178
PROGRAMI TRAJNUES 2016

PROGRAMI TRAJNUES - · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

PROGRAMITRAJNUES

2016

Page 2: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

PROGRAMI TRAJNUES

I IGJK-SË2016

Page 3: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

Publikuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës

© IGJK 2015, Të gjitha të drejtat e rezervuara

Përmbajtja e këtij materiali nuk mund të rishtypet,

shumëzohet ose përcjellët në çfarëdo forme tjetër

elektronike, mekanike, të fotokopjohet ose

regjistrohet pa miratimin me shkrim të Institutit

Gjyqësor të Kosovës (IGJK).

Page 4: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

Ky program është miratuar nga Këshilli Drejtues i IGJK-së me dt. 08.12.2015

Page 5: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

PROGRAMI I TRAJNIMIT TË VAZHDUESHËM (PTV) ...........................................................................10

Penale ....................................................................................................................................................12

1. Gjurmimi, Sekuestrimi dhe Konfiskimi i pasurisë së fituar me vepër penale ....................................13

2. Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit ........................................................................................14

3. Luftimi i ekonomisë joformale .........................................................................................................15

4. Konflikti i interesit ............................................................................................................................16

5. Mbrojtja e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve .....................................................................................17

6. Krimi i Organizuar ............................................................................................................................18

7. Fillimi i hetimeve dhe mundësia hetuese e veçantë ........................................................................19

8. Trafikimi me Njerëz ..........................................................................................................................20

9. Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës me theks të veçantë terrorizmin ......................................................................................................21

10. Kufizimet në ekzekutimin e urdhërkontrollit ..................................................................................22

11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ......................................23

12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit të parregullt ...............................................................................24

13. Vija ndarëse e kompetencave të policisë dhe prokurorisë gjatë fazës hetimore ............................25

14. Mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike ........................................................................26

15. Marrja dhe pranueshmëria e provave ............................................................................................27

16. Shqyrtimi Fillestar, Shqyrtimi i Dytë dhe Shqyrtimi Gjyqësor ........................................................28

17. Veprat penale kundër integritetit seksual .......................................................................................29

18. Ekspertimi në procedurë penale ....................................................................................................30

19. Marrëveshja mbi Pranimin e Fajësisë .............................................................................................31

20. Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore dhe ekzekutimi i vendimeve gjyqësore te këto raste ....................................................................................................................32

21. Vepra penale kundër jetës dhe trupit - Vrasja e rëndë dhe vrasja .................................................33

22. Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale ...................................................................................34

23. Matja e dënimit ..............................................................................................................................35

24. Procedura alternative ....................................................................................................................36

25. Veprat penale kundër martesës dhe familjes .................................................................................37

26. Vepra penale kundër pasurisë .......................................................................................................38

27. Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë .......................................................39

28. Parashkrimi ...................................................................................................................................40

29. Vepra penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut ......................................................................41

30. Përgjegjësia penale e personave juridik .........................................................................................42

31. Veprat penale kundër detyrës zyrtare ............................................................................................43

32. Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në çështjet penale ...............................................................44

33. Kundërvajtjet nga lëmia e Rendit Qetësisë Publike .......................................................................45

34. Fillimi dhe zhvillimi i procedurës për kundërvajtje ..........................................................................46

Tabela e përmbajtjes

Page 6: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

5

Civile ......................................................................................................................................................48

35. Aktgjykimi dhe llojet sipas Ligjit të Procedurës Kontestimore ........................................................49

36. Bashkë ndërgjyqësia dhe ndërhyrësit në procedurë .....................................................................50

37. Procedura sipas ankesës ...............................................................................................................51

38. Shqyrtimi paraprak i padisë ...........................................................................................................52

39. Konstituimi dhe mbrojtja e servituteve .........................................................................................53

40. Pronësia ..........................................................................................................................................54

41. Mjetet e jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve ........................................................55

42. Pasuria e përbashkët e bashkëshortëve, bashkëpronësia dhe pjesëtimi .......................................56

43. Përgjegjësia e kryesit të punëve te kontratat e ndërtimit ...............................................................57

44. Shpronësimi dhe kompensimi për shpronësim ..............................................................................58

45. Kushtet për lidhjen e kontratës, efektet dhe interpretimi ...............................................................59

46. Padia, ndryshimi i kërkesëpadisë dhe kundërpadia .......................................................................60

47. Parashkrimi i kërkesave sipas LMD-së ..........................................................................................61

48. Mbrojtja gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës ..........................................................62

49. Mbrojtja në punë dhe kompensimi i dëmit i shkaktuar në punë ....................................................63

50. Procedura gjyqësore në kontestet për zgjidhjen e martesës .........................................................64

51. Kompensimi i dëmit material dhe jo material ................................................................................65

52. Mjetet provuese dhe marrja e provave ..........................................................................................66

53. Palët në procedurë, përfaqësimi dhe legjitimiteti ..........................................................................67

54. Pengim posedimi dhe mbrojtja gjyqësore nga akti i pengim posedimit ........................................68

55. Dhuna në Familje ............................................................................................................................69

56. Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në çështjet civile ..................................................................70

LËMIA PENALE .....................................................................................................................................72

DREJTËSIA PËR FËMIJË ......................................................................................................................72

57. Gjoba dhe urdhri për punë në dobi të përgjithshme .....................................................................73

58. Masat edukative të shqiptuara ndaj të miturve ..............................................................................74

59. Bashkimi i procedurës së të miturve me madhor ...........................................................................75

60. Burgimi për të mitur .......................................................................................................................76

61. Standardet ndërkombëtare në raport me masat për sigurimin e pranisë së të miturit ...................77

62. Procedura përgatitore ...................................................................................................................78

63. Shqyrtimi gjyqësor në procedurën e të miturve ............................................................................79

LËMIA CIVILE ........................................................................................................................................80

64. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror ...................................................................81

65. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore – familjare ...........................................82

66. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e ndryshimit të statusit të tyre ....................................83

E DREJTA KOMERCIALE ......................................................................................................................84

67. Arbitrazhi dhe roli i gjykatës në çështjet e arbitrazhit......................................................................85

68. Qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve dhe kontestet ekonomike .....................................................86

69. Kontrata e ndërtimit dhe kontestet rreth saj ..................................................................................87

70. Procedura e falimentimit ...............................................................................................................88

TRAJNIMET PËR DHOMËN E POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME .................................................90

71. Përkufizimi i juridiksionit të Dhomës së Posaçme në raport me gjykatat e rregullta .....................91

Page 7: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

6

72. Trajtimi i kërkesave në procedurën e riorganizimit të ndërmarrjeve shoqërore ............................92

73. Likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore ...............................................................................................93

74. Tenderimi i aseteve të ndërmarrjeve shoqërore dhe rishikimi gjyqësor nga gjykata i këtij procesi ................................................................................................................94

75. Mjetet e goditjes në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme ....................................................95

E DREJTA ADMINISTRATIVE ...............................................................................................................96

76. E Drejta e Azilit legjislacioni vendor dhe ndërkombëtar .................................................................97

77. Shqyrtimi gjyqësor i aktit administrativ – sfidat dhe vështirësitë procedurale ...............................98

78. Kontestet e punës me theks të veçantë tek shërbyesit civil ..........................................................99

79. Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale ..................................................................................100

80. Objekti i konfliktit administrativ dhe karakteristikat e aktit administrativ ......................................101

81. Zbatimi i Ligjit mbi Regjistrin për Themelimin e Regjistrit të të Drejtave të Pronës së Paluajtshme ............................................................................................102

82. Kontestet e deklarimit të mjeteve monetare në pikat doganore të Kosovës ................................103

KEDNJ .................................................................................................................................................104

83. Standardet e GJEDNJ-së sipas nenit 8 të Konventës Evropiane dhe të Drejtës për Jetë Private .......................................................................................................105

84. Zbatimi në praktikën gjyqësore i Nenit 3 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ................................................................................106

85. Neni 5 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe zbatimi i tij .............................................................................................................................107

86. Nenit 6 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe zbatimi i tij ...............................................................................................................................108

87. Nenit 8 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe zbatimi i tij (E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare) .........................................109

88. Mbrojtja dhe promovimi i diversitetit, tolerancës dhe barazisë në kontekst të legjislacionit mbi mos diskriminimin ...........................................................................................110

89. Rëndësia e KEDNJ dhe efektet e saj në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe sistemin kushtetues të Kosovës .............................................................................................111

E DREJTA NDËRKOMBËTARE DHE E BE-së .....................................................................................112

90. Zbatimi gjyqësor i Konventës së Aarhusit ...................................................................................113

91. E drejta e Bashkimit Evropian dhe burimet e saj .........................................................................114

92. Burimet sekondare të së drejtës së Bashkimit Evropian ..............................................................115

93. Vendimi Paraprak dhe Procedura në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë .......................................116

Kompetenca Interdisiplinare ...............................................................................................................118

94. Hartimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore ..............................................................................119

95. Integriteti në gjyqësorin si kusht për fitimin e besimit të publikut .................................................120

96. Menaxhimi i Rasteve ....................................................................................................................121

97. Menaxhimi i stresit .......................................................................................................................122

PROGRAMET E SPECIALIZUARA ......................................................................................................124

98. Program i Specializuar Trajnimi për Zhvillimin e Kapaciteteve në Luftën Kundër Korrupsionit .................. 125

SESIONI I .............................................................................................................................................125

SESIONI II ............................................................................................................................................126

SESIONI III ...........................................................................................................................................126

99. Program i Specializuar Trajnimi për Prokurimin Publik të Kosovës ..............................................127

SESIONI I ............................................................................................................................................128

SESIONI II ............................................................................................................................................128

Page 8: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

100. Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e shpëlarjes së parave ................................................................................................................129

SESIONI I .............................................................................................................................................130

SESIONI II ............................................................................................................................................130

SESIONI III ...........................................................................................................................................130

101. Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e krimit kibernetik .......................................................................................................................131

SESIONI I .............................................................................................................................................131

SESIONI II ............................................................................................................................................132

SESIONI III ...........................................................................................................................................132

102. Dënimet Alternative në Kosovë ..................................................................................................133

PROGRAMET ORIENTUESE ...............................................................................................................134

103. Programi Orientues për Gjyqtarët/Prokurorët e Shtetit të sapoemëruar ....................................135

PROGRAMI I TRAJNIMIT PËR FILLESTAR (PTF) ...............................................................................138

PROGRAMI PËR HULUMTIME DHE PUBLIKIME (PHP) .....................................................................140

TRAJNIMET PËR MENAXHMENTIN DHE STAFIN ADMINISTRATIV TË GJYKATAVE DHE PROKURORIVE TRAJNIMET E TRAJNUESVE DHE E -LEARNING ............................................144

1. Menaxhimi i gjykatës/prokurorisë ..................................................................................................146

2. Menaxhimi i administratës së gjykatave ........................................................................................147

3. Kursi hyrës ......................................................................................................................................148

SESIONI I .............................................................................................................................................148

SESIONI II ............................................................................................................................................148

4. Komunikimi i jashtëm dhe i brendshëm ........................................................................................149

5. Menaxhimi i rrjedhës së rasteve .....................................................................................................150

6. Trajnimi i avancuar i TI-së ...............................................................................................................151

7. Menaxhimi i kohës dhe stresit ........................................................................................................152

8. Etika dhe sjellja profesionale ..........................................................................................................153

9. Menaxhimi i burimeve njerëzore .....................................................................................................154

10. Hartimi dhe arsyetimi ligjor ...........................................................................................................155

11. Roli dhe detyrat e gjyqtarit porotë në procedurë gjyqësore ........................................................156

PROGRAMI PËR TRAJNIMIN E TRAJNUESVE (PTT) .........................................................................158

12. Teknikat interaktive dhe struktura e trajnimit ................................................................................159

13. Avancimi i metodologjisë trajnuese ..............................................................................................160

MËSIMI NË DISTANCË........................................................................................................................162

14. Drejtësia për Fëmijë aspekti penal ................................................................................................164

15. Drejtësia për Fëmijë aspekti civil ..................................................................................................165

16. Zhvillimi i Shkathtësive Gjyqësore ................................................................................................166

17. Prokurimi publik ............................................................................................................................167

18. Shkathtësitë e komunikimit social ................................................................................................168

19. Kodi i Etikës dhe sjelljes Profesionale ..........................................................................................169

20. Ndërmjetësimi (aspekti penal dhe civil) ........................................................................................170

Page 9: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

Fjala e Kryetarit të Këshillit Drejtues

Të nderuar profesionistë të gjyqësorit,

Funksioni i gjyqësorit është që të promovojë drejtësinë dhe barazinë përmes aplikimit të duhur të ligjeve, me qëllim për t’i dhënë secilit të drejtën që i takon.

Gjyqësori është një prej shtyllave kryesore për suksesin e shtetit në aspiratën për të tërhequr investimet dhe për të pa-sur sukses në procesin euro integrues. Padyshim që një gjy-qësor fer dhe modern është i nevojshëm për fitimin e besimit të publikut.

Gjyqësori në vend ballafaqohet me sfida të shumta, që janë të natyrës unike si rezultat i procesit të reformave në vend dhe kontekstit të përgjithshëm shoqëror që kalon vendi, e po ashtu edhe sfidave të përhershme siç janë pavarësia, paanshmëria si dhe efikasiteti e efektiviteti në punë.

Andaj përgjegjësia për zhvillimin e gjyqësorit nuk duhet t’i mbetet vetëm një institucioni por kërkon angazhim të të gjitha institucioneve në arritjen e rezultateve të dëshiruara.Duke marrë në konsideratë këto sfida dhe të vetëdijshëm për rolin e IGJK-së në zhvillim-in profesional të gjyqësorit, IGJK ka hartuar programin trajnues për vitin 2016.

Programi trajnues është gjithëpërfshirës dhe reflekton nevojat e gjyqësorit për zhvillim të kapaciteteve profesionale dhe shkathtësive praktike të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial të vendit.

Aktivitetet në kuadër të këtij programi janë dizajnuar pas konsultimeve të shumta me të gjithë akterët e gjyqësorit dhe analizimit të kujdesshëm të të gjitha strategjive shtetërore relevante për gjyqësorin.

Kam besim të plotë që realizimi i këtij programi trajnues kontribuon direkt në zhvillimin profesional të bartësve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial në vend dhe është rruga e duhur në arritjen e synimeve të përcaktuara për një gjyqësor profesional dhe kompetent. Suksesi i tij mund të jetë i plotë vetëm me angazhimin e përbashkët në realizimin e tij.

Sinqerisht,

Ymer Hoxha,Kryetar i Këshillit Drejtues Instituti Gjyqësor i Kosovës

Page 10: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

9

Fjala e Drejtorit

Të nderuar gjyqtarë, prokurorë dhe profesionist të sistemit gjyqësor e prokurorial,

Është kënaqësi e veçantë për mua që të paraqes para jush programin e trajnimeve gjyqësore për vitin 2016 të Institutit Gjyqësor të Kosovës. Ky program është rezultat i nevojave dhe kërkesave të shprehura veçanërisht nga përfituesit e tij, por edhe nga institucionet gjyqësore, njëkohësisht është shprehje e nevojës që del nga proceset tjera nëpër të cilat po kalon Kosova.

Programi trajnues për vitin 2016 i cili është hartuar me mbështetjen tuaj të çmueshme ka si objektiv kryesor ngritjen e vazhdueshme profesionale të bartësve të funksionit gjyqësor, por edhe profesion-istëve tjerë brenda sistemit, nëpërmjet trajnimeve që synim kryesor kanë zhvillimin e kompetencave profesionale, ndërdisiplinore dhe personale.

Programi përfshinë trajnimet e vazhdueshme, parimet kryesore për trajnimin fillestar, programet orientuese, trajnimet për menaxhimin dhe administrimin gjyqësor, trajnimet për stafin administrativ, trajnimet nga distanca, programe të shkëmbimit, trajnime e ak-tivitete tjera nga fusha e publikimeve dhe hulumtimeve si dhe disa programe të special-izuara të cilat janë përshtatur me specifikat e temave që trajtohen.

Zbatimi i këtij programi trajnues do të jetë gjithëpërfshirës dhe mbështetet në parimet e transparencës, qasjes së barabartë, si dhe në standardet më të larta të përcaktuara për trajnimet gjyqësore.

Programi i trajnimeve për vitin 2016 është miratuar nga Këshilli Drejtues i Institutit Gjyqësor të Kosovës, me përmbajtjen që ju ofrohet në këtë dokument, por duke lënë mundësinë që i njëjti të plotësohet dhe ndryshohet varësisht prej nevojave dhe zhvilli-meve brenda sistemit gjyqësor në Kosovë, prandaj ju ftoj të gjithë ju që në vazhdimësi të shprehni kërkesat dhe nevojat tuaja për trajnime të cilat do të vlerësohen dhe përfshihen në programin e trajnimeve.

Me këtë rast dua të falënderoj anëtarët e Këshillit Drejtues, Këshillit Programor, ek-spertët, trajnuesit, partnerët dhe donatorët, stafin e IGJK-së si dhe të gjithë ata që me përkushtim kanë punuar në hartimin e këtij programi trajnues, duke i ftuar që me po këtë bashkëpunim të punojmë në zbatimin e tij.

Me nderime,

Besim MorinaU.D. Drejtor i Institutit Gjyqësor të Kosovës

Page 11: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

Hyrje Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për trajnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë në kuadër të sistemit gjyqësor e prokurorial të Kosovës, po ashtu për zhvillimin e planeve për një sistem gjyqësor të pavarur, të paanshëm, efikas dhe efektiv, si dhe kryen veprimtari të tjera profesionale si institucion profesional-kërkimor për zhvillimin e gjyqësisë në Kosovë në pajtim me standardet evropiane (Ligji nr. 02/L-25).

Programi i Trajnimeve përmban aktivitetet e Institutit Gjyqësor të Kosovës, që do të realizohen gjatë vi-tit 2016, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe interdisiplinare të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, përmes programeve të ndryshme trajnuese në të cilat përfshihen përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve edhe profesionistët tjerë nga lëmi i gjyqësisë e prokurorisë të identifikuar nga IGJK.

Në këtë program janë të përfshira trajnimet e vazhdueshme për gjyqtarë dhe prokurorë të cilat janë orga-nizuar nga të gjitha lëmitë e së drejtës, tema e module të karakterit interdisiplinar, programe orientuese për gjyqtarët dhe prokurorët e avancuar, trajnime fillestare për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar, trajnime për stafin mbështetës të gjykatave dhe prokurorive, si dhe aktivitetet që do të zhvillohen në drej-tim të ofrimit të mundësive për qasje në burime ligjore, hulumtime dhe publikime në ngritjen e kapaciteteve të përfituesve të IGJK-së.

Gjithashtu për realizimin e këtij programi trajnues do të organizohen edhe aktivitete të ndryshme në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë me pjesëmarrje aktive në konferenca e takime regjionale e ndërkom-bëtare që kanë në fokus trajnimin për gjyqtarë, prokurorë dhe profesionistë tjerë të sistemit gjyqësor, si dhe do të vazhdojë bashkëpunimi me donatorë dhe partner implementues të programeve të ndryshme të trajnimit.

Programi i Trajnimeve për vitin 2016Programi i Trajnimeve për vitin 2016 është një përmbledhje e strukturuar e fushave kryesore të punës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë në kuadër të sistemit gjyqësor, i cili do të orientoj har-timin e kurrikulave dhe organizimin e trajnimeve për këtë periudhë.

Ky program është përcaktuar nga nevojat e gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfituesve tjerë, legjislacionit në fuqi, strategjisë legjislative, strategjive për zbatim të legjislacionit, raporteve të ndryshme të brendshme e ndërkombëtare, rekomandimet për përmirësimin e gjendjes në gjyqësor si dhe dokumente tjera strategjike për zhvillimin e sistemit gjyqësor të pavarur, të paanshëm, efektiv dhe efikas.

Struktura e trajnimeve për vitin 2016 do të jetë si më poshtë:

• Kompetencat profesionale

• Kompetencat ndërdisiplinore

• Kompetencat lidhur me personalitetin (sjelljen)

Komponentët kryesore të Programit të Trajnimeve janë;

• Trajnimet e Vazhdueshme

• Trajnimet Fillestare

• Trajnimet për Avancim

• Hulumtimet dhe Publikimet

• Trajnimet për Trajnues

• Trajnime për administrimin e gjykatave dhe prokurorive

• Trajnimet për stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive si dhe profesionistëve tjerë nga fusha e gjyqësisë të identifikuar nga IGJK

• Trajnimet nga distanca

Duke qenë të vetëdijshëm se mund të ketë edhe zhvillime të reja, programi i punës dhe programet e tra-jnimeve do të rishikohen vazhdimisht duke ju përshtatur këtyre zhvillimeve dhe nevojave të përfituesve të trajnimeve.

Page 12: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

11

QëllimiProgrami i Trajnimeve është hartuar me qëllim të përcaktimit të fushave dhe temave të cilat IGJK në bash-këpunim me përfituesit dhe partnerët tjerë ka vlerësuar se duhet të jenë pjesë dhe reflektojnë nevojat dhe kërkesat për trajnime.

Qëllimet kryesore, por jo të vetmet, të programit trajnues mund të përmblidhen si më poshtë;

• Trajnimi gjithëpërfshirës i gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë;

• Adresimi më i plotë dhe i saktë i nevojave të përfituesve për trajnime;

• Përditësimi më i lehtë i programit trajnues duke e përshtatur me zhvillimet legjislative;

• Lehtësimi i përcaktimit të pjesëmarrjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve në trajnime;

• Ofrimin i trajnimeve adekuate për gjyqtarët dhe prokurorët e sapoemëruar dhe atyre që avancohen apo ndryshojnë pozitat e tyre;

• Menaxhimi më i mirë i projekteve të përbashkëta me donatorë;

• Planifikimi dhe shpenzimi më i saktë i buxhetit;

Ky program ka për qëllim po ashtu që të ndihmoj trajnuesit për tu përgatitur me kohë duke ditur se cilat janë fushat e përfshira në Programin e Trajnimit për periudhën 1 vjeçare dhe si janë përcaktuar prioritetet e trajnimit në fazën e zbatimit të programit trajnues.

Hartimi i këtij programi ndihmon të gjitha strukturat e IGJK-së në përgatitjen e infrastrukturës adekuate për ngritjen e cilësisë në organizimin dhe zbatimin e trajnimeve.

Objektivat e programitNëpërmjet këtij programi të trajnimeve synohet:

• Ngritja e vazhdueshme profesionale e gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë;

• Zbatimi i trajnimeve të interdisiplinare për gjyqtarë dhe prokurorë;

• Zhvillimi i shkathtësive të posaçme për gjyqtarët e prokurorët e sapoemëruar apo që janë avancuar;

• Zhvillimi i trajnimeve të nevojshme për stafin e gjykatave dhe prokurorive;

• Zbatimi i fushës hulumtuese kërkimore dhe botimi i publikimeve;

• Zgjerimi i bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerët vendor dhe ndërkombëtar;

• Zhvillimi i një metodologjie moderne gjatë zbatimit të programeve trajnuese;

• Pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme për trajnim gjyqësor të karakterit ndërkombëtarë;

Prioritetet trajnuesePër arritjen e qëllimeve kryesore të Programit të Trajnimeve, merren parasysh nevojat imediate të përfituesve për trajnime dhe kapacitetet e IGJK-së, kryesisht ato buxhetore nga të cilat duhet të përcaktohen edhe fushat të cilat kanë prioritet gjatë zbatimit të trajnimeve.

Nisur nga kjo që u tha më lartë, IGJK përcakton se fushat me prioritet më të lartë gjatë hartimit dhe zbatimit të trajnimeve do të jenë; krimi i organizuar, pastrimi i parave, korrupsioni, trafikimi me njerëz, terrorizmi, trafikimi me substanca narkotike, institute të ndryshme nga Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale, mbrojtja e ambientit, kontratat, çështjet familjare, drejtësia për fëmijë, e drejta tregtare, konkurrenca, pro-na intelektuale, mbrojtja e konsumatorit, të drejtat e njeriut, e drejta e BE-së, procedura civile, çështjet nga fusha administrative, dhuna në familje, administrimi i gjykatave dhe prokurorive, etika profesionale si dhe të gjitha çështjet tjera të cilat do të përcaktohen si raste me prioritet për gjykatat dhe prokuroritë e shtetit.

Po ashtu në këtë kuadër me rëndësi janë edhe çështjet si; organizimi i tryezave, konferencave dhe sem-inareve me karakter studimor, organizimin e trajnimeve lidhur me shkathtësitë ndërdisiplinore, zbatimi i programeve të ndryshme të praktikës në institucionet gjyqësore e prokuroriale në vendet e regjionit si dhe ato ndërkombëtare, veçanërisht për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo e emëruar, organizimi i trajnimeve që kanë të bëjnë me shkathtësitë personale, shkathtësitë gjuhësore për gjuhët e huaja, teknologjisë informa-tive dhe çështje tjera me interes për zhvillimin profesional të një sistemi të pavarur të paanshëm dhe efikas.

Page 13: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

PROGRAMI I TRAJNIMIT

TË VAZHDUESHËM (PTV)

Page 14: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

13

Hyrje Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV) mbështet bartësit e funksioneve të gjyqtarit dhe prokurorit në zhvillimin e kom-petencave profesionale, personale dhe interdisiplinare. Në disa raste, varësisht nga tema, në trajnime të PTV-së marrin pjesë edhe profesionist tjerë, funksioni i të cilëve lidhet me punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Programi trajnues i PTV-së do të jetë program një (1) vjeçar dhe reflekton nevojat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kërkesat e dala nga politikat dhe strategjitë e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, rekomandimet e Kryetarëve, Kryeprokurorëve si dhe politikat dhe strategjitë shtetërore në fushën e gjyqësorit (proceset euro-integruese, agjenda leg-jislative, prioritetet qeveritare).

Përmbajtja e PTV-së përfshinë tema të karakterit të pastër profesional nga fushat si e drejta penale (materiale, proce-durale dhe ekzekutim i sanksioneve penale), e drejta civile (materiale, procedurale dhe të gjitha ndarjet e fushës), dre-jtësia për fëmijë (aspekti civil dhe penal), e drejta komerciale dhe financiare, e drejta administrative, e drejta evropiane dhe ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, barazi gjinore dhe mos-diskriminim, aspekte materiale dhe procedurale nga lëmia e kundërvajtjeve si dhe tema të karakterit interdisiplinar.

Në mënyrë që programi i trajnues i PTV-së t’i realizoj objektivat e tij në përgjigje të nevojave të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të gjejë zbatim sa më efikas janë shfrytëzuar mekanizma të shumtë për hartimin e tij siç janë:

• Pyetësorët e vlerësimit pas secilit sesion trajnues;

• Pyetësorët për vlerësimin e nevojave të plotësuara nga gjyqtarët dhe prokurorët;

• Rekomandimet e KGJK, KPK, Gjykata Supreme, Prokurorisë së Shtetit, Shoqatës së Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve;

• Takimet me gjyqtarë dhe prokurorë, kryetarë të gjykatave dhe kryeprokurorë të prokurorive;

• Rekomandimet e institucioneve dhe organizatave vendore dhe ndërkombëtare;

• Propozimet e trajnuesve të IGJK-së (përmes taki-meve të veçanta);

• Raportet e punës së gjykatave dhe prokurorive;

• Rekomandimet e Zyrës për Vlerësim të Përfor-mancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve;

• Analiza e agjendës së institucioneve për hartim dhe amandamentim të ligjeve;

• Hulumtimi i programeve të institucioneve trajnuese regjionale dhe ndërkombëtare;

• Propozimet e stafit, Këshillit Programor dhe Këshillit Drejtues të IGJK-së;

• Strategjitë dhe dokumentet e miratuara nga in-stitucionet të cilat përmbajnë rekomandime për gjyqësorin dhe sundimin e ligjit;

• Monitorimi i mediave të shkruara dhe elektronike;

• Strategjia kombëtare kundër trafikimit me njerëz në Kosovës 2015-2019 Prishtinë, Mars 2015;

• Strategjia Shtetërore për Migrim dhe Plani i Veprimit 2013-2018;

• Raporti i Progresit 2014 për Kosovën;

OSBE - Departamenti për të drejtat e njeriut dhe sundim ligjit, Seksioni i monitorimit të sistemit ligjor - Administrimi i drejtësisë – Raporti i nëntë;

Krahas trajnimeve të rregullta, në kuadër të PTV-së ofro-hen edhe programe orientuese të trajnimit për gjyqtarët dhe prokurorët e shtetit të cilët ndërrojnë profilet e tyre të punës nga gjyqtarë në prokurorë apo anasjelltas, ndërrojnë depar-tamentet apo avancohen në pozitë me qellim të familjarizimit me vendin e ri të punës dhe në tejkalimin e vështirësive që mund të shfaqen.

Programet orientuese ofrojnë module që synojnë zhvillimin e njohurive, shkathtësive dhe etikës së nevojshme për fil-limin dhe ushtrimin e funksionit të gjyqtarit apo prokurorit të shtetit në pajtim me kërkesat ligjore për kategoritë e lartpër-mendura.

Procesi i Zbatimit të Trajnimeve në PTV

Në takimet e rregullta që IGJK organizon me kryetarë të gjykatave dhe kryeprokurorë të prokurorive, të nivelit themelor dhe të apelit do t’i ofrohet “Programi Trajnues” për periudhën një (1) vjeçare. Krahas “Programit Trajnues” hartohet edhe “Kalendari trajnues” për periudhën gjashtë (6) mujore dhe shpërndahet tek gjyqtarët dhe prokurorët së bashku me “Formularin për Aplikim”.

Gjyqtarët dhe prokurorët (përfitues të trajnimeve në PTV) ap-likimin në trajnime e realizojnë përmes plotësimit të “Formu-larit për Aplikim” ose aplikimit online në ueb faqen e IGJK-së.

Programi Trajnues për vitin 2016 mund të shkarkohet në: http://igjk.rks-gov.net/sq/programi-trajnuesptv

Page 15: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

PROGRAMI I TRAJNIMIT

TË VAZHDUESHËM (PTV)

PE

NA

LE

Page 16: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

15

1. Gjurmimi, Sekuestrimi dhe Konfiskimi i pasurisë së fituar me vepër penale

Kodi i Procedurës Penale i kushton një rëndësi të veçantë sekuestrimit dhe konfiskimit të përkohshëm si dhe procedurave ë ndërlidhen me këto institute siç janë ngrirja e përkohshme e aseteve, kërkesa e për-kohshme, kërkesa e përkohshme për sigurimin e pasurisë, urdhri ndalues, etj.

