32
KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE Trajner: Dr. Arta Vorpsi Noela Ruco

KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

  • Upload
    vutruc

  • View
    293

  • Download
    7

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

KUSHTETUTA DHE

HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

Trajner: Dr. Arta Vorpsi

Noela Ruco

Page 2: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

PERMBAJTJA

1. Kuptimi i Kushtetutës

2. Hierarkia e akteve normative

3. Parimet kushtetuese

4. Të drejtat dhe liritë themelore

5. Institucionet e pavarura

2

Page 3: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

SESIONI I BURIMET E SË DREJTËS KUSHTETUESE

Burimet e së drejtës janë aktet dhe faktet

përmes të cilave prodhohen norma

juridike.

Burimi i së drejtës Kushtetuese përbën

instrumentin teknik të njohur nga rendi

juridik, që shërben për të prodhuar

sistemin normativ kushtetues.

Burime formale (akte që prodhojnë akte)

Burime materiale (fakte që prodhojnë

akte)

3

Page 4: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

BURIMET FORMALE

Kushtetuta (ligji më i lartë i vendit)

Ligji kushtetues (akt që zëvendëson Kushtetutën)

Ligji për rishikimin e Kushtetutës (sjell ndryshime plotësime thelbësore për Kushtetutën)

Amendamenti kushtetues (sjell ndryshime të zakonshme për Kushtetutën)

Ligji (akt i zakonshëm i shprehjes së vullnetit të ligjvënësit)

Rregullorja e organit përfaqësues (rregullorja e parlamentit si shprehje e sovranitetit)

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese (shfuqizojnë aktet e ligjvënësit, ekzekutivit, gjyqësorit)

28

/05

/201

5

4

Page 5: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

BURIMET MATERIALE

E drejta zakonore (sjellje e vazhdueshme e njerëzve)

Konventat kushtetuese (marrëveshje e përkohshme në

rast krize politike midis partive)

Normat e korrektesës (sjellja midis institucioneve)

Praktika (veprimtaria e vazhdueshme e organeve

Precedenti (ngjarje e ndodhur, e shkëputur)

Jurisprudenca (praktika e gjykatave)

Doktrina (qendrim teorik i pranuar)

Normat e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare

(parime të gjithpranuara nga shtetet)

5

Page 6: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

1. KUSHTETUTA

Ligji themelor në një shtet. Si pasojë:

a) Të gjitha aktet e tjera normative duhet të jenë në përputhje me të.

b) Mospërputhja e akteve me Kushtetutën sjell pavlefshmëri.

Në kuptimin formal: e shkruar e kodifikuar me fuqinë më të lartë juridike, miratuar nga organi më i lartë ligjvënës, me procedurë të veçantë.

Në kuptimin material: norma dhe rregulla themelore që rregullojnë bazat e rendit shoqëror, shtetëror e juridik të një vendi.

28

/05

/201

5

6

Page 7: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

KUSHTETUTA SI AKT NORMATIV

Ka supremaci ndaj akteve të tjera (neni 4/2)

Zbatohet drejtpërdrejt (neni 4/3)

Ka për qëllim:

a) të përcaktojë procedurat kryesore për adoptimin e akteve normative;

b) të ndajë kompetencat midis organeve që miratojnë norma juridike;

c) të përcaktojë thelbin e përmbajtjes së normave juridike;

d) të kontrollojë kushtetutshmërinë nga gjyqtari kushtetues.

Miratohet dhe ndryshohet me procedurë të ndërlikuar (neni 177).

28

/05

/201

5

7

Page 8: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

KUSHTETUTAT E NGURTA DHE ELASTIKE

Kriter dallues: procedura e miratimit dhe e ndryshimit te saj.

Llojet e miratimit:

a) miratimi nga një organ i posaçëm;

b) miratimi nga organ i zakonshën përfaqësues;

c) miratimi i dpd me referendum;

d) miratimi i kombinuar ose i ndërthurur;

Kushtetuta shqiptare është relativisht e ngurtë.

