28
Kaçinar PROFILI I KOMUNËS KAÇINAR

Komuna Kaçinar

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Profil i komunes Kaçinar

Citation preview

Page 1: Komuna Kaçinar

Kaçinar

Qëndra për Bashkëpunim ndërmjet Komuniteteve, Autoriteteve Lokale dhe OJF-ve

Rr. “Zenel Baboçi”, Pll.37/1, Sh.2, Ap 20, Tiranë, ShqipëriKutia Postare 7451 - Tel: (04 2229077) - Mob: 06920421190E-mail: [email protected] - Web: www.cangoalbania.org

Komuna Kaçinar, Mirditë, ShqipëriTel: 0216 29903E-mail: [email protected]

Kaçinar PROFILI

I KOMUNËSKAÇINAR

Kaçinar KAÇINAR

COMMUNEPROFILE

Page 2: Komuna Kaçinar

Botues: Qëndra për Bashkëpunim ndërmjet Komuniteteve, Autoriteteve Lokale dhe OJF-ve

Rr. “Zenel Baboçi”, Pll.37/1, Sh.2, Ap 20Tiranë, ShqipëriKutia Postare 7451Tel: 04 2229077Mob: 06920421190E-mail: [email protected]: www.cangoalbania.org

Graphic Design: Studio “Tartari”Shtypshkronja: GentgrafikTirazhi: 750 Kopje

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përmbajtja e këtij botimi mund të përdoret lirisht dhe të kopjohet për qëllime jo përfitimi, me kusht që çdo riprodhim i tillë të shoqërohet me njohjen e CANGO si burim i këtij prodhimi.

LAÇ

LEZHË

MIRDITË

KUKËS

PUKË

SHKODËR

BURREL

KRUJË

DURRËS

PESHKOPI

Klos

Reps

Kurbnesh

Perlat Qendër

Rëshen

Kaçinar

Rubik

N

E

S

W

Page 3: Komuna Kaçinar

PROFILII KOMUNËSKAÇINAR

Ky botim u mundësua me përkrahjen e CANGO, me fonde ngaCafod UK (Agjensia Katolike e Anglisë dhe e Wellsit për Zhvillim Përtej Detit)

Qëndra për Bashkëpunim ndërmjet Komuniteteve, Autoriteteve Lokale dhe OJF-ve

Faqe

I- Parathënie 3

II- Historiku i Komunës 4

III- Besimi dhe Kulti Fetar Katolik 6

IV- Përshkrimi Gjeografik 8

V- Klima 10

VI- Burimet Natyrore 11

VII- Demografia 15

VIII- Infrastruktura 17

IX- Bujqësia dhe Blegtoria 18

X- Zhvillimi ekonomik 19

XI- Arsimi 21

XII- Shërbimi Shëndetësor 22

XIII- Kultura dhe Tradita 23

XIV- Qeveria Vendore 23

XV- Marrëdhëniet me Donatorët 24

Përmbajtja

Page 4: Komuna Kaçinar

2 I Profili i Komunës Kaçinar

Qendra për Bashkëpunim midis Komuniteteve, Autoriteteve Lokale dhe OJF-ve

(CANGO) falënderon në mënyrë të veçantë për mbështetjen dhe kontributin e tyre,

të gjithë ata që ndihmuan në hartimin e profilit të Komunës së Kaçinarit. Pa ndi-

hmën e tyre do të ishte i pamundur grumbullimi i informacionit dhe hartimi i këtij

dokumenti.

Ne falënderojmë punonjësit e Komunës, dhe në veçanti Kryetarin e Komunës

z. Kastriot Ndojin për bashkëpunimin e paçmuar në grumbullimin dhe sistemimin e

të dhënave për këtë profil.

Shprehim falënderim dhe mirënjohje për skuadrën e punës, në veçanti për konsu-

lentët tanë Jim Budds dhe Artan Rrojin nga Urban International Associates (UIA)

për drejtimin e grupit të punës për hartimin e këtij profili si dhe Lindita Oshafin për

lehtësimin e procesit, rishikimin e përmbajtjes, dhe për diskutimet e komentet e saj

shumë të vlefshme.

Së fundi, përmbajtja e këtij profili reflekton këndvështrimet e përfaqësuesve të Ko-

munës së Kaçinarit dhe të CANGO-s por jo domosdoshmërisht pozicionin e CA-

FOD UK (Fondi Katolik i Anglisë dhe i Wellsit për Zhvillimin përtej Detit) që financoi

punën për hartimin dhe botimin e këtij dokumenti.

Nëntor 2008

Falënderime

Falë

nder

ime

Qëndra për Bashkëpunim ndërmjet Komuniteteve, Autoriteteve Lokale dhe OJF-ve

Page 5: Komuna Kaçinar

Profili i Komunës Kaçinar I 3

Kaçi

nar Pa

rath

ënie

I dashur lexues,

Nëpërmjet këtij botimi kemi kënaqësinë të përcjellim tek ju Pro-

filin e Komunës, i cili në mënyrë të përmbledhur prezanton his-

torinë, gjendjen aktuale dhe perspektivën e Kaçinarit. Ky libërth

u përgatit në të njëjtën kohë me Planin Strategjik të Zhvillimit të

Komunës Kaçinar i cili mundëson harmonizimin mes prioriteteve

e projekteve afatshkurta dhe afatgjata të zhvillimit, dhe njëkohë-

sisht të projekteve në sektorë të ndryshëm midis fshatrave në

këtë komunë.

Qeverisja vendore realizohet me sukses e në dobi të qytetarëve kur ajo zhvillohet bazuar në vizionin

dhe planin strategjik të realizuar në konsultim me të gjithë aktorët e interesuar dhe komunitetit.

Ky Profil si dhe Planit Strategjik i Zhvillimit Ekonomik u përcaktuan si prioritet i qeverisë komunare,

pasi u konsideruan si dokumentat më të rëndësishëm për komunën. Plani do të jetë kushtetuta e

orientimit të të gjithë politikave, për një qeverisje të suksesshme vendore dhe komunitet të zhvilluar.

Për realizimin e këtij Profili si dhe të Planit Strategjik, ne ndoqëm një proces të gjatë bisedimesh,

konsultash e debatesh, duke angazhuar burimet më të spikatura intelektuale të komunës, punonjës

të administratës vendore, anëtarë të komunitetit, grupet e interesit dhe inidividë të interesuar për zhvil-

limin e Kaçinarit.

