9
LIGJI Nr. 04/L-074 PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi 1. Ky ligj rregullon organizimin dhe zbatimin e aktiviteteve të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, marrëdhëniet ndërmjet palëve me interes me qëllim të zhvillimit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Republikën e Kosovës. 2. Ngritjen e nivelit të përgjithshëm të njohurive të fermerëve, trajnimin e tyre për të menaxhuar fermën, rritjen e të ardhurave në fermë, mbështetje në zgjidhjen e problemeve që lidhen me prodhimin, çështjet ekonomike dhe organizative për zhvillimin e fermave, ruajtjen e burimeve natyrore, mjedisit, përcjelljen e të arriturave dhe trendët në BE, duke u bazuar në kërkesat e tregut. Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Shërbimet këshilluese - këshillat dhe konsultimet e ofruara nga personat fizik dhe juridik për ferma dhe ekonomitë bujqësore rurale, të cilët i ushtrojnë aktivitetet e tyre në zonat bujqësore dhe rurale, Shërbimet Këshilluese janë gjithashtu këshilla dhe konsultime të ofruara ndërmarrjeve jo bujqësore të cilat ushtrojnë aktivitete në zonat rurale; 1.2. Certifikata për kualifikimin e këshilltarit bujqësor dhe zhvillim rural - dokument i cili vërteton nivel të mjaftueshëm të aftësive profesionale të një këshilltari për bujqësi dhe zhvillim rural; 1.3. Leja për punë për Shërbimin Këshillues bujqësor dhe rural - dokument i cili vërteton të drejtën e personit fizik dhe juridik për të ofruar shërbime këshilluese përmes regjistrimit të tij në Regjistrin e Shërbimeve Këshilluese bujqësore dhe rurale; 1.4. Zonat rurale - territoret të cilat shtrihen përtej kufijve të qyteteve vendbanimeve të urbanizuara të cilat kryesisht merren me prodhimtari bujqësore dhe aktivitete rurale; 1.5. Aktiviteti këshillues bujqësor dhe zhvillimi rural - tërësi e aktiviteteve që synon plotësimin e nevojave të ekonomive familjare, fermave individuale, grupeve të fermerëve dhe ndërmarrjeve tjera bujqësore dhe rurale; 1.6. Shërbimi Këshillues për bujqësi dhe zhvillim rural - organizim i bazuar në ligj, i cili kryen aktivitete këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural; 1.7. Eksperti i specializuar këshillues bujqësor dhe zhvillim rural - personi fizik i cili posedon certifikatë valide profesionale dhe ofron shërbime këshilluese; 1.8. Këshilltari për bujqësi dhe zhvillim rural - eksperti i specializuar për këshillime bujqësore dhe zhvillim 21 LIGJI PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.4 / 19 MARS 2012, PRISHTINË

LIGJI Nr. 04/L-074 PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR ... · PDF file1.5. ofrimi i shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural për fermer të cilët ushtrojnë aktivitetin

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: LIGJI Nr. 04/L-074 PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR ... · PDF file1.5. ofrimi i shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural për fermer të cilët ushtrojnë aktivitetin

LIGJI Nr. 04/L-074PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL

Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton

LIGJ PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL

KREU IDISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1Qëllimi

1. Ky ligj rregullon organizimin dhe zbatimin e aktiviteteve të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, marrëdhëniet ndërmjet palëve me interes me qëllim të zhvillimit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Republikën e Kosovës.

2. Ngritjen e nivelit të përgjithshëm të njohurive të fermerëve, trajnimin e tyre për të menaxhuar fermën, rritjen e të ardhurave në fermë, mbështetje në zgjidhjen e problemeve që lidhen me prodhimin, çështjet ekonomike dhe organizative për zhvillimin e fermave, ruajtjen e burimeve natyrore, mjedisit, përcjelljen e të arriturave dhe trendët në BE, duke u bazuar në kërkesat e tregut.

