14
Raport nga:CBS Creative Business Solutions (Zgjidhje Krijuese në Biznes) (Dorëzuar në Mars 2014) (Redaktuar nga RisiAlbania- Tetor 2014) Studim mbi Nevojat Financiare të Industrisë së Agro Përpunimit

Studim mbi Nevojat Financiare të Industrisë së Agro Përpunimit

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Studim mbi Nevojat Financiare të Industrisë së Agro Përpunimit

Raport nga:CBS Creative Business Solutions (Zgjidhje Krijuese në Biznes)

(Dorëzuar në Mars 2014)

(Redaktuar nga RisiAlbania- Tetor 2014)

Studim mbi Nevojat Financiare të Industrisë së Agro Përpunimit

Page 2: Studim mbi Nevojat Financiare të Industrisë së Agro Përpunimit

PËRMBAJTJA PËRSE AGRO PËRPUNUESIT NUK PO MARRIN SHËRBIME FINANCIARE TË PËRSHTATSHME? ......... 4

Perceptimet e Agro Përpunuesve dhe Nevojat e tyre për Financim ................................................. 4

Potenciali për Përmirësimin e shërbimeve bankare (jo kredi) sipas pikëpamjes së AP-ve ............. 5

Arsyet themelore të identifikuara nga Agro Përpunuesit si Pengesa për Veprimtarinë e tyre të

Biznesit .............................................................................................................................................. 7

Perceptimi i Insitucioneve Financiare dhe Qasja ndaj Agro-Përpunuesve ....................................... 8

NEVOJA E AGRO-PËRPUNUESVE PËR RRITJE DHE SHËRBIME FINANCIARE TË PËRSHTATURA ...... 9

Aksesi në Financim për Gratë Sipërmarrësve në Agro-Përpunim .................................................. 11

PANORAMË E VEPRIMTARISË SË FDI-VE NË LIDHJE ME AGROBIZNESIN ....................................... 11

Informacion i Përgjithshëm mbi Ofruesit e FDI-ve në Shqipëri dhe Përqendrimin në Agrobiznes . 12

AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) ................................................................... 12

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë – Shqipëri (CCI) .............................................................. 12

Investitorët e Huaj në Shqipëri (FIAA) ............................................................................................. 13

Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri (CCIA) ................................................................................ 13

Çështje të tjera të pa trajtuara drejtpërsëdrejti nga ky dokument .................................................. 14

Page 3: Studim mbi Nevojat Financiare të Industrisë së Agro Përpunimit

3

SHKURTIMET

AB Agro Biznes

AIDA Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve

ALL Lek shqiptar

AP Agro-Përpunues

APP Hedhja e të Dhënave të Aplikimit

Unioni SHKK Unioni Shqiptar Kursim Kredi

AZHBR Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural

BKT Banka Kombëtare Tregtare

BSP Ofrues Shërbimesh Biznesi

CBS Zgjidhje Krijuese në Biznes

CCI Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë - Shqipëri

CCIA Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri

DCA Autoriteti i Kredisë për Zhvillim

FDI Investime të Huaja Direkte

FI Institucion Financiar

FIAA Investitorë të Huaj në Shqipëri

MFI Institucione të Mikro Financimit

IPARD Instrumenti i Asistencës së Para Anëtarësimit për Zhvillim Rural (BE)

Page 4: Studim mbi Nevojat Financiare të Industrisë së Agro Përpunimit

4

PËRSE AGRO PËRPUNUESIT NUK PO MARRIN SHËRBIME FINANCIARE TË

PËRSHTATSHME?

Perceptimet e Agro Përpunuesve dhe Nevojat e tyre për Financim

AP-të e shohin rritjen e biznesit të tyre si të lidhur me investimet e reja në kapital pune, pajisje dhe

teknologji. Megjithatë, në mënyrë jo të ngjashme me biznese të tjera, ka një shkëputje midis

produkteve financiare dhe nevojave të biznesit të AP-ve. Një total prej 176 biznesesh AP që

përfaqësojnë 7 nën sektorë nga 11 rajone kryesore, që gjithashtu përfaqësojnë 8% të të gjithë

industrisë dhe 19% të të gjithë punonjësve të sektorit u intervistuan për të identifikuar arsyet,

nevojat dhe zgjidhjet e mundshme. Çmimet e larta, produkte kredie të pa përshtatura për biznesin

dhe mungesa e kolateralit të pranueshëm janë disa nga arsyet kryesore që kanë sjellë

marrëdhënien e vështirë aktuale midis kërkesës për kredi (AP-të) dhe FI-ve si ofrues kredie.

Ndërkohë që çmimi është një temë e koklavitur e varur nga shumë faktorë, nevoja për ofrimin e

shërbimeve financiare të përshtatura të cilat trajtojnë kompleksitetin e bizneseve AP është

madhore. Por, që këto zgjidhje të pranohen në mënyrë entuziaste, ato duhet të jenë të

qëndrueshme, me ndikim dhe sistematike, në mënyrë që t’i shtojnë vlera si ofruesve të

shërbimeve ashtu edhe atyre që i marrin këto shërbime.

