30
1 RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM PËR PROGRAMET E STUDIMIT Master Shkencor në Financë –Bankë Master Profesional në Financë-Bankë INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK “UNIVERSITETI EPOKA” Përbërja e GVJ 1. Prof.Asoc.Dr. Albana HASHORVA 2. Prof.Asoc.Dr. Hysen CELA

INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

1

RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM PËR PROGRAMET

E STUDIMIT

Master Shkencor në Financë –Bankë

Master Profesional në Financë-Bankë

INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK

“UNIVERSITETI EPOKA”

Përbërja e GVJ

1. Prof.Asoc.Dr. Albana HASHORVA

2. Prof.Asoc.Dr. Hysen CELA

Page 2: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

2

HYRJE

Universiteti „EPOKA“ është një universitet privat i themeluar nga Kompania Arsimore Turgut Ozal në

Tiranë .Universiteti „EPOKA“ është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Shqipëri me arsimim tërësisht në

gjuhën angleze,dhe me rreth 70 % të stafit akademik , profesorë të huaj.Institucioni i arsimit të lartë jo

publik “EPOKA” është një institucion i krijuar në bazë të ligjit nr.9741, dt 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në

Republikën e Shqipërisë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.156, datë 22.03.2001, "Për shkollat jo -

publike në Republikën e Shqipërisë" dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.281, datë 12.03.2008 “Për

dhënien e lejes për hapjen e institucionit Shkolla e lartë private Universiteti Epoka”. Universiteti Epoka e

ka filluar aktivitetin mësimor të tij gjatë vitit akademik 2008-2009 dhe ofron programe studimi në dy

fakultete :Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë me degët Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi dhe Inxhinieri

Kompjuterike; dhe Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative me degët Financë- Bankë,

Administrim Bisnesi dhe Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.Më 26 .09. 2009, në përputhje

me ligjin nr.9741, dt 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”,i ndryshuar , Universitetit

„EPOKA“ iu dha licenca për të hapur programet e ciklit të dytë dhe të tretë dhe përkatësisht programet

DND dhe MND të cilat në vijim me hyrjen në fuqi të ligjit Nr.10307 , datë 22.7.2010 „Për disa shtesa dhe

ndryshime në ligjit nr.9741, dt 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar“, u

miratua përshtatja e emërtimit të programeve të sipërpërmendura në „Master i Shkencave/Arteve të

bukura“ dhe „Master Profesional“. Objekt i vlerësimit tonë do të jenë përkatësisht programet e Master

Shkencor dhe Master Profesional në degën e Financë –Bankës.

Baza ligjore e aktivitetit të GVJ për vlerësimin e jashtëm të cilësisë të Universitetit „EPOKA“ është:

- Ligji nr.9741, dt 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në RSH”, dhe akte të tjera nënligjore në mbështetje të

tij. Sigurimi i jashtëm i cilësisë, sipas këtyre dispozitave realizohet nëpërmjet proçeseve të vlerësimit të

jashtëm të cilësisë dhe Akreditimit, i cil i kryhet nga Agjensia Publike e Arsimit të Lartë (APAAL).

- Vendimet e Këshillit të Ministrave për hapjen e programeve të studimit pranë Universitetit “EPOKA”.

- Udhëzimet e MASHit për projektimin e programeve të studimit, për hapjen dhe funksionimin e

institucioneve private të arsimit të larte, për transferimin dhe njohjen e krediteve, për administrimin e

dokumentacionit, etj.

- Urdhëri nr.134 i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, datë 21.03.2011 “Për miratimin e standardeve

shtetërore të cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimeve të ciklit të parë të

institucioneve të arsimit të lartë”.

- Udhëzues i APAAL mbi vlerësimin e jashtëm të cilësisë në arsimin e lartë.

- Aspektet dhe treguesit e vlerësimit të cilësisë në Arsimin e Lartë (APAAL).

Page 3: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

3

Metodologjia për hartimin e Raportit të Vlerësimit të Jashtëm

Për hartimin e këtij raporti, GVJ është mbështetur në:

- Shqyrtimin dhe analizimin e Raportit të Vlerësimit të Brendshëm, të hartuar nga grupi i vlerësimit të

brendshëm të Universitetit “EPOKA”.

- Shqyrtimin dhe analizimin e dokumentacionit bazë mbi të cilën organizohet e gjithë veprimtaria e

zhvillimit te programeve mesimore, të tilla si rregulloret dhe udhëzimet, dosjet e programeve të

studimit, regjistrat themeltarë, dokumentacioni i zyrës se burimeve njerëzore, kurrikulave, karrierës

dhe financës, si dhe sekretarisë mësimore.

- Vëzhgimet e kryera gjatë vizitës në vend tek Universiteti “EPOKA” si dhe në intervistimet e stafit

drejtues të universitetit, pedagogëve, studentëve dhe stafit administrati v.

Gjatë vizitës në vend u realizuan takime me drejtues të universitetit, të tillë si Dekanin e Fakultetit të

Shkencave Ekonomike dhe Administrative, me Grupin e Vlerësimit të Brendshëm, drejtuesit e njësive bazë,

komitetet shkencore si dhe stafin akademik, studentë, punonjësit e sekretarisë mësimore, të zyrës së

kurrikulës, të burimeve njerëzore, të karrierës, të sigurimit të brendshëm të cilësisë etj. Gjithashtu u bë

vizitë në mjediset mësimdhënëse të këtij universiteti dhe jashtë tij në bibliotekën e universitetit dhe në

ambiente të tjera shërbimesh. Gjatë gjithë proçesit të realizimit të vizitave në vend në Universitetin

“EPOKA”, Grupi i Vlerësimit të Jashtëm u asistua dhe nga punonjës pranë Agjensisë së Akreditimit të

Arsimit të Lartë (APAAL). Angazhimi dhe bashkëpunimi i drejtuesve të Universitetit “EPOKA” për ofrimin e

informacionit të kërkuar ishte mjaft rigoroz. Të gjitha kërkesat e anëtarëve të grupit, lidhur me vënien në

dispozicion të dokumentacionit u plotësuan menjëherë, ndërsa në rastet kur inf ormacioni nuk disponohej

në moment, si në rastet e të dhënave analitike, ai është ofruar brenda afateve të përcaktura nga GVJ.

Ky raport konsiston në vlerësimin e jashtëm të programeve të studimit të Nivelit të Dytë: Master

Shkencor dhe Master Profesional në degën e Financë –Bankës.

Tabela format për vlerësimin e jashtëm të programeve të studimit Master Shkencor dhe Master Profesional në Financë – Bankë ,mbështetur në Standardet shtëtërorë për programet e studimit të Ciklit të Dytë

Standardet/kriteret Mendimi i GVJ për përmbushjen e standardit/kriterit1

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha kriteret. Në fund të kritereve duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardit në tërësi.

Page 4: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

4

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara

të studimeve, të organizuara në module dhe të

vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të

Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Institucioni ofron programe të akredituara në ciklin e pare të studimeve, dhe gjithashtu ka marrë licencën për organizimin dhe zhvillimin e programeve në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve.Me ndryshimet përkatëse që pësoi ligji për studimet në nivelet e mësipërme, Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative , pranë Universitetit Epoka, ndër të tjera, aktualisht ofron, edhe programe të Masterit Shkencor dhe Masterit Profesional përkatësisht në fushën e Financë -Bankës.Programet ofrohen me module dhe të vlerësuara me kredite dhe sipas ECTS.

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara

gjatë një viti nga një student që ndjek një program

studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Të dy programet janë ndërtuar dhe ofrohen në përputhje me ligjin e arsimit të lartë dhe kartën e Bolonjës.Sasia e krediteve të grumbulluara gjate nje viti ne programin e studimeve Master i Shkencave dhe Master Profesional (ose MND) ne Banke - Finance eshte 60 kredite.

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit;

Programet e studimeve të ofruara nga Institucioni në fjalë,janë në përputhje të plotë me misionin e tij kryesor si një institucion mësimor-kërkimor,por edhe misione të tjera mbështetëse që lidhen me përgatitjen e individëve profesionistë të spikatur në tregun shqiptar të punës ,por edhe më gjerë, të orientuara ndaj praktikës dhe zgjidhjeve që lidhen me të. Megjithatë, për plotësinë e qëllimit mendojme se në program duhet te shtohen disiplina te formimit baze ekonomik, te raportimit financiar dhe auditimit.

Kriteri 4 Programet e studi meve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;

Duke marrë në konsideratë vendin e konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si dhe rolin e firmave të vogla dhe të mesme në tregun e punës,mendojmë se përzgjedhja e programeve të ciklit të dytë është bërë në përputhje me këto nevoja. Në këtë aspekt mendojmë se mgjths. këto programe ofrohen ,gjithashtu nga shumë institucione të tjera arsimit të lartë , shtetëror apo privat, përmbajtja e tyre i bën ato ndër më të konkurrueshmet në treg. Programet e studimeve Master Profesional dhe Master Shkencor në Financë-Bankë jane hartuar bazuar ne nevojat e tregut te punes- respektivisht nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve.

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit;

Aspektet që lidhin programet e studimit me zhvillimin ekonomik të vendit kanë lidhje me aspektin e të qënit një ekonomi tregu në zhvillim që imponon të mësuarit e lëndëve që lidhen me nxitjen e investimeve, vlerësimin e riskut, sipërmarrjen e projekteve efektive dhe të gjitha këto të vlerësuara edhe në forcimin dhe zhvillimin e lidhjeve në kuadrin e financave ndërkombëtare.

Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.

