto Alegros e te paditurve. Keshtu qe paditesit nuk kane interes pronesie, pra nuk legjitimohen ne ngritjen e padise, pra padia duhet te rrezohet per kete shkak.

Ne rrethanat e mesiperme çmohet se rrezimi i padise eshte bere per arsye thjeshte proceduriale pa i hyre shqyrtimit te metejshem te mosmarveshjes ne objektin e saj.

Ne kete arsyetim, gjykata eshte nisur nga permbajtja e Nenit 32 te K.Pr.C., hyre ne fuqi me dt. 01.06.1996, i cili percakton “se padia ngrihet vetem kur personi ka interes te ligjshem ne njohjen ose rrezimin e nje pretendimi”.

Percaktimi nese ka ose jo interes te ligjshem, nuk eshte problem qe mundet te zgjidhet vetem ne aspektin procedurial por edhe ne ate te se drejtes materiale dhe vetem pas perfundimit te hetimit te mesiperm mundet te vendoset nese padia duhet te rrezohet per kete shkak ose jo.

99

Page 97: Qershor 2002

Duke ju referuar te drejtes proceduriale, interesi i ligjshem percaktohet nga padia e ngritur nga paditesi (e drejta formale), shqyrtimi i se ciles behet nga normat procedurialo-civile ne fuqi ne kohen e ngritjes se padise. Siç del nga dosja padia eshte paraqitur me dt. 06.02.1995 dhe ka si baze ligjore Nenin 86/c te K.Pr.C. Pra Gjykata ne gjykimin e çeshtjes duhej t’i referohej pikerisht normave proceduriale te atij Kodi qe ishte ne fuqi ne vitin 1995. Neni 618 i K.Pr.C. (i ri) percakton se “çeshtjet qe jane ne gjykim ne diten e hyrjes ne fuqi te ketij Kodi do te gjykohen sipas Kodit te meparshem derisa vendimi te marre forme te prere sipas Nenit 451 te ketij Kodi”. Meqenese ne kohen e gjykimit ne apel, vendimi nuk kishte marre forme te prere, duhej te zbatoheshin normat procedurialo-civile te Kodit te meparshem. Ne ate Kod nuk gjen mbeshtetje juridike arsyetimi i dhene nga gjykata, pra gjykata ka vepruar ne kundershtim me ligjen proceduriale.

Por edhe po t’i referohemi Nenit 32 te K.Pr.C. (ne fuqi) perseri arsyetimi i gjykates eshte i gabuar.

Ne percaktimin e interesit te ligjshem gjykata duhet te shohe jo vetem paraqitjen e kerkese padise por edhe mardhenjet konkrete juridiko-civile te pjesemarresve ne proces, pra nje analize e fakteve nga e drejta materiale.

Nga materialet e dosjes civile ne gjykim rezulton se mosmarreveshja civile e pjesemarresve ne proces ka lindur mbi nje prone te ndodhur ne Vlore (ish Disteleria Skenderbeg), e cila nga ana e K.K.K. Pronave Vlore i eshte njohur dhe kthyer ne pronesi te paditurve dhe mbi te cilen pretendon te drejta pronesie paditesi.

Gjate gjykimit eshte pranuar se pronare te kesaje prone deri ne vitin 1942 ka qene Fam. Vlora, pra trashgimelenesit e paditesit. Me dekret ministror nr. 22 te vitit 1942, eshte dhene autorizimi per shpronsim, okupim dhe transkriptim te kesaj prone ne favor te Z. R. Alegro, i cili me pas ka deshiruar krijimin e nje shoqerie tregtare se bashku me te paditurit, por qe nuk eshte realizuar.

Gjykata ka pranuar shpronsimin si te drejte dhe te bere me kundershperblim, por nuk jep provat ku e mbeshtet kete arsyetim.

Paditesit ne gjykim kane pretenduar dhe kane paraqitur edhe argumente dhe prova se, shpronsimi eshte bere ne kundershtim me ligjen dhe se nuk kane terhequr ndonje kundershperblim per demin e pesuar. Ne keto prova bejne pjse akte shkresore te ndryshme, si njoftimi per shtyp i paraqitur kunder vendimit te shpronsimit, pergjigje te Ministrise se Finances te asaj kohe, proces verbali i dorezimit te prones etj. Nga ana e paditur eshte paraqitur si prove nje çertifikate e gjykates se shkalles se pare (04.12.1941) pra qe datohet para dhenies se vendimit te shpronesimit.

Me keto prova paditesit kane pretenduar se shpronsimi ne favor te shtetasit italian eshte bere ne kundershtim me ligjen dhe per aresye thjeshte personale.

Ne dhenien e nje konkluzioni te drejte lidhur me legjitimitetin e paditesit duhen analizuar edhe fakte te tjera, te ndodhura ne dosje. Ne vitin 1945 me vendimin nr. 74/19 dt. 07.07.1945 eshte urdheruar sekuestrimi i pasurise te arratisurit politik nenshtetas italian Roberto Allegro. Ne arsyetimin e sekuestros thuhet shprehimisht: “Fashist italian dhe bashkepuntor i autoriteteve civile ushtarake italiane. Shume i afte me elokuencen e tij sa qe ndermjet te tjerave provokon promulgimin e Dekretit per cpronsimin e tokes te trashgimtares Liri Vlora ne favor te tij.”. Ne fund te vendimit eshte bere edhe nje shenim ku thuhet: “Pasuria ne fjale rezulton e rregjistruar ne Zyren e Hipotekes Vlore me Note transkriptimin nr. 110 dt. 03.07.1943 te cilen po e bashkengjisim mbi emrin Roberto Allegro, V. Anastasiadhi, V. Muzina, S. Peshkpia e A. Toptani por duke qene se shoqerija ne fjale nuk rezulton qe te jete shpallur ne fletoren zyrtare te asaj kohe konform dispozitave ligjore, pasuria se se lartepermendurve sekuestrohet e tera per emrin e Roberto Allegro”.

Ne rrethanat e mesiperme pranohet se sekuestrimi i pasurise eshte bere vetem ndaj shtetasit italian dhe se shoqeri tregtare me te paditurit nuk ka patur. Per pasoje i demtuar nga

100

Page 98: Qershor 2002

kjo mase represive ka qene vetem shtetasi R. Alegro si person fizik dhe si fashist italian dhe bashkepunetor. Nje fakt i tille konfirmohet edhe nga Nota e transkriptimit si edhe nga deklarimi i Firmes Disteleria Skenderbeg, (prone private, me karakter personal. ekziston nje akt noterial per transformimin e Firmes ne SA por ky akt nuk eshte vene kurre ne veprim) deklarim i bere ne zbatim te dekretit mbi paqen me Italine.

I njejti fakt konfirmohet edhe nga vendimi i Komitetit lokal per konfiskimin e pasurive private me 18.12.1946.

Ne gjykimet e meparsheme, nga ana e paditur eshte pranuar se regjistrimi i tyre ne Hipoteke eshte bere si pasoje e krijimit te shoqerise me shtetasin italian. Vetem ne seancen e tanishme nga ana e paditur u ngrit pretendimi se gezimi i prones eshte bere ne cilesine e personit fizik. Pra ana e paditur e pranon se ndermjet tyre dhe shtetasit R.Allegro nuk ka patur asnje lidhje.

Ky pretendim cenon edhe kuptimin e vendimit te K.K.K. Pronave, i cili ka njohur pronen te paditurve ne cilesine e ortakut ne nje shoqeri tregtare. Pra ne kete pike ky vendim eshte i cenueshem.

Ne Nenin 1 te Ligjes nr. 7698 dt. 15.04.1993 eshte percaktuar veprimi i ligjes dhe konkretisht se ky ligj u njeh ish pronareve apo trashegimtareve te tyre te drejten e pronesise per pronat e shtetezuara, te shpronesuara apo te konfiskuara sipas akteve ligjore, nenligjore e vendimeve te gjykatave te dala pas dates 29.11.1944 ose te marra pa te drejte nga shteti me çdo menyre tjeter si edhe percakton menyrat dhe masat per kthimin apo kompensimin e tyre”.

Ne kuadrin e legjitimitetit te paditesit Gjykata veç kesaj dispozite duhej te analizonte edhe pretendimin e paditesit lidhur me Ligjen nr. 61 dt. 17.05.1945 dhe konkretisht Nenet 1 dhe 3 te atij ligji.

Neni 1 dhe Neni 3 i kesaj ligje, kane dallim te madh pasi percaktojne pavlefshmerine dhe vlefshmerine e akteve juridike te dala gjate okupacionit italian dhe gjerman dhe ato qe ishin ne fuqi para dt. 07.04.1939. Keshtu ndersa per te paren percaktohet se ato ligje abrogohen dhe deklarohen te paqena; per te dyten mbeten te vlefsheme dhe per kohen e ardhshme kur nuk jane ne kundershtim me frymen e re demokratike.

Ne kete kontekst, ky dekret le pa fuqi edhe dekretet ministrore te dala ne kohen e okupimit italian, nder te tjera edhe dekretin mbi shpronsimin e prones se familjes Vlora. Eshte e vertete se ky ligj nuk shprehet per pasojen, por kjo e fundit eshte e lidhur me veprimin juridik dhe meqenese veprimi shpallet si i kunderligjshem kuptohet qe nje veprim i tille nuk sjell asnje pasoje, dhe pala kthehet ne gjendjen e saj te pare. Lind pyetja se kush eshte pronar i prones objekt gjykimi. Percaktimi dhe interpretimi i dispozitave te ketij ligji do te behet nga ligji i kohes, qe eshte KC i vitit 1929. Per kete sherbejne dy dispozita dhe konkretisht Neni 4 dhe Neni 796 i KC.

Neni 4 i ligjit percakton se “ligjet abrogohen vetem kur ligjet e mapasme permbajne nje deklarim te shprehur te ligjevenesit per kete ose kur dispozitat e reja nuk pajtohen me ato te meparsheme ose kur ligji i ri rregullon te tane landen qe ka qene rregulluar me ligjin e meparshem” dhe Neni 796 percakton se “askush nuk mund te shterngohet me cedue pronesine e vet ose me lejue te tjeret ta perdorin veçse kur e lyp interesi publik ligjerisht i vertetuem dhe kurdohere kundrejt parapagimit te nje demshperblimi te arsyeshem”.

Ne interpretim te ketyre dispozitave permbajtja e ligjes nr. 61 eshte e sakte, dhe e zbatueshme pasi edhe vete shpronsimi ka qene bere ne kundershtim me ligjen e kohes dhe nuk eshte provuar te jete dhene demshperblimi per pasoje pronesia do i perkase perseri ish pronarit (restitutio in integrum), i cili pa te drejte u cenua nga nje akt i kunderligjshem.

Per analogji duhet te theksohet se ne kete fryme eshte ndertuar edhe ligji 7698 dt. 15.04.1993, i cili i ka njohur pronen ish pronareve pavarsisht nga veprimet juridike ose aktet normative para daljes se ketij ligji.

101

Page 99: Qershor 2002

Ne analize te gjithe fakteve te pasqyruara si me siper Kolegji Civil i Gjykates se Larte krijon bindjen se paditesi legjitimohet ne ngritjen e padise tij dhe kjo jo vetem ne kuptim te ligjit te meparshem procedurial (Neni 86/a dhe c) por edhe atij te sotem (Neni 32 i K.Pr.C.), pasi ai pas vitit 1945 eshte cenuar ne pronesine e tij dhe konkretisht me vendimin dt. 18.12.1946 dhe se kjo pronesi i eshte njohur dhe kthyer personave te tjere.

Gjate gjykimit Avokati i shtetit pretendoi se vendimi duhet te prishet dhe prona te kaloje ne favor te shtetit pasi kemi te bejme me shoqeri te huaj. Gjate gjykimit ka dale e provuar se kjo shoqeri nuk ka ekzistuar dhe ne rrethanat qe padia eshte rrezuar per mungese legjitimiteti çmohet se nuk mundet te shprehemi per themelin.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar edhe ne Nenin 485/c te KPrC

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 434 dt. 13.10.1998 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e

çeshtjes per shqyrtim po asaj gjykate por me tjeter trup gjykues.

Tirane 27.05.2002

102

Page 100: Qershor 2002

Nr. 1796/366 i Regj. ThemeltarNr. 680 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesAgron Lamaj AnetarYlvi Myrtja AnetarVladimir Metani AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 11.06.2002 e 13.06.2002 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: PASHUK KOLGJEKAJ

TË PADITUR: 1.KOMISIONI I KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE

2.MARGARITA LLAFJA, LUDOVIK LLAFJA, BALTO LLAFJA, NINA LLAFJA

OBJEKTI I PADISË:Pavlefshmëri e vendimit nr. 442, date 05.01.1995 i K.K.K.P.

Baza Ligjore: Neni 39 i Ligjit 7692, date 31.03.1993,neni 5 e 21 i Ligjit nr.7652, date 23.12.1992

dhe neni 32 i K.Pr.C.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendimin nr.117, date 13.02.2001 ka vendosur:Pranimin e kërkesëpadisë.Anullimin e vendimit nr.442, date 05.01.1995 të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Shkodër.Rënien e masës së sigurimit.

Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.99, date 03.04.2001 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.117, date 13.02.2001 të Gjykates se Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kanë bere rekurs të paditurit, te cilët parashtrojnë këto shkaqe për prishjen e tij dhe rrëzimine padisë:

- Vendimet jane në kundershtim me ligjin, ato nuk kane zgjidhur në themel çështjen dhe nuk kane zbatuar udhëzimet e Gjykates se Larte.

103

Page 101: Qershor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË Pasi degioi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e paditesit, av. Kujtin Capo, i

cili kerkoi lenien ne fuqi ne vendimit te gjykates se apelit dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,V Ë R E N

Vendimi nr.99, date 03.04.2001 i Gjykates se Apelit Shkoder dhe vendimit nr. 117, date 13.02.2001 i Gjykates se Shkalles se Pare Shkoder jane rrjedhoje e mosrespektimit ose zbatimit te keq te ligjit procedurial, prandaj ato duhet te prishen.

Me vendimin nr. 442, date 05.01.1995 te KKKP prane Bashkise Shkoder u eshte kthyer te paditurve Margarita Llafja etj. nje shtepi banimi nje kateshe (70 m2) me oborr (327 m2) te ndodhur ne Lagjen “Vasil Shanto” Shkoder.

Paditesi ka qene ne pozitat e qirarmarresit ne banesen objekt gjykimi, qe prej vitit 1973. Ai kerkon pavlefshmerine e ketij vendirni dhe t'i jepet e drejta e privatizimit te baneses me pretendimin se, te paditurve u eshte kthyer nje prone qe nuk ka qene e tyre, por e kishes dhe se KKKP ka dhene dy vendime me te njejtin numer per prona te ndryshme dhe pa ndjekur proceduren ligjore.

Te paditurit Margarita Llafja etj. kane paraqitur kunderpadi, duke kerkuar pavlefshmerine e akteve te shitblerjes se baneses dhe te shenimeve te bera ne hipoteke me pretendimin se, paditesi ka privatizuar banesen dhe ia ka shitur ate nje personi te trete, duke bere shenimet perkatese ne hipoteke, pra banesa figuron e regjistruar me dy pronare.

Gjykata me vendim te ndermjetem ka vendosur rrezimin e kerkeses per pranimin e kunderpadise. Pra, sic del, paditesi pervec pavlefshmerise se vendimit te KKKP, ka kerkuar t'i njihet edhe e drejta e privatizimit te baneses.

Sipas nenit 6 te Kodit te Procedures Civile, gjykata qe gjykon mosmarreveshjen duhet te shprehet mbi gjithcka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet. Po keshtu, sipas nenit 28 te Kodit te Procedures Civile, gjykata duhet te shprehet per te gjitha kerkesat qe parashtrohen ne padi, pa i kaluar kufljte e saj. Gjykatat e mesiperme nuk jane shprehur fare ne pjesen urdheruese te vendimit per kete kerkese te parashtruar ne padi, duke vepruar keshtu ne kundershtim me dispozitat e mesiperme ligjore.

Edhe persa i perket kunderpadise gjykata ka vepruar ne kundershtim me nenin 160 te Kodit te Procedures Civile. Sipas ketij neni, paragrafit te dyte, kunderpadia mund te paraqitet derisa nuk ka perfunduar hetimi gjyqesor dhe i nenshtrohet te gjitha rregullave te caktuara per ngritjen e padise. Keshtu, gjykata as nuk ka arsyetuar ne vendimin e ndermjetem perse e rrezon kerkesen per pranimin e kunderpadise.

Gjykata ne marrjen e provave nuk ka respektuar nenin 300/I te Kodit te Procedures Civile. Sipas kesaj dispozite, pushimi i gjykimit sjell si pasoje anullimin e te gjitha veprimeve proceduriale, duke perfshire edhe vendimet qe jepen gjate gjykimit, por ne rast se paditesi ngre perseri te njejten padi, provat e mbledhura ne gjykimin e pushuar mund te merren parasysh ne gjykimin e kesaj padie, ne qofte se. per marrjen rishtas te tyre ka veshtiresi ose pengesa te pakapercyeshme. Keshtu ne vendimin e ndermjetem per administrimin e provave ne dosjet e pushuara, gjykata duhej te arsyetonte nese marrja rishtaz e tyre kishte veshtiresi apo pengesa si me siper.

Ne keto rrethana, vendimet e mesiperme duhet te prishen dhe ceshtja te degohet per rishqyrtim po ne gjykaten e shkalles se pare, me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/ç te K. Pr. Civile

104

Page 102: Qershor 2002

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.99, date 03.04.2001 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe te vendimit

nr. 117, date 13.02.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Shkoder dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Shkoder, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 13.06.2002

105

Page 103: Qershor 2002

Nr. 1784 i Regj. ThemeltarNr. 682 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesYlvi Myrtja AnetarVladimir Metani AnetarEvgjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 11.06.2002 dhe 13.06.2002 mori ne shqyrtim çeshtjen civile me pale:

PADITËS: DAUT FORTUZI

TË PADITUR: 1. K.K.K TE PRONAVE PRANE BASHKISE TIRANE 2. AFËRDITA ISUFI

OBJEKTI I PADISË:

Ndryshim i pjesshem i vendimit nr.372, date 20.12.1995 te Komisionit te Kthimit dhe Kompesimit te Pronave

Anullimi vendimit nr.373, date 20.12.1995 te Komisionit te Kthimit dhe Kompesimit te Pronave

Baza Ligjore: Neni 92 i Kodit Civil dhe Ligji nr.7698, date 15.04.1993

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane me vendimin nr.8362, date 15.10.1996 ka vendosur:Rrezimin e padise, si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.7218, date 04.12.1996 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.8362, date 15.10.1996 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Gjykata e Kasacionit me vendimin nr.1379, date 30.07.1997 ka vendosur:Prishjen e e vendimit nr.7218, date 04.12.1996 te Gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit nr.8362, date 15.10.1996 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Tirane.

Gjykata e Apelit Tirane me vendim nr.3, date 225.01.1999 ka vendosur:Rrezimin e padise se paditesit Daut Fortuzi, si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Gjykata e Larte me vendimin nr. 3, date 13.01.2000 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.3, date 25.01.1999 te Gjykates se Apelit dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues.

106

Page 104: Qershor 2002

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr. 493, date 24.04.2001 ka vendosur:Rrezimin e kerkesepadise te ngritur nga paditesi Daut Fortuzi.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditesi, e cili parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:

- Gjykata e apelit nuk ka zbatuar udhezimet e Gjykates se Kasacionit, kjo e fundit ka lene si detyre verifikimin e dokumentave te pronesise se personit te trete dhe jo te miat.

- Gjykata e ka zgjidhur çeshtjen pa bere hetim gjyqesor ne kundershtim me ekspertin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e paditesit av. Gjergj

Papuli, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe pas gjykimit ne fakt, pranimin e padise, perfaqesuesin e te paditures av. Syrja Dosti, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga paditesi Daut Fortuzi nuk permban asnje nga shkaqet qe

parashikon neni 472 i K.Pr.Civile, prandaj ai nuk mund te pranohet. Per rrjedhoje, vendimi nr.493, date 24.04.2001 i Gjykates se Apelit Tirane kunder te cilit ai drejtohet, duhet te lihet ne fuqi.

Ka rezultuar se, paditesi dhe e paditura jane vella e moter me nene. Paditesit me vendimin nr.372, date 20.12.1995 te KKKP prane Bashkise Tirane i eshte

njohur pronesia mbi nje siperfaqe prej 203 m2, te perbere prej dy parcelash 53 m2 dhe 150 m2, duke ju kompensuar si truall i zene nje siperfaqe prej 117 m2 (nga e cila 66 m2 siperfaqja e nje pallati kater katesh, 6 m2 rruge pallati dhe 45 m2 lulishte) dhe duke ju kthyer nje siperfaqe e lire prej 86 m2.

Te paditures i eshte kthyer me vendimin nr.373, date 15.04.1995 nje siperfaqe trualli i lire prej 99 m2 (aktualisht oborri i vete te paditures).

Paditesi ka kundershtuar vendimin e KKKP me pretendimin se, siperfaqja e truallit ne pronesi te tij nuk ka qene 203 m2, qe i shte njohur nga KKKP, por 263 m2 dhe nga trualli i kthyer te paditures si i lire, 60 m2 i perkasin atij.

Per te provuar padine e tij ka paraqitur nje fotokopje te vendimit nr.366, date 29.03.1956 te Gjykates Tirane te vitit 1956, qe ben fjale per pjesetimin epasurise se perbashket qe ai kishte me xhaxhain e tij Ibrahim Fortuzi (trashegimlenesi (i jati) i te paditures). Sipas ketij vendimi, paditesit i eshte lene nje shtepi qe ndodhet ne rrugen “Asim Vokshi”, si dhe trualli qe kishte marre lulishtja publike me siperfaqe prej 263 m2, ndersa trashegimlenesit tete paditures i eshte lene shtepia tjter me pjesen e tij te trualli para shtepise.

Gjithashtu, ai ka paraqitur nje fotokopje te shtojces se ketij vendimi, date 31.05.1957, qe ben fjale per nje shtese ne dispozitivin e tij lidhur me rregullimin e kufijve te prones se paditesit dhe te rruges se kalimit te trashegimelenesit te te paditures, Ibrahim Fortuzi.

Pas dergimit te çeshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e apelit, eshte bere rregullimi i ndergjygjesise dhe eshte pranuar shtesa e padise se paditesit, me te cilen eshte kerkuar edhe anullimi i vendimit te KKKP dhene ne favor te te paditures.

Eshte caktuar ekspert per te pare ne vend pronen dhe per te reflektuar ndryshimet qe ka pesuar ky truall nga ndertimet qe jane bere. Eshte saktesuar madhesia e rruges se kalimit te te paditures per dalje ne rrugen kryesore.

107

Page 105: Qershor 2002

Ne kundershtim te pretendimeve te paditesit, e paditura ka prapesuar, duke u mbeshtetur ne vertetimin e pronesise te nxjerre nga regjistri nr.255, date 24.07.1957 i Hipotekes Tirane dhe ne rradhorin per transkriptimet me nr.55 rendor vjetor, vol.20, fq.179, nga ku del se, ne favor te paditesit, ndermjet te tjerave, figuron e regjistruar nje cope truall me siperfaqe 203 m2, qe perdoret per lulishte publike e ndare ne dy pjese per rruge kalimi te pjeses se Ibrahim Fortuzit (me kufizimet perkatese).

Gjykata e Apelit, pas rishqyrtimit te ceshtjes ne zbatim te udhezimeve te Gjykates se Larte, me te drejte ka rrezuar padine e paditesit.

