24
LISTAT MES SHERREVE RIVLERëSIMI Skema që do të ndiqet në hipotekë për rregullimin e çmimit të banesave UDHËHEQËSI I SHUMËDEBATUAR Ndahet nga jeta Xhulio Andreoti dhe 60 vjet të historisë italiane »15 NJË UDHËTIM NË THESARET E PAZBULUARA Gramshi, pamje spektakolare nga perla e turizmit shqiptar »10 MIRATOHET FONDI Kuvendi i hap rrugën zgjatimit të Bulevardit të kryeqytetit »5 »5 E MARTë 7 MAJ 2013 VITI IX, NR. 2968 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com Opozita bojkoton votimin e 3 ligjeve, palët fajësojnë njëra-tjetrën Dështojnë sërish »5 AKKP miraton listën e familjeve që do të përfitojnë nga fondi i akorduar për vitin 2012. Përfituesve iu njohë prona në vitin 1993-1994 Emrat e ish-pronarëve që do të kompensohen EMRAT E PS, PD, FRD, LSI Që PëRPLASEN Në QARQE. PD RIKTHEN Në KUVEND Të VEGJLIT PëRPLASJE MES SHKëLQIM CANIT DHE ARDIT KAJëS PAS KATARTHISISIT Të EDI RAMëS PD MIRATON Të LARGUARIT DHE ZYRTARIZON BASHKëPUNIMIN ME ISH-SOCIALISTëT MALAJ E NANO NISIN LëVIZJEN E RE, JASHTë SELISë ROZë DHE DOKLE E ISARAI Opinion Nga VIRON BEZHANI Bashkëpunim apo konfliktualitet? Nga GËZIM TUSHI Shoqëri e madhe me qytetar të vogël, apo e kundërta? »16 »17 »2-3 »4 HISTORIA “Ndrageta”, bota e nëndheshme e mafies. Shefat në jetë të mjerë »22 PROBLEMET ME FËMIJËT Kripa që përdoret për ushqimet ka mungesë të theksuar të jodit VRASJA E NDËRTUESIT Policia përqendrohet te bizneset me jashtë dhe huamarrjet e Kotorrit »7 Shfaqen problem dhe çrregullime në më shumë se 50 % e të miturve në vend. ISHP ngre alarmin për situatën »6 Në FUSHëKUQE Ekzekutohen me armë 2 persona në Kurbin, shkak prona »11 PS e PD miratojnë të përjashtuarit

Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

Citation preview

Page 1: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

Listat mes sherreveRivleRësimiskema që do të ndiqet në hipotekë për rregullimin e çmimit të banesave

Udhëheqësi i shUmëdebatUar

Ndahet nga jeta Xhulio Andreoti dhe 60 vjet të historisë italiane»15

Një Udhëtim Në thesaret e pazbUlUara

Gramshi, pamje spektakolare nga perla e turizmit shqiptar»10

miRAtohet foNdi Kuvendi i hap rrugën zgjatimit të Bulevardit të kryeqytetit

»5

»5

E martë7 maj 2013Viti iX, Nr. 2968tel: 04 2 233 991fAX: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

opozita bojkoton votimin e 3 ligjeve, palët fajësojnë njëra-tjetrën

Dështojnë sërish

»5

aKKP miraton listën e familjeve që do të përfitojnë nga fondi i akorduar për vitin 2012. Përfituesve

iu njohë prona në vitin 1993-1994

emrat e ish-pronarëve që do të kompensohen

• Emrat E PS, PD, FrD, LSI që PërPLaSEn në qarqE. PD rIKthEn në KuvEnD të vEgjLIt• PërPLaSjE mES ShKëLqIm CanIt DhE arDIt KajëS PaS KatarthISISIt të EDI ramëS• PD mIraton të LarguarIt DhE zyrtarIzon baShKëPunImIn mE ISh-SoCIaLIStët• maLaj E nano nISIn LëvIzjEn E rE, jaShtë SELISë rozë DhE DoKLE E ISaraI

opinionNga ViroN bezhaNi

Bashkëpunim apo konfliktualitet?

Nga Gëzim tUshi

Shoqëri e madhe me qytetar të vogël, apo e kundërta?

»16

»17

»2-3

»4

HiStoria

“Ndrageta”, bota e nëndheshme e mafies. shefat në jetë të mjerë

»22

problemet me fëmijët

Kripa që përdoret për ushqimet ka mungesë të theksuar të jodit

Vrasja e NdërtUesit

Policia përqendrohet te bizneset me jashtë dhe huamarrjet e Kotorrit

»7

Shfaqen problem dhe çrregullime në më shumë se 50 % e të miturve në vend. ISHP ngre alarmin për situatën »6

Në FuSHëkuqe

ekzekutohen me armë 2 persona në Kurbin, shkak prona »11

Ps e PD miratojnë të përjashtuarit

Page 2: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

02 E martë 7 maj 2013 •

« POLITIKË

RAMA LARGON TË FUNDIT E NANOS

Ndalon armëpushimi, lëvizja e re në PS.

Lista mes debatesh

Edi Rama zgjodhi që për një moment të ecë në gjurmët e paraardhësit të tij Fatos

Nano duke zyrtarizuar katarsisin e radhës në Partinë Socialiste. Ai vendosi të mos kandidojë në asnjë qark deputetët Arben Malaj, Arben Isaraj, Qemal Minx-hozi, Ethem Ruka, Albert Çaçi etj. Por me këtë vendimmarrje i ka thënë “stop!” armëpushimit të ish-kryetarit Nano, që ka deklaruar publikisht se do të jetë në krye të fushatës elek-torale kundër frymës së Ramës dhe kundër qeverisjes “Beri-sha”. Të mbledhur mbrëmjen e djeshme, anëtarët e kryesisë së PS-së u përballën me vendimin e lidershipit socialist për për-bërjen e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet par-lamentare të 23 qershorit. Mes debatesh të forta anëtarët e krye-sisë i kanë dhënë miratimin zgjed-hjes së bërë nga kryetari Rama, duke i hapur kështu rrugë zyrtar-isht garës së ethshme elektorale.

KatarsisiJanë një sërë emrash, si Ar-

ben Malaj, Arben Isaraj, Qemal Minxhozi, Ethem Ruka, Marko Bello, Albert Çaçi e shumë të tjerë, janë lënë jashtë nga ri-kandimi më 23 qershor. I men-jëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Malaj, i cili ka parala-jmëruar kandidimin e tij si kandi-dat i pavarur në Vlorë. E kjo pasi sipas tij ka qenë vetë Rama që ka refuzuar të mos e kandidojë në asnjë qark atë. Por një ven-dim i tillë ka marrë dhe përgjigjen e Ramës, i cili theksoi se “shumë prej kandidatëve, edhe pse nuk u përfshinë në lista, dëshmuan se tjetër bëjnë e tjetër thonë”. Por momentet e fundit të zyrta-rizimit të listës shumemërore të PS-së janë shoqëruar me debate të forta e deri në konfrontime fizike. Konkretisht ka qenë ish-deputeti i Bulqizës Ardit Kaja që është konfliktuar me kandidatin për deputet në qarkun Dibër Shpëtim Cani në ambientet e brendshme të selisë së PS-së.

Lëvizja e reMenjëherë pas shpalljes pub-

like nga vetë ai i këtij vendimi ka ardhur dhe mbështetja e ish-kryesocialistit Fatos Nano. Jo vetëm që do të jetë në krye të fushatës elektorale të Malajt, por ka shfryrë një lumë akuzash ndaj pasardhësit të tij, duke deklaruar se tashmë i dha fund armëpushimit me Ramën. “Kam pritur me shumë maturi që PS-ja të bëjë detyrën opozitare me të gjithë seriozitetin duhur dhe nuk kam ndërhyrë në fushatë, jo thjesht për të mos dhënë ndonjë shembull të karakterit Is-lami, por jam i bindur se vendi ka nevojë për rotacion. Por kaq nuk mjafton, duhet ndryshim i madh në axhendën politike dhe te përfaqësuesit. Ka një filament që nuk duhet të digjet. Largimi i profesionistëve dhe politika-nëve nga listat e zgjedhjeve është një filament i djegur dhe unë këtu thyej çdo armëpushim me PS-në dhe familjen socialiste që i përkas. Zoti Malaj është më socialist se unë, më socialist se Edvin Rama dhe Koço Kokë-dhima, kështu që, i pavarur ose jo, unë do të jem në krye të fushatës së z. Malaj për të mbro-jtur me gjithë zjarrminë e zem-rës vlerat dhe filamentet që do ta çojnë Shqipërinë në Europë”, - u shpreh Nano.

Ambasadori i BE: Duhet kuota gjinore

Sekui: Në shtator progresra-porti për kuotën gjinore

Pak orë pasa se të mbylleshin listat e zgjedhësve të partive politike, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui, theksoi se partitë politike duhet të respektojnë barazinë gjinore në listat e zgjedhësve. Ai tha se BE-ja shpreson që partitë politike të kenë reflektuar kriterin e 30-përqindëshit të grave në listat elektorale. Deklaratat diplomati evropian i bëri gjatë konferencës kombëtare “Zhvillimi i demokracisë nëpërmjet barazisë gjinore”, që u mbajt në Tiranë. “Në Europë ka shumë gra të përfshira në proceset vendimmarrëse. Të drejtat e grave dhe respektimi i tyre është një nga 12 prioritet e Shqipërisë për t’u inte-gruar në Bashkimin Europian. Në tetor ne do të prezanto-jmë raportprogresin dhe duam të raportojmë se Shqipëria ka bërë hapa përpara në respektimin e kuotës së 30%”, - tha Etore Sekui, ambasador i BE-së në Shqipëri.

Kandidaturat për deputetë në terren

Më 13 maj fillon zyrtarisht fushata zgjedhore në vend

Pas përfundimit të listave të zgjedhësve kandidaturat për deputetë do të fillojnë fushatën elektorale në zonat ku janë caktuar. Sipas Kodit Zgjedhor, fushata zyrtare fillon 40 ditë para datës së zgjedhjeve, ditë kjo që përkon me ditën e 13 të majit. Në këtë ditë të gjithë emrat e partive politike do të fillojnë punën e tyre në terren për të mbledhur sa më shumë vota për partinë që ata përfaqësojnë. Edhe fushata në mënyrë jozyrtare ka filluar që në muajin dhje-tor të vitit që lamë pas, tani pritet që kjo fushatë të përfshijë edhe hapësirat televizive, ku shumë shpejt do të fillojnë edhe spotet televizive lidhur me fushata e partive politike. Me lëvizjet e fundit që kanë ndodhur në të dyja kampet politike, pritet një garë tepër e ashpër për sa i përket mbledhjes së votave në terren, ku socialistët kërkojnë rotacion politik, ndërsa demokratët fitimin e mandatit të tretë qeverisës.

Zgjedhjet e 23 qershorit, Meta drejton garën e Tiranës

LSI dorëzon në KQZ listën e kandidatëve për deputetëLëvizja Socialiste për Integrim depozitoi

mbrëmë rreth orës 20:30 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me 140 kan-didatët për deputetë që do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Kryetari i kësaj force politike tashmë zyr-tarisht është kryesuesi i ekipit të konkur-

rentëve për qarkun e Tiranës. Ndërkohë në këtë listë bie në sy që figura kryesore të kësaj partie do të drejtojë listat dhe në 11 qarqet e tjera të vendit, duke synuar kështu që të rimarrin një mandat tjetër për në leg-jislativ apo dhe për t’i shtuar ato, siç është rasti i Vasilit, Haxhinastos, Kryemadhit.

TIRANË

Ilir Rexhep Metaj

Klajda Thoedhoraq Gjosha

Luan Mersin Rama

Ylli Xhemal manjani

LEZHË

Monika Ramazan Kryemadhi

Petrit Preng Gjoni

KUKËS

Apostol Miho Goçi

Qemal Mustaf Elezi

KORÇË

Pirro Leonidha Kapurani

Mimoza Sotiraq Gusho

GJIROKASTËR

Vangjel Llambi Tavo

Reshat Haki Zika

BERAT

Nasip Qani Naço

Gledjon Tomor Rehovica

VLORË

Shkëlqim Bashkim Selami

Flamur Rrapo Çelaj

SHKODËR

Agron Elez Çela

Nora Dodë Malaj

DIBËR

Përparim Islam Spahiu

Agim Shahin Hysa

DURRËS

Lefter Haki Koka

Edmond Qamil Panariti

FIER

Petrit Kozma Vasili

Robert Thoma Bitri

ELBASAN

Edmond Llazar Haxhinasto

Bujar Sabri Kllogjri

LISTA E ZONAVE TË SIGURTA TË PS-sëQARKU TIRANË1. Pandeli Sotir Majko2. Saimir Bashkim Tahiri3. Vasilika Llambi Hysi4. Ditmir Sulejman Bushati5. Fatmir Sezai Xhafaj6. Lindita Llesh Nikolla7. Besnik Mitat Baraj8. Xhemal Myslim Qefalia9. Sadri Ismail Abazi10. Parid Nezmi Cara11. Spartak Ibrahim Braho12. Artan Ilia Gaçi13. Pjerin Zef Ndreu14. Rakip Bajram Suli15. Milena Fatos Harito16. Dashamir Myslym Peza17. Enkelejda Hamit Shkreli18. Ervin Alfred Bushati19. Bledar Melsed Doracaj20. Alfred Maliq Dalipi21. Sadi Mehdi Vorpsi 22. Blerina Guri Gjylameti23. Petrit Sami Vargu24. Arben Hasan Seferaj 25. Shaqir Sadik Shehu 26. Blendi Shaban Nallbani27. Erjeta Lulzim Alhysa28. Rodolf Llambi Xhillari 29. Ibrahim Mehmet Kalemi 30. Afrim Xhemal Qendro 31. Azbi Rexhep Arapi 32. Lavdrim Rrahman Sahitaj 33. Petrit Lek Deskaj 34. Besim Reshit RuçiQARKU KUKËS1. Vexhi Adem Muçmataj2. Lavdim Murat Elezi3. Ram Zeqir Hoxhaj4. Adem Ahmet LalaQARKU KORÇË1. Bashkim Muhamet Fino2. Arta Agim Dade3. Olta Anxhelo Xhaçka4. Ilirian Anesti Pendavinji 5. Ilir Telha Xhakolli6. Ylli Mihallaq Petraj Ziçishti7. Ardit Petrika Konomi8. Artur Enver Porpollogu

9. Ana Sulejman Verushi10. Adriatik Feta Braçe11. Zamira Stavri Beqiraj (Kita)12. Ilir Çelik Torra13. Nada Pando NastoQARKU GJIROKASTËR1. Arben Nevruz Ahmetaj2. Erion Luan Veliaj3. Anastas Mihal Angjeli4. Vladimir Llukan Kosta5. Dashamir Faik KamberiQARKU ELBASAN1. Ben Kristaq Blushi2. Damian Lekë Gjiknuri3. Evis Kolë Kushi4. Alfred Besim Peza5. Taulant Kasem Balla6. Musa Rexhep Ulqini7. Arben Vasil Kamami8. Ilir Tomorr Bejtja 9. Luljeta Abedin Arapi10. Agim Sali Leka 11. Kastriot Hasan Gurra 12. Mehdi Metan Pepa13. Altin Emin Ago14. Ymer Ramazan Tola15. Rovena Selim Beqiraj16. Sokol Petrit SkuraQARKU DURRËS1. Blendi Pullumb Klosi2. Klodiana Fatmir Spahiu3. Ilir Hamid Beqaj4. Namik Hamza Dokle5. Gentian Kastriot Bejko6. Artur Xhek Bushi7. Shkelqim Besim Troplini8. Jurgis Shefqet Ccyrbja9. Sokol Islam Sula10. Ardian Rexhep Kokomani11. Gëzim Adem Agasi12. Tauland Zeqir Xheraj13. Erald Agron Hasanaj14. Esmeralda Muhamet ShkjauQARKU LEZHË1. Mimi Pjetër Kodheli2. Armando Ndue Prenga 3. Arben Ndue Ndoka4. Ndrec Ndue Dedaj5. Mejreme Ibrahim Delishi

Rama kundër Nanos

Kryetari i PS-së, Edi Rama, paralajmëroi paraardhësin e tij se kjo është hera e fundit që luan me emrin e socialistëve. “Gjërat kanë qenë gati, tregon kështu se duhej të ndodhte, sigurisht nuk është hera e parë, besoj se është e fundit që me PS-në dhe me emrin e socialistëve të vërtetë, siç kanë qejf të thonë, të luhet. Unë besoj se është e fundit, ne jemi për rilindje. Gjithkush ka të drejtë t’i japë vetes shansin të rilindë, dhe rilindja ka nevojë për një premisë themelore dhe nuk ka rilindje prej errësirës dhe për er-rësirën”, - deklaroi Rama pas deklaratës së bërë nga Nano.

6. Eduart Mark Ndocaj7. Kastriot Filip Piroli8. Mirela Zef Neli (Syku)QARKU FIER1. Gramoz Rucci2. Erjon Bracce3. Eglantina Gjermeni4. Ilirjan Celibashi5. Armando Subashi6. Arben Çuko7. Piro Lutaj8. Majlinda Bufi9. Ervin Kocci10. Anduel Xhindi11. Bujar Ccela12. Xhevit Bushaj13. Artur Ccobani14. Adelina Rista15. Antoneta Dhima16. Lindita BuxheliQARKU SHKODËR1. Mimoza Qazim Hafizi2. Tom Gjekë Doshi3. Paulin Nikollë Sterkaj4. Namik Skender Kopliku5. Sait Jakup Fishta6. Gentian Kin Palaj7. Nikoll Marash Deda8. Rozafa Sheuqet Zmijanej9. Megi Gjon Ajtyresa10. Djana Bektash Bejko11. Zef Nikoll Ccuni12. Pal Pllumb Lera13. Janko Andro ShelçajQARKU VLORË1. Edi Kristaq Rama2. Valentina Abedin Leskaj3. Koço Theodhori Kokëdhima4. Luiza Mihal Xhuvani5. Fatmir Avni Toçi6. Andrea Theofan Marto7. Edmond Dhimitraq Leka8. Shuaip Veledin Beqiri9. Mira Qemal Shehu10. Sheme Kamber Lulo11. Sokol Maze Bana12. Genci Servet Kojdheli13. Neime Myslim Gjika14. Noreta Thanas Kalcuni15. Ines Kostandin Stasa

Page 3: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

03• E martë 7 maj 2013

»POLITIKË

FUTEN NË LISTAT E ZGJEDHËSVE 3 SOCIALISTËT DHE MINISTRAT KOSOVA DHE ZHITI

Partia Demokratike mbyll listat e deputetëveAlibeaj, Hoxha, Gjana, Beja, Gumi e Bulku disa prej të larguarve nga PD

TOPI KRYESON TIRANËN, OKETA DHE GJERGJI NË DURRËS

FRD dublon drejtuesit në zonat ku pret mandat

FRD-ja ka miratuar dje listën e plotë për kandidatët në 12 qarqet e vendit. Ashtu siç ishte folur më parë, FRD-ja nën kryesimin e Bamir Topit ka vendosur të dublojë emrat në zonat ku pretendon të marrë vota. Kështu, në Tiranë listën do ta kryesojë Bamir Topi, i cili do të ndiqet nga Aleksandër Biberaj. Sipas formulës, në të cilën llogaritet fitimi i mandatit të deputetit në Tiranë, FRD-ja duhet të marrë rreth 14 mijë vota për të qenë pjesë e parla-mentit shqiptar. Ndërkohë në Durrës FRD-ja do të konkur-rojë me Gazmen Oketën, I cili do të ndiqet nga Sami Gjergji. Sipas të dhënave, të dy këta kandidatë kanë mbështetje të fortë në qytetin bregdetar dhe do të luftojnë për të marrë rreth 8 mijë vota.

Një tjetër zonë ku kjo parti pretendon të marrë një man-

dat është dhe Korça, ku listën do ta kryesojë Alfred Cako, i cili ka qenë 8 vjet më parë deputet në parlament nën siglën e Bal-lit Kombëtar. Gara do të jetë e fortë, duke qenë se Cako ka mbështetjen e tij në këtë zonë. Gjithashtu dhe Lisien Bashkur-ti do të jetë garues në zonën e Fierit për këtë parti politike.

Deri më tani sondazhet i kanë dhënë FRD-ja rreth 4.8 për qind të votave. Por nëse do të ishte në një garim me

sistem proporcional kombëtar kjo forcë politike do të kishte rreth 4 deputetë në Kuv-end. Por në rastin e sistemit proporcional rajonal FRD-ja do të duhet të fitojë me 4 për qind të votave në qark, duke arritur në një numër të madh votash. Ndërsa dhe një qytet ka një ndryshim të kon-siderueshëm nga një tjetër. Kjo në varësi të shpërndarjes së votave dhe të numrit të mandateve që do të ketë.

Ervin Koçi

Kryesia e Partisë Demokra-tike mbylli listat e saj të de-putetëve, ku në sy ranë emrat e larguar. Sipas listave para-prake, në zgjedhjet e 23 qer-shorit nuk do të marrë pjesë Jemin Gjana, i cili u hoq si kan-didat nga qarku i Dibrës. Krahas Gjanës një tjetër emër i Partisë Demokratike që nuk do të jetë në garën elektorale të 23 qer-shorit është edhe ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj. Jashtë liste kanë mbetur edhe deputetët Mark Marku, Lajla Përnaska dhe Rajmonda Bulku. Veç këtyre edhe disa deputetë të tjerë të PD-së nuk do të jenë pjesë e listave të saj. Konkret-ishtm Luan Skuqi, Viktor Gumi, Adriana Gjonaj dhe Fatos Beja.

Disa prej largimeve të ndod-hura në selinë e PD-së nga listat e deputetëve janë edhe anëtarët të lartë të kësaj par-tie. Konkretisht Adriana Gjonaj është anëtarë e kryesisë së PD-së, ndërsa Jemin Gjana është një nga figurat krye-sore të kësaj partie në këto 22 vjet pluralizëm. Vendin e tij në qarkun e Dibrës me shumë gja-sa e ka zënë kryearti i partisë “Lëvizja e Legaliteti” Ekrem Spahia, i cili në bazë të mar-rëveshjes së koalicionit të PD-së me aleatët e saj është pjesë e listave të PD-së. Krahas Spahisë edhe Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së, do të garojë me siglën e PD-së në qarkun e Fierit, ndërsa Dashamir Shehi, kryetari i LZHK-së, do të kandi-dojë në qarkun e Fierit.

Disa prurje të reja kanë ar-dhur te PD-ja për zgjedhjet e 23 qershorit. Fillimisht janë tre

ish-socialistët që u bashkuan me Partinë Demokratike disa ditë më parë. Gjovalin Kadeli, ashtu siç pritej, do të jetë i treti në listat e PD-së për qarkun e Lezhës, ndërsa Kastriot Is-lami do të jetë i 11-ti në listat e PD-së për qarkun e Tiranës. Ish-socialisti tjetër, Asllan Dog-jani, do të jetë pjesë e listave të PD-së gjithashtu për qarkun e Tiranës. Krahas tre ish-social-istëve edhe dy ministrat e rij të

emëruar vetëm pak ditë më parë, Halim Kosova dhe Visar Zhiti, gjithashtu do të kandido-jnë për Partinë Demokratike në qarkun e Tiranës.

Emra të rinj ka në qarkun e Korçës, ku në pah del Nard Olli, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme. Po nga Min-istria e Brendshme ka ardhur edhe kandidatura tjetër e re e PD-së. Zëvendësministri i Brendshëm Arben Ristani do

Komiteti Amerikan i Helsinkit

Riker: Palët kanë obligim të vendosin anëtarët në KQZ

SHBA-të presin që partitë politike shqiptare të dialogojnë që të ketë një Komision Qendror Zgjedhor funksional dhe shprehin shqetësimin për pavarësinë e KQZ-së. Kjo është deklaruar gjatë një seance dëgjimore të zhvilluar në Komite-tin Amerikan të Helsinkit në Uashington nga zëvendësn-dihmëssekretari amerikan i shtetit Filip Riker. “Palët kanë obligimin për të vendosur anëtarë të rinj për të plotësuar vendet bosh në KQZ dhe të propozojnë emra”, - ka vlerësuar Riker. Ai theksoi më tej në fjalën e tij se teknikisht sipas ligjit KQZ-ja mund të vazhdojë punën edhe me 4 anëtarë, por ka vendime qe s’mund të merren me këtë numër anëtarësh, çka do të thotë se nuk mund të administrojë zgjedhjet. “KQZ-ja duhet të jetë e lirë nga çdo ndërhyrje, përfshirë edhe parla-mentin”, - ka thënë zyrtari i lartë amerikan në debatin për zgjedhjet në Shqipëri.

Në fund të fjalës së tij Riker tha se liderët e përgjegjshëm politikë duhet të gjejnë kompromis për KQZ-në dhe duhet ta bëjnë tani. Më tej Riker dhe kongresmeni Eliot Engel deklaru-an se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë, por kërkuan angazhim nga forcat politike që të mundëso-jnë zgjedhje të lira dhe të pakontestueshme. “Nuk është me rëndësi rezultati, por të fitojnë shqiptarët përmes një pro-cesi të ndershëm”, theksoi Riker. Të gjithë pjesëmarrësit në debat kanë deklaruar qartë se zgjedhjet janë barometër për integrimin e vendit. Në fund të debatit Riker ka thënë qartë se populli shqiptar do të jetë i zhgënjyer, nëse do të ketë manipulime të zgjedhjeve apo presion mbi KQZ-në dhe nëse kjo ndodh, SHBA-të nuk do të heshtin.

të jetë pjesë e listave të PD-së në qarkun e Vlorës dhe do të renditet e dyti, pasi në krye të këtij qarkun është kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi. Në qarkun e Kukësit del në pah një emër i ri, ai i Alban Elezit, i cili i ka zënë vendin deputetit Fatos Hoxha.

