16
Investo në MITROVICË KOMUNA E MITROVICËS

Investo në MITROVICË - kiesa.rks-gov.net · e parë nevojën e krijimit të një mjedisi të përmirësuar biznesor, komuna ka ndërmarrë një nismë për ofrimin e vëmendjes

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Investo nëMITROVICË

KOMUNA E MITROVICËS

2

Për hollësi tjera të kontaktit, na vizitoni në: https://kk.rks-gov.net/mitrovice/

Faqosja dhe dizajni: www.rrota.com

Fotografi :Komuna Mitrovicë / Blerta Zabërgja

MITROVICËInvesto në

3SERBIA

MONTENEGRO

ALBANIA

MACEDONIA

Gjilan/Gnjilane

Ferizaj/Uroševac

Prizren/Prizren

Mitrovicë/Mitrovica

Pristina

4

Komuna e Mitrovicës është e pasur me burime natyrore të domosdoshme për zhvillim të shpejtë ekonomik. Eksplo-

atimi i burimeve natyrore dhe zhvillimi industrial ka mundësuar krijimin e standardeve dhe perspektives për zhvillim ekonomik në komunë dhe më gjerë. Mitrovica është kthyer në një qytet të fuqishëm industrial dhe në qendër sporti dhe kulture për gjithë regjionin.

Qytetarët e Mitrovicës meritojnë një qasje të re të implemen-tuar nga individë me përvojë me një vizion të ri qeverisës. Kjo moto ka qenë gur-themel i planit për zhvillim komunal, i cili plan përmban programin e zhvillimit ekonomik të komunës. Ky plan synon ringjalljen ekonomike përmes garantimin të përfaqësimit solid për të gjithë qytetarët pavarësisht etnisë.

Programi në fjalë është zhvilluar si rezultat i debateve dhe anali-zave të shumta të bëra gjithandej në komunë. Programi është unik ngase qytetarët dhe stakeholderët tjerë kanë pasur inte-resa në zhvillimin e programit.

Plani për zhvillimin komunal dhe plani për zhvillimin urban janë përparësitë tona kyçe në zhvillimin komunal. Krahas kësaj, strat-egjia për zhvillimin ekonomik lokal siguron një zhvillim të balan-cuar të mjediseve urbane dhe atyre rurale, si dhe iu mundëson të gjithë qytetarëve të përfi tojnë nga zhvillimi ekonomik komunal.

Komuna poashtu ka hartuar një plan për tërheqjen e investimeve duke themeluar zona industriale, parqe biznesi, tokë me koncesion

për partneritetet private-publike, si dhe një administratë komunale, e cila gjatë gjithë kohës do të jetë azhure në sigurimin e mjedisit adekuat për zhvillime biznesore dhe investime të qëndrueshme.

Programi ekonomik për zhvillimin komunal ka specifi kuar zbatimin e aktiviteteve të cekura në vijim:

Krijimin e një grupi ekspertësh për zhvillim komunal për të këshilluar kryetarin e komunës mbi zbatimin e programit për revitalizimin ekonomik.

Krijimi i një infrastrukture ligjore për tërheqjen e investimeve kapitale vendore dhe të huaja.

Privatizimi i ndërmarrjeve të mëdha shoqërore të cilat kanë potencial të ndikojnë në ringjalljen e ekonomisë komunale.

Dizajnimi dhe zbatimi i programit për stimulimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Mbështetje nismave prodhuese.

Themelimi dhe zgjerimi i zonës industriale “Parku Biznesor 2”.

Ofrimi i pronës komunale për projekte prodhuese dhe tokë për ndërtime koncesionare.

Përkufi zimi i zbutjeve tatimore dhe stimulime tjera për veprimtari prodhuese.

Promovimi i produkteve vendore.

Organizimi i panaireve dhe ngjarjeve të ndryshme për zhvillim të biznesit.

Fjala hyrëse e kryetarit të komunës

5Informata mbi vendin

Kosova Evropë Juglindore, zemra e Ballkanit, zona kohore GMT+1.

Pjesë e marrëveshjes së Evropës qendrore për tregti të lirë (CEFTA).

Pozita gjeo-strategjike: në udhëkryqet e korridoreve evropiane 7 dhe 10 – lidhja kryesore në mes të Evropës dhe Azisë.

