28
• Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë jetës dhe kurrikula Revistë e përmuajshme, Nr. 25, Viti III, Prill 2014

Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

• Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015”

• Ilustrimet në tekstet shkollore

• Të nxënët gjatë gjithë jetës dhe kurrikula

Revistë e përmuajshme, Nr. 25, Viti III, Prill 2014

Page 2: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

....................................

...............................................................................................

.........................................................................................

......................................................................................................................

..........................................................................

.....................................................

..........................................................................................................

..................................................................................................................................

.................................................................................................................

.....................................................

344556677899

1010111112121313

Përmbajtja

Mësimdhënësi krijues

Mësuesi dhe mësimdhënia

MAShT gjatë muajit

Arsimi nëpër botë

Reportazh

Konferenca ndërkombëtare “Qasja e re kurrikulare- sfidë e së ardhmes” Komisioni Parlamentar për Arsim miratoi në parim Projektligjin për Arsimin e LartëMinistri Buja vizitoi Fakultetin e Edukimit MAShT dhe SBAShK nënshkruan Kontratën Kolektive të arsimit parauniversitarMinistri Buja: MAShT angazhohet për arsim cilësor për të gjithë Ministri Buja përuroi objektin e shkollës së mesme në PrishtinëMAShT ka organizuar me sukses Testin e Arritshmërisë 2014 Ministri Buja priti ambasadorin e ri të ShqipërisëMAShT angazhohet për integrim të nxënësve kroat në sistemin e arsimit të Kosovës Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja në zbulimin e bustit të dëshmorit Enver TopalliMinistri Buja priti një grup të nxënësve nga Qendrat BurimoreU lansua programi “Transformimi i lidershipit”Zv/ministri Mustafa priti në takim përfaqësues nga Këshilli i EvropësMinistri Buja në promovimin e Agjencisë për AAP dhe Arr Përfundoi projekti “Gjithëpërfshirja sociale në arsimin profesional”Zv/ministri Mustafa mori pjesë në Panairin e Firmave UshtrimoreAneks shkolle në Reçan dhe amfiteatër për Universitetin “Ukshin Hoti”U organizua konferenca “Java e Shkencës”Ministri Buja mori pjesë në mbledhjen vjetore të CEENQA

Ilustrimet në tekstet shkolloreTë nxënët gjatë gjithë jetës dhe kurrikulaPraktikë shkollore (Orë model)Dukuritë negative në shkolla dhe ekzagjerimi i tyreMësuesi i kohëve të vështira

...........................................................................................................................................................................................

.....................................................................................................................................................................

.........................................................................................................

1618202224

Klasa e parë – emocion i veçantë ................................................................................................... 14

PoeziBaladë për motrën time VerëPoezi për babën tim

...................................................................................................................................................................................................................................................................

............................................................................................................................

Shkollat më të pazakonshme në botë ........................................................................................... 26

2

EditorialCilësi në AAP për zhvillim

ekonomik të venditArsimi dhe Aftësimi Profesional në Kosovë po merr rolin dhe vëmendjen e duhur, jo vetëm nga partnerët e përfshirë në të, por edhe nga ofruesit dhe përtuesit e AAP-së. Për t'i dhënë AAP-së rëndësinë e merituar, këtë vit ka lluar veprimtarinë e saj Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur (AAAP dhe ARR).

Agjencia ka në ngarkim detyrat kryesore institucionale që kanë të bëjnë me AAP-në, si kurriklulat bërthamë, listën e profesioneve, standardet e trajnimeve të mësuesve, standardet e profesionit, praktikën profesionale të nxënësve, hulumtimin e tregut të punës, bashkëpunimin me të gjithë ofruesit e AAP-së, etj.

Agjencia do të ndeshet, sigurisht, edhe me problemet që has vetë arsimi profesional në Kosovë, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e dobëta midis AAP-së dhe tregut të punës dhe mungesës së partneritetit në këtë fushë. AAAP-ja ka lluar përpjekjet që t'i kapërcejë këto barriera dhe të sigurojë dialog më të frytshëm dhe aktiv në të gjitha nivelet. Qëllimi është që të ndjeken zhvillimet bashkëkohore dhe të bëhet zbatimi i programeve të AAP-së, të cilat garantojnë integrimin e arsimit dhe aftësimit profesional, duke e përshtatur atë me nevojat e reja për procesin e të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Agjencia ka partnerë seriozë në përmbushjen e objektivave të saj për AAP dhe ARR, si donatorët dhe bashkëpunëtorët e GIZ-it gjerman, që po japin një ndihmë të madhe për reformat në AAP. Por, pritet ndihmë tjetër edhe nga BE-ja dhe partnerët tanë aktivë.

Zhvillimi i AAP-së në Kosovë po shkon në udhë të drejtë, në përputhje me standardet e kërkuara evropiane, andaj puna e këtij instituicioni të ri po bëhet me një përgjegjësi të madhe. AAAP-ja ka marrë përsipër këtë mision, duke ofruar transparencë të plotë në punën e saj, duke plotësuar një vakum të deritashëm në këtë rrafsh dhe duke mundësuar një cilësi më të lartë të shërbimeve profesionale. Arsimi dhe Aftësimi Profesional në Kosovë, kështu, do të luajë një rol qendror për një ekonomi të përgjegjshme. Të gjithë ata që do të bëjnë ekonominë e së nesërmes, varen nga ajo se çfarë arsimimi do t'iu ofrohet. Vetëm duke ofruar një arsimim cilësor, shoqëria do të përtojë në ngritjen e ekonomisë, respektivisht përmirësimin e standardit të jetës.

Duke qenë të përkushtuar për cilësi në AAP, jemi të përkushtuar në zhvillim ekonomik, prandaj është e nevojshme ndryshimi i qasjes së mësimit praktik, apo thënë më mirë, ndërmarrja e veprimeve konkrete që e rrisin rëndësinë e arsimit profesional, sepse kjo fushë e arsimit është e lidhur drejtpërdrejtë me ekonominë.

Të gjithë pjesëmarrësit në fushën e arsimit duhet ta dijnë se, ekonomia e një vendi varet nga shkathtësitë e punëtorëve të tij, mirëpo këto shkathtësi nuk tohen vet. Shkathtësitë dhe kompetencat e punëtorëve varen nga sistemi arsimor i një vendi. Kosova si një vend i ri nuk mund të largohet nga ky konstatim. Ne jemi të përkushtuar që ta ngrisim këtë sektor të rëndësishëm të jetës, nga i cili në një masë të madhe, jemi të varur.

252525

Page 3: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, kanë s h p r e h u r q ë n d r i m e t e t y r e t ë p ë r b a s h k ë t a p ë r r ë n d ë s i n ë e Konferencës ndërkombëtare "Qasja e re kurrikulare- sdë e së ardhmes", sa i përket realizmit të vizionit dhe politikave të përbashkëta për reformim të sistemit arsimor të të dyjave vendeve.

Duke folur për historikun e zhvillimit të kurrikulave në Kosovë, ministri Buja tha se kemi lluar në vitin 2001 me një K u r r i k u l ë q ë i s h t e m ë s h u m ë tradicionale se sa bashkëkohore, është nënshkruar në vitin 2011 Kurrikula e Re, pas një vendimi që kishte marrë Qeveria e Republikës së Kosovës në vitin 2008, ndërkaq tani kjo Kurrikulë është duke u pilotuar suksesshëm në dhjetë shkolla të Kosovës.Ministri Buja theksoi se derisa Kurrikula 2001-2008 bazohej në lëndë dhe objektiva, Kurrikula e Re bazohet në kompetanca dhe rezultate, që bërbën një sdë që duhet përballuar, në mënyrë që të rinjtë tanë të jenë të barasvlerësuar me të rinjtë nga rajoni dhe më gjerë.

"Synojmë integrimet evropiane dhe si të mos jemi të integruar vet ne. Të

i n t e g r o h e m i b r e n d a n e s h , t ë komunikojmë lirshëm në mënyrë që të rezultojmë të suksesshëm dhe pastaj të shkojmë sigurt drejt Bashkimit Evropian", tha ministri Buja, i cili vlerësoi lartë edhe punën e grupeve të ekspertëve të Kosovës dhe Shqipërisë, në r ea l i zmin e ku r r iku lave t ë përbashkëta.

Ndër të tjera, ministri Buja foli edhe për fushat në të cilat mbështetet Kurrikula e Re e Kosovës dhe të cilat janë gjuhët dhe komunikimi, artet, matematika, shkencat e natyrës, shoqëria dhe mjedisi, shëndeti dhe mirëqenia dhe jeta dhe puna.Ndërsa, ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Lindita Nikolla tha se politikat arsimore të Shqipërisë janë orientuar drejt kurrikulave që bazohen në logjikën e kompetencës, në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë inteligjencën dhe të ndërtojnë njohuritë e tyre për jetën.Ministrja Nikolla tha se kjo qasje e re kurrikulare do të shënojë një rritje cilësore të nivelit të të nxënit dhe të aftësive të të rinjve.

"Politikat e deritanishme të arsimit parauniversitar në Shqipëri, me gjithë përpjekjet për të përfshirë kompetencat

në Kurrikulë nuk kanë mundur t'i shndërrojnë ato në përparësi të reformave të ndërmarra, e aq më pak në r e a l i t e t e t ë p r e k s h m e t ë d o k u m e n t a c i o n i t m ë s i m o r, n ë praktikën shkollore dhe si elemente kyç të formimit të nxënësit", theksoi Nikolla.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës ka aprovuar Kurrikulën e Re të Arsimit Parauniversitar. Me këtë Kurrikulë ndryshon zhvillimi i përmbajtjeve programore, përkatësisht planeve dhe programeve mësimore, nga qasja e bazuar në objektiva mësimore në qasjen e orientuar në kompetenca dhe rezultate të të nxënit.

Ndërsa, në mbyllje të konferencës, zëvendësministri i Arsimit, z. Nehat Mustafa, theksoi se vet emri i konferencës dëshmon më së miri se të dy ministritë e arsimit, e Kosovës dhe Shqipërisë, e kanë kuptuar se, qasja e re kurrikulare vërtetë është një sdë shumë e madhe për institucionet e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, për ministritë e arsimit, për shkollat dhe drejtorët e arsimit.

MAShT gjatë muajit

Konferenca ndërkombëtare “Qasja e re kurrikulare- sfidë e së ardhmes”

3

Page 4: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, mori pjesë në takimin e Komisionit Parlamentar për Arsim, i cili e miratoi në parim Projektligjin për Arsimin e Lartë, për ta përcjellë kështu në lexim të parë në Kuvend.Para anëtarëve të Komisionit, ministri Buja elaboroi ndryshimet që janë bërë në këtë Ligj, ndërsa theksoi se interesimi i MAShT është që sa më parë të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe të rregullojë shumë çështje. "Unë besoj se ky ligj do të jetë shumë më i mirë se ai që e kemi, sepse ka pasur defekte që kanë vështirësuar punën në këtë nivel të arsimit", tha ministri Buja.Ministri Buja shfrytëzoi këtë takim që të japë edhe lajmin për vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbritjen për 50 për qind të tarifave për studime në universitet, e po kaq edhe të banimit dhe ushqimit në Qendrën e Studentëve.Gjatë këtij takimi u fol edhe për peshën

e rëndë të çantave të nxënësve, me ç'rast ministri Buja tha se MAShT është duke punuar për mundësinë e vendosjes së sirtarëve në shkollat e Kosovës, por tha

se duhet të analizohen edhe oraret mësimore dhe të mendohet që me kurrikulat e reja të mos ngarkohet kjo çantë.

MAShT gjatë muajit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, vizitoi Fakultetin e Edukimit dhe me këtë rast zhvilloi një takim me asistentët e rinj të këtij institucioni, të cilët njëherësh janë kandidatë për doktorantë në fusha të ndryshme hulumtuese dhe shkencore.Ministri Buja inkurajoi asistentët e këtij fakulteti që të vazhdojnë me sukses punën e tyre në këtë fakultet dhe të jenë sa më këmbëngulës në punën e tyre hulumtuese e shkencore, për të dhënë kontributin e çmuar edhe në përgatitjen e kuadrit mësimdhënës në shkollat e Kosovës.

"Ne jemi duke e pilotuar Kurrikulën re të Arsimit Parauniversitar në 10 shkolla dhe nga shtatori i këtij viti do të kemi edhe 114 shkolla pilote, prandaj për t'u implementuar me sukses kjo kurrikulë e re e bazuar në kompetenca, nevojitet kuadër i mirë profesional, i aftë të ballafaqohet me një qasje të re moderne në rrafshin e mësimdhënies", tha ministri Buja.

Në vazhdim, ministri Buja foli edhe për bashkëpunimin gjithnjë e më të madh në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e arsimit, ndërsa theksoi se së shpejti do të kemi edhe kurrikulën e përbashkët Kosovë - Shqipëri.

Ministri Buja foli edhe për angazhimin e MAShT për digjitalizimin e Maturës Shtetërore, por edhe të ditarëve të shkollave, si dhe nevojën e avancimit të procesit të vlerësimit të përformancës

së mësimdhënësve, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim.

Dekani i këtij fakulteti, z.Ethem Çeku e informoi ministrin Buja për gjendjen në këtë institucion, ndërsa e vlerësoi lartë përkrahjen e vazhdueshme të MAShT në zhvillimet progresive, t r ans formuese dhe ngr i t j en e kapacitetve profesionale të këtij fakulteti.

Komisioni Parlamentar për Arsim miratoi në parim Projektligjin për Arsimin e Lartë

4

Ministri Buja vizitoi Fakultetin e Edukimit

Page 5: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, dhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, z. Rrahman Jashara j , nënshkruan Kontratën Kolekt ive të ars imit parauniversitar.

