62
KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË DISKRIMINIMIT NDAJ GRAVE

KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

KONVENTA MBI

ELIMINIMIN E

TË GJITHA FORMAVE

TË DISKRIMINIMIT NDAJ GRAVE

Page 2: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja
Page 3: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E PUNËS, ÇËSHTJEVE SOCIALE

DHE SHANSEVE TË BARABARTA

Mbështetur nga:

United Nations Population FundFondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë

Page 4: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja
Page 5: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

KONVENTA MBI

ELIMINIMIN E

TË GJITHA FORMAVE

TË DISKRIMINIMIT NDAJ GRAVE

Page 6: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja
Page 7: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Drejtoria e Shanseve te Barabarta në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe

Shanseve të Barabarta mbështetur në përfundimet e vëzhgimit “Situata në Shqipëri e

parë nga këndvështrimi gjinor”, realizuar në tetor 2007, ku u evidentua që

dokumentat ndërkombëtare sidomos Konventa për Eleminimin e të Gjitha Formave të

Diskriminimit ndaj Gruas (CEDAW) njiheshin shumë pak, jo vetëm nga publiku, por

edhe nga vetë punonjësit e administratës publike, ndërmori inisiativën për ribotimin e

kësaj Konvente duke përfshirë edhe Protokollin shtesë.

Shpresojmë shumë që ky botim t'i shërbejë jo vetëm specialistëve të çështjeve gjinore

apo trajnerëve, juristëve, gazetarëve, organizatave të interesuara, por sidomos

njerëzve: Zonjave dhe Zotërinjve, që duhet të kenë interes për ta njohur “Konventën

për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave” si dhe “Protokollin

Shtesë të Konventës”.

Të dashur lexues dhe lexuese, duke shfletuar këtë botim do të gjeni të shpjeguara të

drejtat themelore të grave sipas Konventës Per Eleminimin e të Gjithave Formave të

Diskriminimit ndaj Gruas. Kjo Konventë, për nga rëndësia që ka për gruan, njihet

ndryshe edhe si “Kushtetuta e Grave”. Duke qenë se është një dokument me një vlerë

të veçantë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave kudo në të gjitha

drejtimet, del si një domosdoshmëri njohja dhe zbatimi i saj.

NË VEND TË PARATHËNIES

Page 8: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Fatkeqësisht në asnjë vend të botës gratë nuk janë të barabarta me burrat si në fushën e të drejtave ligjore, sociale, ekonomike, arsimore, sociale, politike, mediatike dhe shëndetësore. Pabarazia gjinore duket qartë mbi gratë dhe vajzat shqiptare në aksesin dhe kontrollin në ekonomi dhe në mënyrë të veçantë në politikë dhe në vendimmarrje. Ato përballin koston më të madhe dhe më të drejtëpërdrejtë të këtyre pabarazive, por në të vërtetë efektet e tyre ndihen në të tërë shoqërinë shqiptare. Promovimi i barazisë gjinore që qëndron në bazën e këtyre dokumentave të rëndësishëm që ju keni sot në duart tuaja, është pjesë e rëndësishme e strategjisë së zhvillimit që kërkon t'i mësojë e t'i aftësojë të gjithë njerëzit, burra dhe gra, në mënyrë për t'i shpëtuar apo për ta reduktuar sado pak varfërinë dhe për të përmirësuar standartet e jetesës si nga ana ekonomike, shëndetësore, politike, sociale. kulturore etj.

Ne si njësi e Barazisë Gjinore në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta do të dëshironim që këto dokumenta të njiheshin sa më shumë nga të gjithë.Tashmë së bashku me ju e kemi një bazë të rëndësishme dokumentacioni mbi të cilën të mbështetemi për të sjellë ndryshime të mëdha në shoqërinë tonë. Do të punojmë për një qëllim të përbashkët: ndryshimin, transformimin vendosjen si politikë të domosdoshme barazinë gjinore kudo, në të gjitha fushat e jetës.

Një falenderim të veçantë për UNFPA që mbështeti realizimin e botimit.

Drejtoria e Shanseve të Barabarta

Page 9: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Hyrje

Konteksti Historik i Miratimit të Konventës

Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 18 Dhjetor 1979. Miratimi i kësaj konvente shënoi pikën kulmore të përpjekjeve ndërkombëtare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave në mbarë botën, dhe ishte rezultat i punës së madhe të bërë nga Komisioni i Statusit të Gruas, i themeluar më 1947, si një strukturë në sistemin e Kombeve të Bashkuara me qëllim bërjen e politikave që synonin përmirësimin e statusit të gruas.

Page 10: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Për një 10 vjeçar nga 1949-1959 ky komision përgatiti një numër të madh traktatesh për gruan ku mund të përmendim Konventën “Për të Drejtat Politike të Grave” dhe Konventën “Mbi kombësinë e grave të martuara”, të cilat synonin mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave në fusha të cilat këto të drejta cilësoheshin veçanërisht të ndjeshme. Në vitin 1967 miratohet Deklarata “Mbi eleminimin e diskriminimit ndaj Gruas” i cilësuar si një dokument shumë i rëndësishëm ligjor në fushën ndërkombëtare, i cili artikulon të drejta të barabarta për gratë dhe burrat.

Duke qënë se deklarata, megjithëse kishte një forcë të madhe morale dhe politike , nuk mund të detyronte shtetet për marrjen e masave për eleminimin e diskriminimit, më 1972 Komisioni filloi punën për hartimin e një traktati që do të bënte të detyrueshëm Deklaratën. Përgatitja e këtij traktati u inkurajua në Konferencën I Botërore të Gruas 1975, mbajtur në Meksiko City. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e titulloi dhjetëvjeçarin 1976-1985 si Dekada e Kombeve të bashkuara për Gruan dhe inkurajoi punën për hartimin e një dokumenti të tillë të rëndësishëm për gratë.

Konventa u hartua në kohë për Konferencën II Botërore të Gruas mbajtur në Kopenhagen 1980.

64 shtete nënshkruan Konventën “Mbi eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit të Gruas” dhe dy shtete pranuan instrumentet e ratifikimit në një

Page 11: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

ceremoni të bërë për këtë qëllim në Konferencën e Kopenhagenit. Më 3 shtator 1981, 30 ditë pas ratifikimit të Konventës nga shteti i 20-të, konventa hyri në fuqi, duke konkluduar kështu të gjitha përpjekjet e OKB-së për hartimin e standarteve ligjore ndërkombëtare për gruan.

Deri tani Konventa është ratifikuar nga 185 shtete ose gati 90 % e shteteve anëtare të OKB-së, ku bën pjesë edhe vendi ynë. Shqipëria aderon në CEDAW që më 1993 kohë në të cilën Parlamenti Shqiptar e ratifikoi me Ligjin nr. 7767.

Konventa sot njihet ndryshe edhe si Kushtetuta e Grave, për shkak të rëndësisë së madhe që ka ajo për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave në të gjitha fushat e jetës.

Preambula e saj rikujton që eleminimi i diskriminimit ndaj grave dhe nxitja e barazisë midis burave dhe grave janë të drejta themelore të cilësuara dhe të detyruara sipas Kartës së të Drejtave të Njeriut. Në preambulë theksohet se zhvillimi i plotë i një vendi, çështjet që shqetësojnë botën mbarë, si dhe çështjet e paqes kërkojnë përpjekje maksimale nga të dy gjinitë si burrat ashtu edhe gratë .

Konventa është ndërtuar në 30 nene të ndarë në 4 kapituj, me anë të të cilave ftohen shtetet palë që e ratifikojnë atë të përmbushin disa detyrime specifike për eleminimin

Rëndësia e Konventës

Page 12: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

e diskriminimit mbi bazë gjinie dhe gëzimin e ushtrimin e të dretjave civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore në mënyrë të barabartë midis burrave dhe grave. Në mënyrë të veçantë detyrimet e shteteve palë shtrihen jo vetëm në jetën publike por edhe atë private. 16 nene të Konventës identifikojnë fushat kryesore të diskriminimit të gruas duke përcaktuar edhe rrugët e ndërhyrjes. Pjesa tjetër ka të bëjë me strukturat dhe proçedurat e raportimit të Konventës. Konventa i bën thirrje të gjithë shteteve që e ratifikojnë atë të marrin të gjitha masat e përshtatshme ligjore, administrative apo masa të tjera, duke përfshirë këtu edhe masa të përkohshme pozitive për përparimin e gruas.