Kapitulli i sekuestrimit dhe konfiskimit është një ndryshim substancial në legjislacion dhe trendët globale lëvizin në drejtim të asaj që me sekuestrim dhe konfiskim më shumë arrihet në parandalimin e krimit sepse me heqjen e aseteve nga duart e kriminelëve arrihen efekte të shumta.

Ligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale është mundësi e mirë për sekuestrim dhe konfiskim. Për më tepër edhe KPP i jep kompetenca gjyqtarit të procedurës paraprake për të vendosur për të gjitha kërkesat e prokurorit lidhur me masat për sekuestrim dhe për urdhrat për ngrirje.

Cila është rëndësia e sekuestrimit të asetit si provë, si mjet me të cilin është kryer vepra apo si dobi pa-surore e fituar me vepër penale? Cilat masa mund të propozohen për sigurimin e pasurisë dhe cilat masa të ngrirjes pas akuzës? Pse ka hezitim në aplikimin e dispozitave të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale?

Përmes krahasimeve të legjislacionit vendor me atë ndërkombëtarë si dhe prezantimit të trendëve globale në këtë fushë, synohet që të arrihet ngritja profesionale dhe të shpjegohen paqartësitë në kornizën ligjore aktuale.

Përmbajtja

• Korniza ligjore për gjurmimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve të fituara me vepër penale

• Metodat për identifikimin e aseteve

• Procesi i sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve të fituara me vepër penale

• Administrimi i pasurisë së sekuestruar

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Zbatojnë drejtë legjislacionin ekzistues në lidhje me gjurmimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave nga vepra penale;

• Identifikojnë metodat kryesore për zbulimin e aseteve të fituara me vepër penale;

• Analizojnë procesin e sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve të fituara me vepër penale;

• Vlerësojnë drejtë administrimin e pasurisë së sekuestruar;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët, prokurorët dhe profesionistët tjerë të përfshirë në gjurmimin, ngrirjen dhe konfiskimin e aseteve.

Page 17: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

16

2. Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit Ndërmarrja e masave të tilla hetimore padyshim se prek në privatësinë e jetës si një nga të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Prandaj masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit do të ndërmerren ndaj personave për të cilët ka dyshim të bazuar se kanë kryer, po kryejnë apo se do të kryejnë vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare ose dhe vepra penale të tjera të dënueshme.

Në praktikën gjyqësore vendosja lidhur me këto masa ka hapësira për përmirësim qoftë në respektimin e parimeve me rastin e dhënies së urdhrave për këto masa apo edhe në mbikëqyrjen e tyre ligjore dhe teknike.

Kur mund të kërkohen dhe kur mund të nxirren urdhrat për këto masa? Cilat janë pasojat nëse lëshohet pa u plotësuar kushtet ligjore për një masë të fshehtë? Cili është efekti i tyre në shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut? Sa kemi mundësi teknike të mbikëqyrjes së zbatimit teknik - praktik të këtyre masave?

Trajnimi është dizajnuar që të trajtojë në tërësi këto masa përfshirë procesin në lëshimin dhe arsyetimin e tyre si dhe t’i përgjigjet të gjitha dilemave që ekzistojnë në praktikën gjyqësore.

Përmbajtja

• Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit;

• Parimet për lëshimin e këtyre masave;

• Kompetenca, procedura dhe arsyetimi në lëshuarjën e këtyre masave.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit, do të jenë në gjendje që të:

• Vlerësojnë kushtet për lëshimin e këtyre masave;

• Zbatojnë parimet për lëshimin e këtyre masave;

• Hartojnë urdhra për zbatim të këtyre masave;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarë, prokurorë dhe hetues policor

Page 18: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

17

3. Luftimi i ekonomisë joformale Ekonomia joformale në shkallë të gjerë dëmton interesat fiskale të shtetit duke shkaktuar zvogëlimin e të hyrave. Prandaj, kjo dobëson infrastrukturën shtetërore si dhe aftësinë e shoqërisë për të ofruar shër-bime publike. Ekonomia joformale shtrembëron konkurrencën e ndershme dhe ul konkurrencën midis kompanive. Përdorimi i punës joformale dhe evazioni sistematik i kontributeve të sigurimeve shoqërore dobësojnë mbrojtjen e punonjësve dhe përfitimet e tyre sociale. Një ekonomi e gjerë joformale rrit edhe krimin në shoqëri. Luftimi me sukses i krimeve ekonomike dhe financiare mundëson funksionimin e ekon-omisë së tregut dhe konkurrencën e lirë të cilat janë bazë për zhvillimin e një vendi.

Çfarë veprimesh parandaluese duhet ndërmarr për të luftuar ekonominë joformale? Pse ekonomia jofor-male është një metodë perfekte për tu pasuruar dhe për të krijuar monopol në raport me bizneset legale? Cilat janë metodat adekuate në luftimin e saj? Çfarë parakushte duhet krijuar për një kontroll të mjeteve financiare? Cili është roli i gjyqësorit në luftimin e këtyre veprave?

Përfituesit e këtij trajnimi kanë mundësinë që të bashkëbisedojnë dhe ndajnë përvojat dhe sfidat e tyre në luftimin e krimeve ekonomike dhe financiare. Për më tepër do të trajtohen këto krime që nga format e paraqitjes së tyre, metodat në luftimin efikas dhe roli i institucioneve në parandalimin e tyre.

Përmbajtja

• Evidentimi i fenomenit të mashtrimit në ekonomi dhe identifikimi i akterëve;

• Identifikimi i kontratave të dyshuara dhe të dëmshme;

• Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

• Shmangia nga tatimi;

• Metodat me efikase për parandalimin e ekonomisë jo formale;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Analizojnë fenomenet e mashtrimit në ekonomi;

• Interpretojnë drejtë kontratat e dyshuara dhe të dëmshme;

• Zgjidhin rastet e shmangies nga tatimi

• Zbatojnë metodat efikase për parandalimin e ekonomisë jo formale

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarë, prokurorë dhe institucionet tjera relevante për zbatimin e ligjit në këtë fushë

Page 19: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

18

4. Konflikti i interesit Konflikti i interesit hynë në kapitullin e veprave penale kundër detyrës zyrtare dhe si i tillë është pjesë e përpjekjeve për luftimin e burokracisë, për respektimin e të drejtave të qytetarëve dhe për raporte të ndershme e korrekte të të gjitha organeve të pushtetit.

Mjet me i përshtatshëm në luftën kundër dukurive të tilla duhet të jetë zhvillimi i formave të ndryshme të kontrollit nga vet qytetarët dhe nga organet. Transparenca është metoda me frytdhënëse në këtë drejtim për t’i identifikuar problemet, parregullsitë dhe implikimet në kuadër të këtij aktiviteti kriminal. Hetimi i mirëfilltë i rasteve që ndodhin është preventiv e mirë për t’ju shmangur që organet publike të veprojnë në një formë të arbitraritetit sepse hyrja në këto ujëra organet i dërgon në një arbitraritet të të vepruarit.

Cilat janë format e kryerjes se këtyre veprimeve inkriminuese? Çfarë janë mekanizmat e veprimit tek konflikti i interesit?

Ky program është hartuar të përgjigjet në të gjitha pyetjet dhe dilemat e ngritura më lartë duke analizuar kornizën ligjore dhe sfidat në identifikimin e kësaj dukurie. Për më tepër do të elaborohet respektimi i të drejtave të njeriut dhe raporti korrekt i organeve shtetërore.

Përmbajtja

• Interesi publik dhe privat;

• Mekanizmat e veprimit dhe format e përfitimit tek rastet e konfliktit të interesit;

• Pasojat e këtyre formave të veprimit;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Dallojnë interesin publik dhe privat në rastet e veprave penale kundër detyrës zyrtare;

• Identifikojnë mekanizmat e veprimit dhe format e përfitimit tek rastet e konfliktit të interesit;

• Analizojnë pasojat e këtyre formave të veprimit.

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarë dhe prokurorë të departamentit të përgjithshëm dhe krimeve të rënda si dhe hetues policor.

Page 20: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

19

5. Mbrojtja e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve

Duke pasur parasysh që KPPK, njeh si kategori të posaçme të dëmtuarin, dëshmitarët dhe palët e tjera në procedurë, mbrojtja e të dëmtuarve dhe e dëshmitarëve është me rëndësi të veçantë. Mirëpo në praktikë ka shumë raste që të dëmtuarit dhe dëshmitarit nuk kanë guxim të dëshmojnë për shkak të rrezikut për jetën e tyre, shëndetin pronën dhe anëtareve të familjes. Andaj, në procedurën penale, mbrojtjes së të dëmtuarit dhe dëshmitarëve duhet t’i kushtohet kujdesi i duhur që të njëjtit mos të kenë ndonjë ndërhyrje ose shqetësim eventual nga jashtë dhe brenda.Çka kuptojmë me rrezik serioz? Çka është anonimiteti? Cili është dallimi në mes të dispozitave të KPP, për masat për mbrojtjen e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Dëshmi-tarëve?

Trajnimi synon që përmes diskutimeve dhe prezantimit të praktikave më të mira, si dhe përmes elaborimit të dilemave të lartpërmendura të kontribuoj në mbrojtjen më efikase të dëmtuarve dhe dëshmitarëve gjatë procesit gjyqësor.

Përmbajtja

• Kërkesa për masë mbrojtëse apo anonimitet dhe lëshimi i urdhrit mbrojtës nga gjyqtari;

• Urdhri për anonimitet prej të pandehurit dhe prej publikut si dhe format e tij;

• Procedura për shpalljen e personit dëshmitar të mbrojtur;

• Përfitimet e dëshmitarit të mbrojtur sipas ligjit;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Analizojnë urdhrin për anonimitet;

• Hartojnë kërkesën për masë mbrojtëse apo anonimitet dhe lëshimi i urdhrit mbrojtës nga gjyqtari;

• Vlerësojnë procedurën për shpalljen e personit dëshmitar të mbrojtur;

• Interpretojnë drejtë përfitimet e dëshmitarit të mbrojtur sipas ligjit;

Kohëzgjatja

Një ditor.

Përfituesit

Gjyqtarë, prokurorë të nivelit themelor dhe prokurorë të PSRK, policë, doganier.

Page 21: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

20

6. Krimi i Organizuar Krimi i organizuar është ndër krimet më të rënda i kryer nga ndonjë grup i strukturuar për të përfituar dre-jtpërsëdrejti ose tërthorazi dobi pasurore apo financiare. Krimi i organizuar e kërcënon seriozisht zhvillimin e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, të drejtat e njeriut por edhe sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të shtetit.

Parandalimi dhe dënimi i krimit të organizuar mbështetet gjerësisht në një njohje të thellë të fenomeneve të krimit të organizuar, me një vullnet politik të qartë dhe të vendosur, gjyqësor profesional dhe strategji kundër krimit të organizuar në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare si dhe në zbatimin e përpiktë të tyre. Pa njohjen e thellë të karakteristikave dhe formave të paraqitjes së këtij krimi institucio-net përgjegjëse do të dështojnë në mënyrë të pashmangshme në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar.

Krimi i organizuar si kërcënim serioz për shtetin e së drejtës – si të luftohet? Parandalimi i krimit të orga-nizuar faktor përcaktues për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë e shtetit – si të arrihet?

Ky program i adreson format e paraqitjes së krimit të organizuar, karakteristikat e tij, sfidat dhe praktikat më të mira të institucioneve përgjegjëse në parandalimin dhe luftimin e këtij krimi.

Përmbajtja

• Kontrabanda, evazionit fiskal dhe krimet tjera;

• Teknikat moderne të hetimit;

• Hetimet e integruara financiare dhe kyçja në hetime paralele;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Analizojnë kontrabandën, evazionin fiskal dhe krimet tjera në vend;

• Përdorin teknikat moderne të hetimit;

• Demonstrojnë shkathtësi në përdorimin e hetimeve të integruara financiare.

Kohëzgjatja

Një ditor.

Përfituesit

Gjyqtarë të gjykatave themelore-departamenti i krimeve të rënda, prokurorë të prokurorive themelore - de-partamenti i krimeve të rënda, të PSRK, hetues policorë, doganier dhe hetues të ATK-së.

Page 22: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

21

7. Fillimi i hetimeve dhe mundësia hetuese e veçantë

Hetimet në procedurën penale janë një proces i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, prej të cilave varet zbulimi i veprave penale, kryerësve të tyre, mjeteve të kryerjes se veprës penale si dhe procedimi dhe ka-limi i rastit në Gjykatë. Në rastet kur provat nuk mund të sigurohen në shqyrtim gjyqësor, atëherë ekziston mundësia e hetuese e veçantë për sigurimin e provave. KPPK parasheh se kur dhe kush mund ta bëjë kërkesën për hetime të veçanta, si sigurohet ekspertiza, kush vendos për këtë hetim të veçantë, kush merr pjesë në seancën gjyqësore dhe se provat e siguruara në hetimet e veçanta a janë prova të pranueshme në shqyrtimin gjyqësor.

Duke pas parasysh kompleksitetin e rasteve penale, a zhvillohen gjithnjë hetimet në kohën e duhur dhe për veprat e duhura penale?. A respektohet çdoherë afati i hetimeve? Dilema ekziston ne faktin se a duhet për çdo rast të fillohet hetimi, nëse jo, cilat janë rastet që duhet të zhvillohet hetim. Në cilat raste zgjerohet, pezullohet dhe pushohet hetimi?

Përmes trajtimit të kësaj temë ofrohet mundësia që pjesëmarrësit të qartësojnë mundësinë hetuese të veçantë dhe të tejkalojnë paqartësitë që ekzistojnë në praktikën gjyqësore si në çështjet e marrjes në pyetje të palëve në procedurë si dhe të analizojnë rastet kur dëshmia e marr në hetimet e veçanta është provë e pranueshme për gjykatën, në të cilën mund të bazohet aktgjykimi.

Përmbajtja

• Aktvendimi për fillimin e fazës se hetimit;

• Afatet për zhvillimin e hetimit;

• Zgjerimi, pezullimi dhe pushimi i hetimit;

• Pranueshmëria e provave të siguruara nga mundësia hetuese e veçantë;

• Provat e siguruara gjatë mundësisë hetuese të veçantë si bazë për të forcuar urdhrat; hetues në procedurë paraprake, urdhrat për paraburgim dhe aktakuzën;

• Trupi gjykues në shqyrtimin e provave të siguruara nga mundësia hetuese e veçantë;

Objektiva

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Hartojnë aktvendimin për fillimin e fazës se hetimit.

• Zbatojnë afatet për zhvillim të hetimeve

• Vlerësojnë provat e siguruara përmes mundësisë hetuese të veçantë;

• Përdorin provat e siguruara gjatë mundësisë hetuese të veçantë;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor dhe prokurorë të PSRK, hetues policor dhe doganier.

Page 23: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

22

8. Trafikimi me Njerëz Trafikimi i qenieve njerëzore është një fenomen global dhe është shkelje e të drejtave të njeriut. Ky krim është ekuivalent me skllavërinë bashkëkohore dhe zhvillohet ose përmes një rrjeti të krimit të organizuar apo individualisht. Krimi i trafikimit të qenieve njerëzore paraqitet në forma të ndryshme dhe ndahet në kategori të ndryshme në varësi të qëllimit të shfrytëzimit. Në Kosovë grupet më të rrezikuara nga trafikimi i qenieve njerëzore janë gratë dhe fëmijët për qëllime të shfrytëzimit seksual. Në bazë të raporteve vendore dhe ndërkombëtare Kosova konsiderohet si burim, destinacion, dhe ndoshta një vend transiti për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit seksual.

Si të identifikohen dhe mbrohen viktimat e trafikimit? Si të parandalohet trafikimi me njerëz? Si të përforco-het bashkëpunimi në mes të institucioneve përgjegjëse për luftimin e trafikimit me njerëz?

Institucionet përgjegjëse janë plotësisht të vetëdijshëm për shumëllojshmërinë e shfrytëzimit të qenieve njerëzore që mund të jenë të ekspozuara ndaj krimit të tillë andaj adresimi dhe parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore kërkon një vëmendje dhe përqasje të veçantë për shkak të natyrës së tij komplekse.

Përmbajtja

• Mbrojtja dhe asistimi i viktimave të trafikimit;

• Parandalimi i trafikimit me njerëz;

• Përforcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit mes akterëve kyçë;

• Mënyrat e luftimit efektiv të të gjitha formave të trafikimit me njerëz;

Objektiva

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Mbështesin mbrojtjen e viktimave të trafikimit me njerëz;

• Avancojnë njohuritë lidhur me parandalimin e trafikimit me njerëz;

• Zgjerojnë bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse në vend për luftimin dhe parandalimin e trafikimit me njerëz.

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfitues

Gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor dhe prokurorë të PSRK, hetues policorë, mbrojtësit e viktimave.

Page 24: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

23

9. Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë

së Republikës së Kosovës me theks të veçantë terrorizmin

Pesha e veprave penale të terrorizmit, të cilat manifestohen në formë të veprimeve të dhunshme ndaj jetës dhe shëndetit të njerëzve, për shkak të veprimtarisë shtetërore apo të shërbimit publik dhe formave tjera të sanksionuara në KPK është e një rëndësie të veçantë për secilën shoqëri. Lufta kundër kësaj dukurie është përgjegjësi dhe obligim për të gjitha institucionet e një vendi.

Çfarë veprime inkriminuese parasheh legjislacioni i ri në krahasim me legjislacionin e mëparshëm? Kush mund të jetë objekt i mbrojtjes nga veprat penale të terrorizmit? Si të vërtetohet motivi dhe dashja e kryesit të këtyre veprave penale? Cilat janë format e kryerjes së këtyre veprave penale të terrorizmit?

Përmbajtja

• Veprat penale të terrorizmit;

• Format dhe mënyra e kryerjes së veprave penale të terrorizmit;

• Përgjegjësia për veprat penale të terrorizmit;

Objektiva

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Identifikojnë veprat penale të terrorizmit;

• Dallojnë format dhe mënyrat e kryerjes së veprave penale të terrorizmit;

• Analizojnë rastet e përgjegjësisë penale për veprat penale të terrorizmit;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfitues

Gjyqtarë të krimeve të rënda, prokurorë të PSRK, hetues policor të Drejtorisë kundër Terrorizmit, hetues policor për krime lufte.

Page 25: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

24

10. Kufizimet në ekzekutimin e urdhërkontrollit Me qëllim të zbulimit të veprave penale dhe kryerësve të tyre është e nevojshme zbatimi i hetimeve nga organet e ndjekjes penale. Duke pas parasysh faktin se kemi të bëjmë me qasjen në pronën e tjetrit si dhe rëndësinë e privatësisë, zbatuesit e urdhër kontrollit duhet të zbatojnë me përpikëri dispozitat ligjore. Me këtë veprim hetimor synohet sigurimi i provave të cilat do të shërbejnë si bazë për ngritjen e aktit akuzues dhe argumentimin e tij para Gjykatës.

A respektohet çdoherë procedura e kërkimit të urdhër kontrollit? Sa arsyetohet një kërkesë për urdhër kontroll? A tejkalohet urdhër kontrolli gjatë ekzekutimit? A respektohen çdoherë të drejtat e personit të cilit i drejtohet urdhri? Sa respektohet procedura e kontrollit duke i pas parasysh kufizimet e përcaktuara me ligj?

Trajnimi fokusohet në analizimin e dilemave të ngritura lidhur me kufizimet në ekzekutimin e urdhër kon-trollit.

Përmbajtja

• Procedura para fillimit të kontrollit dhe të drejtat e të pandehurit

• Kufizimet në kontroll

• Provat qe nuk kanë lidhshmëri me bazën e kontrollit

• Kontrolli pa urdhër të gjykatës

• Pranueshmëria e provave të marra gjatë kontrollit

Objektivat

Si rezultat i këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Analizojnë procedurën para fillimit të urdhër kontrollit

• Vlerësojnë të drejtat e të pandehurit

• Identifikojnë kufizimet në urdhër kontroll

• Interpretojnë dispozitat lidhur me pranueshmërinë e provave

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Prokurorë dhe gjyqtarë të nivelit themelorë si dhe hetues policorë.

Page 26: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

25

11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës

për Forenzikë Departamenti i Mjekësisë Ligjore, ofron shërbime në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe ka një rol të veçantë në ekzaminimin e kufomës te rastet e vdekjeve mjeko ligjore, rastet e dhunimeve seksuale dhe fizike, ekzaminimin e provave materiale dhe biologjike dhe ekzaminimi i dokumenteve si pjesë e dosjeve hetimore. Me themelimin e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë tani ky institucion ofron shërbime dhe ekspertiza të llojeve të ndryshme. Në praktikë paraqiten probleme rreth përmbajtjes së kërkesës, raportit të ekspertizës dhe interpretimit të saj.

Cilat janë ekzaminimet për të cilat prokurori apo gjyqtari ka nevojë për ekspertizë mjeko - ligjore? Ku duhet drejtuar një urdhëresë për një ekzaminim të caktuar mjeko ligjor; për autopsi, për ekzaminim klinik, për ekzaminimin e provave materiale biologjike, për ekzaminimin e dokumentacioneve si pjesë e dosjes heti-more si dhe për rastet e tjera që kanë nevojë për ekspertizë mjeko ligjore? Çka ofron Agjencia e Kosovës për Forenzikë?

Kjo temë është dizajnuar ashtu që të përgjigjet në pyetjet dhe dilemat që kanë të bëjnë me ekspertizën mjeko - ligjore dhe ekspertizën forenzike.

Përmbajtja

• Departamenti i Mjekësisë Ligjore dhe Shërbimet Mjeko Ligjore në Kosovë;

• Eksperti mjeko ligjor dhe angazhimi i ekspertit nga Prokurori i Shtetit apo Gjyqtari;

• Ekspertiza mjeko ligjore (ekzaminimi i kufomës, ekzaminimi klinik mjeko ligjor; ekzaminimi i provave materiale biologjike dhe ekzaminimi i dokumenteve si pjesë e dosjes hetimore) dhe raporti i ekspertizës mjeko ligjore;

• Roli i Agjencisë të Kosovës për Forenzikë dhe raporti i saj me Prokurorinë;

Objektivat

Si rezultat i këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Njohin shërbimet mjeko ligjore të Departamentit të Mjekësisë Ligjore;

• Vendosin për angazhimin e ekspertit mjeko ligjor;

• Analizojnë raportin e ekspertizës mjeko ligjore;

• Kuptojnë rolin e Agjencisë të Kosovës për Forenzikë dhe raporti i saj me Prokurorinë;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Prokurorët dhe Gjyqtarët e nivelit themelor

Page 27: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

26

12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit të parregulltLëvizja e njerëzve si dhe rritja e vazhdueshme e numrit të migrantëve dhe problemet që ndërlidhen me këtë, ka ndikuar që migrimi të gjendet në qendër të vëmendjes në shumë shtete të botës. Pothuaj se të gjitha vendet, pa dallim, ballafaqohen me sfida që ndërlidhen me migrimin, qofshin si vende të origjinës, transitit apo vende të destinacionit përfundimtar. Ndikimet negative kryesisht ndërlidhen me rrezikimin e sigurisë kombëtare, përfshirjes së migrantëve dhe të tjerëve në aktivitete të ndryshme kriminale dhe efekte tjera negative për vendin. Parandalimi dhe luftimi i migrimit të parregullt brenda territorit të Republikës së Kosovës do të intensifikohet përmes zbatimit të plotë të dispozitave të Ligjit për të Huajt, me të cilin rreg-ullohen në mënyrë decidive veprimet që duhen të ndërmerren nga organet kompetente ndaj personave të cilët në Republikën e Kosovës janë me qëndrim të parregullt.

Sa janë institucionet efikase në identifikimin e migrantëve të parregullt? Sa janë nën kontroll lëvizjet e migrantëve pas identifikimit dhe regjistrimit të tyre? Çka duhet bërë për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie?

Përmes prezantimit në trajnim dhe debateve mes pjesëmarrësve, do të elaborohet se cilat janë mënyrat efikase për parandalimin dhe luftimin e migrimit të parregullt nga zyrtarët e autorizuar.

Përmbajtja

• Migrimi i parregullt dhe rreziqet;

• Menaxhimi i migrimit ligjor dhe qarkullues;

• Transformimi dhe zhvillimi i migracionit në faktor pozitiv ekonomik,

Objektivat

Si rezultat i këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Avancojnë njohuritë rreth migrimit të parregullt;

• Përmirësojnë menaxhimin e migrimit ligjor dhe qarkullues;

• Analizojnë faktorët pozitiv ekonomik të migracionit.

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Prokurorë dhe gjyqtarë të nivelit themelorë si dhe hetues policorë dhe doganor.

Page 28: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

27

13. Vija ndarëse e kompetencave të policisë dhe prokurorisë

gjatë fazës hetimoreProcedura hetimore është faza kryesore e procedurës penale në të cilën organet kompetente sigurojnë provat me të cilat vërtetohet dyshimi i bazuar se i dyshuari e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet. Duke pasur parasysh faktin se sigurimi i provave duhet të bëhet në mënyrë të ligjshme që do të shtonte efikasitetin në zhvillimin e hetimeve, është e nevojshme që të rritët niveli i bashkëpunimit në mes të gjitha organeve të zbatimi të ligjit dhe prokurorit të shtetit duke filluar nga veprimet fillestare hetimore e deri tek ngritja e aktakuzës.

Cilat janë autorizimet e policisë dhe roli i tyre në fazën e hetimeve paraprake? Duke pas parasysh rëndësinë e fazës hetimore policore, shtrohet pyetja se a zbatohen drejtë dispozitat ligjore? A tejkalohen autorizimet policore gjatë fazës hetimore? Cili është bashkëpunimi në mes prokurorisë dhe policisë në këtë fazë?

Përmes prezantimit në trajnim dhe debateve mes pjesëmarrësve, do të trajtohet kjo temë, duke përdor metodën e ligjërimit dhe prezantimin e rasteve praktike.

Përmbajtja

• Autorizimet e policisë dhe veprimet hetimore,

• Marrja në pyetje e të dyshuarit nga policia,

• Kërkesat e ndryshme të policisë në fazën hetimore,

• Paraqitja e kallëzimit penal,

• Koordinimi i policisë dhe prokurorisë në fazën hetimore.

Objektivat

Si rezultat i këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Vlerësojnë autorizimet e policisë dhe veprimet hetimore,

• Analizojnë marrjen në pyetje e të dyshuarit nga policia,

• Njohin kërkesat e ndryshme të policisë në fazën hetimore,

• Avancojnë bashkëpunimin e policisë dhe prokurorisë në fazën hetimore.

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Prokurorët e Prokurorisë Themelore dhe hetuesit policorë

Page 29: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

28

14. Mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike Ankesa, si mjet juridik i rregullt, devolutiv dhe suspenziv mund të paraqitet ndaj aktgjykimit për të gjitha ba-zat e parashikuara me Kodin e Procedurës Penale. Si mjet i rregullt juridik, konsiderohet edhe ankesa ndaj aktvendimit, ndërsa përveç mjeteve të rregullta, në KPP janë parashikuar edhe mjetet e jashtëzakonshme juridike, të cilat mund të paraqiten nga personat e autorizuar për shkak të gabimeve të natyrës juridike dhe/ose faktike, të cilat mjete paraqiten pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. E gjitha kjo kërkon zbatimin e një procedure të caktuar, që jo gjithherë është e qartë dhe e lehtë.

Cila është procedura që duhet të respektohet me rastin e paraqitjes së mjeteve të rregullta ose të jashtëza-konshme juridike? Si të veprohet në situatat kur janë paraqitur dy ose më shumë mjete juridike të jashtëza-konshme në të njëjtën kohë?

Ky trajnim është hartuar për t’u përgjigjur në të gjitha pyetjet dhe dilemat që mund të paraqiten në prak-tikën gjyqësore sa i përket mjeteve të rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike. Përmes ofrimit të rasteve nga praktika gjyqësore, si dhe qasjes interaktive me pjesëmarrësit, do të analizohen me hollësi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike.

Përmbajtja

• Rregullat e përgjithshme lidhur me mjetet juridike;

• Bazat për të cilat mund të paraqitet ankesa ndaj aktgjykimit;

• Rishikimi i procedurës penale;

• Kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit;

• Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Zbatojnë drejtë rregullat e përgjithshme lidhur me mjetet juridike;

• Vlerësojnë bazat për të cilat mund të paraqitet ankesa ndaj aktgjykimit;

• Vendosin për kërkesat për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e çështjeve penale të të gjitha instancave si dhe prokurorët.

Page 30: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

29

15. Marrja dhe pranueshmëria e provave

Sigurimi, mënyra e marrjes, ruajtja dhe prezantimi i provave janë veprime procedurale që kërkojnë traj-tim të veçantë gjatë gjithë procedurës penale. Gjatë secilës fazë të procedurës penale shtrohet pyetja e pranueshmerisë ose papranueshmërisë së provave. Sipas dispozitave ligjore të KPP, provat e marra me shkelje të dispozitave të procedurës penale janë të papranueshme dhe gjykata nuk mundet që vendimin e saj ta mbështesë në prova të papranueshme. Shpeshherë në praktikën gjyqësore, janë shpallur të papranueshme provat, për shkak të mosrespektimit të dispozitave ligjore që i referohen provave. Prandaj, është e domosdoshme që për gjyqtarët dhe prokurorët të trajtohet kjo materie dhe çështjet tjera ligjore që kanë të bëjnë me shqyrtimin e pranueshmërisë apo papranueshmërisë së provave. Sa janë bashkëpunuese institucionet publike në procesin e marrjes së provave? A zbatohet bashkëpunimi i ndërsjellë ndërkombëtarë në marrjen e provave? Në cilat faza të procedurës penale mund të kundërsh-tohet pranueshmëria e provës? Si të veprohet me provat e papranueshme? Në cilat situata, deklarata e të pandehurit është provë e papranueshme? Çka duhet të përmbajë një aktvendim me të cilën shpallet e papranueshme një provë? Në këtë trajnim do të prezantohen alternativa për shumë çështje që ndërlidhen me pranueshmërinë ose papranueshmërinë e provave. Ky trajnim është dizajnuar për t’i ofruar pjesëmarrësve përgjigje në të gjitha pyetjet dhe dilemat që mund të paraqiten në praktikën gjyqësore sa i përket provave, në veçanti do t’i kushtohet një rëndësi respektimit të dispozitave ligjore gjatë fazës së procedurës parapenale. Përmes ofrimit të rasteve nga praktika gjyqësore, si dhe qasjes interaktive me pjesëmarrësit, do të analizohen me hollësi të gjitha situatat kur një provë konsiderohet e papranueshme.

