29
Barrierat Jotarifore Tregtisë

Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Barrierat Jotarifore të Tregtisë

Page 2: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Barrierat Jotarifore të Tregtisë

• Ky kapitull shqyrton politikat tjera jo tarifore të cilat kufizojnë tregtinë ndërkombëtare.

• Të referuara si barriera jotarifore të tregtisë (BJT), këto masa kanë qenë në rritje e sipër që nga vitet e 1960-ta dhe kanë qenë temat më të diskutuara në raundet e fundit të bisedimeve për tregtinë ndërkombëtare.

• Edhe pse tarifat janë ulur në dekadat e fundit, barrierat jotarifore ndaj tregtisë janë shumëfishuar.

Page 3: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Barrierat Jotarifore të Tregtisë

• BJT tjera ndikojnë në masë të konsiderueshme në strukturën e tregtisë;

• Disa ndër këta shembuj janë:

• kuota e importit, • kufizimet vullnetare të eksportit, • subvencionet, dhe • kërkesat e për kapacitetin vendore.

• Këto BJT kanë për qëllim të ulin importin dhe në këtë mënyrë të përfitojnë produktet vendore.

Page 4: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Kuotat e Importit

• Kuota e importit është kufizimi fizik i sasisë së mallrave që mundë të importohen gjatë një periudhe specifike kohore;

• Kuota në përgjithësi e kufizon importin për një nivel më poshtë në krahasim me atë nivel i cili do të kishte mundur të ndodhte po qe se ekzistonin kushtet e tregtisë së lirë.

• Për shembull, një kuotë mundë të përcaktojë që gjatë një periudhe të caktuar kohore nuk mundë të importohen më shumë se 1 milion kilogram djathë apo 20 milionë kilogramë grurë.

Page 5: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Tabela 4.1 Shembuj të kuotës së importit në SHBA

Page 6: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Kuotat e Importit

• Një praktikë e zakonshme e qeverisë për të administruar kuotën e importit është kërkesa e licencës për import.

• Secila licencë specifikon volumin e lejuar të importit, dhe totali i volumit të lejuar nuk duhet të tejkalojë kuotën.

• Këto licenca i marrin kohë importuesit për t’i plotësuar format dhe duke pritur për lejet zyrtare.

• Licencat mundë t’i shiten kompanive importuese me një çmim konkurrues, apo thjeshtë përmes tarifës.

Page 7: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Kuotat e Importit

• Kuotat e importit për mallrat e prodhuara janë bërë të paligjshme nga Organizata Botërore e Tregtisë.

• Vendet e zhvilluara si Japonia dhe SHBA-të kanë përdorur kuota të importit për të mbrojtur prodhuesit bujqësor.

• Si do që të jetë, bisedimet e fundit për tregti u kanë bërë thirrje shteteve që të t’i kthejnë kuotat e tyre në tarifa ekuivalente.

Page 8: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Kuotat e Importit (globale)

• Një mënyrë për të administruar kufizimet e importit është përmes kuotës globale.

• Kjo teknikë lejon një numër specifik të mallrave të importohen për çdo vit por nuk specifikon se prej nga transportohet produkti apo se kush lejohet të importojë.

• Kur të jetë importuar sasia e caktuar (kuota është plotësuar), importet shtesë të produkteve parandalohen për pjesën tjetër të mbetur të vitit.

Page 9: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Kuota përzgjedhëse

• Për të shmangur problemin me kuotën globale, kuotat importuese zakonisht shpërndahen në vende specifike; kjo lloj kuote njihet si kuotë përzgjedhëse.

• Për shembull, një vend mundë të importojë me kuotë globale prej 30 milionë mollë në vit, prej të cilave

• 14 milion duhet të vijnë nga SHBA-të, • 10 milion nga Meksika, dhe 6 • milion nga Kanadaja.

Page 10: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Kuotat kundrejt Tarifave

• Analiza paraprake sugjeron që efekti i të ardhurave të kuotave të importit dallon nga tarifa e importit.

• Këto dy politika ekonomike gjithashtu mundë të dallojnë në ndikimin që ato kanë në volumin e tregtisë.

• Shembulli në vijim ilustron se si, gjatë periudhës së kërkesave në rritje, një kuotë importi kufizon volumin e importit për një sasi më të madhe se sa një tarifë ekuivalente importi.

• Figura 4.1 paraqet një situatë tregtare të supozuar të SHBA-ve për veturat.

Page 11: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Kuotat kundrejt Tarifave

• Në Figurën 4.1(a), një tarifë prej $1000 do të rriste çmimin e veturave japoneze prej $6000 në $7000;

• importet e veturave do të binin prej 7 milionë njësi në 3 milionë njësi.