Në asnjë rast nuk konstatojmë cënim të vlerave tona kulturore,në zbatimin e programeve të studimit.Këto programe studimi , institucioni i ka konceptuar në harmonizim të plotë me ambientin

Page 5: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

5

në të cilin operon.`

Konkluzione: Në përputhje me përmbushjen e kritereve të përcaktuara më lart vlerësoj se standarti i parë është plotësisht i arritur nga ana e institucionit, vlerësuar kjo vetëm në bazë të programeve teorike të ofruara. Programet e studimeve Master Profesional (MND) dhe MSH ne Finance-Banke jane ne perputhje me misionin dhe vizionin e universitetit, me synimin baze qe, permes pergatitjes se specialisteve kompetente dhe te gatshem per nevojat e tregut të punës, ta shnderroje universitetin EPOKA ne nje institucion kerkimor shkencor me influence dhe inovativ ne vend, ne sherbim te zhvillimit dhe te permiresimit te cilesise se jetes te shoqerise. Kjo u konstatua pas shqyrtimit të detajuar të dosjes me kurikulat e Programit Master dhe ballafaqimit me dokumentat ku shprehen misioni dhe qëllimet e këtij IAL (përfshirë RVB).

Standardi I.2

- Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit

Programet e studimeve të institucionit në fjalë janë në përputhje të plotë me strategjinë për zhvillim të institucionit dhe bazuar në Strategjinë Kombëtare të Arsimit të Lartë të RSH, strategjitë e përcaktura nga Fondacioni Europian mbi Menaxhimin e cilësisë dhe Bordi i Vlerësimit të Arsimit të Lartë(Turqi). Ajo që do të theksoja në këtë rast, duke marrë në konsideratë tregun e arsimit si një treg në zhvillim, është që institucioni në fjalë duhet të ndajë dhe të përcaktojë qartë objektivat aftmesme dhe ato afatgjatë në strategjinë e zhvillimit të institucionit.

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional;

Programet e studimeve te ciklit të dytë “Master Profesional” dhe Master i Shkencave ne Financë-Bankë i pajisin studentët qe kane fituar diplomën universitare “Bachelor” ne drejtimin Financë-Bankë me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe garanton trainimin e duhur për kërkim shkencor e veprimtari profesionale.

Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve;

Programet e studimeve te ciklit të dytë “Master i shkencave dhe Profesional” Financë-Bankë janë hartuar të tille qe te thellojnë me tej njohurite e fituara ne ciklin e pare te studimeve.

Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë (në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi;

Ndonese programet synojnë thellimin e njohurive dhe te kompetences, eshte per t`u theksuar se per shkak te kornizes ligjore te zbatueshme, pas perfundimit te ketyre studimeve, studentet nuk fitojne te drejten e ushtrimit te nje profesioni te rregulluar, por jane te afte te zbatojne njohurite e tyre ne veprimtarite me natyre financiare ne banka dhe ne institucione te tjera te ngjashme financiare.

Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij;

Programet e studimeve te ciklit të dytë “Master Profesional” Financë-Bankë janë orientuar nga zhvillimi i kompetencave te pergjithshme profesionale, dhe hapin rrugen per zgjerimin e tyre.

Page 6: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

6

Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve;

Programi MSH synon të përgatisë specialistë në tregun e bankave dhe financave që të jenë elastikë në zgjidhjen e problemeve konkrete.Kjo bazohet në trainimin e tyre bazë me metodat e kërkimit dhe zgjidhjes së problemeve të cilat lënë hapësira për të qene më fleksibël në zgjidhjen e problemeve.

Kriteri 7 Programet e studimeve “Master Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Programi i studimeve “Master Profesional” eshte i orientuar ne thellimin e kualifikimit profesional ne fushen e bankes e te finances dhe synon te aftesoje individin ne sherbim te nevojave te ketij segmenti te tregut te punes.

Konkluzione:Programet e studimeve Master i Shkences dhe Master Profesional (MND) ne Finance-Banke mendojme se janë ne perputhje me strategjine zhvillimore te Universitetit dhe standarti plotësisht I arrirë, bazuar ky vleresim në shqyrtimin e detajuar të dosjes me kurikulat e Programit Master dhe ballafaqimit me dokumentat strategjike (përfshirë RVB)

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;

Programet janë bazuar ne legjislacionin ne fuqi ne Republiken e Shqiperise, sic jane Ligji per arsimin e larte dhe aktet e tjera te dala ne zbatim te tij.

Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Emertimi i programeve të studimit Master i shkencave dhe Master Profesional ne Banke- Finance eshte në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe brenda Kornizes Shqiptare e Kualifikimit

Konkluzione:Standarti për sa më lart është arritur nga Institucioni.Programi i studimeve Master i Shkences dhe Master Profesional (MND) ne Banke- Finance eshte ne perputhje me aktet ligjore e nenligjore ne fuqi në Republikën e Shqipërisë (Ligji nr.9741, dt 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në RSH”, dhe akte të tjera nënligjore në mbështetje të tij)

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato;

Programet e studimit Master i Shkences dhe Master Profesional ne Banke - Finance, bazohen në objektiva të përcaktuara qartë nga Institucioni me qëllim që të arrijnë rezultate në përputhje me nivelin përkatës që duhet të ofrohen. Programet ngrihen mbi ate cka arrihet ne nivelin Bachelor.

Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.

Metodat e parashikuara te vlerësimit të studentëve, ku perfshihen kontrolli i vazhdueshëm i njohurive me anë të testeve apo me ane te provimeve përfundimtare jane instrumente per te vlerësuar arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.

Konkluzione: Bazuar në shqyrtimin e detajuar të dosjes me kurikulat e Programeve Master dhe vizitën në terren, konkludojme se programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve , kështu që edhe ky standart është arritur nga Institucioni.

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.

Page 7: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

7

Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane

Programi i studimit Master i Shkencave dhe ``Master Profesional ne Banke - Finance, mban parasysh praktikat nderkombetare, ku perfshihen praktikat e vendeve te Europes dhe e Turqise.

Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri;

Programet e studimeve Master i Shkencave dhe Master Profesional ne Financë-Bankë mendojme se permbajnë të gjithe elementet e nevojshëm të përmendura edhe në kriterin në fjalë , qe nevojiten per konkurrencen ne kushtet e globalizimit dhe nderkombetarizimit te zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe arsimit në vecanti.

Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.

Universiteti Epoka ka hartuar dhe organizuar programet e studimit të nivelit të dytë në bazë të sistemit të Bolonjës që përbën shtyllën kryesore të zhvillimit të arsimit në BE.

Konkluzione: Bazuar në shqyrtimin e detajuar të dosjes me kurikulat e Programit Master dhe

marrëveshjeve të nënshkruara me partnerë të huaj, konstatojmë se programet e studimeve Master Shkencor dhe Master Profesional ne Financë-Bankë, synojnë të arrijnë dimensione

ndërkombëtare dhe te konkurrojne konsiderueshem ne tregun nderkombetar te ofrimit te ketyre programeve.

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor;

Ne hartimin e programeve te studimit, institucioni ka ne qender te vemendjes si aftesimin profesional ashtu edhe krijimin e instrumenteve qe nevojiten per te realizuar kerkimin shkencor.

Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim;

Nga raporti dhe nga informacionet e marra gjate vizites ne mjediset e Universitetit Epoka konfirmojme faktin qe programet Master Profesional dhe Master i Shkencave jane ne perputhje me strategjine zhvilluese te Universitetit

Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve;

Nga raporti i vetvleresimit, por edhe nga pergjigjet e pyetjeve rezulton se stafi ka nje perfshirje te konsiderueshme ne punen kerkimore shkencore, ku perfshihen botime por edhe pjesmarrje ne veprimtari shkencore brenda e jashte vendit

Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.

Puna kërkimore shkencore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet qe ka institucioni për arritjen e qëllimeve.

Konkluzione: Bazuar në shqyrtimin e detajuar të dosjes me kurikulat e Programeve Master dhe vizitën në terren, konkludojmë se ai rezulton i përmbushur.Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor, gje e cila perben edhe nje nga synimet kryesore te institucionit.

Standardi I.7

- Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;

- Programi studimeve Master Profesional (MND) ne Banke -Finance merr parasysh nevojat qe ka tregu i punes ne Shqiperi

Page 8: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

8

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” synojnë të plotësojnë nevojat në sektorët përkatës të ekonomisë vendase apo të huaj.

- Programi i studimeve Master Profesional (MND) ne Finance-Banke, ka per qellim te plotesohen nevojat ne sektoret e bankave dhe institucioneve financiare ne vend e ne rajon.

Konkluzione: Studimi Master Profesional (MND) ne Finance-Banke duke u nisur nga niveli i zhvillimit i sistemit bankar e atij financiar, rezulton te jete i orientuar dhe te kete mbajtur parasysh nevojat qe ka tregu i pune ne Shqiperi e ne rajon. Ky konkluzion u arrit duke patur parasysh lidhjet institucionale të universitetit me sektorin privat, të materializura në marrveshjet e nënshkruara dhe aktivitetet konkrete të kryera në bashkëpunim me kompani të mëdha që operojnë në tregun shqiptar.

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar;

Programet e studimeve Master Shkencor dhe Master Profesional (MND) ne Finance-Banke mbajne parasysh nevojat qe ka tregu i punes dhe jane hartuar bazuar ne strategjine e zhvillimit kombetar.

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e

pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Universiteti EPOKA ka bere nje vleresim te tregut dhe ka gjykuar se mundesite e punesimit pas studimeve Master Shkencor dhe Master Profesional do te rriten ndjeshem. Pavaresisht kesaj, numri i te regjistruarve ne kete program mbetet i ulet, por e kemi parasysh se universitete te ngjashme kane nje numer me te madh te individeve te regjiustruar ne keto programe subjekt vleresimi.

Konkluzione: Edhe pse Universiteti Epoka ka marre parasysh kerkesat e tregut, ka analizuar mundesite e punesimit dhe parashikon rritje ne numrin e te regjistruarve ne programet Master Shkencor dhe Master Profesional Banke- Finance, atij i duhet te beje me shume perpjekje per te rritur numrin e studentëve të regjistruar brenda e jashte vendit.Ky konkluzion eshte bazuar në të dhënat e RVB dhe konstatimet ne terren .

