20
MARKETING v.s. Marketing POLITIKA E PRODUKTIT - NOCIONI I PRODUKTIT Produkti është instrumenti kryesor i marketingut miks. Produkti mund të vështrohet në aspektin material, shërbyes, instrumental, psikologjik, emocional, biofizik dhe strategjiko- statusor. Kotler: Produkti çështë e mirë materiale, shërbyese, ideore, shpirtërore e tjerë, që ka dalje në treg dhe në te konsumatori gjen dobinë dhe interesin e vet për kënaqjen e nevojave të caktuara. Produkti është tërësi me përmbajtje fiziko-kimike, mekanike, shërbyese dhe mendore, që shërben për përmbushjen e nevojave të konsumatorëve. PRODUKTI ËSHTË I PRANISHËM çdo kund në jetën e përditshme. Është me rëndësi të kuptohet qartë domethënia e produktit.

Marketing - Ligj. 13,14,15

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Marketing - Literatur

Citation preview

Page 1: Marketing - Ligj. 13,14,15

MARKETING

v.s.

MARKETING

v.s.

Marketing POLITIKA E PRODUKTIT - NOCIONI I PRODUKTIT

Produkti është instrumenti kryesor i marketingut miks. Produkti mund të vështrohet në aspektin material, shërbyes, instrumental, psikologjik,

emocional, biofizik dhe strategjiko-statusor. Kotler: Produkti çështë e mirë materiale, shërbyese, ideore, shpirtërore e tjerë, që ka dalje

në treg dhe në te konsumatori gjen dobinë dhe interesin e vet për kënaqjen e nevojave të caktuara.

Produkti është tërësi me përmbajtje fiziko-kimike, mekanike, shërbyese dhe mendore, që shërben për përmbushjen e nevojave të konsumatorëve.PRODUKTI ËSHTË I PRANISHËM çdo kund në jetën e përditshme.

Është me rëndësi të kuptohet qartë domethënia e produktit. Nga aspekti i marketingut produkti përmban diçka nga cilësia fizike, funksionale, estetike,

simbolike, veti këto që në treg pranohen nga blerësit, të cilët janë të gatshëm të japin kundëprvlerën me rastin e blerjes së tij.

Produkti është madhësi konkrete. Mund të preket, por edhe të mos preket, të shihet apo të mos shihet e tjerë.

Produktet e kanë simbolikën e diferencimit të statuseve dhe të shtresave të ndryshme të popullsisë, të konsumatorëve.

Produktet nuk blehen vetëm për vlerat fizike apo simbolike, por pë shkak se në vete përmbajnë shërbime, të cilat i shfrytëzon blerësi.

T. Levitt thot: Njerësit nuk blejnë produkte, por blejnë dobitë e pritura. Rivson thot: Në fabrikë prodhojmë kozmetikë, në shitore shesim shpresë

Page 2: Marketing - Ligj. 13,14,15

BARTËS KRYESOR të produkteve janë ndërmarrjet. Konsumatori është i lidhur me produktin së paku me dy qëllime: me karakterin instrumental dhe me atë psikologjik.

Aspekti funksional: cilësia dhe funksionaliteti i produktit. Aspekti psikologjik: produkti përmban diferencimin e simbolit dhe të statusit të individit. Këto dy aspekte apo qëllime janë elemente parësore për të marrë vendim klienti për blerje të

produkteve. Produkti është kompleks i gjerë. Ai është në interaksion me çmimin, promocionin dhe

distribucionin. Produkti është instrument dinamik, që ndryshohet, përsoset, fisnikërohet, nga shkaku i

ndryshimit të sjelljeve të konsumatorëve, si dhe i mundësive tekniko teknologjike në ndërmarrje.

DIMENSIONET E PRODUKTIT Produkti mund të vështrohet nga nivelet e ndryshme, të cilat paraqesin dimensionet e tij. Me dimensionin e produktit nënkuptohet përbërja e produktit, si dhe elementet tjera që e

fisnikërojnë dhe e bëjnë më të kapshëm produktin. T. Levitt dallon katër nivele të produktit: 1. fundamentin (produktin gjenerik), 2. produktin

e pritur (minimumin që e mundëson shitjen e produktit gjenerik), 3. produkti i shtuar (cilësi të reja që nuk i ka ditur blerësi), 4. produkti potencial (mundësitë tjera për shtimin e cilësisë së produktit, që janë tërheqëse për blerësin).

ROSENBERG, tri dimensione të produktit: biznesor, konsumues dhe shoqëror. Dimensioni biznesor ka të bëjë me vetitë eksplicite që duhet të identifikohen në produkt, që

përmbajnë esencën e produktit (madhësia, forma, materiali e tj.). Produkti ka edhe karakteristika implicite dhe eksterne.

Dimensioni konsumues ka disa karakteristika implicite (percepcioni, simbolizimi, sociacioni dhe vlerësimi).

Dimensioni shoqëror i produktit paraqet ndërvarshmërinë me disa norma (ruajtja e ambientit nga ndotja, shfrytëzimi racional i resurseve natyrore etj.)

Ph. KOTLER i vënë në pah tri dimensione të produktit. Këto janë: esenca e produktit, materializimi i produktit dhe, begatimi i produktit.

Dimensioni apo thelbi i produktit:i përmbanë elementet materiale, fizike, kimike e tjerë. Materializimi i produktit: cilësia, paketimi, marka, formësimi, karakteristikat tjera. Dimensioni i begatimit: instalimet, dërgesa, krediti, garancioni dhe servisimi. Koncepti i produktit duhet të zgjerohet dhe të ketë veçori më të gjera, për ta joshur

konsumatorin për blerje. Me zgjerimin e dimensioneve të produktit mundësohet përfshirja e shërbimeve në të, të cilat

janë të rëndësishme për konsumatorin. KLASIFIKIMI I PRODUKTEVE Nga aspekti i marketingut klasifikimi i produkteve bëhet kryesisht sipas destinimit në

konsum: konsum të gjerë dhe konsum prodhues-shërbyes. Produktet e destinuara për konsum të gjerë klasifikohen në:

produktet e rëndomta (konvencionale), produktet e veçanta (shopping), produktet speciale, produktet e preferuara.

