20
Ndikimi dhe agjenda jonë për të drejtat e fëmijës NJË SHEKULL NDRYSHIM

NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

Ndikimi dhe agjenda jonë për të drejtat e fëmijës

NJË SHEKULL NDRYSHIM

Page 2: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

TË DASHUR LEXUES,Save the Children ekziston falë themelueses së saj Eglantyne Jebb. Ajo besonte në një botë ku asnjë fëmijë nuk ishte i lënduar, keqtrajtuar apo i harruar; ajo besonte në një botë ku çdo fëmijë do të ishte i lumtur. Ajo besonte në një botë ku çdo fëmijë do të kishte një shtëpi për të jetuar, dikë që do kujdesej për të, një mjek për ta vizituar kur kishte nevojë, një arsimim cilësor, ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë, dhe një mjedis të sigurt. Eglantyne Jebb jo vetëm që besonte në këtë botë, por ajo ndërmori masa për të ndodhur ndryshimi.

Sot, Save the Children beson ende në vizionin e themelueses së saj dhe vazhdon të ndërmarrë veprime për të bërë ndryshime për fëmijët, së bashku me fëmijët. Në Kosovë, që nga viti 1997, puna e Save the Children në mbështetje të vajzave dhe djemve synon të zhvillojë potencialin e tyre të plotë, sidomos tek më të privuarit dhe më të cënuarit. Programi jonë përqëndrohet në arsim, shëndetësi dhe ushqyeshmëri, mbrojtje të fëmijëve dhe qeverisje për të drejtat e fëmijëve.

Ekipi ynë në Kosovë angazhohet me shumë përkushtim dhe pasion për të ju ofruar të gjithë fëmijëve mundësitë më të mira që të zhvillohen dhe gëzojnë mirëqenie të plotë. Jetësimi i këtij qëllimi bashkërendohet me vajzat dhe djemtë, familjet e tyre, komunitetet, shkollat, institucionet në nivel qendror dhe lokal si dhe akterë tjerë me ndikim për të avancuar të drejtat e fëmijëve në Kosovë.

Sot, rrugëtimi i Save the Children po vazhdon edhe më fuqishëm për një botë ku çdo fëmijë mbijeton, mëson dhe është i mbrojtur. Ju falënderojmë që jeni pjesë e këtij rrugëtimi!

Ahmet KryeziuDrejtor Vendor, Save the Children në Kosovë

Page 3: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

Kush jemi dhe çfarë bëjmë 01

Strategjia jonë 02

Edukimi 03

Mbrojtja e fëmijëve 05

Qeverisja e të drejtave të fëmijëve 07

Shëndeti dhe ushqyerja 09

Avokimi dhe fushatat 11

Shtrirja e programit ne 2018 12

Partnerë për fëmijët 13

Ekipi ynë 15

100 vite Save the Children 16

PËRMBAJTJA

Page 4: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

1

KUSH JEMI DHE ÇFARË

BËJMËNe punojmë për t’ua shpëtuar jetën

fëmijëve dhe për t’iu ndihmuar ta arrijnë potencialin e tyre. Lufta për të siguruar të drejtat e fëmijëve është themeli i tërë

punës sonë. Ne synojmë t’i trajtojmë sfidat ndaj mbijetesës, të mësuarit dhe mbrojtjes

duke i vënë fëmijët në vend të parë.

Synimet tona janë ambicioze dhe mund të arrihen vetëm në partneritet me të tjerët

si pjesë e lëvizjes më të gjerë për ndryshim. Ne bashkëpunojmë me shoqërinë civile,

Qeverinë dhe komunitetet e Kosovës për të arritur ndryshim për fëmijët.

QASJA E PROGRAMIT TONËQasja e programit tonë bazohet në intervenime direkte dhe vendosje të praktikave të mira, ngritje të kapaciteteve të shoqërisë civile e bartësve lokalë të detyrave për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Poashtu avokojmë për ligje dhe politika që përmbajnë praktika gjithëpërfshirëse dhe do të kenë mekanizma të përshtatshëm financiarë për të mbështetur reagimet sistemike dhe për të arritur kështu ndryshime afatgjata pozitive për TË GJITHË fëmijët.

