40
Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | (10.04.2018) MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU SI E BËNI ATË KODI JONË I SJELLJES

MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

  • Upload
    others

  • View
    13

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | (10.04.2018)

MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKUSI E BËNI ATË

KODI JONË I SJELLJES

Page 2: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

TABELA E PËRMBAJTJESVLERAT

HYRJE

RËNDËSIA E KODIT DHE MËNYRA E FUNKSIONIMIT TË TIJ

SI E MBËSHTESIM KODIN

NJERËZIT TANË

KOMPANIA JONË

KONSUMATORËT DHE FURNIZUESIT TANË

KOMUNITETET TONA

i INFORMATA TË MËTEJMEPërdorni këtë buton për informata të mëtejme në këtë temë.

? PYETJE & PËRGJIGJEKëtu mund të gjenden më shumë pyetje dhe përgjigje, të cilat mund t’ju orientojnë.

… SHPREHUNIPër hollësi se si të shpreheni, klikoni në këtë ikonë.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 02TABELA E PËRMBAJTJES

Page 3: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

OUR VALUES

New thinking, new actions, exceed what’s possible

Listen, share, make connections

See it, seize it, make it happen

Thrive on challenge, make it fun

My contribution counts, think free, speak free, act with integrity

Everything is possible, together we win

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 03TABELA E PËRMBAJTJES

Page 4: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

Sfidat komplekse, me të cilat përballemi në tregjet tona dhe në nivel botëror, nënkuptojnë se jemi nën vëzhgim të vazhdueshëm. Ne mund të operojmë në një treg kundërthënës, por mënyra se si bëjmë biznes kurrë nuk duhet të jetë e tillë.

Veprimet kolektive dhe individuale mund të kenë ndikim të fuqishëm në reputacionin tonë me konsumatorët tonë, me klientët, me aksionarët, me komunitetet dhe me qeveritë. Në një botë përherë e më të ndërlidhur, kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme për të siguruar që aktivitetet tona të kryhen me integritetin më të lartë.

Kodi ynë i rishikuar i sjelljes (kodi) është jetik për qëndrueshmërinë tonë afatgjate dhe ai përcakton standardet dhe sjelljen e përgjegjshme, të cilën duhet ta ndjekim në çdo pjesë të Imperial Brands. Përkushtimi juaj ndaj standardeve të përcaktuara në kod është kyç për të mbështetur strategjinë e biznesit tonë, kështu që lexojeni kodin dhe sigurohuni se ju e kuptoni mirë se çfarë pritet prej jush.

Alison CooperKryeshefe Ekzekutive

TË NDERUARKOLEGËVEPRIMI NË MËNYRË TË PËRGJEGJSHME ËSHTË KYÇ PËR TË RUAJTUR REPUTACIONIN TONË GLOBAL SI PARTNER DHE PUNËDHËNËS I BESUESHËM. ASHTU SIÇ THEMI KUR FLASIM PËR VLERAT TONA, „NE MBURREMI ME ATË QË E BËJMË DHE MËNYRËN SI E BËJMË. VEPRIMI NË MËNYRË TË PËRGJEGJSHME DHE INTEGRITET NA KA NDIHMUAR TA KRIJOJMË DHE MBAJMË NJË BIZNES TË SUKSESSHËM.”

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 04TABELA E PËRMBAJTJES

Page 5: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

TË NDERUAR KOLEGË

Të gjithë jemi përgjegjës që të sillemi me integritet pavarësisht rolit tonë. Ju lusim ta përdorni kodin si ndihmë që t’i bëni zgjedhjet e duhura.

Ju duhet t’i përmbaheni kodit gjatë gjithë kohës. Dhe ju duhet t’i respektoni politikat dhe standardet tona krahas ligjeve dhe rregulloreve, të cilat ndikojnë në rolin tuaj.

Megjithatë, as kodi e, madje, as politikat dhe standardet tona nuk mund t’i mbulojnë asnjëherë të gjitha situatat. Mbajeni në mend që ta përdorni gjykimin tuaj dhe të udhëhiqeni nga vlerat tona. Nëse ndonjëherë nuk jeni të

sigurt, kërkoni ndihmë. Bisedoni me kolegët tuaj që ta kuptoni këndvështrimin e tyre, ose bisedoni me menaxherin tuaj të stafit ose me ndonjë ekspert me një funksion të përshtatshëm. Ata do t’ju ndihmojnë që ta gjeni rrugën e duhur para.

Dhe nëse keni ndonjë shqetësim apo e shihni se diçka është në kundërshtim me ligjin ose me kodin, ju duhet të shpreheni. Ju mund të gjeni detaje se si ta bëni këtë në kod.

John DowningSekretar i kompanisë

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 05TABELA E PËRMBAJTJES

Page 6: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

RESPEKTIMI I KODIT Nga të gjithë njerëzit tanë pritet që ta respektojnë kodin. Ne presim që njerëzit që punojnë me ne të njoftohen me kodin dhe ta respektojnë atë kur veprojnë në emër tonin.

Seksionet në kod janë: Njerëzit tanë, Kompania jonë, Konsumatorët dhe furnizuesit tanë dhe Komunitetet tona.

PËRGJEGJËSITË TONANe të gjithë kemi nga një rol për ta luajtur në krijimin e një mjedisi të punës, i cili e kultivon integritetin, punën ekipore dhe besimin. Secili prej nesh është përgjegjës për:• Respektim të ligjit dhe të kodit si dhe për të vepruar me

përgjegjësi, me integritet dhe me mirëbesim• Trajtim të secilit me drejtësi dhe me respekt, duke

inkurajuar komunikimin dhe mendimin e hapur rreth asaj se si vendimet tona ndikojnë mbi të tjerët

• Ndërtimin e besimit duke bërë pyetje, duke ngritur shqetësime dhe duke u shprehur.

PËRGJEGJËSITË E MENAXHERËVE TË NJERËZVENëse jeni menaxher i stafit:• Ndajeni me të tjerët dhe shpjegojeni kodin• Sigurohuni se njerëzit tanë e kuptojnë kodin • Jini shembull i respektimit të kodit • Inkurajoni njerëzit tanë që të bëjnë pyetje, të ngritin

shqetësime dhe të shprehen. Kur ata ta bëjnë këtë, ju duhet t’i dëgjoni me kujdes dhe të veproni në mënyrë të përshtatshme.

RËNDËSIA E KODIT DHE MËNYRA E FUNKSIONIMIT TË TIJ

PUNA MË E FUQISHME DHE MË E MIRË SË BASHKUNe kemi ndërtuar biznesin tonë duke punuar më fuqishëm dhe më mirë së bashku.

Vlerat tona janë baza e kodit. Së bashku, vlerat tona dhe kodi mund të na ndihmojnë t’i marrim vendimet e duhura. Kodi na ndihmon të merremi me situatat të cilat mund të ngrijnë çështje etike apo ligjore.

WE CAN

...ta krijojmë një vend pune të sigurt, etik dhe të besueshëm duke i mbështetur njerëzit tanë kur ata bëjnë pyetje dhe ngritin shqetësime.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 06TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 7: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

RËNDËSIA QË TË KËRKONI NDIHMË DHE TË SHPREHENI Duke ndarë mendimet dhe shqetësimet tona, ne mund të sjellim risi, përmirësime dhe të jemi më efektivë. Duke iu folur njerëzve për kushte të pasigurta ose sjellje të pavend, ne mund të zvogëlojmë rreziqet dhe t’i zgjidhim problemet për ta krijuar një vend pune më të mirë e më të sigurt.

Nëse dyshoni se është bërë një shkelje e ligjit ose e kodit, ju duhet të ngritni shqetësimet tuaja. Mund të bisedoni me:• Menaxherin e stafit• Burimet njerëzore• Ekipin drejtues• Këshilltarin ligjor ose Zyrën Ligjore të Grupit• Sekretarin e Kompanisë.

Nëse nuk ndjeheni rehat të bisedoni me dikë brenda kompanisë, ju mund t’i shprehni shqetësimet tuaja në mënyrë të pavarur duke përdorur Shërbimin Shprehu.

NUK KA TOLERANCË PËR SHPAGIMNe nuk tolerojmë shpagim kundër një personi, i cili zbulon një shkelje të vërtetë ose të dyshimtë të kodit ose i cili e ndihmon një hetim. Shpagimi mund të rezultojë me masa disiplinore, që mund ta përfshijnë edhe shkarkimin.

MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë linje veprimi të ndërmerrni në një situatë të caktuar, pyeteni veten:

Jo, mos vazhdoni: Kjo mund të ketë pasoja serioze. Kërkoni këshilla dhe udhëzime

Nëse nuk jeni të sigurt, kërkoni ndihmë: Bisedoni me menaxherin tuaj të stafit, Këshilltarin Ligjor ose Zyrën Ligjore të Grupit

A do të ndjeheshim unë ose Imperial

Brands rehat sikur të tjerët të lexonin për

veprimet e mia në media?

A do të ndjehem rehat që t’ua

shpjegoj veprimet e mia kolegëve,

familjes dhe shokëve?

POA i kuptoj pasojat? POA jam duke dhënë

një shembull të mirë?

POA është në përputhje

me kodin dhe me Vlerat tona?

POA është etik? POA është ligjor? PO

NUK JAM I SIGURT

JO JO JO JO JO JO JO

NUK JAM I SIGURT NUK JAM I SIGURT NUK JAM I SIGURT NUK JAM I SIGURT NUK JAM I SIGURT NUK JAM I SIGURT

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 07TABELA E PËRMBAJTJES

Page 8: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

SI E MBËSHTESIM KODIN

QEVERISJANe operojmë një qasje të integruar ndaj qeverisjes, që është në harmoni me modelin e „tri linjave të mbrojtjes“. Ne ofrojmë udhëzime, trajnime dhe mjete të cilat na ndihmojnë të gjithë neve që ta respektojmë kodin, politikat dhe standardet si dhe ligjet dhe rregulloret të cilat ndikojë mbi ne. Sekretari i Kompanisë sonë është përgjegjës për mbikëqyrje të strukturave qeverisëse, kontrolleve dhe aktiviteteve të Grupit. Qendrat e ekspertizës së “Linjës së dytë” ofrojnë kuptueshmëri të qartë në Grupin që të nxit sjelljen e mirë korporative dhe individuale.

HETIMETNe kemi procese për të siguruar që shqetësimet të trajtohen në mënyrë konsistente në gjithë biznesin. Të gjitha hetimet kryhen në përputhje me obligimet tona ligjore dhe, në rastet kur është e mundshme, ne do të mbrojmë konfidencialitetin.

VEPRIMI DISIPLINORPersonat e përfshirë në shkelje të kodit mund të përballen me masa disiplinore, të cilat mund ta përfshijnë edhe shkarkimin. Shkeljet e ligjit po ashtu mund të ndëshkohen me gjoba të përcaktuara nga një gjykatë ose një entitet tjetër qeveritar.

I OWN...përgjegjësinë për t’u sjellë me integritet në çfarëdo që e bëj.