AP-të janë përgjithësisht të pakënaqura me ofruesit e shërbimeve financiare. Sipas tyre, arsyet në

vijim dhe sugjerimet për përmirësime të menjëhershme do të rrisnin aksesin në financim:

o Thjeshtim të procesit të aplikimit për kredi. Sipas 26% të të intervistuarve, procesi i aplikimit

deri në miratim është shumë i gjatë dhe i komplikuar për shkak të dokumentacionit të

kërkuar dhe verifikimit të pasqyrave financiare. Zakonisht një aplikim për kredi kërkon

shumë kohë, kushton para dhe niveli i burokracisë është i konsiderueshëm. Do të ishte

gjithashtu thelbësore të rishqyrtohej edhe lista e dokumenteve të kërkuara për kredi më të

mëdha.

o Përmirësim të politikave të çmim-vënies për aplikime kredie nga FI-të. Norma më të ulëta të

interesit ishin një nga temat më të rrahura gjatë intervistave. Nga intervistat u morën

propozime interesante për norma më të ulëta interesi deri në 5% për kreditë në Euro dhe

deri në 9% për kreditë në Lek. Gjithashtu, dhjetë AP propozuan aplikimin e Normave Fikse të

Interesit nga FI-të, duke qenë se do të ishte më e leverdishme për sa i përket kontrollit dhe

buxhetimit të shpenzimeve mujore të bizneseve.

o Pranueshmëria e kolateralit dhe pranimi i tij nga Bankat dhe FI-të është një nga kufizimet

kryesore për AP-të. Shumë biznese përballen me pengesa në lënien e tokës bujqësore si

kolateral për shkak të mos plotësimit të kritereve të pranueshmërisë të vendosura nga

bankat. Kufizimet mbi tokën bujqësore si kolateral i pranueshëm përjashtojnë shumë

aplikime të reja për kredi, kështu që ndryshimi i politikave në këtë kuadër do të ishte

frytdhënës për agrobizneset.

o 1Kërkohet afat më i gjatë për kreditë e investimit (deri në 15 vjet) duke rezultuar kështu në

pagesa më të ulëta mujore dhe duke pasqyruar karakterin sezonal të veprimtarisë së biznesit.

o Rritje e nivelit të transparencës dhe heqja e kostove të fshehura të lidhura me aplikimin për

kredi. Mungesa e informacionit dhe transparencës nga ana e punonjësve të bankave shpesh

çon në paqartësinë e klientit rreth interesit që duhet paguar, planit të shlyerjes së kredisë si

1Afat më i gjatë – Periudhë më e gjatë maturimi për kredinë

Page 5: Studim mbi Nevojat Financiare të Industrisë së Agro Përpunimit

5

dhe terma dhe kushte të tjera të limitit të

kredisë. AP-të sugjerojnë një tarifë fikse

administrimi për aplikimin për kredi në vend

të aplikimit të përqindjeve siç edhe ndodh

rëndom. Ata që kanë më shumë përvojë në

treg propozojnë heqjen 2 e tarifave për

shlyerjen e parakohshme për produktet e

kredisë. Shpesh informacioni mbi tarifat e

shlyerjes dhe penalitetet e lidhura me to nuk

janë të shkruara.

Si rrjedhojë e pengesave për financim disa AP

nuk po investojnë për mundësi të reja biznesi.

Arsyeja e mos bërjes të investime të reja në

biznes ishte kryesisht e lidhur me “mungesën

e burimeve financiare” dhe “pasigurinë në

lidhje me situatën e përgjithshme makro

ekonomike në vend”.

Potenciali për Përmirësimin e shërbimeve

bankare (jo kredi) sipas pikëpamjes së

AP-ve AP-të nuk kanë informacion të përshtatshëm mbi

shërbimet financiare të bankave. Kjo nuk

pasqyrohet vetëm në perceptimin e tyre (arsyeja e

problemeve më të mëdha) por gjithashtu edhe në

mangësinë e kuptimit që ata kanë për produktet

bankare. Sipas tyre, bankat duhet të jenë më informuese rreth produkteve të shërbimit që u

2Tarifë e Shlyerjes para Kohe – Komisione Fikse të Aplikuara nga Bankat për Shlyerjen e Shumës së Mbetur të Kredisë përpara Datës së

Maturimit.

84%

26 % 22% 21 % 17% 17 % 10% 7%

Përmirësimi i Produkteve Ekzistuese

Figura 1 – Grafiku tregon përgjigjet në % për 176 intervista bazuar në përgjigje të shpeshta dhe të kombinuara

Magazinim iFtohtë

Bulmet Fruta dhePerime

PërpunuesMishi

PërpunuesUlliri

Barna dheErëza

23% 20%

17% 17% 11% 11%

Nën Sektorë pa plane investimesh

Figura 2:Grafiku tregon % në krahasim me numrin e përgjithshëm të

secilit nën sektor

Bulmet Përpunuesit

e Mishit

Fruta dhe

Perime

Magazinim i

Ftohtë

Barna dhe

Erëza

Përpunues

Vaji

Të Tjerë

39

15 19

17

8

31

6 10

3 4 5 1

4 0

Panorama e të gjitha investimeve të reja

Po Jo

Figura 3: Grafiku tregon numrin krahasuar me 176 intervista

Page 6: Studim mbi Nevojat Financiare të Industrisë së Agro Përpunimit

6

ofrohen agrobizneseve. “Punonjësit e bankës nuk më kanë shpjeguar ndonjëherë të gjithë gamën

e shërbimeve të tjera financiare që u ofrohen bizneseve”, tha përfaqësuesja e një AP-je të

intervistuar. “Ata të informojnë dhe të shpjegojnë me detaje vetëm kreditë në periudha të

caktuara kohore,” – vijon ajo. Kjo vjen si rrjedhojë e strategjive të brendshme që kanë bankat për

të shitur produkte kredie në periudha me veprimtari të ulët. Pak nga pak bankat po lëvizin drejt

një strategjie më tepër të orientuar nga klienti dhe jo të orientuar nga produkti. Klientët që janë

biznese presin që bankat të ofrojnë shërbime që janë të thjeshtë për t’u kuptuar, të përshtatur për

nevojat e tyre, dhe të dhënë në mënyrë të shpejtë. Ata gjithashtu presin që të kenë mundësinë të

lidhen në kohë reale dhe kur kanë nevojë nëpërmjet kanalit të komunikimit që ata parapëlqejnë.

