50
1 KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMË: “NDËRGJEGJËSIMI I PUBLIKUT, POLITIKËS, FAMILJES DHE TË GJITHË AKTORËVE TË TJERË SOCIALË SI NJË KUSHT I DOMOSDOSHËM PËR ZBATIMIN DHE RESPEKTIMIN E KONVENTËS PËR TË DREJTAT E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARAOrganizuar nga AVOKATI I POPULLIT DHE KËSHILLI KOMBËTAR I PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA 11 Prill 2013

KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

1

KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMË:

“NDËRGJEGJËSIMI I PUBLIKUT, POLITIKËS, FAMILJES DHE TË GJITHËAKTORËVE TË TJERË SOCIALË SI NJË KUSHT I DOMOSDOSHËM PËR ZBATIMINDHE RESPEKTIMIN E KONVENTËS PËR TË DREJTAT E PERSONAVE ME AFTËSI

TË KUFIZUARA”

Organizuar ngaAVOKATI I POPULLIT

DHEKËSHILLI KOMBËTAR I PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

11 Prill 2013

Page 2: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

2

Pasqyra e Lëndës

Fjala pёrshёndetёse e Z. Igli Totozani, Avokat i PopullitFjala pёrshёndetёse e Z. Sinan Tafaj, Kryetari i K.K.P.A.KFjala pёrshёndetёse e Znj. Zineb Touimi-Benjelloun, Koordinatore e Agjensive të Kombeve tëBashkuara dhe Përfaqësuese e Përhershme e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara(PNUD) në ShqipëriFjala pёrshёndetёse e Sh.T, Z. Ettore Sequi, Ambasador, Kreu i Delegacionit tё B.E nёShqipёriFjala pёrshёndetёse e Znj. Alenka Verbole, Zyrtare e lartё pёr çёshtjet e demokracisё,Prezenca e OSBE nё ShqipёriFjala pёrshёndetёse e Z. Marco LEIDEKKER, Kryetar i zyrës së Këshillit të Europës nëTiranëFjala e Z. Sinan Tafaj, Kryetari i K.K.P.A.K, “Rёndёsia e Konventёs sё tё Drejtave tё personaveme aftёsi tё kufizuara dhe risitё qё sjell”Fjala e Z. Florjan Rojba, Kryetar i Shoqatës kombëtare të njerëzve që nuk dëgjojnë “Kapacitetiligjor dhe e drejta e pёrfaqesimit tё tё personave me aftёsi tё kufizuara si pjesё integrale e sёnjёjtёs kauze”Fjala e Znj. Mybere Prizreni, Kryetare e Shoqatës humanitare të invalidëve para dhetetraplegjikë të Shqipërisë “Ligji i pёrfaqёsimit demokratik, zbatimi mё i mirё nё praktikё iKonventёs pёr çёshtje thelbёsore tё mbrojtjes sё tё drejtave tё njeriut”.Fjala e Znj. Rajmonda Bozo, Drejtore Ekzekutive, Sherbimi Ligjor Flas Tirane, TLAS, “Tёdrejtat e grave, fёmijёve, tё rinjve dhe moshёs sё tretё tё personave me aftёsi tё kufizuara simbrojtje e posacme dhe diversitet brenda grupit tё personave me aftёsi tё kufizuara”Fjala e Z. Abdulla Omuri, Zv/Kryetar i KKPAK, Kryetar i Shoqatës Kombëtare të invalidëve tëpunës së Shqipërisë, “E drejta e punёsimit, mohimi i saj dhe varfёria”Fjala e Znj. Zhaneta Muca, Shoqata e te Verbërve të Shqipërisë, “Arsimimi si njё e drejtё dheshans i rёndёsishёm nё integrimin shoqёror tё personave me aftёsi tё kufizuara”Fjala e Znj. Gerta Begolli, Shoqata e te Verbërve të Shqipërisë, “Tё drejtat e njeriut – boshtimbi tё cilin ndёrtohen dhe aplikohen tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara”Fjala e Znj. Kledia Ngjela, Ndihmës Komisioner, Avokati i Popullit, “Monitorimi idrejtёpёrdrejtё i zbatimit tё Konventёs – çёshtje esenciale e njohjes dhe e zbatimit tё tё drejtavetё personave me aftёsi tё kufizuara”Fjala e Z.Sinan Tafaj, Kryetar i KKPAK, “Problemet dhe vёshtirёsitё qё rrezikojnё/kufizojnёzbatimin e Konventёs sё OKB pёr tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara”Miratimi i Strategjisё “Pёr ndёrgjegjёsimin e opinionit publik, politikёs, familjes dhe tё gjithёaktorёve tё tjerё socialё”

Me miratimin e Konventёs sё OKB-sё pёr tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara,organizimi i kёsaj Konference pёrfaqёson njё aktivitet me rёndёsi specifike nё pёrpjekjet pёrarritjen dhe garantimin e pёrmirёsimeve nё njohjen dhe mbrojtjen e lirive dhe tё drejtavethemelore tё njeriut pёr personat me aftёsi tё kufizuara nё Shqipёri.

Page 3: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

3

Fjala pёrshёndetёse e Z. Igli Totozani, Avokat i Popullit

Të nderuar pjesëmarrës,

Më lejoni në rradhë të parë t’ju uroj të gjithë të pranishmëve mirëseardhjen në Konferencën eDytë Kombëtare mbi zbatimin dhe respektimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësitë Kuafizuar.Më vjen mirë që jam sot këtu me ju si Avokat i Popullit, e njëkohësisht edhe si një qytetar, tëcilin, e keni patur e do ta keni gjithmonë zërin tuaj, në çdo lloj aktiviteti, iniciative apoproblematike; një qytetar i cili përpiqet e punon bashkarisht me ju, për të garantuar gëzimin e tëdrejtave të barabarta mes të gjithë qytetarëve në vendin tonë.Më vjen mirë gjithashtu që ndodhem në këtë moment kur, pas një periudhë të gjatë të studimit etë ekspertimit të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, më nëfund ky akt u ratifikua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Ky instrument i rëndësishëmduke u bërë kështu pjesë e legjislacionit tonë të brendshëm, ka për qëllim që t’i garantojë këtijgrupimi shoqëror, të drejta dhe liri themelore, të cilat janë të mirëqena për shumicën e qënievenjerëzore.Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë si dokumenti kryesor, i cili garanton të drejtat eshtetësave, parashikon në nenin 18, barazinë e të gjithë shtetasve para ligjit dhe ndalimin ediskriminimit, ku si një nga shkaqet parashikohet edhe gjendja sociale, nën të cilën përfshihendhe personat me aftësi të kufizuar, si kategori me një situatë dhe status social specifik. Pra,Kushtetuta e R.SH nuk i referohet drejtpërsëdrejti personave me aftësi të kufizuar, por ajogaranton në mënyrë të përgjithshme mekanizma mbojtës edhe për këtë kategori shtetasish.Parë në këtë këndvështrim, personat me aftësi të kufizuara janë ajo pjesë e shoqërisë, e cila e katë domosdoshme mbështetjen e vazhdueshme nga shteti, për t’iu respektuar e garantuar të drejtatdhe liritë themelore, si dhe aksesin në çdo fushë të jetës.

Page 4: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

4

Gjatë vitit që kaloi, jeni përballuar me jo pak vështirësi, ku nuk mund të rri pa përmendurvonesën lidhur me pagesën për PAK, ku ne si institucion u pozicionuam qartë në anën eqytetarëve të prekur ngo kjo situatë, duke bërë rekomandimet përkatëse drejtuar Ministrisë sëPunës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta si edhe Ministrisë së Financave.Dua të sjell në vëmendjen tuaj dhe propozimin që Avokati i Popullit i ka drejtuar Kuvendit tëShqipërisë, për zgjedhjen e një prej Komisionerëve nga rradhët e PAK, propozim ndaj të cilitKuvendi ende nuk ka mbajtur qëndrim, e për të cilin ne jemi ende në pritje.

Dëshiroj gjithashtu, t’ju përmend iniciativën tonë më të fundit për të kërkuar informacion ngainstitucionet publike në lidhje me zbatimin e kërkesave të ligjit nr. 7995 “Për nxitjen epunësimit”, për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. Ky informacion do të jetë pjesë enjë raporti të veçantë që institucioni i Avokatit të Popullit, do të hartojë për personat me aftësi tëkufizuara.

Në fund të fjalës simë, më lejoni të shpreh bindjen time se duke bashkëpunuar mund të arrijmëdrejt një shoqërie më të hapur, të barabartë e jo diskriminuese për të gjithë shtresat e kategoritësociale, e kur them bashkëpunim kam parasysh më së shumti qeverinë si përgjegjesë për hartimine politikave, por edhe shoqërinë civile si përfaqësuese dhe mbeshtetëse e këtyre shtresave, dhenjekohësisht edhe Avokatin e Popullit si mbrojtës dhe promovues i të drejtave dhe lirivethemelore të njeriut. Shoqëria jonë do të jetë më e shëndetëshme kur të gjithë anëtarët e sajpavarësisht gjendjes së tyre sociale dhe nevojave të tyre të veçanta do të kenë mundësinë tëkontribuojnë dhe realizojnë potencialet e tyre. Prandaj të gjithë së bashku si qytetarë dhe si pjesëe Institucioneve që përfaqësojmë të angazhohemi më fortë në këtë sfidë.Ju faleminderit dhe i uroj suksese kësaj Konference!

Page 5: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

5

Fjala pёrshёndetёse e Z. Sinan Tafaj, Kryetari i K.K.P.A.K

Mirdita të gjithëve

Mirëserdhët në Konferencën e dytë kombëtare “Për ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve, lidhurme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi tëKufizuar”.Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i uroj mirëseardhjen Ambasadorit të Komisionit Europian z.EttoreSequi, përfaqësueses së lartë të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri znj Zinep, përfaqësuesit tëlartë të Këshillit të Evropës në Shqipëri z.Leideker, zyrtares së lartë për demokraci në OSBE Znj.Verbole.

Kjo konferencë organizohet me mbështetjen dhe bashkëpunim të plotë me Avokatin e Popullitz.Igli Totozani. Në bashkëpunim me Avokatin e Popullit, prej muajsh kemi menduar tëorganizojmë këtë konferencë, pasi Parlamenti Shqiptar kishte në proces ratifikimin e Konventësse OKB për të drejtat e PAK. Sot, kjo është një ngjarje e vecantë edhe shumë e madhe për tëgjithë PAK në Shqipëri. Është një ngjarje e veçantë sepse në thelb lëvizja e AK në Shqipëri kabërë përpjekje të vazhdueshme për mbrojtjen e të drejtave dhe ndërgjegjësimin e vetvetes nëpërpjekje, në këtë fushë, veçanërisht për emancipim shoqëror.

Të nderuar pjesëmarres,Konventa e OKB për të drejtat e PAK është një instrument jashtëzakonisht i rëndësishëm nëduart tona. Është me rëndësi jetike për ne, që të parët që duhen ndërgjegjësuar dhe që duhet t’anjohim mirë këtë Konventë, duhet të jemi ne vetë. Konventa në nenin 8 të saj ka përcaktuardetyra të qarta për shtetet palë që kanë nënshkruar që lidhen me ndërgjegjësimin e të gjithëshoqërisë edhe gjithë faktorëve të saj përbërës. Ne jemi thellësisht të interesuar që kyndërgjegjesim të fillojë nga ne vetë dhe të sigurojë mbështetjen e të gjithë aktorëve të fushës.

Lëvizja e aftësisë së kufizuar në Shqipëri është një lëvizje e vjetër që nga ditet e para tëdemokracisë në vitin 1991, që në ditët e para të demokracisë u krijuan organizatat kombëtare dhelokale të gjitha llojeve të ndryshme të AK. Sot, kjo lëvizje e shtrirë në të gjithë territorin e venditdhe në të gjitha llojet e aftësisë së kufizuar është një aset, është një vlerë e veçantë për shoqërinëshqiptare. Ne jemi shumë mirënjohës që të gjithë aktorëve të fushës, të gjithë institucioneve që ikanë dhënë mbështetje të veçantë forcimit të kësaj lëvizje.Në mënyrë të veçantë dua t’i shpreh mirënjohjen time të thellë para jush Avokatit të popullit z.Igli Totozani, i cili ka hapur derën për ne dhe është marrë me të gjitha problemet dhe shqetësimettona. Ai ka shkuar në të gjithë Shqipërinë për të dëgjuar shqetësimet edhe hallet e njerëzve tanë.Edhe ne do të jemi të hapur dhe mbështetës të fuqishëm për Avokatin e Popullit.Në mënyrë të veçantë një rol të rëndësishëm do të luajnë organizatat tona në zonat jashtëTiranës, në zonat periferike, në zonat malore, rurale dhe në qytetet skajore të vendit. Ajo çfarëështë shumë e rëndësishme të kuptohet sot nga të gjithë faktorët është se levizja e aftësisë sëkufizuar nuk është një organizim elitar në Tiranë, por është një organizim i plotë dhe shumëaktiv në të gjithë Shqipërinë. Juve vetë jeni dëshmitarë për organizimin e lëvizjeve tona përprotestat apo formave të tjera të ankesave që kemi paraqitur.Vete Avokati i Popullit është dëshmitar sesi njerëzit tanë në zonat rurale kanë shkuar në mënyrëtë organizuar për të paraqitur shqetësimet e tyre.

Page 6: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

6

Të nderuar pjesemarres,

Një rol të rëndësishëm për ne ka luajtur faktori ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantëKomisioni Europian në Tiranë dhe Prezenca e OSBE. Ata vazhdimisht kanë treguar njëvëmendje të veçantë për neve duke na inkurajuar dhe mbështetur në forcimin e kësaj lëvizje. Sotvendi ynë ndodhet në një moment kyç, pasi ka ratifikuar Konventë, pasi fillon procesi i vështirë,pasi fillon implementimi i saj në praktikë. Konventa ka prekur në mënyrë specifike të gjithafushat e jetës ku PAK kanë probleme dhe kanë shqetësime. Sigurisht PAK si qytetarë të këtijvendi janë të mbështetur edhe nga konventa të tjera për të drejtat e njeriut që nga Karta e OKB-sëe vitit 1945 dhe konventa të tjera përfshirë edhe Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut, apopër grupe të tjera të shoqërisë shqiptare dhe shoqërisë njerëzore në tërësi. Megjithatë ështëçmuar e nevojshme dhe plotësisht e arsyeshme miratimi i një konvente për të drejtat e PAK sekufizimi në vetvete është një përjashtim i rëndësishëm dhe vetë aftësia e kufizuar pokonsiderohet më shumë si një fenomen social se sa një fenomen mjekësor. Përjashtimi, është njëfenomen real edhe në familjet shqiptare, pra ushtrimi i zotësisë për të vepruar është një problemreal edhe i përcaktuar si një prioritet në Konventën e OKB-së dhe ushtrimi i vullnetit, mbrojtja edinjitetit njerëzor janë prioritete pikërisht në këtë konventë. Është pikërisht kjo arsyeja qëkonventa i ka dhënë një vend të veçantë mbështetjes së lëvizjes së AK, të drejtës së përfaqësimitdhe përcaktimit në frymën e përbotshme të parimit’’Asgjë për ne, pa ne’’.

Motra dhe vëllezër,

Ju duhet të kuptoni se ky proces është një proces i vështirë, nuk është thjesht politik, është njëfenomen që lidhet me standartin e shoqërisë me zhvillimin ekonomik të vendit. Ne kemi bërëpërpjekje dhe do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje të vazhdueshme që kategoria e PAK të ndjekë

Page 7: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

7

ritmet e zhvillimit të shoqërisë shqiptare dhe për këtë duhet të bëjmë të pamundurën që memiratimin e Strategjisë për ndërgjegjësimin e PAK dhe ndergjegjësimin e shoqërisë shqiptare dhetë gjithë aktorëve të tjerë të bashkëpunojmë me shoqërinë civile shqiptare.Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë me të gjitha organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut, tëbashkëpunojmë me të gjitha organizatat apo fondacionet që punojnë në frymën e shërbimeve përPAK. Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet publike, me Qeverinë edhe Parlamentindhe në mënyrë të veçantë me Avokatin e Popullit që ka prezantuar vullnetin e tij maksimal për tëna mbeshtetur. Ne do të punojmë në mënyrë efektive për të identifikuar fonde, mundësi, hapësiranë bashkëpunim me të gjithë aktorët që procesi i ndërgjegjësimit të opinionit publik, i shoqërisëshqiptare në tërësi, në bashkëpunim me median të jetë një proces real, të udhëhiqet në menyremaksimale dhe efikase nga vetë grupet e aftësisë së kufizuar, sepse ne jemi ata që duke dalë nërrugë, duke qenë prezent japim shembullin me konkret dhe sjellim ndërgjegjësimin në mënyrëfaktike dhe reale pa qenë nevoja për të bërë shumë teori.

Un dua të shpreh edhe një herë mirënjohjen e thellë në emrin tuaj t’u uroj mireseardhjenambasadorëve, përfaqsuesve të lartë të gjitha institucioneve ndërkombetare, Avokatit të Popullit .Ne kishim një premtim edhe nga Ministri i Punës, por ndoshta nga angazhimet e tia nuk kamundur të marrë pjesë. Unë besoj që sot, me prezencën e të gjithë personaliteteve të shquara dotë arrijmë të zhvillojmë një konferencë efektive, profesionale, teknike, cilësore edhe pse jo mereferime shkencore.

Ju faleminderit dhe mirë se erdhët të gjithëve!

Page 8: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

8

Fjala pёrshёndetёse e Znj. Zineb Touimi-Benjelloun, Koordinatore e Agjencive të Kombeve tëBashkuara dhe Përfaqësuese e Përhershme e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara(PNUD) në Shqipëri

I nderuar Z. Totozani,I nderuar Z. Tafaj,Tё nderuar pjesmarrёs,Ështё kёnaqёsi tё jem sot kёtu pёr tё diskutuar çёshtje tё rёndёsishme qё kanё tё bёjnё mezbatimin e Konventёs sё re pёr tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara.Prezenca sot e kaq shumё partnerёve demostron rёndёsinё qё meritojnё kёto çёshtje. Organizimii kёsaj Konference Kombёtare konfirmon angazhimin e institucionit tё Avokatit tё Popullit pёr tёqёnё njё urё efektive ndёrmjet mbajtёsve tё tё drejtave dhe detyrimeve dhe pёr tё ushqyer njёpartneritet me organizatat e shoqёrisё civile duke pёrfshirё organizatat e personave me aftёsi tёkufizuara.Aktualisht, mbi njё bilion persona, apo afёrsisht 15 % e popullsisё sё botёs, jetojnё me disaforma tё aftёsisё sё kufizuar. Censusi i fundit nё Shqipёri informon se personat me aftёsi tёkufizuara pёrbёjnё 6.2 % tё popullsisё; kjo ёshtё shifёr e konsiderueshme e personave dhefamiljeve tё tyre qё gёzojnё tё drejtёn qё tё shohin se barrierat qё ata hasin janё larguar1.Unё shfrytёzoj kёtё mundёsi pёr tё pёrgёzuar Parlamentin Shqipёtar dhe aktorёt pёrkatёs pёrratifikimin kohёt e fundit tё Konventёs sё Kombeve tё Bashkuara pёr tё drejtat e personave meaftёsi tё kufizuara. Ky veprim demostron vullnetin dhe angazhimin e vendit pёr tё qёnё nё tёnjёjtёn linjё me standartet ndёrkombёtare dhe pёr tё mbrojtur tё drejtat e njeriut. Nё tё njёjtёnkohё, ratifikimi kёrkon qё tё gjitha palёt e shqetёsuara duhet tё marrin veprime konkrete pёrzbatimin e parimeve dhe dispozitave tё Konventёs. Veprime konkrete do tё pёrcaktonin heqjen ebarrierave- si nё sferёn publike dhe nё sferёn private- pёr mbrojtjen dhe promovimin e tёdrejtave tё personave me aftёsi tё kufizuar. Ne presim konsolidimin e makinerisё kombёtare qёdo tё monitorojё zbatimin e masave tё tilla, tani qё Konventa ёshtё ratifikuar.Zonja dhe zotёrinj,Organizata e Kombeve tё Bashkuara nё Shqipёri ka mbёshtetur nё mёnyrё aktive axhendёn pёrtё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara. OKB ka ofruar asistencё teknike pёr rishikimin ekuadrit ligjor kombёtar ekzistues nё pёrputhje me Konventёn; dhe Plani i Veprimit pёr zbatimine tij tashmё ёshtё zhvilluar nga Ministria e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta,me mbёshtetjen tonё. Gjithashtu, ne kemi mbёshtetur kapacitetet e aktorёve pёr tё filluar mezbatimin e Konventёs. Ne kemi besimin se vullneti politik dhe burimet e nevojshme pёr zbatimine monitorimin e tij tё plotё do tё jenё.Iniciativa tё tjera tё mbёshtetura nga sistemi i Kombeve tё Bashkuara pёrfshijnё pilotimin ngaUNICEF pёr tё nxitur programe tё pёrkujdesit qё pёrfshijnё fёmijet me aftёsi tё kufizuara.UNFPA ka shoqёruar sistemet e shtetit social nё pёrpjekjet e tyre pёr tё pёrmbushur tё drejtat epersonave me aftёsi tё kufizuara duke punuar me ta pёr tё zhvilluar manuale strategjik lokal dherajonal.Sё fundi, OBSH ka pёrfunduar pёrkthimin dhe publikimin e “klasifikimit ndёrkombёtar tёfunksionimit, aftёsisё sё kufizuar dhe shёndetit” qё ёshtё njё instrument qё do tё ofrojё njё gjuhёtё pёrbashkёt dhe universale pёr aplikime klinike, tё shёndetit publik dhe kёrkim pёr tё lehtёsuardokumentimin dhe matjen e popullatёs me aftёsi tё kufizuar.

