47
MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE: DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE DENIS MARI VITI I III DNP GAZETARI UFO UNIVERSITY

MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE: DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE Denis Mari

  • Upload
    cody

  • View
    54

  • Download
    0

Embed Size (px)

DESCRIPTION

MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE: DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE Denis Mari Viti I III DNP Gazetari Ufo University. - PowerPoint PPT Presentation

Citation preview

Page 1: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:

DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE DENIS MARI

VITI I III DNP GAZETARI UFO UNIVERSITY

Page 2: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Ky leksion argumenton faktin se mediat e reja interaktive mbartin në vetvete një “potencial të brishtë” për rritjen e komunikimit publik dhe pasurimin e demokracisë, e cila mund të realizohet vetëm nëpërmjet mbështetjes së duhur nga ana e politikës dhe ndërtimit me imagjinatë të institucioneve.

Page 3: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Pasi kemi theksuar të metat kryesore të komunikimit politik që mbizotërojnë në sisteme të ndryshme, na takon të shquajmë elemente të caktuara me aftësi ripërtëritëse, të identifikueshme në karakteristika dalluese të internetit. Implikimet politike të kësaj analize janë shqyrtuar më pas në mënyrë që të përcaktohen detyrimet e përgjithshme të mediave për të siguruar qasje në platformat e mediave të reja dhe për të krijuar një 'tokë e qytetare "në cyberspace.

Page 4: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Pika jonë e nisjes në këtë leksion është fakti se demkracitë kanë një nevojë të theksuar të “marrin në dorë” rregullat e tyre mbi komunikimin politik. Komunikimi politik është sot për sot qendror në politikën e shoqërive moderne por, sic është i organizuar aktualisht, kuptimi thelbësor i tij është tjetërsuar krejtësisht.

Page 5: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Për fat të mirë, një mundësi e re dhe mjete për të bërë diçka në lidhje me këtë problem, kanë dalë në pah nga teknologjitë e reja. Por shanset që ofrohen janë të brishta dhe duhen kapur me kujdes, në një mënyrë që është edhe vizionare (me vision) dhe praktike. Do të ishte utopike të mbështeteshim në aktivizimin spontan të instinkteve më të mira të politikanëve, gazetarëve ose votuesve për të krijuar komunikime të bazuara në mundësitë kompjuterike e për t’i shfrytëzuar këto pastaj për nevojat e demokracisë. Vetëm ndërtimi i institucioneve të krijuara enkas për këtë punë do të ishte i mjaftueshëm.

Page 6: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Siç kemi argumentuar në përfundim të leksionit, ne duhet të synojmë ndërtimin e një “hapësire qytetare” në cyberspace. Ky opinion pasqyron tre qëndrimet themelore të pranishme në ditët e sotme.

Njëra është padurimi mbi optimizmin ose pesimizmin në lidhje me rolin e mediave të reja në politikë, mbi të cilin konfliktet (debatet) shpesh janë sterile. Që nga dalja e vet në skenë, Interneti për shembull, i cili është një medium shumë i ndryshëm nga televizioni, është pothuajse i detyruar përfundimisht të ndryshojë apo të shtojë diçka të ndryshme në mënyrën si komunikuesit dhe publiku krijojnë marrëdhënie me njëri-tjetrin.

Page 7: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Ne kemi nevojë, pra, për të lëvizur përtej pozicioneve përgjithësuese me qëllim që të mendojmë më konkretisht për zhvillimet kryesore që mund të dalin në pah, t’i analizojmë ato dhe të përzgjedhim më të mirat mes tyre. Së dyti, asgjë nuk është e parackatuar në lëmin e ndikimeve që mediat e reja do të kenë në politikë. Kjo do të përcaktohet nga bashkëveprimi i rrymave dhe ndikimeve të ndryshme. Në rastin më të mirë, mund të themi që mediat e reja kanë një “potencial të brishtë” për të rritur e përmirësuar komunikimin publik.