Sipas intervistave, AP-të ose nuk kanë informacion (27% e tyre) mbi shërbimet bankare ose ata

janë të keq informuar (73% e AP-ve) mbi shërbimet e bankës si pasojë e arsyeve në vijim:

o Mungesës së informacionit të përditësuar dhe detajuar mbi shërbimet financiare për

agrobiznesin nga punonjësit e bankës në kontakt me klientin. AP-të kërkojnë që punonjësit e

bankave të jenë më informues rreth shërbimeve në përgjithësi dhe të ndryshojnë qëndrimin

e tyre ekzistues, që përqendrohet më së shumti tek shitja e produkteve të kredisë.

o Nuk ka pasqyrim të opinionit të klientit (Zëri i klientit) në hartimin dhe krjimin e produkteve

dhe shërbimeve financiare.

o Nuk ka njohuri teknike nga ana e punonjësit të bankës mbi veprimtaritë specifike të

agrobizneseve.

o Mungesë transparence dhe informacioni të detajuar që shpjegon kostot e shërbimit;

o Largësi logjistike ose largësia midis AP-ve dhe degëve të bankave që të vendosura më së

shumti në zona urbane duke humbur kështu kanalet e

shpërndarjes. Degët e bankave zakonisht vendosen në

zona urbane kyç, ndërsa kredia për bujqësinë kërkon

prani fizike në zonat rurale.

o Produkte veprimtarish bankare elektronike të

papërshtatshme për agro përpunuesit. Disa nga AP-të

me një nivel të caktuar arsimi, kryesisht të vendosura

në zonat rurale larg degëve të bankave, i shohin

kanalet elektronike si zgjidhje të mira për të kryer

veprimtarinë e tyre bankare rutinë. Megjithatë, ata i

shohin produktet aktuale elektronike të ofruara nga bankat si jo shumë të mira dhe jo të

lehta për t’u përdorur. Shumë kufizime dhe ndalesa të sistemit për kryerjen e pagesave dhe

veprimeve bankare të përditshme rutinë e kanë kthyer kryesisht përdorimin e shërbimit

bankar elektronik për qëllime të të parit të llogarisë

Figura 4 – Grafiku tregon përgjigjet në % nga 128 intervista lidhur me ndryshimet që nevojiten për përmirësimin e shërbimeve ekzistuese bankare

Informacion mbiprodukte dhe

shërbime të reja

Shërbim Klienti Kosto Shërbimi Paketë Shërbimi Infrastrukturë(afërsi mebiznesin)

Koha etransferimeve

Të tjera Nuk kaInformacion

23% 20% 15% 13% 10% 10% 9%

2 %

Përmirësimi i shërbimeve bankare

Rural Area Urban Area

114 62

AP-të e intervistuara sipas vendndodhjes së biznesit

Figura 5 –Grafiku tregon vendndodhjen e AP-ve për

176 intervistat

Page 7: Studim mbi Nevojat Financiare të Industrisë së Agro Përpunimit

7

o AP-të në zonat rurale duket se hasin të njëjtat pengesa për akses në produkte financiare si

edhe kolegët e tyre në zonat urbane. Por, AP-të në zonat rurale, përballen edhe me sfida të

tjera për kryerjen e veprimeve të tyre bankare të përditshme rutinë, si p.sh. veprimet e

pagesave, duke qenë se shumica e bankave janë të vendndodhura në zona urbane.

Shërbimet e kryera nga MFI-të janë të orientuara vetëm drejt kredive dhe nuk ofrohen për

pagesat.

Arsyet themelore të identifikuara nga Agro Përpunuesit si Pengesa për

Veprimtarinë e tyre të Biznesit

Pengesa kryesore me të cilën përballen AP-të është informaliteti dhe konkurrenca e pandershme

e subjekteve të pa licencuara që veprojnë në tregun e brendshëm. Konkurrenca e pandershme

shformon rregullat e konkurrencës në treg. Ofrimi i produkteve me çmime më të ulëta vjen si

pasojë e kostove më të ulëta të prodhimit, mungesës së standardeve të sigurisë ushqimore,

shmangies së pagesës së tatimeve dhe mungesës së përmbushjes së standardeve. Një tjetër

çështje e ndjeshme është likuiditeti financiar i bizneseve. Çështjet e likuiditetit vijnë kryesisht si

pasojë e nivelit të lartë të të ardhurave të pa arkëtuara prej klientëve dhe injektimit të pakët të

kapitalit nga Institucionet Financiare. Për më tepër, injektimi i pakët i kapitalit nga FI-të gjatë

viteve të fundit ka parandaluar investimet e reja në mënyrë të konsiderueshme, veçanërisht ato

për teknologji të reja.

