MOBILIZIMI DHE ANGAZHIMI I KOMUNITETIT PËR MË SHUMË
-
Upload
others
-
View
3
-
Download
1
Embed Size (px)
Citation preview
2Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri
nga vendim-marrësit
© CRCA / DCI SHQIPERI
Shënim mbi copyright:
Mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë Publikim jo
domosdoshëmrisht përfaqësojnë mendimet, opinionet apo politikat e
botuesve apo të Olof Palme International Center.
Ky botim është përgatitur nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të
Fëmijëve në Shqipëri (CRCA / DCI Shqipëri), me mbështetjen
financiare të Olof Palme International Center.
Botuar në Shqipëri nga: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të
Fëmijëve / Mbrojtja Ndërkombëtare e Fëmijëve – Seksioni i
Shqipërisë, në kuadër të programit “Tirana: Qyteti im-Zëri im”, i
financuar nga Olof Palme International Center, Suedi.
Redaktuar nga: Altin HAZIZAJ (MA) Përgatitur nga: Etleva Bisha (MA)
Design & Layout: Artan Karoli
3Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri
nga vendim-marrësit
PËRMBAJTJA
FALENDERIME
.................................................................................................................................
4 HYRJE
..............................................................................................................................................
5
PJESA E PARË
...................................................................................................................................
7 PJESËMARRJA NË VENDIM-MARRJEN LOKALE
................................................................................
7 TË DREJTAT E KOMUNITETIT DHE PËRGJEGJËSITË E AUTORITETEVE VENDORE
..............................7
1. Kuptimi i pjesëmarrjes
.........................................................................................................
8 2. Përse është e rëndësishme pjesëmarrja e komunitetit në
vendim-marrjet lokale? ............8 3. Roli i autoriteteve vendore
në nxitjen e pjesëmarrjes së komunitetit në vendim-marrje
...9
3.1 Kuptimi i qeverisjes lokale
.................................................................................................
9 3.2 Njohim Njësitë e Qeverisjes Vendore
................................................................................
9 3.3. Funksionet e Njësive të Qeverisjes Vendore
..................................................................10
3.4. Garantimi i pjesëmarrjes së komunitetit në vendim-marrje
..........................................11 4. Pjesëmarrja dhe
roli i i qytetarëve në zhvillimin e demokracisë
....................................13
PJESA E DYTË
.................................................................................................................................
17 MOBILIZIMI SOCIAL
......................................................................................................................
17
1. Mobilizimi Social në Përputhje me
Objektivat...................................................................18
1.1 Mobilizuesi Social
............................................................................................................
19 1.2 Detyrat e Mobilizuesit Social
...........................................................................................
19 1.3 Mobilizimi Social si Proçes
..............................................................................................
20 1.4 Sa kohë ju duhet për të formuar grupet?
........................................................................21
2. NGA MOBILIZIMI SOCIAL TEK ANGAZHIMI QYTETAR
............................................................22 2.1.
Çfarë do të thotë Angazhim Qytetar?
............................................................................22
2.2. Mekanizmat institucionalë
............................................................................................
23 2.3. Mekanizmat për Përgjegjshmëri Sociale
........................................................................23
2.4 Roli i shoqërisë civile në zbatimin e mekanizmave të
përgjegjshmërisë sociale ............24
PJESA E TRETË
...............................................................................................................................
27 MODELI I PËRFSHIRJES DHE NDIKIMIT MBI POLITIKAT LOKALE
....................................................27
Hyrje
.........................................................................................................................................
27 Modeli
.......................................................................................................................................
28
ANEKS 1
........................................................................................................................................
33 PJESË NGA LIGJI PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES
VENDORE .................33
BIBLIOGRAFI
.................................................................................................................................
35
4Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri
nga vendim-marrësit
FALENDERIME
Manuali i Trainimit “Mobilizimi dhe angazhimi i komunitetit për më
shumë përgjegjshmëri nga vendim-marrësit” u përgatit nga Qendra për
Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), me qëllim
që t’i vijë në ndihmë të rinjve dhe të rejave anembanë Shqipërisë
që duan të marrin pjesë aktivisht të jetën politike lokale dhe
kombëtare, grave dhe vajzave që duan të ndryshojnë proceset
politike e që duan që mënyrë aktive të ndryshojnë jetën e grave dhe
vajza anembanë vendit. Manuali është i vlefshëm për përfaqësuesit e
shoqërisë civile, aktivistët e partive politike dhe të gjithë ata
që kanë interes në mobilizimin dhe angazhimin social të
komuniteteve.
Mungesa e transparencës në politike, korrupsioni, komunikimi jo
etik dhe fyes në jetën politike në Shqipëri, shpesh i step
qytetarët, të rinjtë e të rejat, gratë e burrat, që të marrin pjesë
aktive në jetën politike të komuniteteve të tyre lokale apo edhe më
tej. Një pjesë e mirë e njerëzve zgjedhin që ta shprehin
pakënaqësinë e tyre për politikën në tërësi, jo nëpërmjet
pjesmarrjes në të, por nëpërmjet mjeteve të medias sociale e
ndonjëhere duke mos bërë asgjë. Apatia politike krijon të gjitha
hapësirat dhe mundësitë që jeta politike të bëhet akoma më pak
transparente, më e dhunshme dhe më e korruptuar.
Manuali u përgatit nga znj. Etleva Bisha, Master në Studime
Europiane dhe eksperte e jashtme pranë CRCA. Znj. Bisha ka njohuri
të thelluara në fushat e menaxhimit dhe drejtimit të partive
politike, marrëdhënieve me publikun, politikave të sigurisë etj.
Ajo bashkëpunon prej vitesh me CRCA dhe organizata të tjera si
trainere mbi fuqizimin e rolit të gruas në partitë politike dhe
rritjen e pjesëmarrjes së saj në vendim-marrje. Është bashkë-autore
në disa Manuale të përgatitura nga zyra jonë dhe autore e një sërë
studimesh mbi pjesëmarrjen e grave në zgjedhje dhe në
politikë.
CRCA vendosi që me ndihmën e një eksperteje që e njeh mirë jetën
politike shqiptare, të propozojë mjete dhe mënyra sesi të gjithë
ata që duan të ndryshojnë politikë-bërjen në Shqipëri, mund të
gjejnë mënyrën e tyre për të marrë pjesë në jetën politike, duke
mobilizuar komunitetet që t’i bëjnë politikanët më të përgjegjshëm
dhe më llogari-dhënës përballë qytetarëve. Ne shpresojmë që ky
Manual t’ia ketë arritur qëllimit për të cilin është
përgatitur.
Sinqerisht,
5Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri
nga vendim-marrësit
HYRJE
Mobilizimi social dhe angazhimi qytetar në thelb janë rrugë përmes
të cilave kanalizohet përfshirja e qytetarëve në vendim-marrjet
politike.
Kjo e drejtë e qytetarëve për tu përfshirë në vendim-marrje buron
nga thelbi i demokracisë i përkufizuar nga Abraham Lincoln si “një
qeverisje e popullit, nga populli dhe për popullin”. Ky përkufizim
qartësisht e lidh qeverisjen me popullin, duke nxjerrë qartë në pah
forma të ndryshme të demokracisë: e drejtpërdrejtë (qeverisje e
popullit), përfaqësuese (nga populli dhe për popullin, pra përmes
të zgjedhurve nga populli).
Demokracia me pjesëmarrje1 synon të krijojë mundësi për të gjithë
pjestarët e një shoqërie për të kontribuar realisht në procesin e
marrjes së vendimeve nga autoritetet përgjegjëse, si dhe tu
garantojë të gjithë atyre akses/përfitime të barabarta tek/nga
shërbimet që ofrohen nga autoritetet. Pjesëmarrja e tyre në thelb
garanton ushtrimin e të drejtave bazë të qytetarisë2, që sipas
Marshall3 janë: të drejtat civile, të drejtat politike dhe të
drejtat shoqërore. Të drejtat civile ai i konsideron si të drejta
të nevojshme për lirinë individuale dhe në të përfshihen: e drejta
e fjalës, e drejta e mbledhjes, liria e lëvizjes, e drejta e
ndërgjegjes, e drejta për barazi përpara ligjit dhe e drejta e
pronës. Të drejtat politike i lejojnë individit mundësinë të marrë
pjesë në jetën politike dhe ato janë: e drejta e votës, e drejta
për të pasur zgjedhje dhe e drejta për të pasur poste publike. Të
drejtat shoqërore i garantojnë individit një status shoqëror
minimal duke mundësuar bazën e ushtrimit të të drejtave civile dhe
politike.
Është lehtësisht e kuptueshme që për të mundësuar zbatimin e këtyre
të drejtave, përveç mekanizmave ligjore e institucionale të
formuluara e ngritura nga vendim-marrësit (përfaqësues të
popullit), nevojitet edhe roli aktiv i vetë qytetarëve.
“Pjesëmarrja e barabartë demokratike, kanë shpjeguar Verba,
Schmolzen dhe Brady (1995),.., kërkon që zërat e qytetarëve në
politikë duhet të jenë të qartë, të fortë dhe të barabartë: të
“qartë”, në mënyrë që politikanët ta marrin vesh se çfarë duan dhe
për çfarë kanë nevojë qytetarët; “të fortë”, që politika t’ua vërë
veshin; “të barabartë”, për të arritur idealin e përgjegjshmërisë
jodiskriminuese4”.
