55
AGJENCIA EVROPIANE E HEKURUDHAVE NJË METODË SISTEMATIKE Udhëzues përdorimi për projektimin dhe implementimin e një hekurudhe Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Versioni 1.0 13/12/2010

NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

AGJENCIA EVROPIANE E HEKURUDHAVE

NJË METODË SISTEMATIKE Udhëzues përdorimi për projektimin dhe implementimin e një hekurudhe Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë

Versioni 1.0 13/12/2010

Page 2: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

2

Kontrolli i versionit

Dokumenti u punua nga:

Agjencia Evropiane e Hekurudhave

120 rue Marc Lefrancq - F-59300 Valenciennes - France

U lëshua nga: Anders LUNDSTRÖM, Drejtor i Njësisë së Sigurisë

U rishikua nga: Bart Accou

Autorët: Anna Patacchini

Lloji i dokumentit:

Udhëzues përdorimi për projektimin dhe implementimin e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë (SMS), i cili u drejtohet ndërmarrjeve hekurudhore dhe menaxherëve të infrastrukturës me qëllim implementimin e një SMS-je në pajtueshmëri me Nenin 9 dhe Aneksin III të Direktivës 2004/49/EC

Statusi i dokumentit:

Publik

Versioni: 1

Data: 13/12/2010

Page 3: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

3

Përmbajtja Pjesa I – Dispozitat hyrëse .............................................................................................................. 5

1 Hyrje ............................................................................................................................. 5

2 Qëllimi i SMS-së ........................................................................................................... 8

3 Qëllimi dhe përmbajtja e SMS-së ................................................................................ 9

Pjesa II – Udhëzime të përgjithshme ............................................................................................ 10

4 Baza ligjore ................................................................................................................. 10

5 Një metodë sistematike ............................................................................................. 11

5.1 Përmbajtja e SMS-së (si bazë për metodën sistematike) .......................................... 11

5.2 Adoptimi i një metode sistematike ........................................................................... 13

6 Elementët ................................................................................................................... 17

7 Proceset për hartimin dhe përmirësimin .................................................................. 18

7.1 Lidershipi .................................................................................................................... 19

7.1.1 Angazhimi i menaxhimit ............................................................................................. 19

7.1.2 Politika e sigurisë ........................................................................................................ 20

7.1.3 Objektivat korporative të sigurisë .............................................................................. 21

7.1.4 Vendimmarrja ............................................................................................................. 22

7.1.5 Kontrolli i menaxhimit ................................................................................................ 22

7.2 Vlerësimi i riskut ........................................................................................................ 24

7.2.1 Kontrolli i risqeve që shoqërojnë aktivitetin e NH/MI ............................................... 24

7.2.2 Risqet që lindin nga aktivitete të palëve të tjera ....................................................... 26

7.2.3 Procedurat dhe metodat për kryerjen e vlerësimit të riskut dhe implementimin e masave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ......................................... 27

7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet ....................................... 28

7.2.5 Detyrat e koordinimit për MI ..................................................................................... 29

7.3 Monitorimi ................................................................................................................. 31

7.3.1 Grumbullimi dhe analizimi i të dhënave të sigurisë ................................................... 31

7.3.2 Raportimi / hetimi / analizimi i aksidenteve dhe incidenteve dhe masat parandaluese dhe korrigjuese ................................................................................... 32

7.3.3 Auditimi i brendshëm i SMS-së .................................................................................. 33

7.4 Mësimi organizativ ..................................................................................................... 35

7.4.1 Përmirësimi i vazhdueshëm ....................................................................................... 35

7.4.2 Rekomandime për sigurinë ........................................................................................ 36

7.4.3 Menaxhimi i ndryshimit ............................................................................................. 36

8 Proceset për implementimin ..................................................................................... 38

8.1 Struktura dhe përgjegjësia ......................................................................................... 38

8.1.1 Shpërndarja e përgjegjësive ....................................................................................... 38

8.1.2 Përgjegjësia e menaxhimit ......................................................................................... 39

8.1.3 Struktura organizative ................................................................................................ 39

8.1.4 Planifikimi i ngarkesës së punës ................................................................................. 40

8.2 Menaxhimi i kompetencave ...................................................................................... 41

8.2.1 Programet për trajnimin e personelit – sistemi i menaxhimit të kompetencave ...... 41

8.3 Shënim ....................................................................................................................... 43

8.3.1 Kontrolli i konfigurimit të informacionit të sigurisë ................................................... 43

8.3.2 Përfshirja e personelit dhe përfaqësuesve të tyre ..................................................... 44

8.3.3 Komunikimi i brendshëm/i jashtëm ........................................................................... 45

Page 4: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

4

8.4 Dokumentacioni ......................................................................................................... 46

8.4.1 Dokumentacioni i SMS-së........................................................................................... 46

8.4.2 Menaxhimi i dokumentacionit ................................................................................... 46

8.4.3 Raporti vjetor i sigurisë .............................................................................................. 47

9 Aktivitetet operacionale ............................................................................................ 49

9.1 Masat / procedurat operacionale .............................................................................. 51

9.1.1 Procedurat për plotësimin e rregullave të aplikueshme - Procedurat për sigurimin e pajtueshmërisë përmes jetëgjatësisë/funksionimit të pajisjeve (faza e dorëzimit) . 51

9.1.2 Përdorimi i kontraktorëve dhe kontrolli i furnitorëve ............................................... 52

9.1.3 Menaxhimi i aseteve .................................................................................................. 52

9.2 Planet e emergjencës ................................................................................................ 54

9.2.1 Menaxhimi i emergjencës .......................................................................................... 54

9.2.2 Detyrat e koordinimit për MI ..................................................................................... 54

Aneksi I Akronimet e përdorura në tekst ................................................................................ 55

Page 5: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

5

Pjesa I – Dispozitat hyrëse

1 Hyrje Direktiva 2004/49/EC

1 (Direktiva e Sigurisë për Hekurudhat) përcakton qartë në Nenin 4

se ndërmarrjet hekurudhore (NH) dhe menaxherët e infrastrukturës (MI) do të jenë përgjegjës për funksionimin e sigurt dhe, për të përmbushur këtë përgjegjësi, prej tyre kërkohet që të përcaktojnë një sistem menaxhimi të sigurisë (SMS).

SMS-ja e implementuar nga ndërmarrjet hekurudhore dhe që përmban karakteristika dhe elementë të listuar në Nenin 9 dhe Aneksin III të Direktivës së Sigurisë në Hekurudhë, duhet të vlerësohet nga Organet Kombëtare të Sigurisë (OKS-të) duke zbatuar një metodë të përbashkët të sigurisë për vlerësimin e përshtatjes me kërkesat për marrjen e certifikatave të sigurisë të referuara në Nenin 6(3)(b) të Direktivës 2004/49/EC. Kjo metodë e përbashkët e sigurisë përcaktohet në Rregulloren (BE) Nr 1158/2010/EU2 .

SMS-ja e implementuar nga Menaxherët e Infrastrukturës dhe që përmban karakteristika dhe elementë të listuar në Nenin 9 dhe Aneksin III të Direktivës së Sigurisë në Hekurudhë, duhet të vlerësohet nga Organet Kombëtare të Sigurisë duke zbatuar një metodë të përbashkët të sigurisë për vlerësimin e përshtatjes me kërkesat për marrjen e autorizimeve të sigurisë të referuara në Nenin 6(3)(b) të Direktivës 2004/49/EC. Kjo metodë e përbashkët e sigurisë përcaktohet në Rregulloren (BE) Nr 1169/2010/EU3

Për këtë arsye NH-të dhe MI-të duhet të dokumentojnë procedurat dhe masat e tyre në një mënyrë të tillë e cila lejon:

vlerësimin paraprak përpara dhënies së certifikatës së sigurisë ose autorizimit të sigurisë.

mbikëqyrjen pas dhënies së certifikatës së sigurisë ose autorizimit të sigurisë.

rinovimin e certifikatave të sigurisë ose autorizimit të sigurisë

Megjithëse metodat e përbashkëta të sigurisë (MPS) për vlerësimin e përshtatjes me kërkesat për marrjen e certifikatave të sigurisë dhe autorizimeve japin direktiva të qarta

1 DIREKTIVA 2004/49/EC E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE KËSHILLIT datë 29 prill 2004 mbi sigurinë e hekurudhave të

Komunitetit dhe ndryshimin e Direktivës së Këshillit 95/18/EC mbi licencimin e ndërmarrjeve të hekurudhave dhe Direktivës 2001/14/EC mbi përcaktimin e kapacitetit të infrastrukturës dhe vendosjen e tarifave për përdorimin e infrastrukturës hekurudhore dhe certifikimit të sigurisë (Direktiva e Sigurisë në Hekurudhë) 2 Rregullorja e Komisionit (BE) Nr 1158/2010 e datës 9 dhjetor 2010 mbi një metodë të sigurisë së përbashkët për vlerësimin e

përshtatjes me kërkesat për marrjen e certifikatave të sigurisë në hekurudhë. OJ L 326, f.11 3 Rregullorja e Komisionit (BE) Nr 1169/2010 e datës 10 dhjetor 2010 mbi një metodë të sigurisë së përbashkët për vlerësimin e

përshtatjes me kërkesat për marrjen e autorizimeve të sigurisë në hekurudhë. OJ L 327, f.11

Page 6: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

6

mbi implementimin e mjaftueshëm të një SMS-je, duke përfshirë Nenin 9 dhe Aneksin III të Direktivës së Sigurisë në Hekurudhë, nuk ka dispozita që u drejtohen në mënyrë specifike NH-ve dhe MI-ve, për t'u përdorur si dokument referencë për të mbështetur hartimin dhe implementimin e SMS-ve të tyre.

Agjencia ka si synim të ofrojë këtë mbështetje përmes një tërësie direktivash të SMS-ve, nga të cilat ky dokument është publikimi i parë.

Ky udhëzues përdorimi u referohet kryesisht pjesëve të përmendura më lart të Direktivës për Sigurinë në Hekurudhë, por përfshihen edhe elementë që i japin SMS-së një fushë veprimi më të gjerë. Elementë të tillë vendosen në kontekst dhe koordinohen me kërkesat e detyrueshme që përmban konteksti.

Këtij dokumenti i janë shtuar si vijon:

‘’Direktiva për Sigurinë në Hekurudhë dhe sisteme të tjera të menaxhimit’, ku jepen shpjegime mbi mundësinë e integrimit të sistemeve të ndryshme të menaxhimit, si ‘’cilësia’, ‘’mjedisi’, ‘’siguria në punë’;

‘’Auditi i brendshëm’, ku jepen shpjegime mbi teknikat dhe procedurat e kryerjes së këtij aktiviteti;

‘’Teknologjia e lidhur me SMS-në’, ku jepet shembuj literature për shpjegimin e termave të përdorura në Direktivën e Sigurisë në Hekurudhë dhe udhëzimet mbi SMS-në. Terma të tillë gjenden me shkronja të trasha dhe të nënvizuara, artikulli i referuar jepet në shënimet në fund të faqes;

‘’Tekstet për shtimin e njohurive’, ku jepet një listë e teksteve që do të përdoren për të kuptuar më mirë tërësinë dhe elementët e veçantë të SMS-së.

Terminologjia dhe tekstet u referohen praktikave të mira dhe dokumenteve të tjera që

disponohen për sektorin hekurudhor, në industri të tjera me besueshmëri të lartë4

(aviacioni civil, marina, industritë kimike, bërthamore, etj.) dhe në sisteme të përhapura të menaxhimit si cilësia.

Udhëzuesi i përdorimit është i organizuar si më poshtë:

Dispozitat hyrëse

Udhëzimet e përgjithshme, të organizuara sipas strukturës së përshkruar në Kapitullin 5 ‘’Një metodë sistematike’ dhe duke iu referuar karakteristikave kryesore të proceseve për hartimin dhe përmirësimin, implementimin dhe aktivitetet operacionale.

Përshkrimi i secilit element do të plotësohet nga një tabelë me informacion për tekstet ku mund të gjenden kërkesat e detyrueshme përkatëse dhe udhëzimet e AEH-së (në tekst me kuti).

Anekset.

4 Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *11+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

Page 7: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

7

E RËNDËSISHME:

Ky udhëzues i përdorimit nuk është detyrues siç janë aktet ligjore të ndërmarra nga Bashkimi Evropian. Udhëzuesi është menduar të jetë një tërësi materialesh reference për të gjithë faktorët që përfshin implementimi i SMS-së, duke lehtësuar të kuptuarit e metodës sistematike dhe kërkesave në Direktivën e Sigurisë në Hekurudhë. Ai i mbështet më tej faktorët me shpjegime shtesë dhe elementë që do të merren në konsideratë nga faktorët që hartojnë dhe/ose implementojnë një SMS.

Ky udhëzues i përdorimit nuk është dokument i detyrueshëm, por është dokument i këshillueshëm. Ato përmbajnë detaje që mund të jenë të dobishme për disa aktorë; aktorët me përvojë mund të vazhdojnë të ndjekin përvojën e tyre.

Prandaj, ky udhëzues përdorimi nevojitet të lexohet dhe të përdoret vetëm si dokument informues dhe si një ndihmë për hartimin dhe/ose implementimin e një SMS-je, pa zëvendësuar rregullat relevante të aplikueshme.

Page 8: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

8

2 Qëllimi i SMS-së Qëllimi i përgjithshëm i SMS-së është të sigurojë që organizata t'i arrijë objektivat e saj të punës në një mënyrë të sigurt. Këto objektiva duhet të plotësohen në mjedisin e sotëm kompleks hekurudhor i cili është gjithnjë në ndryshim, duke dhënë prova se organizata është në pajtueshmëri me të gjitha detyrimeve përkatëse.

Njihet se menaxhimi i punës sipas një mënyre të strukturuar sjell përfitime të mëdha. Kjo gjë shton vlerat, duke ndihmuar në përmirësimin e performancës së përgjithshme, në prezantimin e efikasiteteve operacionale, në nxitjen e marrëdhënieve me klientët

dhe organet rregullatore dhe në ndërtimin e një kulture pozitive sigurie5.

Përveç sigurisë, aplikimi i një përqasjeje të strukturuar mundëson identifikimin e rreziqeve dhe menaxhimin e vazhdueshëm të rreziqeve të lidhura me aktivitetet e vetë organizatës, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Kur është e përshtatshme, duhen marrë në konsideratë ndërfaqet me NH-të dhe MI-të në sistemin hekurudhor. Implementimi i të gjithë elementëve të rëndësishëm të një SMS-je sipas një mënyre të përshtatshme mund t'i japë një organizate garancinë e nevojshme se është ajo që kontrollon dhe vazhdon të kontrollojë të gjitha rreziqet e identifikuara që shoqërojnë aktivitetet e saj, në çdo rrethanë.

Implementimi i mjaftueshëm i një SMS-je nga NH-të/MI-të është element kyç suksesi për të gjithë kuadrin rregullator të sigurisë siç parashikon Direktiva e Sigurisë në Hekurudhë, duke qenë se ajo përbën bazën sipas të cilës Organet Kombëtare të Sigurisë (OKS-të) japin certifikatat dhe autorizimet e sigurisë.

Organizatat e pjekura pranojnë se një kontroll efikas i risqeve mund të arrihet vetëm përmes një procesi që sjell pranë njëra-tjetrës tre dimensione kritike: dimensioni teknik me instrumentet dhe pajisjet e përdorura, dimensioni njerëzor i personelit të vijës së parë me aftësitë, trajnimin dhe motivimin e tyre si dhe dimensioni organizativ i përbërë nga procedura dhe metoda që përcaktojnë lidhjet mes detyrave. Si rrjedhojë, një SMS i

mirë arrin me sukses të monitorojë dhe përmirësojë masat e kontrollit të riskut6 në të treja dimensionet.