Probleme të tjera me të cilat përballen AP-të janë si vijon:

o Mungesë mbështetjeje nga politikat shtetërore si kontrolli, monitorimi dhe aplikimi i

ndëshkimit për ata që shkelin rregullat. Nuk ka skema specifike shtysash në mbështetje të

prodhimit dhe shitjeve ose ato nuk janë të përshtatshme për veprimtaritë specifike

o Kapacitete të pakta prodhimi për të përmbushur kërkesën e tregut

o Çmim i lartë i karburantit të përdorur për pajisjet dhe makineritë e procesit të prodhimit

o Infrastruktura (rrugë të këqija, ndërprerje energjie dhe uji) dhe lidhja me fermerët e vegjël

në zonat e thella janë identifikuar si probleme kryesisht në zonat rurale

o Mungesa e njohurisë, veçanërisht lidhur me teknikat e avancuara të prodhimit dhe

teknologjinë e re

o Pezullimi i lejeve të ndërtimit nga autoritetet shtetërore po bëhet pengesë për investimet e

reja në ambientet e biznesit dhe për kreditimin nga FI-të. Nevoja për investime po i detyron

bizneset të ndërtojnë edhe pa leje.

39%

16% 16% 15% 15% 14% 9% 9%

5% 5% 2% 2%

Pengesat e Identifikuara nga AP-të

Figura 6 – Grafiku tregon përgjigjet në % të 176 intervistave mbi pengesat e hasura nga AP-të

Page 8: Studim mbi Nevojat Financiare të Industrisë së Agro Përpunimit

8

Perceptimi i Institucioneve Financiare dhe Qasja ndaj Agro-Përpunuesve

FI-të kanë patur procedura të ngadalta për agro-kreditimin. Agrobizneset marrin vetëm 4% të

kredisë, me gjithë kontributin e madh në PBB e bujqësisë (40%). Llogaritet të ketë një hendek prej

600 milion Eurosh në financime që do t’i duheshin sektorit për të gjeneruar rritje. Ndërkohë që

ekziston një perceptim i përgjithshëm se sektori i agrobiznesit është një sektor me rrezik të lartë,

intervistat me menaxherët e bankave që merren me kredi-dhënien tregojnë të kundërtën.

Agrobiznesi mund të shihet si me rrezik për shkak të motit apo faktorëve të tjerë të jashtëm, por jo

si një veprimtari biznesi. Për më tepër niveli i ulët NPL (kredi me performancë të ulët) e konfirmon

një gjendje të tillë. Përveç disa përjashtimeve të pakta, FI-të nuk bëjnë dallim formal midis agro-

përpunuesve dhe agrobizneseve të tjera. Kreditimi i agrobiznesit nuk konsiderohet të ketë

efikasitet në kosto për sa i përket kohës dhe shpenzimeve të tjera të lidhura me këtë veprimtari.

Institucionet Financiare i përcaktojnë politikat e tyre të çmimeve bazuar në rrezikun e kredisë,

shumën e kredisë, kostot operative, dhe cilësinë e kolateralit. Kreditimi i bujqësisë dhe agro-

përpunimit perceptohet si veprimtari me rrezik të lartë dhe si rrjedhojë çmimet e kredive janë

relativisht të larta kur krahasohen me sektorë të tjerë biznesi. Perceptimi negativ vjen nga një

mungesë përvoje pune me sektorin dhe një mungesë thelbësore të dhënash për të vlerësuar

rrezikun në mënyrë analitike. Kreditë me norma interesi më të ulëta për AP-të janë të lidhura

anasjelltas me volumin e kredisë që sektori bankar është i gatshëm të ofrojë. Me fjalë të tjera, sa

më shumë FI kreditojnë AP-të, aq më të ulët do të jenë çmimet e kredisë. Një moment pozitiv u nis

nga qeveria kur rriti nivelin e saj të përqendrimit për agrobizneset. Instrumentet e sofistikuara nga

FI-të si dhe politikat e tjera shtytëse nga qeveria, projektet e donatorëve dhe OJF-ve që asistojnë

AP-të për të marrë më shumë financim do të ndikojnë normat interesit të kredive në mënyrë

pozitive.

Sfida kryesore për bankat mbetet informaliteti i përgjithshëm, përfshirë këtu edhe mungesën e

pasqyrave financiare, bilancet, dhe certifikatat e pronësisë për ndërtesat dhe pajisjet. Bankat

hasin disa sfida për financimin e AP-ve, për shkak të mungesës së planeve të përshtatshme të

biznesit për aplikimet për kredi, dhe dokumentacionit dhe pronësisë së kolateralit për të

përmbushur kërkesat e bankës për garanci. Legjislacioni për tokën bujqësore ka qenë një çështje

që ka shkaktuar shumë probleme për bankat. Sfida të tjera të AP-ve lidhen me mungesën e

ekspertizës së tyre teknike lidhur me investimet e reja si dhe mungesën e organizimit dhe

strukturimit (praktika e mbajtjes së bilancit, pasqyrat financiare, licencat, etj), përmirësimet e të

cilave do t’i bënin ato më tërheqës dhe më të besueshëm për institucionet financiare. Bankat

gjithashtu pranojnë mangësinë e investimeve të nevojshme nga ana e tyre për zhvillimin e

produkteve të përshtatshme dhe të sofistikuara që trajtojnë nevojat specifike të biznesit të AP-ve.

Më poshtë jepet një listë më e detajuar e sfidave me të cilat përballen AP-të:

o Informaliteti i bizneseve lidhur me mangësinë e pasqyrave të përshtatshme financiare dhe

mbajtjes së bilancit për veprimtarinë e biznesit.

o Dokumentacioni i kolateralit lidhur me pranueshmërinë e kolateralit dhe certifikimi i pronësisë

për tokën, ndërtesat dhe pajisjet për t’i siguruar bankës që të investojë mbi pronë.

