32
[1] LIBERTALS 2012 | MAJ | 29 Nr 11 Mos i besoni buzëqeshjës së ujkut! Gazetaria dhe universitetet DIOKLECIANI, DËSHMITARI SUPREM I MADHËSHTISË Kuvendi dhe Kuvendimi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. Presidenti Konsensual

Libertals Maj Nr 11

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Opinione, analiza, letersi, skolastik, international reads, dossier

Citation preview

Page 1: Libertals Maj Nr 11

[1]

Type to enter text

LIBERTALS2012 | MAJ | 29 Nr 11

Mos i besoni buzëqeshjës së ujkut!Gazetaria dhe universitetet

DIOKLECIANI, DËSHMITARI SUPREM I MADHËSHTISË

Kuvendi dhe Kuvendimi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit.

P r e s i d e n t i Konsensual

Page 2: Libertals Maj Nr 11

[2]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Page 3: Libertals Maj Nr 11

[3]

Legjenda

Presidenti KonsensualArtan Vatoci

Gazetaria dhe universitetet privateFatos Lubonja

Mos i besoni buzëqeshjës së ujkut!

Fahri Xharra

DIOKLECIANI, DËSHMITARI SUPREM I MADHËSHTISË Nikolle Loka

Tërmetet dhe Urbanizmi në KosovëYlber Vokshi

Kuvendi dhe Kuvendimi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. pjesa e fundit

Daut Dauti

International THE SOCIO-CULTURAL ROOTS OF THE GREEK ECONOMIC

CRISIS

DossierFjalimi i At Gjergj Fishtes ne Konferencen e Paqes ne

Paris -1919

Cikel Poetik- Ali Podrimja Perzgjodhi Ilir Demalia

Libertals

Publisher Libertals Media

EditorsArdian PreciIlir Demaila

Assistant Editor Gerta Gjata

Contributers Nikolle LokaFatos LubonjaArtan VatociFahri Xharra

Daniel GazulliDaut Dauti

Ylber Vokshi

www.libertals.com www.facebook.com/libertals www.twitter.com/libertals

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Page 4: Libertals Maj Nr 11

[4]

Rona Nishliu, nje vajze e re dhe fort e talentuar Shqiptare ja zbardhi faqen vendit me nje perfaqesim dinjitoz dhe duke siguruar vendin e 5ste ne Spektaklin semi-politik.

Personalisht me ka magjepsur me zerin e saj, dhe thjeshtesine e thekur.

Dashakeqesit dhe xhelozet u shkulen duke kritikuar sikur Rona jua prishi veshet.

Keshtu thote gjithmone dhelpra kur nuk arrin rrushte.

Se fundmi Por me e rendesishmja ishte qe nje super artiste jo aq e njohur edhe ne trojet Shqiptare, tashme eshte nje artiste me permasa Europiane. Kenga dhe interpretimi i saj i kaloj kufijte e ballkanit. Shpresoj qe

ajo te jete krenare me veten edhe Shqiptaret me kengen dhe interpretimin e saj.

Shpresoj qe Rona te nxjerre nje CD ne Jazz me kenge shqipe te vjetra. Me kenaqesi do e bleja me shume se nje CD.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

RONA NISHLIU

Page 5: Libertals Maj Nr 11

[5]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

O P I N I O N E

A N A L I Z A

Page 6: Libertals Maj Nr 11

[6]

Nuk dua të futem fare tek kjo pjesë e parëndësishme e zgjedhjes së presidentit, por tek pjesa që vjen pas zgjedhjes së presidentit. Tek ajo pjesë kur do të kemi një individ në një institucion që është krijuar nga kushtetuta si instutucioni i unitetit kombëtar. Çfarë rëndësie ka nëse një president do të zgjidhet me konsensus nga dy apo tre parti parlamentare( në fakt janë tre persona), kur morali që ata prezantojnë në politikën e sotëshme është poshtë zeros. Pse duhet të pretendojmë që zgjedhja e presidentit do të jetë një zgjedhje e nisur për të mirën e të gjithëve, për të mirën e Shqipërisë? A mund të pretendohet që politikanë si Berisha, Rama apo Meta, kur të ulen në tavolinën e bisedimeve, gjënë e parë që do t’u shkojë ndër mend do të jetë si të marrin një vendim që të jetë zgjidhja më e mirë për këtë vend? Prandaj nuk mund të vazhdojmë të debatojmë për konsensus, për kushtetute, me hile, pa hile. Ku janë kandidatët?

Kush janë këta individë, karrigia 5 vjeçare e të cilëve, do të vendoset në një tavolinë pokeri? Si mund të pretendojmë që do të zgjedhim një kandidat të denjë edhe pse me konsensus, kur ne akoma nuk kemi individë që janë përcaktuar si kandidatë për president. Eshtë Topalli? Eshtë Nano? Eshtë Berisha? Eshtë Meta? Kush? A nuk do të ishte më mirë të ketë debat për kandidaturat,që media dhe opinioni publik të fokusohen e analizojnë secilin prej tyre, që nesër në parlament të votohet më i miri; në vend që të merren me një flluskë si konsensusi? E çfarë pastaj që do të ketë konsensus? A nuk kishte PS dhe PD (Rama dhe Berisha) konsensus në vitin 2008 për kushtetutën? Mos duhet të presim që Rama, pasi të ketë dhënë konsensusin, të thotë disa vite më pas që ka gabuar (dhe ndërkohë nuk ka bërë asgjë për të rregulluar gabimin); apo që Berisha, në rast se i del presidenti si Moisiu apo Topi, të thotë që Rama e votoi? Nëse vazhdojmë me këtë mentalitet politik, që t’i japim rëndësi procedurave në vend të individit, (ndërkohë që janë liderët politikë të partive kryesore që do t’i marrin këto vendime), atëherë asnjëherë nuk do të arrijmë të bëjmë zgjedhjen më të mirë për veten tonë. Pa diskutim që kombinimi më i keq është : lider të këqinj që nuk ndjekin procedura ose i shkelin ato; por nëse ne vazhdojmë dhe përqëndrojmë gjithë vëmendjen në gjëra të tilla si konsensus, u takuan apo jo kryetarët dhe nënkryetarët; atëherë mundësia për një zgjidhje të keqe është e paevitueshme. Presidenti është përfaqësuesi i popullit shqipëtar dhe si i tillë duhet që të zgjidhet një individ që për nga figura politike (ose jo), për nga integriteti dhe jeta e

tij ka provuar që do të jetë një njeri që e meriton të përfaqësojë këtë instutucion; që ne shqipëtarët do të dalim të fituar me procedurë apo jo, me konsensus apo jo, i majtë apo i djathtë. Në këto momente, kam shumë pak shpresë se një gjë e tillë do të ndodhë. Edhe sikur të marrë 90 vota, do të jetë një pazar tavoline nga individë (jo parti), që minutën e fundit do të vendosin se çfarë është më mirë për shqipëtarët sipas tyre.Do të preferoja që ne shqiptarët të ishim duke diskutuar të paktën dy kandidatura që kanë treguar me punën e tyre profesionale dhe figurën e tyre morale që e meritojnë debatin tonë. Do të preferoja të kishim një “luftë politike” partiake për të zgjedhur individin e preferuar prej tyre, jo për çfarë ky individ do të bënte nesër në karrigen e presidentit për të favorizuar partinë që e zgjodhi, por që nesër kjo parti të mburrej dhe ta përdorte si kartë elektorale për të dëshmuar që është në gjendje të nxjerrë figura të tilla për të drejtuar vendin. Nuk do të ndjehesha mirë nëse nuk do të zgjidhej kandidati im, por të paktën do ndjehesha i qetë që u zgjodh një president për Shqipërinë dhe për shqipëtarët. Por a mund të ndjehem mirë une sot kur një procesi kaq të rëndësishëm për të ardhmen e këtij instucioni, pa filluar mirë i vjen erë? Nëse papritur do ketë kandidatura që e meritojnë të jenë nesër president (nga halli), a do pranojnë të bëhen pjesë e kësaj “loje” dhe standarti ku e kanë sjellë liderët e partive me fuqi vendimarrëse. Edhe nëse do pranonin të propozoheshin si kandidatë, sa dëm do t’u bëhej atyre pa filluar akoma detyren e tyre për të unifikuar shqiptarët, kur zgjedhja është vetëm procedurë, pa një debat?

PRESIDENT KONSENSUAL!

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Artan Vatoci

Page 7: Libertals Maj Nr 11

[7]

" Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët.”E megjithatë, ata janë popuj kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Johan Tunman, 1774, Leipzig, “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”.

Po , pse ishim aq të panjohur? Ç`farë pluhuri historik u desht të bie mbi ne ,që rrota e historisë të rrotullohet përmbi ne e afër nesh;herë duke na anashkaluar e herë duke na ndrydhur deri në ngulfatje? E tmerrëshme!

“…Varri i muslimanit sa më shpejt të zhduket është aq më sevap!, …është haram të rregullohet varri i muslimanit, sepse të pa fetë i rregullojnë varret ! *”Një tangentë në mesin e mijëra tangetave,që e prekëte dhe ende prekë rrethintonë të rrotullimit rreth vazhdimësisë sonë të denj historike. Pse të humbasim gjurmët tona? E pranojmë ne këtë ?

Gati të gjithë pleqtë e plakat ,ku edhe vet jamë dëshmitarë i asaj kohe ,kur donin të na bindnin për vërtetësinë e

asaj që tregonin,na thoshin:” “-Pasha turqninë!, Mos kofsha turk i biri turkut ,nëse nuk asht asli ! *”Një betim i bazuar në “besnikërinë” e të së kaluarës. E dinin apo nuk e dinin paraardhësit tanë se në cka përbetoheshin? Sigurisht që jo. Edhe sikur të donin të binin ndesh me këto fjalë fosile ,nuk guxonin se rrethi nuk i pranonte. Por ,kush ishin ata që kaq shumë e mbanin shqiptarin nën ndrydhje të vetdijës së tij?

Marrëveshtjet turko –serbe shkonin aq large sa që : “…serbin ortodoks e kemi më të afërt se shqiptarin katolik.*” , “…e dini sa afër e kemi serbin ortodoks, sa trashësia e mazës së qepës, kurse katolikun shqiptar sa trashësia e zhgunit” “…katoliku shqiptar, për tu konvertua në fenë islame, së pari duhet të shkoj të konvertohet në kishën ortodokse serbe, për ta zbutur fenë katolike dhe të praktikojë ate së pakut tre vjet, e tek pastaj të vij të konvertohet në fenë islame.*”,Po kush i hapte e i përhate këto marrëzira? Dihet se kush, Po sot? Dihet se kush. Në Kosovë,Serbia në vitet e `30-ta i kishte hapur do shkolla (në gjuhën serbe)për fëmijtë shqiptar . Por: ”…mos e dërgo djalin në shkollë se bëhet shkja(serb) !, …mos e dërgo vajzën në shkollë se bëhet shkinë (serbe)*!” Nga kush vinin këto “këshilla” që me çdo kusht donin të na “ruanin “ kombin? Qëllimi i kjartë , ikje nga vetvetja; largim nga rrënjët,përçudnim i vetvetes.

Më kujtohet ,kur isha i vogël ,në oborrin e shtëpisë e kishim një pjergullë të madhe e cila na bënte hije të madhe gjatë verave të gjata dhe përcëlluese; por edhe na e jepte rrushin e ëmbël kokërrzi.Gjyshja ime ndjesë past , e thartontelëngun e rrushit për të përgatitur uthull të mirë ashtu nga tradita familjare,por kurr nuk harronte që në kacën e uthullës të i qet edhe pak troha të bukës që uthulla të bëhët “turkinj”!Largëpamësia e dashamirëve të errësirës shqiptare shkonin edhe më largë me këshillat e tyre qe sjellnin urretje ,shthuarje dhe zhbërje: se “…nëqoftëse je i shoqëruar me gruanë dhe takohesh me një serb dhe një shqiptar të krishterë, gruaja e besimtarit islam duhet të fshihet pas serbit që mos ta shoh katoliku,…”E dini ku ishte qëllimi?

Mos more,se na “haliset”! E dijmë ne që jemi në vëmendjen e botës ? Bota

dashamirëse ,djersitet nga paradokset tona, i vie keq se me kend është mik por nuk hjek dorë. Bota dashakeqe i fërkon duart nga gëzimi ,se po iu “dalin” fjalët si të vërteta ;ato fjalë që i fliste dhe i flet ende për ne.

Por thoshte Bejkoni: “Perandoritë e mëdha gjatë qëndrimit të tyre plogështojnë dhe shkatërrojnë fuqinë e vendësve që ata e kanë pushtuar...dhe kur ata dështojnë gjithçka shkon në shkatërrim dhe vendësit kthehen në pre të vetvetes” (Bakon). A jemi ende aq të plogësht sa që të kthehemi në pre të vetvetes? Boll mo!Kaluan 100 Vjet!

Derisa natyra e mbanë Fluturën jetëshkurtër vetëm si lloj nga llojllojshmëria e qenjeve të saja ; neve pushtuesit na mbanin në metodën e njejtë të të mbijetuarit.Si duket jeta e Fluturës jetëshkurtër?Prej momentit kur vezët biejnë në ujë nga nëna ,në ujërat e Misisipit;fillon një jetë nën ujë ,një jetë dy vjeqare e ballafaquar me plot ballafaqime të jetesës dhe të mbijetesës,në kërkim të ushqimit dhe në mbrojtje nga gllabëruesit.Jeta e saj e vërtetë fillon kur të del nga uji dhe kur ajo merr krihë për të shijuar ato pak orë të jetës së saj: nuk ka gojë për të ngrënë por e ka një mision –çiftimin.Jeta e vërtetë e Fluturës jetëshkurtër është shumë e shkurtër vetëm disa orë ; të mos fjalosët ,mos me ngrënë ,të çiftohet dhe të vdes pa gjurmë.

