17
Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Sfidat e Kosovës Afrim Lajçi Këshilli Ndërministror për Ujëra Prishtinë, nëntor 2020 Mumin Morina KRU HIdromorava Prishtinë, nëntor 2020

Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës

Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës Ndërkombëtare dhe

Sfidat e KosovësAfrim Lajçi

Këshilli Ndërministror për UjëraPrishtinë, nëntor 2020

Mumin MorinaKRU HIdromorava

Prishtinë, nëntor 2020

Page 2: Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës

Përmbajtja

• Parimet e të drejtës ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare,

• Statusi aktual i bashkëpunimit të Kosovës me këto vende në kuadër të konventave ndërkombëtare përmes komisioneve rajonale apo marrëveshjeve bilaterale,

• Çështjet aktuale ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera ripariane me të cilat Kosova ndan ujërat ndërkufitare (Serbia, Shqipëria, dhe Maqedonia).

Page 3: Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës

E drejta ndërkombëtare

• Për dallim prej shteteve që kanë sistem ligjor vertikal, sistemi i të drejtës ndërkombëtare është horizontal;

• Nuk ka një autoritet suprem që miraton ligje dhe që zbaton ligje;

• Shtetet janë subjektet kryesore të drejtës ndërkombëtare – viteve të fundit është në rritje numri i entiteteve tjera në sistemin ligjor ndërkombëtar (persona natyral, organizata, kompani private);

• Instrumentet e të drejtës ndërkombëtare [sipas statutit të Gjykatës

Ndërkombëtare të Drejtësisë - ICJ]:– Konventat ndërkombëtare;– E drejta zakonore ndërkombëtare, si evidencë ose praktikë e pranuar si ligj;– Parimet e përgjithshme të së drejtës të njohura nga kombet e civilizuara.

Page 4: Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës

E drejta ndërkombëtare

• Çka është: Sistem normativ ligjor i ndarë nga sistemi ligjor vendor.

• Qëllimi primar: ta rregullojë sjelljen e shteteve dhe të ofrojë mjete me të cilat identifikohen të drejtat dhe obligimet e tyre kundrejt njëri tjetrit në sfera të ndryshme të relacioneve ndërkombëtare.

• Objektivi kryesor: të sigurohen raporte paqësore ndërmjet shteteve dhe të parandalohen dhe zgjidhen kundërthëniet dhe konfliktet ndërkombëtare.

Page 5: Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës

Ujërat ndërkufitare

• Mbi 250 pellgje lumore që mbulojnë gjysmën e sipërfaqes së tokës dhe që përbëjnë rreth 60% të ujërave rrjedhësejanë ndërkufitare;

• Shumë vende (përfshirë Kosovën) shtrihen komplet në pellgje ndërkufitare (Zvicra, Sllovakia, Austria, Serbia, Hungaria etj);

• Janë rreth 400 traktate dhe marrëveshje për ujërat ndërkombëtare.

Page 6: Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës

E drejta ndërkombëtare ujore 1) E drejta zakonore ndërkombëtare ujore (e pashkruar) – praktika te vendosura të

shteteve në mungesë të marrëveshjeve formale;

2) Konventat ujore

a) Konventat globaleKonventa e KB për shfrytëzimin e ujërrjedhave ndërkombëtare (1997) – Konventa e Ujërrjedhave – ka hyrë në fuqi në vitin 2014 dhe është nënshkruar nga vetëm 36 shtete;

b) Konventat rajonale Konventa e UNECE (Komisionit Ekonomik Europian) për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e ujërrjedhave ndërkufitare dhe liqeneve ndërkombëtare (1992) – Konventa e Ujërave – ka hyrë në fuqi në vitin 1996, deri sot është nënshkruar nga 42 shtete (prej vitit 2016 është e hapur edhe për vendet jashtë ECE);

c) Konventat e pellgjeve lumoreKonventa për Mbrojtjen e Lumit Danub (1994)

3) Marrëveshjet multilaterale ose bilaterale

4) Vendimet gjyqësore (p.sh. të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë - ICJ);