LINJA E PARË E MBROJTJES

• Kontrolli menaxherial• Funksionalizimi i

politikave, i procedurave, i trajnimeve dhe i standardeve

LINJA E DYTË E MBROJTJES

• Qendrat e ekspertizës• Mbikëqyrja financiare• Komitetet e Grupit

LINJA E TRETË E MBROJTJES • Auditimi i brendshëm

Menaxhimi i rrezikut, zbatimi i procesit dhe i kontrollit, aktivitetet për pajtueshmëri dhe siguri ligjore

Kodi i sjelljes: Përcakton standardet e praktikës afariste brenda së cilës ne të gjithë i kryejmë rolet tona

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 08TABELA E PËRMBAJTJES

Page 9: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË

BASHKË ME NJERËZIT TANË 10 |  Vlerësimi i diversitetit,

gjithëpërfshirjes dhe parandalimi i ngacmimeve

11 |  Promovimi i një vendi të sigurt dhe të shëndetshëm të punës

12 |  Respektimi i të drejtave të njeriut13 |  Përdorimi i mediave sociale në

mënyrë të përgjegjshme

NE KEMI NDIKIM TË FUQISHËM TE NJERËZIT ME TË CILËT PUNOJMË. NE GJITHMONË MUNDOHEMI TA KULTIVOJMË NJË MJEDIS PUNE I CILI E PROMOVON INTEGRITETIN, PUNËN EKIPORE, DIVERSITETIN DHE BESIMIN.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 09TABELA E PËRMBAJTJES

Page 10: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE E TRAJTOJMË SECILIN ME DREJTËSI DHE ME RESPEKT. NE I ÇMOJMË NJERËZIT PËR ATË QË JANË DHE ATË QË MUND TA BËJNË.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMEKur punojmë më fuqishëm dhe më mirë së bashku, do të thotë se ne respektojmë pikëpamjet dhe kontributet e njëri-tjetrit. Kjo nuk bëhet vetëm për hir të respektimit të kodit; por e bëjmë këtë sepse është gjëja e duhur. Bashkimi i ekipeve të ndryshme mund të ndihmojë novacionin dhe performancën përmes perspektivave sfiduese.

ÇKA BËJMË• Krijojmë një ambient pune që lejon mundësi të

barabarta me qëllim që njerëzit tanë të punësohen në mënyrë të drejtë dhe të sigurt, në përputhje me ligjet dhe me rregulloret e punësimit në fuqi

• Punojmë me këshilla të punës, sindikata të punës dhe shoqata të punëtorëve në vendet ku ato ekzistojnë

• Demonstrojmë respekt për të tjerët dhe vlerat që ata i sjellin pavarësisht nga kultura, besimi ose stili i jetës së tyre.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk diskriminojmë• Nuk pranojmë ose nuk i kontribuojmë asgjëje që e

përjashton një person apo një grup • Nuk ngacmojmë, nuk keqpërdorim ose nuk perceptohemi

si ofendues, frikësues, keqdashës ose fyes• Nuk heshtim kur të tjerët keqtrajtohen.

VLERËSIMI I DIVERSITETIT, GJITHËPËRFSHIRJES DHE PARANDALIMI I NGACMIMEVE

WE ENJOY...një mjedis pune me mundësi të barabarta ku secili person çmohet për atë që është dhe për atë që kontribuon.

NJERËZIT JANË NJERËZNe respektojmë çdo person për atë që është dhe për atë që mund ta bëjë, pavarësisht moshës, racës, origjinës, gjinisë, orientimit seksual, aftësisë së kufizuar, pikëpamjeve politike, fesë, gjendjes martesore, shëndetit fizik apo mendor ose çfarëdo statusi tjetër të mbrojtur me ligj.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 10TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 11: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE DËSHIROJMË NJË MJEDIS PUNE TË SHËNDETSHËM, TË SIGURT DHE PRODUKTIV PËR TË GJITHË NJERËZIT TANË, BASHKËPUNËTORËT AFARISTË, VIZITORËT DHE KOMUNITETET PËRRETH.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMEKujdesi ndaj vetes dhe të tjerëve të përfshirë në biznes është i rëndësishëm. Është gjëja e duhur për ta bërë dhe kjo krijon një mjedis pozitiv pune.

ÇKA BËJMË• Marrim përgjegjësinë për shëndetin, për sigurinë dhe

për mirëqenien tonë dhe kemi kujdesin e duhur për të tjerët

• Iu përmbahemi të gjitha procedurave shëndetësore dhe atyre të sigurisë në vendin e punës, madje edhe nëse ato janë më të rrepta se kriteret ligjore lokale

• Shprehemi nëse jemi dëshmitar ose dyshojmë për çfarëdo lloj problemi për sigurinë (për shembull, një aksident, incident që është shmangur apo që ka ndodhur), përdorimin e substancave, abuzimin ose sjelljen e dhunshme.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk vijmë në punë nën ndikimin e drogave apo

alkoolit, e as nuk i mbulojmë ata që e bëjnë këtë• Nuk tolerojmë ose nuk marrim pjesë në kurrfarë dhune,

sjellje kërcënuese apo frikësimi fizik• Nuk veprojmë në çfarëdo mënyre që do ta vinte

shëndetin dhe sigurinë tonë ose të të tjerëve në rrezik.

PROMOVIMI I NJË VENDI TË SIGURT DHE TË SHËNDETSHËM TË PUNËS

I AM...i përkushtuar të veproj me integritet dhe ta ruaj një vend pune të sigurt dhe të shëndetshëm.

TË SHKOSH MË LART DHE PËRTEJMjedisi ynë, standardet e shëndetit dhe të sigurisë shpesh i tejkalojnë ato që kërkohen me ligj, sepse ne dëshirojmë të sigurojmë më të mirën për njerëzit tanë.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 11TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 12: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE ÇMOJMË SIGURINË, DINJITETIN DHE MIRËQENIEN E NJERËZVE TANË DHE TË ATYRE QË MBËSHTESIN BIZNESIN TONË.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMENe respektojmë të drejtat e njeriut në të gjitha veprimet tona dhe presim që edhe partnerët tanë afarist të veprojnë njësoj. Kjo kufizon rrezikun për reputacionin dhe avancon partneritetet më të mira të punës. Ne kërkojmë nga furnizuesit tonë dhe organizatat e duhura që t’iu përmbahen ose t’i tejkalojnë standardet ndërkombëtare të punës.

Respektimi i të drejtave të njeriut është i rëndësishëm për njerëzit tanë, reputacionin tonë të jashtëm, qëndrueshmërinë e zinxhirit tonë furnizues dhe licencën tonë për të punuar. Ne i respektojmë të drejtat më themelore të njeriut, duke mos lejuar punë për fëmijë, punë të detyruar dhe duke kultivuar lirinë e shoqërimit.

ÇKA BËJMË• Kujdesemi për shëndetin, për sigurinë, për dinjitetin

dhe për mirëqenien e njerëzve tanë• Respektojmë praktikat dhe udhëzimet tona të punës• Marrim në konsideratë të drejtat e njeriut brenda

investimeve të reja të mundshme dhe projekteve të përbashkëta

• Punojmë me furnizuesit tanë për të përmirësuar standardet e zinxhirit furnizues.

RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT

WE CAN

...të kemi një ndikim pozitiv duke marrë vendime të përgjegjshme afariste, të cilat promovojnë sigurinë, dinjitetin dhe mirëqenien e secilit që është i përfshirë.

ZGJEDHJA E DUHUR Pyetje: Ne jemi në proces të caktimit të një partneriteti me një furnizues të ri, por jemi të shqetësuar se kushtet e punës së punëtorëve të tyre janë nën nivelin e pritur prej nesh. Furnizuesi na është zotuar se do t’i bëjnë ndryshimet e nevojshme nëse ata e fitojnë kontratën. Në bazë të këtij premtimi, a mund të vazhdojmë?

Përgjigje: Ne presim nga furnizuesit tanë që të trajtojnë punëtorët e tyre në mënyrë të drejtë dhe t’i respektojnë standardet tona dhe ligjin. Ky furnizues mund të mos jetë partner i përshtatshëm afarist. Ju duhet t’i diskutoni shqetësimet tuaja me menaxherin tuaj të stafit, me Prokurimin e Grupit dhe me Këshilltarin tuaj ligjor.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk punësojmë askënd që është më i ri se 15 vjeç ose

më i ri se mosha më e re e lejuar për punë në atë vend ose të moshës së obligueshme për shkollë – cilado nga këto që është më e lartë

• Nuk punësojmë asnjë person më të ri se 18 vjeç për të kryer detyra që janë të rrezikshme

• Nuk heshtim nëse shohim një shkelje të të drejtave të njeriut.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 12TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 13: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE I PËRDORIM MEDIAT SOCIALE NË MËNYRË TË PËRGJEGJSHME PËR TA PËRFAQËSUAR MË SË MIRI ATË QË OFROJMË NE DHE BIZNESI.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMEReputacioni jonë varet nga veprimet e përgjegjshme dhe me integritet. Mediat sociale mund të na ndihmojnë t’i këmbejmë informacionet për kompaninë, qëndrimet tona, brendin tonë dhe informacionet për produktin. Megjithatë, një gabim i thjeshtë mund ta dëmtojë shumë shpejt reputacionin tonë.

ÇKA BËJMË• Jemi të kujdesshëm që ta përfaqësojmë veten dhe

kompaninë tonë në mënyrë pozitive me qëllim që të mbrojmë vlerat tona dhe reputacionin

• Bëjmë dallim mes komunikimeve personale dhe afariste

• Identifikohemi si punëtor kur mbështesim kompaninë ose produktet tona

• Respektojmë udhëzimet tona për media sociale.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk lejojmë të kalohet kohë në media sociale për të

ndërhyrë në punën tonë • Nuk bëjmë deklarime negative ose të pavërteta të cilat

mund të shihen si shkelje e ligjit• Nuk përdorim mediet sociale që të shpërndajmë

informata të pasakta ose që të hapim llogari të rrejshme

• Nuk e përfaqësojmë Kompaninë në platforma të mediave sociale, pos nëse autorizohemi ta bëjmë këtë në llogaritë zyrtare sociale të kompanisë, p.sh. në Twitter

• Nuk zbulojmë asnjë informatë konfidenciale, informatë private ose rreth pronësisë së kompanisë sonë, konsumatorëve, klientëve ose kolegëve

• Nuk postojmë asgjë që mund të duket sikur është përkrahur nga kompania jonë, ose në emër të saj, kur kjo nuk është bërë në të vërtetë

• Nuk i përdorim mediat sociale për të shitur ose vendosur ne treg produktet tona përveç nëse është e lejueshme sipas ligjeve dhe rregullimeve lokale, dhe ka pëlqim nga Brendet Globale.

PËRDORIMI I MEDIAVE SOCIALE NË MËNYRË TË PËRGJEGJSHME

ZGJEDHJA E DUHUR Pyetje: Shokët e mi dhe unë jemi të gjithë shumë aktiv në një sajt social të rrjetëzimit. Ne postojmë fotografi dhe raporte nga udhëtimet dhe aventurat tona. Javën e ardhshme do të jem në një udhëtim zyrtar për ta ndjekur një konferencë pune. A mund të postoj foto dhe raporte gjatë udhëtimit tim?

Përgjigje: Ju mund të postoni udhëtimet tuaja dhe çfarë bëni në kohën tuaj personale gjatë udhëtimit, por ju nuk duhet të bëni kurrfarë komenti rreth përmbajtjes së konferencës së punës ose të shfaqni ndonjë fotografi tuajën ku kompania jonë përfaqësohet në mënyrë negative.

WE ENJOY...përdorimin e mediave sociale në një mënyrë që mbështet Imperial Brands.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 13TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 14: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË

BASHKË ME KOMPANINË TONË15 |  Sigurimi i saktësisë së të dhënave

dhe zbulimeve të kompanisë16 |  Përdorimi i burimeve të

kompanisë17 | Prona intelektuale18 | Shmangia e konfliktit të interesit19 | Mbrojtja e informatave personale20 |  Menaxhimi i suksesshëm i

informatave

21 |  Mbajtja e informatave konfidenciale

22 |  Menaxhimi i sigurisë së informatave

23 |  Shmangia e tregtimit sipas informacionit të privilegjuar

NE BESOJMË NË BESIM, DREJTËSI DHE SINQERITET DHE GJITHÇKA QË E BËJMË E PASQYRON KËTË.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 14TABELA E PËRMBAJTJES

Page 15: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE RAPORTOJMË ME SINQERITET, ME SAKTËSI DHE ME OBJEKTIVITET DHE I REGJISTROJMË TË GJITHA INFORMATAT TONA FINANCIARE DHE JO-FINANCIARE.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHME Të kesh të dhëna të rregullta dhe të plota financiare dhe të dhëna afariste do të thotë se ne mund të marrim vendime më të mira afariste, t’i mbrojmë burimet tona dhe të përmbushim kërkesat tona ligjore dhe rregullative. Falsifikimi i të dhënave dhe i llogarive ose keqpërfaqësimi i fakteve është mashtrim.

