48
2012

7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 1

Të sfidosh errësirën

2012

Page 2: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 2

Page 3: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 3

Tel:042 259 636 Cel:+355 68 2000 238 Fax:042 259 611 web: www.qkrv.al email: [email protected]

Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të VerbërveRr.”Nikolla Lena” Nr. 61Tiranë

Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve, Tiranë 2012 ©

Ideoi: Rovena Topollaj (Ismolli)

Të sfidosh errësirën

Page 4: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 4

Page 5: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 5

M byll të lutem sytë për një grimcë dhe i tmerruar do të kujtosh se erdhi fundi i botës.Por, mos harro.

Verbëria nuk është tragjedi , po një dramë e madhe e vërtetë , ku shpaloset si flamur fitimtar aftësia, forca, vullneti e dashuria për jetën .

Sa herë shoh një të verbër më kujtohet fjala luftë.Të jetosh duke luftuar errësirën do të thotë të kapërcesh në çdo çast pengesa të panumërta , të mprehësh gjithë shqisat e tjera, të aktivizosh në skajshmëri imagjinatën , të thërrasësh në ndihmë intuitën dhe mbi të gjitha të ruash dinjitetin.Ashtu si çdo njeri edhe për ata pa shikim, veprimtaria e gjallë familjare e shoqërore dhe mbi të gjitha puna janë motoja që iu përligj ekzistencën .Kemi shembuj të habitshëm që të verbërit , duke sfiduar errësirën , sfidojnë edhe njerëzit që i kanë të gjitha shqisat, duke shkëlqyer në të gjitha fushat e jetës: në art e letërsi me punë konkrete , në drejtësi, në veprimtari shoqërore e shtetërore deri në sferat e shkencës e të teknikës .

Pa dashur njeriu shtron pyetjen:Sa bën familja, shoqëria , shteti(nëse ka të tillë) për t’u lehtësuar jetën këtyre njerëzve , për tu dhënë mundësitë për të mëshiruar aftësitë e tyre të paku-fizuara , për të dhënë ndihmesën e tyre në punët e përditshme? Dhe njeriu i përgjigjet vetes:Puna-drita që ndriçon edhe errë-sirën e atyre që nuk shohin dritë.

Sazan Goliku

Page 6: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 6

Endemi brenda kornizave që jeta na i vendos që në momen-tin që na hap derën e saj , por ndoshta dhe në rrugëtim.Ndodh që brenda këtyre kornizave të mungojnë ngjyrat e

ylberit dhe të mbizotëroj errësira.Dhe njeriu i pa pregatitur për atë që e pret përpiqet të ndërtojë jetën e tij në ambjentin ku gjendet. Të jetosh në errësirë , nuk do të thotë që të pushtohesh prej saj, por ndodh që errësirën që të rrethon e kthen në burim të brendshëm drite.E nëpërmjet forcës e kurajos arrin që dritën si një sinjal ta përcjellësh më tej , atje ku njerëzit mund ta shikojnë.

Po sa të gatshëm apo sa dëshirë kanë njerëzit ta shikojnë këtë dritë?

Fatkeqësisht njerëzimi mbarë, por sidomos në vendin tonë vazh-don të jetë mospërfillës ndaj sinjaleve që vijnë nga aftësia e kufizuar përfshirë këtu dhe personat e verbër.Ata e shohin këtë komunitet si një grup që kërkon mëshirë dhe harron që me mëshirën që tregon i vret këta njerëz.I vret në krenarinë dhe dinjitetin që ata kanë si lloj i njëjtë brenda llojit.Sot personat e verbër më shumë se kurrë nuk kërkojnë mëshirë , por kërkojnë barazi.Barazi në arsimim, pu-nësim, lëvizje,akses në informacion e kudo.Ata duan vëmendjen e të gjithëve ne për të na treguar mbi ekzistencën e tyre dhe mbi vlerat e pasura që ata i ofrojnë shoqërisë.Ata duan dhe munden të bëjnë një jetë normale si të gjithë ne , edhe pse ju duhet të kalojnë shumë peripeci për shkak të paragjykimeve paradoksale që i ha-sin kudo.Ajo që na mbetet ne lexues të dashur për të bërë është ti lejojmë vetes për tu njohur me vlerat që ka ky komunitet dhe tu japim mundësinë për të qenë pjesë e jona në mënyrë të barabartë.Verbëria nuk është sinonim i “paaftësisë për të jetuar”.Ajo thjesht e bën jetesën më të vështirë, por i bën këta njerëz më të fortë dhe më sfidantë kundrejt jetës.

Rovena Topollaj (Ismolli)

Page 7: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 7

Gjok Vata

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë qysh në fillimin e krijimit të saj i ngarkoi vetes de-tyrën më të vështirë e më fisnike për zhvil-

limin sa më të shpejtë e sa më cilësore intelektit të çdo anëtari të Shoqatës e krahas kësaj përpjekje edhe përmirësimin e kushteve ekonomike të anëtareve të shoqatës që në sajë të këmbënguljes së parreshtur të kryesisë së shoqatës gjendja jetësore e njerëzve që nuk shikojnë , sado që nuk është ngjitur ende në nivelin e mundshëm të mirëqënies së kohës tonë edhe ky përmirësim nuk mund të mos përshëndetet e të mos shpresohet se ky do të bëhet gjithnjë e më i ndjeshëm.

Shumë i kënaqshëm është ngushtimi i hende-kut me të cilin diktatura i ndante njerëzit me aftësi fizike të kufizuar me pjesën tjetër të shoqërisë.Tash në sajë të ndryshimeve demokratike kemi kryesinë e shoqatës e degët e kësaj shoqate në çdo qytet të vendit.Prandaj jeta jonë mbushet me të gjitha aktiv-

itetet e mundshme për ne si artistike, sportive, etj.Arsimohemi në mënyrë të barabartë me të tjerët e përvetësojmë njohuri , jo më vetëm çka na mundëson alfabeti brail, por edhe zotërimin e kompjuterit që na bën të mundur përfitimet e internetit.Kuptohet fare thjesht se këto arritje janë kryesisht frytet e shkëlqyeshme të punës së suksesshme të kryesisë së shoqatës , punonjësit e së cilës dallohen si njerëz të përkushtimit maksimal.

Page 8: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 8

Ardian Ceci

Unë jam një e dhjetë milionta e kombit tim, quhem Ardian Ceci. Kam lindur në Gramsh në vitin 1970, me shikim të

munguar qysh në lindje, i dashuruar marrëzisht pas qiellit dhe avioneve, por motivin për të jetuar e gjej sërish në tokë. Fëmijërinë time të hershme dhe fillimet e adoleshencës i kalova në Institu-tin e fëmijëve që nuk shohin, “R.Kabashi”. Aty mësova të shoh, me sytë e dijes. Në qytetin tim të lindjes, aty ku kreva dhe gjimnazin, kuptova se mund të fluturoja lirshëm nëpër ëndrra rinore, përsiatje poetike, po sërish, shikimi vazhdonte të ishte i munguar, kërkoja llampën e Diogjenit, e cila hera-herës fikej nga trishtimi dhe melanko-lia. I diplomuar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Filologjik Dega Gjuhë-Letërsi, dhe së fundi i lauruar në masterin e Redaktorisë, kisha

marrë një mësim të madh, nga një grua shtat-shkurtër, emrin e së cilës e mësova kur ajo mori çmimin Nobel për Paqen në 1979. Jeta është një fushë beteje në të cilën ne luftëtarët e saj duhet gjithsesi të dalim fitimtar. I martuar, babai i dy fëmijëve kisha kuptuar më në fund filozofinë e jetës, nëpërmjet dashurisë së Nënë Terezës, në këtë botë. Kemi pak kohë për të urryer, pasi jemi kalimtarë, prandaj është më mirë të duhemi mes vendi. I kompletuar, sigurisht në aspektin e integrimit, e dija se s’mund të ishte vetëm merita ime. Nëntëdhjetë e nëntë herë i thyer, të njëqindën përsëri jam ngritur, në emër të dashurisë për Jetën, sërish me shikim të munguar, asgjë nuk mund të bëhet vetëm, as Bonoparti nuk e fitoi i vetëm famën e tij, madje edhe vetë perëndia vepron si një i vetëm në tre, At, Bir dhe Frymë. Kështu ndodh me njerëzit, të vetëm janë asgjë, bashkë, shumëçka. Sërish me shikim të munguar, por jo i vetëm, tashmë i përfshirë në një organizëm që e quajmë Shoqatë. Çfarë do të bënim vetëm? Kështu bashkë, po, jemi jo thjesht faktor, por aktorë të kësaj shoqërie të madhe. Së bashku kemi hedhur hapa të cilët vetë s’do ti bënim dot kurrë, komunikojmë me botën nëpërmjet gjuhëve të huaja, navigojmë lirshëm në internet,përçojmë dashuri nëpërmjet tingujve e muzikës, këndojmë dhe luajmë po aq virtuozë me yjet e skenës si të gjithë. Me shikim të munguar, por me një pasuri të madhe tashmë, me mundësi të mëdha që na ofrohen prej të qenurit bashkë trajnohemi, mësojmë, marrim dhe japim. Tashmë e shoh botën si ti që shikimin e ke pasur gjithmonë, me shi-kim të munguar, gjithsesi afërsisht të barabartë. Mirënjohje, faleminderit të gjithëve. Faleminderit SHVSH dhe QKRV.

Nga fjalët e Nënë Terezës : “ Jeta është e kushtueshme, kujdesu për të! Jeta është tepër e çmuar, mos e shkatërro!

Jeta është jetë, lufto për të!”

Page 9: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 9

Ida Kumrija

Unë quhem Ida Kumrija dhe kam lin-dur më 3. 01.1993 në rrethin e El-basanit.

Kanë kaluar 19 vjet nga dita kur unë lin-da dhe erdha në këtë botë! Kanë kaluar 19 vjet që bashkë me lindjen e një foshnje të pafajshme, lindi dhe një problem që ka qenë me mua, ka bashkëjetuar dhe më ka shoqëruar për gjatë këtyre viteve!

Kam qenë një foshnjë që qaja, qeshja, luaja, gricesha, zvarritesha me këmbët e mia të vogla për të kapur lodrën që e kisha pa-ksa larg, shtrihesha dhe barkas përpiqesha të arrija mamin dhe ashtu hapja krahët e mi të vegjël për të marrë përqafimin e saj!

Kam qenë një foshnjë e lumtur që më vonë u rrit dhe u bë fëmijë çapkën!

Në këtë periudhë të paharrueshme të jetës sime, arrita të njihja dhe ta kup-toja problemin tim, verbërinë, që dhe pse nuk ishte aq e theksuar, prapë më pengonte në disa gjëra. Objektet i dalloja nga një distancë e caktuar, stërmun-doja veten kur kërkoja të dëshifroja diçka që shihja etj.....! Por nuk më pëlqen të flas për disavantazhet apo negativet që më ka sjell mua ky problem, sepse me shumë krenari mund të them se ky problem më mësoi të jem një person shumë ndryshe!

Them ndryshe sepse çdo gjë e kam bërë duke menduar jo vetëm për vete, por dhe për njerëzit e mi të dashur rreth meje, sepse ky problem më ka bërë të ndjeshme dhe ndaj të tjerëve.Më ka mësuar të jem e fortë përballë situatave shqetësuese dhe të kem kurajon, guximin dhe forcën për tu dhënë drejtimin e duhur këtyre situatave.

Si të gjithë fëmijët, dhe unë jam rritur me ëndrrat e mia që imagjinoja se një ditë të bukur do të më beheshin realitet, por sigurisht, jo të gjitha ëndrrat mund të shndërrohen në reale!

Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

E kisha të vështirë të ambientohesha si me moshën e ndërlikuar, por dhe me të

Page 10: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 10

papriturat që më sillte herë pas here, por fal dashurisë, mbështetjes dhe suportin familjar, gjithnjë ia dilja mbanë.

Tashmë kisha hedhur prapa krahëve fëmijërinë dhe lojrat e saj imagjinative, duhet ti vendosja vetes qëllime të caktuara për jetën sepse isha rritur dhe duhet të mendoja dhe veproja si një e rritur!

Pasi mbarova 9-vjeçaren në Institutin “Rramazan Kabashi”, vijova gjimnazin. Gjatë atyre viteve shkollore, i kushtova rëndësi të madhe mësimeve sepse mami dhe babi gjthmonë më thonin se duhet të isha një nxënëse e mirë dhe me ndihmën e tyre ashtu bëra. Për shkak të problemit në shikim, kisha paksa vështirësi në të mësuar, por fal mjeteve të veçanta për ne të verbërit, këto vështirësi u kthyen në probleme të papërfillshme. Mbarova me rezultate shumë të mira dhe me këto rezultate u regjistrova në gjimnazin “Partizani” ku vijoj të studioj ende, tashmë në vit të fundit, maturante.