Page 7: Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës

E drejta ndërkombëtare ujore - Doktrinat

Sovraniteti absolut territorial

Shfrytëzim i pakufizuar pavarësisht nevojave të shteteve

në rrjedhën e poshtme

Integriteti absolut territorial

Pa ndërhyrje në rrjedhjen dhe kushtet natyrale

Sovraniteti i kufizuar territorial

Të drejta të barabarta të shfrytëzimit

E drejta zakonore ndërkombëtare

VS

Page 8: Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës

E drejta ndërkombëtare ujore - ParimetParimet e përgjithshme të drejtës ndërkombëtare ujore që janë inkorporuar në konventat, marrëveshjet dhe traktatet janë të bazuara në doktrinën e sovranitetit të kufizuar:

1) Parimi i shfrytëzimi të drejtë dhe të arsyeshëm – secili shtet ka të drejtë ti shfrytëzojë resurset ujore brenda territorit të tij në mënyrë të arsyeshme dhe të drejtë (nuk nënkupton shfrytëzimin e barabartë);

2) Parimi i mosdëmtimit – asnjë shteti në një pellg ndërkombëtar nuk i lejohet që t`i shfrytëzojë ujërrjedhat në atë mënyrë që do tu shkaktonte dëm vendeve tjera të pellgut ose mjedisit;

3) Parimi i njoftimit, konsultimit dhe negociimit – çdo shtet riparian ka të drejtë të jetë paraprakisht i njoftuar, konsultuar dhe të negociojë në rastet kur shfrytëzimi i paraparë nga shteti tjetër riparian mund t`i shkaktojë dëm interesave dhe të drejtave të tij;

4) Parimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informatave – çdo shtet riparian ka përgjegjësi që të bashkëpunojë dhe të ndajë informatat për gjendjen e ujërrjedhës si dhe për shfrytëzimin e tanishëm dhe të planifikuar;

5) Zgjidhja paqësore e kontesteve – çdo shtet riparian duhet t`i zgjidh kontestet në mënyrë paqësore në rast se kontesti nuk ka mundur të zgjidhet me negociim.

Page 9: Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës

Parimi i shfrytëzimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave

1) Parimi i shfrytëzimi të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave – gurthemel i të drejtës ndërkombëtare për ujërrjedhat ndërkufitare.

2) Iu jep të drejtë ligjore shteteve që janë pjesë e ujërrjedhave ndërkufitare që ta shfrytëzojnë në mënyrë të drejtë dhe të arsyeshme pjesën e ujërrjedhës dhe i obligon që mos të privohen shtetet tjera nga e drejta e tyre;

3) Në rastet kur sasia dhe cilësia e ujit është e pamjaftueshme për t`i përmbushur nevojat e të gjitha shteteve ripariane - pra kur ekziston konflikt i shfrytëzimit – aplikimi i këtij parimi bëhet me qasje 2-hapeshe;

(i) Konstatohet se a është shfrytëzimi i arsyeshëm;

(ii) Shfrytëzimet e arsyeshme konkurruese harmonizohen mbi baza të të drejta;

Page 10: Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës

Parimi i shfrytëzimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave

Faktorët dhe rethanat relevante që kërkohet të merren parasysh për shfrytëzimin e drejtë dhe të arsyeshëm të ujërrjedhave ndërkufitare përfshijnë (neni 6 i Konventës së KB):

a) Faktorët gjeografikë, hidrologjikë, klimatikë, ekologjikë dhe faktorët tjerë me karakter natyror;

b) Nevojat sociale dhe ekonomike të shteteve të ujërrjedhës;

c) Popullatën e varur nga ujërrjedha në secilin prej shteteve të ujërrjedhës;

d) Shfrytëimi ekzistues dhe potencial të ujërrjedhës;

e) Ruajtjen, mbrojtjen zhvillimin dhe ekonominë e shfrytëzimit të resurseve ujore të ujërrjedhës dhe kostot e masave të ndërmarra;

f) Ekzistimi i alternativave, me vlerë të krahasueshme për shfrytëzimin ekzistues ose të planifikuar.