Ky Manual synon ta adresojë pikërisht këtë nevojë për të qartësuar,
forcuar dhe dhënë shanse të barabarta çdo qytetari. Manuali
fokusohet tek mobilizimi social dhe angazhimi qytetar, pasi siç
shpjeguam që në fillim ato janë rrugë përmes të cilave kanalizohet
përfshirja e qytetarëve në vendim- marrje. Përveçse jep një kuptim
të qartë të tyre, Manuali ofron edhe mjete e teknika që mundësojnë
mobilizimin dhe angazhimin e komunitetit lokal për të ndikuar mbi
politikat lokale dhe monitoruar e kërkuar përgjegjshmëri nga
vendim-marrësit.
Manuali do ti shërbejë drejtpërsëdrejti grupeve të aktivistëve të
rinj të ngritur nga Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave
dhe të Rinjve në Politikë, të cilët po punojnë për të mundësuar
realisht pjesmarrjen e grave dhe të rinjve në vendim-marrjet në
Bashkinë e Tiranës, por ai mund të përdoret gjithashtu edhe nga
aktivistë të shoqërisë civile, që janë angazhuar në drejtim të
pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimarrje.
Përgatitja e këtij Manuali është produkt i një studimi cilësor të
mbështetur mbi publikime në fushën e demokracisë me pjesëmarrje, si
dhe të praktikave egzistuese që identifikojnë mekanizmat e
përdorura për ta bërë pjesëmarrjen e komuniteteve në vendimarrje të
mundshme.
1 Për për shumë mbi demokracinë me pjesëmarrje referoju Manulit
“Pjesmarrja e të Rinjve dhe Grave në Vendimarrjet Lokale”, publikim
i Koalicionit për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në
Politikë”, dhjetor 2011 2 Qytetaria përkufizohet si një marrëdhënie
mes shtetit dhe individit, ku të dy janë të lidhur së bashku prej
të drejtave dhe detyrave
reciproke. 3 Cituar nga Heywood. A., “Politika”, Instituti për
Studimet Publike dhe Ligjore, Botimet Dudaj, 2008, fq.439 4 Cituar
nga Schmidt, G. M., “Teoritë e Demokracisë”, publikim i BOTART,
faqe 246
7Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri
nga vendim-marrësit
PJESA E PARË
8Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri
nga vendim-marrësit
1. Kuptimi i pjesëmarrjes
Është e vështirë të japësh një përkufizim të plotë dhe shterues mbi
pjesëmarrjen. Studiues të ndryshëm e përkufizojnë atë shpesh në
përputhje me kontekstin në të cilin ndodh pjesëmarrja. Për disa
është çështje parimi, për disa të tjerë çështje praktike. Shpesh
termi pjesëmarrje modifikohet me mbiemrin që e shoqëron si
pjesëmarrje e komunitetit, pjesëmarrje e qytetarëve, pjesëmarrje
publike, apo pjesëmarrje në vendimarrje.
Sipas wikipidia, pjesëmarrja5 në shkencat sociale i referohet
mekanizmave të ndryshëm që përdoren me qëllim që publiku të shprehë
opinionet e tij- dhe mundësisht të ndikojë – mbi vendimet politike,
ekonomike, menaxhimit dhe vendimeve të tjera sociale.
Brager, Specht, and Torczyner6 e përkufizojnë pjesëmarrjen si një
mjet për të edukuar qytetarët dhe për të rritur aftësitë e tyre.
Ajo është një mjet për të ndikuar mbi vendimet që ndikojnë mbi
jetën e qytetarëve dhe një mundësi për të transferuar pushtetin
politik.
Një tjetër studiues, Armitage e përkufizon pjesëmarrjen e
qytetarëve si një proces përmes të cilit qytetarët veprojnë në
përgjigje të shqetësimeve publike, shprehin opinionet e tyre mbi
vendimet që ndikojnë mbi ta dhe marrin përgjegjësi për të sjellë
ndryshime në të mirë të komunitetit.
Pran Manga and Wendy Muckle (Chappel, 1997) sygjerojnë se
pjesëmarrja qytetare mund të jetë një përgjigje ndaj ndjesisë
tradicionale të pafuqisë që ndjen publiku në përgjithësi kur bëhet
fjalë për të ndikuar mbi vendimet e qeverisë: “njerëzit shpesh
ndjejnë se shërbimet e shëndetit dhe ato sociale janë jashtë
kontrollit të tyre pasi vendimet merren jashtë komunitetit të tyre
nga burokrat dhe teknokratë të panjohur.”
Në funksion të qëllimit të këtij Manuali ne do të fokusohemi në
vijim tek pjesëmarrja e komunitetit në vendim-marrje.
2. Përse është e rëndësishme pjesëmarrja e komunitetit
në vendim-marrjet lokale?
Pjesëmarrja rrit efiçencën e përdorimit të burimeve nga ana e
autoriteteve lokale: Pjesëmarrja mundëson një proces të vazhdueshëm
komunikimi mes vendimarrësve dhe
komuniteteve, duke u dhënë mundësi vendimarrësve që të jenë
koherent dhe të njohin nevojat dhe prioritetet e komuniteteve
lokale. Këto nevoja dhe prioritete vendimarrësit i mbajnë në
konsideratë në planifikimin e fondeve lokale, pra duke orientuar
përdorimin e burimeve sipas nevojave reale të komunitetit.
Pjesëmarrja, një mjet për të luftuar korrupsionin: Pjesëmarrja
zhvillohet përmes rrugëve që nxisin komunikimin mes komunitetit
dhe
autoriteteve lokale. Element i rëndësishëm i këtij komunikimi është
informimi i ndërsjelltë mes komunitetit (për nevojat dhe
pritshmëritë e tij) dhe autoriteteve vendore (mbi burimet që ka në
dispozicion, mundësitë për të përballuar kërkesat e komunitetit, si
dhe mbi aktivitetin që zhvillon). Informimi i vazhdueshëm ul
ndjeshëm shanset për korrupsion, ndërkohë që niveli i ulët i
korrupsionit sjell edhe përdorim të plotë të burimeve lokale në
favor të komunitetit, do të thotë efektivitet në qeverisje.
5 http://en.wikipedia.org/wiki/Participation_(decision_making) 6
“Community organizing” Columbia University Press; 2nd edition
(April 15, 1987);
9Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë përgjegjshmëri
nga vendim-marrësit
Pjesëmarrja gjeneron ide të reja për zhvillim: Komunikimi që lind
mes komunitetit dhe vendimarrësve apo autoriteteve jep
mundësinë
edhe të gjenerimit të ideve të reja që vijnë nga vetë pjestarët e
komunitetit, të cilat të zbatuara siç duhet përmirësojnë cilësinë e
jetës së komunitetit.
Pjesëmarrja rrit mbështetjen e pjestarëve të komunitetit ndaj
sistemit politik: Komuniteti edukohet dhe fillon të mendojë në
mënyrë kritike dhe krijuese në përpjekjen për
të gjetur rrugëzgjidhje të reja të problemeve që i shqetësojnë të
gjithë.
3. Roli i autoriteteve vendore në nxitjen e pjesëmarrjes së
komunitetit
në vendim-marrje
3.1 Kuptimi i qeverisjes lokale Pushteti vendor7 siguron qeverisjen
në një nivel sa më afër shtetasve nëpërmjet:
njohjes së ekzistencës së identiteteve dhe vlerave të ndryshme të
bashkësive; respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të
shtetasve të sanksionuara në Kushtetutë
ose në ligje të tjera; zgjedhjes së llojeve të ndryshme të
shërbimeve dhe lehtësirave të tjera publike vendore në
dobi të bashkësisë; ushtrimit efektiv të funksioneve, kompetencave
dhe realizimit të detyrave nga organet e
qeverisjes vendore; realizimit të shërbimeve në forma të
përshtatshme; nxitjes efektive të pjesëmarrjes së bashkësisë në
qeverisjen vendore.
Siç vihet re vetë ligji parashikon se pushteti vendor mund të
siguroj qeverisjen sa më afër nevojave dhe kërkesave të shtetasve
edhe nëpërmjet nxitjes së pjesëmarrjes së komuniteteve në
qeverisjen lokale.
Qytetarëve nuk u duhet dhënë vetëm mundësia për të marrë pjesë në
qeverisje, po ata edhe duhet të nxiten që ta bëjnë një gjë të
tillë. Kjo nxitje është detyrim sa i autoriteteve vendore, përmes
ndërtimit dhe zbatimit të mekanizmave që e garantojnë një mision të
tillë, ashtu edhe shoqërisë civile si një mjet i rëndësishëm në
sistemet demokratike për të mobilizuar e angazhuar grupet e
interesit në veçanti e qytetarët në përgjithësi.
3.2 Njohim Njësitë e Qeverisjes Vendore
Njësitë e Qeverisjes Vendore në Shqipëri janë: Komuna, Bashkia,
Qarku, nëndarjet.
Komuna: Unitet administrativo-territorial dhe bashkësi banorësh, si
rregull në zona rurale dhe në raste të veçanta në zona urbane.
Nëndarjet e Komunës janë në fshatra dhe në raste të veçanta në
qytete. Bashkia: Unitet administrativo-territorial dhe bashkësi
banorësh kryesisht në zona urbane dhe në raste të veçanta përfshin
dhe zonat rurale. Nëndarjet e Bashkisë: lagje me mbi 15 mijë
banorë, fshati mbi 2000 banorë.
Qarku: Unitet administrativo-territorial i cili përbëhet nga disa
Komuna dhe Bashki me lidhje gjeografike, tradicionale, ekonomike,
sociale dhe interesa të përbashkëta. Nëndarjet e qarkut:
rrethi.
7 Neni 3 i Ligjit Nr.8652, datë 31.7.2000 “Për Organizimin dhe
Funksionimin e Qeverisjes Vendore”
http://www.pad.gov.al/legjislacioni/21QeverisjaVendore.pdf
10Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë
përgjegjshmëri nga vendim-marrësit
Organet e njësive të qeverisjes vendore8
Njësitë e Qeverisjes Vendore përbëhen nga organet përfaqësuese dhe
organet egzekutive.
