18
Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor Nëse dikush do të na parashtronte pyetjen se çka është "Ballkani" do t'i isha përgjigjur se sot Ballkani është një përzierje shtetesh të vegjël të cilët pas një kohe të gjatë që kanë qenë në kampin socialist, si duket sot përëri po e ndjejnë nevojën për të ripohuar identitetin e tyre kombëtarë duke i shprehur në grindje ndërtetnike Prill 2017 Boton: Shoqata Kulturore "Drejtesia" Revista elektronike nr. 13 Prill 2017

Maqedonia, e s mura e Ballkanit Per ndimor€¦ · kulturës dhe civilizimit evropian. Të njëjtën gjë e mbështëtin dhe shumë politikanë dhe shkencëtarë në dy shekujtë

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor

Nëse dikush do të na parashtronte pyetjen se çka është "Ballkani" do t'i isha përgjigjur se sot Ballkani është një përzierje shtetesh të vegjël të cilët pas një kohe të gjatë që kanë qenë në kampin socialist, si duket sot përëri po e ndjejnë nevojën për të ripohuar identitetin e tyre kombëtarë duke i shprehur në grindje ndërtetnike

Prill

2017

Boton: Shoqata Kulturore "Drejtesia"

Revista elektronike nr. 13 Prill 2017

4/12/2017

Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor

~ 2 ~

Senad Ahmedi

Hyrje

jë pjesë shumë e madhe e shteteve të

Evropës veriperendimore duke parë

gjithë ato luftëra dhe jetëra

njerëzish që shkonin kot i ulën

krenaritë e tyre kombërtare edhe

përkundër dëshirës së tyre që secili të jetë

prijës në Evropë, vendosën që një herë e

përgjithmonë të pajtohen, t'i hapin kufijtë e

tyre dhe të mos ketë më asnjë vrasje ndërjmet

tyre.

Por si duket këtë mësim ne si pjesëtar të këtij

gadishulli nuk mundet asessi ta kuptojmë. Duke

e parë Republikën e Maqedonisë dhe problemet

me ta cilat ajo po përballët sot janë disa çështje

shumë të vështira për t'u kuptuar nga ana e

fqinjëve të saj dhe mospranimit të propozimeve të

fqinjëve të saj nga ana e Maqedonisë.

Sot në këtë kohë të digjitalizimit është lehtësuar

shumë hulumtimi në fusha të ndryshme siç është

ajo fusha e palantealogjisë, antropoligjisë,

etnologjisë, gjuhësisë dhe shumë fusha të tjera të

cilat na ndihmojnë për të arritur deri tek

konstatimi se edhe ki vend një ditë do të

stabilizohet dhe përmirsohet ashtu si u arritë

marrëveshje ndërmjet shteteve evropiane.

Sot në këtë kohë është shumë e lehtë mbledhja e

informatave nëpër shumë biblioteka të boës, e

sipas kësaj sot asnjë Qeveri apo insttitucion nuk

mund të fshehë të dhënat rreth një populli, vendi,

me përjashtimë të atyre vendeve të cilat janë të

izoluara nga bota dhe u është dhënë mundësia t'i

mbanë ende të fshehura të dhënat faktike. Besoj

se kjo po i shkonë për dore Qeverisë së

Maqedonisë dhe Nikolla Gruevskit që të mbanë

vendin e izoluar dhe të pengon çfarëdo intergrimi

të saj.

Shteti i Greqisë fqiu ynë që për një kohë të gjatë

pretendon dhe këmbëgul se ajo është djepë i

kulturës dhe civilizimit evropian. Të njëjtën gjë e

mbështëtin dhe shumë politikanë dhe

shkencëtarë në dy shekujtë e fundit, pasi deri më

sot nuk kemi një tezë tjetër si alternativ.

Pas shpërbërjes së perendorisë Osmane në shek

XX-të këta si duket fituan edhe më shumë

vetëbesim dhe u trimëruan edhe më.

Por aty nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar,

shtetet veriatlantike e studiuan më me hollësi

këtë hapësirë gjeografike, kuptuan se atje na

qenka një fosile e gjallë por e harruar ndër shekuj

e ata ishin populli shqiptar.

1.1 Një histori e shkurtër e Maqedonisë Antike

Shumë shkencëtarë si dhe profesorë

perenëdimorë të BE-së si dhe SHBA-ve, pyetjes se

kush janë banorët më të hershëm të Ballkanit si

duket kanë filluar që ti pranojnë argumentet e

Prof. Matthie Aref i cili thotë: Nga të gjithë

autorët e lashtë, e ndër ta Homeri, Hesodi,

Hekate, Herodoti, na bëjnë të ditur edhe pse në

formë të shkurtë, por mjaftueshëm, se përpara se

N

Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor

~ 3 ~

të vinin grekët, që vendi të merrte emrin Greqi, ki

vend ka qenë banuar nga populli Pellazgë"1

Sipas shumë zbulimeve arkeologjike,

antopologjike, shkenca e gjuhësisë por edhe

disiplina të tjera të gjithë na e zbulojnë një të

vërtët të fshehur, lidhjen e pellazgëve me

shqiptarët e sotëm.

Edhe përkundër mendimit të shumë dijetarëve të

sotëm, se Maqedonia është emër vetëm për një

territor e jo edhe etnie ose fisi, historianët si dhe

shkencëtarët na bëjnë të ditur se një kohë ka

ekzistuar një fis me emrin maqedonas. Sipas

Matthieu, ky autor i dy librave voluminoze të

atkikitetit vazhdon dhe thotë se" pjesa më e

madhe e specialistëve nuk kanë vendosur aspak

lidhje midis popujve të shumtë të një familje të

madhe etno-gjuhësore:Pellazgët, Legenët,

Ligurët, Karianët, Lidianët, Misinatë, Moskët,

Trojanët, Dardanët, Thrakët, Ilirët, Epirotët,

Maqedonasit apo Shqiptarët e sotëm, e vetmja

degë e fundit prej fisit pellazgë që ka mbijetuar në

Evropë"2

Nga ekzistimi i fisit maqedon kuptojmë nga ajo

se edhe "gjuha e Aleksandrit të Madhë i cili i

përkrah gjuhës greke (lingua franka3) nuk reshti

së foluri në gjuhën e tij amtare (nëna e tij ishte 1 Aref, Mathieu. "SHQIPËRIA" odiseja e pabesueshme e një

populli parahelen" B. Plejad, Tiranë 2007, f. 13

2 Po aty, "Gjuha Shqipe na vjen nga thellësitë e antikitetit,

madje qysh nga parahistoria, Ajo është një fosile e gjallë, e

cila ka mbetur nga një fond gjuhësor që i përket historisë së

një populli Europian parahelen,. Aref: 10)

3 Përzierje e gjuhëve greke, spanjolle italiane, franceze e

përdorur në rajonin e Levanes

një princeshë epirote) dhe atë të bababit

(maqedonishten).