Për cfarë na mbanin pushtuesit shekullor? Edhe pse iu pengonte qenja shqiptare;ata na kishin si makinë prodhimi të qenjës njerzore. Ne iu duheshim ,iu duheshim për popullim të shkretëtirave, iu duheshim si mercenarë ,iu duheshim si vrasës, iu duheshim … Dikur ishim vetëm fornitorë të qenjës njerëzore,por që nevojat e tyre aspak nuk përkonin me interesin tonë kombëtar.

Deri sa Sultanët në pallatet e tyre i mbanin eunukët për qëllime të dijtura ,neve si komb edhe turku edhe serbi na donin të ishim “eunukë “ nga mendja .”Populli shqiptarë ,nuk guxon të arsimohet ,ai është pupull i zgjuar dhe si i tillë paraqet rrezik për Perandorinë”-vazhdonin edhe xhonturqit ate që e thonin osmanët gjithëmonë. ”…mos e dërgo djalin në shkollë se bëhet shkja!”.

MOS I BESONI BUZËQESHJËS SË UJKUT!

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Fahri Xharra

Page 8: Libertals Maj Nr 11

[8]

Por ,vazhdohet edhe sot në mënyra të tilla ? A duhet të lejojmë që të jemi ende “eunukë nga mendja dhe që farën e mendësisë të na japin të tjerët?

“Kosova është një vend i banuar nga një shumicë shqiptare. Dihet se në planetin tonë, vendet, trojet, qytetet nuk përcaktohen as nga drurët, as nga kaprojtë, as nga ndonjë shenjë tjetër që ndodhet sipër tyre, por nga njerëzit. Shkurt, toka dhe njerëzit mbi të shkojnë bashkë. Kosova banohet nga shumicë shqiptare, rrjedhimisht, në të gjitha kuptimet ajo konsiderohet në radhë të parë shqiptare.(I. Kadare) “. Kërkesa për tjetërsimin e identitetit tonë është vetëm se një grackë dhe pranimi i saj si e tillë është vetëm se një mashtrim pas buzëqeshjës së ujkut. Duke mos e pranuar një popull tjetër afër vehtës ,mundohen me metoda të cilat i kanë ushtruar që moti për “ t`i dëbuar “ shqiptarët në mënyrë më dhelpërake . Ku? Atje ku bën dreqi ,ve.

Të gjithë ne duhet ta dijmë që ne ishim populli që i përballoi shumë invazione gjatë historisë,saktësisht 365 invazione mbi tokën tonë. Invaduesit (pushtuesit) ishin barbarë që na

kallën, na mbytën ,na asimiluan dhe në vazhdimësi duke na vjedhur kulturën tonë dhe trashëgimin tonë . Të fshehur ,të ndrojtur dhe të vjedhur që ishim , prapë mbetëm dhe jemi Iliro- Shqiptarë. Edhe pse nuk kishim imperatori tonën ne i dham imperatorët ; edhe pse nuk kishim shtet ne i dham vezirët dhe sadriazemët.

Shpesh kemi pas rastin që të biejmë në kurthet e mashtrimit të buzëqeshjës “joshëse “ të ujkut . Akti më i shëmtuar i mashtrimit ka qenë kallja e kishave ortodokse në vitin 2004. Ishte një goditje e rëndë që iu pat bër Kosovës së lirë.“Ata” me çdo kusht e donin ftofjen e Perëndimit dhe aleatëve të Kosovës prej nesh; me at akt i bëhej jehonë “dashamirëve” tanë që lufta e Kosovës ishte një luftë fetare e me këtë të shkaktonte pëndim tek Europianët dhe Bota e civilizuar për ndërhyerjen e tyre . Akti ndodhi ; ai u dënua prej nesh dhe shpresoj t`ishte mashtrimi i fundit në vazhdën e buzëqeshjeve të ujqërve.Kohërat e tilla kanë kaluar ; por ende po jemi robër të një ngecjeje e cila po na imponohet. Ngecja e tillë nuk po na

lejon të hecim krenarë rrugës sonë të civilizuar ; ngase mëlmesat e së kaluerës ende po i japin shije të dikurshme gjellës sonë të sotme. Dhe kurrsesi të ndahemi nga ai “lezet” i imponuar i gatojësave tona.Deri sa bota e civilizuar me përparimet e saja shkencore po shkon shumë e shumë largë ,neve në mënyrë të pa dukshme po na ngadalësohet hapi dhe s`ka as një “fuqi” që na mundëson lëvizjen normale të” planetit” tonë mendor rreth Diellit për 365 ditë.Për ditë e më tepër i ngjasim Planetit të Neptunit që vitin e ka të gjatë sa 248 vite të tokës ,dhe të cilit që nga zbulimi i tij nga ana e njeriut në vitin 1930 ,i duhen edhe 166 vjet që të bënë një rrotullim rreth Diellit.Pra edhe 166 vite që shkenca të feston ditëlindjen e parë të zbulimit të tij.Për ne viti këndelljes së mendjës dhe i shpirtit tonë, a thua sa është i gjatë?

Mos të lejojmë të mashtrohemi pas buzëqeshjës së ujkut!

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Page 9: Libertals Maj Nr 11

[9]

Para disa ditësh, Henri Çili, i cili, me sa di unë, përveçse gazetar analist, është pronar kryesor dhe menaxher i Universitetit Europian të Tiranës, pronar i gazetës “Mapo” dhe revistës “Mapo”, i shtëpisë botuese “Mapo” (nuk marr përsipër të di të gjitha funksionet e Çilit, por thonë se ka edhe disa funksione të tjera si këshilltar në shtet dhe në shoqërinë civile), botoi në gazetën e tij “Mapo” një letër të hapur me të cilën i drejtonte publikut, por në mënyrë të veçantë disa emrave të mediave, shqetësimin për “linçimin” e padrejtë, sipas tij, të të gjitha universiteteve private, ngase i futën të gjithë në një kallëp me Kristalin e Renzo Bossi-t.

Duke qenë se bëj pjesë ndër të përmendurit me emër, po shpreh disa mendime rreth dy aspekteve që më tërhoqën vëmendjen në mënyrë të veçantë. E para, përmendja e emrave të njohur të gazetarisë si zhgënjyes për Çilin në debatin mbi universitetet; e dyta, çështja e universiteteve në Shqipëri dhe se çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen e tyre.

Po e filloj nga e para.

Çili shtron pyetjen se pse akademikë, pedagogë dhe veçanërisht gazetarë të njohur, që kanë pasur rastin ta prekin, sipas tij, nga afër cilësinë e UET-it, nuk kanë thënë asnjë fjalë të mirë për universitetin e tij. Kjo ngriti, në fakt, jo

pak pikëpyetje te publiku i gjerë mbi rolin që kanë gazetarët në këto universitete. Në fakt, po të lexoje me vëmendje nëpër rreshta, renditja e emrave të njerëzve të medias s’përmbante vetëm zhgënjimin e sinqertë të Çilit me ta. Meqenëse shumë prej tyre i ka edhe të njohur apo kolegë, sqarimin për heshtjen ai mund t’ua kërkonte, më së pari, në rrugë personale, kurse nxjerrja në media, sipas meje, kishte edhe synime të tjera. Personalisht, “përvojat” që rendiste Çili, të cilat, sipas tij, u kanë vërtetuar këtyre gazetarëve cilësinë e UET-it, m’u dukën më shumë si favore personale dhe prapa ndjenjave të zhgënjimit personal nuk mund të mos ajgëtoja në to një mendim që Çili s’ka munguar të ma shprehë edhe publikisht: ju që hani nga ky sistem, që keni marrë edhe goxha para prej tij, pse nuk e mbroni atë? Pale që ka edhe ndonjë mosmirënjohës si Lubonja që arrin deri ta na shajë. Madje, madje, nuk mund të mos u asocioje atyre edhe një kërcënim me elegancë: pra, ju, që hani te ne, kini kujdes se po nuk na shërbyet, mund t’ua heqim edhe bukën e gojës.

Çështje e marrëdhënieve të lirisë dhe mundësisë së shprehjes së individëve me sistemin ku ata punojnë është një çështje principiale dhe, për mua, sot e gjithë ditën e pazgjidhur, madje edhe e rënduar në shoqërinë shqiptare.

Është e vërtetë se ne hamë/jetojmë brenda sistemit ekzistues, ku kam parasysh jo vetëm atë mediatik, por edhe më gjerë: atë politik, ekonomik, administrativ etj. Por më së pari na duhet të bëjmë një sqarim se çfarë duhet të kuptojmë me këtë sistem. Personalisht kuptoj dy gjëra që kanë, mes tyre, pika takimi dhe ndarjeje. Më një anë, po të kemi parasysh Kushtetutën, ligjet dhe po ashtu aspiratat, ne jemi një sistem demokratik, çka nënkupton para së gjithash disa liri themelore si ajo e fjalës, e manifestimeve, e krijimit të partive, e tregut të lirë; meritokracinë, sundimin e ligjit mbi krimin dhe po ashtu edhe ndarjen e pushteteve, ndër të cilat do të përmendja, në këtë rast, pushtetin e mediave. Por, më anë tjetër, ne sigurisht nuk mund të themi se funksionojmë dhe ushqehemi sipas këtij sistemi, përkundrazi, te ne ka një grumbullim në pak duar të pushtetit politik, ekonomik dhe mediatik, që kanë kapur tregun nëpërmjet klientelizmit e korrupsionit, ku një rol të rëndësishëm luan edhe krimi i organizuar, madje. Megjithatë, midis këtyre dy sistemeve, ku të parin po e quaj fasada, – apo “sistemi i të ndershmëve” po të doni, kurse të dytin – për të rimarrë temën e shkrimit tim paraardhës, – “sistemi i maskarenjve”, nuk ka një vijë

ndarëse të prerë. Ç’kuptoj me këtë? Le ta shpjegoj nëpërmjet komentimit të një mesazhi që më shkruante së fundi një lexues: “Tek lexoja shkrimin tuaj m’u kujtua një nga seritë e serialit ‘EZEL’; ku personazhi në fjalë i drejtohet një kryebanditi, si këta tanët, me kërcënimin se do t’i tregojë të fshehtat e tij para një tryeze me miq. Banditi, duke qeshur, i përgjigjet: ‘Mendon ti se kam frikë për ato që do të thuash? Aspak, se këta që të dëgjojnë do ta harrojnë në çast atë që thua ti, pasi janë si unë. Ti flet se të lejoj unë, ose me saktë, ti jeton se të lejoj unë. Gazeta që blen, banka ku ruan paratë e çdo gjë qe ke janë të mijat’ […]. Ju shkruani e flisni, zoti Lubonja, se duan ata; se jo vetëm nuk përbëni asnjë shqetësim për ta, por u shërbeni pasi u duhet një zë si i juaji për të provuar se janë demokratë”. (http://perpjekja.blogspot.it/2012/05/beautiful.html)

Jam edhe nuk jam dakord me këtë konstatim të lexuesit. I gjithë problemi është se lexuesi im “sistemin e të ndershmëve” e sheh si formë/fasadë, kurse atë “të maskarenjve” si substancë apo përmbajtje. Mirëpo, sikurse dihet, kategoritë aristoteliane formë/përmbajtje janë të vjetruara tashmë, pasi forma (në këtë rast fasada “për t’u dukur si demokratë”) është edhe përmbajtje. Fakti që edhe “maskarenjtë” që duan të aplikojnë sistemin e dytë flasin gjithë ditën se po ndërtojnë e po punojnë për të parin e ka një kuptim, d.m.th. përmbajtje. Asnjë kryeministër, për shembull, nuk guxon sot të thotë hapur në Shqipëri se, meqenëse është qeveria e tij ajo që i paguan rrogat Këshillit Drejtues, drejtorit dhe gazetarëve, ai ka të drejtë ta vërë TVSH-në në shërbimin total të vetin, siç ndodh te ne ditën për diell. Asnjë pronar mediash private nuk thotë dot publikisht se ka hapur një televizion apo gazetë për të mbrojtur interesat e biznesit të tij, paçka se edhe kjo ndodh ditën për diell. Edhe shumica e gazetarëve, që bëjnë politikat editoriale, meazallah se thonë se i hartojnë ato sipas diktatit të padronit, por sepse këto janë bindjet e tyre. Kjo, sipas meje, vjen sajë presionit që dikton “forma”/fasada, d.m.th. sistemi i parë mbi të dytin. Sipas sistemit të parë, nëse qeveria/shteti apo kompani private si “Vodafone”, “AMC”, japin para reklamash për televizionet dhe gazetat, këto nuk i japin për të mbajtur në pushtet një kryeministër apo për të pasuruar x apo y pronar, por që të krijojnë lirinë e shprehjes. Dhe ky është një realitet, nuk është një gjë virtuale, sikurse mendojnë disa.

GAZETARIA DHE UNIVERSITETET PRIVATE L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Fatos Lubonja

Page 10: Libertals Maj Nr 11

[10]

Sipas sistemit të dytë, të gjitha paratë publike e private të reklamave duhet të vihen në shërbim të pushtetit dhe pasurimit të disa individëve, e, nëse këto nuk mjaftojnë, këta do të vënë para të tjera, nga fitimet e tjera, që do t’i kompensojnë pastaj nëpërmjet shërbimeve apo shantazheve që do t’i bëjnë politikës. Mirëpo edhe ky sistem, që disave u duket si realiteti i gjallë, i pamposhtshëm, i përjetshëm, është gjëja më virtuale, më e brishtë, një fantazmë pushtetin e së cilës e mban në këmbë frika e njerëzve prej saj. Fakti është se të dyja këto sisteme, sikurse e thashë më lart, nuk janë të ndara me thikë njëri-me tjetrin, por kanë osmozat e tyre, pika takimi me njëri-tjetrin dhe përbëjnë një realitet të vetëm. E nëpër këto osmoza duhet të gjykojmë edhe lojën dhe rolet e individëve që punojnë brenda sistemit, se sa disa kërkojnë, me më shumë a më pak kurajë, të zgjerojnë hapësirat e lirisë që u ofron sistemi i parë dhe sa disa të tjerë punojnë për sistemin e dytë apo i nënshtrohen atij.

