139
LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 1 © E drejta e autorit: Jetmira Rragami, 2018

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

  • Upload
    others

  • View
    36

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

1

© E drejta e autorit: Jetmira Rragami, 2018

Page 2: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

2

Mirënjohje

Gjej rastin të shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e mia për udhëheqësen shkencore, Prof.

Dr. Argita Malltezin, për mbështetjen profesionale, akademike dhe njerëzore që më ka dhënë

gjatë gjithë proçesit të punimit të disertacionit, për përkushtimin, këshillat dhe nxitjen, të

cilat kanë ndikuar jo vetëm në realizimin dhe pasqyrimin më të mirë të disertacionit, por edhe

në formimin tim profesional dhe kërkimor-shkencor, të cilin shpresoj ta kem mundësinë ta

përcjell gjatë përvojës time profesionale.

Një falenderim i veçantë për pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës,

Departamentit të së Drejtës Civile, të cilët më nxitën dhe më krijuan hapësirat e mundshme

për të paraqitur sot këtë punim dhe për ta ndjerë veten më të mbushur profesionalisht dhe

personalisht.

Mirënjohje e veçantë për familjen time, formimi, edukimi, mbështetja dhe motivimi i së cilës

kanë qenë frymëzimi im më i madh.

Gjithashtu dua të falenderoj veçanërisht bashkëshortin tim, për mbështetjen e pakushtëzuar

gjatë viteve të punës me doktoraturën dhe përkushtimin në familje.

Dedikimi i fundit, por jo më pak i rëndësishëm për Denin dhe Aminën, që më kanë plotësuar

me « titullin » më të rëndësishëm të jetës time.

Faleminderit Zot!

Page 3: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

3

TABELA E PËRMBAJTJES

Mirënjohje…………………………………………………………………………………….iv

Tabela e përmbajtjes…………………………………………………………………………...v

Shkurtesat……………………………………………………………………………………viii

Hyrje…………………………………………………………………………………………..ix

Qëllimi dhe objektivat e punimit……………………………………………………………...xi

Metodologjia e Punimit……………………………………………………………………...xiii

Struktura e punimit…………………………………………………………………………...xv

KREU I

NË KËRKIM TË KONCEPTIT TË SË DREJTËS TREGTARE

1.1 Rëndësia e të drejtës tregtare ………………………………………………………….1

1.2 E drejta tregtare si degë e të drejtës private……………………………………………1

1.2.a Rëndësia e individit kontraktues në të drejtën tregtare……………………………2

1.2.b Rëndësia e formalizimit e përshtatur me nevojat e tregtisë……………………….2

1.2.c Rëndësia e kredisë në të drejtën tregtare……………………………………………..2

1.2.d Dallime të tjera…………………………………………………………………………..3

1.3. Arsyet e origjinalitetit të drejtës tregtare: logjikë apo traditë………………………….3

1.4 Historia e të drejtës tregtare……………………………………………………………4

1.4 a Lashtësia / të drejtat në peridhën e parë të lashtësisë………………………………4

1.4.b E drejta tregtare greke………………………………………………………………….5

1.4.c E drejta romake…………………………………………………………………………..5

1.4.ç E drejta e vjetër/ Mesjeta……………………………………………………………….6

1.4. d Kohët moderne…………………………………………………………………………..8

1.4. e Periudha pas Revolucionit Industrial…………………………………………..8

1.5 Burimet e së drejtës tregtare…………………………………………………………...9

1.5.a Burimet e përbashkëta të së drejtës civile dhe të drejtës Tregtare………………10

KREU II

VËSHTRIM MBI KUADRIN RREGULLATOR TË LEGJISLACIONIT

TREGTAR NË SHQIPËRI

2.1 Aspekte kushtetuese të së drejtës tregtare shqiptare dhe ligjit për shoqëritë

tregtare..........................................................................................................................15

2.2 Marrëdhenia e veçantë me Kodin Civil........................................................................18

Page 4: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

4

2.3 Ndikimi i MSA-së në përafrimin e Legjislacionit dhe të praktikës shqiptare me

“Acquis Communitaire”……………………………………………………………...21

2.4. Burimet ligjore të së drejtës në BE…………………………………………………...26

2.4. a. Traktatet themeluese të BE si burim primar i të drejtës së BE…………………26

2.4. b. Instrumentet ligjore të BE si burimi sekondar i të drejtës………………………27

2.4. c. Marrëveshjet ndërkombëtare të BE………………………………………………..27

2.5 E drejta tregtare europiane dhe ndikimi i saj mbi të drejtën tregtare shqiptare………28

2.6 Fusha e zbatimit të legjislacionit tregtar në Shqipëri………………………………...31

KREU III

REFORMA LIGJORE DHE RISITË NË PROCESIN E REGJISTRIMIT TË

BIZNESIT

3.1 Ligji Nr. 9723 “ Për Q.K.R ”dt.3.5.2007 (i ndryshuar)……………………………....34

3.2 Historiku i regjistrimit të biznesit në Shqipëri……………………………………….34

3.3. Funksionet e Q.K.R………………………………………………………………………..36

3.4. Risitë e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit………………………………………….41

.

KREU IV

LIGJI PËR TREGTARËT DHE SHOQËRITË TREGTARE

4.1 Përkufizimet dhe cilësitë kryesore të tregtarit ...........................................................47

4.2 Kuptimi i shoqërive tregtare dhe karakteristikat e tyre...............................................51

4.3. Shoqëria e thjeshtë dhe shoqëritë tregtare si subjekte të së drejtës..............................55

4.4 Cilësitë kryesore të shoqërive tregtare………………………....................................63

4.4.a. Shoqëria kolektive.............................................................................................63

4.4.b. Shoqëria komandite..........................................................................................65

4.4.c. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar.................................................................69

4.4.ç Shoqëria aksionere...........................................................................................76

4.5 Likuidimi i shoqërive tregtare.....................................................................................91

4.6 Riorganizimi i shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe i shoqërive aksionare.........93

4.7 Bashkimi i shoqërive /Ndarja/ Shndërrimi…………………………………………...94

Page 5: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

5

4.8 Kuptimi i bashkimit ndërkufitar të shoqërive tregtare.................................................98

4.9 Direktiva për bashkimin ndëkufitar ...........................................................................101

KREU V

REFORMA LIGJORE DHE RISITË NË PROCESIN E LICENSIMIT TË BIZNESIT

5.1 Historiku i licensimit të biznesit në Shqipëri……………………………………… 105

5.2 Ligji Nr. 10081 dt.23.02 .2009 “Për licensat autorizimet dhe lejet në Republikën e

Shqipërisë”…………………………………………………………………………..108

5.3 Funksionet e Q.K.L……………………………………………………………………….113

5.5 Qendra Kombëtare e Biznesit, funksionet dhe risitë………………………………..114

PËRFUNDIME DHE SUGJERIME..................................................................................118

BIBLIOGRAFIA..................................................................................................................124

Page 6: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

6

Shkurtesa

MSA Marrëveshja e Stabilizim Asocimit

BE Bashkimi Evropian

Kushtetuta Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Kodi Civil Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë

LSHP Ligji për shoqëritë tregtare

SH.K Shoqëri Kolektive

SH.KOM Shoqëri Komandite

SH.P.K Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar

SH.A Shoqëri aksionere

QKR Qendra Kombëtare e Regjistrimit

QKL Qendra kombëtare e Liçensimit

QKB Qendra Kombëtare e Biznesit

AMF Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

Direktivë e parë Direktiva e Parë e Ligjit të Shoqërive Tregtare 68/151/EEC

Direktivë Direktiva 2005/56/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit për

bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare

IFC Korporata Financiare Ndërkombëtare

BERZH Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim

TFUE Traktati mbi Funksionimin e Bashkimit Europian

WTO/OBT Organizata Botërore e Tregtisë

GATT Marrëveshja e Përgjithshme mbi Tarifat Doganore dhe Tregtinë

TRIPS Marrëveshja mbi Aspektet Tregtare të Drejtës së Pronësisë

Intelektuale

Page 7: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

7

« Ligji duhet të jetë i qëndrueshëm, por jo i pandryshueshëm »

Nathan Roscoe Pound

HYRJE

Shqipëria tashmë është një vend i gatshëm për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Një ndër detyrat e saj kryesore ka qenë hartimi dhe përshtatja e ligjit kombëtar me atë të BE.

Marrëveshja e pranimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë do të zgjeronte dhe më tepër sferën e

zbatimit të legjislacionit të BE apo ‘Acquis’ në Shqipëri. Duhet pranuar që Shqipëria mund të

vendosë në disa raste të mbajë në fuqi, për arsye të ndryshme dhe objektive, disa dispozita të

brendshme pa i harmonizuar me ligjin e BE. Arsyetimi i një veprimi të tillë duhet të

paraprihet nga një vendim i ndërgjegjshëm i kushtëzuar nga një situatë politiko-sociale, por jo

në kushtet e neglizhencës. Shqipëria që nga viti 2009 ka qenë e detyruar “Për të siguruar se

ligjet e saj ekzistuese dhe legjislacioni i ardhshëm të shkojë gradualisht drejt përputhjes me

‘Acquis communitaire’. (Neni 70 i MSA).

Pas anëtarësimit në BE, Shqipëria duhet të zabtojë sa më poshtë:

Do të jetë e detyruar të zbatojë ligjin e BE në mënyrë të efektshme dhe duhet të marrë

të gjitha masat e duhura për të siguruar përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga ky

anëtarësim,

Ligji i BE kërkon përshtatjen me aktet ligjore dhe nënligjore,

Dispozitat e brendshme që vijnë në kundërshtim me ligjin e BE do të shfuqizohen,

Gjykatat kombëtare dhe autoritetet kombëtare të zbatimit të ligjit do t'u japin

përparësi ligjit të BE, ndërkohë duhet të interpretojnë ligjin vendor me analogjinë e

duhur të ligjit të BE (parimi "interpretimi pro-evropiane").

Do mbajë përgjegjësi ndaj individëve për çdo dëm të shkaktuar nëpërmjet shkeljes së

ligjit të Unionit/BE (nga veprimet dhe mosveprimet legjislative, administrative dhe

gjyqësore),

Mund të paditet për mosrespektimin e ligjit të BE nga Komisioni Evropian dhe

Gjykata e Drejtësisë e BE, dhe gjykata mund të vendosë sanksione financiare mbi

shtetin anëtar (Neni 258-260 TFEU).

Nën kushte të caktuara, dispozitat e ligjit të BE do të kenë një efekt të drejtpërdrejtë

në sistemin ligjor të brendshëm të Shqipërisë, kjo edhe nëse ligji i brendshëm nuk

është i harmonizuar me acquis.

Page 8: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

8

Përafrimi ligjor me BE është (ose duhet të jetë) një element integral i proçeseve të zakonshme

legjislative, si në fazat qeveritare ashtu dhe parlamentare. Legjislacioni i BE mund të

kombinohet në një apo më shumë raste dhe me akte ligjore të cilat duhen aplikuar për shkaqe

të brendshme. Megjithatë, është e kuptueshme se dallimet e diktuara nga situata të brendshme

që nuk përafrohen me ligjin e BE, ngadalësojnë proçesin legjislativ dhe në këtë mënyrë të

gjithë proçesin e përafrimit. Në këtë mënyrë do ishte e rekomandueshme, për arsye të

efikasitetit, që çështje që i përkasin ndryshimeve legjislative me një karakter të ndjeshëm të

diktuar nga situata të brendshme, të mos bashkohen si një draft i kufizuar në harmonizimin e

ligjit të BE.

Sipas nenit 70 të MSA-së, fushat prioritare të përafrimit ligjor janë:

- Elementet themelore të acquis së Tregut të Brendshëm,

- Konkurencës,

- Të drejtat e pronësisë intelektuale, industriale dhe tregtare,

- Prokurimit publik,

- Standardet dhe Certifikimi,

- Shërbimet Financiare,

- Tokës dhe Transportit detar,

- Ligjin e Kompanive,

- Kontabilitetit,

- Mbrojtjen e konsumatorit,

- Mbrojtjen e të dhënave,

- Shëndeti dhe siguria në punë dhe mundësi të barabarta.

Një pjesë të konsiderueshme të ndryshimeve legjislative e zënë dhe ato në fushën tregtare. Ky

punim synon kryesisht të tregojë disa nga ndryshimet kryesore legjislative në këtë fushë në

kuadrin e integrimit në BE. Është e padiskutueshme vështirësia në dukje e një punimi të tillë,

për faktin se është gjithëpërfshirës dhe në ndryshime të vazhdueshme të një karakteri praktik

dhe legjislativ.

Për të realizuar një punim të tillë duhet të jesh i mirë familjarizuar si me ligjin kombëtar dhe

ndërkombëtar, po ashtu dhe me proçedurat legjislative dhe praktikën dhe politikat në sektorin

tregtar.

Page 9: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

9

QËLLIMI I PUNIMIT

Të studiosh legjislacionin tregtar kombëtar, nuk do të thotë ta nisësh punimin që prej

qytetërimeve të hershme, përkundrazi, mund të themi që ajo mund të trajtohet si një e drejtë e

re që ka njohur zhvillim të madh gjatë gjatë viteve të fundit. Tregtia si profesion, është ndër

më të hershmit në botë, por Shqipëria duhet pranuar që pas viteve ’90 ka ndjerë më shumë se

kurrë nevojën e rregullimit të mëtejshëm të dispozita ligjore të kësaj fushe. Kërkimi mbi këtë

fushë bëhet edhe më sfidues për shkak të natyrës dhe dinamikës në evolucion të

vazhdueshëm. Padiskutim që « tregtarja », të sfidon, pasi ecën shumë më shpejt se dhe vetë

ky punim. Ndërkohë që ke mbyllur trajtimin e një kapitulli, menjëherë shfaqen ndryshime të

reja dhe reforma ligjore që e prekin këtë fushë apo shumë nga çështjet janë në fazë ndryshimi

nga legjislatori. Të sfidon sepse është shumë e gjerë, dhe sapo trajton një fushë të saj të

përfshin në degëzime të tjera, të cilat i ke të pamundura t’i shmangësh, por dhe në të njëjtën

kohë nuk i trajton dot të gjitha. Në realizimin e këtij punimi kam pasur si qëllim kryesor

analizimin e ligjit të shoqërive tregtare, mënyrën e krijimit, themelimit, klasifikimit të tyre,

bashkimin ndërkufitar dhe nevojat për ndryshime në kuadrin e integrimit në BE. Kërkimi

është bërë më qëllim analizimin e legjislacionit kombëtar, për të evidentuar raportin midis tij

dhe çfarë është bërë nga Shqipëria në kuadrin e integrimit në BE, dhe nevojave për të krijuar

një klimë favorizuese dhe lehtësuese për biznesin në Shqipëri. Në funksion të këtij qëllimi

kam mbajtur si objektiva të punimit:

Përcaktimin e kuptimit të së drejtës tregtare. Mënyra sesi ky koncept ka pësuar

ndryshime, në periudha të ndryshme.

Arsyet e origjinalitetit të së drejtës tregtare bazuar në logjikë dhe në traditë.

Identifikimin e kuadrit rregullator të legjislacionit tregtar në Shqipëri. Raporti që

krijohet midis të drejtës tregtare, MSA, Kushtetutës dhe Kodit Civil.

Reformat ligjore dhe risitë në fushën e trajtuar të së drejtës tregtare.

Përmes këtij punim synoj, në mënyrë modeste, që të paraqes zhvillimin e konceptit të së

drejtës tregtare, aktualitetin e saj, lehtësitë dhe mundësitë e ofruara nga ana e ndryshimeve

legjislative dhe nevojat për ndryshim.

Hipoteza e punimit: Zhvillimet gjeo-politike, kushtëzojnë kuadrin rregullator të së drejtës

tregtare, për shkak të rëndësisë dhe natyrës gjithëpërfshirëse të kësaj të drejte. Hipoteza e

Page 10: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

10

këtij punimi shkencor përbëhet nga dy variabla të lidhura me njëra tjetrën; nga variabli i

pavarur dhe nga variabli i varur. Variabli i pavaruar i këtij studimi janë pikërisht nevojat

gjeo-politike për ndryshim të vendit tonë si dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin

Europian, duke përfshirë ndryshimin e vazhdueshëm të legjislacionit në koncept dhe

përmbajtje. Ndërsa, variabli i varur i këtij studimi është e drejta tregtare dhe e shoqërive

tregtare, e cila do të ndikohet ose do t’i nënshtrohet një proçesi të ri ndryshimi. Hartimi dhe

miratimi i një legjislacioni të përshtatshëm tregtar, që të jetë europian jo vetëm në përmbajtje,

është shumë i rëndësishëm dhe kusht i domosdoshëm në kuadër të integrimit të Shqipërisë në

BE.

Pyetjet kërkimore shkencore:

- Cili është roli i shoqërive tregtare në shoqërinë e sotme?

- Cilat janë standardet ndërkombëtare për krijimin dhe funksionimin e tyre?

- Si ndikojnë reformat ligjore në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë në legjislacionit

tregtar kombëtar?

- Në çfarë marrëdhënie qëndron e drejta tregtare me të drejtën private dhe publike?

Page 11: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

11

METODOLOGJIA E PUNIMIT

Puna ime për realizimin e këtij punimi ka nisur vite më parë, me regjistrimin në programin e

studimit të doktoraturës. Tema që kam përzgjedhur për të përmbushur detyrimet që burojnë

nga ky program, nuk ishte e panjohur për mu, duke patur parasysh angazhimin tim

profesional në fushën akademike dhe konkretisht me të drejtën tregtare. Puna e kryer për

realizimin e punimit kishte vështirësitë e saj, që lidhen, kryesisht, me mungesën e literaturës

në gjuhën shqipe mbi këtë të drejtë. Pjesa më e madhe e literaturës së përdorur u përket më

tepër akteve ligjore në vetvete sesa një literature të mirëfilltë. Kam shfletuar libra dhe artikuj

kryesisht të autorëve evropianë dhe kjo gjë më ka ndihmuar për të nxjerrë konceptin dhe

evoluimin e të drejtës tregtare në përgjithësi. Për të reflektuar nevojat për ndryshim në

legjislacion kombëtar duhej shumë më tepër.Metodat e kërkimit shkencor përcaktojnë

mënyrën e realizimit të një punimi. Aplikimi i metodave të veçanta dhe kombinimi i tyre janë

mjeti për të përftuar rezultatet e kërkuara nga punimi shkencor. Metodat e përdorura në këtë

punim janë: metoda hulumtuese, metoda përshkruese, metoda analizuese, metoda krahasuese

dhe metoda e ilustrimit me rastin e veçantë.

Metoda hulumtuese, e cila, në kryerjen e këtij punimi, shërbeu për mbledhjen e të dhënave

dhe materialeve që lidhen me çështjet që do të trajtoheshin në studim. Pjesë e kësaj pune do

të ishte dhe gjetja e literaturës, të materialeve në formë të shkruar apo elektronike,

përzgjedhja e një serie librash të botuar, artikujsh shkencorë, punime doktorale të fushës, që i

shërbejnë objektit dhe qëllimit të këtij punimi.

Metoda përshkruese, lidhet me një vështrim të përgjithshëm të kuadrit ligjor, Kushtetutës,

Kodit Civil, legjislacionit shqiptar, instrumenteve ligjore të BE dhe MSA. Duhet pranuar që

metoda përshkruese nuk është detyrë e lehtë, edhe pse në pamje të parë mund të duket e tillë.

Përshkrimet ligjore duan kujdesin të madh në përzgjedhjen dhe volumin e fjalëve.Gjatë

trjatimit, shpesh të krijohet ideja sikur ke thënë më shumë se duhet, ose, e kundërta, ke

përshkruar aq pak.

Metoda analizuese, është një nga metodat më kryesore të këtij punimi. Metoda analizuese

shërbeu së pari, për të kryer një analizë të thellë të ligjeve që rregullojnë një pjesë të

legjislacionit tregtar kombëtar, të faktorëve që ndikuan drejtpërdrejt në ndryshimet e tij. Së

dyti, në analizën e risive dhe lehtësive që erdhën si rezultat i këtyre ndryshimeve. Kjo metodë

shërbeu për të analizuar konceptet ekzistuese në fushën e së drejtës tregtare, si dhe konceptet

e nevojshme për t’u ndryshuar.

Page 12: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

12

Metoda krahasuese, e vënë në funksion të realizimit të një punimi shkencor, ka si qëllim

nxjerrjen në pah të ngjashmërive dhe ndryshimeve midis fenomeneve të ndryshme. Kjo

metodë, në këtë punim, i shërben hipotezës kryesore të kërkimit shkencor. Nëpërmjet

aplikimit të metodës krahasuese kemi evidentuar mangësitë, ndryhsimet dhe diferencat në

legjislacionin tregtar dhe ndikimin e drejtëpërdrejtë që ka patur ai në këtë sektor. Metoda e

ilustrimit me rastin e veçantë, është e shtrirë në punim, pasi janë marrë në analizë raste të

praktikës së hershme në krijim, regjistrim dhe liçensim të shoqërive tregtare.

Rëndësia dhe limitet e punimit. Ky punim nuk mund të marr përsipër të shterojë të gjitha

çështjet që lidhen me legjislacionin tregtar. Kjo për shkak të natyrës të gjërë dhe dinamike të

këtij legjislacioni. Megjithatë ky punim mund të shërbejë si një pikë nisje për debat, për

studime të tjera që mund të shkojnë përtej ose t’i analizojnë ndryshe pikëpamjet e paraqitura

këtu.

Page 13: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

13

STRUKTURA E PUNIMIT

Kreu i parë, ka si objekt të tij analizimin e konceptit ligjor të së drejtës tregtare, duke vënë në

dukje rëndësinë e së drejtës tregtare, origjinalitetin e saj, logjikën dhe një këndvështrim në

traditën e saj. Në këtë kre, është hedhur një vështrim i përgjithshëm evoluimit të kësaj të

drejte dhe në kontinentin e vjetër.

Kreu i dytë, ka hedhur më shumë dritë mbi legjislacionin kombëtar tregtar, duke trajtuar

aspekte Kushtetuese të së drejtës tregtare shqiptare dhe të ligjit për shoqëritë tregtare

shqiptare. Gjithashtu ky kapitull i hedh një vështrim të përgjithshëm dhe marrëdhënies dhe

ndërlidhjes që ka e drejta tregtare me Kodin Civil. Në vijim trajtohet ndikimi në këtë

legjislacion i MSA, si dhe fushave në të cilat zbatohet legjislacioni tregtar në Shqipëri, si dhe

ndikimi i të drejtës tregtare europiane mbi të drejtën tregtare shqiptare.

Kreu i tretë, përshkruan historikun e regjistrimit të biznesit në Shqipëri. Metoda krahasuese

dhe risitë lehtësuese të këtij proçesi ndihmojnë për të krijuar një panoramë të qartë të situatës

në të cilën është legjislacioni kombëtar tregtar në këtë fushë.

Kreu i katërt, jep dhe përkufizon cilësitë e tregtarit, të shoqërive tregtare dhe karakteristikat e

tyre. Në këtë kre trajtohet dhe shoqëria e thjeshtë, si formë oragnizimi e parashikuar nga Kodi

Civil si dhe bëhet diferencimi i saj nga shoqëritë tregtare, dhe karakteristikat e legjislacionit

rregullator për to.Në vijim trajtohen dhe bashkimet ndërkufitare të shoqërive tregtare si dhe

pjesë të Direktivës për bashkimin ndërkufitar të tyre.

Kreu i pestë, përmbyll vështrimin mbi legjislacionin tregtar kombëtar, duke trajtuar risitë e

QKL dhe duke bërë një analizë krahasuese se si ka qenë dhe si është proçesi i liçensimit të

biznesit.

Ashtu siç e cituam më sipër, faktin që legjislacioni tregtar ka dinamikën e vet që e

karakterizon, në nismat pë të lehtësuar proçedurat dhe për të krijuar shërbime në një sportel të

vetëm, kuadri ligjor ka pësuar ndryshime dhe është krijuar QKB, Qendra Kombëtare e

Biznesit, e cila trajtohet dhe është pjesë e kapitiullit të pestë.

Page 14: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

14

KREU I

NË KËRKIM TË KONCEPTIT TË SË DREJTËS TREGTARE

1.1 Rëndësia e të drejtës tregtare

Studimi i të drejtës tregtare përballet me dy probleme paraprake që nuk hasen në të

drejtën civile. Së pari, një vështirësi në terminologji. Për një kohë të gjatë lënda është referuar

si e drejta komerciale. Ky emër nuk ka qenë i mbrojtur ndaj kritikave për shkak se e drejta e

quajtur "komerciale" rregullonte në të njëjtën kohë aktivitetet e shpërndarjes (tregtare në

kuptimin e zakonshëm të fjalës) dhe shumicën e aktiviteteve të prodhimit (industri). Sot flitet

me më dëshirë për të drejtën e biznesit, të drejtën ekonomike apo të drejtën e ndërmarrjeve.

Ne mund të flasim pa mbarim nëse janë apo jo këto terma krejtësisht sinonime. Sipas

mendimit mbizotërues, e drejta e biznesit ka një fushë më të gjerë se e drejta komerciale, e

cila kuptohej tradicionalisht si e drejta private komerciale. E drejta e biznesit përfshin çështje

të tilla që varen nga e drejta publike (ndërhyrja e shtetit në ekonomi), e drejta fiskale, e drejta

e punës (vendi i të punësuarve në kompanitë publike etj). E drejta e biznesit përfshihet në

fusha me interes, si në të drejtën civile, duke përfshirë mbrojtjen e konsumatorëve. Së fundi,

e drejta e biznesit nuk zbatohet vetëm për tregtarët, por edhe për fermerët, artizanët dhe

anëtarët e profesioneve liberale. Ajo është më shumë disiplinore se e drejta komerciale, sepse

çështjet që lindin në menaxhimin e sotëm të ndërmarrjeve janë gjithnjë e më të larmishme.

Vështirësia tjetër është se nuk ka asnjë përkufizim të pranuar unanimisht të së drejtës të

biznesit apo edhe të drejtës tregtare. Vetëm mund të themi, në një përafrim të parë se e drejta

e biznesit është një degë e së drejtës private, me gjithë të drejtën civile, në mënyrë të veçantë

rregullon shumicën e veprimtarisë së prodhimit, shpërndarjes dhe të shërbimeve.

1.2 E drejta tregtare si degë e të drejtës private.

E drejta tregtare aplikon pjesën më të madhe të teknikave të drejtës civile, dhe në veçanti

teorinë e përgjithshme të detyrimeve. Ne mund ta kuptojmë të drejtën tregtare vetëm nëse

njohim të drejtën civile. Por megjithëse kanë baza të përbashkëta, e drejta tregtare dallohet

shpesh nga e drejta civile. Në fakt, ndryshe nga ligjet natyrore që janë ligje të shkakut,

rregullat ligjore janë ligje të qëllimit. Pra, meqënëse tregtarët nuk kanë të njëjtat qëllime si

individët e thjeshtë, teknikat ligjore që i ndihmojnë të arrijnë këto qëllime janë origjinale. E

drejta tregtare është më pragmatike se e drejta civile. Ajo nuk merret me teoritë e

përgjithshme, pasi kërkon t’i japë tregtarëve mjetin për të dalë mbanë në bizneset e tyre. Kjo

duhet parë në katër këndvështrime kryesore:

Page 15: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

15

1.2.a Rëndësia e individit kontraktues në të drejtën tregtare

E drejta tregtare i jep pak rëndësi individit kontraktues. Ajo është e drejta e tregtarëve dhe

bankierëve të aftë dhe me eksperiencë në biznes. Çështjet e aftësisë, veset e pëlqimit,

mbrojtja e vullnetit, kalojnë në plan të dytë. Kjo është e vërtetë për të drejtën e bursës dhe

mjetet e tregtisë, po ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. E drejta tregtare i jep kaq

pak rëndësi të dhënave personale dhe i klasifikon subjektet në persona fizikë dhe persona

juridikë. Shoqëritë tregtare kanë në parim, të njëjtën aftësi si tregtarët-individë, por regjimi i

tyre fiskal është i ndryshëm. Në vend që të jetë progresiv, taksa mbi shoqëritë është identike

(në përgjithësi 33.33% e fitimit). Megjithatë nuk duhet të ekzagjerojmë këtë depersonifikim.

Për disa kontrata të rëndësishme, veçanërisht për të tilla si koncesioni etj., të cilat lidhen nga

palët për një kohë të gjatë, duhet të merren informacione mbi aftësinë paguese dhe

reputacionin në fushën e biznesit të bashkëkontraktuesit.

1.2.b.Rëndësia e formalizimit e përshtatur me nevojat e tregtisë

Tregtarët vunë re se formalitetet ligjore, nuk ishin një pengesë për përfundimin e akteve, por

e thjeshtonin këtë falë teksteve të shkruara, të përdorura në lloje të njëjta kontatash. Këto janë

kontratat tip. Natyrisht, prova është teorikisht e lirë në fushën e tregtisë. Megjithatë, nuk

mund të konceptojmë një kontratë huaje, depozitë në bankë ose sigurie pa përdorur një

formular më përpara. Këto kontrata sjellin vështirësi, sepse nuk diskutohen në mënyrë të lirë,

por i drejtohen palës më të dobët, e cila duhet t’i pranojë ashtu siç janë nëse do të marrë pjesë

në kontratë. Legjislatori ndërhyri për të luftuar kundër klauzolave abuzive në disa kontrata të

tilla, dhe veçanërisht në kushtet e përgjithshme të cilat nuk njihen gjithmonë nga

bashkëkontraktuesi. Megjithatë, tregtarët e kanë kapërcyer këtë etapë: ata kaluan nga

formalizmi në përdorimin e mekanizmave si veprimet e bursës dhe të mjeteve të tregtisë.

Këto mekanizma lejojnë të mbledhin shumë persona në të njëjtin raport juridik. Kështu, një

veprim i një shoqërie bartëse negociohet dhe ndryshon titullarin dhe shoqëria lëshuese nuk e

di cili është aksioneri. Në të kundërt, në të drejtën civile, transferimi i kredisë është i

vlefshëm ndaj debitorit nëse i është bërë i ditur me anë të një akti dhe është dhënë pëlqimi i

kreditorit.

1.2.c Rëndësia e kredisë në të drejtën tregtare

Për një kohë të gjatë, përdorimi i kredisë ka qënë tipar dallues i tregtarëve. Sot edhe individët

marrin hua: por e bëjnë në mënyrë më pak sistematike se industrialistët ose tregtarët dhe

përfitojnë nga masa mbrojtëse të veçanta. Në fakt kredia që ata kërkojnë, në këtë rast është

Page 16: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

16

një kredi konsumimi. Rimbursimi i saj do të pengojë të ardhurat në të ardhmen. Përkundrazi,

industrialistët dhe tregtarët marrin hua për të prodhuar. Huatë shërbejnë për të financuar

investime, për të blerë mallra që do të rishiten etj. Kredia për të prodhuar ka një karakter

ekonomik më të shëndoshë, pasi shlyerja nuk përbën ndonjë problem nëse shoqëria ecën siç

duhet. Në marrëdhëniet tregtare proçedurat e ekzekutimit të detyrimit janë të rrepta për

tregtarët, në ndryshim nga ekzekutimi gjyqësor që nuk aplikohet, në parim, kundrejt

personave fizik që nuk kanë cilësinë e tregtarit, artizanit ose fermerit.

1.2. d Dallime të tjera

Ne mund të konstatojmë dhe dallime të tjera midis së drejtës tregtare dhe degëve të tjera të së

drejtës civile. E drejta tregtare është më ndërkombëtare se e drejta civile. Në shumicën e

rasteve, marrëdhëniet midis individëve të veçantë janë rregulluar vetëm nga e drejta e

brendshme, qoftë në rrethin pasuror ose familjar. Në të kundërt, çdo tregtar që shikon se

biznesi i tij ka arritur një nivel zhvillimi, fillon të importojë ose eksportojë. Kontratat që ai

bën mund t’i nënshrohen një ligji të huaj dhe mosmarrëveshjet midis partnerëve mund të

gjykohen nga një gjykatë e huaj. Në fund, për të kufizuar shembujt e dallimeve, e drejta

tregtare evolon më shpejt se e drejta civile. Disa mjete, si çeku, u përdorën në fillim nga

tregtarët, para se të përdoreshin shpesh nga individët e thjeshtë. E drejta tregtare ndikoi edhe

në zhvillimin e të drejtës së detyrimeve. Ndonjëherë ajo ndikon në krijimin e koncepteve të

ndryshme për kontratat, si ato të koncesionit etj. Mund të themi se e drejta tregtare është një

lloj banke prove, që lejon të testojë teknika të reja, para se të bëjë diçka të duket e zakonshme

në përdorim.

1.3. Arsyet e origjinalitetit të së drejtës tregtare: logjikë apo traditë

Ngelet të pyesim se pse kanë këtë origjinalitet zgjidhjet apo teknikat e të drejtës tregtare ?!

E drejta tregtare nuk përqendrohet vetëm në personin e interesuar, ndryshe nga çfarë është

pranuar në të drejtën administrative. Tregtarët janë individë të zakonshëm dhe nuk është as e

nevojshme, as me vend t’i jepen privilegje të tepruara të drejtës së përgjithshme. Kjo do të

ishte kundër parimit demokratik të barazisë. Në realitet, veçantia shpjegohet për arsye

empirike. Në të drejtën civile, palët midis tyre rrallëherë bëjnë marrëveshje të rëndësishme.

Ne nuk blejmë çdo ditë një apartament, ne nuk bëjmë çdo ditë një kontratë martese. Të

interesuarit kanë kohën të bëjnë verifikime të thelluara dhe të bëjnë redaktimin e një kontrate

në një farë mënyre të përshtatshme (megjithëse ky ‘personalizim’ ndryshon shumë sipas

rasteve). Në të kundërt, në jetën e biznesit, aktet ligjore janë të shumta dhe përsëritëse, duhet

Page 17: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

17

të ecësh shpejt dhe t’i besosh mekanizmave të vendosur më përpara. Megjithatë duhet ditur se

arsyet nuk mjaftojnë asnjëherë për të justifikuar ekzistencën e një të drejte tregtare të

ndryshme nga e drejta civile dhe mbi të gjitha juridiksione tregtare të ndryshme nga ato

civile. Në fakt shumë vende me një të drejtë të ngjashme me tonën, nuk e njohin këtë dallim.

Kështu në të drejtën angleze “Common Law’ përfshihet e gjitha në drejtën private; dallimi

midis kontratave civile dhe tregtare nuk ekziston. Aq më tepër disa vende kanë lënë

konceptin dualist për të adoptuar një sistem ligjor unik, si Italia, Hollanda, vendet skandinave

dhe kohët e fundit edhe Kebeku (Quebec). Por ndonjëherë realiteti është krejt ndryshe.

Kështu, Kodi tregtar uniform i SHBA tregon pa asnjë dyshim njohjen e një të drejte tregtare

të pavarur në një vend deri më sot besnik koncepteve unike të ‘Common Law’. Në fakt ky

kod rregullon pjesën më të madhe të aktiviteteve të ndërmarrjeve, ndërsa kontratat midis

individëve rregullohen nga legjislacioni i veçantë i çdo shteti. Pra, gjendja e së drejtës

tregtare nuk rrjedh nga një ‘a priori’ logjik. Ajo është më tepër rezultat i një evolucioni

historik.

1.4 Historia e të drejtës tregtare

Nuk bëhet fjalë për të treguar historinë me qëllim për t’a mësuar atë, por vetëm të kërkojmë

se si institucionet më të vjetra na japin mundësinë të kuptojmë më mirë situatën aktuale.

Studimi i historisë të së drejtës së biznesit është i vështirë, pasi faktet e tregtisë janë shkruar

shumë rrallë në dokumenta me natyrë civile, veçanërisht aktet e noterit. Si gjithmonë, duhet

të dallojmë tre periudha të mëdha: Lashtësinë, të drejtën e vjetër dhe periudhën pas

revolucionit.

1.5 a Lashtësia / të drejtat në peridhën e parë të lashtësisë

Një nga qytetërimet më të vjetra që njihen ajo e egjiptianëve, ka vetëm pak tregues mbi

tregtinë. Babilonët, në të kundërt, ishin një popull tregtarësh. Në këtë periudhë kemi dy

burime të dhënash.

Kodi i Hamurabit (2000 vjet para Krishtit) përshkruan huanë me interesa, e praktikuar si hua

e farave për t’u mbjellë, pra një hua për prodhimin që i siguron kreditorit maksimumin e

shanseve për t’u shlyer. Kodi përmend edhe ‘mandatin’. Një person i besonte fonde një tjetri

për t’i shumëfishuar duke i dhënë një pagesë. Bëhej fjalë për një veprim bankar.Dokumenta

të tjerë analogë tregojnë veprimet e bankës të bëra në një shtëpi babilonase: depozita të

hollash dhe mallrash, pengje, fondi i shërbimit i klientelës, etj.

Nga babilonasit tradita tregtare i kaloi fenicienëve, që ishin mbi të gjitha detarë. Ata kishin

shpikuar disa teknika që përdoron edhe sot në të drejtën e detit, veçanërisht dëmin e

Page 18: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

18

përbashkët. Nëse për të shpëtuar një anije, kapiteni duhet të sakrifikonte një pjesë të

ngarkesës, armatori dhe ngarkuesi merrnin pjesë së bashku në këtë humbje. Mekanizmi u

përshkrua nga ‘lex Rhodia de jactu’1, sepse dëmi i përbashkët luante kur kapiteni lehtësonte

ngarkesën e anijes në rrezik duke hedhur në det një pjesë të mallrave. Por ky ligj u bë i njohur

nga ‘Digeste’ e shkruar shumë më vonë. Origjinaliteti i tij është i dyshimtë.

1.4.b E drejta greke

Grekët nuk mbaheshin për juristë të mirë. Megjithatë, tregtia u zhvillua me daljen e parasë në

Ionie rreth mesit të shekullit VII para Krishtit. Burimet kryesore, megjithëse jo shumë të

sakta janë mbrojtjet e dy avokatëve. Ne Trapezitique de Isokratit, bëhej fjalë për veprime

financiare të bëra nga një shtëpi që blinte grurë nga Pont Euxin (Në detin e Zi). Mbrojtja

përshkruan mjetet e duhura për të evituar transferimin material të të hollave. Aty reflektohet

një origjinë e largët e letrës së këmbimit.

Demosteni përshkruan veprimin e huasë si një ‘aventurë të madhe’, e praktikuar për tregtinë

detare të grurit. Interesi ishte nga 12% në 15% në rast të suksesit të veprimit. Në të kundërt,

në rast mbytje ose avarie, huamarrësi nuk detyrohej më për asgjë.

Por, në tërësinë e saj, e drejta tregtare greke ishte në embrion.

1.4.c E drejta romake

Megjithëse të fokusuar në fillim nga e drejta civile, romakët kanë parashikuar për herë të parë

një organizim të vërtetë të tregtisë. Dallimi midis jus civile dhe jus gentium2 paraqet atë midis

të drejtës tregtare dhe të drejtës civile. Por krahasimi nuk duhet të shkojë shumë larg, sepse

jus gentium ishte një e drejtë e aplikuar mes popujve (pra jo e qytetarëve) dhe nuk ishte një e

drejtë për marrëdhëniet tregtare. Por, e drejta perandorake romake kontribuon në dy pika në

zhvillimin e të drejtës tregtare. Ajo sjell përfaqësimin. Shpesh një padron i besonte veprime

tregtare një skllavi, pra një personi që nuk kishte aftësi juridike. Duhej që klienti të ushtrojë

një ndjekje penale ndaj padronit. Ky veprim u fut në të drejtën romake në kohën e Justinianit

(action institoria).

E drejta romake rregullon gjithashtu dhe veprimet bankare. Bankierët (argentari) ishin më të

fuqishmit në Perandori. Ata filluan me veprimtari shkëmbimi, të nevojshme për të unifikuar

numrin e madh të monedhave të vendeve të pushtuara. Pastaj ata bënë veprime më të vështira

të cilat janë njohur nga tabelat e bankierit Jucondus nga Pompei. Këto përshkruajnë:

1 http://www.duhaime.org/LawMuseum/LawArticle-383/Lex-Rhodia-The-Ancient-Ancestor-of-Maritime-Law--

800-BC.aspx 2https://books.google.al/books?id=PI9nw2tQu4IC&pg=PA1017&lpg=PA1017&dq=jus+gentium+oxford+defini

tion&source=bl&ots=AN2R4FBjQY&sig=yL32UMYmHzHasBnUvm

Page 19: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

19

‘receptum argentarium’, pra paktin me të cilin bankierët angazhohen të paguajnë borxhet e

klientëve të tyre. Kjo përfaqësonte një farë garancie. Ata përmendin ‘codex accepti et

depensi’, pra kontabilitetin e dyanshëm.

Në të kundërt, në fushën detare, nuk kishim risi pasi romakët mjaftoheshin duke përshtatur

ligjet feniciene (lex Rhodia de jactu) ose greke (nauticum fonus ose huanë e aventurës së

madhe).

Pra ndikimet, që i solli të drejtës tregtare Lashtësia, janë më shumë indirekte sesa direkte.

Përveç të drejtës së detit dhe të drejtës bankare, Lashtësia nuk i ka zbuluar mekanizmat e të

drejtës tregtare. Megjithatë e drejta e biznesit mbetet e lidhur me Lashtësinë sepse i referohet

shpesh teorisë së përgjithshme të së drejtës së detyrimeve, që romakët i kishin bërë një

perfeksion teknik. Nëse bazat e së drejtës tregtare janë të vjetra, origjinaliteti i kësaj do të

afirmohet vetëm gjatë fundit të Mesjetës.

1.4.ç E drejta e vjetër/ Mesjeta3

Pushtimet barbare pezulluan çdo aktivitet tregtar, sepse secili jetonte i izoluar. Por gjatë

shekullit të XI, tregtia rilindi. Qendrat kryesore ndodheshin në Itali (Gjenovë, Piza, Firence,

Amalfi dhe Venecia) dhe në Flandrë (Bruksel, Bruzh, Amsterdam, Gand dhe Anvers).

Tregtarët luanin një rol kryesor në qytezë. Të grupuar në koorporata, ata e bënë të

rëndësishme të drejtën tregtare dhe përfshirjen e saj në të gjitha disiplinat ligjore. Koorporatat

bënë statuse, që ishin kode të vërteta tregtie. Mosmarrëveshjet gjykoheshin nga gjykata

tregtare të specializuara, ku më të njohurit janë ‘Consules mercatorum’ e Firencës dhe

gjykata e Rote e Gjenovës. Kjo e drejtë e quajtur “ jus mercatorum” është e njohur falë tre

koleksioneve: ’Oles d’ Oleron’(shekulli XIV) kushtuar të drejtës së detit dhe tregtare të

Atlantikut dhe La Manshit, duke qenë pasardhëse direkte e ‘Common Law’ angleze.

‘Consulat de la Mer “(shekulli XIV) që i aplikohet Mesdheut perëndimor. Në fund ‘Regles de

Wisby’4 kodifikojnë zakonet e përdorura në detin Balltik.

Tre fakte kryesore influencuan tregtinë në Mesjetë:

Kryqëzatat. Ishte e nevojshme të furnizoje ushtrinë që shkonte drejt tokës së shenjtë ose të

vendosura atje. Fuqia financiare e madhe e tyre i bëri xheloz dhe mbretërit.

Panairet. Ishin grumbullime periodike të tregtarëve që mblidheshin veçanërisht në Gjermani

(Lajpcig, Frankfurt), në Frandë (Bruzh) dhe në Shampanjë (Provins, Troyes dhe Bar sur

Aube), kryqëzim gjeografik i vendeve të Europës perëndimore. Bëheshin 6 panaire në vit,

3 Trajtim i së drejtës tregtare, G.Ripert/R.Roblot, fq.7

4 Protokolli për ndryshimin e konventës ndërkombëtare për unifikimin e rregullave të caktuara të ligjit në lidhje

me faturave të ngarkimit/bills of lading, nënshkruar në Bruksel më 25 gusht 1924, Bruksel, 23 shkurt 1968.

Page 20: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

20

gjatë 6 javësh: dy javë shkëmbime, katër javë pagime. Aty pastroheshin edhe veprimet e bëra

jashtë panaireve. U shfaq për herë të parë letra e këmbimit, pra një mjet pagese që evitonte

transferimet e monedhave në rrugë të pasigurta, dhe ndëshkimin ndaj debitorëve që

s’paguanin, pra të drejtën e falimentimit.

E drejta kanonike. Ajo ndalon huanë me interes për shkak të rreziqeve të konsumimit. Pra

tregtia supozon një kredi. Kjo është më pak e rrezikshme sesa kredia e konsumit. Në fakt,

është një kredi për prodhim, prandaj shlyerja duket e mundshme. Si rrjedhim ka tre

përjashtime nga huaja me interes:

La commenda ose shoqëria: kapitalisti, në vend që të japë hua , krijon një shoqëri me

një tregtar i cili ka nevojë për para. Kapitalisti ka konceptin e ortakut dhe merr

përsipër fitimet dhe risqet, në një mënyrë më të fortë sesa në rastin e huasë.

Commenda është origjina e shoqërisë komandite.

Periculum sortis (rrezik i kapitalit): Huamarrësi që merr përsipër risqet më lehtë se

zakonisht dhe në këmbim mund të marrë një shpërblim për këtë risk. Kjo praktikë

haset më shumë në veprimet e së drejtës së detit.

Distancia loci: huamarrësi mund të japë një pagesë të veçantë kur shlyerja e huasë

duhet të bëhet në një vend tjetër nga ai ku paratë i janë dhënë huamarrësit. Zakonisht

huamarrësi dhe huadhënësi caktojnë një vend të caktuar për shlyerjen, që të krijojnë

në mënyrë fiktive një distancia loci. Ndalimi kanonik nuk u aplikohej hebrenjve dhe

është haptazi i pa pranuar nga lombardët. Këta kanë mbledhur në duart e tyre të gjitha

aktivitetet bankare dhe financiare.

Jus mercatorum5 paraqet tre karakteristika:

Është një e drejtë ndërkombëtare si jus gentium romak. Jus nundinorum ose e drejta e

panaireve është e njëjtë në Shampanjë, në Itali dhe në Gjermani. Ajo është një prekursor i

bashkimit të të drejtave në vendet e BE. Jus maris ose e drejta e detit është pothuajse e njëjta

në Atlantik dhe në Mesdhe. Ky bashkim bën një kontrast me shumëllojshmërinë e zakoneve

civile.

E drejta e panaireve është një e drejtë e shpejtë pasi mallrat e sjella në panair duhet të shiten

gjatë kohëzgjatjes së tij, po ashtu të mbyllen dhe pagesat. Ajo është një e drejtë rigoroze. Te e

drejta e panaireve shikojmë të shfaqet fenomeni falimentim, falë të cilit mallrat e tregtarëve

në vështirësi duhen shitur menjëherë për të bërë një pagesë të shpejtë dhe të drejtë të

kreditorëve.

5 Arta Mandro, E drejta Romake, fq.53 , v.1998

Page 21: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

21

Mesjeta solli shumë risi në të drejtën tregtare. Atëherë u zbuluan institucionet kryesore të së

drejtës tregtare moderne: kontratat tregtare, veprimet bankare, letra e këmbimit, falimentimi

dhe gjithashtu, në një shkallë më të vogël, shoqëritë tregtare.

1.4. d Kohët moderne 6

Me zbulimin e Amerikës, rëndësia më e madhe kalon nga Italia në vendet perëndimore,

veçanërisht Spanjës dhe Portugalisë. Përveç kësaj ka një rënie të tregtisë në Mesdhe për arsye

të pasigurisë të transporteve detare të provokuara nga sulmet turke. Në këtë periudhë shfaqen

dy karakteristika të reja:

Së pari, ndikimi i madh i problemeve financiare. Metalet e çmuara kishin një vlerë të

qëndrueshme gjatë gjithë Mesjetës. Zbulimi i minierave të Botës së re (Eldorado), solli një

rënie të vlerës së metaleve. Ari nuk përbënte një etalon të qëndrueshëm, sepse vlera e tij

ndryshon sipas rëndësisë së kontributeve në Europë. Tre pasoja rezultojnë nga këto prurje:

Individët heqin dorë nga futja në thesar e arit të tyre. Ata e depozitojnë në një bankë.

Kredia e tyre është më stabël dhe transferohet më lehtë sesa metali vetë.

Shtetet kanë nevojë për para dhe hedhin në treg abonimet publike.

Ndër të tjera, bursa ndikohej nga vlerat e ndryshme të pasurisë së paluajtshme.

Së dyti, karakteri ndërkombëtar i të drejtës tregtare zhduket. Me ardhjen e kohëve moderne

kombet e mëdha bëhen shtete. Bashkimi bëhet në Europë nga Krishtërimi dhe e drejta

romake shpërbëhet dhe çdo shtet i madh ka tendencë të ketë të drejtën e tij tregtare. Panairet

pësuan rënie.

1.4.e Periudha pas Revolucionit 7

Pas Revolucionit, pa hyrë në detaje të tejzgjatura, mund të dallojmë skematikisht tre

periudha:

Liberalizmi. Shekulli i XIX, që mbaron në 1914 dhe që karakterizohet kryesisht nga

liberalizmi. Është periudha e ‘lëri të bëjnë, lëri të kalojnë’ dhe e triumfit të kapitalizmit. Fakti

më kryesor në të drejtën tregtare në këtë periudhë, është roli i madh i luajtur nga shoqëritë që

bëjnë thirrje publike për kursime dhe që bashkojnë mjetet financiare, pa asnjë të përbashkët

me ato të personave fizikë. Ishte pikësëpari ‘ethja e komanditeve’, që pasoi më tej me atë të

shoqërive aksionere.

Intervencionizmi. Një periudhë e re hapet me Luftën e parë Botërore dhe vazhdon me krizën

ekonomike të 1929 dhe Luftën e Dytë Botërore. Pas liberalizmit vjen një periudhë ndërhyrje

më e madhe e shtetit në fushën ekonomike. Ndërhyrja është indirekte. Në kohë lufte, bëhet

6 Droit des affaires, E drejta tregtare, Yves Guyon,Fakulteti i Drejtësisë , fq.15 7 Po aty, fq.17

Page 22: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

22

fjalë për të mbrojtur punëtorët dhe pastaj kursimtarët. Në kohë lufte, duhet t’i bësh ballë

kërkesave të mbrojtjes dhe të mungesave materiale. Duke hedhur një hap me shumë, shteti

bëhet vetë tregtar dhe industrialist, veçanërisht në shtetëzimet e bëra pas periudhës së çlirimit.

