25
KAPITULLI III FOLJA LEXOJMË Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo Dikur kam shkruar shpesh nëpër gazeta dhe firma ime ndiqej nga lexuesit. Por tani nuk shkruaj dot. E ndjej që nuk shkruaj dot dhe ka çaste që më pushton një trishtim i hidhur. Pse vallë, nuk shkruaj? Jam po ai që kam qenë, është po ajo mendje, janë po ato duar. Çuditem me veten time. Harrova të shkruaj! Mos i ka fajet mosha? Pse mosha? Unë nuk jam plakur. Dyzet vjet ende nuk i kam mbushur. Dyzetvjeçarët janë njerëz me energji të madhe. Ku shkuan energjitë e mia? Kush i përpiu, ë? Rri, pi kafe me pak sheqer në tavolinën e kuzhinës sime dhe mendoj. Përpara kam një tufë me letra të bardha që duhet t’i nxi. Në ministri më kërkojnë pasnesër një raport. Duhet ta shkruaj nga e para. Kush do ta mbajë nuk e di. Di një gjë : raportin duhet ta shkruaj unë dhe ai do të mbahet në një mbledhje të madhe. Dritëro Agolli PYESIM Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë? Cilat tregojnë gjendje dhe cilat veprime? Çfarë ndryshimesh vini re gjatë përdorimit të foljes shkruaj, të përdorur në tekstin e mësipërm? Si quhet ndryshimi që pëson folja në vetë numër dhe kohë? 48

Kapitulli 1 - e-monsites3.e-monsite.com/2010/08/14/859603gramatike-kapitulli-3... · Web view2010/08/14  · përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në zanore

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Kapitulli 1

KAPITULLI III

FOLJA

LEXOJMË

PYESIM

· Çfarë janë fjalët me ngjyrë të zezë?

· Cilat tregojnë gjendje dhe cilat veprime?

· Çfarë ndryshimesh vini re gjatë përdorimit të foljes shkruaj, të përdorur në tekstin e mësipërm?

· Si quhet ndryshimi që pëson folja në vetë numër dhe kohë?

· Sa zgjedhime kanë foljet?

MËSOJMË

Fjalët kam shkruar, ndiqej, ndjej, ka, pushton, jam etj, që tregojnë një veprim ose gjendje, janë folje.

-Folje që tregojnë gjendje : jam, emëroj, shpall, bëhem, dukem, mbetem

-Foljet që emërtojnë veprime: eci, ngjitem, punoj etj.

I. Kategoritë gramatikore të foljes

Foljet kanë  kategorinë gramatikore të vetës, të kohës, të numrit, të mënyrës dhe të diatezës.

1. Vetat

Vetat e foljes tregojnë se kush e kryen veprimin. Foljet janë në vetën e parë, kur flet folësi, janë në vetën e dytë kur flet bashkëbiseduesi dhe në vetën e tretë kur folësi nuk merr pjesë në bashkëbisedim: Unë po flas, ti po më dëgjon kurse ai po fle.

2. Kohët

Kohët tregojnë se kur kryhet veprimi: në të tashmen, në të shkuarën ose në të ardhmen. Në bazë të përbërjes kohët e foljeve në gjuhën shqipe ndahen në kohë të thjeshta dhe në kohë të përbëra.

Kohët e thjeshta ndërtohen vetëm prej një foljeje. (shkoj, shkoja, shkova). Kohë të thjeshta janë: koha e tashme (unë punoj), koha e pakryer (unë punoja), koha e kryer e thjeshtë (unë punova), koha e ardhme (unë do të punoj).

Kohët e përbëra ndërtohen me ndihmën e kohëve të thjeshta të foljeve ndihmëse kam dhe jam dhe pjesores së foljes (unë kam mësuar, ti ke mësuar, unë kam lexuar, ti ke lexuar, unë jam mësuar, ti je mësuar etj.)

Kohët e përbëra janë : koha e kryer (unë kam lexuar, ti ke lexuar, ai ka lexuar... ), koha më se e kryer (unë kisha lexuar, ti kishe lexuar, ai kishte lexuar...), koha e kryer e tejshkuar (unë pata lexuar, ti pate lexuar, ai pati lexuar...), koha e ardhme e përparme: ( unë do të kem lexuar, ti do të kesh lexuar, ai do të ketë lexuar... ).

3. Mënyrat

Mënyrat e foljes shërbejnë për ta paraqitur veprimin si të vërtetë, si të mundshëm, si dëshirë, si urdhër etj. Folja ka gjashtë mënyra. Ato janë: mënyra dëftore (unë punoj), mënyra lidhore (unë të punoj), mënyra kushtore(unë do të punoja), mënyra habitore (punuakam), mënyra dëshirore (punofsha), mënyra urdhërore (puno). Veç këtyre mënyrave, ka edhe forma foljore të pashtjelluara të cilat nuk kanë as vetë, as numër, as kohë dhe këto janë pjesorja (punuar), forma e pashtjelluar mohore (papunuar), paskajorja (për të punuar), përcjellorja (duke punuar).