Standardi I.9

- Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interest kombëtare;

Programet e studimeve Master Shkencor dhe Master Profesional (MND) ne Banke - Finance nuk bie ndesh me interesat kombetare.

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Realizimi i studimeve behet permes koordinimit te pervojes kombetare me ate nderkombetare.

Konkluzione: Bazuar në shqyrtimin e detajuar të dosjes me kurikulat e Programeve Master dhe vizitën në terren konstatojme se programet e studimeve Master Shkencor dhe Master Profesional (MND) ne Banke - Finance, duke sherbyer per rritjen profesionale te studenteve harmonizojnë me se miri edhe interesat kulturore kombëtare, si rrjedhim edhe ky standart është arritur nga Universiteti.

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e

programeve të studimeve.

Page 9: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

9

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;

Universiteti Epoka ka ngritur një system të brëndshëm vlerësimi krahas vlerësimit të jashtëm. Organi përgjegjës në universitetin Epoka për vlerësimin dhe përmirësimin e cilësisë është Këshilli i Vlerësimit Akademik dhe Përmirësimit të Cilësisë, detyrat e të cilit janë miratuar nga Senati dhe Këshilli i lartë i Universitetit duke nxjerrë edhe një udhëzim të brëndshëm. Sipas këtij udhëzimi universiteti duhet të kryejë vetë vlerësimin e brëndshëm dhe mbi këtë bazë prodhon edhe një raport vetëvlerësimi dhe nga ana tjetër duhet t’i krijojë t’i gjitha lehtësitë dhe mbështetjen e mundshme cdo agjensie që do të merret me vlerësimin e jashtëm. Në këtë udhëzim janë përfshirë gjithashtu edhe të gjitha instrumentat matëse të këtij vlerësimi të cilat janë: Analiza “SWOT” dhe Guida”ADEK”-një guidë mbi vlerësimin akademik dhe zhvillimin e cilësisë në universitetin Epoka.

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë;

Informacioni i siguruar nga instrumentat e mësipërme shërben si bazë për arritjen nga ana e institucionit të një cilësie aktiviteti më të lartë.

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

Universiteti publikon për nevojat e veta,cdo vit një raport vjetor të vetëvlerësimit, i kryer nga persona të caktuar nga drejtuesit e universitetit, dhe ja paraqit atë Këshillit të Lartë .Raportet e vlerësimit të njësive bazë të ndryshme në universitet publikohen ne dhjetor të cdo viti ndërsa raporti i vlerësimit të brëndshëm të Universitetit publikohet cdo vit brënda mujit shkurt në faqen e internetit

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të studimeve;

b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta: a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste

të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);

b. Dëgjime në auditor; c. Rezultatet e arritura nga studentët në

provimet e vlerësuara me nota/pikë; d. Rezultatet e arritura nga studentët në

testimet paraprake dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;

Për kryrjen e vlerësimit instucioni përdor disa metoda: -plotësimi i një ankete nga ana e studentëve të përbërë nga kategori të vecanta si

Vlerësimi i punës së pedagogut

Vlerësimi i lëndës Vlerësimi i kënaqësisë së studentit nga

aktiviteti në fjalë. Rezultatet e anketave përdoren nga institucioni për performancën në rritje të tij në të ardhmen. -Natyrisht pjesë e rëndësishme e vlerësimit në kë të institucion janë edhe metodat e drejtëpërdrejta të cilat në pjesën më të madhe janë edhe pjesë e aktivitetit të përditshëm të institucionit. Për shkak të numrit të ulët të studetëve në të dy masterat, MSH dhe MP në financë shumë nga metodat e tjera të vlerëimit, si intervistat , pyetjet konceptuale etj nuk janë pjesë e praktikës ë punës.

Page 10: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

10

e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të kërkimit - tezës;

h. Etj.

Konkluzione:Bazuar në shqyrtimin e detajuar të dosjes me kurikulat e Programit Master, RVB, si dhe takimin me GVB gjatë vizitës në terren, konkludojmë nga plotësimi hap pas hapi i kritereve te mësipërme si dhe mendojmë që standarti i kërkuar ne lidhje me vetevleresimin si dhe perdorimin e metodave te njohura per ta bere ate është plotësisht i arrirë nga ana e institucionit

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të

mësimdhënies dhe të të nxënit.

Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve;

Për të realizuar qëllimet e tij në afatmesëm dhe afatgjatë, Institucioni ka përcaktuar një grup strategjish, një nga të cilat lidhet edhe me synimin e tij në fushën arsimore.Bazat e strategjisë të shpallur nga Institucioni janë në përputhje me Strategjine Kombëtare të Arsimit të Lartë në RSH, me strategjine e përcaktuar nga Fondacioni Europian mbi Menaxhimin e Cilësisë dhe strategjitë e miratuara nga Këshilli i Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë.

Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Universiteti Epoka në planin e tij strategjik ofron mundësitë e studimit si npm. arsimit tradicional dhe trajnimeve ashtu edhe nëpërmjet punës, motivimit të punës së studentëve,vetëzhvillimit të performancës së tyre dhe punës në grup lidhur ngushtë me situatat konkrete.

Konkluzione:Plotësimi i kritereve të mësipërme, për rrjedhojë pasqyron edhe arritjen e standartit që lidhet me hartimin e një strategjie në fushën e arsimit nga ana e Institucionit. Ky konkluzion eshte bazuar në shqyrtimin e detajuar të dosjes me kurikulat e Programeve Master dhe RVB e dokumenta të tjerë strategjikë të IAL, konstatojmë se Universiteti Epoka ka hartuar një strategji për zhvillimin e mëtejshëm të programeve të studimit, me qëllimin përmirësimin e njohurive të fituara.

Standardi I.12

- Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

Nga ana e Universitetit Epoka, programi Master i Shkencave në Financë –Bankë, realizohet në

përputhje të plotë me sistemin e Bolonjës dhe me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e

lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. -gjithsej 120 kredite -kohëzgjatja 2 vjet -30 kredite për tezën e diplomës

Page 11: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

11

Kriteri 2 Programet e studimeve “Master Profesional” realizohen me 60-90 kredite europiane ECTS. Kohëzgjatja normale e tyre është 1-1.5 (një deri në një vit e gjysmë) vite akademike.

Nga ana e Universitetit Epoka, programi Master Profesional në Financë –Bankë , realizohet në

përputhje të plotë me sistemin e Bolonjës dhe me

ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. -gjithsej 60 kredite -kohëzgjatja 1 vit

Kriteri 3 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfundojnë me marrjen e diplomës “Master i Shkencave”. Ato realizohen me jo më pak se 300 kredite europiane ECTS (360 kredite europiane ECTS për studimet në fushën e mjekësisë). Kohëzgjatja normale e programeve të integruara të studimeve është jo më pak se 5 vite akademike (6 vite për studimet në fushën e mjekësisë).

-Nuk ka programe të tilla në fushen e ekonomise.

Konkluzione:Standarti I .12. që lidhet me strukturën e Masterit Shkencor dhe Masterit Profesional në fushën e Financë- Bankës është plotësisht i arrirrë nga Institucioni. Në Universitetin Epoka, kohëzgjatja dhe numri i krediteve për te dy programet e studimeve MSH dhe MP ne Finance- Banke janë në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Kjo u konstatua pas ballafaqimit të të dhënave që gjenden në dosjen e programeve master me përcaktimet e ligjit të sipërpërmendur.

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e cilësor, për

vlerësimin e brendshëm.

Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm;

Institucioni pervec publikimit të raportit të vlerësimit të brendshëm, boton gjithashtu edhe broshura që prezantojnë aktivitetin e tij mësimdhënës,forumet e ndryshme që organizon, seminaret,aktivitetet social -kulturore,dhe kooperimet që ai ka dhe partnershipet.

Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj., për vlerësimin e brendshëm.

Publikimet e informacioneve të ndryshme gjenden në faqet e internetit por edhe si botime në forme broshure që kanë për qëllim publikimin e aktivitetit të tyre me një prezantim si nga ana cilesore dhe sasiore të lavdërueshëm.

Konkluzione:Për sa më lart konstatuam tek kriteret edhe ky standart quhet i arrirë nga ana e institucionit. Bazuar në shqyrtimin e detajuar të RVB, informacioneve të publikuara në faqen zyrtare të ineternetit të IAL dhe vizitën në terren, konkludojmë se informacioni që publikohet nga Universiteti Epoka është i paanshëm dhe objektiv për vlerësimin e brendshëm të institucionit.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I INSTITUCIONIT BËHET NË PËRPUTHJE ME NEVOJAT E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE.

Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për

përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre;

Gjatë vizitave në Universitetin Epoka konstatuam një angazhim efektiv të stafit ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për realizimin e programeve të studimeve. Konkretisht ne lidhje me realizimin e programeve të MSH dhe MP në Financë-bankë, stafet në fjalë ishin në dispozicion të studentëve për sigurimin e literaturës nga biblioteka materiale apo nga nga biblioteka online,

Page 12: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

12

shërbimet me pajisje komjuterike apo pajisje të tjera elektronike në funksion të lehtësimit të të mësuarit por edhe të arritjes së informacionit praktik apo të ri

Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Nga informacionet e marra gjatë vizitave në Universitetin Epoka, konstatohet një angazhim i madh i personelit ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për realizimin e dy nga qëllimeve të strategjisë së institucionit:

Të jetë një universitet me një rol aktiv në zhvillimin shoqëror kulturor dhe akademik

Përdorimin efektiv të shërbimeve administrative dhe mbështetëse me qëllim arritjen e e objektivave strategjikë të universitetit.

Personeli në fjalë luan një rol aktiv ,mbështetës në mbajtjen dhe shpërndarjen e informacionit,në menaxhimin e marrëdhënieve të brëndshme dhe të jashtme të universitetit ,në komunikimin dhe plotësimin e nevojave të studentëve në lidhje me bibliotekat online, shërbime të informacionit dhe dokumentacionin e nevojshëm në universitet etj.