Dëshiroj të falënderoj grupin e punës për hartimin e Profilit dhe Planit Strategjik të Zhvillimit Ekonomik

të Komunës, pa kontributin e të cilëve kjo punë nuk do të ishte realizuar.

Në emrin tim dhe të gjithë atyre që u përfshinë në këtë projekt, shpreh mirënjohje dhe falënderim

për përkushtimin dhe profesionalizmin për punonjësit dhe konsulentët e organizatës jo qeveritare

CANGO, me ndihmën dhe mbështetjen financiare të së cilës u mundësua ky botim.

Kastriot Ndoji

Kryetar i Komunës Kaçinar

I. Parathënie

Kryetari i Komunës Kaçinar

Page 6: Komuna Kaçinar

4 I Profili i Komunës Kaçinar

KKomuna Kaçinar përbëhet nga fshatrat Shtuf, Arrëz, Kaçinar dhe Shëngjergj që dikur bënin pjesë në

bajrakun e Dibrës; dhe fshatrat Simon e Kuzhnen të bajrakut të Kuzhnenit, si dhe Shpërdhaza me

banorë të përzier nga pikëpamja e origjinës, si Oroshas dhe Selitas.

II- Historiku i Komunës

Gjatë viteve 1992-1996 në të përfshihej edhe Bukmira që përbëhej kryesisht nga banorë të ardhur nga Oroshi.

Në fillesën e tij Kaçinari ishte një katund me disa lagje të vjetra më vonë mori tiparet e një mik-rorajoni të trevës së Mirditës.

Në organizimet e vjetra e të reja Kaçinari ka qenë qendër famu-llie, zone, lokaliteti, kooperative bujqësore, këshilli popullor të bashkuar dhe komune. Në vitet ‘30 qendër komune ka qenë edhe fshati Simon, i cili për disa kohë ka luajtur rolin e lokalitetit. Kuzhneni ka qenë qendër e baj-rakut me të njëjtin emër ndër nënkrahinat e Mirditës.

Banorët e Kaçinarit, edhe pse me përkatësi nga bajrakë të ndry-shëm, janë të gjithë mirditorë me të njëjtat doke, zakone, veshje, me të njëjtën mënyrë jetëse e botë shpirtërore, pavarësisht dallimeve të lehta që janë karakteristike për vise të ngja-shme për nga formimi.

Objekte Muzeale Objekte Arkeologjike

Hist

orik

u i K

omun

ës

Page 7: Komuna Kaçinar

Profili i Komunës Kaçinar I 5

Kaçi

nar

Sipas arkeologëve, historianëve, studiuesve e njerëzve të shquar që ndër vite kanë rrugëtuar nëpër këtë krahinë, nëntreva e Kaçinarit është një vendbanim i hershëm i para Krishtit. Zbu-limet arkeologjike, dokumentat e shumta për objektet e kultit, kalatë dhe mjaft toponime, janë dëshmi e padiskutueshme e her-shmërisë së kësaj treve.

Emri Kaçinar lidhet me emrin e një rrapi të quajtur Qinar, tashmë monument natyre. Banorët e kësaj zone që udhëtonim përmes shtigjeve që ata vetë kishin kri-juar, kur pyesnin: “Nga cila rrugë erdhe, - Nga rruga e epërme apo

«nga qinari»”, e shndërruan këtë emërtim në toponimin me të cilin njihet edhe sot kjo komunë. Ban-orët e këtij pellgu që nga rrjedhja e sipërme e Shpërdhazës e deri në bashkimin me Fanin e Madh morën emrin Kaçinaras. Me këtë emër do të përmendeshin edhe në dokumentat e administratës turke të vitit 1467, si dhe më pas në dokumentat e vitit 1516. Her-shmëria e Kaçinarit, emër që e mori krejt njësia administrative, tashmë është e vërtetuar dhe e pasqyruar në mjaft dokumenta, arkiva muzeale e arkeologjike, në libra e botime të tjera me vlerë.

Në vitin 1972 miniera e Kaçi-narit u kthye në qendër pune industriale dhe në një qytezë modeste minatorësh me interes për zonën, gjë e cila ndikoi në zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve si: rrugë, shkolla, shërbime postare, dyqane, klinika dentare, farmaci e rrjete shërbimesh komunare.

Që nga viti 1992 Kaçinari është komunë dhe një nga shtatë njësitë administrative të Mirditës, me 4100 banorë.

Arkitekturë vendase Rrapi në qendër të Kaçinarit

Hist

orik

u i K

omun

ës

Page 8: Komuna Kaçinar

6 I Profili i Komunës Kaçinar

KIII- Besimi dhe Kulti Fetar Katolik

Kaçinari është një vendbanim i vjetër fetar. Gjurmë të kësaj hershmërie i gjejmë në fshatrat Kishëz,

Arrëz, Meshurdh, Zhonëz, Simon dhe Shpërdhazë, edhe toponimet Kishëz, Buzëz, Kodër Kishë e

përforcojnë më shumë profilin katolik të kësaj zone.

Kisha Simon

Besi

mi d

he K

ulti

Feta

r Kat

olik

Page 9: Komuna Kaçinar

Profili i Komunës Kaçinar I 7

Kaçi

nar

Në Meshurdh, në afërsi të fshatit Simon, gërmimet arkeologjike dhe studimet që janë kryer fla-sin se këtu ka patur një popullsi me jetë dinamike dhe besim të konsoliduar. Këtu mund të për-mendim rrënojat e kishës në Meshurdh që sipas arkivave të Vatikanit daton të jetë i vitit 1200, duke shënuar kështu një nga in-stitucionet fetare më të vjetra në Mirditë e më gjërë.

Viti 1461, i shënuar në një këm-banë të kishës së famullisë Kaçinar dhuruar nga Vatikani, është një tjetër dëshmi. Doku-mentat flasin edhe për kishën e Shëngjergjit si dhe shkollën e jezuitëve nga e cila kanë dalë misionarë fetarë edhe për fam-ulli e shërbime fetare për vendet e tjera të rajonit.

Nga kjo trevë e kanë origjinën klerikë të dëgjuar e me kontrib-ute të pamohueshëm jo vetëm si misionarë, por edhe në fusha të tjera si politika, historia, letër-sia e gjuha. Ndër ta mund të përmendim Dom Zef Gjinalin, Dom Prend Brungën, At Am-broz Marlaskën, Dom Nikoll Perlaskën, Dom Mark Shtufin e Dom Zef Shtufin.