II .Klasifikimi i foljeve në zgjedhime

Zgjedhim quhet tërësia e formave të shtjelluara që merr folja sipas vetës, numrit, mënyrës, e kohës si edhe e formave të pashtjelluara. Në gjuhën shqipe foljet ndahen në tri zgjedhime. Si kriter për ndarjen e foljeve në zgjedhime merret tingulli fundor i temës së foljes dhe mbaresa vetore e foljes në mënyrën dëftore, koha e tashme veta e parë, numër njëjës, forma veprore. Duke u mbështetur në temën dhe mbaresën, foljet i ndajmë në tri grupe zgjedhimi:

- zgjedhimi i parë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në zanore dhe marrin mbaresën j : shkrua-j, mba-j, kthe-j, lye-j, mendo-j, trego-j etj.

- zgjedhimi i dytë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në bashkëtingëllore dhe nuk marrin mbaresë : kap, qep, vendos, mat etj.

- zgjedhimi i tretë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në zanore dhe nuk marrin mbaresë : vë, zë, fle, di etj.

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Çfarë dini për foljet me shkronja të zeza?

Të nesërmen ia dhashë diskutimin shokut Q, të pasnesërmen filloi mbledhja e madhe. Raportin do ta mbante shoku Zylo. Shoku Shemshedin rrinte i vrenjtur në një nga karriket e para. Unë rrija pranë Adiles, gruas së shokut Zylo. Shoku Zylo e shoku Q ishin në presidium.

Fjala iu dha shokut Zylo. Unë dëgjoja frazat e mia. Zyloja lexonte me një ton të qetë, qartë dhe bukur. Të gjithë dëgjonin dhe e ndiqnin me interes. Gruaja e shokut Zylo herë pas here afronte gojën tek veshi im e thoshte :

-Dy javë të tëra u sfilit Zyloja me këtë raport. Gjer më dymbëdhjetë të natës ka punuar. Por nuk më vjen keq se e ka bërë të mirë

Dritero Agolli

2. Folja rrëfej është përdorur në fjalitë e mëposhtme në kohë të ndryshme dhe në veta të ndryshme , në njëjës dhe në shumës.

· Dritani po u rrëfen bashkëvendësve të vet për pushimet verore.

· Arditi u rrëfeu shokëve për ngjarjen e djeshme në shkollë.

· Besa dhe Blerina po i rrëfenin arsimtarit të tyre për ngjarjen në shkollë.

Thoni në ç’kohë, në ç’vetë dhe në cilin numër është përdorur folja rrëfej

në secilën fjali.

3. Foljet e mëposhtme i gruponi sipas zgjedhimeve.

pata shkëlqyer, je ndarë, hapa, do të kem pirë, tregonit , fjetët, bëfsh, poqa, zura, zgjidhni.

Zgjedhimi i parë

Zgjedhimi i dytë

Zgjedhimi i tretë

shkëlqej

...

...

...

...

...

...

...

...

...

...

...

Sqarim!

Për të dalluar zgjedhimin, e vini foljen në kohën e tashme , në vetën e parë dhe në vetën e dytë njëjës.

P.sh. pata shkëlqyer – unë shkëlqej., ti shkëlqen ( zgjedhimi i parë).

4. Shkruani një tekst dhe analizoni foljet e tekstit që krijuat.

FOLJET KALIMTARE DHE FOLJET JOKALIMTARE

LEXOJMË

PYESIM

· Çfarë janë fjalët me shkronja të zeza?

· Veprimi i treguar prej cilave folje bie mbi një frymor a send tjetër?

· Me se është i shprehur frymori ose sendi mbi të cilin bie veprimi i foljes?

· Çfarë funksioni kryejnë ato në fjali ?

· Si quhen foljet që marrin ose mund të marrin kundrinor të drejtë ?

· Si quhen foljet që nuk mund të marrin kundrinorë të drejtë ?

MËSOJMË

Në gjuhën shqipe foljet ndahen në folje kalimtare dhe jokalimtare. Foljet kalimtare marrin ose mund të marrin kundrinorë të drejtë, kurse foljet jokalimtare nuk mund të marrin kundrinorë të drejtë. Foljet kalimtare emërtojnë veprime që nuk mbeten te ai që i kryen, por bien mbi një person a një send tjetër: Gjahtarët lëshuan qentë. Veprimi i gjahtarëve bie mbi qentë. Emri qentë kryen funksionin e kundrinorit të drejtë.

Që të dallojmë foljet në janë kalimtare ose jokalimtare, shikojmë a marrin këto folje kundrinor të drejtë. Folje kalimtare janë : dua, hap, kërkoj, marr, mbyll, nderoj, përshëndet, qep etj.

Foljet jokalimtare emërtojnë veprime, që mbeten te ai që i kryen veprimin, pra, që nuk mund të marrin kundrinor të drejtë: Me zë të lartë e të hollë, që të ulërijë dheu e të gjëmojnë malet.. Foljet ulërij dhe gjëmoj janë folje jokalimtare, sepse, sado që të përpiqemi nuk arrijmë të krijojmë me to fjali që të marrin kundrinor të drejtë. Folje jokalimtare janë ato që tregojnë gjendje, lëvizje etj. : fle, dremit, rri, dal, eci, hyj, shkoj, vrapoj etj.