Ministri Buja me këtë rast ka theksuar se Kontrata Kolektive ofron të drejta, por njëkohësisht kërkon edhe përgjegjësi shtesë nga mësimdhënësit.Nënshkrimi i kësaj kontrate është në vazhdën e Kontratës së Përgjithshme, e cila është nënshkruar në Qeverinë e Kosovës, tha ministri Buja, ndërkaq uroi sindikalistët që të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe të përmbushin obligimet që dalin nga kjo kontratë.

"Kjo kontratë siguron të drejta, por kërkon edhe përgjegjësi dhe obligime prej punëtorëve të arsimit. Zbatimi i saj do të realizohet, sepse kjo tani më është tërësisht në plotëninë e saj dhe uroj kryetarin, të gjithë sindikalistët dhe

punëtorët arsimorë që vërtetët ta gëzojnë dhe natyrisht t'i përmbushin të gjitha obligimet", u shpreh ministri Buja.Ndërsa , kryetar i i SBAShK-ut , Rrahman Jasharaj, nënshkrimin e kësaj kontrate e cilësoi si moment të veçant, n d ë r k a q v l e r ë s o i l a r t ë e d h e përkushtimin e ministrit Buja në realizmin e saj.

"Është një kontratë bazike me të cilën do të frymojmë më lirshëm dhe do të japim kontribut edhe më të madh në arsim. Këtë kontratë e konsideroj edhe si një përpjekje të ministrit Buja që të

respektojmë punën e mësimdhënësve ndër vite", u shpreh Jasharaj.

Qëllimi i Kontrates Kolektive për a r s i m i n p a r a u n i v e r s i t a r ë s h t ë përcaktimi dhe rregullimi më i qartë dhe më i detajuar i të drejtave, përgjegjësive dhe detyrimeve të palëve në këtë kontratë.K j o k o n t r a t ë h y n n ë f u q i p a s n ë n s h k r i m i t t ë s a j n g a p a l ë t nënshkruese të kontratës, ndërkaq dispozitat, të cilat kanë të bëjnë me implikime nanciare hynë në fuqi më 1 janar 2015.

MAShT gjatë muajit

MAShT dhe SBAShK nënshkruan Kontratën Kolektive të arsimit parauniversitar

5

Ministri Ramë Buja mori pjesë në konferencën "Shkollimi i të kthyerve dhe komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas" (RAE), organizuar nga Këshilli i Evropës, që ka për qëllim prezantimin e të arriturave, sdat, sukseset dhe kahet e së ardhmes.

Ministri Buja foli për angazhimet dhe përkushtimin e MAShT në ofrimin e mundësive për integrim në sistemin ars imor, fëmijëve të k thyer të komuniteteve RAE për qasje të barabartë dhe arsimim cilësor për të gjithë.

"MAShT me politikat e veta punon për a r m i m i n d h e r e s p e k t i m i n e specikave dhe diversiteteve të gjuhës, historisë, kulturës dhe arteve të komuniteteve, të cilat jetojnë në Republikën e Kosovës. Arsimimi i k o m u n i t e t e v e ë s h t ë s h u m ë i rëndësishëm çka tregon edhe 'Strategjia për arsimin parauniversitar 2007 -

2017', ku objektivi strategjik është edhe gjithëpërfshirja, barazia dhe respektimi i dallimeve në arsimim'", theksoi ministri Buja.

Ministri Buja tha se qëllimi ynë është krijimi i kushteve për arsim cilësor për të gjithë dhe në këtë aspekt, MAShT posaçërisht është angazhuar në arsimimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, për shkak se te këto komunitete është niveli më i ulët i arsimimit.

Po ashtu, Samuel Zhbogar, udhëheqës i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ndër tjera tha se Bashkimi Evropian , në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, duke e parë si shumë të rëndësishme kthimin e të zhvendosurve, ka dhënë kontribut të çmuar në k r i j imin e kush teve elementare për jetesë, ndërtimin e shtëpive, trajtime mjekësore, por në mënyrë të veçantë angazhohet për shkollimin dhe integrimin e tyre në sistemin arsimor të Kosovës.

Ministri Buja: MAShT angazhohet për arsim cilësor për të gjithë

Page 6: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka përuruar objektin e shkollës së mesme (gjimnazin matematikor), në lagjen Kalabria të Prishtinës.

Ministri Buja tha se përurimi i këtij objekti shkollor është i veçantë, sepse edhe shkolla do të jetë e dalluar, për faktin se do të jetë një shkollë elitare, një shkollë që do grumbullojë nxënës jo vetëm nga komuna e Prishtinës, por edhe nga tërë Kosova, e ndoshta edhe më gjerë.

"Shkolla do të grumbullojë nxënësit nga më të mirët që janë në Kosovë, ndërsa do të angazhohemi që të bëjmë edhe përzgjedhjen e kuadrit nga më të mirët që kemi", tha ministri Buja, ndërsa shprehu besimin e tij se nga kjo hapësirë shkollore do të dalin nxënës që dëshirojmë t'i kemi, të cilët pastaj do të avancojnë dijen e tyre në nivele tjera të arsimit.Ministri Buja përmendi edhe faktin se për ndërtimin e kësaj shkolle, MAShT ka

investuar 2.174.683.54 euro, ndërsa inventari për këtë shkollë ka kushtuar mbi 50 mijë euro.Hapësira e ndërtimit të objektit shkollor me sipërfaqe bruto është 6,318.90 m2 me Sallë te Edukatës Fizike, si dhe terrenet e jashtme sportive, hapësirat gjelbëruese, etj.

Objekti shkollor përmbanë këto kthina: 20 dhoma të mësimit, 8 kabinete, 4

laboratorë, sallën e arsimtarëve, kthinat administrative, kthina e bibliotekës me leximore, khina e psikologut, kthina e mjekut të shkollës, kthina të personelit, bufeja e shkollës, si dhe hapësira tjera përcjellëse.

Fjalë përuruese për shkollën e re, me këtë rast, mbajti edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë, z. Isuf Thaçi.

MAShT gjatë muajit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka organizuar me sukses Testin e Arritshmërisë -2014 , për rreth 29 mijë nxënës të klasave të nënta.Testi i Arritshmërisë, i cili organizohet për nxënësit që përfundojnë klasën e nëntë në të gjitha shkollat e vendit, ka për qëllim t'u mundësojë të rinjve të bëjnë përzgjedhjen e drejtimeve të shkollimit të mëtutjeshëm në arsimin e mesëm, gjë që bëhet në bazë të numrit të pikëve që marrin.

Zëvendësministri i Arsimit, z. Nehat Mustafa, ka vizituar nxënësit gjatë testit në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë, me ç`rast u shpreh se në bazë të informacioneve që kanë marrë nga të gjitha qendrat e testimit, procesi ka shkuar mirë. Ai theksoi se pikët e tuara nga nxënësit në këtë test , janë p ë r c a k t u e s e p ë r s h k o l l i m i n (orientimin) e tyre të mëtejmë."Ne kemi thënë me kohë që kjo është një përgjegjësi më e madhe e vet drejtorive komunale të arsimit, në

mënyrë që ata të bisedojnë me mësimdhënësit, të cilët i angazhojnë si administrues. Në këtë mënyrë të kemi rezultate sa më të besueshme dhe vërtetë ato rezultate të jenë përcaktuese që më të mirët të regjistrohen në drejtimet që mund të themi se janë më elitare siç janë: gjimnazet apo shkollat profesionale (si Mjekësia)", tha zv/ministri Mustafa.Në vazhdim, zv/ministri Mustafa, tha se Ministria e Arsimit këto teste i

shfrytëzon për të bërë analiza që kanë të bëjnë me realizimin e plan-programeve gjatë vitit shkollor që tashmë është në përfundim.Testit të Arritshmërisë iu nënshtruan r r e th 29 mi jë nxënës që kanë përfunduar klasën e nëntë. Testi, përveçse matë arritjen e nxënësve gjatë shkollimit të ulët, është edhe një lloj vlerësimi që iu bëhet mësimdhënësve dhe shkollave, përkatësisht niveli i cilësisë së arsimit.

Ministri Buja përuroi objektin e shkollës së mesme në Prishtinë

6

MAShT ka organizuar me sukses Testin e Arritshmërisë 2014

Page 7: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, priti në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin bisedoi për shumë çështje me rëndësi qe ndërlidhen me sistemin e arsimit, e sidomos për bashkëpunimin e Kosovës me Shqipërinë në këtë fushë.

Ministri Buja e ka uruar ambasadorin Minxhozi për detyrën e tij të re, duke i dëshiruar sukses në misionin e tij në Kosovë.

Ministri Buja ka shprehur vullnetin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Shqipërinë.

Duke folur për gjendjen në arsimin parauniversitar dhe arsimin e lartë, si dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve,

ministri Buja theksoi se nga ky bashkëpunim tashmë kemi Abetaren e përbashkët, ndërsa po punohet nga ekspertët e të dyja vendeve sa i përket përafrimit të kurrikulave.

Ndërkaq, ambasadori Minxhozi ka vlerësuar punën e ministrit Buja dhe ka shprehur vul lnet in e t i j për të bashkëpunuar ngushtë në fushën e arsimit.

MAShT gjatë muajit

Ministri Buja priti ambasadorin e ri të Shqipërisë

Zëvendësministrat e arsimit, z. Nehat Mustafa dhe z. Usmen Baldzhi, pritën një delegacion të ministrisë së Arsimit të K r o a c i s ë t ë u d h ë h e q u r n g a zëvendësministrja znj. Ankica Njezhiç të shoqëruar nga ambasadori i Kroacisë në Kosovë z. Zoran Vodopija.

Në këtë takim u diskutua për shkollimin e të rinjve kroat në Kosovë dhe mundësitë e integrimit të tyre në sistemin e arsimit të Kosovës.

Zëvendësministri Mustafa tha se MAShT është e angazhuar për t`iu dhënë mundësi të barabarta arsimimi të gjithëve që jetojnë në Kosovë, ndërsa theksoi se thellimi i bashkëpunimit Kosovë - Kroaci si dy vende multikulturale është me interes reciprok.

"Do të bëjmë të pamundurën që të rinjtë kroat t'i integrojmë në sistemin e arsimit të Kosovës", tha z Mustafa, ndërsa shtoi se bashkëpunimin me Kroacinë në këtë drejtim është i domosdoshëm. Ndërkaq, theksoi se nxënësit kroatë, të cilët kanë ndjekur mësimin në sistemin paralel serb, ju mundësohet të sprovojnë njohuritë e

tyre në Maturën Shtetërore të Kosovës dhe pastaj edhe shkollimi i lartë.

Ambasadori i Kroacisë, z. Zoran Vodopija, nga ana e tij tha se në të ardhmen do të shikohen mundësitë për ndarjen e më shumë bursave për studentët kroatë, të cilët do të studionin gjuhën dhe kulturën kroate, si dhe lëmi tjera që nxisin zhvillimin ekonomik të

Kosovës.Ndërsa, zëvendësministri Usmen Baldzhi u shpreh se MAShT-i ofron mundësi shkollimi në gjuhën amë edhe për të rinjtë e komuniteteve, ndërsa theksoi se është i nevojshëm këmbimi i përvojave, bashkëpunimi i shkollave kroate me shkollën llore në Janjevë, këmbimi i vizitave reciproke dhe forma tjera të bashkëpunimit.

MAShT angazhohet për integrim të nxënësve kroat në sistemin e arsimit të Kosovës 7

Page 8: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ kanë organizuar konferencën ndërkombëtare dyditore "Kosova në PISA 2015: ndikimi i vlerësimit të nxënësve në cilësinë e arsimit", e cila ka lluar punimet sot në Prishtinë.

Në hapje të konferencës, e cila kishte për qëllim prezantimin dhe sensibilizimin e rolit të PISA-s dhe rëndësinë e vlerësimit sistematik të nxënësve, ministri i Arsimit, z. Ramë Buja, theksoi rëndësinë që ka kjo konferencë për sistemin e arsimit në Kosovë, sepse Kosova për herë të parë po i nënshtrohet një vlerësimi ndërkombëtar në PISA.

"P jesëmar r ja në PISA ësh të e rëndësishme, sepse rezultatet mund të përdoren për të vlerësuar: Sa mirë janë të përgatitur nxënësit në Kosovë në këtë fazë të përfundimit të shkollës? Cilat janë drejtimet në të cilat duhet të përmirësohen shkollat tona, sistemet qeverisëse dhe politikat arsimore në të ardhmen? Vetë pjesëmarrja e vendit tonë në këtë vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar çmohet si tregues që kërkon që arritjet dhe reformat në arsim të maten dhe të krahasohen me zhvillimet ndërkombëtare", tha ministri Buja, ndërsa theksoi se Kosova i bëri ofertë Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) për të

marrë pjesë në vlerësimin ndërkombëtar PISA, me qëllim që edhe ne të jemi pjesë e procesve zhvillimore ndërkombëtare.

"Raporti nal i rezultateve të Vlerësimit Ndërkombëtar PISA 2015, që do të publikohet në vitin 2016, Ministrisë së Arsimit do t'i shërbejë për orientimet politike në zhvillimet e mëtejme të sistemit arsimor në Kosovë", theksoi ministri Buja, ndërsa tha se gjatë dy ditëve të konferencës do të diskutohet rëndësia e vlerësimit të nxënësve për përmirësimin e cilësisë në arsim, ku do të shkëmbehen praktika dhe njohuri për cilësinë në arsim.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Peter Blomeyer, ndër të tjera theksoi se pjesëmarrja në PISA i mundëson Kosovës të matë cilësinë e sistemit të saj edukativ dhe të krahasojë standardet e saj me ato të vendeve tjera. "Gjithsesi vlerësimi PISA duhet të jetë pjesë e testit kombëtar, në mënyrë që cilësia e edukimit mund të monitorohet brenda tre vjetëve, për aq kohë sa realizohet vlerësimi PISA", tha ai.

