65
NË VEND TË PËRPLASJES, ALEANCË E QYTETËRIMEVE Përmbledhje esesh të nxënësve të shkollës së mesme

Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

  • Upload
    lydiep

  • View
    240

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

Përmbledhje esesh të nxënësve të shkollës së mesme

Page 2: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

Në veNd të PërPlasjes,

aleaNcë e qytetërimeve

Ky botim u mundësua në kuadrin e Programit të Përbashkët “Kultura dhe Trashëgimia për Zhvillim Social dhe Ekonomik”, i cili zbatohet bashkërisht nga UNESCO dhe PNUD në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë nëpërmjet Fondit Spanjoll të Arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM).

Autorët janë përgjegjës për zgjedhjen dhe paraqitjen e fakteve të përfshira në këtë botim dhe për mendimet e shprehura aty, të cilat nuk janë domosdoshmërisht mendimet e UNESCO-s dhe nuk e angazhojnë Organizatën. Emërtimet e përdorura dhe paraqitja e materialit në të gjithë këtë botim nuk nënkuptojnë shprehjen e asnjë opinioni nga ana e UNESCO-s në lidhje me statusin ligjor të ndonjë shteti, territori, qyteti apo zone të autoritetit të tyre ose në lidhje me përcaktimin e skajeve ose kufijve të tyre.

Përmbledhje esesh të nxënësve të shkollës së mesme

Page 3: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

redaktore: Zana Tabaku

© Instituti Shqiptar i Medias

Instituti Shqiptar i MediasRr. Gjin Bue Shpata, No.8, Tiranë, AlbaniaTel./fax: ++ 355 4 2229800E-mail: [email protected]

Hyrje

Instituti Shqiptar i Medias me mbështetjen e UNESCO-MDG F JP organizoi në fillim të 2011 konkursin për esenë më të mirë me temë: “Në vend të përplasjes, aleancë e qytetërimeve: opinioni im”, për nxënësit e

shkollave të mesme të mbarë vendit. Pjesëmarrësit u ftuan të shfaqin mendimet dhe opinionet

e tyre në ese, një mënyrë shkrimi që sot përdoret gjerësisht në shkollat e mesme të vendit për të nxjerrë në pah aftësinë shprehëse të nxënësve, aftësinë për të shtjelluar mendimet më mënyrë sa më të përthelluar e të përmbledhur njëherësh.

Në tridhjetë e nëntë esetë që u dorëzuan, pas njoftimit që organizatorët bënë në median e shkruar dhe vizitave informuese me nxënësit e mësuesit në shkollat e mesme të përgjithshme të qytetit të Tiranës, ranë në sy mendimet e pjekura të nxënësve (kryesisht të viteve të larta) lidhur me marrëdhënien ndërmjet qytetërimeve, kulturave dhe

Page 4: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

6 Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve 7Hyrje

feve të ndryshme, si e perceptojnë ata tjetrin, si e vlerësojnë qëndrimin e shoqërisë shqiptare ndaj këtij problemi. Po ashtu ata shfaqën pikëpamjet e tyre edhe rreth zhvillimeve në botë lidhur me këto aspekte.

Juria e përbërë nga pesë anëtarë: Zana Tabaku (specialiste e arsimit); Virgjil Muçi (shkrimtar, përkthyes); Alma Hodo (mësuese e lëndës Gjuhë-Letërsi, shkolla “Sami Frashëri”); Arben Muka (gazetar, korrespondent i Deutsche Welle); Agim Doksani (koordinator në Institutin Shqiptar të Medias), përzgjodhi fillimisht njëzet esetë më të mira, të cilat janë të botuara në këtë përmbledhje dhe prej tyre u zgjodhën gjashtë esetë më të mira (Elona Kondi, Shkolla e mesme e përgjithshme “Sami Frashëri”; Fatma Xhabrahimi (Shkolla e mesme e përgjithshme “Sami Frashëri”); Megi Mulita (Shkolla e mesme e përgjithshme “Petro Nini Luarasi”); Olsi Pajo (Shkolla e mesme e përgjithshme “Qemal Stafa”); Rexhina Sevo (Shkolla e mesme e përgjithshme “Ismail Qemali”); Klevi Elezi (Shkolla e mesme e përgjithshme “Sami Frashëri”).

Pas vlerësimit të kritereve të vendosura prej jurisë si thellësia e mendimit, aftësia shprehëse, saktësia dhe stili i të shprehurit u shpallën edhe tri esetë fituese.

Çmimi i parë iu dha nxënëses së shkollës mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi” Megi Mulita, ndërsa me çmimin e dytë dhe të tretë u vlerësuan përkatësisht Klevi

Elezi (nxënës i shkollës së mesme të përgjithshme “Sami Frashëri”) dhe Olsi Pajo (nxënës i shkollës së mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”).

Esetë e përmbledhura në këtë botim janë pasqyrim i formimit, aftësive shprehëse, mënyrës së shtjellimit të mendimit dhe aftësisë stilistike të nxënësve.

Një falënderim i veçantë u shkon të gjithë nxënësve që morën pjesë me shkrimet e tyre dhe stafit mësimdhënës të shkollave të mesme të përgjithshme.

Page 5: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

8 9

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Petro Nini Luarasi”, TiranëFituese e Çmimit të Parë të Konkursit

Koha në të cilën jetoj mban emrin dhe treguesit e globalizmit. Unë dhe bashkëmoshatarët e mi jemi përfshirë në ritmet e lëvizjes së njerëzve, mallrave, të ideve dhe praktikave njerëzore, si pjesë të jetës së

përditshme, e cila përfshin shoqërinë bashkëkohore në nivele kombëtare, rajonale si edhe globale. europa, kontinenti ynë si aktor lider i këtyre zhvillimeve, i përjeton liritë e mëdha të lëvizjes së njerëzve dhe potencialit kulturor që ata mbartin, me idetë, kulturat, zakonet dhe eksperiencat njerëzore, të trashëguara nga brezat, si edhe ato të fi tuara rishtaz.

rritja e ndërvarësisë që kanë shtetet e ndryshme nga njeri tjetri dhe fenomeni i lëvizjes masive të pjesëve të konsiderueshme të popullsisë së vendeve, si nga pjesa jugore e botës drejt asaj veriore, ashtu edhe nga pjesa lindore drejt asaj perëndimore, mundësojnë gjithnjë e më tepër krijimin e një shoqërie multikulturore.

Megi MULITA

opinio

ni im

Page 6: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

10 megi mulita 11Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

Nëse do t’i referohem hipotezës së Huntington, do më duhej të pranoja se në mitrovicë, e banuar nga shqiptarë dhe serbë, që i përkasin etnive të ndryshme, grupeve shoqërore me gjuhë, tradita, besime fetare të ndryshme nuk do të ketë asnjëherë paqe. Kjo situatë duket si e karakterizuar nga një paradoks, ku nga njera anë ecet me rrëzimin e barrierave fizike dhe gjeografike për komunikimin e popullsive, ndërsa nga ana tjetër krijohen prirje të ndarjes dhe veçimit të popullsive të ndryshme për arsye të dallimeve etnike e kulturore.

Ndërsa unë shpresoj se një ditë ura mbi lumin iber do të bashkojë shqiptarë e serbe nën ritme të përbashkëta, për të komunikuar dhe këmbyer vlera materiale e shpirtërore, duke respektuar vlerat dhe identitetet respektive në interes të përbashkët të tyre dhe të brezave që do të vijnë. të njëjtin argument mund ta shtoj edhe për lindjen e mesme, Zonën e Kaukazit. me të njëjtin optimizëm unë mund të udhëtoj nëpër situata dhe perspektiva të tilla edhe në afrikë, azi, në amerikën veriore dhe latine, etj.

Një globalizim dhe lëvizje e qytetarëve të botës në mënyrë të rregullt dhe integruese do të kontribojë shumë për idenë optimiste të bashkëjetesës në komunikimin human. Ndërkohë,

cilat janë argumentat që favorizojnë dhe • kundërshtojnë hipotezën e Huntington? po realiteti shqiptar, në favor të cilit argument • flet?po unë?•

Ky fenomen sjell probleme të shumta e të ndryshme, duke filluar që nga ato sociale, ekonomike dhe politike e deri tek ato që kanë të bëjnë me marrëdhënien e ndërlikuar që krijohet midis traditave të ndyshme, përkatësive etnike, besimeve fetare të njerëzve që gjenden në kushtet e një bashkëjetese me tjetrin. Në bazë të gjithë këtij procesi qëndron një element kyç: liria shoqërore, liria e individit dhe grupeve sociale për të qënë vetvetja, për të shprehur lirinë më të madhe natyrore: lirinë e individit për të folur gjuhën amëtare, për të përjetuar dhe gëzuar mënyrat e veta tradicionale të festave, riteve, zakoneve, të jetës së përditshme, për t’i përjetuar ato me shijen dhe guston e grupimit shoqëror, pjesë e të cilit është.

pyetjet që shtroj në këtë ese, mbi bazën e edukimit tim të deritanishëm, janë:

sa harmoni dhe bashkëjetesë ofron liria individuale, liria e grupeve shoqërore bashkëkohore, nën ritmet dhe dimensionet e lirisë kombëtare, rajonale, ndërkombëtare dhe globale?

cili është tingëllimi i kësaj pyetjeje në hapësirën e lirive të mëdha evropiane, pjesë e së cilës dua të bëhem edhe unë, si qytetare shqiptare?

dhe së fundi, sa dhe si tingëllon tek unë, te brezi im, te grupmosha ime në hapësirat e Ballkanit perëndimor hipoteza e samuel p. Huntington se:

“burimi i konfliktit thelbësor në botën e re në të cilën jetojmë nuk do te jetë as ideologjik, as ekonomik. Ndarjet e mëdha të njerëzimiz janë të lidhura me kulturën. Përplasja e qytetërimeve do të mbizotërojë politikën botërore”1

1.Huntington, samuel p., the clash of civilizations and the remaking of World Order, simon & schuster, 2003

Page 7: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

12 megi mulita 13Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

lëvizjet ilegale, të pakontrolluara, jo të rregullta favorizojnë tezën e Huntingtonit për përplasjen e qytetërimeve.

Nëse i referohemi evropës, vërejmë se ajo po plaket, ndërsa prurjet migratore e rinojnë atë, i japin krahun e punës, ofrojnë shërbime, bëjnë shtesën natyrore të popullsisë. Nëse këto prurje do të jenë ilegale, të pakontrolluara dhe jointegruese nga ato do të burojnë premisa për përplasje sociale. Kjo ka pak gjasa të ndodhë, sepse politikat e Be-së nxisin lëvizjet e kontrolluara, po kështu edhe politikat në sHBa, Kanada, etj.

për të vërtetuar tezën time, e cila mbart doza të larta optimizmi për bashkëjetesë të kombeve edhe pse kanë dallesa kulturore, do mundohem të krahasoj periudha të ndryshme historike të zhvillimit të shoqërisë njerëzore dhe prirjet e komunikimit midis grupeve shoqërore me etni, besim fetar dhe kulturë të ndryshme.

përse duhet të jem pesimiste, ndërkohë që duhet të kontribuoj, të ushqej rrjedhën normale të historisë? po e argumentoj:

periudhat e hershme të zhvillimit të shoqërisë kishin në përmbajtje të komunikimit gjuhën e dhunës, pushtetin e më të fortit dhe nënshtrimin e një grupi shoqëror prej tjetrit. Helenët, pasi pushtuan gjithë mesdheun, diktuan kulturën e tyre mbi gjithë popullsinë vendase. Gjithsesi, ata edhe këmbyen kulturë, edhe pranuan kulturë të arrirë të popullsisë së trevave që nënshtruan. Helenizimi, romanizimi ishin të suksesshem midis të tjerash, pasi edhe këmbyen vlera me popujt të cilët i sunduan. të njëjtën gjë e bënë edhe persët. po kështu edhe Osmanët e

kështu me radhë për të ardhur tek kultura e shoqërive koloniale, e cila ofron të njëjtët tregues, por me gjuhë më të zbutur. prirja është e njëjtë: komunikim, nënshtrim, këmbim por edhe pranim te kulturës së tjetrit me tregues rritjeje. Baza e këtij procesi ka qënë këmbimi i vlerave materiale dhe kulturore, gjithmonë në favor të më të fortit. procesi që përshkrova më sipër ka patur jo vetëm nënshtrim, jo vetëm pranim, por ka patur edhe përballje, konflikt, beteja shoqërore me përballjen e identiteteve, besimeve fetare dhe kulturave midis grupimeve shoqërore, të cilat kanë ndjekur rrjedhën e evolucionit të shoqërisë. sa më e emancipuar është bërë shoqëria, aq më shumë është pranuar kultura dhe identiteti i tjetrit.

ajo çka lexohet dukshëm konsiston në faktin se me emancipimin dhe zhvillimin e shoqërisë njerëzore, komunikimi midis popujve me kombësi, besime fetare dhe kulturë të ndryshme sa vjen dhe përmirësohet. për rrjedhojë, edhe koha që jetojmë s’ka pse të ketë tjetër rrjedhë, perveçse përmirësimit të marrëdhënieve, respektimit të kulturave dhe pranimit të identiteteve kombëtare e kulturore të të tjerëve.

Nëse prirja historike është emancipuese, përse unë, qytetare e shek të XXi, duhet të jem pesimiste...?

për më tej, më duhet të argumentoj se koha që jetoj është kohë e komunikimit dhe këmbimit të vlerave materiale, e ndërtuar mbi marrëdhënie njerëzore. sot nuk mund të konceptohet që një evropian të shkojë në afrikë, azi, amerikë latine e gjetiu nëpër botë, për të marrë të mirat materiale atje, të shfrytëzojë krahun e punës si edhe të diktojë kulturën e vet,

Page 8: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

14 megi mulita 15Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

sikundër ndodhte në përiudhën para viteve `60 të shek XX, kur mori fund edhe kolonializmi. Nuk mund të konceptohet që një qytetar evropian të sillet si padron i vlerave materiale dhe kulturore si edhe të diktoje botën shpirtërore në shoqëritë e hapësirave të sipërpërmendura. Nëse ai mirëpritet dhe respektohet me identitetin e vet kombëtar dhe kulturor në afrikë, të njëjtën sjellje do t’i ofrojë edhe një qytetari afrikan në evropë. përse duhet të ketë përballje të qytetarit afrikan me atë evropian, në evropë?

të njëjtin argument dhe logjikë do ta prezantoja edhe për rastet e tjera të marra si shembull.

Koha që jetojmë është koha e komunikimeve të mëdha, që marrin udhë në nivel lokal e përfundojnë në dimensione globale, madje nëpër hapësira planetare. Nëse qytetërimet do të përplaseshin, ky proces nuk do të mund të vazhdonte.

Evropa ka nisur një proces që sa vjen dhe rritet në kufij të hapësirës dhe në forcim të strukturave të saj, atë të evropës së Bashkuar dhe procesi po vlerësohet i suksesshëm, përtej euroskeptikëve. Nëse do të mbështesnim tezën e Huntingtonit, këtë proces do ta konsideronim, jo më perspektivë. Nëse shumica dërrmuese e shqiptarëve dhe e ballkanasve e kanë ëndërr evropën, përse unë duhet të jem skeptike?

shoqëria e sotme po karakterizohet nga lëvizje me aktorë trans-nacionalë, të cilët po dominojnë zhvillimet globale në interes të shoqërisë. sigurisht që këta aktorë do të dominojnë dhe minimizojnë mendësitë dhe grupet në minorancë që ngjallin konflikte dhe tensione sociale. Në Venecia ka prirje për

të vendosur transport urban vetëm për venecianë apo italianë, çka ushqen tezën e Huntingtonit, por në rrugët e venecias, në piaza san marko, në gondolat tradicionale unë kam parë gjithë llojet e kombeve të botës, gjithë ngjyrat e racave njerëzore, kam dëgjuar gjithë gjuhët e botës të fliten në mes kulturës tradicionale të venetëve, të cilët historia e apenineve i quan ilire. Në një zonë tradicionale në veri të italisë për tre vite u edukova me kulturën, traditat dhe zakonet e bashkëmoshatarëve të mi. edhe ata mësuan shumë për gjuhën dhe kulturën e popullit tim. me ta unë sot komunikoj miqësisht, nën ritmet e teknologjive të reja bashkëkohore, madje mezi presin të vizitojnë atdheun tim. përse duhet të jem pesimiste, kur kam përjetuar dhe ndjerë një realitet ndryshe? Kam parë austriakë të shëtisnin për turizmin e fundjavës në Friuli Venezia Giulia, tokë ku në fillimin e shekullit të kaluar e përgjaknin; kam takuar dhe parë të jetonin në harmoni shembullore qytetarë italianë, sllovenë e kroatë kur, në mesin e shekullit të kaluar, jetonin si armiq me njëri-tjetrin. përse duhet, atëhere, të jem pesimiste?

lëvizjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për mbrojtjen e ambientit, për çështjet gjinore tashmë kanë karakter global. produktet e shoqërisë kineze, indiane, turke tregtohen në sHBa, Kanada, evropë, afrikë e kudo dhe anasjelltas. Këmbimi i tyre është këmbimi i vlerave njerëzore. Ka perënduar koha kur këmbimi i vlerave materiale, i prodhimeve të shoqërisë njerëzore administrohej dhe kontrollohej nga një grup apo pakicë aktorësh. dimensionet globale të komunikimit të vlerave e kanë bërë komunikimin dhe këmbimin më njerëzor dhe sa më larg primitives.

Page 9: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

16 megi mulita 17Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

Ja pse kam doza të larta optimizmi!

Krahas arsyeve të sipërpërmendura, unë jam optimiste, sepse më ka qëlluar fati të jem pasardhëse e një identiteti dhe kulture me rrënjë në mijëvjeçarë. Shqipëria, nga ana e vet, flet ndryshe dhe unë do të flas me gjuhën e vlerave më të mira të të gjitha kohërave dhe brezave, do të mundohem të flas me gjuhën e prirjes së shoqërisë për t‘u bërë më humane, për të bashkëjetuar në harmoni, pasi gjuha e konfliktit është primitive, ndërsa gjuha e bashkëjetesës është humane, si vetë e ardhmja.

shqipëria është një shembull i rrallë, jo vetëm në europë, por edhe në Botë. përballjet e qytetërimeve në portën e Ballkanit, udhëkryq i komunikimeve dhe këmbimeve, kanë kultivuar një shoqëri të qëndresës dhe identitetit kombëtar të admirueshëm për shoqëritë më civile bashkëkohore. Në shoqërinë tonë nuk ka rëndësi se cilit besim fetar i përket, se çfarë etnie dhe kombi i përket. Harmonia dhe bashkëjetesa e identiteteve kulturore është një vlerë e padiskutueshme.

shtëpitë e shqiptarëve dhe shqipëria u bënë strehë e mikpritjes për çifutët izraelitë, ndëkohë që evropa përjetonte kampet e Holokausit.

Në atdheun tim, të krishterë, katolikë, ortodoksë e muslimanë u bashkuan për gjuhën e përbashkët shqipe. Në kohën e pushtimit nazist simbolet fetare, sikundër ishin këmbanat e kishave dhe kryqet, ruheshin nga popullsia muslimane. të njëjtat sjelljet ka demonstruar edhe popullsia e krishterë për të ruajtur vlerat dhe simbolet e traditës së popullsisë me

besim tjetër. alfabeti i gjuhës shqipe me germat e tij latine janë derdhur dhe financuar nga të krishterë. Pas shpalljes së pavarësisë, në Kongresin e lushnjes, në janar të 1920, në krye të shtetit shqiptar u vendosën katër regjentë: një musliman, një i krishterë, një ortodoks dhe një asnjanës.

Në përfundim më duhet të vendos: të bashkohem me idenë e Huntigntonit dhe ta përjetoj

të ardhmen nën pesimizmin e “turbulencave dhe anomalive diellore ” të vitit 2012 të shkaktuara nga përplasja e qytetërimve? apo të jetoj nën ritmin dhe vlerat e shoqërisë evropiane e të rritem së bashku me brezin tim në një ambjent social e kulturor, ku harmonia e identiteteve është kultivuar në mijëvjeçarë?

Unë jam optimiste…!

Page 10: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

18 19

Jo përplasje… aleancë qytetërimesh… dy fraza në kompleksitetin e një fjalie, një përzierje shkronjash që në tretjen e tyre paraqesin një medikament, më shumë se artistik, të realitetit të pluhurosur ku jeton shoqëria

jonë.Në përplasjen e parë sipërfaqësore, impulsi që lind brenda

meje më fton të hidhem në rreshta e të paraqes aty pa dorashka letrare një plagë të shoqërisë, që patjetër kërkon kurim.

sot, njerëzmi e ka më të thjeshtë përplasjen, sepse aty gjen rrugën më të shkurtër për t’i arritur fundin çështjeve. mendojnë se me atë mund të arrijnë suksesin, por në fakt, kjo është një gënjeshtër e vetes për tjetërsimin e së vërtetës.

Koncepti përplasje, ashtu sikurse aleancë, qarkon një interpretim të një dimensioni racional.

përplasja, për mua, është lufta ku rrihen shumë fakte, ide e mentalitete për mbizotërimin e njërës, por, në fakt, të tjerat

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Sami Frashëri”, TiranëFitues i Çmimit të Dytë të Konkursit

Klevi ELEZI

opinio

ni im

Page 11: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

20 Klevi elezi 21Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

do të kërkojnë mbizotërimin e vetes e, kështu, është një luftë që nuk kënaq të gjithë për diçka, por dikë për të gjitha. lufta vazhdon…

Në ajrin që mbyt shoqërinë shqiptare jo pak ide e etiketojnë përplasjen apo ripërplasjen si vendosje në ekuilibra të nderit. vetëm një mendje e cunguar zhyt veten në një mentalitet të tillë, sepse nderi i humbur do të kërkojë ekuilibrin e mëparshëm, lavdinë e dikurshme.

e, kështu, nderi do të thërrasë nderin dhe gjaku do të kërkojë gjakun dhe rezultati është vetëm humbje.