Njësia e Qeverisjes Organet përfaqësuese Organet egzekutive Bashki
Këshilli Bashkiak Kryetari i Bashkisë Komuna Këshilli Komunal
Kryetari i Komunës Qarku Këshilli i Qarkut Kryetari dhe Kryesia e
Këshillit
të Qarkut
Ndryshe nga Këshilli i Bashkisë dhe i Komunës, anëtarët e të cilëve
zgjidhen me zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe me
votim të fshehtë, sipas mënyrës së parashikuar në Kodin Zgjedhor të
Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Qarkut krijohet me përfaqësues
nga organet e zgjedhura të komunave dhe bashkive që e përbëjnë atë,
sipas mënyrës së përcaktuar në Kushtetutë dhe në kreun IX të ligjit
“Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”.
3.3. Funksionet e Njësive të Qeverisjes Vendore Njësitë e
Qeverisjes Vendore kryejnë funksione të veta, të përbashkëta dhe
funksione të deleguara.
Sipas nenit 10 të ligjit: “Komuna dhe bashkia kanë kompetenca të
plota administrative, shërbimi, investimi dhe rregullatore për
funksionet e veta të përcaktuara në këtë nen.” Megjithatë,
kompetencat për kryerjen e funksioneve të veta, Komuna dhe Bashkia
i ushtrojnë duke respektuar politikat kombëtare dhe rajonale. Për
këto funksione, pushteti qendror mund të vendosë standarde e norma
specifike kombëtare me qëllim ruajtjen e interesave kombëtarë, por
këto standarde e norma nuk mund të cenojnë ose kufizojnë autonominë
e komunave dhe bashkive në çështje me interes vendor.
Në funksionet e veta të Komunave dhe të Bashkive përfshihen:
1. Infrastruktura dhe shërbimet publike 2. Shërbimet me karakter
social, kulturor e sportive 3. Zhvillimi ekonomik vendor 4. Rendi
dhe mbrojtja civile
Sipas nenit 11 të ligjit, Komuna dhe Bashkia kryejnë funksione të
përbashkëta me pushtetin qendror, për:
arsimin parashkollor dhe parauniversitar; sistemin e shërbimit
parësor shëndetësor dhe mbrojtjen e shëndetit publik; kujdesin
social, zbutjen e varfërisë dhe garantimin e funksionimit të
institucioneve përkatëse; rendin publik dhe mbrojtjen civile;
mbrojtjen e mjedisit; funksione të tjera të përbashkëta, sipas
mënyrës së përcaktuar me ligj.
Funksione dhe kompetenca të deleguara Funksionet dhe kompetencat e
deleguara janë të detyrueshme ose jo të detyrueshme:
Funksione dhe kompetenca të detyrueshme janë ato të përcaktuara me
ligj. Institucionet qendrore në këtë rast përcaktojnë edhe
proçedurat e zbatimit si dhe të kontrollit mbi zbatimin e
tyre.
Funksionet dhe kompetencat jo të detyrueshme, delegohen mbi bazën e
një marrëveshjeje midis njësisë së qeverisjes vendore përkatëse dhe
institucionit qendror përgjegjës me ligj për këtë funksion ose
kompetencë.
Institucionet qendrore u garantojnë njësive të qeverisjes vendore
mbështetjen e nevojshme financiare për ushtrimin e funksioneve dhe
kompetencave të deleguara.
8 Neni 6 i ligjit Nr.8652, datë 31.7.2000 “PËR ORGANIZIMIN DHE
FUNKSIONIMIN E QEVERISJES VENDORE”
11Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë
përgjegjshmëri nga vendim-marrësit
3.4. Garantimi i pjesëmarrjes së komunitetit në vendim-marrje
Të zgjedhurit vendor nën trysninë e garës elektorale nisin gjatë
fushatës elektorale një proces të njohjes së shqetësimeve dhe
problemeve të komuniteteve që ata synojnë të përfaqësojnë. Ligji
ndërkohë ka krijuar të gjitha kushtet që ky dialog e komunikim i
nisur mes kandidatëve dhe komunitetit, së bashku me pjesëmarrjen e
qytetarëve që e ka zanafillën tek votimi të vijoj edhe pas
përfundimit të fushatës.
Edhe pse të zgjedhurit vendorë (kryetarët e Bashkive dhe Komunave
dhe anëtarët e këshillave bashkiak) u kanë prezantuar komuniteteve
programet e tyre elektorale gjatë fushatës, që përbëjnë bazën e
programit të qeverisjes vendore (të fituesve), këto programe nuk
janë të paprekshme, përkundrazi ato duhet të përditësohen dhe
zhvillohen vazhdimisht në përputhje me zhvillimet lokale dhe me
nevojat e pritshmëritë e komuniteteve për të cilat ato programe
janë hartuar. Për të qenë koherent me nevojat dhe pritshmëritë e
komuniteteve lokale ndaj qeverisjes lokale, autoritetet vendore
duhet të ndërtojnë mekanizma specifik dhe efektiv. Rruga për ta
bërë realitet përfshirjen e qytetarëve në vendimarrjet
lokale:
1. Etika e të zgjedhurve vendorë
Të zgjedhurit vendorë duhet të kuptojnë se momenti i marrjes së
detyrës i kthen ata nga thjesht përfaqësues të një force politike,
në përfaqësues dhe mbrojtës të interesave të gjithë komunitetit.
Kjo nënkupton që në të gjithë punën e tyre ata duhet të orientohen
nga përmbushja e interesave të komunitetit, duke mbajtur në
konsideratë edhe nevojat specifike të grupeve më vulnerabël të tij.
Jo më kot ligji ofron këtë formulim të betimit të këshilltarëve9
vendorë:
“Betohem, në emër të zgjedhësve që përfaqësoj, të mbroj Kushtetutën
e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e saj. Betohem se në të
gjithë veprimtarinë time do të udhëhiqem nga interesat e shtetasve
të komunës ose bashkisë (emri i komunës ose bashkisë përkatëse) dhe
do të punoj me ndershmëri e përkushtim për zhvillimin dhe rritjen e
mirëqenies së tyre.”
Etika nënkupton gjithashtu edhe që vendimarrësit të vendosin të
mirën publike mbi interesat e tyre vetjake.
2. Informimi i komuniteteve
Informimi i komuniteteve është hapi i parë drejt përfshirjes së
tyre në vendimarrje. E drejta e publikut për tu informuar nga
autoritetet vendore nuk është thjesht një detyrim ligjor, por edhe
domosdoshmëri për të rritur efektivitetin e qeverisjes. Kjo për
disa arsye:
Një qytetar i informuar ndërton pritshmëri realiste ndaj punës së
strukturës vendore. Ti japësh publikut informacion objektiv e
ndihmon atë të kuptoj problemet, alternativat, mundësitë dhe
zgjidhjet.
Një qytetar i informuar nxitet të ndërveprojë me strukturën
vendore, madje edhe të formulojë ide e sygjerime për ndryshime e
përmirësime që mund të ndikojnë mbi gjithë komunitetin.
Informimi publik rrit transparencën e aktivitetit të strukturave
vendore, duke krijuar kështu premisa të rëndësishme për të luftuar
korrupsionin. Të mos harrojmë që një ndër efektet e korrupsionit
është kufizimi i burimeve lokale dhe i të mirave të prodhuara për
komunitetin, duke ulur efektivitetin e qeverisjes.
9 Ligji Nr.8652, datë 31.7.2000 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E
QEVERISJES VENDORE, Betimi i Këshilltarit
12Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë
përgjegjshmëri nga vendim-marrësit
Për të kuptuar rëndësinë e informimit....
Eksperimenti i Kopenhagenit nga Lassen10
Kopenhageni përbëhet nga 15 rajone. Në këtë eksperiment katër
rajone u informuan intensivisht mbi efektet e decentralizimit.
Njëmbëdhjetë rajonet e tjera u trajtuan si grup kontrolli (pra ato
nuk morrën informacionin e dhënë katër rajoneve të tjera). Katër
rajonet që morrën informacionin patën një përqindje shumë më të
lartë të pjesëmarrjes në referendumin mbi decentralizimin në
krahasim me grup kontrollin.
Për ta bërë realitet informimin e komuniteteve vendore,
administrata lokale duhet:
1. Të ndërtojë njësi të specializuara, pjesë të strukturës së
brendshme organizative që mundësojnë informimin e publikut dhe
komunikimin me të. Të tilla njësi janë: Drejtoritë/ sektorët e
komunikimit me median dhe publikun, zyrat e ankimit qytetar
etj.
2. Njësitë e krijuara duhet të bashkëpunojnë me të gjitha
strukturat e tjera të Bashkisë / Komunës për të identifikuar
programet / dokumentat /aktivitetet / iniciativat të cilat duhet të
bëhen publike. Kjo njësi mban gjithashtu në konsideratë edhe
paketën ligjore në këtë drejtim (Ligji për të Drejtën e Informimit
etj).
3. Njësitë identifikojnë dhe ndërtojnë gjithashtu rrugët që do të
ndjekin për të informuar komunitetet, duke mbajtur në konsideratë
burimet dhe mundësitë e Bashkisë/Komunës, si dhe rrugët që përdor
komuniteti për tu informuar. Rrugë të tilla mund të jenë:
interneti, gazetat, televizionet, fletëpalosjet, publikime në vende
publike etj.
