25
1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE, LEGJISLACIONI TREGTAR DHE E DREJTA E PUNËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2016 Teza me përgjigje SEKSIONI I PARË: PYETJE ME ALTERNATIVA ( 1 PIKË SECILA) 1. Personi juridik duhet të bëjë regjistrimin fillestar brenda: a) 15 ditësh nga data e themelimit; b) 30 ditësh nga data e themelimit, por në cdo rast para nisjes së veprimtarisë1 efektive; c) 30 ditësh nga data e nisjes së veprimtarisë; d) 20 ditësh nga data e nënshkrimit të kontributeve. Përgjigja e saktë: alternativa ( b ) 2. Cili nga pohimet e mëposhtëme është i vërtetë? a) Kontributet e aksionarëve në një shoqëri aksionare mund të jenë vetëm në para b) Kontributet e aksionarëve në një shoqëri aksionare mund të jenë në para, apo në natyrë; c) Kontributet e aksionarëve mund të jenë në para, në natyrë dhe në krah pune; d) Kontributet e aksionarëve mund të jenë në para, në natyrë, në punë dhe në shërbime. Përgjigja e saktë: alternativa ( b ) 3. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar shpërndan fitime vetem kur: a) Aktivet e shoqërisë mbulojnë tërësisht detyrimet b) Vetem kur aktivet e shoqërisë mbulojnë dyfishin e detyrimeve c) Vetem me vendim unanim d) Përpara pagimit të dividentit Përgjigja e saktë: alternativa ( a )

AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

  • Upload
    others

  • View
    23

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

1

AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT

E DREJTA CIVILE, PENALE, LEGJISLACIONI TREGTAR DHE E

DREJTA E PUNËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

2016

Teza me përgjigje

SEKSIONI I PARË: PYETJE ME ALTERNATIVA ( 1 PIKË SECILA)

1. Personi juridik duhet të bëjë regjistrimin fillestar brenda:

a) 15 ditësh nga data e themelimit;

b) 30 ditësh nga data e themelimit, por në cdo rast para nisjes së veprimtarisë1 efektive;

c) 30 ditësh nga data e nisjes së veprimtarisë;

d) 20 ditësh nga data e nënshkrimit të kontributeve.

Përgjigja e saktë: alternativa ( b )

2. Cili nga pohimet e mëposhtëme është i vërtetë?

a) Kontributet e aksionarëve në një shoqëri aksionare mund të jenë vetëm në para

b) Kontributet e aksionarëve në një shoqëri aksionare mund të jenë në para, apo në natyrë;

c) Kontributet e aksionarëve mund të jenë në para, në natyrë dhe në krah pune;

d) Kontributet e aksionarëve mund të jenë në para, në natyrë, në punë dhe në shërbime.

Përgjigja e saktë: alternativa ( b )

3. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar shpërndan fitime vetem kur:

a) Aktivet e shoqërisë mbulojnë tërësisht detyrimet

b) Vetem kur aktivet e shoqërisë mbulojnë dyfishin e detyrimeve

c) Vetem me vendim unanim

d) Përpara pagimit të dividentit

Përgjigja e saktë: alternativa ( a )

Page 2: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

2

4. Shoqëria aksionare mund të ofrojë për emetim aksione me vlerë:

a) Më të vogël se vlera nominale

b) Shoqëria nuk emeton aksione

c) Nuk ka rëndësi vlera e aksioneve të emetuara

d) Asnjëra nga alternativat më sipër

Përgjigja e saktë: alternativa ( d )

5. Likuiduesit nuk mund të shpërndajnë aktivet e mbetura përpara përfundimit të afatit:

a) 3- mujor nga publikimi i thirrjes së dytë, drejtuar kreditorëve, për të depozituar

pretendimet e tyre

b) 6- mujor nga publikimi i thirrjes së dytë, drejtuar kreditorëve, për të depozituar

pretendimet e tyre

c) 3- mujor nga publikimi i thirrjes së parë, drejtuar kreditorëve, për të depozituar

pretendimet e tyre

d) 6- mujor nga publikimi i thirrjes së parë, drejtuar kreditorëve, për të depozituar pretendimet e tyre