Katër shtete fqinje: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Territori: 10,887 km2 – i rrethuar me male dhe i ndarë në dy nën-regjione me madhësi, popullatë dhe relief të ngjashëm.

Klimë të butë kontinentale, me temperatura mesatare në janar -5°C dhe në qershor 24°C me reshje të favorshme. Kosova ka kushtet më të favorshme biznesore në regjion. Bazuar në treguesit e raportit biznesor të bankës botërore, qeveria e Kosovës ka ndërmarrë nisma thelbësore reformuese për përmirësim të mjedisit biznesor. Konkretisht, qeveria ka:

Eliminuar lejen biznesore.

Ka zvogëluar dokumentacionin e nevojshëm për eksport-import.

Ka hequr taksën për regjistrimin e të gjitha bizneseve.

Ka hequr kërkesën për depozitimin e kapitalit themelues për kompani me përgjegjësi të kufi zuar.

Ka rritur mbrojtjen e investuesve.

6 Profi li i komunës

Mitrovica është një prej vendbanimeve më të vjetra në Kosovë. Pozita e saj gjeo-strategjike, në mes të dy

lumenjve, Ibrit dhe Sitnicës, ka mundësuar që kjo zonë të popullohet që në parahistori. Pas zbulimit të burimeve të mëdha të minerale, Mitrovica përjetoi një zhvillim të shpejtë përgjatë shekullit IX. Përgjatë viteve të 70-ta, Mitrovica ishe qyteti më i zhvilluar industrial në Kosovë.

Komuna e Mitrovicës gjendet në veri të Kosovës, me një largësi përafërsisht prej 38 km nga Prishtina, 124 km nga Shkupi (Maqedoni), 258 km nga Podgorica (Mali i Zi) dhe 330 km nga Beogradi (Serbi). Aeropor ti ndërkombëtar i Prishtinës është 52 km larg, dhe ky lokacion qendror dhe afërsi e bën Mitrovicën shumë atraktive për zhvillim biznesor. Komuna e Mitrovicës ka 320 km2, apo 3% të mbarë territorit të Kosovës. Në komunë gjenden 46 vendbanime me një lar tësi mbidetare mesatare prej 508 – 510 metrash.

TransportiRrugët – komuna gjendet në udhëkryqin e rrugës kryesore ndërkombëtare dhe regjionale dhe në udhëkryqin e arterieve

hekurudhore (Adriatikut dhe Ibrit). Këto arterie e bëjnë komunës një vegëz lidhëse e korridoreve ndërkombëtare VIII dhe X.

Rrjeti rrugor dhe i magjistraleve përfshin:

Magjistralen e Adriatikut (M2), e cila lidh Mitrovicën-Prishtinën (40 km në jug), Novi Pazarin (Serbi) dhe Rozhajë-Berane (Mal të Zi).

Magjistralen e Ibrit (M22.3), e cila fi llon nga Mitrovica-Leposaviq-Rashkë (Serbi) drejt veriut.

Hekurudha – Hekurudha veriore Mitrovicë-Leposaviq-Beograd (Serbi), kalon përmes territorit të komunës, si dhe hekurudha jugore Fushë Kosovë-Shkup (Maqedoni). Stacioni hekurudhor i Mitrovicës është i pajisur me 8 binarë me gjatësi totale prej 3,962m. Hekurudha është poashtu e lidhur me zonën industriale dhe me parkun biznesor.

Aeroporti – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës gjendet 52 km larg Mitrovicës. Aeroporti ofron të gjitha shërbimet për pasagjerë dhe transportit të mallit.

Porti detar – Mitrovica ka qasje në portet e Durrësit dhe Shëngjinit në Shqipëri. Ndërtimi i magjistrales Durrës-Shqipëri ka zvogëluar dukshëm kohën e udhëtimit për në porte detare.

7

8 Administrata Komunale

Një prej institucioneve më të rëndësishme që vepron në komunë është zyra për zhvillim ekonomik. Zyra është e pajisur me

një kuadër të trajnuar dhe proaktiv, i cili ofron mbështetje të plotë zhvillimit të biznesit dhe atij ekonomik në komunë. Në bashkëpunim të ngushtë me qendrën biznesore komunale, administrata komunale ofron një varg shërbimesh biznesore, duke fi lluar nga shërbimet për regjistrim të biznesit deri në mbështetje të plotë të investuesve.