NE KEMI NJË AMBICIE TË MADHE DHE TË GUXIMSHMESynimi ynë është një vend në të cilin të gjithë fëmijët mbijetojnë, mësojnë dhe janë të mbrojtur. Përmes punës sonë në mbarë botën, ne orvatemi t’i arrijmë këto tri zhvillime në mënyrën si i trajton bota fëmijët:

MËSIMI

MBIJETESAAsnjë fëmijë nuk vdes nga shkaqe të parandalueshme para

ditëlindjes së pestë.

Të gjithë fëmijët ndjekin edukim fillor cilësor.

MBROJTJADhuna ndaj fëmijëve më nuk tolerohet

Page 5: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

INOVACIONIDuke aplikuar qasjet e përbashkëta në kuadër të zhvillimit të projekteve dhe duke përdorur praktikat më të mira dhe proceset për të lehtësuar mësimin dhe dokumentimin nga akterët.

BËHU ZËRIPërfshirja dhe puna me/për fëmijë që t’ingritin shqetësimet dhe idetë e tyre. Fuqizimi i prindërve, komuniteteve e Organizatave të Shoqërisë Civile(OSHC) që ata të bëhen zë për të drejtat e fëmijëve.

NDËRTO PARTNERITETE

Fuqizimi i partneriteteve dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me fëmijë, fuqizimi i OSHC,komuniteteve e organeve qeveritare për të ndarë njohuri, ndikuar të tjerët dhe për të rritur kapacitetet për të siguruar llogaridhënie dhe transparencë ndaj të drejtave të fëmijëve.

ARRITJA E REZULTATET E PRITURA

Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve dhe grupeve lokale të fëmijëve për të monitoruar dhe kërkuar të drejta të fëmijëve dhe duke mbështetur përpjekjet e tyre për avokim.

2

STRATEGJIA JONË Marrëdhëniet me donatorët kyç në vend dhe me Save theChildren në Kosovë do të vazhdojnë të forcoj marrëdhëniet me donator kryesorë në vend, për t’u siguruar se të gjithë fëmijët gëzojnë të drejtat e tyre për mbijetesë, mbrojtje zhvillim dhe pjesëmarrje.

OBJEKTIVAT TONËSTRATEGJIKË

TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE

TË DREJTAT E FËMIJËS SHËNDETI & USHQYESHMERJA

EDUKIMI

Të rinjtë fuqizohen dhembështeten për ta arritur potencialin e tyre të plotë.

Fëmijët mbrohen ngatë gjitha format edhunës në çdo mjedispërmes sistemit të fortëtë mbrojtjes së fëmijëve

Është themeluar një mekanizëm relevantpër mbrojtjen etë drejtave të fëmijëve në nivel lokal dhe kombëtar.

Ngritje e qasjes në arsimgjithëpërfshirës dhe shërbimetë Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme për të gjithë fëmijët në Kosovë dhe rajon.

Mortaliteti i parandalueshëm është ulur përmes promovimit të shëndetit dhe zhvillimit holistik të fëmijës.

SI E NXISIM NDRYSHIMIN?Save the Children në Kosovë do të përforcojë marrëdhëniet me donatorët kyç në vend dhe anëtarët e Save the Children duke punuar për zhvillim për ta rritur dhe zgjeruar portfolion tonë të ngritjes së fondeve duke eksploruar edhe partneritetet e korporatave.

KË DO TA PËRFSHIJMË?• Vajzat dhe djemtë me aftësi të

kufizuara; fëmijët nga komunitetet RAE; dhe fëmijët nga zonat rurale;

• 7 rajone të Kosovës, 16 Komuna dhe

18 fshatra.

• Të gjithë fëmijët përmes avokimit për ndryshime të legjislacionit.

2019-2021

Page 6: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

3

EDUKIM I DISPONUËSHËM

PËR TË GJITHËSave the Children në Kosovë

synon ta përmirësojë qasjen dhe cilësinë e arsimit duke promovuar qasje

gjithëpërfshirëse ndaj edukimit të fëmijëve nga grupet më të cenuara.

Puna jonë frymëzohet dhe kontribuon në arritjen e ambicies globale 2030 të Save the Children për fëmijët duke siguruar se fëmijët

më të privuar në Kosovë kanë qasje në shërbime gjithëpërfshirëse për kujdes

dhe zhvillim në fëmijëri të hershme dhe arsim themelor.