Periudha Bashkëkohore. Periudha pas lufte është shënuar nga një kthim në neo-liberalizim.

Në rendin e brendshëm politika e ekonomisë u drejtuan drejt masave liberalizuese, heqje

taksash, shpërblime, hua me shpërblim interesi etj. Vendosja e tatimeve fikse nga

administrata u la mënjanë, duke i kushtuar më rëndësi “luftës” për mbrojtjen e konkurrencës.

Në rendin ndërkombëtar, vendosja e një tregu të përbashkët solli hapjen e kufijve për

qarkullimit e lirë të mallrave dhe shërbimeve (Traktati i Romës i 25 marsit 1957). Kjo u

manifestua në shumë fusha, veçanërisht në atë të aktiviteve bankare dhe financiare,

megjithëse rezultatet nuk ishin krejt të qarta. E drejta e shoqërive tregtare i drejtohet gjithnjë

e më shumë teknikave kontraktore për të përcaktuar një rregullim ligjor, shpesh të rreptë dhe

kur nuk shfaqej nevoja.

Format e ndërmarrjeve më elastike, siç janë grupimet indutriale ekonomike ose shoqëritë më

aksione të thjeshta, shfaqen krahas strukturave klasike më të ngurta. Ka një rilindje të

pakundërshtueshme të lirive ekonomike. Pushtetet publike duket sikur i japin më shumë

shtysë sesa drejtojnë, dhe mbi të gjitha përkrahin konkurrencën dhe iniciativat private, pa

lënë mënjanë përcaktimin e objektivave të nevojshëm për ruajtjen e zhvillimit social. Shteti

përqendrohet, ose duhej të përqëndrohej, në misionet e rëndësishme. Ai ishte më pak një

aktor sesa rregullues. Zhvillimi i marrëdhënieve komunitare dhe ndërkombëtare, po ashtu

edhe shembja e ekonomive sovietike duket sikur pengonte çdo politikë tjetër. Operatorët

ekonomikë shkuan drejt shteteve të cilat kishin një legjislacion më pak shtrëngues.

Periudha bashkëkohore është e shënuar nga influencë në rritje e teknikave finaciare dhe të

bursës, veçanërisht në të drejtën tregtare. Financierët shpikën mënyra të reja të financimit ose

produkte të reja kursimi, pa u shqetësuar për problemet juridike të ndërtimit të tyre.

1.5 Burimet e së drejtës tregtare

E drejta civile ka si pikënisje një pikëpamje racionale po aq dhe teorike. Ajo është në kërkim

të proçeseve të afta për të krijuar të drejtën. Kjo analizë na çon të dallojmë cilat janë burimet

krijuese (në veçanti ligji) dhe burimet e interpretimit (jurisprudenca dhe doktrina).

Komercialistët zhvillojnë një pikëpamje më pragmatike. Ata konstatojnë se përveç burimeve

që ka e drejta civile, ekzistojnë të tjera që luajnë në të drejtën tregtare një rol origjinal dhe të

rëndësishëm.

Page 23: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

23

1.5.a Burimet e përbashkëta të së drejtës civile dhe të drejtës Tregtare8

Ligji. Ai qëndron burimi kryesor. Termi ‘ligj’ ka disa kuptime. Ai tregon Kushtetutën dhe

parimet themelore ose të përgjithshme të së drejtës sonë. Natyrisht që këto norma janë

aplikuar rrallë në mënyrë direkte në të drejtën e biznesit. Megjithatë, ato luajnë një rol të

rëndësishëm, pasi janë themelet e organizimit tonë ekonomik. Kushtetuta luan një rol të

rëndësishëm. Ajo përcakton vlerën e parimeve të pakundërshtueshme, si ai i lirisë së tregtisë.

Por nuk heziton të aplikojë në të drejtën tregtare parimin e barazisë, gjë që i lejon të nxjerrë

konkluzione në fushën e vlerësimit të aksioneve në shoqëri ose në përbërjen e bordit drejtues.

Influenca e të drejtës kushtetuese mbi të drejtën tregtare është më e madhe se sa e mendonim

në fillim. Ligji është tregues i akteve të votuara nga Parlamenti (ligje në kuptimin formal). Ne

kemi parë se e drejta e biznesit kishte si karakteristikë kryesore t’i jepte përgjigje disa

pyetjeve ndryshe nga e drejta civile. Si pasojë, e drejta civile i jep përgjigje të gjitha pyetjeve

për të cilat ligjet e biznesit nuk kanë dhënë zgjidhje. Veçanërisht teoria e përgjithshme e

detyrimeve mbetet baza e të drejtës tregtare.

Ligji në kuptimin formal, përmbledh aktet e miratuara nga Parlamenti, pra Traktatet

ndërkombëtare, që kanë një vlerë normative më të madhe se Ligji. Ata luajnë një rol të

rëndësishëm në të drejtën tregtare. Konventa të ndryshme i aplikohen kontratave më të

përdorshme si transportet dhe shitjet. Burimet ndërkombëtare marrin një rëndësi të veçantë në

marrëdhëniet midis tregtarëve, të vendosur në vendet anëtare të BE. Shohim të zhvillohet një

e drejtë tregtare komunitare, ku dispozitat kombinohen me ato të drejtës së brendshme ose i

zëvendësojnë ato.

Në hartimin e të drejtës komunitare ndikojnë tre procese. Ndonjëherë Këshilli i komuniteteve

harton një rregullore me aplikim direkt. E tillë është e drejta e konkurrencës për krijimin e

grupimeve europiane me interes ekonomik dhe shoqërive europiane. Ndonjëherë Këshilli bën

një direktivë, që vendos objektivat, por i lë vendeve anëtare çdo liri për të zgjedhur mjetet pë

t’i implementuar. Si pasojë, direktivat bazohen në legjislacionin e brendshëm dhe origjina e

tyre komunitare nuk shfaqet aty. Ato janë të shumta në të drejtën tregtare, ku ato kanë arritur

një koordinim të kënaqshëm të legjislacioneve kombëtare. Ndonjëherë unifikimi arrihet me

mjetin më klasik, traktatet. Ata që kanë të bëjnë me të drejtën tregtare janë të shumtë. Ne

mund të përmendim Konventën e Brukselit të 27 shtatorit 1968 mbi ekzekutimin e

vendimeve të drejtësisë, që krijon një hapësirë gjyqësore të vetme europiane dhe Konventa e

Luksemburgut e 15 dhjetorit 1975 që vendos midis vendeve të Komunietit Europian të

8 Seksioni III, Burimet e së drejtës private/Yves Guyon, fq.19

Page 24: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

24

drejtën e patentës të shpikjes që ka efekte të njehsuara, e quajtur patentë komunitare. Ky

harmonizim i legjislacioneve thjeshton marrëdhëniet tregtare midis vendeve anëtare. Ndoshta

një ditë do të arrijmë një harmonizim më të plotë. Termi ’ligj’ tregon edhe rregullat e së

drejtës që vijnë nga pushteti ekzekutiv, në veçanti dekretet dhe vendimet pasi, në fushën e

detyrimeve tregtare, ligjvënësi ka një kompetencë për të përcaktuar parimet themelore. Disa

burime të së drejtës luajnë një rol të vogël në të drejtën civile, por të rëndësishme në të

drejtën tregtare. Bëhet fjalë për vendimet e ministrave. Në përgjithësi, ligji luan një rol më

pak aktiv në të drejtën tregtare se sa në të drejtën civile. Iniciativat e vërteta vijnë rrallëherë

nga ligjvënësi. Më shpesh, ai kufizohet të rregullojë mekanizmat që burojnë nga vetë tregtarët

dhe që përdoren nga ana e tyre në kontrata.

Jurisprudenca. Ajo nuk ka nevojë për shumë shpjegime. Në mënyrë të përgjithshme,

gjyqtarët që gjykojnë konfliktet që kanë të bëjnë me të drejtën tregtare janë më të ndjeshëm

se të tjerët për pasojat ekonomike të vendimeve të tyre. Duke mos i konsideruar burime të

dorës së dytë, qëndrimet e jurisprudencës janë aplikuar më me butësi se sa në të drejtën

civile. Duhet të marrim parasysh vendimet e gjykatave administrative pasi ato njohin

konfliktet tregtare (përvec atë të drejtës së regjistrimit) dhe mosmarrëveshjet që vijnë nga

ndërhyrja e forcës publike në ekonomi, përveç konfliktit të konkurrencës që varet nga

gjykatat e rendit civil. Në fund, Gjykata e Komunitetit Europian luan një rol të rëndësishëm

në çështjet e konkurrencës, të shpërndarjes dhe të konsumit.

Doktrina. Ajo luan në parim të njëjtin rol në të drejtën tregtare dhe të drejtën civile. Doktrina

shpjegon dhe sqaron të drejtën pozitive, për të cilën ajo jep një paraqitje sistematike dhe

racionale për aq sa e ka të mundur. Doktrina kritikon dhe sugjeron reforma që ndikojnë në

përmirësim të së drejtës. Por doktrina nuk është një burim i mirëfilltë sepse ajo nuk ka vlerë

të detyrueshme. Ajo është një autoritet që kërkon të pranohet nga gjykatat dhe të merret

parasysh nga ligjvënësi për saktësinë e arsyetimit dhe cilësinë e sugjerimeve të saj. Për kohë

të gjatë doktrina tregtare kishte mbetur prapa. E drejta tregtare konsiderohej si një degë e

vogël, më pak fisnike dhe e përsosur si e drejta civile. Kjo periudhë ka mbaruar. Megjithatë,

doktrina tregtare vuan, si doktrina civile, nga jostabiliteti i ligjvënësit që vë në dyshim jo

vetëm zgjedhjet në hollësi, por ndonjëherë edhe parimet. Traktatet e mëdhenj doktrinal janë

zhdukur pas shfaqes së manualeve, që janë vepra më praktike se sa teoritë e përgjithshme dhe

shpjegimet koherente. Pa asnjë dyshim, tezat e doktoraturave për të drejtën tregtare janë

gjithnjë e më të shumta.

Page 25: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

25

Zakonet. Rëndësia e zakoneve. Zakonet janë sjellje profesionale kostante, të njohura dhe në

përgjithësi të vjetra. Ato përbëjnë një burim të rëndësishëm të së drejtës tregtare. Jo vetëm që

ato janë historikisht në origjinën e saj, por ato vazhdojnë të thjeshtojnë adaptimin e saj me

zhvillimin e ekonomisë. Por ligjvënësi nuk mund të ndjekë ritmin e tyre. Vetë marrëdhëniet e

zakonshme midis anëtarëve të të njëjtit profesion, ose midis klientëve dhe furnizuesve,

ndikojnë në krijimin e një rendi juridik spontan. Më përpara zakonet kishin një karakter lokal.

Ato ndryshonin sipas vendeve. Tani kjo veçori është zhdukur, por një dallim midis zakoneve

bëhet në çdo sektor ekonomik ose profesional. Ndodh gjithashtu, por më rrallë, që zakonet

ngadalësojnë zbatimin e reformave legjislative që përplasen me traditat ose që nuk njohin

zakonet e shoqërive tregtare. Ka dy kategori të rëndësishme zakonesh.

Të parat, të quajtura zakone konvencionale, e nxjerrin autoritetin e tyre nga një kontratë. Ato

kanë një karakter plotësues, që do të thotë se ato aplikohen vetëm kur nuk ka kundërshtime të

shprehura nga palët. Kontrata nënkupton ndonjëherë zakonet, gjë që eviton të përmenden të

gjitha detyrimet e palëve (mënyrat dhe prova e dorëzimit, përfshirja dhe përjashtimi nga

TVSH në çmim, shuma e interesave të vonesës, etj.). Nëse të dyja palët kanë cilësinë e

tregtarit, heshtja është barabartë me adoptimin e zakonit. Por çështja komplikohet kur shumë

zakone zbatohen midis tregtarëve dhe nuk kanë autoritet ndaj individëve të thjeshtë. Çfarë

ndodh kur palët nuk kanë të përcaktuar asgjë ? Pala që është tregtare nuk mund të pretendojë

t’i imponojë palës tjetër një zakon konvencional që nuk do të ishte i favorshëm për atë,

veçanërisht një kufizim të përgjegjësisë ose një metodë të llogaritjes së interesave. Një

pranim i shprehur qartë është i nevojshëm që zakoni të aplikohet. Zgjidhja do të ishte pa

dyshim e njëjtë nëse një tregtar do pretendonte t’i impononte një zakon të profesionit të tij,

një tregtari që i përket një lloj tjetër aktiviteti.

Ne mund të tentojmë të krahasojmë zakonet konvencionale me ligjin plotësues, pasi në të

dyja rastet vullneti i palëve mund t’i përjashtojë. Ekziston megjithatë një ndryshim në

çështjen e provës. Në rast konflikti, paditësi që bazohet në një ligj plotësues nuk ka pse të

provojë bazueshmërine e tij; «jura novit curia»9. Por ai duhet të provojë ekzistencën dhe

përmbajtjen e zakonit. Në të drejtën e brendshme, zakonet saktësojnë detyrimet e palëve në

kontratat më të përdorura. Kështu në çështjen e shitjes, zakonet fiksojnë sasitë me të cilat do

të punojmë (numrin, peshën, vëllimin), mënyrat e dorëzimit, sasitë, mënyrat e pagesës etj.

Por zakonet luajnë një rol jashtë marrëdhënieve midis palëve. Pra janë zakonet që lejojnë të

përcaktojnë praktikat e konkurrencës së drejtë, nga ato që nuk janë të tilla. Në të drejtën

9 https://en.wikipedia.org/wiki/Iura_novit_curia

Page 26: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

26

ndërkombëtare, zakonet çojnë në një bashkim të praktikave më të shpejta sesa ajo që rezulton

nga aplikimi i traktateve. Ne asistojmë në lindjen e një «të drejte tregtarësh», analoge me «lex

mercatoria» të Mesjetës. Ajo përbën një lloj gjuhe të përbashkët për zakonet e tregtarëve të

gjithë vendeve. Me kalimin e kohës, zakonet bëhen më stabël dhe bëhen objekt i një

kodifikimi zyrtar për të lehtësuar provën e tyre. Zakonet, në përgjithësi, aplikohen vetëm në

profesione të caktuara. Ato mund të asimilohen me zakonet konvencionale, më përjashtim të

rastit kur janë miratuar, ato bëhen akte administrative. Së afërmi disa konventa

ndërkombëtare përpiqen gjithashtu të kodifikojnë zakonet ose terminologjinë e përdorur në

tregti (locoterms) dhe Unidroit ka vendosur një listë të parimeve kryesore të aplikuara në

kontrata të tregtisë ndërkombëtare. Këto norma të kodifikuara janë shpesh më racionale sesa

zakonet dhe aplikohen më thjeshtë.

Kategoria e dytë përmbledh zakonet e drejtësisë, që përbëjnë zbatimin e të drejtës tregtare të

zakoneve. Ndryshe nga zakonet konvencionale ata kanë një karakter të detyrueshëm. Pra çdo

prodhues, shpërndarës ose importues duhet të komunikojë sipas zakoneve të profesionit,

tavanin e çmimit dhe kushtet e shitjes çdo rishitësi që i kërkon një gjë të tillë. Si pasojë, një

komunikim verbal do të ishte i mjaftueshëm, nëse ai është konform me zakonet e profesionit.

Në të njëjtën mënyrë, zakonet lokale përcaktojnë formën e lejes që i jep fund një qeraje

komerciale. Por zakonet nuk është gjithmonë e lehtë për t’i identifikuar. Megjithëse është i

detyrueshëm midis palëve, zakoni mund të anashkalojë një ligj plotësues, ashtu siç mund ta

bënte një kontratë.por ai nuk mund të jetë kundër një ligji të rendit publik, pasi një shkelje e

ligjit nuk është më e toleruar kur është kolektive sesa kur është individuale.

Burimet administrative ose të rregulloreve. Rëndësia dhe varieteti i burimeve

administrative. Përveç zakonit, gjenden burimet administrative ose të rregulloreve. Ato

përcaktojnë kushtet e zbatimit të ligjit. Rëndësi e tyre më e madhe është praktike, ndërsa në të

drejtën civile , ku parimet janë më të afirmuara , roli i tyre duket në përgjithësi i vogël.

Pikë së pari, vendimet e ministrave, që nuk luajnë asnjë rol në të drejtën civile, ushtrojnë një

influencë të madhe në jetën e biznesit, vecanërisht në fushat e reja. Kështu, me anë të një

vendimi të ministrit të bujqësisë mund të urdhërohet tërheqja nga tregu i një produkti të

dëmshëm për konsumatorët. Në kë rast mos respektimi i hierarkisë së normave, justifikohet

nga nevoja për të vepruar me urgjencë. Megjithëse nuk kanë vlerë absolute, qarkoret luajnë

gjithashtu një rol të rëndësishëm në të drejtën tregtare. Ato ndërhyjnë mbi të gjitha në çështjet

e mbrojtjes së konsumatorit, dhe në ruajtjen e konkurrencës së lirë, pa folur për të drejtën

fiskale ku ato luajnë një rol kryesor. Ne flasim ndonjëherë për të drejtën e butë (soft law) për

Page 27: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

27

të treguar ato udhëzime që nuk janë pjesë përbërëse e të drejtës, por që përdoruesit duhet t’i

respektojnë. Kjo kategori e re rregullash sjell një rrezik të pasigurisë juridike për shkak të një

konfuzioni midis etikës dhe drejtësisë.

Kodi i mirëbesimit. Dy kuptimësia e këtij burimi të pretenduar të drejtësisë.

E drejta tregtare në vetvete nënkupton dhe dispozita mirëbesimi dhe mirësjellje. Pavarësisht

se la verba volant scripta manent10, siç thotë një shprehje e vjetër latine, në Shqipëri ka patur

një kulture të organizmit të biznesit bazuar kryesisht në parime mirëbesimi. Kohët e fundit

janë shtuar dhe më shumë nevojat e përcaktimit fillestar të kushteve të biznesit. Për t’u

treguar të besueshëm me partnerët e tyre, ndërmarrjet botojnë ndonjëherë kode të mirëbesimit

që ato përpilojnë vetë dhe që angazhohen t’i respektojnë. Vlera juridike e këtyre

dokumentave është e paqartë, pasi shumë nga këto kode rikujtojnë ligjet në fuqi, pa shtuar

asgjë, ose hartuar rregulla shumë të përgjithshme për të aplikuar me korrektësi (ne bëjmë

gjithçka për të kënaqur klientin; porositë janë kryer në afatet e duhura, etj.). Ndonjëherë këto

kode vënë në ngarkim të ndërmarrjes detyrime preçize, veçanërisht në fusha të reja ku

rregulloret zyrtare janë akoma të pamjaftueshme. Duhet pranuar që këto kode kanë vlerën e

dokumentit kontraktual dhe që ai që i ka hartuar do të bënte një gabim nëse nuk i aplikonte

ato. Burimet e së drejtës së biznesit janë të shumta, por shumë të ndërlikuara dhe jo shumë të

qëndrueshme.

10 Fjalët ikin dhe shkrimi mbetet, J.P Bois, Dialogue militaire entre anciens et modernes, Université de Nantes,

Centre de recherches sur l'histoire du monde atlantique. Presses universitaires de Rennes, 2004

Page 28: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

28

KREU II

Vështrim mbi kuadrin rregullator të legjislacionit tregtar në Shqipëri

2.1 Aspektet kushtetuese të së drejtës tregtare shqiptare dhe të ligjit shqiptar për

shoqëritë tregtare.

Kushtetuta si ligji më i lartë i vendit, gjendet në pozicionin më të lartë në hierarkinë e akteve

normative. Në kushtetutë e ka bazën i gjithë legjislacioni i vendit tonë, i cili rregullon

marrëdhëniet mes shtetit dhe personave, organeve shtetërore në mes tyre, dhe madje

përcakton bazat për rregullimin e marrëdhënieve të personave mes tyre, qofshin këta persona

juridikë apo persona fizikë. Gjithë legjislacioni jo vetëm që duhet të mbështetet tek

Kushtetuta, por duhet edhe të jetë në përputhje me të, duke qenë se ajo është një burim dhe

referim për ligjet e tjera të vendit.11

Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private dhe atë

publike, në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike.12 Prona private dhe

publike mbrohen njëlloj me ligj, ashtu si veprimtaria ekonomike mund të kufizohet vetëm me

ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë njeh

pronën private dhe lirinë e iniciativës dhe veprimtarisë ekonomike, duke parashtruar kështu

një model të zhvillimit ekonomik të bazuar mbi ekonominë e tregut. Kjo pasqyrohet më së

miri në nenin 11 të Kushtetutës, në paragrafin e tij të parë ku shprehet liria e veprimtarisë

ekonomike, dhe në paragrafin e tretë parashikohet ndërhyrja rregullatore e shtetit vetëm në

funksion të interesave publikë. Liria e iniciativës ekonomike përfshin në vetvete lirinë e

subjekteve private për t’u përkushtuar aktiviteteve sipërmarrëse, nëpërmjet prodhimit dhe

shpërndarjes të të mirave materiale, me qëllim për të përmbushur nevojat e shoqërisë.

Gjithashtu nënkupton lirinë e konkurrencës ekonomike midis atyre që veprojnë në treg, duke

u përpjekur për të marrë sa më shumë konsumatorë, dhe për të arritur një fitim maksimal.

Nisur nga neni 3 i ligjit “Për tregtarët dhe për shoqëritë tregtare”, shoqëritë tregtare janë

persona fizikë apo juridikë që bien dakort për arritjen e objektivave ekonomikë të përbashkët.

Nisur nga sa më lart, mund të themi se veprimet ekonomike të themelimit dhe vënies në punë

të një organizate biznesi, si individ i thjeshtë apo si shoqëri tregtare, e gjejnë garancinë

kushtetuese në dispozitat e nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

11 N.4 i Kushtetutës së Rep.së Shqipërisë 12 N.11 I Kushtetutës së Rep.së Shqipërisë

Page 29: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

29

Veprimtaria tregtare është një veprimtari ekonomike shumë e gjerë, e cila shtrihet në

të gjitha fushat e jetës ekonomike. Për rrjedhojë ajo i nënshtrohet zbatimit të ligjeve dhe të

akteve nënligjore të një sfere më të gjerë se të karakterit të ngushtë tregtar. Veprimtaria

tregtare është veprimtari bazë në zhvillimin ekonomik të një vendi. Nëpërmjet saj, shteti, me

anë të mekanizmave të tij ekonomikë e fiskalë, e kontrollon atë veprimtari, duke siguruar

kështu një pjesë të të ardhurave ekonomike, nëpërmjet vjeljes së tatimeve e taksave. Shteti

brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, në plotësim të nismës së lirë dhe

të përgjegjësisë private, nëpërmjet lirisë së iniciativës së lirë siguron dhe objektivat sociale të

parashikuar në dispozita të tjera Kushtetuese. Në Kreun V, neni 59 thuhet se nisma dhe

përgjegjësia private duhet të plotësohen me masat e shtetit për të përmirësuar mjedisin social

dhe natyror sikurse parashikohen në gërmat nga “a” deri në “j”.13 Kjo dispozitë mund të

interpretohet edhe në kuptimin se Kushtetuta e Shqipërisë njeh këtu një përgjegjësi sociale

elementare të personave privatë (fizikë apo juridikë qofshin), të cilët duhet të ndihmojnë

shtetin në realizimin e objektivave socialë për shkak të mundësive dhe lehtësivë që vetë shteti

u krijon dhe për shkak të mundësive që kanë këta persona privatë për t’u kujdesur në mënyrë

të mjaftueshme për “aspektet e komunitetit”.

Kushtetuta përcakton objektivat socialë, si punësimin në kushte të përshtatshme të të gjithë

personave të aftë për punë; plotësimin e nevojave të shtetasve për strehim; standartin më të

lartë shëndetësor, arsimimin dhe kualifikimin, etj14.... , objektiva që më së miri i realizon

edhe nëpërmjet liberalizimit të iniciativave private, duke siguruar kështu hapje vende të reja

pune, krijimin dhe lejimin e shoqërive të sigurimit shëndetësor dhe më gjerë, liberalizimit të

institucioneve arsimore dhe me anë të çdo iniciative private me objekt të ligjshëm. Edhe pse

njihet përgjegjësia sociale private, këta objektiva socialë nuk mund të kërkohen

drejtëpërdrejtë në gjykatë, por me ligje të veçanta përcaktohen kushtet dhe masa në të cilën

mund të kërkohet realizimi i këtyre objektivave.15.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë neni 49/1, përcakton se secili ka të drejtë të fitojë

mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme, që e ka zgjedhur ose pranuar vetë. Jeta ekonomike

e tregtarëve dhe shoqërive tregtare është një ndërthurje marrëdhëniesh biznesi midis këtyre

subjekteve, dhe si një ndërthurje marrëdhëniesh biznesi midis tyre dhe subjekteve ekonomike

shtetërore.

13 N.59 i Kushtetutës së Rep.së Shqipërisë 14 N.59/1 i Kushtetutës së Rep.së Shqipërisë 15 N.59/2 i Kushtetutës së Rep.së Shqipërisë

Page 30: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

30

Në nenin 7 të ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, përcaktohet që shoqëritë tregtare

mund të ushtrojnë çdo veprimtari, e cila nuk ndalohet me ligj. Dispozitat ligjore në vetvete

nuk parashikojnë kufizime në marrëdhëniet ekonomike midis këtyre subjekteve, por janë

pikërisht këto marrëdhënie të krijuara midis tyre që sjellin zhvillimin ekonomik të një vendi e

të një shoqërie të caktuar. Ligji i ri “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, sigurisht, vendos

kufizime për themelimin dhe aktivitetin e shoqërive tregtare, mbi të gjitha në lidhje me

shoqëritë aksionare.16 Mirëpo, këto kufizime dhe detyra e përgjegjësi të parashikuara në ligjin

e ri për drejtuesit e shoqërisë kanë për synim një sistem ekonomik funksionues dhe të

përgjegjshëm nga ana sociale, dhe mund të mos konsiderohen si jo proporcionale në kuadër

të drejtëpeshimit kushtetues të interesave të përmendur më lart.

Dispozitat kushtetuese nga neni 49 deri 58, Kreu IV shkojnë përtej kushtetutave

“liberale klasike” dhe parashikojnë të drejtat për sigurimet shoqërore, shërbimet

shëndetësore, sigurimet shëndetësore dhe arsimin, krahas mbrojtjes së krahut të punës,

familjes, fëmijëve, të rinjve, grave shtatzëna dhe nënave. Këto të drejta sociale fuqizohen në

mënyrë retorike nga Preambula e Kushtetutës ku përmendet “vendosmëria për të ngritur një

shtet demokratik dhe social” dhe “zotimi për (...) solidaritet social”. Neni 3 i Kushtetutës e

rendit “drejtësinë sociale” mes “themeleve të Shtetit dhe detyrave të tij për t’i respektuar dhe

mbrojtur ato”.

Në vazhdim mund të kalojmë më tej në dispozitën 17(1), që kërkon që çdo kufizim i

të drejtave dhe lirive themelore (ekonomike dhe të tjera) të parashikuara me Kushtetutë duhet

të bëhet vetëm me ligj për interesin publik ose për mbrojtjen e të drejtave të personave të tjerë

dhe një kufizim i tillë duhet të jetë në një raport proporcional midis kufizimeve dhe

interesave të mbrojtur. Ky kufizim nuk mund ta prekë asnjëherë thelbin e këtyre të drejtave

dhe lirive dhe ai duhet të përmbushë kërkesat e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

mbi ndalimin e shpërdorimit të të drejtave .17

Po kështu, liria ekonomike dhe të drejtat e pronës mund të kufizohen vetëm për “arsye

publike të rëndësishme” ose “interesa publikë”18. Por, sigurisht, promovimi i të drejtave dhe

lirive të renditura në Kreun IV dhe V të Kushtetutës mund ta plotësonin me lehtësi kriterin e

këtyre arsyeve apo interesave. Dhe së fundmi, Kushtetuta parashikon dhe një parim tjetër

16 Ligji nr. 9901 Për Tregtaret dhe Shoqëritë Tregtare Teksti me komente Janet Dine, Michael Blecher

17 Konventa Europiane e të drejtave të njeriut N.17/2 18 Nenet 11/3 dhe 41/2 Kushtetuta e Rep.Së Shqipërisë

Page 31: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

31

shumë të rëndësishëm të së drejtës në përgjithësi, të drejtës civile dhe pse jo tregtare në

veçanti: Askujt nuk mund t’i hiqet liria për shkak se nuk është në gjendje të përmbushë një

detyrim kontraktor19. Ky parim ka të bëjë me sanksionin pasuror që aplikohet në rast të

mosrealizimit të objektivave dhe detyrimeve me karakter ekonomik pasuror duke shmangur

çdo lloj tjetër penaliteti sanksionues mbi personin qoftë fizik qoftë ky person juridik.

2.2 Marrëdhënia e veçantë me Kodin Civil

E drejta tregtare gjatë 23 viteve të fundit ka qenë objekt i ndryshimeve të rëndësishme

legjislative. Në vetvete ajo nuk paraqet ndonjë rezistence që zakonisht është virtyti i një të

kaluare të respektuar. Pavarësisht se mund të reflektojë origjinën e largët të disa

institucioneve, ajo është një e drejtë e re, sepse tregtia moderne nuk mjaftohet me proceset që

konsideroheshin të mjaftueshme në të shkuarën. Ajo është gjithmonë në ndryshim në mënyrë

që t’i përshtatet më së miri një ekonomie që zhvillohet vazhdimisht. Mobiliteti apo

lëvizshmëria që paraqet kjo fushë e së drejtës, në një farë mënyre mund të interpretohet si

dobësi e saj, por në të njëjtën kohë e kthen atë në një subjekt interesant për t’u studiuar.

Studimi i kësaj të drejte paraqet më vështirësi se studimi i së drejtës civile. Ajo nuk na

paraqitet në formën e një kodi, por më tepër si një koleksion apo grumbull ligjesh i viteve të

ndryshme. Duke qënë pjesë e së drejtës private ajo aplikon më së shumti teknikat e së drejtës

civile, kryesisht ato mbi të drejtat e detyrimeve. Ne nuk mund të arrijmë të kuptojmë të

drejtën tregtare në rast se nuk njohim të drejtën civile.

E drejta tregtare në vetvete është një degë e veçantë e së drejtës civile, e cila rregullon

marrëdhëniet juridike civile në tregti, pozitën juridike të tregtareve e të shoqërive tregtare,

procedurën e falimentimit dhe marrëdhëniet e tjera pasurore. Prandaj lidhja e së drejtës

tregtare me të drejtën civile në përgjithësi, dhe me dispozitat e Kodit Civil në veçanti, duket

se vjen natyrshëm dhe në mënyrë të pashmangshme për shkak të marrëdhënieve shoqërore

për të cilat këto dy degë të së drejtës kujdesen.

Në sistemet ligjore në të cilat aplikohet dhe zbatohet Kodi Civil i shkruar, dispozitat e këtij

kodi përfaqësojnë rregullat elementare për marrëdhëniet ligjore dhe kontratat midis personave

fizikë dhe subjekteve juridikë në sektorin e të drejtës civile dhe asaj tregtare. Sigurisht, kjo

përfshin ndër të tjera edhe marrëdhëniet me ligjin për tregtarët dhe për shoqëritë tregtare.

Janë dispozitat e Kodit Civil të cilat i japin “jetë” nocionit të personit fizik (tregtarit) dhe të

personit juridik (shoqërive tregtare). Kodi civil është ai i cili përcakton përmbajtjen e personit

19 N.27/3 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

Page 32: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

32

juridik20, zotësinë e personit juridik 21, përgjegjësinë e personit juridik 22, konceptet e

mbarimit dhe të likuidimit të personit juridik.23

Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare përcakton se shoqëritë tregtare themelohen nga dy

ose më shumë persona fizikë ose juridikë, që bien dakort për arritjen e objektivave

ekonomikë të përbashkët, duke dhënë kontribute në shoqëri, sipas përcaktimeve në statutin e

saj.24 Statuti në vetvete nënkupton shprehjen e vullnetin të ortakëve/aksionerëve në këto

shoqëri, duke reflektuar më së miri elementët e veprimit juridik të parashikuar në Kodin

Civil, si shfaqje të ligjshme të vullnetit që synon të krijojë, të ndryshojë ose të shuajë të drejta

dhe detyrime civile.25 Krijimi dhe themelimi i një shoqërie nënkupton një kontratë e cila

pasqyron vullnetin e themeluesve, vullnet i cili duhet të shprehet në format e përcaktuara jo

vetëm nga dispozitat e Kodit Civil, por dhe nga legjislacioni tregtar. Ose, nëse shikojmë

pretendimet e ngritura nga palët e treta kundër tregtarëve dhe shoqërive tregtare, shumica e

rregullave lindin nga kontrata ose shkelja e saj.

Dispozitat më të rëndësishme të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë në lidhje me

themelimin dhe aktivitetin e shoqërive tregtare janë ato për personat juridik për

përfaqësimin26, përfaqësim i cili rregullohet dhe nga dispozitat e ligjit për tregtarët dhe për

shoqëritë tregtare.27 Dispozita të tjera të ndërlidhura me aktivitetin tregtar dhe që

domosdoshmerisht subjektet tregtare dhe palët e treta do i referohen gjatë ekzistencës së

marrdhënieve, janë ato për pronën28, dispozitat për detyrimet përfshirë këtu dhe detyrimet e

përbashkëta29, dispozitat mbi përgjegjësinë30, për mospërmbushjen e detyrimeve dhe

dëmshpërblimin31 apo dispozitat për kontratat 32. Duke patur parasysh që kontratat kanë një

rëndësi të veçantë për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, nuk mund të lëmë pa cituar seksionet

për format specifike të kontratave duke filluar nga kontratat e shitjes33, kontrata e qirasë34 ,

20 N.24/25/26 i K.C 21 N.29 i K.C. 22 N.32 i K.C. 23 N.34-37 i K.C 24 N.3 i ligjit 9901 dt.14.4.2008”Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” 25 N.79 i K.C 26 N.64 e vijim i K.C. 27 N.12 L.9901 dt.14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” 28 N.142 e vijim i K.C 29 N.419 e vijim i K.C 423 -435 30 N.626 i K..C 31 N.608 i K.C. 32 N.660 e vijim i K.C 33 N.705 e vijim i K.C 34 N.801 e vijim i K:C

Page 33: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

33

kontrata e sipërmarrjes35, kontrata e transportit36, kontrata e komisionit37, kontrata e

spedicionit38, kontratat e agjencisë (N. 950 e në vijim), kontrata e depozitës (N. 982 e në

vijim), kontratat bankare (N.1024 e në vijim), kontratat franchising (N. 1056 e në vijim),

kontratat e sigurimit (N. 1113 e në vijim) etj. Shumica e padive të ngritura nga një shoqëri

tregtare ose kundër një shoqërie tregtare, ka shumë të ngjarë, të mbështeten në këto dispozita

të përgjithshme të së drejtës civile dhe tregtare, pasi dhe vetë objekti i aktivitetit të këtyre

subjekteve mbulon më së shumti këto fusha.

Ajo çfarë vlen të ndalemi në këtë punim janë dhe dispozitat mbi shoqërinë e thjeshtë të Kodit

Civil (Nenet 1074 e në vijim), të cilat sigurisht, luajnë një rol mbizotërues për dispozitat e

ligjit të shoqërive tregtare kryesisht për shoqëritë kolektive dhe komandite. Kjo për shkak të

vetë ngjashmërisë së shoqërisë së thjeshtë me shoqëritë kolektive dhe komandite. Dispozitat e

Kodit Civil mund të plotësojnë dispozitat e Ligjit “Për Tregtarët dhe shoqëritë tregtare” në

lidhje me këto dy forma shoqërish tregtare. Në momentin kur flitet për shoqërinë e thjeshtë,

është e nevojshme të bëhet dallimi i saj nga shoqëria e thjeshtë. Për të bërë dallimin mund të

nisemi nga këto elementë:

1. Numri i personave të nevojshëm për të themeluar një shoqëri të thjeshtë dhe shoqëri

tregtare. Shoqëria e thjeshte është një kontratë me të cilën dy ose më shumë persona

merrren vesh për të ushtruar një aktivitet ekonomik, me qëllim që të ndajnë fitimet që

rrjedhin prej tij.39 Ndërkohë, shoqëritë e kapitalit si shoqëria me përgjegjësi të

kufizuar dhe shoqëria aksionere krijohen dhe nga një person i vetëm.40

2. Baza ligjore është një element shumë i mirë diferencues midis shoqërisë së thjeshtë

dhe shoqërive tregtare. Shoqëria e thjeshtë rregullohet nga dispozitat e Kodit Civil,

dhe shoqëritë tregtare nga “Ligji mbi tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

3. Element tjetër që ndikon në përceptimin e shoqërive të thjeshta si shoqëritë tregtare,

është dhe elementi i detyrimit të këtyre subjekteve për regjistrim në Q.K.R.41 Këtu

ndryshimi ka të bëjë me efektet e këtij regjistrimi. Shoqëria e thjeshtë regjistrohet

thjesht për efekt deklarativ, në mënyrë që palët e treta të njihen me ekzistencën e kësaj

shoqërie. Ndërsa shoqëritë tregtare regjistrohen për fitimin e personalitetit juridik. Ato

35 N.850 e vijim i K.C 36 N.877 e vijim i K.C 37 N.935 e vijim i K.C 38 N.945 e vijim i K.C 39 N.1074 i K.C. 40 N.71 i L.9901 dt.14.4.2008 41 N.22 L.mbi Q.K.R.

Page 34: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

34

e fitojnë zotësinë juridike vetëm pas momentit të regjistrimit, ndërsa shoqëria e

thjeshtë që në momentin e nënshkrimit të kontratës apo marrëveshjes.

4. Dhe së fundmi si element tjetër diferencues mund të marrim dhe përgjegjësinë. Në

shoqëritë e thjeshta përgjegjësia është e pakufizuar, vetëm në rast se palët e

parashikojnë ndryshe. Ndërsa shoqëritë tregtare të personit kanë përgjegjësi të

pakufizuar, shoqëritë e kapitalit kanë përgjegjësi të kufizuar deri në vlerën e kapitalit

fillestar.

Ndër të tjera mund të shohim që efekti i Kodit Civil përfshin edhe disa aspekte metodike dhe

rregullat për aplikimin dhe interpretimin. Rregullat e veçanta të interpretimit mund të gjenden

në nenet 681 e në vijim të Kodit Civil për kontratat. Këto rregulla tregojnë se gjykatësit dhe

juristët në përgjithësi gjenden “midis normave dhe fakteve”. Ata nuk ndjekin thjesht “fjalën e

ligjit”, duke qenë se e vetme kjo vështirë se do ta zgjidhte çështjen gjyqësore dhe t’i kënaqte

palët e saj. Puna ligjore e tyre ecën në dy drejtime, sidomos në çështjet gjyqësore civile dhe

tregtare. Standardi i përshtatshëm i aplikimit për një çështje të caktuar bën që pranimi apo

refuzimi i një pretendimi normativ të vendoset :

a) nga interpretimi i një dispozite ligjore

ashtu edhe

b) nga shqyrtimi përkatës ligjor i fakteve të paraqitura nga palët që kanë marrë nismën në

çështjet e procedurës civile.42

2.3 Ndikimi i MSA në përafrimin e legjislacionit dhe të praktikës shqiptare me

“acquis communitaire”

Është lehtësisht e kuptueshme se një legjislacion i përpiluar siç duhet ka rëndësi jetike

për vënien në jetë të strategjive rregulluese me karakter publik dhe privat në një vend të

caktuar. Për rrjedhojë, ky kthehet në një parakusht të domosdoshëm për prezantimin e çdo

shteti në drejtim të shtetasve të vet dhe të tretëve. Infrastruktura ligjore në Shqipëri po

hartohet dhe përshtatet në mënyrë të tillë që të krijojë një sistem modern ligjor në përgjithësi,

dhe tregtar në veçanti. Procesi i integrimit europian të Shqipërisë ka një prej shtyllave të tij

hartimin e dispozitave tregtare me qëllim liberalizimin progresiv të këmbimeve deri në

vendosjen e një zone të lirë tregtie midis palëve. Vetë marrëveshja e Asociim-Stabilizimit

nënshkruar midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, parashikon përafrim të plotë të

42 N.2 dhe 4 i K.Pr.Civ.

Page 35: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

35

legjislacionit shqiptar me acquis communitaire43.Përafrimi do të përqendrohet në elementët

thelbësorë të acquis së Tregut të Brendshëm, ashtu si dhe në fusha të tjera të rëndësishme si

konkurrenca, të drejtat mbi pronësinë intelektuale, industriale dhe tregtare, prokurimi publik,

standardet dhe certifikimi, shërbimet financiare, transporti detar dhe tokësor,duke i kushtuar

rëndësi të veçantë sigurisë dhe standardeve mjedisore si dhe aspekteve sociale, ligji për

kompanitë tregtare, kontabiliteti, mbrojtja e konsumatorit, mbrojtja e të dhënave, shëndeti

dhe siguria në punë dhe mundësi të barabarta. Shqipëria është angazhuar të vazhdojë dhe të

nxisë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me vendet e tjera të rajonit, duke

përfshirë një nivel të përshtatshëm koncesionesh të ndërsjellta lidhur me lëvizjen e personave,

mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, si dhe zhvillimin e projekteve me interes të përbashkët,

veçanërisht atyre që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të

parave, emigrimit të paligjshëm dhe trafikimit, duke përfshirë në veçanti atë të qenieve

njerëzore dhe të drogave të paligjshme.44Ky angazhim përbën një faktor të rëndësishëm për

zhvillimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe krijimit të stabilitetit rajonal.

Gjatë viteve të fundit, në vazhdim të zhvillimeve politike dhe teknologjike që kanë

pasuar, situata politike dhe ekonomike botërore ka ndryshuar rrënjësisht dhe ekonomia e

tregut të lirë ka triumfuar kudo. Prapa këtyre ndryshimeve nga njëra anë qendron globalizimi,

i cili ka bërë që sipërmarrjet të ndodhen dhe të veprojnë në një hapësirë ndërkombëtare, dhe

në anën tjetër qëndrojnë shtetet të cilat po reagojne ndaj globalizimit duke u përpjekur të

organizohen në forma rajonale dhe duke përshtatur sa më shumë legjislacionet45.

Vendet të cilat aplikojnë sistemin “civil law” të së drejtës, ku ndër të tjera bëjnë pjesë

dhe Italia, Franca, Gjermania, Spanja etj, dhe Shqipëria, paraqesin karakteristika të

përbashkëta të së drejtës, duke krijuar kështu dhe lehtësi në përqasjen e legjislacionit. Në

mënyrë që të mos të zgjatemi shumë në këtë pikë, por në të njëjtën kohë të krijojmë një ide

mbi këto karakteristika të përbashkëta po i grupojmë në pesë momente të rëndësishme:46

a) Vendet të cilat bëjnë pjesë në këtë sistem, origjinën e së drejtës e kanë të

përbashkët. Institutet kryesore të së drejtës kanë prejardhjen nga e drejta

romake, për këtë arsye, megjithëse me diferenca të vogla, gjejmë në këto

legjislacione institute dhe kategori të përbashkëta.

43 N.70 MSA 44 N.3 i MSA 45 Compendio di diritto del Comercio Internazionale, M.Ius/C.Casellano , III Edizione 2011 SIMONE, fq.14 46 Compendio di diritto del Comercio Internazionale, M.Ius/C.Casellano , III Edizione 2011 SIMONE, fq.13

Page 36: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

36

b) Këto vende karakterizohen nga të njëjtat burime apo hierarki të së drejtës. Në

tërësinë e sistemit ligjor gjejmë në pozicionin më të lartë Kushtetutën, e cila

përmban principet kryesore të Shtetit. Në vazhdim të hierarkisë kemi ligjet e

veçanta apo aktet me forcë ligjore.

c) Në të gjitha vendet që aplikojnë këtë sistem të së drejtës, e drejta përmblidhet

ne nje “ligj” të quajtur KOD, në plotësim të së cilës vijnë pastaj ligjet e

veçanta, të cilat disiplinojnë aspekte specifike.

d) Duhet të theksojmë se jurisprudenca apo praktika gjyqësore ka funksionin e

interpretimit dhe të aplikimit sipas rastit konkret, duke u bazuar mbi të drejtën

e shkruar. Vendimet e gjykatave nuk janë detyruese për zbatim për gjykatat

për rastet e ngjashme, por gjithsesi duhet theksuar që precedentët e krijuar nga

gjykata e shkallës së lartë janë shumë të rëndësishme.

e) Së fundmi, nuk mund të lemë pa përmendur doktrinën, e cila konsiderohet

thelbësore për interpretimin dhe kuptimin e së drejtës.

Unifikimi apo përshtatja e së drejtës me “acquis communitaire”, sjell si rezultat përcaktimin

e rregullave të përbashkëta në mënyrë që t’i krijojnë siguri sipërmarrësve të cilët ushtrojnë

aktivitetin në ambjente ligjore të ndryshme. Madje shumë shtete, sidomos pas Luftës së Dytë

Botërore, kanë “pranuar” të limitojnë apo të kufizojnë pushtetin e tyre sovran, për të

përshtatur legjislacionin në një mënyrë të koordinuar apo të ngjashme me vendet e tjera.

Legjislacioni shqiptar reflekton standartet e praktikat më të mira të BE, si dhe më gjerë ato

ndërkombëtare në fushën “coorporate governance” dhe përgjegjshmërinë shoqërore të

bizneseve47, duke synuar hamonizimin me sistemet tregtare të vendeve fqinje. Kushtetuta e

Republikës së Shqipërisë parashikon që çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar përbën

pjesë të sistemit të brendshëm juridik pasi ajo botohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së

Shqipërisë. Dispozitat e Kushtetutës shkojnë dhe më tej duke përcaktuar faktin që një

marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen

me të48. Këto dispozita kushtetuese që në filim kanë përcaktuar efektin e Marrëveshjes së

Stabilizim dhe Asociimit (MSA) mbi sistemin ligjor dhe institucional shqiptar. Ky efekt nuk

shkonte deri atje sa t’ia nënshtronte institucionet (dhe qytetarët) shqiptarë menjëherë dhe

drejtpërdrejtë të drejtës së BE dhe doktrinës së saj në lidhje me “epërsinë” mbi ligjet

kombëtare dhe në lidhje me “efektin e drejtpërdrejtë” të dispozitave të traktatit, rregulloreve

47 Janet Dine, Michael Blecher(2009)Ligji “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”-tekst me komentar, f.2. 48 Kushtetuta e R.SH. N.122/ 1-3

Page 37: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

37

dhe direktivave. Këto doktrina do aplikoheshin plotësisht vetëm për shtetet anëtare, gjë që do

të thotë që ato nuk aplikohen për “vendet që cilësohen kandidate”, por kur kjo marrëveshje

është nënshkruar dhe vendi është nën regjimin e një marrëveshjeje asociimi.

Po të shohim MSA me kujdes, do vinim re që gjithsesi e drejta evropiane ka një efekt

mbi sistemin ligjor dhe institucional shqiptar, përmes kërkesave për përafrimin e detyrueshëm

të legjislacionit, imponimit të ligjeve dhe rregullave të konkurrencës49, duke përfshirë këtu

zbatimin dhe kontrollin ligjor.

Legjislacioni duhej të përafrohej në mënyrë progresive dhe të realizohej tërësisht përqasja

me Acquis Communitaire deri gjatë një periudhë tranzitore deri në dhjetë vjet maksimumi, e

ndarë në dy faza të njëpasnjëshme.50Faza e parë ka filluar me hyrjen në fuqi të kësaj

marrëveshjeje, ndërsa për të kaluar në fazën e dytë në mënyrë që të arrihet asociimi i plotë,

gjatë vitit të pestë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, Këshilli i Stabilizim Asociimit do të

vlerësojë përparimin e bërë nga Shqipëri, dhe do të vendosë nëse ky përparim ka qenë i

mjaftueshëm .

Në titullin IV të MSA,-Lëvizja e lirë e mallrave, parashikohet vendosja e një zone të tregtisë

së lirë, në përputhje me dispozitat e kësaj marrëveshjeje dhe në përputhje me dispozitat e

GATT (General Agreement on Tariffs and Trade) 1994 dhe të OBT (Organizata Botërore e

Tregtisë)51. Konkretisht janë marrë masat e nevojshme për përafrimin dhe për zbatimin e

kësaj dispozite në sistemin doganor.

Nuk mund të lemë pa përmendur, si pjesë të kërkesave të MSA dhe procesit të përafrimit të

legjislacionit dhe reformat përkatëse në veprimtarinë e gjyqësorit52. Bashkëpunimi në vetvete,

ndër të tjera synon dhe fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe mirëadministrimin e

drejtësisë në veçanti. Kjo mund të përfshijë edhe përgjegjësinë e gjykatave dhe të

administratës publike në Shqipëri për të aplikuar standardet e BE për interpretimin, sidomos

ato standarde që janë zhvilluar nga Gjykata Evropiane (GJE) për aplikimin e të drejtës së BE

nga institucionet e Shteteve Anëtare. “Instrumentet” e GJE kanë për synim të garantojnë që:

Zbatimi i ligjeve kombëtare, pavarësisht kohës së miratimit të dispozitave në fjalë, përpara

apo pas aktit ligjor evropian përkatës, duhet të interpretohen nga institucionet kombëtare në

49 N.70 /1 i MSA 50 N.6 i MSA 51 N.16 i MSA 52 N.78 i MSA

Page 38: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

38

dritën e mënyrës së shprehjes dhe të qëllimit të po atij akti ligjor evropian në mënyrë që të

arrihet rezultati i preferuar nga ky i dyti.

Institucionet kombëtare janë të detyruara të ofrojnë të gjithë efektivitetin e plotë praktik (effet

utile) të dispozitave të ligjeve të BE, nëse është e nevojshme, duke evituar aplikimin e atij

legjislacioni kombëtar që bie ndesh me to, edhe sikur ky legjislacion të jetë aprovuar më vonë

se ai evropian. Me fjalë të tjera, realizimi i të drejtës së BE nuk duhet zhvlerësuar nga asnjë

praktikë legjislative, administrative apo gjyqësore.