Page 11: Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës

Bashkëpunimi ndërkufitar në Europë

Page 12: Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës

Bashkëpunimi ndërkufitar në Europë(i) Direktiva Kornizë e Ujërave (2000)

Edhe pse e zbatueshme në vendet anëtare të BE-së – ka influencuar legjislacionin dhe bashkëpunimin edhe në vendet jo-anëtare të BE-së

(ii) Konventa e Ujërave (1992, hyrë në fuqi më 1996)

Ka përcatuar kërkesën për marrëveshje dhe trupa të përbashkëta;

Si rezultat janë miratuar:

– Konventa për Mbrojtjen e Danubit – 1994;

– Konventa për Mbrojtjen e Rhines – 1999

– Marrëveshja ndërmjet Ukrainës dhe Molldavisë – 2017

– MoU për Menaxhimin e Pellgut të Zgjeruar të Drinit – 2011

Page 13: Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës

Kosova dhe e drejta ndërkombëtare ujore

• Konventa e KB e ujërrjedhave dhe Konventa e UNECE për Ujërat i rregullojnë çështjet e shteteve ripariane nënshkruese;

• Kosova nuk është nënshkruese (palë kontraktuale) e konventave ujore (meqenëse nuk është anëtare e KB si pasojë e statusit të saj politik);

• Për ‘shtetet tjera’ (pra përfshirë këtu Kosovën) që e ndajnë ujërrjedhën ndërkombëtare aplikohen rregullat e të drejtës zakonore e të cilat janë kodifikuar me Konventë.

Page 14: Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës

Çështjet ndërkufitare ujore të Kosovës

• Kosova i takon 3 pellgjeve ndërkombëtare ujore:

– Pellgu i Danubit (Ibri, Morava e Binçës) – çështje me Serbinë (hidrosistemi Ibër – Liqeni i Ujmanit);

– Pellgu i Vardarit (Lepenci) – çështje potenciale me Maqedoninë (hidrosistemi i planifikuar Lepenci);

– Pellgu i Drinit (Drini Bardhë) – çështje me Shqipërinë (hidrocentrali i planifikuar i Zhurit).

Page 15: Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës

Referencat• Wouters P. International Law – Facilitating Transboundary Water Cooperation. GWP, 2020;

file:///C:/Users/HP/Desktop/International%20law%20on%20transbounday%20water/17-international-law---facilitating-transboundary-water-cooperation-2013-english.pdf

• Gupta J. The Watercourses Convention, Hydro-hegemony and Transboundary Water Issues J. Italian Journal of International Affairs, 2016; file:///C:/Users/HP/Desktop/International%20law%20on%20transbounday%20water/The%20Watercourses%20Convention%20Hydro%20hegemony%20and%20Transboundary%20Water%20Issues.pdf

• Rieu-Clarke A. Moynihan R. Bjørn-Oliver M. UN Watercourses Convention – User’s Guide. IHP-HELP, 2012; file:///C:/Users/HP/Downloads/UN_Watercourses_Convention_Users_Guide%20(1).pdf

• Tanzi A. The Economic Commission for Europe Water Convention and the United Nations Watercourses Convention - An analysis of their harmonized contribution to international water law. United Nations, 2015; file:///C:/Users/HP/Desktop/Ujmani/The_Economic_Commission_for_Europe_Water.pdf

• Minzaur Rahman M. Principles of international water law: creating effective transboundary water resources management. Int. J. Sustainable Society, Vol. 1, No. 3, 2009;

• Wouters et al. Sharing Transboundary Waters An Integrated Assessment of Equitable Entitlement.UNESCO/IHP, 2005. file:///C:/Users/HP/Downloads/Sharing_Transboundary_Waters_An_Inegrated_Assessme.pdf

Page 16: Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës

Çështjet ndërkufitare ujore të Kosovës -Rekomandime

• Pellgu i Danubit – aplikimi për anëtarësim në Komisionin e Danubit (ICPDR);

• Pellgu i Vardarit – inicimi i bashkëpunimit me Maqedoninë për projektin e hidrosistemit Lepenc;

• Pellgu i Drinit – vazhdimi i bashkëpunimit me shtetet ripariane përmes Drin Core Group me synimin e krijimit të një Komisioni të Lumit Drin

Synimi: Adresimi i të gjitha çështjeve përmes trupave ndërshtetëror në frymën e të drejtës ndërkombëtare ujore.

Page 17: Menaxhimi i Ujërave Ndërkufitare: Parimet e të Drejtës

Ju falemnderit!