Është e vërtetë se sistemi i dytë, i maskarenjve, punon që këtë liri ta bëjë sa më të parrezikshme për të, ta kërcënojë me psikologjinë e frikës së sistemit të vjetër totalitar, me mendësinë e klanit që ka peshë më shumë se ligji, me mendësinë padron – skllav: unë të jap të hash, ti duhet të më shërbesh, ashtu sikurse edhe me metoda “të reja” – “të tregut” do t’i quante Çili – duke injektuar para për të anestezuar koshiencën publike nëpërmjet pagimit të atyre që duhet të jenë realisht sensibilizuesit e saj. Dhe duhet pranuar se deri më tani, si pasojë e kësaj loje, realiteti i mediave është i turpshëm, por, për arsyet që u rreka të shpjegoj më lart, për shkak të osmozës me sistemin fasadë, rezultantja nuk është e zhveshur nga elemente të demokracisë si sistem që i jep mundësi vetes të përmirësohet, mu pse e lejon kritikën ndaj tij. Ky është një sistem pra që po të kolapsojë, nesër nuk mund të dalë dot dikush të thotë: “Ishim të gjithë bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”. Jo, ky ka fajtorë ligjërisht, ka përgjegjës moralisht, ashtu sikurse ka edhe mjaft viktima. E përsëris, me kontributin e shumëve si Çili, ka një prirje të përgjithshme për ta bërë bashkëfajtore të gjithë elitën e vendit, veçanërisht duke injektuar para për anestezimin e ndërgjegjes publike. Edhe tekstin e tij unë kështu e kuptova: si një dëshmi përpara publikut se edhe këta që hiqen si burra të mirë, te ne hanë. Kështu e kuptova edhe karikaturistin e gazetës së tij “Mapo” (që s’u lodh, i shkreti Bujar, së përkuluri shpinën padronit të radhës), kur, pas shkrimit tim “Të diplomuar për maskaralogji”, shtronte pyetjen: Mirë ne qenkemi maskarenj, po ky Lubonja çfarë e di veten, burrë më të mirë se ne? A thua se

futja ime në radhën e maskarenjve lan fytyrën e Kapexhiut dhe padronëve të tij. Më troç dhe shumë sinqerisht, përgjigjja ime është kjo: tjetër gjë është të prodhosh mut gjithë ditën dhe tjetër gjë është të mbash erë sepse jeton në mut, – duke e shprehur ose jo, sipas hallit, shqetësimin për erën e keqe. Sepse, kur prodhon mut dhe don të pasurohesh nëpërmjet tij, nuk të mjafton heshtja e shumë kolegëve që po rrinë në nevojtoren tënde me hundë të zëna, por kërkon që ata edhe të reklamojnë “erën e mirë” që vjen prej saj. Përsa më përket, Çili e di mirë se të paktën për erën e keqe s’kam reshtur së shkruari, por ai përsëri bën gazetarin e keq, kur ndërkohë që përmendte blerjen nga UET-i më 2007-n të njëqind a dyqind kopjeve të librit “Si bëhet një punim diplome”, “harronte” se po në atë kohë unë i refuzova të bëhem anëtar, madje kryetar, sipas propozimit të Çilit, të bordit të UET-it mu pse kam qenë parimisht kundër modelit të këtyre universiteteve. Dhe, meqë ra fjala, bëj çudi pse Çili nuk rreshtoi në listën e atyre që e kanë zhgënjyer me heshtjen e tyre edhe anëtarët e nderuar të bordit të tij me në krye kryetarin Ismail Kadare dhe nuk vuri edhe rrogat mujore që u ka dhënë? A nuk është detyrë e anëtarëve të bordit mbikëqyrja dhe pastaj mbrojtja e universitetit, apo ato rroga jepen për tjetër gjë?

Gjithsesi, nuk mund të mos shtrohet pyetja: a ka ndonjë problem moral në faktin që, siç pretendoj unë, disa, edhe pse marrin e japin me sistemin, ruajnë lirinë për ta kritikuar atë? Sipas meje ka, por jo ai që presupozon Çili: se nuk duhet të flasësh kundër padronit që të jep të hash, por sepse kjo mund të të pengojë të flasësh sa duhet kundër tij, duke e bërë kështu publikun, që ka nevojë të ketë besim tek elita e tij intelektuale, të të shohë si “qen roje” të padronit. Heshtjen e akademikëve dhe gazetarëve Çili mund ta interpretonte edhe kështu pra: se këta gazetarë, analistë, akademikë, profesorë – duke më përfshirë edhe mua – nuk kanë bërë sa dhe si duhet detyrën e tyre mu pse kanë pasur privilegje prej universitetit të tij ose prej universiteteve të tjera, dhe jo, siç reklamon lart e poshtë nëpër media, se sistemi i tij ua ka rritur rrogat e mirëqenin siç nuk e kishin menduar ndonjëherë, prandaj duhet të flasin mirë për ne. Filozofi dhe teologu italian, Vito Mancuso, hapi një goxha polemikë në Itali para ndonjë viti kur hoqi dorë nga botimi i librave të tij te Mondadori, duke u bërë thirrje edhe mjaft intelektualëve të tjerë që botonin atje të hiqnin dorë përderisa ishin kritikë të pronarit të kësaj shtëpie botuese, Berluskonit; pasi nuk ishte e moralshme që të kontribuonin për pasurimin e tij, prandaj duhet të zgjidhnin të tjera shtëpi botuese. Dhe këtu vijmë përsëri te

thembra e Akilit të sistemit ku jetojmë, që Çili e njeh dhe e përdor shumë mirë për interesat e tij kur, indirekt, na thotë: unë jam më i mirë ndër të këqijtë, prandaj ejani tek unë. Sepse ndërkohë që më një anë mundësia për të ndërtuar një media private që të punojë sipas meritokracisë, konkurrencës së lirë, reklamës, sipas audiencës apo tirazhit të gazetës është dhunuar rëndshëm nga klientelizmi, korrupsioni dhe paraja e pisët, më anë tjetër, media publike, që sipas meje është forma më e mirë për ta çliruar gazetarinë nga interesat e kësaj privateje, është kthyer në veglën më të shëmtuar të qeverisë, aq sa mediat private duken përsëri demokratike në krahasim me të. E në këto kushte, mbetet e hapur pyetja: a ka mundësi ky realitet kështu siç është katandisur nën thundrën e atij që e quajta “sistemi i maskarenjve”, të përmirësohet nëpërmjet kritikës, që, siç e thashë, gjithsesi, nuk i ka munguar, apo, përkundrazi, siç thotë lexuesi im, kjo kritikë “nuk përbën asnjë shqetësim” për Çilin&Co, madje u bën mirë, pasi u ve një kollare demokratike?

Ka një fjali kuptimplote në këtë drejtim që mund të shërbejë si busull: “eliminim i konfliktit të interesave”, me të cilën duhet të kuptojmë më së pari një aksion radikal që duhet të ndërmarrë shoqëria për të ndarë punën e atyre individëve që kanë pranuar të punojnë për interesin publik, në krye të të cilëve bashkë me politikanët hyjnë edhe gazetarët, nga ata që punojnë për interesin privat. Një aksion ky, që, dy herë i dështuari në politikë Sali Berisha, e premtoi më 2005-n dhe e harroi sapo mori pushtetin. Por, këtë temë po e lë ta trajtoj në shkrimin pasardhës, ku do të merrem me çështjen e dytë që më tërhoqi vëmendjen në shkrimin e Çilit: Ç’duhet bërë për të ndryshuar gjendjen e universiteteve tona private dhe publike.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Page 11: Libertals Maj Nr 11

[11]

(Arkitektura dhe urbanistika sizmike e vendbanimeve tona)

Sa herë që ngjajnë lëvizjet e vogla të tokës,tërmetet,të cilët për fat të mirë tonin,në dekadat e fundit nuk kishin pasoja në njerëz dhe të mirat materiale. Pos panikut dhe frikës së madhe të shprehur nga ana e banorëve,gati në të gjitha vendbanimet e Kosovës,asgjë tjetër shqetësuese nuk regjistrohet. Është një problematik të cilin të gjithë ata që kanë ndërtuar pas vitit 1999,në ndër-dije e kanë tërë kohën,pasi këto ndërtime me leje e pa leje,në dymbëdhjetë vjetshin e fundit janë bërë pa kontroll apo mbikëqyrje shtetërore,çka është tepër shqetësuese posaçërisht pas rasteve që munden me pas pasoja shkatërruese, duke u bazuar në dyshimin se si është ndërtuar këto vite në tërë Kosovën,pa kontrollin e domosdoshëm dhe të obliguar shtetëror.Të gjitha apelet e profesionistëve për të punuar dhe respektuar ligjet e shtetit të Kosovës,në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës si dhe të ndërtimeve u treguan të kota,pa efekte pozitive pasi nga ana e faktorit politik të asaj kohe e edhe sot,nuk kishte vullnet politik,interesim e si duket as dijeni për pasojat tragjike të lejimit të këtyre ndërtimeve,të cilat do ti rrezikojnë,ngufasin gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme në Kosovë. Aspak nuk do të kishte shpenzime ekstra nëse në kriteret për ndërtim në mënyrë rigoroze të kërkohej edhe arkitektura dhe urbanistika sizmike,si një domosdoshmëri e kohës të cilën po e jetojmë. Për fatkeqësinë tonë këto mënyra të ndërtimit janë duke u lejuar nga organet ekzekutive shtetërore të dy niveleve në Kosovë. Ka shumë pyetje pa përgjigje,se a kemi së pari trajtim adekuat të arkitekturës sizmike,se sa trajtohen këto probleme sipas

zonave sizmike të definuar me ligjet e paraluftës,sa ndikojnë tërmetet në formësimin arkitektonik të objekteve,dhe se sa ndikojnë ligjet,normat dhe standardet në ndërtimin e objekteve në zonat sizmike,në kualitetin e shprehjes arkitektonike. Të gjitha këto çështje as që janë trajtuar ndonjëherë në Kosovë,ma “lehtë” ka qenë të ndërtohet pa leje dhe me leje të dirigjuara. Ato ndërtime që kanë marrë leje as që e kanë trajtuar këtë problematik të rëndësishme,arkitekturën sizmike,pos asaj obliguese. Mirë e ka theksuar një mendimtar i huaj se për të zhvilluar arkitekturën sizmike,duhen studime detale në të cilat duhet përfshirë pos arkitektëve dhe ndërtimtarëve edhe profilet tjera të ekspertëve si sizmologët,urbanistët,gjeologët etj.,kjo tek ne as që mundet të imagjinohet e le të aplikohet.Aspekti hapësinorë dhe urbanë i trajtimit të problemeve sizmike as që është analizuar ndonjëherë në vendbanimet (qytetet) kryesore të Kosovës në dymbëdhjetë vjetshin e fundit. Ne ende nuk kemi dokumente hapësinore të mirëfillta që seriozisht do të trajtojnë këtë problematik,duke u bazuar në dokumentet (hartat sizmike) ekzistuese,të cilat nuk janë ripërtërirë edhe se e kemi një Institut sizmik formal,i cili aksidentalisht është themeluar në një Ministri tjetër të shtetit (MEM),e është e ditur ku e ka vendin (MMPH),si në tërë botën e civilizuar.Është ndërtuar në të gjitha anët e Kosovës pa leje ndërtimi,pa kuptuar domosdonë e revidimit të projekteve,kontrollin teknik shtetëror,ku pronësia mbi tokën e fituar në mënyra të dyshimta,ishte dhe është i vetmi kriter për ndërtime. Janë të freskëta lejimet e ndërtimeve mu në qendrën e vendbanimeve tona,si e tregojnë edhe rastet e fundit në qendrën e ngushtë të kryeqytetit Prishtinës,në lagjen “Tophane”dhe “Qendra” ku së paku duhej marrë në konsideratë parametrat urbane të lartësisë apo dendësisë të banimit kolektiv. Edhe dhënë leja e ndërtimit për një objekt të kombinuar afarist-banesor pa respektuar kriteret urbane që shumë mirë janë të qarta në ligjet e Trashëgimisë kulturore (distanca në mes objekteve 50 metra) etj. E sa për rrezikshmërinë sizmike as që kanë menduar ata të cilët kanë lejuar dhe po lejojnë ndërtime të tillë,të cilat mund të jenë fatal për banorët e atyre objekteve “me leje e pa leje”nëse do të ngjan ndonjë katastrofë natyrore si janë tërmetet,ku evakuimi i banorëve nuk është i mundur pasi objekti është lejuar të ndërtohet i rrethuar me objekte ekzistuese banimi. A thua ekziston elaborati i evakuimit të banorëve,në projektet e lejuara ndërtimor nga ana e Komunës së Prishtinës. Raste të ngjashme kemi në tërë Kosovën,ku objektet e lejuara të ndërtohen “përqafojnë” njeri tjetrin e nuk respektojnë as kriteret elementare sizmike thua se aty nuk do të banojnë banorët e shtetit tonë,apo pasardhësit e tyre. Kemi raste kur ekipet e emergjencës apo zjarrfikësit nuk kanë mundësi të iu ofrohen objekteve që kanë nevoja për ndihmën e tyre,çuditërish askënd nga zyrtarët shtetëror apo profesionistët kjo çështje fare nuk i shqetëson pasi nuk marrin masa të domosdoshme së paku për të parandaluar këto ndërtime.