ÇKA BËJMË• Jemi të sinqertë dhe të saktë në të gjitha raportimet,

zbulimet e informatave, parashikimet dhe analizat• Iu përmbahemi ligjeve, kërkesave të jashtme të

kontabilitetit dhe procedurave të kompanisë për informime raportuese

• Shmangim transaksionet me para të gatshme kurdo që të jetë e mundshme Nëse nuk ka alternativë, sigurohemi se transaksionet me para të gatshme janë të autorizuara, të regjistruara dhe të dokumentuara si duhet

• Jemi të sinqertë kur dorëzojmë dhe miratojmë kërkesat për udhëtime dhe shpenzime

• Sigurojmë miratimin e duhur të çdo zotimi kontraktual, të cilin e bëjmë në emër të kompanisë sonë

• Ngremë çfarëdo shqetësimi rreth saktësisë ose plotësisë së raporteve financiare

• Respektojmë çdo ligj të zbatueshëm tatimor dhe rregullore në vendet ku operojmë dhe tregohemi të hapur dhe transparentë me autoritet tatimore.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk përgatisim ose nuk dorëzojmë informata çorientuese • Nuk fusim informata çorientuese ose mashtruese në

ndonjë raport ose regjistër• Nuk e ndryshojmë qëllimin e vërtetë të kurrfarë

transaksioni• Nuk krijojmë asnjë fond i cili nuk është i regjistruar ose i

përshkruar në mënyrë të duhur • Nuk shesim, transferojmë ose hedhim asetet e kompanisë

pa autorizim paraprak dhe pa dokumentimin e nevojshëm • Nuk i zmadhojmë ose ndryshojmë nivelet e shitjes ose të

fitimit mes periudhave raportuese• Nuk modifikojmë ose dëmtojmë asnjë të dhënë të

kompanisë • Nuk sigurojmë kurrfarë informacionesh rreth

transaksioneve tona, të cilat do t’i mundësonin një konsumatori ose furnizuesi të përgatisë pasqyra të pasakta ose mashtruese financiare

• Nuk përfshihemi me dashje në evazion fiskal të paligjshëm ose nuk ndihmojmë këtë evazion për palë të tjera.

SIGURIMI I SAKTËSISË SË TË DHËNAVE DHE ZBULIMEVE TË KOMPANISË

I AM

...i sinqertë në të gjitha raportimet e informacioneve financiare, sepse kjo e ndihmon sigurimin e suksesit të ardhshëm të kompanisë sonë.

ZGJEDHJA E DUHUR Pyetje: Është java e fundit në këtë periudhë raportuese. Me qëllim që ta kemi një rezultat të shkëlqyeshëm, a mund ta regjistroj tash një shitje, e cila do të bëhet dhe faturohet javën e ardhshme?Përgjigje: Jo. Shpenzimet dhe të hyrat duhet të regjistrohen në periudhën e saktë kohore. Shitja nuk konsiderohet e kryer zyrtarisht deri kur të ketë prova të marrëveshjes së shitjes, deri sa të miratohet e drejta për mallin dhe të përcaktohet dhe të mblidhet çmimi i shitjes. Deri atëherë, do të ishte keqinterpretim po të përfshihej kjo shitje.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 15TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 16: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE SIGUROJMË PËRDORIMIN E DUHUR DHE TË PËRSHTATSHËM TË BURIMEVE TË KOMPANISË.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMEBurimet e kompanisë përfshijnë paratë e kompanisë, sistemet informative (siç janë laptopët dhe telefonat), pajisjet (si veturat), objektet, informatat, prona intelektuale dhe koha e kompanisë. Këto burime na ndahen neve për qëllime të punës. Shfrytëzimi i pavend i burimeve të kompanisë ka ndikim të drejtpërdrejtë në përfitimet e biznesit tonë.

ÇKA BËJMË• Përdorim burimet e kompanisë në mënyrë të duhur, të

arsyeshme dhe të ligjshme• Sigurohemi se i shpenzojmë paratë e kompanisë në

interesin më të mirë të kompanisë• Ju përmbahemi politikave të kompanisë për udhëtime

dhe shpenzime• E kuptojmë se puna që e bëjmë për kompaninë i përket

kompanisë• Raportojmë në mënyrë të saktë shfrytëzimin e kohës

së kompanisë• Shfrytëzojmë vetëm në mënyrë të arsyeshme dhe të

lejueshme sistemet informative të kompanisë, siç janë emailet dhe telefonat

• Respektojmë pronën dhe burimet që iu përkasin organizatave të tjera siç janë partnerët tanë afaristë

• Shprehemi nëse vërejmë se burimet e kompanisë përdoren në mënyrë të papërshtatshme.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk shfrytëzojmë burimet e kompanisë në mënyrën që

do të mund ta komprometonte biznesin tonë• Nuk përdorim burimet e kompanisë për përfitime

personale.

PËRDORIMI I BURIMEVE TË KOMPANISË

I OWN ...përgjegjësinë për t’i mbrojtur burimet e kompanisë.

ZGJEDHJA E DUHUR Pyetje: Punoj si kontabilist dhe një nga detyrat e mia është të aranzhoj pagesën e faturave. Çdo muaj, paguaj një paradhënie për një kompani këshilluese, por nuk jam në dijeni për kompaninë, e cila, në të vërtetë, na ofron produkte dhe shërbime. A duhet të vazhdoj ta paguaj paradhënien?

Përgjigje: Pagesa për shërbimet, të cilat nuk i marrim, përbën keqpërdorim të burimeve të kompanisë. Duhet ta pyesni personin që a autorizon pagesën se për çfarë bëhet fjalë. Nëse nuk merrni një përgjigje të kënaqshme, ju duhet të bisedoni me menaxherin e stafit dhe mund të keni nevojë të bisedoni me një anëtar të ekipit financiar.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 16TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 17: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE MBROJMË PRONËN TONË INTELEKTUALE DHE RESPEKTOJMË TË DREJTAT E TË TJERËVE PËR PRONË INTELEKTUALE.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMEMarkat tona tregtare, të drejtat e dizajnit, patentat, të drejtat autoriale dhe informatat konfidenciale të biznesit mbrojnë rezultatet e punës sonë të madhe dhe na japin një përparësi konkurruese. Nëse keqpërdoren asetet tona të pronës intelektuale, dëmtohen edhe interesat tona dhe ato të konsumatorëve tanë.

ÇKA BËJMË• Mbrojmë pronën intelektuale dhe raportojmë produktet

„copycat“ (e kopjuara), produktet e falsifikuara ose artikujt e tjerë, të cilët mund t’i shkelin të drejtat tona të pronës intelektuale

• Respektojmë të drejtat e pronës intelektuale të të tjerëve

• Sigurohemi se jemi pronarë të të drejtave të pronës intelektuale në të gjitha materialet ose produktet që krijohen ose zhvillohen për ne.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk përdorim emra, marka ose elemente të tjera të

dizajnit, të cilat konsumatorët do të mund t’i lidhnin me të tjerët kur shesin, reklamojnë ose promovojnë produktet tona

• Nuk përdorim teknologji, duke përfshirë softuerë, të cilët do të mund të cenonin të drejtat e pronës intelektuale të të tjerëve.

PRONA INTELEKTUALE

WE CAN...të sigurojmë përparësi konkurruese duke identifikuar dhe mbrojtur pronën tonë intelektuale.

ZGJEDHJA E DUHUR Pyetje: Ne kemi zhvilluar një produkt të ri të cilin do ta fusim në përdorim shpejt. Produkti është një vazhdim i linjës ekzistuese të brendit tonë ndërkombëtar. E di se ne kemi të drejtat e këtij brendi, kështu që a ka ndonjë nevojë të kryhen kontrollet ligjore?

Përgjigje: Po. Madje edhe nëse përdorni një emër të brendit, të cilin tashmë e kemi në pronësi, produkti juaj i ri mund të përmbajë elemente të reja siç janë logot, imazhet ose variantet e emrave të cilat do të mund t’i cenonin të drejtat dhe asetet e të tjerëve. Verifikoni të gjitha produktet e reja ose zhvillimet promovuese me IP-në e Grupit brenda Zyrës ligjore të Grupit.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 17TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 18: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE VEPROJMË ME INTEGRITET DHE TRANSPARENCË, DUKE NDARË INFORMATAT RRETH MARRËDHËNIEVE, INVESTIMEVE FINANCIARE, PUNËVE DYTËSORE OSE MUNDËSIVE TË TJERA, TË CILAT DO TË MUND TË NDIKONIN NË BIZNESIN TONË NË NDONJË MËNYRË.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMERaportet personale dhe konfliktet e interesit mund të ndikojnë në aftësinë tonë për të marrë vendimin në interesin më të mirë të kompanisë.

ÇKA BËJMË• Shmangim situatat kur raportet personale ose interesat

financiare ndikojnë ose ndeshen me interesat më të mira të kompanisë sonë

• Zbulojmë ose kërkojmë miratim para se të bëjmë çfarëdo investimi personal, i cili do të mund të binte ndesh me interesat më të mira të kompanisë sonë

• Respektojmë proceset e prokurimit për çfarëdo mundësie ose investimi afarist.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk e keqpërdorim pozitën tonë – për përfitime

personale ose për përfitime të dikujt me të cilin kemi raporte personale

• Nuk i fshehim raportet personale, lidhjet ose punësimin, i cili do të mund të konsiderohej konflikt

• Nuk i injorojmë ose nuk i fshehim me qëllim mundësitë afariste nga kompania.

SHMANGIA E KONFLIKTIT TË INTERESIT

I OWN...përgjegjësi për të shmangur konfliktet e interesit duke zbuluar çdo gjë që do të mund ta cenonte një politikë të kompanisë ose që do të mund të ndikonte në aftësinë time për ta kryer punën time.

ÇFARË PËRBËN KONFLIKT?Konfliktet e interesit mund të dalin nga një varg situatash, duke përfshirë:• Një partner, anëtar të familjes ose

një familjar të afërm që punësohet prej një nga konkurrentëve, furnizuesve apo konsumatorë tanë

• Një marrëdhënie romantike që përfshin një punonjës dhe menaxherin e tij apo të saj të stafit

• Një linjë raportuese ekziston mes familjarëve

• Një punonjës, partner, anëtar i familjes, ose një i afërm ka një interes financiar në konkurrentin, furnizuesin ose konsumatorin aktual ose të mundshëm

• Një punë e dytë mund të ndikojë ose shkaktojë probleme për aftësinë e një punonjësi që ta kryejë punën e vet.

Nëse keni ndonjë arsye të besoni se jeni, ose mund të jeni, në një pozitë ku mund të shfaqet konflikt interesi, ju duhet ta njoftoni menaxherin tuaj të stafit për këtë.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 18TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 19: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE RESPEKTOJMË INFORMATAT PERSONALE DHE I TRAJTOJMË ATO ME KUJDES DHE NË PËRPUTHJE ME OBLIGIMET TONA LIGJORE.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMENe mbajmë informata personale për njerëzit tanë, konsumatorët, furnizuesit dhe të tjerë. Ne jemi të obliguar t’i mbrojmë dhe t’i respektojmë këto informata për të siguruar se jemi në përputhje me ligjet e privatësisë së të dhënave. Disa informata personale janë të ndjeshme dhe mund të procesohen në mënyrë të ligjshme vetëm me kujdes të caktuar.