Dom Zef Gjinali, i prezantuar në studimin e shkrimtarit Ndue Dedaj, ishte i pari prift i Mirditës i shuguruar Ipeshkëv, duke qënë për një kohë edhe abati i Abacisë së Oroshit. At Ambroz Marlaska, nga fshati Kuzhnen, spikati edhe si intelektual në filozofi, histori e gjuhësi e u bë Rektor i Universitetit të Romës.

Ai gjithashtu iu përkushtua poli-tikës, e u zgjodh deputet i parla-mentit të Shqipërisë në vitet ’20. Në famullinë e Kaçinarit i fun-dit që ka shërbyer deri në vitin 1967 ishte Dom Prend Qafalia, i cili bashkë me klerikë të tjerë u bënë viktima të persekutimit komunist.

Me fillimin e proceseve demokratike, në vitin 1990, rifil-loi aktiviteti dhe shërbimi fetar. Prifti që përcolli meshën e parë në zonën e Kaçinarit ishte Dom Simon Jubani, i cili u përkujdes për ringjalljen shpirtërore të ko-munitetit.

Në oborrin e qelës, shtëpia e priftit Kishë në Simon

Besi

mi d

he K

ulti

Feta

r Kat

olik

Page 10: Komuna Kaçinar

8 I Profili i Komunës Kaçinar

KIV- Përshkrimi Gjeografik

Kaçinari shtrihet në një terren të thyer të pasur me lugina, gryka, shpate, liqene, përrenj, lumenj, livad-

he, ara, kullota e shkëmbinj. Pjesën fushore e përbëjnë fshati Kaçinar, Simon, Shtuf dhe Shpërdhazë,

ndërsa atë kodrinore–malore Shëngjergji, Arrëzi dhe Kuzhneni. Kodrat e Kaçinarit paraqesin veçoritë

tipike të një vendi me gërryerje të vazhdueshme, zbutur disi nga pyllëzimet e reja dhe pritat malore.

Pjesën më të madhe të sipërfaqes e zënë pyjet e kullotat.

Bashkimi i përroit të Shtufit me atë të Arrëzit

Përs

hkrim

i Gje

ogra

fik

Page 11: Komuna Kaçinar

Profili i Komunës Kaçinar I 9

Kaçi

nar

Kaçinari përshkohet në anën perëndimore nga Përroi i Shtufit dhe atë lindore nga Përroi i Ar-rëzit. Që të dy bashkohen tek ura e Ndredit duke formuar vazhdi-min e lumit Shpërdhazë. Përroi i Shtufit formon një kanion vërtet interesant. Në kufirin kadastral me Simonin, këtij lumi i bashko-hen edhe përrenj të tjerë si Be-qira duke e shndërruar lumin e Shpërdhazës në ujëmbledhësin kryesor të zonës. Nga Bjeshka e Kaçinarit burojnë edhe për-renj e lumenj të tjerë si Gjadri, Lumagjini, Përroi i Zhurrit dhe ai Veros.

Kuota më e ulët është pikëta-kimi i Shpërdhazës me Fanin e Madh, 200 m mbi nivelin e detit,

ndërsa kuota më e lartë në veri, Maja e Mishilorit 1401m mbi nivelin e detit. Një reliev i tillë ka krijuar kushte për bimësi të pasur natyrore e të kultivuar, si dhe për faunë të zhvilluar.

Kaçinari kufizohet me Oroshin, Gjegjanin, Bjeshkët e Pukës, Velën dhe Ndërfanën. Pjesa veriore e tij është edhe kufiri ndarës i Mirditës më Pukën. Kaçinari lidhet edhe me njësi të tjera administrative, si Bash-kinë Rrëshen, Komunën Orosh, Gjegjan dhe Ungrej.

Nga pikëpamja gjeografike Ka-çinari kufizohet: në veri me Li-vadhin e Hamzës dhe rrjedhën e sipërme të lumit Gjadër, në

perëndim me Përroin e Kaziut dhe lagjen Kaluer e Pacaj, në jug me Qafë-Vorrëzin për kodër deri në Shpërdhazë, Bukmirë e Cekaj, në lindje me Kuzhnenin e Vogël (Voza), Fanin e Madh dhe Pëshqeshin.

Nga pikëpamja administrative Komuna Kaçinar kufizohet: në veri me Bjeshkët e Pukës, në jug me Bashkinë Rrëshen, në lindje me Komunën Orosh, në perëndim me Komunën Ungrej, në Veriperëndim me Ungrejin dhe Vrithin, në jugperëndim me Bashkinë Rrëshen, në juglindje me Bashkinë Rrëshen dhe Ko-munën Orosh.

Lagja e Kaçinarit, Foilet

Përs

hkrim

i Gje

ogra

fik

Page 12: Komuna Kaçinar

10 I Profili i Komunës Kaçinar

K

Temperatura mesatare vjetore lëkundet midis 10-11o°C. Dimri në përgjithësi është i ftohtë dhe zgjat deri në 90 ditë, me temperatura nën 0o°C dhe me minimale historike deri në -18o°C. Ndër dimrat më të ftohtë përmenden ai i vitit 1963 për akullin dhe i vitit 1985 për borën me lartësi mbi 1 metër. Trashë-sia e borës varion nga 20 cm deri në 1m. Bora shkrin duke filluar më 15 Prill e në vazhdim. Edhe pse fryjnë erëra të forta e të ftohta, kryesisht nga lindja, veriu e verilindja, ato nuk bëhen pengesë për zhvillimin normal të të gjitha bimëve të egra e frutore, si dhe ullirit.

Në fshatin Simon në vitin 1953 është vendosur një stacion meteorologjik me pajisje të thjeshta i cili i dërgon të dhëna Stacionit Meterologjik të Tiranës.

V- Klima

Kaçinari vlerësohet si një zonë mesdhetare paramalore. Në formimin e klimës së zonës së Kaçinarit

një rol të rëndësishëm luan lugina e Fanit të Madh dhe hapja e saj në drejtim të jugperëndimit. Përmes

saj fryjnë erëra të ngrohta që vendosin ekuilibre klimaterikë, faktorë përcaktues në zhvillimet e bimë-

sisë gjatë gjithë vitit, sidomos në rritjen e shkurreve mesdhetare të tipit të makieve.