Page 8: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Me politikat e duhura dhe mbështetje institucionale një pjesë e këtij potenciali dhe mund të realizohet. Së treti, në qarqet e politikës zyrtare, ‘demokracia në mediat e reja’ duket se është lënë pas dore si subjekt. Nëse ky hendek nuk mbyllet, ne mund të kemi evoluar njëfarësoj në politikat për promovimin apo rregullimin e rolit të Internetit në tregëti dhe arsim dhe për t’i ofruar publikut shërbime të tjera por nuk e shfrytëzojmë potencialin e tij për të gjallëruar komunikimin tonë politik.

Page 9: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Pakenaqesite

Page 10: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Cilatdo qofshin pikat e forta të komunikimit politik sot, ne s’mund të themi se ai është në gjendjen e vet më të mirë.

 Së pari, në demokracitë e ku tendencat e të gjithë

zgjedhjeve të fundit janë matur, tregojnë se, në kushte të pranisë së shumë kanaleve komunikuese që konkurrojnë njëra-tjetrën për të kapur vëmendjen e audiencave më pak te interesuara për politikë, mbulimi mediatik i politikës po tkurret duke u bërë më 'i ndërmjetësuar’, më i përqëndruar në taktika të pushtetit, në kurriz të thelbit të çështjes, dhe më shumë negativ.

Page 11: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Së dyti, sistemi i tanishëm duket se përsillet rreth një marrëdhënie jo të frytshme midis elementeve kryesorë të tij - gazetarë dhe politikanë. Ndërsa gazetarët vazhdimisht përballen me ndërhyrjet e politikës për të vendosur axhendat e tyre, nismat e politikanëve janë vazhdimisht 'të zbërthyera' (sic e ka vënë re Scammell (2000) për të shpjeguar bazën strategjike të partive'.

Page 12: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Për shembull, analiza e mbulimit politik nga tetë gazeta cilësore në Britani gjatë gjashtë muajve para dhe duke përfshirë edhe zgjedhjet e përgjithshme të 1997, evidentoi 444 artikuj rreth "spin doctoring' nga partitë kryesore për një mesatare prej 17 artikujsh në javë (Esser et al. 2000). Pas fitores së Partisë Laburiste, ky u bë një avaz që u amplifikua akoma më tej.

Page 13: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Një rrugë komunikimi e tillë është veçanërisht e rrezikshme për qeveritë me projekte ambicioze. Hindmoor (2000) vë në dukje, për shembull, se kur Qeveria Laburiste në Angli lëshoi Raportin Vjetor të dytë të saj në gusht 1999, ku mundohej të tregonte sa dhe cilat prej angazhimeve të saj gjatë fushatës ishin realizuar, gazetat e hodhën poshtë këtë tentativë si një marifet publicitar të pakuptimtë. Përpjekja e qeverisë për të ndjekur titujt sensacionalë u pa si një mungesë karakteri dhe u prodhua një raport i saktë që provonte të kundërtën (pra dështimet laburiste)

Page 14: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Nga frika se ky ishte një imazh që dilte nga focus-group-et që e konsideronin Toni Blair si një njeri pa thelb i cili nuk kishte arritur të mbante premtimet zgjedhore, në qershor 2000, u lajmërua se Sekretari i shtypit i kryeministrit këtej e tutje do të luante një rol të dorës së dytë në në zhvillimin e strategjisë së komunikimit të Qeverisë.

Page 15: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Por e gjithë kjo mund të jetë konfuze për qytetarët – pasi i lë ata të pasigurtë se sa përqind e komunikimit drejt tyre duhet të merret si ' i vërtetë ', se sa si tymnajë dhe pasqyrim i tjerrjeve politike, dhe sa si sensacion and cinizëm gazetaresk..

Page 16: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Së fundi, për shkak të një morie të rrënjosur ndryshimesh sociale dhe politike, copëzim i rendeve shoqërore, shpërbërje e besnikërisë ndaj partive politike, paqëndrueshmëri në rritje e votuesve si dhe mospërfillje ndaj temave qëndrore politike, skena e komunikimit politik është bërë më e turbulluar dhe më pak e menaxhueshme.