Produktet e veçanta: Kryesore (ato që blehen rregullisht në mënyrë rutinore, ushqimore, të higjienës e tjerë). Produkte impulsive: (produktet që blehen pa ndonjë planifikim), Produktet befasuese (kur blerja bëhet me urgjencë, për ndonjë nevoje që shfaqet).

Page 3: Marketing - Ligj. 13,14,15

PRODUKTET E VEÇANTA: në produkte homogjen (produkte të njëjta, por blerësi i blenë kryesisht ato me çmime më të

ulëta), produkte heterogjene (ku në produktet e ndryshme tentohet të zgjidhet cilësia, çmimi e

kushtet tjera të volitshme). Produktet e konsumit të gjerë përfshijnë:

Produktet e konsumit të menjëhershëm dhe, Produktet e konsumit të zgjatur.

Nga aspekti i elasticitetit të konsumit, produktet e konsumit të gjerë ndahen në këto kategori:

produktet e nevojave parësore (ushqimi, ndonjë pjesë e veshmbathjes, higjineike), produktet e nevojave dytësore (mobiljet, lloje të caktuara të llojeve të veshmbathjes e

tj.). produkte të nevojave tretësore (produkte më të rralla, të shtrenjta, lukksoze).

PRODUKTET E KONSUMIT INDUSTRIAL (PRODHUES-SHËRBYES) kanë veti tjera kundrejt produkteve të konsumit të gjerë. Klasifikohen në:

konsumin prodhues, konsumin shërbyes.

Nga aspekti i marketingut klasifikohen në: lëndë të para, materiale riprodhuese, pjesë të ndërrimit, pajisje bazike, objekte ndërtimore,

Në bazë të shkallës së finalizimit: lëndë të para, material riprodhues, gjysëm produkte dhe produkte finale.

ATRIBUTET E PRODUKTIT Produktet i kanë variablet e caktuara, me të cilat përcaktohet përmbajtja dhe difenecimi në

mes llojeve të produkteve. Variablet e produktit sistemohen në tri grupe:

Cilësia e brendshme, Ekonomia e produktit, Cilësia e jashtme (estetika).

CILËSIA E BRENDSHME E PRODUKTIT: Funksionaliteti,

Efikasiteti, Siguria, Kohëzgjatja e përdorimit, Qëndrueshmëria.

EKONOMIA E PRODUKTIT Ekonomia e produktit përmban diapazan të gjerë, duke filluar nga kostoja e lirë, e cila

mundëson çmim më të ulët të shitjes kundrejt konkurrencës deri të racionaliteti në mirëmbajtje dhe në përdorimin e produktit.

Ekonomia e produktet arrihet në blerje dhe në shfrytëzim. Ekonomia e produktit shfaqet edhe të instrumenti i promocionit dhe i distribucionit. Ekonomia e produktit në mënyrë të drejtpërdrejtë ka të bëjë me racionalizimin. Teknika dhe teknologjia, shkenca, manaxhimi kanë ndikim të rëndësishëm në ekonominë e

produktit. ESTETIKA E PRODUKTIT

Page 4: Marketing - Ligj. 13,14,15

Estetika paraqet pamjen e jashtme, me çka në një masë të caktuar ndikohet të konsumtaori që të merr vendim për blerje.

Estetikës i jepet hapësirë e gjerë. Duhet të jetë në harmoni me atributet tjera të produktit. Estetika e produktit shfaqet në formë të stilit, modës e tjerë. Styling është një rrymë që i përshkon ekonomitë e zhvilluara. Estetika e produktit gjithnjë avancohet, por duhet të ngelet në fazat e realitetit. Konsumatorët kanë qasje të ndryshme lidhur me estetikën.

DISENJI I PRODUKTIT. Kombinimi i të gjitha llojeve të atributeve të produktit e përbëjnë disenjin e produktit.Disenji i produktit është kompleks kreativ, që ka të bëjë me esencën dhe cilësitë tjera të përmbajtjes, strukturës së brendshme dhe të jashtme.Disenji i produktit i përfshinë në mënyrë të komponuar, hamonike dhe efikase variablat e produktit, siç janë funksionaliteti, qëndrueshmëria, përdorshmëria, estetika, ekonomia, ergonomia, estetika dhe çdo gjë tjetër që është e rëndësishme për produktin dhe për konsumatorin.Disenji i produktit nënkupton artefektin, që është kontribut i formësuar nga mendja e njeriut dhe mjetet që i përdor ai.DISENJI mbështetet në këto parime:

tekniko teknologjik,ekonomik,ergonomik,estetik.

Parimi tekniko teknologjik fillimisht ka të bëjë me zgjedhjen e materialit sa më cilësor, me teknologjinë e përsosur dhe manaxhimin bashkëkohor.Parimi ekonomik përmban mundësitë e efikasitetit dhe të efektivitetit.Parimi ergonomik përfshinë elementet harmonike të volitshme të disenjit të produktit, që e lidhin njeriun-makinën dhe ambientitn ku punohet dhe jetohet.Parimi estetik janë cilësitë e jashtme, të harmonizuara në mënyrë tërheqëse.

