40
1 KRIZA NË AKADEMI (Vlerësim i Shoqërisë Civile për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës)

KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

1

KRIZA NËAKADEMI

(Vlerësim i Shoqërisë Civile për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës)

Page 2: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

2

Page 3: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

3

KRIZA NËAKADEMI

(Vlerësim i Shoqërisë Civile për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës)

Page 4: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

4

Page 5: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

5

botues:INTEGRA

autor:Shkëlzen Gashi

menaxher i projektit:Kushtrim Koliqi

redaktor gjuhësor:Gazmend Bërlajolli

dizajni i kopertinës, faqosja dhe shtypi:We and associates

1 shtator 2018Prishtinë

tirazhi:500 copë

Ky botim u realizua me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe i menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e autorit dhe e organizatës Integra, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SDC-së, DANIDA-s apo KCSF-së.

Page 6: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

6

Page 7: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

7

Rreth projektit

Projekti “Rishikim i shoqërisë civile dhe dialog publik për insitucionet e heshtura të Kosovës të financuara nga fondet publike” ka për qëllim të rishikojë dhe të reflektojë mbi punën e institucioneve specifike publike të Kosovës përmes hulumtimit dhe zhvillimit të aktiviteteve efektive, të orientuara në rezultate që kanë në shënjestër nxitjen e dialogut publik për më shumë transparencë, llogaridhënie dhe qeverisje më të mirë të insitucioneve gjegjëse që financohen nga fondet publike. Fillimisht, në fokus të projektit është institucioni i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK). Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit, publikimeve dhe rezultateve ose të arriturave të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ky projekt ofron gjetje mbi aktivitetin e këtij institucioni dhe rekomandime konkrete për përmirësimin e performancës së tij.

Rreth Integra-s

Integra është organizatë e formuar nga një grup njerëzish të zotuar që të kontribuojnë për mëkëmbjen dhe zhvillimin e Kosovës dhe të rajonit. Puna e Integra-s udhëhiqet nga parimet e qeverisjes së mirë dhe gëzimit të plotë të të drejtave të njeriut, pavarësisht nga etnia, raca, feja, gjinia, orientimi seksual ose bindja politike, të cilat janë thelbësore për ndërtimin e një Kosove demokratike dhe tolerante, plotësisht të integruar në bashkësinë evropiane.www.ngo-integra.org | [email protected]

Page 8: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

8

Page 9: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

9

Përmbajtja

Hyrja 12

Historiku i shkurtër i AShAK-ut 13

Qëllimi i AShAK-ut 14 Ligji (mandati dhe detyrat e AShAK-ut)

Projektet shkencore 15 Libra Revista Tryeza/Konferenca

Financimi, transparenca dhe raporti me publikun 19 Financimi dhe transparenca Raporti me publikun

Përzgjedhja e anëtarëve 21 Kriteri profesional Kriteri politik Kriteri etnik Kriteri gjinor

Plagjiatura 24 Sabri Hamiti Arsim Morina

Bashkëpunimi 25 Bashkëpunimi me AShSh Bashkëpunimi me akademitë e tjera Bashkëpunimi me institucionet e tjera shkencore, arsimore dhe kulturore

Raportimi dhe monitorimi 27

Gjetjet kryesore 28

Rekomandimet 31

Page 10: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

10

Page 11: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

11

Shkurtesat

ALLEA – All European Academies AMShA – Akademia Maqedonase e Shkencave dhe e Arteve AShAK – Akademia e Shkencave dhe e Arteve e KosovësAShSh – Akademia e Shkencave e ShqipërisëBE – Bashkimi EuropianEULEX – Europian Union Rule of Law Mission (Misioni për Sundim të Ligjit i BE-së në Kosovë)FEK – Fjalori Enciklopedik i Kosovës FESh – Fjalori Enciklopedik ShqiptarKNGjSh – Këshilli Ndërakademik për Gjuhën ShqipeKSA – Krahina Socialiste Autonome e KosovësLBD – Lëvizja e Bashkuar DemokratikeLDD – Lidhja Demokratike e Dardanisë LDK – Lidhja Demokratike e KosovësMAShT – Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e TeknologjisëORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në ArsimPDK – Partia Demokratike e KosovësPFK – Partia Fshatare e KosovësPSDK – Partia Social-Demokrate e KosovësRSFJ – Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë UP – Universiteti i PrishtinësSANU – Srpska Akademija Nauka i Umetnosti (Akademia Sërbe e Shkencës dhe e Arteve)

Page 12: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

12

Hyrje Ky publikim ka për qëllim parësor të shqyrtojë mandatin dhe detyrat e AShAK-ut, e ndër to punën shkencore të këtij institucioni, siç janë botimet e librave dhe të revistave, tryezat e konferencat, e kështu me radhë. Qëllim tjetër është të shqyrtojë se si përzgjidhen anëtarët e rregullt dhe ata korrespondentë; cili është kriteri politik, etnik, gjinor, e mbi të gjitha ai profesional? Ç’integritet akademik kanë anëtarët e AShAK-ut? Si dhe sa financohet AShAK-u dhe sa transparent është? Raporti shqyrton edhe bashkëpunimin e AShAK-ut me akademitë simotra dhe institucionet e tjera, e në fund edhe raportimin e tij në Qeverinë e Kosovës, përkatësisht në Kuvendin e Kosovës.

Për t’i arritë qëllimet e lartpërmendura, analizuam fillimsht legjislacionin përkatës për AShAK-un që nga themelimi më 1978 e deri më 2015, kur u miratua ligji i fundit për këtë institucion, pastaj statutet, rregulloret dhe dokumentet e tjera ligjore që lidhen me AShAK-un. Më pas shqyrtuam botimet e kësaj Akademie: librat, revistat dhe publikimet nga tryezat e konferencat. Më tej, analizuam biografitë e të gjithë anëtarëve të AShAK-ut për të parë përkatësinë etnike, gjinore, politike, e mbi të gjitha publikimet nëpër revista të mirëfillta akademike ndërkombëtare. Lidhur me financimin dhe transparencën e AShAK-ut hulumtuam buxhetet e Kosovës që nga viti 2008. Sa i takon bashkëpunimit me akademitë dhe institucionet e tjera, gjurmuam nëse ka ndonjë rezultat konkret nga marrëveshjet, memorandumet dhe protokolet e bashkëpunimit. Në fund fare, lidhur me raportimin e AShAK-ut në Qeveri/Kuvend të Kosovës, kërkuam informata nga Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Tekonologji i Kuvendit të Kosovës.

Për të gjitha çështjet e sipërpërmendura shqyrtuam edhe shumë artikuj, intervista, letra, peticione e reagime nëpër media të ndryshme, qoftë nga anëtarë të AShAK-ut ose nga kritikë e kundërshtarë të këtij institucioni. Kërkuam madje edhe intervista me drejtuesit e AShAK-ut, por përveç Fetah Podvoricës, drejtues i Seksionit të Shkencave të Natyrës, asnjë tjetër nuk ktheu përgjigje. Megjithëkëtë, për çështjet në fjalë bashkëbiseduam me mjaft profesorë universitarë, me pjesëtarë të shoqërisë civile, gazetarë, analistë, e kështu me radhë. Në fund, organizuam edhe një grup fokusi me pjesëtarë të shoqërisë civile, të cilët na dhanë shumë këshilla, vërejtje, komente e propozime të dobishme.

Në fund, dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë që e ndihmuan këtë publikim. Pjesëtarët e grupit të fokusit: Afrim Demiri, Ardiana Shala, Avni Zogiani, Fadil Hysaj, Imer Mushkolaj, Imer Topanica, Nexhmedin Spahiu, Nora Ahmetaj, Rebeka Qena, Rron Gjinovci, Vjollca Krasniqi dhe Zejnullah Gruda. Pastaj, për bisedat dhe vërejtjet, këshillat, komentet e propozimet falënderojmë: Agim Krasniqi, Arbër Vokrri, Ardian Dika, Armend Bërlajolli, Arben Hajrullahu, Agim Morina, Bejtullah Destani, Eli Krasniqi, Jahir Ahmeti, Sabit Gashi, Shkumbin Brestovci, Xhevahir Kolgjini. Në fund, por jo më pak e rëndësishme, falënderojmë Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) për hulumtimin e publikimeve në revista akademike të anëtarëve të rregullt e korrespodentë të AShAK-ut.

Page 13: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

13

Historik i shkurtër i AShAK-utNë vitin 1974 Kuvendi i Kosovës e ngriti një komision për ta themeluar Shoqatën e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Shoqata u krijua në vitin 1975 me 11 anëtarë të rregullt dhe 2 korrespondentë. Më 1978, Kuvendi i Kosovës e transformoi me ligj në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK).1 AShAK-u u bë anëtar me të drejta të barabarta në Unionin e Akademive të Shkencave dhe të Arteve të Jugosllavisë, madje për një mandat (1985-1987) edhe e kryesoi këtë union dhe ishte qendra e selisë së tij.