Neni 2Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1. Shërbimet këshilluese - këshillat dhe konsultimet e ofruara nga personat fizik dhe juridik për ferma dhe ekonomitë bujqësore rurale, të cilët i ushtrojnë aktivitetet e tyre në zonat bujqësore dhe rurale, Shërbimet Këshilluese janë gjithashtu këshilla dhe konsultime të ofruara ndërmarrjeve jo bujqësore të cilat ushtrojnë aktivitete në zonat rurale;

1.2. Certifikata për kualifikimin e këshilltarit bujqësor dhe zhvillim rural - dokument i cili vërteton nivel të mjaftueshëm të aftësive profesionale të një këshilltari për bujqësi dhe zhvillim rural;

1.3. Leja për punë për Shërbimin Këshillues bujqësor dhe rural - dokument i cili vërteton të drejtën e personit fizik dhe juridik për të ofruar shërbime këshilluese përmes regjistrimit të tij në Regjistrin e Shërbimeve Këshilluese bujqësore dhe rurale;

1.4. Zonat rurale - territoret të cilat shtrihen përtej kufijve të qyteteve vendbanimeve të urbanizuara të cilat kryesisht merren me prodhimtari bujqësore dhe aktivitete rurale;

1.5. Aktiviteti këshillues bujqësor dhe zhvillimi rural - tërësi e aktiviteteve që synon plotësimin e nevojave të ekonomive familjare, fermave individuale, grupeve të fermerëve dhe ndërmarrjeve tjera bujqësore dhe rurale;

1.6. Shërbimi Këshillues për bujqësi dhe zhvillim rural - organizim i bazuar në ligj, i cili kryen aktivitete këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural;

1.7. Eksperti i specializuar këshillues bujqësor dhe zhvillim rural - personi fizik i cili posedon certifikatë valide profesionale dhe ofron shërbime këshilluese;

1.8. Këshilltari për bujqësi dhe zhvillim rural - eksperti i specializuar për këshillime bujqësore dhe zhvillim

21

LIGJI PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.4 / 19 MARS 2012, PRISHTINË

Page 2: LIGJI Nr. 04/L-074 PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR ... · PDF file1.5. ofrimi i shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural për fermer të cilët ushtrojnë aktivitetin

rural i regjistruar sipas ligjit aktual për të kryer shërbimet këshilluese bujqësore dhe zhvillim rural;

1.9. Qendrat informative këshilluese komunale - zyra të vendosura në komunë ku fermerët mund t'i marrin informatat dhe këshilla për bujqësi dhe zhvillim rural;

1.10. Ministria - Ministria përkatëse për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

KREU IISHËRBIMI KËSHILLUES

Neni 3Detyrat e shërbimit këshillues për bujqësi dhe zhvillim rural

1. Detyrat e shërbimit këshillues bujqësor dhe zhvillim rural janë:

1.1. ofrimi i shërbimeve këshillimore për bujqësi dhe zhvillim rural, që të lehtësoj dhe ndihmoj më tej vetë iniciativat e fermerëve dhe komuniteteve rurale;

1.2. ngritja e nivelit të njohurive të këshilltarëve për bujqësi dhe zhvillim rural në mënyrë që shërbimet e tyre të ofrohen në kohën e duhur;

1.3. ngritja e nivelit të njohurive të fermerëve dhe rritjen e aftësive praktike në bujqësi dhe zhvillim rural;

1.4. aftësimi i fermerëve për përdorimin e teknologjive të reja, për përparimin e ekonomive familjare, rritjen e të ardhurave nga veprimtaritë bujqësore dhe jo bujqësore;

1.5. ofrimi i shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural për fermer të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në bujqësi dhe zona rurale;

1.6. ofrimi i shërbimeve këshilluese ndërmarrjeve jo-bujqësore në zonat rurale;

1.7. mbështetja e rinisë ne zona rurale, dhe inicimi e zbatimi i programeve rinore;

1.8. monitorimi i parametrave të ndryshëm në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

1.9. nxitja e fermerëve për përshtatjen e prodhimtarisë së tyre me kushtet natyrore të rajoneve dhe kërkesat e tregjeve.

