View
567
Download
7
Embed Size (px)
Citation preview
1
MINISTRIA TURIZIMIT, KULTURES, RINISË DHE SPORTEVE
ANALIZA 2012 DHE OBJEKTIVAT 2013
I. TRASHËGIMI KULTURORE
1. Ruajtja dhe restaurimi i vlerave të trashëgimisë kulturore
a. financime nga buxheti i shtetit
Gjatë vitit 2012 janë restauruar me fonde të buxhetit të shtetit 30 objekte
monumente kulture dhe Muze në vlerë të përgjithshme prej 311 milion lekë
krahasuar me vlerën prej 189 milion lekë të investuara gjatë vitit 2011 (me nje
shtesë prej 122 milion ) dhe përkatësisht:
Për vitin 2012 me financim të buxhetit të shtetit janë restauruar:
o 6 banesa monument kulture në qytete trashëgimi botërore te UNESCO-s
në Gjirokastër dhe Berat, me vlerë të përgjithshme 24,504,362 lekë
o Në qytetin e Shkodrës janë restauruar 4 banesa monument kulture përfshirë
banesën e Pashko Vasës, Kulla e Gjon Marka Gjonit dhe banesa ku u
themelua Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës me vlerë të përgjithshme
prej 11,063,601 lekë
0
50
100
150
200
250
300
350
Viti 2011 Viti 2012
189
311
Investimet nga buxheti i shtetit (milion Leke) ne 2012 krahasur me 2011
Viti 2011
Viti 2012
2
o Në qytetet Korçë dhe Sarandë janë restauruar dy monumente kulture të
kultit ortodoks me vlerë të përgjithshme 8,847,920 lekë
o Janë rikonstruktuar Muzeu Kombëtar i Pavarësisë,Vlorë, Muzeu i Artit
Mesjetar, Korçë me vlerë të përgjithshme 2,712,316 lekë
o Me buxhetin e shtetit është investuar në Muzeu i Genocidit, Shkodër dhe
Muzeu Arkeologjik Durrës me vlerë të përgjithshme 60,000,000 lekë.
o Restaurimi i Murit Antik Verior të Kalasë Mesjetare me vlerë 1,900,000
lekë.
o Investime në kuadër të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, në 11 bashki e
komuna për 13 monumente kulture me vlerë 35,000,000 lekë (duke
përfshirë 8 kisha)
o Investimi i Fondit Shqiptar për Zhvillim për ndriçimin e 9 kalave
monument kulture kat. I, me vlerë 60, 000,000 lekë.
o Mauzoleumi i Familjes Mbretërore me vlerë 20,825,999 lekë
o Mbështetje e dhënë Bashkisë Vlorë me 50% të vlerës së projektit
“Rikonceptimi i sheshit të Flamurit”, Vlorë me vlerë 39,006,704 lekë
b. Projekte me financim të huaj
Projektet me financim të huaj në vazhdim gjatë vitit 2012 kapin një vlerë të
përgjithshme prej 7,5 milion Euro dhe 400,000 USD ose rreth 50 % më shumë
krahasur me një vit më parë dhe përkatësisht:
0
2,000,000
4,000,000
6,000,000
8,000,000
Viti 2011 Viti 2012
3,300,000
7,800,000
Financimi i huaj (Euro) ne fushen e Trashegimise Kulturore ne 2012 krahasuar me 2011
Viti 2011
Viti 2012
3
Projekti IPA 2009
o Mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të trashëgimisë
kulturore dhe historike në Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Berat si një
kontribut i përbashët i Bashkimit Evropian dhe MTKRS me vlera të
përgjithshmë 3.5 milion Euro nga të cilat MTKRS ka bashkëfinancuar në
vlerën prej 64,600,000 lekë
Deri më tani kanë përfunduar plotësisht Rikonstruksioni i Rruges "Egnatia"
në Elbasan, dhe Rikonstruksioni i Rrugeve "Lagje Kala Berat" dhe Rruga
“Gjuhadol” në Shkodër
Financime të AADF
o Bileta elektronike dhe projekte në Parku Kombëtar Butrint me vlera të
përgjithshme 250.000 USD
Bashkëfinancim me UNDP (Projekti ArtGold 2)
o Rikonstruksioni i Muzeut Etnografik Vlorë, i Godinës së ish Prefekturës
Vlorë, Rrënojat e Aulonës Antike si dhe Shpella e Spillesë Himarë me vlera
të përgjithshme 145.000 USD
TIKA
o Projekti i Restaurimit të 5 Monumenteve Kulturore të Kultit
Xhamia në Kalanë e Prezës, xhamia në Pazarin e Krujës, xhamia e
Nazireshës në Elbasan, xhamia e Plumbit në Berat dhe xhamia e Iljaz Bej
Mirahorit në Korçë me vlerë të përgjithshme 4.000.000 Euro
4
II. ARTI DHE KULTURA
Ngritja dhe funksionimi për herë të parë:
1. Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës,
2. Krijimin e Cirkut Kombëtar si institucion qendror në varësi të MTKRS, në
zbatim të ligjit për "Artin dhe Kulturën
Në kuadër të Vitit te 100 – vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, u organizuan
veprimtari të shumta kulturore dhe artistike ku u synua te prezantohej vlerat me te
spikatura te artit dhe kultures shqiptare dhe te nxitej krijimtaria kombetare ne gjini te
ndryshme.