Përgjigja e saktë: alternativa ( a )

6. Të gjithë ortakët në shoqërinë kolektive janë të detyruar të njoftojnë Qendrën Kombëtare

të Regjistrimit për regjistrim, në përputhje me nenin 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 "Për

Qendrën Kombëtare të Regjistrimit", për:

a) aktet,

b) faktet e prishjes dhe largimit të ortakëve

c) nëse prishja bëhet me vendim gjykate

d) a+b

Përgjigja e saktë: alternativa ( d )

Page 3: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

3

7. E drejta e parablerjes është:

a) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga anëtarët e familjes.

b) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga personat në lidhje gjaku me vijë të

drejte me pronarin.

c) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga anëtarët e familjes bujqësore.

d) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga bashkëpronarët e tjerë.

Përgjigja e saktë: alternativa ( d )

8. E drejta e pushimeve që nuk (jepen) merren parashkruhet

a) brenda gjashtë muajve që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë.

b) brenda një viti që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë

c) brenda dy vjetëve që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë

d) brenda tre vjetëve që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë

Përgjigja e saktë: alternativa ( d )

9. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave

emërohet për një periudhë:

a) 2-vjeçare, me të drejtë riemërimi;

b) 3-vjeçare, pa të drejtë riemërimi;

c) 4-vjeçare, me të drejtë riemërimi;

d) 5-vjeçare, pa të drejtë riemërimi.

Përgjigja e saktë: alternativa ( c )

10. Mbyllja e procedurës së falimentimit vendoset nga:

a) Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit;

b) Mbledhja e kreditorëve,

c) Komiteti i kreditorëve;

d) Debitori.

Përgjigja e saktë: alternativa ( a )

Page 4: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

4

SEKSIONI I DYTË: KODI TREGTAR DHE QKR

1. Ligji për Regjistrimin e Biznesit ka lejuar mundësinë e regjistrimit pa depozituar një

akt themelimi dhe statut të shoqërisë. Për cilat lloje shoqërish lejohet një shmangie e

tillë, si procedohet me regjistrimin në këtë rast dhe cilat dokumente vlerësohet se

zëvendësojnë aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë? (3 PIKE)

Përgjigja:

Shoqëritë kolektive, komandite dhe ato me përgjegjësi të kufizuar (0.5 pikë) mund të

regjistrohen, gjithashtu, duke depozituar vetëm aplikimin për regjistrim fillestar, (0.5 pikë)

të plotësuar me të gjitha të dhënat e detyrueshme, dokumentet e identifikimit të anëtarëve

apo ortakëve (0.5 pikë) dhe duke nënshkruar deklaratën e posaçme për njohjen,

pranimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi, për organizimin dhe funksionimin

e llojit të shoqërisë që regjistrohet. (0.5 pikë)

Në këtë rast, aplikimi për regjistrim fillestar dhe deklarata e mësipërme, e nënshkruar sipas

rastit nga ortakët, anëtarët ose nga personat e autorizuar të veprojnë në emër e për llogari të

tyre, zëvendëson aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë (1 pikë)

Page 5: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

5

2. Cilat janë të drejtat dhe detyrimet e këshillit të punëmarrësve në një shoqëri tregtare?

(4 PIKE)

Përgjigja:

Këshilli i punëmarrësve monitoron zbatimin e ligjeve, të kontratave kolektive dhe

dispozitave të statutit dhe përfaqëson interesat e punëmarrësve të shoqërisë. (1 pikë)

Këshilli merr pjesë në vendimmarrjen për shfrytëzimin e fondeve të posaçme dhe të

aktiveve të tjera të shoqërisë, të parashikuara në kontratat kolektive dhe në statut, si

dhe për shpërndarjen e pjesës së fitimeve, që asambleja e përgjithshme vendos t'ia

shpërndajë punëmarrësve. (1 pikë)

Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë e mban këshillin e punëmarrësve të informuar për

veprimtaritë dhe ecurinë e shoqërisë tregtare e në mënyrë të veçantë për efektet e politikat

e shoqërisë për kushtet e punës, pagat, sigurinë në punë, ndarjen e mundshme të fitimeve,

ndryshimin e statusit, sistemin e pensioneve të shoqërisë, ristrukturimin dhe

pjesëmarrjen e shoqërisë në shoqëri të tjera. (1 pikë)

Përfaqësuesi ligjor, me kërkesën e këshillit të punëmarrësve, paraqet gjendjen e llogarive,

përfshirë llogaritë e konsoliduara, raportet për gjendjen e ecurisë së veprimtarisë së

shoqërisë tregtare, raportet e këshillit mbikëqyrës apo të ekspertëve kontabël të

autorizuar. (1 pikë)

Këshilli i punëmarrësve, gjithashtu, mund të informojë veten drejtpërdrejt për performancën

e shoqërisë tregtare dhe të këqyrë librat e dokumentet e shoqërisë, duke u dhënë mendime

dhe sugjerime organeve drejtuese. (1 pikë)

Këshilli i punëmarrësve i raporton asamblesë së punëmarrësve të shoqërisë për

veprimtaritë e veta të paktën dy herë në vit ose sa herë e kërkon shumica e

punëmarrësve. (1 pikë)

Page 6: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

6

3. Çfarë thotë parimi i ndalimit të konkurrencës? Cilat janë sanksionet që mund të

zbatohen në rast se ndonjëri prej ortakëve të shoqërisë e shkel parimin e ndalimit të

konkurrencës? Cilat janë mjetet alternative që mund të përdorë shoqëria në një rast të

tillë? (6 PIKE)

Përgjigja:

Ortakët e shoqërisë kolektive, ortakët e pakufizuar të shoqërisë komandite, ortakët dhe

administratorët e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, si dhe administratorët dhe anëtarët e këshillit të

administrimit të një shoqërie aksionare nuk mund të mbajnë një pozicion drejtues apo të jenë të

punësuar në shoqëri të tjera, që ushtrojnë veprimtari në të njëjtin sektor ekonomik me shoqërinë e

parë. Gjithashtu, këta persona nuk mund të mbajnë statusin e tregtarit për të ushtruar veprimtari në

këtë sektor (3 pikë)

Nëse ndonjëri prej personave të përmendur në pikën 1 të këtij neni shkel ndalimin e konkurrencës,

shoqëria mund:

a) ta përjashtojë atë nga shoqëria apo ta shkarkojë nga detyra; (0.5 pikë)

b) të kërkojë ndërprerjen e veprimtarisë konkurruese; (0.5 pikë)

c) të ngrejë padi për shpërblimin e dëmit (0.5 pikë)

Shoqëria, si alternativë të ngritjes së padisë për shpërblimin e dëmit, mund t'i kërkojë secilit prej

personave të përmendur në pikën 1 të këtij neni:

a) të pranojë se transaksionet e kryera për llogari të tij të kalohen për llogari të shoqërisë; (0.5 pikë)

b) t'i transferojë shoqërisë të gjitha përfitimet që ka marrë nga kryerja e veprimeve për llogari të

personave të tretë; (0.5 pikë)

c) t'i transferojë shoqërisë të gjitha të drejtat e kreditë, që kanë rrjedhur nga kryerja e veprimeve për

llogari të personave të tretë. (0.5 pikë)

Page 7: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

7

4. Cilat janë funksionet e QKR-së? (5 PIKE)

Përgjigja:

a) mban regjistrin tregtar; (0.5 pikë)

b) kryen regjistrimet në regjistrin tregtar; (0.5 pikë)

c) kryen regjistrimin e subjekteve, për qëllim të regjistrimit fiskal, të sigurimeve shoqërore e

shëndetësore, si dhe inspektimit të marrëdhënieve të punës; (1 pikë)