Aktualisht, gjykatat shqiptare nuk kanë mundësi përdorimi të instrumenteve të GJE për të

arritur një vendim me efekt të detyrueshëm ligjor për përputhshmërinë e interpretimeve të

tyre me ato të BE. Kjo ka të bëjë me faktin që e gjithë përputhshmëria me praktikën e Acquis

kërkohet vetëm në fund të periudhës kalimtare (Neni 70(1) dhe (2)). Megjithatë, nëse një

dispozitë shqiptare është përafruar shprehimisht, atëherë ajo duhet të aplikohet sipas

“mënyrës evropiane (të GJE)”, sepse nuk do të mund të zbatohej ndryshe aspekti i

rëndësishëm i përafrimit të suksesshëm të arritur nga ligjvënësit.

Gjykatat (dhe administrata publike) shqiptare do të jenë faktikisht përgjegjëse për aplikimin e

rregullave të lartpërmendura të interpretimit dhe do t’u duhet të ndjekin “mënyrën e shprehjes

dhe atmosferën” e dispozitave përkatëse të harmonizimit ligjor evropian të paktën në ato raste

kur dispozitat e një ligji të ri shqiptar mbështeten në mënyrë të qartë në kuadrin ligjor

evropian. Sigurisht, deri në fund të periudhës kalimtare, gjykatat dhe institucionet e tjera

mund të përdorin argumentin se nuk janë miratuar (ende) disa aspekte rregulluese apo se faza

e zhvillimit dhe përgatitjes institucionale, për fat të keq, ka mbetur mbrapa.

Megjithatë, nga ana tjetër, nëse gjykata apo administrata publike nuk e aplikon një

dispozitë ligjore kombëtare të cilën e konsideron se nuk përputhet me “dispozitën e

përafruar”, kjo nuk do të përbënte asnjë shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës53.

Përshtatja e legjislacionit tonë me Acquis ka ndikuar dhe në nxitjen dhe mbrojtjen e

investimeve, si kërkesë tjeter e MSA54. Kjo dispozitë i referohet krijimit të një klime të

favorshme për investimet private, vendase dhe të huaja, e cila është thelbësore për

rimëkëmbjen ekonomike dhe industriale të Shqipërisë.

Përshtatja e legjislacionit duhet të marrë në konsideratë Acquis e Komunitetit

Europian dhe në fushën e politikave industriale. Iniciativat ligjore në këtë fushë synojnë në

53 Janet Dine, Michael Blecher(2009)Ligji “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”-tekst me komentar, f.15. 54 N.91 i MSA

Page 39: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

39

mënyrë të veçantë ngritjen e një kuadri të përshtatshëm për sipërmarrjet, përmirësimin e

menaxhimit dhe ekspertizës, si dhe promovimin e tregjeve, transparencës së tregut dhe

mjedisit të biznesit55.

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ka ndikuar dhe në ndryshimet e legjislacionit në

fushën e doganave, në mënyrë që të merren parasysh fushat prioritare që lidhen me Acquis e

Komunitetit në lidhur me këtë çështje. Bashkëpunimi në këtë drejtim synon garantimin e

përputhjes me dispozitat që do të miratohen në fushën e tregtisë, dhe për të arritur përafrimin

e sistemit doganor, duke ndihmuar kështu në hapjen e rrugës për marrjen e masave

liberalizuese 56. Ndryshimet ligjore dhe përqasja me legjislacionin e BE janë reflektuar dhe në

fushën e tatimeve duke përfshirë masat që synojnë forcimin e reformave të mëtejshme në

sistemin fiskal dhe në ristrukturimin e administratës së tatimeve me synimin që të sigurohet

efikasitet në mbledhjen e taksave dhe në luftën kundër evazionit fiskal57. Lehtësitë në

krijimin, në themelimin, në licensimin e bizneseve janë risi të tjera të ardhura si pasojë e

përpjekjeve të vendit tonë për të hyrë në Bashkimin Europian dhe në kuadrin e përshtatjes së

legjislacionit tonë me Acquis.

Për interesa të trajtimit të këtij punimi, çështjet më të rëndësishme dhe më me vlerë për

punimin do të diskutohen në kapitujt e tjerë më në veçanti dhe më specifikisht.

2.4. a BURIMET LIGJORE TË SË DREJTËS NË BE

a. TRAKTATET THEMELUESE SI BURIM PRIMAR I TË DREJTËS SË BE

Burimi i parë i së drejtës në BE janë Traktatet themeluese, përfshirë shtojcat e ndryshme dhe

protokollet e bashkëngjitura apo plotësimet dhe ndryshimet e mëvonshme. Këto Traktate dhe

instrumentet që i ndryshojnë apo i plotësojnë ato, kryesisht Traktatet e Romës58, Mastrihtit59,

Amsterdamit60, Nicës61 dhe Lisbonës62 dhe Traktatet e ndryshme për anëtarësim, përmbajnë

dispozitat themelore mbi objektivat e BE, mbi organizimin e saj, mënyrën e funksionimit, si

dhe pjesë të së drejtës ekonomike të saj. Kështu është formuar korniza themeluese për

55 N.92 i MSA 56 N.97 i MSA 57 N.98 i MSA 58 Traktati i Romës, nënshkruar më 25 mars 1957 dhe hyrë në fuqi më 1 janar 1958.Mbetet një ndër traktatet më të rëndësishme, ku ndër të

tjera u krijua dhe komuniteti i tregut të përbashkët europian, http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=LEGISSUM%3Axy0023 59 Traktati i Mastrihtit, http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=OJ:C:1992:191:FULL&from=EN,nënshkruar më 7 shkurt

1992 dhe hyrë në fuqi më 1 nëntor 1993, ku ndër të tjera u përcaktua dhe monedha e përbashkët euro. 60 Traktati i Amsterdamit, nënshkruar më 2 Tetor 1997dhe hyrë në fuqi më 1 Maj 1999, ku shtetet anëtare ranë dakord të transferojnë

kompetenca të caktuara të qeverive kombëtare, Parlamentin Europian në fusha të ndryshme.Ky traktat bëri ndryshime të ndjeshme të

Traktatit të Mastrihtit, të nënshkruar më 1992. http://www.europarl.europa.eu/topics/treaty/pdf/amst-en.pdf 61 http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX%3A12001C%2FTXT 62 http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=celex%3A12007L%2FTXT

Page 40: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

40

funksionimin e BE, ku reflektohen interesat e BE dhe terësia e aktiviteteve legjislative apo

administrative të institucioneve të saj. Traktatet, duke qënë instrumente ligjore të krijuara në

mënyrë direkte nga Shtetet Anëtare, në qarqet ligjore njihen si e drejtë primare e BE.

2.4. b INSTRUMENTET LIGJORE TË BE, SI BURIMI SEKONDAR I TË DREJTËS

Legjislacioni i hartuar nga fuqia e dhënë instrumenteve të BE, quhet legjislacion dytësor ose

burim sekondar i të drejtës së BE.

Ky burim në vetvete përmban akte legjislative, akte të deleguara, akte implementuese dhe

akte të tjera. Krijimi i legjislacionit sekondar të BE është një proçes gradual. Shfaqja e tij i

jep vitalitetin legjislacionit primar, i cili rrjedh nga Traktatet e BE dhe në mënyrë progresive

krijon dhe përmirëson rendin ligjor evropian.

2.4. c MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE TË BE

Burimi i tretë i të drejtës së BE ka të bëjë me rolin e saj në nivel ndërkombëtar. Si një

“entitet” me ndikim gjeografikisht më të madh se shtrirja e saj, Europa nuk mund të kufizohet

vetëm në menaxhimin e çështjeve të saj të brendshme. Ndikimi i saj shtrihet dhe me

marrëdhëniet ekonomike, sociale dhe politike me vende të tjera.

Prandaj, në të drejtën ndërkombëtare, BE lidh marrëveshje dhe me shtetet jo-anëtare (‘shtetet

e treta’) dhe me organizata të tjera ndërkombëtare, me objekt të zgjeruar të karakterit tregtar,

fushat industriale, teknike, sociale dhe deri në marrëveshjet mbi tregtinë e prodhimeve të

veçanta.

Me rëndësi për t’u përmendur, në këtë punim janë tre lloje marrëveshje, midis BE dhe

shteteve jo-anëtare:

Marrëveshjet e asociimit

Asociimi tejkalon rregulloren e thjeshtë të politikës tregtare dhe përfshin bashkëpunimin e

ngushtë ekonomik me një ndihmë të gjerë financiare nga BE për shtetin pale të kësaj

marrëveshje (Neni 217 TFEU)63.

Ekzistojnë tre lloje të ndryshme të marrëveshjes së asociimit:

Marrëveshjet që mbajnë lidhje speciale midis disa Shteteve Anëtare dhe shteteve që nuk janë

anëtare. Një arsye e veçantë për krijimin e marrëveshjes për asociim ishte ekzistenca e

shteteve dhe territoreve jashtë Evropës, me të cilat Belgjika, Danimarka, Franca, Italia,

63 Traktati mbi Funksionimin e Bashkimit Europian http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=celex%3A12012E%2FTXT

Page 41: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

41

Hollanda dhe Britania e Madhe kishin lidhje jashtëzakonisht të ngushta ekonomike, si

trashëgimi e të kaluarës së tyre koloniale. Unifikimi i monedhës së BE, mund të trazonte

seriozisht tregtinë me këto territore, gjë që nënkuptonte nevojën për marrëveshje specifike.

Qëllimi i asociimit është të inkurajojë zhvillimin ekonomik dhe social të vendeve dhe

territoreve, dhe të themelojë marrëdhënie të ngushta ekonomike midis tyre dhe BE si tërësi

(Neni 198 TFEU). Si rezultat i kësaj, ka një sërë marrëveshjesh të privilegjuara, të cilat

mundësojnë importin e mallrave nga këto shtete dhe territore, me detyrime të reduktuara ose

krejtësisht pa detyrime doganore. Ndihma financiare dhe teknike nga BE kanalizohej përmes

Fondit Evropian për Zhvillim.

Marrëveshjet si përgatitje për anëtarësim në BE ose themelim të BE Doganor

Marrëveshjet për asociim gjithashtu shfrytëzohen për përgatitjen e shteteve për anëtarësim të

mundshëm në Bashkim. Marrëveshja shërben si etapë parapërgatitore drejt anëtarësimit, gjatë

së cilës shteti aplikues mund të punojë drejt bashkimit të ekonomisë së tij me atë të BE.

Marrëveshjet e bashkëpunimit

Marrëveshjet e bashkëpunimit nuk janë aq gjithëpërfshirëse siç janë marrëveshjet e asociimit,

në kuptimin që synojnë vetëm bashkëpunim intensiv ekonomik. BE, për shembull, ka

marrëveshje të tilla me Shtetet si Algjeria, Maroko dhe Tunisia, Egjipti, Jordania, Libani

Siria, apo Izraeli.

Marrëveshjet tregtare

BE gjithashtu ka një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve tregtare me shtete

individuale që nuk janë anëtare, me grupimin e këtyre vendeve ose me organizatat tregtare

ndërkombëtare, lidhur me taksat doganore dhe politikën tregtare. Marrëveshjet më të

rëndësishme ndërkombëtare për tregti janë: Marrëveshja themeluese e Organizatës Botërore

Ndërkombëtare (Marrëveshja WTO)64 dhe marrëveshjet multilaterale tregtare që rrjedhin nga

ajo, përfshirë këtu sidomos Marrëveshjen e Përgjithshme mbi Tarifat Doganore dhe Tregtinë

(GATT 1994)65; Marrëveshja mbi Aspektet Tregtare të Drejtës së Pronësisë Intelektuale

(TRIPS)66.

2.5 E drejta tregtare europiane dhe ndikimi i saj mbi të drejtën tregtare

shqiptare

64 https://www.wto.org/english/docs_e/legal_e/final_e.htm 65 https://www.wto.org/english/docs_e/legal_e/06-gatt_e.htm 66 https://www.wto.org/english/tratop_e/trips_e/intel2_e.htm

Page 42: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

42

Strategjia ekonomike e Shqipërisë dhe ndihma aktuale ekonomike e BE në sektorë specifikë,

ka patur ndikimin e saj 67. Nga viti 2003, janë bërë përparime lidhur me reformat strukturore

me synim tregun ekonomik. Privatizimi i bankës më të madhe shqiptare, “Bankës së

Kursimeve”, si edhe hapat e ndërmarrë për privatizimin e kompanisë më të madhe të

sigurimeve në Shqipëri, “INSIG”, krijuan një praktikë të konsiderueshme drejt përfundimit të

proçesit të privatizimit të sektorit financiar, kjo e reflektuar dhe në vazhdën e përpjekjeve për

të përfunduar ristrukturimin dhe privatizimin e kompanive të tjera shtetërore që kanë mbetur.

Janë bërë hapa dhe përsa i përket sistemit bankar. Ndonëse ekonomia shqiptare vazhdon të

funksionojë gjerësisht me para në dorë dhe shumica e transfertave dhe pagesave kryhen ende

jashtë sistemit bankar, po bëhen përpjekje që të nxitet kalimi nëpërmjet bankave dhe të

luftohet informaliteti.

Mjedisi që rrethon biznesin vazhdon megjithatë të jetë i vështirë, kryesisht për shkak të

problematikave në infrastructure, korrupsionit, tregut të papërshtatshëm të pasurive të

paluajtshme, kapaciteteve administrative të kufizuara dhe sigurisë ligjore të pamjaftueshme

për kompanitë. Kjo gjendje ndikon negativisht në investimet dhe në funksionimin normal të

ekonomisë së tregut të lirë.

Reforma e ndërmarrjeve. Ristrukturimi i ndërmarrjeve dhe privatizimi. Ndërsa privatizimi i

ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ka përfunduar, privatizimi i ndërmarrjeve të mëdha ka

njohur vonesa gjatë viteve të fundit. Pasiguria politike dhe shkalla e ulët e interesit nga

investitorët strategjikë kanë kontribuar në këto vonesa. Në këtë kontekst, privatizimi i Bankës

së Kursimeve e cila ishte caktuar si prioritet në raportin e mëparshëm të Stabilizim-Asociimit,

përbën një hap para të rëndësishëm (shih më poshtë “Reforma në Sektorin Financiar”).

Privatizimi dhe ristrukturimi i ndërmarrjeve në thelb ka të bëjë me ndërmarrjet e mëdha.

Politika e përgjithshme e Shqipërisë është, fillimisht të ristrukturojë dhe, vetëm më pas, të

privatizojë kompanitë shtetërore. Kompania elektro-energjitike KESH është ende në fazë

ristrukturimi dhe një hap i parë është bërë tashmë me ndarjen e kompanisë në tri ente

përgjegjëse për shpërndarjen, prodhimin dhe transmetimin. Gjendja është disi më përpara në

sektorin e naftës duke qenë se procesi i privatizimit të Albpetrolit (prodhimi), Armos

(përpunimi) dhe Servkomit (shpërndarja) ka filluar tashmë. Nuk është bërë ndonjë përparim

për t’u shënuar lidhur me Albtelekomin, kompaninë e telekomunikacionit, privatizimi i së

cilës u shty për shkak të mungesës së interesit të blerësve të mundshëm ndërkombëtarë. Në

67 Shënim: Duhet nënvizuar që nga koha e draftimit të punimit gjërat dhe kanë evoluar, apo kanë qenë në proçes ndryshimi.Cdo e dhënë i

referohet kohës së draftimit të punimit dhe periudhave të hershme të ndikimit të BE në jetën ekonomike tregtare.

Page 43: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

43

këtë situatë, shteti i dha kohët e fundit një licensë për telefoni celulare një kompanie e cila

zotërohet tërësisht nga Albtelekomi. Kjo do të duhet ta bëjë këtë shoqëri më tërheqëse për

blerësit e ardhshëm. Nga ana tjetër, duhet shënuar se kompania aktualisht vazhdon të

përfitojë nga monopoli mbi lidhjet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe lidhjet GSM, një

avantazh ky nga i cili Albtelekomi është angazhuar të heqë dorë në muajt e ardhshëm në

zbatim të detyrimeve me OBT.

Reforma në sektorin financiar. Pas dështimit të privatizimit të Bankës së Kursimeve në

2002, autoritetet shqiptare, pas këshillimit me Institucionet Financiare Ndërkombëtare,

vendosën të ristrukturonin dhe forconin këtë bankë në përgatitje për tentativën e dytë për

privatizim. Reformat përfshinin transferimin e funksionit të pensioneve nga Banka e

Kursimeve për tek Albapost, disa përpjekje të tjera për zhvendosjen e funksioneve fiskale të

bankës drejt institucioneve të tjera, reduktimi i numrit të kombinuar me përmirësimin e

cilësisë së personelit, si edhe konsolidimin e mëtejshëm të zyrave të saj në zonat rurale për të

siguruar shërbimet bankare bazë në krahinat e largëta pas privatizimit të saj. Tentativa e dytë

e privatizimit doli e suksesshme me një bankë austriake e cila, në janar 2004, bleu 100 % të

aksioneve të Bankës së Kursimeve. Megjithatë, duke qenë se Banka e Kursimeve ka një

pozitë mbizotëruese me rreth 60 % të depozitave bankare dhe 80 % të tregut të bonove të

thesarit, konkurrenca në sektorin bankar mbetet ende e kufizuar.

Faza e parë e proçesit të privatizimit të INSIG-ut përfundoi në periudhën që përfshihet në

këtë raport. Në tetor 2003, 39 % të kompanisë së sigurimeve INSIG iu transferuan zyrtarisht

Koorporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe

Zhvillim (BERZH). IFC dhe BERZH-i do të mbikëqyrnin INSIG për një periudhë tranzicioni

prej 1-2 vitesh për të përgatitur rrugën për joshjen e investitorëve strategjikë.

Besimi te sektori bankar është shtuar me rritjen e depozitave vendase dhe të huaja gjatë

viteve të fundit. Megjithatë, sektori financiar duhet ende të forcojë strukturat e tij, përfshirë

këtu edhe mbikëqyrjen bankare, si edhe të luajë një rol më qendror në zhvillimin ekonomik të

vendit (sidomos duke qenë më aktiv në kreditimin e njësive prodhuese). Privatizimi së

fundmi i Bankës së Kursimeve pritet gjithashtu të ketë një ndikim pozitiv. Janë bërë

gjithashtu përpjekje për të ulur vëllimin e transaksioneve me para në dorë dhe për të nxitur

përdorimin e sektorit bankar, konkretisht me hapat për dhënien e pagave të nëpunësve

publikë nëpërmjet bankave dhe inkurajimin për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike dhe

telefonit nëpërmjet sektorit bankar. Ndërkohë Bursës së Tiranës iu dha licensa përfundimtare

për të operuar në tregun vendas të kapitaleve. Bursa e Tiranës do të shërbejë si një treg

Page 44: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

44

dytësor për bonot e thesarit dhe obligacionet e qeverisë, si edhe për regjistrimin dhe tregtimin

e aksioneve dhe obligacioneve të kompanive shqiptare.

Në Shqipëri janë bërë hapa drejt përmirësimit të mjedisit dhe klimës së biznesit. Pas krijimit

të saj më 4 prill 2002, Agjencia Shqiptare për Investimet e Huaja (ASHIH) është operative, së

bashku me dy ente të tjera qeveritare, Agjencinë për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla

dhe të Mesme dhe Agjencinë për Nxitjen e Eksporteve (ANE)68. Synimi i këtyre organizmave

qeveritarë është krijimi i lehtësive për investitorët, afaristët dhe infomacioni rreth kreditimit,

si edhe nxitja e interesave të biznesit dhe gjetja e tregjeve të shpërndarjes. Nga ana tjetër, ato

kanë për qëllim lehtësimin e dialogut ndërmjet bashkësisë së biznesit dhe administratës.

Megjithatë, mangësitë e vazhdueshme të sistemit gjyqësor shqiptar, doganave, tatimeve dhe

pjesës tjetër të administratës që lidhet me biznesin, si edhe problemet e korrupsionit dhe

çështja ende e pazgjidhur e pronësisë mbi tokën, vazhdojnë të pengojnë rritjen e ndjeshme të

investimeve dhe të ndikojnë negativisht në perspektivën ekonomike. Ndërprerjet e energjisë

dhe infrastrukturat e këqija, rritja e kostos së punës dhe ekonomia e gjerë informale,

gjithashtu dëmtojnë zhvillimin e investimeve dhe biznesit. Siç është theksuar edhe në raportin

e mëparshëm të Stabilizim-Asociimit, duhet përmirësuar gjithashtu legjislacioni bazë, si për

shembull Kodi Tregtar. Një hap i rëndësishëm në këtë kontekst ishte miratimi në qershor

2003 i një Plani Veprimi të detajuar që synon heqjen e barrierave administrative për

investimet. Ky plan veprimi identifikon barrierat ekzistuese në fushat e doganave dhe

administratës tatimore, pronësisë mbi tokën dhe ndërtimin, sistemin e apelimit dhe licensimin

në sektorin joushqimor, ndërkohë që ai përfshin rekomandimet dhe afatet e veprimeve që do

të ndërmerren kundrejt këtyre barrierave.

2.6 Fusha e zbatimit të legjislacionit tregtar në Shqipëri.

E drejta tregtare në vetvete përfshin gjithë atë pjesë të legjislacionit që rregullon

aktivitetet me karakter tregtar, të cilat në vetvete përbëjnë një gamë shumë të gjërë ligjesh.

Ideja e këtij punimi është të sjellë momentet më të rëndësishme të legjislacionit tregtar, që

lidhet kryesisht me aktivitetin tregtar të tregtarit dhe të shoqërive tregtare, si dhe lehtësitë dhe

ndryshimet e bëra legjislacionit vitet e fundit në ndihmë të ushtrimit të këtij aktiviteti. Kështu,

ndër të tjera mund të përmendim legjislacionin mbi konkurrencën e lirë, mbi kontratat e

ndryshme tregtare, mbi organizimin dhe funksionimin e dhomave të tregtisë, mbi ekspertët

kontabël të autorizuar, etj.

68 Shënim: Duhet nënvizuar që nga koha e draftimit të punimit gjërat dhe kanë evoluar, apo kanë qenë në proçes ndryshimi.Cdo e dhënë i

referohet kohës së draftimit të punimit dhe emrat e institucioneve i janë lënë periudhave të hershme të ekzistimit të tyre, për të nxjerrë në pah nivelin e ndikimit.

Page 45: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

45

Do të ishte pothuajse e pamundur të bënim një listë gjithëpërfshirësë të akteve ligjore dhe

nënligjore që rregullojnë fushën e aktivitetit tregtar, për më tepër duke patur parasysh faktin,

që dhe gjatë punimit të kësaj teme, çështjet e lidhura me këtë aktivitet mund të jenë në

ndryshim apo në përpunim e sipër, meqenësë vetë dinamika e këtij aktiviteti e kërkon një gjë

të tillë. Për ilustrim, më poshtë do të përmendim vetëm disa nga ligjet më të rëndësishme që

rregullojnë mënyrën e themelimit dhe funksionimit të shoqërive tregtare69.

Akti ligjor Fusha e tregut ku zbatohet Aspekte të rëndësishme

Kodi Civil, Ligji nr.7850 datë

20.07.1994, i ndryshuar

Shoqëritë e thjeshta Mënyrën e organizimit dhe të

funksionimit

Ligji nr.9723 datë.03.05.2007

“Për Qendrën Kombëtare të

Regjistrimit”, i ndryshuar

Të gjitha format e shoqërive

tregtare

Mënyrën e themelimit,

regjistrimit, mbajtjen e të

dhënave në Regjistrin Tregtar

Ligji nr.9901, datë 9901,

dt.14.04.2008 “Për tregtarët

dhe shoqëritë tregtare”, i

ndryshuar

Të gjitha format e shoqërive

tregtare

Mënyrën e organizmit dhe

funksionimit

Ligji nr.10081 dt.23.02 .2009

“Për liçensat autorizimet dhe

lejet në Republikën e

Shqipërisë”, i ndryshuar

Veprimtaritë ushtrimi,

kryerja dhe përdorimi i të

cilave u nënshtrohet

licencimit, autorizimit apo

lejimit

Përcakton parimet kryesore

per aktivitetet objekti i të

cilave kërkon licensim,

procedurat , kushtet, afatet ,

revokimet elicensave etj.

Ligji nr.8901, datë 23.05.2001

“Për falimentimin”,i ndryshuar

Të gjitha format e shoqërive

tregtare

Procedurën e falimentimit të

shoqërive treagtre

Ligji nr.9879, datë 21.02.2008

“Për titujt”, i ndryshuar

Titujt financiarë, Bursën,

Qendrën e Regjistrimit të

aksioneve, Autoritetin e

Mbikëqyrjes Financiare

Mënyrën e krijimit,

organizimit dhe funksionimit

Ligji nr.10158, datë

15.10.2009 “Për obligacionet e

Obligacionet e shoqërive

aksionere dhe qeverisjes

Procedurën e emetimit të

obligacioneve të shoqërive

69 E drejta shqiptare e shoqërive tregtare A.Malltezi 2011 fq.1

Page 46: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

46

shoqërive aksionere dhe

qeverisë vendore”

vendore aksionere dhe qeverisjes

vendore. Organizimin e

zotëruesve të obligacioneve.

Ligji nr.10197 datë.10.12.2009

“Për sipërmarrjet e

investimeve kolektive”,

i ndryshuar

Titujt financiarë, investimet

private

Kushtet për themelimin.

Regjistrimin dhe

funksionimin e sipërmarrjeve

të investimeve kolektive, si

dhe shoqërive administruese.

Emetimi dhe shitja e kuotave

dhe aksioneve të tij.

Ligji nr.110 datë 15.11.2012

“Për bashkimin ndërkufitar të

shoqërive tregtare”

Bashkimi midis shoqërive

tregtare Shqiptare dhe

shoqërive tregtare europiane

Përcaktimi i kushteve,

procedurave dhe pasojave

juridike të një bashkimi

ndërkufitar ndërmjet

shoqërive shqiptare dhe

shoqërive europiane, si dhe

parashikimi i masave

mbrojtëse për punëmarrësit

dhe kreditorët e këtyre

shoqërive.

Ligji nr. 131/2015 ‘Për

qendrën kombëtare të

biznesit”, i ndryshuar.

Të gjitha format e shoqërive

tregtare

Reformimi i QKR dhe QKL

dhe krijimi i QKB, duke

përfshirë dhe funksionet e

tyre.

Në kapitujt në vazhdim do të trajtohen më hollësisht objektivat dhe qëllimet kryesore

të disa nga legjislacionet e përmendura, duke u përpjekur të nxjerrim në pah, risitë, lehtësitë

dhe ndryshimet që kanë pësuar këto dispozita ndër vite.

Page 47: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

47

KREU III

REFORMA LIGJORE DHE RISITË NË PROCESIN E REGJISTRIMIT TË

BIZNESIT.

3.1 Ligji Nr. 9723 “ Për Q.K.R ”dt.3.5.2007 (i ndryshuar)

Në gjithë këto vite, shteti është përpjekur të hartojë dhe të krijojë një kuadër të plotë ligjor që

parashikon dhe rregullon mënyrat e liçensimit të aktiviteteve private, duke synuar lehtësimin

e tërësisë së rregullave juridike, dhe arritjen drejt proçedurave të thjeshtëzuara dhe të

lehtësuara të përmbushjes së këtij procesi. Në vijim të këtyre ndryshimeve legjislative dhe

nismave në favor të biznesit, më 3 Maj 2007, u miratua ligji 9723 “Për Qendrën Kombëtare të

Regjistrimit”, ligj ky që solli një reformim të regjistrimit të bizneseve private. Në këtë

mënyrë u themelua Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) si një institucion publik qëndror,

me personalitet juridik, në varësi të ministrit që mbulon çështjet e tregtisë70. Kjo reformë

solli përmirësimin ndjeshëm të klimës së biznesit në Shqipëri. Për të kuptuar më mirë

reformën që solli kjo iniciativë ligjore, i duhet bërë një analizë në retrospektivë kuadrit ligjor

lidhur me regjistrimin e shoqërive tregtare. Në këtë linjë do përmendur pa diskutim Ligji

7632 dt.04.11.1992 “Për dispozitat që rregullojnë pjesën e parë të kodit tregtar”, Ligjin 7638

dt.19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare”, dhe së fundmi Ligjin 28.01.1993 “Për regjistrin tregtar

dhe formalitetet që duhen respektuar nga shoqëritë tregtare”. Ky i fundit përbëhej nga 66

dispozita ligjore, nene, dhe përcaktonte të gjitha rregullat dhe proçedurat ligjore që i

nënshtroheshin shoqëritë tregtare pas themelimit të tyre dhe regjistrimit në regjistrat tregtarë.

3.2. Historiku i regjistrimit të biznesit në Shqipëri. Përpara hyrjes në fuqi të

ndryshimeve legjislative në fushën e regjistrimit të bizneseve, regjistri tregtar mbahej nga

gjykata71. Konkretisht, regjistri mbahej nga gjykata e rrethit te Tiranës për gjithë territorin e

Republikës së Shqipërisë.72 Gjyqtari kishte të gjitha kompetencat për kryerjen e akteve të

gjykatës që kishin të bënin me regjistrin tregtar. Çdo person mund të merrte kundrejt pagesës

paraprake kopje të regjistrit tregtar dhe të dokumentave përkatëse, kopje të cilat duhet të

vërtetoheshin nga sekretaria e gjyqit. Regjistri dhe dokumentet e depozituara në aneksin e

70 Ligji nr.9723 dt.03.05.2007 “Per Q.K.R.” 71 N.13 L.7632 dt 4.11.1992 (i shfuqizuar) 72 N.1 L.nr.7667 dt.28.1.1993 “Për regjistrin tregtar dhe formalitetet që duhen respektuar nga shoqëritë tregtare.

Page 48: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

48

regjistrit mund të paraqiteshin për t'u konsultuar nga publiku i gjerë gjatë orarit zyrtar në

zyrat e gjykatës73. Të dhënat e regjistrit tregtar duheshin publikuar në fletore zyrtare dhe në të

paktën dy gazeta të autorizuara për publikimin e njoftimeve zyrtare, gazeta të cilat

shpalleshin me Vendim të Këshillit të Ministrave. Njoftimi konsiderohej i bërë në përfundim

të ditës kur është publikuar të paktën në dy gazetat e autorizuara. Regjistri mbahej në formën

e skedarëve. Dokumentacioni i paraqitur për regjistrim dhe që përmbante regjistri duhej të

ishte origjinal ose i legalizuar. Gjithashtu, në rast se origjinali do i kthehej subjekteve do

zëvendësohej me kopje të legalizuara. Në rast se dokumentacioni do duhej të ishte i

shpërndarë në më shumë se dy dosje sërish duhej të ishte i legalizuar. Gjyqtari vendoste për

regjistrimin e kërkesës në gjykatë, si dhe për publikimet e nevojshme, brenda 8 ditëve pune

nga data e depozitimit të kërkesës.

Kur gjatë shqyrtimit të kërkesës dhe të dokumenteve bashkëlidhur gjyqtari vëren se

përmbajtja nuk është e plotë, pas thirrjes dhe dëgjimit të kërkuesit, vendos për çështjet që

duhet të plotësohen, duke përcaktuar një afat për plotësimin e tyre74.

Në mënyrë që të mënjanoheshin regjistrimet e paligjshme, gjyqtarit do i duhej të konsultohej

dhe të merrte vërejtjet e Dhomës së Tregtisë si në rastin e regjistrimit të emrave të rinj

tregtarë ose të ndryshimit të emrave tregtarë, ashtu edhe kur ka dyshime të ndryshme, me

përjashtim të rasteve kur kjo marrje mendimi ishte e papërshtatshme për arsye të veçanta. Kur

një regjistrim nuk do pranohej, shkaqet duhet të njoftoheshin. Nëse një kërkesë për regjistrim

në regjistrin tregtar ishte jo e plotë ose nëse kishte ndonjë pengesë të çfarëdoshme për

regjistrim, caktohej një afat për ta kaluar këtë pengesë. Firmat që do figuronin në kërkesat për

regjistrimin në regjistër dhe firmat që depozitoheshin në aneksin e regjistrit, duhet të

vërtetonin autenticitetin e tyre nga noteri apo nga një institucion tjetër shtetëror. Për

regjistrimin e emërtimit tregtar dhe të firmave duhej që brenda një muaji nga data e fillimit të

veprimtarisë tregtare, tregtari të njoftonte emërimin e tij dhe të depozitonte firmën origjinale

në gjykatën e caktuar për mbajtjen e regjistrit tregtar. Të gjitha këto proçedura dhe

karakteristika të këtij ligji mund t‘i përmbledhim sa më poshtë:

Shoqërite tregtare duhej të regjistroheshin në regjistrin tregtar.

Regjistri tregtar mbahej nga Gjykata e Rrethit Tiranë pavarësisht vendit apo

selisë së subjektit që do regjistrohej.

73 N.6 L.nr.7667 dt.28.1.1993 “Per regjistrin tregtar dhe formalitetet që duhen respektuar nga shoqëritë tregtare. 74 N.24 L.nr.7667 dt.28.1.1993 “Për regjistrin tregtar dhe formalitetet që duhen respektuar nga shoqëritë

tregtare.(i ndryshuar)

Page 49: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

49

Regjistrimi do bëhej vetëm mbi bazën e një vendimi gjyqësor, i cili kishte

proçedurën e tij paraprake për kohën dhe mënyrën e paraqitjes së

dokumentacionit.

Pas vendimit të gjykatës, duhej bërë publikimi i regjistrimit, duke përfshirë

dhe gazetat kombëtare.

Në rast të kundërshtimit apo të ndryshimeve të ndonjë regjistrimi, duhej

nënshtruar proçedurave gjyqësore të parashikuara nga ky ligj.

Formalitetet dhe dokumentacionet shoqëruese për regjistrimin e shoqërive

anonime (sot aksionere)

Kjo proçedurë ishte e tejzgjatur dhe e kushtueshme për biznesin. Shto këtu dhe noterizimin e

akteve gjatë proçedurës së regjistrimit, që e shtonte dhe më shumë koston.

Hyrja në brendësi të historikut të regjistrimit të subjekteve tregtare, të ndihmon të kuptosh më

së miri lehtësimin e proçedurave të regjistrimit që solli ligji mbi Qendrën Kombëtare të

Regjistrimit. Në analizë shohim se si u reduktuan procedurat e regjistrimit të biznesit në

gjykatë.

3.3 Funksionet e Q.K.R.

Ligji nr. 9723 “Për Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit” rregullon organizimin, funksionimin

dhe veprimtarinë e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, administrimin e regjistrit tregtar, si

dhe përcakton subjektet që regjistrohen dhe proçedurat që duhen ndjekur për regjistrimin e

tyre75. Në brendësi të punimit do i referohemi shkurt QKR. QKR është një institucion publik

qendror në varësi të ministrit që mbulon çështjet e tregtisë, me seli në Tiranë. Ajo ushtron

juridiksionin e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ofron shërbim ndaj

publikut, në mënyrë të drejtpërdrejtë në sportelet e saj në qendër dhe në bashki e komunë.

Tashmë bizneset, pavarësisht se ku do ushtrojnë aktivitetin e tyre, pavarësisht nga

vendbanimi apo selia e aplikantit, mund të kryejnë proçesin e regjistrimit në çdo sportel të

QKR që kryen funksion të deleguar në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Regjistrimi madje

mund të bëhet dhe në mënyrë elektronike në përputhje me mundësitë dhe proçedurat e

përcaktuara në dispozitat ligjore. Regjistrimi i subjekteve përfshin dhe regjistrimin për

qëllime fiskale, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe inspektimin e marrëdhënieve

të punës76. Kjo dëshmon më së miri thjeshtimin e proçedurave administrative dhe hallakatjet

75 N.1 L.9723 “Për Q.K.R” dt.3.5.2007 76 N.4. L.9723 “Për Q.K.R” dt.3.5.2007

Page 50: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

50

e biznesit në zyrat e ndryshme të administratës publike. Miratimi i regjistrimit në QKR vjen

brenda një afati njëditor. QKR aplikon dhe parimin e miratimit në heshtje. Kjo në rastin kur

QKR brenda afatit njëditor:

nuk kryen regjistrimin,

nuk njofton pezullimin e aplikimit, apo

nuk njofton refuzimin

Atëherë aplikimi për regjistrim quhet i pranuar menjëherë. Në rastet kur ky ligj parashikon

miratimin e heshtur dhe QKR nuk lëshon çertifikatat apo nuk kryen publikimet përkatëse

brenda afatit të parashikuar, subjekti ka të drejtë të ankohet, në çdo kohë, në rrugë

administrative, duke kërkuar lëshimin e çertifikatës së regjistrimit fillestar apo të çertifikatës,

që vërteton regjistrimet e tjera të kryera, si dhe publikimin e këtyre të dhënave sipas

dispozitave të këtij ligji. QKR ka detyrimin ligjor të publikojë të dhënat e regjistruara77.

Ndër të tjera, ky institucion ofron:

Regjistrimin elektronik të biznesit,

Regjistrimin e njëkohshëm të biznesit në disa institucione, në të gjithë

territorin e Republikës së Shqipërisë,

Alternativën “one stop shop” për regjistrimin e biznesit.

Ligji 9723 “Për Q.K.R”dt.3.5.2007, përcakton subjektet që kanë detyrimin për regjistrim,

rregullat e emërimit , personat e autorizuar si dhe përmbajtjen e akteve shoqëruese. Detyrimi

për regjistrim mund të jetë për arsye të fitimit të personalitetit juridik të subjekteve apo

thjesht për efekt deklarativ. Regjistrimi nuk lehtëson vetëm aktivitetin e subjekteve, por me

sistemin elektronik të të dhënave dhe me aksesin që kanë dhe të tretët në këtë regjistër ai e

plotëson më së miri kuadrin e tij informativ. Për subjektet të cilët detyrimin ligjor për

regjistrim e kanë thjesht për fitim të personalitetit juridik, regjistrimi në QKR, ka më tepër

karakter informativ, që të tretët të njihen me ekzistencën e këtyre subjekteve, dhe

personalitetin juridik e fitojnë në momentin e krijimit të tyre. Kështu, Kodi Civil shprehet se

78 “Personi juridik ka zotësi të fitojë të drejta dhe detyrime që nga çasti i krijimit të tij dhe kur

ligji parashikon se duhet të regjistrohet që nga çasti i regjistrimit”. Po t’i referohemi ligjit mbi

QKR79 kemi faktin se: “Subjektet, që regjistrohen si persona juridikë e fitojnë personalitetin

juridk me regjistrimin në regjistrin tregtar, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligje të

77 N.58 L.9723 “Për Q.K.R”dt.3.5.2007 78 N.29 i Kodit Civil 79 N.42 L.9723 “Për Q.K.R” dt.3.5.2007

Page 51: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

51

veçanta”. Nga sa më sipër kuptojmë që personi juridik ka zotësi të fitojë të drejta e të marrë

përsipër detyrime të karakterit civil dhe tregtar, por në mënyrë të kushtëzuar pasi:

në marrëdhëniet juridiko-civile që nga çasti i krijimit

në marrëdhëniet juridiko-tregtare që nga çasti i regjistrimit në regjistrin tregtar.

Në të dyja rastet, detyrimi për regjistrim nuk është fakultativ, por është i detyrueshëm.

Subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar janë80

personat fizikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike tregtare;

shoqëritë tregtare;

degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja,

shoqëritë dhe unionet e kursim-kreditit81;

shoqëritë e bashkëpunimit të ndërsjellë82;

çdo subjekt tjetër, për të cilin parashikohet detyrimi për regjistrim, në bazë të

legjislacionit shqiptar.

Regjistrimi në Regjistrin Tregtar për Personat Fizikë, Degët dhe Zyrat e Përfaqësimit të

shoqërive të huaja, Shoqëritë e Thjeshta sipas Kodit Civil dhe subjektet e tjera që, sipas

legjislacionit në fuqi nuk fitojnë personalitetin juridik nëpërmjet këtij regjistrimi, ka vetëm

efekt deklarativ83.

Subjektet, përveç kur parashikohet ndryshe nga ligje të posaçme, aplikojnë për regjistrim

fillestar brenda një afati 15-ditor, i cili llogaritet:

për personat fizikë, shoqeritë e thjeshta dhe degët dhe zyrat e përfaqësimit të

shoqërive të huaja nga data e nisjes së veprimtarisë;

për personat juridikë nga data e themelimit.

Për regjistrimet e tjera të detyrueshme, aplikimi bëhet brenda 30 ditëve nga data e ngjarjes së

rrethanës faktike dhe/ose e formimit të aktit të detyrueshëm për t’u regjistruar. Në regjistër

tregtar nuk mund të regjistrohen subjekte me emra të njëjtë apo të ngjashëm, emra në trajtën e

shquar apo shkurtimet përkatëse të shteteve, qyteteve, krahinave gjeografike, organizatave

ndërkombëtare, fetare ose institucioneve të pushtetit qendror apo vendor, pa shtesa dalluese

80 N.22 L.9723 “Për Q.K.R” dt.3.5.2007 81 Këto janë bashkime vullnetare të personave fizikë ose juridikë për kryerjen e veprimeve kursim-kredi,

kryesisht për mbledhjen e kursimeve të anëtarëve dhe për dhënien atyre të kredive. 82 Bashkime vullnetare të personave fizikë apo juridikë për kryerjen e veprimeve ekonomike në fusha të

ndryshme. 83 N.42 L.9723 “Për Q.K.R” dt.3.5.2007

Page 52: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

52

ose me emra, që janë në kundërshtim me rendin e moralin publik apo me dispozitat

urdhëruese të ligjit. QKR aplikon parimin e përparësisë së paraqitjes së aplikimit, madje dhe

mundësinë e rezervimit të emrit. Në të tilla raste, rezervimi i emrit do jetë i vlefshëm për nje

afat 30-ditor, duke u nisur nga data e rezervimit. Rezervimi i emrit pengon të tretët të

rezervojnë emra të njëjtë ose të ngjashëm, apo të regjistrojnë subjekte me të njëjtin emër ose

emra të ngjashëm. Përveç detyrimit ligjor për regjistrimet fillestare, subjektet kanë detyrimin

ligjor të regjistrojnë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që

depozitohen në regjistër. Regjistrimi fillestar është regjistrimi i parë në regjistrin tregtar. Ka

të bëjë me pëlqimin që duhet të japin të gjithë anëtarët e shoqërisë tregtare, ndaj dhe ligji

përcakton praninë e vetë personave fizikë apo të të gjithë anëtarëve të shoqërive tregtare. Në

të kundërt, duhet të autorizojnë persona të tretë nëpërmjet aktit të përfaqësimit. Përveç të

dhënave të detyrueshme për regjistrim, subjektet mund të regjistrojnë çdo të dhënë tjetër në

mënyrë vullnetare, që kanë lidhje me veprimtarinë e tyre ekonomike84.Lidhur me regjistrimin

fillestar të shoqerive tregtare, vlen të përmendet ai që njihet ndryshe dhe si rast përjashtimor i

regjistrimit në QKR85. Shoqëritë kolektive, komandite dhe ato me përgjegjësi të kufizuar,

mund të regjistrohen gjithashtu, duke depozituar vetëm aplikimin për regjistrim fillestar të

plotësuar me të gjitha të dhënat e detyrueshme sipas këtij ligji, dokumentet e identifikimit të

anëtarëve apo ortakëve, dhe duke nënshkruar deklaratën e posaçme për njohjen, pranimin dhe

zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi në lidhje me organizimin dhe funksionimin e llojit të

shoqërisë që regjistrohet. Në këtë rast, aplikimi për regjistrim fillestar dhe deklarata e

mësipërme, e nënshkruar sipas rastit nga ortakët, anëtarët ose nga personat e autorizuar të

veprojnë në emër e për llogari të tyre, zëvendëson aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë.

Ky përjashtim nuk vlen për shoqëritë aksionere të cilat duhet të depozitojnë statutin dhe aktin

e themelimit në rast se janë hartuar si dy dokumente të veçanta.

Të dhënat e regjistruara dhe të publikuara në regjistrin tregtar, vlerësohen të njohura dhe

mund t’u kundrejtohen të tretëve nga dita e publikimit, duke e kthyer publikimin në buletinin

e njoftimeve zyrtare, në një publikim zyrtar të publikimeve.

Publikimet janë të aksesueshme online në faqen zyrtare të QKR. Çdo e dhënë e regjistruar në

regjistër, si dhe imazhi i plotë elektronik i çdo dokumenti shoqërues është lirisht i

aksesueshëm në faqen zyrtare të internetit të QKR, përveç adresës së banimit të individëve

që, në përputhje me këtë ligj, e kanë njoftuar këtë të dhënë. Gjithashtu, subjektet apo personat

84 N.44 L.9723 “Për Q.K.R”dt.3.5.2007 85 N.28 L.9723 “Për Q.K.R”dt.3.5.2007

Page 53: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

53

e interesuar mund të marrin ekstrakte të regjistrimeve apo kopje të vërtetuara të akteve,

çertifikata kundrejt pagesave përkatëse të parapërcaktuara dhe të afishuara në çdo sportel të

QKR. QKR për të garantuar dhe lehtësuar proçedurat e regjistrimit ofron dhe shërbime të

tjera shtesë, kjo në lidhje me komunikimin elektronik dhe me autoritetet e tjera publike, si

brenda ashtu dhe jashtë territorit të Shqipërise86.

Për realizimin e funksioneve të saj, QKR përmbush këto shërbime për subjektet dhe për të

tretët apo çdo person të interesuar:

Regjistrimin fillestar të njëkohshëm

Regjistrime të tjera të detyrueshme dhe vullnetare

Çregjistrim

Rezervim dhe transferim të emrit

Lëshimin e çertifikatave, lëshimin e ekstrakteve të dhënave të regjistrit tregtar

dhe lëshimin e kopjeve të akteve shoqëruese

Publikimin e regjistrimit tregtar dhe Buletinin Zyrtar të Regjistrimeve

Këshillimin dhe mbështetjen e aplikantëve për veprimet me QKR

Informim mbi formën dhe përmbajtjen e akteve dhe dokumenteve shoqëruese

që i bashkëlidhen aplikimit për kryerjen e regjistrimit fillestar, regjistrimet e

tjera dhe çregjistrimin

Dokumentet shoqëruese të regjistrimit dorëzohen në origjinal ose në kopje të njehsuara me

origjinalin. Ato nuk duhet të përmbajnë korrigjime ose fshirje të pavërtetuara, të jenë të

lexueshme në mënyrë që të lejojnë marrjen e imazhit elektronik të dokumentit. Dokumentet

duhen të jenë në gjuhën shqipe, apo të depozitohet përkthimi i vërtetuar në gjuhën shqipe87.

Pasaktësitë, gabimet e shtypit ose gabimet e tjera të dukshme të këtij lloji, të bëra gjatë

regjistrimeve, të cilat rezultojnë qartë nga dokumentacioni i depozituar dhe nuk cënojnë

vlefshmërinë e regjistrimit, mund të korigjohen nga QKR dhe kryesisht apo me kërkesë të

personave të interesuar. Aplikimi për ndreqje të gabimeve kryhet pa pagesë.

Të gjitha ekstraktet apo kopjet e dokumentave të lëshuara nga QKR kanë vlerën e të dhënave

të regjistruara apo të dokumenteve shoqëruese përkatëse.

Lind pyetja:

86 N.69 L.9723 “Për Q.K.R” dt.3.5.2007 87 N.27 L.9723 “Për Q.K.R” dt.3.5.2007

Page 54: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

54

QKR ështe organ thjesht pranues i dokumentacionit apo është dhe në rolin

hetues dhe vërtetues të dokumentacionit?

A mundet QKR të vërtetojë ligjshmërine e akteve të paraqitura apo i pranon si

të mirëqëna?

Përgjigja mund të jete në analizë me Kreun VII/Ankimi dhe kundërvajtjet administrative.

Lidhur me vërtetësinë e fakteve, të të dhënave të njoftuara dhe të dokumentave shoqëruese, të

depozituara në regjistër, ligji parashikon sanksionet përkatëse. Deklarimi në regjistër i të

dhënave të pavërteta, në rastet kur nuk përbën vepër penale, përbën kundravajtje

administrative dhe dënohet me gjobë 15 000 lekë. Për më tepër, çdo palë e interesuar ka të

drejtë të ankohet në rrugë administrative ndaj veprimeve apo mosveprimeve të QKR, lidhur

me regjistrimet apo me publikimet. Ndër të tjera, QKR në përputhje me ligjin, dispozitat e

Kodit Civil dhe për dëmin jashtëkontraktor, përgjigjet për dëmet e shkatuara nga mosveprimi

ose nga veprimi në kundërshtim me ligjin. Në mendimin tim personal përmbajtja e

dokumentave duhet të merret e mirëqenë dhe të regjistrohet dhe të publikohet. QKR nuk

mundet kryesisht të dyshojë apo të investigojë mbi vërtetësine e akteve të paraqitura, përveç

kur këto akte nuk përmbajnë informacionin apo të dhënat e kërkuara nga ligji mbi QKR.

3.4 Risitë e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit 9723 “Për Q.K.R” ndër problemet kryesore do ishte zbatimi dhe

aplikimi i dispozitave të tij në lidhje me proçedurat e regjistrimit të subjekteve ekzistuese, të

regjistruara me bazën e shfuqizuar ligjore. Kjo gjë u parashikua në dispozitat tranzitore dhe të

fundit të ligjit mbi QKR. Të gjitha të dhënat u parashikuan të kalonin automatikisht nga

regjistri i personave fizikë tregtarë pranë gjykatave përkatëse të rretheve, regjistri i shoqërive

dhe unioneve të kursim-kreditit, regjistri i shoqërive të bashkëpunimit të ndërsjellë, së bashku

me dokumentacionin shoqërues, transferohen në administrim të QKR në format material dhe

elektronik dhe kjo brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Të gjitha këto të dhëna u

regjistruan dhe u publikuan, kryesisht nga QKR dhe pa pagesë.

