24
NË ITALI Shqiptarët therin bashkëkombësin, tentojnë ta djegin në spital Pas thikave në lokal e ndjekin dhe i hedhin benzinë në urgjencë. Ngjarja e rëndë shmanget nga ndërhyrja e shpejtë e Forcave të Rendit Rama: Nuk kam asgjë kundër Zaganjorit, s’pranoj procesin Si do të ndahen pikët në shqyrtimin e dosjes prej ekspertëve. Dokumentet që duhen dorëzuar në bashkinë e Tiranës HAJREDIN CAKRANI Zbardhet ditari i mbajtur i fshehtë për ditët e pavarësisë KANDIDATI PËR OPOZITËN NË 2011, Pranga komunarit, kërkohej prej 2 vitesh për trafik droge në Itali »6 E SHTUNË 2 QERSHOR 2012 VITI VIII, NR. 2681 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com ZBARDHET SHKËMBIMI I LETRAVE Ushtarakët kërkonin leje të posaçme për t’u martuar me sovjetike »8-9 MARKO BELLOÇHIO Gabimi i Musolinit që futi Italinë në Luftën e Dytë Botërore »22 PROCEDURAT PRESIDENCA »4 Letërkëmbimi i dy firmëtarëve të aktit të mëvetësisë shqiptare. Si lajmëroheshin delegatët për rrugën që ndiqte karvani... »20-21 Tronditet bursa e karburanteve, çmimet më të ulëta në 8 muaj kafe llafe Bode me dhimbje koke nga gazetat, e bëjnë President Nasho veterani bën gati CV-në për në Presidencë Komunistët e kafenesë kërcënojnë Çelo Hoxhën Edi Rama humbet passowrdin e “Twitter” del live në emision & ekonomi »13 »18 »5 Koment Nga LEONARD OLLI Pogradeci - një potencial i etur turistik Nga KOLË NIKOLLAJ Reforma reale për pensionet? »7 »12 Kryetari i PS këmbëngul në takimin me Berishën. Kandidati për president nis turin del mbi palët. Ne- gociatat për të mbledhur tryezën e reformave, të dielën mundësia për “kaf- enë” mes kryeministrit dhe kryesocialistit. Fyle kërkon bashkëpunim mes palëve » 2-3

metropol 2 qershor

Embed Size (px)

DESCRIPTION

PResidenti, strehimi, ekonomi

Citation preview

Page 1: metropol 2 qershor

Në ItalI

Shqiptarët therin bashkëkombësin, tentojnë ta djegin në spitalPas thikave në lokal e ndjekin dhe i hedhin benzinë në urgjencë. Ngjarja e rëndë shmanget nga ndërhyrja e shpejtë e Forcave të Rendit

Rama: Nuk kam asgjë kundër Zaganjorit, s’pranoj procesin

Si do të ndahen pikët në shqyrtimin e dosjes prej ekspertëve. Dokumentet që duhen

dorëzuar në bashkinë e Tiranës

Hajredin CakraniZbardhet ditari i mbajtur i fshehtë për ditët e pavarësisë

KaNdIdatI për opozItëN Në 2011,

Pranga komunarit, kërkohej prej 2 vitesh për trafik droge në itali»6

E shtuNë2 qERshoR 2012Viti Viii, NR. 2681Tel: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

zbardhet shKëmbImI I letrave

Ushtarakët kërkonin leje të posaçme për t’u martuar me sovjetike»8-9

marko BelloÇHioGabimi i musolinit që futi italinë në luftën e dytë Botërore

»22

Kriteret e reja për të marrë strehim nga Bashkia

ProCedUraT

Presidenca

»4

Letërkëmbimi i dy firmëtarëve të aktit të mëvetësisë shqiptare. Si lajmëroheshin delegatët për rrugën që ndiqte karvani...

»20-21

Tronditet bursa e karburanteve, çmimet më të ulëta në 8 muaj

kafe llafe • Bode me dhimbje koke nga gazetat, e bëjnë President

• Nasho veterani bën gati CV-në për në Presidencë• Komunistët e kafenesë kërcënojnë Çelo hoxhën

edi rama humbet passowrdin e “Twitter”

del live në emision& ekonomi

»13»18

»5

komentNga leoNard ollI

Pogradeci - një potencial i fjetur turistikNga Kolë NIKollaj

Reforma reale për pensionet?

»7

»12

Kryetari i PS këmbëngul në takimin me Berishën. Kandidati për president

nis turin del mbi palët. Ne-gociatat për të mbledhur

tryezën e reformave, të dielën mundësia për “kaf-

enë” mes kryeministrit dhe kryesocialistit. Fyle kërkon

bashkëpunim mes palëve

»2-3

Page 2: metropol 2 qershor

02 E shtunë 2 qershor 2012 •

« POLITIKE

PRESIDENTI NË IKJE, BAMIR TOPI, U BËRI APEL DJE PALËVE QË TË JENË KONKRETE “Mos humbisni kohë me takime të pafrytshme”

“Zgjidhja për presidentin e ri mund të gjendet fare lehtë”Në një kohë kur negociatat për gjetjen

e emrit të presidentit të ri vijojnë vrul-lshëm, ku dhe raundi i parë i votimit për zgjedhjen e tij tashmë është ezauruar, Presidenti në ikje, Bamir Topi, u bëri apel palëve që ta zgjidhin sa më shpejt këtë çështje. Sipas Topit, politikanët në mënyrë të papërgjegjshme po harxhojnë kohë në takime të zvarritura pa fund dhe pa asnjë rezultat. Ai shtoi se zgjidhja racionale mund të gjendet fare lehtë. “Unë dëshiroj të bëj një apel për politikanët për më shumë vë-mendje, më shumë altruizëm, sidomos për fëmijët dhe më pak shpenzim kohe për zgjidhje racionale, që ata natyrisht e kanë mundësinë ta bëjnë. Më pak humbje kohe për komunikime shumë të gjata, pa fryt,

sikurse jemi mësuar të shikojmë. Më konk-ret, më realizues, sepse në këtë mënyrë do të ndihen mirë të gjithë, në funksion të shtetit shqiptar, të institucioneve dhe të mbarë shoqërisë shqiptare”, - u shpreh Presidenti Topi. Deklaratat e tij kreu i shtetit i bëri gjatë aktivitetit të zhvilluar dje në mjediset e Pallatit të Brigadave në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmi-jëve si dhe të Ditës Kombëtare të Jetimëve Shqiptarë. Të ftuar në këtë veprimtari ishin ambasadori i Holandës, Danimarkës, Polonisë, Serbisë, Maqedonisë, Kinës, Egjiptit, drejtues të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, fëmijë jetimë nga shkolla të ndryshme të vendit, mësues, personalitete të artit, kulturës etj.

Kreu i shtetit, duke iu drejtuar të pranish-mëve, theksoi se kjo datë sjell momentin edhe për të reflektuar. “Unë vendosa që ta bëj festimin e kësaj dite me fëmijët jetimë nga Shqipëria, nga Kosova. Dhe për hir të së vërtetës, për të bërë transparencë, data 20 maj pa dyshim ka kaluar. Ne patëm vendosur që të bëjmë atë ceremoni që i takonte datës 20 maj, dy ditë më vonë, më datën 22 maj, por për të respektuar Ditën e Zisë Kombëtare, që na pikël-loi të gjithëve, sikurse ishte tragjedia e Himarës, e pashë të arsyeshme që të bashkoj festimet për 1 Qershorin me këtë datë të rëndësishme, sepse ndjeshmëria shkon më shumë te fëmi-jët jetimë”, - tha dje Presidenti Topi.

Zgjedhja e Presidentit

OSBE nesër zbarkon në Tiranë. Takimeme krerët e shtetit

Një ditë pasi Bashkimi Europian bëri me dije se proçesi i zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës do të monitorohet nga afër, nesër pritet të zbarkojë në Tiranë një grup ekspertësh të OSBE-së. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e e OSBE-së në Poloni e cila njoftoi dje se “Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias do të takohet me qeverinë shqiptare dhe organizatat e medias, në Tiranë, më 4-7 qershor”. Në axhendën e saj të takimve mësohet se për-faqësuesja e OSBE-së Dunja Mijatoviç, do të takohet me zyrtarët kryesorë të qeverisë, politikëbërësit në fushën e medias, për-faqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë, në Tiranë. “Mijatoviç do të takohet me Kry-eministrin, Sali Berisha, Zëvendëskryeminis-trin dhe Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhi-nasto, Ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi, Ministrin e Inovacionit dhe të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo, Kryetaren e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, Endira Bushati, si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Radio-Televizionit publik Shqiptar, Petrit Beci”- thuhet në njoftimin e OSBE-së. Gjithashtu, përfaqësuesja do të bisedojë, me anëtarët e Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, si dhe me kryetarët e shoqatave të gazetarëve dhe organizatat e medias. “Mijatoviç do të mbajë një ligjëratë për studentët e Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Tiranës, më 6 qershor.” – njoftoi dje OSBE-ja. Ndërkohë më 7 qershor, mbërrin në Tiranë edhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në KE, Stefano Saninno, i dërguari i komisionierit për zgjerimin Stefan Fyle. Në axhendën e tij janë parashikuar takime me kryeministrin Berisha, kryetarin e PS-së, Edi Rama por edhe krerët e partive të tjera parlamen-tare. Vizita e Saninnos vjen menjëherë pas përfundimit të raundit të dytë të votimit që do zhvillohet të hënën në Parlament për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

ISH-TË PËRNDJEKURIT POLITIKË REAGOJNË PËR KANDIDATIN PËR PRESIDENT

Të përndjekurit kundër mazhorancësNdregjoni: Zaganjori shërbëtor i diktaturës komuniste

Herion Mesi

Shoqata e ish-të Përnd-jekurve Politikë të Regjim-it Komunist është kundër

propozimit të mazhorancës për të qenë gjykatësi Xhezair Za-ganjori një nga kandidatët për president. Sekretari i kësaj sho-qate, Besim Ndregjoni, me anë të një deklarate të shpërndarë dje për mediet thekson se në krye të shtetit duhet të zgjid-het një figurë pa lidhje me ko-munizmin dhe dihaturën. Sipas tij, Zaganjori ka qenë për-faqësues i lartë i pushtetit dik-tatorial, që i ka shërbyer maki-nerisë shtypëse të të drejtave dhe lirive të njeriut. “Presidenti i 100-vjetorit të Pavarësisë nuk mund të jetë një anëtar i partisë diktatoriale të komu-nizmit, nuk mund të jetë një administrator i lartë i pushtetit diktatorial, nuk mund të jetë një që i ka shërbyer makin-erisë shtypëse të të drejtave dhe lirive të njeriut apo të ketë qenë bashkëpunëtorë i ish-Sigurimit të Shtetit. Dihet se organet ideologjike ekzekutive të diktaturës ka qenë: Instituti Marksist-Leninist, Sigurimi i Shtetit, prokuroria e gjykatat, që ekzekutonin qytetarin e pa-fajshëm. Nuk mund të shkojë ky individ që e ka zgjedhur klasa politike të përulet në këtë 100-vjetor si kreu i shtetit përpara 60 pjesëmarrësve të ngritjes së flamurit, 31 prej të cilëve i vrau diktatura komu-niste”, - thuhet në deklaratën e sekretarit të SHMIBPPSH-së. Ndregjoni i bën thirrje kandi-datit të mazhorancës të heqë dorë nga kandidimi i tij në postin e presidentit. “Apeli ynë është që zoti Zaganjori apo disa emra që ka sjellë shtypi si propozime të mazhorancës të kenë kurajën dhe ndërgjegjen të mos pranojnë kandidimin e tyre, se nuk e meritojnë mor-alisht një kandidim të tillë. Le të ndjekin shembullin e të

madhit Kadare, që vë moralin dhe përgjegjësitë mbi politikat komuniste që përçon kjo klasë politike komuniste. Shtresa antikomuniste ka kapacitete të mjaftueshme kombëtare për të marrë përgjegjësitë e drejtimit të shtetit”, - apeloi dje Ndregjoni, duke i kujtuar mazhorancës: “Kjo zgjedhje do ta çojë këtë shoqëri jo drejt konfliktualitetit, siç ka qenë në këta 21 vjet, por drejt një pajtimi kombëtar, që për ne shqiptarët është tepër i domo-sdoshëm dhe tepër emergjent, por edhe nga ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në rajonin tonë konfliktual mbi 100-vjeçar. Ne kemi nevojë për paqe dhe dashuri dhe jo për urrejtje e monopole komu-niste.” Duke folur mbi procesin

e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, ish-të përndjekurit në deklaratën e tyre i bëjnë apel edhe klasës politike që kandi-daturat e tyre të jenë njerëz që të përfaqësojnë unitetin kombëtar, jo urrejtje. “Zgjed-hja e kreut të shtetit duhet të jetë një proces normal, shumë i kujdesshëm dhe të paraqiten para publikut personalitetet kombëtare, që të jenë e të për-faqësojnë unitetin e shoqërisë dhe aspak të partive politike. Të jenë të moralshëm, të pastër. Figura e kreut të ri të shtetit të ketë personifikim gjithëpërfshirës të ndërgjegjes kombëtare, që të jetë i pranueshëm për shoqërinë dhe jo vetëm për partitë politike aktuale”, - deklaron sekretari i Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë të Regjimit Komunist.

Duke bërë apel që mazhoranca të heqë dorë nga kandidati i saj për kreun e ri të shtetit, Xhezair Zaganjori, ish-të përndjekurit theksuan dje se klasa politike ka dështuar në këta 20 vjet demokraci. “Dihet se për 20 vjet kjo klasë politike ka dështuar në shumë drejtime, më saktë në diktatin që ka ushtruar në shoqëri për votën e lirë, duke e përdorur votën si një monopol partiak dhe jo si të ndërgjegjes së vo-tuesit. Ka 21 vjet që kjo klasë politike nuk ka arritur dhe nuk ka lejuar votimin e lirë në këtë shoqëri, prandaj zgjed-hja e presidentit duhet të bëhet me një konsensus dhe gjithëpërfshirës të aktorëve politikë e shoqëror. Dhe më tepër me ne, përfaqësuesit e familjeve fisnike antikomuniste, që u sakrifikuam për këtë sistem politik që gëzon shoqëria sot”, - thuhet në deklaratën e ish-të përndjekurve të regjimit komunist.

DËS

HTI

MI

Të përndjekurit politikë u shprehën dje kundër kandidaturave me suporte politike të diktaturës komuniste për president të ardhshëm të Republikës. Për këtë ata shprehen të mendimit se shtresa e ish-të përndjekurve ka në gjirin e saj plot figura të denja që mund të vihen në krye të shtetit shqiptar. “Shtresa antikomuniste ka kapacitete të mjaftueshme kombëtare për të marrë përgjegjësitë e drejtimit të shtetit. Shembulli gjerman flet shumë në këtë drejtim. Ai shkatërron plotësisht monopolin e politikës shqiptare për të venë individë me suporte të së kaluarës diktatoriale në Shqipëri. Të mësojmë nga ky shtet i fuqishëm demokratik, që për 20 vjet, që kur ka shembur Murin e Berlinit, promovon në politikë dhe në shtetin e tyre figura e personalitete nga shtresa që mbijetoi në diktaturë. Kemi nevojë për president të moralshëm e gjithëpërf-shirës e jo një kukull, që klasa politike ta keqpërdorë atë” -deklaroi Ndregjoni.

PR

ESID

ENTI

I R

I

Page 3: metropol 2 qershor

03• E shtunë 2 qershor 2012

»POLITIKE

Berishës e Ramës

“Bashkëpunoni për zgjedhjen e Presidentit”

Bashkimi Europian shprehet i shqetësuar mbi situatën politike në Shqipëri, të krijuar sidomos pas dështimit të përmbylljes së reformave zgjedhore dhe parlamen-tare para afatit të 24 majit, kur nisi procesi për zgjedhjen e presidentit. Për këto Komisioneri për Zgjerimin në Komisonin Europian, Stefan Fule mësohet se i ka drejtuar dy ditë më parë letrën e radhës kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës Edi Rama. Në letrën e tij komisioneri Fule ka përsëritur të njëjtat mesazhe, ku i ka bërë thirrje krerërve të dy forcave më të mëdha politike në vend që të bashkonojnë mes tyre në mënyrë që Shqipëria të rrisë shanset reale për një rekomandim për statusin kandidat këtë vjeshtë. “Kërkohet në vijimësi frymë konsensuale dhe dialog mes palëve për të përmbyllur me sukses e pa vonesa të dëmshme reformën zgjedhore dhe parlamentare, si dhe për zgjedhjen e Presidentit”, thuhet në letër. Komision-eri Fule ka paralajmëruar disa herë se mosmbyllja e reformave të paketës së nëntorit para 24 majit, mund të kthehet në pjesë të problemit, e jo të zgjidhjes për çështjen e statusit. “Dëshira e Bruk-selit ka qënë dhe mbetet zgjedhja sa më e shpe-jtë e Presidentit sipas gërmës dhe frymës së Kushtetutës. U takon par-tive politike shqiptare që të bëjnë të mundur që kjo situatë të kapërcehet, e të mos krijohen probleme shtesë. Ne do të dëshi-ronim që zoti Sanino ta gjente Tiranën me kreun e ri të shtetit, në mënyrë që palët të angazhohen plotë-sisht në tryezë për të mbyl-lur reformën zgjedhore e gjithçka që ka të bëjë me zgjedhjet”, thuhet ndër të tjera në këtë lëtër. Në letër përmendet edhe vizita e Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerimin, Stefano Sanino, i cili pritet të mbër-rijë në Tiranë më 7 qershor, pas raundit të dytë, dhe në prag të raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit, nëse ky proces nuk do të jetë mbyllur ende. Siç e konfirmoi dhe vetë Komi-sioneri Fule dy ditë më parë, ardhja e Saninos në Tiranë përbën përpjekjen e radhës nga ana e Komi-sionit, për të parë se si mund të ndihmohen palët për të mbyllur çështjet e mbetura pezull për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare.

Marrë nga Top-Channel

LETRA E FYLESKRYEMINISTRI PRANON TË TAKOHET KOKË MË KOKË ME KUNDËRSHTARIN E TIJ POLITIK

Takimi Berisha–Rama para raundit të dytëBisedimet të dielën, të hënën Kuvendi zhvillon seancën për presidentin

“Besoj se do të jem në vijimësi kandidati për t’u votuar. Nuk është në dorën time, një koalicion më ka dhënë besimin, nuk është bërë zyrtarisht propozimi për një sërë arsyesh, meqenëse kërkohet konsensusi dhe në kuadër të këtij konsensusi, që kërko-het unë bëra takimin edhe me kryetarin e opozitës. Unë e garan-tova që si gjithnjë do të respektoj ligjin.”

Zaga

njor

i

Kryeministri Berisha vlerësoi lart kandida-tin e mazhorancës për president, figurë për të cilën kërkoi edhe konsensusin e mazho-rancës. “Studiojeni, shqyrtojeni. Nëse ju paraqisni një argument që ky njeri nuk plotëson qoftë edhe një kërkesë për të qenë kryetar shteti, na i thoni dhe vërejtjet tuaja ne do t’i trajtojmë”,- deklaroi ai në seancën e fundit parlamentare.

Sali

Ber

isha

Të njëjtin vlerësim pozitiv dha edhe kreu i LSI-së, Meta. “Është bërë shumë mirë që është folur për një kandidat konkret dhe unë besoj se mazho-ranca ka dhënë një standard. Ai gërsheton përvojën diplomatike dhe atë në fushën e gjyqësorit, plus atë akademike, duke dhënë një mesazh të qartë se politika ka vizion për të parë përtej vetes”, deklaroi Meta.

Ilir

Met

a

Albana lika

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ne-gociatori për bisedimet mes PD-së e PS-së, duket

se ia ka dalë mbanë të takojë kokë më kokë dy liderët e par-tive më të mëdha në vend: Kry-eministrin Berisha me kryeso-cialistin Rama. Takimi i kërkuar me ngulm nga kreu i PS-së dhe i refuzuar disa herë nga kreu i PD-së, do të zhvillohet nesër.

TakimiBurime pranë dy partive

kryesore bëjnë të ditur se palët kanë rëndë dakord mes nego-ciatorëve të tyre që të zhvillo-jnë takimin në fjalë. Në qendër të këtij takimi do të jetë emri i presidentit të ri të Republikës. Takimi Rama–Berisha bëhet një ditë para zhvillimit në Kuvend të raundit të dytë për votimin e kreun e ri të shtetit. Gjatë këtyre ditëve ka pasur përpjekje nga ana e kryetarit të Lëvizjes So-cialiste për Integrim, Ilir Meta, që të gjejë një emër të përbashkët, që do të dërgonte këtë çështje në një konsensus. Megjithatë, pritet ende që të ketë negocia-ta të tjera deri më datën 4 qer-shor, kohë kur ligjvënësi do të votojë. Ndërkohë mazhoranca ka ende kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, e cili, sipas komenteve më të fundit të funksionarëve të lartë të PD-së, do të jetë në garë për postin e presidentit deri në raundin e tretë. Nga ana tjetër, so-cialistët pritet të dalin gjithashtu me një emër për ta prezantuar atë përballë mazhorancës. Ndonëse kreu i saj, Edi Rama, më shumë se tek emrat deri tani e ka mer-akun te procesi.

Pozicioni i PS-sëEdhe dje, pas takimit që

zhvilloi me kandidatin e PD-LSI-së, konfirmoi se nuk do ta mbështesë atë dhe asnjë kandidat tjetër që propozo-het në mënyrë të njëanshme nga qeveria. “Partia Socialiste vazhdon të kërkojë një proces deri këtu të munguar, ku të gjitha palët parlamentare të përfshihen në një dialog kon-struktiv”, - tha Rama. Ai vijon t’i mëshojë idesë për zhvillimin e një tryeze në nivel kryetarësh të partive parlamentare. “Kohë për të humbur si deri më sot nuk ka, ndaj konsultimet duhet të nisin menjëherë në një tryezë dialogu konkret të nivelit më të lartë mes palëve për t’i dhënë një shans real raundit të dytë dhe vetë Shqipërisë. Vetëm kështu mund të ndërtohet konsensusi i domosdoshëm, që do të zgjidhte pozitivisht njërën nga katër pikat kyçe të paketës për të synuar statusin e vendit kandidat në BE: atë të zgjedhjes së presidentit të ri, si dhe do të krijohej hapë-sira e nevojshme kohore për të ecur shpejt drejt zgjidhjes konsensuale të tri pikave të tjera”, - deklaron Rama, sipas njoftimit të selisë rozë. Ndërsa mazhoranca ka këmbëngulur te

zgjedhja fillimisht e presidentit dhe më pas reformat.

Procesi Se cili do të jetë rezultati i

bisedimeve Berisha–Rama për presidentin, kjo do të shihet në seancën parlamentare një ditë më pas, në rend të ditës të së cilës është parashikuar raundi i dytë i votimit për presidentin e ardh-

shëm të Republikës. Ndërkohë që raundi i parë i zgjedhjes së presi-dentit, të mërkurën e 30 majit, u dogj për shkak se opozita nuk e dha konsensusin e saj për kandi-daturën e juristit dhe anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjori, i propozuar nga mazho-ranca, me argumentimin se është një kandidaturë të njëanshme. Edhe në raundin e dytë dhe të

tretë, që sipas Rregullores së Kuvendit zhvillohen shtatë ditë nga pararendësi, duhen 84 vota për zgjedhjen e kreut të shtetit, për arritjen e të cilave duhet konsensus mes palëve. Nëse edhe këto dy raunde dështojnë, atëherë Kushtetuta parashikon që presidenti mund të zgjidhet në dy raundet e fundit me votat e mazhorancës në Kuvend.

Zaganjori kërkon mbështetjen e PS-së

Rama refuzon kandidatin e mazhoranës për President

Kandidati i mazhorancës për postin e presidentit të Repub-likës, Xhezair Zaganjori, ashtu si dhe i vetëshpalluri kandidat për këtë post, Fatos Nano, është takuar me krerë të partive parlamentare për të kërkuar mbështetjen e tyre. Fillimisht ai u prit në selinë rozë nga kryetari i PS-së Edi Rama dhe më pas nga kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim

Idrizi, si dhe me kreun e grupit nismëtar të FRD-së Gazmend Oketa. Pas takimit të kërkuar prej tij e që zgjati rreth 60 minuta, Zaganjori e informoi kreun e opozitës për arsyet e kandidimit për president. “Unë i përshkrova arsyet që më kanë shtyrë të marr vendimin për të kandiduar, se nuk e kam pas të lehtë. Mendova që ta takoja në të mirë të debatit”, - tha Zaganjori. Ndërsa selia

rozë e komunikoi takimin përmes një njoftimi për shtyp. Në të Rama i tha Zaganjorit se “Partia Socialiste nuk do ta mbështesë në asnjë rast një kandidaturë të paraqitur pa proces dhe në rrugë krejt të njëanshme nga qeveria. Kjo vlen konkretisht edhe për kandidaturën e zotit Xhezair Zaganjori.”