1 Sipas Census 2011, personat me aftwsi tw kufizuar pwrbwjnw 6.2 % tw popullsisw / 137435 persona; 75239 janw femra me aftwsi tw kufizuar.Sipas Shwrbimit Social Shtetwror (2013) 152.810 persona me aftwsi tw kufizuar pwrfitojnw pagesa pwr shkak tw aftwsisw sw kufizuar.

Page 9: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

9

Eksperienca jonё kёtu dhe kudo na ka mёsuar se pёr tё pasur progres nё mёnyrё efektive nёfushёn e aftёsisё sё kufizuar ёshtё e rёndёsishme qё tё pёrfshihen persona me aftёsi tё kufizuaranё procesin e vendimarrjes dhe tё krijojnё mekanizma pёr llogaridhёnie pёr monitorimin. Nё tёnjёjtёn kohё ёshtё e rёndёsishme tё rritet ndёrgjegjёsim dhe tё kuptuarit e aftёsisё sё kufizuar nёmёnyrё tё tillё qё tё promovohen qёndrime pozitive dhe tё sigurohet pёrfshirja e grupeve mёshumё tё marxhinalizuara tё personave me aftёsi tё kufizuara.Pёrpara pёrfundimit, do tё doja tё siguroja ju qё sistemi i Kombeve tё Bashkuara do tё vazhdojёtё mbёshtesё Shqipёrinё nё zbatimin e Konventёs sё OKB pёr tё drejtat e personave me aftёsi tёkufizuara. Ju uroj nё konkluzionet e sotme si edhe ne punёn tuaj tё pёrbashkёt nё mbrojtjen e tёdrejtave tё personave me aftёsi tё kufizuara nga çdo dhunim i tё drejtave tё njeriut.

Ju faleminderit!

Page 10: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

10

Fjala pёrshёndetёse e Sh.T, Z. Ettore Sequi, Ambasador, Kreu i Delegacionit tё B.E nёShqipёri

I nderuar Avokat i Popullit, Z. Totozani dhe i nderuar Kryetar, Z. TafajTe nderuar panelistё dhe pjesmarrёs,

Z. Tafaj jam i impresionuar nga vendosmёria juaj.Z. Totozani, jam i impresionuar nga angazhimi juaj pёr tё drejtat e personave me aftёsi tёkufizuara.Ne nuk kemi qenё gjatё kёsaj kohe duke pritur pёr kёtё, ne nuk kemi qenё duke pritur pёr kёtёditё qё t’i dedikohet diskutimit dhe rritjes sё ndёrgjegjёsimit pёr tё drejtat e personave me aftёsitё kufizuara.Ne kemi kёrkuar kёtё, ne kemi nxitur pёr tё arritur kёtё, ne kemi luftuar pёr kёtё, tё gjithё ne sёbashku kёtu. Kjo ёshtё arsyeja pёrse jam i lumtur qё Shqipёria jo vetёm ka ratifikuar Konventёne OKB pёr tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara, por qё dёshira e kaq shumё aktorёve pёrtё vazhduar me hapat e mёtejshёm- pёr tё kuptuar Konventёn dhe pёr ta zbatuar.Sfidat vazhdojnё, dhe janё shumё. Shqipёria ende e ka tё nevojshme qё tё pёrshtasё kuadrinligjor mbi tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara dhe aktet nёn-ligjore. Ende ka statuse tёdiferencuara ndёrmjet disa kategorive tё aftёsisё sё kufizuar. Kuotat e punёsimit ende nukzbatohen ndёrkohё qё ka gjithashtu shqetёsime pёr ndihmёn ekonomike dhe pёrfitimet e tjera.Pёrfshirja nё sistemin e edukimit ende ka disa nevoja pёr t’u pёrmirёsuar, pёrtej faktit qё ligji i ri“pёr arsimin para-universitar” kёrkon qё klasat me nxёnёs me aftёsi tё kufizuara duhet tё kenёmёsues asistentё.Zbatimi i ligjit pёr mbrojtjen nga diskriminimi duhet gjithashtu tё pёrmirёsohet.Investimet nё infrastrukturё duhet tё lejojnё personat me aftёsi tё kufizuara akses nё shёrbimedhe gёzim tё plotё tё tё drejtave tё tyre, njёsoj si tё gjithё shtetasit e tjerё. Çёshtja e ngritur sёfundmi nga shoqёria civile me rastin e zgjedhjeve – vullneti politik, duhet tё pёrkojё me veprimeqё sigurojnё se personat me aftёsi tё kufizuara tё mund tё kenё akses nё qendrat e votimit dhe tёmund tё hedhin votёn e tyre pa iu cёnuar votimi i fshehtё.

Page 11: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

11

Kjo nuk ёshtё njё çёshtje favorizimesh- ёshtё çёshtje e tё drejtave tё barabarta pёr njё numёr tёkonsiderueshёm shtetasish. Njё e drejtё nuk ёshtё diçka qё tё jepet; ёshtё dicka qё askushnuk mundet dhe nuk duhet tё ta cёnojё.Nё Bashkimin Evropian, personat me aftёsi tё kufizuara sot pёrfaqёsojnё mbi 15% tё numrittotal tё popullsisё. Ështё njё detyrim pёr tё ofruar kushtet e nevojshme pёr kёta qytetarё qё tёpёrdorin aftёsitё e tyre nё tё mirё tё tyre, nё tё mirё tё familjeve tё tyre dhe tё shoqёrisё nёpёrgjithёsi.Ne besojmё se njё shoqёri ёshtё demokratike vetёm kur personat mё tё dobёt tё saj arrijnёtё gёzojnё nё mёnyrё tё plotё tё drejtat e tyre civile, ekonomike dhe sociale. Vizioni i njёshoqёrie demokratike dhe me prosperitet zbehet nёse tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuaranuk respektohen. Vizioni i njё shoqёrie demokratike dhe me prosperitet zbehet nёse ne nukrespektojmё tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara. Vizioni i njё shoqёrie demokratike dheme prosperitet zbehet nёse ne nuk sigurojmё se aftёsi e siguruar nuk bёhet barrierё nё kultivimine aftёsive tё tjera.Megjithatё, parimet dhe vizioni i njё shoqёrie civile pёr mundёsi tё barabarta nuk janё ende tёpёrputhura si duhet me realitetin. Kjo ёshtё arsyeja pse BE thekson detyrёn e rёndёsishme tёautoriteteve publike pёr tё siguruar qё personat me aftёsi tё kufizuara tё marrin pjesё plotёsishtnё jetёn sociale, ekonomike, politike dhe kulturore nё njё shoqёri.Duke njohur kёtё detyrim, BE vetё ka ratifikuar Konventёn e OKB pёr tё drejtat e personave meaftёsi tё kufizuara. Ishte hera e parё nё historinё e Bashkimit Evropian qё bёhej palё e njё traktatindёrkombёtar pёr tё drejtat tё njeriut. Kjo tregon rёndёsinё qё Bashkimi dhe shtetet anёtare ijapin tё drejtave tё aftёsisё sё kufizuar – kjo reflekton angazhimin e gjerё tё Bashkimit pёr tёndёrtuar njё Europё pa barriera.Tё gjitha vendet qё aspirojnё anёtarёsimin nё BE- duke pёrfshirё Shqipёrinё – pritet tёzhvillojnё frymёn, ligjin dhe tё praktikojnё tё njёjtat parime dhe vlera.

Page 12: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

12

Ndaj, tё drejta tё barabarta pёr tё gjithё qytetarёt, duke pёrfshirё qytetarёt me aftёsi tё kufizuara,janё pjesё e objektivave matёs tё pёrcaktuara nё rrugёn drejt BE.Shqipёria gjithashtu ka ndёrmarrё hapa tё rёndёsishёm nё drejtimin e duhur, por ashtu si epёrmenda edhe mё sipёr, ende sfida tё rёndёsishme vazhdojnё. Kёto janё sfida shumёkёrkuese, ato kёrkojnё burime tё konsiderueshme njerёzore dhe financiare.Bashkimi Europian njeh qё ka vёshtirёsi, por edhe nё kёto kohё tё krizёs, nё Europё ne nuk kemineglizhuar detyrimet tona ndaj personave me aftёsi tё kufizuara.

Gjatё 5 viteve tё shkuara dhe me anё tё instrumentave tё ndryshёm financiarё, BashkimiEvropian ka kontribuar me mbi 1.1 milion Euro pёr pёrmirёsimin e jetёs dhe pёrgarantimin e mundёsive tё barabarta pёr personat me aftёsi tё kufizuara nё Shqipёri.Ne gjithashtu kemi zgjeruar, nё mёnyrё tё rregullt, mbёshtetjen tonё politike pёr njё shoqёri tёshanseve tё barabarta pёr tё gjithё nё dialog me qeverinё dhe me shoqёrinё civile.

Nё kёtё kuadёr, unё inkurajohem nga kjo konferencё sot dhe vullneti i tё gjithё aktorёve prezentkёtu pёr tё siguruar qё Shqipёria tё bёhet njё shoqёri e shanseve tё barabarta.Njё pjesё e rёndёsishme e kёsaj pёrpjekje ёshtё ndryshimi i mendёsive – ndryshimi i mendёsivetё personave nga vёshtrimi i aftёsisё sё kufizuar si fundi. Nuk ёshtё aspak fundi – ёshtё njё fillimi ndryshёm, ёshtё njё vazhdim i ndryshёm. Ka gjёra pa fund qё kushtёzojnё jetёn tonё dhe kamjete pa fund pёr t’i tejkaluar kёto kushte dhe pёr tё jetuar plotёsisht jetёn, pёr tё pёrmbushuraspiratat tona – nё arsimimim, punё, nё familje, nё politikё, nё shoqёri.

Ne duhet tё sigurohemi pёr tё drejtёn pёr tё mos vendosur “e kufizuar” nё afёtsitё tona. Nё kёtёsfidё Bashkimi Evropian ёshtё nё anёn tuaj.

Page 13: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

13

Fjala pёrshёndetёse e Znj. Alenka Verbole, Zyrtare e lartё pёr çёshtjet e demokracisё,Prezenca e OSBE nё Shqipёri

Z. Totozani,Z. Tafaj,Ambasador Sequi,Znj. Touimi-Benjelloun,Z. Leidekker,

Zonja dhe zotёrinj,Sё pari, jam shumё e lumtur tё jem kёtu me ju sot. Kjo ngjarje feston angazhimin e personave meaftёsi tё kufizuara nё pjesmarrjen aktive nё jetёn publike dhe nё vendimarrje dhe gjithashtu sjellsё bashku tё gjithё aktorёt nё fushёn e tё drejtave tё personave me aftёsi tё kufizuara.Nё mёnyrё tё veçantё, unё jam e lumtur tё shoh kaq shumё pjesmarrёs qё pёrfaqёsojnёorganizatat e tё drejtave tё personave me aftёsi tё kufizuara ashtu si edhe aktivistё tё tё drejtavetё personave me aftёsi tё kufizuara nё vend. Unё do tё doja tё lavdёroja mёnyrёn e tyre proaktivetё rritjes sё ndёrgjegjes publike mbi sfidat qё hasin personat me aftёsi tё kufizuara dhe pёrgjetjen e zgjidhjeve tё mundshme.

Sipas tё dhёnave tё Shёrbimit Social Shtetёror pёr vitin 2012, janё 149,392 persona me aftёsi tёkufizuara qё jetojnё nё Shqipёri. Ata hasin sfida nё dhёnien e njё kontributi tё plotё pёr jetёnpublike dhe politike nё vend. Unё di qё shumё prej tyre kanё ide tё mёdha pёr mёnyrёn se si tёtrajtohen sfidat qё ata hasin por ata duhet tё fuqizohen pёr tё marrё kontrill tё plotё tё jetёs sёtyre.Ka sfida nё terma tё aksesit fizik, pёr shembull pёr sa takon ndёrtesa apo transportit publik, dheaksesit nё edukim, pёrkujdes shёndetёsor dhe punёsim, ashtu si edhe pjesmarrje nё jetёnkulturore dhe politike.Edhe pse personat me aftёsi tё kufizuar gjithnjё kanё qёnё titullarё tё tё njёjtave tё drejta si tёgjithё tё tjerёt, tё drejtat e tyre tani janё vendosur nё njё instrument ndёrkombёtar detyrues tёkuptueshёm nёpёmjet Konventёs pёr tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara.Shqipёria ka nёnshkruar Konventёn nё Dhjetor 2009 dhe ka ratifikuar atё nё muajin Shkurt tёkёtij viti. Kjo shёnon fillimin e njё ere tё re nё pёrjekjet e Shqipёrisё “pёr tё promovuar,mbrojtur dhe siguruar gёzimin e plotё dhe tё barabartё tё tё drejtave tё njeriut dhe lirivethemelore nga tё gjithё personat me aftёsi tё kufizuara dhe tё nxisё respektimin e dinjitetitnjerёzor” (Neni 1)

Prezenca e OSBE nё Shqipёri ka mbёshtetur lёvizjen e aftёsisё sё kufizuar qё prej vitit 2003 kurfilloi lobimi pёr zhvillimin e Strategjise Kombёtare pёr personat me aftёsi tё kufizuar. Ndёr vite,ka vazhduar tё forcojё Kёshillin Kombёtar tё Personave me aftёsi tё kufizuara dhe tё lehtёsojёkrijimin e Forumit Rinor tё Aftёsisё sё Kufizuar sё bashku me Ambasadёn Britanike dheFondacionin Vodafone. Gjithashtu, ka punuar ngushtё me OJF tё ndryshme nё fushёn e aftёsisёsё kufizuar.Unё do tё thoja se kontributi i Prezencёs sё OSBE ёshtё unik, duke sjellё nё fokus çёshtjen epjesmarrjes sё personave me aftёsi tё kufizuara nё vendimarrjes dhe nё lehtёsimin e krijimit tёdialogut ndёrmjet shoqёrisё civile dhe qeverisё, qё ёshtё njё nga gurёt e themelit tё Konventёs.Qeveria disa herё ka vendosur nё axhendё angazhimin e saj pёr tё rritur profilin dhe zёrin epersonave me aftёsi tё kufizuara nё vendimarrje, por ende ka vend pёr pёrmirёsim tё mёtejshёm.

Page 14: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

14

Ratifikimi i Konventёs ёshtё nё kohё duke qёnё se ajo siguron mё tej qё personat me aftёsi tёkufizuara tё gёzojnё tё njejtat tё drejta si çdo person tjetёr dhe tё jenё tё aftё tё drejtojnё jetёn etyre si qytetarё tё plotё tё cilёt japin kontribut tё vlefshёm nё shoqёri nёqoftёse u jepet tё njejtatmundёsi si tё tjerёve.

Jam e lumtur t’ju informoj ju se, nё tё njёjtёn linjё me Konventёn dhe nё pikёpamje tёzgjedhjeve tё ardhme, Prezenca e OSBE do tё mbёshtesё rritjen e ndёrgjegjёsimit tё votuesve meaftёsi tё kufizuara nё tё gjithё vendin pёr tё nxitur pjesmarrjen e tyre nё zgjedhje.Do tё doja tё falënderoja organizatorёt e kёsaj konference dhe tё shprehja shpresёn se kjo do tёçojё nё njё bashkёpunim edhe mё shumё produktiv nё zbatimin e Konventёs.

Page 15: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

15

Fjala pёrshёndetёse e Mr. Marco LEIDEKKER, Kryetar i zyrës së Këshillit të Europës nëTiranë

I nderuar Avokat i Popullit,I nderuar Z. Tafaj,Tё nderuar pjesmarrёs,

Po shpreh disa fjalё rreth mёnyrёs se si Kёshilli i Europёs con pёrpara objektivat e pёrcaktuaranё 2008 me Konventёn e OKB pёr tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara.Kёshilli i Europёs e realizon kёtё nёpёrmjet tё paktёn tri mёnyrave:* Sё pari, shumё prej dispozitave nё pёrmbajtje tё Konventёs sё OKB gjejnё njё ekuivalencё nёtraktatet dhe standertet e Kёshillit tё Europёs, ndёr mё tё njohurat, ashtu sikurse Z. Tafaj epёrmendi ёshtё Konventa Evropiane e tё Drejtave tё Njeriut ( pёr shembull, parashikimet lidhurme diskriminimin; e drejta pёr tё jetuar; aksesi nё drejtёsi; tortura; integriteti fizik; liria eshprehjes etj.), Karta Sociale Evropiane dhe Rekomandimet e Komitetit tё Ministrave.* Sё dyti, Komisioneri pёr tё drejtat e njeriut nё mёnyrё frekuente i referohet Konventёs sё OKBpёr tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara nё raportin e tij, dhe unё do t’ju ftoja tё paraqisnicёshtje qё ju shqetёsojne pёrpara kёtij komisioneri, nё formё tё shkruar.* Sё treti, disa nga punёt afatgjata tё Kёshillit lidhur me cёshtje tё aftёsisё sё kufizuar duhet tёkenё krijuar bazat pёr njё zbatim tё shpejtё tё Konventёs sё OKB pёr tё drejtat e personave meaftёsi tё kufizuar. Nё kёtё pikё, unё i referohem nё mёnyrё tё vecantё Planit tё Veprimit 2006 –2015 tё Kёshillit tё Europёs, pёr aftёsinё e kufizuar, plan qё ёshtё miratuar nё 2006 nga Komitetii Ministrave dhe qё zbatohet edhe nё Shqipёri.Qёllimi themelor i Planit tё Veprimit pёr aftёsinё e kufizuar ёshtё tё ndihmojё shtetet anёtare tёforcojnё masat e mbrojtjes kundёr diskriminimit dhe mbrojtjes sё tё drejtave tё njeriut dukenxitur mundёsi tё barabarta dhe pavarёsi pёr personat me aftёsi tё kufizuara dhe duke iugarantuar lirinё e tyre nё zgjedhje, qytetari tё plotё, pjesmarrje aktive nё jetёn nё komuniteti dhepёrmirёsim tё cilёsisё sё jetesёs.Gjithashtu, synohet tё rritet ndёrgjegjёsimi mbi aftёsinё e kufizuar si njё pjesё e diversitetitnjerёzor.Plani i veprimit pёr aftёsinё e kufizuar rekomandon veprime specifike nё 15 linja kryesoreveprimi, duke mbuluar pothuajse tё gjitha fushat e jetёs pёr personat me aftёsi tё kufizuar, dukefilluar nga pjesmarrja nё jetёn politike dhe kulturore deri nё arsimim, trajnim profesional,punёsim, aksesueshmёri, transport, informim dhe komunikim, kujdes shёndetёsor, rehabilitim,mbrojtje ligjore dhe sociale, jetesёn nё komunitet, kёrkim dhe rritje ndёrgjegjёsimit. Nё totaljanё gjithsej 163 fusha specifike veprimi ku duhet tё ndёrmerren veprime nga shtetet anёtare.Plani i Veprimit ka njё orientim tё qartё dhe nxit njё kalim tё rёndёsishёm nё mёnyrёn e trajtimittё vendosur, qёndrimet dhe politikat, nё disa aspekte kyçe tё rёndёsishme. Nё mёnyrё mёspecifike, ky Plan advokon pёr ndryshimet e mёposhtme tё modeleve tё trajtimit:- nga pacienti te qytetari, duke zёvendёsuar model mjekёsor tё aftёsisё sё kufizuar, i cili ikonsideron personat me aftёsi tё kufizuara si tё sёmurё, te modeli social dhe me bazё te tё drejtate njeriut qё i trajton personat me aftёsi tё kufizuara si mbajtёs tё tё drejtave;- nga aftёsia e kufizuar te aftёsia, duke zёvendёsuar defiçitin e mёnyrёs sё trajtimit, dukekaluar nga vёshtrimi se cfarё personi nuk ёshtё i aftё tё bёjё tek mёnyra e trajtimit sipasmundёsive, duke vёshtruar aftёsitё dhe talentet e personave;- nga politika pjesore nё koncept koherent, duke zёvendёsuar programet e copёzuara tёaftёsisё sё kufizuar dhe nёn pёrgjegjёsinё e sektorёve tё ndryshёm qё shpesh rezultojnё nёpolitika pjesore nga zgjidhjet e integruara dhe njё koncept koherent.