Qafa e Vorrës Gurë në mal

Klim

a

Page 13: Komuna Kaçinar

Profili i Komunës Kaçinar I 11

Kaçi

nar

BBjeshka e Kaçinarit dhe e Kuzhnenit është nga më të rrafshtat e të pasurat e Mirditës dhe viseve veri-

ore të Shqipërisë, me pyje të shfrytëzueshme e me rrafshnalta me sipërfaqe të konsiderueshme si ato

të Fushë Lajës, (Laja e Madhe dhe Laja e Vogël).

Flora dhe Fauna

Bimësia e Kaçinarit është e shumëllojshme, kjo në sajë të klimës e relievit mjaft favorizues. Dallohen të gjithë brezat bimorë që në disa vende ndërthuren midis tyre. Në pjesën jugore, jugperëndimore dhe juglindore brezi i shkurreve dhe i dushkut bashkë me disa bimë hetero-vajore zënë gati tre të katërtat e sipërfaqës së mbuluar me bimësi. Në brezin malor gjenden shkurre, bimë mjekësore dhe hetero-vajore. Shqemi, trumza dhe lisna zënë një sipërfaqe të konsiderueshme. Deri në vitet 1990 këto bimë zinin një peshë të rëndësishme në sigurimin e të ardhurave për zonën.

VI- Burimet Natyrore

Pyll me pisha Shëngjergj Reliev në Kaçinar

Burim

et N

atyr

ore

Page 14: Komuna Kaçinar

12 I Profili i Komunës Kaçinar

Karakteristikë tjetër e brezit malor të shkurreve është gjelbërimi i përhershëm. Përbërëse e kësaj bimësie është edhe mareja, e përdorur në prodhimin e rakisë, produkt i konsumuar prej vetë banorëve dhe tregtuar me mjaft sukses.

Në këtë sipërfaqe të dendur me bimësi ka edhe një faunë të pasur që është e lakmueshme për gjueti. Këtu rritet dhelpra, lepuri, çakalli, derri i egër dhe kaprolli.

Pyjet zënë një sipërfaqe prej 11,988 ha, nga të cilat 5985 ha si pyje komunale dhe 6000 ha pyje shtetërore. Në Bjeshkët e Kaçinarit dhe Kuzhnenit ka drurë halorë dhe ah. Këtu rritet edhe qërshi-gëza, një bimë hetero-vajore e rrallë për tërë malësinë e Mirditës e më gjerë. Qendra e Komunës është më e varfër me bimësi. Në të ka vetëm pisha dhe akacie të mbjella nga banorët e zonës dhe ndërmarrja pyjore. Shtimi i mëtejshëm i tyre mbetet një domosdoshmëri.

Miniera Kaçinar

Burim

et N

atyr

ore

Page 15: Komuna Kaçinar

Profili i Komunës Kaçinar I 13

Kaçi

nar

Mineralet

Bazamenti i Kaçinarit përbëhet nga shkëmbinj intruzivë e efuz-ivë. Në pjesën më të madhe ato mbulohen nga pako argjilite copëzore dhe shkëmbinj të tjerë sedimentarë dhe magmatikë.

Shkëmbinjtë ultrabazikë e bazikë të Mollëzës (Kaçinar)

Këta lloj shkëmbinjsh janë të pranishëm në disa zona, por ato të Mollëzës janë më të veçantë. Në fshatin Arrëz dhe Kuzhnen gjejmë shkëmbinj të familjes magmatike, troktolite e gabro që paraqiten përgjithësisht tepër kompaktë.

Shkëmbi ka qëndrueshmëri mesatare, deri të lartë, ndërsa koefiçienti i fortësisë varion nga

mesatar tek ultrabazikët, në i lartë tek troktolitet e gabrot.

Koefiçienti i thyeshmërisë, mo-duli i elasticitetit dhe i zbutjes i plotësojnë kushtet për shfrytëzi-min e tyre si materiale ndërtimi e kryesisht si gurë dekorativë për veshje. Janë llogaritur rreth 40 milion ton rezerva të shfrytë-zueshme.

Kërkimet e para gjeologjike në trevën e Kaçinarit janë bërë nga Franc Nopça gjatë viteve 1905-1907, kryesisht për min-erale me ngjyrë, kjo për faktin se qysh në lashtësi, që në ne-olitin e vonë, duket se banorët e këtushëm kanë ndërtuar furra për shkrirjen e bakrit. Speciali-stët e gjeologjisë Rubik rifilluan

kërkimet në vitin 1966 dhe më 1967 ngritën ekspeditën e parë me tetë sonda. Pas tre vjet kër-kimesh u arrit në përfundimin se kishim të bënim me një vend-burim bakri me rezerva për 20 vjet. Kërkime për mineralin e bakrit, arit, asbestit (mineral jo metalor), janë bërë edhe në Cekaj, Gjazhdë, Gjazuj, Rre-biqe, Beqiraj, Urën e Ndredi, Arrëz dhe Shtuf.

Kaçinari vitet e fundit ka ngjallur interes për gjeologinë, jo vetëm për mineralet por edhe për jo metalorët të tillë si gurët deko-rativë, argjilorët dhe silicet. Në vitet ‘80 silici u shfrytëzua gjërë-sisht për nevoja të metalurgjisë së shkrirjes së bakrit.

Gurë Mollëz Përrua, Arrëz

Burim

et N

atyr

ore

Page 16: Komuna Kaçinar

14 I Profili i Komunës Kaçinar

KRrjeti Ujor dhe Hidrografia

Kaçinari dallohet për një rrjet të

gjerë natyror hidrografik që për-

bëhet nga ujëmbledhës, lumenj,

përrenj e përroska që rrjedhin

në drejtim veri-jug dhe që kanë

ujë gjithë vitin. Karakteristikë

për rrjetin hidrografik të Kaçi-

narit është se prurjet e mëdha

aktivizohen në stinët e vjeshtës,

dimrit dhe pranverës, kushtë-

zuar kjo edhe nga formacionet

specifike gjeologjike dhe format

e thyera të relievit.

Në këtë rrjet hidrografik dallohen:

-Përroi i Shtufit i cili në pjesën e sipërme ndahet në dy degë: pë-rroi i Benës dhe përroi i Sharrës, ujrat e të cilëve përdoren për va-ditje dhe përshkojnë disa fshtra. Përrenj të tjerë janë ai i Arrëzit dhe Beqirajve, i Plakzës, i Gurit të Zi dhe i shkollës Simon. Të gjithë këta përrënj e përroska, pasi bashkohen rrugës, formoj-në lumin e Shpërdhazës. Ky lum nga fshati Shpërdhazë e deri në bashkimin me lumin e Fanit të Madh, gjarpëron nëpër një luginë të thellë e të ngushtë, shoqëruar me shpate mjaft të pjerrët.

