24
Lecture notes prepared by E. Olldashi 1 This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research MANDATI PARLAMENTAR 3 KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME 5 Kohëzgjatja e mandatit parlamentar 7 Betimi i deputetëve 9 PËRFUNDIMI I MANDATIT PARLAMENTAR 10 Përfundimi i mandatit me dorëheqje 12 Revokimi 14 Revokimi përpara përfundimit të mandatit nga ose me iniciativën e zgjedhësve 14 Humbje e kushteve të zgjedhshmërisë 17 Papajtueshmëri funksioni 18 Masa disiplinore 20 Humbje e mandatit si pasojë e një vendimi gjyqësor 21

Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

1

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

MANDATI PARLAMENTAR 3

KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME 5

Kohëzgjatja e mandatit parlamentar 7

Betimi i deputetëve 9

PËRFUNDIMI I MANDATIT PARLAMENTAR 10

Përfundimi i mandatit me dorëheqje 12

Revokimi 14 Revokimi përpara përfundimit të mandatit nga ose me iniciativën e zgjedhësve 14 Humbje e kushteve të zgjedhshmërisë 17 Papajtueshmëri funksioni 18 Masa disiplinore 20 Humbje e mandatit si pasojë e një vendimi gjyqësor 21

Page 2: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në
Page 3: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

3

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

MANDATI PARLAMENTAR Mandati parlamentar - përcaktohet si një akt të kalimit të sovranitetit nga populli tek përfaqësuesit e tij. Në kontekstin e mandatit parlamentar, përfaqësimi nënkupton delegimin e të drejtës nga shumë persona tek një grup personash, të cilëve iu delegohet e drejta për të vendosur mbi çështje që lidhen me qeverisjen e vendit. Çdo qytetar konsiderohet si mbajtës i një copëze të barabartë të sovranitetit, i cili, i marrë në shumën totale të tij, bën të mundur marrjen e vendimeve nga mbajtësi i sovranitetit që është populli, nëpërmjet përfaqësimit të tij nga deputeti. Rusoi1, do të përkufizonte mandatin parlamentar si një akt të kalimit të sovranitetit nga populli tek përfaqësuesit e tij.

Mandati parlamentar është një funksion publik, të cilin deputetët e kanë fituar nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare, ndërkohë që përmbajtja e tij si rregull përcaktohet nga Kushtetuta. Parlamenti e ushtron pushtetin e tij në bazë të mandatit të dhënë nga populli. Parlamentarët, nëpërmjet mandatit të marrë nga zgjedhësit, ushtrojnë sovranitetin kombëtar. Mandati parlamentar, në parim, është i përgjithshëm, domethënë parlamentarët përfaqësojnë kombin si të tërë dhe jo një grup votuesish, gjithashtu, ai është dhe përfaqësues, që do të thotë se deputetët nuk janë të lidhur pas ndonjë urdhri apo dëshire që vjen nga elektorati. Parlamentarët gëzojnë pavarësi të plotë përballë elektoratit por edhe ndaj grupimit politik ku ata bëjnë pjesë. Ata mund të largohen apo bashkohen sipas dëshirës dhe vullnetit të tyre. Për këtë arsye, pranohet se mandati parlamentar në një demokraci është i parevokueshëm.

Mandati i deputetit - duhet të kuptohet së pari si një akt përfaqësimi individual që lidhet me deputetin si individ dhe më pas me partinë politike ku ai bën pjesë. Si i tillë, deputeti ushtron në pavarësi të plotë mandatin e tij duke vendosur në bazë të veprimtarisë së tij interesin e të përfaqësuarve. Këtë ai e bën duke marrë vendime me vullnet dhe bindje të plotë, të cilat jo gjithmonë korrespondojnë me vullnetin e zgjedhësve që ai përfaqëson ose të grupimit politik ku bën pjesë.

Megjithëse kushtetutat e vendeve demokratike përcaktojnë se deputeti është përfaqësues i të gjithë popullit, i njohur ndryshe si parimi i ndalimit të mandatit detyrues. Eshtë logjike që ai nuk mund ta ushtrojë funksionin e tij i vetëm, por në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të parlamentit me qëllim funksionimin sa më normal të këtij të fundit.

Nëse një deputet, për arsye të ndryshme, ndalohet ose pengohet të ushtrojë funksionin e tij si pjesë e parlamentit, atëherë cenohet parimi i përfaqësimit si dhe raporti shumicë/pakicë i vendosur nga vullneti i zgjedhësve dhe që duhet të gjejë patjetër pasqyrim në parlament gjatë gjithë legjislaturës. Në një

1 Jean Jacques Rousseau, The Social Contract, Libri II, nëntitulli: Sovereignity is indivisible (1762, i ribotuar).

Page 4: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

4

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

situatë të tillë deputeti nuk do të ishte në gjendje të sillte në parlament, aty ku formohet dhe shprehet vullneti politik i zgjedhësve, përvojën, bindjet dhe aftësitë e tij me qëllim qeverisjen sa më të mirë të vendit.

Në këtë vështrim të përgjithshëm të mandatit parlamentar duhet parë edhe marrëdhënia e deputetit si individ me organin përfaqësues si i tërë. Deputeti është mbajtës i mandatit të lirë, i besimit të shprehur të zgjedhësit me anë të votës për ta përfaqësuar atë gjatë gjithë periudhës që zgjat legjislatura. Në radhë të parë, mandati që i jepet deputetit ka si qëllim kryesor funksionimin sa më të mirë të parlamentit dhe jo drejtpërdrejt garantimin e deputetit si individ. Për këtë arsye, megjithëse mandati i deputetit, në pamje të parë, mund të konsiderohet si individual, ai nuk mund të kuptohet i shkëputur nga mandati i Kuvendit.

Nga ana tjetër, aspekti kolektiv i mandatit parlamentar i referohet mbrojtjes së vetë organit ligjvënës si i tërë dhe jo deputetëve të veçantë, si pjesë të tij. Deputetët përfitojnë nga kjo mbrojtje për aq kohë sa janë pjesë e organit ligjvënës dhe në ato raste dhe sipas kushteve që parashikon shprehimisht kushtetuta e një vendi.2 Kjo mbrojtje kushtetuese shtrihet natyrshëm edhe ndaj ushtrimit faktik të tij. Deputeti ushtron mandatin e tij të lirë nga çdo lloj ndërhyrje, në pavarësi të plotë, dhe pa iu nënshtruar urdhrave apo kërkesave të ndryshme, por vetëm bindjes dhe ndërgjegjes së tij. Pavarësia e mandatit të deputetit, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, i shërben forcimit të statusit përfaqësues parlamentar duke garantuar edhe të drejtat e pakicës parlamentare brenda sistemit të vendimmarrjes me shumicë. Deputeti është i lirë të ushtrojë funksionin

Nga tërësia e karakteristikave që mbart në vetvete mandati parlamentar, është e qartë se deputeti gjatë ushtrimit të detyrës së tij nuk i nënshtrohet urdhrave, ndryshe nga pjesa tjetër e punonjësve ose nëpunësve të shërbimit civil.

Ai pranon në mënyrë krejtësisht të lirë mandatin e tij dhe vendos me përgjegjësinë e tij të plotë mbi mënyrën e ushtrimit të mandatit. Veprimtaria e tij si deputet duhet të përshkohet gjatë gjithë kohës që ai ushtron këtë funksion nga përgjegjshmëria, ndershmëria dhe korrektesa. Ky detyrim për deputetin fillon që në momentin e fillimit të mandatit parlamentar.

