75
1 Ky material përfshin tema të shumta që kanë të bëjnë me shkrimin dhe leximin brail.Përmban tema interesante për personat që kanë mungesë të theksuar shikimi,por jo vetëm. Autori dëshiron që gjatë leximit të këtij libri të mbani shënime dhe të jepni vërejtjet apo sugjerimet tuaja konkrete për gjithçka që ju mendoni se mund të përmirësohet në këtë botim. Ju urojmë lexim të mbarë! -2013

Libri: Të njohësh shkrimin Brail

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Në këtë libërth ka tema të ndryshme mbi shkrimin Brail,ku mjaft mirë mund të shërbejnë si informacion për të njohur Brailin.

Citation preview

Page 1: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

1

Ky material përfshin tema të shumta që kanë të

bëjnë me shkrimin dhe leximin brail.Përmban tema

interesante për personat që kanë mungesë të theksuar

shikimi,por jo vetëm.

Autori dëshiron që gjatë leximit të këtij libri të mbani

shënime dhe të jepni vërejtjet apo sugjerimet tuaja

konkrete për gjithçka që ju mendoni se mund të

përmirësohet në këtë botim.

Ju urojmë lexim të mbarë!

-2013

Page 2: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

2

Botimi i këtij materiali është mbështetur nga Qendra

Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve të

Shqipërisë.

Titulli: Të njohësh Brailin

Hartoi & Punoi: Nora Islami Adresa: Rruga”Nikolla Lena”Nr.62,Tiranë

Tel: + 355 4 22 59 636

Fax. + 355 4 22 59 611 E-mail: [email protected] [email protected]

www.shvsh.org.al

Page 3: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

3

Përmbajtja

I. Origjina e fjalës brail ………………………………………4

II. Si shkruhet alfabeti&numrat brail ………………………7

III. Pajisjet tifloteknike për përdorimin e shkrimit brail….12

VI. Karakteristikat e shkrimit brail …………………………25

V. Rëndësia e shkrimit brail ………………………………….29

VI. Përdorimi i shkrimit brail në Shqipëri …………………47

VII. Shtrirja gjeografike e kurseve të shkrimit Brail ….……52

VIII.Braili në fokusin e imazhit për të verbërit …………….59

IX.Strategjia për vazhdimësinë dhe mbrojtjen e

shkrimit brail ……………………………………………………68

Page 4: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

4

S

I. Origjina e fjalës brail.

hkrimi dhe leximi brail e mori emrin nga Louis Brail (emri i

tij origjinal) i cili ka lindur më 4 Janar 1809, në qytetin francez

të Coupvray pranë Parisit.Babai i tij, një punëtor lëkure,

përdorte shpesh vegla pune të mprehta, në punën e tij.

Ndërsa ishte duke luajtur në dyqanin e babait të tij, kur ai

ishte vetëm tre vjeç, Louisi lëndon syrin e tij të plagosur në

një mjet të mprehtë. Me gjithë kujdesin e mirë, infeksioni i syrit

kaloi nga njëri sy tek të dy ku ai mbetet plotësisht i verbër.

Fatmirësisht, prindërit e Louisit së bashku me priftin e

komunitetit ku ai jetonte dhe mësuesin e tij , ishin të

bindur tek aftësive superiore që ai mbarte si nxënës po ashtu

dhe si fëmijë.Ndaj siguruan çdo mundësi për shërimin dhe

zhvillimin e mëtejshëm në jetën e tij.

Page 5: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

5

Louis ishte një fëmijë shumë i shkathët dhe kureshtar,

pavarësisht paragjykimit në klasë të parë si nxënës i verbër , ai

shumë shpejt u shndërrua si lideri i klasës. Louis ishte shumë

intelegjent dhe kreativ, dhe kur ai ishte dhjetë vjeç, ai u

dërgua në Institutin Royal të të Rinjve të Verbërve në Paris ku

mësimi zhvillohej përgjithësisht me anë të dëgjimit. Louis

gjithnjë ka treguar një talent të konsiderueshëm për muzikën,

së pari në piano dhe pastaj në organo.Më 1821 një ish ushtarak

i quajtur Charls Barbier de la Serre shpiku bazat e përdorimit

teknik të ngritjes së pikave për mësimin dhe leximin në reliev.

Objektivi i tj ishte të lejonte ushtarët e tij të hartonin dhe të

lexonin mesazhe natën pa nevojën e ndriçimit. Më vonë Barbier

e përshati dhe e prezantoi pranë Institutit të të rinjve të verbër

duke shpresuar se ato do ta njohin zyrtarisht atë. Instituti e

pranoi atë paraprakisht,kurse Louis vendosi ta studiojë atë

Page 6: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

6

me një itensitet dhe vullnet të paepur. Së shpejti ai kishte

zbuluar edhe potencialin e idesë themelore që qelizën presj 12

pikash ta shndërroj në gjashtë pika. Ndaj në moshën 15 vjeçare

Louis e zhvilloi këtë sistem që sot njihet si shkrimi brail. Ai

gjithashtu vazhdoi të përfaqësoj muzikën në shkrimin brail.

Në vitin 1829 publikoi librin e parë në brail ”Të këndosh

këngë dhe të luash muzikë nëpërmjet pikave”. Më vonë më

1937 L.Brail shtoi simbolet për muzikën dhe matematikën. Ai

ishte një mësues i dashur dhe shumë i përkushtuar ndaj

nxënësve të tij. Edhe sot shkrimi Brail njihet në të gjitha gjuhët

e botës (sipas gjuhës amtare të çdo vendi). Mbi 200 vjet, pas

shpikjes së bërë nga Louis Brail me sistemin gjashtë

pikësh, përfitimet nga kjo shpikje mbeten të

pakrahasueshme me çdo teknologji të mëvonshme edhe

pse ekzistojnë kompjutera, sinteza zanore që japin

shembullin kryesor për të plotësuar dhe kontribuar në

shkrimin brail.Pra shkrimi Brail që sot njihet si shkrim i

përdorur për personat me mungesë të theksuar shikimi ka

marrë emrin pikërisht nga L.Brail.

Brail është një sistem i prekshëm pikash, përmes të cilit

shkronjat dhe fjalët janë të përfaqësuara duke përdorur pika të

ngritura, (taktile)dhe kjo kurrsesi nuk është një gjuhë e

veçantë. Në fakt, ka kode të ndryshme të leximit për të verbërit

për gjuhë të ndryshme. Çdo gjuhë ka kodin e tij në shkrimin

brail.

Page 7: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

7

II.Si shkruhet alfabeti & numrat brail.

Shkrimi brail është një sistem pikash në reliev që përdored

nga personat me mungesë të theksuar shikimi,për të shkruar

dhe lexuar.Baza e Brailit është një qelizë drejtkëndore,ku

brenda saj mund të realizohen 6 pika të pozicionuara në dy

kolonat vertikale nga tre pika secila, lartësia e pikave është 0.02

inch ose 0.5 mm. Ky sistem braili është rezultat i

mundit,mençurisë dhe fantazisë së Luis Brailit. Ai me punën e

tij ndryshoi përfundimisht metodën e të shkruarit dhe të të

lexuarit të verbërve.

Çdo gërmë e alfabetit është simbolikisht e identifikuar me

një kombinacion të caktuar pikash nga qeliza drejtkëndore 6

pikëshe. Kështu alfabeti shqip me 36 shkronjat e tij ka gjithsej

64 kombinacione pikash për secilën. Përsa iu përket numrave

ata janë identifikuar me gërmat e radhës duke iu

paravendosur prefiksin ose siç quhet ndryshe shenjën e

numrit. Si dhe çdo kod tjetër shkrimi brail është një sistem

pikash i bazuar në një logjikë të caktuar sistemi 6 dhe 8

pikësh. Kjo e bën brailin të jetë jo një gjuhë por një nga

mënyrat e identifikimit të gjuhës,së çdo vendi. Shkrimi brail

gjithashtu mund të shkruhet në dy forma,që janë forma e

Page 8: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

8

shkurtuar, dhe e pashkurtuar e thënë ndryshe kategoria e parë

dhe dytë.

Po cila është diferenca mes këtyre dy kategorive?

Braili mund të shkruhet duke përdorur gërmat individuale të

alfabetit,dhe kjo është kategoria e parë,ose duke përdorur shkurtime

ku kjo është ajo që quhet kategoria e dytë e shkrimit brail.Ekziston

një marrëveshje e madhe e diskutimeve në fushën rreth avantazheve

të mësimdhënies së shkrimit Brail të kontraktuar kundrejt atij të pa

kontraktuar.

Mësimi në përdorimin e alfabetik Brail është bërë një temë e

nxehtë në disa shtete,përsa i takon kategorive të dy niveleve të

shkrimit Brail. Gjithashtu i njohur si Brail ose niveli i parë (i

pakontraktuar)termi i referohet kodit brail i cili është përbërë nga

shkronjat e alfabetit, simbolet e pikësimit dhe shenjat e numrit.