2. Këshilltari për bujqësi është i obliguar të:

2.1. këshilloj fermerët sipas prioriteteve që ata i kanë përcaktuar në fermë dhe shoqatë;

2.2. prezantoj praktikat me te mira të menaxhimit të biznesit të fermave, të praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe të ndërmarrjeve jo-bujqësore rurale;

2.3. stimulon fermerët për përdorimin e metodave për prodhimtarinë bujqësore të cilat mundësojnë ruajtjen e burimeve natyrore dhe pjellshmërinë e tokës përmes zbatimit të bujqësisë ekologjike dhe rritjen e nivelit të cilësisë dhe sasisë të kulturave bujqësore dhe prodhimeve rurale;

2.4. bëjë nxitjen e fermerëve në përshtatjen e prodhimtarisë me kushtet dhe rrethanat natyrore të regjioneve dhe tregjeve;

2.5. bëjë nxitjen dhe përkrahjen e fermerëve në organizimin e tyre në kooperativa dhe shoqata si dhe përkrahjen e tyre me shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural;

2.6. mbështet Ministrinë në kuadër të implementimit të programit për zhvillim rural dhe masat për pagesa direkte përmes dhënies së këshillave rreth PZHR-së dhe pagesat direkte, aktivitetet informuese, mbështetje fermerëve rreth përgatitjes së aplikacioneve;

2.7. ofron këshilla për përdorimin e teknologjive të reja;

22

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.4 / 19 MARS 2012, PRISHTINË

LIGJI PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL

Page 3: LIGJI Nr. 04/L-074 PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR ... · PDF file1.5. ofrimi i shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural për fermer të cilët ushtrojnë aktivitetin

2.8. mbështet shpërndarjen e informatave për bujqësi dhe zhvillim rural për fermerët dhe komunitetin në zonat rurale;

2.9. mbështet procesin e bashkëpunimit midis fermerëve.

Neni 4Organizimi i shërbimeve këshilluese publike dhe private

1. Për kryerjen e aktiviteteve të shërbimeve këshilluese është përgjegjës shërbimi këshillues për bujqësi dhe zhvillim rural i cili organizon dhe ushtron shërbimin këshillues sipas ligjit, kërkesave të fermerëve dhe komunitetit.

2. Shërbimi këshillues është publik dhe privat.

Neni 5Organizimi i shërbimeve këshilluese publike

1. Shërbimet këshilluese publike janë të organizuara dhe shtrihen në:

1.1. niveli qendror;

1.2. niveli komunal.

Neni 6Niveli qendror i shërbimit këshillues publik për bujqësi dhe zhvillim rural

1. Shërbimet këshilluese të nivelit qendror për bujqësi dhe zhvillim rural janë në kuadër të Ministrisë dhe përfshijnë ekspertë të fushave përkatëse për kryerjen e shërbimeve këshilluese;

2. Shërbimet këshilluese sipas paragrafit 1. të këtij neni janë të autorizuar të:

2.1. propozojnë politikat e shërbimit këshillues;

2.2. kryejnë aktivitete dhe detyrat e shërbimit këshillues;

2.3. marrin pjesë ne hartimin e strategjive;

2.4. hartojnë planin vjetor, afatmesëm dhe afatgjatë për shërbimin këshillues;

2.5. koordinojnë punën e shërbimeve këshilluese publike dhe private;

2.6. koordinojnë dhe monitorojnë punën e organizatave vendore dhe ndërkombëtare që merren me shërbime këshilluese.

3. Organizimi, përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrimet e shërbimeve këshilluese te nivelit qendror përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria.

Neni 7Niveli komunal i shërbimit këshillues publik për bujqësi dhe zhvillim rural

1. Shërbimet këshilluese të nivelit komunal për bujqësi dhe zhvillim rural janë të organizuara në komunë sipas kritereve të përcaktuara me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria.

2. Secila komunë duhet të ketë nga një pikë kontaktuese e cila shërben si qendër informative këshilluese komunale për bujqësi dhe zhvillim rural për marrjen dhe përcjelljen e këshillave dhe informatave për fermer dhe komunitetin.

3. Secila komunë duhet ti ketë këshilltarët e saj për bujqësi dhe zhvillim rural që i mbulojnë kërkesat sipas ligjit.

4. Shërbimet këshilluese komunale duhet ti përmbahen rregullave dhe metodave të përcaktuara me ketë ligj.

5. Shërbimet këshilluese komunale janë përgjegjës për detyrat e përcaktuara sipas nenit 3 të këtij ligji.

23

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.4 / 19 MARS 2012, PRISHTINË

LIGJI PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL

Page 4: LIGJI Nr. 04/L-074 PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR ... · PDF file1.5. ofrimi i shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural për fermer të cilët ushtrojnë aktivitetin

6. Përgjegjësitë, të drejtat dhe autorizimet e shërbimit këshillues komunale përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria.