ç) lëshon certifikata, ekstrakte të regjistrimeve dhe kopje të vërtetuara të akteve, të

depozituara sipas përcaktimit të këtij ligji; (1 pikë)

d) publikon të dhënat e regjistrit të mbajtur, si dhe siguron aksesin e lirë të publikut në to; (1

pikë)

dh) informon dhe këshillon për procedurat e regjistrimit. (1 pikë)

Page 8: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

8

5. Cili është organi kompetent për zgjedhjen e Administratorit në njëshoqëri aksionare?

(3 PIKE)

Përgjigja:

Administratori i nje shoqerie aksionare zgjidhet nga Keshilli i Administrimit (keshilli

mbikqyres).

Megjithate statuti mund te percaktoj te drejten e zgjedhjes se administratorit nga ana e

Asamblese se Aksionereve.

Page 9: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

9

6. Cili është numri i kuotave që mund të zotërojë një ortak në njëshoqëri me përgjegjësi të

kufizuar? (3 PIKE)

Përgjigja:

Nje ortak ne shoqerine me pergjegjesi te kufizuar mund te zoteroj vetem nje kuote qe

perfaqeson perqindjen e zoteruar prej tij ne kapital.

Page 10: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

10

7. Cilat janë mënyrat e zmadhimit të kapitalit? (4 PIKE)

Përgjigja:

Menyrat e zmadhimit te kapitalit jane:

- zmadhim i kapitalit me emetim te aksioneve te reja;

- zmadhim i kufizuar;

- zmadhim i autorizuar;

- zmadhim me aktive te shoqerise;

Page 11: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

11

8. Cilat jane vendimet që mund të regjistrohen nëmënyrë të veçantë në rastin kur

shoqëria zotërohet nga një ortak i vetëm?

Cila është pasoja e mosregjistrimit të tyre? (4 PIKE)

Përgjigja:

Shoqeria me ortak te vetem ka si detyrim te regjistroje ne menyre te vecante vendimet qe

kane te bejne me:

a. Miratimin e pasqyrave financiare vjetore dhe te raporteve te ecurise se veprimtarise;

b. Shperndarjen e fitimeve vjetore dhe mbulimin e humbjeve;

c. Investime;

d. Vendimet per riorganizimin dhe prishjen e shoqerise.

Nese keto vendime nuk regjistrohen ne regjistrin e vendimeve, ato jane absolutisht te

pavlefshme.

Page 12: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

12

9. Çfarë kuptojmë me të drejtë parablerje të aksioneve dhe në cilat raste ushtrohet ajo?

(4 PIKE)

Përgjigja:

Me te drejte parablerje nenkuptojme te drejten qe kane aksioneret e shoqerise per te qene te

paret ne lidhje me propozimin e nje aksioneri per te shitur aksionet e tij. Kjo e drejte e

shitblerjes ushtrohet nese eshte parashikuar ne statut ne cdo rast qe nje aksioner do te shese

aksionet e tij.

Page 13: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

13

10. Cilat janë kushtet të cilat nëse ekzistojnë njëkohësisht një individ nuk mund të zgjidhet

si antar i këshillit të administrimit? (5 PIKE)

Përgjigja:

Nje individ nuk mund te jete njekohesisht anetar i keshillit te administrimit te nje shoqerie

aksionere nese:

a. Ai eshte anetar i keshillit te administrimit apo te keshillit mbikqyres ne dy shoqeri

te tjera te regjistruara ne republiken e shqiperise; (2 pikë)

b. Eshte administrator i nje shoqerie meme ose i nje shoqerie te kontrolluar te

shoqerise; (1 pikë)

c. Eshte administrator i nje shoqerie tjeter e cila ka si administrator ose anetar te

keshillit te administrimit nje anetar te keshillit te administrimit apo te keshillit

mbikqyres te shoqerise. (2 pikë)

Page 14: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

14

11. Kur mund të likuidohet nëpërmjet një procedure të përshpejtuar shoqëria tregtare?

(4 PIKE)

Përgjigja:

