24
Buxheti, shëndetësia kërkon fonde Qeveria: S’kemi detyrime të pashlyera për kompanitë »5 MINISTRI I BRENDSHËM TAKIME NË SUEDI Noka: Nxitësit e azilkërkuesve do të përballen me ligjin »7 E MËRKURË 5 DHJETOR 2012 VITI VIII, NR. 2840 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com Përplasen krerët e degës socialiste, shkarkohet kryetarja e FRSSH-së Selia në Greqi Pipero: Gjakun e kemi të sigurt. Por vogëlushët nuk e kanë pasur sëmundjen as të trashëguar nga prindërit Fëmijët me SIDA, shëndetësia: Nuk dimë nga i’u transmetua »6 Nga NEBIL ÇIKA Kryeprokurori që pritet të bëjë diferencën Nga JETON KELMENDI Haradinaj, post tribunali i Hagës II Opinion »11 »11 »3 Studimet që kanë skicuar nga lashtësia ndarjen me Greqinë dhe emërtimin e mbretërisë së jugut të Ilirisë STUDIMI NGA IBRAHIM HOXHA »16-17 »7 KRIMI NË FAMILJE 62-vjeçari vret me armë zjarri gruan dhe djalin Ngjarja ka ndodhur në Kalur të Lezhës. Fqinjët i dërgojnë në spital në gjëndje të rëndë NACIONALIZMAT BERISHA: Të krijojmë një identitet RAMA: Po krijohet konflikt me fqinjët • PD-PS përplasen në programin kombëtar • E majta premton një arsim, energji dhe pa dogana me Kosovën. • Berisha premton shtetësi pa kushte, bashkim me dy administrata • Replik mes partive për Prevezën dhe qëndrimi i Athinës Në hiDRocENtRAliN E KAlivAçit jANë KRyER 50 % E PuNimEvE »6 INTERVISTA/ Franesco Beccheti »2-3

nacionalizmi, cameria, femijet me sida

Embed Size (px)

DESCRIPTION

nacionalizmi, cameria, femijet me sida

Citation preview

Page 1: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

Buxheti, shëndetësia kërkon fonde

Qeveria: S’kemi detyrime të pashlyera për kompanitë»5

Ministri i BrendshëM takiMe në suedi

Noka: Nxitësit e azilkërkuesve do të përballen me ligjin»7

E mërkurë5 dhjEtor 2012Viti Viii, Nr. 2840Tel: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

Përplasen krerët e degës socialiste, shkarkohet kryetarja e FRSSH-së

Selia në Greqi

Pipero: Gjakun e kemi të sigurt. Por vogëlushët nuk e kanë pasur sëmundjen as të

trashëguar nga prindërit

Fëmijët me SiDa, shëndetësia: Nuk dimë nga i’u transmetua

»6

nga neBil Çika

Kryeprokurori që pritet të bëjë diferencënnga Jeton kelMendi

Haradinaj, post tribunali i Hagës II

Opinion

»11

»11

»3

Studimet që kanë skicuar nga lashtësia ndarjen me Greqinë dhe emërtimin e mbretërisë së jugut të Ilirisë

Dokumentet e vitit 889 mbi kufirin shqiptar në Çamëri

STuDimi Nga ibRaHim HOxHa

»16-17

»7

kRimi Në Familje62-vjeçari vret me armë zjarri gruan dhe djalin

Ngjarja ka ndodhur në Kalur të Lezhës. Fqinjët i dërgojnë në spital në gjëndje të rëndë

NacioNalizmatBerisha:

të krijojmë një identitet

rama: Po krijohet konflikt me fqinjët

• PD-PS përplasen në programin kombëtar

• E majta premton një arsim, energji dhe pa dogana me Kosovën.

• Berisha premton shtetësi pa kushte, bashkim me dy administrata

• Replik mes partive për Prevezën dhe qëndrimi i Athinës

Në hiDRocENtRAliN E KAlivAçit jANë KRyER 50 % E PuNimEvE

»6

IntervIsta/

Franesco Beccheti

»2-3

Page 2: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

02 E mërkurë 5 dhjetor 2012 •

« politikë

NacioNalizmi dhe alterNativa e PS Për baShkim

Edi Rama: të gjithë bashkë në formën e

perspektivës europiane

Buxheti i 2013, Berisha s’mbajti premtimet

Rama në humor, gjithë deklarata duke qeshur

kodheli Për dëShtimet e qeveriSë

100-vjetori, lame radhit Shkeljet Protokollare

Deputetja e PS-së Mimi Kodheli, njëherësh nënk-ryetarja e Komisionit të Ekonomisë, e shigjetoi ash-për qeverinë “Berisha” për tejkalimin e borxhit publik. Kështu, duke iu referuar buxhetit të parashikuar nga qeveria për vitin 2013, ajo theksoi se qeveria jo vetëm nuk mbajti premtimin, por përkundrazi, e çoi borxhin publik në 62.2%. Sipas saj, qeveria bëri gjithçka që të përjashtonte par-lamentin në monitorimin e borxhit publik. “Qeveria u zotua para 5 vjetësh se do të ulte nivelin e borxhit në 50%, por jo vetëm nuk e bëri këtë, po e rriti në 1.7 % çdo vit, duke e çuar në 62.6 %. Qeveria po synon t’i vjedhë parlamentit të drejtën kushtetuese të kon-trollit mbi buxhetin, që është parimi theme-lor i një demokracie parlamentare. Heqja e

tavanit të borxhit përbën një precedent të rrezikshëm për financat publike. Qeveria me vendim të saj, pa e miratuar në parlament, do të ndajë dhe keqpërdorë të ardhurat nga privatizimi”, - vlerësoi Kodheli. Sipas saj, një nga gafat më të mëdha të qever-isë aktuale është mosfutja e garancive që qeveria jep për blerjen e energjisë ele-ktrike. Në gjykimin e so-

cialistëve, qeveria do të vijojë të blejë me miliarda lekë energji elektrike, do të japë garanci mbi nivelin e borxhit, megjithëse duhet të konsiderohet pjesë e borxhit pub-lik. “Berisha ka dështuar. Ekonomia, statusi i vendit kandidat, punësimi, varfëria, krimi, korrupsioni janë dështimet kryesore”, - vuri në dukje Kodheli gjatë prezantimit të dësh-timeve të qeverisë “Berisha”.

Festimet dhe shkeljet pro-tokollare të qeverisë në 100-vjetorin e Pavarësisë ishin dje një tjetër pikë e shigjetimit të këtij ekze-kutivi nga ana e Partisë So-cialiste. Anëtari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Artan Lame, përmes shprehjeve krahasuese dhe ironike ren-diti “marrëzitë protokollare” për festimin e 100-vjetorit, shprehje të cilat i sollën hu-morin Ramës, që gjithë deklaratën e Lamës e përcolli duke qeshur. “Të gjithë pamë sh-qiponjën tonë të përçudnuar dhe simbolin e shtetit të prishur për dreka të programuara që nuk hëngrën dhe për ato të paprogra-muara që u hëngrën, ende nuk dihet kush ishte i ftuar e kush jo”, - vuri në dukje Lame. Por në evidentimin e këtyre marrëzive Lame u ndal dhe në drekën protokollare

në Tiranë më 28 nëntor. “Përdhosja e simbolit tonë kombëtar, shqiponjës së përfunduar, Haxhi Qamili e quante “baraku me sorrë”, kjo qeveri qamiliste bëri të njëjtën gjë. Por ç’vlerë kanë telebanët me bubuzhela? Mbreti nuk pati kurajën të shkonte në Tiranë për fes-time. Edhe Berisha ndoqi të njëjtën rrugë. Donte të zhv-endoste në Tiranë festimet.

Pritja e madhe do të ishte ceremonia më solemne. Imagjinoni që Zogu t’ia kishte lënë dikujt tjetër fjalën hapëse! Po mbreti gjeti kurajë të mos e bënte. Nishani ia la fjalën Berishës, duke ua lënë shqiptarëve turpin në derë”, - deklaroi ai. Gjithashtu, sa i takon Monumentit të Pavarësisë, Lame tha se ai është ngritur në vendin ku diktatori Hoxha mbolli pemën e miqësisë me Hrushovin.

ervin koçi

të përmendësh Shqipëri-në, që u shtrika deri në Prevezë, do të thotë ose

të jesh i papërgjegjshëm me fatet e kombit tënd, ose të jesh qëllimkeq ndaj tij”, - kjo ishte përgjigjja që erdhi dje nga ana e kreut të PS-së Edi Rama ndaj deklarata nacionaliste të kreut të qeverisë shqiptare. Nga ana tjetër, përveç shigjetimit ndaj qëndrimeve nacionaliste të Kryeministrit Berisha kreu i socialistëve dha dhe vizionin e partisë që ai drejton sa i takon bashkimit të shqiptarëve. Sipas tij, në vend të këtyre gjetjeve të dëmshme me natyrë nacion-aliste qeveria të përfshijë në buxhetin e vitit 2013 inves-time në infrastrukturë, e konk-retisht në maternitetin dhe në shkollën shqipe në Preshevë. “Një përçartje e tillë e cenon rëndë kauzën tonë kombë-tare në sytë e të gjithë botës. Cenon drejtpërdrejtë, gati si në mënyrë të qëllimshme, per-spektivën e bashkimit tonë kombëtar në truallin e Eu-ropës së Bashkuar. Jo gjetkë dhe jo në format e vjetra të imagjinatës dhe të praktikës, por në atë formë imagjinate që na e imponon perspektiva europiane për Shqipërinë dhe për Kosovën, për shqiptarët e Maqedonisë, për shqiptarët e Preshevës dhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë në rajon”, - vuri në dukje Rama lidhur me një çështje të tillë. Madje, si për ta përforcuar kundërvënien e tij, Rama solli në kujtesë atë çfarë qeveria shqiptare ka bërë me territoret e vendit. “Të për-mendësh Prevezën duke pro-vokuar në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme dhe kre-jtësisht pa lidhje fqinjët e nga ana tjetër të dhurosh me dorën tënde territor shqiptar, që i mungon sot në këtë 100-vje-

tor Shqipërisë, 300 km katrorë det, nga ai det për të cilin u vranë dhe u prenë ata heronj që sot nuk dihet ku i kanë dhe varret dhe që në 100-vjetorin e Pavarësisë nuk u kujtua njeri as t’u rregullonte varrin, nga ata që ishin dhe në fotografi sot në atë mbledhjen atje”, - vlerësoi Rama. Ndërkohë, duke parë nga e ardhmja, kreu i socialistëve anonçoi dhe plat-formën e PS-së për bashkimin e shqiptarëve. “E konsideroj të rëndësishme që vitin e ardh-shëm ne si sot një vit do të jemi ulur me qeverinë e Kosovës për sistemin e unifikuar arsimor, për sigurinë energjetike të sh-qiptarëve në rajon, për ofertën turistike shqiptare pa kufij, për planin mbarëkombëtar të zh-villimit bujqësor në funksion të sovranitetit ushqimor të sh-qiptarëve dhe në funksion të uljes së çmimeve dhe të rritjes së mundësisë së shqiptarëve për t’u ushqyer normalisht, për bashkimin doganor mes Sh-qipërisë dhe Kosovës”, - nën-vizoi ai. Në gjykimin e kryetarit të PS-së kjo është rruga drejt bashkimit kombëtar nën fla-murin e Europës së Bashkuar. “Kjo është rruga e bashkimit, jo shtigjet qorre të fantazmave të nacionalizmave folklorikë të së shkuarës, që jo vetëm nuk sjellin bashkim kombëtar, por e cenojnë drejtpërdrejtë, gati si me qëllim, bashkimin kom-bëtar, që nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të jetë në asnjë formë të vetëm një bashkim i metodave të së shkuarës, por duhet dhe do të jetë në formën e perspektivës europiane të të gjithëve bashkë. Një integrim i përgjithshëm me njëri-tjetrin, ku kufijtë s’kanë më pikën e vlerës, madje nuk ekzistojnë fare”, - deklaroi Rama, duke ftuar kështu shqiptarët që të mbështesin alternativën e PS-së për rilindje kombëtare.

albaNofobia dhe PërPlaSja Greqi-ShqiPëri

Replikat me gjuhë nacionalistePanariti dhe Avramopolus masin forcat

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Grigo-ris Delavekura, u është referuar deklaratave të ministrit të Jashtëm shqiptar Edmond Panariti gjatë intervistës në një studio televizive mbi reagimet “naive, jashtë logjikës dhe aspak normale” të ministrit të Jashtëm grek Dimi-tris Avramopulos. “Zoti Panariti ka të drejtë të thotë se është jashtë logjikës dhe naive që të flasë ndokush për pretendime territoriale të Shqipërisë ndaj Greqisë, - tha Delavekuras, që më tej është përpjekur ta kthejë topin në fushën shqiptare. - Çka e interpretuar sërish do të thotë se ministri i Jashtëm shqiptar i bën

publikisht rekomandime kryeministrit të vet, i cili duke dëgjuar sirenat e nacionalizmit foli për troje shqiptare nga Preveza deri në Preshevë, pavarësisht se më pas i hodhi poshtë”, - theksoi Delavekuras i pyetur mbi deklaratën e mbrëm-shme të ministrit Panariti . Ministri Panariti gjatë intervistës së tij i bëri apel homologut grek që të mos bjerë pre e retorikës nacionaliste, e cila merr përparësi në veçanti kur një shtet gjendet në situata të vështira, siç po ndodh me Greqi-në. Sipas kreut të diplomacisë shqiptare, fjala “bashkim” nuk sjell asnjë të keqe për fqinjët, por apeli bëhet për të promovuar lëvizjen e lirë.

Rama-Moore

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, informoi dje drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jona-than Moore, lidhur me problema-tikat që hasen si në sistemin ekonomik ashtu dhe atë ligjor. Kështu, gjatë takimit me Moore kreu socialist përforcoi an-gazhimin e Partisë Socialiste për përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit të vendit tonë në Bashkimin Eu-ropian, duke nënvizuar se “vendi përballet me probleme serioze për shkak të deficitit demokratik, moszbatimit të ligjit dhe mos-funksionimit të shtetit ligjor”. Për këtë arsye lideri i opozitës vuri në dukje domosdoshmërinë e një lufte institucionale për çrrënjosjen e kulturës së pan-dëshkueshmërisë dhe në mënyrë të veçantë mbajtjen e zgjed-hjeve të lira dhe të ndershme, si themeli i një demokracie funksionale. Ndërkohë, duke iu referuar vizitës së sekre-tares së Shtetit Hilari Klinton drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, kon-firmoi dhe një herë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të angazhuara për të ndihmuar me të gjitha mundësitë për zgjedhje të standardeve më të larta ndërkombëtare dhe për ecurinë e axhendës europiane të Shqipërisë, duke e ndjekur nga afër gjithë procesin.

Page 3: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

03• E mërkurë 5 dhjetor 2012

»politikë

kryemiNiStri kërkoN dhëNieN e ShtetëSiSë ShqiPtare Për çdo baShkëkombëS

Berisha: Bashkimi me kosovën, 2 administrataVendimi do të hyjë në fuqi pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare

Politika e veliajt, irritoheN euroSocialiStët Në deGët jaShtë ShqiPëriSë

“FRESSH-i po kthehet në haremin e Veliajt”Letra për kupolën rozë pas shkarkimit të kryetares së të rinjve

SHtEtëSia

Ku- vendi në Vlorë përfaqësonte shqiptarët e të gjitha trevave dhe zgjodhi një qeveri kombëtare për të gjithë shqiptarët. Tani sërish sh-qiptarët të ndarë, por me besim të madh në projektin europian. Nga ky vend, nga kjo mbledhje, në këtë datë, unë dua të informoj shqiptarët se kjo qeveri do të ndërmarrë ligjin e shtetësisë shqiptare për ta, kudo që jetojnë. Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Kjo nuk i pengon ata të mbajnë çfarëdo shtetësie që duan, por ai që dëshiron të marrë shtetësinë shqiptare, do ta marrë. Ky ligj do të jetë nisma e kësaj qeverie për 100-vjetorin. Ministria e Brendshme duhet të marrë të gjitha masat nëpërmjet konsullatave dhe zyrave dhe t’u krijojë atyre mundësinë e aplikimit.

pëRplaSjEt

Qeveria e Ismail Qemalit dhe vetë themeluesi, babai i pavarësisë, u detyrua të largohej nga Shqipëria në janar të vitit 1914, pikërisht se po punonte për të realizuar idealin kombëtar të shqiptarëve: bashkimin e trojeve shqiptare. Nga ai moment e deri në qeverinë e Sulejman Delvinës në Kongresin e Lushnjës kancelar-itë e fuqive kolonialiste europiane të asaj kohe vendosën në mënyrë të përsëritur copëtimin përfundimtar të trojeve shqiptare dhe asgjësimin e Shqipërisë. Nëse lexon dokumentet që lëshoheshin dhe qarkul-lonin, duke shfrytëzuar disa aventurierë shqiptarë dhe aktet e tyre kombëtare të papërgjegjshme, ata relatonin se shqiptarët nuk mund të krijonin shtet, se nuk kanë fuqi shtetformuese. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ata që kanë bërë këto relacione janë ndër miqtë më të mirë të saj.

kryeministri Berisha ka kërkuar ndryshimin e ligjit për marrjen e shtetësisë

shqiptare. Në mbledhjen e zhvil-luar në Vlorë Berisha ka kërkuar që të gjithë bashkëkombësve që do të kërkojnë shtetësinë t’u jepet menjëherë, duke aplikuar në ambasada dhe në konsulla-tat shqiptare. Por ai theksoi se ndryshimi i ligjet duhet të hyjë në fuqi vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare. Kjo për të mos krijuar përplasje me opozitën para zhvillimit të voti-meve parlamentare.

Votimet “Shqipëria është në një mo-

ment të veçantë dhe ky moment janë zgjedhjet. Këto zgjedhje natyrisht që do të jenë zgjedhje të lira e të ndershme. Por, për të mos e bërë çështje të këtyre zgjedhjeve, u them se ata që e marrin këtë qëndrim elektoral gabojnë shumë rëndë”, - tha Berisha duke e vënë theksin në ndryshimin e ligjit për marrjen e shtetësisë shqiptare. “Ky është qëllimi i jetës sime dhe qël-limi i çdo shqiptari”, - nënvizoi Berisha. Sipas tij, shqiptarët e vërtetuan unitetin e tyre në vitin 1999, kur kosovarët u mirëpriten në çdo qytet të Sh-qipërisë. “Shqiptarët e faktuan se asnjë lloj faktori nuk mund t’i ndajë, naj çdo shqiptar meriton shtetësinë shqiptare; natyrisht, ai që e do”, - nënvizoi Berisha. Sipas tij, është e vërtetë se ne kemi dialekte që e pasuro-jnë këtë gjuhë, por gjuhën nuk mund ta ndajmë kurrë.

Gjuha Sipas Berishës, me qindra

kanë qenë ata që janë përpjekur të përçanin shqiptarët për shkak të dialekteve gegë e toskë, por përpjekje të tilla kanë përfun-duar aty ku e kanë vendin. “Nuk është e mundur, kjo është një gjuhë. Nacionalizmi ynë është kryekëput i bazuar në gjuhë dhe histori. A munden këta zotërinj ta ndajnë Skënderbeun në pesë pjesë? Unë them se nuk do munden kurrë. Pas gjuhës Skënderbeu është shtyllë krye-sore e identitetit shqiptar, edhe i këtyre zotërinjve, por po vazh-

duan do të mbeten me Hamza-në [Kastrioti]”, - tha Kryeministri.

Për të ka një albanofobi ndaj shqiptarëve, që do të zhduket vetëm nëpërmjet procesit të bashkimit të shqiptarëve. Ndër-kohë Berisha vlerësoi festimin e betejës së Kumanovës, që për të është fillimi i gjenocidit kundër shqiptarëve. “Kur unë u kërkoj

mirëkuptim pse ndodhi kjo, më thonë se është histori. Po si mund të jetë histori kur hordhitë serbe vërshuan mbi shqiptarët dhe shqiptarët numërojnë nga ato hordhi dhjetëra mijëra të vdekur?” Ai shtoi se nuk mun-det të jetohet me frikë ndaj tyre, ndërkohë kur shqiptarët nuk kanë një varr të vetëm në trojet

e një vendi tjetër, ndërsa tokat e tyre janë mbushur me varreza e kocka të të gjitha ushtrive që kanë vërshuar mbi ta. Gjithashtu Berisha theksoi se po punohet për të krijuar një strukturë ar-simimi me Kosovën si dhe të shkrihen doganat. Ndërkohë dy shtetet do të punojnë me dy ad-ministrata të ndryshme.

Eurosocialistët shfaqin hapur pakënaqësitë e tyre ndaj sekretarit për rininë në PS, Erion Veliaj. Konkretisht ishte kryesia e FRESSH-it në Greqi që akuzoi dje Ve-liajn për keqpërdorim dhe monoplizim të Forumin Rinor, duke e përdorur atë vetëm për interesat dhe miqtë e tij. Me anë të një letre të hapur publike drejtuar kreut të PS-së Edi Rama, kryetarit të Asamblesë Kombëtare Gramoz Ruçi, kryesisë së Partisë Socialiste, kryetares së FRESSH-it Elisa Spiropali dhe kryetares së Forumit të

Gruas Olta Xhaçka, kryetarja e FRESSH-it në Greqi, Borina Voko, akuzoi Veliajn për papërgjegjshmëri dhe sabotim të detyrës që i është ngarkuar nga partia. Reagimi i Vokos vjen pas shkarkimit të saj nga drejti-mi i FRESSH-it nga ana e sekretarit për rin-inë Erion Veliaj, i cili me anë të një shkrese dërguar me imeil i bën me dije shkarkimin e saj nga detyra. “Akuza për mosbindje të vazhdueshme ndaj kërkesave të kryetarit nuk qëndron aspak, pasi ai asnjëherë nuk është interesuar për mbarëvajtjen e punëve

në FRESSH, përkundrazi, e ka sabotuar atë dhe ka kërkuar vazhdimisht ta kthejë Forumin Rinor në një harem për veten dhe miqtë e tij. Ne nuk kemi kapërcyer asnjë kompetencë tonën, por kemi diskutuar vazhdimisht me sekretariatin e rinisë dhe emigracionit për të gjitha shkeljet dhe problemet e shfaqura, që nga krijimi i FRESSH-it të degës në Greqi si strukturë e Partisë Socialiste në Greqi. përgjigjja e tyre ka qenë mospërfillja, heshtja dhe kohët e fundit: “Gjeni zgjidhje vetë”.

Ndarja e posteve

Votimi i ministrave të parë të Shqipërisë, sa vota morën

qëndrimet me dyer të mbyllura

Vendimi, pS votë kundër buxhetit të vitit 2013

Më 4 dhjetor të vitit 1912, nën drejtimin e Ismail Qemal Vlorës, Kuvendi i Vlorës zgjo-dhi qeverinë e parë në historinë e shqiptarëve, shekuj pas vdekjes së Skënderbeut.

Kuvendi zgjodhi Pleqës-inë, që do të ishte e bara-bartë me një Këshill Shteti apo Senat, siç do të shpre-heshin aty përfaqësues të Kuvendit. Ismail Qemali u zgjodh kryetar i qeverisë dhe dom Nikollë Kaçorri zëvendëskryetar i qeverisë.

ismail Qemali, si kryetar i qeverisë, paraqiti në Kuvend 15 kandidatura për 8 vende në qeveri.

Sipas rregullit, kandi-datura duhej të merrte

më shumë se gjysmën e votave të Kuvendit. Në raundin e parë fituan mbi gjysmën e votave:

luigj Gurakuqi, me 54 vota - ministër i Arsimit

Myfit libohova, 52 vota - ministër i Brendshëm

Mehmet pashë Dër-ralla, 42 vota - ministër i Luftës

abdi toptani u zgjodh me 34 vota - ministër i Financave

Mithat Frashëri, 35 vota - ministër i Punëve me Jashtë

petro poga merr 40 vota - ministër i Drejtësisë

pandeli Cali, 39 vota - ministër i Bujqësisë

lef Nosi, 37 vota - ministër i Postës

Partia Socialiste do të ab-stenojë në Kuvend dekretin e Presidentit Nishani për kryeprokurorin e ri. Njëkohë-sisht në seancën parlamen-tare ku do të diskutohet projektbuxheti për vitin 2013, ligjvënësit socialistë do ta kundërshtojnë atë jo vetëm me ligjëratat nga foltorja e Kuvendit, por dhe me votë. Këto dy vendime u morën dje gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura që zhvil-loi grupi parlamentar i PS-së. Ndërkohë lidhur me votën abstenuese për dekretimin e Adriatik Llallës si prokurori i ri i përgjithshëm deputeti Taulant Balla përmes një deklarate për shtyp pas përfundimit të këtij takimi

dha arsyet pse shkohet drejt këtij vendimi. “Grupi parla-mentar i PS-së e vlerëson antikushtetues vendimin e Presidentit për ndërprerjen e mandatit të prokurores së përgjithshme Ina Rama. Dekretin për zëvendësimin e saj e çmon si shkarkim de facto të prokurores në detyrë deri më 23 maj të vitit 2013.

Page 4: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

04 E mërkurë 5 dhjetor 2012 •

« sociale

100-vjetori

arqile Goreja: postieri nuk zëvendësohet me asnjë pajsje

Posta Shqiptare festoi dje 100-vjetorin e krijimit të saj. Në një konferencë të zhvilluar dje ishin të ftuar drejtor i përgjithshëm i Postës Shqiptare Arqile Gorea, drejtori i Postës ë Kosovës Sejdi Hoxha dhe drejtori i Postës së Maqedonisë Rafiz Haliti, të cilët mbyllën aktivitet e Postës Shqiptare në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Në fjalën e tij drejtori i përgjith-shëm i Postës Shqiptare shprehu mirënjohjen për punën e postierëve sh-qiptarë, duke e cilësuar punën e tyre të pazëv-endësueshme. “Me daljen e shërbimeve dixhitale u mendua që roli i postierit do të kalojë në minorancë, por realiteti tregoi të kundërtën. Trokitjn e postierit në dyert e qytetarëve nuk e zëv-endësoi as SMS-ja, as imeili. Figura e post-ierit ngeli fisnike dhe gjithmonë në rritje, duke u transformuar sipas etapave të kohës. Nga postieri që vraponte, pra paraardhësi maraton-omak, i cili përcolli lajmin e fitores, te postieri me kalë, postieri me biçikletë, postieri me motoçikletë, ne sot kemi nderin dhe kënaqësinë e veçantë që postierin e ditëve të sotme ta prezantojmë si postierin dixhital - një postë lëvizëse e informa-tizuar. Ju keni qenë dhe mbeteni njerëzit-elitë të shërbimeve tona”, - thek-soi Goreja.

posta shqiptareMinistria e shëndetësisë në borxhe, debitore Me 22 Miliardë lekë

Ministria e shëndetësisë më pak paraOpozita: Buxheti vjetor është vetëm për shlyerjen e huave

ervin koci

opozita e konsideron shumë të varfër buxhetin e shën-detësisë për vitin 2013.

Deputetët e majtë thanë se 28 miliardë lekët e këtij buxheti do të shkojnë vetëm për larjen e borx-heve të institucioneve shënde-tësore, borxh që kap vlerën rreth 22 miliardë lekë. Sipas Eltar Dedës, borxhi më i madh është marrë për ilaçe, në një kohë që në spitale ka mungesa të theksuara. “Ky është një buxhet që punon vetëm për borxhet. Shifra 22 miliardë e borxheve që kemi ne, që keni ju si ministri ndaj palëve të treta, do të thotë se gjithë ky buxhet është i adresuar vetëm për atë pjesë. Është pjesa më e korruptuar që ka sistemi i shëndetësor. Në spi-tale bëhen prokurimet, por sot e kësaj dite janë pa ilaçe”, - tha Deda. Drejtori i Planifikimit të Buxhetit pranë Ministrisë së Shëndetësinë, Sajmir Kadiu, tha se borxhi nuk do të paguhet brenda vitit dhe ai nuk do të pengojë investimet në shëndetësi. Veç këtij buxheti Ka-diu tha se afro 9 miliardë lekë do t’i shtohen këtij buxheti nga të ardhurat dytësore të sigurimeve shëndetësore. “Borxhet janë krye-sisht për medikamentet. Kjo nuk është ndonjë shenjë pozitive, por kjo lidhet në mënyrë të drejt-përdrejtë me ligjin e prokurimeve. Është një situatë që ka nisur rreth vitit 2000. Ne duam të bëjmë një prokurim të plotë të gjërave. Nuk është se mund të shlyhet brenda një viti. Kjo do një bashkëpunim me institucione të tjera. Kam për-shtypjen se shëndetësia ka shumë më pak detyrime”, - tha Kadiu. Min-istrisë së Shëndetësisë i janë lënë në dorë vetëm 37 miliardë lekë, ku 13 miliardë do të shpërndahen për spitalet. Për shkak se organizatat e huaja shëndetësore kanë ndërpre-

rë furnizimin e tyre me vaksina në Shqipëri, financimi për vaksina nga shteti do të rritet në 371 milionë lekë nga 252 që ishte më 2012. Në buxhetin për shëndetësinë parashikohet rreth 9 miliardë lekë për sistemin shëndetësor parësor

dhe pjesa tjetër për investime dhe vaksinimin e fëmijëve. Buxheti u votua në parim në Komisionin e Shëndetësisë vetëm me votat e deputetëve të djathtë, ndërsa javën e ardhshme pritet të disku-tohet më me detaje.