Page 16: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

16

Bazuar nё mёnyrat e trajtimit tё mёsipёrme, shtetet anёtare duhet tё zhvillojnё strategji pёrzbatimin e Planit tё Veprimit tё Kёshillit tё Evropёs nё nivel kombёtar, rajonal dhe lokal.Pёrse jam duke e theksuar tё gjithё kёtё?Nё mёnyrё tё qartё, shtetet anёtare tё Kёshillit tё Evropёs qё kanё bёrё pёrpjekje pёr tё vёnё nёpraktikё parimet e Planit tё Veprimit tё Aftёsisё sё Kufizuar janё nё formё tё mirё pёr tё zbatuarshpejt Konventёn e OKB pёr aftёsinё e kufizuar. Deri mё tani, 37 nga 47 shtete anёtare tёKёshillit tё Evropёs kanё nёnshkruar dhe ratifikuar Konventёn dhe unё jam shumё i lumtur qёnga fillimi i kёtij viti Shqipёria ёshtё ndёr kёto shtete.

Ju falenderoj pёr vёmendjen.

Page 17: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

17

Fjala e Z. Sinan Tafaj, Kryetari i K.K.P.A.K, “Rёndёsia e Konventёs sё tё Drejtave tёpersonave me aftёsi tё kufizuara dhe risitё qё sjell”

Miratimi i Konventёs sё Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara pёr tё drejtat e personave meaftёsi tё kufizuara pёrbёn njё moment kyç kthese nё luftёn globale tё njerёzimit pёr pёrmirёsiminnё njohjen dhe mbrojtjen e lirive dhe tё drejtave themelore tё njeriut. Deri mё tani, liritё dhe tёdrejtat themelore tё njeriut pёr kёtё grup personash, pёr personat me aftёsi tё kufizuara kanёgjetur trajtim vetёm nё kuadёr tё Konventave tё tjera ekzistuese edhe pse personat me aftёsi tёkufizuara pёrbёjnё rreth 15% tё popullsisё sё globit.Konventa e OKB pёr tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara ka pёrcaktuar tё gjithainstrumentat pёr ta bёrё kёtё Konventё tё respektueshme dhe tё aplikueshme nga tё gjitha shtetetpalё.Megjithatё, pavarёsisht nga instrumentat dhe mekanizmat juridikё qё duhet tё pёrdorin shtetet,institucionet publike dhe struktura tё tjera tё tyre, Konventa ka pёrcaktuar si njё detyrim tёrёndёsishёm marrjen e masave pёr ndёrgjegjёsimin e shoqёrisё dhe shtetit nё njohjen,respektimin dhe zbatimin e kёtyre tё drejtave.Njё risi krejt e veçantё e kёsaj Konvente ёshtё njohja e tё drejtёs sё pёrfaqёsimit nёpёrmjetorganizatave tё vetё personave me aftёsi tё kufizuara, pёrcaktimi i tё drejtave dhe detyrave pёr tosi edhe format e strukturimit tё tyre. Nё Shqipёri janё krijuar dy kushte tё rёndёsishme pёr t’upёrfshirё nё betejёn e ndёrgjegjёsimit: e para, ratifikimi i Konventёs dhe e dyta, niveli iorganizimit dhe i lёvizjes sё aftёsisё sё kufizuar nёpёrmjet organizatave lokale e kombёtare tёpersonave me aftёsi tё kufizuara. Strukturimi i tyre mbi bazёn e shoqatave me anёtare sipas llojittё aftёsisё sё kufizuar, moshёs, gjinisё, profesionit, orientimit tё prirjeve intelektuale, kulturore esportive si edhe bashkimi i tyre nё njё organizatё ombrellё koordinatore janё garanci mё shumёnё njohjen, respektimin dhe zbatimin e kёsaj Konvente. Nevoja pёr ndёrgjegjёsimin lidhetngushtё sё pari me vetё ndёrgjegjёsimin e komunitetit tё personave me aftёsi tё kufizuara si edheme efiçencёn dhe pёrpjekjet e lёvizjeve tё tyre nёpёrmjet organizatave pёrfaqёsuese. Nevoja pёrndёrgjegjёsim lidhet ngushtё edhe me standartin social tё vetё shoqёrisё, veçanёrisht tёemancipimit tё saj. Nevoja pёr ndёrgjegjёsim lidhet gjithashtu me nivelin e zhvillimit tёdemokracisё nё vend si edhe me efiçencёn e funksionimit tё shtetit ligjor.Konventa e Organizatёs sё Komebeve tё Bashkuara pёr tё drejtat e Personave me Aftёsi tёkufizuar ёshtё njё instrument jashtёzakonisht i rёndёsishёm nё duart tona. Ështё me rёndёsijetike pёr ne qё tё parёt qё duhen ndёrgjegjёsuar dhe qё duhet ta njohim mirё kёtё Konventё,duhet tё jemi ne vetё.Konventa nё nenin 8 tё saj ka pёrcaktuar detyra tё qarta pёr shtetet palё qё kanё nёnshkruar kёtёKonvetё pёr sa i takon ndёrgjegjёsimit tё gjithё shoqёrisё edhe tё tё gjithё faktorёve tё sajpёrbёrёs. Ne jemi thellёsisht tё interesuar qё ky ndёrgjegjёsim tё fillojё nga ne vetё dhe tёsigurojё mbёshtetjen e tё gjithё aktorёve tё fushёs.Lёvizja e aftёsisё sё kufizuar nё Shqipёri ёshtё njё lёvizje e vjetёr qё nga ditёt e para tёdemokracisё nё vitin 1991. Qё nё ditёt e para tё demokracisё u krijuan organizatat kombёtaredhe lokale tё gjitha llojeve tё ndryshme tё aftёsisё sё kufizuar. Sot, kjo lёvizje e shtrirё nё tёgjithё territorin e vendit dhe nё tё gjitha llojet e aftёsisё sё kufizuar ёshtё njё aset, ёshtё njё vlerёe veçantё pёr shoqёrinё shqiptare.Nё mёnyrё tё veçantё njё rol tё rёndёsishёm do tё luajnё organizatat nё zonat jashtё Tiranёs, nёzonat periferike, nё zonat malore, rurale dhe nё qytetet skajore tё vendit. Ajo cka ёshtё shumё erёndёsishme tё kuptohet sot nga tё gjithё faktorёt ёshte sё lёvizja e aftёsisё sё kufizuar nuk ёshtёnjё organizim elitar nё Tiranё, por ёshtё njё organizim i plotё dhe shumё aktiv nё tё gjithё

Page 18: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

18

Shqipёrinё. Juve vetё jeni dёshmitarё pёr organizimin e lёvizjeve tona pёr protestat apo format etjera tё ankesave qё kemi paraqitur.Sot vendi ynё ndodhet nё njё moment kyç pasi ka ratifikuar Konventёn duke qёnё se fillon njёproçes i vёshtirё si procesi i implementimit tё saj nё praktikё. Konventa ka prekur nё mёnyrёspecifike tё gjitha fushat e jetёs ku personat me aftёsi tё kufizuar kanё probleme dhe kanёshqetёsime. Sigurisht personat me aftёsi tё kufizuar si qytetarё tё kёtij vendi janё tё mbёshteturedhe nga Konventa tё tjera pёr tё drejtat e njeriut duke pёrmendur Kartёn e OKB-sё e vitit 1945si edhe konventa tё tjera pёrfshirё edhe Konventёn Evropiane pёr tё drejtat e njeriut apo pёrgrupe tё tjera tё shoqёrisё Shqiptare dhe shoqёrisё njerёzore nё tёrёsi. Megjithatё, ёshtё çmuar enevojshme dhe plotёsisht e arsyeshme miratimi i njё Konvente pёr tё drejtat e personave meaftёsi tё kufizuar se kufizimi nё vetvete ёshtё njё pёrjashtim i rёndёsishёm dhe vetё aftёsia ekufizuar po konsiderohet mё shumё si njё fenomen social se sa njё fenomen mjekёsor.Pёrjashtimi ёshtё njё fenomen real edhe nё familjet Shqiptare, pra ushtrimi i zotёsisё pёr tёvepruar ёshtё njё problem real edhe i pёrcaktuar si njё prioritet nё Konventёn e OKB-sё dheushtrimi i vullnetit, mbrojtja e dinjitetit njerёzor janё prioritete pikёrisht nё kёtё Konvente. Ështёpikёrisht kjo arsyeja qё Konveneta i ka dhёnё njё vend tё veçantё mbёshtetjes sё lёvizjes sёaftёsisё sё kufizuar, tё drejtёs sё pёrfaqёsimit dhe pёrcaktimit nё frymёn e pёrbotshme tё parimit“Asgjё pёr ne, pa ne’’. Motra dhe vёllezer, ju duhet tё kuptoni se ky proçes ёshtё njё proçes ivёshtirё, nuk ёshtё thjesht politik; ёshtё njё fenomen qё lidhet me standartin e shoqёrisё mezhvillimin ekonomik tё vendit.Ne kemi bёrё pёrpjekje dhe do tё vazhdojmё tё bёjmё pёrpjekje tё vazhdueshme qё kategoria epersonave me aftёsi tё kufizuar tё ndjeki ritmet e zhvillimit tё shoqёrisё Shqiptare dhe pёr kёtёduhet tё bёjmё tё pamundurёn qё me miratimin e Strategjisё pёr ndёrgjegjёsimin e personave meaftёsi tё kufizuar dhe ndёrgjegjёsimin e shoqёrisё Shqiptare dhe tё gjithё aktorёve tё tjerё tёbashkёpunojmё me shoqёrinё civile shqiptare. Ne jemi tё hapur tё bashkёpunojmё me tё gjithaorganizatat qё mbrojnё tё drejtat e njeriut, tё bashkёpunojmё me tё gjitha organizatat apofondacionet qё punojnё nё frymёn e shёrbimeve pёr personat me aftёsi tё kufizuar. Ne do tёbashkёpunojmё me tё gjitha institucionet publike, me qeverinё edhe parlamentin dhe nё mёnyrёtё veçantё me Avokatin e Popullit qё ka prezantuar vullnetin e tij maksimal pёr tё na mbeshtetur.Ne do tё punojmё nё mёnyrё efektive pёr tё identifikuar fonde, mundёsi, hapёsira nёbashkёpunim me tё gjithё aktorёt qё proçesi i ndёrgjegjёsimit tё opinionit publik, i shoqёrisёShqiptare nё tёrёsi nё bashkёpunim me median tё jetё njё proçes real tё udhёhiqet nё mёnyrёmaksimale dhe efiçente nga vetё grupet e aftёsisё sё kufizuar sepse ne jemi ata qё duke dalё nёrruge, duke qёnё prezent japim shembullin mё konkret dhe sjellim ndёrgjegjёsimin nё mёnyrёfaktike dhe reale pa qёnё nevoja pёr tё bёrё shumё teori.

Page 19: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

19

Fjala e Z. Florjan Rojba “Kapaciteti ligjor dhe e drejta e pёrfaqësimit tё personave me aftёsi tёkufizuara si pjesё integrale e sё njёjtёs kauze”

Tё nderuar pjesmarrёs,

E vlerёsoj si jashtёzakonisht tё rёndёsishme zhvillimin e kёsaj konference. Me kёtё rast dua tёshpreh mirёnjohjen e thellё Avokatit tё Popullit, Ministrit, Ambasadorёve si edhe tё ftuarve qёna nderojnё me pjesmarrjen e tyre.

Shoqёria jonё po bёn hapa gjigandё nё zhvillimin e saj. Deri pёrpara 20 vitesh, aftёsia e kufizuarnjihej vetёm pёr efekt tё pamundёsisё nё punё por injorohej si njё kategori e popullsisё dhe sёbashku me tё injoroheshin edhe hallet dhe problemet e saj.

Sot, falё ndryshimeve demokratike qё janё bёrё nё vend, hapjes sё shoqёrisё dhe nё mёnyrё tёvecantё kontributit tё vetё personave me aftёsi tё kufizuar nёpёrmjet organizatave tё tyre nёkomunitet, janё bёrё prezent nё shoqёri dhe kanё filluar tё artikulohen jo vetёm nevojat por edhekёrkesa me karakter thellёsisht parimor dhe progresiv.

Nёqoftёse mё pёrpara shoqёria ka qёnё e ndjeshme nёpёrmjet formave tё ndryshme duke filluarnga mёshira, sot ajo po ndёrgjegjёsohet dhe edukohet dita ditёs me konceptin e barazisё tёgrupeve apo minoriteteve tё ndryshme.

Pёr aftёsinё e kufizuar konsideroj se ёshtё jetike krijimi i shanseve tё barabarta nё tё gjitha fushate jetёs, vecanёrisht nё mundёsinё pёr t’u bёrё i dukshёm, pёr tё folur e vendosur pёr veten e vetё.Nё tёrёsi dhe nё tё gjithё botёn, personat me aftёsi tё kufizuar janё grupi qё kanё mё pak zё, mёpak mjete pёr t’u mbrojtur. E drejta e vetёvendosjes apo vota e tyre ushtrohet nё mёnyrё tёreduktuar ose edhe inekzistente. Pёr kёtё arsye, prej dhjetra vitesh ka lindur nevoja qё kёto grupetё ndihmohen nё mёnyrё tё posacme duke iu njohur jo vetёm tё drejtёn e organizimit nё shoqatapor duke u dhёnё kёtyre tё fundit edhe statuse tё vecanta, si psh.: njohja nё ligj, e drejta efinancimit, e drejta e konsultimit, format e organizimit apo edhe tё ankimit.

Nё Evropё ka pasur praktika tё ndryshme tё cilat njihen edhe sot. Kёshtu, ato janё njohur nёmjaft raste si organizata publike por me zhvillimin e shoqёrisё civile si njё koncept integral estrukturor i shoqёrisё, lindi edhe koncepti i organizatave joqeveritare dhe jofitimprurёse. Nё kёtёkuadёr, disa prej tyre u shndrruan nё organizata joqeveritare por ende vazhdon tё ketё edheorganizata me karakter publik. Sot nё Shqiperi, kemi vetёm organizata joqeveritare dhe mekarakter humanitar por pёr hir tё sё vёrtetёs, ky terren pёr organizatat e personave me aftёsi tёkufizuara mbetet mjaft I vёshtirё.

Thelbёsore nё kёto vёshtirёsi ёshtё konkurrenca e cila herё pas here shndrrohet nё njёkonkurrence me karakter ekonomik dhe biznesi. Ne e kuptojmё sё shkaku kryesor kёtu ёshtёvarfёria ku mjaft individё synojnё tё zgjidhin hallet e tyre apo tё pёrmirёsojnё edhe jetёn dukekrijuar njё OJF nё emёr dhe nё shёrbim tё shoqёrisё.

Nuk ka qёnё rastёsi qё gjate gjithё pёrpjekjeve qё ne kemi bёrё pёr tё pasur njё mbёshtetje tёvecantё nga shteti si njё shans pёr barazi me organizatat e tjera, jemi sulmuar me argumentat ebarazisё pёrpara ligjit, me paaftёsinё pёr tё konkurruar si tё tjerёt, etj.

Page 20: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

20

Sot, Konventa e OKB-sё iu kёrkon shteteve palё njohjen e tё drejtёs sё pёrfaqёsimit, tёmbёshtetjes sё organizatave tё personave me aftёsi tё kufizuar. Kjo ёshtё forma mё efikase dhekonkrete pёr t’iu dhёnё personave me aftёsi tё kufizuar shansin dhe vendosjen e tyre nё pozita tёbarabarta me organizata tё tjera tё pёrbёra nga persona me aftёsi tё plota.Kёshilli Kombёtar duke vlerёsuar kёtё situatё tё vёshtirё 20 vjecare, pabarazinё dhepandershmёrinё si njё treg vlerash dhe antivlerash, frymёzuar edhe nga Konventa e OKB-sё, qёnё vitin 2009 ka propozuar njё projekt-ligj pёr pёrfaqёsimin demokratik. Nё projekt-ligjin pёrpёrfaqёsimin demokratik synohet qё tё identifikohet nё ligj kategoria e personave me aftёsi tёkufizuar, njohja e grupeve pёrbёrёs, e drejta e organizimit tё tyre nё shoqata lokale e kombёtare,e drejta e pёrfaqёsimit, e konsultimit, financimit, monitorimit, advokatisё etj.

Sigurisht, qё nё kёtё ligj bёhet e qartё se e drejta e organizimit dhe pёrfaqёsimit nuk mund t’Imohohet askujt nё tё gjitha format ekzistuese nё ligje dhe nё Kushtetutёn e vendit por ai I jeplegjitimitet tё posaçёm personave me aftёsi tё kufizuar nё konceptin e diskriminimit pozitiv pёrvendosjen nё kushte tё barabarta me tё tjerёt edhe tё organizatave tё tyre.Jemi tё surprizuar pёr faktin se fondacione qё punojnё pёr ne kanё goditur vazhdimisht dhe kanёkёrkuar shfuqizimin e ligjeve tё vecanta dhe nё mёnyrё histerike kanё insistuar pёr shfuqiziminpikёrisht tё neneve tё pёrfaqёsimit. Kёshilli Kombёtar, organizatat kombёtare tё llojeve tёndryshme tё aftёsisё sё kufizuar sot janё njё realitet I padiskutueshёm, I pamohueshёm.Tё nderuar pjesmarrёs, unё ju bёj thirrje qё tё kuptoni se pavarёsisht se nuk jam nё gjendje tёshprehem me gojё por me ndihmёn e njё interpreti, unё jam plotёsisht nё gjendje tё kuptoj dhevlerёsoj gjithcka qё unё parashtrova nё kёtё kumtesё.Ne shprehim bindjen nё mbёshtetjen jo vetёm tek Avokati i Popullit por edhe tek tё gjithёinstitucionet publike tё tё drejtave tona pasi ato lidhen sё pari me ekzistencёn tonё njerёzore dheekzistenca jonё njerёzore ёshtё e drejtё themelore e njeriut dhe e Zotit.Ju faleminderit !

Page 21: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

21

Fjala e Znj. Mybere Prizreni, Kryetare e Shoqatës humanitare të invalidëve para dhetetraplegjikë të Shqipërisë “Ligji i pёrfaqёsimit demokratik, zbatimi mё i mirё nё praktikё iKonventёs pёr çёshtje thelbёsore tё mbrojtjes sё tё drejtave tё njeriut”.