Përmbajtja

• Personat e autorizuar për grumbullimin e provave;

• Marrja e provës para marrjes se deklaratës në procedurë paraprake dhe marrja e provës në vendin e ngjarjes;

• Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar ne aspektin e grumbullimit të provave;

• Kundërshtimi i provave;

• Deklarata e të pandehurit, si provë e papranueshme; dhe

• Rastet tjera, kur një provë konsiderohet e papranuesme;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Identifikojnë personat e autorizuar për marrjen e provave;

• Vlerësojnë marrjen e provave në procedurë paraprake dhe vendin e ngjarjes;

• Zgjerojnë njohuritë mbi kundërshtimin e provave;

• Vlerësojnë rastet kur një provë konsiderohet e papranueshme;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët nga Departamenti i Krimeve të Rënda/Departamenti i Përgjithshëm.

Page 31: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

30

16. Shqyrtimi Fillestar, Shqyrtimi i Dytë dhe Shqyrtimi Gjyqësor KPP, përveç tjerash, ka pësuar ndryshime të mëdha edhe në dispozitat që e rregullojnë procedurën pas ngritjes së aktakuzës nga ana e Prokurorit të Shtetit, duke parashikuar pastaj shqyrtimin fillestar dhe shqyrtimin e dytë. Në anën tjetër, pas hyrjes në fuqi të KPP, në praktikën gjyqësore, janë paraqitur mjaft vështirësi dhe konfuzione me rastin e aplikimit të dispozitave ligjore që i referohen shqyrtimit fillestar dhe shqyrtimit të dytë. Përveç këtyre, edhe dispozitat që e rregullojnë shqyrtimin gjyqësor kanë pësuar ndry-shime të theksuara.

Në cilat situata do të duhej të caktohet shqyrtimi i dytë dhe në cilat situata mund të kërkohet vetëm paraqitja e kërkesës për hedhjen e aktakuzës ose të kundërshtimit të provave? Si do të veprohet nëse i pandehuri e pranon fajësinë gjatë shqyrtimit të dytë? Cili do të jetë roli i gjyqtarit të vetëm gjykues ose të kryetarit të trupit gjykues gjatë shqyrtimit fillestar ose gjatë shqyrtimit të dytë? Si do të rrjedh seanca për vërtetimin e fakteve relevante lidhur me dënimin?

Përmes prezantimit të rasteve nga praktika gjyqësore dhe diskutimit në grupe, do të analizohen situata të ndryshme në të cilat do të mund të gjendeshin gjyqtarët gjatë shqyrtimit fillestar, shqyrtimit të dytë apo të shqyrtimit gjyqësor.

Përmbajtja

• Zhvillimi dhe rrjedha e procedurës në shqyrtimin fillestar dhe në shqyrtimin e dytë;

• Roli i gjyqtarit dhe prokurorit të shtetit gjatë shqyrtimit të dytë;

• Afatet ligjore për mbajtjen e shqyrtimit të parë dhe të dytë;

• Shqyrtimi gjyqësor;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Planifikojnë zhvillimin e procedurës në shqyrtimin fillestar dhe në shqyrtimin e dytë;

• Njohin rolin e gjyqtarit dhe prokurorit të shtetit gjatë shqyrtimit të dytë;

• Zbatojnë drejtë afatet ligjore për mbajtjen e shqyrtimit të parë, të dytë dhe shqyrtimi gjyqësor;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët nga Departamenti i Krimeve të Rënda/Departamenti i Përgjithshëm.

Page 32: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

17. Veprat penale kundër integritetit seksual

Kapitulli i veprave penale ka pësuar ndryshime të theksuara dhe pas hyrjes në fuqi të KPRK, janë paraqitur mjaft vështirësi dhe konfuzione me rastin e aplikimit të këtyre dispozitave ligjore. Zbatimi i drejtë i këtyre dispozitave ligjore, me të vërtetë ka qenë dhe është sfidë për gjyqtarët dhe prokurorët. Cilat janë elementet e veprës penale të dhunimit? Cilat janë elementet e veprës penale të degradimit të integritetit seksual? Cilat janë risitë e KPRK lidhur me veprat penale kundër integritetit seksual? Cilat janë elementet e veprave tjera penale kundër integritetit seksual?

Përmes prezantimit të rasteve nga praktika gjyqësore dhe diskutimit në grupe, do të ofrohen alternativa për shumë çështje që kanë të bëjnë me veprat penale kundër integritetit seksual. Trajtimi i këtyre çështjeve do të bëhet përveç tjerash, edhe me një pjesëmarrje dhe diskutim interaktiv me pjesëmarrësit, për t’u përgjigjur edhe në të gjitha pyetjet dhe dilemat që mund të paraqiten në praktikën gjyqësore.

Përmbajtja

• Dhunimi;

• Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit;

• Risitë e KPRK lidhur me këto vepra penale;

• Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare dhe veprat tjera penale kundër integ-ritetit seksual;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Interpretojnë drejtë dispozitat e KPRK-së lidhur me veprat penale kundër integritetit seksual;

• Zbatojnë drejtë dispozitat e KPRK-së lidhur me keqpërdorimin seksual të personave nën moshën 16 vjeçare dhe veprat tjera penale kundër integritetit seksual.

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët nga Departamenti i Krimeve të Rënda

Page 33: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

32

18. Ekspertimi në procedurë penale Dihet se gjatë zhvillimit të procedurës penale detyrë kryesore është vërtetimi i fakteve relevante përmes të cilëve bëhet vërtetimi i gjendjes faktike. Gjate procedurës shpeshherë për vërtetimin e fakteve të ndryshme kërkohen njohuri të posaçme që gjyqtari nuk i posedon, për këtë arsye kërkohet edhe kryerja e eksperti-meve të ndryshme. Ekspertimi është kryerja e një veprimtarie të caktuar nga eksperti për vërtetimin ose vlerësimin e ndonjë fakti relevant për çështjen kur për vërtetimin ose vlerësimin e tij kërkohet njohuri ose mjeshtri profesionale të posaçme.

Kur nevojitet ekspertimi? Në cilën fazë të procedurës mund të kërkohet një ekspertim i caktuar? A mun-det i pandehuri apo edhe pala e dëmtuar të kërkoj nga një ekspert kryerjen e ekspertimit? Si vlerësohet ekspertimi si provë nga gjykata?

Përmes këtij trajnimi do të elaborohen fushat apo edhe rastet e caktuara që duhet dhe mund të kryhet një ekspertim, situatat kur është ekspertimi i domosdoshëm, apo se si administrohet raporti mbi ekspertimin e kryer dhe dëgjimi i vet ekspertit si dhe sa është e varur gjykata nga vlerësimet e bëra në ekspertim për vërtetimin e një fakti të caktuar.

Përmbajtja

• Caktimi i ekspertit;

• Fushat e veçanta ku mund dhe duhet të caktohet ekspertimi;

• Administrimi i ekspertizës gjatë shqyrtimit kryesor;

• Vlerësimi i raportit të ekspertit nga gjykata;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Vlerësojnë rastet se kur është i nevojshëm ekspertimi;

• Zgjerojnë njohuritë mbi administrimin e ekspertizës;

• Analizojnë raportin e ekspertit;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfitues

Gjyqtarët e çështjeve penale të të gjitha instancave si dhe prokurorët.

Page 34: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

33

19. Marrëveshja mbi Pranimin e Fajësisë

Në shumicën e rasteve shqyrtimi kryesor është rezultati i pritshëm i çfarëdo hetimi apo aktakuze. Mirëpo, ekzistojnë alternativa që gjykata i mbështet siç është marrëveshja për pranimin e fajësisë. Arsyeja e parë përse prokurori i shtetit kërkon alternativa është avancimi i hetimeve, pasi që marrëveshjet për pranimin e fajësisë mund të rezultojnë në atë që i pandehuri të bëhet dëshmitar bashkëpunues. Në këtë mënyrë, i pandehuri mund të sigurojë prova shtesë kundër personave tjerë të cilët kanë kryer vepra penale dhe në këtë mënyrë të avancojnë hetimet. Ky është mjet i rëndësishëm për hetimet e ndërlikuara, veçanërisht për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Si merret iniciativa për negocimin e marrëveshjes? Cilat janë kushtet ligjore për arritjen e marrëveshjes? Në cilat faza mund të arrihet marrëveshja për pranimin e fajësisë? Cilat janë benificionet e shtetit dhe cilat ato të pandehurit? Cilat dënime mund të rekomandohen në marrëveshje? Cili është roli i gjykatës në arrit-jen e marrëveshjes për pranimin e fajësisë?

Ky program është hartuar për të shpjeguar rreth mundësisë së arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë, hapat që duhet të ndërmerren nga palët në procedurë lidhur me fillimin e negociatave për ar-ritjen e marrëveshjes, përshkrimi i veprimeve të të gjitha palëve në kuadër të negociatave për arritjen e marrëveshjes, përmbushja e kushteve ligjore që marrëveshja të pranohet nga gjykata, si dhe rolin e secilit organ shtetëror në arritjen e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë.

Përmbajtja

• Iniciativa për fillimin e negociatave për arritjen e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë;

• Kushtet ligjore,

• Fazat e procedurës kur mund të arrihet marrëveshja;

• Roli i palëve në arritjen e marrëveshjes;

• Dënimet që mund të rekomandohen në marrëveshje;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Analizojnë marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë;

• Vlerësojnë kushtet ligjore dhe fazat e procedurës kur mund të arrihet marrëveshja;

• Vendosin lidhur me dënimet që mund të rekomandohen në marrëveshje;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e çështjeve penale të të gjitha instancave si dhe prokurorët.

Page 35: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

20. Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore dhe ekzekutimi i vendimeve gjyqësore te këto raste Personat me çrregullime mendore janë kategori veçantë e kryerëseve të veprave penale, kështu që edhe me KPP janë paraparë procedura specifike tek rastet kur përfshihen këta persona. Trajtimi i këtyre rasteve kërkon një kujdes të veçantë, për shkak të gjendjes mendore në të cilën gjenden në momentin e zhvillimit të procedurës ndaj tij. Po ashtu edhe vendimet pa dyshim se duhet të jenë të përshtatura gjendjes së tyre mendore në mënyrë që masa e cila shqiptohet të ndikoj në përmirësimin e gjendjes së këtyre personave..

Si identifikohen këta persona? Çfarë veprimesh procedurale fillestare ndërmerren ndaj tyre? Cilat ek-zaminime duhet të kryhen? Cilat masa shqiptohen ndaj tyre dhe në cilin institucion duhet të vendosen? Sa zgjatë mbikëqyrja e zbatimit të këtyre masave nga gjykata?

Ky program është i hartuar që të përgjigjet pyetjeve duke analizuar procedurën e cila zhvillohet ndaj kryesve me çrregullime mendore, ekspertizat të cilat duhet të kryhen për përcaktimin se një person a vuan nga ndonjë çrregullim mendor, kur mund t’i caktohet paraburgimi këtyre personave, kriteret të cilat merren parasysh për shqiptimin e masave të trajtimit të detyrueshëm, si mbikëqyren dhe deri kur mbikëqyren këto masa të trajtimit të detyrueshëm.

Përmbajtja

• Mbikëqyrja e trajtimit të detyrueshëm;

• Paraburgimi për personat me çrregullime mendore;

• Zbatimi i ekzaminimit psikiatrik;

• Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionet e kujdesit shëndetësor;

• Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Zgjerojnë njohuritë lidhur me mbikëqyrjen e trajtimit të detyrueshëm;

• Vlerësojnë paraburgimin për personat me çrregullime mendore;

• Analizojnë llojet e trajtimit të detyrueshëm me ndalim në institucionet e kujdesit shëndetësor dhe trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e çështjeve penale të të gjitha instancave si dhe prokurorët.

Page 36: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

35

21. Vepra penale kundër jetës dhe trupit

Vrasja e rëndë dhe vrasja E drejta për jetë është e drejtë absolute dhe e drejta më e rëndësishme në grupin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe me humbjen e saj humbin edhe të gjitha të drejtat tjera. Kjo e drejtë është abso-lute, pa marrë parasysh interesin jetësor të individit dhe pa marrë parasysh se a është i aftë për jetë, pa marrë parasysh moshën dhe gjendjen shëndetësore të njeriut. Për këtë arsye kjo e drejtë është e garantuar me aktet më të rëndësishme ndërkombëtare por garantohet dhe mbrohet edhe me kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë. Kodi Penal e sanksionon veprën penale të vrasjes në të gjitha format e paraqitjes, qoftë vrasje e rëndomtë, vrasje e cilësuar apo vrasje e privilegjuar.

Si përkufizohet vrasja? Cilat janë veprimet kryese, format e fajit në rastin e vrasjes, si kualifikohet vrasja e rëndë? Çka e karakterizon vrasjen e rëndë? Cilat janë elementet esenciale te vepra penale e vrasjes, rrethanat në të cilat mund të kryhet vepra penale e vrasjes?

Ky program është i hartuar që përmes prezantimit të rasteve nga praktika gjyqësore dhe diskutimit në grupe, do të ofrohen alternativa lidhur me veprën penale të vrasjes, veprimet kryese që rezultojnë me vras-je, motivet që mund të shtyjnë deri në vrasje, po ashtu edhe rrethanat në të cilat kryhet vrasja, kualifikimi juridik i këtyre veprave penale dhe se kush mund të jetë kryes i këtyre veprave penale.

Përmbajtja

• Vrasja, vrasja e rëndë;

• Format e paraqitjes së veprës penale të vrasjes;

• Motivet;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Analizojnë format e paraqitjes së vrasjes dhe vrasjes së rëndë;

• Zgjerojnë njohuritë lidhur me veprën penale të vrasjes;

• Dallojnë motivet te këto vepra;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e çështjeve penale të të gjitha instancave si dhe prokurorët.

Page 37: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

36

22. Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale Jo rrallë herë në praktikë ndodhin rastet kur dy apo më shumë persona së bashku kryejnë veprën penale, marrin pjesë në kryerjen e veprës penale ose thelbësisht i kontribuojnë kryerjes së saj në ndonjë mënyrë tjetër. Mirëpo secili për nga veprimet e ndërmarra është përgjegjës dhe do të marrë dënimin e paraparë për atë vepër penale. Andaj, ligjdhënësi ka paraparë që varësisht prej cilës formë të bashkëpunimit secili kryerës i veprës penale të përgjigjet për veprimin ose mosveprimin e ndërmarrë duke synuar që gjatë pro-cedurës së zhvilluar penale të sigurohet dhe identifikohet saktë dhe qartë se me cilin veprim ose mosve-prim ka kryer veprën penale.

A cilësohen-identifikohen drejt në praktik format e bashkëpunimit në kryerjen e veprës penale? Si duhet të identifikojmë format e bashkëpunimit në rastin konkret?

Për të gjitha këto pyetje të ngritura do të analizohen më hollësisht format e bashkëpunimit si dhe përmes ofrimit të rasteve nga praktika gjyqësore, si dhe qasjes interaktive me pjesëmarrësit, do të analizohen me hollësi të gjitha situatat kur kemi bashkëpunim në kryerjen e veprës penale.

Përmbajtja

• Bashkëkryerja;

• Shtytja dhe ndihma në kryerjen e veprës penale;

• Bashkimi kriminal;

• Marrëveshja për të kryer vepër penale;

• Kufijtë e përgjegjësisë penale dhe ndëshkimi për bashkëpunim;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Identifikojnë format e bashkëkryerjes;

• Analizojnë rastet kur ka të bëjë me shtytjen dhe ndihmën në kryerjen e veprës penale;

• Zgjerojnë njohurit lidhur me bashkimin kriminal;

• Vlerësojnë kufijtë e përgjegjësisë penale dhe ndëshkimit për bashkëpunim;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e çështjeve penale të të gjitha instancave si dhe prokurorët.

Page 38: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

23. Matja e dënimit Ristrukturimi i sistemit gjyqësor në Kosovë ka sjellë edhe Kodin e ri Penal të Kosovës, andaj së bashku me këtë edhe qasja është fokusuar në drejtim të ngritjes së performancës të matjes së dënimit me qëllim të parandalimit të kryerësit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe të bëhet rehabilitimin i tij. Rregullat e përgjithshme për matjen e dënimit dhe rregullat e përgjithshme për zbutjen ose ashpërsimin e dënimit synojnë që të sigurojnë që secilit kryerës të veprës penale t’i individualizohet dënimi duke i marrë parasysh karakteristikat dhe sjelljen e tij para, gjatë dhe pas kryerjes së veprës penale.

Pse duhet të ngritur performancën për matjen e dënimit? A po përfillen në praktikë rregullat për matjen e dënimit në veçanti kur kemi të bëjmë me zbutjen gjyqësore? Sa gjejnë zbatim në praktikë rregullat e kufi-jve për zbutjen e dënimeve? A ka dilemë/vështirësi në zbatim të matjes së dënimit kur kemi të bëjmë me dënimin për bashkim të veprave penale?

Ky trajnim është dizajnuar të përgjigjet në të gjitha pyetjet, duke analizuar më hollësisht rregullat e përg-jithshme për matjen e dënimit. Nëpërmjet prezantimit të kësaj teme dhe rasteve praktike pjesëmarrësit do të njihen dhe të vërejnë se sa po zbatohen drejt rregullat e përgjithshme për matjen e dënimit.

Përmbajtja

• Rregullat e përgjithshme për matjen e dënimit;

• Rrethanat lehtësuese dhe rënduese;

• Zbutja e dënimit dhe ashpërsimi i dënimit për recidivizëm;

• Mundësia e lirimit nga dënimi;

• Dënimi për bashkim të veprave penale të vazhduara;

• Llogaritja e dënimeve për personat e dënuar dhe në paraburgim;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Interpretojnë drejtë rregullat e përgjithshme për matjen e dënimit;

• Vlerësojnë rrethanat lehtësuese dhe rënduese në veçanti në rastet e recidivizmit;

• Vendosin drejtë për lirim nga dënimi dhe rastet e dënimit të bashkimit të veprave penale të vazh-dueshme;

• Analizojnë llogaritjen e dënimeve për personat e dënuar dhe në paraburgim;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e nivelit themelor.

Page 39: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

38

24. Procedura alternative Procedurat alternative janë procedura të cilat kanë pësuar disa ndryshime në krahasim me kodin e mëparshëm të procedurës penale dhe këto procedura ofrojnë mundësi për zgjidhjen e rasteve pa i dërguar ato në gjykatë. Kjo është veçanërisht e dobishme për të rritur efikasitetin dhe për të krijuar një sistem të drejtësisë penale që garanton një gjykim të drejtë të rasteve penale, por që e bënë këtë me shpejtësinë e duhur për ruajtjen e të drejtave të të gjitha palëve.

Sa po zbatohen në praktikë procedurat alternative? A kemi institucione të mjaftueshme për trajtim të të pandehurve gjatë zbatimit të masave të diversitetit?

Trajnimi është hartuar të ju përgjigjet pyetjeve dhe dilemave të ngritura si dhe fokusi do të qëndroj në analizimin e zbatimit të procedurës alternative në praktike. Gjithashtu synohet që përmes këtij trajnimi të adresohet rëndësia e procedurës alternative si mundësi më shpejtë në zgjidhjen e rasteve penale.

Përmbajtja

• Masat e diversitetit;

• Pezullimi i ndjekjes – theksi i posaçëm ndërmjetësimi (të elaborohet me shembuj nga praktikat në Prokurori);

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Identifikojnë dispozitat e procedurës alternative

• Vlerësojnë nevojën e zgjidhjes së lëndëve përmes procedurave alternative,

• Zbatojnë procedurat alternative

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e niveleve themelore.

Page 40: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

39

25. Veprat penale kundër martesës dhe familjes

Dihet se martesa/familja është celula themelore e një shoqërie. Veprat penale të parapara në kodin penal pa dyshim përcaktojnë saktë se cili veprim ose mosveprim do të konsiderohet se është kundër martesës dhe familjes, prandaj sa më shumë mjete efikase që mbrojnë martesën dhe familjen aq më tepër do të ngritët siguria e qytetarit.

Sa realisht po paraqiten në praktikë këto veprat penale A mund të shkaktohet përgjegjësia penale nega-tivisht në raportet martesore tek personat nën moshën 16 vjeçare?

Ky trajnim është hartuar për t’u përgjigjur këtyre pyetje dhe dilemave të ngritura si më lartë dhe të kon-tribuojë në avancimin e njohurive lidhur me veprat penale kundër familjes dhe martesës.

Përmbajtja

• Bigamia;

• Mundësimi i lidhjes së martesës së kundërligjshme dhe martesa e detyrueshme;

• Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet;

• Ndryshimi i statusit familjar të fëmijës;

• Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës;

• Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës;

• Shkelja e detyrimeve familjare;

• Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës;

• Pengimi dhe mosekzekutimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve;

• Mos raportimi i abuzimit të fëmijëve;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Analizojnë veprat penale kundër martesës dhe familjes

• Vlerësojnë drejtë dispozitat lidhur me këto vepra penale

Kohëzgjatja

Një ditor.

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelorë.

Page 41: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

40

26. Vepra penale kundër pasurisë Sot kur zhvillimi i jetës është aq dinamik dhe për nevojat e qytetarëve ofrohen përveç shërbimeve të ndryshme pa dyshim se jeta dhe mirëqenia e qytetarit është e lidhur ngushtë edhe me pasurinë e krijuar gjatë jetës së tij. Pasuria është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë andaj edhe vjedhja e pasurisë kon-siderohet si vepër penale e paraparë me Kodin Penal të Kosovës. Në praktikën gjyqësore ka dilema lidhur me përcaktim e qartë të llojit të pasurisë së vjedhur, vlerën e kësaj pasurie dhe padyshim edhe mjetin e përdorur nga kryerësi.

A ka vështirësi në praktikë përcaktimi i vlerës së sendeve të vjedhura? Si të kuptohet drejtë “kanosja seri-oze” me qëllim të kualifikimit të drejtë të veprës penale? A ka vështirësi në praktikë të kuptuarit drejt dhe dallimi në mes të veprës penale vjedhja grabitqare dhe grabitjes? Me çfarë vështirësi ballafaqohemi në praktik për vërtetimin e gjendjes faktike për veprat penale të fajdesë?

Ky trajnim synon të përgjigjet pyetjeve dhe dilemave të ngritura si më lartë dhe të analizojë rastet lidhur me veprat penale të pasurisë, veçanërisht të metodave për përcaktim të pasurisë së vjedhur dhe të kontribuo-jë në ngritjen e performancës dhe efikasitetit në luftimin e këtyre veprave penale.

Përmbajtja

• Vjedhja, vjedhja e rëndë dhe grabitqare;

• Grabitja dhe fajdeja;

• Mashtrimi dhe veprat tjera penale nga ky kapitull;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Analizojnë veprat penale vjedhja, vjedhja e rëndë dhe vjedhja grabitqare;

• Vlerësojnë rastet e grabitjes dhe fajdeve;

• Interpretojnë drejtë dispozitat lidhur me mashtrimin dhe veprat tjera që hyjnë në kuadër të këtij kapitulli.

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor.

Page 42: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

41

27. Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë

Paraburgimi, arresti shtëpiak, paraqitja në stacionin e policisë, dorëzania etj. janë masa me të cilat bëhet kufizimi i lirisë së lëvizjes, apo kufizimet e tjera të parapara me ligj dhe janë masa me të cilat sigurohet prezenca e të pandehurit në procedurën penale me qëllim që të arrihet efikasiteti i zhvillimit të procedurës. Ndërsa paraburgimi si masë më e rëndë shpeshherë nuk është zbatuar sipas mënyrës dhe kushteve të parapara me ligj. Në praktikën gjyqësore paraqiten dilema dhe paqartësi lidhur me zbatimin e drejtë të këtyre dispozitave ligjore dhe arsyetimi i aktvendimeve të këto raste.

Cilat janë elementet e caktimit-vazhdimit të paraburgimit? Ku është dallim i caktimit-vazhdimit të arresti shtëpiak dhe paraburgimit? Çfarë kushtet duhet plotësuar për masën e dorëzanisë?

Përmes këtij trajnim synohet që përfituesit të mund të analizojë masat e sigurisë së pandehurit në proce-durë dhe të mund t’i tejkalojnë dilemat që paraqiten në praktikën gjyqësore. Gjithashtu në fokus do të jetë edhe respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut në rastet e shqiptimit të këtyre masave.

Përmbajtja

• Dorëzania dhe arresti shtëpiak;

• Paraburgimi dhe arsyetimi i aktvendimit për caktimin për paraburgim;

• Kushtet ligjore të caktimit të masave për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë;

• Paraburgimi dhe masat tjera në raport me të drejtat dhe liritë e njeriut;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Vlerësojnë elementet për përcaktimin e masave për sigurimin e pranisë së të pandehurit në proce-durë,

• Përcaktojnë llojin e masës;

• Vendosin për paraburgimin apo masat tjera;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe prokurorët e prokurorive themelore.

Page 43: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

42

28. Parashkrimi Parashkrimi - vjetërsimi si institut juridik nënkupton pamundësinë e ndjekjes penale, shqiptimit të dënim-it dhe mos ekzekutimin e sanksioneve penale për shkak të kalimit të afatit të caktuar ligjor, i cili është i ndryshueshëm dhe rrjedh nga lloji i veprës penale, si dhe lartësia e dënimit. Përshkrimi ushtron ndikim në organet e ndjekjes penale me qëllim që të jenë më efikas në punën e tyre. Në anën tjetër janë disa vepra penale që asnjëherë nuk i nënshtrohen parashkrimit.

Prej cilit moment fillon të rrjedhë afati i parashkrimit të ndjekjes penale Në cilat raste mund të ndërpritet ekzekutimi i sanksioneve penale në raste të arritjes së afatit të parashkrimit?

Ky trajnim është hartuar të përgjigjet në pyetjet dhe dilemat e ngritura, duke analizuar kornizën ligjore dhe praktikat në interpretimin e drejtë të instituti të parashkrimit.

Përmbajtja

• Fillimi dhe ndërprerja e parashkrimit;

• Parashkrimi i ekzekutimit të dënimit, fillimi dhe ndërprerja e parashkrimit;

• Parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve plotësuese dhe masave të trajtimit të detyrueshëm;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Analizojnë fillimin dhe ndërprerjen e parashkrimit;

• Përcaktojnë afatin e parashkrimit të ndjekjes, dhe të ekzekutimit të sanksionit penal;

• Vlerësojnë kushtet e parashkrimit të dënimeve plotësuese dhe masave të trajtimit të detyrueshëm;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe prokurorët e prokurorive themelore.

Page 44: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

29. Vepra penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut

Sistemi gjyqësor dhe prokurorial i një vendi është krucial në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë rol qendror në sigurimin mbrojtjes së viktimave të shkeljeve të të drejtave të njeriut si dhe sjelljen para drejtësisë të shkelësve të këtyre të drejtave. Për më tepër gjyqësori siguron të drejtën për një gjykim të drejtë. Po ashtu gjyqësori është përgjegjës për sigurimin se organet shtetërore respektojnë liritë dhe të drejtat e njeriut të garantuara me kushtetutë, akte ndërkombëtare dhe ligj. Në këtë kuadër Kodi Penal i Kosovës ka paraparë 17 vepra penale të shkeljeve të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Cilat janë shkeljet më të shpeshta të lirive dhe të drejtave të njeriut në vend? Nga kush më së shumti shkel-en të drejtat dhe liritë e njeriut? Cili është roli i gjyqësorit në mbrojtjen e viktimave të këtyre veprave? Çfarë janë vështirësitë në sjelljen e kryerësve të këtyre veprave para drejtësisë?

Përmes këtij trajnimi, gjyqtarët dhe prokurorët do të kenë rastin që të diskutojnë për rolin e tyre në mbro-jtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të analizojnë disa nga veprat kryesore të Kapitullit XVII të Kodit Penal të Kosovës.

Përmbajtja

• Rrëmbimi dhe shtrëngimi;

• Privimi i kundërligjshëm i lirisë;

• Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike;

• Tortura dhe veprat tjera penale nga ky kapitull;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Analizojnë veprat penale nga Kapitulli XVII i Kodit Penal të Kosovës;

• Elaborojnë mundësitë e mbrojtjes efikase të viktimave të këtyre veprave penale;

• Gjykojnë rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarë, prokurorë dhe polic.

Page 45: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

44

30. Përgjegjësia penale e personave juridikPersoni juridik është një organizëm kolektiv që e drejta e ka njohur si subjekt të veçantë, duke i dhënë zotësinë për të pasur të drejta dhe detyrime juridike. Kuptohet që zotësia juridike dhe për të vepruar e personit juridik është brenda limiteve të përcaktuar nga personat fizikë me aktin e themelimit dhe statut si dhe ndryshon nga zotësia e këtyre të fundit. Në praktikën gjyqësore paraqiten probleme të shpeshta në përcaktimin e përgjegjësisë penale të kryesve të veprave penale të personave juridik.

Çfarë është përgjegjësia penale e personave juridik? Cili është kufiri i kësaj përgjegjësie? Çfarë janë sank-sionet penale?

Ky trajnim është dizajnuar që të përgjigjet pyetjeve dhe dilemave që ekzistojnë në praktikë me fokus në elaborimin e legjislacionit vendor. Pjesëmarrësit do të kenë rastin që përmes diskutimeve, analizimit të rasteve hipotetike dhe punës në grupe të avancojnë njohuritë e tyre për këtë fushë.