Ndërsa, zëvendësministri i Arsimit, z. Nehat Mustafa, foli për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në PISA dhe sdat që na presin në këtë drejtim. "Praktikat kanë dëshmuar se në PISA nuk ka humbës, ndërsa renditja dëshmon për gjendjen aktuale të arsimit të shteteve të ndryshme dhe mundësi reektimi për orjentimet e së ardhmes", tha ai.

Vlerësimi i PISA-s fokusohet në aftësinë që kanë nxënësit 15- vjeçar për t'i përdorur dijet dhe njohuritë e tuara në shkollë në situatat reale të jetës të një të rrituri. PISA është studimi më i madh ndërkombëtar në botë për arsimin. Ajo matë arritjet e nxënësve në Lexim, Matematikë dhe Shkencë.

Pilotimi i këtij vlerësimi në Kosovë është realizuar me sukses më 23 prill 2014 në 27 qendra të vlerësimit, të cilit i janë nënshtruar 1100 nxënës.

MAShT gjatë muajit

Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015”

8

Page 9: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, vlerësuan lartë gurën e dëshmorit Enver Topalli, busti i të cilit është zbuluar në oborrin e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët, në fshatin Greme të Ferizajt, e cila mban emrin e tij.

Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi, me këtë rast tha se Enveri si veprimtar i përcaktuar fuqishëm në rrugën e drejtë kombëtare, u burgos, u izolua, u torturua, por asnjëherë nuk u thye dhe nuk u ndal.

Kryeministri Thaçi tha se dëshmori Enver Topalli pati fatin e keq të qëndrimit në burg, në kohën kur lufta kishte shpërthyer dhe okupatori serb po merrte goditje vendimtare nga të dyja anët: Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe NATO.Kryeministri Thaçi tha se vrasja e Enverit dhe të burgosurve të tjerë në Burgun e Dubravës, në kohën kur po vulosej e ardhmja e Kosovës, ishte ngjarja më e rëndë e kësaj periudhe.Ministri i Arsimit, Ramë Buja, nga ana e tij theksoi se, dëshira e vetme e Enver Topallit ishte që të vdiste për Kosovën."Enveri shkoi në pavdekësi dhe ne të

tjerëve na la të jemi të vdekshëm. Është vështirë të asësh për shokun, mikun, bashkëluftëtarin dhe bashkëveprimtarin, sepse më është ngurtësuar një pjesë e zemrës, kur shoh se sot Enverin e kemi në bronz", tha minisri Buja.Ministri Buja, uroi nxënësit e kësaj shkolle që të dalin të suksesshëm nga kjo derë e diturisë, e cila mbanë emrin e këtij dëshmori të lirisë.

Kryetari i Komunës se Ferizajt, Muharrem Sfarqa, tha se emrat sikurse Enver Topalli dhe dëshmorët e tjerë i japin nder Ferizajt dhe Kosovës. Sfarqa vlerësoi lartë veprimtarinë e dëshmorit në rrugën e gjatë

drejt lirisë.Djali i Enverit, Loriku tha se zikisht nuk e mban mend të atin, ashtu siç e kujtojnë bashkëveprimtarët e tij, porse ai është me të në çdo moment dhe vendim të rëndësishëm të jetës.

Për veprimtarinë dhe aktivitetin e heroit Enver Topalli për çështjen kombëtare folën edhe veprimtari Adem Demaçi, Ibush Vishi dhe bashkëluftëtarë të tjerë.Enver Topalli u vra më 19 maj 1999, së bashku me qindra të burgosur të tjerë në burgun e Dubravës. Ai konsiderohej njohës i jashtëzakonshëm i rrethanave politike dhe ekonomike të Kosovës.

MAShT gjatë muajit

Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja në zbulimin e bustit të dëshmorit Enver Topalli

9

Ministri Buja takoi një grup të nxënësve nga Qendrat BurimoreNë kuadër të aktiviteteve të "Javës së Arsimit për të Gjithë", ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, priti në takim disa nxënës, përfaqësues të Qendrave Burimore në Kosovë, me të cilët foli për sdat, të cilat po e përcjellin këtë kategori të nxënësve në vend.

Ministri Buja theksoi se Ministria e Arsimit vazhdimisht është përpjekur që të përmbushë të gjitha obligimet ligjore, sa i përket arsimimit të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ministri Buja theksoi se personat me nevoja të veçanta janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë, ndërsa përmendi punën që MAShT është duke e bërë në procesin gjithëpërfshirjes, si dhe rolin e Qendrave Burimore, në mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilët i ndjekin mësimet në klasa të integruara.Përfaqësuesit e Qendrave Burimore

kërkuan që edhe nxënësit e këtyre shkollave të përfshihen në testin kombëtar, që të shtohet numri i profesioneve për këta fëmijë, sigurimin e hapësirave për salla të sportit, rritjen e fondit për transport, etj.

Java e Arsimit për të Gjithë është aktivitet i shpallur nga UNESCO. Iniciativa e kësaj ngjarje që shënohet në shumë vende të botës, rrjedhë nga një konferencë e organizuar në Tajlandë në vitin 1990, ku ishte adresuar çështja e gjithpërfshirjes, në

mënyrë që askush të mos mbetet jashtë bankave shkollore.

Tema e sivjetme e Javës së Arsimit për të Gjithë është: "Arsimi dhe aftësia e kuzuar", andaj aktiviteti i MAShT është orientuar në organizimin e aktiviteteve ekstrakurrikulare në Qendra Burimore dhe klasë të bashkëngjitura.MAShT i është bashkuar organizimeve të Javës së Arsimit për të Gjithë që nga viti 2005.

Page 10: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, mori pjesë në lansimin e programit "Transformimi i lidershipit", i cili nancohet nga USAID-i, në partneritet me MAShT-in.Ministri Buja, me këtë rast, theksoi se ky program i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Amerikane përmes USAID-it krijon mundësinë e përgatitjes së një lidershipi akoma më të avancuar për të gjitha institucionet e arsimit të lartë.Ministri Buja tha se ky fond 20 milionë dollarësh krijon mundësinë e investimit

të parave në këmbim të dijes, ndërsa shprehu bindjen e tij se të përzgjedhurit e këtij programi do të arrijnë që të marrin dije nga universitetet më të mira amerikane.

"Unë besoj shumë në potencialin tuaj dhe aftësitë tuaja, për të realizuar v i jueshmër inë e s tud imeve në universitetet më prestigjioze dhe për të arritur atë që dëshirojmë. Suksesi juaj është sukses i përbashkët", iu tha ministri Buja studiuesve pjesëmarrës në këtë ceremoni.

Ministri Buja, po ashtu, vlerësoi lartë marrëveshjet që janë arritur deri më tani në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Amerikane sa i përket këmbimit të përvojave në fushën e arsimit.

Maureen Shauket, drejtore e USAID-it në Kosovë, tha se programi "Transformi i lidershipit" është program i avancuar dhe ka për qëllim përzgjedhjen e të rinjve nga Kosova për të studiuar në

Amerikë në studimet Master dhe për t'i përgatitur profesionalisht, duke i pajisur ata edhe me certikata.

Ushtruesi i detyrës së rektorit të UP-së, Anton Berishaj, tha se ky program pesëvjeçar i USAID-it është mjaft i n k u r a j u e s d h e n j ë n d i h m e s ë j a s h t ë z a k o n i s h t e m a d h e p ë r Universitetin e Prishtinës, pasi që do të ndihmojë në përmirësimin e reformave në arsimin e lartë përmes Universitetit të Prishtinës dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë brenda vendit.

Programi e mbështet zhvillimin e arsimit të lartë nëpërmjet mbështetjes së partneriteteve ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe atyre në ShBA, si dhe ofrimit të bursave studimore për studentët e Kosovës në universitetet amerikane.

Pritet që deri në fund të këtij programi të ndahen gjithsej 185 bursa për Master d h e t ë j e p e n 1 6 0 c e r t i k a t a profesionale.

MAShT gjatë muajit

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa, ka pritur në takim Sjur Bergan, përfaqësues i Këshillit të Evropës, me të cilin kanë diskutuar për gjendjen në arsimin parauniversitar, arsimin e lartë, si dhe të drejtat dhe arsimimin e komuniteteve.Zëvendësministri Mustafa ka shprehur vullnetin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit me Këshillin e Evropës, sa i përket këmbimit të përvojave në arsim me shtetet më të zhvilluara, projekteve për trajnim të mësimdhënësve, si dhe përfshirjen e Kosovës në të gjitha aktivitete zhvillimore që kanë të bëjnë me sektorin e arsimit.

Zv/ministri Mustafa foli edhe për përfshirjen e madhe të fëmijëve në arsimin parauniversitar, licencimin e mësimdhënësve, përmirësimin e infrastrukturës, rishikimin e ligjeve dhe arsimin e lartë, ndërkaq ka shprehur

gatishmërinë që MAShT të jetë nikoqire e cilit do prej aktiviteteve që organizon Këshilli i Evropës.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Këshillit të Evropës, Sjur Bergan, ka thënë se, brenda periudhës pesëvjeçare sa ai nuk ka qenë në Kosovë, gjërat në fushën e arsimit kanë lëvizur pozitivisht. Bergan tha se të gjitha veprimet që cilat i ka

ndërmarrë Ministria e Arsimit brenda kësaj periudhe janë në funksion të ngritjes së cilësisë.

Zv/ministri për komunitete, Usmen Baldzi, nga ana e tij theksoi se është i kënaqur me gjendjen e të drejtave të komuniteteve në arsim dhe se në Kosovë nuk ka shkolla të ndara në pikëpamje nacionale.

U lansua programi “Transformimi i lidershipit”

10

Zv/ministri Mustafa priti përfaqësues nga Këshilli i Evropës

Page 11: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, mori pjesë në konferencën promovuese të Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim të të Rriturve (AAAPARr).

Kjo Agjenci ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit të arsimit dhe aftësimit profesional në përputhje me standardet evropiane, me synimin që të arrijë zhvillimin e AAP-së në lidhje me nevojat e teknologjisë moderne dhe tregun e punës.

Në fjalën e hapjes, ministri i Arsimit, z. Ramë Buja, ndër tjera tha se Qeveria e Kosovës e ka vënë si prioritet zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional. "Për këtë arsye, ne po punojmë që të krijojmë mundësi sa më të mira për përgatitjen e të rinjve tanë për tregun e punës përmes arsimit dhe aftësimit profesional", tha ai.

Në vazhdim, ministri Buja përmendi disa të arritura, të cilat janë mundësi për rritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit profesional, si: miratimin e Ligjit për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Ligjit për Arsimin e të Rriturve, nalizimin Strategjisë për ngritjen e praktikës profesionale gjithëpërfshirëse

dhe Strategjisë për orientim në karrierë.

Ministri Buja tha se MAShT ka bërë rishikimin e kurrikulave të AAP me qëllim të përshtatjes së tyre me tregun e punës, si dhe hartimin e disa kurrikulave të reja, ndërsa theksoi se të gjitha shkollat profesionale ekonomike dhe bujqësore janë pajisur me rma ushtrimore (FU), të cilat janë mundësi për realizimin e praktikës profesionale dhe ngritjen e cilësisë në AAP në shkollat ekonomike dhe bujqësore.

Ministri Buja përmendi edhe shumë të arritura të tjera, ndërsa tha se me qëllim të ofrimit të mirëllitë të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur, MAShT ka themeluar Agjencinë.

Me këtë rast, drejtoi i AAAPARr z. Ragip Gjoshi, prezantoi objektivat dhe planin e veprimit të Agjencisë, i cili plan (i mbështetur nga GIZ), do të pilotohet gjatë dy viteve në katër qendra të kompetencës dhe dy shkolla të arsimit profesional.

MAShT gjatë muajit

Ministri Buja në promovimin e Agjencisë për AAP dhe ARr

11

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Nehat Mustafa, mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit "SIVET- Gjithëpërfshirja sociale në arsimin dhe aftësimin profesional", i cili është realizuar nga Kultur Contact Austria, në pesë shkolla profesionale në Kosovë.Zëvendësministri Mustafa, me këtë rast the se, çështja e gjithëpërfshirjes është obligim kushtetues që e ka Republika e Kosovës, për arsye se këtë e parashohin edhe Ligji për Arsimin Parauniversitar dhe Ligji për Arsimin e Lartë, por në të njëjtën kohë është edhe pjesë e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë 2011- 2016.

Zv/ministri Mustafa, theksoi se MAShT e ka mirëpritur këtë projekt të Austrisë, duke ditur se përtimet e shkollave do të jenë të mëdha.

"Shkollat, të cilat janë përzgjedhur në këtë projekt kanë arritur me sukses t'i përvetësojnë praktikat që janë ofruar prej

grupit të ekspertëve", u shpreh zv/ministri Mustafa, i cili theksoi se ky program është njëri nga trajnimet, që është akredituar në afat rekord. Ndërsa, ai foli edhe për ndihmën e jashtëzakonshme që Qeveria e Austrisë i ka bërë sektorit të arsimit në Kosovë përmes njohjes së diplomave, ndarjes së bursave për studime, e së fundi edhe përmes projektit prej 5 milion euro, i cili parashihet të shfrytëzohet për digjitalizimin e maturës dhe vlerësimeve të tjera të jashtme që organizon Ministria e Arsimit.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann

Brieger tha se, ky projekt është një eksperiencë e mirë për nxënësit dhe mësimdhënësit, sa i përket krijimit të një klime shkollore gjithëpërfshirëse në aspektin shoqëror.

Projekti "SIVET- Gjithëpërfshirja sociale në arsimin dhe aftësimin profesional", përkrahë përpjekjet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për krijimin e mundësive dhe për promovimin e gjithëpërfshirjes në arsimin dhe aftësimin profesional, në linjë me prioritetet e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë 2011- 2016.

