93
Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013 Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave RAPORT PËR ZBATIMIN E PLANIT KOMBËTAR VEPRIMIT PËR LUFTËN KUNDËR TRAFIKIMIT PERSONAVE JANAR-DHJETOR 2014

mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave

RAPORT PËR ZBATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR LUFTËN KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE

JANAR-DHJETOR 2014

Tiranë, Mars 2015

Page 2: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

PASQYRA E LËNDËS

I. Ndjekja Penale...................................................................................................................3Përmirësime të kuadrit ligjor:................................................................................................3Bashkëpunimi ndërinstitucional.............................................................................................3Ngritja e kapaciteteve.............................................................................................................3Statistikat e strukturave ligj zbatuese.....................................................................................3

II. Mbrojtja dhe Asistenca ndaj viktimave të trafikimit.........................................................3Hyrja.......................................................................................................................................3FUNKSIONIMI I MKR.........................................................................................................3IDENTIFIKMI DHE REFERIMI I VIKTIMAVE/VIKTIMAVE TË MUNDSHME TË TRAFIKIMIT.........................................................................................................................3

Identifikimi brenda vendit..................................................................................................3Njësitë lëvizëse (mobile untis) një risi që duhet mbështetur në vazhdimësi.....................3Identifikimi Në kufi...........................................................................................................3

KTHIMI I ASISTUAR I VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT APO VMT...............................3MBROJTJA E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT APO VIKTIMAVE TË MUNDSHME TË TRAFIKIMIT.........................................................................................................................3MBËSHTETJA ME SHËRBIME NDAJ VIKTIMAVE/VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT. 3

MBËSHTETJA FINANCIARE SHTETËRORE PËR QENDRAT JOPUBLIKE............3MBËSHTETJA FINANCIARE JO-SHTETËRORE PËR QENDRAT JOPUBLIKE......3SHËRBIMET PËR VIKTIMAT/VIKTIMAT E MUNDSHME TË TRAFIKIMIT.........3 Asistenca ligjore:...............................................................................................3 Asistenca mjekësore:.......................................................................................3Ø Punësimi:..............................................................................................................3Ø Ndihma ekonomike:.........................................................................................3Ø Asistencë për fëmijët e viktimave të trafikimit.....................................3

III. PARANDALIMI.............................................................................................................3Përmirësimi dhe plotësimi i kuadrit ligjor.............................................................................3Ndërgjegjësimi mbi trafikimin e personave...........................................................................3

Aktivitetet ndërgjegjësuese të zhvilluara nga qendrat dhe organizatat partnere................3Edukimi..................................................................................................................................3Punësimi.................................................................................................................................3

Programet e krijimit të vendeve të reja të punës................................................................3Veprimtaria e Komiteteve Rajonale Antitrafikim (KRAT)...................................................3Kryerja e kërkimit dhe mbledhja e të dhënave......................................................................3Regjistrimi..............................................................................................................................3Promovimi dhe zbatimi i Kodit Global të Etikës dhe kodit të sjelljes në turizëm.................3

IV. KOORDINIMI................................................................................................................3KOORDINIMI I AKTORËVE ANTITRAFIK BRENDA VENDIT....................................3

Autoriteti Përgjegjës..........................................................................................................3b. Mekanizmi Kombëtar i Referimit..................................................................................3c. Komiteti Shtetëror Antitrafik.........................................................................................3d. Komitetet Rajonale Antitrafik........................................................................................3e. Ngritja e kapaciteteve të aktorëve antitrafik..................................................................3

Page 3: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Në lidhje me ngritjen e kapaciteteve të organeve të zbatimit të ligjit:...............................3KOORDINIMI DHE BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE NDËRKOMBËTAR................3

V. Rekomandime....................................................................................................................3VI. Aneksi 1..........................................................................................................................3

Page 4: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

I. NDJEKJA PENALE

Tablo e trafikimit dhe e trafikantëve:

Shqipëria mbetet kryesisht një vend origjine për trafikimin e burrave, grave dhe fëmijëve që i nënshtrohen shfrytëzimit për prostitucion dhe punë të detyruar. Trafikimi i femrave dhe shfrytëzimi i tyre për prostitucion, është një veprimtari që vijon, por tendenca është në ulje. Ndërsa shfrytëzimi i femrave për prostitucion brenda vendit vijon të mbetet në të njëjtat nivele shqetësuese. Shumë viktima shqiptare kryesisht femra (të rritura e të mitura) i nënshtrohen shfrytëzimit për prostitucion brenda vendit dhe në vendet fqinje e më tej, sidomos në Belgjikë, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Holandë, Zvicër dhe në Mbretërinë e Bashkuar (viktimat shpesh pranojnë oferta të rreme për punësim si kameriere, banakiere, kërcimtare apo këngëtare sidomos në Kosovë, Greqi dhe Maqedoni apo trafikohen me anë të mashtrimit të “të dashurit”).Për sa i përket emigracionit të paligjshëm, tendenca më e përhapur është dhënia ndihmë për të fituar leje qëndrimi në vende të ndryshme të BE-së dhe SHBA-së, duke falsifikuar dokumentacionin e tyre shoqërues.Prioritet i punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme ka qenë parandalimi dhe lufta kundër trafikimit të personave, me fokus të veçantë adresimin e trafikimit të brendshëm dhe trafikimit të fëmijëve. Është rritur numri i hetimeve proaktive dhe identifikimet fillestare të viktimave të mundshme të trafikimit, si dhe është rritur bashkëpunimi me autoritetet policore të vendeve të rajonit dhe BE-së në të cilat rezulton se viktimat shqiptare të trafikimit shfrytëzohen për prostitucion, punë, etj.Shqipëria është ndër të parat vende në rajon që sjell risinë e përdorimit të teknologjisë celulare në përgjigje të një prej çështjeve sociale më akute, parandalimin e trafikimit të personave. Nëpërmjet zbatimit të kësaj iniciative publikut i ofrohet një mënyrë për të raportuar thjesht dhe shpejt raste trafikimi apo të dyshuara si të tilla. Qytetarët mund të dërgojnë në mënyrë anonime një mesazh të shkurtër, i cili u shkon menjëherë dhe njëkohësisht 6 zyrtarëve të ndryshëm publikë, që janë anëtarë të Autoritetit Përgjegjës për Identifikimin, Referimin dhe Mbrojtjen e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit, ose mund të telefonojnë falas në numrin 116 006. Linja telefonike kombëtare 116 006 për të denoncuar rastet e trafikimit apo ato të dyshuara ofrohet falas dhe mund të telefonohet nga çdo telefon fiks apo celular. Thirrja shkon menjëherë në Sallën Operative të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa Aplikacioni “Raporto! Shpëto!” mund të shkarkohet falas nga Google Play Store.

PËRMIRËSIME TË KUADRIT LIGJOR :

Është miratuar ligji nr.22/2014, datë 10.03.2014."Për dhënie amnistie", i cili përjashton nga ky përfitim personat e dënuar që kanë kryer vepra penale kundërlirisë së personit, të parashikuara në nenet 109, paragrafi i dytë e i tretë i nenit 109/b, 109/c, paragrafi i dytë i nenit 110, 110/a, 110/b, 110lc dhe 111, të Kodit Penal.

Është miratuar ligji nr.77/2014, datë 10.07.2014 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligji nr.10039, datë 22.12.2008 "Për ndihmën juridike", i ndryshuar", i cili parshikon

Page 5: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

se: subjektet përfituese të ndihmës juridike, kriteret për përfitimin e ndihmës juridike, konkretisht të drejtën për të përfituar ndihmë juridike e kanë personat që: a) kanë nevojë për ndihmë gjatë procesit penal në të gjitha fazat e tij dhe për shkak të pamundësive financiare, nuk kanë zgjedhur një avokat/kanë mbetur pa të; b) kanë nevojë për ndihmë në çështjet civile administrative, por nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare; c) kanë nevojë të mbrohen nëpërmjet paraqitjes së kërkesëpadisë, por nuk kanë mjete të mjaftueshrne financiare për taksën mbi aktet, shpenzimet për njoftimet, shërbimet e tjera gjyqësore. Që personi të përfitojë ndihmën juridike, duhet të vërtetojë: ii) është viktimë e DHF ose trafikimit të qenieve njerëzore, për çështjet gjyqësore që lidhen me to. Komisioni Shtetëror i Ndihmës Juridike vlerëson plotësimin e kritereve të përfitimit të ndihmës juridike.

Me miratimin e ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, ofrohen disa garanci shtesë për mbrojtjen dhe mbështetjen e plotë ndaj viktimave të trafikimit, sidomos atyre fëmijë. Në nenin 17/g parashikohet identifikimi, mbrojtja dhe referimi për asistencë të autoriteteve përkatëse të viktimave të trafikimit. Ndërsa në nenin 123, specifikohen masat që duhet të marrë policia e shtetit në mbrojtje të të miturve duke i ngarkuar punonjësit e policisë së shtetit me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për të asistuar dhe referuar, kur është e nevojshme, fëmijët e braktisur apo që janë larguar nga familja pranë shërbimeve të asistencës.

Zyra e Koordinatorit Kombëtar (ZKKA), mbështetur nga UNODC, hartoi Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2014-2017, e cila u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.814, datë 26.11.2014 “Për një shtesë në Vendimin nr. 663, datë 17.7.2013, të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit, 2013-2020, dhe Planit të Veprimit për vitet 2013-2016"

Komiteti Shtetëror Antitrafik është ringritur me Urdhrin e Kryeministrit nr.179, datë 19.06.2014, duke u zgjeruar me katër anëtarë të rinj e duke iu përgjigjur sfidave të reja në luftën kundër trafikimit të personave nëpërmjet sigurimit të kapaciteteve të nevojshme, angazhimit dhe vullnetit për të luftuar energjikisht trafikimin e personave.

Për një identifikim dhe referim më proaktiv të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit me Udhëzimin e Përbashkët nr.3799, datë 08.07.2014, të Ministrit të Punëve të Brendshme, Ministrit të Arsimit dhe Sportit, Ministrit të Shëndetësisë, Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Koalicionit Kombëtar të Strehëzave Antitrafikim, u riorganizua dhe u zgjerua Autoriteti Përgjegjës duke përshtatur rolin dhe detyrat e tij me Procedurat Standarde të Veprimit. Rishikimi i Autoritetit Përgjegjës (AP) synoi të mbështesë implementimin efikas të marrëveshjeve të nënshkruara për mbrojtjen dhe mbështetjen e fëmijëve viktima të trafikimit, funksionimin e MKR dhe monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve të mundshme dypalëshe dhe/ose shumëpalëshe të ardhshme, ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera në rajon dhe më gjerë për çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore.

Page 6: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Me qëllim rritjen e fokusit mbi punën e detyruar dhe trafikimin e brendshëm është hartuar një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim, DPPSH dhe ISHPSHSH-së për identifikimin e rasteve të punës së detyruar dhe trafikimit me qëllim shfrytëzimin e punës së të tjerëve, i cili u nënshkrua në 21 tetor 2014.

Tashmë prej vitit 2014, viktimat e trafikimit përfitojnë falas edhe shërbimin shëndetësor nga fonde të Buxhetit të Shtetit me ndryshimin në tetor të ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Shpenzimet do të mbulohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe Viktimat e Trafikimit do të pajisen me kartën e shëndetit si kategori ekonomikisht joaktive.

BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL:

Koordinatori Kombëtar Antitrafik ka propozuar ngritjen e një Task Force mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre organeve dhe diskutimin e raste konkrete të trafikimit të personave.

Gjatë periudhës dhjetor 2013 - mars 2014 Koordinatori Kombëtar organizoi takime me kryesuesin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për konkretizimin e kësaj nisme nëpërmjet hartimit dhe nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi ndërinstitucional mbi analizimin e integruar të çështjeve të mbyllura antitrafik. Analizimi i këtyre çështjeve do të ndikojë në përmirësimin e punës së këtyre hallkave të sistemit të drejtësisë nëpërmjet rekomandimeve konkrete mbi përmirësimin e hetimit dhe gjykimit të rasteve të trafikimit të personave.

Është kërkuar në mënyrë të vazhdueshme informacion i detajuar nga ana e Policisë së Shtetit lidhur me progresin e bërë në drejtim të hetimit të veprave penale të trafikimit të personave. Në takimet të ndryshme është kërkuar përmirësimi i punës dhe angazhim maksimal të strukturave të policisë si në rang vendor, ashtu edhe në atë qendror.

Për sa i përket trafikimit të brendshëm të fëmijëve dhe adresimit të problematikave të tjera që shoqërojnë fëmijët në situatë rruge, së bashku me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Koordinatori Kombëtar Antitrafik ka hartuar një plan veprimi mbi fenomenin e fëmijëve në situatë rruge. Ky dokument përmban veprime të qarta, konkrete e afate, i cili u formalizua me një Marrëveshje Mirëkuptimi mes aktorëve të përfshirë të firmosur në 17 shtator 2014. Prej muajsh është ngritur edhe Task-Forca, ku pjesë e së cilës është dhe një koordinator i Njësisë Antitrafik.

Page 7: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

NGRITJA E KAPACITETEVE :

Çdo vit për të gjitha strukturat e Policisë, Prokurorinë, Gjykatat, në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës dhe shoqërinë civile janë zhvilluar disa trajnime me tematika të ndryshme lidhur me fenomenin e trafikimit, si për njohjen me kuadrin ligjor, kuptimin e fenomenit, për format e shfaqjes, pasojat dhe mekanizmat e veprimit për hetimin e rasteve të trafikimit, si dhe për aspekte të parandalimit dhe mbrojtjes së viktimave të trafikimit.

Gjatë muajit mars - qershor 2014 janë zhvilluar 6 trajnime nga Policia, si dhe 6 trajnime nga Shkolla e Magjistraturës mbi tematikën e trafikimit në përgjithësi, me fokus të veçantë identifikimin e trafikimit të brendshëm, sidomos pas ndryshimeve të fundit në legjislacionin penal lidhur me veprën penale të trafikimit.

Më konkretisht, më 21 mars, 2014 me mbështetjen e IOM u organizua në Korçë trajnimi i përbashkët me Prokurorë dhe Gjyqtarë në kuadër të projektit JTIP. Trajnimi fokusohej në qasjen multidisiplinare dhe nw mwnyrw tw veçantw tek viktima për rastet e trafikimit të qenieve njerëzore, nga ana e strukturave të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit. Gjithashtu, pjesë të këtij trajnimi ishin edhe debatet në lidhje me skemat shtetërore për rehabilitimin dhe kompensimin e viktimave të trafikimit. Dy ekspertët trajnues, veç panoramës mbi kornizën ligjore antitrafik dhe ndryshimeve të bëra në Kodin Penal, diskutuan edhe raste studimore duke përfshirë pjesëmarrësit në debate e diskutime konstruktive. Pjesëmarrës në trajnim ishin 17 gjyqtarë e prokurorë, 5 prej të cilëve ishin femra.

Më 19-20 qershor 2014, Shkolla e Magjistraturës organizoi, një seminar me pjesëmarrjen e 15 personave: (9) prokurorëve dhe (8) gjyqtarëve me temë:

- Veprat penale të lidhura me shoqëritë tregtare; - Mbrojtja penale e sipërmarrjes;- Praktika gjyqësore lidhur me përgjegjshmërinë penale të personave juridikë.

Për trajtimin e duhur të fenomenit të trafikimit të brendshëm të fëmijëve dhe adresimit të problematikave të tjera që shoqërojnë fëmijët në situatë rruge, në datë 14 korrik u organizua Workshop-i me temë “Lufta kundër trafikimit të brendshëm të fëmijëve: sfidat dhe zgjidhjet”. Ky aktivitet, i cili mblodhi për herë të parë bashkë prokurorë, punonjës të shërbimit social shtetëror rajonal, inspektorë të inspektoratit shtetëror të punës dhe punonjës të policisë antitrafik u zhvillua, në Qendrën e Formimit Policor Tiranë. Gjatë zhvillimit të Workshop-it, u trajtuan raste konkrete të viktimave të trafikimit, sfidat e prokurorisë në hetimin e veprave penale të trafikimit, sidomos problematikat që hasen gjatë hetimit të veprës penale të keqtrajtimit të të miturve (neni 124/b) dhe trafikimit të të miturve (neni 128/b); ndarja e veprës problematikat e policisë me prokurorinë, shërbimit social dhe inspektoratit shtetëror të punës në identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit. Gjithashtu u diskutuan detyrimet

Page 8: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

e secilit institucion për identifikimin, referimin, asistencën dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

Në bashkëpunim me IOM, Njësia Antitrafik organizoi më datë 22 janar dhe 12 shtator trajnime ndërgjegjësuese me operatorë turistikë mbi identifikimin fillestar të trafikimit të personave, treguesit parësorë të trafikimit, si dhe Kodin e Etikës në Turizëm. Qëllimi i këtyre trajnimeve krahas njohjes me legjislacionin, strukturat dhe dokumentet strategjikë kundër trafikimit të personave, ishte edhe përfshirja më aktive e biznesit në parandalimin e trafikimit nëpërmjet identifikimit të hershëm dhe referimit për ndihmë tek shërbimet të viktimave të trafikimit.

Një trajnim i përbashkët u organizua në datat 10-11 shkurt, 2014 në Tiranë nga TAIEX në koordinim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik mbi hetimin e trafikimit të fëmijëve dhe forcimin e mbrojtjes së fëmijëve. 40 pjesëmarrës nga Policia, organizatat e shoqërisë civile, Koalicionit Kombëtar të Strehëzave, etj. morën pjesë në këtë trajnim, ku ekspertët nga Franca, Italia, Spanja dhe Rumania ndanë me pjesëmarrësit praktikat më të mira në hetimin e trafikimit dhe referimin për ndihmë të viktimave të tij.

Ndërsa, në muajt mars - qershor 2014 me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe OPDAT u organizua në Tiranë Workshop-i rajonal mbi trafikimin e personave, ku morën pjesë dhe u trajnuan stafi i NJAT, prokurorë të krimeve të rënda, oficerë të policisë gjyqësore dhe specialistë të sektorit kundër trafiqeve në DPPSH, si dhe përfaqësues të qendrave mbrojtëse dhe riintegruese. Disa prej tematikave të trajtuara ishin hetimi penal dhe financiar i rasteve të trafikimit, sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve kriminale, identifikimi i viktimave dhe asistenca ndaj tyre, si dhe çështja e kompensimit të viktimave.

Në kuadër të projektit JTIP të financuar po nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Zyra për Monitorimin dhe Luftën kundër Trafikimit të Personave, në muajin prill, në qytetin e Shkodrës, u mbajt trajnimi me temë “Identifikimi dhe referimi i viktimave të trafikimit” me punonjësit e shëndetësisë. Në trajnim morën pjesë 20 punonjës të shërbimeve shëndetësore publike dhe private (10 meshkuj dhe 10 femra) dhe përfaqësues nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar, Ministria e Shëndetësisë dhe KKSAT referuan lidhur me procedurat standarde të veprimit, kuadrin ligjor dhe institucional, si dhe shërbimet ekzistuese për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit.

Zyra e Koordinatorit Kombëtar, në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror, më 2 maj 2014, zhvilloi trajnimin e punonjësve socialë të drejtorive rajonale të SHSSH “Për prezantimin e PSV-ve”. Në trajnim morën pjesë 26 punonjës socialë të SHSSH.

Page 9: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Zyra e Koordinatorit Kombëtar, në bashkëpunim me DPPSH dhe SHSSH, më 12 maj 2014, organizoi trajnimin mbi Procedurat Standarde të Veprimit, si dhe ndryshimet në legjislacion sa i takon çështjeve antitrafikim dhe problematikën që shoqëron këtë fenomen. Në takim morën pjesë 22 persona: 13 punonjës të shërbimit social dhe 9 nga seksioni për trafiqet e paligjshme në qarqe.

Në datat 17-19 qershor 2014, u organizua në Tiranë nga OPDAT, Workshop-i Rajonal me temë “Lufta kundër trafikimit të personave” me pjesëmarrjen e 23 personave: 5 gjyqtarëve dhe 6 prokurorëve dhe 12 oficerëve të sektorit të trafiqeve në qarqe.

Në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin - IOM u organizua në Tiranë, në datë 4 qershor 2014, takimi me anëtarët e Komiteteve Rajonale Antitrafik të qarqeve Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër. Fokusi i këtij takimi ishte parandalimi i trafikimit të personave dhe ofrimi i asistencës për viktimat e trafikimit në nivel lokal nëpërmjet fuqizimit të KRAT-ve.

Për të njohur edhe strukturat lokale me zhvillimet me të reja në drejtim të parandalimit të trafikimit të personave, në 23-25 shtator 2014, u zhvilluan disa takime me anëtarë të komiteteve rajonale antitrafik të qarkut Kukës, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër dhe Lezhë. Në këto takime u prezantua edhe Aplikacioni “Raporto! Shpëto! ” dhe Linja Kombëtare 116 006 si mjetet më të reja për ndërgjegjësimin dhe informimin e publikut të gjerë mbi trafikimin e personave, si dhe përfshirjen e tij proaktive në identifikimin e rasteve të mundshme të trafikimit të personave. Përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim dhanë detaje për mënyrën e shkarkimit dhe të përdorimit të këtij aplikacioni, si dhe prezantuan problematikat e identifikuara nga raportimet e komiteteve pranë ZKKA-së. Në të gjitha takimet fokusi kryesor ishin njohja më e mirë e detyrave që kanë Komitetet Rajonale, informimi për drejtimet ku duhet të përmirësohet veprimi i KRAT, si dhe problematikat e identifikuara nga raportimet e KRAT-ve. Pjesë e takimeve ishin edhe trajtimi i rasteve studimore me fokus shfrytëzimin për punë dhe atë për prostitucion, për të cilat zgjidhje u gjet mbështetur tek PSV-të.

Në kuadër të Ditës Evropiane kundër Trafikimit të Personave u mbajt Java Antitrafik nga data 18-24 tetor 2014. Përgjatë Javës Antitrafik në të gjithë qarqet e vendit u mbajtën aktivitete sensibilizuese, forume lokale, programe dhe emisione televizive, tenda informuese, takime me nxënës, studentë dhe komunitetin, konferenca, shpërndarje fletëpalosjesh, ekspozita me punime të viktimave dhe nxënësve të shkollave, etj.

Njësia Antitrafik, në bashkëpunim me Terre des Hommes dhe Save the Children, më 17-18 qershor 2014, organizoi trajnimin dyditor për profesionistë të sektorëve të shëndetësisë, policisë, shërbimeve sociale dhe arsimit nga Shqipëria dhe Kosova mbi çështje të fëmijëve në lëvizje ku morën pjesë 17 persona: nga shërbimin social (4) dhe

Page 10: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

policia e trafiqeve (5), sektori për mbrojtjen e të miturve dhe dhunën në familje (3) dhe kufirit dhe migracionit (3) dhe 2 nga shoqëria civile.

Njësia antitrafik, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin në kuadrin e projektit të financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në muajin korrik organizoi në Vlorë trajnimin me përfaqësuesit e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Fokusi i trajnimit ishte identifikimi proaktiv dhe referimi i rasteve të trafikimit të personave të shfrytëzuar për punë, fokusuar kryesisht tek identifikimi i meshkujve dhe fëmijëve. Numri i personave të trajnuar ishte 20 inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Punës. Disa prej pikave kryesore të diskutuara në këtë trajnim ishin: trajnim i vazhdueshëm i inspektorëve mbi rolin e tyre në parandalimin dhe luftën kundër trafikimit; informimi mbi detyrat e tyre sipas PSV-ve; hapat se si veprohet specifikisht për identifikimin, referimin dhe ndihmën për rastet e trafikimit; përfshirja në përshkrimin e punës të këtyre detyrave dhe përgjegjësive; rregullimi në ligj i detyrimit të inspektorit për të ndërhyrë/inspektuar subjektet e palicensuara; sigurimi i shkëmbimit të informacionit midis Inspektoratit dhe Policisë – rëndësia e kthimit të informacionit mbrapsht mbi hapat e ndërmarra si vijim i referimit; si dhe vendosja dhe shkëmbimi i pikave të kontaktit të paracaktuara nga të dy institucionet.

Njësia Antitrafik, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve, organizoi në datat: 27 nëntor në Fier, 4 dhjetor në Durrës dhe 16 dhjetor në Elbasan, trajnimin me temë “Identifikimi i rasteve të trafikimit të Brendshme të Fëmijëve: sfidat dhe zgjidhjet”, ku morën pjesë punonjës të NJMF-ve të qarqeve respektive, përfaqësues nga Shërbimi Social Shtetëror dhe shoqëria civile.