Page 17: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Si politikanët ashtu dhe gazetarët përballen me veshtirësi e konkurence të vazhdueshme në ‘kapjen’ e vëmendjes së publikut. Politikanët rrezikohen nga një mori grupesh interesi që kërkojnë publicitet, gazetarët nga turlilloj opinionistësh, revistash skandalistike e websitesh që krijojnë e nxjerrin lajme pafund.

Page 18: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Edhe frenat tradicionale etike të të dy palëve po corientohen. Politikanët se kanë për gjë t’i sullen njëri-tjetrit në planin personal dhe gazetarët shndërrohen gjithnjë e më shpesh në përcues thashethemesh.

Page 19: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Dhe në kushtet e një bollëku komunikues, audienca ndryshon dhe bëhet më e veshtirë për t’u kapur e mbajtur e mbërthyer nga ana e komunikuesve.

Ndoshta një lloj i ri shqetësimi mbi çështjen normative del nga këto zhvillimet e fundit brenda dhe përreth komunikimit politik:

 A mundemi që forcave kaotike që kultivojnë

një komunikim pa cilësi e të hapur për të gjithë, t’u kundërvëmë forca që ngulin këmbë për mirësjellje, integritet dhe lidhje logjike?

Page 20: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

ELEMENTET POTENCIALE

Page 21: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

A munden mediat e reja të jenë rigjallëruese në këto kushte? Çdo përgjigje për këtë pyetje duhet të jetë e kujdesshme.

Interneti mund të përkeqësojë edhe disa nga elementët e përshkruar më sipër- turbullirën - duke e copëzuar më tej mënyrën e marrjes së lajmeve mbi cështjet kryesore dhe duke e kufizuar atë vetëm te qytetarët e alfabetizuar nga pikëpamja dixhitale.

Page 22: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Një studim amerikan mbi përdorimin e Internetit ka zbuluar se ky i fundit përdoret më shumë si një mjet për të parë programe televizive sesa për të konsumuar lajme. Althaus and Tewksbury 2000).

Page 23: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Dhe sa për mirësjelljen e nivelin e qytetarisë, pas analizimit të diskutimit politik në Usenet nga disa grupe, Davis (1999) e ka dënuar atë si:

“Kakofoni në vend të urtësisë, një formë e shprehjes që nuk ndjek parimet parlamentare por ligjin Hobbesian të një darke të mërzitshme, një komunikim që i takon personit që flet me zë më të lartë e që logohet më shpesh”..

 

Page 24: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Por shpjegimi që ai ofroi atëherë është gjithashtu i dobishëm:

“Grupet në Usenet riprodhojnë kaos sepse moderatorët e diskutimit, të caktuar për të

stimuluar, për të inkurajuar dhe për të ruajtur përfaqësimin në këto diskutime, është e qartë që janë të paaftë ose mungojnë krejtësisht”.

Page 25: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Megjithatë, përvoja e kaluar tregon se me futjen e një mjeti të ri sic është Interneti përvoja e përdoruesve (dhënësve dhe marrësve) ndryshon në përshtatje me ato që perceptohen si pikat e forta të këtij mediumi.

Ndryshe nga transmetimi televiziv, i cili ka provokuar debate të gjata për mënyrën se si ndodh, kur ndodh, dhe mbi atë që shikuesit e programeve të tij mund të konsiderohen 'aktivë' apo "pasivë" (khs Katz 1996 dhe Kubey 1996), Interneti është pa dyshim një

Medium përdoruesish aktivë.

Page 26: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Por në qoftë se përdorimi i internetit ka tendencë të inkurajojë dhe të mbështesë një përdorues më aktiv, një pjesë e kësaj prirje duhet të pasqyrohet në konsumin e lajmeve, politikës, cështjeve publike. Pesha specifike e vecantë e Internetit mund të qëndrojë dhe në një aspekt tjetër.