Në fushën e muzikës - risjellja në skenë e veprave të kompozitorëve shqiptarë;
Opera “Skënderbeu” e kompozitorit P. Jakova, Baleti “Plaga e dhjetë e
Gjergj Elez Alisë”, Opera “Lulja e Kujtimit”,
Koncerti Pena e muzikantëve Rilindas që solli dokumentin e parë të muzikës
shqiptare “Bashkimi i Shqypnis” i vitit 1881 nga Palok Kurti,
Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarsisë vihet në skenë për herë të parë Opera
“Scanderbeg”, e autorit Antonio Vivaldit.
Mbyllja e festimeve me Koncertin festiv “ Rrugëtimi i Kombit”
Arti skenik– organizohet për herë të parë Festivali Mbarëkombëtar i
Trupave Shqiptare, me pjesëmarrjen e 19 trupave (11 trupa nga Shqipëria, 2
nga Maqedonia dhe 6 nga Kosova). Numri i artistëve pjesëmarrës 376. Të
gjitha shfaqjet janë ndjekur nga një audience prej 11,400 artdashësish;
Në fushën e kinematografisë - organizohet Festivali i Filmit Shqiptar, me 34
filma artistikë, të përzgjedhur pas vitit 2007, nga autorë shqiptarë, të Kosovës,
Maqedonisë dhe shqiptarë të diasporës, 12 filma të animuar dhe 17 filma
dokumentarë, 5 prej të cilëve të prodhuar në vitin 2012 si Skënderbeu,
Martirët, 100 vjet me Himnin e Flamurit, Vatra e Shqiptarëve të
Amerikës etj.
5
1. Nxitja e krijimtarisë kombëtare në të gjitha fushat nëpërmjet konkurseve në
nivel kombëtar dhe ndërkombëtar:
Konkursi për realizimin e Logos së “100 vjetorit të Pavarësisë”,. Moren pjesë
24 artistë me punimet e tyre . Fitues Zeni Ballazhi.
Konkursi Mbarëkombëtar mbi realizimin e posterit festiv të “100-vjetorit të
Pavarësisë”. Morrën pjesë 28 artistë. Fitues u shpall Refki Gollopeni
Konkursi Mbarëkombëtar i Dramës Shqipe, ku u paraqiten 31 drama dhe u
shpallen fitues 3 drama.
Konkursi Mbarëkombëtar i krijimtarisë muzikore, ku u paraqitën 15 vepra
të kompozitorëve shqiptarë. Shumë shpejt do të organizohet ceremonia e
fituesve.
Zhvillohet në Shqipëri në kuadër të Presidencës Shqiptare të Këshillit të
Europës, Konferenca e Këshillit të Evropës “ Dialogu Ndërfetar”, me
pjesëmarrjen e 98 përfaqësuesve të vendeve të ndryshme. Shqipëria
përzgjidhet si shembulli i harmonisë fetare.
Veprimtari kulturore në “Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës”, promovimi i
Albumit me foto dhe Lutjet e Nënë Terezës në gjuhën shqipe, koncert me
vepren fituese të konkursit të shpallur me rastin e 100 vjetorit të lindjes së
saj.
Përurimi i veprës monumentale “100 vjet Pavarësi” dhe shtatoreve
kushtuar figurave historike.