Nëse hedhim sytë edhe në sferën politike, duhet të pohojmë që, asnjëherë, nuk ka vend për përplasje, sepse gjithçka fillon nga politika dhe rrafshe të tjera të tilla të larta, për të zbritur në mentalitetin e popullit.

Kemi parë dy luftra botërore që kishin qëllime të ndryshme, por në fund asnjë nuk doli krenar dhe i lumtur për rezultatin e marrë. Ka pamje të tjera që përftohen nga qartësimi i avullit që vesh historinë e ekzistencës së njerëzimit, të cilat në dekore paraqesin një zgjidhje të gabuar në përqafimin e përplasjes.

i tillë është edhe besimi fetar, sepse në një rikthim në retrospektivë gjejmë një përplasje të egër e monstruoze midis dy poleve: vendeve islamike dhe vendeve katolike, me një qëllim të vetëm, mbizotërimin e vetëm njërës bindje fetare!

përplasja nuk mbetet vetëm këtu. ajo i kalon më tej kufijtë e saj duke qënë një njollë e pafshirë dhe lehtësisht e dallueshme në çdo aspekt. duhet të jetë një virus i instaluar praktikisht kudo.

Kemi parë përplasje edhe në bindjen politike! absurditet… injorancë… vetëmohim… Njerëzit, shoqëria kanë arritur të përplasen edhe atëherë kur bindjet e tyre politike nuk kanë qënë të një binjakëzimi paralel të ndarë.

Ndoshta ka shumë aspekte të tjera për të evidentuar përplasjen, si qorsokakun e shkatërrimit të vetes, izolimit të saj dhe prapambetjes së brezave të tërë. Në këto shigjeta, të hedhura drejtpërdrejt, kërkoj të vë në dukje ato aspekte, ku shoqëria jonë nuk çalon, por është e paralizuar për ta vetëdijësuar atë, për ta bërë koshiente për gjithçka që bën.

e ndiej si qenia ime vritet nga fjalët e penës së thjeshtë. por ky është realiteti, kjo është thjesht e vërteta dhe duhet vetëm pak guxim për ta pohuar.

pohimi nuk do të thotë, domosdoshmërisht, ta pranosh e të flesh me të, por duhet të zgjohemi padyshim të gjithë, sepse të tërë e kemi një tipar si ky, ndoshta jo të ndërgjegjes, por të nënndërgjegjes.

Ndaj, duhet parë nga aleanca, si çelësi i krijimit të mundësive të reja, më të mira dhe premtuese.

për mua, aleanca është emëruesi i përbashkët i plotësimit të protagonistëve, sepse përfaqëson mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe marrëveshjen duke bërë gjithçka të rrjedhë ndryshe, të derdhet në shtratin e gjatë që gjarpëron përpara, duke sjellë zhvillim dhe integrim.

Sot, të arrish aleancën është tepër e vështirë edhe pse sfida më e madhe, në datat e kalendarëve të fundit, është qytetërimi. por, pavarësisht gjithçkaje, shumë kanë kuptuar që të dish të

Page 12: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

22 Klevi elezi 23Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

zgjedhësh dhe çfarë të zgjedhësh, në jo pak raste, nënkupton të arrish aleancën.

Kohë më parë u krijua “aleanca e atlantikut të veriut” (NatO), duke i dhënë fund përplasjeve në potencialet ushtarake dhe duke vendosur paqen, thuajse në të gjithë botën. vite më parë është krijuar “Organizata e Kombeve të Bashkuara” (OKB), ashtu sikurse edhe “Bashkimi europian” (Be), duke bërë që vende të ndryshme të nënshkruajnë midis tyre një sërë marrëveshjesh politike, ekonomike, sociale, financiare etj.

sot ka edhe alencë midis njerëzve të thjeshtë, sepse në jo pak raste kemi bashkpunuar, jemi mirëkuptuar, madje edhe në jo pak raste kemi falur duke harruar shumë gjëra.

por, tek e fundit, nuk ka asgjë të keqe, sepse e kemi ndjerë veten më mirë, më të plotësuar dhe të rrethuar nga një harmoni reciproke.

edhe pse aleanca nuk shtrin rrënjët e saj kudo, rëndësi ka që mbizotëron, sepse kurrë nuk arrihet perfeksioni. por, nëse arrihet një çast ndërgjegjësimi apo reflektimi, shpirti i vetes do të drejtohet drejt aleancës!

aleancë… sa të bukur janë tingujt që formohen nga përplasja e gjuhës me qiellzën! tinguj krenarë, të qetë e të butë, ashtu sikurse është edhe përmbajtja e zbuluar nga zbërthimi i nëntekstit.

Ndonëse vonë, rëndësi ka që diçka e re, ngadalshëm dhe ethshëm po merr jetë në çdo qelizë. shoh si uniforma e përplasjeve griset në shumë aspekte nga dëshira e vërtetimit se nuk ka kurrëfarë vlere dhe si qënia nën lëkurë bind atë

mbi lëkurë, të zhveshur tashmë, që e shkuara është një libër i djegur nën flakët e kohës. Duhen harruar bulëzat e djersëve, që errësonin mendjen dhe duhen ndezur dritat e arsyes për të kuptuar, njëherë e mirë, se nuk ka vend për përplasje, por për aleanca qytetërimesh.

Page 13: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

24 25

Aleancat, në shumicën e rasteve janë frytdhënëse, pasi janë bashkimet e studiuara të dy (ose më shumë) palëve me përfi tim simbiotik. Secili nga ju mund të sjellë shembuj, ku aleanca ka qënë në dobi të shteteve

anëtare dhe në disfavor të shteteve të tjera, por, në rastin tonë, po fl asin për Aleancën e Qytetërimeve, bashkimin e kulturave dhe tolerancën fetare. Nuk kemi të bëjmë me koalicione politike, as me bashkime për interesa të ulta pushteti, por po fl asim për unitet te qytetërimeve, për unitet që mund të çojë në zhvillim. Kurdoherë ky bashkim do ishte më i mirë se përplasja. përplasja sjell shkatërrim dhe shkatërrimi sjell humbje, zhdukje të qytetërimeve. Kur fl asim për qytetërim kemi parasysh tërësinë e arritjeve në fushën e kulturës materiale e shpirtërore dhe në zhvillimin shoqëror, që karakterizojnë një popull a vend të caktuar. Nëse këto arritje materiale e kulturore të popujve të ndryshëm do bashkoheshin, do unifi koheshin, pa dyshim që nga ky bashkim, secili nga këta qytetërime do zhvillohej më tej individualisht, sepse, duke qënë në aleancë, secili nga

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Qemal Stafa”, TiranëFitues i Çmimit të Tretë të Konkursit

Olsi PAJO

opinio

ni im

Page 14: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

26 Olsi pajO 27Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

qytetërimet do kishte mundësinë të krahasohej me qytetërimet e tjera, por edhe duke u ndihmuar nga njëri-tjetri do sillte një zhvillim të mëtejshëm për secilin qytetërim. duhet përmendur diçka e rëndësishme, nuk bëhet fjalë për një “Globalizim të qytetërimeve”, por për një aleancë, ku, secili qytetërim unik të japë shëmbullin e tij në një aleancë të gjerë dhe, në këtë mënyrë, secili të përfitojë nga tjetri.

Nga ana tjetër është përplasja. të jesh nacionalist për kombin tënd sjell unitet mes popullit, por kur kjo ndjenjë kalon në ekstremizëm, ky popull ngre krye ndaj popujve të tjerë.

ashtu si lufta e parë Botërore, shkaqet dhe arsyet, edhe të luftës së dytë Botërore janë rritja e nacionalizmit dhe militarizmit. Nëse do i rendisnim në mënyrë më të listuar arsyet për këto dy luftra të mëdha, do kishim:

1.rivaliteti mes shteteve për të vendosur hegjemoninë e tyre në kolonitë më të largëta.

2.Politika agresive që ndiqnin shtetet ndaj njëri-tjetrit dhe gara e shfrenuar e armatimeve.

3.Konflitet mes shteteve për pabarazinë ekonomike dhe lindja e ndjenjës së nacionalizmit.

pra, në thelb, qëndron përplasja mes kombeve, përplasja mes qytetërimeve. Konkretisht, përse aleanca është më e mirë se përplasja? përgjigja është e thjeshtë. Nëse, si pasojë e përplasjes së këtyre etnive në luftën e parë dhe të dytë kemi me milona viktima, rezultat të një aleance, në vënd të përplasjes do kishim ato që përmendëm më lart, progres të këtyre qytetërimeve, diversitet kulturor dhe tolerancë fetare, vëllazërim mes llojit njerëzor.

Diversiteti Kulturor.Një nga dobitë e aleancës së qytetërimeve është edhe

diversiteti kulturor. e përmenda edhe më lart. Nuk bëhet fjalë për përfitime ekonomike apo politike, por për bashkime qytetërimesh, për zhvillim të përgjithshëm social dhe kulturor. aleanca e qytetërimeve, pikë së pari, do sillte një diversitet kulturor. secili nga popujt do sillte kulturën e tij në këtë aleancë dhe secila nga kulturat do shpalosej në secilin prej popujve. shumë njerëz ndërmarrin udhëtime të gjata në kontinente të ndryshme, madje ndonjëherë në gjithë botën. Gjithë këto shpenzime monetare dhe kohore bëhen për një qëllim: eksplorimi i vendeve të reja, njohja e kulturave të reja. diversiteti kulturor është faktor i rëndësishëm edhe në politikat e një vendi, sidomos të vëndeve me etni të shumta. diversiteti kulturor paraqet një burim të çmueshëm dhe unik në çdo shoqëri. respekti ndaj diversitetit kulturor, nëpërmjet dialogut dhe bashkëveprimit, kontribuon dukshëm në paqe dhe stabilitet të shoqërisë, ku kultivimi i solidaritetit rezulton në përmirësimin e kushteve jetësore. për më shumë, diversiteti kulturor, vetvetiu, luan një rol të madh në sistemin ekonomiko-social për të qenë një përparësi si për kapitalin individual, ashtu dhe për atë shoqëror, si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit. për interes të gjithë anëtarëve të shoqërisë, diversiteti kulturor duhet ruajtur dhe nxitur nëpërmjet dialogut të hapur dhe bashkëveprimeve, drejt një kornize të përbashkët të kuptimit, respektit të ndërsjellë, tolerancës, paqes dhe prosperitetit. Kjo gjë duhet bërë në çdo shoqëri. por, nëse kjo aleancë qytetërimesh nxit këtë diversitet kulturor, a nuk do ishte më mirë? të mendojmë sikur të gjitha kulturat do unifikoheshin me specifikat e veta, patjetër që do

Page 15: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

28 Olsi pajO 29Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

lulëzonte një kopsht plot lule të ndryshme. e kjo, padyshim, është më e mirë se përplasja.

Toleranca Fetare. Feja, e kuptuar drejt, sjell bashkim, sepse ne bazë të çdo feje

është vëllazërimi. aleanca e qytetërimeve do sillte më shumë tolerancë fetare. Këtë e them për disa arsye.

e para, sepse bashkimi sjell pranim, ta pranosh tjetrin për atë që është qoftë edhe për hir të bashkimit.

e dyta, sepse sjell atë që përmënda më lart, shumëllojshmërinë dhe, kjo shumëllojshmëri, të bën të kuptosh se, në sisteme demokratike, askush nuk e zotëron monopolin e të vërtetës dhe, të kuptosh, se nuk ke vetëm ti të drejtë, sjell përsëri pranimin e tjetrit. së treti, kjo shumëllojshmëri do krijonte mundësinë për njohjen e feve dhe kjo do sillte akoma më shumë tolerancë. toleranca fetare është një nga themelet e çdo shteti demokratik. pikërisht, nëse nuk do kishte përplasje por aleancë, do nxitej më shumë toleranca fetare.

Shoqëria shqiptare dhe aleanca e qytetërimeve.pothuajse gjatë gjithë këtij shkrimi, në mënyrë indirekte, u

përpoqa të hipotezoj mbi krijimin e një aleance të vërtetë me të tilla qëllime, bashkim qytetërimesh. por, nëse një “institucion” i tillë do krijohej vërtet, cili do ishte reagimi i shoqërisë shqiptare?

mendja e shoqërisë shqiptare është e shumëllojshme. Në të gjen klasë intelektualësh, profesorësh, akademikësh, njerëz të mesëm, që kanë shëtitur në botë, por nuk kanë arsim të lartë, por edhe të prapambetur, nacionalistë dhe ithtarë besnikë të mendjes

së tyre, qoftë kjo e fundit edhe e mykur. për këtë arsye është e vështirë të flasësh në emër të shoqërisë shqiptare, gjithsesi,mund të themi, se edhe ajo po shkon drejt një progresi kulturor. shoqërisë shqiptare do i bënte mirë të njihte kultura të ndryshme, evropiane dhe botërore. pa dyshim që, me ndjenja nacionaliste, shohim popujt sllavë dhe grekët, ndërsa më dashamirës jemi ndaj “frëngut” dhe amerikanit. Gjithsesi ne kemi një kulturë unike, një identitet kombëtar të lashtë sa vetë jeta dhe shoqëria e sotme shqiptare nuk ka probleme as në aspektin racist dhe as në tolerancën fetare. Në botë dëgjojmë çdo ditë lajme mbi këto probleme, ndërsa në shqipëri të drejtat e pakicave kombëtare zbatohen më së miri dhe komunitetet fetare bashkëjetojnë nën një frymë paqeje. ajo çka duhet theksuar është përcjellja e kësaj kulture tek brezi i ri. më e rëndësishme është përcjellja tek brezi i ri, sesa përsosja tek brezi i rritur. ta shohim të huajin me frymë më vëllazërore, të njohim kulturën nga ai vjen dhe të kultivojmë pikat më dobiprurëse dhe interesnate nga kultura e tij. Ka ardhur koha t’i thuhet stOp barrierave, telave me gjëmba, të kërkuarit me ngulm për të pasur të drejtë. të çlirohemi nga klishetë që pushtojnë mendjet tona. përderisa mendimi është i lirë, çdokush ka të drejtë. Kurrsesi nuk duhet bërë shkas vendi nga vijmë për të krijuar paragjykime. të gjithë njerëzit, nga çfarëdolloj populli qofshin europianë, mongolë, negroidë apo eskimezë, të gjithë janë në këtë botë si pasojë e bashkimit të një spermatozoidi me një vezë dhe, çfarëdolloj race t’i përkasë, ka ngjyrë të kuqe gjaku dhe lot të kripur.

Page 16: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

30 31

Paqja. Kjo është fjala që për mua përshkruan rezultatin e një aleance mes qytetërimeve, kulturave, besimeve, individëve. Në mungesë të konfl ikteve, në Tokë do të zbriste paqja. veçse sa e paimagjinueshme duket!

Sidomos kur secili prej nesh ka brenda vetes kaq shumë konfl ikt mendimesh, emocionesh, kaq shumë shqetësim. si mundemi, kur më së shumti kemi luftë brenda vetes, të kuptohemi me të tjerët? për më tepër që ne, në këtë gjendje, pandërgjegjshmërisht, i konceptojmë të tjerët si ‘’të rrezikshëm’’. Kur them ne, e kam fjalën për të gjithë shoqërinë njerëzore e secilin përfaqësues të saj, në veçanti. të gjithë ne jetojmë me frikë. Frikë e llojit psikologjik që, ndryshe nga ajo instiktive e kafshëve, është e paarsyeshme, e panevojshme. ajo shfaqet në shumë forma: shqetësim, ankth, nervozizëm, tension, trembje, fobi. Keni pyetur ndonjëherë përse vallë njerëzit bëhen aq të ndjeshëm kur bëhet fjalë për pasuritë e tyre ekonomike (ndonjëherë

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Petro Nini Luarasi”, Tiranë

Azra KRAJA

opinio

ni im

Page 17: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

32 azra Kraja 33Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

edhe “njerëzore “, sidomos në marrëdhëniet e afërta), aftësitë intelektuale e fizike, pozicionet në shoqëri? Nga frika e humbjes së këtyre. përveç kësaj, njerëzit kanë frikë nga lëndimi, frikë se mos dëmtohen etj. Në themel të të gjitha këtyre frikërave qëndron ajo, më djallëzorja: frika e vdekjes. Gjithë-gjithë frika është vetëm një emocion. Ky i fundit vjen në simptoma fizike, si përgjigje e mendimeve që prodhon truri. Ndaj burimin e frikës konstante psikologjike, që shoqëron shumicën e qënieve njerëzore, duhet ta kërkojmë tek truri, tek mendimet.

Shkaku që një person është shpesh në konflikt me të tjerët është pikërisht frika. Nëse njeriu ndihet i rrezikuar, atëherë ai sulmon, ose mbrohet, ose viktimizohet. Kështu krijohet dhuna. Që nga ajo verbale, fizike, seksuale, ç’rëndësi ka lloji? Konfliktet janë përherë një shfaqje dhune dhe një lloj konkurrimi për pushtet apo dominancë.

megjithatë, shpresa se aleanca mund të arrihet dhe madje të bëhet e përhershme ekziston. paqja mund të bjerë mbi tokë dhe ta bëjë atë parajsë. Gjithë çfarë duhet është që çdo person të ndjejë, së pari, paqen brenda vetes. si ? duke bërë aleancë me egon e tij. egoja dhe qënia janë dy gjëra krejt të veçanta, të shkëputura. Qënia është krijesa fizike dhe shpirtërore, ndërsa egoja është thjesht një krijesë mendore. Fëmijët deri në tre vjeç nuk kanë krijuar ende egon apo Unin e tyre, prandaj ata flasin për vetveten në vetën e tretë. më vonë egoja krijohet pak nga pak. Ajo është deri diku e dobishme, pasi në botën fizikë dhe mendore na dallon nga të tjerë, na bën unik dhe kryen një sërë funksionesh të mira.

alarm, vetëm kur egoja merr pushtetin! shfaqen menjëherë shenjat e dhunës. Për shembull, fillimisht fëmijët që nuk flasin me ‘unë’ janë të butë ndaj fëmijëve të tjerë, pranojnë të ndajnë lodrat e tyre me ta dhe vështirë se mund të hasen konflikte mes 2-vjeçarësh. rastet kur kjo e fundit ndodh shpjegohen me ekspozimin e fëmijëve në një mjedis që rrezaton negativitet e dhunë të vazhdueshme. Në këtë gjendje fëmijët marrin si reflekse të mësuara sjelljet e dhunshme, ndërsa më vonë, edhe fëmijët që më parë nuk ishin të dhunshëm, duke u rritur, bëhen pak nga pak. Ideja bazë është që identifikimi me egon na çon në konflikte. Duke u rritur, ne identifikohemi gjithmonë me mendimet, emocionet dhe sjelljet tona, si dhe veçoritë fizike. të gjitha këto janë në funksion të egos, sepse burojnë nga mendja. përsa i përket anës shpirtërore, ajo pothuajse është harruar. s’është habi që, sot, shumë njerëz e ngatërrojnë botën shpirtërore me atë të emocioneve, të ndjenjave apo ndjesive. është totalisht tjetër gjë.

qënia shpirtërore është ajo që jemi ne. jo egoja jonë, por ne, secili prej nesh dhe të gjithë së bashku. Harresa e kësaj të vërtete është e thellë dhe shekullore, ndaj, me siguri, shumë prej jush nuk e besoni më. Nuk po ju kërkoj të besoni, vetëm vazhdoni të lexoni, sepse thellë, brenda jush, e ndjeni vërtetësinë.

mendja është një instrument i mrekullueshëm. Fatkeqësisht, identifikimi me të përbën një rrezikshmëri të lartë e të provuar. vetëm shekullin e kaluar 100 milionë njerëz janë vrarë nga njerëz të tjerë. Nga buron gjithë kjo mizori? Nga frika e krijuar prej egos. Flitet këtu, jo vetëm për vrasje, por dhe për konflikte

Page 18: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

34 azra Kraja 35Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

me armë, shfarosje, luftëra. Këto lloj përplasjesh ndodhin mes grupesh shoqërore si një lojë pushtetesh, që, gjithsesi, rrjedh nga dëshira parësore e egos për të qënë dominante ndaj tjetrit. pra, zgjidhja është të ndalojmë së bëri atë që na thotë egoja.

Gjëja e parë për t’u bërë është të ndalojmë së vetëidentifikuari me egon. të kuptojmë se mendimet tona negative, gjykuese, shqetësuese, janë pjesë e egos dhe jo e jona. të ndërgjegjësohemi për faktin se është zgjedhja jonë, të veprojmë apo jo, në bazë të këtyre mendimeve. mund të duket e vështirë, por s’është gjithaq. ajo që pretendojmë të bëjmë është vetëm të dëgjojmë me kujdes mendimet tona, si mendimet e mendjes, jo të qënies tonë. domosdoshmërisht t’i pranojmë ato. Nëse u rezistojmë mendimeve, pra mbajmë qëndrim mohues, krijohet konflikt i brendshëm dhe, për pasojë, stres. të pranosh mendimet do të thotë t’i lejosh ato të ndizen e të shuhen si sinjale nervore në trurin tënd. duke i pranuar ato si diçka që i prodhon thjesht një organ, do të na lehtësohet shumë puna për të pranuar njerëzit e tjerë; edhe në këtë pikë duke bërë dallimin mes qënies dhe mendimeve të tij. mjafton të kujtojmë se mendimet i përkasin egos, ndërsa ekzistenca qënies. ajo që ne pranojmë dhe nderojmë është qënia e, në këtë mënyrë, s’ka se si ta ndalojmë ekzistencën e njerëzve të tjerë, vetëm se mendimet e egos së tyre nuk na i pëlqejnë egos tonë. s’është e domosdoshme të na pëlqejnë, mjafton që, për shkak të mospëlqimit, ne të konfliktohemi me qënien tjetër. S’ka kuptim ta identifikojmë atë me egon e tij, pasi kjo do të na rikthente në pikën e nisjes ku edhe ne identifikoheshim me egon. Ne jemi qënia fizike e shpirtërore

e heshtur dhe e paqtë, që, thjesht, duke i dëgjuar mendimet tona, i pranojmë si të prodhuara nga truri, por nuk veprojmë domosdoshmërisht në funksion të tyre.

