8
TEMPULLI I DIJES NUMRI 02 / TETOR 2018 O kadale se tanë shqiptarë jem! POSHTË PLAGJIATORËT! Ju jeni krejt serbofila Lufta për Universitet vazhdon Studentët e 1 Tetorit. f.4 Universiteti ndër vite. f.6 Kronika e Zezë. f.9 Tayna - probleme serioze me integritet rozë. f.12 Lëvizja Studentore për Përjashtimin e Foreve të Lodhta. f.15

Lufta për Universitet vazhdon - orca-ks.orgorca-ks.org/wp-content/uploads/2018/10/Tempulli-i-Dijes-2.pdf · lëvizje studentore edhe unë si pjesë jemi përku-shtu për lëvizje

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

TEM

PULL

I I D

IJES

NUM

RI 0

2 /

TETO

R 20

18

O kadale se tanë shqiptarë jem!

POSHTË PLAGJIATORËT!

Ju jeni krejtserbofila

Lufta për Universitet vazhdon

Stud

entë

t e 1

Teto

rit. f.4

Unive

rsite

ti nd

ër v

ite. f.

6

Kron

ika e

Zez

ë. f.9

Tayn

a - p

roble

me

serio

ze

me

integ

ritet r

ozë.

f.12

Lëviz

ja St

uden

tore

për

rjash

timin

e Fo

reve

Lodh

ta. f.

15

TEMPULLI I DIJES · TETOR 2018, NUMRI 02TEMPULLI I DIJES · TETOR 2018, NUMRI 02

FAQE 3FAQE 2

Stafi redaktorial: Rron Gjinovci, Dibran Hoxha, Skord Retkoceri, Adea Kondirolli,Durim Jasharaj,Indrit Ferati; Dizajner: Visar Arifaj

Kontakti:[email protected]+383 (45) 234 994Rr. Simon Shiroka,Prishtinë 10000, Kosovë

TEMPULLI I DIJES · TETOR 2018, NUMRI 02TEMPULLI I DIJES · TETOR 2018, NUMRI 02

FAQE 5FAQE 4

Në organizim morën pjesë shumë studentë, profesorë dhe vetë rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci.

Albin Kurti: “Duke ju falenderuar kontributit të tij të jashtëzakon-shëm UP në vitet e ’90-ta ishte i vetmi institucion i vërtetë i Republikës së okupuar të Kosovës. Prof. Ejup Statovci, padyshim, është intelektuali më i madh i të gjitha kohërave që ka pasur Universiteti i Prishtinës” [vetëvendosje.org]

Gjatë kësaj kohe president ishte Ibrahim Rugova dhe partia kryesore ishte LDK. Sipas disa nga liderët e lëvizjes studentore, LDK në fillim ka hezitu dhe herë herë ka provu me i diskuraju studentët për protesta dhe rezistencë.

Bujar Dugolli: “Ata na bënin, njerëzit përreth tij [Rugovës] edhe në kryesi të LDK-së na bënin obstruksione dhe nuk na lënin të depertonim mu taku [me Rugovën], duke na dhënë epitete të ndryshme, jo janë studentë që i takojnë këtij grupi, jo janë t’kuq, jo janë studenta të dështuar, jo janë t’dobët, jo nuk shkon askush nga mbrapa tyre dhe na jepnin epitete të ndryshme”

Muhamet Mavraj: “Ai kërkonte anulimin e protestave me eufem-izmin e shtyrjes së tyre, si gjithmonë “për një kohë më të përshtatshme”

Por jo të gjithë liderët studentorë të asaj kohe pajtohen me konstatimin se Rugova nuk i përkrahte.

Mihane Salihu Bala: “Rugova asnjëherë nuk ka thënë jo. Edhe parë nga aspekti politik edhe i mbijetesës, presiden-ti Rugova nuk ka thënë asnjëherë “ jo nuk bën të mbahen, jo, s’ka me u mbajt”. Ka thënë “s’është koha”,” thotë ajo për qëndrimet e Rugovës ndaj protestës. “Janë përpjekë me prolongu, me shty, mos me qenë pjesë aktive, mirëpo në fund të gjithë kanë qenë pjesë e lëvizjes”

Mihane Salihu Bala, si anëtarja e vetme gru në kryesi të Unionit të Pavarur të Studentëve, veçon edhe studentet aktiviste të asaj kohe, që kanë marrë pjesë në organizim, dhe që rrallë iu përmendet kontributi.

Mihane Salihu Bala: “Angazhimi i vajzave ka qenë i mahnit-shëm… Kanë qenë numër shumë të madh te kurset e ndihmës së parë. Ni numër shumë i madh i stu-denteve është trajnu për dhënien e ndihmës së parë. Megjithatë kanë rreziku, kanë nda kohë, kanë pasë vullnet të vijnë edhe të jenë pjesë e saj”

Me gjithë metodën paqësore që ndoqën protestuesit, policia e regjimit të Millosheviqit ishte përgatitë për agresion.

Bujar Dugolli: “E pyeta rektorin, a ulemi? - Bujar, sipas platformës protestës. Dhe u ulëm”

Mihane Salihu Bala: “Edhe brucat që erdhen ditën e parë të fakultetit edhe kreu i universitetit hangrëm dajak barabartë”

Protesta u mbështet përveç nga qytetarët e Kosovës, edhe nga shumë organizata të shoqërisë civile, organizata ndërkombëtare, studentë serbë nga Beogradi dhe Novi Sadi, studentë evropianë, medie ndër-kombëtare, diplomatë.

Mihane Salihu Bala: “Atë ditë ne kemi pasë, në protestat tona studentë nga Beogradi për me na përkrahë neve, ose Novisadit, Podgoricës ose vendeve të Evropës. Kanë ardhë organizata të të rinjëve, studentëve të Evropës, gratë në të zeza, fonda-cioni Soros, Natasha Kandic”

Solidariteti shoqnor nuk ishte vetëm i një kombësie, ai ishte nji solidaritet qytetar.