Dy deputetët më parë biseduan me Zaganjorin

Presidenti, Idrizi, Oketa takohen për kandidatin e mazhorancës

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, dhe nismëtari i “Frymës së Re Demokratike”, Gazmend Oketa, janë takuar menjëherë pas takimit me kandidatin për president, Xhezair Zaganjori. Idrizi dhe Oketa janë takuar në ambientet e hotelit “Rogner” dhe kishin si qëllim të takimit sigurimin e mbështetjes për kandidatin për president të

propozuar nga maxhoranca. Gaz-mend Oketa, një prej nismëtarëve të “Frymës së Re Demokratike”, ka qenë deputet i PD-së, pjesë e së cilës tashmë nuk është më. Ai ka një votë në Kuvend në rastin e votimit të fshehtë, për këtë arsye ai nuk preferon ta tregojë se për cilin kandidat do të shkojë. “Nuk kemi ende një kandidat zyrtar për presidentin e ri të vendit. Vëmendja duhet të përqendrohet

në procesin e përzgjedhjes së kandidaturës për president”, - deklaroi Oketa pas raundit të parë të votimit. Sipas deputetit të FRD-së, Oketa, klasa politika bëri një hap prapa, sepse ajo nuk arriti të sjellë një emër nga politika, pasi kreu i vendit duhet të jetë një person që e njeh mirë fushën politike.

Page 4: metropol 2 qershor

04 E shtunë 2 qershor 2012 •

« SOCIALE

Festimet

Kryeministri uron fëmijët shqiptarë

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga zonja e tij Liri Berisha, mbesat Amla e Medina dhe nipi Ledioni, iu bashkëngjit dje atmos-ferës festive të krijuar në kryeqytet me rastin e festës së 1 Qershorit. Duke uruar më të mirën për gjithë fëmijët shqiptarë kudo që ata janë, Kry-eministri shprehu bindjen se ëndrrat më të bukura të tyre ata do t’i bëjnë realitet. “Uroj prindërit që të lumturohen duke jetuar në Shqipërinë që do të ndërtojnë fëmijët e tyre”, - tha Kryeministri. Gjithashtu kreu i qeverisë bëri një urim edhe për gjithë edukatorët e mësuesit e fëmijëve.

“Vodafone Albania”

Festë për fëmijët e pediatrikut

Nën kujdesin e kompa-nisë “Vodafon”, 1 Qershori është festuar edhe në spi-talin pediatrik. Festa ishte vijim i një projekti social të konceptuar nga kompania “Vodafon” për ta kthyer pavijonin e sëmundjeve të rënda të spitalit pediatrik në një ambient të ngrohtë e argëtues për fëmijët, shumë prej të cilëve kanë muaj që jetojnë në këtë pavijon. Sjellja pranë këtyre fëmijëve e mjediseve të gjelbëruara, kënd lodrash në mjediset jashtë godinës dhe dhomën e lodrave, kinemasë dhe bibliotekës në brendësi të këtij pavijoni u dhuroi kë-tyre fëmijëve më shumë argëtim dhe një ambient të ngrohtë familjar.

Angazhimi i PS

Rama, sa më pak fëmijë të varfër

Kryesocialisti Edi Rama ishte mes fëmijëve të njësisë nr. 8 në këtë ditë të festës së tyre, të cilëve u shpërndau shumë dhurata. Në këtë 1 qershor ai ripërsëriti angazhimin e PS-s për të bërë të mundur që të ulet numri i fëmijëve të varfër apo atyre që nuk marrin ar-simin dhe edukimin bazë për shkak të pamundë-sisë së prindërve për të blerë librat. “Dëshiroj që t’u uroj gëzuar 1 Qer-shorin të gjithë fëmijëve të Shqipërisë. Njëkohë-sisht t’u them të gjithë prindërve se ne jemi shumë të angazhuar që të bëjmë gjithçka është e mundur dhe më të mirën për fëmijët e tyre”, - tha Rama.

1 QERSHORI

KRITERET E PIKËZUARA PËR QIRATË E TË PASTREHËVE

Pikët për të marrëbonusin e qirasë

nga Bashkia e Tiranës

FESTOHET ZHURMSHËM E ME PLOT DHURATA 1 QERSHORI

Tortë gjigante për fëmijët e Farkës Politika uron për më shumë kujdes ndaj fëmijëve

“1 Qershori edhe këtë vit ka mbushur rrugët e kryeqytetit me gumëzhimën e qindra fëmi-jëve, të cilët u janë bashkuar aktiviteteve festive të organi-zuara enkas për ta. Festimet kanë nisur në orët e para të

mëngjesit të djeshëm. Fëmi-jët, të shoqëruar nga prindër, mësues e politikanë, ndoqën nga afër veprimtaritë e organi-zuara, duke nisur nga pedonalja e Tiranës dhe përgjatë bulevar-dit “Dëshmorët e Kombit”, ku

ndihej festa përmes zërave të gëzuar të fëmijëve, veshjeve të tyre festive dhe atmosferës energjike që ata rrezatonin. Më e veçantë kjo festë ka ardhur për fëmijët që trajtohen në Qendrën Rajonale të Autizmit në Farkë, të cilëve iu bashkëngjit edhe ambasadori i KE-së, Etore Sekui. Një tortë gjigante 10 metër e gjatë e përgatitur me imazhin e një fëmije që fluturon balonën e veshur me flamurin e BE-së

dhe me mbishkrimin: “Rritemi më të fortë së bashku” ka përcjellë simbolikisht në sytë e të gjithë të ftuarve vendin që u përket këtyre fëmijëve në të ardhmen - Europën. “Shoqëria shqiptare u fal shumë dashuri e përkujdesje fëmijëve të saj, por për të rritur fëmijë të shën-detshëm duhet të emancipo-hemi akoma më shumë për të drejtat e fëmijëve dhe respek-timin e tyre”, - ka uruar presi-

dentja e fondacionit “Fëmijët Shqiptar” Liri Berisha. Në një pritje të veçantë të organi-zuar në Pallatin e Brigadave në praninë e diplomatëve, per-sonaliteteve të artit dhe poli-tikës Presidenti Bamir Topi kërkoi më tepër vëmendje për fëmijët jetim. Sipas tij, duhet më tepër mbështetje për këta fëmijë në nevojë, që duhet të vijë kryesisht nga institucio-net shtetërore dhe biznesi.

Pranvera Kola

Detajohet skema e plotë e pikëve që familjet e pastre-ha në kryeqytet duhet të

plotësojnë për të përfituar nga bashkia mbulimin e gjysmës së qirasë së ambientit në të cilin jetojnë. Numërohen me qindra familje që jetojnë në banesa me qira, ku për shkak të të ar-dhurave të pamjaftueshme ap-likohet nga Bashkia e Tiranës programi i dhënies së qirave sociale, që mbulojnë gjysmën e qirasë që familja përfituese duhet të shlyejë për banesën në të cilën jeton. Familjet që aplikojnë për t’u përfshirë në programin e bonusit social duhet të plotësojnë një sërë kriteresh, të cilat vlerësohen me pikë të caktuara sipas de-tajimeve të bëra në tabelën bashkëngjitur shkrimit. Konk-retisht për t’u bërë pjesë e këtij programi do të kalojnë në sistemin e pikëzimit lloji i banesës, e cila mund të jetë me qira, banesë në rrezik shembje si dhe banesa që janë aset i Bashkisë, ku secila prej tyre merr pikë të caktuara. Po ashtu me pikë vlerësohen edhe krit-eret e tjera, që kanë të bëjnë me kushtet e banesës, statu-sin civil të aplikuesit, situatën socialshëndetësore në të cilën ndodhet si dhe nivelin e të ar-dhurave që kërkohen. Aplikimi bëhet nëpërmjet një formulari, që mund të tërhiqet në Zyrën e Informimit me Qytetarët pranë Bashkisë ose në njësitë bashkiake ku qytetari figuron i regjistruar. Formulari duhet të plotësohet me vërtetësi në të gjitha fushat e kërkuara. Pas mbledhjes së të dhënave përkatës komisioni i strehimit në këshillin bashkiak verifikon dosjet një e nga një dhe kalon për miratim të gjithë ata ap-likues që grumbullojnë pikët e kërkuara. Ndër përfituesit emergjentë janë: “Familjet e pastreha si rezultat i fat-keqësive natyrore, familjet e strehuara më parë në ob-jekte shtetërore, që kthehen në funksionin e tyre të më-parshëm, familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike si dhe grupeve të tjera të marxhinalizuara, familjet që rrezikojnë të mbeten të pas-treha si rezultat i kushteve të vështira higjienosanitare, si dhe familjet që kanë mbetur të pastreha si pasojë e vendi-meve gjyqësore”.

PROCEDURA Aplikimi e përzgjedhja e fituesve

Aplikimi bëhet nëpërmjet një formulari, që mund të tërhiqet në Zyrën e In-formimit me Qytetarët pranë Bashkisë së Tiranës, ose në njësinë bashkiake ku qytetari figuron i regjistruar. Ky formular duhet të plotësohet me vërtetësi në të gjitha fushat ku plotësohet dhe më pas të noterizohet. Më pas njësia bashkiake përkatëse i përcjell këta formularë pranë Drejtorisë së Strehimit Social në Bashkinë e Tiranës, ku regjistrohet në bazën e të dhënave elektronike të drejtorisë. Klasifikimi

Familjet që me Vendim të Këshillit Bashkiak klasifikohen për t’u trajtuar janë familjet që “nuk kanë në pronësi një banesë, zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e stre-himit të përcaktuara për atë kategori sociale ekonomike ku bëjnë pjesë këto familje, janë të pastrehë si rezultat i fatkeqësive natyrore”. Përzgjedhja e përfituesve

Kanë përparësi individët dhe familjet që kanë këto specifika: “Familjet që vërte-tojnë se nuk kanë përfituar nga ligji “Për privatizimin e banesave shtetërore”, familjet ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar, familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, të moshuarit që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjid-hen për t’u strehuar në institu-cionet publike të përkujdesit shoqëror, individët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare, familjet me shumë fëmijë, çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç, familjet që kanë ndry-shuar vendbanim për efekt punësimi, si dhe individët me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30-vjeçare.”

Lloji i banesës në të cilën jeton familjaMe qira. 2 pikëBanon në një objekt tjetër që është aset i

Bashkisë së Tiranës. 3 pikëBanesë me rrezik shembje 2 pikëNuk kanë pronësi 1 pikëKushtet e banesësSipërfaqe e vogël e banesës 1 pikëKushte të vështira higjienoshëndetësore,

lagështirë, suva e rënë etj. 2 pikëStatusi civil

1.Kryefamiljare (i/e ve. i/e divorcuar) 1 pikëSituata socialshëndetësoreNumri i kurorave në një banesë 1 pikëNumri i fëmijëve (një pikë për çdo fëmijë) 1 pikëFamilje që kanë në përbërje të tyre anëtarë

me aftësi të kufizuar. 1 pikëFamilje që kanë në përbërje të tyre anëtarë

të moshuar. 1 pikëFamilje me kryefamiljarë të moshuar 1 pikë

Familje me kryefamiljarë persona me aftësi të kufizuar. 1 pikë

Status i veçantë, i verbër, invalid, jetim 2 pikëÇiftet e reja që janë deri në moshën 55

vjeç. 1 pikëTë moshuar që kanë mbushur moshën e pen-

sionit dhe nuk përfitojnë nga institucionet pub-like të përkujdesit shoqëror. 1 pikë

Probleme shëndetësore kronike 1 pikëSituata ekonomike

Të ardhura në lekë 0-10 000 6 pikë10 000 – 20 000 4 pikë20 000 – 30 000 3 pikë30 000 – 50 000 2 pikëmbi 50 000 1 pikë

Të tjeraNuk kanë përfituar nga ligji nr. 7652 1 pikëFatkeqësi natyrore 1 pikëKanë ndryshuar vendbanim 1 pikë

Sistemi i plotë i pikëzimit

Kriteret që duhet të plotësojë një familje për të përfituar nga bonusi i strehimit

Page 5: metropol 2 qershor

05• E shtunë 2 qershor 2012

»AKTUALITET

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, Avokati i Popullit risolli në vëmendje nevojën e ndërgjegjësimit të shtuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Totozani tha se “Në këtë ditë kujtese dhe apeli për të drejtat e fëmi-jëve, na takon të gjithëve si zyrtarë dhe si prindër, të jemi më nxitës mbi nevojën e garantimit të të drejtave të fëmijëve për mbrojtje dhe kujdes social, si një nga detyrimet dhe përgjegjësitë parësore për të gjitha strukturat qendore dhe ven-

dore të shtetit”. Ky institucion vëren se, miratimi i ligjit “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës” shënoi një hap të rëndësishëm për mbrojtjen efektive dhe përkujdesin e posaçëm lidhur me të drejtat e fëmijëve në Shqipëri, por ndërkohë autoritetet shtetërore përgjegjëse duhet të an-gazhohen për zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, me qëllim garantimin e të drejtave dhe lirive të fëmijëve. Gjatë vitit 2011 Shqipëria ratifikoi gjithash-

tu Konventën e Këshillit të Evropës “Për ushtrimin e të drejtave të fëmi-jëve”. Duke parë si të domosdoshëm përmirësimin e mekanizmave të refer-imit të dhunës ndaj fëmijëve, Avokati i Popullit, thekson në këtë deklaratë se, si zbatimi dhe plotësimi i kuadrit ligjor shqiptar në veçanti legjislacioni penal, ashtu edhe respektimi i akteve ndërkom-bëtare për të drejtat e fëmijëve, janë për të gjitha institucionet e shtetit një përgjegjësi dhe detyrim konstant.

Policia: Do të bllokojmë pronat e drogës

Kombinat, kapen 250 kg hashashnë një furgon, arrestohen pesë

Antidroga e Tiranës sek-uestroi 250 kg lëndë narko-tike të llojit hashash dhe prangosi 5 anëtarë, pjesë të një grupi të strukturuar kriminal. Gjatë operacionit të koduar “Poker” u arres-tuan Maltin Lazaj, 24 vjeç, banues në Hekal Fier, Haxhi Cani, 42 vjeç, banues në Ti-ranë, Valter Lico, 46 vjeç, banues në Tiranë, Ali Nelaj, 32 vjeç, banues në Vlorë dhe Xhoni Karaj, 32 vjeç, banues në Tiranë. Ata u kapën pas një procedimi penal për një periudhe 3-mujore dhe gjatë hetimit ka rezultuar se bashkëpunëtorë janë edhe dy të tjerë, të shpallur në kërkim, ku së bashku kanë organizuar, drejtuar dhe financuar këtë veprimtari kriminale në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të narkotikëve me sasi të kon-siderueshme në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë. Lënda narkotike vinte nga Malësia e Vlorës dhe u godit në një banesë të ndodhur në Kombinat Tiranë, e fshehur në një automjet tip furgon Benz me targë tr. 8239 M. Nga strukturat e poli-cisë së kryeqytetit vazhdon hetimi ndaj personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, si dhe hetimi pasuror i Aseteve Kriminale të përfituara, bazuar në ligjin “Antimafia”.

Bimët mbi një metër të larta

Shqiptari mbjell 20 bimëhashash në pyllin italian

ITALI- Karabinierët vunë re diçka të pazakontë që lulëzonte në fshatin Canale Monterano të Romës, në pyllin “Casale di Merenda”. Kështu, gjatë një shërbimi vëzhgimi të zgjatur, janë be-fasuar nga A.T, 29-vjeçari sh-qiptar, por që jeton prej vitesh në Manziana, i cili kishte mbjellë 20 bimë kanabis, më shumë se një metër të lartë. Gjatë kontrol-lit të shtrirë në shtëpinë e tij policia ka gjetur edhe 30 gramë të substancës së njëjtës, të paketuar, tashmë në doza të ndara. Pa-sioni për bimët e ndaluara i ka kushtuar arrestimin të riut shqiptar për kultivim dhe posedim me qëllim shitjen e narkotikëve.

Skrami denoncon vjedhjen e “Benzit”

Hajdutët vjedhin makinën edrejtorit të Teatrit Kombëtar

Valës së grabitjeve të makinave nuk i ka shpëtuar edhe drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami. Burime nga policia e Tiranës konfirmojnë se makina e drejtorit të Teatrit Kom-bëtar është vjedhur gjatë natës, pranë Rrugës së Kavajës, e cila ishte parkuar poshtë banesës së tij. Po sipas të njëjtave burime, mësohet se makina e grabitur është tip benz me targa AA 032 AV. Ndërkaq drejtori Kristaq Skrami ka denoncuar në policinë e Tiranës vjedhjen e makinës, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e më pas arrestimin e autorëve. Muajt e fundit u janë vjedhur makinat disa personaliteteve të njohura, ku nuk përjashtohen as deputëtët apo ministrat.

Media italiane publikon rastin

Vrau një shqiptar gjatë ndjekjesmë ‘97-n, dekorohet polici italian

Oficeri italian Agatino Russo u dekorua për merita në një op-eracion të kohëve të fundit, kundër një organizate trafikantësh droge, pavarësisht se në të kaluarën e tij rëndon një vrasje. “Corriere della Sera” publikoi rastin e çuditshëm të agjentit të policisë, që në vitin 1997 qëlloi dhe vrau 19-vjeçarin shqiptar Julian Alikaj, ndërsa dje u dekorua për merita në policinë e shtetit fqinj. Agatino Russo, më 2 dhjetor 1997 ishte agjent i Policisë Rrugore kur gjatë ndjekjes së 19-vjeçarit Julian Alikaj, i cili largohej me një makinë të vjedhur, e qëlloi për vdekje. “Qëllova pa dashje sepse u pengova dhe rashë”,- deklaroi polici në gjykatë. Agatino Russo u gjykua për vrasje, por gjyqi zgjati plot nëntë vjet dhe në fund, gjykatësit e Krimeve të Rënda të Bergamos, që e pranuan versionin e tij dhe e liruan.

ITALI- Edhe pse kishin ma-sakruar me thika një sirian, 3 shqiptarë e ndoqën edhe në spital, ku tentuan ta digjnin me benzinë. Sherr, dëmtime, ndërprerje e shërbimit publik, por sidomos tentivë vrasje janë akuzat e rënda që çuan policinë në natën e kaluar që të arrestonte tre shqiptarët. Njëri prej tyre ishte resident në Ponte Lambro. Policia shkoi në vendngjarje pas një episodi që kulmoi në spitalin Fatebenefratelli, pikërisht në dhomën e urgjencës. Dy prej shqiptarëve, pas arritjes së shokut të plagosur nga disa thika, i derdhën benzinë nga një shishe dhe u përpoqën t’i vinin zjarrin. Shqetësimet e mjekëve të urgjencës bënë që të thirrej policia dhe autorët janë ndaluar. Pastaj erdhi poli-cia dhe pas një lufte për të shuar këtë grindje të dhun-shme, ata u vunë në pranga. Shqiptarët e arrestuar janë Ibrahim Zapzuni, i lindur më 16 mars të vitit 1979 dhe që jeton në Pontalambro, Enea Ahmeti, 34 vjeç dhe Hani Ajaj. Ndërsa i plagosuri është një shqiptar 30-vjeçar dhe i pastrehë.

Sherri dhe ndjekjaFrika në dhomën e

emergjencës nisi rreth orës 4 të mëngjesit të djeshëm, kur është paraqitur në dhomën e urgjencës një shqiptar që don-

AVOKATI I POPULLIT KËRKON MË TEPËR VËMENDJE PËR KUJDESIN SOCIAL

Totozani: Të garantojmë të drejtat e fëmijëveNë ditën e fëmijëve bëhet apel për të ndalur dhunën

Iu gjetën 7 qese

Policia kap shpërndarësine hashashit, ishte i dënuar

Shërbimet e Seksionit kundër narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Majdiel Husa, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shitje të lëndëve narkotike. Arrestimi i tij u bë sepse në bulevardin “Zogu i Parë” Ti-ranë, është kapur në flagrancë nga shërbimet e komisari-atit nr.3, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në xhepat e pantallonave të tij u gjetën me vete 7 qese si ato të farmacive me bimë e dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me peshë 30.8 (tridhjetë pikë tetë).

46-vjeçarja e dënuar me 20 ditë burg

Kapet prostituta, e kërkontepolicia, prokuroria e gjykata

Shërbimet e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme bënë ndalimin e shtetases në kërkim Mimoza Tringa, 46 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi Prokuroria kishte dërguar Urdhërin e Ekzekutimit të Vendimit Penal me burgim, të datës 12.04.2012, të gjykatës, e cila e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale të “prostitucionit”, parashi-kuar nga neni 113 i Kodit Penal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë.

PAS THIKAVE NË LOLAK, I HEDHIN BENZINË NË URGJENCË. KAPEN

Shqiptarët therin shqiptarin,tentojnë ta djegin në spital

te të shërohej prej plagëve të shkaktuara nga armë të mpre-hta. Menjëherë pas hyrjes në spital, ai u godit nga dy bashkat-dhetarë, të cilët i derdhën ben-zinë dhe i vunë zjarrin, duke e

dëmtuar lehtë. Për fat të mirë, tre shqiptarët u ndaluan nga policia. Në rindërtimin e parë të përafërt të asaj çka kishte ndodhur, të tre ishin takuar në sheshin “Padania”, në një bar,

dhe filluan të grindeshin. Argu-menti ishte tepër i nxehtë aq sa degjeneroi në dhunë. Edhe pse i plagosur rëndë me thikë shqiptari u ndoq edhe në spital.

Përgatiti: Mariglen Mulla

Page 6: metropol 2 qershor

06 E shtunë 2 qershor 2012 •

« AKTUALITET

ELBASAN- Tregtimi i gazit të lëngshëm pranë qendrave të banuara në qytetin e Elba-sanit vazhdon të jetë një prob-lem shqetësues për qytetarët. Në disa lagje të qytetit pranë pallateve, apo shtëpive të ban-imit ka pika që tregtojnë gaz pa asnjë masë sigurie. Kështu bombolat janë të vjetra dhe janë në numër të madh gjë që nuk lejohet për shkak të rrezi-kut të shtuar. Asnjë nga pikat e tregtimit nuk ka mjete të ndërhyrjes në rast të rënies së një zjarri. Vetë banorët shpre-hen se këto pika përbëjnë një rrezik për jetën e tyre dhe të fëmijëve. Ata sugjerojnë edhe masat që duhet të merren për zgjidhjen e këtij problemi mjaft shqetësues sidomos gjatë sti-nës së verës kur rreziku bëhet edhe më i madh. Nisur nga ky

Mbetjet spitalore

Rreziku, qendrat shëndetësore sërish i hedhin në plehra

ELBASAN- Qendrat shëndetësore në lagje dhe komuna vazhdojnë t’i hedhin mbetjet spitalore ose farmaceutike. Në bazë të informacioneve të marra nga punonjësit e qen-drave shëndetësore në lagje të ndryshme të qytetit, ata ende nuk janë në dijeni të këtij udhëzuesi për përpunimin e mbetjeve spitalore. Ata vazhdojnë t’i largojnë me mënyrat e zakonshme këto mbetje. Ndërkohë ka disa institucione shëndetësore që tashmë janë duke vepruar duke zbatuar këtë manual. Shefja e Stomatologjisë në poliklinikën dentare Irena Blatëza thotë se kjo qendër ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të grumbulluar të gjitha mbetjet që përbëjnë rrezik në vendin e përcaktuar në bazë të rregullores. Lidhur me këtë proces drejtori i Qendrës Spitalore, Pjerin Xhuvani, shprehet se kompleksi spitalor që ai drejton i ka trajtuar vazhdimisht mbetjet spitalore dhe do të ndjekë udhëzimet për bashkëpunimin e firmave të licencuara që merren me përpunimin e mbetjeve spitalore. Ky proces tashmë kërkon bashkëpunimin e të gjitha strukturave që mbetjet spitalore të mos përbëjnë më një rrezik për punonjësit, pacientët dhe banorët e Elbasanit. Drejtori rajonal i Shëndetit, Bujar Kllogjeri, shprehet se janë shpërndarë manualet udhëzuese dhe pritet zbatimi i tij. Tashmë mbetjet spitalore në bazë të urdhrit të ministrit të Shëndetësisë do të përpunohen nga një firmë e licencuar dhe nuk do të hidhen, digjen apo gro-posen. Qendrat shëndetësore do të duhet të përcaktojnë edhe një fond që do të shërbejë për pagesën e firmës së grumbul-limit të mbetjeve spitalore për përpunimin e tyre. L. Lleshi

Debate në këshillin bashkiak

Miratohet pas 5 muajsh buxheti për Durrësin

DURRËS- Pas një vonese disa mujore dhe 5 orësh debat, Këshilli Bashkiak i Durrësit ka arritur të miratojë buxhetin e vitit 2012. Në një seancë maratone, ku nuk kanë munguar debatet politike dhe fyerjet, të majtët e të djathtët i kanë dhënë “dritën jeshile” buxhetit të Bashkisë së Durrësit, me vlerë 17 milionë dollarë, me kushtin që në muajin shtator të rishikohet. Debatet mes kryebashkiakut Vangjush Dako dhe këshilltarëve të majtë, janë ndezur për rënien e të ardhurave të vitit 2011 në masë 28%, për shpërndarjen e banesave sociale, mbledhjen e taksave, si dhe për një rrugë paralel me portin, ku Drejtoria e Hekurudhave pretendon pronësinë mbi tokën. Tashmë me miratimin e buxhetit i hapet rruga investimeve dhe shërbi-meve të rëndësishme të kësaj bashkie, e cila pritet të presë edhe këtë vit një numër të madh turistësh.