Konkluzione: Standarti II.1 është arrirë në përputhje të plotë me plotësimin e dy kritereve përbërëse. Ky konkluzion eshte bazuar në shqyrtimin e detajuar të RVB, dokumentave strategjikë të IAL dhe vizitën në terren, konstatojmë se aktivitetet e kryera nga personeli akademik dhe ai administrativ janë të përshtatshme dhe në përmbushje të objektivave të programit dhe të strategjisë së institucionit

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për përmbushjen e

misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të përmbushë misionin e tij;

Universiteti Epoka është organizuar në përputhje të plotë me misionin e tij për përgatitjen e specialistëve në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë dhe specialistëve në fushën e ekonomisë.

Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete;

Institucioni ka në përbërje të tij dy fakultete:Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë dhe Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative

Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente;

Të dy fakultetet janë të organizuar në njësi bazë që funksionojnë në bazë të departmenteve dhe Qëndrave Kërkimore Zhvillimore. Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë ka në përbërje të tij tri Departamente dhe një QKZH Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike Departamenti i inxhinierisë së Ndërtimit Departamenti i Arkitekturës Qëndra për tërmetet dhe teknologjinë e ndërtimit Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative përbëhet nga 3 departamente dhe 4 QKZH: Departamenti i Ekonomiksit/Financë-Bankës Departamenti i Administrim- Bisnesit Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrdhënieve Ndërkombëtare

Page 13: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

13

Qëndra për Studime Europiane Qëndra për Kërkime e Aplikime Qëndra e Studimit të Vazhduar dhe Planifikimit të Karrierës Qëndra për Menaxhimin e Cilësisë Kërkimore dhe zbatuese.

Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar; Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.

Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative ka më tepër se tri njësi bazë me objektiva të mirëpërcaktuara. Te tri departamentet e tij kanë përkatësisht : Departamenti i Ekonomiksit/ Financë-Bankës-10 anëtarë si personel akademik, 5 me kohë të plotë dhe 5 me kohë të pjesshme,nga të cilët (personeli efektiv)4 janë me titull professor dhe 1 doktor i shkencave Departamenti i Administrim- Bisnesit -7 anëtarë si personel akademik; (4 me kohë të plotë, 2 profesorë, 1 prof.as.dhe 1 doktor i shkencave)dhe 3 me kohë të pjesshme. Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrdhënieve Ndërkombëtare -7 anëtarë si personel akademik; (5 me kohë të plotë,të gjithë doktorë të shkencave)dhe 2 me kohë të pjesshme

Konkluzione: Standart II.2 mund të quhet pjesërisht i arritur. Ky konkluzion bazohet në shqyrtimin e detajuar të RVB dhe sqarimeve të dhëna nga drejtuesit e lartë të IAL gjatë vizitës në terren.Konstatojmë se Universiteti Epoka, është i strukturuar sipas kërkesave të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, në Republikën e Shqipërisë, por ne Departamentin e Finance- Bankes,Universiteti duhet të përmbushë kriterin e numrit të punonjësve akademikë me kohë të plotë nga pikpamja sasiore.

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e

programeve të studimeve.

Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve;

Njësitë bazë angazhohen me përkushtim për realizimin e programeve të studimit. Departamenti i Financë/Bankës ka mbuluar me stafin akademik të nevojshëm dhe të kualifikuar lëndët e zhvilluara në MSH dhe MP;Numri i studentëve për cdo pedagog është 2.2, për shkak të numrit të ulët të studentëve; shpërndarja e ngarkesës mësimore për pedagog bëhet në bazë të Udhëzimit të MASH ,nr.15”Për organizimin e programeve të studimit të IPAL”; stafi akademik kryen plotësisht detyrat në lidhje me mësimdhënien , konsultimet dhe ndjekjen e detyrave, praktikave apo tezave të diplomës

Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Njësitë bazë, në rastin konkret Departamenti I Financë Bankës merr pjesë aktive në procesin e rekrutimit.Sipas rregullores të paktën tri nga anëtarët e komisionit të punësimit janë anëtarë të njësisë bazë. Gjithashtu në kuadrin e politikës së Universitetit egziston një system vlerësimi i aktiviteteve akademike,të cdo punonjësi akademik.Vlerësohen me pikë aktivitet të tilla

Page 14: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

14

shkencore,si referime ne konferenca, artikuj shkencore, botimi i librave, këshillimi I tezave të studentëve etj.

Konkluzione:Ky standart është plotësisht i arritur nga Universiteti. Bazuar në analizën e RVB dhe sqarimet e marra nga stafi akademik, gjatë vizitës në terren konstatojmë se njësitë bazë dhe ato kryesore të Universitetit Epoka, janë të angazhuara dhe funksionojnë me përkushtim për realizimin e programeve MSH dhe MP ne Finance- Banke dhe të objektivave përbërës të tyre.

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit.

Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve;

Personeli Akademik luan rolin kryesor në hartimin e kurrikulave dhe zbatimin e tyre.Në MSH dhe MP të Financë/Bankës secili nga pedagogët e departamentit mbulon 2-3 lëndë me përmbajtje të përafërt duke marrë pjesë bashkarisht dhe vendosur për kurrikulat e programeve. Tekstet bazë janë botime të fundit të njohura ndërkombëtarisht në fushën e ekonomisë dhe janë kompetencë e personelit akademik.

Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Rekrutimi i personelit të ri bëhet në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Këshilli I Admimistrimit të Universitetit dhe në përputhje me rregulloret , udhëzimet e ligjet e RSH. Gjithashtu edhe përcaktimi i ngarkesës mësimore për cdo punonjës akademik bëhet në përputhje me Udhëzimin e MASH,nr.15”Për organizimin e programeve të studimit të IPAL”.

Konkluzione: Standarti II.4 lidhur me angazhimin e personelit akademik në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit përsa sa sqaruam më lartë tek dy kriteret është plotësisht I arritur. Bazuar në analizën e RVB sqarimet e marra nga stafi akademik gjatë vizitës në terren, konstatojmë se personeli akademik angazhohet efektivisht në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit,duke perfshire ketu edhe programet ne fjale.

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të

studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron.

Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore;

Institucioni ka një godinë me vendodhje të përhershme, me një mjedis ku zhvillohet njëkohosisht veprimtaria administrative dhe mesimore. Godina gjendet pranë Tirana International Airport. Pranë saj gjendet edhe konvikti i studentëve dhe Qëndra Kulturore.

Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo më pak se 6 vjet;

Godina dhe toka përreth, mbi 16000 m katror janë në pronësi të universitetit dhe Kompanisë Themeluese ku ai bën pjesë.

Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron;

Synimi i afërt i universitetit është ndertimi i Kampusit Qëndror”Epoka” i përbërë nga 9 godina fakultetesh. Cdo fakultet është projektuar për të inkorporuar ambientet natyrore , për të lehtësuar të mësuarit e studentëve dhe jetën e komunitetit.

Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.

Përsa i përket MSH dhe MP që janë edhe synimi jonë i analizës sonë, praktikat profesionale nuk kanë nevojë për mjedise të mëdha në fakultet, përpos të tjerave ato kryhen jashtë tij.

Page 15: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

15

Konkluzione: Në përputhje me përmbushjen e kritereve të përcaktuara më lart vlerësoj se standarti është plotësisht i arritur nga ana e institucionit në fjalë , vlerësuar kjo në bazë të performancës të realizuar dhe bazuar në analizën e RVB sqarimet e marra nga stafi akademik gjatë vizitës në terren. Konstatojmë se Universiteti Epoka posedon një infrastrukturë bashkëkohore me mjedise të bollshme, që garantojnë zhvillimin efektiv të programeve master te studimit në Finance - Banke dhe ju mundësojnë studentëve kushte optimale studimi.

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve .

Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët;

Informacioni i ofruar për programet e studimit MSH dhe MP është i hapur dhe lehtësisht i arritshëm dhe i konsultueshëm nga studentët. Udhëzuesi i Studentit dhe Katalogu i Kurrikulave janë të disponueshëm për studentët në faqen e internetit www.epoka.edu.al. Udhëzuesi i lëndëve shpërndahet gjatë dy javëve të para nga pedagogu i lëndës-plani mësimor në formën e një flete informacioni për lëndën përkatëse. Këtu përfshihet emri i pedagogut,nr i zyrës , orari i konsultimeve , adresa elektronike, telefoni, objektivat e lëndës , mënyra e vlerësimit,tekset, numri i provimeve dhe projekteve , aktivitetet jashtë klase, materiale te vecanta për lendën etj

Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.

Informacioni në Universitetin Epoka ofrohet në tri kanale:verbal;me shkrim; dhe elektronik

Konkluzione: Informimi i studentëve është një problem i zgjidhur, dhe si rrjedhim edhe ky standart eshtë plotësisht i arritur bazuar ky konkluzion në verifikimin e të dhënave të RVB dhe informacionin e marrë gjatë takimit me studentët gjatë takimit në terren.Konstatojmë se Universiteti Epoka siguron nje baze efektive të informacionit , duke ju siguruar studentëve dhe subjekteve të tjera të interesuara informacione të plota dhe lehtësisht të aksesueshme, me shkrim apo ne formë elektronike nëpërmjet faqes zyrtare të internetit.

Standardi II.7

- Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

Institucioni vlerëson ecurinë e programeve dhe punës së bërë në lidhje me to.Aktualisht është ngritur në Universitetin Epoka Këshilli për Vlerësimin Akademik dhe Përmirësimin e Cilësisë I cili kryesohet nga Rektori dhe ka përgjegjësinë e vlerësimit të ecurisë së programeve të studimit në përgjithësi dhe të studimeve të ciklit të dytë në vecanti. Një nga mënyrat e vlerësimit që organizohet nga Universiteti Epoka është nga poshtë –lart dhe konkretisht angazhimi i studentëve në vlerësimin e programeve dhe tërheqja e mendimit të tyre.

Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Bazuar në mënyrat e vlerësimit të përmendura tek kriteri1 i standartit II.7, Institucioni harton politika afatshkurtër dhe afatgjatë në lidhje me mbarëvajtjen e programeve të nivelit të dytë.

Konkluzione:Standarti II.7 përsa përmendëm nga plotësimi I dy kritereve të mësipërme quhet plotësisht i arrirë. Bazuar në shqyrtimin e detajuar të RVB dhe verifikimeve gjatë vizitës në terren, konstatojmë se në Universitetin Epoka strukturat kompetente kryejne analiza të rregullta vjetore dhe në periudha më të shkurtra , me qëllim vlerësimin e ecurise së programeve master.

Page 16: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

16

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve

të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.

Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar;

Në lidhje me MSH dhe MP në Financë –Bankë në Universiteti Epoka ka një plan të detajuar në lidhje me procesin e diplomimit, pergatitjen e tezës dhe procedimin, si dhe paraqitjen dhe vlerësimin e tezës. Diplomat e studimeve të ciklit të dytë në Financë – Bankë janë të shoqëruar me suplementin e diplomës, përmbajtja dhe forma e të cilit përcaktohet në përputhje me dispozitat ligjore dhe nënligjore.

Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i Shkencave”janë parashikuar 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.

Teza e diplomës në MSH në Financë – bankë vlerësohet me 30 kredite.

Konkluzione: Në përputhje me përmbushjen e kritereve të përcaktuara më lart vlerësoj se standarti i është plotësisht i arritur nga ana e institucionit në fjalë , vlerësuar kjo jo vetëm në bazë të performancës të realizuar por bazuar edhe në shqyrtimin e detajuar të dosjes me kurikulat e Programeve Master.Bazuar ne to konstatojmë se programet MSH dhe MP në Finance- Banke përmbajne një plan diplomimi të qartë dhe të kuptueshëm, brenda afatit të parashikuar.

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të situatës financiare. Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

Në universitetin Epoka, egziston Bordi i Auditimit të brëndshëm i cili përbëhet nga tre anëtarë të njohur në fushën e menaxhimit , financës , arsimit dhe drejtësisë.Auditimi mund të kryhet nga vetë Këshilli i lartë ose nga një institucion auditimi i pavarur.

Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

Këshilli i lartë si njësia vendimarrëse kolegjiale më e lartë e Universitetit, në varësi të të cilit është Bordi i Audititit të Brëndshëm, pasi merr raporte të hollësishme nga ky bord vendos për performacën aktuale dhe atë të ardhme në lidhje me grantet e huaja dhe kontratat e shërbimeve të lidhura në funksion të te realizimit të programeve të ciklit të dytë.

Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.

Natyrisht që raporti i auditit analizon edhe eficencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve. Duke marrë në konsideratë numrin e ulët të studentëve në MSH dhe MP në Financë -Bankë theksojmë se hapja e këtyre dy programeve nuk është fitimprurëse deri në këtë nivel zhvillimi të tyre.

Konkluzione:Ky standart është plotësisht i arritur nga ana e institucionit i konsideruar ky në përputhje me përmbushjen e kritereve të përcaktuara më lart. Bazuar në RVB, dokumentat dhe sqarimet e marra nga drejtuesit e IAL (përfshirë zyrën e financës), konstatojmë se egziston auditimi i brendshëm, por mungojnë të dhënat mbi auditimin e jashtëm, detajimi lidhur me kontratat e shërbimeve të lidhura në funksion të programeve të ciklit të dytë të studimeve, si dhe analiza e efiçencës së përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve, në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në ciklin e dytë.

III - PERSONELI I INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË PËRBËHET NGA PERSONELI AKADEMIK,

PERSONELI NDIHMËS MËSIMORSHKENCOR DHE PERSONELI ADMINISTRATIV.

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e

personelit. Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit në

Politika e rekrutimit të stafit nga ana e Universitetit Epoka bëhet në përputhje me rregulloret në fuqi të

Page 17: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

17

përputhje me statutin dhe rregulloren; vetë universitetit dhe me ligjet , rregulloret dhe udhëzimet në RSH.

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve;

Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative në tri njësi bazë të tij ka të punësuar personel akademik me kohë të plotë në të tri departamentet e tij përkatësisht : Departamenti I Ekonomiksit/ Financë-Bankës-10 anëtarë si personel akademik, 5 me kohë të plotë pra 50 % të totalit. Departamenti i Administrim- Bisnesit -7 anëtarë si personel akademik; 4 me kohë të plotë,pra rreth 60%. Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrdhënieve Ndërkombëtare -7 anëtarë si personel akademik; 5 me kohë të plotë,pra 70%.

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit;

Institucioni ndjek procedura dhe ka vendosur kritere të matshme në lidhje me rekrutimin dhe vlerësimin e personelit.Këto kritere lidhen me vendosjen e një numri pikësh për një aktivitet të caktuar mësimor, kërkimor shkencor, apo gradë shkencore etj. Totali i pikëve që duhet të fitojë një Profesor-200 pikë Totali i pikëve për një Prof. Asoc.-100 pikë Totali i pikëve për një asistent -50 pikë.

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.

Institucioni ka një bazë të plotë të të dhënave në lidhje me rekrutimin dhe vlerësimin e stafit depozituar në zyrën e Burimeve Njerëzore.

Konkluzione: Bazuar në shqyrtimin e përcaktimeve që gjenden në RVB dhe verifikimet në terren (përfshirë informacionet e marra nga zyra e burimeve njerëzore dhe stafi akademik)konstatojme se Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente në lidhje me rekrutimin dhe vlerësimin e personelit dhe si rrjedhim konkludojmë se Standarti III.1 në lidhje me këtë problem quhet i arritur prej tij.Mbetet i plotësuar pjesërisht kriteri 2 në lidhje me punësimin me kohë të plotë në masën 70 % të personelit akademik. Megjithatë numri i ulët i studentëve e justifikon këtë mosplotësim.

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e institucionit

dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.

Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete;

Përgjegjësi i Departamentit të Financë – Bankës mban gradën shkencore Prof. dr. dhe ka një vjetërsi në punë dhe përvojë akademike të lavdërueshme.

Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”;

Të gjithë titullarët e lëndëve në programin e MSH në Financë-Bankë mbajnë gradën shkencore “Doktor” e lart në bazë të vlerësimeve që kemi dhënë edhe më lart.

Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi;

Të gjithë titullarët e lëndëve dhe pedagogët në programin e MSH dhe MP në Financë-Bankë mbajnë gradën shkencore “Doktor” e lart , dhe kanë një përvojë profesionale mbi 5 vjet.

Page 18: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

18

Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve;

Në Universitetin Epoka, të gjithë titullarët e përmendur në këtë kriter,janë të punësuar me kohë të plotë.

Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

Për shkak edhe të numrit të ulët të studentëve në MSH dhe MP në Financë –Bankë mbikqyrja e tyre në praktikat profesionale nga ana e stafit akademik është e siguruar.

Konkluzione:Bazuar në plotësimin e kritereve të mësipërme dhe në të dhënat e RVB, dosjet e programeve master dhe verifikimet gjatë vizitës në terren, konstatojmë se personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e Universitetit Epoka dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë në programet e MSH dhe MP në Finance- Banke.Pra edhe ky standart është plotësisht i siguruar nga institucioni.

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të programit

të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse;

Personeli akademik i Departamentit të Financë –Bankës publikon rregullisht artikuj dhe materiale të tjera shkencore të cilat janë edhe pjesë e vlerësimit të punës së tyre, të matshme.

Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

Punimet e personelit akademik japin kontrubutin e tyre modest në zhvillimin e shkencës ekonomike

Konkluzione:Plotësimi i standartit që ka lidhje me angazhimin e stafit akademik në veprimtaritë shkencore dhe outputin që ai siguron në këtë rast është i lexueshëm qartë në axhendën e shumë konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në shumë projekte, programe apo intervista etj. Bazuar në të dhënat e RVB dhe verifikimin e tyre (identifikimi i proceedings të konferencave dhe revistave e botimeve të tjera), konstatuam se personeli akademik i Universitetit Epoka angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të programeve të studimeve MSH dhe MP në Finance- Banke dhe më gjerë.

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel akademik të

kualifikuar.

Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj;

Realizimi i studimeve në Universitetin Epoka bëhet në gjuhë të huaj (angleze).Personeli akademik që ofron shërbimin e tij në këtë gjuhë ose ka kryer studimet në këtë gjuhë ose ka kryer trajnime të avancuara në gjuhën angleze.

Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.

Personeli akademik që angazhohet në mësimdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë mësimdhënie në atë gjuhë prej disa vjetësh.

Konkluzione: Plotësisht i arritur standarti.Bazuar në shqyrtimin e RVB, dosjen e programit master dhe verifikimet në terren (biseda me stafin dhe studentët), konstatojmë se Universiteti Epoka i ofron të gjitha programet e mësimdhënies në gjuhën angleze, me një personel akademik të kualifikuar

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo

programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën.

Page 19: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

19

Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli;

Departamenti i Financë –Bankës propozon në fund të semestrit të parë një udhëheqës dhe temën e mikrotezës për cdo student. Aprovimi për to merret nga Këshilli Administrativ i Fakultetit i cili edhe mund t’i ndyshojë.

Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”;

Të gjithë udhëheqësit që aprovohen nga KAF minimalisht mbajnë gradën”Doktor”

Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave shoqërore e humane.

Aktualisht për shkak të numrit të ulët të studentëve në MP dhe MSH në Financë –Bankë plotësimi i këtij kriteri nuk është problem.

Konkluzione: Standarti III.5 është plotësisht i arritur duke u mbështetur edhe në plotësimin kriter pas kriteri të këtij standarti. Bazuar në informacionin me shkrim dhe sqarimet verbale nga stafi i Departamentit të finance- bankes, si dhe bisedat me studentët, konkludojmë se studentët që ndjekin keto programe studimi e kanë te siguruar nga pikpamja sasiore dhe cilesore udhëheqjen për tezën e diplomës.