Mihane Salihu Bala: “Romët, popullata e komunitetit rom, ashkali, egjiptianë të lagjes Dodona i kanë hapë dyert për studenta. Kanë dhanë qebe, ata i kanë hapë ato dyert e veta të shpirtit, ato shtëpi të vogla, ato kasolle kanë futur njerëz”

Pasi përfundoi protesta, presidenti Rugova mori anën e stu-dentëve në mënyrë të hapur.

Bujar Dugolli: “Më vonë normal të nesërmen [pas protestës] Kryetari Rugova doli dhe e çmoi rolin tonë, i fal-enderoi studentët, universitetin për protestën”

Protestat nuk ishin të instruktume e as të ndikume nga askush dhe kjo pohohet nga të gjithë organizatorët. Për ma tepër, ato protesta vunë në lëvizje partitë politike e shoqërinë në përgjithë-si.

Protesta e 1 tetorit 1997 pati shumë ndikim në kthimin e shpresës në mesin e qytetarëve.

Muhamet Mavraj: “Vdekja e mitit të frikës, fundi i poli-tikës pasive dhe pakthyeshëm provokimi i ten-sioneve që do t’ia hapte derën Perëndimit për ta ndihmuar Kosovën. Uniforma serbe pësoi nënçmim të rëndë. Pa gjallërimin e energjive vepruese, Kosova do ta kishte fatin e Vojvod-inës, thellë në gjirin serb”

Albin Kurti: “Më 1 Tetor 1997, studenti dhe qytetari i Kosovës rrëzohej, ai binte përdhe, por ai ecte, dhe atë, ecte vertikalisht. Ai tani rrëzohej sepse ishin bërë shumë vite që nuk ishte ngritur. Dhe kën-aqësinë dhe gëzimin e ngritjes, lumturinë dhe harenë e të qenit njeri me dinjitet, nuk ka rrëzim që e zvogëlon” [vetëvendosje.org]

Bujar Dugolli: “Më ka pyet një inspektor i UDB-së pse po mer-resh me politikë. Unë i thashë s’ jom tu u marrë me politikë sepse unë udhëheqi Unionin e Stu-dentëve të Pavarur, m’ka thanë dëgjo, politika ma e madhe që osht duke u bo në Kosovë jeni duke e udhëheq ju”

Milot Cakaj: “Për ne, ishte e rëndësishme që protesta të ndodhte, aktivizmi, mobilizimi i njerëzve… Pas reagimit të dhunshëm të policisë, u bë e qartë gjendja. Ke një kërkesë kaq të vogël dhe trajto-hesh në këtë mënyrë, çka nëse kërkon më shumë të drejta? Kështu ndodhi mobilizimi; u rikthye guximi” [Kosovo 2.0/1 tetor 2017]

Mihane Salihu Bala: “Lëvizja studentore ka një adresë po s’ka padron sepse secili prej nesh ka dhënë hisen e vet, jetën, mundin, kohën”

21 vjet mbas protestës së studentëve më 1 tetor 1997, Tempulli i Dijes sjellë tregimet e protagonistave krye-sorë të lëvizjes së atëhershme studentore.

Ekzistenca e Universitetit të Prishtinës të themelum më 1970, vihet në pikëpyetje më 1989 me suprimimin e autonomisë së Kosovës. Më 1991 u përjashtun të gjithë studentët dhe profesorët shqiptarë nga universiteti. Gjatë periudhës 1991-1999 i gjithë sistemi arsimor në Kosovë duke përfshi edhe Universitetin e Prishtinës, hyn në sistem “ilegal” paralel. Mësimi gjatë kësaj kohe mbahet nëpër shtëpi private, dhe paraqet nji mbijetesë të stu-dentëve dhe qytetarëve të Kosovës.

Deri në vitin 1997 nuk pati asnji organizim serioz për rikthimin e hapësinave universitare. Por gjithçka ndryshon më 1 tetor 1997.

Bujar Dugolli: “Pas suprimimit të autonomisë, largimit të stu-dentëve nga universiteti, thjeshtë përjashtimit të shqiptarëve nga objektet dhe hapësirat universi-tare, mësimi nëpër shtëpi-shkolla ishte një mbi-jetesë e arsimit të lartë në Kosovë”

Ky sistem paralel i arsimit vazhdoi deri më 1 shtator 1996, kur Ibra-him Rugova dhe Sllobodan Millosheviçi arritën nji marrëveshje për arsimin shqip. Në fakt, sistemi paralel vazhdoi edhe pas kësaj date, sepse marrëveshja nuk u zbatu kurrë.

Mihane Salihu Bala: “Ndryshimi i status quos ka qenë ajo që është bërë bazë e lëvizjes. Në anën tjetër ne si lëvizje studentore edhe unë si pjesë jemi përku-shtu për lëvizje paqësore”

Organizimi i protestës filloi qysh në shkurt 1997, gjashtë muj përpara.

Muhamet Mavraj: “Me shkrime, takime me studentët, me çdo subjekt politik e kulturor, arsimor, intelektualë, me grupet në hije, me diplomatë të huaj, me të gjitha unionet studentore, me të gjitha fakultetet, me rektoratin në krahun tonë tashmë, hap pas hapi e ditë pas dite i pjekëm kushtet për demon-strata”

Mihane Salihu Bala: “Ne kemi punu për gjashtë muaj me u konsolidu edhe 1 tetorin e kemi ditë që është dita e parë e protestës. E natyrshme, se viti akademik fillon më 1 tetor, po s’kemi mujt me zgjedh një datë përpara ose një datë mbrapa pa qenë 1 tetori. Është ajo simbolika që kemi dashtë me arrit edhe me manifestu edhe me realizu”

Protesta ishte vendosë me qenë paqësore

Mihane Salihu Bala: “Ka qenë idea e lëvizjes paqësore, edhe pse si koncept për herë të parë është prezantu tek Unioni i Pavarur i Studentëve prej Albinit, prej Albin Kurtit. Si gandizëm paqësor aktiv”

Protesta kishte kërkesë të thjeshtë: kthimin e objekteve të universitetit.