Në gjysmën e dytë të viteve ‘70 nisën botimet e para periodike në dy gjuhë, «Vjetari-Godišnjak» dhe «Acta Biologiae et Medicinae Experimentalis», pastaj në vitin 1980 e përkohshmja «Studime-Studije» dhe seria «Kërkime-Istraživanja». Krahas këtyre periodikëve, në fund të viteve ‘70 e krejt në fillim të viteve ‘80, u botuan disa vepra në shqip e sërbo-kroatisht të akademikëve shqiptarë e sërbë. Pas demonstratave të vitit 1981 për Kosovën Republikë e deri në fund të viteve ‘80, në masë të madhe dominuan botimet në sërbo-kroatisht e pjesërisht ato në të dy gjuhët, kurse botime vetëm në shqip kishte krejt pak.2

Në fund të viteve ‘80 Sërbia i nisi ndryshimet kushtetuese për heqjen e autonomisë së Kosovës, duke i shkelur në mënyrë drastike deri edhe të drejtat themelore të shqiptarëve të Kosovës. Pjesëtarët shqiptarë të AShAK-ut u angazhuan për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të shqiptarëve të Kosovës. Ata madje kontribuan për hartimin e një morie dokumentesh politike e juridike që e shprehnin vullnetin politik të shqiptarëve të Kosovës, siç janë: Deklarata Kushtetuese (2 korrik 1990), Kushtetuta e Kaçanikut (7 shtator 1990), Referendumi për Pavarësi (26-30 shtator 1991), zgjedhjet parlamentare e presidenciale (24 maj 1992), etj.3

Në vitin 1992, Kuvendi i Sërbisë, përmes Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Sërbisë, e mbylli AShAK-un dhe urdhëroi pushtetin sërb të instaluar në Kosovë që ta merrte pasurinë e këtij institucioni. Anëtarët sërbë e pranuan këtë urdhër dhe disa prej tyre e vazhduan punën në SANU (Srpska Akademija Nauka i Umetnosti – Akademia Sërbe e Shkencës dhe e Arteve), ndërsa anëtarët shqiptarë e boshnjakë e vazhduan punën në rrethana të reja. Më 1994 policia sërbe i dëboi anëtarët e ASHAK-ut nga ndërtesa dhe ia shkatërroi arkivin dhe bibliotekën. AShAK-u u detyrua ta zhvillonte veprimtarinë në një shtëpi private në lagjen Ulpi-ana të Prishtinës, të cilën e ofroi pa kundërshpërblim profesori universitar dr. Hamdi Syla.4

Në fillim të viteve ‘90, AShAK-u nuk nxori pothuajse asnjë botim, kurse në mes të viteve ‘90, ndonëse në kushte të vështira, arriti të botonte disa numra të revistave «Studime» e «Kërkime» dhe të publikonte veprat e disa akademikëve shqiptarë, kryesisht në fushën e gjuhësisë, letërsisë dhe të historisë shqiptare. Vitet ’90, përveç se ishin vite të veështira nën okupim, shënuan edhe shumë vdekje të hershme të anëtarëve të AShAK-ut – pesembëdhjetë prej tyre ndërruan jetë gjatë këtyre viteve, kurse pesë u larguan nga Kosova.

Pas luftës 1998-1999, ASHAK-u filloi fazë të re, u kthye në selinë e vet dhe vazhdoi punën; pos revistave, botoi veprat e disa anëtarëve të vet. Në vitin 2004 Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për AShAK-un,5 i cili i siguroi pavarësi dhe financa nga buxheti shtetëror. Vitet 2000-2015 ishin periudha më e frytshme në tërë historinë e AShAK-ut sa i takon veprimtarisë botuese, organizimit të tryezave, të simpoziumeve e të konferencave, por edhe vënies së kontakteve e lidhjeve të marrëveshjeve të bashkëpunimit me akademi të ndryshme europiane.6 Që nga fillimi i kësaj dekade, AShAK-u është vendosë në ndërtesë të re me kushte shumë të mira pune.

Page 14: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

14

1. Qëllimi i AShAK-utLigji për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK), i miratuar në fund të vitit 2015 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, e përcakton AShAK-un si institucionin më të lartë të shkencës dhe të artit në vend, veprimtaria e të cilit – promovimi, kultivimi, nxitja dhe zhvillimi i mendimit shkencor dhe i krijimtarisë artistike – është me interes të veçantë publik. Sipas këtij ligji, Akademia është institucion i pavarur në fushën e shkencës dhe të artit, të cilit Republika e Kosovës duhet t’i sigurojë kushte për punë dhe zhvillim.7 Qëllimi i Akademisë, përcakton më tej ligji, është zhvillimi, nxitja, promovimi dhe avancimi i shkencës dhe i artit në Kosovë, nëpërmjet:

1. Realizimit të projekteve shkencore me interes për zhvillimin e vendit; 2. Kujdesit për krijimin dhe avancimin e kuadrove shkencore, sidomos të brezit të ri;3. Mbledhjes, sistemimit, ruajtjes dhe studimit të materialeve me interes të veçantë shkencor, sidomos për trashëgiminë kulturore dhe të kaluarën e Kosovës; 4. Pjesëmarrjes në formimin e politikave të veprimtarisë shkencore e artistike;5. Vlerësimit të gjendjes ekzistuese dhe propozimit të masave për avancimin e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike;6. Shqyrtimit të problematikës gjenerale nga veprimtaria shkencore dhe artistike;7. Organizimit të punës kërkimore-shkencore me karakter teorik e praktik në fusha të ndryshme përmes: tryezave, simpoziumeve, konferencave, ekspozitave, koncerteve, etj. 8. Botimit të publikimeve të rregullta dhe periodike nga fusha e shkencës dhe e artit;9. Bashkëpunimit me institucionet vendore e ndërkombëtare të shkencës dhe të artit;10. Ndihmës për përhapjen e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike jashtë vendit;11. Përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve të punës të anëtarëve të Akademisë;12. Zhvillimit të hulumtimeve me interes të veçantë publik e shkencor;13. Ndërmarrjes së veprimeve në interes të veçantë për Kosovën, për të qenë institucion këshillues për zhvillimin e shkencës dhe të artit, në përputhje me nevojat e vendit. 8

Mirëpo, AShAK-u nuk e ka realizuar asnjë projekt shkencor me interes për zhvillimin e vendit. Është e paqartë se çfarë kujdesi ka treguar AShAK-u për krijimin dhe avancimin e kuadrove shkencore, sidomos të brezit të ri. Pastaj, nuk dihet cilat janë materialet me interes të veçantë shkencor, sidomos për trashëgiminë kulturore dhe të kaluarën e Kosovës, që AShAK-u i ka mbledhur, sistemuar, ruajtur dhe studiuar. Për më shumë, nuk dihet cila është pjesëmarrja e AShAK-ut në formimin e politikave të veprimtarisë shkencore e artistike? Çfarë ka bërë AShAK-u për vlerësimin e gjendjes ekzistuese dhe çfarë masash ka propozuar për avancimin e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike? Nuk ka kurrfarë kontributi AShAK-ut për përhapjen e mendimit shkencor e të krijimtarisë artistike jashtë vendit. Po ashtu, AShAK-u nuk ka zhvilluar kurrfarë hulumtimesh me interes të veçantë publik e shkencor dhe nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim në interes të veçantë për Kosovën për me qenë institucion këshillues për zhvillimin e shkencës dhe të artit, në përputhje me nevojat e vendit.

Page 15: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

15

2. Projektet Shkencore

a. Libra

Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë ka gjithsejt 79 botime të 34 autorëve, prej të cilëve 20 janë autorë shqiptarë (prej tyre 11 anëtarë të AShAK-ut) me 65 botime, që të gjitha në gjuhën shqipe, të botuara kryesisht pas viteve ’90. Autorë të huaj janë 14, prej tyre 5 sërbë, të botuar në sërbokroatisht gjatë viteve 80, dhe 9 ndërkombëtarë, që të gjithë me tematika nga gjuhësia e shqipes, të botuar pas luftës ‘98-‘99. Në kuadër të këtij seksioni nuk ka asnjë botim në gjuhë të huaja.

Seksioni i Shkencave Shoqërore ka gjithsej 58 botime nga 21 autorë, që të gjithë shqiptarë, prej të cilëve 13 anëtarë të AShAK-ut, Të gjitha botimet janë në gjuhën shqipe, përveç katër veprave të autorëve shqiptarë të botuara në gjuhën sërbo-kroate gjatë viteve ’80. Në kuadër të këtij seksioni nuk ka asnjë botim me autor të huaj dhe asnjë botim në gjuhë të huaj.

Seksioni i Shkencave të Natyrës ka gjithsejt 29 botime (27 shqip dhe 2 sërbisht) të 12 autorëve (10 shqiptarë dhe 2 sërbë). Prej autorëve, 10 janë anëtarë të AShAK-ut. Në këtë seksion nuk ka asnjë botim me autor të huaj dhe asnjë botim në gjuhë të huaj.

Seksioni i Arteve ka gjithsejt 23 botime të 10 autorëve, të gjithë shqiptarë. Të gjitha botimet janë të pasluftës 1998-1999, të gjitha në gjuhën shqipe, të gjitha me autorësi të anëtarëve të AShAK-ut ose me tematikë për veprat e anëtarëve të AShAK-ut. Pra, asnjë botim me autor të huaj ose rreth autorëve të huaj, si dhe asnjë botim në gjuhë të huaj.

b. Revista

«Acta Biologiae et Medicinae Experimentalis» ishte revistë e Seksionit të Shkencave të Natyrës. Numri i parë ka dalë më 1976. Shumica dërmuese e kontribuesve në këtë revistë janë sërbë, pastaj shqiptarë, e ndonjë i përkatësive të tjera etnike nga Jugosllavia ose edhe jashtë saj. E rëndësishme është se të gjitha punimet në këtë revistë janë në gjuhën angleze, me përmbledhje/rezyme të shkurtra në sërbisht e në shqip. Revista ka gjithsej 15 numra. Numri i fundit është botuar në vitin 1990.9

«Kërkime» është revistë e Seksionit të Shkencave të Natyrës, që boton punime nga shkencat ekzakte, në shqip dhe në gjuhë të huaja. Numri i parë i kësaj reviste u botua në vitin 1980. Gjatë viteve ‘80 u publikuan gjithsejt katër numra të saj, me autorë shqiptarë e sërbë, në shqip e në sërbo-kroatisht, me titull «Kërkime-Istraživanja». Gjatë viteve ‘90, për shkak të gjendjes nën okupim, numri i radhës doli vetëm në vitin 1997, i gjithi në shqip e me abstrakte në anglisht, me

Page 16: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

16

titull «Kërkime-Research». Deri më tani janë botuar gjithsejt 23 numra. Kontribuesit e revistës pas viteve ‘90 janë të gjithë shqiptarë. Gati 90% e punimeve në këtë revistë janë në shqip me rezyme në anglisht. Nga gati 300 punime të botuara në gjithë numrat e kësaj reviste, vetëm 16 janë nga kontribues të huaj si autorë të dytë e të tretë. Numri i fundit i revistës është botuar në vitin 2018, krejtësisht në gjuhën angleze.10