Ajo në vetevete përmban 180 rregulla. Ndërsa brail i

kontraktuar(kategoria e dytë) është një sistem më kompleks i

shkronjave plus kontraktimet në fjalë të ndryshme. Braili i

kontraktuar ka përdorim të gjerë në shumë vende si:

Danimarkë,Gjermani,Francë,Angli,Itali,Portugali etj.

Përdorimi i kategorisë së dytë të shkrimit brail shquhet për

kursimin e letrës, dhe për shpejtësinë e të lexuarit dhe të

shkruarit nga personat e verbër. Përpos kategorive të ndryshme

Page 9: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

9

shkrimi brail ekziston dhe në forma të tjera si braili

letrar,muzikor,nemeth,madje shpesh herë pyetjes: Është braili

“jasht mode”?, i përgjigjemi se ai ka qenë gjithnjë një shok

“aktiv”në jetën e personave të verbër.

Ai ka hapur dyert e pavarësisë si në ambientet e shtëpisë dhe të

punës,edhe pse ka shumë mënyra për të marrë dhe dhënë

informacion(audio,elektronikë).Brail mbetet një mjet thelbësor për

pavarësinë e personave të verbër.

Numrat arab në brail.

1 2 3 4 5

6 7 8 9 10

Page 10: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

10

Alfabeti i gjuhës Shqipe në Brail.

A B C Ç D DH

E Ë F G GJ H

I J K L LL M

N NJ O P Q R

RR S SH T TH U

V X XH Y Z ZH

Page 11: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

11

Alfabeti Shqip në gjuhën e pikave (në brail) është

përgatitur nga Dilaver Zgjani, dhe Liri Kamberi bazuar në

alfabetin francez të Luis Brailit. Ky alfabet është miratuar nga

Ministria e Arsimit në vitin 1963 si alfabeti zyrtar i të verbërve në

Shqipëri. Shenjat në shkrimin brail përftohen duke u kombinuar

me gjashtëdhjetë e katër kombinacionet e lartëpërmendura. P.sh

nëse shkronja a shkruhet vetëm me pikën 1 këtë shkronjë për t’a

veçuar si shkronjë të madhe i vendosim para pikën katër dhe

gjashtë. Po kështu përftohen të gjitha kodet apo shenjat të të

gjitha disiplinave në sistemin Brail.

A B C-ja Brail

Page 12: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

12

III. Pajisjet tifloteknike për përdorimin e shkrimit brail.

Ashtu si për shkrimin normal që përdoret letër dhe

stilolaps apo një mjet tjetër që shkruan,në të njëjtën mënyrë

shkruhet dhe shkrimi brail. Veçse në këtë rast pajisjet nuk janë

më letra dhe stilolapsi por biza dhe pllaka. P ër të shkruar

brail në mënyrë individuale përdorim shkrues braili(orig.

brailwriter), pllakë-bizë,makinë.

Përveç kësaj, janë pajisje të shumta elektronike dhe me bazë

software që mund të përdoren për të prodhuar Brail.

Për sa i takon pllakës dhe bizës theksojmë se letra në të cilën

shkruhet brail,nuk është një letër e zakonshme, por letër me një

peshë specifike për të shkruar këtë shkrim. Pllaka është një mjet

metalik,por jo vetëm e cila kryen funksionin e mbajtjes së

letrës,me anë të disa kunjave që ndodhen në një krah të pllakës,ku

këto do të puthiten me vrimëzat e tyre në anën tjetër të pllakës.

Pllaka është e formave, madhësive dhe e përbërjeve të ndryshme.

Pllaka dhe biza përdoren bashkë për të shkruar shkrimin

brail.Biza është një mjet tifloteknik ku maja e saj është e përbërë

prej hekuri,dhe doreza mund të jetë prej druri,kauçuku etj.,por

Page 13: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

13

mund të jetë dhe në forma të ndryshme,ku personi i verbër

vendos gishtin(tregues) për të shkruar në letër.

Bizë braili për pika të mëdha,me

dorezë kauçuku,me majë metali realizon pika braili të

përmasave të mëdha,ku funksioni i saj bën që materiali të

jetë më i lehtë dhe më i shpejt për tu lexuar.

Page 14: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

14

Bizë braili në formë kërpudhe.

Me majë metali,dhe dorezë prej druri.

Bizë braili në formën e një harku të

theksuar, kjo bizë është më komode për t’u përdorur,

sepse e ka shumë të theksuar vendosjen e gishtit

tregues,ku personi me të cilën shkruan ushtron presion

mbi fletë pa vështirësi.

Page 15: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

15

Makina e shkrimit brail

është një lloj tjetër pajisje tifloteknike, që përdoret për të shkruar

në shkrimin brail. Kjo pajisje shkruan më shpejt se sa me pllakë

dhe me bizë. Kjo të lejon që të shkruash në mes të rreshtit,në fund

të rreshtit apo dhe fletës. Madje të jep akses për të lënë

hapësirat e dëshirueshme në tekst,duhet theksuar se mënyra e

vendosjes së letrës dhe heqjes së saj është më komode sesa tek

pllaka dhe biza.

Page 16: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

16

Perkins SMART Brail

SMART Perkins Brail ka një ekran të vogël video të

bashkangjitur në pjesën e përparme të brailwriter që tregon

shkrimin Brail dhe në shkrim të rrafsht me font të zmadhuar, që

është e kombinuar dhe me audio. Kjo i lejon përdoruesit për të

redaktuar, ruajtur dokumente dhe për të transferuar dokumente

elektronike nëpërmjet USB-së.

Page 17: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

17

Gjithashtu për të shkruar dhe lexuar Brail kemi pajisjen

BrailNote e cila na ofron një zgjidhje shumë komode dhe

bashkëkohore.Kjo pajisje është e përbërë nga 32qeliza braili,dhe

me nëntë çelësa tastiere.Brail Note shërben për të nxjerrë

informacion dhe në ekran me anë PC-së.

Page 18: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

18

Ekziston dhe brailliant 32, i cili të jep akses për të

përdorur usb-në.Është i pajisur me

bluetooth(blututh),mban bateri deri në 30 orë.Edhe ky

lloj është i përbërë nga 32-40-80 qeliza brail,ashtu siç

dhe emërtohet.Kjo pajisje përbëhet nga nëntë çelësa

tastiere,dy taste ndarje(spacebars),dhe gjshtë çelësa të

komandës.

Page 19: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

19

Brail Mountbatten është një makinë elektronike e

përdorur për të shkruar Brail, notetaker dhe embosser. Ajo

integron teknologjinë moderne kompjuterike dhe ka aplikacione

për të shkruar brail,për të lexuar dhe për të ruajtur dokumenta

të ndryshme. Kjo pajisje funksionon dhe duke u lidhur me PC-

në. Gjithashtu ka mbështetje audio për të gjitha operacionet e

saj. Kjo teknologji është adaptive dhe është projektuar për të

përmbushur nevojat e nxënësve të verbër në mjedisin e sotëm,

sidomos në mësimin Brail si një mjet themelor për shkrim dhe

këndim.

Page 20: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

20

PAC Mate është asistent të dhënave personale (PDA) për

njerëzit që janë të verbër ose me shikim të dëmtuar. Ajo ofron

ord xhep, Internet Explorer, indos Media Player, dhe programin

JAS që është instaluar në të,gjithashtu përfshin një ekran Brail,

GPS softare, programin Daisy, por mund të shtohen dhe

programe të tjera.Kjo pajisje ekziston në gjashtë modele të

ndryshme,përfshin nga 20 deri në 40 qeliza brail.

Page 21: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

21

Shkrimi brail së fundmi po paraqitet ndjeshëm në fushën e

teknologjisë përsa i përket pajisjeve të ndryshme tifloteknike që

prodhojnë brail.Gjithmonë këto pajisje kanë një kosto më të

lartë sesa pajisjet e tjera,sepse jo të gjitha vendet mund të

prodhojnë pajisje teknologjike për personat e verbër.

Pavarësisht zgjedhjes së një pajisjeje të veçantë,dhe vendit ku

bëhet kjo pajisje është e bazuar në disa pyetje themelore.

-Cili është qëllimi i pajisjes?

-Ku do të përdoret?

-Cilat janë nevojat dhe aftësitë e nxënësve?

-Cila është kostoja?

-Sa e rëndësishme është transportueshmëria?

Page 22: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

22

Braille Display

Avantazhi i (Brail display) vizualizuesit brail është në

qasjen e saj të drejtpërdrejtë të informacionit, aftësia për të

kontrolluar formatin, hapësirën dhe drejtshkrim, dhe nuk është

e zhurmshme. Kostoja e Brail display është $3,500 deri $15,000,

e ndryshme në varësi të karaktereve që shfaq në ekran.