Gjatë këtyre viteve, i kam kushtuar shumë vëmendje shkollës për të përmbushur dëshirat dhe pse jo ëndrrat e mia në sirtar! Gjithnjë kam dashur të jem gazetare, sepse që e vogël më pëlqente shumë të bëja pyetje pafund si nga kurioziteti, ashtu dhe nga dëshira e madhe për të folur shumë! Shpesh-herë bëj biseda të gjata me miqtë e mi për të provuar veten time në fushën e gazetarisë.

Për gjatë këtyre viteve të gjimnazit, përveç mbështetjes familjare, në shkollë kam pasur dhe një mbështetje tjetër që për mua, me kalimin e kohës u bë e domo-sdoshme përveç se dhe e nevojshme!

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë ka qenë një derë që për mua ka qenë gjithmonë e hapur për çdo problem apo nevojë që kam pasur, jo vetëm për mua, por dhe për të gjithë të verbërit.

Pa ndihmën e shoqatës, që me një punë kolosale, ktheu librat shkollor dhe jashtëshkollor në audio, nuk mund të ruaja rezultatet e mia, sigurisht dhe fal vu- llnetit tim dhe dëshirës për të ecur përpara, por nëse nuk je në gjendje për të lexuar apo shkruar, nuk je në gjendje të bësh asgjë në lidhje me shkollën! Fal ndihmës së shoqatës dhe pjesërisht timen, jam këtu, krenare për veten!

Sigurisht, kur fillova të aktivizohesha në shoqatë, kuptova që aty mund të bëja shumë gjëra që më bënin të ndihesha mirë dhe e kënaqur.Aktivitete të ndryshme që organizonte shoqata, bën që të kuptoja që kisha dhe një dhunti, të interpretoja poezi dhe ndonjeherë dhe të shkruaja.Kështu mora pjesë në konkursin e poezisë ku interpretova një poezi të krijuar nga unë vet.

Jam argëtuar pa masë, bashkë me shokët dhe shoqet në aktivitetet sportive, artisti-ke dhe eskursionet që ka organizuar shoqata!

Përmes kurseve dhe trajnimeve kemi marrë njohuri të vlefshme dhe ndihmuese për të ardhmen tonë. Kam mësuar anglisht, kompjuter dhe po mësoj sesi ti bëjmë vetes

Page 11: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 11

apo të tjerëve fizioterapi përmes një kursi që po zhvillon shoqata aktualisht.

Fal tyre jemi përfshirë dhe do vazhdojmë të përfshihemi dhe më tej në shumë të

mira për ne.

Page 12: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 12

Olda Gorenca

Unë e ashtuquajtura Olda Gorenca kam lin-dur në Tiranë më datë 10/05/1980.Që në moshë të vogël kam pasur vështirësi në

shikim edhe pse prindërit e kanë ndjekur proble-min tim gjatë gjithë kohës nuk kam arritur në asnjë përmirësim,por vetëm në keqësim të shikimit për vetë diagnozën që kam. Nuk jam shfaqur asnjëherë si e verbër deri në vitin 2006, kur përfitova nga Statusi i të verbërit dhe pata kontaktin e parë me Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë. U bëra nënë në moshë shumë të re pasi ashtu erdhën rrethanat, edhe pse mjekët më kishin paralajmëruar se lindja e femijës do të më sillte probleme të mëtejshme të pakthyeshme i mora përsipër të gjitha rreziqet dhe realizova ëndrrën më të bukur të jetës sime vajzën time.Por duke qenë se çdo gjë e bukur ka dhe diçka

të shëmtuar pas pak kohësh do të divorcohesha nga bashkëshorti im dhe u ndodha e vetme për të përballuar jetën për vajzën time dhe për veten time gjë e cila nuk do te ishte aspak e lehtë për arsye të aftësive të kufizuara që kam si e verbër me shikim të pjesshëm, pa ndihmën e madhe e të jashtëzakonshme të shoqatës së të verbërve . Kjo shoqatë me hapi krahët si një nënë e madhe ku zemra e saj ka vend për të gjithë dhe sot e kësaj dite është pjesë e pandarë e jetës sime duke ma lehtësuar me sa të jetë e mundur rrugën time të vështirë. Kam marrë pjesë si përfituese pothuajse në çdo aktivitet të Shoqatës. Kam ëndërruar të përdor kompjuterin dhe këtë ëndërr e realizova këtu. Kam ëndërruar të shkoj me pushime si të tjerët dhe këtë e realizova këtu. Kam ëndërruar të lexoj dhe dëgjoj libra dhe këtë e realizova këtu. Kam ëndërruar të ndihem e vlefshme dhe këtë e realizova këtu. Edhe shumë gjëra të tjera besoj t’i realizoj këtu dhe për këtë jam shumë e sigurt.

Duke qenë se studimi ka qenë gjithmonë pasioni im si dhe për të pasur një mundësi më shumë për të ecur përpara,me shumë dëshirë,vullnet dhe përpjekje arrij të diplomohem në Fakultetin e Infermjerisë dega Fizioterapi. Tani vazhdoj Masterin Shkencor gjë e cila plotëson shumë anën time profesionale Më duket çudi që tani flas e mendoj për të ardh-men pasi në shumë çaste të vështira nuk mendoja kurrë se unë me këto aftësi të kufizuara që kam do të mund të kisha një të tillë,të ardhme. Gjithmonë duke synuar që të jem sa më e aftë profesionalisht kam marrë pjesë tek Projekti Arsimi Gjithë Përfshirës për per-sonat e verbër prej 1 viti si koordinatore lokale për Tiranën. Aktualisht marr pjesë tek Projekti i kursit të Fizioterapisë si asistente.

Jam aktiviste dhe gjithmonë përpiqem të ndihmoj sa më shumë në Shoqatën e të Ve-

Page 13: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 13

rbërve të Shqipërisë.

Kam vetëm një ëndërr:të më jepet mundësia për një vend pune gjë që më bën të besoj shumë për një të ardhme më të mirë ku të eci dhe unë si gjithë të tjerët me këmbët e mia. Do të punoj me mish e me shpirt për të justifikuar veten time dhe për të mos zhgënjyer kurrë personat që kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë tek unë.

Shumë e Shumë respekt për ata, që e krijuan dhe e drejtojnë këtë Organizatë!

Me respekt nga zemra: Olda Gorenca!

Page 14: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 14

Doljana Velia

Unë quhem Doljana Velia, lindur më 1.07.1992 në Vlorë. Aktualisht vazh-doj liceun artistik për kanto

Jetojmë në një botë të krijuar me kushte të pa-barabarta , ndoshta të ftohta, të pandjeshme ndaj hapsirave të kufizuara të natyrës njerëzore.Dile-ma dhe kundërshtia në botën tonë të brendshme shpirtërore, brenda vetes dhe jashtë në raport me të tjerët me mjedisin, ngjarjet dhe vet dukuritë bën që jeta jonë reale, ajo e zakonshme ,paralele por jo e njëjtë ,të duket sa enigmatike aq edhe fantastike në fillim ndoshta e zakonshme dhe e gëzueshme , por në fakt është e frikshme dhe dyshuese.Me një mur ndarës ku figura e mendi-mit është e vetmja përparësi në integritetin social , shoqëror, arsimor dhe profesional për drejtimin e një të ardhme të sigurt. Jeta është si një aven-

turë e mistershme dhe kurioziteti na shtyn për ta zbuluar atë.Jeta është si një titull i bukur libri dhe historia na nxit për ta shfletuar atë.Fëmijëria ime është një kapitull shumë i gjatë dhe i bukur kujtimesh ku në faqet e tij të para mbizotërojnë lojërat, buzëqeshjet, lumturia e tekat e një fëmije të llastuar nga njerëzit që më rrethojnë.Kam lindur pranë një familjeje për të cilën jam shumë e lumtur dhe krenare , pasi kanë qenë mbështetja dhe shtysa kr-yesore për çdo hap që kam hedhur në jetë.Përkushtimi i prindërve njëlloj si për fëmijët e tjerë më ka bërë që ta jetoj jetën normalisht dhe jo të diferencuar. Ndryshimi që vija re ishin përkëdheljet e pakursyera , por këtë e justifikoja duke menduar gjithmonë se isha pjesëtarja më e vogël e shtëpisë, dhe asnjëherë nuk e mendova se këto përkëdhelje vinin si shkak i dëmtimit tim fizik, verbërisë.Këto kujtime të bukura kanë ndikuar pozitivisht si shtysë për të ecur përpara.

Isha 7 vjeç kur përjetova emocionin e ditës së parë të shkollës.Lumturia që ndjeja ishte e papërshkrueshme , pasi asnjëherë nuk e kisha imagjinuar se do të arrija të shkruaja.Me mbështetjen e një mësueseje asistente për mësimin e shkrimit brail arrita të integrohesha në një shkollë të zakonshme në qytetin e Vlorës ku përfundova dhe klasën e tetë.Rezulta-tet e larta në shkollë dhe angazhimi im në aktivitete të ndryshme të qytetit më inkurajuan për të kërkuar edhe më tepër nga vetja.Nga dëshira për një arsimim sa më cilësor për mua, prindërit vendosën që të shkonim e të jetonim në Tiranë.Klasën e 9-të e përfundova në Institutin e të Verbërve “Ramazan Kabashi”.Ishte një vit që më shërbeu për të kuptuar më mirë sesa i rëndësishëm është për ne të verbërit integrimi në shoqërinë normale. Çdo lloj aktiviteti , organizatë shoqërore apo shtetërore për ne është një stacion që meton të na

Page 15: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 15

japë përparësi në reagimin e çdo lloj pengese në jetë.Jeta sociale , familja dhe shkollimi janë drita jonë jeshile për integrimin e një jete normale , por ndihma dhe mbështetja e padiskutueshme dhe e pakushtëzuar e Shoqatës së të verberve të Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve është mënyra më e mirë për përballimin e të përditshmes dhe të ardhmes së sigurt: ekonomikisht , psikologjikisht dhe profesionalisht , duke konkretizuar ndihmën unike dhe të vyer të përkthimit dhe regjistrimit të burimit të dijes siç është libri që na siguron marrjen e informacionit të plotë.Pa harruar botën e pasur të shtëpisë së kasetave “libërfolëse” në bibliotekën e shoqatës tonë.Mundësimin e mjeteve tifloteknike si: makina shkrimi, ora folëse, dhe mjeteve informuese dhe komu-nikuese si telefoni dhe kompjuteri me program folës dhe sigurisht kurset përkatëse për përdorimin e këtyre metodave dhe mjeteve,mundësi që më bëjnë të ndihem e njëjtë pranë bashkëmoshatarëve të mi që studiojnë në liceun artistik, dega kanto. Aktivitetet kulturore të organizuara në mënyrë të atillë që të na vënë përballë historisë, natyrës dhe pa lënë mënjanë dhe argëtimet, që na sigurojnë armët për luftën sa të ashpër , të egër aq edhe të këndshme e të bukur që quhet JETË.

Page 16: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 16

Sofije Kolgjini

Unë quhem Sofije Kolgjini dhe kam lindur më 13 Shtator 1964 në fshatin Guri i Bardhë Burrel.Në

moshën 7-vjeçare aksidentalisht kam hum-bur shikimin.

Në vitet 1972-1981 kam kryer arsimin e plotë tetëvjeçar në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi” ku kam studjuar piano. 1981-1985 kam ndjekur studimet në shkollën e mesme të muzikës, liceu artistik Jordan Misja Tiranë për piano. 1996-2000 kam ndjekur studimet në Aka-deminë e Arteve të Bukura në Tiranë sot Universiteti i muzikës për kanto ku jam di-plomuar si këngëtare soprano lirike.

Kam ndjekur kurse të gjuhës angleze pranë qendrës së gjuhëve të huaja Abraham Linkolm.Kam ndjekur kurse kompjuteri pranë QKRV në Tiranë.

Kam marrë pjesë si këngëtare dhe pianiste në të gjitha aktivitetet që organizoheshin në shkollë gjatë gjithë kohës që kam qenë ne Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi” Tiranë, madje dhe paraqitja ime e parë në TVSH ka qenë kur unë isha 14 vjeç në një emision për fëmijë ku kam luajtur në piano. Në v.1986 së bashku me disa kolegë të mitë kemi realizuar një koncert me pjesë klasike në sallën e shtëpisë kulturës në Burrel ku jam paraqitur si pianiste dhe kam luajtur para këtij publiku Moxart dhe Shopen. Në v.1988 kam marrë pjesë në festivalin folklorik të rrethit Mat ku kam kënduar një këngë djepi dhe jam vlerësuar me çmim dhe diplomë.Në Prill të vitit 1996 kam realizuar koncertin tim të parë recital ku jam paraqitur si kantautore dhe pianiste koncert i realizuar në sallën e shtëpisë së kulturës në Burrel. Në Maj të vitit 2000 kam realizuar koncertin e dytë recital me një tjetër drejtim dhe tematikë ndryshe ku jam parqitur si këngëtare lirike dhe pianiste, koncert në hollin e T-O-B. Në Korrik të vitit 2001 kam kënduar në një koncert të organizuar nga një producent Anglez në sallën West Mister Theater në qendër të Londrës. Kam marrë pjesë në të gjitha aktivitetet kulturore artistike që ka organizuar Shoqata e të Verbër-ve të Shqipërisë dhe QKRV. Kam marrë ftesë pothuajse në të gjitha koncertet festive që organizohen në qytetin tim të lindjes.