«Studime» është revistë nga fusha e filologjisë dhe e shkencave shoqërore, në shqip dhe në gjuhë të huaja. Numri i parë i saj është botuar në vitin 1980. Gjatë viteve ‘80 u publikuan gjithsejt tre numra në të dy gjuhët, shqip e sërbo-kroatisht, me titull «Studime-Studije». Gjatë viteve ‘90, për shkak të gjendjes nën okupim, numri i radhës doli vetëm më 1994, me titull vetëm në shqip «Studime». Deri më tani janë botuar gjithsejt 24 numra. Numri i fundit është botuar më 2017. Shumica dërmuese e publikimeve në këtë revistë janë të autorëve shqiptarë, e tek-tuk është ndonjë i huaj. Po ashtu, shumica dërmuese e kontributeve janë në gjuhën shqipe, me përmbledhje/rezyme të shkurtra në anglisht ose frëngjisht.11

«Studime Shoqërore» është revistë e re e shkencave shoqërore. Numri i parë i saj ka dalë më 2014. Deri më tani kanë dalë 3 numra. Në vitet 2017-2018 nuk ka dalë asnjë numër. Në këtë revistë janë botuar gjithsejt 55 punime, vetëm dy prej autorëve të huaj, kurse të gjitha të tjerat të autorëve shqiptarë. Po ashtu, të gjitha punimet janë në gjuhën shqipe, kurse përmbledhjet/rezymetë e shkurtra në anglisht. 12

«Vjetari» është publikim i përvitshëm i AShAK-ut, që ngërthen raportet e punës nga viti paraprak dhe programet e punës për vitin vijues, pastaj procesverbalet e kuvendeve, ndonjë rregullore, ligjet dhe statutet e AShAK-ut ndër vite, si dhe marrëveshjet e protokolet e bashkëpunimit me akademitë simotra ose edhe institucionet e ndryshme vendore e ndërkombëtare. Deri në vitin 1991 janë botuar 12 numra në shqip e në sërbisht me titull «Vjetari-Godišnjak», kurse prej vitit 1991 e deri më sot edhe 25 të tjerë, që do të thotë gjithsejt 37 numra. Të gjithë numrat e botuar pas vitit 1991 janë vetëm në shqip. 13

c. Konferenca/Simpoziume/Tryeza/Tubime Shkencore

Bazuar në materialet e konferencave, simpoziumeve, tryezave e tubimeve shkencore të cilat janë botuar nga seksionet e AShAK-ut, del se nga viti 1976 e deri më 2018 janë mbajtur gjithsejt 31 konferenca, simpoziume, tryeza e tubime shkencore – 13 nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, 11 nga Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe 7 nga Seksioni i Shkencave të Natyrës. Nga viti 1976 e deri në luftën e vitit 1998-1999, për gati një çerek shekulli, janë organizuar gjithsejt 11 konferenca, simpoziume, tryeza e tubime shkencore, kurse prej vitit 1999 e deri më 2018, pra për gati dy dekada, janë organizuar 18, që i bie pothuajse nga një në vit. Në konferencat, simpoziumet, tryezat e tubimet shkencore të organizuara gjatë viteve ‘70 e ‘80, ndonëse janë vetëm 4 sosh, pjesëmarrësit janë shqiptarë, sërbë dhe të tjerë, kurse në ato të organizuara gjatë viteve ’90 dhe nga paslufta 98-99 e deri më sot – të gjithë pjesëmarrësit janë shqiptarë, përveç në konferencën ‘Shqipja dhe Gjuhët e Ballkanit’, ku gjysma e pjesëmarrësve janë albanologë të huaj.

Page 17: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

17

d. Kosova – vështrim monografik

Në vitin 2008, AShAK-u vendosi të botonte një monografi për Kosovën me tema nga një mori fushash: gjeografia, historia, zhvillimet politiko-juridike, ekonomia, arsimi e shkenca, shëndetësia dhe kultura e sporti. Monografia me titullin «Kosova – vështrim monografik» në 650 faqe ngërthen shkrime autoriale të 68 autorëve, që të gjithë shqiptarë, kryesisht anëtarë të AShAK-ut, por edhe profesorë të UP-së ose punonjës shkencorë të instituteve shkencore publike të Kosovës. Monografia u botua më 2011 në shqip, e më 2013 doli një version i shkurtuar i saj në anglisht, që është ndër botimet e pakta të AShAK-ut në anglisht. Kjo monografi u dedikohet të huajve dhe përveçse nga AShAK-u, është shpërnda edhe nga institucionet politike në kontakte me përfaqësues të vendeve të huaja. Monografia është në të vërtetë përmbledhje e shkrimeve të botuara më parë në forma të ndryshme nga autorët e tyre.

e. Enciklopedia e Kosovës

Në vitin 2011, AShAK-u miratoi projektin ‘Enciklopedia e Kosovës’, që parashihej të realizohej në dy faza. Faza e parë është botimi i Fjalorit Enciklopedik të Kosovës (FEK), i cili do të shërbejë si bazë për fazën e dytë, e që është Enciklopedia e Kosovës. Gjatë vitit 2012 u emëruan Bordi, Këshilli, Redaksia Qendrore, si dhe u konstituuan 24 redaksi të fushave. Në vitin 2013 përfundoi faza e parë e projektit, u hartua fjalësi i plotë i zërave të FEK-ut për secilën fushë – diku rreth 6.000 zëra, porse versioni përfundimtar do të qëndrojë i hapur për ndryshime e plotësime deri në dorëzimin e tij në shtyp. FEK synon ta plotësojë Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (FESh) në pikat ku ai ka qenë më i kursyer. Ishte paraparë që gjatë viteve 2014-2015 të angazhoheshin deri në 500 autorë të profileve të ndryshme të shkencës e të dijes për hartimin e teksteve të zërave dhe gjatë kësaj periudhe të përfundonin edhe procedurat në tri shkallë të redaktimit.14 Thuhej se FEK do të botohej në vitin 2016, por ndonëse për këtë projekt AShAK-u ka pasë mbështetje të plotë e të vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës, ai nuk është botuar ende.

Kritika e vetme publike për këtë fjalor vinte nga akademik Rexhep Qosja, i cili kërkoi të mos i përfshihej emri në të, me arsyetimin se ky fjalor cenon tërësinë e botës shqiptare dhe e përmbush ‘shkencërisht’ konceptin sërb për ndarjen e kombit shqiptar në dy kombe. Qosja shtonte se me koncept dhe përmbajtje, FEK është vepër partiake e LDK-së; se redaksitë e tij përbëhen, në të shumtën e rasteve, prej njerëzve jokompetentë dhe se në të përfshihen emrat e bijve, etërve, vjehrrijve dhe miqve të anëtarëve të redaksive të ndryshme të Fjalorit.15 Kryeredaktori i FEK-ut, akademik Mehmet Kraja, në kundërreagimin ndaj kritikës së Qosjes, thotë se veprat shkencore dhe letrare të Qosjes janë publike, prandaj, edhe pa dëshirën e tij, ai do të përfshihet në FEK. Kraja më tej i mohon akuzat e Qosjes për ndarjen e kombit shqiptar dhe shton se është FESH-i ai që ka shkelur në mënyrë brutale Kosovën dhe kombin në përgjithësi, sepse nga rreth 8000 zërat e tij, vetëm 10% i referohen Kosovës dhe në të nuk përfshihet asnjë institucion i Kosovës,

Page 18: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

18

por vetëm individët. Kraja i mohon akuzat për politizim, redaksi jokompetente dhe përfshirje njerëzish jomeritorë. 16

Sido që të jetë, dy gjëra mbeten të paqarta këtu: 1) cilat ishin kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të strukturave redaktoriale të FEK-ut, dhe 2) cilat ishin kriteret e përfshirjes së individëve, ngjarjeve, fenomeneve ose institucioneve në zërat e FEK-ut.

f. Korpusi i Gjuhës Shqipe

Korpusi i Gjuhës Shqipe dhe digjitalizimi i materialeve të shqipes së shkruar është një tjetër projekt i AShAK-ut, rreth të cilit, për fat të keq, nuk ka kurrfarë informatash.

g. Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe (KNGjSh)

Në vitin 2005, me qëllim të zhvillimit të gjuhës shqipe dhe të përmirësimit të normës së gjuhës letrare, AShAK-u, së bashku me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (AShSh), formuan Këshillin Ndërakademik për Gjuhën Shqipe (KNGjSh), i cili, sa ishte nën kryesimin e AShAK-ut, nisi një punë të frytshme, për ta ndërprerë në vitet kur kryesimi i Këshillit kaloi nën kompetencë të AShSh-së. Gjatë vitit 2011 AShAK-u zhvilloi bisedime me AShSh për riaktivizimin e Këshillit, duke plotësuar të gjitha kërkesat që erdhën nga AShSh, përfshirë edhe ndryshimet në rregullore dhe në strukturën organizative. Përkundër angazhimit të AShAK-ut për të gjetur zgjidhje për funksionalizimin e KNGjSh-së, strukturat udhëheqëse të AShSh-së e penguan punën e këtij Këshilli, për te cilin lirisht mund të thuhet se nuk ekziston më.

Që nga viti 2008 kur AShAK-u është bërë kategori e veçantë buxhetore, e sidomos nga viti 2012 që kur buxhetin vjetor e ka 1 milion euro, prej 4 projekteve të mëdha, vetëm njërin e ka finalizuar: monografinë «Kosova – vështrim monografik». Projektin «Fjalori Enciklopedik i Kosovës» që është dashur ta përfundonte para dy vjetësh, nuk e ka kryer, për projektin «Korpusi i Gjuhës Shqipe» nuk ka asnjë informatë, kurse «Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe» mund të thuhet se praktikisht është projekt i vdekur. Të gjitha këto projekte të mëdha të AShAK-ut: monografia «Kosova – vështrim monografik», «Fjalori Enciklopedik i Kosovës», «Korpusi i Gjuhës Shqipe» dhe «Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe», janë projekte kombëtare. AShAK-u nuk e ka asnjë projekt ndërkombëtar.