Nga Shkolla e Magjistraturës gjatë vitit 2014, janë zhvlluar aktivitetet e mëposhtme trajnuese me objekt "Trafikimin e qenieve njerëzore ":

Më datat 8, 15 dhe 22 Shkurt, 1dhe 29 Mars, 5 dhe 12 Prill, ndryshimet e Kodit Penal (me ligjin 23/2012 Dhe 144/2013), u zhvillua trajnime me temë: Krime Kundër Autoritetit të Shtetit, Veprat Penale Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Veprat Penale kundër Pasurisë dhe Sferës Ekonomike. Në trajnim morën pjesë përkatësisht 19, 47, 14, 33, 37, 16 dhe 43 pjesëmarrës.

Më 21 Mars, Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me IOM, zhvilloi trajnimin me temë: Aksesi i viktimave të trafikimit në procesin penal. Përfaqësimi ligjor i VT. Vështrim krahasues i kuadrit të brendshëm ligjor dhe standarded ndërkombëtare. Kompensimi i VT, skema shtetërore për kompensim dhe rehabilitimin e VT. Në trajnim morën pjesë 17 pjesëmarrës.

Më 24-25 Mars, Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me GiZ, zhvilloi trajnimin me temë: Instrumentet ligjore Europiane për bashkëpunimin ndërkufitar në rastet e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale). Në trajnim morën pjesë 17 pjesëmarrës.

Më 27-28 Mars, Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit të Hollandës, zhvilloi trajnimin me temë: Trajnim mbi Trafikimin e Qenieve Njerëzore (trajnim trajnerësh). Në trajnim morën pjesë 16 pjesëmarrës.

Page 11: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Më 29-30 Prill, Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Fondacionin “Terre des Hommes”, zhvilloi trajnimin me temë: Normat standarde të trajtimit të fëmijëve në sistemin e drejtësisë. Protokolli i punës për hetimin dhe gjykimin e veprave penale ku i mituri përfshihet si i pandehur. Në trajnim morën pjesë 31 pjesëmarrës.

Më 26-27 Maj, Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit të Hollandës, zhvilloi trajnimin me temë: Trafikimi i brendshëm i qenieve njerëzore dhe dallimi nga veprat e tjera penale të ngjashme me to. Në trajnim morën pjesë përkatësisht 9, 6 dhe13 pjesëmarrës.

Më 2-3 Dhjetor, Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Komiteti i Helsinkit të Hollandës, zhvilloi trajnimin me temë: Standarded ndërkombëtare mbi trajtimin e viktimave dhe parandalimin e riviktimizimit. Impakti psikologjik dhe shëndetësor tek viktimat. Në trajnim morën pjesë përkatësisht 10 dhe 19 pjesëmarrës.

STATISTIKAT E STRUKTURAVE LIGJ ZBATUESE :

a. Të dhëna statistikore nga Ministria e Drejtësisë:

- Të dhënat statistikore të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar :

Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, si strukturë e specializuar e Ministrisë së Drejtësisë, për bashkërendimin e punës në realizimin e procedurave të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar, gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2014, ka trajtuar këto praktika me objekt veprën penale të "Trafikim i qenieve njerëzore":

- 4 kërkesa për ndihmë juridike nga Jashtë (nga shtetet e tjera); - 7 kërkesa për ndihmë juridike për Jashtë (drejtuar shteteve te tjera);- 1 kërkesë ekstradimi për jashtë shtetit; - 3 kërkesa ekstradimi nga jashtë shtetit.

- Të dhënat statistikore nga gjykatat:

Gjatë vitit 2014, Gjykatat e Shkallës së Parë dhe Apelit kanë gjykuar dhe dënuar persona të akuzuar për përfshirjen në veprat penale të trafikimit të qenieve njerëzore, sipas të dhënave të mëposhtme:

Kodi Penal Dispozitivi Gjykatat e Shkallës së Parë

Gjykatat e Apelit

Të gjykuar

Të dënuar Të gjykuar

Të dënuar

Neni 110/a Trafikimi i personave të

rritur

6 6 3 3

Neni 128/b Trafikimi i të miturve

0 0 3 3

- Të dhëna statistikore nga Policia e Shtetit:

Page 12: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Gjate vitit 2014 nga Policia Kufitare dhe Migracionit janë identifikuar 3 Viktima te Mundshme te Trafikimit. Këto viktima janë femra dhe banore në zonat rurale të Fierit, Lezhës dhe Tropojës.Krahasuar me vitin 2013, rezulton të kemi të njëjtin numër, konkretisht 3 raste të identifikimit të Viktimave të Mundshme të Trafikimit. Të 3 këto raste janë identifikuar nga personeli i shërbimit të PKK-ve. Në 3 rastet Viktimat e Mundshme të Trafikimit janë evidentuar në hyrje të RSH, të ripranuar në kategorinë e shtetasve të deportuar. Rrugët e përdorura për kalimin e kufirit kane qene:

- Nëpërmjet kufirit tokësor: 1 rast PKK Qafë Prush: Shqipëri – Gjakovë / Kosovë: 1 rast PKK Hani i Hotit: Shqipëri – Mali i Zi – Serbi (Beograd)

- Nëpërmjet kufirit ajror: 1 rast: Aeroporti Rinas Tirane, Shqipëri – Slloveni - Itali.

- Nëpërmjet kufirit detar: Nuk ka pasur raste.

Shtetaset e identifikuara nga PKM janë larguar nga Shqipëria- Nëpërmjet kufirit tokësor: legalisht me pasaporte - Nëpërmjet kufirit ajror: legalisht me pasaporte- Nëpërmjet kufirit detar: nuk ka pasur

- Të dhëna statistikore nga Prokuroria e Përgjithshme :

Të dhënat statistikore të Prokurorisë për Krime të Rënda për vitin 2014, lidhur me veprat penale të trafikimit të qënieve njerëzore, nenet 1l0/a "Trafikimi i personave të rritur" dhe 128/b "Trafikimi i të miturve", të Kodit Penal, tregojnë se numri i procedimeve të regjistruara për veprën penale të trafikimit të personave të rritur është 35 dhe numri i të pandehurve dhe personave nën hetim të regjistruar është 10. Nga këto 12 procedime janë pushuar dhe 6 procedime me 10 të pandehur i janë dërguar gjyqit. Lidhur me trafikimin e të miturve për vitin 2014, numri i procedimeve të regjistruara është 4 dhe numri i të pandehurve dhe personave nën hetim të regjistruar është 3. Nuk është pushuar asnjë procedim, 4 procedime me 8 të pandehur i janë dërguar gjyqit. Në mënyrë të detajuar këto të dhëna paraqiten në tabelën më poshtë:

Nenet

Regjistruar

Procedime ardhur

me transferim

Procedime transferua

r

Pushuar

Dërguar gjyqit

Dënuar

Procedime

Të padënua

r dhe persona

nën hetim

Çështje

Padënuar

110/a 35 10 9 5 12 6 10 7128/b 4 3 2 2 0 4 8 1

Page 13: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

b. Të dhëna statistikore nga Gjykata e LartëII.

Nr. Viti 2014 Çështje të ardhura të reja gjatë

2014

Çështje të mbartura nga

v.2013

Informacion mbi çështjen

Çështje në pritje për gjykim

1 “Trafikimi i personave” neni 110/a KP

0 0 0 0

2 “Trafikimi i femrave” neni 114/b KP

3 5 Janë gjykuar 2 çështje.

Është vendosur

mos pranim rekursi për 3

çështje

Janë në pritje për gjykim 3

çështje

e. Të dhëna statistikore nga SHISH:

SHISH vijon të ketë si prioritet të punës së tij ndjekjen e fenomenit të trafikimit të personave dhe të emigracionit të paligjshëm. Gjatë periudhës janar - dhjetor 2014 ka vijuar grumbullimi i të dhënave, përpunimi i tyre dhe përgatitja e informacioneve për strukturat e Policisë së Shtetit dhe për shërbimet partnere të huaja. Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSH) i janë përcjellë:

- 4 (katër) informacione për emigracion të paligjshëm. - 4 (katër) informaciorie për trafik dhe shfrytëzim femrash për prostitucion.

Drejtorive të policive në qarqe, nga strukturat tona në Bazë, u janë përcjellë: - 34 (tridhjetë e katër) informacione për emigracion të paligjshëm (26 prej tyre për

strukturat e Policisë së Kufirit dhe Migracionit në qarqe); - 11 (njëmbëdhjetë) informacione për shfrytëzim femrash për qëllime prostitucioni

brenda vendit.

Mbështetur në informacionin e SHISH, strukturat e policisë kanë realizuar: - 27 (njëzetë e shtatë) operacione në kundërvënie të emigracionit të paligjshëm; - 7 (shtatë) operacione në kundërvënie të shfrytëzimit të femrave për prostitucion;

- 6 (gjashtë) operacione në kundërvënie të falsifikimit të dokumenteve zyrtare, veprimtari ne mbështetje të emigracionit klandestin.

Page 14: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

III. MBROJTJA DHE ASISTENCA NDAJ VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT

HYRJA

Një viktimë apo viktimë e mundshme trafikimi ka nevoja specifike të cilat sistemi i mbrojtjes sociale dhe shëndetësore duhet të jetë plotësisht i gatshëm për t’i adresuar në mënyrë të shpejtë dhe cilësore. Edhe pse përpjekje të vazhdueshme në këtë drejtim janë bërë në vite ky sistem ka mungesa të theksuara të cilat vështirësojnë riintegrimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit. Sigurisht që në vite ka raste suksesi ku persona të cilat kanë kaluar një eksperiencë të rënda trafikimi kanë triumfuar dhe kanë një jetë të shëndetshme sot, por një pjesë e madhe e këtyre personave ndeshen dita ditës me vështirësi dhe sfida të shumanshme. Njësia Antitrafik si një strukturë koordinuese dhe monitoruese konstaton se mundësitë për të bërë më shumë janë të mundshme dhe duhen shfrytëzuar. Gjatë vitit 2014 mbrojtja dhe asistenca e viktimave të trafikimit ka patur uljet dhe ngritje të theksuara. Gjatë vitit 2014 janë identifikuar, referuar dhe asistuar 125 viktima/viktima të mundshme trafikimi nga 95 në vitin 2013, prej të cilëve 63 të rritur, nga 52 vitin e kaluar dhe 62 fëmijë, nga 43 vitin e kaluar. Të dhënat e disagreguara si më poshtë:

Të d

hëna

t m

bi V

T/VM

T të

iden

tifik

uara

2014

StatusiVT VMT37 88

MoshaTë rritur Fëmijë

63 62Seksi

Meshkuj Femra17 108

KombësiaShqiptarë Të huaj

123 2

Në këtë fushë kemi synuar:

A. të bëjmë plotësisht funksional Mekanizmin Kombëtar të Referimit për Viktimat /Viktimat e Mundshme të Trafikimit;

b. të rrisim numrin e identifikimeve dhe referimeve të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit;

c. të përmirësojmë dhe shtojmë shërbimet në mbështetje të viktimave të trafikimit dhe Koalicionit Kombëtar të Strehëzave Antitrafik në mbrojtjen dhe asistencën e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit;

D. të rrisim mbrojtjen e viktimave të trafikimit apo viktimave të trafikimit dëshmitare;

FUNKSIONIMI I MKR-SË

Page 15: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Mekanizmi Kombëtar i Referimit për Viktimat/Viktimat e Mundshme të Trafikimit (MKR) është ngritur që prej vitit 2005, por funksionimi i tij ka patur sfida. Në vitin 2012, Njësia Antitrafik vlerësoi nevojën për rishikimin e Marrëveshjes1, e cila vendos në veprim strukturat të cilat realizojnë funksionimin e këtij Mekanizmi. Kjo iniciativë u mbështet dhe nga partnerët vendas dhe ata ndërkombëtarë. Pas një procesi të gjatë konsultimi u rishkrua dhe u rifirmos më qershor të vitit 2012 Marrëveshja e re. Me nënshkrimin e Marrëveshjes aktorët e përfshirë kanë njohur dhe kanë shprehur angazhimin për të përmbushur të gjitha detyrimet institucionale në procesin e identifikimit dhe referimit për ndihmë të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit. Identifikimi dhe referimi i rasteve të trafikimit janë dy hapat më kritikë të të gjithë procesit të dhënies së ndihmës për viktimat e trafikimit. Nëse këto dy procese nuk realizohen ashtu siç duhet ballafaqohemi me mos-identifikim të personave që kanë nevojë për ndihmë apo në refuzim të marrjes së ndihmës. Angazhimi institucional në këtë proces ka qenë më së shumti reaktiv.

Zyra e Koordinatorit Kombëtar ka vazhduar monitorimin dhe koordinimin e veprimtarisë së Mekanizmit Kombëtar të Referimit (MKR). Takimet me anëtarët e MKR-së, me Task Forcën për MKR dhe AP kanë qenë të shpeshta gjatë vitit 2014. Nëpërmjet raportimeve të ndryshme të aktorëve në këto takime Koordinatorja Kombëtare dhe Njësia Antitrafik vlerësojnë ecurinë e veprimtarisë së çdo institucioni të përfaqësuar në këto mekanizma. Në takimet e anëtarëve të MKR-së janë diskutuar problematikat e hasura në zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe adresimin e duhur të tyre me qëllim funksionimin e plotë dhe efikas të MKR-së. Qysh prej takimit të parë të Task Forcës për MKR2 në 11 nëntor 2013 janë mbajtur takime të tjera periodike (çdp tre muaj) ku është diskutuar mbi forcimin e AP-së, rolin më aktiv dhe rritjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë për aksesin e përmirësuar në shërbime të VT/VMT, ide mbi fushata të ndryshme ndërgjegjësuese, si dhe mbështetjen dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit. Shërbimet Sociale Shtetërore janë angazhuar të marrin më shumë përgjegjësi dhe të shtojnë proaktivitetitn në identifikimin dhe asistencën ndaj VT/VMT-ve.

Një strukturë thelbësore që vendos në lëvizje dinamikën operacionale të MKR është Autoriteti Përgjegjës për MKR-në. Të qenurit pjesë e AP-së kërkon angazhim, përgjegjshmëri dhe ndjeshmëri maksimale. Autoriteti Përgjegjës ka dhënë rezultate gjatë vitit 2014, përveç monitorimit të veprimeve të identifikimit dhe referimit të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit në strukturat bazë të PSV, AP ka arritur në zgjidhjen e shumë rasteve të trafikimit. Njësia Antitrafik hartoi draft udhëzimin e përbashkët për ngritjen dhe funksionimin e Autoritetit Përgjegjës, i cili u nënshkrua në korrik 2014 nga titullarët përkatës të agjencive anëtare të AP-së. Risi e këtij Udhëzimi ndër të tjera është edhe përfshirja si anëtar i AP e KKSAT-së për një identifikimin dhe referim të përmirësuar të rasteve të viktimave/viktimave të mundshme tët trafikimit. Ky udhëzim së bashku me rregulloren e funksionimit të AP-së do të bëjë të mundur që Autoriteti Përgjegjës të funksionojë mbi një frymë dhe dinamikë të mirë-përcaktuar dhe në përputhje me nevojat e kohës.

1 Marrëveshja e Bashkëpunimit për Funksionimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Viktimat/Viktimat e Mundshme të Trafikimit të Personave2 Task Forca është grupi teknik i MKR-së

Page 16: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

IDENTIFIKMI DHE REFERIMI I VIKTIMAVE/VIKTIMAVE TË MUNDSHME TË TRAFIKIMIT

Ashtu siç theksohet dhe më lart identifikimi dhe referimi janë procese mjaft të rëndësishme në tërë zinxhirin e veprimeve që agjencitë shtetërore apo joshtetërore kryejnë në funksion të mbrojtjes, asistencës dhe riintegrimit të viktimave të trafikimit. Për të qartësuar hapat që duhen ndjekur për realizmin e suksesshëm të këtyre dy proceseve ngushtësisht të lidhura, Njësia Antitrafik në bashkëpunim me IOM një partner i rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve identifikuese dhe referuese, hartuan në vitin 2011 procedurat standarde të veprimit për identifikimin dhe referimin e viktimave të trafikimit (PSV). Procedurat u hartuan me qëllim rritjen e përmirësuar të identifikimit, referimit dhe asistencës ndaj viktimave duke ndikuar edhe në përmirësimin e komunikimit, partneritetit dhe zhdërvjelltësinë e veprimeve mes anëtarëve të MKR-së. Identifikimi dhe referimi i viktimave/viktima të mundshme të trafikimit është një proces që kërkon një përkujdes të veçantë, një njohje të mirë të psikologjisë së viktimës, dhe një komunikim të kujdesshëm. Gjatë periudhës së raportimit janë konstatuar raste kur policia, pa praninë e punonjësit Social të Zyrave Rajonale të Shërbimeve Sociale ka bërë vlerësimin e viktimës, gjë që bie ndesh me Procedurat Standarde të Veprimit për Identifikimin dhe Referimin e Viktimave dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit miratuar me VKM nr. 582, datë 27.07.2011. Gjithashtu janë evidentuar raste kur gjatë intervistimit nga ana e strukturës së policisë i jepet prioritet prej kontaktit të parë me viktimën kallëzimit të trafikantit. Ka patur raste ku ka munguar vlerësimi i kujdesshëm dhe personi i intervistuar nuk është klasifikuar si VT apo VMT e pas një vlerësimi të dytë më të vëmendshëm personi plotësisht ka përmbushur treguesit për t’u klasifikuar si i tillë.

Për të lehtësuar kuptimin dhe zbatimin e proceduarve Njësia Antitrafik në bashkëpunim me IOM hartuan broshura, të cilat përmbajnë informacion të thjeshtëzuar mbi zbatimin e PSV-ve për aktorët përgjegjës të këtij procesi: policinë antitrafik, policinë kufitare dhe të migracionit, sektorin për të miturit, shërbimet sociale shtetërore, shëndetin publik, agjencitë arsimore, ISHP, dhe zyrat konsullore. Bazuar mbi këto broshura janë zhvilluar trajnime/workshop-e mbi zbatimin e Procedurave Standarde të Veprimit. Të pranishmëve iu kërkua zbatimi me rigorozitet i PSV-ve, si në identifikim, ashtu edhe në referimin e viktimave të mundshme të trafikimit.

Gjithashtu, Njësia Antitrafik në vazhdimësi në bashkëpunim me partnerët e saj kanë realizuar trajnimeve mbi rritjen e kapaciteteve identifikuese, trajnimet konsistuan në informimin e personelit policor, social, shëndetësor, inspektues dhe arsimor. ICITAP, OPDAT, PAMECA, IOM, OSBE, TdH, Save the Children, etj. kanë mbështetur vazhdimisht Zyrën e Koordinatorit Kombëtar me ngritje kapacitetesh, trajnime, ekspertizë për përmirësime ligjore etj.

Njësia Antitrafik dhe partnerët e saj kanë trajnuar mbi 250 persona mbi zbatimin e PSV-ve. Trajnimet kanë qenë të shtrira në të gjithë vendin. Një rëndësi të veçantë gjatë vitit 2014 për Njësinë Antitrafik ka marrë fuqizimi dhe kuptimi i procesit të identifikimit nga strukturat të cilat kanë për detyrë të kryejnë identifikimet fillestare si inspektorati i punës, shërbimet shëndetësore dhe strukturat e arsimit. Burimet fillestare identifikuese deri më sot kanë qenë: Policia e Shtetit, Shërbimi Social Shtetëror, qendrat, Prokuroria e Krimeve të Rënda, OJF, familja. Ka një mungesë të identifikimeve nga IShPShSh, strukturat arsimore

Page 17: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

apo shëndetësore, deri më sot këto struktura nuk kanë kryer asnjë identifikim të një viktime të mundshme të trafikimit. Në 2014 janë kryer trajnime me punonjës të shërbimit shëndetësor në qytetin e Shkodrës (prill), Tiranës (tetor) dhe Vlorës. Në korrik të vitit 2014 janë zhvilluar trajnime me punonjës të Inspektoratit të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po në qytetin e Vlorës në bashkëpunim me IOM me inspektorët e Drejtorive Rajonale të ISHPSHSH-së me qëllim rritjen e kapaciteteve për çështjet e punës së detyruar. Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në bashkëpunim me OSBE kanë hartuar treguesit e punës së detyruar dhe një format intervistimi për punëmarrësit me qëllim identifikimin e rasteve të trafikimit dhe shfrytëzimit për punë si dhe punën e detyruar. Ndërsa në bashkëpunim me IOM, Njësia Antitrafik organizoi më datë 22 janar dhe 12 shtator trajnime ndërgjegjësuese me operatorë turistikë mbi identifikimin fillestar të trafikimit të personave sipas PSV-ve, treguesit parësorë të trafikimit, si dhe Kodin e Etikës në Turizëm. Qëllimi i këtyre trajnimeve krahas njohjes me legjislacionin, strukturat dhe dokumentet strategjikë kundër trafikimit të personave, ishte edhe përfshirja më aktive e biznesit në parandalimin e trafikimit nëpërmjet identifikimit të hershëm dhe referimit për ndihmë tek shërbimet të viktimave të trafikimit.

Kemi konstatuar se pas kryerjes së trajnimeve ka patur zbatim korrekt të PSV-ve. Njësia Antitrafik ka kërkuar që PSV-të të jenë gjithmonë pjesë e trajnimit orientues për personelin e ri. Në këto trajnime rëndësi i jepet komunikimit me viktimën, i cili duhet të ofrojë siguri, informacion mbi të drejtat dhe mundësitë për ndihmë për viktimat e identifikuara. Nga përfaqësuesi i policisë gjatë intervistimit të viktimës kërkohet që garantimi i sigurisë për mbrojtje dhe vendosja e besimit tek viktima mos jenë në funksion të marrjes së kallëzimit. Ndërsa nga shërbimet sociale kërkohet një rol më aktiv dhe shpjegim i hollësishëm i formave të ndihmës. Procesi i intervistimit në vetvete duhet të jetë sa më informues, i shkurtër dhe i ndjeshëm ndaj gjendjes së veçantë në të cilën është viktima. Monitorimi i zbatimit të PSV është një detyrë që Njësia Antitrafik së bashku me AP e vlerësojnë si kyçe për sigurimin e zbatimit korrekt të procedurave.

Gjithashtu, Njësia Antitrafik vlerëson komunitetin si një aset të rëndësishëm në identifikimin e rasteve të trafikimit dhe për këtë arsye që prej muajit qershor të 2014 ai tashmë me anë të teknologjisë celulare merr pjesë në identifikimin dhe referimin e rasteve të trafikimit përmes Linjës kombëtare 116 006 dhe Aplikacioni “Raporto! Shpëto!”. Linja Kombëtare është e aksesueshme nga çdo telefon fiks apo celular dhe ofrohet falas në shërbim të publikut për të denoncuar rastet e dyshuara të trafikimit. Ndërsa, aplikacioni “Raporto! Shpëto!” mund të shkarkohet falas nga Google Play Store dhe është i përdorshëm në telefonat Android. Që prej prezantimit të linjës 116 006 dhe aplikacionit “Raporto! Shpëto!” janë dërguar mbi 575 thirrje dhe 304 sms drejt kompanisë Vodafone Albania, 40 thirrje dhe 23 sms nga PLUS, 150 thirrje dhe 73 sms nga AMC. Tek salla operative në DPPSH janë dërguar 39 thirrje; Përpara vendosjes së kësaj linje, Linja e mëparshme Kombëtar kundër Trafikimit të Personave 0800 12 12 nuk arriti të përmbushte qëllimin e saj edhe për faktin se mund të aksesohej vetëm nëpërmjet numrave fiks.

Page 18: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Identifikimi brenda vendit

Për të adresuar problematikën e fëmijëve në situatë rrugë Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me ZKKA/Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe me institucionet përgjegjëse qendrore, vendore, Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe disa organizata që merren drejtpërsëdrejti me çështjen e fëmijëve të rrugës duke ofruar shërbime për këtë target-grup kanë hartuar dhe po zbatojnë nismën “Ndihmë për Familjet dhe Fëmijët në situatë rruge”.

Nisma ka filluar të zbatohet në Tiranë, nën koordinimin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Shërbimit Social Shtetëror që prej muajit maj 2014. Kjo iniciativë ka për qëllim të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, shfrytëzimit dhe neglizhimit, nëpërmjet një qasjeje të plotë, të integruar dhe një ndërhyrjeje të koordinuar ndërsektoriale për mbrojtjen e fëmijëve dhe fuqizimin e familjeve të tyre.