3. Përfshirja në vendim-marrje
Përfshirja e komunitetit në vendimarrjet lokale mund të ketë forma
të ndryshme: Konsultim, në procesin e marrjes së vendimeve që
ndikojnë drejtpërdrejt mbi komunitetin, Bashkëpunim, të jesh
partner me publikun në çdo aspekt të vendimarrjes përfshirë
zhvillimin
e alternativave dhe identifikimin e zgjidhjeve të preferuara.
Bashkëpunimi është efektiv veçanërisht në procesin e zbatimit të
vendimeve që prekin drejtpdrejt komunitetin,
Përfshirje, është shumë më e gjerë se dy format e lartpërmendura
dhe nënkupton angazhimin e komunitetit në të gjitha hallkat e
marrjes së vendimeve nga autoritetet lokale-identifikimin e
nevojave, përcaktimin e prioriteteve, formulimin e vendimit,
zbatimin dhe monitorimin e vendimit.
Rrugët që e bëjnë reale përfshirjen e komunitetit në vendimarrjet
lokale:
1. Pyetësorë me target komunitetin: u krijojnë mundësinë
autoriteteve vendore të kuptojnë qëndrimin/opinionin e komunitetit
në lidhje me një apo disa çështje lokale, të identifikojnë
shqetësimet e komunitetit, apo të masin nivelin e
kënaqësisë/pakënaqësisë me shërbimet që ofrohen nga struktura
lokale.
2. Fokus grupe: është diskutim në një tryezë të përbashkët me
përfaqësues të komunitetit (të përzgjedhur në përputhje me çështjet
për të cilat synohen të mblidhen të dhëna) për të marrë ide dhe
opinione mbi çështje lokale.
3. Dëgjesa Publike: Janë takime publike të drejtuesve, të
zgjedhurve dhe strukturës vendore me komunitetin që u krijojnë
mundësi pjestarëve të komunitetit të shprehin shqetësimet e tyre
mbi zhvillimet lokal, vendimet apo çështje specifike lokale.
10 Lassen ,D.D. (2005). ‘The Effect of Information on Voter
Turnout: Evidence from a Natural Experiment’. In American Journal
of Political Science, 49:103-18.
13Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë
përgjegjshmëri nga vendim-marrësit
4. Komisionet Qytetare: Këto Komisione synojnë të forcojnë
marrëdhëniet mes të zgjedhurve vendorë/strukturës vendore me
komunitetit përmes angazhimit të qytetarëve në zhvillimin e
politikave ose programeve, duke i pasuruar ato me prespektiva dhe
këndvështrime të ndryshme të komunitetit.
5. Konsultimi me komunitetin: I referohet një procesi që ndodh
përpara marrjes së një vendimi të rëndësishëm lokal, i cili i jep
mundësinë pjestarëve të komunitetit të japin këndvështrimin e tyre
dhe të komentojnë përpara marrjes së vendimit përfundimtar.
4. Pjesëmarrja dhe roli i i qytetarëve në zhvillimin e
demokracisë
Duket sikur përfshirja e qytetarëve në vendimarrje është një
detyrim që kërkon angazhimin, edhe ligjor, të një ”pale”: pushtetit
vendor (në këndvështrimin e këtij Manuali). Por në fakt për tu bërë
realitet përfshirja e komunitetit/qytetarëve në vendimarrjet lokale
kërkon angazhimin edhe të ”palës” tjetër: vetë komunitetit.
Barra më e madhe e përgjegjësisë për përfshirjen e qytetarëve në
vendimarrjet lokale bie mbi autoritetet vendore, megjithatë edhe
qytetarët duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për të garantuar
përfshirjen e tyre aktive në procese nga të cilat merren vendime që
ndikojnë mbi jetën e tyre. Kjo përgjegjësi qytetare për tu
përfshirë në vendimarrje ka disa rrugë për tu zhvilluar (rrugë që
nuk përjashtojnë njëra – tjetrën, përkundrazi):
Qytetarët duhet ta shohin përshirjen e tyre në vendimarrje si pjesë
të rolit që ata duhet të luajnë në zhvillimin e demokracisë në
Shqipëri. Në demokraci çdo qytetar ka disa të drejta bazë dhe
shteti nuk mund tua marrë ato. Të drejtat garantohen nga ligji
ndërkombëtar, nga Kushtetuta madje edhe ligje specifike
kombëtare.
Çdonjëri prej nesh:
ka të drejtën të besojë, të thotë e të shkruaj lirshëm atë që
mendon, ka të drejtën të gëzoj kulturën e tij bashkë me pjesëtarët
e tjerë të grupit të tij, edhe kur ky
grup është në minorancë, ka të drejtën të lidhet me njerëz të tjerë
e të formojë organizatën e tij/saj, përfshirë edhe
sindikatat, ka të drejtën të marrë pjesë në tubime e të protestoj
kundër veprimeve të atyre që na
qeverisin, në mënyrë paqësore duke respektuar ligjin dhe të drejtat
e shtetasve të tjerë, Ka të drejtë të informohet mbi vendime apo
veprime të vendimarrësve që ndikojnë mbi
jetën e tij, Ka të drejtë të përfshihet në jetën publike, politike,
shoqërore e sociale;
Roli kyç i qytetarëve në një shoqëri demokratike është pjesëmarrja
në jetën publike. Për të qenë aktiv qytetarët duhet së pari të
informohen mbi çështjet publike (shih roli i autoriteteve), të
vëzhgojnë me kujdes se si e përdorin pushtetin drejtuesit politik
dhe përfaqësuesit e mandatuar prej tyre, si dhe të shprehin
opinionin, këndvështrimin e tyre mbi mënyrën se si qeverisen dhe
mbi të gjitha mbi cilësinë e qeverisjes.
14Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë
përgjegjshmëri nga vendim-marrësit
Votimi në zgjedhje, i të gjithë atyre që gëzojnë të drejtën e
votës, është një detyrë e rëndësishme qytetare dhe një nga
elementët e rëndësishëm ku zë fill pjesëmarrja. Votimi është një
akt demokratik i mandatimit të një apo një grup individësh apo
partish politike për të qeverisur një njësi të caktuar të
qeverisjes vendore (në zgjedhjet lokale) apo për të qeverisur
vendin (në zgjedhjet e përgjithshme). Për të votuar me mençuri çdo
qytetar duhet të dëgjoj së pari këndvështirmin dhe ofertën
qeverisësë të partive dhe kandidatëve të ndryshëm dhe më pas të
vendos se për kë të votoj.
Mandatimi i një apo disa individëve apo partive politike për të
marrë vendime për dhe në favor të të gjithë komunitetit (në rastin
e të zgjedhurve në nivel vendor) nuk mjafton për të garantuar një
qeverisje tejet efektive dhe që mban në konsideratë interesin dhe
nevojat e të gjithë pjesëtarëve të komunitetit. Kjo sepse nevojat e
komunitetit janë të shumëllojshme dhe të ndryshueshme në kohë e si
të tilla të mandatuarit duhet të jenë vazhdimisht në koherencë me
këto zhvillime për ti adresuar ato sa dhe siç duhet. Kjo nënkupton
që vetë qytetarët duhet të kenë vullnetin për tu përfshirë
aktivisht në çdo iniciativë të ndërmarrë nga strukturat vendore në
funksion të përmbushjes së këtij objektivi (kur iniciativa të tilla
egzistojnë) apo të krijojnë presion mbi të mandatuarit apo
strukturat drejtuese lokale për të ndërtuar ato lloj mekanzimash që
mundësojnë komunikimin mes të dyja palëve, gjë që çon në
përfshirjen e tyre në vendimarrjet që ndikojnë në cilësinë e jetës
së komunitetit, pjesë e të cilit janë.
Përveç pjesëmarrjes në votim rrugët që një qytetar mund të ndjekë
për të qenë aktiv në jetën publike janë:
Informim i vazhdueshëm mbi zhvillimet lokale, aktivitetin e
autoriteteve lokale dhe vendimmarrjet lokale. Madje informimi duhet
të nis me njohjen e autoriteteve dhe përgjegjësive të të gjitha
strukturave të qeverisjes vendore11, nga të cilat në fakt burojnë
edhe pritshmëritë që kanë qytetarët ndaj këtyre
institucioneve.
Ndjekja e mbledhjeve të këshillit bashkiak. Këshilli Bashkiak merr
vendime të rëndësishme që lidhen me administrimin menaxhimin dhe
zhvillimin e jetës së komunitetit, prandaj qytetarët nuk duhet të
qëndrojnë indiferent ndaj zhvillimeve, vendimeve dhe aktivitetit të
tij. Mbledhjet e Këshillit Bashkiak sipas ligjit janë të hapura për
publikun me përjashtim të rasteve kur anëtarët e këshillit vendosin
me votë për zhvillimin e mbyllur të mbledhjes.
Tu drejtosh letra autoriteteve lokale që në thelb synojnë të rrisin
përgjegjshmërinë apo eficencën e tyre në shërbimet që i ofrojnë
komunitetit.
Të marrësh pjesë në tryeza, takime, debate dhe në proçese që
synojnë pjesëmarrjen efektive të komunitetit në vendimarrje lokale.
Ato mund të organizohen me iniciativën e strukturave/të zgjedhurve
vendor apo me iniciativën e shoqërisë civile, por mund të jenë
iniciativa që merren edhe nga një grup banorësh në përputhje me
problematikat e jetës së tyre si komunitet.
Të bëhesh pjesë e iniciativave që synojnë të rrisin
përgjegjshmërinë dhe eficencën e autoriteteve lokale. Këto
iniciativa mund të vijnë nga komuniteti apo shoqëria civile, të
zhvillohen nga format e thjeshta (letra etj) e deri tek ndërmarrja
e referendumeve për çështje me rëndësi jetike për
komunitetin.