Page 19: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

19

3. Financimi, transparenca dhe raporti me publikun

a. Financimi dhe transparenca

Në periudhën 1975-1989, AShAK-u financohej nga Buxheti i KSA të Kosovës, në vitet 1990-1999 nga ndihmat, në vitet 2000-2004 përmes Rektoratit të UP-së, prej vitit 2004 nëpërmjet MAShT-it, e më pas përmes ligjit për AShAK-un u pavarësua tërësisht me buxhet vetanak.17 Aktualisht, AShAK-u ligjërisht mund të financohet nga: Buxheti i Republikës së Kosovës; Mjetet e fituara nga realizimi i projekteve shkencore dhe artistike; si dhe donacionet dhe burimet e tjera të ligjshme.18 Mirëpo, 99% e buxhetit të AShAK-ut mbushet nga Buxheti i Republikës së Kosovës e 1% nga mjetet e fituara prej realizimit të projekteve shkencore dhe artistike, ndërkohë që nuk ka fare donacione a burime të tjera të ligjshme. Prej vitit 2007, kur u pavarësua tërësisht me buxhet vetanak e deri më 2018, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës, AShAK-u ka marrë nga buxheti shtetëror gati 10 milionë euro.19 Në gjashtë vitet e fundit, buxheti i AShAK-ut ka qenë pak mbi 1 milion euro në vit dhe rreth 2/3 e buxhetit vjetor gjatë këtyre viteve kanë shkuar në paga dhe mëditje.

Viti 2007 406, 724 €Viti 2008 449, 371 €Viti 2009 423, 772 €Viti 2010 449, 371 €Viti 2011 437, 151 €Viti 2012 804, 017 €Viti 2013 1, 040, 700 €Viti 2014 1, 149, 170 €Viti 2015 1, 145, 644 €Viti 2016 1, 142, 501 €Viti 2017 1, 094, 851 €Viti 2018 1, 113, 425 €

TOTAL: 9, 666, 697 €

Sipas nenit 25 të Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në fund të vitit 2015, anëtarit të rregullt dhe anëtarit korrespondent me qëndrim të përhershëm në vend, i takon shpërblimi i përhershëm mujor. Lartësia e shpërblimit për anëtarin e rregullt dhe atë korrespondent bazohet në lartësinë e pagave të profesorëve të rregullt dhe të asociuar universitarë. Për më shumë, anëtarëve të Kryesisë së AShAK-ut u takon shtesa mujore për funksionet që kryejnë, kurse kriteret dhe lartësia e shtesave për funksionet që i kryejnë përcaktohen sipas legjislacionit në fuqi.20 Në bazë të Rregullores për të ardhura personale në Universitetin e Prishtinës, paga bazë e profesorëve të rregullt universitarë është 1.429.54,

Page 20: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

20

kurse e profesorëve të asociuar 1.283.34 euro.21 Për me shumë, honoraret për bashkëpunëtorët e jashtëm të AShAK-ut janë minimale, kurse honoraret për anëtarët e brendshëm – të rregullt e korrespodentë – janë të përmuajshme dhe të majme.

AShAK-u nuk i publikon raportet financiare në faqen e vet zyrtare të internetit. Përgjegjësja për Financa në AShAK nuk pranoi të intervistohej.

b. Raporti me publikun

AShAK-u nuk ka Zyrë për Marrëdhënie me Publikun e as zëdhënës. Anëtarët e AShAK-ut nuk kanë e-maile individuale të afishuara në uebfaqen zyrtare të institucionit. Faqja zyrtare në internet është e pastrukturuar, e papërditësuar dhe vetëm në gjuhën shqipe (nuk ka asgjë në gjuhën angleze). Për qëllime të këtij publikimi, kërkesa për intervistë iu dërgua udhëheqësve kryesorë të AShAK-ut, por asnjëri nuk ktheu përgjigje përveç Fetah Podvoricës, udhëheqës i Seksionit të Shkencave të Natyrës.

Page 21: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

21

4. Përzgjedhja e anëtarëvePër përzgjedhjen e anëtarëve të AShAK-ut, neni 19 i Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në fund të vitit 2015, thotë se anëtar i rregullt i Akademisë mund të zgjidhet shtetasi i Kosovës që është punonjës i shquar i shkencës ose i artit, që ka arritje shkencore ose artistike, veprat e të cilit paraqesin realizime kulmore në fushën e shkencës ose të artit dhe janë me peshë në vend dhe jashtë tij.22 Sa i takon procedurës së përzgjedhjes së anëtarëve të AShAK-ut, neni 23 i Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës thotë se procedura e propozimit, e votimit dhe e zgjedhjes së anëtarëve të AShAK-ut përcaktohet me Statutin dhe aktet e tjera normative të AShAK-ut. Sipas këtij ligji, zgjedhjet për anëtarë të AShAK-ut bëhen çdo katër vjet dhe mund të zgjidhen ata kandidatë që nuk e kanë kaluar moshën 65 vjeçare. 23

Propozimet për anëtarë të AShAK-ut i paraqesin seksionet e AShAK-ut (Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore, Seksioni i Shkencave të Natyrës dhe Seksioni i Arteve), pastaj këshillat e fakulteteve të universiteteve publike dhe këshillat shkencorë të instituteve shkencore publike, që financohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës. Edhe Kryesia e AShAK-ut i paraqet propozimet e veta për anëtarët e rinj. Në fund, për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj vendos me shumicë votash Kuvendi i AShAK-ut në seancë zgjedhore. Propozimet duhet të përmbajnë vlerësimin e recensentëve me të dhëna të hollësishme për punën dhe për rezultatet shkencore e për veprat artistike të kandidatit të propozuar.

Kur jemi te zgjedhjet, duhet thënë se gjatë këtij viti, Kuvendi i AShAK-ut zgjodhi për Kryetar të AShAK-ut akademik Nexhat Dacin, i cili më 10 nëntor 2010, me vendim e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, u dënua me 18 muaj burg për shpërdorim të detyrës zyrtare si Kryetar i Kuvendit të Kosovës – blerje të pasurisë dhe shërbimeve me urdhër të tij e që u paguan nga buxheti i Kuvendit, e u përdorën privatisht. Ky vendim u konfirmua përfundimisht më 15 korrik 2011 në Gjykatën Supreme nga një trup gjykues i përzier me dy gjykatës vendas e një të EULEX-it. Gjykata Supreme e urdhëroi të pandehurin edhe që t’ia kompensonte Kuvendit të Kosovës shumën prej 1.540 eurosh për dëmin e shkaktuar me këto vepra penale, si dhe e anuloi ndalimin që i pandehuri të ushtronte funksione publike.24 Ligjërisht, zgjedhja e Dacit për Kryetar të AShAK-ut është në rregull, por jo edhe moralisht.

Sidoqoftë, më poshtë do të shohim nëse janë marrë për bazë këto katër kritere në përzgjedhjen e anëtarëve të AShAK-ut – ai profesional, politik, gjinor dhe etnik:

Page 22: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

22

a. Kriteri profesional

Nga 22 anëtarë të rregullt të AShAK-ut, studimet në të trija nivelet BA, MA dhe PhD i kanë kryer kryesisht në Prishtinë, pastaj në Beograd, Sarajevë, Zagreb dhe në Lublanë, që do të thotë në universitetet e qyteteve ish-jugosllave. Edhe prej 16 anëtarëve korrespodentë, pjesa më e madhe i kanë kryer studimet BA, MA dhe PhD në Prishtinë, kurse të tjerët në Beograd, Zagreb e Lublanë, pra në universitetet e qyteteve ish-jugosllave, e vetëm njëri i ka përfunduar studimet MA dhe PhD në një vend të BE-së dhe është i vetmi anëtar i AShAK-ut që ka pranuar të intervistohet për këtë raport.

Nga 22 anëtarë të rregullt të AShAK-ut, vetëm 3 kanë punime të publikuara në revista akademike ndërkombëtare. Hivzi Islami e Nexhat Daci kanë të publikuara nga katër punime, kurse Idriz Ajeti tri. Ndërkaq, prej 16 anëtarëve korrespodentë, 8 ose gjysma e tyre kanë punime të publikuara në revista akademike ndërkombëtare – Fetah Podvorica tetë punime, Qamil Haxhibeqiri gjashtë, Arsim Morina, Muzafere Limani dhe Salih Gashi nga tri dhe Bardh Rugova, Edi Shukriu e Justina Pula nga një.

b. Kriteri politik

Nga 22 anëtarë të rregullt të AShAK-ut, pak më shumë se gjysma (12) kanë qenë të angazhuar nëpër parti politike – tetë në LDK, dy në PFK, një në LBD dhe një në ORA. Kurse, nga 16 anëtarë korrespodentë, gati gjysma (7) kanë qenë të angazhuar nëpër parti politike – katër në LDK, dy në PDK dhe një në PSD. Megjithëkëtë, Kryetari i AShAK-ut, Nexhat Daci, dikur pjesë e strukturave drejtuese të LDK-së, deklaron se «asnjë pjesë e politikës, as në këtë sistem e as në atë sistem, kurrë nuk ka intereferu në përzgjedhjen e anëtarëve të Akademisë».25 Në anën tjetër, prof. dr. Agim Vinca, pretendent për anëtar të AShAK-ut, e njëkohësisht kritik i këtij institucioni, deklaron se «Akademia historikisht ka qenë shërbëtore e politikës: edhe në sistemin monist, edhe në periudhën e të ashtuquajturit sistem paralel, madje edhe në periudhën pas çlirimit të Kosovës dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës». 26

Një mori anëtarësh të AShAK-ut kanë qenë në LDK, jo vetëm si anëtarë të thjeshtë, por funksionarë të lartë: Ibrahim Rugova, ish-kryetar i LDK-së, Fehmi Agani, ish-nënkryetar i LDK-së, Rexhep Ismajli, Ali Aliu dhe Mehmet Kraja, ish-anëtarë të Kryesisë së LDK-së, Idriz Ajeti e Nexhat Daci, ish-anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Aktualisht, Kryetari dhe nënkryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe Sabri Hamiti janë anëtarë të AShAK-ut. Prej të lartpërmendurve, vetëm Idriz Ajeti është pranuar anëtar i AShAK-ut kur nuk ekzistonte LDK-ja, ndërkaq të tjerët janë pranuar duke qenë apo pasi që kishin qenë udhëheqës të lartë të LDK-së. Përpos këtyre udhëheqësve të lartë të LDK-së, anëtarë të AShAK-ut janë bërë edhe dy liderë të tjerë të lartë të dy partive satelite të LDK-së: Besim Bokshi, ish-kryetar i Partisë Social-Demokrate të Kosovës (PSDK), dhe Hivzi Islami, ish-kryetar i Partisë Fshatare të Kosovës (PFK).