Lumi ka një regjim të pasur ujor që varion nga 64.8 m/sek në periudhën e lagësht e deri në 7.7 m/sek në atë të thatësirës. Përmes kanaleve vaditëse ky lum dhe përrenj të tjerë ujitin thu-ajse të gjithë tokën e punueshme në fshatrat Simon, Kuzhnen, Shpërdhazë, Arrëz e Kaçinar.

Para viteve ‘90 në Shëngjergj është ngritur edhe një basen me kapacitet vaditjeje mbi 60 ha. Rr-jeti hidrografik mund të përdoret edhe për prodhimin e energjisë elektrike të pastër. Rrjedhja e ujrave është e vazhdueshme gjatë gjithë vitit edhe për faktin që bjeshkët e Kaçinarit dhe Kuzh-nenit rrinë të mbuluara më borë për më shumë se 3-4 muaj.

Kanion i lumit Shtufi, Kaçinar Lumi Shpërdhazë

Burim

et N

atyr

ore

Page 17: Komuna Kaçinar

Profili i Komunës Kaçinar I 15

Kaçi

nar

KKaçinari daton të jetë banuar qysh në kohë të hershme. Një pjesë e popullatës ka emigruar herët në

zonën përreth dhe emrat Kaçinar, Simon, Kuzhnen i gjen të përdorura si mbiemra dhe në zonat e Le-

zhës dhe Kurbinit, dukuri që fakton këtë levizje. Por nuk kanë munguar edhe ardhjet nga treva të tjera

drejt Kaçinarit, si p.sh nga Rrafshi i Dukagjinit.

Popullsia e kësaj zone nuk është ndikuar nga push-timet turko-sllave, prandaj nga pikëpamja e për-bërjes etnike është e tëra me kombësi shqiptare. Deri në vitet 1990, lëvizjet migruese të popull-sisë nuk ekzistonin si fenomen demografik. Mbas viteve ‘90 e në vazhdim edhe Komuna Kaçinar është përfshirë nga emigrimi dhe migrimi i vrul-lshëm, kryesisht zonat fushore Lezhë, Tiranë, Durrës dhe Shkodër por një numër i vogël shkoi edhe më në jug të Shqipërisë. Shumë të rinj kanë emigruar për të përmirësuar kushtet e vështira ekonomike.

Në zonë vërehen ndryshime të moshës mesatare. Kjo si rezultat i migrimit të popullsisë në zona të tjera si dhe i numrit të vogël të lindjeve. Kjo e fun-dit vjen edhe për shkak të një mentaliteti të ri për planifikimin familjar.

Pas viteve ’90, rreth 51 % e popullsisë së Komu-nës Kaçinar janë meshkuj dhe 49 % femra.

Tabela nr.1 Ecuria e Zhvillimit të Popullsisë në vite

Nr Viti Banorë Meshkuj % Femra % Nr familjeve

1 1990 4,998 2,070 51.7 1,928 48.3 917

2 1995 4,632 2,364 51 2,268 49 1,140

3 1998 3,618 1,879 51.9 1,739 48.1 905

4 2000 3,487 1,817 52 1,670 48 843

5 2004 3,294 1,667 50.6 1,627 49.4 763

6 2005 3,015 1,543 51 1,474 49 531

7 2006 2,601 13,019 50.3 1,292 49.7 464

8 2007 2,323 1,202 51.7 1,121 48.3 428

Burimi: Komuna Kaçinar

VII- Demografia

Dem

ogra

fia

Komuniteti Kaçinar

Page 18: Komuna Kaçinar

16 I Profili i Komunës Kaçinar

Burimi: Komuna Kaçinar Burimi: Komuna Kaçinar

Burimi: Komuna Kaçinar

Grafiku nr.1: Struktura e Popullsisë sipas Fshatrave

Tabela nr.2 Numri i banorëve për fshat

Fshatrat Gjithsej Femra MeshkujNumri i

familjeve

Kaçinar 390 191 189 70

Simon 513 260 253 99

Arrëz 500 259 241 96

Kuzhnen 254 103 151 48

Shtuf 226 103 123 62

Shengjergj 326 154 172 52

Shpërdhazë 252 111 141 58

Gjithsej 2,451 1,181 1,270 485

Tabela nr.3 Tregues të Popullsisë Komuna Kaçinar

Nr FshatiFamilje Banorë

1990 2005 1990 2005

1 Kaçinar 70 390

2 Simon 99 513

3 Arrëz 96 500

4 Kuzhnen 48 254

5 Shtuf 62 226

6 Shëngjergj 52 326

7 Shpërdhazë 58 252

Komuna 917 485 2461

Shëngjergj13%

Shpërdhazë10%

Kaçinar16%

Simon22%

Arrëz20%

Kuzhnen10%

Shtuf9%

Dem

ogra

fia

Page 19: Komuna Kaçinar

Profili i Komunës Kaçinar I 17

Kaçi

nar

Infra

stru

ktur

a

VIII- Infrastruktura Kaçinari lidhet me aksin rrugor kombëtar Milot-Kukës në rrugën sipër fshatit Ndërfushas, 2 km larg nga Ura e Fanit. E gjithë rruga është e gjatë 28 km. Qendra e Komunës lidhet me rrugë dytësore me fshatrat nën juridiksionin e saj.