Page 23: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

23

Printera Brail që ofrojnë printimin i një informacioni të

kopjuar(hardcopy) nga pajisjet kompjuterike. Pasi është

dërguar informacion që do të jetë në brail(brailohet) nga pajisjet

kompjuterike, printerat brail bëjnë aktualisht printimin brail

mbi letër.Ata janë printera “homolog” me printerat me bojë,por

ato ndryshojnë në atë që ata përdorin(në vend të bojës, kunja).

Kunjat(kunja të holla metalike që shkruajnë në reliev)ato zakonisht

printojnë letër me peshë të rëndë,dhe kur materaili do të shtypet

në brail kërkon më shumë letër sesa kur printohet në shkrim të

rrafshët. Këta printera printojnë në dy ose në një anë të faqes.

Çmimi i një printer Brail varion në varësi me vëllimin e

prodhimit Brail $1,800 dhe $5,000 për prodhimin me volum të

vogël, dhe mes $10,000 dhe $80,000 për prodhime me volum të

madh.Hapi i parë në konvertimin e një skedar kompjuterik në

një dokument brail është zgjidhja e llojit të shkrimit

Brail.Kostoja e programeve përkthyese brail është mes $200 dhe

$500, varësisht nga ndërlikimi i programit.

Page 24: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

24

Pajisjet e paraqitura më lart, janë mjetet e punës për

nxënës,instiucione,studentë dhe çdo person me mungesë të

theksuar shikimi,që përdor apo do të mësoj shkrimin dhe

leximin Brail.

Page 25: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

25

IV. Karakteristikat e shkrimit brail. Ashtu si çdo gjuhë ka karakteristikat e veta gjuhësore,pra ka

drejtshkrimin e vet dhe ligjet e veta fonetike,morfologjike dhe

sintaksore edhe braili që është identifikimi i gjuhës së çdo vendi

ka karakteristikat e tij në uniform me brailin e çdo gjuhe të botës.

Është e vërtetuar shkencërisht tashmë se me anë të shqisës

së të parit qenia njerëzore merr 90-të përqind të informacionit.

Në mungesë të kësaj shqise personat e verbër kryesisht të grupit

të parë( verbëria ndahet në dy kategori:1.Verbëri e plotë & 2.Verbëri

e pjesshme)marrin informacion duke vënë në funksion me

efiktivitet të plotë të gjitha shqisat e mbetura. Si shqisën e

dëgjimit,prekjes etj.,për këtë tek këta persona është zhvilluar

shumë shqisa e të prekurit.Ku ata marrin informacione të

shkruara në Brail,nëpërmjet mollëzave të gishtave ,ku lexojnë

me anë të këtyre mollëzave.

Page 26: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

26

Karakteristikat e shkrimit Brail

Braili lexohet nga shqisa e të prekurit.

Personat e verbër, lexojnë me anë të mollëzave të

gishtave,ku me anë të ndjeshmërisë së të prekurit ata

arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që

është e shkruar në tekst.

Madhësia e pikave është e standardizuar dhe nuk mund

të ndryshohet si në shkrimin e rrafshët (normal),që

mund ta ndryshojmë madhësinë e shkrimit me një të

shtypur të mausit. Gjithashtu dhe veçoritë e shkrimit

bold,italik kuptohen me anë të një kodi që i vihet para

shkronjës apo numrit.

Një karakteristikë tjetër e brailit është hapësira që ai

zë kur transkriptohet. Kjo është pyetja ku njerëzit

shpesh habiten, sesi një libër apo një tekst çfarëdo

Page 27: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

27

mund të dalë dy- tre herë më shumë kur ai

transkriptohet. Për këtë të gjitha tekstet në brail

printohen në të dyja anët e fletës.Kjo për të kursyer

fletë,dhe kohë.

Kostoja,është karakteristika apo dhe “problemi” më i madh në brail. Një libër shkollor për një nxënës të verbër arrin një kosto disa herë më të madhe sesa kostoja për një libër të zakonshëm. Kjo lidhet me koston e letrës pasi volumi dhe pesha e një libri tekst brail është disa herë më e madhe se ajo e një libri normal. Gjithashtu, cilësia e letrës është ekstra duke u prodhuar posaçërisht për këtë lloj shkrimi specifik.

Madhësia dhe hapësira e pikave të Brailit.

Pikat e printuara janë të rregulluar në mënyrë të

barabartë në hapësirat mes njëra -tjetrës të quajtura

qelizë. Dhe duhet të jenë uniforme brenda çdo

transkriptimit të caktuar. Pikat e secilës qelizë duhet të

jenë lehtësisht të dallueshme nga të prekurit dhe

lartësia e tyre duhet të jetë e mjaftueshme për tu

lexuar me lehtësi.

Page 28: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

28

Page 29: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

29

V. Rëndësia e shkrimit Brail.

Edhe në një botë të teknologjisë së lartë, braili është dhe

mbetet një mundësi për arsimin dhe edukimin e personave të

verbër.Braili është ekuivalente me shkrimin e rrafshët për

personat me mungesë të theksuar shikimi.

Sipas shtypit Kombëtare të Brailit , asgjë nuk e zëvendëson

aftësinë për të lexuar në brail. Kasetat ,CD-të e regjistruara dhe

sintezat zanore janë mjete të dobishme dhe të përdorshme, por

ato asnjëherë nuk mund të zëvendësojnë aftësinë për të lexuar

dhe shkruar.

Statistikat e punësimit dëshmojnë se të përdorësh

shkrimin brail është thelbësore për të jetuar në mënyrë

produktive dhe të pavarur për njerëzit që janë të verbër.

Rritja e përdorimit të leximit Brail, rrit punësimin për ata që

janë të verbër në të njëjtën kohë duke hapur mundësi për

pavarësi personale dhe financiare.

Shumë të vlefshme për mësimin e shkrimit brail,sidomos tek

moshat e vogla janë dhe dhe programet parabrail. Këto

programe janë të dobishme për ato prindër, mësues që duan të

mbështesin aftësitë e fëmijëve të tyre para së të mësojnë të

shkruajnë dhe të lexojnë brail.

Page 30: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

30

Ky program ka akses multi-shqisor për gatishmërinë e të

lexuarit,për të ndërtuar konceptin e zhvillimit të aftësive

motorike,për të zhvilluar të dëgjuarin dhe aftësinë e prekjes.

Gjithashtu kjo strategji e të përdorurit programe para brail,e

ndihmon fëmijën që të ketë interes në leximin e këtyre librave.

Para se fëmijët të fillojnë një program zyrtar(në shkollë) me

shkrim Brail, ata duhet të jenë në gjendje ti kushtojnë disa

minuta në ditë të mësuarit brail. Duhet të kenë aftësinë për të

Qeliza Brail

=123=

456

Page 31: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

31

kontrolluar gishtat e tyre,kur secili nga gishtat kryen një

funksion.

Shumë edukator mendojnë se përdorimi me baltë /argjilë

apo dhe me materiale të tjera të artit rrit ndjeshëm fuqinë e

dorës(fuqinë e të prekurit-ndjesinë)tek fëmijët.

Eduaktorët,prindërit gjatë punës me fëmijët mund të këndojnë

këngë,të thonë poezi,apo dhë ti krijojnë vetë aty për aty me

qëllim që fëmijët të arrijnë të veçojnë gishtat e tyre.Kështu

fëmija parapërgatit një aktivizim të plotë të dorës,tashmë ai ka

një “përvojë”me lëvizshmërinë e dorës dhe me gishtat,ai/ajo e

di se me anë të gishtave do të lexojnë dhe shkruajnë brail.

Edukatorët sipas programit parabrail,mësojnë fëmijët të

shkruajnë dhe të lexojnë dhe pse jo në mënyrë

formale.Dalëngadalë fëmijët e nivelit parashkllor mund të

realizojnë dhe të shkruajnë mesazhe që mbartin kuptim.

Kjo mund të motivoj dhe të formësoj aftësitë gjuhësore të të

folurit të tyre.Fëmijët duhet ta shikojnë brailin si

“mjet”zbavitës,kuptimplotë,dhe zhvillues.

Braili zbavitës,kuptimplotë,zhvillues

Page 32: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

32

Bëjeni atë zbavitës

1. Theksojmë që kënaqësia e brailit është të zbavitesh me të.

Ekziston një shprehje se "loja është puna e fëmijëve”.

Është e rëndësishme për fëmijët me dëmtime shikimi të jenë të

gëzuar gjat leximit dhe shkrimit Brail, sesa ta shikojnë atë si një

detyrë të rëndë që është për t'u realizuar .