Në përfundim, mund të themi se ngritja e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit shërbeu për

zbatimin e parimeve të shërbimeve në një sportel “one stop shop”, krijoi rrjetin me të dhënat

bazë të biznesit, forcoi kapacitetet institucionale dhe mundësoi:

Page 55: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

55

Uljen e kostove të shpenzimeve materiale dhe kohore. U reduktuan burokracitë

dhe mundësitë për korrupsion, u minimizua numri i dokumentave që nevojiten

për regjistrim.

Sistemi i teknologjisë së lartë kompjuterike shpejtoi regjistrimin dhe

korigjimin e gabimeve të konstatuara, dhe ofroi akses në marrjen e

informacioneve të nevojshme për biznesin.

Ligji për herë të parë realizoi zbatimin e konceptit të pranimit në heshtje, i cili

realizon regjistrimin brenda ditës, dhe biznesi konsiderohet i regjistruar.

Regjistrimi i njëkohshëm në Zyrën e Tatimeve, Inspektoriatin e Punës,

Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe Institutin e Statistikës. Numri i

identifikimit që QKR i jep biznesit është unik në të gjitha institucionet e

sipërpërmendura.

Në të njëjtën kohë, ligji mundësoi lidhjen me bashkitë, njësitë e tjera

administrative të vendit, duke i krijuar mundësinë subjekteve që regjistrohen

jashtë Tiranës, të mos udhëtojnë drejt kryeqytetit siç ndodhte më parë.

Në bashkëpunim dhe me QKL dhe me risitë që solli ligji mbi Qendrën

Kombëtare të Liçensimit, krijuan mundësinë e shërbesës si një sportel i vetëm

për aplikimet dhe për liçensimet.

Page 56: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

56

KREU IV

LIGJI PËR TREGTARËT DHE SHOQËRITË TREGTARE.88

Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008 "Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, të cilit më poshtë do i

referohemi si LSHT, ka ndryshuar praktikën 16 vjeçare të krijuar që prej vitit 1992 me ligjin

nr. 7638 “Për Shoqëritë Tregtare”. Synimi i këtij ligjit ishte të ofronte një kuadër ligjor

bashkëkohor, të qartë dhe të përditësuar, në përputhje të plotë me Direktivat e BE për

shoqëritë tregtare si dhe në përputhje të plotë me objektivat që kërkon të arrijë zbatimi i

Legjislacionit të BE për Shoqëritë Tregtare dhe përmbushja e kërkesave të MSA, si dhe

kërkesave të tjera që burojnë nga zhvillimi ndërkombëtar në këtë fushë.

Modifikimi i legjislacionit ekzistues ne Republikën e Shqipërisë, me qëllim të drejtën e

vendosjes ka si qëllim trajtimin e barabartë mes shoqërive të huaja dhe atyre vendase, si dhe

sigurimi i përputhshmërisë me kërkesat e MSA. Neni 50 (1) dhe (3) i MSA kërkon që

Shqipëria dhe BE të mundësojnë ngritjen dhe ushtrimin e aktivitetit të shoqërive tregtare,

filialeve, degëve dhe personave fizikë nga të dyja palët. Neni 70 (2) i MSA kërkon që

përafrimi i legjislacionit të Shqipërisë me BE duhet të përqendrohet, mes të tjerash, te

legjislacioni për shoqëritë tregtare gjatë fazës së parë të periudhës kalimtare të përcaktuar nga

neni 6, që është 5 vjet nga data e nënshkrimit të MSA më 12 qershor 2006. Pra, ky ligj është

hartuar në kuadrin e vënies në zbatim të këtyre dispozitave të MSA, si dhe përafrimit të plotë

të legjislacionit shqiptar mbi shoqëritë tregtare me acquis në këtë fushë. Ky ligj është

tërësisht në përputhje (nuk bie në kundërshtim) me dispozitat e burimeve parësore dhe

dytësore të acquis së BE dhe me të gjitha parimet që rrjedhin prej këtyre dispozitave. E drejta

tregtare në përgjithësi, dhe Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare në veçanti, udhëhiqet nga

disa parime të përgjithshme, të cilat janë karakteristike për këtë fushë.

Në nenin 1 të ligjit 9901 dt.14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqërite tregtare”, del në pah

parimi i ligjshmërisë, parim ky dhe kushtetues. Më konkretisht:

88 Ndryshuar me ligjin nr.10 475 datë 27.10.2011 , Ky ligj është përafruar plotësisht me Direktivën e Dytë të

Këshillit 77/91/KEE, datë 13 dhjetor 1976 "Mbi koordinimin e masave mbrojtëse nga shtetet anëtare, të cilat

nevojiten për ruajtjen e interesave të anëtarëve dhe të tjerëve, për kompanitë, sipas kuptimit të paragrafit të dytë

të nenit 58 të Traktatit, lidhur me krijimin e shoqërive publike me përgjegjësi të kufizuar, mbajtjen dhe

ndryshimin e kapitalit të tyre, me qëllim për t'i bërë këto masa mbrojtëse ekuivalente". Numri CELEX:

31977L0091, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr. 26, datë 31.1.1997, faqe 1-13.

Ndryshuar me ligjin nr.129/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9901 datë 14.04.2008 ”Për tregtarët

dhe shoqëritë tregtare”

Page 57: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

57

“Ky ligj rregullon statusin e tregtarit, themelimin dhe administrimin e shoqërive tregtare, të

drejtat dhe detyrimet e themeluesve, të ortakëve dhe aksionerëve, riorganizmin dhe

likuidimin e shoqërive tregtare...”89

Veprimtaria tregtare, si një sipërmarrje ekonomike gjithëpërfshirëse, shtrihet në të gjitha

fushat e jetës dhe pa dyshim duhet t’i nënshtrohet zbatimit të ligjeve dhe akteve nënligjore.

Veprimtaria sipërmarrëse në fushën tregtare është kaq e gjerë sa nuk mund të përkufizohet

vetëm me këtë ligj, madje shpesh sipërmarje të caktuara mund të gjenden dhe përballë një

boshllëku të mundshëm ligjor, të cilin shteti si regullator është i detyruar që ta mbulojë atë

ligjërisht, në rast se kjo konsiderohet si një sipërmarrje e rregullt ekonomike dhe ligjore.

Platforma digjitale e aplikuar nga TOP CHANNEL (DIGITALB), i parapriu kuadrit

rregullator në këtë fushë akoma të pa mbuluar. Pra, në këtë drejtim është e rëndësishme të

evidentohet çdo fushë e jetës ekonomike, të rregullohet me dispozita ligjore, që përveç

dispozitave të ligjit tregtar, të përfshijnë dhe ligje të posaçme lidhur me fushën përkatëse të

veprimtarisë ekonomike. Në vazhdimësi të analizës së këtij parimi, citojmë dhe një parim

tjetër të ligjit 9901 dt.14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i cili shprehet:90

“Shoqëria tregtare mund të ushtrojë çdo veprimtari, e cila nuk ndalohet me ligj, mjafton të

jetë i ligjshëm, në kuptimin që të parashikohet në ligj diçka e tillë.

Marrëdhëniet tregtare karakterizohen nga marrëveshjet ndërmjet subjekteve, qofshin

këto shoqëri tregtare, apo dhe individë të veçantë, marrëveshje këto që pastaj kthehen në

marrëdhënie juridike me karakter ekonomik. Si një marrëdhënie e tillë, ajo rregullohet nga

dispozitat ligjore përkatëse kryesisht ato të Kodit Civil, lidhur me kontratat apo me të drejtën

e detyrimeve, me marrëdhëniet e punës etj. Palët në këtë veprimtari karakterizohen nga

ekzistenca e lirisë kontraktore, parim tjetër ky i rëndësishëm i së drejtës tregtare. Liria

kontraktore shfaqet si mundësi ligjore për lidhjen e një marrëdhënieje ekonomike, biznesi e

tregtare midis tregtarëve dhe shoqërive tregtare, si dhe midis tyre dhe enteve shtetërore, për

realizimin e përfitimeve ekonomike, në përputhje me dispozitat ligjore përkatëse. Ajo nuk ka

kufij në aspektin tregtar. Subjektet e së drejtës tregtare kanë të drejtë që në veprimtarinë

ekonomike të tyre të lidhin çfarëdo kontrate, në shërbim të aktivitetit ekonomik, gjithmonë

brenda tagreve të njohura nga ligji91. Në rast se një shoqëri merret me import-eksport, në një

89 N.1 i LSHT nr.9901 dt.14.04.2008 90 N.7 i LSHT nr.9901 dt.14.04.2008 91 N.24 i LSHT nr.9901 dt.14.04.2008

Page 58: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

58

moment të caktuar të aktivitetit sipërmarrës ajo mund të merret dhe me veprimtari të tjera si

të prodhimit të mallrave, të ushtrojë aktivitetet ndërtimi etj.

Në mënyrë që aktivitetet ekonomike të mos kenë përplasje të karakterit ekonomik dhe tregtar,

e rëndësishme është që ato të funksionojnë brenda një kuadri ligjor që i rregullon këto

marrëdhënie në kushte të barabarta dhe pa vendosur pozita dominuese apo diskriminuese për

asnjërën nga palët e përfshira. Kjo kërkon më së shumti aplikimin e parimit të konkurrencës

së lirë. Në fakt, ky parim e gjen më shumë vehten në ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”,

sesa në ligjin 9901 dt.14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”. Qëllimi i këtij ligji

është mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, duke përcaktuar rregullat e sjelljes

së ndërmarrjeve, si dhe institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e konkurrencës dhe

përgjegjësitë e tyre. Megjithatë, dhe në ligjin 9901 dt.14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë

tregtare”, përcaktohen rastet e ndalimit të konkurrencës dhe për analogji dhe mbrojtja e këtij

parimi92. Në brendësi të nenit 2 të ligjit 9901 dt.14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë

tregtare”, shprehet dhe një parim tjetër i rëndësishëm, ai i ndershmërise profesionale.

“Tregtari është i detyruar të ndjekë parimet e ndershmërisë profesionale, të zbatueshme në

mjedisin tregtar ku ai vepron”. Parimi i ndershmërisë profesionale nuk konkretizohet në

mënyrë të shprehur në ligj, por ai nënkuptohet nga dispozitat në vazhdim apo dhe nga

praktika tregtare dhe zakonet e një vendi në këtë fushë. Si parime të ndershmërisë

profesionale mund të përmendim:

a. Respektimi i detyrimeve ligjore, duke përfshirë këtu dhe detyrimet fiskale.

b. Respektimi i aktivitetit reciprok dhe moscënimi ekonomik apo moral i këtij aktiviteti.

c. Respektimi i detyrimeve dhe të drejtave të paracaktuara në kontratë.

d. Mosabuzimi me përfitimet e pamerituara apo me proçedurat e falimentimit të

shoqërive.

Parimi i ndershmërisë profesionale në vetvete është një kuptim i gjerë, i cili vlen dhe mbulon

fushat e ndryshme të aktivitetit tregtar, lidhur ngushtësisht dhe me profesionin përkatës apo

me objektin e veprimtarisë së shoqërive tregtare.

Në nenin 14 të Titullit IV të LSHT parashikohet parimi i detyrimit të besnikërisë.

“Gjatë ushtrimit të të drejtave, ortakët dhe aksionarët veprojnë, duke marrë parasysh interesat

e shoqërisë dhe të ortakëve apo të aksionarëve të tjerë. I njëjti detyrim zbatohet edhe për

administartorët, anëtarët e këshillit të adminisstrimit apo të këshillit mbikëqyrës”. Në këtë

92 N.17 i LSHT nr.9901 dt.14.04.2008

Page 59: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

59

dispozitë mund të identifikojmë më së miri se kush janë subjektet mbi të cilat duhet të

shtrihet ky parim, dhe kush janë interesat që mbron ky parim. Besnikëria në kuptimin tregtar

ka të bëjë me respektimin dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të shoqërisë, me qëllim

mirëfunksionimin e saj, pa cënuar interesat tregtaro-civile të asnjërit subjekt. Në brendësi të

po kësaj dispozite të LSHT, mund të gjejmë dhe një parim tjetër të së drejtës tregtare, atë të

trajtimit të barabartë të ortakëve dhe aksionarëve. Ortakët dhe aksionarët gëzojnë të njëjtat të

drejta dhe detyrime dhe trajtohen në mënyrë të barabartë, me përjashtim të rasteve kur

parashikohet ndryshe nga ky ligj apo nga statuti.

Detyrat e shprehura nga neni 14 (1), sigurisht, nënkuptojnë detyrimet e besnikërisë të

aksionarëve të mëdhenj kundrejt aksionarëve të vegjël. Për shembull, nëse dividendët nuk u

jepen aksionarëve për një periudhë të zgjatur kohore, kjo mund të përbëjë shtypje të

aksionarëve të vegjël, që pritet të mbahet nën kontroll përmes përmbushjes së detyrimit të

besnikërisë. Nenet nga 15 deri në 18 janë shprehje rregulluese të posaçme të këtij parimi të

përgjithshëm të “besimit reciprok”.

Neni 14 (2) është një prej dispozitave kryesore të cilat i kushtohen mbrojtjes së pronarëve të

shoqërisë dhe, në veçanti, për të mbajtur nën kontroll influencën dominuese të aksionarëve të

mëdhenj që kanë shumicën e votave. Në këtë kuadër, duhet të përmendim edhe nenin 1087 të

Kodit Civil, që parashikon se akt-marrëveshjet që përjashtojnë njërin ose disa ortakë nga

pjesëmarrja në fitim ose humbje, janë të pavlefshme. Statuti nuk mund ta shfuqizojë parimin

e trajtimit të barabartë, në vetvete. Ai mund të aplikojë dallime nëse këto dallime nuk janë

arbitrare, në bazë të arsyeve të mjaftueshme dhe përpjesëtimore për sa i takon drejtpeshimit

midis interesave të shoqërisë dhe interesave të ortakëve, pronarëve ose aksionarëve.

Çdo vendim i cili e shkel parimin e nenit 14 (2) mund të kundërshtohet nga pronarët dhe

aksionarët e vegjël duke iu drejtuar gjykatës sipas Neneve nga 91 deri në 94 dhe nga 150 deri

në 153. Në shoqëritë kolektive dhe komandite, shkelja e këtij parimi mund të çojë në prishjen

e shoqërisë me kërkesën e të paktën njërit prej ortakëve (Neni 47) ose në përjashtimin e një

ortaku (administrues) sipas të njëjtave bazave ligjore (Neni 48).93

Në përfundim të analizës së parimeve nga të cilat udhëhiqet e drejta tregtare dhe pa hyrë

në brendësi të LSHT, ato mund t’i përmbledhim si më poshtë:

Parimi i ligjshmërisë

Parimi i lirisë kontraktore

93 Komentari

Page 60: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

60

Parimi i konkurrencës së lirë

Parimi i ndershmërisë profesionale

Parimi i detyrimit të besnikërisë

Parimi i barazisë ndërmjet palëve

4.1 Përkufizimet dhe cilesitë kryesore të Tregtarit

Ligji i ri për shoqëritë tregtare ka hyrë në fuqi më 21 Maj të vitit 2008. Të gjitha

shoqëritë tregtare të sapoformuara, i nënshtrohen ligjit të ri edhe nëse ato kanë qenë në krijim

e sipër në momentin kur ka hyrë në fuqi (neni 231 1 L.SH.T.). Dipozitat ligjore përcaktojnë

dhe se çfarë duhet të ndodhë me shoqëritë e regjistruara në bazë të ligjit të mëparshëm.

Bazuar në nenin 230 të L.SH.T–së, parashikohet se shoqëritë tregtare ekzistuese do të

vazhdojnë funksionimin, sipas kushteve që kanë qenë të vlefshme në çastin e regjistrimit të

tyre. Megjithatë, ligji i ri parashikon një afat kohor që shoqëritë të përshtasin funksionimin e

biznesit të tyre, ligjit te ri për Shoqëritë Tregtare. Shoqëritë tregtare që kanë ekzistuar

përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji janë të detyruara të përshtasin organizimin dhe

funksionimin e tyre sipas dispozitave të këtij ligji, brenda tre vjetëve pas hyrjes në fuqi të tij

(23 Maj 2011) Përndryshe, këto shoqëri tregtare prishen dhe likuidohen. Ky afat faktikisht

ishte i vështirë për t’u përmbushur në kohë, kjo pavarësisht faktit që për arsye procedurale

dhe administrative ai afat u shty në kohë. Gjatë trajtimit të këtij punimi, diksutohet për

hartimin e projektligjit për disa ndryshime që do i bëhen LSHT. Në vazhdimësi do

analizojmë dhe ato dispozita që do jenë objekt ndryshimi, duke i analizuar dhe veç e veç.

Pikërisht në këtë projektligj shfuqizohen nenet 230 dhe 231 që flasin për përshtatjen dhe

pasojat e mospërshtatjes në kohë të statutit të shoqërisë ligjit të ri për LSHT. Neni 42 i

projektligjit korespondues me nenin 230 të LSHT, në dispozitat e fundit dhe kalimtare

parashikon se:

Pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, asnjë shoqëri tregtare nuk mund të prishet për

shkak të mospërmbushjes përpara kësaj date, të kërkesave të nenit 230 të ligjit nr. 9901, datë

14.04.2008 "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare", të ndryshuar. Shoqëritë tregtare të

regjistruara në regjistrin tregtar përpara datës 20.05.2008, të cilat në datën hyrjes në fuqi të

këtij ligji ende nuk kanë adaptuar statutin e tyre me parashikimet e ligjit nr. 9901, datë

14.04.2008 "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare", të ndryshuar, janë të detyruara që jo më

vonë se 3 muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji:

Page 61: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

61

a) të miratojnë ndryshimet e nevojshme në statutin e tyre për t’a përputhur atë me kërkesat e

ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare", të ndryshuar, dhe

b) t’i regjistrojnë këto ndryshime të statutit pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit sipas

ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar.

Shoqëritë e përcaktuara sipas pikës 2 janë të detyruara të zbatojnë dispozitat e ligjit nr. 9901,

datë 14.04.2008 "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare", të ndryshuar, pavarësisht realizimit ose

jo në afat të detyrimeve sipas gërmave “a” dhe “b” të pikës 2 më sipër.

Moskryerja brenda afatit përkatës të detyrimeve të përcaktuara do përbëjë kundërvajtje

administrative dhe dënohet me gjobë 30,000 lekë. Gjoba aplikohet dhe vilet sipas

përcaktimeve të ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, të

ndryshuar. Qendra Kombëtare e Regjistrimit ndërpret shërbimin për këto shoqëri deri në

plotësimin e detyrimeve dhe në pagesën e plotë të gjobës.

Kjo dispozitë shkon dhe më tej duke parashikuar zbatimin e këtij ligji edhe për paditë e

ngritura përpara datës së hyrjes së tij në fuqi, por me kushtin që ato të mos jenë zgjidhur me

vendim gjyqësor të formës së prerë.

LSHT kryesisht ndalet mbi formacionet tregtare të shoqërive tregtare, dhe vetëm në

dispoziata hyrëse ndalet në figurën e tregtarit, si person fizik, i cili ushtron aktivitetin tregtar.

Përpara se të analizojmë shoqëritë tregtare duhet të ndalemi pak në kuptimin e figurës së

tregtarit.

Në kuptimin e ligjit, konsiderohen tregtar 94 personat fizikë dhe shoqëritë tregtare që gjatë

ushtrimit të profesionit të tyre, kryejnë veprime tregtare në emër të tyre. Pra statusin e

tregtarit e gëzojnë si individët pra personat fizikë, dhe shoqëritë tregtare, personat juridike,

gjithmonë të shoqëruara me ushtrimin e veprimeve tregtare. Sipas dispozitave që rregullojnë

pjesën e parë të Kodit Tregtar, konsiderohen veprime tregtare:

Blerja me qëllim shitje, shitja që rrjedh nga blerje e mëparshme e bërë me qëllim

rishitje, si dhe përgjithësisht çdo veprim shkëmbimi i lidhur me një veprim tjetër

shkëmbimi.

Çdo akt i sipërmarrjeve industriale, të ndërtimit, të shfrytëzimit të minierave, të

transportit, të sigurimeve, të magazinimit, të shfaqeve publike, të reklamës etj.

Çdo operacion bankar dhe këmbimi (në të cilin përfshihet veprimtaria tregtare e

94 N.1 Ligji për tregtarët dhe për shoqëritë tregtare 2008

Page 62: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

62

pranimit dhe grumbullimit të depozitave nga publiku dhe e përdorimit të këtyre

fondeve për të dhënë kredi, paradhënie, hua ose si investim për llogari dhe në ngarkim

të personit juridik që e kryen këtë veprimtari).

Të gjitha operacionet ndërmjetëse tregtare (ndërmjetës është ai që vë në lidhje dy ose

me shumë palë për të përfunduar një marrëveshje pa qenë i lidhur me asnjerën prej

tyre).

*Konsiderohen tregtarë, personat fizikë dhe Shoqëritë Tregtare, që ushtrojnë aktivitet të

vazhdueshëm, të pavarur, fitimprurës, tipi dhe vëllimi i të cilit kërkon një organizim të

specializuar dhe të organizuar të biznesit.

Pra, qënia i organizuar dhe i specializuar, që varet nga tipi, vëllimi dhe roli i një

aktiviteti tregtar të caktuar, ka të bëjë pikërisht me regjistrimin e subjektit në zyrat e

specializuara (Regjistrin Tregtar) detyrimit për të përmbajtur librat e llogarive dhe deklarimit

të tyre në Zyrat e Tatim -Taksave, pagimin e detyrimeve fiskale që përcaktohen nga lloji i

biznesit dhe vëllimi i tij, në favor të buxhetit të shtetit.

Edhe personat që ushtrojnë individualisht një veprimtari ekonomike, të cilët nuk

konsiderohen tregtar. Ky veçim nga ana e ligjvënësit e kësaj lloj kategorie nga titulli tregtar,

lidhet drejtpërdrejtë me vëllimin e papërfillshëm të veprimtarisë së tyre ekonomike, krahasuar

me volumin dhe detyrimet ligjore të shumta që vijnë për subjektin e të cilit ligji i jep statusin

e tregtarit. Gjithashtu, nuk marrin cilësinë e tregtarit, organet e pushtetit lokal, entet e tjera

publike, edhe pse kryejnë veprime tregtare. Të tilla konsiderohen të gjitha ish-ndërmarrjet

shtetërore, të cilat me liberalizimin e tregut dhe me miratimin e legjislacionit tregtar, u

shndërruan në Shoqëri Tregtare dhe veprojnë si të tilla.

Pra, kategoria e tregtarëve ndahet në dy grupe të mëdha subjektesh që janë:

Personat fizikë (persona natyrore që fitojnë statusin e tyre ligjor nga fakti që tipi dhe

vëllimi i aktivitetit të tyre të pavarur kërkon një organizim profesional të biznesit).

Personat juridikë (Shoqëritë Tregtare janë persona juridikë që themelohen prej dy ose

me shumë personave, të cilët bien dakort nëpërmjet një kontrate që të destinojë

pasuritë e tyre në një sipërmarrje të përbashkët, me qëllim ndarjen e fitimit ose

përfitimin nga të ardhurat që rrjedhin prej saj).

Tregtar është personi fizik, sipas kuptimit të Kodit Civil, i cili ushtron veprimtari ekonomike

Page 63: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

63

të pavarur, që kërkon një organizim tregtar të zakonshëm95 .

Personi fizik, i cili ushtron një profesion të pavarur (si avokat, noter kontabilist, mjek,

inxhinier, arkitekt) vlerësohet tregtar, nëse një ligj i posaçëm i ngarkon këtë statut.

Personi fizik i cili ushtron veprimtari bujqësore, blegtorale, pyjore e të ngjashme, vlerësohet

tregtar, nëse veprimtaria e tij përqendrohet kryesisht në përpunimin dhe shitjen e produkteve

bujqësore, blegtorale, pyjore. Personi fizik, veprimtaria ekonomike e të cilit, për shkak të

vëllimit të tij, nuk kërkon një organizim të zakonshëm tregtar (tregtar i vogël), nuk vlerësohet

tregtar e nuk i nënshtrohet ligjit “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”. Ministri i Financave

dhe Ministri përgjegjës për ekonominë, me urdhër të përbashkët, miratojnë pragjet e vëllimit

të veprimtarisë në bazë të të cilave lind detyrimi i rregjistrimit si tregtar. Mbështetur në nenin

e mësipërm bëhet përcaktimi i tregtarit të vetëpunësuar në bazë të kritereve me natyrë sasiore,

kjo dhe në ndryshim me ligjin e mëparshëm që identifikonte tregtarin në bazë të aktiviteteve

të ushtruara, apo thënë ndryshe të karakterit cilësor. Në paragrafin e parë të këtij neni,

ushtrimi i një aktiviteti “vëllimi” i të cilit kërkon ngritjen e një njësie tregtare të organizuar që

do të thotë atë lloj aktiviteti që për nga vëllimi nuk mund të kryhet vetëm me punën e një

personi apo me ndihmën e familjarëve të tij. Këto lloj veprimtarish zakonisht vlera e kapitalit

të investuar mbizotëron ndaj punës personale të personit fizik apo familjarëve të tij. Ky

përkufizim në fakt është mjaft i gjerë, por paragrafi i katërt i këtij neni (neni 2) nëpërmjet një

prezumimi ligjor absolute (që nuk lejon provë të kundërt) në mënyre indirekte përjashton nga

ky statut ato aktivitete, vëllimi i veprimtarive të të cilave, është më i ulët se nivel i përcaktuar

me urdhër të përbashkët të Minisrit të Financave dhe Ministri Përgjegjës për ekonominë.

Mbështetur në ligjin e ri, ky paragraf vendoset me akt nënligjor (udhëzim) që të mundësohet

ndryshimi sa herë që ndryshojnë parametrat e mjedisit të bisnesit në Shqipëri .

Rrjedhimisht, personat fizikë të vetëpunësuar, nuk konsiderohen tregtarë, dhe nuk kanë

detyrimin për t`u rregjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, si dhe nuk kanë

detyrimin për të mbajtur libra kontabël, hartuar e publikuar të dhëna financiare dhe raportet

për gjendjen e ecurisë së veprimtarisë si dhe detyrimet që ligje të tjera i ngarkojnë tregtarit.

Kjo nuk do të thotë që mosregjistrimi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me cilësinë e

tregtarit, përjashton këta persona nga detyrimet tatimore. Këta persona regjistrohen për

qëllime tatimore e mbartin detyrimet tatimore në përputhje me ligjin për sistemin e taksave

vendore. Pasi është përcaktuar statusi i përgjithshëm i tregtarit sipas kritereve sasiore të

95 N.2 Ligji per tregtaret dhe shoqerite tregtare 2008

Page 64: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

64

shpjeguara më sipër, bën disa përjashtime të posaçme nga ky status, kësaj radhe duke

përfshirë dhe kritere si cilësore ashtu edhe sasiore. Në nenin 962(2) përjashtohet nga statusi i

tregtarit i ashtuquajturi “profesion i lirë”. Për shkak të statusit të tyre social të veçantë,

zakonisht ka ligje të posaçme të cilat rregullojnë këto profesione, duke kërkuar regjistrim

pranë shoqatave ose organizatave të tjera profesionale. Neni (2) e merr si të qenë se ligje të

tilla ekzistojnë ose do të krijohen. Në traditën kontinentale këto ligje, shpesh nuk lejojnë

anëtarët e profesionit të përdorin format ligjore të organizimit të biznesit, sidomos formën e

shoqërisë tregtare, por vetëm atë të shoqërisë së thjeshtë sipas K.C. Për shembull, deri pak

kohë më parë ky rregull ishte në fuqi në Gjermani në lidhje me avokatët. Aktualisht ligjet

shqiptare për profesionet e lira në përgjithësi nuk përmbajnë kufizime të tilla, nuk ka

kufizime të këtij lloji në Shqipëri. Rrjedhimisht, profesionet e lira me zgjedhje në perputhje

me ligjin që rregullon atë fushë, mund të ushtrohen pa patur statusin e tregtarit si të

vetëpunësuar, e rrjedhimisht pa patur detyrimin për regjistrim në Qendrën Kombëtare të

Regjistrimit, duke u bashkuar në shoqëri të thjeshta, apo duke krijuar shoqëri tregtare.

Aktualisht është e nevojshme të përcaktohet një bazë ligjore e posaçme për regjistrimin për

qëllime tatimore të personave të vetëpunësuar që ushtrojnë profesionet e lira. Siç përcaktohet

në nenin 2(2) të ligjit, regjistrimi i tyre si tregtarë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit,

përveç rastit kur vullnetarisht zgjidhet krijimi i një shoqërie nuk mund të bëhet mbi bazën e

kriterit të përgjithshëm sasior të qarkullimit. Neni 2 paragrafi 3 përmend rastin e veçantë të

aktiviteteve bujqësore dhe pyjore. Për sa kohë që përqendrohen në aktivitetin bujqësor ose

pyjor familjar, zakonisht ato janë aktivitete të vogla dhe për rrjedhojë, përjashtohen nga neni

2 paragrafi 4 duke i qëndruar të njëjtit arsyetim të sa mësipërm. Mirëpo, neni 297 paragrafi 3

sqaron se këto aktivitete nuk përjashtohen si të tilla nga ligji i ri. Trajtimi i tyre ligjor ndjek të

njëjtën logjike me atë që ndiqet për tregtarët. Përpunimi dhe shitja e produkteve bujqësore

ose pyjore zakonisht kërkon një organizim biznesi më të madh se biznesi i vogël dhe kërkon

të jetë i regjistruar. Për rrjedhojë, një fermer i cili merret me agro përpunimin dhe agro biznes

do t`i duhet të vërtetojë që biznesi i tij nuk e arrin pragun e vendosur me urdhër të përbashkët

të Ministrit të Financave dhe Ministrit përgjegjës për ekonominë.

4.2 Kuptimi i shoqërive tregtare dhe karakteristikat e tyre.

Shoqëritë tregtare janë krijesa juridike tepër komplekse dhe si të tilla, zor se mund t’i

përkufizojmë me një koncept të vetëm. Në lidhje me natyrën e tyre është debatuar për një

96 N.2/ 2 i Ligjit për tregtarët dhe shoqëritë tregtare 2008 97 N2/3 i Ligjit për tregtarër dhe shoqëritë tregtare 2008

Page 65: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

65

kohë të gjatë midis shkollave të ndryshme të së drejtës. Kështu, ka grupime që mbështesin

idenë se shoqëria është një kontratë, disa të tjerë mendojnë se shoqëria është një qënie

artificiale që jeton vetëm në ndërgjegjen juridike, ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë

shoqërinë si një entitet të vërtetë me jetë dhe vullnet të pavarur. Shoqëria në fakt është

njëkohësisht një virtualitet ligjor, një marrëdhënie kontraktore dhe një entitet i vërtetë.

Shoqëria themelohet nga dy ose më shumë persona, që merren vesh nëpërmjet një kontrate

për të destinuar në një sipërmarje të përbashkët pasuritë ose shërbimet e tyre, me qëllim që të

ndajnë fitimin ose të përfitojnë të ardhurat që rrjedhin prej saj.Ortakët marrin përsipër të

paguajnë pjesën që u takon për humbjet. Në rastet e parashikuara me ligj ajo mund të

themelohet edhe nëpërmjet vullnetit të shprehur nga një person i vetëm98.

Nga ky përkufizim që i bën ligji shoqërive tregtare, mund të nxjerrim disa veçori të këtyre

shoqërive të cilat janë:

1- Personaliteti juridik i shoqërisë tregtare si personalitet i veçantë, i diferencuar nga ortakët

ose aksionarët e saj. Veshja e shoqërisë tregtare me personalitet juridik i jep asaj mundësinë

të ketë të drejta dhe detyrime kundrejt të tretëve dhe kundrejt anëtarëve të saj. Për më tepër,

shoqëria tregtare mund të hapë proçese gjyqësore (si paditëse ose kundër saj të hapen procese

gjyqësore si e paditur). Madje kjo shkon dhe më tej, në mbajtjen e përgjegjësisë penale, por

për këtë çështje do flasim në vazhdim të këtij trajtimi.

2- Shoqëria ka një karakter kontraktual në kuptimin që ajo duhet të themelohet me anë të një

kontrate që lidhet nga dy ose më shumë persona, por në raste të veçanta të parashikuara me

ligj ajo mund të themelohet edhe nga një person i vetëm. Kontrata e themelimit të shoqërisë

është një akt juridik ku shprehet vullneti i themeluesve që do të krijojnë shoqërinë, për të

destinuar një sipërmarrje të përbashkët kontributet e tyre me qëllim që të ndajnë fitimin dhe

të përfitojnë të ardhurat që rrjedhin prej saj. Këto kontrata rregullohen mbi bazën e ligjit ''Për

tregtarët dhe shoqëritë tregtare'', si dhe nga dispozitat e Kodit Civil , që përcaktojne kushtet e

vlefshmërise së kontratës. Këto kushte janë të sanksionuara në nenin 663 të K.C., në bazë të

të cilit përcaktohen kushtet që një kontratë të jetë e vlefshme:99

Pëlqimi apo shfaqja e vullnetit nga personat pjesëmarrës

Objekti i përcaktuar dhe i ligjshëm

Shkaku ligjor i kontratës

98 N.3 i Ligjit për tregtarët dhe shoqëritë tregtare 2008 99 N.663 i Kodit Civil i R.Sh

Page 66: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

66

Forma e kërkuar me ligj

3- Një tjetër karakteristike e shoqërisë është dhe karakteri tregtar i saj, i cili mund të fitohet

për shkak të formës ose objektit të veprimtarisë së tyre.

4- Gjithashtu, mund të themi se shoqëria shfaqet si një veprim juridik, i njëanshëm kur

mbështetet në aktin e njëanshëm të shprehjes së vullnetit të një personi të vetëm, të dyanshëm

kur kryhet nga shfaqja e vullnetit të shumë palëve, që veprojnë në drejtim të kundërt, por

shfaqjet e vullneteve të tyre përputhen, dhe i shumanshëm, kur ai kryhet nga shfaqja e

vullnetit të shumë palëve, që veprojnë në drejtime të ndryshme, por që synojnë ardhjen e

pasojave të njëjta juridike.

5- Por në realitet, shoqëria edhe pse ka një karakter kontraktual, nuk mund të barazohet për

nga natyra e saj dhe nga produkti final që krijon, vetëm me një kontratë. Rasti përjashtimor

është ai i themelimit të një shoqërie me aktin e njëanshëm të shprehjes së vullnetit nga një

person i vetëm, është një nga argumentat që vë në dyshim karakterin e pastër kontraktual të

shoqërisë tregtare. Gjithashtu, shoqëria gëzon disa atribute që e dallojnë atë nga kontratat dhe

që bëjnë atë të aftë të shprehë vullnetin e saj që është i pavarur nga vullneti i ortakut

individual, të padisë dhe të paditet në gjykatë, si dhe të ketë pasuri të ndarë nga pasuria

personale e ortakëve që e themeluan. Kontrata është një kusht i domosdoshëm për lindjen e

saj, por jo i mjaftueshëm.

6- Një tjetër karakteristikë e shoqërive tregtare është dhe fitimi i personalitetit juridik në

momentin e regjistrimit në Regjistrin Tregtar dhe në këto momente ajo është e aftë të dalë si

subjekt i veçantë i së drejtës dhe të veprojë në emër dhe për llogari të saj me zotësi të plotë

juridike për të vepruar.100

Pra, shoqëria edhe pse ka një karakter kontraktual nuk është thjeshtë një kontratë, por

ajo është më shumë se kaq. Shoqëria gjatë fazës së ekzistencës së saj është një person juridik,

një krijesë e ligjit që pas krijimit të saj merr një jetë të pavarur. Gjatë jetës së saj, shoqëria

është e organizuar dhe funksionon mbështetur në një rrjet të dendur marrëdhëniesh juridike

që ajo krijon me ortakët dhe palët e treta. Të gjitha këto dëshmojnë se shoqëria në fakt është

njëkohësisht një veprim juridik, një marrëdhënie kontraktore dhe një entitet i vërtetë me

ekzistencë, pasuri dhe vullnet të pavarur.

L.SH.T , përcakton 4 (katër) lloje të organizimit të shoqërive tregatre, të cilat janë:

100 E drejta Shqiptare e Shoqërive tregtare 2001 A.Malltezi

Page 67: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

67

1-Shoqërite kolektive sh.k

2- Shoqëritë komandite sh.kom

3- Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar sh.p.k

4- Shoqëritë aksionere sh.a

Shoqërite tregtare klasifikohen ndryshe dhe si shoqëri personi dhe si shoqëri kapitali. Ky

klasifikim ka parasysh përgjegjësinë e anëtarëve të këtyre formave të organizimit të biznesit.

Shoqëritë e personit paraqesin një marrëdhënie më të ngushtë midis ortakëve dhe përgjegjësia

në këtë rast është solidare dhe personale. Kjo do të thotë që në shoqëritë e personit, çdo ortak

është i detyruar të përgjigjet personalisht ndaj të tretëve dhe me pasurinë e tij vetjake.

Kreditori mund të përzgjedhë sipas dëshirës ortakun kujt do t’i drejtohet, për të kërkuar nga ai

përmbushjen e plotë të detyrimin. Ndërsa në shoqëritë e kapitalit, përgjegjësia është e

kufizuar deri në kontributin e ortakëve në shoqëri. Ato rrezikojnë vetëm ose të mirat që i kanë

kaluar në shoqëri. Në shoqërinë e personit bëjnë pjesë shoqëria kolektive dhe shoqëria

komandite. Në shoqërinë e kapitalit përfshihen shoqëria me përgjegjësi të kufizuar dhe

shoqëria aksionere. Ato kanë karakteristikat e tyre dalluese që, po i shfaqim si më poshtë.

Shoqëri personi Shoqëri kapitali

sh.k / sh.kom Sh.p.k. / sh.a

Përgjegjësia:e pakufizuar Përgjegjësia:e kufizuar

Kontributi

Në para /në të holla

Pasuri të luajthsme/të paluajtshme/të

drejta/krah pune

Shërbime

Kontributi

Në para /në të holla

Pasuri të luajtshme/të paluajtshme/të

drejta/krah pune

Numri minimal i ortakëve:

2 (dy)

Numri minimal i ortakëve/aksionerëve:

1 (një)

Respektimi i të drejtës së parablerjes në

tjetërsimin e kuotave

Transferimi i lirë i kuotave/aksioneve

Page 68: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

68

Përpara se të japim përkufizimet dhe karakteristikat kryesore të këtyre formave të organizimit

të biznesit, e rëndësishme është të bëhet edhe dallimi midis shoqërive tregtare në përgjithësi

dhe shoqërisë së thjeshtë të parashikuar nga Kodi Civil.

4.3. Shoqëria e thjeshtë dhe shoqëritë tregtare si subjekte të së drejtës.101

Shoqëria e thjeshtë është një kontratë me të cilën dy apo më shumë persona merren vesh për

të ushtruar një aktivitet ekonomik, me qëllim që të ndajnë fitimet që rrjedhin prej tij. Shoqëria

është e thjeshtë, kur nuk paraqet cilësitë dalluese të shoqërisë tregtare të rregulluara nga Kodi

Tregtar.

Shoqëritë tregtare themelohen nga dy ose më shumë persona fizikë /dhe ose juridikë, që

bien dakort për arritjen e objektivave ekonomikë të përbashkët, duke dhënë kontribute në

shoqëri, sipas përcaktimeve në statutin e saj. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëria

aksionere mund të themelohen edhe vetem nga një person fizik dhe /ose juridik. Po të

shohim, dallimi kryesor ka të bëjë me:

Bazën ligjore

Shoqërite e thjeshta rregullohen nga dispozitat e Kodit Civil, dhe janë në formën e

marrëveshjeve dhe kontratave. Nuk kërkojnë ndonjë formë të veçantë për hartimin e

kontratës, marrëveshjes, përveç kur kërkohet nga vetë natyra e sendeve. Ndërsa shoqëritë

tregtare rregullohen nga “Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”. Ky ligj përcakton edhe

funksionimin e tyre.

Momentin e regjistrimit në Q.K.R.

Sipas dispozitave të ligjit nr.9723 date 03.05.2007 “Për Qendrën Kombëtare të regjistrimit”

parashikohet detyrimim ligjor i regjistrimit të shoqërive tregtare, por dhe i shoqërive të

thjeshta. Në ndryshim nga shoqëritë tregtare ku regjistrimi bëhet për fitim të personalitetit

juridik, zotësisë juridike, regjistrimi i shoqërive të thjeshta është i detyrueshëm vetëm për

efekt deklarativ. Në shoqëritë tregtare fitohet zotësia juridike në momentin e regjistrimit,

ndërsa në rastin e shoqërisë së thjeshtë, efekti është ndaj të tretëve pasi fuqinë juridike e fiton

që në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes.

Numri i personave. Duket qartë që shoqëria e thjeshtë është një kontratë me të cilën dy apo

më shumë persona merren vesh për të ushtruar një aktivitet ekonomik, me qëllim që të ndajë

përfitimet që rrjedhin prej tij. Pra minimumi ligjor i kërkuar, duke qenë se kemi të bëjmë dhe

101 E drejta e shoqërive tregtare, A.Malltezi, fq.13, Botimi i parë, 2011

Page 69: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

69

me një kontratë, është dy apo më shumë persona. Ndërsa për shoqëritë tregtare, dhe më

konkretisht për shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërinë aksionere (shoqëritë e

kapitalit), mund të krijohen dhe me një person të vetëm.

Shoqëritë tregtare duhet të dallohen dhe nga shoqatat. Elementi kryesor që bën dallimin mes

këtyre dy subjekteve është ushtrimi në të parën të një veprimtarie ekonomike dhe në ndarjen

e fitimeve midis ortakëve. Shoqata nuk lejohet që të kryejë veprimtari fitimprurëse. Ky është

dhe qëllimi i ekzistencës së shoqërive tregtare. Ndërsa në anën tjetër, sërisht për shoqatat,

Kodi Civil (neni 39), parashikon që minimumi ligjor i kërkuar për krijimin e tyre duhet të jetë

jo më pak se pesë persona fizikë ose jo më pak se dy persona juridikë.

Shoqëritë tregtare si subjekte të së drejtës

Shoqëritë tregtare janë objekt rregullimi i ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i cili

parashikon statusin e tregtarit themelimin dhe administrimin e shoqërive tregtare, të drejtat

dhe detyrimet e themeluesve, të ortakëve dhe aksionarëve, riorganizimin dhe likujdimin e

shoqërive tregtare. Shoqëritë tregtare themelohen nga 2 ose më shumë persona fizikë dhe

juridikë, të cilët bien dakort për arritjen e objektivave ekonomikë të përbashkët, duke dhënë

kontribute në shoqëri sipas përcaktimeve në statutin e saj. Ky akt themelimi përbën një

veprim juridik sipas përkufizimit të nenit 79 të Kodit Civil Shqiptar. Themelimi i shoqërisë

tregtare është rasti kur një veprim juridik në fakt mund të përfshijë shprehjen e vullnetit të dy

ose më shumë personave. Në skajin tjetër të spektrit është e qartë se formimi i shoqërisë me

një ortak të vetëm mund të konceptohet si veprim juridik njëpalësh, sipas përcaktimit të ligjit

“Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

Themelimi i shoqërive tregtare

Ligji për Q.K.R dhe LSHT i kanë thjeshtuar në mënyrë të konsiderueshme proçedurat e

themelimit të shoqërive proçedura për të cilat folëm në kapitujt më lart.

Statuti

Statuti i shoqërisë tregtare është kushtetutë për shoqërinë. Në të njëjtën kohë, statuti është një

kontratë në kuptim të nenit 659 të Kodit Civil Shqiptar, por statuti është një kontratë me një

natyrë shumë të veçantë. Fillimisht kontrata i lidh ortakët ose aksionerët themelues në një

detyrim. Pas regjistrimit edhe shoqëria bëhet palë në kontratë (kështu që edhe në rastin e

shoqërisë me një ortak të vetëm tani ka dy palë në kontratë). Për më tepër, pas regjistrimit në

shoqërinë tregtare mund të hyjnë ortakë ose aksionerë të rinj, ndërsa disa ose të gjithë ortakët

ose aksioneret e parë themelues mund të pushojnë së qeni ortakë ose aksionerë kjo mund të

Page 70: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

70

ndodhë në rastin kur kemi kalim kuotash në rastin e SHPK ose kur kemi kalim të aksioneve

në rastin e sh.a. Thelbi i kontratës konsitutive të mishëruar në statut është se ajo rregullon

marrëdhënie juridike ndërmjet shoqërisë dhe ortakëve ose aksionarëve të saj, si dhe në

marrëdhëniet juridike ndërmjet ortakëve ose aksionarëve me njëri-tjetrin në një kohë të

caktuar. Nga kjo, rrjedh se statuti juridik i të qenit palë në një kontratë kosnstituive është i

lidhur pazgjidhshmërisht me statutin juridik të të qënit ortak ose aksioner i shoqërisë. Në

rastin e shoqërive kolektive dhe shoqërisë komandite, rregulli i përgjithshëm është se çdo

ndryshim i kontratës konstituive, aktit të themelimit të mishëruar në statut kërkon miratimin

unanim të të gjithëve ortakëve, për më tepër një ndryshim në ortakëri ësht në vetvete një

ngjarje që kërkon një ndryshim formal të kontratës konstituive. LSHT lejon një klaukoze në

statut sipas së cilës ndryshimet e mëvonshme në statut nuk do të kërkojnë miratimin unanim

të ortakëve, por mund të vendosen me një shumicë të cilësuar.

Në rastin e SHPK dhe të SH A, situata ndryshon sepse të dyja këto lloje shoqërish

karakterizohen nga transferueshmëria e lirë e kuotave ose aksioneve. Për rrjedhojë, kalimi i

kuotave ose i aksioneve nuk kërkon ndonjë ndryshim formal të kontratës konstitutive të

mishëruar në statut, ndonëse kjo mund të ketë efektin e menjëhershëm të ndryshimit të

përbërjes së palëve në kontratë. Në dallim të theksuar nga shoqëritë kolektive, dhe te

shoqëritë komandite rregulli i përgjithshëm për ndryshimet e mëvonshme në statut të SHPK

dhe të SHA nuk është miratimi unanim. Statuti mund të ndryshohet me vendim të asamblesë

së përgjithshme, të marrë me shumicë prej 3/4 në rast se statuti nuk parashikon një shumicë

më të lartë. Prandaj, çdo ortak ose aksionar i tanishëm ka të drejtë të votojë për ndryshimin e

kontratës konstitutive të mishëruar në statut edhe pse ai mund të mos ketë qenë palë në

kontratën e parë konstitutive.

Liria kontraktore

Me përjashtim të rasteve kur ky ligj parashikon ndryshe, marrëdhëniet ndërmjet ortakëve

mund të përcaktohen në statutin e shoqërisë. Lidhur me shoqëritë aksionere vëmë re se

dispozitat përkatëse nr.105 e vazhdim, nuk përmbajnë asnjë dipozitë për çështjet e brendshme

në këto forma të organizimit të biznesit. Prandaj mund të arrijmë në konkluzionin që të gjitha

këto dispozita janë të detyrueshme për zbatim. Por dhe në këtë rast mund të kemi të bëjmë me

përjashtime, sidomos në rast se rëndësisë në interpretim, i japim qëllimit të dispozitës dhe jo

vetëm të fukosohemi vetëm te formulimi i saj. Megjithatë, nëse do të vihemi në mëdyshje për

sa i përket dispozitave që rregullojnë marrëdheniet e brendshme të shoqërisë aksionere në

ndryshim me sh.p.k ., ajo do të konsiderohet e detyrueshme.

Page 71: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

71

Ligji deklaron qartë se regullat që përcaktojnë marrëdhëniet ndërmjet ortakëve në këto forma

të organizimit të biznesit, parashikohen lirisht në statut, përveç kur vetë L.SH.T–ja

parashikon ndryshe. Liria kontraktore është e vlefshme vetëm për marrëdhëniet juridike

ndërmjet ortakëve. Kundrejt të tretëve, sidomos tek kreditorët, dispozitat ligjore janë të

detyrueshme. Kjo dhe pasi qëllim tjetër i ligjit të ri për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, është

dhe mbrojtja e interesave të kreditorëve apo dhe të ortakëve të vegjël.

Përfaqësimi 102

Përpara se të diskutojmë mbi përfaqësimin, duhet të shpjegojmë konceptin e përgjithshëm

mbi të cilin janë mbështetur dispozitat mbi të. Ky koncept është mbrojtja e përgjithësuar e të

tretëve, (shih diskutimin për pavlefshmërinë më lart) dhe është një prej parimeve që ka

orientuar ligjin e ri për shoqëritë tregtare.103 Objekti i këtij koncepti është zhvilluar nga

legjislacioni i BE104 dhe në veçanti lidhet me evolucionin e marrjen e masave të tilla

mbrojtëse të cilat duhet t’i kërkojnë Shtetet Anëtare për shoqëritë e tyre, në mbrojtje të

interesave të pronarëve dhe të personave të tjerë. Direktiva e Parë përbënte një kompromis

politik, në kohën kur u hartua, në 1968. Më vonë, kur BE u përball me një zgjerim të

ndjeshëm, pati dy zgjedhje në dispozicion; njëra ishte të vendosjes barra e rrezikut mbi të

tretët të cilët kryenin një transaksion me një shoqëri kur shoqëria ushtronte aktivitet jashtë

objektit të vet ose kur përfaqësuesi nuk ishte emëruar rregullisht. Zgjedhja tjetër ishte të

krijohej një sistem i cili, në përgjithësi, t’i çlironte të tretët nga detyrimi për të hetuar nëse

ishin përmbushur apo jo formalitetet e brendshme, duke ia vendosur kështu barrën e lidhjes

së kontratës së paautorizuar shoqërisë. Dispozitat e Direktivës së Parë, thuajse tërësisht,

anuan nga zgjedhja e dytë, sepse pranohej se sa më shumë vende të bëni tregti me njëri-tjetrin

aq më pak e mundur do të ishte që të sigurohej përmbushja ose jo e formaliteteve të

brendshme të proçedurave të shoqërive. Me zhvillimin e gjërave, është rritur numri i vendeve

që kanë përqafuar sistemin e dytë, duke hequr dorë nga kërkesa ligjore për të tretët që këta të

fundit të sigurojnë që personi me të cilin hyjnë në marrëdhënie tregtare të ketë autoritetin e

vërtetë për të lidhur një kontratë. Kjo nxit besimin për marrëdhëniet tregtare midis të huajve

dhe shoqërive tregtare vendase dhe mund të nxisë edhe pakësimin e burokracisë e cila

shkakton një ngadalësim të ndjeshëm të punës. Rreziku në lidhje me miratimin për zbatim të

këtij sistemi është se mund të bëhen përfaqësime të rreme nga persona të cilët nuk kanë lidhje

102 N.12 L.SH.T 103 Komentari 104 Direktivës së Parë 68/151/EEC... masave të tilla mbrojtëse të cilat duhet t’i kërkojnë Shtetet Anëtare për

shoqëritë e tyre, në mbrojtje të interesave të pronarëve dhe të personave të tjerë...