I nderuar Z. Ministёr,I nderuar Z. Avokat i Popullit,Tё nderuar Ambasadorё,

Zotёsia pёr tё vepruar apo kapaciteti ligjor pёrkthyer nё Konventёn e OKB-sё janё ndёr bazat eekzistencёs sё njeriut si qёnie shoqёrore. Zotёsia pёr tё vepruar ёshtё ekstremi i fillimit tёekzistencёs sё lirisё. Zotёsia e plotё pёr tё vepruar nё Shqipёri njihet qё nё moshёn 18 vjec.Zotёsia pёr tё vepruar ёshtё pavarёsi dhe kjo pavarёsi pёr fat tё keq ёshtё objekt i orekseveagresive si pёr individin ashtu edhe pёr shoqёritё dhe kombet.Pёr ne personat me aftёsi tё kufizuar, mohimi i zotёsisё pёr tё vepruar nё praktikё ёshtё thuajsenjё e drejtё qё njerёzit pranё nesh ia kanё njohur vetes. Mohimi i pavarёsisё sonё ёshtё pasojёdirekte e stigmatizimit njerёzor, individual dhe shoqёror. Tё gjithё ju jeni dёshmitarё nё faktin sesi brenda familjes njё person mё i dobёt se tё tjerёt ёshtё i detyruar qё pёr hir tё moralit aponevojёs tё pranojё vullnetin e tjetrit si tё tij. Ky ёshtё edhe thelbi i pabarazisё gjinore, por kurbёhet fjala pёr ne kjo nuk konsiderohet pabarazi por njё e drejtё e atij qё ushtron vullnetin tonёdhe si njё e drejtё e jona pёr t’u mbrojtur prej tyre. Pra, nё kёtё rast kemi tё bёjmё me njёekuilibёr tё plotё social e juridik.Ky realitet nё fakt ёshtё tejet i hidhur, por vetёm pёr ata qё e ndjejnё nё kurrizin e tyre dhe qё evuajnё nё mёnyrё tё vazhdueshme. Gratё, si persona me njё pozitё tё pabarabartё nё shoqёrivazhdojnё dita ditёs tё luftojnё pёr tё drejtat e tyre me objektiv barazinё. Sigurisht qё ato kanёarritur rezultate tё dukshme dhe tё prekshme nё shoqёri por kёto lidhen me dy fakte shumё tёrёndёsishme: Sё pari, ato janё gjysma apo mё shumё e shoqёrisё dhe sё dyti, ato kanё rolethelbёsore e te pazёvendёsueshme nё ekzistencёn dhe progresin e shoqёrisё.Nёse realitetin tonё do ta vlerёsojmё nё bazё tё kёtyre dy kritereve, atёhere ne kemi arsye tёplotё pёr tё qёnё pesimist sepse ne nuk kemi ndonjё rol thelbёsor nё shoqёri dhe nuk pёrbёjmёndonjё pёrqindje pёrcaktuese nё tё.Ështё pikёrisht pёr kёtё prezenca nё Konventёn e OKB-sё nё nenin 12, nё formёn e njё objektivishumё tё rёndёsishёm cёshtja e zotёsisё pёr tё vepruar apo e kapacitetit ligjor.Konventa rikonfirmon edhe njё herё me forcё tё drejtёn e personave me aftёsi tё kufizuar pёr tёqёnё tё barabartё pёrpara ligjit. Ajo i kёrkon shteteve palё qё personave me aftёsi tё kufizuar t’ukrijohen shanse tё barabarta pёr tё gёzuar dhe ushtruar zotёsinё e plotё pёr tё vepruar. Edhe nёrastet kur ushtrimi i kёsaj zotёsie duhet tё bёhet nё mёnyrё tё mbёshtetur, shtetet palё duhet tёmarrin masa qё mbёshtetja tё jetё nё proporcionin e duhur, nё njё kohё sa mё tё shkurtёr dhe tёzbatohen tё gjitha standartet pёr t’u kontrolluar nga autoritete publike apo edhe Gjykatat mёnyrae kёsaj mbёshtetje si edhe tё merren masa pёr tё evituar abuzimet edhe konfliktin e interesave.Cfarё ndodh realisht nё Shqipёri?Disa nga kategoritё e personave me aftёsi tё kufizuar, thuajse e kanё humbur zotёsinё pёr tёvepruar praktikisht. Kёshtu pёr shembull, personat me zhvillim tё vonё mendor konsiderohenpraktikisht nё shoqёri si persona tё paaftё pёr tё vendosur pёr veten e tyre edhe kur ata mund tёasistohen nga prindёrit apo kujdestarёt e tyre ligjorё.Mё poshtё do tё rendis tri fakte tё rёndёsishme nga praktika gjyqёsore:Gjykata e Korcёs, ne vitin 2009 i hoqi zotёsinё pёr tё vepruar qytetarit R.S me arsyetimin seёshtё i verbёr dhe i pashkollё. U desh ndёrhyrja energjike e Shoqatёs sё tё Verbёrve tё

Page 22: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

22

Shqipёrisё pёr ta ankimuar kёtё vendim dhe pёr ta shfuqizuar. Kriteret e pёrdorura nga Gjykatapёr heqjen e zotёsisё pёr tё vepruar janё tё vlefshme pёr mijёra e mijёra tё verbёr.Po kёshtu, Gjykata e Gjirokastrёs i mohoi tё drejtёn prindёrore qytetarit tё verbёr R.K duke mosi dhёnё fёmijen nё kujdestari dhe duke ia kaluar atё njё familjari tё nёnёs sё fёmiёs, e cila kishtevdekur. Edhe nё kёtё rast shkaku ishte verbёria. Pёr fat tё keq ky vendim u la nё fuqi edhe ngaGjykata e Apelit por mbёshtetja e specializuar e Shoqatёs sё tё Verbёrve tё Shqipёrisё bёri qёGjykata e Lartё tё shfuqizojё kёto vendime.Rasti i tretё ёshtё akoma mё flagrant por ky ka tё bёjё jo vetёm me zotёsinё pёr tё vepruar poredhe me aksesin nё drejtёsi. Qytetari M.X nga Elbasani, person me mungesё dёgjimi, u dёnuapёr njё krim tё pakryer thjeshtё pёr shkak tё koincidencёs fatale tё emrit tё tij me emrin evrasёsit. Edhe nё kёtё rast Gjykata ia njohu nё mёnyrё ekstreme zotёsinё pёr tё vepruar por imohoi nё mёnyrё fatale tё drejtёn e interpretimit. Pёr ironi tё fatit, ky person vazhdon tё dergjetnё burg duke vuajtur njё dёnim tё rёndё dhe tё gjatё. Pasojat sociale tё familjes sё tij ishinkatastrofale.

Tё nderuar pjesmarrёs,

Unё dua tё shtroj njё pyetje pёr ju,

Kur personat me aftёsi tё kufizuar nuk mund tё gёzojnё plotёsisht zotёsinё pёr tё vepruar, nukmund tё pёrfaqёsojnё veteveten, a ka shanse qё ato tё krijojnё organizatat e tyre pёrfaqёsuese? Aka shanse qё ato tё bёjnё advokati pёr vete dhe tё mbrojnё tё drejtat e tyre?Ja qё ka ndodhur kёshtu. Personat me aftёsi tё kufizuar nё gjirin e tyre kanё pasur individё tёshquar e tё zotё qё kanё marrё pёrsipёr kёto pёrgjegjёsi. Ata pёrballen dita ditёs me sfidajashtёzakonisht tё mёdha. Sfidat sё pari janё brenda komunitetit pёr ta ndёrgjegjёsuar atё dhe pёrta bёrё mё kompakt nё mbrojtjen e tё drejtave dhe interesave tё tij por pёr mua janё tёpakuptueshme sfidat qё vijnё pёr shkak tё barrierave qё politika dhe kompanitё e biznesit qёsillen si fondacione vendosin pёrballё organizatave tona.Janё pikёrisht kёto kompani biznesi qё prej mё shumё se 10 vjetёsh flasin pёr tё drejtat tonaduke dёmtuar kauzёn tonё. Kёshtu, duke dashur tё krijojnё pёrcarje brenda komunitetit tё pak,ato kanё trumpetrar pabarazinё ligjore brenda grupeve duke u pёrpjekur tё krijojnё xhelozi. Jovetёm aq por kanё marrё edhe flamurin pёr tё iniciuar ligje integrale apo gjithёpёrfshirёse. Nёthelb kёto propozime kanё pasur si qёllim qё t’ju garantojnё atyre njё shkak pёr prezencёn e tyrenё tregun e projekteve, pёr tё siguruar njё bashkёpunim me avantazh reciprok me institucionepublike, vecanёrisht me qeverinё.

Po cfarё ka kёrkuar KKPAK?

KKPAK ka mё shumё se 7 vjet qё insiston qё personat qё nuk dёgjojnё tё kenё statusin e tyre tёveçantё duke iu njohur ky kufizim si aftёsi e kufizuar nё ushtrimin e funksioneve vitale. Aktorёtjashtё nesh janё munduar ta paraqesin kёtё si njё vёshtirёsi e krijuar nga vetё ne. Nё tё vёrtetё,unё e di se kryetari i Komisionit tё cёshtjeve sociale, me profesion mjek, nё takim nё kёtёkomision deklaroi se njerёzit qё nuk dёgjojnё nuk mund tё konsiderohen persona me aftёsi tёkufizuar.Iniciativa dhe propozimet apo hartimi i drafteve ligjore dhe nёnligjore jashtё zyrave tё shtetit dhejashtё zyrave tona ka qёnё njё lojё e rafinuar pёr tё krijuar hapёsira dhe terrene tё pёrshtatshmepёr vetё organizatorёt e lojrave tё pataksuara si biznese normale.

Page 23: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

23

Personat me aftёsi tё kufizuar nё Shqipёri janё tё bindur se nuk mund tё kemi sukses nёrealizimin e zotёsisё pёr tё vepruar (kapacitet ligjor) nё familje dhe nё shoqёri nёqoftёse politika,institucionet ligjvёnёse dhe ekzekutive nuk do tё pranojnё ligjin e pёrfaqёsimit demokratik tёpropozuar nga vetё ne si njё domosdoshmёri dhe hap i parё nё zbatimin e Konventёs sё OKB-sё.Referojuni pёr kёtё, nenit 4 pika 3, nenit 12, neni 29 dhe neni 33 i Konventёs.Tё nderuar pjesmarrёs,na mbёshtesni nё tё drejtёn tonё tё pёrfaqёsimit si pjesё integrale e njohjes dhe respektimit tёzotёsisё pёr tё vepruar.

Page 24: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

24

Fjala e Znj. Rajmonda Bozo, Drejtore Ekzekutive, Sherbimi Ligjor Flas Tirane, TLAS, “Tёdrejtat e grave, fёmijёve, tё rinjve dhe moshёs sё tretё tё personave me aftёsi tё kufizuara simbrojtje e posacme dhe diversitet brenda grupit tё personave me aftёsi tё kufizuara”

Të nderuar pjesëmarrës

Qëllimi i këtij referati është përputhshmëria e politikave dhe legjislacioni nw fuqi meKonventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK) dhe identifikimi iaspekte të ligjeve dhe dokumenteve që kanë nevojë për ndryshime në mënyrë që të sigurohetpërputhja me KDPAK-në.Po t’i hedhim një vështrim të përgjithshëm Konventës, dhe një sërë ligjeve ekzistuese mundlehtesisht te identifikosh edhe boshllëqet brenda tyre1. Konceptet bazë të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuaraa. Modeli shoqërorPër një kohë të gjatë personat me aftësi të kufizuara janë përkufizuar më shumë si objekte sesa sisubjekte me të drejta. Objektizimi i aftësive të kufizuara ka bërë që përjashtimi dhemosaksesueshmëria të shihen ngushtë duke u përqendruar vetëm te dëmtimi/aftësia e kufizuar, injohur ky edhe si modeli mjekësor. Të tërhequr nën këtë qasje, personat me aftësi të kufizuarakonsideroheshin si objekte për t’u mëshiruar, të cilët kishin nevojë për “ndihmë” nëpërmjetbamirësive; ky aspekt i të konsideruarit si objekt njihet edhe si qasja ndaj aftësisë së kufizuar mebazë mirëqenien.Bazuar në parimin se të gjitha qeniet njerëzore kanë një dinjitet të brendshëm që përfshingëzimin e të gjitha të drejtave të njeriut, personat me aftësi të kufizuara i zotërojnë të drejtat (enjeriut) në mënyrë të pakushtëzuar. Rrjedhimisht në qendër të vëmendjes nuk është paaftësia(paaftësitë) e mundshme, por kufijtë që ngre shoqëria duke penguar gëzimin e të drejtave. Përveçbarrierave më të dukshme fizike, kjo qasje përqendrohet në barrierat e shumëllojshme shoqërore,të sjelljes, të bazuara në stereotipe, të cilat çojnë drejt përjashtimit të personave me aftësi tëkufizuara dhe që potencialisht e mbështesin këtë përjashtim.

b. Mos përkufizimi i “paaftësisë” ose “aftësisë së kufizuar”

Paaftësia ose aftësia e kufizuar nuk përkufizohen në KDPAK. Përkundrazi, Konventa siguron njëpërshkrim të gjerë të paaftësisë. Përveç një liste të pafund të shfaqjeve mjekësore dhe/ose fiziketë paaftësive – të tilla si dëmtime fizike afatgjata, dëmtime mendore, intelektuale ose shqisore –theksi vendoset te barrierat, të cilat në bashkëveprim midis personave me paaftësi dhe barrieravetë qëndrimit dhe të mjedisit shkaktojnë aftësinë e kufizuar.

c. Anti diskriminimi, duke përfshirë akomodimin e arsyeshëm

Konventa përfshin një përkufizim të diskriminimit:

“Diskriminim me bazë aftësinë e kufizuar" nënkupton çdo dallim, përjashtim apo kufizim mebazë aftësinë e kufizuar, që ka si qëllim ose ndikon në dëmtimin apo anullimin e njohjes, gëzimitapo ushtrimit, mbi baza të barabarta me të tjerët, të të gjitha të drejtave dhe lirive themelore tënjeriut në fushën politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, civile apo në ndonjë fushë tjetër. Kypërkufizim përfshin të gjitha format e diskriminimit, duke përfshirë dhe mohimin e akomodimit tëarsyeshëm.”

Page 25: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

25

d. Përfshirja

Parimi i përfshirjes nënkupton gjithashtu procesin për të arritur drejt një shoqërie, e cila siguronmundësi të barabarta për të gjithë. Qëllimi i Konventës është të sigurojë që personat me aftësi tëkufizuara të mos ndahen ose të veçohen më nga pjesa tjetër e popullsisë, por përkundrazi tëpërfshihen dhe të jenë të barabartë me të tjerët, duke marrë ndihmë – ndihmë personale ose memjete të tjera – aty ku është e nevojshme.

e. Aksesueshmëria

Aksesueshmëria duhet të kuptohet në katër dimensione: mbështetja për kapërcimin e barrieravesociale të tilla si stereotipet dhe paragjykimet, të cilat i përjashtojnë personat me aftësi tëkufizuara nga pjesa tjetër e shoqërisë. Dimensioni i komunikimit, i cili mbulon çështje të tilla siformatet e aksesueshme për personat me vështirësi në shikim ose që janë të verbër,aksesueshmëria për personat që kanë vështirësi në dëgjim ose janë të shurdhër nëpërmjet gjuhëssë shenjave dhe ndihma për personat që nuk flasin.

Më pas vjen dimensioni intelektual i aksesueshmërisë: sigurimi që dokumentet dhe informacionii përgjithshëm të jepen në formate që mund të lexohen dhe kuptohen lehtë. Së fundi, ekzistonedhe dimensioni fizik i aksesueshmërisë, pra perdorimi i Brajlit, sinjalistika në dysheme, gjerësiae dyerve dhe sigurimi i rampave dhe përshtatjeve të tjera të mjedisit fizik si dhe aksesi në mallradhe shërbime. Aksesueshmëria është edhe parim, edhe e drejtë, dhe mbulohet përkatësisht nënenet 3 dhe 9 të Konventës. Gjithashtu, projektimi universal, që përcaktohet edhe në Konventë,ofron udhëzime se si sigurohet që mallrat dhe shërbimet e projektuara rishtazi të jenë tëaksesueshme për personat me aftësi të kufizuar.

2. Shqipëria

Neni 307

Gjykata, në vendimin për heqjen ose kufizimin e zotësisë për të vepruar, cakton dhekujdestarin për personin që i hiqet ose i kufizohet zotësia për të vepruar.

“Personi të cilit po i hiqen të drejtat”, është shprehja që përdoret në nenin 307 të Kodit tëFamiljes në Shqipëri për të përshkruar saktë situatën aktuale të personave me aftësi të kufizuara:të drejtat e tyre – të drejtat e tyre të njeriut – mund t’u hiqen. Kjo dispozitë, e cila ngjan meshumë dispozita të tjera në ligj, përmbledh në mënyrë therëse mospërputhjen e legjislacionitshqiptar – dhe politikës – me Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. Ngapikëpamja e Konventës titulli i nenit 307 thjesht i shton dëmtimit edhe fyerjen duke përdorurtermin “persona që u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar”.

Ky term është i vjetruar dhe nuk pasqyron angazhimin që aspiron të ketë Shqipëria përrespektimin e të drejtave të njeriut, dhe veçanërisht standardet e të drejtave të njeriut që ky vendpremton të vendosë për personat me aftësi të kufizuara.

Page 26: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

26

II. HAPAT E MENJËHERSHËM DHE ATA PROGRESIVË

Ashtu siç ndodh me traktatet e tjera themelore të të drejtave të njeriut, veçanërisht meKonventën për të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore, të drejtat ekonomike, shoqëroredhe kulturore të KDPAK-së kërkojnë që Shqipëria “të marrë masa duke përdorur maksimumine burimeve të saj dhe, aty ku është e nevojshme, edhe brenda kuadrit të bashkëpunimitndërkombëtar, me qëllim arritjen progresive të realizimit të plotë të këtyre të drejtave, pacënuar detyrimet e përfshira në KDPAK, të cilat zbatohen menjëherë,” (neni 4 (2) KDPAK).Mes detyrimeve kryesore ligjore, të cilat duhet të përmbushen brenda parimit të realizimitprogresiv, përmenden masat administrative, financiare, arsimore dhe sociale, të cilat po inënshtrohen proceseve të reformave në Shqipëri. Gjithashtu, ndalimi i diskriminimit në të gjithafushat përkatëse, i cili tashmë është i rregulluar, formon “detyrimet ligjore minimale bazë”.

Mos-diskriminimi

Pra, të gjitha masat që lidhen me mos-diskriminimin duhet të zbatohen menjëherë, dhe zbatim tëshpejtë duhet të ketë veçanërisht ligji për “Mbrojtjen nga diskriminimi”.

Parime të përgjithshme

Gjithashtu, brenda politikave dhe legjislacionit duhet të përfshihen menjëherë, me vendosmëriparimet e Konventës (neni 3 KDPAK) që janë:

Respektimi i dinjitetit njerëzor, autonomisë individuale, përfshirë lirinë e zgjedhjeveindividuale dhe pavarësinë e personave;

Mos diskriminimi (duke përfshirë “akomodimin e arsyeshëm”); Pjesëmarrja e plotë dhe efikase, si dhe përfshirja në shoqëri; Respektimi i ndryshimeve dhe pranimi i personave me aftësi të kufizuara si pjesë e

diversitetit dhe e njerëzimit; Mundësitë e barabarta; Aksesueshmëria; Barazia ndërmjet burrave dhe grave; dhe Respektimi i zhvillimit të kapaciteteve të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe i të drejtës

së fëmijëve me aftësi të kufizuara për ruajtjen e identiteteve të tyre.Parimet e barazisë mbulohen gjerësisht nga Kushtetuta dhe Ligji për Mbrojtjen ngaDiskriminimi – sfida e zbatimit të KDPAK do të lidhet kryesisht me vënien në zbatim të Ligjitpër Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Liria për të bërë zgjedhjet vetjake pasqyrohet shumë dobët në legjislacionin shqiptar – një fushëku do të duhet të bëhen ndryshime gjithëpërshkuese për të siguruar përputhjen me KDPAK-ne,veçanërisht me qëllimin për të kufizuar kujdestarinë ligjore dhe për të çuar më tëj përpjekjet përdeinstitucionalizimin e personave me aftësi të kufizuar.

Parimi i aksesueshmërisë po njihet gjithnjë e më shumë në legjislacionin shqiptar, megjithatë,duhet të sillen në vëmendje dy aspekte: koncepti ende nuk është kuptuar në shumëfaqëshin e vetqë përfshin gjithashtu aksesueshmërinë e komunikimit dhe atë intelektuale. Për më tepër, del merëndësi që ky parim t’i aplikohet gjithë fushave të politikave dhe të bëhet ngritja nga të përdorurite aksesueshmërisë vetëm në kontekstin e politikave të aftësisë së kufizuar në të gjitha fushat epolitikave si një parim gjithëpërshkues. Ndaj, rekomandohet që parimi i aksesueshmërisë të

Page 27: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

27

konsiderohet për një amendim të ardhshëm të Kushtetutës si dhe të vihet në fokus të diskutimitmbi amendimet e legjislacionit dhe politikave shqiptare si pjesë e ratifikimit të KDPAK-së.