ÇKA BËJMË• Mbledhim ose përdorim informata personale vetëm për

qëllime legjitime • Shpjegojmë pse kemi nevojë për informata personale

dhe si do të përdoren ato, duke kërkuar pëlqimin kur kjo është e nevojshme

• I shpërndajmë informatat personale vetëm nëse kemi leje dhe kontrollet e përshtatshme

• I mbajmë informatat personale të sigurta• Kufizojmë qasjen ndaj informatave personale për ato

që duhet ti dinë ose që kanë të drejtë të dinë• I mbajmë informatat personale të sakta dhe të

përditësuara• I shlyejmë ose shkatërrojmë informatat personale sa

më parë kur kjo të jetë e përshtatshme• Respektojmë të drejtën e individëve për të qasur,

ndryshuar, fshirë dhe kundërshtuar përdorimin e të dhënave të tyre personale

• Dizajnojmë proceset dhe sistemet tona duke u kujdesur për privatësinë.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk transferojmë informata personale vendeve tjera,

përveç nëse nuk lejohet dhe nëse nuk ka mbrojtje përkatëse

• Nuk ua lejojmë njerëzve të merren me informata personale pos nëse ata i kuptojnë përgjegjësitë e tyre.

MBROJTJA E INFORMATAVE PERSONALE

I ENGAGE ...për mbrojtjen e informatave personale në të cilat kam qasje.

ZGJEDHJA E DUHUR Pyetje: Do të doja t’i dërgoja një kolegeje një dhuratë për ditëlindje në shtëpinë e saj si befasi. Kërkova nga Burimet Njerëzore që të më jepnin adresën e saj personale, por ata refuzuan. Ata më thanë se nuk mund të më jepnin adresën e shtëpisë së saj se kjo do të përbënte shkelje të ligjeve për mbrojtje të të dhënave. A është kjo e vërtetë?Përgjigje: Po. Burimet njerëzore nuk kanë leje t’jua japin adresën e koleges suaj pa marrë leje prej saj.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 19TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 20: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

ZGJEDHJA E DUHUR Pyetje: Më janë dhënë disa dosje që përmbajnë dokumente dhe emaile nga një koleg i cili e ka lënë biznesin. Shumica e këtyre dokumenteve duken mjaft të vjetruara dhe nuk më hyjnë në punë. Do të doja t’i heq qafe, ndonëse ato kanë të bëjnë me një klient të vjetër. A mundem?Përgjigje: Verifikoni me kolegët tuaj dhe me menaxherin tuaj të stafit. Mbani mend, ju duhet të siguroheni se nuk ka arsye ligjore ose afariste për ruajtje të dokumenteve para se t’i hiqni qafe.

NE PËRDORIM TË DHËNAT E BIZNESIT TONË PËR TË KAPUR INFORMATA TË VLEFSHME, TË CILAT NA MUNDËSOJNË TË DEMONSTROJNË SE JEMI DUKE PËRMBUSHUR OBLIGIMET TONA RREGULLATIVE DHE LIGJORE.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMETë dhënat e biznesit mund të jenë të formave të ndryshme dhe të ruhen në mënyra nga më të ndryshmet, si brenda kompanisë sonë, ashtu edhe nga partnerët tanë afaristë. Ne jemi të obliguar me ligj dhe rregullore që biznesi duhet të ruajë të dhënat për një periudhë të caktuar kohore, varësisht nga përmbajtja dhe natyra e tyre.

ÇKA BËJMË• Regjistrojmë me kujdes dhe saktësi aktivitetet afariste

për të cilat jemi përgjegjës• I mbajmë informatat të organizuara, të identifikueshme

dhe të qasshme• Sigurojmë që të dhënat të ruhen në atë mënyrë, e cila

mundëson që ato të ndahen në mënyrën e duhur• Aty ku është e mundshme klasifikojmë informata që të

ndihmojmë menaxhimin dhe mbrojtjen përkatëse të tyre• Respektojmë të gjitha kërkesat ligjore dhe afariste për

ruajtje të të dhënave• Rishikojmë të dhënat në baza të rregullta dhe i heqim ato

të cilat nuk na duhen më ose të cilat duhet të largohen në përputhje me ligjin (përfshirë respektimin e rregullave për mbrojtje të të dhënave)

• Respektojmë çfarëdo kërkese për të pezulluar ose shlyer të dhënat, përfshirë përgjigjen në ndonjë çështje të pazgjidhur gjyqësore ose hetim rregullativ

• Respektojmë dokumentin ligjor dhe regjistrojmë periudhat e ruajtjes.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk i ndajmë të dhënat afariste me njerëzit të cilët nuk

kanë nevojë t’i shohin• Nuk ruajmë të dhënat afariste në vende ku nuk mund

të gjenden nga njerëzit që kanë nevojë për to• Nuk i hedhim të dhënat afariste pa i kontrolluar së pari• Nuk i injorojmë shenjat e klasifikimit.

MENAXHIMI I SUKSESSHËM I INFORMATAVE

I ENGAGE

...në menaxhimin e përgjegjshëm të të dhënave të biznesit tonë duke u siguruar se informatat dhe nevojat afariste janë të qarta dhe të qasshme për ata që kanë nevojë për to.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 20TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 21: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

ÇKA ËSHTË INFORMACIONI KONFIDENCIAL?Shembuj të informatave konfidenciale përfshijnë zhvillimin e produkteve dhe proceseve, të shitjeve, të dhënat e marketingut dhe ato financiare, biznes planet, ndryshimet në menaxhmentin e lartë, informata mbi blerjet dhe bashkimet e kompanive dhe informata të ndjeshme komerciale. Nëse nuk jeni të sigurt se një artikull konsiderohet konfidencial, atëherë pyeteni menaxherin tuaj të stafit.

NE I NDAJMË INFORMATAT KONFIDENCIALE VETËM ME ATA QË KANË NEVOJË T’I SHOHIN ATO.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMENe krijojmë, përdorim dhe ndajmë informata konfidenciale në baza ditore. Është e rëndësishme të ruhet konfidencialiteti me qëllim që të mbrohen interesat tona dhe interesat dhe reputacioni i kompanisë.

ÇKA BËJMË• Ndajmë informata konfidenciale vetëm me ata që duhet

të dinë ose të cilët e kanë të drejtën të dinë• Sigurohemi se njerëzit, me të cilët ne ndajmë informatat

konfidenciale, i kuptojnë kufizimet që vlejnë për to• Ndërmarrim hapa shtesë të sigurisë, për shembull,

fjalëkalime të mira ose enkriptim• Bëjmë kujdes të shtuar kur udhëtojmë ose kur jemi në

zona publike • Përdorim marrëveshje për mos-zbulim kur ndajmë

informatat me partnerët tanë të tjerë• Respektojmë të dhënat konfidenciale që u përkasin të

tjerëve.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk zbulojmë te të tjerët brenda kompanisë informata

të cilat nuk janë në dispozicion publik, përveçse nëse kanë një arsye afariste për ta ditur

• Nuk zbulojmë informata për njerëzit ose organizatat jashtë kompanisë, përveçse kur ky zbulim kërkohet për qëllime afariste ose nga ligji

• Nuk kërkojmë të përdorim informatat konfidenciale që kanë të bëjnë me njerëzit, përfshirë konkurrentët, madje edhe nëse pranojmë informata të besueshme në mënyrë të tërthortë

• Nuk shfrytëzojmë informatat konfidenciale nga një punëdhënës i mëhershëm.

MBAJTJA E INFORMATAVE KONFIDENCIALE

I OWN...përgjegjësinë për të siguruar informatat konfidenciale dhe për t’i ndarë ato vetëm me njerëzit që kanë nevojë t’i dinë.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 21TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 22: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE I MBAJMË INFORMACIONET E KOMPANISË SONË, PROCESET AFARISTE DHE SISTEMET TË SIGURTA NGA KEQPËRDORIMI.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMEInformatat rreth biznesit tonë, njerëzve tanë, konsumatorëve, furnizuesve dhe partnerëve afaristë janë thelbësore për suksesin e biznesit tonë dhe ne jemi të obliguar t’i mbajmë të sigurta duke i mbrojtur ato nga humbja ose dëmtimi si dhe nga qasja, përdorimi, ndryshimi ose zbulimi i paautorizuar.

ÇKA BËJMË• Mbrojmë sistemet informative të kompanisë nga

përdorimi i paautorizuar apo vjedhja• Përdorim fjalëkalime të mira • Mbrojmë informatat e ndjeshme kur udhëtojmë ose kur

i ndajmë me të tjerët• Gjithmonë mbrojmë sigurinë e informatave tona kur

përdorim internetin/shërbimet në rrjet• Qasje në informatat tona, proceset afariste apo

sistemet informative u japim vetëm atyre që kanë nevojë legjitime afariste dhe të cilët janë të autorizuar në mënyrën e duhur

• Punojmë me furnizues të cilët mbrojnë në mënyrën e duhur informatat dhe sistemet tona informative

• Shprehemi nëse vërejmë se informatat tona, proceset afariste ose sistemet afariste janë duke u përdorur në mënyrë të papërshtatshme

• Raportojmë çfarëdo humbje të informatave të ndjeshme të kompanive ose sulme mbi sistemet tona të informacionet.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk përdorim emailin e kompanisë sonë ose shërbimet

e internetit/rrjetit (shërbimet e ruajtjes së të dhënave në internet (cloud, file-hosting), mediat sociale, etj.) në atë mënyrë, e cila do ta dëmtonte reputacionin e kompanisë ose që do ta angazhonte kompaninë në diçka për të cilën ne nuk kemi kompetenca

• Nuk instalojmë aplikacione të pamiratuara ose softuerë në sistemet informative të kompanisë

• Nuk prishim ose tejkalojmë masat e sigurisë së sistemeve informative të kompanisë

• Nuk ju qasemi, nuk ruajmë ose ndajmë asgjë që do të mund të konsiderohej fyese për të tjerët ose që do të mund ta përballte kompaninë me veprime ligjore.

MENAXHIMI I SIGURISË SË INFORMATAVE

I OWN...përgjegjësi për të ruajtur sistemet tona informative, proceset dhe informatat afariste.

ZGJEDHJA E DUHUR Pyetje: E kam një projekt urgjent dhe më duhet t’i marr disa të dhëna në shtëpi të punoj në të. Do t’i ngarkoj në shërbimin tim personal për ruajtje të të dhënave në internet. A është kjo një çështje e sigurisë së informatave?Përgjigje: Po. Furnizuesi juaj me hapësirë për ruajtje të informatave në internet nuk ka përgjegjësi ligjore t’i mbajë informatat e kompanisë të sigurta. Ju nuk mund t’i ngarkoni këto të dhëna në asnjë shërbim për ruajtje të dhënash në internet, i cili nuk aprovohet nga kompania. Bisedoni me Menaxherin tuaj lokal të IT ose Grupin IT.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 22TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 23: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE DUHET TË SIGUROHEMI SE NUK CENOJMË LIGJET PËR TREGTIM SIPAS INFORMACIONIT TË PRIVILEGJUAR.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMENjerëzit tanë mund të kenë qasje në informata jo-publike rreth performancës financiare ose planeve të ardhshme të kompanisë. Nëse kjo informatë mund të ndikojë në çmimin e aksioneve tona ose në vendimet e investitorëve, atëherë ky mund të jetë informacion i privilegjuar. Është e paligjshme të përdoren informacionet e privilegjuara (ose „informacionet thelbësore të privilegjuara“) për të blerë ose shitur letra me vlerë siç janë aksionet e kompanisë sonë.

ÇKA BËJMË• I mbajmë informacionet e privilegjuara brenda

kompanisë• Respektojmë rregullat tona për lëshim të informatave• Sigurohemi se kemi leje për të tregtuar aksionet e

Imperial Brands (nëse kërkohet).