BerishaPas mbledhjes së kryesisë

KANDIDATËT E AK

GJIROKASTËR

Muharem Dalip Guçe

DIBÊR

Naim Riza Muça

DURRES

Lisen Isuf Bashkurti

ELBASAN

Asllan Nebi Musta

FIER

Altin Bilbil Dauti

LEZHE

Julian Gjergj Kola

KORCE

Kristi Ligor Andoni

KUKES

Misin Rexhep Braha

SHKODER

Bledar Hajrullah Meti

VLORE

Adriatik Ferman Lapaj

TIRANE

Kreshnik Mehmet Spahiu

BERAT

Margarita Petro Kola

së PD-së Kryeministri Beri-sha tha se përfundoi procesi i hartimit të listave me të mira që zgjedhësit kanë pasur në proceset zgjedhore. Sipas tij, ka qenë proces i hapur me kon-sultime të gjera e finalizuar me listë të shkëlqyer dhe fitoreje. Sipas tij, në medie janë para-qitur lista, por të gabuara në

shumë raste. Në lidhje me kan-didimet e pavarura Berisha tha se komenton vetëm listën dhe kandidaturat e PD-së. Në lidhje me përfshirjen e Kastriot Is-lamit në listat e PD-së Berisha tha se kandidimi i Islamit ishte sepse është zëri më i fortë për mbrojtjen e vlerave. Ai vlerësoi qëndrimin e tij ndaj vlerave.

DURRËS

Eduard Halimi

Gent Strazimiri

Igli Cara

Albana Vokshi

Osman Metalla

Oerd Bylykbashi

Lefter Xhuveli

Vullnet Topalli

TIRANË

Sali Berisha

Myqerem Tafaj

Majlinda Bregu

Halim Kosova

Florion Mima

Gerti Bogdani

Dashamir Shehi

Jorida Tabaku

Edi Paloka

Keltis Kruja

Kastriot Islami

Ilir Rusmali

Asllan Dogjani

Visar Zhiti

Arben Qirjako

Shefqet Deliallisi

Tritan Shehu

DIBRA

Sherefedin Shehu

Roland Keta

Ekrem Spahia

Bedri Hoxha

KUKËS

Flamur Noka

Alban Elezi

Besnik Dusha

KORÇË

Ridvan Bode

Eleina Qirici

Edmond Spaho

Fatmir Mediu

Gjergji Papa

Fatbardh Kadilli

ELBASAN

Arben Imami

Albiola Halimi

Dash Sula

Ardian Turku

Aurel Bylikbashi

Sybi Hida

LEZHA

Aldo Bumçi

Xhovalin Kadeli

Paulina Hoti

BERAT

Genc Pollo

Astrit Veliaj

Lefter Maliqi

FIER

Sokol Olldashi

Mesila Doda

Kozma Dashi

Shpëtim Idrizi

Ferdinand Murati

GJIROKASTËR

Genc Ruli

Spiro Ksera

VLORA

Astrit Patozi

Arben Ristani

Kosta Barka

Ardian Kollozi

Page 4: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

04 E martë 7 maj 2013 •

«POLITIKË

Meta: Berisha i paqartë, po kthehet në bojkotuesTHIRRJET PËR VOTIMIN E TRI LIGJEVE, KREU I LSI-së I PËRGJIGJET KRYEMINISTRIT

Debati për votimin e tri ligjeve rikthehet tashmë në skenën politike, por këtë rad-hë me një ndryshim. Përplas-jet nuk janë më mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokra-tike, por mes kësaj të fundit dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kanë qenë Meta dhe kreu i mazhorancës, Berisha, që kanë shkëm-byer replika në distancë mes tyre. Pas deklaratës së Kryeministri Berisha në Kuvend, i cili i bëri apel kreut të LSI-së që të mos i kthejë tri ligjet në pazar për listat e kandidatëve për deputetë, ky i fundit akuzoi shumicën

parlamentare dhe kreun e saj se po bojkoton miratimin e 3 ligjeve pasi refuzon kompro-misin e ofruar nga opozita, që kërkon hyrjen e ligjeve në fuqi në shtator. Për këtë arsye Meta ftoi sërish Kryeministrin që të jetë më i qartë për këtë çështje dhe të marrë vendime mbi intere-sat dhe përllogaritjet e 23 qershorit. “E pamë parodinë e radhës edhe këtë herë duke ndjekur se si Kryemin-istri Berisha nga një kërkues në të kaluarën së bashku me mua ndaj të gjithë aktorëve të tjerë për të miratuar tri ligjet po kthehet në një

bojkotues të votimit të 3 ligjeve. Nuk është aspak serioze të mos miratohet kompromisi që ne propo-zuam, i cili ndihmon jo vetëm miratimin e tri ligjeve, por dhe hyrjen e tyre në fuqi në parlamentin e ardhshëm. Kjo është një përpjekje për t’u arratisur nga përgjegjësitë që duhen marrë e duke u ngritur mbi interesat dhe kalkulimet që nxit ankthi i 23 qershorit. E ftoj përsëri zotin Berisha që të jetë më i qartë për këtë çështje. Çdo ditë që vonohet miratimi i këtyre tri ligjeve është përgjegjësi e tij”, - u shpreh Meta.

Kandidimi si i pavarur

KQZ miraton kërkesën e Dritan Priftit

Dritan Prifti zyrtar-isht garon si kandidat i pavarur në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 23 qershorit. Pas konsta-timit se dokumentacioni ishte në përputhje me ligjin, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi kërkesën për regjistrim. Menjëherë pas votimit Dritan Prifti është shprehur i kënaqur se do të ketë mundësinë të kandidojë në të njëjtën zonë. Në reagimin e tij Prifti bëri me dije se Ilir Meta nuk e lejoi të kan-didonte as me Partinë Socialiste dhe as me partitë brenda koalicionit të majtë. Ai shprehet i bindur se Meta bën lojën e Berishës dhe qeverinë e ardhshme do ta bëjë përsëri me të. Por 4 vjet më parë Dritan Prifti ishte flamurtari i bashkëpunimit politik mes LSI-së dhe PD-së. “Sapo u njoftova se KQZ-ja ka aprovuar kandidimin tim si kan-didat i mbështetur nga zgjedhësit për qarkun Fier. Jam i kënaqur që do të kem sërish mundësinë të kandidoj sërish në të njëjtën zonë, pa u fshehur dhe pa ndërruar zonën, siç bëjnë shumica e deputetëve që nuk mbajnë premtimet. Kam punuar me përkushtim dhe do të punoj më shumë në parlamentin e ri. Ilir Meta nuk më lejoi të kandidoja as me PS-në dhe as me partitë brenda koalicionit të majtë. Më vjen keq që Meta po e shfrytëzon frikën e Ramës për zgjedhjet për t’i marrë atij komandën e partisë dhe diktuar listat e PS-së. Jam i bindur që Meta bën lojën e Berishës dhe qeverinë e ardhshme do ta bëjë përsëri me të. Do t’jua provoj shumë shpejt in-trigën e re Berisha-Me-ta, për t’i lënë përsëri të majtët në opozitë”, - u shpreh ai.

Prifti bëri me dije disa ditë më parë se do të kandidojë si deputet i pavarur për qarkun e Fierit, duke hedhur poshtë të gjitha mundësitë e një bashkëpunimi të tij me ndonjë nga partitë e reja të krijuara këtë vit. Krahas kësaj në këtë javë të fundit ai nuk ka kursyer as akuzat ndaj dy liderëve kryesorë të opozitës së re: Edi Ramës dhe Ilir Metës.

DEPUTETIBERISHA: TË MOS I SHNDËRROJË LIGJET NË PAZAR PËR LISTA TË ZEZA

Kuvend, dështon miratimi i tri ligjeveOpozita braktis sallën, nuk iu plotësuan kushtet për kompromis

Ervin Koçi

Edhe në seancën e fundit plenare të kësaj legjis-lature nuk u arrit që të

votoheshin tri ligjet, pasi de-putetët e opozitës nuk ndejën në sallën e e seancave plenare gjatë votimit të tri drafteve të shumëpërfolura në këta muajt e fundit. Socialistët e argumen-tuan largimin e tyre me pre-tendimin se Berisha nuk kishte pranuar kushtin e vendosur nga ata që draftet të hynin në fuqi në muajin shtator. Largimi i tyre solli akuzat e Kryeminis-trit Berisha ndaj kyesocialistit Rama dhe kryetarit të LSI-së Ilir Meta. Sipas Berishës, ata nuk pranojnë që të votojnë ligjet pasi më parë duhet të përfundojnë pazaret me listat e deputetëve, duke theksuar se në mungesë të vullnetit të tyre për të bashkëpunuar, ligjet do të miratohen me ref-erendum kombëtar. “Jemi këtu për të votuar tri ligjet. Mos u largoni, apo i keni çështje paza-resh? Ne do t’i votojmë ato, por fakti që largoheni në këtë mënyrë tregon se i keni bërë çështje pazaresh. Unë vetëm një kërkesë kam ndaj zotit Ilir Meta: të mos i shndërrojë ligjet në pazar për lista të zeza në kurriz të mbështetësve të tij. Tani është bërë lista e zezë se cilët pranohen dhe cilët nuk pranohen nga LSI-ja. Kjo është e vërteta. Listën e zezë ia ka dorëzuar zoti Rama, ndaj dhe sot u shty votimi si pazar me listën e zezë”, - tha Beri-sha. Mandati i këtij Kuvendi është deri më 25 maj. Kohë e mjaftueshme sipas Kryemin-istrit e kryeparlamentares për ta mbledhur atë kurdoherë që opozita të jetë gati për të vo-tuar ligjet. “Të vijnë në ditën e tyre më të parë që kanë për-funduar pazaret njëri me tjetrin dhe t’i votojnë këto tri ligje, në mënyrë që, pavarësisht se statusi i bllokua, të shmanget një referendum, që u kushton taksapaguesve shqiptarë disa miliona euro për organizimin e tij”, - tha Berisha.

Më herët, gjatë ndërprerjes së punimeve të seancës për shkak të mungesës së pjesës më të madhe të deputetëve të opozitës, Kryetarja e Kuvendit i bëri apel kryesocialistit Rama që të lejonte deputetët e tij që t’i bashkohen mazhorancës e të votonin tri ligjet. “Tri ligjet janë dhe sot në rendin e ditës, siç kanë qenë çdo ditë të Kuv-endit. Unë ftoj zotin Rama që të lërë deputetët t’i bashkohen mazhorancës dhe të votojnë sot tri ligjet, duke bërë detyrën tonë. Ka një mundësi për t’iu bashkuar mazhorancës që të votojë tri ligjet, i qëndrojnë përgjegjsh-mërisë, përfaqësimit për të cilën kanë marrë mandatin. Lejo de-putetët të votojnë tri ligjet, që si në çdo seancë tjetër janë në rendin e ditës. Brukseli kërkon që të votohen këto tri ligjet”, - tha zonja Topalli

• Para dy ditësh u përfol se miratimi i tri ligjeve do të bëheshin në seancën e djeshme plenare. Opozita si shkak për të mos votuar solli faktin se mazhoranca nuk pranoi kushtet e vendosura prej saj që ligjet të hyjnë në fuqi në muajin shtator. Sipas opozitës, kjo marrëveshje është e domosdoshme, në mënyrë që emërimet që do të bëhen në Gjykatën Administrative, pjesë kjo e ligjit për Gjykatën e Lartë, të mos kryhen në mënyrë par-tiake, duke hedhur akuza ndaj mazhorancës për emërimet e fundit nëpër gjykata.

•Ky reagim i tyre erdhi pasi Topalli deklaroi se draftet do të votohen ashtu siç janë, duke mos pranuar propo-zimin e kreut të LSI-së Ilir Meta, i cili kërkoi që palët të votojnë për integrimin e vendit, por në mënyrë që draftet të fuqizohen në muajin shtator. Sipas kryeparlamentares, opozita duhet të japë konsensusin për të miratuar tri ligjet ashtu siç janë në rendin e ditës, duke mos pranuar që të bëhet ndryshimi i kërkuar nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

• “Shqiptarët prisnin të vo-tonim 3 ligjet, por pazaret nuk kanë përfunduar, dhe kjo është një halë tjetër që u ngeli në fyt. Kështu do të vijojë deri më 23 qershor, kur të marrin përgjigjen përfundimtare. I ftoj të vijnë në ditën e parë që kanë përfunduar pazarin. Pavarësisht se statusi u shty, të shmangin referen-dumin, që kushton shumë. Shpresoj se pala tjetër të kthehet në karriget e veta sipas premtimeve publike që nuk kanë mbajtur dhe nuk i mbajtën.”

• Seanca e fundit e kësaj legjislature zgjati vetëm pak minuta. Shumë më pak nga ç’iu desh deputetëve të prisnin për fillimin e saj dhe rinisjen pas ndërpre-rjes. Nga 97 deputetët e pranishëm në sallë ata të opozitës u larguan pikërisht në kohën e votimit të tri ligjeve të statusit, që përsëri nuk u miratuan. Ky veprim u dha shkas aku-zave të Kryeministrit për liderin e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili nuk ishte fare i pranishëm në sallë.

Page 5: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

05• E martë 7 maj 2013

»EKONOMI

Kredia për bulevardin verior dhe rehabilitimin e lumit të Ti-ranës ka marrë dje miratimin në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave vetëm me votat e mazhorancës. Opozita nuk ka pranuar që të marrë pjesë në votim për marrëveshjen e kredisë nga Fondi për Zhvillim i Abu Dabi. Kredia ka një vlerë prej 63.5 mil-iardë dollarësh me një afat shly-erje prej 15 vjetësh dhe shlyerja do të nisë pas tre vitesh. Duhet theksuar fakti se gjatë muajit prill ky akt normativ u miratua nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Qeveria e Katarit i ka dhuruar një grant prej 7 milionë eurosh Bashkisë së Tiranës, grant ky që parashikon zgjatimin e bulevardit, në vendin ku sot është Stacioni i Trenit, si dhe përmirësimin e

AFATET E REJA PËR LEGALIZIMIN E KAPITALEVE SHTYHEN DERI NË TETOR

Rivlerësimi me çmimin e tregut,do të paguhet vetëm 1% e vlerës

AKKP, përfitues të fondit financiar vetëm dosjet që kanë të bëjnë me tokat-ruall

AKKP shpall 33 fitues për fondin3 milionë dollarë të 2012-s

Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ka publi-kuar listën me 33 emrat e fituesve për fondin e vitit 2012. Përfituesit nga fondi 3 milionë dollarë i vënë në dispozicion për kompensimin financiar të ish-pronarëve janë nga të gji-tha rrethet e vendit. Aplikimet janë bërë gjatë muajit dhjetor. Pas shpalljes së fituesve do të bëhet lëvrimi i fondit. Janë mbi 1400 aplikimet që u shqyrtuan nga AKKP-ja. Personat që kanë përfituar një herë kompensim financiar nuk janë kualifikuar në përfitimin e fondit që do të akordohet nga AKKP-ja kësaj here. Në trajtim janë marrë vetëm dosjet që kanë të bëjnë me tokat truall, trajtimi i dosjeve do të bëhet në rendin kronologjik. AKKP për shqyrtimin e 1400 aplikimeve të mbërritura që nga hapja e pranimeve pati më shumë se 3 muaj kohë në dispozicion.

Brikena Dervishaj

Shqiptarët do të mund të rivlerësojnë shtëpitë e tyre deri më 31 tetor

2013. Akti i ri normativ është miratuar në Komisionin e Ekon-omisë, vetëm me votat e mazh-orancës, për të kaluar më pas në seancë plenare. Akti nor-mativ parashikon rivlerësimin e pasurive të individëve deri më 31 tetor të këtij viti, duke u dhënë kështu mundësi emi-grantëve që kthehen në muajt e verës, për të kryer këtë pro-cedurë. Afati për rivlerësimin e parë përfundoi më 31 gusht të 2012. Nga ky proces u rivlerësu-an 70590 pasuri, dhe në total u mblodhën 2.99 miliardë lekë.

Shtyrja e afatitAkti normativ për shtyrjen

e afatit të rivlerësimit të pas-urive është një masë që sipas Ministrisë së Financave është marrë në mbështetje të emi-grantëve. “Pushimet verore po afrojnë dhe mijëra emigrantë mbeten pa rivlerësimin e bane-save të tyre. Qeveria vendos një afat të ri në këtë proces me shumë interes për ta. Janë me mijëra emigrantë që nuk kanë arritur ta kryejnë këtë pro-cedurë”, deklaroi Berisha, në mbledhjen e qeverisë pak javë më parë. Ky afat u mbyll më 31 gusht të vitit 2012 dhe re-zultuan 57.603 pasuri të palu-ajtshme të rivlerësuara dhe një tatim total i mbledhur në vlerën e 2.55 miliardë lekëve. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Financave, shtyrja e afatit të zbatimit të ligjit nga data 31 mars në datën 31 gusht re-zultoi të ishte një masë e suk-sesshme e qeverisë. E thënë ndryshe, të gjithë ata që kanë një pasuri të paluajtshme,

7MILIONË EURO

Faza e parë, 7 milionë euro parashikon ndërtimin e pjesës së parë të bulevardit, nga fillimi i stacionit të trenit deri në 600-700 metra thellësi dhe një parkim të madh nëntokësor publik.

63,5MILIARDË LEKË

Kredia e miratuar me qeverinë e Katarit, ka një vlerë prej 63.5 miliardë dollarësh dhe një afat shlyerje prej 15 vjetësh. Sipas termave të kredisë, shlyerja do të nisë pas tre vitesh.

MAZHORANCA MIRATON NË KOMISION PA OPOZITËN KREDINË PËR ZGJERIMIN E BULEVARDIT TË KRYEQYTETIT

Katari kredi 7 milionë euro për bulevardin e TiranësKredia me vlerë 63.5 miliardë dollarë dhe afat shlyerje prej 15 vjetësh

situatës përgjatë lumit të Lanës. Falë një granti prej 7 milionë eu-rosh akorduar nga Emiri i Katarit, Tiranës i mundësohet ndërtimi i një prej projekteve të munguara në këto 70 vitet e fundit. Projekti do të shërbejë si një frymëmar-rje për qytetin, dhe se pritet që t’i japë zhvillim edhe ekonomisë së qytetit. Me hapjen e fondit brenda muajit prill, nis puna për zgjatimin e bulevardit në vendin ku sot është stacioni i trenit, zh-vendosja e shtyllave të tensionit dhe hekurudhës. Në sipërfaqen e tij urbane “ngërthen” pothuajse ¼ e qytetit të Tiranës. Përveç shtetit të Katarit, ky projekt ka marrë mbështetje të gjerë edhe nga donatorë të tjerë. Puna, për vënien në jetë të këtij vendimi do të nisë me zhvendosjen e linjave

të tensionit të lartë dhe hekurud-hës. Hapi i parë do të hidhet dy-tri javët e ardhshme, zhvendosja e linjave të tensionit, zhvendosja e hekurudhës dhe pastaj përmes këtij granti, nis menjëherë nga puna për ndërtimin e kompo-nentëve të parë të bulevardit të ri të Tiranës. Me fonde të tjera të donatorëve, me një kredi me ter-ma të butë, që është negociuar dhe është në proces përfundimi me një tjetër partner të rëndë-sishëm tonin, Fondi i Zhvillimit të Abu Dabit ka kontribuar edhe për gjysmën e parave për tunelin e Kërrabës do të plotësohen edhe komponentët e tjerë financiarë që përfshijnë pjesën tjetër të bule-vardit dhe rehabilitimin e shtratit të lumit të Tiranës, ndërtimin e infrastrukturës shoqëruese.

qoftë kjo banesë, tokë apo çdo formë tjetër pasurie e paluajt-shme, do të kenë mundësinë ta rivlerësojnë atë me çmimet aktuale, duke paguar vetëm 1 për qind të diferencës. Edhe një herë qeveria i është kthyer “amnistisë” fiskale të zhvilluar në vitin 2011-2012 dhe që

prek vetëm pjesën e legalizi-mit të kapitalit. Parlamenti në të njëjtën kohë ka kaluar po gjatë ditës së djeshme me pro-cedura të përshpejtuara aktin normativ të qeverisë. Një tjetër argument se pse pikërisht tani u rikthye zbatimi i një akti nor-mativ për rivlerësimin e pasur-

ive të paluajtshme është ai për përfshirjen e një kontingjenti sa më të madh. Stina e verës, sipas aktit normativ, është edhe stina kur kthehen edhe emigrantët në Shqipëri dhe këta të fundit do të kenë mundësinë që, nëse janë të interesuar, të rivlerësojnë pasuritë e tyre.

MIRATIMI

Qeveria ka sanksionuar në një akt normativ se qytetarët mund të bëjnë rivlerësim të pasurisë së paluajtshme, duke lënë në dispozicion një afat disamujor, nga maji deri më 31 tetor. Argumenti kryesor për rikthimin e zbatimit të një pjese të ligjit për faljen fiskale është dhënia e një mundësie të re për të interesuarit. Një nismë e tillë ka ardhur si një kërkesë e Ministrisë së Financave, e cila e konsideron këtë të nevojshme meqenëse përgjatë amnistisë fiskale rivlerësimi i pasurive ishte pjesa më e suksesshme e zbatimit të saj. “Në total, nga fillimi i zbatimit të ligjit të faljes në muajin maj 2011, deri në afatin final të mbarimit të afatit të ligjit në datën 31 gusht 2012, u rivlerësuan 70 590 pasuri. Tatimi total i mbledhur ishte 2.99 miliardë lekë. Shuma totale e pasurisë së rivlerësuar ishte 299 miliardë lekë”, thuhet në relacionin e aktit normativ.

DATA E HAPJES SË DOSJES

EMËR MBIEMËR

19.12.2012 Mehmet Sula(Markolaj)

6.12.2012 Qamil Tula

6.12.2012 Abdyl Djepaxhija

28.12.2012 Gjylije Bushati

6.12.2012 Stas dhe Sofokli Buda

27.12.2012 Ismail Sefa

26.12.2012 Shyqyrije Merja

26.12.2012 Shegushe Mollsi (Ullorja)

26.12.2012 Shegushe Mollisi (Ullorja)

11.12.2012 Feuzi Boriçi

18.12.2012 Brahim Çepelia

20.12.2012 Qazim Haseku

27.12.2012 Qazim Haseku

21.12.2012 Pashko Gurashi

10.12.2012 Demir Villa

26.12.2012 Behexhet Kafexhiu

20.12.2012 Muharrem Arbana

13.12.2012 Mefije, Dylbere, Fitnete Sorra

6.12.2012 Hasan Furxhi

11.12.2012 Agia Stevens

10.12.2012 Fanke Uçi

21.12.2012 Niko, Ivo etj Gurashi

5.12.2012 Musa Omuri

10.12.2012 Ali Toçilla

10.1.2013 Gacalin, Nikolin Prendushi

18.12.2012 Kristaq Kosturi

7.12.2012 Hysni Çakçshiri

28.12.2012 Nustret Llupa

20.12.2012 Mahmud, etj Kurdari

13.12.2012 Daut Tabaku

18.12.2012 Petrit Cenolli

20.12.2012 Ragip Haxhialushi

13.12.2012 Muharrem Dashi

Page 6: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

06 E martë 7 maj 2013 •

« reklamë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

DREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKESEKTORI I SHPRONËSIMEVE

AdresA: SheShi Skëndërbej nr.5 Tel: ++355 42 380 793; FAx: ++355 42 232 389

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private (kultura bujqësore dhe dru frutorë), që preken nga ndërtimi i “Landfillit bajkaj”.

Subjekti kërkues i këtij objekti është

këshilli i Qarkut Vlorë. Me anë të këtij publiki-mi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni per-sonat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me kuadrin ligjor.

Pronarët që kanë emrin në listën emërore

dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen, titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në

Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit).

Vlera totale e shpronësimit është 20 865 792 (njëzet milion e tetëqind e

gjashtëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e dy) lekë.