Përfundoi projekti “Gjithëpërfshirja sociale në arsimin profesional”

Page 12: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

Zëvendësministri i Arsimit, z. Nehat M u s t a f a s ë b a s h k u m e zëvendëskryeministrin e Turqisë, z. Emrullah Ishler, kanë marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të aneksit të shkollës së mesme të ulët "Meto Bajraktari", në fshatin Reçan të Prizrenit, në të cilën vijojnë mësimin nxënësit e komunitetit boshnjak. Po këtë ditë, ata kanë përuruar edhe amteatrin dhe hapësirën për administratë të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren.

Me këtë rast, zv/ministri Mustafa ka falënderuar Qeverinë e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep proceseve zhvillimore në Kosovë, sidomos në fushën e arsimit, ndërsa theksoi se Kosova dhe Turqia po e thel lojnë gj i thnjë e më shumë bashkëpunimin në fushën e arsimit.Ndërkaq, zv/ministri Mustafa kërkoi nga delegacioni turk që të inkurajojnë edhe më shumë universitetet turke të

v a z h d o j n ë b a s h k ë p u n i m i n m e universitetet e Kosovës sidomos në fushën e hulumtimeve shkencore përmes projekteve të ndryshme.

Zv/kryeministri i Turqisë, Emrullah Ishler tha se vendi i tij po e ndihmon arsimimin e të rinjëve në Kosovë në forma të ndryshme duke dhënë kontribut edhe në

krijimin e kushteve më të mira për shkollim. Ai tha se shteti i tij do të vazhdojë ta ndihmojë arsimin në Kosovë në të gjitha nivelet.Ndërtimi i këtyre hapësirave shkollore (7 dhoma mësimi ) në Reçan dhe amteatri në UPZ , është investim i përbashkët i organizatës qeveritare TIKA - Turqi dhe MAShT -i.

Zv/ministri Mustafa mori pjesë në Panairin e Firmave Ushtrimore

12

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, mori pjesë në hapjen e panairit të tetë të Firmave Ushtrimore, e cila është formë e re mësimore në kuadër të së cilës përkrahet dhe nxitet mësimi praktik, i cili simulon biznesin real dhe mendimin ndërmarrësor.Zv/ministri Mustafa me këtë rast ka theksuar se evenimente të ngjashme sikurse ky panair që po mbahet janë dëshmia më e mirë e gjendjes së arsimit në Kosovë, sepse kjo mënyrë e organizimeve pasqyron punën që është duke u bërë në shkolla."Sot po shohim se cili është aftësimi konkret i nxënësve, që para së gjithash është meritë e mësimdhënësve tuaj, të cilët pandërprerë punojnë dhe juve ju kanë aftësuar që të bëheni konkurrent të barabartë, me gjithë bashkëmoshatarët tuaj nga cilido prej vendeve të Evropës" u shpreh zv/ministri Mustafa.Zv/ministri Mustafa, ndër të tjera vlerësoi se, nuk është e lehtë të improvizohet funksionimi i një ndërmarrjeje, sikurse që nuk ishte e lehtë as kur në vitin 2004 është binur Ministria e Arsimit që për herë të parë të lloj me implementimin e kësaj strategjie të re të arsimit.

Kjo lëndë ka lluar të implementohet në shumë shkolla dhe tanimë Firmat Ushtrimore janë bërë pjesë e Kurrikulit të Ri të Kosovës, theksoi zv/ministri Mustafa, i cili foli edhe për procesin e pilotimit të Kornizës së Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar.Kurse, përfaqësuesja nga Ambasada e Austrisë, Monika Cah, ka thënë se themelimi i këtyre rmave është një sukses i madh për Kosovën. Cah, po ashtu theksoi se, nga vizitat që ajo u kishte bërë vitin e

kaluar disa prej Firma Ushtrimore, kishte parë se me sa entuliazëm po punohej dhe se sa mbresëlënëse ishte puna që po bëhej aty.

Në Kosovë ka gjithsejt 125 Firma Ushtrimore në 31 shkolla të mesme publike dhe jopublike ekonomike, bujqësore teknike dhe qendra të kompetences. Panairi Firmat Ushtrimore 2014, këtë vit për herë të parë organizohet nga MAShT.

Aneks shkolle në Reçan dhe amfiteatër për Universitetin “Ukshin Hoti”

MAShT gjatë muajit

Page 13: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

13

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, mori pjesë në hapjen e edicionit të gjashtë të konferencës kombëtare vjetore "Java e Shkencës 2014".

Në hapjen zyrtare të punimeve të konferencës, ministri Buja tha se kjo konferencë do të hap perspektiva të reja zhvillimi për shkencëtarët dhe institucionet kërkimore dhe do të promovojë lidhjen e shkencës me zhvillimin e ekonomisë së vendit.

"Kjo konferencë et se në Kosovë organizime të tilla japin fryte në zhvillimin e shkencës. Studiuesit që janë prezent në këtë konferencë dhe kumtesat të cilat do të lexohen do të asin për të rejat e shkencës, hulumtimit dhe inovacionit. Shkenca në Kosovë nuk është në pozicionin e dëshiruar, por ajo është në një rrugë plot perspektivë,", u shpreh ministri Buja.

Ministri Buja po ashtu tha se kjo konferencë do të sensibilizojë shkencëtarët për të aplikuar me projekte të mirëllta studimore, ndërkaq rikujtoi faktin se Ligji për Kërkime Shkencore, i cili është aprovuar në Parlamentin e Kosovës,

parasheh që 0.7 për qind e buxhetit të Kosovës të ndahen për hulumtime shkencore.

Muhamet Mala, prorektor për shkencë në Universitetin e Prishtinës, tha se zhvillimi dhe avancimi i shtetit të Kosovës asnjëherë nuk ka mundur të mendohet pa përkrahjen që i ofron shkenca dhe veprimtaria hulumtuese e të gjitha fushave.

Duke parë se hulumtimi shkencor, zhvillimi dhe inovacioni janë shtyllat

kryesore të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, qëllimi i konferencës është përhapja e të arriturave shkencore, lidhja e tyre me ekonominë dhe industrinë, si dhe këmbimi i përvojave me vendet e rajonit, BE-së dhe më gjerë.

Në këtë konferencë u lexuan 320 kumtesa dhe morën pjesë 550 autorë dhe bashkëautorë nga Kosova dhe vende të ndryshme evropiane, si: Shqipëria, Mali i Zi, Austria, Maqedonia, Bullgaria, Polinia dhe Turqia.

U organizua konferenca "Java e Shkencës"

Ministri Buja në mbledhjen vjetore të CEENQAMinistri Ramë Buja, mori pjesë në mbledhjen vjetore të CEENQA-s (Rrejti i Agjencive të Evropës Qendrore dhe Lindore për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë), të organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA).Në këtë mbledhje morën pjesë agjenci të akreditimit dhe sigurimit të cilësisë nga Evropa Qendrore dhe Lindore si dhe përfaqësues të tjerë nga fusha e arsimit nga Evropa dhe Kosova.

Me këtë rast, ministri Buja falënderoi ekspertët ndërkombëtarë që kanë ardhur në Prishtinë për të sjellë përvojën e radhës në këtë punëtori."Kosova ka hyrë në rrjetin ENQA me synimin që të jemi pjesë e sistemit të Bolonjës, edhe pse zyrtarisht ende nuk jemi. Mendoj se kemi bërë hapa serioz, që nga viti 2009, kur kemi themeluar AKA-së, që për MAShT-in dhe të gjitha institucionet arsimore në Kosovë ka qenë një lehtësim, duke pas parasysh se kjo Agjenci përbëhet nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët vlerësojë cilësinë në institucionet e arsimit të lartë", u

shpreh ministri Buja.Ministri Buja theksoi se Kosova kishte shumë institucione të arsimit të lartë privat atëherë kur ende nuk ishte themeluar AKA dhe nuk kishin nivelin dhe cilësinë e duhur."Me punën këmbëngu lëse dhe profesionale të AKA-së, ne sot kemi 23 institucione të arsimit të lartë privat dhe 6 universitete publike", tha ministri Buja dhe theksoi se AKA si mekanizëm, por edhe MAShT ka qenë e nderuar kur ENQA i ka

bërë vlerësim pozitiv.Ne, theksoi ministri Buja, jemi përpjekur të bëjmë edhe hapa të tjerë në drejtimin që e synojmë drejt Bolonjës. Ai theksoi se MAShT ka themeluar një komision të v e ç a n t ë q ë b ë n p ë rg a t i t j e n e dokumentacionit për aplikim në sistemin e Bolonjës dhe tha se do të jemi të gatshëm të aplikojmë me kohë në këtë sistem.Agjencia e Kosovës për Akreditim është anëtare e plotë e CEENQA-s.

MAShT gjatë muajit

Page 14: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

Ulja e fëmijëve për herë të parë në bankat shkollore, shënon momentin prej kur llon jeta me obligime shtesë. Krahas obligimeve, hapat e parë të jetës shkollore, disa fëmijë i përjetojnë me frikë, e disa të tjerë me shumë gëzim e emocione. Në këtë fazë fëmijët kanë shumë nevojë për mbështetjen e prindërve. Por, cili është emocioni i prindërve të cilët regjistrojnë fëmijët në klasë të parë?!

Përgjegjësi shtesë

Që fëmija të mësohet nga ambienti i shtëpisë ku ndihej në qendër të vëmendjes me ambientin e ri të shkollës nevojitet kohë. Hyrja në ambientin e shkollës do të thotë humbje e disa privilegjeve që kishte në shtëpi.

Kumrije Gashi, e cila në fund të muajit maj ka regjistruar vajzën e saj në klasë të parë, thotë që këtë moment ta ketë përjetuar me plotë emocion.“Kur e pata regjistruar vajzën në nivelin parashkollor e kisha pak të vështirë, sepse isha mësuar që tërë ditën ta kalonim bashkë. Shkëputja me të gjatë ditës, ndarja e kohës për ta dërguar dhe për ta marrë nga shkolla, ishin emocione dhe përgjegjësi që lluan dhe tash do të rriten, pasi që nga klasa e parë llon procesi mësimor, detyrat e shtëpisë, etj.“, u shpreh ajo.

Ndërsa, Lumnije Bytyçi, me profesion mësuese thotë se i është dashur të kalojë në ndërrimin e paradites, meqenëse nga shtatori, djali i saj do të llojë mësimin në klasë të parë.

“Që në llim të këtij viti shkollor më është dashur të shikoj mundësinë për të kaluar në ndërrimin e paradites. Për fat, ka një mësuese e cila nga shtatori do të shkojë në pension dhe kam marr miratimin e drejtorit që unë të kaloj në vendin e saj, sepse djalin e kam regjistruar në klasë të parë dhe më duhet që të kujdesem për të”, u shpreh Bytyçi.

Parashkollorët transferohen në klasë të parë

Në bazë të Ligj i t për Ars imin Parauniversitar në Republikën e Kosovës shkollat janë të detyruara të regjistrojnë të gjithë nxënësit që banojnë në zonën e tyre të mbulimit.

Prindërit mund të kërkojnë të regjistrojnë fëmijët e tyre në një institucion arsimor tjetër edhe nëse jetojnë jashtë zonës së mbulimit të këtij institucioni. Kërkesa merret në shqyrtim nga komuna dhe bazuar në vendet e lira që ka ky institucion arsimor, merret vendimi për kërkesën e bërë.Drejtoresha e Shkollës Fillore dhe të

Mesme të Ulët “Shkolla e Gjëlbër” në Prishtinë, Fahrije Retkoceri, thekson se procesi i regjistrimit të fëmijëve në klasë të parë vazhdimisht përcillet me disa parregullsi, sa i përket përfshirjes së fëmijëve jashtë zonës së mbulimit.

“Jemi munduar vazhdimisht që të shkojmë në bazë të zonimit. Disa prindër vijnë për të regjistruar fëmijën në këtë shkollë, me arsyetimin se shkollën e kanë shumë afër. Mundohen të falsikojnë edhe dokumentet, por unë kërkoj nga ata certikatën e lindjes dhe një faturë e cila vërteton vendbanimin e prindërve”, është shprehur Retkoceri.

Ajo thekson se procesit të regjistrimit të fëmijëve në klasë të parë i paraprinë regjistrimi në nivelin parashkollor

“Nga viti i kaluar kemi bërë edhe regjistrimin e parashkollorëve dhe për këtë arsye ne nuk mund të shpallim konkurs për pranim të nxënësve të tjerë. Në marrëveshje me DKA-në kemi arritur që këta fëmijë të testohen edhe një herë dhe të transferohen në klasën e parë, në dy paralele. Por, 2 nga këta fëmijë janë tërhequr për shkak të ndërrimit të vendbanimit, ndërsa për 2 të tjerë është kërkuar nga prindërit që të lirojnë vendet për shkak se nuk i përkasin lokacionit që mbulon shkolla. Do të thotë tani kemi të formuara dy klasë të para me nga 37 nxënës”, pohon Retkoceri.

Reportazh

Klasa e parë – emocion i veçantë

14

Page 15: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

Reportazh

15Duke folur rreth mos harmonizimit të vendeve të lira dhe kërkesave të prindërve për të regjistruar fëmijët në këtë shkollë, Retkoceri bënë të ditur se nga viti shkollor 2014/ 2015, në nivelin parashkollor do të pranohen vetëm 40 fëmijë, të sistemuar në dy grupe.

“Problemi qëndron në faktin se në këtë shkollë nuk ka hapësirë për këtë numër të madh të nxënësve. Janë dhjetë dhoma mësimi, përfshirë edhe dhomën për parashkollorët. Kemi dy shkolla të tjera nëntëvjeçare këtu afër dhe prindi nuk po e regjistron nxënësin aty ku i takon, por bënë presion që fëmija të regjistrohet në shkollën tonë. Duhet cekur se ne vitin shkollor 2014/ 2015, nuk do të pranojë më shumë se 40 fëmijë në nivelin parashkollor, do të thotë nga 20 fëmijë në dy grupe, kjo për hir të cilësisë”, thekson Retkoceri.