Implementimi i një SMS-je është detyrim ligjor sipas Neneve 4(3) dhe 9(1) të Direktivës 2004/49/EC. Ky udhëzues përdorimi bazohet në përmbajtjen përkatëse; megjithatë gjatë implementimit të SMS-së së tyre, NH-të dhe MI-të duhet të marrin në konsideratë ligjet kombëtare të transportit. Megjithatë, ka edhe arsye të tjera të mira për implementimin dhe zbatimin e një SMS-je të efektshme: shumë karakteristika të SMS-së së hekurudhës janë shumë të ngjashme me praktikën e menaxhimit të ndjekur nga

promotorët e cilësisë, sigurinë dhe shëndetin në punë7, mbrojtjen mjedisore dhe përsosmërinë e biznesit. Prandaj, parimet e menaxhimit të mirë mund të integrohen me lehtësi dhe nuk duhet të jetë i nevojshëm riprojektimi i plotë i organizatave që i kanë në përdorim ato sisteme.

5 Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *40+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

6 Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *35+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

7 Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *37+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

Page 9: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

9

3 Qëllimi dhe përmbajtja e SMS-së Hartimi dhe implementimi i një SMS-je të mjaftueshme është një detyrë e vështirë dhe nuk ekzistojnë përgjigje të thjeshta.

Këto udhëzime gjenerike të nivelit të lartë, të zhvilluara nga Agjencia në bashkëpunim me faktorët e tjerë të rëndësishëm, kanë si qëllim mbështetjen përmes këshillave praktike dhe sugjerimeve, të hartimit, implementimit dhe zbatimit të një SMS-je për hekurudha, të strukturuar dhe gjithëpërfshirëse për organizatën. Qëllimi i përgjithshëm është ofrimi i një instrumenti që mund të përdoret lehtë nga kompanitë hekurudhore dhe, në të njëjtën kohë, për të lehtësuar pajtueshmërinë me kërkesat ligjore të përcaktuara në Direktivën e Sigurisë në Hekurudhë, të renditura në Kapitullin 4 (baza ligjore). Ky udhëzim duhet të lexohet paralelisht me Direktivën e Sigurisë në Hekurudhë dhe të gjithë legjislacionin përkatës të sigurisë në hekurudhë.

Ky dokument pasqyron përpjekjet për të paraqitur një pamje në zhvillim të këtij subjekti dinamik e të rëndësishëm përmes këtij udhëzuesi në një mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë për t'u përdorur (shih ‘’Panorama e plotë’ në Kapitullin 6 dhe përshkrimin e elementëve individualë në kapitujt 7,8 dhe 9). I referohet gjithashtu dokumenteve udhëzuese të detyrueshme të lidhura mbi implementimin e sistemeve të menaxhimit të sigurisë.

Tërësia e dokumenteve të lëshuara fillestare do të plotësohet në mënyrë progresive, si një ‘’sistem i gjallë’ që do të zhvillohet me thellimin e njohurisë dhe përkushtimin për të vepruar sipas nevojave të identifikuara më tej. Agjencia do të shfrytëzojë kthimin e informacionit të sektorit mbi idetë e paraqitura në dokument për të zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme udhëzuesin e përdorimit.

Qëllimi i Agjencisë është të plotësojë këtë udhëzues me tekste mbi një gamë të tjerë subjektesh, që përmbajnë një shpjegim të mëtejshëm të elementëve specifikë dhe artikujve të tjerë që kanë lidhje me SMS-në, siç janë: faktorët njerëzorë, kulturën e sigurisë, shëndetin dhe sigurinë në punë, menaxhimin e risqeve në mbarë ndërmarrjen, detyrën e bashkëpunimit, pjekurinë organizative, etj.

SHËNIM: Ky dokument në vetvete nuk është i detyrueshëm; megjithatë disa prej kërkesave janë të përcaktuara nga Direktiva e Sigurisë në Hekurudhë të cilat duhet të zbatohen.

Në udhëzuesin e përdorimit, termat e mëposhtme do të përdoren sipas kuptimit të përshkruar:

‘’Do të’ tregon se deklarata është e detyrueshme. Përdoret vetëm për citimin e drejtpërdrejtë të tekstit

ligjor.

‘’Duhet’ tregon një rekomandim.

‘’Mund’ tregon ekzistencën e një opsioni.

Page 10: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

10

Pjesa II – Udhëzime të përgjithshme

4 Baza ligjore Baza ligjore për implementimin e SMS-së së NH-ve/MI-ve është Direktiva 2004/49/EC.

Të gjitha pjesët relevante të Direktivës së Sigurisë në Hekurudhë mund të gjenden në përkthimin zyrtar të dokumentit:

Neni 3(i) - Përkufizimet

Neni 4(3) - Zhvillimi dhe implementimi i sigurisë në hekurudhë

Neni 9 - Sistemet e menaxhimit të sigurisë

ANEKSI III - Sistemet e menaxhimit të sigurisë

Elementët karakteristikë dhe themelorë të SMS-së përmblidhen në Nenin 2 dhe 9, si dhe në Aneksin III të Direktivës.

Page 11: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

11

5 Një metodë sistematike

5.1 Përmbajtja e SMS-së (si bazë për metodën sistematike)

NH-të/MI-të duhet të hartojnë SMS-në e tyre në mënyrë të tillë që të jetë në pajtueshmëri me kërkesat e përcaktuara në Nenin 9 dhe Aneksin III të Direktivës 2004/49/EC.

Një NH/MI mund të hartojë proceset e veta të lidhura me sigurinë në bazë të elementëve të përshkruar në këtë udhëzues përdorimi.

NH-ja/MI-ja ekzistuese mund të përdorë elementët për të kontrolluar korrespondencën me organizatën e vet, për të marrë vendim mbi veprimet e nevojshme për të siguruar pajtueshmërinë me kërkesat e sipërpërmendura.

SMS-ja e një NH-je/MI-je, së bashku me konceptin e sistemeve të menaxhimit, duhet të përmbajnë përshkrimin e proceseve dhe procedurave përkatëse të sigurisë, të cilat do të jenë në gjendje t'u nënshtrohen vlerësimeve (në bazë të MPS-së mbi vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në hekurudhë) dhe auditimeve të pavarura.

Tabela e mëposhtme tregon:

elementët që së bashku formojnë një SMS (kkoolloonnaa 11)

referimi i tyre përkatës në Direktivën e Sigurisë në Hekurudhë, nga e cila rrjedhin, tregohet në kkoolloonnëënn 22.

referimi i tyre përkatës në Metodën e Përbashkët të Sigurisë për vlerësimin e pajtueshmërisë së certifikatës së sigurisë (kkoolloonnaa 33).

Elementët nga A te S janë të përbashkët ose për ndërmarrjet hekurudhore ose për SMS-në e menaxherit të infrastrukturës.

Në pajtueshmëri me Nenin 9(3) të Direktivës së Sigurisë në Hekurudhë, sistemi i menaxhimit të sigurisë i implementuar nga Menaxherët e Infrastrukturës do të përmbajnë disa informacione shtesë që kërkohen për të krijuar lidhjen me elementët e mëposhtëm:

efektet e veprimeve nga ndërmarrjet e ndryshme hekurudhore në rrjet

dispozitat që lejojnë punën e të gjitha ndërmarrjeve hekurudhore në përputhje me STN-të dhe rregulloret e sigurisë kombëtare dhe me kushtet e përcaktuara në certifikatën e tyre të sigurisë.

Koordinimi i procedurave të emergjencës me të gjitha ndërmarrjet hekurudhore që veprojnë në rrjetin e kontrolluar.

Page 12: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

12

8 Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *10+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

11 22 33

Masat e kontrollit të riskut për të gjitha risqet që shoqërojnë aktivitetin e ndërmarrjeve hekurudhore/menaxherëve të infrastrukturës

Neni 9(2) AA

Kontrolli i riskut lidhur me furnizimin e mirëmbajtjes8 dhe materialeve Neni 9(2) BB

Kontrolli i riskut lidhur me përdorimin e kontraktorit dhe kontrollin e furnitorëve Neni 9(2) CC

Risqet që lindin nga aktivitete të palëve të tjera jashtë sistemit hekurudhor Neni 9(2) DD

Dokumentacioni i SMS-së Aneksi III(1)

EE

Shpërndarja e përgjegjësive Aneksi III(1)

FF

Sigurimi i kontrollit nga menaxhimi në nivele të ndryshme Aneksi III(1)

GG

Përfshirja e personelit dhe përfaqësuesve të tyre në të gjitha nivelet Aneksi III(1)

HH

Sigurimi i përmirësimit të vazhdueshëm Aneksi III(1)

II

Politika e sigurisë, e miratuar nga drejtori i përgjithshëm i organizatës dhe e komunikuar te i gjithë personeli

Aneksi III(2)(a)

JJ

Objektivat cilësorë dhe sasiorë të organizatës për ruajtjen dhe zhvillimin e sigurisë, dhe planet për arritjen e këtyre objektivave

Aneksi III(2)(b)

KK

Procedurat për plotësimin e standardeve teknike e operacionale ekzistuese, të reja dhe të ndryshuara ose kushteve të tjera të normative

Aneksi III(2)(c) LL

Procedurat dhe metodat për kryerjen e vlerësimit të riskut dhe implementimin e masave për kontrollin e riskut kurdo që një ndryshim i kushteve të punës ose materiale të reja ngarkojnë risqe të reja në infrastrukturë ose punë

Aneksi III(2)(d) MM

Dhënia e programeve dhe sistemeve për trajnimin e personelit për të siguruar që të ruhen kompetencat e stafit dhe detyrat të kryhen siç duhet

Aneksi III(2)(e) NN

Përgatitjet për sigurimin e informacionit të mjaftueshëm brenda organizatës dhe, aty ku është e përshtatshme, mes organizatave që veprojnë në të njëjtën infrastrukturë

Aneksi III(2)(f) OO

Procedurat dhe formatet për dokumentimin e informacionit të sigurisë, dhe hartimin e një procedure për kontrollin e konfigurimit të informacionit jetik të sigurisë

Aneksi III(2)(g) PP

Procedurat për të siguruar që të raportohen, hetohen dhe analizohen aksidentet, incidentet, pothuaj-aksidentet dhe raste të tjera të rrezikshme dhe marrjen e masave të nevojshme parandaluese

Aneksi III(2)(h) QQ

Sigurimin e planeve vepruese e paralajmëruese si dhe informacionit në rast emergjence, të rëna dakord me organet përkatëse publike

Aneksi III(2)(i) RR

Dispozitat për auditimin e brendshëm periodik të sistemit të menaxhimit të sigurisë Aneksi III(2)(j) SS

Page 13: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

13

5.2 Adoptimi i një metode sistematike

Qëllimi kryesor i një SMS-je, në përputhje me Nenin 3(i) është “sigurimi i menaxhimit të sigurt të veprimeve të një NH-je/IM-je” për të plotësuar kërkesat e përgjithshme të Nenit 4 të Direktivës së Sigurisë në Hekurudhë, ku prezantohen koncepti i përgjithshëm i

përmirësimit të vazhdueshëm, një metodë sistematike9 dhe shpërndarja e

përgjegjësive. Metoda sistematike, e njohur gjithashtu edhe si ‘metoda e bazuar në proces në domenin e inxhinierisë së sistemeve të menaxhimit, përbëhet nga:

proceset si aktivitete të ndërlidhura të cilat transformojnë inputet në autput,

hartën e proceseve, përfshirë bashkëveprimet dhe

një përshkrim të detajuar të proceseve dhe nën-proceseve.

Kështu, sistemi i menaxhimit të sigurisë në hekurudhë mund të identifikohet si përmbledhje e proceseve që kontribuojnë në projektimin, planifikimin, dhënien dhe kontrollin e funksionimit, si pjesë e biznesit të kompanisë. Kjo nënkupton se SMS-ja mbulon vetëm aktivitetet kryesore të hekurudhës të theksuara nga Direktiva e Sigurisë në Hekurudhë (për shembull, nuk duhet të përfshijë aktivitete si siguria në parking, dyqane, etj..).

Ky kapitull përshkruan një mënyrë për të paraqitur proceset sipas funksionit të tyre:

hartimi dhe përmirësimi,

implementimi,

funksionimi.

Megjithatë, kjo është vetëm për udhëzim dhe nuk synon të japë një presupozim të pajtueshmërisë me kërkesat e SMS-së.

Modeli i propozuar përshkruan vetëm një nga shumë mundësitë e proceseve. Secili proces mund të shihet, në vetvete, si një proces operacional, për shkak se zhvillon një autput.

NM-të dhe MI-të mund t'i përdorin ato si referencë për të ndërtuar hartat e tyre të proceseve dhe një sistem të menaxhimit të sigurisë me bashkëveprime dhe përgjegjësi të përcaktuara.

Tabelat e mëposhtme tregojnë se si janë organizuar elementët e ndryshëm të SMS-së. Tabela të tilla tregojnë se si do të paraqiten ato në kapitujt më poshtë dhe japin referencat e mëposhtme:

pozicionin e tyre në tiparet kryesore të hartimit/përmirësimit, implementimit dhe funksionimit,

numërimin e tyre,

MPS-në përkatëse për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në hekurudhë

faqen përkatëse në udhëzuesin e përdorimit.

9 Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *50+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

Page 14: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

14

Tabela 1 –Proceset për hartimin dhe përmirësimin [Kapitulli 7]

MPS-ja Faqj

a

7.1

Lid

ersh

ipi

7.1.1 - Angazhimi i menaxhimit = 19

7.1.2 - Politika e sigurisë J 20

7.1.3 - Objektivat korporative të sigurisë K 21

7.1.4 - Vendimmarrja = 22

7.1.5 - Kontrolli i menaxhimit G 22

7.2

Vle

rësi

mi i

ris

kut

7.2.1 - Kontrolli i risqeve10

që shoqërojnë aktivitetin e NH-ve/MI-ve A 24

7.2.2 - Risqet që lindin nga aktivitete të palëve të tjera (jashtë sistemit hekurudhor)

D 26

7.2.3 - Procedurat / metodat për kryerjen e vlerësimit të riskut dhe implementimin e masave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit)

M 27

7.2.4 - Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet L 28

7.2.5 - Detyrat e koordinimit për MI Neni 9(3)

29

7.3

Mo

nit

ori

mi 7.3.1 - Grumbullimi dhe analizimi i të dhënave Q 31

7.3.2 - Raportimi dhe hetimi i aksidenteve/incidenteve Q 32

7.3.3 - Auditimi i brendshëm S 33

7.4

Mës

imi

org

an

iza

tiv

7.4.1 - Përmirësimi i vazhdueshëm I 35

7.4.2 - Rekomandime për sigurinë11

Q 36

7.4.3 - Menaxhimi i ndryshimit M 36

10

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *7+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht). 11

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën [43] të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

Page 15: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

15

Tabela 2 – Proceset për implementimin [Kapitulli 8]

MPS-

ja Faqja

8.1

Stru

ktu

ra d

he

për

gje

gjë

sia

8.1.1 - Shpërndarja e përgjegjësive F 38

8.1.2 - Përgjegjësia e menaxhimit G 39

8.1.3 - Struktura organizative E 39

8.1.4 - Planifikimi i ngarkesës së punës = 40

8.2

Men

axh

imi i

kom

pet

enca

v

e

8.2.1 - Sistemi i menaxhimit të kompetencave

(programet e trajnimit për personelin) N 41

8.3

info

rma

cio

n 8.3.1 - Kontrolli i konfigurimit të informacionit të sigurisë P 43

8.3.2 - Përfshirja e personelit dhe përfaqësuesve të tyre H 44

8.3.3 - Komunikimi i brendshëm/i jashtëm O 45

8.4

Do

kum

enta

cio

ni

8.4.1 - Dokumentacioni i SMS-së E 46

8.4.2 - Menaxhimi i dokumentacionit = 46

8.4.3 - Raporti vjetor i sigurisë12

Neni 9(4)

47

12

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *44+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

Page 16: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

16

Tabela 3 – Aktivitetet operacionale [Kapitulli 9]

MPS-ja

Faqja

9.1

Ma

sat

dh

e p

roce

du

rat

op

era

cio

na

le

9.1.1 - Procedurat për plotësimin e rregullave të aplikueshme për dorëzimin e shërbimit të dhënë - Procedurat për sigurimin e pajtueshmërisë përmes jetëgjatësisë së pajisjeve dhe funksionimit (faza e dorëzimit)

L 51

9.1.2 - Përdorimi i kontraktorit dhe kontrolli i furnitorëve B/C 52

9.1.3 - Menaxhimi i aseteve = 52

9.2

Pla

net

e

emer

gje

ncë

s 9.2.1 - Menaxhimi i emergjencës R 54

9.2.2 - Detyrat e koordinimit për MI-të

Neni

9(3)

54

Page 17: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

17

6 Elementët Kemi përmendur tashmë se Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë i implementuar nga Menaxherët e Infrastrukturës përmban karakteristikat dhe elementët e listuar në Nenin 9 dhe Aneksin III të Direktivës 2004/49/EC.