Më duhet theksuar se ajo çka është duke ngjarë në Kosovë nuk ka lidhje me Planifikimin hapësinor,urbanizmin dhe arkitekturën pasi kjo veprimtari esenciale për një shoqëri duhet vënë nën kontroll shtetëror e jo të veprohet si deri me tani,këtë e vërtetojnë edhe tërmetet e kohë pas koheshe (sporadike) të cilët nuk munden të jenë të fundit pasi kjo shoqëri do të funksionoi edhe në të ardhmen. Duhen intervenime urbane,legalizime shumë të dhimbshme,përpilime dhe aprovime të dokumenteve hapësinore dhe urbane,si një domosdoshmëri e cila sado-kudo do të kanalizoi problematikën esenciale për funksionimin e një shoqërie. Jo të ndërtojmë pa kontroll shtetërore,ku elementi i sigurisë duhej të ishte esencial e jo mos të kemi qasje te ekipeve shpëtimtare në raste emergjente të tërmeteve,zjarreve,vërshimeve apo erërave si ka ngjarë në vitet e fundit në Kosovë. Raste të mira në botë ku Arkitektura dhe Urbanistika sizmike,me profesionalizëm të lartë trajtohet,kemi pa numër. Për njohësit e kësaj problematike do të përmendi vetëm disa raste reale të ndërtimeve në vitet e fundit në botë ku arkitektura sizmike është ardhur në shprehje si:Objekti i televizionit kombëtar kinez- CCTV- në Pekin ,autor është arkitekti i madh holandez Rem Koolhaas,Objekti “Qerdhja e Zogjve” e stadionit olimpik në Pekin me autor dy arkitekt Zviceran, Jacques Herzog dhe Pierre de MeuronObjekti Tod's Omotesando në Tokio me autor arkitektin Japonez Toyo ItoJanë këto vetëm disa raste të cilat me guxim i kanë projektuar arkitektët në shtetet me probleme të larta sizmike.Për të trajtuar ketë problematik,ketë fushë komplekse duhet angazhim i madh i të gjithë faktorëve vendimmarrës,pasi Arkitektura dhe Urbanistika sizmike nga aspekti i sigurisë së objekteve dhe jetës së njerëzve është shumë e rëndësishme. Ne në Kosovën e pas luftës as që e kemi marr parasysh ndonjë herë,ne po lejojmë të ndërtohet pa u brengosur për jetët e banorëve të shtetit tonë. Domosdoshmëria e elaboratit sizmik në projekte,para dhënies së lejes së ndërtimi,nuk është luks por nevojë elementare,pasi behët fjalë për SIGURIN e objekteve dhe zonave të caktuara të vendbanimeve tona,nevojat për zgjerime dhe rritje urbane gjithnjë e ma shumë po aktualizohet.Të gjithë ne dimë të ankohemi kur ngjajnë tërmetet (si rasti i fundit në Bullgari),rrënimet dhe vërshime të ndryshme sa herë që dridhet toka,bien shi apo fryn ndonjë erë ma e fortë. Këso rastesh kemi pa numër pasi nuk është duke u punuar ashtu si e kërkojnë rregullat teknike. Dhashtë zoti mos të kemi ndonjë dridhje ma të madhe toke,termet se atëherë do të “vetëdijesohemi” se si kemi vepruar në vitet e dekadës së pare të shekullit 21.

TËRMETET DHE URBANIZMI NË KOSOVË L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Ylber Vokshi

Page 12: Libertals Maj Nr 11

[12]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

D O S S I E R

F j a l i m i i A t G j e r g j F i s h t ë s n ë K o n f e r e n c ë n e P a q e s ( 1 9 1 9 )

Page 13: Libertals Maj Nr 11

[13]

Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie ; p r e j b r i g j e v e b u b u l l u e s e t ë Ekrakeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve.Sot kjo familje asht shue. Marrë përbri prej tallazeve të luftave të gjata e të pandame, ajo u përpi dhe u zhduk përbrenda gërmazave të pangishëm të vorbujve te historisë, e kështu nuk mundi ma, ç’më atë ditë kur Gentiusi, mbreti i mbramë i Ilirëve, më 168 para Krishtit, ndriti triumfin e Lucë Emil Palit për me pa diellin e majes së lumnisë së vet të hershme.Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin zanë vend ose mbas mburojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë , banesë e përmallshme e hyjnive të moshës përrallëzore. Ata u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, ende këta e flasin atë gjuhë të të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejn të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet dhe sot ata gjithnji e punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të parët e tyne prehistorikë.Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.Po qe se pë rn j imend pa r imi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor për trajtimin e shteteve si dhe

përcaktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vete përmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë. Por çka se, simbas teorisë wilsonjane (të Presidentit amerikan Willson) për me mundë nji popull me u sundue në vetvete, përpos kombësisë, duhet të mirret para sysh edhe ndërgjegja e tij kombëtare. Tashti, për në qoftë se si ndërgjegje kombëtare duhet të kuptohet ndjesia për liri si edhe ai dëshir që mund të ketë nji popull për t’u zhdr iv i l lue në vetvete , g j i thnj i përmbrenda qarkut të forcave të veta, unë them se edhe në këtë pikpamje Konferenca duhet t’ia njohë Shqipnisë pamvarësinë si dhe sovranitetin e vet. E njimend, e po thomëni, cili popull në Ballkan ka ndjesi ma të thella për lirinë e vet sesa populli shqiptar ?Kaluen po pushtuesit mbi Shqipni, por nuk qenë kurrë zotnuesa mbi shqiptarë. Ashtu si ai cubi, i cili hyn tinës dhe me trathti në shtëpinë e qytetarit të paqtë e, si shtjen mbrenë drojen dhe pshtjellimin, del jashtë pa mundun kurrë me thanë se ka sundue aty mbrendë: njashtu hynë pushtuesit e huej në Shqipni pa mujtë kurrë me i shtrue dhe me i zotnue shqiptarët. E mos kujtoni, zotni, se unë këtu jam tuj ju thanë sende të cilat mos t’i kenë vu re edhe shkrimtarë të huej me vlerë. Kështu, fjala vjen, e ndritshmja Miss Durham, thotë në nji libër të vetin mbi Shqipni :“Pushtime të hueja janë përshkue mbi komb shqiptar, por të gjitha kanë kalue pa lanë kurrfarë gjurme, si ujët që rrëshqet mbi shpinë të rosës”.Për lirinë e vet, zotni, shqiptari ban fli shpinë, tokën dhe mjerisht edhe besimin. Fakti veç që shqiptari në mes të sa ndollive dhe te papriturave politike e për nji periudhë kaq të gjatë shekujsh, ka mbrrijtë me e ruejt gjuhën, doket dhe karakterin e vet kombëtar, - dhe këtë jo vetëm në Shqipni, por edhe jashtë kufijve të sajë, - kjo difton çiltas se ai asht dhe don të mbesë shqiptar. E gjithë kjo ngjet sepse ndërgjegja kombëtare ka lëshue rrajë të thella në shpirt të tij. Por ma mirë se kurrkund njeti, dashunia e popullit shqiptar për liri dhe pamvarësi kombëtare, duket në faqet e historisë, për të cilën mundemi me thanë se asht e endun vetëm prej luftash për liri e

pavarësi. Unë këtu, për mos me e vu fort në provë durimin e Zotnisë suej, po ju përmend vetëm punët e mëdha, që ndërgjegja kombëtare e këti populli, kreu që prej të XV qindvjetë e mbrapa.Botën mbarë në zi do ta mbështillte. - Të flegruem droje shuejtën zanin mbretnitë e Europës. Kur qe, mbi kep të Krujës titanike, po del nji hije burri, vetullat ngërthye si dy hulli rrufeje, me dy sy zjarmi e nji mjekër të thinjtë, e cila shtëllungë gjatë nofullës i derdhej, si ajo mjegulla rreth nji shkëmbu të thepisun. Mbi krye trishtueshëm flakë i shkëlqen tarogëza përkrenarja me brirë që tmerrshëm kah i vezullon nën rreze të diellit, kometë zharitëse danë ndër sytë e armikut. Ai asht fatosi i ndimun Gjergj Kastrioti, i madhi Gjergj Kastrioti, Skanderbegu. Me flamurin kuq e zi shpalosun përpara, poshtë rrëmoreve të maleve të thepisuna, stuhi bore prej ndonji kulmi të rrëmbyeshëm, vërsulen vetëtimthi mbi formacionet e turqve, të cilët, prej së largu tuj ua pa hovin, thonë se kulshedra me dragoj po u turret.Por mundet ndokush me më thanë se Skanderbegu këto lufta i ka ba për qëllime fetare, dhe jo i shtymë prej nji ndërgjegjeje kombëtare, pra për me i dalë zot lirisë dhe pamvarësisë së vendit të vet.E mos ku j ton i s e me dekë t ë Skanderbegut u shue ndjesia e lirisë dhe e pamvarësisë në shpirtin e shqiptarëve. Historia e Turkisë ka shenjue jo ma pak se 54 kryengritje të mëdha të cilat gjatë rrjedhjes së katër shekujve kombi shqiptar i bani qeverisë otomane ose për me pshtue prej zgjedhës së sajë, ose për me e ngushtue që mos t’ia mohonte të drejtat e tija. Edhe pamvarësia e Greqisë asht nji lule e rimuun me gjak të shqiptarit. Zhavellët dhe Boçarët kanë qenë shqiptarë e shqip kanë folë dhe me trimëni shqiptare kanë luftue. Jo besa, por Greqinë e kanë lirue shqiptarët dhe jo ma pak janë mundue se sa disa Pushtete të mëdha të cilat aso kohe bajshin spekullime mbi Greqi, njashtu si do Zoti po bajnë sot edhe mbi Shqipni.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Page 14: Libertals Maj Nr 11

[14]

Këtë punë, me pasë për ta pyet si dijetar dhe jo si diplomat, kishte me ju a vertetue edhe Venizellos vetë; por, në mos dashtë me ju a thanë ai, ja u kallzon Lamartine, i cili, tuj folë mbi pamvarësi të Greqisë, thotë se kjo nuk qe tjetër veçse rezultati i reaksionit të elementit shqiptar kristjan mbrenda Greqisë kundra elementit turk.Arsyeja pra pse kombi shqiptar nuk mujti me dalë shtet në vete, nuk qe puna se ati i mungonte ndërgjegja kombëtare ose ndjesia për liri e pamvarësi, por qe fakti se shi ditën në të cilën ai ishte gati me fitue lirinë e vet, Shtetet e Ballkanit ia ngjitën kthetrat dhe e banë rob nën zgjedhë të veten. Dhe këtë e banë jo për me e mbajtë nën shërbim e robni të veten, por për me e shue shqimit e me e qitë faret. Kështuqë prej kësaj pikpamje duhet me e thanë se shqiptarët gabuen, dhe gabuen randë fort, që u çuen aso kohe kundra Turkisë, sepse për ta do të kishte qenë dam fort ma i vogël me u vue nën zgjedhë të Turkisë, se sa me u gri prej kristjanëve.Po e shoh, Zotni, se kjo fjalë në gojën time disi po ju a vret veshin dhe po ju duket nji paradoks në vetvete. Janë faktet që më japin arsye. Në vitin 1478 turqit marrin Shkodrën dhe me te mundet me u thanë se u pushtue e tanë Shqipnia. Por megjithëkëtë, turku ia njohti Shqipnisë nji farë autonomie: na e la gjuhën dhe kanunet tona, - por askund nuk lexohet në histori se ky mbyti qindra mija shqiptarë përnjiherë, sadoqë populli hoqi zi e si asht me zi prej tij. E tash ndini si u suell kristiani me Shqipni e me shqiptarë. Në vjetin 1912 kërcet lufta turko-ballkanike dhe ballkanikët pushtojnë Shqipninë. Nji herë mbysin pak me thanë dyqindmijë shqiptarë, vrasin meshtarë katolikë sepse nuk ndigjonin me e mohue fenë ; grijnë mysliman sepse edhe ata nuk duen me dalë dinit. Rrenojnë me themel qindra e qindra katunde, veçse si e si me e farue kombin shqiptar. Në vjetën 1914, ushtritë ndërkombëtare, mbas sa in t r igash të posht ra , pushto jnë Shkodrën. Në këto ushtri kombi shqiptar ka pasë mbështetë gjithë shpresën e vet, sepse këta ishin demek të shprehunit e forcës që do të rregullonte botën dhe, si të thuesh, ata ishin pasqyra të qytetnisë

europiane. Por megjithëkëtë ata nuk sollën kurrnjisend përsëmbari në Shqipni. Ndrye mbrenda qarkut dhetë kilometrash në Shkodër, as që e çilën nji rrugë, as që e lëshuen nji urë, as hapën nji shkollë, nji gjykatore, nji spital, nji send të vetëm që t’i vyente përparimit dhe qytetnimit të popullit shqiptar. I gjithë kujdesi i tyne për Shqipni, përmblidhet në këta: kurrsesi mos me e lanë Shkodrën me ba pjesë në Shqipninë tjetër dhe që në Statutin e Shtetit Shqiptar t’u qitte nji paragraf i posaçëm me të cilin të njiheshin në Shqipni çifutnit nji tagri me shqiptarë, sadoqi aso kohe nuk kishte në Shqipni me thanë asnji çifut. Mandej, kur doli prej Shkodre, Komanda Nderkombëtare dogji të gjitha aktet dhe arkivat e veta.Në vjetën 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën me rrethina, sadoqi Shqipnia ishte shtet neutral dhe nuk kishte shpallë luftë me kurrkend. Në fillim të vjetës 1915, italianët pushtojnë Vlonën, kinse për qëllim që me u përkujdesë për shqiptarët e sëmutë të Shqipnisë jugore. Në 1916, Austro-Hungaria pushton Shqipninë. Me e thanë me fjalë të tjera, ata dojshin ta mbajshin Shqipninë si nji krahinë të veten. Për ma tepër: grekët dogjën 360 katunde në Shqipninë jugore, tuj i mbytë të gjithë ata që dishmoheshin shqiptarë.E sot Konferenca e Paqes lypë që shi ndër ndër këto vise të bahet plebishiti për të caktue kufijt e Shqipnisë. Ç’ironi e helmueme!Prej këtyne punëve, - për mos me folë për të tjera, - duket çiltas se shqiptarët, prej pikpamjes kombëtare, kanë pasë arsye me drashtë ma shumë kristjant se sa turqit. Turku, si për princip, si në teori, ia ka pasë njohtë Shqipnisë nji farë autonomie, sadoqë me Skanderbeun e pat kundërshtue përparimin e tij në Ballkan.Thonë armiqt tonë, si dhe do mbrojtësa të tyne, se vërtetë që kombi shqiptar asht ma i vjetri ndër popuj të Ballkanit dhe se ka nji dashuni të gjallë për liri dhe pamvarësi të veten; veçse shka se megjithëkëto, Shqipnia nuk mund të qitet shtet më vete sepse shqiptarët janë :a) barbarë,b) nuk janë të zotët me përparue dhe me u qytetnue vetë dhe se

c) eksperienca ka tregue se në kohën e Princ Widit, Shqipnia nuk mund të mbahet shtet më vete dhe krejt i pamvarun...Pra, simbas mendimit të armiqvet tonë, ose ma mirë me thanë, simbas fjalëve të vetë atyneve, lypset që Shqipnia të coptohet e t’u jepet atyne në dorë për me e sundue dhe për me vu rregull, - meqë shqiptarët janë barbarë e të egër e nuk janë popull që di me qitë shtet më vete, pra me qeverisë. Për me thanë të vërtetën, po të marrim parasyshë mjetet e mënyrën me të cilat ka nisë e vijue lufta e madhe evropiane, kisha me thanë se barbarësia dhe egërsia e popujve ka pak ose aspak të përpjekun me dëshirën për liri e pamvarësi të tyne. Kur popuj e kombe, në emën të “qytetnisë” kanë vra e pre fëmijë, gra, pleq e të mbetun që kanë ba me vdekun prej urie e gazepit me mijëra njerëzish të pafat në ditë; që kanë djegë e rrenue, jo vetëm katunde e qytete, por mbarë krahina të pamatuna; q ë k a n ë t h y e ç d o t ë d r e j t ë ndërkombëtare dhe njerzore dhe kanë pre në besë me qindra mijëra robsh të ramë në dorë, - e megjithate sot ata munden me qenë shtete të lira; - po atëherë, pse nuk mundet me qenë Shqipnia e lirë ku, nëmos tjetër, gra nuk vriten, ku nuk gjindet nji vorr i nji të vdekuni urie, ku ndorja e besa edhe ndaj armikut janë të pathyeshme?

