8
SONNENTOR shpk KARABOTI Carum carvi L. Karaboti është një prej erëzave më popullore dhe të përdorura më gjerësisht në botë. Veçorit e tij të shkëlqyera përmenden madje edhe në Bibël. Në shekullin I -rë P.K. është propozuar si fuqizues nga Dioskorides. Karaboti është kultivuar në Evropë, nga Sicilia e deri në Skandinavinë veriore, që nga Mesjeta. Fryti aken i karabotit (Carvi fructus) konsiderohet si një ilaç i autorizuar nga pothuajse të gjithë farmakopetë. Përdoret në mjekësi kryesisht si antispazmik, karminativ dhe stomakik. Esenca e ekstraktuar nga fryti (Aetheroleum carvi) ka veçori antibakteriale; pengon shumëzimin e Escherichia coli, Streptococcus fecalis, Streptococcus aureus dhe baktere të tjera infektuese. Megjithatë, karaboti dhe farërat e karabotit përdoren kryesisht në industrinë ushqimore dhe në shtëpi, për të aromatizuar produkte të pjekura të ndryshme, mishra dhe ushqime të tjera dhe sallatat, turshitë dhe pijet, në pothuajse të gjithë zonat e botës. Esenca e saj është një material bazë natyror jo vetëm në farmakologji por edhe në industrinë e kozmetikës. Kultivohet në shkallë të gjerë në shumë zona, për shkak të popullaritetit dhe përdorimit në shkallë të gjerë, kryesisht në vendet me klimë të ftohtë. Vendet kryesore rëndësishme të kultivimit janë Hollanda (furnizuesi kryesor i tregut botëror), Polonia, Egjipti, Turqia, Rusia, SHBA dhe Maroku. Karakteristikat Speciet e karabotit i përkasin familjes Apiaceae. Njihen më shumë se 20 specie të gjinisë Carum, përfshi format zhvillojnë fruta të vegjël dhe Përgatitur nga Dr. Endrit Kullaj

KARABOTI - Sustainicum · Web viewKërcelli, i cili zhvillohet në vitin e dytë, është i përpjetë, 1 – 1.5 m i lartë dhe përgjithësisht degëzon në nivelin e tokës. Gjethet

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KARABOTI - Sustainicum · Web viewKërcelli, i cili zhvillohet në vitin e dytë, është i përpjetë, 1 – 1.5 m i lartë dhe përgjithësisht degëzon në nivelin e tokës. Gjethet

SONNENTOR shpk

KARABOTICarum carvi L.

Karaboti është një prej erëzave më popullore dhe të përdorura më gjerësisht në botë. Veçorit e tij të shkëlqyera përmenden madje edhe në Bibël. Në shekullin I-rë P.K. është propozuar si fuqizues nga Dioskorides. Karaboti është kultivuar në Evropë, nga Sicilia e deri në Skandinavinë veriore, që nga Mesjeta.

Fryti aken i karabotit (Carvi fructus) konsiderohet si një ilaç i autorizuar nga pothuajse të gjithë farmakopetë. Përdoret në mjekësi kryesisht si antispazmik, karminativ dhe stomakik. Esenca e ekstraktuar nga fryti (Aetheroleum carvi) ka veçori antibakteriale; pengon shumëzimin e Escherichia coli, Streptococcus fecalis, Streptococcus aureus dhe baktere të tjera infektuese.

Megjithatë, karaboti dhe farërat e karabotit përdoren kryesisht në industrinë ushqimore dhe në shtëpi, për të aromatizuar produkte të pjekura të ndryshme, mishra dhe ushqime të tjera dhe sallatat, turshitë dhe pijet, në pothuajse të gjithë zonat e botës. Esenca e saj është një material bazë natyror jo vetëm në farmakologji por edhe në industrinë e kozmetikës. Kultivohet në shkallë të gjerë në shumë zona, për shkak të popullaritetit dhe përdorimit në shkallë të gjerë, kryesisht në vendet me klimë të ftohtë. Vendet kryesore më të rëndësishme të kultivimit janë Hollanda (furnizuesi kryesor i tregut botëror), Polonia, Egjipti, Turqia, Rusia, SHBA dhe Maroku.