Aktivitetet e mia janë paraqitur në medja të folur, vizive dhe atë të shkruar si- ga-zeta Mësuesi, Zëri i Rinisë, Rruga e Dritës, Zëri i Popullit, R-D, Intervista, Gazeta

Page 17: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 17

Shqiptare, Revista Klan, në televizione si- T-V-SH, T-V-KOHA, T-V-SHijaku, Vi-zion Plus, Top Chanal, etj.

Kam punuar si pianiste në shtëpinë e kulturës në Burrel nga viti 1985-1996. Nga viti 2007 vazhdoj punë si mësuese muzike në Institutin e Nxënësve që Nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi” Tiranë.

Page 18: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 18

Ada Hajrrullaj

22 vite jetë, të trisht, por dhe të bukur njëkohësisht!

Të kesh aftësi të kufizuar në shi-kim, është sa e vështirë, aq edhe e ndërlikuar, por është edhe e lehtë sepse gjithnjë ka një mënyrë për të ecur suksesshëm në rrugën e jetës tënde!

Unë jam fëmija e dytë e familjes dhe para meje ka lindur motra ime që është 3 vjet më e ma-dhe. E përmend këtë fakt sepse në çastin kur unë linda, pati një reagim nga babai im. Ai, pas lindjes së motrës sime, kishte shprehur dëshirën që pas saj të lindte një djalë, por kur linda unë, ai reagoi paksa jo mirë. Mami më ka thënë se ai nuk më ka takuar në momentin e paslindjes. Por sigurisht ky ishte vetëm një moment sepse më

pas, për të, kam qenë vajza e tij e preferuar dhe më e përkëdhelura. Ai më përqafonte, sikur donte të më kërkonte të falur!

Kur unë kam qenë në barkun e mamit, të gjithë prisnin me padurim lindjen time. Të gjithë ishin kurioz se si do të isha unë, cila do të ishte pamja ime, si do të ishte forma e fytyrës sime, ngjyra e syve të mi, etj.... Të gjithë më donin shumë ende pa lindur!

Kur linda isha shumë e shëndetshme, linda 3kg e 800g. Isha një fëmijë ëngjëllor, të paktën kështu më kanë treguar. Në egzaminimet që mjekët më bënë pas lindjes, nuk më rezultoi asnjë problem shqetësues lidhur me shëndetin tim. Kështu që, pata një foshnjëri pothuajse të mbarë.

Por kjo mbarësi nuk zgjati dhe aq shumë, sepse shumë shpejt, çuditërisht dhe pa-kuptuar, problemet e mia shëndetësore filluan.

Isha një vjeç e gjysëm, kur filluan përpjekjet e mia për të ecur mbi këmbët e mia, por e kisha të vështirë një gjë të tillë. Në çastin që tentoja të bëja një hap të tillë, pra kur përpiqesha të ngrihesha mbi dy këmbët e mia të vogla, ndjeja dhimbje, të cilat më pengonin dëshpërimisht të ecja. Prindërit e mi nuk e kuptonin një gjë të tillë sep-se unë nuk mund t’ua tregoja këtë gjë, nuk mund t’iu thoshja se kisha dhimbje dhe se ajo ishte arsyeja që nuk mund të ecja kur ata përpiqeshin të më nxisnin! Unë qaja dhe ata s’e kuptonin përse unë qaja! Për prindërit e mi ishte shumë e vështirë të më kuptonin mua dhe dhimbjet e mia.

Kështu kalonin ditë me rradhë dhe një ditë vendosën ashtu kot të më çonin te një

Page 19: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 19

doktor, më saktë, te një pediatër. Ai nuk dinte si t’ua shpjegonte sepse as vet s’e kupton-te. Më pas, kalova doktor pas doktori, derisa në Tiranë, kishte ardhur një mjek amerikan për të vizituar një nga spitalet e Tiranës. Kur prindërit e mi e morën vesh më çuan pa hezituar tek ai.

Ai më kontrolloi dhe zbuloi tek unë një lloj sëmundje që ishte shumë e rrallë te fëmijët e moshës sime, vetëm 3 vjeç. Ajo sëmundje quhej, artrit-romatoit-juvenil, sëmundje që sipas tij në një moshë më të madhe, që nuk dihej se kur, do të më sillte problem në shiki-min tim, pra, do ta humbisja atë!

Kjo, babain tim e tronditi shumë, por nuk ia tha mamit fillimisht sepse mami im ishte tepër e ndjeshme. Kështu që, ai e mbajti këtë sekret, i vetëm për disa kohë.

Aq i dhimbshëm ishte momenti kur doktori më pa mua që s’ngrihesha dot në këmbë, saqë prej syve të tij rrodhën lot. Kështu më rekomandoi një trajtim që të paktën të më bënte mua të ngrihesha në këmbë dhe kështu të filloja të ecja vet.

Me kalimin e kohës këtë gjë e mori vesh dhe mami dhe reagimi i saj ishte mjaft i dhim-bshëm. Ajo qante e qante për mua, sikur të mos kisha shpëtim, por nuk ishte kështu. Pas ca kohësh, unë u ngrita në këmbë dhe nisa të hidhja hapat e mia të para. Por sikur të mos mjaftonte me kaq, në moshën tetë-nëntë vjeçare, filluan problemet e mia në shikim, dhe pse në këtë moshë nuk qenë dhe aq të theksuara.

Në fakt unë nuk e ndjeva shumë këtë ndryshim sepse nuk ishte dhe aq i madh.

Në moshën tetë vjeçare, hyra në klasë të parë, në Institutin e Nxënësve që nuk Shi-kojnë “Rramazan Kabashi” dhe kështu vijuan vitet me rradhë deri në klasë të katërt, kur shikimi im u dobësua më shumë akoma.

Në shkollë, ne mësonim dhe shkruanim me një lloj shkrimi që quhej Brail, i cili ishte posaçërisht për personat që kishin problem të theksuara në shikim, siç quhen në gjuhën mjeksore, persona të grupit të parë sepse kështu quheshin ata që kishin shikim të dobët dhe që nuk arrinin të shihnin shkronjat e shkrimit të zakonshëm prej një distance të caktuar. Shkronjat e alfabetit Brail, ne i dallonim me mollzat e gishtave dhe në këtë mënyrë shkruanim, lexonim dhe si rrjedhim mësonim.

Kishim mjete specifike për të shkruar, që quheshin, pllaka ku vendosej fleta që duhet të ishte paksa e trashë dhe biza me të cilën ne formonim pikat mbi letër. Më vonë, Shoqata e të Verbërve të Shqipëris, në bashkëpunim me shoqata të huaja, na dhuruan mjete më të sofistikuara të quajtura makina shkrimi ku dhe ato përms shtypjes së disa butonave, nxirrnin pikat e brailit.

Por ne mund edhe të vizatonim, por si? Vizatonim me anë të pllakave të gomës mbi të cilat vendosnim një letër të hollë dhe mbi të, vizatonim forma të ndryshme me anë të bizës. Në matematikë kam qenë nxënëse shumë e mirë sepse për të qenë e tillë, më ndihmonin sërish mjetet e veçanta që përdornim, si: vizoret me pika që tregonin centi-metrat, figurat gjeometrike të prera të gatshme nga mësuesja në mënyrë të tillë që ne të krijonim konceptin për të gjitha format e figurave gjeometrike. Kishte shumë mjete fakti-kisht, por nuk po i përmend të gjitha sepse nëse dikush ka kuriozitet për t’i parë, mund

Page 20: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 20

të shkojë kur të dojë në këtë shkollë për të shuar kuriozitetin.

Në fakt, shkollimi për mua në tetë-vjeçare, ka qenë i lehtë dhe i suksesshëm sepse në fund të këtij cikli shkollor, dola një ndër nxënësit më të mirë të shkollës dhe për këtë gjë përfitova një shumë parash që atëherë bashkia e Tiranës, dhuronte për të gjithë nxënësit që dilnin me rezultate të larta në mësime.

Në këtë kohë dhe me shoqërinë isha shumë e ambientuar, ndoshta sepse kishim të gjithë të njëjtin problem dhe kjo na ndihmonte të mos paragjykonim njëri-tjetrin.

Me pas, erdhi koha e shkollës së mesme dhe unë e nisa atë në një nga gjimnazet e krye-qytetit, pikërisht te “Partizani.”

Aty filluan dhe vështirësitë e mia të para si në aspektin shoqëror, ashtu dhe në atë më-simor. Lëndët shkencore më kishin pëlqyer shumë në tetë-vjeçare, por tani për shkak të mangësive në mjetet e punimit, këto lëndë sa vinin e vështirësoheshin për mua. Mësoja vetëm anën teorike sepse anën praktike nuk isha në gjendje ta mbuloja dot . Kështu ndodhi dhe me fizikën e kiminë. Ndërsa në lëndët shoqërore isha shumë e mirë, saqë ndonjëherë mësuesit ua tërhiqnin veshin të tjerëve duke më marrë si shembull mua, por kjo gjë s’më pëlqente dhe aq sepse më bënte të ndihesha ndoshta shumë më e mirë seç isha në të vërtetë!

Por rezultatet e mia, në atë kohë, i arrita dhe fal ndihmës së shoqatës së të verbërve nëpërmjet sigurimit nga ana e tyre të librave mësimor në audio, sepse për mua, si e verbër, ishte e vetmja mënyrë me të cilën munda te përmbush qëllimin tim, të mbaroja me rezultate shumë të kënaqshme.

Meqë prirjet e mia u drejtuan më shumë nga lëndët shoqërore, kjo ishte dhe arsyeja që në vit të tretë, kur klasat u profilizuan, unë zgjodha të shkoja në profilin shoqëror.

Shoqërizimi, fillimisht ishte i vështirë për mua, por me kalimin e kohës kisha rreth meje shoqe dhe shokë shumë të mirë që kuptonin zgjuarsinë time dhe vullnetin tim për të luftuar problemin që kisha. Ata respektonin çdo mendim apo ide timen dhe gjithnjë kur ishte e nevojshme e merrnin parasysh. Kjo gjë më lumturonte pa masë sepse ndihesha e vlerësuar prej tyre.

Tani në këtë stad ku jam, kam ruajtur shoqërinë vetëm me një shoqen time të gjimna-zit, që për mua është më e mira që vitet e shkollës së mesme më dhuruan!

Gjithashtu edhe shkolla e mesme përfundoi shumë mirë. Pasi dhashë provimet e ma-turës, kuptova se me shumë përpjekje, vullnet dhe dëshirë, mund të arrish atë që do në çdo sferë të jetës. Dua të them konkretisht se unë psikologjinë doja dhe pikërisht atë fitova, domethënë ia arrita qëllimit tim të rradhës, pavarësisht problemit tim në shikim dhe pavarësisht vështirësive që vinin pikërisht për shkak të verbërisë.

Kur nisa vitin e parë të shkollës së lart, isha edhe më e trembur akoma sepse vështirësit shtoheshin. Shkenca dhe teknologjia përparuan dhe kështu arrita të blija një laptop që me anë të një programi specifik të quajtur Jaws,më ndihmonte për të mësuar duke i dëgjuar leksionet në audio, siguruar këto sërish nga shoqata që për mua tashmë ishte

Page 21: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 21

kthyer në një ndër përkrahjet dhe mbështetjet e mia më të rëndësishme.

E kisha dhe e kam pak të vështirë, por pa sforco në jetë, nuk mund të arrish atë që do. Në vit të parë nuk njihja askënd dhe më dukej sikur asnjëherë nuk do të ambientohesha si me mësimin duke përfshirë detyrimet si studente sidomos gjatë sezonit, ashtu edhe me shoqërinë e re. Ngaqë nuk shoqërohesha me shumë, e kisha të vështirë të merrja inicia-tivën për të bashkëpunuar në grup sepse më dukej sikur çdo gjë do ta bëja gabim dhe se idetë e mia mund të ishin të gabuara dhe jo të duhurat. Kështu që, në vit të parë, nuk realizova dot asnjë detyrë kursi që na kërkohej si individualisht, ashtu edhe në grup. Me provimet nuk dola dhe aq mirë, të paktën jo ashtu siç i kisha vënë synim vetes sime para se të filloja shkollën.