Milot Cakaj: “Dy pikat kryesore të kësaj platforme ishin: “Protes-tat e studentëve janë organizuar për të çliruar ob-jektet dhe hapësirat e universitetit tonë të okupuar nga regjimi serb që nga viti 1991”, dhe “Protestat janë të studentëve, paqësore dhe jo të dhunshme” [Kosovo 2.0/ 1 tetor 2017]

Studentët e1 Tetorit

TEMPULLI I DIJES · TETOR 2018, NUMRI 02TEMPULLI I DIJES · TETOR 2018, NUMRI 02

FAQE 7FAQE 6

1958/59Institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike në Prishtinë.

Demonstrata e studentëve për vetëvendosje, për themelimin e Universitetit.

18 nëntor themelohet Universiteti i Prishtinës.

Protestat e studentëve për Republikë.

U zgjodh rektor i UP-së, Ejup Statovci.

U nxor vendimi për masat e dhunshme në Universitetin e Prishtinës nga Kuvendi i Repub-likës së Serbisë.

Universiteti i Prishtinës vazhdoi punën në kushte të jashtëzakonshme deri më 21 mars 1999, kur u ndërpre përkohësisht për shkak të luftës.

*Universiteti i Prishtinës 1970-2005, Botim i veçantë, Universiteti i Prishtinës, 2005

1 Tetor protesta e stu-dentëve për rikthimin e hapësirave të uzurpuara universitare.

Titulli i parë “Doctor Honoris Causa” iu dha Marshalit Tito në vitin 1975.

Themelohet Fakulteti i parë, Fakulteti Filozofik.

U themelua Fakulteti Juridik-Ekonomik, me dy drejtime: Juridik dhe Ekonomik.

U ndërtua Konvikti nr.1 i studentëve, ku mund të banonin afro 1000 studentë.

Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt, kurse dy ditë më pas, me 15 shkurt, u mbajt mbledhja solemne e Kuvendit për përurimin e tij. 15 Shkurti u shpall: “Dita e Universitetit të Prishtinës”

U regjistruan 97 studentë të rregullt (60 shqiptarë, 32 serbë dhe 5 të tjerë) dhe 141 me korrespondencë.Ishin 7 mësimdhënës (2 shqiptarë dhe 5 serbë) dhe 7 bashkëpunëtorë (2 shqiptarë e 5 serbë)

Diplomojnë 31 studentë nga gjenerata e parë e studentëve të Fakultetit Filozofik.

Gjatë luftës u vranë 323 studentë dhe 8 profesorë të Universitetit të Prishtinës.

Në Universitetin e Prisht-inës u diplomuan mbi 9500 studentë nga 46 profilet e tij dhe u mbrojtën mbi 100 disertacione të doktoratës.

Në vitin e parë u regjistruan 586 studentë: 185 në drejtimin juridik (43 të rregullt dhe 142 me korrespondencë) dhe 401 në atë ekonomik (120 të rregullt dhe 281 me korrespondencë). Prej tyre, 323 serbë, 134 shqiptarë dhe 129 të tjerë.

Në vitin e parë shkollor në Universitetin e Prishtinës studionin 7712 studentë.Rektor i parë i Universitetit të Prishtinës u zgjodh Prof. dr. Dervish Rozhaja.

Në protestë u plagosën dhe u burgosën shumë studentë, nxënës dhe profesorë shqiptarë. 568 studentë u përjashtuan nga e drejta për studime

Më 26 nëntor mbahet mbledhja e Kuvendit të Universitetit të Prishtinës, u vendos vazhdimi i mësimit në gjuhën shqipe jashtë hapësirave të uzurpuara universitare.

Në vitin e parë shkollor u regjistruan 93 studentë të rregullt dhe 55 me korrespondencë.

1960

1961 1964

1968

1969

1969/70

1970/80

Universiteti ndër vite

1981

1990

1991 1997

1998/99

TEMPULLI I DIJES · TETOR 2018, NUMRI 02TEMPULLI I DIJES · TETOR 2018, NUMRI 02

FAQE 9FAQE 8

Operacioni “Vreshtat” i njësitit special të ORCA-s, zë duke kontrabanduar punime të rrejshme shkencore profesorët e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore.

ORCA dhe bashkëpunëtorët e saj kanë nisur një operacion për demaskim të revistave të dyshimta që formalisht i plotësojnë rregullat. Operacioni “Vreshtat” arriti të demaskonte revistën International Journal of Pharmaceutical Sciences Review and Research në të cilën kemi dërgu një punim pa asnjë vlerë shken-core me autor Rrush Kalaveshin, nga Universiteti inekzistent i Ranillukut, punim i cili është publiku.

Në mesin e “kontrabanduesve” është Ilir Shehu, profesori i cili nuk u mjaftu me skandalin në të cilin tashmë është përfshi. Ai i ka dërgu një email revistës duke paraqitë veten si prodekan pa qenë i tillë sipas veb faqes së UP-së. Ai në vend se t’i shkrunte re-vistës për t’i kërku llogari për mashtrimin është mun-du me fshehë rastin duke e shantazhu atë e duke i kërku që punimin e Rrush Kalaveshit ta heq nga faqja e vet dhe madje duke kërku fletpagesën ban-kare për ta kuptu se kush fshihet pas këtij shkrimi.

Me një anglishte të tmerrshme përplot me gabime, gjë e cila ngritë edhe çështjen se si ky person ka publiku deri tash, ai i jep ultimatum revistës mashtruese që ta heq punimin e Dr. Kalaveshit ashtu që UP t’i kthehet paqes artificiale të mashtrimeve e dallavereve.

Dorëhiqet Çapkëni SahitiA ju kujtohet protagonisti i numrit të parë të Tempullit të Dijes, prorektori Naser Sahiti i cili kishte bërë nji deklaratë skandaloze duke iu dalë në mbrojtje Supermenëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike:

“Ne nuk mund ta dimë si janë ba ato punime, nëse kandidatët e caktuar kanë punu me vite dhe të themi pastaj janë ulë, i kanë shkru, i kanë botu”

Në numrin 1 të Tempullit të Dijes ne e patëm quajtur çapkën ish prorektorin Sahiti sepse deklarata e tij nuk mund të konsiderohej ndryshe përveçse si çap-kënëri.