Burimi: Komuna Kaçinar

Burimi: Komuna Kaçinar

Rrjeti rrugorRrjeti rrugorUra e Ndredit

Tabela nr.4 Struktura e rrjetit rrugor në Komunën Kaçinar

Nr Rruga Gjatësia (km)

1 Kaçinar-Kuzhnen 6.5

2 Kaçinar-Arrëz 2.3

3 Kaçinar-Shtuf 3

4 Simon-Shpërdhazë 3.5

5 Qafë-Vorrëz-Shëngjergj 4.5

6 Arrëz-Lajë 4

7 Arrëz – Bjeshkë 4

8 Shëngjergj – Kalur 3.8

9 Bukmirë - Shpërdhazë 3.2

10 Arrëz – Qafë-Logu 3.3

11 Simon –L.Preçaj 2

Tabela nr.5 Struktura e rrjetit rrugor 2007

Nr Emërtimi i rrugës Gjatësia km Mbulesa

1 Bukmirë –Kaçinar 13 Çakull+kalldrëm

2 Kaçinar –Arrëz 4 Çakull+kalldrëm

3 Kaçinar – Shëngjergj 4.5 Kalldrëm

4 Simon – Shpërdhazë 4 Kalldrëm

5 Arrëz – Shegjan 5 Kalldrëm

6 Kaçinar – Shtuf 4 Kalldrëm

7 Bukmirë –Shpërdhazë 3 Kalldrëm

8 Arrëz - Bjeshkë 5 Kalldrëm

9 Arrëz – Bjeshkë 4 Kalldrëm

10 Shëngjergj – Kalur 3.8 Kalldrëm

11 Bukmirë - Shpërdhazë 3.2 Kalldrëm

12 Arrez – Qafë-Log 3.3 Kalldrëm

13 Simon –L.Preçaj 2 Kalldrëm

Page 20: Komuna Kaçinar

18 I Profili i Komunës Kaçinar

KIX- Bujqësia dhe Blegtoria

Kaçinarasit njihen si punëtorë dhe kujdestarë të mirë të tokës. Pemëtaria, veçanërisht arra dhe rrushi, është e përmendur në tërë krahinën, mundësi kjo që krijohet edhe nga klima mjaft e përshtatshme.

Tabela nr.6 Realizimi i prodhimeve bujqësore e blegtorale

Viti 2005 Viti 2007

Nr Emërtimi Sasia (kv)

1 Drithra buke 440 375

2 Prodhim rrushi 1,488 1,308

Tabela nr. 7 Tregues bujqësorë

Fshati

Sip toke

(ha)

Sip e punuar

toke (ha)

Tokë arë

(ha)

Drithra buke Foragjere Nr i ekono-mive

bujqësore93 ha 2001 2005 93 2005

1 Arrëz 56 46 46 100

2 Kacinar 76 40 40 70

3 Kuzhnen 40 24 24 47

4 Simon 77 41 41 102

5 Shëngjergj 100 45 45 52

6 Shtuf 23 15 15 62

7 Shpërdhazë 108 48 48 58

Komuna 480 259 259 145 122 80 21 84 491

Burimi: Komuna Kaçinar

Burimi: Komuna Kaçinar

Bujq

ësia

dhe

Ble

gtor

ia

Furnizimi me Energji ElektrikeKomuna Kaçinar furnizohet me energji elektrike me ngarkesë 30000 kw/orë përmes një linje ten-sioni të lartë që vjen nga Rrësheni. Nënstacioni në Qafë-Vorrëz është ngritur që në vitin 1970. Furnizimi me energji elektrike i fshatrave realizo-het përmes kabinave me fuqi 10.000 kw/orë.

UratNë komunën Kaçinar si rrjedhojë e rrjetit të gjerë hidrografik, ka edhe një numër të madh urash. Në këtë drejtim është punuar shumë për përmirësimin

e kësaj infrastrukture. Për shembull në vitin 2006, 200m nga qendra, është ndërtuar një urë auto me parametra inxhinierike-bashkëkohore, mundësuar nga komuna dhe me financim 90% nga Fondi Shq-iptar i Zhvillimit. Përsa i përket urave dhe infrastruk-turës rrugore, ky ka qenë edhe një prioritet i rëndë-sishëm në këto 17 vitet e fundit.Ura të tjera auto dhe pasarela për levizjen e këmbë-sorëve janë ndërtuar edhe në Kuzhnen e Arrëz (ura auto), dhe Shpërdhazë.

Page 21: Komuna Kaçinar

Profili i Komunës Kaçinar I 19

Kaçi

narE

X- Zhvillimi Ekonomik

E gjithë popullsia e Komunës Kaçinar jeton në fshat dhe merret me bujqësi, blegtori, vreshtari

dhe pemëtari.

Komuna përballet me vështirësi për zhvillimin ekonomik si rezultat i:

i) pozitës gjeografike ekstreme. Duke qënë mjaft e izoluar asaj i privohet mundësia për të qenë konkuruese në ekonominë e tregut; ii) papunësisë.Aktualisht në Komunën Kaçinar ku ka 1289 forca pune prej të cilëve 1210 janë të papunë.

Të ardhurat nga emigrantët vazhdojnë të jenë një burim i rëndësishëm për familjet në Kaçinar.

Por ekzistojnë mundësi konkrete për zhvillimin ekonomik të komunës.

Bujqësia është sektori kryesor i ekonomisë së komunës. Më shumë se 80% e popullsisë janë fermerë të vegjël. Si rrjedhojë e kushteve klima-

tike dhe cilësisë së tokës, kultura të tilla si molla, rrushi, kumbulla dhe lajthia zënë një sipërfaqe të mbjellë prej 300 ha.

Blegtoria. Bimësia e shumëllojshme krijon mundë-si për një zhillim të mirë të blegtorisë së imët, si dhitë e delet. Gjedhi ka kushte ideale për rritje në bjeshkët e Kaçinarit dhe në territoret përreth tyre. Në zona si Boka, Laja e Kaçinarit, Shtera, Me-shurdhi dhe Suk-Munega ekzistojnë mundësitë e krijimit të komplekseve për dhi, dele e gjedhë ku mund të mbarështohen deri në 30,000 krerë. Zhvillimi i këtij sektori do të ndihmonte ringritjen e baxhove të përpunimit të qumështit, duke nxjerrë kështu në treg prodhime konkuruese.

Apikultura. Bimësia favorizon gjithashtu edhe mbarështimin e bletës. Vite më parë prodhimi i mjaltit në zonën e Kaçinarit plotësonte tërë treg-uesit e planit për Mirditën.

Parcelë me misër në Simon Arë e mbjellë me grurë dhe misër në Simon

Zhvi

llim

i Eko

nom

ik

Page 22: Komuna Kaçinar

20 I Profili i Komunës Kaçinar

Biznesi vendas. Sektori i tregtisë numëron vetëm 8 % të të punësuarve, këta në dyqane dhe njësi të tjera shërbimi. Një numër akoma më i vogël per-sonash punojnë në sektorin e transportit.

Dy sektorët që kanë njohur punësim të përher-shëm janë ai i arsimit dhe shëndetësisë, por edhe punësimi në to ka ardhur duke u ulur.