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK

REPUBLIKA E SHQIPERISEDREJTORIA E PERGJITHSHME E RRUGEVE

DREJTORIA E SHPRONESIMEVE KESHILLI I QARKUT VLORE

Lista e pronarëve që preken nga ndërtimi i landfill në fshatin Palavli, Komuna Vergo

Nr PRONARI Nr. Sip m2 Cmimi VLERA Shenime

Emri Mbiemri Z.K Pas. m2 TOTALE LEKE

1 KADRI DAUTI 2864 663 399 645.6 257,594 Konfirmuar nga ZVRPP

2 PETRIT DAUTI 2864 664 239 645.6 154,298 Konfirmuar nga ZVRPP

3 EQEREM DAUTI 2864 665 773 645.6 499,049 Konfirmuar nga ZVRPP

4 RABIJE RAÇA 2864 666 356 645.6 229,834 Konfirmuar nga ZVRPP

5 SIHAT RAÇA 2864 667 310 645.6 200,136 Konfirmuar nga ZVRPP

6 IDRIZ RAÇA 2864 668 528 645.6 340,877 Konfirmuar nga ZVRPP

7 NESIP RAÇA 2864 669 679 645.6 438,362 Konfirmuar nga ZVRPP

8 BASTRI RAÇA 2864 670 2076 645.6 1,340,266 Konfirmuar nga ZVRPP

9 VESEL SINANI 2864 671 860 645.6 555,216 Konfirmuar nga ZVRPP

10 NAZIE SINANI 2864 672 1009 645.6 651,410 Konfirmuar nga ZVRPP

11 TAIP SINANI 2864 673 1076 645.6 694,666 Konfirmuar nga ZVRPP

12 TEKI DAUTI 2864 676/677 4038 645.6 2,606,933 Konfirmuar nga ZVRPP

13 SINAN KUÇI 2864 678 892 645.6 575,875 Konfirmuar nga ZVRPP

14 AGO KUÇI 2864 679 1859 645.6 1,200,170 Konfirmuar nga ZVRPP

15 NEDIN KUÇI 2864 680 2349 645.6 1,516,514 Konfirmuar nga ZVRPP

16 SHAHIN HADERI 2864 681 7123 645.6 4,598,609 Konfirmuar nga ZVRPP

17 ARIF HADERI 2864 683 3404 645.6 2,197,622 Konfirmuar nga ZVRPP

18 SHPETIM DAUTI 2864 725 22 645.6 14,203 Konfirmuar nga ZVRPP

19 TENO DAUTI 2864 725 2215 645.6 1,430,004 Konfirmuar nga ZVRPP

20 DAUT ALINANI 2864 725 2113 645.6 1,364,153 Konfirmuar nga ZVRPP

32320 20,865,792TOTALI

Page 7: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

07• E martë 7 maj 2013

»SOCIALE

ISHP: 38% E KRIPËRAVE NË TREG MASHTROJNË PËR PËRQENDRIMIN E JODIT QË KANË NË PAKETIM

Mungesë e theksuar jodi në kripën ushqimoreShfaqen çrregullime shëndetësore te më shumë se 50 për qind e fëmijëve

Erta Bode

Në tregun shqiptar kripa ushqimore ka mungesë jodi të theksuar. Rreth

38 % e kripërave që kanë zap-tuar tregun, nuk kanë sasinë e duhur të jodit. Ato nuk përm-bushin sasinë e rekomanduar me jod, edhe pse pasurimi i kripës me këtë substancë është i detyrueshëm me ligj. Të dhënat për këtë shkelje ligji, abuzim dhe mashtrim në treg ndaj konsumatorit i ka bërë të ditura Instituti i Shëndetit Pub-lik pas një studimi të kryer në të gjithë vendin. Vetëm 62.1% e kripërave në treg kishin sas-inë e duhur të përqendrimit të jodit, ndërsa të tjerat rezultuan me mungesë të theksuar të saj. ISHP-ja apeloi kompanitë e tregtimit të kripës të zbatojnë rregullat duke u bërë të ditur se sasia e përqendrimit të këtij elementi në kripë është e de-tyrueshme me ligj. Qëllimi i këtij studimi ishte vlerësimi i sasisë së jodit, duke qenë se ai është një prej problemeve më të mëd-ha shëndetësore. “Çrregullimet e mungesës së jodit aktualisht përbëjnë një problem të madh global të shëndetit publik”, - shpjegojnë autorët e studimit. Duke marrë shkak nga rëndësia

që ka jodi në zhvillimin e njeriut si dhe në gjëndrat tiroide, që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sistemin nervor dhe anomal-itë e tij, autorët e përqendruan studimin te fëmijët, duke qenë se ata janë pjesa e popullsisë që rriten më shpejt dhe që e tregojnë më shumë mungesën e jodit dhe nevojën ndaj tij. Rreth 50 për qind e fëmijëve në vendin tonë kanë mungesë të sasisë së nevojshme të jodit. Në studim u përfshinë 1027 fëmijë të moshave 6-13 vjeç, ndërsa përzgjedhja e tyre

u bë në shkollat e gjithë ven-dit. Atyre iu ekzaminua urina, ndërkohë që për të plotësuar studimin u morën dhe mostra për përqendrimin e jodit në kripë. Gjithashtu nga të dhënat rezulton se fëmijët që paraqesin mangësinë më të madhe të përqendrimit të jodit në urinë u përkasin zonave ru-rale, ndërsa në zonat urbane ky nivel rezulton të jetë më i lartë. Megjithatë, të dhënat e studimit treguan se mesatarja e përqendrimit të jodit në urinë ishte pothuajse brenda nor-

mave, ndërsa saktësohet se një person ka nevojë vetëm për 150 mg kripë në ditë për të evituar defiçencën jodike. “Mesatarja e përqendrimit të jodit në urinë ishte 100.4 mg, duke mos treguar mangësi të jodit. Nga ana tjetër, 49.6% e mostrave të ekzaminuara të urinës treguan mungesë të jodit. Përmbajtja e jodit u gjet në sasinë e përcaktuar në 62.1% të mostrave të kripës. Përqendrimi mesatar i jodit te mostrat e kripës ishte 18.5 mg/kg”, - thuhet në studim.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar

në informacionin e

saktë të një gazete. Për

t’u bindur abonohuni në

Për informacione:Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

REKOMANDIMIAutorët e studimit rekomandojnë marrjen e masave të menjëhershme për të ndryshuar situatën. “Gjetjet tona tregojnë se mungesa e jodit është ende një problem i rëndësishëm për shëndetin publik në Shqipëri. Këto rezultate tregojnë domosdoshmërinë për forcimin e programit për kontrollin e çrregullimeve të mungesës së jodit në vendin tonë dhe nevojën për të ndaluar prodhimin, tregtimin dhe përdorimin e kripës së pajodizuar”, - thuhet në konkluzionet e studimit.

SITUATA Studimi i ISHP-së tregoi se në 38% të kripërave që kanë zaptuar tregun shqiptar përqendrimi i jodit është në sasi të ulët. Kjo është në shkelje me ligjin, pasi përm-bushja e sasisë së duhur të jodit është e detyrueshme me ligj. Nga studimi rezultoi se 50% e fëmijëve kishin mungesë të theksuar jodi, duke shfaqur çrregullime shën-detësore, në radhë të parë të gjëndrave nervore. Gjithash-tu një problem që shfaqej te fëmijët është dhe zhvillimi i hormoneve riprodhuese, veçanërisht te meshkujt.

KËSHILLTARËT E MAJTË: BASHA MBAN PENG KËSHILLIN

Bashkia kallëzim penal në prokuroriKosovrasti i pashkarkuar me ligj, Dalipi i pazyrtarizuar

Bashkia e Tiranë depozi-ton në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Tiranës kallëzi-min penal për disa anëtarë të këshillit bashkiak të Tiranës me akuzën: “shkatërrimi i pronës” dhe “kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose në shërbim publik”, bazuar në nenet 150 dhe 235 të Kodit Penal. Kjo për arsye se më datën 3.05.2013 një grup per-sonash kanë hyrë me forcë në ambientet e Bashkisë së Tira-nës, duke kundërshtuar punon-jësit e policisë bashkiake që ishin duke kryer detyrën e tyre funksionale. Këta persona në bashkëpunim kanë shkatërruar derën kryesore të Bashkisë së Tiranës, duke mundësuar hyrjen me forcë në ambientet e institucionit. Nga ana tjetër, këshilltarët e majtë akuzojnë kryebashkiakun Lulzim Basha se selia e këshillit bashkiak mbahet peng prej tij. Këshill-tarët e LSI-së dhe të PS-së vlerësuan se nuk është dhunë të ftosh mediet të jenë të pran-ishme në mbledhje. Ata parala-jmëruan se së shpejti kryetari i zgjedhur me votat e tyre, Aldrin Dalipi, do të thërrasë mbledhjen e këshillit bashkiak.

“Mbledhja e datës 3 maj ishte e ligjshme dhe për të u ndoq gjithë procedura. Votuan 31 këshilltarë për shkarkimin e Kosovrastit dhe emërimin e Aldrin Dalipit. Më datën 3 maj ishte dita ndërkombëtare e medieve. Nuk quhet dhunë të ftosh mediet dhe të bësh transparente atë votim. Këshilli bashkiak do të mblidhet, sepse aty janë interesat e gjithë qytetarëve të Tiranës”, - janë shprehur këshilltarët e majtë. Pas tensioneve të krijuara më 3 maj në këshillin bashkiak, këshilltarët e PS-së e të LSI-së kanë mundur të shkarkojnë kryetarin e këtij këshilli, zotin Njazi Kosovrasti, dhe të emëro-jnë në vend të tij Aldrin Dalipin.

Njazi Kosovrasti është shprehur se shkarkimi i tij nuk është bërë sipas mënyrës ligjore. Genti Gazheli, anëtar i PS-së në këshillin bashkiak, tha se me ose pa vulën e prefek-tit apo të kryetarit mbledhja dhe shkarki-mi i Kosovrastit është i ligjshëm. Nga krahu tjetër Kosovrasti deklaron se Aldrin Dalipi nuk është zyrtarizuar si kryetar i këshillit.

Kos

ovra

sti

Page 8: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

08 E martë 7 maj 2013 •

« reklamë

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSEDREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE

SEKTORI I SHPRONËSIMEVE

AdresA: SheShi Skëndërbej nr.5 Tel: ++355 42 380 793; FAx: ++355 42 232 389

Ministria e Punëve Publike dhe Trans-portit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tre Urat leskovik”.

Subjekti kërkues i këtij objekti është Autoriteti rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë

në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në për-puthje me V.k.M. nr. 138, date 23. 03. 2000 “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe për llogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të

drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar.

Pronarët që kanë emrin në listen emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen, titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të

shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit).

Vlera totale e shpronësimit është 5.310.508.8 (pesë milion e treqind e dhjetë mijë e

pesëqind e tetë pike tetë) lekë.

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK

REPUBLIKA E SHQIPERISEDREJTORIA E PERGJITHSHME E RRUGEVE

DREJTORIA E SHPRONESIMEVELista e pronareve qe shpronesohen nga ndertimi i segmentit rrugor "Tre Urat-Leskovik"

Lloji i PasuriseSip. Siperfaqja ARE PYLL Vlera Shenime

Nr. Emri Atesia Mbiemri Z.K. Nr. Pasurise Totale Çmimi Vlera Çmimi Vlera Totale (Leke)

FSHATI GLINE Z.K. 1780 RRETHI KOLONJE

1 I Parregjistruar 1780 270 3232 245 169.9 41625.5 41625.5 Konfirmim ZVRPP2 I Parregjistruar 1780 287 89486 1120 169.9 190288 190288 Konfirmim ZVRPP3 I Parregjistruar 1780 286 4622 320 169.9 54368 54368 Konfirmim ZVRPP4 I Parregjistruar 1780 300 213118 190 169.9 32281 32281 Konfirmim ZVRPP5 I Parregjistruar 1780 277 2734 315 169.9 53518.5 53518.5 Konfirmim ZVRPP6 I Parregjistruar 1780 295 280167 1735 169.9 294776.5 294776.5 Konfirmim ZVRPP7 I Parregjistruar 1780 281 695 169.9 118080.5 118080.5 Konfirmim ZVRPP8 I Parregjistruar 1780 282 9423 381 169.9 64731.9 64731.9 Konfirmim ZVRPP9 I Parregjistruar 1780 284 8505 520 169.9 88348 88348 Konfirmim ZVRPP

10 I Parregjistruar 1780 174 936 495 169.9 84100.5 84100.5 Konfirmim ZVRPP11 I Parregjistruar 1780 180 14667 510 169.9 86649 86649 Konfirmim ZVRPP12 I Parregjistruar 1780 176 10534 865 169.9 146963.5 146963.5 Konfirmim ZVRPP13 I Parregjistruar 1780 175 24468 150 169.9 25485 25485 Konfirmim ZVRPP14 I Parregjistruar 1780 178 326 126 169.9 21407.4 21407.4 Konfirmim ZVRPP15 I Parregjistruar 1780 177 120579 3830 169.9 650717 650717 Konfirmim ZVRPP16 I Parregjistruar 1780 162 3221 650 169.9 110435 110435 Konfirmim ZVRPP17 I Parregjistruar 1780 147 154996 260 169.9 44174 44174 Konfirmim ZVRPP18 I Parregjistruar 1780 171 63306 1755 169.9 298174.5 298174.5 Konfirmim ZVRPP19 I Parregjistruar 1780 179 2070 175 169.9 29732.5 29732.5 Konfirmim ZVRPP20 I Parregjistruar 1780 167 39644 895 169.9 152060.5 152060.5 Konfirmim ZVRPP21 I Parregjistruar 1780 21 52083 155 169.9 26334.5 26334.5 Konfirmim ZVRPP22 Fanteri Fidari Firaj 1780 265 1121 125 169.9 21237.5 21237.5 Konfirmim ZVRPP23 Gezim Rexhep Dajko 1780 264 1954 240 169.9 40776 40776 Konfirmim ZVRPP24 Faslli Rexhep Dajko 1780 262 2495 310 169.9 52669 52669 Konfirmim ZVRPP25 Dalip Beshir Potka 1780 268 2277 210 169.9 35679 35679 Konfirmim ZVRPP

FSHATI ÇARÇOVE Z.K. 1356 RRETHI PERMET

26 Mynedet Qamil Ramolli 1356 15-68 100 ha 4561 366 1669326 1669326 Konfirmim ZVRPPBujar Fenai RamolliPellumbesha Fenai Ramolli

27 Zihni Xhavit Bordi 1356 173 30 ha 1500 366 549000 549000 Konfirmim ZVRPPZhaneta Xhavit BordiArmand Xhavit Bordi

28 Shpresa Beqir Rusi (Mazreku) 1356 92 30 ha 895 366 327570 327570 Konfirmim ZVRPP

Shuma 4247.5 2545896 5310508.8

Page 9: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

09• E martë 7 maj 2013

»AKTUALITET

Ekzekutohen 2 persona, dyshohet për konflikt pronësie

KURBIN - Ekzekutohen me armë zjarri 2 persona në një fshat të Kurbinit, ndërsa policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fushëkuqe të rrethit të Kurbinit, ku dy persona janë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme dhe u është marrë jeta nga një person i tretë, që policia tha se e ka identifikuar dhe se e shpalli në kërkim. Luigj Vuka dhe Dedë Vuka janë viktimat e kësaj vrasjeje të dyfishtë, thanë burime policore që shkuan në vendin e ngjarjes. Autori i krimit është larguar me shpejtësi nga vendi i vrasjes dhe policia u shpreh se mori masat e nevojshme për ta kapur dhe çuar atë para drejtësisë, duke u ngritur një numër postblloqesh për lokalizimin e të dyshuarit. Paraprakisht motivet e pronësisë dhe konfliktit për këtë çështje shihen si pistë kryesore e këtij krimi. Vrasja e 2 shtetasve mbrëmë ka rritur numrin e të vrarëve në mënyrë mafioze në vend pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme në vend. Një natë më parë u ekzekutua në Tiranë një biznesmen në fushën e ndërtimit disa metra afër banesës së tij. Për këtë rast policia nuk ka asnjë të ndaluar.

Arrestimi nga “Shqiponja”

Kapet, i vodhi varësen efloririt një gruaje në rrugë

Një adoleshent që i grabiti varësen një gruaje është arrestuar dje në kryeqytet. Ndërkaq, burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se kanë arrestuar Arsenaldo Hiskun, pas sinjalizimit se kishte grabitur varësen e një gruaje në Tiranë. Nga burimet zyrtare të policisë mësohet se ar-restimi i tij u krye nga njësia Elitë “Shqiponja”, ndërsa i riu u shoqërua në polici për të dhënë sqarime. Policia po heton nëse Hisku është autor i gabitjeve të tjera në rrugë.

Në listën e zezë të SHBA-ve

Në pranga bosi i drogësnë Ballkan Naser Kelmendi

Pranga në Kosovë Naser Kelmendit, bosit të drogës në Ballkan. Lajmi konfirmohet për mediet kosovare nga Baki Kelani zëdhënës i policisë së Kosovës. Sipas Kelanit, arrestimi ka ndodhur orët e vona të natës të së dielës pas marrëveshjes mes policisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi. “Ai është arrestuar në orët e vona të mbrëm-jes dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes”, ka thënë Kelani. Naser Kelmendi është bërë pjesë e listës së zezë të SHBA’-së për trafikim droge. Shtëpia e Bardhë e ka sanksionuar shqiptarin nga Kosova për trafikim droge. Kelmendi, dyshohet se ka udhëhequr njërën nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan. Ka kohë që ai është i dyshuar për drejtimin e një organizate të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidridit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e hero-inës dhe në Evropë transportohet nëpërmjet Ballkanit. Lajmi për arrestimin e Kelemendit është pasqyruar edhe nga disa medie të rëndësishme evropiane, të cilat saktësojnë se paraprakisht ai kërkohet të ekstradohet në Bosnjë, por ky shtet ende se ka njohur Kosovën.

Alarmi i kreut të Gjykatës së Lartë

Zaganjori: Shqetësim vonesae zgjatja e proceseve gjyqësore

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, në të parën mbledhje zyrtare në këtë cilësi, jep alarmin për zvar-ritjet e proceseve gjyqësore. Mes të tjerave ai tha se “Ende mbeten shqetësim, sipas edhe progres-raportit, probleme të tilla, si cilësia e vendimeve, vonesat në gjykim, veça-nërisht vonesat dhe tejzgjatja e procedurave dhe e kohës, brenda së cilës normalisht shqyrtohet çështja në Gjykatën e Lartë. Problem tjetër është zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, problem tjetër është solemniteti”. Për anëtarin tjetër të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, zgjidhja gjendet vetem tek rregullimet ligjore, ndërsa mbajti qëndrim kundër idesë së para pak ditëve të Presidentit Bujar Nishani, i cili sygjeroi, që jo për çdo çeshtje duhet t’i drejtohemi Gjykatës së Lartë. “Cilatdo qofshin zgjidhjet, unë bëj pjesë tek ata juristë, të cilët vlerësojnë se nuk mund të anashkalohet garantimi dhe respektimi i të drejtës së cilitdo për t’u dëgjuar nga gjykata. Ngarkesa e madhe e punës është problemi dhe ‘halli’ jonë”, tha Dvorani.

Edhe një tjetër person është kapur dje nga policia e Tiranës, sepse ka përkrahur Edmir Kolecin, autorin e për-plasjes së dy efektivëve të Policisë Rrugore në Kamëz. Nga përplasja, njëri prej policëve humbi jetën, ndërsa tjetri u plagos rëndë. Siç bënë të ditur dje burime zyrtare të policisë së Tiranës, 41-vjeçari Shkëlzen Sylaj dyshohet se ka ndihmuar shtetasin Edmir Koleci, 37 vjeç, që akuzo-het se është përgjegjës për goditjen me makinë mbrëm-jen e së shtunës të postobllo-kut të policisë në Kamzë, me pasojë vdekjen e një punon-jësi policie dhe plagosjen e një tjetri. Sipas policisë, Edmir Kol-eci, i arrestuar rreth orës 22.15 të së shtunës, në aksin rrugor Tiranë-Kamzë në Bulevardin Blu ka vrarë duke e aksidentuar

Mariglen Mullai

Tashmë për grupin e pu-nës që heton vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar, të

ekzekutuar një natë më parë në Tiranë, ka pak dyshime për faktin se ai është vrarë për shkak të konflikteve që lidhen me biznesin e tij në fushën e ndërtimit. Sipas policisë, dyshohet kryesisht për një atentat në lidhje me huamar-rjet e Hikmet Kotorrit, si edhe konflikte të pronësisë. Bur-imet policore thanë se gjatë natës të së dielës janë sho-qëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, një numër i madh personash të afërt me biznes-menin, në lidhje shoqërore dhe biznesi me të, si edhe ata që kanë pasur konflikte gjatë dy viteve të fundit. Ndërkaq, një numër i vogël numrash celulari janë vënë në përgjim nga Prokuroria. Biznesmeni ka pasur kërcënime në javët e fundit, por nuk i ka denonc-uar personat që e kërcënonin. Hikmet Kotorri, biznesmen në fushën e ndërtimit, u qëllua nga të paktën dy persona me armë zjarri, 4 herë në trup dhe kokë. Ndërkaq, humbi jetën gjatë transportit për në Spita-lin Ushtarak të Tiranës. Kotorri u qëllua në afërsi të banesës së tij në kryqëzimin e rrugëve “Ali Visha” dhe “Besnik Sykja” në kryeqytet. Nga dëshmitarët e rrallë është mësuar se Kotorri ishte duke hyrë në pallatin e tij kur është qëlluar me armë. Konfliktet me armë të bis-nesmenëve të ndërtimit, këto muajt e fundit janë shpesh-tuar, pasi para pak ditësh në kryeqytet u plagos një bisnes-

POLICIA: 41-VJEÇARI LARGOI ME MAKINË KOLECIN DHE E STREHOI NË SHTËPI

Strehoi vrasësin e policit, pranga Sylës në TiranëAnalizë alkooli e droge 37-vjeçarit, pyeten policët e tjerë

me mjetin e tij tip “B.M.V x 6”, me targa EU 097 WL punonjë-sin e policisë Selman Lena dhe ka tentuar të vrasë punonjësin e policisë Preng Lleshi, të cilët kanë qënë me shërbim në zba-tim të detyrave funksionale për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe parandalimit të

ngjarjeve të ndryshme krimi-nale në një postobllok të ngri-tur për këtë qëllim. Koleci pas krimit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Por, është kapur më pas nga forcat e policisë së kryeqytetit, i ndod-hur në shoqërinë e shtetasit Shkëlzen Sylaj që e ka përkra-

hur 37-vjeçarin gjatë largimit dhe fshehjes nga organet e drejtësisë, duke përdorur mje-tin e tij tip “Benz” me targa TR 5402. Ndërkaq mësohet se ky aksident i rëndë është regjis-truar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si ngjarje “për shkak të detyrës”. Mësohet se autorit të aksidentit Edmir Koleci i janë marrë mostra për analizën e alkoolit, si dhe për të mësuar nëse ka qenë ose jo edhe nën efektin e drogës kur ka për-plasur policët. Ndërkaq, ende nuk dihet nëse polici i plagosur Preng Lleshi do të dërgohet në Turqi apo Itali, për kurim të specializuar, pasi pritet kon-firmimi nga mjekët e Spitalit Ushtarak. Pritet që në pyetje të merren edhe gjashtë efektivë të tjerë të Policisë Rrugore, të cilët kanë qenë pjesë e kontrol-lit mbrëmjen e së shtunës.

VRASJA E KOTORRIT, 20 NË PYETJE, 7 NUMRA NË PËRGJIM, VERIFIKIME

Huamarrjet dhe pronësia dypistat e vrasjes së biznesmenit

men ndërtimi, ndërsa një tjetri iu vu eksploziv në makinë.

Hetimet, pistatPolicia shoqëroi të paktën

20 persona që ishin në afërsi të vendit të ngjarjes, por pa marrë ndonjë detaj të hollë-sishëm në lidhje me autorët e krimit që janë larguar me au-tomjetin e tyre. Momentalisht dyshohet se Kotorri është eleminuar fizikisht nga një vrasës me pagesë, pasi gjur-mët në vendngjarje që ai ka lënë janë të pakta. Gjithashtu në njoftimin e saj për shtyp policia sqaroi se ka arritur të mbledhë në vendngjarje gëzhojat dhe po pret ek-spertizën nga laboratori. Në lidhje me motivet e ngjarjes, policia sqaroi se është duke hetuar në pistën kryesore të konflikteve për shkak të ak-tivitetit të tij privat. Nga ana

tjetër mësohet se 43-vjeçari lindur në Përmet dhe banues në Tiranë dyshohet se ishte nën kërcënime të shpeshta. Ai është marrë në pyetje një muaj më parë, kur ndodhi një shpërthim në një automjet në zonën e Kopshtit Botanik. Në automjet ndodhej një nga miqtë e Kotor-rit, i cili pësoi dëmtime të lehta. Kotorri ishte baba i tre fëmijëve dhe pronar në disa kompani të ndërtimit, si edhe i një kompanie nafte të regjistruar në Spanjë. Ai themeloi në Tiranë në vitin 2008 kompaninë “Kotorri – SL sh.p.k.”, e cila erdhi nga një eksperi-encë shumëvjeçare në fushën e ndërtimit si ortak edhe në dy shoqëri të tjera “Hapsira-X” sh.p.k. dhe “Destaxhei” sh.p.k. që prej vitit 2005. Kohët e fundit ai po ndërtonte disa pal-late në afërsi të “Freskut” dhe aty kishte hasur në probleme serioze pronësie.

Page 10: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

10 E martë 7 maj 2013 •

« SPECIALE

PAMJE SPEKTAKOLARE E NATYRËS, NJË PERLË E TURIZMIT SHQIPTAR

Një udhëtim drejt Gramshit dhe thesareve të pazbuluara endeLEDIA LLESHI

Zona e Gramshit është ndër më interesantet për relievin, natyrën që i ka

falur bollëk dhe pasurinë që ruan të paprekur nga urbani-zimi shkatërrues. E ndodhur në këmbët e Tomorrit, kjo zonë mund të cilësohet ndër perlat e Shqipërisë së Mesme që ka marrë pak vizitorë kjo si pasojë e mungesës së infrastrukturës. Por në këtë zonë ia vlen të lod-hesh për të shkuar sidomos në maj ku natyra ka falur gjithçka dhe bukuritë janë një oaz për t’u larguar nga zhurma dhe tmerri urban. Në këtë zonë gjen bashkë natyrën, historinë dhe njerëzit mikpritës. Ndodhet 1 orë larg Elbasanit dhe rreth 3 orë larg kryeqytetit pa llogaritur vështirësitë e rrugës. Por ia vlen të ndalesh në mrekullinë që i ka falur natyra kësaj zone të pasur një thesar për turizmin shqiptar.

Thesaret e GramshitLiqeni i Zi, ndodhet 4 km larg

fshatit Lenie, 1634 m mbi nive-lin e detit, nëse të ndodh ta vizi-tosh në gusht, do të habitesh që nuk je i vetëm, përkundrazi zona është shumë e populluar me çadra dhe makina që ndodhen aty prej disa ditësh, shumë kanë ardhur për t’u kuruar në bur-imin e ftohtë të këtij liqeni, i cili ka sipërfaqe rreth 3 ha, 1000-1200 m i gjatë dhe 2000-3000 m i gjerë, rrethuar me një kurorë të gjelbër prej ahu dhe rrobulli. Liqeni ka ngjyrë blu të thellë dhe përveç vlerave të pafundme ku-rative të ofron një sfond të rrallë, e si qershia mbi tortë, përbri tij, Mali i Komjanit e zbukuron edhe më tej pamjen. Liqeni i Dushkut, një bukuri e rrallë, kolorit pafund, ëmbëlsi dhe mbi të gjitha një vend i paimagjinueshëm. Është ajo çfarë ti nuk e pret aspak se mund ta ndeshësh në një zonë të tillë, një liqen me një cipë të hollë uji, mbuluar me gjethet e zambakëve. Këto ditë të nxehta gushti, niveli i ujit ka rënë, kal-lamishtet kanë mbushur shu-micën e sipërfaqes, por pavarë-sisht se zambakët nuk janë të lulëzuar, bukuria mbetet e rrallë, hera-herës të duket sikur je për-ballë një pikture, aq bukur treten e arta, e gjelbërta, jeshilja e er-

rët, bluja dhe kadifeja e Malit të Komjanit. Liqeni ndodhet 1105 m mbi nivelin e detit, është 22 ha dhe përbën një ekosistem mjaft të pasur. Ujëvara e Sotirës, në verilindje të Tomorrit, është një thesar ku mund të shijosh dy bukuri në të njëjtin vend. Ujëvara dhe katarakti i Sotirës krah për krah, por aspak kopje e njëra-tjetrës. Secila nga këto bukuri ka personalitetin dhe veçoritë e veta, ujrat e ujë-varës vijnë nga dy të çara krye-sore të malit Tomor. Lartësia e rënies së ujit varion nga 5-20 m. Peisazhi i shpatit ku del uji është me disa shkallëzime në disnivel 150 m, ujëvara rretho-het nga pyll dushku dhe bimësi e pasur. Kjo ujëvarë është një bukuri që të lë pa fjalë, e pa-krahasueshme, por si çdo gjë e rrallë e magjike, edhe kjo ujë-varë ka hilet e veta, këshillo-het të vizitohet në periudhën e pranverës dhe fillimverës, sepse ushqehet me burime ujore nëntokësore, të cilat kur bien nën një nivel të caktuar sjellin edhe tharjen e ujëvarës. Këtë gjë gjithsesi nuk e vuan katarakti, që ndodhet pak me-tra në të majtë të ujëvarës, ofron një bukuri të rrallë. Përbri ujëvarës, një hapësirë e blertë të krijon idenë e një ballkoni të përkryer natyror nga ku mund të kundrohet më së miri e gjitha pamja spektakolare.