Siç duket mas shumë reflektimesh prorektori ka vendosë me hjek dorë prej pozitës së prorek-torit pa dhënë shumë detaje. Na shpresojmë që ish prorektori ka hjek dorë edhe prej daljes në publik me deklarata skandaloze.

KRONIKA E ZEZËÇka prita? Çka gjeta?

Rektorit honoraret, studentëve popllavën*Një dokument i publikuar nga medi-at dëshmon se rektori i UP-së Marian Demaj ka pranuar mëditje të majme që variojnë nga 600-1000 euro nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Gjatë vitit 2018 Demaj ka deklaru t’ardhuna prej 38 mijë eurosh në vit.

Ironia këtu është se universiteti ka kanal-izu financat kah fyti i personave t’caktum, e infrastruktura mbetet për faqe të zezë. Gjatë vërshimeve, uji po futet në objektet universitare, qe besa pikërisht në objek-tet e fakultetit teknik ku gjendet Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.

*popllavë - fjalë sllave që ka gjetur përdorim të gjerë në popull dhe nënkupton përmbytjen.

Mendoja se në administratë mund të drejto-heshim për çdo paqartësi, dhe se do jenë të gatshëm të ofrojnë çdo dokument universitar që do më duhej.

Për shkak se në muzikë kemi me shumë punë individuale, ku na duhet klasë për student që të ush-troj çdo ditë deri në pesë orë, mendoja se do kemi mundësi të shfrytëzonim çdo klasë që ekziston në objektin e fakultetit të muzikës, dhe instrumentet.

Universiteti gjithmonë më asoconte me diçka të madhe e të shenjtë, një krenari që dëshironte ta zotëronte gjithkush, e që u jepej mundësia dhe fati vetëm disave prej tyre.

Në mendjen time sillej vërdallë shkëlqesia e pro-fesorëve, paramendoja njerëz të zgjuar e të mençur, me standarde të larta morale e intelektuale.

Imagjinoja një administratë moderne, me qasje të lehtë dhe të barabartë, një shërbim cilësor kundrejt studentëve dhe nevojave të tyre.

Imagjinoja hapësira të mëdha, salla gjigante, amfiteatër, laboratore të pajisura me aparaturë e me mjete të punës nga ato më modernet, biblioteka të stërmbushura me libra e studentë, hapësira të gjelbërta plot jetë.

Kom prit një sjellje ma të mirë të profesorëve ndaj studentave, menojsha që është nivel ma i ngritun akademik.

Menojsha qe kena me kon krejt të barabartë, e nuk bojnë ndarje familjare e etiketime të ndryshme si cika apo djali i deputetit, besa edhe femije të ko-legve brenda kolektivit të profesorve.

Kom prit që kom me mujt me bo diskutime e debate të hapura me profesor.

Pritsha punë praktike, thojsha tash me siguri Fakulteti na mundëson me i pa prej afër qato që i mësojmë në teori.

E paraftyroja një objekt të madh në pamje dhe i fortë në përmbajtje, vend i cili synon dhe realizon objektivat përkatëse të një institucioni publik të arsimit të lartë.

Besoja se do të ndeshesha me një staf aka-demik të mirëfilltë, që punojnë në mënyrë të dinjitetshme, iu përkushtohen punës se tyre e punës së studentëve.

Qasja e administratës nuk ishte ashtu si mendoja.Për një dokument duhet të më drejtonte në pesë zyre te kerkoja atë dokument dhe në fund të kuptonte se ajo se çka më duhej mua gjendej në zyrën e saj.

Për plotësimin e një dokumenti administrativ, mu ofrua një fletë A4 dhe më udhëzuan që të shkruaj me stilolaps.

Kishte raste ku studentët ushtronin në korridoret e fakultetit.

Profesorët ishin plot injorancë e naivitet, padituri e narcizëm tipik, arrogancë tipike klasike, thjesht ishin për keqardhje.

Për një çertifikatë studentore duhej të pritnim dy, tri, e më shumë ditë, duke na orvatur sa andej e sa këndej, e prapë ishim në mëshirën e tyre se a na jepnin a jo.

Hapësirat ishin për keqardhje, salla të vogla që nuk i plotësonin nevojat e studentëve në numër e le më në kualitet, laboratoret mund të quheshin gjithçka tjetër, por jo laboratore, bibloteka simbolike ndonëse kishte shumë studentë që lexonin në to, e për një vend të tillë duhej të shkonim në ora gjashtë të mëngjesit një orë para se të hapej për tu rreshtuar në rreshtat e dijes, për gjelbërim as që mendohej.

Në momentin që vike profesori apo asistenti hala pa na përshëndet, meniherë tu përplaske për kreje fjala e parë që patjetër duheni me ble librën e profesorit.

Koha e provimeve, ton ditën mshel në biblotekë se ta bojshin “mal” jo ky profesor kshtu jo ky ashtu, nuk dishe a po hin në provim a najfar ringu me profesorin.

Çka me prit prej administratës, nji pëshpërimë: “kuhhhh po që ma nxjerre goxha një punë ma shumë” tu e pa që qato dokumenta me i përfundu merrshin “shumë kohë” për ta.

Unë edhe shumë kolegë jemi pendu pse kemi komentu gjatë ligjëratave, ose kur nuk kemi ra n’dakord me ndonjë teori shkencore, qaq shumë që na ka ndëgju me “vëmendje” profesori duke thënë “po po, pot kuptoj çka po don me thanë’’ tue kru veshin ose kryt...

Shumica e profesorëve nuk të frymëzojnë, zh-villojnë dhe përgatisin si gjeneratë determinuese për zhvillimin social, ekonomik e kulturor të shoqerisë tonë.

Zoga, studente e vitit të dytë në Fakultetin e Arteve, departa-menti i Muzikës, Kontrabas

“E sa për intrumente, e kuptova që për t’i shfrytëzu instrumentet duhet t’i pose-dosh ato”

Basri, student i vitit të pestë, Fakulteti i Mjekësisë, Drejtimi Stomatologji

“Nuk jemi fajtor pse e kemi gjetur univesitetin në atë gjendje, por do të jemi nëse e lëmë në një të tillë”

Donika, studente e vitit të dytë në Fakultetin Juridik

Donjeta, studente e vitit të dytë, Fakulteti Filozofik, Shkenca Politike

“mos i prishni punt me profesora se ju hakmerren n’nota”

Çka prita? Çka gjeta?