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me

fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza.

Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit.

Të gjithë pedagogët e Departamentit të Financë –Bankës të specializuar në këtë fushë dhe me një përvojë disa vjecare, udhëheqin studentët e MSH dhe MP në realizimin e mikrotezës.

Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.

Gradat shkencore që mbajnë pedagogët e DFB, pasqyrojnë të gjithë atë background teorik dhe kërkimor shkencor që ata kanë grumbulluar gjatë viteve të tyre të studimit dhe punës njëkohosisht.

Konkluzione: Standarti III.6 që ka lidhje me vënien në dispozicion të përgatitjes së mikrotezës studetëve të nivelit shkencor të arrirë të pedagogëve quhet plotësisht i arrirë. Bazuar në informacionin me shkrim dhe sqarimet verbale nga stafi i Departamentit të Administrim Biznesit, si dhe bisedat me studentët, konkludojmë se fushat studimore-kërkimore në të cilën janë specializuar udhëheqësit janë në përputhje me fushat studimore në të cilën ofrojne programet e studimit Master.

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për përmbushjen

e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore;

Në Universitetin Epoka, në Departamentin e Financë- Bankës personeli ndihmës mësimor –shkencor emërtohet “Asistent kërkimi“. Puna e tyre kontribuon në aktivitetet e edukimit të Universitetit.Detyrat e tyre janë konsulencë studentëve,mbikqyrës në provime,ndihmës në orët e mësimit apo laboratorit. Krahas tyre universiteti ka edhe një staf të gjerë që merret me punë të ndryshme administrative.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë

Institucioni nëpërmjet hallkave të ndryshme të kontrollit kërkon përmbushjen maksimalisht të detyrave të secilit individ që bën pjesë në personelin ndihmës. Edhe puna e tyre është e matshme.

Page 20: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

20

Konkluzione: Misioni i personelit ndihmës është në funksion të aktivitetit qëndror të institucionit dhe puna e tyre vlerësohet dhe është e matshme dhe kjo siguron një sjellje të përkushtimit të tyre në punë përkundrejt pagesës. Bazuar në shqyrtimin e RVB, dosjes së programeve master dhe informacionet e marra me shkrim apo në mënyrë verbale nga drejtuesit e IAL, standarti plotësisht i arrirë.

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në

fuqi.

Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi;

Përcaktimi i ngarkesës mësimore për cdo punonjës akademik bëhet në përputhje me Udhëzimin e MASH dt. ,nr.15”Për organizimin e programeve të studimit të IPAL.

Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.

Ngarkesa javore e zhvilluar nga stafi akademik varion sipas gradave shkencore : Asistent –profesor realizon 12orë/në javë. Prof.asoc.-realizon 10 orë në javë. Prof.-realizon 6 orë në javë.

Konkluzione: Plotësimi i kritereve përbërëse gjeneron arritjen plotësisht të standartit III.8 Bazuar në shqyrtimin e RVB dhe formulareve të plotësuar të ngarkesës mësimore në IAL (gjatë vizitës në terren), konstatojmë se personeli akademik në Universitetin Epoka realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij. Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit;

Zyra e burimeve njerëzore në universitetin Epoka ka të gjithë informacionin e nevojshëm për të gjithë personelin akademik dhe atë ndihmës.

Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ;

Meqënëse ndryshe nga aktivitetet e tjera , puna në universitete llogaritet me semester, kjo kërkon edhe pajisjen përkatëse me listën e plotë të personelit akademik dhe atij ndihmës, gjë e cila realizohet nga Departamenti në bashkëpunim me Zyrën e burimeve njerëzore.

Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

Për rekrutimin e personelit akademik, universiteti Epoka ka procedura dhe kritere të përcaktura qartë nga Këshilli i Lartë dhe Senati. Kriteret e pranimit janë të matshme. Institucioni ndjek procedura dhe ka vendosur kritere të matshme në lidhje me rekrutimin dhe vlerësimin e personelit.Këto kritere lidhen me vendosjen e një numri pikësh për një aktivitet të caktuar mësimor, kërkimor shkencor, apo gradë shkencore etj.(Janë përmendur më parë)

Konkluzione:Plotësimi i kritereve të mësipërme siguron arritjen edhe të standartit III.9.Bazuar në informacionin marrë në Departamentin e Finance - Bankes dhe verifikimin në terren gjatë vizitës në zyrën e burimeve njerëzore, konstatojmë se Universiteti Epoka disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor;

Për kualifikimin e mëtejshëm të personelit të tij, Universiteti Epoka përdor formate të ndryshme duke filluar që nga organizimi i programeve të certifikuara dhe pjesëmarrje e personelit në to, seminare me njerëz të shquar të fushave përkatëse, pjesëmarrje si partner në projekte kombëtare dhe

Page 21: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

21

ndërkombëtare,organizimi i seminareve me lektorë vendas dhe të huaj etj.

Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.

Universiteti Epoka duke i ofruar personelit akademik dhe atij mësimor shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit i mbështet ata edhe financiarisht.

Konkluzione: Plotësimi i kritereve të mësipërme, për rrjedhojë pasqyron edhe arritjen e standartit që lidhet me angazhimin dhe kualifikimin e personelit të Institucionit. Bazuar në të dhënat e RVB dhe verifikimet në terren (përfshirë biseda me stafin akademik), konkludojmë se Universiteti Epoka angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit

akademik të tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi;

Institucioni është i mirëinformuar dhe disponon një bazë të të dhënave, në lidhje me studimet shkencore të realizuara nga personeli akademik dhe se sa keto të fundit janë në përputhje me objektivin e programit të studimit ku ky personel aderon.Personeli akademik nmp. prezantimit të CV. të tyre, matjes së aktivitetit shkencor në bazë të kritereve të matshme, prezantimeve verbale apo online informon Departamentin në lidhje me punën e tij shkencore. Ky aktivitet është pjesë e pandarë e punës për të cilën ata paguhen.

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi;

Disponimi i bazës së të dhënave në lidhje me studimet shkencore të personelit akademik është pjesë e performancës së institucionit.

Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.

Në të njëjtën mënyrë vepron institucioni edhe me pjesën e projekteve kërkimore shkencore, të cilat janë pjesë e rëndësishme e inputeve ose e outputit që del nga institucioni dhe shërbejnë si pjesë e rëndësishme e performancës dhe rritjes cilësisht të procesit të mësimdhënies.

Konkluzione: Standarti III.11 është plotësisht i arritur duke u mbështetur edhe në plotësimin kriter pas kriteri të këtij standarti. Bazuar në të dhënat e RVB dhe verifikimet në terren (në Departamentin e Administrim Biznesit), konkludojmë se Universiteti Epoka disponon një bazë të dhënash të detajuar, në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij. IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara

të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS;

Ne studimet Master Shkencor dhe Master Profesional në Financë Bankë marrin pjese ata studente qe se paku kane nje diplome Bachelor dhe kane grumbulluar 180 kredite ECTS

Page 22: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

22

Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi;

Universiteti Epoka vepron në territorin e RSH dhe i nënshtrohet ligjit në fjalë.

Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga institucioni;

Institucioni ka vendosur kritere per te perfshire individet ne programet perkatese te studimet, te cilat respektohen rigorozisht.

Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve; Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Pervec faktit qe studimet behen ne gjuhen angleze, studentet e programeve Master i Shkences dhe Master Profesional ne Financë-Bankë, ne perfundim te studimeve jane te detyruar te japin edhe provimin e gjuhes angleze siaps testeve te njohura nderkombetare

Konkluzione: Bazuar në dosjet e programeve master dhe bisedat me studentët në terren, konkludojmë se në Universitetin Epoka, studentët kanë të drejtë të ndjekin programin e studimeve MSH dhe MP në Finance- Banke, bazuar në legjislacionin në fuqi dhe kriteret e përcaktuara nga universiteti . Pra studentët te cilet perfundojne studimeve e ciklit te pare (bachelor) ne Finance- Banke kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë ne Finance- Banke.

Standardi IV. 2 - Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve;

Universiteti perdor nje shumllojshmeri metodash e mjetesh per informimin e studenteve, organizon takime me punedhenes, perfshire faqen e internetit e cila eshte e mireorganizuar, reklamen ne media, etj.

Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky insttucion;

Institucioni informon studentet per akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë e diplomës së lëshuar prej tij.

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.

Nga vizita ne mjediset e universitetit Epoka, verejtem se ky i fundit kishte ndertuar nje system te duhur te këshillimit të karrierës.

Konkluzione: Studentet informohen nga institucioni per statusin, programet e studimeve per politikat e punësimit. Mjetet e informimit jane te shumllojshme dhe te arritshme nga te interesuarit.Te gjitha keto i konstatuam duke u bazuar në të dhënat e RVB dhe vizita e bisedat me studentët në terren.

Standardi IV. 3

- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar;

Nga raporti i vetvleresimit dhe nga pyetjet e bera gjate takimeve ne mjediset e universitetit del se universiteti ka nje baze te dhenash efektive. Te

Page 23: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

23

dhenat mbi numrin e te diplomuarve mbaheshin rregullisht.

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik;

Institucioni dispononte statistikat vjetore te numrit te studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave dhe Master Professional, te cilat ishin te organizuar ne regjistra hardcopy dhe ne forme elektronike.

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në

diplomim.

Institucion kishte të dhënat e duhura qe tregojne për ecurinë akademike të studentëve. Keto informacione gjendeshin edhe ne faqen e internetit te universitetit.

Konkluzione: Gjate vizites ne sekretarine mesimore konstatuam qe Institucioni dispononte statistika per numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë (Master I shkencave dhe Master profesional Financë-Bankë). Te dhenat mbahen ne hardcopy dhe ne menyre elektronike.