GrabovaNdërsa i vijmë vërdallë

Shkëmbit të Kopaçit arrijmë në Grabovën e Sipërme, ajri i pastër, kurora e gjelbër, kullo-tat, livadhet dhe burimet janë të pafundme. Por në Grabovën e Sipërme, përveç pamjeve mbresëlënëse të Malit të Va-lamarës dhe maleve përreth, ke mundësi të prekësh pasuri të rralla historike e kulturore që zor se pret t’i shikosh në këto anë. Lulëzimi i Grabovës i takon periudhës së Mesjetës së Vonë, në kulmin e lulëzimit kishte 12000 banorë. Dëshmi të gjalla janë dhe sot, prania e tri urave me gurë, njëra e pe-riudhës antike, kisha e Shën Kollit, etj. Për të gjithë të in-teresuarit, kënaqësia vazhdon për tek Liqenet në Malin e Valamarës, janë tre të tillë në përmasa të ndryshme, 2200 m mbi nivelin e detit, ofrojnë një pamje tepër çlodhëse dhe mjaft shpërblyese për të gjithë mundimin e shkuarjes deri atje.

Kalaja e IrmajitQyteti Ilir i Kodrionit është i

pozicionuar në Malin e Tunjës 979.4 m, fragmentet e mureve të mbetura me gurë masivë janë dëshmitarë të një historie

të lashtë dhe kureshtja që çdo vizitor kërkon të shuajë është se si ka mundësi të jenë ngji-tur kaq lart përmbi kodër, gurë të tillë masivë me përmasat e një dere, ndërkohë që e gjithë kalaja ndodhet mbi një kodër dhe të ofron një pamje spek-takolare të të gjithë horizontit, por edhe kërshërimin nga afër të vetë Malit të Tomorrit.

Kanioni i SinecitI gjatë 2 km dhe i thellë

rreth 200 m, 20-30 m i gjerë, në të ndodhen guva dhe shpella ende të paeksploruara. Pamja që të rrethon është sa mahnitëse edhe rrënqethëse, tek shikon format e ndryshme që ka gdhendur natyra mbi shkëmbinjtë. Vaskat e shumta me ujë të kristaltë dhe të ftohtë dhe të rrethuara nga shkëmbinj të vijëzuar në ngjyrë të bardhë të krijojnë idenë sikur janë veshur me gurë dekorativë të kohëve moderne. Bardhësia e veshjes së shkëmbinjve është një vepër arti më vete.

Kanioni i HoltësGjendet midis fshatrave

Bardhaj dhe Kabash është for-muar nga karsti dhe erozioni i përroit të Holtës, ka gjatësi 3 km, i gjerë 10 m. Ndërsa futesh në brendësi të këtij kanioni e ndjen menjëherë që pak veta mund të kenë shkelur aty para teje. Kanioni arrin thellësi mbresëlënëse dhe në shpate anësore ka guva të shumta që ende nuk janë eksploruar. Brenda kanionit kemi një ekosistem më vete me mikroklimën e tij. Ndërsa nga njëra anë e kanionit së bashku me rrymat e ujërave të ftohtë që zbresin nga ma-let e Poroçanit, vijnë dhe të përshkojnë edhe erërat e ftohta, fare pak metra më tutje, në faqen përballë, në rrëzë të shkëmbit, burojnë ujërat termale të ngrohta me ngjyrën dhe erën e tyre karak-teristike. Kjo zonë përveç kan-ionit ka kaq shumë për të ek-sploruar, shpellat e shumta në të dyja anët e kanionit (Tervolit dhe Kabashit) dhe po kështu rrënojat e kalave respektive në secilën anë të kanionit.

Janë fare pak gjëra të thë-na me një frymë, këto vende që në gjuhën e sotme të tu-rizmit jemi mësuar t’u themi “atraksione”. Në vizitën tjetër, do t’ju themi më shumë për Gramshin, e nëse ndërkohë do të keni shkuar vetë, do të keni mundësinë të shikoni nga afër këto dhe plot të pathëna të tjera. Në pranverë. Pranvera është edhe më tepër mbresëlë-nëse dhe ajo vjen shpejt.

Page 11: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

11• E martë 7 maj 2013

»AKTUALITET

ELBASAN- Dy bashkëshortë kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për keqtrajtimin e bashkëshorteve, por edhe të fëmijëve të tyre. Roberto Pajus, 37 vjeç, me banim në fshatin Lisaj të komunës Ka-jan në rrethin e Elbasanit është vënë në pranga pasi dhunoi gruan dhe djalin e tij 15 vjeç. Burime të policisë bënë të ditur se 37-vjeçari është arrestuar në banesën e tij, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 35-vjeçare me ini-cialet D.P., si dhe djalit të tij B.P. 15 vjeç. Kanë qenë pikërisht këto të fundit që

kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë një ditë më parë. Gruaja është përballur me dhunën pasi bashkëshorti është kthyer në shtëpi i dehur. I gjendur përballë kësaj situate 15-vjeçari ka ndërhyrë për të mbrojtur të ëmën, por ka qenë e pamun-dur ndalja e 37-vjeçarit. Sipas hetimeve të para gruaja dhe djali kishin rreth 2 vjet që përballeshin me dhunën e 37-vjeçarit. Një tjetër bashkëshort ka përfunduar në pranga pasi keqtrajtoi bashkëshorten dhe dy vajzat me motiv xhelozinë. Drejtoria e Policisë njoftoi arrestimin e 49-vjeçarit

Isa Muça me banim në fshatin Mengel të komunës Labinot Fushë pak km larg Elba-sanit. Ngjarja ka ndodhur brenda mureve të shtëpisë kur Muça ka debatuar me bashkëshorten e tij me shkak xhelozinë. Sipas të dhënave të policisë, 49-vjeçari ka pretenduar që gruaja të mos dalë dhe në debat e sipër e ka goditur shtetasen me inicialet M.M dhe më pas dy vajzat e tij M.M dhe S.M përkatësisht të moshave 20, 24 vjeç pasi këto të fundit kanë tentuar ta ndalojnë duke mbrojtur të ëmën. Edhe në këtë rast policia ka arrestuar dhunuesin.

Të afërmit e njërit: S’kanë asnjë provë

Gjykata burg pa afat 3 grabitësve të argjendarisë FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur “burg pa fat” për tre

autorët e grabitjes së argjendarisë në Fier. Përkatësisht Niko Dolva 31 vjeç, Muharrem Rrokaj 24 vjeç dhe Naim Dyrmishi 23 vjeç, akuzohen për grabitjen me armë zjarri të argjendarisë që ndodhet pranë xhamisë në Fier dhe plagosjen e pronarit të saj, më 28 prill në lagjen “Apolonia”. Ndërkohë, menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar babai i një prej të akuzuarve, Tomorr Dyrmishi, i cili pretendon pafajësinë e të birit, duke u shprehur se Prokuroria nuk ka asnjë provë që inkriminon djalin e tij. Sipas tij ditën e ngjarjes, Naim Dyrmishi, ndodhej së bashku me të në dyqanin që ata kanë, duke punuar. Ai shprehet gjithashtu se ditën që u bë kontrolli në banese nuk u gjet asnjë provë.

Nevojiten aparatura më të specializuara

DRSH kontrolle 2 herë në ditë ujit të pijshëm

ELBASAN- Drejtoria rajonale e Shëndetit në Elbasan ka shtu-ar kontrollet për ujin e pijshëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në qyteza të tjera si Cërriku e Belshi. Sipas drejtorit të këtij institu-cioni, dr. Agron Braho janë marrë të gjitha masat për të bërë anal-izat bakterologjike të ujit të pijshëm në kohë e me cilësi. Ne jemi në gatishmëri të plotë për të garantuar shëndetin e qytetarëve. Ai thotë se specialistët e higjienës bëjnë dy herë në ditë analiza të ujit në mbi 26 pika kur më parë kontrolli realizohej vetëm nbjë herë në ditë. Braho shton se edhe në zonat periferike është rritur kontrolli dhe analizat për ujin e pijshëm nga dy herë në tre herë në javë. “Këto kontrolle janë shtuar që qytetarët të kenë ujë të ga-rantuar. Nga rezultatet që ne kemi kjo gjë është arritur, por duhen aparatura më të specializuara që analizat të realizohen në kohë reale dhe pa marzh gabimi. Ky është dhe synimi ynë dhe këtë gjë do ta arrijmë me projektin që kemi për të përmirësuar teknologjinë në këtë sektor”. Ndërkohë sa i përket lëvizjeve të administratës Braho shprehet se ky institucion ka specialistë, por duhet bërë kujdes në rekrutimin e personelit të ri nga një komision përtej këtij institucioni dhe larg politikës. Agron Braho sapo ka marrë detyrën e Drejtorit Rajonal të Shëndetit pas zëvendësimit të drejtorëve të LSI me prishjen e kualicionit qeverisës.

Të ardhura nga Maqedonia

Kapet me goma kontrabandë, arrestohet 24-vjeçari

ELBASAN- Agjentët kanë vënë në pranga një shtetas nga Po-gradeci, pasi me furgonin e tij ishte duke transportuar një sasi go-mash pa certifikatë shoqëruese për origjinën e tyre. Ndalimi dhe kontrolli është bërë në vendin e quajtur Ura e Lizës në Elbasan. Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë duke transportuar mjetin tip furgon me targa AA47 3FA një sasi prej 80 gomash. Bleran C., vjeç 24, banues në fshatin Guras, komuna Buçimas Po-gradec akuzohet se transportonte kontrabandë sasinë e gomave që kishin si destinacion tregun e Elbasanit. Sipas policisë, i riu nuk ka pasur asnjë dokument shoqërues dhe dyshohet se furni-zon tregun nga Maqedonia. Gjithësesi për këtë rast janë në vijim hetimet e seksionit kundër krimit ekonomik. Pas kontrollit duke i gjetur të paligjëshme efektivat kanë bërë sekuestrimin e furgo-nit Benz me targa AA473 FA, si dhe 80 copë goma. I riu aktual-isht akuzohet për transport të mallrave kontrabandë. L. Lleshi

RRAHËN GRATË, POR DHE FËMIJËT, TË CILËT KËRKUAN NDËRHYRJEN E BLUVE

Dy bashkëshortë në pranga, dhunuan familjarët

Motivet sipas policisë ishin xhelozë dhe konsumi i tepërt i alkoolit

ORGANIZIM DHE TEKNOLOGJI E LARTË PËR ADMINISTRATAT PUBLIKE

Projekti “STAR” për njëturizëm elitar e bashkëkohor

ARTUR AJAZI

DURRES- Këshilli i Qarkut të Dur-rësit, në kuadër të zbatimit të projek-tit “STAR”, organizoi seminarin e dytë lokal. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i projektit “STAR” tek gru-pet e interesuara në qarkun e Durrësit, duke u përqëndruar kryesisht tek au-toritetet lokale dhe pjesën tjetër të administratës publike. Për këtë arsye, seminari u organizua me anëtarët e Këshillit të Qarkut, ku merrnin pjesë edhe drejtuesit e njësive të qever-isjes vendore, ku i ftuar ishte edhe Genc Juka, prefekti i ri i qarkut të Dur-rësit, i cili është drejtuesi i Komitetit Rajonal të Turizmit. Zoti Juka tha se “turizmi është një prej potencialeve të rëndësishme për zhvillimin e rajonit të Durrësit”. Duke theksuar rëndësinë e projektit “STAR”, zoti Juka shtoi se “informacioni rreth turizmit është shumë i rëndësishëm, pasi ndihmon në hartimin e politikave të qarta dhe efektive”. Nga ana e tij, Armand Teliti, kryetari i Këshillit të Qarkut, tha se “mesazhi i bashkëpunimit dhe i nevo-jës së marrjes së masave për sezonin e ri turistik duhet të jetë i qartë dhe të përcillet tek të gjithë të interesu-arit, se qarku i Durrësit ofron mundë-si shumë të mira për zhvillimin edhe më tej të turizmit, pasi ka pasuri natyrore dhe kulturore, - tha Teliti. - Është e nevojshme që të gjithë të bashkëpunojmë”. Mirela Shani, menaxherja e projektit “STAR”, bëri një prezantim të ecurisë së deritan-ishme të projektit, duke theksuar fazën në të cilën ai ndodhet dhe përfi-timet që do të sjellë ai.

Çfarë është projekti “STAR”Projekti “STAR” ka për qëllim të kri-

jojë njohuri statisikore mbi zhvillimin e turizmit në zonën e Adriatikut. Ky projekt është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe ka një kohëzg-jatje prej tre vjet (Mars 2011 – Mars 2014). Objektiva specifikë të projektit STAR, të krijojë një shpërndarje të in-formacionit turistik në zonën e Adria-tikut përmirësimi i organizimit dhe nivelit të teknologjisë për administra-tat publike dhe ndërmarrjet turistike nëpërmjet realizimit të një portali për mbledhjen e të dhënave turistike rritja dhe homogjenizimi i dhënave turistike shkëmbimi i përvojave më të mira në fushën e menaxhimit te projekteve

1000 makina çdo fundjavë

Zona bregdetare mbushet me plazhistë ditorë

DURRES- Jo vetëm plazhi Durrësit, por edhe zonat e tjera bregdetare të qarkut, kanë ni-sur joshjen e plazhistëve. Atje ata gjejnë plazhe të virgjëra dhe të lira. Ka disa ditë që një tabele në hyrje të Durrësit dhe komunës së Katundit të Ri fton pushuesit drejt bregut të detit, i cili është rreth 3 km larg nga autostrada Tiranë-Durrës. Komuna si dhe disa subjekte private në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përmirësojnë gjendjen e rrugës, e cila të shpie në breg të detit duke mundësuar kështu qarkul-limin e automjeteve të vogla familjare. Bëhet fjalë për plazhin “Rinia” me një

shtrirje rreth 3 km gjatësi e me përbërje drurësh halorë, i cili po njeh një frekuentim të jashtëzakonshëm gjatë këtyre ditëve të nxehta korriku. Vetëm ditëve të shtuna dhe të diela, Policia e Qarkullimit Rrugor ka evidentuar mesatarisht 1000 mijë makina në ditë që i drejtohen bregut të detit. Në këtë pjesë të bregut të detit plazhi është ende i lirë dhe nuk ka pronarë çadrash dhe shezl-lonesh që të kërkojnë para përkundrejt banjos së diellit. Në mes të pishave një numër ambulantësh shërbejnë pije të ftohta dhe ushqime të shpejta, pasi ende dora e njeriut nuk është lejuar që të derdhë hekur

e beton. Rreth 200 apo 300 me-tra më tutje larg vijës detare në zonën e banuar një numër oborresh janë transformuar në parkingje për automjetet që sjellin pushues ditorë. Për çdo makinë të parkuar pagesa është 50 deri 100 lekë. Push-uesit ditorë janë kryesisht nga Durrësi dhe Tirana. Ata kanë gjetur këtë zgjidhje për t’ju shmangur plazheve të zhurmshme dhe të mbipopul-luara të Durrësit, Shkëmbit të Kavajës dhe të Golemit duke gjetur plazhe të qeta dhe të pastra si në pjesën e rërës, ashtu dhe brenda në ujë. Plazhi “Rinia” ndahet nga derdhja e lumit Erzen me Hamallaj, e cila ende nuk frekuentohet si e para për shkak të problemeve të infrastrukturës së rrugës. Kapaciteti i plazhi “Rinia” është më i madh se ai që shfrtytëzohet momentalisht.

Page 12: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

12 E martë 7 maj 2013 •

« gossip

Pse martesat për herë të dytë funksionojnë?

paris hilton dëshiron fëmijë me të dashurin 21-vjeçar

Paris Hilton ka një lidhje me modelin River Viiperi, lidhje e cila duket të jetë serioze aq sa Paris ka shprehur dëshirën për të patur një fëmijë me të. E ftuar në një show, ajo ka shprehur hapur ndjenjat për këtë lidhje, duke e konsideruar veten me fat që ka takuar River. “Ai është një nga meshkujt më të këndshëm dhe të mirë që unë kam takuar ndonjëherë, dhe më trajton si një princeshë”, është shprehur Paris. Ajo ka shtuar se dëshiron ta bëjë lidhjen më të afërt me të pse jo edhe të martohet. ‘Mendoj se është kuptimi i jetës të kesh fëmijë dhe të krijosh familjen tënde një ditë’, ka thënë Paris.

lindsay lohan: nuk kam qenë e varur nga droga

Aktorja amerikane e njohur për skandale, Lindsay Lohan, ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë e varur nga droga, porse ka marrë kokainë vetëm pesë herë gjatë gjithë jetës. Si shkak-tar të probleme të saj, ajo e konsideron zhvendosjen në Los Angeles kur ishte vajzë e re.“Herën e parë jam arrestuar për shkak të vozitjes nën ndikimin e drogës. Policia gjeti drogë tek unë dhe kjo ka qenë hera e parë që e kam konsumuar... Të gjithë mendojnë se e kam përdorur vazhdimisht, por këtë e kam bërë katër ose pesë herë në jetë. Nuk më pëlqen, ma kujton babanë”. “Gjatë moshës 20 dhe 23 vjeçare kam marrë kokainë katër herë, ndërsa jam kapur dy herë. Asnjëherë nuk kam përdorur heroinë e as që jam shpuar. Po ashtu, kurrë nuk kam përdorur LSD. Kam frikë nga gjëra të tilla”, ka tre-guar aktorja, e cila ka pranuar se më shumë ka konsumuar marihuanë dhe ekstazi. Për më shumë, ajo ka thënë se nuk ka qenë e varur as nga alkooli dhe vendimet e gjyqit për ta dërguar në rehabilitim i ka quajtur të pakuptimta. “Disa nga rehabilitimet e para kanë qenë humbje kohe. Mendoj se ekzistojnë gjëra më të dobishme që kam mundur të bëj. Më mirë do të kishte qenë të shkoja jashtë vendit dhe të punoja me fëmijët”, ka shtuar 26-vjeçarja.

Justin Bieber sulmohet në skenëNjë fans i çmendur është ngjitur në skenë gjatë koncertit të Justin Bieber në Dubai duke shtrënguar nga pas këngë-tarin dhe duke përmbysur pianon ku 19-vjeçari po perfor-monte. Bieber ishte në fund të koncertit kur një i ri e sulmoi. Kanadezi arriti të lirohej shpejt dhe të shkonte në anë të skenës, ndërkohë që rojet e sigurisë bllokuan fansin, sipas ‘The National’. Raportohet se Justin Bieber u shokua, por arriti të përfundonte koncertin pasi bëri tre minuta pushim. Aktualisht këngëtari i ri po zhvillon turin e tij botëror “Be-lieve” dhe ky ishte koncerti i tij i dytë në Dubai.

Jennifer lopez xhiron videoklipin e ri

Edhe pse në moshën 43-vjeçare Jennifer Lopez ka nisur xhirimet e videoklipit të saj të ri ku do të shfaqet me biki-ni. Këngëtarja dhe aktorja duket shumë në formë dhe për më tepër shumë energjike në kërcimet e saj. Në sheshx-hirim u pa edhe Pitbull, me të cilin Jennifer Lopez ka pasur disa bashkëpunime të tjera.

Ushtria e SHBA pajiset me Android

a është e vërtetë se njerëzit që martohen për herë të dytë, janë më të predispozuar për të gjetur lumturinë? Sipas një studimi, rezulton se martesat për herë të dytë funksionojnë. Ja

disa arsye pse:1. Praktika bën mrekullira Janë marte-

sat e dyta ato që gëzojnë benefitet e eksperiencës tashmë të marrë. Sigurisht që edhe martesat për herë të dytë mbartin risk, pasi duan kohë për përshtatje, por njerëzit të cilët e kanë njëherë këtë eksperiencë dinë si

ta tërheqin litarin. Ata e dinë se çfarë funksionon dhe çfarë jo, dinë si t`i zgji-dhin mosmarrëveshjet, e dinë kuptimin e një komunikimi efektiv dhe zgjidhjes së konfliktit. Me gjithë këto faktorë të kombinuar, martesat e dyta mund të jenë vërtet një sukses.

2. Kuptimi më i thellë i vetes Martesat e dyta vijnë pas një reflektimi personal dhe rritjes të njeriut. Martesat e dyta janë më të lumtura sepse njerëzit kanë mësuar të mos përsëritin gabimet e tyre.

3. Dëshira për t`i bërë gjërat ashtu siç duhet Eksperienca ka treguar se partnerët në një martesë të dytë janë më të motivuar për ta bërë lidhjen të

funksionojë. Ata duan ta çojnë këtë lid-hje në një tjetër nivel. Duke përjetuar tashmë fundin e një martese, njerëzit në martesat e dyta zhvillojnë një vendosmëri për të mos marrë çdo gjë si dhuratë. Njerëzit e rimartuar e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë nëse martesa nuk funksionon.

4. Mirënjohje Njerëzit të cilët janë në një martesë të dytë, posesojnë një ndjenjë më të thellë mirënjohjeje për këtë shans të dytë, janë më mirënjohës për jetën dhe dashurinë., Mirënjohja e lartëson njeriun. Mirënjohja i jep kuptim të shkuarës sonë, sjell paqe për sot dhe krijon një vizion për nesër.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka aprovuar përdorimin e celu-larëve “Samsung” me një version të sigurt të Android për punonjësit e tij. Aprovimi është vetëm fillimi i një prosesi që do të sjellë për-

dorimin e llojeve të ndryshme të telefonave celularë për kategori të ndry-shme ushtarakësh. Miratimi për përdorimin e varianteve të tjera Android, si për shembull telefonat “Apple” dhe tabletat, pritet të arrihet më vonë gjatë muajit maj. Deri më sot, prodhuesi i telefonëve “Blackberry” ishte e vetmja kompani produktet e të cilës mund të përdoreshin nga personeli ushtarak i Shteteve të Bashkuara. Aprovimi i telefonëve “Samsung’ ishte hapi i parë i një strategjie që do t’u mundësojë ushtarëve përdorimin e llojeve të ndryshme të aparateve, si tableta edhe telefonë inteligjentë, gjatë orarit të punës. Sipas zëdhënësit të DAM, ky aprovim do të thotë se grupe të ndryshme punonjësish të departamentit mund të blejnë objekte teknologjike sipas nevojave të tyre. Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka rreth 600 mijë përdorues të telefonëve “inteligjentë”, rreth 470 mijë prej të cilëve përdorin receptorët e “Blackberry”. Paralelisht me këtë do të ndërtohet një sistem sigurie për të menaxhuar aparatet elektronike dhe aplikacionet e tyre. Ndërkohë që kontratat me kompanitë që ofrojnë shërbimet po nënshkruhen. Deri më sot, receptorët e “Blackberry” kanë dominuar në radhët e ushtrisë amerikane pasi ka qenë prodhuesi i vetëm që plotësonte kushtet e sigurisë të kërkuara nga Pentagoni.

Page 13: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

13• E martë 7 maj 2013

»gossip

martohet aktorja keira knightleyKeira Knightley është martuar ditën e shtunë me të fejuarin e saj James Righton në Provenza të Francës. Ak-torja e famshme britanike ka zgjedhur një ceremoni shumë të thjeshtë për shkëmbimin e unazave, ku morën pjesë vetëm 11 persona, sipas ‘Daily Mail’. Gjithashtu, të ftuarit (familjarë dhe miq të ngushtë) ishin të veshur me xhinse dhe nuk pati asnjë karrocë apo limuzinë luksoze për çiftin. Pasi thanë PO, nusja dhe dhëndrri hipën në një Reanult Clio të vjetër.

nicki minaj dëshiron të ketë fëmijëKëngëtarja Nicki Minaj dëshiron të ketë fëmijë gjatë pesë viteve të ardhshme dhe shpreson që të bëhet nënë e tre fëmijëve. Krijuesja e hitit Super Bass” e cila është në lidhje me reperin Safaree “SB” Samuels, ka deklaruar haptazi se i pëlqen ideja të krijojë familje dhe se do të dëshironte që të ketë tre fëmijë. “Gjatë pesë viteve të ardhme shpresoj se do të kem fëmijët e mi. Unë gjithmonë i kam dashur fëmijët dhe do të dëshiroja që të kem tre”, ka thënë 30-vjeçarja Minaj.

Chris Brown feston ditëlindjen pa rihannan

Chris ka festuar 24-vjetorin në Las Vegas. Por ajo që ka rënë në sy, ishte mungesa e Rihannas e cila, përkohësisht ndodhet në New York për turin e saj Diamonds. Sipas raportit, ish e dashura e Chris, Kar-rueche Tran ishte e pranishme në party, por nuk pati asnjë sjellje të dyshimtë mes tyre. Një burim i brëndshëm ka thënë se modelja nuk është dukur shumë e lumtur për shkak se Chris nuk i kushtoi shumë vëmendje dhe ishte i rrethuar nga shumë femra të bukura.

Carla Bruni:

Jam e shëmtuarIsh-zonja e parë e Francës Carla Bruni ka treguar se si është kritikuar nga shtypi për aparencën e saj pas lindjes së vajzës. Ajo pranon se ka qënë një periudhë e vështirë, në të cilën ajo nuk ndihej mirë me trupin. ‘Nuk është e lehtë të kesh fëm-ijë në moshë të madhe’, ka thënë ajo. Carla ka pranuar se i është dashur shumë përpjekje për të patur një balancim mes pamjes dhe nevojave të vajzës së saj, si dhe për të ndjekur në çdo hap Sarkozy. Të qënit nënë në moshën 43-vjeçare mund të ketë qënë e vështirë por Carla është krenare për vajzën e saj të vogël.