DISENJI NË PROCESIN E ZHVILLIMIT TË PRODUKTIT

Produkti nuk lindet dhe nuk zhduket menjëherë.Disenj është variable e sintetizuar, e jo konstantë, pasi që të produkti është i pranishëm, me të gjitha fazat: të krijimit dhe të jetesës.Disenji si veprimtari kreative është i nevojshëm për produktin e ri dhe për modifikimin dhe renovimin e produkteve, sa për t’iu zgjatur sadopak jetën në treg. Koncepti dhe kreativiteti i disenjit shtrihet në procesin e zhvillimit, që nga ideja, detyra projektuese, analiza ekonomike, prodhimi i prototipeve të produkteve, deri të plasimi i tyre në treg.Në këtë proces disenji formësohet në fazën e analizës ekonomike dhe në fazën e zhvillimit teknik.Disenji, po ashtu, ka rol të çmuar edhe në fazat e jetesës së së produktit në treg, përkatësisht në ciklin jetësor të produktit në treg.

ROLI I INOVACIONEVE në disenjin e produktitMe inovacione nënkuptohen çpikjet e reja në funksion të produkteve, faktikisht të kërkesave të konsumatorëve.

Page 5: Marketing - Ligj. 13,14,15

Inovacionet përmbajnë ide të reja në fushën e prodhimit dhe në atë të plasmanit, në organizimin dhe në sjelljet e konsumatorëve.Inovacionet paraqiten në dy tërësi:

– në inovacionet e procesit,– në inovacionet e produktit.

Veprimtaria inovative është e lidhur me diturinë, shkencën.Devetak thotë: “Shkenca zbulon, teknologjia zbaton, ndërsa tregu verifikon”. Të gjitha këto paraqesin një proces të tërë, vlerat e të cilit duhet t’i pranojë tregu.Inovacioni mund të këtë cilësinë dhe tretmanin e produktit, me vlerë specifike të lartë, si pjesë përbërëse e produktit.Potenciali dhe struktura e inovacioneve e karakterizojnë zhvillimin ekonomik, të arriturat tekniko teknologjike e shkencore.Lidhur me INOVACIONET ndërmarrja organizon tri forma funksionale:

– ad-hoc,– komisionet shkencore-profesionale,– shtabet për hulumtime në afat më të gjatë.

ORGANIZIMI I INOVACIONEVE është i ndërlidhur me ekipe të ekspertëve të profileve të shkencave të ndryshme, të cilët ushtrojnë veprimtari investive nga fushat tekniko-teknologjike, ideore, të diturisë, psikologjike e tjerëMarketingu gjendet në interaksion të pandërprerë me disenjinInformacionet që i grumbullon marketingu, i përpunon dhe në bazë të tyre miratohen vendimet e marketingut, ndërkaq disenjit i shërbejnë për veprime adekaute nëpër fazat e caktuara të disenjimit të marketingut.Disenji ka për qëllim të jetë sa më i kapshëm, i qëndrueshëm dhe tërheqës për konsumatorin, ndërsa marketingu aktivitetin e vet e zhvillon pikërisht në këtë drejtim, në përmbushjen e nevojave dhe të kërkesave të konsumatorëve.

DISENJI INDUSTRIALSipas autorit Kanfmann: “Disenji industrial është shkathtësi e shfrytëzimit të burimeve teknologjike për kreimin dhe përpunimin e produkteve dhe të sistemeve që u shërbejnë njerëzve.”Disenji industrial nënkupton diapazonin në kuptim më të ngushtë të definimit kundrejt disenjit të produktit.Disenji industraial përfshinë tërë përmbajtjen, strukturën dhe formën e produkteve, të cilat prodhohen në industri dhe si produkte finale përmbushin ndonjë nevojë të konsumatorëve.Në mënyrë figurative, disenji industrial është faktor i pajtimit në mes prodhimit masiv e serik dhe të tregut masiv.Disenji industrial është aktivitet multidisiplinar, i cili mund të ushtrohet nga ekspertët e profileve të ndryshme, duke i veçuar ekspertët e marketingut, inxhinierët dhe disenjatorët.Elementet pjesëmarrëse në produkt janë rezultante e parimeve tekniko teknologjike, ekonomike, ergonomike dhe estetike.

NË FUSHËN E DISENJIT INDUSTRIAL, por edhe në lëmenj tjerë, shprehet mirëfilli raporti ndërlidhës i kërkimeve zhvillimore, i marketingut dhe i disenjit.

Në mënyrë përmbledhëse disenji industrial mund të shpjegohet si veprimtari bashkëkohore, e krijuar nga teknologjia dhe dituria e avanacuar në prodhimin masiv.Atributet e inovacioneve teknologjike mund të kenë modelin linear, të përbërë nga: kërkimet, zhvillimin dhe disenjin, prodhimi, marketingu, shitja.Një model të tillë e ka hartuar një autor anglez, Xhibons.Disenji industrial i zbërthyer nënkupton aktivitetet e tij ku përfshihen veprimet krijuese, cilësitë e formësimit, format e jashtme, të cilat si sistem i veçantë shndërrohen në tërësi koherente për prodhuesin dhe shfrytëzuesin.

Page 6: Marketing - Ligj. 13,14,15

SPECIFIKAT PËRCJELLËSE TË PRODUKTITNë specifikat përcjellëse të produktit bëjnë pjesë: marka, ambalazhimi dhe shërbimet e shitjes.

MARKA E PRODUKTITMarka e produktit është shenjë, fjalë, simbol, emër, shprehje e tjerë, apo kombinim i ndonjëres prej tyre.Nëpërmjet markës produkti emërtohet, identifikohet dhe mbrohet.Marka është përdorur qysh heret në Antikë. Produktet kishin shenjë apo simbol që të dallohen nga produktet jocilësore.Marka e produktit ka përparësitë e veta për prodhuesin dhe për konsumatorin.