Kongresi i Versajës më 1919Serbt, në kohën e luftës Ballkanike, me shpata ua kanë çelë nanave shqiptare barkun dhe foshnjet e nxjerruna sosh, i kanë ndezë flakada porsi pisha për me shndr i t ë na tën me to , dhe so t Konferenca ua ka trefishue madhësinë e shtetit të tyne. Grekët kanë kryqzue gjinden shqiptare bash ne të XX qindvjetë, ndersa sot Konferenca e ka menden me ia dhanë mandatin që me i shtrue e me i qytetnue disa kombe të tjera, kupto, Shqipninë. Pra tash, shqiptari, i cili nuk i njef këto “qytetni” në veten e vet, pse s’mundet me dalë shtet më vete, i lirë e i pamvarun? Lexoni te plote ne http://libertals.com/fjalimi-i-at-gjergj-fishtes-ne-konferencen-e-paqes-1919/

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Page 15: Libertals Maj Nr 11

[15]

S K O L A S T I K S K O L A S T I K S K O L A S T I K S K O L A S T I K

Page 16: Libertals Maj Nr 11

[16]

D I O K L E C I A N I , D Ë S H M I TA R I S U P R E M I

M A D H Ë S H T I S Ë

n j e s t u d i m n g a N i k o l l e L o k a

Page 17: Libertals Maj Nr 11

[17]

Pallati i Perandorit Dioklecian në Split Lindi në Salona (Split) më 22 dhjetor 245Vdiq po aty më 3 dhjetor 313Perandor: 20 nëntor 284 – 1maj 305 FamiljaBabai ka mbetur i panjohur; nëna quhej Dioclea; gruaja ishte Prisca, me të cilën pati vetëm një vajzë, Galeria Valeria, bashkëshor te e perandor i Gale r i . Megjithëse Priska ishte e krishterë, apo e afërt me krishterimin, u detyrua të bënte sakr i f ica për zota t paganë , g ja të persekutimit të madh, në vitin 303. Diokleciani e donte dhe e çmonte shumë dhe kishte ndërtuar për nder të saj një pallat në Nikomedi. Kur Perandori Galeri vdiq në vitin 311, Priska u internua në Siri prej perandorit Maksimin II Daia. Më vonë u arrestua dhe u dënua me vdekje prej perandorit Licinus, në vitin 315. Valeria është vajza e Dioklecianit. Historia e Valerias është tragjike dhe interesante njëherësh. Jeta dhe vdekja e saj u diktuan tërësisht nga politika, pavarësisht se ajo pati pak ndikim në kontrollin e ngjarjeve që influencuan në jetën e saj. Ashtu si e ëma Vakeria ishte e krishterë, apo simpatizante e të krishterëve. Në vitin 293 u martua me perandorin Galeri, i cili e adhuronte dhe për nder të saj i’a ngjiti një province emrin Valeria. Në vitin 308, Valeria mori titullin Augusta,të cilin e merrnin nënat, motrat, apo gratë e

augustëve. Ajo mori gjithashtu titullin Mater castrorum dhe Mater Patriae. Gjatë tetëmbëdhjetë viteve të martesës me Galerin, Valerias nuk i lindi fëmijë, kështu që vdekja burrit e gjeti të vetme, së bashku me të ëmën. Babai i kishte vdekur më pare, kështu që etyrohet të shkojë të jetojë në oborrin imperial të Maximin IIDaia. Internohet në Siri me të ëmën, pasi Valeria nuk pranoi të martohet me Maksiminin II; një lidhje që vinte më shumë prej prestigjit imperial që gëzonte, sesa nga simpatia e perandorit Maksimin II. Me shpërthimin e luftës midis Licinusit dhe Maksiminit II,nënë dhe bijë largohen me shpresë se do të mund të arr inin në Pal lat in e Dioklecianit në Spalato. Për pesëmbëdhjetë muaj rrjesht, Perandoreshat u endën sa në njërin vend në tjetrin, duke u fshehur, deri sa u diktuan në Selanik. Përpara një turme të madhe njerëzish, në mes të qytetit, me urdhër të perandorit Licinus, atyre i’u pre koka dhe pastaj trupat u hodhën në det.

Titujt Perandorak të Perandorit DioklecianImperator Caesar Caius Aurelius Valerius Diokletianus, Piu Felix Invictus Augustus, Pater Patr iae , Pont i fex Maximus, Germanicus Maximus (gjashtë herë), Sarmanticus Maximus (katër herë), Persicus Maximus (dy herë), Britanicus Maximus, Carpicus Maximus, Armenicus Maximus, Medicus Maximus, Adiabenicus Maximus, Tribunicea Potestatis (njëzet e një herë) Consul (dhjetë herë) dhe Proconsul.Perandor Çezar Kaius Aurelius Valerius Diokletianus, Më i lumturi Diell i Paperënduar, Babai i Atdheut, Udhëheqësi më i Madh Fetar, Tribun i Gjithëfuqishëm (njëzet e një herë) Konsull (dhjetë herë) dhe Prokonsull.U n d e r u a s i f i t u e s i i m a d h i shtatëmbëdhjetë betejave të lavdishme.Fituesi i Madh mbi Gjermanët (gjashtë here), Fituesi i Madh mbi Sarmantët (katër herë), Fitues i Madh mbi Persët (dy here), Fituesi i Madh mbi Britanikët, Fituesi i Madh mbi Karpët, Fituesi i Madh mbi Armenët, Fituesi i Madh mbi Medikët dhe Fituesi i Madh mbi Adiabenikët, Titujt perandorak pas tërheqjes: Senior Augustus, Pater Imperatorum et Caesarum (Augusti i Madh, Babai i Perandorëve dhe Çezarëve. Veçanësitë:

Dëshmitari suprem i madhështisë, njëri ndër tre perandorët që historia romane admiron më tepër.Ashtu si August i në f i l l im, edhe D i o k l e c i a n i n ë k o h ë n e t i j , p ë r revolucionin e thellë që i bëri organizimit shtetëror, konsiderohet si themeluesi i një perandorie të re. I vetmi perandor i Romës që e ka lëshuar vullnetarisht pushtetin.E kanë quajtur “Burri i shekullit të artë”, për të dëshmuar madhështinë e revolucionit dioklecianas të shtetit dhe shoqërisë. Fati hyjnor, apo vetëdija e gjenialitetit të vet.Duhet të ketë qene fati hyjnor, ose vetëdija për gjenialitetin e vet, që e ka nxitur të riun Diokles të orientohet në karrierën ushtarake. Ai rridhte nga një familje me origjinë të ulët shoqërore. I ati kishte qenë skllav dhe më vonë e fitoi lirinë, duke u bërë administrator i pronave të senatorit romak, Anulinus. Vetë Diokles hyri në ushtri dhe bëri karrierë të shpejtë: nga ushtar i thjeshtë në pjestar i trupave të elitës, guvernator i Mesisë, konsul dhe komandant i Gardës Imperiale nën perandorin Karus.Pak pas rënjes së Ctesiphonit, në zemër të perandorisë perse, Karus vdiq në tentën e vet, në kampin ushtarak, të ngritur pranë Tigrit, në verën e vitit 283. Pati fjalë se ishte vrarë nga rrufeja, apo se ishte viktimë e një komploti të organizuar nga prefekti i tij pretorian, Aper.Me vdekjen e të atit, Numeriani u gjend papritmas në krye të forcave ushtarake, pavarësisht se i’a la komandën vjehërrit të tij, prefektit pretorian, Arrius Aper, i cili pa ndonjë arësye të madhe organizoi tërheqjen e ushtrisë për në Evropë. Gjatë tërheqjes, Perandori i sëmurë prej infeksionit të syve qëndroi i izoluar në tentën e vet. Ai ndoshta qe vrarë prej vjehërrit ambicioz që synonte t’i zinte vendin. Në të vërtetë, Diokleciani e akuzoi publikisht prefektin Aper për vrasjen e Perandorit dhe si dënim për këtë krim e vrau me dorën e vet përpara trupave ushtarake. Me vdekjen e perandorit Numerian, askush nuk bëri përpjekje që të ndërmjetësonte në zgjidhjen e problemit të fronit. Ligjërisht perandor ishte Karini, por gjeneralët e ushtrive të Lindjes emëruan njeriun e tyre, Dioklecianin. Kështu Perandoria Romake kishte dy sundues: Karinin dhe Dioklecianin.

DIOKLECIANI, DËSHMITARI SUPREM I MADHËSHTISË

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Nikolle Loka

Page 18: Libertals Maj Nr 11

[18]

Me të marrë njoftimin, perandori Karin niset për luftë kundër tij dhe të dy ushtritë po i afroheshin njëra tjetrës drejt një beteje të pashmangëshme. Duke përfituar nga situata, një gjeneral ilir, Sabinus Julianus, i quajtur ndryshe Juliani i Panonisë, u shpall August prej trupave të veta. Karini në rrugë e sipër e mundi uzurpatorin lehtësisht në Verona dhe pastaj vazhdoi rrugën. Në lumin Margus (Morava) të dy ushtritë u përballën me njëra tjetrën. Këtu Karini u vra prej ushtarakëve të vet. Burimet historike nuk përputhen mbi çfarë ndodhi në atë betejë. Sipas Aurelius Victor (39.11) “Karini po e fitonte betejën, ndërkohë njëri nga gjeneralët e tij e vrau, pasi Perandori i kishte ngacmuar të shoqen”. Ndërsa Eutropius (9.20.2) shkruan se “ushtria e tradhëtoi Karinin”. Pas fitimit të betejës, D i o k l e c i a n i m e n j ë v e p r i m t ë jashtëzakonshëm nuk e vrau dhe as nuk e largoi nga detyra prefektin pretorian Aurelius Aristobulus, të cilin më vonë e emëroi prokonsul të Afrikës dhe prefekt urban Sipas disa studiuesve qëndrimi i Aristobulis në detyrë ishte shpërblim për tradhëtinë e tij. “Karin është koha të ikësh”, - kështu mund të përmblidhet shkurt ardhja e një periudhe shumë të rëndësishme në histori, me ngjitjen në fron të kollosit të luftës dhe të qeverisjes, gjeneralit të madh dhe burrështetasit gjenial, të madhit Dioklecian. Historianët e kanë quajtur ngjitjen e tij në fron “një rast fatlum për Romën” dhe se “me Dioklecianin Perandoria Romake doli prej natës”.

Aritmetika e pushtetit Diokleciani i dha fund krizës së shekullit III dhe krijoi një model të ri qeverisje autokratike, që nga historianët konsiderohet si faza e dytë e Perandorisë Romake, e njohur si “Dominati”, në ndryshim prej Augustit që krijoi “Principatin”. Reformat e Dioklecianit ndikuan që Perandoria Romake të jetonte edhe dyqind vjet të tjera në Perëndin dhe më shumë se njëmijë vjet në Lindje. Luftërat e shpeshta civile, shprehje e vullnetit të pandryshuar të trupave për të mbështetur gjeneralët e vet, e kishin dobësuar shumë shtetin romak. Si rezultat i kësaj praktike, gjatë shekullit III, vetëm pak perandorë kishin vdekur prej shkaqeve natyrore Duke patur parasyshë gjendjen, Diokleciani shpiku një formulë të re të stabilitetit politik të shtetit, që do t’u jepte fund praktikave puçiste të ushtrisë. Froni Imperial bëhej i patrashëgueshëm dhe i kufizuar në një periudhë të përcaktuar kohore.