11 Shih Aneks 1 mbi detyrat dhe përgjegjësitë që Ligji përcakton
mbi autoritetet vendore në Shqipëri.
15Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë
përgjegjshmëri nga vendim-marrësit
Një tjetër formë e pjesëmarrjes është anëtarësimi dhe përfshirja
aktive në organizata joqeveritare që njihen si ”shoqëria civile”.
Këto organizata përfaqësojnë një varietet interesash dhe besimesh:
fermerët, punonjësit, mjekët, mësuesit, biznemenët, besimtarët,
gratë, studentët, aktivistët e të drejtave të njeriut. Përfshirja
në to është një mundësi e mirë për të ndërmarrë inciativa të
mirëorganizuara e për të rritur shanset e ndikimit mbi
vendimarrësit dhe autoritetet lokale.
17Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë
përgjegjshmëri nga vendim-marrësit
PJESA E DYTË
18Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë
përgjegjshmëri nga vendim-marrësit
Hantington e përkufizon mobilizimin social si “dukurinë që shfaqet
tek masa e individëve për të zgjidhur e realizuar interesat e tyre
nëpërmjet aksioneve politike, ndryshe nga periudhat e kaluara, ku
interesi i masës së gjerë për pjesëmarrjen në hartimin e politikave
e në qeverisje ishte i papërfillshëm12”.
Në një këndvështrim praktik, për ta mundësuar mobilizimin social në
thelb elementët kryesorë të nevojshëm janë zhvillimi i:
a) aftësisë së qytetarëve për të pasur zë në vendimarrje;
b) aftësisë së institucioneve për t’ju përgjigjur nevojave të
qytetarëve
c) aftësisë së qytetarëve për të kërkuar përgjegjshmëri nga
vendimarrësit.
Për këtë arsye është e qartë që për të arritur angazhimin qytetar
është i nevojshëm një proces fuqizimi, i cili rrit aftësitë e
individëve dhe grupeve të ndryshme për tu angazhuar, për të ndikuar
mbi institucionet e për të rritur përgjegjshmërinë e këtyre
institucioneve, cilësia e punës së të cilave ndikon mbi jetën e
tyre. Këtë e konfirmon edhe përkufizimi vijues mbi mobilizimin
social:
“Mobilizim social13 do të thotë të organizosh individët në grupe
komunitare për të arritur qëllime dhe objektiva specifike, në
përputhje me nevojat lokale të identifikuara dhe objektivat e
programit ose projektit. Është një përpjekje për të bashkuar dhe
rritur kapacitetet njerëzore…” “Mobilizimi “i mirë” social fuqizon
pjestarët e grupit përmes proceseve demokratike të pjesëmarrjes dhe
veprimit, si dhe përmes ngritjes së kapaciteteve.”
1. Mobilizimi Social në Përputhje me Objektivat
Mobilizimi social kryhet mbi bazën e objektivave specifike prandaj
edhe proceset përmes të cilave kalon ai janë gjithashtu të
ndryshme. Prandaj është e rëndësishme që përpara fillimit të
procesit të mobilizimit social të përcaktoni qartë se çfarë do të
synoni të arrini përmes atij procesi.
Më poshtë vijojnë disa prej objektivave të mundshme të mobilizimit
social:
Të promovojë pjesëmarrjen qytetare në vendimarrje duke u krijuar
mundësinë të gjithëve, përfshirë të varfërve, grave e grupeve të
dizavatazhuara, të ndikojnë më shumë mbi vendimarrësit për çështjet
lokale, të shprehin këndvështrimin e tyre tek institucionet lokale
e të kërkojnë më shumë përgjegjshmëri nga vendimarrësit.
Të zhvillojë kapacitetet e të varfërve dhe të dizavantazhuarve për
të kuptuar të drejtat e tyre dhe për të kërkuar respektimin e
këtyre të drejtave nga vendimarrësit.
Të zhvillojë kapacitetet e komunitetit lokal për të qenë aktiv e
për tu përfshirë në procesin e planifikimit të burimeve lokale e
dialogut me autoritetet për ti shfrytëzuar burimet lokale sipas
nevojave e prioriteteve të komunitetit.
Të promovojë barazi gjinore dhe sociale në përfaqësimin e
interesave dhe alokimin e burimeve nga institucionet lokale dhe
vendimarrëse.
12 Cituar nga Filo, Ll., “Sistemi politik bashkëkohor –Europa”,
IDEART, fq.73 13 Biggs, S, Gurung, S, Messerschmidt, D. 2004, An
exploratory study of gender, social inclusion and empoëerment
through development groups and group-based organizations in Nepal:
building on the positive. GSEA Study, NPC, The Ëorld Bank and DFID,
Kathmandu,
http://ëëë.share4dev.info/ffsnet/documents/3283.pdf
19Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë
përgjegjshmëri nga vendim-marrësit
1.1 Mobilizuesi Social
Në thelb rolin e mobilizuesit social e luajnë organizatat
jo-qeveritare. Nga kuptimi që shpjeguam më lart mbi mobilizimin
social, del e qartë që ai është një proces përmes të cilit
zhvillohet një lidhje e rëndësishme mes kërkesave të qytetarëve dhe
reagimit të institucioneve shtetërore ndaj këtyre kërkesave. Roli i
mobilizuesit social qëndron pikërisht tek krijimi i premisave për
ta zhvilluar këtë lidhje, duke rritur kapacitetet e grupeve
komunitare për ti adresuar nevojat tek autoritetet, si dhe tek
lehtësimi i komunikimit të munguar mes të dyja grupeve
(autoritete-komunitet/grupe komunitare).
Arsyet kryesore që e bëjnë të nevojshëm rolin e mobilizuesit social
janë:
Mungesa e informimit të komunitetit mbi shërbimet që duhet të
ofrojnë strukturat qeverisëse mbetet një nga problemet kryesore që
ndikon mbi aksesin që ata kanë tek shërbimet. Ky është një problem
tejet madhor veçanërisht për grupe apo persona të dizavantazhuar
duke kontribuar kështu në përjashtimin e tyre social. Informacioni
zakonisht kontrollohet nga elitat si një mënyrë për të ruajtur
pushtetin dhe kontrolluar aksesin tek burimet. Mobilizuesi social
plotëson këtë boshllëk që në hapat e para të procesit.
Eventet që ulin në një tryezë palën kërkuese dhe ofruese mund të
ndodhin vetëm kur janë persona të jashtëm që e nxisin një gjë të
tillë, e lehtësojnë diskutimin dhe kur egzistojnë fonde për të
mbështetur tryeza të tilla.
Për rrjedhojë, funksioni kryesor i mobilizuesve social është
forcimi i zërit lokal dhe rritja e shanseve që grupet dhe
komunitetet lokale të marrin pjesë aktivisht në vendimarrje dhe të
kërkojnë më shumë përgjegjshmëri nga autoritetet lokale dhe
ofruesit e shërbimeve. Mobilizimi mundëson përfshirjen sociale dhe
adresimin e çështjeve që lidhen me shkaqet e pabarazisë (klasore,
etnike, gjinore, racore, moshore etj).
1.2 Detyrat e Mobilizuesit Social
Mobilizuesit social janë përgjegjës për informimin e qytetarëve dhe
komuniteteve mbi burimet egzistuese dhe shërbimet që ata duhet të
përfitojnë nga aktiviteti i strukturave shtetërore, si dhe për
ndërtimin e kapaciteteve të qytetarëve si individë dhe grupe për të
kërkuar cilësi dhe përshtatshmëri të shërbimeve dhe të
burimeve.
Detyrat kyç të mobilizuesve social :
Informim dhe motivim i pjestarëve të komunitetit me qëllim
përfshirjen e tyre në grupe,
Ngritje e grupeve,
Trainime për ngritjen e kapaciteteve të pjestarëve të grupit në
lidhje me çështje/çështjet ku grupi do të fokusohet dhe rrugët,
mjetet për të ndikuar mbi vendimarrësit,
Ndihmon përgjatë përgatitjes dhe zhvillimit të takimeve të vetë
grupit,
Ndërmjetëson/koordinon mes grupit të qytetarëve dhe autoriteteve
derisa grupi të aftësohet për të dialoguar/ndikuar drejtpërdrejtë
vetë mbi vendimarrësit.
Ndërkohë mobilizuesi social duhet edhe të ofrojë ide për veprime
sociale lokale që mund dhe duhet të ndërmarrë grupi, e mbështet
grupin derisa realizohet eventi/aktiviteti i parashikuar.
Ai duhet të nxisë diskutimin dhe ta drejtojë grupin drejt
përcaktimit se cilat janë veprimet që duhet të ndërmerren, mbi kë
duhet të ndikojë grupi dhe kujt duhet ti drejtohet.
20Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë
përgjegjshmëri nga vendim-marrësit
1.3 Mobilizimi Social si Proçes
Mobilizimi social nuk ndodh brenda ditës, por është një proces që
kërkon kohë dhe hapa të njëpasnjëshëm nga organizata/mobilizuesi
social që ka inicuar procesin.
Hapi i parë, tejet i rëndësishëm, është ngritja e grupit që
përbëhet nga një numër individësh. Arsyet që e bëjnë një individ të
përfshihet në grupe të tilla janë nga më të ndryshmet, por në thelb
ato lidhen drejtpërdrejt me objektivat e grupit të ngritur dhe me
situatën e individit në lidhje me çështjen/ çështjet ku do
fokusohet grupi. Për të arritur përfshirjen e individëve në një
grup mobilizuesit social do të punojë paraprakisht për të informuar
pjestarët e komunitetit apo një target grup specifik brenda tij mbi
të drejtat e tyre dhe mbi shërbimet që në parim duhet tu ofrohen
nga vendimarrësit.