Për PRODHUESIN:– Mundësitë e kontrollit më të mirë të tregut,– Lehtësia për lansim të produkteve të reja,– Oportuneti në ndryshimin e çmimeve,– Lehtësitë për realizimin e aktiviteteve promotive,– Ruajta dhe mbrojtja nga keqpërdorimet,– Ruajta nga konkurernca jolojale.

Për Konsumatorin:– lehtësimi i blerjes, – sigurimi i satisfaksionit të rregullt,– sigurimi i bindjeve për cilësi,– racionalizimi në kohë dhe në shpenzime,– arritja dhe mbajtja e nivelit të statusit.

EKZISTOJNË MUNDËSITË që markat të jenë:– familiare dhe,– individuale,– tregtare e tjerë.

Markat e prodhuesit shpesh quhen “marka kombëtare”.Markat tregtare mund të quhen “marka private”.Marketimi i produktit nuk është i domosdoshëm, ndonëse e ka rëndësinë e vet.Të gjitha produktet nuk kanë markë, ose dëmkë.Marka e produktit e mbron produktin, ndërmarrjen dhe konsumatorin.Marka e diferencon produktin dhe e bënë më të njohur kundrejt produktit tjetër.Marka e produktit e thjeshtëson procesin rreth promocionit dhe i zbut, po ashtu, reagimet, me rastin e shtimit të çmimit të produkteve.

AMBALAZHIMI I PRODUKTITAmbalazhimi është aktivitet i veçantë, i harmonizuar me karakteristikat dhe disenjin e produktit dhe shërben për ruajtjen, promocionin dhe individualizimin e produktit.Nga aspekti i marketingut ambalazhi duhet t’i përmbushë disa kërkesa:

– ekonomitetin,– komunikimin,– madhësinë,– llojin adekuat të materialit për paketim,– formën,

Page 7: Marketing - Ligj. 13,14,15

– disenjin sipërfaqësor, – teknikën e manipulimit dhe të përdorimit.

Materialet e ambalazhimit janë të llojeve të ndryshëm (letër, qelq, druri, metali, PVC-ja e tjerë).Ambalazhimi paraqet një shpenzim mjaft të theksuar që në të shumtën e rasteve e shtrenjton produktin.

KLASIFIKIMI I AMBALAZHIMITKlasifikohen katër kategori të ambalazhimit:

– ambalazhimi primar,– amabalazhimi sekundar,– ambalazhimi display,– ambalazhimi për transport.

Ambalazhimi primar është lloj specifik që përdoret edhe gjatë procesit të prodhimit.Ambalazhimi sekondar përfshinë paketimin për mbrojtjen e amabalazhimit displej. Ambalazhimi i karakterit displej nevojitet me rastin e ekspozimit të produktit në mjedise të caktuara.Ambalazhi i transportit shërben për ruajtjen e produktit gjatë transportimit, ngarkimit dhe shkarkimit.Kategorizimet e tilla duhet të jenë të lidhura me parimet e strategjisë së marketingut, për t’i mbrojtur interesat e prodhuesve e në veçanti të konsumatorëve.Ambalazhimi paraqet një kategori me shpenzime të shumta.

SHËRBIMET E SHITJESShërbimet e shitjes janë:

– garancioni,– kredia,– servisimi.

GARANCIONIËshtë mjet që prodhuesi apo tregtia ia jep blerësit të produkteve.Garancioni është shërbim vazhdues para, gjatë dhe pas shitjes.Blerësi bëhet më i sigurtë me rastin e marrjes së garancionit.

KREDITIËshtë një shërbim specifik i pas shitjes. Me lejimin e kredisë krijohen marrëdhënie pronësoro-juridike në mes shitësit dhe blerësit.Krediti si formë specifike e shërbimit të shitjes është i përhapur sidomos në ekonomitë e zhvilluara dhe stabile.

SERVISIMIServisimi është aktivitet specifik i shitjes pas aktit të shitblerjes.Servisimi është dy llojesh:

– i obligueshëm dhe – i paobligueshëm.

Ndërmarrjet prodhuese janë të detyruara të organizojnë rrethin e servisimit nëpër segmentet ku i plasojnë produktet dhe shërbimet e tyre.Të produktet e konsumit të gjerë, përkatësisht të konsumit të zgjatur, servisimi është aktivitet më i dendur dhe gjithëpërfshirës.Politika e servisimit imponohet në integralitetin e politikës së marketingut.

Page 8: Marketing - Ligj. 13,14,15

Servisimi krijon siguri më të madhe të produkteve nga firmat të cilat e kanë të organizuar rrjetin e servisimit.

ASORTIMENTI (GAMA) I PRODHIMIT

NOCIONI I ASORTIMENTIT (GAMËS) SË PRODHIMIT Secila ndërmarrje që ushtron veprimtari të caktuar, qoftë prodhuese apo shërbyese, e ka

asortimentin e vet. Me asortiment ose gamë të prodhimit nënkuptohet tërësia e llojeve të produkteve apo të

shërbimeve që prodhohen në një ndërmarrje. Lidhur me asortimentin ndërmarrjet zbatojnë politikë dhe strategji sipas kushteve që i

kanë.. Asortimenti është i ndërlidhur me kërkesat e konsumatorëve në treg. Tërësia e asortimentit është çështje relative, e ndryshueshme. ASORTIMENTI mund të vështrohet nga nivelizimi në tri shkallë (Kotler):

produkti (kushtimisht një produkt); linja e produktit (me grupe të llojeve të produkteve); miks produktet (programi i prodhimit, që i përfshinë të gjitha llojet, sasinë dhe

strukturën e produkteve që i prodhon ndërmarrja). Në politikën e produktit rëndësi të veçantë ka asortimenti. Asortimenti në kuptim të ngushtë është kur në ndërmarrje prodhohet vetëm një produkt. Asortimenti në kuptim të gjerë e ka domethënien kur në një ndërmarrje prodhohen disa

lloje të produkteve. Llojet e produkteve që prodhohen në ndërmarrje e përbëjnë programin e prodhimit.