Të rriturit mund ta bëjnë brailin më argëtues për fëmijët duke

përfshirë idetë e fëmijëve në çfarë ata lexojnë dhe shkruajnë, në

mbajtjen e seancave të shkurtra mësimore, dhe në modelimin e

kënaqësisë së tyre në shkrimin dhe leximin brail.

(" Oh, kjo është një shenjë(braili) krejt e re,në faqe.Pikat janë kaq

të bukura dhe te brishta! "Shikoni sa shpejt do ti shkruaj unë

numrat 1-2-3-4-5.") Një tjetër mënyrë e mrekullueshme për të

sjellë gëzim gjatë shkrimit Brail është të bëhemi palë me

muzikën,këngën si p.sh. duke kënduar një këngë të alfabetit

ndërsa shkruajmë shkronjat abc.

2. Jepni fëmijëve mundësi për të eksploruar leximin dhe

shkrimin brail me shaka(lojë).

Page 33: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

33

T’i lëmë fëmijët të pretendojnë sikur ata lexojnë, lëvizin

gishtat e tyre nëpër faqe të librit , edhe në qoftë se ata nuk kanë

asnjë ide se çfarë shkronjash dhe fjalësh lexohet.

Lejoni ata të formojnë modele dhe të përpiqen të shkruajnë

përpara se ti pyesni ata se çfarë simbolesh brail kanë

shkruar.Kjo mund të përfshij fëmijët thjesht duke shtypur

ndonjë tast(të makinës së shkrimit)derisa ata të arrijnë në fund të

rrjeshtit, ose duke krijuar një model poshtë-lart dhe lart -poshtë

duke shtypur pikën 3, pastaj 2, pastaj 1, pastaj 4, pastaj 5, pastaj

6 ose duke bërë një grafik-taktil të thjeshtë nga alternimi i

pikave 1-2-4-5 me pika 2-3-5-6. Ato mund të përfshihen duke

pretenduar se po shkruajnë: duke shtypur taste të

rastësishme,ndërsa tregojnë dhe një histori,tamam siç bëjnë dhe

fëmijët që shikojnë.Që “shkarravitin” në fletë të bardhë me

idenë që po shkruajnë.Fëmijët zakonisht marrin kënaqësi të

madhe për të bërë atë çfarë vërejnë tek të rriturit dhe më të

mëdhenjtë,dhe madje më shumë kur bashkohen me të rriturit

dhe lexojnë përsëri çfarë ato kanë shkruar.

3. Të gjitha përpjekjet për të lexuar dhe shkruar brail,duhet

filluar me entuziazëm nga ana e fëmijëve që në fillim të

Page 34: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

34

programit mësimor.Pastaj gradualisht fëmijët të udhëhiqen nga

të rriturit që të mbajnë një qëndrim korrekt të trupit,kur

shkruajnë dhe kur ushtrojnë dorën, për të lexuar dhe dëshifruar

fjalët korrektësisht.

Një element argëtues i përfshirë në shkrimin brail ju jep

fëmijëve lirinë të përpiqen për ta mësuar brailin pa pasur nevojë

që t’i përmbahen rregullave strikte,kur ata nuk janë zhvillimisht

gati për të lexuar. Megjithëse disa fëmijë do të jenë të motivuar

të formojnë karaktere korrekte me përdorimin e gishtave

korrekt që në fillim, të tjerët do të dekurajohen lehtë në qoftë se

çdo përpjekje është ndrydhur për shkak se një tast që është

shtypur me gishtin e gabuar ose një karakter që është në të

kundërtën e tij p.sh.:në vend të d-së, të shtypet f-ja.

Duke pasur parasysh këtë, një praktikë e suksesshme është

përgjigjja me entuziazëm e të gjitha përpjekjeve për të lexuar

dhe për të shkruar, madje edhe kur ato janë të pasakta, pastaj

gradualisht presin një saktësi dhe korrektësi më të madhe.

Page 35: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

35

Këto shishe të ekstrakteve mund të krahasohen me kartën Brail për një aktivitet që është edhe zbavitës edhe kuptimplotë.

2.Bëjeni atë kuptimplotë(brailin) 1.Lejoni fëmijët që të përjetojnë tërë aktivitetin e “punës” nga

marrja e një libri,makinës së shkrimit,letrës duke i përdorur ato

dhe duke i vendosur përsëri në vendin ku i kanë marrë.I tërë ky

aktivitet merr kohë për një fëmijë me mungesë të theksuar

shikimiduke ecur drejt raftit,duke marrë letra,brailrajter-

in(orig.brailriter),duke i mbajtur këto tek tavolina e tij/e saj,duke

mbushur brailrajter-in(orig.brailëriter)me letra,dhe duke i

shkruar ato në brail,më vonë duke marrë letrën e shkruar dhe

duke e magazinuar (ruajtur)në raftin e tij/saj.

Sidoqoftë,pjesëmarrja në tërë këtë aktivitet lejon fëmijën të

Page 36: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

36

kuptoj procesin e shkrimit dhe leximit dhe të zhvilloj zakone të

pavarura në shkrim dhe leximin brail.

Megjithatë është e rëndësishmë për fëmijën e verbër,ti bëj

veprimet e tij (kur dëshiron të shkruaj pra:të marrë letrën,ta

vendos në brailraijter,ta shkruaj ta magazinoj etj.)në mënyrë

periodike,ose së paku të marrë pjesë vetë në vendosjen/vënien

e hapave të rregullt.

2.Lejoni fëmijët të dëshmohen si të rritur duke lexuar dhe shkruar

brail.

Fëmijët që shikojnë plotësisht shohin të rriturit si ata lexojnë libra,

shënime,menu,instruksione etj.dhe si shkruajnë shënime,lista etj..

Duke u dëshmuar si të rritur,ata fillojnë të shkruajnë dhe të

lexojnë,fëmijët që shikojnë mësojnë rreth mjeteve të shkrim-

leximit,teknikave,dhe qëllimit për të shkruar dhe lexuar.

Me këto modele, ata bëhen të motivuar për të lexuar dhe shkruar

vetë.E njëjta gjë duhet të ndodh dhe me fëmijët që nuk kanë

aftësinë për të parë.Përdoruesit e ardhshëm të brailit kanë nevojë

për këto modele të njëjta. Për të kryer këtë, edhe në qoftë se të

rriturit lexojnë brailin vizualisht dhe jo me të prekur,ata mund të

hapin librat e tyre brail,kur ata janë ulur pranë fëmijëve duke

etiketuar qartësisht çfarë ata po bëjnë. ("Unë mendoj se unë do të

lexoj këtë histori. Oh më pëlqen kur e prek disajnin e

Page 37: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

37

kopertinës.Tani do të kthehem tek faqja dhe të lexoj kush është

autori “)

Të rriturit mund të ndërmjetësojnë që ato të shkruajnë,të njëjtin

material që kishin lexuar me zë të lartë. "Unë mendoj se kam për

detyrë për të shkruar këtë numër telefoni, kështu që nuk do ta

harroj atë.Le të shikojmë cilat pika janë shenjat e numrit? "Apo"

Unë jam duke shkuar për të bërë listën e të gjithë fëmijëve të

klasës.Unë do të filloj me shenjën kapitale…”

Kjo paraqitje drejt qëllimeve dhe metodave të të shkruarit do t’i

shpie fëmijët drejt disa hapave të shkruarit brail shpejt dhe në

mënyrë korrekte,dhe kjo do ti motivoj ato të shkruajnë më mirë.

3. Harmonizimi i të lexuarit dhe të shkruarit, në mënyrë që fëmijët

vazhdimisht të lexojnë përsëri atë çfarë ata kanë shkruar

vetë.Leximi dhe shkrimi i brailit janë plotësisht procese me vete(të

ndara).Së pari, ata janë të bazuara në sisteme të ndryshme shqisore.

Leximi Brail është taktil dhe motorik; pikat janë të ndjeshme

përmes receptorëve në mollëzat e gishtave, si ato lëvizin përmes

rrjeshtave. Të shkruarit e brailit është kinetik/forcë shtytëse dhe

motorike;

Pikat janë të formuara duke lëvizur gishtat të cilët shtypin tastet

specifike tek një makinë shkrimi brail.Së dyti kur Braili

Page 38: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

38

është shkruar me një brailwriter, të lexuarit dhe të shkruarit janë të

bazuara në faqosje të ndryshme të gjashtë pikave.Braili është

prodhuar nga një deri në gjashta grup pikash.Me gjashtë tabe në

linjë horizontale të prodhuara nga majtas –djathtas,pikat 3-2-1 me

dorën e majtë dhe 4-5-6 me dorën e djathtë.Braili është lexim në dy

nga tre grupe:pikat 1-2-3 në kolonën e parë dhe 4-5-6 në kolonën e

dytë.Duke pasur parasysh këto dallime, fëmijët duhet të

harmonizojnë të lexuarit dhe të shkruarit duke shkruar disa

karaktere, duke prekur dhe ndjerë çfarë ata kanë shkruar etj.Kjo

përcakton fazat për më shumë advancim në procesin e shkrimit

dhe leximit brail,ku studentët,fëmijët mund të shkruajnë shënime

paraprake/fillestare, mund të shkruajnë një plan apo një shkresë

fillestare,mund ta përsërisin atë ç’ka ato kanë shkruar,derisa ato

mund ta shkruajnë përfundimisht.