Shkolla e Gjelbër është hapur më 2 mars 2011 dhe tashmë ka hyrë në vitin e katërt të punës edukativo- arsimore. Në llim kanë qenë afër 300 nxënës, ku janë bartur prej shkollave “Nazim Gafurri” dhe “Xhavit Ahmeti”. Mirëpo, me llimin e vitit pasues, në vitin shkollor 2011/ 2012 në shtator, është paraqitur një numër i madh i fëmijëve për regjistrim, pasi që kërkesat e prindërve janë që doemos

fëmijët e tyre t'i regjistrojnë në këtë shkollë.

Vlerësimi në shkollë

Rregullat e sjelljes së nxënësit përcaktohen me Kodin e Mirësjelljes. Ky kod nxirret nga MAShT-i me Udhëzim Administrativ. Ky kod përcakton rregullat kryesore të sjelljes, kushtet e domosdoshme të studimit, mbrojtjen e pronave të shkollës, përdorimin e ambienteve shkollore si dhe uniformën.Nxënësi duhet të vlerësohet nga mësuesi/mësuesja e klasës apo e lëndës mësimore bazuar në aftësinë për të mësuar, njohuritë dhe përpjekjet e nxënësit. Notat informojnë nxënësin dhe prindin për rezultatet e nxënësit në shkollë.

Sipas Udhëzimit Administrativ me numër 16/2004, fëmijët që arrijnë moshën 6 vjeç deri në shtator, janë të detyruar që të regjistrohen në klasën e parë. Me kërkesën e prindit, një fëmijë mund të regjistrohet në klasën e parë edhe nëse nuk i ka mbushur 6 vjeç, duke pasur një vlerësim të mjekut dhe të psikologut. Vendimin përfundimtar e merr Drejtoria Komunale e Arsimit.

Detyrimi për të shkuar në shkollë mund të shtyhet për shkaqe të ndryshme shëndetësore të fëmijës. Asnjë nxënës nuk mund të përjashtohet nga arsimi i detyruar për shkak të nevojave të veçanta zike ose mendore. Në këto raste arsimi i detyruar mund të merret në Qendrat Burimore, me një program të veçantë, të bazuar në nevojat e fëmijës. Shkollimi i detyruar mbaron me përfundimin e vitit të nënte të shkollimit.

Sjellja e prindit me fëmijën

Prindi duhet të mbajë një qëndrim të vendosur dhe të tregohet i durueshëm në shuarjen e frikës dhe shqetësimit që mbart fëmija me llimin e klasës së parë. Fëmijës duhet t'i bëhet e qartë se asgjë e tuar në shkollë nuk do të ndikojë në humbjen e ekspe r i encave apo marrëdhënieve në shtëpi. Është shumë e rëndësishme të mbështetet lidhja me mësuesen dhe të veprohet sipas këshillave të saj.

Prindërit mund të qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre në ditët e para të shkollës, por kjo situatë nuk duhet të zgjasë me shumë se disa ditë.

Sjelljet agresive, presioni apo sjelljet e prindit mund të ndikojnë negativisht në procesin e mësimit të fëmijës me shkollën. Këto sjellje mund ta bëjnë fëmijën të mendojë se është i pavlefshëm për familjen, nuk duhet nga prindërit dhe se nuk ndodhet në qendër të vëmendjes.

Duhet të kuptohen shkaqet e frikës së shfaqur tek fëmija për të mos shkuar në shkollë dhe tu thuhet se kjo situatë përjetohet edhe nga fëmijët e tjerë.

Siguria është gjëja më e rëndësishme për fëmijën. Fëmija duhet të qetësohet me fjali si "jam këtu afër", do të pres tek dera, "do vij të të marrë pas mësimit". Shoqërimi i fëmijëve me prindërit gjatë ditëve të para ndikon pozitivisht në timin e sigurisë së fëmijës në shkollë.

Shpresa Kokollari

Page 16: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

Teksti shkollor është burim i njohurive dhe mjet mësimor që përdoret për arritjen e qëllimeve edukativo-arsimore në mësim dhe në të mësuar, i cili ua mundëson nxënësve t'i arrijnë standardet e njohurive dhe ta nxisin zhvillimin e aftësive për të mësuar të pavarur.

Përmbajtjet në tekstet shkollore duhet të shoqërohen me forma të ndryshme të ilustrimeve, ngase vetëm në këtë mënyrë mundësohet hyrja metodike e nxënësit në punën mësimore (nga përpunimi i tekstit deri te kontrollimi i njohurive), dhe elemente të nevojshme, shtojca, grake ilustruese, vizatime, fotogra, etj.

Rëndësia e ilustrimeve

I lus t r ime në t eks te t shko l lo re konsiderohen vizatimet, pikturat, skulpturat, fotogratë, skemat, skicat, graket, tabelat, hartat etj., të cilat nuk nuk kanë vetëm karakter estetik, por edhe psikologjik dhe gnoseologjik, p randa j kur r ses i nuk duhe t t ë anashkalohen në tekstet shkollore.Pra, ilustrimet janë të domosdoshme të përdoren brenda tekstit shkollor, për përkrahjen dhe sqarimin e plotë ose paraqitjen vizuale të disa pjesëve nga përmbajtjet.

Një ilustrim i paraqitur në tekstet shkollore shpeshherë është më i rëndësishëm për nxënësi t sesa përmbajtja e tekstit, sepse për nxënësin ajo që sheh është shumë më bindëse sesa ajo që e dëgjon dhe më lehtë mbahet në mend. Ilustrimet duhet ta nxisin nxënësin për përdorimin e tekstit, prandaj duhet të jenë sa më të qarta dhe në funksion të përmbajtjes, pra të paraqitet në mënyrë ilustruese ajo që me fjalë nuk mund të përshkruhet, sepse ndikojnë në rritjen e përqendrimit dhe të vëmendjes te nxënësit dhe në përgjithësi në aspektin edukativo-arsimor të tyre, duke i bërë të mendojnë më tepër për nxënien sa më të letë të mësimit dhe arritjen e kompetencave.

Përzgjedhja e ilustrimeve

Ilustrimet e përzgjedhura drejt e plotësojnë shumë konceptin teorik, të

ofruar në përmbajtje, prandaj duhet jenë të lidhura tërësisht me përmbajtjen. Duke e ditur se jo çdo ilustrim e ka një rëndësi, ato duhet të përzgjidhen dhe të ndërlidhen çdoherë me përmbajtjen mësimore.

Ilustrimet e bukura, të qarta dhe me domethënie, u mundësojnë nxënësve që tekstin ta kuptojnë më lehtë, ndërsa ilustrimet e tepërta në tekst e humbin domethënien e tekstit, prandaj autorët gjithmonë duhet të kenë parasysh që mos ta teprojnë me përdorimin e ilustrimeve, sepse atëherë teksti mund të krijojë monotoni dhe të humbet interesimi i nxënësve për njësinë e caktuar mësimore. Nëse tekstet shkollore përmbajnë tepër ilustrime, atëherë e humbin rëndësinë e vet praktike, prandaj është e dëshirueshme të vendosen ilustrime që kanë vlerë dhe që tregojnë qartë domethënien e tekstit, e po ashtu duhet të kihet parasysh vendosja e tyre.

Varësisht nga natyra e lëndës mësimore, mund të vendosen edhe ilustrimet brenda njësisë mësimore, si riprodhime të veprave artistike, vizatime fëmijësh, ilustrime të disiplinave dhe fushave të ndryshme shkencore.Kur hartohen tekstet shkollore, autorët duhet të kenë parasysh nevojat dhe kapacitetet e nxënësve, në mënyrë që ilustrimet në tekst, përveç përshtatjes me përmbajtjen, t'u përshtaten edhe moshës së nxënësve dhe kapac i t e t eve intelektuale të tyre.

Pra, në klasat llestare ilustrimet duhet ta kenë rolin primar, të përfshihen më tepër ilustrime me situata që nxisin dhe stimulojnë të menduarit kritik të tyre dhe mandej në tekstet për klasat më të larta numri i tyre të bjerë (të zvogëlohet) dhe jo të jenë një ngarkesë e panevojshme për nxënësit.

Funksioni i ilustrimeve

Paramendojeni kur e lexoni një tekst shkollor dhe përmbajtja është e paraqitur tërësisht me fjalë (tekst përshkrues) dhe ilustrimet janë shkumë të pakta. Të kuptuarit e përmbajtjes është shumë më vështirë të arrihet dhe nuk është aspak

funksional dhe tërheqës për nxënësit.Teksti shkollor i ilustruar është shumë më funksional për nxënësin nëse ilustrimet paraqiten me vend, kanë vlera dhe nuk janë në kundërshtim me përmbajtjen, prandaj gjatë hartimit të teksteve shkollore rëndësi të veçantë duhet t 'u kushtohet ilustrimeve, përzgjedhjes dhe paraqitjes së tyre brenda njësive mësimore, ngase e bëjnë tekstin më të lehtë, më të kuptueshëm dhe më atraktiv për nxënësit.

Ilustrimet duhet të kenë funksion edukativ dhe të promovojnë barazi qytetare, fetare, etnike, racore dhe gjinore. Ato çdoherë duhet të nxisin nxënësit të 'përjetojnë' tekstin, të rrisin motivimin, duke qenë të lidhura ngushtë me qëllimet e programit mësimor dhe jo të përdorura jashtë kontekstit.

Gjatë vështrimit të ilustrimeve, të grakoneve, skicave dhe pyetjeve të tjera ilustrative në tekstet shkollore, nxënësit angazhohen jo vetëm në proceset njohëse të perceptimit, por edhe në përshkrimin, analizën, sintezën, a r s y e t i m i n , v l e r ë s i m i n d h e përgjithësimin.

Ilustrimet në tekstet shkollore

16

Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 17: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

17

Ilustrimet në tekstet shkollore nuk u shërbejnë vetëm nxënësve, por edhe mësimdhënësve, prandaj mësimdhënësit duhet t'u kushtojnë rëndësi ilustrimeve që gjenden në tekst gjatë shpjegimit të njësive mësimore. Ata gjithmonë duhet të kërkojnë nga nxënësit komentimin e tyre, domethënien dhe mesazhin që japin dhe të zhvillohen diskutime për to, në mënyrë që t'i kenë sa më të qartë kuptimin e përmbajtjes së tekstit.

Funksioni i ilustrimeve varet nga mësimdhënësi dhe mund të përdoren në të gjitha fazat e orës mësimore, për të tërhequr vëmendjen e nxënësve dhe që t'ua bërë më të lehtë përmbajtjen gjatë zhvillimit të njësisë mësimore.Shpjegimi i një përmbajtje me fjalë brenda tekstit dhe krahas saj paraqitja ilustrative, me ndonjë gurë apo pamje, është me shumë rëndësi për nxënësit, ngase, sipas psikologëve, informacioni i ofruar në formë ilustrative dhe tekstuale mësohet dhe mbahet mend më lehtë.

Sa më mirë që përmbajtja ndërlidhet me ilustrimin, aq më të shumta janë shanset që nxënësit ta kuptojnë më mirë atë. Ndërlidhja e duhur e përmbajtjes me ilustrimet, gjegjësisht tekstit me fotot, mund të lehtësojë dukshëm të kuptuarit e përmbajtjes nga nxënësit.Ilustrimet janë një sinjal që ua bëjnë të mundshme nxënësve të përqendrohen, ndërsa mësimdhënësve të bëjnë pyetje, në mënyrë që të nxitet interesimi i nxënësve për ta kuptuar më mirë përmbajtjen e tekstit.

Pajisja e teksteve aktuale me ilustrime

Në tekstet shkollore aktuale shohim se ilustrimet janë pika më e dobët, ngase disa nga to janë pa domethënie (p.sh. ilustrimi me përmbajtjen nuk lidhje fare), të papërshtatshme me moshën e nxënësve dhe përmbajtjen e tekstit (p. sh. tekstet e klasës së nëntë ka raste kur kanë më tepër ilustrime sesa tekstet e klasës së pestë, e që në realitet do të duhej të ishte e kundërta, pasi bien në kundërshtim me kriterin e moshës), nuk e zhvillojnë kreativitetin dhe fare nuk i nxisin nxënësit që të bëjnë komentimin e tyre (nuk lënë vend – hapësirë për komentim) dhe nuk janë të vendosura në vendin e duhur (nuk lidhen me përmbajtjen e tekstit apo janë në fund të tekstit, ose krejtësisht në faqen tjetër, pa u ndërlidhur me përmbajtjen).Derisa tekstet e lëndëve shoqërore kanë një përdorim mesatar të ilustrimeve, te shumica e teksteve të lëndëve natyrore vërehet një përdorim fare i vogël i ilustrimeve.

Në shumicën e teksteve shkollore mungojnë ilustrimet e duhura dhe re fe r ime t e he rëpashershme t ë ilustrimeve në tekst, nuk janë zgjedhur mirë ngjyrat e ilustrimeve dhe shpeshherë nuk është marrë në konsideratë ngjyra për fëmijët daltonikë, lidhja e fotograve nga jeta shkollore, përmasat e ilustrimeve, vendi i tyre në tekst, lidhja e tyre me përmbajtjen e tekstit dhe përshtatja me informacionin e transmetuar.

Në një analizë që ua kemi bërë teksteve shkollore dhe një hulumtimi me nxënës, mësimdhënës dhe autorë të teksteve, kemi arritur në përfundim se në krahasim

me pjesën tjetër të aparaturës didaktike në tekste shkollore, ilustrimet janë mjaft me rëndësi dhe të efektshme për nxënësit.Ato i ndihmojnë nxënësit të orientohen drejt kuptimit të përmbajtjes, prandaj edhe nxënësit e përfshirë në hulumtim kanë theksuar se përmbajtjet që u ofrohen me ilustrime i kuptojnë më lehtë.