Bimët mjekësore. Mbledhja dhe përpunimi i shqemit, trumzës, lisnës, dëllinjës së kuqe e të zezë dhe qërshigëzëz përbën një potencial ekonomik mjaft dobiprurës. Aktiviteti për grumbullimin e bimëve mjekësore do të rriste interesin e biznesit për të investuar në përpunimin e tyre. Ky aktivitet, para viteve 90’, zinte rreth 40% të të ardhurave të përgjithshme të komunës.

Tradita artizane me punimet në dru ka tërhequr vë-mendjen e mjaft specialistëve të fushës. Stimu-limi i industrinë së zejeve do të risillte traditën e kaherëshme, por do të shtonte edhe punësimin, rrjedhimisht edhe të ardhurat për komunitetin.

Mineralet. Ekzistenca i 40 milion ton rezervave të shfrytëzueshme shkëmbinjsh ultrabazikë e bazikë të Kaçinarit përbën gjithashtu një potencial të madh. Këto prodhime mund të përdoren për zbukurimin e fasadave të ndërtesave apo për shtrim trotuari.

Turizmi Malor. Bimësia e të gjitha llojeve, klima e freskët, ujrat e kthjellta, pyjet dhe relievi me shumë thyerje of-rojnë bukuri të rralla e të veçanta turistike që e bëjnë zonën e Kaçinarit joshëse për turizmin malor.

Natyra ka mundësuar gjithçka pamjen nga larg të Liqenit të Shkodrës dhe detit Adriatik, mundësinë e ushtrimit të sportit të skive, botë e pasur shta-zore me dhelpra, lepuj, çakej, derra të egër dhe kaproj. Në Livadhin e Hamzës, Lajën e Madhe dhe të Vogël, si dhe në Livadhin Kabash, mund të ngrihen kampingje verore pushimi me çadra dhe shtëpi alpine prej dërrase.

Sot në Bjeshkën e Kaçinarit dhe të Kuzhnenit mund të hyhet përmes Rrëshenit 30 km, Pukës 20 km dhe Gjegjanit 20 km. Investimi në infrastruk-turë apo ndërtimi i një teleferiku do ta bëntë zonën edhe më tërheqëse.

Blegtori në Kaçinar Vresht Kaçinar

Zhvi

llim

i Eko

nom

ik

Page 23: Komuna Kaçinar

Profili i Komunës Kaçinar I 21

Kaçi

nar Ar

sim

i

Fusha e Lajës, Laja e Madhe dhe e Vogël, dikur e përdorur për shërbime lokacioni, mund të shfrytë-zohet për shërbime aero-portuale të intensitetit të ulët. Në sajë të një burimi mjaft të njohur për vlera kurative, mund të shfrytëzohet edhe për turizëm.

Turizmi Kulturor. Falë natyrës së bjeshkëve plot bukuri e freski, në periudhën e pranverës është e mundur të zhvillohen aktivitete me karakter zonal si Darka e Djathit, Miss Laja, Gara me Desh dhe Panaire blegtorale.

SXI- Arsimi

Shkollat e para në trevën e Kaçinarit janë hapur në fshatrat Simon dhe Kaçinar në fillim të viteve ‘20.

Shkolla e Simonit u çel tek vendi i quajtur Kepi i Shelnave. Më 1922 u hap edhe një shkollë në Kuzhnen.

Ndër mësuesit e parë përmenden Kolë Zadrima, Kolë Kadare, Simon Daberdaku dhe Luigj Kos-niqi. Protagonist në zhvillimet e arsimit ishte edhe Preng Ndue Prenga (Nikolli) i cili shërbente si mësues në Kosovë dhe përgjegjës i Seksionit të Arsimit në Nënprefekturën e Mirditës. Në vitin 1946 u hapën shkolla edhe në fshatin Kaçi-nar me mësues Prengë Ndue Nikollin (Gjinali) dhe në fshatin Kuzhnen me mësues Dodë Tuci.

Në vitin l960 në fshatin Kaçinar u hap një shkollë 7-vjeçare. Gjashtë vjet më vonë u hap një shkollë në fshatin Simon e më pas në fshatrat Kuzhnen

e Shëngjergj, kur fillon përgatitja e mësuesve të parë me arsim pedagogjik.

Në vazhdim të viteve ‘80 në qendër të Komu-nës u hap shkolla e mesme me profil të përgjith-shëm dhe bujqësor. Kjo shkollë numëronte rreth 400 nxënës, ndërsa në të gjithë zonën ndiqnin mësimet mbi 1,000 nxënës. Pas viteve ‘90 kemi një ulje të numrit të nxënësve dhe mësuesve kryesisht si pasojë e migrimit të popullsisë në zona të tjera.

Tabela 8 Numrit të nënësve në Komunën Kaçinar në vitin 1953

Fshati Nxënës gjithsej Femra

Simoni 47 20

Kaçinari 92 37

Shëngjergji 25 8

Kuzhneni 40 16

204 81

Shkolla “At Ambroz Marlaskaj”, KaçinarBurimi: Komuna Kaçinar

Page 24: Komuna Kaçinar

22 I Profili i Komunës Kaçinar

Aktualisht funksionojnë tre shkolla 9-vjeçare në fshatin Kaçinar, Arrëz e Simon dhe tre shkolla të ciklit të ulët në Kuzhnen, Shtuf e Shëngjergj. Gjendja e godinave arsimore është përmirësuar mjaft. Janë rikonstruktuar shkolla 9-vjeçare e Simonit (Banka Evropiane), shkolla 9-vjeçare Arrëz (Karitasi Austriak), si dhe shkollat e Shëngjergjit dhe Ku-zhnenit (buxheti i shtetit).

Numri i specialistëve të lartë që kanë dalë nga kjo zonë është 200.

Tabela nr.9 Struktura e nxënësve në Komunën Kaçinar në vitin 2007

Fshati 9-vjeçare Fillore

Nxënës gjithsej

Femra Nxënës gjithsej

Femra

Arrëz 76 30 30 19

Kaçinar 75 36 31 14

Simon 78 40 39 21

Kuzhnen 5 2 5 2

Shtuf 8 3 8 3

Shëngjergj 15 8 15 8

Tabela nr.10 Struktura e stafit mësimdhënës për vitin 2007

Nr ShkollaMësues gjithsej

Me arsim të lartë

Me arsim të mesëm

1 Kuzhnen 5 5

2 Arrëz 12 6 6

3 Kaçinar 8 5 3

4 Shtuf 1 1

5 Shëngjergj 4 2 2

6 Simon 11 2 9

Arsi

mi

NXII- Shërbimi Shëndetësor

Në Komunën Kaçinar realizohet vetëm shërbimi shëndetësor parësor. Komunitetit i shërben një mjeke familjeje në qendrën shëndetësore dhe një infermiere në çdo ambulancë fshati.