4. Qasja mekanike e të shkruarit dhe të lexuarit brail brenda

kuadrit më të gjerë në të shkruarin dhe lexuarin brail.

Jepni fëmijëve mundësinë për të shkruar karaktere Brail të cilat

janë kuptimplotë dhe funksionale për ta sa më shpejt të jetë e

mundur. Fëmijët janë shpesh të motivuar të lexojnë dhe shkruajnë

emrat e tyre, dhe ato të shokëve të tyre dhe anëtarët e familjes.

Fëmijët të cilët shpesh pyesin, "Çdo të shkruaj pastaj?" mund të

realizojnë detyrat e një plani të thjeshtë

Page 39: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

39

ditor,të vendosur në cep të tavolinës së tyre. Jepni vëmendje mbi

leximin dhe shkrimin e mesazheve të cilat kanë një kuptim për

fëmijët, madje edhe kur leximi i tyre dhe aftësitë e të shkruarit janë

jashtëzakonisht të pakta,dhe jo cilësore.

Page 40: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

40

3. Bëjeni atë zhvillimor.

1. Lejo disa pjesë të mësimeve ti udhëheq fëmija, lejo fëmijët të

zgjedhin që çfarë ato të shkruajnë me makinën e shkrimit. Kjo

mund të ofrojë më shumë funksionalitet më shumë motivim në

programet e mësimit Brail.Për shembull:në paraqitjen e një

shkronje specifike të alfabetit ,mësuesi mund të lejoj fëmijën të

selektoj një listë të fjalëve që fillojnë me këtë shkronjë.Në

mënyrë të ngjashme, fëmijët mund të jenë shumë më të

motivuar për të lexuar dhe shkruar listat e anëtarëve të familjes,

lodrat e tyre të preferuar, ose emrat e ushqimeve të preferuara.

2.Në sekuenca të përbashkëta, shkrimi dhe leximi i karaktereve

brail,ndërtohen nga simetrikja tek asimetrikja,nga më pak pika

deri tek më shumë pika. Përveç kësaj, me shkrimin Brail,

përpjekja fillon me shkronjat që përdoren gishtat e parë dhe të

dytë të secilës dorë (pikat 1,2,4 dhe 5), pastaj duke shkruar

shkronja me gishtat e tretë (pikat 3 dhe 6.) (Një shembull i një

shkronje simetrike Brail është "X" dhe një shkronjë asimetrike

Brail është "M."Në aspektin e numrit të pikave,shkronjat brail

“A” dhe “B” kanë më pak pika, respektivisht me një ose dy pika

,ndërsa “Q” dhe “Y”kanë më shumë se pesë pika secili. “G” nuk

Page 41: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

41

është lehtësisht e kundërt me shkronjat e tjera,ndërsa lexuesit e

rinj zakonisht ngatërrojnë “E” dhe “I”, “M” dhe “U”, “R” dhe

“”, dhe “D”, “F”, “H” dhe “J.”). Megjithatë të gjitha programet

për shkrimin brail e marrin parasysh,parimin e simetrisë me të

asimetrisë,nga pak tek më shumë pika.Ose shkronjat që ngjajnë

si ndryshim vendesh p.sh. kur mësojnë shkronjën “R”

njëkohësisht mund të mësojnë dhe shkronjën “W”,duke ju

mësuar se është si “R” por është mbrapsht. Gishtat e parë dhe të

dytë të secilës dorë janë zakonisht më të fortë sesa gishtat e

tretë,kështu “A”në brail (pika 1) ndoshta do të jetë më e lehtë

për tu formuar sesa shenja kapitale (dot 6.)

3.Të filloj me planifikimin e mësimeve që kërkojnë më pak kohë,

dhe të presin për efikasitet deri në fund të programit mësimor.

Fizikisht braili kërkon kohë për të lexuar në mënyrë korrekte

dhe për pozicionuar gishtat e dorës në mënyrë korrekte,për të

lejuar ndjesitë e drejtimit të gishtave të tyre mbi rrjeshtat

brail,dhe për të forcuar çdo gisht,veçanërisht për shtypjen e

tasteve për pikat tre dhe gjashtë.Ai gjithashtu merr kohë për

fëmijët për të patur efikasitet në lexim dhe shkrim,kryesisht në

shkronjat me më shumë pika.Prandaj, mësimdhënia në

shkrimin Brail për moshat parashkollore mund të filloj vetëm

me mësime pesë ose dhjetë minutëshe,pastaj duke rritur

Page 42: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

42

gradualisht kohën e mësimdhënies.Ndërsa kur mësimet janë më

të avancuara,ato bëhen dhe më të gjata dhe si rrjedhojë dhe

pritshmëritë janë më të gjata.

Asimilimi i programit parashkollor sjell efikasitet tek moshat e vogla.

Page 43: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

43

Shkrimi brail përpos rëndësisë që ka tek moshat e vogla ai ka

një rëndësi tejet të madhe përsa i takon të mirave që ai i falë

personave të verbër që e njohin dhe e përdorin atë.Ai u jep

individëve të verbër mundësinë për të mësuar shkronja,

fjalë, numra dhe koncepte në të njëjtën mënyrë si i mëson një

individ jo i verbër.

Përse duhet të mësojmë brailin?

Ai është një sistem pikash që paraqet informacionin

në reliev. Ai është i barabartë me shkrimin e rrafshët.

Alfabeti, numrat, simbolet në muzikë, dhe çdo simbol

tjetër që shfaqet në tekst apo libër mund të

transkriptohet dhe në brail por me rregullin apo me

parimin e kombinimit të gjashtë pikave brenda qelizës

Brail.

Page 44: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

44

Brail mundëson një individ të:

- Të qëndroj në një nivel të barabartë me persona jo të

verbër në shkollë dhe në vendin e punës duke pasur të

njëjtën qasje, siç ka personi jo i verbër me materialet e

shkruara në shkrim të rrafshët.

- Të mësoj matematikë dhe shkencë nga të lexuarit dhe

shkruarit në brail të numrave, ekuacioneve, formulave dhe

statistikave në vend që të mbështetesh vetëm në kujtesë,(t’i

mësojnë me anë të kujtesës).

- Të mësoj gjuhë të huaja me anë të ortografisë,

theksit të fjalës,dhe derivimeve të fjalës.

- Të absorboj materiale komplekse duke i përjetuar atë

hapësirë.

Page 45: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

45

Braili është I barabartë me punësim.

Disa studime kanë treguar se njerëzit që janë të verbër dhe e

dijnë alfabetin kanë shumë më shumë gjasa që të jenë të

punësuar se sa ata që mbështeten në sintezat zanore. Edhe pse

përparimet teknologjike tani u japin njerëzve shumë ndihmë

ata nuk e zëvendësojnë nevojën për mësuar brail. Një person

i cili e njeh brailin është statistikisht më shumë i preferuar që

të jetë i punësuar. Kjo është e vërtetë sot dhe do të vazhdojë të

jetë e vërtetë përgjithnjë. Teknologjia është e

mrekullueshme,dhe gjithnjë përballemi me risi të reja por

theksojmë se ajo nuk do të jetë një zëvendësim për aftësi

themelore shkrim e këndim.

Braili është i barabartë me Pavarësi.

Braili është si një gur ndërtimi i të lexuarit. Leximi dhe

shkrimi brail është një gur ndërtimi i pavarësisë,në jetën

e një individi të verbër. Për fëmijët e verbër ku shikimi

nuk lejon që ato të lexojnë dhe të shkruajnë në libër, Braili është

rruga për shkrim e këndim.Fëmijët të cilët mësojnë alfabetin

herët, zakonisht bëhen jashtëzakonisht të shpejtë dhe

kompetent në leximin brail. Fëmijët kanë një avantazh nga të

rriturit ata mësojnë më shpejt. Për të lexuar pa njohjen e

shkrimit Brail, një person që është i verbër është

Page 46: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

46

plotësisht i varur nga kompjuterat me sintezë

zanore,regjistrimet apo shoqëruesi i tyre i cili i lexon atij tekstet

në Brail.Përveçse duke u përdorur për të lexuar të gjitha llojet e

teksteve shkollore dhe dokumenta, Braili është i dobishëm në

mënyra të tjera të ndryshme. Braili mund të përdoret në

shtëpi për etiketim të gjërave të ndryshme, për shembull,

kaseta, CD, rroba, fije, erëza, kanaçe e ushqimit, shishe vere,dhe

disqe kompjuteri. Në shkollë, një student i cili ka probleme të

të parit dhe e njeh shkrimin brail mund të marrë shënime

duke përdorur pllakën dhe bizën. Fëmijët mund të shkruajnë

mesazhe personale dhe të lënë shënime për prindërit,miqtë të

afërmit e tyre.