Page 23: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

23

c. Kriteri gjinor

AShAK-u ka 22 anëtarë të rregullt, që të gjithë meshkuj dhe 16 anëtarë korrespodentë, prej të cilëve 12 meshkuj e 4 femra, të pranuara në vitin 2012, përkatësisht 2016. In memoriam janë 28 anëtarë, që të gjithë meshkuj, e anëtarë të jashtëm janë 19, po ashtu meshkuj. Anëtar nderi është vetëm një dhe edhe është mashkull. Edi Shukriu është gruaja e parë e zgjedhur anëtare e AShAK-ut, në vitin 2012, kurse në vitin 2016 u zgjodhën edhe tri gra të tjera: Gjyljeta Mushkolaj, Justina Pula dhe Muzafere Limani.

d. Kriteri etnik

Nga 22 anëtarët e rregullt të AShAK-ut, që të gjithë janë shqiptarë, siç janë edhe 16 anëtarët korrespodentë. Nga 28 anëtarët in memoriam, dy janë sërbë, të zgjedhur në kohën e RSFJ-së. Nga 19 anëtarët e jashtëm 8 janë shqiptarë dhe 11 të huaj (dy kroatë, tre amerikanë, një anglez, një gjerman, një francez, dy italianë, një zviceran). Anëtari i vetëm i nderit është shqiptaro-amerikan. Që nga viti 1990 e këndej në AShAK nuk është përzgjedhur asnjë pjesëtar i komuniteteve të tjera etnike në Kosovë.

Page 24: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

24

5. Plagjiatura

Sabri Hamiti

Në vitin 2005, Sali Bytyçi ka akuzuar publikisht Sabri Hamitin se në veprën e sapodalë me titull «Tematologjia», të botuar nga AShAK, ka vjedhur nga «Rečnik književnih termina» (Beograd, 1985)27 dhe nga «Dictionnaire des genres et notions littéraires» (Paris, 2001).28 Hamiti nuk është deklaruar ndonjëherë për këtë çështje. Vepra e kontestuar figuron e para në listën e literaturës bazë për lëndën mësimore «Tematologjia» në nivelin Bachelor të Departamentit të Letërsisë të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës,29 si dhe për lëndën «Letërsi Shqipe»30 në nivelin Master. Në biografinë e afishuar në uebfaqen e Departamentit të Letërsisë të UP-së, Sabri Hamiti shënon edhe çmimin e akorduar më 2006 nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë për veprën e plagjiarizuar.31 Hamiti është anëtar i AShAK-ut që nga viti 2000. Ai nuk është deklaruar asnjëherë për këto akuza. Po ashtu, as AShAK-u nuk është deklaruar asnjëherë për këtë rast.

Arsim Morina

Në vitin 2013 neurokirurgu Talat Gjinolli dorëzon në Rektoratin e UP-së një letër nëntëfaqëshe me hollësitë se si Arsim Morina, bashkautor i tekstit universitar «Neurotrauma» (2007), ka kopjuar duke i përkthyer plot 26 kapituj nga katër vepra të fushës: «Brain surgery: Complication, avoidance and management», «Hirurgija centralnog nervnog sistema», «Neurosurgery», «Handbook of Neurosurgery», si dhe nga punimi shkencor «Anestezioni tek neurotrauma» i bashkëshortes së tij, Qamile Morina. Dr. Gjinolli konkludon se 90-95 % e librit është plagjiaturë.32 Arsim Morina, në biografinë e vet të afishuar në uebfaqen zyrtare të AShAK-ut, e paraqet veprën e plagjiarizuar si «libri i vetëm autorial nga lëmi i neurokirurgjisë në trojet shqiptare».33 Një grup profesionistësh mjekësorë, me në krye dr. Gjinollin, kanë kërkuar nga Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë, Rektorati i UP-së dhe Ministria e Arsimit që librin ta tërheqin nga tregu deri në verifikimin e autorësisë.34 Morina është anëtar i AShAK-ut që nga viti 2012. Ai nuk është prononcuar asnjëherë për media lidhur me çështjen e veprës së plagjiarizuar. As AShAK-u nuk është deklaruar ndonjëherë për këtë rast.

Page 25: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

25

6. Bashkëpunimi

a. Bashkëpunimi me AShSh-në

Bashkëpunimi më i afërt i AShAK-ut realizohet me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (AShSh) dhe përmes saj edhe me shumë institute shkencore në Republikën së Shqipërisë. Përveç Memorandumit të Bashkëpunimit midis dy Akademive për punë konkrete dhe programe të detajuara shkencore e artistike, një herë në dy vite nënshkruhet Protokolli i bashkëpunimit. Mirëpo, AShAK-u nuk ka asnjë publikim të përbashkët me AShSh-në apo konferencë/simpozium/tryezë/tubim shkencor. Rezultati i vetëm është pjesëmarrja e anëtarëve të këtyre dy akademive në publikimet ose konferencat/simpoziumet/tryezat/tubimet shkencore të njëra-tjetrës.

b. Bashkëpunimi me akademitë e tjera

AShAK-u pohon se ka marrëveshje bashkëpunimi me akademitë e shkencave dhe të arteve të rajonit dhe me shumë akademi europiane e më gjerë, pasi që është anëtar me të drejta të plota e të barabarta në disa asociacione ndërkombëtare. Përveçse me AShSH-në, AShAK-u ka marrëveshje bashkëpunimi me akademitë e shkencave dhe të arteve të Sllovenisë, të Kroacisë, të Italisë, të Belgjikës, të Britanisë së Madhe, të Austrisë, të Turqisë dhe të Bullgarisë. Po ashtu, AShAK-u ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim dhe mirëkuptim midis akademive të Evropës Juglindore, bashkëpunon me Rrjetin Ndërakademik të të Drejtave të Njeriut me seli në Nju Jork dhe është anëtar me të drejta të plota dhe të barabarta i ALLEA-s (All European Academies), federatë kjo e 53 Akademive të shkencave nga 43 vende të Europës, si dhe anëtar i Këshillit Ndërakademik të Europës Juglindore. AShAK-u bashkëpunon dhe me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Europës (European Academy of Sciences and Arts / Academia Scientiarum et Artium Europaea) me seli në Salzburg të Austrisë. Me gjithë faktin se AShAK-u ka gjithë këto marrëveshje të nënshkruara me akademi e asociacione akademike, rezultati është dy projekte të përbashkëta me to: një libër i publikuar nga AShAK-u dhe Akademia e Sllovenisë, si dhe një tjetër i publikuar nga AShAK-u dhe Akademia Maqedonase e Shkencave dhe të Arteve (AMShA).

Për botimin e përbashkët mes AShAK-ut dhe AMShA-së, të titulluar “Poetët akademikë – antologji e poetëve anëtarë të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe të Arteve”, reagoi Agim Vinca, duke vënë re se të gjithë poetët e përfshirë në këtë libër janë maqedonas dhe që të gjithë janë përfshirë në antologjitë e poezisë maqedonase të botuara më parë në shqip në Shkup, Tiranë e Prishtinë. Për më shumë, Vinca e kundërshtonte këtë bashkëpunim edhe për arsyen se AShAK-u gjeti gjuhë të përbashkët me simotrën e vet maqedonase në Shkup – AMShA, e cila e ka përkrahur pa rezervë politikën diskriminuese maqedonase ndaj shqiptarëve, por jo edhe me simotrën e vet shqiptare në Tiranë – AShSh-në.35

Page 26: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

26

c. Bashkëpunimi me institucionet e tjera shkencore, arsimore dhe kulturore

AShAK-u ka marrëveshje me Universitetin e Prishtinës, por as me këtë institucion nuk ka ndonjë projekt të përbashkët. Sa u takon institucioneve të tjera, sidomos instituteve shkencore si Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Historisë, Instituti i Albanologjisë, e me radhë, bashkëpunimi i vetëm që dihet, ështe se punonjës të këtyre instituteve janë anëtarë të AShAK-ut. Natyrisht, përjashtim këtu bën Instituti i Albanologjisë, ngaqë shumica e të refuzuarve për të qenë pjesë e AShAK-ut vijnë nga ky institut. Po ashtu, edhe kritikët më të mëdhenj të AShAK-ut vijnë nga Instituti i Albanologjisë.36

Page 27: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

27

7. Raportimi dhe monitorimiRaportet vjetore narrative dhe financiare të AShAK-ut nuk janë publike. Raporti i Auditimit për vitin 2017 konstaton se gjithçka është në rregull. Gjatë miratimit të ligjit për AShAK-un në vitin 2015, është thënë se AShAK-u do t’i raportojë Kuvendit të Kosovës për punën e vet në baza vjetore. Kanë kaluar gati tre vjet që nga miratimi i ligjit të ri dhe AShAK-u deri më sot nuk i ka raportuar për punën e vet asnjë institucioni shtetëror, as Kuvendit të Kosovës, përkatësisht Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Teknologji e as Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Page 28: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

28

Gjetjet kryesore- Gati të gjitha publikimet e AShAK-ut, të të gjitha seksioneve, janë të autorëve shqiptarë dhe në gjuhën shqipe. Nuk ka pothuajse asnjë publikim në gjuhën angleze. Më shumë se gjysma e publikimeve janë vepra të anëtarëve të AShAK-ut dhe, për më shumë, janë ribotime, gjë që e redukton AShAK-un në shtëpi botuese.