KarakteristikatSpeciet e karabotit i përkasin familjes Apiaceae. Njihen më shumë se 20 specie të gjinisë Carum, përfshi format që zhvillojnë fruta të vegjël dhe të mëdha si dhe forma dyvjeçare, njëvjeçare dhe shumëvjeçare. Specia e cila është kultivuar për më shumë kohë dhe e cila është më e përhapura në botë, është karaboti dyvjeçar (i cili ka farë më të madhe). Karaboti njëvjeçar është kultivuar në pak vende (polini, Egjipt, Izrael, SHBA, Hungari) prej jo më shumë se 15 vjetësh në një sipërfaqe relativisht të vogël.

Rrënja si vazo depërton thellë në tokë; trashësia e rrënjës është thuajse e barabartë me atë të gishtit të njeriut; pakëz tulore, e bardhë nga brenda dhe me ngjyrë të kuqërreme – kafenjtë të lehtë nga jashtë.

Kërcelli, i cili zhvillohet në vitin e dytë, është i përpjetë, 1 – 1.5 m i lartë dhe përgjithësisht degëzon në nivelin e tokës. Gjethet rozetë zhvillohen në vitin e parë dhe janë me bishtakë, me gjatësi mbi 0.2 m.

Gjethet e kërcellit janë pa bisht me veshje të kutikulës. Gjethet janë të tri-gjethëshe të përbëra. Kërcelli i karabotit njëvjeçar

Përgatitur nga Dr. Endrit Kullaj

Page 2: KARABOTI - Sustainicum · Web viewKërcelli, i cili zhvillohet në vitin e dytë, është i përpjetë, 1 – 1.5 m i lartë dhe përgjithësisht degëzon në nivelin e tokës. Gjethet

SONNENTOR shpk

është 0.5 – 0.7 m i gjatë dhe gjethet e tij janë të verdhëreme-të gjelbra, më të çelura në ngjyrë se sa ato të karabotit dyvjeçar. Lulëria e të dy formave të karabotit është një ombrellë e përbërë me 5 – 10 rakide; ngjyra e gjethes kurorëmbajtëse është e bardhe ose rozë. Lulet janë monokline. Fryti është aken binjak me pesë rremba. Farërat e të dy llojeve të karabotit janë 3 – 7 mm të gjata dhe 1 – 1.25 mm të trasha; pesha e 1000 farërave është 2 – 3.5 g. Shija dhe aroma karakteristike pikante e karabotit e ka origjinën nga esenca e grumbulluar në kalimet e akeneve. Përmbajtja e esencës së farës së karabotit dyvjeçar është 3 – 7 % dhe ajo e farës së karabotit njëvjeçar është 2 – 3%. Ashtu si esencat, fryti përmban 20 % proteinë dhe 14 – 22 % vaj të lidhur. Përbërësi kryesor i esencës është karvone (50 – 70 %). Sasi domethënëse të d-limonenit (25 – 30 %), dihidrikarvonit, karveolit dhe dihidrokarveolit janë të përfshirë në esencë.

Pjesë të tjera të bimës (rrënjëve, gjetheve, kërcejve, luleve dhe ulërive) përmbajnë esencë vetëm si gjurmë dhe përbërja dallon nga përbërja e esencës.

Grumbullimi i esencës në farë fillon menjëherë pas lidhjes së farës dhe sasia maksimale arrihet në kohën e pjekjes së qumështit. Grumbullimi i esencës ulet disi pas kësaj dhe stabilizohet në periudhën e pjekjes së frytit. Esenca e farës në pjekjen e qumështit përmban më pak karvon se sa e farërave të pjekura.