Legjislacioni për tokën bujqësore ka qenë një pengesë dhe ka krijuar probleme për bankat në

procesin e kredidhënies.

o Hartimi i Planit të Biznesit: Hartimi i planeve të përshtatshme të biznesit jo vetëm si një nga

kërkesat e aplikimit për kredi, por edhe për përdorimin e mëtejshëm si udhëzues për

menaxhimin e veprimtarisë së biznesit.

Page 9: Studim mbi Nevojat Financiare të Industrisë së Agro Përpunimit

9

57 38

29 25 19 15 14 8 3 2

Produkte bankare të nevojshme për AP-të

o Mungesa e strukturave formale të biznesit të lidhura me Financën, Burimet Njerëzore, Statusin

Ligjor, etj.

o Natyra sezonale e veprimtarisë së biznesit që rrit rrezikun e mos shlyerjes së pagesave mujore

o Koordinimi dhe bashkëpunimi midis kërkesës dhe ofertës në treg shpesh mungon dhe si

rrjedhojë rritet rreziku që kompanitë të krijojnë stok të panevojshëm dhe të kenë probleme

me likuiditetin

o Niveli i ulët i edukimit financiar i agro-përpunuesve dhe mungesa e ekspertizës teknike lidhur

me teknologjitë e reja në veprimtarinë e tyre.

o Mungesa e një plani gjithëpërfshirës marketingu që përfshin një krijim të veçantë marke për

ruajtjen e një standardi unik të prodhimit dhe për të mirëmbajtur një nivel të qëndrueshëm

shitjesh.

NEVOJA E AGRO-PËRPUNUESVE PËR RRITJE DHE SHËRBIME FINANCIARE TË

PËRSHTATURA

Duke patur parasysh nevojën për teknologji dhe përmirësime të produkteve për të pasqyruar

standardet më të larta, si AP-të ashtu edhe FI-të vënë re se ka një nevojë të vazhdueshme për

investime të reja, në mënyrë që të arrihet një rritje e qëndrueshme e biznesit. Si rezultat, 86% e të

intervistuarve po planifikojnë tre lloje të reja investimesh:

o Investimet për futjen e teknologjive të reja dhe/ose përmirësimin e atyre ekzistuese në

mënyrë që të përmirësohet prodhimtaria dhe të ulen kostot. Investimet e reja në teknologji

nuk sjellin me patjetër ulje të numrit të punonjësve dhe automatizim të pritshëm të proceseve

të AP-ve. Teknologjitë mund të ndryshojnë llojin e punës, për shembull puna mund të jetë më

shumë automatike dhe jo aq manuale. Ky koncept mbështetet nga vetë AP-të. AP-të i shohin

automatizimin/teknologjitë e reja si të lidhura me përmirësimin e cilësisë dhe standardeve

dhe si pika kyçe për sigurimin e qëndrueshmërisë në periudhën afatgjatë duke zgjeruar

tregjet e brendshme dhe duke hyrë në ato të huaja. Depërtimi më i madh në tregje dhe

volumet e shitjeve të reja do të kërkojnë

eventualisht një numër më të madh

punonjësish.

o Ndërtimi i ambienteve të biznesit dhe

ambienteve të reja në përputhje me

veprimtarinë e biznesit dhe për të

përmbushur standardet dhe për të

mbështetur rritjen e biznesit

o Investime marketingu për përmirësimin e ambalazhimit, markës, novacionit të produktit dhe

shpërndarjes. Sipas intervistave të kryera, 135 AP që po planifikojnë të bëjnë investime të reja

thanë se ato presin një rritje të numrit të

përgjithshëm të punonjësve me 1.770

vetë, nga ky 1.000 do të jenë gra, ndërsa

1.139 do të jenë të rinj deri në moshën 29

vjeçare. Grafikët e mëposhtëm tregojnë

punësimin aktual në çdo nën sektor dhe

për çdo kategori (numri i përgjithshëm i

Zgjerimteknologjie

Përmirësim iambientevetë biznesit

Marketing Kapital Pune Tjetër Ska Plane

66% 47%

17% 6% 5% 14%

Llojet e Investimeve

Figura 7 –Grafiku tregon % e shpeshtisë në 176 intervista

Page 10: Studim mbi Nevojat Financiare të Industrisë së Agro Përpunimit

10

punonjësve, gratë, dhe të rinjtë deri në moshën 29 vjeç). Fatkeqësisht kjo kërkesë e lartë për

investime të reja nuk pasqyrohet në ofertën e shërbimeve financiare për ta përmbushur atë.

AP-të përdorin kredi standarde biznesi, Kredi Investimesh dhe Kapital Pune që i ofrohet të gjithë

klientëve të biznesit (Mikro, SE dhe Korporatë). Nuk ka qasje tjetër që aplikohet për agrobiznesin.

Ndërkohë që këto produkte duken më të përshtatshme për bizneset e konsoliduara, ato nuk

trajtojnë çështjet e veçanta të bujqësisë si mungesa e kolateralit, natyra sezonale dhe informaliteti.