Përmbajtja

• Baza dhe kufiri i përgjegjësisë së personave juridik;

• Masat e sigurisë;

• Dënimet dhe sanksionet e tjera penalo-juridike;

Objektivat

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Zbatojnë drejtë institutin e përgjegjësisë penale të personave juridik sipas ligjit;

• Bëjnë dallimin e veprave penale që kryhen nga personi përgjegjës i personit juridik;

• Interpretojnë drejt normat ligjore të këtij instituti;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët nga Gjykata e Apelit dhe nga Gjykatat Themelore departamenti i përgjithshëm që do të gjykojnë çështjet penale si dhe prokurorët nga Prokuroria Themelore -departamenti i përgjithshëm.

Page 46: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

45

31. Veprat penale kundër detyrës zyrtare

Vepra penale kundër detyrës zyrtare paraqet kërcënim si për sigurinë e vendit ashtu edhe për mënyrën e jetesës. Nga ky krim shtetit i shkaktohen dëme enorme, sidomos në buxhet, e që do të mund të përdore-shin për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Në luftimin e këtij krimi që nga hetimi e deri në gjykimin meritor, sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor së bashku edhe me organet tjera hetuese kanë rol qenësor. Kështu që hetimi i suksesshëm i këtyre veprave është kompleks dhe varet nga resurset e mjaftueshme në hetim dhe bashkëpunimi i ngushtë në mes organeve shtetërore kompetente për luftim dhe gjykim të këtyre veprave.

Cili është dallimi në mes të veprës penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare apo autorizimit dhe veprës penale marrja e ryshfetit? Sa është efektive korniza ligjore në vend në luftimin e këtij krimi? Çfarë janë vështirësitë?

Këto dhe pyetje tjera do të jenë në fokus të trajnimit, ku pjesëmarrësit do të kenë rastin që përmes elaborim-it të kornizës ligjore, rasteve studimore dhe diskutimeve të avancojnë praktikat e tyre në implementimin e drejtë të ligjit.

Përmbajtja

• Tejkalimi i kufijve të kompetencës përkatësisht autorizimeve zyrtare;

• Mos kryerja e detyrës zyrtare;

• Marrja dhe dhënia e ryshfetit;

• Hetimi efektiv i veprave penale kundër detyrës zyrtare;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Vlerësojnë tejkalimin e kufijve të autorizimeve zyrtare;

• Analizojnë veprat penale kundër detyrës zyrtare;

• Zhvillojnë hetim efektiv;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarë, Prokurorë dhe polic hetues.

Page 47: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

32. Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në çështjet penaleKriminaliteti i pothuaj se të gjitha profileve e në veçanti krimi i organizuar, gjithnjë e më shumë është duke u ndërkombëtarizuar. Për shkak të rrethanave në të cilat sot gjendet shoqëria njerëzore, sidomos për shkak të zgjerimit të mundësive që kanë kryesit e veprave penale për tejkalim të kufijve, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të njihen me praktikat efikase të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale.

Çfarë natyre janë kërkesat për ndihmë juridike? Çfarë dokumente dërgohen jashtë shtetit? Cila është forma e marrjes së ndihmës juridike ndërkombëtare?

Të gjitha llojet e kërkesave juridike ndërkombëtare duhet të përgatiten me kujdes në mënyrë që ato të pranohen nga ana e shtetit pranues. Në veçanti urdhrat kombëtarë të shtetit kërkues duhet të ofrojnë të gjithë informacionin e nevojshëm për autoritetin pranues.

Përmbajtja

• Vështrim i përgjithshëm për bashkëpunimin juridik ndërkombëtarë në çështjet penale;

• Ndihma juridike e ndërsjellë;

• Format tjera të bashkëpunimit;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Identifikojnë dhe listojnë problemet e zbatueshmërisë së ligjit të bashkëpunimit juridik ndërkom-bëtarë;

• Vlerësojnë kërkesat juridike ndërkombëtare për ndihmë të ndërsjellë juridike;

• Shtjellojnë dërgimin e dokumenteve jashtë shtetit dhe pranimi i tyre;

• Modifikojnë urdhëresat vendore;

• Zgjidhin mënyrën e dhënies - marrjes së ndihmës juridike ndërkombëtare;

• Avancojnë bashkëpunimin ndërkufitar në çështjet penale

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha nivelet, si dhe stafi i departamentit për bashkëpunim juridik ndërkom-bëtarë të Ministrisë së Drejtësisë si dhe zyrtarë të lartë të policisë.

Page 48: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

47

33. Kundërvajtjet nga lëmia e Rendit Qetësisë Publike

Numri jo i vogël i kundërvajtjeve nga lëmia e rendit dhe qetësisë publike, me theks të veçantë vendi i kryerjes, por edhe vet mënyra e kryerjes së këtyre veprave paraqet vështirësi për gjyqtarët në vendosje të rasteve të kësaj natyre. Gjithashtu ligji për kundërvajtje parasheh mundësinë e paraqitjes së mjeteve juridike, e që kompetencë e vendosjes është shkalla e parë, dhe kjo kërkon zbatimin e një procedure të caktuar.

Cilat janë dallimet e veprave kundërvajtëse prishje e rendit dhe qetësisë pulike nga vepra penale? Cilat janë kompetencat e gjykatës së shkallës së parë? Çfarë janë dallimet në mes nenit 4 dhe 5 të LRQP dhe nenit 190 të KPK-së?

Trajnimi do të fokusohet në dhënien e përgjigjeve për pyetjet dhe dilemat e ngritura përmes analizimit të legjislacionit në fuqi, diskutimeve me pjesëmarrës dhe rasteve studimore.

Përmbajtja

• Kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike;

• Mjetet juridike dhe kompetenca e divizionit për kundërvajtje të shkallës së parë;

• Mospërfillja e urdhrave të ligjshëm;

• Kërkesa për përsëritje të procedurës – afatet;

Objektivat

Si rezultat i këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Identifikojnë elementet esenciale të veprave të kundërvajtjes të rendit dhe qetësisë publike;

• Dallojnë elementet cilësuese për vendin publik nga ai jo publik;

• Analizojnë procedurën e cila duhet të respektohet pas paraqitjes së mjeteve juridike për të cilat mund të vendoset në shkallë të parë;

Kohëzgjatja

Një ditor.

Përfituesit

Gjyqtarët e divizioneve për Kundërvajtje në gjykatat themelore.

Page 49: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

48

34. Fillimi dhe zhvillimi i procedurës për kundërvajtjeAktvendimi mbi kundërvajtjen mund të nxirret vetëm në emër të pandehurit ndaj të cilit është paraqitur kërkesa për fillimin e procedurës kundërvajtëse dhe për kundërvajtje e cila është objekt i kërkesës, për të cilën gjyqtari për kundërvajtje ka nxjerrë konkluzion për fillimin e procedurës kundërvajtëse ndaj tij. Pra në mes të kërkesës për fillimin e procedurës kundërvajtëse dhe aktvendimit mbi kundërvajtje, duhet ekzistuar ngjashmëri e caktuar në identitetin e të pandehurit dhe veprimit kryes të kundërvajtjes.

Kush është kompetent për ngritjen e kërkesës për fillimin e procedurës për kundërvajtje? Cilat janë vep-rimet e Gjykatës pas pranimit të saj? Kur mund të iniciohet procedura-plotësimi i kushteve ligjore?

Trajnimi do të fokusohet në dhënien e përgjigjeve për pyetjet dhe dilemat e ngritura përmes analizimit të legjislacionit në fuqi, diskutimeve me pjesëmarrës dhe rasteve studimore.

Përmbajtja

• Paraqitja e të dhënave përmbledhëse dhe kushtet ligjore lidhur me fillimin e procedurës për kundërvajtje;

• Zhvillimi i procedurës kundërvajtëse;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Vlerësojnë kushtet ligjore për fillimin e procedurës kundërvajtëse;

• Avancojnë njohuritë lidhur me zhvillimin e procedurës kundërvajtëse;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e divizioneve për kundërvajtje në Gjykatat Themelore.

Page 50: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

49

Page 51: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

PROGRAMI I TRAJNIMIT

TË VAZHDUESHËM (PTV)

CIV

ILE

Page 52: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

51

35. Aktgjykimi dhe llojet sipas Ligjit të Procedurës Kontestimore

Ligji i Procedurës Kontestimore për mënyrën meritore të vendosjes së kontesteve gjyqësore ka paraparë disa lloje të aktgjykimeve të cilat mund të nxirren nga gjykatat në rrethana të caktuara dhe nën plotësimin e kushteve të veçanta procedurale. Vlerësimi i kushteve specifike për secilin lloj të aktgjykimit nga ana e gjykatave ka krijuar disa dilema të cilat po ndikojnë që në disa raste gjykatat t’i vlerësojnë në mënyrë të gabuar këto kushte dhe rrjedhimisht edhe të nxjerrin përfundime përkatësisht aktgjykime të përfshira në shkelje të dispozitave të procedurës kontestimore.

Llojet e aktgjykimeve sipas dispozitave të Ligjit për Procedurën Kontestimore? Cilat kushte duhet të plotësohen që të nxirret secili lloj i aktgjykimit? Çka duhet të përmbaj arsyetimi i secilit lloj të aktgjykimit?

Kjo temë është hartuar në atë mënyrë që tu jep përgjigje të gjitha pyetjeve që ndërlidhën me aktgjykimin si formë e vendosjes meritore në një çështje juridike kontestimore dhe llojeve të aktgjykimeve që mund të nxjerr gjykata në një çështje juridike kontestimore. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi që përmes materialit të ofruar nga trajnuesi, diskutimeve, analizimit të rasteve studimore ti analizojnë dhe aplikojnë drejtë dis-pozitat e procedurës kontestime sa i përket aktgjykimit dhe llojeve të aktgjykimit.

Përmbajtja

• Aktgjykimi;

• Llojet e aktgjykimeve dhe kushtet për nxjerrjen e tyre;

• Përmbajtja e aktgjykimit dhe arsyetimi i secilit lloj të aktgjykimit;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Analizojnë aktgjykimin si formë të vendosjes meritore;

• Vlerësojnë kushtet për nxjerrjen e llojeve të ndryshme të aktgjykimeve;

• Hartojnë arsyetimin e secilit lloj të aktgjykimit;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatave Themelore

Page 53: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

52

36. Bashkë ndërgjyqësia dhe ndërhyrësit në procedurë Gjatë zhvillimit të procedurës kontestimore në një çështje juridike kontestimore mund të ndodh që në anën e palëve të paraqiten më shumë subjekte të cilët në pikëpamje të objektit të kontestit janë në një bashkësi juridike ose detyrimet e tyre burojnë nga e njëjta bazë, apo detyrimet e të njëjti lloj mbështetën në bazë faktike dhe juridike esencialisht të njëjtë. Kur më shumë subjekte paraqiten në anën e një palë në procedurë atëherë ata e kanë cilësinë e bashkëndërgjyqësve në procedurë. Përveç bashkëndërgjyqësisë në procedurën kontestimore ndodh që në anën e palës paditëse apo të paditur mund të ndërhyn persona të tretë të cilët i bashkëngjitën njërës palë për ta ndihmuar atë si ndërhyrës në procedurë ose kur personat e tretë ndërhyn si ndërhyrës kryesor për të kundërshtuar kërkesat e të dy palëve. Çështja e bashkëndërgjyqësisë dhe personave të tretë në procedurë, në praktikën gjyqësore paraqet një fenomen procedural mjaft kompleks i cili krijon dilema për gjyqtarët të cilët i zhvillojnë procedurat kontestimore.Çfarë lloje të bashkëndërgjyqësis ekzistojnë? Si të veprohet në pikëpamje procedurale dhe si të vendoset meritorisht varësisht nga lloji i bashkëndërgjyqësisë? Në çfarë forme mund të futet personi i tretë në pro-cedurë dhe çfarë lloje të ndërhyrjeve ekzistojnë në procedurën kontestimore? Cilat veprime procedurale mund t’i ndërmarrin personat e tretë në mënyrë të pavarur nga palët ndërgjyqësore?

Kjo temë është hartuar në atë mënyrë që tu jep përgjigje të gjitha pyetjeve që ndërlidhën me bashkndërg-jyqësinë, llojet e bashkëndërgjyqësisë, efektet që krijojnë secili lloj i bashkëndërgjyqësisë në procedurën kontestimore, vendosja në mënyrë meritore për secilën formë të bashkëndërgjyqësisë, pjesëmarrjen e personave të tretë në procedurën kontestimore, llojet e ndërhyrje dhe veprimet që mund të ndërmerren varësisht nga lloji i ndërhyrjes.

Përmbajtja

• Bashkë‐ndërgjyqësit;

• Llojet e bashkëndërgjyqësisë;

• Efektet e veprimeve procedurale të bashkë‐ndërgjyqësve;

• Pjesëmarrja e personave të tretë në kontest civil dhe ndërhyrësit në procedurë;

• Efekti i aktgjykimit ndaj bashkë‐ndërgjyqësve dhe ndërhyrësve;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Analizojnë bashkë‐ndërgjyqësit dhe llojet;

• Vlerësojnë efektet e veprimeve procedurale të bashkë – ndërgjyqësve;

• Identifikojnë personat e tretë në konteste civile dhe ndërhyrësit;

• Njohin efektin e aktgjykimit tek bashkë – ndërgjyqësit dhe ndërhyrësit;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatave Themelore

Page 54: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

53

37. Procedura sipas ankesës E drejta e ankesës është e drejtë themelore e palëve në procedurën kontestimore në rastin kur palët janë të pakënaqura me vendimin e gjykatës që i referohet çështjes së tyre. Ligji i Procedurës Kontestimore, e ka paraparë ankesën si mjet të rregullt të goditjes së vendimeve gjyqësore e cila mund të ushtrohet duke respektuar rregullat e procedurës kontestimore për ankesën. Në praktikën gjyqësore shpesh herë ndodh që nga gjykata e shkallës së parë për gjykatën e shkallës së dytë të dërgohet për shqyrtim ankesa e cila nuk i plotëson kushte formale lidhur me përmbajtjen e ankesës por edhe ankesa të palejuara të cilat duhet të vlerësohen nga gjykata e shkallës së parë pa u dërguar fare në gjykatën e shkallës së dytë.

Çka duhet të përmbajë ankesa? Shkaqet e paraqitjes së ankesës dhe efektet e saj? Procedura e pranimit dhe e shqyrtimit të ankesës në gjykatën e shkallës së parë? Cilat vendime mund t’i merr gjykata e shkalës së parë lidhur me ankesë? Cilat janë afatet ligjore lidhur me procedurën e dërgimit të ankesës në gjykatën e shkallës së dytë? Kufijtë e shqyrtimit të ankesës nga gjykata e shkallës së dytë? Mënyrat e vendosjes sipas ankesë nga gjykata e shkallës së dytë?

Kjo temë është hartuar në atë mënyrë që tu jep përgjigje të gjitha pyetjeve që ndërlidhën me ankesën si mjet i palëve për të goditur vendimet e gjykatës së shkallës së parë duke analizuar dispozitat e proce-durës kontestimore sa i përket ankesës, procedurës sipas ankesës, kufijve të shqyrtimit të ankesës dhe mënyrave të vendosjes së saj.

Përmbajtja

• Ankesa si mjet i rregullt juridik;

• Shkaqet ankimore;

• Kufijtë e ekzaminimit të aktgjykimit të shkallës së parë nga ana e gjykatës së shkallës së dytë lidhur me ankesën;

• Vendimet e gjykatës së shkallës së parë dhe të gjykatës së shkallës së dytë lidhur me vendosjen për ankesën;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Analizojnë ankesën si mjet juridik;

• Vlerësojnë shkaqet ankimore;

• Njohin kufijtë e ekzaminimit të aktgjykimit të shkallës së parë nga ana e gjykatës së shkallës së dytë lidhur me ankesën;

• Vlerësojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë dhe të gjykatës së shkallës së dytë lidhur me vendosjen për ankesën;

Kohëzgjatja

Një ditore

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatave Themelore

Page 55: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

54

38. Shqyrtimi paraprak i padisë Gjykata bën shqyrtimin paraprak të padisë për të gjitha çështjet që i referohen prezumimeve procedurale lidhur me gjykatën, palët, objektin e kontestit dhe padinë, në mënyrën e duhur atëherë sigurohet së një çështje kontestimore do të zhvillohet në rrjedha normale dhe të ligjshme. Në praktikën gjyqësore shpesh herë ndodh që gjykatat nuk e kanë vëmendjen e duhur me rastin e shqyrtimit paraprak të padisë për shkak të ngarkesës, neglizhencës dhe faktorëve të tjerë, gjë që ndikon më pastaj negativisht në rrjedhën e proce-durës kontestimore dhe në disa raste edhe në përfundimin e gabuar të gjykatës për çështjen kontestuese.

Cilat prezumime procedurale lidhen me gjykatën, palët dhe me objektin e kontestit? Cilat prezumime pro-cedurale lidhen me rregullsinë e padisë? Cilat veprime duhet t’i ndërmarr gjykata varësisht nga të gjeturat e shqyrtimit paraprak të padisë? Si ndikon shqyrtimi paraprak i padisë në procedimin e mëtejmë gjyqësor?

Trajnimi është hartuar të ju përgjigjet pyetjeve dhe paqartësive të ngritura më lartë përmes analizimit të gjitha prezumimeve procedurale që kanë të bëjnë me rastin e shqyrtimit paraprak të padisë.

Përmbajtja

• Padia dhe përmbajtja e saj;

• Dispozita e Ligjit për Procedurën Kontestimore, për shqyrtimin paraprak të padisë;

• Veprimet dhe vendimet e gjykatës me rastin e shqyrtimit paraprak të padisë;

• Llojet e vendimeve në këtë fazë të procedurës;.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Zgjerojnë njohuritë lidhur me padinë dhe përmbajtjen e saj;

• Interpretojnë drejtë dispozita e Ligjit për Procedurën Kontestimore, lidhur me shqyrtimin paraprak të padisë;

• Përcaktojnë veprimet për vendimet e gjykatës;

• Njohin llojet e vendimeve në procedurë paraprake;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatave Themelore

Page 56: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

55

39. Konstituimi dhe mbrojtja e servituteve

Servitutet si të drejta sendore, gëzojnë mbrojtje juridike nga legjislacioni pozitiv i cili parasheh mënyrën e mbrojtjes së servituteve. Praktika gjyqësore ka dilema rreth padive për mbrojtjen e servituteve dhe çështjet që kanë të bëjnë me vërtetimin e ekzistimit të servitutit sendor dhe konstituimin e tyre.

Cilat janë mënyrat e humbjes së servituteve sendore? Me çfarë padi mbrohen servitutet? Ku është dallimi në mes të padive posesore dhe petitore? Të bëhen dallimet në mes të padive për vërtetimin e të dre-jtës së servitutit dhe konstituimit të servitutit. Si humben servitutet dhe cilat janë mënyrat e humbjes së servituteve?

Ky trajnim është dizajnuar që të përgjigjet pyetjeve dhe dilemave që ekzistojnë në praktikë me fokus në elaborimin e legjislacionit pozitiv dhe krahasim me ligjin e mëparshëm. Pjesëmarrësit do të kenë rastin që përmes diskutimeve, analizimit të rasteve hipotetike dhe punës në grupe të avancojnë njohuritë e tyre për këtë fushë.

Përmbajtja

• Mënyrat e fitimit të servituteve dhe shuarja e tyre;

• Paditë për mbrojtjen e servituteve;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Interpretojnë drejtë dispozitat lidhur me mënyrën e fitimit të servituteve dhe shuarjen e tyre;

• Analizojnë paditë për mbrojtjen e servituteve;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe bashkëpunëtoret e gjykatave

Page 57: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

56

40. PronësiaËshtë në interes të përgjithshëm të trajtohet kjo temë për shkak të problemeve të trashëguara në lëmin e mbrojtjes së pronësisë. Ndërsa trajtimi i kësaj teme për gjyqësorin shtrohet si domosdoshmëri për shkak të ndryshimeve dhe reformave në legjislacion si dhe standardeve të përcaktuar me protokollin I të KED-NJ-së. Ky trajnim përfiton në aktualitet kur dihet se mbrojtja e pronësisë paraqet të drejtë themelore të njeriut të mbrojtur me legjislacionin nacional dhe konventa kryesore ndërkombëtare.

Cilat janë mënyrat origjinere për fitimin e drejtës së pronësisë sipas Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Pronësore Juridike dhe Ligjit për Pronësinë dhe Drejtat tjera Sendore? Çfarë ndryshime sjell ligji i ri për mënyrat e fitimit të pronësisë? Cilat janë karakteristikat e fitimit derivativ të drejtës së pronësisë? Si fitohet e drejta e pronësisë në bazë të parashkrimit fitues në sendet e paluajtshme?

Ky trajnim synon të sqaron të gjitha dilemat që paraqiten në praktikën e gjykatave lidhur me mënyrat e fitimit të pronësisë me theks të veçantë lidhur me fitimin e drejtës së pronësisë në bazë të parashkrimit fitues. Me metodat krahasuese do të japin njohurinë për mënyrat derivative dhe origjinere të fitimit të pronësisë sipas ligjit në fuqi dhe të Ligjit për Marrëdhëniet Themelore Pronësore Juridike e veçmas lidhur me parimin Superficios solo cedit dhe në të drejtën e ndërtimit.

Përmbajtja

• Mënyra origjinere dhe derivative të fitimit të pronësisë;

• Risit që sjell Ligji për Pronësinë dhe Drejtat tjera Sendore lidhur me mënyrat e fitimit të drejtës së pronësisë;

• Autorizimet dhe kufizimet e pronarit;

• Regjistrimi i të drejtës së pronësisë;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Dallojnë mënyrat e fitimit të pronësisë;

• Krahasojnë ligjin aktual mbi pronësinë në raport me ligjin paraprak;

• Vlerësojnë prova dhe vlefshmërinë e tyre;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të apelit si dhe bashkëpunëtorët profesional

Page 58: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

57

41. Mjetet e jashtëzakonshme juridike të goditjes së vendimeve

Në procedurën kontestimore vendimet e plotfuqishme mund të goditen me mjetet e jashtëzakonshme juridike siç janë revizioni kundër aktgjykimit dhe ai kundër aktvendimit, kërkesa për përsëritjen e proce-durës, raporti në mes të revizionit dhe kërkesës për përsëritjen e procedurës dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.

Kur lejohet paraqitja e këtyre mjeteve të jashtëzakonshme juridike? Cilat janë shkaqet e paraqitjes të këtyre mjeteve? Kush është kompetent për të vendosur lidhur me këto mjete? Cilat lloje të vendimeve merren me rastin e vendosjes lidhur me këto mjete juridike?

Ky program është hartuar me qëllim të sqarimit lidhur me të drejtën dhe mundësinë e ushtrimit të mjeteve të jashtëzakonshme, vlerësimit të afatit ligjor për ushtrimin e mjetit të jashtëzakonshëm dhe se kush mund t’i ushtroj dhe për të cilat shkaqe.

Përmbajtja

• Mjetet e jashtëzakonshme juridike sipas LPK;

• Revizioni dhe Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë;

• Përsëritja e procedurës;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Analizojnë mjetet e jashtëzakonshme juridike

• Vlerësojnë revizionin dhe kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë

• Vendosin mbi përsëritjen e procedurës

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e të gjitha instancave si dhe bashkëpunëtorët profesional të Gjykatës Supreme të Kosovës

Page 59: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

58

42. Pasuria e përbashkët e bashkëshortëve, bashkëpronësia dhe pjesëtimi Praktika gjyqësore shpesh ballafaqohet me rastet lidhur me caktimin e kontributit të pjesës së bash-këshortëve në pasurinë e fituar gjatë martesës. Vendimi duhet të bazohet në kontributin e bashkëshortëve, përmes vlerësimit të të gjitha rrethanave dhe jo duke marrë parasysh vetëm të ardhurat personale dhe të hyrat e tjera të secilit bashkëshort, por edhe ndihmën e njërit prej bashkëshortëve të ofruar bashkëshortit tjetër, si kujdesin për fëmijët, udhëheqjen e punëve të shtëpisë, përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e pasur-isë si dhe çfarëdo forme tjetër të punës dhe të bashkëpunimit lidhur me administrimin, mirëmbajtjen dhe shtimin e pasurisë së përbashkët. Këto konteste kanë rëndësi të veçantë dhe për faktin se janë mjaft sen-sitive, për këtë arsye natyra e vendosjes në mënyrë profesionale ka domethënie si për palët ashtu edhe për shoqërinë.

Si caktohet kontributi i bashkëshortëve në fitimin e pronësisë së përbashkët të tyre? Cilat janë kriteret për caktimin e kontributit të bashkëshortëve? Kur mund të kërkohet pjesëtimi i pasurisë së përbashkët dhe kush mund të kërkoj dhe në çfarë kohe? Si bëhet administrimi i kësaj pasurie para pjesëtimit të saj?

Ky trajnim është hartuar të përgjigjet në dilemat që paraqiten në praktikën e gjykatave lidhur me dallimet në mes pronësisë së përbashkët e veçmas pronësisë së përbashkët të bashkëshortëve. Fokusim i veçantë do të jetë pjesëtimi dhe ndarja e këtyre formave të pronësisë kur shumë subjekte kanë të drejtën e pronë-sisë në një send si dhe mënyra e administrimit të këtyre formave të pronësisë.

Përmbajtja

• Pasuria e përbashkët të bashkëshortëve;

• Bashkëpronësia dhe karakteristikat e saj;

• Administrimi i pasurisë së përbashkët dhe bashkëpronësisë;

• Pjesëtimi i pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Dallojnë këto forma të pronësisë;

• Përkufizojnë të drejtat e pronarëve të përbashkët, veçmas të drejtën dhe mënyrën e pjesëtimit të pronësisë së përbashkët;

• Vendosin në rast kontesti të këtyre formave të pronësisë;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe bashkëpunëtorët profesional

Page 60: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

59

43. Përgjegjësia e kryesit të punëve te kontratat e ndërtimit

Me Ligjin mbi Marrëdhëniet e Detyrimeve përcaktohen rregullat dhe kuptimi i kontratave të ndërtimit. Përgjegjësia për mungesat materiale, në rastet kur mungojnë rregullat e veçanta të kontratës së ndërti-mit, përcaktohen sipas rregullave të përgjegjësisë së kontratës për veprën, me gjithë dallimet ekzistuese. Ekziston përgjegjësia solidare e kryerësit të punëve dhe porositësit për dëmin e shkaktuar personave të tretë gjatë kryerjes së punëve. Pos formave të përgjegjësisë që u tha më lartë, mund të zbatohen kriteret e përgjegjësisë objektive, kur kemi të bëjmë me shpërblimin e dëmit të shkaktuar punëtorëve për shkak të lëndimeve në punë me sendet e rrezikshme.

Kur ekziston përgjegjësia materiale e kryesit të punëve te kontrata e ndërtimit ? Cilat janë punët e domosdoshme te kontrata e ndërtimit? Si vepron gjykata në rastet kur në kontratat e ndërtimit mungojnë rregullat e veçanta? Kur ekziston përgjegjësia solidare te kontratat e ndërtimit? Trajnimi synon në zgjedhjen e dilemave të paraqitura lidhur me interpretimin dhe implementimin e njësuar të praktikës gjyqësore, me qëllim të ndërtimit të një standardi unik lidhur me zbatimin e dispozitave të kontratave të ndërtimit.

Përmbajtja

• Përgjegjësia e kryerësit të punëve për mungesa në dokumentacionin tekniko-projektues;

• Përgjegjësia për mungesat materiale në tokën ndërtimore;

• Përgjegjësia për mungesat materiale në mënyrën e ndërtimit;

• Përgjegjësia e kryerësit të punëve për vonesat;

• Përgjegjësia për soliditetin e objektit;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Vlerësojnë drejtë përgjegjësinë e kryerësit të punëve në mungesë të dokumentacionit tekniko – projektues, në mungesat materiale në tokën dhe mënyrën e ndërtimit;

• Vendosin për përgjegjësitë e kryerësit të punëve për vonesat dhe soliditetin e objektit;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhe gjykatave themelore.

Page 61: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

44. Shpronësimi dhe kompensimi për shpronësimZhvillimi ekonomik dikton nevojën e shpronësimeve të shpeshta. Zhvillimi i procedurës së rregullt gjy-qësore sipas dispozitave ligjore, pronarëve ju garanton të drejtën në pronë përmes kompensimit real për shpronësim. Në raste të shpeshta nuk arrihet marrëveshje jashtëgjyqësore për shkak të lartësisë së ofruar të kompensimit, prandaj këto raste kalojnë në gjykata.

Kur dhe në çfarë kushte mund të shpronësohet një paluajtshmëri? Cili organ zhvillon procedurën e shpronë-simit? Çka duhet t’i paraprijë shpronësimit? Kush e cakton kompensimin për paluajtshmëri të shpronë-suar? Si caktohet dhe cilat janë kriteret për caktimin e kompensimit për paluajtshmëri të shpronësuar?

Ky trajnim është dizajnuar me qëllim të analizimit të procedurës së shpronësimit, të identifikojnë kushtet paraprake për shpronësim, dhe rastet kur organi shpronësues është komuna dhe kur organi shpronësues është qeveria.

Përmbajtja

• Organi kompetent për shpronësim;

• Procedura e cila duhet paraprirë shpronësimit;

• Procedura e vlerësimit të pasurisë e cila është objekt i shpronësimit dhe caktimi i kompensimit;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Identifikojnë drejtë organin kompetent për shpronësim;

• Vlerësojnë procedurën e shpronësimit;

• Analizojnë procedurën e vlerësimit të pasurisë dhe caktimit të kompensimit;

Kohëzgjatja

Një ditore

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Financave që merren me procedurat e kompensimit pranë organit shpronësues.

Page 62: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

61

45. Kushtet për lidhjen e kontratës, efektet dhe interpretimi

Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve, një prej mënyrave të krijimit të detyrimeve ka përcaktuar kontratat. Me LMD janë përcaktuar elementet thelbësore të kontratës. Praktika gjyqësore tregon që vështirësitë dhe dilemat qëndrojnë tek aplikimi i dispozitave në rastet e kontesteve të cilat rrjedhin si rezultat i mar-rëdhënies kontraktuale.