Megjithatë, në atë kohë, fal një projekti të quajtur “Libra pa barriera” që QKRV ini-cioi, arrita të bëhesha aktiviste e rregullt e saj duke ritakuar shokë dhe shoqe me të cilët rivendosëm kontaktet. Ndoshta ky fakt më ndryshoi paksa gjëndjen time emocionale që më shkaktonte ambienti i fakultetit. Ditët dhe muajt ecnin, dhe për gjatë kësaj kohe, veç shkollës, ndiqja rregullisht dhe kurset trajnuese si: kompjuter, anglisht dhe së fundmi një kurs fizioterapie, të realizuara nga QKRV të cilët më mësuan të përdorja kompjuterin, më dhanë njohuri në gjuhë të huaj, etj....

Aktivitetet kulturore, artistike, sportive dhe eskursionet, përkatësisht, na japin mun-dësi që ne të verbërit të shpalosim talentet tona në poezi, këngë, pse jo dhe në kërcim e aktrim. Aktivitetet sportive na mësojnë me sfidat në lojë dhe të ndihemi shpeshherë fitues të garave sportive. Kjo për mua gjithnjë e më shumë bëhet argëtuese dhe më interesante!

Edhe ekskursionet më kanë shërbyer shumë, por jo vetëm mua, por dhe shoqërië sime me të njëjtin problem, për t’u shoqëruar dhe njohur më tepër me njëri-tjetrin, për t’u bërë miq më të mirë sepse në fund të fundit, ndajmë të njëjtin problem dhe ndajmë të njëjtat vështirësi!

Por megjithatë tani që jam në vit të tretë, ndihem më ndryshe si në aspektin shoqëror dhe në atë mësimor në shkollë. Kam më shumë besim te vetja dhe tek idetë e mia si një studente e vitit të tretë të psikologjisë.

Është e vërtetë shprehja se, koha tregon gjithçka, dhe ishte pikërisht ajo që më tregoi mua aftësitë e mia kundrejt paaftësisë për të parë botën dhe njerëzit me anë të syve, por kam mësuar dhe një gjë, se në këtë botë mund të shohësh dhe me sytë e mendjes dhe shpirtit, e kush është i zoti të shikojë kështu, atëhere, ai mund të shoh gjithçka, pa i shpëtuar asgjë!...

“Kam lindur për të ekzistuar, ekzistoj për të jetuar dhe jetoj që të vdes me një fytyrë të buzëqeshur!!!”....

Page 22: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 22

Fran Gjolaj

Quhem Fran Gjolaj lindur në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe më 1.12.1961.Sot banoj në lagjen “Danjel Matlia”Shkodër.

Jam i martuar dhe kam 2 fëmijë.Bashkëshortja dhe fëmijët më gjenden pranë dhe më mbështesin kudo.Krijimi i familjes ka qenë një hap shumë i rëndë-sishëm për mua.Shumë njerëz, të afërm të mi, duke u nisur nga difekti im fizik , e shikonin krijimin e familjes nga ana ime shumë me skepticizëm.Por me ndihmën e bashkëshortes time arritëm t’ju tregojmë se jetesa me një person me aftësi të kufizuara nuk është asapk pengesë për të patur një familje të lum-tur dhe të shëndoshë.Në fëmijërinë e hershme kam qenë një djalë i qetë , i ndrojtur , i lënduar dhe shumë kureshtar.Vështroja me vëmendje dhe vrisja trurin për çdo gjë që më kapte syri.Por papritur , një ditë të hëne , të hënën e 30 Mars 1970, atë të hënë , kur

për herë të parë atë pranverë kisha mbledhur ca lule për mësuesen, diçka u shua.Dielli që atë ditë shkëlqente ndritshëm , u errësua, megjithëse rrezet e tij më ledhatonin fyutyrën.Lulet që mbaja në dorë u përgjakën nga një shpërthim që vinte nga e kaluara dhe mbetën aty, pa ju dhuruar personit më të dashur, mësueses time.Çdo gjë ndryshoi.....nga ai çast nuk do isha më si të tjerët.Humba shikimin,thjesht bota para meje u shfaq pa dritë.Për dy vjet jeta ime u duk sikur ishte ndalur bashkë me lulet në atë vend dhe ishte këputur si ato, por një zë që vinte brenda meje dhe rritej vazhdimisht i kërkonte unit ringritjen.Atë që kisha humbur duhej ta kompensoja me shumë përpjekje dhe vullnet.Rifillova shkollën tetëvjeçare në vitin 1972 , më pas vazhdova të mesmen dhe kam mbaruar arsimin e lartë në degën Matematikë –Fizikë në universitetin “Luigj Gurakuqi” në vitin 1991.Kam qenë i punësuar në dispozicion të arsimit nga viti 1992-1996.Në vitin 2008 kam mbaruar një kurs tetëmujor kualifikimi për operator social.Njoh dhe përdor kompjuterin , gjithashtu njoh shumë mirë edhe shkrimin “brail”.

Thënja që më ka frymëzuar dhe nxitur për të ecur përpara,për të luftuar me vështirësitë,për të kërkuar gjithmonë maksimumin nga vetja ,për të mos pranuar keqardhjen mëshiruese të të tjerëve dhe favorizimet fyese ,për ta parë të ardhmen drejt e në sy dhe të kaluarën pa ulur kokën,është :”nëse atë që ke fituar gjatë gjithë jetës,e humbet për një tek a çift ,ruaj kurajon,vullnetin dhe besimin”.

Motoja që më ka udhëhequrë në jetë ka qenë :suksesi nuk është arritja në majë ,e cila për shumë arsye mund të jetë e pa arritshme ,por ecja drejt është suksesi.

Page 23: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 23

Sot jap kontributin tim në SHVSH i zgjedhur në organet drejtuese të saj.SHVSH në bashkëpunim me Q.K.R.V ofrojnë shumë shërbime për qytetarët e verbër. Shërbimet dhe aktivitetet kulturore-sportive nga Q.K.R.V priten me padurim, dhe ndiqen me dëshirë nga personat me probleme në shikim.Këto shërbime kanë një ndikim të madh në jetën e tyre.Ato bëjnë të mundur rritjen e nivelit arsimor e kulturor por edhe profesional të këtyre personave.Ato mundësojnë nxjerrjen nga izolimi për shumë persona të tjerë të verbër.U japin atyre argëtim kënaqësi dhe mundësi të reja komunikimi ,duke ndikuar pozitivisht në rritjen e besimit tek këto persona ,duke çuar në mënyrë të pa shmangshme në rritjen e vetvlerësimit,që është shumë e rëndësishme.

Page 24: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 24

Franc Koruni

Çdo gjë varet nga këndvështrimi që sheh botën………

Ndonëse me probleme shikimi, që në moshë të vogël nuk kam qenë në dijeni të shoqatës së të verbërve të Shqipërisë , dhe kjo jo se Sho-qata nuk ishte e njohur , por ndoshta dëshira për të luajtur , mësuar dhe jetuar si gjithë moshatarët e mi, bëri që të vazhdoj përpjekjet për tu integruar vetëm me forcat e mia, dhe me ndihmën e vyer të prindërve të mi.Për fatin tim të mirë shikimi nuk ka qenë gjithmonë i njëjtë.Në moshë të vogël me syze, lupa, dhe libra të zmadhuar mundja të lexoja diçka, ndonëse me vështirësi.Me kalimin e viteve ndodhte një paradoks i vogël, sa më shumë riteshin dëshirat e mia për dije po aq dhe shikimi prirej të zvogëlohej derisa “hoqa dorë” nga të përkushtuarit e lëndëve të përgjithshme të shkollës, dhe ju dedi-kova vetëm pasioneve të mia.Arti në përgjithësi , pas pikturave në veçanti ishte ajo që dija të bëja

më mirë, por rastësia më solli një kitare të cilës i dedikova jetën time.Erdhi koha për të hyrë në lice dhe si fillestar kisha pasiguritë e mia, aty rashë në kontakt për herë të parë me Shoqatën e të Verbërve .Ishte shoqata e cila më dha ndihmesën e saj për të hyrë në shkollë dhe për të vazhduar pasionin tim të rri tashmë mbi muzikën.Nuk kaloi shumë kohë dhe u njoha me shumë pjestarë të shoqatës , sado isha treguar i fortë dhe ndjerë i veçantë për problemin tim, aty njoha të rinj të tjerë me histori të ngjashme që më ndi-hmuan të kuptoja dhe të pranoja akoma dhe më shëndetshëm problemin tim.

Ndonëse tanimë luaja vetëm muzikë dëshira për të lexuar nuk kishte mbaruar asn-jëherë.

Ishte studjo kombëtare e regjistrimit të librave në shoqatë që më dha mundësinë e re-alizimit të kësaj nevoje të madhe që kisha.Sot jam në vitin e tretë Akademia e Arteve dhe ndryshe nga viti im i parë kam nje botë kuptim shumë më të pjekur falë librave në audio.Me pak fjalë nuk është shumë të thuash që shoqata i dha jetës time rrjedhën më të mirë që mund të kisha me kufizimin tim të pashmangshëm dhe për këtë do jem gjithmonë mirënjohës.

Page 25: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 25

Kujtim Hysesani

Unë quhem Kujtim Hysesani.Fati e deshi që unë të jem një person i verbër. E me gjithë këtë problem shumë të madh fizik

kam gjetur forca që të eci përpara. Aktualisht jam i punësuar si Doktor Fizioterapist në një qendër so-ciale në Bashkinë e Tiranës. Për të arritur deri në këtë pozicion unë u detyrohem shumë personave dhe institucioneve. Një nga këto institucione është dhe Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë.Në vitin 2008 unë u këshillova nga Prof Sinan Tafaj që të zgjidhja e të vazhdoja degën e Fizioterapisë si një profesion që një i verbër mund ta ushtrojë.Sho-qata ka një politikë që të verbërit që futen për herë të parë në universitet i pajis edhe me njohuri për kursin e kompjuterit dhe të anglishtes.Prandaj edhe unë mora pjesë në të dy këta kurse. Këto më kanë

ndihmuar shumë, sepse unë tashmë të gjitha detyrat në punën time, por dhe më parë në shkollë i punoj vet në kompjuter.

Edhe njohja e gjuhës angleze më ka bërë që ta përdor mirë edhe internetin për të kërkuar materiale për profesionin tim apo edhe për muzikë dhe për komunikim me miqtë dhe shoqërinë.Gjatë studimeve në degën e Fizioterapisë të gjithë librat mësimor të mija më janë lexuar në studion e leximit që shoqata ka ngritur për tu ardhur në ndihmë studentëve të verbër.Në punën time unë kam nevojë për pajisje speciale për të verbër,pa të cilat puna ime do ishte shumë e vështirë.Këto pajisje mi ka ofruar Shoqata falas.Aktualisht Sho-qata më ka dhënë mundësinë që unë të zbatoj një projekt.Unë jam trajnuesi i rreth 20 të verbërve për tu mësuar atyre disa teknika bazë Fizioterapie. Kjo do t’u shërbejë atyre që të kenë një mundësi më tepër për tu përfshirë në tregun e punës.Por unë mendoj që ky është edhe një shembull shumë i mirë se nëse dikur shoqata ka investuar te unë për të përballuar sfidat e jetës sot unë po mundohem të ndihmoj personat e tjerë të verbër për të përballuar sfidat e jetës.