TEMPULLI I DIJES · TETOR 2018, NUMRI 02TEMPULLI I DIJES · TETOR 2018, NUMRI 02

FAQE 11FAQE 10

Statusi i studentit fitohet me rastin e regjistrimit të personit pranë Universitetit të Prishtinës, me të cilën e fiton të drejtën të ndjek studimet, të shfryzëtojë hapësirat universitare, shërbimet për studentë, gëzon të drejtën e ankimimit lidhur me cilësinë e procesit të mësimdhënies, infra-strukturës si dhe të drejtën për të kundërshtuar një vendim apo veprim të Universitetit.

Përcaktimi i këtyre të drejtave në Statutin e Universitetit të Prishtinës, lë hapsirë për të kuptuar domosdoshmërinë e një linje organizative kur studentët, përveç ushtrimit individual të drejtave të tyre, kanë mundësinë të kenë grupacione, përmes të cilave do të kanalizojnë formal-isht kërkesat, kundërshtimet dhe çështje të interesit pranë organeve kompetente të UP-së.

Pra që interesat e studentëve të përfaqësohen, Statuti ka përcaktuar organizimin e stu-dentëve, si të drejtë themelore të cilën mund t’a realizojnë përmes themelimit të organizatave studentore.

Në cilat organe mund të për-faqësohen interesat e studentëve në kuadër të Universitetit?

Janë tre organe pranë të cilave mund ta bëjnë:

1. Parlamenti i studentëve në nivel të Universitetit;

2. Këshilli i studentëve në nivel të njësisë akademike (Fakultetit) 1.

3. Senati i Universitetit të Prishitnës

1 Neni 158, paragrafi 1, Statuti i Univer-sitetit të Prishtinës.

Parlamenti - është organi suprem i përfaqësimit të stu-dentëve, ku numri i tërësishëm i anëtarëve është 17 dhe anëtarët propozohen nga organizatat studentore në bazë të numrit të përgjithshëm të votave të arritura në zgjedhjet e stu-dentëve. Anëtarët e parlamentit të studentëve zgjedhin kryetar-in por zgjedhin gjithashtu edhe anëtarët student të Senatit, e nga ky numër- kryetari i parlamentit të studentëve është anëtar exofficio i Senatit2 . Sa i përket mandatit të anëtarëve të Parlamentit të studentëve por edhe të këshillit të studentëve të njësive akademike, ai është 2 vite – pa të drejtë rizgjedhjeje. Parlamenti studentor dërgon 7 përfaqësues studentë në Senatin e Universitetit të Prishtinës.

Këshillat e studentëve - kanë në përbërje 1% të numrit të përgjithshëm të studentëve të rregullt që janë regjistruar, pra më së paku 5 dhe më së shumti 21 anëtarë. Anëtarët propozohen nga organizatat studentore në bazë të numrit të votave të arritura në zgjed-hjet e studentëve, sipas listave

2 Neni 159, paragrafet 1,2,3,4,5,6, Statuti i Universitetit të Prishtinës

prioritare të cilat publikohen nga organizatat në fillim të fushatës zgjedhore. Anëtarët e këshillave zgjedhin kryetar-in dhe nënkryetarin3 por gjithashtu propozojnë 3 (tre) kandidatë për anëtarë studentë të Senatit për t’u zgjedhur nga Parlamenti i Studentëve. Këshillat por edhe Parlamenti i Studentëve, ushtrojnë detyra në bazë të parimit të shumicës së votës.

Për veprimtarinë e Parla-mentit të Studentëve dhe të këshillave, Këshilli Drejtues i UP-së i ndan një buxhet të përshtatshëm vjetor.

Sfida paraqitet në aspektin praktik të funksionalizimit të këtyre të drejtave që studentët kanë, angazhimin që organiza-tat bëjnë për adresim të çësht-jeve aktuale brenda UP-së dhe gjithëpërfshirjes së studentëve brenda vetë këtyre strukturave organizative.

Megjithëkëto deri sot nuk është parë ndonjë funksionim adekuat i trupave studentore. Ato në vazhdimësi kanë treguar se kontrollohen nga grupe të ndryshme interesi që i kanë rrënjët e tyre në parti politike.

3 Neni 160, paragrafi 2,3 dhe 4, Statuti i Universitetit të Prishtinës.

Për to më së shumti dëgjon në kohë të zgjedhjeve studen-tore. Në vend se me prezantu program, japin premtime qesharake të pa-arritshme. Do thonë gjithcka për të marrë vota. Qe ni premtim inter-esant i organizatës Reforma. Përfaqësuesi i saj u dërgon studentëve mesazh në face-book, u premton angazhim për akreditim të një programi Mas-ter, pavarësisht që Universiteti nuk ka kuadro për një program të tillë dhe pavarësisht që kjo nuk varet fare nga studentët por është çështje e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Format ekstremiste të organizatave studentoreKanë qenë të përfshimë në

afera korruptive. Në gjykimin e 12 personave, në mesin e tyre studentë pjesëtarë të organiza-tave studentore, u dënuan për ryshfet dhe ushtrim ndikimi për pranim dhe kryerje të provimeve.

Kallxo.com ka raportu për rastin e përfshirjes së studentëve të organizatave studentore në afera të rënda korruptive në UP. Nga SMS-të e tyre mund t’ju vijë gërrdi, por para se gjithash është mirë t’i kini parasysh kur vendosni të angazhoheni në to.

Dy protagonistët më të rëndësishëm të kësaj aktakuze ishin Esat Belaj, në Fakultetin e Mjekësisë dhe Arian Jano-va në Fakultetin Filozofik, të dy figura të rëndësishme të organizatave studentore të para vitit 2012. Megjithatë për shkak të neglizhencës së gjyqësorit, ata nuk morën asnjëherë dënim të formës së prerë.

Format e moderuara të organizatave studentore

Afatet shtesë të provimeveEdhe pse afatet shtesë janë

në shkelje të statutit, i cili parasheh vetëm tri afate të rregullta, organizatat studen-tore janë mjaft të zëshme kur rrezikohet largimi i këtyre afateve apo zvogëlimi i num-rit të provimeve që mund të paraqiten.