OBJEKTIVAT TONA

• Fëmijët kanë qasje në edukim cilësor gjithëpërfshirës në komunitetet e tyre.

• Qasje e rritur në shërbimet e Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijëri të Hershme (KZhFH)

ÇFARË BËJMË

Në fushën e edukimit fokusohemi në:

• Mbështetjen e një fillimi të barabartë në vitet e hershme dhe arsim cilësor për të gjithë fëmijët në Kosovë

• Vendosjen e nevojave të vajzave dhe djemve në qendër të menaxhimit parashkollor dhe fillor në tërë vendin.

EDUK

IMI

Page 7: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

4

Ky piktor i ri është Nart Rexhepi. Ai është 3 vjeç dhe jeton në Pleshinë e Ulët, një fshat i vogël në Ferizaj. Para 4 muajsh ai u diagnostikua me vonesë në të folur, i cili nuk mund të fliste përveç duke prodhuar tinguj të pakuptueshëm. Familja e tij kuptoi për qendrën e KZhFH në fshatin Zaskok dhe vendosi ta regjistrojë aty.

Çdo ditë pune, nëna e tij ecë me të 30 minuta deri në qendër. Që atëherë, me ndihmën e edukatorëve, ai ka arritur përparim të mrekullueshëm. Tani mund të thotë nënë, baba dhe mësues dhe mund të numërojë deri në pesë. Nëna e tij na tregon se ai çdo ditë mëson diçka të re dhe është bërë shumë i shoqërueshëm me fëmijët e tjerë. Nartit i pëlqen të vizatojë, të pikturojë dhe të kalojë kohën me miqtë e tij të ri në qendrën e KZhFH në Zaskok. Atij i pëlqen aq shumë sa nëna e tij na tregon se ‘ai kërkon të shkojë edhe gjatë fundjavës’

KUJDESI DHE ZHVILLIMI NË FËMIJËRI TË HERSHME

Gjatë 15 viteve të fundit, një prej prioriteteve të Save the Children ka qenë të sigurojë se të gjithë fëmijët fillojnë jetën barabartë në vitet e hershme dhe arsim cilësor, pavarësisht prejardhjes së tyre.

Fatkeqësisht, shumë fëmijë në Kosovë nuk kanë qasje në programe cilësore të KZhFH për shkak të mungesës së infrastrukturës fizike, diskriminimit, mungesës së edukatorëve dhe përdorimit të metodologjive të papërshtatshme.

Ne jemi duke u përpjekur ta ndryshojmë situatën duke përkrahur parashkolloret dhe shkollat përmes prezantimit të metodave të reja të mësimdhënies dhe duke i vendosur nevojat e fëmijëve në qendër të menaxhimit të parashkolloreve dhe shkollave fillore.

EDUKIMI THEMELOR Ne i asistojmë strukturat qendrore dhe lokale të arsimit në qartësimin e roleve dhe funksioneve të tyre dhe në përmbushjen efikase të edukimit gjithëpërfshirës duke ofruar mjete e metodologji në përkrahje të përgjegjësive të tyre dhe në hartimin e programeve trajnuese për struktura relevante për t’i ngritur kapacitetet profesionale. Ne jemi duke përkrahur organet qeveritare në shqyrtimin e formulës së financimit për arsimin gjithëpërfshirës të fëmijëve me aftësi të kufizuara (FMAK) dhe mbështesim mekanizmin për të përmirësuar mbledhjen e të dhënave për fëmijët e margjinalizuar që nuk vijojnë shkollën. Po ashtu, kemi nisur modelin e shkollave grupe ku aplikojmë mësimet nga shkollat pilotuese për t’iu dhënë FMAK më shumë qasje në arsim të përgjithshëm duke krijuar arsim gjithëpërfshirës edhe në zona të largëta.

Page 8: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

5

DHUNA NDAJ

FËMIJËVE MË NUK

TOLEROHET

OBJEKTIVAT TONA

• Fëmijët janë të mbrojtur nga të gjitha format e dhunës në çdo mjedis

• Fëmijët mbrohen nga një sistem i fuqishëm e i qëndrueshëm i mbrojtjes së fëmijës.

ÇFARË BËJMË

Në fushën e mbrojtjes së fëmijëve fokusohemi në:

• Mbështjetjen e mbrojtjes së vajzave e djemve nga dhuna në çdo mjedis.