Përditësimi i Koncepteve dhe Termave

Me këtë lidhet ngushtë nevoja urgjente për t’i harmonizuar termat dhe konceptet për personat meaftësi të kufizuara me modelet e Konventës. Shprehjet si “sëmundje mendore” ose “memec” nukduhet të gjejnë vend në ligjet dhe politikat e një shoqërie që aspiron të sigurojë të drejta tëbarabarta dhe dinjitet për të gjithë.Vëmendja te “mangësitë” e perceptuara – e përshkruar edhe si “defektologji” – dhe gjithashtuaspektet mjekësore të paaftësisë duhet të zëvendësohen me një imazh të mbështetur në dinjitetindhe mundësitë e barabarta. Ky imazh duhet të përcaktohet nga personi dhe jo nga aftësia ekufizuar. Shënjestra e politikave duhet të jetë nevoja e mundshme për ndihmë dhe jo paaftësia eperceptuar.Pra, termat e përdorur në përshkrimin e personave me aftësi të kufizuara duhet të harmonizohenme KDPAK-në dhe standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo do të thotëveçanërisht që në fokus duhet të jetë qenia njeri e personave me aftësi të kufizuar – dhe jodëmtimi i perceptuar apo i dukshëm; subjekti –apo mbajtësi i të drejtave – është në qendër tëkonsiderimeve të politikave, jo “kushtet” e tyre fizike apo mjeksore.Përkatësisht, termi “persona me aftësi të kufizuar” duhet përdorur kur përshkruhen persona qëperceptohen se kanë ose që dukshëm kanë një dëmtim. Në përputhje me modelin social tëaftësive të kufizuara, duhet bërë një dallim kur i referohemi aspekteve mjeksore – dëmtimit – dheaspekteve sociale – mos-aftësisë dhe mundësimit. Po ashtu, parimet e aksesueshmërisë dhepërfshirjes si dhe liria për të bërë vetë zgjedhjet duhen lidhur me njëra-tjetrën sa me ngushtësishttë jetë e mundur.Po ashtu, duhet të tregohet kujdes në mënyrë që të sigurohemi që këto terma përfshijnë të gjithëpersonat me aftësi të kufizuara, pasi renditja e disa paaftësive rrezikon të përjashtojë disa personame aftësi të kufizuar që kanë nevojë për mbrojtje.Përditësimi i gjuhës nënkupton gjithashtu një ndryshim të perceptimit. Gjuha është një nga forcatmë të fuqishme në ndryshimin e perceptimit të personave, në përparimin e imazhit të shoqërisë.Prandaj, përditësimi i gjuhës është një hap i rëndësishëm – megjithëse i vogël – nëndërgjegjësimin e shoqërisë për aftësitë e personave me aftësi të kufizuara. Kjo përputhet me njëdispozitë të rëndësishme të Konventës për ndërgjegjësimin (neni 8 KDPAK).

Trajnimi dhe përditësimi i kurrikulës

Një fushë tjetër në të cilën duhet të merren masa të menjëhershme që do të kenë efekte të shpejtapa kërkesa shumë të mëdha për sa i përket burimeve është trajnimi dhe përditësimi i kurrikulës.Veçanërisht kualifikimi bazë i mjekëve të përgjithshëm, punonjësve socialë, mësuesve(parashkollorë deri në arsimin terciar), punonjësve të shëndetësisë, gjyqtarëve, policëve dhearkitektëve duhet të përfshijë trajnime bazuar në modelet bazë të Konventës që theksojnëmodelin shoqëror dhe aspektet e ndryshme të aksesueshmërisë (sociale, të komunikimit,intelektuale, fizike, ekonomike).

Parimi i realizimit progresiv zbatohet në ato fusha ku implementimi kërkon burime tëkonsiderueshme. Në interpretimin e këtij parimi thuhet:

Page 28: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

28

“Koncepti i realizimit progresiv përbën një pranim të faktit se realizimi i plotë itë gjitha të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore, përgjithësisht nuk do tëmund të arrihet për një kohë të shkurtër. Në këtë kuptim, detyrimi ndryshonndjeshëm nga ai që përmendet në nenin 2 të Konventës Ndërkombëtare për tëDrejtat Civile dhe Politike, i cili mishëron një detyrim të menjëhershëm për tërespektuar dhe për të siguruar të gjitha të drejtat përkatëse. Megjithatë, fakti qënë Konventë parashikohet realizimi me kalimin e kohës, me fjalë të tjeraprogresiv, nuk duhet të keqinterpretohet sikur i heq detyrimit të gjithëpërmbajtjen e tij të rëndësishme. Nga njëra anë ky është një mjet i nevojshëmfleksibiliteti, i cili pasqyron realitetin e botës së vërtetë dhe vështirësitë që ka çdovend në sigurimin e realizimit të plotë të të drejtave ekonomike, sociale dhekulturore. Nga ana tjetër, shprehja mund të interpretohet në frymën e objektivit tëpërgjithshëm, në fakt arsyeja e ekzistencës, të Konventës, që është vendosja edetyrimeve të qarta për Shtetet palë në lidhje me realizimin e plotë të të drejtavenë fjalë. Kështu ajo vendos një detyrim për të vepruar në mënyrë sa më të shpejtëdhe sa më efikase drejt këtij qëllimi. Gjithashtu, çdo masë e qëllimshme regresivenë këtë drejtim kërkon vëmendjen më të madhe dhe duhet të justifikohet plotësishtduke iu referuar tërësisë së të drejtave të parashikuara në Konventë dhe nëkontekstin e përdorimit të plotë të burimeve maksimale të disponueshme.

Zotësia juridike

Ndryshimi thelbësor i Konventës është sigurimi që personat me aftësi të kufizuara të zotërojnë tëdrejtën e tyre për zotësinë juridike dhe të mbrohen në ushtrimin e saj. Megjithëse termi si i tillëmund – dhe duhet – të zbatohet menjëherë, krijimi i strukturave të nevojshme vijuese do tëkërkojë kohë. Zëvendësimi i modeleve të kujdestarisë me modelet e vendimmarrjes membështetje do të arrihet vetëm në mënyrë progresive. Për shkak të vështirësive ekonomike, porkryesisht për shkak të ndryshimit të qëndrimeve, është e nevojshme që gjithkush që ështëpërfshirë jo vetëm të kuptojë që personat me aftësi të kufizuara duhet të bëjnë zgjedhjet e tyreindividuale, por edhe të ofrohen trajnimet dhe aftësitë e nevojshme për të mësuar se si tëndërtojmë modele mbështetëse dhe t’i integrojmë ato në jetën e përditshme. Megjithëse njohja ezotësisë juridike (neni 12 KDPAK) do të nevojitet menjëherë – ajo mbetet një parim kryesor iKonventës dhe hapi më i rëndësishëm në pranimin e mos-diskriminimit – trajnimi i personave qëmund të ndihmojnë në proceset e vendimmarrjes do të kryhet me kalimin e kohës. Pra, hapat dheudhëzimet e politikës për të realizuar vendimmarrjen me mbështetje duhet të vendosen sa mëshpejt.

Skemat e ndihmës personale

Konventa parashikon të drejtën e barabartë për të zgjedhur ku dhe me kë të jetojmë. Kjo përfshinmbështetjen e përshtatur sipas nevojave të personave me aftësi të kufizuara, të cilëve do t’u jepetkjo ndihmë. Rrjedhimisht duhet të paraqiten modelet e ndihmës personale. Në kushtet kur kavështirësi ekonomike, por ka dalë edhe nevoja për të ngritur këto shërbime – që në Shqipëri endenuk ekzistojnë – dhe për të trajnuar stafin, kjo gjë mund të arrihet vetëm në mënyrë graduale.

Koncepti i “kujdestarit” ka mbivendosje me asistentin personal, por nuk është patjetër i njëjtifunksion. Kujdesi zakonisht i referohet ndihmës për nevoja fizike të tilla si të larët, të pastruarit,të veshurit, të ushqyerit dhe të tjera punë shërbimi. Ndihma personale është koncept më i gjerë qëfokusohet në të bërët të mundur një personi me aftësi të kufizuar të kapërcejë barrierat, duke

Page 29: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

29

duke i ofruar ndihmë ose duke kryer detyra që personi me aftësi të kufizuar fizikisht nuk mundt’i bëjë. Një asistent personal ofron mbështetje edhe në fusha si vendimmarrja apo asistencë i

komunikimi.Po ashtu, duhet të kihet parasysh se kostot për sigurimin e skemave të ndihmës personale janë

kosto që kursehen në ngritjen dhe mirëmbajtjen e institucioneve për personat me aftësi tëkufizuara. Për më tepër, modelet e ndihmës të parashikuara në Konventë, përfshijnë asistentë tëtrajnuar dhe të punësuar, duke krijuar kështu vende pune dhe të ardhura që mund të gjenerohenprej tyre.

Aksesueshmëria në ndërtesa dhe transport

Sigurimi që ndërtesat – qofshin ato publike ose private – si dhe mjetet e transportit dhe rrugët tëjenë të aksesueshme, është një objektiv që mund të arrihet vetëm në mënyrë graduale.Megjithatë, zbatimi rigoroz i kodeve të ndërtimit, të cilët vendosin kriteret e nevojshme përaksesueshmërinë, si për ndërtesat e reja, ashtu edhe për projektet e rinovimit, është shumë irëndësishëm. Sanksionet duhet të jenë të rënda dhe duhet të zbatohen.Parimi i mos-diskriminimit është menjëherë detyrues dhe përfshin faktin që asnjë ndërtesë, rrugëose mjet i transportit publik nuk duhet të jetë i pa aksesueshëm. Vlen të përmendet se kostot endërtesave të aksesueshme, të cilat ndërtohen si të tilla që në fillim të tyre janë më të ulëta sesaato për ndërtesat të cilat nuk janë projektuar si të aksesueshme, dhe padyshim që kostot erikonstruksionit dhe të përshtatjeve që do të duhet të kryhen në një fazë më të vonë do të jenë mëtë mëdha.

III. STATUTET

Në vijim theksohen disa nga mangësitë që kanë statutet e Shqipërisë. Megjithëse ështëtreguar kujdes që të mbulohet i gjithë legjislacioni kryesor, disa prej statuteve në pjesënmë të madhe duhet të ndryshohen përpara se Shqipëria të ratifikojë KDPAK-në.

1. KushtetutaNeni 18

1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja,etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale osepërkatësia prindërore.

3.Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2, nëse nukekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive.

Neni 18

Neni 18 i Kushtetutës së Shqipërisë përbën një bazë të mirë për mbrojtjen nga diskriminimi, kuthuhet: “(1) Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. (2) Askush nuk mund të diskriminohetpadrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare afilozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore. (3) Askush nuk mundtë diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin (2), nëse nuk ekziston një përligjje earsyeshme dhe objektive.”

Page 30: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

30

Si aderimi i mundshëm në Bashkimin Europian, ashtu edhe ratifikimi i planifikuar i Konventëspër të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara ka mundësi që të nxjerrin në pah nevojën për tëndryshuar fushën e mbrojtjes:

a. Megjithëse në nen përfshihen një sërë bazash për diskriminim, në të nuk parashikohet njëklauzolë mbrojtëse e tillë si “statusi tjetër.”

b. Neni përjashton një sërë arsyesh të njohura për diskriminim, dhe më kryesisht personatme aftësi të kufizuara.

a. Statusi tjetër

Bashkimi Europian pranon nevojën për një mbrojtje të qartë nga diskriminimi i mundshëmbazuar në një sërë arsyesh, të cilat përfshijnë veçanërisht fenë, personat me aftësi të kufizuaradhe homoseksualët. Direktiva më e rëndësishme kuadër e BE-së kërkon legjislacion mbrojtësveçanërisht për personat që mund të diskriminohen bazuar në këto kritere.Kjo është një nga arsyet pse lista e shkaqeve të diskriminimit mund të ketë nevojë tëzgjerohet dhe pse duhet të shtohet një klauzolë mbrojtëse – “statusi tjetër”.

b. Personat me aftësi të kufizuara

Në përputhje me Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, do të jetë enevojshme që këtyre personave t’u jepet mbrojtja më e fortë ligjore që mund të ofrojë sistemiligjor i shtetit, për të siguruar krijimin e një baze të qëndrueshme me qëllim lehtësimin e gëzimittë plotë dhe efikas të të drejtave dhe po ashtu aksesin në të gjitha të drejtat e njeriut për personatme aftësi të kufizuara.Prandaj, ndryshimi i nenit 18 të Kushtetutës së Shqipërisë duhet të përfshijë personat me aftësitë kufizuara si viktima të mundshme të diskriminimit bazuar vetëm në aftësinë e tyre tëkufizuar. Duke qenë se Konventa mbron modelin shoqëror të aftësive të kufizuara, pra faktinqë aftësia e kufizuar mund të shkaktohet edhe nga bashkëveprimi midis personave me paaftësidhe barrierave të qëndrimit dhe mjedisore, të cilat pengojnë pjesëmarrjen e plotë dhe efikase tëpersonave me aftësi të kufizuara, rekomandohet fuqishëm që kjo qasje të shërbejë si model përçdo ndryshim që i referohet personave me aftësi të kufizuara dhe paaftësive përkatëse.Modeli shoqëror largohet nga qasjet e mëparshme ndaj personave me aftësi të kufizuara, të cilatpërqendroheshin te “gjymtyra që mungon” dhe mbështeteshin në mëshirë dhe ofroninpërkujdesje në vend që të merrnin parasysh personin, të drejtat e çdo individi dhe heqjen ebarrierave – kryesisht atyre sociale. Gjithashtu, modeli shoqëror lejon që të punohet veçanërishtkundër procesit të stigmatizimit dhe etiketimit të personave në mënyrë shumë më efikase, pasivëmendja e përqendruar te personi e lë të zbuluar mjedisin rrethues shoqëror. Për më tepër,personat me aftësi të kufizuara janë qenie njerëzore, të cilat, shumë shpesh hasin forma tëshumta dhe rrjedhimisht të rënduara të diskriminimit.

IV. INSTITUCIONET

1. Pika fokale dhe mekanizmi i koordinimit, neni 33(1)

Konventa parashikon shprehimisht forume, të cilat do të garantojnë koordinimin e përshtatshëmtë masave të marra për zbatimin e Konventës. Krahas pikave fokale – të cilat do të ishte mirë tëpërcaktohen në nivel qendror dhe nivel qarku – Konventa gjithashtu parashikon edhe krijimin e

Page 31: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

31

një mekanizmi koordinimi. Të dyja, pikat fokale dhe mekanizmi i koordinimit duhet të përfshijnëpërfaqësues të shoqërisë civile (neni 4(3) dhe neni 33 i KDPAK-së).Këshilli Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuara do të ishte organi më i përshtatshëm përtë përmbushur detyrën e mekanizmit të koordinimit. Ai është krijuar dhe është gati ta marrëpërsipër këtë detyrë. Është i rëndësishëm fakti që në të ka një përfaqësim të mirë të personave meaftësi të kufizuara dhe organizatave të tyre përfaqësuese si anëtare të tij. Duke qenë se njëtendencë e re është përfshirja e shoqërisë civile përtej anëtarësisë – nëpërmjet konsultimeve dhetakimeve publike – rekomandohet rishikimi i punës së Këshillit në të ardhmen duke pasurparasysh përfshirjen e publikut, veçanërisht të personave me aftësi të kufizuara.Ndërkohë që zbatimi i Konventës hyn në rrugën e duhur, Këshilli do të duhet të forcojëkoordinimin e tij me organe te tjera, siç është organi monitorues që vijon më poshtë.

2. Organi monitorues, neni 33(2)Konventa parashikon krijimin e një organi ose ristrukturimin efikas të një organi ekzistues për tëmarrë përgjegjësitë për “të promovuar, mbrojtur dhe monitoruar” zbatimin e Konventës.KDPAK-ja rekomandon që kjo duhet të ndodhë në përputhje me standardet e parashikuara përmekanizmat e pavarura për të drejtat e njeriut, përkatësisht parimet që lidhen me statusin,funksionimin e institucioneve kombëtare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut,pra me Parimet e Parisit.Shqipëria tashmë e ka një Institucion Kombëtar për të Drejtat e Njeriut, në përputhje me ParimetParisit, Avokatin e Popullit.ii

Është lënë të kuptohet që detyra e monitorimit të KDPAK-së do të realizohet nga Komisioneripër Mbrojtjen nga Diskriminimi (Kreu V, ligji për mbrojtjen nga diskriminimi). Ky ështëgjithashtu një vendim politik, të cilin konsulenti teknik e respekton si të tillë.Në përputhje me Konventën, komisioneri do të këshillohej të merrte përsipër detyrat dhekompetencat e mëposhtme, në përputhje gjithashtu me detyrat ekzistuese sipas nenit 32 të ligjitpër mbrojtjen nga diskriminimi:Monitoron zbatimin në vend të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuaranëpërmjet:

Promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut të personave me aftësi të kufizuara; Këshillimit të organit ligjvënës, qeverisë, administratës – në veçanti pikave fokale dhe

mekanizmit të koordinimit – dhe gjyqësorit; Hartimit të raporteve për organin ligjvënës, qeverinë, administratën dhe gjyqësorin; Dhënies së rekomandimeve të pavarura për të gjitha çështjet që lidhen me

promovimin, zbatimin dhe monitorimin e Konventës; Vlerësimit të rregullave ligjore dhe administrative në fuqi, si dhe praktikës

korresponduese dhe dhënies së rekomandimeve për amendime dhe përmirësime; Hartimit të deklaratave për projekt-ligje dhe dekrete; Rekomandimit të ligjeve të reja dhe rregullave administrative për rritjen e nivelit të

përputhshmërisë me Konventën; Analizimit të të dhënave dhe statistikave; Kontributit në rritjen e ndërgjegjësimit dhe sensibilizimin e publikut, nëpërmjet punës

së marrëdhënieve me publikun; Bashkëpunimit me shkollat, universitetet, institucionet e tjera arsimore, institucionet

mjekësore, sociale dhe institucione të tjera të lidhura; Bashkëpunimit me institucionet, agjencitë dhe organet kombëtare dhe ndërkombëtare,

kryesisht me përfaqësuesit e shoqërisë civile, veçanërisht me personat me aftësi të

Page 32: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

32

kufizuara dhe organizatat e tyre përfaqësuese, për përfshirjen e tyre në procesin emonitorimit;

Bashkëpunimit në veçanti me pikat fokale dhe mekanizmin koordinues, të krijuar nëpërputhje me nenin 33 paragrafi 1 i Konventës;

Bashkëpunimit me autoritetet e pavarura, të cilat monitorojnë të gjitha shërbimet dheprogramet e krijuara në shërbim të personave me aftësi të kufizuara për të parandaluarshfaqjen e të gjitha formave të shfrytëzimit, dhunës dhe abuzimit (neni 16 paragrafi 3 iKonventës);

Bashkëpunimit me çdo subjekt që punon për zbatimin e Konventës në nivel vendordhe nivel qarku, në përputhje me nenin 4, paragrafi 5 të Konventës;

Bashkëpunimit me agjencitë që kanë lidhje me Konventën jashtë shtetit, në mënyrë tëveçantë me komitetet e tjera monitoruese të parashikuara në nenin 33 paragrafi 2 tëKonventës si dhe me Komitetin për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara(neni 34 i Konventës), pranë të cilit do të duhet të raportojë sipas kërkesës;

Informimit të publikut në lidhje me çështjet përkatëse, nëse e gjykon të nevojshme; Shqyrtimit të ankesave të individëve.

Në rast se Shqipëria do të ratifikojë Protokollin Opsional, roli i komisionerit duhet të jetë dhëniae ndihmës për ata që dëshirojnë të paraqesin një ankesë në përputhje me Protokollin Opsional.

3. Monitorimi ndaj torturës dhe dhunës – neni 16 (3)Konventa gjithashtu parashikon mbrojtjen ndaj dhunës dhe torturës për personat me aftësi tëkufizuar nëpërmjet “autoriteteve të pavarura” (neni 16 (3) KDPAK). Kompetencat e nevojshmepër të përmbushur këtë detyrim janë të ngjashme dhe mbivendosen në pjesën më të madhe memekanizmin e pavarur kombëtar të parandalimit (MKM) në Protokollin Opsional për KonventënKundër Torturës (PO-KKT).Shqipëria ka krijuar Mekanizmin Kombëtar të Parandalimit në bazë të ligjit për trajtimin epersonave të dënuar me burgim dhe të të ndaluarve, neni 74. Duket se institucioni, i cili ështëkrijuar dhe ngarkuar me detyrën për mbrojtjen kombëtare ndaj torturës do të ishte i përshtatshëmpër përmbushjen e detyrave të parashikuara në Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi tëKufizuara.Rekomandohet rishikimi i burimeve të MKP-së për t’u siguruar që janë të mjaftueshme përmarrjen e detyrës. Gjithashtu, trajnimi për punonjësit e MKP-së duhet të ofrohet si pjesë ezgjerimit të detyrave të saj. Sipas vendimit nr. 512 “Procedurat për kryerjen e kontrollit tëndihmës ekonomike, pagesës së aftësisë së kufizuar dhe shërbimeve shoqërore” – veçanërisht nëparagrafin (5) dhe (6), ekziston një mbivendosje e detyrave të inspektimit përsa i përket ankesavedhe indikacioneve për abuzim. Rekomandohet përshtatja e udhëzimeve në përputhje meKonventën dhe sigurimi që grupet e kontrollit të bashkëpunojnë me MKP-në ose organin që dotë jetë përgjegjës për detyrat kryesore në bazë të nenit 16 të KDPAK-së.KDPAK-ja është traktati i parë bazë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut qëparashikon detyrimin për të monitoruar zbatimin në shkallë vendi. iii Legjislacioni shqiptarparashikon disa pikënisje për të zgjeruar mekanizmat ekzistues për të mbuluar kërkesat eKDPAK-së për monitorim. Ligji për Përfshirjen dhe Aksesueshmërinë për Personat me Aftësi tëKufizuara do të mund të ofronte një kuadër për të lidhur mekanizmat e ndryshëm nëpërmjet njëdiskutimi në ligjin specifik.