Gjatë 2014 janë mbajtur takime të rregullta me pjesëmarrje nga ZKKA, shërbimi social, policia, Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe aktorë të tjerë aktiv në këtë fushë për të vlerësuar zbatimin e masave dhe problemet e hasura gjatë punës në terren nga grupet e lëvizshme. Bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit nënshkruar mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme “Për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge dhe Planin e Veprimit “Ndihmë për Familjet dhe Fëmijët në situatë rruge” për koordinimin e institucioneve në kuadër të nismës është ngritur Task-Forca në ndihmë të fëmijëve dhe familjeve në situatë rruge. Në këtë Task-Forcë bëjnë pjesë përfaqësues nga: AShMDF, SHSSH, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Drejtoria Arsimore Rajonale, Bashkia Tiranë dhe disa OJF si mbështetëse me asistencë teknike dhe në disa raste dhe përmes punës së përbashkët për asistimin e rasteve. Gjatë 2014 janë mbajtur katër mbledhje të Task-Forcës ku janë propozuar rrugëzgjidhje institucionale për situatat dhe problematikat që vijnë nga terreni. Disa nga problemet e adresuara kanë gjetur zgjidhje falë bashkëpunimit, disa të tjera mbeten sfida të vazhdueshme. Në takimet e Task -Forcës është nënvizuar si i rëndësishëm bashkërendimi i punës ndërmjet autoriteteve shtetërore qendrore dhe vendore  në luftën për mbrojtjen e fëmijëve dhe parandalimin  e trafikimit të tyre. Konkretisht duke u ndalur në bashkëpunimin mes sekretariatit të Task-Forcës dhe Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave në referimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, dhe fëmijëve viktima të mundshme të trafikimit.

Deri tani janë identifikuar dhe ka filluar puna me 78 familje dhe 161 fëmijë dhe nga këta 63 fëmijë nuk janë më në situatë rruge. Është hartuar Udhëzuesi Procedurial për punën në rrugë. Është planifikuar që gjatë 2015 të shtrihet nisma në 3 njësi të tjera vendore. Në kuadër të shtrirjes së Planit të Veprimit në rajone të tjera, duke u ndalur në mënyrë të detajuar tek mënyra e funksionimit të modelit të nismës për Tiranën dhe rezultatet e deritanishme Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, kanë organizuar në tre qarqe (Durrës, Fier dhe Elbasan) trajnimin me temë “Fëmijët në situatë rruge, Identifikimi rasteve të trafikimit të

Page 19: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

brendshëm të tyre. Sfidat dhe zgjidhjet”. Janë trajnuar 62 persona në të tre qarqet nga: NJMF-të e qarqeve përkatëse, NJDF, Shërbimi Social Shtetëror Rajonal, Shërbimi Social i Bashkisë , përfaqësues nga policia e qarkut, nga Seksioni për Trafikun e Paligjshëm dhe Sektori për të Miturit dhe Dhunën në Familje, përfaqësues nga qendrat pritëse dhe riintegruese për viktimat dhe viktimat e mundshme të trafikimit dhe nga organizata, OJF dhe qendra që ofrojnë shërbime për fëmijët.

Koordinatori Kombëtar Antitrafik me qëllim adresimin e situatës së trafikimit brenda vendit dhe goditjes së fenomenit në mënyrë shumëdimensionale, bëri të mundur hartimin e një marrëveshjeje të përbashkët mes Drejtorisë së Policisë, Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe ZKKA-së. Për të formalizuar bashkëpunimin e ISHPSHSH dhe Policisë në 21 tetor 2014 Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Shtetit dhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore firmosën një memorandum bashkëpunimi për identifikimin e rasteve të punës dhe trafikimit me qëllim shfrytëzimin e punës së të tjerëve. Sipas përcaktimeve të këtij memorandumi do të ketë një veprim të njëkohshëm të Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit të Punës në mjediset e punës apo në rastet kur ka informacion për shfrytëzim për punë për të parandaluar çdo rast të mundshëm trafikimi. Memorandumi mori mbështetjen e zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë. Më datë 22 dhjetor, 2014 Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Personave dhe Prezenca e OSBE-se në Shqipëri zhvilluan takimin konsultues për zbatimin e memorandumit të bashkëpunimit për inspektimin e punës së detyruar, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të Njësisë Antitrafik, Inspektoratit Shtetëror të Punës, strukturave të Policisë, nga sektori për trafikun e paligjshëm dhe departamenti i kufirit dhe migracionit për të diskutuar mbi planin e përbashkët të punës për identifikimin e rasteve të mundshme të shfrytëzimit, për ngritjen e Grupit Qendror dhe grupeve rajonale të punës për zbatimin e Marrëveshjes.

Gjatë vitit 2014 në zbatim të Procedurave Standarde Operative për kryerjen e intervistës formale janë asistuar nga 12 Zyrat Rajonale të Shërbimeve Sociale gjithsej 84 raste nga 36 raste vitin e shkuar, nga këto 30 viktima trafikimi dhe 54 viktima të mundshme trafikimi, të ndara më poshtë sipas qarqeve:

Qarku Nr. i VT ident.&asist Nr. i VMT ident. & asistuara Nr. TotalTiranë 5 4 9Durrësi 5 10 15Elbasani 5 10 15Korça - 6 6Fieri - 3 3Vlora 2 6 8Berati 1 - 1Gjirokastra

- - -

Lezha 2 4 6Dibra - 2 2Shkodra 5 1 6Kukësi 5 8 13TOTAL 30 54 84

Page 20: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Në zbatim të PSV-ve, punonjësit socialë të zyrave rajonale në bashkëpunim me administratorët shoqërorë dhe subjektet jo-publike që ofrojnë shërbime sociale integruese (në familje) duhet të fokusohen më shumë në mbështetjen e rasteve pas kthimit të tyre në familje ose pas daljes së tyre nga institucionet e përkujdesit social rezidencial.

Njësitë lëvizëse (Mobile Units) një risi që duhet mbështetur në vazhdimësi

Për të rritur numrin e identifikimeve fillestare të viktimave të trafikimit dhe rritjes së aksesit në shërbime, IOM në bashkëpunim me NJAT, Policinë e Shtetit dhe tre qendrat jopublike për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit kanë ngritur 3 Njësi Lëvizëse me dy punonjës socialë secila, në qarqet Tiranë, Elbasan dhe Vlorë. Ky projekt filloi në qershor 2013 dhe do të vazhdoi edhe gjatë vitit 2014. Target grupet në Elbasan ishin pjesëtarët e komunitetit Rom dhe Egjiptian, në Tiranë familjet në asistencë ekonomike dhe familjet me një kryefamiljar në zona si Bathore, Rruga Jordan Misja, Bregu i Lumit, Laprakë, ndërsa në Vlorë familjet e varfra dhe femrat dhe fëmijët viktima të dhunës. Në janar 2014 u finalizua Metodologjia e Punës dhe Funksionimit të Njësive Lëvizëse. Këto njësi kanë mbajtur takime të rregullta ku kanë sjellë edhe raste të identifikimit të viktimave të mundshme të trafikimit. Që prej krijimit të tyre deri janë identifikuar gjithsej 94 viktima të mundshme të trafikimit nga të cilët 40 janë të rritur dhe 54 të mitur. Viktimat janë trafikuar kryesisht për shfrytëzim seksual, punë të detyruar dhe lypje.

Ekipet e Njësive Lëvizëse kanë kontaktuar drejtpërdrejt me personat, kanë ndërmjetësuar me shërbime të ndryshme dhe kanë vlerësuar nëpërmjet treguesve të mundshëm rastet në rrezik trafikimi dhe shfrytëzimi. Gjithashtu ato ndërmjetësuan për marrjen e shërbimeve të ndryshme si: regjistrim tek Zyrat e Punës, regjistrim për kurse profesionale tek Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional, ndërmjetësim me organizatat që ofrojnë shërbime komunitare me të cilat bashkëpunojnë, informacion në lidhje me shërbimet mjekësore dhe të asistencës sociale. Aktivitete të tjera që Njësia Lëvizëse ka ndërmarrë janë organizimi i fokus grupeve duke diskutuar tema lidhur me trafikimin dhe shfrytëzimin e personave, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe identifikimit të viktimave të mundshme të trafikimit.

Identifikimi në kufi

Gjatë vitit 2014 nga Policia Kufitare dhe Migracionit janë identifikuar 3 Viktima të Mundshme të Trafikimit. Të gjitha viktimat kanë qenë femra dhe banore në zonat rurale të Fierit, Lezhës dhe Tropojës. Mosha e tyre varjon nga 19-23 vjeç. Në përgjithësi kanë pranuar vetë që të trajtohen si VMT. Të 3 këto raste janë identifikuar nga personeli i shërbimit të PKK-ve. Në 3 rastet Viktimat e Mundshme të Trafikimit janë evidentuar në hyrje të RSH, të ripranuar në kategorinë e shtetasve të deportuar. Për intervistën formale të gjitha rastet e identifikuara i kanë kaluar Sektorit Kundër Trafikut të Paligjshëm, të cilët vazhdojnë procedurat ligjore.

Page 21: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Për të realizuar misionin e saj Policia Kufitare dhe e Migracionit është përqendruar në rifreskimin e njohurive të personelit të Policisë Kufitare dhe Migracionit me Planin e Veprimit për Luftën kundër Trafikimit në Njerëz, miratuar me VKM 814, datë 26.11.2014. Trajnimi i vazhdueshëm i PKM, i cili është fokusuar në zbatimin e Procedurave Standarde të Veprimit për Identifikimin dhe Referimin e Viktimave të Trafikimit dhe në modelet më të përparuara të BE për identifikimin e trafikimit të qenieve njerëzore, ka synuar në njohjen dhe respektimin e procedurave të brendshme të PKM në identifikimin e Viktimave të Mundshme, evidentimin e tyre në sistemin TIMS, përvetësimin e metodave të intervistimit dhe detajet ku duhet të fokusohet punonjësi i PKM gjatë këtij intervistimi, njohjen e punonjesve të PKM me Projekt-Manualin Praktik për punonjesin e PKM, i cili përmban udhëzime se si duhet të veprojë punonjësi i PKM për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit në kufi si dhe njohjen e dokumentacionit dhe mënyra e përpilimit të tij nga punonjësi i PKM për identifikimin e VMT, shqiptare/të huaja, të mitur/të rritur, deklarata e përkthyesit për konfidencialitetin e intervistës dhe kerkesa për nderhyrje të menjëherëshme të SLKTP.

Në çdo DRKM, aktualisht janë shpërndarë një numër i konsiderushëm broshurash “Udhëzues për Zbatimin e Procedurave Standarde të Veprimit për Identifikimin dhe Referimin e Viktimave të Trafikimit dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit”. Gjithashtu ne rruge elektronike çdo PKK-je i është derguar Projekt-Manualin Praktik për punonjesin e PKM dhe dy formularët që duhet të plotësojë PKM gjatë Identifikimit Fillestar. Janë bërë përmirësime në Kapitullin Nr. IX të Procedurave Standarde të Punës së PKM me titull “Procedura për intervistimin e shtetasve qe kapen ne tentative për kalim ilegal të kufirit, që kthehen nga policitë e vendet e tjera ose që kalojnë legalisht nëpërmjet PKK-ve”.

Gjithashtu bazuar në Planin e Veprimit janë lënë detyra të qarta për strukturat vartëse të PKM për respektimin e dinjitetit njerëzor dhe intervistimin e femrave dhe fëmijëve të pashoqëruar gjatë daljes nga RSH në PKK; intervistimin e shtetasve të kthyer duke mbajtur parasysh treguesit parësor dhe dytësorë të identifikimit paraprak të viktimave të mundshme të trafikimit, si dhe intervistimit dhe identifikimit të viktimave të mundshme të trafikimit që shfrytëzohen për punë informate. Një vëmendje e veçantë iu është kushtuar shtetasve që kapen në tentative për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe të miturve të pashoqëruar ose të shoqëruar me persona të cilët nuk janë prindërit ose kujdestarët ligjorë të tyre. Janë përmirësuar kushtet për akomodim dhe intervistim në PKK dhe Stacionet e PKM ku ka ambiente për akomodimin dhe intervistimin e shtetasve.

Rrugët e përdorura për kalimin e kufirit nga viktimat e identifikuara, kanë qenë: Nga PKK Qafë Prush nëpërmjet kufirit tokësor Shqipëri – Gjakovë / Kosovë,

legalisht me pasaportë Nga PKK Hani i Hotit nëpërmjet kufirit tokësor Shqipëri – Mali i Zi – Serbi

(Beograd), legalisht me pasaportë Nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë nëpërmjet kufirit ajror

Shqipëri – Slloveni – Itali, legalisht me pasaportë

KTHIMI I ASISTUAR I VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT APO VIKTIMAVE TË MUNDSHME

Page 22: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Organizata “Të ndryshëm & të Barabartë” ka bashkëpunuar me tre organizata jashtë Shqipërisë, 1 në Angli dhe 2 në Gjermani, për kthimin, mbështetjen dhe ofrimin e asistencës në vendin e origjinës për dy raste që me informacionin e dërguar nga organizatat respektive rezultonin të shfrytëzuara apo viktima të mundshme të trafikimit. Organizata e parë është “Sisters of our Lady of Charity Redcote Convent” në Angli dhe organizata tjetër, e cila referoi 2 raste është “SOLWODI” organizatë në Gjermani. Të tri rastet janë mbështetur në familje dhe kanë marrë të gjithë ndihmën për të cilën kanë patur nevojë.

D&E ka vazhduar gjithashtu bashkëpunimin me organizatën “SICAR cat Serveis” në Spanjë, ku po asistohet një tjetër vajzë shqiptare, viktimë trafikimi e shfrytëzuar për qëllime seksuale, e cila kërkonte të lidhej me fëmijët e saj që jetonin në Tiranë dhe të bëhej një vlerësim për ta pasi ajo mendonte se fëmijët shfrytëzoheshin për lypje.

Për kthimin dhe asistimin e rasteve është bashkëpunuar me anëtaret e Autoritetit Përgjegjës duke u informuar që në fillim, përpara kthimit të shtetaseve nga Gjermania dhe Anglia. Për pritjen e rasteve (të kthyera me avion në aeroportin e Rinasit) u angazhuan strukturat përgjegjëse si specialistë të Seksionit kundër Trafikut të Paligjshëm Tiranë, punonjësit socialë të Zyrës Rajonale të Shërbimit Social Tiranë, si dhe përfaqësuesi i D&E.

Gjatë vitit 2014 dy raste të huaja, përfituese të programit të D&E të akomoduara në strehëz janë mbështetur për kthimin e tyre në vendin e origjinës. Për të dyja rastet është bashkëpunuar me IOM për sigurimin e dokumentave të nevojshme për udhëtimin e tyre, krijimin e lehtësirave dhe mbështetjen e tyre gjatë udhëtimit sidomos në vendet tranzit si dhe mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit. Përveç kësaj IOM ka akorduar dhe një grant për të dyja rastet me qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e tyre në vendin e origjinës sipas një plani paraprak të bërë me përfitueset. Për kthimin e të dyja rasteve është bashkëpunuar me Autoritetin Përgjegjës.

MBROJTJA E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT APO VIKTIMAVE TË MUNDSHME TË TRAFIKIMIT

Edhe pse ndihet një përmirësim i qasjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve ndaj viktimave të trafikimit qendrat ende raportojnë raste të viktimave që janë hetuar dhe ndjekur penalisht për vepra të paligjshme që vinin si pasojë e drejtpërdrejtë e trafikimit. Mos-ndëshkueshmëria e viktimës është trajtuar në mënyrë të vazhdueshme në çdo tavolinë të rrumbullakët apo trajnim të organizuar me pjesëmarrje të aktorëve të zbatimit të ligjit. Kjo temë u diskutua edhe gjatë trajnimit të datës 8 shkurt, 5 dhe 12 prill 2014, trajnim i organizuar nga Shkolla e Magjistraturës me pjesëmarrje të oficerëve të policë gjyqësore, prokurorëve dhe gjyqtarëve. Gjatë trajnimit, trajnuesit u njohën specifikisht me nenet e reja të shtuara në Kodin Penal (përfshirë dhe nenin specifik mbi mos-ndëshkueshmërinë neni 52/a). Për më tepër, kjo është një nga çështjet e ngritura në mbledhjen e MKR-së dhe Task Forcës më 15 janar 2015. Mos-ndëshkueshmëria e viktimave të trafikimit është theksuar nga KK në mbledhjet mujore të organizuara me sektorët antitrafik dhe prokurorët.

Page 23: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

MBËSHTETJA ME SHËRBIME NDAJ VIKTIMAVE/VIKTIMAVE TË MUNDSHME TË TRAFIKIMIT

Viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit kanë nevojë për shërbime multi-disiplinare. Edhe pse ekziston vullneti institucional për të siguruar një rritje domethënëse si në llojet e shërbimeve dhe në cilësinë e tyre, ende sot viktimat /viktimat e mundshme të trafikimit nuk kanë shërbime të garantuara dhe qaje të thjeshtëzuar tek to.

Është e nevojshme që kategoria e viktimave të mundshme të trafikimit të kuptohet si një kategori që meriton të njëjtat shërbime si viktimat e trafikimit , por kjo është kuptuar vetëm pjesërisht. Gjithashtu kemi sugjeruar të hartohet një plan konkret i shkruar për mbështetjen financiare të qendrave që ofrojnë shërbime për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit nga MMSR.

Gjithashtu, në vijimësi qendrat kanë hasur vështirësi në trajtimin e rasteve të viktimave që shfaqin probleme të shëndetit mendor. Strehëzat nuk kanë staf mjekësor të kualifikuar për trajtimin 24 orë të këtyre rasteve. Për të zgjidhur jo vetëm këtë vështirësi, por edhe për t’u garantuar viktimave të trafikimit një shërbim të munguar, falë një amendimi me Ligjin nr. 141/2014, datë 23 tetor 2014 në Ligjin Nr. 10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, TË NDRYSHUAR është bërë i mundur mbulimi i detyrueshëm i sigurimit shëndetësor për viktimat e trafikimit si kategori ekonomikisht joaktivë. Pagesa e kontributeve për viktimat e trafikimit do të mbulohet nga Buxheti i Shtetit.

MBËSHTETJA FINANCIARE SHTETËRORE PËR QENDRAT JOPUBLIKE

Në vazhdimësi të realizimit të objektivit kryesor për ndihmën dhe shërbimet shoqërore ndaj viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, për vitin 2014 Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka realizuar mbështetjen financiare në shumën prej 22 749 000 lekë.

Për vitin 2014 në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit janë alokuar/realizuar 19 770 000 lekë nga buxheti i shtetit, programi i mbrojtjes sociale, ndërsa për operatorët socialë “Vatra”, “Të ndryshëm dhe të Barabartë” dhe “Tjetër Vizion” është alokuar fondi (ushqim) prej 2 079 000 lekë.

Për vitin 2015 në Programin e Përkujdesit Social është çelur fondi prej 2 555 000 lekë për periudhën 2014-2015 fond (ushqim) për operatorët jo publik (Tjetër Vizion, Të Ndryshëm dhe Të Barabartë dhe Vatra) në Bashkinë Vlorë, Elbasan dhe Njësia Bashkiake Nr 7. Krahasimisht me vitin 2014, në vitin 2015 për QKPVT janë çelur 2 000 000 lekë më shumë, me fondin prej 21 400 000 lekë dhe fondin për Ndihmën Ekonomike në shumën prej 1 008 080 lekë për 28 përfituese.

Në këtë fond përfshihen zërat:

Menaxhimi dhe administrimi i Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit,

Page 24: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Masa e Ndihmës Ekonomike për Viktimat e Trafikimit që dalin nga institucioni, si dhe Fondi për ushqim për ofruesit e shërbimeve të përkujdesit shoqëror. (Shoqata “Të

Ndryshëm dhe Të Barabartë”, Shoqata “Tjetër Vizion”, Shoqata” Vatra - Vlorë”).

Për t’i ardhur në ndihmë njërës prej strehëzave e cila gjendej në vështirësi financiare, gjatë muajit dhjetor 2015, MMSR mundësoi një donacion në vlerën 100 000 lekë (të reja) për qendrën “Tjetër Vizion” nga një kompani private. Ky donacion do mundësojë vazhdimësinë e shërbimeve në këtë qendër në veçanti për fëmijët në situatë rruge dhe viktima të mundshme trafikimi.

MBËSHTETJA FINANCIARE JO-SHTETËRORE PËR QENDRAT JOPUBLIKE

“Të ndryshëm dhe të barabartë” , “Vatra” dhe “Tjetër Vizion” të gjitha aktivitetet i kanë realizuar në kuadër të zbatimit të një sërë projektesh të financuara nga donatorë të ndryshëm si: USAID/IOM; JTIP/IOM; King Baudouin Foundation; Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze; UNODC; UN.GIFT; Ambasada Amerikane në Tiranë; Mary Ward Loreto; TWIG; MIVA Hollande, Swiss Contact, Departamenti Amerikan i Shtetit , IOM (me fonde të Departamentit Amerikan të Shtetit.), The Sigrid Rausing TRUST, Londër, Kvinna Till Kvinna, Suedi, King Baoudin Foundation, Belgjikë, Fondacioni SOROS, Shqipëri, UN Voluntary TRUST FUND. SWISS CONTACT & KBF.

SHËRBIMET PËR VIKTIMAT/VIKTIMAT E MUNDSHME TË TRAFIKIMIT

Akomodim

Qendrat ofrojnë ambiente akomodimi sipas standardeve të miratuar. Për çdo rast që pranohet në qendër përfituesit informohen mbi të drejtat, mundësitë dhe detyrimet që kanë.

Asistenca ligjore:

Viktimat e trafikimit përfitojnë përfaqësim ligjor nga shteti në rast të përfshirjes së tyre në procese ligjore, por viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit e kanë të nevojshme konsultimin dhe orientimin ligjor edhe në rast të mospërfshirjes në procese gjyqësore dhe këto konsultime aktualisht kryhen nga avokatët e qendrave apo shërbimeve ligjore të organizatave të shoqërisë civile.

Një hap pozitiv ishte ulja e tarifave të pagesave në gjykatë për viktimat e trafikimit /viktimat e mundshme, bazuar në udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave nr. 5668, datë 20.11.2013, i cili reduktoi në mënyrë të ndjeshme këto tarifa. Publiku i gjerë që përballohet me tarifa gjyqësore përfiton nga ky Udhëzim i përbashkët, i cili

Page 25: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

përfshin dhe viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit. Koordinatorja Kombëtare ka lobuar për këtë rezultat në çdo takim që ajo ka patur me aktorët e përshirë.

Në maj të vitit 2013, në kuadër të rritjes së qasjes në drejtësi për viktimat e dhunës në familje dhe viktimat e trafikimit ligji nr. 10039 datë 22.12.2008 "Për ndihmën juridike" pësoi disa shtesa dhe ndryshime të rëndësishme me ligjin nr. 143/2013. Sipas nenit 4 të ligjit nr. 143/2013, personat që duan të mbrojnë të drejtat e tyre, por që nuk kanë mundësi financiare për të mbuluar shpenzimet e nevojshme për shërbimet gjyqësore, me anë të parashtrimit të një kërkese për ndihmë juridike, nëse janë viktimë e trafikimit të personave, mund të përfitojnë ndihmë ligjore falas. Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike ka miratuar aktet nënligjore, të cilat ofrojnë një rregullore më të detajuar në lidhje me prioritetet në lidhje me ofrimin e ndihmës juridike shtetërore. Në vijim të këtyre ndryshimeve, në 7 tetor 2014, me ligjin nr. 77/2014 nënpika c/ii e pikës 1 të nenit 6, përcakton viktimat e trafikimit si kategori që ka të drejtën për të përfituar ndihmë juridike.

Por konstatojmë se ky grup nuk ka trajtim të veçantë në raport me asistencën ligjore. Agjencitë shtetërore nuk kanë kapacitetet e duhura dhe të specializuara njerëzore për të ofruar këtë shërbim për viktimat e trafikimit, për pasojë ende sot pavarësisht se kuadri ligjor ekziston, ky shërbim ofrohet nga klinikat ligjore të organizatave të shoqërisë civile.

“Vatra” raporton se shërbimi ligjor është ofruar nga avokatja e Qendrës dhe ka konsistuar në këshillime individuale dhe në grup, ashtu si edhe në asistencën në institucione të tilla si: Polici, Prokurori, Gjykatë, Zyrën Qendrore të Gjendjes Civile Tiranë si dhe Zyrat Rajonale të Gjendjes Civile në rrethe , etj., sipas nevojave dhe problemeve ligjore të përfitueseve.