Mandatit parlamentar përmban detyrimin e përfaqësimit faktik të zgjedhësve, koncept i analizuar edhe përmes Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.3 Populli merr pjesë në vendimmarrjen parlamentare nëpërmjet tërësisë së anëtarëve të tij dhe për këtë qëllim duhet të garantohet pjesëmarrja e të gjithë deputetëve në vendimmarrje sipas kuadrit kushtetues të parashikuar për sistemin demokratik-parlamentar. Nga parimi i demokracisë përfaqësuese rrjedh detyrimi i deputetit që mandatin e besuar nga zgjedhësit ta ushtrojë realisht. Vetëm duke qenë

2 Neni 70/1 i Kushtetutës parashikon shprehimisht se deputeti gëzon mandat të lirë

3 Shih Vendim Nr.44, datë 7.10.2011, p.18

Page 5: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

5

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

plotësisht efektiv, pra i përfaqësuar tërësisht me të gjithë anëtarët e tij, parlamenti mund të realizojë funksionin e tij demokratik.4

Nga parimi i mandatit përfaqësues dhe të pavarur nga urdhrat dhe ndikime të tjera rrjedhin disa pasoja juridike të tilla si: mosdetyrimi i deputetit për të qenë apo mbetur pjesë e një grupi parlamentar të caktuar, mosrevokimi i mandatit nga zgjedhësit apo partia politike etj. Mandati i deputetit duhet të kuptohet së pari si një akt përfaqësimi individual që lidhet me deputetin si individ dhe më pas me partinë politike ku ai bën pjesë. Si i tillë, deputeti ushtron në pavarësi të plotë mandatin e tij duke vendosur në bazë të veprimtarisë së tij interesin e të përfaqësuarve. Këtë ai e bën duke marrë vendime me vullnet dhe bindje të plotë, të cilat jo gjithmonë korrespondojnë me vullnetin e zgjedhësve që ai përfaqëson ose të grupimit politik ku bën pjesë.

Si rregull i përgjithshëm fillimi i mandatit nis ditën e shpalljes së rezultateve zgedhore ose në shpalljen e vlefshmërisë së rezultateve, ose me bërjen e betimit që shpesh ndodh në një seancë të posaçme, ndërkohë që data e përfundimit të mandatit ndryshon shumë nga njëri vend në tjetrin. Shpesh ajo lidhet me datën e fillimit të mandatit

A ka të drejtë parlamentari ti japë fund në mënyrë të njëanshme mandatit? Nëse ndalimi absolut

i dorëheqjes është rast i rrallë, kryesisht në ato vende që kanë zgjedhur mandatin detyrues, në vende

të tjera ka disa procedura artificiale për të ndjekur në rast dorëheqjeje, formalitetet pak a shumë të

detajuara që do i rendisim më poshtë.

Së fundi, nëse në pjesën më të madhe të vendeve, parlamentari vetë mund të heqë dorë nga mandati,

po ashtu edhe mund ta humbasë atë kundër dëshirës së tij. Kjo humbje e mandatit mund të rezultojë

qoftë edhe si pasojë e një revokimi më nismën e partisë së tij, ose të zgjedhësve ose me përjashtim

nga asambleja, por mund të jetë edhe si pasojë e një humbje automatikisht ose jo pas një vendimi

gjykate.

Karakteristika të përgjithshme

Mandati parlamentar lidhet me ushtrimin e një funksion publik, të cilin deputetët e kanë fituar

nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare, ndërkohë që përmbajtja e tij si rregull përcaktohet nga

Kushtetuta. Parlamenti e ushtron pushtetin e tij në bazë të mandatit të dhënë nga populli. Karakteri

i mandatit parlamentar shpreh në thelb raportin ndërmjet deputetit dhe zgjedhësve.

4 Vendim i Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane, BverfGE 1/06, 4.7.2007.

Page 6: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

6

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

Mandati parlamentar nuk është një “mandat” në kuptimin e Kodit Civil. Ai nuk bazohet mbi një

kontratë, ndërmjet zgjedhësve dhe të zgjedhurit; nuk ka asnjë lidhje vartësie dhe as marrëveshje me

vullnet të lirë. Parimi i mandatit të përgjithshëm, të pavarur dhe të pakthyeshëm është pjesë e së

drejtës parlamentare të demokracive përfaqësuese.

Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore:

a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në shumë parlamente, mandati është i lirë dhe parlamentari

nuk mund të marrë urdhra nga zgjedhësit e tij. Ky rregull bazë i lidhur ngushtë më sistemin

përfaqësues përmendet shpesh haptazi në punimet e parlamenteve të Afrikës, si Senegali,

Gaboni, Afrika Qendrore, etj., të Europës, si Franca, Rumania, etj. Nocioni i mandatit

përfaqësues është i ngulitur fort edhe në seksionet e Amerikës së Veriut, ku liria e lidhur

ngushtësisht me mandatin mund të shkojë deri në pranimin e ndryshimit të bindjeve politike.

b) Mandati është i përgjithshëm, që do të thotë që titullari i tij, edhe pse i zgjedhur në një zonë

të caktuar, përfaqëson në parim të gjithë komunitetin. Vërejmë se kjo karakteristikë vlen

edhe për mandatin e senatorëve me përjashtim të rastit të Kongos ku ata përfaqësojnë

kolektivite të caktuara territoriale.

c) Në shumicën e rasteve mandati konsiderohet si profesional, domethënë një funksion me kohë

të plotë që justifikon edhe marrjen e një shpërblimi, cilido qoftë emri që i vihet, shpërblim

që nga ana tjetër duhet kujtuar se, përbën një mbrojtje kundër presioneve të jashtme dhe që

garanton pavarësinë e parlamentarit. Megjithatë, ekzistojnë edhe disa perjashtime, si Këshilli

Kombëtar i Monakos, Adambleja Federale e Konfederatës së Zvicrës, ku mandatet cilësohen

si jo profesionale dhe të konceptuar si një aktivitet me kohë të pjessshme.

Page 7: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

7

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

Kohëzgjatja e mandatit parlamentar5

Kohëzgjatja e mandatit parlamentar gjithashtu lidhet me konceptin e demokracisë përfaqësuese.

Teorikisht, zgjedhjet parlamentare duhet të jenë mjaftueshëm: a) aq afër njëra tjetrës që të mund të

ndjekin zhvillimin e opinioneve te zgjedhësve; b) por njëherazi edhe po aq larg nga njëra tjetra në

mënyrë që administrimi i çështjeve publike të mos pësojë goditje apo tronditje të mëdha.

Kësisoj, volitet një ekuilibër i drejtë mes detyrimit të legjitimitetit demokratik dhe vazhdimësisë.

Mandati i deputetit nuk është i përhershëm, por është me afat të përcaktuar në Kushtetutë.

Kohëzgjatja e çdo parlamenti përkon me atë të legjislaturës. Në Shqipëri kohëzgjatja e mandatit të

Kuvendit përcaktohet në Kushtetutë: “Kuvendi zgjidhet për katër vjet", por ky mandat mund të

zgjatet në raste të tjera të parashikuara nga Kushtetuta. Pra vetem në raste lufte dhe për aq kohë sa

vazhdon ajo. Pothuaj në të gjitha dhomat e ulta, zgjatja e mandatit parlamentar është 4 (katër) ose 5

(pesë) vjet.