Autori vazhdon dhe thotë se "Ka shumë

kokëfortësi në mesin e disa autorëve të cilët

vazhdojnë me këmbëngulje të refuzojnë çdo

përputhje midis gjuhëve thrako-frigjianes,

ilirishtes, maqedonishtes (maqedonishtja e vjetër

nuk ka të bëjë fare me këtë gjuhë që sot kjo është

vetëm një përzgjedhje në mes gjuhës serbe,

bullgare.

Pushteti aktual që sot është në Republikën e

Mqedonisë po bënë çmos që të rikthen në saje të

emrit të territorit të Maqedonisë, edhe kombin e

tyre, dhe kjo nuk është vetëm se një anomali e

tyre.

1.2 Ballkani

Nëse dikush do të na parashtronte pyetjen se çka

është "Ballkani" do t'i isha përgjigjur se sot

Ballkani është një përzierje shtetesh të vegjël të

cilët pas një kohe të gjatë që kanë qenë në kampin

socialist, si duket sot përëri po e ndjejnë nevojën

për të ripohuar identitetin e tyre kombëtarë duke

i shprehur në grindje ndërtetnike.

Po ç'është me të vërtet Ballkani në të vërtet?

Ballkani është udhë lidhëse, udhëkryqë apo

"sallatë" popujsh apo "melting pot" midis Evropës

dhe Azisë. Ki vend i njohur si "Ballkan" i cili emër

vjen nga gjuha turke që do të thotë mal është i

kufizuar në të tri anët me detëra edhe atë

"Adriatikun në perëndim, Mesdheun në jug dhe

Egjeu dhe Deti i Zi në lindje.

Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor

~ 4 ~

Përderisa Gadishulli Ballkanik gjatë dy shëkujve

të fundit ka qenë një territor i papërfunduar

gjeopolitikisht, forcat e Perendimit apo SHBA-të

dhe EU duke e parë rrënien e ish-BRSS në arenë

ndërkombëtare si dhe shpërbërjen e saj, ata do të

duhej të shfrytëzonin rastin dhe të instalonin

fuqinë e tyre në Ballkan.

Duke e marrë parasysh një strukturë nacionale

dhe fetare, një kongomeratë të feve dhe popujve

të ndryshëm që sot jetojnë në Ballkan, mësojmë

se Ballkani përveç intersave të fuqive globale si

dhe kontinentale, poashtu është edhe me interes

të fuqive rajonale.

Përgjithmonë që fuqitë globale kanë luhajtje të

interesave të tyre gjeoplotike, regjioni i parë që e

ndienë këtë luhatje është Ballkani. Kur u shpërbë

ish-BRSS (1989-1992), regjioni i parë që synonin

fuqitë Perendimore ishte Ballkani. Shpërbërja e

Jugosllavisë edhe një herë tregoi se Ballkani është

një vullkan që edhe për shumë kohë do të mbetet i

ndezur.

Struktura e shteteve të Ballkanit sipas

popullsis dhe fesë

Nr. Shteti Krisht-

Katolik

Ortodoks Musli

manë

Protestan

01. Kroaci 85% 04% 1% 1%

02. BiH 14% 37% 48%

03. Serbia 05% 85% 0.6%

04. Ruma

nia

5.6% 87% - 5.2%

05. Bullga

ria

- 84% 14%

06. Kosov

a

02% 04% 94%

07. Mali i

Zi

- 74% 16%

08. Shqipë

ria

10% 7% 60%

09. Greqia - 90% 06%

10. Maqe

donia

- 44% 56%4

4 Qeveria e Mqedonisë nuk ka dhënë asnjë përqindje zyrtare

mbi fetë, mirëpo ne jemi bazuar në rezultatin e

WIN/Gallup-it i icili u publikua në gazetën Koha, e mërkur,

15 prillë, 2015.

Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor

~ 5 ~

1.3 Maqedonia e kohës sonë dhe themelimi i

saj

Themelimin e këtij shteti të ri do ta gjejmë para

më se dy mileniumeve. Në qytetin e Selanikut në

vitin 1893 u krijua ideja për themelimin e këtij

shteti me iniciativën e xhonturqëve, grekëve,

bullgarëve dhe serbëve "lëvizja e parë politike ose

"ORBO" Organizata e Brendshme Maqedonase

ose në gjuhën sllavomaqedone (VMRO)5.

Këta aspirata të tyre filluan ngadalë të zhvillohen

edhe më shumë kur kjo organzatë famëkeqe filloi

shtrrirjen edhe ndër vet shqiptarët dhe vllehët,

dhe më 2 gusht të vitit 1903 në qytetin e

Krushevës shpalli Republikën e Krushevës. Nga

ndërhyrja e shtetit osman, kjo qeveri e

vetshpallur arriti të ekziston vetëm 12 ditë. Shteti

osman ua shlyu të gjitha aspiratat e tyre.

Popujtve të këtij territori, luftërat Ballkanike dhe

pas pak edhe ajo Lufta e Parë botërore nuk u solli

ndonjë ndryshim përveç se vuajtje dhe mjerrim.

Vetëm pas pak me Traktatin Nejisë (27.11.1919)

shtetin e Bullgarisë e dënoi shumë rëndë duke e

ndarë territorin e Maqedonisë në tri shtete6

5 Popovic Alexander, "Islamizmi ballkanik" Dituria, Tiranë,

2006 f 366 shkruan: "Mbas shum dekadash turbullire të

thellë (agonia e Perendorisë Osmane). revulicioni i

"Turqëve të Rinj", terror i krijuar nga komitët grekë, serbë,

dhe veçanërishtë bullgarë të organiztës famëkeqe terroriste

ORBM (organizata revolucionare e brendshme... ose në

gjuhën sllave VMRO

6 Horvat Branko, "Kosovsko pitanje" Globus Zagreb, 1989,

"Komisioni Evropian kishte konstatuar që turqit iknin nga

të krishterët, maqedonët iknin prej grekëve dhe turqëve,

grekët e turqit iknin nga bullgarët dhe shqiptarët iknin nga

serbët

Pasi territori i Maqedonisë ka patur një pozitë

shumë të volitshme gjeostrategjike, territori i saj

gjithmon ka shërbyer si arenë betejash

ndërkombëtare si për luftërat ballkanike poashtu

edhe për atë episodë më të keqe të Luftës së Parë

Botërore dhe që njihet me emrin "Fushata e

Maqedonisë".7 Që prej vitit 1912 Maqedonia ka

pasur një histori jashtëzakonishtë të stuhishme.