Cili janë kushtet e lidhjes së kontratës?, Cilat janë elementet thelbësore për lidhjen e kontratës pa të cilat kontrata do të jetë me të meta? Cila është rëndësia e para kontratës? Si bëhet aplikimi i dispozitave dhe interpretimi i dispozitave kontestuese dhe cilat janë efektet e përgjithshme të kontratës?

Ky trajnim është hartuar të ju përgjigjet pyetjeve dhe dilemave të ngritur duke analizuar trajtimin e kontest-eve nga e marrëdhënia kontraktuale si dhe efektet dhe interpretimi i tyre me qëllim të vendosjes së drejtë të çështjeve.

Përmbajtja

• Ligji i aplikueshëm në kushtet e lidhjes së kontratës, efektet dhe interpretimit;

• Elementet thelbësore për lidhjen e kontratës;

• Aplikimi i dispozitave dhe interpretimi i dispozitave kontestuese;

• Efektet e përgjithshme të kontratës;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Interpretojnë drejtë dispozitave në lidhjen e kontratës;

• Njohin elementet thelbësore të lidhjes së kontratës;

• Zbërthejnë efektet e përgjithshme të kontratës;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e divizionit civil të departamentit të përgjithshëm – Gjykatat Themelore

Page 63: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

62

46. Padia, ndryshimi i kërkesëpadisë dhe kundërpadia Ligji i Procedurës Kontestimore ka rregulluar me dispozitat e tij mënyrën e paraqitjes së padisë, përmbajt-jen e padisë, ndryshimin e padisë, si dhe kundërpadinë. Gjatë aplikimit të dispozitave të LPK-së, nga gjy-qtarët ka pasur praktika të ndryshme gjatë procedurës, andaj është me rëndësi të veçantë të diskutohen dhe elaborohen rastet më të shpeshta në praktikën gjyqësore.

A mund të përfshihen disa kërkesëpadi në një padi të vetme? Deri kur mund të bëhet ndryshimi i padisë, dhe çka mund të ndryshohet në të? Në cilat raste konsiderohet se i padituri është pajtuar me ndryshimin e padisë? Kush mund të ushtroj kundërpadi dhe në cilat raste mund të parashtrohet kundërpadia?

Trajnim është hartuar me qëllim që të shtjellohen dhe të sqarohen dilemat të cilat i përcjellin gjyqtarët, se si duhet të veprohet me paditë jo të plota dhe të pa rregullta në kuptim të dispozitave të LPK-së.

Përmbajtja

• Përmbajtja e padisë

• Në cilat raste padia është jo e plotë dhe duhet të aplikohet neni 99 i LPK-së.

• Në cilat raste gjyqtari duhet të lejojë parashtrimin e kundërpadisë.

• Kur lejohet ndryshimi i padisë dhe deri në cilën fazë të procedurës.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Analizojnë përmbajtjen e padisë

• Vlerësojnë rastet se kur lejohet ndryshim i padisë dhe deri në cilën fazë të procedurës

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e divizionit civil të departamentit të përgjithshëm - Gjykatat Themelore

Page 64: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

47. Parashkrimi i kërkesave sipas LMD-së

Instituti i parashkrimit është një institut i rëndësishëm, në bazë të cilit subjektet e caktuara humbin apo fitojnë një të drejtë. LMD ka përcaktuar se në cilat raste shuhet e drejta e kërkimit të përmbushjes së de-tyrimit. Parashkrimi krijohet kur të ketë kaluar afati i caktuar me ligj brenda të cilit kreditori ka mundur të kërkojë përmbushjen e detyrimit. Në praktikën gjyqësore palët shpeshherë kundërshtojnë kërkesëpadinë duke u thirrur në institutin e parashkrimit.

Kur fillon të rrjedhë dhe kur krijohet parashkrimi? Cili është efekti i përmbushjes së detyrimit të parashkru-ar? Cilat janë afatet e parashkrimeve?

Trajnim është dizajnuar që të përgjigjet dilemave të cilat vazhdimisht i përcjellin gjyqtarët gjatë trajtimit të pretendimeve të palëve për kërkesa të parashkruara. Gjithashtu synohet që pjesëmarrësit të kenë mundë-si që përmes elaborimit të rasteve studimore, diskutimeve dhe punës në grupe të avancojnë njohurit në implementimin e drejtë të dispozitave të LMD-së.

Përmbajtja

• Parashkrimi si institut në të drejtën e detyrimeve;

• Përcaktimi i afateve të parashkrimit dhe koha e fillimit të rrjedhës së parashkrimit;

• Ndërprerja dhe ndalja e parashkrimit dhe efektet e tyre;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Zgjerojnë njohurit mbi parashkrimin;

• Llogarisin afatet e parashkrimit dhe përcaktojnë kohën e rrjedhës së parashkrimit;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e divizionit civil të departamentit të përgjithshëm–Gjykatat Themelore

Page 65: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

64

48. Mbrojtja gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës Të drejtat e punës jo çdoherë respektohen nga ana e punëdhënësve. Andaj, si rezultat i këtyre shkeljeve të të drejtave nga ana e punëdhënësve, është rritur numri i kontesteve nga marrëdhënia e punës. Një ndër shkaqet për këtë, përmendet edhe fakti se legjislacioni në fuqi ka pasur mangësi, përderisa mbrojtja gjy-qësore nuk ka qenë adekuate, me ç ‘rast janë cenuar të drejtat e punëtorit nga marrëdhënia e punës. Si rrjedhojë dispozitat të cilat e kanë rregulluar këtë fushë kanë qenë të shpërndara në shumë ligje dhe akte nënligjore të cilat janë miratuar në rrethana të ndryshme ekonomike, shoqërore dhe politike. Si rezultat i kësaj edhe gjyqtarët kanë pasur dhe kanë vështirësi në zbatimin adekuat të këtyre ligjeve (legjislacionit të punës), të cilat i referohen mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve që rrjedhin nga marrëdhënia e punës. Gjithashtu edhe punëmarrësit (ndonjëherë edhe gjyqtarët) shpeshherë kanë paqartësi, lidhur me atë se cila gjykatë është kompetente për të vendosur në çështjen e tyre. Kjo për faktin se nuk është mjaftueshëm e qartë se cili ligj do të aplikohet, pasi që për shërbyesit civil ekziston legjislacion dhe procedurë e veçantë, e cila ju garanton mbrojtje gjyqësore, ndërsa për punëmarrësit të cilët nuk e kanë statusin e shërbyesit civil, siç dihet zbatohen dispozitat e Ligjit të Punës.Cili është legjislacioni i zbatueshëm në rastet kur kërkohet mbrojtje gjyqësore, për punëmarrësit të cilët nuk hyn në kategorinë e shërbyesve civil? Në cilat raste punëdhënësi ka të drejtë të shkëpusë kontratën e punës punëmarrësit dhe a i parasheh këto raste Ligji i Punës? Cilat masa disiplinore mund ti shqiptohen punëmarrësit sipas Ligjit të Punës? A mund të kërkojë mbrojtje gjyqësore punëmarrësi tek kontestet e punës drejtpërdrejtë në Gjykatë? Si duhet të veprojë gjykata nëse punëmarrësi e inicion kontestin e punës pa ju drejtuar paraprakisht punëdhënësit? Ky program është hartuar të përgjigjet në të gjitha pyetjet dhe dilemat, duke analizuar në thellësi legjisla-cionin e zbatueshëm që i referohet mbrojtjes gjyqësore në kontestet e punës.

Përmbajtja

• Shkaqet dhe procedura e ndërprerjes së marrëdhënies së punës,

• Kontestet nga marrëdhënia e punës sipas ligjit të punës,

• Procedura gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave të punës,

• Respektimi i afateve për të kërkuar mbrojtje gjyqësore,

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Identifikojnë shkaqet e ndërprerjes së marrëdhënies së punës

• Vendosin drejtë në rastet e kontesteve të punës

• Vlerësojnë procedurën gjyqësore për mbrojtjen e drejtave të punës,

Kohëzgjatja

Një ditor.

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit-Divizioni Civil, Gjyqtarët e Gjykatave Themelore-Divizioni Civil, bash-këpunëtorët profesional.

Page 66: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

65

49. Mbrojtja në punë dhe kompensimi i dëmit i shkaktuar në punë

Numri i të punësuarve të lënduar në vendet e tyre të punës, apo si pasojë e sëmundjeve profesionale (një numër jo i vogël i tyre fatkeqësisht edhe e kanë humbur jetën), si pasojë e mungesës së kushteve të punës, sigurisë dhe shëndetit në punë, kanë ndikuar që të rritet numri i kontesteve që për objekt të padisë kanë kompensimin e dëmit për shkak të lëndimit në punë apo sëmundjes profesionale. Shkak për këtë është se legjislacioni në fuqi ka pasur disa mangësi, me ç’rast i janë cenuar të drejtat e punëmarrësve, për shkak se në masë të madhe punëdhënësit nuk i kanë respektuar dhe zbatuar dispozitat ligjore që rrjedhin nga Ligji i Punës, Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë etj.

Cili është legjislacioni i zbatueshëm që garanton mbrojtjen, sigurinë dhe shëndetin në punë? A ka mangësi ligjore në këtë legjislacion, nëse po cilat janë ato? Cilat janë përgjegjësitë e punëdhënësit në garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve, të cilat i referohen mbrojtjes në punë? A kanë përgjegjësi ligjore punëdhënësit në rastet kur konstatohet shkelja e të drejtave të punëtorëve si pasojë e lëndimit në punë apo sëmundjes profesionale? Nëse po, çfarë lloj përgjegjësish kanë punëdhënësit sipas legjisla-cionit në fuqi? A munden punëmarrësit drejtpërdrejtë të kërkojnë mbrojtje gjyqësore në gjykatë (padi për kompensim të dëmit), apo fillimisht duhet t’i shfrytëzojnë mjetet e brendshme brenda punëdhënësit? Cilat dispozita ligjore janë të aplikueshme, me rastin e vendosjes së padive që për objekt kanë kompensimin e dëmit si pasojë e lëndimit në punë apo sëmundjes profesionale?Ky program është hartuar të përgjigjet në të gjitha pyetjet dhe dilemat, duke analizuar në thellësi legjis-lacionin e zbatueshëm që i referohet mbrojtjes në punë dhe kompensimit të dëmit të shkaktuar në punë.

Përmbajtja

• Përgjegjësitë e punëdhënësit në rastet e aksidenteve në punë apo sëmundjeve profesionale;

• Të drejtat e të punësuarit në rastet e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale;

• Përgjegjësia ligjore e punëdhënësit në rastet e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale, sipas legjislacionit tonë;

• Legjislacioni i zbatueshëm në rastet e aksidenteve në punë apo sëmundjeve profesionale;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Analizojnë përgjegjësitë e punëdhënësit në rastet e aksidenteve në punë apo sëmundjeve profe-sionale;

• Identifikojnë të drejtat e të punësuarit në rastet e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale;

• Vlerësojnë përgjegjësinë ligjore të punëdhënësit në rastet e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale, sipas legjislacionit tonë;

• Zbatojnë drejtë dispozitat lidhur me rastet e aksidenteve në punë apo sëmundjeve profesionale;

Kohëzgjatja

Një ditore.

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit-Divizioni Civil, Gjyqtarët e Gjykatave Themelore-Divizioni Civil, bash-këpunëtorët profesional.

Page 67: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

66

50. Procedura gjyqësore në kontestet për zgjidhjen e martesës Meqenëse në gjykatë paraqiten raste të shumta, përmes të cilave palët (bashkëshortët) kërkojnë zgjidhjen e martesës së tyre, shpeshherë gjyqtarët hasin vështirësi në zbatimin e kësaj procedure, për shkak se përveç zgjidhjes së martesës, të njëjtit duhet të vendosin edhe për të drejtat e fëmijëve të lindur në mar-tesë, siç janë besimi i tyre në kujdes, mbajtje dhe edukim, caktimin e alimentacionit, si dhe vendosjen e kontakteve personale me prindin tjetër. Kjo edhe për faktin se procedura për zgjidhjen e martesës hyn në kategorinë e procedurës së veçantë, për zhvillimin e së cilës, përveç dispozitave ligjore të Ligjit të Proce-durës Kontestimore (LPK), si ligj procedural, zbatohen edhe dispozitat ligjore të Ligjit për Familjen, si ligj material, i cili në përmbajtje të tij ka edhe rregulla të veçanta, që rregullojnë kompetencën e gjykatës (edhe asaj funksionale) me rastin e vendosjes së këtyre kontesteve dhe jo vetëm.

Në cilat raste mund të kërkohet anulimi i martesës dhe kush mund të iniciojë procedurën për anulim? A parasheh Ligji për Familjen ndonjë afat kohor se deri kur mund të parashtrohet padia për anulimin e mar-tesës? Cilat janë shkaqet ligjore si rezultat i të cilave martesa mund të zgjidhet me shkurorëzim?

Ky program është hartuar të përgjigjet në të gjitha pyetjet dhe dilemat, duke analizuar në thellësi legjisla-cionin e zbatueshëm që i referohet procedurës gjyqësore për zgjidhjen martesës.

Përmbajtja

• Procedura e zgjidhjes së martesës me anulim;

• Procedura e zgjidhjes së martesës me shkurorëzim;

• Parimet kryesore të procedurës së shkurorëzimi dhe kompetenca e gjykatës;

• Mënyra e vendosjes dhe mjetet juridike tek shkurorëzimi;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Zbatojnë drejtë dispozitat lidhur me procedurën e zgjidhjes së martesës me anulim dhe shkurorëzim;

• Interpretojnë drejtë parimet kryesore të procedurës së shkurorëzimi dhe kompetenca e gjykatës;

• Zgjerojë njohurit lidhur me mënyrën e vendosjes dhe mjetet juridike tek shkurorëzimi;

Kohëzgjatja

Një ditor.

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit-Divizioni Civil, Gjyqtarët e Gjykatave Themelore-Divizioni Civil.

Page 68: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

67

51. Kompensimi i dëmit material dhe jo material

Dëmi është një nga burimet e veçanta materiale të marrëdhënieve të detyrimeve. Marrëdhënia juridike lind nga fakti se tjetrit i është shkaktuar dëmi dhe paraqitet nevoja që ai t’i shpërblehet atij. Në kuadër të shkencës juridike por edhe në kuadër të legjislacionit që e rregullon këtë materie, bëhet përpjekje që të përcaktohet kuptimi i dëmit, përgjegjësia për dëmin, llojet e dëmit dhe kritereve për përcaktimin e lartësisë së dëmit. Nga këto arsye dhe duke u nisur nga fakti se numri i rasteve gjyqësore që i referohen kërkesave për kompensim të dëmit (material ose jomaterial) është i lartë, bëjnë që kjo temë të jete e rëndësishme për trajtim.

Çka kuptojmë me dëmin material dhe cilat janë llojet e tij? Çka kuptojmë me dëmin jo material? Cilat krit-ere duhet të merren për bazë për caktimin e dëmit? Cilat janë bazat përgjegjësisë?

Ky trajnim është hartuar për të ju përgjigjur pyjeve dhe dilemave të ngritura duke analizuar rastet nga praktika gjyqësore lidhur me kompensimin e dëmit material dhe jo material.

Përmbajtja

• Bazat e përgjegjësisë për dëmin dhe llojet e dënimeve;

• Shpërblimi (kompensimi) i dëmit;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Interpretojnë drejt dispozitat lidhur me përgjegjësinë dhe llojet e dënimeve;

• Vendosin lidhur me shpërblimin e dënimit;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit-Divizioni Civil, Gjyqtarët e Gjykatave Themelore-Divizioni Civil.

Page 69: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

68

52. Mjetet provuese dhe marrja e provave Ligji i Procedurës Kontestimore përcakton obligimet e palëve ndërgjyqëse që të provojnë faktet mbi të cilat i bazojnë kërkesat dhe pretendimet e veta. Në të provuarit përfshihen të gjitha faktet që janë të rëndë-sishme për dhënien e vendimit, ndërsa gjykata vendos se cilat prova do të merren me qëllim të vërtetimit të fakteve vendimtare. Në praktikë ka vështirësi lidhur me atë se si duhet të zhvillohet procedura e të provuarit dhe kur gjykata është e autorizuar që t’i marr edhe provat që nuk i kanë propozuar palët.

Kujt i takon barra kryesore e të provuarit? Në cilat raste gjykata mund të marrë prova edhe pse ato nuk i kanë propozuar palët? Si bëhet marrja e provave?

Trajnimi është dizajnuar për të ju përgjigjur pyetjeve dhe paqartësive lidhur me dallimet në mes të instancave gjyqësore sa i përket barrës të të provuarit dhe marrjes së provave.

Përmbajtja

• Mjetet provuese dhe marrja e provave;

• Llojet e mjeteve provuese në procedurën kontestimore;

• Barra e të provuarit në procedurën kontestimore;

• Sigurimi i provës (paraprova);

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Identifikojnë mjetet provuese në procedurën civile;

• Vlerësojnë faktet që duhet të provohen dhe ato që nuk duhet të provohen në procedurën civile, përfshirë këtu edhe autorizimet e gjykatës se kur mund të marr prova ex officio;

• Zbatojnë drejtë dispozitat ligjore lidhur me kohën e propozimit dhe paraqitjes së provave, si dhe barrën e të provuarit;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit-Divizioni Civil, Gjyqtarët e Gjykatave Themelore-Divizioni Civil.

Page 70: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

53. Palët në procedurë, përfaqësimi dhe legjitimiteti

Në praktikën gjyqësore shpeshherë na paraqiten probleme dhe dilema se kush mund ta ketë cilësinë e palës në procedurë, si dhe kush mund të jetë përfaqësues i palës i cili do të mbronte interesave të tij para gjykatës kompetente. Po ashtu paraqiten paqartësi edhe lidhur me legjitimitetin e palëve në procedurë përkatësisht në kujdesin e gjykatës që paditësi dhe i padituri të jenë të legjitimuar si palë në një proces. Kush mund të jetë palë në një proces civil? Çka kuptojmë me zotësinë për të qenë palë e çka me zotësinë procedurale dhe kur fitohen ato? Çka është përfaqësimi në një proces dhe sa lloje të përfaqësimit kemi? Cilat janë të drejtat dhe detyrat e palëve ndërgjyqëse në proces? Çka kuptojmë me legjitimitetin e palëve? Cili është roli i gjykatës në legjitimitetin e palëve? Çka kuptojmë me legjitimitetin aktiv e çka me atë pasiv?

Ky trajnim do të fokusohet në analizimin e praktikës gjyqësore lidhur me procedurën, rolin, të drejtat dhe detyrat e palëve në një proces gjyqësor civil dhe për përfaqësimin e tyre.

Përmbajtja

• Palët në procedurë;

• Zotësia procedurale dhe zotësia për të qenë palë në procedurë;

• Përfaqësuesit e palës (përfaqësuesi ligjor, përfaqësuesi i personit juridik dhe përfaqësuesi me prokurë);

• Përfaqësuesi i përkohshëm;

• Legjitimiteti i palëve në procedurë (legjitimiteti aktiv dhe pasiv);

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Vendosin se kush mund ta ketë cilësinë e palës në procedurë;

• Vlerësojnë se kush mund të jetë përfaqësues i palës dhe kushtet ligjore të cilat duhet të plotëso-hen në lidhje me këtë çështje;

• Zbatojnë drejtë dispozitat e LPK-së lidhur me palët në procedurë dhe përfaqësuesit e tyre;

Kohëzgjatja

Një ditore

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit-Divizioni Civil, Gjyqtarët e Gjykatave Themelore-Divizioni Civil.

Page 71: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

70

54. Pengim posedimi dhe mbrojtja gjyqësore nga akti i pengim posedimit Gjatë vendosjes në këto konteste gjyqësore vërehet se nuk bëhen dallime në mes të pushtetit juridik dhe faktik dhe ka paqartësi, e në disa raste edhe kapërcimi i kufizimeve ligjore të përcaktuara për shqyrtimin e çështjes së pengim posedimit nuk mund të përkufizohet. Në këtë drejtim është e domosdoshme që të prezantohet akti i pengimit të posedimit dhe kufizimet ligjore gjatë trajtimit të padisë për këtë çështje.

Çka kuptojmë me institutin juridik të posedimit? Si të bëhet dallimi në mes të pushtetit juridik dhe faktik? Në cilat çështje duhet të fokusohet dhe të kufizohet gjykata gjatë vendosjes sipas padisë për shkak të pengimit të posedimit? Çka përjashtohet në këto konteste?

Duke e analizuar në hollësi temën dhe pyetjet e paraqitura, me kontributin e pjesëmarrësve dhe të praktikës gjyqësore, do të ketë një qasje pragmatike për t’iu dhënë përgjigje pyetjeve të parashtruara dhe për të gjetur mënyra dhe praktika më të mira në vendosjen e kontesteve të pengim posedimit.

Përmbajtja

• Pengimi i posedimit dhe llojet e tij;

• Elementet e aktit të pengim posedimit;

• Mbrojtja gjyqësore nga akti i pengim posedimit;

• Procedura në kontestet e pengim posedimit;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Dallojnë pushtetin juridik dhe faktik mbi sendet dhe të drejtat që ligji jep për secilin pushtet;

• Përkufizojnë elementet dhe mënyrat e pengim posedimit;

• Zbatojnë drejtë procedurat për mbrojtje gjyqësore nga pengim posedimi;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit-Divizioni Civil, Gjyqtarët e Gjykatave Themelore-Divizioni Civil.

Page 72: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

71

55. Dhuna në FamiljeDhuna në familje është ndër veprimet e dëmshme përmes të cilave shkelen të drejtat e njeriut si dhe rrezikohen vlera të mëdha të individit dhe shoqërisë. Të drejtat e njeriut janë të drejta themelore të cilat i përkasin çdo qenie njerëzore. Dhunë në familje konsiderohet çdo shkelje e të drejtës së gruas, burrit dhe fëmijëve nga persona që janë pjesëtarë të familjes. Rastet e dhunës në familje bëhen edhe më të vështira dhe sfiduese për institucionet përgjegjëse luftimin e kësaj dukurie edhe për shkak të ndikimit të mënyrës së jetës së familjeve kosovare të cilat çështjet familjare i trajtojnë si çështje të brendshme.

Por çfarë është dhuna në familje? Cilët faktorë çojnë në dhunë në familje? Cilat janë pasojat e dhunës në familje? Kush mbrohet nga ligji? Kush mund të kërkojë një urdhër mbrojtjeje? Çfarë informacioni duhet të përfshijë kërkesë-padia? Kush njoftohet për urdhrin e mbrojtjes?

Trajnimi është dizajnuar që përmes rasteve studimore dhe analizimit të kornizës ligjore të përgjigjet në pyetjet dhe dilemat e ngritura.

Përmbajtja

• Dhuna në familje dhe urdhri për mbrojtje;

• Procedura gjyqësore për vendosje sipas kërkesave për urdhër mbrojtje;

• Llojet e masave mbrojtëse dhe kohëzgjatja e tyre;

• Ekzekutimi dhe pasojat e mos ekzekutimit të urdhrit për mbrojtje;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Përdorin procedurat standarde të veprimit për mbrojtje nga dhuna ne familje;

• Zbatojnë në mënyrë efikase dispozitat lidhur me procedurën dhe afatet për vendosje sipas kërke-save për urdhër mbrojtje;

• Krahasojnë specifikat e dhunës në familje në procedurë civile dhe penale;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatave Themelore dhe të Gjykatës së Apelit (divizioni civil), bashkëpunëtorët profesional, mbrojtësit e viktimave të dhunës në familje dhe Policia e Kosovës.

Page 73: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

72

56. Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në çështjet civileBashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në çështjet civile është një prej fushave më komplekse e karak-terizuar me vështirësi në përcaktimin, eksplorimin dhe aplikimin e ligjit të huaj, përfshirë dhe një numër të çështjeve procedurale siç janë çështjet e dokumenteve të shërbimeve ndërkufitare, ndihma juridike ndërkombëtare, njohja dhe ekzekutimi i vendimeve të huaja gjyqësore, etj. Secili gjyqtar është ballafaquar njëjtë si me çështje të brendshme ashtu dhe ndërkufitare dhe si rrjedhojë secili gjyqtar civilist ka nevojë për trajnim në trajtimin e rasteve me element ndërkombëtar. Si e rregullon legjislacioni vendor çështjet e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në aspektin civil? Cilat janë konventat që e rregullojnë këtë çështje? Çfarë parashohin direktivat e BE-së për bashkëpunimin juri-dik ndërkufitar në çështjet civile?

Trajnimi synon që përmes prezantimeve dhe diskutimeve të analizohen instrumentet e reja për të cilat gjy-qtarët nuk kanë qenë të informuar më herët. Gjithashtu përmes rasteve studimore do të trajtohet praktika gjyqësore e Gjykatës së Drejtësisë së Unionit Evropian.

Përmbajtja

• Korniza ligjore vendore për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet civile;

• Rregulloret e BE-së për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet civile (Rregulloret Bruksel I, Bruksel II, Rome I si dhe rregulloret Nr. 805/2004, 1393/2007, 650/2012, 4/2009);

• Konventat e Hagës për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet civile;

Objektivat

Si rezultat i këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Thellojnë njohuritë rreth bashkëpunimit juridik ndërkombëtar për çështjet civile;

• Avancojnë bashkëpunimin ndërkufitar në çështjet civile;

Kohëzgjatja

Tre ditorë

Përfituesit

Gjyqtarët civilist që merren me bashkëpunimin juridik ndërkufitar dhe me element të jashtëm, zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë – Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar

Page 74: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

73

Page 75: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

74

DREJTËSIA PËR FËMIJË

LËM

IA P

EN

ALE

Page 76: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

75

57. Gjoba dhe urdhri për punë në dobi të përgjithshme

Ndaj kryerësve të veprave penale në të shumtën e rasteve shqiptohen masat e diversitetit dhe masat edu-kative, të cilat konsiderohen si masa kryesore, por ndaj kësaj kategorie të kryerësve të veprave penale në disa raste mund të shqiptohen edhe dënimet siç janë gjoba, urdhri për dobi të përgjithshme dhe burgimi. Gjykata mund të shqiptojë dënimin me gjobë ndaj të miturit i cili është penalisht përgjegjës dhe nëse i mituri ka mjete financiare të paguaj gjobën. Në praktikën gjyqësore paraqiten probleme në rastet kur i mituri nuk e paguan vullnetarisht gjobën atëherë sipas dispozitave të ligjit mbi ekzekutimin e sanksioneve penale gjoba duhet të zëvendësohet me burgim. Në këto raste gjykata vendos me pëlqimin e të miturit zëvendësimin e gjobës me urdhrin për punë në dobi të përgjithshme. Sidoqoftë në praktikë ka raste kur i mituri nuk e jep këtë pëlqim.

Nëse i mituri nuk e paguan gjobën a mund të zëvendësohet me burgim? A mund gjykata të zëvendësojë dënimin me gjobë me ndonjë masë edukative joinstitucionale? A mundet gjykata pa pajtimin e të miturit të caktojë urdhrin në dobi të përgjithshme dhe a mundet kjo masë të shqiptohet si masë e diversitetit?

Kjo temë është hartuar të përgjigjet në të gjitha pyetjet duke analizuar shqiptimin e gjobës dhe urdhrit për punë në dobi të përgjithshme ndaj të miturve. Përmes elaborimit të praktikës gjyqësore dhe analizimit të dispozitave ligjore me rastin e shqiptimit të gjobës dhe urdhrit për punë në dobi të përgjithshme do të ofrohen praktikat më të mira në këtë fushë.

Përmbajtja

• Gjoba si dënim i shqiptuar ndaj të miturit;

• Urdhri për punë në dobi të dobishme si masë alternative;

• Kushtet për shqiptimin e Urdhrit për punë në dobi të përgjithshme;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Përcaktojnë kriteret për shqiptimin e dënimit me gjobë;

• Vlerësojnë rastet kur gjykata mundë të zëvendësoj gjobën me urdhrin për punë në dobi të përg-jithshme;

• Analizojnë kushtet e shqiptimit të urdhri në dobi të përgjithshme;

Kohëzgjatja

Një ditë

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët nga departamenti për të mitur, zyrtarët nga Shërbimi Sprovues.

Page 77: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

76

58. Masat edukative të shqiptuara ndaj të miturve Drejtësinë për të mitur në Kosovë e përshkojnë një numër i madh i parimeve, disa prej të cilave janë universale. Ndër parimet e veçanta dhe specifike është që kryerësve të mitur sipas nevojës u shqiptohen masat e diversitetit dhe masat edukative. Masat që mund t’i shqiptohen kryerësve të veprave penale nuk kanë kufizim nga ana ligjore, pra mund t’i shqiptohen çdo të mituri nga mosha 14 – 21 vjet. Edhe pse sipas parimeve të KDM-së shqiptimi i këtyre masave do të duhej të konsiderohej si alternativ e parë, në praktikë jo çdo herë janë të aplikueshme. Si faktorë për mos implementim shpesh konsiderohet anketa sociale jo e plotë apo jo profesionale, dhe mos analizimi i benefiteve të këtyre masave.

Cilat janë llojet e masave edukuese të cilat mund tu shqiptohen të miturve? Si bëhet përzgjedhja e këtyre masave? Çka konsiderohet anketë e plotë sociale? Cilat janë benifitet e këtyre masave? Si ta vlerësojmë arritjen e qëllimit të masave edukuese?

Ky trajnim është organizuar të përgjigjet në pyetjet lidhur me këtë çështje duke analizuar dhe sqaruar dilemat në zbatim të këtyre masave. Trajnimi do të fokusohet në elaborimin e praktikave më të mira lidhur me shqiptimin dhe zbatimin e masave edukuese.

Përmbajtja

• Llojet e masave edukuese të cilat mund tu shqiptohen të miturve;

• Kushtet të cilat duhet plotësuar që të miturit t’i shqiptohet masë edukuese;

• Përcaktimi i kohëzgjatjes së masave edukuese;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Aplikojnë masat edukuese të parapara me KDM;

• Përkufizojnë kushtet për shqiptimin e këtyre masave;

• Përcaktojnë kohëzgjatjen e masave edukuese;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët nga departamenti për të mitur, zyrtarët nga Shërbimi Sprovues.