Në Itali te dyja dhomat kanë mandat 5 vjeçar dhe ky mandat nuk mund të zgjatet përveç rastit kur

vendi është në gjëndje lufte, i njëjti rregull si në vendin tonë. Edhe në Zvicër të dyja dhomat zgjidhen

për një mandat 4 vjeçar. Në Francë anëtarët e Asamblesë Kombëtare kanë mandat 5 vjeçar, ndërsa

anëtarët e senatit mandat 6 vjeçar dhe ripërtërihet me një të dytën çdo tre vjet.

Në të drejtën parlamentare është gjerësisht i diskutuar kuptimi juridik i fillimit dhe i mbarimit të

mandatit. Në cilin moment fillon mandati?

Në një numër vendesh mandati fillon në ditën e zgjedhjes (Australia, Japonia, Republika e Cekisë)

ose në ditën e shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve (Greqia, Jordania). Megjithatë, fakti që mandati

fillon nga dita e shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, nuk do të thotë që anëtarët e zgjedhur që nga

ky moment të gëzojnë plotësisht atributet e tyre. Të zgjedhurit e dhomës së përfaqësuesve australian

mund të veprojnë në cilësinë e tyre të deputetit me shpalljen e rezultateve, por ata mund të marrin

pjesë në punët e asamblesë së tyre vetëm pasi të kenë bërë betimin. Në vende të tjera, mandati fillon

5 The parliamentary mandate (A global comparative study), published by Inter-Parliamentary Union, pq.12

Page 8: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

8

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

kur bëhet vlefshmëria e zgjedhjeve nga komisioni qëndror i zgjedhjeve. Në disa vende të tjera

vlefshmëria e rezultateve bëhet nga vetë parlamenti i

mbledhur në seancën e parë të asamblesë së re. Në një kategori të tretë të vendeve (Shtetet e

Bashkuara, Luksemburgu. Mbretëria e Bashkuar, Sllovakia) fillimi i mandatit përputhet me kryerjen

e betimit, që gjithashtu zhvillohet në seancën e parë inaugurale. Fillimi i atributeve të deputetëve

dhe senatorëve francez ndodh në momentin ku pushojnë atributet e të zgjedhurve

në largim.

Në rastin e Shqipërisë, në nenin 71, pika 1 të Kushtetutës përcaktohet se:

“Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve”.

Kjo dispozitë kushtetuese konfirmohet edhe në ligjin zgjedhor. Ndërkohë në nenin 65 të Kushtetutës

thuhet se "Mandati i Kuvendit vazhdon deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri”6.

Mos ndoshta këto dy dispozita kushtetuese kundërshtojnë njëra tjetrën?

Një pyetje e tillë ka hapur shpesh ne debate midis vetë parlamentarëve. Duhet të dallojmë shpalljen

e mandatit nga hyrja në fuqi e funksioneve të tij. Komisionet zgjedhore në përputhje me

kompetencën që iu jep ligji zgjedhor bëjnë vetëm shpalljen e mandatit të fituar nga deputetët, ndërsa

fillimi i ushtrimit të mandatit të tij bëhet kur pushon mandati i të zgjedhurve të legjislaturës së

mëparshme. Mandati i çdo deputeti zyrtarizohet në mbledhjen e parë të parlamentit, pas përfundimit

të verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës parlamentar dhe miratimit të raportit të tij nga

parlamenti, si dhe pas bërjes së betimit prej çdo deputeti.

Pra, mandati parlamentar i çdo deputeti bëhet efektiv në mbledhjen e parë të parlamentit të sapo dalë

nga zgjedhjet dhe përfundon gjithashtu në mbledhjen e parë të parlamentit të legjislaturës

pasardhëse.

Së fundi, duhet të përmendim disa raste specifike. Rasti i Gjermanisë, ku të zgjedhurit në Bundestag

marrin cilësinë e anëtarit të Bundestagut kur firmosin një deklaratë të pranimit në fillim të sesionit

të ri legjislativ të Bundestagut, ditën kur deputetët e sapo zgjedhur mblidhen në seancë për herë të

parë. Deputeti i zgjedhur që nuk ka firmosur deklaratën e pranimit në një afat prej një jave

konsiderohet se ka pranuar zgjedhjen e tij. Për shkak të karakterit të veçantë të Bundesratit, që

6 Po aty Neni 65/1

Page 9: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

9

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

përfaqëson qeverisjet e Landeve nuk duhet të çuditemi që mandati i anëtarëve të kësaj asambleje

fillon në momentin e emërimit të anëtarëve prej qeverive respektive. Së fundi, në Kanada deputetët

e Dhomës së Komuneve fillojnë zyrtarisht mandatin e tyre në momentin e nënshkrimit të raportit

prej numëruesit të votave. Megjithatë një deputet mund të zërë vendin e tij kur ai ka bërë betimin.

Betimi i deputetëve Momenti i gëzimit të funksionit, ose më saktë fillimi ligjor i ushtrimit të mandatit është momenti që ai konsiderohet si i zotëruar plotësisht. Fillimi përsëri ndryshon në varësi të vendeve, ka vënde që e fillojnë mandatin ditën e zgjedhjes, në disa vende të tjera nga moment i shpalles së rezultateve të zgjedhjes. Por në vende si SH.B.A nuk mund ta gëzosh plotësisht mandatin në rast se nuk kryen betimin . Betimi është një akt që shërben për të deklaruar vullnetin, gatishmërinë, bindjen dhe vendosmërinë e mëtejshme të deputetit të mandatuar për të ushtruar funksionin e përfaqësuesit në Kuvendin e ri, në përputhje me rregullat e parashikuara për këtë qëllim. Betimi nuk është kusht për të bërë të vlefshëm mandatin e deputetit, pasi këtë e ka bërë komisioni zgjedhor, i cili e ka shpallur atë fitues nga votat e marra prej zgjedhësve.7

7 Kushtetuta jonë parashikon se çdo deputet, në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, bën betimin, përmbajtja e të cilt përcaktohet nga Rregullorja e Kuvendit në nenin 4 si vijon: “Do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t‟i bindem Kushtetutës dhe ligjeve.” ; Arsyet kur deputeti mund të shtyjë bërjen e betimit janë ato të njohura dhe të gjithëpranuara si p.sh paaftësia e përkohshme fizike, ose shkaqe të tjera arsyeshme (ndodhja e përkohshme jashtë vendit, forca madhore që pengojnë prezencën e tij në Kuvend në momentin e betimit etj). Deputeti ka detyrimin të shmangë, për aq sa është e mundur, pengesat që çojnë në mosbërjen e betimit, pasi një gjë e tillë jo vetëm bie ndesh me thelbin e mandatit parlamentar dhe detyrimin e deputetit ndaj zgjedhësve, por çon edhe në përfundimin e mandatit parlamentar. Prandaj, është përgjegjësi individuale e deputetit të marrë masat me qëllim bërjen e betimit në mbledhjen më të parë të Kuvendit dhe jo të përdorë mosbërjen e betimit si arsye për të mospërmbushur detyrimet e tij kushtetuese dhe ligjore. Një veprim i tillë nuk pajtohet me parimet e një shteti demokratik dhe të së drejtës. Mosbërja e betimit nga deputeti nuk e përjashton atë nga detyrimi për t‘iu nënshtruar detyrimeve ligjore.Megjithëse ligjvënësi kushtetues ka preferuar ta ndajë momentin e fillimit të mandatit nga momenti i fillimit të ushtrimit të mandatit, në fakt të dyja janë pjesë e një të tëre, pra e fillimit të punës së Kuvendit të ri. Si shpallja e deputetit i tillë nga komisioni zgjedhor ashtu dhe betimi i tij në mbledhjen e parë të parlamentit të ri lidhen me ushtrimin e plotë dhe funksional të mandatit parlamentar.