Kjo Maqedoni kështu si e shofim sot i ka rrënët e

saj në Luftën e Dytë Botërore. Ajo si shtet në

fillim u projektua nga Tito dhe elitat e saja

partizano-komuniste. Me kalimin e kohës ata e

krijuan një identitet kombëtar maqedonas dhe u

bë pjesë e Federatës Jugosllave. Komunistët

gjithashtu u kujdesën edhe për modifikimin e

gjuhës sllavomaqedone, për themelimin e

Universitetit dhe të Akademisë që të

parandalojnë ndikimin bullgarë në këto vise.

Mbertëria e SKS (serbëve, kroatëve dhe

sllovenëve) nuk au njihnin kombësinë as

bullgarëve e as maqedonasëve.

Serbia nuk ia njeh pavarësinë e kishës

maqedonase, Shteti Bullgar nuk ua njeh gjuhën

dhe kombësinë, ndërsa Greqia nuk ia njeh emrin.

Ishte i vetmi shteti Shqiptarë që e pranoi shtetin e

Mqedonisë dhe nuk shprehu asnjë rezervë rreth

këtij shteti, bile nga zemërgjërësia e tij, Shteti

Shqiptar ia hapi edhe portet detare që të mos e

ndjenë mungesën e mbylljes së portit nga ana e

shtetit Grek.

7 Rothchild Joseph, "Europa Lindore Qendrore midis dy

luftërave botërore" Dituria, Tiranë 2004 f 321 (jep detajet e

kësaj ndarje)

Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor

~ 6 ~

OKB-ja e njohu si shtet të pavaurur Maqedoninë

më vitin 1991 më 8 shtator por me emrin ish

Republika Jugosllave e Mqedonisë. Nga shumë

probleme që e tangonin këtë shtet, si duket

problemet e pazgjidhura me fqinjët nuk e lënë të

integrohet nëpër organizata rajonale,

kontinentale dhe globale. Ky shtet duhet një herë

e përgjithmonë të zgjidhë problemet me fqinjët e

saj siç janë Serbia, Greqia dhe Bullgaria, pastaj të

kthehet edhe njëhër e përfundimishtë të zgjidhë

problemet me popullin shqiptar që janë pjesë e

këtij shteti dhe që janë më tepër se 50% edhe pse

këtë përqindje shteti maqedon nuk e pranon.

Maqedonia dhe problemet e saja sot

Sot nuk ka asnjë mëdyshje se shteti i Maqedonisë

sot po përballet me shumë probleme të

akumuluar përgjatë historisë, të krijuara si nga

politika e jashtme po ashtu edhe nga politika e

brendhsme, si në aspektin social po ashtu edhe

në atë ekonomik ku më së miri do ta kishim

përmbledhur me një fjalë "E sëmura e Ballkanit

Perëndimor"

Sumë analistë shprehen se për zgjidhjen e këtij

ngërçit politik që e ka kapluar këtë shtet në parim

asnjë organizatë në parim nuk e duan zgjidhjen e

problemeve nëpërmes luftës po si duket

politikëbërësit e këtij shteti këtë gjë nuk e

kuptojnë apo nuk duan që ta kuptojnë që zgjidhja

e problemeve është në të mirë të dy etniteteve më

të mëdha që ekzistojnë në këtë shtet, shqiptarëve

dhe maqedonëve.

Maqedonia duhetë të ndahet njëherë e

përgjithmonë nga shumë infeksione të rënda që e

kanë kapluarë si dhe e kanë dëmtuar shumë

rëndë bazamentin e këtij shteti. Nga vetë

ideologu kryesor i formimit të këtij shteti (Tito),

popujt shtet formues të kësaj republike do të

ishin vetëm maqedonasit dhe shqiptarët.

Nevojitet vërtet një mbështetje si dhe përkrahje

nga ana e SHBA-ve dhe UE-së për zgjidhjen e

ngërçit ndërmjet këtyre dy etniteteve.

Pas luftës së Ftohtë si duket sllavomaqedonasit e

shfrytëzuan këtë rast duke e konsoliduar

etnitetin e tyre kombëtar dhe problemin me

gjuhën. Ndërsa populli shqiptarë nuk ishin as

sllav e as krishtero-ortodoks, ndërsa të drejtat e

këtij populli në kohën e gjenocidit serb u zbehën

në tërësi nga ana shtetit maqedonas.

Qeverisja aktuale me në krye N. Gruevskin si

duket këtë shtet po shkon duke e izoluar. Sot

shum intelektual si duket e kanë kuptuar

realitetin dhe kërkojnë të krijojnë një histori më

pozitive dhe më realiste rreth gjendjes së

Maqedonisë. Po edhe ish- kryeministri i

Maqedonisë Lupço Georgievski është shrehur:

"Unë them se krahu më i madh pro bullgar që

ishin dikur në DPMNE, sot u bënë maqedonas

antikë. Nuk e dij a bëhet fjalë për karakterin e

njeriut apo se me të vërtet i ka bindur dikush në

këtë se janë maqedonasë antikë. Mqedonia edhe

pse jetonë qe 20 vite në demokraci por si duket

nga Jogusllavia kemi trashëguar atë idenë

komuniste e cila na ka mbetur në kodin tonë dhe

assesi ta tretim dhe të mëndojmë me një

diapazon më të gjërë demokratik."8

8 www.lajmpress.com/intervista/300074 (shikuar më

15.11.2016)

Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor

~ 7 ~

Gjendja e sotme e Maqedonisë (Faktori i

jashtëm dhe i brendshëm)

Nëse e shikojmë gjendjen e Maqedonisë në kohën

e tashme do të vërejmë se Maqedonia po përballet

me dy lloje të problemeve edhe atë në sferën e

jashtme me fqinjët si dhe në sferën e brendshme

me probleme politike si dhe ato ndëretnike.

Në fillimi do t'i përmendim problemet në sferën e

jashtme apo problemet me fqinjët dhe do t'i

përmendim vetëm shkurtimishtë për shkak se

rreth këtyre problemeve është thënë shumë e

gjatë. Maqedonia për t'u integruar në strukturat

euro-atlantike do të duhet t'i zgjidhë këto

probleme me fqinjët e saj, Greqinë, Bullgarinë dhe

Serbinë. Edhe pse të tre fqinjët janë të të njëjtit

besim d.m.th. krishtero-ortodoksë por në rastin e

Maqedonisë nuk mund ta anashkalojnë këtë

problem, ndërsa nga ana tjetër fqiu tjetër i R.

Maqedonisë, R. e Shqiprërisë edhe pse jo e të

njëjtit besim nuk i ka bërë Maqedonisë asnjëherë

asnjë pengesë në udhëtimin e Maqedonisë për

integrim në strukturat Euro-Atlantike.