FëMijët gjatë operacioneve nuk kanë bërë transFuzion gjaku Ministria, fëmijët nuk janë infektuar në spitale

Pipero: Gjaku në spitale i sigurt sa në vendet e BE-sëMinistria e Shëndetësisë

ka hedhur poshtë akuzat se dy fëmijët e infektuar me virusin HIV-AIDS ta kenë marrë virusin gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale në Qendrën Spitalore Univer-sitare “Nënë Tereza”. “Rastet janë nën hetim epidemiologjik, i cili për shkak të natyrës së problemit zgjat, por minis-tri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ka urdhëruar të dalin përgjegjësitë, nëse i përkasin sistemit shëndetësor”, - tha sot në një konferencë për mediet drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. Ai sqaroi se asnjë nga rastet nuk është i ri. “Ne nuk duhet të ngatërrojmë kohën e vënies së diagnozës dhe referimin e rasteve me kohën e marrjes së

infeksionit”, - sqaroi Pipero. Duke përjashtuar mundësinë e mar-rjes së virusit HIV nga transfuzi-oni i gjakut, drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë tha se gjaku që ndodhen në qendrat spitalore është i pastër. “Asnjë nga rastet nuk ka marrë gjak gjatë ndërhy-rjeve në spital, njëri në pediatri dhe tjetri në spital ushtarak. Kjo rrugë përjashtohet, madje gjaku ynë është po aq i sigurt sa gjaku që ofrohet në vendet fqinje dhe Europë”. Ministria e Shëndetësisë ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë për të rritur edhe më tej sigurinë e gjakut. Ne kemi disa vjet që nuk kemi asnjë rast të infek-tuar përmes gjakut të trans-fuzionuar, edhe pse, sikundër e dini, ne kemi shumë pacientë

të politransfuzionuar (fëmijët me talasemi)”, - theksoi më tej Pipero. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë vitit 2012 janë regjistru-ar 4 raste të reja HIV te fëmijët, dy prej të cilëve përmes trans-metimit nga nëna te fëmija, ndërsa dy të tjerë janë nën hetim për rrugën e marrjes së virusit. Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm ka arritur në 28 fëmijë. Transmetimi vertikal nga nëna te fëmija është hasur në 20 raste, kurse në 6 raste infeksioni është marrë nëpërm-jet transfuzionit të gjakut. Në Shqipëri janë regjistruar 555 raste HIV që nga viti 1993, kur u regjistrua rasti i parë, 100 prej të cilëve kanë humbur jetën për shkak të moskurimit të sëmundjes.

Përfaqësuesi i politikave shënde-tësore në Ministrin e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat në lidhje me infektimin e dy fëmijëve në spitalet në vend. Sipas tij, në të dyja rastet e ndërhyrjeve kirurgjikale fëmijët nuk kanë kryer trans-fuzion gjaku dhe ka vijuar duke thënë se gjaku që ndodhet në spitalet e vendit është i sigurt po aq sa në vendet fqinje apo dhe në vendet e Bashkimit Europian.

pip

ero

22Miliardë lekë

Borxhi që Ministria e Shëndetësisë ka aku-muluar gjatë 12 vjetve kap vlerën 22 miliardë lekë. Këtë vit Ministrisë i janë akorduar rreth 33 miliardë lekë, një shumë kjo më e vogël se një vit më parë. Rrjedhimisht, një pjesë e mirë e këtyre parave do të shpenzohen për shlyerjen e borxheve të marra hua nga Ministria për blerjen e medikamenteve. Rrjedhimisht, edhe paratë për investime në spitale apo në blerjen e pajisjeve spitalore do të jenë më të reduktuara, duke çuar në një përkeqësim të situatës së spitaleve në vend. Te kjo pikë ishin edhe përplasjet më të forta në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë, ku anëtarët e opozitës akuzuan se ky fond nuk mjafton për shlyerjen e borxheve.

37Miliardë lekë

Ministrisë së Shëndetësisë i janë reduktuar fondet për vitin që vjen. Situata në sistemin shëndetësor nuk pritet të jetë e përmirësuar vitin e ardhshëm, për shkak se buxheti i 2013-s është më i vogël se ai i këtij viti, pa llogaritur kontributet e ISKSH-së. Po ashtu edhe investimet e brendshme do të jenë të ulëta. Ministrisë së Shëndetësisë i janë lënë në dorë vetëm 37 miliardë lekë, ku 13 mil-iardë do të shpërndahen për spitalet. Për shkak se organizatat e huaja shëndetësore e kanë ndërprerë furnizimin e tyre me vaksina në Shqipëri, financimi për vaksina nga shteti do të rritet në 371 milionë lekë, nga 252 që ishte më 2012, duke kushtëzuar kështu edhe një pjesë të fondeve.

Mungesa e Ministrit të Shëndetësisë dhe zëvendësit të

tij në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë shkaktoi

reagimet e para në debatin që u ndez më pas. Gjendja

u acarua më shumë kur anëtarët e opozitës akuzuan

përfaqësuesin e MSH, Sajmir Kadiu, se borxhi i kësaj

Ministrie ishte tepër i lartë dhe pjesa më e madhe e fondeve

të akorduara për këtë vit do të shkojë për shlyerjen e debitit.

4 fëmijë janë infektuar këtë vit nga virusi i AIDS

2 fëmijë e kanë marrë sëmundjen në rrugë gjenetike

Rrugët e infektimit të dy fëmijëve janë ende enigmatike

555 persona janë infektuar në Shqipëri që nga viti 1993

100 persona kanë vdekur nga sëmundje e AIDS-it

70 individë janë infektuar këtë vit nga virusi i SIDA-s

Page 5: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

05• E mërkurë 5 dhjetor 2012

»ekonoMi

ekonomia, aftësi për t’u adaptuar me situatën

“Moody’s rikonfirmon vlerësimin e shqipërisë B1 dhe stable

Mungojnë pajisjet mbrojtëse të fidrave

kufizimet e energjisë, ere kap me shkelje “ÇeZ shpërndarje”

nisma e re për furnizimin me energji

ceZ-i, marrëveshje me vendorët për lidhjet e paligjshme

Agjencia Moody’s ka konfir-muar se vlerësimi i Shqipërisë do të jetë B1, ndërsa shprehet se kuadri i përgjithshëm vazh-don të jetë i qëndrueshëm. “Në një periudhë kur kriza financiare dhe ajo e borx-heve ka mbërthyer zonën euro, ekonomia shqiptare ka treguar se ka aftësinë për t’u adaptuar me situatën, duke bërë përparime në kapacitetet institucionale dhe duke marrë shtysë nga procesi i integ-rimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në raportin e Moody’s. Sipas raportit, kufizimet në vlerësimin e kreditit vijnë si rezultat i nivelit të lartë të borxhit, krahasuar me vendet fqinje dhe paqartësisë në konsolidimin fiskal afatmesëm dhe në reduktimin e borxhit.

Enti Rregullator i Energ-jisë kap me shkelje kom-paninë “CEZ Shpërndarje” për ndërprerjen e energjisë elektrike në zonën e Kom-binatit në Tiranë dhe në Mamurras. Burime zyrtare pranë ERE-s bëjnë të ditur se ditën e djeshme është përpiluar raporti për shkeljet, pas monitorimeve të kryera. Sipas Entit Rreg-ullator, në nënstacionet e Kombinatit dhe Mamurrasit mungojnë pajisjet mbro-jtëse të fidrave, që duhet të ishin vendosur nga CEZ. Në mungesë të këtyre pajisjeve, fiderat bien dhe ndërpritet energjia për konsumatorët, çka përkthehet në përfitim për kompaninë. Urimet e mësipërme shpjegojnë se

Kompania “CEZ Shpërndar-je” ka arritur një marrëveshje me autoritetet drejtuese të Njësisë Bashkiake Nr.6 në zonën e Kombinatit, Tiranë, si edhe me autoritetet e qever-isjes lokale të Mamurrasit dhe të komunave të Postribës dhe asaj të Rrethinës në Shkodër, për bashkëpunim midis njësive vendore të sipërpërmen-dura, policisë dhe shoqërisë, në fushatën e ndërmarrë për shkëputjen e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes. Sipas CEZ-it, këto lidhje të paligjshme përveçse shkaktojnë defekte të rënda dhe dëme të mëdha në rrjet, duke lënë zonat res-pektive pa energji, ulin cilësinë e furnizimit me energji për klientët dhe gjithashtu, duke

Pjesë e paqartësisë janë edhe zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm, thuhet më tej. Sipas Ministrisë së Finan-cave, afirmimi i vlerësimit të Shqipërisë me B1 është bazuar në aftësitë relative që ka ekonomia për të pasur rritje ekonomike në një periudhë krize financiare, pavarësisht madhësisë dhe mungesës së diversifikimit të ekonomisë. Pavarësisht kësaj, shprehet MF-ja, Moody’s konstaton se rritja ekonomike ka ardhur duke u ulur, megjithëse ekono-mia mund të fitojë disa hapë-sira gjatë vitit të ardhshëm. Moody’s pret që progresi për t’u integruar në Bashkimin Evropian të vazhdojë duke i dhënë zhvillim kapaciteteve institucionale të vendit.

këto shkelje do të përdoren si argumente në momen-tin që do të diskutohet vendimarrja për licencën e CEZ si furnizues me pa-kicë i energjisë. Procedurat tashmë kanë nisur. Afati që kompania çeke të dorëzojë pretendimin e saj lidhur me fillimin e procedurave për heqjen e licencës është data 15 dhjetor. Mësohet se deri më tani, CEZ nuk ka dorëzuar pranë Entit asnjë ankesë. Gjatë javëve të fundit zona e Kombinatit në Tiranë dhe ajo e Mamur-rasit në Krujë kanë vuajtur mungesën e theksuar të energjisë elektrike, çka ka detyruar banorët e këtyre zonave që të ngrihen edhe protesta.

qenë jashtë të gjithë kushteve teknike, rrezikojnë edhe jetën e vetë banorëve. “Në kuadër të fushatës për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, nëpërmjet të cilave vidhet energjia duke shkaktuar edhe dëme të pallogaritshme në rrjet, CEZ-i njofton se që prej 1 gushtit 2012 të këtij viti, kanë hyrë në fuqi masa të reja penalizuese për abuzuesit, të aprovuara nga ERE, të cilën kërkojmë të vemë në dispozi-cion të gjithë publikut”, sqaron kompania. CEZ-i nënvizon se të gjithë ata debitorë që do të vazhdojnë të injorojnë de-tyrimet për pagesat e faturave dhe furnizohen me energji në mënyrë të paligjshme, do të kallëzohen nga kompania për ndjekje penale.

debate në koMisionin e ekonoMisë. noka paraqet shiFrat

“rrugët, qeveria asnjë detyrim ndaj kompanive ndërtuese”

qeveria nuk ka asnjë de-tyrim të papaguar ndaj kompanive që kanë kryer

punë publike përgjatë vitit 2012. Zëvendësministri i Trans-porteve, Ernest Noka, deklaroi dje në Komision e Ekonomisë, gjatë diskutimit të investimeve të parashikuara në buxhetin 2013, se “borxhi për punën e kryer në bazë të kontratave është zero lekë”. Sipas tij, kom-panitë kanë kryer punë mbi planin, fondi i të cilave, i takon buxhetit që vjen. Por opozita akuzoi se ndaj biznesit është krijuar një borxh prej 11 miliardë lekësh. “Këtu kam të paktën ja 50 zëra, 11.9 miliardë lekë të reja dhe bashkë me detyrimet e vitit 2012 shkojnë 26.5 mil-iardë lekë”, deklaroi deputeti socialist Braçe. Duke u ndalur tek investimet në infrastrukturë opozita solli në vëmendje se për shumë projekte kanë mbaruar afatet dhe ato ende nuk kanë përfunduar. Ata u shprehen se mazhoranca po rrit investimet në infrastrukturë që t’i përdorë si trofe elektoral. “Natyrisht që pjesën më të madhe dhe këtë vit të financimeve të inves-timeve e merr sërish Ministria e Transportit. Ajo që bie në sy kësaj radhe është përgjysmimi i investimeve në sektorë të rëndësishëm, siç është, bujqë-sia, arsimi e shëndetësia”, vijoi Braçe. Investimet për punët publike në buxhetin e vitit 2013 kapin vlerën e 45.1 miliardë le-këve, ose 58.4 për qind e totalit. Investimet publike janë para-shikuar në total në vlerën 5 për qind të PBB-së, ku 3.2 është financimi i huaj dhe 1.8 për qind e PBB-së ai i brendshëm. Ndërkohë, sipas parashikimeve të projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura janë sek-torët që do të thithin pjesën më të madhe të shpenzimeve të parashikuara në buxhetin e vitit 2013. Shpenzimet për sektorin e arsimit do të arri-jnë në nivelin 3.24 për qind të

PBB, për shëndetësinë në 2.1 për qind e PBB-së dhe trans-porti do të përfitojë pjesën më të madhe, 41.6 miliardë lekë ose 58.4 për qind të totalit të investimeve. Ky buxhet edhe këtë vit parashikon rritje të pagave dhe pensioneve. Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, është përcaktuar një fond prej 1 miliard lekësh për rritjen e pagave, i cili do të bëjë rritjen e pagës minimale me 5%, pra nga 21 mijë lekë në 22 mijë lekë. Paga maksimale do të rritet maksimumi deri në masën 1 për qind, ndërsa pagat e administratës publike

do të rriten afërsisht në nive-lin 2 për qind. Projekt-buxheti i vitit 2013 do t’i nënshtrohet diskutimit në seancë plenare në fund të kësaj jave. Drafti shoqërohet gjithashtu edhe me nismën e qeverisë për shfuqizimin e nenit që para-shikon tavanin 60% të nivelit të borxhit publik, pa parashi-kuar një tavan të ri. Qeveria ka deklaruar se ndryshimi i limitit të huamarrjes vjen si nevojë për stimulimin e rritjes ekonomike dhe për t’u përbal-lur me vështirësitë potenciale që mund të paraqëse sistemi energjetik i vendit.

konfirmohet vota kundër në parlament

ps: projekt-buxheti 2013, pasqyrë e rrënimit të ekonomisë

Partia Socialiste paralajmëron votën kundër projekt-buxhetit të qeverisë për vitin 2013, duke e cilësuar atë si pasqyrë të situatës së vështirë ekonomike ku ndodhet vendi. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist ku u prezantuan qëndrimet lidhur me draftin e qeverisë, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama tha se ky projekt-buxhet është afirmim i nevojës për një politikë të re në sektorët kryesorë të ekonomisë së vendit dhe ndaj nivelit të borxhit publik. Sipas kreut të Partisë Socialiste, projekt-buxheti i hartuar nga qeveria nuk i jep zgjidhje problemit të rënies së fuqisë blerëse, rritjes së nivelit të kredive të këqija apo inves-timeve të papërfunduara. Përmes një prezantimi para deputetëve, nënkryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Mimi Kodheli, evidentoi disa nga problemati-kat e projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm duke shpre-hur shqetësim për nivelin e borxhit publik.

Ministria e Transportit po sheh mundësinë për dhënien me konce-sion të shërbimit të transportit hekurudhor shqiptar. Aktualisht janë ofruar 2 kompani për marrjen në konce-sion të pjesëve të ndry-shme të hekurudhës. Kompanitë, një çeke dhe një lituaneze, kanë paraqitur edhe stu-dimet, po kanë kërkuar të subvencionohen për një periudhë 4-vjeçare nga qeveria.

hek

urud

ha

Zëri i shpenzimeve në projekt-buxhetin e vitit 2013 është parashikuar 409.6 mil-iardë lekë, nga të cilët shpenzimet korrente janë parashikuar 260.7 miliardë lekë, shpen-zimet kapitale 71.2 miliardë lekë, fondi rez-ervë 1.5 miliard lekë, fondi i kontigjencës 800 milionë lekë, ndërsa fondi për rritjen e pagave dhe pension-eve është parashikuar 2.5 miliardë lekë.

shpe

nzim

et

Për vitin e ardhshëm nuk parashikohet nisje e investimeve të reja madhore, por mbyllja e projekteve që kanë nisur. Sipas përfaqësuesve të Min-istrisë së Financave, prioritet do të jenë in-vestimet zhvillimore, si dhe rrugët e komu-nave dhe ujësjellësit. Ndërkohë që për vitin e ardhshëm parashi-kohet të mbyllet rruga Tiranë- Elbasan dhe Rruga e Arbërit.

pri

orit

etet

Page 6: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

06 E mërkurë 5 dhjetor 2012 •

« iNtERViStë

Drejtuesi i shoqërisë koncensionare për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit Francesco Beçhetti në një intervistë për “Metropol” flet mbi punimet e kësaj vepre të rëndësishme i dhe investimet që janë kryer deri më tani.

Disa zëra në mediet e tiranës thonë se punimet në hidrocen-

tralin e kalivaçit, ku jeni një nga investitorët, ka një vonesë prej 15 vjetësh. a mund të kemi një pamje të saktë rreth kësaj situate?

Koncensioni për financimin, ndërtimin dhe drejtimin e hidrocentralit të Kalivaçit, i është besuar Grupit Beçhetti në vitin 1997 në bazë të dhe në res-pekt të plotë të ligjit për koncensionet që ishte në fuqi atëherë, Ligji nr. 7973. Punimet duhet të fillonin bren-da 10 muajve pas miratimit nga Parlamenti, që sipas nenit 34 të Kontratës së Koncensionit, duhet të ndod-hte brenda 60 ditësh nga nënshkrimi i vetë Kontratës, më 24 maj 2007, të disa përjashtimeve tatimore të parashikuara në nenin 14 të ligjit nr. 7973. Përjash-timet u miratuan nga Parlamenti më 1 dhjetor 2000 me ligjin nr. 8708, ashtu sikurse Adendumi i Parë i vetë Kontratës, me vendim nr. 590 të datës 2 nën-tor 2000 të Kryeministrit të atëhershëm z. Ilir Meta. Pra, nga 1997 e deri gjatë gjithë vitit 2000 vonesa i atribuohet ekskluzivisht inercisë së autoriteteve përgjegjëse, sigurisht jo BEG-ut. Në atë datë BEG u de-tyrua të riorganizohej nga shumë këndvështrime, pra gjithësesi, filloi punimet në vitin 2003. Në vitin 2007 lidhi një marrëveshje Joint Venture me Deutsche Bank AG, e cila ishte angazhuar të plotësonte financimin e veprës, fakt i cili nuk ndodhi në afatet e duhura. Sido-qoftë, në gjendjen aktuale të realizimit të impiantit janë shpenzuar tashmë 80.000.000,00 € dhe pun-imet rezultojnë të jenë realizuar në masën 40%-50%.

Dy gazeta që janë marrë dendur këto kohë me hidrocentralin e kalivaçit në mënyrë kritike, thonë se hidrocentrali “prej tre vitesh është braktisur”. a mund të na thoni kur keni inspektuar punimet në hidrocentral, si është e vërteta pas këtyre zërave?

Kam qenë personalisht në kantier 1 muaj më parë dhe duhet të them me kënaqësi të madhe se punimet vijojnë me një ritëm të shpejtë në shumë fronte, duhet të them se është shumë impresionuese të shohësh madhështinë e punimeve tashmë të realizuara. Në fakt, të bën krenar mendimi që është i pari hidrocen-

tral i një shkalle të gjerë, në këtë stad avancimi, në një kohë kur koncensione të tjera të dhëna tashmë prej 8 vjetësh, kolosë të këtij sektori, janë ende në një nivel zero të punimeve.

 Në disa gazeta, thuhet se nuk është bërë “as-gjë tjetër veç një sërë martesash e divorcesh” me kompanitë nënkontraktore shqiptare. Radhë pas radhe shfaqet kompania CaE si “viktimë” juaja, sikur nuk është paguar për punën e bërë. Cilat janë marrëdhëniet me këto kompani?

Shikoni, ne u kemi dhënë një mundësi shumë sho-qërive lokale dhe i kemi mbështetur si teknikisht, duke vënë në dispozicion mjete pune, ashtu edhe financiar-isht. Nga disa prej tyre kemi dalë të kënaqur, nga disa të tjera kemi dalë shumë të zhgënjyer, ndër këto është edhe CAE. Për llogari të CAE, nënkontraktori ynë Energji, ka derdhur rreth 5.000.000,00 € për punime të kryera në masën 90% me mjetet tona, në të kundërt kemi mar-rë prej saj vonesa të mëdha dhe kërkesa të padrejta për shuma që arrijnë rreth 2.000.000,00 €, të pabazuara në asnjë kontratë, siç është pranuar nga vetë zoti Kollçaku. Tani po vijon një proces arbitrazhi, siç parashikohet në kontratë, në Dhomën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris, i cili do të nxjerrë përfundimisht se kush ka të drejtë, mes nënkontraktorit tonë dhe CAE-s. 

Sipas këtyre medieve kompania që drejtoni, për të siguruar financime nga bankat thuhet se “ka hije dyshimi se këto para të huaja përdoren jashtë vendit”... a mund të sqaroni lexuesin mbi këtë situatë?

Shikoni, nëse të kërkosh financime është një gjë e çuditshme, atëherë do të thotë së bota sipërmar-rëse është e çuditshme, por nuk është kështu. Pastaj, të kërkosh respektimin e detyrimeve të financimit të marra përsipër nga bankat, është një praktikë ab-solutisht normale, do të thoja skrupuloze. Pastaj, të jesh katalizator investimesh është një veprim për t’u lëvduar kundrejt vendit dhe njerëzve të këtij vendi, ndërkohë që nuk është i tillë ai që nuk paguan taksat, kush shmang akcizat, etj. Në momentin e hyrjes së Deutsche Bank AG në projekt, me rastin e përmbylljes së Adendumit të Dytë të kontratës me qeverinë në vitin 2007, u bashkangjit situata e punimeve të re-alizuara nga BEG të dhëna kësaj të fundit, që u nën-shkrua mes qeverisë dhe Deutsche Bank, dhe pun-imet e kryera arrinin në më shumë se 16.000.000,00 €. Kjo do të thotë se BEG i ka paratë dhe vazhdon t’i

investojë, dhe jo e anasjellta.kompania nënkontraktore me ju, e quajtur

CaE, thotë se Deutche Bank (nga e cila ju sigu-ruat bashkëfinancimin) ka ndërprerë financimet, sikur është tërhequr nga HYDRo dhe nisi pro-cedurat ligjore kundër BEG. Sigurisht, edhe për këtë nevojitet një pamje e qartë dhe e saktë për lexuesin, që të mos mbetet me këtë impresion të pakuptueshëm. ju lutem...?

Që nga viti 2007 dhe për rrjedhojë edhe tani, Deutsche Bank AG është ortake zotëruese e 45% të HYDRO-s, që është shoqëria koncensionare e qeverisë dhe që është ortakë zotëruese e 55% të BEG S.p.A.. Deutsche Bank AG vonoi financimet dhe për këtë arsye u dënua nga Gjykata e Arbitrazhit të Romës t’i paguante HYDRO-s rreth 30.000.000,00 € dëmshpërblim dhe u konfirmua detyrimi i saj për të përmbushur financimin.

Në media thuhet se “gjetja e Deutche Bank si investor është një punë e madhe”, por këta një-kohësisht e thonë me gëzim se Banka gjermane është tërhequr. Si është puna?

Gjërat nuk janë kështu. Prania e një banke të madhe në një projekt ka qënë gjithmonë një element pozitiv, kush nuk e gjykon kështu, është ai që pa “standing” (qëndrueshmëri) do të kishte dashur të bënte biznes me bankat, por duke parë “standing”-un, ka arritur vetëm të konsumojë emrin e vet padrejtësisht në faqen e vet të internetit, dhe flas këtu pikërisht për CAE. 

  lexuesi ka kuptuar gjithashtu edhe për vështirësitë tuaja të mëdha të krijuara nga ad-ministrata doganore dhe tatimore. Edhe pse në kundërshtim me ligjin që rregullon specifikisht marrëdhëniet tuaja me Doganën e tatimet, kanë mundur të shkaktojnë pengesa në punën tuaj. Do të donim të kishim opinionin tuaj të shkurtër për një odise të gjatë e të mundimshme, të paktën me sa është bërë e njohur për publikun?

Ne jemi të mendimit që ligjet të zbatohen dhe është e padurueshme që në mbrojtje të një të drejte, ligjet të mos zbatohen dhe në të kundërt, të lejohet shkelja e rëndë e tyre në dëm të qytetarëve dhe të vendit, vetëm sepse një subjekt është sponsori i skuadrës së zemrës, ose sepse është një mik. Ne jemi mësuar me odisetë, merrni si shembull faktin që jemi të pranishëm në Shqipëri nga viti 1993 pa e lëshuar kurrë veten as kur shumë të tjerë, ndoshta tepër, janë larguar. Por ar-rogancën dhe nepotizmin nuk arrijmë dot t’i pranojmë.

iNterviStë me z. fraNceSco beçhetti, drejtueSit të koNceNSioNarit të hidroceNtralit të kalivaçit

Beçhetti: jemi mësuar me odisetë, por vazhdojmë të jemi këtu që nga 1993-shi!

Shikoni, ne u kemi dhënë një mundësi shumë shoqërive lokale dhe i kemi mbështetur si tekni-kisht, duke vënë në dispozicion mjete pune, ashtu edhe financiarisht. Nga disa prej tyre kemi dalë të kënaqur, nga disa të tjera kemi dalë shumë të zhgënjyer, ndër këto është edhe CAE. Për llogari të CAE, nënkontraktori ynë Energji, ka derdhur rreth 5.000.000,00 € për punime të kry-era në masën 90% me mjetet tona, në të kundërt kemi marrë prej saj vonesa të mëdha dhe kërkesa të padrejta për shuma që arrijnë rreth 2.000.000,00 €, të pabazuara në asnjë kontratë, siç është pranuar nga vetë zoti Kollçaku. Tani po vijon një proces arbitrazhi, siç parashikohet në kontratë, në Dhomën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris, i cili do të nxjerrë përfundimisht se kush ka të drejtë, mes nënkontraktorit tonë dhe CAE-s. 

Francesco Beçhetti

Page 7: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

07• E mërkurë 5 dhjetor 2012

»aktualitet

Nga Suedia ministri i Brendshëm, Fla-mur Noka, u shpreh se “Çdokush që tenton të nxisë azilkërkimin apo ta aplikojë atë do të përballet me forcën e ligjit”. Më tej ai shtoi se “Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që ka nënshkruar protokolle ripranimi dhe rikthen me shpen-zimet e saj çdo shetas që shkel rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së. Këto deklarata Noka i bëri gjatë takimit me ministrin e Migracionit, të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billstrom, në Stokholm. Në qendër të axhendës së takimit, gjatë vizitës njëditore të punës në Suedi, të dy ministrave, ishte angazhimi i plotë i Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë shqiptare, lidhur me masat e mara për t’ i dhënë një zgjidhje përfundimtare prob-lematikës që ka krijuar kërkesa për azil, i një numri të kufizuar shtetasish shqiptarë, në Mbretërinë e Suedisë, në bashkëpunim të ngushtë me palën suedeze. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, tha se “Ministria e Brendshme e Shqipërisë është

e vendosur që të eleminojë fenomenin e azilkërkimit, duke kapërcyer çdo pengesë, me qëllim ruajtjen e marrëdhënieve kor-rekte me Bashkimin Evropian, në respektim maksimal të angazhimeve dhe detyrimeve që sjell procesi i liberalizmit të vizave. Ne do të përdorim të gjitha instrumentet ligjore për të ndëshkuar këdo që tenton të nxisë azilkërkimin apo ta aplikojë dhe do t’ i për-ballim me forcën e ligjit. Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe të rendit publik në Shqipëri kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë ata drejtues vendorë, të organizatave jo fitimprurëse apo edhe çdo individ, që abu-zojnë, spekulojnë apo edhe nxisin për qël-lime përfitimi kërkesën për azilkërkim si në Suedi, por edhe në çdo vend të BE-së. Tashmë, tre drejtues vendorë dhe një drej-tues OJF-je janë çuar para drejtësisë, pasi u kapën në shkelje dhe abuzim të detyrës, duke pajisur me dokumente joligjore, por edhe të falsifikuar shtetas shqiptarë, të cilët më pas, kërkuan azil në Suedi apo edhe në

Belgjikë. Paralelisht, bazuar në legjislacionin shqiptar masa kufizuese dhe ndëshkuese do të vijojnë të ndërmerren edhe ndaj çdo individi që ka tentuar në mënyrë dhe rrugë të palgjishme dhe të paautorizuar të qën-drojë në çdo vend të BE-së. Tashmë të gjithë e dinë se vullneti ynë për të mos toleruar çdokënd që tenton të kërkojë azil në vendet e BE-së është i pandryshueshëm. Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që ka nënshkruar protokolle, marrëveshje ripranimi dhe ka rikthyer e do të vijojë të rikthejë me shpenzimet e saj, çdo shtetas që shkel rregullat e lëvizjes së lirë në ven-det e BE-së.Vetëm pak javë më parë, ba-zuar në Marrëveshjen e Ripranimit që ne kemi me Belgjikën, u rikthyen në Shqipëri 51 shtetas shqiptarë nga ky vend, operacion i mbuluar i gjithi me shpenzimet e Ministrisë se Brendshme të Shqipërisë. Kemi nënshkruar marrëvshje të ngjashme me 11 vende të BE-së dhe jemi të gatshëm që të nëshkruajmë, në çdo çast, edhe me Mbretërinë e Sue-disë një marrëveshje të tillë”.

Mariglen Mulla

për rreth 4 orë u mbajtën në policinë e Kavajës rreth 15 aktivistë të AK-

së që protestuan dhunshëm dje në Vlorë. Policia e Tiranës njoftoi se ditën e djeshme rreth orës 09.30’ përfaqësues të subjektit politik aleanca “Kuq e Zi”, kanë bërë një tubim të paligjshëm në qytetin e Vlo-rës, duke bllokuar segmentin rrugor në qendër të qytetit, Skelë Uji-Ftohtë dhe sheshi “Pavarësia”. Strukturat e poli-cisë Vlorë u kanë bërë thir-rje personave që ndodheshin në këtë tubim të paligjshëm, duke u bërë me dije se, vep-rimet e tyre përbënin shkelje ligjore dhe për më tepër nuk kishin njoftuar dhe as kishin marrë leje paraprakisht nga policia sipas ligjit për tubimet. Policia shtoi se “Protestuesit e paligjshëm më tej, kanë vijuar duke konfirmuar se nuk do të zhbllokonin rrugën pa marrë urdhër nga drejtuesit e tyre politikë, por kanë vazhduar duke bërë bllokimin e rrugës dhe hedhur shashka tymëse gjatë tubimit”. Më pas, këta pjesëmarrës janë larguar me automjete në drejtim të Ti-ranës, ku në hyrje të Kavajës gjatë momenteve të verifikimit të tyre nga policia, këta të fun-dit nuk u janë bindur urdhrave të ligjshme të policisë duke i kundërshtruar me dhunë në krye të detyrës. Në fund të njoftimit policia thotë se “Aktu-alisht nga shërbimet e policisë Kavajë janë shoqëruar dhe po merren në pyetje disa shtetas për të cilët do të referohen ma-terialet në Prokurori për kon-

krimi në familje në fshatin kalur të lezhës

62 vjeçari gjuan me kallash gruan dhe të birin

Pas një konflikti në banesë, një 62 vjeçar ka marrë automa-tikun dhe ka qëlluar në drejtim të bashkëshortes dhe djalit të tij. Mark Çupi nga fshati Kalur i Lezhës ka derdhur plumbat në drejtim të gruas së tij Marie dhe të birit 27 vjeçar Astritit. Ka qenë ndërhyrja e fqinjëve të tij që kanë dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë dy të plagosurit. Ndërsa më pas është realizuar dërgimi i tyre në spitalin ushtarak në Tiranë. Burimet kanë bërë të ditur se gjendja e të plagosurve është e rëndë ndërsa u është dhënë ndihma e parë si dhe janë ven-dosur nën mbikqyrjen e mjekëve.