Page 10: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

10

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

PËRFUNDIMI I MANDATIT PARLAMENTAR8

Data e saktë e përfundimit të mandatit të një parlamentari ndryshon shumë nga një vend në tjetrin.

Në pjesën më të madhe të vendeve, varet nga data e marrjes së mandatit, pasi shqetësimi i

kushtetutëbërësit ose ligjbërësit ka qenë në përgjithësi shmangia e një vakumi tepër të madh mes

largimit të një asambleje të mëparshme dhe fillimit të punës të asamblesë së sapozgjedhur.

Në shumë vende, mandati i parlamentarit merr fund: A) ditën e përfundimit të legjislaturës, ose në

rast të shpërndarjes së parakohshme të parlamentit ditën e shpërndarjes, siç është rasti në Bullgari,

SHBA, Gabon, Asamblenë Kombëtare Franceze9, Greqi, Indi, Indonezi, etj; B) Në vende të tjera,

merr fund ditën e zgjedhjeve të reja, për shembull në Danimarkë; C) ose në ditën kur shpallen të

vlefshëm mandatet e parlamentarëve të sapozgjedhur, si për shembull në Qipro.

*Ndodh që mandati i parlamentarëve në ikje mund të shtrihet përtej vlefshmërisë së mandateve të të

sapozgjedhurve: në Gjermani, Etiopi, Guine, Hungari, etj, ku mandati i parlamentarit merr fund ditën

e parë të sesionit të parlamentit të ri. Por, mund të vihet re se brenda të njëjtës asamble mund të

bashkëekzstojnë regjime të ndryshme. Kështu, në Senatin Belg, mandati i senatorëve të zgjedhur

drejtpërdrejt nga trupa elektorale merr fund ditën e zgjedhjeve të reja, ndërsa mandati i "senatorëve

të komuniteteve", të zgjedhur nga këshillat e komuniteteve, merr fund në datën e caktuar për

zëvendësimin e tyre, dhe të senatorëve të zgjedhur një ditë para mbledhjes së parë të Senatit të

rinovuar.

*Megjithatë, në rast shpërndarjeje të parakohshme, mandat i të gjithë anëtarëve merr fund ditën e

shpërndarjes.

Për sa i përket humbjes së mandatit parlamentar, pra përfundimit të tij përpara afatit të

caktuar, na vlen të citojmë katër raste:

1. Revokim,

8 The parliamentary mandate (A global comparative study), published by Inter-Parliamentary Union, pq.15

9 Për senatorët francezë, Kodi elektoral parashikon, në simetri me dispozitat e fillimit të mandatit që mandati i senatorëve më të hershëm në funksion përfundon me hapjen e sesionit të zakonshëm që pason rinovimin e serisë trevjetore në të cilën janë zgjedhur.

Page 11: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

11

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

2. Humbje e kushteteve të legjitimitetit, ose shfaqje e kushteve të pazgjedhshmërisë apo të

papajtueshmërisë

3. Masë disiplinore,

4. Vendim Gjykate.

Sikurse e kemi cituar edhe më sipër, ligjvënësi shqiptar është kujdesur të përfshijë në parashikimet

ligjore të kësaj çështjeje thuajse të gjitha motivet apo rastet e mundshme të përfundimit të mandatit

të deputetit të parashikuar në thuajse të gjitha vendeve demokratike.

Kushtetuta ne nenin 71 parashikon se ...mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas

rastit: a) kur ai nuk bën betimin; b) kur heq dorë nga mandati; c) kur vërtetohet një nga kushtet e

pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 6910, 70 paragrafët 2 dhe 3; ç)

kur mbaron mandati i Kuvendit; d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend; dh) kur

dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi...

Por, ajo që mund të nënvizojmë në krahasim me vendet e tjera kryesisht ato demokratike, vendi ynë

e lidh fillimin apo mbarimin e mandatit të deputetit edhe me një procedurë tjetër, ndoshta edhe

formalitet, atë të bërjes së betimit në Kuvend, gjë që nuk vihet re në vende të tjera, të paktën referuar

edhe materialit bazë që na shërbyer mjaft në këtë punim, atë të studimit krahasues botëror mbi

mandatin parlamentar të Unionit Ndërparlamentar.11

10 Neni 69 i Kushtetutws:1. Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra: a) gjyqtarët, prokurorët; b) ushtarakët e shërbimit aktiv; c) punonjësit e policisë dhe të sigurimit kombëtar; ç) përfaqësuesit diplomatikë; d) kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre; dh) kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve; e) Presidenti i Republikës dhe funksionarët e lartë të administratës shtetërore të parashikuar nga ligji.

2. Mandati i fituar në kundërshtim me paragrafin 1 të këtij neni është i pavlefshëm. 11 Studim krahasimor botëror mbi mandatin parlamentar, Unioni Ndërmparlamentar, Gjenevë, 2000

Page 12: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

12

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

Përfundimi i mandatit me dorëheqje12

Para se të hyjmë në detajet e procedurave të dorëheqjes, duhet nënvizuar së mundësia e paraqitjes

së dorëheqjes nuk ekziston në të gjitha vendet.

Në vendet që e konsiderojnë mandatin parlamentar si mandat detyrues nuk është e palogjikshme të

mendosh se dorëheqja duhet ti nënshtrohet për miratim partisë apo trupës elektorale. Kështu ishte

deri në fund të viteve ‘80 në disa vende të Lindjes, Jugosllavi, RDGJ, etj. dhe vazhdon të jetë ende

në disa vende që aktualisht parashkojnë mandat të detyrueshëm.

Në Kubë, deputeti që dëshiron të japë dorëheqjen duhet tia drejtojë kërkesën asamblesë së

zonës ku është zgjedhur. Kjo e fundit do të vendosë nëse dorëheqja mund të pranohet apo jo pasi ka

marrë mendimin e asamblesë kombëtare.

Në Norvegji një parlamentar nuk ka të drejtë të japë dorëheqjen; në Kili thjesht nuk parashikohet

fare si mundësi.

Në disa vende të tjera skandinave, si Finlandë, Suedi, apo të tjera si Guatemalë, Itali, Senegal,

ai nuk mund ta bëjë një gjë të tillë pa autorizimin e asamblesë ku bën pjesë.

Në Finlandë parlamentari mund të japë dorëheqjen vetëm nëse provon ekzistencën e një

pengese juridike ose një arsyeje tjetër të vlefshme që pengon vazhdimin e ushtrimit të mandatit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, është "teknikisht e pamundur" të japësh dorëheqjen nga Dhoma

e Komuneve, por me raste tejet të rralla një përdorim i tillë interesant sfidon ndalimin. Parlamentari

që dëshiron të heqë dorë nga mandati i tij duhet të aplikojë dhe të fitojë një vend tjetër pune që në

mënyrë fiktive klasifikohet si fitimprurës dhe që bën pjesë në administratën publike. Këto vende

pune, si adminstrator i "Chiltern Hundreds" apo i "Manoir de Northstead", tek të cilat nuk ka asnjë

përfitim apo atribut, janë të papajtueshme me funksionin parlamentar.

Megjithatë, në shumicën dërrmuese të vendeve parlamentarët gëzojnë të drejtën të paraqesin

dorëheqjen, madje pa dhënë as arsyet e vendimit të tyre.

12 The parliamentary mandate (A global comparative study), published by Inter-Parliamentary Union, pq.12

Page 13: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

13

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

Ka vende të tilla ku dorëheqja i prodhon vetë efektet, për shembull në senatin Belg dorëheqja i

njoftohet me letër kryetart të asamblesë, ose në rast periudhe pushimesh ministrit të brendshëm;

asambleja thjesht merr njoftim; në Sri Lanka, mjafton një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm

të asamblesë; në Guinea, mjafton një deklaratë verbale, por në pjesën më të rasteve kërkohet

paraqitje me shkrim.