Page 33: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

33

DISA PROPOZIME PWR PWRMIRWSIM

Tw Përkufizimeve mw tw plota tw PAK, tw Diskriminimit për shkak tëpaaftësisë/aftësisë së kufizuar, tw Organizatave tw PAK

Tw Parimeve bazw si shpjegimi i parimeve të KDPAK-së, në mënyrë të veçantë iaksesueshmërisë sociale dhe përfshirjes, dhe pjesëmarrja dhe detyrimi për t’u konsultuarme personat me aftësi të kufizuara dhe organizatat e tyre përfaqësuese.

Pwr Jeteswn e pavarur, koncepti i jetesës së pavarur duhet të trajtohet në bazë tëobjektivave/parimeve dhe të ketë një dispozitë e cila të ofrojë një pikë hyrje për masat endryshme ligjore por edhe politikash që mbështesin jetesën e pavarur, veçanërisht përvlerësimin e nevojave për asistencë dhe mbështetje dhe sigurimin e asistentëve personalë.Po ashtu, dispozita mund të ofrojë një link për politikat e deinstitucionalizimit dheçështjet që lidhen me to.

Pwr Mekanizmat institucionalë dhe bashkwveprimin e tyre perfshirw:Roli i “Komisionit” që vlerëson nevojat për ndihmë dhe mbështetje.Roli i Këshillit Kombëtar për Aftësinë e KufizuarRoli i Komisionerit për Mbrojtjen nga DiskriminimiRoli i Avokatit të PopullitRoli i Mekanizimit Kombëtar ParandaluesRoli i institucioneve të tilla si Komisioneri për të Drejtat e FëmijëvePërfshirja e konsultimit të personave me aftësi të kufizuara dhe organizatave të tyrepërfaqësuese.

Page 34: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

34

Fjala e Z. Abdulla Omuri, Zv/Kryetar i KKPAK, Kryetar i Shoqatws Kombwtare tw invalidwvetw punws sw Shqipwrisw, “E drejta e punёsimit, mohimi i saj dhe varfёria”

Të nderuar kolegë, miq dhe të ftuar!

Në këtë konferencë, dua të trajtojmë, një të drejtë themelore të njeriut, sic është e drejta përpunësimin e PAK. Papunësia tek kjo kategori në Shqipëri konsiderohet si një prej problemevekyçe, që lidhet ngushtë me situatën e tyre social-ekonomike. PAK rrallëherë iu krijohen mundësipër të fituar vetë jetesën e tyre, dhe të marrin pjesë plotësisht në shoqëri. Po t’u referohemikërkesave të kohës, të paraqitura mjaft mirë në materialet e Organizates Boterore te Punes (ILO),apo Konventave të OKB për të drejtat e njeriut në lidhje me të drejtën e punësimit të PAK ështëe kuptueshme se ekzistojnë direktiva dhe te drejta, por mungon vullneti i personave përgjegjësper tu zbatuar.Organizatat e PAK, pjesë e KKPAK kanë mbi 20 vjet që janë krijuar dhe mund të konfirmojmëse punësimi i PAK ka qenë dhe është një nga çështjet që has më tepër barriera dhe kanë më pakshanse të barabarta, qofshin këto për PAK të arsimuar ose jo. Në mbështetje të kësaj të drejte,përveç punës dhe ekspertizës sonë si shoqata përfaqësuese të këtyre kategorive, njohja e kësaj tëdrejte është parashikuar edhe në legjislacionin vendas; dhe konkretisht:Garantimi i tq drejtqs pqr punqsim, për PAK është objektiv i Kushtetutës së Republikës sëShqipërisë, Kodit të Punës, Ligjit 7995 "Për nxitjen e Punësimit", si dhe në pjesë të veçanta tëligjeve 7703 neni 80 "Për Sigurimet Shoqërore", neni 14 i ligjit 7889, i ndryshuar me ligjin9143, datë 16.10.2003 "Per Statusin e Invalidëve të Punës", Ligji nr. 8872, dt. 29. 03. 2002, "Përarsimim dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë", ligje këto, të cilat sigurojnë dhembështesin punësimin, këshillimin dhe kualifikimin profesional për PAK, në mënyrë që tëintegrohen në tregun e punës.Jemi ne vitin 2013 dhe përveç ligjeve të sipërpermendura qysh në 2006 kemi ngritur strategjinëpër PAK dhe standartet për ofrrimin e shërbimeve. Në 2012 Qeveria Shqiptare ka ratifikuarKonventën e OKB-së për të drejtat e PAK. Kjo konventë nëse do të shikohet me syrin epërmirësimit të gjendjes së PAK si në drejtim të punësimit, por ashtu edhe në çështjen e varfërisëtek kjo kategori sociale; mendojmë se do të përmirsohet ndjeshëm gjendja social-ekonomike ePAK. Në 2010 kemi miratuar ligjin per antidiskriminimin, si dhe shumë vendime, apo urdhra tëtjera për ndryshime apo përmirësim të legjislacionit ekzistues. Të gjitha këto dokumentaparashikojnë respektimin dhe mbrojtjen e së drejtës së punësimit për PAK.A duhet të ndihemi krenarë për këto arritje nëse do t’i quajmë të tilla?Më besoni se më shumë se kushdo tjetër unë dua ta shoh gotën gjysëm plot përsa i përket kësajpyetje.

Por cili është realiteti i punësimit të PAK megjithë mbështetjen ligjore ekzistuese?

Nga të dhënat që në kemi mundur të marrim nga shërbimi kombëtar i punësimit, janë rreth 116PAK nga viti 2007 deri në 2012, nga të cilët janë trajnuar nga qendrat profesionale që ofron kyinstitucion dhe janë punësuar vetëm 0.1% e tyre për çdo vit nga programet e nxitjes së punësimit,madje kjo shifër në vitin 2012 rezulton ne 0%.

- 2 -Lista e profesjoneve që ky institucion ofron për trajnim profesional nuk ofron larmi për të gjithallojet e AK, duke mos i dhënë shansin të gjitha kategorive të PAK për t’u trajnuar. Një pjesëtjetër e PAK janë punësuar falë arsimit dhe përpjekjeve të tyre individuale e familjare osevetëpunësuar për të përmirësuar gjendjen e tyre ekonomike.

Page 35: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

35

Me punësimin e tyre ata shpeshherë shkelin rregullat e shëndetit të tyre, por vetëm për faktin senuk duan ta quajnë veten aspak të pavlerë, apo të padobishëm për veten, familjen dhe shoqërinë.Nuk kemi statistika të qarta rreth këtij numri të të punësuarve, por ajo që mund të evidentojmëlehtësisht janë përpjekjet e mëdha të tyre për t’u arsimuar me qëllim punësimin njëlloj si gjithë tëtjerët. Ata shpresojnë se një ditë përpjekjet e tyre do të shpërblehen dhe do t’a shohin vetenpërkrah kolegëve të tyre në punë. Ata dhe ne përfaqesuesit e tyre, shpresojme se institucionetpërgjegjëse shtetërore do t’i përfshijnë të rinjtë me AK kudo që ata janë, në trajnimetprofesionale, çertifikimi i të cilave do t’ju mundësojë ushtrimin e një profesioni apo zanati tëvlefshëm për tregun e punës. Ata vazhdojnë të ëndërrojnë se pas një sërë konferencash, tryezashtë rrumbullakëta, apo fushata ndërgjegjësimi: punëdhënësit publikë dhe private do të krijojnëinfrastrukturen e përshtatur dhe aksesin e nevojshëm në vendin e punës për një person me AK.Të gjithë PAK dhe ne, vazhdojmë të besojmë se integrimi i tyre do të vijë si pasojë e punësimitdhe jo ndihmës ekonomike pasive që ata marrin.

Jo vetem papunësia e vetë personave me aftësi të kufizuara, por edhe e prindërve të tyre, të cilëtkanë barrën e kujdesit të përhershëm ndaj fëmijës apo të afërmit të tyre me aftësi të kufizuara,janë një nga shkaqet kryesore të gjendjes jo të mirë ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhenkëto familje. Kjo tregon se sa e rëndë është për një familje shqiptare për të patur një PAK dhenevojën për punësim; po edhe shërbime komunitare alternative për të përmirësuar këtë situatë.Une i kam dhënë të drejtë djalit 16 vjeçar nga Berati; i cili në vitin 2009 me një takim meinvalidët e punës më bëri një pyetje:- Përse Z. Omuri unë duhet të privohem nga shkolla, tëprivohem nga eskursionet, të privohem nga shumë të drejta që i kanë bashkëmoshatarët e mi,vetëm per faktin se jam fëmijë me prindër invalidë pune? Sinqerisht e kam ndjerë veten shumëngushtë, por përpjekjet tona argumentuese se punësimi për PAK duhet parë si detyrë njerëzore,por mbi të gjitha edhe si detyrim ligjor. Koha ka vertetuar se po të ketë vullnet institucional nukka gjë që nuk realizohet.

Page 36: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

36

Me këtë rast dua të falenderoj Ministrine e Arsimit dhe posaçrisht Ministrin Tafaj për nismatfavorizuese në drejtim të arsimimit të PAK. Ishte një veprim që i sherben integrimit dhe hapdritare të reja për punësimin e PAK dhe përmirësimin e gjendjes social-ekonomike te familjarëvetë tyre.

Cilat janë sfidat dhe barrierat ku PAK nuk realizojnë të drejtën e punësimit:Mungesa e sanksioneve në rast të moszbatimit të legjislacionit

Kështu, Ligji nr. 7995, dt. 20.09.1995 "Për nxitjen e punësimit", ne mënyrë të veçantë Neni 15 itij parashikon se subjektet që kanë të punësuar 25 punonjës, një prej tyre duhet të jetë me aftësitë kufizuar në gjendje të punojë. Për arsye të ndryshme, ky nen nuk ka gjetur zbatim dhe nukekzistojnë sanksionet apo mekanizma alternativë për zbatimin e tij.

- 3 -Kodi i punës ndalon çdo lloj diskriminimi në punësimin dhe trajnimin profesional të njerëzve meaftësi të kufizuar. Ata kanë të drejtën të punojnë në punë të përshtatshme sipas vlerësimit tëKomisionit Mjekesor që përcakton aftësinë e tyre për punë.Sipas ketij Kodi, punëdhënësi duhet të ofrojë punë të përshtatshme dhe lehtësi për personat meaftësi të kufizuara. Orët e punës për personat me aftësi të kufizuara reduktohen në 6 orë në ditë,ose 8 orë punë të lehtë.Këto lehtësi të përcaktuara nga komisjoni mjekësor nuk monitorohen dhenuk zbatohen.

Shprehja më hapur e diskriminimit për punësimin e PAK është mos zbatimi i detyrimeve ligjorenë radhë të parë nga institucionet shtetërore. Këto institucione që hartojnë dhe monitorojnëpolitikat e punësimit për PAK, nuk zbatojnë ata vetë detyrimet ligjore të hartuara prej tyre përpunësimin e PAK. Vetëkuptohet se cila është shkalla e kërkesës së tyre ndaj punëdhënësveprivate për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji për punësimin e PAK.Mungesë të mjediseve të adaptuara të punës dhe mungesa e një transporti të përshtatur, i cili dotë mund të lehtësonte shumë lëvizjen e personit për në vendin e punës pa patur nevojën e njëasistenti. Barrierat fizike dhe infrastrukturore në vendin e punës, ambjente të tilla si mungesa edyshemesë sëpershtatur, oborri rreth e qark punës, mungesa e trotuareve të përshtatura,sinjalistika e përshtatur etj bëhen faktor frenues, në punësimin e PAK.

Mungesa e paisjeve që sigurojnë akses gjatë kohës së punës së tyre:Pavarësisht egzistencës së mjeteve të pershtatura ndihmëse për PAK, për të krijuar autonomi nëvendet e punës dhe akses në informacion ato mungojne ndoshta për shkak të kostos së lartë, ecila është e papërballueshme për vetë personin me AK dhe për më tepër shteti nuk i rimbursonkëto paisje si në shumë eksperienca në vende të zhvilluara.

Ndërgjegjësimi jo i mjaftueshëm i punëdhënësve mbi kapacitetet e PAK në punëKërkimi i një pune apo ruajtja e një vendi pune, për një person me AK, kalon shpeshherënëpërmjet situatave të pakëndshme që lidhen me paragjykimet për aftesitë që mund të ofrojnë atanë punë. Mungesa e ndërgjegjësimit të punëdhënësve mbi aftësitë e tyre dhe mundësitë që atamund të shfaqin për të kontribuar në shoqëri janë një faktor, i cili frenon marrjen e tyre në punë.Kjo mungesë ndërgjegjësimi e punëdhënësve mund të shfaqet deri në forma te diskriminimitlidhur me punësimin e PAK siç janë paragjykimi, ofendimi, përbuzja, etj.

Vetëvlerësimi jo i mjaftueshëm për aftësitë që zotërojnë vetë PAKPersonat me AK duhet të ndërtojnë një imazh pozitiv dhe vetëvlerësim për veten e tyre.

Page 37: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

37

Midis tyre dallohen PAK, të cilët janë aktivë dhe të organizuar, si dhe PAK të izoluar dhe tëshkëputur nga jeta shoqërore në tërësi. Në disa familje veçanërisht në Tiranë dhe në qytetet emëdha, ku prindërit apo pjesëtarë më të mëdhenj të familjes, janë të arsimuar e kuptojnërëndësinë që ka për një PAK integrimin e tij në shoqëri. Familja në bashkëpunim edhe meshoqatat bëjnë përpjekjet maksimale për arsimimin dhe më pas për punësimin e tyre.

- 4 -Kërkimi i punës nga PAK vleresohet i vështirë, por edhe për shkak të faktorëve, si niveli i lartë ipapunësisë, evolucioni teknologjik, dhe një konkurencë më e ashpër në drejtim të aplikantëve qëkërkojne punë, duke mos marrë në konsideratë aftësitë dhe çmimet që ofrojnë për krahun epunës.PAK duhet të jenë konkurues dhe të plotësojnë kushte të njëjta si gjithë të tjerët në aplikimin përnjë vend pune siç janë: diploma, apo testimi në kushte të barabarta.Nga ana tjetër edhe punëdhënësi duhet t’i trajtojë ata në të njëjtën mënyrë, me të njëjtënngarkesë, me të njëjtat te drejta dhe detyrime.

Të nderuar miq dhe te ftuar,

Këto dhe shumë të tjera janë disa nga pengesat për punësimin e PAK në vendin tonë.Më lejoni në mbyllje t’ju rendis rekomandimet e BE për qeverinë tonë në kuadër të integrimitEvropian, përsa i përket Formimit profesional, punësimit për njerëzit në nevojë ku përfshihenedhe PAK:Programet e formimit profesional duhen orientuar në drejtim të përfitimit nga personat qëtrajnohen si dhe nga nevojat e tregut. Ata duhen pajisur me çertifikata formimi profesional tënjohur në shkallë vendi dhe me akses në tregun e punës në mënyrë të barabartë me pjesën tjetërtë qytetarëve.

Page 38: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

38

Shkollat dhe qendrat e arsimit dhe formimi profesional duhet të krijojnë një lidhje mepunëdhënësit nga sektori publik dhe privat.Shteti duhet të japë shembullin pozitiv për punëdhënësit privatë duke punësuar persona ngakomuniteti i PAK dhe të tjera në të gjitha nivelet e përgjegjësisë në nivel qendror dhe vendor,duke shënjestëruar arsimin, shërbimet e kujdesit shëndetësor/social dhe regjistrimin ne gjendjencivile në radhë të parë.Zyrat Publike të Punësimit duhet të luajnë një rol aktiv në këshillimin e punësimit dhe krijimin elidhjeve ndërmjet qendrave te formimit profesional, punëdhënësve private, si dhe shoqatave tePAK.Sikunder vihet re, nevojitet më shumë përgjegjësi, bashkëpunim dhe ndërgjegjësim nga të gjithëaktorët përgjegjës. Koha që shkon nuk kthehet pas 20 vjet përpjekje për PAK të papunë, janëhumbje e madhe ekonomike e sociale për vetë individët me AK, familjet e tyre, por edhe për vetëstrukturat shtetërore dhe shoqërore që nuk kanë zbatuar ligjin në këtë drejtim.Prandaj më lejoni që në emër të KKPAK, t’ju bëj një thirrje të gjithë aktoreve aktive publikë eprivatë që kanë rol në nxitjen dhe punësimin, në vëmendjen e tyre tëkenë PAK.Nuk bëjmë asgjë të jashtëzakonshme kur punësojme një PAK, përkundrazi, vetëm detyrën tonësi qytetarë të civilizuar pa paragjykime, të cilët njohin dhe respektojnë kapacitetet dhe aftesitë enjë personi pavarësisht kushtëzimit fizik, i cili në kushtet e përshtatura nuk bëhet pengesë përrezultatet në punë.Le t’i bashkohemi të gjithë kësaj ideje, që të mos lemë të kalojnë edhe 20 vite të tjerë mejustifikime, plane veprimi e strategji boshe duke mbajtur të zgjuar interesin e këtyre personavepër t’u punësuar me moton “Shpresa vdes e fundit”.Ju faleminderit,

Page 39: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

39

Fjala e Znj. Zhaneta Muca, Shoqata e te Verbërve të Shqipërisë, “Arsimimi si njё e drejtё dheshans i rёndёsishёm nё integrimin shoqёror tё personave me aftёsi tё kufizuara”

Zhvillimi i një sistemi arsimor gjithëpërfshirës, nuk është vetëm një çështje e së drejtës. Aksesiapo qasja në arsim përbën një cështje kyçe, që do të thotë të vendosë PAK në një pozitë tëbarabartë me personat jo me aftësi të kufizuara, për të promovuar diversitetin brenda shkollavedhe për të krijuar lidhje sociale në mes personave me dhe pa AK. Ajo është gjithashtu njëmundësi e promovimit të sistemeve të arsimit me një theks të veçantë në sigurimin e një mjedisitë përbashkët për të nxënët që garanton prezencën, pjesëmarrjen dhe arritjen e rezultateve tëbarabarta për të gjithë nxënësit, duke përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuara2

Akses i barabartë në arsimin gjithëpërfshirës në shkollat e zakonshme përmirëson punësimin dheperspektivat e punës të të rinjve me aftësi të kufizuara3

Përvoja dhe të dhënat sugjerojnë se ata të cilët janë të përfshirë në arsimin e rregullt kanërezultate më të mira akademike se ata që janë shkolluar në klasa të veçanta ose, aq më tepër, nëshkolla të posaçme, prandaj, mund të kenë shanse më të mira në aksesin në punësim në periudhatë mëvonshme.Të rinjtë me AK kanë mundësi më të mira punësimi sesa ata që lënë shkollën në përfundim tëarsimit të detyrueshëm4. Personat me një diplomë të arsimit të lartë kanë gjithashtu shanse tëmira për tu punësuar dhe synojnë të jenë më në gjendje për të përballuar periudhat e tranzicionitpër shkak të mundësive të pasigurta të punës.Aksesi në arsim rrit gjithashtu aftësinë e individëve për tu përfshirë në shoqëri. Të rriturit me AKtë përfshirë në arsimin e zakonshëm kanë një pjësëmarrje më të mirë në komunitet dhemarrëdhëniet më të ngushta përsonale sesa ata që nuk gëzojnë këtë akses5

Ata të cilët kanë përfudnuar arsimin e mësëm të lartë kanë gjithashtu më shumë gjasa për tëfituar një nivel të kënaqshëm të pavarësisë, një status prindëror dhe për t’u angazhuar nëaktivitetet e komunitetit që mund të ofrojnë mundësi takimi për njërëzit me interesa të ngjashmepër të zhvilluar aftësi të reja, të përjetojnë kënaqësinë e arritjeve të përbashkëta dhe të ofrimit tëkontributeve për komunitetin6

Ata kanë gjithashtu më pak të ngjarë të përjetojnë eksperiencat negative sociale që rezultojnë ngarreziku i viktimizimit ose duke u bërë shkelës të ligjit7. Shanset e kalimit në nivelin e parë tëstudimeve të larta janë më të mira kur nxënësit janë shkolluar në një klasë të rregullt se sa kur atanuk janë të shkolluar aty. Ata që arsimohen në një klasë të rregullt kanë më shumë gjasa se sa ataqë janë shkolluar në një shkollë speciale për të gjetur veten e tyre në kurset e ndryshme tëstudimit në favor të suksesit akademik dhe të përfshirjes sociale ose profesionale8.Nxënesit që marrin udhëzimet e duhura në një klasë të rregullt janë më të etur për të shkuar nëshkollë, dhe për të nxënë më mirë, sesa ata të limituar në një klasë të veçantë apo të instruktuarnë një mënyrë jo të përshtatshme në një klasë të rregullt9. Ata kanë gjithashtu më shumë gjasa tëndjehen se gëzojnë shëndet të mirë dhe të ketë kapacitetet e nevojshme në lidhje mendërveprimin e kënaqshëm me shokët e tyre të klasës. Ata, kanë më shumë të ngjarë të fitojnëkapital shoqëror që lehtëson punësimin e tyre, pasi shkolla u jep atyre mundësinë për të krijuarlidhje afatgjata të miqësisë mbi bazë të të cilave ata mund të ndërtojnë marrëdhënie shoqërore që

2 Quinn, Ebersold, 20083 Neni 27 dhe 28 të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtën e Personave me Aftësi të Kufizuara4 OECD, 20085 Nweman, 20096 Townsley & al, 20107 Berman dhe Moody 2004; Crosnoe dhe Needham 2004; Fraser 1997; Rodgers dhe Rose 2002;. Smith et al 19958 Burchardt, 2005, Wagner, 20069 OECD 1999

Page 40: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

40

do të jenë veçanërisht të dobishme në jetën e tyre profesionale dhe sociale. Ashtu sikurse meaksesin ndaj shërbimeve shëndetësore dhe aksesi në arsimin gjithëpërfshirës ka një efektmbrojtës ndaj shumë prej faktorëve të rrezikut me të cilat përballen PAK. Ai zhvillon aftësitë dhekompetencat për të përballuar rreziqe të përbashkëta në jetën e të rriturve (papunësia, varfëria),përballimin me sfidat dhe kërkesat e tregut të punës në ndryshim, duke çuar në një jetëproduktive duke u përfshirë në të gjithë shkallët e jetës në komunitet. Pra, është e një rëndësie tëvecantë kyçe për të zbatuar politikat e arsimit dhe trajnimit që lëvizin, gjithnjë e më shumë, drejtvetëvendosjes për PAK, larg nga qasjet e varësisë apo të kujdesit drejt atyre me bazë fuqizimin.