Neni 8Shërbimi këshillues privat

1. Shërbimi këshillues për bujqësi dhe zhvillim rural mund te ofrohet edhe nga këshilltaret privat si persona fizik dhe juridik;

2. Shërbimi këshillues privat financohet nga të ardhurat e gjeneruara nga shërbimet e ofruara dhe nga donacionet tjera.

3. Shërbimet këshilluese private përfshijnë të gjitha aktivitetet e përcaktuara sipas nenit 3 të këtij ligji.

Neni 9Personi fizik

1. Personi fizik që ofron shërbimet këshilluese të ndërlidhura me shfrytëzimin e fondeve shtetërore dhe ndërkombëtare duhet ti plotësoj kushtet si në vijim:

1.1. të ketë pajisje të nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë këshilluese;

1.2. të kenë Certifikatën nga Ministria sipas nenit 17 të këtij ligji;

1.3. të jetë i regjistruar në regjistrin e këshilltarëve për bujqësi dhe zhvillim rural.

2. Personi fizik që ofron shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural të cilat nuk janë të ndërlidhura me shfrytëzimin e fondeve publike apo ndërkombëtare duhet të regjistrohen në Regjistrin e Këshilltarëve për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Neni 10Personi juridik

1. Personi juridik që ofron shërbime Këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural të financuara nga fondet publike apo fondet ndërkombëtare, duhet të:

1.1. posedoj lejen e punës; dhe

1.2. të jetë i regjistruar në regjistrin e ndërmarrjeve për shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural në Ministri.

2. Personi juridik sipas paragrafit 1. të këtij neni duhet plotësoj kriteret si në vijim:

2.1. të ketë të punësuar së paku dy (2) këshilltarë për bujqësi dhe zhvillim rural që posedojnë certifikata valide sipas nenit 17. të këtij ligji;

2.2. të ketë hapësirë dhe pajisje të nevojshme për veprimtarinë këshilluese;

2.3. të ketë licencën për ushtrimin e veprimtarisë të shërbimeve këshilluese të lëshuar nga Ministria.

3. Personi Juridik që ofron shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural të cilat nuk janë të ndërlidhura me fondet publike dhe ndërkombëtare, duhet të regjistrohet në Regjistrin e Shërbimeve Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

4. Kushtet dhe procedurat e shërbimit këshillues të personit juridik sipas paragrafit 1. të këtij neni përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria.

24

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.4 / 19 MARS 2012, PRISHTINË

LIGJI PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL

Page 5: LIGJI Nr. 04/L-074 PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR ... · PDF file1.5. ofrimi i shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural për fermer të cilët ushtrojnë aktivitetin

Neni 11Metodat e dhënies së shërbimit këshillues

1. Shërbimet këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural për kryerjen e aktiviteteve të tyre për fermer dhe komunitetin i përdorin këto metoda:

1.1. metoda individuale që përfshinë punën individuale me fermer apo persona juridik të cilët i zhvillojnë aktivitetet në bujqësi dhe zhvillim rural;

1.2. metoda e punës me grup punues me fermer; dhe

1.3. metoda e këshillimit masiv.

2. Shërbimit këshillues publik i ndalohet të:

2.1. reklamojë dhe promovojnë kompanitë e farës, plehrat kimike, preparatet për mbrojtjen e bimëve, pajisje bujqësore dhe të ngjashme. Ata mund të japin informata rreth llojeve të tilla të produkteve.

3. Ndalimi sipas paragrafit 2. të këtij neni nuk është valid në rastet e ekspozitave apo demonstrimeve fushore me pjesëmarrjen e se paku një përfaqësuesi tjetër që paraqet prodhimet e njëjta.