Në vende të tjera, procedura është shumë më e formalizuar. Kështu, në Rregulloren e

Asamblesë kombëtare franceze saktësohet se një deputet mund të japë dorëheqjen, në rast se zgjedhja

e tij nuk është kundërshtuar, vetëm pas përfundimit të afatit dhjetë ditor për depozitimin e kërkesave

të kundërshtimit, ose në rast se zgjedhja e tij kontestohet, vetëm pas njoftimit të vendimit që do të

marrë Këshilli Kushtetues.

Ky formalizim haset gjithashtu edhe në nivelin e instancës kompetente për të pranuar dorëheqjen

dhe të formës që duhet të ketë dorëheqja. Në shumicën e rasteve, dorëheqja i drejtohet kryetarit të

asamblesë, si në Greqi, Indi, Izrael, Mali, Filipine, etj. Në Australi, kushtetuta parashikon

shprehimisht se kur nuk ka kryetar ose kur ky është në udhëtim jashtë Komonuelthit, letra mund ti

drejtohet guvernatorit të përgjithshëm. Ndërsa, në Spanjë dhe në Gabon, instanca kompetence për të

pranuar dorëheqjen është Byroja e asamblesë. Në Andorra, dorëheqja që i drejtohet kryetarit duhet

të konfirmohet personalisht para Byrosë. Në Maqedoni parlamentari duhet ta dorëzojë epersonalisht

dorëheqjen në seancë plenare, por kjo e fundit thjesht merr njoftim.

Vende të tjera i kanë edhe më të ndërlikuara formalitetet, kështu anëtarët e Bundestag-ut

gjerman duhet ta hartojnë deklaratën e mundshme të dorëheqjes para një noteri ose para një

diplomati që ka kompetencë të hartojë akte të tilla zyrtare. Dorëheqja bëhet zyrtare vetëm pasi

regjistrohet në prani të kryetarit të Bundestagut dhe një noteri ose një diplomati që ka kompetencën

të hartojë të tilla dokumente zyrtare.

Në Mali, letra e dorëheqjes i duhet drejtuar kryetarit të asamblesë kombëtare i cili informon deputetët

e tjerë në seancë plenare. Megjithatë, posti vakant duhet të shpallet në seancë publike nga Gjykata

Kushtetuese. Së fundi, Kushtetuta Bullgare parashikon shprehimisht se asambleja duhet të miratojë

një rezolutë për pranimin e dorëheqjes.

Page 14: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

14

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

Revokimi

Për sa i përket humbjes së mandatit përpara përfundimit të tij, duhen bërë gjithashtu i të bërë dallimi

i tre rasteve: a) Fillimisht, parlamentari në disa vende mund të revokohet me iniciativën ose të

zgjedhësve të tij ose të partisë së tij. Më pas, parlamentari mundet në ndonjë rast të përjashtohet nga

asambleja ku bën pjesë; b) Në rastet që nuk përmbushin kushtet e zgjedhshmërisë; c) ose që kanë

pranuar një tjetër funksion, që është i papajtueshëm me mandatin e tij.

Në një numër të konsiderueshëm rastesh, pjesa më e madhe e të cilave nga vendet anglo-saksone,

përjashtimi nga asambleja mund të bëhet edhe me masë displinore ekstreme. Së fundi, në disa vende,

parlamentari mund të humbasë mandatin si pasojë e një vendmi gjykate.

Revokimi përpara përfundimit të mandatit nga ose me iniciativën e zgjedhësve13

Problemi i revokimit të mandatit lidhet ngushtësisht me problematikën e mandatit detyrues. Në

kushtet kur konsiderojmë që parlamentari është juridikisht i lidhur me premtimet që u ka bërë atyre

që e kanë zgjedhur, nuk do të ishte tejet e palogjikshme në fakt që zgjedhësve të tij, ose partisë së

tij, tu jepej mundësia e revokimit të mandatit në rast se nuk mbahen premtimet. Siç ka qene dikur në

vendet e lindjes dhe është ende sot në vendet që e përdorin ende mandatin detyrues, si Kepi i Gjelbër,

Kuba, Fixhi, Indonezia, etj.

Por, ajo që të habit në fakt është se ka vende të cilat pohojnë se mandati parlamentar është një mandat

i përfaqësimit të lirë, por që në realitet parashikojnë procedura që u lejojnë zgjedhësve apo partisë

të revokojnë mandatin e parlamentarit të 'tyre', sic është rasti i Etiopisë, Gabonit, Laos, Filipineve,

Zambias. Theksojmë së Këshilli i Unionit ndërparlamentar, gjatë shqyrtimit në vitin 1991-92 një

rast në Guinenë Ekuadoriale, në një kohë kur monopartizmi ishte ende në fuqi në këtë vend, doli

13 The parliamentary mandate (A global comparative study), published by Inter-Parliamentary Union, pq.18

Page 15: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

15

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

kundër faktit që një përjashtim nga partia të kishte si pasojë humbjen e mandatit parlamentar, në

kohën kur në Kushtetutë parashikohej që çdo mandat detyrues ishte nul.14

Shembulli tipik i revokimit të mandatit parlamentar nga zgjedhësit është ai i Kubës, ku procedura e

revokimit mund të ndërmerret ose nga asambleja kombëtare ose nga ajo vendore e njësisë

administrative ku është zgjedhur parlamentari. Në çdo rast revokimi duhet të miratohet nga

asambleja vendore. Në ishujt Sejshel, depozitimi i një peticioni me shkrim kundër një anëtari të

parlamentit, e mbështetur nga një e treta e zgjedhësve të zonës elektorale, e bën të detyrueshme

mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Në Etiopi, kërkesa duhet të mbështetet nga mbi 15 mijë zgjedhës të të

njëjtës zonë elektorale. Në republikën demokratike popullore të Laosit, nëse një parlamentar ka

humbur besimin e zgjedhësve të tij, këta të fundit mund të depozitojnë një kërkesë me shkrim pranë

Byrosë së parlamentarëve të zonës së tyre. Kërkesa shqyrtohet nga kjo Byro e cila pasi ka zhvilluar

hetime përgatit një raport për Komitetin e përhershëm të asamblesë kombëtare. Është pikërisht

asambleja kombëtare e cila në sesionin e radhës merr vendim me votat e shumicës.

Revokim nga partia15

Shembulli më i mirë i revokimit nga partia na vjen nga Indonezia. Në këtë vend, çdo parlamentari

mund ti revokohet mandati në çdo kohë nga partia e tij për thyerje të disiplinës, shkelje të parimeve

politike apo rregullave të partisë. Mjafton që partia të bjerë dakord më herët me kryetarin e asamblesë

dhe të propozojë një kandidat për të zëvendësuar atë të revokuar. Komiteti të drejtave të njeriut i

parlamentarëve të Unionit ndërparlamentar ka kërkuar disa herë që ligji indonezian tu japë partive

politike të drejtën të revokojnë përfaqësuesit e popullit megjithë parimet themelore të Kushtetutës

14 Shih raportin e Leandro Despouy me titull «Funksionimi dhe jurisprudenca e Komitetit për të Drejtat e Njerut të parlamentarëve të Unionit NdërParlamentar », Gjenevë, UIP, 1993, f. 265. 15 The parliamentary mandate (A global comparative study), published by Inter-Parliamentary Union, pq.19

Page 16: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

16

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

së vendit, të shprehura në preambulë, sovraniteti i popullit, demokraci dhe mirëkuptim mes

përfaqësuesve.16

Në Sejshel, bëhet dallim mes të zgjedhurve drejtpërdrejt dhe atyre indirekt, ku të parët mund të

revokohen nga partia politike që i futi në listë vetëm nëse largohen nga partia, ndërsa të dytët

përkundrazi mund tu revokohet mandati në çdo kohë nga partia, ku kjo e fundit nuk ka madje as

detyrimin të motvojë vendimin.