Disa folje në gjuhën shqipe përdoren herë si folje kalimtare, herë si folje jokalimtare dhe ndërmjet tyre nuk ka kufi të prerë. Një folje në një fjali mund të jetë kalimtare, ndërsa në një tjetër jokalimtare. Kjo varet nga kuptimi i foljes në fjali. P.sh. Zana filloi punën. Mësimi filloi në orën shtatë. Në fjalinë e parë folja filloi merr një kundrinor të drejtë, ndërsa në fjalinë e dytë folja filloi nuk merr kundrinor të drejtë.

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Shpjegoni nëse folja e secilit grup fjalësh është apo jokalimtare.

mësoj vjershën, shkoi në shkollë, eci mbi trarin e përshëndet cilindo, dolëm në shëtitore, luaj me shokët, rri pranë dritares, shkruaj hartimin, e dëgjoj atë, veruam- në plazh, i dua gjithë.

2. Plotësoni fjalitë e mëposhtme dhe pastaj i ndani në fjali me folje kalimtare dhe në fjali me folje jokalimtare

1. Bardhi qeshi ...

3. Gjyshi bleu ...

5. Bardhi takoi ...

7. Burri hyri ...

2. Djali vështroi ...

4. Kalorësi i hipi ...

6. Postieri solli ...

3. Nënvizoni me një vijë foljet kalimtare dhe me dy vija jokalimtare në tekstin e mëposhtëm.

Më pyesje a do të vij në Tiranë për pushimet verore. Babai nuk mund ta marrë lejen vjetore , sepse ende nuk ka mbushur një vit në punën e re këtu. Ai kërkon të dërgojë nënën dhe mua në Tiranë. Por s’është vendosur , sepse nëna nuk dëshiron të shkojë pa babanë. Po të vijmë, do të banojmë në shtëpinë e hallës. Natyrisht, do të vij të të shoh ty.

4. Me foljet e mëposhtme formoni nga një fjali. Shënoni në kllapa nëse foljet janë kalimtare ose jokalimtare.

vrapoj , shëtis, ndreq, vizatoj, flas, mbaroj, shkoqit,shkrij, ngrij, mbaj.

Shembull : Gjyshi po e shëtit nipin. (Folje kalimtare)

Futbollistët po ushtrojnë pasdite. (Folje jokalimtare)

5. Shkruani nga një fjali për secilin nga ndërtimet e mundshme të foljes që është dhënë në tabelën në vijim:

Llojet e fjalive

Folja

Kryefjala+folja+kundrinori i drejtë

Kryefjala+folja+kundrinori i zhdrejtë

Kryefjala+folja+kundrinori i drejtë+kundrinori i zhdrejtë

shpjegoj

FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE TË FOLJEVE

LEXOJMË

PYESIM

· Cila është forma përfaqësuese të foljeve me kursive?

· Kush e kryen veprimin e treguar nga foljet me kursive?

· A marrin prapa kundrinor të drejtë? Çfarë foljesh janë?

· Cila është forma përfaqësuese të foljeve me ngjyrë të zezë?

· Kush e pëson veprimin e kryer nga foljet me ngjyrë të zezë?

· A marrin prapa kundrinor të drejtë?

· Çfarë foljesh janë ato me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË

Foljet qava, qesha, ujita, ngava, lërova, ruajta, rrita, që tregojnë veprim, janë veprore. Foljet u linda, u rrita, u lëkunda, u përkëdhela, që tregojnë pësim, janë joveprore. Pra, foljet kanë dy forma: formën veprore dhe formën joveprore. Kur veprimi i treguar nga folja mbetet tek kryefjala, folja është joveprore :Është fshati im, fshati ku (unë) u rrita. Kur veprimi i treguar nga folja kalon te një kundrinor i drejtë, folja është veprore. Aty (unë) rrita dhentë e dhitë.

Formën veprore

Formën joveprore

rrita

u rrita

qava

u linda

qesha

u lëkunda

ujita

u përkëdhela etj.

Zgjedhimi i foljeve në formën veprore dhe joveprore

E tashme

E pakryer

Veprore

Pësore

Veprore

Pësore

unë laj

unë lahem

laja

lahesha

ti lan

ti lahesh

laje

laheshe

ai, ajo lan

ai, ajo lahet

lante

lahej

ne lajmë

ne lahemi

lanim

laheshim

ju lani

ju laheni

ju laheni

laheshit

ata, ato lajnë

ata lahen

ata, ato lahen

laheshin

E kryer e thjeshtë

E kryer

Më se e kryer

E kryer e tejshkuar

E ardhme

Veprore

Pësore

Veprore

Pësore

Veprore

Pësore

Veprore

Pësore

Veprore

Pësore

unë lava

u lava

kam larë

jam larë

kisha larë

isha larë

pata larë

qeshë larë

do të laj

do të lahem

ti lave

u lave

ke larë

je larë

kishe larë

ishe larë

pate larë

qe larë

do të lash

do të lahesh

Në kohën e tashme, të ardhme dhe të pakryer format veprore dhe joveprore dallohet nga mbaresat e ndryshme.

Në kohën e tashme të mënyrës dëftore foljet veprore marrin mbaresa të ndryshme sipas zgjedhimeve kurse foljet joveprore marrin mbaresat :-(h)em, -(h)esh, -(h)et, -(h)emi, -(h)eni, -(h)en : lahem, lahesh, lahet, lahemi, laheni, lahen; rritem, rritesh, rritet, rritemi, rriteni, rriten.