Shteti Grek dhe problemi i Saj me

Maqedoninë nuk janë të sferës fetare por

ka të bëjë me atë gjeopolitik. Emri

Maqedonia shtetin Grek e engon për

shkak se në Greqi ka një territor me një

sipërfaqe 34.177km2 çka d.m.th. më

shumë se shteti i Maqedonisë që kap një

sipërfaqe prej 25.713 km2. Kjo sipërfaqe

tregon se ky territor është më i madhë se

krejt territori i shtetit të Maqedonisë.

Shteti Bullgar gjithashtu nuk ka

probleme fetare me shtetin e Maqedonisë

dhe nuk e konteston në asnjë mënyrë

këtë shtet në aspektin etno-kulturor, por

shteti Bullgar nuk i'a pranon gjuhën

maqedone dhe etnicitetin e saj. Shteti

Bullgar pretendon se gjuha maqedone

është vetëm një dialektë e gjuhës

Bullgare.

Shteti Serb edhe pse ky shtet kishte bërë

shumë zhurmë për humbjet e territoreve

të saja, e për çudi nuk ngriti asnjë

kontest rreth humbjes së Maqedonisë

(Vardarska Banovina). Shteti Serb nuk ia

njeh autoqefalinë e kishës maqedonase,

si dhe ka të emëruar një kryepeshkop

Jovan Vranishovski i cili është i

përjashtuar nga KOM i Maqedonisë9.

Faktori i brendshëm

Zgjidhja e krizës në Maqedoni është në interes të

popullit të saj, bashkëjetesës ndëretnike por edhe

në interes të stabilitetit të vendit dhe të rajonit në

përgjithësi. Që prej tërheqjes së perendorisë

osmane më 1912 e deri më sot, numri i

shqiptarëve gjithmonë ka qenë i manipuluar.10

Në Maqedoni jetojnë sllavomaqedonas,

shqiptarë, bullgarë, turq, romë, serbë, boshnjakë,

vllehë dhe të tjerë. Regjistrimi i fundit i popullsis

në Maqedoni është i vitit 2002 dhe që atëherë nuk

kemi të dhëna tjera zyrtare rreth përqyndjes së

9 www.state.gov/document/organization (shikuar më

15.11.2016)

10 Popovic Alexander, "Islamizmi ballkanik", Dituria,

Tiranë, 2006, fq 371

Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor

~ 8 ~

etnive që jetojnë në Maqedoni për shkak të

dështimit të regjistrimit të fundit në vitin 2011-të.

Mirëpo sipas BBC-së britanike dhe CIA-së

amerikane, numri i shqiptarëve në këtë Republikë

kalonë shifrën prej tetëqind e pesëdhjetëmijë

(850.000) banorëve.

Në të dhënat statistikore të vitit 1912 theksohet se

në Maqedoni kanë jetuar 136.752 shqiptarë. Sipas

rregjistrimit të vitit 1948 në Maqedoni kanë

jetuar 230.000 shqiptarë. Në bazë të rregjistrimit

të vitit 1994 në Maqedoni kanë jetuar 441.104

shqiptarë ose 33.5% e numrit të popullsis. Sipas

rregjistrimit të vitit 2002 në Maqedoni 509.038

shqiptarë apo 26% të numrit të popullsis.

Në konferencën për shtyp në pres qendrën në

Beograd, Ante Popovski pohon se në Maqedoni

në vitin 1981 kanë jetuar 600.000 shqiptarë. Nisur

nga kjo e dhënë e Ante Popovskit mund të vijmë

në përfundim se me një shtym natyral prej 24

promila tek shqiptarët e këtij vendi na del se në

rregjisgtrimin e vitit 1991 në Maqedoni kanë

jetuar 744.000 shqiptar ose 33% e numrit të

popullsis.

Prej vitit 2002 deri në vitin 2016 me një shtym

natyror prej 15 promila tek ne shqiptarët në

Maqedoi do të ketë 927.000 shqiptar.11

Një nëpunëse e Entit Statistikor, do të theksoj se

në vitin 2000 numri i popullsisë shqiptare dhe

asaj maqedone kanë qenë të barabartë.12 Në vitin

11 Rahmi Veliu "Shtrryrja gjeografike dhe lëvizja e numrit të

popullsisë shqiptare në Maqedoni

12 Rregjistrimi i vitit 2002 nuk nxjerr asnjë banor me

përkatësi bullgare! Të dhënat që na ofron portali shtetëror

2025, shqiptarët e Maqedonisë barazohen me

maqedonasit" (6 gusht 2007)13

Mirëpo edhe përkundër gjithë këtyre fakteve,

Qeveria aktuale me në krye N. Gruevskin po

vazhdon të diskriminon shqiptarët po edhe

etnitetet tjera që jetojnë në Maqedoni në të gjitha

fushat e sistemit rregullativ. Këtë të vërtët na e

pohon edhe ish kryeministri i R. Maqedonisë në

një intervistë të tij ku thotë: Sot kur flasim për

shqiptarët e Maqedonisë, ajo që dua t'i mësoj ata

maqedonasit të cilët fjetën edhe gjatë formimit të

Maqedonisë së pavarur, edhe gjatë luftës së vitit

2001, është fakti se shqiptarët definitivisht janë

faktorë, dhe jo vetëm aq. Ata janë faktor serioz

në Maqedoni dhe kjo duhet të respektohet. Këtë e

them sepse dikush në Maqedoni po krijon iluzion

se shqiptarët janë 14 ose 15 përqind. Mirëpo

apsolutisht jam i mendimit se pozita

gjeostrategjike e shqiptarëve ka ndërruar."14

Se me të vërtët kemi diskrimin do të mundohemi

t'a sqarojmë me faktet që do t'i sjellim më poshtë:

Simbolet e shtetit, sikur flamuri, stema,

po edhe hymni symolizojnë vetëm kombin

maqedonas dhe nuk kanë asnjë elementë

në Maqedoni jetojnë: Maqedonë 1.297.981 (64%), Shqiptarë,

509.083 (25.17%), Turq 77.959 (3.85%), Romë 53.879

(2.66%), Serbë 35.939 (1.78%), Bosnjakë 17.018 (0.84%),

Arumunë 9.695 (0.48%), Të tjerë 20.993 (1.04%)

13 www.vargmal.org/lg/dan1894

14 Intervista e Lupço Georgievskit (e përdithsmja Lajm 8

korrik 2014)

Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor

~ 9 ~

të kombësive tjera si shqiptarë, turq, vlleh

ose ndonjë etniteti tjetër.15

Sundimi i ligjit, padrejtësitë nga ana e

shtetit Maqedonas që ushtrohen për

shqiptarët si popull janë të sferave të

ndryshme dhe ata ushttohen në të gjitha

institucionet, edhe pse me ligj thuhet se të

gjithë etnitetet që jetojnë në Maqedoni

janë të barartë dhe i gëzojnë të gjitha të

drejtat, por e vërteta dhe veprimet

praktike e vërtetojnë të kundërtën. P.sh.

gjuha shqipe dhe përdorimi i saj nuk

zbatohet sipas ligjit i cili është në fuqi16

Ka shumë raste të pazgjidhura në

historinë e Maqedonisë pas luftës së vitit

2001 ndërmjet Maqedonasve dhe Uçk-së

(Ushtria Çlirimtare Kombëtare) dhe se si

do të përfundojnë ato pritet të shohim në

vijim. Rasti i Sopotit për të cilin rast Shteti

Maqedon pretendon se në vitin 2003

shqiptarët kanë vënduar minën, në të cilën

humbën jetën dy ushtarë të NATO-s. Vetë

ish kryeministri i Maqedonisë Buçkovski

në një intervistë të tijën thekson se është

absurde dhe krrejtësisht e palogjikshme të

mendohet se shqiptarët e kanë vendosur

minën në Sopot në vitin 200317

15 Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë e vitit 1991 nuk

është votuar nga deputetët shqiptar. Ata u mbivotuan dhe

kështu ajo u aprovua me 2/3 të votave!?

16 Krahasuar me të drejtat e pakicave në Kosovë, Maqedoni

është shumë larg standardeve për të drejtat e njeriut

17 www.pashtriku.beepworld.de/files/Kosova (shikuar më

17-11-2016)

Rregullimi kushtetues. Maqedonia si

shtet i pavarur u shpallë në vitin 1991 në

sajë të Urtësisë të ish Presidentit Gligorov

dhe mbështetjes së ndërkombëtarëve, të

shkëputet vullnetarishtë nga Federata

Jugosllave dhe të pamvarsohet si shtet me

anë të referendumit të organizuar në vitin

1991. Po në këtë vit Maqedonia edhe

kushtetutën, në preambulën e së cilës

Maqedonia shpallet si shtet i

Maqedonasve.

Populli shqiptarë ishin promotor kryesor i

pamvarësisë së Maqedonisë. Por ata

bojkotuan referendumin e Pavarësisë, pasi

asnjë nga kërkesat e tyre për barazi

etnike, shkollim në gjuhën amtare në të

gjitha ciklet e sistemit arsimor,

pjesëmarra proporcionale në të gjitha

nivelet në institucionet e vendit etj. Po

kështu ata nuk votuan Kushtetutën e

Maqedonisë, pasi ajo shpallte

maqedonasit pronarë të vetëm të shtetit.

Maqedonia qëndron mbi rregullimin etno-

nacional. Kjo Kushtetutë do të prodhonë

shumë paknaqësi dhe ngërçe politike, dhe

pas dhjetë vitesh u detyruan për

ndryshime pas përfundimit të konfliktit të

armatosur. Pala maqedonase u zotua

para ndërkombëtarëve (SHBA-UE) se do

të qëndrojnë në zotimet e tyre dhe nën

mbykqyrjen e tyre të dyja palët lidhën

Marrëveshjen Kornizë të Ohrit më 13

Gushtë 2001. Kjo Marrëveshje përbën një

arritje historike, madhore në përpjekjen e

shqiptarëve për të drejtat e tyre të

Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor

~ 10 ~

refuzuara. Zbatimi i saj i sinqertë dhe pa

komplekse, do të mund të shëndrronte

këtë vend në një vend multietnik dhe

shoqëri multietnike. Kjo Marrëveshje i

jepte fund ndëshkimit të popullit shqiptar

si etni jo shtet-formuese në etni shtet-

formuese dhe do të mund të shënonte që

ki shtet të kalonë nga një shtet etnik në

shtet multi-etnik. Kjo marrëveshje do të

duhet të zbatohej në përpikmëri nga ana e

shtetit Maqedonas, dhe si e tillë ajo do të

duhej të përmbyllej në një afat prej katër

viteve. Kanë kaluar më shumë së 14 vite

dhe kjo marrëveshje ende nuk është

mbyllur. Nga kjo që shohim nga ana e

palës maqedonase dhe nga intrigat e tyre

po duket sikur e kanë kaluar çdo kufi me

dredhitë e tyre dhe sikur po kanë dëshirë

që vendin ta çojnë drejtë një konflikti të rij

ballkanik.

Sistemi politik

Maqedonia është shtet dualist, d.m.th. se

maqedonasit dhe të tjerët. Ata

pretendojnë se në Maqedoni ka 64% çka

nuk është aspak e vërtet pasi që prej vitit

2002 nuk ka patur regjisrim të popullsis,

për shkak të dështyimit të censusit të vitit

2011. Po edhe nëse kjo përqindje do të ishte

e vërteta prap nuk do të duhej të i mban të

gjitha pushtet në duart e tyre, pasi një

qeveri që ka aspirata për t'u integruar në

strukturat ndërkombëtare si NATO dhe

BE nuk guxon të fsheh por duhet të jetë e

hapur për të gjithë pjesëtarët. Nga kjo

kuptojmë se ky shtet po shkon drejt

vetizolimit dhe nuk e ka për qëllim

integrimin e vendit por rruatjen me

fanatizmin më të madhë të pozitave të

cilat ajo i konsideron si të

panegociueshme.

Këto poste janë: Kryeparlamentari,

Ministri i Brendshëm, i Jashtëm dhe ai i

Mbrojtjes.18 Pastaj udhëheqësi i armatës

dhe i Sigurimit Publik, Guvernatori i

Bankës, Kryegjykatësi dhe Kryeprokurori.

Në të gjitha këto pozita udhëheqëse të

rëndësishme asnjë pjesëtar i pakicave, dhe

as shqiptar as që mund të ëndrërrojnë!?

Në këto pozita kërkohet lojalitet, ndërsa

këtë lojalitet askujt prej "pakicave" nuk ia

besojnë maqedonasit përvec të

maqedonasve...

Diplomaci dhe integrime

Për sa i përket ketyre shteteve ku zhillohet

politika globale dhe kontinentale nuk ka

mundësi të vendoset asnjë ambasador i

cili nuk është i përkatësis maqedonase. Në

diplomacinë e jashtme maqedonasit janë

shumë të mbyllur dhe postet më të

rëndësyshme i rruajnë vetëm për

pjesëtarët maqedonas, ndërsa shqiptarët

për këto poste si ambasador nëpër vende

të rëndësishme të politikës ndërkomëbtare

as që mund të ëndërojnë për fat të keq.