• Prezantimin e intervenimeve të fuqizimit të familjeve dhe kujdesit adekuat.

Në programin tonë të mbrojtjes së fëmijëve, synojmë ta parandalojmë dhe të reagojmë kundër dhunës ndaj fëmijëve. Ne e arrijmë

këtë duke përforcuar kapacitetet e fëmijëve, OSHC-ve, akterëve qendror e lokal, për të qenë në gjendje të marrim kujdes dhe

përkrahje të duhur gjatë përballjes me abuzim dhe neglizhim të fëmijëve në Kosovë.

MBR

OJTJ

E E

FËM

IJËS

Page 9: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

6

Kujdesi i duhur

Save the Children në Kosovë synon t’i promovojë dhe mbështesë nevojat dhe të drejtat e fëmijëve përmes ngritjes së kapaciteteve të autoriteteve lokale dhe ofrimit të programeve që zhvillojnë aftësitë psiko-sociale të prindërve si pjesë e përforcimit të familjeve. Ne sigurohemi të kemi një sistem përgjithësisht më efikas të mbrojtjes së fëmijëve, duke krijuar hapësira për fëmijë dhe duke siguruar se zëri i tyre dëgjohet në proceset vendimmarrëse që i prekin ata. Save the Children përkrah akterët përgjegjës me ekspertizën e saj për të marrë masa të përshtatshme legjislative, administrative, sociale dhe arsimore për t’i mbrojtur fëmijët nga dëmi. Përveç kësaj, si pjesë e programit tonë të mbrojtjes së fëmijëve, ne jemi duke i mbështetur 27 organizata lokale për rritjen e mbështetjes dhe cilësisë së shërbimeve sociale në Kosovë.

Prindërimi pa dhunë

Ne punojmë në ngritjen e shkathtësive, njohurive & pjesëmarrjes së vajzave dhe djemve, familjeve dhe institucioneve (departamentet e arsimit, shëndetësisë, sociale), për të promovuar dhe rritur vetëdijen mbi dhunën ndaj fëmijëve përmes programeve të targetuarve për prindër.

Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm (DPPP) është një program për mbështetjen e prindërve që iu ndihmon prindërve të largohen gradualisht nga ndëshkimi fizik dhe emocional dhe drejt zgjidhjeve që mundëson zhvillimin e shëndoshë dhe të nxënit e fëmijëve të tyre.

Disiplina pozitive ka të bëjë me gjetjen e zgjidhjeve afatgjata që iu ndihmojnë fëmijëve ta zhvillojnë disiplinën e tyre përgjatë një kohe.

KOSOVA BËHET VENDI I 55-TË

QË NDALON NDËSHKIMIN TRUPOR

NË TË GJITHA MJEDISET

Page 10: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

7

MONITORIMI I TË DREJTAVE TË

FËMIJËVE ME FËMIJË

Save the Children në Kosovë vepron për të siguruar se bartësit e detyrave

të emëruar për të realizuar të drejtat e fëmijëve dhe OSHC-të janë të vetëdijshëm për situatën e të drejtave të fëmijëve dhe veprojnë në harmoni për ta përmirësuar

situatën e fëmijëve në Kosovë.

Ne përkrahim ngritjen e kapaciteteve të OSHC-ve dhe Grupeve Monitoruese

të Fëmijëve për të promovuar dhe monitoruar realizimin e të drejtave dhe

lirive themelore të fëmijëve, siç është përcaktuar në Konventën e Kombeve të

Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.

OBJEKTIVAT TONA

• Në nivel lokal e shtetëror është themeluar një mekanizëm kuptimplotë i monitorimit të të drejtave të fëmijëve.

ÇFARË BËJMË NE

Në fushën e qeverisjes me të drejtat e fëmijës fokusohemi në:

• Mbështetjen e praktikave të qeverisjes së mirë që realizojnë të drejtat e fëmijës.

• Avokimin për Investim Publik në fëmijë të bazuar në nevoja

• Monitorim dhe Kërkimin e të drejtave të fëmijës së bashku me fëmijë.