Sipas nenit 3 te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993 "Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronareve", per efekt te njohjes, kthimit apo kompensimit te pronave kuptohet toka (trualli) qe eshte hipotekuar. KKKP prane Bashkise Tirane, me vendimin nr.372, date 20.12.1995 i ka njohur paditesit pikerisht aq siperfaqe trualli sa figuron e hipotekuar qysh me 1957.

Sipas nenit 12 te Kodit te Procedures Civile, pala qe pretendon nje te drejte, ka detyrimin qe ne perputhje me ligjin, te provoje faktet mbi te cilet bazon pretendimin e saj. Paditesit i binte barra te provonte pretendimin e tij se, te dhenat ne regjistrin hipotekor te larpemendur nuk jane reale.

Per kete arsye, me te drejte Gjykata e Apelit i ka kerkuar atij te paraqese dokumente origjinale te transkriptimit te prones se tij. Kjo, sepse eshte paditesi ai qe ka kundershtuar vendimin e KKKP, me pretendimin se trualli ne pronesine e tij nuk eshte 203 m2, por 263 m2.

Prandaj, ne kete rast pretendimi i paditesit i ngritur ne rekurs nuk eshte i bazuar ne ligj.Ne keto rrethana, perderisa paditesi nuk ka mundur te provoje sa me siper, nuk ka te

drejte te atakoje vendimin tjeter nr.373, date 15.04.1995 te KKKP prane Bashkise Tirane dhene ne favor te te paditures.

Per rrjedhoje, kerkimi i paditesit per siperfaqen e truallit (te saktesuar nga eksperti prej 58,4 m2), qe e paditura ka si rruge kalimi, nuk perben kerkim te ligjshem, sipas nenit 32 te Kodit te Procedures Civile, pasi ne pronesine e tij figuron vetem siperfaqja e truallit prej 203 m2 dhe ne kete siperfaqe nuk pershihet siperfaqja e mesiperme e truallit qe ka e paditura.

Pretendimet e tjera te paditeses lidhur me hetimin gjyqesor te zhvilluar nga gjykata e apelit nuk qendrojne, pasi nuk lidhen me shkaqet qe parashikon neni 472 i K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 493, date 24.04.2001 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 13.06.2002

108

Page 106: Qershor 2002

Nr. 2437/1011 i Regj. ThemeltarNr. 683 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareAgron Lamaj AnetarYlvi Myrtja AnetarEvgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 11.06.2002 dhe 19.06.2002 morri ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: SHOQËRIA “AFG” SH.P.K.

E PADITUR: SHOQËRIA “ALBTELEKOM”

PERSON I TRETË: BANKA E TIRANËS

OBJEKTI I PADISË:Detyrimi për të zgjidhur kontratën e shitblerjes,

për pamundësi ekzekutimi, detyrimi i personit të tretë për të më paguar shumën 112.836 USD,

si rezultat i veprimeve te padrejtaBaza Ligjore: Nenet 28, 29, 30, 32 e vijues të kontrates,

nenet 476, 477 dhe 698 të Kodit Civil dhe nenet 185 e 192 të Kodit të Procedurës Civile

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.19, date 12.01.2001 ka vendosur:Pranimin e pjesëshëm të kërkesëpadisë.Zgjidhjen e kontrates nr.Co-1-28/7/98 KAB+AKS për fajin e askujt dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.Rrëzimin e pretendimit për atë pjesë të padisë ku kërkohet pagimi nga personi i tretë me cilësinë Banka e Tiranës të shumës 112836.50 USD.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.688, date 01.06.2001 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.19, date 12.01.2001 të Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur, e cila parashtron këto shkaqe për prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit të çështjes:

- Nga ana e gjykatave është bërë interpretim i gabuar i neneve 476 dhe 526 të Kodit Civil.

109

Page 107: Qershor 2002

- Interpretim i gabuar i është bërë dhe nenit 698 të Kodit Civil nga ku del qartë që kur njëra palë nuk ka përmbushur detyrimet, pala tjetër mund te kerkoje ose përmbushjen e detyrimit osezgjidhjen e kontrates, përveç shpërblimit të demit.

- Vendimi gjyqësor është i pazbatueshëm si në kuptimin e zgjidhjes pa faj dhe për kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e pales se paditur,

av. Agim Tartari, i cili kerkoi prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes, perfaqesuesin e pales paditese, av. Arben Hakani, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, perfaqesuesin e personit te trete, Andon Kokoli, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit persa i perket rrezimit te padise lidhur me detyrimin e personit te trete dhe pasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.688, date 01.06.2001 i Gjykates se Apelit Tirane me te cilin eshte lene ne fuqi

vendimi nr. 19, date 11.01.2001 i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim po ne Gjykaten e Apelit Tirane, per shkak se nuk eshte respektuar ose eshte zbatuar keq ligji.

Nga materialet e dosjes gjyqesore del se, pala paditese, Shoqeria "A.G.F." shpk ka fituar tenderin e zhvilluar nga pala e paditur, Shoqeria "Albtelekom" sha, per blerje kabllosh dhe percjellesash dhe me daten 16.04.1999 kane lidhur kontraten e shitblerjes se tyre kundrejt çmimit 1.128.364,50 USD.

Ne kontrate eshte parashikuar menyra e realizimit te saj, transporti i mallrave nga Italia ne Shqiperi, levrimii i parave nga personi i trete, Banka e Tiranes me ane te Leter-Kredise(L/C), kreditimi nga pala paditese ne Ilogarine e pales se paditur i shumes 112.836,50 USD, (sigurimi i kontrates), etj. Midis te tjerash eshte parashikuar dhe nenkontraktori i shitesit per realizimin e kesaj kontrate, firma BHAKHAI SERVIZI Srl, Itali.

Shoqeria BHAKHAI SERVIZI Srl, Itali (per te cilen eshte hapur çeshtja penale) arriti te terheqe dhe me pas te pervetesoje 80% te shumes totale (leterkredise). pa dorezuar mallin, i cili nuk arriti kurre ne Shqiperi.

Personi i trete, per te zgjidhur mosmarreveshjen e krijuar me palen e paditur (lidhur me kalimin e parave firmes nenkontraktore italiane) i ka kthyer asaj 70% te shumes se leterkredise.

Pala paditese kerkon zgjidhjen e kontrates per shkak te pamundesise se ekzekutimit te saj, pamundesi e cila nuk ka ardhur per faj te kesaj pale, duke e trajtuar qenien e firmes nenkontraktore mashtruese si "force madhore", te parashikuar dhe ne kontrate; detyrimin e personit te trete per t'i paguar shumen 112.836,50 USD (shuma e paguar per sigurimin e kontrates), si rrjedhim i veprimeve te padrejta; detyrimin e pales se paditur per shlyerjen e shpenzimeve gjyqesore, etj.

Pala e paditur ka prapsuar se, pala paditese nuk gezon te drejten per te kerkuar zgjidhjen e kontrates, pasi ajo nuk ka permbushur detyrimet e veta, pavaresisht nga arsyet qe e kane shtyre ate.

Ne keto rrethana, vendimi i dhene nga gjykata eshte i padrejte.Pala paditese ka kerkuar gjate hetimit gjyqesor, sipas nenit 185 te Kodit te Procedures

Civile, vec te tjerave, pakesimin e objektit te padise persa i perket kthimit te paleve ne gjendjen e meparshme.

Gjykata, ne kundershtim me nenin 28 te Kodit te Procedures Civile, ka vendosur tej objektit te padise. Sipas kesaj dispozite, gjykata duhet te shprehet per te gjitha kerkesat qe parashtrohen ne padi, pa i kaluar kufijte e saj.

110

Page 108: Qershor 2002

Nga ana tjeter, vendimi i gjykates per kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme eshte i pazbatueshem. Gjykata nuk ka bere te qarte se, si mund te realizohet kthimi i paleve ne gjendjen e meparshme ne keto kushte.

Gjykata, ne kundershtim me nenin 14 te Kodit te Procedures Civile, nuk ka kryer nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem te ceshtjes.

- Pala e paditur ne pretendimet e saj te ngritura ne rekurs ka vene ne dukje se, sipas nenit 32 te kontrates se lartpermendur, sigurimi i kontrates ne masen 10% te çmimit te kontrates duhej te ishte bere brenda 30 diteve nga marrja e njoftimit te vendimit per fitimin e tenderit, ne fornien e caktuar ne dokumentet e tenderil

Marreveshja e kontrates midis paleve del te jete nenshkruar me 30.03.1999, ndersa kontata me 16.04.1999.

Ne keto kushte nuk del e qarte, perse pala e paditur ka operuar me pagimin e 80% te vleres se L/C me 20.09.1999, pa u siguruar me pare per perrnbushjen e detyrimeve kontraktore nga ana e Shitesit, pala paditese.

Perse Shitesi e ka derdhur shumen qe perfaqeson 10% te cmimit te kontrates me 02.11.1999 ?

- Sipas nenit 8 te kontrates qe ben fjale per menyren e pageses, parashikohet se, tetedhjete perqind e vleres se L/C do t'i paguhet Shitesit, pales paditese, menjehere perkundrejt paraqitjes nga Shitesi ne Banken e tij te dokumenteve te nisjes se mallit. Sipas pikes 1 te kontrates, me Shites nenkuptohet "A.G.F. Import-Eksport shpk", subjekti qe do te furnizoje mallrat dhe sherbimet sipas kontrates.

Vete pala e paditur pranon se, palet e permendura ne kontrate jane Albtelekom-i dhe A.G.F. Pra, marredhenia, te drejtat dhe detyrimet eshte vendosur midis shitesit (A.G.F.) dhe Bleresit (Albtelekom), pa i shpemdare keto te drejta dhe detyrime ne te trete, qofte keta edhe nenkontraktues.

Atehere, nuk eshte sqaruar, perse pala e paditur ka operuar direkt vete me nenkontraktorin italian, nepermjet personit te trete dhe jo me Shitesin (A.G.F.), palen paditese.

Per kete mund te merret edhe mendimi i nje eksperti te fushes bankare, i mbeshtetur ne nenin 80 te Kodit te Procedures Civile.

Me kete rast mund te lind nevoja e kompletimit te dosjes gjyqesore, mbeshtetur ne nenin 223 te Kodit te Procedures Civile, me praktiken e sigurimit te kontrates.

Pas sqarimit te ketyre rrethanave dhe te tjerave qe mund te dalin gjate rishqyrtimit te kesaj ceshtjeje, gjykata do te beje te mundur marrjen e nje vendimi te drejte.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K. Pr. Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.688, date 01.06.2001 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e

çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 19.06.2002

111

Page 109: Qershor 2002

Nr. 1809/379 i Regj ThemeltarNr. 684 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesVladimir Metani AnetarYlvi Myrtja AnetarIrma Bala AnetareValentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 18.06.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: ALBERT SHIJAKU

I PADITUR: K.K.K.PRONAVE, ELBASAN

OBJEKTI I PADISË:Ndryshim i vendimit nr.427/2, date 06.05.1996 i K.K.K.Pronave.

Baza Ligjore: Ligji 7698, date 15.04.1993

Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan, me vendimin Nr.867, date 30.08.2000, ka vendosur:

Te pranoje padine, duke ndryshuar vendimin nr.427/2, date 06.05.1996 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Elbasan si me poshte:Pas pikes 6 shtohet pika 6/1 me permbajtje: Ne baze te Ligjit 7698, date 15.04.1993, nenet 19 dhe 15 te tij si dhe te pikes 1/c te udhezimit nr.3 K.M, date 21.06.1993 dhe pika 2 te udhezimit nr.13 K.M., date 18.10.1993 ish pronarit (trashegimtareve) u kthehet ne pronesi siperfaqja 4007 m2. Rrethimi i ish tregut dhe dyqane.Te ndryshoje piken 7 te ketij vendimi vetem persa i perket siperfaqes qe kompensohet, duke u kompesuar ish pronari per siperfaqen 236 m2.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin Nr.546, date 09.11.2000, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.867, date 30.08.2000 te Gjykates se Rrethit Elbasan.

Kunder vendimit te gjykates ka ushtruar rekurs pala e paditur, K.K.K.Pronave e cila kerkon prishjen e vendimeve te Gjykates se Rrethit Elbasan dhe te Gjykates se Apelit Durres dhe rrezimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykimi ne Gjykaten e Apelit Durres eshte zhvilluar ne mungese pasi njoftimi i gjykates nuk eshte shpallur.

- Vendimet e gjykatave jane jologjik dhe ne kundershtim me ligjin.- Gjykata e Rrethit Elbasan nuk mori parasysh investimet e bera ne treg gje qe

pranohet dhe nga pditesi i cili ka bere kerkesen per te drejten e parablerjes.112

Page 110: Qershor 2002

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, av. Vitore Tusha, qe kerkoi lenien ne

fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NGjykata e Apelit Durres nuk ka zbatuar drejt ligjin, prandaj vendimi i saj duhet te prishet

dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim asaj gjykate.Paditesi Albert Shijaku ka paditur Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave

prane Bashkise Elbasan duke kerkuar ndryshimin e vendimit te K.K.K.Pronave prane Bashkise Elbasan me nr.427/2, date 06.05.1996, konkretisht ne lidhje me piken 7 te ketij, duke kerkuar kthimin ne natyre te siperfaqes prej 4243 m2 per te cilen eshte vendosur shperblimi ne natyre me obligacione, duke pretenduar se siperfaqja e truallit eshte e lire.

Komisioni per Kthimin dhe Kompensimin e pronave ne vendimin e tij ka arsyetuar se siperfaqja prej 4243 m2 eshte e zene me rruge, sheshe, tregu i lire, oborre e banesa te ndertuara para vitit 1988.

Po ashtu ne dosje ndodhet vendimi nr.28, date 20.03.2000 i Keshillit Bashkiak te Bashkise Elbasan, qe ka miratuar ipotekimin e tregut industrial me siperfaqe 4025 m2 si dhe eshte vendosur t`i propozohet K.RR.T-se Bashkise per prishjen e ndertimeve pa leje qe jane evidentuar ne kete zone.

Pas kesaj date, konkretisht ne daten 28.04.2000 paditesi ka kerkuar ndryshimin e vendimit te Komisionit per Kthimin dhe Kompensimin e pronave te dates 06.05.1996.

Gjykata e shkalles se pare vetem mbi bazen e nje akti ekspertimi jo te plote dhe konkluzioneve te dhena ne kundershtim me kriteret ligjore, sepse eksperti eshte shprehur per siperfaqe te abandonuar dhe jashte funksionit, ku ne lidhje me kete perfundim duhej te shprehej gjykata, ka konkluduar se siperfaqja eshte e lire.

Per te arritur ne nje perfundim te tille se siperfaqja eshte ose jo e lire, gjykata detyrimisht duhet te administronte dosjen e komisionit per kthimin dhe kompesimin e pronave si dhe te administronte dokumentacionin e urbanistikes per te percaktuar se si figuron ne planin urbanistik kjo siperfaqe trualli.

Mandej gjithashtu duhet te saktesohet ne se ekziston ndermarrja e tregut te lire sepse rezulton nga vertetimi me date 25.01.1994 qe nje ndermarrje e tille eshte krijuar dhe ka filluar aktivitet. Pas sqarimit te rrethanave te siperme duke patur parasysh kerkesat e ligjit nr.7698, date 15.04.1993. “Per kthimin dhe kompensimin e pronave si dhe udhezimit nr.3, date 21.06.1993 pika 1/2 te dale ne baze dhe per zbatim te ligjit do te mund te konkludohet drejt ne se kjo siperfaqe eshte e lire ose jo.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile.

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.546, date 09.11.2000 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e

ceshtjes per rishqyrtim po ne Gjykaten e Apelit Durres me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 18.06.2002

113

Page 111: Qershor 2002

Nr.1762/335 i Regj. ThemeltarNr. 685 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesAgron Lamaj AnetarMetush Saraci “Ylvi Myrtja “Valentina Kondili “

ne seancen gjyqesore te dates 18.06.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale :

PADITËS: GEZIM DANI

TË PADITUR: 1. SABA GEGA 2. BESNIK GEGA

OBJEKTI I PADISE:

Servitut kalimi .Baza Ligjore: Neni 153 i K.Pr.Civile si dhe nenet 256 e 277 te Kodit Civil .

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kruje, me vendimin Nr.381 date 17.10.2000 ka vendosur : Pranimin e padise.Lejimin e servitutit te kalimit sipas variantit te trete , te percaktuar ne akt-ekspertimin me nje gjatesi te pergjitheshme 60 ml.dhe gjeresia do te jete 2 ml. Se bashku me murin ekzistues qe ndodhet si mur ndares i te paditurit Besnik e Saba Gega. Servituti i kalimit fillon nga shkallet e prones se paditesit Gezim Dani me drejtim Veri-Jug, kalon ne lindje nga kopshti i te paditurit Saba Gega deri tek porta e baneses te paditurit Saba Gega , ku deri ketu ka nje gjatesi perj 31 ml. me pas fillon nga porta e te paditurit Saba Gega dhe lidhet me rrugen kryesore te lagjes Nr.2 me nje gjatesi prej 29 ml.,e cila eshte rruge ne funksion te Saba e Besnik Geges.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.293 date 15.03.2001 ka vendosur :Lenien ne fuqi te vendimit Nr.381, date 17.10.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje .

Kunder vendimit te gjykates Apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur e cila kerkon prishjen vendimeve, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje dhe te Gjykates se Apelit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim duke parashtruar keto shkaqe :

- 1. Eshte konstatuar gjate gjykimit se ka mundesi te tjera kalimi dhe ku shpenzimet jane me te vogla.

114

Page 112: Qershor 2002

- 2. Kalimet e tjera , pervec atij te vendosur me vendimin qe ankohemi,jane te perdoreshme,ndersa ai i vendosur ne vendim eshte i pa mundur per perdorim.

- 3.Akti i ekspertimit eshte i pjesshem mbasi nuk ka llogaritur shpenzimet per variantet perkatese dhe as demin qe vjen.

- 4. Zgjedhjet e pranuara nga Gjykata vijene ne kundershtim me ligjin “Per Urbanistiken “.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales paditese Basri

Mane, qe kerkoi prishjen e vendimit dhe dergimin per shqyrtim Gjykates se Apelit ate te pales se paditur dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte dhe si tille duhet te lihet ne fuqi.Paditesi Gezim Dani ka paditur Saba Gegen dhe Besnik Gegen duke kerkuar krijimin e

servitutit te kalimit, ka rezultuar gjate gjykimit se paditesi si para dhe pas ndertimit te shtepise nga i padituri Saba Gega, ka kaluar ne te njejten rruge, qe ne fakt ka qene prone e babait te tij.

Meqenese paditesi nuk perdor ne menyre te pershtatshme pronen e tij ka kerkuar krijimin e servitutit te kalimit. Bazuar ne detyrat e shtruara prej gjykates eksperti ka percaktuar variantet me te mundshme per krijimin e servitutit te kalimit, por duke specifikuar se mundesite e dhena me i pershtatshmi eshte varianti i trete me percaktimet e dhena dhe te pranuara prej gjykates.

Ne keto rrethana me pretendimet e paleve jane patur parasysh ne gjykimin e ceshtjes ne shkalle te pare dhe te dyte dhe ku eksperti ka konkluduar se varianti i pranuar krijon mundesi me te mira per perdorimin e prones, vendimet e gjykatave jane te drejta.

Pretendimet e te paditurit me teper kane te bejne, me krijimin e servitutit te kalimit, ne drejtime te tjera, pasi edhe vete i padituri nuk ka kundershtuar faktin se paditesi pengohet ne perdorimin e prones se tij.

Ne kete rast per te vendosur ne lidhje me vleften e tokes qe do te perdoret nuk ka vend pasi trualli ka qene prone e babait te paditesit.

Persa siper cmohet se ne rekurs nuk jane paraqitur shkaqe nga ato qe parashikohen ne nenin 472 te K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile.

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit Nr.293 date 15.03.2001 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane me, 18.06.2002

115

Page 113: Qershor 2002

Nr. 2208 i Regj. ThemeltarNr. 686 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareYlvi Myrtja AnetarVladimir Metani AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 18.06.2002 mori ne shqyrtim eeshtjen civile me pale:

PADITËS: TEKI ORANLLI

TË PADITUR: MUHAMER HOXHALLI, BARI NURÇELLI, ISMAIL NURÇELLI

OBJEKTI I PADISË:Lirim dhe dorezim toke bujqesoreBaza Ligjore: Neni 296 i Kodit Civil

Gjykata e Shkalles se Pare Korçe me vendimin nr.1245, date 22.09.1999 ka vendosur:Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile me padites Teki Oranlli, me objekt lirim e dorezim toke bujqesore.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare ka bere ankim te veçante paditesi, i cili parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:

- Gjykata e shkalles se pare nuk ka bere hetim te plote te çeshtjes, por ka vendosur apriori, duke e nxjerre çeshtjen jashte juridiksionit.

- Kam dokument te rregullt pronesie per token dhe ne gjykim kam kerkuar lirimin e saj. Gjykata duhej ta kishte gjykuar çeshtjen, pasi te paditurit e mbajne padrejtesisht.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, si bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NPaditesi ka kerkuar lirimin e dorezimin e nje siperfaqeje toke prej 2000 m2 dhe 3500 m2

ne fshatin Damjanec Korçe, prej te te paditurve me pretendimin se, eshte pronar i saj ne baze te aktit te marrjes se pronesise. Kerkesepadine e ka mbeshtetur nenin 296 te Kodit Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Korçe ka nxjere çeshtjen jashte juridiksionit me arsyetimin se, paditesi ne baze te nenit 21 te Ligjit nr.7501, date 19.07.1991 “Per Token” duhet t’i dergohet Keshillit te Komunes perkatese, vendimi i se ciles eshte titull ekzekutiv.

116

Page 114: Qershor 2002

Ky vendim i Gjykates se Shkalles se Pare Korçe, qe ka nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor çeshtjen eshte i paligjshem, prandaj duhet te prishet.

Nese paditesi ka marre token ne pronesi ne baze te ligjit, atehere ai ne baze te dispozitave te Kodit Civil, si pronar ka te drejte te ngreje padi per te kerkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtes (neni 296). Mosmarreveshja e krijuar ne kete rast ndermjet paleve eshte me natyre te qarte juridiko civile dhe per rrjedhoje eshte ne juridiksionin gjyqesor.

Perveç kesaj, gjykata nuk ka pasur parasysh nenin 22 te Ligjit nr.7501, date 19.07.1991 “Per Token”, sipas te cilit kur toka merret ose demtohet nga nje person i trete ka te drejte t’i drejtohet gjykates. Pra, pronari ka dy mundesi ligjore per mbrojtjen e te drejtave te tij, t’i drejtohet organit admnistrativ ne perputhje me kerkesat e nenit 21, te cilit i eshte referuar gjykata ose ne menyre te drejtperdrejte gjykates me padi per mbrojtjen e pronesise ne rast se eshte pronar i tokes dhe me padi per mbrojtjen e posedimit si posedues. Ne kushtet kur ligji nuk ka parashikuar ndonje procedure tjeter detyruese para se paditesi t’i drejtohet gjykates, e drejta e zgjedhjes i takon vetem paditesit

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile

V E N D O S IPrishjen e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Korçe dhe dergimin e çeshtjes ne

ate gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 18.06.2002

117

Page 115: Qershor 2002

Nr. 1807/377 i Regj. ThemeltarNr. 687 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Perikli Zaharia KryesuesValentina Kondili AnetareAgron Lamaj AnetarYlvi Myrtja AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 18.06.2002 morri ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS I KUNDËRPADITUR: KRYEGJYSHATA BEKTASHIANE TIRANË përfaqësur nga av. Dilaver Rexhepi

TË PADITUR KUNDËRPADITËS: HASAN BUSHI, BEHARE BUSHI, MJAFTONI BUSHI, HAKIK BUSHI, GANI BUSHI, LULZIM SHABA përfaqësuar nga av. Dhimitër Prifti

PERSON I TRETË: K.K.K. TË PRONAVE PRANË KËSHILLIT TË RRETHIT TEPELENË në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Kundërshtim pjesërisht i vendimit nr.25, date 10.11.1998

të KKKP pranë Këshillit të Rrethit TepelenëBaza ligjore: Neni 15 i Ligjit nr.7699, date 21.04.1993

“Për Kompensimin në vlerë ose me troje të ish-pronarëvete tokave bujqësore, kullotave, livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve”,

nenet 31, 154 e 324/a të K.Pr.CivileOBJEKTI I KUNDËRPADISË:

Anullim i vendimit nr.2, date 10.11.1997 të KKKPpranë Këshillit të Rrethit Tepelenë

Baza ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993“Për Kthimin e Kompensimin e Pronave ish- Pronarëve”

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokaster me vendimin nr.705, date 02.11.2000 ka vendosur:

118

Page 116: Qershor 2002

Pushimin e gjykimit të çështjes civile me paditës: Kryegjyshata Bektashiane, i paditur: Hasan Bushi etj., person i interesuar: K.K.K.Pronave, Tepelene me objekt: anullim i pjesëshëm vendimi.Pranimin e kundërpadisë.Njohjen e pronësisë dhe kthimin e saj për një sipërfaqe kullote prej 53 ha, të ndodhur në fshatin Dukaj, Tepelenë, në vendin e quajtur “Ferra e Gjinës”, me kufizime sipas planvendosjes të përgatitur nga eksperti Argjir Luzi.

Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.140, date 15.03.2001 ka vendosur:

Lënien në fuqi te vendimit nr.705, date 02.11.2000 të Gjykatës së Rrethit (shkallës së parë) Gjirokastër.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala paditese e kunderpaditur, e cila ka parashtruar keto shkaqe per prishjen e tij:

- Te paditurve kunderpaditesa u eshte njohur dhe kthyer me vendim te KKKP siperfaqja 15.5 ha. Gjykata i njohu dhe i ktheu 53 ha, duke perfshire edhe siperfaqen kullote tonen prej 21.7 ha, te njohur dhe kthyer me vendimin nr.2, date 10.11.1997 te KKKP.

- Gjykatat kane qene te njeaneshme ne gjykimin e ceshtjes. - Eksperti i çeshtjes dhe i padituri kunderpadites Hasan Bushi jane eksperte ne çeshtjet qe

shqyrtohen ne gjykaten e shkalles se pare dhe ne gjykaten e apelit. Ne skicen e perpiluar prej tij ai bashkoi te kater parcelat kryesore ne nje te vetme, kur ato kane kufizime te ndryshme dhe jane larg njera tjetres. Brenda kesaj siperfaqeje perfshiu edhe siperfaqen tone prej 21.7 ha.

- Gjykata e apelit duhej te caktonte ekspertim te ri, per te vertetuar pretendimet e ngritura nga ana jone.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e pales paditese te

kunderpaditur, av. Dilaver Rexhepi, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim, perfaqesuesin e te paditurve kunderpaditesa, av. Dhimiter Prifti, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi,

V E R E NVendimi nr.705, date 02.11.2000 i Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster dhe vendimi

nr.140, date15.03.2001 i Gjykates se Apelit Gjirokaster me te cilin ai eshte lene ne fuqi jane rrjedhoje e mosrespektimit ose zbatimit te keq te ligjit, prandaj ato duhet te prishen.

Pales paditese te kunderpaditur i eshte kthyer me vendimin nr.2, date 10.11.1997 te KKKP prane Keshillit te Rrethit Tepelene nje siperfaqe kullote prej 21.7 ha.

Te paditurve kunderpaditesa u eshte kthyer me vendimin nr.25, date 10.11.1998 te KKKP prane Keshillit te Rrethit Tepelene nje siperfaqe kullote (disa parcela ne vende te ndryshme) prej 97 ha.

Pala paditese e kunderpaditur pretendon se, nje siperfaqe prej 8.8 ha nga siperfaqja qe i eshte kthyer asaj i eshte kthyer edhe te paditurve kunderpaditesa. Per kete arsye ka kundershtuar ne kete pjese vendimin nr.25, date 10.11.1998 te KKKP dhene ne favor te te paditurve kunderpaditesa.

Te paditurit kunderpaditesa pretendojne se, siperfaqja e kthyer pales paditese te kunderpaditur gjendet brenda siperfaqes ne pronesi te tyre, pra se ka mbivendosje te pronave me njera tjetren ne njeren prej parcelave te quajtur “Ferra e Gjines” prej 15 ha. Per kete arsye kerkojne

119

Page 117: Qershor 2002

anullimin e vendimit nr.2, date 10.11.1997 te KKKP dhene ne favor te pales paditese te kunderpaditur.

Gjykatat, ne kundershtim me nenet 6 dhe 28 te Kodit te Procedures Civile, kane vendosur tej objektit te kunderpadise.

Sipas ketyre dispozitave, gjykata qe gjykon mosmarreveshjen duhet te shprehet mbi gjithçka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet. Gjykata duhet te shprehet per te gjitha kerkesat qe parashtrohen ne padi, pa i kaluar kufijte e saj.

Te paditurit kunderpaditesa, siç u permend, kane kerkuar me kunderpadi vetem anullimin e vendimit nr.2, date 10.11.1997 te KKKP dhe nuk kane kerkuar shtese te objektit te kunderpadise, bazuar ne nenin 185 te Kodit te Procedures Civile.

Gjykata perfundimisht, veç pushimit te gjykimit te padise, ka vendosur pranimin e kunderpadise dhe ne kundershtim me dispozitat e mesiperme, njohjen e kthimin e pronesise per nje siperfaqe kullote prej 53 ha.

Ne keto rrethana, vendimet e mesiperme duhet te prishen dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare.

Sipas nenit 14 te Kodit te Procedures Civile, gjykata ka per detyre te kryej nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem, me perputhje me ligjin.

Ne zbatim te kesaj kerkese ligjore, gjykates i duhet te kontrolloje dhe verifikoje origjinen e prones se paleve ne konflikt, nese keto siperfaqe te medha kullotash te pretenduara kane qene vertet ne pronesi apo ne perdorim te parardhesve te tyre.

Pavaresisht se, te dyja palet ndergjyqese e kane njohur me vendim vertetimi fakti juridik pronesine mbi siperfaqet perkatese te kullotave (21.7 ha pala paditese e kunderpaditur dhe 97 ha te paditurit kunderpaditesa), gjykates, ne zbatim te nenit 224 te Kodit te Procedures Civile, i duhet t’i kerkoje zyrtarisht seksionit te Kadastres prane Keshillit te Rrethit Tepelene te dhena te drejtperdrejta nga regjistri kadastral, per te shmangur cdo pasaktesi eventuale te vertetimeve te leshuara prej punonjesve te tyre.

Pas sqarimit te ketyre rrethanave dhe te tjerave qe mund te dalin gjate rishqyrtimit te kesaj ceshtjeje, gjykata do te beje te mundur marrjen e nje vendimi te drejte.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/ç te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 140, date 15.03.2001 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe te

vendimit nr.705, date 02.11.2000 te Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Gjirokaster, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 18.06.2002

120

Page 118: Qershor 2002

Nr. 2186 i Regj. Themeltar.Nr. 782 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesNatasha Sheshi AnetareVladimir Metani AnetarYlvi Myrtja AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 20.6.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 2186 qe i perket:

PADITËS: GEZIM GURI, ne mungese

I PADITUR: VERI SATKA, ne mungese

OBJEKTI I PADISËKonstatimi i pavlefshmerise se testamentit

Nr. 19/94 date 3.2.1994 bere nga Xhevrije Satkane favor te Veri Satkes.

Detyrimi i te paditurit te me njohe mua dhe personate tjere trashegimtare te Xhevrije Satkes,

dorezimin e pasurise trashegimore,marrje e mases se sigurimit.

Baza ligjore: Neni 18/c te K.C (te meparshem)Nenet 349, 350, 202 te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Berat, me vendimin nr. s’ka date 17.4.2000 ka vendosur:Deklarimin e moskompetences se Gjykates se Rrethit Berat per gjykimin e ceshtjes civile dhe dergimin e akteve Gjykates se Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Berat ka bere rekurs pala paditese, e cila kerkon prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata arsyeton se trashegimlenesja Xhevrie Satka nuk ka patur banim te fundit ne Republiken e Shqiperise e per rrjedhoje ceshtja duhet te gjykohet nga Gjykata e Tiranes.

- Ky arsyetim nuk eshte i vertete, pasi trashegimlenesja ka patur vendbanimin e fundit ne fshatin Dyshnik te Komunes Otllak Berat e per rrjedhoje ceshtja duhet te gjykohet nga Gjykata e Rrethit Berat, ne baze te nenit 46 te K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, avokatin e pales paditese ne mungese, ate te

pales se paditur ne mungese dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

121

Page 119: Qershor 2002

V Ë R E NVendimi nr. s’ka date 17.4.2002 i Gjykates se Rrethit Berat eshte i bazuar ne prova dhe ne

ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.Sic ka rezultuar nga gjykimi, paditesi Gezim Guri ka ngritur padi per pavlefshmerine e

testamentit nr. 19/94 date 3.2.1994 te lene nga e ndjera Xhevrie Satka, me te cilin le si trashegimtar testamentar Veri Satken, duke i lene trashegim te gjithe pasurine e saj kudo qe ndodhet, si dhe ate qe nepermjet konflikteve gjyqesore do te kthehet per llogari te saj.

Gjykata e Rrethit Berat, ka konstatuar se nuk eshte kompetente per gjykimin e kesaj ceshtje dhe ne baze te neneve 46 e 61 te K.Pr.Civile ka vendosur moskompetencen e saj dhe dergimin e akteve gjykates kompetente, asaj te rrethit Tirane.

Ne kerkesen ankimore paditesi ka pretenduar se trashegimlenesja ka patur vendbanimin e saj te fundit, ne fshatin Dyshnik te Komunes Otllak Berat dhe ceshtja duhet te gjykohet nga Gjykata e Rrethit Berat.

Nga aktet e ndodhura ne dosje, nuk rezulton te kete pasur trashegimlenesja Xhevrie Satka as banim te fundit, dhe as pasuri ne Republiken e Shqiperise.

Nga permbajtja e testamentit rezulton se trashegimlenesja, ka qene me banim te perhershem ne Turqi, Stamboll, bashkeshorti i saj, i ndjeri Jahja Satka ka vdekur ne Stamboll me date 7.3.1977, pasuria ndodhet ne Stamboll e qytete te tjera te Turqise.

Ne keto rrethana, ne veshtrim te nenit 46 te K.Pr.Civile, pretendimi i paditesit per tu gjykuar ceshtja ne Gjykaten e Rrethit Berat eshte i pabazuar ne ligj.

Sipas nenit 46 te K.Pr.Civile, padite qe rrjedhin nga trashegimi, padite per pavlefshmerine e testamentit dhe ato per pjestimin e trashegimit, kur trashegimlenesi nuk ka pasur ne Republiken e Shqiperise, as banim te fundit, as pasuri, ngrihen ne gjykaten e kryeqytetit.

Nga sa siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se, kompetente per gjykimin e kesaj ceshtje eshte Gjykata e Rrethit Tirane, ashtu sic me te drejte ka vendosur edhe Gjykata e Rrethit Berat.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte ne baze te nenit 485/a te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. s’ka, date 17.4.2002 te Gjykates se Rrethit Tirane.

Tirane me 20.06.2002

122

Page 120: Qershor 2002

ÇËSHTJE PENALE

123

Page 121: Qershor 2002

Nr. 96 i Regj. ThemeltarNr. 466 i vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKES

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesVladimir Bineri AnetarYlvi Myrtja AnetarAgron Lamaj AnetarVladimir Metani Anetar

ne daten 21.06.2002, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen penale me nr. 96 akti, qe i perket :

TË PANDEHURIT : SULO PESHTANAKU, perfaqesuar nga avokat Shuaip Syri.

A K U Z U A R :Per vepren penale

te kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune,parashikuar nga neni 102/1 i Kodit Penal.

OBJEKTI :Vleftesim i ligjshem i ndalimit

dhe caktim i mases se sigurimit,ne baze te neneve 253, 228, 229

dhe 230 te K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat, me vendimin nr.31 date 24.5.2002, ka vendosur :Vleftesimin e ligjshem te ndalimit te shtetasit Sulo Peshtanaku per vepren penale te parashikuar nga neni 102/1 i Kodit Penal.Caktimin e mases se sigurimit ôarrest ne burg” ndaj te ndaluarit Sulo Peshtanaku.

Kunder vendimit te gjykates se rrethit ka paraqitur rekurs te drejtperdrejte i pandehuri Sulo Peshtanaku, i cili kerkon shfuqizimin e vendimit dhe lirimin e tij, duke parashtruar keto shkaqe :

- Te pandehurit i eshte vjedhur makina nga bashkeshorti i kallezueses. Qellimisht eshte bere kallezim i rreme per te shpetuar autorin e vjedhjes .

- Ne rast se do te kishte marredhenie seksuale me dhune, do te kishte kallezim ne diten e ndodhjes se ngjarjes, do te kishte gjurme dhune tek viktima, te cilat nuk ekzistojne.

- Ne te tilla rrethana nuk ka dyshim te arsyeshem te bazuar ne prova.

124

Page 122: Qershor 2002

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e gjyqtarit Vladimir Metani, pasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit,

avokat Shuaip Syri qe kerkoi shfuqizimin e vendimit dhe pasi e diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr. 31 date 24.05.2002 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Berat, eshte jo i drejte e i

bazuar ne ligj, si i tille ai duhet te shfuqizohet.Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se me vendimin e mesiperm Gjykata e Rrethit

gjyqesor Berat, ka vendosur vleftesimin te ligjshem te ndalimit te Sulo Peshtanakut per vepren penale te kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune parashikuar nga neni 1002/1 te K.Pr.Penale dhe caktimin ndaj tij te mases se segurimit “arrest ne burg”.

Rezulton nga aktet e dosjes se i arrestuari Sulo Peshtanaku, me automjetin e tij, punon si taxi, si i tille me date 16.05.2002 ka udhetuar me shtetasen Valentina Sakaj dhe bashkeshortin e kesaj te fundit Shkelqim Sakaj.

Sipas deklarimeve te ketyre te fundit Sulo Peshtanaku, ato jo vetem do t’i transportonte por dhe do te kalonte jashte kufirit per ne Greqi Valentinen, e cila nuk ishte e pajisur me dokumentat e nevojshme per kete qellim.

Me date 16.05.2002 pasi ata kane mberritur ne piken e kalimit te kufirit ne Kakavije ka mundur ta kaloje ate vetem Shkelqimi, ndersa Valentina eshte kthyer se bashku me Sulon ne qytetin e Gjirokastres ne pritje per te gjetur mundesite e kalimit.

Sipas deklarimeve te Valentines, Sulo se bashku me te kane kaluar naten ne hotel ne te njejten dhome dhe ai (Sulo) ka kryer marredhenie seksuale me dhune.

Bazuar ne keto deklarime, si dhe ne akt ekspertimin mjeko-ligjor te dates 21.05.2002, nga ku rezulton se ne trupin e te demtuares eshte konstatuar vetem nje ekimoze ne krahun e djathte e shkaktuar per nje periudhe kohe 7 deri 14 dite para vizites, eshte vendosur caktimi si mase sigurimi personal per Sulo Peshtanakun “arresti ne burg”.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se nisur nga me lart dhe ne veshtrim te nenit 228 te K.Pr.Penale, vendimi i Gjykates se Rrethit gjyqesor Berat, eshte i pabazuar dhe ne kundershtim me dispoziten e sipercituar.

Sipas kesaj dispozite: “Askush nuk mund t’u nenshtrohet masave te sigurimit personal ne qoftese ne ngarkim te tij nuk ekziston nje dyshim i arsyeshem, i bazuar ne prova”.

Kolegji Penal i kesaj gjykate çmon se Gjykata e Rrethit gjyqesor Berat, pavaresisht se nga aktet e dosjes nuk rezulton dyshim i aresyeshem i mbeshtetur ne prova qe, Sulo Peshtanaku te kete kryer vepren penale per te cilen akuzohet, ka caktuar ndaj tij masen e sigurimit personal “arrest ne burg”.

Ne kundershtim me sa ka pranuar Gjykata e Rrethit gjyqesor Berat si prova mbi te cilat mbeshtetet dyshimi i arsyeshem, ky Kolegj bazuar ne dispozitat e K.Pr.Penale nuk i çmon ato si te tilla.

Nga ana e Gjykates se Rrethit Berat, eshte konsideruar dhe çmuar si prove kallzimi per krimin e kryer nga Valentina Sakaj dhe akti i ekspertimit mjeko-ligjor nr. 68 date 21.05.2002.

Ne kuptim te titullit 4 te kreut 4 te K.Pr.Penale, kallzimi per krimin e kryer nuk mund te konsiderohet prove. Gjithashtu akti i ekspertimit mjeko-ligjor nuk konfirmon qe ekimoza e konstatuar ne parakrahun e Valentines te jete shkaktuar diten e ngjarjes, por para saj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 249/6 te K.Pr.Penale

125

Page 123: Qershor 2002

V E N D O S IShfuqizimin e vendimit nr. 31 date 24.05.2002 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Berat.Urdherohet lirimi nga paraburgimi i te arrestuarit Sulo Peshtanaku.Njoftohet per zbatimin e ketij vendimi Prokurori prane Gjykates se Larte.

Tirane me, 21.06.2002

126

Page 124: Qershor 2002

Nr.81 i Regj.Themeltar.Nr. 351 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri “Artan Hoxha “Bashkim Caka “

ne seancen gjyqesore te dates 04.06.2002 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 81 qe i perket:

TË PANDEHURIT: DOD MIRI

A K U Z U A R:Per vepren penale te trafikimit te armeve dhe municioneve,

parashikuar nga neni 278/a, 1 te Kodit Penal.OBJEKTI:

Caktim i mases sigurimit.

Gjykata e Rrethit Durres, me vendimin nr. 112, date 28.3.2002 ka vendosur:Vleftesimin te ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit Dod Miri. Caktimin si mase sigurimi ate “arrest ne burg” parashikuar nga neni 232/1 te K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr. 28 date 26.4.2002 ka vendosur: Miratimin e vendimit nr. 112 date 28.2.2002 te Gjykates se Rrethit Durres persa i perket vleftesimit te ligjshem te arrestit ne flagrance per te pandehurin Dod Miri.Ndryshimin e ketij vendimi persa i perket mases se sigurimit personal, duke caktuar per te pandehurin Dod Miri si mase sigurimi personal ate te “arrestit ne shtepi”.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres ka paraqitur rekurs prokurori i Apelit duke paraqitur keto shkaqe per prishjen e tij:

- Gjykata e Apelit Durres nuk i referohet asnje prove per te perligjur ndryshimin e mases se arrestit. I vetmi argument qe sjell gjykata eshte mosha e te pandehurit 69 vjeç. Gjykata duhet te kishte parasysh nenet 173, 278/a te Kodit Penal dhe 239/1 te K.Pr.Penale.

- Gjykata le jashte gjykimit armet luftarake (5 pistoleta) qe perbejne veper penale te rende.

- Nuk u provua me prova shkresore nga ana e mbrojtjes gjendja e keqe shendetesore e te pandehurit, ky fakt u prezumua nga ana e gjykates.

127

Page 125: Qershor 2002

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relatimin e anetarit Bashkim Caka, prokurorin Arqile Lole, qe kerkoi prishjen

e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Durres, dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres nr. 28 date 26.04.2002, duhet te prishet si i

pabazuar ne ligj, ndersa vendimi i Gjykates se Rrethit Durres nr. 112 date 28.03.2002, duhet te lihet ne fuqi.

Rezulton nga materialet e dosjes gjyqesore, se te pandehurit Dod Miri me daten 26.03.2002, nga kontrolli i ushtruar nga ana e Forcave te Specializuara te Policise te Portit te Durresit i jane gjetur ne automjetin e tij tip “Benz” çifte dhe pese pistoleta luftarake, te cilat jane transportuar nga Ankona. Organet e ndjekjes penale kane kryer arrestimin ne flagrance te te pandehurit, per veprat penale te parashikuara nga nenet 173, 278/a te K. Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, ka vleresuar te ligjshem arrestimin ne flagrance te te pandehurit si mase sigurimi arrestim ne burg. Edhe gjykata e apelit ka vleresuar si te ligjshem arrestimin ne flagrance te te pandehurit per vepren penale per te cilen eshte akuzuar, por ka ndryshuar masen e sigurimit nga arrest ne burg, ne arrest ne shtepi.

Te dyja gjykatat kane arritur ne perfundimin se i pandehuri Dod Miri, ka patur liçense per importimin e armeve te gjahut (megjithese ajo nuk eshte administruar ne dosje) dhe se vepren penale ai e ka kryer ne lidhje me pese pistoletat. Ndersa Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres arsyeton se masa e sigurimit arrest ne burg, eshte ne perputhje me nenin 229 dhe 230 te Kodit te Procedures Penale, sepse ne caktimin e saj jane mbajtur parasysh pershtatshmeria e saj me nevojat e sigurimit ne rastin konkret, gjykata e apelit, duke ju referuar po ketyre dispozitave arsyeton si te pershtatshme masen e sigurimit personal “arrest ne shtepi”, nisur nga mosha e thyer e te pandehurit (69 vjeç) dhe gjendja e tij shendetesore.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, konstaton se shkaqet e ngritura ne rekurs nga prokurori i Apelit kunder vendimit te kesaj gjykate, jane te bazuara dhe çmon se vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet.

Te pese pistoletat e futura ne Shqiperi nga i pandehuri, ne kundershtim me ligjin, jane arme luftarake, te siguruara nga ana e tij ne tregjet italiane. Ato jane dy pistoleta tip “Beretta” prodhim italian me kaliber 6.35 mm, nje pistolete me kaliber 6.35 mm, tip “BROWING”, prodhim cek, dhe dy pistoleta te tjera prodhim italian me kaliber 5.3 mm. Futja e ketyre armeve ne Shqiperi, tregon per rrezikshmeri te theksuar te vete te pandehurit Dod Miri dhe te vepres penale te kryer prej tij. Fakti qe i pandehuri mund te jete licensuar per importimin e armeve te gjahut, nuk e ul rrezikshmerine e vepres penale te trafikimit te pistoletave.

Masa e sigurimit “arrest ne burg” caktuar nga Gjykata e Rrethit Durres, ka mbajtur parasysh kushtet per caktimin e masave te sigurimit personal parashikuar nga neni 228 i K.Pr.Penale, kriteret per caktimin e masave te sigurimit (neni 229) dhe sidomos kriteret e vecanta per caktimin e mases se arrestit ne burg, parashikuar nga neni 230 i K.Pr.Penale.

Gjendja jo e mire shendetesore, qe Gjykata e Apelit Durres, permend si nje nga shkaqet e caktimit te mases se sigurimit “arrest ne shtepi”, nuk eshte ne perputhje me paragrafin e dyte te nenit 230 te K.Pr.Penale, sipas te cilit masa e sigurimit arrest ne burg nuk mund te vendoset ndaj te pandehurve qe kane kaluar moshen shtatedhjete vjec, apo ndaj personave qe ndodhen ne gjendje shendetesore “vecanerisht te rende”. Ne dosje nuk ka ndonje akt qe te percaktoje nje gjendje te tille te te pandehurit, por behet fjale vetem per gjendje jo te mire shendetesore, e cila mund te kurohet ne kushtet spitalore te burgut.

128

Page 126: Qershor 2002

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar nenin 249 pika 6 e Kodit te Procedures Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr. 28, date 26.04.2002 te Gjykates se Apelit Durres dhe lenien ne

fuqi te vendimit nr. 112 date 28.3.2002 te Gjykates se Rrethit Durres.