Page 26: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 26

Jueda Gani

Unë jam Jueda Gani. Kam lindur në Te-pelenë në vitin 1994 . Deri në mo-shën 3 vjeç kam jetuar në Himarë me

prindërit dhe 2 vëllezërit e mi... Kur unë isha 3 vjeç u larguam për në Greqi . Atje u stabilizuam në një ishull në Zakintos. Atje fillova shkova në kopësht dhe më pas në shkollë . Deri në klasën e katërt isha shumë mirë me mësime , kisha rezul-tate shumë të mira , por u desh të riktheheshim në Shqipëri për shkak të një problemi mjaft të rëndë shëndetsor të mamasë. Erdhëm në Saran-dë, atje fillova klasën e pestë në shkollë shqip .Mu desh të mësoja të shkruaja dhe të lexoja për një kohë shumë të shkurtër që të arrija të ndi-qja dhe mësimet që po bëheshin aktualisht në shkollë, ky sforcim pati pasoja të mëdha në shi-kimin tim.Mbas pushimeve të Dhjetorit unë nuk arrita kurrë më të lexoja dhe të shkruaja me

shkrim normal.Problemin e shikimit prindërit e mi e kapën që në moshën 2 vjeç, por as në Shqipëri as në Greqi kurrë nuk u bë egzaminimi i duhur dhe i saktë ndaj dhe kjo rë-nie kaq e madhe dhe e papritur na befasoi,na tronditi të gjithëve sidomos mua që isha në një moshë deri diku të vogël 9 vjeç... Në shkurt u larguam prapë për në Greqi ku u shtrova në një ndër spitalet më të mirë në ballkan në Patër Rio Antirio. Atje qën-drova e shtruar rreth 2 muaj e gjysëm analiza,kontrolle dhe mjekime pa fund, por re-zultati mbas 2 muajsh e gjysëm ishte që nuk kisha shërim në asnjë vend në botë dhe që problemi vinte duke u përkeqësuar... goditje të mëdha për një moshë aq të vogël, por kurrë nuk u dorëzova përkundrazi ,sytë e përlotur të prindërve dhe vëllezër-ve më shtynin të gjeja kurajon të ecja përpara dhe t’ju vërtetoja që dhe pa dritën e syve unë do ja dilja të vazhdoja shkollën dhe të bëhesha e zonja e vetes dhe krenaria e tyre... Pasi u kthyem nga Greqia në Sarandë vendosëm të vinim me banim në Tiranë sepse vetëm këtu kishte shkollë për fëmijë të verbër... Erdhëm dhe vazhdova Insti-tutin e Nxënësve që nuk Shikojnë Ramazan Kabashi ... Atje mësova shkrimin Brail , shkrim për të verbër... në atë shkollë fillova klasën e 6-të dhe vazhdova deri në klasë të 9-të. Pas përfundimit të shkollës 9-të vjeçare me anë të shoqatës së të verbërve u rregjistrova tek shkolla e mesme me drejtim gjuhësor “Asim Vokshi” ... Dhe këtu isha mjaft mirë me mësime dhe për këtë pata një ndihmë të madhe nga QKRV me anë të librave shkollorë të kthyera në audio , me mjete të posaçme didaktike si psh makina shkrimi në brail,lupë etj, etj.Gjatë simestrit të dytë të vitit të tretë paralelisht me shkollën kisha dhe pregatitjet për mbrojtjen e gjuhës greke në të cilin dhashë dy provime që dola shumë mirë... Aktualisht jam duke ndjekur një kurs fizioterapie tek SHVSH dhe paralelisht me të po vazhdoj dhe shkollën e lartë për fizioterapi......

Page 27: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 27

Frrok Gjikolaj

Më pyetën njëherë : Si vepron në një ditë të vështirë? Mbyll sytë, kujtoj buzëqeshjet, ngrohtësinë që më kanë

dhuruar njerëzit dhe u them: Kjo është vetëm një ditë. Të tjerat do të kenë më shumë dritë.

Duke parë botën me sytë e shpirtit, befas ndje-va mall për fytyrat e bashkëmoshatarëve që sot fisnikërohen nën kurorë thinjash. Ndjeva mall për fushat kodrat malet me pejsazhet plot ngjyra të ngulitura thellë në memorjen e 10 vjeçarit të viteve ‘70.Në atë kohë një shpërthim bombe e ndau jetën time më dysh duke ndryshuar rrjedhën , por jo ecjen përpara.Ndodhesha në kufi të dy kohërave . Shkëlqim i së parës tashmë u venit.Fillova jetën aty ku ngeci një çast , duhej të ngri-hesha mbi goditjen fatale.Nuk di ç’emër ti vë,

vetpërshtatje a luftë për ekzistencë .Mbase duheshin të dyja.Më tej ëndrrat fituan lirinë , unë i ndoqa pas duke formatuar qëllimin e lartë.

Sot vij para jush qytetar i lirë i çliruar nga mendësia e pamundësisë. Kryefamiljar i mbushur me dashurinë e bashkëshortes dhe fëmijëve, lexues i etur, krijues borxhli, më-sues në profesion e në detyrë edukator.

Në Qendrën e Rehabilitimit të të Verbërve në Tiranë , korridoreve, ka plot njerëz në lëvizje. Dikush qëndron aty në mëdyshje. Druhet të hedhë hapin se mos nuk gjen saktë derën e zyrës që kërkon. Por kjo mëdyshje nuk zgjat. Një zë i ngrohtë i flet ëm-bël: Në cilin departament doni të shkoni? Fytyra e tij e ngrysur disa çaste më parë, çtendoset dhe merr dritë duke thënë: Në departamentin e projekteve. E merr përdore e ndërsa ecin ngadalë drejt zyrës shkëmbejnë bashkë pyetje e përgjigje për shëndetin, familjen etj. Një i tretë që e shikon këtë skenë mund të mendojë: Ështe motra apo e bija? E kjo pyetje është tepër normale pasi e tillë është sjellja e një përgjegjëse departa-menti apo drejtoreshe në këtë institucion. Për ato puna nuk fillon e mbaron në zyrë por tek përkujdesja dhe mirësia për të gjithë.

Dhe në zyrë nuk ka zyrtarizëm . Aty biseda rrjedh lirshëm. Është përfaqësues i një dege të shoqatës. Atij i paraqiten e ofrohen projekte të ndryshme për të verbërit

Ai thotë: Nga ana e anëtarëve të degës sonë, ne , ju falenderojmë ju për konkursin po-etik, për projektet që keni zbatuar për mësimin e kompjuterit vitin që shkoi e po ashtu

Page 28: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 28

edhe për fillimin e mësimit të anglishtes, por kemi nevojë edhe për vazhdimin e tyre. Gjithashtu kemi kërkesa të reja për mësimin e shkrimit e leximit në brail.

Biseda vazhdon e ngrohtë dhe teksa ngrihet për tu larguar nxjerr nga çanta një zarf dhe ia jep përgjegjëses. Ajo e hap dhe gjen brenda dy shkresa zyrtare. Njëra plot me tituj librash shkollorë e artistikë për ti marrë e dëgjuar në audio . Tjetra me propozime titujsh të rinj drejtuar komisionit të shërbimeve, i cili përcakton inçizimin e librave të rinj nëpër kaseta. Përshëndetet me të dhe thotë:Këto shërbime i japin jetë jetës dhe dritë shpresës sonë.

Page 29: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 29

Klodian Karaj

Jam rritur i vetëm! Them vetëm, jo se s’kam pasur asnjeri pranë meje, por sepse pranë meje kurrë nuk pata familjen time, prindërit

e mi, një motër apo vëlla timin!

Është e trishtueshme, por kjo ësht ë e vetmja e vërtetë e imja që nuk ia fsheh dot njerëzve, vetes dhe as jetës sime!

Gjatë fëmijërisë, adoleshencës dhe tashi që mund ta konsideroj veten të rritur, më kanë munguar jashtë mase shumë ata, ata për të cilët fëmijët janë të gatshëm të japin dhe jetën, mami dhe babi im. Por jeta ime ka vijuar, pavarësisht këtij fakti dhe vetmisë, të qenit i vetëm pa ta!

Deri në 18 vjeç kam qëndruar në jetimore ku shumë bashkëmoshatarë të mi ndanin të njëjtin shqetësim, dhimbje dhe përjetim me mua! Qanim dhe trishtoheshim bashkë dhe përpiqeshim të gjenim një Pse së bashku!

Pasi mbarova 8 vjeçaren te Instituti i të Verbërve “Rramazan Kabashi”, vijova shkol-lën e mesme profesionale te hoteleri turizmi! Gjatë gjithë kohës veshët e mi kanë dëgjuar përbuzje, ofendime, sharje, paragjykime, por të tilla gjëra ndonjëherë më mërzisnin dhe të tjera herë më jepnin forcë të ecja përpara, sepse mbi të gjitha jeta vazhdon dhe unë duhet të jetoj jetën që vet zoti më dha! Por nga të gjithë njerëzit që më kanë mbështe-tur dhe më kanë qenë pranë meje gjithnjë, s’dua të harroj Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë e cila ka qenë shtëpia që nuk e pata kurrë! Një shtëpi që ende dhe sot nuk e kam, por falë tyre gjithçka më është lehtësuar.

Ndihma e tyre është e pazëvendësueshme dhe e pakrahasueshme! Ata më ndihmuan të bëj dhe unë një shkollë të lartë ku aktualisht studioj për punë sociale! Një nga gjërat që jam përpjekur të bëj gjithmonë, është të ndihmoj të verbërit, sepse mua zoti më dha një shikim të mjaftueshëm për veten time, por disave iu dha fatkeqësinë e mos të parit fare fare dhe unë kam qenë aty, për ta, sa kam pasur mundësi! Jeta vazhdon dhe pse jeta ime nuk është më e mira! Por shpresa është me mua dhe nëse kam shpresë, kam gjithçka!

Page 30: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 30

Ndue Ruci

Vendlindja ime është një fshat pranë qytetit të Rrëshenit. Një fshat me peisazhe përrallore, i

mbytur në gjelbërim e lule, me plot pyje, lëndina ara dhe pemë dhe kudo gjenden gjurmët e fëmijërisë sime të parë. Këtu kam vazhduar shkollën deri në klasën e tretë. Në këtë vit papritur ndryshoi rrje-dha e jetës sime, pasi, si pasojë e një shpërthimi të një lënde plasëse, humba shikimin.

Si pasojë e këtyre kushteve të veçanta, ndoqa Insitutin e Nxënësve që nuk Shi-kojnë në Tiranë. Në këtë shkollë speciale mora arsimimin e plotë 8-vjeçar.

Duhet theksuar se në këtë institucion kemi zhvilluar një jetë të gjallë me plot veprimtari letraro-artistike.

Pasi mbarova këtë shkollë me rezultate të larta, ndoqa gjimnazin me inisiativë perso-nale. Dhe pse përmes vështirësive të pa numërta, veçanërisht të mungesës së teksteve, edhe këtë shkollë e mbarova me rezultate të larta. Për të vazhduar shkollën e lartë më janë dashur përpjekje shumë të mëdha, pasi për mentalitetin e drejtuesve të arsimit në Ministrinë e Arsimit të asaj kohe, ishte e pa konceptueshme dhe e papranueshme që një person që nuk shikon mund dhe duhet të marrë të drejtë studimi. Pasi ma humbën një vit, më në fund më dhanë të drejtën e studimit për gjuhë-letërsi. Edhe shkollën e lartë e mbarova me sukses, si një nga studentët më të mirë të kursit; dhe pse vështirësitë e mun-gesës së teksteve më kanë shoqëruar deri në fund. Por gjatë gjithë studimeve, ndihmë e madhe për mua ishte shkrimi Brail, ku unë mbaja shënime, regjistrimet me kasetofon dhe bashkëpunimi dhe ndihma e madhe nga shoqëria që më rrethonte.

Pas mbarimit të studimeve, fillova punë si mësues inspektor pranë drejtorisë së arsimit në vendlindje, ku kam punuar 7 vjet.

Më pas, me ndihmën e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, mora të drejtën e studi-meve për degën e gazetarisë.

Pas mbarimit të shkollës fillova punë si gazetar pranë Radio Televizionit Shqiptar, ku jam ende si gazetar i angazhuar nëpër emisionet që transmeton Radio Tirana.

Për kualifikimet e mia, për të ndjekur zhvillimet e vrullshme teknologjike dhe për të më lehtësuar punën në profesionin tim, ndihmë shumë e madhe ka qenë Qendra Kombëtare

Page 31: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 31

e Rehabilitimit të të Verbërve të Shqipërisë, ku na ka ofruar shumë shërbime dhe kurse kualifikimi.

Një nga këto kurse ka qenë kursi i mësimit të kompjuterit me programin e zërit, ku ky progam i mundëson një të verbëri të lexojë dhe të shkruaj në kompjuter. Për profesio-nin tim dhe për interesat e mija të gjithanshme, përdorimi i kompjuterit me programin e veçantë, është një mjet i pa zëvendësueshëm për të marrë e për të dhënë informacione.

Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve ka ofruar dhe mjaft kurse dhe shër-bime në të gjithë Shqipërinë, kurse dhe shërbime që rehabilitojnë dhe mundësojnë perso-nat përfitues të integrohen në punë, në jetë dhe shoqëri.

Një nga këto shërbime është dhe studioja e regjistrimit të librave në audio. Në studion e Q K R V-së lexohen libra të llojeve dhe fushave të ndryshme, si tekste për nxënësit dhe studentët e verbër, libra shkencor, psikologjik, historik dhe libra artistik nga vendi dhe bota.

Ky lloj shërbimi është një nga më të çmuarit për përfituesit pasi ndikon direkt në formi-min intelektual e shpirtëror të çdo personi.

Një nga këta persona përfitues jam dhe unë, ku kam lexuar me dhjetra mijë faqe libra të natyrave të ndryshme, ku njohuritë dhe kuptimi i ngjarjeve dhe dukurive kanë bërë transformime të mëdha konceptesh dhe botëkuptimore.

Dhe sa herë që jetoj e përjetoj me librat që lexoj, me personazhet apo me shijen dhe artin e poetëve dhe shkrimtarëve më të mëdhenj të botës, ashtu në heshtje, në orët e vona të natës, shpreh falenderimet dhe mirënjohjen më të madhe e më të thellë për ata që na i ofrojnë këto shërbime, për projektuesit dhe ideuesit, për ata që na kanë ndihmuar dhe na ndihmojnë në këtë ndërmarrje të madhe.