4. Zbatimi i metodave të punës së shërbimit këshillues rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria.

Neni 12Metoda individuale

1. Metodat e këshillimit individual janë metoda këshilluese të punës intensive. Këto metoda mund të zbatohet në formën e vizitave në fermë, metodat praktike te demonstrimit si dhe për fermerët që drejtohen në zyrën e këshilltarit;

2. Këshilltari mund të ofroj këshilla për shfrytëzuesin edhe përmes telefonit, faksit, e-mail, në situata kur problemi është identifikuar.

Neni 13Metoda në formë të grupeve

1. Metoda në formë të grupeve siguron përfshirje me të madhe të shfrytëzuesve të shërbimeve këshilluese.

2. Llojet e këshillimit në grupe mund të jenë të ndryshme: në formë të ligjëratave profesionale, diskutimeve, ditët fushore, demonstrimeve, mediet e shkruara dhe elektronike, këshillime në grupe në qendrat e trajnimit për fermerë, fermat demonstruese, rezultateve eksperimentale, teknika të reja të punës, ekskursionet profesionale dhe udhëtime të përbashkëta.

3. Grupi i shfrytëzuesit të shërbimit këshillues mund të organizohet në grupe me interes për prodhim, përpunim, në formë shoqate, kooperative apo forme tjetër të organizimit.

Neni 14Metodat e këshillimit masiv

1. Shërbimi këshillues masiv mund te bëhet përmes medieve të shkruara dhe elektronike.

2. Këshilltaret sipas nevojës mund të përdorin për punën e tyre mediet e shkruara dhe elektronike, radiot lokale dhe stacionet televizive. Këshillat ne media duhet te jenë te qarta të shkurtra dhe me përmbajtje.

Neni 15Financimi i shërbimeve këshilluese

Shërbimi këshillues financohet nga Buxheti i Kosovës, buxhetet komunale, si dhe burimet tjera siç janë: grandet, donacionet ndërkombëtare, fondet e programeve dhe projekteve ndërkombëtare, donacionet bamirëse, dhe nga burimet tjera të financimit që nuk janë të ndaluara me Legjislacionin në fuqi.

25

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.4 / 19 MARS 2012, PRISHTINË

LIGJI PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL

Page 6: LIGJI Nr. 04/L-074 PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR ... · PDF file1.5. ofrimi i shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural për fermer të cilët ushtrojnë aktivitetin

Neni 16 Raportimi

1. Të gjithë ofruesit e shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural përfshirë këshilltarët privatë, personat fizikë dhe juridikë duhet te raportojnë në Ministri.

2. Forma dhe mënyra e raportimit përcaktohet me akte nën ligjor të nxjerrë nga Ministria.

Neni 17Certifikata për ofrimin e shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural të ndërlidhura me

shfrytëzimin e fondeve publike dhe ndërkombëtare

1. Për ofrimin e shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, të ndërlidhura me fondet publike dhe ndërkombëtare, këshilltarët duhet të posedojnë certifikatë.

2. Certifikata dëshmon se personi fizik qe kryen punët e këshilltarit publik apo privat i kanë kaluar trajnimet si pas nenit 21 të këtij ligji dhe ai/ajo duhet të ketë dhënë provimin profesional për këshilltar për bujqësi dhe zhvillim rural në bazë te cilit lejohet kryerja e shërbimeve këshilluese.

3. Certifikata lëshohet për pesë (5) vite me mundësi vazhdimi përveç nëse me ligj nuk është përcaktuar ndryshe.

4. Forma, përmbajtja dhe procedura e dhënies së provimit profesional dhe certifikatës përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria.

Neni 18Licenca për personat juridik për ofrimin e shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural të

ndërlidhura me shfrytëzimin e fondeve publike dhe ndërkombëtare

l. Personat juridik te cilët shfrytëzojnë fondet publike dhe ndërkombëtare duhet të jenë të licencuar nga Ministria.

2. Kërkesës për licencim i bashkëngjiten dokumentet si në vijim:

2.1. certifikata e regjistrimit;

2.2. certifikatat e këshilltarëve;

2.3. te ketë së paku të punësuar dy (2) këshilltarë për bujqësi dhe zhvillim rural në entitetin juridik;

2.4. dëshmi se ka hapësirë dhe pajisje për mbajtjen e këshillimeve dhe trajnimeve;

3. Validiteti i licencës është pesë (5) vite me mundësi vazhdimi.

4. Forma, përmbajtja dhe procedura e dhënies së licencës për personin juridik përcaktohet me akt nënligjor nga Ministria.