18 Në mandatin e kaluar ministër i mbrojtjes ishte shqiptar,

mirëpo para se t'ia dorëzonin detyrën bënë ndryshime

fëminore duke ia hequr ministrit kompetencat mbi armatën

dhe shërbimin sekret!?

Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor

~ 11 ~

Në sheshin qendror të Shkupit në zbatim

të Projektit 2014, në këtë qytet i cili 100

vjet më parë ishte kryeqendra e kombit

shqiptar mbretërojnë statuja e buste të

mbretërve, perandorëve, gjeneralëve,

dijetarëve, kryengritësve, luanëve e kuajve

druaj më të shumtit në numër se ata të

Londrës dhe Parisit, të marra së bashku

duke i dhënë një pamje që ai nuk e ka

patur as në kulmin e lulëzimit të

mbretërisë Dardane si kryeqytet i saj. Në

vizitat në pallatet qeveritare të

Maqedonisë, nga statujat dhe reliket e

sallave dhe korridoreve, të duket sikur hyn

në një muzeum arkeologjik, në zyrën

kryesore të të cilit të pret Kryeministri apo

Presidenti, që besojnë se kryesojnë

qeverinë dhe shtetin pasardhës të

Aleksandrit.

Krahas këtyre dhe në funksion të këtij

nacionalizmi dhe kundër shqiptarëve,

autoritetet zyrtare maqedonase me

qëllim, angazhohen në një politikë

filoserbe e filoruse dhe i lëshojnë, haptas

dhe me dashje, terren nacionailzimit serb.

Sigurisht, Maqedonia do të ketë

marrëdhënie të mira me Serbinë, por është

absurde që, në një akt të hapur armiqësor

ndaj shqiptarëve në tërësi dhe vecanërisht

atyre në Maqedoni, festohet zyrtarisht 100

vjetori i betejës së Kumanovës, betejës së

genocidit të egër dhe shfarosjes së

shqiptarëve në të cilën, sipas raporteve të

Lev Davidovic Trockit, asokohe

korrespondent lufte në Shkup dhe

raporteve të tjera, Vardari u mbush me

koka dhe trupa të shqiptarëve civil të

masakruar. Po në këtë kontekst, është

edhe vendosja në Shkup e shtatores së

Dushanit. Shkupin me Dushanin e lidh

vetëm pushtimi i egër i Carit më mizor në

historinë e Ballkanit, nga barbaritë e të

cilit kombet e gadishullit, përveç

shqiptarëve, e humbën përfundimisht

identitetin e tyre dhe nuk u zgjuan më ata

që ishin. Udhëheqja maqedonase ju fryn

pandërprerë borive të nacionalizmit

shtetëror maqedonas antike, ndonëse

është plotësisht e vetëdijshme se kjo është

njëkohësisht nxitje e nacionalizmave të

tjera: serbe, bullgare, greke dhe atij

shqiptar në këtë republikë.

• Sistemi zgjedhor

Për të folur rreth sistemit zgjedhor në

Maqedoni ço gjë do të ishte e kotë pa

kuptuar realitetin e hidhur rreth dështimit

të rregjistrimit. Edhe pse Enti Shtetëorë i

Statistikave ende nuk ka dalë me qëndrim

se përse dështoi rregjistrimi në vitin 2011,

por të dhëna na jep prof. Abdulmenaf

Bexheti i cili ishte përcaktuar nga Enti

Shtetëror i Statistikave si nënkryetar i

rregjistrimit. Pas dorëheqjes së tij ai thotë:

Nuk kishte mirëbesim politik për të

realizuar këtë projekt. Nuk mund të

arrihet mirëbesim kur Enti Shtetëror dhe

sektorët e saj nuk kanë asnjë shqiptarë në

detyrat udheheqëse. Unë mendoj se me

këtë garniturë aktuale politike,

Maqedonia nuk ka kapacitet të organizoj

rregjistrimin."

Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor

~ 12 ~

Pas këtij dështimi, shefi i delegacionit

Stephan Shenah, për këtë mision pran

Ansamblesë Parlamentare të KE-së

shprehet në raportin e tij: "...është e

pazakonshme prania e 1.8 milion votuesve

në një vend që numëron më se 2.1 milion

banorë. Asambleja kërkon sjqyrtimin e

listave votuese dhe rregjiistrim të

pjesërishëm, për shkak se është i

rëndësishëm besimi ndaj një procesi

zgjedhor." Në Maqedoni votohet mbi baza

nacionale, ndërsa sistemi i tanishëm

zgjedhor shqiptarëve ua djeg votat.

• Marrëdhëniet ndëretnike dhe

shtetësia.

Fill pas firmosjes së marrëveshjes së

Ohrit, kur erdhi problemi tek formulimi i

amendamenteve kushtetuese dhe ligjeve të

jetësimit të saj, që i jepnin fund shtetit

etnokratik, pala maqedonase u përpoq

përsëri, nëpërmjet interpretimit, për një

legjislacion minimialist, gjë që kërkoi

ndërhyrjen direkte të ndërkombëtarëve në

hartimin dhe miratimin e tyre. Në

kundërshtim me përcaktimin e

marrëveshjes së Ohrit për një shtet post-

etnik, d.m.th. që në preambulën e

Kushtetutës të mos citohej asnjë etni,

udhëheqja maqedonase e refuzoi atë,

shkeli marrëveshjen. Maqedonia me

ndryshimet kushtetuese në preambulë u

përcaktua si shteti i “Qytetarëve të

Republikës së Maqedonisë, popullit

maqedonas si dhe popujve që jetojnë në

teritorin e saj dhe janë pjesë e popullit

shqiptar, turk, vlleh, serb, rom, boshnjak

dhe të tjerë”.

Përveç këtyre duhet thënë se ndonëse

marrëveshja e Ohrit krijoi njëfrymë besimi

dhe klime pozitive të pamohueshme midis

palëve, ende pa u tha boja e firmave,

përfaqësuesi i shumicës Maqedonase që e

kishte firmosur marrëveshjen e Ohrit si

kryeministër i vendit, Ljubçe Georgevski,

do të parashtronte projektin e organizimit

të Maqedonisë në zona të pastra etnike

dhe propozojë gjer ndarjen me mure të

shqiptarëve nga këto zona, në rast se ata e

refuzonin këtë plan. Me kalimin e kohës u

bë e qartë se, jo zbatimi i marrëveshjes së

Ohrit në gërmë dhe në frymë për një

Maqedoni shtet multietnik, multikulturor

por, në vend të saj, do të vazhdonim të

kishim një Maqedoni laboratori

nacionalizmit më të ri dhe më paranojak,

siç është nacionalizmi shtetëror

maqedonas antik, i cili po rritet si shartës

me anët më të zeza të nacionalizmit

maqedonas sllave dhe në djepin e tij. Ky

nacionalizëm, me shpejtësi po çon

marrëdhëniet ndëretnike midis

shqiptarëve dhe maqedonasve, në kohërat

të vështira, duke privuar kështu nga

shpirti apo fryma, dhe efektet pozitive,

arritjet e padiskutueshme të marrëveshjes

së Ohrit. Autoritetet maqedonase, nga

njëra anë pretendojnë, se pajtohen me

faktin se Maqedonia është një vend

multietnik, së fundi, vet kryeministri

Gruevski deklaroi këtë, në një konferencë

në Bruksel, kurse nga ana tjetër, ata

Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor

~ 13 ~

farkëtojnë, ditën dhe natën, me të gjitha

mjetet institucionale nacionalizmin

shtetëror maqedonas antik.