Intervistat me menaxherët e bankave dhe studimet ekzistuese tregojnë se produktet e reja në

vijim (ose përmirësimet) do të kishin ndikim të madh në ofrimin e niveleve shumë më të larta të

financimit për AP-të:

o Overdraft me xhiro sezonale në llogari të lidhur me ciklin e caktuar të biznesit

o Afate pagese të parregullta për këstet e kredisë dhe periudha me falje të lidhura me natyrën

sezonale të prodhimit dhe shitjeve

o Linjë Kredie Sezonale për qëllimet e kapitalit të punës

o Kredi të Përshtatura Agro të karakterizuara nga cikle sezonale prodhimi. Produktet e

përshtatura janë specifike për nën-sektorët, ndërsa planet për shlyerje të parregullt janë

shumë të zakonshëm ( për shembull pagesë një herë në tre muaj).

o Kredi afatgjata shumë fleksibël në lidhje me aplikimin dhe afatet e shlyerjes

o Përdorim i shtuar i Garancive Bankare dhe3 Letrës së Kredisë (LC) për eksporte. Bankat duhet

të krijojnë një produkt të thjeshtë dhe praktik për bizneset që eksportojnë prodhimet e tyre

jashtë vendit dhe/ose importojnë lëndë të parë. Një Letër Kredie përdoret zakonisht nga

kompanitë e mëdha që eksportojnë produkte jashtë vendit. Duke qenë se ka një prirje

pozitive eksporti dhe një rritje të investimeve të reja në teknologji për të përmbushur

standardet evropiane të prodhimit, pritet që numri i AP-ve që eksportojnë produktet e tyre të

vijojë në rritje. Rritja e eksporteve do të rrisë edhe përdorimin e letrave të kredisë, që si

3LC është një letër nga një bankë drejtuar një banke tjetër (veçanërisht një banke në një vend të huaj) që shërben si

garanci për pagesat e bëra një personi të veçantë sipas kushteve të veçanta. Një angazhim me shkrim për të paguar nga

banka e një blerësi ose importuesi (banka lëshuese) bankës së shitësit ose eksportuesit (banka pranuese, banka

negociuese, ose banka paguese)

Bulmet Përpunues

Mishi

Fruta dhe

Perime

Magazinim

i Ftohtë

Barna dhe

Erëza

Përpunues

Vaji

Të Tjera

283

502

332

126 142

231

154

148 214 247

77 94 101 119

146

346

258

66 76

158

89

Punonjës të Rinj pas Investimit

Punonjës të rinj pas investimit Gra Deri në 29 Vjeç

Totali iPunonjësve

Gra Deri 29 vjeç

2,179

1,070 877

1,770

1,000 1,139

Numri i Punonjësve

Situata aktuale e punonjësve Punonjësit e rinj pas investimit

Figura 10 –Grafiku tregon numrin e punësimit

Figura 9 –Grafiku tregon punësimin pas intervistës mbi

investimet

Figura 8– Grafiku tregon shpeshtinë në 136 intervista të produkteve

bankare të nevojshme për AP-të

Page 11: Studim mbi Nevojat Financiare të Industrisë së Agro Përpunimit

11

rrjedhojë do të kërkojë hartimin nga ana e FI-ve të produkteve të përshtatshme dhe fleksibël

sipas nevojave të tregut.

Si bankat ashtu edhe AP-të janë dakord se si rrjedhojë e tipareve të ndryshme të veprimtarisë

së biznesit, AP-ve duhet t’i ofrohen produkte dhe shërbime të përshtatura. Në mënyrë që të

japin këto produkte/shërbime FI-të duhet të ngrenë kapacitetet e brendshme, përfshirë

strukturat organizative të përkushtuara për administrimin dhe zhvillimin e biznesit me agro-

përpunuesit.

Aksesi në Financim për Gratë Sipërmarrësve në Agro-Përpunim

Njëzet nga 176 të intervistuarit që morën

pjesë në studim ishin gra sipërmarrëse.

Perceptimi i përgjithshëm është se gratë

përballen me pengesa të ngjashme për

aksesin në produkte financiare, por

aksesi në informacion dhe mundësi

financimi për gratë është akoma më

sfidues. Nuk kishte prova të diskriminimit

gjinor, me qëllime ose të fshehur, nga ana

e FI-ve. Shqetësimet e grave lidhen me

kushtet e përgjithshme të të gjithë

sektorit dhe ato kërkojnë norma më të

ulëta interesi dhe afate më të gjata për

maturimin e kredive. Shpesh aksesi në

informacion është i kufizuar sepse

shoqatat e biznesit janë zakonisht

“rrjete djemsh” që i bëjnë ndere njëri-

tjetrit. Rrjetëzimi midis grave

sipërmarrëse thuajse nuk ekziston. Më

shumë se 72% e AP-ve përfshijnë

bashkëshortet në biznes në role të

ndryshme, por zakonisht jo në pozicione drejtuese. Në shumicën e rasteve këto janë biznese

familjare. Ndërkohë që diskriminimi gjinor nuk duket i pranishëm në lidhje me financimin,

pengesat kulturore dhe mungesa e aksesit në informacion dhe mundësi, çojnë në një numër më të

ulët grash sipërmarrëse se sa burra. Mundësia e krijimit të një qasjeje për financimin e përshtatur

për gratë mund të sjellë një nisëm të suksesshme nga pikëpamja e biznesit dhe ajo shoqërore.