Page 72: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

72

me shoqërinë tregtare në emër të së cilës thonë se veprojnë. Kjo gjë mund të evitohet me anë

të një dispozite, që të parashikojë përgjegjësinë e një kompanie vetëm kur pala e tretë ka

arsye të mjaftueshme për të besuar se ka të bëjë me një përfaqësues bona fide të kompanisë.

Kjo bëhet zakonisht kur kompania ka bërë diçka, që i bën të tretët të kuptojë se kështu ka

ndodhur.

Ligji i mëparshëm, nr. 7638 datë 19.11.1992 “ Për shoqërite tregtare”, nuk i përmbushte

tërësisht këto kërkesa, ashtu siç nuk i përmbushte as sistemi i vjetër i regjistrit tregtar. Sa i

takon regjistrimit dhe publikimit të të dhënave të shoqërisë, koncepti i mbrojtjes së të tretëve

u përqafua për herë të parë nga Neni 21 i Ligjit për QKR, që përmbushte kërkesat e Nenit 3 të

Direktivës së Parë (të ndryshuar nga Direktiva 2003/58/EC105). Megjithatë, siç do ta shohim

edhe në komentet për Nenin 12, mbrojtja e përgjithësuar e të tretëve shkon përtej asaj që

përcaktohet edhe në Nenet 8 dhe 9 të Direktivës së Parë. Në projektligjin dhe ndryshimet që

pritet t’i bëhen LSHT neni 12 do ndryshojë dhe titullin dhe përmbajtjen e pikave 1 dhe

2.Neni 12 si koncept do zgjerohet dhe do quhet “Kompetencat e organeve të shoqërisë dhe

përfaqësimit ligjor.” Neni 2 i Projekt–Ligjit shton një titull të ri, Titulli II/1 – “Pavlefshmëritë

dhe afatet e parashkrimit”, i cili përbëhet nga 4 nene (11/1 deri në 11/4). Ky titull i ri trajton

pavlefshmërinë e themelimit të shoqërisë, pavlefshmëritë e tjera të organizim funksionimit të

shoqërisë, koordinimin e pavlefshmërive të organizim funksionimit të shoqërisë me dispozitat

e tjera të legjislacionit në fuqi, pasojat e pavlefshmërisë për palët e treta në mirëbesim, si dhe

përcaktimin e afateve të përgjithshme të parashkrimit të padive të lidhura me ligjin nr. 9901.

Sipas nenit 11 të Direktivës së Parë të Ligjit të Shoqërive 68/151/EEC, parashikohet një listë

e fundme e shkaqeve të pavlefshmërisë së themelimit të shoqërive tregtare. Sipas kësaj

Direktive, Shtetet Anëtare janë të lira të zgjedhin nëse do të parashikojnë shkaqe për

pavlefshmërinë e themelimit të shoqërive tregtare, pas regjistrimit në regjistrin tregtar, ose jo.

Nëse Shtetet Anëtare vendosin të parashikojnë se edhe pas regjistrimit ne regjistrin tregtar,

themelimi nuk do të konsiderohet i pavlefshëm, atëherë Shtetet Anëtare mund të zgjedhin

vetëm një ose më shumë nga shkaqet e pavlefshmërisë të përcaktuar sipas listës së Direktivës.

Në asnjë rast, Shtetet Anëtare nuk lejohen të shtojnë shkaqe të tjera pavlefshmërie të themelit

të shoqërive, të cilat nuk janë përfshirë në këtë listë.

Në lidhje me pavlefshmëritë e themelimit të shoqërive tregtare, teksti origjinal i Ligjit nr.

9901, datë 14.04.2008 "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” ndoqi një përqasje, e cila nuk

105 Direktivës së Parë , ndryshuar nga Direktiva 2003/58/EC

Page 73: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

73

përmbante asnjë shkak të posaçëm pavlefshmërie, me qëllim mbrojtjen dhe sigurinë

maksimale të interesave të palëve të treta që kanë lidhur marrëdhënie tregtare me këto

shoqëri. Vlen të theksohet se rëndësia e kufizimit maksimal të shkaqeve të pavlefshmërisë së

themelimit të shoqërive tregtare, me qëllim mbrojtjen e palëve të treta, është nënvizuar edhe

nga Gjykata Europiane e Drejtësisë106 Gjatë procesit konsultativ, disa pjesëmarrës të grupeve

të interesit ngritën shqetësimin se pavarësisht faktit se Ligji nr. 9901 nuk parashikon shkaqe

për pavlefshmërinë e themelimit të shoqërive tregtare, në praktikë, gjykatat, duke zbatuar për

analogji parashikimet e pavlefshmërive të veprimeve juridike për kontratat, parashikuar në

Kodin Civil, kishin krijuar praktikën e konstatimit apo shpalljes së pavlefshmërisë së

shoqërive. Duke patur parasysh se shkaqet për pavlefshmëritë e kontratave sipas Kodit Civil

nuk përputhen me listën e kufizuar të legjislacionit të BE, në bazë të propozimeve të grupit të

interesit, u pa e arsyeshme të përfshihen parashikime të posaçme në lidhje me pavlefshmërinë

e themelimit të shoqërive tregtare, në përputhje me nenit 11 të Direktivës së Parë të Ligjit të

Shoqërive 68/151/EEC, siç është ndryshuar me Direktivën 2009/101/EC, dispozitat e të cilës

ky Projekt – Ligji synon të përafrojë.107 L.SH.T në varësi të llojeve të ndryshme të shoqërive

tregtare përcakton dhe organet për përfaqesimin e tyre. T`i marrim me rradhë:

Shoqëria kolektive . Duke u nisur dhe nga vetë karakteri i saj personal, çdo ortak gëzon të

drejtën e përfaqësimit të shoqërisë kolektive përveç rasteve kur një ortak përjashtohet nga kjo

detyrë nga vetë statuti apo bazuar në një vendim të gjykatës kompetente.

Shoqerite komandite Dhe shoqëria komandite ka specifikën e saj, kjo bazuar në

bashkëjetesën e ortakëve të pakufizuar me ortakët e kufizuar. Bazuar në nenin 6 të L.SH.T.–

së shohim se ortaku i kufizuar nuk mund të veprojë si përfaqësues ligjor i shoqërisë

komandite. Megjithatë, në interpretim të nenit 64 të L.SH.T ortakut të kufizuar i hiqet petku

si i kufizuar dhe përgjigjet si ortak i pakufizuar ku plotësohen këto dy kushte:

nëse emri i tij është përfshirë me pëlqimin e tij në emrin e regjistruar të shoqërisë

ortaku i kufizuar që ka lidhur me një palë të tretë një marrëveshje në cilësinë e agjentit

të autorizuar të shoqërisë, por pa u cilësuar si i tillë, nuk e bëjnë të pavlefshme këtë

marrëveshje, por përgjigjet për këtë veprim si të ishte ortak i pakufizuar, përveç sipas

rasteve specifike se të tretet kishin dijeni apo për shkak të rrethanave nuk kishin si të

mos kishin dijeni për statusin e kufizuar të ortakut.

106 Shih çështjen 106/89, Marleasing. 107 Direktiva 2009/109/EC dhe 2009/101/EC, e Bashkimit Evropian

Page 74: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

74

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar. Kreu II neni 95 /3 /b i L.SH.T parashikon që tagrat e

përgjithshme të përfaqësimit të shoqërisë tregtare i përkasin administratorëve. Neni 59 /1 i

L.SH.T parashikon që vetëm personat fizikë mund të jenë administratorë të sh.p.k. Çdo sh.p.k

duhet të emërojë të paktën një administrator, i cili është përgjegjës për administrimin dhe

përfaqësimin e shoqërisë kundrejt palëve të treta. Asambleja e përgjithshme emëron një ose

më shumë persona fizik si administratorë të shoqërisë, afati i emërimit nuk mund të jetë më i

gjatë se 5 vjet me të drejtë ripërteritje. Emërimi i administratorëve prodhon efektet pas

regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Nëse asambleja e përgjithshme emëron

më shumë se një administrator, ata e administratojnë bashkërisht shoqërinë.

Kush mund të jetë administrator?

Lidhur me personat që mund të emërohen si administratorë ka shumë pak kufizime.

LSHT nuk lejon që personat e dënuar në bazë të neneve 163 deri në 170/a të Kodit

Penal të administrojnë shoqëri tregtare deri në 5 vjet pas dënimit. Nga vetë formulimi

i kësaj dispozite, kuptohet se një dënim përkatës nuk e përjashton automatikisht një

person të bëhet administrator, përderisa dikush duhet të përcaktojë kohëzgjatjen e

përjashtimit, e cila mundet gjithashtu të jetë më pak se pesë vjet. Skualifikimi apo

përjashtimi i mësipërm, për rrjedhojë duhet të urdhërohet nga gjykata kompetente

gjatë dënimit. Në varësi të rrezikshmërisë së krimit, gjykata duhet të vendosë edhe për

kohëzgjatjen e përjashtimit.

Një person nuk mund të veproje si administrator i shoqërisë mëmë108 dhe njërës prej

shoqërive të kontrolluara prej saj në të njëjtën kohë.

Këto kufizime, qartazi synojnë të zvogëlojnë konfliktet e mundshme të interesave ndërmjet

shoqërive që formojnë një grup shoqërish. Megjithatë, kreditorët dhe ortakët e pakicës të

shoqërive të kontrolluara gjithsesi mbrohen nga detyrimi që i kërkon shoqërisë mëmë të

kompensojë shoqërinë e kontrolluar të saj për humbjet vjetore. Megjithatë, është e

rëndësishme të theksohet se kur një person është emëruar administrator në kundërshtim me

ndonjërën prej dispozitave të mësipërme prapëseprapë ai është i autorizuar t‘a përfaqësojë

shoqërinë përpara të tretëve. Përjashtimet zbatohen vetëm kur i treti ka pasur dijeni për

parregullsitë, apo në bazë të rrethanave të qarta dhe objektive, nuk mund të mos kishte pasur

dijeni për të.

108 Vlerësohet se ekziston një marrëdhënie mëmë - shoqëri e kontrolluar, kur një shoqëri tregtare sillet e vepron rregullisht, sipas orientimeve dhe udhëzimeve të njwë shoqërie tjetër.

Page 75: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

75

Dallimi i rreptë ndërmjet dipozitave që rregullojnë emërimin e administratorëve nga njëra

anë, dhe rregullave lidhur me përfaqësimin e shoqërisë përpara të tretëve nga ana tjetër, duhet

të shihet si shprehje e konceptit të mbrojtjes së përgjithësuar të të tretit.

Shoqëritë aksionere. Në shoqërinë aksionere, tagrat e përgjithshme për të përfaqësuar

shoqërinë i përkasin administratorëve. Kjo vlen si kur shoqëria aksionere është e organizuar

sipas sistemit me një nivel, ashtu edhe në atë me dy nivele. Këshilli i Administrimit emëron

një ose më shumë persona fizikë si administratorë të shoqërisë, për një afat të caktuar në

statut, i cili nuk mund të jetë më i gjatë se tre vjet. Nëse shoqëria emëron më shumë se një

administrator, ata e administrojnë shoqërinë në mënyrë të përbashkët. Në të tilla raste, ato

mund të autorizojnë disa prej tyre për kryerjen e disa veprimeve të caktuara apo për kryerjen

e disa kategorive të caktuara veprimesh. Ky rregull vlen për çdo lloj shoqërie tregtare.

Administrator i një shoqërie mëmë nuk mund të zgjidhet si një administrator i një

shoqërie të kontrolluar dhe anasjelltas.

Administrator i një shoqërie mëmë nuk mund të jetë kryetar i këshillit të administrimit

të një shoqërie të kontrolluar , po ashtu kryetari i këshillit të administrimit të shoqërisë

mëmë nuk mund të jetë administrator i një shoqërie të kontrolluar.

Gjithashtu, parimisht një njoftim drejtuar shoqërisë, konsiderohet sikur është marrë nga

shoqëria, në rast se është marrë nga një ortak / administrator i vetëm pavarësisht se ky ortak /

administrator mund të përfaqësojë shoqërinë vetëm apo bashkërisht me një ose më shumë

ortakë / administratorë të tjerë. Me të njëjtën logjikë, në interpretim të dispozitave ligjore, kur

një ortak /administrator i vetëm ka marrë dijeni për një fakt me rëndësi konsiderohet si dijeni

dhe e vetë shoqërisë tregtare për faktin në fjalë .

Qëllimi i përfaqësimit të shoqërive tregtare në terësi, dhe i dispozitës të L.SH.T–së është

mbrojtja e interesave të të tretëve. Përfaqësuesit ligjorë (ortakët / administratorët) zbatojnë të

gjitha kufizimet e tagrave të përfaqësimit të përcaktuara në statut apo miratuar prej tyre nga

organet përkatëse të shoqërisë.

Në rast se përfaqësuesit ligjorë nuk u përmbahen kufizimeve të caktuara nga kjo dispozitë,

dhe tejkalojnë objektin e veprimtarisë të përcaktuar nga shoqëria, sërisht ky detyrim do të jetë

i detyrueshëm për shoqërinë, ose në zbatim të parimit të mbrojtjes të të tretëve, nuk mund t`i

kundrejtohen palëve të treta. Shoqëria tregtare mund të mbështetet në kufizimet nëse ajo

provon që i treti ka pasur dijeni për kufizimin, apo në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të

mos kishte pasur dijeni për të. Bazuar në nenin 12/2 dhe publikimi i kufizimit në statut nuk

Page 76: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

76

përbën provë të mjaftueshme për dijeninë e të tretëve, nëse ky kufizim është bërë publik në

mënyrë të ndryshme nga ato të parashikuara nga ligji “Q.K.R.”

4.4 CILËSITË KRYESORE TË SHOQËRIVE TREGTARE

Në vazhdim të analizimit të LSHT do ndalemi në katër format e shoqërive tregtare,

duke analizuar aty ku ka vend për krahasim dhe me projekt-ligjin për ndryshime në LSHT.

4.4.a SHOQËRITË KOLEKTIVE 109

Shoqëri kolektive është bashkimi i dy ose më shumë personave (kryesisht persona

fizikë), për të ushtruar veprimtari tregtare nën një emër të përbashkët dhe përgjegjësia e

ortakëve përpara kreditorëve është e pakufizuar (mund të paraqiten dhe me përgjegjësinë

personale). Marrëdhëniet ndërmjet ortakëve rregullohen nga statuti. Shoqëria kolektive është

karakteristikë e organizimeve familjare të biznesit. Ajo karakterizohet nga marrëdhëniet

shumë të ngushta e personale ndërmjet ortakëve, ndaj dhe nuk parapëlqehet si formë e

organizimit të biznesit. Karakteristikat e saj janë si më poshtë:

Përgjegjësia e pakufizuar. Ortakët janë solidarisht dhe individualisht përgjegjës për

detyrimet e shoqërisë, pavarësisht vlerës së kontributit të tyre në kapitalin themeltar. Të tretët

mund t’i kundrejtohen çdonjërit prej ortakëve apo dhe vetë shoqërisë për të drejtat që ato

kanë. Këtu reflektohet një personalitet juridik i ndarë midis ortakëve të shoqërisë dhe vetë

shoqërisë kolektive. Përgjegjësia e pakufizuar reflektohet dhe në përgjegjësinë që mbajnë

ortakët e ri në shoqëri110, të cilët marrin përsipër detyrimet e shoqërisë, përfshirë këtu edhe

detyrimet që ekzistonin përpara se ortaku i ri të fitonte këtë cilësi. Çdo marrëveshje në

kundërshtim me këtë dispozitë, nuk prodhon efekte ndaj palëve të treta. Kjo nuk e përjashton

mundësine e ekzistencës së një marrëveshjeje të tillë. Ortaku mund të kërkojë rimbursimin e

shpenzimeve të bëra në përmbushjen e detyrimeve, por në raport me të tretët nuk mund t’i

shmanget detyrimit. Dhe ortakët e larguar, në një farë mënyre qëndrojnë të lidhur me

detyrimet e shoqërisë.111 Ortaku i larguar nga shoqëria përgjigjet për detyrimet e shoqërisë që

kanë lindur përpara largimit të tij, nëse këto detyrime kanë lindur përpara 3 viteve nga data e

këtij largimi. Parashkrimi nis në datën e regjistrimit të largimit të ortakut.

Kontributi i ortakëve mund të jetë në para ose në natyrë, pasuri të luajtshme/të

109 N.22 .i LSHT 110 N.42 i LSHT 111 N.55 i LSHT

Page 77: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

77

paluajtshme, të drejta, krah pune dhe shërbime112. Kontributet e ortakëve janë të barabarta

Ortakët e shoqërisë i vlerësojnë kontributet në natyrë, duke i shprehur vlerat e tyre në para me

anë të një marrëveshjeje të ndërsjelltë me njëri-tjetrin. Nëse nuk arrihet marrëveshja, secili

prej ortakëve ka të drejtë t`i drejtohet gjykatës përkatëse për të caktuar me një vendim

detyrues një ekspert vlerësues. Rapoti i ortakëve ose i ekspertit për vlerësimin e kontributeve

i dorëzohet Qendrës Kombëtare të Regjistrimit së bashku me të dhënat e tjera.

Ortaku nuk është i detyruar ta rrisë vlerën e kontributit të vet mbi shumën për të

cilën është rënë dakort ose t`a shtojë atë nëse ky kontribut është zvogëluar nga humbjet. Ai

nuk mund t`a zvogëlojë vlerën e kontributit të vet pa miratimin e të gjithë ortakëve të tjerë.

E drejta e parablerjes.113 Duke qënë një shoqëri ngushtësisht personale, LSHT nuk

lejon disponimin e lirë të pjesëve të kapitalit. Ortaku nuk mund të heqë dorë, të transferojë

apo të vendosë barrë mbi të drejtat, që rrjedhin nga cilësia e ortakut në shoqeri pa miratimin e

ortakëve të tjerë. Të drejtat që rrjedhin nga cilësia e ortakut në shoqërinë kolektive mund t’u

transferohen, pa asnjë kufizim ortakëve të tjerë. Ky institut e shtrin fuqinë e tij dhe në rastin e

trashëgimisë dhe pranimit të trashëgimtarëve. Ato mund të jenë pjesë e shoqërisë vetëm në

rast se stauti e lejon një gjë të tillë, dhe kuptohet në rast se ato janë dakort për këtë pjesë. Në

rast të kundërt ortakët duhen t’i japin ortakëve vlerën që ortaku i vdekur do kishte përfituar

nëse shoqëria do ishte prishur në çastin e daljes së tij, duke përfshirë dhe veprimet ende të

papërfunduara.

Administrimi.114 Të gjithë ortakët kanë të drejta ta administrojnë veprimtarinë tregtare

të shoqërisë kolektive, duke vepruar si administratorë. Në qoftë se me statut i është ngarkuar

administrimi një apo disa prej ortakëve, ortakët e tjerë përjashtohen nga administrimi. Secili

prej ortakëve ka të drejtë të veprojë në mënyrë të pavarur, me përjashtim të rasteve kur

veprimet e tyre kundërshtohen nga administratorët e tjerë. Por në qoftë se në statut

parashikohet që administratorët mund të veprojnë vetëm në mënyrë të përbashket, atëherë për

çdo veprim kërkohet miratimi i të gjithë administratorëve, me përjashtim të rasteve kur

vonesa për kryerjen e veprimit mund t`i shkaktojë dëm shoqërisë. Secili ortak ka të drejtë të

përfaqësojë shoqërinë në marrëdhënie me të tretët në përputhje me objektin e veprimtarisë së

saj, me përjashtim të rasteve kur në statut parashikohet ndryshe. Nëse ortakët e administrojnë

bashkërisht shoqërinë, deklaratat të cilat i drejtohen shoqërisë, mund t‘i adresohen njërit prej

112 Në një shoqëri transportimi, udhëtimesh etj, kontributi i ortakut mund të jetë shërbimi i transportit 113 N.30 i LSHT 114 N.31 i LSHT

Page 78: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

78

ortakëve, me të drejtë përfaqësimi. Ortakët që nuk janë administratorë kanë të drejtën e

informimit në çdo kohë për veprimtarinë e shoqërisë. Përfaqësuesi i shoqërisë mund të japë

dorëheqjen nga detyra e tij nëpërmjet një njoftimi paraprak dhënë në një kohë të përshtatshme

dhe duke patur parasysh mundësitë e përfaqësuesve të tjerë për të vijuar veprimet e ndërmarra

nga përfaqësuesi i tërhequr. Në rastet e shkeljes së rëndë të detyrave të përfaqësimit apo

paaftësisë për t‘i përmbushur ato në rregull, ortakut mund t‘i hiqet tagri i përfaqësimit me

vendim të gjykatës, me kërkesë të ortakëve të tjerë. Çdo përjashtim i ortakëve nga e drejta e

përfaqësimit, çdo vendim për përfaqësim të përbashkët apo ndryshim në të drejtat e një

ortaku për përfaqësim njoftohen për regjistrim pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit .

Humbja dhe fitimi ndahen në mënyrë të barabartë.115 Në fund të çdo viti financiar,

shoqëria përgatit pasqyrat vjetore financiare ku përcaktohet fitimi dhe humbja, si dhe pjesa që

i përket secilit ortak. Ortakët kanë të drejta të përfitojnë pjesë të barabarta të fitimeve dhe

janë të detyruar të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në mbulimin e humbjeve që rrjedhin

nga veprimtaria. Personi që fiton cilësinë e ortakut në një shoqëri kolektive merr përsipër

detyrimet e shoqërisë përfshirë këtu edhe detyrimet që kanë lindur përpara se ai të fitonte këtë

cilësi. Çdo marrëveshje e kundërt nuk prodhon efekte ndaj të tretëve .

Marrja e vendimeve116. Shoqëria kolektive karakterizohet nga marrja e vendimeve në

mënyrë unanime. Ligji mundëson apo lejon që të përcaktohet një shumicë në marrjen e

vendimeve, por në të tilla raste ajo duhet të jetë një shumicë e thjeshtë votash.

4.4.b SHOQËRIA KOMANDITE.

Në shoqërinë komandite si shoqëri tregtare me karakter ngushtësisht personal,

komanditorët (ortakët e kufizuar) janë vetëm kontribues me kapital, ndërsa komplementorët

(ortakët e pakufizuar), si rregull janë drejtues dhe kurdoherë përfaqësues të shoqërisë. Forma

të tilla të organizimit të biznesit ishin të përshtatshme për persona të cilët për shkak të

profesionit që ushtronin, nuk mund të merreshin me veprimtari tregtare, si psh.klerikët ,dhe

për rrjedhojë zgjidhnin këtë formë të organizimit të biznesit për të investuar të hollat që

kishin. Kjo shoqëri është shumë e ngjashme me shoqërinë kolektive, dhe dispozitat ligjore që

rregullojnë shoqërinë kolektive kryesisht vlejnë dhe për shoqërinë komandite. Veçori këtu

është vetëm prezenca e ortakut të kufizuar.

Shoqëria komandite është shoqëria në të cilën përgjegjësia e njërit prej ortakëve është e

kufizuar deri në vlerën e kontributit të tij, ndërsa përgjegjësia e ortakëve të tjerë nuk është e

115 N.37 i LSHT 116 N.36 i LSHT

Page 79: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

79

kufizuar. Ortaku, përgjegjësia e të cilit është e kufizuar deri në vlerën e kontributit të tij,

quhet ortak i kufizuar, ndërsa ortaku përgjegjësia e të cilit nuk është e kufizuar deri në vlerën

e kontributit të tij, quhet ortak i pakufizuar.

Ortaku i kufizuar është i tillë në dy drejtime, të cilat në një farë mënyre janë të lidhura me

njëra-tjetrën.

I kufizuar në përgjegjësi

dhe

I kufizuar në administrim.

Themi i kufizuar në përgjegjësi, pasi ortaku i kufizuar përballon humbjet e shoqërisë deri

në vlerën e pjesës së tij në kapital dhe vlerën e kontributeve ende të pashlyera. Këtu ja vlen të

ndalemi pak në kuptimin e kapitalit themeltar dhe kapitalit të nënshkruar. Kapitali themeltar

është kapitali që depozitohet që në momentin e krijimit të shoqërisë, ndërsa kapitali i

nënshkruar apo i pashlyer është kapitali i rënë dakort për t’u shlyer në një moment të dytë.

Duhet theksuar që në të gjitha format e shoqërive tregtare, përgjegjësia bie dhe mbi kapitalin

e pashlyer. Ortaku i kufizuar nuk përgjigjet për detyrimet e shoqërisë në rastin kur ka shlyer

të gjitha kontributet e tij. Nëse shoqëria i kthen ortakut të kufizuar kontributet e dhëna, ai

përgjigjet ndaj kreditorëve sikur kontributi të mos ishte paguar ndonjëherë. I njëjti parim

zbatohet edhe në rastet kur ortaku i kufizuar tërheq një pjesë të fitimit dhe pjesa e tij në

shoqëri bëhet më e vogël se kontributi i marrë përsipër. Ortaku i kufizuar nuk është i detyruar

t`i kthejë fitimet të cilat i ka marrë në mirëbesim në bazë të pasqyrave financiare të

përgatitura në mirëbesim. Statuti mund të parashikojë ndalimin e konkurrencës edhe për

ortakët e kufizuar. Kufizimi në administrim.117 Veprimtaria e shoqërisë komandite

administrohet nga një ose më shumë ortakë të pakufizuar. Ortakët e kufizuar nuk mund të

kryejnë veprime admnistrimi. Gjithashtu, ortaku i kufizuar nuk mund të kundërshtojë

veprimet e administrimit të ortakut të pakufizuar, me përjashtim të rasteve kur ai kryen një

veprim, që shkon përtej veprimtarisë të zakonshme të shoqërisë. Ai përgjigjet si ortak i

pakufizuar nëse emri i tij është përfshirë me pëlqimin e tij në emrin e regjistruar të shoqërisë.

Marrëveshjet e lidhura nga ky ortak në cilësinë e agjentit të autorizuar nuk e bëjnë të

pavlefshme këtë marrëveshje, përveç kur sipas rasteve specifike (të tretët kishin apo nuk

kishin dijeni për statusin e kufizuar të ortakut118), ai do të përgjigjet sikur të ishte ortak i

pakufizuar. Ky është rast kur hiqet petku i përgjegjësisë së kufizuar. Pyetja që shtrohet është

117 N.59 LSHT 118 N.62 i LSHT

Page 80: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

80

çfarë ndodh me shoqërinë në rast se ikën apo vdes ortaku i kufizuar? Shoqëria komandite

nuk prishet për shkak të vdekjes së një ose më shumë prej ortakëve të kufizuar. Nëse të gjithë

ortakët e pakufizuar largohen nga shoqëria, atëherë shoqëria prishet dhe likuidohet, ndërsa

nëse largohen të gjithë ortakët e kufizuar, atëherë veprimtaria tregtare e shoqërisë komandite

mund të vazhdojë të ushtrohet në formën e një shoqërie kolektive dhe nëse mbetet me një

ortak të pakufizuar veprimtaria mund të ushtrohet me statusin e tregtarit. Në përfundim,

themi se shoqëria komandite është shoqëri e personit, kontributi i ortakëve mund të jetë në

para ose natyrë, pasuri të luajtshme, pasuri të paluajtshme, të drejta, krah pune, shërbime.

Mund të themi se shoqëria komandite është e ngjashme me shoqërinë kolektive, por dallimi

kryesor ndërmjet tyre ekziston se siç e thamë më sipër, tek shoqëria komandite kemi ortakë të

kufizuar dhe ortakë të pakufizuar, ndërsa te shoqëria kolektive kemi vetëm ortakë të

pakufizuar. Shkaqet e prishjes së shoqërisë komandite janë të njëjta me shkaqet e prishjes së

shoqërisë kolektive.

Shoqëria prishet:119

a) Kur mbaron kohëzgjatja, për të cilën është themeluar;

b) Me vendim të ortakëve;

c) Me hapjen e proçedurave të falimentimit;

d) Me vendim gjykate;

e) Nësë nuk ka kryer veprimtari tregtare për dy vjet dhe nuk ka njoftuar pezullimin e

veprimtarisë, sipas pikës 3 të nenit 43 të ligjit nr.9723 dt.3.5.2007 “Për Qendrën

Kombëtare të Regjistrimit“

f) Në raste të tjera të parashikuara në statut.

Në projekt ligj, është menduar që kjo dispozitë të ndryshohet dhe shkaqet e prishjes të jenë si

më poshtë:

a) kur mbaron kohëzgjatja, për të cilën është themeluar;

b) me përfundimin e procedurave të falimentimit, apo në rast të pamjaftueshmërisë së

pasurive për të mbuluar shpenzimet e procedurës së falimentimit;

c) në rast se objekti bëhet i parealizueshëm, për shkak të mosfunksionimi të vazhduar të

organeve të shoqërisë, apo për shkaqe të tjera që e bëjnë absolutisht të pamundur vazhdimin e

veprimtarisë tregtare;

119 N.43 i LSHT

Page 81: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

81

ç) në rastet e pavlefshmërisë se themelimit të shoqërisë, parashikuara nga neni 11/1 i këtij

ligji;

d) në rastet e parashikuara sipas nenit 47 të këtij ligji;

dh) në raste të tjera, të parashikuara në statut;

e) në raste të tjera, të parashikuara me ligj;

ë) me vendim të ortakëve;

2. Prishja e shoqërisë si pasojë e një apo më shumë prej shkaqeve të parashikuara nga gërmat

“a”, “c”, “d”, “dh” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, vendoset nga shumica e ortakëve, ndërsa

në rastin e parashikuar sipas pikës “ë” është i nevojshëm një vendim unanim i ortakëve.

3. Në rast mosveprimi të ortakëve për të vendosur prishjen e shoqërisë për rastet e

parashikuara nga gërmat “a”, “c”, “d”, “dh” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, çdo person i

interesuar mund t’i drejtohet gjykatës, në çdo kohë, për të konstatuar prishjen e shoqërisë.

4. Pavarësisht parashikimeve të mësipërme, ekzistenca e një a më shumë prej shkaqeve të

parashikuara nga gërmat “a”, “c”, “d”, “dh” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, nuk do të ketë si

pasojë prishjen e shoqërisë dhe hapjen e procedurave të likuidimit, nëse përpara vendimit

gjyqësor të formës së prerë, cituar në pikën 3 të këtij neni, shkaku i prishjes është korigjuar,

nëse është e mundshme të korrigjohet, dhe korrigjimi është publikuar nga shoqëria në

regjistrin tregtar sipas parashikimeve të ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007 “Për Qendrën

Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar.

5. Prishja e shoqërisë si pasojë e shkaqeve të parashikuara në gërmën “b” të pikës 1 të këtij

neni, vendoset nga gjykata kompetente për procedurat e falimentimit, kur në përfundim të

këtyre procedurave, të gjitha pasuritë e shoqërisë janë likuiduar për shlyerjen në mënyrë

kolektive të detyrimeve ndaj kreditorëve, apo kur gjykata kompetente për procedurat e

falimentimit vendos rrëzimin e kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit, për shkak të

pamjaftueshmërisë së pasurisë së shoqërisë, për të mbuluar shpenzimet e procedurës së

falimentimit.

6. Prishja e shoqërisë si pasojë e shkaqeve të parashikuara në gërmën “ç” të pikës 1 të këtij

neni, vendoset nga gjykata kompetente, sipas parashikimeve të nenit 11/1 të këtij Ligji.”

Në radhë të parë, teksti i ri i nenit 43, synon të koordinohet me dispozitën e re të nenit 11/1 në

lidhje me pavlefshmëritë e themelimit të shoqërive. Gjithashtu, ky nen i jep zgjidhje, ndër të

tjera, problemit të ngritur nga grupet e interesit në lidhje me rastet kur shoqëria gjendet në

Page 82: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

82

pamundësi për të vazhduar veprimtarinë (psh. kur organet e saj nuk arrijnë të funksionojnë

rregullisht, për shkaqe të ndryshme si mirëkuptimi në vendimmarrjet e asamblesë,

pamundësia e arritjes së objektit etj.) dhe çështjes së ngritur nga grupet e interesit se cilët janë

personat e autorizuar për të nisur procedurat e prishjes së shoqërisë.

Sipas teksti të ri të këtij neni, shkaqet ligjore të prishjes konstatohen nga asambleja, dhe në

rast mosveprimi të asamblesë, mund të konstatohen nga gjykata me kërkesë të çdo personi të

interesuar (psh. kreditorët, ortakët e minorancës etj.).

Gjithashtu, teksti i ri i nenit 43, synon të zgjidhë problemin që ekziston sipas parashikimeve

të ligjit të falimentimit, në bazë të të cilit, gjykata nuk zbaton falimentimin nëse pasuria e

shoqërisë nuk mjafton për të përballuar as shpenzimet e falimentimit. Në bazë të praktikës

aktuale të krijuar në bazë të ligjit të falimentimit, ekziston mundësia që një shoqëri që nuk ka

pasuri të mjaftueshme as për të mbuluar procedurat e falimentimit, mbetet e regjistruar në

QKR pasi ligji i falimentimit nuk i njeh gjykatës të drejtën për të urdhëruar çregjistrimin në

këto raste.

Sipas tekstit të ri, gjykata e falimentimit, së bashku me vendimin për përfundimin e

procedurave të falimentimit vendos edhe prishjen e shoqërisë, duke i njoftuar vendimin QKR,

e cila çregjistron shoqërinë nga Regjistri Tregtar pa kryer procedurat e likuidimit.

4.4.c. SHOQËRITË ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR 120

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar ka lindur si formë e veçantë e shoqërisë tregtare,

për arsyen se shoqëria aksionere nuk ishte aq e përshtatshme për organizimin dhe ushtrimin e

veprimtarisë së ndërmarrjeve të vogla. Ky tip i shoqërisë është sanksionuar fillimisht në

legjislacionin gjerman me ligjin e vitit 1892 e të ndryshuar në vitin 1898, pastaj është

miratuar në Austri, Itali, Francë, Zvicër etj. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është një

shoqëri tregtare e themeluar nga persona fizikë e juridikë, të cilët nuk përgjigjen për

detyrimet e shoqërise tregtare dhe mbulojnë humbjet e shoqërisë deri në pjesën e pashlyer të

kontributeve të nënshkruara. Kontributet e ortakëve përbëjnë kapitalin e regjistruar të

shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar.

Përgjegjësia e kufizuar. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar janë shoqëri të kapitalit

dhe karakterizohen nga ekzistenca e përgjegjësisë së kufizuar. Dispozitat ligjore parashikojnë

një rast të heqjes së përgjegjësisë së kufizuar të ortakut të kufizuar të përgjegjësisë së

kufizuar. Në rast se shoqëria e krijuar më shumë se një ortak mbetet me një ortak të vetëm

120 N.68 LSHT

Page 83: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

83

dhe nuk e regjistron këtë fakt121, atëherë ai përgjigjet personalisht për detyrimet që shoqëria

ka marrë përsipër.

Kontributi 122. Forma e kontributit është në para, në natyrë, pasuri të luajtshme dhe të

paluajtshme, si dhe në të drejta. Secili ortak gëzon kuotën e tij në shoqëri, në përpjestim me

kontributin që ka dhënë në kapital. Kapitali i regjistruar i shoqërisë ndahet ndërmjet ortakëve

në kuota sipas këtij raporti. Projekt ligji për ndryshime në LSHT ka bërë disa ndryshime në

këtë dispozitë. Pika 2 do ndryshohet si vijon: “Kapitali i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar

ndahet në një numër kuotash të barabartë me numrin e ortakëve, dhe secili ortak do të

zotërojë një kuotë të vetme të shoqërisë, e cila përfaqëson një pjesë të kapitalit të saj, në

raport me vlerën e kontributit që ortaku përkatës ka dhënë në shoqëri. Bashkëzotëruesit e një

kuote sipas nenit 72 të këtij ligji konsiderohen si një ortak”. LSHT ndryshoi ndarjen e

kapitalit të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar, jo më një shume pjesë me vlerë të njëjtë, por

në një numër kuotash të barabarta me numrin e ortakëve, dhe me vlerë të ndryshme, në raport

me kontributin e secilit ortak në kapitalin e shoqërisë. Por në praktikë ka ende shumë shoqëri

me përgjegjësi të kufizuara që nuk janë adaptuar me këtë kërkesë ligjore, dhe QKR vazhdon

të regjistrojë kapitalin e këtyre shoqërive në shumë kuota me vlerë të njëjtë.123

Rrjedhimisht, qëllimi i projekt-ligjit është të sqarojë një herë e përgjithmonë, kërkesën ligjore

se kapitali i shoqërive me përgjegjësi të kufizuar ndahet në një numër kuotash të barabartë me

numrin e ortakëve, dhe secili ortak do të zotërojë një kuotë të vetme të shoqërisë, me vlerë të

ndryshme, në raport me vlerën e kontributit që ortaku përkatës ka dhënë në shoqëri.

Kapitali minimal.124 Kapitali i shoqerise me pergjegjesi te kufizuar nuk mund të jetë

më i vogël se 100 lekë. Është e kuptueshme që ky kapital minimal është simbolik, dhe përbën

kapitalin e regjistruar dhe jo kapitalin e pashlyer të shoqërisë apo atë kapital për të cilët palët

kanë rënë dakort për ta depozituar në shoqëri. Kapitali minimal është kartvizita e shoqërisë

dhe askujt nuk i intereson të prezantohen me këtë kapital. Një nga ndryshimet thelbësore të

kryera në fushën tregtare nga Ligji nr. 9901 lidhet me ndarjen në kuota të kapitalit të

shoqërive me përgjegjësi të kufizuar. Në bazë të ligjit të mëparshëm nr. 7638 për Shoqëritë

Tregtare, kapitali i shoqërive me përgjegjësi të kufizuar duhet të ishte jo më i vogël se

100.000 lekë, dhe ndahej në pjesë të barabarta, vlera nominale e të cilëve nuk mund të ishte

më e vogël se 1.000 lekë. Sipas LSHT, kapitali minimal i shoqërive me përgjegjësi të

121 N.43 L.9723 dt.3.5.2007 për Q.K.R.-në 122 N.68 LSHT 123 Ndryshuar me ligjin 129/2014 “Për disa ndryshime në ligjin për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” 124 N.70 i LSHT

Page 84: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

84

kufizuar, duke ndjekur rekomandimet e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë të

Legjislacionit Tregtar të BE125 dhe praktikën e mirë Europiane (Franca, Mbretëria e

Bashkuar) parashikoi një kapital minimal për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar të ishte ne

vlerën simbolike prej 100 lekë.

Gjithashtu, duke patur parasysh se sipas Ligjit 9901, dhe Ligjit për Titujt, kapitali i shoqërive

me përgjegjësi të kufizuara nuk mund të përbëjë titull të tregtueshëm (letër me vlerë) edhe

ndarja e kapitalit në pjesë me vlerë nominale minimale të barabartë, (si në ligjin e

mëparshëm) nuk ka kuptim.

Transferimi i kuotave.126 Mënyrat e fitimit dhe të kalimit të kuotave karakterizohen

nga një lirshmëri që nuk ishte karakteristikë për dy format e para të shoqërive tregtare.

Ligji e lë të lirë dhe nuk parashikohet instituti i parablerjes, por statuti mund të

kushtëzohet kalimi i kuotave veçanërisht duke përcaktuar miratimin e shoqërisë ose të

drejtën e parablerjes në favor të shoqërisë apo ortakëve të tjerë. Personi që kalon kuotën

dhe ai që e fiton kuotën, përgjigjen në mënyrë solidare ndaj shoqërisë për detyrimet që

rrjedhin prej nga zotërimi i kuotës nga çasti i kalimit të kuotave deri në çastin e

regjistrimit të kalimit. Kuotat mund të pjesëtohen për shkak të kalimit të tyre me

përjashtim të rasteve kur kjo është e ndaluar nga statuti.

Këtu ja vlen të ndalemi pak më shumë dhe në mënyrën e kalimit të kuotave. Në rastin e

kalimit të kuotave me kontratë, kontrata duhet të bëhet me shkrim. Kjo dispozitë në fakt është

hartuar me idenë e heqjes së noterizimeve, megjithëse praktika tregon ndryshe. Kalimit i

kuotave në praktikë bëhet me kontratë, por kjo si kërkesë e ligjit nuk është për efekt

vlefshmërie. Projekt ligji për ndryshimet në LSHT, e ka saktësuar më shumë këtë pjesë. Pika

2, e nenit 73 mendohet 127të ndryshojë si vijon:

“Në rastet e kalimit të kuotave me kontratë, kushtet dhe momenti i kalimit të titullit të

pronësisë mbi kuotën, si dhe kushtet e tjera të kalimit, përfshi momentin e pagesës së çmimit,

rregullohen nga kontrata. Kontrata për kalimin e kuotës hartohet në formë shkresore, dhe

noterizimi nuk përbën kusht për vlefshmërinë apo regjistrimin e kontratës. Me përjashtim të

rasteve kur parashikohet shprehimisht ndryshe nga ligji, apo kur palët bien dakord në

kontratë, vlefshmëria e kalimit të titullit të pronësisë mbi kuotat nuk do të kushtëzohet nga

125 http://ec.europa.eu/internal_market/company/modern/index_en.htm 126 N.73 i LSHT 127 Miratuar me ligjin nr. 129/2014 per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9901, date 14.4.2008, "per

tregtaret dhe shoqerite tregtare", te ndryshuar

Page 85: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

85

kryerja e formaliteteve të ndryshme me efekt deklarativ, përfshi këtu formalitetet e

regjistrimit ose të publikimit të kontratës apo të kalimit të titullit”.

Përcaktimet e amendimit të nenit 73, të Ligjit nr. 9901, sipas nenit 9, të Projektligjit,128 janë

kërkesa të paraqitura nga grupet e interesit si pasojë e problematikave të hasura gjatë

procedurave të regjistrimit në QKR të kontratave të kalimit të kuotave të shoqërive me

përgjegjësi të kufizuar. Amendimet e propozuara në nenin 73 kanë për qëllim lehtësimin e

këtyre procedurave pranë QKR.

Administrimi. Organet e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar janë asambleja e

përgjithshme dhe administratorët. Asambleja është organi më i lartë i shoqërisë dhe si e tillë

merr vendimet më të rëndësishme. Të drejtën për të kërkuar mbledhjen e asamblesë së

përgjithshme e kanë administratorët dhe ortakët, të cilët përfaqësojnë të paktën 5% të totalit

të votave në asamblenë e përgjithshme të shoqërisë apo një pjesë më të vogël të parashikuar

në statut. Asambleja e përgjithshme mblidhet në rastet e parashikuar në ligj ose në dispozitat

e statutit dhe sa herë është e nevojshme për të mbrojtur interesat e shoqërisë. Ortaku mund të

përfaqësohet në asamblenë e përgjithshme në bazë të një autorizimi nga një ortak tjetër apo

nga një person i tretë. Autorizimi mund të jepet vetëm për një mbledhje të asamblesë së

përgjithshme, e cila përfshin edhe mbledhjet vijuese me të njëjtin rend dite. Por statuti mund

të parashikojë për ortakët që nuk janë të pranishëm mundësinë e pjesmarrjes në mbledhjen e

asamblesë së përgjithshme me mjete të ndryshme komunikimi, përfshirë mjetet elektronike,

por me kusht që të garantohet identifikimi i ortakëve.

Çdo sh.p.k. duhet të emërojë të paktën një administrator i cili është përgjegjës për

administrimin dhe përfaqësimin e shoqërisë kundrejt palëve të treta. Asambleja e

përgjithshme emëron një ose më shumë persona fizikë si administratorë të shoqërisë. Afati i

emërimit nuk mund të jetë më i gjatë se 5 vjet me të drejtë ripërteritje. Emërimi i

administratorëve prodhon efektet pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Nëse asambleja e përgjithshme emëron më shumë se një administrator, ata e administratojnë

bashkërisht shoqërinë .

128 Hyrë në fuqi dhe ndryshuar me ligjin 129/2014 , Pika 2, Neni 73“ 2. Në rastet e kalimit të kuotave me

kontratë, kushtet dhe momenti i kalimit të titullit të pronësisë mbi kuotën, si dhe kushtet e tjera të kalimit,

përfshirë momentin e pagesës së çmimit, rregullohen nga kontrata. Kontrata për kalimin e kuotës hartohet në

formë shkreso re dhe noterizimi nuk përbën kusht për vlefshmërinë apo regjistrimin e kontratës. Me përjashtim

të rasteve kur parashikohet shprehimisht ndryshe nga ligji apo kur palët bien dakord në kontratë, vlefshmëria e

kalimit të titullit të pronësisë mbi kuotat nuk do të kushtëzohet nga kryerja e formaliteteve të ndryshme me efekt

deklarativ, përfshi këtu formalitetet e regjistrimit ose të publikimit të kontratës apo të kalimit të titullit.”

Page 86: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

86

Shkarkimi i administratorëve. Asambleja e përgjithshme mund të shkarkojë administratorin

në çdo kohë me shumicë të zakonshme, e drjejtë e cila nuk mund të kufizohet as në statut apo

me marrëveshje të tjera. Ashtu si në rastin e emërimit, shkarkimi në vetvete nuk ndikon në

marrëdhëniet kotraktore ndërmjet shoqërisë dhe administratorit. Në veçanti, të drejtat për

dëmshpërblim në bazë të kontratës së shërbimit me administratorin nuk ndikohen nga

shkarkimi dhe janë objekt i dispozitave të përgjithshme të së drejtës civile. Ndër kompetencat

kryesore të administratorit është lëshimi i çertifikatës së aftësisë paguese129 Administratorët

lëshojnë një çertifikatë të aftësisë paguese, e cila konfirmon se shpërndarja e propozuar e

dividentëve përmbush këto kërkesa:

Aktivet e shoqërisë mbulojnë tërësisht detyrimet e saj

Shoqëria ka aktivet likuide të mjaftueshme për të shlyer detyrimet që bëhen të

kërkueshme brenda 12 muajve në vazhdim.

Në projekt ligj parashikohet në nenin 77, pika 3 ndryshohet, dhe pas pikës 3 shtohet pika 4 si

më poshtë:

“3. Kërkesat e pikave 1 dhe 2 të këtij neni zbatohen gjithashtu në rastet kur, pavarësisht

dhënies së miratimeve të nevojshme sipas nenit 13 të këtij ligji, shoqëria do të kryejë një

pagesë në favor të një prej ortakëve të saj, në bazë të një marrëveshje lidhur mes shoqërisë

dhe ortakut, e cila përmban kushte më pak të favorshme për shoqërinë, në krahasim me

kushtet normale të tregut.

4. Administratorët përgjigjen ndaj shoqërisë për vërtetësinë e çertifikatës së aftësisë paguese

që duhet të lëshohet sipas këtij neni”.

Duke patur parasysh se shoqëritë mund të anashkalojnë detyrimet sipas nenit 77 të ligjit, duke

shpërndarë dividend në forma të kontratave të tjera më ortakët e saj, atëherë administratori

duhet të hartojë çertifikatën e aftësisë paguese sipas nenit 77, edhe për rastin kur shoqëria i

paguan ortakut një shumë, në bazë të një marrëveshje, e cila nuk është me kushte normale

tregu.

Mënyra e thirrjes së asamblesë së përgjithshme.130 Dispozitat ligjore parashikojnë një

proçedurë të caktuar për mbledhjen e asamblesë së përgjithshme, e cila në rast se nuk

zbatohet mund të bëjë shkak për pavlefshmërinë e vendimeve të saj. Asambleja e

përgjithshme thirret nëpërmjet një njoftimi me shkresë, ose, nëse parashikohet nga statuti, me

129 N.77 i LSHT 130 N.83.i LSHT

Page 87: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

87

njoftim nëpërmjet postës elektronike. Njoftimi me shkresë apo me mesazh elektronik duhet të

përmbajë vendin, datën , orën e mbledhjes dhe rendin e ditës e t’u dërgohet të gjithë ortakëve,

jo më vonë se 7 ditë përpara datës së parashikuar për mbledhjen e asamblesë. Në rast se nuk

zbatohej proçedura, vendimet mund të jenë të pavlefshme, nëse të gjithë ortakët janë dakord,

për të marrë vendime të vlefshme, pavarësisht parregullsisë. Jo më vonë se 7 ditë, do të thotë

minimalisht një diferencë 7 ditore nga data e mbledhjes, por jo domosdoshmërinë e ruajtjes

së 7 ditëve. Distanca mund të jetë dhe më shumë se 7 ditë, mjafton të sigurohet koha e

nevojshme për njohjen me çështjet që do të vendosen në rendin e ditës.

Vendimarrja.131 Para se të hyjmë në analizë të vendimarrje duhet të shpjegojmë

konceptet kuorum dhe vendimmarrje. Kuorumi është numri i nevojshëm i ortakëve që duhen

të jenë të pranishëm në mbledhjen e asamblesë, në mënyrë që kjo mbledhje të jetë e

vlefshme. Vendimmarrja ka të bëjë me numrin e ortakëve që duhet të votojnë, që të merren

vendime të vlefshme. Faktikisht në analizë këtu ka një problem në interpretim që i referohet

numrit të kuotave dhe të votave. Në rastin e marrrjes së vendimeve që kërkojnë një shumicë

të zakonshme, asambleja e përgjithshme mund të marrë vendime të vlefshme vetëm nëse

marrin pjesë ortakët që zotërojnë më shumë se 30% të kuotave, dhe votojnë ortakët që

zotërojnë më shumë se gjysmën e numrit total të votave. Në rastin kur asambleja e

përgjithshme duhet të vendosë për çështje të cilat kërkojnë shumicë të kualifikuar, ajo mund

të marrë vendime të vlefshme vetëm nëse ortakët që zotërojnë më shumë se gjysmën e numrit

total të votave janë të pranishëm personalisht, dhe votojnë ¾ e votave të ortakëve

pjesëmarrës. Çështjet që kërkojnë shumicë të cilësuar janë:

1. ndryshimet në statut

2. zmadhim ose zvogëlim i kapitalit të regjistruar

3. shpërndarjen e fitimeve

4. prishja e shoqërisë.