- Monumenti “100 vjet Pavarësi “, fitues V. Obrija dhe K. Kiklas, në
konkursin ndërkombëtar, i cili zhvillohet për herë të parë që nga
periudha e qeverisjes së Mbretit Zog. Morrën pjesë 68 artistë me 73
punime, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Gjermania, Italia,
Kandaja, Spanja etj.
- Shtatorja e Mbretit Zogu I, me autor K. Xhiku, fitues i konkursit
mbarëkombëtar , me pjesëmarrjen e 12 artistëve.
- Shtatorja e Hasan Prishtinës, me autor A. Peqini, fitues i konkursit
mbarëkombëtar me pjesëmarrjen e 11 artistëve.
- Shtatorja e Ismail Qemalit, fitues Veli Blakcori, me pjesëmarrjen e
20 artistëve
6
2. Ndryshe nga çdo vit, e vecanta ishte përfshirja dhe angazhimi i artistëve
shqiptarë që debutojnë në skenat botërore, si Inva Mula, Gazmend Myshketa,
Sajmir Pirgu, Enkelejda Shkoza, Rita Ora, Shfaqja “ Ajo që unë e quaj harresë”
nga trupa e Baletit Preljocaj, Koncerti i Tedi Papavrami , Klajdi Sahatciu, Vloren
Xhafaj, Dorjan Xhoxhi, Koncerti i Elina Dunit “ Matan Malit”, në festimet e 100-
vjetorit.
1. LIBRI DHE BIBLIOTEKAT
Janë realizuar me sukses një sërë veprimtarish në nivel kombëtar e ndërkombëtar në të
cilat janë promovuar vlerat më të qenësishme të kulturës së shkruar shqipe dhe identitetit
kombëtar.
A. Promovimi
Një ndër objektivat kryesorë, mbi të cilin është përqendruar edhe politika e institucionit
tonë ka qenë dhe mbetet nxitja e krijimtarisë letrare, kritike dhe hulumtuese nëpëmjet
organizimit të edicioneve të “Cmimeve Kombëtare të Letërsisë”, “Cmimeve
Kombëtare të Bibliofilisë Lumo Skëndo” si edhe “Cmimeve Kombëtare të
Gazetarisë Kulturore”.
Përgjatë këtij viti është përbushur me sukses një ndër prioritetet bazë të punës në këtë
drejtori që lidhet me promovimin e kulturës së shkruar shqipe nëpërmjet pjesëmarrjes
së botuesve dhe shkrimtarëve më në zë të letërsisë shqipe në evenimente të rëndësishme
ndërkombëtare si Panairi Ndërkombëtar i Librit në Lajpcig, Frankfurt, Shkup dhe
Prishtinë.
B. Kujtesa Kombëtare
Më 9 prill të këtij viti në Bibliotekën Kombëtare u bë paraqitja e një koleksioni hartash të
rralla të digjituara, pjesë e fondit të saj të pasur në këtë lloj të materialeve bibliotekare.
Në këtë vit jubilar për herë të parë erdhi në Shqipëri, kopja origjinale e “Mesharit”
të Gjon Buzukut,. Ekspozita e “Mesharit” të Gjon Buzukut, u vizitua nga një numër
rrekord prej 19 100 vizitorë.
Në Bibliotekën Kombëtare më 23 nëntor 2012 albanologia e njohur Lucia Nadin
mbajti konferencën me titull “Meshari” i Gjon Buzukut – perspektivë e re
kërkimi”, ndërsa më datën 24 nëntor në Muzeun Historik Kombëtar, studiuesja Nadin
referoi mbi zbulimet më të fundit të saj në drejtim të gjetjeve të simboleve shqiptare në
pikturat dhe afresket e Kishës së Shën Sebastianit.
7
Është e rëndësishme të përmendet se përgjatë festimeve të këtij viti jubilar, ka pasur në
bashkëpunim dhe koordinim edhe me institucionet qëndrore të kulturën në Republikën e
Kosovës. Në këtë drejtim vlen të përmendim dy veprimtaritë e rëndësishme që u
zhvilluan më 18 dhjetor 2012 në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës: e
para promovimi i riprodhimit jubilar fotostatik të koleksionit të gazetës “Perlindja e
Shqipëniës”, organ i Qeverisë së Vlorës, dhe e dyta hapja e ekspozitës “Koha e
memorandumeve”.