Përfundime

Nëse i vëzhgojmë me kujdes tekstet shkollore, vërejmë se kanë dallime të konsiderueshme sa u përket ilustrimeve që ato i përmbajnë. Ilustrimet në tekstet shkollore duhet të përzgjidhen sipas nevojës dhe jo tekstet të ngarkohen tepër dhe ta humbet domethënia e tyre. Po ashtu, duhet të kihet parasysh vendosja e tyre dhe jo të vendosen vend e pa vend, si dhe mesazhi që ato japin për nxënësit. Një rëndësi të veçantë për tekstet shkollore e ka integrimi i ilustrimeve në strategjinë e mësimdhënies, ngase nuk mund të paramendohet një tekst shkollor pa ilustrime, duke e ditur se teksti shkollor nuk e ka vetëm funksionin e njohjes së përmbajtjes mësimore, por edhe të përsëritjes, përforcimit dhe aftësimit të nxënësve në mënyrë të p ë r h e r s h m e . N j ë k o h ë s i s h t , mësimdhënësit duhet të kenë një qasje të avancuar për interpretimin e ilustrimeve, përgatitje profesionale solide dhe një kulturë të përgjithshme, në mënyrë që të ndihmojnë nxënësit të kuptojnë drejt mesazhin e dhënë në ilustrim.

Tekstet shkollore para se të botohen duhet t ' i k o n t r o l l o j ë n j ë k o m i s i o n profesionistësh, i përbërë nga autorë të t ek s t eve , me tod i s t ë t ë l ëndës , ilustrues–piktorë, në mënyrë që të jenë sa më të pajisura me ilustrime dhe të kenë një ndërlidhje më të mirë të përmbajtjes me ilustrimet e dhëna dhe jo të botohen pa kritere pedagogjike dhe me një aparaturë të varfër didaktike.

Tekstet shkollore duhet të hartohen për të lehtësuar të nxënit dhe për të kontribuar në mësimdhënie sa më cilësore, prandaj ilustrimet e zgjedhura duhet ta plotësojnë konceptin teorik, të ofruar në përmbajtje, dhe gjithmonë duhet të përzgjidhen drejt, në të kundërtën vetëm do ta vështirësojnë përmbajtjen e tekstit për nxënësit.

Bekim Morina & Bashkim Azemi

Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 18: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

Zhvillimet e vrullshme të teknologjisë në kohën tonë, veçanërisht të asaj të informimit dhe të komunikimit, e kanë bërë gji thnjë e më të dukshme domosdoshmërinë e të nxënit gjatë g j i thë je tës nga të g j i thë , p ra shndërrimin e shoqërisë njerëzore në një shoqëri që nxë. Krijimi i një shoqërie të të nxënit gjatë gjithë jetës duhet të jetë shqetësim për të gjithë shoqërinë, për të gjitha institucionet e saj, por rol thelbësor në krijimin e mundësive për të nxënë gjatë gjithë jetës, për të gjithë, duhet të luajnë sistemet e arsimit dhe të formimit. Prandaj, vendet e zhvilluara evropiane e kanë pranuar të nxënët gjatë gjithë jetës për të gjithë si një lozo dhe kornizë për politikat e tyre arsimore. Politika arsimore e ngritur mbi këtë bazë ka rezultuar si një orientim afatgjatë për zhvillimin e arsimit. Kjo qas je është mira tuar edhe nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare

që merren me arsimin, të tilla si UNESCO dhe Komisioni Evropian.

Karakteristikat e të nxënit gjatë gjithë jetës

Karakteristikat e të nxënit gjatë gjithë jetës, nga të cilat burojnë parimet e zhvillimit të sistemeve arsimore, janë:

* Të nxënit gjatë gjithë jetës përfshin të gjitha format e të nxënit formal, joformal dhe informal. Secila prej tyre lidhet me format e tjera dhe lehtëson kalimin dhe përparimin e nxënësve nëpër fazat e ndryshme të të nxënit. Në këtë mënyrë, të nxënit gjatë gjithë jetës është një qasje sistemike, që ndryshon shumë nga qasjet e tjera ndaj politikave arsimore, që janë të kuzuara. Kështu, koncepti i të nxënit gjatë gjithë jetës është shumë më i gjerë se koncepti i arsimit për të rritur, megjithëse,

nganjëherë, ato përdoren gabimisht si të barabarta.* Në të nxënit gjatë gjithë jetës nxënësit vihen në qendër të interesit arsimor. Kjo ka qenë një pikë kthese në politikat a r s i m o r e , d u k e e z h v e n d o s u r vëmendjen e institucioneve arsimore formale nga oferta arsimore te nevojat arsimore.

* Të nxënit gjatë gjithë jetës thekson rëndësinë e motivimit për të nxënit dhe e përqendron vëmendjen te të nxënit e vetëdrejtuar, në të cilin personi vendos vetë për përmbajtjen dhe formën e të nxënit.

* Politika arsimore e bazuar në të nxënit gjatë gjithë jetës parashikon realizimin e ba raspeshuar t ë ob jek t ivave ekonomikë, sociale e kulturore dhe të zhvillimit personal. Qasja gjatë gjithë jetës ndaj arsimit pranon që, në nivel

18

Mësuesi dhe mësimdhënia

Të nxënët gjatë gjithë jetës dhe kurrikula

Page 19: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

19

individual, përparësitë arsimore mund të ndryshojnë gjatë jetës së një njeriu dhe k jo merre t parasysh g ja të formulimit të politikave arsimore.Karakteristikat e sipërpërmendura të të nxënit gjatë gjithë jetës kushtëzojnë parimet dhe drejtimet e politikave për një zbatim praktik afatgjatë të këtij koncepti. Kjo manifestohet në radhë të parë në fushën e kurrikulës.

* Kurrikula duhet të orientohet drejt të nxënit të njohurive dhe kompetencave që kanë vlerë të madhe transferimi dhe që j anë , pë rg j i thës i sh t , më t ë qëndrueshme. Kjo është një rrugë për reduktimin e përmbajtjeve arsimore dhe për shkarkimin e kurrikulave nga informacioni i tepërt, i cili nuk shërben për të kuptuar përmbajtjet e tjera dhe, njëkohësisht, pengon përpunimin e thellë të informacionit të duhur. Ky parim është përdorur si argument i fortë në dobi të prirjes për fuqizimin e kompetencave kyçe në arsimin bazë dhe në atë profesional, duke e afruar, kështu, arsimin e përgjithshëm me atë p ro fes iona l . Formimi i kë ty re kompetencave krijon mundësi për zbatimin e të nxënit të pavarur e të vetëdrejtuar dhe për forcimin e motivimit.

* Kurrikulat duhet të kenë karakter ndërdisiplinor, sepse edhe problemet jetësore me të cilat ndeshet një njeri në ditët e sotme janë ndërdisiplinore. Gjithashtu, shkenca po zhvillohet në një rrugë ndërdisiplinore. Formimi i k o m p e t e n c a v e k y ç e t ë s ipë rpë rmendura , në vende t e zhvilluara evropiane është parashikuar s i në ku r r iku la t ekz i s tuese t ë ristrukturuara, ashtu edhe në kurrikulat e reja. Kjo ka çuar në kongurime të reja të njohurive, që logjikisht janë relativisht më të mira dhe të cilat lehtësojnë të kuptuarit e botës. Kurrikulat janë ndërtuar pjesërisht mbi baza shkencore-disiplinore dhe

pjesërisht me module problemore. Kjo e ka bërë më të lehtë hartimin e kurrikulave të reja dhe kalimin horizontal të nxënësve përmes tipave të ndryshëm të kurrikulave.

Ndonëse hartimi i kurrikulave bazohet në parime dhe orientime të caktuara është e domosdoshme të sigurohet që k u r r i k u l a t ë j e t ë e h a p u r , e d e c e n t r a l i z u a r , d e m o k r a t i k e , g j i t hëpë r f sh i r ë se , e ba lancua r (homogjene) dhe me një dimension evropian.

* Një kurrikulë është e hapur, në qoftë se u jep mundësi shkollave dhe mësuesve që të jenë autonom në zbatimin e përmbajtjes së kurrikulës kombëtare dhe në qoftë se një pjesë e kurrikulës përshtatet për nevojat specike të mjedisit ku vepron shkolla. Kjo realizohet me anë të forcimit të autonomisë shkollore.

* Një kurrikulë është demokratike, në qoftë se mbështet (reklamon) vlerat demokratike, si: toleranca, mbrojtja e të drejtave të njeriut, multikulturalizmi, zgjidhja e konikteve jo të dhunshme, barazia në mundësinë e sigurimit të arsimit dhe të pozitës shoqërore, mosmarrja parasysh e veçorive seksuale, ekonomike, etnike, fetare dhe e karakteristikave të tjera sociale të individit.

* Një kurrikulë është gjithëpërfshirëse, në qoftë se nëpërmjet strukturës së përmbajt jes dhe zbatimit , merr parasysh interesat arsimore të grupeve t ë nd ryshme soc i a l e , s i ç j anë m i n o r i t e t e t k o m b ë t a r e , g r a t ë , komunitetet e refugjatëve dhe grupet e tjera sociale.

* Një kurikulë ka një dimension evropian, kur jep mundësi për përvetësimin e njohurive mbi kulturën

d h e h i s t o r i n ë e v r o p i a n e , p ë r përvetësimin e shprehive që bëjnë të mundur komunikimin me popujt e tjerë evropianë dhe kur zhvillon vetëdijen e të qenit pjesë e Evropës, me anë të përvetësimit të vlerave të përbashkëta dhe rrit jes së përgjegjësisë për zhvillimin e Evropës.

* Një kurrikulë është e balancuar, kur i paraqet në baraspeshë fushat arsimore, d.m.th. kur njohuritë, shprehitë dhe vlerat, qëndrimet dhe zakonet paraqiten në mënyrë të përshtatshme. Kjo balancë m a n i f e s t o h e t n ë p a r a q i t j e n e përshtatshme të fushave të veçanta arsimore, si: gjuha amtare, gjuhët e huaja (mësimi i hershëm i dy gjuhëve të huaja), matematika, shkencat dhe teknologjia, TIK-u, arti, edukimi zik e shëndetësor, etika, mbrojtja e mjedisit, të drejtat e njeriut dhe karriera. Këto fusha sigurojnë bazamentin për formimin te nxënësit të kompetencave t ë d u h u r a p ë r n j ë p u n ë s i m t ë përhershëm dhe për një qytetari aktive. Ato, së bashku, të trajtuara sipas parimeve të mësipërme, sigurojnë edhe formimin e kompetencës për të nxënë, pa të cilën është e vështirë të realizohet me sukses të nxënët gjatë gjithë jetës nga çdo njeri.

Për Shqipërinë, që dëshiron të hyjë në B a s h k i m i n E v r o p i a n , ë s h t ë e rëndësishme që në zhvillimin e sistemit të saj arsimor të ketë parasysh konceptin dhe parimet sipas të cilave zhvillohen sistemet arsimore sot në Evropë. Siç dihet, sistemet arsimore në Evropë nuk janë unike, por në vendet e zhvilluara ato kanë objektiva të përbashkët dhe parime të përbashkëta të realizimit të tyre. Një qasje e tillë g a r a n t o n e f e k t e a r s i m o r e t ë krahasueshme dhe s t ruktura të ngjashme të sistemeve arsimore, por me dallime për shkak të traditave dhe të diferencave në kontekstin social.

Pajtim Bejtja

Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 20: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

Praktikë shkollore (Orë model)

20

Lënda: Gjuhë shqipe e letërsi

Klasa: VII

Njësia mësimore: Klithma A. Pashku

Tipi i orës: Shtejllim (Lëndë e re)

Forma e punës: Frontale, në grupe dhe individuale

Mjetet e punës: Projektori, Leximi letrar 7, hameri

Teknikat mësimore: Insert, di, dua të di - mësova Qëllimi arsimor: Njohja e nxënësve me terrorin ndaj poullsisë shqiptare nga policia serbe; aksioni famëkeq i vitit1956 - shpërnguljet e shqiptarëve për Turqi.

Qëllimi edukativ: As shtypjet, as lufta e 1999-tës, s'mundi ta lërë popullin shqiptar jashtë Kosovës.

Objektivat: Në fund të orës nxënësit të jenë të aftë:· Të njihen me torturat, ndjekjet;· Të njihen me temat e dhunës;· Ta njohin gurën e metaforës;· Të aftësohen ta gjejnë atë në tekste.

Njohuritë:

· T'i lexojnë prozat e tjera të Pashkut;· Të formojnë konceptin e gjetjes së rretha-

nave nëpër kohë.Qasja:

· Të tojnë dashuri dhe respekt për vendin dhe kombin;

· Të vlerësojnë të kaluarën e hidhur historike.

Mësuesi dhe mësimdhënia

(Përshkallëzimi i dhunës)

(Realizimi i dhunshëm i shpërnguljes)

Nxënësve llimisht do t'u prezentohen dy skica (sllajde) përmes grafoskopit ose videoprojektorit.

Debati i shkurtër:

- Çfarë paraqesin këto pamje në sllajde?- A mund të tërheqim paralele nga këto pamje me ato të vitit 1999?- Në ç'drejtime u dëbuan kosovarët më 1999?- Çfarë dini nga historia për shpërnguljet?- Ç'kuptoni me fjalën refugjatë, cili është sinonimi i kësaj fjale te B. Xhaferri?- A ka qenë familja juaj refugjatë gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së ?

Fjalët çelës (kyçe): Terri, rreze hëne, heshtje, klithmë, qyqja, krimi, pika gjaku, hije vdekjeje etj.