Karakteristikat dhe elementët që formojnë një SMS më pas etiketohen në të gjithë këtë udhëzues, në bazë të numërimit të kritereve të listuara në Aneksin II të Rregulloreve mbi vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në hekurudhë.

Metoda sistematike këtu prezantohet si një “pamje e plotë” ku përfshihen të gjithë elementët e SMS-së në ndërlidhjen e proceseve, të grupuara sipas funksionit të tyre:

proceset për hartimin dhe

përmirësimin

[Kapitulli 7]

proceset për implementimin

[Kapitulli 8]

aktivitetet operacionale

[Kapitulli 9]

Kjo metodë është paraqitur në direktivat, si vijon:

Të tre grupet do të përshkruhen dhe do të përmbajnë referenca për të orientuar lexuesit drejt elementëve që përmban

Nën tiparet kryesore të proceseve (hartimi/përmirësimi, implementimi, funksionimi) do të renditen dhe përshkruhen elementët e SMS-së.

Për të dhënë tekste reference, për të dalluar tekstet që mund të përmbajnë kërkesa të detyrueshme nga udhëzuesi i ardhshëm, janë përdorur një numër stilesh formatimi për ta bërë më të lehtë përdorimin e dokumentit

Teksti në kuti në fund të elementëve specifikë që shfaqet me sfond gri tregon tekstet e lidhura, që përmbajnë kërkesa të detyrueshme.

Teksti në kuti që shfaqet me sfond të kuq të fortë tregon tekste udhëzuese të AEH-së mbi këto kërkesa

Page 18: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

18

7 Proceset për hartimin dhe përmirësimin Ndërmarrjet Hekurudhore dhe Menaxherët e Infrastrukturës duhet të sigurojnë kontrollin e pjesës së sistemit hekurudhor për të cilin janë përgjegjës, kryesisht duke përcaktuar masat në organizatat e tyre për:

pajtueshmërinë me kërkesat e sigurisë që aplikohen për sistemin hekurudhor në tërësi (STN-të, kërkesat kombëtare, etj.),

identifikimin e risqeve specifike që lidhen me aktivitetin e tyre,

identifikimin dhe menaxhimin e disa risqeve të ardhshme dhe lokale .

Menaxhimi këtyre organizatave duhet të përbëhet nga masa të qëndrueshme, adoptimi i politikave ad hoc, implementimi i strukturuar dhe proceset operacionale, si dhe shpërndarja e përgjegjësive për fushat e aktivitetit.

Gjithashtu: organizatat janë dinamike në zhvillim të vazhdueshëm. Ekziston një nevojë konstante për të përshtatur dhe përmirësuar proceset e lidhura me SMS-në. Për të vepruar kështu, organizatave u nevojitet të sigurojnë hartimin dhe kontrollin e proceseve implementuese dhe operacionale, përmes lidershipit efektiv [7.1] dhe përfshirjes së stafit.

Vlerësimi i riskut [7.2] mund të ndihmojë parashikimin e zhvillimeve dhe kërcënimeve të ardhshme siç janë ndërprerjet e mundshme, presionet dhe pasojat e tyre.

Mund të ndodhin evente të paparashikuara, të paidentifikuara gjatë hartimit të masave për kontrollin e riskut. Masat e kontrollit të riskut, për shkak të mjedisit në ndryshim (të jashtme, si të rejat në teknologji, rregulla, standarde, etj., dhe/ose të brendshme, si ndryshimi i teknikave, procedurave operacionale, strukturës organizative, etj.), nuk mund t'i shërbejnë më qëllimit të tyre. Për më tepër, ndryshimet në masat e përgjithshme të menaxhimit dhe strukturë mund të kenë ndikim në sistemin e menaxhimit të sigurisë.

Monitorimi [7.3] i performancës së proceseve operacionale dhe mjedisit është i nevojshëm për identifikimin e defekteve të fshehura në sistem, të cilat janë ato elemente sistemi që janë ose mund të bëhen kërcënim në planin afatshkurtër. Monitorimi mbështet fitimin e eksperiencës, e cila është një plotësues i rëndësishëm për reflektimin e vazhdueshëm mbi risqet.

Gjithashtu, duhen nxjerrë mësime [7.4] nga incidentet operacionale. Kjo si dhe konstatimet e auditimeve, inspektimeve dhe të gjitha burimeve të tjera relevante të informacionit mund të shfrytëzohen për të përmirësuar sistemin.

Përfundimisht, të gjitha këto procese së bashku nevojiten për t'i siguruar menaxhimit të kompanisë inputin e nevojshëm për të marrë vendime të informuara mbi ndryshimet strukturore ose funksionale të sistemit në mënyrë që të përgatitet më mirë për atë që mund të ndodhë në të ardhmen.

Sigurisht, për një performancë të mirë të këtyre proceseve për hartimin dhe përmirësimin, është e nevojshme që personeli/menaxhimi përgjegjës të dijë se çfarë të

Page 19: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

19

bëjë e si të veprojë, duke njohur paraprakisht të gjithë informacionin përkatës për atë veprim. Kjo do të thotë se disa procese për implementimin duhet të aplikohen në të gjitha proceset për përmirësimin, njësoj si parimet e monitorimit.

Proceset për hartimin dhe përmirësimin:

kanë qëllim të sigurojnë plotësimin e objektivave të dëshiruar, të parandalojnë problemet ose përsëritjen e tyre, si dhe të përshtaten dhe përmirësohen në përputhje me ndryshimin e kërkesave të jashtme dhe të brendshme

përcaktojnë mënyrën se si kryhen detyrat dhe se si t'i vlerësojnë dhe përshtatin ato

me mjedisin në ndryshim, duke shpërndarë burime13 të mjaftueshme.

7.1 Lidershipi Lidershipi i fortë dhe efikas siguron që të përcaktohen dhe t'u jepet prioritet objektivave të sigurisë (Planifikimi), që të implementohen praktikat për të arritur objektivat e sigurisë (Kryerja), që efikasiteti i sistemit të kontrollohet vazhdimisht (Kontrolli) dhe që të ndërmerren masa korrigjuese dhe/ose proaktive (Veprimi).

7.1.1 Angazhimi i menaxhimit

Përgjegjësia për lidershipin dhe krijimin e mjedisit të një përmirësimi të vazhdueshëm u përket të gjitha niveleve të menaxhimit, por në veçanti atyre më të larta.

Menaxhimi i lartë duhet të jetë në dijeni të mënyrës se si suksesi i organizatës, në lidhje me funksionimin e sigurt të sistemit hekurudhor në një mjedis të brendshëm dhe të jashtëm që është në ndryshim të vazhdueshëm, varet shumë nga mundësia për të monitoruar dhe përmirësuar vazhdimisht efikasitetin e masave të kontrollit të riskut.

Nëse menaxhimi i lartë nuk shpreh angazhim të mirinformuar e të qëndrueshëm ndaj sigurisë si një prej objektivave parësorë të biznesit, angazhimi për sigurinë në fushë mund të devijojë lehtësisht drejt objektivave të tjera të biznesit (ndonjëherë edhe konfliktuese) në veçanti në organizatat më pak të pjekura.

Angazhimi i menaxhimit nënkupton pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të menaxhimit të nivelit më të lartë në të gjitha aspektet ose programet specifike e të rëndësishme të një organizate.

Lista e mëposhtme tregon shembuj mbi mënyrën se si vihet në praktikë angazhimi i menaxhimit, në një sërë aspektesh të sigurisë dhe lidhjen relevante të elementëve të tjerë të SMS-së që trajtohen në këtë udhëzues përdorimi:

demonstrimi i pasionit dhe interesit për sigurinë

formulimi dhe krijimi i një politike sigurie dhe objektivave [shih § 7.1.1 – politika e sigurimit]

13

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *33+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

Page 20: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

20

përcaktimi i objektivave për të përmirësuar ose ruajtur sigurinë dhe krahasimi i performancës me të tjerat në sektorin hekurudhor ose industri të tjera [shih § 7.1.3 – objektivat korporative të sigurisë],

sigurimi i burimeve dhe trajnimit [shih 7.2.1 – kontrolli i riskut dhe 8.2.1 – sistemi i menaxhimit të kompetencave] ,

garantimi se personeli – përfshirë edhe bordin – është i trajnuar mjaftueshëm dhe kompetent në përgjegjësitë e tyre për sigurinë [shih 8.2.1 – sistemi i menaxhimit të kompetencave]

garantimi i kontrollit në të gjitha nivelet e organizatës [shih 7.1.5 – kontrolli i menaxhimit],

marrja e informacionit të rregullt mbi sigurinë, p.sh. të dhënat mbi performancën

(aksidentet, incidentet, rasteve të rrezikshme), dhe vlerësimi dhe rishikimi i SMS-së në dritën e rezultateve të arritura [shih 7.3 – monitorimi],

ndërgjegjësimi mbi çfarë ndodh në terren, dhe se çfarë auditimesh apo vlerësimesh ndërmerren, marrjen e rezultateve që lidhen me aktivitetet e kryera nga brenda ose nga kontraktorët [shih 7.3.3 – auditimi i brendshëm],

garantimi i rishikimit të përshtatshëm të SMS-së në nivel bordi

garantimi që të gjitha nivelet e organizatës, përfshirë bordin, marrin informacion relevant për sigurinë [shih 8.3.3 – komunikimi i brendshëm / i jashtëm],

besimi se forca punonjëse është konsultuar mjaftueshëm mbi çështjet e infrastrukturës

dhe sigurisë, dhe që shqetësimet e tyre arrijnë nivelin e duhur duke përfshirë, sipas nevojës, që bordi të garantojë vlerësimin e risqeve të organizatës suaj, dhe se janë krijuar dhe marrë masa të përshtatshme kontrolli [shih 8.3.2 – përfshirja e personelit],

krijimi i mjedisit të përmirësimit të vazhdueshëm [shih 7.4.1 – përmirësimi i

vazhdueshëm],

sjellja në vëmendje të bordit të ndryshimeve në masat e punës të cilat mund të kenë implikime të konsiderueshme për sigurinë [shih 7.4.3 – Menaxhimi i ndryshimit].

promovimi i një kulture të sigurisë.

Lidershipi i fortë dhe aktiv përforcohet nga angazhimi i dukshëm e aktiv nga lart:

krijimi i sistemeve efikase të komunikimit ‘’me instancat e ulëta’ dhe ‘’instancat e larta’

krijimi i strukturave efikase të menaxhimit

integrimi i menaxhimit të sigurisë me vendimet e biznesit.

7.1.2 Politika e sigurisë Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: J

Politika e sigurisë shpreh dhe reflekton angazhimin e një organizate, obligimin (misionin) dhe pikëpamjen strategjike (vizionin) mbi sigurinë në hekurudhë.

Dokumenti i politikës së sigurisë duhet t'u komunikohet dhe t'u vihet në dispozicion të gjithë personelit duke përdorur mjetin e përshtatshëm të komunikimit (komunikimin zyrtar,

Page 21: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

21

buletinin informativ, intranetin, etj.) Ai duhet të përmbajë, mes të tjerash, një deklaratë mbështetëse dhe të japë gjithashtu të dhëna mbi drejtimin e përgjithshëm që do të ndjekë organizata, objektivat e përgjithshme të sistemit të menaxhimit të sigurisë si dhe burimet dhe aktivitetet e kërkuara për të arritur këto objektiva.

Politika e sigurisë duhet gjithashtu të reflektojë karakteristikat e mëposhtme, duke dhënë kështu prova të angazhimit të menaxhimit të organizatës dhe duke i dhënë stafit udhëzime të qarta për veprim për të konsoliduar brenda organizatës kulturën e sigurisë dhe ndërgjegjësimin për sigurinë:

zhvillohet nga menaxhimi dhe stafi dhe nënshkruhet nga niveli më i lartë i organizatës,

është e përshtatshme për natyrën dhe shkallën e risqeve të organizatës dhe kontribuon për të gjitha aspektet e performancës së punës si pjesë e një angazhimi të demonstrueshëm për një përmirësim të vazhdueshëm,

thekson parimet dhe vlerat kryesore sipas të cilave vepron organizata dhe personeli,

ndjek zhvillimin dhe përmirësimin e etikës së punës,

gëzon përkushtimin dhe angazhimin e të gjithë personelit,

është në përputhje me politikat e tjera operacionale,

përcakton përgjegjësitë e drejtorëve, menaxherëve dhe punonjësve;

Gjithashtu, politika e sigurisë duhet të synojë të reflektojë veprimet dhe vendimet e të gjithë personelit, si dhe pritet të rishikohet në mënyrë periodike.

7.1.3 Objektivat korporative të sigurisë Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: K

Çdo NH/MI, brenda kornizës së SMS-së së vet, pritet të përfshijë demonstrimin e aftësisë së vet për të arritur objektivat e veta korporative të sigurisë, të cilat mund të kërkojnë mbajtjen ose nxitjen e nivelit të saj të sigurisë, në përputhje me objektivat e tjerë të biznesit.

Objektivat e sigurisë korporative duhet të konsiderohen si pjesë e një cikli të vazhdueshëm:

ato përcaktohen në bazë të vlerësimit të performancës së kaluar (që mund të jetë arritja e objektivave të mëparshme të sigurisë korporative të organizatës). Ato duhet të jenë të besueshme dhe të arritshme. Masat e performancës së sigurisë (grumbullimi i të dhënave relevante të sigurisë përmes kontrolleve rutinë, auditimit të brendshëm dhe raportit të

sigurisë14

) është pjesë e monitorimit [shih 7.3]

veprime specifike planifikohen dhe implementohen, të zbërthyera, në mënyrë që të

menaxhohen në të gjitha nivelet relevante të organizatës (planifikimi i sigurisë15

);

veprimet monitorohen dhe efikasiteti i tyre matet, (sërish, përmes kontrolleve rutinë, auditimit të brendshëm dhe raportimit të sigurisë) , duke u fokusuar jo vetëm në

14

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *44+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht). 15

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *41+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

Page 22: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

22

rezultatet e sigurisë, por edhe në performancën efikase të aktiviteteve të menaxhimit të sigurisë;

objektivat korporative rishikohen sipas rezultatit të monitorimit.

7.1.4 Vendimmarrja

Proceset e sistemit të menaxhimit të sigurisë integrohen plotësisht në kontekstin e punës së

një kompanie hekurudhore16

. Është e rëndësishme që kompani të tilla të arrijnë të

mbështeten në proceset e forta vendimmarrëse, për të justifikuar dhe identifikuar vendimin përkatës të sigurisë në punë.

Vendimet e menaxhimit duhet të marrin në konsideratë ndikimin e drejtpërdrejtë ose të tërthortë te siguria.