Ndalohet drejtuesi

I përplas mjeti, rëndë 2 të rinj në Durrës

DURRES- Aksidenton rëndë me makinë 2 të rinj që po lëviznin me motor, arrestohet 64-vjeçari. Burime zyr-tare nga policia e qytetit bregdetar thanë se në lagjen Nr.1 “Vollga”, B. Borshi duke drejtuar automjetin tip Alfa Romeo me targa italiane BJ 154 LF, është përplasur me një motor tip Yamaha me targa SH 818 D të drejtuar nga 22-vjeçari E. Kulja. Sakaq si rrjedhojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, si dhe pasagjerja e tij, 21-vjeçarja me iniciale A.J. me banim në Durrës. Nga ana e policisë thuhet se dy të rinjtë ndodhen në Spitalin e Dur-rësit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndalohet 59-vjeçari

Grinden për pronën, qëllon banesën e bashkëfshatarit

KORÇE- Një grindje për motive pronësie në lagjen nr.2 të Korçës ka bërë që fqinji të shkrehë automatikun në drejtim të banesës së komshiut të tij. Burime zyrtare nga policia e Korçës thanë se S. Nikolla 59 vjeç për arsye pronësie, ka kanosur duke qëlluar në drejtim të banesës së fqinjit të tij, 58-vjeçarit me iniciale J.B me armë zjarri automatik model 56, e cila iu bllokua në cilësinë e provës materiale së bashku me 32 copë fishekë model 56. Lidhur me këtë rast ndaj tij nisi procedimi penal për veprat “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “kanosje” dhe “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

PËRGJEGJËSI I ZJARRFIKËSVE, HODAJ: KONTROLLE TË VAZHDUESHME

Qytetarë, kini kujdes me bombolat e gazit!Sipas të dhënave, në Elbasan 30 pika shitjeje të pasigurta

shqetësim përgjegjësi i zjar-rfikësve, Aleksandër Hodaj, është shprehur se janë duke u bërë kontrolle të vazhdueshme

në pikat e tregtimit që pajisjet të jenë të kolauduara. Gjithash-tu bëhen kontrolle që punon-jësit të jenë të trajnuar për të

reaguar në rast të një problemi me bombolat e gazit. Sipas tij, nga kontrollet e kryera janë vendosur masa ndëshkuese në rastet e shkeljes së parame-trave të tregtimit të gazit me vendosjen e gjobave të shum-ta, por nuk mjafton që territori ku tregtohet gaz të jetë i sigurt. Hodaj theksoi se i rëndësishëm është ndërgjegjësimi i pikave të tregtimit dhe i qytetarëve për të përdorur bombola të kolauduara. Ai jep edhe disa këshilla sesi duhet të veprohet me bombolat e gazit për të evituar rrezikun që shkaktohet kjo lëndë djegëse. Sipas të dhënave janë mbi 30 pika gazi vetëm në qytetin e Elbasanit që tregtojnë bombola me gaz duke mos plotësuar kushtet e vendosura për këtë lloj produkti të domosdoshëm, por edhe mjaft i rrezikshëm.

SHKODËR, I ZGJEDHURI NË KOMUNËN RRETHINA I DËNUAR ME 20 VJET BURG

Pranga kryekomunarit, kërkohej në Itali për trafik droge

SHKODER - Kryetari i ko-munës Rrethina, në Shkodër, Kleves Muja, u arrestua dje nga policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Bashkëpunimit dhe Koor-dinimit Ndërkombëtar në Policinë e Shtetit, me qëllim ekstradimi drejt shtetit ital-ian. Drejtësia e shtetit fqinj e ka shpallur në kërkim të zgjedhurin vendor shqiptar për trafik droge dhe i kishte dhënë dënimin maksimal me 20 vjet burg. Dje policia ka vënë nën pranga shteta-sin 38-vjeçar, ndërsa kanë nisur procedurat për ek-stradimin e tij.

Arrestimi Burimet policore njoftuan

dje se shtetasi Kleves Muja, 38 vjeç, me detyrë Kryetar i Komunës Rrethina Shkodër, u arrestua, pasi autoritetet itali-ane të drejtësisë në Bari kanë lëshuar ndaj tij urdhër arres-tin ndërkombëtar, më datën 29 tetor 2010, me akuzën për veprën penale të “trafi-kut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Sipas policisë, mak-simumi i dënimit i parashikuar për këtë vepër penale është 20 vjet burg. Muja është ar-restuar me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian, bazuar në marrëveshjen e ratifikuar tashmë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe të Ital-isë. Në bazë të kësaj mar-rëveshjeje gjatë javëve të fundit në vend ka pasur valë arrestimesh, kryesisht në Ju-gun e vendit. Të kërkuarit sh-qiptarë nga Italia janë dënuar ose akuzohen kryesisht për trafik droge ose të qenieve

njerëzore. Çka vërehet janë dhe arrestime të të zgjedhurve vendorë, të cilët ushtrojnë funksione publike në Shqipëri, ndërsa në Evropë janë shpallur

në kërkim për vepra penale të rënda. Rasti më i bujshëm ishte dhe arrestimi i Fatmir Kajollit në Fier, i cili ishte zgjedhur si anëtar i Këshillit Bashkiak të

Fierit, i mandatuar nga Partia Republikane. Sipas policisë italiane, ai ishte dënuar me 40 vjet burg nga dy gjykatat e këtij vendi.

Kleves Muja

Page 7: metropol 2 qershor

07• E shtunë 2 qershor 2012

»koment

InvItatIon for BIds (IfB)REPUBLIC OF ALBANIA

MINIstRy OF INtERIORAlbania Disaster Risk Mitigation and Adaptation Project

1. This Invitation for Bids follows the General Pro-curement Notice for this Project that appeared in dg-Market, Notice No. 1510547, of May 4, 2010

2. The Government of Albania has received a credit from International Development Associations (IDA) toward the cost of financing the project “Alba-nia Disaster Risk Mitigation and Adaptation Project”, and it intends to apply part of the proceeds to pay-ments under the contract “Multipurpose Fire trucks for Tirana Station”

3. The Ministry of Interior now invites sealed bids from eligible and qualified bidders for Multipurpose Fire trucks for Tirana Station

4. Bidding will be conducted through the Interna-tional Competitive Bidding (ICB) procedures speci-fied in the World Bank’s Guidelines: Procurement un-der IBRD Loans and IDA Credits, and is open to all bidders from Eligible source Countries as defined in the Guidelines.

5. Interested eligible bidders may obtain further information from: Mr: Lorenc KOCI, Procurement Consultant, Ministry of Interior, e-mail: [email protected], (attn. lorenc. [email protected]) and in-spect the Bidding Documents at the address given be-low from 10:00 AM to 3:30 PM, local time, Monday through Friday.

6. Qualifications requirements include: financial ca-

pability, experience and technical capacity. A margin of preference for certain goods manufactured domestical-ly shall not be applied. Additional details are provided in the Bidding Documents.

7. A complete set of Bidding Documents in English may be purchased by interested bidders on the submis-sion of a written Application to the address below (1) and upon payment of a non refundable fee of 100 (one hundred) Euro. The method of payment will be bank transfer to the following account:

Bank Name: Banka Credins, Tirana, AlbaniaAccount Name: Projekti Perballimi dhe Zbutja e

Rriskut nga Fatkeqesite IBAN: AL63 2121 1016 0000 0000 0028 0280SWIFT Code: CDISALTRXXXAll banking charges and fees related to the Bank

transfer shall be borne by the bidder. Cashier and certi-fied checks are not accepted

The bidding documents may be collected by an authorized representative of the bidder at the address (1) below upon presentation to the Project Manage-ment team (PMt) of the Ministry of Interior of the Republic of Albania documents confirming payment of the non refundable fee to the above account. The bidding documents may also be sent to the bidder by electronic means (in PDF format) following the re-ceipt by the Project Management team (PMt) of the

Ministry of Interior of the Republic of Albania of a written request quoting tender number AL-DRMAP/ICB/ 1.2.1.10 G and identification Multipurpose Fire trucks for Tirana Station, providing contact details, and document confirming payment of the non re-fundable fee to the above account.

8. Bids must be delivered to the address (1) below at or before 12:00 P.M, on July 12, 2012. Electronic bid-ding will not be permitted. Late bids will be rejected. Bids will be opened in the presence of the bidders’ representatives who choose to attend in person or on-line at the address (2) below at 12:15 P.M, on July 12, 2012. All bids must be accompanied by a Bid security in the amount of eleven thousand (11,000) EUR or the equivalent in a freely convertible currency.

9. The addresses referred to above are:

Address (1):Attn: Lorenc KOCI, Procurement ConsultantMinistry of Interior3rd, FloorSheshi “Skenderbej” No.3, Tirana, AlbaniaTel: +355 42 273 191Address (2):Ministry of Interior, Sheshi “Skenderbej” No.3, Tirana, AlbaniaConference Hall, 2nd Floor

“Multipurpose Fire trucks for tirana station” AL-DRMAP/ICB/ 1.2.1.10 G

Gjatë një deklarate për mediet lidhur me çeljen e sezonit turistik në qytetin e Pogradecit krye-bashkiaku Shkëmbi bëri një lapsus duke thënë se “ujërat e zeza në qytetin tonë nuk derdhen më në det”(!). E sigurisht që kushdo e mirëkupton një lapsus të tillë, pasi nuk vjen nga mosdija. Por ajo që nuk mund të konsiderohet lapsus është fakti se kryebashkiaku Shkëmbi përveç fjalëve të

përgjithshme nuk dha asnjë të dhënë konkrete për turizmin, zh-villimin e tij apo iniciativave bashkiake për zhvillimin e tij. Fjalët boshe për mikpritjen dhe kulturën e njohur të pogradecarëve nuk janë meritë e një drejtuesi, por meritë dhe atribut i një qyteti që, edhe pse i vogël numerikisht, zë një vend të veçantë në his-torinë kulturore të Shqipërisë si qyteti Poradecit, Kutelit etj.

Ajo që kushdo priste të dëgjonte nga kryebashkiaku ishte: Cilat kanë qenë dhe janë prioritetet dhe metodat e bashkisë për të tërhequr sa më shumë turistë? Cilat janë kapacitetet ho-

telerike apo të apartamenteve që janë në dispozicion të push-uesve? Cilat janë pikat historike apo të trashëgimisë kulturore që ofron Pogradeci dhe rrethinat e tij? Cilat janë kapacitetet pu-nësuese që ofron turizmi, si burim kryesor jetese në këtë qytet? Cilat janë masat e marra për të krijuar hapësira për promovimin dhe shitjen e punimeve artizanale mjaft të njohura në këtë qytet, si një tjetër mundësi punësimi dhe krijimi të ardhurash? Cilat janë masat e mara për t’i dhënë hapësirë lundrimit turistik nga Pogradeci drejt Ohrit dhe anasjelltas, si një tjetër atraksion turis-tik dhe mundësi zhvillimi ekonomik? Cilat janë masat e marra për të mos betonuar bregun e liqenit me pallate shumëkatëshe, por dhënien e mundësisë që në këtë brez të parë të ndërtohen sa më shumë hotele, si një tjetër burim të ardhurash, punësimi dhe zhvillimi ekonomik? Rregullimin e asfaltimin jo vetëm në qendër, por dhe pak më larg saj, si një pjesë e pandashme e së tërës, që duhet të ofrojë një qytet turistik.

Në fakt, problematika të tilla nuk janë vetëm çështje të Po-

gradecit, por dhe të shumë qyteteve të tjera turistike. Për fat të keq, drejtuesit lokalë, në vend që të ulen seriozisht dhe të krijojnë zgjidhje sa më optimale për zhvillimin dhe prosperite-tin e qyteteve, komunave dhe banorëve të tyre, shfrytëzojnë disa evente për shou mediatik dhe një kënaqësi private për të parë veten në ekranet e televizioneve kombëtare apo lokale. Askush nuk flet se nga një stinë vere në një tjetër qyteti re-fuzon mjaft vizitorë, pasi nuk ka asnjë krevat bosh në hotele. Askush nuk flet se ky “refuzim” është baras me më pak vende pune, më pak produkte vendase të shituara, më pak të ard-hura për çdo qytetar. Dhe ky është thelbi i punës ku duhet të stacionohet drejtuesi vendor. Pogradeci është një qytet me mundësi dhe kapacitete të jashtëzakonshme në turizëm, për vetë veçoritë gjeografike që ai ofron si në verë, ashtu dhe në dimër. Por që t’i maksimalizosh dhe zgjosh këto potenciale, është e nevojshme të shtrohesh të punosh, të kesh largpamë-si dhe jo të ofrosh shou mediatik.

Nga LeoNard oLLi

Pogradeci - një potencial i fjetur turistik

Page 8: metropol 2 qershor

08 E shtunë 2 qershor 2012 •

« dossier

ex katedra, ex libris:Gjendje konfliktuale mendore e shqipërisë

Nga aLbert kotiNi

(vijon nga numri i kaluar)

Delegati për në kongres

Raport në lidhje me zgjedhjen e delegatit për në Shqipëri.

Me datën 24.X.1948 në mëngjes përgjegjësi politik i shkollës na njoftoj se ka urdhër për të zgjedhur një delegat për në kongres. Ai tha: “Duke mos ditur mënyrën e zgjedhjeve në Sh-qipëri, do të veprojmë si mbas kandidat. sovjet. Ustovit Bolçevik (sovjetik).

Me kandidaturë të pranuar ngelënSul DomiQamil PodaEmin AgolliMbas zgjedhjes së kandidatëve u vunë në

votim të mçefët.Në zgjedhje më shumë vota mori Emin Agolli

dhe u zgjodh delegat. Shok shumë i mirë, dhe meriton.

Shënim: Presim gazeta, zhurnale e sidomos rezuljocjonet e Nula.

Informacion: Ata që “u gëxuan” kur u mar-tuan, po aq u hidhëruan kur u dha porosia të ndaheshin.

Shoku Ministër,Këtë listë të grave sovjetike të martuara me

oficera shqiptarë që u larguan përgjithmonë për në B.S. e kemi pregatitur në bashkëpunim me shokët e sigurimit dhe të zyrës së pashaportave të Ministrisë së Brendshme.

Interesim të math shumë ka patur nga për-faqësuesi i aerofllotit për të shoqen e Kolonel Arqile Polenës, si për shembull kur do të ikin pse akoma nuk do të ikë, e tjera.

N/Kolonel Kozma Zegali

Informacion: Leje martese nga Kuvendi Popullor

Moskë më 15.IV.1954Ministrit të Mbrojtjes Popullore(Gjeneral-Lejtënant Beqir Ballukut)

TIRANË

Bashkë me këtë shkresë po ju përcjellim lu-tjen e major Nuci Çobanit, i cili kërkon t’i jepet leja për t’u martuar me nji vajzë sovjetike. I nal-tëpërmenduri është ndëgjues i akademisë së Mbrapavijës “Mollotov” në qytetin Kalinin. Major Çobani është tani duke vazhduar provimet dhe së shpejti kthehen në Shqipëri, për këtë ay lutet që të ketë ndonji përgjegje të shpejtë. Në këtë drejtim është folur se ligji nuk lejon, por është parë se mjaft shok që bëjnë kërkesa. Ne men-dojmë se ky problem duhet shikuar dhe duhet mbajtur nji farë qëndrimi, ose t’u jepet përgjegje, qoftë e negative siç është p.sh. kapiten I Veis Levendi, për të cilin Juve Shoku Ministër ini në dijeni dhe që i dhatë ndonji përgjigje. Major Çobani në të njëjtën kohë i drejton nji lutje edhe Kuvendit Popullor.

Sa sipër është mirë që të i jepet përgjegje.

Atasheu UshtarakN/Kolonel Hajdar Aranitasi

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISËMINISTRIJA E MBROJTJES POPULLORE

“DREJTORIA E KUADRIT”Nr. 842 prot.

Sekret Ekzemplar 2Tiranë, 28-3-1955

ATASHEUT USHTARAK SHQIPËTARMOSKË

1. Në lidhje me çështjen e martesave të ushtarakëve shqiptarë me vajzat sovjetike si dhe për gjithë shtetasit e tjerë, siç mund ta dini, Presidiumi Kuvendit Popullor të R. P. Sh-qipërisë me dekret të veçantë ka vendosur që: shtetasit e R.P. Shqipërisë mund të martohen me shtetas të huaj vetëm atëherë kur të kenë marrë lejen e nevojshme nga Presidiumi Kuven-dit Popullor. Kjo t’u bëhet e ditur të gjithë ofi-ceravet, nënoficerave dhe kursantëve shqiptar që vazhdojnë studimet në akademitë, kurset dhe shkollat ushtarake në Bashkimin Sovjetik dhe të porositen që në të ardhmen të veprohet si më poshtë:

Ushtaraku që dëshiron të martohet duhet të drejtoj Presidiumit të Kuvendit Popullor lutjen për t’iu dhënë leja e nevojshme. Lutja duhet t’iu dërgohet juve dhe ju mbasi të kini studiuar t’ia përcillni M.M.P (drejtori kuadrit) duke dhënë dhe mendimin tuaj në se jeni ose jo dakot që ushta-rakut t’i jepet leja, si studion ay, cilat janë sjelljet e tija. Pastaj Presidiumit të Kuvendit Popullor lutja i dërgohet nga M.M.P. Përgjigja e kërkesës oficerit do t’i jepet nga ana juaj mbasi të jeni njoftuar këtej. Për këtë arsye ushtarakët të mos bëjnë martesën me shtetaset sovjetike pa marrë aprovimin e Presidiumit. Në rast të kundërt ata do të ngarkohen me përgjegjësi dhe ndaj tyre do të merren masa të rrepta.

2. Gradimi i gjithë ushtarakëvet dhe kapter-avet me gradën “marshall” nuk mund të bëhet tani për tani. Së pari, sepse grada “marshall” me rregulloret e reja është hequr dhe sepse kjo çështje influencon dhe me pikëpamje financi-

are. Në të ardhmen do të dërgojmë në shkollë vetëm kursanta dhe nënoficera të shërbimit të detyrueshëm.

3. Sikurse jeni njoftuar dhe me radiogram të veçantë për pilotët që mbaruan shkollën e aviacionit gjuajtës në Borisoglebs dhe që tani vazhdojnë praktikën në grupin e Maj. Niko Hox-hës me urdhrin e Ministrit Mbrojtjes Popullore nr.134 datë 5.3.55 janë graduar n/togera me vjetërsi grade që nga data 1.7.1954.

4. Ministri Mbrojtjes Popullore nuk është da-kord që të bëhet nji letër e përgjithshme mbi thyerjet disiplinore që bëjnë ushtarakët t’anë, mbasi deri tash kemi pasur vetëm dy raste të theksuara ajo e Major Petrit Çobanit e Mendu Baçkës dhe e kapiten Selman Hamitit me Tefik Ruçin, në rast se keni dhe raste të tjera na njoftoni me anën e nji raporti më të hollësishëm për ta marrë në studim.

5. Për çështjen e dërgimit në Bashkimin Sovjetik të ushtarakëve që të jenë më të për-gatitur nga ana kulturale dhe ushtarake për në të ardhmen do ta kemi parasysh.

Për të patur dhe neve mundësi të njohim për-parimin dhe gjendjen e kuadrit që studiojnë në Bashkimin Sovjetik, është e domosdoshme të na dërgoni raport dhe informacione veçmas për çdo grup dhe notat që ata marrin për çdo simestër. Tani që është vendosur dhe linja ajrore besojmë se kjo punë do të bëhet më e dendur. Raportet që kanë çështje për kuadrin dhe i përkasin kësaj Drejtorie duhet të dërgohen Drejtorisë së Kuad-rit. Për oficerët e shumë shkollave nuk na keni dërguar asnjë informacion.

Bashkë me këtë shkresë po ju përcjel-lim lutjen e major Nuci Çobanit, i cili kërkon t’i jepet leja për t’u martuar me nji vajzë sovjetike. I nal-tëpërmenduri është ndëgjues i akademisë së Mbrapavijës “Mol-lotov” në qytetin Ka-linin. Major Çobani është tani duke vazh-duar provimet dhe së shpejti kthehen në Shqipëri, për këtë ay lutet që të ketë ndonji përgjegje të shpejtë. Në këtë drejtim është folur se ligji nuk le-jon, por është parë se mjaft shok që bëjnë kërkesa. Ne mendo-jmë se ky problem duhet shikuar dhe duhet mbajtur nji farë qëndrimi, ose t’u jepet përgjegje, qoftë e negative siç është p.sh. kapiten I Veis Levendi, për të cilin Juve Shoku Ministër ini në dijeni dhe që i dhatë ndonji përg-jigje. Major Çobani në të njëjtën kohë i drej-ton nji lutje edhe Kuv-endit Popullor.

Page 9: metropol 2 qershor

09• E shtunë 2 qershor 2012

»dossier

Shef i Drejtorisë së KuadritKolonel(Dilaver Poçi) D.v.Nr.150 Res. Moskë më 14/5/55Ministrisë së Mbrojtjes Popullore(Drejtorisë Kuadrit)TIRANËKap. I Behxhet Guxholli, ndëgjues i Akad-

emisë Inxhinierisë dhe që mbaroj studimet dhe kthehet në Shqipëri, ka pas marrëdhënie me nji vajzë sovjetike dhe bile pa aprovim të Pre-sidiumit të Kuvendit Popullor, bëri martesën dhe ishte në pritje të aprovimit, pasi sipas pre-tendimeve të naltë përmendurit, formalitetet i kishte kryer me kohë. Tani kohët e fundit i vjen përgjegja negative për arsye se familja e tij si sot dhe gjatë Luftës N.Çlirimtare paska qën-drim të keq. Ky motivacion si i çuditshëm dhe si a qenë e mundur dhe është dërguar ky njeri në akademi. Me gjithë atë, qëllimi i këtij njoftimi nga ana e jonë është pse kap. Guxholli sipas të dhënave ka pas marrëdhënie me nji vajzë jo se-rioze dhe që në këtë drejtim, mund të thuhet me bindje nga faktet se ajo ka pas të këtilla marrëd-hënie edhe me 3-4 oficerë të tjerë nga tanët që kanë studiuar në Moskë. Me gjithë se kjo çështje sipas përgjegjës së Ministrisë Jashtme për Kuv-endin Popullor konsiderohet e përfunduar dhe në mënyrë negative, neve mendojmë se edhe këto të dhëna janë të nevojshme për Drejtori-në e Kuadrit, nëse i naltëpërmenduri kërkon të vazhdojë për t’iu aprovuar. Këto të dhëna këtij atasheu i janë njoftuar nga vetë shok të akad-emisë, ku studionte edhe vetë Guxholli. Me një fjalë vajza, me të cilën Guxholli ka pas marrëd-hënie dhe me atë bëri edhe martesën në mëny-rat që veprojë edhe më parë Veis Levandi – pa pyetur përfaqësinë tonë. Neve mendojmë se ajo vajzë nga ana morale nuk ka qenë serioze dhe për këtë jemi të mendimit që edhe sikur të bëjë përpjekje të mos i aprovohet.

Atasheu ushtarakKolonelHajdar Aranitasi D.vREPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISËMINISTRIA E MBROJTJES POPULLORE“DREJTORIA E KUADRIT”Nr.2142 Prot. Tiranë, më 21,7,1955

ATASHEUT USHTARAK SHQIPTARMOSKË

Presidiumi Kuvendit Popullor para se të japë autorizimin për martesën e toger PREL GJE-LOSH GJOKËS me nënshtetëses sovjetike NINA POLIVODA, banues në qytetin e Kievit Rruga Stenka Hazin nr. 4 kërkon informata mbi qën-

drimin moral-politik të vajzës, mbasi Ministria e P. Jashtme ka njoftuar Presidiumin se infor-mata për familjet e ushtarakëve mund të kërko-hen vetëm nga ana e Ministrisë Mbr. Popullore, prandaj interesoheni për sa më sipër dhe të na dërgohen të dhëna për të përmendurën, duke çfaqur mendimin edhe ay Atashe.

ZV.SHEFI DREJTORISE KUADRIT:Major(Anest Andoni) D.v

U shtyp në dy ekzemplarë nr…. Përpunoj Kap.I. P.Kantozi,Daktilografoj Kap.I.P.KantoziDirekt në maqinë.