Në Sri Lanka, edhe pse është i mundur të bëhet revokimi i mandatit me iniciativën e partisë,

parlamentari mund ti drejtohet Gjykatës Supreme, e cila brenda dy muajve ose konfirmon revokimin

ose e anulon atë.

Vihet re se në disa vende, nëse partia vetë nuk ka më pushtet të revokojë një nga parlamentarët e saj,

fakti i largimit nga partia që e ka pasur në listë kur është zgjedhur, e ekspozon parlamentarin ndaj

humbjes së mandatit. "Në Indi në vitin 1985, për shkak të një sërë dështimesh erdhi rënia e qeverisë,

më pas edhe miratimi i një ndryshimi në kushtetutë që ndalonte çdo parlamentar të ruante mandatin

pas rrëzimit të qeverisë".17 Dispozita të ngjashme ekzstojnë ne Kepin e Gjelbër, Fixhi, Xhamajkë,

Namibi, etj. Ndërsa në Bregun e Fildishtë, i zgjedhuri që ndryshon përkatësinë politike gjatë

mandatit të tij do ti hiqet mandati nga Këshill Kushtetues, pas kërkesës së partisë apo grupimit politik

të tij.

Së fundi, duhet të përmendim se nëse ndryshimi i partisë në përgjithësi sanksionohet më ashpër se

revokimi për të qëndruar si i pavarur, me raste përjashtimore hasim edhe situata të kundërta. Kështu,

në Tajlandë, anëtari i përjashtuar i partisë e humbet mandatin më përjashtim të rastit kur ai

anëtarësohet në një parti të re brenda një afati prej 60 ditët që pasojnë.

16 Për një shembull më të caktuar, shih rezolutën për rastin n° IDS/10 Sri Bintang Pamungkas (Raport i Komitetit të të drejtave të njeriut të parlamentarëve prezantuar në Konferencën e 99-të ndërparlamentare të Ëindhoek, Gjenevë, UIP, 1998, fq. 87-98).

17 Ndebele, CE., «Situata e vecantë e të pavarurve (të paregjistruar) dhe rastet e parlamentarëve që ndryshojnë pari pas zgjedhjeve ». In: Seminar parlamentar mbi marrëdhëniet mes partive të shumicës dhe pakicës në parlamentet afrikane, Libreville. 17-19 maj 1999, Genève, Unioni nderparlamentare.

Page 17: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

17

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

Në vendin tonë, revokimi i mandatit të deputetit me nismën e zgjedhsëve apo të Partisë që i ka

propozuar nuk është i mundur. Ligjvënësi nuk e parashikuar këtë mundësi ndoshta për të forcuar

pozitat e deputetit për të ushtruar i pavarur funksionin e tij.

Humbje e kushteve të zgjedhshmërisë18

Në një numër të konsiderueshëm vendesh, parlamentet nuk kane të drejtë të përjashtojnë

përfundimisht një nga anëtarët e tyre, si Qipro, Francë, Gabon, Lesoto, Norvegji, Parlamenti

Europian, Rumani, etj. Pezullimi të përkohshëm mundet te aplikohet si masë disiplinore e

perkohshme.

Në vendet ku përjashtimi përfundimtar është i mundur arsyet janë të ndryshme. Si rregull i

përgjithshëm, kemi të bëjmë me tre lloje: masë dsiplinore, humbje të kushteve të zgjedhshmërisë,

aktivitet i papajtueshëm me mandatin. Ndonjëherë, mund të hasen edhe motive të tjera, si për

shembull në Letoni ku një anëtar parlamenti mund të përjashtohet nëse provohet se nuk zotëron

mjaftueshëm gjuhën kombëtare për të ushtruar mandatin parlamentar, ose në Senatin Thai ku

ekziston një procedurë për përjashtimin e anëtarit që dyshohet se është fajtor për vënie në zotërim të

pasurive në mënyrë të paligjshme ose korrupsion.19

Procedura e përjashtimit nga parlamenti varion ndjeshëm në vende të ndryshme. Shpesh vendimi i

përjashtimit merret nga asambleja me shumicën e 2/3 të votave si në Argjentinë, SHBA, Izrael,

Jordan, etj, por kërkohet shumicë me ¾ në Tajlandë dhe 5/6 në Finlandë. Procedura e përjashtimit

në shumicën e rasteve ka si pikë nisjeje rekomandimin e një komisioni që është i ngarkuar më

shqyrtimin e çështjes dhe raportimin para asamblesë.

Kuptohet që është tepër e rëndësishmë të thuhet se përjashtimi përfundimtar mbetet një procedurë e

jashtëzakonshme që duhet të përcaktohet në raste tejet të kufizuara në tekstet juridike, për ndryshe,

18 The parliamentary mandate (A global comparative study), published by Inter-Parliamentary Union, pq.20

19 Në këtë rast mund të depozitohet një kërkesë kryetarit të asamblesë nga ¼ e anëtarëve të parlamentit ose të paktën 50 mijë zgjedhës. Kërkesë duhet të jetë e motivuar dhe i prodhon efektet vetëm nëse miratohet nga Asambleja.

Page 18: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

18

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

do të mund të shndërrohej, njësoj si verifikimi i kompetencave, një armë e rrezikshme në duart e

shumicës.

Papajtueshmëri funksioni20

Mos heqja dorë nga posti që është i shpallur si i papajtueshëm21 ose pranimi i një funksioni të tillë

është një arsye përjashtimi e përmendur shpesh në tekstet kryesore në vende si Greqi, Letoni,

Luksemburg, Meksikë, Poloni, Portugali, etj.

Në një pjesë të mirë të vendeve, pranimi i një funksioni të papajtueshëm me mandatin parlamentar

sjell automatikisht humbjen e mandatit, si në Luksemburg, Poloni, etj. Në raste të tilla fakti i pranimit

të funksionit të papajtueshëm duhet konsideruar më tepër si një formë dorëheqjeje e heshtur sesa një

përjashtim.

Në Greqi, funksionet e papajtueshme me ushtrimin e mandatit parlamentar janë të cituara në

Kushtetutë. Anëtari i parlamentit që gjendet në një situatë papajtueshmërie, brenda tetë ditëve nga

zgjedhja e tij, duhet të bëjë një tjetër zgjedhjeje, atë mes mandatit parlamentar dhe funksionit të

papajtueshëm. Në rast të moszgjedhjes ai do ta humbasë automatikisht, njësoj është rasti në Senegal.

Në Togo, deputeti që nuk njeh dispozitat ligjore lidhur me papajtueshmëritë shkarkohet nga

Gjykata Kushtetutese me kërkesë të Byrosë së Asamblesë kombëtare apo Prokurorisë. Në Sllovaki,

nëse Gjykata Kushtetuese ka gjykuar se një nga këto poste është i papajtueshëm me ushtrimin e

mandatit parlamentar dhe nëse ai nuk heq dorë nga ky post brenda 30 ditëve, parlamentari duhet të

japë dorëheqjen.