Policia pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka nisur kërkimin ndaj autorit i cili është larguar prej vendit të ngjarjes. Për këtë qëllim janë njoftuar policitë e fshatrave dhe të bashkive fqinjë, ndërsa ka nisur kërkimin në zonat ku dyshohet se 62 vjeçari mund të ketë kërkuar strehim. Dyshimet e para për ngjarjen e rëndë janë hedhur mbi përplasjen mes të birit dhe të atit apo dhe situata ekonomike. Gjithësesi pritet që vetëm pas hetimeve të konretizohen dhe shkaqet që sollën krimin ku babai të gjuajë me automatik në drejtim të dy familjarëve.

i dënuar me 20 vjet burg

Vrau vëlla e motër në ‘97,ekstradohet nga anglia

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e djeshme, është bërë ekstradimi nga Londra, Britani e Madhe, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Bedri Çala, 37 vjeç, lin-dur në Kutalli, Berat. Ky shtetas ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e rrethit gjyqësor Berat, me vendim të datës 11.05.2000, e ka dënuar me 20 vjet burg për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal. Shtetasi Bedri Çala, më datë 09 maj 1997, ka vrarë shtetasin Lefter Yzeiri dhe motrën e tij M. ÇALA. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Inter-pol Londrën, më datën 18.07.2011 është bërë arrestimi në Angli, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Bedri Çala. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas iu dorëzua për-faqësuesve të Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve.

Ministri i brendshëM thekson në suedi nuMrin e ulët të azilkërkuesve shqiptarë

noka: nxitja e azilkërkimit do përballet me ligjinShqipëria, e vetmja që ka nënshkruar protokolle e marrëveshje ripranimi

protesta në vlorë, aktivistët ndalohen në kavajë, s’liruan rrugën

shashkat tymuese dhe bllokimii rrugës, ndalohen 15 nga ak-ja

sumim të veprave penale të “Organizimit dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”; “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Ren-dit”, si dhe “Pengimi i qarkul-limit të mjeteve të transportit”, vepra penale të parashikuara

nga nenet 262, 293 dhe 236 të Kodit Penal”. Ndërkaq, nga burimet e policisë mësohet se pas 4 orësh ndalimi, aktivistët e alenacës “Kuq e Zi” janë lënë të lirë, duke u paralajmëruar se në rast përsëritje të rasteve ekstreme dhe të dhunshme

ata do të procedohen penal-isht dhe nëse këto vepra pe-nale nuk do të ndalen, atëherë policia do të ndërmarrë masa më të ashpra në të cilat para-shikohet edhe paraburgimi dhe dërgimi i çështjes në Prokurori e më pas në gjykatë.

telefonata e detektivit përdorues droge “herën e fundit e ishte si shkëmb”

oficeri anglez la aksionin përtë blerë kokainë te shqiptari

BRITANI E MADHE- Një de-tektiv me varësi nga kokaina ka injoruar një thirrje për të marrë pjesë në zbulimin e një vjedhjeje, sepse shkoi për të takuar një shqiptar për të blerë drogë. Një gjykatë tha se John Griffiths, 30 vjeç, nga Chorlton, është akuzuar sepse ka takuar një tregtar të quajtur Bledi Malecaj, në periferi të qendrës së qytetit të Mançesterit. Pas arrestimit të tij, ai pranoi se ai kishte qenë

duke përdorur drogë rregullisht për 12 muaj. Në një tekst të dërguar pak para arrestimit të tij në Blackfriars më 18 Januar, pretendohet se z. Griffiths i tha Malecaj:.? “Është ditëlindja ime dhe unë dua të të takoj, por hera e fundit ishte mbeturinë shkëmbi. Këtë herë unë do të marr disa në qoftë se është e mirë”. Pasi hapi çështjen prokurori, Richard Vardon i tha jurisë se “Shkëmbi është referim për kokainën dhe

që z. Griffiths ka biseduar në lidhje me përdorimin e drogës, duke e quajtur edhe “mollë e keqe”. Kur polici u pyet për të shkuar në vendin e ngjarjes, në një vjedhje në Warrington, ai bëri një hap fals, duke pretenduar se kishte qenë “i përkushtuar për një hetim”. Ndërkaq, tri javë më vonë, në mbrëmjen e 18 janarit, Mr Griffiths është vërejtur takim me zotin Malacaj. Kur dy burrat u arrestuan Malecaj u gjet në pose-dim të kokainës dhe të 50 paun-dve. Gjykata tha se “Moskryerja e detyrës nga i pandehuri në sytë e publikut, është e qartë”.

Page 8: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

08 E mërkurë 5 dhjetor 2012 •

« aktualitet

ledia lleshi

elBasan- Shkolla “Nor-male” erdhi si rezultat i Kon-gresit të Elbasanit në shtator 1909 duke u finalizuar dy muaj më pas më 1 dhjetor 1909. Kjo shkollë e domosdoshme për përgatitjen e mësuesve u shërbeu të gjitha trojeve sh-qiptare pa dallim. Shumë bij elbasanas u shpërndanë në të gjithë territorin për të mësuar shqip. Shkolla “Normale” nuk ishte vetëm një institucion ar-simor. Ajo mori rolin kryesor në të gjitha lëvizjet politike dhe artistike të kohës. Po kështu nga aty nisën edhe studimet didaktike dhe botimet periodike duke startuar kështu një peri-udhë të artë të arsimit shqip dhe civilizimin e shoqërisë sh-qiptare. Në ndihmë të mësuesve normalistë, për kualifikimin dhe vetëkualifikimin e tyre një pjesë të rëndësishme do të luante re-vista “Normalisti” numri i parë i së cilës filloi në vitin 1929 e vazhdoi deri më1937.

Këtë revistë mujore e nxir-rnin nxënësit e shkollës “Nor-male”, por edhe pedagogët. Kjo revistë nëpërmjet rubrikave pedagogjike, letrare, folklor-ike, lëvizjeve pedagogjike dhe jetës shkollore, mbarti vlera cilësore, hulumtuese, peda-gogjike dhe kualifikuese për mësuesit e shkollave fillore. Por gjithashtu nga kjo shkollë dolën edhe shumë vëllime me studime duke krijuar tekstet e para për mësuesit dhe nxënësit. Normalja sot është kufizuar në një histori të pasur një emër që tashmë nuk e ka as shkolla ku ajo ka vepruar dhe një muze, i cili nuk ka një status. Kryetari i sho-qatës “Normalisti”, Rudolf Deli-ana, duke folur në 103-vjetorin e shkollës së parë të mësuesve flet mbi rolin e “Normales”, mbi botimet dhe për ruajtjen e saj nëpërmjet përjetësimit në një fakultet dhe në një muze që e meriton ta ketë me statusin kombëtar.

Z. deliana kush ishte dhe roli kryesor i normales së el-basanit?

Normalja meritën më të madhe, për mendimin tim, e ka sepse u kthye në qendër mësimore pedagogjike, por ajo vuri dhe bazat e pedagogjisë shqiptare sepse ndërtoi didak-tikën, metodikat e shkollës shqiptare dhe nxori tekste për mësimdhënien. Shembulli se si ata realizuan vetë edhe bazën e mësimdhënies janë dhe tek-stet nga ai që kontribuoi më shumë për zhvillimin e Nor-males “Aleksandër Xhuvani”. Në vitin 1924 ka prodhuar tek-stin e parë të sintaksës shqipe. Kështu ishin vetë pedagogët e saj që ndërtuan tekstet didak-tike dhe kjo nuk është e paktë. Kështu për shembull teksti i matematikës që unë e kam dhe sot, ishte një tekst që tregon se çfarë niveli përgatitje kishin në atë kohë. I quajtur “Dhe

i dënuar dhe më parë

dyshohet si zjarrvënës i një dyqani, arrestohet nga policia

Berat- Punonjësit e Policisë të Antikrimit kanë mundur të prangosin dhe më pas ta shoqërojnë për në dhomat e paraburgimit shtetasit A. Frashërlliu 35 vjeç, në lagjen “D. Kastrioti” i dënuar edhe më parë për vepra të tjera penale. Të njëjtët burime policie që i referohen lajmit bëjnë me dije se ndalimi i shtetasit të mësipërm u bë për arsye se dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më datë 1 dhjetor të këtij viti të djegies së dyqanit pronë e qytetares M. Likaj, 44 vjeç, banuese në të njëjtën lagje. Ekspertët e policisë që kanë shkuar ditën kur u dogj dyqani i shtetases në fjalë kanë konstatuar se vlera e dëmit është 35 000 lekë. Po gjatë 48 orëve policia në rrugë operative, por dhe me dyshimin e disa banorëve ka mundur të gjejë të dyshuarin kryesor si zjarrvënës dhe për këtë arsye në paraditen e djeshme punonjësit blu kanë bërë ndalimin e Frashlliut duke e dërguar në dhomat e paraburgimit për të vazhduar edhe më tej hetimet për zbulimin e kësaj zjarrvënieje. s. G

policia: drejtues përdorni zinxhirë

i ftohti dhe dëbora në vend, bllokohen disa akse

Reshjet e borës dhe i ftohti me temperatura shumë të ul-ëta kanë krijuar vështirësitë e para të qarkullimit në shumë qarqe të vendit. Qafa e Qarrit në Korçë, por edhe disa nga rrugët nacionale paraqesin vështirësi në qarkullim për shkak të shtresave të akullit, të cilat janë krijuar pas reshjeve të borës një ditë më parë dhe me uljen e temperaturave. Edhe fshati turistik i Dardhës mësohet të jetë i bllokuar, pasi trashësia e dëborës atje i ka kaluar 30 centimetra, ndërsa ndërhyrja me mjete borëpastruese dhe kripë ka qenë disi e vështirë. Ulja e temperaturave minimale deri në -4 gradë në qytet ka sjellë edhe krijimin e shtresave të holla të akullit, të cilat janë shoqëruar me problematikën e tyre. Probleme ka pasur edhe përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë ku mjetet kanë qenë të detyruara të lëvizin me zinxhirë, ndërsa sipas informacioneve ka pasur edhe disa rrëshqitje të mjeteve të tonazhit të rëndë. Sipas të dhënave parashikohet që ditët në vijim të sjellin edhe reshje intensive bore, të cilat do të shoqërohen me problematiken e tyre. Edhe në veri të vendit, në zonën e Malësisë së Shkodrës, reshjet e dëborës kanë krijuar vështirësi në lëvizje dhe për këtë arsye policia kërkon nga drejtuesit e mjeteve përdorimin e zinxhirëve. Situata më e rënduar është në zonën e Pukës, ku më problematike janë akset e njohura tashmë: Rruga Pukë-Qafë Shllak-Qafë e Malit ka një trashësi dëbore deri në 50 centimetra, rruga Gjegjan-Fushë Arrëz 30 centimetra dhe Selcë-Vermosh-Malësi e Madhe 40 centimetra. Në qytetin e Pukës dhe Fushë Arrëz trashësia e dëborës është 10 centimetra. E njëjta situatë është edhe në qarkun e Kukësit, ku problematike është gjendja në rrugët që lidhin Tropojën, si nga Komani, ashtu edhe nga rruga Tropojë-Has. Për disa orë ka patur bllokim të lëvizjes edhe në Rrugën e Kombit, për shkak të mjeteve të rënda pa zinxhirë që kanë lëvizur shumë ngadalë nga frika e rrëshqitjes në rrugë. Në Dibër reshjet kanë qenë të menjëhershme dhe raportohet se ka vështirësi në shumë rrugë rurale, por edhe në akset nacion-ale, ku kërkohet përdorimi i zinxhirëve. Problematik është edhe aksi Peshkopi-Bulqizë, por edhe rruga në drejtim të Burrelit. Shumë drejtues mjetesh janë zënë të papërgatitur nga reshjet që erdhën menjëherë pas disa ditëve të ngrohta. Duhet theksuar se 3 persona kanë gjetur vdekjen në pak ditë si pasojë e motit të keq në vend. Një peshkatar u mbyt pak ditë më parë në liqenin e Shkodrës, më pas një grua 55 vjeç u mbyt në ujërat e lumit të rrëmbyeshëm të Tomorricës. Viktima e fundit u shënua në Peqin ku një e moshuar 80 vjeç u rrëmbye nga ujërat e përroit të Rushkës.

në kërkim dhe një tjetër

Vdiq kalimtarja nga shembjae murit, në akuzë 2 persona

Fier - Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, nën akuzën e vrasjes nga pakujdesia të 62-vjeçares Evgjeni Kamberaj, e cila u zu poshtë nga një mur rrethues teksa kalonte në rrugë. Sipas policisë, në pranga është vënë 60-vjeçari K. Aliu, manovrator i skrepit që punonte për shembjen e murit dhe 84-vjeçarin A. Tafa, drejtues teknik në pallatin që po ndërtohej në lagjen “16 prilli”, ndërsa është shpallur në kërkim administratori i pallatit në ndërtim, Z. Tafa 45 vjeç. 62-vjeçarja, Evgjeni Kamberaj humbi jetën si pasojë e plagëve të marra pas shembjes së murit rrethues.

shoqata “norMalisti”: një Fakultet dhe një Muze koMbëtar

përjetësim “normales”, s’ishte vetëm një institucion arsimor

matje”, ky tekst përmban plani-metri, steriometri, algjebër dhe aritmetikë të gjitha bashkë në një vëllim.

Dy gjëra do të veçoja për “Normalen” sot: revistën “Nor-malisti” dhe Muzeun e Nor-males. Këto e paraqesin shumë mirë rolin e saj. Unë kam edhe numrin e parë të revistës “Nor-malisti” mars 1929 nr. 1 e cilësuar e përkohshmja “Nor-

malisti”. E veçanta e revistës “Normalisti” është se e botonin vetë nxënësit. Ishin ata që e mblidhnin, shkruan dhe boto-nin materialet në të. Në numrin e parë ka botuar parathënien Muhamet Golemi i rendit 29, maturant që përfundonte në këtë vit. Vetë Aleksandër Xhu-vani e ka përshëndetur botimin duke e përshkruar shumë mirë funksionin e saj që do të kishte më pas në realizimin e atyre aspiratave që brezat e parë i kishin vënë vetes.

Çfarë duhet të bëhet që kjo histori e pasur e arsimit të ruhet?

Elbasani ka të gjitha for-cat që “Normalen” ta për-

jetësojë në historinë e tij. Ne kemi universitetin sot dhe ai është vazhdim i “Normales”. E meriton universitet që vjen pikërisht nga kjo “Normale” të mbajë këtë emër. Unë mendoj që Universiteti i Elbasanit të ketë një degë të tijën që të jetë degë pedagogjike. Kjo mendoj që të quhet fakulteti Normalis-ti siç ka edhe fakultetet e tjera të shkencave humane, Edukim-

it etj. Në këtë mënyrë Normalja do të mund të përjetësohet. Madje edhe studentët e këtij fakulteti të quhen normal-istë. Diçka duhet bërë në këtë drejtim, pasi emri normale e normalist duhet përjetësuar.

si mendoni a kanë pasur një vëmendje më të madhe tekstet e atëhershme me tekstet e sotme?

Tekstet e atëhershme nuk mund të kenë të njëjtin nivel pasi sot shkenca ka përparuar. Merita e tyre qëndron në fak-tin se kishin një vëmendje më të madhe ndaj mbështjellës kombëtare. Mjafton të shikosh sintaksën dhe gjen natyrën e Elbasanit. Janë tekste që

janë hartuar edhe me qëllimin kombëtar. Për mendimin tim si mësues ka njohuri që ne ua jepnim nxënësve të klasave të 6-ta e të 7-ta dhe tani e mëso-jmë qysh në klasë të katërt. Kjo justifikohet me faktin që niveli është rritur, por mendoj se duhet të ketë më prakticitet në këtë gjë. Duhet të shikohet me vëmendje sasia e njohurive që u jepen nxënësve.

revista “normalisti” ishte edhe starti i shumë peri-odikëve të tjerë. nga ndry-shonin?

Edhe shkolla të tjera ndo-qën shembullin e normales duke sjellë periodikë. Kështu shkolla “Harri Fulls” nxori rreth 5 vjet më vonë revistën Shek-ulli XX 15 korrik 1932. Ndërsa tek “Normalisti” janë vetë nxë-nësit këtu janë pedagogë se nxënës që botonin. Revista “Nor-malisti” u bë shkak për shumë revista pedagogjike siç do të ishte Shkolla Kombëtare 1938, Shkolla Shqiptare 1940, Revistë Pedagogjike e vitit 1926.

elbasani ka luftuar në historinë e tij për ta mbaj-tur “normalen”. kush ishin arsyet?

Elbasani ka luftuar shumë për “Normalen”. Rasti i parë është ai i Visarion Xhuvanit që ishte kryepeshkopi i kishës Or-todokse Autoqefale Shqiptare në 1923 kërkoi që “Normales” t’i jepeshin më shumë fonde. Në atë kohë madje po bëheshin përpjekje që të mos i jepeshin fonde “Normales” se nuk po e justifikonte, por ai luftoi duke deklaruar të kundërtën dhe e vërteta është se fondet u sh-tuan me ndërhyrjen e tij. Rasti i dytë është ai i 1936 kur u hap fjala që “Normalja” do të shkonte në Shkodër. Të gjithë dolën në rrugë madje u mbyll tregu dhe nuk ishte parë një protestë e tillë. U bë një situatë kaq e vështirë sa dhe pushteti i kohës u gjend në kushte shumë të vështira e pranoi të mos e lëvizte. Është meritë e prefektit të asaj kohe Sadik Metrës, i cili e përkrahu dhe argumentoi që “Normalja” të mos largohej saqë ministria u tërhoq. Ajo qe një demonstrim i madh i forcës për dy arsye. “Normalja” lindi këtu dhe duhet të qëndronte këtu. Dhe e dyta ajo ishte burim të ardhurash ekonomike për Elbasanin.

pse duhet të kthehet në muze kombëtar ai i “nor-males”?

“Normalja” luftoi në theme-lin e gjuhës shqipe dhe ai muze mund të shtohet se mund të gjenden gjëra e dokumente të reja. Por nëse nuk e ka statu-sin e një muzeu kombëtar, ky muze do të humbë praktikisht dhe kjo do të ishte një hum-bje e madhe për arsimin tonë. Unë mendoj se është e domo-sdoshme që ky muze të kthe-het në një muze kombëtar, pasi këtë ja kemi borxh “Normales” së Elbasanit.

Rudolf Deliana

Ish-Normalja

Page 9: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

09• E mërkurë 5 dhjetor 2012

»kosoVë

kuFiri kosovë–serbi

serbët në protestë për marrëveshjen e kufijve

Serbët protestojnë kundër zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit Kosovë-Serbi. Disa qindra serbë të Veriut të Kosovës që në orët e para të mëngjesit të ditës së martë janë tubuar afër vendkalimit kufitar në Jarinje, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të protestuar kundër zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të ku-firit Kosovë-Serbi, e njohur si IBM. Serbët po mbajnë të bllokuar këtë pikë kufitare. Protesta e serbëve të Veriut ndodhi në ditën kur kryemi-nistri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, takohen në Bruksel për të tretën herë për të jetësuar zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit Kosovë-Serbi.

Zëdhënësi i policisë në Mitro-vicë, Besim Hoti, konfirmon se protesta e serbëve po zhvillohet jashtë kufirit të Kosovës, në zonën e gjelbër.

“E tëra çka po ndodh është në hapësirën e ndërmjetme, e njohur si ‘zona e gjelbër’, por më shumë në territorin e Serbisë. Në hapësirën tokësore të Kosovës nuk ka asgjë”, - thotë zëdhënësi Besim Hoti. Edhe zyrtarë të forcave paqeruajtëse konfirmojnë se protesta e serbëve po zhvillohet në zonën e gjelbër ndërmjet kufirit Kosovë-Serbi.

Mediet lokale serbe citojnë kryetarin e kuvendit paralel të komunës së Leposaviçit, Slavko Stevanoviç, të ketë thënë se serbët e Veriut do ta kundërshtojnë në çdo formë zbatimin e marrëveshjes së IBM-së ndërmjet Kosovës dhe Ser-bisë. “Deputetët e katër komunave të Veriut të Kosovës – Leposaviçit, Zubin-Potokut, Zveçanit dhe Veriut të Mitrovicës - janë tubuar për të treguar pakënaqësinë e tyre dhe se nuk e pranojnë doganën dhe kufirin ndërmjet Veriut të Kosovës dhe Serbisë”, - citohet të ketë thënë Sllavko Stevanoviç. Reagimin e një mase të serbëve të Veriut në pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinje e ka dënuar presi-dentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Ajo thotë se kjo dhunë çon drejt përshkallëzimit të situatës dhe dëmton përpjekjet e institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombë-tare për të vendosur rendin dhe ligjin dhe për të garantuar një jetë normale për qytetarët që jetojnë në Veri të Kosovës. “Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit (IBM) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë garanton stabilitet për të dyja shte-tet, fuqizon sundimin e rendit dhe të ligjit në vendkalimet kufitare, si dhe ndihmon në normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Kjo marrëveshje siguron qarkullimin e lirë të mallrave në përputhje me normat ndërkombëtare”, - thotë presidentja Atifete Jahjaga. Sido-qoftë, zyrtarë të forcave paqerua-jtëse thonë se tash për tash pika kufitare Kosovë-Serbi në Jarinje vazhdon të mbahet e bllokuar nga serbët lokalë, ndërsa në pjesën e Kosovës, deri ku është përgjegjësia e kontrollit nga trupat e KFOR-it, nuk janë shënuar incidente.

përFaqësuesja e lartë e be-së nis takiMet Me liderët e kosovës dhe të serbisë

takimi me thaçin, daçiç: edhe miqtë na këshillojnë të heqim dorë nga kosovapërfaqësuesja e lartë e Bashkimit

Europian Katerinë Ashton ka nisur takimet me zyrtarët koso-

varë dhe serbë. Sipas një njoftimi, dje Ashton pak para orës 19:00 ka zhvil-luar takimin e parë me kryeministrin Thaçi, ndërsa më pas zyrtarja e lartë europiane ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin serb Ivica Daçiç.

Pas takimeve njoftohet se tri per-sonalitetet kanë zhvilluar dhe një darkë pune së bashku. BE-ja ka bërë të ditur se për rezultatet e takimit do të lëshojë një njoftim për mediet. Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, para vajtjes në Bruksel, në takimin e radhës me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shkon atje për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet. “Kur do ta fusim në kokë se neve na është marrë diçka dhe duhet të shpëtojmë atë që mund të shpëtohet”, - u shpreh Daçiç, duke shtuar se, edhe pse Serbia në kushtetutën e saj e ka të përfshirë Kosovën, në realitet nuk është e mundur që Kosova të kthehet si pjesë e saj. “Serbia gjendet në poz-itë të keqe. Para një viti është arri-tur një marrëveshje (pa nënshkrim) me Prishtinën, të cilën unë nuk do ta nënshkruaja. Por këtu nuk ka më politikë në mes, veç duhet të thoni se nuk qëndroni pas marrëveshjes, e kjo do të nënkuptonte se nuk qën-drojmë as pas marrjes së datës për

bisedime (me BE-në)”, - u shpreh kry-eministri serb.

Ai ka folur dhe për pozicionin e tij në bisedimet në Bruksel. Pyetjes: “Çfarë prisni nga këto bisedime?”, ai i është përgjigjur: “Ta bind Thaçin për kthimin e Kosovës në kornizën kushtetuese. Ne jemi vetëm kundër

të gjithëve, madje edhe miqtë tanë thonë se duhet të heqim dorë”, - ka thënë Daçiç. Takimi i djeshëm në Bruksel, në praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Europian Katerinë Ashton, është i treti me radhë midis dy kryeminis-trave. Në krye të axhendës ka qenë

zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhim-in e Integruar të Kufirit, të njohur si IBM. Prishtina dhe Beogradi kanë ar-ritur këtë marrëveshje qysh në muajin shkurt, por zbatimi i saj ka ngecur. Takimet e nivelit të lartë janë parë si mundësi për përmirësimin e marrëd-hënieve mes dy shteteve.

Serbia më afër se kurrë hapjes së negociatave për anëtarësim në BE

Serbia kurrë s’ka qenë më afër datës së hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Dialogu politik me Prishtinën dhe zbatimi i mar-rëveshjes për menaxhimin e për-bashkët të kufirit shihen si sukses i qeverisë së re serbe.

Pikëkalimet kufitare Rudnicë dhe Merdare do të jenë të parat në të cilat më 10 dhjetor në mëngjes do të fillojë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhim e Integruar të Kufirit (IBM) ndërm-jet Serbisë dhe Kosovës. Në Bruksel është rënë dakord që në pikat kufit-are nuk do të ketë zhdoganim të mall-rave, por kamionët do të dërgohen në terminalet doganore në Nish dhe Vranjë në anën serbe dhe në pjesën jugore të Mitrovicës dhe në Podujevë në anën kosovare. Me këtë është bërë e qartë edhe mënyra se si do të grumbullohen të ardhurat doganore në pikëkalimet midis Serbisë dhe Kosovës. Në të njëjtën kohë është përcaktuar edhe roli i EULEX-it në këto pikëkalime. Shefi i ekipit nego-ciator të Beogradit, Dejan Paviçeviç, shpjegon: “Në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak EULEX-i do të jetë njëjtë i pranishëm si përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit. EULEX-i do të punojë së bashku me anëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës dhe do të kryejë të gjitha procedurat përkatëse, të cilat mund t’i quajmë si mandat ekzekutiv të EULEX-it. Në vendkalimet e tjera, Merdare dhe Konçul, EULEX-i nuk do të ketë prani aq të madhe.”

Ndryshe nga situata e tanishme në vendkalimet kufitare, në Veri të Kosovës do të hiqen të gjitha llojet e simboleve shtetërore. Atje do të ven-

dosen vetëm informacione funksion-ale në tri gjuhë: serbisht, shqip dhe anglisht: “Kjo do të thotë se në vend-kalimet aktuale do të hiqen i ashtu-quajturi ‘flamur kosovar’ dhe flamuri shqiptar. Do të thotë se nuk do të ketë fare flamuj e stema, as serbe”, - sqaron Paviçeviç. Edhe pse shumica e detajeve të menaxhimit të integruar të pikëkalimeve kufitare është mi-ratuar në kuadër të grupeve të punës, pritet që marrëveshja të finalizohet në takimin mes kryeministrit të Ko-sovës dhe atij të Serbisë. Pikërisht ky dialog politik mes Beogradit dhe Prishtinës dhe zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit vlerësohet si një “përparim i madh politik” i Serbisë. Kështu, në projek-

trezolutën mbi Serbinë, e cila natën e kaluar iu prezantua deputetëve të Komitetit për Punë të Jashtme të Par-lamentit Europian, konstatohet se Serbia ka filluar të angazhohet për të ardhmen e saj europiane dhe e ka kuptuar se af-rimi me BE-në është mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve në vend.Vendet e BE-së para një dileme për Serbinë

Në Parlamentin Europian vlerëso-het se projektrezoluta mbi Serbinë është një “nxitje e qartë” dhe “një sinjal i rëndësishëm politik” si për qeverinë, ashtu dhe për popullin në Serbi. Në të njëjtën kohë thekso-het se para autoriteteve në Beograd ndodhen reformat e mëtejshme dhe se një hap i ri në procesin e integrimit

të Serbisë në BE do të jetë i mundur “sa më shpejt që të jetë e mundur re-alisht”. Raportuesi i PE-së për Serbinë, Jelko Kacin, beson se në këtë dhjetor shtetet anëtare të BE-së për herë të parë mund të gjenden para një dileme të vërtetë nëse Serbisë i duhet dhënë menjëherë një datë për fillimin e ne-gociatave: “Unë shpresoj se do të arri-het mjaft. Nëse jo, atëherë duhet prit-ur mundësia tjetër, por unë mendoj se Serbia me ato që ka bërë deri tani dhe me të gjitha ato që do të dëshmojë gjatë kësaj jave është në rrugën e duhur për të fituar atë datë.” Min-istrat e jashtëm të BE-së pritet të mblidhen më 10 dhe 11 dhjetor për të diskutuar ecurinë e procesit të in-tegrimit europian.

Page 10: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

10 E mërkurë 5 dhjetor 2012 •

« opiNioN

Rrallëherë ndodh që në ceremoninë e lam-tumirës së një intelektuali të ketë aq shumë njerëz sa ç’pati në përcjelljen e Mësuesit të Merituar Xhemal Berisha. Kortezhi i gjatë në 10 km rrugë nga Muhurri në Peshkopi përm-bante qindra autobusë e furgonë me mijëra qytetarë dibranë. Një përcjellje siç e meri-tonte një nga korifenjtë e vërtetë të kulturës

dhe arsimit kombëtar në Dibër. Zakonisht në të tilla ceremoni gjithkush për të ndjerin flet fjalë të mira, por rrallë ndodh që gjithkush të përjetojë vlera dhe mirësi nga vetë ceremonia. Natyrisht, është vlerë numri aq i madh i njerëzve që erdhën për ngushëllim, shumicë që nuk u pakësua as në varrimin e tij. Kjo për faktin se personaliteti i Xhemal Berishës kudo dhe në çdo rrethanë reflektonte vlera, për të cilat ishte e etur shoqëria jonë. Qe një njeri me nivel të lartë në të gjitha dijet, një filozof dhe psikolog, mësues dhe edukator shembullor, që gjithkujt i duhet në ditë të vështira

Xhemal Berisha, njëri nga veteranët më të vjetër të kul-turës dhe arsimit kombëtar, u nda nga jeta pak kohë më parë, më 15 nëntor 2012, në moshën 84-vjeçare.

Tregimi i plotë për Xhemal Berishën ndoshta nuk ezauro-het as me një libër të tërë, ndaj sot ne po bëjmë vetëm një paraqitje të shkurtër për të krijuar një përshtypje rreth tij tek të gjithë ata që nuk e kanë njohur nga afër.