Vetëm, nëse kjo vendoset nga të gjithë ortakët apo aksionarët (2 pikë)

dhe kur këta deklarojnë përpara gjykatës përkatëse se të gjitha detyrimet e shoqërisë ndaj

kreditorëve janë shlyer e janë rregulluar të gjitha marrëdhëniet me punëmarrësit. (2 pikë)

Page 15: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

15

12. Nga cili organ shpallet pavlefshmëria relative dhe cila është pasoja në këtë rast?

(3 PIKE)

Përgjigja:

Pavlefshmëria relative shpallet nga gjykata (1 pikë)

Shpallja e pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë tregtare nuk do të ketë si pasojë prishjen

e shoqërisë dhe hapjen e procedurave të likuidimit, nëse përpara vendimit gjyqësor, rrethana

që shkakton pavlefshmërinë është korrigjuar, dhe ky korrigjim është publikuar nga shoqëria

në regjistrin tregtar, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën

Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar (2 pikë)

Page 16: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

16

13. Cilat janë pasojat e regjistrimit të bashkimit të shoqërive pranë Qendrës Kombëtare të

Regjistrimit? (6 PIKE)

Përgjigja:

a) ka pasojë kalimin te shoqëria përthithëse të të gjitha aktiveve e pasiveve të shoqërisë që

përthithet. Ky transferim ka pasoja si në marrëdhëniet ndërmjet shoqërive, ashtu edhe te palët e

treta; (2 pikë)

b) bën që aksionarët apo ortakët e shoqërisë së përthithur të bëhen aksionarë apo ortakë të

shoqërisë përthithëse; (2 pikë)

c) bën që shoqëria që përthithet të vlerësohet e prishur, ndaj çregjistrohet nga Qendra Kombëtare

e Regjistrimit, sipas seksionit V të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 "Për Qendrën Kombëtare të

Regjistrimit", pa kaluar në procesin e likuidimit. (2 pikë)

Page 17: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

17

SEKSIONI I TRETË:

KODI CIVIL, KODI PENAL DHE PARANDALIMI PASTRIMIT TE PARAVE, E

DREJTA E PUNES DHE FALIMENTIMI

1. Çfarë nënkuptoni me kusht penal? (3 PIKE)

Përgjigja:

Sipas Kodit Civil, palët për të siguruar ekzekutimin ose ekzekutimin siç duhet të detyrimeve

mund të parashikojnë në kontratë pagimin e një shumë të hollash ose kryerjen e një detyrimi

tjetër, për riparimin e dëmit ose për të nxitur ekzekutimin e detyrimit.

Është me rëndësi të theksohet që pagimi kushtit penal nuk mund të kërkohet në të njëjtën kohë

me ekzekutimin e detyrimit. Kushti Penal mund të paguhet pasi detyrimi nuk ekzekutohet fare

ose nuk ekzekutohet në mënyrën e parashikuar nga kontrata.

Kur kushti penal është caktuar për rastin e mosekzekutimit të detyrimit dhe debitori nuk

ekzekuton detyrimin e tij, kreditori ka të drejtë të kërkojë pagimin e kushtit penal, si dhe

shpërblimin e pjesës së dëmit që kalon kushtin penal. Kur kushti penal është caktuar për rastin e

ekzekutimit të detyrimit jo në mënyrën e duhur, dhe debitori nuk e ka ekzekutuar detyrimin e tij

në mënyrën e duhur, kreditori ka të drejtë të kërkojë ekzekutimin e detyrimit dhe pagimin e

kushtit penal, si dhe shpërblimin e pjesës së dëmit që kalon kushtin penal.

Si alternative për paragrafin e mësipërm përgjigja mund të jetë duke pasur si bazë idenë që

Kushti Penal është një mjet që siguron ekzekutimin e detyrimeve dhe ka një natyrë ndëshkuese.

Ndërkohë, Kushti penal ndahet në kusht disiplinor, kushti penal është caktuar për rastin e

mosekzekutimit të detyrimit, dhe kusht gjobor, kur kushti penal është caktuar për rastin e

ekzekutimit të detyrimit jo në mënyrën e duhur.