Standardi IV. 4 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve që

janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre;

Universiteti ka ndertuar politika per te krijuar nje baze te dhenash me statistika mbi punesimin e studenteve pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë. Duke qene se ky numer sot eshte i vogel, kjo nuk perbente problem.

Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.

Institucioni zoteronte një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve.

Konkluzione: Bazuar ne informacionet e marra gjate vizites ne mjediset e Universitetit, bazuar në të dhënat e RVB dhe informacionet me shkrim e sqarimet e marra nga zyra e karierës, konstatojmë se Universiteti Epoka ka organizimin e duhur per te garantuar një bazë të dhënash per punësimin e studentëve që diplomohen, pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë.

Standardi IV. 5 - Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me

programet e studimeve.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit;

Universiteti ka organizuar nje sistem efektiv informimi te studenteve ne lidhje me programet dhe detyrimet e tyre respektive. Sekretaria dispononte te gjitha mjetet per te komunikuar me studentet si individualisht ashtu edhe ne grupe.

Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit;

Sistemi i njoftimit te rezultateve ishte i organizuar ne menyre elektronike dhe cdo student merrte informacion permes nje aksesi te autorizuar ne faqen e internetit

Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

U informuam se rezultatet dhe vlerëimet e punimeve apo projekteve të ndryshme diskutohen me studentet

Konkluzione: Bazuar në bisedat me studentët gjatë vizitave në terren konkludojmë se Universiteti Epoka ka ndertuar nje system te pershtatshem per informimin e studenteve per programet, per detyrimet, per rezultatet e vleresimit dhe ceshtje te tjera me interes per ta.Edhe ky standart është plotësisht i arritur nga Institucioni.

Standardi IV. 6

Page 24: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

24

- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor;

Institucioni, ne kuadrin e informimit dhe te transparences ju ofronte keshillime studenteve dhe asistencen e duhur ne zgjidhjen e problemeve te tyre

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Ne lidhje me praktiken mesimore, Institucioni kishte marreveshje me Bankat dhe institucione te ngjashme dhe jepte keshilla per praktiken perkatese

Konkluzione: Bazuar në bisedat me studentët gjatë vizitave në terren konkludojmë se Universiteti Epoka ka ndertuar mekanizma per te garantuar keshillimin dhe kujdesin ndaj studenteve te programeve Master i Shkences dhe Master Profesional ne Banke – Finance

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE

BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1

- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore;

Literatura e përdorur në MSH dhe MP në Financë – Bankë , përbëhej nga tekste mësimore të botimeve të fundit të njohura ndërkombëtarisht dhe autorë të njohur në fushën e financës.Pokështu literatura ndihmëse mundësohet nga një mori mjetesh verbale apo online

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;

Biblioteka është një njësi më vete me një sipërfaqe prej 227 metër katror dhe kapacitet prej 133 vetësh dhe me një fond mbi 1474 libra, botime të fundit. Natyrisht që të gjitha këto pajime ndihmojnë studentin në realizimin e misionit të tij.

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;

Biblioteka ka libra dhe revista shkencore të nevojshme dhe që i vinë në ndihmë studentëve të dy masterave të financë- bankës dhe gjithashtu Universiteti është bërë antar i bazës së të dhënave të librarisë on-line EBSCOhost, ku aksesi për studentët është nga kompjuteri.

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim;

Në buxhetin e universitetit dhe në objetivat e tij në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit zgjerimi i buxhetit në lidhje më këtë cështje është parë si një nga prioritetet pët të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe aktivitetit kërkimor –shkencor.

Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.

Oraret e bibliotekës të instaluar brënda universitetit janë përshtatur në funksion të aktivitetit të studimit ndërsa, biblioteka online është 24 orë në shërbim të studentëve

Konkluzione:Standarti është plotësisht i arrirë nga Universiteti Gjatë vizitës në terren dhe bisedave me te interesuarit konstatuam se Universiteti Epoka u vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij, me tekste mësimore dhe botime shkencore, në formë të printuar dhe elektronike.

Standardi V. 2

- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme mësimore.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e

Universiteti Epoka për momentin ka një sasi të mjaftueshme sipërfaqe por edhe cilësisht të shfrytëzueshme për të zhvilluar aktivitetin e tij, rreth 7365 metër katror, një ndërtesë 4-katëshe ,

Page 25: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

25

programit tëstudimeve; përfshirë edhe bodrumin, në të cilën ka një sasi klasash, laboratorësh, zyrash e mjedise të jera të pajisura më së miri. Universiteti Epoka ka gjithsej 3 auditorë me kapacitet 130-150 studentë, 7 klasa me kapacitet 40-70 studentë të shfrytëzueshme nga te gjithe studentet e universitetit.

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Te gjitha sallat janë të pajisura me sisteme ngrohje-ftohje me videoprojektorë,foni,dhe tabela inteligjente, të gjitha këto për të krijuar një ambient sa më komod por edhe lehtësues për mësimdhënien.

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm;

Për t’i ardhur në ndihmë procesit mësimor Universiteti ka në dispozicion të studentëve të tij, 1 laborator kompjuteri me kapacitet 40 kompjutera dhe një laborator elektronik me kapacitet 20 studente, laboratore të shfrytëzueshme edhe nga studentët e MSH dhe MP në Financë –Bankë.Departamenti i Financë –Bankë operon me teknikat moderne të mësimdhënies, si laboratorë kompjuteri, lidhje internet dhe bibliotekë on-line.Gjithsej janë 97 kompjutera të vendosur në ambientet jashtë sallave në dispozicion të sudentëve.

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika

laboratorike.

MSH dhe MP në Financë- Bankë nuk përfshin në programin e tij praninë e laboratorëve në fjalë.

Konkluzione:Ky standart është plotësisht i arritur nga ana e institucionit i konsideruar ky në përputhje me përmbushjen e kritereve të përcaktuara më lart. Gjatë vizitës në terren, konstatuam se Universiteti Epoka vë në dispozicion të studentëve laboratorë kompjuterikë të mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme mësimore.

Standardi V. 3 - Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për

kryerjen e praktikave të studentëve të tij. Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve prodhuese;

Për kryerjen e praktikave mësimore të studentëve të MP në Financë- Bankë , Universiteti Epoka ka marrdhëie bashkëpunimi me Alb-telecom, BKT apo Eagle Mobile etj

Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

Për kryerjen e praktikave mësimore të studentëve të MSH në Financë- Bankë, Universiteti Epoka ka marrdhëie bashkëpunimi me Alb-telecom, BKT apo Eagle Mobile etj Për më tepër në të dyja programet që kemi marrë në analizë, në laboratorët multimedialë të Universitetit , studentët ndjekin videokonferenca me tema të ndryshme, mbajtur nga bankierë apo drejtues të shquar të bisnesit ndërkombëtar.

Konkluzione: Edhe ky standart është arrirë nga Universiteti në kushte optimale të plotësimit . Bazuar në marrveshjet e nënshkruara dhe verifikimet mbi aktivitetet e realizuara, konstatojmë se Universiteti Epoka ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij të programet master në Finance-Banke.

Page 26: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

26

VI - INSTITUCIONI KA DHE MENAXHON BURIMET FINANCIARE

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj.;

Ne perputhje me objektin dhe qellimin, ka raporte financiare vjetore dhe raporte periodike. Megjithate, duke qene pjese e grupit Turgut Ozal, raportet jane te perfshira ne raportin e grupit. Universiteti ne raportin e vetvleresimit ka paraqitur te dhena ne lidhje me kostot operacionale, kostot fikse e keshtu me radhe.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.

Duke patur parasysh numrin relativisht te ulet te studenteve, shume nga kostot perballohen nga veprimtarite e tjera te grupit ku ben pjese universiteti. Kjo situate duhet te ndryshoje, me qellim qe ne te ardhmen burimet te krijohen nga vete universiteti.

Konkluzione: Bazuar në të dhënat e RVB dhe informacionet me shkrim e sqarimet verbale të marra nga zyra e financës, konstatojmë se ne Universiteti Epoka shumica e te ardhurave, mbi 80 % ne vitin 2008 -2009 dhe mbi 88 % ne vitin 2009-2010, jane perballuar nga sponsorizimet dhe ketu perfshihet kontributi i grupit kryesisht. Ne keto kushte Universiteti duhet te punoje per te rritur pjesen e te ardhurave te vetat duke e ulur kontributin e grupit, kontribut qe do te varet shume nga ecuria qe do kene keto veprimtari ne te ardhmen

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME

DHE TË JASHTME Standardi VII.1

- Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Nga raporti dhe nga pergjigjet e dhena del se ka nje bashkepunim te frutshem te personelit, I cili realizohet permes informimit dhe gjithashtu edhe perfshirjes. Masteri i Shkencës dhe ai Profesional ne Financë-Bankë, e demonstojne me se miri kete lidhje.

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Struktura organizative e universiteti garanton mireqeverisjen dhe gjithashtu stimulon nje fryme te dukshme bashkepunimi te brendshem.

Konkluzione: Bazuar në bisedat me stafin akademik, gjatë vizitave në terren,nga raporti dhe pergjigjet e dhena arrijme ne konkluzionin se midis personelit te universitetit, ka marredhenie bashkepunimi te frytshme.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe

aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;

Universiteti EPOKA ka vendosur marredhenie bashkëpunimi me institucione analoge brenda vendit sic jane Universiteti Luigj Gurakuqi Shkoder, UNiversiteti Politeknik I Tiranes, me universitete private, etj. Gjithashtu Universiteti ka marredhenie me nje numer institucionesh te huaja (rreth 39)ne SHBA, Turqi, Maqedoni, Azerbajxhan, Zvicer, etj

Page 27: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

27

Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron;

Ne lidhje me programet Master i Shkences dhe Master Profesional,në Financë-Bankë universiteti ka vendsosur marredhenie me kompani te medha dhe banka ne Shqiperi.