DIMENSIONET E ASORTIMENIT (GAMËS) SË PRODHIMIT

Asortimenti i prodhimit është çështje mjaft komplekse për ndërmarrjen Definohet në mbështetje me informacionet që dalin nga kërkimet e tregut. Marrja e vendimit për asortiment bëhet para se të themlohet ndërmarrja, ose gjatë punës së

ndërmarrjes mund të ndryshohet, plotësohet, begatohet. Është kategori dinamike, që duhet t’iu përgjigjet kërkesave në treg. Asortimenti veçohet me dimensionet që i posedon.. Dimensionet e asortimentit të prodhimit janë:

– gjerësia,– thellësia,– konzistentiteti (qëndrueshmëria).

GJERËSIA përbëhet nga llojet e produkteve që përfshihen në një program të prodhimit THELLËSIA përmban llojet e produkteve që prodhohen në një linjë. Ekziston mesatarja e thellësisë. KONZISTENTITETI përcaktohet me lidhshmërinë e produkteve në pikëpamje të të

nevojave dhe të kërkesave të konsumatorëve, të faktorëve të prodhimit, metodave të distribucionit e tjerë

Për të gjitha DIMENSIONET definohet politikë e veçantë, ndërsa në tërësi integrohen në politikë të përbashkët të asortimentit.

Politika e produktit shtrihet në hapësirë të gjerë në programin e prodhimit. Politika e produkteve të asortimentit të caktuar ka për qëllim të favorizojë programin

ekzistues të prodhimit e jo produktet e reja. Për këtë arsye zgjedhen variante dhe strategji përkatëse, që ndikojnë në afirmimin dhe stabilizimin e asortimentit ekzistues.

Me rastin e definimit të dimensioneve të prodhimit, ndërmarrja aplikon politikë dhe strategji që përkojnë me kushtet i ka.

Page 9: Marketing - Ligj. 13,14,15

Në kuptimin e tërësishëm, asortimenti ka mbështetje në politikën e asortimentit (gamës) së prodhimit.

Për të gjitha DIMENSIONET definohet politikë e veçantë, ndërsa në tërësi integrohen në politikë të përbashkët të asortimentit.

Politika e produktit shtrihet në hapësirë të gjerë në programin e prodhimit. Politika e produkteve të asortimentit të caktuar ka për qëllim të favorizojë programin

ekzistues të prodhimit e jo produktet e reja. Për këtë arsye zgjedhen variante dhe strategji përkatëse, që ndikojnë në afirmimin dhe stabilizimin e asortimentit ekzistues.

Me rastin e definimit të dimensioneve të prodhimit, ndërmarrja aplikon politikë dhe strategji që përkojnë me kushtet i ka.

Në kuptimin e tërësishëm, asortimenti ka mbështetje në politikën e asortimentit (gamës) së prodhimit.

POLITIKA E ASORTIMENTIT (GAMËS) SË PRODHIMIT Asortimenti formësohet duke bërë analiza të shumta. Në të ndikojnë faktorë të brendshëm të

ndërmarrjes, si dhe faktorë të rrethinës. Asortimenti ndiqet me politikë fleksibile, për t’i siguruar ndërmarrjes mbijetesë, stabilitet

dhe zhvillim, si dhe penetrim të suksesshëm në treg në kushtet e konkurrencës. Politika e asortimentit formulon objektivat, madje qasjet dhe strategjitë për të arritur deri të

qëllimet e parapara. Qasjet dhe strategjitë kanë të bëjnë me ndërtimin, definimin e një programi stabil të

prodhimit, që në secilën periudhë kohore kurorëzohet me rezultate të kënaqshme në biznes. Politikat e asortimentit mbështethjen e kanë në përmbushjen e nevojave dhe të kërkesave të

konsumatorëve, përkatësisht edhe të nevojave të vet ndërmarrjes. Politikat e asortimentit të prodhimit janë të ndërthurura me:

– optimalizimin e asortimentit të prodhimit,– diversifikimin e asortimentit të prodhimit,– simplifikimin e asortimentit të prodhimit

Dhe njëkohësisht: me braktisjen e produkteve të vjetruara nga asortimenti i prodhimit.

OPTIMALIZIMI I ASORTIMENTIT TË PRODHIMIT Me optimalizimin e asortimentit të prodhimit nënkuptohet kompletimi me produkte dhe

linja të produkteve të përbëra nga variatete të ndryshme, nga të cilat ndërmarrja siguron mbijetesë, rritë dhe zhvillim, nëpërmjet preferencave të konsumatorëve, përmbushjes së kërkesave të tyre.

Programi i prodhimit, përkatësiht asortimenti është optimal derisa produktet janë dobiprurëse, shiten pa pëngesë në treg, realizojnë të ardhura dhe fitim.

Politika optimale e asortimentit është a varur nga shumë faktorë, prandaj edhe është e ndryshueshme, për t’iu përshtatur situatave.

Verifikimi i gjendjes optimale të produktit miks, përkatësisht të programit të prodhimit bëhet nëpërmjet kontrollit dhe auditimit.

Ndërmarrja e planifikon asortimentin për kohë të shkurtër apo më të gjatë. Në mënyrë të kombinuar parashihen edhe instrumentet tjerë. Strategjia e marketingut nuk ndryshon me shpejtësi, që do të thotë për vendimmarrje të

ndryshimit të asortimentit duhet të bëhen analiza të gjithanshme. Asortimenti i prodhimit ndiqet me faktorët tekniko teknologjik, me inovacione, modifikime,

plotësime dhe adaptime. Të gjitha këto elemente reflektojnë në masë të duhur në politikën optimale të asortimentit të prodhimit.