ÇKA NUK BËJMË• Nuk tregtojmë aksionet e Imperial Brands ose asnjë

letër tjetër me vlerë në bazë të informacioneve të privilegjuara Aksionet përfshijnë „Aksionet Depozitëmbajtëse Amerikane“ (ADS-të ose ADR-të)

• Nuk e këshillojmë askënd tjetër, qoftë brenda ose jashtë kompanisë, që të blejë ose shesë aksione në bazë të informacioneve të privilegjuara

• Nuk i shfrytëzojmë informacionet e privilegjuara në raport me kompanitë e tjera

• Nuk përhapim informata të pavërteta ose të pasakta rreth Imperial Brands ose aksionet e tjera të listuara në mënyrë publike për të ndikuar në çmimin e atyre aksioneve, një praktikë e njohur si „abuzim i tregut“.

SHMANGIA E TREGTIMIT SIPAS INFORMACIONIT TË PRIVILEGJUAR

I AM...është besuar të mos bëj ndonjë shfrytëzim të pavend të informatave financiare jopublike apo afariste.

CILËT JANË DISA SHEMBUJ TË INFORMACIONEVE TË PRIVILEGJUARA?• Rezultatet financiare para

publikimit• Përmbajtja e drafteve tona

të Raporteve dhe Llogarive Vjetore

• Ndryshimet e mëdha organizative

• Informatat për mbyllje të fabrikave ose ristrukturime të tjera

• Lajme për përvetësime të mundshme, hedhje të ndonjë aseti, marrje nën kontroll, bashkime ose investime të përbashkëta.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 23TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 24: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

25 |  Luftimi i tregtisë së paligjshme26 |  Konkurrenca e drejtë27 |  Mbledhja e informacioneve mbi

konkurrencën28 |  Ruajtja e cilësisë, vlerës dhe

shërbimit29 |  Përgjegjësia për marketing30 |  Krijimi i partneriteteve të

suksesshme me furnizuesit

31 |  Luftimi i mitos dhe i korrupsionit32 |  Dhurimi dhe pranimi i dhuratave

dhe zbavitja33 |  Shmangia e shpëlarjes së parave34 |  Respektimi i kërkesave doganore

dhe tatimore35 |  Respektimi i sanksioneve

Ndërkombëtare dhe kufizimeve tregtare

MARRËDHËNIET TONA ME KONSUMATORËT, FURNIZUESIT DHE PARTNERËT AFARISTË DUHET TË JENË TË HAPURA, TË FORTA, TË DREJTA DHE TË MBËSHTETURA NË BESIM; NE ZBATOJMË VLERAT DHE STANDARDET TONA KUR PUNOJMË ME TA.

MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË

BASHKË ME KONSUMATORËT DHE ME FURNIZUESIT TANË

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 24TABELA E PËRMBAJTJES

Page 25: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE KUNDËRSHTOJMË TË GJITHA FORMAT E TREGTISË SË PALIGJSHME DHE BASHKËPUNOJMË ME AUTORITETET NË MËNYRË GLOBALE PËR TË NDIHMUAR PARANDALIMIN E PRODUKTEVE TË PALIGJSHME TË DUHANIT QË TA GJEJNË RRUGËN E DEPËRTIMIT DERI NË TREGUN E LIGJSHËM.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMEEkzistojnë prova të qarta se tregtia e paligjshme financon krimin e organizuar dhe terrorizmin në gjithë botën, andaj eliminimi i saj vazhdon të jetë një nga prioritetet tona kyçe. Ne ofrojmë vetëm produkte të cilësisë së lartë dhe se tregtia e paligjshme e dëmton reputacionin tonë dhe e vjedh pronën tonë intelektuale.

ÇKA BËJMË• Ne e dërgojmë produktin vetëm në sasinë proporcionale

me konsumin vendor në tregun e synuar dhe sipas kritereve të lejueshme të konsumatorit udhëtues

• Ne bëjmë biznes dhe furnizojmë me produktet tona vetëm konsumatorët të cilët janë të kënaqur të punojnë me nder dhe integritet dhe kanë emër të mirë dhe janë të zotuar ta respektojnë Politikën tonë të Pajtueshmërisë për Furnizim të Produktit

• Hulumtojmë plotësisht të gjitha rëniet e shmangies së produktit dhe ndërmarrim veprimet e duhura për të zbutur rrezikun nga shmangia e mëtejshme

• I njoftojmë konsumatorët tanë për qëndrimin tonë kundër tregtisë së paligjshme dhe përgjegjësinë e tyre për ta respektuar ligjin dhe standardet tona

• Punojmë në mënyrë proaktive me qeveritë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë botën për të ofruar trajnime,

për të mbështetur hetimet si dhe për të kryer analiza forenzike të produkteve të konfiskuara të duhanit si dhe për të ofruar udhëzime për nismat kundër tregtisë së paligjshme për të siguruar ndërmarrjen e veprimeve për mbrojtjen e brendeve tona

• Rishikojmë të gjitha të dhënat e konsumatorëve në baza vjetore.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk ekspozohemi para kërcënimit apo rrezikut

personal kur mbledhin apo raportojmë dyshimet për tregti të paligjshme

• Nuk vazhdojmë të furnizojmë konsumatorët të cilët janë të përfshirë në tregti të paligjshme

• Nuk e injorojmë asnjë dyshim se një konsumator apo furnizues mund të jetë i përfshirë në shmangien e produkteve tona nga zinxhiri legjitim i furnizimit.

LUFTIMI I TREGTISË SË PALIGJSHME

WE CAN...t’i mbrojmë brendet tona duke punuar për ta luftuar tregtinë e paligjshme.

PRODUKTET E TREGTISË SË PALIGJSHME PËRFSHIJNË…Kontrabandën. Produktet legjitime të blera me ose pa pagesë të taksave, por të cilat kontrabandohen dhe shiten ilegalisht në tregje të tjera në kundërshtime me ligjet fiskale ose doganore. Këto produkte po ashtu njihen si „mallra të tregut të zi“.Falsifikimi. Produktet të cilat i kopjojnë në mënyrë të paligjshme brendet ekzistuese dhe të cilat prodhohen dhe/ose shiten duke shkelur të drejtat e markës tregtare. Shpesh kontrabandohen dhe shiten paligjshëm në tregjet e tjera.Cigaret e prodhuara për qëllime kontrabanduese (Illicit Whites). Produktet e cigareve të prodhuara nga prodhuesit e vegjël (të cilët paguajnë taksa minimale në pikën e prodhimit). Shpesh kontrabandohen dhe shiten paligjshëm në tregjet e tjera.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 25TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 26: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 26TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

NE JEMI TË PËRKUSHTUAR PËR NJË KONKURRENCË TË DREJTË DHE TË SINQERTË DHE PËR T’I RESPEKTUAR TË GJITHA LIGJET ANTI-TRUST DHE TË KONKURRENCËS DHE PËR T’I ZBATUAR ATO PËR BIZNESIN TONË.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMELigjet e konkurrencës janë të modeluara për ta inkurajuar një treg të lirë dhe për t’i mbrojtur konsumatorët dhe bizneset. Ndonëse këto ligje janë komplekse dhe ndryshojnë nga vendi në vend, ne duhet t’i respektojmë dhe t’iu përmbahemi atyre. Mosrespektimi i tyre mund të ketë pasoja të rënda, siç janë gjobat shumë të mëdha, dëmtime të reputacionit, madje edhe burgim.

ÇKA BËJMË• Sigurohemi se i kuptojmë ligjet e konkurrencës, të cilat vlejnë për tregun tonë dhe i respektojmë ato• E kuptojmë dhe respektojmë Politikën tonë të Konkurrencës dhe Anti-trust si dhe materiale tjera të

rëndësishme për konkurrencë • Operojmë dhe konkurrojmë në mënyrë të pavarur nga konkurrentët tanë • Shmangim diskutimin e çfarëdo teme të ndjeshme për tregtinë me konkurrentët siç janë çmimet,

kushtet e tregtisë dhe lëshimin e produkteve të reja• Kufizojmë bashkëveprimin me konkurrentët tanë dhe kërkojmë këshilla ligjore para se të futemi në

çfarëdo lloj marrëveshjeje me një konkurrent• Kemi shumë kujdes gjatë takimeve me shoqatat tregtare – madje edhe në ato joformale –

shkëmbimet e rastësishme / në një drejtim të informative me konkurrencën mund të shkel ligjet për konkurrencë

• Sigurohemi se tërhiqemi menjëherë nga çfarëdo diskutimi kundërthënës apo të pavend, të cilin mund të përpiqen ta nxisin konkurrentët dhe e raportojmë incidentin pas kësaj

• Në rastet kur kemi një pozitë dominuese në treg, konsultohemi me ekipet tona ligjore rreth aktiviteteve reklamuese ose iniciativave për shitje, siç janë zbritjet, promovimet ose programet tregtare për të shmangur keqpërdorimin e pozitës sonë dhe për të siguruar se mbetemi në përputhje me ligjet përkatëse

• Iu përmbahemi ligjeve relevante të konkurrencës kur mbledhim ose këmbejmë informacione Shihni pjesën e kodit që flet për Mbledhjen e Informacioneve mbi Konkurrencën.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk e përdorim pozitën tonë dominuese në mënyrë të padrejtë në shkelje të ligjeve të konkurrencës

në fuqi• Nuk i detyrojmë konkurrentët të dalin nga tregu e as nuk i parandalojmë konkurrentët e rinj të hyjnë

në treg• Nuk bëjmë marrëveshje anti-konkurrencë me konkurrentët, përfshirë ata të cilët:

• I caktojnë çmimet• Mashtrojnë në tenderë• Ndajnë tregjet, konsumatorët ose kategoritë e produktit• Bojkotojnë një furnizues, konsumator ose shpërndarës

• Nuk shkëmbejmë informata drejtpërdrejtë me konkurrencën ose nëpërmjet ndërmjetësuesit pa miratim ligjor (kjo vlen për të gjitha format e komunikimit përfshirë mediat sociale, sistemet e mesazheve dhe shkëmbimet joformale)

• Nuk kufizojmë territoret ose grupet e konsumatorëve ku konsumatorët dhe shpërndarësit tanë mund të rishesin, pos nëse kemi një justifikim paraprak për të vepruar ashtu

• Nuk imponojmë ose pajtohemi për çmime të fiksuara ose minimale me konsumatorët ose shpërndarësit e as nuk e diktojmë margjinën e tyre të fitimit ose nivelin maksimal të zbritjes të cilën mund ta ofrojnë (pos nëse ligjet vendore na obligojnë të bëjmë këtë).

KONKURRENCA E DREJTË

WE CAN...të kemi sukses në biznes duke respektuar ligjet e konkurrencës.

Page 27: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

ÇKA JANË BURIMET E PRANUESHME TË INTELIGJENCËS KONKURRUESE? Këtu është një listë e disa burimeve përgjithësisht të pranuara të inteligjencës konkurruese:• Mediat• Interneti dhe faqet e internetit të

kompanisë• Anketat për reputacionin e industrisë• Raportet vjetore• Fjalimet publike të udhëheqësve të

kompanisë• Regjistrat në dispozicion publik me

agjencitë qeveritare• Mbledhja e të dhënave në pika të

shitjes përmes pajisjeve elektronike të siguruara nga kompania

• Bisedat me konsumatorët (por jo me qëllimin specifik për të nxjerrë informata konfidenciale për konkurrentët tanë).

NE MONITOROJMË MJEDISIN TONË TË KONKURRENCËS DHE ANALIZOJMË TRENDET PËR TA ZHVILLUAR BIZNESIN TONË ME QËLLIM QË T’I PËRMBUSHIM KËRKESAT E KONSUMATORËVE TONË.

MBLEDHJA E INFORMACIONEVE MBI KONKURRENCËN

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMEKuptimi i mjedisit ku punojmë na mundëson t’ju përgjigjemi kërkesave të klientëve tanë por duhet të sigurohemi që këto informata të mblidhen dhe përdoren legalisht. Ndarja e informacioneve me konkurrentët, përfshirë përmes ndonjë ndërmjetësuesi, mund të jetë një shkelje shumë e rëndë e ligjit të konkurrencës.