Kjo është një fazë e rëndësishme që nxit ndërgjegjësimin dhe
motivimin e pjestarëve të komunitetit për tu përfshirë në grupet
komunitare që synohet të ngrihen. Mobilizuesi social duhet të
maksimalizojë përpjekjet për të përfshirë në grupin komunitar edhe
individë që i përkasin grupeve të dizavatazhuara apo grupeve në
nevojë. Këto grupe shpesh kërkojnë një mënyrë të ndryshme për ti
ndërgjegjësuar e motivuar për të qenë pjesë e iniciativave
qytetare.
Pas ngritjes së grupit, mobilizuesi social duhet të kujdeset për
ngritjen e kapaciteteve të pjestarëve të grupit në lidhje me
çështjen/çështjet ku grupi do të fokusohet dhe rrugët, mjetet për
të ndikuar mbi vendimarrësit. Sesione të tilla mund të jenë në
formën e trainimeve dhe janë të rëndësishme, pasi nuk duhet të
harrojmë që mobilizimi social është vetëm parathënia e angazhimit
qytetar, pra rolit që grupi i ngritur (me qytetarë aktiv) duhet të
luaj për të ndikuar mbi vendimarrjet e vendimarrësit.
________________________________________________________________________
Eksperienca: Qarku REFLEKTO14
Qarqet REFLEKTO janë shumë të suksesshme për mobilizimin e të
gjithë komunitetit. Ato janë efektive në identifikimin dhe analizën
e çështjeve lokale dhe më pas në identifikimin dhe ndërmarrjen e
veprimeve konkrete për adresimin e këtyre çështjeve.
Qarqet gjithashtu i shërbejnë edhe vlerësimit të shërbimeve që i
ofrohen komunitetit nga autoritetet vendore dhe agjensi të tjera
shërbimesh. Një faktor që ndikon mbi suksesin e qarkut REFLEKTO
është përfshirja e grupeve të ndryshme sociale në diskutimin,
veprimin dhe avokimin për adresimin e çështjeve komunitare nga
vendimarrësit.
Është një forum ku mblidhen bashkë edhe të dizavantazhuarit për të
identifikuar, analizuar dhe ndërmarrë veprime për çështje që
ndikojnë drejtpdrejtë mbi ta. Nje nga qëllimet kryesore të këtyre
grupeve është fuqizimi i më të varfërve. Lehtësuesi i qarkut
ndihmon në edukimin e pjestarëve të grupit mbi të drejtat që ata
duhet të gëzojnë dhe i mbështet ata për të ndërmarrë veprime që të
kenë akses mbi shërbimet. Ai i ndihmon pjestarët e grupit që të
fitojnë kapacitetet e nevojshme për të avokuar e lobuar për të
drejtat e tyre. Qarku jo vetëm ngre çështjet e të dizavantazhuarve,
por edhe nxit gjithashtu pjestarët e tij të angazhohen për të
drejtat e të gjithë komunitetit.
Nga ana tjetër Qarku nxit të varfërit që të ndërveprojnë me pjesën
tjetër të komunitetit dhe më pas bashkë me ta të angazhohen për
çështje që i interesojnë të gjithë komunitetit. Kështu një qark i
tillë kontribuon edhe në ndërtimin e solidaritetit dhe kohezionit
brenda vetë komunitetit. 14 Per me shume mund te lexoni ne:
http://www.reflect-action.org/
21Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë
përgjegjshmëri nga vendim-marrësit
________________________________________________________________________
1.4 Sa kohë ju duhet për të formuar grupet?
Është pothuajse e pamundur të thuash qartësisht se sa kohë mund ti
duhet një mobilizuesi social gjatë procesit të formimit të grupit.
Kjo sepse gjithashka varet nga objektivi që ju keni përcaktuar për
mobilizimin social dhe veçanërisht nga grupi që ju synoni të
ngrini.
Në rastet kur grupet kanë qenë më parë të mobilizuar procesi do të
kërkojë më pak kohë se sa kur po punoni me grupe/komunitete që kanë
qenë pasivë e sidomos kur punoni me grupe të komunitetit që jetojnë
në varfëri, janë të dizavatazhuar. Pjestarët e këtyre grupeve nuk
kanë tendencën për të marrë pjesë në takime, nuk ndihen të lirshëm
në takime, pra kanë tendencën të vetë-përjashtohen.
Grupet e komunitetit që ngrihen janë miks në këndvështrimin e
arsimimit, moshës, gjinisë, standartit të jetesës dhe tendenca në
takimet e grupit është që individët që i përkasin grupeve të
diazavatazhuara, të varfëra, edhe kur marrin pjesë në takime ulen
diku në cep, nuk flasin, madje largohen më shpejt nga takimet. Kjo
do të thotë që për të ndërtuar vetë-vlerësimin e tyre dhe besimin
tek mobilizuesi social, ky i fundit duhet të shpenzojë më shumë
kohë për të ndërtuar marrëdhënien e besimit me ta. Pra kur punoni
me grupe të dizavatazhuara dhe të vërfëra procesi do të zgjasi më
shumë pasi do t’ju duhet që të arrini në pari përfshirjen e tyre në
proces.
Këshilla Praktike për një Proces Mobilizimi efektiv: Eksperiencë
nga CARE
Tregohuni të kujdesshëm me përcaktimin e ditës dhe të kohës së
takimit, si dhe me vendin ku do të zhvilloni takimin (sa më pranë
komunitetit me të cilin po punoni). Vendi i takimit duhet të ketë
hapësirën e mjaftueshme për të gjithë ata që keni parashikuar të
marrin pjesë në të. Gjatë takimit përfshijini të gjithë në mënyrë
të barabartë. Veçanërisht nëse keni pjesëmarrës me më shumë
kapacitete, eksperienca, apo pozicione më të larta se pjesëmarrësit
e tjerë, tregohuni i kujdesshëm që ata të mos dominojnë diskutimin
apo të ndërpresin fjalën e të tjerëve. Gjatë lehtësimit të
diskutimit duhet të jeni të qetë, të hapur, transparent dhe
informues. Mos harroni që objektivi i takimit është ti angazhoni
pjesëmarrësit/komunitetin në veprime kolektive (analizë,
planifikim, veprim) dhe se ju po i ndihmoni që ata të gjejnë
rrugëzgjidhjen. Burimi: Bode, 2008:5
22Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë
përgjegjshmëri nga vendim-marrësit
2. NGA MOBILIZIMI SOCIAL TEK ANGAZHIMI QYTETAR
Së pari është e nevojshme të saktësojmë termin “qytetar”që shoqëron
“angazhimin”. I saktë do të ishte përdorimi i “angazhim i
shtetasve”, pasi “shtetas” përdoret për të përshkruar një person i
cili zotëron të drejta si pjestar i një shteti. Të drejtat si
shtetas përfshijnë ato çfarë “individët presin dhe kërkojnë nga
shteti”15. Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë shtetasit
gëzojnë një numër të drejtash bazë (ushqim, strehim, edukim,
arsimim), si dhe të drejtat e punës dhe mbështetjes sociale. Aksesi
i publikut tek shërbimet është gjithashtu një e drejtë themelore.
Kjo do të thotë që të drejtën për tu angazhuar e për të kërkuar
përgjegjshmëri nga vendimarrësit e ka çdo shtetas, pavarësisht se
ku banon (në fshat apo qytet). Prandaj edhe pse në vijim ne do të
përdorim “angazhim qytetar”, mbani në konsideratë referimin për
“shtetas”.
2.1. Çfarë do të thotë Angazhim Qytetar?
Janë dy elemente kyç mbi bazën e të cilave mund të japim kuptimin e
“angazhim qytetar”:
1) Angazhimi qytetar është një e drejtë politike, e cila duhet të
ushtrohet nga të gjithë pjestarët e një shoqërie edhe nga personat
e marxhinalizuar e të përjashtuar16.
2) Angazhimi qytetar çon në mënyrë të pashmangshme drejt adresimit
të problemit të shpërndarjes së pabarabartë të burimeve17 (Gaventa
et al, 2002).
Për rrjedhojë,
Tu mundësosh qytetarëve që të angazhohen drejtpërdrejt në zgjidhjen
e problemeve lokale dhe ti adresojnë shqetësimet e tyre tek
autoritete përgjegjëse ndikon gjithashtu në përmirësimin e
mirëkuptimit dhe kontribuon në përmirësimin e përcaktimit të
cilësisë dhe zbatimit të programeve dhe politikave publike.
Rrugët kryesore që qytetarët mund të ndjekin për të qenë të
angazhuar e ndikuar mbi vendimarrjet në hapësirën kohore mes
zgjedhjeve janë tre:
1. Forume që garantojnë pjesëmarrjen të ngritura nga institucionet
shetetërore (mekanizma institucionale)
2. Shoqatat lokale dhe organizatat joqeveritare
3. Lëvizje sociale të vetë-organizura
Ndërkohë që për ta bërë efektiv ndikimin e komuniteteve mbi
vendimarrësit nevojiten mekanizma, të cilat mund ti klasifikojmë në
dy grupe: mekanizma institucionale dhe mekanizmat për
përgjegjshmëri sociale. 15 Gaventa. John, “Exploring Citizenship,
Participation and Accountability”
http://www.dfid.gov.uk/r4d/PDF/Outputs/CentreOnCitizenship/introduction_gaventa.pdf
16 Moser C., Norton A., Conway T., Ferguson C. and Vizard P. 2001.
To Claim our Rights: Livelihood Security, Human Rights and
Sustainable Development. Overseas Development Institute, London,
http://www.odi.org.uk/sites/odi.org.uk/files/odi-assets/publications-opinion-files/1816.pdf
17 Gaventa J., Shankland A. and Howard J. (eds) 2002. Making Rights
Real: Exploring Citizenship, Participation and Accountability. IDS
Bulletin 33(2): 1-109,
http://www.ids.ac.uk/files/dmfile/gaventa332.pdf
“Angazhim qytetar” do të thotë angazhim aktiv i çdo individi në
proceset vendim-marrëse
që kanë të bëjnë me formulimin e politikave dhe me alokimin e
fondeve.
23Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë
përgjegjshmëri nga vendim-marrësit
2.2. Mekanizmat institucionale
Shumë vende zbatojnë një numër teknikat dhe forumesh për të
garantuar pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimarrje. Këto hapësira
demokratike përfshijnë takime konsultimi me komunitetet, me grupet
e përdoruesve të shërbimeve, këshilla/komitete qytetare që
inflyencojnë mbi politikat lokale duke u përfshirë në formulimin
dhe zbatimin e vendimeve, buxhetim me pjesëmarrje etj. Zhvillimi i
rëndësishëm i teknologjisë së informacionit ka zgjeruar gjithashtu
mundësitë për konsultime me komunitetin. Një shembull i tillë është
modeli i ngritur nga Bashkimi Europian18 për të nxitur dialogun,
diskutimin dhe përfshirjen e qytetarëve në projektimin e të ardhmes
europiane.
2.3. Mekanizmat për Përgjegjshmëri Sociale Edhe pse angazhimi
qytetar për të ndikuar mbi vendimarrjet përmes proceseve të
institucionalizuara (mekanizmave të ngritura nga institucionet që
mundësojnë përfshrjen e qytetarëve në vendimarrje) konsiderohet si
tejet i rëndësishëm, ai nuk është mjeti i vetëm, sidomos në vendet
me demokraci jo të konsoliduar ku në fakt këto mekanizma edhe kur
egzistojnë nuk janë tërësisht efektiv. Një rast tipik është
Shqipëria, ku edhe pse legjislacioni përcakton detyrime të
autoriteve vendimarrëse në nivel lokal për të përdorur mekanizma që
mundësojnë konsultimin me komunitetin, në fakt këto mekanizma edhe
kur egzistojnë nuk janë tërësisht funksional dhe shpesh rezultojnë
jo efektiv.
Për të nxitur përgjegjshmërinë e vendimarrësve, si dhe reagimin e
tyre ndaj nevojave dhe prioriteteve të të gjithë komunitetit (edhe
të grupeve të dizanatazhuara) një rol të rëndësishëm luajnë
gjithashtu edhe lëvizjet sociale, fushatat avokuese dhe forma të
tjera të veprimit kolektiv. Ndryshimi në këtë rast mund të arrihet
në një numër rrugësh ku protagonist janë komunitetet, të cilat
përmes rolit ndërmjtësues të shoqërisë civile ose grupeve me bazë
komunitare, përdorin ato që njihen si mekanizmat për
përgjegjshmërinë sociale.
Këto mekanizma mund të përdoren për të nxjerrë qartë në dukje
cilësinë e dobët të shërbimeve, mungesën e shërbimeve në përputhje
me nevojat e komunitetit dhe grupeve përbërëse të tij, praktikat e
mira, rastet e korrupsionit etj.
Përmes këtyre mekanizmave komunitetet mund të arrijnë që shërbimet
që u ofrohen të jenë cilësore dhe të përshtatëshme dhe tu ofrohen
të gjithëve në barazi të plotë.
________________________________________________________________________
Përkufizime Përgjegjshmëria
Përgjegjshmëria ka të bëj me natyrën e marrëdhënies mes dy apo më
shumë palëve. Një marrëdhënie është e përgjegjshme kur pala “A”
është e detyruar të shpjegojë dhe justifikojë veprimet e saj tek
“B”, dhe “B” është në gjendje të marrë masa/ndëshkojë “A” nëse
sjellja apo shpjegimet e kësaj të fundit nuk janë të kënaqshme19.
Në rastin e përgjegjshmërisë sociale: pala “A” janë vendimarrësit
dhe pala “B” është komuniteti.
Reagimi
________________________________________________________________________
files/237.pdf
24Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë
përgjegjshmëri nga vendim-marrësit
Mekanizma të tillë kërkojnë angazhimin e pjestarëve të komunitetit
për tu zbatuar, dhe këta të fundit i japin zë nevojave tek
vendimarrësit. Këto mekanizma janë të rëndësishme sepse të ngresh
vetëm zërin për problemet pa pasur mjete që garantojnë reagimin e
autoriteteve përgjegjëse është një proces që nuk sjell rezultate të
prekshme.
Disa prej këtyre mekanizmave janë Auditi publik, Dëgjesat publike
dhe Kartat Qytetare, Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen20, disa
prej të cilave po përdoren së fundmi edhe në Shqipëri duke prodhuar
rezultate konkrete, nga njëra anë duke nxitur përgjegjshmërinë e
autoriteteve vendimarrëse, e nga ana tjetër duke nxitur
përmirësimin e shërbimeve specifike ndaj komuniteteve apo grupeve
specifike.
Eksperiencat e zbatimit të këtyre mekanizmave tregojnë se ato janë
mjete efektive për të garantuar përgjegjshmërinë sociale por ato
mbeten mjete derisa qytetarët të kuptojnë mënyrën se si ato
funksionojnë, ti përdorin ato si dhe të ndjejnë reagimin e
vendimarrësve ndaj nevojave dhe prioriteteve të tyre. Prandaj
mobilizimi i komuniteteve përpara zbatimit të mekanzimave të tillë
është thelbësor.
Këto mekanizma për vetë specifikat e tyre realizohen me lehtësimin/
ndërmjetësimin e shoqërisë civile dhe kjo jo vetëm për shkak të
burimeve financiare të nevojshme për zbatimin e tyre, por edhe të
nevojës për të lehtësuar dialogun e nevojshëm
komunitet-vendimarrës. Kështu, Studimet tregojnë se qytetarët më
efektiv janë ata që i kapërcejnë barrierat, ndërtojnë aleanca dhe
sfidojnë marrëdhëniet e fuqisë në nivele të ndryshme21. Grupet
qytetare duhet të jenë në gjendje të negociojnë vetë me autoritetet
për të sjellë ndryshime afatgjata. Prandaj ata kanë nevojë për
marrëdhënie me aktorë të tjerë lokale dhe kombëtarë me rrjete dhe
lëvizje të tjera. Kjo ka të bëj me krijimin e solidaritetit mes
grupeve komunitare, mobilizimin mbi bazën e interesave të
përbashkëta (lidhjet horizontale) por edhe të lidhen me hapësirat
rajonale e kombëtare ku negociohet politika (lidhjet veritikale).
Edhe në këtë këndvështrim roli i organizatave të shoqërisë civile
është i domosdoshëm.
2.4 Roli i shoqërisë civile në zbatimin e mekanizmave të
përgjegjshmërisë sociale Pavarësisht nga mekanizmi që do të ndiqet,
roli i shoqërisë civile në zbatimin e tyre përgjithësisht konsiston
në:
1. Identifikimin e çështjes/ve komunitare problematike që duhen
adresuar efektivisht nga vendim-marrësit
Mjetet që përdoren për ti identifikuar ato variojnë: pyetësorë me
target komunitetin, fokus grupe me komunitetin/grupe specifike të
tij, analiza e shërbimeve dhe fondeve që autoritetet vendore duhet
ti ofrojnë komunitetit etj.
Një shembull i kësaj të fundit është Harta e Shërbimeve:
Përgatitja e këtyre hartave synon të identifikojë burimet dhe
shërbimet egzistuese që ofrohen nga autoritetet përgjegjëse në zona
të ndryshme. Në to jepet qartë psh vendodhja e shkollave, qendrave
shëndetësore, rrugëve, kanalizimet e ujit të pijshëm, qendrat
komunitare apo kulturore dhe tipe të tjera shërbimesh. Harta tregon
qartë zonat ku ka përqëndrim të shërbimeve apo investimeve
infrastrukturore dhe atyre ku këto shërbime apo investime mungojnë
apo janë të pakta. Harta të tilla përdoren si bazë për një seri
analizash publike për të vlerësuar arsyet e shërndarjes johomogjene
të shërbimeve në ofrimin e shërbimit. Harta nxjerr qartë në pah
zonat me burime më të pakta (dhe më të varfëra në varësi të tipit
të burimeve që analizohen) 20 Ky mekanizëm i promovuar nga Banka
Botërore u zbatua për herë të parë në Shqipëri nga UNWOMEN përpara
dhe gjatë
zgjedhjeve lokale të vitit 2011 me synim përfshirjen në axhendën
lokale të vendimarrësve të nevojave dhe prioritetve lokale parë në
prespektivën gjinore. Koalicioni pwr Pjesemarrjen e Grave dhe te
Rinjve ne Politike ishte një prej organizatave partnere të UNWOMEN
që u përfshi në zbatimin e kësaj metodologjie. Për më shumë
informacion mbi metodologjinë referoju “Vlerësimi i Komunitetit për
Qeverisjen” Manual për Shoqërinë Civile, UNWOMEN
21 Development Research Centre on Citizenship, Participation and
Accountability, 2011, Blurring the Boundaries Citizen Action across
States and Societies: A summery of findings from I decade of
collaborative research on citizen engagement, www.drc-citizenship.
org/system/assets/1052734700/original/1052734700-cdrc.2011-blurring.pdf
25Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë
përgjegjshmëri nga vendim-marrësit
2. Mobilizimi dhe angazhimi i komunitetit gjatë zbatimit të
mekanizmit të përgjegjshmërisë sociale
Edhe pse numri i pjestarëve të një komuniteti që është i interesuar
për adresimin e një çështje/ ve specifike nga vendimarërsit është i
madh, vetëm një pjesë e tij bëhet realisht pjesë e fazave të
avokimit e lobimit të drejtpërdrejtë me autoritetet për ti adresuar
nevojat e komunitetit. Kjo pjesë që do të angazhohet më aktivisht
në proceset e zbatimit të mekanizmave të përgjegjshmërisë sociale
duhet të jetë sa më përfaqësuese e komunitetit (zëdhënës i të cilit
do të jetë), si dhe duhet të njohë e kuptojë qartë procesin në të
cilin do të përfshihet22.