QEVE

RISJ

E M

E TË

DRE

JTA

TË F

ËMIJË

S

Page 11: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

8

INVESTIMI PUBLIK NË FËMIJËNe përpiqemi të sigurojmë prova përmes hulumtimeve dhe studimeve mbi mjaftueshmërinë, cilësinë, barazinë dhe efektivitetin në mobilizimin, ndarjen dhe shpenzimin e burimeve publike për fëmijët për të arritur rritje të ndarjes të buxhetit në Zhvillimin dhe Kujdesin e Hershëm ndaj Fëmijëve, Arsimin Gjithëpërfshirës dhe Mbrojtjen e Fëmijëve. Save the Children në Kosovë ka prezantuar mjete të llogaridhënies sociale të përshtatshme për komunitetin për të forcuar mekanizmat reagues për të mundësuar sisteme të përgjegjshme që marrin parasysh prioritetet e fëmijëve.

QEVERISJA E MIRË QË REALIZON TË DREJTAT E FËMIJËSSave the Children fuqizon fëmijët duke nxitur kontributin e tyre dhe nisma të llogaridhënies sociale në formimin e politikave lokale; duke krijuar dhe shpërndarë modele të suksesshme të qeverisjes është bërë e mundur përmes shkëmbimit dhe mësimit nga përvojat rajonale, ndërsa një dokumentim i përgjithshëm i qartë i praktikave të tilla mundëson një replikim të njëjtë nga palë të tjera të mundshme.

Modeli ekzistues i Asambleve Komunale të Udhëhequra nga Fëmijët i mbështetur nga Save the Children po mundëson ngritjen e njohurive për fëmijët e përfshirë, si dhe për Koordinatorët e të Drejtave të Fëmijës që punojnë brenda komunave që do të çojnë në krijimin e një arkitekture më të mirë për të drejtat e fëmijës.

MONITORIMI DHE KËRKIMI I TËDREJTAVE TË FËMIJËS ME FËMIJËPërmes partneriteteve të ngushta me fëmijë dhe OSHC lokale për të shprehur nevojat e tyre, Save the Children në Kosovë siguron rritje të llogaridhënies ndaj fëmijëve të Kosovës, përfshirë grupet më të privuara të fëmijëve. Përmes qasjes lokale deri në atë globale, përmes bashkëpunimit me agjencitë e tjera në vend, ne bëjmë thirrje për një gjendje më të mirë të financimit të shërbimeve të fëmijëve, duke rritur njohuritë dhe kërkesën për llogaridhënien e qeverisë.

Page 12: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

9

ÇDO FËMIJËMERITON NJË

FILLIM TË SHËNDOSHË

NË JETËPërmes programit Shëndeti dhe

Ushqyeshmëria, Save the Children në Kosovë synon të luajë rol aktiv dhe të

rrisë ndërgjegjësimin për shëndetin dhe përcaktuesit e shëndetit dhe mirëqenies

së të të gjithë fëmijëve në Kosovë.

OBJEKTIVAT TONA

• Mortaliteti i parandalueshëm zvogëlohet përmes promovimit të zhvillimit të shëndoshë e gjithëpërfshirës të fëmijëve.

ÇFARË BËJMË NE

Në fushën e Shëndetit & Ushqyershmërisë fokusohemi në:

• Ngritjen e disponueshmërisë dhe qasjes në programe thelbësore të kujdesit shëndetësor.

• Forcimin e kapaciteteve të qendrave të Kujdesit Primar Shëndetësor.

SHËN

DETI

DHE

USH

QYES

HMËR

IA

Page 13: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

10

RRITJA E DISPONUESHMËRISË DHE E QASJES NË PROGRAME SHËNDETËSORE

Save the Children në Kosovë synon të rrisë qasjen dhe disponueshmërinë e mundësive themelore të shëndetit dhe ZHKHF që mbështesin drejtpërdrejt mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve të vegjël, duke forcuar dhe mbështetur kapacitetet e qendrave të kujdesit parësor shëndetësor dhe kapacitetet menaxheriale në nivel komune.

Po ashtu, ne synojmë ta përmirësojmë cilësinë e shëndetit të fëmijëve dhe të mësuarit e hershëm në shtëpi, qendra dhe shkolla që mbrojnë dhe promovojnë zhvillimin njohës, socio-emocional, gjuhësor dhe fizik të fëmijëve, dhe që përmirësojmë shëndetin e fëmijëve dhe njohuritë, qëndrimet dhe praktikat e ZHKHF mes prindërve/kujdestarëve, stafit shëndetësor, arsimor e të mirëqenies sociale dhe komunitetit.