PANORAMË E VEPRIMTARISË SË FDI-VE NË LIDHJE ME AGROBIZNESIN

Investimet e Huaja Direkte mbeten thelbësore për zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Megjithatë,

volumi faktik i FDI-ve në agro-përpunim mbetet i kufizuar, kryesisht si rrjedhojë e strategjive dhe

planeve të paqarta të veprimit të Qeverisë Shqiptare. Agjencitë e FDI-ve, ose Dhomat e Tregtisë

po kryejnë disa veprimtari, për shembull, ofrim informacioni për vendosjen e kontakteve, por

veprimtaria e tyre nuk është veçanërisht e orientuar drejt agro-përpunimit. Ka interes të

Figura 11 – Grafiku tregon gratë pronare sipas nën sektorëve

4 3 2 2 1 1 1

Gra pronare sipas nën-sektorit

Meshkuj Femra Jam indiferent

56 % 43%

1%

Marrin në Konsideratë Gjininë gjatë rekrutimit

Figure 12 – Grafiku tregon % nga 113 intervista për marrjen në konsideratë të

gjinisë gjatë rekrutimit

Page 12: Studim mbi Nevojat Financiare të Industrisë së Agro Përpunimit

12

përgjithshëm për sektorin e agro-përpunimit, por mungojnë përqendrimi dhe objektivat

strategjikë.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mbetet aktori më i rëndësishëm në treg, që

ka kapacitetet e nevojshme dhe aftësitë të tërheqë investitorë të huaj.

Megjithatë, për shkak të ndryshimeve politike të kohëve të fundit që kanë përfshirë edhe AIDA-n,

ishte e pamundur të bëhej një intervistë dhe të ofroheshin informacionet e nevojshme për

strategjinë e zhvillimit të institucioneve në të ardhmen.

Aktualisht, as Dhoma e Tregtisë dhe as AIDA nuk kanë një strategji të qartë kushtuar zhvillimit të

agro-përpunuesve. Si rrjedhojë, CSB sugjeron shtyrjen e hartimit të strategjisë së ndërhyrjes

lidhur me FDI-të për një moment të dytë.

Informacion i Përgjithshëm mbi Ofruesit e FDI-ve në Shqipëri dhe Përqendrimin

në Agrobiznes

AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) është institucioni më i madh

kushtuar thithjes së investimeve të huaja të përqendruara në mbështetjen e FDI-ve, Novacionit dhe

SME-ve. AIDA i ofron informacion dhe shërbime kompanive të huaja që kërkojnë të investojnë në

Shqipëri. Ofrohet informacion i përgjithshëm rreth klimës së biznesit në Shqipëri, mundësive të

investimit dhe partnerëve vendas. AIDA ofron mbështetje për Sipërmarrjet e Vogla dhe të Mëdha

Shqiptare, në mënyrë që të përforcojë konkurrueshmërinë e tyre në tregjet e brendshme dhe ato

ndërkombëtare, veçanërisht për të zhvilluar potencialin e eksportit dhe për të stimuluar

novacionin. AIDA u ofron SME-ve mbështetje teknike përmes shërbimeve si analiza e tregut,

rrjetëzim, grantet të veçanta për kompanitë shqiptare, fondi i konkurrencës dhe procedurat

administrative. Një nisëm tjetër me rëndësi është Fondi i Inovacionit i zbatuar përmes BRIC

(Strategjia e Inovacionit të Biznesit dhe Teknologjisë). Roli i Fondit të Inovacionit është të krijojë

dhe të promovojë një kulturë inovacioni ndërmjet bizneseve në Shqipëri, duke rritur

ndërgjegjësimin për përfitimet që vijnë nga novacioni dhe teknologjia.

Institucioni shqiptar përkushtuar tërheqjes së investitorëve të huaj, AIDA, nuk mund të na ofronte

informacion rreth strategjisë së institucionit dhe planeve për të ardhmen për shkak të strukturës

së paqartë organizative të organizatës si rrjedhojë e ndryshimeve të reja qeveritare.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë – Shqipëri (CCI) synon të forcojë lidhjet brenda

komunitetit frëngjisht folës në Shqipëri. CC Francë – Shqipëri ka si anëtarë të saj kompanitë më të

mëdha në Shqipëri si SocieteGenerale Albania, Green Technologies (CNR /GDF-Suez,

Eurocopter/EADS) , Ally (SAFRAN Group ), Studio Ligjore Boga& Associates, Amadeus Group etj.

Objektivat janë të bashkojnë, informojnë, inkurajojnë dhe asistojnë komunitetin francez të biznesit

dhe komunitetin frëngjisht folës në Shqipëri, si dhe të forcojnë lidhjet midis kompanive shqiptare

dhe franceze duke promovuar lidhjet ekonomiko tregtare me Francën. Dhoma e Tregtisë dhe

Industrisë Francë – Shqipëri jep kontribut duke organizuar takime që përqendrohen në

shkëmbimin e përvojës midis anëtarëve të saj.

Dhoma shpërndan informacione të besueshme dhe ofron shërbime të mbështetjes logjistike dhe

asistencë për anëtarët e saj dhe kompanitë që duan të investojnë apo të krijojnë një biznes të ri

midis Francës dhe Shqipërisë. Synimi kryesor i Dhomës së Tregtisë është të asistojë kompanitë me

zbatimin e projekteve të tyre për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare në Shqipëri apo Francë.

Page 13: Studim mbi Nevojat Financiare të Industrisë së Agro Përpunimit

13

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë u ofron bizneseve shqiptare ekspertizë dhe informacion në katër

fusha: shërbime, informacion, perspektivë, zhvillim dhe komunikim.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë – Shqipëri është e interesuar të ofrojë shërbime për agro-

përpunuesit në Shqipëri. Në këtë kuadër, CII po organizon Panairin Francez të Ushqimit dhe

Bujqësisë, i cili do të mbahet në Tiranë më 24 prill. Qëllimi i panairit është t’i lejojë kompanive

franceze të eksplorojnë tregun e vendeve të rajonit të Ballkanit si Shqipëria, Kosova, FYROM

(Maqedonia) dhe Mali i Zi. Ky panair i drejtohet të gjitha kompanive franceze nga të gjithë sektorët e industrisë ushqimore.