Page 78: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

77

59. Bashkimi i procedurës së të miturve me madhor

Në praktikën ka mjaftë raste kur të miturit kryejnë vepra penale së bashku me të miturit tjerë apo me per-sona madhor. Mirëpo, procedura ndaj të miturit nuk është identike në procedurën ndaj personave madhor. Ajo përveç tjerash është urgjente, apo në të marrin pjesë persona dhe institucionet që nuk marrin pjesë në procedurën ndaj madhorëve. Për më tepër afatet procedurale janë më të shkurtra.

Cila procedurë zbatohet kur i mituri kryen vepër penale me madhorin? A duhet zhvilluar procedurë e ndarë, a mund të bashkohet procedura, nëse po, në të cilat raste? Cilat dispozita zbatohen në procedurën e bashkuar?

Ky trajnim është organizuar të përgjigjet në pyetjet lidhur me këtë çështje duke analizuar dhe sqaruar dispozitat ligjore që e rregullojnë këtë çështje. Gjithashtu do të analizohen problemet praktike përmes diskutimeve dhe studimit të rasteve hipotetike.

Përmbajtja

• Procedura penale në rastet kur i mituri kryen vepër penale me të rritur;

• Bashkimi i procedurës së të miturit me madhor dhe dispozitat të cilat aplikohen në procedurën e bashkuar;

• Përparësitë dhe mangësitë e procedurës së bashkuar;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Zgjerojnë njohuritë lidhur me procedurën penale kur i mituri kryen vepër penale me të rritur;

• Interpretojnë drejtë dispozitat lidhur me bashkimin e procedurës kur i mituri kryen vepër penale me të rritur;

• Identifikojnë përparësitë dhe mangësitë e procedurës së bashkuar;

Kohëzgjatja

Një ditë

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët nga departamenti për të mitur, zyrtarët nga Shërbimi Sprovues.

Page 79: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

78

60. Burgimi për të mitur KDM e konsideron burgimin e fëmijëve vetëm si masë të fundit dhe sanksionon masa alternative për fëmijët në konflikt me ligjin. Kodi garanton që interesi më i lartë i fëmijës të përcaktohet me kujdes në sistemin e drejtësisë si dhe do ta sjellë sistemin e drejtësisë për të miturit, në përputhje me standardet ndërkombëtare të cilat rrjedhin nge Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës. Ka raste në praktikën gjyqësore kur privimi i lirisë është përdorur në vend të masave alternative të mbikëqyrjes për shkelje të lehta të krahasueshme.

Cilat janë kushtet për shqiptimin e burgut për të mitur? A është e përcaktuar kohëzgjatja e burgut për të mitur? Si ndikon privimi i lirisë në rehabilitimin e të miturit? A mund të parashkruhet ekzekutimi i burgut për të mitur?

Kjo temë është hartuar të ofrojë njohuritë dhe shkathtësitë adekuate në zbatimin e dispozitave ligjore me rastin e shqiptimit të burgut për të mitur, zgjedhjes së burgut për të mitur, lirimit me kusht, parashkrimit të ekzekutimit të burgut për të mitur në frymën e konventave dhe standardeve ndërkombëtare për mbrojtën e të drejtave të fëmijës.

Përmbajtja

• Kushtet për shqiptimin e burgut për të mitur;

• Kohëzgjatja e burgut për të mitur;

• Lirimi me kusht nga burgu për të mitur;

• Parashkrimi i ekzekutimit të burgut për të mitur;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Interpretojnë drejtë dispozitat ligjore lidhur me kushtet për shqiptimin e burgut për të mitur;

• Përcaktojnë kohëzgjatja e burgut për të mitur;

• Vlerësojnë kriteret për lirim me kusht;

• Zgjerojnë njohurit lidhur me parashkrimin e ekzekutimit të burgut për të mitur

Kohëzgjatja

Një ditë

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët nga departamenti për të mitur, zyrtarët nga Shërbimi Sprovues.

Page 80: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

79

61. Standardet ndërkombëtare në raport me masat për sigurimin

e pranisë së të mituritKDM i ka kushtuar rëndësi të posaçme interesit më të mirë të të miturit. Disa nga parimet e konventës për të drejtat e fëmijës e sidomos parimi i privimit të lirisë si mjet i fundit, parimi i shprehjes së lirë, trajtimi human dhe ndihma ligjore janë po ashtu janë të inkorporuara në këtë kod. Shpesh në praktikën gjyqësore parimet e tilla nuk e gjejnë zbatimin e kënaqshëm, për faktin se kërkojnë involvim të shumë personave dhe institucioneve, trajtim specifik në procedurë dhe të një varg faktorësh të natyrës subjektive dhe objektive të të miturit.

Si duhet zbatuar masat për sigurimin e pranisë së të miturve në procedurë, në mënyrë që të mos cenohet integriteti i tyre personal, personaliteti i tyre duke marrë parasysh moshën dhe rrethanat jetësore të tyre? Sa kohë mund të qëndroj i mituri në paraburgim?

Fokusi i këtij trajnimi është në adresimin e të gjitha pyetjeve dhe sfidave në zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijës dhe legjislacionit vendor. Rëndësi gjatë trajnimit do t’i kushtohet masës së arrestit të përkohshëm, ndalimit policor dhe paraburgimit.

Përmbajtja

• Interesi më i mirë i të miturit;

• Privimi i lirisë si mjet i fundit, karakteristikat e paraburgimit dhe standardet ndërkombëtare;

• Shprehja e lirë, trajtimi human dhe ndihma ligjore;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Vlerësojnë interesin më të mirë të të miturit;

• Përcaktojnë privimin e lirisë si mjet të fundit për sigurinë e pranisë së të miturit;

• Analizojnë shprehjen e lirë, trajtimin human dhe ndihma ligjore;

Kohëzgjatja

Një ditë

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatave Themelore dhe Prokurorët e Prokurorive Themelore

Page 81: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

80

62. Procedura përgatitore Procedurën përgatitore ndaj të miturve e fillon prokurori, në bazë të kallëzimit penal të policisë, kallëzimit penal nga personat e tjerë ose nga burime tjera nëse ekziston dyshimi i bazuar se i mituri ka kryer vepër penale. Në praktikën gjyqësore ka raste kur deklarata e dhënë nga ana e të miturit shpesh ka mangësi pasi që deklarata ndodh të merret pa prezencën e institucioneve dhe personave që me ligj kërkohen dhe ndikon që një deklaratë e tillë nuk pranohet.

Si zhvillohet procedura përgatitore ndaj të miturve? Kush e zhvillon procedurën përgatitore ndaj të miturve, cilat veprime i merr prokurori e cilat gjyqtari për të mitur? Sa mund të zgjasë procedura përgatitore? Pas përfundimit të procedurës përgatitore prokurori a mund të paraqes propozim, nëse po, çfarë propozimi dhe me çfarë arsyetimi?

Ky trajnim është hartuar të përgjigjet në pyetjet lidhur me këtë çështje duke analizuar dhe sqaruar dilemat, si dhe duke diskutuar lidhur me sfidat të cilat paraqiten në procedurën përgatitore ndaj të miturve. Fokusi do të jetë në veprimet procedurale të cilat i merr prokurori, dhe gjyqtari për të mitur në procedurën përgat-itore, kohëzgjatjen e procedurës përgatitore dhe përfundimin e procedurës përgatitore.

Përmbajtja

• Zhvillimi i procedurës përgatitore ndaj të miturve si kryes të veprave penale;

• Veprimet dhe vendimet e prokurorit dhe gjyqtarit për të mitur;

• Kohëzgjatja e procedurës përgatitore;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Avancojnë shkathtësitë në zhvillimin e procedurës përgatitore;

• Identifikojnë veprimet dhe zbatojnë vendimet e prokurorit dhe gjyqtarit;

• Përcaktojnë kohëzgjatja e procedurës përgatitore;

Kohëzgjatja

Një ditë

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatave Themelore dhe Prokurorët e Prokurorive Themelore

Page 82: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

81

63. Shqyrtimi gjyqësor në procedurën e të miturve

Shqyrtimi gjyqësor për të mitur zbatohet përshtatshmërisht me dispozitat e KPPK, por gjithsesi me disa karakteristika që aplikohen në procedurën ndaj të miturve. Këto karakteristika përqendrohen në ngjashmëritë dhe dallimet në krahasim me procedurën që aplikohet ndaj personave madhor. Është e rëndësishme të theksohet fakti se shqyrtimit gjyqësor i paraprinë gjithmonë paraqitja e propozimit për shqiptimin e masës edukative apo dënimit nga ana e prokurorit kompetent.

Cilët persona janë të obliguar të jenë në shqyrtim gjyqësor? Cilat vendime merren pas shqyrtimit gjyqësor? Si duhet arsyetuar vendimet e mara pas shqyrtimit gjyqësor?

Ky trajnim do të elaborojë vështirësitë më të shpeshta me të cilat sfidohen gjyqtarët për të mitur dhe trupat gjykues si dhe palët në procedurë përmes diskutimeve dhe studimit të rasteve praktike.

Përmbajtja

• Shqyrtimi gjyqësor ndaj të miturve;

• Vendimet të cilat merren pas shqyrtimit gjyqësor të të miturve;

• Arsyetimi i vendimeve gjyqësore;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Analizojnë procedurën e shqyrtimit gjyqësor ndaj të miturve;

• Vendosin lidhur me vendimet pas shqyrtimit gjyqësor;

• Hartojnë vendimet gjyqësore;

Kohëzgjatja

Një ditë

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët e gjykatave themelore – Departamenti për të Mitur

Page 83: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

DREJTËSIA PËR FËMIJË

LËM

IA C

IVIL

E

Page 84: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

83

64. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror

Kosova është një nga shtetet e cila është angazhuar mjaft në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve fillimisht duke sanksionuar në Kushtetutë se krahas marrëveshjeve dhe instrumenteve tjera ndërkom-bëtare edhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës zbatohet drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe ka prioritet. Në këtë program ndër të tjera do të trajtohen çështjet rreth mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror, si dhe për format e mbrojtjes së veçantë të këtyre fëmijëve (adoptimin, kujdestarinë etj.), të cilat janë të normuara me Ligjin për Familjen (LFK), duke pasur si referencë Konventën për të Drejtat e Fëmijës (KDF). Më tutje do të flitet rreth mënyrës dhe metodave të komunikimit të gjykatës me fëmijët në procedurë gjyqësore, si dhe rreth parimit të interesit më të lartë të fëmijës, roli i gjykatës dhe organit të kujdestarisë në procedurat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror, si dhe legjislacionit të zbatueshëm vendor dhe atij ndërkombëtar. Kush konsiderohet fëmijë pa përkujdesje prindërore sipas ligjit të zbatueshëm? Cilat janë format e veçanta për mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror? Cilat janë kushtet dhe kriteret që duhet të plotësohen për tu lejuar adoptimi i fëmijës? Cila është procedura ligjore që duhet të ndiqet nga prindi adoptues për të adoptuar një fëmijë? Cila gjykatë ka kompetencë lëndore për të themeluar adoptimin? A mund të adopto-hen fëmijët shtetas të Kosovës nga shtetasit e huaj, nëse po, në cilat raste dhe cili do të jetë legjislacioni i zbatueshëm? Cilat janë aktet ndërkombëtare që zbatohen në procedurën e themelimi të adoptimit? Ky program është hartuar të përgjigjet në të gjitha pyetjet dhe dilemat, duke analizuar në thellësi legjisla-cionin e zbatueshëm që i referohet procedurës gjyqësore për dhënien e mbrojtjes juridike për të drejtat e fëmijëve pa përkujdesje prindërore.

Përmbajtja

• Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror

• Adoptimi

• Vendosja e fëmijës në familjen tjetër

• Kujdestaria

• Ushtrimi, pezullimi, kufizimi, heqja dhe vazhdimi i të drejtës prindërore

• Parimi i interesit më të lartë të fëmijës

• Mënyrat dhe metodat e komunikimit të gjykatës me fëmijët në procedurë gjyqësore

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Vlerësojnë rastet lidhur me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror

• Analizojnë dispozita lidhore mbi adoptimin

• Përcaktojnë kriteret e vendosjes së fëmijës në familje tjetër

• Interpretojnë drejtë dispozitat ligjore mbi kujdestarin, të drejtën prindërore në frymën e parimit të interesit më të lartë të fëmijës

Kohëzgjatja

Dy ditorë.

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit-Divizioni Civil, Gjyqtarët e Gjykatave Themelore-Divizioni Civil, bash-këpunëtorët profesional, zyrtarët e Organit të Kujdestarisë.

Page 85: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

84

65. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore – familjare

Numri i kontesteve martesore-familjare vazhdimisht është në rritje e sipër në gjykatat tona. Është me rëndësi të trajtohet kjo temë për arsyen se marrëdhëniet martesore – familjare rrjedhimisht kontestet mar-tesore – familjare janë mjaft komplekse për shkak të natyrës së tyre dhe se roli i gjykatës në këto konteste nuk është vetëm shqyrtues por edhe hetues. Krahas analizimit të rolit të gjykatës në kontestet martesore – familjare me rëndësi është edhe elaborimi i temës së rrëmbimit të fëmijëve pasi që rastet e rrëmbimit të fëmijëve kanë ndodhur edhe në të kaluarën por legjislacioni ynë tek në vitin 2010 këtë çështje e ka rregul-luar me ligj, që është një risi për sistemin tonë gjyqësor.

Cilat janë parimet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve sipas legjislacionit në fuqi? Cili është legjislacioni ndërkombëtar i aplikueshëm në këto raste? Mbi çfarë kritere vendos gjykata?

Ky program është hartuar të përgjigjet në të gjitha pyetjet dhe dilemat, duke analizuar në legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar mbi çështjet e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore – familjare. Përmes rasteve studimore do të synohet që pjesëmarrësit të tejkalojnë paqartësitë në vendosjen për këto çështje.

Përmbajtja

• Parimet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve sipas legjislacionit vendor dhe ndërkombëtar;

• Kriteret që merr për bazë gjykata në rastet e besimit të fëmijëve;

• Parimet për përcaktimin e alimentacionit;

• Roli aktiv që duhet të ketë gjykata ne këto çështje/konteste;

• Rrëmbimi ndërkombëtar i fëmijëve në çështjet civile-procedura;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Zbatojnë mbrojtje efikase dhe efektive të të drejtave te fëmijëve gjatë procedurës së shkurorëzimit;

• Zbatojnë drejtë ligjin me rastin e besimit, ruajtjes dhe kujdesit të fëmijëve;

• Vendosin për alimentacion duke respektuar drejtshmërinë;

Kohëzgjatja

Dy ditor.

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit-Divizioni Civil, Gjyqtarët e Gjykatave Themelore-Divizioni Civil, bash-këpunëtorët profesional, zyrtarët e Organit të Kujdestarisë.

Page 86: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

85

66. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e ndryshimit

të statusit të tyreFëmijët janë kategoria më e ndjeshme e shoqërisë për të cilën shteti me mekanizmat e tij është i obliguar të kujdeset për krijimin e kushteve për mirërritjen dhe mirëqenien e tyre, pavarësisht statusit të tyre. Këto detyrime dalin nga aktet ndërkombëtare të cilat janë të miratuara nga organizatat e ndryshme ndërkom-bëtare të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të drejtave të fëmijëve në veçanti, por edhe nga infrastruktura ligjore e miratuar nga vet shtetet veç e veç.

Si i trajton Ligji për Familjen fëmijët me status martesor dhe ata jashtëmartesor? Kush ka të drejtë të parashtrojë padinë në gjykatë për vërtetimin e atësisë dhe amësisë së fëmijës? Po padinë për kundërsh-timin e atësisë apo amësisë? A është i lidhur me afat parashtrimi i padisë për çështjet e cekura më lartë? Cilat janë efektet e njohjes apo kundërshtimit të atësisë/amësisë në raport me fëmijën? Cili është legjis-lacioni i zbatueshëm në rastet e cekura më lartë? Cili është roli i Organit të Kujdestarisë në procedurën gjyqësore në rastet e ndryshimit të statusit të tyre?

Ky program është hartuar të përgjigjet në të gjitha pyetjet dhe dilemat, duke analizuar në thellësi legjisla-cionin e zbatueshëm që i referohet procedurës gjyqësore për dhënien e mbrojtjes juridike për të drejtat e fëmijëve në rastet e ndryshimit të statusit të tyre.

Përmbajtja

• Amësia dhe atësia

• Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në procedurën e kundërshtimit dhe vërtetimit të atësisë apo amësisë

• Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e dhunës në familje

• Parimi i interesit më të lartë të fëmijës

• Mënyrat dhe metodat e komunikimit të gjykatës me fëmijët në procedurë gjyqësore

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Analizojnë dispozita ligjore lidhur me atësinë dhe amësinë

• Zbatojnë parimin e interesit më të lartë të fëmijës

• Aplikojnë mënyrat dhe metodat e komunikimit të gjykatës me fëmijët në procedurën gjyqësore

Kohëzgjatja

Dy ditor.

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit-Divizioni Civil, Gjyqtarët e Gjykatave Themelore-Divizioni Civil, bash-këpunëtorët profesional, zyrtarët e Organit të Kujdestarisë.

Page 87: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

E DREJTA KOMERCIALE

Page 88: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

87

67. Arbitrazhi dhe roli i gjykatës në çështjet e arbitrazhit

Gjithnjë e më shumë janë duke u themeluar dhe duke u zhvilluar edhe arbitrazhet vendore dhe ndërkom-bëtare, si institucione profesionale ku mund të zgjidhen të gjitha kontestet dhe mosmarrëveshjet e natyrës ekonomike. Tanimë edhe në Kosovë janë duke funksionuar dy qendra të arbitrazhit dhe kemi bërë një strukturë ligjore për funksionimin e arbitrazhit dhe për definimin e rolit të gjyqësorit, në kontestet e kësaj natyre. Zhvillimi i arbitrazhit si mënyrë alternative e zgjidhjes së kontesteve ekonomike dhe specifikat e një procedure të arbitrazhit, parashtrojnë pyetje dhe dilema se në cilat çështje apo aspekte mund të ketë bashkëveprim të tyre me gjyqësorin e vendit.

Çka është e rëndësishme të kenë parasysh gjyqtarët e vendit, nga praktikat e arbitrazheve ndërkom-bëtare? Në cilat aspekte mund të kërkohet intervenimi i gjykatës dhe çfarë pritet nga gjyqësori i vendit?

Trajnim fokusohet në adresimin e dilemave dhe vështirësive të hasura në praktikën gjyqësore dhe disku-timeve të analizave krahasimore duke prezantuar zgjidhjet më të mira. Në fokus të veçantë do të jetë Ligi për Arbitrazhin, Rregullat e Arbitrazhit të dy arbitrazheve të vendit tonë dhe disa dispozita të LPK-së.

Përmbajtja

• Arbitrazhi si zgjidhje alternative moderne e kontesteve ekonomike;

• Përfshirja e gjykatës në procedurat e arbitrazhit – përfshirje e kufizuar;

• Njohja dhe shpallja si të ekzekutueshme e vendimeve/marrëveshjeve të huaja arbitrazhit;

• Shpallja si të ekzekutueshme të vendimeve/marrëveshjeve të arbitrazhit të Kosovës;

• Anulimi i vendimit/marrëveshjes së arritur në procedurë arbitrazhi;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Analizojnë arbitrazhin si një prej zgjidhjeve alternative të kontesteve ekonomike

• Njohin rolin e gjykatës në raport me procedurën e arbitrazhit

• Vlerësojnë shpalljen dhe anulimin e vendimeve të arbitrazhit

Kohëzgjatja

Një ditë

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhe Themelore – Departamenti për Çështje Ekonomike

Page 89: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

88

68. Qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve dhe kontestet ekonomike Siç është e ditur, një numër relativisht i lartë i lëndëve pranë Departamentit për Çështje Ekonomike, kanë të bëjnë me konteste nga fusha e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve. Qarkullimin e tyre e përcjellë një mori aktesh ligjore e nënligjore, si dhe instrumente juridike ndërkombëtare, të cilat domosdo duhet të merren për bazë në procedurat gjyqësore të kësaj natyre. Si e rregullon legjislacioni vendor qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve? Si është rregulluar qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve me Konventën e Nju Jorkut? Cila është qasja e legjislacionit të BE-së përkitazi me qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve? Çfarë mund të mësojmë nga përvoja e GJED-së, përkitazi me rastet e kësaj atyre? Në këtë trajnim do të bëhet shqyrtimi, analizimi dhe interpretimi i dispozitave relevante nga legjislacioni vendor dhe ndërkombëtar përkitazi me qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve. Do të trajtohen dilemat dhe vështirësitë e paraqitura në praktikën gjyqësore të zgjedhjes së këtyre rasteve dhe do të trajtohen praktikat më të mira të GJED-së.

Përmbajtja

• Shqyrtim i dispozitave të LMD-së, që i referohen qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve;

• Konventa e K.B-së për shitblerjen e mallrave dhe zbatimi i saj në Kosovë;

• Qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve në legjislacionin e BE-së;

• Disa përvoja nga praktika e GJ.ED-së, nga kontratat e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Interpretimi i drejtë i dispozitave të LMD-së mbi qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve;

• Vlerësojnë Konventën e KB-së mbi shitblerjen e mallrave;

• Analizojnë rastet nga GJED-së mbi qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhe Themelore - Departamenti për Çështje Ekonomike.

Page 90: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

89

69. Kontrata e ndërtimit dhe kontestet rreth saj

Kontrata e ndërtimit është ndër kontratat më komplekse e rregulluar si kontratë me emër nga LMD. Në këtë kontratë mund të përfshihen dy apo më tepër palë, me detyrime dhe përgjegjësi të ndryshme. Në procesin e ndërtimit, gjithnjë sipas kushteve të caktuara me kontratë përfshihen edhe subjekte tjera në mbështetje të ndërtimit, konform ligjit, kontratës dhe standardeve ndërtimore. Kontestet gjyqësore të kësaj natyre shpeshherë janë shumë të ndërlikuara. Vlerat e kontesteve të kësaj natyre janë mjaftë të larta.

Cilat janë të drejtat dhe përgjegjësitë e palëve në kontratën e ndërtimit? Cilat janë palët dhe subjektet e përfshira në një proces ndërtimi? Si bëhet kontrolli i punimeve? Si menaxhohen rastet e shmangieve nga kontrata / projekti? Çfarë detyrimesh rrjedhin nga Ligji për Prokurimin Publik? Cila është qasja e gjykatës në kontestet nga fusha e ndërtimit?

Në trajtimin e kësaj teme do të ketë shqyrtim dhe analizim të legjislacionit nga fusha e ndërtimeve, disku-time dhe trajtim të rasteve hipotetike. Do të ketë përpjekje për zgjidhjen e dilemave që aktualisht janë duke u paraqitur në praktikën gjyqësore.

Përmbajtja

• Aspekte të përgjithshme nga kontrata e ndërtimit;

• Çmimi i punimeve;

• Klauzola “Çelësi në dorë”;

• Mbikëqyrja e punimeve dhe kontrolli i cilësisë së materialit ndërtimor;

• Shmangia nga projekti;

• Zbatimi i Ligjit për Prokurimin Publik në raste të caktuara;

• Përgjegjësia për të metat dhe për soliditet të godinës;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Analizojnë kontratën e ndërtimit;

• Vlerësojnë çmimin e punimeve, klauzolën “Çelësi në dorë” dhe shmangien nga projekti;

• Interpretojnë drejtë dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik;

• Njohin përgjegjësinë për të metat dhe për soliditetin e godinës;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatave të Apelit dhe Themelore – Departamenti për Çështje Ekonomike, dhe divizioni civil – Departamenti i përgjithshëm

Page 91: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

90

70. Procedura e falimentimit Bizneset e një vendi me ekonomi të lirë të tregut siç është vendi ynë, ashtu siç e kanë historikun e themelimit dhe zhvillimit të tyre, mund të përjetojnë edhe vështirësi financiare, insolvenca, dhe pengesa tjera prej më të ndryshmeve, dhe rrjedhimisht t’i nënshtrohen edhe falimentimit të tyre në procedurë gjyqësore. Pro-cedurat gjyqësore të falimentimit, janë procedura të ndërlikuara, ku përfshihen shumë palë dhe subjekte të interesuara dhe me afate jashtëzakonisht të shkurtra. Të gjitha këto kërkojnë një përgatitje adekuate profesionale dhe kapacitete adekuate menaxhuese, për të zhvilluar me sukses rastet e falimentimit.

Kush mund të aplikoj për procedurë falimentimi? Cilët janë hapat kryesor procedural që duhet të ndiqen nga gjykata në një proces të falimentimit? Cilat janë përgjegjësitë dhe kompetencat e gjyqtarit? Cilat janë kompetencat dhe përgjegjësitë e administratorit falimentues, debitorit që është në falimentim, kreditorëve falimentues dhe të subjekteve tjera të interesuara?

Trajnimi do të analizon dispozitat e Ligjit të Falimentimit që më tepër gjejnë zbatim në procedurën e falimentimit, përmes diskutimeve dhe vënien në pah të dilemave dhe vështirësive që paraqiten gjatë procedurës, dhe do të identifikohen zgjidhjet mundshme. Trajnimi do të pasurohet me shembuj nga praktika gjyqësore.

Përmbajtja

• Një vështrim i përgjithshëm i ligjit për likuidimin dhe riorganizimin e peronave juridik në falimentim;

• Fillimi i procedurës së falimentimit;

• Administratori falimentues;

• Kërkesat e kreditorëve dhe shqyrtimi i tyre;

• Plani i riorganizimit;

• Likuidimi;

• Përmbyllja e rastit të falimentimit;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Krahasojnë legjislacion vendor dhe ndërkombëtar në fushën e falimentimit;

• Vlerësojnë kriteret për fillimin e procedurës së falimentimit;

• Njohin kompetencat administratorit falimentues;

• Shqyrtojnë kërkesat e kreditorëve;

• Analizojnë planin e riorganizimit dhe likuidimin;

Kohëzgjatja

Një ditë

Përfituesit

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhe Themelore – Departamenti për Çështje Ekonomike, dhe administratorët falimentues të licencuar.

Page 92: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

91

Page 93: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

TRAJNIMET PËR DHOMËN E POSAÇME

TË GJYKATËS SUPREME

Page 94: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

93

71. Përkufizimi i juridiksionit të Dhomës së Posaçme

në raport me gjykatat e rregullta Ligji i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme (DHPGJS) në nenin 4, i përcakton si kompetencë eksk-luzive fushat që kanë të bëjnë me kundërshtimin e vendimeve të ish AKM-së dhe të AKP-së, kërkesa të ndryshme për humbje financiare nga këto agjenci, kërkesa kundër një ndërmarrje apo korporate shoqërore, kërkesa që pretendojnë ndonjë të drejtë, titull apo interes për çfarëdo pasurie, apo prone mbi të cilën AKP-ja apo AKM-ja ka, apo ka shpallur autoritetin administrativ, pronësinë e një ndërmarrje dhe pronësinë mbi kapitalin e ndërmarrjeve shoqërore. Megjithatë në praktikë ka dilema rreth subjekteve që mund të ushtro-jnë padi të përcaktuara me nenin 5 të Ligjit për DHPGJS-në.

Nëse pala e paditur nuk bie në përkufizimin e nenit 5 të Ligjit për DHPGJS-në, a duhet të gjykoj DHPGJS-ja apo gjykata e rregullt? Kush mundet me qenë i paditur në DHPGJS? A do të duhej të aplikohet njëkohë-sisht neni 4 dhe 5 i Ligjit për DHPGJS-në për të kufizuar kompetencën apo të aplikohet ndaras?

Trajnimi do të fokusohet në elaborimin e dilemave të ngritura përmes diskutimeve me pjesëmarrës dhe analizimit të praktikave aktuale.

Përmbajtja

• Kompetenca e DHPGJS-së;

• Mundësia e dërgimit të lëndëve në gjykatat e rregullta sipas nenit 5 të ligjit për DHPGJS-në;

Objektivat

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Vlerësojnë kompetencën e DHPGJS-së;

• Analizojnë mundësinë e dërgimit të lëndëve në gjykatat e rregullta;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme,

Page 95: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

94

72. Trajtimi i kërkesave në procedurën e riorganizimit të ndërmarrjeve shoqërore Riorganizimi është një procedurë ku shoqëritë tregtare me vështirësi financiare mund të kenë një fillim të freskët dhe të jetë një ndihmesë në rimëkëmbjen e tyre. Ligji për AKP-në e parasheh që AKP është e autorizuar për administrimin, duke përfshirë autorizimin për shitjen, transferimin dhe/ose likuidikimin e ndërmarrjeve dhe aseteve të ndërmarrjeve shoqërore. Për shkak të vështirësive të ndryshme legjislative dhe operacionale ankesat/kërkesat e kreditorëve të këtyre ndërmarrjeve nuk janë zgjidhur, gjë që nuk ka prodhuar ndonjë ndikim në ekonominë e vendit.

Kush e nxjerr vendimin për moratorium në riorganizimin e ndërmarrjeve shoqërore? Moratoriumi i për-kohshëm a mund të ngrijë veprimet në gjykatat e Kosovës dhe të parandaloj pagesën dhe ekzekutimin e ankesave të kërkuara nga gjykatat jashtë Kosovës kundër ndërmarrjes?

Trajnimi do të fokusohet në analizimin dilemave të ngritura përmes prezantimit të rasteve studimore dhe diskutimeve me pjesëmarrës.

Përmbajtja

• Moratoriumi;

• Plani i riorganizimit;

• Komiteti i kreditorëve;

Objektivat

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Zbatojnë moratoriumin në procedurën e riorganizimit të ndërmarrjeve shoqërore;

• Vlerësojnë planin e riorganizimit;

• Analizojnë kompetencat e komitetit të kreditorëve;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, Gjyqtarë komercial, zyrtarë të AKP-së

Page 96: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

95

73. Likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore Një shoqëri tregtare vendoset në likuidim atëherë kur asetet e saj janë më të vogla se sa borxhi. Likuidimi mund të jetë vullnetar dhe i detyrueshëm. Në kuadër të procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, Agjencia Kosovare e Privatizimit mund të fillojë procedurat për likuidim vullnetar të ndërmar-rjeve shoqërore kur është e mendimit që procedurat janë në interes të ruajtjes së vlerës së mbetur nga ndërmarrjet e vdekura, dhe interesat e pretenduesve për pronësi  lidhur me këto ndërmarrje.