Në vitin 285, vetëm pak muaj pas ngjitjes në fron, Diokleciani shpalli Çezar( Perandor të Ri) dhe Filius Augusti (i biri i Augustit) gjeneralin e famshëm ilir, Maksimianin, të cilin e futi në Familjen Imperiale, si vëlla të adoptuar të tij. Roma kishte tashmë dy sundues: burrështetasin Dioklecian dhe strategun e luftës Maksimian. Si themeluesi i perandorisë dualiste, Diokleciani vazhdonte të ruante në duart e veta autoritetin më të lartë. Nuk shtrohej problemi i ndarjes, Roma mbetej Imper ium Ind iv i sum, ndonëse dy perandorët kishin dy oborre, dy kryeqytete dhe dy ushtri; të gjitha ediktet dilnin me emrat e të dyve dhe monedhat me portretet e të dyve qarkullonin kudo, si në Lindje edhe në Perëndim.Megjithëse dy perandorët e ushtronin pushtetin në mënyrë të harmonizuar dhe efektive, hapësirat e stërmëdha të shtetit diktuan nevojën e përmirësimit të mëtejshëm të qeverisjes. Problemet me të cilat u përballë shteti, pas përpjekjes së Carasius në Britani dhe Gali për shkëputje, trazirave në Egjypt dhe sulmeve të vazhdueshme të barbarëve e çuan Dioklecianin në marrjen e vendimit të dytë të rëndësishëm: dyfishimin në rrugë të ligjëshme të pushtetit imperial. Kështu, nga dy bëheshin katër princa të veshur me purpur. Maksimiani bëhej august dhe shtoheshin dy çezarë. Çdonjëri prej augustëve duhej të adoptonte një çezar brenda familjes së tij. Sipas kësaj formule, froni perandorak ndodhej në të katër anët e shtetit dhe Roma do të ndihej më e sigurtë.Në realizim të kësaj ideje, Diokleciani adoptoi gjeneralin e famshëm ilir, Galerin, duke i dhënë vajzën Valeria për grua, ndërsa Maksimiani adoptoi gjeneralin me virtute hyjnore, Konstancin, duke i dhënë për grua Teodorën, vajzën e gruas së tij. Të katër kryeqytetet u shpërndanë në mënyrë të atillë që të ishin funksionale, për të siguruar mbrojtjen prej sulmeve armike në kufijtë e Perandorisë. Nikomedia u bë selia e D i o k l e c i a n i t , M e d i o l a n u m p ë r Maksimianin, Treves për Konstancin dhe Sirmium për Galerin. Të dy çezarët, ndonëse do të kishin oborret e tyre imperiale, gardën, administratën dhe ushtrinë, mbeteshin më shumë në rolin e ekzekutuesit, sesa të urdhërdhënësit. Ata ishin të detyruar të zbatonin vendimet që merrnin të katër perandorët së bashku, por edhe të njihnin autoritetin e dy augustëve. Sipas kësaj skeme, asnjë problem nuk do të krijohej midis augustëve dhe çezarëve të tyre, sepse pas njëzet vitesh sundimi, të dy augustët do të tërhiqeshin në favor të dy çezarëve të tyre, të cilët bëheshin augustë

dhe adoptonin dy çezarë të rinj, që nuk do të ishin fëmijët biologjikë të tyre.Zgjidhja ishte funksionale, ruante unitetin e shtetit, përjashtonte puçet ushtarake dhe siguronte mirëkuptim të plotë midis sunduesve. Në këtë rast nuk ishte nevoja që forca të mëdha ushtarake të qëndronin pranë Perandorit nga rreziku i ndonjë puqi ushtarak, duke i kushtuar vëmendje mbrojtjes së shtetit. Për t’i dhënë karakter simbolik kësaj zgjidhje, u fol atëherë shumë për numrin katër, duke përmendur “katër stinët e vitit, katër elemente, katër kontinente dhe katër sundues të botës”. Statuja që gjendet edhe sot në Sheshin e Shën Markut në Venedik e shpreh më së mir i kë të mesazh. Pamja e ka tër gjeneralëve, të mbështetur shpinë për shpinë, me duart në shpatë, që shikojnë me vigjilencë në të katër anët e botës, i japin shtetit që sundojnë sigurinë e nevojëshme. Ndërsa në Durrës është zbuluar një mbishkrim që i përshkruan tetrarkët si “zotër të lindur dhe krijues të zotave”, që ishte marrë nga Eneida e Virgjilit.Në këtë aritmetikë të pushtetit, ndërmjet katër sunduesve, Diokleciani e thoshte fjalën e fundit për të gjitha çeshtjet. Autoriteti suprem i tij shprehej edhe në titullin e kryehyjnisë romane “Jovis”. Vetë sistemi politik u mbështet në teologjinë e rinovuar jovio-herkuliane, që adhuronte respektivisht Jupiterin dhe Herkulin.Zgjidhja e re i justifikoi shpresat e Dioklecianit. Konstanci i shpartalloi frankët e alemanët dhe shumë shpejt rifitoi Britaninë. Galeri nënshtroi tribunë Carpi, të cilën e vendosi tërësisht në Panoni. Edhe Galeri i shpartalloi persët, duke zënë rob familjen e mbretit Narses, i cili u detyrua ta pranojë marrëveshjen e paqes, duke i dhënë Romës territoret në anën e djathtë të lumit Tigër. Kjo paqe që u nënshkrua në vitin 297 zgjati për dyzet vjet.Me rëndësi për Romën ishte qëndrimi i Dioklecianit në krye të punëve për njëzet e një vjet rrjesht, që është një faktor i veçantë në stabilitetin politik dhe ekonomik. Vijon…

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Page 19: Libertals Maj Nr 11

[19]

Fillimi i zhdukjes së KuvendimitNga viti 1912 shumica e këtij legjislacioni administrativ dhe penal ishte zhvlerësuar duke u zëvendësuar me metoda evropiane, derisa përmbajtja shoqërore e kodit të vjetër të maleve u la relativisht e paprekur dhe e lirë që të vijëzohet me mënyrat e Perëndimit. Megjithatë, kuvendet vazhduan të funksiononin duke u marrë me disa çështje të tjera, të cilat, përsëri, nuk i ushtronte pushteti qendror i shtetit shqiptar.Ajo që nuk e lejoi shtetin modern shqiptar që të adoptojë të drejtën zakonore apo ligjet e pashkruara shekullore, ishte kryesisht llojllojshmëria e këtyre ligjeve. Krahina të ndryshme kishin zhvilluar kode të ndryshme që për problemet e njëjta ofronin zgjidhje jo të njëjta. Në anën tjetër, nuk ekzistonte asnjë gatishmëri a përgatitje paraprake profesionale e cila të bënte presion që kjo formë tradicionale të hynte si pjesë e sistemit të ri juridik dhe politik.Lënia anash e sistemit tradicional ishte bërë edhe për shkak të izolimit të territoreve shqiptare. Për shkak të mungesës së komunikimit, krahinat kishin jetuar me shekuj në izolim pa ndonjë njohuri të mjaftueshme me zhvillimin e proceseve politike jashtë kufijve të tyre. Çuditërisht u lansua një dëshirë e qendrës politike në Tiranë që të fillohej me implementim e ligjeve që ishin në fuqi në shtetet evropiane. Mendohej se gjatë okupimit turk, vendi kishte humbur hapin kundrejt zhvillimeve politike dhe juridike evropiane. Zërat e vendasve që bënin thirrje për të mos hequr dorë nga qeverisja tradicionale shekullore, ishin të paktë dhe në venitje e sipër. Kanunet ndryshonin në disa çështje nga rajoni në rajon, dhe kjo kishte krijuar dallime të perceptimeve ndër shqiptarët. Në parim, sipas kanunit, nuk pranohej e drejta e tjetrit dhe kjo e drejtë merrej si e huaj. Si e tillë konsiderohej edhe e drejta e shqiptarëve të krahinave të tjera.

I huaji nuk kishte vend në kuvend dhe nuk vlente as e drejta e tij, ishte parimi i shumicës së kodeve që u aplikuan me shekuj. Nga kjo arsye, nuk kishte interesim se ç’ndodhte disa qindra kilometra larg fshatrave të tyre. Do të ishte e pamundur që sistemi i Kuvendimit tradicional, në formën që u zbatua me shekuj, të aplikohej në atë mënyrë edhe në sistemin e ri qendror të qeverisjes nga Tirana. Delegimi “njeri për shpi” për të marrë pjesë në pushtetin qendror, ishte i pamundshëm. Por, pyetja që mund të bëhet në këtë rast, është: pse ky parim nuk u zbatua as në nivelin e pushtetit lokal? Kjo mënyrë ishte e pranishme me shekuj, prandaj s’do të kishte pasur vështirësi që më në fund, me disa modifikime, të “zyrtarizohej” kjo formë e qeverisjes që kurrë nuk pati etiketë tjetër përpos asaj të vendit. Kuvendi i fshatit ose edhe ai i komunës, sipas sistemit tradicional do të ishte jo vetëm tejet praktik, por edhe shumë funksional. Funksionimi i rregullt i këtij sistemi ishte provuar me mileniume. Derisa Kuvendi ndërmjet dy luftërave botërore vazhdoi të ushtronte disa funksione, ai në Shqipëri u shua tërësisht pas Luftës së Dytë Botërore. Detyrë kryesore e shtetit komunist shqiptar ishte lufta kundër vlerave të vjetra tradicionale.

Sipas komunistëve shqiptarë, çdo gjë, përfshirë edhe mënyrën e qeverisjes, duhej të kishte pamje dhe përbërje komuniste sovjetike.

Pushteti i ri shtetëror komunist nuk duronte sisteme autonome të vetëqeverisjes. Komunistët e kishin të qartë fuqinë e këtij institucioni, i cili kishte të ndërtuara ingranazhe të fuqishme dhe të provuara për krijimin e digave që ndalnin kontrollin dhe ndikimet eventuale nga jashtë. Pushteti komunist, duke shpejtuar vuri në fuqi kushtetutën e re, e cila ishte kopje besnike e asaj sovjetike. Prandaj, edhe e ndaluan dhe i persekutuan personalitetet që kishin pasur funksione dhe ndikime në organizimin tradicional. I vetmi segment i pushtetit tradicional lokal që u lejua të funksionojë ishte ai i kryeplakut të katundit të cilin e instrumentalizuan në aparat të partisë komuniste. Pushteti lokal komunist i llojit sovjetik u vendos me “sukses”. Vendosja e sistemit të ri u bë duke ushtruar dhunë të egër ndaj krahinave që ushtronin pushtetin e tyre shekullor.Me rënien e komunizmit në Shqipëri erdhi edhe deri te shpërbërja e pushtetit lokal. Në krahinat që dikur ushtronin sistemin vetëqeverisës filloi me të madhe të krijohej vakuumi i pushtetit qendror dhe lokal. Tanimë kishte kaluar gjysmë shekulli dhe brezat e rinj nuk e kishin të njohur sistemin e Kuvendimit. Nga vlerat tradicionale të Kanunit lindi përsëri vetëm fragmenti i hakmarrjes, por në një forme të bastarduar. Kuvendi, i cili në të kaluarën qëndronte si fuqi e patjetërsuar dhe e padiskutueshme pas këshillave të pajtimit, tashti u zhduk në tërësi. Prandaj, hakmarrjet që kanë destabilizuar pjesën veriore të Shqipërisë, pas vitit 1990 hynë në rrugë të pafund.

Kuvendi dhe Kuvendimi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. pjesa e fundit

Daut Dauti

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Page 20: Libertals Maj Nr 11

[20]

Kuvendimi dhe pushteti lokal i shqiptarëve në ish-Jugosllavi Kuvendimi te shqiptarët në ish-Jugosllavi, krahasuar me atë të Shqipërisë veriore, ka kaluar nëpër një zhvillim tjetër historik. Me largimin e Perandorisë Turke, një pjesë e madhe e territoreve shqiptare, përfshirë Kosovën, që mbetën jashtë Shqipërisë, patën nevojë dhe arsye që të vazhdonin me ruajtjen e sistemit të tyre të lashtë të qeverisjes. Si edhe më parë gjatë historisë, edhe në këtë rast shqiptarët u privuan nga ushtrimi i pushtetit qendror. Kjo gjë shqiptarëve u mundësoi të vazhdonin me ruajtjen e formës së tyre të pushtetit lokal. Ç’është e vërteta, pushteti i atëhershëm jugosllav as që ishte i interesuar t’i fuste shqiptarët në sistemin e qeverisjes shtetërore, prandaj nuk pati ndonjë vështirësi që edhe me këtë pushtet qendror të veprohej sikur me të tjerët që kishin qenë aty prezentë për një kohë më të gjatë se dy mileniume e që ishin cilësuar si okupuese, e si të tilla, të huaja.Vetorganizimi i shqiptarëve është institucion që bazohet jo vetëm në psikikën popullore, por edhe në realitet. Për shkak të kushteve që imponoi pushteti qendror, si ai turk dhe ky i fundit, jugosllav, u krijua Oda e Burrave. Tradita e Kuvendimit përcillej brez pas brezi. Ky ishte krijim i një institucioni ku zhvilloheshin dialogë, debate, shqyrtoheshin dhe pleqëroheshin çështje të ndryshme, dhe ku më në fund, edhe merreshin vendime të rëndësishme në lidhje me çështjet më të rëndomta të jetës. Këto vendime shpesh e kalonin kufirin lokal duke përfshirë rajone më të gjëra gjeografike e që kishin të bëjnë me organizimin e kryengritjeve ose të luftërave. (Bobi, 1982, f. 25) Deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, sistemi i Kuvendimit lokal nuk pësoi ndonjë ndryshim serioz që do ta dëmtonte esencën. Por, ndryshimet pasuan me vendosjen e diktaturës komuniste, e cila ndalonte mbledhjen e kuvendeve të

mëdha nga frika e krijimit të opozitës. Megjithatë, shqiptarët në viset rurale, kryesisht malore, të Kosovës, në nivele të ulëta duke mos u dukur shumë, vazhduan që problemet e tyre t’i zgjidhnin me anët të mekanizmave të tyre të lashtë. Arsyeja e ruajtjes së këtij sistemi nuk ishte vetëm dëshirë e tyre, por ishte edhe nevojë, pasi që pushteti diskriminues komunist jugosllav nuk ishte i interesuar për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore të shqiptarëve. Nga ky mosinteresim i pushtetit qendror, në shumë vise rurale shqiptarëve u mbeti në kompetencë rregullimi i infrastrukturës. Kuvendet tashti vazhduan të merrnin vendime për ndërtimin e rrugëve, urave, shkollave, kullotave etj. Madje, një organizim të tillë e lejonte edhe kushtetuta e atëhershme në fuqi, ajo e vitit 1974, e cila parashihte mënyrën që quhej “vetëkontribut”. I tërë aktiviteti duhej të ishte ekonomik dhe kurrsesi jo politik. Ta zëmë, lejohej Kuvendi për të debatuar rreth mbledhjes së parave për ndërtimin e një ure, por nuk lejohej një kuvend i tillë për të debatuar për ndonjë çështje politike ose kush do t’i përfaqësonte në ndonjë institucion apo proces politik. “Natyrisht”, për të gjitha aktivitetet politike kujdesej partia komuniste në pushtet, e cila kishte shtrirë prezencën e saj në çdo skutë. Mirëpo, lejimi i tubimeve për të debatuar dhe për të marrë vendime të natyrës ekonomike ndikoi që të krijohej një bazë mbi të cilën pas disa dekadash, kur do të zhdukej komunizmi, mbi të do të fillonte ndërtimi i shoqërisë civile. Më 24 maj 1970 në Malin e Zi u organizua një kuvend i madh që përfshinte fshatrat e Hotit, Trieshit, Kojit, Kuqit dhe disa fshatra të tjera të komunës së Podgoricës. Pas këtij Kuvendi, një muaj më vonë në Tuz, u mblodh edhe një tjetër, i zgjeruar edhe me përfaqësuesit e fshatrave të Plavës, të Gucisë, të Ulqinit dhe të Tivarit, ku mijëra pjesëmarrës nxorën disa vendime që kishin të bëjnë me ndalimin e hakmarrjes që