E drejta për arsimim bazuar në barazinë në akses dhe mundësi

E drejta e përgjithshme dhe universale për arsimim ka qenë përcaktuar mirë kohë më parë. Nëvitet e fundit pika kryesore e referimit për këtë debat ka qenë Deklarata e Salamankës UNESCO(që doli nga Konferenca Botërore mbi Nevojat për arsimin special në vitin 1994, në të cilënmorën pjesë 92 qeveri). Deklarata konfirmoi një marrëveshje ndërkombëtare bazuar në parimin“arsimim për të gjithë", por gjithashtu theksoi parimin se fëmijët me AK duhet të mësohen nëshkollat e zakonshme në mënyrë të njëjtë si shokët e tyre fqinjë pa AK.Kështu shkollat e rregullta me këtë orientim përfshirës janë mënyrat më efektive për të luftuarqëndrimet diskriminuese, duke krijuar komunitete mikpritëse, ndërtimin e një shoqëriegjithëpërfshirëse dhe arritjen e arsimit për të gjithë, për më tepër, ato ofrojnë një edukim efektivpër shumicën e fëmijëve dhe përmirësimin e efikasitetit dhe në fund të fundit dhe të efikasitetit tëkostove për tërë sistemin arsimor.Parime të ngjashme u përshkruan në Rregullat e Kombeve të Bashkuara mbi Barazimin emundësive për PAK, në të cilën Rregulli 6 i kërkonteve Shteteve të 'njohin parimin e mundësivetë barabarta, të edukimit primar, sekondar dhe terciare për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit meaftësi të kufizuara. Ai, megjithatë, e njohu ekzistencën e shkollimi të ndarë, ku, "sistemi ipërgjithshëm shkollor ende nuk përmbush në mënyrë të përshtatshmë nevojat e të gjithë PAK"(duke parashikuar që qëllimi i një shkollimi të tillë ishte fokusuar në "përgatitjen e nxënësve përarsimim në sistemin e përgjithshëm shkollor”).Parashtrimi më i fundit në lidhje me të drejtën njerëzore për arsimim në kontekstin specifik tëaftësisë së kufizuar është neni 24 i Konventës së OKB mbi të Drejtat e PAK (UNCRPD), e cilatani është bërthama për sigurimin dhe promovimin e arsimit për të gjithë në nivel ndërkombëtar.Ajo kërkon nga palët ratifikuese për të nxitur një sistem arsimor të barabartë që mundëson qëpersonat me aftësi të kufizuara të kenë akses në arsimin e përgjithshëm, trajnimin profesional, tëmësuarit gjatë gjithë jetës 'pa diskriminim dhe në baza të barabarta me të tjerët ". Kështu pra përkëtë arsye, sistemet arsimore duhet :• Të sigurojë që PAK të kenë akses në arsimin fillor, të mesëm të ulët, gjithëpërfshirës, cilësor,pa pagesë mbi baza të barabarta me të tjerët në komunitetet ku ata jetojnë";• Sigurojë 'akomodimit të arsyeshëm të nevojave arsimore individuale';• Sigurojë mbështetje të përshtatshme 'brenda sistemit arsimor të përgjithshëm, për të lehtësuararsimimin e tyre efektiv ";• Zhvillojë "masa mbështetëse efektive të individualizuara…në mjedise që rrisin zhvilliminakademik dhe shoqëror, që përputhet me qëllimin e gjithëpërfshirjes".• Marre masat e duhura që mundësojnë që PAK të "mësojnë aftësitë jetësore dhe sociale tëzhvillimit për të lehtësuar pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe të barabartë në arsim dhe si anëtarëtë komunitetit".

Page 41: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

41

Neni 24 i Konventes se OKB per PAK kërkon, që, sistemet arsimore të jenë jo vetëmgjithëpërfshirëse, por edhe të përshtasë nevojat arsimore të çdo personi. Ajo synon kapërcimin eatyre pengesave që përjashtojnë ose ndryshe margjinalizojë fëmijët dhe të rinjtë me aftësi tëkufizuara dhe që i privojnë ata nga e drejta e tyre për arsimim.Zbatimi i së drejtës për arsimim kërkon një sistem efektiv arsimor në gjendje për të krijuarmjedise arsimore mjaft fleksibile për tu përshtatur me diversitetin e nevojave arsimore. Kjokërkon një kuadër ligjor që angazhon shkollat të jenë të hapura ndaj diversitetit dhe të marrin nëkonsideratë nevojat dhe arritjet e secilit nxënës, pavarësisht nga rrethanat e tij apo të saj, origjinashoqërore apo grupi etnik.Ajo kërkon burime njerëzore, financiare dhe teknike për të mbështetur nxënësit në përmbushjene kërkesave akademike, sociale dhe profesionale të tyre si dhe në fuqizimin e institucionevearsimore, në mënyrë që të bëhen të arritshëm nga ana pedagogjike për të gjithë diversitetin enevojave. të bëhet pedagogjikisht të arritshme për diversitetin e nevojave. Ajo kërkon qëshkollat të përfshijnë çështjet e aftësisë së kufizuar në politikat dhe planet e tyre të veprimit,duke vlerësuar nxënësit në mënyrë individuale për të identifikuar nevojat që duhet tëpërmbushen dhe zhvillimin e kurrikulave mbi bazë të rezultateve duke promovuar në këtëmënyrë një përshtatshmëri dhe mbështetje të një nivel të lartë10.Zbatimi i së drejtës për arsimim kërkon një focus mbi nevojat individuale arsimore në vendpaaftësive të tyre. Kjo lejon referimin për aftësinë e kufizuar bazuar në Deklaratën e Salamankës,dmth të aftësimit të sistemit arsimor për të përmbushur diversitetin e profileve arsimore brendasistemit shkollor11. Kjo është një qasje që konsideron se të gjithë nxënësit mund të kenë nevojëarsimor në karrierën e tyre dhe mund të kërkojnë mbështetje për të qenë të suksesshëm nëshkollë, pavarësisht ekzistenca së një dëmtimi. Ajo kërkon që shkollat të jenë më të hapura ndajdiversitetit të nevojave arsimore dhe që të angazhohen për t'u bërë të arritshme nga anapedagogjike, shoqërore dhe fizike.Në kontrast me këtë qasje arsimore, egziston një qasje tjetër diagnostike që e lidh aftësinë ekufizuar më paaftësitë e individëve dhe shkollave në lidhje me këtë të fundit. Ajo nuk e paraqetdiversitetin si një çështje kryesore për sistemin arsimor dhe aksesi në arsim, atëherë varet ngaaftësia e individëve për t'u përshtatur me sistemin dhe për të përballuar me normat ekzistuese.Aksesi në arsim varet më pak në politikat shkollore sesa në vullnetin e mirë të mësimdhënësvedhe në sensin e iniciativës.Zbatimi i së drejtës për arsimim bën thirrje për një perspektivë ndër-sektoriale që lejon të merrenparasysh dimensione të ndryshme duke kombinuar strukturën gjithëpërfshirëse me zgjidhjetspecifike asisstuese.Mundësitë e aksesit në arsimim shpesh varen në sinergji të zhvilluara përmes bashkëpunimit nëmes të sistemit të arsimit, shërbimeve sociale dhe shërbimet shëndetësore (duke qenë se çështjetpedagogjike, sociale dhe fizike të aksesueshmërisë shpesh lidhen me sistemin arsimor, ndërsasigurimi i mbështet për të kompensuar aftësinë e kufizuar shpesh i takon sektorit të shëndetit apokujdesit shoqëror). Kjo varet edhe nga bashkëpunimi i zhvilluar ndërmjet palëve të interesuara nëjuridiksione të ndryshme territoriale (nivele kombëtare, rajonale dhe lokale).Zbatimi i së drejtës për arsimim përfshirës kërkon një perspektive afatgjatë, duke marrë parasyshmundësitë e kalimit të nxënësve mes niveleve të ndryshme të arsimit. Shumë nxënës me aftësi tëkufizuara 'dështojnë' ose janë në disavantazh në zhvendosjen nga shkalla primare në arsimin emesëm, prej arsimit të mesëm të ulët në arsimin e mesëm të lartë, ose nga të mesëm të arsimitterciar12. Progresi në arsim kërkon lidhje të forta të tranzicionit në mes niveleve të ndryshme

10 OECD, 199911 UNESCO, 199412 OECD, 2007; Ebersold, 2010

Page 42: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

42

arsimore, duke përgatitur studentët për të përmbushur kërkesat e reja dhe duke i lejuar përsigurimin e vazhdimësisë në mbështetje. Ajo kërkon gjithashtu të urave midis kurseve të arsimittë përgjithshëm dhe profesional.Ju faleminderit

Page 43: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

43

Fjala e Znj. Gerta Begolli, Shoqata e te Verbërve të Shqipërisë, “Tё drejtat e njeriut – boshtimbi tё cilin ndёrtohen dhe aplikohen tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara”

Tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara janё rregulluar nё terma tё pёrgjithshme sё bashkume zhvillimin e tё drejtave tё njeriut ne nivel ndwrkombetar. Parimi i sё drejtёs sё barazisё, irregulluar nёpёrmjet standarteve normative tё vendosura nё instrumenta ndёrkombёtare tё tёdrejtave tё njeriut, ёshtё baza e tё drejtave tё personave me aftёsi tё kufizuara. Nё mёnyrё qё tёdrejtat e personave me aftёsi tё kufizuara tё gjejnё rregullim tё mёtejshёm, e drejtandёrkombёtare bashkёkohore gjithnjё e mё shumё ka theksuar domosdoshmёrinё qё tё gjithashtetet tё marrin masa pёr tё pёrfshirё standartet e tё drejtave tё njeriut nё kuadrin ligjorkombёtar.Karta e Kombeve tё Bashkuara, nёnshkruar nё San Fracisko nё 26 Qershor 1945 dhe nё fuqi prej24 Tetorit 1945, afirmon domosdoshmёrinё e “njё respekti universal pёr tё drejtat dhe liritёthemelore pёr tё gjithё pa asnjё dallim...”Tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuar janё tё bazuara nё kuadrin e tё drejtave tё njeriut tёgarantuara nga Karta e Kombeve tё Bashkuara, Deklarata Universale e tё drejtave tё njeriut(miratuar nga Asambleja e Pёrgjithshme me Rezolutёn 217 A (III) nё 10 Dhjetor 1948),konventat ndёrkombёtare mbi tё drejtat e njeriut dhe instrumenta tё tjera tё tё drejtave tё njeriut.Tё gjitha kёto traktate ndёrkombёtare kanё garantuar qё personat me aftёsi tё kufizuara ushtrojnёtё drejtat e tyre civile, politike, sociale, ekonomike dhe kulturore mbi baza tё barabarta me tёgjithё personat e tjerё, garanci tё ofruara nga tё gjitha traktatet ndёrkombёtare.Pjesmarrja e plotё e personave me aftёsi tё kufizuara ёshtё nё tё mirёn e pёrgjithshme tёshoqёrisё duke qёnё se kontributet individuale pasurojnё tё gjitha sferat e jetёs dhe kjo ёshtё njёpjesё integrale e mirёqёnies individuale dhe shoqёrore si edhe progres pёr njё shoqёri pёr tёgjithё personat – me ose pa aftёsi tё kufizuara.Edhe pse mjetet e zgjedhura pёr tё promovuar realizimin e plotё tё tё drejtave ekonomike,sociale dhe kulturore tё personave me aftёsi tё kufizuara mund tё jenё tё ndryshme nё shtete tёndryshme, asnjё vend nuk ka pёrjashtim nga kёrkesa pёr tё pёrmirёsuar politikat dhe ligjet pёrpersonat me aftёsi tё kufizuara.

Instrumentat ndёrkombёtarё fokusuar nё tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara

Instrumentat ndёrkombёtarё tё tё drejtave tё njeriut adresojnё tё drejtat e personave me aftёsi tёkufizuara si nё terma tё pёrgjithshme edhe nё terma specifikё. Ka njё numёr instrumentashspecifikё ndёrkombёtare tё tё drejtave tё njeriut qё do tё kontribuonin nё promovimin e tёdrejtave tё njeriut tё personave me aftёsi tё kufizuara. Shembuj tё kёtyre instrumentave janё:Konventa pёr eleminimin e tё gjitha formave tё diskriminimit ndaj grave; Konventa kundёrTorturёs dhe akteve tё tjera çnjerёzsore apo trajtim degradues; Konventa mbi tё drejtat efёmijёve.Pёrtej instrumentave tё pёrgjithshёm pёr tё drejtat e njeriut, nё nivel ndёrkombёtar janё miratuaredhe instrumenta specifikё mbi aftёsinё e kufizuar qё rregullojnё tё drejtat e personave me aftёsitё kufizuara. Ndryshe nga instrumentat ligjorё ndёrkombёtarё tё pёrmendur mё sipёr, kёtoinstrumenta janё deklarata, rezoluta dhe udhёzime normative tё miratuara nga Asambleja ePёrgjithshme e Kombeve tё Bashkuara dhe nuk janё ligjёrisht tё detyrueshёm. Kёtu pёrfshihenDeklarata mbi tё drejtat e personave me zhvillim tё vonuar mendor, Programi Botёror pёrVeprim lidhur me aftёsinё e kufizuar, Rregullat standarte mbi barazinё e mundёsive pёr personat

Page 44: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

44

me aftёsi tё kufizuara (Miratuar me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme 48/96 të 1 Janarit1994)

Konventa e OKB pёr tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara nё kontekstin etraktateve pёr tё drejtat e njeriut dhe vendi i saj

Shpesh lind diskutimi nёse Konventa pёr tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara krijon tёdrejta tё reja. Jo, kjo Konventё nuk krijon asnjё tё drejtё tё re, por megjithatё trajton kёto tёdrejta nё kёndvёshtrimin tё aksesueshmёrisё dhe tё gjithёpёrfshirjes.

Përse është e nevojshme të kemi një Konventë për të drejtat e personave me aftësi tëkufizuara? A nuk gëzojnë këta të njëjtat të drejta si të gjithë të tjerët?

Të drejtat e garantuara në Deklaratën e të drejtave të Njeriut, në një botë perfekte do të ishin tëmjaftueshme për të mbrojtur cdokënd. Por në praktikë grupe të caktuara, sic janë gratë, fëmijëtkanë hasur më shumë cënim se grupet e tjera dhe konventat ndërkombëtare janë miratuar për tëmbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut për këto grupe.650 milion persona jetojnë në botë me aftësi të kufizuar- që përbën 10% të popullsisë së botës.Ata hasin mungëse të mundësive që u ofrohen grupeve të tjera të popullsisë. Ata hasin pengesafizike dhe sociale të tilla të cilat:

Pengojnë ata në procesin e edukimit; Pengojnë në marrjen e një pune, edhe në rastet kur janë të mirë kualifikuar; Pengojnë në aksesin në informacion; Pengojnë në marrjen e përkujdesit të duhur shëndetësor; Pengojnë në gëzimin e kushteve të përshtatshme dhe në të qënit i gjithë pranuar.

Kjo Konventё synon tё mbrojё tё drejtat dhe dinjitetin e personave me aftёsi tё kufizuara.Shteteve qё ratifikojnё kёtё Konventё u kёrkohet qё tё promovojnё, mbrojnё dhe sigurojnёgёzimin e plotё tё tё drejtave tё njeriut nga personat me aftёsi tё kufizuara dhe t’u garantojnёatyre gёzimin e plotё tё barazisё pёrpara ligjit.Kjo Konventё qё nga miratimi i saj ka shёrbyer si nja katalizator pёr lёvizjen e personave meaftёsi tё kufizuara nё nivel global dhe garancive pёr trajtim tё tyre si anёtarё tё barabartё tёshoqёrisё me tё drejta tё plota. Gjithashtu, kjo Konventё ёshtё i vetmi instrument ndёrkombёtarpёr tё drejtat e njeriut qё ka kёtё dimension zhvillimi kaq haptazi tё garantuar.

Po legjislacioni ekzistues? A nuk është eficent?

Ndërkohë që disa vende kanë miratuar legjislacion të qartë në këtë drejtim, shumë vende të tjeraende jo. Për shkak të praktikave diskriminuese, personat me aftësi të kufizuara priren të jetojnënë hijet dhe kufinjtë e shoqërisë dhe si rezultat të drejtat e tyre anashkalohen. Një standartuniversal, i detyrueshëm ligjërisht është i nevojshëm për të siguruar që të drejtat e personave meaftësi të kufizuara të garantohen në cdo vend.Ka pasur përpjekje të mëparshme për të promovuar legjislacionin në fushën e aftësisë sëkufizuar. Në vitin 1993 Organizata e Kombeve të bashkuara miratoi Rregullat standarte mbibarazinë e mundësive për personat me aftësi të kufizuara duke prezantuar udhëzime politike nëpromovimin e të njëjtave mundësi për personat e verbër si të gjithë të tjerët. Ky ka shërbyer simodel për legjislacionin e një numër vendesh. Rregullat, gjithësesi, nuk janë instrument ligjërisht

Page 45: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

45

i detyrueshëm dhe duke mbrojtur të drejtat e aftësisë së kufizuar, theksohet se nuk ka detyrime tëzbatueshme pa një Konventë.Si iu vjen në ndihmë Konventa personave me aftësi të kufizuara?Ndër vite personat me aftësi të kufizuara janë parë si individë që kërkojnë mbrojtje shoqëroredhe që ngjallin simpati më shumë se sa respekt. Kjo Konventë është një hap madhor drejtndryshimit të perceptimit të aftësisë së kufizuar dhe siguron që shoqëritë njohin dhe garantojnëqë të gjithë qytetarëve duhet t’u ofrohen mundësi të barabarta për të jetuar jetën në potencial tëplotë, sido që të jetë.Konventa thekson se aftësia e kufizuar është një koncept në zhvillim dhe rezulton ngandërveprimi ndërmjet kufizimit të personit dhe barrierrave/pengesave të tilla si pengesa fizikedhe qëndrimet që pengojnë pjesmarrjen e tyre në shoqëri. Sa më tepër kufizime, më shumëpersona me aftësi të kufizuar ka. Konventa shënon një moment kyc në mënyrën e perceptimit tëaftësisë së kufizuar nga pikëpamja e mirëqënies sociale në cështje të të drejtave të njeriut, ckagaranton që barrierat shoqërore dhe paragjykimet janë në vetvetë kufizim aftësie.