- Prej katër revistave të AShAK-ut, e vetmja që ka dalë krejt në anglisht - «Acta Biologiae et Medicinae Experimentalis» - nuk del më që nga viti 1990. Ndërkaq, tri revistat e tjera, «Kërkime», «Studime» dhe «Studime Shoqërore», mbi 90% të punimeve të botuara i kanë të autorëve shqiptarë dhe vetëm në gjuhën shqipe. Për më tej, këto revista nuk kanë kode ndërkombëtare (nuk kanë ‘peer review’).

- Në të gjitha konferencat, simpoziumet, tryezat e tubimet shkencore të organizuara gjatë viteve ’90, e me theks të veçantë nga paslufta 1998-99 e deri më sot, të gjithë pjesëmarrësit janë shqiptarë, përveç në konferencën ‘Shqipja dhe Gjuhët e Ballkanit’, ku gjysma e pjesëmarrësve janë albanologë të huaj. Të gjitha publikimet nga këto konferenca, simpoziume, tryeza e tubime shkencore janë botuar vetëm në shqip.

- Që nga viti 2008, kur AShAK-u është ndarë si kategori e veçantë buxhetore, e sidomos prej vitit 2012, kur buxhetin vjetor e ka 1 milion €, prej 4 projekteve te mëdha, vetëm njërin e ka finalizuar: monografinë «Kosova – vështrim monografik». Projektin «Fjalori Enciklopedik i Kosovës», që është dashur ta përfundonte para dy vjetësh, nuk e ka kryer ende, për projektin «Korpusi i Gjuhës Shqipe» nuk ka asnjë informatë, kurse për «Këshillin Ndërakademik për Gjuhën Shqipe» mund të thuhet se është praktikisht projekt i vdekur.

- Të gjitha projektet e mëdha të AShAK-ut, monografia «Kosova – vështrim monografik», «Fjalori Enciklopedik i Kosovës», «Korpusi i Gjuhës Shqipe» dhe «Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe», janë projekte kombëtare. AShAK-u nuk ka asnjë projekt ndërkombëtar.

- Prej vitit 2008 kur u pavarësua tërësisht si kategori buxhetore e deri më 2018, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës, AShAK-u ka marrë nga Buxheti i Republikës së Kosovës gati 10 milionë euro. Në gjashtë vitet e fundit, buxheti i AShAK-ut ka shkuar pak mbi 1 milion euro në vit, e rreth 2/3 e tij janë ndarë për paga dhe mëditje. Honorari mujor për anëtarin e rregullt është 1.429.54 €, e për anëtarin korrespodent 1.283.34 €.

- Të gjithë 22 anëtarët e rregullt të AShAK-ut, i kanë kryer studimet në të trija nivelet BA, MA dhe PhD kryesisht në Prishtinë, pastaj në Beograd, Sarajevë, Zagreb dhe në Lublanë, që do të thotë në universitetet e vendeve ish-jugosllave. Prej 16 anëtarëve korrespodentë, pjesa më e madhe i kanë kryer studimet BA, MA dhe PhD në Prishtinë, kurse të tjerët në Beograd, Zagreb e Lublanë, pra në universitetet e vendeve ish-jugosllave, e vetëm njëri i ka përfunduar studimet MA dhe PhD në një vend të BE-së dhe është i vetmi anëtar i AShAK-ut që pranoi të intervistohet për këtë publikim.

Page 29: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

29

- Nga 22 anëtarë të rregullt të AShAK-ut, vetëm 3 kanë nga 3 punime të publikuara në revista akademike ndërkombëtare, ndërkaq prej 16 anëtarëve korrespodentë, 8 prej tyre kanë punime të publikuara në revista akademike ndërkombëtare 3 nga 1 punim, 3 nga 3 punime dhe 2 të tjerë i kanë nga 6 përkatësisht 8 punime.

- Nga 22 anëtarë të rregullt të AShAK-ut, pak më shumë se gjysma (12) kanë qenë të angazhuar nëpër parti politike – tetë në LDK (prej tyre më vonë dy në Lidhjen Demokratike të Dardanisë - LDD), dy në PFK, një në LBD dhe një në ORA. Kurse nga 16 anëtarë korrespodentë, gati gjysma (7) kanë qenë të angazhuar nëpër parti politike – katër në LDK, dy në PDK dhe një në PSD.

- Të gjithë anëtarët e rregullt të AShAK-ut (22) janë burra, e anëtarët korrespodentë (16) - 12 burra e 4 gra, të pranuara në vitin 2012 përkatësisht 2016. In memoriam janë 28 anëtarë, që të gjithë burra, e anëtarë të jashtëm janë 19, që të gjithë burra. Anëtar nderi është vetëm një dhe edhe ai është burrë.

- Të gjithë anëtarët e rregullt të AShAK-ut (22) janë shqiptarë dhe të gjithë anëtarët korrespodentë (16) janë shqiptarë. In memoriam janë 28, prej tyre dy sërbë, të zgjedhur në kohën e RSFJ-së. Anëtarë të jashtëm janë 19; ndër ta 8 janë shqiptarë dhe 11 të huaj (dy kroatë, tre amerikanë, një anglez, një gjerman, një francez, dy italianë, një zviceran). Anëtar nderi është vetëm një dhe ai është shqiptaro-amerikan. Që nga viti 1990 e këndej në AShAK nuk është zgjedhur anëtar asnjë pjesëtar i komuniteteve etnike minoritare në Kosovë.

- Në vitin 2018, Kuvendi i AShAK-ut për Kryetar zgjodhi akademik Nexhat Dacin, i cili më 10 nëntor 2010 ishte dënuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë me 18 muaj burg me kusht për shpërdorim të detyrës zyrtare. Ky vendim ishte konfirmuar edhe nga një trup gjykues i Gjykatës Supreme, me dy gjykatës vendorë e një të EULEX-it.

- Dy anëtarë të AShAK-ut, Sabri Hamiti dhe Arsim Morina, janë akuzuar publikisht në media – i pari nga Sali Bytyçi, i dyti nga Talat Gjinolli – me dëshmi të forta, se veprat e tyre, madje njëra e publikuar nga vetë AShAK-u, janë plagjiatura. Mirëpo, AShAK-u nuk ka ndërmarrë kurrfarë masash, madje ka refuzuar të prononcohet për këto raste.

- Përkundër memorandumeve dhe protokoleve të bashkëpunimit midis dy Akademive, AShAK-u nuk ka asnjë publikim të përbashkët me AShSh-në e as konferencë/ simpozium/ tryezë/ tubim shkencor. Rezultati i vetëm i memorandumeve dhe protokoleve është pjesëmarrja e anëtarëve të dy akademive në publikimet ose konferencat/ simpoziumet/ tryezat/ tubimet shkencore të njëra-tjetrës.

- Përkundër faktit që AShAK-u ka gjithë ato marrëveshje të nënshkruara me akademi dhe asociacione akademike, rezultati deri më sot është një libër i botuar nga AShAK-u dhe Akademia e Sllovenisë, si dhe një nga AShAK-u dhe Akademia e Maqedonisë.

Page 30: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

30

- AShAK-u ka marrëveshje me UP-në, por as me këtë institucion nuk ka asnjë projekt të përbashkët. Sa u takon institucioneve të tjera shkencore, si Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Historisë, Instituti i Albanologjisë, etj., ‘bashkëpunimi’ i vetëm është se punonjës të këtyre instituteve kanë qenë ose janë anëtarë të AShAK-ut. Këtu përjashtim bën Instituti i Albanologjisë, ngaqë shumica e të refuzuarve për të qenë pjesë e AShAK-ut vijnë nga ky institut. Në të njëjtën kohë, edhe kritikët më të mëdhenj të AShAK-ut vijnë po nga ky institut.

- Ndonëse në vitin 2015, gjatë miratimit të ligjit për AShAK-un, është thënë se ai do t’i raportojë Kuvendit të Kosovës për punën e vet, deri më sot nuk i ka raportuar asnjëherë Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Teknologji të Kuvendit të Kosovës.

- AShAK-u nuk ka Zyrë për Marrëdhënie me Publikun e as zëdhënës. Faqja zyrtare në internet e AShAK-ut është e pastrukturuar, e papërditësuar dhe vetëm në gjuhën shqipe (nuk ka asgjë në gjuhën angleze). Për qëllime të këtij publikimi, kërkesa për intervistë u është dërguar udhëheqësve të AShAK-ut dhe vetëm njëri ka kthyer përgjigje.

Page 31: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

31

Rekomandimet- AShAK-u duhet t’i zbatojë qëllimet që parashihen në Ligjin mbi AShAK-ut. Ndoshta do të duhej që Komisioni për Arsim, Shkencë e Teknologji i Kuvendit të Kosovës të themelonte një Këshill për rishikim, përkatësisht reformim thelbësor të AShAK-ut (rishikim i publikimeve, i përbërjes së anëtarëve, i detyrave dhe i rolit të AShAK-ut, e me radhë), në mënyrë që Akademia të jetë më aktive në zhvillimet politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, etj. të shtetit.

- AShAK-u, në të gjitha seksionet, do të duhej të botonte vetëm vepra kulminante dhe kryesisht në gjuhë të huaja, e sidomos në atë angleze, meqë një nga qëllimet e këtij institucioni është ndërkombëtarizimi i shkencës dhe i artit të Kosovës. Po ashtu, do të ishte mirë të botoheshin më shumë autorë të huaj dhe të mos dominonin veprat e anëtarëve të AShAK-ut, që në të shumtën e rasteve janë ribotime.

- Revistat e AShAK-ut do të duhej t’i botonin të paktën gjysmën e publikimeve të autorëve shqiptarë në gjuhën angleze. Po ashtu, do të ishte mirë të rritej numri i autorëve të huaj. Për më shumë, revistat e AShAK-ut duhet të pajisen me kode ndërkombëtare dhe të kenë patjetër ‘peer review’.

- Në konferencat, simpoziumet, tryezat e tubimet shkencore të AShAK-ut do të ishte mirë të kishte edhe autorë të huaj dhe që të gjitha publikimet nga këto konferenca, simpoziume, tryeza e tubime shkencore të dilnin edhe në anglisht.