paraqiste problem të madh për këtë popullsi. Tre vjet më vonë, në Rugovë (Malësi e Kosovës) u mbajt edhe një tubim i këtij karakteri ku morën pjesë mijëra njerëz të 13 fshatrave të kësaj ane. (IHK, 1986, f. 365-368) Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë shënuan iniciativën e parë të valës së fundit në Evropën lindore ku popullsia shprehu mospajtim me pushtetin komunist. Nga ky vit filloi edhe vetëorganimi i popullsisë, e cila gjë shënoi bojkotimin e pushtetit të atëhershëm komunist të pushtetit jugosllav. Në Rrafshin e Dukagjinit, po në këtë vit, u ndërmor iniciativa e parë që shënoi një kthim më të thellë në vetëorganizimin e lashtë.Një grup i njerëzve, në komunën e Deçanit, duke patur parasysh harxhimet e mëdha që bënin familjet shqiptare në rastet e dasmave, kishte vendosur që të shqyrtohet kjo punë, në mënyrë që harxhimet të vinin në një nivel sa më të ulët e të arsyeshëm. Kjo çështje ishte “rrahur” nga banorët lokalë të cilët kishin ndërmarrë masa konkrete në këtë drejtim. Problemi kryesor që ishte identifikuar me kohë ishte harxhimi i tepruar në blerjes e sasisë së stolive të arit. Ishte marrë vendim se këto harxhime janë të panevojshme. Nga shumë tubime nëpër fshatra, pas një kohe të gjatë të “rrahjes” së kësaj çështjeje ishte marrë vendimi që caktonte një harxhim të përafërt parave për të gjitha dasmat që do të bëheshin nga të gjitha shtresat shoqërore. Për të mbikëqyrur punën ishin formuar 28 komisione për të ushtruar funksionin e mbikëqyrjes së harxhimeve si te familja e nuses ashtu edhe te ajo e dhëndërrit. Anëtarët e këtyre komisioneve pos që kishin të drejtë të pakufizuar të inspektimit, ata kishin të drejtën e konfiskimit të stolive, nëse konstatohej se ishte kaluar kufiri i marrëveshjes për shumën e caktuar të parave. Madje, komisioni kishte të drejtën e gjobitjes ndaj familjes që nuk kishte respektuar marrëveshjen. Pas pak kohësh ky aksion ishte shtrirë në një pjesë të madhe të Kosovës. *

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Page 21: Libertals Maj Nr 11

[21]

Nga viti 1990, me fillimin e shkatërrimit të ish Jugosllavisë, vetëorganizimi tradicional, në formë të Kuvendimit, u ringjall edhe një herë duke u bërë më i rëndësishëm dhe duke filluar të shtrihej më gjerë dhe më thellë në tërë Kosovën. Në vitin 1989, nga Beogradi, regjimi i Millosheviqit në Kosovë përjashtoi pothuaj tërë shqiptarët e punësuar nëpër ndërmarrjet shtetërore. Kjo ishte një popullsi e cila filloi të gjejë formën e qeverisjes për t’iu kundërvënë regjimit të Beogradit, i cili definitivisht u vërtetua se, pos që ishte i largët, më nuk ishte për popullsinë e Kosovës. Gati e tërë popullsia madhore u angazhua në ndërtimin e sistemit të pushtetit alternativ. U ndërtua sistemi i arsimit, kulturës, sportit, disa mënyrave të ekonomisë dhe më në fund u organizua edhe lufta kundër forcave okupuese serbe në Kosovë. Një sistem i tillë i pushtetit alternativ u ndërtua duke përmbajtur në vete format e vjetra të theksuara më lartë. Mirëpo, forma e lashtë e qeverisjes, ra në duart e partive politike të cilat nuk vonuan për ta shfrytëzuar eksperiencën e popullit e cila gjendej aty, e gatshme. Madje, partitë politike nuk nguruan që të paraqiten “inovatore” dhe si merituese për këtë organizim. Me ndërhyrjen e partive politike, proceset më nuk rridhnin nga populli por vinin nga lartë, nga mekanizmat e partive politike.Sidoqoftë, funksionimi i pushtetit alternativ në Kosovë, habiti të gjithë ata që nuk kishin njohuri historike të gjallërimit të organizimit të gjithëmbarshëm të sistemit dhe funksionimit të proceseve vetorganizuese të shqiptarëve. Vetorganizimi apo sistemi alternativ i pushtetit, përfshirë edhe kohën e luftës, zgjati një dekadë.Ky organizim i qeverisjes gati mori fund pas luftës kur në qershor të vitit 1999 në Kosovë, për të qeverisur vendin u vendos administrata ndërkombëtare e udhëhequr nga OKB-ja. Kjo administratë që nga dita e parë

filloi të injoroj tërësisht të gjitha format e eksperiencës demokratike që popullata vendase kishte ushtruar më parë. Në këtë mënyrë zyrtarët e OKB-së zëvendësuan një pjesë të konsiderueshme të demokracisë autentike dhe të lashtë me demokracinë që në Prishtinë filloi të vinte nga zyrat e OKB-së në New York. Kjo “demokraci e motorizuar” deri sot (gati 5 vite) nuk ka treguar ndonjë respekt ndaj themelit të demokracisë e që është mënyra e përfshirjes së njerëzve në procesin politik. Si rezultat, popullsia, e cila dikur ishte tejet e përfshirë në procesin e

zgjidhjes së problemeve, sot ndjehet gjithnjë e më e dekurajuar. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2002 vetëm 53 për qind e votuesve dolën në votime. Kur e pyeta Sali Zekën, një plak 71 vjeçar të komunës së Gjilanit, për arsyen që nuk kishte dalë për të votuar në zgjedhjet e fundit, ai përgjigjen ma ktheu me një seri pyetjesh: “Pse të dal? Kush më pyet dhe kush më tregon ndonjë gjë mua? Ata që duan të na qeverisin nuk i njoh se kurrë nuk i kam pa. Madje, kush po i pyet politikanët tanë. UNMIK-u vendos vet”

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Page 22: Libertals Maj Nr 11

[22]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Page 23: Libertals Maj Nr 11

[23]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

InternationalRecommended

Reads

Page 24: Libertals Maj Nr 11

[24]

Dimitris EpikourisThe economic crisis in Greece which threatens to act as a locomotive power that will force most of the countries in the european south to exit the Eurozone, has triggered many discussions and predictions concerning the future of Europe as an entity. Numerous analyses find their way to the media on a daily basis, all attempting to explain the repercussions of Greece’s inability to reform and lead itself to an economic growth that will eventually free the country from the constantly increasing need of borrowing money to satisfy its basic needs.

However, all those reports and economic analyses have something in common. They fail to deeply examine the socio-cultural roots of the greek crisis. If one does not take into account the idiosyncrasy and the psycho-synthesis of the modern greek people, will just miss the point.

Modern Greece is by no means related either genetically or culturally to the ancient cosmos and the people who once occupied this land. The modern greeks are just an intermixture of balkan tribes (albanians/arvanites, slavs, wlachs) which in the process of time mingled with northern africans, armenians and other tribes of Anatolia, not to mention the francs and the venetians who were also dominantly present in this land.

Those groups were mainly involved in agriculture and animal breeding. A significant number of them had been employed by the ottomans to serve in the army because the local inhabitants were hard natured and warlike.

During the byzantium era, those tribes were christianized while the few remaining descendants of the ancient greeks who refused to convert to christianity were either persecuted and killed by the christian emperors or died of several plague waves that occurred quite frequently back in those days. Another factor that contributed to the reduction of the population was piracy. It is a well known fact that the city of Sparta had been almost abandoned and unoccupied for 400 years while Athens and especially the area around the Acropolis was a place for pasturing sheep.

The attempts to “hellenize” those intermixed tribes were mainly made by european

sovereign states which needed a protectorate to promote their interests. The geographic location of Greece is still considered as the connecting doorway between East and West. The european romantics who dreamed of reviving the ancient hellenic cosmos through the mountain savages also bear a degree of responsibility for the false identity that was given to the modern greeks.

The superfluous and simultaneously d i s a s t r o u s d e c i s i o n t o n a m e a s “hellenes” (greeks) that intermixture of tribes eventually placed a very heavy burden upon them simply because they lacked the proper educational background that would enable them to develop the necessary awareness that would help them identify themselves with the ancient inhabitants of this land.

These mountainous hard natured shepherds were made to believe that they were not only the offsprings of the ancient greeks but also the christian God's blessed people. Everyone can observe that there is no comparison between these people and the ancient greeks. No resemblance whatsoever physically, aesthetically and mentally.

The Eastern Church was forcefully against any kind of education as it wanted its subservient believers not to read anything but the Bible. The role that the Church played during the years of the ottoman presence was catastrophic for the majority of the people because it was the main and the most effective collaborator of the sultan either through collecting taxes or contributing to the suppression of every revolt against the ottoman authority. The Church was surely rewarded by the Divan with a humongous amount of land enough to rank it as the biggest landowner of the country.

The confusing identity of being a hellene and a christian at the same time still haunts most of the people in this land. Most of the people in Greece have been made to believe that they are the pure descendants of Pericles, Socrates, Leonidas and Alexander the Great while they consider it quite natural to be christian orthodox as well. Two completely conflicting worlds co-exist abnormally in the socio-cultural background of modern greeks.

The revolution of 1821 against the ottomans that eventually led to the formation of the modern greek state couldn’t have been achieved without the contribution of the european superpowers of that era. The seabattle of Navarino that marked the creation of modern Greece reflects the need of the europeans to use this land as their protectorate governed by regimes that were either appointed or imposed by the european financial interests. Modern Greece has always been victimized and exploited by the s u p e r p o w e r s w h i l e i t s r o l e i n t h e sociopoli t ical arena has never been autonomous. The modern greek citizens who had never experienced the gifts of Renaissance, Enlightment and Industrialization remain culturally underdeveloped even today. Greece has been governed by the offsprings of the family clans that ruled the land right after the collapse of the byzantine empire and although it is true that democracy was born in this part of the world, it is not true that the ancestors of modern greeks are the ones who first created it.

The Church continues to dominate the politics in this land. Greece is the last theocratic state in Europe. If someone wishes to have a career in politics, he had better "bow" to the local Church bosses first.

In the 50’s and 60’s thousands of modern greeks were forced to abandon their villages and e i ther migra te abroad or seek employment in the big city centers where factories were built and needed cheap labor. The countryside was abandoned and the cities experienced an unprecedented overpopulation that led to severe demographic and environmental problems since there was no urban planning (there isn’t one even today).

THE SOCIO-CULTURAL ROOTS OF THE GREEK ECONOMIC CRISIS

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Page 25: Libertals Maj Nr 11

[25]

The rural depopulation, however, created another great problem that few politicians have dared to tackle: The disease of urbanism. The constant flow of villagers showed that the motives to abandon their villages were not only based on their need for employment but also on their desire to experience the “urban style” of living with a sense of hedonistic lust. Contrary to the US southerners who take pride in their heritage and their land, the greek villagers preferred to come to big city centers and work as industrial workers or clerks instead of remaining in their land and cultivating it. They believed that “easy living” can only be found in the big cities.

The military junta in 1967 encouraged the “love for urbanism” of the villagers even more.

Two main political parties emerged after the fall of the military junta. The “New Democracy” party and the “Panhellenic Socialist Party” also known as “PASOK”. The first one had a conservative approach and the second one a supposedly socialist one. Both of them, however, had one thing in common: They made sure that everything should be directly or indirectly controlled by the state. In order to achieve their goal which was no other than to remain in power as long as possible, they found a destructive way of doing that. Thus, the state was transformed into an enormous employment agency. Those two political parties hired thousands of unqualified individuals to work in the public sector. The regimes borrowed money from the

European Union to finance the fat salaries and the special privileges of their public servant armies. Prosperity in the private sector came only if it interweaved with the public one. No matter what somebody did, no matter what public service he wished to have, he simply couldn’t have it unless he bribed. Bureaucracy and corruption have always been interwoven.

The degree of corruption in modern Greece is by far higher than the one in many Asian, South American and African countries. The country stopped producing anything since ¼ of its workforce was employed by the state. Finding a job in the public sector became every young person’s dream. It was no longer important what academic credentials one had. What mattered was what kind of political connections he had so as to be placed somewhere in the public sector where he would be handsomely paid without doing anything! The populist rhetoric applied by both those political parties created a new kind of roman-like ethics among the people. Undoubtedly, this grotesque political system is a unique modern greek invention. Having conservative (right wing, anti-communist) regimes with a stalinistic approach of implementing the authority of the state is something that can only be found in the country of Greece.

The modern greeks are noted for having mastered the art of creating conspiracy theories. The whole world is supposedly plotting against them because of their racial "superiority".

John Maynard Keynes’ suggestion of “first stabilize and then reform” cannot find any application here because the greek economy can never be stabilized as it overflows with useless and counterproductive public servants.