ÇKA BËJMË• Ne i mbledhim informatat tona në mënyrën e duhur

dhe të ligjshme • Marrim miratim nga Këshilli Ligjor, këshilltarë të

jashtëm ligjor ose Grupin Ligjor para se të zbatohen proceset e shkëmbimit të informatave që përfshin sigurimin e të dhënave për ose prej konkurrencës sonë (përfshirë nëpërmjet ndërmjetësuesve ose palëve të treta)

• Sigurohemi që raportet e industrisë/ sondazhet krahasuese për të cilat ne sigurojmë të dhëna (sikur përcaktimi i çmimeve/të dhënat vëllimore) janë të bashkuara në mënyrë të përshtatshme dhe historike.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk kërkojmë as nuk pranojmë sekretet tregtare të

konkurrentëve ose informata të tjera konfidenciale • Nuk angazhohemi në spiunazh industrial ose nuk

zbulojmë vëzhgimet për t’u qasur në informatat të cilat nuk janë publikisht në dispozicion

• Nuk rekrutojmë punonjës nga konkurrentët me qëllim që të sigurojmë informacione konfidenciale ose komercialisht të ndjeshme

• Nuk iu qasemi konsumatorëve ose punonjësve të konkurrentëve për të siguruar informacione konfidenciale

• Nuk këmbejmë informacione ose të dhëna të ndjeshme për biznesin (përfshirë të dhënat për shitjen) me konkurrentët (qoftë përmes ndërmjetësve ose palëve të treta) në shkelje të ligjeve të konkurrencës.

I AM…i bindur se informacionet për konkurrencën mblidhen në mënyrën e duhur.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 27TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 28: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE OFROJMË PRODUKTE DHE SHËRBIME TË CILËSISË SË LARTË PËR KONSUMATORËT DHE KLIENTËT TANË DHE VAZHDIMISHT I RISHIKOJMË DHE PËRMIRËSOJMË PRAKTIKAT E PUNËS.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMEQëndrueshmëria, suksesi dhe reputacioni ynë varen nga mundësia jonë për të furnizuar me brende dhe shërbime të shkëlqyeshme si për konsumatorët ashtu edhe për klientët tanë.

ÇKA BËJMË• Përqendrohemi në cilësi në gjithçka që e prodhojmë

dhe çfarëdo që bëjmë• Vazhdimisht kërkojmë ta përmirësojmë efikasitetin në

proceset tona afariste, në shërbimet dhe në cilësinë e produktit

• I respektojmë dhe iu përmbahemi proceseve të përkufizuara

• Sigurohemi se raportet tona me partnerët afaristë, përfshirë konsumatorët, furnizuesit dhe prodhuesit e palëve të treta, menaxhohen në përputhje me standardet tona

• Inkurajojmë punën ekipore për të përmirësuar standardet tona të punës

• Kryejmë kontrolle efektive me qëllim që çfarëdo problemi rreth standardeve apo cilësisë të identifikohet shpejt.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk i pranojmë e as nuk i injorojmë standardet e

dobëta • Nuk dështojmë të veprojmë kur vërejmë një problem

rreth cilësisë.

RUAJTJA E CILËSISË, VLERËS DHE SHËRBIMIT

WE ENJOY...ofrimin e produkteve të cilësisë së lartë, të shkëlqyeshme.

ZGJEDHJA E DUHUR Pyetje: Jam duke mbuluar një zonë të shitjes gjatë kohës sa përfaqësuesi i caktuar për atë zonë është në pushim. Kam marrë ankesa nga konsumatorët, të cilat thonë se përfaqësuesi i caktuar për atë zonë është nganjëherë i vrazhdë dhe nuk ndihmon. Ata mund ta teprojnë, por nuk dua që t’i injoroj. Çfarë duhet të bëj?

Përgjigje: Bisedo me kolegët tuaj për shqetësimet tuaja për të parë nëse ata kanë pasur përvoja të ngjashme me këta konsumatorë. Kur kthehet përfaqësuesi i caktuar për atë zonë, ndani përvojën tuaj në mënyrë të hapur, të sinqertë dhe faktike me të dhe me menaxherin tuaj të stafit që ata të mund ta zgjedhin së bashku.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 28TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 29: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

PRODUKTET TONA JANË PËR TË RRITUR DHE NE KOMUNIKOJMË NË MËNYRË TË PËRGJEGJSHME ME KONSUMATORËT E RRITUR RRETH PRODUKTEVE TONA.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMENe jemi të përkushtuar për shitjen dhe reklamimin e produkteve tona me përgjegjësi brenda ligjeve, kodeve të praktikës dhe marrëveshjeve vullnetare me ato vende në të cilat veprojmë. Ne zbatojmë Standardet e marketingut (SM) për reklamim për konsumatorët / materialet dhe aktivitetet promovuese. MS tona kanë përparësi me përjashtim të rasteve kur ligji vendor kërkon një standard më të lartë.

ÇKA BËJMË• Kemi shenja paralajmëruese që shihen qartë në të

gjitha produktet tona të duhanit• Respektojmë MS tona dhe kulturat lokale që ekzistojnë

në tregjet tona• Përshkruajmë produktet tona në atë mënyrën që është

në përputhje me të gjitha ligjet dhe me rregulloret relevante

• Verifikojmë që të gjitha deklarimet që bëjmë të jenë të vërteta dhe të mund të vërtetohen

• Sigurojmë që partnerët tanë afaristë të jenë të përkushtuar për marketing të përgjegjshëm.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk ua reklamojmë ose nuk ua shesim produktet tona

të duhanit personave më të rinj se 18 vjeç ose atyre që nuk pinë duhan

• Nuk përdorim imazhe ose përmbajtje të tjera të cilat do të mund të shiheshin si joshje për të miturit

• Nuk deklarojmë se konsumimi i duhanit është i sigurt.

PËRGJEGJËSIA PËR MARKETING

WE SURPRISE

...konsumatorët me fushata novatore të marketingut, të cilat janë në përputhje me ligjin dhe me SM tona.

ZGJEDHJA E DUHUR Pyetje: Legjislacioni për marketing dhe reklamim në tregun tim është shumë më pak i rreptë se rregullat në SNM tonë. A mund ta injoroj Standardin Ndërkombëtar të Marketingut (SNM)?Përgjigje: Jo. SNM e përforcojnë përkushtimin tonë për marketing të produkteve tona në mënyrë të përgjegjshme. Nëse tregu juaj ka ligje ose standarde që janë më të buta, atëherë ju duhet t’i zbatoni SNM.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 29TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 30: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE PËRZGJEDHIM DHE BËJMË BIZNES ME FURNIZUES TË CILËT KRYEJNË PUNËT E TYRE AFARISTE NË MËNYRË PROFESIONALE DHE ETIKE.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMESuksesi jonë varet nga krijimi dhe ruajtja e partneriteteve të hapura, të sinqerta dhe të drejta me furnizues të besueshëm.

ÇKA BËJMË• Respektojmë proceset tona të përcaktuara të

prokurimit• Kryejmë kontrollet e nevojshme paraprake kur

përzgjedhim furnizuesit për t’u siguruar se praktikat e tyre nuk e dëmtojnë reputacionin tonë

• Sigurohemi se parimet tona të kodit pasqyrohen në kontratat me furnizues

• Inkurajojmë dhe mbështesim furnizuesit tonë që të miratojnë standardet e duhura

• Trajtojmë furnizuesit dhe partnerët afaristë me drejtësi dhe me integritet.

ÇKA NUK BËJMË • Nuk pranojmë e as nuk injorojmë aktivitetet e

furnizuesve, për të cilat kemi dyshime se cenojnë kodin e standardeve

• Nuk lejojmë një konflikt të interesit ose animet personale të ndikojnë në mënyrën si i përzgjedhim ose si punojmë me furnizues.

KRIJIMI I PARTNERITETEVE TË SUKSESSHME ME FURNIZUESIT

WE ENJOY...partneritete të besueshme dhe serioze, të cilat na mundësojnë të kryejmë punën tonë me integritet.

INSPEKTIMI I FURNIZUESVE TANËNe rregullisht inspektojmë furnizuesit tanë duke përdorur kritere objektive, siç janë qëndrueshmëria e produktit ose e shërbimit, çmimi, cilësia, performanca, besueshmëria dhe serioziteti.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 30TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 31: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE NUK TOLEROJMË RYSHFET OSE KORRUPSION.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMENe mburremi me reputacionin tonë se bëjmë biznes në mënyrën e duhur. Respektimi i ligjeve kundër mitos dhe korrupsionit është i obligueshëm, kudo që bëjmë biznes dhe këto ligje mund të zbatohen edhe përtej kufijve. Shkelja e ligjeve kundër mitos dhe korrupsionit është vepër e rëndë penale për personat dhe kompaninë e përfshira dhe mund të rezultojë me gjoba të mëdha, madje edhe me burgim.

ÇKA BËJMË• Adresojmë „shenjat e rrezikut“ (flamujt e kuq), të cilat

tregojnë se mund të ketë rrezik për korrupsion• Tregojmë kujdes të shtuar në tregjet ku mund të ketë

rrezik të shtuar për korrupsion• Jemi veçanërisht të kujdesshëm kur kemi të bëjmë me

zyrtarë qeveritarë• Sigurohemi se konsulentët që punojnë në emër tonin

të kenë kaluar kontrollet e kujdesit të duhur, të jenë aprovuar zyrtarisht, dhe të jenë të obliguar me kontratë të përmbushin standardet tona

• Në mënyrë aktive dekurajojmë përdorimin e mitos ose pagesat për lehtësira në tregjet tona

• Raportojmë çdo lutje apo kërkesë për një pagesë që mund të jetë korruptuese.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk ofrojmë, paguajmë, autorizojmë ose pranojmë mitë,

pavarësisht nga kultura ose ligji vendor• Nuk ofrojmë, paguajmë ose autorizojmë pagesa për lehtësira• Nuk angazhohemi në sjellje korruptuese• Nuk kërkojmë as nuk lejojmë askënd (si shpërndarësit,

këshilltarët ose përfaqësuesit që punojnë në emër tonin) që të bëjë një pagesë korruptuese për ne

• Nuk i ofrojmë as nuk i japim askujt asgjë me vlerë për qëllime të sigurimit, të ruajtjes ose të lehtësimit të biznesit (siç janë pagesat për ulje të taksave ose të obligimeve doganore)

• Nuk e vëmë vetën në rrezik që të dëmtohemi duke shmangur bërjen e një pagese, e cila do të mund të konsiderohej korruptuese

• Nuk i injorojmë aktivitetet korruptuese dhe nuk dështojmë që t’i raportojmë ato.

LUFTIMI I MITOS DHE I KORRUPSIONIT

WE CAN

...ta mbrojmë dhe përmirësojmë reputacionin se bëjmë biznes në mënyrë të drejtë duke refuzuar të angazhohemi ose ta injorojmë sjelljen korruptuese.

ÇKA ËSHTË MITA?• Mita mund të mos jetë e qartë. Ajo

mund të përfshijë para, shërbime, dhurata, mikpritje të tepërt ose të paarsyeshme dhe përfitime të tjera të ngjashme (përfshirë favoret). Dhënia, ofrimi ose pranimi i secilës prej tyre mund të konsiderohet mitë, nëse qëllimi është të sigurohet ose të ruhet biznesi ose të përfitohet ndonjë formë e përparësisë.

BALLAFAQIMI ME PAGESË LEHTËSIRASH• Pagesat e lehtësirave janë një lloj i

mitës. Një shembull i kësaj është kur një zyrtari të qeverisë i jepen para ose mallra për ta kryer një detyre ekzistuese (ose për të shpejtuar kryerjen e saj).

• Pagesat për lehtësime nuk janë asnjëherë të lejueshme, pavarësisht vendit, ligjeve ose kulturës vendore.

• Nëse shfaqet ndonjë situatë kur ju besoni se ka mundësi që të paraqesë kërcënim personal nëse ju refuzoni të bëni pagesë për lehtësira, ju duhet ta raportoni menjëherë.