Proceset duhet të jenë transparente për të kuptuar mënyrën se si është marrë vendimi i fundit që ka prekur sigurinë. Ato janë më efikase kur përfshijnë kuptimin e:

Identifikimit të çështjeve të sigurisë brenda kontekstit të punës (shembuj si ‘’reduktimi i buxhetit’)

Përcaktimin e prioriteteve

Përgjegjësitë në nivel të ndryshëm,

metodat e disponueshme për adresimin e problemeve (instrumentet analitike),

vlerën e specialistëve të përfshirë, njohurinë, aftësitë dhe përvojën e kërkuar

shkallën e konsultimit

autputin

veprimet e lidhura (planet, ndarjet kohore, përgjegjësitë për përmbushjen)

Prandaj, mosidentifikimi i ndikimit të aktiviteteve të tjera të menaxhimit17 mbi sigurinë dhe mospërfshirja e sigurisë si një risk kyç i biznesit në të gjitha vendimet e bordit, mund të ketë rezultate katastrofike.

7.1.5 Kontrolli i menaxhimit Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: G

Në përgjithësi, kontrolli i menaxhimit është një mjet me anë të të cilit drejtohen, monitorohen dhe maten burimet e një organizate. Ai synon të ndihmojë organizatën të përmbushë, në fushën specifike të sigurisë, objektivat e veta specifike.

Kontrolli në të gjitha nivelet e organizatës, i kryer në mënyrë proporcionale mbi funksionet e mirëdeleguara/personelin lejon identifikimin e defekteve/pikave të dobëta në proceset e

16

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *28+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht). 17

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *22+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht)

Page 23: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

23

SMS-së, duke lejuar kështu mundësinë e implementimit tëveprimeve parandaluese18

ose

korrigjuese19

.

Prandaj, siguria duhet të merret në konsideratë në mënyrë efikase në çdo nivel organizimi të kompanisë, dhe çdo instancë keqfunksionimi duhet të dallohet dhe të trajtohet në kohën e duhur.

Për këtë arsye, për menaxhimin e lartë është thelbësore jo vetëm të garantojë sigurinë, por edhe të përmbushë angazhimet dhe detyrimet e tij ligjore për të përmirësuar sigurinë në hekurudhë, për t'u ndërgjegjësuar për rezultatet e monitorimit dhe auditimit të performancës, si dhe të marrë përgjegjësitë e përgjithshme për implementimin e ndryshimeve në masat e kontrollit të riskut dhe proceset relevante të SMS-së.

Aktivitetet e mëposhtme mund të përfaqësojnë shembuj se si vihet në praktikë kontrolli i menaxhimit:

Hartimi, implementimi dhe monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të SMS-së, duke përfshirë vlerësimin e nevojshëm të riskut dhe menaxhimin e ndryshimeve,

Hartimi i strukturës organizative, për të qenë në përputhje me kornizën rregullatore dhe të gjitha rregullat në fuqi, si dhe shpërndarja e burimeve,

Delegimi i përgjegjësive, funksioneve dhe detyrave në nivelet e përshtatshme të organizatës,

Delegimi i detyrave të kontrollit në nivelet e përshtatshme të organizatës dhe zhvillimin e një metode ciklike për kthimin e informacionit,

Zhvillimi dhe monitorimi i politikës së sigurisë,

Zhvillimi dhe monitorimi i masave të sigurisë dhe projekteve që lejojnë përmirësim të vazhdueshëm (marrja në konsideratë e kostove),

Promovimi i edukimit dhe trajnimit të vazhdueshëm për të gjitha nivelet e organizatës, për të ushqyer qëndrimet e punonjësve, besimet e menaxhimit dhe sistemin e vlerave,

Shfrytëzimi i instrumenteve të menaxhimit për të zgjidhur çështjet e sigurisë ( instrumente dhe teknika për zgjidhjen e problemeve)

Krahasimi i rezultateve dhe proceseve të performancës,

Balanca mes kërkesave të sigurisë dhe burimeve të aksesueshme

Përmirësimi i proceseve menaxheriale dhe teknike,

Integrimi i pritshmërive të konsumatorëve dhe furnitorëve,

Kryerja e auditimeve të brendshme dhe rishikimeve sipas një baze të vazhdueshme.

Aktivitetet e renditura më lart tregojnë se sa ngushtë janë të lidhura proceset për hartimin dhe përmirësimin: angazhimi i menaxhimit, monitorimi dhe kontrolli sigurojnë një cikël të vazhdueshëm për inputin dhe zbatimin e funksionimit të sigurt.

18

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *26+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht) 19

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *8+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht)

Page 24: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

24

7.2 Vlerësimi i riskut Risku mund të ndikojë kryesisht në tre fusha: mjete financiare, kohë dhe cilësi. Mund të shfaqen risqe të sigurisë, në formën e ngjarjeve të rrezikshme në të tre fushat, gjë që mund të lidhet me sistemet teknike, faktorët njerëzorë ose organizativë. Përgjegjësia për funksionimin e sigurt të sistemit hekurudhor dhe kontrolli i risqeve që e shoqërojnë atë u përket menaxherit të infrastrukturës dhe ndërmarrjeve hekurudhore, duke i detyruar ata të implementojnë masat e nevojshme të kontrollit dhe të aplikojnë rregullat dhe standardet kombëtare të sigurisë. Për të arritur këtë, vlerësimi i riskut (që është procesi i përgjithshëm i analizës së riskut dhe vlerësimit të riskut) është element kyç në çdo SMS efikase.

7.2.1 Kontrolli i risqeve që shoqërojnë aktivitetin e NH/MI Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: A

1. Risqet që lidhen me aktivitetet e kryera vetëm nga NH-të ose MI-të

Për të qenë në gjendje të kontrollojnë, në çdo rrethanë, risqet e shoqëruara me operacionet e tyre hekurudhore, NH-të dhe MI-të kanë nevojë të përcaktojnë një kornizë për të analizuar në mënyrë sistematike të gjitha risqet që lindin nga aktivitetet e punës, hartimi ose ngarkesa e punës, si dhe për të implementuar kontrollet e duhura për mbrojtjen e sigurisë së atyre që marrin përsipër detyrat ose preken prej tyre.

Kjo kërkon një identifikim të risqeve sipas një mënyre metodologjike për të garantuar identifikimin e të gjitha aktiviteteve kryesore brenda organizatës dhe përcaktimin e të gjitha risqeve që rrjedhin nga këto aktivitete. Duke vlerësuar pasojën dhe mundësinë e çdo risku të identifikuar, duhet të jetë e mundur që t'i jepet përparësi risqeve kyçe që kanë nevojë të analizohen me më shumë hollësi.

Kur analizohen të tilla risqe, duhet të merren në konsideratë elementët e mëposhtëm:

(a) të kuptohet qartë se çfarë pune përfshihet;

(b) të identifikohen, analizohen dhe vlerësohen risqet që kanë lidhje me atë punë që do të merret përsipër;

(c) të identifikohen mënyra për të eliminuar, zvogëluar ose kontrolluar ato risqe;

(d) të përcaktohen ose miratohen specifikimet që detajojnë kushtet që do të plotësohen, duke përfshirë kompetencat e personelit, shkëmbimin e informacionit të sigurisë (konfigurimin, aksesueshmërinë për rishikim në çdo kohë), regjistrimin e të dhënave, ...

(e) implementimin e një sistemi monitorues për të garantuar arritjen e performancës së dëshiruar.

2. Risqet e përbashkëta (të lidhura me aktivitetet në ndërfaqe)

Një NH ose MI duhet të njohë nevojën dhe të ketë angazhimin për të bashkëpunuar, ku është e përshtatshme, me ente të tjera (NH, MI, prodhues, furnitor mirëmbajtjeje, ent përgjegjës

Page 25: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

25

për mirëmbajtjen, mbajtës të automjeteve, furnitor të shërbimeve, entin e prokurimit, binarët dytësorë etj.) mbi çështjet ku ata kanë ndërfaqe të përbashkëta që mund të ndikojnë në vënien në vend të masave të mjaftueshme të kontrollit të riskut.

Kur analizohen të tilla ndërfaqe, duhet të merren në konsideratë elementët e mëposhtëm

(a) të shihen qartë proceset dhe ndërfaqet mes palëve

(b) të kuptohet qartë puna që do të marrë përsipër secila palë;

(c) të identifikohen, analizohen dhe vlerësohen risqet që kanë lidhje me atë punë do të merret përsipër;

(d) të identifikohen mënyra për të eliminuar, zvogëluar ose kontrolluar ato risqe (kalimi i tyre te të tjerët nuk duhet të jetë zgjidhje); (e) të përcaktohen ose miratohen specifikimet që detajojnë kushtet që secila palë duhet të plotësojë, duke përfshirë kompetencat e personelit, shkëmbimin e informacionit të sigurisë (konfigurimin, aksesueshmërinë për rishikim në çdo kohë), regjistrimin e të dhënave, ...

(e) implementimin e një sistemi monitorues për të garantuar arritjen e performancës së dëshiruar. Monitorime të tilla mund të jenë pjesë e një sistemi të menaxhimit të sigurisë, ose të integrohen në një të tillë ekzistues, dhe duhet të garantojë kryerjen e monitorimit të duhur të performancës, identifikimin e masave korrigjuese dhe parandaluese dhe veprimin sipas tyre,

Gjatë procesit të analizës së riskut është e nevojshme të krahasohen risqet e vlerësuara me kriteret e riskut që ka përcaktuar organizata.

Për këtë arsye, vlerësimi i riskut përdoret për të marrë vendime mbi rëndësinë e risqeve për organizatën dhe nëse secili risk duhet të pranohet ose trajtohet, duke përzgjedhur dhe implementuar masa (qofshin teknike, njerëzore, organizative ose çdo kombinim të mundshëm mes tyre) për të kontrolluar riskun.

Referenca për tekstin përkatës ligjor:

MPS-ja mbi vlerësimin e riskut: RREGULLORJA E KOMISIONIT (BE) Nr. 352/2009 e datës 24 prill 2009 mbi adoptimin e një metode të përbashkët të sigurisë mbi vlerësimin e riskut siç referohet në Nenin 6(3)(a) të Direktivës 2004/49/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit (Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian L 108/4 e datës 29/4/2009)

Lexoni më shumë:

AEH /GUI/01-2008/SAF Udhëzues për aplikimin e Rregullores MPS

Kriteret për vlerësimin e riskut (parashikohet të vihet në dispozicion gjatë vitit 2011)

Page 26: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

26

7.2.2 Risqet që lindin nga aktivitete të palëve të tjera20 Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: D

Është e mundur që palë të tjera, jashtë sistemit hekurudhor, të importojnë risqe në një kompani hekurudhore (p.sh. kryqëzime rrugë-hekurudhë, kryqëzime për kalimtarë dhe biçikleta, rrjeti i rrugëve, ndërtime johekurudhore, etj.)

Në përgjithësi, ne mund të themi se për të vënë në funksionim trena në kryqëzime rrugë-hekurudhë, ekzistojnë rregulla që duhet të zbatohen në nivel kombëtar dhe vendor, dhe kjo mjafton që NH-të të veprojnë në situata normale dhe nën-normale. Megjithatë, mund të ketë ngjarje të papritura që kanë nevojë të analizohen për të garantuar që të ruhet ose përmirësohet siguria.

Është më shumë detyrë për MI-të marrja në konsideratë e ndikimit te siguria të aktiviteteve që kryhen në ndërfaqe me mënyrat e tjera të transportit (rrugët, shtretërit ujorë) gjatë hartimit ose përditësimit të infrastrukturës.

Përveç kësaj, sheshpunimet (qofshin të përkohshme ose të përhershme) pranë infrastrukturave të kontrolluara mund të kenë ndikim në funksionimin, dhe kërkojnë implementimin e masave specifike për të garantuar që të mos ulet niveli i sigurisë (shih 7.2.5 mbi ‘detyrat e koordinimit për MI)

Në këto raste, kur analizohen ndërfaqe me palë të tilla të jashtme, duhet të merren në konsideratë elementët e mëposhtëm

(a) të kuptohet qartë aktiviteti që do të marrë përsipër kjo palë dhe si do të ndikojë ai në funksionimin e hekurudhës;

(b) të identifikohen, analizohen dhe vlerësohen risqet që kanë lidhje me atë aktivitet;

(c) të identifikohen mënyra bashkëpunimi me aktorët relevantë për të eliminuar, zvogëluar ose kontrolluar ato rreziqe (për shembull, përcaktimin e ndarjeve specifike ose përcaktimin e procedurave të sigurisë në punë për punëtorët dhe mbrojtjen e konsumatorëve );

(d) të përcaktohen ose miratohen specifikimet që detajojnë kushtet që duhet të garantojë pala tjetër, duke përfshirë kompetencat e personelit, shkëmbimin e informacionit të sigurisë (konfigurimin, aksesueshmërinë për rishikim në çdo kohë), regjistrimin e të dhënave, ...

(e) implementimin e një sistemi monitorues për të garantuar arritjen e performancës së dëshiruar. Monitorime të tilla mund të jenë pjesë e një sistemi të menaxhimit të sigurisë, ose të integrohen në një të tillë ekzistues, dhe duhet të garantojë kryerjen e monitorimit të duhur të performancës. Sipas nevojës, identifikohen masa korrigjuese dhe parandaluese dhe veprohet sipas tyre.

Referenca për tekstin përkatës ligjor

MPS-ja mbi vlerësimin e riskut: RREGULLORJA E KOMISIONIT (BE) Nr. 352/2009 e datës 24 prill 2009 mbi adoptimin e një metode të përbashkët të sigurisë mbi vlerësimin e riskut siç referohet në Nenin 6(3)(a) të Direktivës 2004/49/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit (Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian L 108/4 e datës 29/4/2009)

20

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *23+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

Page 27: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

27

Lexoni më shumë:

AEH /GUI/01-2008/SAF Udhëzues për aplikimin e Rregullores MPS

7.2.3 Procedurat dhe metodat për kryerjen e vlerësimit të riskut dhe implementimin e masave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit)

Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: M

Niveli i sigurisë në përgjithësi njihet si i mirë në Evropë, dhe tërësia e rregullave që janë aktualisht në fuqi në vende të ndryshme shihen si rezultat i ‘memories historike’ të sektorit në trajtimin e risqeve. Si pasojë, përmbushja e kërkesave të sigurisë që janë në fuqi u lejon kompanive hekurudhore të funksionojnë pa qenë e nevojshme rinisja e vlerësimit të riskut për të gjithë aktivitetin që ato kryejnë.

Megjithatë, pajtueshmëria me kërkesat nuk e garanton funksionimin e sigurt përgjithmonë: organizatat hekurudhore duhet të kenë në përdorim sisteme për të kontrolluar

ndryshimet/projektet e reja dhe të menaxhojnë risqet e lidhura21

, duke marrë në konsideratë

edhe ato që kanë lidhje me sigurinë në punë22

.

Ndryshimet mund të aplikohen në

teknika/teknologji;

procedura/rregulla/standarde pune (qofshin të brendshme ose që përfshijnë ndërfaqe);

struktura organizative.

SMS-ja ka nevojë të garantojë që MPS-të mbi vlerësimin e riskut, të zhvilluara sipas Nenit 6(3)(a) të Direktivës për Sigurinë në Hekurudhë, të aplikohen ku është e përshtatshme.

Procedurat dhe metodat janë instrumente për kryerjen e vlerësimit të riskut, për këtë arsye mund të konfigurohen si elementë kyçë në të gjithë procesin e menaxhimit të riskut.