Shembujt janë nga më të ndryshëm dhe varen padiskutim nga çështja e
identifikuar dhe nga kushtet lokale. Po sjellim dy prej tyre:
Komitetet Qytetare-mekanizmat për përgjegjshmëri që angazhojnë
elitat në emër të qytetarëve me zë të kufizuar në
vendim-marrje
Kartat e raportimit mbi sektorët e identifikuar si më të
domosdoshëm për tu reformuar, janë instrumentat kryesorë me të
cilët Komitetet e Qytetarëve sfidojnë reagimin egzistues të
institucioneve ndaj kërkesave të qytetarëve. Komitetet Qytetare
janë formuar nga elitat lokale përmes një procesi përzgjedhës, që
synon të identifikojë një grup të pavarur politikisht, me qytetarë
të angazhuar e me aftësi të cilët do të adresojnë tek ofruesit e
shërbimeve nevojat e qytetarëve të tjerë e veçanërisht të të
varfërve23.
Grupe përfaqësuese të vetë komunitetit
Në shumë raste brenda komunitetit ngrihen mekanizma përfaqësimi të
tipit: 10-20 familje zgjedhin një përfaqësues për një periudhë
kohore të caktuar. Përfaqësuesit e komunitetit bashkarisht
angazhohen në procesin e dialogut/lobimit/avokimit me vendimarrësit
me qëllim përmirësimin e shërbimeve që i ofrohen komunitetit apo
përfshirjen në buxhet të shërbimeve specifike.
Megjithatë, duhet theksuar se secili prej mekanizmave të
identifikuara më lart përmbledh në vetvete një numër mjetesh përmes
të cilave përmbushen objektivat për përgjegjshmëri sociale dhe se
në hallka të ndryshme ato kërkojnë angazhimin jo vetëm të
përfaqësuesve/grupeve të komunitetit, por edhe të komunitetit në
tërësi.
22 Për këtë mbani në konsideratë udhëzimet që gjeni tek
“Mobilizimi” 23 Brocklesby and Crawford 2005:34; Transparency
International Bangladesh, website: www.ti-bangladesh.org
27Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë
përgjegjshmëri nga vendim-marrësit
PJESA E TRETË
HYRJE
“Those wanting to improve democracy in their countries should not
wait for permission24.”
Bulent Ecevit
28Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë
përgjegjshmëri nga vendim-marrësit
Është e qartë që për të garantuar pjesëmarrjen e komunitetit në
vendimarrjet lokale nuk mjafton vetëm angazhimi i autoritetit
vendor, por edhe i vetë komunitetit apo i grupeve specifike të tij
që punojnë në favor të mbrojtjes së të drejtave apo përmirësimit të
jetës së këtyre grupeve.
Në këtë pjesë të Manualit ne synojmë tu japim një model (padiskutim
jo tërësisht të ezaurueshëm pasi shumë element varen nga kushtet
lokale dhe çështja specifike), se si mund të punoni si grup për tu
përfshirë në vendimarrjet lokale.
Modeli Për tu përfshirë në vendimarrjet lokale, pra edhe për të
ndikuar mbi vendimet që merren në favor të komunitetit në
përgjithësi apo grupeve specifike të tij në veçanti është e
nevojshme që si grup të ndërtoni një plan të mirëmenduar
veprimi.
Hapat që duhet të ndiqni për ta përgatitur e zbatuar këtë plan mund
të jenë të shumëllojshme dhe ne nuk pretendojmë që në këtë pjesë do
të ezaurojmë çdo detaj të mundshëm. Ne synojmë tu japim
informacionin bazë që ju ndihmon të draftoni planin tuaj dhe mbi të
gjitha të nxisim idetë tuaja për ta pasuruar këtë model me elementë
të tjerë që do t’ju çojnë drejt suksesit.
1. Identifikoni çështjen/çështjet për të cilat ju synoni të ndikoni
mbi vendimarrësit lokal. Ku do të fokusoheni? Tek çështjet që
lidhen me tërësinë e problematikave që shqetësojnë gruan në nivelin
lokal, tek të rinjtë? Pasi të keni përcaktuar se tek cilët prej
grupeve përbërëse të komunitetit do të fokusoheni, çdonjëri pjestar
i grupit tuaj duhet të përfshihet në procesin e identifikimit të
çështjes/çështjeve që shqetësojnë këtë grup/grupe. Për ti
identifikuar çështjet që janë me interes për grup/grupet e
fokusuara pjestarët e grupit:
Zhvillojnë biseda informale me individë që i përkasin grupit/eve të
targetuara
Përdorin burime teknike dhe profesionale, pra publikime të
ndryshme
Më pas grupi mblidhet dhe secili jep ide mbi çështje që lidhen me
grupin/et e targetuara. Në përfundim grupi ndërton një listë të
çështjeve që do të jenë objekt i punës së përbashkët.
2. Identifikoni detyrat dhe përgjegjësitë e autoriteteve vendore,
në përputhje me target grupin dhe çështjet e identifikuara. Nëse
ju, për shembull, do të fokusoheni tek problematikat e rinisë në
nivelin lokal, kuptohet që pushteti vendor nuk ka çdo lloj
kopetence për të përmbushur të gjitha nevojat apo pritshmëritë e të
rinjve. Për shembull, cilësia e mësimdhënies nuk është një detyrim
që lidhet me autoritetet vendore, por infrastruktura e shkollave
është një detyrim i strukturës vendore. Prandaj është e domosdoshme
që të identifikoni se “kush” është përgjegjës për “çfarë” në
nivelin lokal.
3. Përcaktoni qëllimin dhe objektivat tuaja. Pra jepini përgjigje
pyetjes “çfarë duam të arrijmë?” Duam që Bashkia të investojë për
infrastrukturën e shkollave? Duam që bashkia të formulojë një
strategji spcifike për punësimin e të rinjve? Duam që Bashkia të
investojë në ngritjen e Qendrave Rinore? etj. Objektivi shpreh
qartë se çfarë duam të ndryshojmë, nga kush e kërkojmë këtë
ndryshim, dhe kur duhet të ndodh. Për shembull, brenda këtij viti
Bashkia X të hartojë një strategji specifike për të nxitur
punësimin e të rinjve.
24 Ata që duan të përmirësojnë demokracinë nuk mund të presin që
t’ju jepet leje.” Bulent Ecevit
29Mobilizimi dhe Angazhimi i Komunitetit për më shumë
përgjegjshmëri nga vendim-marrësit
Në formulimin e objektivave bëni kujdes:
Objektivi duhet të jetë realist
I mundshëm për tu arritur
Të bazohet edhe në kapacitetet tuaja për të nxitur ndryshimin e
kërkuar ndaj autoriteteve vendore
4. Mbi kë duhet të ndikoni? Së pari kjo pyetje lidhet me
autoritetet përgjegjëse tek të cilat ne duam të ndikojmë për të
përmbushur objektivin që kemi përcaktuar tashmë. Pra duhet të
listojmë specifikisht ato pjesë të administratës vendore dhe të
zgjedhurve vendor, detyrat e të cilëve lidhen drejtpërdrejt me
përmbushjen e objektivit që kemi përcaktuar. Për shembull, nëse ne
duam formulimin e një strategjie specifike për punësimin e të
rinjve ka një sërë komponentësh të strukturave vendore ku duhet të
fokusohemi: Kryetari i Bashkisë, Drejtoritë e linjës (Drejtoria e
Rinisë dhe drejtori specifike në Bashki që kanë lidhje me këtë
çështje) dhe Këshilli Bashkiak (ku dhe miratohen
vendimet/programet/strategjitë).
Së dyti, mos harroni se ju jeni një grup i kufizuar në numër që po
iniconi një proces të rëndësishëm dhe se zëri juaj do të bëhet më i
fortë për “veshët” e autoriteteve vendore nëse mobilizoni të gjithë
grupin (nga komuniteti) të cilin ju përfaqësoni për tu përfshirë në
këtë proces.
5. Çfarë rrugësh do të përdorni për të ndikuar mbi vendim-marrësit?
Rrugët mund të jenë nga më të ndryshmet në funksion të objektivit
tuaj dhe autoriteteve që targetoni.
Një pjesë të tyre i gjeni në pjesën e parë të këtij Manuali, të
tilla si:
Letra drejtuar autoritetit/eve vendore, ku i bëni prezent problemin
dhe u kërkoni ndryshimet e nevojshme dhe të pritshme prej tyre në
përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë që u ngarkon ligji.
Pjesëmarrje në Komisione Qytetare, janë një mundësi shumë e mirë
për të ngritur zërin për nevojat specifike (në përputhje me
objektivat tuaja) të grupit interesat e të cilit përfaqësoni.
Takime me drejtues dhe të zgjedhur vendor. Këto takime u japin
mundësi të adresoni drejtpërdrejt tek autoriteti përgjegjës nevojat
e grupit që përfaqësoni, si dhe të prezantoni këndv