28

/05

/201

5

8

Page 9: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

2. AKTET NORMATIVE SIPAS KUSHTETUTËS

1. Kushtetuta

- Ligjet për rishikimin e Kushtetutës (Neni 177)

- Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut (Neni 17)

2. Marrëveshjet ndërkombetare të ratifikuara (Neni 121)

- Normat e nxjerra nga organizatat ndërkombëtare (Neni 122)

- Marrëveshjet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare (Neni 10)

- Aktet e miratuara për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme (Neni 170)

28

/05

/201

5

9

Page 10: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

AKTET NORMATIVE SIPAS KUSHTETUTËS 3. Ligjet e përforcuara:

- Të gjitha ligjet miratimi i të cilave bëhet me 3/5 e deputetëve (neni 82/3)

- Ligjet që sjellin shtim të shpenzimeve ose pakësim të të ardhurave (Neni 82/3)

- Ligjet që iu delegojnë kompetenca shtetërore organeve ndërkombëtare (Neni 123/2)

- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese

- Referendumi shfuqizues (Neni 150)

4. Ligjet e zakonshme

- të gjitha ligjet që miratohen me shumicë të thjeshtë (50% + 1)

10

Page 11: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

AKTET NORMATIVE SIPAS KUSHTETUTËS

5. Aktet normative të Këshillit të Ministrave:

- Aktet normative me fuqinë e ligjit (neni 101)

- Vendimet dhe udhëzimet (neni 100) - Akte e KM me vlerë rregulluese (neni 119/1)

6. Aktet e organeve të pushtetit vendor:

- Urdhëresat dhe vendimet e Këshillit të Qarkut (neni 110/4)

- Rregulloret që nxjerrin këshillat komunale, bashkiake dhe të qarkut (neni 113/1)

- Urdhërat, urdhëresat dhe vendimet që nxjerrin organet e qeverisjes vendore (neni 113/2)

7. Urdhërat dhe udhëzimet e ministrit dhe të organeve drejtuese të institucioneve të tjera qendrore (102/4)

28

/05

/201

5

11

Page 12: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

KAZUS 1

Gjykata e rrethit Tiranë shqyrton ankimin ndaj vendimit të policisë ndërtimore për prishje objekti paleje.

Gjatë shqyrtimit gjykata konstaton se ligji për urbanistikën nuk ia njeh kompetencën gjykatës të pezullojë vendimin e policisë ndërtimore për prishje objekti. Ndërkohë që Kodi i Procedurës Civile ia njeh këtë të drejtë.

Mbi bazën e cilit ligj do ta shqyrtojë çështjen gjykata?

28

/05

/201

5

12

Page 13: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

KAZUS 2

Neni 23 i Kushtetutës garanton të drejtën e informimit.

Ministri i Shëndetësisë nxjerr një urdhër sipas të cilit ndalohet dhënia e informacionit nga persona të paautorizuar prej tij mbi shkallën e përhapjes së gripit të derrit.

Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun e shkel këtë urdhër duke iu përgjigjur interesit të një kanali televiziv.

Drejtori shkarkohet me arsyetimin se ka shkelur urdhërin e eprorit.

A ka vepruar drejt ai? Pse?

28

/05

/201

5

13

Page 14: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

SESIONI II

3. PARIMET KUSHTETUESE

Parimi i kushtetutshmërisë:

- pajtueshmëria me Kushtetuten e të gjitha akteve më të ulta (respektimi i hierarkisë së akteve – neni 116)

- zbatimi i kufizimeve në ushtrimin e pushtetit;

Parimi i ligjshmërisë

- Të gjitha aktet duhet të jenë në përputhje me ligjet (neni 118)

- Mbeshtetja e të gjitha veprimeve të admin. shtetërore në ligj me qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe lirive në bazë të ligjit.