• Nëse ndodheni në një situatë kur është e domosdoshme ta bëni një pagesë me qëllim që ta parandaloni ndonjë kërcënim të menjëhershëm për sigurinë tuaj, ju duhet ta bëni këtë dhe ta raportoni incidentin me shkrim te menaxheri i stafit tuaj dhe te Grupi i Sigurisë pa vonesë.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 31TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 32: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

KUSH ËSHTË „ZYRTAR PUBLIK OSE QEVERITAR“?Përkufizimi i „zyrtarit publik ose qeveritar“ është shumë i gjerë dhe përfshin:• Zyrtarët dhe punonjësit e të gjitha

sektorëve të qeverisë, përfshirë autoritetet lokale dhe rajonale, gjyqtarët, doganat dhe forcat policore

• Zyrtarët e partive politike, punonjësit e partive politike dhe kandidatët për poste politike

• Zyrtarët ose punonjësit e organizatave publike ndërkombëtare

• Ata që udhëheqin ose që punojnë për biznese që janë në pronësi ose që kontrollohen nga qeveria

• Anëtarët e një familjeje mbretërore• Anëtarët e familjes së një zyrtari

qeveritar• Njerëzit që mbështesin ose ndikojnë

te zyrtarët qeveritarë, siç janë këshilltarët.

NE KËMBEJMË DHURATA DHE GOSTI PËR TË NDËRTUAR MIRËBESIM NË RAPORTET TONA AFARISTE E JO PËR NDONJË QËLLIM TË PAHIJSHËM.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHME Këmbimi i dhuratave dhe i gostive mund të na ndihmojë të ndërtojmë raporte më të fuqishme dhe më të mira afariste, të tregojmë njerëzi dhe dashamirësi. Por ne nuk duhet asnjëherë të ofrojmë ose pranojmë dhurata ose gosti nëse duke vepruar kështu ne hyjmë në obligime ose krijojmë përshtypjen e një obligimi. Këmbimi i pavend i dhuratave dhe gostive mund të shihet si mitë.

ÇKA BËJMË• Sigurohemi se dhuratat dhe gostitë janë modeste dhe

të përshtatshme dhe se kanë një qëllim të arsyeshëm afarist

• Shmangim dhënien e dhuratave, të favoreve ose të gostive për zyrtarët publikë ose qeveritarë

• Ndjekim rregullat e udhëzimeve tona për dhurata dhe gosti për apo nga një entitet gjatë një viti financiar që tejkalojnë 50 funte ose limitin e tregut në vlerë

• Regjistrojmë dhuratat dhe gostitë në regjistrin tonë për dhurata dhe gosti.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk ofrojmë e as nuk pranojmë para të gatshme ose

ekuivalentë të parave të gatshme si dhuratë• Nuk ofrojmë e as nuk pranojmë asgjë që mund të

shihet si e paligjshme• Nuk ofrojmë e as nuk pranojmë asgjë për të cilën nuk

do të ndjeheshim rehat po që se bëhet publike ose që do të mund ta dëmtonte reputacionin e kompanisë.

DHURIMI DHE PRANIMI I DHURATAVE DHE ZBAVITJA

I OWN

...përgjegjësi për t’i kuptuar dhe zbatuar udhëzimet tona për dhurata dhe zbavitje dhe për refuzim me mirësjellje të dhuratave dhe gostive të cilat shkelin rregullat e kompanisë sonë.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 32TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 33: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE NDËRMARRIM HAPA PËR TË SHMANGUR RREZIKUN E SHPËLARJES SË PARAVE.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMEShpëlarja e parave është procesi i krijimit të dukjes se fondet e siguruara nga aktivitetet penale janë legjitime ose kanë origjinë nga një burim i ligjshëm. Është një aktivitet i rëndë penal. Ne duhet të sigurohemi se të tjerët nuk na shfrytëzojnë për shpëlarje të parave ose përndryshe ne mund të mbahemi përgjegjës.

ÇKA BËJMË• Ndjekim procedurat „Njih klientin tuaj“• Pranojmë pagesa vetëm nga konsumatorët,

shpërndarësit dhe bizneset e tjera ose personat me të cilët normalisht bëjmë biznes dhe për të cilët janë kryer kontrollet e kujdesit të duhur

• Kemi procedura të përcaktuara për të verifikuar identitetin dhe operacionet legjitime të konsumatorëve tanë

• Mbajmë procese të hollësishme të cilat parandalojnë pranimin e çfarëdo pagese të mundshme të dyshimtë

• Mësojmë si t’i dallojmë llojet e transaksioneve që kanë të bëjnë me aktivitete të shpëlarjes së parave dhe i raportojmë ato nëse dyshojmë ose i shohim.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk pranojmë para të gatshme e as ekuivalentë të

parasë së gatshme, ose asgjë që mund të jetë përfitim nga një aktivitet kriminal

• Nuk e injorojmë me qëllim ose nga pakujdesia asnjë „shenjë rreziku“ që sugjeron se mund të jenë duke u bërë transaksione të pavend financiare.

SHMANGIA E SHPËLARJES SË PARAVE

WE CAN

...ta mbrojmë integritetin tonë duke i përcjellë „shenjat e rrezikut“ (flamujt e kuq) ose aktivitetet e tjera të dyshimta, të cilat mund të tregojnë aktivitete kriminale si dhe duke ndjekur procedurat tona „Njih klientin tuaj“.

„SHENJAT E RREZIKUT“ PËR SHPËLARJE TË PARAVEJini syçelë për aktivitete të dyshimta të cilat mund të tregojnë aktivitete të mundshme të shpëlarjes së parave, siç janë konsumatorët të cilët:• Nuk janë të gatshëm të japin

informata personale apo rreth të kaluarës së biznesit

• Dëshirojnë të paguajnë me shuma të mëdha të parave të gatshme

• Duken se nuk u intereson çmimi ose kushtet dhe afatet e blerjes

• Dëshirojnë të paguhen në një llogari bankare në një vend tjetër jashtë vendit të banimit ose punës

• Bëjnë transaksione të cilat janë të pazakonshme ose të papajtueshme me tregtinë ose biznesin e tyre, ose të cilat janë thelbësisht të ndryshme nga transaksionet e kaluara.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 33TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 34: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE U PËRMBAHEMI LIGJEVE DHE RREGULLOREVE DOGANORE DHE TATIMORE.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMEProduktet tona iu nënshtrohen një varg ligjeve dhe rregulloreve doganore dhe tatimore. Ne duhet t’i kuptojmë këto dhe t’iu përmbahemi plotësisht.

ÇKA BËJMË• Iu përmbahemi rregulloreve të cilat përcaktojnë

obligimet importuese, tatimin mbi vlerën e shtuar, taksat e akcizës dhe të ngjashme, të cilat janë të pagueshme për produktet tona përveç taksës së rëndomtë, obligacionet ose rregulloret e tjera të taksave, mungesën e taksave ose dërgesat me taksa të pezulluara

• Sigurohemi se dokumentet për shkatërrim dhe kthim të taksave të jenë të plotësuara si duhet, përfshirë sasinë dhe vlerat e produktit

• Sigurohemi se dokumentacioni përgatitet në përputhje me rregullat dhe rregulloret vendore për taksat dhe doganat

• Sigurohemi se produkti jonë shkatërrohet në një mjedis të mbikëqyrur me kontabilitetin dhe të dhënat financiare lokale të përditësuara në mënyrë të duhur

• Raportojmë çfarëdo ndryshimi në produktet e pranuara ose pasaktësi në dokumente te autoritetet relevante doganore

• Jemi të sinqertë, të saktë dhe të hapur në të gjitha deklarimet dhe certifikimet tona

• Dimë dhe respektojmë rregullat dhe kufizimet në lidhje me punën me zyrtarë publikë.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk i trajtojmë produktet e autorizuara për shkatërrim

si mall i ri ose „i mirë“• Nuk dështojmë në pagesën e taksave dhe nuk

ndryshojmë dokumentet për ta shmangur bërjen e një pagese

• Nuk bartim me vete mostra kur udhëtojmë për qëllime afariste

• Nuk pranojmë ose injorojmë asnjë shkelje të dyshimtë të standardeve tona rreth obligimeve tatimore dhe doganore.

RESPEKTIMI I KËRKESAVE DOGANORE DHE TATIMORE

I OWN

...përgjegjësi për t’u konsultuar me ekspertët doganorë vendorë ose me Doganat Ndërkombëtare të KE për çfarëdo këshille të nevojshme.

ZGJEDHJA E DUHUR Pyetje: Do të doja ta caktoj një agjent lokal për t’u marrë me deklarimet tona të taksës së akcizës. A ka diçka që më duhet ta kem në konsideratë para se të veproj kështu?

Përgjigje: Po. Ne jemi përgjegjës për atë që bëjnë agjentët, ndërmjetësuesit ose këshilltarët në emër tonin. Agjenti duhet të verifikohet dhe të drejtat e tyre duhet të miratohen zyrtarisht. Kushtet e marrëdhënies duhet të regjistrohen dhe agjenti, ndërmjetësi ose këshilltari duhet të udhëzohen të veprojnë në përputhje me kodin. Nëse marrëdhënia është në vazhdim e sipër, kontrollet e verifikimeve mund të jenë të nevojshme. Po ashtu duhet të jetë e qartë mënyra se si agjenti ju informon juve për çfarëdo problemi që mund të shfaqet.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 34TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 35: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE RESPEKTOJMË SANKSIONET NDËRKOMBËTARE DHE KUFIZIMET TREGTARE.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMEKombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shumë vende të caktuara kanë kontrolle të rrepta për eksportin dhe tregtinë me disa individë, biznese dhe vende të caktuara. Shkeljet mund të rezultojnë me dënime penale dhe me gjoba për kompaninë tonë dhe personat e përfshirë.

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara janë veçanërisht të rrepta. Shtetasit dhe banorët e SHBA-ve, si dhe shtetasit e huaj që fizikisht ndodhen në Shtete të Bashkuara, nuk mund të angazhohen në kurrfarë aktivitetesh me vendet e caktuara nën sanksione. Sanksionet në SHBA madje ndalojnë edhe telefonatat ose emailet nga kushdo brenda SHBA-së rreth kryerjes së biznesit në vende të prekura nga sanksionet.

ÇKA BËJMË• E kuptojmë se sanksionet dhe kufizimet tregtare janë

të rëndësishme për rolet dhe përgjegjësitë tona• Respektojmë sanksionet dhe kufizimet tregtare • Sigurohemi se kryhet verifikimi i pajtueshmërisë.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk pranojmë e as nuk injorojmë kurrfarë dyshimi

të shkeljes së sanksioneve ndërkombëtare apo të kufizimeve tregtare

• Nuk dështojmë që të kontrollojmë nëse sanksionet ose kufizimet tregtare janë në fuqi.

RESPEKTIMI I SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE DHE KUFIZIMEVE TREGTARE

I OWN

...përgjegjësinë që t’iu përmbahem sanksioneve ndërkombëtare dhe kufizimeve tregtare dhe të kërkoj ndihmë nëse kam nevojë.