Kur kemi arritur këtë pikë paqeje, këtë aleancë me veten, nuk ka më përplasje. Kur dallgët në thellësi të oqeanit shtrohen, sipëfaqja gjithashtu qetohet dhe ka vetëm një lëkundje të butë e të ëmbël gjallërie. Kështu edhe shoqëria njerëzore, duke paqtuar botën e brendshme në thellësi të qenies së saj, do të përcjellë vetëm valë të qeta jashtë në mjedisin shoqëror . s’kemi se ku ta kërkojmë tjetër aleancën, tolerancën, mirësinë, altruizmin, paqen e plotë dhe lumturinë. askund tjetër, përveçse në shpirtin tonë.

Page 19: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

36 37

Shkolla e mesme e përgjithshme “Ismail Qemali”, Tiranë

Bergi XHANGO

opinio

ni im

Gjatë evoluimit të saj, qënia njerëzore ka populluar thuajse të gjithë planetin tokë. lindja e vendbanimeve të hershme u shoqërua me lëvizjen, në drejtim të zonave më afër lumenjve. Kur fi lluan të zhvilloheshin

në numër të madh, qytetërimet morën emrat e tyre dhe u bë i mundur dallimi i tyre, jo vetëm në bazë të vendëndodhjes. Njerëzit, tashmë, e quanin veten banorë të një vendi apo tjetri. me evoluimin e mëtejshëm, vendbanimet, për shkaqe të ndryshme, nuk u zhvilluan në mënyrë të njëjtë. disa patën një lulëzim të menjëhershëm e, për një kohë të shkurtër, pësuan një rënie ekonomike të bujshme; disa të tjerë akoma vazhdojnë të zhvillohen në progresion aritmetik. Këto zhvillime sollën edhe ndjenjën e krenarisë atdhetare tek njerëzit dhe i bënë ata intolerantë, përsa i përket njerëzve të ndryshëm nga ata dhe shumëllojshmërisë së opinioneve, në përgjithësi. që kohë përpara, egoizmi njerëzor dhe instiktet e trashëguara nga kafshët

Page 20: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

38 Bergi XHaNgO 39Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

shfaqeshin me ndjenjat e tyre atdhetare dhe, ishte pikërisht ky fakti, që i shtynte perandoritë (shtetet) e mëdha, drejt pushtimit e sundimit mbi sa më shumë popuj.

Ndjenja e atdhetarizmit, e zhvilluar ndër vite në ndërgjegjen njerëzore, është një shkak i përplasjeve të qytetërimeve. sot e kësaj dite nuk është arritur akoma të kuptohet se njeriu, të gjithë ne kemi lindur në tokë. për mendimin tim, të nxisësh mosmarrëveshje, duke pasur në konsideratë të thellë emra e simbole që shërbejnë vetëm për të përcaktuar vendëndodhjen e personave, është pak e palogjikshme. Sot shohim njerëz që konfliktohen me njëri-tjetrin vetëm për shkak të prejardhjes së tyre, duke i hapur rrugë konflikteve shtetërore e rrënimit të marrëveshjeve me vlerë të madhe për ecurinë e shteteve dhe vetë popujve. shohim njerëz që nisin grindje për një fjalë goje apo edhe për një djegie flamuri. E, në fund të fundit, teknikisht një flamur s’është veçse një copë pëlhure, që prodhohet në mijëra kopje, diku në një fabrikë të Kinës. Ç’është një sharje ndaj një populli, përveç se ulje për atë që e shqipton? Fjala mbart peshë shumë të madhe në botën ku jetojmë, por ajo çfarë na ka mësuar jeta ndër vite është se, jo çdo fjalë e kritikë ndaj nesh, aq më keq sharje, duhet të kthehet me të njëtjën monedhë. popullsia duhet të edukohet duke ngulmuar fort, se atdhetarizmi dhe nacionalizmi janë ndjenja që nuk i shkojnë më njeriut të së ardhmes.

Një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë është vendosja e theksit tek brezat e rinj, duke promovuar pjesëmarrjen në aktivitete mbarëkombëtare. shkëmbimi i kulturave do të shërbente për të kuptuar njerëzit e ndryshëm. pikëpamjet tona mbi qytetarët e shteteve, që shpesh herë mund të jenë krijuar nga

stereotipet klasike, duhet të bazohen mbi eksperienca reale, që fitohen, nëse ne takojmë e njohim raca e njerëz të ndryshëm.

Një tjetër çështje shumë e rëndësishme, që prek rëndë aleancen midis shteteve, është lufta. sot shohim shtete të fuqishme të hyjnë në luftë për të përfituar të mira materiale nga vendet e pushtuara. për mua, ështe e pamundur të perceptohet një gjë e tillë e jo më të bëhet. Ky është një shembull i mirëfilltë i regresit të racës njerëzore. si ështe e mundur që akoma, në shekullin e 21-të, mendohet për pushtime? Nga njëra anë pretendohet për tolerance ndërmjetë shteteve e demokraci të shkallës më të lartë dhe, nga ana tjetër, pushtohen vende pa të drejtë, duke kërkuar pasuritë e tyre. asnjë shtet nuk duhet të pretendojë për lavdi të përhershme, sepse kjo nuk ekziston. Në lashtësi, egjipti ka qënë një nga qytetërimet më të zhvilluara, lavdia e të cilit njihet dhe përgëzohet edhe sot e kësaj dite. po, ku është egjipti sot? Nëse shtetet do të bashkëpunonin, nuk do të ishte e nevojshme të kërkohej ndihma e njeri-tjetrit në raste nevoje, sepse, me bashkëpunim, çdo vështirësi do të zgjidhej më lehtë.

Nga ana tjetër, toleranca nuk arrihet vetëm duke pritur, që kryetarët e shteteve ta përqafojnë atë më parë. Çdo njeri duhet ta ndiejë veten përgjegjës, për të ndihmuar në përhapjen e tolerancës në botë. asnjë njeri, mbi këtë planet, nuk ka të drejtë të cënojë jetën e tjetrit. Çdo njeri është i detyruar të respektojë të drejtat dhe ndryshimet e të tjerëve. sot shohim njerëz që diskriminojnë të tjerët vetëm duke i parë nga jashtë. e si mund të pretendohet për një tolerancë ndërmjet qytetërimeve, kur vetë shtetasit e tyre nuk e ndjenjë brenda vetes tolerancën ndaj të tjerëve? duhet të kuptojmë se asnjë nuk është më i mirë

Page 21: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

40 Bergi XHaNgO 41Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

apo më i keq. Në fund të fundit, shkencërisht, çdo njeri është i barabartë. Ç’na shtyn ne të besojmë se politikisht njerëzit nuk janë të tillë? Gjërat më të mëdha nuk kanë qënë të tilla prej fillimit. Ato e kanë pasur një burim e burimi i tolerancës së qytetërimeve nuk është veçse toleranca midis njerëzve, banorë të këtyre shteteve.

Nga ana tjetë, toleranca ndërmjet qytetërimeve do të lejonte një shumëllojshmëri kulturash dhe vlerash. qytetërimet nuk janë të ngjashme. larmia e llojeve dhe specieve është një karakteristikë shumë e bukur e plantetit tonë. Nuk gjejmë një lule që të jete e ngjashme me një tjetër. jeta do të ishte më interesante, sikur të promovohej individualiteti i çdo njeriu. idetë e reja, sado të çuditshme, mund të bëhen padashur burime të shpikjeve të reja dhe zhvillimit të sektoreve të ndryshëm të jetës. Bashkëbisedimi ndërmjet njerëzve me opninone të ndryshme, që jetojnë në shtete të ndryshëm, do të sillte një lulëzim të shkencës dhe jo vetëm. shkëmbimi i ideve është një element me vlerë thelbësore në sektorët e jetës.

E parë nën një këndvështrim më të ndryshëm, konfliktet ndërmjet dy shteteve, qytetërimeve e kanë bazën e tyre në konfliktet për habitate që shfaqen te kafshët. Kjo ështe një karakteristikë që e kemi të mbartur gjatë evolimit e që nuk kemi mundur ta reduktojmë në doza të vogla, për të mos thënë zhdukur tërësisht. pikërisht kjo nuk duhet të ndodhë me njerëzit, nuk duhet të shkojmë pas në kohë, përkundrazi. evoluim do të thotë zhvillim. Zhvillim do të thotë të përpiqesh të minimizosh tiparet e trashëguara gjenetikisht, që nuk të nevojiten më në vazhdim. Ne, njerëzit, e quajmë veten si qënien më të zhvilluar

në tokë, me të drejtë ose jo, sepse kemi ndërgjegje ta bëjmë dhe t’i kuptojmë disa gjëra. pikërisht, prandaj nuk duhet të lejojmë që evoluimi të mos prekë mënyrën e të sjellurit. tashmë jemi në një fazë ku ndryshimet fizike nuk janë aq të rëndësishme sa ato mendore, sepse janë rrjedhim i tyre. Në fund të fundit, ç’të mirë na ka sjellë dhuna dhe lufta? shkatërrimi i qytetërimeve dhe vdekja e miliarda qënieve janë pasojat e tyre.

Bashkimi i qytetërimeve me njëri-tjetrin, aleanca e tyre do të na shërbente shumë herë më tepër se sa grindjet dhe lufta. Bashkimi bën fuqi. qënia njerëzore është qënie shoqërore, nuk mund të jetojë në vetmi e, aq më tepër, në konflikt me të tjerët. aleanca e qytetërimeve do të sillte bashkëbisedim, komunikim, shkëmbim idesh dhe zhvillim. duket shumë e thjeshtë në mendim të parë, por duhet një punë intensive, që mentaliteti i njerëzve të zhvillohet dhe të lihet mënjanë egoja njerëzore. Bota është shumë e bukur, është e bukur sepse ka vështirësi, të cilat menaxhohen më lehtë kur ke përkrahjen e të tjerëve. paqja dhe prosperiteti do të na vijnë vetëm nga aleanca ndërmjet qytetërimeve. Karl sagan, astronom shumë i njohur amerikan, thotë: “Ne, njerëzit, jemi qënie shumë të vogla në krahasim me universin e paanë; ajo që do të na falë pak lumturi është vetëm dashuria për njëri-tjeterin”. e, në fakt, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për shtetet. mirëkuptimi dhe toleranca do të ishin mënyrat e vetme për t’i ofruar qytetarëve një jetë të qetë, zhvillim dhe prosperitet. Në fund të fundit, jeta është shumë e shkurtër dhe, çdo njeri ka të drejtë të jetë i lumtur, të paktën, një herë në jetën e tij.

Page 22: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

42 43

Ndër lëndët më të reja, që të bie rasti të studiosh në momentin kur hyn ne shkollë të mesme, më interesantja është, patjetër, sociologjia. ai është hapi i parë, ku e takojmë njeriun si individ unik e të barabartë me të

gjithë të tjerët, në këtë botë, që po arrin 7 miliardët. Nga ana tjetër, analizojmë historinë, e cila na jep shëmbujt e qytetërimeve që luftojnë dhe hedhin poshtë zhvillimin për ambicje. dhe duke krahasuar këto lëndë, zbulon një kontrast specifi k: përse e konsiderojmë njeriun si një dhe qytetërimet e krijuara prej tij si të kundërta? cilët janë ato elemente që kanë shkaktuar, deri më tani, konfl iktet e shtruara në nje rreth vicioz dhune të pafund?

së pari, pavarësisht faktit se përpiqemi të dalim jashtë stereotipeve, sidomos kur bëhet fjalë për kulturat që janë bazë e çdo qytetërimi, ne biem pre e tyre. Kemi krijuar baza morale dhe ideale që na bëjnë të refuzojmë disa parime ose zakone si të papërshtatshme me normat ligjore. secili prej nesh përpiqet të

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Petro Nini Luarasi”, Tiranë

Barbara HALLA

opinio

ni im

Page 23: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

44 BarBara Halla 45Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

ruajë atë që e përcakton si individ dhe, shpesh, këto konfliktike etnike, përbëjnë bazën e konflikteve etnike të ditëve të sotme

Megjithatë, identifikimi i shkaqeve dhe problemeve nuk është veçse gjysma e punës drejt zgjidhjeve të tyre. përpjekje janë bërë, por ato nuk mjaftojnë, pasi, sado të rëndësishme të jenë idealet, nuk mund të mbajmë shpresën tek dëshirat e njërëzve për të punuar me njëri-tjetrin për të mirën e përgjithshme. Këto koncepte, sado fitimprurëse të mund të duken në parim, shkojnë kundër psikologjisë njerëzore, shpesh të injoruar. Kundër asaj prirjeje që ka çdo njëri prej nesh prej një egoizmi të theksuar, ku përfitimi vetjak vjen para atij të fqinjit tim.

Përpjekja më e madhe dhe më specifike, që mbart tendencën e sipërpërmendur, është patjetër krijimi i një institucioni të ri, në 2005, nga Kombet e Bashkuara. Ai ka një mision specifik që lidhet pikërisht me këtë temë. quhet mision i Kombeve të Bashkuara mbi aleancën e qytetërimeve (UNaOc). morali që i mban në këmbë është patjetër dinjitoz. ato mbledhin njerëzit më të mirë, duke kuptuar se, në raste të tilla, kreativiteti dhe durimi luajnë një rol më të madh se sa paraja. e, megjithatë, problemi është i njëjti. individët takohen, rezultatet shkruhen e kalohen, por statusi i tyre mbetet vetëm këshillues, siç ndodh në konferencat vjetore në davos të Zvicrës, ku kryetarët e shteteve bëjnë marrëveshje e premtime që, më pas, i harrojnë, ose i konsiderojnë vetëm për një periudhë të caktuar.

ajo që duhet kujtuar, mbi të gjitha, është pikërisht fakti, se këta presidentë, këshilltarë, kryeministra, diplomatë, që takohen nën udhëheqjen e një teme apo pikësynimi, janë përfaqësues të

një populli shumë më të fuqishëm se ata vetë. janë përfaqësues të një mentaliteti që mban të bashkuar miliona njerëz. dhe, sado të pushtetshëm janë këta individë, ata mbahen në krye nga votuesit (ose personat që vendosin t’i nënshtrohen diktaturës, në vend që ta hedhin atë poshtë). dhe është popullsia e gjerë ajo, që ndikon në vendimet, të cilat merrem rreth aleancës dhe bashkëpunimit midis shteteve. është popullsia e gjerë ajo, që duhet të bindet mbi të mirat e një aleance të tillë. dhe këtu qëndron sfida më e madhe. Si mund t’ia arrijmë t’i mbushim mendjen 6 miliardë e kusur njerëzve që, pavarësisht diferencave, ne jemi të gjithë në të njëjtën barkë?

duket sikur, disa prej nesh e kanë kuptuar rëndësinë e bashkëpunimit prej kohës. para disa javësh, ndërsa protestat për demokraci vazhdonin prej ditësh në egjipt, u vu re një fenomen që kundërshton stereotipin fetar që është krijuar në këtë vend: Ndërkohë që protestuesit muslimanë respktonin një rit qindra vjeçar të lutjes periodike, protestuesit katolikë i rrethuan për t’i mbrojtur nga sulmet e policisë. Një gjest i tillë altruist, i cili bie ndesh me imazhin që kemi për një shtet, për urrejtjen fetare që ekzsiton atje, tregon për një ndryshim në mentalitet. i ardhur si pasojë e vetë faktit, se tashmë këto dy qytetërime, që mbaheshin bashkë vetëm nga emri i kombësisë nëpër pasaporta, kishin një arsye madhore për të hedhur mënjanë konfliktet shumëvjeçare, një arsye më të fortë se sa lufta për një Zot të përbashkët : dëshira për të qënë të lirë. dhe është, pikërisht, diçka e tillë që bën të mundur aleancat midis qytetërimeve, të përfaqësuara nga qytetarët, nga individët që u përkasin këtyre kulturave të

Page 24: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

46 BarBara Halla 47Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

ndryshme; një arsye e përbashkët që i tejkalon ndryshimet fetare, zakonore ose intelektuale. e shembuj, që tregojnë për mundësinë e ekzistencës së këtyre ndryshimeve shkojnë përtej rasteve kaq ekstreme. ato mund t’i vemë re në eksperiencat tona, në jetën tonë të përditshme. Gjatë sesionit ndërkombëtar të parlamentit europian të të rinjve, në Frankfurt të Gjermanisë, mund të shihje adoleshentë grekë, shqiptarë dhe serbë, që diskutonin problemet e tyre shekullore, për të arritur një zgjidhje më të voltishmë për të tre. shihje francezë dhe gjermanë që shijonin ushqimet e njëri-tjetrit, ndërsa debatonin mbi reformat e reja, të sjella nga traktati i lisbonës. dy muaj më parë, po këta të rinj firmosën një peticion për të ndihmuar rrëzimin e diktaturës së fundit në europe : Bjellorusinë.

Ndërkohë që në konferencat e modelit të Kombeve të Bashkuara nga Filadelfia në Hagë, pseudo-diplomatë nga 150 vende të botës, të ardhur nga kultura të ndryshme, nuk i vinin rëndësi përdorimit të perçes nga femrat, apo gjuhës. ata linin mënjanë ndryshimet në fe, në mendësi, në ngjyrën e fytyrës për të bashkëpunuar, për të zgjidhur krizat botërore, kriza që rrezikonin dhe rrezikojnë të ardhmen e tyre. ata u mblodhën nën një shqetësim global dhe arritën të kuptonin se gjithçka, që kërcënon ekzistencën njerëzore, është më e madhe dhe më e rëndësishme se kontributi që i ka dhënë botës një shtet më shume se një tjetër, më e rëndësishme se emri i zotit, ose mënyra se si ne e perceptojmë miqësinë.

ëndrra më e madhe e kohëve postmoderne është bashkimi i botës në atë që do të konsiderohet si “Fshati Global”. Bashkime

të tilla nisën si ekonomike, për t’u kthyer në kulturore. por progresi, që kemi bërë deri tani, ështe i shkurtër dhe rruga ende e gjatë, pasi është e vështirë të gjesh balancin midis egozimit dhe altruizmit, instiktit konservator dhe dëshirës për një mendje të hapur. e megjithatë, nëse dy fëmijë 5 vjeçarë, ndërsa takohen në një udhëtim me tren dhe arrijnë të kuptohen, ta duan njëri-tjetrin dhe ndajnë çokollata, edhe pse njëri flet shqip e tjetri anglisht, edhe pse janë rritur në dy ambiente krejtësisht të ndryshme, çfarë i pengon qytetërimet e ditëve të sotme të ndjekin shembullin e tyre?

Page 25: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

48 49

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Leonik Tomeo”, Durrës

Ergisa DOKO

opinio

ni im

Ashtu si dje, gjendem dhe sot në të njejtin kontekst, ku nuk dua të jem nesër. ashtu si unë, ka dhe të tjerë, jemi shumë, unë jam veç njëri nga ata…, që rend, kërkon që fjala aleancë dhe kompromis të mos mbetet veç utopi,

hiri i mbetur në dëshirat e gjithsekujt.Eh, njeriu! Kjo kafshë e transformuar fi zionomikisht nga

evolucioni, në kërkim të përsosmërisë që mezi priti krijimin e qytetërimeve. Kjo krijesë e mjerimit, tashmë “kafshë politike”, kërkoi komunitetin, por veçse si komunitarë nuk po jetojmë. i ndërtuam me aq mund këto qytetërime, mirëpo dhe sot nuk po dimë të fl asim me gjuhën e përbashkët, me gjuhën e kompromisit, me çelësin që ka në dorë çdo zgjidhje. jemi të të njëjtit lloj, vërtet, por nuk vijmë të trajtuar njësoj. e donim këtë ditë, dëshironim ta kishim, por që ta kesh një gjë duhet ta ruash pasi ta fi tosh, ta mbrosh e të luftosh që ta kesh gjithnjë. E ne, veçse një gjë të tillë nuk po bëjmë…

Page 26: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

50 ergisa dOKO 51Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

e përse u dashka të shkatërrohet ajo që me aq mund u arrit, përse të shkrumbohet ky ideal? jetojmë në demokraci, kërkojmë përparim, iluminim, por vetëm propagandojmë…

Unë e di shumë mirë çfarë jam, sa vlej, çfarë feje apo kulture kam dhe, prapë, në sytë e botës mbetem po i njëjti mjeran me petka, shtypem e nëpërkëmbem vetëm sepse jam shqiptar, dhe e kam për nder. përbuzem, megjithëse stërmundohem, që të arrij majat, megjithëse mund të jem më i mirë se sa këta njerëz grykës, që nuk ngopen kurrë së nëpërkëmburi; këta njerëz, që refuzojnë aleancën apo ndoshta nuk e njohin një gjë të tillë, sepse vetë ndoshta nuk e kanë provuar, kanë bërë rolin e një Zeusi dhe nuk kanë ndierë përvuajtjet e të shtypurit, të mohuarit promete.

e unë jam i lirë të zgjedh, dua të përqafoj kulturën time, ta mbroj atë, po dua…dua të eci me fehrexhe, sepse i perkas një besimi të caktuar, ndryshe nga i juaji. dua të krenohem në sytë e botës për gjithçka kam dhe qytetërimin tim, sepse, nëse më përplas, më mohon ekzistencën dhe unë dua veçse drejtësi, aspak ligjore sesa njerëzore.

dua një marrëdhënie më të mirë mes qytetërimesh, një të vertetë, një të bazuar mbi humanen, mbi ndjenjën dhe jo fasada politike, fjalë e konkluzione të kota, marrëveshje që janë pjesë e një iluzioni në sytë e mi.

a nuk e shikoni që përtej ngjyrës, fesë, kulturës, kombësisë unë jam një njeri? Unë nuk jam hyjnor, as engjëll, as perfekt, pasi vetëm mendimet mund të jenë perfekte. mirëpo unë dua bashkimin dhe jo përçarjen, unë dua të gjithën dhe jo të vetmen,

unë dua atashimin, përparimin, ecjen së bashku drejt rrugës më të mirë dhe jo metamorfozës drejt një qytetërimi dashakeq, që përplaset me një tjetër, që kapërcen çdo kufi, sepse ndihet despot.