Përfshirja e niveleve të ndryshme të organizatës dhe ekspertizës së ndryshme (ekonomike, teknike dhe organizative) brenda një kompanie hekurudhore i nënshtrohet kushtit për të ofruar një burim të rëndësishëm mësimi organizativ [shih edhe § 7.4.3]

Referenca për tekstin përkatës ligjor

MPS-ja mbi vlerësimin e riskut: RREGULLORJA E KOMISIONIT (BE) Nr. 352/2009 e datës 24 prill 2009 mbi adoptimin e një metode të përbashkët të sigurisë mbi vlerësimin e riskut siç referohet në Nenin 6(3)(a) të Direktivës 2004/49/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit (Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian L 108/4 e datës 29/4/2009)

Lexoni më shumë:

AEH /GUI/01-2008/SAF Udhëzues për aplikimin e Rregullores MPS

21

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *x+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht). 22

shih: Direktiva 2004/49/EC, Përshkrim (14)

Page 28: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

28

Kriteret për vlerësimin e riskut (parashikohet të vihet në dispozicion gjatë vitit 2011)

7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: L

Pajtueshmëria me legjislacionin dhe rregullat nuk është opsionale. NH-të dhe MI-të duhet të identifikojnë dhe kuptojnë ligjet në në fuqi dhe të gjitha standardet dhe kushtet e tjera relevante normative, si dhe duhet të implementojnë një sistem kontrollesh për të arritur pajtueshmërinë.

Korniza rregullatore mund të përfshijë dokumente të ndryshme siç janë STN-të dhe standardet e lidhura teknike, rregullat kombëtare të sigurisë siç referohen në Nenin 8 dhe Aneksin II të Direktivës së Sigurisë në Hekurudhë, dhe rregullat e tjera relevante, të aplikueshme në nivel kombëtar.

Prandaj, është thelbësore që të gjitha procedurat dhe proceset e lidhura të SMS-së të jenë:

të hartuara për të qenë në përputhje me kornizën rregullatore dhe të përditësuara për të marrë në konsideratë çdo variacion apo shtesë;

në përputhje me llojin dhe nivelin e shërbimeve23

që përdoren nga organizata;

në përputhje me ndryshimet relevante në organizatë.

Për të garantuar këtë, një SMS duhet të ketë një proces/procedurë për të identifikuar, mbledhur dhe renditur menjëherë kërkesat relevante që përmbajnë STN-të, rregulloret kombëtare teknike dhe të sigurisë si dhe rregullat/procedurat e brendshme për:

secilën kategori individuale të personelit,

çdo pjesë të inventarit të hekurudhës,

pajisjet e sigurisë (pajisjet e mbrojtjes personale – PMP - dhe pajisjet për mbrojtjen kolektive –PMK-)

pajisje e tjera (në bord, në terren, pajisjet e përdorura për inventarin e hekurudhës dhe mirëmbajtjen e binarëve)

Variacionet/shtesat në këtë kornizë rregullatore duhet të dallohen dhe njihen në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Për proceset e mirëmbajtjes, organizatat duhet të pajtohen me të gjitha kërkesat ligjore dhe specifikimet, standardet dhe kërkesat relevante gjatë përdorimit dhe gjatë gjithë ciklit të jetës së pajisjes.

23

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *51+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

Page 29: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

29

7.2.5 Detyrat e koordinimit për MI Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në hekurudhë: (Neni 9(3) SD)

SMS-ja e një MI-je, krahasuar me atë të një NH-je, është më e ndjeshme ndaj numrit, llojit dhe nivelit të drejtuesve që ekzekutojnë shërbimet në rrjetin e vet. Me shtimin e bashkëveprimeve mes partnerëve hekurudhorë, SMS-ja e një MI-je duhet të reflektojë nivelin e përshtatshëm dhe të përditësuar të kompleksitetit të shërbimeve që ofron. Më poshtë janë të renditur disa shembuj të aktiviteteve të lidhura me infrastrukturën dhe aktivitete të lidhura me punën që duhen marrë në konsideratë si ndërfaqe që do të menaxhohen nga MI-të:

a) të lidhura me infrastrukturën

- mirëmbajtja e infrastrukturës (binarët, sinjalistika, telekomunikacioni, linjat ajrore), që garanton që lëvizja e trenave dhe aktivitetet e mirëmbajtjes të mund të kryhen pa vënë në rrezik pasagjerët, punëtorët, personat e tretë dhe asetet (qoftë e kryer brenda ose e nënkontraktuar);

- mbrojtja nga ndërfaqet e mënyrave të tjera të transportit (kryqëzimet, urat, binarët dytësorë);

- siguria e tuneleve;

- siguria e personave që punojnë (për mirëmbajtjen e binarëve, sinjalistikës ose linjave ajrore) në ose pranë mjediseve hekurudhore (për sheshpunime ose arsye të tjera);

- komunikimi i informacionit të lidhur me infrastrukturën që mund të ndikojë në trafikun: kërkesat, kufizimet e përhershme / e përkohshme, adoptimi i procedurave nën-normale, paralajmërimet, etj.);

b) të lidhura me funksionimin

- kontrolli ose autorizimi i lëvizjes së trenave, në situata normale dhe nën-normale për të gjitha NH-të që funksionojnë në infrastrukturën e kontrolluar;

- ndërfaqja me MI-të fqinje (për të garantuar vazhdimësinë e shërbimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar);

- aksesi në kantieret e seleksionimit të vagonëve, terminalet e transportit të mallrave, binarët dytësorë privatë;

- shuntimi (që vepron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose mbikëqyr ndërmarrjet që funksionojnë në infrastrukturën e kontrolluar);

- shkëmbimi i informacionit operacional me NH-të në rast defektesh në inventarin e hekurudhës, të cilat mund të kenë ndikim në funksionimin e programuar;

- Kontrolli i aktiviteteve në stacionet e pasagjerëve, përfshirë kontrollin e pasagjerëve dhe aksesit publik, masat specifike për personat me aftësi fizike të kufizuar, ndriçimin dhe kushtet e platformave. Këto çështje kufizohen me fushat që janë funksionale për aktivitetet kryesore hekurudhore si për shembull, aksesi te zona e binarëve, platformat për hipjen dhe zbritjen nga trenat;

c) të lidhura me emergjencën

- Mbrojtja e pasagjerëve në rast aksidenti;

Page 30: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

30

- Shkëmbimi i informacionit me të gjitha palët e interesuara24

në rast emergjencash

dhe ndërprerjeje shërbimesh;

- Pastrimi i binarëve të prekur pas aksidenteve ose ndërprerjeve.

24

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *12+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

Page 31: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

31

7.3 Monitorimi

Një monitorim sistematik duhet t'u japë siguri menaxherëve dhe aktorëve që të gjitha risqet e identifikuara të kontrollohen në mënyrë efikase dhe të plotësohen kërkesat e SMS-së. Ai siguron bazën për përcaktimin e çdo veprimi që nevojitet për të përmirësuar ose ruajtur nivelin e synuar të sigurisë.

7.3.1 Grumbullimi dhe analizimi i të dhënave të sigurisë Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: Q

Për të garantuar zbatimin në praktikë të kontrolleve të riskut, një organizatë nevojitet të masë nivelin e zbatimit të këtyre kontrolleve dhe rezultatet e tyre. Grumbullimi i të dhënave të sigurisë dhe analiza vijuese i lejon organizatës të masë performancën e saj të përgjithshme, duke kuptuar se ku mund të ketë mangësi në masat e SMS-së.

Grumbullimi i të dhënave të sigurisë bazohet mbi monitorimin dhe duhet të marrë në konsideratë elementët e mëposhtëm:

Raportimin e strukturuar të aksidenteve / incidenteve / pothuaj-aksidenteve / rasteve të rrezikshme

Konstatimet e inspektimeve (mund të jenë për dallimin e mospajtueshmërisë me masat operacionale /ose në lidhje me gjendjen e infrastrukturës ose pajisjeve)

Rezultatet e auditimit (kryesisht në nivelin e procesit të hartimit dhe implementimit)

Për të bërë të mundur këtë grumbullim të dhënash, një organizatë duhet të garantojë disponueshmërinë ose mundësinë e krijimit të informacionit ose njësisë së masave për treguesin e specifikuar. Përveç kësaj, kërkohet vlerësimi periodik i qëllimit dhe realizueshmërisë së treguesve dhe niveleve të tolerancës.

Qëllimi i analizës së të dhënave duhet të përfshijë dallimin e:

çdo devijimi nga rezultatet e pritshme (përdorimi i treguesve ndryshues)

përpunimit të anomalive (përdorimi i treguesve drejtues)

‘Treguesit ndryshues’ masin rezultatin përfundimtar që rezulton nga një aktivitet. Treguesit ndryshues si numri i aksidenteve dhe incidenteve, tregojnë nëse është arritur një rezultat "i sigurt". Në sistemin e matjes së performancës, ato lejojnë krahasimin me të dhënat historike, duke treguar në të njëjtën kohë cilësinë e rezultateve (p.sh.: përmirësim ose përkeqësim) dhe mundësinë e përdorimit të tyre për kuptimin parashikues (p.sh.: rritja e numrit të sinjaleve të rrezikut mund të jetë parashikues për një përplasje).

Megjithatë, për të pasur një pamje të qartë të efikasitetit të masave për kontrollin e riskut, nevojitet të krahasohet edhe një përzgjedhje e treguesve drejtues me nivelet e përcaktuara të tolerancës. Këta tregues drejtues kryesisht bazohen në monitorimin proaktiv të elementëve kritikë të masave të kontrollit të riskut (pra, ato veprime ose procese që duhet të funksionojnë mirë për të sjellë rezultatin e dëshiruar) por edhe elementët e mjedisit dhe/ose

Page 32: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

32

supozimet e bëra gjatë hartimit të masave për kontrollin e riskut (kryesisht gjatë procesit të vlerësimit të riskut) mund të jenë pjesë e këtyre elementëve kritikë.

‘Treguesit drejtues përdoren për të monitoruar efikasitetin e sistemeve të kontrollit dhe japin paralajmërim për çdo dobësi në zhvillim përpara se të ndodhin probleme.

Disa shembuj të treguesve drejtues janë:

% e inspektimeve të kryera sipas planit

% e veprimeve të mirëmbajtjes të identifikuara nga inspektorët të kryera sipas ndarjeve kohore

% e personelit që kryen veprime pa kompetencën e kërkuar

% e proceseve kritike të sigurisë të rishikuara sipas ndarjeve kohore

Zhvillimi i MPS-së mbi monitorimin është duke u kryer gjatë kohës së hartimit të këtij dokumenti. Një MPS e tillë do të ofrojë një kornizë të fokusuar për NH-të/MI-të, duke përfshirë udhëzime të detajuara mbi përdorimin e treguesve.

Referenca për tekstin përkatës ligjor

Direktiva e Komisionit 2009/149/EC e datës 27 nëntor 2009 si ndryshim i Direktivës 2004/49/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit në lidhje me Treguesit e Përbashkët të Sigurisë dhe metodat e përbashkëta për llogaritjen e kostove të aksidenteve)

MPS-ja mbi monitorimin (e disponueshme gjatë vitit 2011]

Lexoni më shumë:

AEH – Sektori i Raportimit të Sigurisë, UDHËZUESIMPLEMENTIMI PËR TPS-të, ANEKSI 1 DHE SHTOJCA E DIREKTIVËS 2004/49/EC

7.3.2 Raportimi / hetimi / analizimi i aksidenteve dhe incidenteve dhe masat parandaluese dhe korrigjuese

Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: Q

Hetimi i aksidenteve dhe incidenteve të brendshme i siguron organizatës një rishikim reagues të performancës së masave të kontrollit të riskut dhe proceseve të lidhura të SMS-së (treguesit ndryshues). Prandaj, jo vetëm shkaqet direkte por edhe ato indirekte duhet të hetohen në mënyrë sistematike.

Masat e standardizuara për kur dhe si kryhet hetimi përfshijnë:

procedurat për njoftimet dhe raportimet për aksidente dhe incidente të brendshme dhe të jashtme;

procedurat, formatet dhe metodat (p.sh. protokolli i sheshpunimit) për hetimet, të diferencuara eventualisht sipas natyrës së aksidentit (p.sh., mjedisore, lëndime të punonjësve, transportimi i mallrave të rrezikshme);

procedurat për raportimin dhe dokumentimin e konstatimeve, konkluzioneve dhe rekomandimeve,

Page 33: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

33

procedurat për rishikimin e masave të kontrollit të riskut pas një aksidenti ose incidenti, dhe për sigurimin e rekomandimeve dhe veprimeve parandaluese ose korrigjuese me qëllim parandalimin e përsëritjes së tyre.

Organizatat duhet të inkurajojnë raportimin e incidenteve dhe rasteve të rrezikshme dhe të përcaktojnë përgjegjësitë gjatë hetimit. Qëllimi i incidenteve të hetuara përfshin anomalitë e procesit (treguesit drejtues) dhe devijimin nga rezultatet e pritshme (treguesit ndryshues) aty ku është e përshtatshme.

Kompanitë hekurudhore duhet të garantojnë që personeli i emëruar për hetimin e brendshëm të jetë kompetent dhe të ketë trajnimin e duhur për arritjen e qëllimit të hetimit.

Kompanitë hekurudhore mund të bashkëpunojnë nëse një hetim përfshin më shumë se një organizatë.

Referenca për tekstin përkatës ligjor

Direktiva e Komisionit 2009/149/EC e datës 27 nëntor 2009 si ndryshim i Direktivës 2004/49/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit në lidhje me Treguesit e Përbashkët të Sigurisë dhe metodat e përbashkëta për llogaritjen e kostove të aksidenteve)

Lexoni më shumë:

AEH – Sektori i Raportimit të Sigurisë, UDHËZUES IMPLEMENTIMI PËR TPS-të, ANEKSI 1 DHE SHTOJCA E DIREKTIVËS 2004/49/EC AEH-Klasifikimi i faktorëve shkaktues SAF/REP/CL_CAUS_FACT – Metoda V2 24/04/2009

7.3.3 Auditimi i brendshëm i SMS-së Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: S

Si parim i përgjithshëm, auditimi i brendshëm25

i shërben qëllimit të rishikimit periodik të

sistemeve të menaxhimit26

. Në veçanti, auditimi i sigurisë së brendshme27

duhet të

vlerësojë nëse procedurat e përshkuara brenda SMS-së garantojnë që shërbimet e NH-ve/IM-ve të jenë në pajtim me kërkesat relevante dhe që të gjitha proceset e SMS-së të jenë ende efikase.

NH-të/MI-të duhet të krijojnë një sistem të auditimit të brendshëm28

, përfshirë planifikimin e

auditimeve të brendshme që do të kryhen për të plotësuar kërkesat e specifikuara në Nenin 9(4) mbi raportimin pranë OKS.

Personeli në ngarkim të kryerjes së auditimit të jashtëm (auditorët) duhet të jetë kompetent dhe me përvojë në fushën/çështjen që vlerësojnë si dhe i aftësuar, i përgatitur e trajnuar mjaftueshëm për të kryer aktivitetin e auditimit.

25

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *14+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht). 26

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *24+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht). 27

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën [15+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht). 28

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *13+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

Page 34: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

34

Auditimet duhet të kryhen sipas një mënyre të paanshme, të pavarur dhe transparente: auditorët duhet të jenë të pavarur nga njësia organizative që po auditohet dhe duhet të shmangen konfliktet e interesit mes palës vlerësuese dhe palës së vlerësuar.

Lexoni më shumë:

AEH – DIREKTIVAT E SMS-së – AUDITIMI I BRENDSHËM

Page 35: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

35

7.4 Mësimi organizativ

Sistemi efikas i menaxhimit të sigurisë duhet të mbështetet në një reflektim të vazhdueshëm, të strukturuar dhe të dokumentuar të praktikës nëpërmjet monitorimit të performancës, analizimit të të dhënave dhe rezultateve, si dhe krijimit të një sistemi për kthimin e informacionit për të përmirësuar vazhdimisht performancën e saj të sigurisë, kulturën dhe qëndrimin.