Në kohën e pakryer të mënyrës dëftore foljet veprore marrin këto mbaresa : -ja, -je, -te (-nte), -nim, -nit, -nin kurse foljet joveprore marrin mbaresat : -(h)esha, -(h)eshe, -(h)ej, - (h)eshim, -(h)eshit, -(h)eshin: lahesha, laheshe, lahej, laheshim, laheshit, laheshin

Në të kryerën e thjeshtë të dëftores foljet veprore marrin këto mbaresa : -a, -e, -I (-u), -më (-m), -të (-t), -në (-n), kurse foljet joveprore marrin u përpara : u rrita, u rrite, u rrit, u rritëm, u rritët, u rritën.

Në kohën e kryer dhe në kohët e tjera të përbëra format veprore dhe joveprore dallohen nga njëra-tjetra nga foljet ndihmëse kam për formën veprore dhe jam për formën joveprore. : kam larë/ jam larë; isha larë, do të jem larë etj.

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Foljet e mëposhtme gruponi në folje të formës veprore dhe të formës joveprore.

shkuan, mbahesha, u përgatita, shikoja, jam kthyer, u frenua, kishte pranuar, ndaloi, mbërritët, do të shikoj, isha lodhur, u la, bredh, do të krihem, mburrem,vonohej, u vonua.

2. Nënvizoni me një vijë foljet veprore dhe me dy vija foljet joveprore.

Autobusi u ndal. Vendet e zbrazëta u mbushën deri te karrigia e fundit. Kundruall meje u ul një plakush i thinjur e gati i perënduar. Pranë tij u ulën dy djelmosha dhjetë e dymbëdhjetë vjeç. I madhi qe i hajthëm, kurse i vogli trashaluq. Autobusi u ndal. Plakushi kundronte ndër valët e kujtimeve të veta. Dukej se shikonte në thellësi të hapësirës, po ai, siç merret vesh shkonte në thellësi të kohës.

A. Islami

3. Gjeni foljet e formës veprore dhe shkruani format përkatëse të tyre joveprore.

Skënderbeu u varros në katedralen e Shën‑Kollit në Lezhë. Të gjithë princërit, oficerët dhe ushtarët e tij me gardën mbretërore, e përcollën në banesën e fundme. Gjëmimi i topave dhe kërcëllimi i pushkëve lajmëruan që kufoma e tij zbriti në varr dhe, bashkë me të, edhe Shqipëria e lirë.

Shqipëria e qau, e vajtoi me radhë, Evropa derdhi lot të hidhur. Të gjitha oborret anembanë Evropës mbajtën zi, se fama e tij ishte aq shumë e përhapur në botë, sa edhe armiqve u vinte keq për vdekjen e tij.

Kur dëgjoi sulltan Mehmeti, tha :

« Një luan të tillë s’do të lind më dheu kurrë! »

Fan Noli

4. Ktheni fjalitë veprore të mëposhtme në fjali joveprore.

Ndue Shqiptari mbante si emblemë të familjes shqiponjën me dy krerë të Gjegj Kastriotit,

Skënderbeut.

Thoni çfarë ndryshimesh gramatikore vini re.

5. Zgjedhoni foljet joveprore lodhem, turpërohem, përkatësisht në kohën e pakryer dhe të kryer të thjeshtë.

(unë) lodhesha

(unë) u turpërova

( ti) ....................

(ti) .......................

.............................

..............................

6. Kopjoni fjalitë e mëposhtme duke i përdorur fjalët e shkruara me të zeza si kryefjalë. A ndryshon dhe si ndryshon forma e foljeve?

Fëmijët hapën derën. Mësuesi përshëndeti nxënësit. Fëmijët i kanë nxjerrë fletoret. Zamira lexoi detyrën .

Shembull: Fëmijët hapën derën. Dera u hap nga fëmijët.

7. Shkruani disa fjali me folje veprore. Përpiquni t’i ktheni fjalitë që formuat në pësore. Çfarë vini re ?

KOHËT E FOLJES

LEXOJMË

PYESIM

· Cila është forma përfaqësuese e foljeve me ngjyrë të zezë?

· Krahasoni format përfaqësuese që gjetët me ato që gjenden në tekst.

· Kur kryhet veprimi i treguar prej tyre?

· Në çfarë kohe janë foljet me ngjyrë të zezë?

MËSOJMË

Foljet ndryshojnë sipas mënyrave dhe kohëve. Mënyra dëftore ka numrin më të madh të kohëve: të tashmen, të shkuarën (e pakryera, e kryera e thjeshtë, e kryera, më se e kryera, e kryera e tejshkuar) dhe të ardhmen (e ardhmja, e ardhmja e përparme).

Forma përfaqësuese e foljeve nuk tregon kohë. P.sh. Forma përfaqësuese e foljes mësoj nuk tregon kohë. Ajo tregon kohë po të vihet në lidhje me mësoja ( e shkuar) dhe do të mësoj ( e ardhme).

mësoja

mësoj

do të mësoj

E tashmja tregon se veprimi kryhet në çastin që flasim.

VANGJELI: Ç’ ke moj grua?

TANA: Jam sëmurë.

Tregon veprime që kanë vlerë për çdo kohë ose që përsëriten.