Farërat e karabotit e ruajnë aftësinë mbirëse për 2 – 3 vjet. Mbirja zgjat për 18 – 25 ditë në kushte të mira. Zhvillimi fillestar i karabotit dyvjeçar është i ngadaltë; gjethet e para rozetë shfaqen 11 – 14 ditë pas zhvillimit të gjetheve embrionale. Pas kësaj, rozeta, karakteristikë e bimëve dyvjeçare, zhvillohet vazhdimisht dhe përbëhet nga 7 – 18 gjethe kur zhvillohet plotësisht (në vjeshtë). Bima fillon të zhvillohet disi me shpejtësi në fillim të pranverë së vitit të dytë (gjysma e parë e Marsit) dhe formimi i luleve fillon brenda 30 – 37 ditëve duke filluar numërimin nga mugullimi (mesi i Prillit). Nëse zhvillimi i vitit të parë të bimës ka qenë i paplotë (për shkak të hijezimit ose thatësisë) dhe diametri i qafës së rrënjës është më pak se 5 mm, atëherë dalja e kërcellit nuk ndodh dhe bima formon fruta vetëm në vitin e tretë. Në kushte mesatare, lulet e karabotit dyvjeçar lulëzojnë në Maj. Kohëzgjatja mesatare e lulëzimit është 40 – 50 ditë. Frutat piqen brenda 40 – 50 ditëve duke numëruar që nga lulëzimi i plotë. Pjekja është e vazhdueshme dhe farërat e faturuara shkunden më lehtë.

Periudha e përgjithshme vegjetative e karabotit dyvjeçar është 440 – 460 ditë nga mbjellja deri në pjekjen e farërave. Ndryshe nga karaboti dyvjeçar, periudha e vegjetacionit e karabotit njëvjeçar është vetëm 140 – 160 ditë. Ai zhvillohet me shpejtësi

Përgatitur nga Dr. Endrit Kullaj

Page 3: KARABOTI - Sustainicum · Web viewKërcelli, i cili zhvillohet në vitin e dytë, është i përpjetë, 1 – 1.5 m i lartë dhe përgjithësisht degëzon në nivelin e tokës. Gjethet

SONNENTOR shpk

pas mugullimit; kërcelli del në mesin e Qershorit dhe lulëzon nga ditët e para të Korrikut për 20 – 25 ditë. Frutat e saj piqen nga fundi i Gushtit deri në pjesën e parë të Shtatorit dhe farërat janë më pak të ndjeshme ndaj shkundjes.

Kërkesat mjedisoreKaraboti dyvjeçar është vendas i livadheve kodrinore dhe parcelave të lagështa me sanë. Ai parapëlqen klimë me reshje. Kërkon sasi nxehtësie relativisht të ulët; mbirja e tij fillon në temperatura toke prej 7 – 9°C. Madje temperaturat e larta nuk kërkohen në fazat e mëvonshme të zhvillimit; një temperaturë mesatare ditore prej 16 – 20°C është me avantazh në kohën e lulëzimit dhe lidhjes së farës. Është i ndjeshëm ndaj disponueshmërisë së rrezeve të diellit veçanërisht gjatë vitit të parë. Sipas eksperimenteve, nëse është i shoqëruar me perime që e hijezojnë, nuk formon fruta as edhe në vitin e dytë. Kërkesa për ujë është e lartë. Bima nuk formon fruta nëse furnizimi me ujë nuk është i mjaftueshëm. Thithja e ujit është më e lartë në fillim të daljes së kërcellit dhe në kohën e lulëzimit. Kërkesa për reshje është 600 – 650 mm në vit.

Karaboti mund të kultivohet në pothuajse çdo lloj toke. Rendimentet më të larta mund të merren në toka të thella, të lagështa (edhe pse pa ujë nëntokësor), mesatare në të ngjeshura, të pasura më lëndë ushqyese. Zonat e thata, ranore ku kemi grumbullime uji dhe tokat e thata nuk janë të përshtatshme për kultivimin e karabotit.

Karaboti njëvjeçar ka deri diku kërkesa të larta për nxehtësi dhe kërkesa për ujë është gjithashtu më e lartë për shkak të faktit se piqet më vonë.

KultivimiKultivimi me bashkëshoqërim Karaboti dyvjeçar shoqërohet shpesh me një bimë tjetër njëvjeçare me qëllim që të shfrytëzohet më me efektivitet sipërfaqja e kultivimit pasi nuk formon fruta në vitin e parë. Bimët e përshtatshme për shoqërim janë ato që kanë një periudhë vegjetacioni të shkurtër dhe bëjnë pak hijezim. Botimet e mëparshme kanë sugjeruar një sërë bimësh për bashkëshoqërim me karabotin për kultivim në sipërfaqe të kufizuara. Bimët më të përshtatshme për bashkëshoqërim janë kopra dhe karaboti njëvjeçar. Këto kanë kërkesa shumë të ngjashme për nga agroteknika dhe biologjia; por mbjellja duhet bërë në dy rreshta, për shkak të distancave të ndryshme midis rreshtave.