KUJDES SHËNDETËSOR I QASSHËM DHE CILËSOR

Save the Children punon për të përmirësuar qasjen e qytetarëve të Kosovës në shërbimet e kujdesit shëndetësor. Përmes projektit të Kujdesit Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor, ne synojmë të stimulojmë përdorimin e shërbimeve cilësore të kujdesit shëndetësor parësor për të gjithë qytetarët e Kosovës, me vëmendje të veçantë për nevojat dhe përfshirjen e njerëzve nga komunitetet në nevojë.

Projekti i Kujdesit Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor (KQC) financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AZB) dhe zbatohet nga Swiss TPH dhe Save the Children.

Page 14: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

AVOKIM PËR NDRYSHIME Save the Children në Kosovë punon drejt ndryshimeve legjislative dhe të politikave që promovojnë të drejtat e fëmijës. Ne gjithashtu punojmë në ndërgjegjësimin dhe bëjmë fushatë për probleme që lidhen me fëmijët.

11

NDIKIMI YNË• Ligji për mbrojtjen e fëmijëve - kontribut në drejtim të ndalimit me ligj të ndëshkimit trupor në të gjitha

mjediset;• Ligji për familjen – Kontribut në ndryshimet e ligjit për përmirësime në lidhjet farefisnore / të kujdestarisë,

rregulloret e kujdestarisë dhe kriteret e pranueshmërisë për të siguruar që parimet e kujdesit alternative janë adekuate;

• Ligji për Shërbimet Sociale dhe Familjare - kontribut në miratimin e ndryshimeve legjislative në Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare, që rrjedhë nga gjetjet fillestare të Koncept dokumentit për rishikimin e ligjit;

• Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve (2019-2023) - kontribut që lidhet me pjesëmarrjen e fëmijëve;

• Ligji për Kujdesin dhe Zhvillimin në fëmijëri të Hershme (0-6 vjet);• Reforma e politikave për financimin e arsimit parauniversitar të fëmijëve me aftësi të kufizuara - hartimi i

ndryshimeve të politikave për përcaktimin e formulës shtetërore për financimin e arsimit parauniversitar për fëmijët me aftësi të kufizuara.

PRAKTIKAT TONA• Futja dhe përmirësimi i modelit alternativ dhe

me kosto efektive dhe të bazuar në komunitet të ZhHKF, duke siguruar qasje të barabartë në arsim, shëndetësi dhe shërbime sociale për të gjithë fëmijët në zonat rurale

• Futja e DPPP dhe akreditimi i Disiplines Pozitive në Mësimdhënien e Përditshme në parandalimin e NF që çon në ndryshimin e praktikave

• Fuqizimi i grupeve monitoruese të fëmijëve dhe rritja në mobilizim, duke u dhënë fëmijëve zë në vendimmarrje në nivelin lokal, kombëtar dhe global.

Ndërgjegjësimi dhe fushata për:• Kujdesin dhe zhvillimin në fëmijëri të

hershme• Edukimin gjithëpërfshirës• Praktikat e shëndetshme• Ushqyerja me gji,• Të drejtat e fëmijës• Parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve

Page 15: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

SHTRIRJA E PROGRAMEVE TONA NË VITIN 2018

Programet tona shtrihen në katër fusha kryesore të punës: arsimi, shëndeti dhe ushqyeshmëria, mbrojtja e fëmijës dhe qeverisja me të drejtat e fëmijës. Këto programe janë krijuar për të siguruar që të gjithë fëmijët ta gëzojnë të drejtën e tyre për mbijetesë, mbrojtje, zhvillim dhe pjesëmarrje.