Së fundi, në Meksikë, parlamentari që pranon një funksion të papajtueshëm në një organ

shtetëror qëndror apo lokal pa marrë më parë autorizim ekspozohet ndaj një përjashtimi nga

Asambleja e tij (procedurë e "gjykimit politik").

20 The parliamentary mandate (A global comparative study), published by Inter-Parliamentary Union, pq.21

21 Bëhet fjalë vetëm për raste ku papajtueshmëria sjell përjashtim përfundimtar, duke përjashtuar regjimet ekzistuese, psh. Në Belgjikë, ku një parlamentar që bëhet ministër e humbet mandatin parlamentar, por e rimerr sërish atë plotësisht nëse heq dorë nga Qeveria.

Page 19: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

19

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

Humbja e kushteve të zgjedhshmërisë është padyshim arsyeja më e shpeshtë e përjashtimit

të një parlamentar nga asambleja ku bën pjesë, por dallimi mes përjashtimit në kuptimin strikt të

fjalës dhe thjesht konstatimit të humbjes së kushteve të zgjedhshmërisë nuk është edhe aq i lehtë për

tu bërë.

Kështu, në Australi, nga njëra anë, Dhoma nuk ka të drejtë të përjashtojë me masë disiplinore

një nga anëtarët e saj, me përjashtim të rasteve kur ata mund të "skualifikohen" në rast tradhtie,

mashtrimi, faliment, etj.

Në Greqi, parlamentari që humbet një nga kushtet e zgjedhshmërisë, humbet tërësisht cilësitë

e parlamentarit dhe kjo mund të ndodhë për shembull në rast të humbjes së kombësisë greke.

Ndërsa, në shumë vende të tjera, humbja e kushteve të zgjedhshmërisë duhet të shpallet

vetëm me vendim gjykate. Kështu, një parlamentar që shpallet fajtor për një vepër të caktuar

kriminale nga një gjykatë dhe për pasojë ka humbur të drejtat e tij civile, në pjesën më të madhe të

vendeve, mundet të përjashtohet nga Parlamenti.

Në disa raste, përjashtimi ndodh automatikisht pas vendimit gjyqësor, në disa të tjera vendimi

merret nga Asambleja pas verdiktit të gjyqësorit.

********

Ligjvënësi ynë i ka saktësuar në mënyrë të detajuar në nenin 69 të Kushtetutës shprehimisht situatën

kur është e ndaluar kategorikisht të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra

që mbajnë, duke sjellë për pasojë edhe pavlefshmëri të mandatit në rast të vërtetimit të plotësimit të

kushteve të parashikuara.22Kushtetuta parashikon edhe rastet kur deputetët nuk mund të ushtrojnë

njëkohësisht asnjë detyrë tjetër shtetërore, përveç asaj të anëtarit të Këshillit të Ministrave ndërsa

rastet e tjera të papajtueshmërisë caktohen me ligj të posaçëm për shmangien e konfliktit të

interesave..Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e

shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre.... Për çdo shkelje të paragrafit 3 të

22 a) gjyqtarët, prokurorët; b) ushtarakët e shërbimit aktiv; c) punonjësit e policisë dhe të sigurimit kombëtar; ç) përfaqësuesit diplomatikë; d) kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre; dh) kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve; e) Presidenti i Republikës dhe funksionarët e lartë të administratës shtetërore të parashikuar nga ligji.

Page 20: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

20

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

këtij neni, me mocion të kryetarit të Kuvendit ose të një së dhjetës së anëtarëve të tij, Kuvendi vendos

për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërinë.

Procedura e konstatimit të kushteve të pazgjedhshmërisë për një mandat parlamentari në vendin

tonë kërkon që konstatimin e bën Gjykata Kushtetuese me kërkesën e një të dhjetës së deputetëve.

Masa disiplinore23

Përjashtimi mund të jetë edhe masa e fundit disiplinore që një asamble mund të japë ndaj një anëtar

të raj. Ky është rasti i vendeve me tradita anglosanksone si dhe Japonia, ku motivet e përjashtimit,

mungesa pa arsye të vlefshme në mbledhje, nxjerrja e informacioneve konfidenciale, cenim i rendit

apo dinjitetit të asamblesë, janë parashikuar shprehimisht në ligjin për parlamentin /Dieta si dhe në

rregulloren e Dhomës së Këshillit.

Neglizhimi i detyrave në përgjithësi dhe mungesa në seancat parlamentare në veçanti janë

motivet më të zakonshme të përjashtimit.

Në Australi, për shembull, një anëtar parlamenti që nuk merr pjesë në asnjë seancë për dy

muaj radhazi, pa autorizim, e humbet vendin.

Në Kepin e Gjelbër, në rast se konstatohet numër mungesash të pajustifkuara më i lartë së

ai i përcaktuar në Rregulloren e Asamblesë Kombëtare Popullore.

Në Maqedoni, në rast mungese të pajustifikuar për më shumë se gjashtë muaj; në Guinenë

Ekuadoriale, në rast mungese të pajustifikuar në tre mbledhje, parlamentari duhet të japë shpjegime;

në Letoni, me mungesë të pajustifikuar në më shumë së gjysmën e seancave plenare të Saeima-s, për

një përiudhë tre mujore; dhe në Senegal me mungesë në seancat e dy sesioneve të zakonshme.

Mungesa e pajustifikuar në totalin e seancave të një prej dy sesioneve të zakonshme përbën

gjithashtu një arsye për përjashtim në Niger, por në këtë rast duhet një vendim me shumicën e 2/3 të

votave të deputetëve të Asamblesë kombëtare dhe një vendim i Gjykatës së Lartë, e cila nga ana e

23 The parliamentary mandate (A global comparative study), published by Inter-Parliamentary Union, pq.22

Page 21: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

21

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

saj mund të shprehet edhe për përjashtim për arsye të tjera (disiplinore ose të tjera), me kërkesë të

Byrosë së Asamblesë kombëtare.

Përjashtimi parashikohet gjithashtu në disa vende, ndër të cilat India, për secilin anëtar që

shpallet fajtor nga asambleja për sjellje të keqe apo shkelje të tjera të padenja për një parlamentar.

Kushtetuta Boliviane nga ana tjetër parashikon që çdo Dhomë ka të drejtën të përjashtojë,

përkohësisht ose përfundimisht me shumicën e 2/3 të votave çdo anëtar që do të njihej fajtor për

gabime të rënda në ushtrimin e funksioneve.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një anëtar i Dhomës së Komuneve mund të përjashtohet me

rezolutë të Dhomës për shkelje të kodit të sjelljes apo rregullave disiplinore. Në ditët e sotme një

përjashtim i tillë do të imagjinohej vetëm pas një hetimi dhe rekomandimi nga ana e Komisiont

Hetimor për Normat dhe Privilegjet "Select Committee on Standards and Privilèges".24

Humbje e mandatit si pasojë e një vendimi gjyqësor25

Humbja e mandatit parlamentar si pasojë e një vendimi gjyqësor është një rast që e shohim

praktikisht në të gjitha vendet. Ndër ato vende që mund të bëjnë përjashtim nga ky rregull mund të

përmendim Republikën Arabe të Sirisë dhe SHBA-në, Kushtetuta e të cilave parashikon se vetëm

Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati kanë kompetencë të gjykojnë çështje që prekin zgjedhjen dhe

kualifikimet e anëtarëve të tyre respektivë.26

Pra, në rastin konkret do të vlente më tepër të bënim një dallim, jo mes vendeve ku parashikohet apo

jo humbje e mandatit si pasojë e një vendimi gjyqësor, por mes vendeve ku ky vendim gjyqësor i

prodhon efektet ipso iure dhe atyre ku duhet patjetër marrë një vendim i Asamblesë.