All the above mentioned facts may sound a bit surprising to someone from another western state. Well, nothing should be surprising, nothing at all.

It is impossible for the descendants of chicken and sheep thieves, who lived on top of mountains and inside caves, rarely took a shower, kidnapped their hick wives from their parents and robbed villages, to understand how civilized nations function not to mention to feel europeans. It is also impossible for a nation that never experienced the gifts of Enlightment, Democracy and the Industr ial Revolution to be able to adapt to the constantly evolving international economy.

If someone wonders why the rest European Union countries are so stiff against Greece, it is perhaps because they are ignorant of the real situation here. They lack the necessary knowledge to fully comprehend the socio-cultural roots of the modern greek state.

Greece will never be a purely european country. It can’t be. It doesn’t want to be.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Page 26: Libertals Maj Nr 11

[26]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Letersi Book ReviewPoezi

Page 27: Libertals Maj Nr 11

[27]

P e r

c'fare dhe qysh mund te them: "E njoh kete!" Kete zemer qe e ndjej brenda meje, e gjykoj qe ekziston. Ketu mbaron gjithe n j o h j a i m e ; p j e s a t j e t e r e s h t e rikonstruksion. Pasi, nese perpiqem ta kap kete vetvete per te cilen jam kaq i sigurt, nese perpiqem ta perkufizoj apo ti bej nje permbledhje, nuk eshte gje tjeter vecse uje qe me rrjedh midis gishtave. Une mund te skicoj nje nga nje te gjitha aspektet qe ajo zoteron, dhe ato qe i jane dhene, kjo rritje, kjo origjine, kjo etje e qetesive, kjo fisnikeri apo kjo poshtersi. Por aspektet nuk mund te mblidhen. Kjo zemer e imja do te mbetet perhere e huaj ndaj meje. Mes sigurise qe kam per ekzistencen, dhe perberjes qe perpiqem ti jap kesaj sigurie, ka nje zbrazeri qe s'mund te mbushet kurre. Gjithmone kam per te qene i huaj ndaj vetvetes...Nuk e di nese kjo bote ka nje kuptim qe e transhendon ate. Por di qe une nuk e di kuptimin e saj, dhe qe eshte e pamundur qe une ta di. C'eshte nje kuptim jashte gjendjes sime per mua? Ajo qe prek, ajo qe me reziston - kjo eshte ajo qe une kuptoj. Dhe keto dy siguri - etja ime per a b s o l u t e n d h e b a s h k i m i n , d h e pamundesia qe ta reduktoj kete bote ne nje princip racional te arsyeshem - e di

gjithashtu qe s'mund ti pajtoj dot. C'te vertete tjeter mund te pranoj pa genjyer, pa i dhene shpresen qe mua me mungon, qe s'ka asnje kuptim brenda limiteve te gjendjes sime?Nese do te isha nje peme mes pemesh, nje mace mes kafshesh, kjo jete do te kish nje domethenie, ose me mire te them ky problem nuk do te ish ngritur, pasi do ti perkisja kesaj bote. Do te isha kjo bote, ndaj te ciles tani jam ne kundershtim me gjithe ndergjegjen time d h e g j i t h e k e m b e n g u l j e n m b i familiaritetin. Kjo arsye qesharake me ve ne kundershtim me gjithe krijimin. Une nuk mund ta shuaj me nje vize stilolapsi. C'fare besoj se eshte e vertete duhet ta mbroj. C'fare me duket kaq e qarte, madje edhe kur me kundershton, duhet ta mbeshtes. E c'fare tjeter perben bazat e ketij konflikti, te ndarjes se botes dhe mendjes sime, pervec se dijenia ime? Prandaj, nese dua ta mbroj, une mund ta bej kete nepermjet nje dijenie konstante, gjithmone e gjalle, gjithmone ne gadishmeri. Kjo eshte ajo c'ka, per momentin, duhet te mbaj mend...Le te perdendrohemi perseri mbi m e t o d e n : e s h t e n j e c e s h t j e kembenguljeje. Ne nje moment te caktuar te kesaj rruge, njeriu absurd tundohet. Historise nuk i mungojne as fete dhe as profetet, qofshin keto edhe pa zota. Atij i kerkohet te beje nje hap. Gjithcka ai mund te thote eshte se ai nuk kupton plotesisht, dhe qe kjo nuk eshte e qarte. Ne te vertete, ai nuk deshiron te beje asgje pervec asaj qe ai kupton teresisht. Ai eshte siguruar se kjo eshte krenaria e mekatit, por ai nuk e kupton nocionin e mekatit; qe ndoshta ferri e pret, por ai s'ka aq imagjinate sa perfytyroje kete te ardhme te cuditshme, qe ai po humbet jeten e perjetshme, dhe kjo i duket thjesht nje konsiderate. Nje perpjekje behet ne menyre qe ai te pranoje fajin e vet. Ai ndihet i pafajshem. Ne te vertete, kjo eshte gjithcka ai ndjen - nje pafajesi te pariparueshme. Kjo i lejon atij gjithcka. Prandaj, ajo qe ai kerkon nga vetja eshte te jetoje vetem me ate qe ai eshte ne gjendje te njohe, te pershtatet me ate qe eshte, dhe te mos marre asgje qe nuk eshte e sigurte. Atij i thuhet se asgje nuk eshte. Dhe kjo te

pakten eshte e sigurt. Dhe kjo eshte ajo qe e shqeteson ate: ai deshiron te kuptoje nese mund te jetoje pa kete tundim...Para se te perballet me absurdin, njeriu i perditshem jeton me qellime, nje shqetesim per te ardhmen apo nje justifikim (nuk behet fjale ne lidhje me ke apo c'fare; nuk eshte kjo pyetja) Ai peshon shancet, ai mbeshtetet ne "nje dite," pensionin, apo punen e bijve te tij. Ai ende mendon se dicka ne jeten e tij mund te drejtohet. Ne te vertete, ai sillet sikur te ishte i lire edhe pse te gjitha faktet jane ne kundershtim me kete liri. Por pas absurdit, c'do gje turbullohet. Idea qe "une jam" menyra ime e te vepruarit sikur gjithcka te kishte nje kuptim (megjithese nganjehere kam thene se asgje nuk ka) - gjithe kjo eshte genjyer ne nje menyre te paqendrueshme nga absurdi te t i i n je vdekje te mundshme. Te menduarit per te ardhmen, dhe te venit e qellimeve ndaj vetes, preferencat - te gjitha keto presupozojne nje besim ne lirine, edhe pse njeriu nganjehere pranon se ai nuk e ndjen ate. Por ne ate cast, une jam i ndergjegjshem se kjo liri me e larte, kjo liri "qe do te jete," e cila gjithashtu sherben si baze e te vertetes, nuk ekziston. Vdekja eshte i vetmi realitet...Por ne te njejten kohe, njeriu absurd kupton se deri ne kete moment ai ka qene i lidhur me hipotzen e lirise, iluzionin e se ciles ai ishte duke e jetuar. Ne nje fare menyre, kjo e dobesoi. Per aq kohe sa ai imagjinoi nje qellim per jeten e vet, ai ju pershtat kerkeses se nje qellimi qe duhej arritur, duke u bere skllav i kesaj lirie. Keshtu pra, une nuk mund te kisha vepruar ndryshe nga babai (apo inxhinieri, apo lideri i nje shteti, apo postieri) qe jam duke u bere...Absurdi me ndricon ne kete pike: nuk ka te ardhme. Rrjedhimisht, kjo eshte arsyeja e lirise sime te brendshme...Po c'kuptim ka jeta ne kete univers? Per momentin, asgje tjeter vec indiferences per te ardhmen dhe deshires per te konsumuar gjithcka qe me eshte dhene. Besimi ne kuptimin e jetes gjithmone presupozon nje shkalle vlerash, nje zgjidhje, preferencat tona. Besimi ne absurdin, sipas perkufizimit tone, na meson te kunderten.

ABSURDITETI I EKZISTENCES L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Alber Kamy

Page 28: Libertals Maj Nr 11

[28]

Liria e poezisëEngjëjt zbresin ngadalë,ButësishtQetësishtDashurishtMbi shkronjat e tua t’zjarrtaPuthin dhembjet që njeh vetëm tiPuthin dashuritë që she vetëm tiPuthin vetmitë që prek vetëm tiOh-et e shpirtit dëlirëE lumja poezi. Pastaj ngadalë e më ngadalëT’i përkëdhelin lotët e gurëzuarFaqet e rrudhura aty ku atdheuI dhembjeve përplaset me kohëtNëpër metaforat që bërtasin…Çirren natë e ditë pa ndaOh, heshtin bërtasin, bërtasin heshtinParalelisht,Dhe shfaqen me buzëqeshjen si diellMëngjeseve blu me bebëza të ngushtuaraNetëve të errëta me bubullima dridhmuese Të thonë e bukur, të thonë mbretëreshëTë thonë e çfarë s’të thonë. Ti, e heshtur si vetmiaE zhurmëshume si trishtimiPërkund dhembjen tënde të përjetshme

Misterin e pafund… sa krijimiKu gëzimi e dhembja përplasën si në pasqyrëDhe rrokullis shikimin e butë buzë në buzëGojë më gojë N’ heshtje si zog grabitqarë merrH e r ë d h e m b j e e h e r ë plandosesh n’gëzime.Oh e lumja poezi që dashuron pakufi.

Revista amerikane, Ann A r b o r R e v i e w : International Journal of Poetry, e cila botohet në shtetin Florida, është revistë e fokusuar vetëm në publikimin e poezisë. Kjo revistë, ka një traditë disa dekadëshe dhe që nga atëherë, ka botuar poe të t ë shquar. Në numrin e ri të saj të pranverës, që ka dal këto ditë , në këtë revistë prestigjioze të poezisë, është prezantuar me një poezi, poeti nga Kosova Ndue Ukaj. Poeti Ukaj p re z a n t o h e t n ë k ë t ë revistë me poezinë, Liria e poezisë, të përkthyer anglisht nga Peter Tase.

NDUE UKAJ NË REVISTËN INTERNACIONALE POETIKE ANN ARBOR REVIEW

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Page 29: Libertals Maj Nr 11

[29]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

CIKEL Poetik Ali Podrimja

EPIKA

Me shekuj kam shitur gjakune rritur jam me gjakun e shiturMe shekuj kam hëngër me vetene ditur s'kam të qesh me veten c tepruar...Miq,

Kosova është gjaku im që nuk falet!

Page 30: Libertals Maj Nr 11

[30]

Dashuria

Koha eshte te duhemite kesh besim ne mua kur te them: Trime,te kem besim ne ty kur me thua: Trim.Por koken time kryenece shume kurthe ngrite,shume e pushket mbushi babai yt, fisi yt,nje mije e nje te zeza kurdise ku do ma zije priten.E nen kulm banonim,nga frengjia me drite me peshove,me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kulles,se mos do te takoj te kroni i shpresave.Ma ruaj syrin, dashuria ime,ma ruaj shpinen nga dielli, nga acari!Kam frike se ma therin syrin cubat e territ,kam frike se me vrasin pas shpine te pabeset.Dashuria ime, ma zgjat doren ta kapercejme keteuje te madh,i huaj s'jam as vij nga toke e vdekshme.Ne fund te livadhit te kositur a po sheh:ai kali i bardhe eshte yni e tash pergjithmone.Me shikon drejt ne sy, leri zenkat, fjalet, sharjet,Une do te te sjell Lulen nga zemnra e Bjeshkes,do ta ndez llamben ne Kulle,do ta hedh faren ne token e re.Kur te desha, coja dashurie me nje grua te marre,e mehalla jeohnte nga shpifjet.Na iku jeta, trime, s'menduam pak edhe per vete,Koha eshte te duhemi.

Unë, biri yt, KosovëUnë, biri yt, Kosovë t'i njoh dëshirat e heshtura,t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,t'i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;ta di gjakun që të vlon në gji,dallgën kur të rrahë netëve t'pagjumtae të shpërthej do si vullkan:-më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.Unë biri yt.

NJË NATË NGA NETET PA GJUMË

Zgjohu Kosovë!Zgjohu nëna ime e dashur,balli dhe emri im i shkelur,zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim?A po sheh si ti kam ngulur sytëmu në zemer,mu në shpirt,si t`i kam hedhur duart rreth belitper të përqafuar unë, ashti yt?

Zgjohu,Kosovë!Nga degët e mia të thyera kush po dahet,këtë cater kush po e le?Ç`janë keto gjurmë gjaku që po shtohennëper fytyren tende,këto varre e murana qe po sillen vërdallërrethë shtëpisë sime?...Zgjohu, Kosovë!Zgjohu, nëna ime e dashur,balli dhe emri im i shkelur,Zgjohu, Kosovë!...Sonte vëtem mbeta enë derë të oborrit askush s`po me troket,askush më, thua vdekur jam e harruarNë keto troje e suka gjaku.Thua më është shkrimbur hisjae mbyllur dera e konakut.....Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit timt`pelcitur.Bota në ty le të kallet!

PARISI, VENDLINDJADo të hyjmë në Parisgurin tonë aty do ta ngulim,nuk do të na presë Teuta, Genti,nuk do të na presë hordhi e egër romake,nuk do të na presë njeri i gjallë.Në Paris do të hyjmë;ëndërrat do t'i varim në krahë të lejlekëvete një krua do t'i lajmë sytë, duart lythore,do t'i lëmë netët ballkanike pas shpinevallet, këngët, baladat, përrallat,vetëm fyellin do ta marrimt'i biem kur të na rrokë malli,kur humbim në grumbullin e klosharëve,të hijeve,të minjve,deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:do t'i marrim erë ftoit të vendlindjespër kohët pis do të flasim me gishta,nuk do të shkelim asnjë mizë,nuk do të trembim asnjë zog,nuk do të derdhim zjarr, vrer,mbi kokë të njeriut,Evropës së përgjumur s'do t'i përulemias perëndive të krisura.Ma jep besën, Lum Lumi,se nuk do të harrojmë vendlindjen.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Page 31: Libertals Maj Nr 11

[31]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11

Page 32: Libertals Maj Nr 11

[32]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 29 Nr 11