Page 27: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Ndersa TV psh punon brenda afateve kohore të ngushtë dhe në thelb i tregon audiencës njerëz të tjerë duke diskutuar çështjet politike, në internet është e mundur të përfshijmë një numër të madh të përdoruesve në një shprehje/debat më të plotë dhe një shkëmbim të përvojave dhe mendimeve mbi një temë të dhënë. Interneti mund të jetë një medium që lejon njerëzit të përfshihen më gjerësisht në dialogun qytetar, jo vetëm t’i lejojë ata ta ndjekin këtë process nga larg.

Page 28: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Nga ana e tyre, politikanët kanë treguar një interesim në rritje në vitet e fundit për të shfrytëzuar linja më pak të përdorura për t’ju afruar elektoratit sesa buletinet televizive dhe faqet e para të gazetave. Interneti paraqet shumë mundësi për të komunikuar drejtpërdrejtë me votuesit.

Page 29: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Në shkrimet e fundit, për shembull, Kryetarët e partive Republikane dhe Demokratike të SHBA përshendetën garën presidenciale si një përballje në të cilën do të kishte një përfshirje të madhe të mediave të reja, duke siguruar avantazhe financiare për partite.

(Nicholson 2008; Romer 2008).

Page 30: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Se si ky lloj komunikimi do të funksionojë dhe nëse duhet të jetë i mirëpritur ai, mbetet për t'u parë megjithatë! Politikanët dhe këshilltarët e tyre me siguri nuk do të pastrohen nga mëkatet e tyre origjinale të komunikimit vetëm me ardhjen e mediave e reja!

Në një valë që vjen nga SHBA, një numër i madh kompanish konsulente, specialistë të komunikimit në internet janë duke ofruar shërbimet e tyre për kandidatët dhe fushatat zgjedhore kudo në botë.

Page 31: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Ndër të tjera, ata hartojnë lista e-mailesh (e-mail list) të votuesve në të cilat dërgohen mesazhe të personalizuara si dhe linqe për website denigruese ku sulmohen kundërshtarët politikë. (Rasti i HilaryNo.com site që u krijua për fushatën senatoriale të Rudolf Giuliani-t në New York).

Page 32: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Por, pasi të gjitha proceset komunikuese janë me dy kahe, politikanët duhet të marrin në konsideratë reagimin e publikut ndaj këtyre mesazheve. Për votuesit më pak të përkushtuar kjo s’do të ketë shumë rëndësi nëse nuk shohin një interes të drejtpërdrjtë. Dhe këtu mund të hyjnë në lojë disa nga karakteristikat e Internetit

Page 33: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Njëra nga këto është një sasi e madhe të dhënash që mund të ruhen e të përdoren në cdo cast nga përdoruesit sipas nevojave të tyre informative. Një tjetër karakteristikë janë mekanizmat e internetit për të realizuar shkëmbime interaktive, duke bërë të mundur 'një pjesëmarrje më të gjerë e më demokratike sesa komunikimi me një kah' (Schultz2000). Sic thekson Hacker (1996), "sa më demokratik të jetë komunikimi aq më shumë ai do të promovojë bashkëveprim jo thjesht ndërlidhje'.

Page 34: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

E gjithë kjo mund të jetë një burim pritshmërish për përdoruesit për mënyrën se si ata presin të shërbehen në faqet e internetit, duke përfshirë edhe ato politike, - se si e duan materialin që u serviret, në mënyrë që të ngrenë pyetje në lidhje me cështjen në fjalë..

Page 35: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Me pak fjalë, interneti lejon komunikim të drejtpërdrejtë midis qytetarëve dhe politikanëve, duke bërë të mundur anashkalimin e mediave. Këtu, pra, mund të qëndrojnë përparësitë kryesore të internetit e potenciali i tij i madh për ndryshim. Interneti mund të sanksionojë kritere të ndryshme nga ato që mbizotërojnë sot në komunikimin politik. Kundërveprimi i njerëzve në internet mund t’i shtyjë mediat tradicionale të reflektojnë mbi cilësinë e informacionit që përcojnë.

Page 36: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Politikanët nga ana tjetër mund të jenë të detyruar të shpjegojnë në mënyrë praktike thelbin e nismave të tyre politike pa u fshehur dot më pas retorikës boshe.