Sipas CEDAW Shtetet Palë duhet të marrin angazhime për të eleminuar diskriminimin në arsim, punësim, shëndetësi, dhe jetën social ekonomike dhe kulturore. Konventa parashikon një bazë të rëndësishme për realizimin e barazisë midis burrave dhe grave për të siguruar mundësi dhe akses të barabartë në jetën publike dhe atë politike. Sipas kësaj shtetet palë duhet të sigurojnë pjesmarrjen e barabartë të grave po ashtu si burrat në qeverisje si politikëbërëse, po ashtu për përfaqësimin e tyre në arenën ndërkombëtare. Shtetet bien dakort të luftojnë të gjitha llojet e trafikut të grave si dhe shfrytëzimit të saj.

Gjithashtu shtetet duhet të angazhohen që të marrin në konsideratë nevojat e gruas rurale dhe të sigurojnë pjesëmarrjen dhe përfitimin nga zhvillimi rural si të burrave dhe të grave në mënyrë të barabartë.

Page 13: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Me pranimin e Konventës shtetet palë mund të zbatojnë ligjërisht këto parime në praktikë. Ato janë të detyruara të marrin një sërë masash për të ndaluar diskriminimin ndaj gruas në të gjitha format; �duke përfshirë parimet e barazisë gjinore në sistemin ligjor vendas, nëpërmjet shfuqizimit të legjislacionit diskriminues, apo hartimit të ligjeve që luftojnë diskriminimin gjinor.

�me anën e ngritjes së gjykatave dhe institucioneve të tjera për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të grave dhe përparimin e statusit të tyre në mënyrë sa më efektive.

�duke hartuar dhe zbatuar politika të ndjeshme për gruan.

Sipas një procedure të caktuar shtetet raportojnë pranë Komitetit Për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit të Grave në New York, duke paraqitur raporte periodike 1 herë në 4 vjet mbi masat e ndërmarra në zbatim të konventës dhe përmbushjes së rekomandimeve të dhëna nga ky Komitet.

Gjithashtu Komiteti mirëpret dhe merr në shqyrtim edhe “raportet hije” të cilat përgatiten nga shoqëria civile.

Shqipëria aderon në Konventën Për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit të Grave që më 1993, vit kur u miratua nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin 7767/1993 dhe u pranua kështu kjo Konventë si pjesë e legjislacionit vendas.

Shqipëria

Page 14: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Sipas detyrimeve që merren nga shtetet palë Shqipëria dorëzoi dhe prezantoi pranë Komitetit të Konventës në New York Raportin fillestar dhe të Parë të Konventës, ku paraqitet një analizë të hollësishme të situatës së ushtrimit të të drejtave të grave në Shqipëri dhe masat administrative e ligjore të ndërmarra nga shteti shqiptar. Gjatë zhvillimit të seancës, pyetjet dhe përgjigjet e dhëna plotësuan atë me të dhëna për situatën de jure dhe de facto deri më 2002 duke bërë që të quhej i raportuar edhe raporti i dytë.

Në përfundim të punimeve të Sesionit 605 të mbledhjes së Komitetit të Konventës CEDAW, u paraqitën edhe rekomandimet drejtuar qeverisë shqiptare, midis të cilave aderimi në protokollin shtese të kesaj konvente.

Aktualisht Qeveria Shqiptare ka përgatitur dhe dërguar për shqyrtim sipas procedurës dhe afateve të kërkuara Raportin e Tretë Qeveritar të Konventës. Për përgatitjen e këtij raporti janë angazhuar institucionet qeveritare duke përgatitur një raport të hollësishëm për progresin e bërë lidhur me situatën e barazisë gjinore në kuadër të përmbushjes së rekomandimeve të dhëna në Janar 2003 në New York.

Dokumentat Ndërkombëtarë të të Drejtave të Njeriut ndiqen nga "Protokolle shtesë" të cilët parashikojnë proçedura lidhur me marrëveshjet që ato shoqërojnë. Nga ana

Protokolli shtesë i konventes për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit të gruas

Page 15: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

tjetër vetë këto protokolle janë dokumente të rëndësishëm, të cilët janë të hapur për nënshkrime, pjesmarrje në to apo ratifikime nga shtetet palë në Konventat përkatëse.

Teksti i plotë i Protokollit Shtesë të CEDAW u miratua në Sesionin e 43 të Komisionit për Statusin e Grave, punimet e të cilit u mbajtën nga 1-12 mars 1999.

Sipas Nenit 16 të Protokollit, hyrja në fuqi e tij bëhet 3 muaj pas ratifikimit të 10 nga shtetet palë në Konventë. Deri tani, 88 shtete e kanë ratifikuar atë. Ky protokoll hyri në fuqi në 22 dhjetor 2000. Hyrja në fuqi e Protokollit dhe ratifikimi i tij nga shtetet palë të Konventës së OKB-së CEDAW, është e një rëndësie parësore për mbrojtjen e të drejtave të grave në mbarë botën. Ky protokoll përforcon mundësinë e Komitetit CEDAW për të shqyrtuar zbatimin e Konventës nga shtetet anëtare si dhe i jep mundësi Komitetit të përqëndrohet konkretisht mbi çështje të cilat nuk do të mund të trajtoheshin dot nëpërmjet shqyrtimit të raporteve periodike të paraqitura nga shtetet. Komiteti në këtë mënyrë ka mundësi të njohë më nga afër situatën e grave dhe kështu të nxjerrë rekomandime dhe konkluzione për përmirësimin e statusit të gruas dhe barazisë gjinore.

Protokolli Shtesë parashikon dhe detyron shtetet palë në këtë protokoll sensibilizimin e opinionit publik për njohjen dhe publikimin e Konventës CEDAW dhe të këtij Protokolli shtesë si dhe të lehtësojë hyrjen e informacionit rreth pikëpamjeve dhe rekomandimeve të Komitetit, në veçanti mbi çështjet ku përfshihen shtetet palë.

Sipas Nenit 17 në këtë protokoll nuk lejohen rezervime.

Page 16: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Çfarë përmban ky protokoll?

Protokolli ka 21 nene dhe përmban:

· I jep të drejtën individëve ose grupeve për t'u ankuar drejtëpërsëdrejti në Komitetin e Konventës për dhunime të të drejtave të Konventës CEDAW, që mund t'u jenë bërë atyre. Kjo procedurë njihet në këtë protokoll si "procedura e komunikimit". Sipas procedurave të caktuara nga Kombet e Bashkuara ankimimi duhet të jetë në formë të shkruar dhe të mos jetë anonime. Ankimimi nuk është e detyrueshme të bëhet nga vetë gruaja apo personi të cilat i janë dhunuar të drejtat, por mund të bëhen nga individë ose grupe të tjerë individësh që kanë miratimin e personit të dhunuar. Kjo mundësi e krijuar nga Protokolli ka rëndësi të madhe sepse pasi në shumë raste gruaja e dhunuar ka një mundësi të kufizuar informimi mbi të drejtat e saj dhe si duhet t'i mbrojë këto të drejta.

· I jepet e drejta Komitetit të CEDAW të kërkojë informacion për dhunime të rënda ose sistematike të të drejtave të grave në vendet të cilat janë palë e Protokollit Shtesë. Kjo njihet dhe si "procedura e kërkimit të të dhënave". (Neni 8 i Protokollit).

"procedura e kërkimit të të dhënave" konsiston në :

1.Lejimin e hetimeve mbi abuzime të të drejtave të grave nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë.

Page 17: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

2.Bëhet i dobishëm aty ku komunikimet individuale për të pasqyruar natyrën sistematike të dhunës së përhapur të të drejtave njerëzore dështojnë.3.Lejon hetimin e dhunës së përhapur aty ku individët ose grupe individësh mund të mos jenë të zotë të bëjnë komunikime (për shkak të arsyeve praktike apo të frikës nga ndëshkimet)4.I jep mundësinë Komitetit për të bërë rekomandime të cilat i përkasin çështjeve të strukturës së dhunës.5.Lejon Komitetin t’i drejtohet një shteti të veçantë për çështje të një rangu të gjerë.