Në vend të përfshirjes së qytetërimeve në ”kënetën” apo arenën e “dyluftimeve”, përplasjeve të padobishme, duhet t`i shtrijnë dorën njëra-tjetrës, të mësojnë të japin dhe jo vetëm të kërkojnë mundësi apo ndihmë. të mos mbetemi të rrethuar nga obskurantizmi, mosdija, qytetërime anemike e të zvetënitura, të mos mbetemi në udhëkryq e të presim një zgjidhje, atëherë kur edhe vetë koha do të jetë lodhur së prituri.

të mësojmë të kemi një marrëdhënie të denjë mes qytetërimesh, të realizojmë edhe “marrjen”, edhe “dhënien”, sepse vetëm kështu mund t`i ndiejmë frytet e punës sonë, mund të jetojmë të paqtë e pa dallime, nën të njëjtin qiell. të krijojmë një marrëdhënie komplementare dhe të mos merremi me hulumtime të kota për një jetë më të mirë, sepse e kemi vetë në dorë zgjidhjen, por duhet të bëjmë zgjedhjen për aleancë.

po e shohim se ka jashtësi pa ndërrim, ka tjetërsim, modernizim të qytetërimeve. e për çfarë vlen kur nuk e kthejmë në dobi të njeri-tjetrit? Nuk dua t`i quaj qyteterimet “pa flatra”, stërmundohem sepse nuk dua që t`i humbasin mundësitë per fluturim, për plotësimin e delirit tim, për t`i dhënë fund përplasjeve dhe për të përqafuar ekstremin tjetër që është grahma e fundit dhe thirrja për paqe…

Page 27: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

52 53

Njerëzimi: një farsë, një mrekulli hyjnore apo evolucion darvinian, ka për bazë specie humane që nuk dalloheshin për gjuhën, traditat apo kombësitë.

Jeta ka fi lluar pa përkatësi, qoftë kjo fetare, racore apo gjinore.

Në vorbullën e ndryshimeve të pandalshme me kryqëzata, luftra botërore e deri në konfl iktet për burimet e naftës apo kufi jtë ujorë, bota vazhdon të mbetet komplekse dhe e rrezikuar nga vetë përbërja e saj, njerëzit.

Ligji për mbijetesë, tërësisht i justifi kueshëm tashmë dhe, për natyrën humanoide, bëhet superior mbi “ligjin e pranimit te tjetrit”. vështirësia e këtij rregullatori të ri qëndron tek një egërsi e pashoqe, që i ka shtuar dozat e saj tek secili prej nesh. civilizimi i shoqërive, me shpikje dhe zhvillime teknologjike për të lehtësuar jetën e lodhjen fi zike, mbetet që të jetë një dështim, për arsye se distanca midis nesh, jo ajo kilometrike

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Sami Frashëri”, Tiranë

Elona KONDI

opinio

ni im

Page 28: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

54 elONa KONdi 55Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

por shpirtërore, bëhet gjithmonë e më e madhe. Ky problem, që fillon nga lidhjet familjare tek një shtet i tërë, merr përmasa botërore po t’u referohet çështjeve delikate, që kanë krijuar një hon midis shteteve, midis shqipërisë e botës.

terrorizmi (terrori mbi njerëzit) është bërë një ndër plagët më shqetësuese, që ndan lindjen nga perëndimi. vrasje masive që predikohen në emër të fesë s’janë aspak frytdhënëse, por tërësisht dëmtuese për besimtarët e vërtetë, të cilët bëhen gjithmonë e më të identifikueshëm keqazi si “kamikazë”. menjëherë, mbajtja e shamisë (perçes) apo praktikimi i riteve fetare, i bën të perceptueshëm nga opinioni si diçka e paqënë.

Ky çrregullim shoqëror, i njohur si paragjykim apo diskriminim, vazhdon më tej kur bëhet fjalë për pigmentin e lëkurës, mjeshtërisht i përmbysur, kur në krye të superfuqise, amerikë, erdhi Barac Obama.

absolutizimi, për të veçuar shqipërinë nga vendet e tjera, bëhet kontradiktor po t’u referohemi 21 viteve demokraci. Në një edicion të thjeshtë lajmesh kemi ndarjen e tyre lajme nga bota dhe nga vendi, sikur ne të ishim pjestarë të një planeti tjtër që mundohemi t’i bashkangjitemi asaj, kur në të vërtetë ne jemi bota dhe bota është ne.

Konflikti i zgjat tentakulat më tej, kur vende si Greqia, shtet i cili, së fundmi, dëshiron regjistrimin e popullsisë jugore, me çdo kusht, nën kombësinë greke, për të rritur numrin e minoritarëvë në vendin tonë.

Në të gjitha të sipërpërmenduarat, thelbi mbetet i njejte : të dëmtohet tjetri qoftë politikisht, ushtarakisht apo ekonomikisht.

Përse vallë është krijuar OKB? Janë vendosur kufijtë imagjinarë, por faktikë, kur përballesh me ushtarin në kufi, kur në vend të kesaj përplasjeje të dhunshme për t’u pranuar të kishte mirëkuptim dhe jetesë kolektive me mirëqënie më të lartë? më duket qesharake dhe ironike, në të njejtën kohë, ndarja e 3 apo 5 botëve: të prapambetura, në zhvillim dhe shumë të zhvilluara.

Besoj se do të ishte më mirë që të tërhiqeshim me njëri – tjetrin e jo të shtyheshim. të ishim magnetë e të krijonim fusha progresi dhe jo lëndë radioaktive, për të shpërthyer bomba bërthamore. do të ishte e rëndësishme që “efekti i pasqyrës”, i shpjegueshëm me perceptimin e tjetrit përtej vizuales, përtej asaj që pasqyron, por me anë të përthyerjes të kuptojmë brendësinë e tij, të merrej për bazë.

Page 29: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

56 57

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Raqi Qirinxhi”, Korçë

Elena NEKO

opinio

ni im

Forca e aleancave thyen çdo kufi , bashkon të gjitha ndryshimet dhe hap rrugë shpresash. është sinonim i ideales. si e tillë, është e paaritshme, por e synueshme nga të gjithë. shfaqet si një magji e pakrahasueshme,

sa dhe piktorët do ta kishin të vështirë ta hidhnin në letër. është kombinim i ngjyrave, në atë mënyrë, ku kushdo e ka të pamundur ndarjen e tyre. Ndërthuren e bukura, lumturia, gëzimi, zhvillimi … thjesht është e paparë. Ndoshta këto fjalë do të duken si belbëzim fëmije, në krahasim me fuqinë e aleancës, pasi ato, jo vetëm që nuk janë prishur, por janë rritur gjithmonë e më shumë. Faktet janë të shumtë, shembujt të panumërt.

Kulturat, qytetërimet, ashtu si dhe shoqëritë, janë të pandara , janë të tjetërsueshme dhe të trashëgueshme. mjafton të hedhësh sytë në vitet e kaluara. madje, ky udhëtim duhet të fi llojë që në hapat e para të historiës njerëzore. Bashkëpunimet kanë përfshirë dy mbretëritë ilire, atë ardiane dhe dardane, jo vetëm në planin ekonomik , por dhe atë ushtarak. qëndruan bashkë ndaj sulmeve maqedonase dhe ndaj atyre të Keltëve. e

Page 30: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

58 eleNa NeKO 59Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

shkuara na tregon se të gjitha kulurat e mëdha janë zhvilluar përmes shkëmbimeve me kulturat e tjera, përmes reciprocitetit të këtij shkëmbimi dhe jo përmes shtypjes dhe përbuzjes. shembulli i lartpërmendur është dëshmitar i lindjes së ilirisë dhe më vonë i shqipërisë. shtetet s’ janë aktorë, por janë njerëz. interesat ndikojnë qartë në qëndrimin e tyre. edhe “aleanca e shenjtë“ e skenderbeut mund të konsiderohet përpjekje në këto plane gjeostrategjike, si rrjedhojë e fazave historike. për të kuptuar rolin e aleancave mjafton t’i krijojmë dhe njëherë këto ngjarje, të ngritura mbi luftra, përplasje. Një sfond krejtësisht i ndryshëm, me ngjyra të zbehta. Natyrshëm lind pyetja:”po ne ku do ishim tani? do vazhdonim të quheshim akoma shqiptarë? apo do të ishim pjesë e shteteve të tjera?”aleancat ndihmojnë vendet të ecin përpara, të arrijnë synimet e tyre. Nëqoftëse do të mbizotëronin përplasjet , bashkëpunimet të barazoheshin me zero, atëhere do të kishte vetëm shkatërrime të shteteve. asnjë s’ mund të bënte një “hap” më shumë në rrugën e zhvillimit, pasi s’do të lejohej nga të tjerët.

për të kuptuar ndarjen konfuze në mes të qytetërimeve nuk duhet shkuar më larg se luftrat botërore, në të cilat ideologjia qëndron, pikërisht, te aleancat e krijuara. Nëqoftëse këto bashkëpunime nuk do të ishin të realizuara, kush do të ndalte Gjermaninë? do të mund ta bënte dot një shtet i vetëm? edhe sot, ashtu si dje, edhe nesër, ndoshta dhe pasnesër ushtritë dhe aleancat ushtarake kanë qënë, janë dhe do të mbeten një shprehje e strukturuar e njerëzimit. pas pasojave të luftrave pretendohej se demokracia, ndërvarësia ekonomike dhe ligji ndërkombëtar do të mund të vendosnin një bazë për paqen e përjetshme në botë. përpjekje të shumta janë bërë në këtë aspekt, por s’ kanë

arritur rezultatin e plotë. akoma vazhdon situata në irak. apo dhe Kosova, shteti ynë fqinj, e dëshmon se ka dhe shumë gjëra për të bërë në këtë aspekt. jemi akoma larg ideales.

Bashkëpunimet prekin fusha të ndryshme të veprimtarisë së një shteti, jo vetëm anën politike. shtrihen dhe në rrafshin ekonomik. aleancat ndihmojnë vendet të kapërcejnë vështirësitë dhe të ecin përpara. vizioni i Kantit për “paqen e përjetshme” pretendonte se kombet, të integruara ndërmjet tregëtisë ndërkombëtare, do të mund t’i bashkëngjiteshin federatës së shteteve jashtë interesave të tyre. shumë vende të ndryshme, edhe në kohë të lashta, janë përpjekur të krijojnë bashkime, por kjo u bë realitet në konventën e Filadelfias, të vitit 1787, kur u realizua kushtetuta e parë federale. më pas, marrëdhëniet u zgjeruan edhe më shumë. shembulli më i prekshëm është krijimi i Be dhe nxjerrja e monedhës së përbashkët. Njerëzit dhe shtetet me kultura të ndryshme po bashkohen. po formohet “komb universal”. Këto aleanca përfshijnë dhe fetë e ndryshme. jetojmë në një vend ku ekzistojnë besime të shumta. Nga ky aspekt, shqipëria është një shembull që duhet ndjekur. Një mirëkuptim i plotë që ka sjellë dhe harmoninë në këtë fushë. religjioni është forca kryesore që i motivon dhe i mobilizon njerëzit.

aleanca është të bëhen përpjekje jo vetëm për të ndërtuar ura mbi hendeqe, por edhe mënyra për të diskutuar mbi atë, se si funksionojnë kulturat dhe politikat në shekullin 21. po punohet për të siguruar që qytetërimet të lëvizin më pranë njëri-tjetrit, e jo më larg. paqja nuk mund të inaugurohet e as të sigurohet pa ndonjë marrëveshje të përgjithshme mes shteteve. thyerjet mes qytetërimeve do të jenë linjat e betejës për të ardhmen.

Page 31: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

60 61

Sot jetojmë në një botë të egër, ku etja për fuqi dhe pushtet është shumë e theksuar. shkaqe të ndryshme natyrore çuan në ndarjen e sipërfaqeve tokësore dhe kështu sollën edhe ndarjen ndërmjet njerëzve.

por çfarë pasojash kishte kjo ndarje? për vite me radhë kemi jetuar mes luftërave, përplasjeve dhe acarimeve, herë rezultative e herë jo. Në rastin e parë dëmet kanë qenë shumë të mëdha, sepse ka munguar komunikimi dhe toleranca. shpesh herë egoja e pangopur ka pushtuar të pushtetshmit dhe ka sjellë dhimbjen dhe vuajtjen për shumë njerëz.

a është kjo, ajo që ne duam, të plotësojmë ndjenjën e arrogancës në kurriz të shumë të të pafajshmëve? sigurisht që jo, në fund të fundit ç‘kuptim do të kishte të jetosh një jetë kur mund të kesh brenga në ndërgjegje? por kemi edhe rastin e dytë, në të cilin rezultatet janë të kënaqshme.

Ndodh që, ndonjëherë, nëpërmjet këtyre përplasjeve

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Sami Frashëri”, Tiranë

Fatma XHABRAHIMI

opinio

ni im

Page 32: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

62 Fatma XHaBraHimi 63Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

arrihen ndryshime të nevojshme. Në lidhje më këtë mund të përmend një fakt shumë domethënës. vërtet që turqia sundoi në territorin shqipëtar për shumë vjet. Ne ishim dy vende me kultura krejt të ndryshme dhe krejt të panjohura për njëra tjetrën e, megjithatë, ne shkëmbyem shumë gjëra duke marrë dhe duke dhënë anët më të mira të të dyja lobeve dhe duke arritur sot në një aleancë të fortë, ku mbizotëron ndërveprimi dhe mirëkuptimi në shumë aspekte.

Gjithashtu, mund të them se lufta e parë botërore solli shumë dëme, por kjo periudhë mund të quhet si një ndër epokat e bumit industrial dhe ekonomik. pra, këto përplasje janë sa shkatërruese, aq edhe të domosdoshme.

megjithatë, ajo që çdokush mund të kërkojë është një jetë normale dhe gjithmonë harmonike. por si mund të arrijmë këtu? Njerëzit presin tolerancë dhe mirëkuptim prej prindërve në shtëpi, në përgjigje të djallëzisë; prej mësuesve, në përgjigje të gabimeve në shkollë; prej atyre viktimave të pafajshme ndaj të cilëve është vepruar dhe janë dhunuar pa të drejtë; prej prokurorëve dhe gjykatësve në gjykatë; prej komandantëve në ushtri; prej inspektorëve të policisë dhe prej gjykuesit.

Ndërkaq, është shumë e rëndësishme që të meritohet ajo çka kërkohet. dikush që nuk fal nuk mund të ketë të drejtë të kërkojë mirëkuptim. Në vendet ku mbizotëron korrupsioni, intoleranca dhe mungesa e mëshirës, nocione të tilla si liria e mendimit, kritika e qytetëruar, shkëmbimi i ideve në përputhje me normat e drejtësisë dhe debati i paanshëm janë të përjashtuara, është e pakuptimtë të flasësh për përfundimet e logjikës dhe

frymëzimit. janë këto raste që duken kaq të zakonshme, por që në fakt kanë një kuptim kaq me vlerë, ato që duhet të na bëjnë të vetëdijshëm për atë çka duam nga vetja dhe atë që presim nga të tjerët.

para disa kohësh prindërit më treguan një histori shumë të bukur… Në një nga qytetet serbe jetonte një familje me emër dhe shumë e pasur. Në këtë familje jetonin dy bashkëshortët dhe vajza e tyre. Kjo e fundit u dashurua me një nga shërbëtorët që punonin në shtëpinë e saj. Ky punonjës ishte kosovar dhe dashuria e tyre do të ishte e pamundur për shkak të nacionaliteteve të ndryshme. prindërit e vajzës serbe nuk ishin dakort me këtë lidhje dhe kërcënuan vajzën se nuk do ta linin si trashëgimtare. por ndjenja mes dy të rinjëve ishte shumë më e fortë se impakti që mund të shkaktonin disa kartmonedha. ata u arratisën dhe jeta e tyre ishte e lumtur dhe u bë akoma më e lumtur, atëherë kur prindërit e vajzës, duke parë këmbënguljen e saj dhe duke mos pranuar ta humbisnin, pranuan bashkimin e tyre. e përmenda këtë rast për të thënë se për të arritur atë që duam duhet sakrificë dhe, përveç kësaj, tolerancë dhe mirëkuptim. Nuk ka dyshim se bota sot ka nevojë për dialog ndërmjet kulturave dhe qytetërimeve më shumë se kurrë më parë. shkenca dhe teknologjia e armatimeve, mbase jo krejtësisht por në një masë domethënëse, mund të jetë e shqetësuar prej shpërdorimit të saj për manipulime ideologjike. Ky lloj i manipulimit ideologjik të shkencës dhe teknologjisë përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore si dhe dallimet krahinore. reagimet më të mëdha kundër globalizmit vijnë nga të gjithë vendet e

Page 33: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

64 Fatma XHaBraHimi 65Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

botës që janë në zhvillim. Ky reagim nuk mund të shihet vetëm si një kundërpërgjigje ndaj modernizmit. dimensionet ideologjike të modernizmit janë perceptuar, në një sens të gjerë, si një kërcënim ndaj religjioneve sovrane, kombësive, historisë, kulturës dhe identitetit. atëherë një situatë e tillë mund të shkaktojë grindje të reja në konfliktet e ngjallura. Nga njëra anë, për pothuajse një çerek shekulli, platformat e marrëdhënieve ndërkombëtare kanë dëshmuar një proces me diskutime të ashpra, të rëndësishme dhe me një rrezik të madh, të tillë si një përplasje civilizimesh. me ngjyrimet e tyre politike dhe ideologjike, këto janë teza që kanë ardhur nga shekuj të trazuar. Ndoshta akoma mijëra mendimtarë dhe burra shteti gjykojnë dhe mendojnë për të ardhmen e njerëzimit.

Tezat e Hantingtonit për konfliktin e civilizimeve kanë qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe kanë fituar një vend të gjerë dhe shumë fondamental në diskutimet globale të dekadës së fundit. jehona dhe efektet e kësaj teorie në marrëdhëniet ndërkombëtare vazhdojnë akoma.

a mundet që modernizmi dhe globalizmi të mos realizojnë më shumë konstruktivitet; a mundet që ata të mos përqendrohen më shumë te vlerat njerëzore dhe etike? ata që mendojnë t’u përgjigjen këtyre pyetjeve përpiqen t’i minimizojnë ato ose t’i shohin, thjesht, si një problem për t’u perceptuar.

a janë modernizmi dhe globalizmi, në fakt, kaq fenomene të thjeshta, që ata ta minimizojnë problemin, thjesht, për t’u perceptuar dhe për t’u kuptuar? Globalizmi dhe modernizmi, në terma ideologjike, janë kuptuar prej popujve, që vijnë nga

kultura dhe qytetërime të ndryshme, në formën e konflikteve të shkuara dhe llogarive të këqija. Në këtë mënyrë tezat e këtyre, të të njëjtëve Hantington dhe Fukujama, që , deri diku, u ndeshën me parashikimet, vijnë në ekzistencën e kësaj platforme të brishtë. Nevoja për dialog midis popujve dhe besimeve është bërë më e theksuar prej ngjarjeve që kanë ndodhur në vitet e fundit. dialogu ndërfetar është parë si një prej alternativave për të shumëpërfolurën “përplasja e civilizimeve”. ata që nuk pajtohen me teorinë që përplasja e civilizimeve është e pashmangshme, këmbëngulin në dialogun e civilizimeve, një shkëmbim vështrimi që ka për qëllim një pasurim të ndërsjellë, një shkëmbim mendimesh që çon drejt kuptimit më të thellë të bashkëjetesës në këtë planet.

vlerat bazë që janë tipare të shek.XXi janë: modernizmi, pluralizmi, individualizmi dhe religjioni dhe toleranca. Në botën bashkëkohore tolerance nuk duhet trajtuar si diçka e veçantë, por mbi të gjitha ajo është përgjegjësi, në lidhje me realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, pluralizmin, demokracinë dhe shtetin ligjor. ajo përjashton dogmatizmin dhe absolutizmin dhe dëshmon verifikimin e standardeve më të avancuara demokratike. toleranca, si kategori morale, dëshmon në mënyrë praktike relacionet ndërmjet pakicës dhe shumicës, që në mënyrë transparente manifestohet në mjediset multinacionale dhe multikulturore.

disa pretendojnë që modernizmi i ka bërë njësh jetën vetjake dhe shoqërore, duke krijuar forma të reja të jetës fetare, kulturore dhe pluralizmit politik. megjithëse trajtohet me

Page 34: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

66 Fatma XHaBraHimi 67Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

pikëpamje të ndryshme, modernizmi ka krijuar dy nënfenomene ideologjike: zhvillimin dhe globalizmin. shumë teoricienë e kanë përshkruar modernizmin prej perspektivës së shtimit të sovranitetit njerëzor përtej kufirit të tyre dhe përparimit të shkencës. Kjo lidhje e drejtpërdrejtë e vendosur midis shkencës, nga njëra anë, dhe aftësive e sovranitetit, nga ana tjetër, ka treguar mundësinë që u jepet shteteve të superfuqishme, për të sjellë forma të reja të dominimit të vendeve dhe popujve të tjerë. pasionet imperialiste në kohët moderne kanë prodhuar rrjedhoja të shumta e të rënda.