MileyCyrUS

femra më hOt

miley Cyrus është cilësuar si femra më hot e vitit nga revista Maxim, duke zëv-endësuar kështu Bar Rafaelin. Revista ende nuk e ka nxjerrë listën e femrave më të bukura të vitit, por Miley e entu-ziasmuar nuk ka pritur për ta përhapur këtë lajm. Ajo e ka bërë të ditur në tëitter duke postuar një foto seksi shoqëruar

me shkrimin se ndihet shumë e lumtur që është #1 në listën e 100 femrave më të bukura. Duke patur parasysh spotin e këtij viti, Miley ka bërë një kapërcim gjigand krahasuar me pozicionin në listën e vjetshme, ku top5 për 2012 ishin Bar Refaeli, Olivia Munn, Mila Kunis, Katy Perry dhe Olivia Wilde.

Page 14: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

14 E martë 7 maj 2013 •

« Bota

Bernardo Valli

mirëkuptimi franko-gjerman, i konsideruar si shtylla kurrizore e

Evropës, është bllokuar. Është holluar. Polemika për masat e kursimit, e gjykuar si dobi-prurëse nga Berlini dhe parali-zuese nga Parisi, është motivi parësor dhe aktual i tensionit, që shihet si miqësor prej opti-mistëve dhe i thellë prej atyre që optimistë nuk janë. Këta të fundit e konsiderojnë të kapër-cyer mirëkuptimin në versionin ekskluziv, tashmë të vjetëruar: pra boshti “franko-gjerman në momentet euforikë”. Raporti duhet të zgjerohet, të rinovo-het. Parimi i një marrëveshjeje mes dy brigjeve të Renit mbetet i parefuzueshëm për të mirën e Evropës. Një thyerje është e pamendueshme edhe sepse do të ndizte rrezikun e rilulëzimit të paragjykimeve të vjetra, shprehje e dyshimit dhe rivaliteteve. Një krizë mund të nxjerrë zbuluar sensibilitetet e lëna nga historia, thotë Ger-hard Cromme, industrialist dhe intelektual i madh gjerman, i cili përmend Emmanuel Kantin, sipas të cilit paqja nuk është asnjëherë e natyrshme, kështu që nevojitet një analizë e kthjellët e situatës, një vullnet politik i fortë dhe një angazhim emotiv i domosdoshëm.

Dhe këta janë ingredientët për të rigjallëruar bashkëpun-imin e bllokuar mes Parisit dhe Berlinit. Ngjitja e François Hollande e ka modifikuar marrëveshjen. Presidenti i ri francez e ka transformuar takimin sy më sy mes Parisit dhe Berlinit në një rreth me qëllim zgjerimin e dialogut preferencial tek Italia dhe Spanja. Polemika për politikat e kursimit njëdrejtimëshe, pa hapje efikase për rritjen, ka favorizuar e intensifikuar marrëdhëniet mes vendeve të Evropës së jugut, në kufijtë e lejuar prej krizës së zgja-tur italiane. Por pavarësisht vështirësisë në ruajtjen e in-timitetit franko-gjerman, mar-rëdhëniet me vendet e tjerë përfaqësojnë një plotësues, jo një alternativë. Franca nuk mund t’i kthejë tërësisht kurri-zin Gjermanisë, mund të ofrojë intimitet partnerëve të tjerë, me të cilët mund të kontras-tojë, përmbajë hegjemoninë gjermane. Edhe kjo e ndryshon fytyrën e Evropës.

Pozicioni i protagonistëve kryesorë peshon mbi mirëkup-timin, i cili nga i ngrohtë, plot bashkëpunim, është bërë polemizues. Në kufijtë e zënkës. Gjermanët duan më shumë Angela Merkelin se sa qeverinë e saj: do ta ndërronin me dëshirë, por duke konfir-muar kancelaren në detyrën e saj. Konkretisht do të thotë dëshirë për një koalicion të madh, kristian demokratë dhe social demokratë së bashku, me atë në krye. Diçka mund të ndryshojë gjithmonë në pesë muajt e ardhshëm, por kjo shfaqet për momentin nga hu-mori i opinionit publik, në pritje të votës federale të shtatorit.

Gjermania jeton gjithësesi në një klimë elektorale. Ndërsa francezët nuk duken

Divorc evropian?të kënaqur nga François Hol-lande, president prej një viti. Sapo e kanë zgjedhur, por vetëm një qytetar në pesë shprehet në favor të tij. Të tjerët, kur hipën zemërimi, praktikojnë një sport shumë të përhapur në Republikën e Pestë gjysmëpresidenciale: ekzekutimin politik të monar-kut në detyrë për pesë vite.

Pakënaqësia drejtohet tek Presidenti, i zgjedhur me votë direkte. Hollande nuk u lejua as të shijojë muajin e mjaltit, atë periudhë fillestare gëzimi, që e kanë shfrytëzuar paraardhësit e tij. Kritikat vërshuan menjëherë, me një dhunë të ngjashme me një lançim politik. Nuk përjashto-het një ringritje e popullar-itetit të tij gjatë mandatit. Por për momentin Hollande paguan me një çmim të lartë faktin që është një president i rezervuar, në mos tamam i dorëhequr. Dukej si virtut, por rezultoi në fakt një zhgënjim. Nuk e favorizo-jnë rritja e numrit të të papunëve dhe llogaritë kombëtare e private që nuk dalin, borxhi sovran në rritje, deficiti mbi trepër-qindëshin e lejuar, bilanci tregtar në vështirësi.

Janë kohë të pasigurta në dy brigjet e Renit dhe mirëkuptimi franko-gjer-man e ndien. Thuhet se ndoshta është në krizë prej pak kohësh. Në të vërtetë ishte holluar në Evropën e zgjeruar me 27 vende. Dhe kish rezultuar i çekuili-bruar pas ribashkimit të Gjermanive dhe zhvendosjes në lindje të boshtit evropian. Superioriteti i gjatë politik francez përballë një Gjermanie të ndarë u squll me rib-ashkimin. Sepse forcës ekono-mike gjermane iu bashkua ajo politike, një shkrirje e natyr-shme që reduktoi apo zhduku fare komplekset e një kombi tashmë të shfajësuar. Pra, më pak i lidhur me Evropën, e cila

i ishte servirur në periudhën e postnazizmit si atdhe i adoptuar.

Një çerek shekulli më vonë, kriza ekonomike dhe finan-ciare ka befasuar një Evropë tashmë të rritur, por jo të pjekur, e paplotësuar (që nuk e di ende se çfarë do të bëjë kur të rritet, ndonëse është 60-vjeçare), dhe ka futur mes Presidentit dhe Kancelares problemin e kursimit.

Angela Merkel është forcuar sepse, braktisja e saj, për gjermanët do të thotë heqje dorë nga një Gjermani e fortë, e mrekullueshme, jo më zvicerane, përballë vendeve të dobët të euros. François Hollande, në të kundërt, dëshiron të çlirohet nga këto masa kursimi për të rilançuar ekonominë e lodhur franceze, që endet mes stanjacionit dhe recesionit.

Në vigjilje të një votimi të

rëndësishëm Kancelarja mund të gëlltisë vetëm lëshime të paqartë; dhe, i zhytur në një mungesë popullariteti që i lë shumë pak hapësirë manovrimi, Presidenti përpiqet që të ulë tonet, flet për ten-sion miqësor me gjermanët, por pas shpinës së tij polemika shpërthen. Në partinë e tij ka nga ata që kërkojnë një “për-plasje” të hapur me Gjerman-

inë. Pothuajse po rishfaqen paragjykimet e fshehur, prej kohësh të papërmendshëm.

Aleatët e djeshëm gjermanë janë bërë armiq të dashur? Evropianët e tjerë kanë pësuar dhe kritikuar për një kohë të gjatë hegjemon-inë franko-gjermane, në të njëjtën kohë duke e shpresu-ar, ndonjëherë kërkuar, kur nuk vepronte me efikasitet. Mirëkuptimi Paris-Bon dhe më pas Paris-Berlin ishte në të njëjtën kohë i vuajtur dhe i nevojshëm, i gjykuar si shumë ekskluziv, por i pranuar si i domosdoshëm, i imponuar nga gjeopolitika, nga historia dhe ekonomia. Tani nuk është prishur, por nuk është më ai i një herë e një kohe. Ai që nx-orri në pah mosmarrëveshjen, që ishte evidente, por nuk thuhej, ishte një personazh i fortë i Partisë Socialiste, Presidenti i Ansamblesë Kom-

bëtare, Claudo Bartolone, i cili ka bërë ftesë për të nxitur një përplasje të hapur për masat e kursimit me Gjermaninë. Dhe ministri i Industrisë, Arnaud Montebourg, ka thënë se ka ardhur momenti që të fillojmë “të rrihemi” me Bashkimin Evropian (në këtë rast sinonim i Gjermanisë) për të arritur në një rilançim të vërtetë të ekonomisë.

Në një draft dokument të Partisë Socialiste përdoret një gjuhë edhe më polemizuese, flitet për “egoizëm të paepur” të Angela Merkelit. Kryeminis-tri Jean Marc Ayrault, një gjer-manist të cilit i takon të kurojë marrëdhëniet me Berlinin, përpiqet me një mijë mënyra që të qetësojë polemikën, por me shumë pak sukses, sepse në parti rritet zemërimi ndaj Gjermanisë. Edhe sepse vonon që të konkretizohet premtimi i madh elektoral që të nxitet rritja (edhe pse pa e braktisur rreptësinë fiskale, e ndryshme nga kursimi), falë të cilës Hollande siguroi presidencën. Prej këtu ka lindur rebelimi i të majtës së partisë, që sheh tek kokëfortësia gjermane për kursimin pengesën për një rimëkëmbje ekonomike në një Francë të zhgënjyer dhe zemëruar me një Hollande shumë hezitues.

Steffen Seibert, zëdhënës i Angela Merkel, ka minimizuar impaktin e kritikave që vijnë nga bregu tjetër i Renit. Por

mes socialdemokratëve nuk kanë munguar reagimet. Franck Valter Steinmeier, president i grupit Spd në Bundestag, i ka kujtuar kancelares “përgjegjësitë para historisë” që detyrojnë ruajtjen e marrëdhënieve me Francën. Për depute-tin konservator Andreas Shockenoff, president i grupit parlamentar për miqësinë franko-gjermane, “sulmet e pathemel të përgjegjësve socialistë francezë të rangut të lartë kundër Kancelares janë të pazakontë dhe të pajus-tifikuar”. Dhe Shockenoff

nis pastaj një leksion duke këmbëngulur se këta sulme zbulojnë të gjithë dëshpërimin e socialistëve francezë që një vit pas ardhjes së tyre në pushtet nuk gjejnë përgjigje bindëse për problemet ekono-mike dhe financiare të vendit të tyre. Dhe u kujton, gjith-monë socialistëve francezë, se edhe pas zgjedhjeve të shta-torit ata duhet të bashkëpu-

nojnë me Kancelaren për të mirën e Evropës. Kështu që është e kotë të shpresojnë në një ndryshim të drejtimit në Berlin, me social demokratët në qeveri më të prirur që të ngadalësojnë kursimin për të favorizuar rritjen ekonomike.

Raporti franko gjerman është një përzierje magjep-sjeje dhe antagonizmi, shpesh herë i shndërruar në obse-sion. Edhe sot, me konfliktet e shumtë që tashmë i janë kaluar historisë, dy shoqëritë dallohen për ndryshimet e thellë. Duke u kufizuar në konceptimin e shtetit, nga njëra anë ai francez është unitar dhe i centralizuar (është trashëgimtar i abso-lutizmit dhe mbizotërimit të jakobinëve gjatë Revolucionit); ndërkohë që ai gjerman është i ndarë në Laender, që janë tamam shtete rajonalë. Disa i konsiderojnë të dobëta forcat e ndërmjetme mes shtetit dhe qytetarëve të Francës; dhe shumë të lidhur rrjetin e organizatave, shoqatave dhe federatave në Gjermani. Kjo mendohet të ketë favorizuar rindërtimin e pasluftës dhe rikuperimin e lindjes komu-niste, reformat e zbatuara nga Gerhard Schroeder (Agenda 2010). Kancelari social demokrat e përshtati vendin e tij me globalizimin, atëherë kur Gjermania shihej si “e sëmura e madhe e Evropës”. Rezultatet e atyre reformave, duke u shtuar edhe faktorë të tjerë, kanë favorizuar sho-qërinë gjermane në momentin e krizës, duke e dalluar nga Franca dhe shtete të tjerë evropianë.

Edhe në sjelljen politike gjermane, del ajo që mund të përmblidhet në relativizmin kulturor, që është në kundër-shtim të plotë me universal-izmin me origjinë franceze. Dhe duhet të shtojmë që, ndërsa letërsia konsiderohet nga francezët, si shprehja maksimale e ekzistencës së tyre (sipas Ernst-Robert Cur-tius), gjermanët vënë në plan të parë filozofinë, shkencën dhe muzikën.

Page 15: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

15• E martë 7 maj 2013

»BOTA

Çfarë do të doja mbi epigrafin tim? Ditën e lindjes, ditën e vdekjes. Pikë. Fjalët janë epigrafë të

gjithë të njëllojtë. Kur i lexon, pyet veten: po nëse qenkan të gjithë të mirë, ku është varreza e të këqinjve”? Giulio Andreotti u përgjigjej kështu, jo shumë kohë më parë, të gjithë atyre që e pyesnin se si do të donte të kuj-tohej. Ironi, profil i ulët, cinizëm, maki-avelizëm. Por edhe sens i Shtetit.

Njeriu i sekreteve dhe mistereve të Republikës së Parë. “Belzebu”, tashmë puthja famëkeqe e Toto Riinas, rrëm-bimi i Moros, sa për të përmendur disa. Të flasësh për Giulio Andreottin, është si të flasësh për Italinë. Për një që ka kaluar dy luftëra botërore, shtatë papë, monarki, fashizëm, Republikën e parë dhe të dytë dhe gjashtë procese për mafien. Është të gjurmosh profilin e atij që ka përshkuar, duke lënë shenjë, his-torinë dhe misteret e Italisë. Dhe e ka bërë me atë pamje në dukje të ftohtë dhe të pakënaqur që fshihte një ven-dosmëri cinike, e që bëhej më “e lehtë” prej asaj “vënies në lojë” që Andreotti e kish kthyer në art. “Pushteti lodh atë që nuk e ka”. “Kur mendon keq për të tjerët, bën mëkat, po shpesh i bie pikës”.

Nuk është e lehtë të tregosh për një prej protagonistëve të Ansam-blesë popullore, shtatë herë presi-dent i këshillit të ministrave, tetë herë ministër i Mbrojtjes, pesë herë ministër i Jashtëm, si dhe Financave, Thesarit dhe punëve të Brendshme. Është firma e Andreottit në Traktatin e Mastrihtit, në legalizimin e abortit, në shtetëzimin e Totocalcio. Është dora e tij në vendimin për të përshta-tur himnin e Mamelit si himn të Italisë.

Duhet filluar duke thënë se Giulio Andreotti lindi në Romë, më 14 janar 1919. I njëjti vit i fashizmit dhe PPI të Don Sturzos. “Nga të tre, kam mbe-tur vetëm unë”, ironizonte jo shumë kohë më parë. Fillon menjëherë të merret me politikë. Njeh De Gasperin dhe bëhet sekretar i tij. Një frazë e iNdro Montanellit fotografon marrëd-hënien e tyre: “Kur shkonin në kishë së bashku, De Gasperi fliste me Zotin, Andreotti me Priftin”. Që në moshën 28 vjeç bëhet nënsekretar i Presi-dencës së Këshillit. Është fillimi i një serie detyrash që do të mbulojë në të gjithë qeveritë e Republikës së Parë.

Nga 1947 në 1953, është nënsek-retar i Presidencës së Këshillit, në 1948 zgjidhet sekretar i Demokris-tianëve. Në 1954, bëhet për herë të parë në një seri të gjatë, ministër i Brendshëm. Në vitet që pasojnë ndërron poltronë: në fillim Financat, pastaj Thesari, Mbrojtja dhe Industria. Pagëzon strategjinë e dy furrave: që sheh demokristianët në qendër dhe që herë pas here, i duhet t’i drejtohet “bukëpjekësit” më bindës mes të ma-jtës dhe të djathtës.

Në 1972 ulet në poltronën e Presi-dentit të Këshillit. Zgjat shumë pak, pas vetëm 9 ditësh qeveria bie. Por pas gjashtë vitesh, Andreotti kthehet në Pallatin Chigi në drejtimin e një par-tie kristiandemokrate njëngjyrëshe që lind me abstenimin e komunistëve. Janë kohërat e kompromisit historik, të krizës ekonomike dhe terrorizmit. Por rrëmbimi dhe vrasja e Aldo Moros ndryshon krejt papritur skenarin. Dhe dekreton fundin e solidaritetit kombëtar.

Mbërrihet kështu në fazën e poli-tikës së jashtme, një tjetër territor i tiji i veprimit. Qëndron në Ministrinë e Jashtme nga 1983 deri në 1989: nga Lindja e Mesme në Europën Lin-dore, vepra e ministrit është e çmuar. Janë vitet e Bettino Craxit me të cilin Andreotti do i japë jetë një marrëd-hënieje të ngushtë, por edhe të shen-juar prej kontrasteve. E paharrueshme batuta me të cilën Andreotti do të ironizonte ekspeditën e fundosur në Kinë, organizuar prej qeverisë së ud-

“URDHËRESAT” E ANDREOTTIT- Duke qenë se jemi njerëz mesatarë, atëherë rrugët e mesme janë për ne, më të preferuarat

- Klerikalizmi: konfuzioni i zakonshëm mes asaj që është e Cezarit dhe asaj që është e Zotit

- Të gjelbërit janë si shalqinjtë: të gjelbër nga jashtë, të kuq nga brenda

- Po të kisha lindur në një kamp refugjatësh në Liban, ndoshta do të isha bërë edhe unë terrorist

- Ligësia e të mirëve është shumë, shumë e rrezikshme

- Pushteti rraskapit atë që nuk e ka

- Nuk mjafton të kesh të drejtë: duhet edhe dikush që të të japë të drejtë

- E ka shumë të spikatur sensin e familjes. Preferon bigaminë, dhe më tej madje...

- Kam parë të lindë Republikën e Parë, edhe të Dytën. Uroj të shoh dhe të Tretën

- Në politikë, koha e diellit dhe shiut ndryshon me shpejtësi

- E dua aq shumë Gjermaninë, sa preferoja të ishin dy të tilla

- Liria e vërtetë ka një përmbajtje moraliteti, që është i domosdoshëm

- Miqtë e mi që merreshin me sport kanë vdekur prej kohësh

- Nuk duhet të lësh asnjëherë gjurmë

- Asnjë rregull nuk është i pagabueshëm. Ka vetëm gabime që nuk duhen bërë

- Di që kam lartësi mesatare, por... nuk shoh gjigandë rreth meje

- Ka dy lloje të marrësh: të çmendurit e vërtetë, dhe ata që shpresojnë të “shërojnë” hekurudhat

- “Çfarë do të doja mbi epigrafin tim? Ditën e lindjes, ditën e vdekjes. Pikë. Fjalët janë epigrafë të gjithë të njëllojtë. Kur i lexon, pyet veten: po nëse qenkan të gjithë të mirë, ku është varreza e të këqinjve?”

- E të thuash që kemi derdhur gjak e djersë për të bërë reformën agrare e për t’ua dhënë tokën fshatarëve. Ndërsa sot duan t’i japin fshatarin, fshatarit.

- Kur mendon keq, rrallëherë gabon.

Xhulio Andreoti dhe 60 vjet të historisë italiane

hëhequr nga socialistët: “Po nisemi me Craxin dhe të shtrenjtët e tij...” Lind atëherë CAF (boshti Craxi, An-dreotti, Forlani).

Afrohet tangentopoli. Në 1991 Andreotti krijon një qeveri të re por ka ardhur ora e hetimeve gjyqësorë. Në mesin e viteve 90 gjykohet nga dy prokurori: ajo e Peruxhias dhe ajo e Palermos. Prokurorët umbrë e aku-zojnë se është pororitës i vrasjes së gazetarit Mino Pecorelli, drejtori i OP, i vrarë në 20 mars 1979, ata siçilianë e akuzojnë se ka bashkëpunuar me mafian. Por nuk do të thërrasë kurrë: Komplot! Do të përballet me një pro-ces të gjatë gjyqësor, duke mos mun-guar asnjëherë në seanca.

Mbërrijmë kështu në ditët tona.

Në 1991 Cossiga e emëron sena-tor të përjetshëm. Në 1992 synon presidencën e Republikës po sulmi në Capaci dhe vrasja e të besuarit të tij sicilian, Salvo Lima, hedh në erë pla-nin që është edhe ëndrra e tij e mad-he e fundit të karrierës. Në 1994, në shkrirjen e demokristianëve, aderon në PPI e Mino Martinazzolit. Pastaj në 2001, shkon tek Margherita.

Në 2006 pëson zemërimin e qen-drës së djathtë që e kritikon se ka vo-tuar, bashkë me 6 senatorë të përjet-shëm, besimin për qeverinë Prodi. Një vit më vonë, pasi ka lajmëruar votimin pro në Senat për një rezoltë për poli-tikën e jashtme, ndërron mendje pasi dëgjon ministrin e Jashtëm të asaj kohe Massimo D’Alema. Abstenon dhe

Politikan deri në fund. Një i “kastës”, por pa ekseset dhe privilegjet që i tundojnë aq shumë politikanët. Nuk ka pasur velina dhe festa për të. Vetëm një bashkëshorte, Livian, shumë e tër-hequr. Katër fëmijë, larg kronikave. Bashkëshortes i kish premtuar se do të tërhiqej në moshën 60 vjeç: 31 vjet më vonë ishte ende në vendin e tij. Prej tij na mbe-tet arkivi i tij: 3500 dosje, nga 1944 e këtej. Dhe ato sekrete që i ruajti deri në fund e që i mori me vete

i jep goditjen qeverisë Prodi.Pra, politikan deri në fund. Një i

“kastës”, por pa ekseset dhe privi-legjet që i tundojnë aq shumë politika-nët. Nuk ka pasur velina dhe festa për të. Vetëm një bashkëshorte, Livian, shumë e tërhequr. Katër fëmijë, larg kronikave. Bashkëshortes i kish prem-tuar se do të tërhiqej në moshën 60 vjeç: 31 vjet më vonë ishte ende në vendin e tij. Prej tij na mbetet arkivi i tij: 3500 dosje, nga 1944 e këtej. Dhe ata sekrete që i ruajti deri në fund e që i mori me vete: “E njoh pak jetën e brendshme të shtetit, por sekretet do i marr me vete. Nuk do të bëja kurrë një libër apo të jepja një intervistë për disa episode. Nuk më shkon mua kat-egoria e folklorit politik”.

Njeriu i sekreteve dhe mistereve të Repub-likës së Parë. “Bel-zebu”, tashmë puthja famëkeqe e Toto Riinas, rrëmbimi i Moros, sa për të përmendur disa. Të flasësh për Giulio Andreottin, është si të flasësh për Italinë. Për një që ka kaluar dy luftëra botërore, shtatë papë, monarki, fashizëm, Republikën e parë dhe të dytë dhe gjashtë procese për mafien. Është të gjur-mosh profilin e atij që ka përshkuar, duke lënë shenjë, historinë dhe misteret e Ital-isë. Dhe e ka bërë me atë pamje në dukje të ftohtë dhe të pa-kënaqur që fshihte një vendosmëri cinike, e që bëhej më “e lehtë” prej asaj “vënies në lojë” që Andreotti e kish kthyer në art. “Pushteti lodh atë që nuk e ka”. “Kur mendon keq për të tjerët, bën mëkat, po shpesh i bie pikës”.

Page 16: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

16 E martë 7 maj 2013 •

« opinion

Duke parë me sy kritik veprimtarinë e partive poli-tike gjatë gjithë procesit zgjedhor, kujtojmë se shumica e zgjedhjeve janë zhvilluar në konflik-tualitet. Kulmi i këtij konflikti kanë qenë zgjedhjet e vitit 1996-97, kur policia partiake e komanduar nga krerët e PD-së dhe konkretisht nga vetë z. Berisha, atëherë President, që vërsuli policinë me dhunë mbi 20 burra, të gjithë deputetë, të cilët u

gjakosën se pse dolën në protestë në sheshin “Skënderbej”, sikur sheshi “Skënderbej” të ishte pronë personale e zotit Berisha, ku u bë përplasja e policisë mbi protestuesit, duke i zmbrapsur protes-tuesit me dhunë fizike deri në gjakosje. Ajo dhunë nuk harrohet, se polli vitin e mbrapsht të 1997, viti i mbrapsht që mos ardhtë kurrë. Dhuna e policisë ishte si një dhunë fashiste. Dhe kjo dhunë u për-dor nga policia e shtetit-partiak të regjimit personal të Berishës, siç e cilësuan dhe organizmat ndërkombëtarë. Dhe dhunën e bënë mbi Partinë Socialiste, sepse kjo parti “dashkësh” t’i merrte pushtetin zotit Berisha. Ndaj u sulën dhe mbi kutitë e votimit, ku u bënë deri përplasje midis komisionerëve të qendrave të votimit; kuptohet që në sulm ishin pëdëistët dhe në anën tjetër komisionerët e PS-së në pozicion mbrojtës e ruajtës. Madje, akuzuan socialistët se donin t’i merrnin pushtetin Partisë Demokratike.

Lufta politike që u zhvillua me dhunë të paparë, të zhvilluar nën komandën e dibranit Agim Shehu, zëvendësministër i Minis-trisë së Rendit, nuk ishte parë në historinë e policisë shqiptare, të paktën që nga viti 1912 e deri në ato ditë dhune.