Braili është i barabartë me zgjedhje.

Sado që teknologjia përparon mësimi i shkrimit Brail është i

pazëvendësueshëm është si të mohosh një gjuhë,dhe pse braili

është identifikim i një gjuhe.Fëmijët të cilët u është mohuar

braili u është mohuar një mundësi e barabartë për tu

shkolluar.Ne duhet ti japim çdo fëmije shansin për tu integruar.

Page 47: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

47

VI. Përdorimi i shkrimit brail në Shqipëri.

Megjithëse përdorimi i alfabetit brail në botë i ka fillesat që

në shekullin 19-të në Shqipëri ai filloi të përdorej shumë më

vonë. Për herë të parë në Shqipëri sipas të dhënave jo zyrtare

braili filloi të përdoret në mënyrë sporadike në vitin

1941.Ky shkrim u soll nga një student shqiptar i verbër

që kish mbaruar studimet e larta për piano në Athinë. Nga

fundi i këtij viti nëpërmjet një kursi privat mësuan të shkruajnë

dhe të lexojnë në sistemin brail dy të verbër nga qyteti i

Korçës Rexhep Zemblaku dhe Petrit Koprencka. Gjatë viteve

50 u rrit relativisht numri i të verbërve

që përdorin brailin.

Braili kryesisht përdorej për plotësimin e nevojave të të

verbërve në drejtim të shkollimit të tyre, për mbajtje shënimesh,

për transkriptim të lëndëve të ndryshme në mënyrë të

shkurtuar,për mbajtje ditaresh, për letërkëmbime midis të

verbërve brenda vendit por dhe me persona të verbër jashtë

vendit. Mjaft të verbër ushtronin profesionin e këngëtarit apo

të instrumentistit. Kështu opinioni i gjerë pranoi se të verbërit

janë të aftë në fushën e muzikës dhe për pasojë edukimi i tyre

në këtë fushë nuk përbënte ndonjë

problem. Prezenca e këtyre shembujve në opinionin publik

Page 48: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

48

si dhe informacionet e ardhura nga Bashkimi Sovjetik dhe

vendet e tjera të ish kampit socialist i shtynë drejtuesit e

Ministrisë së Arsimit të asaj kohe që të mendojnë për krijimin e

Institucioneve të posaçme arsimore ashtu siç ekzistonin dhe në

këto vende.Hapi i parë u bë në vitin 1958 me dërgimin në

Bashkimin Sovjetik dhe në vende të tjera të studentëve

shqiptarë për të studiuar për defektologji. Shumica

prej tyre nuk arritën ti mbarojnë studimet për shkak të

rrethanave historike që tashmë dihen duke u kthyer dhe duke i

përfunduar studimet në Shqipëri. Ndërkohë personat e verbër

ishin bërë më insistues për t’u integruar më mirë në arsim, ku

në mjaft raste ata arritën të bindin autoritet e shkollave dhe të

pajisen me dëftesa si gjithë të tjerët dhe jo të marrin pjesë thjesht

si dëgjues në orën e mësimeve. Me vendim qeverie numër 64 në

Prill të vitit 1963 të qeverisë Socialiste të Shqipërisë, q e ve r ia

hapi “Institutin për fëmijët shurdhmemec dhe të verbër”. Ku

me inisiativën e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë në vitin

1993 ky Institut u nda nga nxënësit shurdhmemec dhe mori

emrin instituti i nxënësve që nuk shikojnë:”Ramazan Kabashi”.

Që nga viti 1963 e deri më sot ky institut ka në përdorim

literaturën në shkrimin brail.Ky shkrim është regjistruar pranë

UNESCO-s në vitin 1990 nga ministria e Arsimit të Republikës

Popullore Socialiste të Shqipërisë. Duhet

Page 49: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

49

theksuar se përhapja e shkrimit brail ka qenë gjithnjë në

fokusin e shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë. Me përpjekjet e

veta herë pas here ka siguruar bazën teknike për shkrimin brail,

por kjo nuk mjaftonte. Në vitin 2002,u ngrit linja e prodhimit të

librave Brail financuar nga fondacioni “Effatha” në kuadër të

projektit:”Njerëzit e verbër pjesë e integrimit të Shqipërisë në

Europë”. Për përhapjen e shkrimit brail në Shqipëri QKRV-ja

përgatiti alfa-abetaren,si tekst bazë për mësimin e shkrimit brail

në Shqipëri.

Sot QKRV-ja bashkë me Shvsh-në,i kanë dhënë një rëndësi të

veçantë shkrimit brail,ku në kuadër të përhapjes dhe zhvillimit

të këtij shkrimi Shvsh-ja ka bashkëpunuar me fondacione të

ndryshme për të zhvilluar më tej këtë shkrim.Përmendim

fondacionin Adra Albania,dhe fonadacionin: “Vodafone

Albania”i cili ka bashkëpunuar dhe më parë me shoqatën e të

verbërve të Shqipërisë,në kuadër të projektit “Hap një

dritare”.Projekti mbi unifikimin e shkrimit brail kishte në thelb

të tij pikërisht ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e këtij

shkrimi.Shoqata e të verbërve të Shqipërisë tashmë ka në

objektivat e veta kryesore zhvillimin dhe nxitjen e shkrimit

brail,ka hartuar strategjinë mbi shkrimin brail,me qëllim që ky

shkrim të ketë një jetë gjatësi dhe një zhvillim sa më ta madh

në komunitetin e personave me mungesë shikimi ,por jo

vetëm.

Page 50: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

50

Përdorimi i shkrimit brail përdoret dhe tek grafikët taktil dhe

pse të dy janë në reliev.

Grafikët e prekshëm janë një mjet për të përçuar,një

informacion jo tekstual(jo me shkronja). Njerëzit që janë të verbër

ose me dëmtime shikimi, përfshijnë përfaqësime të prekjes nga

fotografitë, hartat, grafikët, diagramet, dhe imazhe të tjera. Një

person me dëmtime shikimi mund të ndjej këto rreshtat e

ngritur dhe sipërfaqet në reliev në mënyrë që të marrë të njëjtin

informacion si njerëzit jo të verbër që marrin informacion

përmes fotografive apo imazheve të tjera vizuale.

Page 51: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

51

Duhet të theksojmë se nuk janë domosdoshmërisht

kuptimplotë grafikët nëse një student apo nxënës i verbër nuk

ka kuptim e asaj çfarë përfaqëson një grafik taktil. Studentët apo

nxënësit e verbër duhet së pari të kenë një kuptim të asaj që

është duke u përfaqësuar. Për shembull, një hartë ngritur e

Afrikës do të ketë pak kuptim për një fëmijë i cili kurrë nuk ka

dëgjuar për Afrikën, dhe të cilët nuk e kuptojnë faktin se bota

është e përbërë nga kontinente të ndryshme.

Të verbrit janë të pajisur rregullisht me materialet e tekstit në

shkrimin brail, audio apo të printime me fonte të mëdha, por

fotografitë dhe hartat, diagramet që shoqërojnë materialet

tekstit janë lënë jashtë shpesh herë ose në shumë raste vetëm të

përshkruara shkurtimisht.Megjithatë, shumë njerëz tërësisht të

verbër pëlqejnë një imazh taktile të dizenjuar mirë.

Grafikët taktil janë po aq të dobishëm për pesonat e verbër,për

punë, studim dhe aktivitete në kohë të lirë,e njëjta gje siç është

një imazh për personat që kanë aftësinë për të parë.Megjithatë

konvertimi një grafiku vizual në një grafik të prekshëm

(reliev)nuk është thjesht një çështje e të marrit një imazh vizual

duke e bërë afërsisht në llojin "fotokopje të taktile". Materiali

taktil jep gjithnjë informacion dhe emocion qoftë për personat e

verbër,po ashtu dhe për personat jo të verbër.

Page 52: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

52

VII. Shtrirja gjeografike e kurseve të shkrimit Brail.

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë gjithnjë ka qenë në

koherencë me teknologjinë e printerave,ajo disponon lloje të

ndryshme printerash. Përmendim printerin Everest 4 x 4 i cili

punon me letër A4(me shkëputje),Porta-Thiel është një

printer shumë komod dhe i aksesueshëm në përdorim

individual,por jo vetëm.Rëndësi të veçantë në prodhimin e

librave brail,ka pajisja me printerin Impakto-Texto,i cili punon

800 faqe në orë.Shoqata e të verbërve të Shqipërisë në

bashkëpunim me të gjitha degët e saj nëpër rrethe kanë

ngritur prej vitesh një urë bashkëpunimi.