Në veçanti shpreh konsiderata për këtë Qendër që na mundëson dhe na i ofron me bu-jari këto lloje shërbimesh duke plotësuar shpejt dhe në kohë edhe kërkesa dhe dëshira personale të çdo qytetari të verbër.

Kurset dhe shërbimet e tjera të Q K R V-së, çdo person të verbër i jep mundësira të mëdha për të startuar fuqishëm dhe për t’u integruar plotësisht në shoqëri dhe në jetën normale, për t’u arsimuar dhe për t’u formuar me personalitet e dinjitet si çdo qytetar tjetër i shoqërisë me parametrat e një qytetari evropjan.

Edhe një herë falenderimet më të përzemërta.

Ndue Ruci, person i verbër i grupit të parë,gazetar në Radio Tirana.

Page 32: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 32

Xhim Kumria

“Çdo gjë është e mundur, asgjë e pa mundur!” Kjo është motoja që më ka shoqëruar deri në këtë moment

të jetës sime.

Që i vogël kam kuptuar që të jetosh me një problem të tillë, nuk është dhe aq e thjeshtë, por gjithashtu kam kuptuar se bashkëjetesa me këtë problem nuk është e pamundur.

Ndërkohë që po shkruaj, më vjen ndërmend një kujtim nga fëmijëria ime. Kur unë shfaqja dëshirën time për të luajtur me moshatarët e mi, ata gjithnjë më shmangnin dhe shpeshherë prej tyre dilnin fjalë ofenduese që më bënin të ndihe-sha keq, dhe kjo sillte tek unë pafuqinë për të shembur murin pengues mes meje dhe mosha-tarëve të mi. Në pamundësi të kësaj, qaja dhe mbyllesha në vetvete duke u përpjekur të gjeja

një qoshe të shtëpisë ku askush të mos më shihte dhe kuptonte atë që përjetoja unë.

Dhe kështu kaloi një pjesë e fëmijërisë sime, një perjudhë që me kalimin e viteve u përpoqa ta harroj. 1998, u shpërngulëm nga Elbasani në Tiranë ku unë për herë të parë, me shumë emocion u ula në bankat e shkollës, sigurisht zura shokë të rinj me të cilët u ambjentova shumë shpejt, ndoshta të problemit të përbashkët që kishim. Vit pas viti, më shtohej dëshira për të mësuar, e kështu mbarova tetëvjeçaren në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi” me rezulta të shkëlqyera në mësime.

Më pas filloi një perjudhë e re në jetën time, adoleshenca që korespondoi me fillimin e shkollës së mesme, në gjimnazin “Partizani”. Dihet që perjudha e gjimnazit është perju-dha më e bukur e çdo personi, por për mua ka qenë një perjudhë shumë stresuese e jetës time sepse ndryshe nga fëmjëria e hershme ku bashkëmoshatarët e mi bënin gjëra të pa menduar, në gjimnaz dukej qartë indiferentizmi dhe paragjykimi, sa herë që kisha ne-vojë për dikë, askush nuk ishte aty, por kur dikush kishte nevojë për mua për një moment situata ndryshonte rrënjësisht, ata tregoheshin të sjellshëm, të dashur, të gatshëm për gji-thçka. Por ky ishte një reflektim momental i tyre, pas pak gjithçka ndryshonte.

Duke treguar mospërfillje ndaj të tilla gjërave, iu përkushtova mësimeve me shumë vështirësi, që u lehtësuan fal mbështetjes fillimisht të familjes time e cila më lexonte të gjitha materjalet shkollore, dhe më pas një mbështetje shumë e madhe ka qenë ajo e Sho-

Page 33: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 33

qatës së të Verbërve të Shqipërisë e cila më mundësoi gjithçka që më nevojitej në lidhje me shkollën, rregjistrimin e librave në audio , gjë që i lehtësoi shumë punën familjes. Më në fund ndihesha i pavarur në të mësuar dhe kjo më bëri më të thjeshtë studimin dhe në këtë mënyrë qëllimi për arritje të rezultateve të larta u përmbush.

Mbarova shkollën e mesme për të vijuar të lartën në Fakultetin e Drejtësisë ku aktual-isht studioj. Një perjudhë paksa ndryshe kjo për arsyen se më solli risi në jetën time. Në këtë kohë fillova të frekuentoj shoqatën duke u bërë më pas aktivist i rregullt i saj.

Një eksperiencë e bukur ka qenë kur unë u përfshiva në projektin “Libra pa Barriera” implementuar nga Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve , ku mu dha roli i përgjegjësit të bibliotekës. Kjo eksperiencë zgjati rreth një vit e gjysëm ku përveç se njoha shumë njerëz të rinj, u njoha me rëndësinë dhe përgjegjësinë e punës. Gjithashtu kam marrë pjesë në aktivitete sportive si: futboll, shah etj.Duke qenë se kam qenë një ndër aktivistët më të rregullt, u zgjodha kryetar i Forumit Rinor Studentor i shoqatës.

Shoqata është një mbështetje e madhe për mua dhe të gjithë studentët e verbër.

Janë zhvilluar eskursione të ndryshme ku të rinj dhe të moshuar kanë kaluar orë dhe ditë ndryshe nga rutina e përditshme.

Duke parë një gadishmëri të përhershme nga i gjithë stafi i shoqatës ndaj nesh, ne ndi-hemi të motivuar të bëjmë një jetë aktive, me emocione, përjetime pozitive, me dëshirën që ëndrrat tona ti bëjmë realitet.

Falenderoj shoqatën për suportin e pashtershëm që nuk na ka munguar asnjëherë dhe me optimizëm që nuk do na mungojë kurrë.

Page 34: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 34

Marsona Taçe

Quhem Marsona Taçe

Kam lindur më 26 korrik 1975,në qyte-tin e Gramshit.Kam lindur e verbër,e jam

fëmija e tretë në familje ,motër pas dy vëllezërve.Prindërit më kanë kuptuar verbërinë time pas tre muajve të lindjes.Kështu që kujdesi dhe moskup-timi i tyre për të më rritur mua një fëmijë si gjithë fëmijët e tjerë ,ka qenë tepër i veçantë.Kam qenë një fëmijë i shoqërueshëm me një imagjinatë e shkath-tësi të admirushme.Për shkak të verbërisë më është dashur të largohem vetëm 8 vjeç nga familia për të vazhduar shkollën 8 vjeçare,në Institutin e Nxë-nësve që nuk Shikojnë në Tiranë.Më duhet të them se ato vite më kanë shërbyer në formimin që kam marrë ,gjatë gjithë jetës.Respekt dhe mirënjohje për shoqet,shokët,dhe shtojmë stafin pedagogjik të

këtij instituti.Pasioni dhe profesioni im është muzika.Pas mbarimit të shkollës së mesme në Gramsh ,studimet e larta i kreva në akademinë e arteve ,Fakulteti i Muzikës,dega Kanto.Më pas në Elbasan kam kryer studimet e larta në Universitetin Aleksandër Xhu-vani Fakulteti i Shkencave të Edukimit dega Filozofi-Sociologji për 3 vjet.Po në Elbasan kam mbaruar master profesional (Punë Sociale).Për gjatë viteve që kam kryer studimet e larta jam integruar më së miri në aspekte të ndryshme të jetës.Jam ndier e vlerësuar e respektuar nga studentët e pedagogët.Nuk mund të rri pa përmendur e pa falenderuar pedagogen time të kantos Xhovana Doko.Megjithatë për çdo individ jeta është një sfidë ,por për persona me aftësi të kufizuar ajo është një sfidë e dyfishtë.Sot që unë po shkruaj këtë biografi të jetës sime jam e punësuar në Qendrën Kulturore të Fëmijve (Q.K.F.) në rrethin e Gramshit, ku jam e angazhuar në aktivitetet kulturore që organizohen në këtë rreth.Jam anëtare e shoqatës (SH.V.SH.)që prej krijimit të saj.Kjo shoqatë ka pasur dhe ka në fokusin e punës së saj integrimin e individit të verbër në jetën sociale, politike, ekonomike.Prej gati 10 vjetësh Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë (SH.V.SH) ofron shërbime për nxënësit dhe studentët e verbër që arsimimi i tyre të jetë në kushte sa më normale. Jam falenderuese dhe mirënjohëse gjithë stafit (SH.V.SH) që bejnë çdo ditë një punë voluminoze e pa u lodhur për të na dhënë ne kurajo dhe kënaqësi për të qenë mëse të barabartë me njerëzit(të ashtëquajtur normal).

Page 35: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 35

Alda Shalari

Unë quhem Alda Shalari.Jam lindur në Tiranë më 19.1.1989.Studimet fillestare i kam kryer në Institutin e Nxënësve që

nuk Shikojnë “ Ramazan Kabashi”. Gjatë peri-udhës 2004 - 2008, kreva studimet e mesme në Liceun artistik Jordan Misja dega piano. Më pas kam kryer studimet e larta në Akademinë e Arte-ve të Bukura ku u diplomova në degën Muziko-logji.Në vitin 1998 - 1999, kam qenë deputuese në festivalet 35, 36 të këngës për fëmijë të Ti-ranës, ku jam vlerësuar me çmim të dytë dhe të tretë. Kam marrë pjesë në koncerte të organizuar nga Kolegji Turk dhe po ashtu kam qenë pje-sëmarrëse në koncertet e përvitshme “Arti përtej shikimit”, organizuar nga Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, ku kam deputuar si këngëtare me emra të njohur të këngës së lehtë Shqiptare në

qytetet: Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë.

Në 19 shkurt të vitit 2011 organizova koncertin e parë recital si pianiste dhe këngëtare, ku interpretova vepra të ndryshme nga kompozitorë të njohur. Si muzikologe jam pje-sëmarrëse në një konferencë shkencore mbi muzikën shqiptare organizuar nga fakulteti i muzikës në Akademinë e Arteve. Jam autore e një numri të konsiderueshëm artikujsh kritik, kryesisht mbi muzikën Shqiptare.Aktualisht vazhdoj studimet master në degën Histori muzikë!

Dita ime nis në tastet e pianos, dhe po aty mbaron. Unë nuk mund ta mendoj jetën time pa ato rreshta me taste, pa ata tinguj që gjithmonë i mbaj pranë me ç’të mundem, me shpirt, duke i dëgjuar në CD, apo duke i kënduar vetë.

Por pasioni im është edhe gazetaria e folur, ndoshta kjo vjen si një formë alternative e të parit nga unë. Mbase, por mua më pëlqen të shoh kështu, përmes fjalës! Ëndrra ime e madhe është të kem një emision timin, në radio apo kudo qoftë, të komunikoj aty me të gjithë, t’ju flas atyre për muzikën, për labirinthet e saj të bukur e të panumurt. Me siguri, që po pate një ëndërr, pas saj vjen një realizim. Por unë kam pasion edhe studimet, do të kisha dëshirë të shkruaja një të tillë për muzikën e ndonjë filmi, ose artikuj që kanë të bëjnë me jetën koncertore në vend. Edhe petagogjisë po i jap një vend në dëshirat e mia! Nxënësit janë pasardhësit e artit që ti bën, dhe s’ka krenari më të madhe se sa kur ti një ditë, luan në skenë bashkë me nxënësit e tu, të cilët i ujit si një lule, me dëshirën e madhe për tu bërë artistë. Shpresoj në të ardhmen time!

Page 36: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 36

Mirela Kapedani

Unë jam Mirela Kapedani, mësuese në Institutin e Nxënësve që nuk shi-kojnë Ramazan Kabashi. Në 8 Janar

1991, ditën që u krijua Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, isha nxënëse e Institutit të Nxënë-sve që nuk Shikojnë. Këtë ditë e mbaj mend shumë mirë, sepse mbledhja e parë u mbajt në ambjentet e këtij Instituti. Ne nxënësit e atëher-shëm talleshim duke thënë se u krijua Partia e të Verbërve, kjo dhe në vazhdën e kohës së atëher-shme, ku partitë mbinin si kërpudhat pas shiut, si thotë populli. Por një organizim i tillë nuk do të ishte një kërpudhë si shumë organizimë të tjerë që koha i tregojë si të tillë, por do të ishte një organizim që do të ndryshonte jetën e një komuniteti të tërë në Shqipëri.

Kur isha nxënëse në Institut pak besim kisha se do të arsimohesha më shumë, por fal organizatës tonë, e cila na dha mundësinë të arsimohemi, unë jam tani këtu, duke mësuar fëmijë që kanë të njëjtin problem me mua.

Pak kam besuar se punën mund ta bëjmë si të tjerët, por fal mundësive, që na jep orga-nizata, duke na pajisur me të gjitha mjetet didaktike si dhe mësuesit e tjerë, unë sot pa hezituar fare them se: në punë ndihem e barabartë, si kolegët e mi mësues.

Për të ardhur deri këtu ku jam më është dashur të marr eksperiencën e të tjerëve dhe në veprimtaritë që Shoqata i ka organizuar në vite, kjo është bërë e mundur.