Në sheshin qendror të Shkupit në zbatim

të Projektit 2014, në këtë qytet i cili 100

vjet më parë ishte kryeqendra e kombit

shqiptar mbretërojnë statuja e buste të

mbretërve, perandorëve, gjeneralëve,

dijetarëve, kryengritësve, luanëve e kuajve

druaj më të shumtit në numër se ata të

Londrës dhe Parisit, të marra së bashku

duke i dhënë një pamje që ai nuk e ka

patur as në kulmin e lulëzimit të

mbretërisë Dardane si kryeqytet i saj. Në

vizitat në pallatet qeveritare të

Maqedonisë, nga statujat dhe reliket e

sallave dhe korridoreve, të duket sikur hyn

në një muzeum arkeologjik, në zyrën

kryesore të të cilit të pret Kryeministri apo

Presidenti, që besojnë se kryesojnë

qeverinë dhe shtetin pasardhës të

Aleksandrit.

Problemet me shtetësin popullit shqiptarë

iu vështirsuan me daljen e ligjit për

shtetësi të vitit 1992. Ata që kishin rrënjë

më të hershme në këtë Republikë merrnin

nënshtetësin, por jo edhe vendbanimin.

Ndërsa ata të tjerët të cilët nuk kishin

rrënjë të thella në këtë Republikë deri më

25 qershor 2004 as që iu jepej shansi të

aplikonin pëe shtetësi, dhe e tërë kjo bëhej

për të zvogluar numrin e popullit

shqiptarë dhe të pakicave tjera të cilët

jetojnë sot e kësaj dite në Maqedoni.

• Arsimi

Siç u përmenden shumë sfera në të cilat

shqiptarët ishin të diskriminuar

skajshmërisht, në sferën e arsimit kjo u

vëreheshte edhe më shumë.

Sllavomaqedonasit mendonin se edhe pas

pamvarsimit të Maqedonisë dhe

shpërbërjes së ish RSFJ-së maqedonasit do

të mund të mbanin të njëjtin status ashtu

si e kishin patur në kohën e ish-

Jugosllavisë.

Pra, pala tjetër, udhëheqja e etnisë

maqedonase, kishte frikë, nuk toleronte

dhe nuk lejonte shkollimin në gjuhën

amtare të etnisë shqiptare. Ajo ishte

dakord të dënonte shqiptarët me padije,

sepse ata nuk konsideroheshin të

barabartë me maqedonasit shtetformues

dhe duhet të mbeteshin si qytetarë të

dorës së dytë, prandaj dhe si të tillë ata,

dhe as mësuesit e tyre, nuk mund të

shkollohen në arsimin e lartë, në gjuhën e

tyre.

Në këto rrethana, akademikë shqiptarë të

Maqedonisë, me inisiativën private, hapën

universitetin e Tetovës. Trupa akademike

e universiteteve të Prishtinës dhe Tiranës

dhanë ndihmesë në këtë Universitet.

Përsëri bëmë çdo përpjekje vetë direkt, por

dhe me miqtë tanë në Europë dhe SHBA,

që autoritetet maqedonase të “legalizonin

universitetin” e Tetovës, të njihnin

diplomat e tij dhe të parashikohej edhe një

buxhet për të. Qëndrimi i autoriteteve

maqedonase ishte i prerë, “kjo është e

Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor

~ 14 ~

pamundur”. Ata shumë shpejt e shpallën

të paligjshëm këtë universitet dhe

ndërmorën sulmin, terrorin shtetëror

policesk ndaj Universitetit të Tetovës, në

të cilin u vra një student, u plagosën

shumë të tjerë, u arrestuan drejtuesit e

Universitetit,qeveritarët vendorë të

Tetovës dhe Gostivarit dhe qindra

student,studente dhe qytetarë me origjinë

shqiptare. Ndërkohë, forcat e sigurisë,

shërbimet sekrete të këtij vendi,

inskenonin skenarë dhe terrore shtetërore

në zonat me shumicë shqiptare si në

Strugë, Ladorisht, Bit Pazar, Shkup,

Tetovë, Gostivar, në të cilat u vranë apo u

burgosën, torturuan qindra e qindra

shqiptarë. Por pasojat e kësaj politike nuk

u vonuan. Ishin studentët e Universitetit

të Tetovës dhe jo vetëm ata që, me

shumicë, vitin e pare të këtij shekulli, do të

rroknin armët, do të rreshtoheshin në

radhët e UÇK dhe pavarësisht nga disa

anatemime fillestare të padrejta të Tiranës

zyrtare dhe ndërkombëtarëve, ata, në një

luftë guerile tejet eficente, do luftonin për

liritë dhe të drejtat e munguara dhe shpejt

do të krijonin mirëkuptim dhe mbështetje

të gjerë për kauzën e tyre të drejtë.

• Kultura

Njëjtë si treguam për arsimin, po ashtu

edhe ky sektor diskriminon shqipatërt dhe

pakicat tjera në vend. Për ta argumentuar

këtë diskriminim do të sjellim një tabelë e

cila na tregon për shpërndarjen e buxhetit

vjetor.

Shpërndarja e buxhetit nëpër nënsektorë sipas

projekteve të realizuara në denar

Nënsektorët Buxheti në

total

Të tjerët së

bashku me

maqedonasit

Për

shqiptarët

Në Teatër 65.400.000

56.000.000 9.400.000

Muzikë dhe

skenografi

50.000.000 48.000.000 1.150.000

Art dhe

Galeri

13.150.000 12.310.000 0.840.000

Mbr. të

trashëgimisë

kultur

68.400.000 64.400.000 4.000.000

Ndërkulturor-

UNESCO

68.600.000 67.720.000 0.880.000

Totali 265.550.000 249.280.000

ose=

93.88%

16.270.000

Ose= (6.12%)

Të dhënat janë nxjerrë nga Prof.