Ky bashkëpunim,është në kuadër të integrimit të personave

të verbër,në të gjithë territorin e Shqipërisë. Edhe mbi

përhapjen e shkrimit brail,Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë

ka ngritur politika të tilla,ku personat e verbër mund të mësojnë

shkrimin brail falas pranë degës së tyre. Nëpërmjet

kërkesës së kryetarit të degëve të shoqatve të të Verbërve

nëpër rrethe,pranë QKRV-së ata mund të marrin falas njohuri

mbi mësimin e shkrimit brail,kompjuterit etj.

Page 53: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

53

Duke qenë një ndër objektivat kryesore të SHVSH-së mbrojtja

dhe zhvillimi i brailit, shoqata ka organizuar here pas here kurse

braili në disa qytete të vendit.

Kurset e shkrimit brail kanë patur një përhapje gjeografike të

konsiderueshme në rrethe të tilla të Shqipërisë përmendim këtu

Shkodër,Lezhë,Mirditë,Malësi e

madhe,Tiranë,Fier,Elbasan,Kavajë,Tepelenë,Pogradec,Burrel etj..

Gjithashtu përmendim kurset e financuara nga “Vodafone

Albania”në degët Korçë –Vlorë –Sarandë. Kursantët

pjesëmarrës të këtyre kurseve kanë përfituar revistën brail: ”Të

njohësh shkrimin Brail” me katër numrat e saj. Këto kurse janë

me programe tre mujore,dhe me asimilimin e gjithë

programit pjesëmarrësit janë të aftë të lexojnë dhe të shkruajnë

brail. Përfituesit e tyre krahas njohurive pajisen dhe me

materiale të ndryshme në brail,të cilët informohen,tashmë me

njohjen e shkrimit brail informohen në mënyrë të pavarur.

Page 54: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

54

Arsyet pse krijohen këto kurse janë ta shumta ,ku mund të përmendim:

Integrimi i personave të verbër në shoqëri.

Rritjen e aksesit në informacion, dhe dëshirën për t’u

informuar me risitë,apo çdo gjë tjetër që na rrethon.

Përdorimi i teknologjive të ndryshme.

Edukimi/shkollimi.

Punësimi,ku me njohjen e brailit mundësitë për t’u

punësuar janë më të mëdha.

Rritja e vetëbesimit të tyre dhe pavarësisë në jetën sociale.

Të ridimensionojmë vlerat e brailit dhe të përdorimit të tij

për personat e verbër.

Rritja e numrit të të verbërve që do të njohin të shkruajnë

dhe lexojnë brajlin.

Rritjen e aftësive krijuese të të verbërve me ane të

përdorimit të brajlit në praktike në formën e etiketave, poezive,

letrave e recetave, librave telefonike etj.

Page 55: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

55

Në këto kurse përpos moshave të vogla, marrin pjesë edhe

mosha të mëdha ç’ka tregon interes dhe jep një mesazh të fortë

mbi rëndësinë e shkrimit brail.Përfituesit e drejtëpërdrejtë të

kurseve brail janë pjesëmarrësit e tyre,dhe përfituesit indirekt

janë familjarët,shoqëruesit,dhe miqtë e tyre. Madje nuk janë të

pakta rastet kur dhe media qoftë elektronike apo dhe e shkruar

informohet mbi shkrimin brail.

Pamje nga kursantë të ndryshëm që mësojnë shkrimin brail:

(mjete mësimore: pllakë & bizë)

Page 56: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

56

Mësimi i shkrimit brail që në moshë të vogël,hap dyert drejt integrimit dhe

përfshirjes në jetën sociale, më shpejt sa sa një moshë madhore.

Page 57: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

57

Njohja e shkrimit brail,është e vetmja mënyrë që të informohesh në

çdo kohë në mënyrë të pavarur.

Page 58: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

58

Njohja e brailit jep mundësinë të informohesh në mënyrë të

pavarur,pavarësia sjell vetëbesim & integrim.

Page 59: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

59

VIII. Braili në fokusin e imazhit për të verbërit.

Shkrimi brail është simbol i informimit të personave të

verbër,kjo tashmë prej shekujsh dhe dekadash. Dhe ky shkrim është

një vulë e cila nuk do të zhduket asnjëherë,sado që teknologjia po

avancon dhe mrekullon mbarë njerëzimin me çudirat e saj.

Mësimi i brailit për personat me mungesë të theksuar shikimi

është njësoj si mësimi i gjuhës amtare për personat jo të verbër.Çdo

individ e ka detyrim ligjor,dhe moral të mësoj gjuhën e vendit të tij.

Neglizhimi i mësimit të gjuhës së një vendi (gjuhës amtare)çon në

analfabetizëm,dhe në të ashtuquajturën degradim social. Edhe për

personat e verbër mos njohja e shkrimit brail përkthehet në

analfabetizëm. Për këtë është shumë e rëndësishme publikimi i

këtij shkrimi,si në ambjentet specifike por dhe publikeapo

private.Publikimi i këtij shkrimi luan një rol kryesor

ndërgjegjësues,tek personat e verbër.Dhe pse shumë paradoksale

për vitin 2012 ku ne jetojmë,akoma ka njerëz që nuk dijnë se një

person i verbër lexon dhe shkruan.Madje shpesh pyeten

personat shoqërues,për emrin apo diçka në varësi të bisedës,sesa

personat e verbër. Edhe pse biseda mund të zhvillohet për të. Por

këto tipe “sjelljesh” luajnë

Page 60: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

60

një rol negativ në imazhin e personave të verbër. Dhe një imazh i

tillë ndikon në integritetin e tyre,në arsimimin,punësimin dhe në

vetbesimin që ato kanë për veten e tyre. Për këtë është e

rëndësishme ngritja e urave të bashkëpunimit me mediat

elektronike, e të shkruar etj. Media është një katalizator shumë i

fuqishëm,mbi publikimin e imazhit të personave të verbër. Ajo ka

forcën dhe pushtetin të ndikoj në mbarë opinionin mbi imazhin e

personat e verbër.Shkrimi brail i publikuar në vendet publike por,jo

vetëm si në bankomate,tabela informuese të institucioneve të

ndryshme,ashensor,kutitë e ilaçeve etj., ndikon në përmirësimin e

imazhit të personave të verbër.Edhe pajisja me literaturë brail në

biblioteka apo librari ndikon mjaf mirë në imazhin e personave të

verbër. Transmetimi i emisioneve të ndryshme me tematikë

shkrimin brail ndikon më së miri në krijimin e opinionit tek këta

persona.Këto emisione ndërgjegjësojnë mbarë shoqërinë mbi

imazhin e personave të verbër. Se sa të aftë janë të afirmohen dhe të

integrohen në shoqëri dhe më gjerë.

DY FJALË NGA AMBASADORËT E BRAILIT

NËPËR BOTË

Page 61: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

61

Shumë përdorues braili nga gjithë bota mbështesin Kongresin

Botëror të Brailit 21 vullnetarisht dhe dhurojnë ngjarje personale

nga jeta e tyre.Braili ka shkolluar shumicën e të verbërve në

pothuajse të gjitha vendet e botës. Ai luan një rol kryesor në

heqjen e njerëzve nga analfabetizmi për në shkrim dhe lexim.

Për këtë arsye, Braili konsiderohet të jetë pjesa më e rëndësishme në

jetën e personave të verbër.

Martine Abel-Williamson

Analist politike Auckland/New Zealand

Brail është i rëndësishëm për mua , sepse kjo është metoda ime

e parë e të qenit e shkolluar në ditët e sotme dhe e avancuar në

shoqëri. Në jetën time të punës si një analiste e politikës , unë e

përdor Brailin si një gjë të dobishme për të marrë shënime, në

prezantime etj. . Unë jam vërtet në biznesin e të marrurit me fjalë,

duke krijuar deklaratat e drejtuara dhe kontrollimin e planeve

ekzistuese të veprimit e departamenteve të tjera. Unë nuk do të

Page 62: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

62

kisha qenë në gjendje për të përmbushur detyrat e mia të punës

në një mjedis konkurrues, në qoftë se nuk do të kisha aftësinë për

të lexuar dhe shkruar Brail.

Marina Becker

StudentTroisdorf/Germany

Unë kam lindur e verbër.Rëndësia e brailit për mua është njëlloj

si për personat që kanë aftësinë për të parë, që mësojnë të lexojnë

dhe të shkruajnë. Brail është aq i rëndësishëm për mua, sepse unë

nuk jam në gjendje për të lexuar ndonjë shkrim tjetër.