Tirane, me 04.06.2002

129

Page 127: Qershor 2002

Nr. 75 i Regj. ThemeltarNr.352 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri AnetarEvgjeni Sinoimeri AnetareArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 4.6.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen penale nr.75 qe i perket :

TË PANDEHURVE : KASTRIOT LIPELUAN SHEHUERVIN SARKARO

OBJEKTI :Vleftesim ndalimi

dhe caktim i mases se sigurimit te arrestit ne burg, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

A K U Z U A R :Dy te paret: Per vepren penale

te trafikimit te femrave per prostitucion, parashikuar nga neni 114/b, pag II i K.Penal.

I treti: Per vepren penale te tregimit te sekretit shteteror nga personi qe i eshte besuar,

parashikuar nga neni 294/1 i K. Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lushnje, me vendimin nr.26 date 05.04.2002 ka vendosur:Vleftesimin e ligjshem te ndalimit te te pandehurve Kastriot Lipe e Luan Shehu.Te caktoje si mase sigurimi per te pandehurit Kastriot Lipe e Luan Shehu arrestin ne burg deri ne daten 24.04.2002. Me qellim garantimin e marrjes se proves dhe vertetesise se saj sipas neneve 228/3 germa “a” e 245/1 germa “c” te K.Pr.P.Te vleftesoje te paligjshem ndalimin e te pandehurit Ervin Sarkaro.Te rrezoje kerkesen e prokurorit per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne shtepi” te parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale si te pabazuar ne ligj e ne prova.Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit Ervin Sarkaro nga dhomat e paraburgimit.

130

Page 128: Qershor 2002

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.28 date 23.04.2002 ka vendosur:Miratimin e vendimit penal nr. 26 date 03.04.2002 te Gjykates se Rrethit Lushnje per te pandehurin Ervin Sarkaro dhe te vleftesimit te ligjshem te arrestit te te pandehurit Kastriot Lipe e Luan Shehu.Ndryshimin e vendimit penal nr.26 date 03.04.2002 persa i perket caktimit te mases se sigurimit per te pandehurit Kastriot Lipe e Luan Shehu duke i caktuar “arrest ne burg”.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs te pandehurit Luan Shehu dhe Kastriot Lipe, te cilet kerkojne prishjen e vendimit te apelit nr.28 date 23.04.2002, duke parashtruar keto shkaqe per prishjen e vendimeve :

Rekursi i te pandehurit Luan Shehu:- Ndalimi i bere kunder Luan Shehut eshte i pabazuar ne ligjin procedurial. Nuk ka

asnje dyshim se mund te largohej apo ti shmangej hetimeve. Vete fakti qe ai eshte ndaluar ne banese e verteton parrezikshmerine shoqerore.

- Caktimi i mases se sigurise ekstreme te arrestit me burg eshte i pabazuar ne ligj e ne prova.

- Asnje shkak nuk ka qe te rrezikohet marrja e provave kur ne kete procedim jane per tu pyetur vetem dy deshmitare te cilet per 20 dite jane pyetur.

- Nuk ka rrezik qe i pandehuri te largohet pasi eshte ne nje moshe 52 vjec dhe ne prag te marteses se vajzes se tij.

- Personaliteti i te pandehurit nuk cenon interesin publik, pasi mosha e tij e pjekur dhe kushtet familjare e shoqerore jane ne favor.

- Po te analizojme vepren penale per te cilen akuzohet, ajo eshte teresisht e pabazuar ne prova.

- Prokurori i apelit Vlore duke analizuar provat, ka hequr dore nga caktimi i mases se sigurimit per te pandehurin Luan Shehu.

Rekursi i te pandehurit Kastriot Lipe:- Fakti per qellime prostitucioni nuk ekziston pasi nuk ka asnje element te figures

se kesaj vepre por jane vetem aludimet e akuzes.- Organi i akuzes nuk ka prova te mjaftueshme as minimale per te bazuar

dyshimet.- I pandehuri Kastriot nuk ka lidhje me deshmitaren Fjorentina, por fakti se ajo i ka

mesuar emrin nje dite qe e takoi me te dashurin e saj Zharin, fakt qe ia tregon prokurorit i cili krijon kete grupazh te pa qene.

- Me ato prova qe ka akuza asnje veper penale nuk eshte kryer.- I pandehuri prej 20 vjetesh vuan nga astma bronkiale, ku kushtet ne dhomat e

izolimit te Komisariatit te Policise jane armike nr.1 te kesaj semundjeje.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetares Natasha Sheshi, prokurorin Arqile Koçi i cili kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, avokatin mbrojtes F.Xhurxhi i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe heqjen e mases sigurimit, e si e analizoi çeshtjen ne teresi ,

131

Page 129: Qershor 2002

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet

ne fuqi.Rezulton nga materialet e dosjes se te pandehurit Luan Shehu e Kastriot Lipe jane

ndaluar per vepren penale te trafikimit te femrave per prostitucion, parashikuar nga neni 114/b paragrafi 2 i K.Penal, ndersa ish oficeri i policise gjyqesore Ervin Sarkaro per tregtim te sekretit shteteror parashikuar nga neni 294/Ii K.Penal. Si baze per ndalimin e tyre ka sherbyer kallzimi i shtetasit Besim Nezha, ne te cilin behet fjale se te pandehurit e mesiperm ne bashkepunim dhe me persona te tjere, nepermjet mashtrimit, presionit dhe dhunes kane marre vajzen e tij Fjorentina Nezha, me qellim qe ta dergonin ne Itali per ushtrimin e prostitucionit. Nga veprimet e metejshme te kryera nga policia gjyqesore, sidomos nga pyetja e te demtuares Fjorentina Nezha dalin dyshime te arsyeshme se te pandehurit Luan Shehu dhe Kastriot Lipe mund te kene kryer vepren penale per te cilen jane akuzuar.

Gjykata e Shkalles se Pare Lushnje pas gjykimit te çeshtjes, e ka vleresuar si te ligjshem ndalimin e te pandehurve Luan dhe Kastriot dhe ka arritur ne perfundimin se provat e administruara nga organi i akuzes krijojne dyshime te arsyeshme .

Nga ana e kesaj gjykate per te dy te pandehurit eshte caktuar si mase sigurimi arrest ne burg me afat 20 ditor. Ne vendimin e saj kjo gjykate cakton si detyre per organin e akuzes qe te pyese Merita Xhogu dhe Luljeta Lloshi , dhe nese do lindte e nevojshme ballafaqimi i tyre me te demtuaren.

Gjykata e Apelit, e cila shqyrtoi apelin e bere nga prokurori dhe apelin kundershtues te te pandehurve ka arritur ne perfundimin se ekziston dyshimi i arsyeshem i bazuar ne prova se te pandehurit kane kryer veprime me persona te tjere, te cilet i kane krijuar asaj bindjen mbi mundesine e qenies se tyre autore te vepres penale qe akuzohen .

Nga ana e kesaj gjykate me te drejte arrihet ne perfundimin se pyetja e personave te tjere dhe kryerja e ballafaqimeve nuk mund te sherbeje si shkak ligjor per caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg pa afat, sepse ato jane veprime proceduriale qe kryhen me pas ne fazen e hetimit paraprak .

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, pasi shqyrtoi materialet e dosjes gjyqesore mbi bazen e rekursit te te pandehurve Luan e Kastriot, çmon se rekursi i paraqitur prej tyre nuk permban shkaqe nga ato te parashikuara nga neni 432 i K.Pr.Penale.

Ndryshe nga sa pretendojne te pandehurit ne rekurs, rezulton se ne caktimin e mases jane mbajtur parasysh kushtet dhe kriteret ligjore te parashikuara nga nenet 228, 229 te K.Pr.Penale per caktimin e mases se sigurimit. Ne rastin ne shqyrtim ekzistojne si dyshim i arsyeshem i bazuar ne prova, ashtu dhe nevojat e sigurimit per shkak te ekzistences se te dhenave se vepra penale eshte kryer nga nje numer i gjere njerezish qe paraqesin rrezikshmeri shoqerore. Pretendimi i ngritur ne rekurs per nje mase sigurimi me te bute per shkak te gjendjes shendetesore e rrethanave familjare, çmohen nga Kolegji Penal si te pabazuara, per shkak se nuk ekziston gjendja veçanarisht e rende shendetesore dhe rrethanat familjare nuk jane te tilla qe te jene pengese ligjore per caktimin e kesaj mase sigurimi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/a te K. Pr. Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 28, date 23.04.2002 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 4.06.2002

132

Page 130: Qershor 2002

Nr.86 i Regj.Themeltar.Nr. 356 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri AnetarArtan Hoxha AnetarBashkim Caka Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 10.06.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.86, qe i perket:

KËRKUES: PROKURORIA PRANE GJYKATES SHKALLES PARE DURRES

TË PANDEHURVE: 1. SHAMET BEJDO, perfaqesuar nga av. Shkelqim Laze 2. JONADRI PRODANI

A K U Z A:Shperdorim detyre,

parashikuar nga neni 248 i K.Penal.OBJEKTI:

Vleftesimi i ndalimit dhe caktimi i mases se sigurimit “arrest ne burg”

parashikuar nga nenet 228, 229, 230, 232/9 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin nr.90, date 2002, ka vendosur:Te vleftesoje si te ligjshem ndalimin e te pandehurit Jonadri Prodani, akuzuar per vepren penale te shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe te caktoje si mase sigurimi ate te arrestit ne burg, parashikuar nga neni 232/dh dhe 238 te K.Pr.Penale.Te vleftesoje si te ligjshem ndalimin e te pandehurit Shamet Bejdo akuzuar per vepren penale te shperdorimit te detyres dhe te caktoje si mase sigurimi ate te detyrimit per t’u paraqitur ne policine gjyqesore cdo dite te hene ne oren 10.00 ne zbatim te nenit 232/b dhe 234 te K.Pr.Penale.Urdherohet lirimi i te pandehurit Shamet Bejdo.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.21, date 27.03.2002, ka vendosur: Miratimin e vendimit nr.90, date 11.03.2002 te Gjykates se Rrethit Durres.

133

Page 131: Qershor 2002

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ka ushtruar rekurs prokurori i Apelit Durres, duke parashtruar keto shkaqe per prishjen e tij persa i takon caktimit te mases se sigurimit per Shamet Bejdon:

- Per te pandehurin Shamet Bejdo ekziston dyshimi i arsyeshem se ka konsumuar elementet e figures se krimit te shperdorimit te detyres, duke qene me detyren e komandatit te policise se portit. Ne momentin e kontrollit te anijes ka qene se bashku me persona te tjere. Rrezikshmeria e vepres penale edhe e te gjithe te pandehurve eshte e njejte, prandaj dhe per te pandehurin Shamet duhet te caktohet si mase “arresti ne burg”.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relatimin nga anetari Bashkim Caka, prokurorin Arqile Lole, i cili kerkoi

ndryshimin e vendimit te gjykates se apelit per te pandehurin Shamet Bejdo, duke ju caktuar si mase sigurimi “arresti ne burg” dhe lenien ne fuqi te vendimit per te pandehurin tjeter, avokatin e te pandehurit Shamet, Shkelqim Laze, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, dhe pasi e diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres eshte i bazuar ne ligj dhe duhet te miratohet.Nga aktet e administruara ne gjykimin e ceshtjes rezulton se te pandehurit Shamet

Bejdo dhe Jonadri Prodani, kane qene me detyren e Komandantit te Policise se Portit te Durresit dhe te Kontrollorit. Te dy te pandehurit jane ndaluar se bashku edhe me persona te tjere, sepse ne anijen “ Delon” ku ata ushtruan kontroll dhe mbajten procesverbalin perkates, sipas te cilit gjate kontrollit nuk u gjend asgje e kunderligjeshme, u gjend me pas nje sasi droge e fshehur dhe disa klandestine qe donin te shkonin ne Itali.

Me vendimin nr.90, date 11.03.2002 te Gjykates se Rrethit Durres, eshte vleftesuar i ligjshem ndalimi dhe per te pandehurin Jonadri Prodani eshte caktuar si mase sigurimi “ arrest ne burg”, ndersa per te pandehurin Shamet Bejdo u vendos si mase sigurimi “ detyrimi per paraqitjen ne policine gjyqesore “. Gjykata e rrethit per caktimin e kesaj mase sigurimi per te pandehurin Shamet Bejdo niset nga fakti se ai ka organizuar ushtrimin e kontrolleve ne kete anije si dhe ne anije te tjera, ne te njejten kohe, duke planizuar grupet e kontrolleve perkatese per cdo anije. Edhe ne anijen “ Delon “, kontrolli fizik eshte ushtruar nga ana e kryekontrollorit, kontrollorit dhe ndihmesave te tyre dhe ne procesverbalin e perpiluar ne perfundim te praktikes eshte firmosur nga te gjithe personat qe ushtruan kontroll dhe ky procesverbal nuk eshte neneshkruar nga ana e te pandehurit Shamet Bejdo. Ne caktimin e kesaj mase sigurimi, gjykata e rrethit mban parasysh poziten e te pandehurit si komandant i policise se portit dhe detyrat e tij funksionale, te cilat nuk e ngarkojne ate me ushtrimin e kontrolleve te drejtperdrejta, se ne rastin konkret kete kontroll e ushtruan persona te tjere qe deklaruan se nuk konstatuan asgje te kunderligjeshme, se personaliteti i te pandehurit si oficer me stazh prej 30 vjetesh nuk paraqet rrezikshmeri shoqerore, se ai nuk i eshte shmangur hetimit te ceshtjes nga organi i akuzes dhe se vepra per te cilen ai akuzohet, shperdorimi i detyres, parashikon si mase denimi edhe gjoben.

Mbi ankimin e te pandehurit Jonadri Prodani dhe te prokurorit te seances gjyqesore, Gjykata e Apelit Durres ka arritur ne perfundimin se vendimi i Gjykates se Rrethit Durres, qe ka caktuar per te pandehurin Shamet Bejdo kete mase sigurimi, per shkak te rrezikshmerise shoqerore te te pandehurit, te vepres penale, te rrethanave te kryerjes se saje dhe rolit te te pandehurit Shamet Bejdo, eshte i bazuar ne ligj.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i gjen te bazuara arsyetimet e Gjykates se Apelit Durres, mbeshtetur edhe ne nenin 230, pika 1 te Kodit te Procedures Penale, sipas te cilit

134

Page 132: Qershor 2002

“arrest ne burg mund te vendoset vetem kur cdo mase tjeter eshte e papershtateshme per shkak te rrezikshmerise se vecante te vepres dhe te pandehurit”. Rrethanat e argumentuara nga ana e gjykatave,nuk e bejne masen e sigurimit te paraqitjes ne policine gjyqesore te te pandehurit Shamet Bejdo si te papershtateshme. Masa e arrestit ne burg e kerkuar nga prokurori ne rastin konkret, per shkaqet e mesiperme, cmohet si e pa nevojeshme dhe e pa arsyeshme. Jo cdo dyshim i arsyeshem se personi ka kryer nje veper penale, eshte kusht qe te caktohet ndaj tij si mase sigurimi arresti ne burg. Pervec shkaqeve ligjore te mesiperme, nuk rezulton qe i pandehuri te shmanget nga ndjekja penale apo te pengoje ne zbulimin e se vertetes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjyaktes se Larte mbeshtetur ne nein 249/6 te K.Pr.Penale

V E N D O S IMiratimin e vendimit nr.21, date 27.03.2002 te Gjykates se Apelit Durres.

Tirane, me 10.06.2002

135

Page 133: Qershor 2002

Nr. 88 i Regj.Themeltar.Nr. 357 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri AnetarArtan Hoxha AnetarBashkim Caka Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 10.06.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.88, qe i perket:;KËRKUES: PROKURORIA KURBIN

KUNDËR: 1.MAT MORINA, perfaqesuar nga av. Pashk Gjaci2. VALDETE KODRA

A K U Z U A R:1. Mat Morina, per vepren penale te

marredhenieve seksuale me dhune me te mitura, parashikuar nga neni 101 i K.Penal.2. Valdete Kodra, per vepren penale

“shfrytezim prostitucioni” parashikuar nga neni 114/i i K.Penal.

ME OBJEKT:1. Vleftesimin e ligjshem te ndalimit.

2. Caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” pa afat.

Gjykata e Rrethit Kurbin, me vendimin nr.117, date 20.05.2002, ka vendosur:Te vleftesoje te ligjshem ndalimin e shtetasve Mat Morina e Valdete Kodra dhe ka caktuar si mase sigurimi “arrest ne burg” pa afat per te dy te akuzuarit.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Kurbin ka ushtruar rekurs te drejteperdrejte e pandehuri Mat Morina, i cili kerkoi ndryshimin e tij , duke parashtruar keto shkaqe:

- Akuza ne ngarkimin tim nuk qendron, nuk eshte ushtruar dhune. Ne asnje rast nuk eshte ushtruar dhune fizike apo psikike, nuk ka asnje prove ne kete drejtim.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Bashkim Caka, prokurorin Arqile Lole, i cili kerkoi

pranimin e rekursit, avokatin Pashk Gjaci, qe kerkoi pranimin e rekursit, e pasi e diskutoi çeshtjen ne teresi,

136

Page 134: Qershor 2002

V Ë R E N Rezulton se mbi bazen e kallximit te shtetases N.Gj. eshte bere ndalimi i te pandehurve

Valdete Kodra dhe Mat Morina, per te cilet organi i prokurorise ka kerkuar vleftesimin e ndalimit dhe caktimin e mases se sigurimit “ arrest ne burg “. E pandehura Valdete Kodra eshte akuzuar per vepren penale te shfrytezimit te prostitucionit te kryer me te mitur, ne baze te nenin 114/a, pika 1 te Kodit Penal, ndersa i pandehuri Mat Morina per marredhenie seksuale me dhune me te mitura ne moshen katermbedhjete deri ne tetembedhjete vjec, ne baze te nenit 101/1 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin, me vendimin nr.117, date 20.05.2002, ka vleresuar te ligjshem ndalimin dhe ka caktuar ndaj te dy te pandehurve si mase sigurimi “ arrest ne burg “. Kunder ketij vendimi ka bere rekurs te drejteperdrejte i pandehuri Mat Morina dhe Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se vendimi i gjykates eshte i pabazuar ne ligj prandaj duhet te shfuqizohet, per shkak se ne ngarkim te te pandehurit Mat Morina nuk ekziston dyshim i arsyeshem i bazuar ne prova se ka kryer vepren penale.

Nga dosja gjyqesore del se e pandehura Valdete Kodra, ne banesen e saj ne menyre te here pas hereshme ka futur vajza te reja, te cilat kane kryer marredhenie seksuale me persona te tjere, veprimtari kjo e kryer nga ana e te pandehures me qellim perfitimi material. Gjykata e rrethit pranon se N.Gj. ka qene disa here ne shtepine e te pandehures Valdete, e joshur prej kesaj te fundit, per te kryer marredhenie seksuale me persona te ndryshem, kundrejt pageses te cilen e merrte Valdetja si tutore e ketij veprimi kriminal. Ne shtepine e Valdetes ka shkuar edhe Mat Morina, i cili gjithashtu ka kryer marredhenie seksuale me N.Gj, qe ajo i cileson pa deshiren e saje. “Vete keto fakte gjykata e rrethit i cileson si dyshime te arsyeshme qe perligjin caktimin e mases se sigurimit arrest me burg ndaj te pandehurit Mat Morina. Gjykata nuk ka analizuar edhe nje deklarate noteriale, qe e ka administruar ne dosje, ku N.Gj.pretendon se nuk eshte kryer marredhenie seksuale me dhune nga i pandehuri si dhe shkaqet e berjes prej saje te kallximit, te cilat nuk perputhen me ato te bere ne policine gjyqesore.

Nga kallzimi qe ajo ka bere ne policine gjyqesore, qe eshte e vetmja prove e administruar, rezulton se para gjashte muajsh, kur ajo ishte duke qendruar ne nje lulishte te qytetit, ku ka shkuar Valdetja dhe e ka ftuar ne shtepi. Me pas kane ardhur aty dy djem, Luani dhe i dashuri i Valdetes, Dritani. Kallxuesja ka spjeguar se ka kryer marredhenie seksuale me Luanin. Ne nje rast tjeter ne banesen e Valdetes ka qene edhe nje djale i quajtur Ervin dhe megjithese Valdetja i ka propozuar qe te kryente marredhenie seksuale me ate, kallxuesja nuk ka pranuar dhe Ervini eshte larguar. Para rreth tre javesh, po ne kete banese, duke qene ne shtepi edhe Valdetja, kallxuesja ka kryer marredhenie seksuale me Ditanin. Me vone, po ne kete banese, kallxuesja ka kryer marredhenie seksuale me te pandehurin Mat Morina. E pyetur nga ana e policise gjyqesore, nese marredheniet seksuale me personat e mesiperm i ka kryer me deshire ose jo, kallxuesja i eshte pergjigjur se i ka kryer pa deshire, me perjashtim te marredhenieve seksuale qe ka kryer me Dritanin (sipas kallxueses dashnori i te pandehures Valdete ).

Duke qene ne keto rrethana, gjykata e kishte per detyre qe te percaktonte nese dyshimi i arsyeshem ka qene i pranishem ne rastin ne shqyrtim, pra nese me te vertete ka patur fakte apo te dhena qe mund te japin nje baze te mjaftueshme dhe objektive, sipas te cilave mund te arrihet ne perfundimin se i pandehuri mund te kete kryer vepren penale. Jo vetem deklarata noteriale e leshuar nga kallxuesja, ku ajo spjegon se i pandehuri nuk ka kryer vepren penale, por edhe rrethanat ne te cilat ajo tregon se eshte kryer dhune ndaj saj per kryerjen e marredhenies seksuale nuk e krijojne dyshimin e arsyeshem. Ajo me deshiren e saj ka shkuar disa here ne banesen, ku kryhej prostitucion dhe po me deshiren e saj ka kryer marredhenie seksuale me persona te tjere. Spjegimet e dhena ne policine gjyqesore, se me te pandehurin ka kryer marredhenie pa deshire, pa dhene spjegime se ndaj saj eshte ushtruar dhune qofte fizike apo psiqike, apo shkaku i kallximit se leket per marredheniet seksuale qe ajo kryente ne 137

Page 135: Qershor 2002

banesen e te pandehures Valdete i merrte kjo e fundit dhe se ajo vetem shfrytezohej per prositucion, nuk krijojne bindje se i pandehuri Mat Morina ka kryer me ate marredhenie seksuale me dhune.

Karakteri i arsyeshem i dyshimit, mbi bazen e te cilit duhet te caktohet si mase sigurimit arrsti ne burg, eshte pjese thelbesore e mbrojtjes nga arrestimet e paligjeshme, prandaj organi i akuzes e ka per detyre te jape disa te dhena, te cilat mund te bindin gjykaten se personi i akuzuar eshte dyshuar me arsye se ka kryer vepren per te cilen akuzohet, te cilat mungojne ne rastin konkret. Nga materialet e dosjes, dalin disa indicie se i pandehuri mund te kete konsumuar veper tjeter penale, si shfrytezimi i prostitucionit per te cilen nuk eshte akuzuar dhe nuk jane zhvilluar hetime. Ne rast se ne hetimet paraprake dalin te dhena te tjera te mjaftueshme ne ngarkim te ketij te pandehuri per kryerjen e ndonje vepre penale, mund te behen kerkime te tjera nga organi i akuzes, sepse ne rastin ne shqyrtim ato nuk jane te plota dhe pervec kesaj gjykata nuk mund te caktoje mase sigurimi per nje veper penale kryesisht.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 249/6 te Kodit te Procedures

Penale

V E N D O S IShfuqizimin e vendimit nr.117, date 20.05.2002 te Gjykates se Rrethit Kurbin, me te cilin

eshte caktuar mase sigurimi arrest me burg per te pandehurin Mat Morina.Urdherohet lirimi i te pandehurit Mat Preng Morina nga dhomat e paraburgimit.Njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte per ekzekutimin e ketij vendimi.