DIVERSIFIKIMI I ASORTIMENTIT TË PRODHIMIT

Page 10: Marketing - Ligj. 13,14,15

Ndërmarrjet mund të kenë qasje dhe strategji të ndryshme me rastin e implementimit të politikave që kanë të bëjnë me politikat e asortimentit.

Diversifikimi i asortimentit është qasje dhe mënyrë e zgjerimit të veprimtarisë në ndërmarrjen prodhuese, duke ndërmarrë aksione dhe masa të planifikuara për zgjerimin e programit të prodhimit dhe për depërtim nëpër tregje të reja.

Diversifikimi i asortimentit të prodhimit është hap më i guximshëm në krahasim me optimalizimin.

Është tendencë e ndërmarrjes për për zgjerimin e vëllimit të shitjes, të penetrimit në më shumë tregje, me produktet ekzistuese, ose mundësisht me produkte krejtësisht të reja.

Diversifikimi i asortimentit të prodhimit shfaqet nëpërmjet alternativave të caktuara.

ALTERNATIVAT E DIVERSIFIKIMIT Alternativat e diversifikimit klasifikohen në këto forma:

– diversigfikim ivertikal,– diversifikimi horizontal,– diversifikimi lateral.

DIVERSIFIKIMI VERTIKAL nënkupton zgjerimin e veprimtarisë së ndërmarrjes me disa lloje të produkteve apo të nënprodukteve të karakterit kooperues.

Ky lloj diversifikimi i ka përparësitë e veta: ndërmarrja zhvillon dhe prodhon produktin komplet, programi i prodhimit është nën kontroll, modifikimet mund të bëhen më lehtë, në treg nuk ndodhin lëkundje të dukshme.

DIVERSIFIKIMI HORIZONTAL është variantë e avancuar në krahasim me diversifikimin vertikal. Asortimenti zgjerohet me produkte të ngjashme, me ato që prodhohen , si dhe me produkte

të reja. Ky model i diversifikimit përmban rreziqet e mundshme, ngase produkti i ri mund të

ndeshet me shumë peripeci, derisa të përvetësohet nga blerësit.

DIVERSIFIKIMI LATERAL Aplikimi i variantit të tillë është përcaktim për alternativën e re, e cila nuk ka lidhshmëri me

asortimentin ekzistues. Vjen në shprehje politika e moderuar e produktit, me synime që produkti të penetrojë në

tregje plotësisht të reja. Në kushtet e tilla reagon konkurrenca, me qëllim që të avancohet, për ta penguar depërtimin

me sukses të produkteve të reja, në tregje të reja. Meqenëse ekzistojnë disa alternativa të diversifikimit, ndërmarrja ka mundësi që t’i zbatojë,

t’i zgjedhë variantet më të përshtatshme të diversifikimit.

SIMPLIFIKIMI I ASORTIMENTIT TË PRODHIMIT Me simplifikimin e asortimentit të prodhimit nënkuptohet ndryshimi në program në kahe të

reduktimit të llojeve dhe të linjave të produkteve, përkatësisht të thjeshtësimit, të reduktimit të llojeve të produkteve.

Simplifikimi i programit të prodhimit mund të ndodh për shkak të krizave, apo për shkak të politikave që i ndërton ndërmarrja.

Simplifikmi bëhet me rigorozitet të theksuar Simplifikimi mund të jetë:

– i përkohshëm,– afatgjatë,– i imponuar,– strategji e zgjedhur nga politika e biznesit dhe e marketingut të ndërmarrjes.

Page 11: Marketing - Ligj. 13,14,15

Simplifikimi i përkohshëm është i lidhur me situatat e krizave. Simplifikimi afatgjatë ka të bëjë me përcaktimet për të prodhuar produkte të specializura

dhe ekskluzive. Simplifikimi i imponuar është i ndërlidhur me situatat, nga të cilat ndërmarrja nuk ka

shtegdalje tjetër, përveç këtij koncepti. Modeli i fundit ka të bëjë me politikat e biznesit dhe të marketingut në ndërmarrje. Asortimenti i simplifikauar i ka përparësitë dhe të metat e veta.

BRAKTISJA E PRODUKTEVE TË VJETRUARA NGA ASORTIMENTI I PRODHIMIT

Produktet e vjetruara përfundojnë me braktisjen e tyre nga programi i prodhimit. Ndërmarrjet me vetëdije përcaktohen për gjetjen e ndonjë modeli adekuat, sa për ta

mbajtur më tutje produktin në asortimentin e prodhimit. Në këto kushte gjen mbështjetje modifikimi, ndërmarrja e masave inovative dhe e çdo gjëje

tjetër të mundshme, për kohëzgjatje të produktit në treg. Është e pamundur që ndërmarrja të mos ballafaqohet me produkte të vjetruara. Burimet e vjetërsimit janë të shumta, ndonëse mund të përkufizohen në tri:

– burimi i parë mund të jenë gabimet e manaxherëve me rastin e inkorporimit të produktit në asortimentin e prodhimit,

– burimi i dytë mund të jetë rrjedhoja e vjetërsimit moral, si shkak-pasojë e zbulimeve të reja tekniko teknologjike,

– burimi i tretë ka të bëjë me jetën e produktit, i cili edhe kur kalon me sukses në të gjitha fazat e ciklit jetësor të produktit në treg, pa tjetër ndeshet me fazën e fundit, të degjenerimit.

NË PRAKTIKË është evidente se vendimet lidhur me braktisjen e produkteve merren me hezitime të dukshme.