Biblioteka Kombëtare gëzon statusin e partnerit në disa projekte ndërkombëtare. Kjo
arritje i ka mundësuar asaj që përmes rrjetit botëror të informacionit t’ju ofrojë
përdoruesve lehtësisht qasje në portale, që flasin tanimë edhe shqip, qasje nga kudo, për
cilindo dhe në çdo kohë, si në bazën kombëtare të të dhënave, ashtu edhe në trashëgiminë
kulturore të digjituar dhe atë albanologjike. Portale, si: Biblioteka Europiane,
EUROPEANA, Biblioteka Digjitale Botëtore, Portali Albanologjik Shqipëri-Kosovë etj.
Këto lehtësira dhe puna me përkushtim kanë bërë që gjatë vitit 2012 Biblioteka
Kombëtare të frekuentohet nga një numër prej mbi 69 mije përdoruesish, më e lartë se
cdo vit tjetër më parë.
0
10,000
20,000
30,000
40,000
50,000
60,000
70,000
2009 2010 2011 2012
Vitet
8
Ekspozita të organizuara në kuadër të 100 vjetorit të pavaresisë së vendit
1. Ekspozita “ Armët e Skenderbeut në Shqipëri” në Muzeun Historik Kombëtar
2. Ekspozita e “Mesharit” të Gjon Buzukut, u vizitua nga një numër rrekord prej
19 100 vizitorë.
3. Ekspozita “Koha e memorandumeve” BK
4. Ekspozita Ikona Shqiptare shek. XIV – XX, në GKA
5. Ekspozita e Piktorit Ibrahim Kodra e titulluar “Shqipëria Fantastike”
6. Ekspozita “Historia e Shqipërisë përmes objektivit të Marubëve”në MHK
7. Ekspozita “Veshje popullore të trevave Shqiptare” në Muzeun Historik
Kombëtar
Promovimi i kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare (Me vlerë për të
promovuar Shqipërine dhe në aspektin turistik).
1. Ekspozita Arkeologjike dhe Ikonografike “Thesare të Kulturës Shqiptare” në
Romë, në kompleksin me të madh Muzeal Altare della Patria. Ekspozita më e
madhe e këtij lloji e organizuar gjatë 25 viteve të fundit.
2. Ditët e Kulturës Shpirtërore Shqiptare në Rusi; Ekzposita “Ikonografia
Shqiptare”, Moskë, Rusi
3. Promovimin e kulturës së shkruar shqipe nëpërmjet pjesëmarrjes së botuesve
dhe shkrimtarëve më në zë të letërsisë shqipe në evenimente të rëndësishme
ndërkombëtare si Panairi Ndërkombëtar i Librit në Lajpcig, Frankfurt,
Shkup dhe Prishtinë. 4. Koncert i orkestrës dhe solistëve të Operas dhe Baletit, për herë të parë në
Bruksel. 5. Pjesëmarrja e Teatrit Kombetar Shqiptar për herë të parë në Globus to Globus,
Londer, midis 37 vendeve pjesëmarrëse, prezantohet me trilogjinë Henry i VI;
6. Opera “Skënderbeu” , shfaqet në Shkup
7. Koncert i Teatrit të Operas dhe Baletit dhe ansamblit në Gjenevë.
8. Koncert i solistëve të operas dhe ansamblit në Strasburg
9. Monumente dhe buste te figurave të shquara dhuruar në kuadër të 100
vjetorit
- Busti i Fan S. Nolit, i cili u vendos në vendin e lindjes Ibrik Tepe, Turqi
- Monumenti i Nënë Terezës në Kleveland, Shteti i Ohajos,
- Busti Skënderbeut në Londër,
9
III. TURIZMI
1. Promocioni
Gjatë vitit 2012 Shqipëria është vlerësuar prej mediave ndërkombëtare si një nga
destinacionet turistike më të rekomanduara :
Guida turistike më e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Frommer’s, e vendos Shqipërinë në vendin e parë në botë për tu vizituar
për vitin 2012.
Gazeta ruse “Rossiyskaya” thekson se Shqipëria është një nga
destinacionet më tërheqëse për turistët rus, jo vetëm për bukuritë por edhe
për çmimet rreth 40% më të ulëta që ofron krahasuar se vendet e tjera të
rajonit.