ATASHEU USHTARAKMOSKË

NR.173 Prot. SEKRETEkzemplar nr…Moskë, më 11.8.1955

MINISTRISË MBROJTJES POPULLORE(Drejtorisë Kuadrit) TIRANË

Gjegje urdhrit Nr.2142 datë 2.7.1955

Sa kërkoni me të sipërmen ju njoftohet se si mbas konsultimit që para me ambasadorin shokun Mihal Prifti për këtë çështje, ay më vuri në dijeni se informata për qytetare sovje-tike nuk mund të kërkojmë nga vetë organet sovjetike, mbasi nuk lejohemi nga Ministria e P. të Jashtme, e cila ka lëshuar rregullore të posaçme në këtë drejtim. Nga ana tjetër i vetmi kanal që ne mund të merrnim të dhëna është organizata-bazë e Partisë në ato qytete ku ne kemi studenta ushtarakë ose civila, mirëpo në qytetin e Kievit, ku banon qytetarja sovjetike Nina Polivoda, nuk kemi organizatë partie, pse atje s’kemi studenta shqiptarë, as civila dhe as ushtarakë. Prandaj me qenë se këtë çështje nuk mund ta zgjidhim për arsye që thamë më lart. Shoku Mihal më udhëzoj që t’u njoftoj.

ATASHEU USHTARAKKolonelP. (Hajdar Aranitasi) D.v

Martesat me vajzat ruse - një peripeci e vërtetë

Moskë, 2.3.1958

Po ju raportoj mbi disa akte të ulëta morale të kryera kohët e fundit nga oficerë dhe kursantë tanët që studiojnë në Bashkimin Sovjetik.

Maliq Mina Lufa, kursant i vjetit të dytë në shkollën ushtarake për inxhinieri-ndërlidhje marine në Petrodvorec-Leningrad), ka bërë ce-lebrimin për martesë me një vajzë sovjetike. Ky kursant është i martuar ligjërisht në Sh-qipëri, ka edhe një vajzë. Është thirrur vjetin e kaluar kur ishte me leje nga ministri i M.P. dhe atij i ka premtuar se do të heqë dorë nga qëllimi për të ndarë gruan. Me ndërhyrjen time komanda sovjetike do të marrë masa nga ana e saj që të anulohet martesa e dytë. Martesën e dytë ky kursant e kish bërë jo me pasaportë, por me letër njoftimi të shkollës, mbasi në pasaportë kishte të shënuar se ishte i martuar edhe në Shqipëri.

Rexhep Ahmet Zenelaj, kursant për teknik aviacioni në shkollën ushtarake të Volskut. I ka

dërguar një letër së shoqes me anë të të vëllait të saj në Tepelenë, ku i njofton ndarjen, duke e argumentuar këtë se gruaja e tij nuk di shkrim e këndim. Ndërhyra për këtë çështje me anë të komandës së shkollës. Në një letër që më bën mua ky kursant (letrën ia kam dërguar gjeneral Sadikut) më shprehet se “nuk kini të drejtë të ndërhyni në çështjet e mia personale dhe meqë juve mua më kërcënoni për përjashtimin tim nga shkolla unë po heq dorë nga ndarja e gruas deri sa të mbaroj shkollën”.

Nazif Çerçiz Malaj, kursant për teknik ndër-lidhjeje në shkollën ushtarake “Gorki”. I ka dër-guar letër gruas dhe i njofton në të ndarjen me pretekst se ajo gjoja është e sëmurë. Për këtë çështje i jam drejtuar me një letër komandës së tij të shkollës për ta këshilluar. Thirrja e tij në Moskë për ta këshilluar nga unë ka vështirësi kryesisht financiare.

Kapiten Abedin Muharrem Kalanxhiu, i mar-tuar me dy fëmijë në Shqipëri, ka mbajtur mar-rëdhënie për një kohë të gjatë me një vajzë këtu në Moskë. Kur ishte në Shqipëri me leje vjetin e kaluar, është kthyer 20 ditë para kohe këtu në Moskë vetëm për të shëtitur me vajzën me të cilën edhe kur ka qenë në Shqipëri ka pasur korrespondencë. Për këtë arsye ka edhe grind-je në familje. Në Akademinë e Xhenios, mbasi kishte marrë shumë para borxhe në shokët e tij shqiptarë dhe të huaj, ky shok në kohën e për-gatitjes për t’u kthyer në Shqipëri mblidhte në Akademi rroba të vjetra dhe shishe bosh për t’i shitur që të lante borxhet. Organizata e Partisë e Akademisë së Xhenios për qëndrimin e tij e ka dënuar me vërejtje të rëndë me shënim në kartën e regjistrimit. Ky oficer është kthyer në Shqipëri mbasi mbaroi Akademinë. Shokët e tij më raportuan se është lidhur shumë ngushtë këtu në Moskë me një vajzë dhe dyshohet se mos len gruan aty në Shqipëri...

Në rast se ju, shoku Ministër, do të vendos-ni të nxirrni në një urdhër për këtë çështje, ju propozoj që njërin nga të tre kursantët që për-mendëm më sipër ta kthejmë në Shqipëri dhe ta përmendim në urdhrin tuaj. Kjo masë përveç masave të tjera do të ketë efekt.

Atasheu Ushtarak dhe Përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Popullore të RPSH pranë Komandës së Bashkuar

Kolonel Halim Ramohitaj D.vNuk mund të vinim emrat e informatorëve,

sepse janë gjallë, por edhe për arsye për të mos ngjallur shqetësime të mëtejshme me të cilën është mbarsur jo pak shoqëria shqiptare nga e kaluara.

Të hapen apo jo dosjet, kjo është çështja!Po kush do ti hap? Kjo është pyetje!Për ata që do të figurojnë survejues çfarë do

të bëhet? Më mirë të jemi të vëmendshëm se çfarë bilanci e pasoja ka. Megjithëse spastrimin prej farës së keqe e kërkon tërë shoqëria.

Në kërkim të historisë: Raguzë-DubrovnikHistoria botërore është e ndarë në 3 pe-

riudha: koha e vjetër, e mesme dhe e re. Kjo ndarje i detyrohet klerit, i cili botoi 3 vëllime për historinë e përgjithshme. Kështu, më 1453 bie Konstandinopoli në duart e turqve, por ky vit shënon edhe rënien e Perandorisë Romako-Bizantine me kryeqytetin e vet. Në fakt, Per-andoria e Lindjes kishte mbaruar shumë kohë më para. Ndarjen e mesjetës nga koha e re e kemi në vitet 1453, 1492 (zbulimi i Amerikës), dhe 1517 (reforma e Luterit), por nuk janë të mjaftueshme. Mesjeta ndahet nga koha e re në faktorë intelektualë, kombëtarë, fetarë, ekono-mikë dhe politikë. Në mesjetë sistemi feudal i Turqisë gjeti vend të përshtatshëm në Shqipëri, akt i cili nuk mund të përjashtohet nga shndër-rimet që ndodhën në Europë. Mirëpo kufizo-hemi duke thënë se historia e jonë është aq e vjetër sa vetë populli shqiptar, trashëgues i racës, i dokeve dhe i traditave ilire.

Për kohët e vjetra (lashtësia), duke na mun-guar burimet historike, hyn në referimet e go-jëdhënave, në errësirën e natës, ashtu siç thotë edhe një shprehje diplomatike, se “ekziston vetëm nata”. Burimet e para mbi fiset ilire i kemi nga autorët e huaj dhe gërmimet arkeologjike. Duke zbuluar burimet, vendbanimin, jetesën, organizimin e zhvillimin politik e shtetëror të tyre ne kemi fituar disa njohuri të vyera për popullin tonë. Fatkeqësisht, populli ilir përveç disa fiseve të vogla nuk ka qenë i bashkuar, si pasojë nuk ka mundur të realizojë, bashkimin e plotë të vetin, nën një autoritet.

(vijon numrin e ardhshëm)

Page 10: metropol 2 qershor

10 E shtunë 2 qershor 2012 •

« BOTA SPECIALE

Plagosen dy ushtarë të KFOR-it dhe të paktën tre serbë në Veri të KosovësA

ksionin për heqjen e një barrikade të serbëve e nisën në Rudare paqeruajtës amerikanë të KFOR-

it. KFOR-i konfirmon të plago-surit në radhët e tij. Spitali i Mitrovicës thotë se ka edhe serbë të plagosur.

“KFOR-i ka dy ushtarë të lënduar gjatë përpjekjeve për të larguar barrikadën e rrugës në Rudare në Veri të Mitrovicës. Ushtari i lënduar është evakuar dhe ndodhet në gjendje stabile. KFOR-i dënon këto akte të dhunës. Sidoqoftë KFOR-i do të përgjigjet dhe do të reagojë në vetëmbrojteje vetem atëherë kur kjo është e nevojshme”, thotë zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki. Ndër-kohë, mediat lokale serbe, duke cituar një mjeke në qendrën spitalore në Mitrovicë, Milena Cvetkoviq, thonë se tre serbë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë. Tani për tani, KFOR-i nuk konfirmon plagosjen e tre serbëve.

Aksioni për heqjen e bar-rikadës në fshatin Rudarë në Veri të Kosovës, nisi në orët e hershme të mëngjesit sot nga një njësi e KFOR-it e paqerua-jtësve amerikanë. Ata kanë përdorur makinerinë e rëndë dhe eskavatorët me qëllim heqjen e barrikadës. Por, me të nisur aksionin, strukturat e or-ganizuara paralele serbe, kishin lëshuar alarm duke i sinjalizuar banorët serbë që të dalin në mbrojtje të barrikadës së ngri-tur. Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, u ka bërë thirrje siç thotë, KFOR-it dhe serbëve lokalë që të përmbahen nga dhuna. “Është shumë e rëndë-sishme që tensionet të ulën sa më shpejtë të jetë e mundur, të normalizohet situata dhe të gjitha problemet duhet të

zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe jo forcës”, tha Bogdanoviq, transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug. Ai më tej ka thënë se çdo përshkallëzim i konfliktit mund të çojë në një

spirale të dhunës me pasoja të paimagjinueshme.

Ndërkohë, përfaqësues nga zyra e shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian në Bruk-sel, kanë shprehur shqetësimin

e tyre për situatën në Veri të Kosovës, duke thënë se op-eracioni i sotëm për largimin e barrikadave në Veri, është ak-sion i KFOR-it dhe jo i misionit EULEX. “Liria e lëvizjes për të

gjithë në Kosovë, është një pa-rim, i cili duhet të respektohet, ka thënë Maja Kocijacic, zëd-hënëse e Baroneshës, Kethrin Eshton. Incidentin e sotëm në Veri të Kosovës, e ka dënuar

edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. “Veprimi i strukturave kriminale dhe ile-gale për bllokimin e rrugëve në komunat në Veri të vendit, si dhe pengimi i mekanizmave të sigurisë për vendosjen e ren-dit, është i dënueshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, si dhe nor-mat dhe ligjet ndërkombëtare për lirinë e lëvizjes”. Thotë në një njoftim të shkruar Presi-dentja e Kosovës, Atifete Jahja-ga. Presidentja kërkon vendos-jen e gjendjes normale në këtë pjesë të vendit dhe shpërbër-jen e strukturave ilegale serbe, të cilat sipas saj, po pengojnë dhe mbajnë peng popullatën e kësaj pjese. Serbët e Veriut të Kosovës kanë vendosur barri-kada nëpër rrugët magjistrale, që nga korriku i këtij viti, kur qeveria e Kosovës ndërmorri aksionin për marrjen nën kon-troll të dy pikave kufitare me Serbinë 1 dhe 31.

Tomisllav Nikoliqi mori dje detyrën e Presidentit të Serbisë duke dhënë

betimin në Parlament. Nikoliqi tha pas dhënies së betimit tha se ai e dëshiron Serbinë në BE pa hequr dorë nga Kosova.

Në tekstin e betimit të dhënë nga Nikoliqi thuhej: “Betohem solemnisht se tërë forcën time do t’ia kushtojë ruajtjes së sovranitetit dhe in-tegritetit territorial të Repub-likës së Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Metohinë si pjesë të saj përbërëse, si dhe të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjit, ruajtjes së paqës dhe prosperitetit të të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe se me ndërgjegje dhe me përgjegjësi do të përmbushë të gjitha detyrat e mia”.

Nikoliq për një Serbi të drejtë dhe ligjore

Presidenti i Serbisë Tomis-llav Nikoliq, tha dje (31.05.) pas dhënies së betimit se do të luftojë për Serbinë që të jetë anëtare e barabartë e BE-së dhe e cila kurrë nuk do të heqë dorë nga sovraniteti dhe integriteti territorial i “Kosovës

Nikoliqi dëshiron në BE pa hequr dorë nga Kosova

dhe Metohisë së saj”.Nikoliqi tha se ai dëshiron

një Serbi ndryshe dhe më të mirë, të bashkuar në luftën për një jetë më të mirë dhe të çli-ruar nga frika e së nesërmes. Ai paralajmëroi se Serbia është një vend që është shkatërruar nga kriza e përgjithshme dhe perspektivat për të ardhmen janë shumë pesimiste. “Pri-vatizimi i papërgjegjshëm, me plaçkitjen e pronës së popullit, korrupsioni dhe kriminaliteti kanë prodhuar pasiguri dhe mosbesim tek qytetarët ndaj institucioneve”, tha Presidenti Nikoliq, duke shtuar se mo-nopolistët ndodhen gjithandej, “kudo që silleni” dhe qytetarët paguajnë për këtë.

Serbia e kthyer nga Perëndimi dhe Lindja

Ai tha se e sheh Serbinë

si një shtëpi me dy dyer, të kthyer nga Perëndimi dhe Lindja, një anëtare të Bashkimit Evropian, e cila kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova. “Unë me të vërtetë dëshiroj të kemi sukses dhe të arrijmë qël-limet tona. Në qoftë se ju luftoni për popullin, unë do t’ju ndihmojë me fuqinë që më jep mua Kushtetuta”, iu drejtua Nikoliqi deputetëve. Nikoliqi tha se reforma në gjyqësor është kryer në bazë të interesave partiake dhe se mediat janë të kontrolluara. “Unë nuk do të ndalë luftën derisa Serbia të mos zgjed-hë problemin me krimin dhe deri sa të mos bëhet shtet ligjor dhe demokratik”, tha Nikoliq. Ai tha se 20 vjet ka qenë në opozitë dhe ishte viktimë e padrejtësisë.

“Betohem solemnisht se tërë forcën time do t’ia kushtojë ruajtjes së sovranitetit dhe in-

tegritetit territorial të Republikës së Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Metohinë si pjesë të saj përbërëse, si dhe të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimit

dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjit

Page 11: metropol 2 qershor

11• E shtunë 2 qershor 2012

»BOTA SPECIALE

Në Kampionatin Evropian të futbollit Spanja është favoriti kryesor, ndërsa në ekonomi po lufton për të mbijetuar. Shumë shpejt mund të ndodhë që

qeveria në Madrid të kërkojë ndihma për të mbijetuar. Në shikim të parë, duket se është një shenjë e mirë. Komisioni i BE-së e ka lëvduar të mërkurën Spanjën për kur-sin e reformave dhe kursimeve. Me shp-jegimin se “Spanja po i redukton të dhënat e tepruara për të konsoliduar buxhetin në dy vitet e ardhshme”, komisioneri Olli Rehn ka bërë të ditur se këtij vendi mund t’i jepet edhe një vit shtesë për konsolidimin e buxhetit. Pra është e mundur që qeveria e atjeshme të ketë kohë deri në vitin 2014 dhe jo deri në vitin 2013 që të përballet me deficitin. Por në BE po shtohen dyshimet nëse Spanja është në gjendje të përbal-let me borxhet pa ndihma nga jashtë. Vendi ka probleme masive me bankat, që janë futur në kredi problematike në vlerë prej miliarda eurosh. Në bankën e katërt më të madhe “Bankia” është dashur të investohen 23 miliardë euro shpëtimin e saj. Prej nga kanë ardhur këto para ende nuk dihet.

Rreziqet për EurozonënDuke u nisur nga gjendja aktuale,

Komisioni i BE është i vetëdijshëm se gjendja është serioze. Problemet e një vendi si Spanja mund të lëkundin tërë Eurozonën. Nëse Spanja duhet të futet nën obrellën e shpëtimeve është e mundur që të cënohet vet obmrella mendojnë ekspertët.

Për Spanjën ka ardhur momenti i fundit, mendon Daniel Gross, drejtor i “Centre for European Policy Studies” (CEPS) në Bruksel. Ai pohon se sistemi bankar spanjoll nuk është në gjendje të financohet vet dhe se qeveria është ajo që tani duhet të paguaj interesat e bankave, gjë që në shtigje afatgjata nuk është e mundur. Por Evropa nuk duhet të fus Spanjën nën obrellën e shpëtimit, sepse nuk është në gjend-je të përballet me këtë, paralajmëron Gross. Duhet gjetur një rrugë për shtimin e kapitalit të bankave por pa e thyer qafën edhe vet shteti.

Tregu i punës kërkon të rinj të kualifikuar

Prej një viti të rinjtë nga vendet e Bashkimit Europian kanë mundësi të kryejnë kurse profesionale në Gjermani. Dhoma e Tregëtisë në Kotbus ftoi 22 të rinj nga Polonia për të studiuar në Gjermani.

“Puna në Gjermani është një mundësi e mirë për mua. Në Poloni nuk ka shumë punë dhe rrogat janë shumë të ulëta. Këtu në Gjermani është më ndryshe. Këtu kam më shumë para dhe mund të jetoj më mirë. Unë këtë e shikoj si shansin e jetës sime,” thotë 25 vjeçari Paweł ndërkohë që punon.

Papunësia e të rinjve Poloni është e lartë. Pothuajse çereku i të rinjve janë pa punë. Në Kotbus ka ende vende të lira për t’u kualifikuar në një profesion të caktuar thotë Rüdiger Galle, i cli është shefi i Paweł. “Tashmë nuk është sekret se situata e praktikave mësimore ka ndryshuar vitet e fundit. Ne nuk kishim shumë kurse, ndërsa sot kemi shumë trajnime dhe pak aplikantë.““Gjuha është ende problem”

Paweł kërkonte të punonte, prandaj ai la qytetin e tij Zielona Góra në Poloni së bashku me 21 bashkëmoshatarë të tij. Në Kotbus ai mësoi gjermanisht dhe bëri një kërkesë në zyrën gjermane të biznesit lokal. Pas një viti, vetëm gjashtë nga të rinjtë qëndruan në Kotbus. Disa u larguan me vullnetin e tyre, ndërsa të tjerëve i’u kërkua që të largohen sepse nuk treguan aftësitë e duhura për të punuar në tregun gjerman të punës.

Paweł na tregoi se kishte studiuar shumë gjuhën dhe më në fund kishte fituar testin e gjermanishtes. Pavarësisht kësaj ai ka shumë për të mësuar. “Gjuha është ende një problem. Unë studioj çdo ditë dhe përmirësohem pothuajse çdo ditë, por në shkollë kam probleme të mëdha. Fjalori terminologjik është shumë i vështirë për t’u mësuar sepse fjalët nuk janë në një fjalor normal. Atëhere më duhet të pyes shokët dhe në shkollë kam një shok të mirë që më ndihmon gjithmonë,” thotë Pawel për Deutsche Welle.

Ai njeh shumë mirë edhe ndërtesën. Kolegët e tij gjermanë e kanë pranuar nxënësin e ri nga Polonia. Më në fund një nxënës i mirë thonë ata. Është një shans për ta për të mësuar rreth një kulture tjetër. “Disa herë kolegët kanë ardhur me mua në Poloni. Ata kanë provuar gatimet tradi-cionale tek shtëpia e nënës sime dhe kanë vizituar qytetin tim. Është një gjë e mirë. Ata pëlqejnë të udhëtojnë me mua në Poloni dhe mua më pëlqen të jetoj në Gjermani,” tregon i kënaqur Pawel.Integrimi - çelësi i suksesit

Shefi i tij Rüdiger Galle, pranon se Paweł është ambien-tuar më së miri me vendin e punës. Integrimi është çelësi i suksesit për nxënësit e rinj, thotë supervizori Sebastian Szajek. “Integrimi është shumë i rëndësishëm. Të rinjtë që dështuan këtu dhe u kthyen në Poloni nuk mundën të bënin shokë. Arsyeja se pse u larguan ishte se atyre u mungonin kontaktet sociale. Natyrisht që këtu faktori kryesor më pas është barriera gjuhësore. Është shumë e lehtë të ndihesh i lënë më një anë kur nuk je në gjendje të flasësh me miqtë e tu, kur je duke pirë një birrë apo kur je në një disko.”

Të gjesh shokë për të pirë një gotë është njëra anë, tjetra është dallimi kulturor. Në fillim të kursit të trajnimit, Paweł dhe shefi i tij Galle duhet të ambientoheshin me njëri tjetrin. Për shembull Paweł bëri disa ditë pushim pa e lajmëruar atë. Paweł e pati të vështirë të ambientohej me rregullat gjermane thotë Galle. “Në fillim ai ishte gjithmonë me vonesë, nuk kishte me vete mjetet e duhura dhe gjëra të vogla si këto, por ne gjetëm mëyrën e komunikimit me të. Pasi ai mësoi se si funksionin gjërat, ka bërë vetëm përmirësime.”

Për Galle nuk është e rëndësishme se nga vijnë nxë-nësit e tij, për sa kohë që ata janë të motivuar të mësojnë. Biznesi i Kotbusit do të dëshironte të kishte sa më shumë të rinj si Pawel. Aktualisht në Kotbus janë 700 vende va-kante për specializimin e të rinjve. Këtë vjeshtë do të nisin trajnimin 18 të rinj të tjerë nga Polonia dhe shumë të tjerë do të vijnë më pas.

A do të mbijetojë ekonomia spanjolle pa ndihma?

Kontrolli dhe krenaria nacionaleFinancimi duhet të vijë nga një vend

në Evropë. Në radhë të parë nga një burim i modifikuar për ndihma, sepse obrella për shpëtimin është krijuar vetëm për mbështetjen e vendeve dhe jo edhe të bankave. “Ombrella e shpëtimit duhet të ndihmojë bankat spanjolle dhe të marr ato nën kontroll”, pohon Gross. Ky është një propozim i cili po trajtohet edhe në Komisionin e BE-së. Por një kontroll i tillë bankash bie në kolizion me krenarinë

kombëtare spanjolle, sepse ata nuk duan të pajtohen që të kontrollohen nga BE-ja, beson Gross.

Ndërkohë agjencia e klasifikimit Fitch ka ulur notat për tetë rajone të ndryshme në Spanjë, ndër to është edhe Madridi. Ky vendim nuk ka be-fasuar ekspertët, sepse pavarësia e ra-joneve në Spanjë, që është gati e njëjtë me landet në Gjermani, ka cënuar vazh-dimisht përpjekjet e qeverisë spanjolle për kursime. Ndaj ato duhet të marrin edhe përgjegjësi më shumë. Nëse qeve-ria i mbetet besnike qëndrimeve të saj, atëherë rajoneve relativisht të pasura si

Katalonia duhet t’u thotë: ne nuk do t’ju shpëtojmë. Këtë duhet të bëni vetë dhe kjo do të silltë një disiplinë më të madhe buxhetore”, pohon Gross.

Shitja e mirëqenies?Ndërkohë po shtohet presioni edhe

ndaj qeverisë në Madrid. Tregjet financi-are nuk mund të shikojnë edhe më gjatë se si në Spanjë rritet deficiti buxhetor në tetë apo nëntë për qind të prodhimit bruto. Alternativë tjetër ndaj kursit të

kursimeve nuk ka. Por shkurtimet mund të realizohen me shumë vështirësi, gjë që e kanë dëshmuar edhe demonstratat e fil-limit të marsit. Sindikatat e kanë akuzuar qeverinë konservatore të kryeministrit Mariano Rajoy për “shitjen e mirëqenies” në emër të programeve të kursimeve. Qeveritë tjera po përpiqen të mbësh-tesin qeverinë spanjolle. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar më shumë mirëbesim ndaj kursit të kursi-meve në Spanjë me qëllim zbatimin e reformave dhe stabilizimin e bankave. Por mbetet kontestuese nëse populli spanjoll do t’u besojë këtyre parullave.

Page 12: metropol 2 qershor

12 E shtunë 2 qershor 2012 •

«koment

para disa muajsh Kryeministri e nxori sekretin që po punon me Bankën Botërore për të bërë reformën e pensioneve duke ndjekur rrugën e dembelit dhe më të shkurtrën e më të dhimbshmen për shoqërinë: atë të rritjes më tej të moshës së daljes në pension. KSSH-ja i bën të ditur Kryeministrit, Bankës Botërore dhe gjithë faktorit politik e shoqëror që ka

ndikim në vendimmarrje për këtë reformë se është katego-rikisht kundër rritjes së moshës së daljes në pension. Ne i kemi mbështetur dhe do t’i mbështesim të gjitha refor-mat në fushën e pensioneve. Këto reforma detyrimisht duhet të mbështeten dhe të bazohen në një konsensus kombëtar. Për reforma të tilla madhore nuk mjafton vetëm konsensusi politik. Kjo është çështje më shumë se politike. Është një çështje me shumë rëndësi për sindikatat, pasi vetëm futja në konsultime dhe vendimmarrje e sindikatave dhe e grupeve të tjera të interesit do të bënte të mundur një sistem pensionesh me qëndrueshmëri ekonomike dhe qëndrueshmëri politike.

Kjo reformë ka të bëjë akoma me tranzicionin, ndryshimet strukturore në punësim, ndryshimet ekonomike, mënyrat e taksimit, hapjen e tregut, me ekonominë informale, rrogat e padeklaruara etj.