Por nëse ka kërkesa pronësore, a duhet të pezullohen procedura e falimentimit? Kush e zhvillon proce-durën e falimentimit tek ndërmarrjet shoqërore? Cili është roli i gjykatës?

Trajnimi do të fokusohet në analizimin dilemave të ngritura përmes prezantimit të rasteve studimore dhe diskutimeve me pjesëmarrës. Fokusi do të jetë tek procedura administrative dhe gjyqësore e falimentimit dhe tek trajtimi i kërkesave pronësore.

Përmbajtja

• Procedura administrative në likuidimin e ndërmarrjeve shoqërore;

• Procedura gjyqësore në likuidimin e ndërmarrjeve shoqërore;

• Kërkesat pronësore në procedurë të likuidimit;

Objektivat

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Analizojnë procedurën administrative në likuidimin e ndërmarrjeve shoqërore;

• Zbatojnë procedurën gjyqësore në likuidimin e ndërmarrjeve shoqërore;

• Vlerësojnë kërkesat pronësore në procedurë të likuidimit;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, Gjyqtarë komercial, zyrtarë të AKP-së

Page 97: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

96

74. Tenderimi i aseteve të ndërmarrjeve shoqërore dhe rishikimi gjyqësor nga gjykata i këtij procesi Një ndër format e transformimit të një ndërmarrje shoqërore në pronësi private është përmes shitjes së aksioneve të NSH-së një subjekti privat përmes tenderit publik. Sipas ligjit për NP-të Komision Qeveritar për Privatizim është i autorizuar për tenderimin dhe shitjen e aksioneve, përkatësisht me privatizim të plotë ose të pjesshëm të NP-së. Megjithatë në praktikë ka zvarritje në implementimin e proceseve tenderuese dhe shpesh mungon arsyetimi dhe argumentimi i vendimit për ofertuesin fitues të përkohshëm për ndër-prerjen e procesit të negociatave.

A ka të drejta AKP të anuloj tenderin kur kemi dy herë të shpallur të njëjtin ofertues si fitues të përkohshëm? Sa janë valide për gjykatën rregulloret e AKP-së?

Trajnimi është dizajnuar që të trajtojë në tërësi procesin e tenderimit të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore si dhe t’i përgjigjet të gjitha dilemave që ekzistojnë në praktikën gjyqësore.

Përmbajtja

• Rregulloret e AKP-së për tenderim dhe shitje të ndërmarrjeve shoqërore;

• Procedura gjyqësore për zgjidhjen e kontesteve gjatë procesit të tenderimit dhe shitjes së ndër-marrjeve shoqërore;

Objektivat

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Analizojnë rregulloret e AKP-së për tenderim dhe shitje të ndërmarrjeve shoqërore;

• Zbatojnë procedurën gjyqësore për zgjidhjen e kontesteve;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, Gjyqtarë civilist, zyrtarë të AKP-së

Page 98: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

97

75. Mjetet e goditjes në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Ligji i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme (DHPGJS) ka paraparë ankesën si mjet të rregullt të goditjes. Kjo e drejtë u njihet secilës palë që është e pakënaqur me vendimet procedurale, por edhe me vendimet in meritum. Mirëpo edhe pse Ligji i DHPGJS-së nuk e ka paraparë në mënyrë eksplicite mjetet e jashtëzakonshme të goditjes së vendimeve të DHPGJS-së, në mënyrë indirekte lejon mundësinë e shqyrti-mit të ligjshmërisë të vendimeve të gjykatave të rregullta sa i përket vendimeve lidhur me çështjet që kanë qenë nën kompetencën ekskluzive të gjykatave të rregullta.

Kjo zgjidhje krijon dilema lidhur me atë se a mund të parashtrohet edhe kërkesa për mbrojtjen e lig-jshmërisë?

Trajnimi do të fokusohet në elaborimit të dilemave të ngritura përmes diskutimeve me pjesëmarrës dhe analizimit të praktikave aktuale.

Përmbajtja

• Mjetet e rregullta të goditjes;

• Mjetet e jashtëzakonshme të goditjes;

Objektivat

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Vlerësojnë mjetet e rregullta të goditjes;

• Analizojnë mjetet e jashtëzakonshme të goditjes;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme,

Page 99: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

E DREJTA ADMINISTRATIVE

Page 100: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

99

76. E Drejta e Azilit legjislacioni vendor dhe ndërkombëtar

E drejta e azilit rregullohet me një kombinim të legjislacionit vendor, akte ndërkombëtare si dhe praktikën e krijuar nga GJEDNJ. Në parim shtetet kanë të drejtë të vendosin nëse do t’i japin të huajve të drejtën për të hyrë në territorin e tyre, por duhet të respektojnë edhe garancitë e zbatueshme të drejtave të njeriut si dhe praktikën e GJEDNJ-së. Në këtë kuadër praktika gjyqësore e GJEDNJ-së përcakton kufizime të caktuara për shtetet në rastet e kthimit të individëve në vendin e origjinës ku të cilët pritet të persekutohen apo kërcënohen me jetë për shkak të racës, religjionit, nacionalitetit, bindjes politike apo anëtarësimit në ndonjë grup të caktuar.

Por kush vendos për të drejtën e azilit? Çfarë kritere duhet plotësuar për të drejtën për azil? A është në harmoni legjislacioni vendor me atë ndërkombëtar? Cilat janë obligimet që dalin nga praktika gjyqësore e GJEDNJ-së?

Këto dhe dilema tjera do të trajtohen në këtë trajnim, i cili do të realizohet përmes analizimit të praktikës vendore si dhe krahasimit me praktikën e GJEDNJ-së.

Përmbajtja

• E drejta e azilit;

• Konventa Ndërkombëtare për Azilin;

• Inicimi i konfliktit administrativ për të drejtën e azilit;

• Qëndrimi i përkohshëm i të huajve;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Analizojnë të drejtën e azilit;

• Krahasojnë raportin e ligjit për azilin të Kosovës me Konventën Ndërkombëtare të Azilit;

• Interpretojnë drejtë dispozitat e mbi inicimin e konfliktit administrativ në rastet e azilit;

• Vendosin në rastet e qëndrimit të përkohshëm të të huajve.

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarë të nivelit të apelit dhe themelor – departamenti për çështje administrativ, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Page 101: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

77. Shqyrtimi gjyqësor i aktit administrativ – sfidat dhe vështirësitë procedurale Qëllimi i trajtimit të kësaj teme është që përfituesit të përvetësojnë njohuritë lidhur me zbatimin praktik të çështjeve të cilat kanë të bëjnë: me mënyrën se si iniciohet procedura administrative, veprimet procedura-le të palëve në procedurë, veprimet e organit administrativ i cili e zhvillon procedurën, mjetet e të provuarit, pjesëmarrjen e personave të tretë në procedurë dhe çështjet që kanë të bëjnë me përfundimin e proce-durës administrative. Po ashtu do të analizohen në detaje çështjet procedurale të rishikimit gjyqësor të aktit administrativ, si dhe diskutimi për mundësinë e gjetjes së zgjidhjeve uniforme për zbatimin me sukses të procedurës së trajtimit gjyqësor të kontesteve administrative në Kosovë. Si mund të iniciohet procedura administrative? Çfarë veprimesh merr organi administrativ dhe cilat janë mjetet e të provuarit? Masat e përkohshme? Seancat dëgjimore? Arsyetimi i pamjaftueshëm i vendimeve administrative?

Dilemat dhe pyetjet gjatë trajnimit do të adresohen përmes shpjegimit të pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste dhe përdorur shembuj konkret. Do të përdoren ushtrime, diskutime dhe shembuj praktik mbi parimet dhe rregullat kryesore të Ligjit për Konfliktet Administrative dhe të Ligjit për Procedurën Adminis-trative.

Përmbajtja

• Korniza ligjore e kontrollit gjyqësor administrativ në Kosovë;

• Mangësitë e legjislacionit në fuqi;

• Problemet e akteve administrative;

• Shqetësimet e ngritura në procedurat e kontrollit gjyqësor të akteve administrative;

• Kuptimi i procedurës së shqyrtimit në procedurën administrative;

• Të provuarit gjatë shqyrtimit në procedurën administrative;

• Nxjerrja e aktit administrativ;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Analizojnë kornizën ligjore të kontrollit gjyqësor administrativ në Kosovë;

• Identifikojnë mangësitë e legjislacionit në fuqi;

• Vlerësojnë procedurat e kontrollit gjyqësor të akteve administrative.

• Elaborojnë të provuarit gjatë shqyrtimit në procedurën administrative;

• Vendosin për aktin administrativ.

Kohëzgjatja

Një ditor.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Gjykatës së Apelit, dhe bashkëpunëtor juridik profesional.

Page 102: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

101

78. Kontestet e punës me theks të veçantë tek shërbyesit civil

Një administratë publike funksionale është një nga gurë themelet e një shoqërie demokratike. Shërbimi civil, qoftë në nivelin qendror apo lokal të administratës publike, është ofrues kryesor i shërbimeve publike për qytetarët dhe efektshmëria e tij ndikon drejtpërsëdrejti në mundësinë e tyre për të pasur qasje në të drejtat e tyre themelore. Shërbyesit civil me rastin e cenimit të drejtave të tyre së pari i drejtohen Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës së Kosovës pastaj Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamentit për Çështje Administrative për mbrojtjen e të drejtave. Ky trekëndësh veprimi po e ndjek gjyqësorin prej hyrjes në fuqi te Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Për shkak të dilemave që janë krijuar lidhur me kompetencën për të vendosur lidhur me kontestet e shërbyesve civil është e domos-doshme kjo tryezë e diskutimeve sepse janë paraqitur vështirësi dhe probleme që kanë të bëjnë me mo-szbatimin e disa vendimeve të Këshillit, përmbarimin e vendimeve nga gjykatat, zbatimin e standardeve kushtetuese për të drejtën në punë, zbatimin e kërkesave të KEDNJ-së për të drejtën në punë.

A përbën Ligji i Punës dhe Ligji për Shërbimin Civil bazë të mjaftueshme juridike për gjykatat në shqyrtimin gjyqësor të kontesteve të punës? Cilat probleme hasen më së tepërmi në praktikën gjyqësore në Kosovë lidhur me procedurën gjyqësore të zgjedhjes së kontesteve të punës? Cilat janë sfidat dhe problemet në zbatimin respektivisht përmbarimin e vendimeve gjyqësore në konteste të punës?

Dilemat dhe pyetjet gjatë trajnimit do të adresohen përmes shpjegimit të pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste dhe duke përdorur shembuj konkret. Do të përdoren ushtrime, diskutime dhe shembuj praktik mbi parimet dhe rregullat kryesore të Ligjit për Shërbyesit Civil dhe Ligjit për KPMK-në.

Përmbajtja

• Korniza ligjore për shërbyesit civil;

• Procedura ligjore në KPMK dhe mjetet kundër vendimeve të tij;

• Ekzekutimi i vendimeve të KPMK-së;

• Çështje të përzgjedhura procedurale te kontestet e punës;

• Zbatimi i standardeve të KEDNJ-së në konteste të punës;

Objektivat

Si rezultat i këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Analizojnë kornizën ligjore për shërbyesit civil;

• Vlerësojnë mjetet kundër vendimeve të KPMK;

• Zbatojnë i standardeve të KEDNJ-së në konteste të punës;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e Departamentit Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Gjykatës së Apelit dhe anëtaret e Këshillit Pavarur Mbikëqyrës te Kosovës, Përmbaruesit Privat.

Page 103: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

79. Ligji për mbrojtjen e të dhënave personaleNjë ndër të drejtat fundamentale e cila përcaktohet me Kushtetutën e Kosovës është e drejta e privatë-sisë. Ky nen kushtetues është konkretizuar më tej përmes Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë. Mbrojtja e të dhënëve është një temë e re për Kosovën dhe përbën një kriter për liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe për procesin e integrimit në BE. Raportet e fundit të progresit theksojnë se Kosova duhet të përmirësojë implementimin dhe harmonizimin e ligjeve për mbrojtjen e të dhënave per-sonale dhe ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e ligjit. Ky seminar ka për qëllim që të shqyrtoj mbrojtjen gjyqësore të së drejtës së privatësisë siç garantohet me dispozita kushtetuese dhe ligjore.

Çfarë janë garancitë kushtetuese dhe ligjore të së drejtës së privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave në Kosovë? Çfarë janë problemet kryesore në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale? Si janë trajtuar pretendimet e palëve mbrojtjen e të dhënave personale nga gjyqësori dhe cilat janë standardet e vendosura?

Dilemat dhe pyetjet gjatë trajnimit do të adresohen përmes analizimit të legjislacionit primar dhe sekondar si dhe përmes vendimeve gjyqësore, përfshirë këtu edhe vendime të gjykatave kushtetuese. Vëmendje e veçantë do ti kushtetohet përvojës jurisprudenciale në Strasburg për të analizuar qëndrimet e kësaj gjykate lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale në relacion me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Përmbajtja

• Korniza ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale;

• Mbrojtja e të dhënave në kontekst të së drejtës së Bashkimit Evropian dhe të KEDNJ-së;

• Mbrojtja administrative e të dhënave personale;

• Mbrojtja gjyqësore e të drejtave personale;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Krahasojnë kornizën ligjore vendore për mbrojtjen e të dhënave personale me të drejtën e Bash-kimit Evropian dhe të KEDNJ-së;

• Njohin dhe zbatojnë mbrojtjen administrative dhe gjyqësore të të dhënave personale;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët nga Departamenti Administrativ i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Page 104: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

103

80. Objekti i konfliktit administrativ dhe karakteristikat e aktit administrativ Qëllimi i trajtimit të kësaj teme është që përfituesit të përvetësojnë njohuritë lidhur me inicimin e konfliktit administrativ me padi në gjykatën kompetente, e cila e shqyrton ligjshmërinë e aktit administrativ i cili kontestohet me padi.

Por cilat janë karakteristikat e aktit administrativ? Cilat janë shkaqet për të cilat mund të kundërshtohet akti administrativ?

Dilemat dhe pyetjet gjatë trajnimit do të adresohen përmes shpjegimit të pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste dhe përdorur shembuj konkret. Do të përdoren ushtrime, diskutime dhe shembuj praktik mbi parimet dhe rregullat kryesore të Ligjit për Konfliktet Administrative.

Përmbajtja

• Objekti i konfliktit administrativ;

• Padia në konfliktin administrativ;

• Përfundimi i konfliktit administrativ;

Objektivat

• Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Analizojnë objektin e konfliktit administrativ;

• Vlerësojnë padinë në konflikt administrativ;

• Vendosin për konfliktin administrativ;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e departamenteve administrative të gjykatave themelore dhe Gjykatës së Apelit.

Page 105: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

104

81. Zbatimi i Ligjit mbi Regjistrin për Themelimin e Regjistrit të të Drejtave të Pronës së Paluajtshme Është në interes te përgjithshëm të trajtohet kjo temë për shkak të problemeve të trashëguara në lëmin e mbrojtjes së pronësisë. Ndërsa trajtimi i kësaj teme, për gjyqësorin, shtrohet si domosdoshmëri për shkak të ndryshimeve dhe reformave në legjislacion. Ky trajnim përfiton në aktualitet kur dihet se mbrojtja e pronësisë paraqet të drejtë themelore të njeriut që mbrohet përveç me legjislacion nacional edhe me konventa kryesore ndërkombëtare. Me këtë temë synohet të sqarohen aspektet ligjore që kanë të bëjnë me instrumentet lidhur me regjistrimin e pronës së paluajtshme në Zyrën Kadastrale Komunale (ZKK).

Por kush e bën rishikimin e vendimit të ZKK-së?, Sa është afati lidhur me vlerësimin e kërkesës për rishqyrtim nga ZKK-ja Kush e inicion konfliktin administrativ? ( kundër vendimit të AKK-së) në gjykatën kompetente?

Dilemat dhe pyetjet gjatë trajnimit do të adresohen përmes shpjegimit të pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste dhe përdorur shembuj konkret. Do të përdoren ushtrime, diskutime dhe shembuj praktik mbi parimet dhe rregullat kryesore të Ligjit për Procedurën Administrative.

Përmbajtja

• Regjistrimi i palujtshmërive konform Ligjit për Themelimin e Regjistrit të të Drejtave të Pronës së Paluajtshme;

• Kushtet dhe kriteret e regjistrimit të Drejtave të Pronave të Paluajtshme sipas ligjit në fjalë;

• Inicimi i konfliktit Administrativ në gjykatën kompetente kundër vendimit të AKK-së;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Interpretojnë drejtë dispozitat e Ligjit për Themelimin e Regjistrit të të Drejtave të Pronës së Palua-jtshme mbi regjistrimin e paluajtshmërive;

• Vlerësojnë kushtet dhe kriteret e regjistrimit të Drejtave të Pronave të Paluajtshme;

• Vendosin mbi konfliktin administrativ;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e departamenteve administrative të nivelit themelor dhe të apelit.

Page 106: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

105

82. Kontestet e deklarimit të mjeteve monetare në pikat doganore

të KosovësLigji për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit në Kosovë ka paraparë për sub-jekte raportuese detyrime ligjore për raportim përfshirë bankat, institucionet financiare, kazinotë, agjentët e pasurive të patundshme dhe ndërmjetësit e pasurive të patundshme, personat fizik dhe ligjor që tregto-jnë mallra kur pranojnë pagesa në para të gatshme në vlerë prej dhjetëmijë (10.000) Euro ose më shumë, avokatët dhe noterët (kontabilistët) kur përgatiten për, kryejnë ose përfshihen në transaksione për klientët e tyre dhe kontabilistët e certifikuar, auditorët e licencuar dhe këshilltarët tatimor. Me qëllim që të luftohet në mënyrë efektive shpëlarja e parave dhe financimi i terrorizmit në Kosovë, është themeluar Njësia për In-teligjencë Financiare si institucionin qendror i pavarur kombëtar përgjegjës për kërkimin, marrjen, analizimin dhe shpërndarjen tek autoritet kompetente dhe bërjen publike të informacionit në lidhje me shpëlarjen po-tenciale të parave dhe financimin e terrorizmit.Cilat janë detyrimet ligjore të subjekteve për raportim dhe cilat janë pasojat e mos-deklarimit? Cilat janë procedurat administrative dhe gjyqësore për adresimin e dështimit për të vepruar në pajtim me kërkesat e ligjit për mos-deklarim? Cilat janë ligjet dhe aktet nënligjore relevante që rregullojnë procedurën e deklarimit të mjeteve monetare? Cilat janë sfidat në zbatimin e kërkesave ligjore për deklarim të mjeteve monetare?Kjo temë ka për qëllim që të udhëzoj gjyqtarët lidhur me autoritetet dhe procedurat për zbulimin dhe parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit në Kosovë, si dhe për të trajtuar proce-durën gjyqësore të rishikimit të akteve administrative të doganave që lidhen me kontestet e deklarimeve monetare.

Përmbajtja

• Korniza ligjore për deklarimin e mjeteve monetare në pikat doganore të Kosovës;

• Autoriteti dhe procedurat në pikat doganore për deklarimin e mjeteve monetare;

• Kontrolli gjyqësor i vendimeve të autoriteteve doganore lidhur me deklarimin e mjeteve monetare;

• Raste nga praktika gjyqësore e Departamentit për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Familjarizohen me procedurat administrative dhe gjyqësore të rasteve të mos-deklarimit të mjeteve monetare në pajtim me ligjin në fuqi;

• Njihen me praktikën gjyqësore vendore lidhur me kontestet gjyqësore të mos-deklarimit të mjeteve financiare;

• Identifikojnë kornizën legjislative primare dhe sekondare, përfshirë atë të Bashkimit Evropian në fushën e deklarimit të mjeteve financiare;

Kohëzgjatja

Një ditore

Përfituesit

Gjyqtarë të Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe të Apelit.

Page 107: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

KEDNJ

Page 108: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

107

83. Standardet e GJEDNJ-së sipas nenit 8 të Konventës Evropiane dhe të Drejtës për Jetë Private

E drejta e lirisë së shprehjes si e mbrojtur në bazë të nenit 10 të KEDNJ-së dhe e drejta për jetë private janë shpesh të drejta plotësuese. Megjithatë, në rrethana të caktuara, e drejta e privatësisë mund të kufizojë të drejtën e lirisë së shprehjes, sepse ka mbrojtje të kufizuara për shkelje të së drejtës së privatësisë për arsye të interesit publik. Ankesa për privatësi shpesh janë ngritur kundër botimeve të medias mbi çështjet që prekin jetën private të figurave publike, dhe shpesh me sukses, kanë rezultuar në gjoba të konsiderueshme për mediat në fjalë. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka zhvilluar një praktikë për balancimin e të drejtës së lirisë së shprehjes ndaj së drejtës për liri në jetën private nën një grup prej 6 kritereve të ndryshme, siç edhe do të diskutohet gjatë tryezës së rrumbullakët.

A kanë mediat të drejtë për të publikuar fotot e një pushimi familjar? Informacion në lidhje me ndjekjen penale? Në cilat rrethana? Mbikëqyrja publike ka sjellë me vete një grup të tërë të ri të çështjeve që prekin çështjen e privatësisë, si dhe: si ndikon përdorimi i CCTV në të drejtën e privatësisë së një individi? Dhe çfarë ndodh kur botohen të dhënat në mënyrë të organizuar që veç se gjinden në dispozicion, të tilla si të dhëna mbi taksat e qytetarëve? Këto janë të gjitha çështje që do të adresohen.

Në trajnim dilemat dhe pyetjet gjatë trajnimit do të adresohen përmes shpjegimit të pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste dhe përdorur shembuj konkret. Do të përdoren ushtrime, diskutime dhe shembuj praktik mbi parimet dhe rregullat kryesore.

Përmbajtja

• E drejta e lirisë së shprehjes dhe e drejta për jetë private në bazë të nenit 10 të KEDNJ;

• Balancimi i të drejtës së lirisë së shprehjes ndaj së drejtës për liri në jetën private sipas GJEDNJ;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Interpretojnë drejtë dispozitat mbi të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të drejtën për jetë private;

• Vlerësojnë balancimin e të drejtës së lirisë së shprehjes ndaj së drejtës për liri në jetën private sipas GJEDNJ;

Kohëzgjatja

Një ditor.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Gjykatës së Apelit, prokurorë dhe bashkëpunëtor juridik profesional.

Page 109: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

84. Zbatimi në praktikën gjyqësore i Nenit 3 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore Neni 3 përcakton se “askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës ose dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose degraduese”. Qëllimi i trajtimit të kësaj teme është që përfituesit të thellojnë njohuritë lidhur me zbatimin e nenit 3 të Konventës dhe të përvojës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me këtë nen. Në Republikën e Kosovës KEDNJ është e inkorporuar si pjesë e të drejtës së brendshme dhe zbatohet direkt pa nevojën e nxjerrjes së mjeteve shtesë nga ndonjë autoritet tjetër shtetërorë.

Si interpretohet neni 3 i Konventës Evropiane? Si bëhet zbatimi gjyqësor i nenit 3 në Kosovë dhe si vihet në jetë praktika gjyqësore e GJEDNJ-së lidhur me këtë nen? Cilat janë detyrimet pozitive që burojnë nga neni 3 i Konventës Evropiane?

Në trajnim dilemat dhe pyetjet gjatë trajnimit do të adresohen përmes shpjegimit të pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste dhe përdorur shembuj konkret. Do të përdoren ushtrime, diskutime dhe shembuj praktik mbi parimet dhe rregullat kryesore.

Përmbajtja

• Trajtimi apo praktikat e papërshtatshme në vendet e vuajtjes së dënimit;

• Abuzimi fizik aktiv mbi të dënuarit;

• Mbrojtja e të miturve;

• Diskriminimi si pjesë e keqtrajtimit;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Shpjegojnë praktikat e papërshtatshme në vendet e vuajtjes se dënimit;

• Analizojnë situatat e abuzimit fizik aktiv mbi të dënuarit;

• Vlerësojnë mbrojtjen e të miturve;

Kohëzgjatja

Një ditor.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Gjykatës së Apelit, prokurorë dhe bashkëpunëtor juridik profesional.

Page 110: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

109

85. Neni 5 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut

dhe Lirive Themelore dhe zbatimi i tij Neni 5 i Konventës Evropiane përfshin një element kyç në mbrojtjen e të drejtave të njeriut të një individi. Liria personale është një kusht themelor që përgjithësisht çdokush duhet të gëzojë. Privimi nga ajo ka lidh-je për sa i përket gëzimit të shumë të drejtave të tjera, duke radhitur nga e drejta e familjes dhe ajo private, nëpërmjet të drejtës për lirinë e mbledhjes, të shoqërizimit dhe atë të shprehjes, tek e drejta e lirisë së lëvizjes. Interpretimi i dokumentit të Nenit 5 nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është jetësor për qëllimin e vënies në jetë të kërkesave të këtij neni. Ashtu si edhe me të gjitha nenet e Konventës Evropiane, Gjykata Evropiane i ka interpretuar të gjitha dispozitat e nenit 5 në një mënyrë qëllim plotë dhe dinamike, duke interpretuar ato në mënyrë të pashmangshme përtej kuptimit të mëvetësishëm për të përcaktuar çfarë dispozitash të caktuara përfshinë ato. Si vlerësohet prezumimi në favor të lirisë? Çfarë është përdorimi arbitrar i pushtetit? Si përkufizohet “Ar-restimi” dhe “ndalimi”? Çka nënkupton privimi i lirisë si pjesë e procesit penal? Si vlerësohet dyshimi i arsyeshëm? Si bëhet justifikimi i paraburgimit? Si përcaktohet kohëzgjatja e ndalimit para gjykimit?.Në trajnim dilemat dhe pyetjet gjatë trajnimit do të adresohen përmes shpjegimit të pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste dhe përdorur shembuj konkret. Do të përdoren ushtrime, diskutime dhe shembuj praktik për të zbërthyer kuptimin e drejtë të dispozitave të nenit 5 të KEDNJ, lidhur me paraburgimi - paragr.1 pika c e nenit 5 dhe analiza e garancioneve procedurale që përmban neni 5 i KEDNJ.

Përmbajtja

• Analiza e dispozitave të nenit 5 të KEDNJ;

• Ligjshmëria e ndalimit;

• Privimi nga liria si pjesë e procesit penal;

• Detyrimi për të dhënë brenda një afati sa më të shkurtër arsyet e arrestimit;

• Detyrimi për të sjellë personat e ndaluar para një autoriteti gjyqësor që ka të drejtën e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm ose të lirimit në pritje të gjykimit;

• E drejta për kompensim;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Analizojnë dispozitat e nenit 5 të KEDNJ;

• Interpretojnë ligjshmërinë e ndalimit;

• Zbatojnë drejtë dispozitat mbi privimin nga liria si pjesë e procesit penal;

• Vlerësojnë të drejtën për kompensim;

Kohëzgjatja

Një ditor.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Gjykatës së Apelit, prokurorë dhe bashkëpunëtor juridik profesional.

Page 111: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

110

86. Nenit 6 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe zbatimi i tijSipas nenit 6 të KEDNJ çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Për më tepër ky nen i garanton secilit person të akuzuar për një vepër penale që të prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht duke i garantuar të drejtat minimale.Si të bëhet arsyetimi i mjaftueshëm i vendimeve gjyqësore si bazë e procesit të drejtë gjyqësor. Sa zba-tohet kërkesa për prezumim të pafajësisë sipas praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut? Si zbatohen garancionet e nenit 6 të Konventës në sistemin gjyqësor të Kosovës: sfidat dhe problemet? Cili është roli i Gjykatës Supreme në zbatimin e standardeve të nenit 6 nga ana e gjykatave të rregullta në Kosovë? Cili është roli i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në zbatimin e standardeve të nenit 6 nga ana e gjykatave të rregullta në Kosovë?Dilemat dhe pyetjet gjatë trajnimit do të adresohen përmes shpjegimit të pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste dhe përdorur shembuj konkret. Do të përdoren ushtrime, diskutime dhe shembuj praktik për të zbërthyer kuptimin e drejtë të dispozitave të nenit 6 të KEDNJ, lidhur me paraburgimi - paragr.1 pika c e nenit 5 dhe analiza e garancioneve procedurale te që përmban neni 6 i KEDNJ.

Përmbajtja

• Analiza e dispozitave të nenit 6 të KEDNJ. Mbrojtjet procedurale sipas dispozitave të nenit 6 të KEDNJ;

• E drejta e dëgjimit të drejtë dhe publik;

• Të gjithë personat janë të barabartë para gjykatave dhe organeve gjyqësore, dhe të gjithë kanë të drejtën e barazisë së plotë në garancitë minimale për gjykim të drejtë;

• E drejta për tu gjykuar pa vonesë të tepruar;

• E drejta e të akuzuarit të pyesë ose të kërkojë të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës dhe të marrë pjesë dhe të ekzaminojë dëshmitarët nën emrin e tij;

• E drejta e të akuzuarit të ketë të drejtë të marrë ndihmën falas të një përkthyesi në qoftë se nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën që përdoret në gjyq;

• Pavarësia dhe paanshmëria e gjykatave në kontekst të nenit 6 të KEDNJ dhe praktikës së GJEDNJ;

• Raste nga praktika gjyqësore e GJEDNJ lidhur me nenin 6 të KEDNJ.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Analizojnë dispozitat e nenit 6 të KEDNJ;

• Zbatojnë praktikën gjyqësore të GJEDNJ lidhur me nenin 6 të KEDNJ;

Kohëzgjatja

Një ditor.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Gjykatës së Apelit, prokurorë dhe bashkëpunëtor juridik profesional.