ÇKA ËSHTË NJË SANKSION?Sanksionet mund të ndryshojnë nga vendi në vend dhe mund të ndryshojnë me kohë, por në përgjithësi përfshijnë ndalesa të:• Aktiviteteve komerciale me persona dhe

biznese të caktuara• Importit të produkteve nga një vend nën

sanksione• Eksportit të produkteve në një vend nën

sanksione• Bartjen e produkteve përmes një vendi

që nuk është nën sanksione deri te një vend nën sanksione

• Transaksioneve dhe aktiviteteve financiare me një vend nën sanksione ose persona ose biznese në ato vende

• Investimeve të reja në vende nën sanksione

• Udhëtimeve në një vend nën sanksione• Kufizimet, po ashtu, mund të kërkojnë

prej nesh që të sigurojmë një licencë eksporti për produkte të caktuara.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 35TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 36: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË

BASHKË ME KOMUNITETET TONA37 |  Respektimi i mjedisit38 |  Kontributi brenda komuniteteve

tona39 |  Angazhimi me qeveritë dhe me

organet politike40 |  Komunikimi me investitorët,

analistët dhe mediat

NE RESPEKTOJMË MJEDISIN DHE KOMUNITETET KU JETOJMË DHE KU PUNOJMË. NE ANGAZHOHEMI QË TË ZBATOJMË VLERAT TONA NË TË GJITHA KOMUNITETET TONA PËR TA NDIHMUAR MBROJTJEN E AMBIENTIT DHE PËR T’I KONTRIBUUAR POZITIVISHT SHOQËRISË.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 36TABELA E PËRMBAJTJES

Page 37: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE JEMI TË ZOTUAR TË PËRDORIM MËNYRA TË PUNËS QË JANË SHUMË MË TË QËNDRUESHME NË ASPEKT TË MJEDISIT.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMENe të gjithë kemi nga një rol për ta luajtur në zvogëlimin e ndikimit tonë në mjedis dhe në minimizimin e kontributit tonë për ndryshime klimatike. Kjo ndihmon në shfrytëzimin më të mirë të burimeve të kufizuara dhe mbështet efikasitetin e punës dhe menaxhimin e kostos.

ÇKA BËJMË• Respektojmë dhe zbatojmë udhëzimet dhe standardet

mjedisore• Parapëlqejmë përdorimin e materialeve të

ripërtërishme dhe zhvillimin e paketimeve që nuk janë të dëmshme për mjedisin, produkteve dhe mënyrave të punës duke vazhduar të përmbushim pritjet e konsumatorëve dhe parapëlqimet e klientëve

• Reduktojmë mbeturinat, riciklojmë dhe i përdorim prapë ato kur kjo është e mundur

• Ruajmë ujin dhe energjinë dhe shmangim udhëtimet e panevojshme

• Raportojmë të gjitha rrjedhjet ose emetimet e pazakonshme në ajër ose ujë

• Punojmë me furnizuesit tanë për t’i zbutur ndikimet e zinxhirit furnizues.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk hedhim mbeturina në mënyrë të pakujdesshme• Nuk injorojmë e as nuk pranojmë asnjë shkelje të

dyshuar ose të vërtetë të politikave dhe standardeve tona mjedisore.

RESPEKTIMI I MJEDISIT

ZGJEDHJA E DUHUR Pyetje: Bizneset e vogla janë ankuar kohëve të fundit rreth erës që del nga objekti i fabrikës sonë, i cili ndodhet afër. Ne nuk po ndjejmë asnjë erë të pazakonshme. A duhet t’i injorojmë ankesat e tyre?Përgjigje: Jo. Ne jemi të obliguar të reagojmë dhe të hetojmë të gjitha ankesat nga lagja. Ju duhet ta identifikoni personin në atë objekt i cili është përgjegjës për menaxhim mjedisor dhe t’ua shpjegoni gjendjen atyre. Ata do ta hulumtojnë në përputhje me standardet dhe me udhëzimet tona dhe do të reagojnë në mënyrën e duhur.

WE CAN...të bëjmë ndryshim për të ardhmen tonë duke qenë të përgjegjshëm në mjedisin tonë të punës.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 37TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 38: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE JEMI TË PËRKUSHTUAR TË BËJMË KONTRIBUTE POZITIVE NË KOMUNITETET NË TË CILAT VEPROJMË.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMEDhënia e kontributit pozitiv brenda komuniteteve është gjë e mirë për angazhim të punëtorëve, raporteve afariste dhe reputacionin e kompanisë sonë. Kjo është pjesë e rolit tonë më të gjerë në shoqëri. Përveç kontributeve tona ekonomike, edhe aktivitetet tona të bamirësisë i pasqyrojnë vlerat tona.

ÇKA BËJMË• Respektojmë dhe zbatojmë udhëzimet tona për

përfshirje në komunitet• Mbështesim projektet e komuniteteve për të

përmirësuar jetën e banorëve• Inkurajojmë dhe ua mundësojmë njerëzve tanë të bëjnë

punë vullnetare për të ndihmuar komunitetet tona më të gjera

• Favorizojmë interesat e bamirësisë së njerëzve tanë.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk punojmë me projekte të komuniteteve, aktivitete

ose organizime të bamirësisë të cilat nuk janë të pranuara, të regjistruara dhe të drejtuara zyrtarisht

• Nuk përdorim investimet në komunitet ose donacionet e bamirësisë për reklamim ose promovim të brendeve ose të produkteve tona

• Nuk mbështesim individë• Nuk mbështesim projekte të cilat mund të rezultojnë

me kritika publike, qoftë për biznesin tonë ose për organizatën bamirëse, sidomos në lidhje me të mitur, shëndetin, sporte, arte dhe kulturë

• Nuk iu bëjmë trysni të tjerëve që të kontribuojnë me kohë, para ose burime.

KONTRIBUTI BRENDA KOMUNITETEVE TONA

ZGJEDHJA E DUHUR Pyetje: Jam i përfshirë në një organizatë lokale të bamirësisë, e cila mbështet të rriturit me sëmundje të pashërueshme në komunitetin tonë. Ata kanë kërkuar një donacion të dhuratave, të cilat mund të shiten në ankand për krijim të fondeve. A mund t’ua jap disa artikuj kësaj organizate të bamirësisë?

Përgjigje: E tëra varet nga shkalla dhe natyra e kërkesës të cilën e keni pranuar. Kolegët tuaj duhet të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë ta vërtetoni se çfarë ndodhë normalisht në tregun tuaj dhe se përvoja e tyre do t’ju mundësojë të bëni rekomandime të arsyeshme për menaxherin tuaj të stafit. Menaxheri juaj i stafit duhet ta miratojë donacionin. Varësisht nga vlera, mund të ketë nevojë edhe për miratime të tjera. Donacionet e bamirësisë mund t’ju jepen vetëm organizatave të regjistruara dhe të pranuara zyrtarisht.

I ENGAGE...duke marrë përsipër një rol aktiv në mbështetje të komuniteteve tona.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 38TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 39: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

ZGJEDHJA E DUHUR Pyetje: Më kanë kërkuar ta sponsorizoj një takim të një partie politike lokale. Duke e bërë këtë, ne rrisim profilin tonë dhe na jepet mundësia të angazhohemi me vendimmarrës politikë. A mund ta bëj këtë?Përgjigje: Jo. Kompania jonë është politikisht neutrale dhe, si punonjës, nuk mund ta favorizojmë një grup politik në raport me një tjetër.

ANGAZHOHEMI ME QEVERI, RREGULLATORË, ORGANE TË INDUSTRISË DHE GRUPET E INTERESIT PUBLIK NË MËNYRË TË HAPUR, ETIKE DHE TRANSPARENTE PËR TË MBËSHTETUR OFRIMIN E OBJEKTIVAVE TË BIZNESIT.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMEAngazhimi me qeveritë, rregullatorët, organet e industrisë dhe grupet e interesit publik është një element i rëndësishëm dhe i domosdoshëm i biznesit tonë dhe është thelbësor për suksesin komercial të Brendeve Imperiale. Ne kemi rol të ligjshëm në të gjitha zhvillimet që ndikojnë në operacionet tona.

ÇKA BËJMË• E verifikojmë që angazhimi në këto aktivitete të jetë i

ligjshëm• Sigurohemi se aktivitetet në këtë angazhim të kryhen

nga punonjësit e trajnuar ose konsulentët politikë të cilët janë miratuar paraprakisht në mënyrë zyrtare

• Respektojmë udhëzimet e kompanisë kur kryejmë aktivitetet e këtij angazhimi

• Mbesim politikisht neutralë në të gjitha aktivitetet e angazhimit afarist

• Sigurohemi se pikëpamjet dhe mendimet tona personale të mos mund të interpretohen si të ishin të kompanisë

• Mbështesim krijimin e komiteteve të punonjësve për veprime politike ose organizatave të ngjashme, me kusht që të sigurohet pëlqimi paraprak nga Bordi i Drejtorëve i Imperial Brands

• Sigurohemi që kemi të dhëna ligjore përpara çdo angazhimi të përbashkët të industrisë me qeveritë /rregullatorët.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk paguajmë për qasje ose ndikim tek rregullatorët

ose grupet me interes të posaçëm• Nuk bëjmë donacione për partitë politike apo personat

që kanë lidhje me to• Nuk përfaqësojmë ose pretendojmë të veprojmë në

emër të kompanisë në asnjë aktivitet të cilin e kryejmë si person privat

• Nuk shfrytëzojmë burimet e kompanisë për të mbështetur aktivitet politike private.

ANGAZHIMI ME QEVERITË DHE ME ORGANET POLITIKE

I ENGAGE...në mënyrën që është politikisht neutrale në të gjitha punët që e përfaqësojnë biznesin.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 39TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI

Page 40: MË TË FUQISHËM, MË TË MIRË, SË BASHKU · MARRJA E VENDIMEVE ETIKE Është e rëndësishme që të marrim vendime me të cilat mund të mburremi. Nëse keni shqetësime se çfarë

NE PARAQESIM NJË POROSI TË QËNDRUESHME NË TË GJITHA KOMUNITETET ME INVESTITORËT, ME ANALISTËT DHE ME MEDIAT.

PSE ËSHTË KJO E RËNDËSISHMEReputacioni jonë varet nga sjellja jonë profesionale dhe etike. Çfarëdo që bëjmë dhe themi dhe çfarëdo që thonë për ne palët tona të jashtme të interesit ndikon në reputacionin tonë.

Palët e interesit, analistët financiarë, konsumatorët dhe shumë të tjerë mbështeten tek ne që të ofrojmë informata të sakta dhe të besueshme për operacionet tona, performancën dhe pasqyrat financiare.

ÇKA BËJMË• Mbrojmë integritetin e informatave të cilat i ofrojmë

duke siguruar se u japim të gjithëve qasje të barabartë në informata relevante dhe të sakta

• Sigurohemi se vetëm punonjësit e trajnuar dhe të autorizuar flasin me investitorë, me analistë dhe me media

• Përcjellim çfarëdo pyetje nga mediat tek ekipi ynë vendor për komunikim me publikun ose tek Komunikimet e Grupit

• Përcjellim çdo pyetje për investitorë ose analistë tek ekipi për Marrëdhënie me Investitorët në zyrën qendrore.

ÇKA NUK BËJMË• Nuk e përfaqësojmë biznesin jashtë nëse nuk jemi të

trajnuar dhe të autorizuar për ta bërë këtë• Nuk lejojmë shfaqjen e kurrfarë hutimi mes

pikëpamjeve tona personale dhe atyre të kompanisë.

KOMUNIKIMI ME INVESTITORËT, ANALISTËT DHE MEDIAT

WE CAN

...ta paraqesim një qëndrim të paluhatshëm kur përfaqësojmë kompaninë tonë në publik duke i referuar të gjitha pyetjet e mediave, të analistëve dhe të investitorëve te organet e duhura.

ZGJEDHJA E DUHUR Pyetje: Kohëve të fundit kam pranuar një ftesë për të bërë një prezantim si folës kryesor në një ngjarje të jashtme dhe dëshiroj të flas për strategjinë dhe performancën financiare të Imperial Brands. A duhet që së pari ta pyes dikë?Përgjigje: Po. Ju duhet ta diskutoni ftesën me menaxherin tuaj të stafit dhe të siguroheni se çfarëdo materiali i propozuar për prezantim të miratohet nga ekipi për Marrëdhënie me Investitorët ose nga Komunikimet e Grupit para përdorimit të tij.

Imperial Brands Kodi jonë i sjelljes | 40TABELA E PËRMBAJTJES

?PYETJE &

PËRGJIGJE

iINFORMATA TË

MËTEJME

…SHPREHUNI