Por fatkeqësisht nga ajo dhunë e komanduar nga zoti Berisha nuk u hoq dorë. Përkundrazi, erdhi rasti që dhuna të bëhet më e ashpër. Kjo edhe për faktin se zoti Berisha ka arritur të përqen-drojë tërë pushtetet në duart e tij. Pra, aktualisht zoti Berisha ka arritur të ketë në dorën e tij të katër pushtetet. Kjo është e duk-shme. Madje, arriti defacto që të shtjerë në dorën e tij dhe presi-dentin e vendit. Kështu realisht deri tani ka në dorë dhe Komi-sionin Zgjedhor të Zgjedhjeve. Por ka në dorën e tij dhe gjykatën zgjedhore. Pra, ka në dorë dhe gjykatat e të gjitha niveleve. Se i ka të gjitha pushtetet në duart e tij, ndaj dhe vazhdon të pretendojë fitoren edhe në zgjedhjet e 2013-s. Madje, se i ka në dorën e tij të gjitha pushtetet, ndaj “vret e pret” si të dojë. Ndaj dhe arriti që të ndodhë vrasja e katër protestuesve më 21 janar. Nuk thotë kot populli ynë se “ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”. Kjo do të thotë se zoti Berisha edhe në këto zgjedhje ka të ngjarë të përsëritë modelin e vitit ’97, megjithëse përvoja më e madhe

e zoti Berisha është 21 janari, kur u vranë 4 njerëz krejtësisht të pafajshëm. Faji më i madh i tyre ishte se kishin dalë në protestë paqësore. Dhe dalja në protestë paqësore u kushtoi jetën.

* * *Është për t’u nënvizuar se dhe bashkëpunimi midis dy partive

pothuajse ka munguar. Kjo se asnjëri e as tjetri nga dy njëshat e dy partive të mëdha nuk kanë dashur bashkëpunimin reciprok, e as konsensusin, përkundrazi, kanë parapëlqyer “luftën” kundër njëri-tjetrit. Për pasojë edhe vartësit, apo dhe deputetët e bindur para njëshit të partisë, suleshin e vërsuleshin me fjalor “lufta-rak” kundër njëshit kundërshtar apo kundër titullarëve, apo dhe kundër njëri-tjetrit. Fatkeqësisht dhe loja politike midis dy par-tive nuk ka qenë lojë politike, por “luftë” konfliktuale midis dy kr-erëve e midis dy palëve, konflikt që arrinte kulmin deri në fyerje për njëri-tjetrin, duke sulmuar dhe të vdekurit në varre. Sigurisht njëshi i PD-së mbante flamurin, duke fyer kush t’i dilte përpara.

Në gjithë veprimtarinë politike të dy njëshave është gjetur gjuha dhe është arritur bashkëpunimi vetëm një herë në të gjitha këto vite, por fatkeqësisht dhe ky bashkëpunim ishte dëmprurës jo vetëm për Kushtetutën, po dhe për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Marrëveshja e tyre ishte për t’u dhënë fuqi absolute dy kryetarëve të dy partive. Ashtu siç u bë i plotfuqishëm dhe Kryeministri në raport me Presidentin. Të dy u nisën nga interesa për të forcuar fuqinë sunduese të tyre mbi partitë e tyre, por dhe mbi strukturat e tjera të shtetit. Presidenti u kthye në një kukull, pa ndonjë forcë ligjore, sepse tashmë Presidenti do të zgjidhej me votim të thjeshtë e jo më me votim të cilësuar, kur zgjedhja e Presidentit bëhej me votim të cilësuar, që ishte me 84 vota.

Dhe lufta politike ende vazhdon, madje siç duken shenjat e tanishme do të vijë duke u rritur midis dy “gjelave”. Po nëse dy partitë e mëdha duan të shkatërrojnë njëra-tjetrën dhe nuk e shi-hen dot as sy në sy, madje në 8 vjet luftë politike, asnjëherë nuk janë ballafaquar e nuk kanë debatuar e nuk kanë bërë asnjëherë debat mediatik, si të ishin armiq të përbetuar e jo dy kryetarë par-tie në shoqërinë pluraliste të Shqipërisë.

Po lind pyetja: ç’njerëz janë këta politikanë?Por ka një model në Shqipërinë pluraliste që di të bashkëpu-

nojë me të dyja partitë e mëdha. Ky është modeli i Lëvizjes Socialiste për Integrim me kryetar Ilir Metën. Kjo parti realisht diti të bashkëpunojë dhe me Partinë Demokratike, madje dhe me vetë zotin Berisha, në bashkëqeverisje për katër vjet. Dhe bashkëqeverisjen me sukses. Madje, ditën që dhe të debatojnë,

dhe të mirëkuptohen, dhe të bashkëpunojnë dy parti, njëra e ma-jtë e tjetra e djathtë. Njëherazi kjo parti diti të bashkohet dhe me Partinë Socialiste, duke i harruar e duke i hedhur pas krahësh ato që ndajnë e përçajnë, duke parë e duke u lidhur me anët e mira që bashkojnë, duke dhënë energji pozitive, duke u kapur pas qëllimit për të kontribuar për integrimin europian dhe duke bërë punë në dobi të zhvillimit politik, ekonomik, social e ndërtues.

Ja ky është modeli i një partie paqësore, bashkëpunuese, mirëkuptuese, debatuese, konsensuale, i një partie që di të bashkëpunojë me të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga pikë-pamjet e ndryshme që kanë këta ose ata. Se, në fund të fun-dit, të gjithë jemi shqiptarë e s’kemi pse të ndahemi as me krahinorizëm e as nga pikëpamjet, ngaqë i kemi të ndryshme. Përkundrazi, mendimet e pikëpamjet ndryshe janë progres e zhvillim në kushtet e pluralizmit politik. Njëherazi nuk kemi pse të ndajmë popullin shqiptar në popull të majtë e popull të djathtë. Konceptime të tilla i kanë vetëm mendje të çoroditura e politikanë karakteropat, apo politikanë individualistë, që duam vetëm veten. Siç më tha një miku im, tani ka ardhur një kohë që politikanët duan më shumë qentë “e dorës”, sesa të duan njëri-tjetrin, politikani politikanin, apo njeriu njeriun. Të mos harrojnë se jeta e njerëzimit është ekuilibër, ndërsa politi-ka është pjesë e jetës. Prishja e ekuilibrit është prishja e jetës në shoqëri. Bashkëpunimi i LSI-së me Partinë Socialiste është një koalicion që ka marrëveshjen, mirëkuptimin e konsensusin midis tyre. Këtë e kërkojnë kushtet e zhvillimit të shoqërisë dhe rritja e mirëqenies së jetës së shqiptarëve dhe zhvillimit të Shqipërisë, duke shpejtuar integrimin në Europë, dëshirë aq e dashur për gjithë shqiptarët dhe dëshira e studentëve të dhje-torit 1990: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”.

Bashkëpunimi i politikanëve është një domosdoshmëri për zh-villimin dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Lëvizja Socialiste për Integrim do të vërë në dispozicionin të koalicionit të majtë gjithë forcën dhe energjitë pozitive të saj, si një parti që gjithnjë ka mbështetur progresin dhe integrimin e Shqipërisë në Europë. Ardhja e së majtës në pushtet do të sjellë një rotacion politik normal për të vendosur ekuilibrat e duhur në një shtet që deri tashti ka qenë i njëanshëm e partiak. Bashkëpunimi me Partinë Socialiste i LSI-së do të sjellë një ekuilibër të ri politik në vend, që garanton edhe një jetë sociale më të mirë për qytetarët. Njëherazi do të japë një dinamikë të re në gjithë jetën e shqiptarëve dhe në funksionimin e një shteti normal demokratik.

Bashkëpunim apo konfliktualitet?Nga ViroN BeZhANi

Page 17: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

17• E martë 7 maj 2013

»opinion

më bën përshtypje të thellë sociale, por është njëherësh shqetësim serioz sociologjik dhe jetik, fakti që, edhe pse kanë kaluar dy dekada të rindërtimit të jetës sociale mbi platformën demokratike, modernitetin, liberalizmin dhe individualizmin, ende ka paqartësi, keqkup-time dhe keqinterpretime për raportet, sjelljet dhe qëndrimet e reja të qytetarit ndaj sho-

qërisë, por dhe të shoqërisë ndaj individualitetit, pavarësisë dhe sovranitetit të qytetarit. Mund të duket si lojë fjalësh, por në të vërtetë pas kuptimit të drejtë të këtij ekuacioni të jetës sociale dhe individuale qëndrojnë parimet e ndërtimit dhe funksionimit të stabilizuar të jetës së shoqërisë sonë dhe problemet e funk-sionimit të marrëdhënieve të saj me qytetarin. Në këtë kontekst, duhet pranuar që problemet e paritetit, vartësisë apo unitetit di-alektik të qytetarit me shoqërinë e vet nuk është thjesht problem sociologjik dhe as duhet parë si betejë ideologjike, si shprehje e “luftës së përjetshme” midis tyre, por si kod madhor, që shërben për të përcaktuar sa më qartë dhe më drejtë raportet midis lirisë së shoqërisë dhe të drejtave të qytetarit.

Ky ekuacion i jetës sociale në të kaluarën edhe sot, jo aq në kuptimin filozofik dhe ideologjik sesa në aspektin e ndërtimit të marrëdhënieve empirike, ka qenë nga më të vështirët dhe është nga më të komplikuarit. Është e natyrshme të besojmë, qoftë duke e parë këtë çështje në “shtëpinë tonë”, të besojmë se në kohën e sotme ndërlikimet e lidhjeve të qytetarit me shoqërinë janë të shoqëruara me komplikime dhe efekte sociale, të cilat janë evidente. Personalisht më duket se problemet më shumë se ndihen në rrafshin empirik dhe në lidhjet jetësore midis këtyre dy entiteteve bazë të jetës, siç janë qytetari dhe shoqëria jonë, ato janë problem thelbësore konceptuale, që meritojnë të kuptohen në frymën e kohës dhe mbi të gjitha idetë të vijnë më të qarta te-orikisht dhe sociologjikisht, sepse në kohën moderne idetë kanë rëndësi të madhe në orientimin e drejtë të jetës së qytetarit. Ato që qarkullojnë për këtë problem te ne herë janë të mira dhe të ndi-hmojnë, herë të rrezikshme, ngatërrojnë njerëzit në marrëdhëniet me veten dhe shoqërinë. Në këtë aspekt, gjërat te ne kanë pësuar ndryshime të thella konceptuale dhe kontekstuale. Në këtë kon-tekst, së pari që të merremi vesh me njëri-tjetrin, që të kupto-hemi me njëri-tjetrin dhe të përshtatemi organikisht me parimet e shoqërisë në të cilën jetojmë. Kjo është arsyeja pse mendoj se duhet të kemi të qarta konceptet dhe përkufizimet “qytetar” dhe “shoqëri”, të cilat koha i ka ndryshuar. Të gjitha këto janë çështje që meritojnë të shikohen dhe vlerësohen ndryshe, sepse tani në shoqërinë tonë kanë ato ose janë transformuar, ose kanë pësuar ndryshime të thella ontologjike dhe ekzistenciale.

Koha moderne që jetojmë nuk është aspak e përshtatshme, as komode për koncepte sociologjike romantizante për shoqërinë dhe qytetarin, lidhjet dhe raportet midis tyre. Është e vërtetë që te ne për arsye të njohura të izolimit të dhunshëm nga zhvillimet e modernitetit social dhe transformimet kontinentale, ndryshimet e raporteve shoqëri-qytetar po ndodhin me vonesë në raport me shoqërinë europiane ku bëjmë pjesë. Por pavarësisht kohës që ka kaluar në mënyrë kontroversale, zhvillimet në shoqërinë tonë dhe në thelbin e natyrës së qytetarit tregojnë se është i lartë ritmi me të cilin kanë filluar të ridimen-sionohen raportet dhe marrëdhëniet midis tyre.

Që nga fillimi i epokës së jetës moderne e demokratike pas viteve ’90 lidhjet dhe raportet individ-shoqëri kanë ndier transformime të thella. Një pjesë prej tyre janë tipike për shoqërinë e sotme postmoderne. Këto ndryshime të thelbit on-tologjik të përmasave të organizimit social të sho-qërisë në raport me qytetarin tani janë të pasqyru-ara në mënyrë të qartë, të dukshme, të kapshme, të vlerësueshme në realitetin tonë social. Madje, për shkak të veprimeve sociale enorme, koncep-timeve ekzibicionale të modernitetit, shkeljes së

normave standarde të ndryshimit, problemet e raporteve midis shoqërisë dhe qytetarit në shoqërinë shqiptare janë komplikuar, janë bërë të paqarta dhe kaotike.

Kalimi nga konceptet abstrakte sociologjizante në shikimin e shoqërisë si “meganocion” deri te realitetet e shoqërisë së sotme është një fakt real. Kjo sociologjikisht duhet vlerësuar me korrek-tesë. Ne vijmë nga një shoqëri totalitare dhe supersociale, e cila sundoi mbi qytetarin liritë dhe të drejtat e tij, mbi sovranitetin social dhe natyrën individualiste. Nën “pelerinën” e ideologjisë marksiste nuk kishte rrugë tjetër veç konceptimit determinist të rolit të shoqërisë mbi qytetarin, në të cilën njeriu u konceptua thjesht “qenie tërësisht shoqërore” dhe shoqëria si bartëse e çdo zhvillimi historik të qytetarit në vartësi të saj.

Unë besoj se është me vlerë që duke parë ndryshimet në ra-portet qytetar-shoqëri duhet të kujtojmë idenë brilante të Niçes, i cili këtë ekuacion e zgjidhte në një mënyrë që sipas meje është koherente me zhvillimet e kohës sonë. Sipas tij, “shoqëria është një prej atyre formacioneve tek i cili njerëzimi vendos kuptimet e jetës, por ajo nuk është as thelbësore për botën, as i vetmi forma-cion në gjirin e së cilës realizohet zhvillimi i njerëzores”. (Bernard Velade, Renaud Fillieule, “Hyrje në shkencat shoqërore”, f. 370)

Të kësaj ideje janë edhe sociologët e kohës sonë, të cilët mendojnë se shoqëria nuk është një kategori superiore, një substrat thelbësor, një tërësi e stabilizuar. Ideja se shoqëria është përdorur si mjet për të inkuadruar veprimet jetëgjata të njeriut si qytetar i saj ka filluar të zëvendësohet në veprimin e disa “figurave të njëtrajtshme” sociale, të cilat kanë kuptim më ekzakt, të dukshëm, të prekshëm, me peshë sociale dhe me të cilat qytetari ka lidhje dhe ndërveprim social dhe personal të vazhduar dhe të pandërprerë. Në njëfarë mënyre vendin e ekzagjeruar të shoqërisë si hambar social, në të cilin duhej fu-tur qytetari, e kanë zënë organizime të tilla të jetës sociale siç janë: shteti, familja, trupëzimet e shoqërisë civile, institucionet fetare, grupet e interesit profesional etj., me të cilat lidhet dhe socializohet qytetari në nivele të reja marrëdhëniesh reciproke. Me fjalë të tjera, nuk mund të jesh analog me të vërtetën, nuk mund t’i shërbesh përmirësimit të lidhjeve në këtë ekuacion fundamental, nëse, kur flasim për shoqërinë dhe lidhjet e mar-rëdhëniet me qytetarin, nisemi nga idetë e vjetra sociale të maskuara me ide e ambalazhe arkaike sociologjizante. Është paradoks sot të ndërhysh në jetën sociale, të bësh interpretime të realitetit të marrëdhënieve të qytetarit me shoqërinë, duke pasur në mendje modelin, arketipin e vjetër të këtij ekuacioni, mbi të cilin ka qenë ndërtuar shoqëria e madhe e tipit totalita-rist, në të cilin shoqëria ishte gjithçka dhe qytetari asgjë.

Të procedosh me këtë platformë supersociale, të nisesh nga idetë e dominimit absolut të shoqërisë mbi qytetarin, do të thotë se sociologjikisht dhe praktikisht jemi akoma rob të koncepteve të ngurta sociale, që nuk përkojnë me të vërtetat e reja të kohës moderne. Në fakt, moderniteti dhe postmoderniteti i kanë dhënë

shoqërisë shqiptare, marrëdhënieve të saj me qytetarin njëfarë plasticiteti, që është krejt i ndryshëm nga uniteti i vjetër uni-formizues i lidhjeve deterministe midis shoqërisë së vjetër dhe qytetarit. Koha ka sjellë tipologji të re në raportet e shoqërisë me qytetarin si në aspektin e ndërveprimit, ashtu dhe në ndry-shimet e thella të masës së shoqërizimit të njeriut si qytetar indi-vidual. Nëse bëjmë një vlerësim objektiv të realitetit të sotëm, të masës dhe formave të lidhjes së shoqërisë me qytetarin, atëherë konkluzionet duhet t’i nxjerrim duke e menduar realitetin e sho-qërisë tonë, më shumë si një bashkim individësh të lidhur midis tyre nëpërmjet veprimeve të përbashkëta, dhe që për këtë arsye përbëjnë një tërësi sociale relativisht të qëndrueshme.

Në kohën e sotme nuk është ekzistuese apo funksionuese as përmbajtja, as forma e vjetër e shoqërizimit të njerëzve tanë. Në kushtet e individualizmit format që marrin grupet e qytetarëve të lidhur apo të bashkuar për të jetuar me njëri-tjetrin, janë bërë fleksibile, të larmishme, të ndryshueshme, ndaj është e domo-sdoshme dhe duhet patjetër që dukuritë e reja t’i vlerësojmë duke bërë një interpretim i ri, modern të lidhjeve dhe raporteve që ka shoqëria me qytetarin. Sepse në kushtet e sotme raportet sociale dhe njerëzore janë më dinamike, të rrëshqitshme, të paqëndrueshme, dialektike dhe ato janë më të kornizuara me kufij të qartë se kur njeriu është brenda shoqërisë apo përpiqet të veprojë i pavarur prej saj.

Qytetari i kohës sonë nuk është numëror statistikor në vartësi të shoqërisë, por një personalitet që ka jetë të pavarur, dinjitet, individualitet dhe privatësi dhe që pastaj luan role sociale dhe intime. Qytetari me të cilin jetojmë në shoqërinë tonë nuk është më ai i djeshmi, i nënshtruari me dhunë ndaj shoqërisë së madhe, përkundrazi, qytetari i kohës sonë është tjetër qytetar, sepse vetë njeriu është ndërgjegjësuar për veten e vet nga ndikimet dhe efektet që ka sjellë liria, moderniteti social dhe individualizmi. Qytetari e ka kuptuar se tani është “tjetër qenie sociale”, që është në zhvillim të zgjeruar të dinamikës së individualitetit të vet në raport me shoqërinë. Dhe nëse këtë raport e vlerësojmë me ob-jektivitet, pa paragjykime dhe alarme të sajuara morale e sociale, pa frikë mund të themi se qytetari në raport me shoqërinë është bërë entitet më vete, një individualitet cilësor.

Problemet e nivelit individual dhe lidhjet e tij me nivelin social bëjnë që qytetari të mos jetë më “numërori anonim” i dikurshëm i vendosur nga të tjerët mekanikisht, diku në radhët e gjata të shoqërisë anonime dhe pa formë. Qytetari, pa mohuar shoqërinë, synon të jetë më shumë i dalluar si njeri me integritet personal, dëshiron të shfaqet si subjekt qytetar që dallohet cilësisht, radi-kalisht nga qytetari i dikurshëm, nga ai individi-masë i shkrirë në oazën e shoqërisë anonime të dikurshme.

Është koha e dinamikës së zhvillimit të shoqërisë sonë, që i shërben forcimit të verbit individualist të qytetarit, që na dety-rojnë të frymëzohemi nga idetë moderne të ndërtimit liberal të marrëdhënieve të qytetarit me shoqërinë. Filozofi Izaiah Berlin

mendon se mentaliteti i qytetarit në raport me shoqërinë ka ndryshuar. Sipas tij, çdo qytetar mendon: “Dëshira ime si njeri është që jeta ime dhe vendimet e mia varen vetëm nga unë dhe nga asnjë forcë e huaj e çfarëdo lloji. Dëshiroj të urdhërohem vetëm nga vullneti im dhe i askujt tjetër. Dëshiroj të jem subjekt dhe jo objekt; të udhëhiqem nga arsyeja ime, nga synimet e mia të ndërgjegjshme dhe jo nga shkaqe, si të thuash, të jashtme. Dëshiroj të jem dikushi dhe jo askushi; të jem veprues, të marrë vendime dhe jo të ven-dosin të tjerët për mua, të drejtoj vetveten dhe jo të jem nën veprimin e fuqive të jashtme naty-rore apo njerëzore, si të isha send apo kafshë apo në gjendjen e skllavit që nuk është në gjendje të luajë rolin e tij si qenie njerëzore, d.m.th. për të konceptuar qëllimet e veta dhe mjetet për realizi-min e tyre.” (I. Berlin, “Idetë filozofike të shekullit XX dhe katër ese për lirinë”, f. 215.)

Shoqëri e madhe me qytetar të vogël, apo anasjelltas?

Nga GëZim tUShi

Sa më e madhe shoqëria, aq më i vogël qytetari

Page 18: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

18 E martë 7 maj 2013 •

« analizë

ur pyeta një herë në një uni-versitet të Kolumbisë se çfarë provimesh aftësie apo të karak-terit profesional u nënshtrohen personat që dëshirojnë të stu-diojnë për gazetari, përgjigjja që mora ishte e prerë: “Gazetarët nuk janë artistë.” Në njëfarë

mënyre këto pikëpamje ushqehen nga bindja se gazetaria e shkruar është një zhanër letrar.

Këtu e pesëdhjetë vjet të shkuar shkollat e gazetarisë nuk ishin në modë. Ky zanat mësohej në zyrat e redaksive, shtypshkronja, qoshkat e kafeneve më të humbura, si dhe festat e organi-zuara të premteve në darkë. Gazeta përgatitej në mjedise që u ngjanin pak a shumë punishteve, vendet më të përshtatshme për të mësuar e për t’u informuar dhe ku pikëpamjet lindnin e përpunoheshin në një atmosferë bashkëpunimi të ngushtë, ku ruhej e respektohej integriteti i çdonjërit. Gazetarët përbënin një grup të organi-zuar më së miri. Gjithçka që kishim në këtë jetë e ndanim bashkërisht dhe qemë aq fanatikë lidhur me profesionin tonë, sa nuk flisnim kurrë për gjë tjetër. Puna na kishte lidhur aq fort me shoqi-shoqin, sa pak kohë mund të mbetej për jetën intime të çdonjërit prej nesh. Ndonëse asokohe nuk ekzistonte kolegjiumi i redaksisë në kupti-min formal të fjalës, në orën pesë të pasdites i gjithë stafi mblidhej spontanisht sa për t’u çlodhur nga tensioni i përjetuar gjatë ditës dhe për të pirë një kafe në ndonjë vend ku mund të zhvillohej veprimtari editoriale. Ishin mbledhje të hapura, ku diskutohej me zjarr rreth temave të çdonjërës prej rubrikave dhe ku viheshin pi-kat mbi “i” për numrin e mëngjesit të ditës së nesërme. Personat që nuk mësonin gjë prej gjëje në debatet e ndezura 24-orëshe të asaj akademie shëtitëse, ose të gjithë ata që mër-ziteshin për vdekje nga bisedat e pafundme që zhvilloheshin, qenë pikërisht ata që dëshironin ose që mendonin se tashmë ishin gazetarë, por në të vërtetë nuk qenë të tillë.

Asokohe gazetaria ndahej në tri kategori të mëdha: lajmet, historitë me karaktere dhe edi-torialet. Rubrika që kërkonte vërtet finesë dhe që mbartte në vetvete goxha prestigj ishte ajo e editorialeve. Puna e reporterit ishte më e nën-vleftësuara, pasi personi që e kryente atë ishte rëndom ndonjë riosh, të cilit i ngarkoheshin detyra që nuk shkonin përtej shërbimeve të një çiraku. Si koha, ashtu dhe profesioni kanë dëshmuar se sis-temi nervoz i gazetarisë vepron sipas një stili që lëviz në drejtim të përkundërt me akrepat e sa-hatit, domethënë në moshën 19-vjeçare unë isha studenti më i keq që kishte Fakulteti i Drejtësisë dhe e nisa karrierën e gazetarit si anëtar i redak-sisë së editorialeve. Dalëngadalë, duke punuar rëndshëm, arrita të çaja përpara, duke punuar sa në një sektor në tjetrin, derisa u bëra një reporter i vjetër e i përkorë.

Ushtrimi i këtij profesioni kërkonte një kulturë të gjerë, çka ta ofronte edhe vetë mjedisi i punës. Leximi ishte një nevojë e domosdoshme, që nuk hynte te kërkesat e mirëfillta të punës. Njerëzit që janë autodidaktë zakonisht janë lakmitarë për të nxënë sa më shumë dhe i përvetësojnë gjërat shpejt. Kjo gjë vlen sidomos për moshatarët e mi, ngaqë të gjithë digjeshim nga dëshira të çanim shtigjet për ta çuar sa më përpara atë që ne e quanim profesioni më i mirë në botë. Alberto Ll-eras Kamargo, një gazetar i moçëm, i cili në dy raste do të bëhej presidenti i Kolumbisë, nuk kishte marrë as diplomën e shkollës së lartë.

Krijimi i mëvonshëm i shkollave të gazetarisë erdhi si rrjedhojë e reagimit të rretheve akademike kundrejt faktit që profesionit i mungonte formimi shkollor. Tash për tash kjo gjë nuk vlen vetëm për medien e shkruar, por për të gjitha fushat e me-dies që ekzistojnë ose që do të shpiken.

Sidoqoftë, në një përpjekje të dëshpëruar për t’u shtrirë sa më shumë edhe emri i përulur që mori ky profesion qysh në fillim të shekul-lit të 15-të tashmë është braktisur. Tash nuk e quan më kurrkush “gazetari”, por “shkenca e ko-munikimit” ose “komunikimi masiv”. Pa hyrë në hollësira, rezultatet e përftuara nuk janë dhe aq inkurajuese. Studentët që diplomohen nga in-stitucionet akademike me pretendime tejet të mëdha dhe aspak realiste, ndonëse jetën e kanë përpara, duket se nuk kanë kurrfarë pika kontakti me realitetin dhe problemet kryesore të jetës në botën e njëmendtë dhe më fort se profesionit e aftësive të lindura i kushtojnë rëndësi e vëmend-

je të pazakontë mënyrës se si të spikatin. Kjo gjë është veçanërisht e vërtetë sidomos lidhur me dy atribute kyçe: kreativiteti dhe përvoja.