Party, party, let’s go party!Organizatat studentore janë

të njohura për organizimin e ndejave, e sidomos në

kohën e zgjedhjeve studentore.

Studenti në Statutin e Universitetit të Prishtinës

Organizatat “studentore”

Sa i shfrytëzojnë organizatat studentore mekanizmat e përfaqësimit në Universitet?

“Mirëmbrëma Esat, unë nesër kam provim, desha të tregoj nëse ke harru-ar”, ishte SMS i parë që u lexua nga Gërguri e që u pasua me SMS-në në vazhdim, “Mirëmëngjesi Valbona, e gjeta një qikë me hi në provim kësh-tu ti mundesh mos me ardhë hiç, ajo e din mirë këtë provim veç qomi të dhënat tani pas provimit të kallëzoj qysh ka shkuar puna”.

“Esat këtina Istogut 5000 ja lypa nuk ka ba ankesë këqyr me Mujen direkt, paret i kemi te sigurta. Këqyr burr se 5 copa janë”

TEMPULLI I DIJES · TETOR 2018, NUMRI 02TEMPULLI I DIJES · TETOR 2018, NUMRI 02

FAQE 13FAQE 12

E keni kënaqësine të ju njoftojmë se SHiiT (Shoqata e intelektualëve imagjinarë të Tempullit) në bashkëpunim me TD (Tempullin e Dijes), organizojnë multikonferencën joshkencore të parën me radhë, e shpjeso-jmë jo edhe të parafundit.

I ftojmë të gjithë e në veçanti studentët për mospjesëmarrje në këtë ngjarje e cila nuk do të mbahet me 1 Tetor në sallën 1 Tetori. Me qëllim të mospjesëmarrjes së suksesshme luten mospjesëmarrësit që abstraktet t’i dorëzojnë jashtë afatit të paraparë ose të pakompletuara. Në fund të gjithë mospjesëmarrësit nuk do të pajisen me certifikata të cilat do të nji-hen universalisht.

E të gjithë ata që kanë probleme me gjumin, pra zgjohen natën dhe bëjnë veprime të pakontrolluara dhe mund ta dërgojnë abstraktin në afat pa vetëdije të plotë, ndiqni rregullat e punimit të abstraktit, i cili edhe nëse e dërgoni me kohë ju siguron mospjesëmarrje: mostra duhet të ekzistojë vetëm si nocion e jo të merremi me të, metodologjia joadekuate, jobashkëkohore dhe e paqartë, rezultate të paraqitura në mënyrë të pa-kontestueshme dhe jo me shifra e vërtetime por kryesisht me “tahmino-metri”, rëndësia e punimit të deklarohet si universale, e ne fakt ta fshehim mos ta sheh dikush…

Shoqata jonë dyherit ndan me ju disa hulumtime të hulumtuara kohët e parafundit, të paraqitura më poshtë (kërkojmë falje për grafikët por në të gjitha zyret e SHiiT na i kanë hakiratë kompjuterët dhe i kemi bërë me dorë, punë e cila sot paguhet me shumë):

1. A keni publikuar ndonjëherë ndonjë punim shkencor?

Nga grafiku ku i kemi paraqitur të dhënat, shofim se nga 100 sa ishte numri, një u deklarua me Po (i dyshimtë!) dhe 99 me Nuk e di (të cilët në sqarim deklaruan se ndoshta ndonjë punim seminarit që e kanë dërgu te profesorët mund edhe të jetë publiku!).

2. A keni hapësira të mjaftueshme në Fakultet për ushtrimin e aktivitetit tuaj?

Nga grafiku 15% deklarohen të tejkënaqur, dhe 70% super të kënaqur, pjesa tjetër nuk është e kuptueshme.

3. A jeni të kënaqur me kualitetin e mësimit në Tempull?

Këtu vërejmë atë të shumëpri-turin 100%, çka tregon se jemi në rrugë të mbarë, urime e suksese të gjithëve!

Tayna - probleme me integritet rozëEdhe pse redaksia e Tempullit të Dijes jon fansa t’flaktë të reperes Tayna, ne si kritikues të plagjiaturës nuk mundemi me hesht. Pavarë-sisht talentit t’teprum t’Taynes, ajo në videon e “Shqipe” është raportu nga mediet se ka vjedhë pikë-për-pikë videon e Teyana Taylor. Shënim i redaksisë: Tayna, ti din, don dhe ia del. Woohoo!

Drake thyen integrite-tin rozë - vjedh Elinel?Ka raste edhe kur pretendohet se reperat amerikanë vjedhin reperat shqiptarë. Elinel-i e ka akuzu Drake që ja ka vjedhë kangën “Bullet” t’2012, dhe e ka qitë “Can’t take a joke” t’2018. S’di d.m.th. është për me u admiru durimi i Drake i cili ka pritë 6 vjet që Elinel me harru kangën e vet. Por Elinel është symprehtë dhe i pamposhtur.

Redaksia TD ka lyp koment prej Drake në instagram, por siç duket Drake nuk ka gjetur kohë të përgjig-jet. (Elinel forever)

Sabri Hamiti nga estrada akademike dyshohet për plagjiaturëIsh-deputeti, ish-profesori, dhe anëtari i Akademisë së Shken-cave dhe Arteve e Kosovës (lol), Sabri Hamiti, osht akuzu në 2005 që në librin “Tematologjia” t’botum nga AShAK-u ka “huazu” prej dy librave - një serb e një francez. Libri i vjedhun përveç që ka fitu çmim nga Ministria e Kulturës e Shqipnisë, ai përdoret ende në dy landë në bachelor e master në Fakultetin e Filologjisë.

RAPORTUAR NGA: ADMOVERE.ORG

Hajredin Kuçi estradë e shumëllojshme, së fundi në UP profesor i rregullt, i ka ca të metaIsh-zëvendëskryeministri, e ish-ministri, e ish-prorektori, tash-profesor (fjala o veç për nji njeri), Hajredin Kuçi, osht akuzu në 2006 që në librin “Independence of Kosova/o - Stabilizing or De-stabilizing Factor in the Balkans?” ka “huazu” prej të madhërishmit Enver Hasanit (problem n’veti o ky).