Page 63: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

63

Eva Cambeiro Andrade

Koordinatore ndërkombëtare e projekteve për të rinjtë e

verbër dhe pjesërisht të verbër.

Granada/Spain

Mësimi i brailit për mua ishte si të hapësh një portë të

re,të fjalëve të fshehura.Në qoftëse unë si një person që

shikoj, i gjej këto fjalë të fshehura,do të ishte shumë

interesante,dhe e mahnitshme.Imagjinoni për një person të

verbër sesa të vlefshme janë ato.Mendoj që braili është një

mjet shumë i fuqishëm dhe i rëndësishëm për arsimimin dhe

kulturën,nuk duhet të harrohet,apo të zëvendësohet me

teknologjitë e reja.Ai ka rëndësinë e vet unike.

Page 64: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

64

Gustav Doubrava

Nuremberg/Germany

Diplomuar në administratën publike, mësimdhënës në Zyrën

Federale të Postës dhe të telekomit Gjerman.Brail ka qenë

shkrimi im që kur isha fëmijë. Unë i kam borxh Brailit,

vendin/pozitën time në shoqëri.

Ronald McCallum

Sydney/Australia

Page 65: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

65

Profesor në ligjin industrial në Universitetin e Sidneit.

Unë e përdor Brail për çdo ditë të jetës sime, për të marrë

shënime të ndryshme dhe për tekste të leksioneve. Brail është

miku më i mirë për një person të verbër.

Hanna Pasterny

Konsulentë për paaftësinë,autore librash,assistente në baza

vullnetare për Jerzy Buzek presidinet i parlamentit Europian.

Brail më jep mundësinë mua që jeta ime të funksionoj

normalisht, më jep pavarësinë, lirinë dhe shumë orë

kënaqësi.Brail nuk është bërë një relikë e së kaluarës. Brail është

ende e domosdoshme dhe të rëndësishme dhe në ditët e sotme.

Page 66: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

66

Pedro Zurita

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Uninoit të të verbërve

Botëror(WBU)

Madrid/Spain

Unë jam i kënaqur dhe krenar që jam një përdorues i

Brailit. Unë nuk jam fanatik, por i bindur se ne duhet të bëjmë

çdo gjë të mundur për të siguruar që çdo person i verbër kudo

në botë ka mundësi për të mësuar dhe për të përdorur

Brail. Braili është me të vërtetë universal dhe ne nuk duhet të

kursejmë asnjë përpjekje për të sjellë një unifikimin e shenjave.

Page 67: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

67

Maryanne Diamond

Presidente e WBU-së (World Blind Union)

Unë nuk mund të imagjinoj jetën pa Brail. Duke Reflektuar

prapa mbi jetën time , ndihem jashtëzakonisht me fat që kam

mësuar të lexoj dhe të shkruaj Brail , qysh në një moshë të

vogël. Përdorimi im i Brailit, besoj është një faktor i madh në

suksesin që kam pasur në punësim tim, arsimimin dhe

pjesëmarrjen në komunitet. Unë i jam përgjithmonë borxh Louis

Brail për trashëgiminë që ai na la.

Page 68: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

68

IX. Strategjia për vazhdimësinë dhe mbrojtjen

e shkrimit brail.

Vizioni i Strategjisë për mbrojtjen dhe vazhdimësinë e

shkrimit brail konsiston, në mirë integrimin dhe arsimimin, e

personave të verbër nepërmjet aksesit në informacion.

Gjithashtu me anë të kësaj strategjie synohet që personat e

verbër të zotërojnë vetbesim në marrëdhenie të ndryshme sociale

dhe të jenë individ të pavaruar në marrjen e informacioneve të

ndryshme,nëpërmjet shkrimit Brail.Personat e verbër në

Shqipëri duhet të jenë të mbrojtur në mënyrë efektive nga

mungesa e literaturës së shkrimit brail. Gjithashtu në fokus

të kësaj strategjie është angazhimi i plotë i strukturave

përgjegjëse shtetërore për marrjen e masave të nevojshme dhe

krijimin e kushteve të përshtatshme për mbrojtjen dhe

vazhdimësinë e shkrimit në reliev si mjet kryesor për

arsimimin e personave të verbër.

Page 69: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

69

Prioritetet strategjike mbi shkrimin brail

Ulja e numrit të personave të verbër që nuk njohin shkrimin

brail,përmes:

- Përmirësimit të mekanizmit që siguron mbrojtjen e të drejtës së

informimit nëpërmjet shkrimit brail, si dhe përfundimit të

plotësimit të kuadrit rregullator dhe ligjor.

- Rritjes së përgjegjësisë dhe ndërgjegjësimit për identifikimin

e herepashershëm të personave të verbër(të çdo grup

moshe)duke mbajtur kontakte të vazhdueshme parneriteti dhe

bashkëpunimi me instancat shtetërore përgjegjëse të qeverisjes

qendrore dhe vendore.

- Përmirësimit të sistemit të menaxhimit të përdorimit të

shkrimit brail.

Jetëgjatësia e shkrimit Brail dhe përhapja e tij varet shumë nga

zbatimi i ligjeve të konventës mbi personat me aftësi të

kufizuar,po aq dhe nga ligji me nr. 69/2012 datë 21.06.2012 “Për

sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e

Shqipërisë”,me përmirësimet përkatëse të propozuara nga

Page 70: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

70

SHVSH-ja,ku vlerësohet si mjaft i përparuar, demokratik dhe i

krahasueshëm me standardet e vendeve të zhvilluara.

Në këtë ligj në nenin 63 të tij është përcaktuar se përfshirja e

fëmijëve me aftësi të kufizuara në institucionet arsimore të

specializuara për ta është përgjithësisht e përkohshme.

Përfshirja dhe integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në

kopshtet dhe shkollat e zakonshme të arsimit bazë është

parësore. Gjthashtu në këtë dispozitë përcaktohet se nxënësve,

që nuk shikojnë u garantohet përdorimi i shkrimit Brail. Kjo

është një arritje e madhe pasi nuk do të kishte asnjë kuptim të

flitej për arsimim gjithëpërfshirës nëse krahas shkrimit normal

në shkollat e zakonshme nuk do të qëndronte edhe shkrimi

Brail.

Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar .

Neni 2

Përkufizimet

Në kuptimin ë kësaj Konvente:

"Komunikimi" përfshin gjuhët, shfaqje teksti, Brail,

komunikimin me prekje, printim me font të madh, multimedia

të aksesueshme, si edhe gjuhë të qartë, audio dhe të shkruar,

Page 71: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

71

lexuesin (person që lexon) dhe mënyra, mjetet dhe forma

komunikimi shtesë apo alternative, duke përfshirë informacion

dhe teknologji komunikimi të aksesueshëm.

Neni 9 Aksesi

(d) Tu siguruar që ndërtesat dhe objektet e tjera publike

të përmbajnë shenja në gjuhën Brail dhe në forma lehtësisht të

lexueshme dhe të kuptueshme;

Neni 21

Liria e shprehjes dhe mendimit dhe aksesi ndaj informacionit

(b)Pranimin dhe lehtësimin e përdorimit të gjuhës së

shenjave, gjuhës Brail,komunikimit shtesë dhe alternativ dhe

të të gjitha mjeteve, mënyrave, dhe formave të tjera të

komunikimit të aksesueshme sipas zgjedhjes së personave

me aftësi të kufizuar në komunikimet zyrtare;

Neni 24 Arsimi

(a)Lehtësimin e të mësuarit të Brail, shkrimeve

alternative, mënyrave augmentative/njohëse dhe alternative,

mjeteve dhe for mateve të komunikimit, aftësive të orientimit

dhe lëvizshmërisë dhe lehtësimin e mbështetjes dhe kujdesit

nga moshatarët;

Page 72: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

72

Duhet gjithnjë e më shumë që të zhvillohen politika mbi

zhvillimin dhe jetëgjatësinë e këtij shkrimi,dhe gjithnjë e më

shumë të shkojnë drejt asimilimit të ligjeve të konventës apo të

arsimit gjithëpërfshirës. Shkrimi brail i kudo ndodhur,në

ambjente publike apo jo publike është një element

ndërgjegjësimi për shoqërinë,një element imazhi për personat e

verbër. Gjithashtu luan rolin kryesor në jetëgjatësinë e këtij

shkrimi unik.

Është bërë shumë mbi zhvillimin e shkrimit brail, ende ka

shumë për t’ë bërë,të përhapësh brailin,dhe të kujdesesh për

zhvillimin e tij është një revolucion”

"Një revolucion nuk është një lëndinë me trëndafila. Një

revolucion është një luftë në mes të ardhmes dhe të kaluarës. "

Page 73: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail

73

Page 74: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail
Page 75: Libri: Të  njohësh shkrimin Brail