Abdulmenaf Bexheti)

Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor

~ 15 ~

• Religjioni

Kisha Ortodokse gëzon privilegje të

shumta nga e shtetit Maqedonas, edhe pse

taksa pagues janë edhe muslimanët po

edhe besimet tjera.

Nëpër shumë media po shihet se si bëhen

përrurime të objekteve publike, me anë të

kreut të Kishës Ortodokse po edhe të

shenjtërohen nga to. Ndërsa në anën

tjetër kur kërkohet ndonjë leje për ndërtim

të ndonjë xhamie qofshin ato nëpër fshtra

të largët apo edhe për në qytet ato nuk

japin leje dhe bëjnë shumë vështirësira në

këtë drejtim edhe pse xhamitë gjithmonë

janë ndërtuar me vetëkontributin e

popullatës muslimane dhe shqiptare në

përgjithësi.

Nëpër disa qytete në të cilat vërehet

haptas spastrimi etnik në mënyrë të

heshtur i shqiptarëve si p.sh. Prilep,

Manastir çdo tentativë për ngritje të

ndonjë objekti me sfond islam është

absord dhe aspak i pranuar. Bile edhe disa

xhami të djegura nga lufta e vitit 2001

edhe sot e kësaj nuk ju jepet leje për

rindërtimin e tyre edhe pse janë të

mbrojtura nga UNESCO. Përkundrazi

shteti tregon forcën e vet mbi disa objekte

kulti duke vendosur edhe kryqin (në

qytetin e Manastirit).

Kemi edhe shumë sfera të tjera në të cilat

shqiptarët janë të diskriminuar por për

shkak të kufizimit të temës do të

mjaftojmë vetëm duke i treguar ata:

rrafshi i sigurisë, decentralizimit,

ekenomisë dhe financave, pastaj në jetën

sociale dhe lirinë e shprehjes si dhe në

rrafshe të tjera.

Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor

~ 16 ~

Përfundime

Për të kuptuar më së miri mentalitetin e

popullit maqedonas, do të ishte e

nevojshme një hulumtim më i thuktë i

sistemit monist në kohën e ish-

Jugosllavisë. Asnjë historiografi, e as

ndonjë degë tjetër shkencore nuk e lidhë

këtë popull me popullin meqedonas

antikë. Edhe pse kjo qeveri mundohet me

krejtë metodat të realizon ëndrën e tyre se

kinse gjuha e tyre dhe ata si popull na

qenkan prejardhës të popullit antikë të

Maqedonisë Antike dhe kinse gjuha e tyre

e ka prejardhjen nga gjuha maqedone

antike.

Si përfundim, mund të thuhet se,

ata që ende besojnë në mundësinë e

ndërtimit të një shteti multietnik dhe

multikulturor në Maqedoni në status quo-

në aktuale, druaj shumë se nuk janë

realistë.

Ngjarja tejet tronditëse e Kumanovës, e

cila pati më shumë viktima se të gjitha

aktet e terrorit shtetëror të autoriteteve

maqedonase, të marra së bashku të

Ladorishtit, Bit Pazarit, Tetovës,

Gostivarit dëshmon se, klonimi i

nacionalizmit dhe shoqëria multietnike

nuk bashkëjetojnë dhe se, nacionalizmi

maqedonas antik është i gatshëm të

ndërmarrë akte terrori kundër

shqiptarëve. Pas marrëveshjes së Ohrit,

Maqedonia “de jure” është një shtet

multietnik ndërsa “de fakto” është përsëri

një shtet etnik, më saktë i nacionalizmit të

ri maqedonas antik dhe kjo përbën një

problem madhor për stabilitetin e këtij

vendi.

Nëse kjo qeveri vazhdon të krijojë kriza të

brendshme në dëm të shqiptarëve edhe më

tutje, dhe nuk shpreh vullnet për t'i

mbyllur çështjet e hapura me fqinjët,

askush nuk mund të garantojë të ardhmen

e saj për një shtet të qëndrueshëm dhe

stabil. Tani më në fund, gjykimi i shkallës

së parë me burg të përjetshëm të gjashtë

shqiptarëve që njihet si rasti "Monstra",

sikur ka zgjuar vëmendjen edhe tek

bashkëkombësit e tyre në Shqipëri dhe

Kosovë, për çka edhe këto dy shtete mund

të bëhen armike të reja të saja, duke qenë

se vetëm me këto dy shtete nuk kishte

çështje të hapura.

Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor

~ 17 ~

Bibliografia 1. Castellan, Georges "Histori e Ballkanit" Libër për një shoqëri të hapur, Çabej Tiranë 1991

2. Altermatt, Urs "Etnonacionalizmi në Evropë" , Phoenix, Tiranë, 2002

3. Mathieu, Aref, "Shqiperia-historia e pabesueshme e nje populli parahelen", Plejad, Tiranë

4. Musa Musai, "Perceptimi i identitetit kombëtar dhe fetarë te shqiptaret e Turqisë dhe të

Maqedonisë, "Logos-A, Shkup, 2006

5. Feraj Hysamedin, "Kriza e perkryer e Shqipersisë", Eurorilindja, Tiranë 2003

6. Cigar, Nirman, "Roli i orientalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ndaj muslimanëve në

Ballkan", Logos-A, 2003

7. Revista shkencore "Vizione" Klubi Demoktratik Shkup

8. Portale në gjuhën shqipe, serbe e maqedonase të ndryshme në internet.

9. Wikipedia

Maqedonia, e sëmura e Ballkanit Perëndimor

~ 18 ~

Pa harmonizimin e sistemeve jetike shpirtërore bota e njeriut përballet me një çrregullsi të heshtur e dinake, e cila shkatërron dinjitetin dhe mundësinë e

përjetimit të idealit që ndriçon dhe përfshin planetin njeri.

Lufta mes intelektit (shpirtit) dhe psikës brenda njeriut zhvillohet në epiqendrën zemër, për t’i sunduar

polet e dimensioneve njerëzore, dhe sa më shumë të ndriçohet zemra nga shpirti aq më tepër bëhet

integrimi i njeriut në udhë të sigurt duke u nisur nga dialektika në metafizikë.

Nëse fitoren e korr psika (bota e epshit) atëherë do të ndodhte e kundërta: rënia e njeriut nga bota e

pastërtisë dhe e dritës në erësirë, i çorganizuar dhe konfuz.

PressLajme është faqja që reflekton dritën e urtisë së mendimit, virtytit dhe inteligjencës për të mundësuar

tejkalimin e njeriut nga vetvetja drejt Krijuesit të urtë.

PressLajme është simbolika e këtij ideali që të ndriçojë të metat dhe erësirën që ka pushtuar botën e njeriut

sado që të jetë ajo.

Press Lajme

www.presslajme.com

facebook.com/presslajme

Instagram.com/presslajme