Gazeta italiane "La Stampa" e portretizon Shqipërinë si një vend që të fal
pamje të rralla. "Shqipëria është vendi i një bregdeti të mrekullueshëm dhe i
qyteteve historike të cilat janë në UNESKO, Berati dhe Gjirokastra e
Butrinti.
Britanikja “The Guardian” evidenton Shqipërinë si një nga vendet më të
rralla për vlerat e mikpritjes dhe bukuritë natyrore dhe rendit Shqipërinë në
vendin e dytë në listën e saj për vitin 2013, pas ishujve Santa Maria, duke
nxjerrë në pah çmimet e ulëta, trashëgiminë kulturore dhe bregdetin
panoramik.
Gjatë vitit 2012, është ruajtur i njëjti intensitet promocional duke i dhënë rëndësi
takimeve ndërkombëtare me bizneset për të nxitur investimet e huaja në vend.
o Shqipëria ka marrë pjesë në 6 panaire ndërkombëtare turistike duke
përfshirë: M.T.M in Tel Aviv, B.I.T Milano, Essen Germany, I.T.B in
Berlin, Prishtina in Kosovo, W.T.M in London.
o Në kuadër të 100 – vjetorit të Pavarësisë, në shtator 2012 për herë të parë u
zhvillua në Shqipëri Panairi Kombëtar i Agrobiznesit dhe Turizmit i cili
synoi promovimin e potencialeve dhe produkteve turistike në tregun
vendas.
Janë realizuar 5 forume ndërkombëtare me biznesin me karakter promocional, prej
të cilëve:
o 2 në SHBA, në Norfolk në bashkëpunim me forcat e NATOS dhe i dyti në
Ëashington DC në bashkëpunim me "National Georgaphic " për
promovimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun Amerikan.
10
o Forumi me biznesin Britanik në Londër për nxitjen e interesit të agjensive
turistike dhe investimeve private Britanike në zhvillmin e turizimt në vend.
o Forumi me biznesin Italian në Romë për nxitjen e interesit të agjensive
turistike dhe investimeve private Italiane në zhvillmin e turizimt në vend
o Me mbështetjen e Ambasadës sonë në Federatën Ruse, në Shën Petërburg
dhe në Moskë u realizua çelja e ekspozitës fotografike me tematikë
"Shqipëria Turistike”
2. Investime në fushën e turizmit:
Në Gusht 2012 u hap në Rinas Zyra e Shërbimit Turistik, investim i kryer me
asistencën e projektit turk TIKA, investim që kap vlerën 60,000 euro. Në vijim të
këtij bashkëpunimi është duke u projektuar një zyrë e re informacioni e cila do te
vendoset në mjediset e Terminalit të Pasagjerëve në Portin e Durrësit.
Projekti / IPA, TUR.GRATE 2 “Aksione të integruara për promovimin e turizmit
të qëndrueshëm” mbështetur nga Komuniteti Europian, projekt 3 – vjeçar, me
vlerë 240.000 Euro (2011 – 2014). Gjatë implementimit të projektit është
realizuar:
Marrja e aprovimit nga BE për çertifikimin e hoteleve me standartin
EMAS;
Studimi “Produktet tipike Shqiptare” dhe çertifikimi (produkt tipik sipas
standarteve të BE – së) për produktet Vera Kallmet, Lezhë dhe Vaji i
Ullirit, Qeparo;
Realizimi i ofertës turistike shqiptare dhe ofertës së përbashkët ndërkufitare
me partnerët italianë, grekë dhe malazezë.
Studimi i Përroit të Agait mbështetur nga UNDP në shumën 90.000 USD. Projekti
sjell një plan të detajuar për rikthimin e vlerave turistike në zonës e Shkëmbi të
Kavajës.
3. Statistikat
Në periudhën janar-dhjetor 2012 kanë hyrë gjithsej 4 milion 736 mijë vizitorë, nga të
cilët:
3.4 milion vizitorë të huaj jo-rezidentë, dhe
1 milion e 300 mijë vizitorë jorezidente me nënshtetësi shqiptare.
Në 2012 shënojmë ritmin më të lartë të rritjes së vizitorëve jo-rezident me një numër prej
702,586 vizitorësh të huaj jo-rezidentë ose 26% më shumë krahasuar me vitin 2011.