Ti për bar e për dru s’vete

dhe qahe se nuk fjete.

E tashmja mund të përdoret edhe me kuptimin e së ardhmes ose të së shkuarës: Vera dhe Zana nesër nisen për Durrës. Kemi dy ditë e dy net që ecim pa pushuar. Krujë, o qytet i bekuar, prite, prite Skënderbenë, po vjen si pëllumb i shkruar, të shpëtojë mëmëdhenë.

E shkuar ka pesë kohë : të pakryerën, të kryerën e thjeshtë, të kryerën, më se të kryerën, të kryerën e tejshkuar.

E pakryera tregon :

- veprime të zakonshme në të shkuarën: Agroni punonte shumë.

-veprime që janë përsëritur herë pas here në të shkuarën: Gjatë verës, çdo të diele, djemtë shkonin te pishinat. E pakryera shërben për të përshkruar ose komentuar rrethanat, personazhet, dekorin, sfondin etj. : Dëgjohej kudo jehona e këmborëve... Dëgjoheshin blegërima, lehje, fyej... . Herë-herë ia behte... ndonjë shtrëngatë e zemëruar që rrokulliste... ortekë... dhe ndizte shkreptima rrufesh, derdhte rrëkera shiu.... .

E kryera e thjeshtë tregon :

-një veprim që ka përfunduar në të shkuarën: Më duket se u ftove/gjithë natën u zbulove.

-veprime me vlerë mbarëkohore: Punove, gëzove.

-një veprim që do të kryhet në të ardhmen: Ja, ta lexoj edhe këtë faqe dhe erdha.

E kryera tregon :

-një veprim të përfunduar në të shkuarën, po që ruan lidhjet me çastin kur flasim:

VANGJELI: Përse të kam marrë grua?

Gratë për punë janë.

-Përdoret edhe me kuptimin e së kryerës së thjeshtë: Lasgush Poradeci ka lindur më 1899.

-dhe me kuptimin e së ardhmes: Po m’i gjete këto ilaçe, më ke shpëtuar.

Më se e kryera tregon :

- një veprim të përfunduar para një çasti të caktuar në të shkuarën: Dikush kishte kaluar para nesh dhe kishte lënë gjurmë mbi dëborë.

E kryer e tejshkuar tregon, gjithashtu :

- një veprim të përfunduar para një çasti të caktuar në kohën e shkuar: Po e pate bërë edhe këtë të mirë, qofsh i bekuar. Kjo formë përdoret rrallë, më shpesh përdoret koha më se e kryer.

E ardhmja tregon:

-një veprim që pritet të kryhet pas çastit kur flasim: Nesër do të nisem për Paris.

E ardhmja e përparme tregon:

- një veprim që pritet të kryhet në të ardhmen, përpara një veprimi tjetër, edhe ky në të ardhmen: Kur do të arrijmë ne, ato do të kenë ikur.

Kjo formë përdoret më shumë për të shprehur veprime të mundshme në kohën e shkuar: A do të ketë mbërritur tani Vera në Paris?

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Thoni në çfarë kohe janë foljet me shkronja të zeza dhe çfarë tregojnë.

ABDYLI : —E dëgjova. Është turp të më bëni provokime të këtilla me dëshmitarë të rremë.

Nëse vazhdoni kështu, nuk do t’i përgjigjem asnjërës prej pyetjeve tuaja. (Për një çast në

gjyq mbretëron qetësia. Mexhid beu i thotë diçka me ngadalë Tursun beut).

TURSUN BEU: —Nuk mundem pa jua thënë këtë në fytyrë, loja juaj gjatë gjithë kohës ishte

kundër nesh... Në fillim edhe ju luftuat për programin e Kararnames, por tash është

fare e qartë se tërë këtë e paskëshit bërë vetëm sa për sy e faqe, të na hidhnit pluhur syve.

ABDYLI: Perandoria Osmane kurrë nuk ka qenë për zgjidhjen e drejtë të çështjesshqiptare.

Eqrem Kryeziu

2. Në çfarë kohe janë foljet me shkronja të zeza?

Atë natë treni arriti me vonesë në qytetin « F ». Kur zbrita , frynin erërat e jugës. Ngrita jakën e pardesysë dhe u futa në një rrugicë. Ishte një natë pa yje e pa hënë. Ecja kuturu. Më udhëhiqte intuita. Në këtë qytet kisha kaluar fëmijërinë. Ecja pa vetëdije, i rrëmbyer nga rrjedha e kujtimeve. Nuk e mbaj mend sa brodha e në sa rrugica u futa, por, kur shkova për të zënë vend, hoteli qe mbyllur.

Bedri Myftari

3. Vendosni foljet në kllapa në kohën e tashme të dëftores.

Në vendet e veta (ulem) Abdyl Frashëri dhe Sulejman Vokshi. Të dy kësaj herë (jam) më të zbehur se herët e kaluara. Nga ana tjetër e sallës (dëgjoj) zëri i Tursun beut.

TURSUN BEU -Po e (keqpërdor) mëshirën që (kam) ky gjyq ndaj jush dhe po (përpiqem) të zhvilloni propagandë armiqësore kundër nesh, edhe këtu? Kini mendjen, punë të tilla nuk i (duroj)..