Tirane, me 10.06.2002

138

Page 136: Qershor 2002

Nr.82 i Regj.ThemeltarNr.358 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKES

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareBashkim Caka AnetarArtan Hoxha AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 10.6.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : NUREDIN NAZERAJ

A K U Z ATransportim i lendeve narkotike,

mbajtja e paisjeve per prodhimin e lendeve narkotike dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake,

parashikuar nga nenet 283, 285 dhe 278/2 te Kodit Penal.OBJEKTI

Rekurs kunder vendimit nr 17, date 27.3.2002 te Gjykates se Apelit Durres,

per caktimin e mases se sigurimit personal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kavaje, me vendimin nr 34,date 9.4.200, ka vendosur :Caktimin si mase sigurimi personal per te pandehurin Nuredin Nazeraj, arrest ne burg.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr 17, date 27.3.2002, ka vendosur :Ndryshimin e vendimit nr 34, date 9.4.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kavaje duke caktuar si mase sigurimi personal per te pandehurin Nuredin Nazeraj, arrest ne shtepi.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs prokurori, duke parashtruar keto shkaqe :

- se gjykata nuk va vleresuar drejte rrezikshmerine shoqerore te te pandehurit,- se argumentat e paraqitura per ndryshimin e mases se sigurimit nuk jane mare dhe

verifikuar ne ruge proceduriale nga gjykata e apelit,- se kushtet qe pretendohen si shkaqe per ndryshimin e mases se sigurimit personal jane

verifikuar dhe vleresuar nga gjykata e shkalles se pare,simbas kritereve te nenit 228,te Kodit te Procedures Penale.

139

Page 137: Qershor 2002

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËMbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit

dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit,mbasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit, avokat Arben Hakani, i cili kerkoi lenien ne fuqi

te vendmit te gjykates se apelitdhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NNga aktet e ndodhura ne dosje, del se organi i prokurorise, ne daten 16.12.1998, ka

filluar procedimin penal ne ngarkim te te pandehurve Nuredin Nazeraj dhe Bardhyl Backa, per shkakun se kete dite, nga nje kontroll i ushtruar prej nje postblloku te policise Kavaje, ne automjetin tip Benz me targe Fr 9868 A, eshte gjetur nje sasi bime narkotike, e cila eshte dyshuar se mbahej per tu tregtuar prej tyre.

Gjate procedurave te ketij kontrolli nga forcat e policise nuk eshte bere e mundur kapja e dy te pandehurve.

Mbas kesaj ngjarje, ne kontrollin e baneses te te pandehurit Nuredin Nazeraj eshte gjetur nje paisje, per presimin e bimeve narkotike dhe nje arme zjarri granate hedhese.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kavaje, mbi kerkese te prokurorit dhe ne mungese te te pandehurit, me vendimin e saj nr 34, date 9.4.2001, ka vendosur caktimin ndaj te pandehurit Nuredin Nazeraj, si mase sigurimi personal, arrestin ne burg per shkaqet se ekziston dyshimi i arsyeshem, i bazuar ne prova se i pandehuri i ka kryer veprat per te cilat eshte proceduar dhe se ai i fshihet hetimit.

Vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kavaje, eshte ekzekutuar ne daten 14.3.2002. I pandehuri Nuredin Nazeraj eshte paraburgosur prane Komisariatit te Policise Fier.

Ne zbatim te kerkesave te nenit 248, pika 1 te Kodit te Procedures Penale, i pandehuri Nuredin Nazeraj, dy dite mbas zbatimit te mases se arrestit, eshte mare ne pyetje nga gjykata lidhur me verifikimin e kushteve te zbatimit te saj dhe te nevojave te sigurimit.

Ne kete gjykim,i pandehuri dhe mbrojtesi i tij kane pretenduar se, per shkak te gjendjes se rende shendesore, kane munguar kushtet per caktimin e mases se sigurimit personal arrest ne burg,vecanerisht se ka munguar mundesia e rrezikut qe ai te largohet dhe t’i shmanget hetimit.

Per te argumentuar kete pretendim,ne séancen e pyetjes eshte paraqitur nje epikrize,e dates 22.1.2002, perpiluar dhe nenshkruar nga shefi i repartit te ortopedise, prane Spitalit Ushtarak Tirane,dhe tre flete dalje (dublikate), te leshuara ne emer te Spitalit Ushtarak Tirane,te firmosura nga disa mjeke, me nr kartele 291,4570 dhe 1023.

Ne keto dokumenta behet fjale se i pandehuri, per shkak te disa frakturave, eshte shtruar prane ketij spitali ne daten 10.12.1998,eshte operuar ne daten 11.12.1998 dhe ka dale nga spitali ne daten 15.12.1998.Po ashtu,aty behet fjale se i pandehuri eshte rishtruar ne kete spital ne daten 5.5.2000,eshte rioperuar ne daten 8.5.2000 duke dale nga sipitali ne daten 13.5.2000.I pandehuri,simbas ketyre akteve eshte rishtruar perseri ne kete spital ne daten 15.1.2002,perseri eshte rioperuar ne daten 16.1.2002 dhe ka dale nga spitali ne daten 22.1.2002.

Lidhur me keto akte, Kolegji Penal i Gjykates se Larte veren se ato, nga gjykata qe ka mare ne pyetje te pandehurin e arrestuar, megjithese jane pranuar dhe vendosur ne dosje, nuk i jane nenshtruar shqyrtimit gjyqsor.

Duke mos i shqyrtuar aktet gjyqesisht, gjykata nuk ka realizuar detyrimin qe ajo ka per verifikimin e kushteve per caktimin e mases se arrestit dhe te nevojes se marjes se kasj mase.

140

Page 138: Qershor 2002

Mosrealizimi i ketij detyrimi nga gjykata dhe per rrjedhoje lenia pa pergjigje e pretendimit te te pandehurit dhe mbrojtesit te tij, se ai, duke qene ne gjendje te rende shendetesore, nuk i eshte shmangur hetimit dhe se objektivisht nuk paraqiste rrezik per ikje, perben shkelje te urdherimit te nenit 248,pika 2,te Kodit te Procedures Penale, simbas te cilit “… gjykata verfikon kushtet e zbatimit te mases se arrestit dhe nevojat e sigurimit. Kur keto kushte nuk ekzistojne, gjykata vendos revokimin ose zevendesimin e mases.”

Ne ankimin kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe ne gjykimin e zhvilluar ne gjykaten e apelit, i pandehuri dhe mbrojtesi i tij kane pretenduar se vendimi per caktimin e mases se sigurimit personal, arrest ne burg, me arsyetimin se i pandehuri i fshihet hetimit, eshte i pabazuar.

Po ashtu, ne ankim, ata kane pretenduar se caktimi per te pandehurin, si mase sigurimi personal arrest ne burg, eshte i pa pershtatshem, per shkakun se ai paraqitet ne gjendje te rende shendetesore.

Gjykata e Apelit Durres, duke shqyrtuar aktet ne dosje, vecanerisht aktet mjekesore, si dhe duke pyetur kryesisht mjeke specialiste, me vendimin saj ka pranuar se pretendimet e paraqitura jane te drejta dhe te bazuara.

Simbas kesaj gjykate, i pandehuri nuk i eshte fshehur hetimit dhe se caktimi ndaj tij, i mases se sigurimit personal arrest ne burg, ne kushtet kur ai ka qene ne gjendje te rende shendetesore, eshte i papershtashem.

Per keto shkaqe, kjo gjykate ka vendosur ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke caktuar per te pandehurin Nuredin Nazeraj si mase sigurimi personal, arrestin ne shtepi.

Lidhur me kete vendim te Gjykates se Apelit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se ai eshte i drejte dhe i bazuar ne ligje.

Nga shqyrtimi i akteve te ndodhura ne dosje, del se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kavaje, duke u bazuar ne provat e paraqitura nga prokurori dhe te shqyrtuara gjyqesisht, me te drejte ne vendimin e saj, ka pranuar ekzistencen e dyshimit te arsyshem se i pandehuri Nuredin Nazeraj e ka kryer vepren per te cilen eshte proceduar.

Mbasi ka aritur ne kete perfundim, gjykata, per te pandehurin ka caktuar si mase sigurimi personal, arrestin ne burg.

Ne vendimin e saj, si shkak per caktimin e kesaj mase, gjykata ka pranuar se ai i fshihet hetimit.

Ne nenin 228 te Kodit te Procedures Penale, parashikohen shkaqet kur gjykata ndaj nje te pandehuri, mund te caktoje nje prej masave te sigurimit personal.

Si shkak kryesor, ne kete dispozite, percaktohet ekzistenca e dyshimit te arsyshem, te bazuar ne prova, se i pandehuri e ka kryer vepren per te cilen eshte proceduar, dhe si shkaqe te tjera percaktohen ato qe vene ne rrezik marjen apo vertetesine e proves, ato te vertetojne largimin e te pandehurit apo rrezikun qe ai te largohet dhe ato qe per shkak te rrethanave te faktit dhe personalitetit te te pandehurit, provojne se ka rrezik qe ai te kryeje krime te renda apo te te njejtit lloj me ate per te cilin eshte proceduar.

141

Page 139: Qershor 2002

Sic del nga permbajtja e dispozites se permendur, gjykata, per te caktuar nje nga masat e sigurimit personal, eshte e detyruar qe mbi bazen e provave te administruara gjyqesisht, ne vendimin e saj, krahas argumentimit te ekzistences te shkakut kryesor duhet te argumentoje dhe ekzistencen e nje apo disa prej shkaqeve te tjera.

Per rastin ne shqyrtim, ne gjykimin e zhvilluar, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kavaje, nuk eshte paraqitur dhe per rrjedhoje nuk eshte administruar asnje akt apo prove qe te beje fjale se i pandehuri i fshihet hetimit.

Duke qene ne keto kushte, pra te paprovueshmerise se nje prej shkaqeve, per caktimin e masave te sigurimit personal, vendimi i gjykates, i cili, ndaj te pandehurit Nuredin Nazeraj, ka caktuar si mase sigurimi personal, arrestin ne burg eshte i pabazuar ne fakt dhe ne ligje.

Ne kete drejtim, pretendimi i te pandehurit, i shoqeruar me akte mjeksore, se ai nuk i eshte shmangur hetimit dhe se ne kete kohe ka qene ne spital dhe ne banese ne gjendje te rende shendetesore, ne mungese te provave te kunderta, nuk mund te kundershtohet.

Pervec sa u paraqit, nga aktet e ndodhura ne dosje, del se, ne gjykimin e zhvilluar, ne Gjykaten e Apelit Durres, nga gjykata jane administruar dhe marre ne shqyrtim aktet mjekesore te permendura me lart, te cilat bejne fjale per gjendjen shendetsore te te pandehurit.

Po ashtu, simbas proces verbalit gjyqesor te kesaj gjykate te dates 27.3.2002, del se, ne gjykim, per te njejtin shkak, jane thirrur dhe kane dhene shpjegime mjeket Halo Keraj, shef i sherbimit traumatologjik prane Spitalit Ushtarak Tirane dhe Roland Meco, pergjegjes i sektorit te shendetsise prane Drejtorise se Policise te Qarkut Fier.

Ne shpjegimet e dhena perpara gjykates, te dy mjeket kane pranuar se i pandehuri Nuredin Nazeraj, per shkak te frakturave te pesuara, perpara fillimit te procedimit dhe per shkak te tre nderhyrjeve kirurgjikale, paraqitet ne gjendje te renduar shendetesore. Per kete shkak, simbas mjekeve, qendrimi i te pandehurit ne dhomat e paraburgimit e rendon me teper gjendjen e tij dhe se ai, ne pritje te nje nderhyrje tjeter kirurgjikale, duhet te qendroje vetem shtrire dhe gjithmone nen kujdesin e nje personi.

Bazuar ne keto te dhene, gjykata e apelit ka cmuar se, ne kushtet qe per te pandehurin Nuredin Nazeraj ekziston dyshimi i arsyeshem se ai i ka kryer veprat per te cilat eshte proceduar, masa e sigurimit personal, arrest ne burg, e dhene ndaj tij eshte e papershtatshme dhe per kete shkak, ate e ka zevendesuar me arrest ne shtepi.

Duke vleresuar sa u paraqit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se gjykata e apelit, duke e zevendesuar masen e sigurimit personal arrest ne burg, me nje me te lehte, ka vepruar ne perputhje me nenin 230, pika 2 te Kodit te Procedures Penale.

Simbas kesaj dispozite…“ Nuk mund te vendoset arresti ne burg… ndaj nje personi qe ndodhet ne gjendje shendetesore vecanerisht te rende…”.

Si perfundim, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, per shkaqet e parashtruara, rekursin e prokurorit e cmon te pabazuar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa a te Kodit te

Procedures Penale

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr 17, date 27.3.2002 te Gjykates se Apelit Durres.

Tirane me 10.6.2002

142

Page 140: Qershor 2002

Nr. 90 i Regj.Themeltar.Nr. 359 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesVladimir Bineri AnetarBashkim Caka AnetarArtan Hoxha AnetarNatasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 10.06.2002 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr. 90 qe i perket :

KËRKUES: PROKURORIA E RRETHIT VLORE

I PANDEHUR: TAULANT BALLIU, perfaqesuar nga av. Kastriot Ibrahimuca.

OBJEKTI:Vleftesim ndalimi dhe caktim mase sigurimi,

sipas nenit 259 te K.Pr.Penale.A K U Z U A R:

Per vjedhje te pasurise qytetare, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin Nr. 66, date 11.05.2002, ka vendosur:Te vleftesoje te ligjshem ndalimin e te pandehurit Taulant Balliu, te akuzuar per vepren penale te parashikuar nga neni 134/2 te K.Penal.Te caktoje si mase sigurimi per te pandehurin Taulant Balliu ate te “arrestit ne burg” ne baze te nenit 238 te K.Pr.Penale.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs te drejteperdrejte i pandehuri Taulant Balliu, i cili kerkon prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe:

- Ndalimi eshte i paligjshem per shkak se eshte urdheruar ndalimi i shtetasit Taulant Balliu, per nenin 134/2 te K.Penal, por nuk thuhet ne asnje vend se cfare vepre penale ka kryer, kur dhe si e ka kryer, hollesi te domosdoshme keto per te marre ky urdher forme ligjore.

- Prokurori shprehet se ka rrezik ikjeje por nuk ka sjelle ndonje argument apo dokument qe te vertetoje rrezikun e ikjes. Ky person i eshte pergjigjur disa here thirrjeve te policise.

- Edhe masa e sigurimit eshte e paligjshme, pasi per kete person nuk ka dyshime (neni 228 i K.Pr.Penale).

143

Page 141: Qershor 2002

- Ne fashikullin e gjykates ndodhen nje proces verbal i kqyrjes se vendit te ngjarjes dhe dy vendime ekspertimi. Kqyrja e vendit te ngjarjes tregon se ka gjurme papilare, por nuk bejne fjale nese eshte bere apo jo krahasimi i ketyre gjurmeve dhe cfare rezultati ka.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi degjoi relacionin e anetares Natasha Sheshi, prokurorin Arqile Lole i cili kerkoi miratimin e vendimit te gjykates se rrethit, avokatin mbrojtes Kastriot Ibrahimucaj i cili kerkoi shfuqizimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Vlore dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi i gjykates se rrethit eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet lene ne

fuqi.Nga materialet e ceshtjes qe ndodhen ne fashikullin e dosjes hetimore ka rezultuar se

me date 10 shkurt 2002 eshte konstatuar vjedhja e dyqanit te celulareve te shtetasit Alfred Hoxha ne qytetin e Vlores. Autoret e vepres penale pasi kane hapur qepenin e deres, kane shqyer braven e deres prej duralumini dhe pas kesaj kane kryer vjedhjen e aparateve celulare dhe aksesoreve te tjere. Nga ana e policise gjyqesore eshte kryer kqyrja e vendit te ngjarjes, ku jane fiksuar gjurme gishtash qe dyshohet se jane lene nga autoret e krimit. Me date 11.02.2002 eshte marre vendimi per kryerjen e ekspertimit daktiloskopik dhe materialet i jane derguar per kryerjen e ekspertimit Institutit te Policise Shkencore prane Ministrise se Rendit Publik. Nga ana e tij Instituti ka kryer ekspertimin perkates, nga ku rezulton se disa gjurme te gjetura ne vendin e ngjarjes i perkasin te pandehurit Taulant Balliu (akti i ekspertimit daktiloskopik nr. 1179 date 03.05.2002). Mbi bazen e te dhenave te mesiperme, me daten 09.05.2002 eshte bere ekzekutimi i urdherit te ndalimit, te leshuar nga prokurori per te pandehurin. Organi i Prokurorise se Rrethit Vlore ka kerkuar ne gjykate vleftesimin si te ligjshem te te pandehurit Taulant Balliu dhe caktimin si mase sigurimi ate te “arrestit ne burg”, per vepren penale te vjedhjes ne bashkepunim parashikuar nga neni 134/2 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore, me vendimin nr. 66 date 11.05.2002 ka vleresuar si te ligjshem ndalimin e te pandehurit, ka arritur ne perfundimin se ka dyshime te arsyeshme te bazuar ne prova dhe ka caktuar si mase sigurimi ate te “arrestit ne burg”. Gjykata arsyeton ne vendimin e saj se me caktimin e mases se sigurimit merr parasysh edhe ekspertimin daktiloskopik, i cili sic arsyeton gjykata ndodhet ne fashikullin e prokurorise.

Ne rrethanat e mesiperme rezulton se pretendimi i ngritur ne rekurs nga ana e te pandehurit, se nuk ka asnje dyshim te arsyeshem te bazuar ne prova per caktimin e mases se sigurimit ndaj tij, eshte i pabazuar. Eshte e vertete ne fashikullin e gjykimit eshte administruar proces verbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes si dhe 2 vendime per kryerjen e ekspertimit daktiloskopik. Ne kete fashikull te gjykimit, nuk eshte i administruar akti i ekspertimit daktiloskopik nr. 1179 date 03.05.2002, por sic u theksua me siper, ne vendimin e saj gjykata i referohet ketij akti ekspertimi i cili ndodhet ne fashikullin e prokurorise. Parregullsia e lejuar nga gjykata ne seancen gjyqesore te caktimit te mases se sigurimit, lidhur me administrimin e provave, per te cilin i behet verejtje, nuk sherben si shkak per pavlefshmeri te vendimit te marre prej kesaj gjykate.

Nga teresia e materialeve te administruara, gjykata me te drejte ka arritur ne ne perfundimin se ekziston realisht nje dyshim i arsyeshem dhe se ky dyshim eshte i bazuar ne fakt.

Nese provat jane marre ose jo ne perputhje me dispozitat proceduriale, eshte nje element qe i perket hetimit te metejshem te ceshtjes.

144

Page 142: Qershor 2002

Konstatimi i gjurmeve te gishtave te te pandehurit ne vendin e ngjarjes, perbejne dyshim te arsyeshem se ai e ka kryer vepren per te cilen akuzohet. Rrezikshmeria e vepres dhe e te pandehurit cmohen ne rastin konkret si kushte ligjore per caktimin e mases se sigurimit te “arrestit ne burg”.

Ne keto rrethana Kolegji Penal cmon se shkaqet e ngritura ne rekurs nga i pandehuri, nuk qendrojne per arsyet qe u shpjeguan me lart dhe vendimi i gjykates eshte i drejte.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 444/6 te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Miratimin e vendimit nr. 66 date 11.05.2002 te Gjykates se Rethit Vlore.

Tirane, me 10.06.2002

145

Page 143: Qershor 2002

MENDIM I PAKICËSLidhur me vendimin e mare nga shumica, me te cilin eshte vendosur miratimi i vendimit

nr 66, date 11.5.2002,te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore, kemi mendim te kundert me shumicen, per shkaqet e meposhteme.

Si del nga aktet ne dosje, i pandehuri Taulant Balliu, nga Prokuroria, prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore, eshte ndaluar dhe mare nen akuze, per shkakun se dyshohet qe ai, ne bashkepunim me persona te tjere ne qytetin e Vlores, ka kryer vjedhjen me thyerje te dyqanit te aparateve telefonike celulare, prone e shtetasit Alfred Hoxha.

Ne gjykimin e zhvilluar per vleftesimin e mases se ndalimit dhe te caktimit te mases se sigurimit personal, gjykata, mbasi ka administruar dhe shqyrtuar disa akte te paraqitura nga organi i akuzes, ka aritur ne perfundimin se, ne drejtim te te pandehurit ekziston dyshimi i arsyshem se ai e ka kryer vepren penale per te cilen eshte akuzuar.

Mbi kete arsyetim, gjykata me vendimin e saj, ka vendosur ta vleftesoje te ligjshem ndalimin e te pandehurit Taulant Balliu dhe ndaj tij ka caktuar si mase sigurimi personal arrestin ne burg.

Nga shqyrtimi i akteve te administruara nga gjykata, verehet se ato ne permbajtje te tyre, ne drejtim te te pandehurit, nuk paraqesin asnje fakt apo te dhene, mbi bazen e te cilave te arihet ne dyshimin e arsyshem se ai e ka kryer vepren.

Nje gje e tille eshte verejtur,duke u cilesuar ne vendim, dhe nga shumca.Fakti qe ne gjykim, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Vlore, nuk eshte administruar dhe

shqyrtuar asnje prove,akt apo e dhene, qe te beje fjale se i pandehuri e ka kryer vepren penale, tregon se kushti i ekzistences se dyshimit te arsyeshem, te bazuar te prova, per caktimin e mases se sigurimit personal, i parashikuar ne nenin 228, pika 1 te Kodit te Procedures Penale, mungon.

Mungesa e ekzistences te ketij kushti, i cili eshte kryesor ne caktimin e masave te sigurimit personal, ben qe vendimi i Gjykates te Rrethit Gjyqesor Vlore, me te cilin, ndaj te pandehurit Taulant Balliu, eshte caktuar mase sigurimi personal, te jete i paligjshem.

Sic del nga arsyetimi i vendimit dhe sic pranon dhe shumica, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, lidhur me konstatimin e dyshimit te arsyshem se i pandehuri e ka kryer vepren, eshte mbeshtetur jo ne provat e administruara dhe te verifikuara ne shqyrtimin gjyqesor, por ne nje akt ekspertimi daktiloskopik te shqyrtuar jashte gjyqesisht.

Duke vepruar ne kete menyre, pra duke dhene nje vendim mbi baze te provave te cilat nuk i jane nenshtruar administrimit dhe verifikimit ne seance gjyqesore, gjykata ka vepruar ne kundershtim me ligjin.

Neni 380 i Kodit te Procedures Penale, urdheron se per cdo rast “ Per te marre vendimin gjykata nuk mund te perdore prova te tjera vec atyre qe jane marre ose jane verifikuar ne shqyrtimin gjyqesor “.

Gjykata, duke vepruar ne kundershtim me urdherimin e kesaj dispozite, ne te njejten kohe, ka cenuar garancine qe Kodi i Procedures Penale, me nenin 1 te tij, ju njeh paleve per zhvillimin nje procedimi te drejte, te barabarte dhe te rregullt ligjor.

Per shkaqet qe u parashtruan, ne kundershtim me shumicen, kemi mendimin se vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore, duke qene se eshte marre ne kundereshtim me ligjin, nuk duhej te miratohej, qofte dhe me verejtje, por ai duhej te shfuqizohej.