QEVERISJA ME TË DREJTAT E FËMIJËS

4359FËMIJË JANË ARRITUR DIREKT NGA PROGRAMI YNË I QEVERISJES ME TË DREJTAT E FËIMJËS

MBROJTJA E FËMIJËVE

9117FËMIJË JANË ARRITUR DIREKT NGA PROGRAMI YNË PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE

SHËNDETI & USHQYESHMËRIA

13,438FËMIJË JANË ARRITUR DIREKT NGA PROGRAMI YNË I SHËNDETIT DHE TË USHQYERIT

AVOKIMI DHE FUSHATAT

33%RRITJE E FONDEVE PUBLIKE PËR ARSIMIMIN E FËMIJËVE PËRMES PËRPJEKJEVE TONA PËR AVOKIM 12

EDUKIMI

26,000FËMIJË JANË ARRITUR DIREKT NGA PROGRAMI YNË I ARSIMIT

Page 16: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

13

PARTNERËT PËR FËMIJËTSave the Children krijon bashkëpunime inovative dhe partneritete strategjike me korporatat që ndajnë vizionin tonë për të investuar tek fëmijët për të transformuar të ardhmen për të gjithë. Me partnerët tanë, ne punojmë drejt adresimit pozitiv të sfidave unike dhe të ndërlikuara me të cilat përballen fëmijët, familjet dhe komunitetet e tyre, duke krijuar njëkohësisht vlera për bizneset dhe brendet e partnerëve.

MBËSHTETËSIT TANËNe i vlerësojmë të gjithë partnerët tanë, si publikë ashtu dhe privatë, përfshirë kompanitë, fondacionet, dhe individët që na mbështesin. Së bashku ne transformojmë jetë- dhe të ardhme.

PARTNERËT QEVERITARË DHE INSTITUCIONALËSave the Children në Kosovë angazhohet për arritjen e ndryshimeve të qëndrueshme dhe këtë e bëjmë në partneritet të ngushtë me institucionet ligjvënëse dhe qeveritare për prioritizimin e çështjeve të të drejtave të fëmijës në nivel kombëtar dhe për zhvillimin e strategjive the planeve të veprimit për të adresuar nevojat e vajzave dhe djemëven në mbarë vëndin.

Page 17: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

14

ORGANIZATAT PARTNERE NË KOSOVË

Këshilli Rinor i KosovësQendra për Zhvillim të Bizneseve të Vogla në KosovëQendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “Shtëpia ime” – FERIZAJAsociacioni Nacional i Autizmit në KosovëMisija Ljudi NVOHumanitetiDuart Plote MeshireShoqata e te verberve te Kosoves Handikos Gjakova Handikos FerizajQendra per mireqenien e gruase/ Women Wellness CenterDemocratizaton Education Advocacy Klubi DeshiraQendra për Orientimin e Shoqërisë Shtepia e SigurteSHOQATA CARITAS UMBRIA Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve - LiriaQendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e TrafikimitRrjeti i Lëvizjes së PaqesSOS Fshaterat e Femijeve

Shpresa dhe Shtepite e Femijeve Qendra per Jete te Pavarur POLISPEMACaritas KosovaMundesiaSyri i VizionitNevo KonceptiDomovikHandikos PejeHandikosKryqi i Kuq i KosovësRrjeti i organizatave te grave rome, ashkali dhe egjiptase te KosovesDown Syndrome KosovaQendra e Trajnimit dhe Burimeve të Avokimit Autizmi KosovaOrganizata për fëmijë pa përkujdesje prindëroreAksion për Nëna dhe Fëmijë NVO Putevima SuncaGruaja ashkane per grate ashkanlike Kosovar Disability Forum

• Child-rights centre, Serbi

• Child-rights information centre, Moldavi

• Megjashi, Maqedoni e Veriut

• Women’s Consortium Ukraine, Ukrainë

• Step by Step, Maqedoni e Veriut

PARTNERËT RAJONALË

Page 18: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

Njerëzit tanë janë ambiciozë, kreativ dhe të hapur. Ne udhëheqim programe për fëmijë në Kosovë dhe Evropë. Ne i mbrojmë të drejtat e fëmijëve. Jemi këtu sepse dëshirojmë që të gjithë fëmijët të jenë të arsimuar, të shëndetshëm dhe të jetojnë një jetë pa dhunë.

Në përgjithësi, fuqia punëtore e Save the Children përbëhet nga rreth 24,000 punëtorë stafi që punojnë në më shumë se 120 vende, nga të cilat vetëm mbi 16,000 prej tyre janë të punësuar nga Save the Children International, me rreth 8,000 punëtorë stafi të punësuar nga 29 anëtarët e Save the Children.