Në anën tjetër, bashkë me problemet kronike të qytetërimit modern, të tilla si përhapja e terrorizmit global, dhuna dhe armët e shkatërrimit në masë, nga të cilat, çdo njëra shkon në mbështetje të tezave të konflikteve, janë bërë edhe përpjekje serioze që vënë në dukje përputhjet midis shoqërive me kultura të ndryshme dhe qytetërimeve përmes demokracisë, tolerancës, dashurisë dhe dialogut. Këto kanë spikatur më tepër në çerekun e fundit të shekullit të kaluar. Këto përpjekje nuk kanë shkaktuar, direkt ose indirekt, ndonjë konflikt të brendshëm me modernizmin ose globalizmin. ato kanë prodhuar më shumë vlera etike universale dhe fondamentale njerëzore si edhe dinamizëm, për të kapërcyer aspektet shkatërruese të modernizmit dhe globalizmit... reagimin e ashpër kundër tezave të Hantingtonit, në fakt, e shfaqi nevoja e zjarrtë për konkurrencë dhe dialog, ndonëse veprimet konkrete që janë marrë në drejtim të vënies së themeleve për konkurrencën dhe dialogun, janë fare pak për t’u përmendur. Ose përpjekje të tilla nuk kanë pasur efekt global.

arsyet e këtij qëndrimi të përgjithshëm të heshtur dhe indiferent duhen kërkuar në efektet e transformimeve moderniste tek njerëzit dhe shoqëria.

është fakt që modernizmi ka nxitur individualitetin, materializmin dhe instinktet vetjake të njerëzve në kundërshtim me shoqërinë, i ka larguar njerëzit nga gjithçka që ata mbajnë të shenjtë, humane dhe etike, nga dashuria, përkujdesja, përkushtimi dhe vetësakrifica.

Në fund, pasoja ka qenë një qenie njerëzore e ulët, që jeton vetëm me instinktet egoiste. Kur vështrojmë degradimin e qytetërimit të sotëm, ajo që kuptojmë është, për çfarëdolloj arsye, se gjithçka përfundon tek problemi i njeriut. rruga për të shpëtuar qytetërimin bashkëkohor prej shkatërrimit të shpejtë është t’i riedukojmë qeniet njerëzore në bazë të dashurisë, tolerancës dhe dialogut.

Në momentin që linda, një tjetër kuti do të lindte shumë shpejt pas meje. ajo do të vendoste limitet e mia të padukshme dhe të pandashme do të më rrethonte si një qelqurinë e pastër, pas së cilës do të shihja nënë time, mësuesen time të parë, shokët dhe armiqtë, botën. por atje kishte shumë kuti të tjera, të cilat do t’i takoja gjatë gjithë rrugës. disa ishin të ngjashme me timen dhe disa të tjera shumë të ndryshme. Kutitë e ngjashme, së bashku me njerëzit të cilëve u përkasin, grupohen në kuti shumë më të mëdha, si një bashkësi elementësh. Këto kuti përfaqësojnë mendjen, vlerat dhe idetë individuale komunitare dhe kulturore. janë sisteme kuptimi, përmes së cilave ne interpretojmë dhe shpjegojmë fenomenet që na rrethojnë. përplasja e këtyre

Page 35: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

68 Fatma XHaBraHimi 69Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

sistemeve kutpimi mund të jetë vdekjeprurëse, por kjo vetëm për ata që nuk e shikojnë ose nuk duan ta shikojnë dhe ta kuptojnë ekzistencën e tyre, ose në rastin më pervers ta shfrytëzojnë atë për qëllime dritëshkurtra. Në rastet e tjera përplasja nuk sjell gjë tjetër veçse zhvillim mendor, kulturor dhe social. ajo është një element jetësor mbijetese, megjithëse, me sa duket, kostoja që duhet të paguajë njerëzimi është shumë e lartë dhe kushton edhe jetën.

megjithatë, njerëzit janë krijesa të lindura me të mira dhe dobësi. ata janë si një fushë me grurë të përkulur nga era, duke u shfaqur herë si pemë të papërkulshme e herë si pemë që mund të rrëzohen shumë lehtë, pa mundur te kthehen përsëri. Ne, përveç egos dhe ambicies, duhet të kemi edhe ndjenjën e mirëkuptimit dhe tolerancës. Këto virtyte duhet të bashkërendohen me njëra tjetrën, në mënyrë që edhe bota në të cilën jetojmë të jetë më e mirë.

Njeriu është produkt i ambientit dhe i vendosjes gjeografike, por tashmë këto barriera gjeografike janë duke u zhdukur, me zhvillimin e teknologjisë dhe disponueshmërisë së informacionit. megjithatë, duket se kjo nuk mjafton në zhdukjen e konfliktve si lokale, ashtu edhe globale. Kjo, në shumë raste, ndodh edhe si pasjë e keqdashjes se sa e moskuptimit. vihen në lojë interesa politike që zhdukin shpeshherë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

shpesh egoja e tyre është shumë më e fortë se sa vlerat dhe dinjiteti njerëzor. për sa kohë, interesat e shtrembëruara politike do të dominojnë qëllimin për mirëqenien globale, gjithmonë do

të ekzistojnë konfliktet destruktive. Për këtë arsye, ajo që është më e rëndësishme është se, ndryshimi dhe përparimi duhet filluar fillimisht me veten, duhet të shikojmë gabimet tek vetja përpara se t’ia atribuojmë ato të tjerëve. “Ne duhet të bëhemi ndryshimi që duam të arrijmë”. ishte kjo një thënie e famshme e mahatma Gandhi-t, e cila ka shumë peshë për kohët dhe vendin në të cilin po jetojmë.

Page 36: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

70 71

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Ismail Qemali”, Tiranë

Ina GJATA

opinio

ni im

Të fl asësh për aleancat apo përplasjet në botë, nuk është një gjë e lehtë. e si mund të ishte, kur në të përfshihen vetë qytetërime, histori kombesh, ndeshje të kulturave apo traditave?! Që në fi llimet e veta njerëzimi ka hasur

mjaft pengesa, të lidhura me probleme që nisin që nga mbijetesa e deri tek pushteti absolut. probleme të cilat i ndanin edhe i bashkonin. Ndër to mund të përmendim fenë, luftrat për pushtet apo për kauza të ndryshme, pëballjet për shkak të ideve apo interesave, racizmi, klasat sociale, politikat e ndryshme të një shteti apo një tjetri, dikriminimi etj. pavarsisht këtyre nuk mund të themi se gjatë histories njerëzore ka patur vetëm përçarje, sepse në të kanë ekzistuar njerëz që janë përpjekur t’i ndreqin këto probleme.

Gjithsesi, nuk është kjo çështja që po trajtojmë. Faktet tregojnë se ndarja ka nisur shumë kohë më parë. që në fuqizimin e qytetërimeve në të njëjtën kohë. rivaliteti mes tyre sillte luftra e përçarje, ose skllavëri, pushtime e probleme të tjera të këtij

Page 37: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

72 iNa gjata 73Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

lloji. sot gjërat kanë ndryshuar. jetojmë në një shoqëri të hapur, ndoshta liberale, ku ndodhi të tilla janë zhdukur (duke përjashtuar luftën). Fatkeqësisht, “rreziqet “ ekzistojnë ende, falë (siç e thamë edhe më lart) rivaliteteve të këtyre vendeve në zhvillim, që çojnë në përplasje politike, apo edhe falë “inateve të vjetra”, ardhur nga historia, koha e kaluar, nga pakënaqësi të shkuara dhe që vazhdojnë ende (lufta në irak). përçarjet e popujve për shkak të diferencave, keqkuptimeve nuk sjellin asgjë të mirë për shoqërinë e sotme. Unë mendoj se nuk mund t’i lejojmë vetes përçarje të popujve, për shkaqe të ndryshme. Kjo, tashmë, po sjell shumë problem në botë . Njerëzit kanë kaluar mjaft për t’u përballur me situatë të tilla . është koha për të kuptuar këtë. duhet të mbizotërojë bashkëpunimi. sipas perestrojkës së mihail Gorbaçov: “Kur dy vende kanë mosmarrveshje me njëri – tjetrin (qoftë edhe njëri vend më i zhvilluar, apo më i fuqishëm se tjetri) kuptohet, se rezultati është humbje në njerëz apo në dëme materiale, ose edhe dëme të llojeve të tjera ... pra, në vend të kësaj humbjeje me ekzistencën e balancës, falë aleancave, bashkëpunimit, marrëveshjeve, shmangin rezultatin jo pozitiv. Kjo është një ide shumë me vend, një nga ato teori që çdo shtet në gjendje përplasjeje duhet të zbatojë. Kompromisi ekziston. rezultate ishin për t’u parë. vende që e kanë arritur këtë janë prova konkrete e perestojkës. Në fund të fundit, pse jo ? Ç’humbim duke e provuar?!

Buda ka thënë: Një njëri bën çka mundet, në varësi të rrethanave personale, në varësi të pengesave, presioneve dhe kjo është baza e moralit njerëzor.

moralit njerëzor! a mundet që në sajë të moralit njerëzor,

të së mirës së përbashkët të krijohen aleanca? a do të mudeshin popujt (në konflikt) të arrinin në një marrëveshje, të kapërcenin pengesat që i diferencojnë?!

Kjo do të ishte idealja! Në qoftë se vendet që kanë probleme mes tyre, për shkaqe të shumta, do të arrinin në kompromis, shumë mosmarrëveshje apo rezultate jo të mira do të shmangeshin. Njerëzit do të mund të ishin më afër me njeri – tjetrin. por këto gjëra nuk ndodhin vetë. “jemi ne”! populli, njerëzit e thjeshtë nga duhet të nisë ndryshimi! duhet të kundërshtojmë përballjet me njëri – tjetrin për shkak të ndryshimeve, shpeshherë sipërfaqësore. duhet të demostrojmë që jemi qytetarë të një bote të moderuar. Një botë ndryshe që i ka lënë pas gabimet e së shkuarës. Gjakderdhjet, humbjet, mosmarrëveshjet e thella, por që mund të zgjidhen.

Ky është thelbi i gjithshkaje. Fundi i përplasjeve... Fillimi ndryshe...

të paktën këtë kuptoj unë, si qytetare, pjesëtare e kësaj kohe në të cilën po jetojmë. Bashkimi i popujve, i traditave, kulturave mund të ishte zgjidhja e shumë problemeve sot në botë. por çështja është sa jemi ne të aftë të krijojmë aleanca që do të preknin mbarëvajtjen e shumë qytetërimeve apo çështjeve që prekin këdo?

Një nga shprehjet e famshme të hyjnores Nënë tereza është: “Unë dua që ju të shqetësoheni për fqinjin e derës ngjitur... a e njihni ju fqinjin e derës ngjitur? “ për mua kuptimi i kësaj fraze, lidhur me këtë çështje, është: Nëse një komb do të interesohej për “fqinjin e derës ngjitur” pra për shtetet e tjera në vështirsi dhe, këtu, nuk bëhet fjalë për vende të prekura nga

Page 38: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

74 iNa gjata 75Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

fatkeqësi natyrore. sepse kjo është ajo që ndodh gati gjithmonë. ato shtete, vende të cilat janë në telashe sociale, ekonomike ( jo në kulmin e tyre), rrallëherë marrim ndihmën e nevojshme që mund t’i nxirrte nga kjo gjendje. dhe kjo shpeshherë ndodh vetëm, kur këto kombe preken nga fatkeqësi natyrore dhe kur ndihma është emergjente. patjetër që ajo vjen. dhe këto janë momentet kur njihet solidariteti mes shumë njerëzve nga e gjithë bota. Bashkimi i tyre. popujt vihen në ndihmë të atyre më në nevojë gjatë këtyre situatave. dhe kjo, padyshim, është një gjë e mirë. vënia në lëvizje në të njëjtën kohë e personave nga të katërta anët e globit, prej nacionaliteteve, kulturave, kombeve të ndryshme ka qënë edhe është një provë, që Bota, kombet mund të bashkohen, mund të krijojnë alenca të nevojshme ose të domosdoshme për të gjithë ne, për të gjetur një zgjidhje sa më të favorshme. Fundja, kjo do të ishte e vetmja mënyrë që mund të jepte rezultate konkrete.

mbështetja patjetër që ekziston, ashtu si ekziston edhe interesi nga vendet më të zhvilluara për mbarëvajtjen e jetës së vendeve në vështirësi. Bashkëpunimi është i pranishëm, thjesht duhet të arrijë në faza më konkrete. me pak fjalë, të gjithë ne e dimë që jetojmë në një kohë ku përparimet në çdo fushë janë të dukshme, ku shoqëria ka arritur stadin më të lartë të zhvillimit dhe kërkon gjithnjë e më shumë prej secilit. Bota është në një fazë tjetër tani. po, patjetër, periudhat më të vështira kanë kaluar. Çmenduritë që sollën katastrofa njerëzore të pariparueshme, falë përçarjes, mungesës së mirëkuptimit, vënies së interesave të gjithsecilit apo egoizmit përpara të mirës së përbashkët. megjithatë, e shkuara është e shkuar. shpresojmë vetëm që

njerëzimi, ne, të kemi nxjerrë mësimet e duhura prej saj. të mos përsërisim gabime mjaft të dëmshme, të pariparueshme. Një personazh tjetër i njohur ka thënë: “Unë kurrë nuk shoh atë që është bërë, unë shoh vetëm atë që mbetet për t’u bërë”. Një frazë e njohur e Winston churchill. shumë domethënëse dhe, sidomos, e vërtetë. po shumë gjëra kanë kaluar, e ardhmja mbetet për t’u parë. është në dorën tonë, të qeverive të ndryshme, të shoqërisë civile dhe organizatave humanitare ta tregojnë këtë. Nëse do të ndaleshim më gjatë në këtë shprehje, do na duhej të flisnim për shumë nga evenimentet historike (që i përkasin kësaj çështjeje), do të na duhej të ndaleshim te fazat që njerëzimi ka kaluar për të arritur aty ku është sot. rezultati? Bashkimi ka triumfuar në më të shumtën e rasteve.

Bota po përballet me shumë probleme shqetësuese në ditët e sotme. Ndër to mund të përmendim: Ngrohjen Globale, e cila në këtë kohë është një nga problemet kryesore; lufta midis kombeve edhe popujve në lindjen e mesme; ajo që quhet diskriminim, substancat e rrezikshme, përplasjet fizike apo morale për shkak të fesë e shkaqeve të tjera etj. Nëse do të nisnim të trajtonim temën e Ngrohjes Globale, atëhere është e domosdoshme të përmendim, që duhet gjetur një zgjidhje për ta ndaluar këtë të fundit. por, për ta bërë këtë duhet të ekzistojnë aleanca mes shteteve, organizatave civile dhe humanitare dhe, patjetër, mes vetë qytetarëve. Ne duhet të kuptojmë që është në rrezik vetë jeta jonë, planeti e shumë e shumë gjëra të tjera, të cilat rrezikojmë t’i humbim, nëse nuk reagojmë menjëherë. Kuptohet që me një , dy apo edhe 1000 vetë nuk mund të arrihet shumë, por po të jetë i gjithë populli, mbarë bota?

Page 39: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

76 iNa gjata 77Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

Nëse ne do të ishim më të përgjegjshëm për mënyrën tonë të jetesës dhe nëse, nëpërmjet metodës të quajtur komunikim mes njerëzve do të arrinim të shpërndanim mesazhin e duhur, atëherë, po, që do të mund të arrinim atje ku duhet, në zgjidhjen e problemeve botërore. shkencëtarë, qeveritarë nga i gjithë rruzulli po merren me këtë çështje, me Ngrohjen Globale, por nuk mund të jetë e mjaftueshme... Ne nuk mund të presim më nga të tjerët, duhet të veprojmë! është në dorën tonë të bëjmë diçka... Dhe nuk bëhet fjalë vëtëm për gjendjen fizike të planetit tonë, (e cila lë për të dëshiruar), por për të gjitha probleme, që sot për sot prekin shumë prej nesh (për shkaqe të ndryshme) ose të gjithë ne. t’i lëmë termat e mesazhet e zgjuara... Ky është mesazhi i vetëm : “Nëse do të shohësh ndryshime, fillo nga vetja“. mëso të respektosh edhe ata që mund të të duken ndryshe nga ty; të shqetësohesh për probleme që nuk të prekin vetëm ty, por të gjithë... jashtë është një Botë ndryshe nga ajo që mund të ekzistojë në mendjet tona, një Botë që ka nevojë për ndihmë, për ndihmën e të gjithëve ne. pyetja është: a do të jetë secili prej nesh aty për të dhënë, për të përmbushur pjesën e tij, rolin e tij në tokë, si human?

do të ishte e mrekullueshme të arrihej kjo..., por deri më tani mbetet në kufijtë e një ëndrre... një ëndrre shumë të bukur, pa dyshim, që mbase janë të shumtë ata që e kanë në mendje, por sa është e mundur të bëhet realitet?!

dikush tjetër ka thënë : “Nëse doni një mesazh dashurie të dëgjohet, ai duhet transmetuar jashtë. për të mbajtur një llambë në djegie, ne duhet të vazhdojmë të vëmë vaj në të.”

pra, kjo shprehje ka një kuptim shumë të thjeshtë i cili është:

Çfarëdo lloj vështirësie që mund të dalë, ajo mund të kapërcehet me ndihmën e dashurisë, mbështjes, ndihmës ndaj atyre që kanë më shumë nevojë. Ne nuk mund të mund të mbyllim sytë para gjithçkaje që po ndodh në tokë, përpara nesh, në një kohë kur fëmijë vuajnë nga uria, sëmundje, ku jetët e shumë njerëzve shuhen, kur edhe mund të ishin shmangur. Kur ne mund të bëjmë diçka për ta ndalur të gjithë këtë... mjafton të duam të shprërndajmë këtë “mesazh dashurie”, të mbajmë në djegie llambën, e cila për mua përfaqëson shpresën e shumë personave sot kudo, anembanë rruzullit tokësor, për një Botë ndryshe, për një kohë ndryshe... ku të mbizotërojë dëshira për bashkim, mirëkuptim, aleancë. jam e sigurtë që mjaft njerëz, nga të gjitha qytetërimet, do të ishin të gatshëm të luftonin për ta arritur këtë. Njerëz që do të ishin të aftë të rrezikonin për një ideal të tillë, që do të na çonte larg konfuzionit, luftës (e cila është një çështje që duhet trajtuar, zgjidhur menjëherë), mosmarrëveshjeve që sjellin rezultate për të ardhur keq. Nuk mund të vazhdohet kështu. përçarjet, përplasjet nuk kanë qenë kurrë të dobishme, nuk kanë sjellë kurrë dobi... Faktet janë të dukshme përpara syve tanë. Ne duhet të arijmë të reagojmë drejt të gjithë kësaj. të paktën unë kështu e mendoj. Nuk mund të them apo të pretendoj që gjithkush apo persona të tjerë të ndajnë të njëjtin mendim. mundem vetëm të mbroj të vetmin mendim që kam rreth kësaj çështjeje, të cilin e shpalosa gjatë kësaj eseje. Gjëja e fundit që më mbetet të shtoj rreth saj është se “përplasjet sjellin humbje, të cilat nuk e dimë a mund t’i përballojmë. Një bashkim apo aleancë sjell mirëqenie, përfitim të përgjithshëm, çon në përmbushjen e nje ideali, idealit njerëzor.

Page 40: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

78 79

Gjatë gjithë historisë së njerëzimit kemi dëgjuar për raste të përplasjes së qytetërimeve apo provokimit të gjakderdhjeve të shumta, psh: luftrat e ndërrmara për motive fetare. por, këto veprimtari të dhunshme, janë

kundër “thelbit” të botës, NjeriUt.si diskriminimi për shkak të përkatësisë fetare, si vrasjet

në emër të këtyre idealeve dëmtojnë të drejtën për të jetuar në botë, pavarësisht dallimit nga të tjerët. simbolet, ritualet fetare janë të integruara në kulturën materiale, artistike, kështu që, kontaktet tona me njerëz të ndryshëm janë kontakte me gjurmët e qytetërimeve të krishtera , islamike, judaike etj. si rrjedhojë, duhet të ketë komunikim midis kulturave, aleancë të qytetërimeve, për të përvetësuar e thelluar njohjet tona, gjithashtu tolerancë fetare, që lejon bashkekzistencë në paqe të një shumëllojshmërie kulturash. Ky duhet të jetë tipari i shoqërive pluraliste moderne.

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Andon Zako Çajupi”, Tiranë

Lule GJONPALI

opinio

ni im

Page 41: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

80 lule gjONpali 81Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

personaliteti dhe këndvështrimi im mbi botën ndikohet nga kultura dhe shoqëria në të cilën kam pasur fatin të ekzistoj, por shoqërizimi, ndërveprimi social, interpretimi i sjelljeve, mendimeve, vlerave që mbart unë bëhet në kontaktet e mia të drejtëpërdrejta me të tjerët dhe, kjo, më shndërron në një qënie sociale. Ndryshueshmëria kulturore më bën të ruaj bindje për tjetrin, që nga vlerat të cilave ai i përmbahet, normat, parimet që ai respekton, të mirat materiale që krijon më bën ta shquaj atë si të ndryshëm nga vetja ime.