1.Për të krijuar apo përmirësuar mekanizmat ekzistuese për zbatimin e të drejtave të njeriut. Protokolli Shtesë i CEDAW parashikon "proçedura komunikimi" dhe "proçedura të kërkimit të të dhënave" që lidhen direkt me çështjet e përkatësisë gjinore.

2.Të stimulojnë shtetet palë në Konventën CEDAW të ndërmarin hapa për zbatimin e CEDAW dhe të pranojnë ankimimet e bëra ndaj tyre. Kjo do të lejonte shtetet palë në Konventë të parashikojnë më tepër zgjidhje efektive për problemet e paraqitura.3.Të stimulojë ndryshimet në ligjet dhe praktikat diskriminuese. Kjo mund të përmbledhë marrjen e masave specifike për ndryshime në legjislacion: hartimin e amendamenteve të cilat ndalojnë praktikat diskriminuese, dhe ndërmarjen e aksioneve pozitive.

Përse duhet ky Protokoll?

Page 18: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

4.Të ndërgjegjësojë në një shkallë më të lartë publikun me të drejtat e standarteve ndërkombëtare të lidhura me diskriminimin ndaj gruas dhe eleminimin e këtij diskriminimi në praktikë.

Kuvendi i Shqipërisë e miratoi atë me Ligjin Nr. 9052 datë 17.4.2003 dhe pas paraqitjes në Sekretariatin e Përgjithshëm të OKB-së, protokolli hyri në fuqi për Shqipërinë më shtator 2003. Që në këtë moment gratë shqiptare ose individë që e ndjejnë se u janë dhunuar të dretjat e tyre nga qeveria apo edhe sistemi gjyqësor kanë mundësi reale t'i drejtojnë ankesat e tyre Komitetit.

Page 19: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Konventa mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave

Protokoll Fakultativ i Konventës mbi Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave

........................................................fq 2

....................................................fq 16

Përmbajtja

Page 20: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

U miratua në vitin 1980, hyri në fuqi në vitin 1981

Shtetet palë të kësaj Konvente,

Duke vërejtur se Karta e Kombeve të Bashkuara rithekson besimin në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e individit dhe në të drejtat e barabarta të burrit dhe gruas,

Duke vërejtur se Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut thekson parimin e papranueshmërisë së diskriminimit dhe shpall se të gjithë njerëzit lindin të lire e të barabartë në

PreambulaKONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE

TË DISKRIMINIMIT NDAJ GRAVE

Page 21: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

dinjitet e në të drejta dhe se secili mund të gëzojë të gjitha të drejtat dhe liritë që përmenden aty, pa asnjë dallim, duke përfshirë dallimin e bazuar në gjini,

Duke vërejtur se shtetet palë të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë për detyrë të sigurojnë të drejta të barabarta për burrin dhe gruan në gëzimin e të gjitha të drejtave ekonomike, shoqërore, kulturore, civile dhe politike,

Duke pasur parasysh konventat ndërkombëtare të lidhura nën patronazhin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të specializuara që kanë për qëllim të nxisin barazinë e të drejtave për burrin dhe gruan,

Duke vërejtur gjithashtu rezolutat, deklaratat dhe rekomandimet e miratuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe agjencitë e specializuara që kanë për qëllim të nxisin barazinë e të drejtave për burrin dhe gruan,

Të shqetësuar, megjithatë, se me gjithë këto instrumente të ndryshme, vazhdon të ekzistojë një diskriminim i madh ndaj grave,

Duke rikujtuar se diskriminimi ndaj grave shkel parimet e barazisë se të drejtave dhe të respektimit të dinjitetit njerëzor, pengon pjesëmarrjen e grave, në të njëjtat kushte me burrat, në jetën politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore të vendeve të tyre, pengon ngritjen e mirëqenies së shoqërisë e të familjes, dhe vështirëson më tepër zhvillimin e potencialeve të grave në shërbim të atdheut të tyre dhe njerëzimit,

Page 22: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Të shqetësuar nga fakti se në situata varfërie, gratë përfitojnë të drejta më minimale në ushqim, shërbime shëndetësore, arsimim, trajnim dhe mundësi punësimi, dhe për nevoja të tjera,

Të bindur se krijimi i rendit të ri ekonomik ndërkombëtar të bazuar në paanësi dhe në drejtësi do të kontribuojë në mënyrë kuptimplotë në nxitjen e barazisë midis burrit dhe gruas,

Duke theksuar se zhdukja e aparteidit, e të gjitha formave të racizmit, diskriminimit racial, kolonializmit, neokolonializmit, agresionit, pushtimit e sundimit të huaj dhe e ndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve, është thelbësore që burri dhe gruaja të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre,

Duke afirmuar se forcimi i paqes dhe i sigurisë ndërkombëtare, ulja e tensionit ndërkombëtar, bashkëpunimi i ndërsjellë i të gjitha shteteve, pavarësisht nga sistemet e tyre shoqërore dhe ekonomike, çarmatimi i përgjithshëm dhe i plotë, në mënyrë të veçantë çarmatimi bërthamor nën një kontroll ndërkombëtar të rreptë dhe efektiv, afirmimi i parimeve të drejtësisë, barazisë dhe përfitimit të ndërsjellë, në marrëdhëniet midis vendeve dhe realizimi i të drejtës së popujve nën dominimin e huaj dhe kolonial dhe nën pushtimin e huaj, për vetëvendosje dhe pavarësi, si dhe respektimi i sovranitetit kombëtar dhe tërësisë territoriale, do të nxisin progresin shoqëror e zhvillimin, dhe do të kontribuojnë rrjedhimisht në realizimin e barazisë së plotë midis burrit dhe gruas,

Të bindur se zhvillimi i plotë dhe i gjithanshëm i një vendi, mirëqenia e botës dhe çështja e paqes kërkojnë pjesëmarrjen maksimale të grave, në të njëjtat kushte me burrat, në të gjitha fushat,

Page 23: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Duke pasur parasysh kontributin e madh të grave për mirëqenien e familjes dhe zhvillimin e shoqërisë, gjë që deri më sot nuk ka qenë njohur plotësisht; rëndësinë shoqërore të nënës dhe të rolit të të dy prindërve në familje dhe në edukimin e fëmijëve dhe duke qenë të vetëdijshëm se roli i gruas në riprodhimin e jetës nuk duhet të jetë bazë për diskriminim, por se edukimi i fëmijëve kërkon një ndarje të përgjegjësisë midis burrit, gruas dhe shoqërisë në tërësi,

Të vetëdijshëm se nevojitet të bëhet një ndryshim i rolit tradicional të burrit dhe të gruas në familje dhe në shoqëri për të arritur barazinë e plotë midis burrit dhe gruas,

Të vendosur që të zbatojnë parimet e përcaktuara në Deklaratën për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave dhe, për këtë qëllim, të marrin masa të nevojshme për eliminimin e këtij diskriminimi në të gjitha format dhe shfaqjet e tij,

U morën vesh për sa vijon:

Page 24: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Pjesa 1

Neni 1

Për qëllimet e kësaj Konvente shprehja "diskriminim ndaj grave" nënkupton çdo dallim, përjashtim ose kufizim që bëhet mbi bazën e gjinisë, e që ka për pasojë ose për qëllim të komprometojë ose të mënjanojë njohjen, gëzimin ose ushtrimin nga gratë, pavarësisht nga statusi i tyre martesor, mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas, të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut në fushën politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, civile ose në çdo fushë tjetër.