Më është dashur të trajnohem për të qenë sa më shumë e vlefshme për veten dhe punën që b ëj dhe këtë e kam arritur duke frekuentuar shumë trajnime që Shoqata ka organizuar.

Edhe unë si shumë të verbër të tjerë pak vite më parë kam ëndërruar të jem përdoruese e kompjuterit dhe këtë ma bëri të mundur Shoqata me kurset që ofron, madje them me mbur-rje se kam qenë në kursin e parë të kompjuterit që Shoqata ka organizuar, që në vitin 2005.

Sot Organizata jonë është një realitet i domosdoshëm dhe shumë i vlefshëm pothuajse për të gjithë personat e verbër në Shqipëri. Fal këtij organizimi komuniteti ynë është tashmë kaq shumë i indentifikuar në shoqërinë shqiptare dhe cilido njeri i thjeshtë, apo jo këtë ja de-dikon Organizatës tonë.

Me respekt Mirela Kapedani!

Page 37: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 37

Eris DEMIRI

Kam lindur më 1 Korrik 1988 në qytetin e Bur-relit.Më 13 Shkurt 1998 isha nxënës në klasën e pestë në shkollën tetëvjeçare “31 Korriku” Burrel.Ditë pushimi , duke lozur me shokët e pallatit në stadiumin e qytetit Burrel u aksidentova nga një granatë që plasi me zjarrin që ndezëm në një kanal për tu ngrohur sepse ishte ftohtë.Ishte diçka e pa-pritur.Nuk dinim se ç’kishte......

U aksidentuam 4 shokë.Unë Erisi u aksidentova në kokë dhe humba njërin sy.Me urgjencë na u dha ndihma e parë në spitalin e Burrelit.Pastaj me heli-kopter u drejtuam në spitalin ushtarak Tiranë.Unë isha në gjendje kome 21 ditë pas operacionit në kokë.Me ndihmën e prindërve po dilja nga gjendja e komës.U dërgova për kurim në Rusi te Federovi për të vetmin sy.Por gjatë kësaj kohe kalova për

kurimin e melingjitit për 1 muaj në një spital neokirurgjie të Moskës.

Pas shërimit të melingjitit në Moskë u ktheva pranë familjes me regjim shtëpie 6 muaj kurim në kujdesin e mjekëve të spitalit Burrel.Gjatë vitit 2001-2002 kam kaluar dy herë gjendje kome pasi rrugët e trurit ishin të hapura.Me ndihmën e Karitasit Austriak në Brigens-Austri dhe të kujdesit të prindërve arrita të bëj tre operacione në Felkiralte Austris(plastikën e kokës, sinuset, dhe vendosjen e pompës në kokë që thith papastërtitë e plagës duke i dërguar në kanalet urinale).Falë këtij operacioni në Austri gjendja ime shëndetësore është përmirësuar.

Kam mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme në Tiranë.Këtë vit jam regjistruar në fakultetin e Sociologjisë, dega Psikologji.Jam integruar në shoqëri dhe aktivitete të nd-ryshme me ndihmën e pakursyer të prindërve dhe komunitetit ku banoj.Edhe pse kam kaluar shumë peripeci jeta ime tashmë ecën natyrshëm dhe për këtë një mbështetje të madhe po me jep dhe institucioni që na përfaqëson dhe mbron të drejat tona Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë. Falë saj aty kam gjetur vetveten , shpresën dhe forcën për të jetuar jetën sepse nuk jam vetëm.............

Page 38: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 38

Blerina Shalari

Blerina më quajnë: Kam mbaruar studimet e larta për kompozicion si dhe master në fushëen e etno-muzikologjisë. Kjo zeje e artit, më ka pëlqyer qysh se kam filluar të bëhem koshien-te ndaj studimeve. Një profil i veçantë imi ka qenë pjesëmarrja në festival, si dhe në koncer-tin misionar “Arti pertej shikimit” , ku kam marrë shumë emocione. Tashmë unë aderoj në doktoraturë, ku edhe këtu unë kam pasionin tim për të shfaqur siç është prirja studimore. Kam edhe shumë dëshirë për krijimtari sido-mos serioze, por kjo kërkon kohë dhe vullnet. Krijimtaria ime prek shumë sfe-ra si: këngë, romanca muzikë dhome etj, kam dëshirë të prek edhe sferat sim-fonike. Më pëlqen poezia ku shkruaj edhe në këtë fushë.Pres të botoj një vëllim të ri. Jam rebele! Punësimi im, ndryshe nga pasionet e mia ka qenë i vështirë, dmth ka mbijetuar, kjo sepse ka një sërë faktorësh që e pengojnë atë,

që nga mosorganizimi i gjërave siç duhen e deri tek shoqëria qe e ka të vështirë ti pranojë njerëzit me akses të veçantë. Por pavarësisht këtyre, kam patur edhe unë ditë të bekuara në punë, si prania tek Instituti i antropologjisë kulturore dhe studimit të artit, si dhe kom-pania prestigjoze Vodafone, çka dhashë edhe aty kontributin tim për njerëzit që nuk shi-kojnë. Sidomos në këtë kompani, vlen të kujtosh një sërë suksesesh punësimi, jo vetëm për mua, por edhe për kolegë të mi, të cilët ajo i ka pranuar me anë të konkursit, por edhe me anë të pozitivitetit të shfaqur gjithmonë. Mendoj se kjo duhet të shërbejë si një mësim për shtetin dhe çdo organizëm tjetër.Përpos kësaj një mbështetje të pashtershme e kam gjetur gjithmonë pranë Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërvë, QKRV. Ky simbol me shkronja të mëdha, duket si traomatik në dëgjim të parë,por në një vështrim më të thellë prej mendimi ajo të zgjon interes, ta zbulosh, ta provosh dhe më pas të kërkosh të marrësh prej saj. Ka shumë kohë që sfidave të përballjes me jetën ju prin kjo qendër, që në Shqipëri duket si nje projektim luksoz po të mbajmë parasysh zhvillimet e vendit. Por faktet flasin ndryshe, sepse këtu, gjen plot pasion i cili nuk ka ne-vojë për shume para, as për emra të mëdhenj donatorësh. Këta, jo se i mo-hon, por ajo i pranon me modestinë e vet, si dhe donacionin më të fuqishëm, ajo e kërkon nga frekuentuesit e vet, njerëzit me mungesë pavarësie në lëvizje. Qendra në fillim ishte një qelizë brenda shoqatës, por më vone ajo krijoi embrio-nin e saj, e sot është një person juridik, si dhe një personazh i shumë prej jetëve

Page 39: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 39

tona të vështira, por jo të papërballueshme. Unë personalisht, e kam parë qendrën si një dorë, e cila më është dhënë sa herë e kam kërkuar, kuptohet, e shtyrë kjo edhe nga ata qe e prijnë ketë qendër. Por për të folur nga brendësia, unë them se qendra është kthyer në një distribucion idesh në rradhë të parë, dhe më pas një fabrikë ku realisht prodhohet dije, informacion, argëtim, sport, koncert,promovim, projekte shumë afatëshe etj. Sepse ne pavarësisht problemit tonë që mbartim e jetojmë jetën ashtu si ju, sepse “Ne” jemi “Ju”..................

Page 40: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 40

Bukurie Maloku

Jeta ime ngjan si një ditar me shumë faqe. Gjatë kohës së fëmijërisë unë i thashë ndal errësirës, dhe për ta sfiduar atë vazhdova që të ec në një

udhë pa kthim, dhe u futa në botën e ndritshme të di-turisë. Fillimisht mbarova Institutin e të Verbërve në Tiranë. Më pas të mesmen në Elbasan, dhe së fundi studimet e larta për gjuhë dhe letërsi. Gjatë gjithë

këtyre viteve kam ndier dashurinë dhe ngrohtësinë e mësuesve të mi të dashur, që s’kam për ti harruar kurrë. Por mbi të gjitha më kanë dhënë një dhuratë shumë të shtrenjtë, dhe ajo më ndjek pas kudo që të shkoj. Është pikërisht dituria e cila nuk ka fund. Ku-jtoj kurset për mësimin e kompjuterit dhe të gjuhës angleze të organizuara nga puna e admirueshme e shoqatës sonë. Gjithashtu kam lexuar libra të ndry-shëm në audjo të cilët kanë zgjeruar horizontin e

mendjes sime. Një ëndërr të bukur të cilën e preka dhe e përjetova realisht është drejtimi i një emisjoni në radio Klea ku janë shpalosur vlerat e botës shpirtërore të personave me aftësi ndryshe si dhe të ftuar shumë të njohur nga fusha të ndryshme të jetës. Një ndër pasionet më të bukura që më ushqen shpirtërisht është të krijuarit në poezi dhe në prozë. Emocione të papërshkrueshme kam ndier gjatë promovimeve të dy librave të mi, si dhe në konkursin e poezisë ku mora çmimin e tretë.

Çdo ditë përpiqem ta jetoj jetën plot dritë dhe me shpresë, duke flakur tej trishtimin, si dhe duke jetuar çastin që vjen e s‘kthehet më, për ti marrë jetës më të bukurën, rrezet e ndritshme të lumturisë.

Page 41: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 41

Elida Çela

Unë quhem Elida Çela dhe kam lindur në 1.07.1986 në Pogradec .Aktulaisht jetoj në Elbasan.Arsimin 8 vjeçar e kam kry-

er pranë Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi” Tiranë. Arsimin e mesëm e kreva në Shkollën e mesme të përgjithshme “Ko-standin Kristoforidhi” Elbasan.Aktualisht ndjek studimet e larta pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Dega Punë Sociale. Mu duk e udhës të zgjidhja këtë degë sepse mendoj se një profesion i tillë të ofron më tepër avantazhe. Nga vetë termi “punonjes social” kuptohet qartë se mbart një profesion në qendër të të cilit qën-dron: individi, grupet në nevojë, si dhe shoqëria me gjithë problematikat e saj. Ky profesion, sa human dhe fisnik është po aq edhe i vështirë, në të njëjtën kohë është edhe për t’u ushtruar. Duke

njohur më mirë problematikat e njerëzve në nevojë, ku vështirësitë janë mjaft prezente, mendoj se zgjedhja e këtij profesioni do të ndikonte sadopak dhe do të bënte më të lehtë punësimin tim edhe pse mbetet një profesion tepër i kërkuar dhe konkurenca është mjaft e madhe. Megjithëse vështirësitë nuk qëndrojnë vetëm në fushën e punësimit, ato janë tepër të dukshme edhe në arsimimin dhe sidomos në integrimin e personave me aftësi të kufizuara në përgjithësi, dhe atyre të verbër në veçanti. Për të përballuar apo për të zbu-tur këto vështirësi, duhen bërë përpjekje të shumta duke sensibilizuar opinionin mbarë shoqëror. Një nxitje dhe një motivim kanë qenë dhe aktivitetet që Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë ka bërë për të ecur përpara duke bërë progres. Si anëtare e thjeshtë e sho-qatës, por edhe si anëtare e këshillit për degën e Elbasanit mund të them se kam përfituar shumë nga kurset që janë zhvilluar duke përmendur kështu, kursin e kompjuterit dhe atë të anglishtes. Duke qenë se shkenca dhe teknologjia janë bërë tashmë kryefjala e ditës, me mbarimin e këtyre kurseve, më ka ndihmuar veçanërisht kompjuteri i cili më ka mundësuar të marr informacionin e nevojshëm. Një ndër projektet mjaft të rëndësishme, i cili u përmbyll vitin e kaluar, ka qenë edhe projekti “Libra pa barriera”, i cili jo vetëm ka qenë një mënyrë argëtimi për personat me probleme në shikim, por edhe ka ndihmuar në rritjen e kapaciteteve të këtyre personave. Ndër shumë aktivitete, një ndër të cilat nuk do të lija pa përmendur është edhe koncerti “Arti përtej shikimit”, një koncert që është organizuar pothuajse çdo vit me rastin e ditës së shkopit të bardhë. Në këtë koncert, ku edhe kam qenë pjesëmarrëse, janë kënduar duete me këngëtarët e medhenj dhe kanë qenë të pranishëm si të ftuar mjaft personalitete të shquar të fushave të ndryshme. Aktivitete të tjera mjaft frytdhënëse, kanë qenë shumë ndihmë për personat me probleme në shikim. Nuk ka mur të pakapërcyeshëm, por ka njerëz që nuk dinë ta kapërcejnë atë.....!

Page 42: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 42

Zef Vushaj

Unë i quajturi Zef Filip Vushaj i datëlindjes 01.07.1961 lindur në Velipojë dhe ban-ues në Shkodër.Kam mbaruar shkollën e

mesme në Velipojë dhe arsimin e lartë në vitet 1982-1986 Institutin Buqësor në Kamëz , dega Agronomi.