Më shumë humbaset kohë për mbajtjen në programin e prodhimit të produkteve të vjetra, se sa për angazhime për zhvillimin dhe prodhimin e produkteve të reja.

Produktet e vjetra nuk reflektohen negativisht vetëm në biznesin e ndërmarrjes, por edhe në sferën e trgeut.

Për shumë arsye vjetërsia e produkteve është problem i ndërlikuar. Shpenzimet janë shumë të theksuara në të gjitha aspektet lidhur me produktin e vjetruar. Vendimet për braktisjen e produkteve të vjetruara nga asortimenti i prodhimit merren

nëpërmjet dhënies së mendimeve të ekspertëve të marketingut, disenjatorëve, ekspertëve të prodhimit, të propagandës ekonomike, financiare, të planit dhe të analizës.

Verifikimi i gjithanshëm i problemit mundëson marrje adekuate të vendimeve për braktisje. Tërë aktiviteti ndahet në dy tërësi:

– në diagnostifikimin real të shkallës së degjenerimit të produktit dhe,– në marrjen e vendimit konkret për braktisje finale të produktit.

ZHVILLIMI I PRODUKTITNOCIONI I PRODUKTIT TË RI

Ekzistojnë mendime të margjinalizuara për kuptimin e produktit të ri. Definimi i produktit të ri bëhet nga aspekti i ndërmarrjes prodhuese dhe i tregut. Produkti i ri duhet të ketë karakteristika, atribute, dobishmëri, elemente, që nuk i kanë

produktet e tjera. Është vështirë që produkti të jetë plotësisht i ri. Me produkt të ri nënkuptohet produkti ose shërbimi që përmban risi të plota, të panjohura

për ndërmarrjen, për tregun, ose për ndërmarrjen dhe për tregun.RËNDËSIA E PRODUKTIT TË RI

Page 12: Marketing - Ligj. 13,14,15

Produkti i ri përmbush nevoja të reja të konsumatorëve. Në programin e prodhimit, në asortiment zënë vend me risi të veçanta. Meqë ka disenj të ri, ndikon në shtimin e vëllimit të shitjes. Produkti i ri është aq i diferencuar,aq sa nuk ka elemente të produkteve tjera. Në vendet e zhvilluara produkti i ri nga aspekti kohor duhet të ketë kohëzgjatje më të

shkurtër. Fusha e inovacioneve, potencialet e stafeve shkencore dhe profesionale janë burime të

pazëvendësueshme për zhvillimin e produktit të ri. Produkti i ri është kontribut i kërkesave të konsumatorëve. Koncepti dhe zhvillimi i produktit të ri është çështja më e ndërlikuar dhe më komplekse në

biznesin e ndërmarrjes. NGA ASPEKTI I MARKETINGUT produkti i ri vështrohet me qasje precize, duke

eliminuar paqartësitë rreth produktit të ri dhe produktit të përsosur. Aktivitetet me të cilat modifikohet ose përmirësohet produkti, janë pjesë përbërëse e

përkryerjes së strukturës së tij. Kreativiteti i shfaqur në ide, në analizë, në konstruksion, në prodhimin e prototipit për treg,

janë elemente për krijimin e produktit të ri. Marketingu, risi dhe dhe zhvillim të produktit të ri e konsideron produktin që inkorporohet

në programin e prodhimit, ku nuk bëhet substituimi i ndonjë produkti të mëparshëm dhe aktual, por zgjeron dimensionet e asortimentit.

Produkti i ri mund të ndikojë në sjelljet e konsumatorëve. Produkti i ri sjell risi në ndërmarrje, nëpërmjet ndryshimit të madhësisë dhe të strukturës së

programit të prodhimit. Ndikon në shtimin e vëllimit të shitjes, në shtimin e fitimit, në shfrytëzimin e kapaciteteve në

ndërmarrje e tjerë.

NEVOJA PËR LANCIMIN NË TREG TË PRODUKTIT TË RI Nevojat për lancimin në treg të produktit të ri janë dykahëshe: për ndërmarrjen dhe për

tregun.PËR NDËRMARRJEN:

Ndërmarrja kalkulimet i bënë me veten lidhur me zhvillimin dhe lindjen e produktit të ri. Ndërmarrja ka nevojë për ekspansion, për penetrim në tregje të reja, për pozicionim të

mirëfilltë në tregjet aktuale dhe në ato potenciale. Shtimi i prestigjit në kushtet e konkurrencës, ka të bëjë me imixh të shtuar dhe me shtimin e

treguesve financiarë. Produkti i ri i përfshirë në programin e prodhimit, ndërmarrjes i sjell siguri për të krijuar

mbijetesë dhe perspektivë. Me produktin e ri shënohet rentabilitet në biznes. Me zhvillimin e produktit të ri krijohen shpenzime të shumta, mirëpo produkti i ri e ka

domethënien e efikasitetit financiar Me produktin r ri ndërmarrja pozicionohet dhe ripozicionohet në tregun ekzistues dhe në

tregje tjera potenciale. Ndërmarrja objektivat e veta financiare e të prestigjit i arrin në mbështetje me

përshtatshmërinë nevojave të konsumatorëve.

PËR KONSUMATORIN Kënaq nevoja të reja, më atraktive dhe më të avancuara të konsumatorit, Përmirëson mënyrën e jetesës dhe të mirëqenies materiale në përgjithësi, Ndikon në sjelljet e konsumatorëve, E ngritë prestigjin e konsumatorëve. Konsumin e bënë më të begatë dhe më atraktiv.