7.4.1 Përmirësimi i vazhdueshëm Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: I

Përmirësimi i vazhdueshëm lidhet kryesisht me aktivitetet ku janë sugjeruar ide nga përmirësimet dhe është vepruar sipas tyre, p.sh.:

rezultatet e auditimit

autputet nga inspektimet, kërkimet,

autputi nga raportet e aksidenteve,

idetë ad hoc që kontribuohen nga personeli,

legjislacioni i ri,

etj.

Për të qenë efikas dhe për të mbështetur vendimmarrjen, një proces i përmirësimit të vazhdueshëm duhet të mbulojë dhe të përfshijë të gjitha fazat relevante të SMS-së së organizatës, p.sh.:

planifikimin e masave parandaluese/korrigjuese;

implementimin e tyre në një shkallë të mjaftueshme;

vlerësimin/monitorimin/verifikimin e efikasitetit të tyre;

detyrimin, rishikimin dhe kontrollimin e planeve dhe masave për kontrollin e riskut.

Në kombinim me instrumentet e duhura statistikore për analizimin e të dhënave, kjo duhet të garantojë që të gjitha proceset të rishikohen sistematikisht në mënyrë periodike. Prezantimi më i zakonshëm i këtij aktiviteti ciklik është cikli i menaxhimit ‘Planifikimi – Kryerja –Kontrolli

– ’Veprimi’, ose cikli Deming.

Përmirësimet duhet të vlerësohen në mënyrë që të garantohet se kryerja e tyre është e arsyeshme. Vlerësimi duhet të marrë në konsideratë përfitime më të gjera biznesi dhe operacionale.

Page 36: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

36

7.4.2 Rekomandime për sigurinë Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: Q

Zhvillimi i mësimit organizativ lidhet fort me analizën e aksidenteve / incidenteve / rasteve të rrezikshme bazuar mbi raportimin e brendshëm e të jashtëm si dhe rezultatet e auditimit të brendshëm. Analizë e tillë është tepër e rëndësishme për rishikimin e kushteve të pasigurta dhe ndërprerjen e procesit, dhe pjesë e elementëve bazë për të përfituar planifikimin e masave reaguese ose proaktive.

Një rekomandim për sigurinë në lidhje me Direktivën 2004/49/EC është propozim i një OHK-je (organi hetues kombëtar) për përmirësimin e sigurisë në hekurudhë, bazuar në rezultatet e investigimit të një ose më shumë aksidenteve ose incidenteve.

Rekomandimet relevante nga OKS-në ose OHK-në (këta të fundit kontaktohen përmes OKS-së, për të gjithë sektorin dhe jo për aktorë individualë) që jepen pas hetimit të aksidenteve duhet të vlerësohen, në kontekstin e sistemit të monitorimit, dhe të implementohen nëse janë të përshtatshme. Gjithashtu, duhen shqyrtuar dhe marrë në konsideratë raporte/informacione relevante nga NH-të/MI-të ose burime të tjera relevante.

Lexoni më shumë:

AEH - Sektori i Raportimit të Sigurisë. UDHËZUES MBI REKOMANDIMET PËR SIGURINË SIPAS ARTIKULLIT 25 DIREKTIVA 2004/49/EC, i disponueshëm në lidhjen:

http://www.era.europa.eu/Document-Register/Documents/2010-07-19-guidance-on-safety-recommendation-safety-directive-art-25.pdf

AEH-Klasifikimi i faktorëve shkaktues SAF/REP/CL_CAUS_FACT – Metoda V2 24/04/2009

7.4.3 Menaxhimi i ndryshimit Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: M

Menaxhimi i ndryshimit është procesi i kontrollit të ndryshimeve në projektet ekzistuese dhe të reja duke identifikuar rreziqet e mundshme dhe duke përcaktuar masat e duhura të kontrollit përpara implementimit të ndryshimit.

Ky proces duhet të kryhet gjatë hapave të njëpasnjëshëm të projektit:

identifikimi i nevojës për ndryshim (p.sh.: pas analizimit të të dhënave të sigurisë, optimizimit të burimeve, amortizimit të pajisjeve, etj.)

përcaktimi i fizibilitetit

projekti

planifikimi

Page 37: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

37

Elementët e lartpërmendur të procesit pritet të mbështesin implementimin e ndryshimeve: identifikimi i nevojës për ndryshim, përcaktimi i fizibilitetit dhe hartimi i ndryshimit janë aktivitete që kryesisht drejtohen nga menaxhimi, ndërsa planifikimi është më shumë proces për implementimin.

Qëllimi kryesor është të jepen prova se këto ndryshime nuk ulin nivelin e sigurisë në sistem, dhe mundësojnë gjurmimin e ndryshimeve të implementuara.

Organizata si e tërë duhet të mbështetet në procesin e menaxhimit të ndryshimit për të identifikuar ndryshimet brenda organizatës të cilat mund të ndikojnë proceset dhe shërbimet e lidhura të sigurisë:

për të përshkruar masat për garantimin e performancës së sigurisë përpara implementimit të ndryshimeve;

për të eliminuar ose modifikuar kontrollet e riskut të sigurisë që nuk nevojiten më ose nuk janë më efikase për shkak të ndryshimeve në mjedisin operacional.

Kur duhen implementuar masat shtesë të kontrollit të riskut, nevojiten të identifikohen hapat relevantë vijues dhe të matet niveli i implementimit.

Në çdo rast, menaxhimi i ndryshimit duhet të kryhet duke marrë në konsideratë Metodat e Përbashkëta të Sigurisë për vlerësimin e riskut.

Referenca për tekstin përkatës ligjor

MPS-ja mbi vlerësimin e riskut: RREGULLORJA E KOMISIONIT (BE) Nr. 352/2009 e datës 24 prill 2009 mbi adoptimin e një metode të përbashkët të sigurisë mbi vlerësimin e riskut siç referohet në Nenin 6(3)(a) të Direktivës 2004/49/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit (Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian L 108/4 e datës 29/4/2009)

Page 38: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

38

8 Proceset për implementimin Në mënyrë që proceset ndonjëherë tepër komplekse të hartimit dhe ato operacionale të funksionojnë me efikasitet, ekziston nevoja për një tërësi procesesh për implementim. Ato duhet të shërbejnë për të implementuar aktivitetet dhe për të garantuar kryerjen e aktiviteteve të tilla dhe marrjen e rezultateve.

Në këtë kontekst, personat kanë nevojë të dinë rolin e tyre në sistem dhe përgjegjësitë që

kanë ata. Prandaj, struktura [8.1] duhet të përfshijë identifikimin e përgjegjësive dhe

delegimin, ku është e pranueshme, të funksioneve dhe aktiviteteve te personat

Ata kanë nevojë gjithashtu të kenë njohuritë dhe aftësitë [8.2] për të ditur se çfarë duhet të

bëjnë në çdo rrethanë dhe në çdo kohë ata kanë nevojë të kenë të gjithë informacionin [8.3]

relevant të disponueshëm në formatin e përshtatshëm.

Menaxhimi i burimeve29

, dhe në veçanti përshtatshmëria e kompetencave profesionale

dhe kërkesave shëndetësore për të kryer detyra të sigurisë kritike ose detyra të lidhura me

sigurinë30

(termat përdoren në mënyrë të shkëmbyer) është faktor kyç për aplikimin e një

funksionimi të sigurt.

Proceset për implementim krijojnë bazën dhe garantojnë dokumentacionin [8.4] e të gjitha

operacioneve dhe proceseve për hartim dhe përmirësim, duke qenë se ato janë të nevojshme për implementimin e tyre me efikasitet, pra për drejtimin e biznesit.

8.1 Struktura dhe përgjegjësia

Sistemi i menaxhimit të sigurisë duhet të bazohet mbi një shpërndarje të qartë të përgjegjësive dhe mbi burime të mjaftueshme njerëzore dhe teknike, për të aplikuar funksionimin e sigurt

8.1.1 Shpërndarja e përgjegjësive Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: F

Secila NH/MI duhet të identifikojë qartë dhe përcaktojë fushat e përgjegjësisë që lidhen me

sigurinë në hekurudhë, në mënyrë që t'i delegojë ato në nivelin e përshtatshëm31

, brenda

strukturës së tyre organizative, te personeli i bashkëpunëtorëve dhe/ose funksionet e veçanta.

Delegimi i përgjegjësive dhe detyrave të sigurisë duhet të bëhet në mënyrë zyrtare dhe të miratohet nga menaxhimi i lartë dhe nga pjesëtari i personelit përgjegjës për funksionin specifik dhe detyrën e sigurisë. Një organizatë ka nevojë të garantojë që personeli me

29

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *33+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht). 30

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *39+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht). 31

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *3+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

Page 39: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

39

përgjegjësi të deleguara të ketë autoritetin, kompetencën dhe burimet e përshtatshme për të zbatuar funksionin e vet. Prandaj, përgjegjësia dhe kompetenca duhet të jenë koherente dhe kompatibël me rolin/detyrën.

Qartësia e autoriteteve, roleve, detyrave dhe objektivave për sigurinë në të gjitha nivelet në kompaninë hekurudhore luajnë një rol të rëndësishëm në hartimin dhe implementimin e një SMS-je duke garantuar që personeli në të gjitha nivelet të marrë përgjegjësi.

8.1.2 Përgjegjësia e menaxhimit Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: F

Një organizatë ka nevojë të garantojë që këto role, detyra dhe objektiva në menaxhimin e

sigurisë të jenë përgjegjëse32

për aplikimin e objektivave të sigurisë së biznesit për të cilat

kanë përgjegjësi.

Mbikëqyrja e kënaqshme, në përputhje me mekanizmat monitorues, plotëson dhënien e informacionit, udhëzimeve dhe trajnimeve për të garantuar që politika e sigurisë së një organizate të implementohet dhe zhvillohet me efikasitet. Regjimet e mira të mbikëqyrjes mund të përbëjnë një pjesë të fuqishme të një SMS-je të përshtatshme.

8.1.3 Struktura organizative Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: F

Struktura organizative e NH-ve/MI-ve duhet të jetë e përshtatshme për të aplikuar politikën e sigurisë dhe metodën e sigurisë së një organizate, në mënyrë që:

Kontrollet e riskut të kenë vend të ndjeshëm në strukturën e menaxhimit (hartimi i strukturës duhet të mbulojë të gjitha ndërfaqet e brendshme dhe të jashtme)

Përgjegjësia për objektivat e biznesit (ndonjëherë konfliktuese) dhe aplikimi i tyre sipas një mënyre të sigurt të jetë transparente dhe të përputhet me efikasitet me ndërfaqet.

Burimet të shpërndahen me efikasitet

Informacioni i lidhur me sigurinë arrin nivelin më të lartë të organizatës, në mënyrë që ai të merren në konsideratë gjatë vendimmarrjes.

32

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikat *1+ dhe *2+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

Page 40: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

40

8.1.4 Planifikimi i ngarkesës së punës

Mirëplanifikimi i aktiviteteve do të përmirësojë në mënyrë të konsiderueshme mënyrën se si organizatat menaxhojnë sigurinë, duke ofruar burimet e mjaftueshme dhe të duhura (njerëzore dhe teknike) për të përmbushur detyrat.

SMS-ja mund të përfitojë procedura për përcaktimin e burimeve të nevojshme që do të ketë nevojë kompania:

për funksionimin dhe mirëmbajtjen e operacioneve hekurudhore;

për të implementuar, menaxhuar dhe mirëmbajtur sistemin e vet të menaxhimit të sigurisë si një të tërë;

për përgatitjen e planeve për të garantuar delegimin e duhur dhe ngarkesën e duhur të punës.

Procese të tilla do të priteshin të ishin pjesë e ciklit normal të planifikimit të biznesit në rrafshin kohor, dhe të rishikoheshin më pas për të garantuar menaxhimin e duhur të burimeve.

Kjo do të sillte kontrollin efikas të riskut si dhe funksionimin efikas.

Kur puna që i delegohet secilës kategori përfshin ekzekutimin e detyrave kritike për sigurinë,

hartimi i punës33

do të marrë në konsideratë si më poshtë:

volumi i detyrave që do të kryhen të mos jetë i tepruar në rastet kur kryhet një detyrë kritike për sigurinë,

aty ku kombinohen detyrat kritike për sigurinë, NH-ja të jetë në gjendje të demonstrojë se nuk ka përkeqësim të sigurisë (p.sh. mungesa e kërkesës për pavarësi, ky kombinim lejohet nga rregullat kombëtare të sigurisë, nuk përmban kontradikta “funksionale”),

të mos ketë kontradikta mes ekzekutimit të detyrave kritike për sigurinë dhe objektivave të tjera që i janë caktuar personelit (për shembull: konflikti sistematik mes sigurisë dhe prodhimit, mungesa e burimeve, etj.)."

33

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *16+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

Page 41: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

41

8.2 Menaxhimi i kompetencave

Një organizatë duhet të garantojë që i gjithë personeli me përgjegjësi në sistemin e menaxhimit të sigurisë të jetë kompetent në garantimin e aplikimit të sigurt, efikas dhe efektiv të objektivave të veta, në çdo rrethanë, dhe që të mirëmbahen aftësitë dhe njohuritë e personelit.

8.2.1 Programet për trajnimin e personelit – sistemi i menaxhimit të kompetencave

Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: N

Për sa kohë që nuk mbulohet nga legjislacioni specifik, sistemi i menaxhimit të kompetencave duhet të përfshijë:

identifikimin e posteve që kanë përgjegjësitë për kryerjen e aktiviteteve operacionale, implementimin dhe proceset për hartimin dhe përmirësimin e SMS-së, përfshirë ato poste që kryejnë detyra të sigurisë

identifikimin e njohurive, aftësive dhe përvojës të kërkuar për të kryer këto procese ose detyra

parimet e përzgjedhjes (niveli i arsimit bazë të kërkuar, qëndrimi, shëndeti psikologjik dhe fizik);

trajnimin fillestar

certifikimin e kompetencave dhe aftësive të fituara;

masat e nevojshme për të mbajtur nën kontroll kompetencën e personelit;

trajnimin e vazhdueshëm dhe përditësimin periodik të njohurive dhe aftësive ekzistuese, për të garantuar që stafi të jetë vazhdimisht kompetent për kryerjen e detyrave të caktuara;

kontrollet e aftësive, sipas kërkesës;

masat specifike në rast mungese të gjatë nga puna, sipas kërkesës.

Është e rëndësishme gjithashtu që sistemi i menaxhimit të kompetencave të synojë garantimin që i gjithë personeli të jetë në dijeni mbi rëndësinë dhe relevancën e aktiviteteve të veta dhe mënyrën se si kontribuojnë ato në arritjen e objektivave të sigurisë

Menaxhimi i lartë dhe, në përgjithësi, rolet mbikëqyrëse duhet të trajnohen të kuptojnë përgjegjësitë e tyre për sigurinë.

Referenca për tekstin përkatës ligjor

DIREKTIVA 2007/59/EC E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE KËSHILLIT e datës 23 tetor 2007 mbi certifikimin e makinistëve të trenave që përdorin lokomotiva dhe trena në sistemin hekurudhor në Komunitet

Page 42: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

42

Vendimi i Komisionit 2008/231/EC - Specifikimi teknik i ndër-përdorimit që lidhet me nënsistemin e punës të sistemit hekurudhor transevropian të shpejtësisë së lartë adoptuar sipas Nenit 6(1) të Direktivës së Këshillit 96/48/E dhe shfuqizimin e Vendimit të Komisionit 2002/734/EC të datës 30 maj 2002

Rregullorja e Komisionit 36/2010/EU e datës 3 dhjetor 2009 mbi modelet e Komunitetit për licencat e drejtimit të trenave, certifikatat plotësuese, kopjet e certifikuara të certifikatave plotësuese dhe formularët e aplikimit për licencat për drejtimin e trenave, sipas Direktivës 2007/59/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit.