Page 25: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Neni 2

Shtetet palë dënojnë diskriminimin ndaj grave në të gjitha format, pranojnë të ndjekin me të gjitha mjetet e përshtatshme dhe pa vonesë, një politikë të eliminimit të diskriminimit kundrejt grave dhe për këtë arsye marrin përsipër:

a. Të përfshijnë në kushtetutat e tyre kombëtare ose në ndonjë dispozitë tjetër ligjore të përshtatshme, parimin e barazisë së burrit dhe të gruas, nëse nuk është bërë ende, dhe të sigurojnë nëpërmjet legjislacionit dhe masave të tjera të përshtatshme zbatimin praktik të këtij parimi;

b. Të miratojnë masa ligjore dhe masa të tjera të përshtatshme duke përfshirë edhe sanksione, nëse është e nevojshme, duke ndaluar çdo formë të diskriminimit ndaj grave;

c. Të vendosin një mbrojtje gjyqësore për të drejtat e grave, mbi bazën e barabartë me burrat, dhe të sigurojnë, nëpërmjet gjykatave kombëtare kompetente dhe institucioneve të tjera publike, mbrojtjen efektive të grave kundër çdo veprimi diskriminues;

ç. Të mos ndërmarrin asnjë veprim ose praktikë diskriminuese ndaj grave dhe të sigurojnë që autoritetet dhe institucionet publike të veprojnë në përputhje me këtë detyrim;

d. Të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave nga çdo individ, organizatë apo sipërmarrje;

Page 26: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

dh. Të marrin të gjitha masat e përshtatshme, duke përfshirë legjislacionin, për të ndryshuar ose shfuqizuar ligjet ekzistuese, rregulloret, zakonet apo praktikat të cilat përbëjnë diskriminimin ndaj gruas;

e. Të shfuqizojnë të gjitha dispozitat e brendshme penale të cilat përbëjnë diskriminim ndaj gruas.

Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme në të gjitha fushat, sidomos në ato politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore, duke përfshirë edhe legjislacionin, për të siguruar zhvillimin e plotë dhe përparimin e grave me qëllim që t'u garantojnë atyre ushtrimin dhe gëzimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut mbi bazën e barazisë me burrat.

1. Miratimi nga shtetet palë i masave të përkohshme të veçanta që synojnë përshpejtimin de facto të barazisë midis burrit dhe gruas, nuk konsiderohet diskriminim, siç është përkufizuar në këtë Konventë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë për pasojë ruajtjen e standardeve të pabarabarta apo të veçanta. Këto masa duhet të ndërpriten kur të jenë arritur objektivat e barazisë së mundësive dhe të trajtimit.

2. Miratimi i masave të veçanta nga shtetet palë, duke përfshirë ato masa të cilat i përmban kjo Konventë, që kanë për qëllim mbrojtjen e amësisë, nuk do të konsiderohen diskriminuese.

Neni 3

Neni 4

Page 27: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Neni 5

Neni 6

Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme:

a. Për të ndryshuar karakteristikat dhe modelet sociale e kulturore të sjelljes së burrit dhe të gruas, në mënyrë që të arrijnë të zhdukin paragjykimet dhe praktikat zakonore, dhe të gjitha praktikat e tjera që mbështeten në idenë e inferioritetit ose të superioritetit të njërës apo të tjetrës gjini, ose në rolet steriotipe të burrit dhe të gruas;

b. Për të siguruar që edukimi i familjes të përfshijë të kuptuarit e duhur të amësisë si një funksion social dhe të njohjes së përgjegjësisë së përbashkët të burrit dhe të gruas në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre duke bërë të qartë se interesi i fëmijëve është kusht kryesor në të gjitha rastet.

Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme, duke përfshirë legjislacionin, për luftimin e të gjitha formave të trafikut të grave dhe të shfrytëzimit për prostitucion të grave.

Page 28: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Pjesa 2

Neni 7

Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave në jetën politike dhe publike të vendit dhe në mënyrë të veçantë do t’u sigurojnë grave, në të njëjtat kushte me burrat, të drejtën:

a. Për të votuar në të gjitha zgjedhjet dhe referendumet publike, si dhe për të qenë të zgjedhshme në të gjithë organet e zgjedhur publikë;

Page 29: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

b. Për të marrë pjesë në formulimin e politikave qeveritare dhe në zbatimin e saj, për të mbajtur poste publike dhe për të ushtruar të gjitha funksionet publike në të gjitha nivelet e qeverisjes;

c.Për të marrë pjesë në organizatat dhe shoqatat joqeveritare që merren me jetën publike dhe politike të vendit.

Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për t'u siguruar grave mundësinë, në të njëjtat kushte me burrat, dhe pa asnjë diskriminim, që të përfaqësojnë qeveritë e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të marrin pjesë në punimet e organizatave ndërkombëtare.

1. Shtetet palë i japin gruas të drejta të barabarta me ato të burrit në fushën e marrjes, ndryshimit apo mbajtjes së shtetësisë së tyre. Ato do të sigurojnë, veçanërisht, që as martesa me një të huaj apo ndryshimi i shtetësisë së burrit gjatë martesës nuk e ndryshojnë automatikisht shtetësinë e gruas, nuk e bën atë pa shtetësi dhe nuk e detyron të marrë shtetësinë e burrit.

2. Shtetet palë i japin gruas të drejta të barabarta me ato të burrit për sa i përket shtetësisë së fëmijëve të tyre.

Neni 8

Neni 9

Page 30: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Pjesa 3

Neni 10

Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas, me qëllim që t'i sigurohen asaj të drejta të barabarta me burrin në fushën e arsimit, në mënyrë të veçantë, për të siguruar mbi bazën e barazisë midis burrit dhe gruas:

a. Kushte të njëjta të bërjes së karrierës dhe të kualifikimit profesional, të frekuentimit të shkollave dhe të marrjes së diplomave në institucionet arsimore të të gjitha kategorive si në

Page 31: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

zonat rurale dhe në ato urbane; kjo barazi do të sigurohet në arsimin parashkollor, të përgjithshëm, teknik profesional dhe në arsimin teknik të larte, si dhe në çdo institucion tjetër të kualifikimit profesional;

b. Të drejtën për të frekuentuar programe të njëjta mësimore, për t'u nënshtruar provimeve të njëjta, për të pasur kuadër mësimor me kualifikim të standardit të njëjtë dhe ambiente e pajisje shkollore të një cilësie të njëjtë;

c. Eliminimin e çdo koncepti stereotip për rolin e burrit dhe të gruas në të gjitha nivelet dhe në të gjitha format e arsimit, duke inkurajuar bashkë arsimin dhe lloje të tjera të arsimit që ndihmojnë realizimin e këtij objektivi, e sidomos duke rishikuar tekstet dhe programet mësimore dhe duke përshtatur metodat e mësimdhënies;

ç. Mundësi të njëjta për shfrytëzimin e bursave dhe subvencioneve të tjera për studime;

d. Mundësi të njëjta për të frekuentuar programet e arsimit të vazhdueshëm, duke përfshirë programet e aftësimit për luftën kundër analfabetizmit për të rritur, duke pasur sidomos për qëllim ato programe qëllimi i të cilave është që brenda një kohe sa më të shkurtër të zvogëlohet dallimi në nivelin ekzistues të arsimit midis burrit dhe gruas;

dh. Uljen e përqindjes së braktisjes së shkollave nga gratë dhe organizimin e programeve për të rejat dhe për ato gra që janë larguar nga shkolla para kohe;

e. Mundësi të njëjta për të marrë pjesë në sporte dhe në edukimin fizik;

Page 32: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

ë. Të drejtën për të marrë informacione specifike nga fusha e arsimit për të ndihmuar sigurimin e shëndetit dhe mirëqenien e familjeve, duke përfshirë informacionin dhe këshillimet lidhur me planifikimin familjar.

1. Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në fushën e punësimit, për të siguruar, mbi bazën e barazisë midis burrit dhe gruas, të drejta të njëjta, e sidomos:

a.Të drejtën për punë si një e drejtë e pamohueshme e të gjithë qenieve njerëzore;

b.Të drejtën për mundësi të njëjta punësimi, duke përfshirë zbatimin e kritereve të njëjta të përzgjedhjes lidhur me çështjet e punësimit;

c. Të drejtën për të zgjedhur lirisht profesionin dhe vendin e punës, të drejtën për ngritje në detyrë, për siguri në punë dhe për të gjitha përfitimet dhe kushtet e punës, të drejtën për të përfituar përgatitje profesionale dhe rikualifikim, duke përfshirë edhe stazhin e punës, përgatitje profesionale të avancuar dhe kualifikimit të herëpashershëm;

ç. Të drejtën për shpërblim të barabartë, duke përfshirë përfitimet, dhe për trajtim të barabartë për punën me vlerë të barabartë, si dhe për barazinë e trajtimit në vlerësimin e cilësisë së punës;

Neni 11

Page 33: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

d. Të drejtën për sigurime sociale, sidomos në rastet e pensionit, të papunësisë, të sëmundjes, të invaliditetit dhe të pleqërisë ose të çdo humbje tjetër të aftësisë për punë, si dhe të drejtën për pushime të paguara;

dh.Të drejtën për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë, duke përfshirë ruajtjen e funksionit riprodhues të gruas.