RAPORTUAR NGA: ADMOVERE.ORG

Ec e ec e ec e ecEc e ec e ec e ecNëpër fusha nëpër araNëpër sllajde Lara lara

Ec e ec e ec e ecEc e ec e ec e ecNëpër faqe nja tridhjetë rreshtaS’gjen as titull as kryerreshtaN’Microsoft kam njohuri………?

Ec e ec e ec e ecEc e ec e ec e ecPesëqind faqe për ti lexuEdhe n’drejtshkrim me i korrigju?

Prej mëngjesideri në mbrëmjeTon diten a? 70

Prof translate s’tpaska punuE do shkronja janë t’u mungu

A ma fal mu nji gabimSi kam qitë njesitë n’provimN’korrigjim jem hë për hëPër dallim unë nuk bëj zë

Ec e ec nja tridhjetë shkallëTullë ke hi, tullë ke me dalë

Ec e ec njatridhjetë shkallë

Dieta Bytyqi, studente e vitit të tretë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës

MultikonferencaKronika Rosé ORCA lufton për integritet akademik. Mirëpo qëllimi jonë nuk është me mbajt të pastër akademinë e populli me u kontaminu me mashtrime e vjedhje. Ksisoj, vendosëm që me eduku popullin edhe për integritetin e estradës - “integritetin rozë”, për estradën që populli e ndjek me aq dashuri dhe përkushtim.

Estrada e UP-së po

ashtu ka probleme serioze

me plagjiaturë dhe

integritet akademik.

100

75

50

25

0

100

75

50

25

0

po

po

jo

jo

nuk e di

nuk e di

po, po, mirë boll!

1% 0%

0%0% 0%

99%

100%

taman70%

po15%

jo15%

Granit Ceku, student i Fakultetit Ekonomik

TEMPULLI I DIJES · TETOR 2018, NUMRI 02TEMPULLI I DIJES · TETOR 2018, NUMRI 02

FAQE 15FAQE 14

:’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA

:’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA :’( HA

UP nënshkruan memorandum me Coca Cola (OMG)UP është nënshkruese e jashtëzakonshme e memorandumeve, me dhetëra e qindra sosh, por a din dikush me kallxu nji efekt të tyne? S’din. Për ma tepër nënshkrimi i këtij memorandumi mundet me sjellë hasmëri me Fantën, PEPSI-n, Jupi, Gazoza, RC Cola etj. etj. “Mbaji miqtë afër, armiqtë edhe më afër”

“Kryeministria është një fabrikë, prandaj, kush ka një zv. ministër, ka një fabrikë” - diss Shukri Maxhunit, zv. ministër i Bujqësisë.Zemra e degradim-it të një shteti është nepotizmi. Zemra e nepotizmit është qeve-ria. Zemra e qeverisë janë zëvendësminis-trat. Zemra e zëvendës ministrave është raporti 100 ditësh. Zemra e raportit 100 ditësh është kreati-viteti. Zemra e kreativitetit është lopa. Lopa është objekt studimi në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë. Zemra e Fakultetit të Bujqësisë është Shukri Maxhuni. (inspiruar nga raporti 100 ditësh i zv.ministrit Maxhuni)

Dashnor i vetës së vetProfesori Dashnor Nebija nuk është tregu edhe aq i dashtun me kolegët e tij. Ai në vlerësimin që ia ka bërë kolegut të tij, i cili ka kan-diduar për lëndën të cilën e ka mbajtur vetë Dashnori, ka vlerësu se asnji kandidat nuk e meriton zgjedhjen sepse lëndët i takojnë atij vet. Po të mos ish kaq qesharake kjo storje kish përfundu te Kronika e Zezë. (ngjarje e vërtetë)

Somborkat objekt studimi i punës shkencoreDisa profesorë nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë i kanë kontribu shkencës botnore në po të njëjtën fushë, me gjetjet e tyne shkencore. Ata kanë publiku punimin “GENETIC DIVER-SITY AT SOMBORKA POPULATIONS (CAPSİCUM ANNU-UM L.) FOR SOME QUANTİTATİVE PARAMETERS”. Kjo e gjitha përmes studimit t’llojit të specit somborkë. Jo, jo, nuk është hajgare, ky punim është botu në revistë shkencore. Po, po, som-borkë, qasi që e hajmë tan verën t’përzhit me vo, e dimnit turshi.Profesorët ankohen se është vshtirë me botu në revista serioze

nga Kosova, qe fakti që e dëshmon të kundërtën. Kjo nuk është një perlë satirike, kjo është një perlë e vërtetë e UP-së që ngërthen në veten e vet potencialin për publikim nga Kosova dhe an-gazhimin e Fakultetit me ma së shumti punime shkencore për kokë profesori - Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë.

A keni imagjinu ndonjëherë me studiu krejt kotilla bashkë?AAB ju ofron këtë mundësi fantastike, si asnjëherë më parë, tani vetëm në AAB. “Ofertë familjare” për studim të Arkitekturës dhe Arteve. Uau Jack si e bën këtë? 1, 2, 3 dhe e tëra është gati, unë dhe kotilla ime nuk jemi më të pash-kollë, ne ndjekim studimet në Fakultetin e Arteve, ku tjetër pos në AAB.

Heu Lulzim, he drangue!

Kolegë, konsultimet nuk janë negociata!Kallxo.com ka raportu se profesori Iset Morina nga Fakulteti Juridik ka vendosë që bashkë me nota t’jua bashkangjesë një njoftim studentëve, ku thuhet se s’ka ma me ju fal nota për arsye banale. “Kërkesat absurde për falje të notave me justifikime nga më të ndryshme, të dëgjuara deri më tani herë pas herë nga disa kandidatë ‘se i duhet për të regjistruar studimet master, ‘se është provimi i fundit, ‘se i duhet për një vend pune’, ‘se nuk ka pasur që sa afate sukses në provim’, “se e ka ndërmend me emi-gruar” etj. etj., janë të padinjitetshme për një student të një fakultetit juridik dhe do të hedhen poshtë në mënyrë kategorike” - ka shkru profesori Morina në njoftimin për studentë.