Shumica dërrmuese e studentëve i hynë pro-fesionit me mangësi të dukshme: ata kanë prob-leme të rënda me gramatikën e shkronjëzimin dhe nuk janë në gjendje ta rrokin në mënyrë in-stinktive materialin që lexojnë. Një pjesë mbahen me të madh për faktin se mund të lexojnë për së mbrapshti një dokument sekret mbi tryezën e një ministri, se janë në gjendje të regjistrojnë biseda rastësore pa e marrë vesh folësi ose se mund të publikojnë një bisedë për të cilën kanë rënë para-prakisht në ujdi ta trajtojnë si konfidenciale. Ajo çka të shqetëson më së shumti është fakti se të gjitha këto shkelje të rregullave të etikës bazo-hen në një koncept risque për profesionin: në atë që është përshtatur në mënyrë të vetëdijshme dhe është rrënjosur krenarisht në rëndësinë e shenjtë të të qenit i pari që merr vesh diçka dhe para gjithkujt tjetër. Nocioni se lajmi më i mirë nuk është medoemos lajmi që ti ia ke dalë ta mar-rësh i pari, por në të shumtën e rasteve është ai lajm që paraqitet më mirë nga të tjerët, nuk do të thotë asgjë për ta. Disa prej këtyre të rinjve, të vetëdijshëm për mangësitë e veta, ndihen të mashtruar nga shkolla që kanë kryer dhe nuk e kanë për gjë të fajësojnë profesorët se janë ata që kanë dështuar t’u ngulin në mendje virtytet që tash kërkohen prej tyre, në mënyrë të veçantë kureshtjen për të zhbiruar jetën.

S’do mend që kjo është një kritikë që mund

t’u bëhet të gjitha niveleve të arsimimit në përgjithësi, i cili është i korruptuar nga pafundë-sia e shkollave që janë kapur pas praktikës së mbrapshtë, që i kushton më fort vëmendje in-formacionit se mësimit. Gjithsesi, në rastin konkret të gazetarisë kjo gjë duket se ka të bëjë me paaftësinë e profesionit për të ecur me të njëjtin hap të mekanizmave të tregtisë, si dhe për faktin se gazetarët kanë humbur në labirin-tin e krijuar nga teknologjia teksa është lëshuar me vërtik përpara. Me fjalë të tjera, sot e gjithë ditën ka një konkurrencë të ethshme midis kom-panive kush shtie në dorë veglat më moderne, ndërkohë që kanë lënë pas dore ushtrimin e per-sonelit dhe shpërfillur mekanizmat që njëherë e një kohë nxitnin shpirtin e skuadrës.

Zyrat e redaksive janë shndërruar në labora-torë sterilë, ku njerëzit rropaten të ishulluar nga bota, vende ku është më e lehtë të komunikosh nëpërmjet yçklave të elektronikës sesa duke prekur drejtpërdrejt zemrat e lexuesve.

Dehumanizimi është duke u përhapur me një ritëm alarmues.

Nuk është aspak e lehtë të kuptosh se si teknologjia, me gjithë lavdinë e saj, dhe mjetet e komunikimit, që zhvillohen me shpejtësinë e dritës, gjëra që i lakmonim aq fort në kohën tonë, ia kanë dalë mbanë të përshpejtojnë dhe përkeqësojnë agoninë që lidhet me kohën e mbylljes së gazetës. Fillestarët qahen se shefat u japin tri orë kohë të përfundojnë një detyrë që realisht nuk mund të kryhet në më pak se

gjashtë orë, se u kërkojnë të përgatitin një ma-terial për dy kolona dhe në minutën e fundit u japin vetëm gjysmë kolone dhe se në kaosin e mbylljes së gazetës askush nuk ua ka ngenë ose të paktën të ketë mirësinë t’u japë një shpjegim, pa zënë ngoje këtu një fjalë sa për t’i ngushël-luar. “Ata as nuk na qortojnë”, - shprehej një re-porter riosh, që ishte në ankth dhe priste një re-agim nga shefat e tij. Heshtja mbretëron; shefi, i cili në kohët e shkuara ishte si një prind i urtë e i dhembshur, sot i kanë shteruar energjitë dhe koha bashkë me to, që të mbajë të njëjtin hap me ritmin ndëshkues të imponuar nga teknologjia.

Për mendimin tim, është pikërisht nguti i vazh-dueshëm dhe kufizimi në kohë e hapësirë që e ka zbehur rolin e të raportuarit, të cilin ne e kemi kon-sideruar kurdoherë si zhanrin më të fisëm, por në të njëjtën kohë edhe zhanrin që lypte më shumë kohë, më shumë hulumtime, më shumë reflektim e sidomos mjeshtëri të lartë në të shkruar. Në të vërtetë, të raportuarit është një proces rindërtimi i detajuar dhe i kujdesshëm i fakteve. Thënë ndry-she, është lajmi në tërësinë e vet, ashtu siç kanë ndodhur ngjarjet përnjëmend, të paraqitura në mënyrë të atillë që lexuesi të ndihet sikur ngjarjet kanë ndodhur para syve të tij.

Para se të shpikej teleshkruesi dhe teleksi, dikush në fushën e radiokomunikimit me një përkushtim fanatik ndaj profesionit kapi sakaq lajmet e botës mes kakofonisë së valëve, ndërsa një editor i shkolluar e plotësonte me detajet dhe informacionin shoqërues, në mënyrë të

Gabriel Garsia

Markes

një histori gazetarie, mes profesionit dhe të ndierit

Page 19: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

19• E martë 7 maj 2013

»analizë

ngjashme me rindërtimin e krejt skeletit të një dinozauri duke u nisur nga një vertebër e vet-me. Vetëm interpretimi i lajmit ishte rreptësisht i ndaluar, ngaqë kjo gjë konsiderohej domeni i shenjtë i kryeredaktorit, editorialet e të cilit pre-supozohej se shkruheshin veç prej dorës së tij, ndonëse nuk ishte bash kështu. Përveç kësaj, kryemjeshtri i të shkruarit ishte ngaherë i fam-shëm për lajlelulet stilistikore. Kryeredaktorët më në zë kishin linotipistin e tyre, puna e të cilit ishte të deshifronte dorëshkrimet.

Një nga përmirësimet më domethënëse të bëra në 50 vitet e shkuara është se lajmi dhe raporti tash shoqërohen me komente dhe opin-ione, ndërsa informacioni shoqërues përdoret për të pasuruar përmbajtjen e editorialëve. Gjithsesi kjo gjë nuk duket të ketë arritur rezultatet më të mira, ngaqë profesioni i gazetarit kurrë më parë nuk është dukur kaq i rrezikshëm sa ç’është sot e gjithë ditën. Përdorimi i tepruar i thonjëzave në citimin e deklaratave, qofshin ato të vërteta ose të rreme, i hap udhën gabimeve të bëra pa dashje ose me qëllim, shtrembërimeve dashakeqe dhe keqinterpretimeve të helmatisura, të cilat i japin lajmit forcën e një arme vdekjeprurëse. Citimet nga burime që janë krejtësisht të besueshme, nga njerëz që përgjithësisht janë të mirinformuar, nga zyrtarë të lartë që kërkojnë të mbeten anonimë ose nga vëzhgues që dinë gjithçka, por që nuk shfaqen gjëkundi, bën të mundur që gjithfarësoj kundërvajtjesh të mbeten pa u ndëshkuar. Fajtori shkon e ngre rreth e qark vetvetes një fortesë

duke cituar të drejtën për të mos e zbuluar bur-imin, pa i shkuar aspak ndër mend të pyesë veten se mos vallë është duke u bërë lodër në duart e burimit, i cili duke i përcjellë informacionin e ka ambalazhuar më parë ashtu siç i volit atij. Unë mendoj se një gazetar i keq beson se jeta e tij varet nga burimi, sidomos në ato raste kur ai është zyrtar dhe për këtë arsye e konsideron atë si diçka të shenjtë, pajtohet me të, e mbron atë dhe, tekefundit, hyn në një marrëdhënie të rrezik-shme bashkëfajësie me të, çka madje e shtyn t’i shikojë vëngër burimet e tjera.

Ndoshta kjo që do të them tani mund të tingëllojë tejet anekdotike, por për mendimin tim në të gjithë këtë proces ka edhe një fajtor tjetër të madh: kasetofoni. Para shpikjes së kasetofonit profesionistët ia dilnin për bukuri mbanë me tri vegla, të cilat, ç’është e vërteta, dhe në fakt përmblidheshin në një të vetme: një bllok shëni-mesh, moral i panjollosur dhe një palë veshë që ne, ashtu si reporterët, i shtinim në punë për të dëgjuar atë çka na thoshin të tjerët. Përdorimi si nga ana profesionale, ashtu dhe etike, i kaseto-fonit ende nuk njihej. Njerëzit duhet t’i mësojnë kolegët e tyre më të rinj se kasetofoni nuk mund të zëvendësojë kujtesën dhe t’u shpjegojnë se s’është gjë tjetër veçse një variant i sofistikuar i bllokut të shënimeve modest, i cili diti ta kryejë me devotshmëri e besueshmëri detyrën e vet në fillimet e këtij profesioni. Kasetofoni thith, por nuk dëgjon dhe sikur të jetë një papagall elek-tronik veç përsërit, por nuk është në gjendje të përsiasë. Ne mund të mbështetemi tek ai, por s’duhet të harrojmë se është një krijesë pa zemër dhe, tekefundit, zbardhja e fjalëpasfjalshme e tekstit nuk mund të jetë kurrsesi aq e besueshme sa ç’mund të jetë puna e kryer nga një njeri që i vë veshin dhe u kushton vëmendje fjalëve që nxjerr nga goja bashkëbiseduesi i tij, shtie në punë in-teligjencën për t’i shoshitur e vlerësuar ato, si dhe i gjykon duke u bazuar në standardet e veta etike. Kur është fjala për radion, kjo teknikë ofron një sërë përparësish të padiskutueshme në kup-timin e përçimit të menjëhershëm dhe të saktë të fjalëve te dëgjuesi, por e keqja është se një pjesë e mirë e intervistuesve nuk ua vënë veshin përgjigjeve që japin të intervistuarit, se e kanë mendjen te pyetja e ardhshme që duan të bëjnë.

Për shkak të kasetofonit u jepet një rëndësi e pavend dhe e tepruar intervistave. Radioja dhe televizioni, duke u nisur edhe nga vetë natyra e tyre, i kanë shndërruar intervistat në një zhanër sipëror. Por, me sa duket, edhe media e shkruar ka rënë në të njëjtën grackë dhe bën të njëjtin gabim konceptual, duke menduar se zëri i së vërtetës nuk është dhe aq ai i gazetarit që ka qenë dëshmitar i një ngjarjeje të caktuar, por i intervistuari me deklaratën e vet. Për një pjesë të mirë të shefave të gazetave transkriptimi ka vlerën e lakmusit gjatë një eksperimenti në gotën e mbushur me acid. Ata i pështjellojnë tingujt e fjalëve, e bëjnë lesh e li semantikën, kapen pas shkronjëzimit dhe bëhen viktimë e sintaksës. Ndoshta një zgjidhje do të ishte kthimi te blloku modest i shënimeve, në mënyrë që gazetarët të dinë të përdorin intelektin për të redaktuar gjatë kohës që janë duke dëgjuar dhe t’i japin kasetofonit vendin që i takon, atë të një dëshmitari të çmuar. Sidoqoftë, hamendja e ngritur se shumë prej lajthitjeve etike dhe shkar-jeve të tjera që e poshtërojnë dhe e bëjnë me turp gazetarinë moderne nuk vjen dhe aq nga mungesa e moralit sesa nga paaftësia profe-sionale, çka tingëllon si njëfarë ngushëllimi.

Ka të ngjarë që një nga të metat e programit mësimor të komunikimit masiv është se ato u mësojnë studentëve shumë gjëra që janë të do-bishme për profesionin, por shumë pak rreth vetë profesionit. Pra, është e qartë që programet hu-manitare duhen mbajtur, ndonëse duhet të jenë më pak ambicioze e të ngurta, me qëllim që t’i pajisin studentët me një kulturë të gjerë, çka ata nuk e përfitojnë në shkollën e mesme. Gjithsesi, çfarëdolloj programi arsimor duhet të përqendro-het në tri fusha kyçe: t’u japin përparësi aftësive dhe profesionit; të përcaktojnë qartë e prerë se kërkimi nuk është një specialitet i profesionit, ndonëse ai i gazetarit lypset të orientohet nga kërkimi; dhe të punojnë për t’i bërë të vetëdi-jshëm studentët se standardet etike nuk janë produkt i rrethanave të rastit. Gazetarët duhet t’i kenë vath në vesh të gjitha këto.

Objektivi i fundit lypset të jetë kthimi në nive-lin fillestar të arsimimit nëpërmjet kurseve në

grupe të përbëra nga pak veta, synimi i të cilëve duhet të jetë një vlerësim kritik i përvojave his-torike brendapërbrenda kontekstit origjinal të shërbimit publik. Thënë me fjalë të tjera, për sa i përket të mësuarit duhet të ringjallim shpirtin e të mbledhurit të gjithë tok në orën 5 të pasdites.

Unë i përkas një grupi gazetarësh të pavarur me qendër në Cartagena de Indias, që po rreket ta rrënjosë këtë gjë anembanë Amerikës Latine nëpërmjet një sistemi kursesh eksperimentale e të lëvizshme, që mbart një emër që tingëllon ca i fryrë: Fondacioni për një Qasje të Re ndaj Gazetarisë në Amerikën Iberike (Fundacion para un Nuevo Periodismo Iberoamericano). Ky yni është një program-pilot për gazetarët e rinj në fillimet e karrierës së tyre. Ata punojnë në fusha specifike - raportim, redaktim, intervista në ra-dio, televizion e kështu me radhë - nën drejtimin e një veterani të profesionit të gazetarit.

Pas njoftimit publik të bërë nga fondacioni, kandidatët propozohen nga organi i medies ku ata punojnë, ndërkohë që është vetë kompania që u mbulon shpenzimet e udhëtimit, të qën-drimit dhe taksën e regjistrimit.

Kandidatët duhet të jenë nën 30 vjeç, të kenë të paktën tre vjet përvojë pune dhe të dinë të dëshmojnë aftësitë si dhe nivelin e mjeshtërisë në ato fusha që janë specializuar, duke ofruar dy modeleve të punëve të kryera që ata vetë i konsiderojnë si punën më të mirë e më të keqe.

Kohëzgjatja e çdo kursi është lënë në dorën e instruktorit të ftuar, të cilët rrallëherë mund të qëllojë të kalojnë më shumë se një javë. Gjatë kursit instruktori nuk përpiqet t’i pajisë pjesë-marrësit me dogma të karakterit teorik dhe skema akademike, përkundrazi, në tryezat e rrumbullakëta që organizohen ai rreket të për-forcojë mjeshtërinë që kursantët zotërojnë duke shtënë në veprim ushtrime praktike, me synimin për të ndarë tok me ta përvojën e përftuar gjatë ushtrimit të profesionit.

Synimi nuk është t’i mësojë njerëzit se si të bëhen gazetarë, por të mprehë aftësitë e atyre që tashmë janë të tillë përmes ushtrimeve prak-tike. Në kurset tona nuk ka provime përfundim-tare, as nota, as diploma dhe kursantët nuk pajis-en me ndonjë certifikatë pjesëmarrjeje. Procesi i vlerësimit ndodh vetvetiu në punë e sipër përmes zbatimit në praktikë të mjeshtërisë së fituar.

Nuk është aq e lehtë të vlerësosh përfitimet e nxjerra kësisoj nisur nga një këndvështrim thjesht pedagogjik. Gjithsesi, ne të gjithë kemi marrë zemër nga entuziazmi i atyre që marrin pjesë në kurset tona, një dukuri që tashmë po jep frytet e veta për një qëndrim jokonformist dhe krijues brendapërbrenda rretheve të medies nga vijnë këta njerëz, një qasje kjo që është përkrahur në shumë raste edhe nga bordet e drejtorëve.

Thjesht fakti që 20 gazetarë nga vende të ndryshme të botës puqen dhe kalojnë së bashku pesë ditë duke diskutuar rreth profesionit për-bën një shenjë të mbarë të progresit të kryer, si për ata vetë, ashtu dhe për gazetarinë. Në një vështrim të fundit, ne nuk propozojmë rrugë e mënyra të reja për të mësuar gazetarinë, ajo që dëshirojmë të arrijmë është të ringjallim mëny-rat e vjetra të të mësuarit.

Media do të bënte mirë ta mbështeste këtë mision shpëtimi si në zyrat e redaksive, ashtu dhe nëpërmjet skenarëve të krijuar bash për këtë qëllim, siç veprohet në rastet e shkërbimit të aksidenteve ajrore që mund të ndodhin gjatë fluturimit, në mënyrë që studentët të mësohen t’i shmangin katastrofat para se të ndeshen me to në jetën reale. Gazetaria është një pasion që s’njeh kufij, që mund të përvetësohet e të human-izohet vetëm nëpërmjet një përballjeje që nxjerr shkëndija kur ndeshet me realitetin. Vetëm ata që e kanë këtë pasion në gjak mund ta kuptojnë këtë tërheqje magnetike që ushtron ajo, pasion që ushqehet nga paparashikueshmëria e jetës. Ai që s’e ka provuar më parë këtë përvojë mund të nisë të rrokë atë eksitim të jashtëzakonshëm që të ngjall lajmi, dalldinë e mirëfilltë që vjen e të pushton kur sheh frytet e para të punës sate, por dhe sfilitjen morale që mbart dështimi. Kurrkush që nuk ka lindur për këtë gjë dhe nuk është i për-gatitur të jetojë për të, sepse vetëm kështu mund të kapesh pas këtij profesioni, i cili përndryshe ngjan krejt i pakuptueshëm dhe shterues, ku puna mbaron pasi lajmi është nisur drejt destinacionit, por vetëm për një çast, pasi gjithçka nis sakaq nga e para, madje me vrull më të madh, duke mos të falur as edhe një grimë prehjeje.

Page 20: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

20 E martë 7 maj 2013 •

« Kulturë

Blerina GOCE

Një ishull larg botës së qytetëruar. Një vend ekzotik me palma, det dhe rërë; një “shkëputje”, për të

na futur më shumë në vetvete, atje ku gjallojnë pikëpyetje dhe dilemat morale. Duket se në momente largimi, njeriu e ndien më shumë nevojën të jetë i vërtetë dhe natyrshëm të përballet më lehtë duke zbuluar vetjaken.

Edhe situatat më absurde mund të marrin tjetër shije në përballje të tjera. Duket se ajo çfarë e bën “të pa-ketueshme” atë që vendosim të quajmë vlerë është shoqëria dhe morali i saj, shpesh jomoral dhe i lëkundshëm, por “gurëzor” në pranime turrmash.

Ata janë miq të mirë, të cilët aksi-dentalisht gjenden në një vend të pa-banuar, larg Parisit të zhurmshëm. Filipi (Genc Fuga) është një financier i suk-sesshëm në Paris, ndërsa Suzana (Ina Gjonçi), gruaja e Filipit është një ish-këngëtare, e cila për momentin duket të jetë “e pasionuar” vetëm pas aven-turave. Marti (Lulzim Zeqja), shoku i ngushtë i Filipit, është njëkohësisht i dashuri i Suzanës. Prej gjashtë vitesh ata jetojnë një trekëndësh dashurie, për të cilin Filipi nuk është në dijeni, por që e mëson gjatë kohës së qën-drimit në ishull nga vetë Marti dhe po-himi i Suzanës më pas.

Reagimi i Filipit pas mësimit të një të vërtete të tillë është shumë ndry-she nga sa mund të mendohet nor-malisht. Situatat ndërrojnë vend dhe gjërat duken herë-herë absurde dhe plot komicitet, ndërsa Filipi, i cili ka për shqetësim kryesor të kapë flutura (flutu-rat janë një detaj interesant që zbulojnë për atë pjesë “fëminore”, mbase idealiste apo “të virgjër” etj., të karakterit njerëzor në kërkim të lumturisë), e pranon lehtë-sisht situatën, duke bërë madje një mar-rëveshje që Suzana të flerë një javë me të dhe një javë me Martin.

Pa dashur të ndalemi më gjatë në subjektin e pjesës, mund të pohojmë se pavarësisht rezervave, ajo që pjesa ar-rin të përçojë janë pikëpyetjet e mbase reflektimet e pashmangshme në seci-lin prej nesh. Pjesa flet shumë përmes tekstit dhe fjalës (madje në këtë pikë, shfaqja mbase është disi e gjatë), por edhe përmes detajeve dhe elementeve të veçantë me të cilët krijon situata. (fluturat, topi i bardhë si “hënë” apo glob në duart e Filipit dhe Martit, perdja e kuqe, thika e kuzhinierit etj.).

Një prej tyre është për shembull muzika. Në momente të caktuara ajo është përcjellëse e mirë e idesë dhe kri-jon situata. Përtej humorit, interesantja

Është një flamuri një shekullor, që sipas studiuesit Frederik Stamati i përket harkut kohor 1914- 1918. Restauratori ka munduar të identifikojë këtë objekt vetëm disa kohë më parë. Bëhet fjalë për flamurin e forcave vullnetare shqiptare, pjesëmarrëse në ushtrinë e Austrisë gjatë Luftës së Parë Botërore. Flamuri ka shkabën me dy krerë dhe numrin 6 të regjimentit të shqiptarëve. Me këtë flamur 100-vjeçar, Stamati është njohur rreth një dekade më parë, kur edhe e ka restauru-ar. Aktualisht flamuri së bashku me disa flamurë të rrallë historikë ekspozohen në muzeun e ushtrisë të krijuar këtë vit. Rëndësia e këtij flamuri është historike, ndaj sipas Stamatit, ka nevojë për studime të mëtejshme. Gjendja e flamurit, sipas specialistit është e mirë, por ajo

që ka nevojë për restuarim është pjesa anësore. Flamuri që i përket harkut kohor 1914- 1918 prej vitesh është ruajtur në fondin Etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike. Dimensionet e flamurit janë 120cm me 85 cm. Përbërja e tij është prej pëlhure të leshtë, i kuq me një shqiponjë të zezë në mes, një shqiponjë disi e çuditshme për nga forma, që nuk ngjason me format e shqiponjave që jemi mësuar të shohim në periudhën e pavarësisë dhe fare ndryshe nga forma e shqiponjës së batalioneve të ushtrisë shqiptare të asaj kohe. Poshtë shqiponjës është numuri 6. Anash konturohet nga një varg trekëndëshash, në ide të përafërt për nga forma me flamujt e batalioneve. Në krah të majtë është vendi ku futej shtiza apo litari. Kjo është prej pëlhure pambuku, ngjyrë gri në të kaltërt.

RITA ORA “i rrëmben” rolin RihanësKëngëtarja me origjinë nga Kosova interpreton në “Fast & Fourious”

Nuk është hera e parë që Rita Ora shihet si “kërcënim” për këngëtaren e njohur Rihana. Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po fiton gjithnjë e më shumë terren, madje edhe përtej muzikës. Së fundi, këngëtarja nga Kosova interpreton edhe në “Fast & Fourious”. Pra, ajo po shkëlqen edhe në botën e kinemasë. Ora nuk do të ecë në tapetin e kuq për të lançuar këngën e saj të radhës, por do të bëjë debutimin e saj këtë javë në filmin “Fast & Fourious 6”, shkruan “The Sun”. Interpretimi i Rita Orës në “Fast & Fourious 6” është padyshim një sukses, por edhe një triumf krah këngëtares rivale Rihana, rol që kjo e fundit e kishte për zemër, por që në çastet e fundit ia rrëmbeu këngëtarja me origjinë nga Kosova. Kjo nuk është përballja e parë me kine-manë për shqiptaren Rita Ora. Në moshën 14-vjeçare, ajo ka interpretuar në një film britanik të titulluar “Spivs”, ku ka nxjerrë në pah “look”-un e saj fëmijëror.

IDENTIFIKOHET FLAMURI I FORCAVE SHQIPTARE NË USHTRINË E AUSTRISË

Studiuesi Frederik Stamati ishte “prezantuar” me këtë flamur 10 vjet më parë

Të flasim për martesën…(APO TRADHTINË?!)

e kësaj pjese sipas mendimit tim është tema e zgjedhur, trajtimi i problema-tikës a problematikave sa psikologjike, njerëzore, ekzistenciale (në radhë të parë të tilla), aq edhe sociale.

Sa të vërtetë janë njerëzit në një shoqëri me moral të parafabrikuar? Sa e vërtetë është martesa në sistemin ku jetojmë, në raport me ndjesitë dhe emocionet e ndryshueshme? Njeriu në thelb është një qenie që kërkon dashurinë dhe lumturinë. Por dashuria dhe lumturia shpesh janë fluturake dhe me morale të dyfishta, përballë kufizi-

meve dhe kompromiseve.Njeriu në thelb është poligam, një

qenie e hapur, egoiste apo e logjik-shme? Pyetje të tilla ceken përmes tek-stit dhe lojës aktoriale, ndërsa përgjigjet secili mund t’i formulojë sipas “leximit” që i bën pjesës, që tenton t’i shmanget formateve moralizuese bardh e zi.

Në fund të pjesës dashnorët (pas peripecive në ishull, përballjes edhe me kuzhinierin e anijes (Florian Agalliu), që gjithashtu kryen marrëdhënie seksu-ale me Suzanën), etj., në momentin që vjen anija, e cila do t’i largojë të katërt

nga ishulli për t’i rikthyer në botën e qytetëruar, bien dakord t’i thonë Filipit se janë ndarë e të rivazhdojnë me njëri-tjetrin lidhjen në mënyrë sekrete.

Pra, gënjeshtra është më e mirëpranueshme në botën e madhe. Pikërisht tani që lenë ishullin, në një farë kuptimi fillon izolimi dhe burgu i tyre i vërtetë.

Në fund të fundit, ky është një rrëfim për qenien njerëzore, “të lidhur në betime”, në një shoqëri ku shpesh “kontratat” tingëllojnë qesharake. E ku megjithatë duket sikur secili zgjedh të bëjë atë që diktohet më kollajshëm... Megjithatë, mund të ndodhë edhe ndry-she! “Kasollja” mund të jetë shtëpia e të vërtetave të të gjithëve, në një ‘ishull’, kur lihet mënjanë bota e madhe.