Mbas mbarimit të shkollës kam mbaruar kursin 3 mujor të ushtrisë në Kosare të Gru e mirë , pastaj kam punuar nëntë vjet pranë ndërmarrjes NB Veli-pojë.Gjatë gjithë jetës kam shkruar poezi si dhe në gazetën studenti i Buqësisë dhe Jeta e Re.Në moshën 20 vjeçare janë shfaqur shenjat e para të mungesës së shikimit, në veçanti natën.

Gjatë viteve të shkollës kisha dobësi në ambjentet në errësirë për të lëvizur.

Diagnoza ime është retina pikmentoze (degjenerim i qelizave të retinës).Në vitin 1999 kam botuar librin me poezi me titull “Tejpamje” dhe vazhdimisht shkruaj poezi të ndry-shme.Kam mbaruar kursin e kompjuterit , brailit , etj.Ofrimi i shërbimeve ka ndikuar shumë pozitivisht në zhvillimin e intelektit tim.

Page 43: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 43

Eranda Alushi

Unë jam Eranda dhe në përgjithësi jam një person i komunikueshëm, kam oratori mjaft të mirë dhe eci me parimin se: Liria ime fil-

lon aty ku mbaron liria e tjetrit. Nuk dorëzohem lehtë përballë situatave të vështira, jam këmbëngulëse, marr shpesh iniciativa, kam vullnet për punën dhe mbi të gjitha kam `shpirtin e konkurencës. Pasioni im më i madh është Psikologjia dhe në një të ardhme aspiroj të bëhem një psikoterapiste e zonja.

Në Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë (SHVSH) unë jam anëtarësuar prej shumë vitesh, por kam fillu-ar të aktivizohem që nga viti 2009, vit ky i cili përkon edhe me fillimin e studimeve të larta. Aktualisht në këtë Shoqatë unë jam anëtare e Këshillit Kombëtar në përfaqësinë e studentëve. Po ashtu jam aktiviste

edhe në forumin rinor të SHVSH-së. Gjatë viteve të studimit SHVSH më ka mundë-suar regjistrimin e të gjitha librave dhe paketave të leksioneve në format audio, duke lehtësuar jashtëzakonisht shumë mënyrën time të studimit. Po ashtu SHVSH mundëson edhe regjistrimin e shumë artikujve të tjerë po në format audio, të cilët ndihmojnë komu-nitetin e të verbërve, dhe sidomos brezin e ri në zhvillimin e horizonteve të reja. Përpos regjistrimeve të librave, SHVSH mundëson edhe kurse dhe trajnime sipas kërkesave të vet individëve. Aktualisht unë marr pjesë në kursin e fizioterapisë që është hapur prej pak kohësh në këtë institucion. Më pas aspiroj të jem pjesëmarrëse edhe në kursin e gjuhës angleze. Këto kurse dhe trajnime ofrohen falas dhe ky është një motivim më shumë për dy arsye: E para, sepse nuk ndikojnë në ekonominë e familjeve tona dhe e dyta, sepse të bëjnë të kuptosh që ne (personat e verbër) me të vërtetë kemi një mbështetje të madhe, mbi të gjitha emocionale, pra nuk jemi vetëm në një botë të madhe.

Page 44: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 44

Lazer Preka

Kam lindur në fshatin Malihebaj të rrethit të Shkodrës më 8 prill 1939.Shkollën fillore dhe atë shtatëvjeçare

i kreva në vendlindje dhe në Bërdicë. Mbasi mbarova dy vite të shkollës pedagogjike duke marrë njohuritë përkatëse të mësuesit u emëro-va në zonën e Velipojës ku ushtrova profe-sionin e mësuesit për tre vite , pastaj po këtë profesion e kam bërë dhe në zonën e Shllakut për tre vite me rradhë.

Me qenë se shikimin e kisha shumë të dobët okulisti i syve në Tiranë më rekomandoi të punoja në një vend ku të kontaktoja me gjel-bërimin.

Mbasi përfitova të drejtën e vazhdimit të shkollës të mesme të pyjeve në Shkodër të cilën e përfundova me rezultate shumë të mira

u emërova në punë pranë ndërrmarjes pyjore në Shkodër me punë si përgjegjës në sektor duke menaxhuar ekonominë e pyjeve.Gjatë kohës në punë kam patur gjithnjë rënie të shikimit.

Kështu në vitin 1997 jam bërë anëtar i Shoqatës të Verbërve me degë në Shkodër.Në prillin e vitit 1999 kam dalë në pension.Pjesën më të madhe të kohës sime ja kam dedi-kuar letërsisë.

Gjer tani kam botuar gjashtë vëllime me poezi lirike , me proza dhe me Haiku.

Kam në dorëshkrim një roman , tre libra me Haiki, dy të tjera me lirike dhe një vëllim me proza të shkurtra.Gjithashtu edhe një libërth me mendime të përzgjedhura nga populli.Gjatë kohës kam bashkëpunuar me gazetën lokale të Shkodrës “Jeta e re” me gazetën le-trare “Drita” , me revistën ish “Bujqësia Socialiste”.Tani bashkëpunoj me gazetën lokale “Dukagjini”.Për krijimet e mia gjatë viteve Presidenca e Shoqatës së të Verbërve në Tiranë më ka vlerësuar dy herë me çmimin e dytë dhe një herë me çmimin e karrierës.Në rrethin e Shkodrës jam antar i komunitetit të krijuesve metropolitanë të qarkut tonë. Gjithashtu komuna e Bërdicës më ka akorduar para një viti titullin “Qytetar nderi”. Ak-tiviteti letrar ende vazhdon duke krijuar me aq sa mundem vetëm Artin e Fjalës Shqipe.

Page 45: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 45

Erjona Bushpepa

Në fëmijërinë time më është dashur të përbal-lem me shumë momente të vështira të cilat i kam kaluar , por asnjëherë pa derdhur dy pika

loti.Mbaj mend kur isha e vogël dhe prindërit më jep-nin ndonjë monedhë 200 ose 500 lekëshe , dhe kur më binin nga dora nuk mundesha më ti gjeja dhe thërrisja njërin nga prindërit që të më ndihmonte për ti gjetur.Të tilla momente vazhdojnë të më shoqërojnë edhe sot.Momente të tjera të vështira kam kaluar gjithashtu në lojra të ndryshme që zhvillonim me gocat e lagjes.Kur loznim koka fshehti të gjithë ma bënin pas, pasi nuk mund ti shikoja dot dhe detyrohesha të mbyllja sytë në shumicën e rasteve.Mërzitesha dhe largohesha nga loja dhe luaja me kukullat e mija në shtëpi.Gjithashtu në lojrat që zhvillonin shokët dhe shoqet e klasës jam detyruar që të mos marrë pjesë duke qenë se më qua-

nin qorre.Jam ndjerë keq dhe në momente kur lexoja ndonjëherë në klasë dhe e mbaja kokën shumë të ulur disa nga nxënësit më imitonin.Disa nga shoqet e klasës për të më provokuar dhe për tu tallur në një farë mënyre, më thërrisnin nga banka e fundit edhe pse duke e ditur që nuk mund ti shikoja nga banka e parë ku isha unë.

Shoqja ime e ngushtë dhe vëllai më thonin që të mos e ktheja kokën mbrapa dhe le të thërrisnin sa të donin ato.Kur na ndërronin ndonjë mësues në lëndë të veçanta gjithmonë në fillim e kisha të vështirë pasi më pyesnin në lidhje me tabelën , por kur ua shpje-goja problemin që kisha me sytë çdo gjë bëhej më e thjeshtë. Disa nga mësuesit kur më shikonin që e mbaja kokën shumë të ulur kur shkruaja apo lexoja më pyesnin dhe asnjëherë nuk më kërkonin të lexoja e as në lidhje me tabelën. Ka patur disa raste kur kaloja rrugës dhe nuk ju flisja njerëzve të cilët më njihnin e i njihja duke qenë se nuk ar-rija ti shikoja, dhe ato ju thonin prindërve se Erjona është mendjemadhe nuk na flet kur kalon në rrugë.Prindërit më justifikonin duke ju thënë se nuk e ka patur mendjen se nuk ka mundësi.Në disa raste përshëndesja persona të gabuar pasi nuk ishin ata persona që mendoja unë.Të tilla momente më kanë bërë të ndihem jashtëzakonisht shumë keq pasi njerëzit mendonin gjëra krejtësisht të kundërta për mua nga ato që ishin në të vërtetë.Të gjitha këto janë gjëra të cilat edhe pse kanë kaluar , është shumë e vështirë për ti harruar.Në jetën time dhe në jetët ë të gjithë të verbërve të tjerë është e pamundur që të mos për-ballemi çdo ditë me momente të vështira të këtij lloji, por ne duhet të jemi optimist për të ardhmen tonë.Unë personalisht që në momentin që jam bërë aktiviste në Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë ndjej që rrugët e jetës time janë hapur pasi nuk e kisha menduar që edhe unë mund të vazhdoja shkollën e lartë si e gjithë shoqëria ime.

Page 46: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 46

Argjend Caka

Unë quhem Argjend Caka dhe jam 16 vjeç.Kam lindur dhe banoj në Thumanë Krujë,

Aktualisht studjoj pranë liceut artistik për piano.

Kam marrë pjesë që i vogël në disa nga aktiv-itetet, koncertet që Shoqata e të Verbërve të Shq-ipërisë ka bërë me disa nga artistët më të njohur shqiptarë. Kjo më ka bërë të ndihem jashtëzakon-isht mirë dhe i privilegjuar, e më ka shtyrë të punoj më shumë për të realizuar ëndrrën time për t’u bërë në të ardhmen një artist i mirë dhe i suksesshëem. SH,V,SH prej disa vitesh ka ndihmuar shumë në arsimimin tonë që në arsimin fillor e deri në uni-versitet, duke na pajisur me libra të përshtatura për ne në brail dhe në audio. Gjithashtu SH.V.SH zh-villon kurse anglishte e kompjuteri të përshtatur

për ne, pa i rënduar xhepat e familjeve tona. SH.V.SH gjatë gjithë këtyre viteve ka punuar dhe vazhdon të punojë fort për integrimin tonë në shoqëri. Ajo është përpjekur që t’i tregojë të gjithë shoqërisë se duam të trajtohemi si të barabartë me të tjerët, nuk duam të favorizohemi për gjëra që vetë aftësia jonë e kufizuar nuk na e lejon t’i bëjmë,por, ne duam që të mos na mohohet të bëjmë ato gjëra që ne mund t’i bëjmë.

Page 47: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 47

Mehmet Gucia

U linda në qytetin e Shkodrës më 23 Gusht 1943.Për nevojat ekonomike të familjes u detyrova të punoj si punëtor që në adoleshencën time.Kam kryer arsimin profesional pedagogjik (Instituti dy vjeçar Pedagogjik).

Kam punuar si bashkëpunëtor dhe korrespodent i jashëm që në fillesën e botimit të gazetës lokale “Jeta e re” dhe më pastaj edhe si redaktor.Në vitin 1974 u emërova instruktor në Komitetin e Rinisë së Rrethit , vend pune të cilin e humba në vitin 1986, për bindjet e kundërta politike të tim biri, me sistemin monist.

Që në rininë e hershme botova poezitë e para për fëmijë në revistën “Fatosi” dhe njëherësh shkruaja dhe botoja skica, reportazhe e tregime në organet e shtypit lokal dhe qëndror.Kam qenë fitues i disa

çmimeve të para për vëllimet me tregime , në konkurset letrare që organizonte Klubi i Rinisë “Heronjtë e Vigut”, Shkodër , për rininë shkollore, kooperativiste dhe atë punë-tore.

Përkushtim të veçantë kam për poezinë dhe veçanërisht për lirizmin e hollë dhe lëvr-imin me pasion të haikut Japonez.

Brënda 5 vitesh 2008 deri 2012 kam botuar 6-të vëllime me poezi:

“Soneti i Hënës”, “Qielli i pëllumbave”, “Mjelma e mëngjesit”, “Refleksionet e Di-mrit”, “Odeon Lirik” dhe së fundmi “Eros”.Kam marrë pjesë në tre edicionet e konkur-seve letrare “Me sytë e shpirtit” organizuar nga Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve dhe Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, duke fituar çmimin e dytë më “Soneti i Hënës” në vitin 2008, çmimin e karrierës me “Qielli i pëllumbave” ne vitin 2010 si dhe çmimin e parë me “Odeon Lirik” në Korrik të 2012.Në nëntor të vitit 2011 isha pjesëmar-rës në edicionin e katërt të Festivalit Letrar që organizon Biblioteka e Qytetit Shkodër , me shkrimtarët.

“......Një njeri mund të ketë çdo

gjë –pa patur asgjë , dhe

asgjë –duke patur gjithçka.”

Mihai Eminesku

Page 48: 7sV¿GRVK - shvsh.org.al · Kur papritur, në atë vrull fëmijnor të fantazive, trokiti adoleshenca, dhe mu desh ti hapja derën me pak frikë dhe pasiguritë që kisha brenda meje!

Faqe 48