Nuk mund të ndërtojmë një sistem solid pa analizuar strukturën aktuale të pensioneve, tashmë të dështuar. Çdo reformë e marrë për pensionet duhet të bazohet në solidar-itet dhe drejtësi sociale dhe njëkohësisht të shprehë dhe të promovojë vlerat e shoqërisë, sidomos të stadit aktual të paraaderimit në BE.

Fatkeqësisht, FMN-ja, Banka Botërore dhe qeveritë neo-liberale, ku futet dhe ajo “Berisha”, po përdorin një ndikim negativ në këtë reformë. Ato po anashkalojnë çështjet e qëndrueshmërisë sociale. Kryesisht ato konsultohen dhe bashkëpunojnë vetëm me njërën palë interesi: atë të bizne-sit.

Shikojnë vetëm problemin e stabilitetit politik dhe ekono-mik dhe kurrë nuk mendojnë për mbijetesën ekonomike. Ato nuk japin asnjë përgjigje për nivelin minimal të jetesës. Pensionet duhet të jenë të bazuara në vlerën e punës dhe të kontributit. Këto reforma duhet të ndryshojnë kulturën politike dhe të arrijnë një konsensus shoqëror. Këto duhet të trajtohen si sfida dhe probleme strukturore dhe kultu-rore. Reforma në pensione nuk duhet konsideruar si teoria e “mbushjes së vrimave”, ku njëra qeveri ia hedh në dorë “pataten përvëluese” qeverisë së ardhshme. Këtu çështja është se si krijohet, menaxhohet dhe funksionojnë punësimi dhe cilat janë rezervat që ka sot shoqëria, që të kalohet edhe kriza pa pasoja të mëdha.

Sistemi i pensioneve është pjesë e modelit socialekono-mik të një vendi dhe, si i tillë, është i rëndësishëm për llo-jin e shoqërisë ku duan të jetojnë njerëzit. Shteti europian i mirëqenies sociale mbështetet kryesisht në sistemet e fuqishme të mbrojtjes sociale dhe në objek-tivin e një shoqërie përfshirëse. Ndërtimi i një sistemi të fuqishëm të mbrojtjes sociale nënkupton që të gjithë anëtarët e shoqërisë duhet të kenë mundësinë dhe de-tyrimin që të kontribuojnë në zh-villimin socialekonomik të vendit dhe në kohë vështirësie njerëzit duhen të mbështeten në sistemin e mbrojtjes sociale me qëllim që të ruajnë standardin e tyre të jetesës dhe të kenë mundësi të shfrytëzo-jnë shërbimin e mirë shëndetësor. Shteti europian i mirëqenies so-ciale ka vetëm një rrjedhojë logjike,

që ndoshta për Shqipërinë është fondamentale, që është roli aktiv dhe rishpërndarës i shtetit në ekonomi. Shteti i mirëqenies sociale nuk mund të ndërtohet mbi një varrezë ekonomike, por një ekonomi e qëndrueshme dhe e begatë ka nevojë për klientë me fuqi blerëse, qoftë nëpërmjet pu-nësimit apo përfitimeve sociale. Çdo qeveri tashmë duhet të kuptojë se vetëm punësimi i plotë dhe taksimi progresiv i të ardhurave janë kushtet e nevojshme dhe të domosdoshme për të përmbushur dhe arrirë objektivin e sistemit aktual të pensioneve publike.

Po të shohim situatën në Shqipëri, ka kohë që sindikata jonë, por dhe shoqëria në tërësi, e ka hedhur sinjalin SOS, duke paralajmëruar falimentimin e kësaj skeme, e cila shkur-timisht vjen nga:

Përkeqësimi i ndjeshëm i raportit kontribues-përfitues, që është: 1.05 me 1, ku raporti i pranueshëm optimal duhet të jetë të paktën 3.5 me 1.

Nga numri i ulët i kontribuesve, sidomos të rinjtë, ku vetëm 30% e popullsisë aktive për punë kontribojnë, shifër kjo shumë alarmante.

Nga niveli i ulët i të ardhurave (kontributeve) në raport me GDP-në, që është rreth 5.6% kundrejt 12% që e kanë vendet përreth nesh.

Mosfunksionimi i skemave suplementare (profesionale) dhe zhveshja e skemës nga pagesat kalimtare për profesio-net e vështira apo arsye familjare e shëndetësore.

Prishja e raportit optimal agë dhe pension, e cila ka nxitur dhe favorizuar evazionin fiskal dhe fshehjen e pagave reale.

Moszgjidhja e problemeve shoqërore të emigrantëve me marrëveshje dypalëshe, ku duhet të bashkohen periudhat e sigurimit dhe të transferohen të drejtat e përfitimit sipas Kodit Europian të Sigurimeve Shoqërore (të rishikuar) dhe direktivat e BE-së.

Pa eliminuar këto shkaqe objektive, të cilat eliminohen vetëm më mirëqeverisje, përgjegjësi qeverisje dhe an-gazhim qytetar, përpara publikut në mënyrë transparente është e kotë të ndërmerret aventura e pseudoreformimit të skemës duke rritur vetëm me 3 vjet moshën e daljes në pension. Me këtë qeveria synon rrugën më të lehtë për të arritur një përfitim të dyfishtë. Ajo nga njëra anë ngre kontributet personale të punëmarrësve dhe nga ana tjetër zvogëlon shpenzimet e pensioneve. Kjo metodë apriori re-forme nuk e ndan riskun dhe rrezikun ndërmjet qeverisë dhe individit, por e kalon gjithë rrezikun tek individi. Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë se si element të parë të reformës duhet të sigurohet një pension minimal për çdo njeri që ka mbushur moshën e daljes në pension. Vetëm kjo e balancon dhe e rishpërndan rrezikun në mënyrë të drejtë, si ndërmjet vetë individëve (në profesione, gjenerata etj.), ashtu dhe mes tyre me qeverinë. Ne kemi kërkuar që refor-mat të sigurojë kombinimin e fondeve publike me fondet pri-vate apo fondet profesionale, të cilat do të bënin të mundur

përdorimin efiçent të skemave të kombinuara të shtyllës së parë dhe të dytë të pensioneve, duke e shpërndarë rrezikun edhe ndërmjet brezave apo gjeneratave të ndryshme. Kësh-tu, neve na duhet që të bëjmë një sistem pensionesh të qën-drueshme. Detyrimisht duhet të vazhdojmë të mbështesim sistemin nga të gjithë brezat, si në mënyrë praktike me kon-tribute dhe në teori me politika të drejta dhe të balancuara.

Si përfundim, përpara se qeveria të rrisë moshën e daljes në pension, i kujtojmë asaj se ky nuk është një problem de-mografik apo vetëm strukturor, por së pari duhet parë si një problem social dhe fenomen shoqëror, i cili kërkon zgjidhje jo vetëm të shpejtë, po dhe të zgjuar. Që të kemi zgjidhje të zgjuara, duhet të bëjmë dhe veprime të zgjuara. Që të ar-rijmë këtë, sigurisht duhet gjithëpërfshirja në vendimmarrje e të gjithë aktorëve dhe faktorëve që lidhen direkt apo indi-rekt me këtë problem. Në përgjithësi ne mendojmë se për-para se të diskutohet rritja e moshës së daljes në pension qeveria duhet të zgjidhë disa nga problemet e mëposhtme:

Të ndiqen politika dinamike ekonomike dhe orientim i in-vestimeve drejt rritjes ekonomike dhe hapjes së vendeve të reja të punës.

Politika aktive të punësimit drejt mobilizimit dhe aktivi-zimit të potencialeve të mëdha të punës në tregjet e punës.

Masa parandaluese dhe shëruese me synim uljen dhe minimizimin e ekonomisë informale.

Masa parandaluese dhe vlerësuese për të forcuar për-puthshmërinë e kontributeve për punëdhënësit dhe punë-marrësit (disiplina financiare).

Konsolidimin e buxhetit të shtetit, duke marrë masa të rrepta e luftuar korrupsionin, mashtrimin e taksave, evazi-onin fiskal si dhe duke garantuar një taksim progresiv mbi të ardhurat.

Kërkimi i burimeve alternative të destinuara për rritjen e pensioneve (p.sh. disa taksa mbi konsumatorët, taksa mbi produktet e luksit, taksa mbi të ardhurat mbi kapitalin) etj.

Të synohet dhe të sigurohet se punëdhënësit (kompan-itë) të kontribuojnë të paktën 50% të kontributeve.

Taksimi i pensioneve më të larta mbi nivelin e pensionit mesatar.

Të vazhdohet të ketë përparësi shtylla e parë financi-are mbi bazat e pay-as-you-go (puno dhe paguaj), ku këto financime mbulojnë më së miri punëtorët e ekonomisë formale dhe financohen kryesisht nga kontributet sociale. Kjo përparësi e shtyllës së parë të shoqërohet domosdosh-mërisht me ligj për funksionimin e shtyllës së dytë (me kur-simet e kapitalizuara personale). Kjo do të bëjë të mundur mbështetjen dhe zëvendësimin e pensioneve publike të shtyllës së parë. Po kështu dhe shtylla e tretë e pensioneve private duhet bërë objekt diskutimi, sidomos për moshat e reja në tregun e punës.

Zhvillimi i pensionit privat dhe i kombinuar është i do-mosdoshëm të përfshihet në kontratat kolektive të punës,

në nivel kompanie apo sektori. Dispozitat për krijimin e fondeve të pensioneve private duhet të rregullohen me ligj (ndryshim i ligjit ekzistues), duke u dhënë përparësi këtyre skemave për një të ardhme afatmesme dhe afatgjatë. Në bor-det e këtyre pensioneve private detyrimisht duhet të përfshihen partnerët socialë. Njëkohësisht kontributet e këtyre pensioneve duhet të zbriten nga taksat për biznesin. Vetëm kështu bëjmë të mundur sjelljen në efiçencë të skemës së pensioneve dhe kryer-jen e një reforme produktive.

*President i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë

Nga koLë NikoLLaj*

Jo reformë politikoelektorale, por reformë reale dhe sociale për pensionet

Page 13: metropol 2 qershor

13• E shtunë 2 qershor 2012

»koment

Bie interesi për bonot e thesarit në spanjë dhe itali

Yieldet e bonove 10-vjeçare të Italisë e thyen kufirin e 6%-shit për të parën herë që nga janari, dhe yieldet e bonove 10-vjeçare të Spanjës arritën një rekord historik, pasi kërkesa e ulët në një ankand borxhi italian përforcoi frikën për krizën financiare të eurozonës. Italia shiti 5.73 miliardë € bonosh 10-vjeçare dhe pesë-vjeçare, fare pranë objektives maksimale të saj 6.25 miliardë € dhe në kosto shumë më të larta se për thesarin italian. Perspektiva e zymtë u errësua edhe më shumë nga një rënie të mëte-jshme në treguesin e atmosferës ekonomike të Evropës dhe i cili ishte në nivelin e tij më të ulët që nga tetori 2009. “Kërkesa nuk ishte shumë e fortë,” u shpreh Annalisa Pi-azza, një eksperte strategjie në Neëedge, the brokerave në një artikull. “Yield-et në rritje pasqyrojnë rritjen përsëri të interesave kohët e fundit si pasojë e shqetësimeve për të ardhmen e eurozonës”. Italia shiti 2.34 miliardë € borxhi 10-vjeçar me interesa 6.03%, më i larti që nga janari, dhe 3.4 miliardë € bonosh 5-vjeçare me yield-e 5.66%, kun-drejt 4.86%-shit në shitjet e letrave me vlerë të ngjashme muajin e kaluar. Ankandi zhgënjyes ndihmoi yieldet e bonove të kombinuara 10-vjeçare të Italisë të rriten mbi kufirin 6% për të parën herë që nga fundi i janarit.

tronditet besimi i investitorëveBesimi i investitorëve mbetet i ulët si rrjedhojë e shqetësi-meve se kriza e eurozonës po përkeqësohet. Por intensiteti i ankthit ka qenë më i ulët ditën e djeshme, me investitorët që po tërhiqen nga aktivet e sigurta pasi ato arritën norma rekord të ulëta kthimi. Indeksi FTSE Eurofirst 300 u rrit me 0.3%. Shenjave se rreziku për oreks mund të jetë duke u stabilizuar i shtohet dhe rënia e lehtë e indeksit të dollarit me 0.2% në 82.90, duke u tërhequr nga niveli më i lartë që prej shtatorit 2010, dhe euro ka fituar 0.2% në $1.2397, duke u larguar nga niveli më i ulët që prej dy vitesh. Megjithatë shqetësimet mbeten si rrjedhojë e rritjes së kos-tos së huamarrjes në Spanjë dhe Itali. Këtyre u shtohet dhe frika se pas zgjedhjeve të 17 qershorit në Greqi nuk do të arrihet të krijohet një qeveri që do të mbështesë paketat shpëtuese të BE/FMN. Sinjalet nuk janë pozitive as për dy ekonomitë më të mëdha, Kinën, ku qeveria pritet të marrë masa nxitëse dhe SHBA-të, ku të dhënat e fundit tregojnë një ngadalësim të tregut të shtëpive.

kriza mbarëbotërore financiare duket se është ende në kulmin e saj. Ndërkohë që tashmë situata po reflektohet ndjeshëm dhe në çmimet e energjisë. Dje është

shënuar ulja e mëtejshme e çmimit të karburantit në bursat e Nju Jorkut. Ndërkohë që zhvlerësimi i menjëher-shëm i çmimit ka ardhur dhe si pasojë e lajmeve për situatën e ekonomisë në Kinë. Ndërkohë që kjo është shënuar dhe me një rritje tejet të pandjeshme të vendeve të punës në Amerikë. Sipas të dhënave çmimi i karburantit ka qenë më i ulëti në tetë muajt e fundit ndërsa pritet që ulja të shkojë dhe më tej. Gjithësesi faktorëve të krizës ekonomike në dy shtetet më të mëdha

SHBA dhe Kinë i është shtuar dhe ulja e ndjeshme e konsumit të karburantit.

Çmimet i naftës në SHBA nisi të tregëtohej dje me vlerën e 82,56 dollarë për fuçi e shënuar në Bursën e New Yorkut. John Kilduff, tha se rrëshqitje e menjëhershme e çmimit u shkaktua nga lajmet sidomos ato të dhëna gjatë natës në lidhje me një ekonomi të ngadalësuar kineze. Ndërkohë që sipas tij kjo u përforcua me faktin se në Amerikë në tre muajt e fundit janë shtuar vetëm 69.000 vende të reja pune në maj. “Janë ngjal-lur shqetësime se kërkesa për naftë do të të bjerë”, tha ai. Kilduff tha se çmimet e naftës mund të jenë dhe më të ulëta në ditët e ardhshme, por kjo situatë është në varësi të skenarëve të mundshme. “Tregu është duke pritur për çdo shenjë të re në ekonominë

botërore. Ngjarje të tilla si një largim të Greqisë nga Bashkimi Europian ose la-jme më të këqija në lidhje me sistemin bankar spanjoll mund të dërgojnë çmimin e naftës deri në 75 dollarë për fuçi madje dhe në 70 Dollarë për fuçi”, tha ai. Por reagimi në çmimin e naftës si pasojë e sinjaleve që vijnë nga kriza botërore është ndjerë dhe në tregun evropian. Ndërkohë në BE çmimi nuk është ndikuar ende nga tronditja e bursave të SHBA përsa i përket kar-buranteve. Ekspertët thonë se në ditët në vijim tregu në Evropë do të tronditet dhe më shumë, kjo duke kombinuar krizën ekonomike me vlerat e shënuara në bursat e SHBA. Kështu në Londër, vlera e naftës ra nën 100 dollarë për fuçi. Çmim ky i shënuar për herë të parë që nga tetori. Dje karburanti u tregëtua në 98,82 dollarë për fuçi.

ekonomitronditet bursa e karburanteve

Nafta shkon në 83 USD për fuçi në SHBA dhe 99 në Londër

»

»

»

17

14

15

loja mes euros, dollarit dhe jenit, tronditet kursi i këmbimit

depozitat bankare të qytetarëve njohin rritje pavarësisht krizës

Berisha: Zhvillimi i turizmit të njohë dimensione të reja

Tronditet Greqia, siguruesit e kredive s’marrin përsipër mbuliminDy nga siguruesit më të mëdhenj të kredisë tregtare kanë ndërprerë sigurimin

e eksportuesve në Greqi nëpërmjet lëvizjesh të pazakonta që pasqyrojnë shqetësimin se vendi mund të dalë nga eurozona. Brokers thanë se vendimet e marra nga Euler Hermes dhe Coface ishin rastet e vetëm që dinin, të tërheqjes nga një vend evropian të disa siguruesve kredish tregtare përnjëherësh nga një vend evropian. Siguruesit mbulojnë rrisqet e kompanive kur klientët e tyre përballen me probleme financiare serioze që mund ti çojnë në paaftësi për të paguar detyrimet.

Kostis Michalos, kreu i Dhomës së Tregtisë të Athinës, tha: “Kjo i vendos ek-sportuesit përpara një zgjedhjeje shumë të vështirë: të gjejnë sigurues alternativë dhe t’i paguajnë shtrenjtë figuracionet e tyre, apo thjesht të marrin rriskun mbi vete – çka është ajo që do të bëjnë shumë kompani.” Tërheqjet e këtyre kompanive pasqyrojnë pjesërisht rrezikun që importuesve grekë do t’u duhet përsëri të pagua-jnë furnitorët me euro edhe nëse vendi i rikthehet dhrahmisë.

Page 14: metropol 2 qershor

14 E shtunë 2 qershor 2012 •

«

tronditje dhe ne shqiperi

Loja e kursit të këmbimit në bursat ndërkombëtare kanë nisur të shfaqen tej mase dhe në Sh-qipëri. Përgjatë muajit të fundit në tregjet e këmbimit valutor është vënë re një paqëndruesh-mëri e vlerave. Kur në momente të caktuara dollari rritet ndjeshëm ndaj euros, por duke lëshuar sërish terren në afate të ndryshme. Nga ana tjetër dhe vlera e lekut herë forcohet dhe herë zhvlerësohet përballë monedhave kryesore. Por ndryshe nga loja e spekulimeve apo e tronditjes si pasojë e lajmeve të krizës ndërkombëtare efektet në Shqipëri janë thjesht si pasqyrim i kursit ndërkombëtar apo dhe e kërkesës në momente të caktuara brenda vendit.

ekonomi

financa

kroacia në recesionKroacia është aktualisht në një recesion të thellë, por hyrja në Bashkimin Evropian do të rrisë në mënyrë të ndjeshme mundësitë për të përfituar mbështetje financiare dhe tërhequr investime. Këto janë pikëpamjet e Peter Harold, Drejtor i Bankës Botërore për Evropën Qendrore dhe Shtetet Balltike, raporton radio televizioni kroat. Harold tha se BB-ja është suprizuar nga rënia e thellë e pro-dhimit industrial në tremujorin e parë të vitit, më e madhe se 9.4%.

turqi, bien të ardhurat nga turizmi

Të ardhurat e Turqisë nga turizmi kanë rënë në tre muajt e parë të këtij viti. Me një humbje prej 299 milionë dollarësh amerikanë në krahasim me vitin e kaluar, operatorët e turizmit turk kanë xhiruar rreth 2.8 miliardë dollarë. Operatorët e turizmit në Turqi nuk presin që rezervimet dhe të ardhurat të bien më shumë, sepse ata presin rritje në muajt e ardhshëm. Ato gjithashtu shpresojnë që të kenë rritje të numrit të turistëve rusë. “Rusia është një treg i madh për ne. Është e kuptueshme, që vende të tjera konkurrojnë për të marrë një pjesë më të madhe të këtij tregu”, thotë Ayhan Bektas, kryetari i kompanisë kryesore të turizmit OTI, duke iu referuar rritjes së interesit të rusëve për Greqinë. “Por ne duhet të shohim se Turqia është bërë destinacion i turizmit masiv. Ne presim që turizmi turk të vazhdojë të rritet këtë vit, edhe pse nuk presim që rritja të jetë më e madhe se sa ka qenë në vitet e mëparshme”. 2011-a ka qenë një vit i mbarë për operatorët e turizmit turk, me një ndikim relativisht pozitiv të “Pranverës arabe”. Në sektorin turk të turizmit pati një numër të lartë rezervimesh. “Këtë vit, në fillim të sezonit, numri i rezervimeve paraprake, që u kanë ardhur operatorëve tanë është gati i njëjtë me një vit më parë. Ne presim rritje të mëtejshme gjatë qershorit dhe korrikut. Qëllimi ynë është të arrijmë një rritje prej 10% në fund të këtij viti”, thotë Bektas.

Loja mes euros, doLLarit dhe jeNit

tronditet kursi i këmbimit

Inflacioni në Gjermani këtë muaj ra më shumë nga sa pritej duke i dhënë Bankës Qendrore Evropiane një arsye më shumë për të shkurtuar normat e interesit nëse do të jetë e nevojshme, duke zbutur frikën se angazhimi i Gjermanisë për sta-bilizimin e çmimeve është dobësuar.

Inflacioni i çmimeve të konsumit në ekonominë më të madhe të eurozonës u ngadalësua 2.2% në prill, 2.1% në maj. Por ekonomistët gjermanë e fokusuan vëmendjen e tyre në një vlerësim lokal që tregon se inflacioni vjetor ra 1.9% – hera e parë që kishte rënë nën 2% që nga dhje-

tori 2010.Normat e inflacionit gjerman do të

vëzhgohen më nga afër se zakonisht muajt që pasojnë pasi Bundesbank-a, banka qendrore super e rreptë, ka pohuar se vendit do t’i duhet të pranojë inflacion-in mbi mesataren e eurozonës si pjesë e ribalancimit që nxit konkurrueshmërinë e ekonomive të dobëta të Evropës jugore.

Megjithatë, pas vërshimit të polemi-kave nëpër media, presidenti Jens Ëei-dmann, e bëri të qartë se Bundesbank-a nuk do të tolerojë inflacionin gjerman të rritet shumë mbi 2%-shin, dhe këto shifra

treguan vetëm shenja të zbehta të efek-teve të ribalancimit deri më tani. Inflacio-ni gjerman në fakt ra si rezultat i uljes së çmimeve të karburantit.

Inflacioni i eurozonës gjithashtu pritet të tregojë rënie për muajin maj, nga 2.6%-shi i prillit – sipas të dhënave që u publikuan të martën. Edhe pse norma vjetore qëndron ende mbi objektivin e BQE-së “nën por pranë” 2%-shit, banka qendrore pret që ai të bjerë nën 2% në vi-tin 2013 dhe në javët e kaluara ka zbutur paralajmërimet për rreziqet e inflacionit që presin përpara.

dollari ra kundrejt euros dhe jenit të premten pas lajmeve të zymta

që flasin se Rezerva Federale mund të kenë nevojë për të marrë masa të mëtejshme me qëllim mbështetjen e ekono-misë së brishtë. Së fundi, euro kishte shënuar rënien më të ulët të 23 muajve të fundit ndaj dollarit. Por se dollari është dorëzuar së fundmi kur gjithçka ka mbetur pezull, duke shënuar së fundi një rënie ndaj euros. Nga ana tjetër punëdhënësit ameri-kanë kanë krijuar mundësinë e hapjes së 69,000 vendeve të punës muajin e kaluar, e konsideruar si një shifër tejet e ulët. Ndërkohë që këto të dhëna dhe rritja e papunësisë flasin për një rritje ekonomike të pastabilizuar.Dollari ra 0.3 për qind kundrejt jenit.

Ministria japoneze e Financave nuk pranoi të komentonte mundësinë e një ndërhyrjeje për dobësimin e qëllimshëm të jenit. Por se këto situata tregojnë një nervozizëm të fortë në tregun e këmbimeve. Megjithatë, gjithnjë e më shumë janë rritur paralajmërimet se Japonia do të ndërhyjë për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të jenit dhe nisjen e rënies së tij. Veprim i koordinuar?