Artan Hoxha Vladimir Bineri

146

Page 144: Qershor 2002

Nr.89 i Regj.ThemeltarNr.370 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareValentina Kondili “Vladimir Bineri “Artan Hoxha “

ne seancen gjyqesore te dates 12.6.2002, mori ne shqyrtim eeshtjen penale Nr.89, qe i perket:

TË PANDEHURIT: MARK VUKATOM VUKA

A K U Z AKundershtimi i punonjesit te policise,

fyerje per shkak te detyres dhe armembajtje pa leje,

parashikuar nga nenet 236/2, 239/2 e 278/2 te Kodit Penal

OBJEKTI:Ankim kunder vendimit

te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin, per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”

bazuar ne nenin 249/1 te Kodit te Proçedures Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin me vendimin Nr.115, date 17.5.2002, ka vendosur:Te vleftesoje te ligjshem ndalimin e shtetasve Mark Vuka e Tom Vuka. Te caktoje per te dy si mase sigurimi arrest ne burg pa afat.

Kunder ketij vendimi kane bere rekurs ne Gjykaten e Larte te pandehurit duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi eshte dhene ne kundershtim me ligjin dhe me provat e te dhenat hetimore paraprake.

- Jemi ndaluar familjarisht ne shtepine tone pas nje grindje me djalin e nje komshiu tone, pasi nje dite me pare na kishte demtuar nje makine dhe nuk pranonte ta demshperblente.

147

Page 145: Qershor 2002

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,prokurorin Arqile Lole, i cili kerkoi miratimin e vendimit,mbrojtesi av. Pashk Gjaçi, i cili kerkoi ndryshimin e vendimit te Gjykates se Rrethit

Gjyqesor Kurbin, pasi e diskutoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi Nr.115, date 17.5.2002 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin eshte ne zbatim te

drejte te ligjit e per kete shkak duhet miratuar.Te pandehurit Tom Vuka e Mark Vuka jane akuzuar per veprat penale te kundershtimit

te punonjesit te policise, fyerje per shkak te detyres dhe armembajtje pa leje, parashikuar nga nenet 236/2, 239/2 e 278/2 te K.P. Me daten 15.5.2002 per shkak te nje grindje te meparshme me qytetarin Beqir Mema, te pandehurit kane vajtur ne shtepine e tij per t’i kerkuar qe ai te demshperblente per demtimin e automjetit te tyre nga ky i fundit. Ashtu sikurse pranon gjykata, te pandehurit kane kercenuar te demtuarin Mema dhe pjestaret e tij te familjes dhe si rezultat i kesaj, nga ana e deshmitares Lume Mema (bashkeshorte e Beqirit) eshte njoftuar policia e cila ka ardhur menjehere. E njejta sjellje eshte demostruar edhe ndaj punonjesve te policise, te cilet jane fyer, kundershtuar si dhe nga i pandehuri Tom Vuka eshte perdorur arma qe mbahej pa leje, duke qelluar dhe me pas, te pandehurit jane larguar nga vendi i ngjarjes per tju shmangur pergjegjesise. Eshte bere e mundur me tej te behet arrestimi i tyre dhe ata te merren te pandehur per veprat e mesiperme penale.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se nuk ka asnje shkak ligjor qe ta beje te cenueshem vendimin e gjykates se shkalles se pare. Pretendimi i ngritur nga mbrojtja se i pandehuri Mark Vuka nuk ka patur arme dhe nuk ka qelluar kunder policise eshte nje pretendim qe lidhet me elementet e te provuarit te kryerjes se vepres penale. Eshte pranuar dhe provuar qe te dy te pandehurit kane kundershtuar policine ne kryerjen e detyres se saj dhe se te dy, jane munduar ti shmangen pergjegjesise duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Rrezikshmeria shoqerore e vepres dhe tentativa per tju fshehur pergjegjesise penale jane te tille qe i plotesojne kushtet dhe kriteret per caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg, parashikuar nga neni 228, 229 e 238 te K.P.P. Edhe persa i perket te pandehurit Tom Vuka per aq sa eshte administruar ne dosjen gjyqesore, ekziston dyshimi i arsyeshem i bazuar ne prova se vec kundershtimit aktiv te punonjesve te policise, ka perdorur kunder tyre edhe armen qe kishte me vete, duke tentuar me tej te largohet nga vendi i ngjarjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 249/6 te Kodit te Proçedures

Penale,

V E N D O S IMiratimin e vendimit Nr.115, date 17.5.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin.

Tirane, me 12.6.2002

148

Page 146: Qershor 2002

Nr. 224 i Regj. ThemeltarNr. 371 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesVladimir Bineri AnetarBashkim Caka AnetarArtan Hoxha AnetarNatasha Sheshi Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 13.06.2002 mori ne shqyrtim ceshtjen penale nr.224 qe i perket :

TË PANDEHURIT : RIVELIN BUZIU

A K U Z U A R :Per vepren penale te vjedhjes me dhune,

parashikuar nga neni 139 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gramsh, me vendimin nr.54 date 23.10.2001 ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Rivelin Buziu per vepren penale te vjedhjes se pasurise me shume se nje here dhe ne mbeshtetje te nenit 134/2 te K.Penal e denon me 5 vjet burgim.Vuajtja e denimit i fillon nga dita e ndalimit date 03.05.2001.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.282 date 20.12.2001 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.54 date 23.10.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gramsh.Deklarimin fajtor te te pandehurit Rivelin Buziu per vepren penale te vjedhjes se pasurise dhe ne baze te nenit 134/1 te K.Penal e denon me 1 vit burgim.

Kunder vendimit te Gjykates se apelit ka ushtruar rekurs Prokurori prane Gjykates se Apelit, i cili kerkon ndryshimin e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, duke parashtruar keto shkaqe :

- Vepra penale e kryer nga i pandehuri duhet te cilesohet si vjedhje e kryer me shume se nje here, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal, kjo per faktin se i pandehuri ka qene i denuar me pare po per vepren penale te vjedhjes.

- Argumentimi i gjykates eshte i pabazuar, pasi per vjedhjen e kryer me shume se nje here nuk ka rendesi nese i pandehuri ka qene apo jo i denuar me pare, mjafton qe ato te jene te te njejtit lloj.

- Perseritja, parashikuar nga neni 50/h i K.Penal duhet te aplikohet ne rast se i pandehuri ka qene i denuar me pare per nje veper tjeter penale.

149

Page 147: Qershor 2002

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetares Natasha Sheshi, prokurorin Arqile Loli, i cili kerkoi

prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin per rigjykim prane kesaj gjykate me tjeter trup gjykues, e si e analizoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres duhet te prishet per shkelje te renda te rregullave

proceduriale.Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se gjykimi ne apel eshte zhvilluar ne mungese

te te pandehurit Rivelin duke shkelur ne kete menyre dispozitat e nenit 426/1 te K.Pr.Penale. I pandehuri ndodhej i arrestuar dhe njoftimi i tij duhej te behej sipas kerkesave te nenit 139 te K.Pr.Penale. Ne dosjen gjyqesore ndodhet nje shkrese ku eshte njoftuar Komisariati i Policise Gramsh per diten dhe oren e gjykimit, por ne te nuk ndodhet asnje konfirmim nga ana e te pandehurit nese ka marre dijeni per diten e gjyqit dhe nese deshiron te marre ose jo pjese ne gjykim.

Kjo shkelje beri qe procesi gjyqesor te mos jete i rregullt, e drejte kjo kushtetuese, mungesa e te cilit ne baze te nenit te 128 K.Pr.Penale e ben te pavlefshem gjykimin.

Ndonese kjo shkelje nuk eshte ngritur si shkak ne rekurs, Kolegji Penal e konstaton kete kryesisht, ne baze te nenit 434 te K.Pr.Penale.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres nr.282 date 20.12.2001 dhe dergimin e

akteve per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Durres me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 13.06.2002

150

Page 148: Qershor 2002

Nr. 211 i Regj.Themeltar.Nr. 374 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarBashkim Caka “Vladimir Bineri “Artan Hoxha “

ne seancen gjyqesore te dates 13.6.2002 mori ne shqyrtim eeshtjen penale nr. 211 qe i perket:

TË PANDEHURIT: LUAN GJINI, i biri i Rushitit, lindur me 1965banues ne Mollas Elbasan, perfaqesuar me prokure

te posacme nga avokat Vladimir Germenji.

A K U Z A:Per vepren penale

te plagosjes se rende me dashje parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin nr. 156, date 5.11.2001 ka vendosur:Te deklaroje fajtor te pandehurin Luan Gjini per vepren penale te plagosjes se rende me dashje ne dem te shtetasit Kadri Gjini dhe ne baze te nenit 88/1, 29/2 e 47 te K.Penal e denon me 5 (pese) vjet burgim.

Mbi ankimin e te pandehurit, ceshtja eshte shqyrtuar ne Gjykaten e Apelit Durres, e cila me vendimin nr. 290 date 20.12.2001 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 156 date 5.11.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan.

Kunder te dy vendimeve, ka ushtruar rekurs i pandehuri Luan Gjini nepermjet mbrojtesit te tij dhe kerkon ndryshimin e tyre persa i perket cilesimit ligjor te vepres dhe mases se denimit duke parashtruar keto shkaqe:

- Arsyetimi i vendimeve eshte alogjik e ato jane marre ne kundershtim me ligjin.- Pa te drejte gjykatat nuk pranuan kerkesen tone per pyetjen e disa deshmitareve.

- Gjykatat nuk kane patur parasysh faktin qe vepra penale eshte kryer nen ndikimin e fyerjeve dhe dhunes se perdorur nga i demtuari ndaj te pandehurit dhe djalit te tij dhe duhet te cilesohet si e kryer ne kushtet e tronditjes se forte psikike te castit sipas nenit 88/a te Kodit Penal.

151

Page 149: Qershor 2002

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e anetarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno qe kerkoi lenien

ne fuqi te vendimeve per cilesimin ligjor te vepres dhe ndryshimin e tyre per masen e denimit duke denuar te pandehurin me tre vjet burgim, mbrojtesin e te pandehurit, avokatin Vladimir Germenji qe kerkoi ndryshimin e vendimeve per cilesimin ligjor duke e pranuar si plagosje e rende ne tronditje te forte psikike te castit e uljen e mases se denimit dhe si analizoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimet e gjykatave lidhur me cilesimin ligjor te vepres se kryer nga i pandehuri Luan

Gjini, jane te bazuara ne ligj e ne prova e duhet te lihen ne fuqi.Rezulton se i pandehuri Luan Gjini dhe i demtuari Kadri Gjini, jane djem xhaxhallaresh

dhe banojne ngjitur me shtepite e njeri-tjetrit ne fshatin Mollas te Elbasanit. Ne kushtet e ketyre lidhjeve ata kane patur marredhenie te mira me njeri-tjetrin dhe familjarisht.

Pranohet ne vendimet e gjykates se rrethit dhe te apelit se me daten 26.4.2001, midis tyre ka lindur nje grindje si pasoje e goditjes qe i beri me shkop djalit te mitur te te pandehurit vellai i Kadri Gjinit i quajturi Ramazan. Pas kesaj, i pandehuri ka kaluar ne oborrin e shtepise se te demtuarit, ka shkembyer fjale me Ramazanin dhe ky i fundit e qelloi edhe te pandehurin me shkop ne kurriz. Ne vazhdim ka ardhur edhe i demtuari, ka vazhduar shkembimi i fjaleve dhe kur i pandehuri eshte futur ne oborrin e shtepise se tij ka filluar goditja me gure reciprokisht midis Kadri e Ramazan Gjinit dhe te pandehurit. Nje nga guret e hedhur prej te pandehurit e kap te demtuarin Kadri Gjini ne sy dhe sipas aktit te ekspertimit mjeko-ligjor nr. 99 date 28.4.2001 i ka shkaktuar humbjen e 1/3 te shikimit dhe shemtim te fytyres.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan duke arsyetuar si me siper, ka pranuar se i pandehuri ka kryer vepren penale te plagosjes se rende me dashje parashikuar nga neni 88/1 i K.Penal.

Duke vleresuar provat e marra dhe pretendimet e paraqitura nga i pandehuri e duke u dhene pergjigje atyre edhe Gjykata e Apelit Durres, pranon ne vendimin e saj se i pandehuri Luan Gjini, ka konsumuar vepren penale te parashikuar nga neni 88/1 i K.Penal.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte emon se analiza e provave te bera nga gjykata e rrethit dhe e apelit eshte e drejte dhe cilesimi ligjor i vepres ne baze te nenit 88/1 te Kodit Penal eshte i bazuar. Njekohesisht ky kolegj gjen me vend arsyetimet e bera nga Gjykata e Apelit Durres lidhur me pretendimin e parashtruar nga i pandehuri se nuk ndodhemi para vepres penale te plagosjes se rende me dashje por para plagosjes se rende kryer ne tronditje te forte psikike te castit si pasoje e dhunes se perdorur nga Ramazan e Kadri Gjini.

Eshte vertetuar se Ramazan Gjini ka goditur djalin e te pandehurit dhe ky i fundit ka kaluar murin ndares te shtepive, eshte futur ne oborrin e shtepise se Ramazanit ku ka perdorur fjale te ndryshme e kercenuese me te e Kadri Gjinin e pastaj eshte futur ne oborrin e shtepise se tij nga me pas ka qelluar me gure e ka shkaktuar plagosjen e te demtuarit Kadri Gjini. Ne keto kushte duhet pranuar i drejte cilesimi ligjor i vepres ne baze te nenit 88/1 te K.Penal dhe jo ne baze te nenit 88/a si plagosje e rende e kryer ne gjendje te tronditjes se forte psikike.

Teoria dhe praktika gjyqesore kane pranuar se gjendja e tronditjes se forte psikike duhet te jete shkaktuar si rezultat i dhunes apo fyerjes se rende nga ana e te demtuarit, e cila nenkupton nje gjendje psikike ne te cilen personi e ka humbur ne nje mase te rendesishme aftesine per te kontrolluar veprimet e veta dhe reagimi i tij eshte i aty per atyshem. Eshte e domosdoshme qe, per te patur figuren e krimit te parashikuar nga neni 88/a i Kodit Penal, midis sjelljes e veprimeve te te demtuarit dhe veprimeve reaguese te te pandehurit te kete vazhdimesi.

152

Page 150: Qershor 2002

Ne rastin ne gjykim i pandehuri pasi Ramazan Gjini i ka rrahur djalin, ka shkembyer fjale e ka shtyre me duar ate e Kadri Gjinin dhe si jane ndare ka hyre ne oborrin e shtepise se tij pa asnje lloj reagimi tjeter. I pandehuri prej aty ka qelluar me gure ne pergjigje e kunderveprim te qellimit me gure qe bene i demtuari e familjaret e tij gje qe e ben te pranueshme akuzen per plagosje te rende me dashje e per pasoje vendimet e gjykatave ne kete pjese jane te bazuara.

Por Kolegji Penal i Gjykates se Larte gjen me vend kerkesen e prokurorit dhe te mbrojtesit lidhur me masen e denimit dhene ndaj te pandehurit Luan Gjini me 5 (pese) vjet burgim duke e trajtuar ate jo ne perputhje me rrezikshmerine e te pandehurit dhe te vepres se kryer prej tij.

Sikurse u tha, i pandehuri me te demtuarin jane djem xhaxhallaresh. Vepra eshte kryer nen influencen e rrethanave te castit qe nisen fillimisht me rrahjen e femijes se te pandehurit pa asnje shkak e motiv te meparshem. Gjate kohes qe i demtuari Kadri Gjini ishte ne spital (sikurse rezulton nga dosja) familjaret e te pandehurit kane shkuar disa here per te kerkuar falje. Vete i demtuari duke analizuar ngjarjen ne seancen gjyqesore te dates 17.10.2001, ka shpjeguar se ai te pandehurin e ka djale xhaxhai e nuk do qe te denohet. Kete qendrim te te demtuarit e gjejme edhe ne deklaraten noteriale te leshuar prej tij me daten 24.3.2002 ku deklaron se eshte dakort qe Luani te mos denohet e ceshtja te pushohet sepse “ne kemi lidhje gjaku. Jemi djem xhaxhallaresh e nuk dua te ngelemi ne hasmeri prandaj kerkoj ti fal fajin dhe nuk dua te denohet”.

Pervec ketyre, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, çmon se ne lidhje me masen e denimit duhet patur parasysh edhe gjendja familjare e te pandehurit (me 4 femije te mitur) qe eshte i padenuar dhe qe me 24.3.2002 eshte paraqitur ne Komisariatin e Policise per te vuajtur denimin. Gjithashtu ky kolegj cmon se, per shkak te rrezikshmerise te paket, te te pandehurit dhe rrethanave te kryerjes se vepres penale, ka vend per caktimin e denimit ne masen minimale qe parashikon neni 88/1 i Kodit Penal dhe te urdheroje pezullimin e ekzekutimit te vendimit duke vene ne prove te denuarin Luan Gjini.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/a, b te K.Pr.Penale dhe nenit 59

te Kodit Penal,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr. 156 date 5.11.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Elbasan dhe vendimit nr. 290 date 20.12.2001 te Gjykates se Apelit Durres lidhur me cilesimin ligjor te vepres penale te kryer nga i pandehuri Luan Gjini ne baze te nenit 88/1 te Kodit Penal, plagosje e rende me dashje.

Ndryshimin e vendimeve te mesiperme persa i perket mases se denimit dhene ndaj te pandehurit Luan Gjini duke e denuar me 3 (tre) vjet burgim.

Ne baze te nenit 59 te Kodit Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit te vendimit per nje afat kohor prej 5 (pese) vjetesh.

Urdherohet lirimi i menjehershem i te denuarit Luan Gjini nga vuajtja e metejshme e denimit.

Per ekzekutimin e vendimit njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte.

Tirane, me 13.6.2002

153

Page 151: Qershor 2002

Nr 92 i Regj.ThemeltarNr 376 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Vladimir Bineri KryesuesNatasha Sheshi AnetareAgron Lamaj AnetarArtan Hoxha AnetarBashkim Caka Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 14.6.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : ARBER SHOLLA

A K U Z AMarredhenie seksuale me dhuneme mitur te moshes 14-18 vjec,

e kryer ne bashkepunim,parashikuar nga nenet 101/2 dhe 25 te Kodit Penal.

OBJEKTIRekurs i drejtperdrejte

kunder vendimit nr 427 akti, date 13.5.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane,

qe ben fjale per caktimin e mases se sigurimit personal, arrest ne burg.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr 427 akti, date 13.5.2002, ka vendosur :

Vleftesimin te ligjshem te arrestit ne flagrance te te pandehurit Arber Sholla.Caktimin per te pandehurin Arber Sholla, si mase sigurimi personal, arrestin ne burg.

Kunder vendimit te gjykates ka bere rekurs te drejteperdrejte mbrojtesi i te pandehurit, duke parashtruar keto shkaqe :

- Se caktimi i mases se sigurimit personal arrest ne burg eshte bere ne kundershtim me nenin 228/, pika 1 te Kodit te Procedures Penale, mbasi per te pandehurin nuk ekziston dyshim i arsyeshem, i bazuar ne prova se ai e ka kryer vepren per te cilen eshte proceduar.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi miratimin e vendimit te gjykates,mbasi degjoi mbrojtesin e te pandehurit, avokat Sokol Shehu, i cili kerkoi ndryshimin e

mases se sigurimit personal, nga arrest ne burg ne arrest ne shtepi,dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi,

154

Page 152: Qershor 2002

V Ë R E NVendimi, i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, me te cilin, per te pandehurin Arber

Sholla,eshte caktuar, si mase sigurimi personal, arresti ne burg, eshte i drejte dhe duhet te miratohet.

Sic del nga akte ne dosje, i pandehuri Arber Sholla eshte mare si i pandehur dhe eshte arrestuar ne flagrance, nga Prokuroria e Rrethit Tirane, per kryerjen e vepres penale te mardhenies seksuale me dhune me te mitura te moshes 14-18 vjec, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 101/2 dhe 25 te Kodit Penal.

Ne gjykimin e zhvilluar, per vleftesimin e mases se arrestit ne flagrance dhe per caktimin e mases se sigurimit personal, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, midis te tjerave, ka administruar dhe shqyrtuar gjyqesisht nje proces verbal kallzimi, te te mitures M.K., dhe dy proces verbale me deklarime, te Astrit Paskalit dhe Gerti M, ne cilesine e personave ndaj te cileve zhvillohen hetime.

Nga permbajtja e ketyre akteve, dalin te dhena se i pandehuri Arber Sholla, ne bashkepunim dhe me persona te tjere, ne banesen e tij, ne qytetin e Vlores ka kryer marredhenie seksuale me dhune, me te mituren M.K., te moshes 14-18 vjec.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, duke u bazuar ne permbajtjen e ketyre akteve, mbasi ka arsyetuar se, ne drejtim te te pandehurit Arber Sholla, ekziston dyshim i arsyeshem se ai e ka kryer vepren penale per te cilen eshte proceduar, ka vendosur te vleftesimin te ligjshem arrestin ne flagrance dhe te caktimin per te, si mase sigurimi personal arrestin ne burg.

Lidhur me caktimin e kesaj mase sigurimi, Kolegji Penal i Gjykates se Larte veren se, ne kundershtim me sa pretendohet nga mbrojtesi i te pandehurit, nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane jane patur parasysh si dhe jane vleresuar drejte si kushtet ashtu dhe kriteret per caktimin e saj, te parashikuara ne nenet 228 dhe 229 te Kodit te Procedures Penale.

Vecanerisht, nga gjykata, per caktimin e kesaj mase sigurimi, jane vleresuar drejte rrethanat e ngjarjes, rrezikshmeria e vepres se kryer, rrezikshmeria e autorit te saj, kryerja e vepres ne bashkepunim si dhe eshte patur parasysh raporti midis rendesise se faktit dhe sanksionit te parashikuar, ne vepren penale te mardhenies seksuale me dhune me te mitur te moshes 14-18 vjec, te kryer ne bashkepunim,e cila ne minimum eshte 10 vjet burgim.

Duke qene ne keto kushte, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se rekursi i mbrojtesit te te pandehurit Arber Sholla eshte i pabazuar dhe vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane duhet te miratohet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 249, pika 6 te Kodit te

Procedures Penale

V E N D O S IMiratimin e vendimit nr 427 akti, date 13.5.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Tirane me 14.6.2002

155

Page 153: Qershor 2002

Nr 87 i Regj.ThemeltarNr 377 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Vladimir Bineri KryesuesNatasha Sheshi AnetareBashkim Caka AnetarArtan Hoxha AnetarAgron Lamaj Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 14.6.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : NIKOLIN LEKSTAKAJ

A K U Z AVrasje me dashje ndaj dy personave,

e kryer ne bashkepunim me persona te tjere,parashikuar nga nenet 76 e 25, 76 e 25 te Kodit Penal.

OBJEKTIRekurs i drejteperdrejte,

kunder vendimit nr 65, date 22.5.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe,

per caktimin e mases se sigurimit personal arrest ne burg.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe, me vendimin nr 65, date 22.5.2002, ka vendosur: Vleftesimin te ligjshem te ndalimit te te pandehurit Nikolin Lekstakaj.Caktimin, per te pandehurin Nikolin Lekstakaj, si mase sigurimi personal, arrest ne burg.