Vendimi i Komisionit i datës 29 tetor 2009 mbi adoptimin e parametrave bazë për regjistrat e licencave të drejtimit të trenave dhe certifikatat plotësuese të përcaktuara në Direktivën 2007/59/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit (2010/17/EC)

Vendimi i Komisionit 2006/920/EC i datës 11 gusht 2006 në lidhje me specifikimin teknik të ndër-përdorimit për funksionimin e trafikut të nënsistemit dhe menaxhimin e sistemit hekurudhor tradicional transevropian

Parimet për njohjen e qendrave të trajnimit (e disponueshme gjatë vitit 2011)

Parimet për njohjen e ekzaminuesve / ekzaminimeve (e disponueshme gjatë vitit 2011)

Page 43: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

43

8.3 Shënim

Organizatat duhet të përcaktojnë procedurat e kontrollit të informacionit, në bazë të sistemeve ekzistuese të menaxhimit. Informacioni i sigurisë duhet të jetë menjëherë i disponueshëm për konsultim dhe/ose verifikim. Duhet të identifikohet fluksi i nevojshëm i informacionit të brendshëm dhe të jashtëm dhe të veprohet sipas tij.

8.3.1 Kontrolli i konfigurimit34 të informacionit të sigurisë Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: P

Masat për të kontrolluar informacionin vital të sigurisë janë të rëndësishme për të ruajtur dhe përmirësuar performancën e sigurisë brenda një organizate. Disponueshmëria e informacionit të saktë mundëson ndërgjegjësimin dhe lejon marrjen e shpejtë dhe efikase të veprimeve korrigjuese.

Ekzistojnë disa lloje informacioni për t'u menaxhuar, me shkallë të ndryshme rëndësie, siç tregohet nga drejtimi i shigjetës:

- informacione urgjente operacionale në lidhje me lëvizjet e trenave, siç janë njoftimet për vonesa, kufizime të përkohshme të shpejtësisë, mallrat e rrezikshme, ngarkesat e tërhequra, etj.

- informacione/dokumentacione operacionale të sigurisë, si fleta e frenimit, orari i trenave,...

- informacione/dokumentacione të përhershme operacionale siç janë rregulloret ose ditarët e itinerareve, procedurat e përhershme të sigurisë

- informacion më i përgjithshëm për SMS-në (kthimi i informacionit nga përvoja,

përfshirja e personelit35

, procesverbalet e mbledhjeve, etj.)

Përpunimi, transmetimi, arkivimi i kërkesave dhe proceseve mund të jetë ndryshe për llojet e renditura të informacionit. Si parim i përgjithshëm, organizatat duhet të garantojnë që informacioni kyç operacional të jetë:

relevant dhe i vlefshëm

i saktë

i plotë

i përditësuar siç duhet

i kontrolluar

konsistent dhe i lehtë për t'u kuptuar (përfshirë gjuhën e përdorur)

personeli të jetë në dijeni të ekzistencës së tij përpara se të duhet të aplikohet

lehtësisht i aksesueshëm për personelin dhe ku kërkohet atyre u jepen zyrtarisht kopje

34

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *6+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht). 35

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *45+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

Page 44: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

44

Një metodë për të formatuar dhe prodhuar dokument të kontrolluar është të jepen fushat e duhura për të paktën:

numrin unik të identifikimit

datën

personin përgjegjës për përgatitjen

personin përgjegjës për autorizimin dhe lëshimin (e dokumentit origjinal dhe rishikimeve të mëvonshme)

listën e rishikimeve.

8.3.2 Përfshirja e personelit dhe përfaqësuesve të tyre36 Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: H

Brenda një organizate, përfshirja e personelit është një element kyç në zhvillimin e kulturës së sigurisë, fitimin e besimit të personelit dhe inkurajimin e bashkëpunimit, mbështetjes dhe pranimit.

Përfshirja e stafit në implementimin e një SMS-je është thelbësor për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e një kulture të fortë të sigurisë brenda organizatës.

Rekomandohet konsultimi me punonjësit dhe përfaqësuesit në hartimin e politikës së sigurisë së kompanisë. Një metodë bashkëpunimi do të ndihmonte në garantimin e adresimit të shqetësimeve kryesore të punonjësve në politikën dhe do të ofronte një mjet shtesë për komunikimin e angazhimit të hekurudhës për sigurinë e punonjësve.

Punonjësit dhe përfaqësuesit e tyre duhet të konsultohen për përcaktimin e objektivave vjetore të sigurisë dhe identifikimin e nismave shoqëruese të sigurisë.

Konsultimi me punonjësit dhe lidhja e procesit të përcaktimit të objektivave me procesin e menaxhimit të riskut do të ndihmojë në garantimin e adresimit të shqetësimeve dhe çështjeve më kryesore të sigurisë.

Punonjësit dhe përfaqësuesit e tyre mund të japin kontribut të rëndësishëm për secilin hap të procesit të vlerësimit të riskut që do të përfshinte mekanizma për identifikimin nga ana e punonjësve të çështjeve dhe shqetësimeve të sigurisë në mënyrë të vazhdueshme dhe sipas një rutine. Këto mekanizma duhet të kenë një nivel të lartë dukshmërie dhe pjesëmarrjeje për të garantuar kapjen e të gjitha risqeve. Punonjësit dhe përfaqësuesit e tyre duhet të përfshihen në zhvillimin e strategjive të kontrollit të riskut, në veçanti për risqet që ata kanë identifikuar.

Punonjësit duhet të informohen mbi veprimet që ndërmerren ose që janë planifikuar për adresimin e çështjeve dhe shqetësimeve të sigurisë që ata kanë identifikuar. Kthimi i informacionit është thelbësor për të garantuar pjesëmarrje të vazhduar.

36

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *47+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

Page 45: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

45

8.3.3 Komunikimi i brendshëm/i jashtëm Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: O

Organizatat nuk mund të funksionojnë pa komunikim. Komunikimi mund të marrë forma të ndryshme por të gjitha format përfshijnë transferimin e informacionit nga një palë te të tjerat.

Proceset e komunikimit të përdorura brenda organizatës lejojnë funksionimin me efikasitet të SMS-së. Shkëmbimi i informacionit relevant të sigurisë është thelbësor brenda dhe mes organizatave.

Për këtë arsye është e rëndësishme që të ekzistojnë kanale të përcaktuara të raportimit dhe ndërfaqeve, brenda një procesi të strukturuar, për të garantuar njohjen dhe kuptimin e SMS-së dhe të gjithë informacionit relevant të sigurisë referuar në 8.3.1 “kontrolli i konfigurimit të informacionit të sigurisë] i jepet ose është i disponueshëm për personin/rolin/funksionin e duhur sipas një mënyre të menjëhershme dhe të qartë.

Komunikimi i brendshëm u referohet të gjitha niveleve të një organizate, si për shembull:

personelit të përfshirë në hartimin, implementimin dhe aplikimin e SMS-së.

personelit të përfshirë në masat dhe ndryshimet operacionale dhe organizative

personeli operacional

Ka tre metoda të ndërlidhura për komunikimin brenda një organizate:

(i) Sjellja e dukshme

(ii) Komunikimi me shkrim

(iii) Diskutimi ballë për ballë

Menaxherët mund të dëshirojnë të njohin dhe nëse është e mund të heqin barrierat e komunikimit. Shembuj të pengesave ose barrierave përfshijnë analfabetizmin, ndryshimet gjuhësore, masat ndëshkimore (epror dhe/ose koleg), ose forma të tjera diskriminimi. Programet nxitëse, programet e testimit për droga, si dhe mekanizmat disiplinorë duhet të hartohen dhe implementohen me kujdes për të garantuar që punonjësit të mos dekurajohen për raportimin e lëndimeve në punë, sëmundjeve, rreziqeve dhe risqeve.

Komunikimi me jashtë u referohet aspekteve të sigurisë që mund të jenë relevante, por pa u kufizuar, me:

kompanitë e tjera që veprojnë në të njëjtën infrastrukturë (NH-të, MI-të, furnitorët e mirëmbajtjes, furnitorët e shërbimeve, ...)

furnitorët / kontraktorët,

klientët

agjencitë rregullatore (p.sh.: OKS-të)

aktorë të tjerë (përdoruesit, fqinjët, të gjitha llojet e autoriteteve).

Informacioni mund t'u përkasë në veçanti rreziqeve të njohura që duhet të kontrollohen nga të tjerët.

Edhe komunikimi i mirë me dy drejtime është thelbësor sepse mbështet zhvillimin e një kulture pozitive të sigurisë.

Page 46: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

46

8.4 Dokumentacioni

Proceset dhe procedurat që përshkruajnë aktivitetet, që kanë ndikime të drejtpërdrejta dhe të tërthorta në sigurinë hekurudhore, janë pjesë relevante të SMS-së, si në nivel organizativ ashtu edhe në atë operacional dhe duhet të dokumentohen mirë për të garantuar gjurmimin e tyre.

8.4.1 Dokumentacioni i SMS-së Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: E

Dokumentet e SMS-së duhet të përditësohen menjëherë dhe saktë në rast ndryshimesh teknike, operacionale dhe organizative, edhe nëse nuk ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në sigurinë operacionale.

Dokumentacioni ka nevojë të garantojë gjurmimin e proceseve të SMS-së. Duhet të ekzistojë një dokumentacion i përditësuar dhe i konsoliduar që përshkruan karakteristikat dhe elementët e sistemit të menaxhimit të sigurisë.

Një dokument zyrtar i SMS-së duhet të paraqitet nga Ndërmarrjet Hekurudhore që aplikojnë për një Certifikatë Sigurie të Klasit A (e re/e rinovuar ose përditësuar /ndryshuar):

‘’Përmbledhja e manualit të Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë (SMS)’. Dokumenti nënvizon elementët kryesorë të SMS-së së ndërmarrjes hekurudhore. Ai duhet të detajojë dhe të japë informacion mbështetës dhe prova të proceseve të ndryshme ose standardeve/rregullave të kompanisë të implementuara (ose në fazën e implementimit), të lidhur me artikujt e identifikuar në Nenin 9 dhe Aneksin III.

Në mënyrë të ngjashme, MI-ja duhet të paraqesë manualin e vet të SMS-së kur aplikon për autorizimin e sigurisë [shih Rregulloren mbi MPS-në për të vlerësuar pajtueshmërinë e autorizimit të sigurisë, Aneksi I, 3(e)].

Përveç manualit, kërkohet edhe një tërësi procedurash. Procedura është mënyra e specifikuar për kryerjen e një detyre.

Referenca për tekstin përkatës ligjor

RREGULLORJA E KOMISIONIT (BE) Nr. 653/2007 e datës 13 qershor 2009 mbi përdorimin e një formati të përbashkët evropian për certifikatat e sigurisë në përputhje me Nenin 10(3)(a) të Direktivës 2004/49/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit dhe mbi vlefshmërinë e certifikatave të sigurisë sipas Direktivës 2001/14/EC)

8.4.2 Menaxhimi i dokumentacionit

Proceset dhe procedurat që përshkruajnë aktivitetet, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në sigurinë hekurudhore, duhet të konsiderohen si pjesë relevante të SMS-së, si në nivelin organizativ ashtu edhe në atë operacional.

Page 47: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

47

Dokumentet e mëposhtme që i përkasin SMS-së kanë nevojë të merren në konsideratë:

manuali i sigurisë i referuar në Rregulloren 653/2007/EC

procedurat e renditura në Aneksin III të Direktivës 2004/49/EC dhe procedura të tjera të aplikueshme në nivel kompanie

planet e sigurisë37

/ raportet e sigurisë

rezultatet e auditimit dhe monitorimit

dokumentet që lidhen me implementimin e masave korrigjuese/parandaluese

çdo dokument tjetër operacional që është i nevojshëm për të garantuar pajtueshmërinë me rregullat e aplikueshme (rregulloret, ditarët e itinerareve, procedurat e sigurisë, etj.), duke përfshirë të gjithë informacionin operacional të përshkruar në faqen ....te § 8.3.1 “kontrolli i konfigurimit të informacionit të sigurisë”

standardet e aplikueshme

çdo dokument tjetër teknik që lidhet me ciklin e jetës së pajisjes, funksionimin dhe analizën e riskut

Për dokumentacionin e SMS-së duhet të aplikohen parimet e mëposhtme:

Formatimi, përgatitja, shpërndarja dhe kontrolli i ndryshimeve duhet të përcaktohet paraprakisht,

Dokumentet duhet të monitorohen dhe përditësohen rregullisht,

I gjithë dokumentacioni relevant duhet të grumbullohet dhe ruhet/arkivohet.

8.4.3 Raporti vjetor i sigurisë Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në hekurudhë:

Neni 9(4)

Raporti vjetor i sigurisë është një përmbledhje e t informacionit që duhet të paraqesë NH-ja/MI-ja pranë OKS-së, në përputhje me Nenin 9(4) të Direktivës 2004/49/EC. Raporti vjetor i sigurisë përfshin:

(a) informacion mbi mënyrën e arritjes së objektivave korporative të sigurisë së organizatës dhe rezultatet e planeve të sigurisë;

(b) zhvillimin e treguesve të sigurisë kombëtare, dhe të TPS-ve, për sa kohë është relevant për organizatën raportuese;

(c) rezultatet e auditimit të sigurisë së brendshme;

(d) vëzhgimet mbi mangësitë dhe keqfunksionimet e operacioneve hekurudhore dhe menaxhimit të infrastrukturës që mund të jenë relevante për organet e sigurisë.

Është e rëndësishme që të vihet re se:

“objektivat e sigurisë korporative të organizatës” nuk lidhen direkt me ‘’Objektivat e Përbashkëta të Sigurisë’ që përcaktohen në nivel shteti anëtar. Objektivat korporativë

37

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *42+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

Page 48: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

48

mund të kenë tendencën të përmirësojnë ose ruajnë performancën e sigurisë, që rezulton nga analiza e performancave të kaluara.

“planet e sigurisë” janë dokumente që përmbajnë një listë veprimesh me rezultat të pritshëm, periudhën kohore përkatëse dhe shpërndarjen e përgjegjësive, të identifikuara për të ndjekur përmirësimin në performancë ose ruajtjen e një niveli të përshtatshëm sigurie.

“treguesit kombëtarë të sigurisë dhe Treguesit e Përbashkët të Sigurisë (TPS-të)” janë tërësia e të dhënave që do të grumbullohen për të vlerësuar performancën e sigurisë së një kompanie hekurudhore . TPS-të krijohen në nivel BE-je, grumbullohen nga OKS dhe transferohen çdo vit te AEH në bazë të Nenit 18 të Direktivës 2004/49/EC. Treguesit kombëtarë grumbullohen në nivel shteti anëtar dhe mund të plotësojnë TPS-të. Kompanitë hekurudhore grumbullojnë të dhëna sipas fushës së aktivitetit të tyre (transport mallrash/pasagjerësh, vetëm mallra, vetëm pasagjerë) dhe rëndësisë së tij.

Informacioni i paraqitur është relevant për OKS-të dhe NH-të/MI-të për të vlerësuar se sa efikas është SMS-ja brenda organizatës raportuese.

Page 49: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

1.7

49

9 Aktivitetet operacionale Aktivitetet operacionale përbëjnë bërthamën e një kompanie, duke krijuar, prodhuar dhe aplikuar produktet dhe shërbimet që duan konsumatorët - duke marrë në konsideratë objektivat parësorë të biznesit siç është siguria, nga planifikimi fillestar te kërkesat e aplikueshme për mirëmbajtje dhe funksionim. Siguria është sigurisht një prej objektivave parësorë dhe kështu siguria dhe masat e sigurisë duhet të përfshihen në proceset përkatëse operacionale.