Grupi shoqëror, në të cilin ai bën pjesë, ka krijuar ndër shekuj një kulturë të veçantë që është referenca e gjithë mënyrës së jetesës së anëtarëve të tij (mënyra e të veshurit, zakonet martesore, jeta familjare, të punuarit, ceremonitë fetare, shfrytëzimi i kohës së lirë), këto e bëjnë të dallueshëm nga unë.

lëvizja nga një kulturë në tjetrën na bën të kuptojmë se ato vlera, që konsiderohen të një rëndësie të madhe në një kulturë, nuk konsiderohen të tilla në një kulturë tjetër.

ja disa shembuj : qënia besnik ndaj partnerit në martesë është një vlerë në shoqëritë perëndimore, ndërsa në shoqëritë lindore lejojnë që burrat të kenë disa gra njëkohësisht. perëndimorët e quajnë puthjen si pjesë të sjelljes seksuale, në kultura të tjera ajo nuk njihet ose shihet me neveri. vrasja me paramendim e fëmijëve konsiderohet si një nga krimet më të mëdha, ndërsa në kulturën tradicionale kineze fëmija vajzë ishte detyrim dhe jo pasuri e familjes. izraelitët nuk hanë mish derri, kurse hindutë hanë mish derri, por jo mish viçi.

pavarësisht këtyre dallimeve, në ato rajone ku ka pasur përzierje qytetërimesh dhe kulturash, njerëzit kanë hequr dorë nga zakonet dhe praktikat e origjinës dhe kanë përshtatur sjelljet e tyre me vlerat dhe normat e shumicës. traditat e tyre zhduken për shkak të traditave mbizotëruese. asimilimi i këtyre kulturave ndodh kur vlerësimet mbi to i bëjmë duke shikuar nga pikëpamja e kuptimit të vlerave mbi të cilat janë ndërtuar, por edhe nga etnocentrizmi (gjykimi i kulturave të tjera duke i krahasuar me kulturën time).

Ndryshimet në diversitetin kulturor shprehen qartë në kontrastet rrënjësore që hasim, duke na bërë të ushqejmë urrejtje dhe përbuzje për tjetrin. Kjo ndodh me pakicat etnike që rrjedhin nga qytetërime të ndryshme, që paragjykohen, persekutohen edhe pse nuk kanë dallime fizike nga pjesa tjetër e popullsisë. Grupet minoritare janë në disavantazh, në krahasim me pjesën dominuse, për shkak të diskriminimit (mohimi i të drejtave, mundësive) duke bërë që ata të jenë solidarë vetëm brenda grupit, “të përkatësisë së njëjtë”, sepse ndihen të ndarë nga shumica.

Pakicat shkëputen fizikisht (përqendrimi në lagje, qytete, rajone të caktuara), por edhe nga ana sociale, izolim i qëllimshëm për të forcuar lidhjet, veçoritë kulturore por edhe për të mënjanuar moslejimin e integrimit. dallimet bëhen edhe ndaj emigrantëve dhe romëve (diskriminimi racial), përsa i përket kërkesave për punë, strehim, anëtarësim në organizata, klube.

Page 42: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

82 lule gjONpali 83Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

Mos vallë pluralizmi duhet të arrijë një shkallë të lartë, të bazuar në pabarazi, edhe pse propagandon të kundërtën?

po kjo ndodh për aq kohë sa nuk nxit bashkëjetesën e komuniteteve të ndryshme, krah për krah brenda të njëjtit rend politik ekonomik. Ndaj i duhet thënë, jo, fanatizmit me paragjykimet e thella përbuzëse ndaj grupeve etnokulturore, i duhet thënë, jo, qëndrimit asnjanës ndaj të drejtave, lirive, që ata meritojnë dhe të qënit liberal, tolerant na bën më të njerëzishëm. duhet vënë theksi tek dinjiteti dhe vlerat që përcjell çdo kulturë për t’i siguruar anëtarëve të saj një pozitë të pavarur brenda shoqërisë, një drejtësi me thelb humanist që ndëshkon ndriçimet e mundshme, që na bën të qartë se barazia para ligjit është e pavlefshme kur praktikohet gjerësisht diskriminimi.

Ne vazhdojmë të pretendojmë për atë ç’ka ëndërronte martin luteri “shoqëri e verbër ndaj ngjyrave” ku njerëzit nuk duhen gjykuar nga ngjyra e lëkurës, por nga përmbajtja e karakterit .

Ku qëndron e përbashkëta ndërmjet njerëzve, pavarësisht ndryshimit kulturor?

Kultura ime apo e jotja na bën “njerëz” që tek shprehjet tona , ideja e vetëdijes, aftësitë për të menduar , arsyetuar .

Specia njerëzore ka intensifikuar zhvillimin e vërtetë kulturor, nëpërmjet universaleve kulturore si gjuha, format e sistemit familjar, institucioni i martesës, ndalimi i inçestit, etj.

përsa i përket fesë, dihet që njerëzit priren të mbajnë qëndrimin e mrekullimit apo edhe frikës, të frymëzuara këto nga një edukatë fetare, sepse i besojnë një fuqie supreme që rregullon jetën e tyre dhe drejton botën kah të mirës.

që nga ngjizja e botës, njeriut i duhej Zoti ta udhëhiqte, ndërsa sot e sheh si mburojë të fortë fitimtare që ndihmon “mëkatarët” të përballin vështirësitë dhe rreziqe e realitetit.

tregues i lirisë së shprehjes fetare është e drejta ime për të zgjedhur besimin në një figurë të jashtëzakonshme, të mbinatyrshme, që mund të ndikojnë në fatin apo në jetën time, ose të zgjedh një figurë njerëzore, që ndodhet më afër qënies sime, si mendimtarët e mëdhenj Buda, Konfuci. Nga praktikat ritualistike, të veçanta dhe të shumëllojshme, më jepet mundësia të zgjedh se drejt cilave simbole do të jenë të orientuara veprimet e mia apo bindjet fetare .

secila prej feve, me implikimet ideologjike, thekson antidhunën, jetën e vetdisiplinuar, ndriçimin e mendjes, përsosjen spirituale. Feja synon të largojë individët nga interesat e jetës sociale profane, për të kontaktuar me forca të larta që i atribuohen perëndive, ndikimeve hynore. ajo kërkon të shkëpusë njeriun nga realiteti material tundues dhe orienton drejt harmonisë me botën, të tjerët duke e vënë atë në shërbim të shoqërisë.

Nëpërmjet fesë synohet frenimi i përpjekjeve, për të zotëruar materialisht shumë gjëra dhe stimulimi i përpjekjeve për lartësimin e shpirtit.

Page 43: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

84 lule gjONpali 85Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

shpesh feja ka frymëzuar lëvizje shoqërore që synonin përmbysjen e sistemeve të padrejta autoritare. por nuk kanë qënë të pakta ndikimet përçarëse të saj, veprimtaritë terroriste që nisin me krijimin e ndjejave të forta breda komunitetit të besimtarëve, kundër grupeve të tjera fetare.

parimet morale fetare janë të barasvlefshme me parimet sociale, sepse kultivojnë tek besimtarët ndjenjën e pranimit dhe vlerësimit të tjetrit, duke sjellë kështu bashkëjetesën në të njejtin mjedis, edhe pse të dallueshëm në aspektin ekonomik, kulturor, fetar: pra feja është një farë rregulluesi i marrëdhënieve shoqërore. atëherë, biem dakord me atë që thotë emile durkheim: “objekti i adhurimit të çdo feje është shoqëria në vetvete, sepse nderimi buron tek respekti për vlerat kryesore sociale, psh, në ceremonitë kolektive rritet ndjenja e solidaritetit në grup.

përplasjet, mosmarrëveshjet kanë lindur mbi bazën e mohimit të lirisë, këto rrjedhin nga çështja e lirisë së cunguar. superioritetit apo inferioritetit kulturor, qytetar, fetar nuk duhet t’i veshim një shpegim biologjik apo karakterizues, por vetëm të pranojmë “tjetriN” si qënie njerëzore , sociale, me një të drejtë madhore për t’u ndjerë i barabartë.

për mirëfunksionimin e çdo shoqërie që kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve midis etnive, racave të ndryshme, në kuadrin e shkrirjes së traditave për formimin e modeleve të reja, duke shmangur kështu asimilimin, do të ketë efektivitet në integrimin dhe jetesën në harmoni raciale dhe etnike.

së fundi, njerëzit e drejtojnë jetën e tyre nga disa parime me origjinë në një qytetërim të caktuar dhe kuptojmë se bota ka vend për të gjitha krijesat tokësore për të jetuar, punuar ashtu siç duan, ashtu siç dinë, pa rënë në kundërshti me ligjet dhe pa shkelur kufijtë e lirisë së tjetrit.

Page 44: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

87

Universi i ngjan një atomi me përmasa, paimagjinueshmërisht gjigande, që zgjerohet vazhdimisht e krijon botë të reja. Në një nga këto shumë botë është një planet i vogël blu që dallon nga

gjithë të tjerët.aty jetoj unë dhe për të dua të shkruaj.Në botë ekzistojnë mijëra popuj, me identitet sa të ndryshëm

në dukje, aq dhe të ngjashëm me njëri-tjetrin në thelb. evoluimi i shoqërisë deri në ditët e sotme i ka bërë popujt të krijojnë kulturën e tyre, t’i përkasin një feje të caktuar dhe të jenë pjesë e një qytetërimi.

mentaliteti i qytetërimeve ndryshon shumë njëri nga tjetri. ajo çfarë është normale për qytetërimin perëndimor mund të jetë e dënueshme për qytetërimin islamik dhe, e kundërta, disa rite dhe veshje të qytetërimit islam mund të jenë të ndaluara në botën perëndimore.

Shkolla e mesme jo publike: Nobel

Loren GJOKA

opinio

ni im86

Page 45: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

88 lOreN gjOKa 89Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

është ky ndryshim perceptimesh, zakonesh, ritesh, besimi, që çon shpesh në përplasjen e këtyre qytetërimeve.

Natyrshëm lind pyetja: Kush ka të drejtë? cili qytetërim përfaqëson vlerat e vërteta të një shoqërie, respekton individin dhe ndjek ritet e duhura fetare?

për mendimin tim, nuk ekziston qytetërimi i duhur dhe qytetërimi i gabuar. ekzistojnë popuj, të cilët kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre një kod të caktuar zakonor dhe moral.të gjithë këta popuj mbartin me vete vlera të paçmueshme njerëzore dhe trashëgimi kulturore nga më interesantet. Konceptimi i tyre për ata, të cilët i përkasin një kulture tjetër, shpesh merr ngjyrime bardh e zi.

myslimanë, të krishterë, budistë, hindu dhe çdo lloj përkatësi tjetër, të gjithë janë krijesa njerëzore dhe duhet ta trajtojnë njëri-tjetrin, si të tillë.

parimet themelore demokratike propagandojnë liri e barazi për të gjithë dhe është rrjedha e jetës që na pozicionon diku, në një përkatësi.

është misioni i çdo brezi ta bëjë botën një vend më të mirë për të jetuar. tek çdo komb, tek çdo besim ekziston mundësia e tolerancës ndaj asaj që është ndryshe nga ne.

do ishte shumë mirë që në botë të mos kishte përplasje qytetërimesh, por aleancë ndërmjet tyre. Nuk ka shembull më të mirë të kësaj aleance se sa respekimi i komuniteteve fetare në vendin tim. Kjo më bën të ndjehem krenare.

jam e bindur se, me dëshirën e mirë, kjo alencë mund të bëhet realitet.

dhe do ta kuptoj, që kjo ka ndodhur vërtet, kur një mysliman të lutet i qetë në rrugët e parisit, kur një kristian të bëjë kryqin i sigurtë në një shesh islam, kur në kafene të dëgjohen me endje muzika nga të dy kulturat.

Kjo temë eseje më kujton shprehjen e famshme të sokratit, filozofit të madh grek: “Jam qytetar i botës”. Ai njeri në dukje i thjeshtë, që endej rrugëve të athinës, na përçoi një mesazh me vlerë, që në lashtësi.

a nuk është ky një shembull për t’u ndjekur?

Page 46: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

90 91

Liria është fe e re, feja e kohës tonë!liria është ajo që përbën një nga themelet e republikës sonë, por kjo liri, në të njëjtën kohë, lartësohet mbi vlerat e respektuara të të gjitha besimeve dhe

tolerancës!e duket sikur bota jonë po has vështirësi në gjetjen e raportit

midis respektit të ndjenjave fetare dhe lirisë së shprehjes.e ndaj bota gjendet në një rrëmujë që na vërtit të gjithëve,

duke na bërë objekt e subjekt të historisë.Ndarjet, krisjet gjeopolitike mes qytetërimeve të ndryshme,

duket sikur po shkojnë drejt zëvendësimit të kufi jve politikë dhe ideologjikë të luftës së Ftohtë.

Bota paraqitet si tërësi zonash sizmike, ku “rajone qytetërimi” ndeshen me shpejtësi sizmike, që ndihet gjithnjë e më e fortë, për të përfunduar në një profeci të marrë se “lufta tjetër Botërore, nëse ndodh, do të jetë ajo mes qytetërimesh.”

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Sami Frashëri”, Tiranë

Ina VRAPI

opinio

ni im

Page 47: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

92 iNa vrapi 93Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

e kjo luftë, domosdoshmërisht, më tepër do të shkatërrojë pasuri e të mira, se sa do të prodhojë; kurrgjë s’na premton.., vatrat e konfliktit, nuk është çudi, që në fund, të mos shuhen, e kjo si rezultat i mosekzistencës së një sistemi të ndalimit të ndërsjelltë.

Ndryshimet dhe problemet që ekzistojnë midis Botës islame dhe evropës, nga ana tjetër, prej kohësh janë shndërruar në burim debatesh të zjarrta. por këto ndryshime, a mund të kenë një influencë aq të fuqishme sa të shndërrohen në një konflikt qytetërimi midis dy botëve?

idetë perëndimore mbi liberalizmin, shtetin ligjor, demokracinë, barazinë, lirinë, ndarjen e shtetit nga Kisha ndërtojnë “murin” midis tyre dhe pikpamjeve të islamikëve, hinduistëve, konfucianisëve, budistëve, popullsisë ortodokse, të cilët e konsiderojnë qytetërimin perëndimor si qytetërimin më të pafe në historinë njerëzore.

por, realisht ekzistojnë një sërë faktorësh që lidhen me rolin, fuqinë dhe lirshmërinë e ndërsjelltë e, megjithatë, në konglomeratin e shkaqeve mbetet dominant ai i zgjimit, kërkimit dhe konfirmimit të vlerave tradicionale religjioze dhe traditat qytetëruese islame.

Në perëndim është krijuar bindja se i vetmi qytetërim global është ai perëndimor! Kjo kulturë dhe qytetërimi etnocentrik ul vlerat dhe aftësinë e përgjegjësisë së popujve të tjerë përpara botës!

Kështu, kultura dhe qytetërimi islam ndeshen me një keqkuptim të perëndimorëve dhe hegjemonisë së tyre në luftën për jetë të pavarur.

e ndërkohë që perëndimi prek majat e zhvillimit, bota islame gjendet ende pa ndonjë strategji politike, ekonomike, kulturore, pa një platformë moderne, pa institucione politike, ekonomike, komunikative efikase, që t’i pajtojë me stabilitetin. Eshtë këputur fija që mbante të lidhur myslimanët në zona të ndryshme, mungon forca e madhe islame që të mundësojë marrjen e vendimeve, të vlerësojë partneritetin me perëndimin dhe jo vasalitetin ekonomik, kulturor të tyre. rendi Botëror mund të vendoset vetëm duke u mbështetur në spiritualitetin që posedon bota islame, në dijen mbi Zotin, mbi njeriun, mbi natyrën.

Unë mendoj se një mesazh i rëndësishëm vjen nga vendi im, nga shqipëria, nga ky shtet laik shumë i civilizuar, që mund të merret si shembull për të gjithë botën!

E ndodhur midis Lindjes dhe Perëndimit, gjeografikisht dhe ideologjikisht, ndonëse zyrtarisht është vend shekullor, ka ofruar në vazhdimësi bashkëjetesë maksimale.

pavarësisht normave, dogmave të krijuara të shoqërisë me të cilat çdo njeri qëndron i lidhur, është thyer paksa “bunkeri” në mënyrën e të menduarit të shoqërisë shqiptare dhe janë krijuar hapësira lirie.

padyshim që dhe në shqipëri “përplasje kulturore“ kanë ndodhur, por e rëndësishme është se ato kanë mbetur të

Page 48: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

94 iNa vrapi 95Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

përmasave joshqetësuese. por kjo nuk na çliron nga detyra për të punuar për shmangien e “mini-ndarjeve” kulturore, krahinore apo edhe botëkuptimore që mund të sjellin përplasje idesh dhe të kthehen në pengesë për të ecur përpara.

paqja është virtyti i qytetërimeve. ta konceptojmë të gjithë si të tillë!

mobilizimi për të parandaluar hapjen e rrugës së një konflikti të vërtetë midis dy qytetërimeve është një detyrë e të gjitha politikave ndërkombëtare! përplasja shkon në interes të fondamentalistëve dhe të shteteve radikale, por jo të atyre laike!

rruga e rivendosjes së rendit Botëror nis nga secili prej nesh..,opinioni ynë është nisma e pare politike ndërkombëtare, është ura e kalimit në një botë të paqtë!

respektimi i rendit dhe parimeve; vlerësimi, trajtimi në mënyrë të barabartë i feve, besimeve fetare, kulteve, partive politike, medias përbën jo vetëm një detyrë morale, por një detyrë të lartë në interest ë unitetit, stabilitetit, harmonisë dhe bashkimit kombëtar!

le të jetë feja nevoja për bashkim, nevoja për të qënë afër, pak rëndësi ka se mbi çfarë besimi jemi të lidhur!

i rëndësishëm është ndërtimi i një shoqërie me frymë laike, kjo për të mirën e çdo njeriu, pa dallim ngjyre, race, gjuhe, vendi, besimi.

t’i bashkohemi, miku im, mendimit se: “Kush apelon në emër të qytetërimit në konflikt të qytetërimeve dhe kulturave, shndërrohet në protagonist të barbarizmit”.

edhe pa përplasje qytetërimesh, çështje për t’u zgjidhur ka shumë! përhapja e armëve bërthamore, terrorizmi, genocidi janë sfida shumë të rëndësishme për të ardhmen. Vetëm me përpjekje të përbashkëta dhe pa përplasje do të mund të përballen problemet e së ardhmes!

Page 49: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

96 97

Konkretizimi i perceptimeve, që lidhen me elementë përcaktues të aleancës dhe bashkëpunimit midis kulturave të ndryshme, ka të bëjë me përvetësimin tërësor të nocionit të mirëqenies universale. Në çdo

moment të jetës është vullneti i lirë ai që aktivizon ingranazhet e fenomeneve sociale me karaktere nga me të shumëllojshmet. Kështu, një implikim i thjeshtë logjik, na çon ne idenë se shtrirja e botëkuptimit njerëzor është pikënisja e konfi kteve ose e aleancave diplomatike. Në përparësi me qëniet e tjera zotërojmë, jo vetëm kompleksitetin qelizor, por edhe aftësinë për të arsyetuar, kështu që besoj se luftrat apo ballafaqimet e dhunshme të çfarëdolloj forme janë të panevojshme dhe krejtësisht pavend.

pse ekzistojnë përplasjet mes qytetërimeve apo përfaqësuesve të kulturave të ndryshme? sigurisht që, shumë herë, gjithçka ka të bëjë me konfrontimin e interesave dhe me maninë për

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Petro Nini Luarasi”, Tiranë

Kristina HITA

opinio

ni im

Page 50: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

98 KristiNa Hita 99Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

dominancë. le të sjellim, si shembull konkret, rastin e luftës në Kosovë, një nga ngjarjet më rrënqethëse për kombin tonë, ku revolta shqiptare kundër gjenocidit dhe aspiratës serbe për një territor me përmasa të mëdha, solli sakrifica të përgjakshme. Çmimi që u pagua ishte i tmerrshëm, pavarësisht se kosovarët, në fund, arritën atë që kërkonin. e në rast se midis këtyre dy kombeve do të ekzistonte mirëkuptim dhe bashkëpunimi, rezultatet do të kishin qenë mbresëlënëse dhe përfitimet, përtej synimeve që janë shfaqur deri më sot. tendenca dhe dëshira për aleancë mes palëve do të ndikonte shumë pozitivisht në rritje niveli apo arritje të standardeve që kërkohen, kjo duke marrë parasysh potencialin e rezervave nëntokësore të Kosovës dhe agrokulturën e mirënjohur të serbisë. për më tepër, ajo që besoj se do të kishte po kaq vlera do të ishte një ndërthurje apo difuzion mes kulturave, çka do të afronte shumë të dy popujt.

pra, ideja që dua të theksoj është se përplasja mund të sjellë një arritje objektivi, por vetëm pjesërisht, pasi në momentin kur fillon konflikti, ekziston mania dhe pangopësia për përfitime shumë herë më të mëdha. për më tepër, efektet anësore do të jenë të pariparueshme, ndërkohë që paqja, bashkëpunimi dhe marrëdhëniet diplomatike do të ndikonin më shumë në progresin e vendit.

e nëse do të ndaleshim më konkretisht në qëndrimin e shoqërisë shqiptare ndaj këtij fenomeni, ngelet për të thënë se, historikisht, populli ynë njihet për tolerancë të çdo profili, qoftë ky fetar apo politik; pra nuk ka pasur tendeca nga ana jonë për t’u ballafaquar me kombe apo kultura për përfitime

apo për të qenë mbizoterues në fusha të ndryshme. Gjithsesi, përplasjet kanë ekzistuar, kjo sepse në proporcion të zhdrejtë me arsyet e sipërpërmendura, populli ynë ka ngritur kryet për të drejtat më themelore. por, disa herë është keqinterpretuar koncepti “patriotizëm” dhe është kaluar në gjeste vulgare (djegie flamujsh, deklarata me ngjyrime urrejtjeje) për kundërpërgjigje ndaj kombeve të ndryshme raciste. e kam fjalën për rastet e viteve të fundit të keqtrajtimit të emigrantëve shqiptare në shtetet fqinje, kryesisht në Greqi. të bësh një akt patriotik do të thotë të kontribuosh në të mirën e vendit, në arritjen e idealeve që do ta çonin atë drejt zhvillimit, ndërkohë që kundërpergjigje të tilla i konsideroj, tërësisht, si të pavlera dhe të pafuqishme për të ndryshuar gjëndjen apo opinionin që ata kanë për ne. pra, sërish, zgjidhja më e mirë, sigurisht, që do të ishte zhvillimi i dialogut mes përfaqësuesve të dy palëve dhe marrja e masave të nevojshme për neutralizimin e situatës.

si fenomen shumë herë më problematik mund të përmendim konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, një histori sa të gjatë, po aq edhe me dhimbje, që akoma nuk ka marrë fund e kjo për çështje të ditura, ku më themelorja është kërkesa e palestinezëve për njohje territoriale. mendoj se kjo çështje është ekstremiteti i dështimit të përpjekjeve për arritjen e një konsensusi. Horrori i dhunës dhe urrejtjes midis njerëzve është, pikërisht, gjëja, të cilës duhet t’i trembemi e, ne rastin më të mirë, t’i shmangemi. mbi 60 vjet luftë! arritja e madhe: gjak burrash, grash, fëmijësh të pafajshëm, i derdhur kot më kot! mesa duket, fryma hitleriane ekziston akoma. mbi të dy vendet ka rënë errësira, e

Page 51: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

100 KristiNa Hita 101Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

cila rrezikon seriozisht të infektojë edhe vendet e tjera, pse jo edhe gjithë botën…apokalipsi, fundi i botës, është mit i krijuar nga ne, njerëzit, dhe mund të bëhet realitet nga momenti në moment nga po ne. duhet kuptuar drejt ideja se paqja nuk është mungesa e konfliktit, por aftësia për t’u përballur me të dhe për të gjetur zgjidhjen më të arsyeshme dhe më efektive. është vërtet tragjike të flasësh tani, në 2011 për persona që nuk kanë opsione zgjedhjeje për jetën e tyre, për persona që kanë frikë të dalin në rrugë, sepse u kanoset rreziku i shpërthimeve nga ana e terroristëve. Ky është vërtet absurditet! Ndonjëherë, njeriu është më shkatërrimtar se vetë natyra. Këto dy vende kanë nevojë për ndihmë, jo për arsenal bërthamor, as për furnizim armësh, fishekësh apo trupash ushtarake nga shtetet e tjera. Ajo çfarë duhet nxitur është ideja për qetësim marrëdhëniesh dhe arritje konsensusi. lufta nuk zgjidh absolutisht asgjë, përkundrazi, bllokon aktivitetet e çfarëdolloj karakteri: jetësor, social, ekonomik, politik. Kështu, kjo linjë arsyetimi më bën të them se ndryshimi i gjendjes në lindjen e mesme do të konsiderohej absolutisht si “mrekullia” e shekullit.