Menyra e votimit Kuorumi Vendimarrja

Shumicë e zakonshme Më shumë së 30% të kuotave Shumica e votave të ortakëve

pjesëmarrës.

Shumicë e cilësuar Ortakët që zotërojnë më

shumë se gjysmën e numrit

¾ e votave të ortakëve

pjesëmarrës.

131 N.86/87 i LSHT

Page 88: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

88

total të votave

Ky në fakt nuk është një raport i drejtë në kuptimin e raportit të zotërimit të kuotës

dhe raportit të votës. Ligji shprehet se kuota është në raport proporcional me kontributin dhe

një kuotë një votë.132 Duket se ortakët në shoqëri e kanë zgjidhur këtë pjesë që në statut, duke

parashikuar ndarjen e kuotës në vlerë të barabartë. Megjithatë, ky nuk ka qenë qëllimi i ligjit.

Është menduar që ky diskutim mund të zgjidhet dhe me një vendim unifikues të gjykatës së

lartë. Duket se për këtë pjesë ka menduar projekt ligji i ri në amendamentet ndryshuese të tij

ku shprehet:

Pika 1 e nenit 88 ndryshohet si vijon:133

“Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut, çdo kuotë jep të drejtën e një

numri votash të barabartë me raportin e vlerës së kontributit që ortaku ka dhënë në kapitalin e

shoqërisë. Bashkëzotëruesit e një kuote do të ushtrojnë të drejtat e votës bashkërisht,

nëpërmjet përfaqësuesit të tyre, emëruar sipas nenit 72 të këtij ligji.”

Në këtë mënyrë, vendoset një raport i drejtë kuotë votë. Sipas Nenit 88, të Ligjit 9901, me

përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut, çdo kuotë jep të drejtën e një vote.

Sipas kësaj dispozite, nëse statuti nuk parashikonte rregull të ndryshëm, çdo ortak ushtronte

në asamble të njëjtat vota, pavarësisht vlerës së kontributit të dhënë. Në bazë të kërkesave të

grupeve të interesit, u pa e arsyeshme që të drejtat e votës në asamblenë e shoqërive me

përgjegjësi të kufizuar, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut, të

ushtrohen në proporcion me kontributin e dhënë nga ortaku.

Humbja dhe fitimi ndahet në raport proporcional me zotërimin e kuotës në shoqëri.

Megjithatë, dispozita ligjore134, duke u bazuar dhe në lirinë kontraktore, i lë mundësinë

ortakëve të parashikojnë ndryshe në statut shpërndarjen e fitimit.

Largimi dhe përjashtimi i ortakut. Ortaku mund të largohet nga shoqëria nëse ortakët e

tjerë ose shoqëria kanë kryer veprime në dëm të tij, nëse është penguar të ushtrojë të drejtat e

tij, nëse shoqëria i ka ngarkuar detyrime të pa arsyeshme apo për shkaqe të tjera, që e bëjnë të

pamundur vazhdimin e ortakërisë. Ai duhet të njoftojë shoqërinë me shkrim, si dhe të

parashtrojë shkaqet e largimit. Në këtë rast, administratorët duhet të thërrasin mbledhjen e

asamblesë së përgjithshme menjëherë pasi të kenë marrë dijeni për njoftimin e largimit të

132 N.88 i LSHT 133 Miratuar dhe ndryshuar me ligjin 129/2014 134 N.76.LSHT

Page 89: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

89

ortakut të shoqërisë, për të vendosur nëse ortakut do t’i likuidohet kuota si pasojë e largimit

për shkaqe të arsyeshme. Nëse asambleja e përgjithshme nuk mblidhet apo nuk i njeh si të

arsyeshme shkaqet e largimit dhe likuidimin e kuotës, ortaku i larguar ka të drejtë të ngrejë

padi në gjykatë ndaj shoqërisë për likuidimin e kuotës, gjithashtu ai ka të drejtë të ngrejë padi

ndaj shoqërisë dhe ortakëve të tjerë që shkaktuan largimin e tij dhe të kërkojë ndaj tyre në

mënyrë solidare shpërblimin e dëmit të pësuar. Ortaku që kërkon largimin nga shoqëria

detyrohet të dëmshpërblejë shoqërinë për dëmet e shkaktuara, nëse rezulton se largimi është

kryer në bazë të shkaqeve të pa arsyeshme.

Asambleja e përgjithshme mund t’i kërkojë gjykatës përjashtimin e ortakut në bazë të një

vendimi të zakonshëm, nëse ai nuk ka shlyer kontributin e tij ose nëse ekzistojnë shkaqe të

tjera të arsyeshme për këtë përjashtim. (Konsiderohen shkaqe të arsyeshme për përjashtimin e

ortakut kur ai me dashje apo me pakujdesi të rëndë i shkakton dëme shoqërisë ose ortakëve të

tjerë, me dashje apo me pakujdesi të rëndë shkel statutin ose detyrimet e përcaktuara me ligj,

me veprimet e tij dëmton ose pengon ndjeshëm veprimtarinë tregtare të shoqërisë, përfshihet

në veprime të cilat bëjnë të pamundur vazhdimin e marrëdhënieve midis shoqërisë tregtare

dhe ortakut. Ortaku nuk ka të drejtë t`i kërkojë shoqërisë likuidimin e kuotës nëse ai

përjashtohet për shkaqe të arsyeshme dhe shoqëria ka të drejtë të ngrejë padi ndaj tij për

shpërblimin e dëmit dhe ortaku ka të drejtë të kompensojë çdo shumë që do të kishte të drejtë

ta përfitonte në cilësinë e likuidimit të kuotës me dëmin e shkaktuar nga shoqëria. Të gjitha të

drejtat që rrjedhin nga cilësia e ortakut në shoqëri, shuhen në datën e largimit ose të vendimit

të formës së prerë të gjykatës për largimin ose përjashtimin. Statuti nuk mund të parashikojë

apo të kufizojë të drejtën e ortakut për t`u larguar nga shoqëria dhe të drejtën e shoqërisë për

të përjashtuar ortakun.

4.4.ç SHOQËRITË AKSIONERE

Shoqëria aksionere është një person juridik dhe tregtar sipas së drejtës tregtare,

pavarësisht nga objekti i veprimtarisë së saj. Ajo është tipi më i rëndësishëm i shoqërisë

tregtare për arsye se është forma më e përshtatshme për formimin dhe përqendrimin e

kapitaleve më të mëdha. Shembulli i parë i shoqërisë aksionere quhet Banka Shën Gjorgji në

Gjenevë, themeluar në vitin 1407. Fillimin e vërtetë të shoqërive bashkëkohore aksionere e

përbëjnë kompanitë koloniale përtej detit të shekullit 17, të cilët kanë përqendruar kapitale të

mëdha për ndërtimin e anijeve tregtare dhe shfrytëzimin e kolonive. Deri nga mesi i shekullit

19–të shoqëritë kanë qenë nën kontrollin e shtetit. Për krijimin e tyre ishte i nevojshem

konçensioni i shtetit. Me modernizimin e shoqërive u bënë ndryshime thelbësore, duke u

Page 90: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

90

pranuar sistemi normativ i themelimit të shoqërive aksionere, sipas të cilit këto lloj shoqërish

mund të themelohen sapo të plotësohen kushtet e parashikuara në ligj. Këtë sistem e ka

zbatuar e para Britania e Madhe me ligjin për kompanitë, pastaj Franca me ligjin për

shoqëritë tregtare. Ky sistem është sot në fuqi, kuptohet, me ndryshime thelbësore sidomos në

vendet e zhvilluara. Pas Luftës së Dytë Botërore u bënë reforma të reja në Europë për

shoqëritë aksionere nën ndikimin e së drejtës anglo–sanksione në drejtim të forcimit të

parimit të publicitetit të shoqërive aksionare e të thirrjes përsëri në masë të gjerë për të marrë

pjesë në këto shoqëri, duke u zbritur shuma minimale e aksionit, të përshtatshme për secilin.

Krahas këtyre të ashtëquajtura aksione popullore, tendencat më të mëvonshme u zhvilluan në

dy drejtime: nga njëra anë me lëshimin e aksioneve të quajtura aksione të punëtorëve dhe nga

ana tjetër u shtua tendenca e krijimit të shoqërive aksionare shumëkombëshe.Të dy këto

tendenca janë sanksionuara edhe në ligje.

Shoqëria aksionere 135 është një shoqëri tregtare, kapitali i së cilës është i ndarë në aksione të

nënshkruara nga themeluesit. Themeluesit janë persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk

përgjigjen personalisht për detyrimet e shoqërisë dhe që mbulojnë humbjet e shoqërisë vetëm

me vlerën e pashlyer të aksioneve të nënshkruara. Shoqëritë aksionere bëjnë pjesë në

shoqëritë e kapitalit dhe kontributet e aksionarëve mund të jenë në para ose në natyrë (pasuri

të luajtshme dhe të paluajtshme ose në të drejta). Kontributet e aksionarëve nuk mund të jenë

në punë apo shërbime.

Shoqëritë aksionare mund të jenë me ofertë private apo publike në përputhje me dispozitat e

ligjit në fuqi për titujt136. Ofertë publike e titujve është ftesa për të nënshkruar tituj, e cila

duke përdorur mjete masive të komunikimit i drejtohen një numri të papërcktuar personash.

Ofertë private e titujve është emëtimi, në të cilën oferta për të nënshkruar tituj u drejtohet

vetëm investitorëve institucionalë, aksionerëve ose punonjësve, por jo më shumë se një qind

investitorë të jashtëm, të cilët janë adresuar drejtpërdrejtë tek emëtuesit. (numër i përcaktuar

personash).

Përgjegjësia e kufizuar. Shoqëria aksionere është pjesë e shoqërive të kapitalit, dhe

ashtu si sh.p.k. përgjigjet deri në vlerën e kontributit në kapitalin themeltar. Ky kapital është i

ndarë në tituj pronësie të quajtur aksione137, dhe zotëruesit e tyre quhen aksionerë.

Kontributi. Forma e kontributit është në para, në natyrë, pasuri të luajtshme dhe të

135 N.105 i L.SH.T 136 N.27 i ligjit nr.9879 dt.21.2.2008 “Për titujt” 137 Aksionet janë instrumente financiare, të cilat emëtohen dhe tregtohen për sigurimin e fitimit, nëpërmjet

administrimit të të drejtave, që rrjedhin nga zotërimi i tyre. N.3 i L.Nr.9879 dt.21.2.2008 “Për titujt”

Page 91: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

91

paluajtshme, të drejta. Secili aksionar gëzon aksionet e tij në shoqëri, në përpjestim me

kontributin që ka dhënë në kapital. Kapitali i regjistruar i shoqërise është i ndarë në aksione,

të cilat kanë vlerë të barabartë nominale138. Vlera e përgjithshme nominale e aksioneve të

emëtuara nuk mund të jetë më e vogël se kapitali i regjistruar i shoqërisë. Për rrjedhojë,

shoqëria nuk mund të emëtojë e të ofrojë për nënshkrim aksione me çmim nën vlerën e tyre

nominale. Veçori e shoqërisë aksionere, në ndryshim nga shoqëria me përgjegjësi të kufizuar,

ka të bëjë me shlyerjen e kontributit në kapitalin themeltar. Aksionet e nënshkruara me

kontribut në para duhet të shlyhen përpara regjistrimit të shoqërisë, të paktën në një të

katërtën e vlerës së tyre nominale. Aksionet e nënshkruara me kontribut në natyrë duhen të

shlyhen tërësisht përpara regjistrimit139. Për mendimin tim, megjithëse në ligj nuk del qartë e

shprehur, konvertimi i kontributit në momentin e regjistrimit e ka thelbin e vet. Shtrohet

pyetja:

Në rast se një aksioner kontribuon në natyrë, me pasuri të palujatshme, p.sh.truall, pas

kalimit të disa viteve, ku potencialisht mund të rritet vlera e truallit, a rritet paralelisht vlera

e aksionit dhe ajo çfarë zotëron aksioneri?

Për mendimin tim jo. Aksioneri e mbyll lidhjen e tij me pasurinë e paluajtshme në momentin

e konvertimit të pasurisë në vlerën monetare të aksionit, dhe rritja e vlerës së truallit shkon si

rritje e kapitalit të shoqërisë, dhe në raport proporcional me atë çka zotërojnë aksionerët.

Ndonëse mund të lërë vend për diskutim, duket se projekt-ligji e ka menduar ta saktësojë këtë

dispozitë. Aksionet e nënshkruara me kontribut në natyrë duhet të paguhen tërësisht përpara

regjistrimit, nëpërmjet kalimit në favor të shoqërisë, të titullit të pronësisë të kontributit në

natyrë. Pika 2, e nenit 113 ndryshohet si vijon:

“Nëse sipas ligjit kërkohet kryerja e formaliteteve të posaçme për regjistrimin e kalimit të

titullit të pronësisë të kontributit në natyrë, këto formalitete kryhen nga përfaqësuesit ligjorë

të shoqërisë. Kontributi në natyrë do të konsiderohet i paguar, në çastin kur aksionari të ketë

kryer të gjitha veprimet dhe të këtë nënshkruar të gjitha aktet e kërkuara nga ligji për kalimin

e titullit të pronësisë së kontributit, në emër të shoqërisë.”

Qëllimi i amendamentit në fakt ka të bejë me reduktimin e proçedurave ligjore të regjistrimit.

Sipas pikës së dytë të nenit 113 kërkohet që kalimi i kontributit në natyrë të bëhet përpara

regjistrimit të shoqërisë në QKR, ndërkohë që ligje të tjera parashikojnë procedura të

posaçme për kalimin e pronësisë, sidomos për pasuritë e paluajtshme, të cilat mund të

138 N.109 i LSHT 139 N.113. i LSHT

Page 92: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

92

vonojnë procesin e themelimit të shoqërisë aksionare. Gjithashtu, sipas procedurave të

posaçme për kalimin e pronësisë, sidomos për pasuritë e paluajtshme, kërkohet më parë

regjistrimi i shoqërisë në QKR.

Për të thjeshtëzuar më tej proçesin e regjistrimit të shoqërive aksionare, kapitali i të cilave

përbëhet nga kontribute në natyrë, u vlerësua të sqarohen se detyrimi i aksionarit për të kaluar

kontributin në natyrë quhet i kryer në momentin që aksionari nënshkruar çdo akt të

nevojshëm për kalimin e titullit të pronësisë së kontributit në natyrë, dhe pas regjistrimit të

shoqërisë, proçedurat e tjera ligjore (psh. për regjistrimin në ZRPP të kalimit të pronësisë)

ndiqen nga administratori. Por detyrimi për ta kaluar titullin e pronësisë në emër të shoqërisë

mbron dhe tezën e sipërpërmendur.

Krijimi i shoqërisë me aksionar të vetëm. Kur shoqëria aksionare krijohet me një ortak

të vetëm, nëse ai përpara regjistrimit të shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit

nuk ka shlyer apo kaluar tërësisht kontributet e tij në para ose natyrë atëhere ai duhet të

garantojë shlyerjen e kontributit nëpërmjet një garancie bankare me vlerë të njëjtë me

kontributin e nënshkruar me afat vlefshmërie jo më shumë se një vjeçar e t`ia paraqesë këtë

Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, së bashku me aplikimin për regjistrim. Nëse në

përfundim të afatit një vjeçar të garancisë bankare aksionari nuk i deklaron bankës shlyerjen

terësisht të kontributit të parashikuar në statut, shuma e garantuar bankare kalon

automatikisht për llogari të shoqërisë për shlyerjen e kapitalit.

Ky është një dallim specifik ndërmjet shoqërise aksionare dhe shoqërisë me përgjegjësi të

kufizuar, ku nuk kemi asnjë dispozitë që të referohemi për krjimin e shoqërisë me përgjegjesi

të kufizuar me ortak të vetëm.

Në ndryshimet ligjore që priten t’i bëhen ligjit të ri për shoqëritë tregtare, kësaj dispozite do i

shtohet dhe një pikë si më poshtë vijon:

“2. Nëse shoqëria mbetet me një aksionar, atëherë aksionari i vetëm detyrohet ta regjistrojë

këtë fakt sipas nenit 43 të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të

Regjistrimit”, i ndryshuar. Nëse aksionari i mbetur nuk përmbush këtë detyrim, atëherë

aksionari përgjigjet personalisht për detyrimet që shoqëria merr përsipër nga data në të cilën

duhet të ishte kryer regjistrimi sipas këtij neni, deri në datën në të cilën ky regjistrim u krye

efektivisht”.

Struktura organizative e shoqërive aksionare. Shoqëritë aksionere ofrojnë një kuadër

Page 93: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

93

të qëndrueshem organizativ për shoqëritë që zhvillojnë veprimtari mjaft të mëdha tregtare dhe

/ose kanë një numër të madh aksionerësh. Në varësi të strukturës organizative ato ndahen në:

1. Shoqëri aksionere me një nivel, ku funksionet e mbikëqyrjes dhe të administrimit

kryhen nga i njëjti organ, këshilli i administrimit

2. Shoqëri aksionere me dy nivele, ku funksionet mbikëqyrëse dhe administrative janë të

ndara.

Organet e shoqërive aksionare me një nivel janë:

1 -Asambleja e përgjithshme,

2 -Këshilli i administrimit, si organ i vetëm administrimi, i cili ushtron njëkohësisht

funksione administrimi e mbikqyerjeje të veprimtarisë së shoqërisë.

Në sistemin me një nivel, organi administrues qendror është këshilli i administrimit. Në

mënyrë tipike, këshilli i administratorëve ndërthur funksione administruese dhe mbikëqyrëse

edhe pse administratorët nuk janë domosdoshmërisht anëtarë të këshillit të administrimit.

Normalisht, këshilli përbëhet nga anëtarë administrues. Anëtarët e këshillit të administrimit

zgjidhen me votim nga asambleja e përgjithshme. Kjo zgjedhje kërkon një shumicë të

zakonshme votash, megjithatë statuti i shoqërisë mund të parashikojë një shumicë më të lartë

Këshilli i administrimit përbëhet nga të paktën tre persona fizikë dhe nuk duhet të përbëhet

nga më shumë se 21 anëtarë. Anëtarët e këshillit të administrimit zgjidhen nga asambleja e

përgjithshme me shumicën e kërkuar në pikën 2 të nenit 145 të LSHT, duke zbatuar afatin e

emërimit, të përcaktuar në statut, i cili nuk mund të jetë më i gjatë se tre vjet, po me të drejtë

rizgjidhjeje. Shumica e anëtarëve të këshillit duhet të jenë jo ekzekutiv, të pavarur. Si

administrator i pavarur konsiderohet një individ, i cili është i lirë nga konfliktet e interesave si

dhe personat që përfshihen në veprimtari që kanë të ngjarë të cënojnë gjykimin e tyre në

kundërshtim me interesat e shoqërisë. Gjithashtu, ligji i ri për tregtarët dhe shoqëritë tregtare

e ndalon një person që të jetë anëtar nëse ai është administrator i një shoqërie e cila është

shoqëri mëmë apo shoqëri e kontrolluar në raport me këtë shoqëri. Statuti mund të vendosë të

drejtën e emërimit për aksionarët në pakicë të cilët së bashku përfaqësojnë 5% të votave. Në

këtë rast, një anëtar zgjidhet me votim si anëtar i këshillit të administrimit me vendim të

posaçëm. Kjo mundëson përfaqësimin e aksionareve në pakicë në këshillin e administrimit.

Asambleja e përgjithshme gjithashtu, mundet në çdo kohë t`i shkarkojë anëtarët e këshillit të

administrimit me shumicë të thjeshtë. Kjo e drejtë nuk mund të hiqet as me rregullimin

statutor dhe as kontraktor.

Page 94: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

94

Organet e shoqërive aksionare me dy nivele janë:

1-Asambleja e përgjithshme,

2 -Këshilli i administrimit, i cili kryen funksione administrimi

3- Këshilli mbikëqyrës, i cili kryen vetëm funksione mbikëqyrëse.

Ligji i ri për shoqëritë tregtare e ka përditësuar dallimin midis SHA, të ligjit të vjetër nr 7638,

që i klasifikonte SHA si shoqëri me ofertë publike dhe pa ofertë publike, dhe i ka

bashkërenduar tërësisht kërkesat e veta me ligjin e ri “Për titujt”. Sipas Nenit 12 të ligjit për

titujt, “aksionet” e SHA janë tituj. Fjalia e dytë e kësaj dispozite ia le ligjit të ri për shoqëritë

tregtare përkufizimin e llojeve dhe klasave të aksioneve, gjë që bëhet në Nenin 116. Neni 27

(1) i Ligjit për Titujt thotë se “titujt emetohen me ofertë publike ose ofertë private”.

Paragrafët 2 dhe 3 bëjnë dallimin midis këtyre llojeve të titujve:140

1 Ofertë publike e titujve, është ftesa për të nënshkruar titujt, e cila duke përdorur mjetet

masive të komunikimit, i drejtohet një numri të papërcaktuar personash.

2 Ofertë private e titujve është emetimi, në të cilin oferta për të nënshkruar titujt u drejtohet

vetëm investitorëve institucionalë, aksionarëve ose punonjësve, por jo më shumë se 100

investitorëve të jashtëm, të cilët janë adresuar drejtpërdrejt tek emetuesi.

Çdo lloj oferte kërkon nxjerrjen e një “prospekti” (Neni 28 i Ligjit për Titujt).

Prospekti “përmban informacion të plotë, të saktë dhe objektiv për mjetet dhe detyrimet,

fitimin dhe humbjen, gjendjen dhe perspektivat financiare të emetuesit, qëllimin e marrjes së

fondeve, faktorët e riskut dhe të drejtat që mbartin titujt, për të cilat nxirret prospekti, në bazë

të të cilave investuesi mund të bëjë një vlerësim objektiv të perspektivave dhe rreziqeve të

investimeve dhe të marrë një vendim për investimin.” (Neni 28, paragrafi 1, fjalia e dytë).

Neni 29 i Ligjit për Titujt rendit kërkesat ligjore se çfarë duhet të përmbajë një prospekt.

Prospektet duhet të aprovohen nga Autoriteti Mbikëqyrës Financiar (AMF) (Neni 30 i Ligjit

për Titujt). Procedurat e nënshkrimit dhe pagimit parashikohen në Nenin 35 të Ligjit për

Titujt (afatet kohore; depozitimi i shumave të parapaguara në një llogari bankare të posaçme;

procedurat që duhen ndjekur nëse oferta nuk është e suksesshme). Neni 40 rendit përjashtimet

nga kërkesa ligjore për detyrimin për nxjerrjen e prospektit. Ajo që është interesante për ne,

në kuadër të këtij material, është, mbi të gjitha, neni 40 (1) pika 6: Nuk kërkohet prospekt

nëse shoqëria shndërrohet në SHA.

140 Komentari

Page 95: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

95

Kjo na çon në risitë, në krahasim me Ligjin nr 7638 (dhe Ligjin nr 7667, që trajtonte

kërkesat ligjore për dhënien e informacioneve të nevojshme): Ligji i ri për shoqëritë tregtare

(dhe Ligji për QKR) e mbulojnë atë pjesë të legjislacionit për shoqëritë që mbulon të dy llojet

e SHA, domethënë themelimin e parë, kalimin e thjeshtë të aksioneve, ruajtjen e nivelit të

kapitalit dhe drejtimin e brendshëm të shoqërisë. Ligji për Titujt mbulon procedurat që kanë

të bëjnë me “emetimin (e ri) të aksioneve” të një SHA-je (ekzistuese) sa i takon si ofertave që

i bëhen një numri të pakufizuar investuesish (“oferta publike”) ashtu edhe ofertave që i bëhen

një grupi të kufizuar investuesish (“oferta private”). Neni 41 i Ligjit për Titujt thotë se

dispozitat për ofertën publike dhe private nuk zbatohen për themelimin e SHA. Këtë e

konfirmon edhe Neni 3 i Ligjit për Titujt: “emetues” duhet të jetë një “shoqëri aksionare ose

një subjekt tjetër juridik”, që do të thotë se duhet të ekzistojë paraprakisht. Për rrjedhojë,

themeluesit e të gjitha llojeve të SHA duhet të përmbushin kërkesat ligjore për themelimin, të

Neneve nga 105 deri në 115 dhe të Neneve 26, 28, 32 dhe 37 (1) të Ligjit për QKR në mënyrë

që të mund ta regjistrojnë SHA dhe të bëhen person juridik (Neni 42 (1) i Ligjit për QKR).

Themeluesit përcaktojnë në statut se cilin model të shoqërisë duan të kenë. Ata duhet ta nisin

aktivitetin, të paktën, si SHA që synon t’i ofrojë aksionet e veta (të reja) privatisht në një grup

të kufizuar personash, të parashikuar në Nenin 27 (3) të Ligjit për Titujt. Kjo është shuma

minimale e parashikuar në nenin 107 për një SHA.

Pra, nëse themeluesit duan që, herët a vonë, të bëjnë një ofertë publike, sido që të jetë,

atyre u duhet ta përmbyllin procedurën e themelimit me shumën minimale të parashikuar në

nenin 107 për SHA me ofertë private dhe t’i paguajnë kontributet përkatëse sipas neneve 113

dhe 115. Nëse plani është që oferta publike të bëhet menjëherë pas themelimit të SHA,

themeluesit mund t’u bashkëlidhin dokumenteve të regjistrimit edhe prospektin që kërkon

ligji, të cilat QKR ia kalon AMF në përputhje me funksionin “të gjitha në një ndalesë” që

parashikon neni 70 i Ligjit për QKR. Megjithatë, “liçenca” e AMF për emetimin e aksioneve

nuk ka efekt te regjistrimi i shoqërisë si person juridik. Pra, SHA regjistrohet fillimisht si

SHA me “ofertë private”.

Vendimi për të përzgjedhur këtë zgjidhje në ligjin e ri për shoqëritë tregtare u mor pas

konsultimeve të dendura midis ministrive, juristëve dhe biznesmenëve. Së pari, u ra në një

mendje se “riregjistrimi” apo themelimi i SHA përmes ofertave publike nuk ka luajtur ndonjë

rol gjatë 15 vjetëve të zbatimit të ligjit të vjetër nr 7638. Së dyti, u mendua se ofertat që u

drejtohen investuesve privat ose publik zakonisht vlejnë për shoqëri ekzistuese me veprimtari

dhe kushte tregtare të vendosura në praktikë. Për rrjedhojë, nuk u mendua si ndonjë mangësi

Page 96: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

96

nëse ligji i ri t’u kërkonte themeluesve që ta krijonin fillimisht SHA me vlerën e kapitalit

minimal të parashikuar në nenin 107 (1) dhe, pastaj, ta rrisnin kapitalin për të emëtuar

aksione për një grup të kufizuar personash ose për një grup më të gjerë investuesish në

përputhje me procedurat që kërkon Ligji për Titujt për këto oferta private dhe publike. Sa u

takon dallimeve tradicionale midis “llojeve” të SHA, mund të themi, tani, se “modeli” i

rregulluar nga ligji i ri për shoqëritë tregtare është modeli i ashtuquajtur “SHA e hapur”: Kjo

lloj SHA-je nuk i tregton aksionet e veta në bursë dhe në asnjë treg tjetër të organizuar të

letrave me vlerë. Megjithatë, pronësia mbi aksionet e saj mund të kalohet lirisht (Neni 117),

gjë që lejon një pronësi të përhapur jashtë tregut të letrave me vlerë. Një shoqëri e tillë,

zakonisht, përdor “oferta private” kur zmadhon kapitalin e vet. Në këtë rast zbatohen

dispozitat e Ligjit për Titujt për ofertat private, përfshirë edhe prospektin (Neni 34 i Ligjit për

Titujt). Nëse statuti e kufizon ose, madje, e ndalon kalimin e pronësisë (Neni 120) për të

shmangur pronësinë e përhapur jashtë shoqërisë, shoqëria, atëherë, bëhet SHA e mbyllur.

Megjithatë, në rastin e zmadhimit të kapitalit, edhe thjesht një ofertë private që u bëhet

aksionarëve do të kërkonte përmbushjen e kërkesave ligjore për dhënien e informacioneve, që

parashikon neni 34 i Ligjit për Titujt. Neni 32 (1) pika 2 bën vetëm disa përjashtime të vogla

për dokumentet kontabël që i bashkëlidhen prospektit. Nëse administrata e SHA vendos të

bëjë një ofertë publike, ajo mund të përdorë ndërmjetësit financiarë të parashikuar në Ligjin

për Titujt për t’i tregtuar aksionet (shoqëri komisionare, përfshirë bankat (Nenet 43 e në vijim

të Ligjit për Titujt). Ose mund të vendosë t’i regjistrojë zyrtarisht në bursë aksionet, sipas

nenit 37 të Ligjit për Titujt. Në këtë rast, SHA e regjistruara në bursë bëhen shoqëri të cilat

Ligji i ri për Titujt i quan shoqëri publike (Neni 108 i Ligjit për Titujt)

Mbetet një problem këtu në lidhje me këtë kuadër që ka të bëjë me një dispozitë të Ligjit për

QKR, që, me sa duket, vazhdon të mbështetet në procedurën e ligjit të vjetër nr 7638. Neni 36

(2) i Ligjit për QKR thotë: “Shoqëritë anonime me ofertë publike, përpara regjistrimit

fillestar, duhet të regjistrojnë edhe të dhënat e identifikimit të themeluesve, projektstatutin, si

dhe të kryejnë njoftimet e mëpasshme, sipas dispozitave përkatëse ligjore.” Nuk ka asnjë

kërkesë të tillë para regjistrimit për SHA me ofertë publike në ligjin e ri për shoqëritë

tregtare, sepse ligji i ri për shoqëritë tregtare ke zgjedhur të ndjekë “rrugën e sigurt” duke

kërkuar që SHA duhet të themelohet përpara se të bëjë një ofertë publike (ose private). Pra,

duhet të shfuqizohet neni 36 (2).

Page 97: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

97

Mënyra e thirrjes së asamblesë së përgjithshme141. Dispozitat ligjore parashikojnë një

proçedurë të caktuar për mbledhjen e asamblesë së përgjithshme, e cila në rast se nuk

zbatohet mund të bëjë shkak për pavlefshmërinë e vendimeve të saj. Asambleja e

përgjithshme thirret nëpërmjet një njoftimi me shkresë apo me mesazh elektronik dhe rendi i

ditës u dërgohet të gjithë aksionerëve, jo më vonë se 21 ditë përpara datës së parashikuar për

mbledhjen e asmablesë.

Kapital minimal. Shoqëria aksionere me ofertë private nuk mund të ketë një kapital

më të vogël se 3 500 000 lekë142. Shoqëria aksionere me ofertë publike nuk mund të ketë një

kapital më të vogël se 10 000 000 lekë. Kërkesat ligjore për kapitalin të parashikuar në nenin

107 janë të njëjta me ato të nenit 75 të ligjit të vjetër nr. 7638. Ato duhet të interpretohen në

dritën e komenteve për nenin 105: SHA regjistrohet fillimisht me vlerën e kërkuar për një

SHA me “ofertë private”, domethënë 3.5 milion lekë. Nëse mendohet të bëhet një ofertë

publike, ose menjëherë pas themelimit ose në një fazë të mëvonshme, duhet të zmadhohet

kapitali të paktën deri në shumën që kërkon neni 107 (2).

Vlerat e parashikuara nga neni 107, 2 milion Lek (rreth 16 000 Euro) për shoqëritë me ofertë

private dhe 10 milion Lek (= rreth 100 000 USD) për ato me ofertë publike janë më të larta se

ato që parashikojnë ligjet e tjera në rajon. E prapëseprapë, ato nuk i përmbushin kërkesat për

kapitalin minimal të nenit 6 (1) të Direktivës së Dytë (25 000 euro). Megjithatë, qysh prej

publikimit të materialit për diskutim për përafrimin e legjislacionit, është pranuar si fakt që

vendet kandidate mund të anëtarësohen në BE me “faza” dhe në bazë të zhvillimit ekonomik

të tyre. Edhe pse neni 70 (3) i MSA parashikon që ligji për shoqëritë tregtare duhet përafruar

gjatë pesë vjetëve të para të fazës së parë, nuk është e nevojshme të përshtaten të gjithë

elementet e tij, mbi të gjitha për shkak të faktit se po zhvillohen ende aktivitete reformuese në

BE të cilat mund t’i ndryshojnë kërkesat ligjore për kapitalin minimal që parashikon

Direktiva e Dytë143.

Sa i takon çështjes së “kapitalizimit të pamjaftueshëm”, dëshirojmë ta drejtojmë vëmendjen

te komentet tona për nenin 16 (faqe 49 e në vijim) dhe për nenin 70 (faqe 81 e në vijim).

Dispozitat për sigurimin dhe ruajtjen e kapitalit dhe përgjegjësia përkatëse e administratorëve

të SHA (shih, më poshtë, komentet për nenin 108, faqe 115 e në vijim, dhe përpara nenit

123, faqe 125 e në vijim), me siguri, do ta parandalonin “kapitalizimin e pamjaftueshëm”.

141 N.137 i LSHT 142 Ndryshuar me ligjin nr.10 475 datë 27.10.2011 , vlera nga 2 000 000/3 500 000 LEK 143 Shih komentet për reformën e BE, të përmendur më lart. Pra, nuk është problem nëse, në këtë aspekt,

“vonohet” përafrimi i plotë.

Page 98: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

98

Pra, çfarë do të thotë “kapitalizim i pamjaftueshëm” në kushtet e SHA. Siç e kemi thënë më

parë (komentet për nenin 16, faqe 51 e në vijim, dhe për nenin 70, faqe 81 e në vijim),

kapitalizimi i pamjaftueshëm mund të çojë në “heqjen e vellos së shoqërisë” dhe t’i detyrojë

administratorët e SHA (apo aksionarët e mëdhenj dominues) të përgjigjen personalisht.

Megjithatë, kemi thënë edhe se lindja e kapitalizimit të pamjaftueshëm me rëndësi materiale

nuk çon, automatikisht, në “heqjen e vellos”. Nuk ka asnjë kërkesë ligjore që t’i detyrojë

pronarët t’i rrisin kontributet. Asambleja e përgjithshme duhet të vendosë se çfarë duhet të

ndodhë nëse ekziston një rrezik i paaftësisë paguese (Neni 136 (3)). Pra, duhet të ketë edhe

tipare të tjera të pranishme për të konstatuar nëse janë plotësuar kushtet për “heqjen e vellos”.

Fakti i kapitalizimit të pamjaftueshëm duhet të mbështetet gjithmonë në kushtet konkrete të

mbajtjes së kapitalit të formës së shoqërisë në fjalë dhe në sjelljen përkatëse të pronarëve,

aksionarëve dhe administratorëve. Sa u takon dispozitave për sigurimin dhe ruajtjen e

kapitalit në SHA, rregullin e nenit 16 (1) pika 3 për heqjen e vellos do ta përmbushnin vetëm

synimet e paligjshme të themeluesve ose pronarëve. Me fjalë të tjera, njohuria (e prezumuar)

për pamundësinë e përmbushjes së kërkesave për shlyerje të kreditorëve që kërkon kjo

dispozitë shndërrohet në tregtim për qëllime të paligjshme (Neni 163 (4)): Një administrator i

cili vijon të zhvillojë aktivitet duke hyrë me kast në borxhe të cilat ai e di se shoqëria nuk do

të mund t’i shlyejë asnjëherë dhe, për rrjedhojë, nuk e mbledh asamblenë e përgjithshme siç e

kërkon neni 136 (3) rrezikon të bëhet objekt jo vetëm i padive për dëmshpërblim sipas nenit

163 (4), por edhe i kërkesës për t’u përgjigjur personalisht sipas nenit 16. Kjo vlen edhe për

aksionarët të cilët e kanë pushtetin për ta bindur administratorin a përballen me një rrezik të

tillë. Ky është një shembull tjetër i faktit që, edhe për SHA, kërkesat për sigurimin dhe

mbajtjen e kapitalit duhet të lidhen gjithnjë e më shumë me detyrat e administratorëve.

Transferimi i aksioneve. Mënyrat e fitimit dhe të kalimit të aksioneve karakterizohen

nga e njëjta lirshmëri që ishte karakteristikë për sh.p.k.Ligji e lë të lirë dhe nuk parashikohet

instituti i parablerjes, por statuti mund të kushtëzojë kalimin e aksioneve veçanërisht duke

përcaktuar miratimin e shoqërisë ose të drejtën e parablerjes në favor të shoqërisë apo

ortakëve të tjerë. Këtu ja vlen të ndalemi pak më shumë dhe në mënyrën e kalimit të

aksioneve144. Aksionet e të drejtat e fituara si më sipër nuk mund të ushtrohen ndaj asnjë

personi apo ndaj shoqërisë, përpara se veprimi të jetë regjistruar në regjistrin e posaçëm të

aksioneve, që mban shoqëria, në përputhje me pikën 1 të nenit 119 të këtij ligji. Projekt ligji

144 N.117 i LSHT

Page 99: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

99

për ndryshimet në LSHT, ka menduar të bëjë ndryshime në këtë pjesë. Pika 2, e nenit 117

mendohet të ndryshojë si vijon145:

“2. Nëse shoqëria mbetet me një aksionar, atëherë aksionari i vetëm detyrohet ta regjistrojë

këtë fakt sipas nenit 43 të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të

Regjistrimit”, i ndryshuar. Nëse aksionari i mbetur nuk përmbush këtë detyrim, atëherë

aksionari përgjigjet personalisht për detyrimet që shoqëria merr përsipër nga data në të cilën

duhet të ishte kryer regjistrimi sipas këtij neni, deri në datën në të cilën ky regjistrim u krye

efektivisht.”

Nëse aksioneri i mbetur nuk përmbush këtë detyrim, atëherë ai do përgjigjet personalisht për

detyrimet që shoqëria ka marrë përsipër.

Amendimi ka për synim të sqarojë që aksionari i mbetur përgjigjet personalisht për detyrimet

që shoqërisë i lindin nga data, në të cilën duhet të ishte kryer regjistrimi sipas nenit të ligjit

për QKR, deri në datën, në të cilën regjistrimi u krye efektivisht.

Theksojmë se detyrimi për të njoftuar mbetjen e një aksionari të vetëm, dhe përcaktimi i

masave për të garantuar zbatueshmërinë e këtij detyrimi janë kërkesa të Direktivës

89/667/EEC.

Llojet dhe kategoritë e aksioneve146

Aksionet mund të jenë të zakonshme ose aksione me përparësi.

Aksionet e zakonshme u japin zotëruesve të tyre tagër për të ushtruar në asamblenë e

përgjithshme të drejtat e aksionarit dhe për të përfituar pjesë të fitimeve dhe të shpërndarjes

së pasurive të mbetura pas likuidimit, në raport me pjesën e kapitalit që aksionet e tyre

përfaqësojnë. Çdo aksion i zakonshëm i jep zotëruesit të tij të drejta vote në raport

proporcional me pjesën e kapitalit që përfaqëson aksioni.

Aksionet me përparësi u japin zotëruesve të tyre tagrin që nga ndarja e dividentëve të

vendosur nga asambleja e përgjithshme të përfitojnë një shumë të caktuar ose një përqindje të

caktuar të vlerës nominale të tyre, përpara shpërndarjes së fitimeve, në favor të aksionarëve të

zakonshëm, përparësi në ndarjen e pasurive të shoqërisë të mbetura pas likuidimit dhe të

drejta të tjera të përcaktuara me ligj apo statut. Aksionet me përparësi mund të emëtohen si

askione pa të drejtë vote. Efektet e vendimit të asamblesë për anulimin, kufizimin ose

cënimin e të drejtave të përparësisë së këtyre aksioneve kushtëzohen nga pëlqimi i

145 Miratuar ndryshimi me ligjin 129/2014”Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjn 9901 datw 14.04.2008 “ Për

tregtarët dhe shoqëritë tregtare” 146 N.116 i LSHT

Page 100: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

100

aksionarëve, që i zotërojnë ato. Aksionet që japin të njëjtat të drejta përbëjnë aksione të së

njëjtës kategori. Aksionet me përparësi nuk mund të përfaqësojnë më shumë se 49% të

kapitalit të regjistruar të shoqërisë. Çdo lloj oferte kërkon nxjerrjen e “prospetit”. Prospeti

përmban informacion të plotë të saktë dhe objektiv për mjetet dhe detyrimet, fitimin dhe

humbjen, gjendjen dhe prespektivat financiare të emëtuesit, qëllimin e marrjes së fondeve,

faktorët e riskut dhe të drejtat që mbartin titujt, për të cilat nxirret prospeti në bazë të të cilave

investuesi mund të bëjë një vlerësim objektiv të prespektivave dhe rreziqeve të investimeve

dhe të marrë një vendim për investim.

Vendimmarrja147. Para se të hyjmë në analizë të vendimarrjes, duhet të shpjegojmë

konceptet kuorum dhe vendimmarrje, të cilat për analogji i referohen atyre çfarë thamë më

lart për sh.p.k. Në rastin e sh.a. nuk kemi atë problem në raportin kuotë votë, pasi aksionet

parashikohen të jenë në mënyrë të barabartë nominale, dhe çdo aksion ka një votë148. Në

rastin e marrjes së vendimeve që kërkojnë një shumicë të zakonshme, asambleja e

përgjithshme mund të marrë vendime të vlefshme vetëm nëse marrin pjesë aksionerët që

zotërojnë më shumë se 30% të aksioneve, dhe votojne aksionerët, që zotërojnë më shumë se

gjysmën e numrit total të aksioneve me të drejtë vote. Duhet theksuar me të drejtë vote, pasi

siç e theksuam më lart aksionet me përparësi mund të emëtohen si aksione pa të drejtë vote,

duke iu nënshtruar një procedure tjetër vendimmarrjeje. Në rastin kur asambleja e

përgjithshme duhet të vendosë për çështje të cilat kërkojnë shumicë të kualifikuar, ajo mund

të marrë vendime të vlefshme vetëm nëse aksionerët që zotërojnë më shumë se gjysmën e

numrit total të aksioneve janë të pranishëm personalisht, dhe votojnë ¾ e votave të

aksionerëve pjesëmarrës. Çështjet që kërkojnë shumicë të cilësuar janë:

1. ndryshimet në statut

2. zmadhim ose zvogëlim i kapitalit të regjistruar

3. shpërndarjen e fitimeve

4. prishja e shoqërisë.

Menyra e votimit Kuorumi Vendimmarrja

Shumicë e zakonshme Më shumë së 30% të

aksioneve

Shumica e aksioneve të

ortakëve pjesmarrës.

Shumicë e cilësuar Aksionet që zotërojnë më ¾ e votave të ortakëve

147 N.144 i LSHT/ N.149 i LSHT 148 N.109 i LSHT

Page 101: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

101

shumë se gjysmën e numrit

total të votave

pjesëmarrës.

Ky në fakt nuk është një raport i drejtë në kuptimin e raportit të zotërimit të aksionit dhe

raportit të votës. LSHT parashikon një mbledhje dhe procedurë të posaçme149. Ne e theksuam

që çdo gjë që lidhet me aksionet me përparësi, kushtëzohet nga pëlqimi i aksionarëve, që i

zotërojnë ato.

Menyra e votimit Kuorumi Vendimarrja

Aksione me përparësi. Aksionarët që zotërojnë më

shumë së 1/2 të e pjesës së

kapitalit të shoqërisë

¾ e votave të aksionarëve

pjesmarrës, që zotërojnë

aksione me përparësi

E drejta e përfitimit të dividentëve (rezervë ligjore)

Në morinë e të drejtave të ortakut, ekzistojnë disa të drejta të caktuara financiare, më e

rëndësishmja e të cilave ështe e drejta për të marrë devidentë. Dividenti është pjesa që i takon

secilit aksionar nga vlera e fitimeve vjetore, e cila vendoset të shpërndahet nga asambleja e

përgjithshme. Si rregull të gjithë ortakët ose aksionarët gëzojnë të drejtën e një pjesë të

fitimit. Natyra e përpiktë e kësaj të drejte ndryshon sipas llojit të shoqërisë. Fitimet e SHA

nuk shpërndahen automatikisht. Ndërsa kjo ndarje është rregull i përgjithshëm, ekzistojnë tre

përjashtime të rëndësishme150.

- Shoqëria duhet të kalojë të pakten 5% të të ardhurave të vitit të kaluar, minus

shpenzimet e atij viti si një rezervë ligjore të detyrueshme deri sa të arrihet 10% e kapitalit të

regjistruar të shoqërisë apo një përqindje më e lartë e përcaktuar nga statuti. Ky detyrim e

ndihmon shoqërinë tregtare të krijojë një mburojë kundër humbjeve të mundshme në të

ardhmen. Kjo rezervë ligjore e detyrueshme mund të preket vetëm për të kompensuar

humbjet e bilancit, por jo për të mundësuar shpërndarjen tek aksionarët.

- Statuti mund të parashikojë krijimin e rezervave të tjera ligjore nga fitimet vjetore.

149E drejta shqiptare e shoqërive tregtare 150 N.127 i LSHT

Page 102: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

102

-Edhe nëse nuk ekziston një dispozite statutore, asambleja e përgjithshme mund të

vendosë që shoqëria të mos i shpërndajë fitimet dhe këto shuma të përdoren për qëllime të

tjera sidomos për kalimin e rezervës ligjore.

Kjo dispozitë vjen në ndihmë jo vetëm të aksionerëve të shoqërisë, të cilët në këtë mënyrë

krijojnë një rezervë për të përballuar detyrimet e shoqërisë. Në të njëjtën kohë mbron dhe

interesat e të tretëve apo kreditorëve, duke siguruar në këtë formë depozita të mjaftueshme

për të mbuluar detyrimet. Në analogji mund t’i referohemi qëllimit të çertifikatës së aftësisë

paguese në rastin e sh.p.k.

Prishja e shoqërisë kolektive LSHT përcakton rastet kur shoqëritë tregtare prishen 151:

1-Kur mbaron kohëzgjatja për të cilën është themeluar

2-Me vendim të asamblesë së përgjithshme/ortakëve

3-Me vendim gjykate

4-Me hapjen e proedurave të falimentimit

5-Kur merr statusin pasiv, nëse nuk ka kryer veprimtari tregtare për dy vjet dhe nuk ka

njoftuar pezullimin e veprimtarisë, sipas pikës 3 të nenit 43 të ligjit nr.9723, dt.03.05.2007

“Për Qëndren Kombëtare të Regjistrimit”,

6-Dhe në rastet e tjera të parashikuara në ligj

Projekt-ligji ndryshon dispozitën e mësipërme si më poshtë vijon:

Shkaqet e prishjes së shoqërisë

1. Shoqëria kolektive prishet:

a) kur mbaron kohëzgjatja, për të cilën është themeluar;

b) me përfundimin e procedurave të falimentimit, apo në rast të pamjaftueshmërisë së

pasurive për të mbuluar shpenzimet e procedurës së falimentimit;

c) në rast se objekti bëhet i pa realizueshëm, për shkak të mosfunksionimi të vazhduar të

organeve të shoqërisë, apo për shkaqe që tjera që e bëjnë absolutisht të pamundur vazhdimin

e veprimtarisë tregtare;

ç) në rastet e pavlefshmërisë se themelimit të shoqërisë, parashikuara nga neni 11/1 i këtij

ligji;

d) në rastet e parashikuara sipas nenit 47 të këtij ligji;

dh) në raste të tjera, të parashikuara në statut;

151 N.43 i LSHT

Page 103: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

103

e) në raste të tjera, të parashikuara me ligj;

ë) me vendim të ortakëve;

2. Prishja e shoqërisë si pasojë e një apo më shumë prej shkaqeve të parashikuara nga gërmat

“a”, “c”, “d”, “dh” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, vendoset nga shumica e ortakëve, ndërsa

në rastin e parashikuar sipas pikës “ë” është i nevojshëm një vendim unanim i ortakëve.

3. Në rast mosveprimi të ortakëve, për të vendosur prishjen e shoqërisë për rastet e

parashikuara nga gërmat “a”, “c”, “d”, “dh” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, çdo person i

interesuar mund t’i drejtohet gjykatës, në çdo kohë, për të konstatuar prishjen e shoqërisë.

4. Pavarësisht parashikimeve të mësipërme, ekzistenca e një a më shumë prej shkaqeve të

parashikuara nga gërmat “a”, “c”, “d”, “dh” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni nuk do të ketë si

pasojë prishjen e shoqërisë dhe hapjen e procedurave të likuidimit, nëse përpara vendimit

gjyqësor të formës së prerë, cituar në pikën 3 të këtij neni, shkaku i prishjes është korrigjuar,

nëse është e mundshme të korrigjohet, dhe korrigjimi është publikuar nga shoqëria në

regjistrin tregtar sipas parashikimeve të ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007 “Për Qendrën

Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar.

5. Prishja e shoqërisë si pasojë e shkaqeve të parashikuara në gërmën “b” të pikës 1 të këtij

neni, vendoset nga gjykata kompetente për procedurat e falimentimit, kur në përfundim të

këtyre procedurave, të gjitha pasuritë e shoqërisë janë likuiduar për shlyerjen në mënyrë

kolektive të detyrimeve ndaj kreditorëve, apo kur gjykata kompetente për procedurat e

falimentimit vendos rrëzimin e kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit, për shkak të

pamjaftueshmërisë së pasurisë së shoqërisë, për të mbuluar shpenzimet e procedurës së

falimentimit.

6. Prishja e shoqërisë si pasojë e shkaqeve të parashikuara në germën “ç” të pikës 1 të këtij

neni, vendoset nga gjykata kompetente, sipas parashikimeve të nenit 11/1 të këtij Ligji.”