Gjatë periudhës së raportimit janë këshilluar ligjërisht 13 përfituese (10 raste të reja dhe 3 të mbartura nga viti 2013) në çështje ligjore të tilla si: denoncim ndaj trafikantit, zgjidhje martese, regjistrim i fëmijëve në Gjendjen Civile, vendosja nën kujdestari, ndryshim i ushtrimit të përgjegjësisë prindërore, ndryshim mbiemri, etj. Nga 13 përfituese të asistuara, 3 prej tyre kanë qenë viktima dhune, të cilat kanë marrë shërbim ligjor për pajisjen me Urdhër të Menjëhershëm Mbrojtje (3 UMM) dhe Urdhër Mbrojtje (2 UM) dhe 1 viktimë e mundshme trafikimi, krahas këshillimit për denoncimin e trafikantit dhe procedurat në prokurori e gjykatë, është asistuar edhe për marrjen e UMM dhe UM.

Përfitueset, të cilat kanë denoncuar trafikantin janë shoqëruar në Polici, Prokurori për deklarime apo dëshmi, si dhe janë mbështetur gjatë procesit të pajisjes me mjete identifikimi si certifikata lindjeje dhe karta identiteti. Në këtë kuadër janë pajisur me mjete identifikimi 13 përfituese dhe 6 fëmijë. Gjithashtu, për 1 përfituese e cila kishte statusin e jetimit, është bashkëpunuar me Zyrën e Ndihmës Ekonomike Levan (Fier) në mënyrë që t’i alokohej ndihma ekonomike.

Me përfitueset në Strehëz janë zhvilluar edhe seanca në grup ku janë trajtuar çështje të tilla si: legjislacioni shqiptar në mbrojtje të viktimave të trafikimit / të mundshme për t’u trafikuar, të drejtat themelore të njeriut, legjislacioni mbi barazinë gjinore, procedurat për marrjen e Urdhrave të Mbrojtjes, dhuna në familje si vepër penale, kuadri ligjor në mbrojtje të fëmijëve të viktimave të trafikimit, etj.

Page 26: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

“Të ndryshëm & të barabartë” raporton se gjatë 2014 ka ofruar ndihmë dhe këshillim ligjor për përfituesit e saj në varësi të nevojave dhe specifikave të rastit. Për raste të veçanta, për të cilat kërkohet një ekspertizë më profesionale D&E ka bashkëpunuar me organizata të tjera me ekspertizë në fushën e përfaqësimit dhe ndihmës juridike si: Qendra për Ndihmën Ligjore dhe Qytetare dhe Shërbimi ligjor falas “TLAS”. Rastet janë informuar gjithashtu rreth të drejtave të tyre dhe ndihmën ligjore që ofrohet për to në vazhdim.

Një komponent i rëndësishëm i ndihmës ligjore ka qenë vlerësimi i nevojave ligjore, i cili i paraprin të gjithë procesit të ndihmës juridike të realizuar gjatë trajtimit të rastit në qendër dhe jashtë saj dhe kryhet nëpërmjet një interviste të drejtpërdrejtë të rastit nga juristi i qendrës në prezencën e menaxherit të rastit.

19 përfituese të programit të D&E të cilat kanë patur procese gjyqësore kundër trafikantëve të tyre janë informuar vazhdimisht rreth çështjeve të tyre përmes takimeve direkte me prokurorët e çështjeve. Shumica e çështjeve janë ndjekur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Përveç informimit dhe këshillimit ligjor gjatë vitit 2014 disa përfituese janë asistuar për proceset gjyqësore duke i përfaqësuar në gjykatë. Gjithsej janë asistuar 5 përfituese për proceset e tyre gjyqësore, kryesisht çështje civile që kanë të bëjnë me divorcin, përgjegjësinë prindërore, detyrimin ushqimor, ndarja e pasurisë midis bashkëshortëve, etj. 2 përfituese janë përfaqësuar në gjykatë nga avokatët e Qendrës për Ndihmë Ligjore.

Përveç këtyre shërbimeve përfitueset janë asistuar edhe për sigurimin e dokumentacionit apo për aplikime të ndryshme për shërbime apo veprime nëpër institucione. Për 1 nga përfitueset është marrë informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile për të konfirmuar regjistrimin e dy fëmijëve të saj, të cilët janë strehuar bashkë me përfituesen në qendrën e D&E. 1 përfituese e huaj është asistuar për të siguruar lejen e përkohshme të qëndrimit dhe më pas rinovimin e saj. 5 përfitues të D&E kanë aplikuar për pajisjen me kartë identiteti dhe 2 të tjera janë në proces për të aplikuar.

Asistenca mjekësore:

Duke synuar dhënien e zgjidhjes ligjore të një problemi të ndjeshëm siç është ai i shërbimit shëndetësor për viktimat e trafikimit në kategorinë e personave ekonomikisht joaktiv, ku kontributi në fondin e sigurimeve shëndetësore për këta persona paguhet nga shteti, në 23 tetor të vitit 2014, u miratua Ligji nr. 141/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10383, datë 24.02.2001 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” ku në nenin 1 të këtij ligji përcaktohet se sigurimi i detyrueshëm shëndetësor mbulon, gjithashtu, viktimat e trafikimit si persona ekonomikisht joaktivë, pagesa e kontributeve të të cilëve financohet nga Buxheti i Shtetit ose burime të tjera të përcaktuara me ligj. Ky ndryshim i rëndësishëm u arrit falë bisedimeve intensive midis dy ministrive të linjës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas ndryshimeve të fundit në ligjin për fondin e sigurimeve shëndetësore, shpenzimet e këtij shërbimi tani e tutje do të mbulohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do të mbulojë shpenzimet për barna, vizita,

Page 27: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

ekzaminime si dhe trajtime mjekësore në spitale publike dhe private të kontraktuara nga fondi për të gjitha viktimat e trafikimit. Numri i viktimave që do të mund të përfitojnë këtë shërbim sot është afërsisht 100 viktima në vit, por duke pasur parasysh që faza e riintegrimit dhe rehabilitimit të tyre është i gjatë, numri në total i përfituesve në këtë kategori është përllogaritur të jetë 200 persona.

Qendrat kanë vazhduar të ndërmjetësojnë shërbimet shëndetësore për VT/VMT edhe gjatë vitit 2014. Qendra ”Vatra” raporton se sipas nevojave të vlerësuara për rastet e asistuara në strehëz dhe në komunitet qendra ofron asistencën dhe shërbimin shëndetësor në bashkëpunim me DSHP Vlorë, Spitalin Rajonal Vlorë, Qendrën Aulona në Vlorë, si edhe me qendrat e tjera shëndetësore në rrethe të tjera. Për periudhën e raportimit “Vatra” mbi bazën e nevojave përkatëse , ka ofruar për 25 përfituese dhe 8 fëmijë të përfitueseve asistencë mjekësore. Përfitueset janë mbështetur për shoqërim tek mjekët specialistë për vizita shëndetësore, blerjen e medikamenteve sipas përshkrimit të mjekëve, mbështetje gjatë qëndrimit në kushte spitalore (për 7 fëmijë). Për 9 prej përfitueseve, janë kryer analizat për IST-të, HIV AIDS pranë DSHP , Vlorë. Për asistimin e përfitueseve me probleme të shëndetit mendor gjatë qëndrimit të tyre në Strehëz, mjekja e Qendrës ka bashkëpunuar ngushtë me psikologun e qendrës si dhe Spitalin Psikiatrik, Vlorë. 2 raste të cilat kanë patur probleme të rënda, janë referuar për vizitë mjekësore në Spitalin Psikiatrik dhe janë trajtuar me medikamentet përkatëse.

Qendra “Të ndryshëm & të barabartë“ ka adresuar dhe trajtuar nevojat mjekësore të përfitueseve të programit të qendrës së riintegrimit. Këto lloje shërbimesh janë ofruar kryesisht për përfitueset që janë të akomoduara në qendrën e riintegrimit por edhe për ato të cilat janë në fazën e dytë të programit. Pas vlerësimit mjekësor të realizuar nga doktoresha dhe infermieret, rastet e reja të sapo hyra në program janë mbështetur të bëjnë analizat rutinë. Katër përfituese shtatzënë janë mbështetur me asistencën e duhur mjekësore që ju është nevojitur gjatë kësaj periudhe. 8 përfituese me çrregullime të shëndetit mendor janë ndjekur tek doktori psikiatër duke marrë trajtimin e duhur në vazhdimësi. 12 përfituese kanë bërë testin vullnetar të HIV/AIDS në ISHP dhe gjithashtu janë ekzaminuar për Hepatitin B+C. D&E ka bashkëpunuar me Qendrën Shëndetësore (Poliklinikën nr.9) për regjistrimin e përfitueseve që janë në program, tek doktori i familjes pranë kësaj Qendre Shëndetësore dhe për fillimin e procedurave për t’u pajisur me Libër Shëndeti, në mënyrë që të lehtësojë vizitat mjekësore dhe analizat për të cilat ato kanë nevojë. Në fund të muajit maj, D&E ka nisur të bashkëpunojë me “Qendrën për popullsinë dhe zhvillimin” e cila siguron shërbime mjekësore si: këshillim për planifikim familjar, fushata ndërgjegjësimi, riprodhimin, test për HIV/AIDS, IST, vizita gjinekologjike dhe trajtime të infertilitetit. Bazuar në marrëveshjen midis D&E dhe Qendrës, disa përfituese, pjesë e programit që kanë rezultuar me infeksione seksualisht të transmetueshme kanë marrë shërbim gjinekologjik falas. D&E ka vazhduar bashkëpunimin me Albanian University- Dega Stomatologji, nëpërmjet të cilit janë siguruar shërbime dentare falas për përfitueset e programit dhe gjithashtu me “Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor nr. 2” dhe ISHP.

Njësia Antitrafik në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka identifikuar nevojën e trajnimeve për stafet e shëndetit publik mbi trafikimin e personave. Në kuadër të projektit JTIP të financuar po nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Zyra për Monitorimin dhe Luftën kundër Trafikimit të Personave, në 23 prill, në qytetin e Shkodrës u mbajt trajnimi me temë

Page 28: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

“Identifikimi dhe referimi i viktimave të trafikimit” me punonjësit e shëndetësisë. Në trajnim morën pjesë 20 punonjës të shërbimeve shëndetësore publike dhe private (10 meshkuj dhe 10 femra) dhe përfaqësues nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar, Ministria e Shëndetësisë dhe KKSAT referuan lidhur me procedurat standarde të veprimit, kuadrin ligjor dhe institucional, si dhe shërbimet ekzistuese për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit. Po në kuadër të këtij projekti në Vlorë qendra Vatra organizoi trajnimin me 14 punonjës të qendrave shëndetësore në rreth. Ndërsa në datë 20 Tetor 2014, organizata “Të Ndryshëm dhe të Barabartë”, në bashkëpunim me A.SH.R-në zhvilluan trajnimin me stafin shëndetësor në kuadër të projektit të Njësive të Lëvizshme me temë “Identifikimi dhe Referimi i Viktimave të Trafikimit”, me 33 pjesëmarrës mjekë dhe infermierë të qendrave shëndetësore si dhe konvikteve të shkollave të mesme të qarkut Tiranë.

Formimi profesional

Ekzistojnë 9 qendra publike të formimit profesional në qytetet më të mëdha të vendit si Vlorë, Shkodër, 2 në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Fier dhe Qendra e Lëvizshme për zonën verilindore, si dhe subjekte private të licensuara me një shtrirje në të gjithë territorin e Shqipërisë. Formimi profesional është një nga politikat e rëndësishme aktive të tregut të punës që Ministria Mirëqenies Sociale dhe Rinisë zbaton, me synimin e integrimit dhe riintegrimit në tregun e punës, kryesisht të punëkërkuesve të papunë të regjistruar në zyrat rajonale dhe vendore të punësimit por edhe të personave të tjerë që kërkojnë të rrisin nivelin e tyre të aftësive profesionale për t’iu përshtatur ndryshimeve që ndodhin në tregun e punës. Për 2014, pranë Drejtorive Rajonale të Formimit Profesional Publik, në shkallë vendi, janë regjistruar pranë zyrave të punësimit, për të ndjekur kurset e ofruara falas 27 punëkërkuese të papuna, që janë certifikuar në profesionet rrobaqepësi, sekretari, kuzhinë, parukeri etj.

Punësimi:

Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP) zbaton politikat e punësimit të vendosura nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për viktimat e trafikimit, viktimat e mundshme të trafikimit në tregun e punës. SHKP operon nëpërmjet zyrave rajonale dhe vendore të punësimit. Viktimat e trafikimit përfitojnë kualifikime profesionale të ofruara si nga zyrat e punës ashtu edhe nga vetë programet kualifikuese të qendrave. Eksperienca e deritanishme ka treguar se ka vështirësi të mëdha në punësimin e kësaj kategorie, dhe ende sot ky shërbim mbetet i mangët.

Edhe pse ka patur përmirësime në bashkëpunimin me biznesin privat për sigurimin e punësimit të viktimave të trafikimit akoma lobimi i zyrave të punës për punësimin e kësaj kategorie nuk është i zhdërvjellët dhe punësimi i viktimave të trafikimit mundësohet kryesisht me ndërmjetësimin e qendrave dhe në disa raste janë vetë qendrat që punësojnë disa prej përfituesve të tyre. Sipas të dhënave të MMSR-së, gjatë periudhës së raportimit janë regjistruar pranë zyrave të punësimit 58 punëkërkuese të papuna femra, të trafikuara në shkalle vendi, të cilat kanë përfituar nga shërbimet e punësimit.

Ndryshimet ligjore në vitin 2014 në VKM Nr. 27, datë 11.1.2012 “Për programin e nxitjes së

Page 29: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

punësimit të femrave nga grupet e veçanta”, i ndryshuar, parashikojnë financimin:(I) e punëdhënësit në masën deri në 100% të kontributeve të sigurimeve të

detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore (pjesë e kontributit të punëdhënësit), me kusht që kohëzgjatja e kontratës së punës të mos jetë më e shkurtër se një vit; si dhe

(II) e punëmarrësit të përfshirë sipas këtij programi deri në katër paga, në masën 100 % të pagës minimale në shkallë vendi, në muajin e pestë e të gjashtë dhe në muajin e njëmbëdhjetë e të dymbëdhjetë të kontratës, ndërsa për muajt e tjerë financon punëdhënësi.

Këto ndryshime rezultuan në rritjen e numrit të punëkërkuesve krahasuar me vitin 2013. Konkretisht, në zbatim të këtij programi, për periudhën Janar – Dhjetor 2014 janë punësuar 105 punëkërkuese të papuna femra, nga grupet e veçanta ku përfshihen edhe femrat viktima të trafikimit.

Nga zbatimi i programit, për nxitjen e punësimit të punëkërkuesve të papunë në vështirësi për vitin 2014 janë punësuar gjithsej 2221 punëkërkues të papunë në vështirësi (nga të cilët 1426 janë femra), ku përfshihen edhe kategoria personave që përfitojnë ndihmë ekonomike si viktimat e trafikimit.

Ndërsa organizatat jofitimprurëse që asistojnë viktimat raportojnë se përfituesit e tyre nuk kanë përfituar punësim në asnjë institucion shtetëror dhe as nëpërmjet zyrave rajonale apo vendore të punësimit. “Tjetër Vizion” raporton se 10 VMT janë mbështetur me 19 grante punësimi nga projekti KBF, 10 raste janë mbështetur me këshillim për punësim nga Swiss Contact dhe 5 përfituese me mikrobiznese të mbështetura nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim – IOM.

“Vatra” për ofrimin e këtij shërbimi, ka vazhduar bashkëpunimin me Drejtorinë Rajonale të Punësimit, Vlorë dhe Drejtoritë Rajonale të Punësimit në rrethet nga vijnë përfitueset. Në kuadër të bashkëpunimit me Drejtorinë Rajonale të Punësimit, Vlorë në periudhën e raportimit u përfshinë në programin e Nxitjes së Punësimit 4 përfituese. Vatra ka ndërmjetësuar për punësimin e 34 përfitueseve, nga të cilat 16 janë punësuar. Përkatësisht 7 përfituese në ndërmarrje rrobaqepësie; 1 përfituese në fast-food; 2 përfituese në butik veshjesh; 2 përfituese si kuzhiniere dhe ndihmës kuzhiniere në Tiranë (raste të mbështetura në Strehëz dhe më pas në apartament me qira në Tiranë); 4 përfituese janë përfshirë në programin e nxitjes së punësimit. Kjo organizatë ka hasur vështirësi në gjetjen dhe mbajtjen e një pune të qëndrueshme për përfitueset e asistuara prej saj dhe ngre si shqetësim mosrespektimin nga ana e bizneseve të marrëveshjes që Drejtoria e Punësimit, Vlorë ka me bizneset në të cilat punësohen viktimat duke sjellë demotivimin e viktimave të punësuara në këto biznese dhe mungesën e dëshirës nga ana e tyre për të vazhduar punën. Mospagesa e përfituesve nga ana e këtyre bizneseve nuk është adresuar ende nga ana e Drejtorisë Rajonale të Punësimit Vlorë. Për sa i takon mbështetjes për fuqizimin ekonomik të përfituesve të kësaj qendre, është mundësuar mbështetja me mikrobiznes falë donatorëve të kësaj qendre për 15 viktima / viktima të mundshme trafikimi dhe viktima të dhunës. Në vitin 2014 u mundësua ngritja e 2 mikrobizneseve qendra estetike. Nga monitorimi i kryer për të gjitha mikrobizneset është konkluduar se përgjithësisht përfitueset që menaxhojnë mikrobizneset kanë patur ecuri të mirë. Gjithashtu, gjatë vitit 2014 me

Page 30: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

mbështetje të Fondacionit për Shoqërinë e hapur SOROS , janë mbështetur për fuqizim ekonomik dhe 7 ish viktima të dhunës në familje dhe me probleme sociale. Konkretisht: 2 përfitueseve iu dhuruan bagëti (lopë, vic), një përfituese baza materiale për fast-food, 4 përfituese fidanë agrumesh dhe ullinj. Kjo organizatë shikon me prioritet dhënien e këtij shërbimi për target grupet të cilat trajton me qëllim parandalimin e ri-trafikimit apo përfshirjes në trafikim. Numri total i përfitueseve të mbështetura për nisjen e një aktiviteti ekonomik nga organizata “Vatra” ka qenë 24 përfituese.

Nga të dhënat e raportuara nga organizata të “Të ndryshëm & të barabartë” gjatë periudhës së raportimit 33 përfituese kanë qenë në marrëdhënie pune duke punuar kryesisht si: rrobaqepëse, kuzhiniere, ndihmës kuzhiniere, pjatalarëse, pastruese, ndihmës parukiere, operatore në call center, banakiere, shpërndarës ushqimesh, pasticiere, kamarier, punonjës mobilerie, punonjëse marketi, shitese peshku, etj. Përfituesit janë orientuar të zgjedhin profesione të kërkuara në tregun e punës, duke u përshtatur natyrisht në çdo rast me aftësitë e tyre personale. 10 përfitues të programit të riintegrimit të D&E kanë qenë të përfshirë në ciklin këshillues "Këshillim për punësim" për t’i ndihmuar ata në rritjen e aftësive në gjetjen dhe mbajtjen e një pune. Të gjithë përfituesit që janë gati për të punuar janë regjistruar pranë Zyrës Rajonale të Punësimit si punëkërkues. Për sa i takon mbështetjes së përfituesve për të hapur biznese të vogla, në 2014, falë këtij programi 13 përfitues të D&E kanë menaxhuar bizneset e tyre. Biznesi i fundit i hapur është një rrobaqepësi e vogël për 1 nga përfitueset e programit. “Të ndryshëm & të barabartë” ka vazhduar të zbatojë gjatë 2014-ës programe internship-i (trajnim në punë) dhe në kuadër të tij katër përfitues janë punësuar në tre biznese private, dhe dy përfituese vazhdojnë të jenë të punësuara pranë kësaj organizate.

Qendrat kanë aplikuar konceptin e ndërmarrjeve sociale të cilat kanë rezultuar të suksesshme.

Ndihma ekonomike:

Ofrimi i ndihmës ekonomike për viktimat e trafikimit në bazë të ligjit për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, të ndryshuar, për herë të parë u bë i mundur në vitin 2010. Gjatë vitit 2014, pavarësisht se ky është një program pasiv, 25 viktima trafikimi kanë marrë ndihmë ekonomike pas daljes nga institucionet e përkujdesit social rezidencial në një fond prej 900 000 lekë. Fondi për përfshirjen e Viktimave të Trafikimit në skemën e Ndihmës Ekonomike i parashikuar për 2013 ishte 540 000 lekë. Fondi për pagesën e Ndihmës Ekonomike për viktimat e trafikimit në vitin 2014 ishte 360 000 lekë më shumë se në vitin 2013. Krahasimisht me vitin 2014, në vitin 2015 Fondi për Ndihmën Ekonomike është parashikuar në shumën 1 008 080 lekë për 28 përfituese.

Kjo shumë ka rezultuar e pamjaftueshme për përballimin e jetesës nga viktimat e trafikimit pas daljes nga qendrat. Gjithashtu përcaktimet e deritanishme për marrjen e ndihmës ekonomike përjashtojnë të gjitha ato viktima të trafikimit të cilat nuk marrin shërbime në institucione publike apo jo publike të përkujdesit shoqëror. Kufizimi i shërbimeve apo i ndihmës ekonomike vetëm për kategorinë e viktimave që strehohen në institucione bie ndesh me standardet e shërbimeve për viktimat e trafikimit.

Page 31: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Asistencë për fëmijët e viktimave të trafikimit

Qendrat në mënyrë të vazhdueshme asistojnë dhe ofrojnë shërbime për fëmijët e viktimave të trafikimit, quajtur ndryshe fëmijë shoqërues. “Vatra” raporton se janë asistuar nga kjo qendër 5 fëmijë të përfitueseve. Kjo asistencë konsiston në mundësimin e shërbimit shëndetësor, regjistrim në çerdhe dhe kopsht, mbështetje me mjetet bazike për jetesë, etj. “Të ndryshëm & të barabartë” kanë asistuar me programet e tyre 29 fëmijë të shoqëruar me nënat e tyre nga ku 8 fëmijë janë ndihmuar në Qendrën e Riintegrimit dhe 21 janë asistuar bashkë me nënat në fazën e dytë të programit. Gjithashtu është bërë i mundur regjistrimi në shkollë i 6 fëmijëve, 3 fëmijë janë regjistruar në kopësht, dhe 5 fëmijë kanë frekuentuar rregullisht çerdhen.

Legjislacioni shqiptar nuk ka të parashikuar asnjë masë dhe nuk e njeh si kategori që kërkon mbrojtje kategorinë e fëmijëve (të viktimave të trafikimit).

Asistencë direkte për meshkuj viktima të trafikimit

Programet e ndihmës për viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit meshkuj, të rritur mbeten ende të mangëta. “Të ndryshëm & të barabartë” vazhdon të asistojë në programin e saj meshkuj viktima trafikimi. Gjatë periudhës raportuese “Të ndryshëm & të barabartë” ka ndihmuar 18 meshkuj viktima /viktima të mundshme të trafikimit nga të cilët 10 meshkuj viktima / viktima të mundshme të trafikimit ishin raste të reja. Në bashkëpunim me menaxherin e rasteve të D&E për secilin prej përfituesve është hartuar një plan riintegrimi dhe janë mbështetur për të arritur objektivat e vënë në plan. Përfituesit meshkuj janë mbështetur me këshillim psiko-social, ndihmë ligjore, asistencë mjekësore, mbështetje për të gjetur një punë, mbështetje financiare për pagesën e apartamentit me qira; trajnime për të rritur aftësitë për jetën; ofrim informacioni dhe ndërmjetësim për marrjen e shërbimeve të ofruara në komunitet, monitorim dhe ndjekje e rastit, etj. Psikologu i D&E ka ofruar seanca të rregullta këshillimi individual për të gjithë përfituesit meshkuj në program.

Një rëndësi e veçantë gjatë procesit të ri-integrimit, ka punësimi i qëndrueshëm i rasteve. Gjatë këtij viti rastet janë ndihmuar me ndërmjetësim për punësim apo fuqizim ekonomik. Gjashtë raste kanë ndjekur trajnimin "Këshillim për Punësim". Pas mbarimit të trajnimit, dy nga rastet kanë blerë motocikleta dhe i kanë përdorur në punën e tyre të përditshme, një nga rastet për të shpërndarë bagels dhe tjetri për të shpërndarë dhe shitur peshk. Për një rast është ndërmjetësuar për të punuar 4-8 orë në javë pranë YAPS, biznes social në mënyrë që të mbulojë shpenzimet e tij te përditshme dhe një rast është ndihmuar me një grant të vogël për fuqizim ekonomik. Një rast është i paaftë për punë për shkak të kufizimeve të tij fizike dhe merr pagesën e aftësisë së kufizuar. 3 raste kanë ndjekur shkollën. Kurset të cilat rastet meshkuj kanë ndjekur kanë qenë: kurs zdrukthtari; Italisht, Anglisht, etj.