28

/05

/201

5

14

Page 15: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

PARIMET KUSHTETUESE

Parimi i shtetit të së drejtës

- nënshtrimi i të gjitha akteve kontrollit të gjykatave për pajtueshmërinë e tyre me kushtetutën dhe ligjin;

- vënien e të gjitha organeve të pushtetit dhe të çdo individi nën Kushtetutën dhe ligjin;

- shteti ligjor ose i së drejtës nënkupton pushtetin juridik të kufizuar dhe të kontrolluar

- afirmon sigurinë juridike për shtetasit, të barazisë së tyre para ligjit, mbrojtjen e të drejtave nëpërmjet gjykatave të pavarura dhe të paanshme.

28

/05

/201

5

15

Page 16: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

PARIMET KUSHTETUESE

Parimi i ndarjes së pushteteve:

- rregullon ushtrimin e pushtetit brenda kompetencave dhe i bashkëpunimit të ndërsjelltë.

- Mundëson shndërrimin e vullneteve të caktuara politike në vullnete shtetërore të bazuara në akte normative.

- Mbart në vete funksion legjitimimi, bazueshmërie, qëndrueshmërie dhe kufizimi të pushtetit shtetëror

Parimi i unitetit të pushtetit: Të tria pushtetet i ushtron një organ i vetëm ose ushtrohen të ndara por njëri prej tyre ka epërsi (ligjvënësi, i cili merr edhe kompetenca ekzekutive). Sjell përqëndrimin e madh të pushtetit tek një organ i vetëm.

28

/05

/201

5

16

Page 17: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

4. TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE

PËRKUFIZIMI DHE QËLLIMI

Garancitë që i jepen njeriut për të qenë subjekt dhe jo objekt i së drejtës.

Të drejtat dhe liritë veprojnë në një shtet të së drejtës.

Ato shërbejnë si kufij të veprimtarisë shtetërore dhe garanci për rendin juridik.

Të drejtat dhe liritë krijojnë dhe sigurojnë kushtet për jetë të lirë dhe dinjitoze.

Ato garantojnë jo vetëm të drejta subjektive të individit por edhe parime themelore objektive të shtetit demokratik.

28

/05

/201

5

17

Page 18: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

KUADRI NORMATIV

Të drejtat dhe liritë themelore garantohen në aktin me fuqinë juridike më të lartë.

Neni 3 Kushtetutës e përcakton edhe“dinjitetin e njeriut dhe liritë e tij” si bazë e shtetit.

Pjesa e II Kreu I-V garanton parimet bazë dhe të drejtat themelore kushtetuese.

Disa të drejta garantohen në mënyrë specifike me akte të tjera normative (të drejta ligjore).

Garantë të respektimit të të drejtave themelore janë: Avokati i Popullit dhe Gjykata Kushtetuese

28

/05

/201

5

18

Page 19: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

SUBJEKTET PËRFITUES DHE DETYRUES

Subjekt përfitues: Persona juridikë, fizikë, shqiptarë, të huaj, persona pa shtetësi (neni 16/1)

Raste përjashtimore:

a) kur e drejta lidhet me shtetësinë (e drejta e zgjedhjeve)

b) kur e drejta përputhet me qëllimin e personit juridik (neni 16/2) (shoqatat, bashkësitë fetare, universitetet, etj)

Subjekt detyrues: E tërë administrata publike, pra shteti i përfaqësuar me institucionet e tij në të gjitha nivelet (neni 15/2)

28

/05

/201

5

19

Page 20: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

KUFIZIMET E TË DREJTAVE DHE LIRIVE

Të drejtat janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme (neni 15/1), përveç rasteve të caktuara

Të drejtat dhe liritë kufizohen sipas këtyre kushteve (neni 17):

1. të parashikohen me ligj

2. t’i shërbejnë interesit publik ose të mbrojnë të drejta të të tjerëve

3. të jenë në përpjestim të drejtë me gjendjen që e dikton kufizimin (parimi i proporcionalitetit )

4. të mos prekin thelbin e të drejtës

5. të mos kalojnë kufijtë e vendosur nga KEDNj

Në çdo rast kufizimi mund t’i ushtrohet kontrollit gjyqësor

28

/05

/201

5

20

Page 21: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

KAZUS 1

Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar parashikon se subjektet juridike duhet të paguajnë detyrimin fiskal dhe më pas mund të kundërshtojnë gjyqësisht aktin administrativ për masën e detyrimit.