Kunder vendimit te gjykates kane bere rekurs te drejteperdrejte mbrojtesit e te pandehurit, duke parashtruar keto shkaqe :

- se i pandehuri nuk ka qene pjesemarres ne ngjarje,- se ndalimi i te pandehurit dhe caktimi ndaj tij i mases se sigurimit personal arrest ne burg

jane kryer pa patur asnje prove se ai eshte autor i ngjarjes,- se i pandehuri nuk paraqet rrezik per tju shmangur hetimit dhe gjykimit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTEmbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi miratimin e vendimit te gjykates,mbasi degjoi mbrojtesit e te pandehurit, avokatet Kujtim Bare dhe Arben Kujosa, te cilet

kerkuan shfuqizimin e vendimit te gjykatesdhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

156

Page 154: Qershor 2002

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe, i cili, ndaj te pandehurit Nikolin Lekstakaj,

ka caktuar si mase sigurimi personal arrest ne burg, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligje. I pandehuri Nikolin Lekstakaj eshte ndaluar nga policia gjyqesore e Prokurorise se

Rrethit Shkoder, me arsyetimin se ai bashke me persona te tjere, ne daten 25.6.1997, ne qytetin e Lezhes, ka kryer vrasjen e Fran Culajt dhe Pullumb Nikulajt dhe se ka shkaqe per te menduar qe ai do t’i shmanget hetimit dhe gjykimit.

Ne gjykimin e zhvilluar, per vleftesimin e mases se ndalimit dhe per caktimin e mases se sigurimit personal, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe, midis te tjerave ka administruar dhe shqyrtuar gjyqesisht proces verbalet me shpjegime te Ded Culajt, Bledi Lekstakaj, Palok Culajt, Gjergj Lekstaka dhe Mark Lekstakaj, te dhena me cilesine e personit qe tregon rrethanat e hetimit,

Nga permbajtja e ketyre akteve dalin te dhena ne kundershtim me sa pretendohet nga mbrojtja, se i pandehuri Nikolin Lekstakaj ka qene i pranishem ne vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe se ai, me nje arme automatike, ka qelluar mbi Pullumb Nikulajn dhe Fran Culajn, duke ju shkaktuar vdekjen.

Pervec sa siper, nga aktet ne dosje, dalin te dhena te cilat bejne fjale se i pandehuri Nikolin, mbas ndodhjes se ngjarjes eshte larguar jashte shtetit.

Ne dosje ndodhen disa dokumenta ne te cilat behet fjale se i pandehuri ka riardhur ne Shqiperi perkohesisht, me qellim per te lidhur martese zyrtare me nje shtetase te huaj.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe, duke patur parasysh sa u paraqit, ne vendimin e saj,ka pranuar se ekziston dyshimi i arsyeshem, i bazuar ne prova, se i pandehuri i ka kryer veprat per te cilat eshte proceduar dhe se ekziston rreziku qe ai te largohet jashte shtetit, duke ju shmangur hetimit dhe gjykimit te ceshtjes.

Per keto shkaqe, kjo gjykate, ndalimin e te pandehurit Nikolin Lekstakaj e ka vleftesuar te ligjshem dhe per te ka caktuar si mase sigurimi personal arrestin ne burg.

Lidhur me sa u paraqit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe eshte i drejte dhe i bazuar ne ligje.

Duke evidentuar ne gjykim ekzistencen e dyshimit te arsyeshem, te bazuar ne prova, se i pandehuri i ka kryer veprat per te cilat eshte proceduar, si dhe ekzistencen reale te rrezikut se ai mund t’i shmanget e hetimit dhe gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe, ne caktimin, ndaj te pandehurit Nikolin Lekstakaj, te mases se sigurimit personal arrest ne burg, ka vepruar ne perputhje te plote me kerkesat e nenit 228 te Kodit te Procedures Penale.

Po ashtu, duke vleresuar drejt rrethanat e ndodhjes se ngjarjes, rrezikshmerine shoqerore te veprave penale te kryera, rrezikshmerine e te pandehurit si dhe sanksionin e parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, i cili ne minimumin e tij paraqitet me 10 vjet burgim, kjo gjykate, ne caktimin e mases se sigurimit personal, per te pandehurin Nikolin Lekstakaj, ka zbatuar drejt kerkesat e nenit 229 te Kodit te Procedures Penale.

Duke qene ne keto kushte, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se rekursi, i mbrojtesve te te pandehurit, eshte i pabazuar dhe vendimi, i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe, duhet te miratohet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 249, pika 6 te Kodit te

Procedures PenaleV E N D O S I

Miratimin e vendimit nr 65, date 22.5.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe.

Tirane me 14.6.2002157

Page 155: Qershor 2002

Nr.222 i Regj. ThemeltarNr.378 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareBashkim Caka AnetarVladimir Bineri AnetarArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.6.2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale Nr.222, qe i perket:

TË PANDEHURVE: XHOVALIN ROSAJ MARK STEAJ

A K U Z A:Shperdorim armatimi, vrasje me dashje

dhe armembajtje pa leje, parashikuar nga neni 62/1 i K.P.Ushtarak

dhe nenet 76 e 278/2 te K.P.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin Nr.239, date 13.11.2000, ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Mark Steaj, per vepren penale te shperdorimit te armatimit dhe ne baze te nenit 62/1 te K.P.Ushtarak e ka denuar me 1 vit burgim.Ne aplikim te nenit 59 te K.P. pjesen e mbetur te denimit ja jep me kusht per dy vjet kohe.Deklarimin fajtor te te pandehurit Gjovalin Rosaj per vepren penale te armembajtjes pa leje dhe ne baze te nenit 278/2 te K.P. denimin e tij me 2 vjet burgim.Deklarimin fajtor per vepren penale te vrasjes, kryer ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme dhe ne baze te nenit 83 te K.P. denimin e tij me 4 vjet burgim.Ne aplikim te nenit 55 te K.P. denimin e tij perfundimisht me 5 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.123, date 2.11.2001:Ka lene ne fuqi vendimin Nr.239, date 13.11.2000 te Gjykates Penale Ushtarake Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit, ka bere rekurs prokurori dhe i gjykuari duke parashtruar keto shkaqe:

158

Page 156: Qershor 2002

Prokurori- Te dy vendimet jane te pabazuar ne pjesen qe kane deklaruar fajtor te gjykuarin

Gjovalin Rosaj per vepren penale te vrasjes te kryer me kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme, parashikuar nga neni 83 i K.P. kur jemi perpara vrasjes me dashje, neni 76 i K.P.

I gjykuari Gjovalin- Une kam vepruar ne kushtet e mbrojtjes se nevojshme dhe nuk duhet te mbaje

pergjegjesi per vepren qe kam kryer. Sulmi i kryer nga viktima ndaj tij, ka qene i padrejte, real dhe i castit. Ai per te shpetuar jeten ka vepruar kunder viktimes.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha, prokurorin Arqile Lole, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit dhe kthimin e

ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues,mbrojtesin av. Mark Pellumbi, i cili kerkoi kthimin per rigjykim ne Gjykaten e Apelit,pasi e bisedoi eeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi Nr.123, date 2.11.2002, i Gjykates se Apelit Tirane, eshte marre ne

kundershtim me dispozitat e K.P.Penale dhe si i tille duhet te prishet. Me vendimin Nr.239, date 13.11.2000 te Gjykates Ushtarake Tirane te gjykuarit Gjovalin

Rosaj dhe Mark Steaj jane deklaruar fajtor i pari per veprat penale te vrasjes, kryer ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme dhe armembajtjes pa leje dhe i gjykuari tjeter per vepren penale te shperdorimit te armatimit duke u denuar perkatesisht i gjykuari Gjovalin Rosaj me 5 vjet burgim dhe i gjykuari Mark Steaj me 1 vit burgim, duke ja dhene me kusht per 2-vjet, pjesen e mbetur pa vuajtur. Kunder ketij vendimi kane bere ankim te gjykuarit dhe prokurori e mbi kete, Gjykata Ushtarake e Apelit Tirane, ka prishur vendimin e shkalles se pare dhe e ka kthyer ceshtjen per rigjykim me tjeter trup gjykues. Mbi rekursin e te gjykuarve Kolegji Penal i Gjykates se Larte ka vendosur prishjen e vendimit te Gjykates Ushtarake te Apelit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim po aty, e cila pas rigjykimit me vendimin Nr.123, date 2.11.2001, ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates Shkalles se Pare Tirane.

Nga shqyrtimi i akteve rezulton se gjykimi ne Gjykaten e Apelit eshte zhvilluar ne disa seanca per shkak te mos sigurimit te pjesmarrjes ne gjykim te te gjykuarit Gjovalin Rosaj. Ne dy senaca nuk konfirmohej njoftimi i tij per gjykimin dhe ne nje rast nuk ishte bere i mundur shoqerimi i tij nga policia. Ne seancen e dates 12.10.2001, gjykata ka vendosur shtyrjen e saj per me daten 23.10.2001 per shkak se vete i gjykuari kishte kerkuar te merrte pjese ne gjykim. Kjo seance eshte shtyre per ne daten 2.11.2001 per shkak te mosshoqerimit te te gjykuarit, duke lene edhe detyren qe te njoftohet si i gjykuari ashtu edhe avokati i tij. Ne kete date. Megjithese shkaku i shtyrejs ishte sigurmi i pjesemarrjes se te gjykuarit ne gjykim, Gjykata e Apelit e ka zhvilluar gjykimin ne mungese te tij, ndonese nga njoftimi i derguar te gjykuarit nuk rezulton asnje konfirmim nese ai ka marre njoftim, apo te ishte shprehur qe gjykimi te behej ne mungese te tij.

Nisur nga sa siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se te gjykuarit i eshte mohuar e drejta per tu degjuar perpara se te gjykohet, sikurse kerkon neni 33 i Kushtetutes dhe dispozitat perkatese te K.P.P. Per garantimin e kesaj te drejte kushtetuese, ligjvenesi ne nenin 426/1 te K.P.P. i ve detyre Kryetarit te Kolegjit qe te siguroje pjesmarrjen e te pandehurit ne gjykim nepermjet thirrjes se tij. Ne dosje ndodhet njoftimi per komisariatin e policise, por pa konfirmim nga i gjykuari per marrjen dijeni per te.

159

Page 157: Qershor 2002

Ne keto kushte, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se Gjykata e Apelit ka vepruar ne kundershtim me nenin 426/1, 139, paragrafi 1 e 2 dhe 141 te K.P.P., pasi nuk ka marre masat e domosdoshme ligjore per thirrjen e te pandehurit ne gjykim. Per pasoje, ne baze te nenit 128, pika 1, germa “c”, te K.P.P., Kolegji cmon se gjykimi ne apel per shkak te mosrespektimit te dispozitave qe lidhen me thirrjen e te pandehurit ne gjykim, eshte i pavlefshem. Vendimi i Gjykates se Apelit duhet te prishet dhe aktet ti kalojne per rigjykim po asaj gjykate me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/ç te Kodit te Proçedures Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit Nr.123, date 2.11.2001, te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e

ceshtjes per rigjykim po aty me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 13.06.2002

160

Page 158: Qershor 2002

Nr. 225 i Regj.Themeltar.Nr. 379 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesNatasha Sheshi AnetareVladimir Bineri AnetarArtan Hoxha AnetarBashkim Caka Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.06.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.225 akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT: AGIM HOXHA

A K U Z U A R:Per vepren penale

te shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese, parashikuar nga neni 114/a pika 5 i K.P.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin nr.113, dt.26.7.2001, ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Agim Hoxha, per vepren penale te shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese dhe ne baze te nenit 114/a pika 5 te K.P. e denon me 9 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.248, dt.21.11.2001, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.113, dt.26.7.2001 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, persa i perket cilesimit juridik dhe deklarimit fajtor te pandehurit.Ndryshimin e vendimit ne lidhje me masen e denimit, duke u denuar i pandehuri me 7 vjet burgim.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs i pandehuri, i cili kerkon kalimin e eeshtjes per gjykim ne Kolegjin Penal te Gjykates se Larte dhe prishjen e vendimeve te dy gjykatave dhe dergimin e çeshtjes per gjykim.duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykatat kane gabuar ne drejtim te zbatimit te ligjit penal, te mos respektimit te normave proçedurale dhe ne drejtim te mungeses se arsyetimit jo logjik

- a) ngjarja, si e pranojne dhe vete gjykatat ne vendimet e tyre, ka ndodhur ne vitin 1997, per rrjedhoje, ne kualifikimin e vepres penale duhet te aplikohen dispozitat e ketij Kodi qe hyri ne fuqi ne qershor 1995, ku per kete figure krimi, parashikon denim me gjobe ose me burgim deri ne 5 vjet.

- Dekreti nr.1990 dt.19.1.98, ndryshoi dispozitat e ketij Kodi, duke i ashpersuar ato, dhe pikerisht keto dispozita jane aplikuar per te pandehurin, duke vepruar ne kundershtim me nenin 3 te K.P.e pikerisht te paragrafit te trete te tij, i cili parashikon zbatimin e ligjit me te favorshem per te pandehurin.

161

Page 159: Qershor 2002

- Megjithese nje kerkim i tille ju be dhe Gjykates se Apelit, ato nuk e moren ne konsiderate me arsyetimin se e demtuara e ka ushtruar profesionin e saj edhe disa muaj ne vitin 1998.

- b) Fajesine e te pandehurit gjykatat e mbeshtesin vetem ne theniet e te demtuares, dhene keto ne vitin 2000, pa u ballafaquar fare i pandehuri me te. Dhe kete denoncim e demtuara e ka bere e shtyre me shume nga e jema e saj dhe pasi ajo eshte prishur me te pandehurin.

- Ballafaqimin me te, i pandehuri e ka kerkuar dhe ne gjykimin ne Apel, por dhe ky pretendim nuk u muar parasysh nga kjo gjykate.

- c) Ne gjykimin ne Apel, nuk u mbajt parasysh kerkesa e ligjes lidhur me pavlefshmerine e veprimeve proeedurale te kryera nga akuza. I pandehuri, ne hetim eshte mbrojtur nga nje avokat i caktuar kryesisht, i cili, diten qe u caktua eeshtja per gjykim, ka hequr dore me argumentimin se “te demtuaren e kam te aferm”. Pra kuptohet se tere veprimet jane bere ne dem te pandehurit dhe ne favor te demtuares.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËMbasi degjoi relatimin e gjyqtarit Bashkim Caka, prokurorin Arqile Koca qe kerkoi lenien

ne fuqi te vendimit, mbrojtesin e te pandehurit avokat Niko Duro, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se Apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Durres duhet te prishet sepse gjykimi eshte zhvilluar ne

mungese te te pandehurit, pa patur ai dijeni per gjykimin e zhvilluar ne ngarkim te tij.Sie rezulton nga aktet e ndodhura ne dosje, gjykimi ne Apel i çeshtjes, eshte bere ne

mungese te pandehurit Agim Hoxha, ndonese eshte kerkuar nga vete i pandehuri dhe nga avokati mbrojtes i tij, qe te thirret dhe te pyetet i pandehuri. Ky veprim, bie ne kundershtim me kerkesat e nenit 426 te K.Pr.Penale.

Njoftimi per kete te pandehur, nuk eshte bere fare nga gjykata e Apelit, (per seancen e dt.21.11.2001), gje qe rezulton nga flete-thirjet e ndodhura ne dosje te cilat nuk jane derguar ne vendqendrimin e te pandehurit ose te kene konfirmimin e njoftimit te pandehurit.

Gjithashtu ne dosje nuk rezulton te jete administruar ndonje deklarate apo kerkese e te pandehurit, bere kjo konform nenit 111 te K.Pr.P. per mos pjesmarrjen e tij ne gjyq dhe qe gjykimi ne ngarkim te tij te behet ne mungese.

Urdherimi per thirrjen dhe njoftimin e te pandehurit ne gjykim edhe ne gjykaten e Apelit eshte nje detyrim ligjor per gjykaten, aq me teper qe ne rastin konkret i pandehuri i ishte drejtuar me shkrim gjykates se Apelit me kerkesen qe te pyetej ne gjykimin e ceshtjes, per te spjeguar sipas tij momente te rendesishme qe kishin te benin me zgjidhjen ligjore te ceshtjes. Megjithese fillimisht, edhe me kerkese te prokurorit te seances gjykata e ka marre ne konsiderate nje gje te tille, me vone ka hequr dore nga zbatimi i kerkesave procedurale dhe madje nuk jane bere njoftime per te pandehurin edhe kur perseri avokati i tij ne seancen gjyqesore ka kerkuar qe te pyetet i pandehuri.

Cilido person i akuzuar per kryerjen e nje vepre penale ka te drejte qe te mbrohet personalisht. I pandehuri Agim Hoxha i ka kerkuar gjykates se Apelit qe te thirret ne gjykimin e ceshtjes, pra qe te realizoje te drejtat e tij te mbrojtjes edhe vete. Mos thirrja e te pandehurit ne gjykim, pervec shkeljes se normave procedurale eshte edhe ne kundershtim me te drejtat kushtetuese te te pandehurit,

Per shkaqet e mesiperme, mbeshtetur edhe ne nenin 128 te Kodit te Procedures Penale vendimi i Gjykates se Apelit Durres eshte i pavlefshem dhe perben shkak per prishjen e tij.

162

Page 160: Qershor 2002

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441 te Kodit te Procedures

Penale

V E N D O S IPrishjen e vendimir nr.248, date 21.11.2001 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e

ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 13.06.2002

163

Page 161: Qershor 2002

Nr. 95 i Rregj. ThemeltarNr.380 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesAgron Lamaj AnetarZamir Poda AnetarYlvi Myrtja AnetarVladimir Metani Anetar

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dt.24.06.2002 çeshtjen penale qe i perket

TË NDALUARIT: ASTRIT MYNYR ÇALA, lindur dhe banues ne Kutalli, Berat dhe i perfaqsuar ne gjykim nga Av. Sh. Syri.

A K U Z U A R:Per vepren penale

te parashikuar nga Neni 76 i KP OBJEKTI:

Vleftesim i mases se sigurimit

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat, me vendimin e saj nr. 30 dt. 25.05.2002 ka vendosur:Vleftesimin e ligjshem te ndalimit te ndaluarit Astrit Çala, dhe caktimin si mase sigurimi per te ate te arrestit ne burg prane dhomava te paraburgimit te Komisariatit te Policise Berat.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs i ndaluari, i cili me pretendimin se vendimi i gjykates eshte ne kundershtim me kerkesat e Neneve228 e 229 te KPrP kerkon shfuqizimin e vendimit dhe lirimin e tij.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, Prokurorin A. Lole, i cili kerkoi

miratimin e vendimit te Gjykates se rrethit gjyqesor Berat, mbrojtesin e te ndaluarit Av. Sh. Syri, i cili kerkoi pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen

V Ë R E NSe rekursi i paraqitur nuk eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, per pasoje vendimi duhet te

miratohet. Siç ka pranuar edhe Gjykata e shkalles se pare, me dt. 21.05.2002 eshte ndaluar

shtetasi A. Çala, duke patur dyshime si autor i vepres penale te vrasjes dhe armembajtjes pa leje, parashikuar nga Nenet 76 dhe 278 te KP. Keto dyshime jane shoqeruar edhe me disa prova si deklarime shtetasi per ngjarjen e kryer, ne permbajtje te se cilave lind nje dyshim i

164

Page 162: Qershor 2002

bazuar per autoresine e vepres penale. Nisur nga ky fakt Gjykata e rrethit me te drejte ka vleftesuar si te ligjshem masen e sigurimit personal.

Ne seance mbrojtesi paraqiti disa pretendime ne favor te klientit te tij, porse keto pretendime nuk ishin te shoqeruara me provat perkatese dhe si te tilla nuk pranohen.

Ne rrethanat e mesiperme Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se shkalles se pare Berat eshte i drejte dhe duhet te miratohet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar edhe ne Nenin 249 § 6 te KPrP

V E N D O S IMiratimin e vendimit nr. 30 dt. 25.05.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat.

Tirane 24.06.2002

165

Page 163: Qershor 2002

Nr 84 i Regjistrit ThemeltarNr 381 i Vendimit

V E N D I M NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesBashkim Caka AnetarVladimir Metani AnetarArtan Hoxha AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seancat gjyqesore, ne date 10, 11 dhe 21.6.2002, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURIT : PETRIT BELUL DELIU

A K U Z ARrembim i personit

me qellim fitimi e kryer ne bashkepunim;vjedhje e pasurise e kryer ne bashkepunim;

vjedhje me arme dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake,

parashikuar nga nenet 109/1 e 25,134 e 25, 140 dhe 278/2 te Kodit Penal.

OBJEKTIRekurs i drejtperdrejte kunder vendimit

me te cilin eshte vendosur mospranimi i kerkeses per shuarje te mases se sigurimit personal arrest ne burg.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat, me vendimin e ndermjetem, marre ne seance gjyqesore, ne date 1.2.2002, ka vendosur

Mospranimin e kerkeses te mbrojtesit te te pandehurit, per deklarimin e humbjes se fuqise se paraburgimit.

Kunder vendimit, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat, i pandehuri Petrit Deliu ka paraqitur rekurs te drejtperdrejte, duke parashtruar keto shkaqe :

- Se ne zbatim te nenit 263, pika 2, germa c te Kodit te Procedures Penale, afati i paraburgimit e ka humbur fuqine.

166

Page 164: Qershor 2002

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËmbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te

ndermjetem te Gjykates te Rrethit Gjyqesor Berat, mbrojtesi i te pandehurit nuk u paraqitdhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

V Ë R E NVendimi i ndermjetem i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat, i cili ka vendosur

mospranimin e kerkeses, per deklarimin e humbjes se fuqise se paraburgimit per te pandehurin Petrit Deliu, eshte i pambeshtetur ne ligje.

Nga aktet e ndodhura ne dosje, del se, ne daten 29.10.2000, i pandehuri Petrit Deliu eshte arrestuar, duke u vene ne gjendje paraburgimi, per kryerjen e veprave penale te rrembimit te personit, per qellim fitimi, kryer ne bashkepunim, te vjedhjes se pasurise, kryer ne bashkepunim, te vjedhjes se pasurise me arme dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga nenet 109/1 e 25, 134 e 25, 140 dhe 278/2 te Kodit Penal.

Ne daten 17.4.2001, organi i prokurorise fashikullin e hetimit, ne ngarkim te ketij te pandehuri, ja ka dorezuar per gjykim Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat.

Shqyrtimi gjyqesor i ceshtjes nga gjykata, ka filluar ne daten 10.5.2001.Ne daten 10.01.2001, gjykata, per shkak te kerkeses per perjashtim gjyqtaresh, duke u

mbeshtetur ne nenin 22, pika 2 te Kodit te Procedures Penale, ka vendosur pezullimin e gjykimit, te cilin e ka rifilluar ne daten 25.4.2002, mbas tre muaj dhe pesembedhjete dite.

Ne daten 8.5.2002, ne seancen e nentembedhjete te gjykimit, mbrojtesi i te pandehurit ka kerkuar nga gjykata lirimin e te pandehurit Petrit Deliu nga paraburgimi, me arsyetimin se afati i parashikuar ne nenin 263, pika 2, germa c te Kodit te Procedures Penale, ka perfunduar.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat, me vendimin e saj te ndermjetem, po te kesaj date, ka vendosur mospranimin e kerkeses, me arsyetimin se per te pandehurin Petrit Deliu, afatet e paraburgimit, te parashikuara ne nenin 263 te Kodit te Procedures Penale nuk kane perfunduar.

Deri diten e marjes se ketij vendimi, gjykata, sic del nga aktet, nuk ka vendosur per asnje rast dhe per asnje shkak, pezullimin e afateve te paraburgimit.

Gjykata, deri ne daten 23.5.2002, ka zhvilluar dhe tre seanca te tjera gjykimi.Per te gjithe kete kohe si dhe deri diten e shqyrtimit te rekursit ne Gjykaten e Larte,

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat, per te pandehurin Petrit Deliu, nuk ka dhene vendim denimi.Nga sa u paraqit, del se, nga dita e dorezimit te akteve ne gjykate dhe deri diten e

paraqitjes prane saj te kerkeses per deklarimin e humbjes se fuqise se paraburgimit, kane kaluar 12 muaj dhe 21 dite.