PERLA TË UP-SË Lëvizja Studentore Si student i ri në UP, normalisht jam kureshtar të njihem me pro-cedurat formale se si trajtohen në universitet në tansi. Sipas t’ni-meve nga disa studentë që janë neglizhuar kohëve të fundit, kam arkivu disa përshtypje t’tyne di-rekt te profesori. Më e randsishmja ka pas qenë “EFL”, ndryshe e njo-hur si Eksperienca e Forës t’Lodht. Para se me fillu artikulimin mbi idenë e lëvizjes kisha pas fort qejf me i citu disa nga fjalët e një tipi që kishte ardhë nga e ardhmja. Ai më kishte pas thanë: “Ruajuni nga foret e lodhta!”.

Lëvizja Studentore për Për-jashtimin e Foreve të Lodhta

ka kauzë më të madhe se lëvizjet tjera në përgjithësi. Ne duam me e ndalu papunësinë dhe nepotizmin me anë të metodave tona si lëvizje aktive. Nuk jam zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë që të ndërlidhi një zinxhir siç duhet, por do provoj që me disa argumente të iu bindi edhe juve.

Forja e lodht sjell Demoral-izim, e ky i fundit PapunësiStudentët si viktima të EFL-

së në 5-minutëshin e fundit të ligjëratës vuajnë nga nevoja për ta sfidu intelektin e tyne me procesin e mundit për ta kup-tu ontologjinë e forës. Forja e lodhtë, të gjithë e dimë se nuk ka kurrfarë mbështetje koncep-tuale. Studentët demoralizohen nga ky akt aq barbar dhe lënda e atij profesori jo të kompletu-ar i del për hundësh. Kështu ky student nuk vazhdon ta ndjek si më parë ligjëratën dhe lëndën në përgjithësi. Me këtë hap studenti nuk e përmbush synimin e pro-gramit të degës që po e studion. Pa i ndjekë të gjitha landët ai nuk mundet me marrë diplomën e i shkreti përfundon tek shtëpia pa diplomë e i papunë. PSE? Për sh-kak të foreve të lodhta.

Me mbledhje e diskutime me bashkëpunëtorë kompetent të lëvizjes, i kemi përgatitë disa metoda për kauzën tonë si lëvizje. Ndër to janë:

Komediani i PopullitKy aksion simbolik përfshin

një komedian me një copë letër dhe një mikrofon. Këtij kome-diani ia kemi lanë emrin Ko-mediani i Popullit. Ky njeri aq paqedashës ka me dalë nëpër kampus universitar me një listë të foreve të përzgjedhura dhe ka me i recitu para studentëve dhe kalimtarëve. Kjo audiencë do të mbarësohet me fore të qëndisura aq bukur.

Revista Studentore - ForjaForja ka me qenë një revistë

mujore e cila boton foret që kanë qarkullu ma së shumti në Uni-versitet. Qëllimi i saj është që të mësohen fore kualitative, por gjithashtu me zbulu cili është studenti që me krijimtarinë e tij përpilon fore siç e ka falë Zoti, i cili pastaj shpërblehet.

Sheqera me foreSi popull kafedashës ne do të

marrim iniciativën për ridiza-jnimin e ambalazhit të sheqerave që na i qesin në tabëll të kafes. Ambalazhi do jetë i përbërë nga dyja anët me fore në mënyrë që populli me i lexu dhe me u mbarë-su me fore kualitative.

Qendra për Zhvillimin e Karrierës ForistikeProfesorët dhe ata që kanë ten-

denca që të marrin titullin prof. duhet ta mbarojnë trajnimin 3 mujor obligativ për tregimin e foreve. Profesorë që posedojnë sa t’dush punime shkencore nëpër revista nuk do të merreshin parasysh nëse nuk janë çertifi-ku nga Qendra për Zhvillimin e Karrierës Foristike.

STOP AGjShBN!Ne kemi kriju edhe listën e for-

eve të dyshimta të cilat duhet të ndalohen edhe me ligj. Ato janë të gjitha foret që për protagonistë i kanë ndonjë nga personazhet: Amerikani, Gjermani, Shqiptari, Bjondina dhe Nastradini.

Medalja presidenciale “Urdhëri i Fores Vjetore”Presidenti aktual do të për-

zgjedhë disa fore origjinale që prodhohen gjatë vitit dhe autorët e tyre do t’i dekorojë me “Urd-hërin e Fores Vjetore”. Po ashtu presidenti çdo vit do ta lëshojë dekretin e foreve të lejuara për përdorim. Presidenti nuk ka më nevojë që të “shkruajë” autobi-ografi për ta krijuar një imazh, por vetëm fore.

Krejt këto hapa do të ndërmir-ren për ta arritur një gjë: ta nda-lojmë nepotizmin në Universitet. Si? - mund të pyes ndonjë nga ju.

Nëse Profesori aksidentalisht do ta lëshonte një fore të lodhtë, normalisht nuk do të shpërble-hej me qeshje spontane nga stu-dentët. Por nëse ndokush nga studentët ka bërë intervenca apo ka hy me të njofshëm në univer-sitet ndihet si borxhli dhe fillon të qeshë. Në mënyrë automatike ne do ta kuptonim se kush është pranuar me forma nepotike.

E njëjta mund të bëhej edhe në anën e kundërt. Studentët e lëvizjes sonë do ta merrnin fjalën për ta thënë një fore, dhe studentët tjerë do ta provokonin profesorin duke qeshur. Nëse ai nuk ka nd-jekur trajnimet, ai nuk do të dijë ta dallojë se kjo është një grackë dhe do të qeshte. Dhe ja, nepotizmi bëhet e kaluara e palavdishme e universitetit.

Forja e lodhtë është burimi i korrupsionit në shoqërinë tonë. Heqja e fores së lodhtë, shëron shoqërinë kosovare nga kor-rupsioni.

për Përjashtimin e Foreve të Lodhta

Indrit Ferati, student i vitit të parë në Fakultetin e Arteve

Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.