Administrata i kushton vëmendje të madhe efi kasitetit. Të gjitha kërkesat e komunitetit biznesor procedohen me shpejtësi dhe

kujdes të veçantë për t’i plotësuar të gjitha nevojat e tyre. Duke

e parë nevojën e krijimit të një mjedisi të përmirësuar biznesor,

komuna ka ndërmarrë një nismë për ofrimin e vëmendjes së

veçantë tërheqjes së investimeve, përmes ofrimit të mundësive

të ndryshme, me fjalë tjera, me zvogëlim të tatimit, me stimulim

dhe benefi cione tjera preferenciale investuesve. Krahas kësaj,

komuna ka adoptuar një qasje më pro-aktive ndaj partneritete

publike-private dhe dhënies së tokës koncesionale për tërheqje

të investimeve.

9

10

Burimet natyrore – Mitrovica është një prej komuna më të pasura me burime natyrore në Kosovë dhe regjion. Mitrovica

ka Trepçën, një prej minierave dhe impianteve më të mëdha në Ballkan industriale për përpunimin e mineraleve. Momentalisht, Trepça është duke u bërë gati për privatizim, dhe kjo paraqet mundësi të shkëlqyeshme investuese.

Turizmi – Pozita karakteristike e komunës, vargmalet e Shalës dhe Bajgorës, lumenjtë Ibër dhe Sitnica, janë resurse të vlefshme për zhvillimin e turizmit. Krahas kësaj, muzeu i kristaleve mund të bëhet atraksion turistik si dhe qendër arsimore, hulumtuese dhe shkencore.

Bujqësia – Luginat e Ibrit dhe Sitnicës ofrojnë kushte të volitshme për zhvillim bujqësor, thënë më saktë, për kultivimin dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve. Kërkimet e tregut dhe të tokës e klasifi kojnë këtë sektor si shumë profi tabil dhe mund të krijoj vende të reja pune.

Bagëtia – Kualiteti i tokës, kushtet klimatike, burimet me ujë dhe struktura e popullsisë paraqesin potencial për mbajtjen e bagëtisë në ferma. Gjedhet, delet dhe dhitë, të plotësuar me produkte mishi dhe bulmeti, paraqesin një prej prioriteteve të zhvillimit ekonomik komunal.

Burimet natyrore, turizmi dhe përparësitë konkurruese

11

12

Parku biznesor, me sipërfaqe prej 3.5ha vepron në kuadër të komunës së Mitrovicës dhe është i pajisur me të gjithë

infrastrukturën e domosdoshme. Profi li investues i parkut biznesor është veprimtaritë e prodhimit të lehtë. Duke pasur parasysh rëndësinë e tokës industriale për tërheqjen e investuesve, kuvendi

komunal ka aprovuar ndarjen e 60ha për zhvillimin e zonës industriale të Mitrovicës. Kjo ngastër do të shërbejë si lidhje për veprimtaritë biznesore dhe veprimtaritë për zhvillim ekonomik të komunës. Administrata komunale ka hartuar një pako stimuluese për të gjithë investuesit potencial, të cilët dëshirojnë të investojnë në Mitrovicë.

Lokacionet për investim

13

14

Mitrovica është një qendër ekonomike, arsimore, kulturore dhe qendër sporti. Komuna ka investuar shumë në përmirësimin

e cilësisë së jetës së qytetarëve. Rrjedhimisht, ka shumë mundësi për aktivitete rekreative dhe argëtimi në qytet dhe zonat përreth. Një bulevard i këndshëm pranë dhe ngjitur me lumin Ibër, apo një ecje në parkun më të madh të Kosovës do të jetë freskuese

pas një dite pune. Vizitat në liqenin e ri apo në parkun botanik do t’ju mundësojnë të admironi bukuritë e natyrës. Një shëtitje në qendrën multi-funksionale më të madhe në vend apo në qendrën sportive do t’ju japin mundësi të shkëlqyeshme rekreative. Investimet e komunës mbi 50 milionë dollar sigurojnë të gjithë investitorët për një kualitet të shkëlqyeshëm të jetës në Mitrovicë.

Cilësia e jetës

Ky botim është fi nancuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Programi i Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive në Kosovë.

Mendimet e shprehura në këtë botim nuk refl ektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.