Euro u rrit 0.2 për qind duke shkuar në këmbim me 1,2382 dollarë, duke ardhur nga një shkëmbim që shkonte më parë 1.2286, një shifër që për ekspertët është më e dobëta që nga 1 korriku 2010. “Nëse ka një lëvizje të përbashkët nga banka qendrore, kjo ishte lëvizje e dështuar për të ndalur lojën me krizën”, tha David Gilmore, ekspert në fushën e këmbi-meve. Ndërkohë që Banka Qendrore Evropiane do të mblidhet javën e ardhshme ku pritet që të rishikohen dhe normat e interesit që mund të shkojnë drejt uljes.

rënia e inflacionit gjerman shton opsionet e Bqe-së

Page 15: metropol 2 qershor

15• E shtunë 2 qershor 2012

»ekonomi

bankatkorça dhe eLbasaNi Në majë. bie tiraNa dhe Fieri

depozitat bankare të qytetarëve njohin rritje pavarësisht krizës

prurjetPas panikut të përhapur gjatë javës për daljen e Greqisë nga monedha euro dhe daljes në qarkullim të monedhës helene dhrahmisë grekët iu drejtuan bankave për të tërhequr kursimet e tyre. Nga ky lajm reaguan edhe emigrantët shqiptarë, të cilët transferuan depozitat e tyre drejt bankave të vendit të tyre në Shqipëri. Bankierët presin që efekti i transferimit të kursimeve nga Greqia drejt Shqipërisë të vazhdojë, sidomos pas lajmit se 1.2 miliardë euro depozita janë tërhequr nga bankat në Greqi.

depoZitatPlot 344 miliardë lekë u përkasin depozitave në bankat në kryeqytet, duke e bërë Tiranën qytetin më të pasur në vend në fund të vitit 2011. Kjo shumë përbën më shumë se 1/3 e gjithë parave që rezultojnë të mbyllura në banka. Në vendin e dytë vjen qyteti i Durrësit, me 78 miliardë lekë depozita. Sipas të dhënave, 881 miliardë lekë është totali i gjithë depozitave në të gjithë vendin në fund të vitit 2011. Krahasuar me vitin 2007, këto depozita janë rritur në mënyrë të konsiderueshme.

qytetetJanë plot tetë qytete të mëdha ato që mbajnë peshën krye-sore të parave gjithsej të depozituara në banka. Pjesa tjetër e vendit përfshin zona rurale apo qyteza të vogla, të cilat gjithsej kanë pothuajse 1/4 e gjithë parave që kanë shqiptarët në banka. Sipas të dhënave, në fund të vitit 2011 pjesa tjetër e Shqipërisë, me përjashtim të qyteteve të mëdha, ka 171 mil-iardë lekë. Rritja e pasurisë së këtyre zonave ka qenë graduale në vitet 2007-2008, më e moderuar me vetëm 3 miliardë lekë.

pavarësisht krizës ekono-mike, qytetarët sh-qiptarë rrisin depozitat

bankare. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rezul-tojnë se korçarët janë në top listën e qytetarëve që kanë rritur ndjeshme kursimet e tyre në banka, ndërkohë që një pjesë e qyteteve që mbaheshin në top listën e atyre që kursenin më shumë para kanë humbur mjaft pikë. Këtë fakt e vërteto-jnë të dhënat e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës, Korça ka rritur nivelin e depozitave në vlerë absolute në 3-mujorin e parë të vitit 2012, me afro 2.2 miliardë lekë në raport me tremujorin e fundit të 2011. Pas qytetit jugor Elbasani është rrethi i dytë që ka shënuar rritje të depozitave. Ajo që konstato-het është që kursimet janë rritur si në lekë, ashtu edhe në valutë. Afërsia që ka rrethi i Korçës me shtetin helen tregon dhe ndikimin që po jep kriza greke në tërheqjen e kursimeve nga Greqia. “Ndonëse depozitat e qytetit jugor janë rritur në moned-hën vendase. Ka mundësi të jenë rritur në monedhën vendase me paratë e emigra-cionit. Arsyeja është një nga modalitetet kryesore që po ndodh në Greqi është i lidhur me mosbesismin afatgjaë që po ndodh me monedhën evropiane”, deklaroi Gjergj Filipi ekspert ekonomie. Ndërkohë, tre qytete kanë shfaqur një rënie të depozi-tave në këtë fillimviti, Tiranë, Lezha dhe Fier. Ekspertët komentojnë se tre qytetet janë nyje tregtare, të cilat reflektojnë krizën ekonomike që ka prekur vendin. “Niveli i depozitave në tre qytetet kryesore, tregojnë se bizne-set janë në nivele të vështira financiare. Këto vështirë, sjellin vetëm dëme, duke tkurrur punësimin, aktivite-tin tregtar dhe do të fillojë zinxhiri i spirales negative të bizneseve”, theksoi Filipi. Të dhënat 3-mujore të Bankës së Shqipërisë tregojnë një tendencë të ecurisë së depozitave. Niveli total i tyre në sistemin bankar arrin në 736 miliardë lekë, ndër-kohë që numërohen rreth 1 milion e 600 mije depozitues. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë për muajin mars rezultonte se Tirana ishte qyteti më i pasur në vend për sa i përket depozitave. Ndërkohë, qyteti i dytë më i

pasur në vend është Durrësi, me një nivel depozitash në banka prej 54.7 miliardësh në vitin 2007, në gati 79 miliardë lekë në vitin 2011. Situatat kanë ndryshuar për Vlorën dhe Fierin. Nëse për vitet 2007-2008 ky i fundit udhëhiqte për nga depozi-tat, vitet e fundit kjo është përmbysur dhe është qyteti

bregdetar ai që udhëheq. Për zonën e Vlorës, në vitin 2011 ishin të depozituara 58.7 miliardë lekë, kurse për Fierin 53 miliardë lekë. Ajo që surprizon në lidhje me rri-tjen e pasurisë është Korça, e cila ka lënë pas Fierin dhe shumë qytete të tjera. Nëse studiojmë kurbën nga ku qyteti verilindor e ka nisur në

vitin 2007 dhe përfundojmë me 2011-n, vërejmë një rritje të konsiderueshme. Korçarët kanë në banka 54.9 miliardë lekë. Më pas vijnë qytete të tilla si Shkodra dhe Lezha. Ky i fundit është edhe qyteti më i varfër mes atyre më të mëdhave dhe rritja e depozi-tave ka qenë e moderuar për vite me radhë.

Festa e ëndrrave, “Party of Your Life”

amc, “What’s up” mundësi për të rinjtë

Brandi i AMC për të rinjtë, “What’s Up”, po projektohet në lartësi të reja, jo vetëm sa i takon ofertave më tërheqëse dhe kanaleve të përditësuara të komunikimit, por gjithash-tu nëpërmjet pjesëmarrjes direkte dhe bashkëveprimit me abonentët. Me synimin për të qenë pranë të rinjve dhe për t’u dhënë më shumë zgjedhje në përvojën e tyre si abo-nentë “What’s Up” dhe AMC kanë krijuar një lojë që kulmon në festën e ëndrrave. “Party Of Your Life” është një konkurs i vërtetë, ku çdo abonent i AMC mund të sjellë idetë më të mira dhe t’u japë jetë ëndrrave të veta. Dhe festa e vërtetë sapo ka ndodhur. Fituesi i javës së parë të konkursit është Flogert Pjetraj nga Shkodra, i cili u mundësoi një festë miqve të tij, pasi mori 465 vota në Facebook, me moton: “Sepse shoqëria ime e meriton një festë nga unë”. Vetë miqtë e tij pohuan se “festa ishte... e paparë, DJ-i qe nga një tjetër planet dhe bëmë qejf pa u ndalur, sa kohë që zg-jati aktiviteti”. Gjithçka mundësohet nëpërmjet një aplikimi të dedikuar që mund të gjendet në “facebook.com/amc-friends”. Përmes këtij aplikimi, abonentët mund të sjellin ide për festën që gjithmonë kanë ëndërruar, duke pasur një shans të vërtetë për ta realizuar.

Zhvillohet konferenca me iFC për taksat

Biznesi, rëndësi trajtimi i barabartë nga organet tatimoreTransparenca dhe trajtimi i barabartë i sipërmarrjes është element thelbësor për klimën e biznesit. Richard Stern, me-naxher i lartë në Korporatën Financiare Ndërkombëtare, IFC, tha se ky është një element kyç në vendim marrjen e inves-titorëve. Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj, tha se qeveria ka mundësi të vazhdojë nxitjen e biznesit, pavarë-sisht nga rishikimi i afërt në ulje i buxhetit. Kryeministri i vendit është shprehur se qeveria do të vazhdojë masat nx-itëse për biznesin. Por, ndikimi krizës në llogaritë publike i ka bërë të vështirë stimujt e mirëfilltë fiskalë. Për momentin, nxitja e biznesit pritet të përqendrohet në masa administra-tive, siç ishte vendimi për uljen e numrit të kësteve të tatimit mbi fitimin. Gjithashtu, mësohet se Banka Botërore vlerëson sistemin e taksave në Shqipëri, si një sistem që ndihmon bizneset dhe krijon lehtësira për qëndrueshmëri ekonomike. Një nga ekspertët më të mirë të IFC-së deklaroi se Shqipëria ka reputacion dhe famë falë këtij sistemi, që është një vend i mirë për të bërë biznes. Zv/ministri i Fincancave, Alfred Rushaj, deklaroi se qeveria po mban në vëmendje nxitjen e bizneseve, përmes një pakete lehtësirash fiskale.

Zhvillohet takimi në qytetin e durrësit

turizmi, bizneset mbështetje luftës kundër informalitetit

Bizneset e hoteleri-turizimi në Durrës kërkojnë ndërhyrjen e tatimorëve për të shmangur konkurrencën e pandershme. Sipas Shoqatës së Turizmit, shtëpitë që jepen me qira dhe nuk paguajnë asnjë detyrim në shtet, kanë dëmtuar të gjithë tregun. “Me heqjen e licencave, tregu jonë është deformuar. Akoma nuk janë vënë pikat mbi i mbi klasifikimin e tyre, për vendin që ata kanë në fushën e shërbimit të turizmit dhe kontributin që ju kërkoni dhe vlerën që ato prezanto-jnë në treg”, u shpreh Enver Mehmeti, kryetar i “Shoqatës së Turizmit shqiptar ATA”. Në një takim që Drejtoria rajonale Tatimore ka zhvilluar me përfaqësues të turizmit në Durrës dhe Golem, është theksuar se për subjektet e palicencuara ose që nuk paguajnë detyrimet, do të merren masa deri në bllokimin e aktivitetit. “Për mos deklaruesit, për deklaruesit me 0, për punën e zezë, masat do të zbatohen konform ligjit duke i ndëshkuar me të gjitha penalitetet deri në konfiskimin e aktivitetit”, deklaroi Shkëlqim Fortuzi, drejtor i Drejtorisë rajonale Tatimore të Durrësit. Sezoni turistik tashmë ka fil-luar dhe pushuesit më të shumtë kanë zgjedhur fundjavat për të vizituar plazhet e Durrësit.

Page 16: metropol 2 qershor

16 E shtunë 2 qershor 2012 •

«reklamË

NjoftoN seMbeshtetur ne VKM Nr. 119, date 18.03.2000, te ndryshuar Kapitulli I-re, germa D dhe ne Urdherin e Ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energje-tikes Nr. 88, date 10.02.2012, “Per publikimin e shitjeve se paketes se aksioneve te punonjesve te shoqerise “Frigoriferi” sh.a. Durres te fillojne proce-durat per privatizimin e paketave te aksioneve per punonjesit e shoqerise “Frigoriferi” sh.a. Durres si me poshte:

I - Punonjesit e shoqerise te pajisur me dokument identifikues, nga data 01.06.2012 deri ne daten 10.06.2012 do te dorezojne prane shoqerise:

1 - Çertifikaten e gjendjes familjare, leshuar nga zyra e gjendjes civile mbas dates se pare te publikimit (01.06.2012).

II - Shoqeria nga data 11.06.2012 deri me daten 25.06.2012 do te dor-ezoje ne Ministrine e Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike Tirane, dokumentacionin e meposhtem:

1 - Listat e punonjesve dhe te pjesetareve te familjes.2 - Vertetimet per identitetin e punonjesve, periudhen e punesimit

ose daten e daljes ne asistence, per trajtimin me pagese papunesie.3 - Çertifikaten e gjendjes familjare

REPUBLIKA E sHQIPËRIsËMINIstRIA E FINANCAVE

DREJtORIA E ADMINIstRIMIt DHE sHItJEs tE PRONAVE PUBLIKE

III - Punonjesit e shoqerise nga data 26.06.2012 deri ne daten 26.07.2012 do te bejne rregjistrimin e kerkesave per zoterim aksionesh ne kembim te bonove te privatizimit prane:

- Punonjesit e shoqerise rregjistrimin do ta bejne ne Drejtorine e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike, Tirane me adrese Prane kryqezimit te 21 Dhjetorit, ne katin e V-te, mbi Njesine Bashkiake nr.7, Tel: 042257457, 04227935, 04228123.

Punonjesit e shoqerise duhet te jene te pajisur me:1 - Dokument identifikues.2 - Bonot e privatizimit perfituar sipas dekretit Nr.1030, date

23.07.1995, i ndryshuar me akte te tjera ligjore.

Nr

Emri i

shoqerise (Sh.a.)

Selia e

Shoqerise

Vlera e kapitalit Themeltar Leke

Numri i

Aksioneve

Siperfaqja e objekteve te shoqerise

Objekti i veprimtarise

Gjithsej

m2

Nga kjo E lire E mbuluar

1 Frigoriferi SH.A.

Durrës

Durrës Plazh

229 425 000 229 425 = = Ruajtje, magazinim te produkteve ushqimore,

mish, peshk etj.

NjoftoN seMbeshtetur ne VKM Nr. 119, date 18.03.2000, te ndryshuar Kapitulli I-re, germa D dhe ne Urdherin e Ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energje-tikes Nr. 35, date 23.01.2012, “Per publikimin e shitjeve se paketes se aksioneve te punonjesve te shoqerise “Industrial Impeks” Sh.a. Tirane te fillojne procedurat per privatizimin e paketave te aksioneve per punonjesit e shoqerise “Industrial Impeks” Sh.a. Tirane si me poshte:

I - Punonjesit e shoqerise te pajisur me dokument identifikues, nga data 01.06.2012 deri ne daten 10.06.2012 do te dorezojne prane shoqerise:

1 - Çertifikaten e gjendjes familjare, leshuar nga zyra e gjendjes civile mbas dates se pare te publikimit (01.06.2012).

II - Shoqeria nga data 11.06.2012 deri me daten 25.06.2012 do te dor-ezoje ne Ministrine e Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike Tirane, dokumentacionin e meposhtem:

1- Listat e punonjesve dhe te pjesetareve te familjes.2- Vertetimet per identitetin e punonjesve, periudhen e punesimit ose

daten e daljes ne asistence, per trajtimin me pagese papunesie.3- Çertifikaten e gjendjes familjare

REPUBLIKA E sHQIPËRIsËMINIstRIA E FINANCAVE

DREJtORIA E ADMINIstRIMIt DHE sHItJEs tE PRONAVE PUBLIKE

III - Punonjesit e shoqerise nga data 26.06.2012 deri ne daten 26.07.2012 do te bejne rregjistrimin e kerkesave per zoterim aksionesh ne kembim te bonove te privatizimit prane:

- Punonjesit e shoqerise rregjistrimin do ta bejne ne Drejtorine e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike, Tirane me adrese Prane kryqezimit te 21 Dhjetorit, ne katin e V-te, mbi Njesine Bashkiake nr.7, Tel: 042257457, 04227935, 04228123.

Punonjesit e shoqerise duhet te jene te pajisur me :1 - Dokument identifikues.2 - Bonot e privatizimit perfituar sipas dekretit Nr.1030, date

23.07.1995, i ndryshuar me akte te tjera ligjore.

Nr

Emri i

shoqerise (Sh.a.)

Selia e

Shoqerise

Vlera e kapitalit Themeltar Leke

Numri i

Aksioneve

Siperfaqja e objekteve te shoqerise

Objekti i veprimtarise

Gjithsej

m2

Nga kjo

E lire E mbuluar

1 Industrial Impeks SH.A.

TIRANE

TIRANE 6 900 000 6 900 = = Import dhe eksport i artikujve

te ndryshem.

Page 17: metropol 2 qershor

17• E shtunë 2 qershor 2012

»ekonomi

NjoftoN seMbeshtetur ne VKM Nr. 119, date 18.03.2000, te ndryshuar Kapitulli I-re, germa D dhe ne Urdherin e Ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energje-tikes Nr. 34, date 23.01.2012, “Per publikimin e shitjeve se paketes se aksioneve te punonjesve te shoqerise “Material Ndertimi” sh.a. Elbasan, te fil-lojne procedurat per privatizimin e paketave te aksioneve per punonjesit e shoqerise “Material Ndertimi” sh.a. Elbasan si me poshte:

I - Punonjesit e shoqerise te pajisur me dokument identifikues, nga data 01.06.2012 deri ne daten 10.06.2012 do te dorezojne prane shoqerise:

1 - Çertifikaten e gjendjes familjare, leshuar nga zyra e gjendjes civile mbas dates se pare te publikimit (01.06.2012).

II - Shoqeria nga data 11.06.2012 deri me daten 25.06.2012 do te dor-ezoje ne Ministrine e Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike Tirane, dokumentacionin e meposhtem:

1 - Listat e punonjesve dhe te pjesetareve te familjes.2 - Vertetimet per identitetin e punonjesve, periudhen e punesimit ose

daten e daljes ne asistence, per trajtimin me pagese papunesie.3 - Çertifikaten e gjendjes familjare

REPUBLIKA E sHQIPËRIsËMINIstRIA E FINANCAVE

DREJtORIA E ADMINIstRIMIt DHE sHItJEs tE PRONAVE PUBLIKE

III - Punonjesit e shoqerise nga data 26.06.2012 deri ne daten 26.07.2012 do te bejne rregjistrimin e kerkesave per zoterim aksionesh ne kembim te bonove te privatizimit prane:

- Punonjesit e shoqerise rregjistrimin do ta bejne ne Drejtorine e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike, Tirane me adrese Prane kryqezimit te 21 Dhjetorit, ne katin e V-te, mbi Njesine Bashkiake nr. 7, Tel: 042257457, 04227935, 04228123.

Punonjesit e shoqerise duhet te jene te pajisur me:1 - Dokument identifikues.2 - Bonot e privatizimit perfituar sipas dekretit Nr.1030, date

23.07.1995, i ndryshuar me akte te tjera ligjore.

Nr

Emri i

shoqerise (Sh.a)

Selia e Shoqerise

Vlera e kapitalit Themeltar Leke

Numri i

Aksioneve

Siperfaqja e objekteve te shoqerise

Objekti i veprimtarise

Gjithsej

m2

Nga kjo

E lire E mbuluar

1 Material Ndertimi

SH.A. Elbasan

Elbasan Ish Ndermarrja

Prodhim Material Ndertimi

109 600 000 109 600 = = Prodhim material ndertimi. Import lende te pare etj.

erviN koçi

këshilli Kombëtar i Terri-torit miratoi planin urban-istik të Himarës, Lushjes

dhe disa projekte energjetike, që sipas Kryeministrit do të trefishojnë potencialin turistik të zonës bregdetare dhe do të zhvillojnë sektorin energjetik në vend. “Është radha e plan-eve lokale dhe më vjen mirë që fillohet me Himarën, e cila ka një potencial të jashtëzakon-shëm turistik dhe siç dëshmon ky plan, potenciali i saj mund të trefishohet. Janë autoritetet lokale, të cilat kanë bërë kujdes në mbështetjen e qeverisë për të hartuar planin. Ftoj të gjitha komunat e bregut të ndjekin këtë shembull, në mënyrë që zhvillimi i turizmit të njohë di-mensione të reja”, tha Berisha. Kryeministri Berisha, i cili drej-toi mbledhjen e KRRTRSH-së, i vlerësoi vendimet me impakt të rëndësishëm jo vetëm në zh-villimin e turizmit dhe sektorit energjetik, por edhe në pu-nësim. Kryeministri theksoi se me të gjitha projektet e miratu-ara nga KRRTRSH-ja, numri i të punësuarve shkon në rreth 10 mijë vetë. “Natyrisht, punësimi

investim 48 milionë euro nga Petromanas

akordohet leja për ndërtimin e puseve të naftës në Berat

Këshilli Rregullimit të Territorit miratoi lejen për fillimin e puni-meve për shpimet e puseve të naftës nga kompania Petroma-nas. Drejtuesit e kompanisë Petromanas informuan se projekti parashikon ndërtimin e infrastrukturës për ndërtimin e rrugëve hyrëse dhe shesheve të shpimit për dy puse, brenda vitit 2012 në zonën e Shpiragut afër Beratit dhe në zonën e Shkodrës, me vlerë fillestare investimi 48 milion dollarë. Lidhur me këtë vendim, Kryeministri Berisha u shpreh se miratimi i këtij studimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi ka të bëjë me inves-time në fushën e hidrokarbureve, një fushë ku Shqipëria po vlerësohet si një vend me perspektivë të madhe. “Kjo kompani riktheu “Shell” në Shqipëri dhe shpresat për gjetje të pikave me kapacitete të mëdha nafte janë reale. Pusi i Shpiragut është pus i thellë mbi 6 mijë metra dhe optimizmi i “Shell” dhe Petromanas është sipas tyre, i bazuar dhe i madh”, deklaroi Kryeministri.

Lushnja me plan të ri sheshin

Berisha: në vend të kallirit të grurit vendoset kongresi

KRRTRSH-ja mori vendimin për rindërtimin e sheshit qendror të qytetit të Lushnjes. Kryeministri Berisha sugjeroi rikon-ceptimin e sheshit qendror, i cili duhet të përcjellë simbolikën më të madhe historike të këtij qyteti, Kongresin e Lushnjës. Duke hedhur poshtë kështu monumentin e “Kallirit të grurit” që gjendet në qendër të qytetit. “Dua të theksoj se vendosja në qendër të Lushnjes e monumentit me kallinjtë e grurit ka pasur një qëllim të vetëm, për t’i fshehur Lushnjes, atë që ajo ka ngjarjen më të ndritur të historisë së saj dhe të dytën më të ndritur pas pavarësisë së vendit apo në fakt, pavarësia e dytë të Shqipërisë, siç është Kongresi i Lushnjës” u shpreh Kryeministri. Sipas tij, Lushnja duhet të simbolizojë kontribu-tin e madh që ky qytet ka lënë në historinë e vendit, ndaj u miratua ndryshimi i sheshit të qytetit të Lushnjes.

miratohet PLaNi i Ndërtimi të qYtetit të himarës

Berisha: Zhvillimi i turizmit të njohë dimensione të reja

nuk mund të mos jetë qëllim ndër më kryesorët dhe shpesh edhe më kryesori dhe fatmirë-sisht, projektet që fillojnë janë realisht shumë premtuese për punësimin e qytetarëve.” Kryeministri Berisha kërkoi që të gjitha projektet turistike që paraqiten për miratim në KRRTRSH të respektojnë me rigorozitet kriterin e kateve, si dhe projektet në tërësi të përfshijë deklaratën e impaktit mjedisor. Zbatimi i këtyre pro-jekteve do të sillte një zhvillim

të mëtejshëm të energjitikës dhe turizmit shqiptar.

Vënia në funksionim të projektit të HEC-eve së pari do të sillte një shtim të pu-nësimit, më pas do të garan-tonte prodhimin e energjisë elektrike më masë në zonat ku janë planifikuar të ndërtohen. Krahas HEC-eve janë miratuar edhe planet për ndërtimin e dy komplekseve turistike në zonën e Gjirit të Lalzit, që sipas Kryeministrit kanë një kapacitet të madh në turizëm.

Kryeministri Berisha miratoi projektet e ndërtimit të HEC-it në Tepelenë, 10 HEC-eve në Dibër si dhe ndërtimin e një HEC-it në Martanesh. Këto projekte pasojnë vendimet e mëparshme të qeverisë për ta kthyer vendin në “superfu-qinë energjetike” në rajonin e Ballkanit.

ener

Gje

tik

aKRRTRSH miratoi edhe ndërtimin e disa projekteve turistike në zonën e Gjirit të Lalzit dhe në fshatin Synej të Kavajës. Kryeministri Berisha deklaroi ndërtimin e 2 komplekseve turistike në Gjirin e Lalzit dhe ndërtimin e komplek-sit turistik në Kavajë. Sipas Kryeministrit këto zona paraqesin një potencial të madh për turizmin në vend.

tur

iZm

i

Page 18: metropol 2 qershor

18 E shtunë 2 qershor 2012 •

« serioZisht

kafe

& ll

afe

në rubrikën e kafeneve sot kemi përzgjedhur disa prej thashethemeve, se nor-malisht janë pa fund. ne nuk marrim mundimin t’i vërtetojmë janë apo jo të vërteta, por vetëm po i ser-virim ato çka thonë lart e poshtë, që të mos mbeten të painformuar. ka pasur gjëra të lezetshme këtë javë, por më e bukura ishte ajo e Edi Ramës. të tjerët pastaj... s’kemi ç’i bëjmë, me të dëgjuar e kemi.