• Në Figurën 4.1(b), një kuotë importi prej 3 milionë njësi do t’i vinte SHBA-të në një pozitë tregtare identike me atë se çfarë ndodh nën tarifë:

• pakësimi i veturave me anë të aplikimit të kuotave rezulton në një rritje të çmimit prej $6000 në $7000.

Page 12: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Kuotat kundrejt Tarifave

Page 13: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

.

• Tani le të supozojmë që kërkesat për vetura në SHBA rriten prej DU.S.0 në D.U.S.1.

• Figura 3(a) tregon se, përkundër kërkesës në rritje, çmimi i importit të veturave mbetet $7000.

• Kjo ndodh për shkak se çmimi amerikan nuk mundë të ndryshojë nga çmimi japonez për një shumë e cila e tejkalon doganën tarifore.

• Importi i veturave rritet nga 3 milion njësi në 5 milion njësi.

• Atëherë, duke iu nënshtruar tarifës së importi, përshtatjet vendore marrin një formë të rritjes në sasinë e veturave të importuara e jo në ngritjen e çmimit të veturave.

Page 14: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

.

• Në Figurën 3(b), një ngritje identike në kërkesa shkakton ngritje në çmimin vendor të veturave.

• Nën kuotë, nuk ka kufizim për sa i përket asaj se deri në çfarë shume mundë të rritet çmimi amerikan në krahasim me atë japonez.

• Çmimi i kërkesës do të rritet deri në nivelin e ngritur të prodhimit plus niveli fiks i taksave janë në proporcion me kërkesat vendore.

• Figura 3(b) tregon se një ngritje e kërkesave nga DU.S.0 në DU.S.1 shkakton që çmimi i veturave të rritet nga $7000 në $7500.

Page 15: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Taksat e Eksportit

• Përveç ndërhyrjes në ndikimin e tregtisë me anë të tarifave të importit, shtetet ndërhyjnë edhe me anë të rrjedhës së lirë të eksportit.

• Taksa e eksportit vihet vetëm në produktet e prodhuara brenda vendit të cilat janë të destinuara për eksport e jo për konsumim vendor.

• Taksa mundë të jetë e specifikuar apo ad valorem. Sikurse taksa apo tarifa e importit, taksa e eksportit ulë sasinë e tregtisë ndërkombëtare.

Page 16: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Subvencionet

• Subvencioni për eksport, që në të vërtetë është një taksë negative e eksportit apo një rritje ndaj një firme nga ana e qeverisë kur një njësi e mallit eksportohet, ka për qëllim të rris rrjedhën e tregtisë të një shteti.

• Megjithatë, kjo e çrregullon strukturën e tregtisë nga një strukturë krahasuese-me përparësi dhe, sikurse taksat, ndërhynë në rrjedhën e lirë të tregtisë së mallrave dhe shërbimeve dhe ulë nivelin e mirëqenie botërore.

Page 17: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Subvencionet

• Një shembull tjetër është kur prodhuesit amerikanë të lëndës së drurit kanë përjetuar pasojat për një kohë të gjatë kur qeveritë provinciale kanadeze kanë shitur të drejtat e lëndëve të drurit (pagesat për trungje)

• Firmave kanadeze me çmime të subvencionuara dhe padrejtësisht shumë të ulëta,

• Duke i vënë kështu firmat amerikane në një pozitë jo të favorshme konkurrimi, dhe janë vënë dogana kundërvepruese

Page 18: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Politikat Tjera Vendore që Ndikojnë në Tregti

• Dumpingu

• Në tregjet konkurruese jo perfekte firmat nganjëherë caktojnë një çmim për një mall kur ai mall eksportohet dhe një çmim tjetër për të njëjtin mall kur ai shitet brenda vendit.

• Në përgjithësi, praktika e ndryshimit të çmimeve për konsumatorë të ndryshëm quhet diskriminim i çmimit.

• Forma më e zakonshme e diskriminimit të çmimit në tregtinë ndërkombëtare është dumpingu,

Page 19: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Dumpingu

• Dumpingu mundë të ndodhë vetëm nëse plotësohen dy kushte.

• E para, industria duhet të jetë konkurruese jo perfekte, ashtu që firmat i caktojnë çmimet e jo të merren çmimet e tregjeve si dhënës.

• E dyta, tregjet duhet të jenë të segmentuara, ashtu që banorët vendas të mos mundë të blejnë lehtë mallrat të destinuara për eksport.

• Me paraqitjen e këtyre kushteve, një firmë monopoliste mundë të vendosë që është fitimprurëse tmerret me dumping.

Page 20: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Dumpingu• Një shembull mundë të ndihmojë të sqarojë se si dumpingu

mundë të jetë një strategji e cila rritë profitin.

• Imagjinoni një firmë e cila aktualisht shet 1000 njësi të një malli brenda vendit të vetë dhe 100 njësi jashtë.