Gazetarët politikë në mënyrë të vecantë do të shtrëngohen të përqëndrohen më shumë në thelbin e cështjeve dhe më pak në aspektet teknike të procesit politik. Pasi mediat e reja të jenë përhapur dhe konsoliduar, marrëdhënia midis publikut, politikaneve dhe mediave tradicionale s’do të jetë më kurrë si më parë.

Page 37: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

DISA PASOJA

Page 38: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Çfarë Pasojash politike dalin nga kjo diagnozë? Këto pasoja shfaqen në të paktën tre fusha:

 Për mediat tradicionalePër një akses të lirë ndaj mediave të rejaPër krijimin e nje ‘Hapësire publike’ në

internet. (ne do të trajtojmë vetëm dy të fundit)

Page 39: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Për një akses të lirë ndaj mediave të reja Në nivelin e pronësisë së mediave dhe

të menaxhimit të tyre, ne nuk hyjmë domosdoshmërisht në një epokë të re pluraliste. Rritja e shpejtë e mediave të reja ka shndërruar në mënyrë të dukshme kushtet e konkurrencës ndërmjet Mediave kryesore tradicionale.

Page 40: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Një valë e fuqishme shkrirjesh ka rezultuar prej kohësh si pasojë e daljes në skenë të internetit, duke krijuar konglomerate të mëdha që do të kontrollonin dhe transmetimin dhe krijimin e produktit argëtues Kombinimi i AOL dhe Time Warner-ishte vetëm një nga shumë shembuj të këtij procesi.

Page 41: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Në fakt, një nga analistët më të njohur të investimeve në SHBA e pat përshëndetur atëherë këtë nismë si një “strategji që do t’u leverdisë të dy palëve duke krijuar një mundësi të pashoqe për të promovuar produkte në një numër të panjohur deri atëherë mediash njëkohësisht” dhe duke e përmirësuar ‘ngjitshmërinë e AOL me produktet informative dhe argëtuese të Time-Warner’

(PaineWebber 2000).

Page 42: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Për krijimin e nje ‘Hapësire publike’ në

internet

Page 43: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Kjo është një periudhë përcaktuese për industrinë e komunikimit dhe ndikimin e saj ne shoqëri në përgjithësi. Edhe pse funksionet dhe përdorimet e internetit janë ende duke u hulumtuar, interesa të fuqishme janë përpjekur ta përdorin këtë medium të ri për interesat e tyre. Nuk ka shumë gjasa që këta aktorë të ta bëjnë këtë për hir të qytetarëve!

Page 44: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Potenciali i brishtë' i medias interaktive për të përmirësuar komunikimin publik dhe për pasurimin e demokracisë është në rrezik mbytje ose lënie në hije.

Në njëfarë mënyre, ky moment është i ngjashëm me ditët e para të legjislacionit për radion.

Page 45: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Në ndryshim nga radiot komerciale të hapura për këdo që dolën në SHBA në atë kohë, evropianët vendosën se organizma të transmetimit public ishin thelbësore në qoftë se media e re duhet të shërbente për qëllime publike. Sfida përkatëse sot është të aplikojnë parimet e një shërbimi publik për Internetin dhe produkte të tjera online.

Page 46: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Në këtë kontekst, politika duhet të marrë në konsideratë rrugët për ngritjen dhe përforcimin e një ‘hapësire qytetare’ në internet.

Si mund të të arrihet kjo?

Page 47: MEDIAT E REJA DHE PAKENAQESITE TONA POLITIKE:  DEMOKRATIZIMI I HAPESIRES VIRTUALE  Denis Mari

Në thelb, një mënyrë mund të jetë duke krijuar një autoritet me përgjegjësi të zgjeruara për rregullimin, publikimin, moderimin dhe raportimin mbi rezultatet e një gamë të gjerë veprimesh në ushtrimin e demokracisë elektronike. Këto do të përfshijnë marrjen, mbledhjen dhe bashkërendimin e 'reagimeve të qytetarëve’ si dhe transparenca në procesin e vendimarrjes publike.