Kujt i djeg, le ta mbajë

nasho veterani bën gati cv-në për ta

dorëzuar në presidencëNasho veterani ish ulur në një cep të kafenesë dhe se ç’po shkruante në një copë letër. Të gjithë të tjerët vinin vërdallë për të parë se ç’po katranoste këtë herë Nashoja. Dhanë e morën, po hiç dhe në fund ishte vetë Nashoja që e sqaroi se çfarë ishte ajo që po shkruante. “Sweet _babe se ku kish lexuar që në Presidencë po jepnin të gjithë dorëheqjen dhe më tha që të bëja gati CV-në për ta dorëzuar si këshilltar për të drejtat e njeriut. Në fakt, atje do të merrem me të drejtat e këtyre të LGBD-së, madje kam marrë dhe vërtetimin nga Ambasada Pink për këtë punë. Se tashi duhen dhe këto... Kam marrë vërtetim dhe nga Komiteti i Helsinkit, i kam të gjitha në rregull. Në paradë kam marrë pjesë, kështu që s’ka arsye pse të mos më pranojnë. Kush do t’ia mësojë këto gjëra presidentit të ri, po s’ia mësova unë?” - tha Nashoja dhe u nis drejt kutisë postare të Presidencës. Rrugës pa Kiçon dhe tha me vete: “Ja dhe ky, kujton se ka bërë dy apo tre spiunllëqe në atë kohë dhe do ta bëjnë president! Ehe, posi mor posi! Ka të tjerë që kanë vrarë dhe kanë prerë dhe s’po bëhen dot. Sa e gjatë është lista, ehuuuu!”

sofo gjenerali i mërzitur nga

mosrrëzimi i doktoritSofo gjenerali ishte shumë i mërzitur javën që shkoi. Jo për gjë, por ishte mprehur keq të merrte pushtetin me këtë gurgulenë e presidentit. Sidomos kur kishte lexuar dhe editorialin e Ramës, që thoshte se Doktori duhej hedhur në parlament, i ishte bërë zemra mal. Jo për gjë, po vitet kanë bërë të vetën dhe sikur s’ka më takat të dalë depove për të marrë armë si në vitin 1997. Eh, çfarë kohe ishte ajo! Të kujtonte luftën e trimave komunistë. Se të themi të drejtën, ky sistem ia mori shpirtin Sofos. Vetëm nja 450 mijë lekë në muaj merr me këtë rritjen e pensionit për ushtarakët, as nuk i hyjnë më sy gjëkundi. Ç’te bëjë më parë me ato? Jeta ka shpenzime dhe kërkesat janë rritur, plus që asnjë lek s’do donte, vetëm t’i shihte një herë shokët komunistë në majë të pushtetit. Por ëndrrat e Sofos u shuan kur pa që Meta as e kishte ndër mend të bënte atë që thoshte Rama, dhe kjo e mërziti shumë. “Ah, s’kemi parë hajër ndonjëherë nga këta skraparllinjtë ne, jooooo! Dhe në kohë të luftës më shumë me Ballin kanë qenë se me Partinë! Ashtu siç na e futi më 2009, ashtu na e futi prapë tani, ashtu do të na e fusë dhe në zgjedhjet e reja. Eh, ç’kam për të vdekur duke parë këta fashistët në pushtet!” - mendonte Sofoja teksa merrte lekët e pensionit të ushtarakut.

edi rama humbet password-in e “twitter”, del live te kol Balla

të mërkurën, pak para se të fillonte seanca, Edi Rama u ul të shkru-ante mesazhin e radhës në “Twitter”, por s’po u besonte syve kur pa se adresa nuk po i hapej. E provoi katër-pesë herë, por hiç. Iu

errën sytë, se mendoi mos ia kishin vjedhur dhe thirri menjëherë Erion Veliajn, se ai ia ka hapur këtë faqe. Por Erioni ngriti supet dhe i tha se password-i me të cilin ai e kish hapur në fillim kishte qenë REFRESH, por më pas kryetari e kish ndërruar vetë “Pa mendohu njëherë se mos ia ke ndërruar prapë! Unë, për shembull, i vë një emër që ta mbaj mend kollaj. Adresës sime ia kam vënë pasuordin Grise...”, - tha Erioni, që s’mundi ta mbaronte fjalinë, se ndeshi në vështrimin e zemëruar të kryetarit, që iu kujtua proçka që bëri me atë letrën vartësi i tij. “Lëri trapllëqet, por më thuaj si ta zgjidhim këtë punë, sepse unë nuk jam as në parlament!” - iu kthye Rama. “Po ja, marrim Kol Ballën dhe bëjmë një edicion special të ‘Top Story-t’. Në studio marrim dhe Muç Nanon, se ai, si parimor që është, ti e di që s’na ka thënë ndonjëherë ‘plaç’ me gojë, dhe e kopsitim këtë muhabet. Ai Koli i bën ndonjëherë ato pyetjet me zarar, por aty ia bëjmë dermanin”, - tha Erioni. Duket se edhe kryetarit i pëlqeu kjo. “Ashtu le të bëhet, mirë të vajti mendja! Kështu mund ta mbajmë fytyrën time në televizor gjatë gjithë kohës së seancës. Ta shohë Saliu tashti se çdo t’i bëj! Po atë pasuordin do ta gjesh se s’bën, ndryshe të të mos shoh më vërdallë këtej!” - iu përgjigj Rama dhe mori në telefon Kolin që t’i thoshte idenë e tij, domethënë idenë e Erionit.

Page 19: metropol 2 qershor

19• E shtunë 2 qershor 2012

»

komunistët e kafenesë kërcënojnë Çelo hoxhën,

pasi i quajti “hajdutë”

Ky Çelo Hoxha s’është në terezi hiç! I kishte bërë me ner-va komunistët e kafenesë ditën e premte. Se ç’kishte

shkruar për një vjedhje të fashios, që komandanti legj-endar njëherë e një kohë ia kishte bërë dhe si biçim filmi, ku partizanët i nxirrte heronj. Po Çeloja i kishte nxjerrë hajdutë, në fakt hollë-hollë ata hajdutë janë treguar, por këtë e bënin për kauzën e madhe. Për shembull, leshit që ai i kishte mëshuar fort, s’është se u hynte aq shumë në punë, po e kishin shitur, se helbete, kanë marrë ndonjë lek çunat. Makinat e shkrimit s’kishin ç’t’i bënin, se ia kërkonte komandanti legjendar, telefonat pastaj i hod-hën se s’kishin ku t’i çonin. Ndërsa aparatet fotografike u duheshin për të filmuar luftën tonë heroike, Miladin Popoviçin, Dushan Mugoshën, se ata i bëmë heronj ne. Ja, kaq ishte e gjithë meseleja, po pse, mund t’u thuash “hajdutë” për kaq? Ata për partinë i morën, për kauzën i morën, po dhe se fituan ndonjë lek, që t’u bënin qejfin shoqeve ilegale, çfarë u bë? Ky menjëherë vërrt kalemin! Më t’u ulur dhe t’i bëjnë një letër Çelos, që më pas t’ia dërgonin me postë. “Sikur të ishte në kohën, tonë do të kishim rruar mjekër e mustaqe dhe s’do dinjë nga kishe kokën. Po meqë i ke hequr vetë kohët e fundit e s’kemi ç’të të rruajmë tjetër, po të themi që me ne komunistët si ke punët mirë. Një herë desh na vdiqe Kriston, pastaj na nxore fashistë djemtë tanë më të mirë, si Plasarin, tashti na thua dhe hajdutë. Të kemi toleruar se je nga vendlindja e komandatit legjendar, pra nga Gjirokastra, dhe thamë se do të bëjë kthesë, po ti nuk vure e nuk vure mend! Tani s’të tolerojmë më, prit se pas qafe do ta kesh. Komunistët nuk dorëzohen”, - përfundonte letra. Tani komunistët e kafenesë janë në pritje të përgjigjes së Çelos.

kiço spiuni fërkon duart, pret raundin e

katërt për presidentinKiço spiuni fërkoi duart të martën kur pa se Xhezair Za-ganjori nuk u zgjodh president. Në fakt, pati ca dyshime kur pa CV-në e tij, që thoshte se juridikun e kish mbaruar në vitin 1981, nja tre vjet pas Kiços, që kish mbaruar në atë kohë shkollën e Sigurimit. Vendosi të pyesë njëherë Niko gjykatësin në e njihte apo jo. Nikoja iu përgjigj se nuk është në listën e atyre që janë marrë me gjyqe poli-tike. “Nuk para e pirdhte njeri atë, plus që është dhe nga Zaganjorët e Shkodrës dhe ata si fis s’para na shohin dot me sy, armiq të komunizmit kanë qenë”, - u përgjigj Nikoja. Sikur i erdhi pak shpirti në vend Kiços. Pastaj mori vesh që Rama u kish kërkuar deputetëve të tij të propozonin kandidatin për president dhe aty sikur u çel. Filloi të bënte llogaritë dhe i doli që shumë bij kuad-rosh janë në kryesi dhe në grupin parlamentar të PS-së. Më pas filloi të bënte llogaritë dhe këtej nga PD-ja, por numri nuk i arrinte më shumë se 82 deputetë që mund të votonin për të. “Punë dreqi! - tha me vete. - Po shkoi puna te 71-shi, ata s’i lë doktori ta lëvizin menderen, kështu që më duhet patjetër të hap dosjet dhe të gjej se kush mund të ketë qenë tjetër bashkëpunëtor ose bir bashkëpunëtori, që mund të më votojë. Pastaj duke parë e duke bërë. Ky Nikoja sikur po ma dredh më duket! Qeni, më mori dhe një çantë me para, po hajt se do ta shikojmë këtë punë!” - bluante me veten Kiçoja.

serioZisht

Ridvanin e BËjnË me dhimBje koke GaZetat, e kandidojnË pËr presidentRidvani është bërë me dhimbje koke këto ditë. Pas mbledhjes së kryesisë me Doktorin u përfol se mund të zgjidhej president i Shqipërisë. “Edhe kjo më duhej, me gjitha hallet që kam unë!” - mendoi me vete. Jo se posti i presidentit është keq, po Ridvani as e ka ndër mend t’i hyjë atij muhabeti. Le që dhe Doktori nuk e lëshon nga Ministria e Financave. E ku do të gjejë tjetër devolli si ai, që edhe qindarkën ta numëron, ose që bëhet spec i kuq sa herë çalltis Doktori dhe ia fut ndonjë ngritje pagash e pen-sionesh në ditë kiameti? Por qarkullimi i këtyre lajmeve e sëkëlldisi ca, jo për gjë, po ai kolltuku i presidentit sikur ka dinamitin poshtë. Sa ulet njeriu, harron pastaj se kush e ka vënë atje. Kështu i ndodhi dhe Mosiut, kështu i ndodhi dhe Bamirit... e sa për Ridvanin, ai se ha atë koqe ulliri, të rrijë të mprehë brirët me Doktorin! Jo se nuk i ka mprehur dhe këtu, por këtu është në fushë të tij, po të jetë për president, pastaj ndryshon llafi. “Këta gazetarët ia kanë ngenë, or babam! Kërkojnë dhe reklama me tërë avazet e hajvanllëqet që shkruajnë. Ore, të ishte për mua, i kisha mbyllur ca, po ç’t’i bëj tjetër kujt, që i ka fort për zemër dhe i mban vandak në zyrë gazetat”, - mendoi Ridvani.

Page 20: metropol 2 qershor

20 E shtunë 2 qershor 2012 •

« KulturëZbulohen kujtimet e firmë-tarit të deklaratës së Pavarë-sisë. Rrëfime për takimet në Parlamentin turk, takimet me atdhetarë e rilindës, marrëd-hënia me Ismail Qemalin etj

NJË MONOGRAFI PËR HAJREDIN CAKRANIN

Ditari i PAZBULUAR për DITËT e PAVARËSISËBlerina GOCE

Deri para pak mua-jsh ndodheshin të dëmtuara e të mbyllura në një kasetë metalike, ku “dergjeshin” që

prej viteve ’50 në një shtëpi në Cakran. Pasardhësit që i kishin trashëguar nuk e dinin se çfarë fshihej në dorëshkrimet e hapura për të parën herë në vitin 1992, duke besuar se ato ishin dokumente pronash.

Do të duhej një kontroll “i ri” që të mësohej se këto doku-mente, tashmë të dëmtuar e ku balta dhe ndryshku kanë ngjitur fletët me njëra-tjetrën, ishin do-kumente që rrëfenin së shumti për historinë e Shqipërisë.

Në to fshiheshin kujtime e letërkëmbime të vëllezërve Cakrani, dy prej firmëtarëve të deklaratës së Pavarësisë, të cilët kanë kontribuar së shumti në çështjen shqiptare.

Lufta e tyre për liri e pa-varësi është tepër komplekse, e zë fill, së paku që në vitin 1908 kur ata shkuan në ma-nastir për të takuar të gjithë rilindësit, përgjithësisht ata korçarë dhe i takuan të hap-nin shkollën e tyre në Cakran vetëm disa muaj pas miratimit të alfabetit latin.

Këto rrëfime shfaqen në dokumentet e servirura nga Kujtim Cakrani, të cilat po përpunohen e sistemohen nga historiani Kastriot Bimo. Bimo është njohur me një dorëshkrim të Hajredin Cakran-it që në dhjetor e tashmë po përgatit monografinë e tij.

“Balta dhe ndryshku i ka bërë të ngjiten fletët me njëra-tjetrën dhe në një punë prej mbi 6 muaj në një staf prej 5 vetësh në laborator po arrijmë në një punë jashtëzakonisht të vështirë fundin. Probleme shfaqin jo vetëm pjesët e dëm-tuara e të palexueshme, të cilat janë korrigjuar me kuptim të përafërt, por edhe gjuha e asaj kohe duke qenë mjaft e ngarkuar me shprehi dhe ele-mente të gjuhës turke paraqet vështirësi në konvertimin e asaj zyrtare e letrare të kup-tueshme të sotme”, shprehet Bimo, ndërsa shton se paralel-isht për konvertimine këtyre dorëshkrimeve po punon edhe një pedagog i gjuhës shqipe.

Udhëtim në ngjarje që prej 1882-it

Materialet e studiuara i përkasin ngjarjeve nga viti 1882 e vazhdojnë në 1908, 1909, 1911, 1912 etj. Disa ngjarje që përshkruhen në këto shënime janë ato të takimit në

Më poshtë po sjellim një nga fletët e kujtimeve të shënuara prej tij, që flet për ditët e fundit para pavarësisë...

TRANSKIPTMë njëzet t’vjeshtës së tretë i përgjigjem tel-

egramit për në Vlorë. Shirat nuk kishin pushuar dhe semani kishte dalë poshtë në çiflik. E panë një njeri me kalë drejt Petshanjit dhe i thanë se andej është çifliku i Hajredin Beut. Ai u fut tutje dhe kur m’a prunë në shtëpi e pieta nga vin. Kur e mori vesh q’ isha Hajredin Beu më fjalosi për një kartë q’e dërgon Bektash Beu nga Vlorë dhe gjall’a vdekur të t’a bija bej më tha. E këndova me një frymë e më shkruaj në gjuhë frënge të kem besim te njeriu i kartes. Pasi më sqaron fill e përpe thotë se Ismail Beu e Z.Luigj Gurakuqi me njerëz të tjerë do vinin nga Durresi në Vlorë ësht’ marrqë vesh e kish rrezik të përpiqen me ushtërinë e bëhet hataja. Duhet të bëja gati njerëzit t’u dilim ne Shkumbin e t’u prisim udhë e e t’i fusim në çiflik . Llafosa me njerinë t’im te besuar po ai tha se në këtë hata shi që po bie rruga as që duket. S’ke dëgjuar gjallë vdekur ti i bërtita. Si të urdhëroç Bej po j’a dolëm dot me buaj për ndryshe u mbymë. I bëni hazër buaj e qerre se s’mbytemi jo . Ku të ikim nata erdhi dhe andej s’luan dot. Me t’u gëdhirë po bënim hazër buajt kur erdhi paradite një tjetër njeri I bërë qull der’ ne pallce e pruri kartën e dytë. Hataja thuaj’ ish bërë se ushtërija kish muar urdhër t’a zir Ismail Bejnë me shokë se s’bën. Muarëm rrugën e sipërme të kënetës po as ajo s’dukej nga ujtë që kish dalë tejetej. Të dalë ku të dalë. Buajt ecin javash në llucë ne duhej të nxitonim po ku të linte ujtë e mjergulla që kish rënë vënde- vënde sikur kish dalë deti e qe ngjitur në rrëzë të kodrës..

PËRSHTATURMë njëzet të nëntorit iu përgjigja telegramit për

në Vlorë. Shirat nuk kishin pushuar dhe lumi i Se-manit kishte dalë nga shtrati poshtë nga çifligjet. Kishin parë një njeri me kale që nxitonte drejt Petoshajt dhe i thanë se në atë drejtim ishte çifligu i Haredin bej Cakranit. Ai vazhdoi rrugën, që kështu e kapën dhe ma sollën mua në shtëpi, ku aty unë e pyeta se nga vinte. Kur u sigurua se unë isha Hajredin Cakrani vetë më tha për një letër që ma dërgonte im vëlla Bektash Cakrani nga Vlora dhe gjallë a vdekur të ta bija bej,- më tha. E lexova me një frymë ku më shkruante në frëngjisht që të kisha besim tek letërprurësi. Aty më sqaronte hollësisht se Ismail Qemal beu dhe zoti Luigj Gurakuqi së bashku me njerëz të tjerë do të vinë në Vlorë, por kjo gjë është marrë vesh dhe ka rrezik të përplasen me ush-trinë osmane dhe ndodh e keqja. Duhet të bëja gati njerëzit e t’u dilnim në Shkumbin , për t’u prerë rrugën e t’i fusnim pastaj nëpër çiflig për siguri. U mora vesh me një njeriun tim të besuar, por ai më tha se në këtë shi të tmerrshëm që po bie, rruga as që duket.- Ke dëgjuar gjallë-vdekur! I bërtita! Si të urdhrosh ti bej, por po ja dolëm dot me buaj se ndryshe do të mbytemi. I bëni gati buaj e qerre se nuk mbytemi, jo! Nuk kishim ku të shkonim se nata po vinte dhe në ato anë nuk lëviz dot në errësirë. Në të gëdhirë po i bënim gati buajt, kur paradite erdhi një njeri tjetër i lagur deri kë kockë, i cili solli letrën e dytë. E keqja pothuaj kish ndodhur se ushtria osmane kish marrë urdhër për të kapur Ismail Qemal beun me shokë me çdo kusht. Morëm rrugën e sipërme të kënetës, por ajo nuk dukej nga uji që kish dalë tej për tej.-Të dalë ku dalë! Buajt ecin ngadalë në baltë, ndërsa ne duhet të nxitonim, po ku të linte shiu e mjegulla që kishte rënë vënde-vënde e dukej sikur kish dalë deti e kish ardhur në rrëzë të kodrës…

“Balta dhe ndryshku i ka bërë të ngjiten fletët me njëra-tjetrën dhe në një punë prej mbi 6 muaj në një staf prej 5 vetësh në laborator po arrijmë në një punë jashtëzakonisht të vështirë fundin. Probleme shfaqin jo vetëm pjesët e dëmtuara e të palexueshme, të cilat janë ko-rrigjuar me kuptim të përafërt, por edhe gjuha e asaj kohe duke qenë mjaft e ngarkuar me shprehi dhe elemente të gjuhës turke paraqet vështirësi në konvertimin e asaj zyrtare e letrare të kuptueshme të sotme”, shprehet Bimo, ndërsa shton se paralelisht për konvertimine këtyre dorëshkrimeve po punon edhe një pedagog i gjuhës shqipe.

Page 21: metropol 2 qershor

21• E shtunë 2 qershor 2012

»Kulturë

“Pranvera Arabe” në Akademinë e Shkencave

Duke konsideruar se, për mungesë të reporterëve shqiptarë në vendet arabe, lajmet dhe informacioni për lëvizjet aktuale në botën arabe vijnë në mediat tona përmes burimeve të tërthorta, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Instituti i Historisë kanë ftuar për një konferencë mbi temën “Pranvera arabe” një studi-ues francez, i cili e njeh mirë terrenin. Konferencier i ftuar është profesori i Universitetit të Havre-it, Stéphane Valter, specialist në histori politike të qytetërimeve, posaçërisht i botës arabe dhe i historisë së feve. Konferenca mbahet sot në mesditë në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shken-cave. Pas konferencës do të ketë pyetje-përgjigje dhe debat me pjesëmarrësit.

“Dark Shadows”, premierë në kinema

Një film nga Tim Burton me Johnny Depp, Eva Green, Michelle Pfeiffer, Helena Bonham Carter

Johnny Depp, në rolin e një vampiri, Eva Green në rolin e një shtrige dhe bashkë me ta edhe aktoret Michelle Pfeiffer, Helena Bonham Carter. Të gjithë nën drejtimin e regjisorit të njohur Tim Burton, për të sjellë një film ku horrori dhe humori qën-drojnë harmonikisht bashkë. Ky është “Dark Shadows”, filmi që fillon projeksionet në kinema në Tiranë prej ditës së sotme. Një film ku përzihen gjinitë dhe botët e ndryshme, nga ajo gotike tek ultrapop duke përdorur romanticizmin si një tipar të veprave më të mira që Tim Burton ka realizuar.

“Pema e çokollatave”, dhuratë për 1 Qershorin

Çokollata në ditën e tyre. Këto u dhuron teatri i “Metropolit” fëmi-jëve në Tiranë më 1 qershor dhe jo çokollata dosido, por… në pemë.

“Pema e çokollatave” është shfaqja, e cila do të shfaqet falas për fëmijët kryeqytetas para-diten e sotme. Vepra e shkruar nga Rexhina Malasi, me regji të Suela Xhonuzit, është një histori shqiptare, bazuar po në ngjarje historike shqiptare. Bën fjalë për dy fëmijë Sindi dhe Juli dhe një pemë magjike. Një pemë e lashtë, shumëvjeçare dhe mjaft e ditur, e cila di të flasë gjuhën e njerëzve. Interpretojnë Suela Xhonuzi, Jualian Canameti dhe Medi Gurra Kaciqi. Ndërkaq po sot, në shesh, pranë Parkut Rinia, do të interpretohet me rastin e 1 qershorit një tjetër shfaqje e teatrit të “Metro-polit”. Bëhet fjalë për përrallën e përshtatur në balet “Petriti dhe Ujku” nga Llaqi Nako.

Stamboll me Sami Frashërin ku Ha-jredin Cakrani i merr abetaren dhe libra të tjerë. Në to përfshihet edhe vajtja e tij së bashku me të vëllain Bektash Cakrani në Klubin e Mana-stirit ku hapin dhe shkollën e parë shqipe në Cakran, takimi në Stamboll i Bektash Cakranit, Dervish Himës, Mihal Gramenos me Nexhip Dragën e Hasan Prishtinën për fillimin e kry-engritjes në Toskëri. Në këto shënime flitet edhe për kryengritjen e zhvilluar në Cakran nga Baki Gjirokastra, Namik Delvina, Idriz Guri, etj., sipas orienti-meve të Ismail Qemalit, mbështetjen pa rezerva të kandidaturës së

I.Qemalit për deputet. Flitet aty edhe për takimin me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin në gusht 1912 në shtëpi-në e tyre, ku dhe bujtin atë natë, ka-limin nëpër Myzeqe duke e nxjerrë I.Qemalin nga rreziqet e përcjelljes në Vlorë si firmëtar. Por edhe për mo-mentet kur ai është këshilltar i minis-trit të Luftës M.pashë Drralla, apo kur i vëllai, Bektash Cakrani është drejtor thesari (sepse në mungesë të fond-eve shumicën e aksioneve i jepnin të dy vëllezërit nga të ardhurat e çi-fligjeve të tyre), etj. Interesante është të shihen edhe momente të tjera, si: përplasja me Ismail Qemalin për ar-

sye të koncesioneve të tij me bankën pa u bërë shteti në një promemo-rje të firmosur nga 67 krerë mes të cilëve: F.Konica, M.Frashëri, F.Toptani, M.Grameno, Th.Germenji, H.Prishtina, D.Hima, P.Cale, etj. dhe ku qeveria iu dërgon për raprezalje në Cakran bandën e Salih Vranishtit që ruante rendin në Vlorë, refuzimi i pjesëmar-rjes në qarkun e Esat Pashës, lufta nën Princ Vidin, beteja në Lushnjë me fanatikët e Shqipërisë së Mesme në 1913, arratisja në Itali, bashkëpun-imi me austriakët, apo takim- pajtimi i mundësuar prej tyre me I.Qemalin në 1918 në Vjenë. Ata janë ndër

themeluesit e Kongresit të Lushn-jës dhe Hajredin Cakrani është i pari që ngrihet dhe propozon Kabinetin e S.Delvinës, i cili bujt në shtëpi të tyre. Deputet i pavarur dhe në luftë në 1920 kundër italianëve në Vlorë, po si deputet i pavarur shkon përsëri në Vlorë në varrimin e Avni Ruste-mit. Me pikëpamje republikane, antizogist, themelues i lëvizjes së Fierit, dënohet me vdekje, por falë influencës i falet jeta etj. Shënimet e firmëtarit të deklaratës së pavarë-sisë janë në formë kujtimesh, por spikat aty një trajtë rrëfimtare herë-herë deri në detaje të ngjarjeve.

Drejtori i thesarit në Qeverinë e Ismail Qemalit më 1912 Bektash Cakrani, e që ishte vënë aty për arsye se posedonte anën financiare ndihmëse të kësaj qeverie, i drejtoi një promemorje I.Qemalit, të firmosur nga 67 vetë (Faik Konica, Mit’hat Frasheri, Mihal Grameno, Themistokli Gërmenji, Dervish Hima, Hasan Prishtina,

Pandeli Cale, Azis pashë Vrioni), ku thoshte se “dhënia me koncesion e krijimit të një banke austro-italiane, nga një qeveri e përkohëshme lokale, pa u vendosur

akoma kufijtë e shtetit, nuk duket si aventurë, por tradhti e mirëfilltë...”