Përgatitur nga Dr. Endrit Kullaj

Page 4: KARABOTI - Sustainicum · Web viewKërcelli, i cili zhvillohet në vitin e dytë, është i përpjetë, 1 – 1.5 m i lartë dhe përgjithësisht degëzon në nivelin e tokës. Gjethet

SONNENTOR shpk

Kopra e shoqëruar me karabotin parapëlqehet të kultivohet vetëm për prodhimin e vajit bimor, sepse mund të vilet më herë (90 – 95 ditë) dhe kështu nuk pengon zhvillimin e karabotit. Karaboti njëvjeçar shkakton hijezim në një shkallë më të vogël se sa kopra dhe karaboti dyvjeçar është në gjendje të fuqizohet mirë nën të.

Karaboti mund të mbillet në të njëjtin vend vetëm pas 4 vjetësh.

Furnizimi me lëndë ushqyese Karaboti kërkon sasi të mëdha lëndësh ushqyese. Nuk kërkon plehërim të drejtpërdrejt me plehra organike dhe mund të shfrytëzojë efektet e plehërimit pas dy ose tre vjetësh. Një nivel ushqyesish i mjaftueshëm në tokë mund të realizohet duke hedhur pleh organik apo komposto, sasia e të cilave duhet të llogaritet duke marrë për bazë edhe kërkesat e bimës shoqëruese.

Furnizimi i pamjaftueshëm me lëndë ushqyese do të shkaktonte zhvillim të ngadaltë dhe rrjedhimit karaboti nuk do të ishte në gjendje të zhvillonte kërcejtë që bartin frutat në vitin e dytë. Për të prodhuar 1 ton farë, karaboti merr nga toka 72 kg N, 32 kg P2O5 dhe 80 kg K2O. Natyrshëm, që sasitë faktike të këtyre ushqyesve varen nga përmbajtja e ushqyesve në tokë në kohën e plugimit. Gjatë përgatitjes së tokës mund të bëhet një plehërim sipërfaqësor. Nëse toka është e varfër dhe meqenëse plehu organik kërkon më shumë kohë të zbërthehet, ky plehërim sipërfaqësor mund të bëhet në vjeshtë së bashku me përgatitjen e tokës. Kjo bëhet edhe më e domosdoshme nëse kultivimi kryhet në bashkëshoqërim. Plehërim sipërfaqësor me plehra që përmbajnë azot (që lejohen në bujqësinë organike) duhet të kryhet në pranverë (50 – 60 kg/ha).

Përgatitja e tokës Karaboti kërkon një shtrat fare të lagësht me strukturë të imët.Për të shmangur tharjen e tokës, përgatitja e tokës në pranverë duhet të bëhet me

pajisje të cilat nuk e zhvendosin shumë tokë ose depërtojnë thellë në të.

Mbjellja Faktori bazë në kultivimin me sukses të karabotit është mbjellja e cila duhet kryer në kohën e duhur. Koha optimale e mbjelljes për karabotin në Evropë është në Mars dhe fillimi i Prillit. Si rezultat i shpeshtë i mbjelljes së vonuar, rozetat nuk formohen deri në dimër, me kusht që mugullimi të ketë qenë i mjaftueshëm dhe rrjedhimisht bimët nuk do të zhvillojnë organet e tyre riprodhuese edhe në vitin e dytë.

Metoda e mbjelljes varet nga mënyra e kultivimit. Kur kultivimi kryhet pa bimë shoqëruese farërat duhet të jenë 80 – 100 për m. Në këtë rast, norma e farës është 10 – 12 kg/ha. Karaboti njëvjeçar mund të mbillet me distancë rreshtash 0.2 – 0.25 m për shkak të hapësirës më të vogël që kërkon; për të patur të njëtin numër të farërave mbirëse në 1 m duhet të përdoret një normë fare prej 12 – 15 kg/ha. Thellësia e mbjelljes nuk duhet të jetë mbi 20 mm pasi farërat që janë më të thella se sa 20 mm mugullojnë pa efikasitet dhe jo njëtrajtësisht.