Neni 19Regjistri i Personave juridik të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural

1. Ministria mban Regjistrin e Personave Juridik të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural.

2. Personat juridik që ofrojnë shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural duhet të aplikojnë për regjistrim në regjistër sipas paragrafit 1. të këtij neni.

3. Ministria pasi të vërteton se janë plotësuar kushtet merr vendim për regjistrim të personave juridik në Regjistër.

4. Ministria merr vendim për heqjen nga regjistri i shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural personin juridik në këto raste:

4.1. nëse personi juridik paraqet kërkesën për fshirje nga Regjistri;

4.2. nëse vërtetohet se personi juridik nuk i plotëson kushtet e përcaktuara me ligj për ofrimin e shërbimeve

26

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.4 / 19 MARS 2012, PRISHTINË

LIGJI PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL

Page 7: LIGJI Nr. 04/L-074 PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR ... · PDF file1.5. ofrimi i shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural për fermer të cilët ushtrojnë aktivitetin

këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural;

4.3. nëse vërtetohet se personi juridik ka paraqitur të dhëna të pavërteta për tu regjistruar në regjistrin e shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural për ti ofruar këto shërbime.

5. Forma, përmbajtja dhe kushtet e përshkruara për mirëmbajtjen e Regjistrit të Shërbimeve Këshilluese për Bujqësi dhe zhvillim rural të personave juridik përcaktohet me akt nënligjor nga Ministria.

Neni 20Regjistri i këshilltarëve të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural

1. Ministria mban Regjistrin e Këshilltarëve për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

2. Personat fizik që ofrojnë shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural duhet të aplikojnë për regjistrim në regjistrin e këshilltarëve për bujqësi dhe zhvillim rural sipas paragrafit 1. të këtij neni.

3. Forma, përmbajtja dhe kushtet e përcaktuara për mbajtjen e regjistrit të këshilltarëve për shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria. 4. Ministria pasi të vërteton se janë plotësuar kushtet, merr vendim për regjistrim të personave fizik në Regjistër.

5. Informata për çdo person fizik në Regjistrin e Këshilltarëve për Bujqësi dhe Zhvillim Rural gjithashtu duhet të mbaj të dhëna nëse personi ka certifikatë për ofrimin e shërbimeve këshilluese bujqësore dhe zhvillim rural të ndërlidhura me shfrytëzimin e fondeve publike dhe ndërkombëtare sipas nenit 17 të këtij ligji. 6. Ministria merr vendim për fshirje nga regjistri i këshilltarëve për bujqësi dhe zhvillim rural personin fizik në këto raste:

6.1. nëse personi fizik paraqet kërkesën për fshirje nga Regjistri;

6.2. nëse vërtetohet se personi fizik i regjistruar nuk i plotëson kushtet e përcaktuara me këtë ligj të ofroj shërbime këshilluese në bujqësi dhe zhvillim rural;

6.3. nëse vërtetohet se personi fizik ka paraqitur të dhëna të pavërteta për tu regjistruar në regjistrin e këshilltarëve për shërbime këshilluese në bujqësi dhe zhvillim rural për ti ofruar këto shërbime.

Neni 21Programi i trajnimit të këshilltarëve

1. Personat që aplikojnë për herë të parë për dhënien e provimit profesional për këshilltarë janë të obliguar t'i nënshtrohen një programi të caktuar teorik dhe praktik dhe pastaj certifikohen për këshilltar në fushën e caktuar. Për herën e parë të certifikimit shpenzimet e dhënies së provimit i mbulon Buxheti i Kosovës ose ndonjë grand nga donatorët.

2. Certifikimi i këshilltarëve bëhet me qëllim të freskimit të njohurive me arritjet e teknologjive të reja për bujqësi dhe zhvillim rural.