Eqrem Kryeziu

4. Vendosni foljet në kllapa në kohën e ardhme të dëftores

TURSUN BEU -E patë këtë njeri... (dënohem) me vdekje, se ka bashkëpunuar me ju... se nuk ka

lajmëruar se kah silleni. E, të atillë ka mjaft... Mund të them se ju jeni fajtor kryesor për vdekjen e tyre...

SULEJMANI - ... Shkopi dhe arma... janë dy gjëra që ju duhen aq shumë, po dijeni se edhe me to

nuk (kam) gjumë të qetë. (dal) në ëndrra Mic Sokoli, Sef Kosharja e shumë e shumë të pafajshëm nga fshatrat e djegura që i latë pas.

Eqrem Kryeziu

5. Gjeni foljet në këto dy fragmente dhe thoni në çfarë kohe janë.

I. Qëndroj pranë porit të ndezur edhe ngrohem për shtatë palë qejfe. Përjashta natyra duket shumë e zemëruar : era fryn me rrëmbim edhe toka mbulohet dalëngadalë me një shtresë të bardhë vende-vende e trashë edhe vende-vende e hollë. Errësira sundon kudo edhe asnjë zë nuk dëgjohet, thua se gjithë qyteti ka rënë në zi.

II. Oh çfarë dëfrimi bëja atëherë! E kuptoja të tallurit e babait, prandaj i hidhesha në qafë e me pëllëmbët e mia të vogla i jepja shpulla pa numërim. Ai i pranonte shpullat e mia të vogla me njëfarë gëzimi, por edhe më shikonte si me dëshpërim. Atëherë unë, sikur e kuptoja dëshpërimin e tij : ikja i penduar prapë te vëllezërit për të vijuar lodrën.

Sterjo Spasse

Çfarë vini re? Përse shërben koha e tashme? Po e pakryera?

6. Shndërroni këtë tekst duke përdorur veten e tretë dhe të pakryerën e dëftores.

Ja : jam i vogël edhe endem andej-këndej nëpër dhomën e shtëpisë duke murmuritur fjalë pa kuptim. Kur më teket, shkëputem prej krahëve të nënës dhe turrem tek ato të babës ose të motrës më të madhe. Herë-herë u jap shuplakë vëllezërve të mëdhenj edhe rend te babai për t’u ankuar...

MËNYRA LIDHORE

LEXOJMË

PYESIM

· Foljet me kursive janë në mënyrën dëftore. Si e shprehin ato veprimin si të vërtetë apo si të mundshëm?

· Po foljet me ngjyrë të zezë si e shprehin veprimin si të vërtetë, si të mundshëm, si urdhër apo si dëshirë?

· Vëreni formën e foljeve me ngjyrë të zezë. Çfarë vini re?

MËSOJMË

Me anë të mënyrës dëftore folësi e paraqit veprimin si të vërtetë : Yjtë shtangën në qiell dhe dëgjojnë vajin që bën Ajkuna duke ngjitur bjeshkët; kur del lart në Lugjet e Verdha, ajo nis e mallkon hënën: T'u shoftë drita ty, moj hënë, që s' më dërgove një fjalë atë natë...

1. Mënyra lidhore

Foljet në mënyrën lidhore tregojnë një veprim a ose gjendje të dëshirueshme, të detyrueshme ose të mundshme, por të pasigurt. Me anë të mënyrës lidhore folësi e paraqit veprimin si të mundshëm : T'u shoftë drita ty, moj hënë, që s' më dërgove një fjalë atë natë... të dilja shpejt në këto lugje e të hyja në varr bashkë me djalin! …atyre do t’u dhimbsej një zemër nëne e do të më falnin ndonjë copë truall sa të hapja një varr e të hyja pranë Omerit tim.

Mënyra lidhore ka katër kohë themelore : të tashmen, të pakryerën, të kryerën dhe më se të kryerën :

SHAPE \* MERGEFORMAT

Foljet në mënyrën lidhore kanë gjithmonë përpara pjesëzën të.

Mbaresat e së tashmes së lidhores janë si ato të së tashmes së dëftores; ndryshojnë vetëm:

· mbaresat e vetës së dytë: ti dëgjon/ti të dëgjosh;

· mbaresat e vetës së tretë: ai dëgjon/ ai të dëgjojë.

Në të pakryerën e lidhores foljet dalin me të njëjtat mbaresa si në të pakryerën e dëftores: dëftore: dëgjoja, dëgjoje / lidhore: të dëgjoja , të dëgjoje etj.

E kryera dhe më se e kryera ndërtohen duke vënë para pjesores së foljeve format e kohës së tashme dhe të pakryer të mënyrës lidhore të foljes kam: unë të kem dëgjuar…/ unë të kisha dëgjuar…

Foljet në mënyrën lidhore shoqërohen shpesh nga foljet gjysmëndihmëse mund, duhet, filloj, zë, nis, vazhdoj, vijoj, bëj, është e nevojshme etj. P.sh. Ahu, guri e rrahu i zi mund të zinin vend gjithkund … . Duhet të mësoj sa më shumë. Hasani filloi të vrapojë. Bëri të hynte, por nuk mundi.