Megjithëse jetim (për nënë) qysh në moshën foshnjore, me gjithë vështirësitë e panumërta ekonomike të familjes, tek ai spikati që në fëmijëri zelli dhe vullneti i madh për shkollën, për librat dhe dituritë. Shokët e tij të shkollës së fillores (në Thanxë, Fushë-Muhurr) e tregojnë atë si një fenomen, që i kalonte shkëlqyeshëm dy klasa, ose më saktë, dy vjet për një vit (atëherë lejohej). Si kreu klasat më të larta, ai vazhdon të mesmen pedagogjike, Normalen e Elbasanit, të cilën e përfundon shkëlqyeshëm, me të gjitha pesa (pesa ishte nota maksimale).

Pas disa roleve të ndryshme si nëpunës, vrik dolën duk-shëm në pah tek ai aftësitë drejtuese në fushën e kulturës dhe të arsimit.

Në vitet ’50 Xhemal Berishën e shohim si drejtorin e parë të shtëpisë së kulturës “Haki Stërmilli” në qytetin e Peshko-pisë për qarkun Dibër e Mat.

Në vitin 1957 mbaron shkëlqyeshëm shkollën e lartë ushtarake në Tiranë, ku ishte i vetmi kur-sant që u diplomua me gradën “nëntoger”, kur gjithë të tjerët diplomoheshin si aspir-antë. Edhe këtë përveç diplomës e dësh-mojnë dhe sot e kësaj dite ish-bashkës-tudentët bashkëfshatarë të tij, si Rushit Çiku e tjerë. Por Xhemal Berishës iu desh të ankohej deri te ministri i Mbrojtjes për ta braktisur ushtrinë dhe për t’iu vënë seri-ozisht studimeve të tjera. Kështu, në vitin 1959 Xhemal Berisha vazhdon studimet filologjike në degën e historisë në Univer-sitetin Shtetëror të Tiranës.

Në vitin 1963 përfundon studimet me rezultatet maksimale, shkëlqyeshëm, ku në librezën e tij të notave gjithkush mund të shoh edhe sot se nuk figuron as edhe një notë më poshtë përveç notave maksimale. Rrallë dëgjojmë për ndonjë intelektual të njohur se ka mbaruar me të gjitha notat maksimale dhe nuk e vëmë aspak në dys-him, por të jemi të sinqertë, me të dëgjuar e kemi, ndërsa për njeriun në fjalë, për të gjitha rezultatet e tij dhe në të gjitha shkol-lat, për aq sa thamë më lart, ne jemi dësh-mitarë dhe flasim me përgjegjësi, sepse të gjitha dokumentet e tij ne i kemi parë me sytë tanë, madje jo vetëm një herë.

Me të mbaruar Universitetin, shkolla dhe institucione të tjera në kryeqytet i of-ruan menjëherë vende pune, por as ai vetë

dhe as rrethi nuk pranuan. Në Dibër emërohet kryeinspektor i arsimit dhe kulturës,

ku u shqua për një punë model, për një figurë dhe sjellje shembullore. Mirëpo më të aftët, pothuajse si kudo në botë, bëjnë shpejt reaksion te karrieristët dhe ziliqarët dhe Xhe-mal Berisha me iniciativën e tij, ndonëse i zhgënjyer, e brak-tis atë detyrë në mes të qytetit të bukur të Peshkopisë dhe përgjithmonë i drejtohet fshatit.

Ai shkon drejtor shkolle në një nga zonat më të vështi-ra, por njëherësh më kulturëdashëse dhe më prestigjioze: në Fushë-Çidhën, ku ishte edhe dhëndër. Pastaj e shohim si drejtor shkolle në Vakuf, në trevën e Kastriotit, më pas sërish drejtor i shkollës së parë të mesme në vendlindjen e tij, në Fushë-Muhurr dhe më pastaj, megjithëse në prag të moshës së pensionit, çuditërisht, me dëshirën e tij ai ngjitet dhe punon si drejtor i shkollës në zonën më malore: në Hurdhë-Muhurr, ku mbylli dhe karrierën e tij të gjatë 45-vjeçare në arsim, duke dalë në pension faqebardhë e i suksesshëm si rrallëkush më parë.

Personaliteti i tij kudo dhe në çdo rrethanë reflektonte vlera

Intelektualë më në zë, jo vetëm të Dibrës, por nga i gjithë vendi e vlerësojnë Xhemal Berishën si një dishepull të dijes dhe simbol të filozofisë dibrane. “Për Xhemal Ber-ishën jemi krenarë edhe ne që nuk patëm fatin të punojmë me të”, - shprehet Gëzim Alpion, pedagog ne Universitetin e Birmingemit në Angli. Ndërsa publicisti i njohur Abdurrahim Ashiku vlerëson se Xhemal Berisha ishte edhe një studiues i zoti. “Sa e sa herë ka kumtuar në sesione shkencore! Motra e tij, Sania, ishte njëra nga pesë vajzat e para që theu akullin e zi shekullor për gratë dhe vajzat dhe mbaroi pedagogjiken e Peshkopisë në vitin 1959. Xhemali ishte një njeri shumë më i përparuar se koha që jetoi.” Murat Koltraka thotë: “Prej tij mësonin shumë të gjithë, jo vetëm nxënësit dhe ne ko-legët e tij, që patëm fatin të punonim me të. Burra të tillë kanë pse të lindin. Vepra e tyre nuk vdes kurrë.” Për zotn Fadil Meha, një tjetër publicist i njohur dibran, “Xhemal Beri-sha ka qenë burrë burrash, ai ka shfaqur gjithmonë vlera të mëdha intelektuale”. Vlerësime vijnë dhe nga ish-nxënësit e tij. Kështu, Shemsi Prençi shprehet se “mësuesi ynë i dashur do të mbetet për të gjithë brezat model i ndershmërisë dhe

përkushtimit”. Ndërsa Agim Deva vlerëson se “Xhemal Ber-isha, ky kolos i arsimit në Dibër, ishte i paarritshëm si për nivelin kulturor, ashtu dhe për mirësjelljen dhe dhimbjen për njerëzit. Ai ka qenë mësuesi ynë i madh i të gjithëve ne që vijmë nga ajo anë...”

Njëri nga bashkëkohësit e Xhemalit, Ramadan Ndreka, thotë se fëmijët, nipat dhe mbesat e tij me punën e tyre duhet ta lartësojnë këtë burrë të lartë dibran. Në vlerësimet e Haki Përnezhës “Xhemal Berisha do të mbahet mend për mprehtësinë e mendimit dhe forcën e argumentit. Ai erdhi ne Çidhën me vrull dhe iku plot lavdi dhe respekt...”

Kujtimet më të mira për atë burrë të mençur, bujar, patriot dhe edukator shembullor ruan edhe personaliteti i shquar dibran Demir Osmani. Ndërsa për Xhelil Cibakun “profesori ka qenë shembull i mësuesit, intelektualit di-bran, njeri i thjeshtë, i ndershëm dhe shumë punëtor e i respektueshëm”. Dhe siç do të shprehej Idriz Zogu, “njerëzit e mëdhenj si profesori ynë, ndërrojnë jetë në kohë dhe evenimente të jashtëzakonshme, për t’u mbajtur mend gjatë në memorien e popullit”. Xhemal Berisha, pishtar i rëndësishëm i arsimit dhe kulturës dibrane dhe shqiptare, vlerësohet si i tillë edhe nga Liri Beqja.

Njeri i veçantë, energjik në sjellje e qëndrimeNe, si gjithë brezat e rinj që ai mësoi dhe edukoi, ndihemi

krenarë për të, sepse në gjithë jetën tonë (si nxënës, stu-dentë, mësues etj.) nuk kemi njohur një mësimdhënës kaq të talentuar si ai, një intelektual kaq të formuar si ai, një njeri si ai, me një vullnet dhe një sistematikë shembullore në stu-dime dhe lexime librash të ndryshëm, e sidomos artistikë. Ai në gjithë jetën e tij ishte një njeri mjaft serioz, shumë i dashur dhe me një humor gjithmonë të shëndetshëm. Ishte njeri i veçantë, energjik në sjellje e qëndrime, me një mënyrë të foluri karakteristike, që të mbushte mendjen për çdo gjë që mund të fliste. Aq e admiruar gjuha dhe mënyra e tij e gjestikulacioneve nga miqtë, kolegët, madje dhe nxënësit e tij, sa të gjithë rrekeshin ta imitonin, të merrnin sa më shumë prej tij për të përmirësuar stilin e tyre të të folurit, të pu-nës dhe sjelljes në jetë. Për me tepër, Xhemal Berisha asn-jëherë nuk qe egoist, karrierist dhe autokrat, por njeri tepër bujar, i thjeshtë si buka që ndante përnatë e përditë me miq nga më të ndryshmit në tryezën e vatrës së tij familjare. Qe

një ndihmëtar i pakursyer për të përcjellë nëpër shkolla dhe universitete të vendit dhjetëra e dhjetëra djem dhe vajza të pop-ullit, kudo ku ai punoi dhe drejtoi. Ngado ai i kish dyert e shtëpive të njerëzve të thjeshtë të hapura, sepse kishte të hapura zemrat e tyre. Ngado që të hedhësh këm-bën nëpër viset ku punoi, do të shikosh se njerëzit që e njohën qesin vetëm mjaltë nga goja për Xhemal Berishën. Dhe më në fund, gjatë gjithë jetës së tij Xhemal Beri-sha ishte armiku më i egër i servilizmit dhe hipokrizisë. Askush nuk mund të përballej me të, sepse ai “të rrëzonte” menjëherë me gjuhën e gjakftohtësisë dhe argumentit të pakundërshtueshëm.

Duke ndarë dhimbjen për humbjen e këtij korifeu të vërtetë të arsimit dhe kul-turës kombëtare në Dibër e më gjerë, me të gjithë ju, miqtë tanë të mirë, jemi të sig-urt se jo vetëm Muhurri, por gjithë treva e Dibrës me humbjen e Xhemal Berishës ka humbur njërin nga njerëzit më të ditur e më të zotë dhe se fisi i Berishëve të Dibrës ndoshta për shumë e shumë kohë do të ndihet i paplotë.

Ju faleminderit mësuesi ynë i paha-rrueshëm Xhemal Berisha për gjithçka që bëre për arsimin dhe kulturën, për brezin e ri në Muhurr, në Dibër e më gjerë! U prehtë në paqe shpirti yt bujar!

Xhemal Berisha, dishepull i dijes, simbol i filozofisë dibrane

Nga halil rama & Naim beriSha

Page 11: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

11• E mërkurë 5 dhjetor 2012

»

lirimi i Ramush Haradinajt si i pafajshëm për herë të dytë mendoj se është mirëpritur nga shumëkush në Prishtinë, për faktin se ai është një figurë që gëzon respekt te qytetarët e vendit për meritat e tij, sidomos në luftën çlirimtare. Kisha shkuar bashkë me disa miq të mi nga Brukseli në Hagë për ta përcjellë verdiktin final të gjykimit të Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, që për fat të mirë të gjithë u liruan. Pak a shumë

opinioni, jo vetëm shqiptar, por dhe ndërkombëtarë, e madje edhe opinioni në Serbi e priste lirimin e ish-kryeministrit Ramush Ha-radinaj, pasi u lirua edhe gjenerali kroat Gotovina. Ky proces u përcoll me vëmendje nga mediet ndërkombëtare, ndërsa media vendore e përcolli çdo lëvizje të tij që nga mbërritja në aeroportin e Prishtinës, takimi me familjaret, me qytetarët e deri te paraqitja e tij publike në televizionet nacionale.

Ramush Haradinaj qe liruar para ca vjetësh, por Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, për herë të parë në historinë e vet, ktheu në rigjykim rastin “Haradinaj” dhe të tjerët. Ish-komandanti Haradinaj, sapo u lirua herën e parë nga Haga, filloi punën e tij, duke kritikuar qeverisjen dhe qeverinë “Thaçi”, e cila atë mandat qeveriste në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kësaj radhe Ramushi dukej krejt ndry-she. Në paraqitjet e tij ai dëshmon se gjatë kohës së kaluar në burg ka lexuar shumë dhe se përveç informatave që ka kësaj rad-he ka edhe një fjalor krejtësisht tjetër. Që nga dita e mbërritjes së tij në Prishtinë, ku u prit nga kryeministri Thaçi dhe për ditë paraqitet si një misionar i unitetit dhe fjalëmirë për të gjithë, edhe për ata që janë në qeveri, edhe për ata që janë në opozitë. Në fakt, duhet theksuar se partia e Haradinajt, AAK-ja, ka disa muaj që ka filluar t’i ofrohet PDK-së së Hashim Thaçit, madje shpesh duket sikur është pjesë e qeverisë. Kjo forcohet edhe më shumë kur Presidentja Jahjaga e emëron nënkryetarin e AAK-së Blerim Shala në pozitën e koordinatorit për bisedime me Serbinë, bised-ime të cilat Hashim Thaçi po i zhvillon pa emërimin e Jahjagës. Siç thotë populli, çdo gjë e mirë ecën ngadalë. Mbi ketë parim edhe Ramushi hap pas hapi duket se po i afrohet kolltukut të butë të qeverisë, qoftë dhe kryeministër, pse jo?

Pra, Haradinaj post Hagës dy ka tjetër paraqitje, tjetër sjellje dhe krejt tjetër mënyrë të politikëbërjes. Kësaj radhe i ka dhënë vetës rolin e Mesisë së unitetit. Në një paraqitje televizive me gazetarët kryeredaktorë të televizioneve të RTK-së (Mufail Limani), “TV-21” (Eugen Saraçini) dhe “Klan Kosova” (Baton Haxhiu), Ramushi ishte aq idealistë, saqë m’u duk se Kosova vërtet na qenka shndërruar

në një lulëzim, gjë që mund ta demantojë çdo segment i jetës në vend, e ndoshta më së miri niveli i komunikimeve telefonike të krerëve të institucioneve, që u bënë publike nga mediet dhe portalet në internet pas përgjimit nga misioni europian EULEX. Në fakt, shoqëria kosovare, sidomos në dekadat e fundit, respek-tonte shumë ata që dilnin nga burgjet, madje shpeshherë edhe i mbirespektonte individët e caktuar, derisa ata fillonin ta rrënonin kultin e tyre të krijuar në popull. Janë disa raste që pas lirimit të tyre gëzonin shumë respekt të populli, por ndonëse e vërteta qëndronte pak më ndryshe dhe sjellja e tyre nuk përkonte me realitetin, pas një periudhe të caktuar persona të tillë nuk merrnin asnjë për qind të elektoratit të po atij populli që e respektonte.

E ardhmja politike e RamushitDuke qenë njëri nga luftëtarët më të mirë dhe më të suk-

sesshëm në luftën e UÇK-së, Ramush Haradinaj, pavarësisht se është forca e katërt aktuale politike, ka mundësi të shfrytëzojë kapitalin e tij politik dhe të jetë njëri nga figurat më të rëndë-sishme në vend. Ai vite më parë ishte deklaruar si parti e qen-drës së djathtë, madje arriti të jetë kryeministër i Kosovës, kur pati arritur koalicion me Partinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Pas vdekjes së Rugovës dhe përçarjeve që ndodhen me LDK-në, shumë emra të njohur dhe veprimtarë shumëvjeçar iu ofruan AAK-së, sigurisht duke gjetur ngjashmëri te një forcë tjetër e djathtë.

Me një fjalë, çdo gjë që ka kaluar nuk kthehet pas, mirëpo ku është Ramushi tani, kah po shkon ai, cili do të jetë roli i tij dhe çka do të ndodhë me të? Janë këto disa pyetje që shumëkush mund t’i shtrojë. Disa nga kureshtja, disa nga adhurimi që kanë për të, kurse disa tjerë për zilinë që kanë ndaj tij dhe meritokracisë së Haradinajt. Si një komentues i politikës dhe çështjeve politike që reflektojnë jashtë vendit, do të mund të japë disa mendime që kanë konotacione të përgjigjeve. Ramushi është një hero lufte dhe një politikan që e ka vetë në dorë të ardhmen e tij politike. Janë dy rrugë që mund të bëjë ky njeri. E para është të qën-drojë në opozitë dhe në zgjedhjet e pritshme të vitit 2013 të hyjë në koalicion me LDK-në dhe partitë e djathta e kështu të marrë pjesën e përgjegjësive, natyrisht sipas fuqisë elektorale. Për mendimin tim, kjo do të ishte më e mira për të dhe partinë e tij. E dyta është që ai të futet në koalicion me PDK-në dhe SHIK-n, e cila e ka sjellë Kosovën deri në një gjendje më shumë se të mjerueshme. Meqenëse po bëhen dy mandate që ka qëndruar në opozitë, AAK-ja e ka vështirë t’u rezistojë ofertave për pushtet, mirëpo kjo bashkëqeverisje mendoj se është jetëshkurtë, ngase

qytetarët janë lodhur nga kjo qeveri dhe izolimi që i është bërë vendit, prandaj është logjike që t’i dënojë në zgjedhjet e ardh-shme. Si e tillë, AAK-ja mund të pësojë nga një koalicion i tillë, i cili duket gati se është bërë. Fundja, në politikë nuk ka nevojë për kësi uniteti kur bëhet fjalë për degradim të jetës dhe instru-mentalizim të politikës nga segmente të caktuara. Nga ana tjetër, Ramushi nuk është i ri në politikë, pasi ka mbi një dekadë që drejton një parti politike dhe duhet të reflektojë mbi praktikën e politikës kosovare. Ramushi ka qenë koleg dhe bashkëpunëtor i Thaçit dhe ka parë se ku përfundojnë bashkëpunëtoret e tij, shih Fatmir Limën, Jakup Krasniqin etj. Sido qe të jetë, është vetë ai shefi i së ardhmes së vet, por duhet ditur se elektorati i djathtë i ikën, nëse futet në koalicion me majtistët e SHIK-ut. Sa i për-ket pyetjes se kah po shkon Ramushi, është një dukje jo shumë e mirë. Sipas gjasave, ai po shkon drejt një krijimi të një koali-cioni qeverisës që shumëkush e quan UÇK-në qeveri, e qe në fakt kjo qeveri do të ndihmojë në autonominë e Veriut të Mitrovicës. Deklaratat e Ramushit se duhet të marrë pjesë në negociata dhe mbështetja që ai dhe partia e tij i japin Thaçit për këto pazare të reja me Serbinë, sipas gjasave po e çojnë Ramushin dhe partinë e tij drejt rënies, kurse Kosovën drejt një statusi “Ahtisari plus”. Se cili do të jetë roli i tij dhe çka do të ndodhë me të, mund të shihet dhe paramendohet, kur ai është i gatshëm që të futet në valle me ata që e quan për herë të dytë në Hagë. Një gjë është e pamo-hueshme: pushteti është i mirë sepse të jep privilegje, lekë dhe shumëçka tjetër. Por mendoj se secili politikan duhet ta shikojë ardhmërinë e vet për një kohë më të gjatë, prandaj Ramushi do të duhej të shihte pak më larg. Fundja, ai është i ri dhe ka kohë edhe për t’u ngjitur në majat e politikës kosovare, por për ketë duhet vizion dhe ndryshim esencial nga qasja që ka. Siç duket, Kosova është rast unik për shumë gjëra, përndryshe vetëm një minutë kur mendon politikën dhe parapolitikën, e cila sundon sot vendin, shumë lehtë mund arrihet në konkluzionin që “të shpëton fytyrë”, siç thotë populli. Përderisa zyrtarët më të lartë të PDK-së dhe njerëzit më të afërt të Thaçit janë ngushtë prej SHIK-ut dhe Hashimit dhe s’po dinë çka të bëjnë dhe nga t’ia mbajnë, çka mund t’i ndodhë Ramushit pas këtij vëllaznillëku me Thaçin dhe cili është motivi që i bashkon kur edhe vetë Ramushi kishte thënë se SHIK-u është organizatë kriminale. Ndoshta nga burgu i ka harruar të mirat që ka bërë kjo organizatë kontroverse dhe gllabëruese e ekonomisë kosovare.

* Autori është master i politikave dhe sigurisë ndërkombëtare në Universitetin e Lirë të Brukselit

Haradinaj post-Tribunali i Hagës dyNga jetoN kelmeNdi*

opiNioN

presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dhënë dje fund kureshtjes, dilemës dhe debatit për kreun e ri të prokurorisë shqiptare me një zgjid-hje që në pamje të parë duket nga më të mirat e mundshme. Dekretimi i kreut aktual të ILDP-së Adriatik Llalla si kandidaturë për prokuror të përgjithshëm ka lënë pa gojë edhe më skeptikët, përfshirë edhe opozitën. Përzgjedhja e zotit

Llalla duket një zgjedhje e studiuar dhe një mundësi e mirë për ndryshimin e situatës në një prej institucioneve më të përfolura të sistemit të drejtësisë siç është prokuroria. Sigurisht, janë standardet dhe cilësitë e kandidaturës Llalla që sjellin besimin e një ndryshimi aq të pritur dhe aq të kërkuar brenda dhe jashtë vendit në sistemin tonë të drejtësisë. Adriatik Llalla është një emër i njohur në drejtësinë shqiptare, por edhe për publikun sh-qiptar. Ai ka një përvojë të gjatë pune në prokurori dhe në krye të ILDP-së dhe përbën nga rastet e rralla të një zyrtari të drejtë-sisë të papërfolur publikisht. Vjen nga një familje ish-e përnd-jekur politike e regjimit komunist, pa asnjë lidhje personale e familjare me të kaluarën kriminale komuniste, gjë që e veçon atë nga të gjithë paraardhësit e tij në këtë post që nga viti 1945 e deri më sot. Gëzon një integritet moral e profesional të spikatur, gjë që e ka konsoliduar e theksuar edhe më shumë gjatë ush-trimit të një detyre publike kaq delikate sa kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, detyrë që të pikatën publikisht e ka kryer në mënyrën më korrekte. Zgjedhja me konsensus (edhe me votat e PS-së) në krye të ILDP-së e bën kandidaturën e zotit Llala të pakundërshtueshme dhe nga opozita socialiste, që ka

paralajmëruar mundësinë e mosvotimit të kryeprokurorit të ri të Republikës. Vota e saj vetëm katër vjet më parë heq opozitës së z. Rama çdo mundësi serioze të kundërshtimit të kandidaturës së tij, duke e kthyer votën e mundshme “kundër” në një dëshmi tjetër të politikës bllokuese, që opozita shqiptare ka kohë që e aplikon pa ndonjë arsye objektive.

Kjo kandidaturë përbën gjithashtu një mundësi maksimale të luftës kundër korrupsionit, një nga problemet, por dhe dështimet më të mëdha të drejtësisë, në mënyrë të veçantë të prokurorisë. Si kreu i deklarimit të pasurive të zyrtarëve të shtetit, kuptohet që ai ka njohuri të shumta mbi abuzimet e mundshme financiare dhe pasuritë e dyshimta të zyrtarëve të shtetit, gjë që sigurisht pritet ta ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme në sfidën e luftës kundër korrupsionit, ajo që pritet më shumë se çdo gjë tjetër prej tij në detyrën e re të prokurorit të përgjithshëm. Pa dyshim që ai ka përballë një sfidë të madhe, që pritet të vëzhgohet me vëmendje të thek-suar nga opinioni publik shqiptar dhe institucionet ndërkom-bëtare. Në përpjekjet 20-vjeçare të Shqipërisë për të ndërtuar shtetin e së drejtës drejtësia e sidomos prokuroria përbëjnë ngërçin më të madh. Jo pa arsye institucioni që ai pritet të mar-rë në dorëzim vlerësohet si më problematiku në sistemin tonë juridik. Është institucioni me të kaluarën më kriminale gjatë diktaturës komuniste, zgjatime të së cilës në një mënyrë apo një tjetër janë ende prezent në këtë institucion. Dekomunis-tizmi dhe dekrimanilizimi i prokurorisë mund te konsiderohet si emergjencë apo parakusht i reformimit aq të kërkuar të drejtë-sisë shqiptare, në veçanti të institucionit të akuzës. Këta 22

vjet të periudhës postkomuniste institucioni i prokurorisë ka ende në qendër të akuzave për korrupsion, politizim politik, pa-sivitet etj. Përcaktimi se “prokuroria fle mbi dosjet e krimit dhe të korrupsionit” ka ardhur si akuzë apo konstatim publik edhe nga institucione të tjera të shtetit shqiptar, ndoshta edhe nga ILDP-ja e drejtuar deri tani nga z. Llalla. Heqja e kësaj njolle përbën një sfidë më vete për kryeprokurorin e ri. Këto janë vetëm disa nga ato përparësi dhe pritshmëri që përzgjedhja Presidentit Nishani për kreun e Prokurorisë së Përgjithshëm pritet të sjellë si zhvillime në këtë institucion, por që janë të mjaftueshme për të shpresuar që ky dekretim të jetë lëvizja e duhur drejt asaj reforme të shumëpritur në sistemin e drejtë-sisë, ku prokuroria sigurisht që ka një rëndësi parësore.

Nuk mund të jemi të sigurt e të parashikojmë se çfarë mund të bëjë zoti Llalla në krye të institucionit kaq të diskretituar të prokurorisë shqiptare, një mision tejet i vështirë, sidomos për kushtet politike të Shqipërisë, por sigurisht mund të konstato-jmë faktin që kandidatura e z. Llalla është pa asnjë dyshim më e mira nga ato që kemi parë të dekretuara e votuara deri tani, gjë që na bën të besojmë se kjo përzgjedhje e Presidentit do të mund ta bëjë realisht diferencën. Vlerësimi shkon natyrshëm edhe për Presidentin Nishani, që me këtë përzgjedhje tregoi përkundër pretendimeve e akuzave të opozitës për “inekzist-encë” të tij, seriozitet dhe integritet në detyrën e lartë të kreut të shtetit shqiptar. Dashtë Zoti që Shkëlqesia e Tij të ketë të njëjtën qasje e të synojë të njëjtat standarde politike, morale e profesionale edhe në dekretimet e tjera të tij, sidomos në ato që lidhen drejtpërdrejt me sistemin e drejtësisë.

Kryeprokurori që pritet të bëjë diferencën

Nga Nebil çika

Page 12: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

12 E mërkurë 5 dhjetor 2012 •

«GoSSip

tyra Banks: të duash veten është supremeSuper modelja Tyra Banks sapo ka mbushur 39 vjeç dhe duket më në formë se kurrë teksa ka mbuluar kopertinën e Cosmopolitan dhe jo vetëm në një një po në dy revista Cosmopolitan, në atë të Af-rikës së Jugut dhe Estonisë, për këtë muaj. Tyra ka folur për vetëvlerësimin dhe imazhin e trupit. “Të duash veten është supreme pa-varësisht formës, masës dhe ngjyrës që ke”, ka thënë ajo. “Respektimi dhe vlerësimi i vetes për atë që je është kryesore që çdokush duhet ta ketë”, ka përfunduar Tyra.

kunis fiton çmimin ‘Fotografia më seksi’Mila Kunis ka fituar edhe një tjetër çmim për ‘Fotografinë më seksi të vitit 2012’, të cilin e ndan The Sun. Aktorja me origjinë ukrainase e ka fituar çmimin falë foto-grafisë në faqen e parë të revistës Esquire, e cila në muajin tetor e shpalli Kunisin si femrën më seksi në botë. Nga 38.670 votues, 29-vjeçarja fitoi 20 për qind të tyre. Vendi i dytë, me 18 për qind të votave, i takoi Jodie Marsh, ndërsa në garë ishin edhe emra, si Kim Kar-dashian e Pamela Anderson.

Shtëpia e amy Winehouse shitet 1 milion paund më pak

Shtëpia në Londër ku këngëtarja Amy Winehouse vdiq, është shi-tur në ankand 1milion paund më pak se sa çmimi origjinal i vendo-sur prej 2.8milionë paund. Babai i Amy vendosi që të ulte çmimin, dhe ta shiste me ankand me kërkesë edhe të shumë fansave. Shtë-pia është shitur për 1.9milionë paund. Shtëpia është bërë një vend shumë i vizituar pas vdekjes së Amy korrikun e kaluar. Pas vdekjes së saj shumë fansa kanë mbajtur heshtje jashtë shtëpisë në kujtim të këngëtares. Shtëpia është blerë nga një çift rreth të 40-tave. Babai i Amy ka shprehur keqardhjen që kjo shtëpi u bë pronë e dikujt tjetër.

Lady Gaga blen 55

kostume të Michael jacksonLady Gaga përpiqet që të mbajë trashëgiminë kultu-rore të Jackson sa më gjatë. Këngëtarja ka shpenzuar një sasi të madhe parash për të mbledhur koleksione të tjera nga reliket e Michael Jackson që ishin vënë në shitje të administruara nga ankandet e Julien gjatë fundjavës. Gaga ka bërë të ditur e ka blerë 55 kostume në ankand, të cilat ai i ka veshur gjatë tureve. “55 kostumet që unë i shtova koleksioni do të arkivohen dhe do të ruhen me një përkudesje në kujtim të shpirtit, dashurisë, trimërisë dhe gjithë fansave të Michael Jackson”, ka shkruar Gaga. Drejtuesi i ankandit Darren Julien ka thënë se xhaketa e veshur prej Jackson gjatë turit ‘Bad”, është shitur 240.000$, e ndërsa dorezat e mbretit të popit janë shitur 100.000$ njëra. Nga ky ankand janë mbledhur rreth 5milionë $ të cilat do të shkojnë për vepra bamirësie.

Rita ORa e Ka TradHëTuar

roB KarasHian me 20 djem

jo më larg se dje u publikua lajmi për ndarjen mes Ritas dhe Rob. Arsyeja e kësaj ndarje është se Rita ka tradhëtuar Rob me 20 djem gjatë marrëdhënies së tyre. Këtë gjë e ka bërë të ditur Rob në Twitter. “Ajo më ka tradhëtuar me 20 djem mgjatë kohës që kemi qënë bashkë, tani mendoj se me sat ë tjerë do të shkojë gjatë kohës që jemi të ndarë? Si ka mundësi që një femër që përpiqet të bëjë karrierë, të ketë kohë të jetë me 20

djem, ndërsa ka një lidhje?. Si ka mundësi që një femër t`ia bëjë këtë trupit të saj, kur ende nuk ka lancuar karrierën?”, ka shkruar Rob në tëitter. Më pas ai ka përfunduar: “Ky të jetë një mësim për të gjitha vajzat e reja që të mos bëjnë seks të pambrojtura me shume meshkuj, teksa janë në jë marrëdhënie’. Rob është lidhur me Ritan në Korrik, ky lajm u përhap më shumë kur Rob postoi një foto të tyren në tëitter të cilët dukeshin shumë intimë bashkë. Ndoshta Rita ka menduar se duke u lidhur me Rob mund të bëhej më e famshme në US, meqë Rob i përket familjes Kardashian, kur e pa që fama e saj nuk pati ndonjë ndryshim të madh vendosi ta tradhëtojë atë me 20 meshkuj të ndryshëm.

Page 13: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

13• E mërkurë 5 dhjetor 2012

»GoSSip

lindsay refuzon rehabilitimin Aktorja amerikane, Lindsay Lohan, ka refuzuar t’i nënshtro-het sërish rehabilitimit pas problemeve me alkoolin. TMZ njofton se LiLo pi deri në dy litra vodka në ditë, pasi që është nën stres për shkak të paraqitjeve nëpër gjykata. 26-vjeçarja e theu lirimin me kusht duke qenë pjesëmarrëse në një inci-dent në një klub nate, duke u arrestuar dhe është akuzuar për sulm të shkallës së tretë, që do të thotë se mund të për-fundojë në burg. Miqtë e aktores janë përpjekur që ta bindin atë që t’i kthehet rehabilitimit, gjë që do t’i ndihmonte në gjykatë. Megjithatë, Lindsay thotë se nuk është e varur nga alkooli dhe mendon se nuk ka nevojë për ndihmë.

travolta përdor Scientology për të ndihmuar një burrë

John Travolta ka thënë se ka ndihmuar një të mbijetuar të një aksidenti rrugor falë mësimeve të Scientology. Burri po vuante prej një lëndimi të kaviljes dhe aktori përdori një procedurë të sektit fetar të njohur si 'në ndihmë'. "Kohët e fundit isha në Shanghai për punë dhe një mik pësoi një aksident, kishte thyer kaviljen dhe kishte dhembje të tmerrshme",- tha aktori për revisten Celebrity Magazine. "I kërkova lejë t'i beja një lloj ndihme të Scientology tek ai dhe pranoi. Njerëzit përreth më shikonin. Burri po vuante nga dhembja e tij dhe pastaj në një farë pike më tha që ishte me mire". Një përfaqësues i kësaj feje tha se Travolta beson në metodat e Scientology për shërimet e trupit.

snooki jep këshilla prindërimi kate MiddletonShow girl Snooki ka falenderuar çiftin Kate dhe William që së shpejti pritet të bëhen prindër, një lajm tashmë i konfirmuar, duke thënë “Është e vështirë por mos u stresoni, gëzoje shtatzaninë dhe do të jetë emo-cionuese. Jam e sigurt që do të jesh një nënë e mrekullueshme. Shijoje kohën tënde në shtëpi me fëmijën sidomos muajt e parë”, ka thënë Snooki e cila jo shumë larg i dha jetë djalit të saj Lorenzo. Gjithashtu ajo i ka këshilluar Kate dhe një mbështetëse që e bën proçesin e ushqyerjes me gji shumë të përshtatshme. Shtatzania e Kate u bë e ditur pasi u dërgua në spital pas disa shqetësi-meve në mëngjes. E ndërsa shtatzania e Kate është në stadet e para, dukesha pritet të qëndrojë disa ditë në spital.

tarantino mendon “pensionin” për shkak të incizimit dixhital të filmave

Regjisori dhe skenaristi Quentin Tarantino ka deklaruar që kalimi i industrisë filmike në teknologji dixhitale është një prej arsyeve kryesore pse mendon që të pensionohet.Tarantino edhe një herë ka konfirmuar

planet e veta për pensionim, ndërsa ka thënë që nuk i pëlqejnë teknologjia dixhitale dhe incizimi i filmave me kamera dixhitale. Tarantino ka vajtuar për zhdukjen e shiritave filmikë tradicionalë të celuloidit, duke folur për The Hollywood Reporter. “Një prej arsyeve pse dëshiroj të pensionohem është edhe fakti që vërtet nuk mund ta duroj digjitalizimin. Kjo nuk është ajo që kam dashur të bëj. Teknologjia dix-hitale e bën incizimin e filmave të duket si televizioni publik. Këtu jam vetëm për shkak të filmit dhe artit, ndërsa për mua projeksioni digjital është diçka e mbaruar. Sa më përket mua, kam mbaruar me këtë”, tha Tarantino. Tarantino ka shtuar edhe që planifikon të fillojë adaptimin e ndonjë prej skenarëve të vet për televizion. “Sipas gjasave, do të adaptoj ndonjë skenar timin dhe do të xhiroj ndonjë serial televiziv. Nuk do të kem ndonjë presion kohor dhe do të mund të shfrytëzoj tërë skenarin. Gjithmonë shkruaj skenarë të mëdhenj dhe çdo herë duhet të adaptoj skenarin për film. I vetmi film në të cilin kam arritur të shfrytëzoj tërë skenarin është “Kill Bill”, por vetëm pse ishin dy filma”, tha për fund Tarantino.

Page 14: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

14 E mërkurë 5 dhjetor 2012 •

« Bota

jeffrey d. sachs

në shekullin 21, ndry-shimet globale do të jenë edhe më të thella se sa thjeshtë një ribal-ancim i ekonomisë dhe politikës mes pjesëve të

ndryshme të botës. Sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm – mbrojtja e mje-disit, stabilizimi i popullsisë së botës, ngushtimi i hendekut mes të pasurve dhe të varfërve dhe dhënia fund var-fërisë ekstreme – do të jenë në qendër të vëmendjes. Në krye duhet të dalë bashkëpunimi global. Vetë ideja e shteteve kombe që “përleshen” për tregje, pushtet dhe burime do të vjetërohet. Ideja që Shtetet e Bashkuara mund të imponohen apo të sulmojnë për qëllime të sigurisë së tyre mund të jetë çorientuese dhe vetëshkatërruese. Bota sot është brë shumë e mbipopul-luar dhe e rrezikshme për më shumë “lojëra të mëdha” në Lindjen e Mesme apo ndokund tjetër.

Fat i përbashkëtSfida përcaktuese e shekullit 21

do të jetë përballimi me realitetin që njerëzimi ndan një fat të përbashkët në një planet të populluar. Ky fat i përbashkët do të kërkojë forma të reja bashkëpunimi global – një pikë fon-damentale thjeshtësie verbuese që shumë udhëheqës botërorë ende nuk e kanë kuptuar, apo përqafuar. Gjatë 200 viteve të fundit, teknologjia dhe demografia kanë ecur përpara kupti-meve më të thella sociale. Industri-alizimi dhe shkenca kanë krijuar një ritëm ndryshimesh, të paprecedentë në historinë e njerëzimit. Filozofë, politikanë dhe ekonomistë duhet të luftojnë vazhdimisht për të qenë në një hap me kushtet sociale bashkë-kohore. Si rezultat, filozofitë tona so-ciale janë prapa realiteteve të kohës.

Filozofia aktivisteGajtë 75 viteve të fundit, shumica

e vendeve gradualisht kuptuan se qytetarët e tyre kanë një fat të për-bashkët, duke kërkuar kështu rolin aktiv të qeverisë për të garantuar që çdo qytetar të ketë shansin dhe mje-tet (përmes arsimit publik, shëndetit publik dhe infrastrukturës bazë) për të marë pjesë në mënyrë produk-tive brenda shoqërisë, si dhe për të frenuar shkeljet e rrezikshme të sho-qërisë mbi mjedisin fizik. Kjo filozofi aktiviste, sipas të cilës forcat vetëor-ganizuese të një ekonomie tregu duhet të udhëhiqen nga parimet e drejtësisë sociale dhe kujdestarisë mjedisore, ende nuk janë shtrirë në mënyrë të fuqishme në shoqërinë globale. Në shekulin e 21, shoqëria jonë globale do të lulëzojë ose zh-duket në varësi të aftësisë sonë për të gjetur baza të përbashkëta në të gjithë botën për një sërë objektivash të përbashkët, si dhe mjetet praktike për t’i arritur ato. Trysnitë që ushtro-jnë burimet e mangëta të energjisë, rritja e streseve mjedisorë, një rritje e popullsisë globale, migrimi masiv i

Bashkëpunimi globalFati ynë i përbashkët

Shekulli 20 pa fundin e dominimit evropian në politikën dhe ekonominë globale. Shekulli i 21 do të bëhet dëshmitar i një ndryshimi nga veprimi

për interesa kombëtare, në veprimin për interesa globale - sidomos në një kohë kur të dy këto interesa bëhen gjithnjë e më të varur nga njëri-tjetri

ligjshëm dhe i paligjshëm, zhvendosja e fuqisë ekonomike si dhe pabarazitë e mëdha në të ardhura janë shumë të mëdha për t’iu lënë forcave të tregut, si dhe konkurrencës së pafre gjeop-olitike mes kombeve. Një përplasje qytetërimesh mund të rezultojë në rritje të tensioneve, dhe mund të jetë me të vërtetë përplasja jonë e fun-dit dhe shkatërrimtare. Për të gjetur rrugën tonë paqësisht përmes këtyre vështirësive, ne do të duhet të mëso-jmë, në një shkallë globale, të njëjtat mësime që hoqëritë e sukseshme kanë nxjerë në mënyrë graduale bren-da kufijve të trye kombëtare.

ShembujNuk ka qenë e lehtë të krijohet

bashkëpunimi brenda kufijve kom-bëtarë. Në shekullin e parë të indus-trializimit, Anglia dhe vende të tjerë në industrializim karakterizoheshin nga kushtet e vështira sociale në të cilat individët dhe familjet u lanë për të mbijetuar në epokën e re industri-ale. Dikens dhe Engels kanë lënë jo

pak dëshmi për vështirësitë e kohës.Gradualisht dhe me hope, sho-

qëritë e hershme në industrializim nisën të kuptojnë se nuk mundeshin që thjeshtë të linin të varfërit e tyre të zhyten në mënjanim, sëmundje dhe uri. Gradualisht, dhe me grindje të mëdha poliike, sigurimet shoqërore dhe skema e transferimit për të var-fërit u shndërruan në mjete për paqe sociale dhe prosperitet nga 1180 e këtej. Afro gjysmë shekulli më parë, shumë shete nisën të pranojnë se burimet e tyre të arit, tokës e ujit duhej të menaxhoheshin në mënyrë më intensive për të mirën e për-bashkët të qytetarëve të tyre në një epokë industriale. Pjesët e varfëra të qyteteve nuk mund të ishin më vendi i hedhjes së mbetjeve toksike, pa vënë në rrezik edhe lagjet e pasura. Industria e rëndë po rrëmbente ujin dhe ajrin. Ndotja industriale në një rajon mund të mbartej përmes erës, shirave dhe lumenje qindra milje larg, për të shkatërruar pyjelaguna dhe rezervuarë. Marrja e angazhimeve

mbarëkombëtarë ka qenë e vështirë për shoqëri si SHBA, të cilat janë të ndara me raca, fe, etnicitet, klasa si dhe vendas kundrejt imigrantëve. Sis-temet e mirëqenies sociale rezultuan më efektivë dhe popullorë në shoqëri etnikisht homogjene si Sandinavia, ku njerëzit besonin se pagimi i taksave ndihmonte ata vetë. SHBA, vendi me të ardhura të larta me më shumë ndar-je racore dhe etnike është njëkohë-sisht edhe i vetmi shtet me të ardhura të larta pa një sigurim shëndetësor kombëtar. Edhe brenda kufijve komb-tarë të shoqërive të ndara, qeniet njerëzore e kanë të vështirë të beso-jnë që ndajnë përgegjësitë me ata përtej kufijve fetarë e sidomos racorë. Megjithatë, tani pranimi që na duhet të ndajmë përgjegjësi dhe fate përg-jatë ndarjes sociale do të duhet të sh-trihet ndërkombëtarisht me qëllim që bota si një e tërë të garantojë zhvillim të qëndrueshëm në të gjithë rajonet. Asnjë pjesë e botës nuk mund të brak-tiset në varfëri ekstreme, apo të për-doret si vend hedhjeje mbetjesh – pa rrezikuar dhe dëmtuar gjithë pjesën tjetër. Herë pas here që nga Lufta e Dytë Botërore, bota ka bashkëpunu-ar për sfidat qendrore të të jetuarit sëbahku në këtë planet të vogël. Neokonservatorët amerikanë që kanë fantazuar për dominimin unilateral të SHBA kanë përqeshur ndoshta ata që besojnë në bashkëpunimin global, por e vërteta është se kur bashkëpunimi global është provuar, ai ka shpërblyer në mënyrë brilante.

HistoriaPër shembull: Ndihma e huaj ka

kontribuar në zhvillimin ekonomik të Azisë dhe Amerikës Latine përmes revolucionit të gjelbër të rritjes së produktivitetit bujqësor, kontrollin e sëmundjeve infektive, uljen e analfa-betizmit dhe pjesëmarrjes në shkolla – dhe shumë më tepër. Bashkëpunii global ka sjellë përparime të mëdha në kontrollin e mjedisit global, duke pasur sukses të dukshëm në zbutjen e dëmeve mbi shtresën e ozonit, si dhe ka krijuar kuadret për të adresuar ndryshimin e klimës, biodiversitetin dhe dezertifikimin. Bashkëpunimi global ka ngadalësuar dramatikisht përhapjen e armëve bërtamore dhe ka inkurajuar shumë shtete që të braktisin rrugën e kërkimit të kë-tyre armëve. Mund të duket se një bashkëpunim i tillë global mund të rezultojë utopik. Unilateralizmi mbi-zotëres i SHBA do të duket për shumë njerëz një tipar i pashmangshëm i politikës botërore, ku politikanët voto-hen nga vetë popullsitë e tyre dhe jo nga një elektorat global. Megjithatë, bashkëpunimi global në shumë fusha ka qenë shumë i suksesshëm në të kaluarën, kryesisht për arsye se elek-torate kombëtare të mirëinformuar e mbështesin atë kur kuptojnë se është në interesin e tyre, si dhe jetësor për mirëqenien e fëmijëve të tyre. Sfida jonë nuk është aq shumë për të krijuar bashkëpunimin global, për ta rinovuar, modernizuar dhe shtrirë më tej atë.

Ndihma e huaj ka kontribuar në zhvil-limin ekonomik të Azisë dhe Amerikës Latine përmes rev-olucionit të gjelbër të rritjes së produk-tivitetit bujqësor, kontrollin e sëmund-jeve infektive, uljen e analfabetizmit dhe pjesëmarrjes në shkolla – dhe shumë më tepër. Bashkëpunii global ka sjellë përparime të mëdha në kon-trollin e mjedisit global, duke pasur sukses të dukshëm në zbutjen e dëmeve mbi shtresën e ozonit, si dhe ka krijuar kuadret për të adresuar ndry-shimin e klimës, biodiversitetin dhe dezertifikimin.

Page 15: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

15• E mërkurë 5 dhjetor 2012

»Bota

turma nga e gjithë Spanja u reshtuan në rrugët e Seviljes në 1493 për ta mirëpritur nga udhëtimi i tij i parë nga Amerika, por ai tashmë nuk e kishte

gjetur atë që po kërkonte, një rrugë detare drejt porteve të tregtisë së erëzave në Afrikë. Ai kurrë nuk do të arrinte, edhe pse kërkimi për këto rrugë i konsumoi pjesën tjetër të jetës. Pak genocid këtu, pak skllavëri atje, disa kryengritje dhe ekzekuti-meve të shumta të anëtarëve të ek-uipazhit, dhe Kolombi u mor me sy të keq nga kurora spanjolle dhe publiku. Kur vdiq, ai ishte i rrethuar nga famil-ja. Por ai shkoi në varr me ndjenjën e fortë të padrejtësisë që nuk mund të falte, si dhe të dështimit që nuk mund ta shpjegonte.

Reputacioni i tij filloi të dëmtohet gjatë ekspeditës së dytë. Pas suksesit të 1492, ai kishte qenë i emëruar mëkëmbës dhe guvernator i të gjithë ishujve që kishte zbuluar. Rreth 1400 burra grindeshin për të zënë vend në 17 anijet e tij të nisura për në parajsat e floririt në perëndim. Por ekuipazhi ishte i madh, i vështirë për të ushqyer, dhe puna që duhej bërë ishte kolosale. Në vend të hyjnë në parajsë, koloniza-torët spanjollë gjetën ferrin mbi tokë, e plotësuar kjo me një guvernator të pavend. Në komandë të një anijeje, instinktet e lundrimit, besimi i lartë, dhe ambicien padobësuar e bënin Ko-lombin një admiral të shkëlqyer. Por, aftësitë e tij udhëheqëse u zhdukën sapo ai vuri këmbë në stere. Kur u kthye në Spanjë, në qershor 1496 me 500 indianë skllevër – duke hidhëruar mbretëreshën Izabelë, e cila e urrente skllavërinë - ai u rrëzua edhe përballë akuzave të pjesëtarëve të sëmurë të ekuipazhit, mes të cilëve një prift, të cilit i kish mohuar racionet për arsye se ai e kish kritikuar ngaqë rrihte me kamzhik kolonët kokëfortë.

Mbreti Ferdinand, nga ana e tij, ishte i shqetësuar rreth konkurrencës me portugezët sa u përket pretendi-meve për territore të reja. Mbreti i Por-tugalisë hidhte teorinë se kish toka të reja në jug të Kubës. Kolombi premtoi që do t’i gjente ato për Spanjën. Ai bindi Izabelën besimtare duke thek-suar se floriri që do të mund të zbu-lonte do të mund të financonte një kryqëzatë për të rimarrë Jeruzalemin nga të pafetë.

Më 30 maj 1498, gjashtë anije lundruan në perëndim nga Sanlúcar de Barrameda, tre në kalimin e zakon-shëm për në Hispaniola, ku Kolombi kishte lënë vëllanë e tij, Bartolomeun në drejtim, dhe tre në ujërat e palun-druara përgjatë ekuatorit. Por pas një muaji udhëtim në kurs të ri, Kolombi dhe ekipi i u gjendën të ndalur për tetë ditë nën një diell flakërues që u kalbi ushqimet dhe, që ata kishin frikë se do u ndizte flakë anijet. Kur një fllad më në fund i shpëtoi, Kolom-bi u drejtua për nga kanalet e njohur në veri, duke hequr dorë kështu nga rruga që do e kish çuar në basenin e Amazonës.

Njerëzit e tij arritën gjithësesi që të bëhen evropianët e parë që panë Amerikën e Jugut. Rojet dalluan kodrat e pyllëzuara të gadishullit Par-ia Venezuela në gusht, por detarët, të ngatërruar prej shtrati i arkipela-gut të Karaibeve, menduan që bëhej fjalë thjeshtë për një tjetër ishull. Javë të tëra nën diell kishin lënë Ko-lombin me sytë e fryrë e të gjakosur, dhe ai thjesht nuk mund të dallonte faktin që Paria mund të ishte pjesë e diçkaje më të madhe. Kur pjesëtarë të ekuipazhit të tij dolën në breg, më 5 gusht, duke u bërë evropianët e parë që ecnin në kontinentin amerikan, ai qëndroi në shtrat. Por kur po ata burra

KOLOMBInga lavdia, tek fundi i mjerëu kthyen, më 11 gusht, me tregimet për një deltë shumë të madhe me ujë të pastër – aq e madhe saqë patjetër duhej të ishte fundi i një lumi shumë të gjatë, që asnjë ishull nuk mund ta mbante - ata mbollën farën e parë të dyshimit në mendjen e Kolombit. Dhe ai u zhyt në konfuzion.

Urtësi gjeografike me burim që nga të parët supozonte që ekzis-tonin vetëm tre kontinente. Askush në Evropë, Lindjen e Mesme islamike, Kinë, apo Indi nuk kishte dëgjuar për një të katërt. A mund të gaboheshin të gjithë, mendimtarët e Greqisë, au-torët e Biblës, dhe kozmografët krye-sorë modernë? Kolombi kërkoi për një tjetër shpjegim. “Shkrimet e shenjta na thonë se në Parajsën Tokësore rri-tet pema e jetës”, shkruante ai më 15 gusht, “dhe se prej saj rrjedh burimi që furnizon katër lumenjtë e mëd-henj, Ganges, Tigri, Eufrati, dhe Nil. Parajsa Tokësore, të cilën askush nuk mund ta arrijë, përveçse me vullnetin e Perëndisë, qëndron në fund të Ori-entit, dhe pikërisht këtu jemi ne”. Ek-sploratorët e pranonin idenë se Kop-shti i Edenit ishte një vend fizik në tokë deri në mesin e viteve 1500. Megjithatë, Kolombi bënte bisht. “Nëse ky lumë nuk rrjedh nga para-jsa, ai duhet të burojë nga një tokë e madhe në jug, për të cilën askush deri më sot nuk ka pasur asnjë njo-huri”, shtoi ai. “Unë besoj se ky është një kontinent më i gjerë, për të cilin askush nuk kish patu dijeni deri sot”.

Por bazuar në vijën e hollë që ndan kozmografinë dhe teologjinë, ai kishte për të sfiduar asgjë më pak se vetë doktrinën e kishës për të pohuar atë mendim, dhe duke bërë kështu mund të merrte mbi vete një akzuë për herezi. Shpjegimi më i sigurtë, të cilin ai duket se e ka gëlltitur me padurim, ishte se bëhej fjalë vetëm për një krahinë të paek-sploruar të Kinës. Pasi vendosi këtë, eksploratori më i famshëm i histor-isë bëri një lëvizje jokarakteristike: Ai vendosi se nuk do të eksploronte asgjë që dëmtonte njohuritë e deri-atëhershme. Duke braktisur, ai brak-tisi Venezuelën për të parë ‘bënte vëllai i tij në Hispaniola. Kështu, zbulimi më i madh në gjeografi kaloi pa u vënë re nga vetë zbuluesi i tij. Gjatë të gjithë jetës së tij, Kolombi besonte se Perëndia e kish destin-uar drejt lavdisë. Por pasi e la pas, fati nuk do të ishte më asnjëherë në krah të Kolombit.

Si fillim, në Hispaniola e pritje kaosi i gjakosur. Të keqtrajtuar nga ana e kolonizatorëve span-jollë, indianët ishin ngritur përsëri në kryengritje të dhunshme. Së-mundjet dhe uria, të përkeqësuara nga drejtimi i keq i Bartolemeut, kishin ndarë banorëve në dy grupet ndërluftuese. Njëqind burra, të ud-hëhequr nga shefi i drejtësisë i kolo-nëve, Francisco Roldan, u rebeluan kundër atyre që ishin ende besnikë ndaj Bartolomeut. Kolombi e pa menjëherë kryengritjen si poten-cialisht fatale për të dyja, koloninë e tij dhe autoritetin si mëkëmbës. I biri i një tregtari gjenovez, ai ishte ngritur për të komanduar në favor

të kurorës spanjolle; kishte ardhur aty me një epsh të koncentruar për pushtet dhe prestigj. Por me vetëm 70 besnikë, ai nuk mund të kthehej kundër Roldonit. Kështu, përfundim-isht u nënshtrua para të gjitha kërke-save të rebelëve: Të përjashtuar nga dënimi, ata mund të ktheheshin të lirë në Spanjë ose të pretendonin tokë të lirë në Hispaniola; atyre do u paguheshin pagat e prapambetura, dhe Roldon u ngrit në detyrë.

Në një letër drejtuar mbretërve të Spanjës ku u shpjegonte situ-atën, Kolombi kërkonte 50 burra më shumë dhe një administrator të drejtësisë. Ferdinandi dhe Isa-bella nuk ishin gati të angazhonin më shumë subjekte në këtë koloni në dukje të kotë dhe problematike, por administratori i dukej si një ide e mirë. Duke pasur parasysh rëndësinë e Hispaniolas si një ndalesë në ek-splorimin e mëtejshëm të perëndim-it, mbretërit kuptuan se i kishin dhënë shumë pushtet Kolombit. Ata shpresuan se Francisco Bobadilla, një oficer i kurorës, do të mund ta kthente paqësisht në Spanjë.

Ajo farë pa Bobadilla sapo zbriti në Hispaniola ishte një trekëmbësh me kufomat e varura të gjashtë banorëve rebelë spanjollë. Kolombi dhe Bartolomeu qenë në një eks-peditë në brendësi, por kur Bobadilla mori në pyetje vëllain e tyre, Diego, ai i zbuloi se më shumë banorë ishin planifikuar të vareshin të nesërmen. Bobadilla ndaloi ekzekutimet, por Diego u përgjigj se ai merrte urdhëra vetëm nga mëkëmbësi. Në atë mo-ment, Bobadilla burgosi Diegon dhe mori shtëpinë, zotërimet dhe punën e Kolombit. Kur Kolombi dhe Barto-lomeu u kthyen, Kolombi i zemëruar sfidoi autoritetin e Bobadillas – kështu që Bobadilla e futi edhe atë bashkë me bartolemeun në burg. Aty, tre vëllezërit Kolombi pritën dy muaj, derisa Boba-dilla kuptoi që një hetim gjyqësor do të kërkonte shumë punë dhe i ktheu në Spanjë për gjykim. Teksa Kristofor Ko-lombi po nxirrej nga qelia e tij me zinx-hirë në fillim të tetorit 1500, ai men-donte se po e çonin për ta ekzekutuar.

Në vend të kësaj, një stallier kuajsh i oborrit çoi atë dhe vëllezërit e tij mbi një anije që të ktheheshin në shtëpi. Sapo u nisën nga porti, kapiteni ofroi që t’i hiqte kufizimet Kolombit. “Mua më janë vënë prangat me urdhër të sovranëve”, u përgjigj Kolombi, “dhe unë do t’i mbaj ato derisa vetë sovra-nët të urdhërojnë që të më hiqen”. Duke u qëndruar besnik fjalëve të tij, ai zvarriti zinxhirët me uturimë nëpër rrugët e Cadiz dhe Seviljes. Ferdinandi dhe Isabella urdhëruan që t’i hiqeshin sapo morën vesh lajmin. Kishin kërkuar të largohej nga pushteti, dhe jo të poshtërohej.

Por, besimi i tyre i palëkundur tek ai ishte tretur. Ai iu lut për t’u rik-thyer si mëkëmbës, ata refuzuan. Për një njeri që besonte se kishte qenë caktuar nga Perëndia për të zbuluar dhe sunduar Inditë, kjo dukej si një çoroditje e fatit. Ai mund të vazh-donte të kishte të ardhura mbi fitimet e Spanjës nga Bota e Re, të ardhura që do të lejonin të dilte në pension në

luks. Por eksploratori 49-vjeçar, gati i verbër dhe i gjymtuar nga artriti, nuk mundej kurrë të hiqte sytë nga hori-zonti në perëndim.

Ai ndjeu se ishte duke humbur ndikimin e tij mbi eksploratorët e rinj. Nën flamurin portugez në 1498, Vasco de Gama kishte arritur në Indi duke lundruar nga lindja përreth Kepit Horn. Portugezët e kishin mposhtur Kolombin. Por në qoftë se Kolombi do të gjente një rrugë më të shkurtër nëpërmjet perëndimit, ndoshta ai mund të fitonte sërish pozicionin e guvernatorit. Nga Marco Polo, evro-pianët kishin mësuar për rrugën de-tare të vetme midis Kinës dhe Indisë - ngushticën e Malaça, që ndan Su-matran dhe Malajzinë. Nëse Kolombi kishte gjetur kontinentin aziatik në udhëtimin e tij të fundit, kalimi duhej të ishte afër. Sigurisht, konceptimi i tij për gjeografinë aziatike ishte pak i sh-trembër. Ai nuk kishte asnjë ide të mad-hësisë të kontinentit dhe supozonte që Kina dhe India ishin plaquritur së bashku me Inditë në det të hapur. Por Ferdinandi dhe Isabellanuk ishin më mirë të informuar. Ata miratuan eks-peditën e tij më 14 mars 1502, me dy përjashtime: Ai nuk do të dërgonte skl-levër, dhe ai nuk do të ndalej në His-paniola përveçse në raste urgjente.

Pra, me katër anije rangullina dhe 150 burra, ai u nis Atlantikut për një të shtënë të fundit në terr. Ai e bëri kalimin në kohë rekord, 16 ditë dhe u nis direkt për Hispaniola. Guverna-tori i ri nuk pranoi ta linte të Afrohej dhe injoroi paralajmërimet e tij për një stuhi që po afrohej. “Cili njeri, nuk do të kishte vdekur nga dëshpërimi kur në mot të tillë, duke kërkuar siguri për djalin tim, vëllanë, shokët e anijes dhe veten time, nëse ashtu si unë do të pengohej ntë zbriste në tokën dhe portet që unë, me vullnetin e Perëndisë me gjak dhe djersë, kisha fituar për Spanjën? “ Pasi ai gjeti një gji të sigurtë në perëndim të Santo Domingos, guvernatori dërgoi 30 anije që shkonin për në Spanjë, 25 prej të cilave u mbytën në stuhinë që parashikoi Kolombi. Të dy, Roldon dhe Bobadilla u mbytën. Katër anije u de-tyruan të kthehen mbrapa, dhe vetëm një arriti në Spanjë – ajo që transpor-tonte pjesën e floririt të botës së re që i përkiste Kolombit.

Kur qielli u pastrua, Kolombi dhe ekuipazhi i tij udhëtuan në perëndim për një zonë të Karaibeve që nuk e kishin eksploruar asnjëherë. Ata mbër-ritën në Hondurasin e sotëm më 31 korrik. Aty Bartolomeu u takua me një lundër plotë me indianë që transpor-tonin frytet e një qytetërimi të për-paruar: makina rroje bakri dhe thika, shpata druri me strall, këmisha pam-buku me ngjyra, dhe birrë. Ata ishin Chontal Mayans, që udhëtonin nga Gjiri Campeche në portet tregtare të Amerikës Qendrore. Sikur Kolombi t’i kish ndjekur pas deri në Yucatan, ai do të kishte zbuluar piramidat dhe monumentet e qytetërimit meksi-kan. Por ai nuk kishte kohë për të devijuar nga kërkimi për pasazh. Në fund të fundit, kjo ishte Azi, sa e pazakontë ishte të gjendeshin kinezë të përparuar? Në një letër

drejtuar Ferdinandit dhe Isabellas, ai shkruante dy rreshta në lidhje me majat dhe i kushtonte katër herë më shumë hapësirë një ndeshje mes një derri dhe një majmuni. Në një tjetër udhëkryq, Kolombi, duke menduar se ishte duke zgjedhur rrugën drejt zbulimit, përsëri zgjodhi rrugën drejt dhimbjes dhe keqardhjes.

Duke udhëtuar në jug kundër erës dhe rrymës, anijet e tij lëvizën vetëm gjashtë kilometra në ditë për muajin e ardhshëm përgjatë bregdetit në lindje të Amerikës Qendrore. “I nxehti ishte i padurueshëm”, shkruante djali i tij Fernando. Por Kolombi, i vetëdi-jshëm se ky mund të ishte udhëtimi i tij i fundit, nuk pranoi të heqë dorë. Më në fund, spanjollët arritën në La-gunën Chiriqui në Panama në fillim të tetorit, ku vendasit u thanë atyre se ishin vetëm nëntë ditë larg një tjetër oqeani dhe rruga kalonte nëpër një istëm. Ky duhej të ishte vendi. Nga këtu, llogariti Kolombi, do të ishte një lundrim dhjetë-ditor drejt Ganges. Njerëzit e tij hulumtuan çdo hyrje të lagunës në kërkim të ngushticës, por pa dobi. Pritshmëria e lumtur u shndërrua në dëshpërim, dhe dësh-përimi në zhgënjim të hidhur. Pas tri ditësh, Kolombi u kthye në det të hapur, me shpresat të shuara. Qëllimi i tij i vetëm tani ishte pasuria.

Batica e ulët e nxorri në breg deri në prill në burimet e floririt të Pana-masë, ku njerëzit e tij zhvilluan një luftë të përgjakshme me indianët. Ai vetë u sëmur nga malaria. Kur më në fund ujërat u ngritën, krimbat tip termit kisihin dëmtuar keq anijet. Me vetëm tre anije në gjendje lundrimi, ai u drejtua për Hispaniola për herë të fundit. Shkoi deri në Xhamajkë. Nga atje, dërgoi një emisar me kanoe 105 kilometra në Santo Domingo për të kërkuar transport për në shtëpi. Guvernatori i Hispaniolas priti nëntë muaj për t’iu përgjigjur kërkesës, nëntë muaj në të cilin spanjollët e uritur e të goditur nga sëmundjet në Xhamajkë u ngritën edhe një herë në rebelim kundër kapitenit të tyre. Në fund, më 12 shtator 1504, një eks-peditë u nis për në Sevilje me Kolom-bin në bord. Ai nuk do të shihte më kurrë me sy tokën që kish fituar për Spanjën 12 vite më herët.

Kthimet e tij të mëparshëm në shtëpi kishin qenë plot triumf, por kur arriti në Sevilje më 8 nëntor, atij i rëndonte dështimi. I mbështjellë nga deliri, ai vazhdoi të kërkoi zyrat e mëkëmbësit dhe guvernatorit të Indive. Ferdinandi nuk pranoi, por ai i ofroi Kolombit titullin e admiralit të oqeanit si ngushëllim. Për herë të parë, Kolombi regjistroi humbjen. Ar-triti e bëri të zërë shtratin.

Pas pak vitesh, kartografët do u vinin tokave të pamata të Hemisferës Perëndimore emrin e Amerigo Vespu-cit, eksploratori fiorentin që njohu i pari Amerikën e Jugut si kontinentin e tij, dhe Ferdinand magelanitelani do të gjente një kalim përnë Paqësor nga perëndimi duke parë në jug të ekuatorit. Tashmë, njeriu që u kish hapur dyert e tyre përparimeve, por që ish ndalur dhe nuk kish shkuar më tej, nuk ishte më gjallë për të kërkuar meritat. Më 20 maj 1506, në Valado-lid, Spanjë, me dy vëllezërit dhe dy bijtë e tij në krah, Kolombi foli fjalët e fundit: “In manus tuas, Domine, com-mendo spiritum meum”.

Ai vdiq mes pasurisë – pasardhësit e tij do të jetonin për breza të tërë me paratë e Kolombit – dhe heshtjes. Por vetëm pak milje larg, Mbreti Ferdinand as nuk mori lajmin për sëmundjen e Kolombit. Udhëtimi i fundit i eksplora-torit që riorganizoi globin, një funeral nëpër rrugët e qytetit, kaloi pa u vënë re as edhe nga banorët e Valadolidit.

Page 16: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

16 E mërkurë 5 dhjetor 2012 •

« SpECialE

Çamërìa dhe çamët nëpër ngjarjet e tre mijëvjeçarëveNga ibrahim d. hoxha

Çamëria përbën pjesën më jugore të trungut tokësor shqiptar. Prej sendeve të ndryshme të kohës së gurit të pagdhëndur (40.000-

90.000 vjet PER) të mbetura nëpër guvat malore, varrezat dhe shtresat e tjera brendatokësore –si f. v. në Glopoçâr, Kartérez, Kurtes, Mazrrekët, Mor-fàt, Nuneshat etj.- besohet se ka qenë e banuar që prej homosapientëve. Emri i mëparshëm i saj ende nuk dihet, sepse u mbulua nga emrat e mëpastajmë. Historiani francez, Viktor Forbin, thotë se kjo ndodhi ngaqë përrallësía  «greke në zemër të saj...kishte vendosur derën e skëterrës…»¹. Prej vitit 1270 PER e mbrapa, kur endacakët helinë -pas grabitjes dhe përzhitjes së Trojës, me luftanijet e tyre zunë të vërtiteshin gjatë anëdetit jonian- Çamërinë e Mesme e quajtën  «thesprotî»,  pra:  «thesmbushëse e parë», cilësim ky që Çamërisë i përshtatet si në bujqësi, edhe në blegtori; drapëri në të korrat dhe gërshëra në bagëti së pari vihen në Çamëri. Ndërsa krahinat jug e veri të saj përkatësisht i shënuan me emrin  «kasiopê» (Casiopeia) dhe «kamanî»; këtë Keshtrini -i biri i Helenit e nip i Priamit- e quajti «keshtrinë». Më pas të tria bashkë u quajtën «Çamërî»; në të tria pjesët popullata ishte e njëjtë, «thespróte».

Çamëria zë tërë anë detin lindor të Jonit, prej Butrintit e Bistricës e deri në Gjirin e Prévezës, gji që qysh në lashtësi e vazhdimisht përbën vijëndarjen shqiptaro-greke. Kjo dëshmohet njëzëri si prej historiografëve të lashtë: Eforit, Herodotit, Plutarkut, Polibit, Strabonit, Shilacit, Thuqididit etj., si nga ata të kohëve të vona: Fran-sua Pukëvilit², Uilliam Martin Likut, Henri Hollan-dit, Xhon Kam Hobhausit, Andre Grasetit, gjener-alit anglez Kampbell, Dr. Jur. Johahnn Georg von Hahnn-i etj. etj. Hahnni thotë: “Brezi perëndi-mor i Epirit Jugor quhet Çamëri”.  Pukëvili e quan  “La basse Albanie”  (Shqipëria e Ulët), Shemsuddin-Sami Frashëri thotë: ”Çamëria është pjesë e Toskërisë”  dhe përbëhet nga rrethet e Gumenicës, Lurës, Margëllëçit, Parami-thisë, Pargës, Prévezës e Volës. Gabriel Rem-erand-i* shkruan:  “Çamëria….zgjatet deri në Prévezë”.  J. Papai, në “Sinhronos Enqiklope-dhia” VI, fq. 517, shkruan: “Thesprotia: Vend i lashtë... Në lindje arrin deri në lumin Araht, nga jugu deri në Gjirin Ambrakik...”. Ami Bué në veprën e tij “turqia e Evropës”  I, thotë se Çamëria shtrihet nga “fushat e Janinës e gjer në det dhe në jug gjer në Akarnani”. U. M. Liku³, thotë se ajo shtrihet gjer tutje, pothu-ajse deri tek fshatrat rrotull Janinës. Pindari thotë: Çamëria shtrihet “nga Dodona e deri në brigjet e Jonit”. Lord Bajroni(8) dhe Rene Pino cak lindor shënojnë “shkrepat e pindit”. Rrje-dhimisht, nëse për cak verior mbahet ai: Bis-tricë-Qafë e Muzinës -Mali i Dhrovjanit dhe cak jugor Gjiri i Prévezës, atëherë gjatësia e trevës arrin  afërsisht në 115 km.; po nëse për cak verior mbahet rrjedha e Pavlit të vjetër – Gjiri i Prevezës, atëherë gjatësia e saj shkurtohet në 100 km.  Dhe, nëse si gjërësi merret kurrizi malor dodonian e perëndimor anë deti jonian, atëherë ndërmjet këtyre dy caqeve dhe gjatë-sisë së pëmendur sëpari, përmblidhet një sipër-faqe prej 4.140 kmª; ndërsa nëse merren caqet Pavli i Vjetër-Gjiri i Prevezës dhe ai Jon-Dodonë, atëherë sipërfaqja zvogëlohet në 3.600 km.².

Në “Shënime mbi Çamërinë”, T., 1940, fq. 1, thuhet: ”Çamëria që në kohë të lashta, gjith-monë ka qenë shqiptare...». Dr. Jan Thomop-ulli shkruan: “Çamëria është krahinë ilire e Shqipërisë së sotme”. Në regjistrat osmane të vitit 835 Hixhri (1431-1432) të botuara nga prof. Halil Inalçiku (6), thuhet se Çamëria dhe Janina përmblidhen në  “Sanxhaku i Shqiptarëve»,  i ngritur një vit më pas.(836 Hixhri /1432-1433).

Prej lashtësisë së hershme e vazhdimisht Çamëria ka qenë –dhe është- e banuar nga e njëjta popullsi; nga shqiptarët çamë, të cilët në Odisea quhen «titànë». Efori –thotë Straboni- i quante “pe-lasgë hyjnorë”. Që nga viti 1530 PER çamërit, kishin

mbretërinë e tyre. Kur Odiseun dallga e qiti në anë-detin e Çamërisë, mbi fron ishte mbretëresha Ka-lidhìkë; kjo e strehoi dhe e ndihmoi të kthehej në ujdhezën e vet, Itakë. Shílaci (Scilacis Cariadensis) thotë: “Poshtë kaonëve gjënden thesprotët e pas kasópëve mollosët”;  M. Urban në  “Studime mbi Shqipërinë e Jugut” shkruan: «Nga Butrinti e deri në Prévezë banonin thesprotët”. (A.I.H., dos. A-I.6). Franc V. Scheiger, shkruan: “Elementi shqiptar në jug shtrihet deri në Gji të Nartës e në lindje deri në mal të Pindit. U.M.L. në “T. in N. G. and A.” I, 1835, fq. 61, thotë: «çamët zënë anëdetin dhe arrijnë gjer përtej Sulit».

Chii Scymni në veprën e vet “Orbis Descriptio, Europa”, shkruan:  “Thesprotët –si dhe Kaonët- janë barbarë...”. Fransua Pukëvili në veprën “Voy-age dela Grece”  II, fq. 103, shkruan:“...në Thesproti dhe në Kaoni shqiptarët shihen si vendës”. Në veprën “Shënime mbi Çamërinë”, T., 1940, fq. 1 e 20-21, shkruhet.  “Çamët janë të racës iliriane...Tërë shkrimtarët grekë banorët e saj i quanin «barbarë»…”. 

Për përkatësinë kombëtare shqiptare të çamërve U. M. Liku. në “R. in G”., London, 1814, fq. 237, shkruan: “Nëpër gjithë historinë greke, që prej fillimit e gjer në kohën e sotme, gjejmë një popull krejt të ndryshëm si nga raca, si nga gjuha prej grekëve, popull i cili banon në V-P të tyre. Ky është populli shqiptar, i cili mbërrinte deri në Gjirin e Ambracisë. Gjeografët e historia-nët e lashtësisë, si: Shilaksi, Thuqididi e Straboni banorët e maleve mbi këtë gji i quanin barbarë që flisnin tjetër gjuhë, pikërisht si ajo që për-dorin shqiptarët e Epirit, gjuhë e ndryshme nga greqishtja. Malet e ashpra të vendit i kanë mbro-jtur pasardhësit e banorëve të parë të tyre. Ky mendim është vërtetuar në mënyrë bindëse nga veçoritë e mbeturinave të asaj gjuhe të lashtë, e cila në ditët e sotme përbën bazën e shqipes”. G. Lejani, në veprën e vet “Gjeografia e Turqisë Ev-ropiane”, Gotha, 1861, shkruan: “Deri në Gjirin e Nartës flitet gjuha shqipe”.

Shqiptarësia e banorëve të Çamërisë thek-sohet edhe në fletoren “agon” dt. 22.XI.1899; shkrimshkruesi, i pakënaqur nga sjellja e prevezanit Husejn p. Dinua ndaj banorëve të fshatrave–çifligje të brezit jugor të Çamërisë ju-gore, shkruante: “Na vjen keq që një shqiptar sillet kështu kundër vëllezërve të tij”.

Meqë brezi tokësor në perëndim të të cilit ndod-het Çamëria përbën shtegun më të përshtatshëm të kalimit: perëndim-lindje e anasjelltas, që në

lashtësi u lakmua dhe u mësy shpesh herë prej të huajve. Rrjedhimisht çamëve, gjatë 3 mijëvjeçarëve, iu desh të mbronin veten dhe vendin e tyre nga ush-tritë: etoliane (217 PER), maqedonase (335 PER), romake (168 PER), thrake (88 PER), gote (551), bi-zantine (600), bullgare (851), të kryqëzatave, nor-manëve (1082-3), anzhuínëve(1296), venecianëve (1204), serbëve (1348), latinëve, fiorentinëve, na-politanëve (1386), osmanëve (1449) e, duke filluar nga 1854-ra edhe nga ato greke.

Që çamët kanë qenë të panënshtrueshëm me dhunë prej të huajve, dëshmohet fare sheshit edhe nga kryengritjet e tyre në vitet: 1336, 1714,1708-1709, 1780-1800, 1824-1828, 1831, 1833, 1834, 1847-1848 etj. Këto kryengritje i ndërprenë përkohësisht, sepse shtetin grek sundimtarët e tij e bënë një fuqi kërcënuese ndaj çamëve dhe vendit të tyre; me të vënë në dorë fuqinë shtetërore, ata iu vunë syrin viseve të të tjerëve në veri, kryesisht atyre të shqiptarëve. Po, meqë sapo kishin dalë nga veza, hëpërhë nuk guxuan të suleshin në drejtimin që synonin. Rasti që prisnin iu dha më 1854, kur ushtria mbrojtëse e kohës ishte mbër-thyer me atë ruse në Krimê. Më 2 janar të atij viti lëshuan një armatë të drejtuar nga gjenerali Theodhori Griva; ajo mundi të zinte tërë pjesën lindore të Çamërisë, deri në rrjedhën e lumit Kal-

Prej lashtësisë së hershme e vazhdimisht Çamëria ka qenë –dhe është- e banuar nga e njëjta popullsi; nga shqiptarët çamë, të cilët në Odisea quhen «tità-në». Efori –thotë Straboni- i quante “pelasgë hyjnorë”. Që nga viti 1530 PER çamërit, kishin mbretërinë e tyre. Kur Odiseun dallga e qiti në anëdetin e Çamërisë, mbi fron ishte mbretëre-sha Kalidhìkë; kjo e strehoi dhe e ndihmoi të kthehej në ujdhezën e vet, Itakë. Shíl-aci (Scilacis Cariadensis) thotë: “Poshtë kaonëve gjënden thesprotët e pas kasópëve mollosët”; M. Urban në “Studime mbi Shqipërinë e Jugut” shkruan: «Nga Butrinti e deri në Prévezë banonin thesprotët”. (A.I.H., dos. A-I.6). Franc V. Scheiger, shkruan: “Elementi shqiptar në jug shtrihet deri në Gji të Nartës e në lindje deri në mal të Pindit. U.M.L. në “T. in N. G. and A.” I, 1835, fq. 61, thotë: «çamët zënë anëdetin dhe arrijnë gjer përtej Sulit»

Page 17: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

17• E mërkurë 5 dhjetor 2012

»SpECialE

amà. Tërë vendi i zënë prej saj u grabit dhe u për-zhit. Në ndihmë të luftëtarëve çamë të prirë nga Hamit Çapari dhe krerë të tjerë vendës, vrapuan rreth 2.000 luftëtarë lebër –kryesisht prej lumit të Vlorës, të drejtuar nga Mahmut bej Vlora, i ati i Ismail Qemalit. Pas disa kundërgoditjeve të rrepta, armatën greke e ndalën, e shtrënguan të prapsej dhe këmba-këmbës e ndoqën deri në Mecovë, ku edhe e shkatërruan tërësisht. Jan Llambridhi në veprën e vet  “Epeirotika Me-letimata” II, Athinë, 1888, fq. 42-49, shkruante se njësitë ushtarake greke të kryesuara  “nga gjeneral majori Theodhori Griva u tërhoqën në brendësi të vendit nga krahu i Mecovës, ku ushtarët grekë nuk kishin lënë shtëpi dhe të mbjella të shqiptarëve pa shkatërruar dhe pa djegur; kudo në këto anë, pleq, gra dhe fëmijë shqiptarë të rreckosur linin fshatrat e tyre dhe me tesha të ngarkuara mbi kurriz, tërhiqeshin në brendësi të tokave shqiptare”. Po, pa dashur të dinin për atë pësim, prej Korfuzi, në anëdetin shqiptar përballë dhe në Çamërinë Jugore,  më 24.2.1878 pushtetarët grekë zbritën fshehtazi një njësi ushtarake.  Mirëpo brenda disa ditëve luftëtarët çamë e lebër të prirë nga Zejnel-Abed-in bej Ahmet bej Dinua e Myslim aga Gjoleka si dhe 3 tabùrë ushtarësh të drejtuar nga gjeneral Ibrahim Pashai, njësitë greke në fjalë i asgjësuan

tërësisht. Megjithatë, pushtetarët grekë, pasi në krahinat kufitare kishin dyndur andartët dhe gjatë kufirit detar e tokësor patën përqëndruar luftanijet dhe ushtrinë,  në muzgun e  18 prillit 1897, në Çamëri dhe drejt Janinës ata derdhën ushtrinë greke. Përballë saj, përveç çamërve dhe njësive ushtarake osmane, vrapuan luftëtarë shqiptarë që nga Mitrovica, Prishtina, Presheva, Qipriliu e Vodéna e tatëpjetë; madje edhe sh-qiptarë të mërguar në Brùsë e Kostàncë. Julius Meichoneri, përfaqësues i qeverisë austro-hun-gareze në Vlorë, më 12.6.1897 njoftonte MPJ në Vjenë:  “…shqiptarët Epirin e quajnë pjesë përbërëse të Shqipërisë dhe s’ lejojnë që ai të bjerë në dorën e të huajve».

(AIH. Film. A.527, dos. 152).  E. Melchior de Vogue në shkrimin e vet të botuar në të përmua-jshmen parisiàne  „Revue du palais“,  shkru-ante:  “…Ushtarët e Kolonel Manos hynë ndë udhë që shpie ndë Janinë ….nd’atë vend që shqipëtarët e ruajnë kaqë shumë…Këta luftëtarë trima…asnjë zot nuk duan të kenë mbi vetëhe të tyre.”.(“Shqipëria”  nr. 8, Buku-resht, dt. 28.6.1987, fq. 5).  Trojanovski, për-faqësues i qeverisë a-h. në Janinë, eprorëve të vet në Vjenë u bënte të ditur: “Armatimi i trupave të parregullta pjesërisht është krejtësisht i vjetëruar: pushkë të vogla gjahu me shul,

thika, shkopinj etj….”; megjitatë, mësyesit grekë i dërrmuan dhe më 21.5.1897 i flakën përtej brezit kufitar nga ishin vërsulur. (AIH. F. A. 122, dos. 146. Vj-42-95). Divizionet kundërmësyese shqiptaro-osmane iu qepën këmba-këmbës nga pas ushtrisë së shpartalluar greke; dukej se ajo s’ishte më e zonja të mbronte dot as Athinën. Andon Zakua (Çajupi) me atë rast ndërthuri edhe vargjet: “…Se në Athinë gjithë bashkë,/ kemi për të bërë pashkë...”.  Kundërmësyesit e ndalën përparimin e mëtejshëm ngaqë cari i Rusisë kërcënoi: “Nëse nuk ndalet marshimi drejt Athinës, flota lufta-rake ruse e Detit të Zi do të zërë Stambollin”.

Ndër kohë qeveria dhe shtabmadhoria greke kishin përqëndruar njësi ushtarake edhe në Korfuz, të gatshme për t’i vërvitur në kra-hinat anëdetare shqiptare përballë Korfuzit. (Tejshkrim i Trojanovskit me dt. 21.7.1897, Film nr. 761, dos 3/1. AIH, Vj – 42-3-337). Po, duke mbajtur parasysh pësimet e shkurt-marsit 1878 dhe duke pritur përparimin e njësive të tjera në Çamëri dhe drejt Janinës, nuk e filluan mësymjen prej andej. Megjithatë, për përballjen e tyre  luftëtarë vetëdashës çamë ishin vendo-sur edhe gjatë anëdetit në perëndim të Filatit e të Konispolit. “Para pak ditëve afër Bishtit të Stìlit luftëtarë vetëdashës qëlluan një lun-dër greke” që hiqej si peshkatare dhe vranë dy prej detarëve të saj. (Trojanovski, tejshkrim dt. 18 mars, AIH. F. 761, dos. 3/1. Vj – 42- 3-346).

Mjerisht koha vazhdonte të rridhte gjithnjë në dëm të Çamërisë, si vazhdon edhe sot e kësaj dite.  Natën e 17-18.X.1912  ushtria greke iu turr Çamërisë me luftanije dhe fuqi të tjera usht-arake; ajo goditi Prevezën dhe tërë anëgjirin ve-rior ndërmjet saj dhe Nartës. Sado që luftëtarët çamë dhe një allaj i truparmatës osmane me qendër në Janinë -pjesërisht e përbërë edhe prej taburë çamërish nën armë- iu kundërpërgjigjën me rreptësi, po pas një muaji e ca përleshjesh të ashpra, ushtria greke gjithnjë në shtim e sipër, mundi t’i shtynte deri në rrjedhën e Lumit të Zi (Aheronit). Pas 6 muajsh mbrojtjeje vetëmo-huese gjatë asaj rrjedhe lumore dhe brezit malor lindor, Çamëria përfundoi në thonjtë e njësive ushtarake mësyese greke. Vitin e pushtim-it (1913) Çamëria e tërë banohej nga rreth 110.000 banorë, shumica dërrmuese shqiptarë të besimit islam; të tjerët ortodoksë, më të shumtët shqiptarë. Të plotfuqishmit e shteteve të mëdha evropiane, si edhe tjetër herë- ia falën shtetit grek, sikur ta kishin babamall të vetin. Sapo vendin e vuri nën kthetrat e saj, ushtria greke vetëm në vendin e quajtur  líver  pranë Paramithisë, me sëpata e hanxharë thelëzoi 100 nga burrat më me rëndësi të qytetit të sap-opërmendur dhe fshatrave të rrethit të tij. Duke vazhduar zhdukjen në masë të çamërve –krye-sisht myslimanë- në dimrin e viteve 1921-1922, nën emrin «Sinomosîa» (Besëlidhja e fshehtë, komploti), sundimtarët grekë zhdukën 10-tra e 10-ra atdhetarë të tjerë, pa përmendur pastaj shikanetë e lemeritshme. Po, meqë s’arritën dot atje ku synonin –zhdukjen e plotë- në vitet 1922-1926 bënë çmos për t’i përzënë nga malli dhe vatrat e veta jetike; zbuan 30.000 prej tyre, kurse 40.000 s’mundën që s’mundën t’i shkulnin prej andej, edhe pse u rrëmbyen mallërat. Rasti i zhdukjes tërësore iu dha në muajt e luftës 1940-1941, st bashkëpërgatitur me fashistët italianë; nuk zhdukën pak, po përgjunjja prej armatës XII gjermane më 9 prill 1941 i pengoi përkohësisht; këtë përbindshmëri të pashembullt sundimtarët grekë mundën ta kryenin prej 27 qershorit 1944 deri më 13 mars 1945. Shkurt, gjatë 32 vjetëve

sundimi tejskajshmërisht të egër, ata përpinë cilindo që njihte veten shqiptar e që përpiqej të shpëtonte si i tillë, si dhe mallin e vendin nga ajo robëri aq e mynxyrshme. Kjo, sepse të tërë-fuqishmit evropianë që i mbyllën në atë guvë përpirëse, ndaj britmave dhe përpjekjeve për të shpëtuar, heshtën apo shumë-shumë e bënë një vesh të shurdhër e një sy të verbër. Ç’është edhe më keq, se edhe deri tani pasardhësit e vet nuk kanë dhënë asnjë shenjë se kanë ndrysh-uar prej tyre, derisa në gjirin BE-ist përkëdhelin qeverinë greke, e njëllojtë me përgjegjëset e viteve 1913-1945; ndryshe, do t’i vinin të dyja këmbët në një këpucë dhe ta detyronin të njihte botërisht gjakësitë dhe fajet e gjithfajeshme të qeverive të mëparshme greke ndaj pakicës kom-bëtare shqiptare, të cilën pararendësit e tyre, me vendimet e përçudshme të Konferencës së Ambasadorëve e vunë në zgjedhën dhe robërinë greke. Po të ishte se BE-ja do të ishte siç para-qitet, qeverinë greke do ta vinte me shpatulla në mur, ngase ajo ende mban ngritur në shenjë fitoreje dhe nderimi truporen e kryegjaksorit më të lemeritshëm të çamërve, Napoleon Zervës.

Si mbyllje të kësaj kumtese duhet theksuar se, megjithë kushtet jetike pakrahasim mbytëse, një numër i madh çamërish mori pjesë në Luftën I Botërore për dëbimin e ushtrive austro-hun-gareze, italiane dhe serbe jashtë kufirit të shtet-it shqiptar. Ndërsa në Luftën II Botërore shumica dërrmuese e tyre u rendit përkrah lidhjes ushta-rake anglo-ruso-amerikane kundër  «Boshtit Romë-Berlin tokjo»; doemos që çamët s’ mund të rreshtoheshin përkrah «Boshtit…»,  sepse pikërisht ky, me marrëveshjet e 13 e 23 prillit ndërmjet tij dhe pushtetarëve të tërëfuqishëm grekë të kohës, i rindëshkoi, duke i lënë edhe an-dej e pas brenda shtetit kuçedër grek.

Burimet që dëshmojnë mbi përkatësinë kom-bëtare shqiptare, caqet, përbërjen, veçoritë, vlerat dhe popullsinë e Çamërisë janë të pa-numërta; unë–gjithnjë i mbështetur në to- i kam përshkruar në disa libra të botuara prej meje, sidomos në:  «Çamëria dhe janina në vitet 1912-1922» (T., 1996),«Viset kombëtare Sh-qiptare në Shtetin Grek», (T., 2000) dhe «En-ciklopedi jugshqiptare»  I dhe II, Tiranë, për-katësisht 2006 e 2009); një gjë të tillë e kam bërë edhe në disa libra të botuara tok me të tjerë.

-------------------------------------------------@. Vasil Krapsiti, “i istoria tu Margaritiu”, Athinë,

1992, fq. 17.1. Viktor Forbin, “je sais tout”, (“Zana” nr. 1, Dur-

rës, dt. 15.6.1914).2. Fransua Puqueville, “Histoire de la Regenera-

tion de la Grece” III, Paris, 1825, fq. 5643) William Martin Leac. “Researches in

Greece” Londër, 1814, fq. 266. Dr. jur. +. Johahnn Georg von Hahnn, “albanesische Studien”, Vjenë, 1853, fq. 235.

*. Gabriel Remerand, “ali de tebelen pacha de janina”, Paris, 1928, fq. 42.

&. Shemsuddin-Sami Frashëri, “kamus-ul alam” I, fq. 149-153 dhe fq. 3024 të vëll. IV.

4. Serafimi i Bizantit, “Essai sur un apercu Histo-rique d’arta et de préveza”, fq. 333.

5. Dr. Jan Thomopullos, “pelàsgjika”, Athinë, 1912, fq. 686.

6. Prof. Halil Inalçik, “Syret-i Defter-i Sanxhak-i arvanid”, Ankara, 1954),

7. Jan Llambridhi, “Suliotka”, fq.180-196 1890 (AQSH. F. 251, dos, 14) dhe Dr. Henri Hol-land, “travels in the jonian isles, albania...”.

8. Lord Byron, “Childe Harold...” dhe Rene Pino, “Revue des Deux Mondes”. 

*Historian e folklorist

Page 18: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

18 E mërkurë 5 dhjetor 2012 •

« DoSSiER

Marrëveshje e komunistëve shqiptarë me ata jugosllavë për të arratisurit nga regjimi

Nga ALBERT KOTINI

(vijon nga numri i kaluar)

Historia e Dibrës provon se ka një origjinë – atë ilire që në hershmëri, ndërsa Maqedo-nia nuk ka origjinë mbartëse të kombit të

vet. Kjo për faktin se nuk mund të ketë dy mëma – origjinë, atë të hershëm të Aleksandrit të Madh dhe atë aktual sllav. Këto t’i zgjidhin studiuesit maqedonas në aktualitet, sepse origjina ilire e Dibrës është plotësisht e qartë. Jo më kot au-tori Nikolas K. Martis botoi në Athinë, në vitin 1984, librin e tij “Falsifikimi i historisë së Maqe-donisë”, duke shkruar se: “Sidoqoftë, bullgarët përfundimisht janë ndërgjegjësuar dhe kanë deklaruar me bindje dhe pastër të vërtetën duke pranuar që asnjëherë nuk ka ekzistuar një komb maqedonas i pavarur.

Është pranuar se në zonën bullgare të Maqe-donisë së vjetër banon një popullsi me origjinë bullgare, ndërkohë që në Greqinë Veriore të Maqedonisë banojnë sot më shumë se 2 milionë grekë dhe nuk ka asnjë sllav”. [Parathënia, fq. 12.]

Kur e pohojnë vetë autorë grekë e bullgarë, atëherë është çështje midis tyre origjina apo kjo trevë që prek Greqinë e Bullgarinë.

Çështja është se nuk kanë punë me sh-qiptarët autoktonë në Maqedoni, që janë viktimë e asaj politike copëzimi edhe nga fqinjët tanë. Nuk është se jemi dakord me gjykimin shoven të autorit grek në fjalë, por heshtja e tij për Dibrën dhe tërë shqiptarët e kësaj treve nuk çon asnjë ekuivok për diskutim në Maqedoni.

* * *

Pse në dy kapitujt e fundit u ndala më tre breza të Maliqëve?

Maliq Agolli përjetoi idealet e rilindësve, të cilat i realizoi në Dibër.

Ali Agolli veproi në këtë rrugë me pavdekës-inë e tij prej atdhetari tipik në qëndrimin ndaj interesave kombëtare.

Avni Agolli nuk u pajtua me asnjë element të diktaturës dhe e përfaqësoi persekutimin tipik politik me një oponencë të gjallë me fjalë e vepra.

Maliq Agollin e vranë turqit për këto ideale. Ali Agollin e vrau për së gjalli diktatura. Avni Agollin e persekutuan për mendësinë perëndimore dhe dashurinë ndaj veprës të të parëve të tij.

Pikërisht, duke i mbartur rrëfimet e Avni Ago-llit ashtu siç i ka shkruar dhe treguar pa i prekur nga origjinali, janë më të qarta e më të sakta si vlerë edhe kur vijnë pas tre kapitujve të parë mbi Dibrën, duke qenë në përputhje me to.

Në një nga ditët e fundit të jetës së Avniut, i cili ishte shumë kurajoz edhe pse e kishte kup-tuar gjendjen e vet të pashërueshme, përsëri e shqetësonte mendimi për të nesërmen e Sh-qipërisë dhe shqiptarëve.

Kaluam në ato çaste edhe pse me një buzëqeshje të hidhur mjaft parafytyrime të jetës së tij, por më ngeli në mendje kur u shpreh: “Pse disa njerëzve u mbetet emri i nderuar e dinjitoz?”

E kishte fjalën për disa dibranë të ngritur në lartësitë e shtetit totalitar por që kishin arritur aty si shërbëtorë të asaj ideologjie e aspak si vlerë e vendit të tyre. Dibra më tepër i priste e i përcillte me romuze sesa mbaheshin në jetë, sepse kishin arritur deri në majë vetëm me intriga e pabesi edhe ndaj miqësive familjare. Pra, kishin bërë ha-sha, si të thuash, traditat dibrane të mbartura ndër shekuj për hir të një pozite apo një kolltuku.

Shpesh ky person më vinte në mendime e vetvetiu më lindte një pyetje: Ku e gjen këtë forcë Avniu që edhe në ditët e fundit të jetës së tij të ikte i kënaqur nga kjo jetë se kujtimi i tij nuk ishte njollosur në asnjë kohë të vështirë për të vepruar e menduar ndryshe nga virtytet e të parëve të vet. Shpesh mbas bisedave me të fillova të gjykoja e të mendoja me vete: Në këtë jetë ka tre lloj tipa njerëzish, të cilët i shpre-hin ato ndjenja që akumulon shpirti, në ditët e fundit të jetës pa asnjë rezervë... Një grup janë njerëzit që kanë menduar vetëm për interesat e tyre, pa pyetur për të tjerët dhe duke ia arritur qëllimit. Këta lloj tipash, për fat të keq, natyra i krijoi të mendojnë jo vetëm për vete, por nuk donin t’ia dinin as për të parët e familjeve të tyre e aq më tepër për vendin e tyre. Këta lloj tipash jo vetëm nuk ia vlejnë për shoqërinë, sepse deri në fund të jetës cilësohen më tepër kafshë sesa njerëz. Të tillë shembuj Avniu më tregoi jo pak.

edhe interesat e veta. Kjo pakicë, që meriton të quhet elitë, sepse i ka sjellë zhvillim e të mira shoqërisë, i ka shërbyer atdheut me përkushtim gjatë gjithë jetës.”

Ali Maliqi bëri vepra filantropike (që përpjekja për arsimim në këtë trevë), jo për të bërë emër, por ai e donte qytetërimin. Mirënjohja e tij ishte kur të mirat zinin vendin e duhur në tërë am-bientin që e rrethonte. Aq sa edhe ortodoksët maqedonas i mori në mbrojtje edhe pse në disa raste nuk e meritonin.

Hyjnë këtu tipa njerëzish, që edhe pse vuajnë, heqin si familje njëqind peripeci nga okupatori apo në regjime diktatoriale, përsëri nuk thyhen.

Mjaft miq e shokë të Ali e Avni Maliqit që kam takuar, i fusin at e bir në këtë grup njerëzish me respekt. Ata tregojnë se janë ndier të nderuar kur kanë pasur afër Ali Maliqin, në veçanti di-branët, që e kishin këshilltarin më të urtë, më të besuar e më të hapur midis tyre.

Nuk u thyen këta njerëz as nga vuajtjet e burgjeve, as nga torturat psikologjie e fizike, as nga djegiet e shtëpive, sepse mendonin për të mirën e shoqërisë dhe vuanin më tepër kur të pafajshmit trajtoheshin si të fajshëm. Fajtorët, kriminelet e vërtetë, antishqiptarët qëndronin në krye të shoqërisë me të vetmen meritë: as-një emër të mirë për të bërë vendin e shoqërinë me liri, barazi e vëllazëri të një gjaku. Prandaj, si të thuash, edhe në burg Ali Maliqi ishte për dibranët një pari e vendit, duke lënë emër të pacenuar, që, duke mos e vrarë dot as në burg

Dhe ja si shprehej ai:“Një grup tjetër, jo i paktë, janë njerëzit in-

diferentë e asnjanës, as mish e as peshk, siç thotë populli që rrinë mënjanë kur u vjen okupa-tori apo hasmi e si të thuash, s’janë as për vete e as për të tjerët.

Edhe pse më lart se ata të grupit të parë, të paktën bëjnë diçka për vete e për shoqërinë, kur bien ngushtë. Këta tipa njerëzish në Dibër kanë qenë të detyruar të vepronin në këtë mënyrë nga kushtet e imponuara midis dy anëve të kufirit. Bënim indiferentin për njerëzit që kishim në anën tjetër të kufirit, por që zemra u pëlciste nga malli e nga dashuria e munguar për ta dhe na duhej të mbyllnim gojën. Jo pak, por mbi 50 vjet.

Shembull tjetër tipik ishin ne Agollët kur “u arratisëm” për në trojet tona.

Mirëpo nuk kemi mbajtur aspak një qëndrim asnjanës për t’u bërë pre mbas luftës me “fit-imtarin”, aq më keq shërbëtorë të tyre, sepse dolëm hapur edhe në gjyq duke u shprehur se i përkisnim nacionalizmit dhe jo komunizmit”.

“Ajo që më deziluzionoi, - më tha Avniu paksa me ironi, - janë qëndrimet nga ky grup përfitu-esish sipas situatave politike në tranzicion në periudhën 1991-2011, që u treguan më demokratë se vetë të përndjekurit politikë. Pra, këta janë tipa të lëngshëm, që marrin formën e çdo ene ku i hedh jeta, pra janë tipa pa shtyllë kurrizore. Së fundi vjen një grup i tillë njerëzish që tërë jetën ia kanë kushtuar e ia kushtojnë ide-aleve, të mirës së përgjithshme duke sakrifikuar

Avni Maliqi

Page 19: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

19• E mërkurë 5 dhjetor 2012

»DoSSiER

dhe as në internime familjare, atëherë, këtë burrë e masakruan jo burrërisht. Me pabesi e me tradhti pas shpine.

Ja pse këta tipa e më konkretisht Ali Maliqi, mbeten të pavdekshëm në shoqëri, në veçanti në mjedisin e vet ku u rrit, në Dibrën e të parëve të tij. Ja përse emri i Ali Maliqit mbeti i skalitur deri në vdekje për Avni Maliqin duke qenë mirën-johës që i la trashëgim atë karakter, atë per-sonalitet të panjollosur dhe do të kujtohej me respektin e dinjitetin më të merituar.

Kur dëgjon rrëfimet e Avni Maliqit në ditët e fundit të jetës, që janë më tepër se amanet, sepse janë një përpjekje e mbinatyrshme për të jetuar sa më pastër, secili pyet vetveten: çfarë njerëzish gatuan kjo natyrë që sakrifikojnë, mbi të gjitha, për të qenë të ndershëm e dinjitozë? Këta, deri në fund të jetës së tyre, deshën që me përpjekjet e tyre të bënin gjithçka për atdheun e tyre, për të shkuar kurdoherë në shtegtimet më të vështira për t’u bërë kombi i tyre sovran e për të mos qenë inferiorë në shkallën e qytetërimit. Jo pak por 3 breza të kësaj familjeje janë për-pjekur në rrugën e të parëve për të arritur një trashëgimi triumfuese në ruajtjen e vlerave të shqiptarizmit për të cilat kishte aq nevojë Dibra.

Të luftosh në mentalitetet e kohës së shkuar nuk është e lehtë kur frymëzimet ishin sa me prirje egoiste aq në lakmitë e pasurimit, por që i zoti e udhëheq familjen drejt principeve të larta për një rrugë virtytesh e jo ndryshe.

Këtë mesazh e përcjell në libër brenda trevës së Dibrës ku jetoi e veproi familja Maliqi.

Nuk do ta krahasoja me të tjera familje di-brane sepse secila ka vlerën e vet, por vetëm faktin e familjes Maliqi që bën atë çka mund të bëhej në kushtet historike të vendit.

Nuk do të isha dakord që të ngrija artificialisht meritat e njërës familje atdhetare ndaj tjetrës, sepse ato janë hallka të një zinxhiri patriotik që mbajtën vetë ekzistencën tonë kombëtare.

Ana tjetër ka të bëjë, se nuk mund të mbahen në panteonin e idhujve ato familje bolshevike, aq më tepër pro serbe, si një respekt i stisur dhe i pamerituar duke lënë nëpër varreza pa emër njerëzit e pavdekshëm të vendit e të kombit. Ky është misioni kryesor i këtij libri, ku “mëkatarët” të mos mbesin si shenjtorë, por siç kanë qenë, djaj, dhe si të tillë gjaku e flaka e vendit t’i djegë e t’i përvëlojë si në ferr!

Kjo për faktin se ky zjarr që u përhap në Dibër e në mbarë Shqipërinë na dogji, na shkatërroi edhe në bashkëpunim me serbët të atyre që u bënë të mëdhenj edhe për këto vepra antishqiptare!

Mbas viteve 1991-2011 është konstatuar një fakt domethënës edhe për Dibrën si krahinë. Të gjitha familjet që u verifikuan si atdhetare kundër qëndrimeve turke e sidomos atyre serbe gjatë Luftës II Botërore nga “vëllazërimi” serbo-titist dhe shqiptaroenverist u përcaktuan mbas viteve 1945 si kulakë, pa triskë fronti e deri në listat e piketuara për dënime e persekutime. Kjo, e shprehur edhe nga znj. Tefta Cami për kohën e saj kur ishte në forumet udhëheqëse të Dibrës.

Mirëpo, a ka gjë më të egër kur grekët, ser-bët, maqedonasit, malazezët të të vlerësojnë të të gjithë atdhetarët shqiptarë si qendra historike antisllave e antihelene? Asnjë vend i këtyre fqin-jëve tanë nuk e shpreh të vërtetën për shqiptarët e këtyre trevave po të flisnin hapur për Shqipëri-në se i përkisnin asaj etnikisht. Ja se sa e rëndë është në veçanti për një vend kufitar si Dibra, që

të ndëshkohen ata që e meritojnë të jenë nderi e lavdia e kombit. Kur ndjenja e së drejtës dhe ajo e së shtrembrës ngatërrohen qëllimisht, atëherë ato zbulohen dhe korrigjohen edhe në histori.

Të parët tanë, kur nuk kishin shtetin e tyre, e kanë pasur shumë të vështirë t’u qëndronin kryekëput ligjeve të një shteti okupues, por asn-jëherë nuk kanë pranuar të fitojnë me spekulime ndaj çështjes kombëtare. Tipat që kanë përfit-uar nga gjaku i këtij populli, që kaloi rrebeshe luftërash, s’duhet të kenë nder e lavdi për fatet tragjike që i sollën këtij vendi.

Avniu, siç e kam thënë më lart, nuk donte shumë të flitej për burgjet e internimet që kjo familje kaloi ndër vite, sepse, siç shprehej ai vetë, “ka të tjerë që kanë kaluar një kalvar më të tmerrshëm”. Unë vetëm po argumentoj në disa procesverbale gjyqesh në ato të viteve 1950-1956, kur edhe Avniu “tentoi të arratisej” dhe ky veprim iu ngjit tërë jetës si një mballomë e një akti tradhtie.

Marrëveshja midis titistëve dhe enveristëve (paçka se ishin prishur marrëdhëniet ndër-shtetërore) për të dorëzuar të arratisurit sh-qiptarë ka qenë tejet tragjike edhe për arsyen se ata, duke qenë në besë, futeshin nga Dibra e Madhe për t’u strehuar në Shqipërinë mëmë si bashkëkombës të tyre. Nuk ka vend në botë që të dënojë bashkëkombësit e vet pse kanë kërkuar mbrojtjen dhe aspak kthimin tek armiqtë e tyre.

Në AQU, fondi i Zbulimit, dosja nr. 13, viti 1954, është procesverbali ku shkruhet: “Pro-

ceduesit toger Hajrulla Koburi, pyet thyerësin e kufirit Ram Arif Duka: ‘Na thuaj, çfarë gazete vjen në Dibër, kë lexon prej tyre dhe çfarë dini?’ Përgjigjja: ‘Në Dibër vjen gazeta shqip “Flaka e vëllazërimit” nga Shkupi. Vjen gazeta jugosllave “Politika”. Në Dibër ka 5-6 shkolla jugosllave sh-qip dhe gjysmë shqip. Aty mësojnë shqiptarë dhe maqedonas.”

Po këtu me shkresë nr. 122 prot. “Tepër sekret”. “B”. dt. 2.7.1962 është: “Të dhëna in-formative mbi forcat e armatosura jugosllave, të marra nga emigranti Bektesh Qail Ismaili”.

Prej datës 28-29.6.1962 u mor në pyetje emigranti jugosllav Bektesh Qail Ismaili, i cili ka kaluar kufirin më 18.6.1962. Bekteshi ka lindur në Gostivar në vitin 1932. Ka mbaruar Shkollën Normale (12 vjet). I martuar dy herë. Gruan e parë e ka ndarë, ndërsa me gruan e dytë, që është me origjinë hungareze, ka një fëmijë.”

Në vijim kemi:“Emigranti jugosllav Haki Xhavit Kadriu, lindur

më 1940, nga katundi Gorencë (midis Strugës dhe Ohrit), beqar, me 4 klasë, bujk – punëtor. Kaloi kufirin në Qafë Thanë më 13.6.1962. ka kryer shërbimin ushtarak prej marsit 1960 deri në janar 1962.

Nga deponimi i tij (flet për “sekrete” ushta-rake që ka parë – shën im A.K.)

Major Kasem KurtiDt. 24.6.1962“Emigranti jugosllav Rustem Kapllan Istrefi,

lindur më 1942 në Vlesht komuna e Strugës,

rrethi i Ohrit, beqar, shkollë e mesme, i padënuar, i paorganizuar, rrjedh nga një shtresë e mesme fshatare. Ka kaluar kufirin më 25 maj 1962 në fshatin Skënderbej – Pogradec” Nga deponimi i tij doli se...”

“Emigranti jugosllav Islam Hamit Limani. Lin-dur më 1943 në fshatin Zajaz, komunë e Kër-çovës, beqar, 3 klasë të mesme, i padënuar, i paorganizuar, fshatar i varfër. Ka kaluar kufirin më 25 maj 1962 në fshatin Skënderbej – Pogra-dec. Nga deponimi i tij doli se...”.

“Emigranti jugosllav Olloman Feim Sela lin-dur më 1945 në fshatin Dologozhdë të rrethit të Strugës, nxënës me 2 klasë normale, pa kryer shërbimin ushtarak, i paorganizuar, i dënuar 1 muaj burg për tentativë arratisjeje. Rrjedh nga një shtresë e varfër fillestare. Ka kaluar kufirin më 25.5.1962 në Skënderbej – Pogradec. Depo-noi se...”

“Emigranti jugosllav Mensur Qerim Hoxha. Lindur më 1942 në fshatin Rodohisht të rrethit Ohër, banues në Shkup që prej vitit 1954, fsha-tar i mesëm 3 klasë gjimnaz, i padënuar, i paor-ganizuar, nuk ka kryer ushtrinë. Ka kaluar kufirin më 25.5.1962 në fshatin Skënderbej – Pogradec. Ka deponuar se...”

Të kësaj natyre janë “jugosllavët” nga Gjilani, Gjakova, Tivari, Plava Mitrovica Suhareka, Peja, Podujeva, Prizreni Ferizaj, të cilët pyeten në ro-lin e “informatorit” për sekretet andej dhe nga pala shqiptare. Pastaj këta i kthejnë prapa në këmbim ose jo me shqiptarë të tjerë.

Nga procesverbalet lexon se ata ishin nga pa-triotët më të mirë shqiptarë dhe kur ktheheshin prapa, i priste burgu, survejimi e çdo gjë nga UDB-ja. Asnjë ndryshim, bile më i egër këndej në Shqipëri priste të kthyerit nga Jugosllavia jo vetëm si individë, por e tërë familja.

Ja pse dy regjime komuniste, ku njëra na ishte marksiste-leniniste (shqiptare), tjetra re-vizioniste (serbe), por që kishin një marrëdhënie interesash ndaj shqiptarëve që donin vendin, at-dheun më tepër se internacionalizmin.

Më mirë do të flisnin hetuesit, punëtorët op-erativë e deri oficerët madhorë që merreshin me këta “emigrantë” shqiptarë në vendin e tyre.

Çdo shqiptar që kalonte kufirin quhej spiun, tradhtar apo diversant. Shumë shqiptarë vinin në Shqipëri të mashtruar nga propaganda folk-lorike e atdhedashurisë apo jetës së lumtur në këtë cep të bukur të botës.

Po të jenë gjallë: Punëtori operativ kapiten Sulejman Ahmeti, zëvendësdrejtori i Drejtorisë I kolonel Rasim Dedja, hetuesi kapiten Jorgo Borova të M. P. Brendshme, në këto vite deri në 1964, sepse për drejtorin e Drejtorisë I, gjener-allejtënant Zoi Themeli, e dimë fatin e tij.

Do të ishte mirë të dihej se çfarë u bë, për shembull, me 16 kalues kufiri në Shqipëri dhe të trajnuar nga emrat e mësipërm, të cilët u kthyen nga “Drejtoria e Zbulimit Politik” mbasi u volën sipas procesverbaleve tip të mësipërme.

Ato kanë nevojë të hapen, të studiohen, jo të mbeten “tepër sekret” dhe një arkiv i mbyllur i MPB në Shqipëri.

E theksoj këtë se me këto deponime të “emi-grantëve” që u mashtruan për të ardhur në Sh-qipëri ka gjëra të pathëna, por që vendit tonë, çështjes kombëtare po të mos i hapen si dosje, i bëjnë keq e pse jo edhe shoqërisë shqiptare.

Avni Agolli u largua për te njerëzit e vet shekul-lorë në bashkësi shqiptare për ekzistencë ekono-mike dhe provoi dramën e treguar përciptazi prej tij. “Mirëpo ky fenomen, - m’u shpreh me rezerva Avniu, - a e di se çfarë përmban me ata qindra të kthyer në Jugosllavi?” “Po, - i thashë unë. I bëra gati disa dosje për t’i lexuar e ngacmuar, por fati i keq, ishin ditët e fundit të jetës së tij... Fati nuk deshi që këto materiale “tepër sekret” të ishin hapur para largimit të tij nga jeta.

“Emigranti jugosllav Musli Murat Hasani, lindur më 1942 në fshatin Gaçkë të komunës Ferizaj (Uroshevac) rrethi i Prishtinës, banues familjarisht në Shkup, nxënës në klasën e 3-të normale, i pamartuar, i paorganizuar, i padënuar, nuk e ka kryer shërbimin ushtarak. Rrjedh nga një shtresë e varfër fshatare.

Ka kaluar kufirin më 25 maj 1962 në Skënderbej – Pogradec. Informon për ushtrinë jugosllave...”

“Dokumenti nr. 02-6-178 dt. 4.10.1962. T.S. zv. Drejtorit të Drejtorisë I kolonel Rasim Dedja.

Dërgon të dhëna nga materialet e nxjerra nga emigrantët jugosllavë: Informata nga emi-grantët jugosllavë Beqir Vesel Llukazhi se: Në qytetin e Prizrenit di që ka ushtri në....

(vijon numrin e ardhshëm)

Page 20: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

20 E mërkurë 5 dhjetor 2012 •

« Kluturë

“Kastriotët”, 45 vjet këngë shqipeKatërdhjetë e pesë vjet të udhëtimit të ansamblit të këngëve dhe

të valleve “Kastriotët” janë shpalosur në një akademi solemne që është mbajtur të dielën. Dy këngë origjinale të këngëtarit Milaim Muezini, njëra për 45-vjetorin e “Kastriotëve” dhe tjetra për 100-vjetorin e Pavarësisë, ishin dhuratë e mirë për festë. Akademia solemne ka shpalosur edhe sfi-dat që ky ansambël ka pasur në gati gjysmë shekulli të funksionimit. “AKV ‘Kastriotët’ kanë vazhduar dhe kanë ruajtur autoktonitetin dhe autentic-itetin e këngës shqipe”, ka thënë muzikologu Sami Piraj, në fjalën e tij. Sipas Pirajt, në kohën që po e jetojmë dhe kur jemi dëshmitarë të krijimit të antivlerave dhe të degradimit të këngës së mirëfilltë shqipe më së miri shihet roli që ka luajtur AKV “Kastriotët” ndër vite. “Si me orkestrën, ashtu edhe me solistët, lirisht mund të themi se ‘Kastriotët’ ishin ansambli më komplet në trojet shqiptare, i cili kultivoi një muzikë të pastër shqipe, nën ndikimin e ansambleve të Shqipërisë si ‘Na bashkoi kënga popullore’ apo Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe i Valleve”, ka shtuar Piraj. Xhevdet Sha-bani, kryetari i tashëm i “Kastriotëve” dhe Rexhep Rifati, kryetari i parë i këtij ansambli, u angazhuan që sa më shpejt të përcaktohet statusi i tij. “Kohëve të fundit nuk po e kemi të kompletuar orkestrën, dikush para koncerteve po i zgjedh dasmat, andaj duhet të dihet statusi i ansam-blit dhe kur tash në qytet e kemi shkollën e muzikës, duhet të kalohet në nivelin profesional”, ka thënë Rexhep Rifati, i cili kujtoi shumë nga anëtarët e ansamblit, të cilët nuk janë më në jetë, por që kanë lënë gjurmë në ngritjen e tij. Me këtë rast u hap edhe një ekspozitë me fotografi nga veprimtaria e “Kastriotëve”, në të cilën ishin pasqyruar shumë periudha të vështira, që nga ajo e themelimit më 1967, ajo e mbijetesës të ditëve të okupimit, e deri tek ajo e pasluftës.

“Letra dhe Arte”, mbrëmje gala e artistëve korçarë

Poetë, shkrimtarë, piktorë, muzikantë, publicistë, studiues të artit e botuesit të rajonit të Korçës janë mbledhur në mbrëmjën artistike gala “Letra dhe Arte”. Në mbrëmjen festive të kthyer tashmë në traditë për çdo fundvit u promovuan vlera të krijimtarisë vjetore të tyre të krahasuar me krijimtarinë më të mirë kombëtare. Mbrëmja ishte një konkurs mes kri-juesve korçarë. Në përfundim të saj u ndanë 10 çmime. Me çmimin “Nikol-la Naço” u nderua vëllimi “Perla” i Ardian Kyçykut, rektor në Universitetin “Gheorghe Christea” në Bukuresht, çmimi “Faik Konica” u dha për roma-nin “Marmushët” të Thani Naqos, emigrant në SHBA, me çmimin “Mitrush Kuteli” u nderua vëllimi me përralla “Majmuni Hirko”, çmimi “Dritëro Agolli” u nda për vëllimin me poezi “Dy horizontet” të poetit Kostaq Duka, emi-grant në SHBA. U vlerësua me çmimin “Tefta Tashko” mezosoprania Shpresa Spaho, pedagoge në Akademinë e Arteve. Me çmimin “Van-gjush Mio” piktori pogradecar Anastas Kostandini, me çmimin “Gjen-eral Gramafoni” orkestra popullore e romëve në Bilisht “për ruajtjen e identitetit te vlerave origjinale të muzikës rome”. Me çmimin “Men-tor Xhemali” këngëtari popullor Endri Fifo, me çmimin “Sokrat Mio” aktori Shkëlqim Jaupllari, e me çmimin “Kristo Kono” kantautori Maksi Kulla. Dy botuesit Erjon Nexhipi dhe Kosta Nako u nderuan me çmimet “Kristo Luar-asi” dhe “Mihal Grameno”. Gjithashtu u vlerësua me çmimin “Asdreni” Pirro Kapurani, “një biznesmen që ka investuar dhe e sheh kulturën e artin të pandarë nga e ardhmja e qytetit”. Dy pedagogët e universitetit, Ali Jashari dhe Jonela Spaho, për botimet shkencore mbi letërsinë e artet u nderuan me titujt “Naum Veqilharxhi” dhe “Fan S. Noli”.

“Tre TenorëT”artistët amerikanë

këndojnë shqip në tiranë

edhe tek “Tre tenorët” nuk do të mungojë këtë vit mo-ment kushtuar posaçërisht 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Koncerti “Tre tenorët” këtë

vit mbërrin në edicionin e tij të 11-të. Në program do të ketë jo vetëm vepra të njohura nga krijimtaria operistike botërore dhe shqiptare. Në program do të sillen vepra që do të nxjerrin në pah aftësitë interpretative të tenorëve shqiptarë dhe të huaj, mes të cilëve këtë vit do të ketë të tjerë emra që do të ngjiten në skenën e tij. Koncerti vjen ndryshe edhe në titull, “Tre tenorët amerikanë”, sepse për herë të parë në skenën shqiptare do të ngjiten emra të artistëve të njohur të Amerikës. Koncerti me producent Edmond Tullumanin do të zhvillohet më 8 dhjetor në orën 19.00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Këtë vit nën titullin “Tre tenorët amerikanë” do të interpretojnë në skenën shqiptare, artistët Mathew Ed-warsen, Joseph Holmes, Eapen Leub-ner, i ftuar special dhe nga komuniteti shqiptar i Bostoni vjen një tenor tjetër amerikan Thomas Fellon. Mes artistëve shqiptarë përmendim tenorin Kastriot Tusha dhe dy tenorë të tjerë të rinj, Aranit Hoxha dhe Denis Skura, si dhe sopranoja Ramona Tullumani. Drejtor artistik i kon-certit do të jetë Ibrahim Madhi, drejtor orkestrës Isak Shehu dhe dirigjent i Orkestrës së Re Filarmonike të Akad-emisë së Arteve është Bujar Llapaj.

Në skenë, krijimtaria botërore do të vijë e ndërthurur me atë shqiptare. Artistët amerikanë kanë zgjedhur një repertor brilant me pjesë nga Verdi, Puçini, Donixeti, etj. Po ashtu dhe ar-

tistët shqiptarë do të këndojnë dhe në shqip veç repertorit të huaj. Kësh-tu nga kompozitori Edmond Zhulali do të jetë “Ti Shqipëri më jep nder”, një kompozim i ri vetëm për koncertin. Kurse sopranoja Ramona Tullumani do të këndojë jare shkodrane. Ndërkaq edhe tenorët amerikanë do të këndojnë shqip, me një kompozim të ri nga rep-ertori shqiptar. Koncertit këtë vit nuk i mungon dhe pianisti i njohur shqiptar Genc Tukiçi, i cili dhe këtë vit do të sjellë

para publikut pjesët më të bukura të krijimtarisë së tij. Ndër vite në këtë kon-cert kanë marrë pjesë thuajse të gjithë tenorët shqiptarë, si: Gaqo Çako, Kas-triot Tusha, Adrian Xhema, Josif Gjipali, Armaldo Kllogjeri, tenori kosovar Ramë Lahaj, tenori Agim Hushi, etj, por nuk ka munguar as promovimi i artistëve të

rinj operistikë. “Këtë vit ka një veçanti sepse

është dhe 100-vjetori i Pavarë-sisë. Koncerti këtë vit zhvillohet me mbështetjen e fondacionit “Dora D’Istria” dhe Ambasadës Amerikane, personalisht të vetë ambasadorit amerikan z. Arvizu. Ky koncert i ideuar në këtë mënyrë është projektuar një vit më parë. Një vit më parë amba-sadori Arvizu ka qenë i ftuar në këtë koncert dhe këtë vit ai do të sillte tre

tenorë amerikanë”, është shprehur producenti Tullumani. Koncerti “Tre tenorët”, i shndërruar tashmë në tra-ditë, bën bashkë disa prej artistëve më të mirë të skenës lirike shqiptare dhe funksionon si një portë për ten-orët që sjell muzikë elitare në muajin e fundit të vitit. b.goce

Page 21: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

21• E mërkurë 5 dhjetor 2012

»Kulturë

një ceremoni ku është ironizuar Presidentja e ven-dit Atifete Jahjaga, përgjimet e fundit telefonike të zyr-

tarëve të lartë qeveritar, e ku janë imituar disa gazetarë ka qenë ajo me të cilën edicioni i dhjetë i festivalit “Skena UP” ka hapur perdet. Kështu komen-ton media në Kosovë çeljen e festivalit të filmit dhe teatrit të studentëve. Një performancë ka ngritur pikëpyetje nëse duhet organizuar fushata kundër var-fërisë në botë. Filmi “Nani” i Jus-tin Tippingut ka ndezur ekranin e madh. Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, ka folur seriozisht për jubileun e parë të “Skena UP”. Në një ceremoni të hapjes së festivalit të studentëve për film e teatër, nuk ka se si të mos përmendet emri i profesorit, ak-torit e regjisorit të madh Faruk Begolli. I ndjeri është cilësuar aty si “Princi i artë i skenës”. Kjo ka shënuar natën e parë të festivalit, që ka mbushur dhjetë vjet të themelimit. Rreth 200 mysafirë nga pothuajse të gjitha kontinentet, gati 100 filma, 13 shfaqje teatrore, shumë ligjëra-ta, “workshope” e “afterparty” do të shënojnë edicionin e sivjetmë të tij. Por kjo nuk është e veçanta e jubileut. Në kuadër të “Retrospektivës së Stanley Kubrickut” do të shfaqen katër filmat e njohur të tij. I pari që ka thënë mirëmbrëma në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka qenë aktori Jajush Ramadani. Por nuk është prezantuar kësh-tu. Ka thënë se është Rabisha Muahxhiri, folësja e Televizionit të Kosovës, të cilën e ka imituar. Performanca e tij ka bërë për të qeshur gjithë publikun në sallë, që kishte mbushur TKK-në mbrëmjen e së hënës. “Ajo” ka thirrur në një lidhje të drejt-përdrejtë kolegun e saj Milaim Zeka (të cilin e ka imituar aktori Edmond Uka), i cili ka bërë një bisedë me Presidenten e vendit, Atifete Jahjaga (që është imituar nga Alketa Syla).