2. Për të parandaluar diskriminimin ndaj grave për shkaqe martesore apo amësie, dhe për të siguruar të drejtën e saj efektive për punë, shtetet palë do të marrin masa të përshtatshme:

a. Për të ndaluar, për shkak të imponimit të marrjes së sanksioneve, pushimin nga puna për shkaqe shtatzënie apo të lejes së lindjes, si dhe diskriminimin në raste të pushimit nga puna të bazuar në gjendjen martesore;

b. Për të zbatuar leje lindje me pagesë ose me përfitime sociale të krahasueshme, pa e humbur vendin e mëparshëm të punës, të drejtave të vjetërsisë apo të avantazheve sociale;

c. Për të inkurajuar sistemin e shërbimeve mbështetëse sociale të nevojshme që t'i mundësojnë prindërit të kombinojnë detyrimet familjare me përgjegjësitë në punë, dhe të marrin pjesë në jetën publike, sidomos duke nxitur krijimin dhe zhvillimin e një rrjeti infrastrukturor për kujdesin ndaj fëmijëve;

ç. Për të siguruar një mbrojtje të veçantë për gratë shtatzëna në ato vende të punës në të cilat provohet se puna që kryejnë është e dëmshme.

Page 34: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

3. Legjislacioni mbrojtës në lidhje me çështjet e përfshira në këtë nen do të rishikohet periodikisht, në varësi të njohurive shkencore e teknike. Këto masa, sipas nevojës, do të rishikohen, shfuqizohen apo zgjerohen.

1. Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në fushën e kujdesit shëndetësor për t'u siguruar, mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas, mundësitë për të përfituar shërbime mjekësore, duke përfshirë edhe ato të planifikimit familjar.

2. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, shtetet palë do tu sigurojnë grave gjatë barrës, lindjes dhe pas lindjes, shërbime të përshtatshme, nëse është e nevojshme pa pagesë, si dhe ushqim të përshtatshëm gjatë barrës dhe mbajtjes së fëmijës në gji.

Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në fushat e tjera të jetës ekonomike dhe shoqërore, për t'i siguruar, mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas, të drejtat e njëjta, e sidomos:

a. Të drejtën për përfitime familjare;

b. Të drejtën për hua bankare, ndihma hipotekare dhe forma të tjera të kredisë financiare;

Neni 12

Neni 13

Page 35: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

c. Të drejtën për të marrë pjesë në aktivitetet zbavitëse, sportive dhe në të gjitha aspektet e jetës kulturore.

1. Shtetet palë do të marrin parasysh problemet e veçanta që përballojnë gratë në zonat rurale dhe rolin e rëndësishëm që luajnë këto gra për mbijetesën ekonomike të familjeve të tyre, duke përfshirë punën e tyre në sektorët jo-monetarë të ekonomisë. Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të siguruar zbatimin e dispozitave të kësaj Konvente në dobi të grave në zonat rurale.

2. Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave në zonat rurale me qëllim që të sigurojnë, mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas, pjesëmarrjen dhe përfitimin nga zhvillimi i zonave rurale. Në mënyrë të veçantë, do t'i sigurojnë këtyre grave:

a. Të drejtën për të marrë pjesë plotësisht në hartimin dhe zbatimin e planeve të zhvillimit në të gjitha nivelet;

b. Të drejtën për të përfituar shërbime të përshtatshme në fushën e shëndetit, duke përfshirë informacionet, këshillat dhe shërbimet në fushën e planifikimit familjar;

c. Të drejtën për të përfituar drejtpërsëdrejti nga programet e sigurimeve sociale;

Neni 14

Page 36: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

ç. Të drejtën për të përfituar nga të gjitha llojet e kualifikimit dhe arsimimit, formal dhe joformalë duke përfshirë atë që ka të bëjë me veprime funksionale kundër analfabetizmit, si dhe, ndër të tjera, atë për të përfituar nga të gjitha shërbimet Komunitare dhe zhvilluese, me qëllim për të rritur aftësitë e tyre teknike;

d. Të drejtën për të organizuar grupe të ndihmës së ndërsjellët dhe bashkime në mënyrë që të realizohet barazia në veprimtaritë ekonomike, nëpërmjet punësimit apo vetëpunësimit;

dh. Të drejtën për të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e komunitetit;

e. Të drejtën për të përfituar kredi dhe hua bujqësore, lehtësira tregtimi, teknologji të përshtatshme dhe trajtim të barabartë në fushën e reformës agrare, si dhe në projektet e sistemit bujqësor:

f. Të drejtën për të pasur kushte jetese të përshtatshme, sidomos lidhur me strehimin, shërbimin sanitar, furnizimin me energji elektrike dhe ujë, transportin dhe komunikacionet.

Page 37: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Pjesa 4

Neni 15

1. Shtetet palë do t'i njohin gruas barazinë me burrin përpara ligjit.

2. Shtetet palë do t'i njohin gruas, në fushën civile, zotësi juridike të njëjtë me atë të burrit dhe mundësi të njëjta për ta ushtruar këtë zotësi. Shtetet palë do t'i njohin gruas në mënyrë të veçantë të drejta të barabarta për të lidhur kontrata dhe për të administruar pasuri dhe do t'i trajtojnë ato njësoj në të gjitha fazat e procedurës gjyqësore.

Page 38: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

3. Shtetet palë bien dakord se çdo kontratë ose çdo dokument tjetër privat i çfarëdo lloji qoftë, që ka për efekt juridik të synojë kufizimin e zotësisë juridike të gruas, duhet të konsiderohet i paqenë.

4. Shtetet palë do t’u njohin burrit edhe gruas të drejta të njëjta lidhur me legjislacionin që trajton të drejtën e personave për të lëvizur lirisht, si dhe për të zgjedhur vendbanimin dhe banesën e tyre.

1. Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me martesën dhe me marrëdhëniet familjare. Në mënyrë të veçantë, do t'i sigurojnë gruas mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas:

a. Të drejtën e njëjtë për të lidhur martesë;

b. Të drejtën e njëjtë për të zgjedhur lirisht bashkëshortin dhe për të lidhur martesë vetëm me pëlqimin e vet të lirë dhe të plotë;

c. Të drejtën dhe përgjegjësinë e njëjtë gjatë martesës dhe në prishjen e saj;

ç. Të drejtat dhe përgjegjësitë e njëjta si prindër, pavarësisht nga gjendja martesore, për ato çështje që kanë të bëjnë me fëmijët. Në të gjitha rastet interesi i fëmijëve duhet të jetë kryesor;

Neni 16

Page 39: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

d. Të drejtat e njëjta për të vendosur lirisht dhe me përgjegjësi për numrin dhe kohën e lindjeve dhe për të marrë informacion, arsimim dhe mjete të nevojshme që bëjnë të mundur ushtrimin e këtyre të drejtave;

dh.Të drejtat dhe përgjegjësitë e njëjta për çështjet që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen, kujdestarinë, ruajtjen dhe birësimin e fëmijëve, apo me institucionet e ngjashme, ku këto koncepte ekzistojnë në legjislacionin kombëtar. Në të gjitha rastet, interesi i fëmijëve duhet të jetë kryesor;

e. Të drejtat e njëjta personale të burrit dhe gruas, duke përfshirë edhe të drejtën për të zgjedhur mbiemrin, profesionin dhe llojin e punës;

ë. Të drejtat e njëjta për secilin prej bashkëshortëve lidhur me pronësinë, fitimin, administrimin, gëzimin dhe disponimin e pasurisë, si falas ashtu edhe me pagesë.

2. Fejesat dhe martesat e fëmijëve të mitur nuk kanë efekt juridik, prandaj do të merren të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë legjislacionin, me qëllim që të caktohet një moshë minimale për martesë dhe të bëhet i detyrueshëm regjistrimi i martesës në një regjistër zyrtar.