• Aktualisht me shitjen e mallit prej $20 për njësi brenda vendit, merr vetëm $15 për njësi në shitjet me eksport.

• Mundë të imagjinohet që firma do të arrijë në përfundim se shitjet tjera brenda vendit janë shumë më fitimprurëse se sa eksportet e mëtutjeshme.

Page 21: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Dumpingu

• Megjithatë le të supozojmë që, zgjerimi i shitjeve për një njësi, në të dyja tregjet, do të kërkonte uljen e çmimit për $0.01.

• Ulja e çmimit vendor për një cent, pastaj, do të rriste shitjet për një njësi, gjë që shton direkt $19.99 në të ardhurat,

• por që ulë marrjet në 1000 njësitë që do të kishin shitur me çmimin prej $20 me $10.

• Kështu që të ardhurat margjinale nga shitja e njësisë shtesë është vetëm $9.99.

Page 22: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Dumpingu

• Në anën tjetër, ulja e çmimit të caktuar për konsumatorët e huaj dhe me këtë rast zgjerimi për një njësi do të rriste direkt të ardhurat për vetëm $14.99.

• Megjithatë, kostoja indirekte e uljes së numrit të marrësve në 100 njësitë që do të ishin shitur me çmimin fillestar do të ishte vetëm $1, ashtu që të ardhurat margjinale në shitjen me eksport do të ishin $13.99.

• Prandaj do të ishte më fitimprurëse në këtë rast që të zgjeroheshin eksportet se sa shitjet vendore, edhe pse çmimi i marrë nga eksporti është më i ulët.

Page 23: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Format e Dumpingut

• Dumpingu sporadik (dumpingu dëshpërues) ndodh kur një firmë largon inventarin e tepërt në tregjet e huaja duke shitur mallin jashtë vendit me një çmim më të ulët se sa çmimi brenda vendit.

• Kjo formë e dumpingut mundë të jetë rezultat i planifikimit të dobët nga prodhuesit e huaj.

• Edhe pse dumpingu sporadik mund të jetë fitimprurës për konsumatorët e importit, mund të jetë mjaft përçarës për prodhuesit me konkurrencë të importit, të cilët përballen me rënie të shitjeve dhe humbje të shkurtra

Page 24: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Format e Dumpingut

• Dumpingu grabitës ndodh kur një prodhues përkohësisht redukton çmimin e caktuar për të larguar konkurruesit e huaj nga biznesi.

• Kur prodhuesi ia del të marrë një pozitë monopole, atëherë çmimet rriten konform fuqisë së tij tregtare.

• Niveli i ri i çmimit duhet të jetë mjaft i lartë që të kompensojë humbjet e mundshme që kanë ndodhur gjatë periudhës së uljes së çmimit.

Page 25: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

Rregulloret rreth antidampingut

• Pavarësisht përfitimeve që dampingu mund t’u ofrojë konsumatorit të importit, qeveritë shpesh kanë vënë ndëshkime doganore kundër mallrave që ata besonin janë duke u hedhur në tregjet e tyre nga jashtë.

• Ligji amerikan antidampingut është dizajnuar për të parandaluar diskriminimin e çmimeve dhe shitjet nën kosto që dëmtojnë industrinë amerikane.

• Sipas ligjit të ShBA-ve një doganë antidamping aplikohet kur Departamentit amerikan i Tregtisë përcakton se një klasë ose lloji i mallrave të huaja është duke u shitur për më pak se vlera e drejtë.

• Doganat e tilla të antidampingut janë tatim shtesë në tarifat normale në mënyrë që të neutralizoj efektet e diskriminimit të çmimeve ose shitjes nën kosto.

Page 26: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise

A është ligji për antidamping i padrejtë

• Përkrahësit e ligjeve për antidamping pohojnë që ato janë të nevojshme për të krijuar një ambient të barabartë për prodhuesit vendas të cilët përballen me konkurrencën e padrejtë të importit.

• Ligjet për antidamping sigurojnë një fushë të barabartë duke kompensuar burimet artificiale të përparësive konkurruese.

• Përmes kompensimit të diferencës ndërmjet çmimit të hedhur dhe vlerës reale të tregut, një doganë antidamping e kthen prodhuesin vendor në një nivel të barabartë.

• Megjithatë kritikët vërejnë se edhe pse industritë e mbrojtura mund të fitojnë nga doganat antidamping, konsumatorët e mallit të mbrojtur dhe ekonomia më e gjerë zakonisht humbasin më shumë.

• Për këtë arsye, nuk është për t'u habitur se ligji antidamping është subjekt i kritikave, siç diskutohet më poshtë.

Page 27: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise
Page 28: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise
Page 29: Java 3 Barrierat Jotarifore Te Tregtise