“Unë kam qenë një nga ni-smëtaret e festivalit. Tu pi kafe n’XL thamë ta organizojmë një festival të filmit dhe teatrit”, ka thënë “Presidentja”, e cila edhe në TKK ka duartrokitur vend e pa vend. Zeka e ka pyetur nëse në atë kohë ajo ka qenë në zarf. Por kur “Muhaxhiri” ka thirrur “Zekën” ai i është përg-jigjur me “pronto” fjala me të cilën zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është në pushtet, i përgjigjen

Në kuadër të 1-vjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit, politikanit dhe intelektualit të shquar, z.Sabri Godo, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Aldo Bumçi organizon sonte një mbrëmje përkujtimore kushtuar këtij personaliteti të shquar. Veprimtaria do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar, në praninë e njerëzve të letrave, kulturës dhe politikës.Sabri Godo është lindur më 8 gusht 1929, Delvinë dhe është ndarë nga jeta më 3 dhjetor 2011 në Tiranë. Politikan, shkrimtar dhe skenar-ist shqiptar, shkollën e fillore e kreu në Delvinë dhe më pas të mesmen e

vazhdoi në Tiranë. Këtë të fundit e la në gjysmë në vitin e tretë, pasi mori pjesë në Luftën Antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia. Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën “Hosteni”, ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. Në janar të vitit 1991 S. Godo themeloi Partinë Repiblikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Sabri Godo ishte kryetar i Asamblesë Kombëtare të PRSH-së dhe President nderi i saj që pas lënies së drejtimit të saj në duart e Fatmir Mediut.

Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme. Veprat: “Plaku i Butkës”, Roman historik (1966); “Ali Pashë Tepelena”, roman 1970; “Zëra nga burime të nxehta”, tregime (1972); “Intendenti”, tregim (1973); “Skënderbeu (1975); “Prova e zjarrit”, roman (1977); “Kohët që shkojnë, kohët që vijnë”, reportazhe (1985); “Ujërat e qeta”, roman, (1988); “Koha e njeriut”, ro-man (1990); “Udhëtari”, roman (2009). Ka shkruar edhe skenarët: Intendenti (1980); “Dritat e qytezës” (1983).

Sabri Godo, mbrëmje përkujtimore një vit pas ndarjes nga jeta

komuna e prishtinës planifikon muze për eksodin

Kujtimet nga lufta e fundit në Kosovë do të kenë një adresë të përbashkët. Komuna e Prishtinës ka vendosur të themelojë një institucion të ri memo-rial. Muzeu i eksodit, i cili i dedikohet luftës së viteve 1997-‘98, është një nga projektet, të cilat Drejtoria për Kulturë e komunës së Prishtinës e ka në listë për vitin e ardhshëm. Për këtë projekt janë ndarë 300 mijë euro. Megjithatë, ata që e kanë iniciuar këtë projekt ende nuk e kanë fort të qartë se si do të finalizohet. Nga ana tjetër, njohës të trashëgimisë kulturore e të muzeve e kanë mirëpritur iniciativën e komunës së Prishtinës, por janë shprehur skeptikë për mënyrën se si do t’ia dalë ky institucion të menaxhojë me muzeun e eksodit. Valbona Shujaku, shefe e kulturës në Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport në komunën e Prishtinës, ka thënë se ende nuk ka informata të detajuara për këtë projekt. “Iniciativa është e komunës së Prishtinës. Paraprakisht ka ekzistuar ideja për

ta shënuar në njëfarë mënyre vendin ku është bërë eksodi i prishtinasve, por mandej është menduar të zgjerohet si projekt. Por ende s’kemi informata të plota për publik”, ka thënë Shujaku. Shujaku ka thënë se gjithë çka mund të bëj publike është se komuna e Prishtinës po planifikon ndërtimin e këtij muzeu. “Për këtë projekt, që do të punohet në faza, janë ndarë 300 mijë euro. Por ende nuk ka koncept”, ka thënë ajo. Vlora Dumoshi, drejtoreshë e Departamentit për Kulturë, Rini e Sport, ka dhënë më shumë detaje për këtë iniciativë të komunës. “Lokacioni është planifikuar të jetë te Arkivi i Kosovës, në rrugën ‘B’. Muzeu do të përfshijë veshje, fotografi dhe gjëra të tjera që paraqesin vua-jtjet dhe dëbimin e popullit tonë”, ka thënë Dumoshi. Për sa i përket statusit të këtij institucioni që është në plan të ndërtohet, Dumoshi nuk ka komentuar shumë. “Ne do të ndjekim të gjitha procedurat, sipas ligjit”, ka thënë Dumoshi. Por ligji për Muzeun aktualisht nuk ekziston. Ministria e Kulturës është duke punuar në hartimin e tij. Ky ligj, ndër të tjera, do të rregullojë mënyrën e themelimit të muzeve dhe funksionimin e tyre. Shkëlzen Dragaj, këshilltar i ministrit për Kulturë, Rini e Sport, Memli Krasniqi, ka thënë se puna për ligjin e muzeve do të nisë vitin e ardhshëm. “Këtë fushë do të duhej ta rregullonte ligji për muzeun, i cili nuk ekziston. Ne si Ministri e Kulturës, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, nga viti i ardhshëm do të punojmë për këtë çështje”, ka thënë Dragaj.

“Skena UP” rihapi perdet me

talljen e politikanëve

njëri-tjetrit në përgjimet që janë publikuar së fundmi. Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, i është bashkuar humorit. Fjalia e tij e parë ka qenë se “kur flet Presi-dentja nuk është rendi të flasin ministrat”. Por i është kthyer menjëherë seriozitetit, duke i uruar festivalit jetë të gjatë. “ ‘Skena UP’ është një ndër fes-tivalet më të rëndësishme që kemi në Kosovë. Përveç që i jep gjallëri Prishtinës gjithmonë në dhjetor në këtë muaj kur i mun-gon një gjë e tillë, ajo që sjell më shumë janë vlerat kulturore nga shumë vende të botës”, ka thënë Krasniqi. “Këto pa dys-him u krijojnë shtesë artistëve dhe publikut për të parë atë që ndodh në botë dhe për të kra-hasuar me atë që ndodh te ne”, ka shtuar ai. Krasniqi ka garan-tuar vazhdimin e mbështetjes për festivalin. Arben Zharku, drejtor i festivalit “Skena UP”, ka thënë se gjithmonë punë më e vështirë është derisa të nisë festivali. “Por në momentin që nis festivali, programi rrjedh vetë, plot mysafir kanë ardhur dhe të tjerët do të vijnë. Gjithçka ka shkuar sipas planit, e tash po kënaqemi edhe ne”, ka thënë Zharku menjëherë pas ceremon-isë së hapjes së festivalit. Gjatë ceremonisë, “Presidenten” e kanë hequr nga skena pesë perform-

uese që të mbuluar tërësisht kanë pasur për qëllim të shpre-hin pakënaqësinë ekonomike jo vetëm në Kosovë, por në krejt botën. Një video e xhiruar në Tregun e gjelbër në Prishtinë i ka shoqëruar ato mbrapa. “Kemi dashur të bëjmë një pikëpyetje nëse duhet të vazhdojnë inicia-tivat e njerëzve për të ndryshuar diçka. Tendencat për revolucion që po përfundojnë vetëm si të tilla e nuk po sjellin asgjë të re”, ka thënë Astrit Ismaili, ideator i kësaj performance. Kjo i ka lënë vend shfaqjes së filmit “Nani” të regjisorit Justin Tipping, për të cilin është shpërblyer në “Students Academy Awards”. Veçantia e edicionit të sivjet-më është “Retrospektiva e Stanley Kubrick-ut”. Filmat e tij të njohur si “The Shining”, “Lol-ita”, e “Full metal jacket” janë ata që do të shfaqen në kuadër të këtij projeksioni. Por ky nuk është projeksioni i vetëm i veçantë i “Skena UP”. Edhe sivjet do të vazhdojë projeksioni “ExYU Generation Next” që do të shfaqë pesë filma të me-trazhit të gjatë nga prodhues të vendeve të ish-Jugosllavisë. Ju-risë në konkurrencën ndërkom-bëtare të filmit do t’i prijë pro-ducenti i njohur francez Cedomir Kolar. Producenti hollivudian, njëri ndër me të respektuarit në

Evropë, ka dëshmuar lidhje të forta me Ballkanin. Filmi bosh-njak “No Men’s Land” i regjisorit Danis Tanoviq, ku ai ka qenë producent, ka marrë “Oscar” për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në vitin 2001. Treshen e ju-risë ndërkombëtare e plotësojnë edhe Olmo Omerzu nga Sllove-nia dhe regjisorja Arzana Kraja. Ndërkaq, jurisë së konkurrencës kombëtare të filmit i prin Brian Udoviq nga SHBA, Renne Gjoni po ashtu nga SHBA-ja dhe Ben Apolloni nga Kosova. Austriaku Hans Eçnaton Sçano, poet, ak-tor, regjisor e autor, do t’i prijë ju-risë së teatrit, e cila përthekohet edhe nga aktori spanjoll Miguel Oyarzun dhe regjisorja kosovare Zana Hoxha – Krasniqi. Janë 15 mediume ndërkombëtare që sivjet janë akredituar për të përcjellë “Skenën UP”. Ato vijnë nga vende të ndryshme, duke përfshirë edhe Rusinë, Bjel-lorusinë, Ukrainën, Sllovakinë, e vende të tjera. “Afterpartyt” do të mbahen në “Hamam” jazz bar. Kohavision është sponsor media i edicionit të sivjetmë. Festivali Skena Up, do të zgjas deri më 9 dhjetor. Në kuadër të tij do të shfaqen 50 filma (të shkurtër, dokumentarë dhe të animuar) dhe 9 shfaqje teatrore, krijime këto që vijnë nga disa dhjetëra shtete të botës.

Page 22: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

22 E mërkurë 5 dhjetor 2012 •

«proFil

Diktatura e harruar e Europës

Edhe ditëlindjen e tij të 21-të Zmitser Dashkjeviç e kaloi në burg. Kryetari i organizatës së rinisë, “Malady Front”, gjendet në burg që nga dhjetori i vitit 2010 dhe organizatat për të drejta të njeriut, “Amnesty International” dhe “Viasna” e konsiderojnë atë si një të burgosur politik. Pasi Dashkjeviç të lirohet dikur nga burgu, atëherë ai me gjasë do të jetë një tjetër njeri. Ata që arrestohen si opozitarë në Bjellorusi në burg përballen me fyerje, poshtërim dhe torturë. Shumë prej atyre që kanë dalë nga burgu, kanë probleme shën-detësore dhe janë njerëz të thyer. Andrej Klimov, dikur një politikan tejet luftarak i opozitës, është tërhequr, pasi ka vuajtur disa dënime me burg.

Andrej Sanikov, njëri nga rivalët e presidentit Aleksandër Lukashenko, i cili u arrestua një ditë para zgjedhjeve, rapor-toi pas lirimit të tij: “Tentonin të më detyronin që të bëja vetëvrasje”. Rreth 2200 persona, vlerëson gazetari Andrej Dynko, janë arrestuar për shkak të aktiviteteve opozitare që nga viti 2010. Dynko, sikundër edhe shumë opozitarë tjerë, nuk lejohen të largohen nga Bjellorusia. Viasna thotë se aktualisht në Bjellorusi janë 13 të burgosur politikë, por pothuajse për çdo ditë ka arrestime të aktivistëve, të cilëve u jepen dënime të shkurta me burg, në pjesën më të madhe aktivitete këto të pavërejtura nga opinioni europian. Përderi-sa Perëndimi ka kthyer shikimin kah Siria dhe Egjipti, situata në diktaturën e fundit në Europë ka rënë në harresë. Për të raportuar ka mjaft që nga viti 2010, kur Lukashenko vendosi të ndërpriste kontaktet me Perëndimin dhe të vazhdonte politikën e tij represive. Frika dhe vetëcensura ndërkohë janë aq të fuqishme në shoqëri, saqë gjithnjë e më pak njerëz janë të gatshëm të luftojnë për ndryshime dhe të rrezikojnë për të arritur këtë qëllim. Por ekspertët theksojnë se sjelljet e ashpra kundër kritikëve dhe disidentëve janë gjithashtu një shenjë edhe për nervat e tendosura të regjimit. Anketat dëshmojnë se gjatë viteve të fundit ka rënë dukshëm përkrahja për Lukashenkon dhe për këtë arsye parlamenti i Bjellorusisë në fund të qershorit ka miratuar ligjin me të cilin dënohet publikimi i rezultateve të anketave që nuk janë aprovuar nga regjimi. Në prill dukej se Bjellorusia ishte e gatshme të afrohej me BE-në, por më pas në Rusi president u zgjodh Vladimir Putini dhe marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat ishin ftohur në vitin 2010, papritmas u forcuan sërish. Në vitin 2012 Rusia do të subvencionojë fqinjin e saj me rreth 4 miliardë dollarë.

Krahas kësaj Lukashenko do të marrë kredi edhe nga Un-ioni i Euroazisë. Javën e kaluar kryeministri rus, Dimitri Med-vedev, qëndroi për vizitë në Minsk për të nënshkruar kon-tratën për ndërtimin e një reaktori bërthamor në Bjellorusi. Por e gjithë kjo ndihmë mund t’i kontribuojë vetëm forcimit të përkohshëm të ekonomisë, e me këtë edhe të pushtetit të Lukashenkos. “Regjimi në Bjellorusi e di fare mirë se refor-mat janë të pashmangshme”, - shkroi George Plashinski nga Qendra e Minskut për Transformim Europian. Megjithatë, ajo u frikësohet ndryshimeve radikale, ngase në këtë mënyrë do të mund të dëmtoheshin shtyllat e pushtetit. Nga kjo situatë para së gjithash do të përfitonte Rusia. Ndërmarrjet ruse me gjasë do të siguronin “copat” më të mira, gjatë procesit të privatizimit të kompanive bjelloruse. Nuk është vetëm Plashinski që beson se ndikimi i shtuar i Rusisë në Bjellorusi do të nënkuptonte fundin e zhvillimit europian të vendit. Në situatën aktuale BE-ja nuk mund të bëjë shumë, pasi që nuk ka mjete politike për të ushtruar trysni, përveçse të kërkojë lirimin e të burgosurve politikë dhe të mbajë sank-sionet në jetë. “Vetëm dështimi i modelit të Putinit mund të hapë shtegun për Pranverën në Euroazi”, - thotë Dynko. Por Bjellorusia është ende shumë larg. Kur Lukashenko shkoi së fundi për vizitë në Venezuelë, si pasardhës potencial ai pozicionoi djalin e tij Kolja, që është vetëm shtatë vjeç.

Valentina tereshkoVa, tekstilistja që u bë gruaja

e parë kozmonaute

tashmë ajo është 75-vjeçe. Kanë kaluar vite dhe është ende gati në kufijtë e ëndrrës që ajo nga punonjëse

e thjeshtë do të kthehej në një heroinë. Do të prekte e para hapësirën. Nga një punonjëse tekstili Valentina Tereshkova do të bëhej kozmonaute. U për-zgjodh mes qindra aplikantëve dhe më pas mes 5 finalisteve për të pilotuar “Vostok-6” më 16 qershor 1963, duke u bërë njëkohësisht gruaja e parë dhe personi i parë civil që fluturon-te në hapësirë, pasi ajo ishte e përfshirë vetëm në mënyrë honorifike në Forcat Ajrore të BRSS-së, me kushtin për t’iu bashkëngjitur grupit të kozmo-nautëve. Gjatë misionit tredi-tor ajo iu nënshtrua testeve të ndryshme për të parë reagimin e një trupi femëror në hapësirë. Përpara se të rekrutohej si koz-monaute Tereshkova ishte pu-nonjëse në një fabrikë tekstili dhe një parashutiste amatore. Pas zgjedhjes së grupit të parë të femrave kozmonaute më 1969, ajo u bë anëtare e për-hershme e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, duke mbajtur pozicione të ndryshme politike. Edhe pas zhbërjes së Bashkimit Sovjetik ajo qëndroi në politikë dhe konsiderohej si heroinë në Rusinë postsovjetike.

Pas fluturimit të Juri Gaga-rinit më 1961, Sergej Korolyov, inxhinieri i raketave, hodhi ide-në e dërgimit të një gruaje në hapësirë. Më 16 shkurt të vitit 1962 Valentina Tereshkova u përzgjodh t’i bashkëngjitej grupit të kozmonautëve. Për vendin e saj aplikuan 400 veta, u përzgjodhën 5 finaliste: Taty-ana Kuznetsova, Irina Solovyo-va, Zhanna Yorkina, Valentina Ponomaryova dhe Tereshkova. E përzgjedhura duhej të përm-bushte kriteret: të ishte par-ashutiste nën 30-vjeçe, nën

170 cm e gjatë dhe në 70 kg. Tereshkova u pa si një kan-

didate e denjë, duke parë edhe prejardhjen e saj proletare. I ati i saj, Vladimir Tereshkov, ka qenë një hero lufte. Ai humbi jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Valentina ishte vetëm 2-vjeçe kur humbi të atin.

Pas misionit ajo u pyet nga udhëheqësit sovjetikë të kohës se si mund t’ia shpër-

blente Bashkimi Sovjetik shër-bimin ndaj atdheut dhe ajo u kërkoi që të zbulonin vendin ku ishte vrarë i ati. Kërkesa e saj u mor parasysh dhe në Lemeti, në anën ruse të ku-firit, ndodhet një monument për nder të tij.

Ndërsa ishte mes 5 të sele-ktuarave, ajo iu nënshtrua një varg testesh dhe trajnimesh. U shpenzuan muaj të tërë

trajnimesh për të konklud-uar me provimin e nëntorit 1962, pas të cilit katër kan-didatet e mbetura u emëruan lejntënante në Forcat Ajrore Sovjetike.

Tereshkova, Solovyova dhe Ponomaryova ishin kandidatet kryesore dhe, sipas një pro-jekti të asaj kohe, parashiko-heshin që të niseshin dy gra në hapësirë. Fillimisht ishte parashikuar që Tereshkova të lëshohej në hapësirë me “Vostok-5”, ndërsa kolegia e saj, Ponomaryova, do ta ndiqte me “Vostok-6”. Megjithatë, pro-jekti ndryshoi dhe vetë Nikita Hrushovi vendosi që Tereshko-va të pilotonte “Vostok-6”.

FluturimiPasi pa lëshimin me sukses

të “Vostok-5” më 14 qershor të drejtuar nga Valery Bykovsky, gjatë 5 ditëve Tereshkova nisi përgatitjet finale për fluturimin e saj. Ajo ishte 26-vjeçe aso-kohe. Në mëngjesin e 16 kor-rikut, e veshur me rrobat e kozmonautes, ajo u lëshua në hapësirë, duke u bërë gruaja e parë që shkelte atje.

Pavarësisht problemeve fizike dhe të përzierave që ndiente në pjesën më të mad-he të kohës, ajo i ra përqark tokës 48 herë dhe qëndroi 3 ditë në hapësirë. Vetëm me një udhëtim ajo përmbushi më shumë kohë në fluturim, sa e gjithë koha që astronautët amerikanë kishin shpenzuar deri atëherë. Ajo gjithashtu realizoi fotografi të horizontit. Ky ishte fluturimi final i “Vosto-kut”. Edhe pse ishte parashi-kuar të realizoheshin edhe të tjera fluturime nga gratë, duhet të kalonin 19 vjet që një grua e dytë, Svetlana Savitska-ja, të hidhej në hapësirë. Asnjë prej grave të tjera në finale nuk fluturuan kurrë dhe në tetorin e vitit 1969 grupi grave-koz-monaute u shpërbë.

Page 23: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

23• E mërkurë 5 dhjetor 2012

»sport

s t a f f

kryeredaktorBrahim Shima

zv/kryeredaktor: armanD maho

mariglEn mulla

politika: alBana lika, oli Xhilaga ekonomia: BrikEna DErviShaj sociale: pranvEra kola rrethet: BlErina Spaho kronika: mariglEn mulla kultura: BlErina gocE design&layout: DaniEl prifti, gëzim Duzha

marketing: EligErta DyrmiShi

cel: 067 20 62 200

aDrESa: rr. Dull kEta, nr. 5. (rr. E DiBrëS), tiranë

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

ndonëse është shumë herët për të folur Reali i Madridit ka nisur të hedhë hapat e parë për të gjetur pasardhë-sin e hoze Murinjos në “Ber-nabeu”. Klubi në fakt është i

vetëdijshëm për boshllëkun që pritet të lërë portugezi dhe se zëvendësimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë. Megjithatë presidenti i madrilenëve ka vënë në punë të gjithë bashkëpunëtorët e tij për të ar-ritur te kandidati më i mirë i mundshëm. Në fund do të jetë vetë Perez që do të caktojë trajnerin e ri.

Ende nuk ka bisedimeNë zyrat e klubit në “Bernabeu” të

gjithë janë të bindur se me Murinjon gjithçka ka mbaruar dhe në qershor ai nuk do të jetë më trajner i Realit. Por askush nuk dëshiron të flasë kaq shpejt për zëv-endësuesin e tij. “Murinjo ka kohë deri në qershor dhe gjithçka mund të ndodhë” shprehen në klub, por askush nuk del hapur për ta thënë se do të largohet në fund të sezonit.

Kushti i parë: Aftësi bashkëpunimi me yjet e skuadrës

Trajneri i ri i Realit duket se duhet të përmbushë disa kushte nëse do të ulet në stolin e “Los blancos”. Dhe kushti i parë është aftësia e tij për të menaxhuar sa më mirë yjet e skuadrës. Florentino e ka të qartë se nuk mund t’ia besojë stolin e Realit një trajneri që premton por nuk ka eksperiencën e duhur për të bashkëpunu-ar me yjet e skuadrës.

Kushti i dytë: Eksperiencë në një kampionat të rëndësishëm dhe në Champions

Ky kusht është po aq i rëndësishëm sa i pari, pasi Perez kërkon të ulë në stol një

Jorente: në verë largohemSulmuesi i Atletikos së Bilbaos Fernando Jorente ka bërë me dije

se në fund të sezonit do të largohet nga skuadra baske. Sipas tij ai tashmë duket të ishte duke luajtur me një klub elitar në Evropë, por për këtë ai ka fajësuar shtypin për atmosferën e krijuar rreth tij gjatë merkatos së verës. “Mund të them se kam pasur një ofertë të parezistueshme në verë, por atmosfera e krijuar në shtyp ishte më e keqja e mundshme dhe kjo bëri që gjithçka të shkonte dëm. Gjith-sesi unë e kam vendosur dhe do të largohem më 30 qershor nga Atletiko. Çdo njeri dëshiron të provojë një eksperiencë të re. Unë jam shpallur kampion bote dhe kampion Evrope dhe prej vitesh po luaj në nivele të larta”- ka deklaruar Fernando Jorente.

psG mes Venger e MurinjosDrejtuesit sheik të skuadrës franceze PSG-së, nuk janë të

kënaqur me ecurinë e Karlos Ançelotit dhe për këtë arsye po mendojnë ta zëvendësojnë atë sezonin e ardhshëm. Kështu, ata kanë filluar që tani tratativat për të gjetur trajnerin e ri. Emrat më të lakuar janë Murinjo dhe Venger, të dy të cilët janë shprehur se mund të largohen nga skuadrat e tyre. Mad-je, përsa i përket Venger, ky i fundit ka pasur edhe një takim me drejtuesit e PSG-së ku është biseduar për një mundësi për të ardhmen. Gjithsesi, për momentin nuk ka asgjë konkrete.

Milani shpreson për BalotelinMilani shpreson tek një thyerje mes Balotelit dhe Mançester

Sitit për të përfituar e për të bërë të tijin sulmuesin italian. Prej kohësh është hedhur ideja se Baloteli mund të kalojë tek Milani, por më pas është tërhequr për shkak të kostos së lartë së lojtarit të kombëtares italiane. Gjithsesi, nga të gjithë ai shikohet si një kopje perfekte së bashku me El Sharauin në sulm. Vet presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, është shprehur se një gjë e tillë do të ishte shumë e mirë, por e vështirë për t’u arritur sërish për shkak të financave. Megjithatë, nëse Milani arrin të shesë 3-4 lojtarë, atëherë gjasat që një transferim i tillë të ndodhë janë të mëdha.

Morati: Mes shnajder e pastore, zgjedh holandezinPresidenti i Interit, Masimo Morati, jep shenja pajtimi mes

tij dhe holandezit Uesli Shnajder. Kështu, Morati është shpre-hur dje se mes Pastores dhe Shnajder do të zgjidhte këtë të fundit. “Nëse do të vihesha para një zgjedhje të tillë, do të preferoja holandezin. Mendoj se është një lojtar i madh dhe me vlera për skuadrën tonë”,- tha Morati. Shnajder është ende duke u menduar se çfarë të bëjë me rinovimin e tij, teksa e vetmja gjë që kërkon është të luajë më tepër.

hasan lika drejtor i ri sportiv i partizanit

Hasan Lika është bërë sërish pjesë e Partizanit. Jo në rolin e tra-jnerit por në atë të drejtorit sportiv. Lajmi është konfirmuar nga zyra për shtyp e Partizanit, që bën të ditur vendimin e marrë nga klubi dhe presidenti Lulëzim Sallaku. “Po është zyrtare, Hasan Lika do të jetë drejtori i ri sportiv i Partizanit – ka bërë të ditur Olsi Ranxhi – ky është vendimi i marrë nga presidenti Sallaku.” Sipas Ranxhit emëri-mi i Likës si drejtor sportiv do të jetë një ndihmë më shumë për Parti-zanin, duke parë jo vetëm eksperiencën e tij por dhe për faktin tjetër se Lika është një njohës mjaft i mirë i Partizanit, duke qenë se për disa kohë ai ka drejtuar skuadrën ndonëse në rolin e trajnerit. Në këtë mënyrë pas në mungese Hasan Lika kthehet sërish tek Partizani.

tafaj kërkon përforcime. Mes largimeve

Në përfundim të fazës së parë të Kategorisë Superiore Tirana renditet në vendin e tretë në kupton e 22 pikëve, 11 më pak se Skënderbeu kryesues, ndërsa pozicioni i dytë mbahet nga Teuta, që ka grumbulluar vetëm një pikë më shumë se bardheblutë. Edhe pse synimi kryesor i kryeqytetasve ka qenë, si gjithmonë, titulli kam-pion, për trajnerin Alban Tafaj, duke marrë parasysh problematikat e shumta që ka kaluar klubi kryeqytetas, ai sërish është brenda ob-jektivave. Eliminimi i Tiranës nga Kupa e Shqipërisë e detyron stafin bardheblu të hartojë një program të detajuar stërvitor, ku parashi-kohet zhvillimi i 3 miqësoreve deri më 25 dhjetor. Tafaj shpreson në pasurimin e organikës me lojtarë cilësorë gjatë merkatos së janarit, por ai pranon gjithashu se Tirana mund të humbasë mesfushorin Gilman Lika, të cilit i përfundon kontrata pas disa javësh.

ançeloti e lëv të përzgjedhurit për të zënë vendin e MurinjosPresidenti i Realit Florentino Perez ka nisur të mendojë për

zëvendësuesin e portugezit që pritet të largohet në 30 qershor

trajner që ka një eksperiencë në një kam-pionat të rëndësishëm në Evropë, Itali, Anglia, Gjermani...

Kushti i tretë: Të punojë nën presionStoli i Realit nuk është një stol dosido.

Presioni në këtë stol është i jashtëzakon-shëm dhe i gjithanshëm. Eksperienca jo e këndshme me Pelegrinin që vinte tek Reali pas një triumfi në një skuadër të vogël si Vijarreali ku kërkesat ishin mod-

este ka bërë që Perez të mendojë vetëm për dikë që di të punojë nën një stres të vazhdueshëm.

Kushti i katërt: Marrëdhëniet me shtypin

Përplasjet e panumërta të Murinjos me shtypin ka qenë një nga kushtet që pritet të çojë në largimin e portugezit nga stoli i Realit. Në klub bëjnë me dije se presidenti është i lodhur me faktin se gjëja e parë që duhet të bëjë është të lexojë shtypin për të parë çfarë ka thënë trajneri.

Ançeloti varianti i parë Të vijmë te emrat konkretë. Sigurisht

që ende nuk ka një listë, por ajo nuk është e vështirë. Kjo pasi vetë Perez pak a shumë i ka të qarta idetë. Janë disa emra, duke nisur nga Karlo Ançeloti, Arsen Venger, Marçelo Lipi si dhe Joakim Lëv. Por emri më i preferuar për Perezin është trajneri aktual i PSG-së Karlo Ançeloti. Ish-tekniku i Milanit duket se i plotëson të gjithë kushtet për të drejtuar Realin, por problemi qëndron në faktin se ai është nën kontratë me PSG-në. Nëse gjërat me klubin parisien nuk shkojnë si duhet – po flitet shumë për zëvendësimin e tij me Murinjon ose Guardiolën – italiani do të ulej në stolin e Realit me siguri.

Lëv nuk mbetet pasNjë tjetër emër i preferuar nga Perez

është trajneri i Gjermanisë Joakim Lëv. Ndonëse nuk ka eksperiencën e duhur me klubet apo në Champions, puna e mirë e bërë me Gjermaninë përbën një avan-tazh për ish-ndihmësin e Klinsmanit. Por për të mbërritur tek Lëvi do të jetë disi e vështirë pasi ai është nën kontratë me federatën gjermane dhe vështirë se do të heqë dorë prej saj përpara botërorin në Brazil 2014.

Page 24: nacionalizmi, cameria, femijet me sida

24 E mërkurë 5 dhjetor 2012 •

« REklaMë