PËRMBLEDHIM

USHTROHEMI

1. Në çfarë mënyre kohe dhe vete janë foljet me të zeza.

I.Ajkuna pyet Omerin:

- Mor Omer i nënës-o! A thua të të sjell gjokun këtu te varri? Dil, o bir, të lodrosh shesheve, siç lodroje dikur. Shko nëpër gurra të freskohesh, ngjitu majave bashkë me zanat e malit, se varrin tënd ta ruan nëna... Varri s'është për të rinjtë, po për të moshuarit. Nëna do të hyjë brenda në varr të zi, që ti të rrish në dritë, të gëzosh jetën. Oh, i miri i nënës!

Nga vaji i saj ushtojnë gjithë lugjet, tunden bjeshkët sikur të paskësh kaluar mbi to, fryma e shkulmit. Orët e malit drithërohen e s'kanë më fuqi ta dëgjojnë…

Mitrush KUTELI

II. Arsyeja që po të shkruaj është frymëzimi që gjeta tek një letër e juaja drejtuar zonjës L. B. Kjo letër me kujtoi emocionet dhe shpresat që kishim në vitin '91-'92 kur lexonim "Rilindjen Demokratike". Ishim me të vërtetë optimistë se drejtësia do të vendosej në një farë mënyrë pas asaj që kishim kaluar. Ndershmërisht prisnim drejtësi jo hakmarrje. Koha vërtetoi që ishim gabuar, shpresat tona ishin të rreme. Shpejt do të zhgënjeheshim.

Gazeta “Tema”

2. Foljet në kllapa i vendosni në kohën dhe vetën e duhur të mënyrës dëftore dhe lidhore.

... Pas vdekjes së Skënderbeut, si edhe në të gjallë të tij, turku (dërgoj) ushtri pas ushtrie në truallin e Arbrit që (shtyp), (pushtoj), (bëj) të vetën. Po arbrit (qëndroj, luftoj).

Midis burrave luftëtarë (shquaj/shquhem) Pjetër Shini, apo zoti Pjetër, siç i thoshin bërit. Ky u kish kallur tmerrin turqve. (Zë) pritë, me shokë dhe qëllonte si rrufeja në të kthjellët. Kur ndodhte (rrethoj), hidhej shpatëzhveshur, (çaj) shteg e dilte tejpërtej, duke lënë prapa stiva kufomash. Sepse Pjetër Shini e (dua) Arbërinë të lirë, pa zgjedhë; sepse ai e (urrej) pushtuesin e huaj.

Mitrush KUTELI

3. Shkruani një tekst të shkurtër ku të tregoni se çfarë studimesh të larta do të dëshironit të ndiqnit dhe pse. Analizoni foljet në mënyrën lidhore të tekstit që shkruat.

Foljet kanë  kategorinë gramatikore të vetës, të kohës, të numrit, të mënyrës dhe të diatezës. Vetat e foljes tregojnë se kush e kryen veprimin. Kohët tregojnë se kur kryhet veprimi: në të tashmen, në të shkuarën ose në të ardhmen. Në bazë të përbërjes kohët e foljeve në gjuhën shqipe ndahen në kohë të thjeshta dhe në kohë të përbëra. Mënyrat tregojnë se si paraqitet veprimi , si real, si i mundshëm, si i dëshirueshëm, si urdhër etj. Zgjedhim quhet tërësia e formave të shtjelluara që merr folja sipas vetës, numrit, mënyrës, e kohës si edhe e formave të pashtjelluara. Në gjuhën shqipe foljet ndahen në tri zgjedhime.

Foljet mund të jenë kalimtare dhe jokalimtare. Folje kalimtare janë foljet që marrin ose mund të marrin kundrinorë të drejtë si hap, mbyll etj. Folje jokalimtare janë foljet që nuk mund të marrin kundrinorë të drejtë si qëndroj, rri etj.

Foljet kanë: formën veprore dhe formën joveprore. Foljet veprore tregojnë se kryefjala vepron, kurse foljet joveprore tregojnë se kryefjala pëson veprimin e një tjetri. Foljet në formën joveprore kanë këto mbaresa:

a) në kohën e tashme: - (h)em, -(h)esh , -(h)et, -(h)emi, - (h)eni, - (h)en.

b) në kohën e pakryer: -(h)esha, -(h)eshe, - (h) ej, -(h)eshim, - (h)eshit, -(h)eshin.

Foljet në formën joveprore në të kryerën e thjeshtë marrin përpara pjesëzën u. Kohët e përbëra të foljeve formohen:

- në formën veprore , me ndihmën e foljes kam.

- në formën joveprore me ndihmën e foljes jam.

Mënyra dëftore ka tetë kohë : të tashmen, të pakryerën, të kryerën e thjeshtë, të kryerën, më se të kryerën, të kryerën e tejshkuar, të ardhmen, të ardhmen e përparme. Kohët e mënyrës dëftore, përveç kuptimeve kryesore, kanë edhe përdorime të veçanta.

Mënyra lidhore tregon një veprim ose gjendje që mund të ndodhë, pra, të mundshme. Kohët e mënyrës lidhore janë : e tashmja, e pakryera, e kryera, më se e kryera.