Një plagë e historisë së njerëzimit ka qënë dhe është përplasja e pashmangshme mes feve, e më konkretisht, mes muslimanizmit dhe krishtërimit. Nuk kemi të bëjmë vetëm me kundërvënie të tipit protesta apo deklarata, por edhe me raste kur gjendja tensionohet dhe tejkalohen kufijtë me gjeste të dhunshme dhe cënime të të drejtave humane, deri në vrasje e përgjakje. Në thelbin e vet termi “luftë fetare” nuk duket se ka kuptim, as në aspektin përmbajtësor, as në atë ndërtimor.

Kjo sepse, ajo çfarë fetë predikojnë, nuk ka lidhje me nxitjen e konflikteve apo luftrave dhe logjika të çon në përfundimin se, pa tolerancë, bota jonë do të ishte ferri vetë! disa herë trazira të tilla janë justifikuar me pretendimin se metodika e përdorur ka dashur të bëjë thirrje për norma njerëzore ose të luftojë antimoralin. sërish, këta persona që e perceptojnë veten si “ndjekës të zotit” të tyre bien në kundërshtim me predikimet e fesë së vet. Fundja, kush janë ata që i japin vetes “fuqinë” apo privilegjin të ndëshkojne gabimet e të tjerëve, duke marrë rolin e Zotit? Gjaku i pafajshëm që rrjedh është ajo çfarë zoti i tyre kërkon? absolutisht jo! vërtet munduese është pyetja: edhe sa kohë do i duhet konkretisht njerëzimit të kuptojë se paqja, uniteti dhe vëllazërimi mes tyre është shpëtimi që kërkojnë? toleranca është më shumë se një virtyt. është kërkesë për mbijetesë.

“Kur nuk duam njëri-tjetrin që e shohim përditë, si supozohet të duam zotin, që nuk e kemi parë asnjëherë.” NeNe tereZa

Page 52: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

102 103

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Sami Frashëri”, Tiranë

Iden HOXHA

opinio

ni im

Të gjitha marrëdhëniet janë të komplikuara. Duke fi lluar që prej atyre njerëzore që kanë në bazë bashkëveprimin e, sigurisht, duke vazhduar më tej në marrëdhëniet midis kulturave, feve, botëkuptimeve. të ngritura mbi

bazamente të llojeve të ndryshme, përcaktuar nga e shkuara, jo rrallëherë ndodh përplasja mes tyre: asnjëra nuk thyhet, të paktën për sa kohë ekzistojnë njohës që vazhdojnë ta “predikojnë”, por secila krijon një linjë të sajën “mbështetësish”, çka kontribuon në thellimin e përçarjes mes botëve.

Kohët e fundit, jo pak herë, është dëgjuar të fl itet për një përplasje të mundshme mes qytetërimeve të kohës që do të përbënte luftën më të ashpër të kohërave moderne. Një pjesë e “parashikuesve” e përdorin termin “përplasje” në nivelin e një metafore, duke parashtruar idenë se konfrontimi ideologjik midis qytetërimeve do të çonte në vendosjen e një rendi të ri botëror.

është krejt e natyrshme që, në një botë lirish të deklaruara e të respektuara nga pasardhës të denjë të eleanor roosevelt, secili ta gjejë veten krejtësisht të lirë të zgjedhë. Nën një ide të trashëguar nga fi lozofët e teorisë voluntariste, nuk kam sesi të mos e pranoj se shumë prej besimeve apo qëndrimeve tona janë

Page 53: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

104 ideN HOXHa 105Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

të mbrujtura nga fëmijëria, a të prejardhura nga të parët, ndaj edhe e kemi thuaj të pamundur t’i përligjim a mbrojmë një pjesë të tyre. Nuk mund të imagjinohet se janë pikërisht këto baza fetare a kulturore të ndryshme, që bëhen shkak përplasjesh e, akoma më keq, “luftrash” mes qytetërimesh.

Historia ka dëshmuar për prirjet e secilit qytetërim të kohës, për të përhapur në masë ideologjitë e tij, me synimin, për të fituar statusin e një superfuqie botërore. Për nga vetë mjedisi ku janë formësuar, apo premisat historike mbi të cilat kanë hedhur rrënjë, secili prej tyre është dalluar e veçuar për ide, që, kryesisht, bëheshin mbartëse të “interesave” të një feje a një kulture të caktuar. rrugët e zhvillimit të tyre janë parapërcaktuar nga hapat që ato kanë hedhur përgjatë historisë së njerëzimit.

qytetërimi perëndimor, me themele të ngritura mbi përpjekjet e amerikanëve për të qenë lidershipë të botës, është i pari dhe i vetmi qytetërim i njohur deri më tani, që e bazoi fuqinë e përhapjes së tij në atë që quhet “bashkëjetesë në harmoni”. duke vënë në punë gjithë mekanizmat e saj, për të propaganduar në çdo cep të botës këtë parim dhe për ta bërë të mos mbetet thjesht teori. Kështu, predikohet dhe çohet më tej ideja e pranimit të njëri-tjetrit, pavarësisht racave, kombësive, duke mënjanuar, në një masë të madhe, konfliktet e natyrave ideologjike.

Nga ana tjetër, po të gjykojmë mbi përçarjet fetare, duke hulumtuar përgjatë historisë do konkludojmë se, në fakt, lufta midis krishtërimit dhe islamizmit nuk ka baza të vërteta, por se problemet shfaqen me lindjen e sekteve pseudo-fetare ekstremiste. Në këtë plan, dy grupet fetare më të mëdha në botë duhet të konsiderohen si aleate të njëra-tjetrës për të mos lejuar që bota të sundohet nga idetë ekstremiste që do të sillnin shkatërrimin.

jo domosdoshmërisht dy kultura, fe apo qytetërime janë

përjashtuese të njëra-tjetrës. madje, shprehur më mirë akoma, secila ka një peshë e vëllim të rëndësishëm në historinë botërore, ndaj në këtë plan, mund të përpiqemi t’i shohim si “bashkëpunëtorë”. e rëndësishme është të arrihet nëpërmjet rrugës së diplomacisë një lloj “bashkëbisedimi” ndërmjet tyre.

Çdo kulturë në procesin e saj natyral të krijimit, e më tej të zhvillimit, do të duhet të njohë e të përvetësojë vlerat më të mira të qytetërimeve të ndryshme, të lashta dhe aktuale, por, mbi të gjitha, do të duhet të dijë të ruajë identitetin e saj. sepse, në fakt, bazat e krijimit të një qytetërimi lidhen drejtpërdrejt me mënyrën si është vetëperceptuar dhe me mendësitë e njerëzve që e kanë ngritur. Në të njëjtën kohë, në një glob që po priret çdo ditë e me shumë drejt hapjes së mendjes, nuk ka vend për mbylljen hermetike të shoqërive të saj. Në këtë pikë personalisht jam ithtare e mendimit se e ardhmja do të përmirësohet nga bashkimi, shkrirja, ndërthurja e kulturave të ndryshme. multikulturalizmi brenda një shoqërie të vetme, aplikuar në botën amerikane, ka dhënë dëshmitë se ajo duhet të bëhet zëvendësuesja kryesore e veprimeve ushtarake që s’do na shpien kurrkund. Bashkëjetesa në aspektin etnik, të pranuarit e njëri-tjetrit duke bashkëpunuar, mësuar e jetuar, sheshimi i konflikteve fetare dhe dominimi i së arsyeshmes mbi ekstremizmin do ta bënin përplasjen midis qytetërimeve një iluzion, parashikuar nga mendja e njeriut, por që nuk ka ekzistuar kurrë në realitet; një botë që në vend të luftrave etnike, mbizotërimit të paragjykimeve dhe konflikteve të vazhdueshme do të punonte fort për mirëqenien globale. Harmonizimi i bazuar mbi tolerancë, çka nënkupton aleancë të qytetërimeve, do të ishte i vetmi shans për të përqafuar zhvillimin.

Kjo nuk është një tezë idealistësh, por një besim krejt optimist në mundësinë e aleancës midis qytetërimeve.

Page 54: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

106 107

Unë nuk jam as qytetar i athinës dhe as i Greqisë. Unë jam qytetar i botës”, ka deklaruar sokrati, një ndër fi lozofët më të shquar të historisë së njerëzimit. Prej këtyre fjalëve mund të rrjedhë që sokrati, simbol i

intelektit, i ka kushtuar pak rëndësi prejardhjes së tij dhe më shumë rëndësi asaj, që i ka lidhur me gjithsecilin. Në fund të fundit, shtrirja e shteteve, thjesht, përcaktohet nga politika, diçka që është gjithmonë në ndryshim të vazhdueshëm. por, kur vendosën kufi j, që nuk cënojnë të drejtat e njerëzve, mbizotëron një mungesë lirie. Gjithsesi, sokrati, ndër shumë persona të zgjuar të çdo kohe, nuk e ka kufi zuar veten në një komunitet të vogël, siç është kombësia. po sikur çdo njeri do mund të shihte veten jo si një përbërës i një etniciteti, por si njeri i botës, si sokrati? Ndryshimi i psikologjisë së njerëzimit do ishte madhështor. Megjithatë, kufi j të rreptë politiko-shtetërore i evitojnë mundësitë e shumë njerëzve për të përjetuar një gjendje po aq paqësore sa e fi lozofi t. Siç ka qënë e drejta e lirisë së fjalës qesharake për shoqërinë dikur, njerëzit nuk duan ta pranojnë të

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Memorial International School of Tirana”, Tiranë

Besiana VATHI

opinio

ni im

Page 55: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

108 BesiaNa vatHi 109Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

drejtën e lëvizjes së lirë. Një botë pa kombe do t’i afronte më tepër qytetërimet dhe do ndërtonte një vend më tolerant dhe të emancipuar.

së pari, është e rëndësishme të dallohen problematikat kryesore rreth kombit. përditë, në rrugët e çdo qyteti të botës, flitet për dashurinë atdhetare. Natyrisht, kjo është diçka pozitive, por kjo dashuri është prijës i krenarisë dhe egocentrizmit të tepërt. dashuria për atdheun tënd, siç ndodh në çdo vend të botës, krijon një ndjenjë të hollë nacionalizmi. qytetarët e çdo shteti e kanë në natyrë të krenohen me arritjet ose me historinë e kombit të tyre, gjë që shmang mundësinë për të kuptuar se çdo kulturë është e rëndësishme. mund të jepet argumenti se ekzistojnë shumë persona, që kuptojnë barazinë ndërmjet popujve, por në këtë grup NUK bëjnë pjesë njerëzit, të cilëve u është penguar lëvizja e lirë. Një shembull po aq ekstrem dhe po aq i spikatur është lufta Botërore. edhe pse shkaku kryesor i luftës ka qënë nacionalizmi, në brendësi të luftrave Botërore ka diçka tjetër në rrënjë të nacionalizmit. Ky është epshi për të zgjeruar territore. Para se të fillonte lufta, të gjithë shtetet e fuqishme evropiane bënin pjesë në një lloj gare për të fituar sa më shumë territore. Ata nuk kuptonin pasojat që do i shkaktonin njëri-tjetrit dhe as pasojat që do i shkaktonin popujve vendas, të cilët ata pushtonin. prej këtij nacionalizmi të shpifur humbën jetën me miliona njerëz për disa copa tokë. për t’i shtuar shëmtisë së këtij fenomeni, popujve të shfrytëzuar u ishte imponuar një kulturë e huaj me forcë, shkëmbimi kulturor, i cili nuk ishte aspak reciprok dhe që nuk ndodhi si qëllim për të ndërtuar botëkuptim ndaj palëve. për t’u rikthyer prapë te “kjo copë tokë,” vihet ndër mend një situatë e tillë, që ka ndodhur

në oborrin tonë: Kosova, shembulli më i fundit i përplasjes së shëmtuar mijëvjeçare e shqiptarëve me fqinjët. tashmë Kosova është e pavarur, por popullsia serbe e kundërshton këtë realitet duke belbëzuar: “Kosova është serbi!” po ashtu, kundërshton vrullshëm pala shqiptare: “Kosova është shqipëri!”. por sa shqiptarë dhe serbë thonë se Kosova është e të dyve? Një pakicë, pothuajse e pakonsiderueshme, sepse në vend që të interesohemi për ngjashmëritë që kemi me njëri-tjetrin në kulturat tona, të cilat janë të shumta, përqendrohemi deri në marrëzi tek ajo që është teknikisht “toka e tyre” dhe “toka jonë.” por, në një botë pa kufij politikë, do ishim të detyruar të përballeshim me njëri-tjetrin, por ndërkohë, do na qetësonte fakti që në këtë pikëpamje njëra palë nuk do të kishte avantazhin e tokës mbi tjetrën.

diçka tjetër, që i ka ndarë popujt ndër shekuj, është se cila fe zotëron një vend. Në ditët e sotme, feja ende përcakton kufirin politik të shteteve dhe njerëzve. Nga ana tjetër, vemë re njerëz tolerantë dhe mendjehapur, që përballen vazhdimisht me persona të feve të ndryshme, sepse ata kanë mundësinë për të lëvizur dhe për t’i njohur. Në këtë pikë, mund të merret si shembull shqipëria, që ka një bashkjëtesë pothuajse të përkryer midis fesë islame dhe fesë kristiane dhe, që në Holokaustin, këta krishterë dhe myslimanë kanë shpëtuar më shumë hebrej sa sa shumica e shteteve të evropës. Kjo bashkjëtesë midis feve ndodh sepse shqiptari nuk etiketon tjetrin sipas fesë. marrim një shembull të kundërt: jugosllavia. Në jugosllavi bënin pjesë, kryesisht, tre grupe etnike: boshnjakët, serbët dhe kroatët. Çdo grup etnik i përkiste një feje të caktuar. prej dallimeve fanatike të feve që i vunë në pah, u përhap lufta e përgjakshme në ish-jugosllavi. e trishtueshmja është se këto tre grupe etnike flasin gjuhë pothuajse të përbashkët

Page 56: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

110 BesiaNa vatHi 111Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

dhe i përkasin së njëjtës rrënjë etnike, por urrejtje ndaj feve të ndryshme dhe dëshira për një fe zotëruese e ndau shtetin. popujt e ish-jugosllavisë, në vend që të shihnin ngjashmëritë e shumta mes tyre, u përqëndruan vetëm te një aspekt i njeriut. mund të mendohet se e njëjta ndarje do të ndodhte edhe në një botë që duhet të ishte pa kufij politikë. Pyetja është, a do kishte harmoni në bashkëjetesën e feve, apo do kishte më tepër luftë për të patur një fe kryesore? mund të thuhet se, duke njohur natyrën njerëzore, shumë lehtë mund të përhapej një luftë botërore fetare. por, nga ana tjetër, në një botë ku do ishim të lirë të lëviznim kudo, do ishim ballafaquar gjithmonë me njerëz të kulturave dhe feve të ndryshme. pra, fetë do ishin të shpërndara nëpër botë, gjë që do të dobësonte ndikimin e ideve ekstremiste fetare. Në ditët e sotme ndodh një përleshje e frikshme, sepse besimtarë jotolerantë të një feje janë të përqëndruar në një zontë të caktuar, duke u afruar gjithmonë me njëri-tjetrin dhe duke larguar besimtarë të feve të ndryshme. është, si të mësosh ndonjë gjuhë të re: si mund të pretendosh ta mësosh në mënyre të përkryer kur nuk flet me njeri të asaj gjuhe? E njëjta gjë shkon dhe për tolerancën: si mund të pretendojmë të jemi më tolerantë, kur njohim shumë pak njerëz me një botëkuptim tjetër nga yni? Nuk është faji ynë, në shumicën e rasteve: kjo është një pasojë e kufirit politik, që na është përcaktuar.

Zakonisht, njerëzit mbajnë qëndrime të ndryshme ndaj një ideologjie. e njëjta gjë shërben edhe për këtë parim, që, tashmë, në shumicën e rretheve shoqërore dhe politike, nuk merret seriozisht. arsyeja përse ndodh kjo është sepse kombësia dhe atdhetaria e pastër do zhdukeshin, po të jetonim në një botë me lëvizje të lirë. megjithatë, duhet të analizojmë shpërblimin

tonë, që është më e madhe se se ajo që do të japim. Grindjet, edhe pse asnjëherë nuk kanë për t’u zhdukur, një botë pa kufij do t’i pakësonte tej mase. mund të marim si shembull shtetet e Bashkuara të amerikës dhe Brazilin. Në këto dy shtete ka shumë pak raste të diskriminit ndaj etnisë ose fesë, kur krahasohen me vendet evropiane, që janë më të ashpër ndaj emigrantëve, për shkak të synimit për të qenë shtete homogjene. duhet përmendur se qytetarë të vendeve multietnike krenohen me përzierjen e tyre, por, në përgjithësi, nuk harrojnë kurrë origjinat. pra, të bësh shkëmbim kulturor në mënyrë të vazhdueshme nuk cenon kombësinë tënde. Në fakt, kjo marrëdhënie e pasuron atë, siç pasuron kultura jote kulturën e atij me të cilin përballesh.

Momentalisht, zhdukja e kufive duket e pamundur, por të pamundur janë dukur shumë parime në historinë e njerëzimit, që tashmë janë realitet. Nuk mund të pretendojmë se bota dhe politikat tona do mbeten në të ardhmen siç janë tani; ligji i natyrës thotë se ndryshimet janë të pashmangshme. Njerëzimi është gjithmonë në kërkim të përparimit dhe, një botë pa kombe, do të afronte më tepër qytetërimet dhe do ta bënte më tolerante dhe të emancipuar. por, duhet kuptuar që bota pa kombe, në asnjë mënyrë, nuk do të thotë se nuk do të ekzistonin më grindje. thjesht, grindjet që rrjedhojnë nga xhelozia dhe urrejtja ndaj shteteve dhe feve të tjera do zhdukeshin, meqë do të ballafaqoheshim, gjithmonë, me një kulturë ndryshë nga e jona. edhe pse, ky proces do të jetë i ngadaltë dhe dita kur do të ndodhë mund të jetë shumë e largët, në një të ardhme njerëzimi do ketë të drejtën për të lëvizur kudo. do jemi të gjithë si sokrati: qytetarë të botës.

Page 57: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

112 113

Shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”, Tiranë

Vjorela PISTULLI

opinio

ni im

Që nga koha e romakëve të lashtë dëshira për pushtet e shtrirjeve gjeografi ke sa më të mëdha ishte e ngulitur në mendjen e ushtarakëve, si e vetmja mënyrë për fi timin e prestigjit dhe nderimit nga të tjerët. Ishte

kjo mënyra për të arritur suksesin: përmes dhunës, terrorit, imponimit dhe, sigurisht, sakrifi cës njerëzore. Ligji ishte pak, për të mos thënë shumë pak, veprues mbi akte të tilla kriminale, sepse ligji nuk ishte i të gjithëve, por i të pasurve e i pushtetarëve. Këta të fundit përdornin çdo metodë për të rritur sa më shumë ndikimin e tyre e kjo sigurisht arrihej me anë të pushtimeve për të rritur mbretërinë e tyre e, për pasojë, zhdukjen e shumë të tjerave. drejtësia ishte një koncept konfuz. Një tjetër koncept, thuajse i panjohur për pjesën më të madhe, ishte liria.

