1
Tiranë. 27.01.2014 Njoftim për shtyp Ministria e Punëve të Brendshme kërkon mbylljen e menjëhershme të numrave aktivë të telefonisë celulare, për të cilët nuk ka një pronar të individualizuar si dhe mbylljen e menjëhershme të numrave të tepërt të regjistruar në emrin e të njëjtit person. Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i është drejtuar me një letër kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me cilësinë e autoritetit më të lartë përgjegjës në fushën e Telekomunikacionit Elektronik dhe Postar. Në këtë letër adresohet një shqetësim tepër serioz, lidhur me disa elementë të punës së operatorëve telefonikë celularë. Ministri Tahiri shprehet në letrën drejtuar z. Pirro Xhixho se nga hetimet paraprake mbi disa çështje me rrezikshmëri kriminale të theksuar është evidentuar një element i përbashkët që mund të ketë lehtësuar kryerjen e veprimtarisë kriminale: numrat celularë pa pronar të identifikuar. Sipas ministrit ky fenomen i trashëguar prej kohësh është kthyer në një problem që cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, rendin publik e mbi të gjitha jetën e qytetarëve. Për këtë arsye Ministria e Punëve të Brendshme kërkon nga AKEP zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje, duke ofruar të gjithë ekspertizën e nevojshme për të bërë ndryshimet ligjore përkatëse, që do t’i japin fund një herë e mirë tregut të paligjshëm të kartave celulare, duke përfshirë sanksione penale për të gjithë përgjegjësit, nga operatorët celularë deri te shitësit dhe blerësit e numrave celularë fantazmë. # # # [Shqiptarja.com]

Letra e Ministrit Tahiri për AKEP

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Letra e Ministrit Tahiri për AKEP

Citation preview

Page 1: Letra e Ministrit Tahiri për AKEP

Tiranë. 27.01.2014

Njoftim për shtyp

Ministria e Punëve të Brendshme kërkon mbylljen e menjëhershme të numrave aktivë tëtelefonisë celulare, për të cilët nuk ka një pronar të individualizuar si dhe mbylljen emenjëhershme të numrave të tepërt të regjistruar në emrin e të njëjtit person.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i është drejtuar me një letër kryetarit të KëshillitDrejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me cilësinë eautoritetit më të lartë përgjegjës në fushën e Telekomunikacionit Elektronik dhe Postar. Në këtëletër adresohet një shqetësim tepër serioz, lidhur me disa elementë të punës së operatorëvetelefonikë celularë.

Ministri Tahiri shprehet në letrën drejtuar z. Pirro Xhixho se nga hetimet paraprake mbi disaçështje me rrezikshmëri kriminale të theksuar është evidentuar një element i përbashkët qëmund të ketë lehtësuar kryerjen e veprimtarisë kriminale: numrat celularë pa pronar tëidentifikuar. Sipas ministrit ky fenomen i trashëguar prej kohësh është kthyer në një problem qëcenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, rendin publik e mbi të gjitha jetën e qytetarëve.

Për këtë arsye Ministria e Punëve të Brendshme kërkon nga AKEP zgjidhjen përfundimtare tëkësaj çështjeje, duke ofruar të gjithë ekspertizën e nevojshme për të bërë ndryshimet ligjorepërkatëse, që do t’i japin fund një herë e mirë tregut të paligjshëm të kartave celulare, dukepërfshirë sanksione penale për të gjithë përgjegjësit, nga operatorët celularë deri te shitësit dheblerësit e numrave celularë fantazmë.

# # #

[Shqiptarja.com]