Megjithatë, CCI nuk ka hartuar një strategji për mbështetjen e investimeve dhe marrëdhënieve

tregtare të përkushtuara agro-përpunimit.

Investitorët e Huaj në Shqipëri (FIAA) është themeluar nga disa investitorë të huaj në

Shqipëri. Misioni i FIAA është të mbështesë suksesin e anëtarëve të saj duke promovuar një

mjedis të shëndoshë biznesi në vend dhe duke ofruar informacion dhe burime me cilësi të lartë

për biznesin. FIAA përfaqëson shumicën e FDI-ve në Shqipëri nga vende të ndryshme, përfshirë

Italinë, Greqinë, Francën, Gjermaninë, Austrinë, Turqinë, Kanadanë, Norvegjinë, Mbretërinë e

Bashkuar, Zvicrën, SHBA-në, si edhe një gamë të gjerë sektorësh ekonomikë si financën dhe

bankën, ndërtimin, këshillimin, telekomunikacionin, minierat dhe naftën & gazin, energjinë,

tregtinë, dhe hotelerinë. FIAA ofron asistencë për të stimuluar financimet e huaja direkte në vend,

për të promovuar komunikimin midis anëtarëve të FIAA-s dhe Autoriteteve Shqiptare, për të

ofruar një vend takimi për investitorët e huaj për të diskutuar problemet dhe zgjidhjet e

ndërsjella, për të ofruar shërbime vijuese për investitorët e huaj që tashmë janë duke bërë biznes

në Shqipëri. Ajo gjithashtu ofron këshillim biznesi, dhe një bazë të gjerë të dhënash mbi

investitorët shqiptarë dhe të huaj.

Gjatë takimit me FIAA, CBS u informua se agrobiznesi është jashtë fushëveprimit të organizatës.

Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri (CCIA) u themelua në dhjetor 1995 si një Komitet

Këshillues për sipërmarrësit italianë me nismën e Ministrisë Italiane të Punëve të Jashtme dhe

nëpërmjet koordinimit të Ambasadës Italiane në Shqipëri. Shoqata, që konsiderohet si organizata

më e madhe e pranisë italiane në Shqipëri, ka qenë gjithmonë sistemi i përfaqësimit të

operatorëve dhe sipërmarrësve ekonomikë dhe tregtarë që prodhojnë të mira ose shërbime.

CCIA ka anëtarë të shumtë në sektorë të shumtë të ekonomisë shqiptare, kryesisht në sektorin

bankar, prodhues, atë të ndërtimit, energjisë, dhe shërbimeve.

Përpjekja kryesore e Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri është të krijojnë një strukturë që ka

mundësinë t’u ofrojë shërbime të gjithë bizneseve, organizatave të huaja dhe shoqatave dhe të

penetrojë në tregun italiano-shqiptar.

Ekziston një moment në marrëdhëniet ekonomike midis këtyre dy vendeve dhe agrobizneset janë

pjesë e nismave për mbështetjen e biznesit. Megjithatë, nuk ka një strategji të saktë se si do të

mbështetet ky sektor biznesesh.

Page 14: Studim mbi Nevojat Financiare të Industrisë së Agro Përpunimit

14

Çështje të tjera të patrajtuara drejtpërsëdrejti nga ky dokument

o Çështjet e titujve të pronësisë dhe fragmentimi i tokës janë objekt i politikave qeveritare

dhe nuk trajtohen në këtë dokument. Ndërkohë që nevojiten përpjekje për të trajtuar dhe për të

mbështetur këto çështje, varësia e lartë nga qeveria dhe politikat shtetërore e bën përfundimin të

paqartë. Çështjet e tokave bujqësore do të trajtohen në mënyrë jo të drejtpërdrejtë përmes

produkteve bankare – bankat do të këshillohen ta bëjnë tokën bujqësore të pranueshme si

kolateral për kriteret e brendshme bankare. Bankave do t’u ofrohet një udhëzues vlerësimi që do

të përfshihet në procesin e tyre të vlerësimit të kolateralit.

o Zgjidhjet për produktet me afate më të gjata maturimi nuk trajtohen në mënyrë të

drejtpërdrejtë në këtë dokument, sepse bankat kanë rregulla të brendshme strikte që përcaktojnë

afatet e kredive bazuar në llojin e kredisë. AP-të i lidhin afatet më të gjata me pagesat më të ulëta

mujore, që janë më shumë veprimtari sezonale biznesi dhe mbledhje pagesash. Afati më i gjatë

ofruar për kredi për agro-investime nga një sërë Institucionesh Financiare është 10 vjet. Zakonisht,

politika e riskut për ndryshime të tilla si zgjatja e afateve të kredisë është e komplikuar dhe shumë

shpesh është objekt miratimi nga zyrat qendrore të bankave evropiane mëmë. Megjithatë kjo

çështje trajtohet në mënyrë jo të drejtpërdrejtë duke mbështetur pagesat e parregullta të

përshtatura për veprimtaritë e veçanta të bizneseve AP, që do të ulte edhe pagesat e kredisë në

kohën kur veprimtaria prodhuese është e ulët.