Kjo fjalë në kohërat e lashta kishte një kuptim fare të ngushtë. Në atë kohë ekzistonin vetëm dy “lloje” njerëzish, nëse do të mund t’i quajmë kështu, ata të lirë dhe ata që nuk

Page 58: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

114 vjOrela pistulli 115Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

ishin të lirë. të lirët jetonin një jetë të mirë, të kënaqëshme, ku nuk mungonin privilegjet. sa më afër perandorit të ishe aq më mirë mund të jetoje. Ndërsa, për sa i përket njerëzve jo të lirë, siç ishin skllevërit, koncepti “i lirë” ishte i panjohur. skllevërit nuk mund të kalonin nga skllevër në njerëz të lirë. ata, të cilët lindnin skllevër të tillë mbeteshin deri në fund të jetës së tyre. Nuk mund të bënin asgjë për të ndryshuar.

Ndër shekuj qëllimi kryesor i udhëheqësve ishte pushteti e fuqia edhe kjo do të thoshte luftë të vazhdueshme me fqinjët. edhe pas kohëve të lashta gjërat nuk ndryshuan shumë. ambicia e shfrenuar nuk linte vend për kompromis, por vetëm për urrejtje dhe larje hesapesh. duket se pushteti ishte tepër i ëmbël për ta lëshuar nga duart vetëm sepse po rebeloheshin disa skllevër. dhe vërtetë ashtu ishte. Një pushtet totalitar mund t’i marrë frymën popullit, por për udhëheqësit ai donte të thoshte një botë luksesh, privilegjesh e pasurimi marramendës. përdorej çdo lloj mjeti për të arritur vazhdimësinë e këtij pushteti dhe, në këndvështrimin e perandorëve, sakrifikimi i disa jetëve në luftë nga ana e tyre dhe zhdukja e ca popujve ishte nje çmim absolutisht i justifikueshëm.

mirëpo kohët kalojnë e evoluojnë dhe bashtë me to, edhe mendimi e perceptimi njerëzor. e sot gjërat kanë ndryshuar.

Nuk është më sipërfaqja, forca apo influenca që kanë rëndësi, por mirëkuptimi e harmonia mes popujve. po si është arritur në këtë kompromis kaq të shumëpritur? për shekuj me radhë janë sakrifikuar, në mënyrë krejt të papranueshme e aspak njerëzore, mijëra e mijëra jetë njerëzish. të destinuar të

luftonin për një kauzë që mund të ishte e humbur, ende pa nisur mirë. Burra e gra, të nxitur nga egoja e stërmadhe me urretje e përçmim ndaj popujve fqinjë apo jo, luftonin me mish e me shpirt duke menduar se një ditë humbja e tyre do t’i shërbente vendit e do të mund t’i rezervonte atyre një vend në pllakën e heronjve. ata vërtet nuk kishin frikë nga vdekja, por kjo nuk i bën ata të marrë.

Besimi dhe shpresa për një të ardhme më të mirë bënte që sakrifikimi i qindra e mijëra jetëve të ishte mëse i justifikuar. mjerimi nuk u linte rrugë tjetër. shpresonin në një të ardhme më të mirë dhe më shumë se për ata që do të mbijetonin, për fëmijët e tyre. por edhe ana e sulmuar jetonte në mizori e, që pas zhvatjes e robërimit do të mbartnin ndër vite urrejtje për jetët e humbura e ëndërrat e copëtuara, për shkak të diçkaje, që nuk hyn fare në natyrën njerëzore siç është lufta. sepse lufta e ç’njerëzon njeriun. ai nuk mund të jetë më i njëjti pas luftës, pasi të ketë parë skena rrënqethëse mizorie njeriu ndryshon.

më pas, vitet rodhën dhe u pa që jeta ishte e çmuar, e vyer, por gjithsesi kjo ishte një e drejtë e copëzuar sepse njerëzit, jeta e të cilëve konsiderohej si e vlerë, ishin pak e ishin po ata që vendosnin jetën e të tjerëve. as ky nuk mund të pranohej si një gjykim i drejtë. por njerzit e pranuan atë për një periudhë, sepse u duk se diçka ndryshoi për mirë. shumë popuj e përqafuan këtë vendim të ri, duke menduar se mes dy të këqijave po zgjidhnin atë më të voglën. Ky ishte një hap përpara për kohën në të cilën ndodhi, por u pa ende se kishte nevojë për përmirësim, për shumë përmirësim.

Page 59: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

116 vjOrela pistulli 117Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

akoma më vonë nisën të zhvillohen qytetërimet e para, me një mënyrë qeverisjeje në dukje të drejtë, por që në thelb ishin thuajse të njëjtë. aspak respekt për jetën njerëzore, për jetën e popujve të tërë, të shfarosur me tortura të paimagjinueshme apo të dëbuar nga trojet e tyre. të lënë në mëshirë të fatit mijëra e mijëra familje. e vetmja gjë që i mbate gjallë ishte kujtimi. Kujtimi i asaj çka ishin. me ç’të drejtë bëhet një veprim i tillë? Kush i jep të drejtën dikujt për të zhdukur një popullsi të tërë? asnjeri e asnjë vend nuk mund të jetë më lart se një tjetër. e aq më pak në shekullin XX.

e deri në ditët e sotme, ku duket se ekziston paqja e harmonia. Hapat njerëzorë kanë qënë të ngadalta, jo çdo gjë i është lënë kompromisit, por me kalimin e kohës dhe emancipimin njerëzor ata po i afrohen çdo ditë e më shumë. me sa duket është kuptuar se kompromisi e respekti reciprok janë zgjidhja më e mirë e çdo konflikti. Është kjo rruga, me anë të së cilës arrihen vendimet e rëndësishme e, mbi të gjitha, të drejta. por ndodh shpesh që të drejtat të keqkuptohen apo, për të qënë më të saktë, të keqpërdoren. Kjo ndodh për ambicie personale, e cila edhe pse më e pakët është ende mjaft e pranishme, për shkak të një egoje të pa plotësuar apo të pengjeve të mbetura ndër vite. Gjaku nuk lahet më me gjak.

është kjo ajo për të cilën duhet të ndërgjegjësohet çdo vend. mosmarrëveshjet e vjetra duhet të lihen aty ka janë, në të shkuarën. duhet të rindërtohen apo ndonjëherë të rikrijohen marrëdhënie të reja, të paktën në përputhje me etikën dhe qëndrimin që i takon një shteti të vërtetë të shekullit XXi.

ekuilibrat mes popujve mund të jenë shpesh të brishta, ndaj dhe mund të thyhen lehtë. Këtu nuk bëhet fjalë për luftë sepse diçka e tillë as që konceptohet, por ka mënyra të tjera provokuese të shpalosura qartë, por të maskuara mirë. Kundërpërgjigjia duhet të jepet me maturi, respekt dhe me shumë dinjitet.

Harmonia dhe aleanca janë substanca e qytetërimeve të sotme dhe, si të tilla, rëndësia e ruajtjes së tyre është e madhe. popujt duhet të kuptojnë se armiqësia nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre. sot rruga diplomatike është ajo e duhura, e shoqëruar sigurisht me respekt reciprok mes shteteve.

Ka ardhur koha për paqe dhe stabilitet, për kompromis, në mënyrë të tillë që, së bashku, ta bëjmë vendin tonë më të mirë e, rrjedhimisht, botën një vend për të cilin brezat pasardhës do të ishin krenarë.

Page 60: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

118 119

Në 24 orët e një dite bota tronditet nga konfl iktet. Në afganistan vazhdojnë përplasjet me amerikanët; izraeli ka gjithmonë një betejë të hapur me palestinën; në rusi, çeçenët janë gati për një luftë tjetër, ndërsa

india, pakistani dhe Kina masin forcat për betejat e pritshme. Në botën e teknologjisë, në pak minuta merr vesh se gjysma e botës është në luftë me gjysmën tjetër. mjafton të hapësh historinë dhe duket se i njëjti konfl ikt përsëritet si ditët e një kalendari. Nuk ka rëndësi si shqiptohen emrat e shteteve, besimet fetare të vendeve, apo motivet se kush e ndezi i pari zjarrin e konfl iktit. arsyet janë të njëtja, siç është dhe e njëjtë arësyeja se përse Kaini e vrau abelin, në ditën kur kombet dhe rracat ende nuk kishin lindur.

mijëra të vrarë, anë e kënd botës, duket sikur përsërisin thënien se jeta njerëzore është e shoqëruar nga një fat tragjik. do të gjendet gjithmonë dikush i gatshëm të vrasë dikë që mendon ndryshe, që ka ngjyrë tjetër, apo që beson në një perëndi që nuk

Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Ismail Qemali”, Tiranë

Rexhina SEVO

opinio

ni im

Page 61: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

120 reXHiNa sevO 121Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

i ngjan asaj ku beson ai që vret. por vdekja është një, nuk ka ngjyrë dhe nuk ka as besim. Kush ua jep këtë të drejtë njerëzve që të marrin jetën e dikujt tjetër vetëm sepse nuk i përshtatet. Bota ndaj është e bukur, sepse është e ndryshme. Nëse do të ishte njëlloj kudo, atëherë shumë gjëra nuk do të kishin kuptim në rendin e botës.

teoria më e njohur e zhvillimit të botës në 100 vitet e ardhshme është ajo e diplomatit dhe profesorit të njohur samuel Huntington, që e shikonte botë në luftë gjatë viteve që vijnë, si pasojë e përplasjes së qytetërimeve. Një përmbysje e rendit ekzistues botëror, ku të fuqishmit nuk do të jenë ata që janë sot, por dikush tjetër që dikur ndjehej më i dobët. Kjo, detyrimisht, do të thotë ndryshim i fuqive, si në një lojë, ku fituesi i merr të gjitha, madje cakton edhe rregullat e lojës. Kjo do të thotë më shumë vuajtje, më shumë dhimbje në botë dhe, për pasojë, më shumë viktima.

por, në fakt, a duhet të jetë kështu? a duhet që dhe pas mijëra vitesh, kur njerëzimi nuk është më fëmijë, që nuk di çfarë ka ndodhur më parë me të, të mund të rrëmbehet nga pasionet e para? luftrat e tmerrshme të barbarëve, kur bota kërkonte të gjente prijës, kanë kohë që kanë kaluar. mesjeta është zhdukur në terrin e viteve dhe njeriu ka gjetur arësye më të mëdha për të mbijetuar. vlerat kanë dominuar gjatë shumë epokave. Ka pasur gjithmonë disa momente kur ndërgjegja njerëzore është lëkundur. luftrat masive janë shembulli i marrëzive të pakuptimta dhe shpesh herë i kthimit të njeriut në fazën fillestare. Edhe në çmenduritë kolektive, siç ishte lufta e dytë Botërore, njerëzimi

arriti të gjente dritë në fund të tunelit. pra, ka gjithmonë një moment kur një pjesë e shoqërisë e gjen arsyen për të parë më shumë sesa interesat e momentit. është momenti kur vlerat dhe parimet e larta njerëzore, liria, barazia dhe ligji dominojnë mbi instiktet e para njerëzore. Është moment kur jeta fiton mbi vdekjen.

si do të jenë 100 vitet e ardhshme. Një çmenduri kolektive do të sillte, mbase, luftën më të madhe në botë. Një përplasje rracash dhe besimesh kolektive mund të sillte, mbase, përplasjen më të madhe dhe të fundit të njerëzimit. por duhet që arsyeja të mbijetojë, duhet që njerëzimi t’u kthehet vlerave më të mira të mundshme në botë, edhe atyre shprehjeve të harruara, këtu e 200 vite më parë: “liri, Barazi, vëllazëri”. tek e fundit, jeta është e bukur edhe sepse bazohet në gjëra të thjeshta. janë interesa jo të sinqerta ato që fshehin pas vetes dhe paralajmërojnë konfliktet e ardhshme. Gjithmonë do të mbizotrojnë vlerat. Greqia e lashtë mbetet edhe sot model, jo sepse kishte pasuritë më të mëdha në antikitet, por sepse i dha botës demokracinë dhe ligjet e para. perandoria romake nuk mbahet mend sepse kishte një prej ushtrive më të mëdha dhe më të fuqishme në botë, por sepse futi në botë një kulturë që ishte më e mirë se ato që ishin në kohën e saj. shtetet e Bashkuara të amerikës nuk janë sot vend lider në botë, vetëm sepse shpenzojnë më shumë se të tjerët për armatime, por sepse vlerat njerëzore që kanë grumbulluar prej vitesh janë të gatshëm t’i shpërndajnë dhe t’i vendosin edhe në vende, që më parë ishin pjesë e diktaturave më të egra në botë.

jo çdo gjë është e përkryer. Historia njeh dhe gropa të zeza

Page 62: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

122 reXHiNa sevO 123Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

si nazizmi apo nacionalizimi, por ato janë makthe historike. janë një pasqyrë e njerëzimit për të treguar se çfarë forme dhe ngjyre ka e keqja. të gjitha diktaturat zgjasin pak. Zgjasin pak, gjithmonë, në krahasim me dëshirën e njeriut për të pasur një botë në paqe.

dhe hapat janë hedhur për një botë më të mirë. Kombet e Bashkuara prej vitesh kanë nisur një projekt për të ndalur gjëmën më të madhe. atë që për disa cilësohet si e pashmangshme, përplasjen e qytetërimeve. Një delegacion kinez që takohet me një arab, amerikan apo një rus, apo indian. janë të gjitha shenjat se liderët e kuptojnë rrezikun e të njohurit të vetëm një qytetërimi, ose rrezikun e mbylljes vetëm në kufitjtë e oborrit tënd. sa më shumë që kulturat të komunikojmë, aq më të largët do të bëhen kufitjë. Do të kuptohet më në fund se nuk janë njerëzit të ndyshëm, por janë idetë që ne kemi në kokë, shpesh herë nga mos njohja, ato që sjellin problem në komunikimin mes njerëzve. Në vitin 2005 spanja mori përsipër rolin e një drejtuesi të uljes së konflikteve. Një lloj vëllazërie mes kombeve, një ëndërr e viteve 1700, që shfaqet në kulmin e modernetetit. Nismës së spanjës iu bashkua turqia, Kina dhe shumë vende të tjera. Ura e parë e bashkëpunimit për të shmangur përplasjen. dhe gjithçka në këtë projekt nis me dëshirën e hershme të njerëzimit për të njohur atë që ka në kufi. Në qendër të projektit është shkëmbimi i kulturave dhe i njohjes së besimeve fetare dhe negocimi i konflikteve. Askush nuk mendon se budizmi do të bëhet më islamik dhe, e kundërta, por, të paktën, njerëzimi do të njohë dhe pranojë atë që mendon ndryshe. sa më shumë të njihen kulturat me njëra- tjetrën aq më e gjatë do të jetë paqja

mes vendeve. sot gjërat shihen si një vend i vetëm dhe jo si një tërësi shtetesh që mendojnë dhe kanë interesa të ndryshme. media, interenti dhe gjithë komunikimi global, në kohë rekord, në vend të një ndarjeje mund të sjellë afrimin e mëtejshëm të popujve. Ndarja e botës në kampe të mëdha: Be, sHBa, lidhja arabe, Kina, rusia dhe india duhet ta bëjnë më të thjeshtë përballimin e problemeve dhe jo më të rëndë.

shpesh herë më duket se vendi im është një Botë e zvogëluar në 28 mijë kilometra katror. Si në miniaturë, një pjesë e përfaqësuesve të qytetërimeve, sidomos atyre fetare, janë të përfaqësuara në vendin ku ne jetojmë. është modeli se si ndonjëherë e mendoj botën, ku, të gjithë mbase nuk jetojnë të lumtur, por ku askush nuk bezdiset nga prania e tjetrit, pavarësisht se çfarë besimi apo prejardhje racore i përket. Ku askënd nuk e bezdis ajo ku beson ti. është iluzion të mendosh se duhet kaq pak për një botë normale. Por ky është fillimi nga ku mund të nisemi. Në vend të përplasjes duhet që njerëzit dhe qytetërimet të komunikojnë më tepër.

Një thënie e vjetër e një qytetërimi të kaluar thotë se “nëse do të kuptosh dhe pranosh botën, duhet ta njohësh atë”. Kjo është pika nga ku duhet të nisemi. të njohim botën, ashtu siç ajo është. me madhështinë dhe gjërat e rëndomta, bukurinë dhe shëmtinë, dijen dhe injorancën, forcën dhe dobësinë, me parajsën dhe ferrin e saj. me rritjen e shpikjeve dhe teknologjisë, bota sa vjen dhe bëhet më e vogël. Sot sfida nuk është kush e pushton atë, por kush arrin ta shpëtojë. Në këtë botë ka vend për abelin dhe Kainin, sado të ndryshëm, mbi të gjitha, ata janë vëllezër.

Page 63: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

124 125

Bota u krijua si pasojë e një përplasjeje grimcash. Këtë mbron teoria shkencore e Krijimit, e njohur ndryshe si teoria Big Beng. Gjithçka fi lloi nga Përplasja e Madhe, që u bë baza e formimit të Gjithësisë, galaksive, diellit,

tokës , gjallesave, njeriut. duke u bazuar në këto fakte, përplasja në astrofi zikë është e një rëndësie të madhe. Është ajo që na krijoi dhe që vazhdon të jetë Krijuese. dhe në fakt, duke parë edhe zhvillimin e ngjarjeve pasuese në historinë botërore, ky do të dukej si fi llimi i duhur. Përplasja ishte fi llesa e gjithçkaje, ajo shënoi lindjen tonë dhe të asaj që na rrethon. për më tepër , ajo do të na shoqëronte në çdo fazë të mëvonshme. por përplasja shtrihet përtej kufi jve astronomikë. E gjithë historia, jo vetëm e njerëzimit, përshkohet nga luftra që, jo domosdoshmërisht, janë të armatosura. lufta për ekzistencë zhvillohet mes të gjitha gjallesave, nga më të thjeshtat deri tek njeriu, “kurora e gjithësisë”. edhe në aspektin biologjik, përplasja është më se e

Shkolla e mesme e përgjithshme “Sami Frashëri”, Tiranë

Aida GRISHAJ

opinio

ni im

Page 64: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

126 aida grisHaj 127Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

justifikueshme. Për më tepër, është e vetmja mënyrë që mund të na sigurojë mbijetesë në një botë që nuk na ofron burime të bollshme për të jetuar. Ushqimet, territoret etj, janë të kufizuara dhe vazhdimësia jonë varet nga aftësia jonë për t’i përvetësuar këto burime, thënë në fjalë të tjera, varet nga suksesi i përplasjeve me gjallesa të tjera për to. por, pavarësisht se në aspektin shkencor dhe biologjik përplasjet janë një kusht i ekzistencës dhe janë garante të vazhdimësisë, a mund t’i justifikojmë ato edhe në aspektin social?

Ne lindëm si pasojë e përplasjeve dhe historia jonë është e mbushur me të tilla. dhe, për fat të keq, vazhdon të pasurohet prej tyre. dhe e gjitha kjo duke u parë si mënyra më e thjeshtë për të mbijetuar e jetuar, pa e kuptuar se kjo mbetet mënyra më primitive, e lashtë jo me pak se 13 miliardë vjet, që nuk dëshmon asgjë më shumë se qëndrim në vend dhe mungesë vizioni e dëshire për t’i dhënë jetës njerëzore një dimension e një kuptim të ri. Njerëzit dhe kulturat vërtet janë të ndryshme, shpesh shumë të ndryshme, por kjo nuk bën asnjë më të mirë apo më të keqe, më të zhvilluar apo më të prapambetur, më inferior apo më superior. të qënit të ndryshëm nuk na bën më pak të rëndësishëm përkundrejt një tjetri, përkundrazi, e rrit rëndësinë. Ndryshimi në botën e gjallë, në botën humane e bën secilin individ unik !

…të gjithë kemi patur libra historike në duar, të gjithë kemi lexuar sado pak nga e shkuara dhe nuk duhet të ketë qënë aspak e vështirë për të kuptuar absurdin që rrethon dhe mbush

jetën njerëzore. Një botë e mbushur me larmi, me ngjyra, me diversitet duhej të kishte shërbyer si një impuls bashkimi, si një shtysë për të njohur njëri-tjetrin, që do të çonte në zbulimin e mrekullive që kjo botë ofron. por jo, në vend që të merremi me njohjen e të tjerëve dhe të vetes, shoqëria njerëzore është e shqetësuar të krijojë pafund konflikte politike, ekonomike, sociale. tensionet mes kulturave dhe feve, pavarësisht kalimit të mijëvjeçarëve, pavarësisht zhvillimit të njeriut, vazhdojnë të jenë prezente. duket se njerëzit e kanë më të thjeshtë të kërkojnë t’i sulmojnë ata që janë të ndryshëm se sa të mundohen t’i njohin.

Page 65: Në veNd të përplasjes, aleaNcë e qytetërimeve

128

përmBajtja

Hyrje...........................................................................5

megi mUlita............................................................8Klevi eleZi.............................................................18Olsi pajO..................................................................24azra Kraja...... .................................................... 30Bergi XHaNGO.................................................... 36Barbara Halla.......................................................42ergisa dOKO......................................................... 48elona KONdi ........................................................52elena NeKO............................................................56Fatma XHaBraHimi ...........................................60ina Gjata................................................................70lule GjONpali.......................................................78loren GjOKa..........................................................86ina vrapi.................................................................90Kristina Hita...........................................................96iden HOXHa.........................................................102Besiana vatHi ....................................................106vjorela pistUlli...................................................112rexhina sevO........................................................118aida GrisHaj.......................................................124