Me regji të Sesilia Plasarit, skeno-grafi të Genc Shkodranit, kostume të Edlira Qyshkës dhe grimiore Bebeka Allën, “Kasollja e vogël” e ka pasur pre-mierën e saj mbrëmjen e së Dielës në Teatrin Kombëtar të Komedisë.

Page 21: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

21• E martë 7 maj 2013

»Kulturë

Parku Kombëtar i Butrintit, sipas drejtuesve të Minis-trisë së Turizmit Kulturës

Rinisë dhe Sporteve, po njeh një progres të qëndrueshëm turistik. Gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2013 parku u vizitua nga rreth 4.000 vizitorë, pje-sa më e madhe e të cilëve të huaj, ndërkohë që të ardhurat pësuan një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bordi i Butrintit, i cili u mblodh këto ditë nën drejtimin e ministrit të TKRS-së Z. Visar Zhiti vlerësoi se ky progres i Parkut Kombëtar Butrint do të mbështetet këtë vit me financime me të mëdha. Miratimi nga qeveria i për-dorimit 90% të të ardhurave që vijnë në këtë park nga hyrja e vizitorëve do t’i hapë rrugë zbatimit të projekteve në monumente, arkeologji, mjedis dhe turizëm. Konkret-isht Parku do të krijojë këtë vit një sistem unik monitorimi të mjediseve të qytetit antik me pajisje moderne vëzhgimi që rrisin sigurinë ndaj vizitorëve. Krahas menaxhimit elektronik të hyrjes së vizitorëve parku do të ofrojë shërbimin wirlees për turistët në disa zona. Për herë të parë këtë vit Parku do të nisë të aplikojë dhe audio-guidat në disa gjuhë me pajisje moderne dhe me një shërbim në Pikën e Informacionit turis-tik që është krijuar në hyrje të Parkut. Gjatë vitit 2013 krahas përmirësimeve në zonat e park-ingjeve do të ketë gjithashtu përmirësime në zonën mje-disore në hyrje të parkut me mbjelljen e rreth 700 fidanëve. Bordi i Butrintit ka mbështetur në vendimin e fundit një seri angazhimesh në arkeologji dhe monumente. Edhe këtë vit do të vijojë bashkëpunimi me Univer-sitetin e Notredamit për Zonën e Forumit Romak, si dhe Kursi i Arkeologjisë dhe Konservimit. Risi do të ofrohen në Butrint me hapjen e mozaikëve në se-zonin turistik në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve. Pas disa vitesh do të hapet për herë të parë Mozaiku i Baptis-

Grabitet sërish Kisha e Shën Mërisë në Leusë të Përmetit. Kisha e ndërtuar në shek-ullin e XVII, e shpallur monument kulture prej vitit 1963, është bërë pre e grabitësve, të cilët gjatë natës kanë vjedhur pjesët kryesore të ikonostasit, duke i shkaktuar një dëmtim serioz. Janë gjithësej 8 copë pjesë të formatit qendror 70 me 60 cm të gdhendura

në dru. Kisha e Shën Mërisë është e vetmja për nga lloji i veçantë i ndërtimit në jug të vendit. Në të ka afreske dhe piktura murale të shumëllojshme, të cilat ruajnë edhe sot elementë e ngjyra të veçanta. Ndërtimi i saj, e tëra me gur, është një karakteristikë më vete si për përdorimin dhe vendosjen, ashtu edhe për harqet e strukturën.

Neruda vdiq nga tumoriProvat radiologjike dhe histologjike

tregojnë se kishte një kancer në një stad shumë të avancuar Sqarimet e para të bëra mbi mbetjet e poetit të madh kil-

ian Pablo Neruda konfirmojnë se kishte një tumor shumë të avancuar në prostatë me metastaza dhe se, sipas të gjitha gjasave, ky ishte shkaku i vdekjes së tij më 23 shtator të vitit 1973, dymbëdhjetë ditë pas grushtit të shtetit ushtarak që e rrëzoi Salvador Allenden dhe qeverinë e Unidad Popular. Pas denoncimit të Partisë Komuniste kiliane mbi një inter-venim hipotetik të policisë sekrete të Pinochetit që, sipas ish-shoferit të tij Manuel Araya, mund të kishte luajtur rol në vdekjen e poetit, gjykatësi kilian Mario Carroza kishte urd-hëruar zhvarrosjen e trupit. Më 16 prill mbetjet e Nerudes ishin zhvarrosur nga varri në Isla Negra ku poeti prehej bashkë me gruan e tij të tretë dhe të fundit Matilde Urrutia. Carroza ka marrë tash dosjen mbi ekzaminimet radiologjike dhe his-tologjike në të cilat evidentohet gjendja shumë e avancuar e kancerit. Dyshimet dhe denoncimi i PK-së kiliane kishin lin-dur pas një interviste, më 2011, të njeriut që kishte qenë asistent personal i shoferit të poetit. Në intervistën e dhënë gati 40 vite pas vdekjes, Manuel Araya pohonte se vdekja e Nerudës kishte ardhur si pasojë e një injektimi vdekjeprurës që ia kishin bërë agjentët e shërbimit sekret të regjimit në klinikën ku ishte shtruar në Santiago del Cile, e njëjta ku më vonë vdiq, në rrethana të dyshimta, ish presidenti demokris-tian Frei. Sipas Arayas, agjentët i kishin vrarë në mënyrë që të mos e linin të shndërrohej në simbol të opozitës së dik-taturës ushtarake të sapo instaluar. Megjithatë, ky version është vlerësuar si pjellë e fantazisë nga të gjithë miqtë e poetit, militant komunist dhe fitues i çmimit “Nobel”, të cilët e dinin se sa e rëndë ishte sëmundja e tij në ato javë tragjike. Për çdo rast, për një dëshmi përfundimtare mbi shkaqet e vdekjes së Nerudës, gjykatësi kilian Carroza pret përfundimin e anali-zave toksikologjike që janë duke u bërë ende në laboratorët e Universitetit të North Carolina, në Shtetet e Bashkuara. Eduar-do Contreras, avokati i PK-së kiliane, i cili e ka paraqitur de-noncimin pas të cilit nisi ekshumimi i mbetjeve, ka thënë se analizat preliminare e konfirmojnë tumorin, pro nuk i përjashto-jnë shkaqet tjera. Neruda, pak para se të vdiste, i shtruar në spital prej tre ditësh në klinikën “Santa Maria” të Santiagos, planifikonte të shkonte në ekzil me gruan Matilde Urrutia në Meksiko për të organizuar rezistencën paqësore ndërkombë-tare ndaj grushtit të shtetit të Pinochetit.

“Kolonia ndërkombëtare e piktorëve” është ndalur në Kukës. Më shumë se 40 pik-torë përgjatë një jave do të dalin në terren për të hedhur në telajo peizazhet më të bukura të natyrës së rajonit verilindor. Qëllimi i këtij ak-tiviteti është promovimi i vlerave natyrore kulturore dhe historike të Kukësit për t’ja prezantuar ato turistëve vendas dhe të huaj. Artistët vijnë nga të gjitha qytetet e vendit si dhe nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. “I gjithë ky aktivitet realizohet nën idenë e futjes së frymës së kulturës, gjallërimit të jetës kulturore për një javë, i afirmimit të emrit të qarkut të Kukësit, si një qark art-dashës dhe në funksion të asaj që Këshilli i Qarkut ka si qëllim primar, zhvillimin e këtij rajoni”, tha kreu i qarkut, Ibsen Elezi. Vetë piktorët thonë se peizaz-het dhe vlerat historike që ka qarku i Kukësit do t’ia u bëjnë më të lehtë pasqyrimin e tyre

Kolonia e piktorëve, 40 artistë në Kukës

Grabitet sërish kisha e Shën Mërisë në Përmet

në punimet artistike. Kjo është hera e parë që një numër kaq i madh piktorësh mbërrijnë në Kukës duke synuar rritjen e in-teresit për turistët vendas dhe të huaj. Kjo nismë pritet që të

ndihmojë edhe në krijimin e një baze me vepra arti për ngritjen e një galerie të mirëfilltë në qytet; projekt që ekziston prej vitesh, por që nuk është konk-retizuar asnjëherë.

Parku i Butrintit Hapet për herë të parë pas shumë

vjetësh mozaiku i BaptisteritButrinti, këtë vit më shumë financime. Parku do të krijojë këtë vit një sistem unik monitorimi të mjediseve të qytetik antik me pajisje mod-

erne vëzhgimi që rrisin sigurinë ndaj vizitorëve

terit, një nga më të mëdhenjtë dhe më të bukurit në gjithë Mesdheun. Gjatë vitit 2013 në bashkëpunim me Kolegjin Uti-ca nga SHBA do të zhvillohet kursi i Antropologjisë, ku pritet të marrin pjesë krahas stu-dentëve amerikanë edhe 10 studentë shqiptarë. Po kësh-tu do të ketë investime për përmirësimin e shërbimeve. Parku do të krijojë një faqe in-terneti për më shumë informa-cion për turistët vendas dhe të huaj, ndërsa në dispozicion do të jenë mbi 50.000 broshura falas në disa gjuhë për pasur-itë kulturore dhe natyrore të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Page 22: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

22 E martë 7 maj 2013 •

« speCiale

kontrabandistët më të mëdhenj të kokainës në Europë janë pjesëtarët e “Ndrangetës, mafies kalabreze. “Koza Nostra”, “Kamorra”,

“Sakra Korona Unita” dhe “Ndrangeta” janë or-ganizatat më të njohura dhe më të rrezikshme kriminale të Italisë. Veprimtaria e tyre bazohet në përkatësinë territoriale. Mafia kalabreze, “Ndrang-eta”, mund të mos jetë aq e njohur sa ajo siciliane. Të zënë ngushtë, shefat e “Ndrangetës” fshihen në bunkerë sekretë. Në qytetin Plati, në As-promonte, që do të thotë “malet e ashpra”, është zbuluar një sistem i tërë kanalesh nëntokësore. Kjo nuk çudit, kur dihet se Plati tash e njëqind vjet njihet si kështjellë e mafisë kalabreze.

Strehimi në bunkerët nëntokësorëShefat e kësaj mafie janë trafikantët krye-

sorë të kokainës në botë dhe kanë lidhje të forta me “filialet” e mafisë në Australi. Por kohët e fundit atyre u është prishur “tymi i duhanit”. Të përndjekur nga policia e përkush-tuar, pjesëtarët e kësaj organizate kriminale kanë ndërtuar një rrjet magjepsës të vend-strehimeve sekrete nën rrugët dhe ndërtesat e qytetit. Mund të thuhet se kemi të bëjmë me një qytet paralel, një Plati nëntokësor, ku bunkerët nëntokësorë, ku mund të hahet edhe pica, janë të lidhur me një numër të pafundmë tunelesh. Këto tunele në disa vende gërsheto-hen me tunelet e kanalizimit. Por tani kjo botë nëntokësore është zbuluar, duke u vënë në dis-pozicion të minjve dhe historianëve të mafies. Plati nuk është vendi i vetëm i Italisë Jugore, ku vitet e fundit janë ndërtuar bunkerë dhe kanale të këtilla nëntokësore. Një karabinier tregon të ketë zbuluar disa bunkerë në një pemishte por-tokajsh në periferi të qytetit famëkeq Rosarno. Edhe mafiozët e regjioneve të tjera janë spe-cialistë të vërtetë në ndërtimin e bunkerëve nëntokësorë. Ky ndërtim nëntokësor flet shumë rreth gjendjes aktuale të luftës kundër mafies.

Arratisja e kriminelëveNëse Italia dëshiron ta shërojë këtë plagë, e

cila është duke e munduar që nga shekulli XIX, atëherë shefat mafiozë duhet të dënohen me vite të tëra burgim. Për dekada të tëra kjo nuk kishte ndodhur. Proceset gjyqësore mbaheshin, por shpesh të dyshuarit arratiseshin, apo nuk

“Ndrangeta”,

bota e nëndheshme e mafiesishin zënë fare. Me qindra kriminelë të dënuar vazhdonin që të qëndronin të lirë, duke vrarë, plaçkitur dhe duke trafikuar drogë. Sa më gjatë që ata ishin të lirë, aq më shumë rritej fama kriminale e tyre. Tani përndjekja dhe zënia e ma-fiozëve është prioritet numër një për autoritetet italiane. Por shefat e mafies nuk mund të quhen të arratisur, për shkak se ata rrallëherë arrati-sen apo ikin nga Italia. Sikur ta bënin një gjë të tillë, ata do ta braktisnin fronin e tyre, duke rrezikuar që atë t’ua uzurpojë ndokush tjetër. Zgjidhja më e mirë është ndërtimi i një bun-keri të nëndheshëm, nga ku mund të koman-dohet e tërë situata. Kështu, shefat rrinë nën tokë me javë, bile edhe me muaj, duke vrojtuar botën me anë të kamerave të tyre të sigurisë, duke dhënë urdhra me anë të linjave sekrete telefonike dhe duke lejuar vetëm një numër të kufizuar njerëzish që ta dinë vendndodhjen e tyre. Sado e suksesshme që të jetë kjo fshe-hje, ajo tregon se mafia është në defensivë. Por bunkerët po ashtu na tregojnë se sa e fu-qishme është kontrolli territorial i mafies. Muri i heshtjes, i quajtur oferta, në këtë pjesë të botës me të vërtetë është mahnitës.

Shefat e mafies bëjnë një jetë të mjerëNë Plati të gjithë ata që hulumtojnë mafien

shoqërohen nga forcat speciale italiane, të qua-jtur “Cacciatori” (Gjuetarët). Burime të këtyre forcave bëjnë me dije se, me qëllim ndërtimin e një rrjeti nëntokësor të bunkerëve dhe tuneleve, shefat e mafies nuk kanë hezituar të gropojnë edhe rrugën kryesore të qytetit. Ata e kishin bërë këtë me aq liri, sikur të ishin udhëheqës komunalë të qytetit. Dhe askush nuk ishte an-kuar për një veprim të këtillë, po kur qëndron një kohë të gjatë në bunkerët nëntokësorë, ar-rin deri te përfundimi se shefat e mafies bëjnë një jetë absurde dhe të mjerë. Duke pasur tërë ato para, tërë atë fuqi dhe autoritet, duke pasur parasysh tërë atë frikë dhe luajalitet që ngjallin te pasuesit e tyre. Tërë kjo nuk i ndihmon ata që të bëjnë një jetë më të denjë e të mos jetojnë si minjtë e gjirizit. Një ambient i tillë zor se mund të konsiderohet më i mirë sesa jeta në qelitë e burgut, e cila herët apo vonë i pret të gjithë ata. Një sistem i tërë kanalesh nëntokësore është zbuluar në qytetin Plati të Klabrisë.

Profil

Page 23: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

23• E martë 7 maj 2013

»SPORT

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

marketing: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Lionel Mesi arrin Maradonën, 345 gola

Me dy golat e realizuar kundër Betisit në kampionatin spanjoll Lionel Mesi i ka çuar në 345 numrin e rrjetave në kar-rierën e tij. Me këtë shifër Mesi ka arritur të barazojë rekordin e një prej legjendave të futbollit botëror si Diego Armando Maradona. Maratona i kishte shënuar kaq gola nga viti 1976 deri në vitin 1988. Ndërsa Mesi i ka shënuar këto gola që prej vitit 2002 e deri më tani. Maradona ka shënuar 116 gola në 166 ndeshje me Argentinos Juniors. Me Bokën ka shënuar 28 gola në 40 ndeshje, me Barcelonën 38 gola në 58 ndeshje, 115 gola na 259 ndeshje me Napolin, 7 gola në 29 ndeshje me Seviljen dhe 7 gola në 31 ndehsjet e tij t fundit në etapën e dytë te Boka, ndërsa me Argjentinën ka shënuar 34 gola. Mesi nga ana tjetër ka shënuar 313 gola me Barcelonën dhe 34 gola me Argjentinën.

Partizani pezullon për herë të dytë Devollin

Sherri me tifozët e Partizanit dhe meshokun e skaudrës Julian Malo i ka kushtuar shtrenjtë mesfushorit të kësaj ska-udre Bledar Devolli. Sipas zëdhënësi për shtyp të Partizanit, Olsi Ranxhi, klubi ka vendosur të pezullojë mesfushorin për shkak të sjelljes së tij në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes së të shtunës kundër Besëlidhjes. Për mesfushorin gjirokastrit ky është pezullimi i dytë brenda fare pak javësh. Kujtojmë se më parë Devolli dhe disa lojtarë të tjerë të Parti-zanit u pezulluan fill pas humbjes që Partizani përsoi në Pukë me Tërbunin. Më shtrenjtë asokohe e pësoi trajneri Duro që u shkarkuar, ndërsa Devolli dhe disa të tjerë u pezulluan për t’u falur më pas. Ndërkohë që të hënën pas një mbledhje të klu-bit për mesfushorin gjirokastrit u mor masa e pezullimit që më së shumti tingëllon si masë largimi nga klubi. Të shtunën veterani u bë protagonist në një seri incidentesh, duke përf-shirë incidentin me tifozët e kuq. Por ajo që bëri më shumë zhurmë ishte goditje karshi shokut të skuaqdrës Julian Malo.Paralajmërim për Malon e të tjerët

Ndërsa Devolli është pezulluar, Julian Malo ia ka hedhur me një paralajmërim. Protagonisti tjetër në incidentin e të shtunëns ka marrë një paralajmërim kërcënues nga klubi. Sipas vendimit të marrë nga klubi, në rast përsëritje për lo-jtarin do të ketë masa shumë më të rrepta. Por jo vetëm kaq, imazhi i shëmtuar që ka krijuar ngjarja e së shtunës i ka barë drejtuesit e Partizanit që të tregohen shumë të ashpër. Siç konfirmon Olsi Ranxhi klubi ka vendosur se nëse do të ketë përsëritje të fenomeve të tillë, nuk do të ketë më paralajmërime për skuadrën, por masa të menjëher-shme duke përfshirë këtu dhe largimin nga skuadra.

Salihi gol në kampionat Hamdi Salihi është makinë golash. Sulmuesi shkodran,

Hamdi Salihi ka shënuar përsëri në kampionatin kinez. Në fakt, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shumë shpejt e kaloi ekipin e tij Jiangsu Sainty në avantazh si nikoqir i Guangzhou R&F. Ai realizoi qysh në minutën e 11-të të takimit, rezultat ky me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë skuadra e shqiptarit realizoi edhe një herë, për ta bërë këtë fitore më bindëse. Me këtë gol të shënuar Salihi arrin në kuotën e 4 golave të shënuara ne 7 ndeshje të zhvilluara deri tani derisa Jiangsu Sainty ngjitet në pozitën e 11-të në kampionatin kinez me 8 pikë.

Lorik Cana në sytë e Hamburgut

Pas një fillimi të vështirë, Lorik Cana dalëngadalë është përshtatur në skemat e trajnerit të Lacios, Vladimir Petko-viç. Madje duke fituar dhe vendin e titullarit. Megjithatë qëndrimi i tij në Romë, te bardhekaltërit nuk është i sigurt. Emri i tij qarkullon në listat e merkatos dhe sinjalet më të shumta kanë ardhur nga Gjermania. Hamburgu vazhdon të jetë skuadra më e interesuar për të siguruar shër-bimet e kapitenit shqiptar. Skuadra veriore po kërkon që të përforcohet për sezonin 2013/14 dhe 29-vjeçari shihet si një alternativë për prapavijën e Hamburgut.

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Xhuzepe Mar-rota edhe një herë pas

deklaratës në momentin që Juventusi ka fituar matematik-isht titullin kampion, ka gjetur mundësinë të hedh poshtë zërat për një largim të mund-shëm të trajnerit Antonio Kon-te, duke bërë të qartë se ai do të qëndrojë edhe për një kohë të gjatë në drejtimin e skuad-rës. “Raporti mes Antonios dhe drejtuesve të Juventusit është shumë i mirë dhe ka një marrëdhënie të përditshme. Kur një profesionist arrin disa objektiva që i ka vënë vetes është normale që të fillojë të mendojë për të ardhmen, - ka theksuar Marrota. Por këta janë çështje normale, si për Konte, ashtu edhe për klubin. Tani duhet të vihen objektiva më të mëdhenj, ndonëse duhet pranuar se nuk mund të fitosh gjithmonë. Ekziston dëshira që Konte të qëndrojë, ashtu si ajo e drejtuesve për ta mbaj-tur. Juventusi ka zhvilluar një sezon të mirë, por nuk do të ndalet me kaq. Me presidentin Anjeli është bërë një rinovim i përgjithshëm dhe kjo sjell që në klub të mbeteshin vetëm 4 elementë nga grupi i vjetër i lojtarëve. Ndaj ishte e vështirë të mendohej se do të fitohej menjëherë, gjë që e bën atë që realizuam në këto vite si diçka të jashtëzakonshme. Kur Konte flet për një përballje me klubin, e ka fjalën se do të flasim për ndërhyrjet në skuadër dhe karakteristikat e lojtarëve që do të kërkojmë të blejmë. Në Evropë na duhet ende shumë punë që të mund të kthehemi të luftojmë si të barabartë. Por duhet të gjejmë ekuilibrin mes mundësive ekonomike dhe kërkesave teknike.”

Konte synon rekordin e Kapelos

Kampionati është zyrtari-zuar, por Juventusi së bashku me trajnerin Antonio Konte kërkojnë të thyejë rekorde. Bardhezinjtë kanë zhvilluar një sezon shumë të mirë, por

Tekniku italian i PSG-së, Karlo Ançeloti ka surprizuar të gjithë me një deklaratë dhënë dje për mediat. Kandidati numër një për të zëvendësuar Zhoze Murinjon në stolin e Re-alit të Madridit ka nënvizuar se në adresë të tij nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete nga klubi spanjoll. “Reali i Madridit? Nuk mund të vendos asgjë për të thënë po apo jo, përderisa askush nga Reali i Madridit nuk më ka ofruar një kontratë apo më ka hed-hur një propozim”- ka deklaruar Ançeloti. Jo vetëm kaq, por nga ana tjetër tekniku italian ka theksuar se ka ende dhe një vit kontratë me PSG-në. “Unë kam dhe një vit kontratë me PSG-në, por së bashku me drejtuesit e klubit

kemi rënë dakord që në fund të sezonit të ul-emi e të bisedojmë”- ka nënvizuar Ançeloti.Murinjo

Teksa flitet për largimin e Murinjos dhe afrimin tek Reali të Karlo Ançelotit ajo që diskutohet më shumë është e ardhmja e portugezit. Sipas shtypit britanik është punë e mbaruar që Murinjo në korrik do të veshë sërish tutat e Çelsit. Por nga ana tjetër, shtypi francez ka zbuluar një fakt interesant. Sipas këtij shtypi Murinjo po mendon seriozisht edhe për të shkuar në Francë tek PSG-ja. Veçanërisht nëse An-çeloti pas takimit me drejtuesit arabë të parizienëve do të vendosë të largohet.

Nga Anglia: Murinjo merr me vete dhe Kedirën

Si përgjigje pas pretendimeve franceze për Murinjon, shtypi britanik ka bërë të ditur se Murinjo jo vetëm do të kthehet tek Çelsi, por do të marrë me vete edhe ndonjë lojtar të Realit. Fillimisht u fol për Ksabi Alonson, megjithatë kjo pistë duket më pak e mund-shme. E në mungesë të Alonsos, tekniku i Realit ka vendosur të marrë me vete në Londër mesfushorin tjetër shkatërrues, Sami Kedira. Kedira ruan raporte mjaft të mira me Murinjon dh sipas shtypit britanik ai është gati të ndjekë trajnerin në aven-turën e tij të dytë në Londër tek Çelsi.

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri pritet të sqarojë të ardhmen pas takimit me presi-dentin Silvio Berluskoni, nëse do të vazhdojë të qëndrojë në krye të kuqezinjve edhe për vitin tjetër apo do të pranojë ofertën e Romës. Por në Serinë A, jo vetëm Alegri është i pasigurt për të ardhmen e tij. Një tjetër emër në mëdyshje është Viçenco Mon-tela, i cili ka zhvilluar një sezon të mirë me Fiorentinën. Trajneri i skuadrës vjollc ka thek-suar se gjithçka në lidhje me të ardhmen e tij do të përcaktohet pas takimit me presidentin

e klubit. Kontrata e Montelës tek Fiorentina përfundon në verën e 2014-ës dhe presi-denti Dela Vale ka shprehur interesin e tij për të vijuar bashkëpunimin me teknikun aktual. Montela ndërtoi një skuadër të fortë, por ai mendon se ka ardhur momenti të hedhë hapin e madh në karrierë. Zërat në lidhje me interesimin e Milanit dhe Interit, kanë bërë që Montela të presë. Nëse Milani apo Interi do të shkarkojë Alegrin apo Stramaçionin, ai do të presë një ofertë për të bërë hapin e madh në karrierë.

Ançeloti: Nuk kam asnjë ofertë nga Reali

JUVENTUSI BLINDON KONTENPas festës së titullit të dytë radhazi, drejtori i përgjithshëm i “Zonjës së Vjetër” ka hedhur postë zërat

në lidhje me trajnerin, për të cilin ka konfirmuar se do të qëndrojë në torino për një kohë të gjatë

MONTELA MES MILANIT DHE INTERIT

nuk mund të thuhet se është më i miri në historinë e kësaj skuadre, por mund të bëhet nëse do të fitohen të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit. Juventusi më spektakolar konsi-derohet ai i vitit 2006 me Fabio Kapelon, duke e fituar kampion-atin duke grumbulluar 91 pikë. Konte mund të shkojë në kuotën

e 92 pikëve nëse do të fitojë tre sfidat e mbetura, kundër Atal-antës, Kaljarit dhe Sampdorias. Aktualisht skuadra e drejtuar nga Konte e sheh veten me 83 pikë, çka do të thotë se edhe me 9 pikët e mbetura në lojë, Juventusi i Kontes do të thye-jë rekordin e Juventusit të Ka-pelos. Gjithashtu, Juventusi

mund të vendosë edhe një rekord për sa i përket golave të shënuar. Sezoni më i mirë për bardhezinjtë ka qenë me 72 gola, ndërkohë momen-talisht Juventusi ka shënuar 67 gola. Në tre takimet e mbetura bardhezinjve i duhen të shënojnë edhe gjashtë gola për të tre takimet e mbetura.

Page 24: Listat e PS-PD, kompensimi, vriten ne krume

24 E martë 7 maj 2013 •

« hipotekat