Page 40: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Pjesa 5

Neni 17

1. Me qëllim që të vlerësohet progresi i arritur në zbatimin e kësaj Konvente, do të krijohet një Komitet për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave (këtej e tutje referuar si “Komiteti”). Ky Komitet, në kohën e hyrjes në fuqi të Konventës, do të përbëhet nga tetëmbëdhjetë ekspertë. Pas ratifikimit të Konventës ose aderimit të shtetit palë të tridhjetë e pestë, Komitetin në fjalë do ta përbëjnë njëzet e tre ekspertë me autoritet të lartë moral dhe të shquar për

Page 41: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

kompetencën e tyre në fushën e zbatimit të kësaj Konvente. Këta ekspertë do të zgjidhen nga shtetet palë midis shtetasve të tyre dhe do të qëndrojnë në detyrë në bazë të aftësive të tyre individuale, mbi bazën e parimit të një ndarjeje të drejtë gjeografike, të përfaqësimit të formave të ndryshme të qytetërimit si dhe të sistemeve juridike kryesore.

2. Anëtarët e Komitetit do të zgjidhen me vota të fshehta nga një listë kandidatësh të caktuar nga shtetet palë. Çdo shtet palë mund të caktojë një kandidat të zgjedhur midis shtetasve të vet.

3. Zgjedhja e parë do të zhvillohet gjashtë muaj pas datës së hyrjes në fuqi të kësaj Konvente. Të paktën tre muaj para datës së çdo zgjedhjeje, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do t’u dërgojë një letër shteteve palë në të cilën i fton të paraqesin kandidaturat e tyre brenda dy muajve. Sekretari i Përgjithshëm do të përgatisë një listë sipas rendit alfabetik të të gjithë kandidatëve, duke përcaktuar se nga cili shtet janë përzgjedhur dhe këtë listë ua dërgon shteteve palë.

4. Anëtarët e Komitetit do të zgjidhen në një mbledhje të shteteve palë që do të thirret nga Sekretari i Përgjithshëm në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në këtë mbledhje, ku kuorumi do të përbëhet nga dy të tretat e shteteve palë, anëtarë të Komitetit do të zgjidhen kandidatët që fitojnë numrin më të madh të votave dhe shumicën absolute të votave të përfaqësuesve të shteteve palë të pranishëm në votim.

5. Anëtarët e Komitetit do të zgjidhen për një afat prej katër vjetësh. Megjithatë, mandati i nëntë prej anëtarëve të zgjedhur në zgjedhjet e para do të përfundojë pas dy viteve. Kryetari i Komitetit do të hedhë në short emrat e këtyre nëntë anëtarëve menjëherë pas zgjedhjes së parë.

Page 42: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

6. Zgjedhja e pesë anëtarëve shtesë të Komitetit do të bëhet në përputhje me dispozitat e paragrafëve 2, 3 dhe 4 të këtij neni, pas ratifikimit ose aderimit të tridhjetë e pestë. Mandati i dy prej anëtarëve shtesë, të zgjedhur në këtë rast, do të përfundojë pas dy viteve. Emrat e këtyre dy anëtarëve do hidhen në short nga Kryetari i Komitetit.

7. Për të plotësuar vendet e lira që mund të krijohen, shteti palë, eksperti i të cilit ka pushuar së ushtruari funksionet e veta si anëtar i Komitetit, do të emërojë një ekspert tjetër nga shtetasit e vet, duke iu nënshtruar miratimit nga Komiteti.

8. Me miratimin e Asamblesë së Përgjithshme, anëtarët e Komitetit marrin shpërblime nga burimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në përputhje me kushtet e caktuara nga Asambleja, duke pasur në konsideratë rëndësinë e përgjegjësive të Komitetit.

9. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të vërë në dispozicion të Komitetit personelin dhe mjetet materiale që i nevojiten për kryerjen me efektivitet të funksioneve që i ngarkohen mbi bazën e kësaj Konvente.

1. Shtetet palë marrin përsipër që t'i paraqesin Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për t'u shqyrtuar nga Komiteti, një raport lidhur me masat legjislative, gjyqësore, administrative dhe me masat e tjera që kanë miratuar për t'u dhënë efekt dispozitave të kësaj Konvente si dhe lidhur me përparimet e bëra në këtë drejtim:

Neni 18

Page 43: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

a.Brenda një viti pas hyrjes në fuqi të Konventës në shtetin përkatës,

b. Pas kësaj, të paktën çdo katër vjet, si dhe kur kërkohet nga Komiteti.

2. Raportet mund të tregojnë faktorët dhe vështirësitë që ndikojnë në shkallën e përmbushjes së detyrimeve të parashikuara në këtë Konventë.

1. Komiteti do të miratojë rregulloren e tij të brendshme.

2. Komiteti do të zgjedhë përfaqësuesit e tij për një periudhë dy vjeçare.

1. Komiteti do të mblidhet zakonisht një herë në vit për një periudhë jo më të gjatë se dy javë, për të shqyrtuar raportet e paraqitura në përputhje me nenin 18 të kësaj Konvente.

2. Seancat e Komitetit do të mbahen zakonisht në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ose në çdo vend tjetër të përshtatshëm të cilin e cakton Komiteti.

1. Komiteti do t'i paraqesë, nëpërmjet Këshillit Ekonomik e Social, raportin vjetor Asamblesë së

Neni 19

Neni 20

Neni 21

Page 44: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me aktivitetet e tij dhe mund të paraqesë sugjerime e rekomandime të përgjithshme të bazuara në shqyrtimin e raporteve dhe të informacioneve që ka marrë nga shtetet palë. Këto sugjerime dhe rekomandime do të përfshihen në raportin e Komitetit së bashku me komentet e bëra, nëse ka të tilla, nga shtetet palë.

2. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do t'i dërgojë, për informacion, raportet e Komitetit pranë Komisionit mbi Statusin e Grave.

Agjencitë e specializuara do të kenë të drejtë të përfaqësohen gjatë vlerësimit të zbatimit të dispozitave të kësaj Konvente, që përfshihen në fushën e aktiviteteve të tyre. Komiteti mund të ftojë agjencitë e specializuara për të paraqitur raporte lidhur me zbatimin e Konventës në ato fusha që përfshihen në kuadrin e veprimtarisë së tyre.

Neni 22

Page 45: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Pjesa 6

Neni 23

Asnjë dispozitë e kësaj Konvente nuk do të prekë dispozita të tjera më të përshtatshme për realizimin e barazisë së burrit dhe të gruas, të cilat mund të përfshihen:

a. Në legjislacionin e një shteti palë; ose

b. Në çdo konventë, traktat ose marrëveshje tjetër ndërkombëtare në fuqi në këtë shtet.

Page 46: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Neni 24

Neni 25

Neni 26

Shtetet palë marrin përsipër të miratojnë të gjitha masat e nevojshme në shkallë kombëtare për të arritur realizimin e plotë të të drejtave të njohura në këtë Konventë.

1. Kjo Konventë do të jetë e hapur për nënshkrim nga të gjitha shtetet.

2. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara caktohet si depozitues i kësaj Konvente.

3. Kjo Konventë i nënshtrohet ratifikimit dhe instrumentet e ratifikimit depozitohen pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

4. Kjo Konventë do të jetë e hapur për aderim nga të gjitha shtetet. Aderimi kryhet nëpërmjet depozitimit të një instrumenti të aderimit pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

1. Çdo shtet palë mund të kërkojë kurdoherë rishikimin e kësaj Konvente duke i dërguar një njoftim me shkrim për këtë qëllim Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Page 47: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

2. Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të vendosë për masat që duhen marrë, nëse është e nevojshme, lidhur me një kërkesë të tillë.

1. Kjo Konventë hyn në fuqi ditën e tridhjetë pas datës së depozitimit, pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të instrumentit të njëzetë të ratifikimit ose aderimit.

2. Për secilin shtet që do të ratifikojë këtë Konventë ose që do të aderojë pas depozitimit të instrumentit të njëzetë të ratifikimit ose aderimit, kjo Konventë do të hyjë në fuqi ditën e tridhjetë pas datës së depozitimit të instrumentit të tij të ratifikimit ose aderimit.

1. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të marrë dhe qarkullojë tek të gjitha shtetet tekstin e rezervave të bëra në çastin e ratifikimit ose të aderimit.

2. Asnjë rezervë nuk do të lejohet, nëse nuk është në përputhje me objektin dhe qëllimin e kësaj Konvente.

3. Rezervat mund të tërhiqen në çdo kohë nëpërmjet një njoftimi drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të informojë të gjitha Shtetet palë të Konventës. Njoftimi do të hyjë në fuqi në ditën e marrjes së tij.

Neni 27

Neni 28

Page 48: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Neni 29

Neni 30

1. Çdo mosmarrëveshje ndërmjet dy ose më shumë shteteve lidhur me interpretimin ose zbatimin e kësaj Konvente, që nuk zgjidhet nëpërmjet bisedimeve, i nënshtrohet arbitrazhit me kërkesën e njërit prej tyre. Nëse, brenda gjashtë muajve pasi të jetë bërë kërkesa për arbitrazh, palët nuk arrijnë të merren vesh për organizimin e arbitrazhit, secila palë mund t'ia parashtrojë mosmarrëveshjen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke bërë kërkesën në përputhje me Statutin e Gjykatës.

2. Çdo Shtet palë, në kohën e nënshkrimit, ratifikimit ose aderimit në këtë Konventë, mund të deklarojë se nuk e quan veten të detyruar sipas paragrafit 1 të këtij neni. Shtetet e tjera palë nuk do të jenë të detyruara sipas këtij paragrafi ndaj çdo shteti palë që ka paraqitur një rezervë të tillë.

3. Çdo Shtet palë që shpreh një rezervë, në përputhje me paragrafin 2 të këtij neni, mund ta tërheqë këtë rezervë në çdo kohë nëpërmjet një njoftimi drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kjo Konventë, tekstet e së cilës në gjuhët arabe, kineze, angleze, franceze, ruse dhe spanjolle janë njësoj autentike, depozitohet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Duke u bazuar në sa më sipër, të nënshkruarit, të autorizuar rregullisht nënshkruan këtë Konventë.

Page 49: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

ProtokolliFakultativ

Miratuar në vitin 1999, hyri në fuqi në vitin 2000

Shtetet palë në këtë Protokoll,

Duke vërejtur se Karta e Kombeve të Bashkuara riafirmon besnikërinë në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerat e njeriut dhe në të drejtat e barabarta të burrave dhe grave,

Duke vërejtur gjithashtu se Rezoluta 217 A (III) për Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut,

PROTOKOLL FAKULTATIV I KONVENTËS MBI ELIMINIMIN E DISKRIMINIMIT NDAJ GRAVE

Page 50: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

shpall se të gjitha qeniet njerëzore kanë lindur të lira dhe të barabarta në dinjitet dhe të drejta dhe se gjithsecili ka të drejtën të gëzojë të gjitha të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë deklaratë, pa asnjë dallim të çfarëdo lloji qoftë, përfshirë dallimin e bazuar tek seksi,

Duke rikujtuar se Rezoluta 2200 A (XXI) mbi Paktet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, aneksi, dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut pengojnë diskriminimin mbi bazë seksi,

Duke rikujtuar gjithashtu Konventën mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave 4 ("Konventa"), në të cilën shtetet palë dënojnë diskriminimin ndaj grave në të gjitha format e tij dhe bien dakord të ndjekin me të gjitha mënyrat e përshtatshme dhe pa vonesë një politikë të eliminimit të diskriminimit ndaj grave,

Duke riafirmuar vendosmërinë e tyre për të siguruar përfitimin e plotë dhe të barabartë nga gratë të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe për të kryer veprimtari efektive për të parandaluar dhunimet e këtyre të drejtave dhe lirive,

Kanë rënë dakord për sa më poshtë:

Një shtet palë në këtë Protokoll ("shtet palë") njeh kompetencën e Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave ("Komiteti") për të marrë dhe vlerësuar komunikimet e paraqitura sipas nenit 2.

Neni 1

Page 51: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Neni 2

Neni 3

Neni 4

Komunikimet mund të paraqiten me anë të ose në emër të individëve apo grupeve të individëve, nën juridiksionin e një shteti palë, që pretendojnë se janë viktima të një dhunimi të ndonjë prej të drejtave të përcaktuara në Konventë nga ai shtet palë. Aty ku një komunikim paraqitet në emër të individëve ose grupeve të individëve, kjo do të bëhet me pëlqimin e tyre me përjashtim të rasteve kur autori mund të justifikojë të vepruarit në emër të tyre pa një pëlqim të tillë.

Komunikimet do të jenë me shkrim dhe nuk do të jenë anonime. Asnjë komunikim nuk do të merret nga Komiteti nëse ai ka të bëjë me një shtet palë në Konventë që nuk është palë në këtë Protokoll.

1. Komiteti nuk do të marrë në konsideratë një komunikim nëse ai nuk ka provuar se të gjitha zgjidhjet e brendshme që janë në dispozicion janë konsumuar me përjashtim të rasteve kur zbatimi i këtyre zgjidhjeve zgjatet në mënyrë të paarsyetuar ose nuk ka të ngjarë të sjellë një zgjidhje efektive.

2. Komiteti do të deklarojë një komunikim të papranueshëm në rastin kur:

a. E njëjta çështje është shqyrtuar tashmë nga Komiteti ose është shqyrtuar apo është duke u shqyrtuar në kuadrin e ndonjë procedure tjetër të hetimit apo zgjidhjes ndërkombëtare.

Page 52: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

b. Është a papajtueshme me dispozitat e kësaj Konvente;

c. Është arritur dukshëm në përfundim të gabuar ose nuk vërtetohet mjaftueshëm;

d. Është një abuzim me të drejtën për të paraqitur një komunikim;

e. Faktet që janë subjekt i komunikimit që kanë ndodhur para hyrjes në fuqi të këtij Protokolli për shtetin palë të interesuar me përjashtim të atyre fakteve që kanë vazhduar pas asaj date.

1. Në çdo kohë pas marrjes së një komunikimi dhe para një marrjes së një vendimi për çështjen në themel, Komiteti mund t'i transmetojë shtetit palë të interesuar për vlerësim urgjent nga ana e tij një kërkesë që shteti palë të marrë masa të tilla të përkohshme për sa mund të jenë të nevojshme për të shmangur dëme të mundshme të pariparueshme ndaj viktimës ose viktimave të dhunimit të pretenduar.

2. Kur Komiteti ushtron lirinë e tij të veprimit në kuadrin e paragrafit 1 të këtij neni, kjo nuk nënkupton marrjen e një vendimi mbi pranueshmërinë ose për çështjen në themel të komunikimit.

1. Me përjashtim të rastit kur Komiteti e vlerëson një komunikim të papranueshëm pa iu referuar shtetit palë të interesuar, dhe me kusht që individi ose individët të japin miratimin

Neni 5

Neni 6

Page 53: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

për zbulimin e identitetit të tyre në atë shtet palë, Komiteti do të sjellë çdo komunikim që i paraqitet atij në kuadrin e këtij Protokolli në mënyrë konfidenciale në vëmendjen e shtetit palë të interesuar.

1. Komiteti do të vlerësojë komunikimet e marra në kuadrin e këtij Protokolli në dritën e të gjithë informacionit të vënë në dispozicion të saj nga ose në emër të individëve ose grupeve të individëve dhe nga shteti palë i interesuar, me kusht që ky informacion t'u transmetohet palëve të interesuara.

2. Komiteti do të zhvillojë takime të mbyllura kur shqyrtohen komunikimet në kuadrin e këtij Protokolli.

3. Pas shqyrtimit të një komunikimi, Komiteti do të transmetojë palëve të interesuara pikëpamjet e tij mbi komunikimin së bashku me rekomandimet e tij, nëse ka të tilla.

4. Shteti palë do t'i japë vlerësimin e duhur pikëpamjeve të Komitetit, së bashku me rekomandimet e tij, nëse ka të tilla, dhe do t'i paraqesë Komitetit brenda gjashtë muajve një përgjigje me shkrim, duke përfshirë informacionin mbi çdo veprim të marrë në dritën e pikëpamjeve dhe rekomandimeve të Komitetit.