11
Numrin më të madh të vizitorëve e përbëjnë ato kosovarë me 48% të ndjekur nga
maqedonas 12% malazezë 5%, grekë 7%,italiane 4%, gjermanë 2%, etj.
Krahas rritjes në përgjithësi, ka ardhur më rritje edhe numri i vizitorëve nga vendet e
Evropës perëndimore dhe SHBA kahas rritjes së numrit të vizitorëve nga vendet e rajonit.
Në vitin 2012 kanë hyrë:
78539 vizitorë anglezë ose 2.5% më shume se në vitin 2011
225175 vizitorë grekë ose 49% më shumë se në 2011
147018 vizitorë italianë ose 10% më shumë se 2011
42546 vizitorë zviceranë ose 30% më shumë se 2011
58621 vizitorë nga SHBA ose 5% më shumë se 2011
-
500,000
1,000,000
1,500,000
2,000,000
2,500,000
3,000,000
3,500,000
2008 2009 2010 2011 2012
1,330,138
1,786,045
2,302,899
2,733,650
3,436,236
Rritja e vizitoreve te huaj jo-rezidente ne 5 vitet e fundit. Krahasimi 2008 -2012
12
Në vitin 2012 parqet dhe musetë e Shqipërisë janë vvizituar nga 1, 4 milion vizitore
vëndas dhe të huaj prej te cilëve janë gjeneruar 47,6 milion Leke.
IV. SPORTI
1. Aktivitetet sportive
- Realizimi i pjesmarrjes ne lojrat Olimpike “Londer 2012” me pjesmarrjen e 11
sportisteve.
- Mbështeteja e eleminatoreve të Kampionatit Europian të Basketbollit Meshkuj
gjatë muajit korrik –shtator 2012
- Mbështeteja e eleminatoreve të Kampionatit Europian të volejbollit Meshkuj, gjatë
muajit maj 2012.
- Organizimi i aktiviteteve ndërkombëtare të zhvilluara në Shqipëri në sportet e
veçanta të Aeronautikës, Automobilizmit dhe Motorçiklizmit si risi e zhvillimit
dhe promovimit të këtyre sporteve në Shqipëri.
- “Kompeticioni Albania Open” - Maj 2012
Takim ndërkombëtar i fluturimeve të lira i cili u zhvillua nga data 8 deri 12 maj
në Vlorë. Morën pjesë 180 persona, ushtrues të këtij sporti nga e gjithë bota. Ky
aktivitet turistiko – sportiv i mbështetur nga MTKRS, është përfshirë dhe solli një
0
50000
100000
150000
200000
250000
GREQI ITALI ANGLI SHBA ZVICËR
Rritja e numrit te vizitoreve te huaj nga vendet kryesore perendimore, 2012 krahasuar me 2011
2012
2011
13
mbulim mediatik nga 4 shtete të huaja. Qëllimi i këtij aktiviteti është zhvillimi i
sporteve të ajrit dhe gjithashtu prezantimi i bukurive natyrore të Shqipërisë dhe
sidomos i bregdetit tonë duke qenë se aktiviteti zhvillohet më shumë në zona
bregdetare.
- “Moto Relly 2012” (Qershor 2012)
Ky aktivitet ndërkombëtar turistiko – sportiv është zhvilluar nga data 8-15 qershor
2012 në territorin e Shipërisë me një itinerar që fillonte nga Razma duke vazhduar
me tej në Thethi në Voskopojë, Himarë, për ta mbyllur në Tiranë. Kjo është gara
më e madhe e tipit Moror really ku morën pjesë 22 shtete të Europës. E veçanta e
këtij aktivitetei ishte edhe pjesëmarrja e gjërë e mjaft amatorëve të ardhur nga 22
shtete të Europës. Mbulimi mediatik është bërë nga 8 shtete të huaja.
- “Albania of Road 2012” (Qershor 2012)
Një aktivitet i rëndësishëm promovues turistiko-sportiv “Albania of Road” u
zhvillua ne Qershor 2012. Ky aktivitete u shtri në harkun e shtatë ditëve me një
itinerar që përfshiu mjaft pjesë të territorit shqiptar. Në të morën pjesë shumë
amatorë dhe aplikues të këtij sporti, por edhe mjaft të huaj të ardhur në Shqipëri jo
vetëm për të ushtruar këtë sport por edhe për t’u njohur me vlerat turistike të
vendit tonë.