Masat për kontrollin e riskut -qofshin teknike, njerëzore, organizative ose çdo kombinim i mundshëm mes tyre - janë pjesë integrale e aktiviteteve operacionale. Ato inkorporohen në sistem për t'i mundësuar atij të aplikojë funksionimin normal dhe t'u përgjigjet kënaqshëm ndërprerjeve të rregullta dhe të çrregullta, p.sh. duke përshtatur funksionet e veta për të qenë në përputhje me kushtet e reja, duke zbutur efektet e një ngjarjeje të pafavorshme, duke parandaluar një përkeqësim të mëtejshëm ose përhapje të ngjarjeve, duke rikthyer gjendjen që ishte përpara ngjarjes, etj.

Aktivitetet operacionale duhet të garantojnë që shërbimi të aplikohet në përputhje me rregullat në fuqi.

Proceset tipike operacionale (lista nuk është detyrimisht e plotë) u referohen:

Planifikimit të trafikut

Menaxhimit të trafikut në situata normale dhe nën-normale (përfshihet sistemi dhe pajisjet kontroll-komandim)

Përgatitjes së trenit

Drejtimit të trenit në situatë normale dhe nën-normale

Mirëmbajtjes së infrastrukturës (binarët dhe sinjalizimi)

Gjendjes për punë të inventarit të hekurudhës

Këto masa dhe procedura operacionale [9.1] duhet të marrin në konsideratë situata normale dhe nën-normale, si edhe emergjencat [9.2].

Megjithëse Specifikimet Teknike për ndër-përdorim janë të aplikueshme vetëm për një pjesë të kufizuar të rrjetit hekurudhor evropian, ato mund të sigurojnë referencë të detajuar për përshkrimin e proceseve operacionale:

VENDIMI I KOMISIONIT të datës 1 shkurt 2008, në lidhje me specifikimin teknik të ndër-përdorimit që lidhet me nënsistemin e punës të sistemit hekurudhor transevropian të shpejtësisë së lartë adoptuar sipas Nenit 6(1) të Direktivës së Këshillit 96/48/EC dhe shfuqizimin e Vendimit të Komisionit 2002/734/EC të datës 30 maj 2002 (2008/231/CE)

VENDIMI I KOMISIONIT i datës 11 gusht 2006 në lidhje me specifikimin teknik të ndër-përdorimit për ‘Funksionimin e Trafikut të Nënsistemit dhe Menaxhimin e sistemit hekurudhor tradicional transevropian (2006/920/EC) [kujdes: ky dokument është aktualisht duke u rishikuar]

E rëndësishme: specifikime të tilla teknike nuk mbulojnë të gjithë gamën e masave operacionale. Vetëm pajtueshmëria me to nuk e garanton funksionimin e sigurt.

Tabela e mëposhtme tregon që proceset operacionale kanë nevojë për procese për implementim për implementimin e aktiviteteve të tyre kyçe në lidhje me:

Pajisjet teknike

Page 50: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

1.7

50

Personelin

Procedurat operacionale

Përdorimi i proceseve për implementimin në bazë të vazhdueshme garanton që çdo aktivitet operacional të kryhet siç është menduar.

Pajtueshmëria fillestare me kërkesat

ligjore të sigurisë

Ruajtja e pajtueshmërisë

Menaxhimi operacional i

burimeve

Pajisjet teknike

Inventari i hekurudhës është vendosur në shërbim (= ka arritur pranimin teknik dhe regjistrimin) Infrastruktura (pajisja binar-SKK) është vënë në shërbim

Inventari hekurudhor dhe infrastruktura janë mirëmbajtur siç duhet

Kërkesa e aplikueshme (p.sh.: ditari i itinerareve) plotësohen në bazë ditore. Inventari hekurudhor është i përshtatshëm për punë dhe trenat janë të përgatitur për punë

Personeli

Personeli është i trajnuar në mënyrë të kënaqshme dhe, kur është e nevojshme, i certifikuar (trajnimi fillestar) Janë kontrolluar kërkesat mjekësore dhe psikologjike

Për të gjitha detyrat e lidhura me sigurinë adoptohet një ndjekje e vazhdueshme, përfshirë vlerësimin e njohurive, aftësive dhe kompetencave, dhe trajnime rifreskuese

Disponimi i kompetencave të nevojshme për detyrën dhe pajtueshmëria me ligjin e punës

Procedurat operacionale

Kryhet identifikimi paraprak i kërkesave të aplikueshme në lidhje me fushën e aktivitetit të NH-ve/MI-ve. Dokumentet janë të plota dhe mbështesin pajtueshmërinë.

Dokumentet (rregulloret, udhëzimet, procedurat e sigurisë, protokollet, etj...) përditësohen vazhdimisht

Qarkullimi i dokumenteve, që garantojnë se secili pjesëtar i personelit të ketë dokumentacionin e duhur në kohën e duhur

Page 51: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

1.7

51

9.1 Masat / procedurat operacionale

9.1.1 Procedurat për plotësimin e rregullave të aplikueshme - Procedurat për sigurimin e pajtueshmërisë përmes jetëgjatësisë/funksionimit të pajisjeve (faza e dorëzimit)

Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: L

NH-të / MI-të duhet të reflektojnë me kujdes mbi elementët që duhet të konsiderohen kur aplikohet përdorimi i sigurt, në lidhje me pajtueshmërinë me rregulloret e aplikueshme, mjaftueshmërinë e inventarit hekurudhor dhe kompetencat profesionale të stafit.

Lista e mëposhtme (që nuk mund të konsiderohet e plotë) përmban disa procese operacionale në sektorin hekurudhor:

proceset e lidhura me lëvizjen e trenave

proceset e lidhura me funksionimin e instalimeve dhe pajisjeve të sigurisë

proceset e lidhura me funksionimin e instalimeve elektrike

mirëmbajtja e binarëve dhe pajisjeve

mirëmbajtja e sistemit kontroll komandim dhe telekomunikacionit

mirëmbajtja e instalimeve elektrike

mirëmbajtja inxhinierike

menaxhimi i infrastrukturës dhe pajisjeve

caktimi dhe përdorimi i inventarit hekurudhor dhe pajisjeve

mirëmbajtja e pajisjeve dhe inventarit hekurudhor

shkëmbimi i informacionit me mbajtësin ose EPM-në (entin përgjegjës për mirëmbajtjen)

inspektimet (përpara nisjes dhe gjatë udhëtimit)

Personeli që kryen detyrat që lidhen me sigurinë duhet të marrë udhëzime me karakteristikat e mëposhtme:

plotësi. Të gjitha rregulloret dhe kërkesat që lidhen me detyrat e sigurisë relevante me funksionimin e NH-ve identifikohen dhe transkriptohen në dokument,

saktësi. Secili rregull dhe kërkesë transkriptohet pa gabime (për shembull: sjellja që do të adoptohet përpara një sinjali, tekstet komunikuese të sigurisë, etj.),

konsistenca. Kërkesat që i aplikohen një personi të vetëm ose një ekipi të vetëm nga burime të ndryshme janë të pajtueshme dhe konsistente. Ato nuk janë në konflikt."

Referenca për tekstin përkatës ligjor

Certifikimi për EPM-në (e disponueshme gjatë vitit 2011)

Page 52: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

1.7

52

9.1.2 Përdorimi i kontraktorëve dhe kontrolli i furnitorëve Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: B/C

Aty ku kryerja e aktiviteteve që lidhen me sigurinë kryhet nga furnitorët, partnerët dhe nënkontraktorët, kompania hekurudhore duhet të kontrollojë aplikimin e furnizimeve dhe shërbimeve të sigurta që sigurohen nga këta furnitorë, partnerë dhe nënkontraktorë.

Kjo nënkupton në veçanti se:

kriteret për përzgjedhjen dhe akreditimin

furnitorët, partnerët dhe nënkontraktorët duhet të plotësojnë të njëjtat kërkesa që i kërkohen të plotësojë ndërmarrjes hekurudhore: kontratat korresponduese duhet të mbulojnë të gjitha kërkesat relevante, duke përfshirë minimumi: përgjegjësitë dhe detyrat që lidhen me çështjet e sigurisë hekurudhore, detyrimet që lidhen me transferimin e informacionit relevant ndërmjet dy partnerëve dhe gjurmimin e dokumenteve përkatëse të sigurisë;

NH-ja/MI-ja duhet të garantojë, përmes monitorimit të përshtatshëm, se furnizimet dhe shërbime e ofruara janë në përputhje të vazhdueshme me kërkesat e sigurisë;

NH-ja/MI-ja duhet të garantojë se furnitorët, partnerët dhe nënkontraktorët marrin përsipër të pranojnë kontrollet, inspektimet dhe auditimet e kërkuara nga rregulloret

NH-ja/MI-ja duhet të garantojë se masat parandaluese ose korrigjuese implementohen pas kontrolleve, inspektimeve dhe auditimeve.

Është po aq e rëndësishme që furnitorët dhe/ose kontraktorët të kuptojnë qartë risqet e tyre hekurudhore si edhe risqet që ata sjellin në operacionet hekurudhore.

Referenca për tekstin përkatës ligjor

Certifikimi EPM (i disponueshëm gjatë vitit 2011)

9.1.3 Menaxhimi i aseteve

Menaxhim asetesh janë aktivitetet dhe praktikat sistematike dhe të koordinuara të kryera nga një kompani për të menaxhuar asetet që janë një faktor kritik ose kyç në arritjen e aplikimit të shërbimit efikas dhe risqeve të tyre shoqëruese në një mënyrë optimale për të arritur objektivat e veta strategjike dhe rregullatore. Menaxhimi i suksesshëm i aseteve përfshin identifikimin e aseteve që zotërohen ose menaxhohen nga një kompani. Në përgjithësi, identifikohen llojet e mëposhtme të aseteve:

Asetet fizike; p.sh. ndërtesat, rrjetet, infrastrukturat, pajisjet.

Asetet njerëzore; p.sh. aftësitë e njerëzve, shtigjet e karrierës, trajnimi, raportimi, kujdesi, kompetencat.

Asetet financiare; p.sh. të hollat, investimet, detyrimet, fluksi i parasë, arkëtimet, etj.

- Asetet e patrupëzuara; asetet e pronës intelektuale dhe asetet e marrëdhënieve siç janë reputacioni me klientët, furnitorët, njësitë e biznesit, rregullatorët, konkurrentët, partnerë dhe markat.

Page 53: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

1.7

53

- Asetet e informacionit; të dhënat e dixhitalizuara, informacioni, dhe njohuritë mbi klientët, performancën e proceseve, financat, sistemet e informacionit, etj.

Fokusi i sektorit hekurudhor është kryesisht në grupin e parë, dhe asetet fizike të konsideruara dhe pajisjet e lidhura duhet të gjurmohen (kryesisht për MI-të) dhe trenat (kryesisht për NH-të).

Menaxhimi i aseteve u referohet politikave, strategjive, informacionit, planeve dhe burimeve që integrohen për të aplikuar një funksionim efikas, dhe aplikimit të aktiviteteve dhe praktikave të lartpërmendura për të siguruar që asetet të mbeten në gjendje që të lejojë që operacioni të aplikojë objektivat e veta të biznesit në mënyrë të sigurt, me efikasitet dhe efektivitet gjatë gjithë ciklit të tij të jetës.

Rezultati i menaxhimit kompetent të aseteve është integriteti i aseteve, pra asetet që janë të përshtatshme për qëllimin e tyre dhe risku i dështimit të të cilave menaxhohet për të arritur standardin përkatës së performancës, megjithatë menaxhimi i aseteve mund të planifikojë rreziqet e sigurisë të sjella në organizatë gjatë rinovimit dhe shitjes së aseteve të organizatës.

Menaxhimi i aseteve mund të mbështesë kështu procedurat për garantimin e pajtueshmërisë gjatë ciklit të jetës së pajisjes së referuar në § 9.1.1.

Page 54: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

1.7

54

9.2 Planet e emergjencës

9.2.1 Menaxhimi i emergjencës Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në

hekurudhë: R

Secila organizatë hekurudhore duhet të përcaktojë një plan emergjence që identifikon dhe specifikon llojet dhe nivelet e ndryshme (kritike, jo kritike, etj.) të emergjencave që mund të ndodhin. Secili plan emergjence duhet të rishikohet periodikisht dhe të detajojë veprimet, paralajmërimet dhe informacionin që do të jepet në rast emergjence.

Të gjitha emergjencat e parashikuara kanë nevojë të identifikohen, dhe për çdo situatë emergjence plani duhet të identifikojë dhe përcaktojë qartë:

palët e ndryshme/personelin e interesuar/përfshirë (përfshirë pjesëmarrjen periodike të menaxhimit);

ndërfaqet mes NH-ve, MI-ve dhe organeve relevante publike;

referencat për aktivitetet dhe veprimet e lidhura të emergjencës;

proceset dhe procedurat që do të aplikohen sipas llojit të emergjencës.

Testimi periodik i planeve të emergjencës, përfshirë ushtrimet e përbashkëta me palët e tjera të përfshira, është praktikë e mirë për monitorimin e efikasitetit dhe përditësimit të planeve të emergjencës.

9.2.2 Detyrat e koordinimit për MI Referojuni MPS-së për vlerësimin e pajtueshmërisë me kërkesat për marrjen e certifikatave/autorizimeve të sigurisë në hekurudhë:

Neni 9(3)

Procedurat e emergjencës duhet të bihen dakord mes enteve përkatëse dhe duhet të jenë të mjaftueshme dhe të parashikojnë skenarë të ndryshme operacionale që mund të ndodhin gjatë një ndërprerjeje, duke përfshirë ndërhyrjen e organeve publike, shërbimeve të emergjencës dhe shërbimeve të shpëtimit.

MI duhet të drejtojë koordinimin e procedurave të emergjencës38

, për të siguruar përfshirjen

e të gjitha palëve të përfshira (departamentin përkatës të MI-së; entet dhe përfaqësuesit e lartpërmendur të sipërmarrjeve hekurudhore, ruajtësit, etj.)

Skenarët e MI-ve duhet të marrin në konsideratë situatën specifike, si për shembull:

Çështje gjuhësore mund të lindin në rast ngjarjes ku përfshihen shoferë/makinistë dhe personel bordi të huaj.

Transportimi i mallrave të rrezikshme (njohuritë specifike mbi etiketimin e substancave dhe fluksi i informacionit për entet relevante në përputhje me masat RID dhe me rregulloret kombëtare në fuqi)

Të gjitha entet e brendshme dhe të jashtme të informohen mbi menaxhimin e emergjencës dhe rikuperimin e saj

Përfshirja e të gjitha palëve të interesuara në fazat e testimit.

38

Shpjegime shtesë për termin jepen në pikën *x+ të dokumentit “Teknologjia e lidhur me SMS-në” (vetëm në anglisht).

Page 55: NJË METODË SISTEMATIKE - era. · PDF filemasave për kontrollin e riskut (menaxhimi i ndryshimit) ..... 27 7.2.4 Pajtueshmëria me legjislacionin, rregullat dhe standardet

55

Aneksi I Akronimet e përdorura në tekst SKK Sistemi kontroll -komandë

TPS Treguesit e Përbashkët të Sigurisë

MPS-ja Metoda(t) e Përbashkët(a) të Sigurisë

EPM Enti përgjegjës për mirëmbajtjen

EN(të) Standardi(et) Evropian(e)

AEH Agjencia Evropiane e Hekurudhave

MI(të) Menaxherët e Infrastrukturës

OHK(të) Organet Hetuese Kombëtare

OKS(të) Organet Kombëtare të Sigurisë

DSH Direktiva e Sigurisë në Hekurudhë (Direktiva 2004/49/EC dhe ndryshimet relevante)

NH Ndërmarrje Hekurudhore

SMS Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë

STN(të) Specifikimet Teknike të Ndër-përdorimit

GP Grup pune