5.Komiteti mund të ftojë shtetin palë që të paraqesë informacion të mëtejshëm rreth masave që ky shtet ka marrë në përgjigje të pikëpamjeve ose rekomandimeve të tij, nëse ka të tilla, duke përfshirë, nëse gjykohet e përshtatshme nga Komiteti, në raportet e mëtejshme të shtetit palë në kuadrin e nenit 18 të Konventës.

Neni 7

Page 54: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Neni 8

Neni 9

1. Nëse Komiteti merr informacion të besueshëm që tregon shkelje të rënda ose sistematike nga një shtet palë të drejtave të përcaktuara në Konventë, Komiteti do të ftojë atë shtet palë që të bashkëpunojë në shqyrtimin e informacionit dhe për këtë qëllim të paraqesë vërejtjet në lidhje me informacionin në fjalë.

2. Duke marrë parasysh vërejtjet që mund të jenë paraqitur nga shteti palë i interesuar si edhe çdo informacion tjetër të besueshëm që ai disponon, Komiteti mund të caktojë një ose më shumë prej anëtarëve të tij që të kryejnë një hetim dhe t'i raportojnë urgjentisht Komitetit. Kur ka një mandat dhe me pëlqimin e shtetit palë, hetimi mund të përfshijë një vizitë në territorin e tij.

3. Pas shqyrtimit të përfundimeve nga një hetim i tillë, Komiteti do t'ia transmetojë këto përfundime shtetit palë të interesuar së bashku me komentet dhe rekomandimet.

4. Shteti palë i interesuar, brenda gjashtë muajve nga marrja e përfundimeve, komenteve dhe rekomandimeve të dërguara nga Komiteti, do t'i paraqesë vërejtjet e tij Komitetit.

5. Një hetim i tillë do të kryhet në mirëbesim dhe bashkëpunimi i shtetit palë do të kërkohet në të gjitha fazat e procedurave ligjore.

1. Komiteti mund të ftojë shtetin palë të interesuar që të përfshijë në raportin e tij në kuadrin e

Page 55: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

nenit 18 të Konventës detajet për masat e marra në përgjigje të një hetimi të kryer në kuadrin e nenit 8 të këtij Protokolli.

2. Komiteti, nëse është e nevojshme, pas mbarimit të periudhës prej gjashtë muajsh specifikuar në nenin 8.4, mund të ftojë shtetin palë të interesuar të informojë atë për masat e marra në përgjigje të një hetimi të tillë.

1. Çdo shtet palë, në kohën e nënshkrimit ose ratifikimit të këtij Protokolli ose aderimit në të, mund të deklarojë që nuk njeh kompetencën e Komitetit që parashikohet në nenet 8 dhe 9.

2. Çdo shtet palë që ka bërë një deklaratë në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni mund të tërheqë në çdo kohë këtë deklaratë nëpërmjet njoftimit drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm.

Një shtet palë do të marrë të gjitha masat e përshtatshme për të siguruar që individët nën juridiksionin e tij nuk i nënshtrohen keqtrajtimit ose kërcënimit si pasojë e komunikimit me Komitetin sipas këtij Protokolli.

Komiteti do të përfshijë në raportin e tij vjetor në kuadrin e nenit 21 të Konventës një përmbledhje të aktiviteteve të tij në kuadrin e këtij Protokolli.

Neni 10

Neni 11

Neni 12

Page 56: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Neni 13

Neni 14

Neni 15

Çdo shtet palë angazhohet të bëjë gjerësisht të njohur dhe t'i bëjë publicitet Konventës dhe këtij Protokolli dhe të lehtësojë marrjen e informacionit rreth pikëpamjeve dhe rekomandimeve të Komitetit, veçanërisht, mbi çështjet që prekin atë shtet palë.

Komiteti do të zhvillojë rregullat e tij të procedurës që do të ndiqen kur ai ushtron funksionet që i akordohen nga ky Protokoll.

1. Ky Protokoll do të jetë i hapur për nënshkrim nga çdo shtet që ka nënshkruar, ratifikuar ose pranuar Konventën.

2. Ky Protokoll do të jetë subjekt ratifikimi nga çdo shtet që ka ratifikuar Konventën ose ka aderuar në Konventë. Instrumentet e ratifikimit do të depozitohen tek Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

3. Ky Protokoll do të jetë i hapur për aderim nga çdo shtet që ka ratifikuar Konventën ose ka aderuar në Konventë.

4. Aderimi do të kryhet nëpërmjet depozitimit të një instrumenti aderimi tek Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Page 57: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Neni 16

Neni 17

Neni 18

1. Ky Protokoll do të hyjë në fuqi tre muaj pas datës së depozitimit tek Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara të instrumentit të dhjetë të ratifikimit ose aderimit.

2. Për çdo shtet që ratifikon këtë Protokoll ose aderon në të pas hyrjes në fuqi të tij, ky Protokoll do të hyjë në fuqi tre muaj pas datës së depozitimit të instrumentit të tij të ratifikimit ose aderimit.

Nuk do të pranohet asnjë rezervë për këtë Protokoll.

1. Çdo shtet palë mund të propozojë një amendament në këtë Protokoll dhe ta depozitojë atë tek Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm do t'ua komunikojë shteteve palë çdo ndryshim të propozuar, duke u kërkuar që ata të njoftojnë Sekretarin e Përgjithshëm nëse ata përkrahin zhvillimin e një konference të shteteve palë me qëllim vlerësimin dhe votimin e propozimit. Në rastin kur të paktën një e treta e shteteve palë përkrah një konferencë të tillë, Sekretari i Përgjithshëm do të thërrasë konferencën nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara. Çdo amendament miratuar nga shumica e shteteve palë të pranishëm dhe që votojnë në konferencë do t'i paraqitet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për miratim.

Page 58: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

2. Amendamentet do të hyjnë në fuqi kur të jenë miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe pranuar nga shumica prej dy të tretave të shteteve palë në këtë Protokoll në pajtim me proceset e tyre përkatëse kushtetuese.

3. Kur amendamentet hyjnë në fuqi, ata do të jenë detyruese për ato shtete palë që i kanë pranuar ato, për shtetet e tjera palë që ende detyrohen nga dispozitat e këtij Protokolli dhe ndryshimet amendament e tjera të hershme që ata kanë pranuar.

1. Çdo shtet palë mund të denoncojë këtë Protokoll në çdo kohë me anë të njoftimit me shkrim drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Denoncimi do të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas datës së marrjes së njoftimit nga Sekretari i Përgjithshëm.

2. Denoncimi nuk do të cenojë zbatimin në vazhdimësi të dispozitave të këtij Protokolli për çdo komunikim të paraqitur në kuadrin e nenit 2 ose për çdo hetim të nisur në kuadrin e nenit 8 përpara datës që hyrjes në fuqi të denoncimit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të informojë të gjitha shtetet për:

a. Nënshkrimet, ratifikimet dhe aderimet në kuadrin e këtij Protokolli;

b. Datën e hyrjes në fuqi të këtij Protokolli dhe për çdo ndryshim amendament në kuadrin e nenit 18;

Neni 19

Neni 20

Page 59: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

c. Çdo denoncim në kuadrin e nenit 19.

1. Ky Protokoll, tekstet e të cilit në gjuhën arabe, kineze, angleze, franceze, ruse dhe spanjolle janë njëlloj autentike, do të depozitohet në arkivat e Kombeve të Bashkuara.

2. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do t'u dërgojë kopje të certifikuara të këtij Protokolli të gjitha shteteve cituar në nenin 25 të Konventës.

Neni 21

Page 60: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

Drejtoria e Shanseve të Barabarta në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

UNFPA - United Nations Population FundFondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë

Konventa mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave

Tiranë: Expo Vision Albania, 200862 f. 16,5 cm x 11 cm.

Page 61: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja
Page 62: KONVENTA MBI ELIMINIMIN E TË GJITHA FORMAVE TË ... per eleminimin e... · Konventa e OKB-së “Mbi Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit të Gruas” u miratua nga Asambleja

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E PUNËS

ÇËSHTJEVE SOCIALE DHE SHANSEVE TË BARABARTA