Neni 7 i Projekt – Ligjit ka për synim të riformulojë shkaqet e prishjes së shoqërive kolektive

dhe komandite, parashikuar në nenin 43, të Ligjit nr. 9901.152

Në radhë të parë, teksti i ri i nenit 43, synon të koordinohet me dispozitën e re të nenit 11/1 në

lidhje me pavlefshmëritë e themelimit të shoqërive. Gjithashtu, ky nen i jep zgjidhje, ndër të

tjera, problemit të ngritur nga grupet e interesit në lidhje me rastet kur shoqëria gjendet ne

152 Miratuar me ligjin nr.129/2014.Të gjitha referimet në temën e trajtuar lidhur me projekt ligj dhe me

pritshmëritë pë ndryshime janë miratuar me ligjin nr.129/2014.

Page 104: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

104

pamundësi për të vazhduar veprimtarinë (psh. kur organet e saj nuk arrijnë të funksionojnë

rregullisht, për shkaqe të ndryshme si mirëkuptimi në vendimmarrjet e asamblesë,

pamundësia e arritjes së objektit etj.) dhe çështjes së ngritur nga grupet e interesit se cilët janë

personat e autorizuar për të nisur procedurat e prishjes së shoqërisë. Sipas teksti të ri të këtij

neni, shkaqet ligjore të prishjes konstatohen nga asambleja, dhe në rast mosveprimi të

asamblesë, mund të konstatohen nga gjykata me kërkesë të çdo personi të interesuar (psh.

kreditorët, ortakët e minorancës etj.). Gjithashtu, teksti i ri i nenit 43, synon të zgjidhë

problemin qe ekziston sipas parashikimeve të ligjit të falimentimit, në bazë të të cilit, gjykata

nuk zbaton falimentimin nëse pasuria e shoqërisë nuk mjafton për të përballuar as shpenzimet

e falimentimit. Në bazë të praktikës aktuale të krijuar në bazë të ligjit të falimentimit,

ekziston mundësia që një shoqëri që nuk ka pasuri të mjaftueshme as për të mbuluar

procedurat e falimentimit, mbetet e regjistruar në QKR pasi ligji i falimentimit nuk i njeh

gjykatës të drejtën për të urdhëruar çregjistrimin në këto raste. Sipas tekstit të ri, gjykata e

falimentimit, së bashku me vendimin për përfundimin e procedurave të falimentimit vendos

edhe prishjen shoqërisë, duke i njoftuar vendimin QKR, e cila çregjistron shoqërinë nga

Regjistri Tregtar pa kryer procedurat e likuidimit. I njëjti arsyetim vlen dhe në rastet e

shoqërive të tjera tregtare.

4.5. Likuidimi i shoqërive tregtare.

Likuidim i zakonshëm në gjendjen e aftësisë paguese. Prishja e shoqërisë tregtare ka

si pasojë hapjen e procedurave të likuidimit në gjendjen e aftësisë paguese me përjashtim të

rasteve kur është nisur një procedurë falimentimi.

Në shoqëritë kolektive dhe komandite likuidimi kryhet nga të gjithë ortakët apo nga një

likuidues i emëruar në mënyre unanime prej tyre.

Në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare, likuidimi kryhet nga

likuiduesit e emëruar nga asambleja e përgjithshme. Nëse asambleja e përgjithshme nuk arrin

të emërojë një likuidues brenda 30 ditëve pas prishjes, çdo person i interesuar mund t`i

drejtohet gjykatës për të përcaktuar një likuidues. Çdo person i interesuar ka të drejtë t`i

kërkojë gjykatës zëvendësimin e likuiduesit nga Asambleja e Përgjithshme nëse paraqet arsye

të mjaftueshme që objektiva e likuidimit mund të cënohet nga likuidesi i emëruar. Kërkesa

drejtuar gjykatës duhet të depozitohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e emërimit të

likuiduesit nga Asambleja e Përgjithshme. Gjykata emëron likuiduesin në rastet kur shoqëria

tregtare prishet me vendim gjykate. Vëmendja kryesore gjatë likuidimit drejtohet mbi

Page 105: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

105

likuiduesin, i cili zë vendin e administratorit/administratorëve. Të drejtar dhe detyrimet e

administratorit i transferohen likuiduesit me emërimin e tij. Veprimi i fundit i

administratorëve është të paraqesin emrin e likuiduesit dhe autoritetin e tij për të përfaqësuar

shoqërinë bashkë me dokumentat përkatëse për regjistrim. Detyra themelore e likuiduesit

është mbyllja e veprimtarisë tregtare të shoqërisë, mbledhja e kredive të paarkëtuara dhe

kontributet e pashlyera, shitja e pasurive të shoqërisë dhe shlyerja e kreditorëve duke

respektuar radhën e referimit. Likuiduesi mund të kryejë edhe veprime të reja tregtare për

mbylljen e një veprimi të papërfunduar. Likuiduesi përgatit një bilanc të gjendjes së shoqërisë

në çastin e hapjes së likuidimit dhe një bilanc përfundimtar në çastin e mbylljes së këtyre

procedurave. Nëse procedura e likuidimit zgjat më shumë se një vit, likuiduesi përgatit

gjithashtu pasqyrat financiare vjetore të shoqërisë. Likuiduesit duhet të ftojnë kreditorët e

shoqërisë për të depozituar pretendimet e tyre për prishjen e saj. Shoqëria e publikon dy herë

këtë njoftim me një interval prej 30-ditësh në faqen e saj të internetit, si dhe në faqen e

internetit të QKR–së. Në njoftim duhet deklaruar se pretendimet duhet të depozitohen brenda

30–ditëve nga data e njoftimit të fundit. Likuiduesi nuk mund të shpërndajë aktivet e mbetura

përpara afatit 3-mujor nga publikimi i thirrjes së dytë që kreditorët të paraqesin pretendimet e

tyre153. Nëse një kreditor i shoqërisë për të cilin likuiduesi është në dijeni, nuk kërkon të

drejtat e veta, shumat përkatëse depozitohen pranë gjykatës, ndërsa mallrat depozitohen në

një magazinë me shpenzimet e kreditorit. Nëse një detyrim nuk mund të shlyhet menjëherë

ose nëse është i debatueshem, aktivet mund të shpërndahen vetëm nëse kreditorit i është

dhënë garanci e përshtatshme. Në projekt ligj kjo dispozitë në pikën 1 të saj mendohet të

ndryshohet si më poshtë vijon:

Pika e parë, e nenit 199 ndryshohet si vijon:

1. Likuiduesi nuk mund të shpërndajë aktivet e mbetura të shoqërisë përpara përfundimit

të afatit të depozitimit të pretendimeve të kreditorëve, përcaktuar sipas nenit 195 të

këtij ligji.

Ky amendament i projekt–ligjit ka për synim të shkurtojë afatin e procedurave të likuidimit.

Kjo ka qenë një kërkesë e QKR.

Në bazë të padive të ngritura nga kreditoret kur likuiduesit vënë re se pasuria e shoqërisë

tregtare përfshirë kontributet e pashlyera nuk është e mjaftueshme për pagesën e këtyre

153 N.199 LSHT

Page 106: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

106

pretendimeve, likuiduesit detyrohen t`a pezullojne procedurën e likuidimit e t`i kërkojnë

gjykatës përkatëse nisjen e procedurave të falimentimit.

Pas shlyerjes së detyrimeve ndaj kreditorëve, likuiduesi u shpërndan ortakëve apo

aksionerëve aktivet e mbetura sipas të drejtave që ata kanë në ndarjen e fitimeve me

përjashtim të rastit kur statuti parashikon radhën e preferencës. Pasuritë që i janë dhënë

shoqërisë me qira apo në përdorim me çfarëdo titulli, u kthehen ortakëve apo aksionarëve.

Ortakët apo aksionarët nuk kanë të drejtën e dëmshpërblimit në rast shkatërrimi, dëmtimi apo

ulje të vlerës së pasurisë, nëse kjo nuk varet nga veprimi apo mosveprimi i shoqërisë ose i

personave që kanë vepruar në emër të saj.

Likuiduesit përgjigjen ndaj kreditorëve për dëmet e shkaktuara gjatë procedurës së likuidimit.

Krahas likuiduesve, ortakët e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar dhe aksionarët përgjigjen

ndaj kreditorëve të shoqërisë në mënyrë solidare deri në vlerën që u është shpërndarë.

Likuidimi i thjeshtëzuar154. Likuidimim i thjeshtëzuar ndryshon nga likuidimi i

zakonshëm në gjendjen e aftësisë paguese, në faktin që aty nuk është nevoja e emërimit të një

likuiduesi, por megjithatë likuidimi i thjeshtëzuar nuk duhet t’i largohet rregullit themelor të

radhës së përparësisë, sipas të cilit ortakët / aksionarët e shoqërisë kanë të drejtën të marrin

aktivet e shoqërisë vetëm pasi të jenë shlyer të gjithë kreditorët. Shoqëria tregtare mund të

likuidohet nëpërmjet një procedure të përshpejtuar nëse kjo vendoset nga të gjithë ortakët apo

aksionarët dhe kur këta deklarojnë përpara gjykatës përkatëse se të gjitha detyrimet e

shoqërisë ndaj kreditorëve janë shlyer e janë rregulluar të gjitha marrëdhëniet me

punëmarrësit. Administratorët janë përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga shkelja e detyrave të

tyre gjatë likuidimit të thjeshtëzuar, përveç administratorëve, ortakët apo aksionerët e

shoqërisë përgjigjen në mënyrë solidare deri në shumat e marra.

Pas shpërndarjes së aktiveve të mbetura155, likuiduesi e njofton QKR për përfundimin

e likuidimit dhe kërkon çregjistrimin e shoqërisë156. Dispoziata e parashikuara në nenin 201 të

këtij ligji zbatohen edhe në rastin e përfundimit të likuidimit të likuidimit të thjeshtëzuar. Kjo

dispozitë ndryshohet nga projekt-ligji.

Pas shpërndarjes së aktiveve të mbetura në vijim të procedurës së likuidimit të

thjeshtëzuar, administratori njofton Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për përfundimin e

154 N.204 i LSHT 155 N.202 i LSHT 156 Seksioni V të ligjit nr.9723 dt.3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”

Page 107: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

107

likuidimit dhe kërkon çregjistrimin e shoqërisë, në përputhje me nenin 49 të ligjit nr. 9723,

datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, i ndryshuar.”

Projekt – Ligjit ka për synim të sqarojë, sipas kërkesës së grupeve të interesit, që në rastin e

likuidimit të thjeshtëzuar, çregjistrimi i shoqërisë i kërkohet QKR nga administratori, dhe jo

nga likuiduesi, pasi likuidimi është kryer sipas procedurave të thjeshtëzuara të parashikuara

nga Ligji nr. 9901.

4.6 Riorganizimi i shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe i shoqërive aksionare .157

Një pjesë e rëndësishme e LSHT janë dhe dispozitat mbi riorganizimin e shoqërive me

përgjegjësi të kufizuar dhe i shoqërive aksionare .Dispozitat e kësaj pjese janë të zbatueshme

vetëm për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare.

Një shoqëri mund të organizohet nëpërmjet:

-bashkimit me një shoqëri tjetër

-ndarjes në dy apo më shumë shoqëri të tjera

-shndërrimit të formës ligjore.

Shoqëritë mund të riorganizohen vetëm pasi kanë qenë të regjistruara për të paktën një vit.

Bashkimi i shoqërive kryhet në përputhje me dispozitat për mbrojtjen e konkurrencës.

4.7 Bashkimi i shoqërive158

Bashkimi i shoqërive është një veprim juridik ku një a më shumë shoqëri i transferojnë të

gjitha aktivet dhe pasivet e tyre në një shoqëri tjetër dhe pastaj pushojnë së ekzistuari pa

shkuar në likuidim.

Llojet e bashkimit të shoqërive.

Bashkimi me përthithje ështe kalimi i të gjithave aktiveve e pasiveve të njërës ose më shumë

prej shoqërive, që quhen shoqëritë e përthithura të një shoqërie tjetër ekzistuese e quajtur

shoqëria përthithëse në këmbim të aksioneve apo kuotave të kësaj shoqërie. Ky proces quhet

bashkim me përthithje.

Bashkimi me krijimin e një shoqërie të re. Themelimi i një shoqërie të re tek e cila kalohen të

gjitha aktivet e pasivet e shoqërisë ekzistuese që bashkohen në këmbim të aksioneve apo

kuotave të shoqërisë së thjeshtë. Ky proces quhet bashkim me krijimin e një shoqërie të re.

157 N.214 i LSHT 158 N.215 i LSHT

Page 108: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

108

Bashkimi me krijimin e një shoqërie të re është i përafërt me bashkimin me përthithje, përveç

se shoqëria përthithëse është e sapoformuar në procesin e bashkimit.

Përfaqësuesit ligjorë të secilës prej shoqërive që marrin pjesë në bashkim hartojnë një raport

të hollësishëm ku shpjegohet marrëveshja e bashkimit dhe përshkruhen bazat ligjore dhe

ekonomike për të, e në veçanti raporti i këmbimit të aksioneve, kuotave apo të drejtave të

veçanta raporti duhet të përshkruajë edhe pasojat e këtij bashkimi mbi punëmarrësit e

shoqërive pjesëmarrëse. Përfaqësuesit ligjore të shoqërive që marrin pjesë në bashkim,

caktojnë ekspertë të pavarur të licensuar të fushave të ndryshme për të vlerësuar kushtet e

projekt- marrëveshjes së bashkimit159. Ekspertët mund të caktohen për secilën shoqëri ose në

mënyrë të përbashkët për të gjitha shoqëritë që marrin pjesë në bashkim. Ata caktohen nga

gjykata përkatëse nëse kjo kërkohet nga përfaqësuesit ligjorë. Ekspertët kanë të drejtë të

marrin nga shoqëritë që bashkohen të gjithë informacionin dhe dokumentet përkatëse si dhe

të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme. Projekt-marrëveshja e bashkimit prodhon efekte

vetëm pasi të jetë miratuar nga ortakët apo aksionaret e të gjitha shoqërive që marrin pjesë në

bashkim. Kur nga projekt-marrëveshja e bashkimit preken të drejtat e aksionarëve/ortakëve të

veçantë apo të drejta që rrjedhin nga aksione të kategorive të veçanta, atëherë projekt-

marrëveshja i nënshtrohet sipas rastit miratimit të ortakëve apo aksionarëve të prekur ose një

votimi të veçantë, i cili merret me shumicë të tre të katërtave të votave të secilës kategori

aksionesh të prekura. Kur aksionarët apo ortakët e shoqërisë që bashkohen nuk kanë dhënë

pëlqimin për bashkim atëherë këta kanë të drejtë të kërkojnë nga shoqëria blerjen me vlerë

tregu të aksioneve apo kuotave të zotëruara të tyre nga shoqëria që rezulton nga bashkimi apo

në rast mosmarrveshjesh, me çmimin e përcaktuar nga një ekspert vlerësues i pavarur, i

emëruar nga gjykata me kërkesë të këtyre aksionarëve apo ortakëve. Në mënyrë alternative

aksionarët mund të kërkojnë që shoqëria përthithëse të këmbejë aksionet e tyre me përparësi

pa të drejtë vote, me aksione me të drejtë vote.

Ndarja

Një shoqëri mund të ndahet me vendim të asamblesë së përgjithshme, duke transferuar të

gjitha aktivet e pasivet e veta në favortë dy ose më shumë shoqërive ekzistuese apo të

themeluara rishtazhi. Shoqëria që ndahet konsiderohet e prishur, por nuk kalon në proces

likuidimi160. Shoqëritë që përfshihen në një proces ndarjeje emërtohen shoqëri pritëse dhe

159 N.216 i LSHT 160 N.2227 i LSHT Nr.9901ndt.14.04.2008

Page 109: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

109

shoqëri që ndahet. Shoqëritë që fitojnë pasuritë e shoqërisë që ndahet quhet shoqëri pritëse

dhe përgjigjen në mënyrë solidare për detyrimet e kësaj të fundit.

Përgjegjësia solidare dhe e pakufizuar për detyrimet ndaj të tretëve u referohet shoqërive

pritëse dhe pasurisë së tyre dhe në asnjë rast pasurive të aksionarëve/ortakëve të shoqërive të

tyre, pasi kujtojmë këtu se përgjegjësia e ortakëve apo aksionarëve të shoqërive të kapitalit

është e kufizuar. Ndarja mund të realizohet me anë të kalimit të pasurive të shoqërisë që

ndahet në dy ose më shumë shoqeri ekzistuese ose shoqëri të reja, të krijuara me qëllim

realizimin e procesit të ndarjes. Aksionet/kuotat e shoqërisë së ndarë mund t’u shpërndahen

aksionarëve/ortakëve të shoqërive pritëse.

Në përpjestim me aksionet/kuotat që ata kanë në shoqërinë e ndarë (ndarja

përpjestimore)

Duke iu shmangur raporteve të mëparshme (ndarja jopërpjestimore) dhe duke krijuar

raporte të reja midis aksionarëve/ortakëve.161

Përveç përcaktimit të mënyrës se si do të ndahen aksionet, procedura e ndarjes është e njëjtë

me atë të të bashkimit. Ajo kalon nëpër të njëjtat faza të hartimit të projekt-marrëveshjes,

hartimit të raportit nga përfaqësuesit ligjorë, kërkimit të një ekspertize të pavarur nga një

ekspert i licensuar i fushës, nëse kjo kërkohet nga aksionarët/ortakët e shoqërive të përfshira

në proces, publikimit të projekt-marrëveshjes dhe dokumentave të tjera në QKR të paktën një

muaj para mbledhjes së APA që do të miratojë marrëveshjen, mbledhjen e APA dhe

miratimin e marrëveshjes së ndarjes, publikimin e vendimit të APA dhe procesverbalit për

ndarjen në Q.K.R. Vetëm pas plotësimit të kësaj procedure, me publikimin e vendimit të

ndarjes të miratuar nga APA, mund të realizohen dhe marrin fuqi ligjore aktet e mëposhtme:

Prishja pa likuidim dhe fshirja nga regjistri tregtar i shoqërisë që ndahet,

Kalimi te shoqëritë pritëse të të gjitha aktiveve e pasiveve të shoqërisë që ndahet,

Aksionarët/ortakët e shoqërisë që ndahet bëhen aksionarë/ortakë të një ose më shumë

shoqërive pritëse në përputhje me raportin e ndarjes.

Dhe në rastin e procedurave të ndarjes së një shoqërie, vlejnë dispozitat e trajtuara më sipër

për përgjegjësinë ndaj të tretëve të administratorëve, anëtarëve të këshillit, ekspertëve të

licensuar dhe vetë shoqërisë.

Shndërrimi

161 Manuali për LSHT-në, fq.138,139

Page 110: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

110

Një shoqëri tregtare mund ta ndryshojë formën e vet ligjore nëpërnjet shndërrimit. LSHT njeh

dy forma të shndërrimit:

Shoqëria me përgjegjesi të kufizuar mund të shndërrohet në shoqëri aksionare, dhe

anasjelltas.

Një shoqëri aksionare me ofertë private mund të shndërrohet në një shoqëri aksionare

me ofertë publike dhe anasjelltas,

Kjo nëse përmbushen kërkesat e LSHT,e QKR dhe ligjit për tituj.

Ndryshe nga bashkimet dhe ndarjet, një proces i tillë nuk çon në prishjen e shoqërisë që

shndërrohet, e për rrjedhojë nuk sjell pasoja mbi të drejtat dhe detyrimet që shoqëria ka marrë

përsipër ndaj të tretëve162. Me anë të shndërrimit, një shoqëri thjesht ndryshon formën e saj

ligjore pa e humbur identitetin e saj. Kështu shoqëria e shndërruar nuk ndjek pozicionin ligjor

të shoqërisë ekzistuese pavarësisht ndyshimit të formës së saj ligjore, por shoqëria ruan

identitetin e saj ligjor. Administratorët e shoqërisë që shndërrohet hartojnë një raport të

hollësishëm ku shpjegohen bazat ligjore dhe ekonomike të shndërrimit të propozuar. Në

raport përshkruhen edhe vështirësitë e veçanta, të cilat janë hasur, përshkruhet edhe efekti që

do të ketë shndërrimi te punëmarrësit e shoqërisë.

Vendimi për shndërrimin e shoqërisë duhet të merret nga asambleja e përgjithshme me një

shumicë të cilësuar prej tre të katërtave. Nëse shndërrimi ka si pasojë ndryshimin e të drejtave

dhe detyrimeve të veçanta të aksionerëve apo ortakëve, atëherë vlefshmëria e vendimit të

shndërrimit i nënshtrohet miratimit të aksionerëve apo ortakëve të prekur. Administratorët

thërrasin të gjithë aksionarët apo ortakët që nuk ishin të pranishëm apo të përfaqësuar në

mbledhjen e asamblesë që ka vendosur shndërrimin, duke u kërkuar të deklarojnë me shkrim

nëse e pranojnë apo jo shndërrimin e shoqërisë sipas vendimit përkatës. Thirrja e aksionarëve

/ortakëve bëhet me shpallje, e cila publikohet pranë QKR–së dhe në faqen e internetit të

shoqërisë dy herë me një interval të ndërmjetëm prej jo më pak se 15 ditë, dhe jo me shumë

se 30 ditë. Aksionerët/ortakët e thirrur duhet të depozitojnë në selinë e shoqërisë deklaratën

me shkrim brenda 60 ditëve nga publikimi i fundit i thirrjes. Me regjistrimin e shndërrimit të

saj pranë QKR–së, shoqëria vazhdon të ekzistojë në formën ligjore të përcaktuar në vendimin

e shndërrimit, ndërsa të gjithë ortakët / aksionerët e saj qëndrojnë me të njëjtën cilësi në

raport me shoqërinë e shndërruar. Gjithashtu, të drejtat e palëve të treta për aksionet e

shoqërisë që transformohet vazhdojnë të zbatohen edhe për aksionet e shoqërisë së

162 N.228/3 i LSHT

Page 111: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

111

shndërruar. Ky rregull i fundit garanton që të drejtat e palëve të treta, sidomos pengjet jepen

automatikisht në paketën e re të të drejtave të anëtarësisë.

Ndonëse shoqëria e shndërruar mbart të gjitha detyrimet ndaj kreditorëve të shoqërisë në

formën e mëparshme, ligji gjen përsëri me vend rregullimin e të drejtave të kreditorëve dhe

garancive që u duhen ofruar. Ligji parashikon se dispozitat që u shtjelluan në rastin e procesit

të bashkimit për mbrojtjen e të drejtave të kreditorëve dhe garancive që u duhen ofruar. Ligji

parashikon se dispozitat që u shtjelluan në rastin e procesit të bashkimit për mbrojtjen e të

drejtave të kreditorëve, zotëruesve të obligacioneve dhe aksionarëve në pakicë, që nuk kanë

rënë dakord me riorganizimin, zbatohen edhe në rastin e shndërrimit të shoqërive.

Mund të përmendim si shembull ofrimin e garancive që duhet t’u jepen zotëruesve të

obligacioneve të konvertueshme në aksione në rastin kur shoqëria aksionare që i ka emëtuar

shndërrohet në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar;kjo e fundit nuk mund të emëtojë tituj dhe

të tërheqë kapital nga të tretët në këtë mënyrë. Shoqëria e shndërruar është e detyruar të

lëshojë një deklaratë të hartuar sipas nenit 221/1 dhe të përmbushë detyrimet e

përcaktuara163.

Përfaqësuesit ligjorë dhe anëtarët e këshillit të administrimit apo të këshillit mbikëqyrës të

shoqërisë në shndërrim, si dhe vetë shoqëria, janë përgjegjës solidarisht për dëmet që u

shkaktohen të tretëve nga procesi i shndërrimit. Përgjegjësia e tyre trajtohet nga të njëjtat

dispozita që u shtjelluan më lart, në rastin e bashkimit të shoqërive.

Ligji rikujton pasojat e shndërrimit që gjenerohen pas publikimit të këtij akti në QKR:

Shoqëria që shndërrohet vazhdon të ekzistojë në formën ligjore të përcaktuar në vendimin e

shndërrimit;

Aksionarët/ortakët e shoqërisë që shndërrohet marrin pjesë në shoqërinë e re, sipas kushteve

të përcaktuara në këtë ligj;

Të drejtat e personave të tretë për aksionet/kuotat e shoqërisë që transformohet vazhdojnë të

zbatohen edhe për aksionet/kuotat e shoqërisë së shndërruar164.

4.8 Kuptimi i bashkimit ndërkufitar të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar

Në ekzistencën e nevojës për bashkëpunim dhe konsolidim ndërmjet shoqërive tregtare me

përgjegjësi të kufizuar nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian, dhe konkretisht lidhur me

bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare me përgjegjësi të kufizuar, është vënë re se ato

163 E drejta shqiptare e shoqërive tregtare, Argita Malltezi, fq.282 164 N.229 i LSHT nr.9901 dt.14.04.2008

Page 112: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

112

hasin në shumë vështirësi legjislative dhe administrative në Komunitet për këtë proces. Në

këtë mënyrë, u pa e nevojshme, me qëllim plotësimin dhe funksionimin e tregut të vetëm, të

parashikohen dispozita të Komunitetit për kryerjen e bashkimit ndërkufitar ndërmjet llojeve

të ndryshme të shoqërive tregtare me përgjegjësi të kufizuar, të cilat duhet të rregullohen nga

ligjet e Shteteve Anëtare të ndryshme.

Synimi i kësaj direktive165 ishte të lehtësonte bashkimin ndërkufitar të shoqërive

tregtare me përgjegjësi të kufizuar. Ligjet e shteteve anëtare duhet të përshtateshin në mënyrë

që të lejonin bashkimin ndërkufitar të një shoqërie tregtare të brendshme, të një shteti anëtar,

me përgjegjësi të kufizuar, me një shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar të një Shteti

Anëtar tjetër, nëse legjislacioni i brendshëm i shteteve anëtare në fjalë e lejonte bashkimin

ndërmjet shoqërive tregtare të këtyre llojeve.

Vetëm në rast se do parashikohej ndryshe në direktivë, atëherë secila shoqëri tregtare që merr

pjesë në bashkimin ndërkufitar dhe secila palë e tretë që do ndikohej nga bashkimi, mbetet

objekt i dispozitave dhe formaliteteve të legjislacionit të brendshëm, i cili do të ishte i

zbatueshëm në rastin e një bashkimi të brendshëm. Legjislacioni i brendshëm, në asnjë rast

nuk duhet të përmbajë dispozita apo formalitete, që të parashikojnë kufizime mbi lirinë e

vendosjes apo mbi lëvizjen e lirë të kapitalit, me përjashtim të rasteve kur kjo mund të

justifikohet në përputhje me jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë dhe në veçanti me

kërkesat e interesit të përgjithshëm dhe janë kufizime të nevojshme dhe të përpjesëtueshme

me arritjen e këtyre kërkesave madhore. Në këtë kuadër u hartua dhe ligji 110/2012 “Për

bashkimin ndërkombëtar të shoqërive tregtare”. Ky ligj është përafruar plotësisht me:

Direktivën 2005/56/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 26 tetor 2005 “Për

Bashkimin Ndërkufitar të Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar”.

Në mënyrë që të mbrohen interesat e pronarëve dhe të tjerëve, si projektkushtet e përbashkëta

të bashkimit ndërkufitar, ashtu edhe realizimi i bashkimit ndërkufitar është parashikuar të

publikohen për secilën shoqëri tregtare pjesëmarrëse të dhënat, përmes regjistrimit në

regjistrin e duhur publik. Në këtë rast është QKR, e cila mban regjistrin tregtar të Republikës

së Shqipërisë, në përputhje me ligjin që rregullon funksionimin e këtij institucioni166.

Ligjet e Shteteve Anëtare duhet të parashikojnë hartimin në nivel të brendshëm të një raporti

për projektkushtet e përbashkëta të bashkimit ndërkufitar, nga një ose më shumë ekspertë në

165 Direktivë 2005/56/KE e Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 26 tetor 2005, për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare me

përgjegjësi të kufizuar 166 Ndryshuar me hyrjen në fuqi të ligjit për qendrën kombëtare të biznesit.

Page 113: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

113

emër të secilës prej shoqërive tregtare që marrin pjesë në bashkim167. Për t’i kufizuar kostot e

ekspertëve, të lidhura me bashkimin ndërkufitar, duhet parashikuar mundësia për të hartuar

një raport të vetëm, të synuar për të gjithë pronarët e shoqërive tregtare që marrin pjesë në një

operacion bashkimi ndërkufitar. Projektkushtet e përbashkëta të bashkimit ndërkufitar duhen

miratuar nga asambleja e secilës prej këtyre shoqërive tregtare.

Ligji për Bashkimet ndërkufitare, aplikohet vetëm nëse të paktën njëra nga shoqëritë

pjesëmarrëse në bashkim është shoqëri shqiptare168. Ky ligj nuk zbatohet për bashkimet

ndërkufitare që përfshijnë shoqëri, objekt i aktivitetit të të cilave është investimi kolektiv i

kapitalit të dhënë nga publiku, që veprojnë në bazë të parimit të shpërndarjes së rrezikut dhe

që titujt e të cilave, me kërkesë të mbajtësit të tyre, riblihen ose shlyhen, drejtpërdrejt apo në

mënyrë të tërthortë, nëpërmjet aktiveve të kësaj shoqërie. Çdo veprim i kryer nga këto

shoqëri për të garantuar që vlera e këmbimit të titujve të mos ndryshojë në mënyrë të

konsiderueshme me vlerën neto të aktiveve njësohet me veprimet e riblerjes ose të shlyerjes

së titujve të tyre.

Për t’i lehtësuar operacionet e bashkimit ndërkufitar, duhej parashikuar që monitorimi i

realizimit dhe ligjshmërisë së procesit të vendimmarrjes në secilën prej shoqërive tregtare

pjesëmarrëse në bashkim të bëhet nga një organ kombëtar, i cili duhet të ketë juridiksion mbi

secilën prej këtyre shoqërive tregtare, ndërsa monitorimi i realizimit dhe ligjshmërisë së

bashkimit ndërkufitar duhet të realizohet nga organi kombëtar që ka juridiksion mbi

shoqërinë tregtare që lind nga bashkimi ndërkufitar. Organi kombëtar në fjalë mund të jetë

gjykatë, noter ose çdo organ tjetër kompetent i caktuar nga Shteti Anëtar në fjalë. Duhet

përcaktuar edhe ligji i brendshëm i cili përcakton datën e hyrjes në fuqi të bashkimit

ndërkufitar, ligj ky, të cilit i nënshtrohet edhe shoqëria tregtare që lind nga bashkimi

ndërkufitar169. Çertifikata e parabashkimit është deklarata e redaktuar nga noteri i autorizuar,

në bazë të kërkesave të ligjit Shqiptar që rregullon noterinë e në përputhje dhe me

parashikimet e këtij ligji, me kërkesë të përfaqësuesit ligjor të shoqërive tregtare shqiptare

pjesmarrëse në bashkim, që vërteton përmbushjen e kushteve juridike të bashkimit

ndërkufitar170. Noteri i autorizuar është i detyruar të bëjë publik çdo konflikt interesi që mund

të ketë në çdo moment gjatë ndjekjes së procedurave të lëshimit të çertifikatave të

parabashkimit. Gjatë vlerësimit të kushteve e dokumentacionit të bashkimit ndërkufitar,

167 N.7/ i Ligjit nr.110/2012 “Për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare” 168 N.2/ i Ligjit nr.110/2012 “Për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare”

169 GZ L 254, 30.09.1994, fq. 64. Direktivë e ndryshuar nga Direktiva 97/74/KE (GZ L 10, 16.01.1998, fq. 22). 170 N.3/3 e Ligjit nr.110/2012 “Për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare”

Page 114: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

114

përputhshmëria e akteve të shoqërive europiane për bashkimin ndërkufitar me ligjin përkatës

të vendit europian, konsiderohet si përfundimisht e vërtetuar kur çertifikata e parabashkimit

është lëshuar për të gjitha shoqëritë pjesëmarrëse, në përputhje me nenin 4 të këtij neni, si dhe

me procedurat, sipas ligjit shqiptar për themelimin e shoqërisë së re shqiptare171.

Është e rëndësishme që paraprakisht për të mbrojtur interesat e pronarëve dhe të tretëve,

duhen përcaktuar pasojat juridike të bashkimit ndërkufitar. Kështu, duhet bërë qartë dallimi

nëse shoqëria tregtare që lind nga bashkimi ndërkufitar është shoqëri tregtare blerëse apo

shoqëri tregtare e re. Pra, sipas rastit, përcaktohet nëse shoqëria shqiptare apo shoqëria

europiane, është shoqëri përthithëse apo shoqëri e re172. Në rast të kundërt, ekziston mundësia

që pas datës kur fillon të prodhojë pasoja juridike bashkimi ndërkufitar, bashkimi të mund të

deklarohet dhe nul dhe i pavlefshëm173.

4.9 Direktiva për bashkimin ndërkufitar.

Direktiva me të cilën është përafruar terësisht legjislacioni ynë në këtë fushë, nuk e cënon

zbatimin e legjislacionit për kontrollin e përqendrimeve ndërmjet ndërmarrjeve, kjo si në

nivel të Komunitetit Europian174, ashtu dhe në nivel të Shteteve Anëtare175.

Janë vetë vendet e komunitetit të cilat rregullojnë ndërmjetësit kreditues dhe ndërmarrjet e

tjera financiare, dhe përcaktojnë normat kombëtare të vendosura apo të futura në përputhje

me legjislacionin në fjalë176. Direktiva me të cilën është përshtatur ky ligj nuk cënon këtë

pjesë të legjislacionit.

Shoqëritë shqiptare pjesëmarrëse mbeten të detyruara të zbatojnë dispozitat e ligjit

shqiptar që rregullon organizimin dhe funksionimin e shoqërive tregtare, duke

përfshirë edhe dispozitat që mbrojnë kreditorët dhe ortakët/aksionarët në pakicë, që

janë kundër bashkimit ndërkufitar, për aq sa këto dispozita nuk bien në kundërshtim

me dispozitat e këtij ligji.

Bashkimi ndërkufitar i shoqërive, sipas parashikimeve të këtij ligji, nuk përjashton

zbatimin e kërkesave dhe miratimeve rregullatore, të përcaktuara nga legjislacioni i

171N.5 Ligjit nr.110/2012 “Për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare” 172 N3/11 Ligjit nr.110/2012 “Për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare” 173 GZ L 294, 10.11.2001, fq. 1. Rregullore e ndryshuar nga Rregullorja (KE) nr. 885/2004 (GZ L 168,

01.05.2004, fq. 1).

174 përmes Rregullores (KE) nr. 139/2004 [3] 175 GZ L 294, 10.11.2001, fq. 22. 176 GZ C 321, 31.12.2003, fq. 1.

Page 115: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

115

zbatueshëm shqiptar, në lidhje me përqendrimet e ndërmarrjeve dhe mbrojtjen e

konkurrencës apo të kërkesave dhe miratimeve të autoriteteve të tjera rregullatore e

licensuese, të parashikuara me ligj177.

Gjithashtu, kjo direktivë nuk e cënon legjislacionin e Shteteve Anëtare, të cilat kërkojnë

dhënien e informacionit për vendin e administratës qendrore apo vendndodhjen parësore të

aktivitetit, që propozohet për shoqërinë tregtare që lind nga bashkimi ndërkufitar178. Pa cënuar

të drejtat e tjera, që i njihen sipas këtij ligji, organi i posaçëm i negocimit dhe, pas formimit të

tij, organi përfaqësues i punëmarrësve, kanë të drejtën të informohen, të konsultohen dhe të

takohen, për këtë qëllim, me përfaqësuesit ligjorë të shoqërive pjesëmarrëse dhe shoqërisë

shqiptare që rezulton nga bashkimi179. Përfaqësuesit ligjorë nuk vënë në dispozicion

informacionin, përhapja e të cilit, për nga natyra e tij sipas kritereve objektive, do të dëmtonte

seriozisht funksionimin e shoqërisë shqiptare që rezulton nga bashkimi, apo të njësive të

prekura180.

Një ndër pikat kryesore që vlen për t’u ndalur janë dhe të drejtat e punëmarrësve, me

përjashtim të të drejtave të pjesëmarrjes, të cilat duhet të mbeten objekt i dispozitave të

brendshme duke respektuar dispozitat mbi largimet kolektive nga puna apo mbrojtjen e të

drejtave të punëmarrësve në rast të kalimit të ndërmarrjeve, aktiviteteve tregtare ose pjesëve

të ndërmarrjeve ose aktiviteteve tregtare181.

Punëmarrësit kanë të drejta pjesëmarrjeje në njërën prej shoqërive tregtare pjesëmarrëse në

bashkim, sipas rrethanave të parashikuara në këtë direktivë, dhe nëse legjislacioni i

brendshëm i Shtetit Anëtar në të cilin ka selinë e regjistruar shoqëria tregtare që lind nga

bashkimi ndërkufitar, nuk parashikon të njëjtin nivel pjesëmarrjeje që ofrohet në shoqëritë

tregtare përkatëse pjesëmarrëse në bashkim, duke përfshirë edhe komitetet e këshillit të

mbikëqyrjes me kompetenca vendimmarrëse, ose nuk parashikon të njëjtin tagër për

ushtrimin e të drejtave për punëmarrësit e njësive që lindin nga bashkimi ndërkufitar, duhet

rregulluar pjesëmarrja e punëmarrësve në shoqërinë tregtare që lind nga bashkimi ndërkufitar

dhe përfshirja e tyre në caktimin e këtyre të drejtave. Për këtë qëllim, janë marrë parasysh

177N.4. Zbatimi i ligjeve te tjera Ligji nr.110/2012 “Për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare” 178 Direktiva e Parë e Këshillit 68/151/KEE, datë 9 mars 1968, për bashkërendimin e elementeve mbrojtëse të

cilat ua kërkojnë Shtetet Anëtare shoqërive tregtare për mbrojtjen e interesave të pronarëve, në kuadër të

paragrafit të dytë të nenit 58 të Traktatit, për vendosjen në një nivel të elementeve mbrojtëse në të gjithë

Komunitetin (GZ L 65, 14.03.1968, fq. 8). Direktivë e ndryshuar së fundi nga Akti i Aderimit i vitit 2003. 179 N.22 Ligjit nr.110/2012 “Për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare” 180 N.22/5 Ligji nr.110/2012 “Për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare”

181 N.16. Kreu III nr.110/2012 “Për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare”

Page 116: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

116

parimet dhe procedurat e parashikuara në Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 2157/2001, datë 8

tetor 2001, për statutin e shoqërisë tregtare europiane (SE) dhe në Direktivën e Këshillit

2001/86/KE, datë 8 tetor 2001, e cila plotëson statutin për shoqërinë tregtare europiane në

lidhje me përfshirjen e punëmarrësve, por në varësi të ndryshimeve që konsiderohen të

nevojshme ngaqë shoqëria tregtare që lind nga bashkimi do t’u nënshtrohet ligjeve të

brendshme të Shtetit Anëtar ku ka selinë e regjistruar.

Me qëllim konstatimin e nivelit të pjesëmarrjes së punëmarrësve të ushtruar në shoqëritë

tregtare pjesëmarrëse në bashkim, është parë edhe përpjesëtimi i përfaqësuesve të

punëmarrësve mes anëtarëve të ekipit të administratorëve, që mbulon repartet fitimprurëse të

shoqërive tregtare, në varësi të pjesëmarrjes së punëmarrësve.

Duhet patur parasysh që ligji “Për bashkimet ndërkufitare” nuk zbatohet për shoqëritë objekti

i të cilave është investimi kolektiv i kapitalit të dhënë nga publiku, që veprojnë në bazë të

parimit të shpërndarjes së rrezikut dhe që titujt e të cilave, me kërkesë të mbajtësit të tyre,

riblihen ose shlyhen, drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet aktiveve të kësaj

shoqërie182. Nëse shoqëria shqiptare që rezulton nga bashkimi është një shoqëri aksionare,

atëherë ajo duhet të organizohet me sistemin e administrimit me dy nivele, sipas

parashikimeve të ligjit shqiptar që rregullon organizimin dhe funksionimin e shoqërive

tregtare. Funksionet mbikëqyrëse dhe administrative duhet të jenë të ndara nga njëra tjetra.

Nëse shoqëria shqiptare që rezulton nga bashkimi është një shoqëri me përgjegjësi të

kufizuar, atëherë ajo duhet të krijojë një organ të posaçëm, i cili duhet të ushtrojë këto

funksione të mbikëqyrjes: të kontrollojë e të mbikëqyrë zbatimin e politikave tregtare të

shoqërisë nga administratorët; të përgatisë, me kërkesë të asamblesë së përgjithshme,

propozimin e masave, që janë në kompetencë të kësaj të fundit, dhe t’i rekomandojë vendimet

e nevojshme për t’u marrë, si dhe të mbikëqyrë zbatimin e vendimeve të asamblesë; të

thërrasë mbledhjen e asamblesë së përgjithshme, sa herë vlerësohet e nevojshme për interesat

e shoqërisë; të kujdeset që shoqëria të respektojë ligjin dhe standardet e kontabilitetit; të

shqyrtojë e të kontrollojë librat kontabël, dokumentet dhe aktivet e shoqërisë; të sigurojë që

pasqyrat financiare vjetore, raportet e ecurisë së veprimtarisë dhe detyrimet e tjera të

raportimit e publikimit, të detyrueshme në bazë të ligjit apo statutit, të kryhen me saktësi nga

administratorët; të sigurojë, kur kjo është e detyrueshme, sipas ligjit dhe/ose statutit, se

auditimi i librave dhe i regjistrimeve kontabël të kryhet, të paktën, një herë në vit nga një

ekspert kontabël i autorizuar, i pavarur, e raporti i auditimit t’i vihet në dispozicion asamblesë

182 N.2.Ligji nr.110/2012 “Për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare”

Page 117: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

117

së përgjithshme; t’i propozojë asamblesë së përgjithshme shpërblimin e administratorëve; të

miratojë marrjen përsipër të detyrimeve me vlerë më të lartë se 5 për qind të aktiveve të

shoqërisë, që rezulton në pasqyrat e fundit financiare, të certifikuara, nëpërmjet nënshkrimit

të huave apo emetimit të obligacioneve ose instrumenteve të tjera të borxhit.

Ligji në dispozitat e fundit dhe kalimtare ka menduar më tej dhe për bashkimet vijuese të

karakterit kombëtar, në kuptimin kur pas një bashkimi ndërkufitar shoqëria shqiptare që

rezulton nga bashkimi, bashkohet me një shoqëri tjetër shqiptare, atëherë pjesëmarrja e

punëmarrësve rregullohet nga ligji shqiptar.Nëse ky nivel pjesmarrjeje është më i ulët se

niveli i arritur, sipas këtij ligji në zbatim të bashkimit ndërkufitar, atëherë niveli i

pjesëmarrjes së punëmarrësve, i arritur nëpërmjet zbatimit të bashkimit ndërkufitar, do të

vazhdojë të zbatohet edhe për tre vite pas regjistrimit në QKR të bashkimit kombëtar.

Page 118: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

118

KREU V

REFORMA LIGJORE DHE RISITË NË PROCESIN E LIÇENSIMIT TË BIZNESIT

5.1 Historiku i liçensimit të biznesit në Shqipëri.

Në vazhdimësinë e reformave ligjore, për lehtësimin e veprimtarisë së biznesit pa

diskutim që ligji Nr.9723 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” dt.3.5.2007, pati ndikimin

e tij. Për një kategori të caktuar sipërmarrjesh, ishte e nevojshme që pas regjistrimit në

Q.K.R., të merrnin një miratim nga institucionet që kishin të drejtën e liçensimit të aktivitetit

të tyre, pasi regjistrimi nuk ishte i mjaftueshëm dhe aktiviteti do konsiderohej i paligjshëm.

Aplikimi për të fituar liçensën bëhej pranë organeve kompetente që mund të ishin ministritë,

agjencitë apo entet publike të ndryshme shtetërore, të cilat kishin të drejtën e liçensimit (si

p.sh.Enti Rregullator i Energjisë Elektrike) etj, pranë të cilave duhej të ngriheshin komisione

të posaçme liçensimi për të realizuar këtë funksion.

Në plotësim te kuadrit rregulator ligjor më 23 Shkurt 2009 u miratua ligji 10081 “Për

liçensat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, ligj në bazë të të cilit sot

funksionon dhe Qëndra Kombëtare e Licensimit,183 si një tjetër lehtësi në zhvillimin e

biznesit në Shqipëri.

Për të krijuar një ide më konkrete mbi lehtësitë e krijuara nga ky ligj, duhet të analizojmë

historikun e liçensave dhe proçedurave tradicionale të liçensimit.

Subjekti privat për të përfituar liçensë për ushtrimin e aktivitetit tregtar duhet të

plotësojë disa kushte, në mënyrë që të krijojë bindjen e plotë që është ne gjendje të ushtrojë

aktivitetin për të cilin ka aplikuar dhe i plotëson të gjitha kërkesat dhe kriteret ligjore. Kriteret

mund të jenë jo vetëm të karakterit juridik, por edhe të karakterit teknik dhe ekonomik.

Për të krijuar një ide më të saktë të procedurës tradicionale të liçensimit, marrim shembull

konkret kriteret dhe procedurat që duhej të plotësoheshin për hapjen e një institucioni arsimor

privat të arsimit parauniversitar. Leja e funksionimit të këtij institucioni duhej të realizohej

nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës184.

Në bazë të Udhëzimit nr. 26, datë 07.09.2007 të Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës "Për

kriteret dhe proçedurat e dhënies së lejes së funksionimit për institucionet arsimore private

dhe instiucionet arsimore plotësuese private parauniversitare", subjekti privat aplikues, i cili

183 Qendra Kombëtare e Biznesit 184 Sot Ministria e Arsimit dhe Sportit

Page 119: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

119

duhet të ishte vetëm një person juridik, vendas apo i huaj, duhet të paraqiste pranë Drejtorisë

së Shërbimeve Juridike kërkesën për llojin e institucionit arsimor për të cilin kërkonte të

pajisej me leje funksionimi (institucione arsimore private dhe institucione arsimore

plotësuese private parauniversitare), të shoqëruar me dokumentet, të cilat duhet të ishin të

nënshkruara nga subjekti aplikant. Kriteret konkrete që duheshin të plotësoheshin nga personi

juridik, dhe që parashikoheshin në këtë udhëzim ishin:

a) Formulari i vetëdeklarimit, i cili është i përbërë nga dy pjesë:

Pjesa e parë përmbante / deklaratën e subjektit mbi gjeneralitetet e tij; etj

Pjesa e dytë përmbante deklaratën e subjektit se njeh dhe zbaton aktet ligjore

dhe nënligjore të fushës përkatëse, si dhe mban përgjegjësi të plotë se i gjithë

informacioni në formularin e plotësuar është i vërtetë.

Ndër të tjera, pa diskutim, çdo aplikim do shoqërohej dhe me dokumentacionin teknik të

nevojshëm. Në rast se vëreheshin mangësi apo deklarime të rreme lidhur me kërkesat e këtij

udhëzimi, subjekti njoftohej për ndërprerjen e proçedurës së filluar për leje, nga Ministria e

Arsimit dhe Shkences (MASH).

Në këtë udhëzim parashikoheshin krahas kritereve të posaçme që duhet të plotësoheshin për

të fituar të drejtën e marrjes së lejes së funksionimit për hapjen e një institucioni arsimor

parauniversitar, edhe e gjithë procedura që duhej ndjekur deri në marrjen përfundimtare të

lejes së funksionimit, e cila jepej me urdhër të Ministrit te Arsimit dhe Shkencës. Kështu, në

udhëzim parashikohej ngritja e një komisioni të posaçëm, të përhershëm i cili merte në

shqyrtim të gjitha dosjet e ardhura për aplikim dhe të depozituara në MASH. Komisioni

përbëhej nga specialistë të fushës së arsimit parauniversitar, juristë, ekonomistë dhe

inxhinierë. Dosjet paraprakisht shqyrtoheshin nga sekretariati teknik i cili vepronte pranë

këtij komisioni. Sekretariati kontrollonte dosjet në përputhje me kriteret, afatet dhe

procedurat që kishin ndjekur deri në shqyrtimin e tyre nga komisioni, tek i cili kalonin të

gjitha dosjet. Gjithashtu, po në këtë fazë shqyrtimi (nga sekretariati teknik) u kërkohej edhe

drejtorive arsimore rajonale / zyrave arsimore të kontrollonin në vend gjendjen fizike të

objekteve të ndërtuara, të cilat pas miratimit do të funksionin si shkolla nëse do të pranohej

që atyre t'u jepej leja e funksionimit në përputhje me standardet normative të përcaktuara për

institutionet arsimore.

Me ardhjen e përgjigjes pozitive nga zyrat rajonale, më pas dosja kalonte për shqyrtim të

mëtejshëm në komision, pasi kalonte filtrin e parë të shqyrtimit nga sekretariati teknik. Në

Page 120: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

120

rastet kur objektet e inspektuara nuk plotësonin kërkesat dhe standardet e vendosura për

realizimin e plotë të proçesit mësimor, atëhere Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndërpriste

procedurat e filluara për leje, duke njoftuar subjektin përkatës.

Në komision shqyrtoheshin të gjitha kërkesat e depozituara me dosjet shoqëruese dhe në rast

konstatimi qoftë edhe të një mangësie të dokumentacionit të përgjithshëm apo teknik,

komisioni vendoste refuzimin e kërkesës, e cila i bëhej e ditur me anë të një shkrese të

MASH edhe subjektit aplikues lidhur me vendimin e marrë nga ky komision. Në rastin e

pranimit të kërkesës, pas marrjes së vendimit nga komisioni, i sugjerohej Ministrit të Arsimit

dhe Shkencës për këtë pranim dhe nxjerrjen e urdhrit të miratimit të dhënies së lejes së

funksionimit për hapjen e një institucioni privat parauniversitar apo institucioni privat

plotësues parauniversitar. Me miratimin e urdhrit nga Ministri, pas propozimit të dhënë nga

komisioni me vendim, i bëhej me dije subjektit aplikues privat për të drejtën e marrjes së

kësaj lejeje dhe ushtrimin e veprimtarisë në fushën e arsimit parauniversitar, por duke

parashikuar në urdhër edhe disa detyrime të tjera që duhet të plotësoheshin

domosdoshmërisht nga subjekti (pagesa e tarifës së shërbimit, paraqitja e numrit të nxënësve

dhe listës së mësuesve që do të fillonin dhe mbaronin vitin shkollor, planin mësimor,

programet lëndore dhe strukturën që do të përdorte institucioni në fillim të çdo viti shkollor,

çertifikatën e regjistrimit në organin tatimor, listën e veprimtarive jashtëshkollore që janë

parashikuar të zhvillohen gjatë vitit shkollor (për institution arsimor privat parauniversitar

etj.).