Në rastin e kultivimi me bimë shoqëruese, mbjellja duhet bërë në dy kalime. Fillimisht mbillet bima shoqëruese e kultivuar dendur (kopra) e më pas mbillet karaboti dyvjeçar. Kopra mbillet përgjithësisht me hapësirë rreshtash prej 0.2 m dhe me gjysmën e sasisë së farës për mbjellje dhe më pas mbillet karaboti me hapësirë rreshtash 46 – 50 cm duke përdorur një normë fare prej 8 – 10 kg/ha. Farërat e dy bimëve mund të përzihen gjithashtu dhe të mbillen njëkohësisht nëse pesha e 1000 farërave dhe hapësirat e rreshtave të mbjelljes janë të ngjashëm, si në rastin e karabotit njëvjeçar dhe dyvjeçar. Tokat duhet të përmbyset pas mbjelljes sidomos kur koha është e thatë.

Përgatitur nga Dr. Endrit Kullaj

Page 5: KARABOTI - Sustainicum · Web viewKërcelli, i cili zhvillohet në vitin e dytë, është i përpjetë, 1 – 1.5 m i lartë dhe përgjithësisht degëzon në nivelin e tokës. Gjethet

SONNENTOR shpk

Kujdesi për bimëtKujdesi për karabotin konsiston në shkuljen e bimëve të padëshirueshme, kultivimin midis rreshtave me makineritë e duhura nëse shihet e nevojshme dhe përhapjen e ushqyesve në vjeshtë. Në vitin e dytë, shkulja e bimëve të padëshirueshme dhe ndonjëherë kultivimi ndërmjet rreshtave dhe trajtimi kundër dëmtuesve (me preparate të lejuara në bujqësinë organike). Pas vjeljes së bimës shoqëruese rekomandohet shkrifërimi dhe ajrosja e tokës duke kultivuar midis rreshtave. Trajtimet kundra sëmundjeve duhen patur gjithashtu nën vëmendje. Midis sëmundjeve kërpudhore, hiri (Erysiphe umbelliferarum) dhe peronospora (Plasmopara nivea) janë më të shpeshtat.

Mbrojtje parandaluese e rregullt kërkohet kundër Eryophyes pencendani f. Cari, i cili mund të shkaktojë deformim të lulërisë dhe shterpësisë. Një dëmtues serioz tjetër është tenja e karabotit (Depressaria nervosa). Vemjet e tenjës dëmtojnë kërcejtë dhe gjethet dhe më vonë prodhimi asgjësohet nga të ushqyerit mbi lulet dhe ombrellat farore.

VjeljaFrutat e karabotit duhet të vilen me shumë kujdes, për shkak të pjekjes jo të njëtrajtshme dhe ndjeshmërisë së lartë ndaj rrëzimit. Procesi manual që është zbatuar më parë (kositje, lidhja në rrotulla, pas-pjekje) sot përdoret vetëm në kultivimin në kopshte.

Karaboti dyvjeçar vilet përgjithësisht në dy kalime. Në kalimin e parë karaboti pritet me makineri dhe kalimi i dytë (pas 5 – 6 ditë) triorohet me kombajna vjelëse të drithërave. Prerja duhet të fillojë në fillim të maturimit (përpara vjeljes vjeshtore të drithërave), kur ombrellat janë të verdhëreme – kafenjta dhe farërat kanë filluar të forcohen (gjendja e pjekjes dyllore). Me qëllim që të zvogëlojmë humbjen nga rrëzimi, puna duhet të kryhet në fillim të mëngjesit ose më vonë në padrekë.

Farërat e trioruara parapëlqehet që të zhyten menjëherë dhe thahen me tharës artificialë, në të cilat farërat shpërndahen në shtresa të holla. Farërat myken lehtë dhe për këtë arsye është i nevojshëm trajtimi me kujdes. Karaboti njëvjeçar është më pak i ndjeshëm ndaj humbjes së farërave dhe për këtë arsye mund të vilen me një kalim me ndihmën e vjelësve kombajnë të drithërave kur farërat janë tërësisht të maturuara.

Prodhimtaria e farës së karabotit dyvjeçar është 0.5 – 1.0 t/ha dhe ajo e karabotit njëvjeçar 1.0 – 1.6 t/ha.

Përgatitur nga Dr. Endrit Kullaj