- Meqenëse që nga viti 2008 është ndarë si kategori e veçantë buxhetore, e sidomos prej vitit 2012 që buxhetin vjetor e ka 1 milion euro, do të ishte mirë që AShAK-u t’i përfundonte projektet e mëdha që i ka marrë përsipër: «Fjalorin Enciklopedik të Kosovës», që është dashur ta përfundonte para dy vjetësh, pastaj projektin «Korpusi i Gjuhës Shqipe» për të cilin nuk ka asnjë informatë, si dhe projektin për «Këshillin Ndërakademik për Gjuhën Shqipe».

- Të gjitha projektet e AShAK-ut: monografia «Kosova – vështrim monografik», «Fjalori Enciklopedik i Kosovës», «Korpusi i Gjuhës Shqipe» dhe «Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe» janë projekte kryesisht nga fusha e shkencave shoqërore. AShAK-u do të duhej të kishte projekte edhe nga fusha e shkencave ekzakte. Po ashtu, të gjitha këto projekte janë kombëtare, kurse AShAK-u do të duhej të angazhohej në ndonjë projekt ndërkombëtar.

- Prej vitit 2007 AShAK-u ka marrë nga Buxheti i Republikës së Kosovës gati 10 milionë euro. Në gjashtë vitet e fundit, buxheti i AShAK-ut ka shkuar pak mbi 1 milion euro në vit, e rreth 2/3 e këtij buxheti kanë shkuar në paga dhe mëditje. Honorari mujor për anëtarin e rregullt është 1.429.54 euro, kurse për anëtarin korrespodent 1.283.34 euro. Buxheti duhet të ndahet vetëm për projekte dhe honoraret e anëtarëve të rregullt e korrespodentë të jenë vetëm për punën që bëjnë në kuadër të projekteve, si dhe në përputhje me gjendjen ekonomike të Kosovës (vendi më i varfër në Europë). Po ashtu, përveçse nga buxheti i Kosovës, AShAK-u do të duhej të kërkonte donacione edhe nga jashtë.

Page 32: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

32

- Nga 22 anëtarë të rregullt dhe 16 anëtarë korrespodentë të AShAK-ut, përveç njërit, të gjithë të tjerët studimet në të trija nivelet BA, MA dhe PhD i kanë kryer kryesisht në Prishtinë, pastaj në Beograd, Sarajevë, Zagreb dhe në Lublanë, pra në universitetet e vendeve ish-jugosllave. Do të ishte mirë që AShAK-u të hapej edhe për ata që kanë kryer studimet BA, MA dhe PhD në vendet jashtë ish-RSFJ-së.

- Do të ishte mirë që për përzgjedhjen e anëtarëve korrespodentë e të rregullt të ndiqeshin të paktën kushtet që parashihen për avancimin e profesorëve të asocuar dhe profesorëve të rregullt të UP-së: profesori i asocuar duhet të ketë të paktën tri, ndërsa profesori i rregullt pesë «punime në revista shkencore relevante ndërkombëtare apo rajonale si autor i parë ose korrespodent». Po ashtu, recensionet për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të hartohen nga njerëz me integritet të lartë profesional e moral.

- Nga 22 anëtarë të rregullt të AShAK-ut, pak më shumë se gjysma (12) kanë qenë të angazhuar nëpër parti politike: tetë në LDK, dy në PFK, një në LBD dhe një në ORA. Kurse, nga 16 anëtarë korrespodentë, gati gjysma (7) kanë qenë të angazhuar nëpër parti politike: katër në LDK, dy në PDK dhe një në PSD. Do të ishte mirë që personat me funksione nëpër parti politike ose institucione politike – Kuvend e Qeveri – të mos jenë anëtarë të AShAK-ut.

- Të gjithë 22 anëtarët e rregullt të AShAK-ut janë burra, e nga 16 anëtarët korrespodentë 12 janë burra e 4 gra, të pranuara në vitin 2012, përkatësisht 2016. Ndonëse ka shenja të përmirësimit në këtë drejtim, ndoshta do të ishte mirë që të zbatohej kuota prej 30% që zbatohet për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

- Të gjithë 22 anëtarët e rregullt të AShAK-ut dhe të gjithë 16 anëtarët korrespodentë janë shqiptarë. Që nga viti 1990 e këndej në AShAK nuk është zgjedhur anëtar asnjë pjesëtar i komuniteteve etnike minoritare në Kosovë. Do të ishte e këshillueshme që të ketë edhe anëtarë të komuniteteve etnike minoritare në Kosovë: sërbë, boshnjakë, turq, romë, e me radhë.

- Gjatë këtij viti, Kuvendi i AShAK-ut zgjodhi për Kryetar të AShAK-ut, akademik Nexhat Dacin, i cili më 10 nëntor 2010 ishte dënuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë me 18 muaj burgim me kusht për shpërdorim të detyrës zyrtare. Ky vendim ishte konfirmuar edhe nga një trup gjykues i Gjykatës Supreme, me dy gjykatës vendorë e një të EULEX-it. Në pozita drejtuese të AShAK-ut nuk do të duhej të zgjedhej askush që është dënuar nga institucionet gjyqësore në vend.

- Dy anëtarë të AShAK-ut - Sabri Hamiti dhe Arsim Morina - janë akuzuar publikisht - i pari nga Sali Bytyçi, e i dyti nga Talat Gjinolli - me dëshmi të forta, se veprat e tyre, madje njëra e publikuar nga vetë AShAK-u, janë plagjiatura. AShAK-u duhet të ndërmarrë masa ndaj anëtarëve të vet që i shkelin rregullat e etikës akademike, si dhe të prononcohet për këto raste. Po ashtu, paraprakisht do të duhej hartuar Kodi Etik e Profesional.

Page 33: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

33

- Përkundër memorandumeve dhe protokoleve të bashkëpunimit midis dy Akademive, AShAK-u nuk ka asnjë publikim të përbashkët me AShSh-në e as konferencë/ simpozium/ tryezë/ tubim shkencor. AShAK-u duhet t’i jetësojë marrëveshjet, protokollet e memorandumet e nënshkruara me me AShSh-në dhe të ketë publikime të përbashkëta.

- Përkundër faktit që AShAK-u ka gjithë ato marrëveshje të nënshkruara me akademi dhe asociacione akademike, rezultati deri më sot është dy projekte të përbashkëta: një libër i publikuar nga AShAK-u dhe Akademia e Sllovenisë, si dhe një tjetër i publikuar nga AShAK-u dhe Akademia e Maqedonisë. Lypset që AShAK-u t’i jetësojë marrëveshjet, protokollet e memorandumet e nënshkruara me akademi e asociacione akademike ndërkombëtare.

- AShAK-u ka marrëveshje me UP-në, por as me këtë institucion nuk ka asnjë projekt të përbashkët, siç nuk ka as me institucionet e tjera shkencore, si: Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Historisë, Instituti i Albanologjisë, etj. Do të ishte e udhës që në projektet e AShAK-ut të përfshiheshin edhe këto institucione, në mënyrë që, veç të tjerash, të mos dublifikoheshin punët e AShAK-ut me ato të institucioneve të tjera.

- Do të ishte mirë që tashembrapa, AShAK-u t’i raportojë për punën e vet të paktën një herë në vit në Kuvendin e Kosovës përkatësisht Komisionin Parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Teknologji të Kuvendit të Kosovës. Po ashtu, do të ishte mirë që, veç tjerash, të publikohen të gjitha dokumentet që lidhen me financimin e AShAK-ut.

- AShAK-u duhet ta krijojë një Zyrë për Marrëdhënie me Publikun dhe ta emërojë një zëdhënës. Faqja zyrtare në internet e AShAK-ut të strukturohet, të përditësohet, dhe të jetë e disponueshme edhe në gjuhën angleze. Po ashtu, udhëheqësit e AShAK-ut duhet të jenë të hapur e më bashkëpunues, jo vetëm me mediat, por edhe me segmente të tjera të shoqërisë civile.

- Gjithashtu, do të ishte e pëlqyeshme që edhe mediat (gazetat, radiot, televizionet dhe portalet), pastaj sektori joqeveritar, por edhe segmente të tjera të shoqërisë civile të ishin më aktive për (mos)aktivitetin e AShAK-ut.

Page 34: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

34

Anëtarët e rregullt të AShAK-ut

Emri dhe mbiemri BA MA PhD Zgjedhja Partia Mosha Publikimet

1. Ali Aliu Bg - Pr 1996 LDK 84 02. Anton Berishaj Pr Zg Zg 2012 ORA 64 03. Ekrem Myrtezai Bg Bg Pr 1996 - 87 04. Eqrem Basha Pr - - 2001 - 70 05. Fejzullah Krasniqi Pr Shk Pr 2008 - 65 06. Feriz Krasniqi Shk - Bg 1996 - 87 07. Hivzi Islami Pr Zg Ljb 1996 PFK 72 48. Idriz Ajeti Bg - Bg 1975 LDK 101 39. Isa Mustafa Pr Bg Pr 2008 LDK 67 010. Isuf Krasniqi Pr Zg Pr 2008 - 70 011. Jusuf Bajraktari Pr Pr Pr 2012 PFK 70 012. Mehmet Kraja Pr - - - LDK 66 013. Minir Dushi Bg - Bg 1975 - 89 014. Nexhat Daci Bg Zg Bg 1993 LDK 74 415. Rauf Dhomi Sa Sa - 1993 - 73 016. Rexhep Ferri Bg Bg - 1996 - 81 017. Rexhep Ismajli Pr - Pr 1993 LDK 71 018. Rexhep Qosja Pr Bg Pr - LBD 82 019. Sabri Hamiti Pr Zg Pr 2000 LDK 68 020. Tahir Emra Bg Bg - 2000 - 80 021. Zejnullah Rrahmani Pr Pr Pr 2012 LDK 66 022. Zeqirja Ballata Ljb Ljb - 1996 - 75 0

Mosha mesatare e anëtarëve të rregullt të AShAK-ut është 75 vjeç.