Duke pasur parasysh përmbushjen e nevojave sociale të rasteve, një ndër mundësitë konkrete që ndihmon në përmbushjen e këtyre nevojave janë edhe kurset e ndryshme që fokusohen në hobin tyre, kjo është sidomos e rëndësishme për target grupin 16-18 vjeç, pasi rrit vetëvlerësimin e tyre, aftësitë sociale dhe shërbejnë si një shpenzim kohe i

Page 32: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

shëndetshëm, përkundrejt aktiviteteve të dëmshme. 1 prej përfituesve është ndihmuar me materiale për të filluar një kurs pikture dhe 2 të tjerë janë regjistruar në aktivitete sportive si futboll e taekwondo. Të tre përfituesit kanë qenë djem të grupmoshës 16-18 vjeç dhe kjo i ka ndihmuar ata të krijojnë një rrjet shoqëror të shëndetshëm si dhe ka patur impakt pozitiv në mirëqenien psikologjike dhe në rritjen e aftësive për të përballuar situata të ndryshme. Një ndër sfidat kryesore që mbetet lidhur me punësimin është fakti që shumica e rasteve janë me nivel të ulët edukimi dhe përvojë shumë të pakët pune. Kjo e bën procesin e rintegrimit dhe të qëndrueshmërisë në punë të vështirë për disa përfitues. Shpesh, ata duhet të provojnë 2-3 punë të ndryshme derisa të gjejnë veten në një punë të caktuar.

Strehimi i VT/VMT

Qendrat raportojnë se në rastet kur rikthimi në familjen e origjinës nuk është i mundur, aplikohet alternativa e kalimit të personit në një apartament tranzitor, ku një numër i vogël personash mund tё jetojnë së bashku. Përfitueset kalojnë në apartamentin tranzitor mbasi kanë përfunduar rrugëtimin e tyre në strehëz. Gratë/vajzat jetojnë në këtë mënyrë deri në integrimin e tyre të plotë në jetë të pavarur dhe komunitet. Jeta në apartament ka ndikuar në rritjen e aftësive të tyre në përballimin e vështirësive, duke qëndruar larg problemeve sociale si; trafikimi, droga, prostitucioni etj.

“Vatra” raporton se përfitueset që nuk kanë mbështetjen e familjes, nuk kanë mundësi të akomodohen pranë familjeve apo kthimi në vendin e origjinës përbën rrezik për to janë akomoduar në apartament, qiraja e të cilit paguhet për 6 muaj (në raste specifike edhe më tepër). Gjithashtu, gjatë muajit të parë mbulohen edhe kostot bazë për jetesë si: ushqim, detergjentë, elektricitet, ujë. Kjo mbështetje ofrohet me qëllim mbështetjen e përfitueses deri sa ajo të krijojë bazat për jetesë të pavarur. Gjatë kësaj kohe, përfituesja monitorohet nga një punonjëse sociale, përgjegjëse për monitorimin e rasteve të akomoduara në apartament me qira. Nga ky shërbim nga Vatra kanë përfituar 12 përfituese, nga të cilat 2 viktima trafikimi dhe 10 viktima të mundshme trafikimi. Ndërsa “Të ndryshëm dhe të barabartë” raporton se në një pjesë të konsiderueshme të rasteve të meshkujve VT/VMT problem i rëndësishëm vazhdon të mbetet strehimi. Gjatë vitit 2014, 15 përfitues meshkuj kanë patur nevojë për strehim dhe janë mbështetur nga D&E me gjetjen dhe mbulimin e shpenzimit të qirasë së apartamentit. Kjo tregon që strehimi mbetet një ndër nevojat më bazike të meshkujve viktima trafikimi apo viktima të mundshme trafikimi të asistuar deri tani, ashtu sikurse duket që varfëria vazhdon të mbetet një ndër faktorët kryesorë që meshkujt e rinj të moshës 15-22 vjeç të bien pre e shfrytëzimeve të llojeve të ndryshme. Gjithashtu ka ndihmuar në apartamente 34 përfituese dhe 22 fëmijë, 33 raste dhe 12 fëmijë janë të mbështetur në familjet e tyre, 5 përfituese dhe 2 fëmijë janë asistuar në vende të tjera alternative. D&E ka mbështetur financiarisht me mbulimin e qirasë së apartamenteve 31 përfitues në fazën e dytë të programit të riintegrimit në shoqëri. Ndërsa nga “Tjetër Vizion” raportohet se janë integruar në familje 5 përfituese nga Qendra e Grave, 5 përfituese në mënyrë të pavarur dhe 4 përfituese në institucione të tjera.

Asistencë psiko-sociale

Page 33: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Nëpërmjet seancave të këshillimit synohet stabilizimi emocional i rasteve, qartësimi i ideve mbi të ardhmen, vendosja e vetëkontrollit, rritja e vetëvlerësimit, menaxhimi i situatave të riskut, menaxhimi i konflikteve, rikuperimi nga ngjarjet traumatike; rindërtimi i besimit tek të tjerët; eksplorimi i fëmijërisë dhe së kaluarës; eksplorimi i marrëdhënies interpersonale; eksplorimi i frikërave, fobive dhe traumave; pranimi i vetvetes; kultivimi i durimit; vendosja e qëllimeve në terma afatshkurtër dhe afatgjatë; arritja e qëndrueshmërisë emocionale; menaxhimi i stresit dhe fuqizimi në marrjen e vendimeve; teknika të relaksimit etj. etj. Seancat e këshillit janë individuale apo në grup.

Në strehzën “Të ndryshëm dhe të barabartë” këshillimi psikologjik individual ka ndihmuar përfitueset në fitimin e disa aftësive për menaxhimin e stresit dhe në rikuperim dhe është ofruar për përfitueset e tre fazave të programit. Përfitueset në Fazën I të programit, asistohen në strehëz dhe janë mbështetur me 2 deri ne 3 seanca këshillimi në javë, në varësi të nevojave dhe rastit. Përfitueset në Fazën e II të programit të cilat jetojnë në apartamente me qira dhe familje janë mbështetur me një seancë ose në dy seanca në javë në ambientet e Qendrës Edukative pas një vlerësimi të rastit dhe nevojave specifike. Për përfitueset në rrethe, të cilat e kanë pasur të pamundur të udhëtojnë, janë ofruar disa seanca këshillimi në qytetet e tyre. Përfitueset në Fazën III të programit, janë asistuar me seanca këshillimi në varësi të nevojave duke iu përshtatur gjithashtu situatave të tyre në kohën kur është ofruar këshillimi. Puna me rastet është fokusuar në eksperiencat traumatike të hershme dhe të vona që lidhen me trafikimin dhe shfrytëzimin, eksperienca të përdhunimit dhe abuzimit seksual, humbjet, rrëmbimet, abuzimi prindëror, dhuna në familje etj. Këshillimi në Grup shihet si një instrument për të shëruar probleme emocionale dhe psikologjike si depresioni, ankthi, inati, frika, turpi etj. Seancat e këshillimit në grup janë fokusuar kryesisht në: pranimi i vetvetes dhe i të tjerëve; mbështetja emocionale; të kuptuarit empatik; inkurajimi autentik nga njëri tek tjetri; rritja e vetë-besimit; kërkimi i ndihmës në zgjidhjen e problemit; ngritja e çështjeve specifike; ndarja e historive në grup; marrja dhe dhënia e feedback-ut; ndërgjegje e reagimit personal ndaj situatave të ndryshme; identifikimi dhe shprehja e nevojave afektive; zhvillimi i sensit të përgjegjësisë në grup; mundësia për të negociuar me vështirësitë e jetës dhe perspektivën e gjithsecilit, etj. Një rëndësi të veçantë i kushtohet mbështetjes dhe rikuperimit psikologjik, duke e parë atë si zhvillim shumë të rëndësishëm në procesin e riintegrimit.

Në mjedisin e Qendrës së Edukimit të “Të ndryshëm & të barabartë” janë organizuar seancat e Terapisë së Artit me 25 përfituese me një kohëzgjatje prej 90 minutash, si një aktivitet sa shërues aq edhe argëtues dhe relaksues. Këto seanca kanë rezultuar të jenë efektive në shprehjen përmes vizatimit dhe artit të temave të caktuara si: Si e shoh veten, si më shohin të tjerët, si dua të jem; Ëndrra ime; Vizato një urë; Krijo botën tënde; Kolazhi im; Dielli im; E ardhmja ime; Pema (Gjethet jeshile dhe ato të rëna); Krijimi i vetes dhe Më e mira e vetes.

Ndërsa në qendrën “Vatra” gjatë vitit 2014, nga punonjëset sociale të Strehzës është ofruar mbështetje psiko-sociale për të gjitha rastet e asistuara, rastet e mbartura dhe rastet e reja me qëllim planifikimin dhe implementimin e procesit të riintegrimit. Kjo asistencë është ofruar në formën e këshillimeve individuale në përshtatje me planin individual të riintegrimit të secilës prej përfitueseve. Nё total, psikologu ka realizuar 492 seanca këshillimi individuale. Për çdo rast të akomoduar në Strehëz dhe që ka pranuar të hyjë në program,

Page 34: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

seancat e këshillimit kanë konsistuar kryesisht në identifikimin e problemit, stabilizimin e gjendjes emocionale, adresimin e nevojave, rritjen e vetëvlerësimit, menaxhimin e riskut dhe konflikteve, rëndësisë të vendosjes së kontakteve me familjen, arsimimit dhe formimit profesional, rritjes së aftësive për jetën, etj. Seancat e këshillimit kanë qenë edhe më të shpeshta me nenat me fëmijë për të lehtësuar përshtatjen e fëmijëve në ambientet e Strehzës. Ndërsa këshillimet në grup tё facilituara nga psikologu, kanё trajtuar çështje tё tilla si: strategjitë për menaxhimin e konflikteve tё përditshme, komunikimi prind-fёmijё, vetëbesimi dhe vetëvlerësimi, aspektet sociale tё dhunës nё familje, inteligjenca emotive, niveli i ankthit dhe stresit, rëndësia e arsimimit dhe përgatitja për jetesë tё pavarur, etj. Në total janë realizuar 24 seanca nё grup. Krahas informimit, këshillimet në grup kanë synuar stabilizimin emocional, argëtimin e përfitueseve dhe përgatitjen e tyre për riintegrimin në jetën sociale.Qendrat gjithashtu ofrojnë dhe terapi okupacionale.

Asistencë për arsimim

Për rastet e reja të hyra në program qendrat kryejnë një vlerësim për përcaktimin e nivelit arsimor të çdo përfitueseje dhe më pas zhvillojnë një plan edukativo-mësimor si pjesë e planit të riintegrimit të çdo përfitueseje. Përfitueset gjithashtu ndihmohen rregullisht nga mësueset e qendrave për t’u përgatitur. Të gjitha përfitueseve iu janë siguruara librat si edhe mjetet e tjera shkollore të nevojshme për një vijueshmëri sa më të mirë akademike.

Qendrat raportojnë për një bashkëpunim të mirë me drejtorinë arsimore rajonale ku ato ushtrojnë aktivitetin e tyre në lehtësimin e procedurave të regjistrimit ose ri-regjistrimit në shkollë të viktimave, sigurimin e dokumenteve të ndryshëm për arsimim. Organizata “Vatra” raporton se ka mundësuar regjistrimin dhe frekuentimin e shkollës për përfituesit edhe për fëmijët e tyre. Gjatë vitit 2014, 2 përfituese janë regjistruar dhe kanë frekuentuar arsimin 9-vjeçar; 2 përfituese arsimin e mesëm dhe 2 fëmijë të përfitueseve janë regjistruar dhe kanë frekuentuar kopshtin. “Të ndryshëm & të barabartë” raporton se 11 përfituese kanë ndjekur gjatë kësaj periudhe shkollën, 2 përfitueseve, të cilat nuk kanë ndjekur asnjë klasë shkollë iu janë ofruar klasa nga vetë organizata kryesisht në shkrim, lexim, matematikë, etj. Një përfituese është mbështetur për t’u regjistruar në shkollë private për shkak të problemeve të sigurisë, ndërsa një përfituese tjetër e cila ka ndërprerë masterin për shkak të mungesës së mundësive për të paguar tarifën e universitetit është referuar nga D&E pranë organizatës “Assistance for Community” në Shqipëri, e cila ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të Masterit dhe shpenzime të tjera të lidhura me mbarëvajtjen shkollore të përfitueses. D&E ka bashkëpunuar gjithashtu me drejtuesit e shkollave publike në Tiranë dhe me Drejtorinë Rajonale të Arsimit dhe Ministrinë e Arsimit për regjistrimin e përfitueseve dhe mbarëvajtjen e tyre në shkollë.

Ndërmjetësimi për vendosjen e kontakteve të përfitueseve me familjet

Një prej shërbimeve të rëndësishme që qendrat ofrojnë është dhe ndërmjetësimi për vendosjen e kontakteve me familjen dhe këshillimi në familje. Qendrat raportojnë se ky shërbim është një nga sfidat më të mëdha në punën me viktimat e trafikimit. Rastet kur përfitueset kanë marrëdhënie të mira dhe mbështetjen e familjarëve, kanë më tepër sukses në riintegrim, kurse në rastin kur viktimat e trafikimit nuk kanë mbështetjen e familjes kanë

Page 35: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

më tepër risk të ritrafikohen. Ndërmjetësimi me familjen e origjinës vlerësohet që në dy javët e para të akomodimit në Strehëz dhe përfshirjes në program. Vetëm për rastet kur dyshohet dhe faktohet se familjarët kanë qenë të implikuar në trafikimin e përfitueses, përjashtohet kontaktimi me familjen. “Vatra” pas takimeve dhe punës së stafit social me përfitueset dhe familjarët e tyre, gjatë kësaj periudhe, ka mundësuar kthimin në familje të 7 përfituese dhe 2 fëmijëve. “ Të ndryshëm & të barabartë” raporton se 33 përfituese janë asistuar në familjet e origjinës, 9 raste të hyra në program gjatë kësaj periudhe janë asistuar direkt në familje, 7 përfituese janë bashkuar me familjet e tyre gjatë kësaj periudhe dhe vazhdojnë të ndihmohen. Ndërsa Tjetër Vizion ka asistuar 10 fëmijë nga Qendra e fëmijëve për t’u kthyer në familjen e origjinës.

Aktivitete zhvilluese, rehabilituese, riintegruese.

Qendrat mundësojnë realizimin e aktiviteteve të ndryshme me natyrë sociale, argëtuese, zhvilluese, ndërgjegjësuese, festive, kreative, rehabilituese, terapeutike, dhe sportive. QKPVT raporton se zhvillon aktivitete të ndryshme kreative si krijimi i veshjeve artistike me materiale të ndryshme, punime në qëndistari, punime me grep dhe shtiza, praktikë në rrobaqepësi, parukeri, sekretari, aktivitete krijuese me temë të lirë apo të përzgjedhur në prozë, poezi, pikturë etj. Gjatë vitit 2014, në zbatim të projektit “Rehabilitimi dhe fuqizimi nëpërmjet aktiviteteve edukative dhe argëtuese dhe ndërgjegjësimit të strukturave përgjegjëse për viktimat e trafikimit”, mbështetur nga Agjencia për Mbrojtjen e Shoqërisë Civile, në këtë qendër 33 përfituese kanë marrë pjesë në 7 aktivitete jashtë qendre, si shëtitje në vendet turistike, historike, aktivitete gjatë “Javës Antitrafik” dhe festimi i festave kombëtar. Edhe qendrat e tjera “Tjetër Vizion”, “Vatra” dhe “Të ndryshëm dhe të barabartë” zhvillojnë aktivitete të ndryshme sociale, kulturore dhe argëtuese si brenda dhe jashtë strehzës.

IV. PARANDALIMI

Në Strategjinë e Luftës kundër Trafikimit të personave dhe Planit i Veprimit, 2014-2017 parandalimi i trafikimit të personave është një prej shtyllave kryesore mbi të cilën mbështeten politikat dhe masat antitrafikim. Në thelb të tij qëndrojnë synimet dhe objektivat specifikë, si dhe aktivitetet dhe veprimtaritë që synojnë: rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi të gjitha format e trafikimit të personave (trafikim i brendshëm, shfrytëzimi i punës, lypja nga fëmijët); rritjen e ndërgjegjësimit të aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë që punojnë me grupet në rrezik, përfshirë punonjësit e shërbimit shëndetësor dhe arsimor; garantimin e mekanizmave parandalues dhe mbrojtës, dhe dhënien e ndihmës personave/viktima/viktima të mundshme trafikimi; krijimin e mekanizmave funksionalë lokalë, ndërhyrjet parandaluese dhe mbështetëse; garantimin e shërbimeve për parandalimin e krizave, lehtësimin e përdorimit të shërbimeve sociale, si dhe shpërndarja e informacionit tek grupet dhe personat në nevojë. Veprimtaria parandaluese gjatë vitit 2014 është fokusuar kryesisht tek:

PËRMIRËSIMI DHE PLOTËSIMI I KUADRIT LIGJOR

Page 36: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Përgjatë periudhës janar–dhjetor është bërë e mundur që të gjitha strukturat në mbështetje të luftës kundër trafikimit të personave të rivitalizohen, duke ridimensionuar funksionet dhe duke realizuar një koordinim të qartë mes tyre nëpërmjet takimeve të rregullta, informimit dhe orientimit të duhur dhe në kohë, hartimit të planeve të detajuara të punës, si dhe monitorimit të vazhdueshëm të punës dhe rezultateve.

Zyra e Koordinatorit Kombëtar, mbështetur nga UNODC filloi që prej muajit prill takimet konsultative me partnerët e saj për hartimin e strategjisë së re antitrafikim dhe planit të saj të veprimit. Në datat 5-6 maj u zhvillua workshopi i parë me pjesëmarrjen e partnerëve shtetërorë, joshtetërorë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë, shoqërisë civile, etj, ku u hodhën idetë dhe sugjerimet për draftimin e strategjisë së re. Takimet dhe workshopet vijuan deri në shtator me konsultime të palëve të interesuara, përgjatë së cilave, Zyra e Koordinatorit Kombëtar ka menaxhuar një proces të gjatë dhe të gjerë për hartimin e draftit përfundimtar të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2014-2017, e cila u miratua me vendim të Këshillit të Ministrave nr.814, datë 26.11.2014. Njësia Antitrafik, në bashkëpunim me CARITAS Shqiptar ka zhvilluar workshope për prezantimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit 2014-2017 dhe për hartimin e Planeve Rajonale të Veprimit në Shkodër më 18 shkurt 2015, në Durrës më 25 shkurt, në Lezhë më 3 mars dhe në Kukës më datë 11 mars.

Është rivitalizuar Mekanizmi Kombëtar i Referimit (MKR) nëpërmjet ngritjes së Task-Forcës së MKR-së, e cila vë në lëvizje të gjithë mekanizmin duke garantuar monitorimin e zbatimit të saj dhe bashkërendimin e veprimit ndërinstitucional të anëtarëve në MKR. Kjo Task - Forcë u ngrit për herë të parë në nëntor 2013. Janë zhvilluar mbledhje të rregullta të anëtarëve të MKR-së dhe të Task-Forcës së MKR-së, në të cilat janë trajtuar raste dhe problematika që janë hasur në luftën kundër trafikimit të personave, sikurse problematika të shëndetit mendor, trafikimi i brendshëm, kthimi vullnetar i asistuar, identifikimi proaktiv, koordinimi dhe bashkëpunimi mes aktorëve, rritja dhe përmirësimi i shërbimeve, regjistrimi i fëmijëve të paregjistruar në regjistrimin kombëtar të gjendjes civile, si dhe problematikat e hasura nga KKSAT, MU dhe pikat e kontaktit të policisë, etj. Mekanizmi Kombëtar i Referimit dhe Task-Forca është vlerësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për vitin 2014, si një nga 3 arritjet më të suksesshme për identifikimin, referimin, parandalimin, hetimin e trafikantëve, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit

Takimet periodike të Task Forcës së MKR-së, të kryesuara nga Koordinatorja Kombëtare Antitrafik, Zj. Elona Gjebrea, janë mbajtur më datë 9 dhjetor 2013, 26 mars 2014, dhe 16 korrik 2014 dhe kishin në qendër të diskutimeve problematikën e trajtimit të shëndetit mendor të viktimave të trafikimit, regjistrimin e fëmijëve të paregjistruar në regjistrimin kombëtar të gjendjes civile, si dhe problematikat e hasura nga KKSAT, MU dhe pikat e kontaktit të policisë.

Për një identifikim dhe referim më proaktiv të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit me një Udhëzim të Përbashkët të Ministrit të Punëve të Brendshme, Arsimit dhe Sportit, Shëndetësisë, Punëve të Jashtme dhe Koalicionit kombëtar të Strehëzave Antitrafikim, në korrik të 2014 u riorganizua Autoriteti Përgjegjës3 duke përshtatur rolin dhe detyrat e tij

3 Udhëzim nr 3799, datë 08.07.2014 i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Shëndetësisë “Për ngritjen e Autoritetit Përgjegjës për identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit”

Page 37: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

me procedurat standarde të veprimit, me MKR-së e ridimensionuar tashmë dhe funksionale, si dhe me situatën aktuale të trafikimit.

Komiteti Shtetëror Antitrafik me Urdhrin nr. 179, datë 19.06 2014 të Kryeministrit “Për ngritjen e Komitetit Shtetëror kundër Trafikimit të Personave”, është zgjeruar me katër anëtarë të rinj, duke iu përgjigjur sfidave të reja në luftën kundër trafikimit të personave nëpërmjet sigurimit të kapaciteteve të nevojshme, angazhimit dhe vullnetit për të luftuar energjikisht trafikimin e personave.

Duke nisur prej fundit të vitit 2013 pati një ngritje të fokusit mbi punën e detyruar dhe trafikimin e brendshëm. Për adresimin e këtyre fenomeneve, ZKKA bashkë me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, ka zbatuar një projekt të lidhur me shfrytëzimin e punës në Shqipëri, i cili u fokusua në rritjen e kapaciteteve të inspektorëve të punës nëpërmjet trajnimeve të ndërtuara enkas për to dhe promovimit të përgjegjësisë sociale të kompanive të biznesit. Për këtë u hartua dhe një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Koordinatorit kombëtar Antitrafikim, DPPSH dhe IShPShSh-së për identifikimin e rasteve të punës së detyruar dhe trafikimit me qëllim shfrytëzimin e punës së të tjerëve. Ky dokument u nënshkrua në 21 tetor 2014 në Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadrin e Javës Kombëtare Antitrafikim.

Që prej muajit qershor 2014, përveç ndihmës ekonomike, viktimat e trafikimit përfitojnë falas edhe shërbimin shëndetësor nga fonde të buxhetit të shtetit. Falë bisedimeve intensive midis dy ministrive të linjës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Shëndetësisë, si dhe amendimeve të kuadrit ligjor në fuqi është bërë i mundur garantimi i shërbimit mjekësor falas për të gjitha viktimat e trafikimit të personave. Sipas ndryshimeve të fundit në ligjin për fondin e sigurimeve shëndetësore, shpenzimet e këtij shërbimi tani e tutje do të mbulohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do të mbulojë shpenzimet për barna, vizita, ekzaminime si dhe trajtime mjekësore në spitale publike dhe private të kontraktuara nga fondi për të gjitha viktimat e trafikimit. Numri i viktimave që do të mund të përfitojnë këtë shërbim sot është afërsisht 100 viktima në vit, por duke pasur

MKRPP

WV

IOM

ARSIS

KKSAT

MAS

MSH

MPJ

MMSR

MPB

AP

KKSAT

MPJ

MMSR

DPPSH

MSH

MAS

Komiteti Shtetëror

MAS

MSH

MD

MM

MZHUT

MIE

MEI

MZHETS

SHISH

PP

MPJ

MF

MMSR

Page 38: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

parasysh që faza e riintegrimit dhe rehabilitimit të tyre zgjat nga 6-12 muaj, shpesh edhe 2 vite, numri në total i përfituesve në këtë kategori është përllogaritur të jetë 200 persona.

Më 4 dhjetor në Londër, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Sekretarit të Shtetit për Departamentin e Brendshëm, i cili vepron nëpërmjet Zyrës së Brendshme dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrit të Punëve të Brendshme “Mbi intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore mbi përmirësimin e identifikimit, njoftimit, referimit dhe kthimit vullnetar të asistuar të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore”.