Page 13: Marketing - Ligj. 13,14,15

Ndikon në racionalizimin e kohës dhe të shpenzimeve. Bënë kthesa të konsumatorët në konceptet e përdorimit të produkteve, Thellon motivet për orvatje të zhvillimit të produkteve tjera të reja Produkti i ri në vete përmban elemente të reja dhe dobiprurëse

FAZAT E ZHVILLIMIT TË PRODUKTIT TË RIZhvillimi i produktit të ri përmblidhet në dy tërësi:

etapa e parë: kërkimet për marrjen e vendimit për produkt të ri dhe, etapa e dytë: përfshinë tërë procesin e zhvillimit të produktit.

Procesi i zhvillimit të produktit të ri përbëhet nga gjashtë faza: nisma, formimi dhe grumbullimi i ideve, seleksionimi i ideve, analiza ekonomike, zhvillimi teknik, testimi i tregut dhe, lancimi dhe komercializimi i produktit.

GRUMBULLIMI I IDEVE është shumëburimor. Burimet janë nga vet ndërmarrja, nga institute të specializuara, nga komunikimet me blerësit e tjerë.

SELEKSINIONIMI I IDEVE përfshinë origjinalitetin, mundësitë e kreirimit të produktit të ri, parimet e racionalitetit dhe të efektivitetit.

ANALIZA EKONOMIKE ka për qëllim vlerësimin e parametrave, siç janë: shpenzimet, kostoja, vëllimi i shitjes, fitimi, pozicionimi në kushtet e konkurrencës e tjerë.

FAZA E RRITËS cilësohet me ecuri pozitive të vëllimit të shitjes, njëkohësisht, me shtimin e efikasitetit financiar, pra, edhe të fitimit.

Shtimi i vëllimit të shitjes tregon qartë se produkti është pozicionuar mirë në treg dhe kështu ndërmarrja fillon të shtojë imixhin e saj në treg.

FAZA E PJEKURISË shënon ende trende pozitive të vëllimit të shitjes. Të hyrat dhe fitimi e mbajnë nivelin e arritur, me një shtim të mëtejmë jo aq të dukshëm.

Produkti sa i përket konsumatorit gjendet në pozitë të mirë, që do të thotë është ende aktual dhe i mirëpritur për blerësin.

FAZA E NGOPJES paraqet pikën e zenitit të vëllimit të shitjes, ndonëse pikërisht në këtë fazë fillon shënimi i një rënie të ngadalshme.

Fillojnë të intensifikohen aktivitetet e promocionit, në fushën e inovacioneve dhe në sferën tekniko-teknologjike.

FAZA E DEGJENERIMIT është faza e rënies të të gjithë parametrave të vëllimit të shitjes, të efikasitetit financiar, ndërkaq shpenzimet sa vijnë e shtohen, për shkak të modifikimeve të produkteve, si dhe për arsye të intensifikimit të aktiviteteve të promocionit.

PLANIFIKIMI DHE KONTROLLI I ZHVILLIMIT TË PRODUKTIT PLANIFIKIMI i produktit është proces i rëndësishëm në politikën e zhvillimit të produktit. Përfshinë tërë problematikën e produktit dhe të zhvillimit të tij. Planifikimi i produktit është proces i tërë, i përbërë nga aktivitetet e përqendruara nëpër

faza dhe rrafshe të ndryshme. Planifikimi përmban elementet e sferës teknike dhe ekonomike. Marketingu në mënyrë integrale është i inkorporuar për t’i definuar dhe koordinuar

faktorët teknik dhe ekonomik. Planifikimi është proces në të cilin integrohen mundësitë, tendencat dhe objektivat për

zhvillimin e produktit.DOKUMENTET E PLANIFIKIMIT TË PRODUKTIT

Nga procesi i planifikimit të produktit dalin dy dokumente të rëndësishme: plani i produktit dhe programi i produktit.

Page 14: Marketing - Ligj. 13,14,15

PLANI i produktit është projekt udhërrëfyes, me të cilin ndriçohen qartë cilat staza i kalon ndërmarrja, me çfarë shpenzimesh dhe të ardhurash do t’i këtë për zhvillimin e produktit të ri.

PROGRAMI i prodhimit formësohet nga planifikimi paraprak. Programi përfshinë veprimet dhe operacionalizimet konkrete për t’i përfunduar dhe konkretizuar çështjet që përfshihen në plan e kanë të bëjnë me produktin.

Që nga fillimi i zhvillimit të produktit, deri të lancimi dhe në tërë ciklin jetësor të produktit në treg, ndërmarrja krijon shpenzime të dukshme. Plani dhe programi e kanë për bazë këtë kategori, e cila është e lidhur ngushtë me rentabilitetin dhe rezultatet në biznesin e ndërmarrjes.

FUNKSIONI I KONTROLLIT ka për detyrë të kontrollojë edhe planifikimin, procesin e tërësishëm ku përfshihen të gjitha aktivitetet e planifikimit.

Nëpërmjet kontrollit vlerësohet niveli i planifikimit, mbështetja në strategji adekuate, të mundshme dhe reale, integrimi i aktiviteteve dhe i metodave që e përbëjnë boshtin e zhvillimit dhe të lancimit të produktit në treg.

Kontrollohet edhe politika e produktit, konstelacionet dhe ndërlidhjet që krijohen në ndërkohë, kategoritë e shpenzimeve, kategoritë e të ardhurave dhe objektivat tjera të përfshira në plan e në program.

Roli i kontrollit për kontrollin e planifikimit, të zhvillimit dhe të çdo gjëje tjetër që janë të lidhura me këto procese, ndërlidhet me verifikimin e rezultateve, të mangësive, me sugjerimin e mundësive që të metat të korrigjohen në kohë mundësisht sa më të hershme.

Kontrolli i mirëfilltë lidhur me planifikimin dhe zhvillimin e produktit është domosdoshmëri e pashmangshme.