Page 35: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

35

Anëtarët korrespodentë të AShAK-ut

Emri dhe mbiemri BA MA PhD Zgjedh ja Partia Mosha Publikimet 1. Arsim Bajrami Pr Pr Pr 2012 PDK 58 02. Arsim Morina Pr Zg Pr 2012 - 60 33. Bardh Rugova Pr Pr Pr 2016 - 44 14. Edi Shukriu Bg Bg Pr 2012 LDK 68 15. Fetah Podvorica Pr Paris Paris 2016 - 50 86. Frashër Demaj Pr Pr Pr 2016 LDK 45 07. Gjyljeta Mushkolaj Pr Pr/Bu Pr 2016 - 55 08. Justina Pula Pr Zg Pr 2016 PDK 65 19. Kujtim Shala Pr Pr Pr 2016 LDK 44 010. Luan Mulliqi Pr Bg - 2012 - 65 011. Mehmet Halimi Pr Pr Pr 2012 - 81 012. Muhamedin Kullashi Zg - Zg 2016 PSD 69 013. Muzafere Limani Pr Bg Pr 2016 - 64 314. Qamil Haxhibeqiri Pr Zg Zg 2012 - 69 615. Salih Gashi Bg Zg Zg 2012 LDK 74 316. Xhevdet Xhafa Ljb Ljb - 2012 - 84 0

Mosha mesatare e anëtarëve korrespondentë të AShAK-ut është 62 vjeç.

Mosha mesatare e anëtarëve të rregullt e korrespodentë të AShAK-ut është 63.5.

Page 36: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

36

Fusnotat

1. Ligji mbi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, botuar në Gazetën Zyrtare të KSAK, numër 24/78, faqe 695-698, 1978.2. Ismajli, Rexhep «Botimet e Akademisë 1976-2015», Akadem-ia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2015.3. Për më shumë shih: Ismajli, Rexhep, Hivzi Islami, Esat Stavil-eci dhe Ilaz Ramajli «Akte të Kuvendit të Republikës së Kosovës – 2 korrik 1990 - 2 maj 1992», Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2005.4. Për më shumë shih Historikun e AShAK-ut në: http://www.ashak.org/?cid=1,35. Ligji për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, i miratuar më 16.06.2004 nga Kuvendi i Kosovës. Gjendet në: https://kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2004_19_al.pdf6. Ismajli, Rexhep, Eqrem Basha dhe Lendita Juniku-Pula «40 vjet të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës», Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, faqe 17-35, Prishtinë, 2015.7. Neni 2 dhe 3 i Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, numër 2, 8 janar 2016, Prishtinë. 8. Neni 8 i Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, numër 2, 8 janar 2016, Prishtinë.9. Revista «Acta Biologic et Medicinae Experimentalis», AShAK, numrat 1-15, 1976-1990, Prishtinë.10. Revista «Kërkime», AShAK, numrat 1-23, 1980-2018, Prishtinë.11. Revista «Studi¬me», AShAK, numrat 1-24, 1980-2017, Prishtinë.12. Revista «Studi¬me Shoqërore», AShAK, numrat 1-3, 2014-2016, Prishtinë. 13. Revista «Vjetari», AShAK, numrat 1-37, 1976-2016, Prishtinë.14. Fjalësi i Zërave të Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, AShAK, Prishtinë, 2014, faqe 13-18.15. Letra e Akademik Rexhep Qosjes dërguar AShAK-ut «Refu-zoj të përfshihem në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës që do ta hartojë ASHAK-u», 28 mars 2014, Prishtinë.16. Reagim i Kryeredaktorit të Fjalorit Enciklopedik të Kosovës Akademik Mehmet Kraja «S’të pyet njeri!», lidhur me letrën e Rexhep Qosjes dërguar AShAK-ut, 29 mars 2014, Prishtinë.17. Ismajli, Rexhep «Botimet e Akademisë 1976-2015», Aka-demia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2015.18. Neni 27 i Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, numër 2, 8 janar 2016, Prishtinë. 19. Shuma e buxheteve vjetore për AShAK-un nga Buxheti i Republikës së Kosovës, gjendet në këtë link të Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës: https://mf.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,2920. Neni 25, pikat 1, 2, 3 dhe 4 të Ligjit për Akademinë e Shken-cave dhe të Arteve të Kosovës, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, numër 2, 8 janar 2016, Prishtinë.

21. Rregullore për të ardhura personale në Universitetin e Prishtinës, 11.09.2017.22. Neni 19, pikat 1, 2 dhe 3 të Ligjit për Akademinë e Shken-cave dhe të Arteve të Kosovës, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, numër 2, 8 janar 2016, Prishtinë.23. Neni 23, pikat 1, 2 dhe 3 të Ligjit për Akademinë e Shken-cave dhe të Arteve të Kosovës, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, numër 2, 8 janar 2016, Prishtinë. 24. Për më shumë, shih: http://www.eulex-kosovo.eu/al/press-releases/0166.php25. Gjendet në: https://www.youtube.com/watch?v=R9NZnGM2kUs 26. Gjendet në: https://www.youtube.com/watch?time_continue=37&v=piz3Kx8KFx027. Bytyçi, Sali «Tri dëshmi që vërtetojnë se Sabri Hamiti është plagjiator», gjendet në:http://prizrenpress.com/kulture/tri-deshmi-qe-vertetojne-se-sabri-hamiti-eshte-plagjiator/28. Bytyçi, Sali «Tematologjia: ose plagjiatura postmoderne e Sabri Hamitit», gjendet në:https://shkoder.net/fjala/2007/sbytyci.htm29. Silabusi i lëndës «Tematologji» i afishuar në faqen zyrtare të Fakultetit të Filologjisë të UP:https://drive.google.com/drive/folders/0B4XRHoYPvmtSSTB2TGlrd3piRzg 30. Silabusi i lëndës «Letërsi shqipe» i afishuar në faqen zyrtare të Fakultetit të Filologjisë të UP: https://drive.google.com/drive/folders/0B4XRHoYPvmtSSzlvTXF1QnV1TEE31. CV e Sabri Hamitit në: http://filologjia.uni-pr.edu/getattachment/Personeli/Personeli-akademik/Dr--Sabri-Hamiti/CURRICULUM-VITAE--SABRI-HAM-ITI.pdf.aspx32. Gjinolli, Talat «Vlerësim i autorësisë së lid c brit universitar NEUROTRAUMA», letër dërguar rektorit Ibrahim Gashi, gjendet në: https://xa.yimg.com/kq/groups/11453788/504540208/name/Neurotrauma.doc33. Biografia e Arsim Morinës në faqen zyrtare të AShAK, gjen-det në: http://www.ashak.org/?cid=1,24,37434. «Kopjimi, kërkohet largimi nga tregu i librit ‘Neotrauma’», artikull i KosovaPress, 18 prill 2013, gjendet në: http://www.kosovapress.com/sq/arkiva/kopjimi-k-235-rkohet-largimi-nga-tregu-i-librit-147-neotrauma-148-163706/?old=135. Vinca, Agim «Tallja akademike me lexuesit dhe taksa-paguesit», Koha Ditore, 14 prill 2018, faqe 30.36. Për më shumë, shih: «Peticioni i intelektualëve: ASHAK–cenuese e interesave shkencore, kulturore dhe zhvillimore të Kosovës», 1 shkurt 2017, Prishtinë.

Page 37: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

37

Bibliografia

Ligjet- Ligji mbi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, botuar në Gazetën Zyrtare të KSAK, numër 24/78, faqe 695-698, 1978.- Ligji për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, i miratuar më 16.06.2004: https://kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2004_19_al.pd- Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, numër 2, 8 janar 2016, Prishtinë.- Statuti i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, 11 maj 2016.

Revistat- Revista «Acta Biologiae et Medicinae Experimentalis» 1-15, 1976-1990, Prishtinë. - Revista «Kërkime» 1-23, 1980-2018, Prishtinë.- Revista «Studime» 1-24, 1980-2017, Prishtinë.- Revista «Studime Shoqërore» 1-3, 2014-2016, Prishtinë. - Revista «Vjetari» 1-37, 1976-2016, Prishtinë.

Librat- Ismajli, Rexhep «Botimet e Akademisë 1976-2015», Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2015.- Ismajli, Rexhep, Hivzi Islami, Esat Stavileci dhe Ilaz Ramajli «Akte të Kuvendit të Republikës së Kosovës – 2 korrik 1990 - 2 maj 1992», Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2005.- Ismajli, Rexhep, Eqrem Basha dhe Lendita Juniku-Pula «40 vjet të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës», Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, faqe 17-35, Prishtinë, 2015.- Fjalësi i Zërave të Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, AShAK, Prishtinë, 2014, faqe 13-18.

Dokumente të tjera- Organogrami i ASHAK-ut- Rregullore për veprimtarinë botuese të ASHAK-ut- Rregullore për propozimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të ASHAK-ut- Biografitë e anëtarëve të AShAK-ut- Uebsajtet e Akademive të tjera të Shkencave dhe të Arteve- Buxheti i Kosovës 2001-2018 (https://mf.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,29)

Page 38: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

38

Të tjera- Letra e Akademik Rexhep Qosjes dërguar AShAK-ut «Refuzoj të përfshihem në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës që do ta hartojë ASHAK-u», 28 mars 2014, Prishtinë.- Reagim i Kryeredaktorit të Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, Akademik Mehmet Kraja «S’të pyet njeri!», ndaj letrës së Rexhep Qosjes drejtuar AShAK-ut, 29 mars 2014, Prishtinë.- Rregullore për të ardhura personale në Universitetin e Prishtinës, 11.09.2017. - Peticioni i intelektualëve: ASHAK– cenues i interesave shkencorë, kulturorë dhe zhvillimorë të Kosovës», 1 shkurt 2017, Prishtinë.

Page 39: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

39

Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.

Page 40: KRIZA NË AKADEMI - ngo-integra.org në Akademi - Vlerësim SHC... · Nëpërmjet rishikimit dhe analizës sistematike dhe të pavarur të strukturës së brendshme, funksionimit,

40