NË KOSOVË, SAVE THE CHILDREN E KA SELINË NË PRISHTINË DHE MBËSHTETET NGA 31 ANËTARË TË STAFIT TË CILËT PUNOJNË SHUMË CDO DITË PËR T’UA NDRYSHUAR

JETËN FËMIJËVE NË KOSOVË DHE RAJON

EKIPI YNË

15

Page 19: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

100 VJET PUNEPËR FËMIJËT

“RINGJALLJA” E SHPIRTIT TË EGLANTYNE JEBB ‘’Të gjitha luftërat bëhen kundër fëmijëve.’’ Jemi në vitin 1919 dhe një grua e re e mendjehapur, Eglantyne Jebb, dha këtë mesazh kumbues për popullin e Britanisë. Pavarësisht arrestimit të saj në Sheshin Trafalgar, ajo vazhdoi me thirrjen e saj që vendi të merrte masa për të hequr bllokadën e vazhdueshme aleate që po ndodhte nën hijen e Luftës së Parë Botërore. Pesë milion milion fëmijë në Evropën Qendrore dhe Lindore ishin të uritur, dhe nivelet e vdekshmërsë së foshnjave dhe fëmijëve ishin në nivele rekord.

Në një takim publik në Royal Albert Hall, Londër, Eglantyne tha: “Me siguri që është e pamundur për ne, si qenie njerëzore, të shohim fëmijë të uritur deri në vdekje e të mos bëjmë përpjekje për t’i shpëtuar!” Njerëzit ishin skeptikë, fyenin dhe bërtisnin që së pari t’i ndihmonim tanët. Edhe përkundër kësaj, Eglantyne gjeti mbështetje dhe me donacionet spontane që pasuan, u themelua organizata e parë ndërkombëtare bëmirëse për fëmijë - Save the Children.

Nga këtu, vizioni i Eglantyne u rrit në mënyrë të qëndrueshme, duke shkuar përtej ndihmës emergjente për t’i bërë të drejtat e fëmijëve pjesë thelbësore të rendit botëror. Ajo pati sukses të madh- hartoi Deklaratën e parë të të Drejtave të Fëmijëve, e cila u miratua nga Lidhja e Kombeve më 1924. Gjashtëdhjetë e pesë vjet më vonë, vepra e saj pioniere frymëzoi në shprehjen e parimit që të gjithë fëmijët kanë të njëjtat të drejta të patjetërsueshme: Konventa e KB për të drejtat e fëmijës.

Por edhe pas 100 vitesh ‘lufta ndaj fëmijëve’ nuk ka mbaruar. Për më tepër, është duke u rritur. Qoftë të vrarë apo të plagosur, të abuzuar apo shfrytëzuar, fëmijët po robërohen dhe fëmijëritë e tyre po shkurtohen. Rrezikojmë të humbasim gjeneratat si pasojë e dhunës, shkatërrimit dhe zhvendosjes, shqetësimeve psikologjike dhe pamundësive për arsimim dhe zhvillim. Mesazhi që Eglantyne Jebb dha në vitin 1919 është po aq i rëndësishëm tani. Në vitin 2018, një në gjashtë fëmijë jeton në zona të prekura nga konflikti.

Teksa i afrohemi vitit tonë të 100-të, ne jemi të përkushtuar të “ringjallim” thirrjen publike për veprim që është trashëgimi e jona dhe që të marrim një qëndrim të prerë për t’i dhënë fund luftës ndaj fëmijëve.

ORGANIZATËS SAVE THE CHILDREN SHPESHËHERË I THUHET QË QËLLIMET E SAJ JANË TË PAREALIZUESHME - SE GJITHMONË KA PASUR DHE DO TË KETË VUAJTJE TË FËMIJËVE. E DIMË KËTË. POR KËTO QËLLIME JANË TË PAREALIZUESHME VETËM NËSE NE I KONSIDEROJMË SI TË TILLA. JANË TË PAREALIZUESHME VETËM NËSE REFUZOJMË TË PROVOJMË T’I PËRMBUSHIM”Eglantyne Jebb, Themeluese, Save the Children

16

Page 20: NJË SHEKULL NDRYSHIM - Save the Children in Kosova/o · TEORIA E NDRYSHIMIT LUFTIMI I VARFËRISË MBROJTJA E FËMIJËVE ... të Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme

Save the Children

Rr. Gazmend Zajmi nr.1.Prishtina, Kosovo, 10000E-mail: [email protected] Phone: +383 (0) 38 23 26 91Fax: +383 (0) 38 23 26 93