Neni 263, pika 2, germa c i Kodit te Procedures Penale, urdheron se paraburgimi e humbet fuqine kur, nga dita e dorezimit te akteve ne gjykate, kane kaluar 12 muaj, pa u dhene vendimi i denimit ne shkalle te pare, kur procedohet per krime qe denohen ne minimum jo me pak se dhjete vjet burgim ose me burgim te perjetshem.

Duke patur parasysh sa u paraqit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se vendimi i ndermjetem i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat, i cili ka vendosur mospranimin e kerkeses te mbrojtesit te te pandehurit, per deklarimin e humbjes se fuqise se paraburgimit, eshte i pabazuar ne ligje.

Se pari, ky vendim eshte i pabazuar ne ligje per shkakun se ai eshte krejtesisht i paarsyetuar.

Ne kete vendim, pervec konkluzionit se afatet e paraburgimit nuk kane perfunduar, nuk eshte paraqitur asnje argument ligjor apo faktik, mbi bazen e te cilave pretendimet e paraqitura nga mbrojtesi i te pandehurit te konsiderohen te papranushme.

167

Page 165: Qershor 2002

Neni 112, pika 3 i Kodit te Procedures Penale, urdheron se vendimi i gjykates duhet te jete i arsyetuar, ndryshe ai eshte i pavlefshem.

Ne zbatim te kesaj dispozite, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se vendimi i ndermjetem i dates 8.05.2002 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat ne kushtet kur eshte i paarsyetuar, eshte i pavlefshem.

Se dyti, ky vendim eshte i pabazuar ne ligje, mbasi eshte mare ne kundershtim me urdherimin e nenit 263, pika 2, germa c te Kodit te Procedures Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat, ne kushtet kur ishte e provuar plotesisht se ceshtja mbahej ne gjykim, pa u dhene vendim denimi tej afatit 12 mujor, pa te drejte ka vendosur mospranimin e kerkeses te mbrojtesit, per deklarimin e humbjes se fuqise se paraburgimit.

Kjo gjykate , duke qene ne kushtet e parashtruara, ne zbatim te ligjit, ishte e detyruar te vendoste deklarimin e humbjes se fuqise se paraburgimit dhe urdherimin e lirimit te menjehershem te te pandehurit nga paraburgimi.

Duke mos vepruar ne kete menyre, gjykata me vendimin e saj, ka lejuar qe i pandehuri Petrit Deliu te vazhdoje te qendroje pa te drejte ne kushte paraburgimi tej afatit te percaktuar nga ligji.

Per ceshtjen objekt shqyrtimi, ne gjykimin ne Gjykaten e Larte, prokurori ne kerkesen e tij per lenien ne fuqi te vendimit te ndermjetem te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat, paraqiti pretendimin se afati i paraburgimit per te pandehurin Petrit Deliu nuk ka mbaruar, mbasi gjykimi eshte pezulluar per 3 muaj dhe 15 dite, per shkak te kerkimit per perjashtimin nga gjykimi te gjyqtareve.

Lidhur me kete pretendim te prokurorit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se ai eshte i pabazuar ne ligje dhe si i tille nuk duhet te pranohet.

Neni 265 i Kodit te Procedures Penale, parashikon vetem dy raste kur lejohet pezullimi i afateve te paraburgimit.

Simbas kesaj dispozite, afatet e paraburgimit pezullohen vetem atehere kur shqyrtimi gjyqesor pezullohet apo shtyhet per shkak te mungeses te te pandehurit ose mbrojtesit te tij dhe per shkak te mosparaqitjes ose largimit te nje a me shume mbrojtesve.

Nga permbajtja e kesaj dispozite, del se pezullimi i shqyrtimit gjyqesor, mbi baze te kerkeses per perjashtim te gjyqtareve, nuk parashikohet si shkak per pezullimin e afateve te paraburgimit.

Duke patur parasysh sa u parashtrua, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se rekursi i te pandehurit Petrit Deliu eshte i drejte dhe duhet te pranohet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 263, pika 2, germa c dhe 266,

pika 1 te Kodit te Procedures Penale

V E N D O S ITe deklaroje te humbur fuqine e paraburgimit per te pandehurin Petrit Belul Deliu. Ndaj te pandehurit Petrit Belul Deliu caktohet si mase sigurimi personal arrest ne shtepi.Urdherohet lirimi i menjehershme i te pandehurit Petrit Belul Deliu nga paraburgimi.Ky vendim i njoftohet prokurorit prane Gjykates se Larte.

Tirane, me 21.6.2002

168

Page 166: Qershor 2002

Nr. 97 i Regj.Themeltar.Nr. 385 i Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesVladimir Bineri AnetarVladimir Metani AnetarZamir Poda AnetarYlvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.06. 2002, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.97, qe i perket:

TË PANDEHURIT: KOZMA KOCI, i biri i Lamit, lindur me 1948 ne fshatin Metaj- Fier, perfaqesuar nga av. Zenun Hajdarmataj.

A K U Z U A R:Per vepren penale te kryerjes se veprave te turpshme

parashikuar nga neni 108 i K.Penal.OBJEKTI:

Kundershtim i vendimit te Gjykates se Rrethit per caktimin e mases se sigurimit.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr.146, date 30.05.2002, ka vendosur:Te vleftesoje te ligjshem arrestin ne flagrance te shtetasit Kozma Koci per vepren penale te parashikuar nga neni 108 i K.Penal.Te caktoje si mase sigurimi ndaj shtetasit Kozma Koci arrest ne burg.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs i pandehuri i cili kerkon shfuqizimin e tij duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi eshte marre ne kundershtim me ligjin dhe arsyetimi i tij eshte haptazi jologjik.- Pa te drjete gjykata ka vleftesuar te ligjshem arrestin ne flagrance pasi pasqyrimi i

shkaqeve ne proces-verbal nuk i referohet akuzes se nenit 108 te K.Penal. Ne baze te ketij neni eshte e domozdoshme qe veprimet e turpshme, te jene kryer ndaj te miturve nen 14 vjec ndersa nxenesja Arjola Qyrani eshte mbi 14 vjec gje qe perben mungese te elementeve te vpres penale. Edhe se kjo del nga certifikatat e gjendjes civile, gjykata pranon ekzistencen e vepres penale.

- Gjykata ka caktuar masen e sigurimit arrest ne burg kur nuk ekzistojne kushtet dhe kriteret e percaktuara ne K.Pr.Penale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËPasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ylvi Myrtja, prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi miratimin e vendimit, mbrojtesin e te pandehurit Zenun

Hajdarmataj, qe kerkoi shfuqizimin e vendimit dhe pasi diskutoi çeshtjen ne teresi,

169

Page 167: Qershor 2002

V Ë R E N Vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier eshte i bazuar ne ligj e duhet te miratohet.Nga aktet qe ndodhen ne dosje, rezulton se me daten 28.05.2002, eshte bere arrestimi

ne flagrance i shtetasit Kozma Koci me pretendimin e akuzes per kryerjen e veprave te turpshme parashikuar nga neni 108 i K.Penal. Arrestimi i tij u be mbi bazen e kallzimit te nxeneses se shkolles 8 vjecare Dernenas, Arjola Qyrana se, i pandehuri, duke qene me detyren e drejtorit te shkolles, gjate kohes se provimit, e kishte ngacmuar seksualisht. Nje pretendim te tille e ka paraqitur edhe nxenesja tjeter Matilda Petushi.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me daten 30.05.2002, ka shqyrtuar kerkesen e prokurorit per caktimin e mases se sigurimit dhe ka vendosur arrestin me burg per te pandehurin Kozma Koci vendim qe atakohet si i pabazuar ne ligj nga i pandehuri.

Ne caktimin e mases se sigurimit, gjykata ne cdo rast eshte e detyruar te respektoje me rigorozitet te gjitha kerkesat e K.Pr.Penale. Eshte e qarte se fillimisht gjykata duhet te kete parasysh kerkesen e nenit 228/1 te K.Pr.Penale sipas te cilit “askush nuk mund t`u nenshtrohet masave te sigurimit personal ne qofte se ne ngarkim te tij, nuk ekziston nje dyshim i arsyeshem i bazuar ne prova”.

Po t`i referohemi ceshtjes ne shqyrtim, rezulton se nga dy nxenese te shkolles ku eshte drejtor i pandehuri, jane bere deklarime, se ai ka kryer vepra te turpshme ndaj tyre, veprime keto qe jane haptazi ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres dhe cenojne dinjitetin e te demtuarave. Mbi bazen e ketyre deklarimeve, Kozma Koci eshte marre i pandehur per vepren penale te kryerjes se veprave te turpshme me te mitur qe nuk kane arritur moshen 14 vjec parashikuar nga neni 108 i K.Penal. Terheq vemendjen fakti qe nga organi i akuzes nuk eshte treguar kujdesi minimal per te arritur ne konkluzionin ne se kjo akuze eshte apo jo e bazuar. Kjo veper penale kerkon detyrimisht qe te kryhet me te mitur qe nuk kane arritur moshen 14 vjec, por pa bere asnje verifikim ne kete drejtim (qe kerkonte vetem marrjen e certifikatave te lindjes) e merr Kozma Kocin te pandehur per akuzen e parashikuar nga neni 108 i K.Penal dhe per kete akuze, ka kerkuar ne gjykate caktimin e mases se sigurimit.

Gjate gjykimit te ceshtjes, mbrojtesi i te pandehurit, ka pretenduar se akuza e bere ne ngarkim te Kozma Kocit, eshte e pabazuar sepse asnjera prej vajzave, nuk ishte nen moshen 14 vjec. Per te provuar kete pretendim, ai ka paraqitur certifikatat e lindjes te marre ne zyren e gjendjes civile nga del se Arjola Qyraka ka lindur me 24.04.1988 dhe Matilda Petushi me 02.01.1988 dhe pra, qe jane mbi 14 vjec ne kohen qe pretendohet se ndaj tyre jane kryer veprime te turpshme.

Keto certifikata lindje, jane administruar nga gjykata por nuk jane marre fare ne konsiderate prej saj me gjithese datelindja lidhet me ekzistencen e figures se vepres penale qe akuzohet e nuk eshte bere asnje arsyetim ne vendim per pretendimin e ngritur nga mbrojtesi. Per pasoje mosmarrja ne konsiderate nga prokurori i ketij fakti thelbesor per akuzen, pasqyrohet edhe ne qendrimin e gjykates e cila cakton masen e sigurimit arrest ne burg per te pandehurin Kozma Koci per akuzen e kryerjes se veprave te turpshme pa analizuar faktin se ku konsiston dyshimi i arsyeshem i bazuar ne prova per akuzen qe i eshte bere.

Nje qendrim i tille i gjykates, eshte i padrejte e nuk ndihmon ne dhenien e vendimeve te bazuara. Gjykata nuk mund te qendroje indiferente ndaj kerkesave dhe pretendimeve te paleve ne proces dhe duhet te rrise kerkesat ndaj tyre sidomos kur kemi te bejme me heqjen e lirise se shtetasve.

Ne rekursin e paraqitur, kerkohet shfuqizimi i vendimit te gjykates se rrethit me arsyetimin se mungon figura e krimit per te cilin akuzohet i pandehuri Kozma Koci dhe qe eshte vendosur masa e sigurimit ne burg dhe se duhet te zbatohet neni 228/2 i K.Penal sipas te cilit “asnje mase nuk mund te zbatohet kur ka shkaqe padenueshmerie”.

170

Page 168: Qershor 2002

Duke ju referuar dispozites per te cilen eshte akuzuar i pandehuri per shkak se deklarueset e demtuara jane mbi 14 vjec, duhet pranuar se per kete akuze ekzistojne shkaqet e padenueshmerise. Por, problemi shtrohet: ne rastet kur per nje te pandehur kerkohet caktimi i mases se sigurimit per nje akuze konkrete dhe gjykata e cakton masen e sigurimit ndonese del qarte se mungojne elementet e asaj figure krimi por nga teresia e akteve dhe provave te paraqitura terhiqet konkluzioni se ka dyshime te arsyeshme se ndodhemi para nje vepre tjeter penale si duhet te veproje gjykata? Do te pranoje faktin e padenueshmerise duke mos caktuar asnje mase sigurimi apo do te caktoje mase sigurimi me arsyetimin se ekziston dyshimi i arsyeshem i bazuar ne prova per kryerjen e nje vepre penale?

Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se duhet kuptuar e zbatuar drejt kerkesa e nenit 228/2 i K.Penal duke trajtuar me kujdes fjalet “kur ka shkaqe padenueshmerie”. Kur nga teresia e materialeve del se ka mungese te elementeve te vepres penale per te cilen akuzohet i pandehuri por ka materiale e prova te mjaftueshme qe bejne te pranueshem dyshimin per kryerjen e nje tjetre vepre penale, nuk ndodhemi para “padenueshmerise” sepse pavaresisht nga cilesimi juridik i vepres i drejte apo i gabuar (qe mund te ndreqet me pas) ndodhemi para nje vepre penale e per pasoje duhet te caktohet masa e sigurimit.

Ne rastin ne shqyrtim, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se pretendimi se mungojne elementet e vepres penale te parashikuar nga neni 108 i K.Penal eshte i drjete por nuk mund te pranohet shfuqizimi i vendimit te gjykates se rrethit me pretendimin se ka shkaqe padenueshmerie pasi ne veprimet e te pandehurit te kryera ndaj dy nxeneseve te shkolles ku ai ishte drejtor, ka elemente denueshmerie penale duke u cilesuar drejt akuza ne ngarkim te tij nga organi i akuzes ne vazhdim te hetimeve.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 249/6 te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Miratimin e vendimit te nr.146, date 30.05.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier.

Tirane, me 26.06. 2002

171

Page 169: Qershor 2002

Nr 213 i Regj.ThemeltarNr 387 i Vendimit

V E N D I MNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i perbere nga :

Kristaq Ngjela KryesuesArtan Hoxha AnetarNatasha Sheshi AnetareBashkim Caka AnetarVladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore,ne date 13.6.2002,mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i perket :

TË PANDEHURVE : HYQMET PISHA KLODIAN BASHA

A K U Z AVrasje me paramendim, e kryer ne bashkepunim,

dhe mbajtes pa leje te armes luftarake, parashikuar nga nenet 78 e 25 dhe 278/2 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin nr 159, date 22.12.2000, ka vendosur :Deklarimin fajtor te te pandehurit Hyqmet Pisha, per kryerjen e vepres penale te vrasjes me paramendim, kryer ne bashkepunim, dhe mbajtjes pa leje te armes luftarake, parashikuar nga nenet 78 e 25 dhe 278/2 te Kodit Penal, duke e denuar me 17 vjet burgim.Pushimin e gjykimit te ceshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Klodian Basha, per akzuzat e vrasjes me paramendim, te kryer ne bashkepunim, dhe te mbjatjes pa leje te armes luftarake, parashikuar nga nenet 78 e 25 dhe 278/2 te Kodit Penal.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr 57, date 15.3.2001, ka vendosur :Prishjen e vendimit nr 159,date 20.12.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, per te pandehurin Hyqmet Pisha, dhe pushimin e ceshtjes per kete te pandehur mbasi nuk vertetohet fajesia.Lenien ne fuqi te vendimit per te pandehurin Klodian Basha.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs prokurori, duke parashtruar se arsyetimi i vendimit te Gjykates se Apelit Durres, lidhur me pushimin e ceshtjes, per te pandehurin Hyqmet Pisha, vjen ne kundershtim me provat e administruara gjyqesisht.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËMbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,mbasi degjoi prokurorin Saliko Hajno, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit

dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare,mbrojtesi i te gjykuarit Hyqmet Pisha nuk u paraqit, dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi

172

Page 170: Qershor 2002

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit, me te cilin vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan

eshte prishur dhe ceshtja, per te gjykuarin Hiqmet Pisha, eshte pushuar, eshte i pabazuar ne fakt dhe ne ligje.

Nga aktet e ndodhura ne dosje, del se, ne mengjesin e dates 6.4.1999, ne vendin e quajtur Kthesa e Bizes, ne fshatin Labinot Fushe Elbasan, viktima Qemal Korra, bashke me disa persona te tjere, ka qene duke pritur makine, per te shkuar ne fshatin Bene.

Rreth ores 09.00, ne vendin ku ndodhej viktima, 30-40 metra larg tij, ka mbrritur nje autoveture tip BENZ, me ngjyre te verdhe. Nga kjo makine kane dale me shpejtesi dy persona te armatosur, duke patur ne dore njeri nje automatik dhe tjetri nje pistolete, te cilet duke u drejtuar per nga viktima, pa asnje paralajmerim, kane filluar te qellojne ne drejtim te tij.

Duke u ndodhur ne keto kushte, viktima, fillimisht ka bertitur “o bo bo, keta jane Pishat“ dhe me pas,per tju shmangur te shtenave, eshte larguar me vrap, ka kaluar trasene e hekurudhes, dhe mbas rreth 100 metrave eshte futur per tu fshehur, ne kabinen e nje kamioni tip LIAZ.

Pak caste me pas, tek kamioni kane ardhe dhe dy personat e armatosur.Personi qe kishte ne dore automatikun, mbasi ka hyre ne kabinen e kamionit, ka qelluar

disa here mbi Qemal Korren, duke i shkaktuar vdekjen.Simbas deshmitareve ne ngjarje, personi qe kishte ne dore automatik dhe qe me te ka

qelluar mbi viktimen, duke i shkaktuar vdekjen, ishte rreth 40 vjec, ndersa personi tjeter, qe ne dore mbante pistolete, ishte rreth 25 vjec.

Per vrasjen e Qemal Kores, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan te gjykuarin Hyqmet Pisha e ka deklaruar fajtor, per kryerjen e vepres penale te vrasjes me paramendim, per shkak gjakmarrje, ne bashkepunim me persona te tjere, ne baze te nenit 78 e 25,te Kodit Penal, duke e denuar me 17 vjet burgim.

Ne vendimin e saj, gjykata arsyeton se, lidhur me fajesine e te gjykuarit, ajo eshte bazuar ne provat direkte dhe indirekte, te administruara ne gjykim, te cilat jane : Se pari: Autovetura tip BENZ, me ngjyre te verdhe, me targe EL 2451 A, nga e cila zbriten dy personat e armatosur, ka qene ne perdorim, per rreth nje jave dhe deri ne momentin e ngjarjes, nga i gjykuari. Se dyti: Autovetura tip BENZ, eshte gjetur, nga punonjesit e policise, menjehere mbas ngjarjes, prane lokalit te vellait te te gjykuarit. Se treti: Ne vendin ku u gjet autovetura, eshte konstatuar se motori i saj ka qene i ngrohte, gje qe tregonte se ajo kishte qene ne gjendje pune para pak castesh. Se katerti: Gjate kqyrjes se autovetures, ne deren e perparme te saj, te krahut te pasagjerit, eshte kostatuar nje vrime plumbi, me kalim nga brenda jashte. Simbas pronarit te autovetures, kjo vrime plumbi, gjate kohes qe ajo eshte perdorur prej tij, nuk ka qene. Ne kabinen e autovetures eshte gjetur gjithashtu dhe nje predhe e modelit 56, ndersa ne kabinen e kamionit LIAZ eshte gjetur nje gezhoje model 56 dhe poshte saj, ne toke, jane gjetur dhe dy gezhoja te tjera model 56. Simbas aktit te ekspertimit balistik nr 552,date 15.4.1999,del se gezhojat, e gjetura tek kamioni LIAZ, si dhe predha, e gjetur tek autovetura, jane qitur nga automatiku model 56, me nr 11101765, i cili, mbas kqyrjes se vendit te ngjarjes, eshte gjendur ne nje ferre, prane kamionit LIAZ. Se pesti: Menjehere mbas ndodhjes se ngjarjes, i gjykuari eshte larguar ne drejtim te paditur, duke mos lene asnje njoftim tek familjaret e tij dhe duke mos mare asnje mase per dorzimin e autovetures, te cilen ai ja kishte marre, per ta perdorur, deshmitarit Qazim Serica. Se gjashti: Viktima ne vitin 1994 ka vrare djalin e vellait te te gjykuarit dhe per kete shkak ai eshte gjykuar dhe denuar.

Per sa u paraqit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan lidhur me deklarimin fajtor te te gjykuarit Hyqmet Pisha, per kryerjen e vepres penale te vrasjes me paramendim, ne bashkepunim me persona te tjere, ne baze te nenit 78 e 25 te Kodit Penal, eshte i drejte dhe i bazuar.

173

Page 171: Qershor 2002

Ky vendim cmohet i drejte per shkakun se gjykata, ne zbatim te kerkesave te nenit 152 pika 2 te Kodit te Procedures Penale, ka bere nje vleresim objektiv si te rrethanave te ndodhjes se ngjarjes ashtu dhe te provave direkte dhe indirekte, te administruara ne gjykim.

Lidhur me provat, mbi te cilat gjykata ka bazuar vendimin e saj, cmohet se ato jane marre, administruar dhe vleresuar ne perputhje me kerkesat e Kodit te Procedures Penale dhe se paraqiten te rendesishme per ceshtjen, te sakta dhe te lidhura harmonikisht njera me tjetren.

Persa i perket vendimit te Gjykates se Apelit Durres, me te cilin vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan eshte prishur dhe gjykimi per te gjykuarin Hyqmet Pisha eshte pushuar, me arsyetimin se nuk vertetohet qe ai eshte autor i vrasjes, Kolegji Penal cmon se ai eshte i pabazuar.

Ne vendimin e Gjykates se Apelit Durres nuk behet fjale per asnje prove qe te jene marre, administruar apo te jene cmuar ne kundershtim me ligjin.

Ne kete vendim gjithashtu nuk paraqitet asnje argument qe provat, mbi te cilat gjykata e shkalles se pare eshte mbeshtetur ne dhenien e vendimit te saj, te mos jene te rendesishme per ceshtjen, te mos jene te sakta apo te mos jene te ne perputhje me njera tjetren.

Si shkak kryesor, per prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe te pushimit te gjykimit, ndaj te gjykuarit Hiqmet Pisha, Gjykata e Apelit Durres, ne vendimin e saj, paraqet faktin se deshmitaret e ndodhur ne vend ngjarje nuk e kane njohur te gjykuarin dhe bashkepuntorin e tij.

Ky fakt, nga gjykata e shkalles se pare, eshte pranuar si i tille dhe gjen pasqyrim ne vendimin e saj.

Pavaresisht nga ky konstatim, gjykata e shkalles se pare, lidhur me rrethanat e ndodhjes se ngjarjes, eshte mbeshtetur kryesisht ne shpjegimet e deshmitareve okulare, ndersa per percaktimin e te gjykuarit, si autor te ngjarjes se ndodhur, eshte mbeshtetur ne prova te tjera, te administruara ne gjykim dhe te permendura me lart, te cilat jane te harmonizuara njera me tjetren dhe pjeserisht dhe me shpjegimet e deshmitareve akulare.

Lidhur me vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se ai, lidhur me fajesine e te gjykuarit si dhe me rolin e tij, ne ngjarjen e ndodhur, eshte bindes, i bazuar ne prova te plota, te gjithaneshme dhe objektive.

Po ashtu, Kolegji cmon se vendimi i kesaj gjykate eshte i drejte dhe i bazuar si persa i perket cilesimit ligjor te vepres se kryer nga i gjykuari ashtu dhe caktimit te lloit dhe mases se denimit.

Duke patur parasysh sa u paraqit, cmohet se rekursi i prokurorit eshte i bazuar dhe vendimi i Gjykates te Apelit Durres duhet te prishet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa c te Kodit te

Procedures PenaleV E N D O S I

Prishjen e vendimit nr 57, date 15.3.2001 te Gjykates se Apelit Durres, qe ben fjale per te denuarin Hyqmet Pisha.

Lenien ne fuqi te vendimit nr 159, date 22.12.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, qe ben fjale per e gjykuarin Hyqmet Pisha.

Tirane me 13.6.2002

174