Një shpk kundërshton këtë dispozitë në GjK me arsyetimin se asaj i kufizohet e drejta e ankimit me pagimin paraprak të detyrimi fiskal.

Drejtoria e tatimeve argumenton se ky kufizim është i arsyeshëm sepse ndryshe shteti nuk mbledh dot në kohë detyrimet dhe legjitim sepse parashikohet me ligj.

Analizoni qendrimin e GjK duke iu referuar kritereve të kufizimeve legjitime.

28

/05

/201

5

21

Page 22: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

KAZUS 2

Ligji për deklarimin e pasurive detyron funksionarët e lartë shtetëror dhe personat që kanë marrë pjesë në prokurime publike të deklarojnë pasuritë e tyre. Këto deklarime mund të bëhen edhe publike, nëse kërkohet.

Shoqata për të drejtat e njeriut e kundërshton këtë ligj në GjK duke arsyetuar se një gjë e tillë cënon sferën private të individit, e cila mbrohet me nenin 35 Kusht.

A është i justifikuar kufizimi i sferës private në këtë rast? Pse?

22

Page 23: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

5. INSTITUCIONET E PAVARURA

GJYKATA KUSHTETUESE

Nuk bën pjesë në sistemin gjyqësor të zakonshëm.

Përbëhet nga 9 anëtarë me mandat 9-vjeçar të papërsëritshëm.

Anëtarët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Kryetari emërohet për 3 vjet.

Parimet: parevokueshmëria (127, 128), papajtueshmëria (130), mospërgjegjësia për vendimet që marrin, imuniteti nga procesi penal (126)

Anëtarët shkarkohen nga Kuvendi sipas nenit 128

Mandati përfundon me mbushjen e moshës 70-vjet, kur dënohet me vendim gjykate, jep dorëheqjen dhe nuk paraqitet në punë për 6-muaj.

28

/05

/201

5

23

Page 24: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

KOMPETENCAT E GJK

Sipas nenit 131 të Kushtetutës shqyrton:

1) pajtueshmërinë e ligjit ose akteve të tjera normative me Kusht ose marr ndërkomb;

2) pajtueshmërinë e marr ndërkomb me Kusht para ratifikimit;

3) konfliktet e kompetencave ndërmjet pushteteve

4) kushtetutshmërinë e partive politike;

5) shkarkimin e Presidentit, zgjedhshmërinë e deputetëve dhe të Presidentit dhe zgjedhjen e tyre;

6) kushtetutshmërinë e referendumit dhe verifikimin e rezultateve të tij;

7) ankesat individuale për një proces të rregullt ligjor, pasi të jenë shterrur të gjitha mjetet ligjore.

Vendimet e GjK janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.

28

/05

/201

5

24

Page 25: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

SUBJEKTET QË I DREJTOHEN GJK

(NENI 134)

GjK vihet në lëvizje me kërkesë të:

1) Subjekteve të posaçme (Presidentit, Kryeministrit, 1/5 e deputetëve, Kryetari i KLSh). Këta paraqesin kërkesë për kontroll abstrakt në çdo rast.

2) Subjektet të zakonshme (gjyqtari, AP, organet e qeverisjes vendore, bashkësitë fetare, partitë politike, individët.

Këta paraqesin kërkesë për kontroll konkret dhe duhet të justifikojnë interesin e tyre në çdo rast.

25

Page 26: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

KAZUS

Shteti shqiptar nënshkruar një marrëveshje

ndërkombëtare për luftën kundër terrorizmit,

sipas së cilës duhen bërë publike emrat dhe

pasuritë e personave të dyshuar si terroristë.

Marrëveshja ratifikohet nga parlamenti dhe hyn

në fuqi po atë ditë.

A është e vlefshme kjo marrëveshje?

28

/05

/201

5

26

Page 27: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

AVOKATI I POPULLIT

Mbron të drejtat dhe liritë e individit nga veprimet e administratës publike.

Është organ i pavarur, ka buxhet dhe strukturë organizative të veçantë.

Zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me mandat 5-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.

Raporton para Kuvendit për çështje të rëndësishme.

Ai bën rekomandime dhe propozon masa për shkeljet e të drejtave nga administrata.

Jep shpjegime kërkuesit ose ndihmon në përgatitjen e padisë për gjykatën.

Organet e pushtetit janë të detyruar t’i japin informacion dhe dokumente kur kërkohen prej tij.

28

/05

/201

5

27

Page 28: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

Është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar në Republikën e Shqipërisë, i cili në veprimtarinë e tij i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.

Objekti i veprimtarisë kontrolluese ka në themel:

- veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridike shtetërore; - përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe atij vendor; - - - veprimtarinë ekonomike të personave juridikë, në të cilët shteti ka më shumë se gjysmën e pjesëve ose të aksioneve, ose kur huatë, kreditë dhe detyrimet e tjera garantohen nga shteti.

28

Page 29: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

KLSH - POZITA KUSHTETUESE

Kryetari zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës dhe qendron në detyrë për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.

KLSh i paraqet Kuvendit raportin për zbatimin e buxhetit të shtetit dhe mendimin e tij për raportin e Këshillit të Ministrave për shpenzimet e vitit të kaluar financiar, para se ky të miratohet nga Kuvendi.

Kuvendit i dërgohen edhe informacione për rezultatet e kontrolleve sa herë që kërkohen nga Kuvendi.

Gjithashtu, KLSh i paraqet Kuvendit raportin vjetor të veprimtarisë së tij.

Kryetari i KLSh mund të ftohet të marrë pjesë dhe të flasë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, kur shqyrtohen çështje që lidhen me funksionet e tij

28

/05

/201

5

29

Page 30: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

PUSHTETI GJYQËSOR

Është dega e tretë e pushtetit shtetëror.

Ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe nga gjykatat e apelit dhe gjykatat e shkallës së parë të krijuara me ligj.

Njihen edhe gjykatat për fusha të veçanta (gjykata e krimeve të rënda).

Ndalohet rreptësisht krijimi i gjykatave të jashtëzakonshme.

Gjyqtarët janë të pavarur, të parevokueshëm, të palëvizshëm dhe nuk mbajnë përgjegjësi për vendimet e dhëna.

Funksioni i tyre është i papajtueshëm me çdo detyrë tjetër shtetërore, politike ose private.

28

/05

/201

5

30

Page 31: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

PUSHTETI GJYQËSOR

Gjyqtarët e nivelit të parë dhe të dytë emërohen nga Presidenti i Republikës me propozim të KLD.

Gjyqtarët e GjL emërohen nga Presidenti me pëlqimin e Kuvendit.

Gjyqtarët gëzojnë imunitet penal:

- imuniteti i gjyqtarëve të nivelit të parë dhe të dytë hiqet nga KLD;

- imuniteti i gjyqtarëve të GjL hiqet nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimet jepen “Në emër të Republikës”, janë të arsyetuar dhe të detyrueshme .

Gjyqtari shkarkohet nga KLD, kurse gjyqtari i GjL nga Kuvendi.

28

/05

/201

5

31

Page 32: KUSHTETUTA DHE HIERARKIA E AKTEVE NORMATIVE

KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË

Organ kushtetues i pavarur, përbëhet nga:

- Presidenti i Republikës, Kryetari i GjL, Ministri i Drejtësisë (për shkak të detyrës)

- 3 juristë të zgjedhur nga Kuvendi (5-vjet)

- 9 gjyqtarë të zgjedhur nga KGjK (5-vjet)

Vendos për emërimin, transferimin, edukimin, karrierën dhe kontrollin e gjyqtarëve dhe mer masat disiplinore ndaj tyre.

Emëron dhe shkarkon inspektorët pranë këtij organi.

Propozon ngritjen e gjykatave të reja ose riorganizimin e rretheve gjyqësore kombëtare.

Emëron Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës

Zgjedh 3 anëtarë të KQZ me propozim të KGjK.

28

/05

/201

5

32