- Mbështetja e Kongresit europian të Alpinizmit i cili u zhvillua gjatë muajit tetor
2012 në Llogara .
- Mbështetja e alpinistëve shqiptarëve për ngjitjen në Everest.
2. Anti-Dopingu
- Miratimi dhe zbatimi i Rregullores së Komisionit Kombëtar Antidoping të
miratuar nga Agjensia Botërore Kundër Dopingut në Sport, WADA.
- Botimi dhe promovimi i Rregullores së funksionimit të Komisionit Kombëtar
Antidoping për të gjithë organizatat sportive në vend.
- Nënshkrimi i Marëveshjes midis MTKRS dhe Laboratorit Grek të akredituar nga
WADA për kryerjen e analizave te kontrollit doping.
- Realizimi i 45 kontrolleve doping brënda dhe jasht garës nga struktura
përgjegjëse për kontrollin doping pranë Agjensisë së Shërbimit të Sportit.
- Pjesmarja për herë të parë ne Lojrat paraolimpike “Londër 2012” me një sportist
në sportin e çiklizmit.
- Mbështetja e aktiviteteve sportive te personave me aftësi të kufizuara
14
V. RINIA
MTKRS është thelluar në koordinimin dhe bashkëpunimin midis ministrive të linjës,
organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare për zhvillimi i politikave ndërsektoriale si:
krijimin e më shumë mundësive për edukim dhe punësim, rritjen e pjesmarrjes së plotë
të të rinjve në shoqëri dhe vendimarrje promovimin mbështetjen e nismave rinore .
Kampi Rajonal i Paqes për të rinjtë
Në kuadër të kryesimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, Ministria e Turizmit,
Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me Departamentin e Rinisë së Këshillit të
Europës, organizoi “Kampin rinor të paqes” .
Simpozium për politikat rinore në Europën Juglindore
Në kuadër të Presidencës Shqiptare të Këshillit të Europës Ministria e Turizmit, Kulturës,
Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Këshillin e Evropës organizoi Simpoziumin për
Politikat Rinore në Europën Juglindore me pjesëmarrjen e 70 të rinjve nga evropa
juglindore.
Konferencë për tolerancën fetare me fokus roli i të rinjve në dimensionin
fetar të dialogut ndërkulturor
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në bashkëbunim me Këshillin e
Evropës, organizoi takimin me temë “Të marrim përgjegjësitë për Europën e së
nesërmes; roli i të rinjve në dimensionin fetar të dialogut ndërkulturor”.
Të pranishëm në aktivitet ishin, rreth 80 përfaqësues nga vende të ndryshme të Europës,
përfaqësues nga KiE, përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare, si dhe përfaqësues nga
organizatat rinore të vendit tonë. Qëllim i këtij aktiviteti ishte promovimii vlerës së
tolerancës fetare dhe forcimi i rolit të të rinjve në dimensionin fetar të dialogut
ndërkulturor.
15
Objektivat e Ministrisë për vitin 2013
Në fushën e trashëgimisë: (1) Përfundimi i muzeut Arkeolgjik Durrës, (2) përfundimi i
Muzeut të Genocidit Shkodër dhe (3) përfundimi i projektit dhe fillimi i punimeve për
Muzeun e Burgut në Spaç.
Në fushën e Artit dhe Kulturës: (1) Kremtimi i 1700 vjetorit të Ediktit të Milanos për
lirinë fetare; (2) Ngritja e memorialit të viktimave të komunizimit; (3) ngritja e shtatores
së Dom Nikollë Kacorrit; (4) Monumenti kushtuar Kongresit të Lushnjës;
Në fushën e Turizimit: (1) Futja e Sistemit Gjeografik të Informacionit në faqen e
internetit e MTKRS dhe institucioneve të specializuara të varësisë; (2) Hartimi i
Strategjisë për Zhvillim e Sektorit të Turizimit për periudhën 2013 – 2020.
Në fushën e Sportit: (1) Organizmin në Shqipëri të Kampionatit Evropian për të Rritur
në sportin e Peshëngritjes në datat 5 – 14 Prill 2013; (2) Organizimin në Shqipëri të
Kupës së Botës në sportin e mundjes në Tetor 2013; (3) Pjesëmarja në Lojrat
Mesdhetare në Turqi 2013; (4) krijimin e ligës së përbashkët në futboll Shqipëri –
Kosovë.