Kur kushti penal është tepër i madh në krahasim me dëmin e pësuar nga kreditori, gjykata me

kërkesën e debitorit mund të pakësojë kushtin disiplinor deri në nivelin e dëmit të pësuar.

Marrëveshja për kushtin penal duhet të bëhet me shkresë, pavarësisht nga madhësia e tij dhe nga

forma që kërkohet për kontratën kryesore. Pra kjo nënkupton që mjafton të bëhet me shkresë të

thjeshtë dhe se forma e kërkuar me shkresë të thjeshtë pavarësisht formës që kërkohet për

kontratën kryesore, parashikohet nga ligji vetëm për qëllime provueshmëri.

Page 18: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

18

2. Përcaktoni rrethin e sendeve të paluajtshme dhe parimin e dallimit të tyre me ato të

luajtshme. (6 PIKE)

Përgjigja:

Ndarja midis sendeve në të luajtshme dhe në të paluajtshme bëhet duke pasur parasysh

lidhjen e tyre të vazhdueshme e të qëndrueshme më tokën.

Konkretisht, tek sendet e paluajtshme bëjnë pjesë toka, burimet e rrjedhjet e ujërave, drurët,

ndërtesat, ndërtimet e tjera notuese të lidhura me tokën dhe çdo gjë që është e trupëzuar në

mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme me tokën ose ndërtesën. Përsa i përket drurëve

duhet sqaruar që ato janë të paluajtshme përsa kohë janë të trupëzuara në mënyrë të

qëndrueshme me tokën. Një kriter tjetër është që nëse shkëputja me tokën ndryshon

destinacionin e sendit, atëherë sendi bëhet send i luajtshëm. P.sh. një drurë frutor qershie

është i paluajtshëm, por në momentin kur pritet ai kthehet vetëm në një masë druri pra bëhet i

paluajtshëm pasi ndryshon edhe destinacioni i përdorimit të tij. E njëjta gjë ndodh me një

anije përsa kohë qëndron në ujë me qëllim lundrimin është e paluajtshme, por në momentin

kur ajo vendoset në tokë për të mos u kthyer më në lundrim, ajo bëhet thjesht një mjet i

luajtshëm.

Nga kjo pikëpamje, të gjitha sendet e tjera, duke përfshirë edhe çdo energji tjetër natyrore,

janë sende të luajtshme. Normat juridike mbi sendet e paluajtshme zbatohen edhe ndaj të

drejtave reale që kanë si objekt sende të paluajtshme.

Page 19: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

19

3. Cila është ana subjektive e figurës së veprës penal të korrupsionit pasiv në sektorin

privat? Neni 164/b i Kodit Penal. (5 PIKE)

Përgjigja:

Ana subjektive, kjo vepër penale bëhet me dashje direkte me qëllim përfitimin e parregullt

ose të një premtimi të tillë për vetë ose për persona të tjerë, ose pranimin e një ofertë ose

premtimi që vjen nga përftimi i parregullt, nga personi që ushtron funksion drejtues ose

punon në çdo pozicion në sektorin privat për të kryer ose mos kryer një veprim në

kundërshtim me detyrën ose funksionin e tij. Motivet që çojnë në kryerjen e kësaj vepre

penale mund të jenë të ndryshme, por nuk ndikojnë në cilësimin juridik të veprës penale.

Duhet theksuar që në rastin konkret, subjekti është një subjekt i posaçëm i cili ka mundësi

objektive dhe subjektive për të realizuar kryerjen ose moskryerjen e rregullt të detyrës në

përputhje me qëllimin e personit që realizon veprën penale të korrupsionit aktiv pra të atij që

mundëson përmbushjen e qëllimit të kryerjes së kësaj vepre penale. Kjo do të thotë që nëse

personi do të premtonte kryerjen ose mos kryerjen e një veprimi, i cili nuk do të ishte pjesë e

detyrës funksionale të tij sipas përcaktimeve të normave juridike të sektorit përkatës privat

dhe legjislacionit në fuqi, atëherë nuk do të ishim para kësaj vepre penale, por përpara një

vepre tjetër. Kjo për arsye se kjo vepër penale ka si objekt mbrojtjen e marrëdhënieve

shoqërore në fushën e sektorit privat për të garantuar përmbushjen e rregullt të detyrës ose

funksionit nga drejtuesit ose punonjësit e tjerë të sektorit privat.