3. Këshilltari duhet ti nënshtrohet trajnimeve çdo pesë (5) vite me qëllim të dhënies së provimit dhe certifikimit të tij apo të saj. Shpenzimet e trajnimit për herë të dytë dhe herëve të tjera i bartë aplikuesi apo ndonjë fond tjetër i siguruar për këtë qëllim.

4. Programi për certifikim të këshilltarëve hartohet nga Ministria.

Neni 22Plani i trajnimeve të këshilltarëve

1. Ministria e harton dhe zbaton plan programin vjetor të trajnimeve të këshilltarëve për bujqësi dhe zhvillim rural.

2. Plani nga paragrafi 1. i këtij neni zbatohet me qëllim të arritjes dhe zbatimit të teknologjive të reja.

3. Forma dhe përmbajtja e planit të trajnimeve, përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria.

27

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.4 / 19 MARS 2012, PRISHTINË

LIGJI PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL

Page 8: LIGJI Nr. 04/L-074 PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR ... · PDF file1.5. ofrimi i shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural për fermer të cilët ushtrojnë aktivitetin

KREU IIIDISPOZITAT NDËSHKIMORE

Neni 23Kundërvajtjet

1. Me gjobë prej pesëqind (500) deri njëmijë (1.000) Euro, dënohet për kundërvajtje personi fizik nëse:

1.1. ofron shërbimet këshilluese, për bujqësi dhe zhvillim rural në kundërshtim me nenin 9 të këtij ligji;

1.2. nëse nuk e lejon inspektimin e aktiviteteve të kryera të paraqitura si pas raportit të punës paragrafit 1. të nenit 16 të këtij ligji;

1.3. ofron shërbime këshilluese bujqësore dhe zhvillim rural të ndërlidhura me fondet publike dhe ndërkombëtare pa i plotësuar kushtet e përcaktuara me nenin 22 të këtij ligji;

1.4. nëse nuk është regjistruar në regjistrin e këshilltarëve për bujqësi dhe zhvillim rural sipas nenit 20 të këtij ligji.

2. Me gjobë prej njëmijë (1.000 ) deri pesëmijë (5.000) Euro dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse:

2.1. ofron shërbime këshilluese, bujqësore dhe zhvillim rural në kundërshtim me nenin 10. të këtij ligji;

2.2. nuk lejon inspektimin e aktiviteteve të kryera të paraqitura në raportin e punës sipas paragrafi 1. të nenit 16 të këtij ligji;

2.3. nuk është i pajisur me licencë sipas nenit 18 të këtij ligji;

2.4. nuk është i regjistruar në Regjistrin e Shërbimeve këshilluese bujqësore të personave juridik sipas nenit 19 të këtij ligji.

3. Me gjobë prej pesëqind (500) deri dymijë (2.000) Euro dënohet për kundërvajtje personi përgjegjës i personit juridik nëse:

3.1. personi juridik për të cilin ai është përgjegjës, ushtron veprimtarinë këshilluese në kundërshtim me ligjin;

3.2. nëse personi juridik shkakton pasoja të dëmshme me shërbimin këshillues. 4. Të gjitha të hyrat nga dënimet duhet të derdhen në Buxhetin e Kosovës.

KREU IVDISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 24Zbatimi

Për zbatimin e këtij ligji, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në afat prej dymbëdhjetë (12) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji i nxjerr aktet nënligjore.

Neni 25Mundësitë buxhetore

Institucionet e ndikuara në këtë ligj, sipas mundësive buxhetore të lejuara me ligjin vjetor të buxhetit i përmbushin obligimet e tyre.

Neni 26

1. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural formon komisionin për mbikëqyrjen dhe koordinimin e punëve të shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural.

28

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.4 / 19 MARS 2012, PRISHTINË

LIGJI PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL

Page 9: LIGJI Nr. 04/L-074 PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR ... · PDF file1.5. ofrimi i shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural për fermer të cilët ushtrojnë aktivitetin

2. Përbërja, puna dhe autorizimet e komisionit nga paragrafi 1. i këtij neni, përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria.

Neni 27Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 04/L-7415 shkurt 2012

Shpallur me dekretin Nr.DL-006-2012, datë 01.03.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.

29

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.4 / 19 MARS 2012, PRISHTINË

LIGJI PËR SHËRBIME KËSHILLUESE PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL