43
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIK DEPARTAMENTI I PSIKOLOGJISË NDËRLIDHSHMËRIA NË MES TË STILEVE TË PRINDËRIMIT DHE VETË-VLERËSIMIT TË ADOLESHENTËVE TË MOSHËS 12-14 VJEQARE TEMA PËR TITULLIN BACHELOR I ARTEVE NË FUSHËN E PSIKOLOGJISË nga ADELINA REXHEPI Prishtinë, Korrik 2017

NDËRLIDHSHMËRIA NË MES TË STILEVE TË PRINDËRIMIT DHE … Avdimetaj.pdf · Në përgjithësi adoleshenca e hershme ka më tepër konflikte me familje,sesa adoleshenca e vonë

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI FILOZOFIK

DEPARTAMENTI I PSIKOLOGJISË

NDËRLIDHSHMËRIA NË MES TË STILEVE TË PRINDËRIMIT DHE

VETË-VLERËSIMIT TË ADOLESHENTËVE TË MOSHËS 12-14

VJEQARE

TEMA PËR TITULLIN BACHELOR I ARTEVE

NË FUSHËN E PSIKOLOGJISË

nga

ADELINA REXHEPI

Prishtinë, Korrik 2017

NDËRLIDHSHMËRIA NË MES TË STILEVE TË PRINDËRIMIT DHE VETË-

VLERËSIMIT TE ADOLESHENTËT E MOSHËS 12-14 VJEQARE

Tema e prezentuar

nga

ADELINA REXHEPI

pranë

DEPARTAMENTIT TË PSIKOLOGJISË

në plotësimin e pjesshëm të obligimeve

për të fituar titullin

Bachelor i Psikologjisë

Korrik, 2017

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI FILOZOFIK

Prishtinë

Korrik, 2017

Aprovuar nga:

Emri, Mbiemri, Titulli, Mentor Data

Emri, Mbiemri, Titulli, Anëtar Data

Emri, Mbiemri, Titulli, Anëtar Data

CORRELATIONSHIP BETWEEN PARENTING STYLES AND SELF-ESTEEM

Theme presented

by

ADELINA REXHEPI

of the

DEPARTMENT OF PSYCHOLOGY

In partial fulfillment of the requirements

to earn the title

Bachelor in Psychology

July, 2017

UNIVERSITY OF PRISHTINA

FACULTY OF PHILOSOPHY

Prishtina

Approved by:

First Name, Last Name, Mentor Date

First Name, Last Name, Member Date

First Name, Last Name, Member Date

© 2017 – Adelina Rexhepi

Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ndërlidhja në mes të stileve të prindërimit dhe vetë-vlerësimit te adoleshentët e moshës 12-14

vjeçare

nga

Adelina Rexhepi

Mentori: Prof.Ass.Dr.Dashamir Bërxulli

Ky hulumtim kishte për qëllim të analizonte ndërlidhshmërinë ndërmjet stileve të prindërimit dhe

vetë-vlerësimit të adoleshentëve,si dhe të shikohet se a ka dallime gjinore sa i përket vetë-

vlerësimit.Studimi është realizuar në komunën e Gjakovës,gjegjësisht në dy shkolla të mesme të

ulta të kësaj komune,asaj “Emin Duraku” dhe “Zenel Sadiku”.Hulumtimi ishte i fokusuar tek

adoleshentët e klasave të shtatë,tetë dhe nëntë.Pjesëmarrës në këtë hulumtim ishin 60 studentë,32

femra dhe 28 meshkuj,nga qyteti dhe nga vendbanimi rural.Si instrument matës është përdorur

pyetësori,i përbërë nga dy pjesë.Pjesa e parë përmbante pyetje demografike dhe matjen e stileve

të prindërimit,ndërsa pjesa e dytë për matjen e vetë-vlerësimit.Rezultatet e këtij hulumtimi

treguan se ka ndërlidhmëri në mes të stileve të prindërimit dhe vetë-vlerësimit.

Fjalët kyçe: adoleshenca,stilet e prindërimit,vetë-vlerësimi,dallime gjinore

ABSTRACT

Correlationship between parenting styles and self-esteem

From:

Adelina Rexhepi

Mentor: Prof.Ass.Dr. Dashamir Bërxulli

This survey aim is to find the correlation between parenting styles and self-esteem of

adolescents,and to see whether there are gender differences in self-esteem.This research was

conducted in the municipality of Gjakova,respectively in two secondary schools “Emin Duraku”

and “Zenel Sadiku”.The research was focused on teenagers of the seventh,eighth and ninth

grade.Participants in this research were 60 students,32 female and 28 men,from the city and the

town.The questionnaries was used as measuring instrument,composed of two parts.The first part

contained demographics questions and the measurement of parenting styles,while the second part

was the measurement of self-esteem.The results of this research showed that there is a

correlation between parenting styles and self-esteem.

Key words: adolescence,parenting styles,self-esteem,gender differences

PËRMBAJTJA

ABSTRAKTI ……………………………………………………………………………………………………………………………………

ABSTRACT …………………………………………………………………………………………………………………………………….

KAPITULLI I …………………………………………………………………………………………………………………………………….. 1

1. HYRJA ………………………………………………………………………………………………………………………………… 1

1.1 Konteksti i studimit ……………………………………………………………………………………………………………… 1

1.2 Arsyetimi I studimit ……………………………………………………………………………………………………………… 8

1.3 Qëllimi dhe objektivat e studimit …………………………………………………………………………………………. 8

1.4 Domethënia e studimit ………………………………………………………………………………………………………… 8

1.5 Fokusi dhe kufizimet e studimit ……………………………………………………………………………………………. 9

KAPITULLI II …………………………………………………………………………………………………………………………………… 10

2. KORNIZA TEORIKE ……………………………………………………………………………………………………………………… 10

KAPITULLI III ………………………………………………………………………………………………………………………………….. 15

3. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT ………………………………………………………………………………………………… 15

3.1 Metoda/Instrumenti …………………………………………………………………………………………………………… 15

3.2 Pjesëmarrësit ……………………………………………………………………………………………………………………… 15

3.3 Procedura ……………………………………………………………………………………………………………………………. 15

3.4 Konsiderata etike …………………………………………………………………………………………………………………. 16

KAPITULLI IV …………………………………………………………………………………………………………………………………….. 17

4. REZULTATET E STUDIMIT ………………………………………………………………………………………………………………. 17

5.DISKUTIMI ………………………………………………………………………………………………………………………………………24

6. REKOMANDIME …………………………………………………………………………………………………………………………….25

BURIME DHE LITERATURA ………………………………………………………………………………………………………………… 26

SHTOJCA …………………………………………………………………………………………………………………………………………..29

LISTA E FIGURAVE

Figura 1 : Përqindja e pjesëmarrësve sipas gjinisë ……………………………………………………………………… 17

Figura 2 : Përqindja e pjesëmarrësve sipas moshës ……………………………………………………………………..18

Figura 3 : Përqindja e pjesëmarrësve sipas vendbanimit ……………………………………………………………..18

Figura 4 : Niveli i edukimit të babait ……………………………………………………………………………………………. 19

Figura 5 : Niveli i edukimit të nënës …………………………………………………………………………………………….. 19

LISTA E TABELAVE

Tabela 1:Përqindja e pjesëmarrësve sipas suksesit të arritur në shkollë në gjysmëvjetorin e fundit 20

Tabela 2 : Përqindja e pjesëmarrësve sipas klasës ……………………………………………………………………… 21

Tabela 3 : Shkalla e besueshmërisë së pyetësorit ……………………………………………………………………….. 21

Tabela 4 : Ndërlidhshmëria ndërmjet stilit autoritativ të prindërimit dhe vetë-vlerësimit …………… 21

Tabela 5 : Ndërlishnëria ndërmjet stilit authoritarian dhe vetë-vlerësimit ……………………………………. 22

Tabela 6 : Ndërlidhshmëria ndërmjet stilit tolerantë dhe vetë-vlerësimit ………………………………………23

Tabela 7 : Dallimet gjinore në vetë-vlerësim …………………………………………………………………………………. 23

1

KAPITULLI I

HYRJA

1.1 Konteksti i studimit

Ne,si prindër,duam që ata të na e ndjejnë nevojën

Ata,si adoleshentë,nuk ndjejnë nevojë për ne

Ky konflikt është i njëmendtë,ne e hasim çdo ditë atë,

Ndërsa i ndihmojmë ata që të bëhen të pavarur nga ne.

Dr.Haim G. Ginott

“Prindër dhe adolshentë”

Adoleshenca njihet si fazë mjaftë sfiduese e zhvillimit në jetëgjatësinë e njeriut,si për

adoleshentët ashtu edhe për prindërit.Ajo dallon prej fazave të tjera në terma të sensit të fortë të

krijimit të autonomisë ,një tranzicion prej varësisë në autonomi.Adoleshentët përballen me

presionin për performancën në shkollë dhe marrjen e vendimeve për të

ardhmen(Cumsille,2009,Tam et al.,2000).

Prindërit ndikojnë në rezultatet e edukimit të fëmijëve të tyre duke përforcuar aspektet specifike

që lidhen me të mësuarit në shkollë.Në përfshirjen e tyre në aspektet e edukimit,prindërit shpesh

u japin fëmijëve të tyre interesimin e duhur,vëmendje,lëvdata dhe kërkesa lidhur me sjelljen e

tyre në shkollë (Hoover & Sandler,1995). Prindërit mund të përfitojnë duke kuptuar se siata

prindërojnë,ose ti kuptojnë stilet e prindërimit,gjë që siguron një bazë për shumë rezultate të

shëndetshme përgjatë adoleshencës.Duke i kuptuar stilet e ndryshme të prindërimit dhe ndikimin

e tyre në lidhjen prind-adoleshentë,mund t‟i ndihmojë ata të kalojnë mire adoleshencën.

Familja,vazhdon të ndikojë mbi adoleshentin,por,lidhjet mes adoleshentit dhe familjes,mund të

bëhen të tensionuara.Lindin konflikte,shumica e të cilave kanë të bëjnë me punët e

përditshme,shoqërinë,pamjen e jashtme,përparimin në mësime etj.

Në përgjithësi adoleshenca e hershme ka më tepër konflikte me familje,sesa adoleshenca e vonë.

Ekziston një mendim mjaft i përhapur se adoleshentët e përdorin konfliktin dhe rebelimin si

mjete për të arritur pavarësinë ndaj prindërve të tyre.

2

Disa konflikte brenda familjes janë të paevitueshme.Periudha e pubertetit shoqërohet me një

autonomi të theksuar të adoleshentit dhe me konflikte mes prindërve dhe adoleshentëve

(Steinberg,1988).

Kur adoleshentët formojnë ndjenjën e identitetit,përpiqen shumë të fitojnë më tepër pavarësi.

Reagimi i prindërve ndaj kësaj pavarësie përcakton shpesh klimën e marrëdhënieve brenda

familjes. Prindërit dhe adoleshentët duhet të mësojnë të përballojnë shqetësimet lidhur me

komunikimin,kontrollin,pavarësinë,përgjegjësinë,autoritetin dhe stilet e bashkëveprimit.

(Knox,1985)

Sipas studiuesve pavarësia duhet të shoqërohet me ndikimin e vazhdueshëm nga prindërit gjatë

dhe pas adoleshencës.Kalimi në botën e të rriturve është proces gradual.Një gjë e tillë kërkon të

jesh njëkohësisht i pavarur dhe i ndërvarur.Ndërvatësia mund të përkufizohet si një varësi

reciproke. (Psikologjia e zhvillimit të fëmijës,Theodori Karaj)

Duke parë rëndësinë që prindërit kanë në zhvillimin e fëmijëve në këtë hulumtim do të

elaborohen edhe stilet e prindërimit që mendohet të kenë rol të rëndësishëm në zhvillimin e

adoleshentëve.

Stili i prindërimit është përcaktuar si një model i përgjithshëm përkujdesës, në një kontekst që

nënkupton aspekte të veçanta të sjelljes prindërore, rritjes së fëmijës, por kjo nuk i referohet një

sjelljeje të veçantë ose akteve të veçanta të prindërimit.

Stili i pindërimit përfshin marrëdhënien midis prindërve dhe fëmijëve, marrëdhënie që

karakterizohet nga respekti ose mungesa e respektit për fëmijën.Kjo marrëdhënie mund të jetë e

ngrohtë dhe e konsoliduar, ose mund të jetë e çorganizuar.

Prindi, nga ana e tij, mund ta detyrojë fëmijën se si të sillet ose mund të tregojë respekt për

pavarësinë e fëmijës.Sipas Lambornit, mënyra se si prindërit sillen me fëmijën është konsideruar

si stil prindërimi. Përcaktimi i kuptimit për stilin e prindërimit për qëllimin e studimit do të jetë:

“Mënyra se si prindërit rrisin fëmijën e tyre”. Kuptohet që prindërit do të përdorin stile të

ndryshme prindërimi në kohë të ndryshme dhe në rrethana të ndryshme.

Diana Bumrind (1971,1991 siç është cituar në Kopko 2007) identifikoi katër lloje të stileve të

prindërimit bazuar në dy aspekte të sjelljes prindërore: kontrolli dhe ngrohtësia. Kontrolli

prindëror,i referohet shkallës në të cilën prindërit menagjojnë sjelljen prindërore nga të qenit

shumë kontrollues për të vënë shumë rregulla dhe kërkesa e deri tek ata për të vënë pak rregulla

dhe kërkesa. Ngrohtësia prindërore,i referohet shkallës në të cilën prindëritjanë pranues dhe

3

përgjegjës për sjelljen e fëmijëve të tyre në krahasim me të qenurit të papërgjegjshëm dhe

refuzues. Bazuar në këtody aspekte dalin në pah këto katër stile të prindërimit:

Prindërit autoritativ: Janë të ngrohtë por të vendosur.Qartasi përcaktojnë kufijtë dhe presin që

fëmijët e tyre të sillen si të pjekur.Janë shumë të ngrohtë me fëmijët e tyre,dëgjojnë shqetësimet e

fëmijëve të tyre,u shpjegojnë arsyet dhe rregullat të cilat i kanë.Kur fëmijët nuk i përmbushin

rregullat,këta prindër janë më të edukuar dhe falin në vend që t‟i ndëshkojnë.Ata inkurajojnë

adoleshentët e tyre të jenë të pavarur duke ruajtur kufijtë dhe kontrollet e veprimeve të

tyre.Prindërit autoritativ përfshijnë në diskutime dhe debate fëmijët e tyre,megjithëse

përgjegjësia përfundimtare i takon prindërit. Ata i ndihmojnë fëmijët e tyre të parashikojnë

pasojat e veprimeve të cilat i kryejnë (Hoffman,2001)

Baumrid sugjeron se këta prindër “të monitoruar” dhe për të dhënë standard të qarta për sjelljen e

fëmijëve të tyre,janë të sigurt por jo ndërhyrës dhe kufizues. Metodat e tyre disiplinore janë

përkrahëse,në vend se ndëshkuese. Ata duan që fëmijët e tyre të jenë të sigurt,si dhe të kenë

përgjegjësi shoqërore (1991).

Prindërit autoritarian: Shfaqin pak ngrohtësi dhe janë shumë kontrollues.Ata janë të rreptë për

discipline ,rregulla strikte,përdorin kufizime,kanë stil ndëshkues, dhe këmbëngulin se fëmijët e

tyre duhet të ndjekin udhëzimet e prindërve.Këta prindër nuk i përfshijnë adoleshentët në

diskutime me ta dhe rregullat familjare nuk diskutohen. Nëse kërkohet për të shpjeguar arsyet e

rregullave,prindi mund të përgjigjet thjeshtë, “sepse unë kam thënë kështu”. Këta prindër kanë

kërkesa të larta. Sipas Baumrid (1991) këta prindër “kanë bindje dhe status të orientuar,dhe

presin që urdhërat e tyre të dëgjohen pa shpjegim”

Prindërit tolerantë: Janë shumë të ngrohtë por jo kërkues.Ata janë të butë dhe pasiv në prindërim

dhe besojnë se mënyra për të treguar dashurinë fëmijëve është plotësimi i dëshirave të tyre.

Prindërit tolerantë nuk pëlqejnë të thonë jo ose t‟i zhgënjejnë fëmijët e tyre. Sipas Baumrid

prindërit e butë “janë më të përgjegjshëm se ç‟duhet”. Ata janë jo tradicional dhe nuk kërkojnë

sjellje të pjekur,sepse në fund të fundit ata “fëmijë” janë. Prindërit tolerantë në përgjithësi janë të

edukuar dhe komunikues me fëmijët e tyre,shpesh duke marrë statusin e një miku më shumë se

atë të një prindi.

Prindërit e papërfshirë (neglizhues): Pak ngrohtësi,pak kontroll. Nuk bëjnë ndonjë kërkesë te

fëmijët e tyre, ata zvogëlojnë kohën për bashkëpunim me fëmijët e tyre dhe në disa raste janë të

4

papërfshirë fare. Në raste ekstreme,këta prindër mund edhe të refuzojnë ose të lënë pas dore

nevojat e fëmijëve të tyre.

Prindërit autoritativ,autoritarian dhe tolerantë i duan fëmijët e tyre dhe përpiqen të bëjnë më të

mirën për ta-por kanë pikëpamje të ndryshme për nga mënyra e rritjes së fëmijëve. Këto stile

prindërimi shoqërohen me ndryshime në ndjenjat dhe sjelljet e fëmijëve.

Këto janë stilet e prindërimit të cilat kanë influencë të madhe edhe në shumë aspekte tjera që

lidhen me zhvillimin e fëmijëve qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë,në këtë rrafsh

mund të përmendim: suksesin në shkollë,qasjen ndaj mësuesit,problemet e ndryshme të natyrës

psikologjike (agresiviteti) ose edhe vetë-vlerësimin e fëmiut.

Pse ndryshojnë stilet prindërore?

Disa nga shkaqet e mundshme të këtyre dallimeve janë: kultura, personaliteti, madhësia e

familjes, sfondi prindëror, gjendja social-ekonomike, niveli arsimor etj.

Natyrisht ,stilet prindërore të prindërve individual kombinohen për të krijuar një përzierje unike

në çdo familje. P.sh nëna mund të shfaq një stil autoritativ,ndërsa babai favorizon një qasje më të

butë. Në mënyrë që të krijojnë një qasje të bashkuar për prindërit,është e domosdoshme që

prindërit të mësojnë për të bashkëpunuar dhe kombinuar elemente të ndryshme të tyre të stileve

unike.

Vlerësimi është një faktor psikologjik që është i lidhur ngushtë me shëndetin mendor dhe fizik

dhe me sjelljet sociale (Mann,Hosman,Schaalma& Devries,2004).

Coopersmith (1967) përkufizon vetë-vlerësimin si një vlerësim ose pozitiv ose negativ të

vetës.Vetja është pikë përqendrimi e rëndësishme për të organizuar mendimet dhe për të drejtuar

sjelljen njerëzore.Vlerësimi që kemi për veten është akoma më tepër i rëndësishëm për të

realizuar objektivat dhe qëllimet tona.

Studimet tregojnë se gjenetika ndikon në personalitetin dhe konceptin tone për vete,por edhe

eksperienca shoqërore dhe familjare i jep formë asaj,pra koncepti mbi veten nuk përmban vetëm

identitetin tonë personal,por edhe atë shoqëror. Arritjet tona personale dhe profesionale shtyjnë

përpara konceptin tonë mbi veten,sidomos kur ne e shohim atë të pasqyruar në vlerësimet e të

tjerëve. Kur të tjerët mendojnë mire për ne,na ndihmon që të mendojmë mire për veten. Të

ndjerit mirë me veten na jep një ndjenjë kontrolli mbi jetën,të ndihmon të ndihesh i kënaqur në

marrëdhënie me të tjerët,të lejon të caktosh pritshmëri realiste ndaj vetës. Pra, vetë vlerësimi do

të thotë se si ne i referohemi vetës, se si mendojmë dhe ndihemi për vete.

5

Vetë-vlerësimi shpesh është analizuar si një ndryshore e pavarur. Ai është në përgjithësi një tipar

stabil te të rriturit,prandaj nuk manipulohet lehtë në eksperimente. Është jorealiste të mendosh se

vetë-vlerësimi mund të mësohet,ai më tepër zhvillohet përmes përvojave jetësore të individit.

Sipas Rosenberg-ut vetë-vlerësimi është një orientim pozitiv dhe negativ kundrejt vetes,një

vlerësim i përgjithshëm i vlerave apo cilësisë së vetës.Njerëzit janë të motivuar të kenë vetë-

vlerësim të lartë dhe kjo tregon vetë-respekt dhe jo egoizëm.Vetë-vlerësimi është vetëm një

komponent i vetë-konceptit të cilin Rosenberg e përkufizon si “shumë të mendimeve dhe të

ndjenjave të individit të referuara ndaj objektit që në këtë rast është vetvetja”.

Përveç,vetë-vlerësimit,vetë-efikasiteti dhe vetë-identiteti janë pjesë të rëndësishme të vetë-

konceptit. Por vetë-vlerësimi si koncept mund të jetë subjekt i shtrembër apo i keqpërdorur,kjo

për shkak të përhapjes së tij të gjerë të bisedave apo psikologjisë së thjeshtë. Një pjesë e mirë e

punës së Rosenberg-ut ekzaminon mënyrën se si kategori sociale,si raca apo etnia dhe kontekste,

si shkolla apo familja lidhen me vetë-vlerësimin. Në këtë shkallë faktorë social të modeluar

sigurojnë një sërë karakteristikash të përvojave,të cilat interpretohen nga individët duke u

ndikuar nga mënyra se si është formuar vetë-koncepti.

Prindërit me vetëvlerësim të ulët nuk kanë gjasa të shohin aspekte pozitive tek fëmijët e tyre.Ata

janë shpesh më kritikë me ta sesa me veten.Një adoleshent që nuk merr një reagim pozitiv nga

prindërit, çon në bllokim të përpjekjeve dhe në mungesë motivimi.

Adoleshentët që në përgjithësi dëgjojnë vazhdimisht ankesa nga prindërit e tyre për ta, kanë

gjithmonë tendencë të shfaqin çrregullime në personalitet dhe në karakter.Ndonjëherë

vetëvlerësimi i ulët i prindit rrjedh edhe si rezultat i marrëdhënieve negative që prindi ka me

seksin tjetër dhe disa prindër nuk ngurojnë ti ndajnë këto ndjesi me fëmijët e tyre.Prindi duhet të

jetë gjithmonë në kontakt me jetën e fëmijës së tij. Në këtë formë ai do të jetë i aftë të shohë

mungesën e besimit, qëndrimet negative dhe marrëdhënien me të tjerët. Vlerësimi i lartë i prindit

është primar, pasi aftëson dhe ushqen vetë-vlerësimin e fëmijës.

Sipas Erich Fromm: "Rritja pozitive e një fëmije është e lehtësuar nga prindër që janë të ngrohtë,

të dashur dhe jo kërcënues."

Vetëvlerësimi i lartë është i lidhur me një shëndet të mirë , sjellje sociale pozitive, sukses dhe

kënaqësi, ndërsa vetëvlerësimi i ulët është lidhur me sjellje që rrezikojnë shëndetin, probleme

sociale, të tilla si depresioni, ankthi, çrregullime të të ngrënit dhe tendenca suicidale. (Mannet al,

2004).

6

Një shtyllë e rëndësishme në krijimin e vetë-vlerësimit është imazhi trupor që kemi për veten.

Në gamën e gjërë të faktorëve kritikë që përcaktojnë vetë-vlerësimin është paraqitja fizike e

konsideruar si një nga faktorët më të rëndësishëm gjatë adoleshencës.Vetë-vlerësimi i lartë është

treguar nga shumë studime të jetë një faktor që mbron nga pakënaqësitë trupore (e.g, Tiggemann

& Eilliamson, 2000) dhe çrregullimeve të të ngrënit (e.g, Geller, Zaitsoff, & Srikamesëaran,

2002).

Vetë-vlerësimi ndahet në tri grupe:

Vetë-vlerësimi pozitiv-kur individi ka një vlerësim të lartë të vetes ose mund ta vlerësojë drejt

atë.

Vetë-vlerësimi i ulët-kur individi nuk ka besim në aftësitë e tij dhe i zhvleftëson totalisht ato.

Vetë-vlerësimi konfuz-kur kemi luhatje të vazhdueshme të vlerësimit,kjo në varësi të situatave

në të cilat ndodhemi.

Shumë studime për prindërimin dhe fëmijët janë të ndërtuar mbi klasifikimin e prindërimit të

Baumrind,që fillimisht u sugjeruan vetëm tre stile të prindërimit.

Një studim i bërë në Kosovë,kohëve të fundit,nga Arënliu dhe kolegët e tij në vitin 2014,vuri në

theks ndikimin e prindërve në aspekte të ndryshme jetësore të adoleshentëve,gjegjësisht ndikimin

e të ashtuquajturave stile të prindërimit në motivimin e nxënësve të shkollave të mesme. Sipas

këtij studimi,vetëm prindërimi autoritativ prej tri stileve të tjera të prindërimit parashikoi në

mënyrë signifikante rezultatet e nënshkallëve për matjen e motivimit të brendshëm.

Në linjë me këto të gjetura është edhe studimi i bërë nga Givertz dhe Segrin (2014), qëllimi i të

cilit ishte testimi i parashikimit se mjedisi familjar dhe stilet e prindërimit që janë tregues të

kontrollit prindëror, mund të jenë të lidhura me aspektet negative të të rinjëve konkretisht

zvogëlimin e vetë-efikasitetit,vetë-vlerësimit dhe rritjen e të drejtave dhe një ndër hiptozat ishte:

prindërimi autoritativ do të jetë i lidhur pozitivisht me kënaqshmërinë e lartë në familje, kurse

prindërimi autoritarian dhe liberal do të jenë të lidhura me kënaqshmërinë e ulët në familje. Nga

ky hulumtim rezultoi se prindërit ashtu edhe fëmijët janë më të kënaqur me mjediset familjare

me fleksibilitet dhe kohezion të balancuar si dhe me nivele më të larta të komunikimit pozitiv.

Gjithashtu si prindërit ashtu edhe fëmijët kanë qenë më të kënaqur kur stili i prindërimit ishte

autoritativ, në të kundërtën stili i prindërimit autoritarian ishte i lidhur me kënaqshmëri dhe vetë-

vlerësim të ulët si për prindërit ashtu edhe për fëmijët. Kështu, nivelet e larta të kontrollit

prindëror ishin të lidhura me vetë-vlerësimin e ulët dhe rritjen psikologjike të fëmijëve.

7

Poashtu, studimi i bërë nga Smith (2007) qëllimi i të cilit konsistonte në gjetjen e ndikimit të

stileve të prindërimit në vetë-efikasitetin dhe vetë-vlerësimit e adoleshentëve dhe si këta faktorë

ndikojnë në përshtatjen në kolegj, gjeti se prindërimi autoritativ ndikonte në pasjen e një vetë-

efiksiteti dhe vetë-vlerësimi të lartë, prindërimi autoritarian ndikonte në vetë-efikasitetin dhe

vetëvlerësimin e ulët, kurse sa i përket prindërimit tolerant nuk u gjet lidhshmëri me vetë-

efikasitetin dhe vetë-vlerësimin e adoleshentëve.

Një artikull që shqyrtoi ndikimin e prindërve autoritar në shkollim dhe inkurajimin e prindërve

për të arritur sukses i bërë nga 6400 amerikanë të moshës 14-18 vjeç u konstatua se prindërit

autoritarë çojnë në një performancë më të mirë të shkollës dhe angazhim më të fortë.

Një studim i bërë në shkollën fillore në Jyvaskyla (JEPS), financuar nga Akademia

Finlandeze,gusht 2003,u prezantua në Konferencën e XI Europiane të Psikologjisë Zhvillimore

në Milano. Kishte për qëllim të hulumtonte se cili stil prindëror do të ishte më me ndikim në

parashikimin e sjelljeve problematike të fëmijëve.Morën pjesë 196 fëmijë,5-6 vjeç,tëndjekur 6

herë deri në klasën e dytë për të matur sjelljet e tyre problematike.Prindërit plotësuan një herë në

vit një pyetësor.Rezultatet treguan se niveli i lartë i kontrollit psikologjik të ushtruar nga nënat e

kombinuar me dashuri të lartë parashikonte rritje të sjelljeve problematike te fëmijët.

Një studim tjetër qëllimi i të cilit ishte të hetojë dinamikën temporale midis sjelljeve prindërore

në ndërveprimet e përditshme me pasardhësit e tyre,d.m.th dashuri dhe kontroll psikologjik dhe

emocionet negative të fëmijëve.Pjesëmarrës ishin 152 familje finlandeze me një fëmijë 6-7

vjeçar.Emocionet negative të fëmijëve dhe dashuri prindërore dhe kontrolli psikologjik në

ndërveprimet me fëmijët e tyre u matën çdo ditë duke përdorur pyetësorët e ditarit të mbushur

nga prindërit gjatë shtatë ditëve të njëpasnjëshme.Rezultatet e modelimit multilevel treguan se

kontrolli psikologjik i aplikuar nga prindërit në ndërveprimet e përditshme me fëmijën e tyre çon

në një rritje të emocioneve negative tek fëmijët.

Sipas Steinberg dhe kolegëve të tij (1992) nxënësit që përshkruanin prindërit e tyre si autoritativ,

raportuan performancë më të mirë akademike dhe lidhje më të fortë me shkollën se sa nxënësit

tjerë.

Gjithashtu, studimi i bërë nga Nayarko (2011) tregon një lidhje pozitive dhe signifikante midis

autoritetit të nënës dhe babait në suksesin akademik të studentëve.Pra, stili autoritativ i

prindërimit parashikonte sukses më të lartë të nxënësve.

8

Studimet e lartëpërmendura hedhin dritë sado pak në gjetjen e ndërlidhshmërisë në mes të stileve

të prindërimit dhe vetë-vlerësimit, gjithashtu në specifikimin se cilat stile specifike të prindërimit

kanë influencë më të madhe e cilat më të vogël në vetë-vlerësim.

1.2 Arsyetimi i studimit

Duke ditur rolin e prindërve në edukimin e fëmijëve dhe në motivimin e tyre për të mësuar

vendosa të elaboroj ndërlidhshmërinë në mes të stileve të prindërimit dhe vetë-vlerësimit si një

aspekt mjaft i rëndësishëm. Gjithashtu,meqenëse ka pak studime të realizuar në Kosovë rreth

kësaj fushe e pamë të arsyeshme të zgjedhim këtë temë për të studiuar.

1.3 Qëllimi dhe objektivat e studimit

Mbi bazën e literaturës ekzistuese,çdo stil i prindërimit ka një lidhje me vetë-vlerësimin tek

adoleshentët. Ky studim ka disa qëllime:

Qëllimi i këtij studimi është të zbulojë se cili stil i prindërimit ndikon më shumë në vetë-

vlerësim.

Qëllimi tjetër është të mundohemi të zbulojmë se për qfarë arsye ka ndërlidhshmëri stili i

prindërimit me vetë-vlerësimin.

Qëllimi është matja, përshkrimi,studimi i stileve të prindërimit dhe vetë-vlerësimit.

Objektivat kryesore janë :

1. Të elaborohet koncepti i stileve të prindërimit dhe ndikimi i tij në adoleshencë.

2. Të elaborohet ndërlidhshmëria midis stileve të prindërimit dhe vetë-vlerësimit si

koncepte kyçe.

3. Të gjenden dallime gjinore në vetë-vlerësim.

1.4 Domethënia e studimit

Të realizuarit e këtij studimi është i rëndësishëm sa i përket bashkëveprimit midis prindërve dhe

fëmijëve të tyre si një aspekt i cili mund të kontribuojë në mirëqenien e të dyve.

Ky bashkëveprim ndikon edhe në aspekte të tjera relevante si: suksesi në shkollë,mirëqenia

psikologjike dhe vetë-vlerësimi. Nëse konfirmohen hipotezat e këtij studimi atëherë prindërit do

të kenë një pasqyrë më të qartë rreth asaj se si të prindërojnë ose të sillen me fëmijët e tyre ngaqë

kjo ka shumë rëndësi edhe në aspektin edukativ dhe shoqëror të adoleshentëve. Nëse

9

adoleshentët përmirësojnë vetë-vlerësimin do të kenë edhe rezultate më të mira akademike në

shkollë.

1.5 Fokusi dhe kufizimet e studimit

Ky hulumtim fokusohet në ndërlidhjen midis stileve të prindërimit dhe vetë-vlerësimit të

adoleshentëve të moshës 12-14 vjeçare të Komunës së Gjakovës. Duke marrë parasysh mostrën e

këtij hulumtimi që është e përbërë nga 60 persona,32 femra dhe 28 meshkuj,të dhënat nuk mund

të gjeneralizohen për shkak të numrit të vogël të mostrës. Poashtu administrimi i pyetësorëve

vetëm në dy shkolla të Kosovës nuk mund të tregojë saktësisht dhe në mënyrë të qartë se ka apo

nuk ka ndërlidhje në mes të stileve të prindërimit dhe vetë-vlerësimit. Një limit tjetër që vërehet

shumë tek studimet kuantitative është edhe mosraportimi i drejtë i përgjigjeve nga ana e

respondentëve. Disa herë ndodhë që përgjigjet e dhëna në pyetjet paraprake të bien në

kundërshtim me përgjigjet e dhëna në pjesën tjetër të pyetësorit. Kjo në njëfarë mënyre paraqet

edhe papërgjegjësinë e pjesmarrësve të hulumtimit.

Po ashtu limit tjetër është se disa studentë nuk i kanë të qarta disa koncepte dhe nuk tregojnë

gadishmëri për të marrë sqarime rreth tyre, përkundër vullnetit të plotë të hulumtuesit për të bërë

gjërat sa më të kuptueshme për të anketuarit.

10

KAPITULLI II

2. KORNIZA TEORIKE

Adoleshenca, periudha tranzitore midis fëmijërisë dhe moshës së rritur, përkon me ndryshimet

trupore, konjitive dhe të marrëdhënieve social-emocionale. Ndërsa adoleshentët përballen me

këto ndryshime, ata ndërtojnë vetë konceptin,në njëfarë mënyre është kuptimi i vetës së tyre. Dy

elemente të rëndësishëm të vetëkonceptit janë vetë-vlerësimi dhe kontrolli. Studime të shumta

kanë treguar se vetë-vlerësimi dhe kontrolli janë mbrojtja ndaj shumë stresorëve. Po ashtu, një

vetë-koncept pozitiv është i lidhur me vetë-kujdesin,bashkëpunim me kujdesin mjekësor dhe

përfshirje në aktivitete. Si rrjedhim, një vetëkoncept pozitiv gjatë adoleshencës mund të

influencojë jo vetëm shëndetin mendor, por edhe atë fizik.

Baumrind formuloi një kategorizim për stilet e prindërimit duke i ndarë këto në katër tipa:

Prindërit autoritarë karakterizohen si tepër kërkues, ushtrojnë kontroll të fortë mbi sjelljet e

fëmijëve të tyre dhe i detyrojnë të zbatojnë kërkesat e tyre me kërcënime dhe ndëshkime.

Shumica e fëmijëve të prindërve autoritarë nuk përgjigjen mirë ndaj trajtimit të prindërve të tyre.

Fëmijët e prindërve autoritarë shqetësohen me lehtësi, duke shpalosur sjellje të paqëndrueshme,

agresivitet dhe problem të sjelljes. Prindërit autoritarë ka gjasa të japin fëmijë që në përgjithësi

kanë shprehi të dobëta komunikimi dhe janë të ngrysur, të tërhequr dhe mosbesues. Prindërit me

këtë stil janë ndëshkues, refuzues dhe qortues, ndërkohë që pikëpamjet e fëmijës nuk i marrin në

konsideratë.Karakteristikat e prindit me stil prindërimi autoritarian, janë: dogmatik, kufizues

orientim ndëshkues, kërkon që fëmija të bëjë atë që do prindi, vlerësohetbindja pa arsyetim, kufi

vetëkontrollin e autonominë e fëmijës, vlerëson dhe respekton punën e fëmijës dhe përpjekjet e

tij, por edhe vendos limite e kontroll të tepërt mbi të, ka pak komunikim verbal midis prindit dhe

fëmijës. Ata i japin fëmijës dashuri dhe prindërim me kusht, duke motivuar fëmijët të shfaqin

sjelljet e dëshiruara, duke e bërë edhe afeksionin e prindërve kontingjent ndikues në sjelljen e

mirë ose të keqe të prindërve. Për shembull, fëmijët që marrin nota të mira në shkollë mund të

shpërblehen me shpërblime verbale “të lumtë, punë e mirë!” dhe një përqafim nga prindi

autoritarian. Nga ana tjetër, fëmijët që marrin nota të këqija në shkollë mund të injorohen nga

prindërit e tyre ose, në rastin më të keq, mund të qortohen apo ndëshkohen. Nuk ka asgjë të keqe

nëse kjo përdoret rrallë, por nëse fëmijët prindërohen gjatë gjithë kohës me dashuri të

11

kushtëzuar, ata do të mësojnë se “duhet” ta fitosh dashurinë e prindërve duke u bindur, një

mësim që ka efekte të dhimbshme psikologjike, thekson Alfi Kohn (2009).

Prindërit që karakterizohen nga stili indiferent, në kontrast me prindërit autoritarë, këta shohin

shumë pak kufi për fëmijët e tyre. Ata gjithashtu japin shumë pak në mënyrën e vëmendjes,

interesit ose mbështetjes emocionale. Stili prindëror indiferent nuk nxit zhvillim të mirë social.

Fëmijët e prindërve indiferentë kanë tendencë të jenë kërkues, të pabindur dhe kanë prirje të mos

marrin pjesë efektive në lojë dhe në bashkëveprimet shoqërore. Fëmijët e prindërve indiferentë

kanë prirje të jenë tej mase të pavarur, u mungojnë shprehitë sociale dhe vetëkontrolli. Nga lidhja

e dy dimensioneve, kontrollit dhe mbështetjes psikologjike prindërore, rezulton edhe një stil

prindërimi, ai neglizhent. Këta prindër indiferentë e të paangazhuar me problemet e fëmijës

karakterizohen nga të qenët jokërkues dhe jo të ndjeshëm. Ata nuk janë të gatshëm e të

gjindshëm ndaj fëmijës, por gjithashtu ata as nuk mbajnë përgjegjësi, nuk mbikëqyrin e nuk

kontrollojnë fëmijën e tyre. Këta prindër priren të mos japin as vëzhgim (monitorim) e as

mbështetje; ata mund të veprojnë në mënyra refuzuese apo neglizhuese. Prindërit neglizhues nuk

e shprehin atashimin emocional ndaj fëmijës së tyre. Me shumë pak komunikim dhe shumë pak

mbështetje psikologjike ata mund të quhen vetëm “prindër biologjikë” e jo prindër me kohë të

plotë, ata mund të jenë persona që jetojnë nën një çati me fëmijën, por nuk mund të quhen

kurrsesi prindër, pasi nuk ushtrojnë as të drejtat e as përgjegjësitë prindërore. Një fëmijë e një

prindi të tillë do të ndihej i mohuar dhe i depresuar.

Prindërit liberal janë të dashur, shumë mbështetës dhe emocionalisht të ndjeshëm. Ata vendosin

shumë pak kufizime në sjelljet e fëmijëve. Megjithëse prindërit liberalë japin një pranim dhe

inkurajim për fëmijët e tyre, ata japin shumë pak në lidhje me strukturimin dhe parashikimin.

Fëmijët e prindërve liberalë kanë veti të jenë të papjekur, të parespektueshëm, impulsivë dhe

jashtë kontrollit. Ai nuk i jep asnjë drejtim të caktuar dhe as nuk e kontrollon fëmijën, pra nuk ka

autoritet mbi të. Një prind liberal rrallëherë i jep fëmijës pritshmëri për sjelljen e tij si dhe

udhëzime për sjelljen, ai nuk udhëheq e nuk e drejton, duke e lejuar fëmijën të vendosë më të

shumtën e gjërave vetë. Fëmija formon pikëpamjet dhe bindjet e veta duke pasur një prind

shpesh inekzistent.Prindi i stilit liberal është i papërgjegjshëm dhe me karakteristikat e tij: jo

ndëshkues, jo kërkues, jo kontrollues, ai lejon fëmijën të jetë përgjegjës për veprimet dhe

vendimet e veta. Autonomia e fëmijës shihet më e rëndësishme se bindja. Por ky fëmijë ka

nevojë për një prind, i cili të jetë model, por edhe përforcues i sjelljes. Prindi, në radhë të parë

12

shërben si model për t‟u imituar nga fëmija dhe për procesin e identifikimit, nga të cilët fëmija

inicion sjelljen, por prindi është edhe përforcues i sjelljes së përshtatshme që fëmija tashmë ka

mësuar. Një prind liberal që nuk kontrollon sjelljen e fëmijës, si pasojë edhe nuk përforcon ato

sjellje që fëmija shfaq, duke e lënë fëmijën pa drejtim në këtë kaos. Prindi liberal priret më

shumë të jetë i ndjeshëm sesa kërkues, për këtë arsye shpesh shmang konfrontimin me fëmijën.

Prindërit liberal pranues, pohues dhe me shumë pak kërkesa ndaj fëmijëve të tyre, të cilët nuk

vendosin standarde, mund të“prodhojnë” fëmijë të prirë drejt drogave dhe alkoolit, si një mënyrë

për të shmangur përgjegjësinë tepër të madhe për shpatullat e tyre.

Prindërit autoritativ, sipas Diana Baumrindit përfaqësojnë stilin më të suksesshëm prindëror, janë

gjithashtu të dashur dhe të kujdesshëm ndaj fëmijëve të tyre, por ata vendosin kufizime të qarta

dhe i mbajnë në një mjedis të parashikueshëm. Stili prindëror autoritativ për fëmijët ka efektet

më pozitive në zhvillimin e hershëm social. Fëmijët e prindërve autoritativë zakonisht janë më

kureshtarë, më me besim në vetvete, më të pavarur dhe të përgjegjshëm nga pikëpamja

shoqërore. Prindërit autoritativë i dëgjojnë mendimet e fëmijëve dhe iu japin shpjegime për

vendimet e tyre, por është e qartë se janë ata që e bëjnë dhe i vënë në zbatim rregullat. Sjelljet

prindërore drejt rritjes së fëmijës dhe jetës në familje kanë një influencë të rëndësishme mbi

zhvillimin e personalitetit të fëmijës.

Stilet e prindërimit gjithashtu dallojnë midis prindërve (psh: njëri prind është liberal përderisa

tjetri prind është autoritarian). Në këtë situatë, prindërit duhet të diskutojnë privatisht sjelljet e

pranueshme ose të papranueshme dhe fushat të cilat mund të bien dakord në prindërimin e

adoleshentëve të tyre. Gjithashtu sjellja e adoleshentëve mund të ndikojë në stilet e prindërimit.

Përderisa një i ri i motivuar dhe përgjegjës ka gjasa të ketë prindër të cilët ushtrojnë një stil

autoritativ të prindërimit, një i ri i papjekur dhe i papergjegjshëm ka gjasa të nxjerrë një stil

prindëror që është autoritarian ose i papërfshirë (Kopko, 2007).

Shumë hulumtime kanë argumentuar për njohjen e vetë-vlerësimit si një hierarki heterogjene

(Shavelson, Hubner, Stanton 1976) (Song & Mattie, 1985).

Vetë-vlerësimi është në thelb një fenomen estetik ose vlerësues. Si i tillë, mund të kuptohet

sipas dallimit në mes të vlerës instrumentale dhe të brendshme (Dewey, 1939). Vlera

instrumentale i referohet asaj që një objekt është i mirë, ose çfarë mund të bëjë mirë. Vlera e

brendshme i referohet atyre cilësive të një objekti që konsiderohen të mira në vetvete.

13

Zbatuar për personat, dualiteti reflektohet në kompetencën personale, nga njëra anë, dhe

paraqitja, karakteri dhe identiteti social nga ana tjetër.

Një nga parimet themelore teorike lidhur me vetë-vlerësimin është se individët do të

zhvillojnë qëndrime dhe do të sillen në mënyra që do të ruajnë vetë-vlerësimin (Korman,1976).

Sipas kësaj teorie , në organizatat e punës,individët me vetë-vlerësim të lartë,do të zhvillojnë dhe

të mbajnë qëndrime të favorshme të punës,si kënaqësi në punë dhe performojnë në nivel të lartë.

Hollenbeck and Brief (1987) gjetën se individët me vetë-vlerësim të lartë vlerësojnë

performancën e qëllimeve te tyre më shumë se ata me vetë-vlerësim të ulët.

Marsh dhe Craven (2006) nga një perspektivë eksplicite shumëdimensionale treguan se

vetë-vlerësimidhe arritjet janë si shkak dhe efekt e njëra-tjetrës.

Simpson dhe Boyle (1975) vunë në dukje se matjet globale të vetë-vlerësimit të referuar si

vlerësim i përgjithshëm i vlerave të vetes,dhe një rol specific të vlerësimit që i përket njërit nga

shumë role të jetës (prind,student etj).

Sipas Coopersmith koncepti “vete” është kompleks dhe dimensional. Ajo referon atribute dhe

kapacitete të ndryshme, disa nga të cilat manifestohen si objekte të jashtme (trupi), dhe të

brendshme (ndjenjat dhe besimet).

Në rishikimin e tyre me influencë 137 Baumeister,Campbell,Krueger dhe Vohs (2003)

konkluduan se vetë-vlerësimi komponenta globale e vetëkonceptit-nuk ka efekt në

performancën e vonshme akademike.

Nga puna e Coopersmith (1967), Gelfand (1962), Korman (1967) dhe Wells & Marvell (1976)

ne e shohim vetë-vlerësimin si vlerësim të vetvetës që çdo individ mban në lidhje me veten.

Tharenou (1979) dhe Harker (1982) komentet e vetë-vlerësimit sugjerojnë se karakteristikat e

punës janë ndërlidhje të përputhshme të vlerësimit individual të punës dhe vlerës së tyre.

Krahasimet sociale theksojnë se vetë-vlerësimi është “pjesërisht një pasojë e individëve që e

krahasojnë veten me të tjerët dhe bëjnë vetëvlerësime pozitive apo negative (Hugnes dhe

Demo)

Chodorow (1974) argumenton se nëse kategoria sociale e individëve është e shumë

vlerësuar ,ata vlerësojnë vetën e tyre shumë,kurse nëse kategoria e tyre sociale ka një status

më të ulët,ata humbin vetë-vlerësimin.

14

Vetëvlerësimi global definohet si qëndrim pozitiv ose negativ i individit ndaj vetëvetes si

tërësi (Rosenberg, et.al. 141)

Teoria e vetë-vlerësimit: Një propozim thelbësor i teorisë së vetë-vlerësimit është se ai është

motiv themelor njerëzor. Motivi i vetë-vlerësimit,gjithashtu i emëruar si “motiv i

vetëmirëmbajtjes” (Tesser & Campell , 1983) , “motiv i vlerave të vetes” (Covington, 1984),

“motiv i rritjes së vetes” (Kaplan, 1975) janë identifikuar nga Maslow (1970) si një nga

nevojat “e çuditshme” njerëzore.

Hulumtimet tregojnë se arritjet në shkollë përmirësohen dhe vetë-vlerësimi rritet kur

nxënësit: a) adaptojnë qëllime afatshkurtëra, b) nxënësve u mësohen të përdorin stategji të

veçanta, c) marrin shpërblime bazuar në rezultatet në mësime, jo thjeshtë në angazhim, sepse

shpërblimet për rezultat në mësime sinjalizojnë rritjen e aftësive (Graham &Weiner, 1996 siç

është cituar në Woolfolk, 2010).

Carl Rogers (1951-1961) hulumtoi se vetë-vlerësimi nga një perspektivë humaniste dhe krijoi

interes të konsiderueshëm në mundësitë e tij terapeutike,si dhe sa është e vërtetë se vetë-

vlerësimi lehtëson jetën.

Rreth kësaj kohe, Morris Rosenberg (1965) zhvilloi një artikull prej 10pyetjeve ,

i lehtë për t'u administruar studimi i vetëvlerësimit dhe që përdoret edhe sot.

Nga shqyrtimi i literaturës vërehet se disa lloje të stileve të prindërimit kanë efekte pozitive në

vetë-vlerësimin e disa negative, andaj bazuar në hulumtimet e sipër përmendura kemi arritur të

formulojmë këto pyetje kërkimore:

1. Cili stil i prindërimit ka ndërlidhje pozitive me vetë-vlerësimin?

2. Cili stil i prindërimit ka nërlidhje negative me vetë-vlerësimin?

3. A do të këtë dallime gjinore sa i përket vetë-vlerësimin?

Kurse për qartësimin e këtyre pyetjeve, ky hulumtim ngrehë këto hipoteza:

1. Stili autoritativ i prindërimit kanë ndërlidhje pozitive me vetë-vlerësimin e adoleshentëve.

2. Stili autoritarian i prindërimit ka ndërlidhje negative me vetë-vlerësimin.

3. Stili tolerant i prindërimit ka ndërlidhshmëri pozitive me vetë-vlerësimin.

4. Ekzistojnë dallime gjinore në vetë-vetëvlerësimin e adoleshentëve dhe se femrat kanë

vetë-vlerësim më të ulët se meshkujt.

15

KAPITULLI III

3.METODOLOGJIA E HULUMTIMIT

3.1 Metoda/Instrumenti

Hulumtimi është realizuar në Kosovë, përkatësisht në qytetin e Gjakovës, në dy shkolla të

mesme të ulëta të ndara fizikisht, njëra me emrin „‟Emin Duraku‟‟ dhe tjetra „‟Zenel Sadiku‟‟.Sa

i përket metodës së hulumtimit, gjatë këtij studimi është përdorur metoda kuantitative ku të

dhënat e studimit janë mbledhur përmes pyetësorit.Si dizajn i hulumtimit është zgjedhur dizajni

ndër-sektorial,si dizajn i përshtatshëm për të shikuar dallimet ekzistuese në popullatën e

përzgjedhur në një moment të caktuar kohor. Si instrument matës është përdorur pyetësori i

përbërë nga dy pjesë. Pjesa e parë e pytësorit përmbante pytje demografike në të cilat kërkohet

mosha ,gjinia, nota mesatare e gjysëmvjetorit të kaluar, vendbanimi, niveli i edukimit të

prindërve,shkalla e Rosenbergut për vetë-vlerësim,i cili përbëhet nga 10 deklarata.Për të matur

stilet e prindërimit kemi përdorur dy pyetësor, “Parenting Style Index” i cili ka 18 pohime se si i

perceptojnë adoleshentët stilet e prindërimit të prindërve të tyre, dhe ”Parental Authority

Questionnare” zhvilluar nga John R. Buri (1991).Kjo shkallë konsiston në 30 deklarata,dhe

secila deklaratë është përmbledhur në një shkallë të Likertit nga 1 “Fuqimisht nuk pajtohem” në

5 “Fuqimisht pajtohem” (Turner et al., 2009)

3.2 Pjesëmarrësit

Pjesë e këtij hulumtimi ishin 60 nxënës të moshës 12-14 vjeçare 28 meshkuj dhe 32 femra në

mënyrë që të shihen edhe dallimet gjinore. Mostra është përzgjedhur në mënyrë të rastësishme.

Pyetësori u administrua pasi që iu është sqaruar qëllimi i studimit dhe pasi që është marrur

pëlqimi i tyre për plotësimin e pyetësorit.

16

3.3 Procedura

Hapi i parë i këtij studimi ka qenë mbledhja e literaturës,pasiqë studimi i literaturës përbën një

element shumë të rëndësishëm për kërkimin shkencor në përgjithësi. Pastaj marrja e

pyetësorëve.Ky hulumtim u realizua në Gjakovë. Së pari kemi marrë lejen nga drejtorët e

shkollave për administrimin e pyetësorëve dhe pasi kemi rënë dakord kemi filluar përzgjedhjen e

klasave në mënyrë të rastësishme, më saktësisht nga tri klasë prej dy shkollave. Më pas kemi

shkuar nëpër klasët e përzgjedhura dhe kemi kërkuar leje edhe nga nxënësit dhe kemi marrë

pëlqimin e tyre. Gjithashtu kemi treguar se të gjitha informatat janë anonime dhe konfidenciale

dhe se janë të lirë të pyesin cdo paqartësi. Pas administrimit të pyetësorëve analiza e të dhënave

është bërë përmes programit SPSS (Statistical Package for Social Science) 21.

3.4 Konsiderata etike

Sa i përket konsideratës etike, studentëve u është bërë me dije se do të jenë të lirë të pyesin për

çdo paqartësi lidhur me pyetësorin dhe qëllimin e hulumtimit. Po ashtu është bërë me dije se

studentët të cilët nuk ndihen rehat të plotësojnë pytjet mund të heqin dorë nga hulumtimi në çdo

kohë. Studentët u informuan se pyetësori është anonim, të dhënat janë konfidenciale dhe nuk do

të publikohen asnjëherë për interesa të ndryshme që do ti dëmtonin ata. Po ashtu studentët që

janë përzgjedhur për hulumtim kanë pasur kohë të mjaftushme të plotësojnë të gjitha pytjet

edhepse ka qenë një numër shumë i madh i pyetjeve .

17

KAPITULLI IV

4.REZULTATET E STUDIMIT

Pas administrimit të pyetësorve të dhënat janë analizuar me anë të programit SPSS (Statistical

Package for Social Science, Version 21), program i cili konsiderohet si i përshtatshëm dhepraktik

për analizimin dhe interpretimin e rrezultateve të hulumtimeve në shkencat sociale. Në vazhdim

janë paraqitur përgjigjet e pjesmarrësve të hulumtimit në formë të figurave dhe tabelave, në

mënyrë që të shihet edhe në mënyrë vizuele dhe që rezultatet të jenë më të qarta.

Pytjet demografike

Figura 1: Përqindja e pjesëmarrësve sipas gjinisë.

18

Në këtë figurë tregohet numri i femrave dhe meshkujve që kanë marrë pjesë në këtë hulumtim.

Nga 60 pjesëmarrës,50% ishin femra dhe 50% ishin meshkuj. Kjo përzgjedhje është bërë në

mënyrë që të shihen edhe dallimet gjinore për vetëvlerësimin.

Figura 2 : Përqindja e pjesëmarrësve sipas moshës

Në këtë figurë janë paraqitur përqindjet sipas moshës së pjesëmarrësve ku nga 60 studentë, 31%

ishin 12 vjeçar,41 % ishin 13 vjeçar dhe 26% ishin 14 vjeçar.

Figura 3: Përqindja e pjesëmarrësve sipas vendbanimit

19

Figura 4: Niveli i edukimit të babait

Figura 5 : Niveli i edukimit i nënës

20

Tabela 1: Përqindja e pjesëmarrësve sipas suksesit të arritur në shkollë në gjysmëvjetorin e fundit.

Për vlerësimin e performancës akademike është përdorur nota mesatare e përgjithshme e

nxënësve në gjysëmvjetorin e kaluar përqindjet e së cilës shihen edhe në figurën paraprake. Sipas

figurës tregohet se femrat dhe meshkujt nuk kanë dallime shumë të mëdha ne suksesin e

përgjithshëm. Mirëpo mbi grafikone mund të vërehet se femrat tregonjë përqindje më të lartë (

26 %) se sa meshkujt (16%) tek shtylla “shkëlqyshëm”. Tek shtylla “shumë mirë” përqindja e

femrave është 15% ndërsa e meshkujve 11%. Tek shtylla “mirë” femrat kanë përqindje shumë të

ulët në krahasim me meshkujt.

21

Tabela 2: Përqindja e pjesëmarrësve sipas klasës

Reliability Statistics

Cronbach's

Alpha

Cronbach's

Alpha Based on

Standardized

Items

N of Items

.759 .734 58

Tabela 3: Statistikat e besueshmërisë së pyetësorit.

Korrelacioni

Prindërimi

Autoritativ Vetë-vlerësimi

Prindërimi Autoritativ Pearson Correlation 1 .232

Sig. (2-tailed) .074

N 60 60

Vetë-vlerësimi Pearson Correlation .232 1

Sig. (2-tailed) .074

N 60 60

Tabela 4: Ndërlidhshmëria ndërmjet stilit autoritativ të prindërimit dhe vetë-vlerësimit.

22

Në këtë tabelë mund të shihet se ndërlidhshmëria ndërmjet stilit të prindërimit autoritativ dhe

vetë-vlerësimit ka vlerë r=.23 dhe signifikanca p=.07,nga kjo mund të themi se hipoteza e parë

aprovohet sepse kemi ndërlidhshmëri pozitive,sa më autoritativ prindërit aq më i lartë vetë-

vlerësimi i adoleshentëve.Mirëpo niveli i signifikancës është i lartë dhe rezultatet nuk mund të

përgjithësohen.

Korrelacioni

Prindërimi

Autoritarian Vetë-vlerësimi

Prindërimi Autoritarian Pearson Correlation 1 .09

Sig. (2-tailed) .479

N 60 60

Vetë-vlerësimi Pearson Correlation .09 1

Sig. (2-tailed) .479

N 60 60

Tabela 5 : Ndërlidhshmëria ndërmjet stilit autoritarian dhe vetë-vlerësimit

Në këtë tabelë mund të shihet se ndërlidhshmëria ndërmjet stilit te prindërimit autoritarian dhe

vetë-vlerësimit është pozitive .Pra, vlera e tij është r=.09 dhe p=.47. Kjo tregon se sa më

autoritarian që janë prindërit,adoleshentët e tyre do të kenë vetë-vlerësim më të lartë.Andaj

hipoteza e dytë e këtij hulumtimi nuk aprovohet,dhe niveli i signifikancës është më i lartë se .05

dhe rezultatet nuk mund të përgjithësohen.

23

Korrelacioni

Prindërimi tolerantë Vetë-vlerësimi

Prindërimi tolerantë Pearson Correlation 1 .15

Sig. (2-tailed) .256

N 60 60

Vetë-vlerësimi Pearson Correlation .15* 1

Sig. (2-tailed) .256

N 60 60

Tabela 6: Ndërlidhshmëria ndërmjet stilit tolerantë dhe vetë-vlerësimit

Kjo tabelë tregon se ekziston ndërlidhshmëri pozitive ndërmjet stilit tolerantë të prindërimit dhe

vetë-vlerësimit dhe vlera e tij është r=.15 dhe signifikanca p=.25.Pra,sa më tolerantë që janë

prindërit aq më i lartë është vetë-vlerësimi i adoleshentit,duke aprovuar hipotezën e tretë të këtij

studimi.

Gjinia N Mesatarja Devijimi standard Gabimi standard prej mesatares

Vetë-vlerësimi Femër 32 2.0333 .66868 .012208

Mashkull 28 1.9333 .73968 .013505

Tabela 7: Dallimet gjinore në vetë-vlerësim

Kjo tabelë tregon se nuk ekzistojnë dallime gjinore në vetë-vlerësim sepse vlera e signifikancës

ka dalë të jetë p = .72 dhe është më e lartë se p = .05. Kjo tregon se nuk ka dallime ndërmjet

meshkujve dhe femrave në vetë-vlerësim andaj hipoteza jonë e katërt nuk është aprovuar dhe

rezultatet nuk kanë dalë të jenë signifikante.

Levene's Test for

Equality of

Variances t-test for Equality of Means

F Sig. T Df

Sig. (2-

tailed)

Mean

Difference

Std. Error

Difference

95% Confidence

Interval of the

Difference

Lower Upper

Vetë-

vlerësimi

Equal variances

assumed .124 .726 .549 60 .585 .10000 .18205 -.26441 .46441

Equal variances

not assumed .549 57.419 .585 .10000 .18205 -.26449 .46449

24

5.DISKUTIMI

Ky studim është realizuar për të shikuar ndërlidhshmërinë ndërmjet stileve të prindërimit dhe

vetë-vlerësimin tek adoleshentët e moshës 12-14 vjeçare.Pytjet hulumtuese kanë qenë: Cili stil i

prindërimit ka ndërlidhje pozitive me vetë-vlerësimin? Cili stil i prindërimit ka ndërlidhje

negative me vetë-vlerësimin? A do të këtë dallime gjinore sa i përket vetë-vlerësimit tek

adoleshentët?

Bazuar në pyetjet hulumtuese dhe shqyrtimi i literaturës u parashtruan katër hipoteza:

H1: Stili autoritativ i prindërimit ka ndërlidhshmëri pozitive me vetë-vlerësimin e

adoleshentëve.

H2: Stili autoritarian i prindërimit ka ndërlidhshmëri negative me vetë-vlerësimin.

H3: Stili tolerant i prindërimit ka ndërlidhshmëri pozitive me vetë-vlerësimin.

H4: Ekzistojnë dallime gjinore në vetë-vlerësimin e adoleshentëve dhe se femrat kanë

vetë-vlerësim më të ulët se meshkujt.

Bazuar në hipotezën e parë të këtij hulumtimi ekzistojnë disa studime që e përkrahin atë.Studimi

i bërë nga Smith (2007) tregon se stili autoritativ i prindërimit ndikonte në pasjen e një vetë-

efikasiteti dhe vetë-vlerësimi më të lartë se sa stilet tjera të prindërimit.Edhe studimi ynë i bërë

në Kosovë jep pothuajse rezualtatet e njejta me ato të shqyrtimit të literaturës. Pra, sa i përket

hipotezës së parë se stili i prindërimit autoritativ ka ndërlidhshmëri pozitive me vetë-vlerësimin

e adoleshentëve, ky hulumtim tregon se ekziston ndërlidhshmëri pozitive në mes të stilit

autoritativ të prindërimit dhe vetë-vlerësimit të adoleshentëve gjë që tregohet edhe në tabelën

nr:4 ku vlera e korrelacionit të Pearsonit është r= .23 kurse vlera e signifikancës p=.07. Kjo

tregon se kemi korelacion pozitiv midis dy variablave, me fjalë të tjera sa më autoritativ që janë

prindërit aq më i lartë është vetë-vlerësimi i adoleshentëve të tyre duke aprovuar kështu

hipotezën tonë të parë.

Studimi i bërë nga Smith (2007) qëllimi i të cilit konsistonte në gjetjen e ndikimit të stileve të

prindërimit në vetë-vlerësimin dhe vetë-efikasitetin e adoleshentëve dhe si këta faktorë ndikojnë

në përshtatjen në kolegj. Sipas hulumtuesit stili autoritarian i prindërimit kishte ndërlidhshmëri

negative me vetë-efikasitetin thënë më qartë stili i prindërimit autoritarian kontribuonte në vetë-

efikasitetin dhe vetë-vlerësimin e ulët.Ndërsa sa i përket hipotezës së dytë të këtij hulumtimi të

realizuar në Kosovë gjegjësisht në Gjakovë, rezulatet treguan se ekziston ndërlidhshmëri pozitive

në mes të stilit autoritarian të prindërimit dhe vetë-vlerësimit, kjo mund të shihet më qartë në

25

tabelën nr5. Përmes analizës së korrelacionit të Perasonit kemi nxjerrë këtë rezultat r=.09 pra, sa

më autoritarian që janë prindërit adoleshentët e tyre do të kenë vetë-vlerësim më të lartë dhe

hipoteza jonë e dytë nuk aprovohet. Pra, vlera e signifikancës është më e lartë se p=.05 pra,

p=.47 dhe nuk mund të themi se kjo lidhshmëri është signifikante.

Edhe për hipotezën e tretë të studimit tonë mund të themi se aprovohet ngaqë vlera e

korrelacionit është r=.15 (shih tabelën nr:6). Pra, kemi ndërlidhshmëri pozitive midis të stilit

tolerant të prindërimit dhe vetë-vlerësimit, thënë më qartë sa më tolerant që janë prindërit aq më i

lartë do të jetë vetë-vlerësimi i adelshentëve të tyre. Por sikur edhe për rezulatet e lartëshënuara

duhet të merret në konsideratë ajo se këto rezultate nuk janë signifikante për shkak se vlera e

signifikancës p=.25 është më e madhe se p=.05 dhe nuk mund të gjeneralizohet përmes tyre.

Për hipotezën e katërt nga studimi ynë shihet se kemi dallime gjinore sa i përket vetë-vlerësimit

dhe se femrat kanë nivel më të lartë të vetë-vlerësimit se sa meshkujt, Gjithashtu signifikanca ka

dalur të jetë p=.72, gjë që tregon se këto dallime janë signifikante. Kështu hipoteza jonë e katërt

mund të themi se nuk aprovohet.

6. REKOMANDIME

Edhe pse dy nga hipotezat e këtij hulumtimi u konfirmuan, rezultatet nuk mund të përgjithësohen

dhe duhet të merren me rezerva. Por përmes këtij studimi mund të themi se kemi arritur të

shikojmë ndërlidhshmërinë në mes të stileve të prindërimit dhe vetë-vlerësimit, mirëpo duhet

ditur se këto rezultate janë nxjerrur nga një mostër e vogël dhe nuk mund të gjeneralizojmë

përmes tyre. Pra, si çdo hulumtim edhe hulumtimi ynë ka përparësitë dhe mangësitë e veta,

prandaj rekomandohet që në të ardhmen të realizohen hulumtime të ngjashme por me mostër më

të madhe dhe me fokus në të gjitha qytetet e Kosovës si dhe me grupmosha tjera për të parë

ndikimin e stileve të prindërimit në vlerësim tek adoleshentët apo studentët dhe se si kjo

ndërlidhje kontribuon në performancën akademike, që të mund të gjeneralizojmë përmes

rezultateve të tilla.

26

BURIMET DHE LITERATURA

1.Arënliu, A., Bërxulli, D., Hoxha, L., Jemini, L., (2014) Parenting styles and intrinsic

motivation among high school – Do parenting styles influence Motivation orientation of high

school students? International Academic Conference.

2.Aunda, K.,(2005) The role of parenting stylesin children‟s problem behavior, Child Dev.

3.Baldwin, A.L. (1948) Socialization and the parent-child relationship. Child Dev. 19: 127-136.

4.Bandura, A. (1994) Self-efficasy in V.S Ramachaudran Encyclopedia of human behavior (vol

4. 71-81) New York.

5.Baumrind, D. (1966) Effects of authoritative parental control on child behavior. Child. Dev.

(887-907).

6.Baumrind, D. (1971)Current patterns of parental authority. Dev. Psychol. Monogr. 4:1-103.

7.Baumrind,D. ( 1978) Parental disciplinary patterns and social competence in children. Youth

Soc. 9: 239-276.

8.Baumrind, D. (1991) Parenting styles and adolescent development. In Brooks-

Gunn,J.,Lerner,R,. and Peterson,A.C.(eds), The encyclopedia of adolescence,Garland,New

York,pp. 746-758.

9.Baumrind, D. (1991) The influence of parenting styles on adolescent competence and

substance use. Journal of early adolescene,11(1), 56-95

10.Baumeister,R.F. Campbell,J.D.; Krueger,J. I.; Vohs, K.D (2003). “Does high self-esteem

cause better performance,interpersonal success,happiness,or healthier lifestyles?‟. Psychological

Science in the public interest.

11.Branden, N. (1969) The Psychology of self-esteem. New York: Bantam

12.Darlind, N., Steinberg, L. (1993). Parenting style as context: An integrative model. Psychol.

Bull. 113:487-496.

13.Dornbusch, S.M., Ritter, P.L., Leiderman, P.H., (1987) The relation of parenting styles to

adolescent school performance. Child. Dev. 58: 1244-1257

14.Erickson, Erik. H.,(1973) Childhood and society. Harmondsworth Penguin.

15.Hoffman,M.L.(1970) Moral development, In Mussen, P.H. (ed.) Carmichael‟s Manual of

Child Psychology, Vol. 2, Wiley, New York, pp. 261-360

27

16.Hoorer& Sandler (1995) Parental Involvment in Childrens Education: Why does it make a

difference?

17.jamantwork.com

18.journals.sagepub.com

19.Kopk,K (2007) Parenting styles and Adolescents. Marrë nga

:https://www.human.cornell.edu/pam/outreach/parenting/parents/upload/parenting-20styles-

20and-20Adolescents.pdf

20.Maslow, A.H. Motivation and Personaality

21.Ryan, R.M. (1991) Parent and teacher influences on autonomy,motivation,and learning.

22.Steinberg, L. (1990). Autonomy, conflict, and harmony in the family relationship. In

Feldman, S., and Elliot, G. (eds.), At the Threshold: The Developing Adolescent, Harvard

University Press, Cambridge, MA, pp. 255–276.

23.Steinberg, L., Elmen, J. D., and Mounts, N. S. (1989). Authoritative parenting, psychosocial

maturity, and academic success among adolescents. Child Dev. 60: 1425–1436.

24.Steinberg, L. and Silk, X. (2002). Parenting adolescents. In Bornstein, M. H. (ed.), Handbook

of Parenting: Vol. 1: Children and Parenting, Erlbaum, Mahwah, NJ, pp. 103–133.

25.Wentzel, K.R, Russell,Sh (2009) Parenting styles Avaliable

http://www.education.com?reference/article/parenting-styles1/

26.Wentzel,K., Wigfield, A., (2008) Educational psychology (3rd

.ed) Ohio: Person Education

27.Wigfield,A. (1993) Why should I learn this? Adolescent;s achievement values for different

activities

28.https://link.springer.com/article/10.1007%2Fs10648-005-3950-1?LI=true

29.www.psycholodytoday.com

30. http://www.human.cornell.edu/pam/outreach/parenting/research/upload/Parenting-20Styles-

20and-20Adolescents.pdf

30. http://psychology.about.com/od/childcare/f/authoritative-parenting.htm

31. http://cccrd.publishpath.com/Websites/cccrd/images/NParenting.pdf

32. http://www.webmd.com/parenting/features/too-permissive-parents?page=3

33. http://www.the-positive-parenting-centre.com/permissive_parenting_style.html

34. http://psychology.about.com/od/developmentalpsychology/a/parenting-style.htm

35. http://www.answers.com/topic/parent-child-relationships?cat=health

28

SHTOJCA (Pytësori)

Pytësori

Nxënës të nderuar!

Faleminderit që pranuat të merrni pjesë në plotësimin e këtij pyetësori i cili ka për qëllim

të analizoj lidhshmërinë që kanë stilet e prindërimit me vetë-vlerësimin.Ky hulumtim është

duke u realizuar për punimin e temës së diplomës andaj të dhënat e fituara do të mbeten

plotësisht anonime dhe konfidenciale. Pyetësori do të marrë jo më shumë se 15 minuta

kohë dhe të gjitha rezultatet do të përdoren vetëm për qëllime kërkimore.

1. Cila është gjinia juaj?

• Mashkull

• Femer

2. Në cilën klasë jeni?

• 7

• 8

• 9

3. Cili ka qenë suksesi i juaj në gjysmëvjetorin e fundit___.

4. Cili është vendbanimi juaj (qyteti apo fshati) ____________.

5. Cili është niveli i edukimit të babait tuaj?

• Shkolla fillore e pa përfunduar

• Shkolla fillore e përfunduar

• Shkolla e mesme e pa përfunduar

29

• Shkolla e mesme e përfunduar

• Shkolla e lartë e pa përfunduar

• Shkolla universitare e përfunduar

6. Cili është niveli i edukimit të nënës suaj?

• Shkolla fillore e pa përfunduar

• Shkolla fillore e përfunduar

• Shkolla e mesme e pa përfunduar

• Shkolla e mesme e përfunduar

• Shkolla e lartë e pa përfunduar

• Shkolla universitare e përfunduar

Shkalla e Rozenberg për vetë-vlerësimin

Gjinia: Femër 1 Mashkull 2

Mosha _________

Udhëzim: Rrethoni njërën nga alternativat për secilën deklaratë.

1 E pranoj

fuqishëm

2 E pranoj 3 E

kundërshtoj

4 E kundërshtoj

fuqishëm

1.Unë e ndiej se jam një person me

vlera, ose të paktën vlej po aq sa

edhe personat e tjerë.

2.E ndiej se kam plot cilësi të mira.

3.Në përgjithësi jam i/e prirur të

ndiej se jam një dështak/e.

4.Jam i/e aftë t‟i bëj gjërat mirë si

shumë njerëz të tjerë.

30

5.E ndiej se nuk kam shumë arsye

për të qenë krenar/e.

6.Unë mbaj qendrim pozitiv ndaj

vetes.

7.Në përgjithësi jam i/e kënaqur me

vetëveten.

8.Do të dëshiroja të kisha më tepër

respekt për veten.

9.Në përgjithësi ndihem i/e

padobishëm/e kohë pas kohe.

10.Kohë pas kohe mendoj se nuk

jam një person krejt i mirë.

Ju lutem përgjigjuni pyetjeve rreth prindërve tuaj.

Nuk jam fare dakord

Nuk jam dakord disi

Në një fare mënyre jam dakord

Jam shumë dakord

1.Unë mund të mbështetem tek prindërit e mi për të më nxjerrë nga situate nëse kam ndonjë problem.

2.Prindërit e mi më thonë se unë nuk duhet të grindem me më të rriturit.

3.Prindërit e mi më nxisin vazhdimisht të bëj më të mirën në çdo gjë që bëj unë.

4.Prindërit e mi më thonë se unë duhet të jap një argument përpara se të bë diçka që mund t'i’mërzisë njerëzit.

5. Prindërit e mi më nxisin të mendoj si i pavarur duke më falur besim.

6. Kur marr një notë të dobët në shkollë, prindërit e mi më kritikojnë.

7.Prindërit e mi janë të gatshëm të më ndihmojnë me detyrat e shkollës nëse ka dicka që nuk e kuptoj.

8.Prindërit e mi më thonë se idetë e tyre janë gjithmonë të drejta dhe unë nuk duhet t’i vë në diskutim.

9.Kur prindërit e mi duan që unë të bëj dicka, ata ma shpjegojnë pse.

10.Kur zihem me prindërit e mi, ata thonë

31

gjëra të tilla si: Do e kuptosh kur të rritesh.

11.Kur marr notë të keqe në shkollë, prindërit e mi më inkurajojnë të përpiqem më shumë.

12.Prindërit e mi më lejojnë të bëj planet e mia për gjërat që mua më pëlqen të bëj.

13.Prindërit e mi i njohin shokët me të cilët unë shoqërohem.

14.Prindërit e mi qëndrojnë ftohtë dhe jo miqësorë nëse bëj dicka që atyre nuk u pëlqen.

15.Prindërit e mi kalojnë kohë vetëm duke biseduar me mua.

16.Kur marr notë të keqe në shkollë, prindërit e mi më bëjnë të ndjehem fajtor.

17.Prindërit e mi organizojnë aktivite familjare për tu argëtuar të gjithë së bashku.

18.Prindërit e mi nuk më lejojnë të bëj gjëra me ato kur unë bëj diçka që atyre nuk u pëlqen.

Instruksionet: Për të gjitha fjalitë e mëposhtme, vendoseni X në njërin nga pesë numrat

afër secilës fjali ku 1 është “fuqimisht nuk pajtohem” dhe 5 është “fuqimisht pajtohem”.

Fjalitë janë për nënën tuaj dhe juve.Lexoni çdo fjali dhe mendoni se si ajo zbatohet tek

ju dhe nëna juaj për periudhën që je rritur në shtëpi.Nuk ka përjigje të sakta apo të

pasakta, kështu që mos kaloni shumë kohë me pyetjet.Vendosni x në numrin qe ju

përshkruan juve.

1= fuqimisht nuk pajtohem 2=nuk pajtohem 3=as nuk pajtohem as pajtohem

4=pajtohem 5=fuqimisht pajtohem

32

fuqimisht

nuk

pajtohem

1

nuk

pajtohem

2

as nuk

pajtohem

as

pajtohem

3

Pajtohem

4

fuqimisht

pajtohem

5

1. Derisa jam rritur nëna ime ka

ndjerë së në një shtëpi të udhëhequr

mirë fëmijtë duhet të kenë fjalën e

vetë ashtu edhe si prindërit.

2. Edhe nëse fëmijtë e saj nuk

pajtoheshin me të, nëna ime ndjente

se ka qenë për të mirën tonë ti

bindemi asaj se çka ajo ka menduar

se është drejtë.

3. Kurdo që nëna ime ka kërkuar të

bëjë diçka ajo ka pritur që unë ta bëja

menjëherë pa pyetur ndonjë pyetje.

4. Gjersa jam rritur kur vendoseshin

rregullat nëna ime i diskutonte arsyet

për rregullat me fëmijët në familje.

5. Nëna ime gjithmonë ka inkurajuar

që të flasim kurdo që unë kam ndjerë

se rregullat dhe ndalesat në familje

kanë qenë të pakuptimta.

6. Nëna ime gjithmonë ka ndjerë se

fëmijtë duhen të jenë të lirë që të

vendosin vetë dhe të bëjnë çfarë të

dojnë, edhe në rast se kjo nuk është

në pajtim me atë se çka dojnë

prindërit.

7. Deri sa jam rritur nëna ime nuk ka

lejuar që të shtrojë pyetje rreth

vendimeve të saj.

8. Gjersa jam rritur nëna ime ka

drejtuar aktivitetet dhe vendimet e

fëmijëve në familje përmes të arsyes

dhe disciplinës.

33

9. Nëna ime ka ndjerë gjithmonë se

duhet përdorur më shumë forcë nga

prindërit në mënyrë që fëmijtë të

sillen ashtu siç duhet të sillen.

10. Gjersa jam rritur nëna ime nuk

ndjente se unë duhet ti bindem

rregullave dhe ligjeve të sjelljes

vetëm për shkak se dikush me

autoritet i ka vendosur ato.

11. Gjersa jam rritur unë kam ditur

se çka pret nëna ime nga unë në

familje, por poashtu unë jam ndjerë

i/e lirë të diskutojë këto pritje kur

kam menduar se ato nuk janë të

aryeshme.

12. Nëna ime mendonte se prindërit e

mencur duhet ti mësojnë fëmijët e

tyre se kush është “shefi” ne familje.

13. Gjersa jam rritur, nëna ime rrallë

mi ka treguar pritshmëritë e saj dhe

më ka rrëfyer për sjelljen time.

14. Gjersa jam rritur, kur nëna ime

merrte vendime familjare vendoste

në bazë të dëshirave të fëmijëve në

familje.

15. Gjatë kohës kur fëmijët në

familjen time ishin duke u rritur,

nëna ime vazhdimisht na udhëheqte

dhe drejtonte në mënyrë racionale

dhe objektive.

16. Gjersa jam rritur, nëna ime

mërzitej shumë nëse unë nuk

pajtohesha me të.

17. Nëna ime mendon/ndjen se

shumica e problemeve në shoqëri do

të zgjidheshin nëse prindërit nuk do

ti kufizonin aktivitetet, vendimet dhe

dëshirat e fëmijëve gjatë rritjes së

tyre.

34

18.Gjersa jam rritur, nëna ime ma

bënte me dije se cfarë sjellje priste

ajo nga unë dhe ne rast se unë nuk do

ti përmbushja këto pritshmëri ajo do

të më ndëshkonte.

19.Gjersa jam rritur, nëna imë më

lejonte që të vendojsa për shumicën e

gjërave vetëm, pa më dhënë shumë

udhëzime.

20. Gjersa jam rritur, nëna ime

merrte në konsideratë mendimet e

fëmijëve kur merrte vendime

familjare, por ajo nuk vendoste për

dicka vetëm pse fëmijët donin ashtu.

21.Nëna ime nuk e shihte veten si

përgjegjëse për të drejtuar dhe

udhëhequr sjelljen time gjersa unë

rritesha.

22.Gjersa unë rritesha, nëna ime

kishte standarde të qarta për fëmijët

në shtëpinë tonë, megjithatë ajo ishte

e gatshme që ti përshtaste këto

standarde në bazë të secilit fëmijë në

familje.

23. Gjersa unë rritesha, nëna ime më

ipte instruksione për sjelljen dhe

aktivitetet e mia, ajo gjithashtu priste

që unë ti përmbushja këto pritshmëri,

por ajo ishtë gjithmonë e gatshme ti

dëgjonte brengat e mia dhe të

diskutonte në atë drejtim.

24. Gjersa jam rritur, nëna ime më

lejonte që të formoja opinionet e mia

për qështjet familjare dhe

përgjithësisht ajo më lejonte që të

vendojsa për veten dhe veprimet e

mia.

35

25. Nëna ime gjithmonë mendonte se

problemet në shoqëri do të

zgjidheshin nëse prindërit do të

ballafaqoheshin me fëmijët e tyre me

forcë dhe në mënyrë strikte kur ata

nuk bëjnë atë që pritet prej tyre.

26. Gjersa jam rritur, nëna ime

shpesh më ka treguar saktësisht cka

ajo donte që unë të bëja dhe si priste

që unë të veproja.

27. Gjersa jam rritur, nëna ime më

ipte instruksione të qarta për sjelljet

dhe aktivitetet e mia, por ajo

gjithashtu ishte e kuptueshme kur

unë nuk pajtohesha me të.

28. Gjersa jam rritur, nëna ime nuk

drejtonte sjelljet, aktivitetet dhe

dëshirat e fëmijëve në familje.

29. Gjersa jam rritur, unë e dija se

cka priste nëna ime prej meje dhe ajo

insistonte që unë të pajtohem me ato

pritshmëri vetëm prej respektit ndaj

autoritetit të saj.

30. Gjersa jam rritur, nëse nëna ime

merrte ndonjë vendim i cili më

dëmtonte mua, ajo ishte e gatshme të

diskutonte atë vendim me mua dhe e

pranonte nëse ka bërë ndojnë gabim.