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT (Punë interaktive)

Page 21: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

21

Mësuesi dhe mësimdhënia

Terri u derdh, e një rigë e praruar e rrezeve të hënës e lau kreshtën e malit, luginën dhe u ngrit poshtë, atje mbi syprinën e lëmuar të lumit që rimon buzët dredharake të fushës. Çdo gjë është lidhur e shtrënguar mirë mirë nga penjtë e kësaj heshtjeje, e cila është e rëndë e palëvizshme. Edhe qyqja hesht. As bulku nuk dëgjohet. Çdo gjë është strukur në vetvete, është mbyllur e kyçur në therrën e gjumit.E lart, atje lart nëpër hapësirën e kupës së qiellit, një yll noton duke lënë mbas vetes një hark të gjatë vezullues.Një klithmë u dëgjua!Korbi krokati.E penjtë e qetësisë u prenë si me shpatë.Lisat e gjatë, që duken si fantazma të trishtueshme, shushuruan. Edhe qyqja kukati tri herë. As bulku nuk mbeti pa lëshuar zë .Kurse hëna ndali rigën e praruar të rrezeve të veta. Ajo u fsheh mbas një reje me skaje të grisura. Nuk desh të shihte krimin, nuk desh të përlyhej nga pikat e gjakut që i lëshonte prerja e korbit .Një hije, si hije vdekjeje, kaploi vendin.

Pas gjithë përgjigjeve të marra do ta lexoj tekstin Klithma të A. Pashkut. Leximi do të bëhet në mënyrë sa më artistike. Pas leximit tim, teksti do të lexohet edhe nga dy nxënës tjerë. Nxënësit aty do t'i nënvizojnë fjalët çelës dhe momente më interesante për analizën e tekstit dhe, thellimin e përjetimit.Do të kalojmë në faqen: Bisedojmë për tekstin.Në hapje të analizës do të shtoj:Anton Pashku këtu trajton temën e dhunës mbi individin.Teksti: Klithma i takon aksionit famëkeq të vitit 1956 të shpërnguljes së shqiptarëve për Turqi. Proza është marrë nga vepra:,,Lutjet e mbrëmjes”.Tema të këtilla trajtohen nga Pashku edhe në prozat e tjera, si: ,,Në stuhi”, ,,Falimentimi i një zotërie”, ,,Si e përshkoi ëndërrën e vet njeriu me kapelë”, ,,Vdekja solemne”, ,,Kulla”, ,,Dy fjalë për njeriun dhe librin e tij kushtuar tymit” etj. (Të gjitha këto do të jenë të shkruara bukur dhe të varura në një hamer).

Më pas nxënësit do t'u përgjigjen pyetjeve të tekstit Klithma nga 1 deri në 8-të. Fjalët çelës të nënvizuara nga nxënësit do të shënohen në tabelë, si:Terri, rreze hëne, heshtje, klithmë, qyqyja, krimi, pika gjaku, hije vdekjeje etj.

Bisedojmë për tesktin

1.Ç'ndjenjë të ngjallë teksti?2.Cilat janë fjalët kyçe në këtë tekst?3.A ngjan diçka e rëndomtë apo e jshatëzakonshme trishtuese? Argumento!4.Cila është pika kulmore e këtij përshkrimi?5.A është përshkrim i rëndomtë ky apo paralajmërues se diçka do të ndodhë?6.Situata e përshkruar është: e këndshme, e trishtuar, serioze, dramatike, e tmerrshme, e gëzuar etj. Komentoni sipas tekstit?7.Shkrimtari përshkruan me mjeshtëri një moment të krimit. Përse ky përshkrim është ndryshe nga përshkrimet e tjera? Çka e dallon?8.Shkrimtari në këtë tregim bën sikur e harron njeriun ose njerëzit që e kryen krimin, harron edhe viktimat. Pse vepron kështu?• Punë e pavarur:*Rilexoni tekstin dhe vëni titull sipas asaj që keni kuptuar

AKTIVITETI PËRFUNDIMTAR

Pas kësaj nxënësit në çte do të shkruajnë nga një ese të shkurtër me fjalët çelës. Tri nga punimet më të mira do të varen në një hamer në mur. Po aty do ta vendosim edhe përgjigjen e nxënësve nga pyetja nr.4 - Cila është pika kulmore e këtij përshkrimi?Kjo do të dalë nga paragra: ,, E penjtë... deri në fund''.Do t'i porosis nxënësit që këtë pjesë ta hijezojnë në librat e tyre me ngjyrë markeri.Pyetjes: Punë e pavarur do t'ia japim titullin: Hije vdekjeje.Detyrë: Lexojeni veprën:,,Lutjet e mbrëmjes”, ku është nxjerrë tregimi, po sigurisht edhe veprat e tjera të Anton Pashkut.

Detyrë shtëpie:

Nga 6 (gjashtë) grupet e klasës do të kërkoj të hartojnë: Gr. i parë me temën: Hije vdekjeje; II Rreze lirie; III Pika gjaku; IV Qyqja kukati; V Terri; VI Paraqiteni me anë të vizatimit tekstin Klithma. Të gjitha këto krijime do të lexohen në orën vijuese dhe si të tilla punimet do tw varen në mur.

Fjalorirrigë - këtu e ka kuptimin e jeve të holla të përdredhurasyprinën - faqe e sipërme e diçkajerimon - këtu, vijë e hapur nga ujërat e lumitbulk - insket i vogël i cili natën nxjerr një zë si të gjinkallës

Hamdi Mazreku

Page 22: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

Stërmadhimi i dukurive negative në shkolla jep efekt të kundërt

Sot alarmohet për përhapjen “e fuqishme” dhe të pakontrolluar të drogave nëpër ambientet tona shkollore. Madje, ka pasur raste kur në media përmenden edhe shifra, 20, 30 e 40 për qind e të rinjve janë përdorues të drogave. Por, kur t'i jeton në një lagje dhe i njeh mbase 100 të rinj, e vetëm 1 apo 2 nga ta janë të dyshimtë, e vëren që s'është në rregull

Lufta ndaj dukurive negative në shkollë është detyra më parësore pas asaj të edukim-arsimimit. Është kështu sepse k ë t o d y k a t e g o r i j a n ë s h u m ë kundërthënëse ndërmjet veti, aq sa e eliminojnë njëra-tjetrën. Dukuritë negative të shprehura nga nxënësit, si të thuash, janë luftë ndaj arsimim-edukimit , por edhe anasjell tas. Sidoqoftë, edhe në shkollat kosovare, mbase si në shkollat ballkanike e evropiane ka probleme të natyrave të ndryshme, të cilat pos që ndikojnë në uljen e nivelit të arsimimit ndikojnë edhe në dëmt imin e shoqër isë përgjithësisht. Nuk thuhet rastësisht që edukim-arsimimi është bazë themelore e shtetit. Prandaj, paramendojeni se çfarë do të ndodhte me shoqëritë kur orientimi ndodh në kahe të kundërt. Secili prind, secili arsimtar, zyrtar e qytetar i ndërgjegjshëm, tashti po përqendrohemi për shkollat tona, kur dëgjon për dukuritë negative të shprehura në shkollë, siç janë plagosjet e nxënësve nga bashkëmoshatarët e tyre, për përdorimin e drogave të llojeve të ndryshme nga nxënësit, kur nxënësit kanë sjellje të dhunshme etj., ndihet keq dhe mendon se cilat janë masat që duhet të ndërmerren për t'i luftuar dukuritë e tilla.

Droga te nxënësit, realitet apo stërmadhim?

Kohët e fundit, padyshim që kemi dëgjuar disa raste të shpërfaqjes së dhunës tek nxënësit, disa prej të cilave për fat të keq kanë përfunduar si është më së keqi. Janë raste të kuzuara, por kanë ndodhur. Mirëpo, të gjitha këto

janë të evidentuara dhe mjafton të hulumtohet pak që ato të jenë të matshme, aq sa të mund të bëhen krahasime të gjërave të tilla edhe me shtetet e tjera, këto që i kemi në fqinjësi apo atyre që janë më të përparuara, sidomos në aspektin zhvillimor ose edhe me një traditë më të gjatë në zhvillimin e pavarur të arsimit. Por, a ndodh kështu edhe në fushën tjetër, që cilësohet si dukuri e shëmtuar dhe shkatërruese e një shoqërie – përdorimi i drogave në dhe përreth ambienteve shkollore.

Sot në Kosovë alarmohet për përhapjen “e fuqishme” të drogave nëpër ambientet tona shkollore. Madje, ka pasur raste kur në shtyp përmenden edhe shifra, 20, 30 e 40 për qind e të rinjve janë përdorues të drogave. Kur përmenden të rinjt, automatikisht

nënkuptohen shkollat. Informacionet e këtilla janë shqetësuese dhe njeriut përkatësisht prindërve, arsimtarëve e njerëzve të ndërgjegjshëm menjëherë do t'u shkojë mendja se a do të mund të shpëtojnë fëmijët-nxënësit e tyre nga një dukuri e tillë e shëmtuar. Menjëherë, pra, hapet dilema se në gjithë këtë përdorim është vështirë të shpëtohet. Nga ana tjetër, shqetësimi i tyre mund të zbehet posa t'i analizojnë informacionet që jepen, të cilat në thelb janë të thata, jetike dhe plotësisht të paqëndrueshme. Kjo për faktin, sepse në raste tepër të

rralla jepen shifra të sakta rreth shkollave ku përdoren drogat, numrin e të përfshirëve, përhapjen e saj, po ashtu në shifra e kështu me radhë. Nga ky këndvështrim, rezulton që në shumicën absolute informacionet janë të fryra dhe bëhen, jo aq për të luftuar një dukuri që

Dukuritë negative në shkolla dhe ekzagjerimi i tyre

22

Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 23: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

23

gji thsesi është e shëmtuar dhe degraduese e një shoqërie në përgjithësi, por për të përtuar donacione dhe që dikush të tërheqë vëmendjen e publikut. Madje, qoftë edhe për gjëra që s'ekzistojnë.

Nuk është që nuk ka përdorues të drogave, por kur mungojnë matjet nga organet kompetente dhe kur itet për sasiorët në sistemin, 'shumë', 'tepër' etj., pa u përmendur numrat saktësisht, atëherë nuk ka si të jetë ndryshe pos që të mos besohet. Matjet relative mund të

bëhen edhe në ambientet tona ku jetojmë. Nëse ty të jepet informacioni se përdorimi i drogave ka përhapje shumë të madhe, kurse ti midis 100 të rinjve të lagjes nuk e vëren asnjë ose i vëren një ose dy, e saktëson që s'bëhet fjalë për 20 për qind, por për 2 ose 3 për qind.

Natyrisht që edhe këto shifra janë alarmante, por nuk është e drejtë që të njolloset një pjesë e madhe e rinisë sonë të shtrenjtë, për shkak të përtimeve të donacioneve të 4-5 vetave.

Saktësia e të dhënave për përdoruesit e drogave?

Kurdo që itet për drogat në Kosovë, ekzagjerimi i situatave, më shumë për efekt sesa si realitet, është aq i madh sa të bën të trishtohesh. Të bën të mendosh se Kosova është vendi i industrisë së

drogave, ku fabrikat punojnë 24 orë pa ndërprerë.“Droga në Kosovë po përdoret në rrugë, në shkolla, në klube nate, në kioska, nëpër shitore të fshatrave…, prej të lehtave e deri në më të rëndat”, është një nga fjalitë e shumta dhe gati të

përditshme që mund të lexohen nëpër portale apo edhe gazeta periodike e të përditshme kosovare. Natyrisht që shqetësimi dhe lufta për të mos u z g j e r u a r k j o e k e q e ë s h t ë e d o m o s d o s h m e , p o r j o d u k e shumëshuar rrezikun dhe duke i dhënë aso konotacioni sa askush nga ne nuk e shohim. Në një revistë kosovare, një përfaqësues policie thotë se përkundër faktit se “në Kosovë abuzimi me drogë ka lluar relativisht vonë, pas vitit 1999, ajo sot nuk dallon shumë nga vendet e tjera të rajonit”. Shtrohet pyetja se a mund t'i besohet një konstatimi të tillë, pa asnjë shifër. Ose në pasues thotë: “Më brengosës është fakti se mosha mesatare e abuzuesve të drogës është gjithnjë e më e re, duke lluar që nga shkollat e mesme”. As këtu asnjë shifër, sa janë ata përdorues, ku, në cilat shkolla dhe në cilin qytet apo fshat. Apo, në një artikull tjetër, në Shqipëri, thuhet se “fatkeqësisht droga, e sidomos hashashi, përdoret gjerësisht, por edhe një tjetër drogë e quajtur ekstazi po përhapet me shpejtësi”. “Konsumatorët janë në shumicë meshkuj. Thuajse të gjithë e kanë provuar së paku një herë, por tipat punk-rock, apo metalarët, (edhe repistët nuk bien poshtë) janë në krye të listës... Adoleshentët madje kanë nisur t'i identikojnë këto rryma me pijen e alkoolit, ekstazit dhe hashashit. Nga dëshmitë tona me nxënës të shkollës, del se për fat të mirë, ende nuk janë përhapur drogat e forta brenda shkollës”, është një tjetër artikull për drogën, thuaja se ajo është bërë si buka e uji, se e kanë provuar “të gjithë”.Nga këto dhe shumë paraqitje të tjera a rgumentohe t fak t i se organe t përkatëse, në veçanti, policia duhet të jetë shumë më e saktë, të paraqesë shifra konkrete, që të dihet saktësisht se ku e kemi situatën si shoqëri dhe si shkolla. Është mirë të krijohet pasqyra e qartë, sepse vetëm në këtë mënyrë, edhe lufta kundër përdorimit të drogave në shkolla apo jashtë saj bëhet më e fuqishme dhe më efektive. Lufta ndaj drogës duhet të jetë gjithëpërfshirëse: nga familja, rrethi, shkolla etj., ndërsa paraqitja reale e gjendjes është vetëm detyrë e policisë.