Në datën 8 dhjetor 2014, u nënshkrua protokolli shtesë me Republikën e Malit të Zi për “Intensifikimin e Bashkëpunimit në Luftën kundër Trafikimit të Personave dhe për Përmirësimin e Identifikimit, Njoftimit, Referimit dhe Kthimit Vullnetar të Ndihmuar të Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit”,, në plotësim të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Malit të Zi, për bashkëpunim në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit, trafikut të paligjshëm dhe aktiviteteve të tjera ilegale, miratuar me VKM Nr. 483, datë 16.7.2004.

Ligji “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”4 synon të përmirësojë sistemin e mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri, duke institucionalizuar Njësitë e Mbrojtjes të të Drejtave të Fëmijëve (NJDF), si struktura të nivelit vendor, të cilat përgjigjen për koordinimin dhe vënien në zbatim të shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve, menaxhimit të rasteve, në bashkëpunim me një numër aktorësh të fushave të ndryshme që veprojnë në nivel vendor. Tashmë në të gjitha qarqet e vendit janë (12) Njësi për të Drejtat e Fëmijës NjDF funksionon si pjesë e strukturës administrative të Qarkut. Nga bashkëpunimi i deritanishëm rezulton se NJDF kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen e çështjes së të drejtave të fëmijëve në agjendën e politikave rajonale të qarkut dhe nxitjen e bashkive/komunave për ngritjen e njësive për mbrojtjen e fëmijës. Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve (NjMF) në bashki/komunë funksionon brenda strukturës administrative të bashkisë/komunës, si njësi e posaçme ose si njësi e strukturave të ngarkuara me çështje sociale. Aktualisht, gjatë vitit 2014 numri i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijës (NjMF) në nivel bashkie/komune ka njohur një rritje mjaft të dukshme. Nga 170 që ishte numri i tyre në 2013, deri në fund të vitit 2014, ky numër ka arritur në 196. Aktualisht, rreth 51% e territorit mbulohet me shërbimin e NJMF-ve. Progresi në ngritjen e NJMF-ve nuk ka qenë i njëjtë për të gjithë qarqet. Qarqet si Vlorë dhe Durrës kanë mbuluar pothuajse gjithë territorin e tyre me këtë shërbim, ndërsa Gjirokastra (3%) dhe Shkodra (15 %)kanë mbulim të vogël. Qarku i Elbasanit ka numrin më të madh të NJMF-ve të ngritura, me rreth 35 NJMF.

Për të adresuar problematikën e fëmijëve në situatë rrugë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse qendrore, vendore, Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe OJF kanë hartuar dhe po zbatojnë nismën “Ndihmë për Familjet dhe Fëmijët në situatë rruge”. Nisma ka filluar të zbatohet në Tiranë, nën koordinimin e Agjencisë Shtetërorë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Shërbimin Social Shtetëror që prej muajit maj 2014. Kjo iniciativë ka për qëllim të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, shfrytëzimit dhe neglizhimit, nëpërmjet një qasje të plotë, të integruar dhe një ndërhyrje të koordinuar ndër-sektoriale për mbrojtjen e fëmijëve dhe fuqizimin e familjeve të tyre.

4 Ligji Nr. 10347 datë 04.11.2010“Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”

Page 39: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Në 17 shtator u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale “Për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge dhe Planit të Veprimit “Ndihmë për Familjet dhe Fëmijët në situatë rruge”. Bazuar në këtë marrëveshje, për koordinimin e institucioneve në kuadër të nismës, është ngritur Task-Forca në ndihmë të fëmijëve dhe familjeve në situatë rruge. Në këtë Task-Forcë bëjnë pjesë përfaqësues nga: Agjencia e Fëmijëve, SHSSH, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Koordinatori Kombëtar Antitrafik, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Drejtoria Arsimore Rajonale, Bashkia Tiranë dhe disa OJF si mbështetëse me asistencë teknike dhe në disa raste dhe përmes punës së përbashkët për asistimin e rasteve.

Janë organizuar deri tani katër mbledhje të Task-Forcës ku janë propozuar rrugëzgjidhje institucionale për situatat dhe problematikat që vijnë nga terreni. Disa nga problemet e adresuara kanë gjetur zgjidhje falë bashkëpunimit, disa të tjera mbeten sfida të vazhdueshme. Në takimet e Task -Forcës është nënvizuar si e rëndësishme bashkërendimi i punës ndërmjet autoriteteve shtetërore qendrore dhe vendore në luftën për mbrojtjen e fëmijëve dhe parandalimin e trafikimit të tyre. Konkretisht duke u ndalur në bashkëpunimin mes sekretariatit të Task-Forcës dhe Koordinatorit Kombëtar Antitrafik në referimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, dhe fëmijëve viktima të mundshme të trafikimit.

Në kuadër të shtrirjes së Planit të Veprimit në rajone të tjera, duke u ndalur në mënyrë të detajuar tek mënyra e funksionimit të modelit të nismës për Tiranën dhe rezultatet e deritanishme, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, kanë organizuar në tre qarqe (Durrës (27 nëntor), Fier (4 dhjetor) dhe Elbasan (16 dhjetor) trajnimin me temë “Fëmijët në situatë rruge, Identifikimi rasteve të trafikimit të brendshëm të tyre. Sfidat dhe zgjidhjet”.

Janë trajnuar 62 persona në të tre qarqet nga: NJMF-të e qarqeve përkatëse, NJDF, Shërbimi Social Shtetëror Rajonal, Shërbimi Social i Bashkisë, përfaqësues nga policia e qarkut, nga Seksioni për Trafikun e Paligjshëm dhe Sektori për të Miturit dhe Dhunën në Familje, përfaqësues nga qendrat pritëse dhe riintegruese për viktimat dhe viktimat e mundshme të trafikimit dhe nga organizata, OJF dhe qendra që ofrojnë shërbime për fëmijët.

NDËRGJEGJËSIMI MBI TRAFIKIMIN E PERSONAVE

Ndërgjegjësimi i grupeve në rrezik, agjencive shtetërore dhe joshtetërore, forcave të zbatimit të ligjit, shoqërisë civile është një nga masat kryesore të politikës parandaluese të trafikimit të personave që ndjek qeveria shqiptare. Fushatat ndërgjegjësuese shërbejnë për të njohur grupet e synuara me fenomenin e trafikimit të personave, rreziqet dhe pasojave që ai mbart.

Zyra e Koordinatorit Kombëtar, ndërmori iniciativën që në kuadër të Ditës Evropiane Antitrafik, të organizojë "Javën Antitrafik", me aktivitete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për parandalimin e trafikimit të personave, nga data 18-24 tetor 2014, në qytetet kryesore të Shqipërisë në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat partnere. Përgjatë Javës Antitrafik në të gjithë qarqet e vendit u mbajtën aktivitete sensibilizuese, forume lokale, programe dhe emisione televizive, tenda informuese, takime me nxënës, studentë dhe komunitetin, konferenca, shpërndarje fletëpalosjesh, ekspozita me punime të viktimave dhe nxënësve të shkollave, etj. dhe konkretisht:

Page 40: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

14 aktivitete sensibilizuese u zhvilluan në qytete, shkolla të mesme dhe 9-vjeçare, si dhe në qendra komunitare të Tiranës, Dibrës, Kukësit, Korçës, Durrësit, Lezhës, Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës, Fierit;

12 forume diskutimi në nivel lokal për problematikat e trafikimit të personave dhe në veçanti fëmijëve, me anëtarët e Komitetit Rajonal Antitrafik, komunitetin, me studentë dhe nxënës të shkollave të mesme në Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Kukës, Vlorë, Dibër;

9 ekspozita/ekspozita lëvizëse me punime të viktimave të trafikimit, piktura, ese dhe fotografi të nxënësve të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare u ekspozuan përgjatë javës;

2 konferenca dhe 1 tryezë e rrumbullakët u mbajtën në Tiranë, Vlorë dhe Korçë;

12 kënde informative me materiale sensibilizuese u ngritën në shkolla të mesme dhe 9-vjeçare të Tiranës, Shkodrës, Kukësit, Elbasanit;

10 tenda informative shpërndanë përgjatë Javës antitrafik materiale sensibilizuese, postera, fletëpalosje, broshura, etj. në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Berat;

10 programe dhe emisione televizive i kushtuan hapësirën e nevojshme, Koordinatorit Kombëtar dhe ekspertëve për të diskutuar rreth masave që janë ndërmarrë dhe projekteve për të ardhmen lidhur me parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave;

5 spote televizive u prezantuan përgjatë gjithë ditës në të gjithë javën Antitrafik në televizione kombëtare dhe lokale;

2 billboards, 6 City Light dhe 24 Digital Screens u shpërndanë në pikat kufitare, bare dhe restorante.

Një ndër fushat ku Zyra e Koordinatorit Kombëtar ka vijuar punën e saj intensive për ndërgjegjësimin publik mbi fenomenin e trafikimit të personave është edhe përfshirja e komunitetit në identifikim dhe raportimin e rasteve të trafikimit, duke përdorur teknologjinë për të rritur identifikimin e rasteve të trafikimit.

Shqipëria është ndër të parat vende në rajon që sjell risinë e përdorimit të teknologjisë celulare në përgjigje të një prej çështjeve sociale më akute, parandalimin e trafikimit të personave. Nëpërmjet zbatimit të kësaj iniciative publikut i ofrohet një mënyrë për të raportuar thjesht dhe shpejt raste trafikimi apo të dyshuara si të tilla. Qytetarët mund të dërgojnë në mënyrë anonime një mesazh të shkurtër, i cili u shkon menjëherë dhe njëkohësisht 6 zyrtarëve të ndryshëm publikë, që janë anëtarë të Autoritetit Përgjegjës për Identifikimin, Referimin dhe Mbrojtjen e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit,

Page 41: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

ose mund të telefonojnë falas në numrin 116 006. Linja telefonike kombëtare 116 006, për të denoncuar rastet e trafikimit apo ato të dyshuara ofrohet falas dhe mund të telefonohet nga çdo telefon fiks apo celular. Thirrja shkon menjëherë në Sallën Operative të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa Aplikacioni “Raporto! Shpëto!” mund të shkarkohet falas nga Google Play Store. Nga prezantimi i linjës 116006 dhe aplikacionit “Raporto! Shpëto!” deri tani janë dërguar 765 thirrje dhe 400 sms.

Të dhëna mbi telefonatat dhe SMS nga kompanitë celulare:

Nr

Trafiku nga

kompanitë

telefonike

Vodafone Albania

Plus Eagle Mobile

Albtelecom AMC

MuajiNr. i thirrjeve

Nr. i SMS

Nr. i thirrje

ve

Nr. i SMS

Nr. i thirrje

ve

Nr. i thirrjeve

Nr. i thirrjeve

Nr. i SMS

1 Maj2014

1 113 - - 12 3 - -

2 Qershor2014

89 110 3 21 15 8 7 9

3 Korrik2014

114 26 8 2 14 0 103 23

4 Gusht2014

40 7 1 0 4 1 0 14

5 Shtator2014

168 30 5 0 10 1 24 14

6 Tetor2014

148 15 18 0 25 2 4 8

7 Nëntor2014

15 3 5 0 9 1 2 0

8 Dhjetor2014

- - - - 135 0 10 5

9 Janar2015

- - - - 78 2

TOTAL

575 304 40 23 302 18 150 73

Këto dy instrumente të reja u prezantuan për herë të parë për të gjithë aktorët antitrafik, partnerët si dhe publikun e gjerë në datë 16 qershor 2014 në Konferencën Prezantuese të Linjës Kombëtare 116 006 dhe Aplikacionit “Raporto! Shpëto!”, organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me World Vision dhe Fondacionin Vodafone Albania, ku mori pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Ministri i Punëve të Brendshme, Ambasadorë të Përfaqësive Diplomatike në Shqipëri, si dhe titullarë institucionesh e partnerë në nismë.

Page 42: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Aktivitetet ndërgjegjësuese të zhvilluara nga qendrat dhe organizatat partnere

Aktivitetet ndërgjegjësuese të ndërmarra nga D&E edhe gjatë vitit 2014 kanë synuar rritjen e respektimit të të drejtave të viktimave të trafikimit në shoqërinë shqiptare, duke synuar të luftojë stigmatizimin me të cilin viktimat e trafikimit përballën gjatë procesit të tyre të riintegrimin në shoqërinë shqiptare. Si mjet ndërgjegjësimi është përdorur fotonovela e prodhuar nga D&E “Kjo është historia ime”. Në këtë kuadër janë realizuar workshop-e me nxënësit e shkollave të mesme, forume me komunitetin, workshop-e me punëdhënësit, etj.

D&E në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim dhe Ministrinë e Kulturës, në Javën Antitrafik organizoi në ambientet e Ministrisë së Kulturës Ekspozitës ndërgjegjësuese “Unë e lashë të kaluarën pas” me punime artistike të prodhuara nga viktimat e trafikimit, nëpërmjet të cilave u transmetuan dhe mesazhe ndërgjegjësuese mbi trafikimin dhe shpresën për të ardhmen. Pikturat u punuan gjatë sesioneve të Terapisë së Artit dhe çdo pikturë shoqërohej me nga një shprehje të shkruara nga vetë viktimat e trafikimit, në përpjekje për të sjellë me fjalë kuptimin e secilës nga pikturat. Disa nga temat e pikturave ishin : Vetja; Liria; Dashuria; Abuzimi Seksual; Shfrytëzimi; Skllavëria Viktima; E ardhmja, etj.

Pjesëmarrësit u informuan gjithashtu mbi situatën e viktimave shqiptare të trafikimit si dhe patën mundësi të jepnin kontributin e tyre në mbështetje të këtij target grupi, ku u shfaq edhe fotonovela “Kjo është historia ime” e bazuar në historinë e vërtetë të një viktime trafikimi.

Për parandalimin e dhunës, organizata "Të Ndryshëm dhe Të Barabarte" i ka dedikuar disa aktivitete fuqizimit të të rinjve, të cilat kanë qenë viktima të abuzimit seksual. Të paktën 8 raste janë angazhuar në aktivitete për përgatitjen dhe përfshirjen e tyre si këshillues të të rinjve për të dhënë kontribut ne parandalimin e dhunës seksuale. Këshilluesit e të rinjve kane prodhuar disa materiale ndërgjegjësuese, ndër to edhe artikulli “Ne besojmë se mund t’i japim fund shfrytëzimit seksual”;

Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore (25 Nëntor – 10 Dhjetor 2014), "D&E në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit organizoi në datën 5 dhjetor 2014 një aktivitet ndërgjegjësues me studentet e Fakultetit Gjeologji - Miniera. Slogani i aktivitetit ishte: “Djemtë dhe burrat, pjesë e zgjidhjes – Tregoni se jeni kundër dhunës!” Në fund të aktivitetit studentet u ftuan të jepnin mesazhe ndërgjegjësuese për t’i dhënë fund dhunës me bazë gjinore në shoqërinë shqiptare.

Me mbështetjen e ZKKA dhe me pjesëmarrjen e psikologëve janë realizuar diskutime me nxënësit e shkollave të mesme “Kristaq Rama” në Tiranë dhe “Elina” në Kamëz mbi dhunën në familje. Në sesionet morën pjesë 60 nxënës.

D&E ne bashkëpunim me Fondacionin Mary Ward Loreto dhe Peace Corps Albania ka organizuar 35 aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit me komunitete lokale, të rinj, nxënës, komunitetin rom dhe profesionistë lokal si, mësues, profesionistë të shëndetit publik, murgeshat e motrat e Nënë Terezës si dhe punonjës të OJF-ve në qytete e komuna të ndryshme të Shqipërise nga veriu në jug.

905 pjesëmarrës kanë ndjekur këto aktivitete dhe janë informuar mbi çështje të ndryshme lidhur me trafikimin, si: format e ndryshme të trafikimit, sfidat e riintegrimit të viktimave të trafikimit në komunitet dhe se si aktorët lokalë mund të mbështesin në riintegrimin e tyre. Si mjet ilustrues gjatë gjithë këtyre aktiviteteve u përdor dhe fotonovela.

Page 43: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Pjesëmarrës Total Femra

Meshkuj Persona kyc

Studentë

Gra rome

Burra rome

Vendi P.So

cial

P. B

ashk

ia

Puno

njës

shën

detë

sisë

Mës

ues

Nxë

nës

Nxë

nese

1 Lezhë 25 1 24 24 1

2 Maqellarë 62 41 2112 20

30

3 Fan 44 23 21 1 2122

4 Vlorë 18 10 8 810

5 Përmet 17 15 2 176 Gjirokastër 28 23 5 287 Durrës 13 12 1 3 10

8 Kuçovë 26 15 11 4 1111

9 Berat 23 22 1 5 10 6 210 Korçë 7 7 711 Prrenjas 10 4 6 6 4

12 Bathore 48 48 0 246

13 Raja `Dushaj 39 39 237

14 Hot i Ri 18 18 117

15 Jaro/Fier 10 1010

16 Cërnica 35 29 6 629

17 Kallmet 24 11 13 1311

18 Kënetë/Durres 18 17 1 2 115

19 Librazhd 8 5 3 3 520 Maminas 34 30 4 4 26 421 Shkodër 18 14 4 6 4 822 Gosë 24 22 2 1 5 10 823 Kavajë 8 2 6 2 624 Fier 30 13 17 6 4 9 11

25 Durrës /nat. Gloë 30 3030

26 Shkodër-shkolla 43 27 16 1627

27 Delvinë 11 1111

Page 44: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

28 Shkodër - shkolla 23 23 2329 Patos - bashkia 31 13 18 10 4 1 8 8

30 Tamarë 26 19 7 5 219

31 Elbasan 14 9 5 5 932 Tepelenë 25 23 2 25

33 Memeliaj 44 30 14 5 1425

34 Libohovë 59 37 22 3 2234

35 Tiranë 12 12 12

TOTAL 905 642 263 8 46 9853 248

422 19 11

Aktivitete për të parandaluar trafikimin janë organizuar në vazhdimësi në kuadër të projektit: “Vulnerabiliteti ndaj trafikimit dhe faktorët e riskut: Parandalimi i trafikimit dhe mbështetja e migracionit të sigurt në komunitetet e Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë”  zbatuar nga D&E në bashkëpunim me FAFO Norvegji dhe NEXUS  Institute Washington.Qëllimi kryesor i projektit ishte adaptimi dhe vlerësimi i metodologjisë së deviancës pozitive (PD)  për parandalimin e trafikimit dhe promovimin e migracionit të sigurt. Metodologjia e deviancës pozitive identifikon dhe mobilizon komunitetin duke synuar arritjen e ndryshimit social. Në datat  19-20 Nëntor u organizua në Berat  Seminari Rajonal “Metodologjia e Devijancës Pozitive për të parandaluar trafikimin”. Në takim morën pjesë 19 pjesëmarrës nga Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Bosnje – Hercegovina etj., ku të pranishmit ndanë dhe diskutuan eksperiencat e organizatave partnere që zbatuan projektin në lidhje me përdorimin e kësaj metode për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore si edhe mbi mundësinë e replikimit të kësaj metodologjie në shtetet fqinje.

Organizata "Të Ndryshëm & Të Barabartë"  ka organizuar gjithashtu disa aktivitete për të parandaluar dhunën. Kjo organizatë organizoi dy workshop-e me 8 pjesëmarrës të rinj të cilët kanë qenë viktima të abuzimit seksual, si pjesë e projektit "Zërat tanë" udhëhequr nga Universiteti “Bedfordshire” dhe mbështetur nga Këshilli i Evropës dhe OAK Foundation. Projekti "Zërat tanë" kishte për qëllim ndarjen e ideve mes të rinjve për  parandalimin e dhunës seksuale në Evropë. Në kuadër të këtij projekti u mbajt një sesion prezantues, ku u ftuan të merrnin pjesë përfituese, të cilat po asistohen në faza të ndryshme të programit.

Pas sesionit prezantues, u mbajtën edhe dy workshope  të cilat synonin që përmes ushtrimeve, teknikave indirekte dhe lojërave të ftonin të rinjtë të kontribuonin me  idetë e tyre të cilat në një fazë tjetër mund të implementohen me qëllim parandalimin e dhunës seksuale në Europë. Këshilluesit e rinj kontribuuan jo vetëm me idetë e tyre,  por edhe duke u përfshirë në përgatitjen e materialeve si poster ( të cilin Universiteti mund ta përdorë në aktivitetet e tij kundër dhunës seksuale) dhe një artikull kundër shfrytëzimit seksual, i botuar në revistën elektronike të Terres des Hommes. Këshilluesit e rinj shprehën gatishmërinë dhe entuziazmin për përfshirjen dhe vazhdimësinë e këtij projekti. Në këtë fazë të parë të projektit, po punohet me gjetjen e mundësive, se si të rinjtë tashmë, përveç se me idetë e tyre, të kontribuojnë edhe me përfshirjen në projekte parandaluese.  Organizata "Të Ndryshëm dhe Të Barabartë"  u 

Page 45: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

ftua të merrte pjesë në Takimin e Parë të Grupit të Referimit dhe Shpërndarjes, mbajtur në Londër në 10 Dhjetor 2014. Qëllimi i këtij takimi ishte të ndante njohuritë dhe praktikat e mira në lidhje me promovimin e përfshirjes së të rinjve në përpjekjet për të parandaluar dhunën seksuale në Evropë.

Aktivitete të tjera të realizuara gjatë vitit 2014 nga D&E kanë qenë trajnimet dhe prezantimet e mëposhtme:

D&E ka ofruar trajnim për psikologët e shkollave të mesme të Tiranës mbi çështje të identifikimit dhe referimit të viktimave / viktimave të mundshme të trafikimit. Pjesëmarrësit në trajnim ishin psikologë nga 19 shkolla te mesme të Tiranës. Me ndërmjetësimin e psikologëve të shkollave u shfaq fotonovela dhe u realizuan fokus grupe me nxënësit;

D&E në bashkëpunim me Prefekturën e Tiranës ka organizuar trajnimin “Identifikimi dhe referimi i viktimave të trafikimit”. Pjesëmarrës në trajnim ishin 35 profesionistë nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Administratorë Socialë në rajonin e Tiranës;

Trajnimi mbi “Identifikimin dhe asistencën e VT e VMT”, është organizuar me 11 pjesëmarrës, duke përfshirë punonjës socialë, staf mjekësor dhe vullnetarë të organizatës “Aksion Plus” dhe Aleanca LGBT;

Drejtoresha Ekzekutive e D&E është ftuar dhe ka bërë prezantim mbi “Përfshirjen Sociale Ekonomike të viktimave të trafikimit në Forumin e Grantdhënësve Lindor i organizuar në Palermo 8-10 Tetor 2014;

D&E ka organizuar trajnim për stafin e qendrës së re të hapur nga Aleanca LGBT mbi çështje të menaxhimit të rasteve, dokumentacioni i nevojshëm, përballja me raste të vështira, parimet etike, etj;

D&E ofroi prezantim për stafin e Ambasadës Amerikane mbi programin e organizatës, aktivitetet, etj.

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” ka zbatuar projektin “Rritja e identifikimit proaktiv të viktimave / viktimave të mundshme të trafikimit”, financuar nga: Departamenti i Shtetit Amerikan (nëpërmjet IOM) dhe Assist Impact me fonde të USAID (nëpërmjet organizatës Tjetër Vision, Elbasan).Për identifikimin e viktimave të trafikimit/të mundshme për t’u trafikuar, janë angazhuar dy punonjës socialë të cilët kanë punuar në terren (rrugë, lokale, plazhe, klube nate, etj) në qytetin e Vlorës. Gjatë periudhës së projektit për këtë vit (Janar – Tetor 2014) janë identifikuar në total 22 viktima të mundshme trafikimi, nga të cilët 16 femra dhe 6 meshkuj. 16 raste kanë qenë minorenë dhe 6 raste në moshë madhore. Më specifikisht, janë identifikuar si më poshtë:

11 raste janë identifikuar si viktima të mundshme trafikimi për lypje;

10 raste janë identifikuar si viktima të mundshme trafikimi për shfrytëzim seksual;

1 rast është identifikuar si viktimë e mundshme trafikimi për shpërndarje droge.

Rastet e identifikuara kanë marrë informacion dhe këshillim psiko-emocional nga ana e punonjësve social dhe janë referuar në institucione të tjera për përfitimin e shërbimeve (sipas problematikës së rastit). 11 prej rasteve janë referuar tek Vatra për të marrë shërbimet që Vatra ofron.

Page 46: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Në kuadër të projektit janë organizuar edhe 2 trajnime me pjesëmarrës nga institucionet lokale të rrethit të Vlorës:

1 trajnim u realizua me 16 punonjës të Bashkisë Vlorë, Drejtorisë së Shërbimit Social Shtetëror, Shtëpisë së Foshnjës, Zyrës së Punësimit, Këshillit të Qarkut, etj.

1 trajnim u realizua me 14 punonjës të institucioneve shëndetësore në rreth.

Gjithashtu, u organizuan 5 sesione informuese me pjesëmarrjen e 130 personave nga komuniteti. Sesionet kishin si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit rreth trafikimit njerëzor dhe rritjen e bashkëpunimit të komunitetit në identifikimin dhe referimin e viktimave të trafikimit / viktimave të mundshme të trafikimit.

Një projekt tjetër i rëndësishëm i realizuar nga kjo qendër është “Parandalimi i trafikimit njerëzor-Forcimi i asistencës për ish-viktimat e trafikimit / viktimat e mundshme të trafikimit", financuar nga Fondacioni Postkod, Suedi.

Krahas ofrimit të shërbimeve direkte për viktimat e trafikimit / të mundshme për t’u trafikuar, ky projekt kishte edhe dy komponentë shumë të rëndësishëm, të cilët u implementuan në rrethet Shkodër e Dibër: parandalimin e trafikimit nëpërmjet ndërgjegjësimit të të rinjve dhe anëtarëve të tjerë të komunitetit, si dhe rritjen e kapaciteteve të punonjësve të institucioneve që punojnë në fushën antitrafikim.

Për realizimin e aktiviteteve, me fillimin e implementimit të projektit organizatat partnere nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në rrethet respektive me institucione të tilla si: Drejtoritë Arsimore Rajonale, Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Qendrat e Formimit Profesional, Zyrat Rajonale të Punësimit, Drejtoritë e Policisë. Gjithashtu, me çdo shkollë në të cilën u realizuan aktivitetet ndërgjegjësuese u nënshkrua marrëveshja përkatëse.

Për të realizuar aktivitetet parandaluese në rrethet Shkodër e Dibër, Qendra “Vatra” nënkontraktoi dy organizata lokale, përkatësisht: organizatën “Gruaja tek Gruaja” në Shkodër dhe “Agitra Vizion” në Dibër. Në këtë drejtim u punua në qytetet Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe të Rrethit të Shkodrës dhe Peshkopi e Bulqizë të Rrethit të Dibrës. Aktivitetet e realizuara janë si më poshtë:

1. Seanca informuese me të rinj të shkollave të mesme

Me të rinjtë e shkollave janë realizuar seanca informuese gjatë së cilave janë trajtuar çështje të trafikimit njerëzor si: “Situata aktuale e trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri”, “Shkaqet e trafikimit”, “Mënyrat e rekrutimit”, “Llojet e trafiqeve”, “Profilet e trafikantëve dhe viktimave të trafikimit”, “Legjislacioni kombëtar e ndërkombëtar kundër trafikimit” “Parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore”, “Roli i medias në luftën kundër trafikimit”, etj. Gjatë gjithë vitit është punuar me të njëjtat grupe të rinjsh me të cilët janë realizuar 134 seanca informuese. Në seanca kanë marrë pjesë në total 470 të rinj të shkollave të mesme.

2. Seanca informuese me anëtarë të komunitetit

Temat e lartpërmendura janë trajtuar edhe me 5 grupe me gra, vajza, djem e burra nga komuniteti të cilët u krijuan në 5 zonat e përzgjedhura për implementimin e projektit (1 grup në çdo zonë). Në total u realizuan 57 seanca informuese ku moren pjese 131 anëtarë të komunitetit. Gjithashtu, në komunitet u ngritën edhe 5 pika kontakti të cilat kanë lehtësuar dhe mbështetur punën e stafit jo vetëm në organizimin e seancave informuese por edhe në

Page 47: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

drejtim të shpërndarjes të materialeve ndërgjegjësuese e sensibilizuese të tilla si: broshura, fletëpalosje, postera, etj.

3. Seminare

Gjatë implementimit të projektit, u realizuan 5 seminare (1 seminar në çdo zonë) me pjesëmarrjen e 320 personave: përfaqësues të Bashkive, Shërbimit Social Shtetëror, Drejtorive Arsimore, Policisë, komiteteve të prindërve të shkollave, mësues e të rinj. Për realizimin e çdo seminari u kontraktuan lektor të cilët trajtuan çështje të tilla si: marrëdhëniet prind-fëmijë, mbështetja e viktimave të trafikimit nga familja dhe komuniteti, shërbimet ekzistuese në Shqipëri për viktimat e trafikimit dhe të mundshme trafikimi, etj.

Në një prej seminareve në Dibër, pas përfundimit të referimeve nga lektorët, nxënësit aktruan pjesë teatrale të përgatitura nga vetë ata rreth trafikimit të qenieve njerëzore dhe situatave me të cilat përballet një viktimë trafikimi. Mënyra e organizimit u përgëzua nga të pranishmit dhe u vlerësua si një mjet efikas në ndërgjegjësim dhe sensibilizim.

4. Publikim fletëpalosje dhe poster

Së bashku me organizatën Gruaja tek Gruaja, Shkodër është punuar për hartimin, dizenjimin dhe publikimin e një fletëpalosjeje dhe një posteri rreth trafikimit të personave. Slogani i përdorur në këto publikime është “Trafikimi i qenieve njerëzore është shkelje e të drejtave të njeriut. Ndal trafikimit të qenieve njerëzore!”. Gjithashtu, në poster është vendosur edhe numri i Linjës Kombëtare 116 006, ku viktimat ose çdo anëtar i komunitetit mund të kontaktojnë për ndihmë apo denoncimin e trafikimit. Fletëpalosja përmban informacion të përgjithshëm rreth fenomenit të trafikimit dhe shërbimet ekzistuese në Shqipëri për viktimat e trafikimit.

Projekt tjetër i përfunduar nga kjo qendër është “Policimi në komunitet – Forcimi i bashkëpunimit midis të rinjve dhe policisë së shtetit për reduktimin e trafikimit të qënieve njerëzore”, financuar nga Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme për Policimin në Komunitet, i cili u zbatua në qytetin e Vlorës.

Projekti filloi të implementohej në vitin 2013 dhe vazhdoi deri në 31 Janar 2014. Gjatë muajit Janar, në kuadër të projektit u realizuan aktivitetet e mëposhtme:

12 seanca informuese në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Vlorës; ku morën pjesë 694 të rinj e të reja.

Krijim i grupeve të kontaktit në 5 shkollat ku u implementua projekti.

Trajnim me oficerë policie të rajoneve të qytetit të Vlorës (20 oficerë policie)

1 bisedë në radio;

Shërbim psikologjik për minorenë në policnë e Vlorës (26 minorenë)

1 spot televiziv;

6 stenda u vendosën në shkollat ku u punua me foto nga aktivitetet në projekt. .

Page 48: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Të gjitha aktivitetet e projektit u realizuan në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Policisë, Vlorë dhe pjesëmarrës në aktivitete ishin përfaqësues të sektorit anti-trafik pranë kësaj drejtorie.

Aktivitete të tjera të realizuara gjatë vitit 2014 kanë qenë trajnimet për rritje kapacitetesh të strukturave shtetërore në fushën antitrafikim.Në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, në Rrethet Shkodër e Dibër u organizuan trajnime me anëtarët e Komiteteve Rajonale Antitrafik. Në këto trajnime morën pjesë 56 pjesëmarrës nga Drejtoritë Rajonale të Policisë, Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Drejtoritë Arsimore Rajonale, Drejtoritë e Shëndetit Publik, Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional dhe Punësimit, Bashkitë, Prokuroritë e Rretheve, organizatat “Gruaja tek Gruaja”, “Agritra Vizion”, “World Vision”.

Tema kryesore e trajnimeve ishte “Parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore/forcimi i asistencës për viktimat e trafikimit”. Qëllimi i trajnimeve ishte informimi dhe rritja e kapaciteteve të anëtarëve të KRAT, Dibër e Shkodër me kuadrin ligjor dhe mekanizmat kombëtar antitrafikim dhe zbatimi i tyre në praktik.. Për realizimin e trajnimeve u kontraktuan 5 ekspertë në fushën antitrafik, specifikisht përfaqësues nga: Ministria e Punëve të Brendshme, Shërbimi Social Shtetëror, Prokuroria e Krimeve të Rënda, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Vatra.

Në kuadër të bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror dhe implementimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit, në muajin Maj 2014 u organizua një trajnim 1 ditor me punonjës social nga 12 Zyrat Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror. Ky trajnim erdhi si kërkesë nga Shërbimi Social Shtetëror pasi punonjësit e zyrave rajonale janë të rinj në detyre dhe ishte i nevojshëm trajnimi i tyre rreth çështjes së trafikimit njerëzor. Tema e trajnimit ishte “Trafikimi njerëzor dhe implementimi i Procedurave Standarde të Veprimit për Identifikimin dhe Referimin e Viktimave të Trafikimit dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit”. Trajnimi u realizua nga ekspertë të fushës nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, Ministria e Brendshme dhe ofrues shërbimesh midis të cilëve edhe “Vatra”.

Aktivitetet në kuadër të javës antitrafik (18 – 24 Tetor): Më 18 Tetor, në qytetin e Vlorës u organizua marshimi publik me sloganin “Trafikimi

i personave është krim! Bashkohu me ne për ta ndaluar atë!”. Ky aktivitet u realizua nga Qendra “Vatra” në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme / Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Anti-Trafik, Policinë e Shtetit, Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Drejtorinë Arsimore Rajonale dhe Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve të Bashkisë Vlorë.

Më 20 Tetor u organizua një ekspozitë me piktura dhe esse në ambient publik te qytetit te Vlorës. Edhe në këtë aktivitet u përdor slogan i javës antitrafik “Trafikimi i personave është krim! Bashkohu me ne për ta ndaluar atë!”. Ky aktivitet u bë i mundur falë bashkëpunimit me Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Drejtorinë Arsimore Rajonale dhe Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Bashkia Vlorë. Pikturat dhe essetë u realizuan nga nxënës të shkollave të mesme të rrethit të Vlorës.

Më 23 Tetor Vatra u ftua për të dhënë ekspertizën e saj në antitrafikim në një takim të zhvilluar me pedagogë dhe studentë të Universitetit të Vlorës. Takimi pati si qëllim dhënien e informacionit rreth situatës aktuale të trafikimit në Shqipëri, shkaqet dhe pasojat e tij për viktimën dhe shoqërinë, identifikimit dhe referimit të viktimave të trafikimit dhe viktimave të mundshme, shërbimet ekzistuese në ndihme të viktimave.

Page 49: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Më 24 Tetor, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, u organizua Konferenca Kombëtare “ Trafikimi i personave është krim! Bashkohu edhe ti për ta ndaluar atë! / Vatra-15 vjet arritje dhe sfida në luftë kundër trafikimit njerëzor në Shqipëri - ” me të cilën u mbyll dhe java anti-trafik. Objektivat e Konferencës ishin: prezantimi i një ekspozeje të punës dhe veprimeve në fushën e luftës kundër trafikimit të personave jo vetëm të Vatrës, por të gjitha institucioneve kombëtare e ndërkombëtare; prezantimi i situatës aktuale të trafikimit njerëzor në Shqipëri; dhënia e rekomandimeve për të gjitha aktorët antitrafik për hapat e mëtejshëm në luftën kundër trafikimit të personave dhe në mënyrë të veçantë për parandalimin e tij si dhe mbrojtjen dhe ri/integrimin social të viktimave të këtij fenomeni.

Përfundimet kryesore të konferencës:

Antitrafikimi është prioritet për qeverinë shqiptare. Kjo kërkon bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të përfshirë si: policia, prokuroria, gjykata, shërbimi social, zyrat e punësimit, shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare, etj.;

Shteti shqiptar duhet të fokusohet në: parandalim, penalizim të trafikantëve dhe bashkëpunimin me të gjithë aktorët për të arritur rezultate efektive kundër trafikimit. Hetimi dhe ndëshkimi, duke përfshirë gjithashtu edhe konfiskimin e aseteve kriminale që mund të përdoren për kompensimin e viktimave, duhet të jenë prioritet. I rëndësishëm është edhe investigimi pro-aktiv;

Rritja së ndërgjegjësimit, identifikimit dhe integrimit të viktimave në shoqëri; Fuqizimi i grave dhe vajzave në vështirësi ekonomike dhe sociale është i rëndësishëm

për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore; Bashkëpunimi rajonal në luftë kundër trafikimit; Përmirësimi i legjislacionit dhe veçanërisht implementimi efektiv i tij është çelësi për

të luftuar trafikimin.

Qendra “Tjetër Vizion” gjatë vitit 2014 ka dhënë një kontribut të vyer në fushën e sensibilizimit, ndërgjegjësimit dhe parandalimit të fenomenit të trafikimit.

Qendra ka zbatuar disa projekte me fokus viktimat e trafikimit, por dhe sensibilizimin e të rinjve për çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore. Gjatë periudhës së raportimit, qendra ka implementuar projektin “Bashkëpuno me Policinë –Raporto- Shpëto!” , i cili u realizua në periudhën nëntor 2014 - Janar 2015.Realizimi i këtij projekti ka synon rritjen e numrit të përfituesve dhe bashkëpunimin e komunitetit me policinë. Numri i përfituesve të informuar mbi trafikimin e qenieve njerëzore është:

o 130 studentë o 1100 nxënës të shkollave të mesmeo 40 përfaqësues të GVV (grupe vigjiluese në komunitet)o 40 përfaqësues të komunitetit o 25 përfaqësues të KKQ

Aktivitetet e realizuara: Organizimi i tre sesioneve të trajnimit për GVK për çështje të trafikimit të qenieve

njerëzore/ abuzimit me drogat dhe dhunës në familje;

Page 50: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

6 sesione informuese dhe trajnuese (2 për çdo shkollë) me pjesëmarrjen e nxënësve të 3 shkollave të mesme (klasat e 10-ta) të Librazhdit; Peqinit dhe Cërrikut. Sesionet informuese lehtësohen nga ekspertet e organizatës dhe punonjësit e policisë së shtetit për çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore/dhunës në familje dhe abuzimit me substancat narkotike.

“ Rrjetet sociale - raportimi dhe shpëtimi” sesione informuese me zëdhënësit e shtypit të Drejtorisë së policisë të këtyre qyteteve dhe senateve studentore të shkollave të mesme.

Një projekt i rëndësishëm për qendrën ishte projekti ”Përmirësimi i identifikimit; referimit dhe mbrojtjes së viktimave të trafikimit” nëpërmjet aktiviteteve të Njësisë Lëvizëse, i cili u shtri nga Qershor 2013- Dhjetor 2014, projekt i financuar me mbështetjen e USAID/Ambasada Amerikane dhe IOM.

Numri i VMT të identifikuara nga Njësia Lëvizëse Elbasan është 29 fëmijë VMT.

Projekti pati impakt edhe në informimin e përfituesve, të komunitetit, institucioneve shtetërore dhe OJF. Numri i përfituesve të informuar dhe trajnuar nga implementimi i projektit për përfituesit është 80 persona dhe numri i anëtarëve të komunitetit të informuar është mbi 2000 persona.

UN Women në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, dhe Komisionin Evropian, filluan në mars një program të përbashkët për Parandalimin dhe Trajtimin e Dhunës kundër Grave dhe Vajzave. Programi i financuar nga Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR) kontribuon në qëllimin e përgjithshëm të parandalimit dhe uljes së dhunës kundër grave dhe vajzave, me fokus të veçantë vajzat dhe gratë viktima/viktima të mundshme të trafikimit. Kohëzgjatja e Projektit është nga shkurt 2014- shkurt 2016 dhe mbështet ofrimin e shërbimeve për integrimin në shoqëri të grave që i kanë mbijetuar dhunës dhe/apo trafikimit, duke rritur kryesisht njohuritë dhe ndërgjegjësimin e tyre lidhur me mundësitë për t’u bërë të pavarura, zhvillimin e aftësive për punësim dhe vetëpunësim dhe duke ofruar mbështetje të kufizuar për hapjen e bizneseve të reja. Për të rritur ndërgjegjësimin social në përgjithësi po zbatohen një kombinim strategjish. Gjatë realizimit të projektit, grupet kryesore të synuara janë media, universitetet dhe në veçanti grupet e grave dhe vajzave të mbijetuara të dhunës dhe trafikimit, të strehuara në 6 strehëza - përfituese direkte të këtij projekti.

Në kuadër të forcimit të partneritetit me shoqërinë civile, është krijuar Forumi Mediatik me natyrë këshillimore, i përbërë nga 15 profesionistë të mediave kombëtare audio-vizive dhe të shkruara në Shqipëri. Roli i Forumit Këshillimor të Medias është të këshillojë menaxhimin e projektit përgjatë kohëzgjatjes së tij, të mbështesë dhe të përmirësojë cilësinë e produkteve të projektit të lidhura me median përmes mbështetjes së zbatimit të projektit përmes marrëdhënieve ekzistuese, identifikimit të rreziqeve apo fushave me shqetësim dhe rekomandimeve të cilat projekti mund të shqyrtojë për përmirësimin e efikasitetit. Në mënyrë që të ofrohet një gamë e gjerë këshillimi, Forumi Këshillimor i Medias ka përfshirë përfaqësues nga media kryesore audio-vizive dhe të shkruara në Shqipëri, kryesisht gazetarë që mbulojnë çështjet sociale dhe kronikën. Forumi Këshillimor i Medias i krijuar në shtator 2014, do të funksionojë për kohëzgjatjen e projektit, deri më shkurt 2016.

Page 51: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Që prej krijimit të tij, gjatë vitit 2014, Forumi Këshillimor i Medias është mbledhur 2 herë. Në mbledhjen e parë të Forumit, më 30 shtator dhe 11 nëntor 2014, ku në të dy takimet morën pjesë 39 pjesëmarrës, anëtarë të forumit, profesionistë të medias si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe UN Women Shqipëri. Gjatë takimeve u diskutuan çështje kyçe si, rëndësia e mbrojtjes së identitetit të personave të dhunuar ose trafikuar, mungesa e ndjekjeve të rasteve nga mediat, mungesa e burimeve gjatë raportimeve, konsultimi paraprak rreth përmbajtjes së manualit për raportimin e rasteve të trafikimit dhe dhunës ndaj vajzave e grave, çështja e keqraportimit të shpeshtë në media të kontrabandës si trafikim, rëndësia e njohjes së protokollit përkatës si dhe mekanizmave dhe shërbimeve ku duhet të drejtohen gazetarët për informim, problemet etike në raportim, rëndësia e bashkëpunimit mes të gjithë partnerëve, etj. Të gjitha çështjet e ngritura gjatë diskutimeve të forumit u vendos që të përfshihen në listën e tematikave që do adresoheshin në manualin për gazetarë për t’u trajtuar në mënyrë të detajuar.

Në muajt tetor-nëntor, u hartua një manual për raportimin e rasteve të trafikimit dhe dhunës ndaj vajzave e grave, për përdorim gjatë trajnimit me gazetarët, si dhe për t’u publikuar dhe shpërndarë më gjerë në vazhdimësi tek gazetarët dhe studentët e fakultetit të gazetarisë. Për vetë rëndësinë që kanë mediat, si mjeti më i rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë për çështjen e trafikimit, duhet të ndërgjegjësohen në mënyrë që profesionistët e saj të raportojnë siç duhet dhe në mënyrë profesionale rastet e trafikimit dhe dhunës ndaj vajzave e grave, si dhe të kontribuojë në rritjen e njohurive mbi këtë çështje në shoqëri.

Manuali u finalizua së bashku me një doracak praktik, i cili u përdor gjatë trajnimit me gazetarë dhe studentë të masterit të Fakultetit të Gazetarisë. Ky manual shërben edhe si një kod etike për profesionistët e mediave për të raportuar në mënyrë korrekte rastet e trafikimit, por edhe rastet e dhunës me bazë gjinore në Shqipëri. Synojmë ta përdorin këtë manual në kurrikulat akademike të Fakultetit të Gazetarisë por edhe më gjerë me qëllim informimin dhe trajnimin e gazetarëve të rinj mbi fenomenin e trafikimit në Shqipëri, analizën përtej fakteve të dukshme dhe raportimin etik të rasteve. Pas përfundimit të manualit u organizua trajnimi dy-ditor në 10-11 dhjetor 2014, ku morën pjesë 16 pjesëmarrës, gazetarë të çështjeve sociale dhe kronikës, pjesë të Forumit Këshillimor të Medias, si dhe studentë masteri të Fakultetit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Qëllimi i trajnimit ishte të rriste kapacitetet e gazetarëve pjesëmarrës rreth mënyrës së duhur të raportimit në media të rasteve të trafikimit dhe dhunës ndaj vajzave e grave, bazuar në kodin e etikës dhe në praktikat më të mira. Më konkretisht, gjatë këtij trajnimi grupi i gazetarëve dhe studentëve mori njohuri mbi:

o Hyrje në çështjet lidhur me trafikimin, në veçanti të trafikimit të vajzave dhe grave;o Paketën ligjore ndërkombëtare lidhur me trafikimin në njerëz;o Trafikimin në njerëz, në veçanti ai i vajzave dhe grave: Situata në Shqipëri dhe

kuadri ligjor;o Prezantim rreth praktikave aktuale të raportimit të rasteve të trafikimit nga media në

Shqipëri, bazuar në gjetjet e procesit të monitorimit të medias së shkruar vendase;o Udhëzime për gazetarët për raportimin e trafikimit dhe të dhunës ndaj grave;o Raportimin e rasteve të trafikimit në njerëz - ana praktike.

Trajnimi u vlerësua nga të gjithë pjesëmarrësit si shumë i suksesshëm dhe i domosdoshëm për t’u replikuar edhe me grupe te tjera gazetarësh dhe studentësh të gazetarisë. Në vijim, projekti synon të vazhdojë ndërhyrjet e këtij lloji, duke ndërmarrë aktivitete të reja në

Page 52: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

bashkëpunim me Fakultetin e Gazetarisë, si: përpjekje për të përfshirë në kurrikulën e fakultetit manualin dhe doracakun për raportimin e rasteve të trafikimit dhe dhunës me bazë gjinore; si dhe organizimin e sesioneve të ndryshme informuese me studentë të Fakultetit të Gazetarisë. Paketa informuese për studentët do jetë akoma më e plotë, pas përfundimit dhe publikimit të raportit të monitorimit të medias së shkruar lidhur me raportimin e rasteve të trafikimit gjatë vitit 2014 .

Në kuadër të projektit, në tetor të vitit 2014, Un Women në bashkëpunim me Njësinë Antitrafik dhe Njësinë e Medias pranë Ministrisë së Brendshme ka nisur një proces monitorimi i medias së shkruar lidhur me raportimin e rasteve të trafikimit gjatë periudhës 1 Janar – 31 Dhjetor 2014. Rreth 300 artikuj të publikuar në 8 gazetat me tirazhin më të madh në vend kaluan në një proces analize bazuar në kriteret e listuara në manualin për gazetarë të përgatitur paraprakisht, me qëllim identifikimin e problematikave kryesore në raportimin e këtij fenomeni dhe daljen me rekomandime konkrete për median e shkruar, bazuar në gjetjet e dala nga procesi i monitorimit. Raport i monitorimit u prezantua në Tryezën e rrumbullakët, organizuar në 27 Shkurt 2015 ku u ndanë çmime vlerësuese nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe UN Women Shqipëri.

Në kuadër të ndërhyrjeve ndërgjegjësuese të projektit të realizuara gjatë vitit 2014, pas konsultimeve paraprake me të gjitha palët e përfshira në këtë projekt, u përgatitën, publikuan dhe shpërndanë, materialet e mëposhtme ndërgjegjësuese:

Në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme u përgatit dhe u publikua në 20.000 kopje një kartolinë (Maniacard) informuese rreth rëndësisë së raportimit të rasteve të trafikimit në Linjën Kombëtare Antitrafik 116 006. Kartolina është shpërndarë në të gjithë Shqipërinë gjatë muajit dhjetor 2014.