24 Duhet theksuar se në vendet me traditë anglo-sanksone, Parlamenti ka shpesh kompetencë penale. Kështu, cdo shkelje e rregullave disiplinore ose e kodit të jelljes e cilësuar si «contempt of the House», mund të sjellë, inter alia, përjashtimin e parlamentarit.

25 The parliamentary mandate (A global comparative study), published by Inter-Parliamentary Union, pq.23

26 Në ceshtjen Powell v. McCormack, 395 U.S. 486 (1969) Gjykata e Lartë gjykoi se kompetencën e gjykimit të cilësimeve të anëtarëve kufizohet në shqyrtimin e cilësmeve të cituara shprehmisht në Kushtetutë. Në rastin e Dhomës së Përfaqësuesve parashikohet që i zgjedhuri duhet të jetë 25 vjec dhe të ketë nënshtetës amerikane prej të paktën 7 vjetësh dhe të ketë vendbanimin në shtetn ku është zgjedhur.

Page 22: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

22

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

Automatikisht / Ipso iure27

Në disa vende, dënimi gjyqësor sjell automatikisht humbje të mandatt parlamentar. Kështu, në

Belgjikë, deputeti ose senatori që si pasojë e një dënimi gjyqësor i privohen të drejtat civile dhe

politike nuk përmbush të gjitha kushtet e zgjedhshmërisë dhe duhet të konsiderohet si i shkarkuar

automatikisht, e njëjta situatë është edhe në Kazakistan.

Në Namibi, parlamentari humbet mandatin nëse dënohet më burgim mbi 12 muaj dhe ky dënim nuk

mund të konvertohet në gjobë.

Si rregull i përgjithshëm, parlamentari e humbet këtë cilësi ditën kur vendimi merr formë të prerë.

Me vendim të Asamblesë28

Në disa vende të tjera si Gjermania, Ekuadori, Hungaria, Slovenia, etj., dënimi me gjyq nuk sjell ex

oficio humbjen e mandatit parlamentar. Ky vendim duhet të pasohet nga një vendim i Parlamentit,

ose një organi tjetër shtëror.

Kështu, në Gjermani, në rast dënimi për një akuzë kriminale është Këshilli i të Urtëve («Altestenrat»)

i Bundestagut, i cili vendos për një humbje të mundshme të mandatit. Anëtari ka në dispozcion një

periudhë prej dy javësh për të ankimojë vendimin në asamblenë plenare. Vendimi i asamblesë

parlamentare mund të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese federale («Bundesverfassungsgericht»).

Mandati përfundon ditën kur merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk ankimohet.29

27 The parliamentary mandate (A global comparative study), published by Inter-Parliamentary Union, pq.24 28 The parliamentary mandate (A global comparative study), published by Inter-Parliamentary Union, pq.24 29 Një situatë e tllë nuk është paraqitur deri tani.

Page 23: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

23

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

Në Gjermani, humbja e mandatit mund të vijë edhe si pasojë e një dënimi, jo të vetë

deputetit, por të partisë së tij, për shembull në rastin kur Gjykata Kushtetuese shpall partinë

antikushtetuese.30

Në Hungari, mandati parlamentar mund të humbasë në rast se deputeti shpallet juridikisht i

paaftë, i privohen të drejtat politike, dënohet me burgim për akte kriminale, vendoset nën trajtim

mjekësor të detyrueshëm, ose nëse provohet që ai ka borxhe të pashlyera ndaj shtetit. Megjithatë,

në të gjitha këto raste, nuk bëhet fjalë për humbje të mandatit automatikisht. Gjithnjë kërkohet

mendimi i asamblesë, pasi dëgjohet raporti i Komisionit të Imuniteteve, papajtueshmërive dhe

verifikimit të kompetencave, i cili nga ana e tij ka dëgjuar paraprakisht anëtarin e parlamentit. Për ti

dhënë fund mandatit të parlamentarit në fjalë kërkohet shumica e dy të tretave të parlamentit.

Në Danimarkë, Folketing-u mund të përjashtojë anëtarin që është dënuar për një akt që e

bën atë të padenjë për të qëndruar ende në kuvend. Në Benin, një parlamentar mund të përjashtohet

përfundimisht nëse dënohet për akte krimnale, por me kusht që Asambleja kombëtare të kërkojë

përjashtimin e tij me shumicë dy të tretat.

Së fundi, me raste tepër përjashtimore hasim edhe të kundërtën, si për shembull në Slloveni, dënimi

me burgim sjell humbje të mandatit, vetëm në rast se asambleja vendos të kundërtën.

Ndërkohë që edhe ligjvënësi ynë ka parashikuar se ... Mandati i deputetit mbaron ose është i

pavlefshëm, sipas rastit ndër të tjera edhe dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë

për kryerjen e një krimi.

Në Shqipëri, vendimin formal përfundimtar të heqjes së mandatit parlamentar për një

deputet që është dënuar me vendim të formës së prerë e merr Kuvendi në seancën përkatëse

plenare.

Gjykata Kushtetuese thekson se neni 70/1 i Kushtetutës parashikon shprehimisht se deputeti gëzon

mandat të lirë. Kjo mbrojtje kushtetuese shtrihet natyrshëm edhe ndaj ushtrimit faktik të tij. Deputeti

30 Neni. 21, §2, fjalia e dytë e ligjit themelor gjerman. Gjykata kushtetuese ka shpallur në dy raste një parti antikushtetuese, Sozialistische Reichspartei (SRP), pasuese e NSDAP, në 1952, dhe Kommunistische Partei Deutschlands (KPD), në 1956. Në të dyja rastet partia nuk ishte në Parlament.

Page 24: Lecture notes prepared by E. Olldashi · Karakteristikat e përgjithshme të mandatit parlamentar mund të përblidhen në tre pika kryesore: a) Karakteri jodetyrues i mandatit. Në

Lecture notes prepared by E. Olldashi

24

This material is for educational purposes only. © All rights reserved. Allowance is made for “fair use” for purposes such as criticism, comment, news reporting, teaching, scholarship, education and research

ushtron mandatin e tij të lirë nga çdo lloj ndërhyrje, në pavarësi të plotë, dhe pa iu nënshtruar

urdhrave apo kërkesave të ndryshme, por vetëm bindjes dhe ndërgjegjes së tij. Pavarësia e mandatit

të deputetit, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, i shërben forcimit të statusit përfaqësues

parlamentar duke garantuar edhe të drejtat e pakicës parlamentare brenda sistemit të

vendimmarrjes me shumicë. Deputeti është i lirë të ushtrojë funksionin e tij në mënyrën më të mirë

të mundshme të zgjedhur prej tij. Nga tërësia e karakteristikave që mbart në vetvete mandati

parlamentar, është e qartë se deputeti gjatë ushtrimit të detyrës së tij nuk i nënshtrohet urdhrave,

ndryshe nga pjesa tjetër e punonjësve ose nëpunësve të shërbimit civil. Ai pranon në mënyrë

krejtësisht të lirë mandatin e tij dhe vendos me përgjegjësinë e tij të plotë mbi mënyrën e ushtrimit

të mandatit. Veprimtaria e tij si deputet duhet të përshkohet gjatë gjithë kohës që ai ushtron këtë

funksion nga përgjegjshmëria, ndershmëria dhe korrektesa. Ky detyrim për deputetin fillon që në

momentin e fillimit të mandatit parlamentar.