Emine Klaiqi

Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 24: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

Ti emër që ece dhe po ec ndër vite. Ti fjalë që hapërove dhe po hapëron ndër shekuj, kudo hape e po hap dritare të dijes, solle e po sjell rreze drite gjithandej ku itet, ruhet, duhet gjuha më e ëmbël dhe më e bukur në botë për ne, gjuha shqipe. Ti emër që në mendje dhe zemër të çdo nxënësi shkruhesh me shkronja ari. Ashtu pra, i artë mbeti edhe emri i mësuesit Halil Hamëz Dinajt, lindur në tetor të vitit 1931, në fshatin Dubravë të Deçanit, nga babai Hamza dhe nëna Ryva, të cilët qysh herët kishin mbjellë në mendjen e tyre dashurinë për arsimin, ndaj me mund dhe sakricë të jashtëzakonshme shkolluan fëmijët e tyre Halilin, Muharremin dhe Fanën. Pas shkollimit llor, ai kishte kryer Gjimnazin e Mesëm (Real, siç quhej atëherë) “Bajram Curri”, në Gjakovë. “Ishin vite të rënda ato sidomos për ne. Ne banonim në Internat (Konviktin e nxënësve), bashkë me profesorët. Përafërsisht numri i nxënësve ishte 120”, thotë mësues Halili, i cili më pas kujton edhe shokët e gjeneratës.

“Në atë kohë bëhej luftë për dije. Ne nuk kishim tekste, por mësimdhënësit na ligjëronin vetëm me shënime dhe ne përpiqeshim me gjithë fuqinë tonë që të shkruanim çdo fjalë të tyre. Të gjithë bëheshim sy e vesh vetëm e vetëm për fjalën e mësimdhënësit, ngase nga ne pritej të përhapej gjithandej vendit arsimimi i popullit shqiptar. Brenda nesh ziente shpresa se një ditë fjala dhe hapi ynë do ta ngrisë lart idealin tonë për dije”, thotë mësuesi, ndërsa kujton se më 20 shtator të vitit 1951, kishte lluar punën e mësuesit në fshatin Lumbardh të Deçanit. “Ishte një shtator me erë vjeshte të hershme, me ato pak rreze dielli të cilat ma shtonin edhe më dashurinë për punë. Në kokë më silleshin lloj-lloj mendimesh dhe disa ndjenja të përziera sikur s'më linin të

qetë. Ja, erdhi dita ime - thash. Tani duhet të jap gjithë atë që i duhet nxënësit dhe bëra hapin e parë për t'u takuar me ta”, thekson ai, ndërsa tregon se ka punuar në fshatrat Lumbardh, Irzniq, Ratish, Radoniq, Cërmjan, Deçan etj.

“Në Lumbardh punoja me klasën e parë dhe të tretë kurse me klasën e dytë dhe të katërt punonte Abdyl Nushi, njëri në mesin e pedagogëve të shkelqyeshëm. Ne i kishim nga 40 nxënës në klasë të cilët vinin nga fshatrat përreth. Ndërkaq në Ratish të Poshtëm shkolla ndodhej afër kishës, ku kishte afërsisht 40 nxënës në mesin e të cilëve kishte edhe femra. Aty kam punuar me të gjitha klasat dhe kam pasur për bazë një broshurë të vogël të Mehmet Gjevorit, me të cilën punja dhe e ruaja si sytë”, thotë mësues Halili. Mësuesi kujton edhe kushtet e vështira të punës dhe të jetës, udhëtimin këmbë nga fshati në fshat, apo nga fshati në qytet, shpesh edhe të uritur. “Eh! Sa dimra të egër kanë rënë mbi supet tona, por misioni ishte mision dhe ai duhej kryer pa marrë parasysh çmimin. E doja punën time dhe isha shpirtërisht i lidhur me këtë mision”, thotë mësues Halili, ndërsa et për kënaqësinë që sillnin për mësuesin rezultatet e punës së tij, sikur rasti kur shkolla e Lumbardhit, pas inspektimit që i ishte bërë, u rendit në vendin e parë në komunën e Gjakovës.

Pastaj, erdhi koha edhe për shërbimin ushtarak, që mësuesin e shkëputi për pak kohë nga shkolla, por mënjeherë pasi u kthye lloi punën në shkollën “Vllaznimi” në Deçan. “Aty punoja me një klasë të parë paradite dhe me tjetrën pasdite. Planit dhe programit i përmbaheshim vetëm në letër, se ne e kishim edhe planin tonë tjetër. Ua mësonim fëmijëve historinë e popullit shqiptar, u isnim për Skënderbeun etj.

Edhe atë kohë duhej pasur kujdes se i kishim njerëzit e porositur brenda nesh. Ishim të rrethuar nga ujq të egër nga të gjitha anët. Kemi kaluar nëpër rreziqe të mëdha, por ishim shumë të etshëm për arsim ndaj dhe ju bëmë ballë furtunave të shumta”, thotë ai.

Mësues Halili kujton edhe një gëzim të madh të jetës së tij prej mësuesi. “Gëzimi ynë i papërshkruar ishte dita kur doli gazeta Rilindja, e cila ishte rilindje për të gjithë ne. Ajo ishte një dritë drejt synimeve tona mbarëkombëtare”. Rreth 40 vjet përvojë pune, mësues Halilin e kanë bërë që të asë me shumë emocione për këtë udhëtim të gjatë, të vështirë, por plot dashuri për çështjen madhore – arsimimin e popullit të vet.

Sot, për të asin më dashuri shumë gjenerata. Shumë nxënës që tashmë janë vet mësues, mjekë, gjykatës...tregojmë për punën e shkëlqyeshme të mësuesit Halil. Ata thonë se puna e tij i ka frymëzuar për arritjet në jetë. Edhe motra e tij, Fane Dinaj Vishaj, e cila në atë kohë kishte mbaruar katër klasë të llores, et se sa krenare është ndjerë për vëllanë e saj mësues, por që kushtet ia pamundësuan asaj të shkonte më tej në shkollë. Veterani i arsimit i brezit të parë, mësues Halili, u nderua me mirënjohje të shumta për punën e tij edukative e arsimore në kohë dhe vite të rënda për ngritjen e kuadrove të reja. Sot mësues Halili është 83 vjeçar. Me nostalgji ju et dy djemve, katër vajzave dhe bashkëshortës për vitet e lëna pas. Merr pension 112 euro dhe jeton me udhëtimin e gjatë të punës së tij edukative dhe arsimore.

Shahbaze Vishaj Grajçevci

Mësuesi i kohëve të vështira

24

Mësuesi dhe mësimdhënia

Halil Dinaj, mësues

Page 25: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

25

Baladë për motrën time Verë

Dhe malli kur t'më djeg skëterraMbushur pa Ty bota shkretëtirëTë gjallë kur ishim motër me halle të tjeraTa pështyjë në faqe këtë botë të pështirë

Dhe unë do bëhem si një legjendëTë të marr motër nga atjeOrfe do bëhem a KonstandinTë t'sjell mbi kalë të bardh a mbi re

Dhe pastaj motër të ikim dikahGjak ku nuk hanë çdo ditë ditëtDhembje e lotë ku nuk kaKu Vdekja s'të merr, gëzimi s'të pritet

Do të vijë motër të të marr për besëVitet dhe në zgjasin përgjithmonëDhe përgjithmonë aty do të mbesGjendet një këngë që zotrat i mashtron

Dhe pastaj motër të vijmë këtuTa vazhdojmë aty ku e patëm lënëKur pikonte shpresa fjalë të miraËndrra të djegura e gjak për atdhenë…

POEZI

Mësimdhënësi krijues

Murteza OsdautajPoezi për babën tim

O Babë Paskan kaluar nëntë vjet dhe paskam harruarTë të vij pak te varri yt atje ku ti je ndalurTa përkujtoj babë fytyrën tënde të praruarDhe ta shuaj nga vetja ime këtë mall të kallur. Të të them sa më mungon dhe sa keq pa tyKjo botë më ecën mbrapsht si kurrë më parëSa shumë s'po më duan sa pak ka dashuriAs në ëndërr kjo përrallë s'do të kishte ngjarë. Të të them babë se ende të dua shumë dhe të kujtojPor babë kjo jetë më ka marrë me vete dhe e rëndëKa rënë mbi mua dhe unë s'po e durojSe e rëndë mu është bërë si një shkëmb. Ah babë po ti duhej të vdisje dhe të vërtetënTa kuptoja mbi këtë të shkretën zymtësi jeteDuhej të vdisje pa më lënë të isha gatiTash po rrokullisem pa fund kësaj tatëpjete. Dhe unë të kujtoj se ishe i mirë si një këngëSi një përrallë, si një legjendë, si një detNë zemrën tënde mund të kishte pasur vendPër tërë gëzimet e botës, për tërë këtë jetë. Ti s'dite të urresh se për ty nuk kishte emërTi ishe një krua një burim i lumit dashuriTI mund te kishe pasur shumë jo veç një zemërI vdekur je babë e unë ta kam lakmi. S'ndalem të të kujtoj dhe çuditem si eceTë mos ndalesh kurrë të jesh i mirë si fjalaTë mbije si një arë gruri, lule e bukePas të vija po s'do mundja si ti dhe u ndala. Babë, O babë si një gurë bjeshke je aty që rri pushuarMua më ngjallë gjithmonë dashuri dhe dhimbje o plakMos harro se jo harresa po dheu të ka mbuluarMendjen time e ke aty, te koka jote, mbi barë çdo natë.

Page 26: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

Shkolla, për shumë fëmijë ndonjëherë bëhet e mërzitshme. Por, një pjesë e fëmijëve anë e kënd botës, kanë fatin të shkojnë në shkolla të pazakonshme. Më poshtë, po japim të dhëna për disa nga shkollat që nuk ngjajnë aspak me shkol la t e zakonshme, të c i la t frekuentohen nga miliona fëmijë.

Shkolla “Dongzhong Cave”, Kinë

Kjo ësh të n jë shko l l ë t epë r e pazakonshme. E “ndërtuar” brenda një shpelle, kjo shkollë është e vendosur në një nga zonat më të varfëra të Kinës. Është themeluar për të siguruar një arsim për fëmijët, të cilët nuk do të mund t ë s h k o n i n k u r r ë n ë s h k o l l ë . Vendndodhja e saj unike, në fakt, u zgjodh për shkak se fshatarët nuk kanë mundësi nanciare për të ndërtuar një shkollë, prandaj zgjodhën të punojnë me atë që kishin, shpellën. Por, kjo shkollë u mbyll nga Qeveria në vitin 2011, me arsyen se “kjo nuk është shoqëri e njerëzve të shpellave”.

Harvey Milk High School, New York

Shkolla “Harvey Milk High School” në New York, është njëra nga shkollat e pazakonshme në botë. Ajo ton pikë në këtë drejtim për diversitetin brenda saj. Shkolla është themeluar në vitin 1985 dhe ka për qëllim t'u shërbejë për arsimim komunitetit të studentëve

LGTB, në një hapësirë m bështetëse dhe të sigurtë. Sot, shkolla numëron mbi 100 studentë.

B u r g e s s H i l l S c h o o l , Hampstead, Angli

Shkollat në tërë botën kanë rregulla strikte të sjelljes. Por, si do të dukej një shkollë, e cila nuk ka rregulla fare? Këtë

e dinë vetëm nxënësit e Burgess Hill School, e cila është e vendosur në periferi të Londrës. Shkolla iu dha nxënësve lirinë që të bëjnë çfarë të duan dhe të sillen si të duan. Kështu, ata tymosin cigare në klasë, sjellin qentë e tyre kudo, ngasin motoçikletat rreth kampusit dhe veprime të tjera që nuk mund të merren me mend në një shkollë të zakonshme.

Plate School River, Buenos Aires, Argjentinë

Shumë nxënës shpenzojnë më shumë

kohë me kokën nga dritarja se sa që mësojnë. Kjo për shkak se Plate School River në Buenos Aires, është e vendosur në stadiumin kombëtar të futbollit më me ndikim (futbollit amerikan). Nxënësit mund të shohin nga dritarja lojtarët e tyre të preferuar, në kohën kur ata duhet të kenë vëmendjen te ora mësimore. Shkolla, kohën e fundit ka shtuar kurse edhe të nivelit universitar. Ajo tani numëron rreth 2 mijë nxënës, duke lluar nga niveli i kopshtit.

Kopshtet pyjore

Kush thotë se ju duhen mure për të mësuar? A kemi nevojë për në ndërtesë që i ka të gjitha? Kopshtet pyjore, një koncept i popullarizuar në Evropë, janë shkolla për 3-6 vjeçarët, të cilat ndodhen pothuajse tërësisht jashtë. Fëmijët në kopshte të rregullta luajnë me lodra të ndryshme, pra edhe me majmunë, por në kopshtet pyjore, fëmijët ngjiten nëpër pemë “si majmunë”. Në borë a shi, në temperatura të ulëta apo të larta, këta fëmijë janë jashtë duke bashkëvepruar me mjedisin e tyre.

Walt Disney Elementary, Levittown, Penn

Në vitet 1950, fëmijët në Levittown, Pennsylvania, vendosën që shkollën e tyre ta emëronin me emrin e ikonës së animacionit – Walt Disney. Vetë zoti Disney, kur e mori këtë lajm dhe kuptoi për përkushtimin e këtyre fëmijëve, dërgoi artistët e tij për ta dekoruar shkollën dhe mori pjesë në ceremoninë e rregullimit të shkollës. Kjo ishte shkolla e parë me këtë emër, ndërsa sot ka shumë shkolla që janë të emëruara me emrin e Disneyt.

Arsimi nëpër botë

Shkollat më të pazakonshme në botë

26

Page 27: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë

27

Fotogaleri

Page 28: Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015 ... · • Konferenca Ndërkombëtare “Kosova në PISA 2015” • Ilustrimet në tekstet shkollore • Të nxënët gjatë gjithë