Cfarë mbulon Konventa?

Me ratifikimin e kёsaj Konvente, shtetet kanë detyrimin të marrin masa që promovojnë të drejtate njeriut për personat me aftësi të kufizuara pa diskriminim. Këto masa do të përfshininlegjislacion për mbrojtjen nga diskriminimi, shfuqizimin e ligjeve dhe praktikave qëdiskriminojnë PAK dhe të konsiderojnë PAK kur hartojnë programe dhe politika të reja. Masa tëtjera përfshijnë ofrimin e shërbimeve, të mirave dhe lehtësirave të aksesueshme për PAK.Ratifikimi i Konventes dhe zhvillimi i kёsaj Konference pёrfaqёson njё mbёshtetje merёndёsi tё vecantё nё lёvizjen dhe pёrpjekjen e vazhdueshme tё organizatave pёrfaqёsuesetё PAK nё realizimin e ndryshimit tё modelit tё trajtimit tё cёshtjeve tё aftёsisё sё kufizuarduke ofruar njё kuadёr tё qartё tё tё drejtave tё njeriut dhe tё cёshtjeve tё zhvillimitshoqёror.

Fjala e Znj. Kledia Ngjela, Ndihmës Komisioner, Avokati i Popullit, “Monitorimi idrejtёpёrdrejtё i zbatimit tё Konventёs – çёshtje esenciale e njohjes dhe e zbatimit tё tё drejtavetё personave me aftёsi tё kufizuara”

Konceptet e pjesëmarrjes së plotë dhe efektive, përfshirja dhe aksesueshmëria nënkuptojnë seshoqëria, është organizuar për të mundësuar që të gjithë njerëzit të marrin pjesë e të pranishëmplotësisht. Duke qenë të përfshirë plotësisht në shoqëri do të thotë se personat me aftësi tëkufizuara njihen dhe vlerësohen si pjesëmarrës të barabartë. Nevojat e tyre kuptohen si pjesëintegrale e rendit shoqëror dhe ekonomik duke mos i identifikuar apo etiketuar si "të veçantë".Për të arritur përfshirjen e plotë, duhet të arrihet në rradhë të parë heqja e pengesave fizike esociale.Për shembull, një aspekt tepër i prekshëm është ai i pjesëmarrjes efektive dhe i përfshirjes nëprocesin zgjedhor. Ky proces nënkupton barazi dhe gjithëpërfshirje duke siguruar qëinfrastruktura zgjedhore tw jetw e qasshme dhe procedurat zgjedhore dhe materialet të jenë nëdispozicion në formatet e duhura dhe të lehtësisht të kuptueshëm dhe për tu përdorur. Koncepti ipjesëmarrjes dhe përfshirjes është koncept universal, i cili është përcaktuar në Konventë siprojektim universal që do të thotë projektim i mallrave, mjedisit, programeve dhe shërbimeve përti bërë ato të përdorshme nga të gjithë njerëzit në masën pa patur nevojë për përshtatje apoprojetim të veçantë. (neni 2).

Page 46: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

46

Me fjalë të tjera, duhen marrë në konsideratë nevojat e të gjithë anëtarëve të shoqërisë, për tësiguruar të gjitha përshtatjet e nevojshme e që natyrisht nuk është vonë për ta bërë këtë gjë.Respekti për ndryshim është motoja që duhet të na udhëheqi të gjithëve në kontekstin emirëkuptimit reciprok. Kjo përfshin pranimin e paaftësisë si pjesë e diversitetit njerëzor dhehumanizmit duke legjitimuar kështu të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë pa dallim.Konventa përmban gjithashtu dispozitat mbi mekanizmat e monitorimit kombëtar dhendërkombëtar. Në nivel kombëtar, neni 33 identifikon tre mekanizma që janë relevante përzbatimin dhe monitorimin e Konventës.

Së pari, Shtetet duhet të caktojnë një ose më shumë pika kontakti në qeveri për çështje qëkanë të bëjnë me implmentimin e kësaj konvente;

Së dyti, Shtetet duhet të shqyrtojnë ngritjen apo caktimin e një mekanizmi bashkëpunimibrenda qeverisë për të lehtësuar veprimet që kanë të bëjnë më të në sektorë të ndryshëmdhe në nivele të ndryshme, dhe

Së treti, Shtetet duhet të krijojnë ose caktojnë një kornizë që përfshin një ose më shumëinstutucione kombëtare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Një hap tjetër i rëndësishëm për angazhimin në monitorimin e të drejtave të njeriut, ështëidentifikimi i aktorëve në këtë proces. Më e rëndësishmja, vëzhguesit duhet të identifikojnë nërradhë të parë ata të cilët kanë kompetencat kryesore në lidhje me aftësinë e kufizuar,institucionet shtetërore, shoqërine civile, grupet e interesit.Monitorimi si proces përfshin një sërë hapash, duke filluar që nga mbledhja e informacionit,dokumentacionit, kryerja e analizës ligjore, prezantimi i situatës dhe në fund vlerësimi edherekomandimet. Këto aktivitete janë të ndërlidhura në atë që quhet cikli i monitorimit.Mbledhja e informacionit kryesisht fillon duke identifikuar burimet e tyre të cilat janë tëshumëllojshme, ku më kryesoret janë legjislacioni kombëtar e ndërkombëtar i ratifikuar. Burimtjetër informacioni patjetër që mund të jenë raportimet e kryera nga institucionet e pavarura,strategjitë apo dokumentat strategjikë të hartuara, artikujt e botuar në media, studimet e kryeranga shoqëria civile dhe patjetër edhe vendimet e gjykatave.Duke pasur parasysh faktin se legjislacionin dhe politikat për aftësi të kufizuara i kemi miratuarpara ratifikimit të Konventës, një hap i parë në kryerjen e monitorimit është shqyrtimi nëse kylegjislacion dhe nwse politikat janë në përputhje me Konventën. Ky shqyrtim mund tëidentifikojë pse jo edhe boshllëqe, por nëse legjislacioni kombëtar dhe politikat përputhen meKonventën, kjo është rëndësishme për të monitoruar se si ata në fakt janë zbatuar, e kjo bëhetnëpërmjet programeve apo planeve të veprimit.

Page 47: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

47

Fjala e Z.Sinan Tafaj, “Problemet dhe vёshtirёsitё qё rrezikojnё/kufizojnё zbatimin e Konventёssё OKB pёr tё drejtat e personave me aftёsi tё kufizuara”

a. Perceptimi shoqёror nga publiku i personave me aftёsi tё kufizuara

Shoqёria Shqipёtare ndodhet nё njё moment tё rёndёsishёm tё tranzicionit tё saj, nga njё shoqerie mbyllur dhe pёrjashtuese nё njё shoqёri tё hapur dhe demokratike.Perceptimi mbi personat me aftёsi tё kufizuara lidhet ngushtё me mentalitetin shoqёror tёindividit dhe tё rezultantes sё shtresave shoqёrore qё pёrbёjnё kёta individё.Nё shekujt e kaluar personat me aftёsi tё kufizuara janё identifikuar me dyshim nё qёnien e tyrenjerёzore dhe kur janё ballafaquar me kёtё opinion, vlerёsimi i tyre ka qёnё jo vetёm i kufizuarpor edhe mediokёr. Sot, nё vendin tonё ky nivel ka ndryshuar dhe ne jemi nё njё fazё kupersonat me aftёsi tё kufizuara pranohen si qёnie njerёzore por identifikimi i tyre nё shumicёn erasteve bёhet nёpёrmjet kufizimit qё ata mbartin. Ajo çka synohet tё ndryshohet ёshtёperceptimi, sё pari si qёnie njerёzore me tё gjitha atributet dhe kufizimi si njё virtyt i cili meritontё trajtohet nё pёrmasat e ekzistencёs sё tij.

b. Implikimi i perceptimit shoqёror nё perceptimin e politikёs dhe administratёspublike

Pjestarёt e politikёs, pёrfshirё edhe ato tё administratёs publike dhe tё institucioneve tё tjera tёrёndёsishme publike, nё ushtrimin e funksioneve tё tyre sigurisht ndikon drejtpёrsёdrejti niveliindividual i formimit ku pjesё e tё cilit ёshtё edhe perceptimi shoqёror si anёtarё tё shoqёrisё.Sot, personat me aftёsi tё kufizuara pёrballohen me njё perceptim tё nivelit tё ulёt nga ana epolitikёs dhe institucioneve publike. Ata konsiderohen si grup me njё profil tё ulёt tё formimit tёtyre shoqёror, profesional. Ata nёn zё legjitimojnё pёrjashtimin shoqёror duke i konsideruar kёtogrupe si njerёz tё cilёt thjesht kёrkojnё dhe kanё nevojё pёr disa pagesa apo shёrbime imediate tёcilat lidhen ngushtёsisht me nevoja biologjike e shёndetёsore. Strategjitё e shkruara deri mё sotnuk janё asgjё tjetёr veçse ‘copy paste’ tё marra nga shtete apo institucione ndёrkombёtare dheqё nё thelb nuk janё asimiluar as nga vetё ata qё i kanё shkruar kёto rreshta.

c. Pёrjashtimi shoqёror si njё femomen i pёrgjithshёm mbi tё cilin ndёrtohenmarrёdhёniet shoqёrore

Niveli i zhvillimit tё demokracisё dhe standartet social-ekonomike janё pёrcaktuese pёr njёshoqёri tё mbyllur apo tё hapur. Sot, vendi ynё konsiderohet si njё vend me demokraci tёkushtёzuar dhe tё kontraktuar qё demostron qartё funksionimin e njё shteti ligjor me profil tёulёt. Standartet ekonomike tё shoqёrisё kёto 20 vjet janё pёrmirёsuar shumё por ende problemete mёdha tё papunёsisё sjellin drejtёpёrdrejtё njё pёrjashtim shoqёror pёr personat me aftёsi tёkufizuara.Pёrpjekjet dhe aspiratat qё po bёhen pёr integrimin nё B.E lidhen ngushtёsisht me ndёrtimin enjё shoqёrie tё hapur e gjithёpranuese. Sot jemi pёrballё njё realiteti tё hidhur qё personat meaftёsi tё kufizuara janё thuajse plotёsisht tё pёrjashtuar nga shanset e barabarta pёrpara ligjit nёedukim, punёsim, shёrbime dhe gjithёpёrfshirjen shoqёrore. Megjithёse janё miratuar njё seriligjesh dhe po synohen tё miratohen tё reja, kёto nuk ja kanё arritur tё sjellin njё trajtimgjithёpёrfshirёs pёr personat me aftёsi tё kufizuara jo pёr shkak tё cilёsisё sё tyre por pёr shkaktё injorimit tё mosrespektimit tё tyre sё pari nga institucionet publike.

Page 48: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

48

Pёrjashtimi shoqёror shtrihet edhe brenda nё familje, nё shoqёrinё civile dhe nё jetёn epёrditshme shoqёrore.

d. Rёndёsia e familjes

Trajtimi dhe shansi i barabartё pёr çdo individ tё shoqёrisё duhet tё fillojё nga familja. Nё 20vitet e demokracisё trajtimi i personave me aftёsi tё kufizuara nё familje ka pёsuar ndryshimethelbёsore. Kjo lidhet si me ndikimin e ndryshimeve pozitive nё shoqёri dhe anёtarёve tёfamiljes si edhe me pёrpjekjet e vetё anёtarёve tё personave me aftёsi tё kufizuara pёr tёpёrmirёsuar jetёn e tyre veçanёrisht pёr njё trajtim mё dinjtioz. Sigurisht qё varfёria ёshtё burimdhe shkak pёr mosnjohjen dhe respektimin e dinjtietit njerёzor, pёr cёnimin e personalitetetit dhetё gjitha pasojave tё tjera negative.Pagesat cash dhe programet e tjera sociale mbёshtetёse kanё pёrmirёsuar ndjeshёm statusin eanёtarёve persona me aftёsi tё kufizuara nё familje. Sigurisht qё niveli i trajtimit tё anёtarёvebrenda familjes lidhet me nivelin e formimit, edukimit, kulturёs dhe gjendjes ekonomike tёanёtarёve tё tjerё tё familjes.

e. Shoqёria civile

Shoqёria civile luan njё rol shumё tё rёndёsishёm nё promovimin dhe ndёrgjegjёsimin e tёdrejtave tё njeriut, veçanёrisht tё personave me aftёsi tё kufizuara. Ajo ka njё rol pararojё dheaktiv nё shoqeri pёr tё ndikuar mbi politikёn, funksionimin e institucioneve publike dhendёrgjegjёsimin e shoqёrisё. Njё rol efektiv, i qartё dhe i pastёr i organizatave tё shoqёrisё civileёshtё jo vetёm i mirёpritur por edhe shumё i dobishёm pёr personat me aftёsi tё kufizuara.Shmangia e konfliktit tё interesave tё organizatave tё shoqёrisё civile nё punёn e tyre ёshtё kriterthemelor nё mbёshtetjen e tyre dhe nё konsiderimin e kёsaj mbёshtetje si transparente dheefiçente.

f. Personat me aftёsi tё kufizuara dhe problematikat e vetёpёrfaqёsimit

Personat me aftёsi tё kufizuara ndodhen çdo ditё pёrballё sfidёs sё vetё-pёrfaqёsimit qё lidhetme tё drejtёn e vendimarrjes pёr veten. Kjo vendimarrje duhet tё shtrihet nё tё gjitha fushat ejetёs si pёr çdokёnd tjetёr. Megjithatё, nё praktikё, personave me aftёsi tё kufizuara iu mohohetnё mёnyrё sistematike e drejta e vetё-vendimarrjes si nё administrimin e ekonomisё, ushtrimin etё drejtёs prindёrore, delegimin e votёs etj. Kjo vjen pёr shkak tё mosnjohjes dhe mosperceptimitsi qёnie njerёzore me tё drejta tё plota duke mbivlerёsuar nё sensin negativ kufizimin qё ka dheduke ndёrhyrё nё mёnyrё brutale nё proçesin e vendimarrjes. Çёshtjet e perceptimit apomentaliteteve tё gabuara janё njёra anё e medaljes por ato shpeshherё lidhen edhe me konfliktine interesave kur personave me aftёsi tё kufizuara iu rrёmbehen tё drejtat me qёllim pёrfitimin.Ky fenomen vihet re nё pёrmasa edhe mё tё mёdha kur kёto tё drejta iu mohohen ngainstitucione publike dhe politika qeveritare.Mohimi i tё drejtёs sё pёrfaqёsimit realizohet nё mёnyra tё ndryshme, sё pari duke ia njohur tёdrejtёn organizatave qё punojnё pёr personat me aftёsi tё kufizuara; sё dyti, duke ia njohurqёndrave dhe fondacioneve qё punojnё pёr personat me aftёsi tё kufizuara ose edhe qёndrave efondacioneve tё personave me aftёsi tё kufizuara. Njё formё tejet e kamufluar nё mohimin e sёdrejtёs sё pёrfaqёsimit ёshtё promovimi i individёve tё veçantё nёpёrmjet joshjes sё interesave tёtyre dhe manipulimi i tyre si pёrfaqёsues tё personave me aftёsi tё kufizuara. Kёta individё

Page 49: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

49

keqpёrdoren si nga politika ashtu edhe nga biznese tё strukturuara nё formёn eorganizatave/qendrave apo fondacioneve mbёshtetёse pёr personat me aftёsi tё kufizuara.Nёpёrmjet kёtyre formave ёshtё shmangur roli jashtёzakonisht i rёndёsishёm qё kanё shoqatat epersonave me aftёsi tё kufizuara, legjitimiteti i tyre pёrfaqёsues nёpёrmjet strukturimit tё tyre,funksionimit demokratik dhe proçedurёs sё dhёnies sё tё drejtёs sё pёrfaqёsimit me votim tёdrejtёpёrdrejtё apo indirekt.Nёse analizohen shkaqet pёrse ndodh kjo, ato janё dy: nё tёrёsinё e tyre qeveria dhe institucionetpublike iu mohojnё tё drejtёn e pёrfaqёsimit pasi pёr ata ёshtё mё e lehtё tё flasin me tё tjerё tёcilёt vendosin pёr tё tjerёt. Sё dyti, ata qё marrin pёrsipёr pёr tё folur pёr tё tjerё, gёzojnё nёmёnyrё tё drejtёpёrdrejtё privilegje dhe pёrfitime nga grabitja pikёrisht e tё drejtёs sёpёrfaqёsimit. Harmonizimi i interesave tё politikёs me biznesin nё dёm tё tё drejtave tёpersonave me aftёsi tё kufizuara ёshtё tepёr perfekt dhe I kamufluar dhe pёrbёn njё sёmundjetejet tё vёshtirё jo pёr t’u diagnostikuar por pёr t’u kuruar. I vetmi antidot/antibiotik i efektshёmёshtё pёrpjekja pёr njohjen dhe zbatimin e tё drejtave tё pёrfaqёsimit nga vetё personat me aftёsitё kufizuara.

g. Media dhe ndёrgjegjёsimi publik

Njё rol tejet tё rёndёsishёm nё ndёrgjegjёsimin e publikut dhe institucioneve tё tij luan media.Media mё efektive me kёtё rol ёshtё ajo e pavarura e cila ёshtё fokusuar realisht nё mbrojtjen einteresave publike. Mediat e njёanshme qё nё fokus kanё biznesin tё ndёrthurura me interesatpolitike luajnё nё mjaft raste edhe njё rol negativ pasi ato pёrdorin ekzagjerimin ose injorimin nёparashtrimin e problematikave tё personave me aftёsi tё kufizuara. Gjithёsesi partneriteti i vetёpersonave me aftёsi tё kufizuara me median vizive dhe tё shkruar ёshtё njё ndёr mundёsitё dheshanset e mёdha pёr tё ekspozuar pёrpara opinionit publik tё vёrtetёn mbi statusin social, mbirealizimin ose shkeljen e lirive edhe tё drejtave tё njeriut, mbi prezantimin e personave me aftёsitё kufizuara dhe promovimin e shembujve mё pozitivё.

h. Roli i institucioneve publike dhe qeverisё nё ndёrgjegjёsimin e shoqёrisё

Qeveria dhe tё gjitha institucionet e tjera publike kanё njё rol vendimtar dhe pёrcaktues nёndёrgjegjёsimin e shoqёrisё. Sё pari, qeveria me qёndrimin e vet, me nivelin e bashkёpunimit mepersonat me aftёsi tё kufizuara, me nivelin e njohjes dhe realizimit tё tё drejtave nё praktikё jep epara modelin se si duhen trajtuar personat me aftёsi tё kufizuara. Sjelljet e qeverisё janё tejet tёrёndёsishme pasi jo vetёm janё pёrcaktuese nё mёnyrё tё drejtёpёrdrejtё pёr individёt me aftёsitё kufizuara por kanё njё ndikim shumё tё madh mbi institucionet e tjera, mbi median, shoqёrinёcivile dhe mbarё shoqёrinё.Angazhimi i qeverisё nё ndёrgjegjёsimin shoqёror lidhet ngushtё edhe me mbёshtetjenfinanciare dhe politike tё iniciativave tё shoqёrisё civile, medias dhe institucioneve publike sicёshtё Av.Pop; komisioneri pёr mbrojtjen nga diskriminimi; administrata publike, institucionet epushtetit vendor.Njё ndёr çёshtjet mё themelore ёshtё sjellja e qeverisё me shoqatat pёrfaqёsuese tё personave meaftёsi tё kufizuara dhe niveli i bashkёpunimit me to. Institucionalizimi dhe rregullimi ligjor ibashkёpunimit me shoqatat pёrfaqёsuese tё personave me aftёsi tё kufizuara; pёrcaktimi irregullave demokratike tё pёrfaqёsimit, njohja e sё drejtёs sё konsultimit paraprak, monitorimitnё praktikё tё realizimit tё tё drejtave dhe tё shёrbimeve pёrkatёse si edhe financimi nga buxhetii shtetit i kёsaj veprimtarie janё kusht themelor pёr tё besuar dhe shpresuar nё qendrimin pozitivtransparent tё qeverisё dhe maxhorancёs.

Page 50: KONFERENCA E DYTË KOMBËTARE ME TEMËme Konventën e organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar”. Në emrin tuaj, dëshiroj, t’i

50

i See also http://www.independentliving.org/column/ratzka200612.html.ii Krahasoni Deklaratën e Avokatit të Popullit, për përputhshmërinë me Parimet e Parisit, nëntor 2008.iii Neni 33 (2) si dhe neni 16 (3) i KDPAK-së.