Shërbimi shëndetësor

Shër

bim

i Shë

ndet

ësor

Burimi: Komuna Kaçinar

Burimi: Komuna Kaçinar

Page 25: Komuna Kaçinar

Profili i Komunës Kaçinar I 23

Kaçi

nar

Kultu

ra d

he T

radi

ta

SXIII- Kultura dhe Tradita Simoni, Kaçinari dhe Arrëzi kanë patur të zhvilluar zejet dhe artizanatin e përpunimit të shajakut dhe prodhimit të kostumeve të larmishme tradicionale. Artizanët janë shquar për punimet në dru, zbuku-rimin e odave dhe të mjediseve të tjera të banesave të krahinës.

Kullë Kaçinar Objekte Tradicionale

Qev

eria

Ven

doreK

XIV- Qeveria Vendore

Komuna përbëhet nga shtatë fshatra. Qendra e komunës është në Kaçinar ku janë të vendosura zyrat dhe administrata e qeverisë komunare. Qeveria komunare si strukturë është krijuar në vitin 1992. Organet qeverisëse të komunës janë Këshilli dhe Kryetari i Komunës të cilët zgjidhen direkt nga ko-muniteti. Komuna ka një staf prej 12 punonjësish, 5 punëtorë shërbimi, dhe 7 kryetarë fshtarash.

Shqip

AnglishtKomuna Kaçinar

Page 26: Komuna Kaçinar

24 I Profili i Komunës Kaçinar

XV- Marrëdhëniet me DonatorëtQeveria komunare ka marrëdhënie korrekte me donatorë të huaj e vendas që operojnë në Shqipëri. Ndër

më kryesorët janë:

Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ka realizuar volumin më të madh të investimeve në komunë, kryesisht në fushën e infrastrukturës rrugore:Rruga Kaçinar-Arrëz ndërtuar në 1994-1995, me vlerë 20,000 USD.Ura pasarelë në fshatin Shpërdhazë, ndërtuar në 2003, me vlerë 60,000 USD. Rruga që lidh qendrën e komunës me fshatin Ku-zhnen, e gjatë 6.5 km, ndërtuar në 2004, me vlerë 200,000 USD.Ura e Ndredit me vlerë 60.000 USD ndërtuar në vitin 2006.

Banka Europiane. Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare Simon, në vitin 1998, me vlerë 120,000 USD.

“Fondacioni Për Punësim, Vetëpunësim dhe Formim Pro-fesional’’ pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve So-ciale. Në vitin 1998, me fondin prej 28,000 USD u bë rikonstruksioni i pjesshëm i rrugës Qafë Vor-rëz - Shëngjergj. Karitasi Austriak. Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare Arrëz si dhe pajisja e disa shkollave në komunë me orendi shkollore me vlerë 200,000 USD.

Drejtuesit e Famullisë së Kaçinarit. Prej vitit 1990 e në vazhdim, kanë dhënë fonde për:1-Ura pasarela të vogla për fshatra e lagje në Si-mon, Kaçinar, Shpërdhazë etj.2-Shtrimin me çakull në segmentet më të dëmtu-ara të rrugëve dytësore brenda Komunës

3-Rrethimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në fshatrat Simon e Kaçinar 4-Ndërtimin e shtëpive të familjeve në nevojë me vlerë 100,000 USD5-Rikonstruksionin e plotë të ambienteve të qen-drës së Komunës6-Mbështetjen financiare për aktivitete edukative, arsimore, kulturore e artistike në shkolla PNUD. Investime në infrastrukturë vaditëse në fshatrat Shtuf (19,000 USD) dhe në rikonstruk-sion e rrugës së fshatit Arrëz (20,000 USD)

IFAD-2. Fokusuar në investimet për vaditje, finan-coi 155,000 USD për kanalet vaditëse në :- fshatin Shpërdhazë (90,000 USD)- në lagjen Preçaj në fshatin Simon (35,000 USD)- në lagjen Çupaj në fshatin Kaçinar (30,000 USD)

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë fonde për:

- Qendrën Shëndetësore Kaçinar 2,000,000 Lekë- Ambulancën Arrëz 2,000,000 Lekë- Ambulancën Simon 1,500,000 Lekë- Ambulancën Shtuf 1,000,000 Lekë- Ambulancën Shëngjergj 1,500,000 Lekë- Ambulancën Kuzhnen 1,000,000 Lekë- Ambulancën Shpërdhazë 1,000,000 Lekë

QMar

rëdh

ënie

t me

Dona

torë

t

Page 27: Komuna Kaçinar

Botues: Qëndra për Bashkëpunim ndërmjet Komuniteteve, Autoriteteve Lokale dhe OJF-ve

Rr. “Zenel Baboçi”, Pll.37/1, Sh.2, Ap 20Tiranë, ShqipëriKutia Postare 7451Tel: 04 2229077Mob: 06920421190E-mail: [email protected]: www.cangoalbania.org

Graphic Design: Studio “Tartari”Shtypshkronja: GentgrafikTirazhi: 750 Kopje

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përmbajtja e këtij botimi mund të përdoret lirisht dhe të kopjohet për qëllime jo përfitimi, me kusht që çdo riprodhim i tillë të shoqërohet me njohjen e CANGO si burim i këtij prodhimi.

LAÇ

LEZHË

MIRDITË

KUKËS

PUKË

SHKODËR

BURREL

KRUJË

DURRËS

PESHKOPI

Klos

Reps

Kurbnesh

Perlat Qendër

Rëshen

Kaçinar

Rubik

N

E

S

W

Page 28: Komuna Kaçinar

Kaçinar

Qëndra për Bashkëpunim ndërmjet Komuniteteve, Autoriteteve Lokale dhe OJF-ve

Rr. “Zenel Baboçi”, Pll.37/1, Sh.2, Ap 20, Tiranë, ShqipëriKutia Postare 7451 - Tel: (04 2229077) - Mob: 06920421190E-mail: [email protected] - Web: www.cangoalbania.org

Komuna Kaçinar, Mirditë, ShqipëriTel: 0216 29903E-mail: [email protected]

Kaçinar PROFILI

I KOMUNËSKAÇINAR

Kaçinar KAÇINAR

COMMUNEPROFILE