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo

Dikur kam shkruar shpesh nëpër gazeta dhe firma ime ndiqej nga lexuesit. Por tani nuk shkruaj dot. E ndjej që nuk shkruaj dot dhe ka çaste që më pushton një trishtim i hidhur. Pse vallë, nuk shkruaj? Jam po ai që kam qenë, është po ajo mendje, janë po ato duar. Çuditem me veten time. Harrova të shkruaj! Mos i ka fajet mosha? Pse mosha? Unë nuk jam plakur. Dyzet vjet ende nuk i kam mbushur. Dyzetvjeçarët janë njerëz me energji të madhe. Ku shkuan energjitë e mia? Kush i përpiu, ë?

Rri, pi kafe me pak sheqer në tavolinën e kuzhinës sime dhe mendoj. Përpara kam një tufë me letra të bardha që duhet t’i nxi. Në ministri më kërkojnë pasnesër një raport. Duhet ta shkruaj nga e para. Kush do ta mbajë nuk e di. Di një gjë : raportin duhet ta shkruaj unë dhe ai do të mbahet në një mbledhje të madhe.

Dritëro Agolli

Gjahu i malësorëve

-Lëshoni qentë e langonjtë të prijnë përpara,…shpejtoni këmbët të zëmë malin pa zbardhur dita.

-Udhë e mbarë! - Udhë e mbarë!

-A s'ma këndoni një këngë, o djem të rinj, të ndjehemi të gjallë tek shkojmë udhës, - thotë Mark Shalëgjati.

-Ç'këngë të zëmë? - thonë djemtë.

-Le ta këndojmë këngën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

-Me zë të lartë apo me zë të ulët? - pyesin djemtë.

-Me zë të lartë e të hollë, që të ulërijë dheu e të gjëmojnë malet. Djemtë zënë e këndojnë.

-Ashtu, pra, ju lumtë goja, o djem, e u hëngërshim dasmat! Këndoni dhe shpejtoni këmbët se arritëm, s'mban edhe pakëz dhe zëmë rrezen e malit. Mark Shalëgjati thërret:

- Qëndroni aty, o burra shqiptarë, se arrimë. Rrini përdhe e prehuni pakëz, se tashti po zëmë e po gjujmë. Gjahtarët u ulën përdhe e prehen.

Konstandin Kristoforidhi

Fshati im

...Është fshati im, fshati ku u linda, ku u rrita, fshati i nënës, i atit, i fshatarëve të mi!

Ç’kujtime ... aty u lëkunda për herë të parë në djepin e vogëlisë, aty u përkëdhela nga duart e nënës, aty qava në varrime, aty qesha në gëzime.

Aty u rrita, në fshatin tim, mbi kodrën me plepa, rrëzë shkëmbit maja-maja; aty ujita me djersë arat, luadhet, kopshtet; aty ngava qetë e lërova tokën; aty ruajta e rrita dhentë e dhitë, aty në fshatin tim, në bregun e hijshëm, në malin e lartë, në fushën e gjerë.

Petro Marko

Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër

TANA: Dëgjo, burrë...

VANGJELI: Ç’ ke moj grua?

TANA: Jam sëmurë.

VANGJELI: Që kur? Ç’thua?

TANA: Ç’të them? Ja, them që jam sëmurë!

Koka më digjet si furrë,

s’e kisha pësuar kurrë.

VANGJELI: Po tani vallë ç’pësove?

Më duket se u ftove

gjithë natën u zbulove,

dhe s’më le fare të flërë!

TANA: Gjithë ditën ç’kishe bërë?

Ti për bar e për dru s’vete

dhe qahe se nuk fjete?

Çajupi

AJKUNA QAN TË BIRIN

Yjtë shtangën në qiell dhe dëgjojnë vajin që bën Ajkuna duke ngjitur bjeshkët; kur del lart në Lugjet e Verdha, ajo nis e mallkon hënën:

T'u shoftë drita ty, moj hënë, që s' më dërgove një fjalë atë natë... të dilja shpejt në këto lugje e të hyja në varr bashkë me djalin! Ndofta varri do të na nxinte të dyve. E po të qëllonte të mos na nxinte, do të kisha hapur vetë me duart e mia një varr të ri, përbri varrit të djalit, do të hyja brenda; do t’i lutesha ahut të malit, do t'i falesha gurit të shkrepit, do t’i bija në gjunjë rrahut të zi që të më jepnin një truall për varr. Bjeshka është mjaft e madhe. Ahu, guri e rrahu i zi mund të zinin vend gjithkund a të ngushtoheshin pak, po atyre do t’u dhimbsej një zemër nëne e do të më falnin ndonjë copë truall sa të hapja një varr e të hyja pranë Omerit tim. Mallkuar qofsh, moj hënë, që e le nënën të pavarr!

Mitrush KUTELI

E tashmeE pakryerE kryerMë se e kryer

(unë) të dëgjojtë dëgjojatë kem dëgjuartë kisha dëgjuar

(ti) të dëgjoshtë dëgjojetë kesh dëgjuartë kishe dëgjuar

(ai) të dëgjojëtë dëgjontetë ketë dëgjuartë kishte dëgjuar

(ne)të dëgjojmëtë dëgjonimtë kemi dëgjuartë kishim dëgjuar

(ju) të dëgjonitë dëgjonittë keni dëgjuartë kishit dëgjuar

(ata) të dëgjojnëtë dëgjonintë kenë dëgjuartë kishin dëgjuar

48

64