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;

Një nga format e kualifikimit të vazhdueshëm të ekonomistëve që zhvillon Universiteti Epoka janë trajnimet e ndryshme nga pedagogë të universitetit apo të huaj, në fund të të cilave pjesëmarrësit janë pajisur me certifikatë .Trainime të tilla ka zhvilluar Universiteti me punonjës të Eagle Mobile, BKT, Albtelecom, Raiffeisen Bank.

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Natyrisht që e gjithë veprimtaria e mësipërme është pasqyruar në raporte dhe shpallur për informim në të gjitha format.

Konkluzione: Bazuar në të dhënat e RVB, marrëveshjet e nënshkruara dhe verifikimit të informacionit mbi aktivitetet e kryera, konstatojmë se Universiteti Epoka garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj si edhe me punedhenesit per realizimin e praktikes mesimore

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË Standardi VIII.1

- Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;

Universiteti ka nje udhezim të brëndshëm mbi kontrollin e cilesise, i cili percakton parimet per vleresimin e cilesise dhe per permiresimin e saj, persa i takon cilësisë se edukimit, kerkimit shkencor , etj.

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë;

Ne universitet eshte ngritur dhe vepron Keshilli I vleresimit akademik dhe i permiresimit të cilesise (KVAPC), i cili ka pergjigjesine baze per garantimin e cilesise brenda institucionit. Ne universitet eshte ngritur dhe vepron edhe ekipi I vetvleresimit (vleresimit te brendshem)

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre;

Nje nga detyrat e KVAPC-se eshte te zhvilloje monitorim te rregullt te cilesise, te pergatite sugjerime ne lidhje me treguesit, dhe të percaktoje politikat dhe procedurat për ruajtjen e cilesisë ne nivele te larta.

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit;

Institucioni perdor cheklista, pyetesore, anketime, etj, per te monitoruar realizimin e programeve.

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Publikimi i rregullave te brendeshme si dhe informacionet mbi rezultatet e kontrollit te cilesise jane instrumente per ndergjegjesimin e personelit dhe te vete studenteve ne lidhje me cilesine e programeve.

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

Universiteti harton strategji per permiresimin e vazhdushem te cilesise.

Konkluzione: Bazuar në të dhenat e RVB, informacionit me shkrim dhe sqarimeve verbale në terren, të marra nga drejtuesit e IAL dhe KVAPC, konstatojmë se Universiteti Epoka ka ndertuar nje teresi mjetesh afatshkurtera dhe strategjike per te garantuar cilesine, per te vleresuar zbatimin e programeve dhe per te ndergjegjesuar anetaret e personelit dhe studentet lidhur me nje cilesi në rritje te programeve dhe te

Page 28: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

28

zbatimit te tyre.

Analiza SWOT për implementimin e programeve të studimit:

Master Shkencor në Financë-Bankë

Master Profesional në Financë -Bankë

Pikat e forta(S)

1.Personeli akademik i huaj e vendas i perzgjedhur me sukses dhe cilësisht i kualifikuar me tituj dhe grada.

2.Përdorimi i gjuhës angleze në mësimdhënie në ciklin e dytë në masën 100 %.

3.Metodë menaxhimi e Universitetit gjithëpërfshirëse, pa harruar asnjë detaj , bashkëkohore dhe cilësisht

aktive.

4. Përdorimi i një literature bashkëkohore në mësimdhënie,tekste mësimore në gjuhën angleze, botime të

fundit të njohura ndërkombëtarisht në shkencën e ekonomisë.

5.Infrastruktura e Universitetit plotësisht e kompletuar si nga pikëpamja sasiore dhe cilësore,duke filluar

që nga kushtet ku zhvillohet mesimi e deri tek hapësirat e mëdha e të gjelbra për relaks.

6.Përdorimi i pajisjeve teknologjike moderne në procesin e mësimdhënies dhe jashtë saj.

7.Ndërtimi i një kampusi në të ardhmen.

8.Akses informacioni lehtësisht i arritshëm në hardcopy dhe online.

9.Ofrimi i bursave të pjesshme dhe të plota për të tërhequr studentët e sukseshëm.

10.Marrëveshje me disa nga kompanite dhe bisneset më të mëdha në vend për bashkëpunim.

Pikat e dobëta(W)

1.Burime të kufizuara financiare të siguruara drejtpërdrejt nga universiteti(mbështetje nga Kompania

Themeluese)

2.Vështiresi të natyrës menaxheriale që lidhen me diversitetin kulturor të stafit të universitetit.

3.Njohja në nivel të ulët e gjuhës angleze nga studentët.

4. Ofrimi i mësimdhënies vetëm në anglisht, pengon ardhjen e prurjeve më të mëdha të studentëve dhe të

përzgjedhjes më strikte të tyre.

5. Vështirësitë e përdorimit të më shumë se një gjuhe në aktivitetin e universitetit.

6. Numër jo i konsiderueshëm i pedagogëve si staf me kohë të plotë.

7. Universiteti operon në një hapësirë gjeografike të vogël, të panjohur për ta, ku « gëlojnë »një numër i

madh universitetesh.

Kërcënimet(T)

1.Konkurenca e madhe dhe shpesh e pandershme nga universitetet e tjera private brënda vendit.

Page 29: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

29

2.Konkurrenca nga universitetet e tjera jashte vendit.

3.Ofrimi i shumë programeve të MSH dhe MP në Financë-Bankë nga shumë universitete brënda vendit.

4.Ndikimi i krizës financiare në rritjen e kostos së shërbimeve nga ana e universiteteve private dhe si

rrjedhojë në rritjen e tarifave.

5. Ndikimi i krizës financiare në uljen e aftësisë paguese të shërbimeve që ofrojnë universitetet private nga

prurjet e reja por edhe nga ato egzistuese.

6.Mungesa e studimeve të mirëfillta mbi nevojat e tregut të punës në Shqipëri.

7. Paqëndrueshmëria e kuadrit ligjor të arsimit të lartë në Shqipëri.

Oportunitetet

1.Mundësitë që Universiteti Epoka iu ofron studetëve të tij për të studjuar jashtë vendit

2.Mundësitë për të ndërmjetësuar në punësimin e studentëve në kompanitë dhe bisneset që kanë lidhje

me Kompaninë Themeluese pjesë e të cilit është edhe Universiteti Epoka.

3.Nënshkrimi i bashkëpunimit me një numër Universitetesh të huaja hap perspektiva të reja për

Univeritetin Epoka si për shkëmbim eksperience, por gjithashtu edhe për krijimin e programeve « Double

degree »

4.Inisiativa për të hapur programin e Doktoraturës.

5. Cilësi në rritje e ofrimit të shërbimit nga ana e Institucionit në fjalë mundësuar nga ndërtimi i Kampusit

« Epoka »

Rekomandimet

1.Përmirësimi i programeve aktuale të studimeve Master i Shkencës dhe Master Profesional në Financë-

Bankë duke shtuar si lëndë te detyrueshme lëndet e formimit bazë ekonomik dhe lëndët që lidhen me

raportimin financiar të besueshëm dhe me rolin e auditimit. Gjithashtu pjesë e programit të MSH

detyrimisht duhet të jenë metodat e kërkimit si lëndë më vete me qëllim që ky program të bëhet i

konkurrueshëm në treg.

2.Rritja e numrit të studentëve, duhet të jetë gjithashtu edhe një nga pikësynimet kryesore të Universitetit.

Kapacitetet infrastrukturore e lejojnë Universitetin ta bëjë këtë gjë.Për këtë kërkohet një fushatë

sensibilizimi më e gjerë në shkollat e mesme, gjë e cila duhet të nisë herët dhe jo vetëm me nxënësit e

vitit të fundit. Universiteti « Epoka » mund të zhvillojë aktivitete të ndryshme me këta nxënës në

ambientet e tij duke i njohur ata me ambientet e universitetit dhe ato c’ka ai ofron.

3.Universiteti duhet të përmirësojë treguesit e të ardhurave për të rritur mbështetjen në burimet e veta

dhe pakësuar varësine nga burimet jashtë universitetit.

4.Duhet të përpiqet që të ofrojë programe studimi në Master më të specifikura , të ndryshme nga ato që

ofron i gjithë tregu i arsimit të lartë.

5. Hartimi i strategjive afatmesme dhe afatgjatë për universitetin, të specifikuara qartë, do të shërbenin

për një vizion më të gjerë të punës së tyre.

Page 30: INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK - aaal.edu.al Msc... · konsiderueshem që zë tregu bankar në Shqipëri si ... nevojat e sektorit bankar dhe atij te sigurimeve. Kriteri

30

6. Të rrisë mbështetjen financiare për stafin e ri për të ndjekur kualifikime afatgjata jashtë shtetit në

fushën përkatëse të studimit, më të rritet cilësia e aktivitetit mësimdhënës.

Si përfundim, pasi kemi shqyrtuar, analizuar dhe vlerësuar: cilësinë e programeve të studimit të ciklit

të dytë Master Shkencor dhe Master Profesional në profilin Financë -Bankë; hartimin, zbatimin e

standardeve të cilësisë dhe përpjekjet e vazhdueshme për cilësi të lartë e të qëndrueshme; gjendjen

aktuale të institucionit të arsimit të lartë jo publik “Universiteti EPOKA”; stafin e kualifikuar mësimdhënës,

të kombinuar me infrastrukturën dhe teknologjinë bashkëkohore që Universiteti „EPOKA“ ofron; i

rekomandojmë APAALit dhe KAsë që institucionit të arsimit të lartë jo publik: “Universiteti EPOKA”, t’i

jepet akreditimi për programet e studimit të ciklit të dytë :

Master Shkencor në Financë –Bankë

Master Profesional në Financë-Bankë

Ekspertët e Jashtëm:

Prof. Assoc. Dr. Albana HASHORVA Prof. Assoc. Dr.Hysen CELA

Tiranë, 4 Maj 2012