Gjithashtu, në udhëzim parashikohej se të gjitha materialet që mbaheshin nga shkollat private

parauniversitare si: regjistra, regjistër amze, indekse alfabetik, statistika të numrit të nxënësve

dhe të mësuesve etj. duhej t'u viheshin në dispozicion organeve kontrolluese kompetente.

Moszbatimi apo mosrespektimi i këtyre detyrimeve, si dhe mosdhënia apo fshehja e këtyre

informacioneve, ndaj organeve kontrolluese kompetente, të cilat do të verifikojnë apo

kontrollojnë funksionimin dhe mbarëvajtjen e këtyre institucioneve arsimore përbënte

kundravajtje administrative. Kundravajtësit, në çdo rast dënohen me gjobë, siç është

parashikuar në ligj, ose me heqje të lejes së dhënë. Pra në udhëzim parashikoheshin edhe

raste marrje masash ndaj subjekteve private që nuk respektonin rregullat e parashikuara në

këtë udhëzim dhe në urdhrin e dhënies së lejes së funksionimit. Kështu, në rast mos ushtrimi

brenda një viti shkollor nga momenti i marrjes së liçensës të aktivitetit për të cilin ishte marrë

leja, subjekti humbiste automatikisht të drejtën për të ushtruar këte aktivitet. Për të rifilluar

aktivitetin, ai duhet të paraqiste kërkesë me dokumentacionin shoqërues, nga fillimi.

Page 121: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

121

Të drejtën e pezullimit të përkohshëm, deri në 1 vit kalendarik të institucionit arsimor privat e

kishte (por edhe e ka) Ministria e Arsimit dhe Shkences, me kërkesë të vetë subjektit ose me

propozim të Drejtorise së Inspektimit, Drejtorive Arsimore Rajonale apo Zyrave Arsimore, në

rast shkelje të kritereve të përcaktuara në dokumentacionin përkatës ligjor e nënligjor.

Në këtë mënyrë rregulloheshm dhëniet e lejeve dhe liçensave edhe nga institucione të tjera të

cilat kishin të drejtën e pajisjes me liçense të organizmave të ndryshëm privat. Pra me akte

ligjore e nënligjore rregulloheshin kriteret, kushtet, afatet e proçedurat e fitimit, ndryshimit

dhe shuarjes së të drejtës për pajisje me leje apo liçensë.

5.2 Ligji Nr. 10081 dt.23.02.2009 “Për liçensat autorizimet dhe lejet në Republikën e

Shqipërisë”

Qendra Kombëtare e Liçensimit është krijuar dhe funksionon sipas Ligjit nr.l0081, datë

23.02.2009 "Për liçensat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë"".

Qëllimi i këtij ligji185 është reduktimi i barrierave administrative nepërmjet një rregullimi në

terësi dhe koherent i sistemit të liçensave e lejeve bazuar në disa parime kryesore si dhe

nepërmjet ngritjes së Qendrës Kombëtare të Liçensimit dhe një regjistri të integruar

elektronik për licencat dhe lejet. Miratimi dhe zbatimi i këtij ligji përbën një ndryshim

rrënjësor, në thellësi dhe gjerësi të sistemit të sotëm burokratik të liçensave e lejeve (siç u

ilustrua dhe me lart ).

Kjo Qendër shfrytëzon mundësitë që ofron teknologjia e informacionit, duke krijur një sistem

elektronik, i cili automatizon proçesin e liçensimit.Gjithashtu sistemi mundëson ndjekjen e

proçedurës dhe të të ecurisë së aplikimit. Në këtë mënyrë QKL redukton zvarritjet

administrative duke ulur kostot për bizneset në proçesin e liçensimit, duke zvogëluar

mundësitë e informalitetit dhe përmirësuar ndjeshëm klimën e biznesit . Shërbimi me një

ndalesë ofron procedura të përshpejtuara, transparente dhe më të shpejta.

Ligji nr. 10081, date 23.02.2009 "Për liçensat, autorizimet dhe lejet në Republikën e

Shqipërise" i përmbahet disa parimeve të përgjithshme të cilat karakterizojnë mënyrën e

funksionimit të sistemit të liçensave e lejeve në Shqipëri. Këto parime janë bazuar në

konceptet dhe eksperiencat më të mira ndërkombëtare dhe europiane në vecanti.

Ushtrimi i veprimtarive dhe kryerja e veprimeve në territorin e Republikës së Shqipërisë janë,

si rregull, të lira dhe nuk i nënshtrohen liçensimit apo autorizimit, përveçse kur parashikohet

185 N.1 Ligji Nr. l0081, datë 23.02.2009 "Për liçensat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë"".

Page 122: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

122

ndryshe me ligj.186

Aktet ligjore ligjore përcaktojnë më tej se kush do jenë fushat që do i nënshtrohen proçesit të

liçensimit dhe të autorizimit me kategorite dhe nënkategoritë përfshirësë:187

fusha / siguria kombëtare, rendi publik dhe mbrojtja civile

fusha / ushqimi dhe shëndeti

fusha / mjedisi dhe burimet mjedisore bazë

fusha / burime minerare, hidrokarbure dhe energjetike

fusha / transporti

fusha / industri dhe shërbime të tjera

fusha / arsimi dhe shkenca

fusha / kujdesi shoqëror dhe punësimi

fusha / drejtësia dhe ligji

Që veprimtaria të liçensohet apo të autorizohet duhet në radhë të parë të plotësohen këto dy

rrethana:188

a) ushtrimi i veprimtarisë apo kryerja e veprimit në mënyrë të parregullt mund të cenojë jetën,

shëndetin, të drejtat e interesat e ligjshëm të shtetasve, sigurinë e rendin publik, sigurinë

kombëtare, konkurrencën e ndershme apo mirëfunksionimin e tregut, një të mirë publike,

objektivat socialë dhe çdo interes tjetër publik të kësaj natyre;

b) garantimi i përshtatshëm i interesave të përcaktuar në pikën "a" të sipërpërmeduar,

pavarësisht ekzistencës së rregullave, të standardeve e mekanizmave vlerësues, vëzhgues dhe

ndëshkues të mëpasshëm, nuk mund të arrihet pa një proces vetëdeklarimi, shqyrtimi,

inspektimi e vlerësimi të përmbushjes së disa kritereve të paracaktuara, përpara fillimit të

veprimtarisë apo të kryerjes së veprimit.

Ligji përcakton më tej parimet e përgjithshme për përcaktimin e veprimtarive që i

nënshtrohen lejes për ushtrimin e aktivitetit189.

Përdorimi i një të mire publike, nëpërmjet një lejeje, bëhet vetëm nëse plotësohet, të paktën,

njëra nga këto rrethana:

186 N.5. Ligji Nr. l0081, datë 23.02.2009 "Për liçensat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë"". 187 VKM Nr.538, datë 26.5.2009”Për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet qendrës kombëtare të

licencimit (qkl) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta” 188 N.6. Ligji Nr. l0081, datë 23.02.2009 "Për liçensat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë"". 189 N.7. Ligji Nr. l0081, datë 23.02.2009 "Për liçensat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë"".

Page 123: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

123

a) kur nëpërmjet procesit të dhënies së lejes, synohet marrja e kundërvleftës më të mirë në

interes publik;

b) përdorimi i lirë i së mirës publike nga subjekte, që nuk zotërojnë njohuritë, teknologjitë

apo garanci të tjera të nevojshme, shkakton ose mund të shkaktojë dëmti min e saj ose një

shfrytëzim të papërshtatshëm;

c) kur e mira publike, për shkak të kufizimit të saj në sasi, shtrirje, hapësirë apo kohë, ose për

shkak të rrethanave të tjera, të arsyeshme, nuk lejon, përveçse një numër të kufizuar

përdoruesish apo përdorim të kufizuar, ose kur përdorimi i lirë i së mirës publike nga një

numër i pakufizuar subjektesh apo pa kufizim në sasi dhe/ose shtrirje në hapësirë dhe/ose

kohë shkakton ose mund të shkaktojë dëmtimin e saj apo një shfrytëzim të papërshtatshëm.

Analiza e kuadrit ligjor dhe në shembullin e liçensimit të aktivitetit të shkollës së lartë

parauniversitare dhe më tej në praktikën e liçensave dhe lejeve tregon më së miri se sistemi

ishte i mbingarkuar me liçensa dhe leje , të cilat ishin përcaktuar me ligje të veçanta duke

mos marrë në konsideratë , në të shumtën e rasteve këto parime që identifikohen më së miri

në ligjin nr. 10081, datë 23.02.2009 "Për liçensat, autorizimet dhe lejet në Republikën e

Shqipërisë".Bazuar në këto parime të përgjithshme ky ligj ka shërbyer për të orientuar në

vazhdim të gjitha nismat pasuese ligjore dhe nënligjore në fushën e liçensave dhe lejeve.

Përcaktimi i këtyre parimeve bazë krijon në këtë formë dhe një pengesë për nismat që mund

të rëndonin këtë sistem duke e mbingarkuar dhe duke rrezikuar ta kthejnë në një pengesë

serioze për nismën e lirë. Në këtë ligj përcaktohen ndër të tjera arsyet që justifikojnë

përdorimin e një tip liçence a leje të caktuar, natyra e kushtevë qe duhet të plotësohet nga një

subjekt për të marrë një liçensë a leje të dhenë, procedurat për dhënien e liçensave e lejeve si

dhe implementimin per herë të parë të shprehur në mënyre normative të detyrimit për

përdorimin e metodes së Vlerësimit të Efektit të Rregullave.Të gjitha këto po i analizojmë

shkurtimisht më poshtë.Ligji nr. 10081, date 23.02.2009 "Për liçensat, autorizimet dhe lejet

në Republikën e Shqipërisë”, përcakton rolin dhe tiparet bazë të Regjistrit Kombëtar të

Liçensave dhe Lejeve. Regjistri në fakt përbën instrumentin kryesor të realizimit të kësaj

reforme kaq të rëndësishme. Ai shërben për disa qëllime.

Së pari, me anë të regjistrit mundësohet aplikimi i kërkesave, shqyrtimi i tyre nga Qëndra

Kombëtare e Liçensimit (QKL) dhe Institucionet e tjera qendrore, madje shkon më tej deri në

lëshimin apo revokimin e tyre. Aktet hyjnë në fuqi vetëm pas publikimit në regjistrin tregtar,

ndaj ky regjistër duhet kuptuar si formë e komunikimit zyrtar, si një arshivë zyrtare, e cila

Page 124: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

124

shërben për të shpallur akteë të cilat hyjnë në fuqi vetëm nëpërmjet kësaj shpalljeje. Regjistri

nuk cënon pavarësinë e institucioneve të pavarura, pasi ai është konceptuar si një mjet ku çdo

institucion ka pjesën e tij në të cilën boton projektet apo aktet që janë të detyrueshme të

botohen në regjistër apo botime të tjera të dobishme. Regjistri elektronik siguron në këtë

formë transparencë maksimale të proçedurës së vendimarrjes si dhe krijon lehtësitë

maksimale të kesaj procedure.

Së dyti, ai mundëson dhe përdorimin e parimit të "miratimit në heshtje”.Regjistri i krijon

mundësinë çdo subjekti të informohet mbi liçensat dhe lejet e poseduara nga subjektët e tjera

private, qofshin këto persona fizik apo juridik, vendas apo të huaj.

Institucionet publike janë grupuar në dy grupe të mëdha. Institucionet qendrore që përfshijnë

Këshillin e Ministrave, Ministritë dhe institucionet në varësi të tyre dhe Institucionet e

Pavarura, që përfshijnë ato që krijohen si të tilla me ligj (psh. Entet rregullatore) dhe njësitë e

qeverisjes vendore190. Kjo ndarje është e rëndësishme pasi reforma me parimet e saj, sic

është trajtuar edhe në pjesët e tjera të ligjit prek liçensat dhe lejet e të dy grupeve, por

ndryshimi në thellësi nëpermjet thjeshtëzimit të dukshëm dhe trajtimit nepërmjet Qendrës

Kombëtare të Licencimi, është herë për liçensat dhe lejet e Institucioneve Qendrore , në të

cilat është dhe pjesa dermuese e liçensave dhe lejeve.

Liçensat / lejet që trajtohen nga / ose nëpërmjet QKL grupohen në 4 grupe të cilat ndjekin

karakteristikën bazë të të dhënave dhe mënyrës që përdoret për të vlerësuar ligjshmërinë dhe /

ose meritën e marrjes së një licence / leje nga një subjekt.

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit dhe të ministrit përgjegjës, ka miratuar

ndarjen e liçensave, të autorizimeve dhe lejeve dhe / ose nënkategorive të tyre, që trajtohen

nga / apo nëpërmjet QKL:

Në grupin e parë futen ato liçensa / leje të cilat vlerësimi i plotësimit të kushteve nga

subjekti privat do të bazohet vetëm në vetëdeklarimin e tij.

Në grupin e dytë hyjnë ato liçenca / leje për të cilat krahas vetëdeklarimit, përdoren edhe

dokumente të lëshuara më parë nga subjekte të ndryshme sipas rastit e që dorëzohen së

bashku me kërkesën për aplikim.

190 N.3. Ligji Nr. l0081, datë 23.02.2009 "Për liçensat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë"".

Page 125: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

125

Në grupin e tretë hyjnë ato liçenca / leje që krahas karakteristikës që kanë sipas grupit te

dytë., vlerësimi i shqyrtimit të ligjshmërisë dhe / ose meritës së subjektit kërkon përdorimin e

metodave të tjera si inspektim, testim, provim, gare apo cdo metodë tjetër.

Grupi i katërt është nje grup i vecantë liçensash / lejesh të cilat për shkak të natyrës së

veprimtarisë apo përdorimit të së mirës publike trajtohen me dy faza.

Grupi i parë dhe i dytë trajtohet ekskluzivisht nga QKL, e cila në këtë rast shfaqet me të

gjitha tiparet e një qendre unike me një ndalëse. Procedura për këto dy grupe është mjaft e

thjeshtë, bazuar në forma e formate standarte të bërjes së kërkesës në dokumente të

mirënjohura për t'u paraqitur dhe në një shqyrtim të shpejtë nga QKL. Në rastin e grupit të

parë proçedura zgjat maksimalisht dy ditë pune ndërsa në grupin e dytë ajo zgjat

maksimalisht 4 ditë. Në fakt kjo është plotësisht realistë për shkak të thjeshtësisë dhe

standanizimit teë informacionit që shqyrtohet për çdo kërkesë. Për ketë arsye vlerësohet se

nuk ka asnjë rrezik që këto kompetenca të përqendrohen në një qendër të vetme si QKL.

Shembulli qe morëm më lart per liçensimin e aktivitetit privat te arsimit parauniversitar bën

pjesë ne grupin e tretë të sipërcituar. Grupi i tretë liçencave / lejeve, shqyrtimi i të cilave

bazohet në disa veprime specifike shtesë dhe ndjek proçedurën e kombinuar. QKL kryen

shqyrtimin paraprak për aq sa QKL bën edhe në rastin e grupit të dyrë. Pas shqyrtimit nga

QKL dhe në rast rregullsie të kërkesës ajo i kalon një apo disa institucioneve të tjera qendrore

që do të ruajnë kompetenca të caktuara në ketë proçes sipas liçences / lejes përkatëse. Secili

institucion kryen procedurat dhe përdor metodat përkatëse të shqyrtimit. Kur çdo institucion

tjetër e miraton kërkesën, liçensa / leje quhet e miratuar dhe botohet nga QKL, duke ia

përcjellë kësaj të fundit miratimin e dhenë në formën elektronike dhe atë shkresore, ndryshe

subjektit i refuzohet kërkesa me arsyetimin përkatës të dhënë nga insitucioni qëndror. Në

raport me grupin e tretë sistemi proçedurial merr tiparet e vendimmarrjes kolegjiale e

paralele.

Grupi i katërt është një grup i vecantë liçensash/lejesh të cilat për shkak të natyrës së

veprimtarisë apo përdorimit të së mirës publike trajtohen me dy faza. Secila nga fazat është

një liçensim me vete dhe mund t'i përkas secilit prej tre grupeve te shpjeguara me lart. Kjo

ndarje me faza është nevojë praktike pasi disa veprimtari me qëllim që të verifikohen a janë

në përputhje me rregullat dhe standardet e detyrueshme, kërkojnë një fazë ku vetë veprimtaria

duhet të fillojë të kryhet.

Page 126: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

126

Ligji trajton edhe çështje të tjera të lidhura me këto liçensa / leje si zevëndësimi, ndryshimi i

të dhënave. Revokimi nga QKL (revokimi për arsye të tjera dhe nga institucione të tjera),

mënyra e paraqitjes së kërkesave dhe njoftimeve, ankimi etj. Qendra Kombëtare e Liçensimit

është krijuar si një institucion publik qendror me personalitet juridik në varëësi të Ministriseë

së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, e cila është edhe ministria që mbulon çështjet e

tregtisë. Qendra Kombëtare e Liçencimit në statusin e saj eshtë thuajse identike me Qendrën

Kombëtare të Regjistrimit , veçanërisht lidhur me risitë që ajo solli.

5.3 Funksionet e Q.K.L

QKL u propozua të ketë funksion bazë në proçesin e liçensimit / lejimit përfshirë

mirëmbajtjen e Regjistrit Kombëtar (në bashkëpunim me institucionet e tjera), por edhe disa

role të tjera si informim, këshillim., kryerje studimesh etj.

QKL është një institucion shtetëror, buxhetor, por që do të aplikojë tarifa për shërbimet e saj.

Politika e qeverisë ishte që këto tarifa të jenë sa më të arsyeshme për subjektet aplikuese.

Qendra Kombëtare e Liçencimit është institucion që financohct nga Buxheti i Shtetit dhe nga

të ardhurat e veta dhe ka pavarësi të plotë në vendimmarrje për funksionet e veta. Me qëllim

afrimin e këtij shërbimi sa më pranë subjekteve, QKL mund të ngrejë sportele shërbimi në

zona të ndryshmc të vendit pranë njësive të qeverisjes vendore.

Qendra Kombëtare e Liçencimit është një institucion unik, i cili e ushtron juridiksionin në të

gjithë territorin e Republkës së Shqipërisë. Ajo e ofron shërbimin ndaj publikut të gjerë në

mënyrë të drejtëpërdrejtë, me sportele në selinë e saj, sportelet e shërbimit të krijuara për të

shërbyer në territor, sportelet e shërbimit në njësite e qeverisjes vendore apo në institucione e

ente të tjera, publike apo private.

Ngritja e sporteleve në institucionet dhe entet e tjera publike apo private, siç e përmendem

edhe me lart, realizohet nëpërmjet marreveshjeve përkatëse me Qendrën Kombëtare të

Liçencimit, pas miratimit fillimisht të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Njësitë e qeverisjes vendore, ku krijohen dhe funksionojnë shërbimet e sportelit, përcaktohen

nga Qendra Kombëtare e Liçensimit dhe janë të detyruara të krijojnë sportelet në përputhje

me Ligjin nr.10081 date 23.02.2009 "Për liçencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e

Shqipërisë. Në këto njësi të qeverisjes vendore, shërbimi i i sportelit kryhet si funksion i

deleguar, në përputhje me dispozitat e ligjit të mësipërm dhe në përputhje gjithashtu edhe me

dispozitat e ligjit për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore.

Page 127: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

127

Në përfundim padiskutim mund të themi qe krijimi i QKL, solli një ndryshim të

padiskutueshëm në zhvillimin e biznesit, ndryshim i cili reflekton më së miri praktikat

europiane dhe hapi rruge ndryshimeve të tjera ligjore në këtë fushë. Integrimi ligjor, thjeshton

rrugën e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

5.4 Qendra Kombëtare e Biznesit, funksionet dhe risitë

Synimi i krijimit të Qendrës Kombëtare të Biznesit ka qenë lehtësimi i mëtejshëm i të bërit

biznes nëpërmjet ofrimit të kryerjes së procedurave të regjistrimit të biznesit dhe atij të

licencimit së bashku në të njëjtin institucion, që u quajt Qendra Kombëtare e Biznesit, e

krijuar në modelin e një one-stop-shop.

Modeli i QKR dhe QKL krijoi një bazë të mirë për ta thelluar reformën më tej. Duke u

mbështetur në praktikën e deritanishme të këtyre institucioneve, në zbatim të reformave për

konsolidimin e mëtejshëm të shërbimeve të ofruara për biznesin, u propozua krijimi i kësaj

qendre, e cila do të mundësonte ofrimin e shërbimit në një ambient të vetëm. Krijimi i

Qendrës Kombëtare të Biznesit ishte pjesë e “National Economic Reform Program 2014-

2017”, 191 si një aktivitet i vitit 2015.

Në kuadër të reformës për lehtësimin e klimës së biznesit në Shqipëri dhe përmirësimin e

indikatorëve “Të bësh biznes”, QKB synon të lehtësojë kostot e të bërit biznes, kryesisht për

biznesin e vogël. Me krijimin e një one-stop-shop të unifikuar për regjistrimin dhe

licencimin, synohet të krijohet edhe modeli i konsolidimit të shërbimeve të biznesit në një

dritare të vetme.

Këtyre shërbimeve do t’u shtohen më vonë edhe shërbime të tjera të ofruara biznesit për të

reduktuar maksimalisht vizitat fizike në shumë institucione dhe për të lejuar unifikimin më tej

të shërbimeve nëpërmjet sistemit on-line. Krijimi i sporteleve unike për regjistrimin dhe

licencimin u lejon thjeshtësi për biznesin jo vetëm për regjistrimin dhe licencimin, por edhe

duke ofruar nëpërmjet kësaj qendre një këshillim të unifikuar për kërkesat dhe kriteret e

regjistrimit dhe licencimit.

Ligji nr. 131/2015 “Për qendrën Kombëtare të Biznesit” përcakton rregullavt për organizimin

dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Biznesit, QKB dhe përcaktimin e funksioneve dhe

kompetencave të saj. 192

191http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Programimi_EkonomikoFiskal/Programi_Ekonomik_e_Fiskal/NER

PNational_Economic_Reform_Program/Albania_NERP_2015.pdf 192 Neni 1 i ligjit 131/2015 “Për qendrën kombëtare të biznesit”

Page 128: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

128

QKB kryen të gjitha funksionet aktuale të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit sipas ligjit

nr.9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” dhe funksionet aktuale të

Qendrës Kombëtare të Licencimit sipas ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat,

autorizimet dhe lejet ne Republikën e Shqipërisë”. QKB zëvendëson dhe përthith funksionet

e këtyre dy institucioneve.

Procedurat për ushtrimin e funksioneve përcaktohen në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007, “Për

Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, dhe ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat,

autorizimet dhe lejet ne Republikën e Shqipërisë”, të cilat sipas ndryshimeve të propozuara

në nenin 18, të këtij projektligji, kthehen në ligje të pastra procedurale193.

Duhet pranuar që hartimi i këtij ligji është bërë në bazë të eksperiencës së deritanishme për

organizimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe Qendrës Kombëtare të Licencimit.

QKB është një institucion unik dhe krijoi sportele të shërbimit për të siguruar akses për

biznesin në të gjithë territorin e vendit. Ligji parashikon që sportelet e shërbimit të

organizohen dhe të funksionojnë si sportel i vetëm i QKB, në njësitë e qeverisjes vendore si

funksion i deleguar, në bazë të marrëveshjes me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe

Industrisë dhe Dhomave të Tregtisë sipas ligjit nr.9640, datë 9.11.2006 "Për dhomat e tregtisë

dhe industrisë".194 .

Ligji për QKB, parashikon që nëse njësia përkatëse vendore nuk ofron shërbimin e sportelit

sipas ligjit, me vendim të ministrit, këto sportele mbyllen dhe zëvendësohen me sportele të

vetë QKR, që sipas ligjit për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore

funksionojnë si degë territoriale të QKB. 195

Ligji për QKB, në nenin 15 të tij ka parashikuar detyrimin që brenda një afati të caktuar (30

ditësh) nga hyrja në fuqi e ligjit, institucionet aktuale, QKR dhe QKL, të fillojnë

inventarizimin e hollësishëm të aktiveve, pasiveve, marrëveshjeve në fuqi si dhe

dokumentacionit të punës (formularëve), në mënyrë që të bëhet e mundur dhe infrastruktura e

nevojshme për fillimin e funksionimit të QKB.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji196 u reflektuan ndryshime në legjislacionin në fuqi, në mënyrë

të veçantë në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” dhe në

193 Neni 2 i ligjit 131/2015 “Për qendrën kombëtare të biznesit” 194 Neni 4 i ligjit 131/2015 “Për qendrën kombëtare të biznesit” 195Pika 6 e nenit 4 të ligjit 131/2015 “Për qendrën kombëtare të biznesit” 196196 Këtu dhe më poshtë referuar ligjit 131/2015 “Për qendrën kombëtare të biznesit”

Page 129: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

129

ligjin nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet ne Republikën e

Shqipërisë”.

Titulli i ligjit “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” u ndryshua në “Për regjistrimin e

biznesit” dhe së dyti, ligji u zhvesh nga të gjitha dispozitat për organizimin dhe funksionimin

e QKR, e cila u zëvendësua me QKB. Kështu që ky ligj do të përmbajë vetëm dispozita

procedurale për regjistrimin e biznesit.

Gjithashtu ligji nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e

Shqipërisë”, u zhvesh nga të gjitha dispozitat për organizimin dhe funksionimin e QKL, e cila

u zëvendësua me QKB. Kështu, edhe ky ligj do të përmbajë vetëm dispozita procedurale për

licencimin e biznesit.

Ky ndryshim i referencave u parashikua të bëhet në çdo ligj apo akt tjetër në lidhje me ligjin

nr.9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.

Duhet pranuar, se kalimi në institucionin e ri nuk ndikoi në proçedurat në proces dhe/apo në

vlefshmërinë e dokumenteve të mëparshme të lëshuara nga QKL apo përkatësisht QKR.

QKB aktualisht ka këto funksione:

a) mban regjistrin tregtar, në përputhje me ligjin që rregullon regjistrimin e biznesit;

b) kryen regjistrimet në regjistrin tregtar, në përputhje me dispozitat e ligjit që rregullon

regjistrimin e biznesit;

c) kryen regjistrimin e subjekteve të përcaktuara në ligjin që rregullon regjistrimin e biznesit,

për qëllim të regjistrimit fiskal, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe të inspektimit

të marrëdhënieve të punës;

ç) lëshon çertifikata, ekstrakte të regjistrimeve dhe kopje të vërtetuara të akteve të

depozituara, sipas përcaktimit të ligjit që rregullon regjistrimin e biznesit;

d) publikon të dhënat e regjistruara, sipas ligjit që rregullon regjistrimin e biznesit, si dhe

siguron aksesin e lirë të publikut në to;

dh) trajton procedurat e licencimit, të autorizimit apo të lejeve, të ndryshimit dhe revokimit të

tyre, sipas ligjit që rregullon licencat, autorizimet dhe lejet;

e) mban dhe administron Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve, në

përputhje me ligjin që rregullon licencat, autorizimet dhe lejet;

Page 130: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

130

ë) siguron aksesin e lirë të publikut në Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe

Lejeve, në përputhje me ligjin që rregullon licencat, autorizimet dhe lejet;

f) informon dhe këshillon personat e interesuar për procedurat e regjistrimit të biznesit, si

dhe procedurat e licencimit, autorizimit e lejimit;

g) jep mendim për çdo nismë ligjore apo nënligjore në fushën e regjistrimit të biznesit dhe të

licencave, autorizimeve e lejeve;

gj) kryen studime për cilësinë e mjedisit rregullator, mbështet me informacion, analiza e

këshilla ministrin, Këshillin e Ministrave apo institucionet qendrore dhe të pavarura, në lidhje

me nismat e tyre normative dhe organizative në fushën e regjistrimit të biznesit dhe të

licencave, autorizimeve e lejeve, si dhe asiston në përgatitjen e politikave për përmirësimin e

mjedisit rregullator në këto fusha.

Page 131: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

131

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

Është lehtësisht e kuptueshme se një legjislacion i përpiluar sic duhet , ka rëndësi jetike për

vënien në jetë të strategjive rregulluese me karakter publik dhe privat në një vend të caktuar.

Për rrjedhojë ky kthehet në një parakusht të domosdoshëm për prezantimin e çdo shteti në

drejtim të shtetasve të vet dhe të tretëve. Infrastruktura ligjore në Shqipëri po hartohet dhe

përshtatet në mënyrë të tillë që të krijojë një sistem modern ligjor në përgjithësi, dhe tregtar

në veçanti. Procesi i integrimit europian të Shqipërisë ka një prej shtyllave të tij hartimin e

dispozitave tregtare me qëllim liberalizimin progresiv të këmbimeve deri në vendosjen e një

zone të lirë tregtie midis palëve. Vetë marrëveshja e Asociim Stabilizimit nënshkruar midis

Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, parashikon përafrim të plotë të legjislacionit shqiptar me

acquis communitaire.197. Përafrimi do të përqendrohet në elementët thelbësorë të acquis së

Tregut të Brendshëm ashtu si dhe në fusha të tjera të rëndësishme si konkurrenca, të drejtat

mbi pronësinë intelektuale, industriale dhe tregtare, prokurimi publik, standardet dhe

certifikimi, shërbimet financiare, transporti detar dhe tokësor, duke i kushtuar rëndësi të

veçantë sigurisë dhe standardeve mjedisore si dhe aspekteve sociale, ligji për kompanitë

tregtare, kontabiliteti, mbrojtja e konsumatorit, mbrojtja e të dhënave, shëndeti dhe siguria në

punë dhe mundësi të barabarta. Shqipëria është angazhuar të vazhdojë dhe të nxisë

bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me vendet e tjera të rajonit, duke u

përfshirë një nivel të përshtatshëm koncesionesh të ndërsjellta lidhur me lëvizjen e personave,

mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, si dhe zhvillimin e projekteve me interes të përbashkët,

vecanërisht atyre që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të

parave, emigrimit të paligjshëm dhe trafikimit, duke përfshirë në vecanti atë të qenieve

njerëzore dhe të drogave të paligjshme.198 Ky angazhim përbën një faktor të rëndësishëm për

zhvillimin e mardhënieve të bashkëpunimit dhe krijimit të stabilitetit rajonal.

Gjatë viteve të fundit, në vazhdim të zhvillimeve politike dhe teknologjike që kanë pasuar,

situata politike dhe ekonomike botërore, ka ndryshuar rrënjësisht dhe ekonomia e tregut të

lirë, ka triumfuar kudo. Prapa këtyre ndryshimeve nga njëra anë qëndron globalizimi, i cili

ka bërë që sipërmarrjet të ndodhen dhe të veprojnë në një hapësirë ndërkombëtare, dhe në

anën tjetër qëndrojnë Shtetet të cilat po reagojne ndaj globalizimit duke u përpjekur të

organizohen në forma rajonale dhe duke përshtatur sa më shumë legjislacionet.199

197 N.70 MSA 198 N.3 i MSA 199 Compendio di diritto del Comercio Internazionale, M.Ius/C.Casellano , III Edizione 2011 SIMONE, fq.14

Page 132: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

132

Vendet të cilat aplikojnë sistemin « civil law », të së drejtës, ku ndër të tjera bëjnë pjesë dhe

Italia, Franca, Gjermania, Spanja etj , dhe Shqipëria , paraqesin karakteristika të përbashkëta

të së drejtës, duke krijuar kështu dhe lehtësi në përqasjen e legjislacionit.Në mënyrë qe të

mos të zgjatemi shumë në këtë pikë, por në të njëjtën kohë të krijojmë një ide mbi këto

karakteristika të përbashkëta po i grupojmë në pesë momente të rëndësishme :200

Vendet të cilat bëjnë pjesë në këtë sistem, origjinën e së drejtës e kane të përbashkët.

Institutet kryesore të së drejtës kanë prejardhjen nga e drejta romake, për këtë arsye, m.gj.se

me diferenca te vogla, gjejmë në këto legjislacione institute dhe kategori të përbashkëta.

Këto vende karakterizohen nga të njejtat burime apo hierarki të së drejtës.Në tërësinë e

sistemit ligjor gjejmë në pozicionin më të lartë Kushtetutën, e cila përmban principet kryesore

të Shtetit.Në vazhdim të hierarkisë kemi ligjet e veçanta apo aktet me forcë ligjore.

Në të gjitha vendet që aplikojnë këtë sistem të së drejtës, e drejta përmblidhet në një « ligj »

të quajtur KOD, në plotësim të së cilës vijnë pastaj ligjet e vecanta , të cilat disiplinojnë

aspekte specifike.

Duhet të theksojmë se jurisprudenca apo praktika gjyqësore ka funksionin e interpretimit dhe

të aplikimit sipas rastit konkret, duke u bazuar mbi të drejtën e shkruar.Vendimet e gjykatave

nuk janë detyruese për zbatim për gjykatat për rastet e ngjashme, por gjithsesi duhet theksuar

që precedentët e krijuar nga gjykata e shkallës së lartë janë shumë të rëndësishme.

Së fundmi, nuk mund të lemë pa përmendur doktrinën, e cila konsiderohet thelbësore për

interpretimin dhe kuptimin e së drejtës.

Unifikimi apo përshtatja e së drejtës me « acquis communitaire », sjell si rezultat përcaktimin

e rregullave të përbashkëta në mënyrë që t’i krijojnë siguri sipërmarrësve të cilët ushtrojnë

aktivitetin në ambjente ligjore të ndryshme.Madje shumë shtete, sidomos pas Luftës së Dytë

Botërore, kanë « pranuar » të limitojnë apo të kufizojnë pushtetin e tyre sovran, për të

përshtatur legjislacionin në një mënyrë të koordinuar apo të ngjashme me vendet e tjera.

Legjislacioni shqiptar reflekton standartet e praktikat më të mira të BE , si dhe më gjerë ato

ndërkombëtare në fushën e “coorporate governance” dhe përgjegjshmërinë shoqërore të

bizneseve201, duke synuar hamonizimin me sistemet tregtare të vendeve fqinje .

200 Compendio di diritto del Comercio Internazionale, M.Ius/C.Casellano , III Edizione 2011 SIMONE, fq.13 201 Janet Dine, Michael Blecher(2009)Ligji “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”-tekst me komentar, f.2.

Page 133: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

133

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon që çdo marrëveshje ndërkombëtare e

ratifikuar përbën pjesë të sistemit të brendshëm juridik pasi ajo botohet në Fletoren Zyrtare të

Republikës së Shqipërisë. Dispozitat e Kushtetutës shkojnë dhe më tej duke përcaktuar faktin

që një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk

pajtohen me të202.

Këto dispozita kushtetuese që në fillim kanë përcaktuar efektin e Marrëveshjes së Stabilizim

dhe Asociimit (MSA) mbi sistemin ligjor dhe institucional shqiptar. Ky efekt nuk shkonte

deri atje sa t’ia nënshtronte institucionet (dhe qytetarët) shqiptarë menjëherë dhe

drejtpërdrejtë të drejtës së BE dhe doktrinës së saj në lidhje me “epërsinë” mbi ligjet

kombëtare dhe në lidhje me “efektin e drejtpërdrejtë” të dispozitave të traktatit, rregulloreve

dhe direktivave. Këto doktrina do aplikoheshin plotësisht vetëm për shtetet anëtare, gje që do

të thotë që ato nuk aplikohen për “vendet që cilësohen kandidate” por kur kjo marrëveshje

është nënshkruar dhe vendi ështe nën regjimin e një marrëveshjeje asociimi.

Po të shohim MSA me kujdes do vinim re që gjithsesi e drejta evropiane ka një efekt mbi

sistemin ligjor dhe institucional shqiptar, përmes kërkesave për përafrimin e detyrueshëm të

legjislacionit, imponimit të ligjeve dhe rregullave të konkurrencës203, duke përfshirë këtu

zbatimin dhe kontrollin ligjor.

Legjislacioni duhej të përafrohej në mënyrë progresive dhe të realizohej tërësisht përqasja

me Acquis Communitaire deri gjatë një periudhe tranzitore deri në dhjetë vjet maksimumi, e

ndarë në dy faza të njëpasnjëshme.204 Faza e parë ka filluar me hyrjen në fuqi të kësaj

marrveshjeje, ndërsa për të kaluar në fazën e dytë në mënyrë që të arrihet asociimi i plote,

gjatë vitit të pestë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, Këshilli i Stabilizim Asociimit do të

vlerësojë përparimin e bërë nga Shqipëri, dhe do të vendosë nëse ky përparim ka qenë i

mjaftueshëm .

Në titullin IV të MSA-Lëvizja e lirë e mallrave, parashikohet vendosja e një zone të tregtisë

së lirë, në përputhje me dispozitat e kësaj marrëveshjeje dhe në përputhje me dispozitat e

GATT (General Agreement on Tariffs and Trade)1994 dhe te OBT (Organizata Botërore e

Tregtisë)205. Konkretisht janë marrë masat e nevojshme për përafrimin dhe për zbatimin e

kësaj dispozite në sistemin doganor.

202 Kushtetuta e R.SH. N.122/ 1-3 203 N.70 /1 i MSA 204 N.6 i MSA 205 N.16 i MSA

Page 134: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

134

Nuk mund të lemë pa përmendur, si pjesë të kërkesave të MSA dhe proçesit të përafrimit të

legjislacionit dhe reformat përkatëse në veprimtarinë e gjyqësorit. Bashkëpunimi në vetvete

ndër të tjera synon dhe fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe mirëadministrimin e

drejtësisë në vecanti. Kjo mund të përfshijë edhe përgjegjësinë e gjykatave dhe të

administratës publike në Shqipëri për të aplikuar standardet e BE për interpretimin, sidomos

ato standarde që janë zhvilluar nga Gjykata Evropiane (GJE) për aplikimin e të drejtës së BE

nga institucionet e Shteteve Anëtare. “Instrumentet” e GJE kanë për synim të garantojnë që:

Zbatimi i ligjeve kombëtare, pavarësisht kohës së miratimit të dispozitave në fjalë, përpara

apo pas aktit ligjor evropian përkatës, duhet të interpretohen nga institucionet kombëtare nën

dritën e mënyrës së shprehjes dhe të qëllimit të po atij akti ligjor evropian në mënyrë që të

arrihet rezultati i preferuar nga ky i dyti.

Institucionet kombëtare janë të detyruara të ofrojnë të gjithë efektivitetin e plotë praktik (effet

utile) të dispozitave të ligjeve të BE, nëse është e nevojshme, duke evituar aplikimin e atij

legjislacioni kombëtar që bie ndesh me to, edhe sikur ky legjislacion të jetë aprovuar më vonë

se ai evropian. Me fjalë të tjera, realizimi i të drejtës së BE nuk duhet zhvlerësuar nga asnjë

praktikë legjislative, administrative apo gjyqësore.

Aktualisht, gjykatat shqiptare nuk kanë mundësi përdorimi të instrumenteve te GJE për të

arritur një vendim me efekt të detyrueshëm ligjor për përputhshmërinë e interpretimeve të

tyre me ato të BE. Kjo ka të bëjë me faktin që e gjithë përputhshmëria me praktikën e Acquis

kërkohet vetëm në fund të periudhës kalimtare (Neni 70(1) dhe (2)). Megjithatë, nëse një

dispozitë shqiptare është përafruar shprehimisht, atëherë ajo duhet të aplikohet sipas

“mënyrës evropiane (të GJE)”, sepse nuk do të mund të zbatohej ndryshe aspekti i

rëndësishëm i përafrimit të suksesshëm të arritur nga ligjvënësit.

Gjykatat (dhe administrata publike) shqiptare do të jenë, faktikisht, përgjegjëse për aplikimin

e rregullave të lartpërmendur të interpretimit dhe do t’u duhet të ndjekin “mënyrën e

shprehjes dhe atmosferën” e dispozitave përkatëse të harmonizimit ligjor evropian të paktën

në ato raste kur dispozitat e një ligji të ri shqiptar mbështeten në mënyrë të qartë në kuadrin

ligjor evropian. Sigurisht, deri në fund të periudhës kalimtare, gjykatat dhe institucionet e

tjera mund të përdorin argumentin se nuk janë miratuar (ende) disa aspekte rregulluese apo se

faza e zhvillimit dhe përgatitjes institucionale, për fat të keq, ka mbetur mbrapa.

Page 135: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

135

Megjithatë, nga ana tjetër, nëse gjykata apo administrata publike nuk e aplikon një dispozitë

ligjore kombëtare të cilën e konsideron se nuk përputhet me “dispozitën e përafruar”, kjo nuk

do të përbënte asnjë shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës.206

Përshtatja e legjislacionit tonë me Acquis ka ndikuar dhe në nxitjen dhe mbrojtjen e

investimeve, si kërkesë tjeter e MSA.207 Kjo dispozitë i referohet krijimit të një klime të

favorshme për investimet private, vendase dhe të huaja, e cila është thelbësore për

rimëkëmbjen ekonomike dhe industriale të Shqipërisë.

Përshtatja e legjislacionit duhet të marrë në konsideratë Acquis e Komunitetit Europian dhe

në fushën e politikave industriale.Iniciativat ligjore në këtë fushë synojnë në mënyrë të

vecantë ngritjen e një kuadri të përshtatshëm për sipërmarrjet, përmirësimin e menaxhimit

dhe ekspertizës, si dhe promovimin e tregjeve, transparencës së tregut dhe mjedisit të

biznesit.208

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ka ndikuar dhe në ndryshimet e legjislacionit në fushën e

doganave, në mënyrë që të merren parasysh fushat prioritare që lidhen me Acquis e

Komunitetit në lidhur me këtë cështje. Bashkëpunimi në këtë drejtim synon garantimin e

përputhjes me dispozitat që do të miratohen në fushën e tregtisë, dhe për të arritur përafrimin

e sistemit doganor, duke ndihmuar kështu në hapjen e rrugës për marrjen e masave

liberalizuese.209

Ndryshimet ligjore dhe përqasja me legjislacionin e BE janë reflektuar dhe në fushën e

tatimeve duke përfshirë masat që synojnë forcimin e reformave të mëtejshme në sistemin

fiskal dhe në ristrukturimin e administratës së tatimeve me synimin që të sigurohet efikasitet

në mbledhjen e taksave dhe në luftën kundër evazionit fiskal.

Lehtësitë në krijimin, në themelimin, në licensimin e bizneseve janë risi të tjera të ardhura si

pasojë e përpjekjeve të vendit tonë për të hyrë në Bashkimin Europian dhe në kuadrin e

përshtatjes së legjislacionit tonë me Acquis.

Krijimi i gjykatave administrative duket se është një përshtatje tjeter e atmosferës legjislative

vendase me atë Europiane.Shqipëria është ndër vendet e fundit në Komunitet që nuk e kishte

gjykatën administrative.Ekzistenca e këtyre gjykatave ndër të tjera rriti besimin ndërmjet

206 Janet Dine, Michael Blecher(2009)Ligji “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”-tekst me komentar, f.15 207 N.91 i MSA 208 N.92 i MSA 209 N.97 i MSA

Page 136: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

136

Shqiptarëve dhe Komunitetit Ndërkombëtar të Biznesit, dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e të

drejtave dhe interesave të qytetarëve shqiptarë.

Po ashtu dhe ligji i ri shqiptar « Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare », është hartuar

shprehimisht si një legjislacion i përafruar me acquis communitaire dhe me “dispozita

analoge” evropiane.

Duke qenë se legjislacioni tregtar është shumë i gjerë, do ishte më rezultative ndoshta që

punimi të përqendrohej në një fushë specifike të së drejtës, duke krijuar kështu një panoramë

më të qartë dhe më të saktë të ndryshimeve në atë fushë.

Page 137: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

137

BIBLIOGRAFIA

- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

- Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë

- Ligji Nr.7632, datë 04.11.1992” Për dispozitat që rregullojnë pjesën e parë të

Kodit Tregtar”

- Ligji Nr.7667, datë 28.1.1993 “Për regjistrin tregtar dhe formalitetet që duhen

respektuar nga shoqëritë tregtare”

- Ligji Nr.9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”

- Ligji Nr.9879, datë 21.02.2008 “Për titujt”

- Ligji Nr.9572, datë 03.07.2006 “Për autoritetin e mbikëqyrjes financiare”

- Rregullore Nr.7, datë 30.08.2007 “Për rregullimin e brendshëm të Autoritetit të

Mbikëqyrjes Financiare”

- Ligji Nr.9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të

ndryshuar

- Ligji Nr.9723 datë 03.05.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”

- Ligji Nr.9741, datë 21.05.2007 "Për Arsimin e Lartë në Republikën e

Shqipërisë", i ndryshuar.

- Ligji Nr. 10081, datë 23.02.2009 "Për liçencat , autorizimet dhe lejet në

Republikën e Shqipërisë".

- Vendim Nr. 535, datë 26.05.2009 i Këshillit të Ministrave "Për liçensat dhe lejet

qe trajtohen nga ose nëpërmjet Qëndrës Kombëtare të Liçensimit (QKL) dhe

disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta" i ndryshuar.

- Udhëzimi Nr. 26, datë 07.09.2007 i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës " Për

kriteret dhe proçedurat e dhënies së lejes së funksionimit për institucionet

arsimore private dhe insiitucionet arsimore plotësusuese private

parauniversitare".

- Udhëzimi Nr. 11, datë 28.02.2011 të Ministrit të Arsirnit dhe Shkencës "Për

proçedurat dhe dokumentacionin për hapjen e një institucioni privat të arsirnit

të lartë, programeve të studimit universitare në ciklin. e parë dhe ciklin e dytë,

programeve të studimeve jouniversitare, të natyrës profesionale i dhe proçedurat

për pezullimin dhe revokirnin e liçencës".

- Legjislacioni mbi tatim taksat

- Legjislacioni doganor

Page 138: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

138

- Ligj Nr. 110/2012 “Për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare”

- Ligji 131/2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”

- Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet komuniteteve europiane dhe

shteteve të tyre anëtare dhe Republikës së Shqipërisë

- E drejta shqiptare e shoqërive tregtare, A.Malltezi, Botimi i parë 2011

- Gjykatat shqiptare mbi shoqëritë dhe veprimtarinë tregtare, A.Malltezi,

J.Rystemaj, A.Kromiçi, 2015

- Compendio di diritto del Comercio Internazionale, M.Ius/C.Casellano , III

Edizione 2011 SIMONE

- Janet Dine, Michael Blecher (2009) Ligji “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”-

tekst me komentar

- Traite de droit Commercial, G.Ripert/R.Roblot, 18 edition

- Droit dess affaires, Yves Guyon, 12 edition

- J.P Bois, Dialogue militaire entre anciens et modernes, Université de Nantes,

Centre de recherches sur l'histoire du monde atlantique. Presses universitaires

de Rennes, 2004

- Arta Mandro, E drejta Romake, 1998

- Codice Civile Italiano, LibroV:Del Lavoro, Titolo V:Delle Societa, Capo V:Della

Societa per azioni; Sezione I:Didposizioni Generai,Art 2332 Nullita Delle Societa

- Direktivë 2005/56/KE e Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 26 tetor 2005,

për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare me përgjegjësi të kufizuar.

- Direktivë 2009/109/KE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, të datës 16 shtator

2009, që ndryshon Direktivat e Këshillit 77/91/KEE, 78/885/KEE, 82/891/KEE

dhe Direktivën 2005/56/KE, lidhur me kërkesat për raportim dhe dokumentim

në rastet e bashkimeve dhe ndarjeve, e ndryshuar.

- Direktivë 2009/101/KE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 16 shtator

2009, mbi koordinimin e masave, të cilat për qëllime të mbrojtjes së interesave të

anëtarëve dhe të palëve të treta, duhet të zbatohen nga shoqëritë e shteteve

anëtare, e ndryshuar.

- Direktivë e Dytë të Këshillit 77/91/KEE, datë 13 dhjetor 1976 “Mbi koordinimin

e masave mbrojtëse nga shtetet anëtare, të cilat nevojiten për ruajtjen e

interesave të anëtarëve dhe të tjerëve, për kompanitë, lidhur me krijimin e

Page 139: LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR … · LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE 2 Mirënjohje Gjej

LEGJISLACIONI TREGTAR KOMBËTAR DHE NEVOJAT PËR NDRYSHIM DHE PËRSHTATJE NË

KUADRIN E INTEGRIMIT NË BE

139

shoqërive publike me përgjegjësi të kufizuar, mbajtjen dhe ndryshimin e

kapitalit të tyre, me qëllim për t’i bërë këto masa mbrojtëse ekuivalente”.

- Traktati i Romës, nënshkruar më 25 mars 1957 dhe hyrë në fuqi më 1 janar 1958

o http://eur-lex.europa.eu/legal-

content/EN/TXT/?uri=LEGISSUM%3Axy0023

- Traktati i Mastrihtit, nënshkruar më 7 shkurt 1992 dhe hyrë në fuqi më 1 nëntor

1993, http://eur-lex.europa.eu/legal

- Traktati i Amsterdamit, nënshkruar më 2 Tetor 1997dhe hyrë në fuqi më 1 Maj

1999.Ky traktat bëri ndryshime të ndjeshme të Traktatit të Mastrihtit, të

nënshkruar më 1992

- Organization for Economic Cooperation and Development (OECD);

www.oecd.org

- http://ec.europa.eu/internal_market/company/modern/index_en.htm

- http://www.duhaime.org/LawMuseum/LawArticle-383/Lex-Rhodia-The-

Ancient-Ancestor-of-Maritime-Law--800-BC.aspx

- https://books.google.al/books?id=PI9nw2tQu4IC&pg=PA1017&lpg=PA1017&dq

=jus+gentium+oxford+definition&source=bl&ots=AN2R4FBjQY&sig=yL32UM

YmHzHasBnUvm

- https://www.wto.org/english/docs_e/legal_e/final_e.htm

- https://www.wto.org/english/docs_e/legal_e/06-gatt_e.htm

- https://www.wto.org/english/tratop_e/trips_e/intel2_e.htm