Një seri prej katër kartolinash informuese e ndërgjegjësuese (Maniacard) u ideuan dhe publikuan në 20.000 kopje (5.000 për secilën tematikë), për t’u shpërndarë më pas në të gjithë Shqipërinë gjatë muajit dhjetor 2014 e në vazhdim. Katër tematikat e prekura nga kartolinat ishin: i) mungesa e arsimimit të vajzave dhe grave si një nga shkaktarët e trafikimit të tyre; ii) të mos pasurit e një pune si burim të ardhurash si shkak për trafikimin e vajzave dhe grave; iii) dhuna në familje si një nga shkaktaret kryesore të rënies pre në grackën e trafikimit të shumë grave e vajzave; iv) dhe mungesa e informimit rreth fenomenit dhe dinamikave të trafikimit, si një prej arsyeve që shtojnë gjasat për trafikim të vajzave e grave (bashkangjitur kopje të 4 kartolinave);

U përgatit një kalendar i publikuar në 3.000 kopje, me punime të realizuara nga nxënës të shkollave nëntë-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Shkodrës, gjatë aktiviteteve ndërgjegjësuese të organizuara nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, në kuadër të Javës Kombëtare Antitrafik, 18-24 tetor 2014;

Një album publikuar në 3.000 kopje, me titull “Unë e lashë të kaluarën pas” që përmban piktura të përgatitura nga vajza e gra të mbijetuara nga trafikimi, të paraqitura për herë të parë në Ekspozitën Ndërgjegjësuese me të njëjtin titull, organizuar nga organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik/ Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë Javës Kombëtare Antitrafik 18-24 Tetor 2014. Të gjitha pikturat janë realizuar gjatë sesioneve të Terapisë së Artit, të cilat ofrohen rregullisht si pjesë e shërbimit psikologjik nga stafi i organizatës. Ideja për ekspozitën erdhi nga vetë të mbijetuarat e trafikimit të cilat me pikturat dhe mesazhet që përcjellin duan të ndërgjegjësojnë publikun për këtë krim kaq të rëndë dhe me pasoja serioze për ato që e kanë përjetuar. Përmes pikturave ato ndajnë me ne eksperiencën e tyre të dhimbshme dhe ndjenjat si

Page 53: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

vetmia, liria, dashuria, por edhe shpresën për një të ardhme më të mirë. (bashkangjitur kopje e albumit). Albumi dhe kalendari po shpërndahen nëpër institucione kryesore publike, organizata joqeveritare, institucione akademike, etj.

EDUKIMI

Një fokus i veçantë për parandalimin e trafikimit, si edhe për informimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve dhe mësuesve mbi çështjet e të drejtave njerëzore dhe ato gjinore, është edhe shfrytëzimi i sistemit arsimor nëpërmjet aktiviteteve ndërgjegjësuese, shpërndarjes së mjeteve informuese dhe prodhimit të akteve nënligjore.

Në vitin 2014, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ndërmarrë reformimin e kurrikulës së arsimit bazë, duke sjellë një kornizë të re kurrikulare, bazuar në kompetenca, ku po rishikohen të gjithë termat dhe modulet ndërkurrikulare që trajtohen, për rrjedhojë edhe temat për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Instituti i Zhvillimit Arsimor ka hartuar module të ndryshme trajnimi për mësuesit, ku janë trajtuar tema për sigurinë e fëmijëve, mënjanimin e braktisjes shkollore dhe ndërgjegjësimin e prindërve për t’i dërguar në shkollë.. Në arsimin 9-vjeçar, tema mbi trafikimin dhe parandalimin e tij tashmë është pjesë e kurrikulave përkatëse, konkretisht në programin e lëndës së Qytetarisë. Kjo është në vazhdë të marrëveshjes së lidhur në 2011 midis Ministrisë së Brendshme/Njësisë Antitrafik dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Duke vlerësuar edukimin që në fëmijërinë e hershme si vendimtare për ecurinë e fëmijës dhe parandalimin e trafikimit, MAS, në vitin shkollor 2014-2015 miratoi një Udhëzim të veçantë5. Në këtë udhëzim, DAR/ZA dhe drejtuesit e kopshteve udhëzohen për të favorizuar dhe mbështetur përfshirjen në arsimin parashk0ollor të fëmijëve që përbëjnë një kontingjent të rrezikuar për trafikim dhe shfrytëzim.

Në Udhëzimin nr.236, kreu III, pika I 2/b përcaktohet që: “DAR/ZA, drejtuesit dhe mësuesit e kopshteve publike të ndjekin me përparësi: regjistrimin në kopsht të fëmijëve nga familjet në nevojë, romë, egjiptianë dhe fëmijët me aftësi të kufizuara”. Miratimi dhe zbatimi i këtij kuadri nënligjor ka sjellë një rritje të ndjeshme të përfshirjes së fëmijëve romë dhe egjiptianë në arsimin parashkollor. Gjatë këtij viti, arsimin parashkollor e ndjekin 921 fëmijë romë dhe 1664 egjiptianë, ndërsa klasat përgatitore i ndjekin 298 romë dhe 383 egjiptianë.

Në arsimin bazë, fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë dhe romë rimbursohen për shpenzimet për tekste mësimore, si dhe përfitojnë nga skemat e mbështetjes financiare për transport, në rast se banojnë mbi 2km nga shkolla.

Në kuadër të zbatimit të “Strategjisë Kombëtare të Riintegrimit të shtetasve shqiptarë të kthyer nga emigracioni”, të gjithë personat që kthehen (përfshirë edhe personat e trafikuar) dhe janë në moshë shkollore trajtohen në mënyrë të veçantë, duke iu krijuar lehtësira për përfshirjen në sistemin arsimor. Në vitin shkollor 2013-2014 janë regjistruar në arsimin parauniversitar mbi 2060 fëmijë të kthyer nga emigracioni.

PËRKUJDESI SHËNDETËSOR 5 Udhëzimi nr.21, datë 08.08.2014 “Për rritjen e ndjekjes së arsimit parashkollor nga fëmijët romë”6 Udhëzimi nr.23, datë 08.08.2014 “Për vitin shkollor 2012015 në sistemin arsimor parauniversitar”

Page 54: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Gjatë periudhës janar-dhjetor2014, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një serë nismash ligjore/rregullatorë dhe në terma rritje kapacitetesh në kuadër të parandalimit dhe identifikimit të trafikimit të personave.Me nxjerrjen e Urdhrit të Kryeministrit7, Ministria e shëndetësisë përfaqësohet me anëtarin e saj në nivel zëvendësministri, duke bërë të mundur përfshihen më efektive të sektorit të shëndetësisë në luftën kundër trafikimit të personave.

Përfshirja e Ministrisë së Shëndetësisë në përbërje të Autoritetit Përgjegjës (AP), sjell një rritje të numrit të rasteve të identifikuara si viktima të mundshme trafikimi.Me miratimin e Ligjit Nr.141/2014, për “Disa shtesa në ligjin nr.10383, datë 24.2.2011, “Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, çështja e përfitimit të kujdesit shëndetësor për viktimat e trafikimit u zgjidh, pasi në nenin 5, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, pas shkronjës “e” u bë shtesa shkronjës “ë”, me këtë përmbajtje:

ë) Viktimat e trafikimit, sipas identifikimit të bërë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme.

Parashikimi i sa më sipër i përfshin viktimat e trafikimit në kategorinë e personave joaktive, kujdesi shëndetësor i të cilëve mbulohet nga Buxheti i Shtetit. Kjo kategori, mund të përfitojë nga parashikimet e VKM nr.762, datë 12.11 2014 për “Mënyrën e Organizmit dhe të Dhënies së Kujdesit për Shëndetin Mendor për Personat që gjenden në Institucionet Rezidenciale të Përkujdesjes Sociale”.

Për sa i përket kujdesit të shëndetit mendor për VT/VMT, i cili vlerësohet si një nevojë e madhe e kësaj kategorie për këtë shërbim, u miratua VKM nr.762, datë 12.11.2014 për “Mënyrën e organizimit dhe të dhënies së kujdesit për shëndetin mendor për personat që gjenden në institucionet rezidenciale të përkujdesjes sociale”. Kjo VKM u miratua në zbatim të paragrafit të dytë të nenit 18, të ligjit 44/2012 “Për shëndetin mendor”. Në zbatim të kësaj VKM, mund të përfitojnë kujdes në shëndet mendor edhe VT, të cilat akomodohen në institucionet rezidenciale të përkujdesit social.

Në këtë kontekst të ri rregullator, MSH në bashkëpunim me MMSR dhe Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme të kujdesit Shëndetësor kanë nisur punën për identifikimin e institucioneve rezidenciale të përkujdesjes sociale, publike dhe private, midis tyre edhe qendrat që akomodojnë VT/VMT, në mënyrë që këta persona të atashohen pranë qendrës Shëndetësore (mjekut të familjes), duke u futur në këtë mënyrë në sistem. Në nivelin parësor të ofrimit të shërbimit (kujdesi Shëndetësor Parësor/Mjeku i familjes), këta persona do të marrin shërbimet e shëndetit mendor sipas parashikimeve të nenit 11 të ligjit 44/2012 “për shëndetin mendor dhe sipas Paketës Bazë të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor, e rishikuar dhe në sistemin e referimit ( në shërbime më të specializuara).

ZKKA në bashkëpunim me MSH dhe me mbështetjen e IOM, ka zhvilluar trajnime për stafin e shërbimit shëndetësor në Shkodër (23prill dhe Tiranë (8 maj) në zbatim të projektit “ Identifikimi dhe referimi i viktimave të mundshme të trafikimit nga punonjësit e shëndetësisë” ku kanë përfituar rreth 100 personel shëndetësor, ndër të cilët edhe pikat fokale për çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore, pranë Drejtorive Rajonale Shëndetësore. Trajnimet konsistuan në informimin mbi kuadrin ligjor dhe institucional antitrafikim, rolin e

7 Urdhri nr.179, datë 19.06.2014 “Për ngritjen e Komitetit Shtetëror kundër Trafikimit të Personave”

Page 55: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

MSH dhe shërbimeve shëndetësore në zbatim të PSV-ve, identifikimin dhe referimin e rasteve.

PUNËSIMI

Programi i punësimit për 2014 vazhdon të mbështetet në objektivat e qeverisw shqiptare. Kryesisht, politikat shtetërore të punësimit përfshijnë Politikat Aktive, që përfshijnë masat për nxitjen e punësimit, dhe Politikat Pasive, pra sigurimin e mbështetjes me të ardhura.

Programet e krijimit të vendeve të reja të punës

Gjatë vitit 2014 janë regjistruar pranë zyrave të punësimit 58 punëkërkuese të papuna femra të trafikuara në shkalle vendi, të cilat kanë përfituar nga shërbimet e punësimit për ndërmjetësimin, këshillimin dhe orientimin për punë dhe profesion, që ofrohen nga punonjësit e këtyre institucioneve.

Ndryshimet ligjore të realizuara në vitin 2014, konkretisht të VKM Nr. 27, datë 11.1.2012 “Për programin e nxitjes së punësimit të femrave nga grupet e veçanta”, i ndryshuar kanë konsistuar në financimin (I) e punëdhënësit në masën deri në 100 për qind të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore (pjesë e kontributit të punëdhënësit), me kusht që kohëzgjatja e kontratës së punës të mos jetë më e shkurtër se një vit, (II) punëmarrësit e përfshirë sipas këtij programi deri në katër paga, në masën 100 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, në muajin e pestë e të gjashtë dhe në muajin e njëmbëdhjetë e të dymbëdhjetë të kontratës ndërsa për muajt e tjerë financon punëdhënësi. këto ndryshime kanë sjellë rritjen e numrit të punëkërkuesve, krahasuar me vitin 2013.

Konkretisht në zbatimi të këtij programi, për periudhën Janar – Dhjetor 2014 janë punësuar 105 punëkërkuese të papuna femra, nga grupet e veçanta. a) femra të papuna për një periudhë afatgjatë (të regjistruara, si punëkërkuese të papuna prej më shumë së një viti); b) femra që përfitojnë nga programet e mbështetjes me të ardhura; c) femra të trafikuara; ç) femra mbi 50 vjeç; d) femra rome; dh) femra me aftësi të kufizuara; e) vajza nëna; ë) femra të divorcuara me probleme sociale; f) femra që kthehen nga emigracioni, me probleme ekonomike.

Nga zbatimi i programit, për nxitjen e punësimit të punëkërkuesve të papunë në vështirësi për vitin 2014 janë punësuar gjithsej 2221 punëkërkues të papunë në vështirësi (nga të cilët 1426 janë femra), ku përfshihen: a) të papunët afatgjatë; b) personat, që përfitojnë ndihmë ekonomike; c) personat, që përfitojnë pagesë papunësie; ç)  personat, që hyjnë për herë të parë në tregun e punës, të moshës 18-25 vjeç; d) personat mbi 45 vjeç, që nuk kanë një arsimim më të lartë se arsimi i mesëm ose ekuivalent të tij; dh) personat me aftësi të kufizuar;e)personat nga komuniteti rom; ë) emigrantët e kthyer, me probleme ekonomike.

Formimi profesional:

Për periudhën Janar – Dhjetor 2014, pranë Drejtorive Rajonale të Formimit Profesional Publik, në shkallë vendi, janë regjistruar pranë zyrave të punësimit, për te ndjekur kurset e ofruara falas 27 punëkërkuese të papuna, që janë çertifikuar në profesionet rrobaqepësi, sekretari, kuzhine dhe parukeri etj.

Page 56: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

VEPRIMTARIA E KOMITETEVE RAJONALE ANTITRAFIKIM (KRAT)

Koordinatorja Kombëtare Antitrafikim, për garantimin e përmbushjes së rolit dhe funksioneve të Komiteteve Rajonale Antitrafik (KRAT), si struktura kryesore lokale për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit, identifikimin e problemeve parësore në nivel rajonal, si dhe vlerësimin e gjendjes dhe përcaktimin e nevojave specifike të qarkut, rivitalizoi këto komitete duke organizuar takime periodike orientuese me prefektët e qarqeve dhe anëtarët e tryezave teknike.

Edhe gjatë vitit 2014, Komitetet Rajonale Antitrafikim kanë intensifikuar përpjekjet e tyre rikonceptimin e mënyrës së funksionimit të strukturave lokale antitrafikim, në përmirësimin e bashkërendimit të punës midis institucioneve shtetërore në nivel rajonal dhe, në përmirësimin e kapaciteteve të strukturave antitrafikim për përmirësimin e identifikimit, si dhe ndërgjegjësimin e grupeve vulnerabël dhe më gjerë mbi trafikimin e personave. Që prej muajit nëntor të 2013 dhe në vazhdim, janë mbajtur takime të rregullta të KRAT në qarqet kryesore të vendit. Trajnimet, takimet orientuese me anëtarët e KRAT-ve dhe Tryezës Teknike patën për qëllim orientimin për përmbushjen e detyrave specifike të Tryezës Teknike dhe Komitetit, si dhe identifikimin e problematikave sipas qarqeve respektive.

Veprimtaria vjetore e Komiteteve rajonale dhe Tryezës Teknike është përqendruar: Në njohjen me urdhrat, udhëzimet dhe dokumentacionin e ardhur nga Zyra e

Koordinatorit Kombëtare të Luftës kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore; Në shkëmbimin dhe vlerësimin e informacioneve të anëtarëve të Komitetit dhe të

specialistëve të tryezës teknike, për rastet e evidentuara dhe masat e marra; Në organizimin e punës në bashkëpunim me familjet, komunitetin dhe drejtoritë e

shkollave, për sensibilizimin dhe parandalimin e rasteve të trafikimit; Në zbulimin, evidentimin, informimin dhe marrjen e masave parandaluese të rasteve

të trafikimit.Në mënyrë të përsëritur qëndron nevoja për një zë të veçantë në buxhetin e institucionit të prefekturës për nevojat financiare dhe materiale të KRAT-ve dhe për përfshirjen e disa përfaqësuesve të strukturave të tjera të pushtetit vendor dhe disa institucioneve të pavarura që mund të ofrojnë asistencë në parandalimin e fenomenit të trafikimit.

REGJISTRIMI

Procesi i regjistrimit të fëmijëve ka një rëndësi të veçantë dhe për pasojë ka qenë dhe mbetet prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Angazhimi i MPB për mbarëvajtjen e këtij procesi ka qenë i vazhdueshëm dhe i pandërprerë.

Pas masave të marra para vitit 2011, të cilat patën një efekt pozitiv për eliminimin e fenomenit të mos regjistrimit, DPGJC i ka kushtuar vëmendje të veçantë procesit të identifikimit të fëmijëve të paregjistruar. Pas identifikimit të një pjese të konsiderueshme të tyre, rastet u grupuan sipas tipologjisë, dhe problematikës. Kjo masë u krye për arsye që të mund të gjendeshin shkaqet, të cilat çonin në mos regjistrim të këtyre fëmijëve dhe më pas eliminimin e tyre.Nga kjo analizë u klasifikuan tre grupe kryesore të fëmijëve të paregjistruar:

Grupi i parë: Nëna pas daljes nga shtëpia e lindjes, pajisej me formularin “ Asistencë në lindje”, me të dhëna të gabuara, të cilat i deklaronte para personelit shëndetësor;

Page 57: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Grupi i dytë: Shumë prindër nuk ishin të pajisur me asnjë dokument nga shërbimi shëndetësor që provonte lindjen, të ndodhura brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;Grupi i tretë: Shumë prindër pas lindjes së fëmijëve i braktisin ata pranë të afërmve të tyre, duke mos lënë as dokument nga shërbimi shëndetësor.

Ndërhyrja dhe plotësimi i kuadrit nënligjor8, nëpërmjet të cilit janë parashikuar për zgjidhje kategori të veçanta të fëmijëve të paregjistruar mundëson parandalimin e kushteve që çojnë në krijimin e rasteve të paregjistruara për arsye të panevojshme. Hartimi dhe zbatimi i këtyre akteve nënligjore çoi në regjistrim të shumë rasteve të prapambetura në vite dhe efektet e këtyre akteve vazhdojnë të ndihmojnë në këtë proces.

Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile me shoqatat jofitimprurëse që operojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, si TLAS me të cilën ka bashkëpunim afatgjatë, ka arritur të regjistrojë gjatë vitit 2014, 141 fëmijë, si raste të vonuara. Këto raste janë vetëm fëmijë nga komuniteti Rom dhe egjiptian. Këto regjistrime janë realizuar me zgjidhje administrative dhe zgjidhje me procedura gjyqësore.

DPGJC në bashkëpunim me TLAS dhe me mbështetje të UNICEF, për të pasur një tablo më të saktë rreth numrit të rasteve të fëmijëve të paregjistruar dhe emrat konkretë të familjeve, kanë ndërmarrë gjatë vitit 2014 një tur takimesh në qendrat e qarqeve ku janë të përqendruar komuniteti Rom. Qëllimi i këtyre takimeve ishte identifikimi dhe njohja e rasteve të fëmijëve të paregjistruar dhe adresimi i zgjidhjes për secilin rast.Takimet janë zhvilluar në: Dibër, Vlorë, Fier, Pogradec, Korçë, Sarandë, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër, Fushë Krujë dhe Elbasan. Në këto takime janë konstatuar rastet dhe ajo që është më e rëndësishmja, shkaqet që çojnë në mos regjistrim të këtyre fëmijëve. Kryesisht këta fëmijë kanë lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe prindërit e tyre nuk janë pajisur me dokument nga shërbimi shëndetësor i vendit ku ka ndodhur lindja. Nga analiza e rasteve, rezulton se një numër i tyre është në proces zgjidhje dhe për rastet e tjera po klasifikohen për të përcaktuar llojin e zgjidhjes.

KRYERJA E KËRKIMIT DHE MBLEDHJA E TË DHËNAVE

Një ndër veprimtaritë më të rëndësishme në parandalimin e trafikimit të personave është kërkimi, mbledhja e të dhënave dhe hartimi i planeve të veprimit për një përgjigje proaktive, gjithëpërfshirëse dhe të integruar fenomenit të trafikimit. është një nga. Vetëm duke pasur një panoramë të qartë të këtij fenomeni bëhet e mundur, njohja e realitetit në vend, ngritja e politikave efektive antitrafikim, adresimi i nevojave dhe vlerësimi i herëpashershëm i masave kundër trafikimit të personave.

Organizata IOM ka ndërmarrë disa projekte për identifikimin e formave të ndryshme të shfrytëzimit, përfshirë trafikimin e meshkujve dhe fëmijëve, si dhe praktikave të parandalimit dhe mbrojtjes së viktimave të shfrytëzuara:

8 Urdhri Nr. 508, datë 07.12.2011, të Ministrit të Shëndetësisë, Për miratimin “ Asistencë në lindje”.Urdhri Nr. 07, datë 10. 01. 2012, i Ministrit të Punëve të Brendshme “ Për miratimin e procedurës dhe të procesverbaleve që do të plotësohen nga përfaqësues të policisë së shtetit dhe të bashkive/njësive bashkiake/komunave, për rastet e fëmijëve të gjetur dhe fëmijëve të paregjistruar në gjendjen civile”.

Page 58: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

Projekti “Përmirësimi i politikave të përfshirjes sociale për kategoritë e rrezikuara të emigrantëve në Shqipëri”. Ky projekt zbatohet në kuadrin e Programit të Mbështetjes së Kombeve të Bashkuara për Përfshirjen Sociale në Shqipëri, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Kohëzgjatja e projektit është nga 1 prill 2014- 30 nëntor 2015. Për Konsultimin e Metodologjisë dhe Treguesit për përfshirje sociale të viktimave të trafikimit dhe UAM-të me palët e interesuara dhe partnerët, janë organizuar:

o 2 workshope, më 11 korrik 2dhe 1 gusht 2014 në Tiranë;o 2 tryeza të rrumbullakëta u organizuan për të ndarë me palët e interesuara gjetjet për

profilin e viktimat e trafikimit dhe UAM-ve, më 22 tetor dhe 3 nëntor 2014.Workshopet janë ndjekur nga një numër total prej 47 pjesëmarrësish. Raporti për profilin e viktimave të trafikimit u finalizua në fund të muajit dhjetor 2014 dhe është përkthyer edhe në gjuhën angleze. Raporti për profilin e viktimave të trafikimit do të publikohet në janar 2015.

o IOM, në muajin dhjetor 2014, filloi punën për përgatitjen e Vlerësimit Kombëtar për sinergjitë e mekanizmave ekzistues koordinuese dhe referuese për gratë viktima të trafikimit dhe të dhunës. Raporti do të finalizohet gjatë tremujorit të parë të 2015.

Projekti “Parandalimi dhe adresimi i dhunës dhe trafikimit për gratë dhe vajzat në Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (EIDHR), dhe implementuar nga Entiteti për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave I Kombeve të Bashkuara (UN Women), në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM).Kohëzgjatja e projektit është nga korrik 2014- dhjetor 2015.

Në shtator 2014, filloi procesi konsultativ me partnerët zbatues për përgatitjen e:o 2 foto-novelave; o hartimin e një Plani multi-sektorial kombëtar të Veprimit për integrimin dhe

riintegrimin socio-ekonomik të grave viktima të trafikimit; mbështetjen e aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve për rritjen e punësimit dhe lehtësimin e vetë-punësimit të grave në strehëzat antitrafik, duke përfshirë mbështetjen për gjashtë përfituese, me subvencionim të pagës së tyre; dhe

o promovimin e Koalicionit Kombëtar të Strehëzave Anti trafikimi duke forcuar mbështetjen e rrjetit për viktimat e trafikimit përmes informimit dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese.

Projekti “Përfshirja sociale e komuniteteve rome në Shqipëri nëpërmjet ndërhyrjeve me fokus fëmijët në nevojë”. Kohëzgjatja e projektit është nga janar 2014 - qershor 2015.Në funksion të zbatimit të këtij projekti më 15 tetor 2014, u organizua Workshopi Kombëtar "Reagimet efektive për emigrimin e të miturve të pashoqëruar (UAM-s) nga Shqipëria në drejtim të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian", dhe morën pjesë afërsisht 80 pjesëmarrës. Ai përfundoi me hartimin e një plani veprimesh për të adresuar në mënyrë efektive fenomenin që duhet ndjekur nga të gjithë aktorët e interesuar.

Zyra e UNICEF Shqipëri ka ofruar këshilla për Komitetin Kombëtar të Holandës (UNICSF) në përgatitjen e një dokumenti teknik të politikave ekzistuese të Shqipërisë dhe praktikat në lidhje me migrantët (dhe/ose fëmijët e trafikuar). Këto raporte të standardizuara lidhur me vendet e origjinës së migrimit ndihmojnë praktikuesit në vendet e destinacionit në marrjen e vendimeve në interesin më të mirë të fëmijës, kur vendoset për kthimin në vendin e origjinës ose ofrimin e azilit.

Page 59: mb.gov.al€¦ · Web viewKoordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

Raport për Zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave Janar-Dhjetor 2013

World Vision, për shkak të rritjes së shqetësimeve në lidhje me platformat on-line të cilat mund të vënë në rrezik fëmijët duke u bërë një mënyrë të re për trafikimin e tyre të mundshme, ka sugjeruar të ndërmerren hapa për të adresuar boshllëqet ligjore dhe institucionale. WV propozon krijimin e një agjencie, e cila të hartojë një strategji të sigurisë për fëmijët në lidhje me platformën online dhe të mbështesë të rinjtë të cilët përballen me rreziqe të tilla, krijimin e një mekanizmi raportimi që të jetë efikas dhe i lehtë për tu përdorur, duke zhvilluar skemat e monitorimit si një raportues / mekanizëm mbështetës.