...famëkeqi Max Valentineri me nëndetësen e tij gjermane, siluroi dhe mbyti anijen amerikane “Lusitania”, me gjithë pasagjerët e saj, duke futur SHBA-në në luftë, ku doli i humbur. Themistokli Germenji,

Sevasti Qiriazi, e të tjerë të krishterë korçarë u bënë protestantë në kundërshtim me grekët dhe vetë ortodoksinë e tyre, por Fuqitë e Mëdha i quajtën këto çeta me orientim progjerman, duke na klasifi-

kuar në anën e të humburve në Luftën e Parë Botërore.

Konti Leopold Berchtold, ministri më i ri i Punëve të Jashtme në historinë e Perandorisë Austro-Hungareze, pyetjes së Ismail Qemalit e Luig j Guraku-qit se a do të hyjë në luftë në anën tonë Austria, sqaroi se “konflikti është ballkanik, po ndërhymë si thoni ju, s’është më i tillë. Më logjike është një

shtet i pavarur shqiptar në Bllkan, se zgjerimi i konfliktit”, gjë të cilën nuk e evitoi dot më vonë, kur po në Ballkan nisi Lufta I Botërore.

Thuhet se vetë Ismail beu Kemal ka bërë pjesë në rrethet e Masonerisë, me apo pa dashje pasqyruar në të vetmin film që është bërë për të, ku

shenja në fjalë i përket “lozhës” së mendjendriturve, tipar ky që s’i bëri dot punë në Shqipëri, pasi për arsye që dihen, qeveria e tij ra shumë shpejt.

Bektash Cakrani

Leopold Berchtold

Max Valentini

Ismail Qemali

Page 22: metropol 2 qershor

22 E shtunë 2 qershor 2012 •

« INTERVISTE

INTERVISTË ME REGJISORIN ITALIAN MARCO BELLOCCHIO, FITUES I “LUANIT TE ARTË”

Gabimi i Musolinit që hyri në luftëIntervistë me regjisorin italian Marco Bellocchio, fitues i “Luanit të Artë” në festivalin e Venecies dhe fitues i

Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit në Durrës me filmin “Vincere” për “Tonight Ilva Tare” në Ora News

Fakti që në filmin “Vincere” ju flisni për gruan e parë të Muso-linit, për të kaluarën fashiste, mendoni se ka ndikuar që shqiptarët, të cilët vijnë nga një e kaluar diktatoriale ta pëlqejnë apo të gjejnë një pjesë të kalu-

arës së tyre në këtë film? Nuk e di, pasi Shqipëria ka pasur një fat

ndryshe nga Italia. Ajo ka qënë viktimë e vetë diktatorit, Musolinit, pastaj erdhi një tjetër, mbase edhe më i keq, nuk e di. Pra ka kaluar dy diktatura. Por mendoj se filmi të përfshin pikërisht sepse historia përcillet nëpërmjet një gruaje, një personazh i zakonshëm, por që bie verbërisht në dashuri me diktatorin e ardhshëm, dhe në të njëjtën kohë, është e vendosur të refuzojë çdo lloj kompromisi, deri në vetëshkatërrim, deri në një çmen-duri negative. Në këtë kuptim ka dhe një ekzaltim institucional, pra ajo rebelohet, por për të qenë gruaja e tij. Mendoj se përmes personazhit të saj mund të kuptohet historia e drejtpërdrejtë dhe pastaj ajo e tërthortë e Musolinit. Kjo është ajo që ngjall interes.

A mendoni se Italianët kanë reflektuar mbi gabimet e bëra në të shkuarën, lidhur edhe me periudhën e fashizmit, apo nuk e konsiderojnë atë një gabim të së shkuarës?

Mendoj se pjesa më e madhe po. Rënia e fashizmit erdhi nga gabimi i madh i Musolinit që hyri në luftë. Deri në vitet ‘40 ai kishte mbështetje shumë të madhe. Lufta ishte një katastrofë, e cila e bëri një pjesë të mirë të ital-ianëve, të kuptonin se Musolini dhe fashizmi po i çonin drejt një katastrofe. Sot fashizmi është i ndaluar me ligj, as e djathta ekstremiste, me parime fashiste, thuajse nuk ekziston më. Por në këto kohëra ka lëvizje që risjellin tema mbi intolerancën, mbi mbylljen e kufijve, mbi një farë autokracie, s’do ta quaja as nacional-izëm, pasi, në fund të fundit Lega Nord (Lidhja e Veriut) është një lloj nacionalizmi padan. Ata kërkojnë një atdhe padan, ndërsa gjatë fashizmit kërkohej një atdhe, Italia.

Mendoni se vendet ku ka pasur diktat-urë për një periudhë kohe, janë të mbrojtu-ra pra të imunizuara nga rreziku i rikthimit të diktaturës në një moment të dytë, nëse populli e lejon?

Këtë nuk e di. Zakonisht diktaturat ven-dosen kur ka vërtetë situata të një shpërbër-jeje ekstreme të shtetit, krizë ekonomike, pra situata ekstreme për shtresat e gjera të popullsisë. Atëherë mund të vendosen fillesat e një revolte që mund të kthehet në diktaturën e dikujt. Meqënëse gjithçka po globalizohet, edhe pse s’i dihet si do shkojë me zgjedhjet në Greqi, në Francë etj, Evropa, në një farë mënyre, mund të shmangë puçet ushtarake apo diktat-urën në një vend evropian, pastaj nëpër botë s’di ç’të them.

Pra ju mendoni se nuk ekziston një “vak-sinë” kundër diktaturës?

Vaksina mund të jetë një lloj tolerance, apo pjekurie. Unë shkëmbeva dy fjalë me Ministrin tuaj të Kulturës. E pyeta në mënyrë pak naive - Shoh se këtu ka një tolerancë absolute. Dhe ai më tha: - Jo, ka harmoni. Faktikisht, është një koncept i ndryshëm. Njerëzit nuk janë tolerantë ndaj njëri-tjetrit, pasi vetë toleranca përmban një sjellje të sforcuar për të mos thënë “jo”. Janë mendjet ato që duhet të ndryshojnë, të kenë liri, gatishmëri, një marrëdhënie me qëniet e tjera njerëzore, do të thoja një shëndet men-dore, që do ta shmangte pa dyshim vendosjen e çdo lloj diktature.

Në një nga intervistat tuaja, kur flisni për filmin “Vincere”, thoni që Duçe bënte politikë përmes radios dhe kinemasë, ndërsa sot, politika bashkë-kohore bëhet përmes televizionit. Siç ishte edhe rasti i Berluskonit në Itali. Ishte një sulm ndaj tij?

Jo, ishte thjesht një e vërtetë historike. Musolini kishte disa aftësi, përndryshe s’mund të shpjegohet si arriti kaq lart. Kishte aftësinë të kuptonte turmën, njerëzit, popullin. Në atë moment ai kuptoi fuqinë e madhe të imazhit. Deri atëherë, politikanët italianë punonin në parlament, në ministri, por ishin si fytyra të padukshme. Para Musolinit, askush s’i mban mend fytyrat e ministrave të parë të shtetit Italian. Ndërsa ai e imponoi fytyrën e vet, prej luftëtari, udhëheqësi dhe meqë ia lejoi edhe koha, përdori propagandën përmes radios dhe kinemasë, të cilat s’ishin përdorur kurrë më parë.

Pra sipas jush televizioni bën vetëm propagandë?

Televizioni shtiret dhe bën një shpërndarje të hapësirave, në të cilat ftohen parlamentarë apo politikanë të ideve apo partive të kundërta, ku njëri thotë diçka dhe tjetri diçka tjetër. Në fund, këto dy të vërteta të ngjashme por edhe të kundërta, priren të njësohen. Ndaj unë nuk e shoh më politikën, pasi nuk gjej asnjë dobi, por kush e sheh ose heq dorë nga vota ose nuk merr asnjë kënaqësi nga debatet televizive, edhe pse këto debate, të paktën në Itali, kanë gjithmonë të njëjtët aktorë. S’e di nëse ndodh e njëjta gjë edhe në Shqipëri. Ata rikthehen gjithmonë nëpër televizione, sikur të ishte një kompani aktorësh. Drejtuesit e shfaqjeve tel-evizive i thërresin vazhdimisht. Janë gjithmonë të njëjtët dhe thonë të njëjtat gjëra.

Cfarë gjykimi keni për politikën në Itali?Nuk e konsideroj veten aspak si një person

që s’ka interes për politikën. Por po të flasim për partitë e mëdha, nuk më duket se janë në gjendje ta përballojnë situatën. Ata diskutojnë ende probleme që lidhen me mbijetesën e tyre, të partisë, zgjedhjeve, ndërkohë që mendoj se ekzistojnë probleme më të mëdha, më të përgjithshme, më kolektive. Kur flasin për uljen e pagave në parti, kjo është diçka e vogël, që nuk ndryshon apo modifikon krizën e Italisë.

Ju mendoni se ndershmëria është shumë e rëndësishme në politikën e këtyre kohërave?

Para së gjithash ndershmëria, por edhe programet. Unë pajtohem me një sërë parimesh të Partisë Radikale; për ligjin mbi jetën, mbi embrionet. Politika italiane është shumë e kushtëzuar nga kisha, nga hierarkitë vatika-nase, nga parimet e kishës, dhe kjo s’është gjë e mirë.

Në Itali ekziston ideja se për të qënë një intelektual apo për t’u konsider-uar si i tillë, duhet t’i përkasësh të majtës. Pajtoheni me këtë men-dim? Është i drejtë sipas jush? Dhe nëse

është kështu, pse?Jo, mendoj se kjo ka ekzistuar deri para pak

vitesh. Tani, meqënëse edhe vetë të majtët thonë se janë të majtë por, gjithmonë e më tepër njerëz pohojnë se e majta dhe e djathta tashmë janë njëlloj, nuk ndryshojnë mes tyre. Të gjithë janë të etur për pushtet, tek të gjithë janë parimet e korrupsionit, ndaj dhe të bërit karrierë, p.sh. në universitet,apo në fushat e kulturës, kinemasë, gjithmonë e më pak po lidhet me të qënit i majtë. Por, mendoj se në të kaluarën, të qënit i majtë, apo në partinë komuniste, të hapte dyert e kulturës, flas për kulturën universitare etj.

Edhe në kinematografi ishte më e lehtë të bëje karrierë nëse i përkisje të majtës?

Sigurisht, kinemaja ishte e gjitha e së ma-jtës. Bënte përjashtim, ndonjë kineast katolik, i Demokracisë Kristiane, por në masën 99%, ishte gjithçka e majtë - socialist, jo komunist.Por tani kjo përkatësi nuk ka më rëndësi. Sot përgjithësisht ka shumë të majtë, por s’mjafton për të bërë karrierë.

Po sot çfarë duhet për të bërë karrierë në kinematografi?

Ajo që thamë për pushtetin qëndron gjithmonë . Mbështetja nga pushteti, i atij që është në pushtet, ka një vlerë të madhe.Përtej skandaleve të vogla të Berluskoni që s’janë me rëndësi, të jesh me atë që është në pushtet shërben për të bërë kar-rierë. Qoftë kur pushtetin e kanë të djathtët, qoftë kur atë e

kanë të majtët. Cfarë cmimi ka liria artistike? Ndon-

jëherë, është më e lehtë të bëjmë kompro-mise, apo jo?

Ka disa lloje kompromisesh. Mund të bësh kompromise, por duke e ditur që mund të mbrosh pjesën më të rëndësishme të projek-tit tënd. Pastaj, ka edhe kompromise të cilat s’mund t’i dënoj. Nëse dikush duhet të mbajë familjen, nëse ka fëmijë, nuk mund ta dënoj pse përpiqet të krijojë gjëra pa cilësi. Por, ka një lloj tjetër kompromisi i cili s’më pëlqen. Gjithkush që për të pasur sukses dhe para, deformon fantazinë e vet dhe e ka mendjen tek ajo që mund të mendojnë të tjerët, duke i bërë gjërat për të kënaqur publikun. Pra kthehet gjithçka në një lëvizje të përllogaritur. Ky është kompro-misi më i keq.

Nëse do të bënit një fil për Italinë e sotme, si do të ishte?

Duhet treguar kujdes, pasi më parë kisha për-gatitur një film që në një farë mënyre fliste për Berluskonin. Nuk më lejuan ta bëj. Duhet të jemi të kujdesshëm kur duam të bëjmë filma tepër aktualë, pasi rrezikon që kur ta kesh mbaruar, të ketë kaluar edhe aktualiteti i subjektit.

Jeni shprehur se Shqipëria ishte një mis-ter për ju. A e zbuluat ndopak misterin?

Zakonisht kur shkon jashtë shtetit shkon edhe për të parë bukuritë, bukuritë e së shkuarës, ato arkitektonike, për të parë detin. Këtu, duhet të themi të vërtetën; Tirana nuk është një qytet i bukur, kështu mendoj unë.

Pak orë qëndrim në Tiranë. Çfarë ju bëri më shumë përshtypje?

Fakti që kam parë vetëm një monument antik: xhaminë e vogël. Thuajse në të gjithë kryeqytetet ka lagje të vogla antike, me një

traditë të madhe, por duket se këtu s’ka. Unë bëra një vizitë të shkurtër në Muzeun Kombëtar, dhe do t’u sugjeroja shqiptarëve diçka. Mua do të më pëlqente të kuptoja diçka më shumë, por gjithçka ishte e shkruar në shqip. Vizitori i huaj, mbase s’e ka

ende ndjeshmërinë ndaj kësaj, por nëse do të kisha mundur të lexoja

në frëngjisht, anglisht, edhe pse jo italisht,për të kuptuar më tepër, shumë gjëra të cilat i shihja, por do të kisha dashur t’i kuptoja. Prandaj, do të

ishte mirë të vendosnin sqarime pak më të pasura në anglisht apo

frëngjisht.

Page 23: metropol 2 qershor

23• E shtunë 2 qershor 2012

»

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: ALBANA LIKA, HERION MESI, ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

marketing: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Dashi

Situata ne jeten ne cift nuk do jete shume e mire sot. Mos kerkoni t’ua vini fajin yjeve

apo te tjereve por gjejeni zgjidhjen tek vetja juaj. beqaret do kene nje takim entuziast dhe me

ne fund nuk do te ndihen vete. Perfitoni sa me

shume nga kjo dite e bukur. Persa iu perket financave

nuk do kete shume probleme por edhe fat nuk do kete. Me pak fjale do korrni

ato qe keni mbjelle.

Demi

Pas nje periudhe me dyshime per jeten tuaj ne cift, me ne fund do jeni te sig-urte pe rate qe doni dhe do beni cmos qe te arrini lumturine.

Do jeni sensuale dhe bashkepunues. Be-

qareve do iu rendoje paksa vetmia. Mos qendroni te mbyllur ne shtepi por dilni sa me shume dhe

njihuni me persona te ndryshem. Financat do jene ne qender te vemendjes. Ato

do jene te mira dhe do mund te beni me shume shpenzime.

Binjaket

Ne cift gjithcka do shkoje me se miri, por me kusht qe ju te veproni me takt dhe butesi. Shmangni sa me

shume debatet per tema te kota. Be-

qaret duhet te tre-gohen me te hapur dhe te zgjohen nga

gjumi letargjik ne te cilin kishin rene. Ka shume mundesi qe fati t’iu buzeqeshe

sot ne planin financiar. Ne fakt e meritoni pas gjithe

sakrificave dhe maturise qe keni

treguar.

Luani

Mos u tregoni shume kerkues ne jeten ne cift por

lereni ate qe keni ne krah me te lire. Ka rrezik te linde

tension dhe debate. Partneri do kete te drejte, pranojeni.

Fatmiresisht Venusi do iu beje me joshes dhe me sharmante

ju beqareve. Do terhiqni vemendjen e te gjitheve. Dita do jete e paqen-

drueshme ne planin financiar. Per cdo

vendim qe do merrni keshillohuni me pare

me specialistet.

Peshorja

Marsi ka rrezik te krijoje nje klime

aspak te qete per ciftet. Megjithate nga ana tjeter Ve-

nusi do mundohet ta rregulloje situaten. Mundohuni te mos e ngrini zerin kur

flisni. beqaret duhet te jene me te duruar dhe jo impulsive. Do takoni dike dhe do iu duhet te merrni nje vendim te veshtire.

Nese jeni te qete do beni zgjedhjen e duhur. Financat nuk

do jene te keqija por gjithsesi mos rrezikoni shume.

Shigjetari

Nese jeni ne cift, Plutoni do ua

nderlikoje lidhjen. Ka shume gjasa qe te bini ne dashuri me dike tjeter qe

sapo e keni njohur. Nese jeni vetem,

me ne fund do vije tek ju pasioni i

munguar. Ndjenjat do jene te zjarrta dhe emocionet te medha. Jupiteri

keshillon te jeni me te pergjegjshen ne planin profesional. Mos shpenzoni kot se koti sepse do i keni punet shume

keq me vone.

Ujori

Venusi do iu beje me shume se kurre

idealiste ne dashuri. Do kaloni momente

pasionante me partnerin dhe ka

mundesi ta ngrini ate ne piedestal.

Do jeni te gatshem per te bere sakri-

fica te medha. Edhe beqaret do takojne personin e duhur i cili do jete gati te beje gjithcka

qe t’iu kete prane. Beni sa me pare

nje riorganizim te financave sepse

koha iken me shpejt sesa ju mendoni.

Gaforrja

Nese keni pasur probleme ne cift,

me ne fund do mund t’iu jepni

fund atyre. Venusi do e qetesoje situ-aten dhe do flisni me shume me ate qe keni ne krah. Per beqaret ka shume mundesi

te kete nje takim vendimtar. Gjith-sesi mos u nxitoni per asgje, hidhini hapat me ngadale. Financat do jene te qendrueshme dhe te mira. Nese keni marre hua shlyejini

sa em pare.

Virgjeresha

Klima ne jeten ne cift do jete shume e mire. Shfrytezojeni sa me shume diten dhe kenaqesite qe do te perjetoni do

jene te shumta. Beqaret do jene

shume me fat. Do jeni ne eufori te plote dhe nuk do humbisni asnje

rast per te dale ne takime. Shume mire do beni. Financat do jene te rrezikuara. Tregohuni sa me te matur dhe realiste

ne menyre qe te mos arrini fundin e

humneres.

Akrepi

Do tregoheni shume me te hapur sot ne

jeten tuaj ne cift dhe do e forconi lidhjen

qe keni krijuar. Pas disa kritikave te partnerit per

mungese entuziazmi dhe dinamizmi do

filloni te ndryshoni. Beqaret do kalojne nje dite romaneske. Do ndiheni mire dhe te plotesuar. Sektori i financave do jete ne ekuiliber nese ju nuk beni shume

shpenzime. Mendoni edhe per te neser-

men, jo vetem per te sotmen.

Bricjapi

Jeta ne cift do kete prioriteti per ju sot. Do i lini pas kraheve te gjitha problemet

dhe konfliket qe keni pasur dhe do mendoni per te ardhmen. Kjo

eshte gjeja me e mire. Takimet per beqaret do jene te

shumta. Disa do mund te fillojne

edhe ndonje lidhje afatgjate. Fati do jete ne anen tuaj

ne planin financiar. Mos prisni te fitoni ndonje lotari, por

gezohuni me stabili-zimin e situates.

Peshqit

Do e keni me te lehte sot te kuptoheni me ate qe keni ne

krah. Tregohuni me tolerante dhe prano-

jini gabimet tuaja. Do iu duhet te beni edhe nje zgjedhje

te veshtire. Do jene te shumte planetet qe do influencojne

jeten sentimentale te beqareve. Personat qe do takoni do jene sipas shijeve tuaja. Financat do jene te shkelqyera. Jo

vetem qe do e stabi-lizoni buxhetin por

do hiqni edhe ndonje lek menjane.

SPORT

Edhe Apeli për Partizanin nis me shtyrje

Siç ka ndodhur rëndom në gjykatën e shkallës së parë edhe gjykata e Apelit nuk ka dalë me një vendim në lidhje me çështjen “Partizani” në seancën e djeshme që ka qenë dhe e para në këtë gjykatë. Pas kërkesës së njërit prej avokatëve të palës së paditur (Xhanit), Fatmir Braka, gjykatësja e çështjes Zeqine Sollaku së bashku me dy anëtarët e tjerë të trupës gjykuese ka vendosur shtyrjen e seancës për më 27 qershor në orën 13:15. Kështu Ministrisë së Mbrojtjes, Xhanit dhe Partizanit do t’i duhet të presë ende deri në një vendim përfundimtar të kësaj gjykate që mund t’i japë fund një procesi të nisur që në dhjetor të vitit 2010.Çështja

Ministria e Mbrojtjes prej dhjetorit të vitit 2010 ka hapur një çështje ku kërkon rikthimin e stemës dhe em-rit të Partizanit në pronësi të saj pas më shumë se dhjetë vjetësh administrim të këtij klubi nga Albert Xhani. Pas shqyrtimit në gjykatën e shkallës së parë më 7 nëntor të vitit të kaluar gjyqtari i çështjes Ilir Çeliku vendosi t’i japë të drejtë presidentit të shoqërisë aksionare “Partizani” Al-bert Xhanit, duke rrëzuar kërkesë-padinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Pas këtij vendimi ky dikaster apeloi çështjen, që tashmë ndodhet në gjykatën e Apelit në kryeqytet. Seanca e parë në Apel

Seanca e parë në gjykatën e Apelit në Tiranë është ezauruar dje në orën 13:15, ku palët e përfshira në këtë proces – përjashto këtu Drejtorinë e Përgjithshme të Pa-tentave dhe Markave që nuk është paraqitur – Ministria e Mbrojtjes si pala paditëse dhe Albert Xhani si pala e padi-tur janë përfaqësuar nga avokatët e tyre. Kjo seancë ka qenë e hapur për t’u ndjekur dhe të pranishëm në dyert e gjykatës kanë qenë dhe disa tifozë të Partizanit. Binte në sy dhe prania e sulmuesit të Partizanit Erind Lleshi. Kjo seancë është drejtuar nga një treshe gjyqtarësh me relator gjykatësen Zeqine Sollaku. Kjo seancë e parë ka zgjatur shumë pak minuta, pasi pala e akuzuar ka kërkuar shtyrjen e seancës për një datë tjetër, ndërkohë që përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes kanë kërkuar që seanca të zhvil-lohet rregullisht. Një nga avokatët e Xhanit të pranishëm në këtë seancë, Fatmir Braka – Ilirian Mërtiri ka munguar për shkak të angazhimeve të tjera – ka kërkuar nga trupa gjykuese më shumë kohë për shqyrtimin e dosjes. Bra-ka e ka justifikuar këtë kërkesë me faktin se: “nuk kam qenë pjesmarrës i rregullt në seancat gjyqësore të zhvil-luara në gjykatën e shkallës së parë dhe nuk kam qenë në dijeni të të gjithë detajeve.”Vendimi

Trupa gjykuese pasi ka shqyrtuar kërkesën e palës së aku-zuar ka vendosur ta shtyjë procesin për në datën 27 qershor të këtij viti në orën 13:15 në gjykatën e Apelit në Tiranë. Me dhënien e këtij vendimi asnjëra nga palët nuk është prononc-uar për mediet e pranishme në këtë seancë.

Kërkesat e klubeve për të ndryshuar skemën e kampionatit kanë arri-tur në pikën e vdekjes. Të hënën Federata

Shqiptare e Futbollit ka organi-zuar një takim me klubet e su-periores për të diskutuar rreth skemës dhe formulës së kam-pionatit. Kështu të 14 skuad-rat e kategorisë superiore do të jenë në një tavolinë për të diskutuar për sezonin e ardh-shëm. Shumë nga skuadrat eli-tare mendojnë se skema duhet të reduktohet në 10 ekipe dhe se kjo aktualja nuk funksionon. Në këto kushte presidenti i federatës dhe komiteti kanë vendosur që të zhvillojnë një takim. Të gjitha klubet do të japin mendimet e tyre në lid-hje me sezonin, çfarë duhet të ndryshojë dhe se çfarë duhet të përmirësohet. Vetëm pas vlerësimeve të klubeve do të vendoset nëse do të ketë ndry-shime në skemën e kampion-atit do të vazhdohet me këtë formulë edhe sezonin e ardh-shëm. Kujtojmë që shumë nga klubet kryesore të kampionatit shqiptar kërkojnë reduktimin e skuadrave në superiore pas një viti. Propozimi i tyre është që su-periorja të bëhet me 10 skuadra, ndërkaq që sektori i garave veç këtij propozimi ka çuar në tav-olinën e komitetit edhe skemën me 12 dhe 14 ekipe. Gjithashtu në varësi të skemës së kampi-onatit është edhe formula e kupës që pritet të ndryshojë me reduktimin e skuadrave në superiore. Por të gjitha këto janë veçse fjalë. Të hënën do të kuptohet nëse do të kemi ndryshim në skemën e kampi-onatit apo do të vazhdohet me kampionatin me 14 skuadra.

FSHF, Duka thërret klubet për skemën

Kërkesat e klubeve për të ndryshuar skemën e kampionatit kanë arritur në pikën e vdekjes. Të hënën Federata Shqiptare

e Futbollit ka organizuar një takim me klubet e superiores për të diskutuar rreth skemës dhe formulës së kampionatit.

Page 24: metropol 2 qershor

24 E shtunë 2 qershor 2012 •

« reklamË