Page 20: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

20

4. Paga minimale, kushtet dhe institucioni që e përcakton atë (4 PIKË)

Përgjigja:

1. Paga minimale caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

2. Paga minimale përcaktohet në bazë:

a. të faktorëve ekonomikë, kërkesave të zhvillimit ekonomik dhe zvogëlimit të papunësisë, rritjes

së prodhimit;

b. të nevojave të punëmarrësve dhe familjeve të tyre, duke pasur parasysh nivelin e përgjithshëm

të jetesës së punëmarrësve në vend, të ardhurat e përfituara nga sigurimet shoqërore dhe nivelet e

jetesës së grupeve të ndryshme shoqërore.

3. Këshilli i Ministrave mund të caktojë një pagë minimale më të ulët për të lehtësuar futjen e të

rinjve në tregun e punës.

Page 21: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

21

5. Cilat janë degët e sigurimeve të cilat iu paguajnë të ardhura në para personave

përfitues: (5 PIKË)

Përgjigja:

a) dega e sigurimit të sëmundjes;

b) dega e sigurimit të barrëlindjes;

c) dega e sigurimeve të pensioneve;

ç) dega e sigurimit të aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale;

d) dega e sigurimit të papunësisë

Page 22: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

22

6. Çfarë kuptoni me termin “Procedura njihe klientin tënd”, të përdorur në ligjin “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”? (4 PIKË)

Përgjigja:

Procedura njihe klientin tënd” nënkupton një sërë rregullash, të përdoruara nga institucionet

financiare (1 pikë), që kanë të bëjnë me politikat e pranimit (1 pikë) e të identifikimit të

klientit (1 pikë) dhe administrimit të riskut të tyre (1 pikë).

Page 23: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

23

7. Çfarë mund të vendosë seksioni tregtar i gjykatës së rrethit mbasi ka shqyrtuar

kërkesën për hapjen e procedurës së falimentimit? (3 PIKE)

Përgjigja:

Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit vendos:

a) rrëzimin e kërkesës për mungesë të shkakut ligjor për hapjen e procedurës së

falimentimit. (1 pikë)

b) rrëzimin e kërkesës për shkak të pamjaftueshmërisë së pasurive të debitorit për të

mbuluar shpenzimet e procedurës së falimentimit. (1 pikë)

c) pranimin e kërkesës dhe hapjen e procedurës së falimentimit. (1 pikë)

Page 24: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

24

8. Mund të bëhet ankim kundër vendimit të seksionit tregtar të gjykatës së rrethit për

pranimin ose rrëzimin e kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit? Nëse po,

kush legjitimohet për të bërë ankimin? (3 PIKE)

Përgjigja:

Po. (1 pikë) Kundër vendimit të seksionit tregtar të gjykatës së rrethit për pranimin ose

rrëzimin e kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit mund të bëhet ankim i veçantë

nga debitori (1 pikë) ose kërkuesi për hapjen e procedurës së falimentimit (1 pikë) .

Page 25: AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT E DREJTA CIVILE, PENALE ... me pergjigje provimi II.pdf · 1 autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale, legjislacioni tregtar dhe e drejta e punËs

25

9. Kush e financon krijimin dhe funksionimin e Agjencisë së Mbikqyrjes së Falimentimit?

(3 PIKE)

Përgjigja:

Burimet financiare për krijimin dhe funksionimin e Agjencisë sigurohen nga Buxheti i Shtetit

(1,5 pikë), si dhe nga tarifat e realizuara nga veprimtaria e saj (1,5 pikë).