Page 112: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

111

87. Nenit 8 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe

Lirive Themelore dhe zbatimi i tij (E drejta për respektimin e jetës

private dhe familjare) Konventa i garanton secilit të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korre-spondencës së tij. Sipas Konventës autoritetet publike nuk mund të ndërhyjnë në ushtrimin e kësaj të dre-jte përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit, ose për mbrojtjen e të dre-jtave dhe lirive të të tjerëve. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me të drejtën e respektimit të jetës private dhe familjare pasi gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë vazhdojnë të mos zbatojnë në praktikë kërkesat që dalin nga neni 8 i Konventës Evropiane. Në trajnim do të trajtohen dilemat dhe pyetjet që kanë të bëjnë me aspektet e dispozitave ligjore që përm-ban neni 8 i KEDNJ. Njëkohësisht në trajnim do të evitohen dilemat rreth interpretimit të dispozitave në fjalë në rastet praktike të GJEDNJ.Dilemat dhe pyetjet gjatë trajnimit do të adresohen përmes shpjegimit të pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste dhe përdorur shembuj konkret. Do të përdoren ushtrime, diskutime dhe shembuj praktik për të zbërthyer kuptimin e drejtë të dispozitave të nenit 8 të KEDNJ, lidhur me të drejtën në respektimin e jetës private dhe familjare dhe mbështetur në jurisprudencën e KEDNJ-së dhe rastet si Cotley k. Rumani, Lopez Ostra c. Spanje, Novoseletsky c. Ukraine dhe Sisojeva c. Letoni.

Përmbajtja

• Analiza e dispozitave të nenit 8 të KEDNJ;

• Kuptimi dhe natyra juridike e jetës private;

• Dimensioni pozitiv i respektimit të jetës familjare;

• E drejta për të njohur origjinën;

• Veprimi në mbështetje të ruajtjes se marrëdhënieve familjare;

• E drejta për një mjedis të shëndetshëm;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Analizojnë dispozitat e nenit 8 të KEDNJ;

• Vlerësojnë dimensionin pozitiv të respektimit të jetës familjare;

• Zbatojnë praktikën e GJEDNJ mbi të drejtën për të njohur origjinën dhe për një mjedis të shëndet-shëm familjar;

Kohëzgjatja

Një ditor.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Gjykatës së Apelit, prokurorë dhe bashkëpunëtor juridik profesional.

Page 113: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

88. Mbrojtja dhe promovimi i diversitetit, tolerancës dhe barazisë në kontekst të legjislacionit mbi mos diskriminiminRaportet e mekanizmave ndërkombëtar, institucioneve dhe organizatave të ndryshme vendore që merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pjesëtarëve të komunitetit LGBTI, kanë vënë nevojën, në mes tjerash, për adresimin e çështjes së moszbatimit të mirëfilltë të legjislacionit për trajtim të barabartë.

Sa gjen zbatim legjislacioni mbi mos diskriminimin në Kosovë? Sa pranohet diversiteti në shoqëri? A ka paragjykime?

Ky trajnim synon qartësimin dhe zbërthimin e kompleksitetit të legjislacionit për mos diskriminim dhe ngacmim si dhe qasjen dhe trajtimin e barabartë nga gjyqësori.

Përmbajtja

• Aktivitete, ushtrime ndërgjegjësimi për diversitet, paragjykime, mos diskriminim dhe barazi;

• Elaborimi i neneve kryesore të ligjit që rregullojnë çështjen e orientimit seksual, identitetit gjinor, diskriminimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, ngacmimit.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Kenë një pasqyrë më të qartë dhe të gjerë për diversitetin, tolerancën dhe barazinë;

• Kenë njohuri më të thella të zbërthyera në detaje mbi kompleksitetin e legjislacionit për diskrimin-im dhe ngacmim;

• Përvetësojnë njohuri për qasjen dhe bashkëveprimin me pjesëtarët e komunitetit LGBTI për real-izimin e të drejtave të tyre;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarë dhe prokurorë në nivelit themelor dhe i apelit.

Page 114: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

113

89. Rëndësia e KEDNJ dhe efektet e saj në Kushtetutën e Republikës

së Kosovës dhe sistemin kushtetues të Kosovës

Siç e dimë, në Kosovë, KEDNJ është e inkorporuar si pjesë e të drejtës së brendshme. Kjo temë ka nevojë të trajtohet me qëllim që gjyqtarët të avancojnë njohuritë e tyre lidhur me mënyrën e adoptimit të KEDNJ në sistemin kushtetues të Kosovës dhe refleksionet e saja në këtë sistem. Republika e Kosovës është në situatë specifike, kur bëjmë fjalë për bazat e zbatimit të Konventës Evropiane në territorin e saj.

Cili është efekti i KEDNJ në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe sistemin e saj kushtetues? Cila është struktura e Konventës Evropiane? Si bëhet interpretimi i Konventës Evropiane? Cilat janë obligimet nga Konventa Evropiane për shtetet anëtare?

Në trajnim dilemat dhe pyetjet do të adresohen përmes shpjegimit të pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste dhe përdorur shembuj konkret. Do t’iu jepet përgjigje pyetjeve rreth mënyrave të akomodimit të KED-NJ në sistemet nacionale, përmes rasteve nga praktika gjyqësore e GJEDNJ.

Përmbajtja

• Analiza dhe efekti i KEDNJ në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe sistemin e saj kushtetues;

• Struktura e Konventës Evropiane;

• Interpretimi i Konventës Evropiane;

• Obligimet nga Konventa Evropiane për shtetet anëtare;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Të analizojnë efektin KEDNJ-së në sistemin kushtetues kosovar

• Njohin strukturën e Konventës Evropiane;

• Interpretojnë drejtë Konvent Evropiane dhe,

• Kenë pasqyrë më të qartë për obligimet që kanë shtetet anëtare të Konventës Evropiane

Kohëzgjatja

Një ditor.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore, të Gjykatës së Apelit, prokurorë dhe bashkëpunëtor profesional.Gjatë vitit 2016, IGJK në kuadër të bashkëpunimit me Këshillin e Evropës do të realizoj edhe aktivitetet tjera nga fusha e të drejtave të njeriut të cilat janë përcaktuar në projektin “Mbështetje në Zbatimin e Stan-dardeve Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Page 115: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

E DREJTA NDËRKOMBËTARE

DHE E BE-SË

Page 116: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

115

90. Zbatimi gjyqësor i Konventës së Aarhusit

Konventa e UNECE (KEEOKB-Komisioni Ekonomik për Evropën i OKB-së), e së Drejtës së Informacionit, Pjesëmarrjes Publike në Vendimmarrje, dhe Qasjes në Drejtësi në Çështje Mjedisore, e cila njihet si “Kon-venta e Aarhusit”u miratua më 25 qershor 1998. Konventa është një dokument juridik ndërkombëtar që vendos një sërë të drejtash për publikun dhe detyrime për autoritetet shtetërore. Konventa përmban tre shtylla themelore: 1. E drejta e publikut për të pasur e për të kërkuar informacion mjedisor; 2. E drejta e publikut për të marrë pjesë në vendimmarrjet publike për çështje të mjedisit; 3. E drejta e publikut për t’u ankuar në gjykatë për çështje të mjedisit. Gjatë studimit tonë është evidentuar se zbatimi i kësaj Konvente me përjashtim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lë shumë për të dëshiruar. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë nevojë imediate të thellojnë njohuritë e tyre rreth detyrimeve ndaj kësaj Konvente.Cila është problematika me zbatimin e Konventës? Cilat informacione mjedisore shpërndahen nga admin-istrata publike? Cilat janë detyrimet e autoriteteve publike në lidhje me vendimmarrjen? Çka nënkupton e drejta për t’ju drejtuar gjykatës? A ka përgjegjësi penale për ndotjen e mjedisit?

Dilemat dhe pyetjet gjatë trajnimit do të adresohen përmes shpjegimit të pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste dhe përdorur shembuj konkret. Konventa obligon Palët Kontraktuese që brenda kuadrit të leg-jislacionit kombëtar, të sigurojnë që çdo person i cili mendon se kërkesa e tij për informacion (sipas nenit 4) është “nënvleftësuar, refuzuar gabimisht, pjesërisht ose tërësisht, i është përgjigjur në mënyrë të pam-jaftueshme” ose nuk është trajtuar në përputhje me rregullat e Konventës, të filloj një procedure shqyrtimi para një gjykate të pavarur dhe të paanshme të krijuar me ligj. Për këtë qëllim do të përdoren ushtrime, diskutime dhe shembuj praktik duke u mbështetur në Konventa për të drejtën e publikut për informacion, pjesëmarrje ne vendimmarrje dhe të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës, për çështje që lidhen me mjedisin – Konventa Aarhus (aprovuar më 1998), Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Direktivën 2003/4/EC të Parla-mentit Evropian dhe Këshillit (28 Janar 2003) mbi qasjen publike në informata mjedisore.

Përmbajtja

• Qasja në informacione mjedisore;

• Pjesëmarrja publike në legjislacionin mjedisor të Kosovës;

• E drejta për t’ju drejtuar gjykatës;

• Përgjegjësia penale për ndotjen e mjedisit;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Vlerësojnë të drejtat për qasje në informacionet mjedisore;

• Zbatojnë të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës;

• Analizojnë përgjegjësia penale për ndotjen e mjedisit.

Kohëzgjatja

Një-ditor

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Gjykatës së Apelit, prokurorë dhe bashkëpunëtor juridik profesional.

Page 117: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

116

91. E drejta e Bashkimit Evropian dhe burimet e saj E drejta e Bashkimit Evropian është përmbledhje e traktateve dhe legjislacionit si rregullore dhe direktivat, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi ligjet e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Burimet e së drejtës së Bashkimit Evropian përbëjnë legjislacionin primar, sekondar dhe suplementar. Burimet kryesore janë Traktatet themeluese të Bashkimit Evropian. Burimet dytësore përfshijnë rregulloret dhe direktivat të cilat janë të bazuara në traktate. Legjislatura e Bashkimit Evropian përbëhet kryesisht nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, i cili në bazë të Traktateve mund të vendosë legjis-lacion dytësor për të përmbushur objektivat e përcaktuara. Qëllimi i trajtimit të kësaj teme është zbërthimi i të drejtës së Bashkimit Evropian, burimeve dhe efektit të saj në të drejtën vendore. Arsye tjetër është analiza dhe shtjellimi i burimeve të së drejtës së Bashkimit Evropian dhe parimeve të përgjithshme të saj.

Cilat janë parimet e së drejtës së BE-së? Cilat janë burimet e së drejtës evropiane dhe llojet e tyre? Çfarë është efekti i së drejtës evropiane dhe si bëhet zbatimi i së drejtës evropiane në nivel nacional?

Në trajnim dilemat dhe pyetjet gjatë trajnimit do të adresohen përmes shpjegimit të pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste praktike dhe shembuj konkret. Gjithashtu do të përdoren ushtrime, diskutime dhe shembuj praktik për të zbërthyer parimet e së drejtës së Bashkimit Evropian, burimet dhe llojet, efekti i së drejtës evropiane dhe zbatimi i saj në nivel nacional.

Përmbajtja

• Parimet e së drejtës së Bashkimit Evropian;

• Burimet e së drejtës evropiane;

• Efekti i së drejtës evropiane në të drejtën e brendshme;

• Zbatimi gjyqësor i së drejtës evropiane në nivel nacional;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Respektojnë parimet e së drejtës së Bashkimit Evropian;

• Njohin burimet e së drejtës evropiane;

• Vlerësojnë efektin e të drejtës evropiane në të drejtën e brendshme;

• Zbatojnë të drejtën evropiane në nivel nacional;

Kohëzgjatja

Një ditor.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Gjykatës së Apelit, prokurorë dhe bashkëpunëtor juridik profesional.

Page 118: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

117

92. Burimet sekondare të së drejtës së Bashkimit Evropian

Qëllimi i trajnimit është shpjegimi dhe zbërthimi i burimeve sekondare të drejtës së Bashkimit Evropian. Në veçanti, ky trajnim synon që analizoj dhe shtjelloj direktivat si burime sekondare të së drejtës së Bashkimit Evropian si dhe zbatimin e tyre administrativ dhe gjyqësor në nivel nacional.

Në trajnim do të trajtohen dilemat dhe pyetjet që kanë të bëjnë me natyrën juridike të burimeve sekondare të së drejtës së Bashkimit Evropian, në veçanti të direktivave si burime sekondare, efekti dhe zbatimi i tyre në nivel nacional. Për më tepër, një vëmendje e veçantë do ti kushtohet sfidave të zbatimit gjyqësor të së drejtës së Bashkimit Evropian dhe të direktivave si burime sekondare të të drejtës së BE-së.

Në trajnim dilemat dhe pyetjet gjatë trajnimit do të adresohen përmes shpjegimit të pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste praktike dhe shembuj konkret. Gjithashtu do të përdoren ushtrime, diskutime dhe shembuj praktik për të zbërthyer veçoritë dhe karakteristikat e direktivave si burim i së drejtës evropiane.

Përmbajtja

• Dispozitat e Traktatit të BE-së (TBE) për Direktivat;

• Direktivat – nocioni dhe natyra juridike;

• Efekti i direktivave evropiane sipas praktikës së Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED);

• Direktivat para anëtarësimit në BE;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Njohin dispozitat e Traktatit të BE-së (TBE) për Direktivat;

• Vlerësojnë efektin e direktivave evropiane sipas praktikës së Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED);

• Zbatojnë direktivat para anëtarësimit në BE;

Kohëzgjatja

Një ditor.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Gjykatës së Apelit, prokurorë dhe bashkëpunëtor juridik profesional.

Page 119: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

118

93. Vendimi Paraprak dhe Procedura në Gjykatën Evropiane të DrejtësisëReferimi paraprak është vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë lidhur me interpretimin e së drejtës së Bashkimit Evropian e cila bëhet sipas kërkesës së gjykatës së shtetit anëtarë të BE-së. Vendimet para-prake janë vendime përfundimtare të drejtës së Unionit në fjalë nga ana e gjykatave të BE-së. Vendimi përfundimtar i mbetet gjykatës referuese pas marrjes së vendimit paraprak. Kjo tematik është e domos-doshme të trajtohet sepse gjyqtarët e Kosovës kanë nevojë të marrin njohuri të detajuara për procedurën dhe etapat e saja që zhvillohen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe veçoritë e saja.

Si vihet në lëvizje procedura për vendimin paraprak? Cilat çështje mund të adresohen përmes këtij ven-dimi? Cilat janë procedurat para GJED-së? Si vepron gjykata referuese pas marrjes së vendimit paraprak në çështjen e referuar?

Në trajnim dilemat dhe pyetjet gjatë trajnimit do të adresohen përmes shpjegimit të pjesshëm teorik por duke u bazuar në raste praktike dhe shembuj konkret. Gjithashtu do të përdoren ushtrime, raste studimi, diskutime dhe shembuj praktik për të zbërthyer veçoritë dhe karakteristikat e procedurës në GJED dhe vendimit paraprak.

Përmbajtja

• Procedura që zhvillohet në GJED;

• Kush mund të jenë palë paditëse, dhe kur mund të paraqitet një çështje para GJED;

• Referenca për një vendim paraprak në GJED;

• Veprimet në referencën për vendim paraprak;

• Vendimi i GJED në referimin për vendim paraprak;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Analizojnë procedurën që zhvillohet në GJED;

• Njohin veprimet në referencën për vendim paraprak në GJED;

• Analizojnë vendimin e GJED në referimin për vendim paraprak;

Kohëzgjatja

Një ditor.

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Gjykatës së Apelit, prokurorë dhe bashkëpunëtor juridik profesional.

Page 120: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

119

Page 121: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

KOMPETENCA INTERDISIPLINARE

Page 122: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

121

94. Hartimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore

Shkrimi dhe arsyetimi ligjor ka për qëllim të ndihmoj gjyqtarët dhe prokurorët, në ngritjen e kapaciteteve të tyre profesionale. Hartimi i vendimeve gjyqësore kërkon që krahas zotërimit të shkathtësive në shkrim dhe argumentim të përdoren edhe metoda të caktuara të cilat përdoren në përpilimin e këtyre vendimeve. Monitorimi i gjykatave nga shumë mekanizma rezulton se është e nevojshme avancimi i shkathtësive të gjyqtarëve dhe prokurorëve në përpilimin e vendimeve gjyqësore konform metodës IRAC.

Si mund të zbatohet metoda IRAC gjatë hartimit të vendimeve gjyqësore? Cilat janë vështirësitë në aplik-imin e metodës IRAC në vendimet gjyqësore të lëmisë penale e cilat të lëmisë civile?

Ky trajnim është hartuar të elaboroj udhëzimet teorike në hartimin e vendimeve gjyqësore si dhe në ofrimin e rasteve praktike të punuara sipas metodës IRAC. Po ashtu do të trajtohen hapat në të cilët duhet të kalo-het me qëllim që një vendim të jetë sa më profesional dhe me një arsyetim të detajuar dhe të argumentuar.

Përmbajtja

• Hartimi dhe arsyetimi ligjor;

• Zbatimi i metodës IRAC te vendimet civile dhe penale;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Hartojnë vendimet gjyqësore sipas standardeve më të larta

• Zbatojnë metodën IRAC gjatë hartimit të vendimeve gjyqësore të lëmisë civile dhe penale

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarë dhe prokurorë

Page 123: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

122

95. Integriteti në gjyqësorin si kusht për fitimin e besimit të publikutZbatimi i parimeve dhe normave etike për gjyqtarë dhe prokurorë në punë e tyre gjyqësore, por edhe në jetën jashtë saj ka një rëndësi të veçantë në forcimin e besimit të publikut. Duke pranuar se një gjyqësor i pavarur dhe i ndershëm është thelbësor për të dhënë drejtësi në një shoqëri demokratike, për të forcuar epërsinë e sundimit të ligjit dhe për të mbrojtur liritë individuale respektimi i sjelljeve etike është imediat.

Si ndikon sjellja e gjyqtarëve dhe prokurorëve në krijimin e besimit të publikut në institucionet gjyqësore? Çfarë standarde kërkohen të respektohen nga gjyqtarët dhe prokurorët? Sa respektohen rregullat etike në punë e përditshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Trajnim do të bazohet në hapjen e diskutimeve për udhëzimet e zbatueshme etike dhe normat e tjera të mirësjelljes dhe shfrytëzim i shembujve të cilat përmbajnë dilema të mundshme etike për të inkurajuar eliminim i tyre dhe ‘përqafimin’ i një filozofie etike që do të përdorët në rastin e eliminimit të dilemave të caktuara gjatë kryerjes së veprimtarive të tyre.

Përmbajtja

• Standardet e sjelljes profesionale dhe personale;

• Përmbajtja e normave ligjore;

• Paanshmëria dhe kujdesi;

• Shmangja e situatave ku vije ne pyetje integritetit, paanshmëria dhe pavarësia;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Demonstrojnë standardet të larta të sjelljes profesionale dhe personale;

• Zbatojnë rregullat dhe parimet e përcaktuar me kodin etik;

• Demonstrojnë paanshmërinë dhe kujdes në shmangien e situatave ku vije në pyetje integriteti i gjyqtarit dhe prokurorit;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarë dhe prokurorë

Page 124: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

123

96. Menaxhimi i Rasteve Zhvillimi dhe aplikimi i teknikave të menaxhimit të rasteve individuale nga gjyqtarët dhe prokurorët në krahasim me menaxhimin e fluksit të rasteve me të cilat merren gjykatat dhe prokuroritë paraqesin sfida të cilat janë mjaft problematike në punën e përditshme. Ndikim në këtë problem kanë edhe ndryshimet në strukturën organizative që janë bërë në gjykata dhe prokurori e të cilat do të kenë një efekt pozitiv në përmirësimin e menaxhimit të rasteve.

Cila është natyra dhe rëndësia e menaxhimit të rasteve në punën praktike të gjykatave dhe prokurorive? Cilat janë vështirësitë që kanë të bëjnë me menaxhimin e rasteve?

Ky trajnim i është hartuar t’i përgjigjet pyetjeve të cilat janë të ndërlidhura drejtpërdrejtë në menaxhimin dhe administrimin e lëndëve në gjykata dhe prokurori. Fokusi qëndron në adresimin e problemeve dhe strategjive të reja me qellim të përmirësimit të vazhdueshëm të efektivitetit të punës dhe evitimit të prob-lemeve praktike.

Përmbajtja

• Menaxhimi të rasteve;

• Parimet themelore të menaxhimit të rasteve;

• Teknikat kryesore të menaxhimit të rasteve;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Avancojnë njohuritë në menaxhimin e rasteve;

• Respektojnë parimet e menaxhimit të rasteve;

• Demonstrojnë teknikat e menaxhimit të rasteve.

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarë dhe prokurorë

Page 125: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

124

97. Menaxhimi i stresit Menaxhimi i stresit është i një rëndësie të veçantë, stresin mund ta menaxhojmë vetëm nëse jemi shpirtër-isht dhe fizikisht në nivelet tona optimale të energjisë, përndryshe nuk do të jemi në gjendje ta menaxho-jmë nervozen dhe stresin ditor. Kur jemi nervoz dhe nën stres nuk jemi kreativ, jemi në gjendje të vetëm-brojtjes dhe jemi të barikaduar ndaj zgjidhjeve kreative që do të mund të zgjedhin situatën tonë. Prandaj, kuptohet lehtë që në këtë gjendje “menaxhimi i kohës” është një stresues shtesë dhe nuk kemi kurrfarë force ndaj saj. Stresi nuk do të adresohet dhe menaxhohet nëse vazhdimisht tentojmë që fajin t’ua lëmë të tjerëve. Situatat stresuese do të vazhdojnë deri sa në nuk të njohim veten dhe të menaxhojmë veten në relacion me të tjerët.

Por, si të menaxhohet stresi? Si do të identifikoni elementet e këqija të cilat ndikojnë në shtimin e stresit. Si të zbatohen rregullat e ndryshme të cilat ndikoj në mënjanimin e stresit dhe forcimit të personaliteti dhe ngritjen e energjisë pozitive? Cila është gjëja më e vlefshme që kërkon shfrytëzimin e kohës kur jeni nën ndikim të presionit?

Trajnimi fokusohet në shtjellimin e praktikave më të mira që kanë të bëjnë me menaxhimin e suksesshëm të stresit i cili ka ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e punës.

Përmbajtja

• Kuptimi dhe rëndësia e menaxhimit të kohës;

• Identifikimi i elementeve të stresit;

• Menaxhimi i stresit;

• Mënyra e përcaktimit të shkallës së stresit;

• Trajtimi i stresit;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

• Vlerësojnë rëndësinë e menaxhimit të kohës

• Identifikojnë elementet e stresit dhe

• Menaxhojnë stresin

Kohëzgjatja

Dy ditorë

Përfituesit

Gjyqtarë, prokurorë.

Page 126: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

125

Page 127: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

PROGRAMET E SPECIALIZUARA

Page 128: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

127

98. Program i Specializuar Trajnimi për Zhvillimin e Kapaciteteve

në Luftën Kundër KorrupsionitKy program i specializuar trajnimi synon që në mënyrë të kujdesshme, të detajuar dhe gjithëpërfshirëse t’i adresojë nevojat për zhvillim profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve që merren me luftimin e veprave penale korruptive.Programi do të trajtojë sfidat rreth implementimit të legjislacionit vendor në luftimin efikas të korrupsionit duke u fokusuar në aspekte specifike që paraqiten si problematike në praktikë. Krahas tyre, po ashtu do të elaborohet legjislacioni ndërkombëtar në këtë fushë me fokus në atë të BE-së, përfshirë dhe standardet dhe praktikat e suksesshme të vendeve që kanë arritur sukses në luftimin e kësaj dukurie.Praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut do të jetë në kuadër të këtij programi.Po ashtu në fokus do të jenë aspekte të avancimit të hartimit të akteve ligjore. Format e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional të institucioneve të mandatuara për luftën kundër korrupsionit janë ndër temat që përfshihen në këtë program ku gjithsesi do të trajtohen edhe aspektet e menaxhimit efikas të rasteve të korrupsionit. Pjesë shumë e rëndësishme e programit është edhe diskutimi rreth aspekteve të kodeve të etikës për gjyqtarë dhe prokurorë.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij programi trajnues, përfituesit do të jenë në gjendje të:

• Demonstrojnë përdorimin e saktë të koncepteve dhe parimeve në luftimin më efikas të veprave korruptive;

• Zbatojnë ligjet dhe teoritë në situata praktike;

• Vlerësojnë relevancën e të dhënave dhe burimeve në qasjen ndaj kësaj dukurie;

• Formulojnë një skemë të re për luftimin më efikas të veprave korruptive.

Struktura

Struktura e këtij programi realizohet në tri sesione që zgjasin nga dy (2) ditë secili.

SESIONI I

Përmbajtja

1. Identifikimi dhe Vlerësimi i Korrupsionit të mundshëm zyrtar

• Struktura ligjore vendore dhe ndërkombëtare si dhe praktikat

• Njohja dhe vlerësimi i çështjeve potenciale korruptive

2. Analizimi i informatave publike të disponueshme

• Planet hetuese dhe hapat e parë

• Zhvillimi i një plani hetues

• Qasja në dokumente dhe informata jo publike

• Marrja dhe kërkimi i evidencave elektronike

Kohëzgjatja

Dy ditorë

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit, prokurorët e prokurorive themelore dhe të Apelit dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, zyrtarë policor të departamenteve për luftimin e korrup-sionit, zyrtarë doganorë.

Page 129: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

128

SESIONI II

Përmbajtja

Analizat forenzike

Përdorimi i mjeteve të institucioneve relevante për luftimin e korrupsionit në qasjen në të dhënat financiare

3. Analizimi i transaksioneve të rriskut të lartë

• Përdorimi i mjeteve të institucioneve relevante për luftimin e korrupsionit në qasjen në rekordet financiare

• Analizimi i transaksioneve të rriskut të lartë

4. Intervistat dhe përgatitja për gjykim

• Teknikat e intervistimit dhe sfidat

• Intervistimi i dëshmitarëve potencial

• Intervistimi i objektivëve të mundshëm

• Radhitja e provave

• Argumentet e mundshme të mbrojtjes dhe sfidat në gjyq

Kohëzgjatja

Dy ditorë

SESIONI III

Përmbajtja

• Zgjidhja e rasteve të korrupsionit zyrtar

• Shkuarja në gjyq - paraqitja e rastit

• Zgjidhjet e mundshme alternative

• Masat për parandalimin dhe ekspozimin ndaj korrupsionit zyrtar

Kohëzgjatja

Dy ditorë

Page 130: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

129

99. Program i Specializuar Trajnimi për Prokurimin Publik

të KosovësBazuar në raportet e institucioneve dhe organizatave që monitorojnë gjyqësorin në Kosovë vlerësohet se prokurimi publik është një prej fushave ku ka korrupsion dhe se ka nevojë për zhvillim të njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve për këtë fushë. Po ashtu është kërkesë e vazhdueshme e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të diskutojnë me të gjithë akterët relevant në vend rreth procedurave të prokurimit publik dhe problemeve të zbatimit të tyre në praktikë.

Ky program adreson kërkesat e lartë përmendura duke u fokusuar në elaborimin praktik të të gjitha fazave të prokurimit publik. Në këtë kuadër do të analizohen rastet nga praktika rreth mënyrës së vlerësimit të nevojave dhe përcaktimit të kërkesave, dosja e tenderit dhe procesi i vlerësimit të një tenderi. Në fokus të këtij programi do të jenë edhe faza e implementimit të kontratës dhe po ashtu hetimi dhe gjykimi i veprave penale të kësaj natyre.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij programi trajnues, përfituesit do të jenë në gjendje të:

• Analizojnë procesin e planifikimit të prokurimit;

• Kuptojnë dhe zbërthejnë dosjen e tenderit;

• Vlerësojnë specifikacionet teknike dhe njoftimin indikativ;

• Kuptojnë elementet për zgjedhjen e kontraktorit dhe dhënies së çmimit;

• Identifikojnë indikatorët e korrupsionit që lidhen me prokurimin publik;

• Të hartojnë një plan për hetimin e veprave penale të korrupsionit në prokurimin publik;

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit, prokurorët e prokurorive themelore dhe të Apelit dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetues policor, zyrtarë doganorë, zyrtarë nga ATK dhe NJIF.

Struktura

Struktura e këtij programi realizohet në dy sesione që zgjasin nga dy (2) ditë secili.

Page 131: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

130

SESIONI I 1. Faza e implementimit të kontratës

2. Rreziqet indikative të korrupsionit në fazat e prokurimit.

• Vlerësimi i Nevojave / Përcaktimi i kërkesave

• Përgatitja / Procesi i dizajnimit dhe përgatitja e dokumenteve të ofertimit

• Zgjedhja e kontraktonit dhe faza e dhënies së çmimit

• Faza e implementimit të kontratës

3. Skemat korruptive dhe problemet e ndërlidhura me mashtrim

• Pagesat e haraçit

• Konflikti i interesit

• Skemat e kurdisjes së ofertave

• Ofertimi konspirativ

• Skemat mashtruese

4. Planifikimi i hetimit dhe ndjekja

• Përmbajtja e planit të hetimit

• Identifikimi i burimeve të informacionit

• Planifikimi i kontrollit të shtëpisë dhe arrestimi

• Planifikimi i mbikëqyrjes teknike dhe përgjimi

• Planifikimi i përdorimit të informatorëve

• Planifikimi i gjurmimit të aseteve

5. Rast praktik

SESIONI II

Përmbajtja

1. Faza e implementimit të kontratës

2. Rreziqet indikativë të korrupsionit në fazat e prokurimit

• Vlerësimi i Nevojave/përcaktimi i kërkesave

• Përgatitja/Procesi i dizajnimit dhe përgatitja e dokumenteve të ofertimit

• Zgjedhja e kontraktorit dhe faza e dhënies së çmimit

• Faza e implementimit të kontratës

3. Skemat korruptive dhe problemet e ndërlidhura me mashtrim

• Pagesa e haraçit

• Konflikti i interesit

• Skemat e kurdisjes së ofertave

• Ofertomi konspirativ

• Skemat mashtruese

4. Planifikimi i hetimit dhe ndjekja

• Përmbajtja e planit të hetimit

• Identifikimi i burimeve të informacionit

• Planifikimi i kontrollit të shtëpisë dhe përgjimi

• Planifikimi i përdorimit të informatorëve

• Planifikimi i gjurmimit të aseteve

Page 132: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

131

100. Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve

profesionale në luftimin e shpëlarjes së parave

Shpëlarja e parave është vepër penale që hyn në grupin e veprave penale kundër ekonomisë dhe paraqet rrezik permanent për ekonominë e të gjitha vendeve. Operacionet e pastrimit të parave janë të dizajnuara për të marrë të ardhurat nga veprimtari të paligjshme, të tilla si fitimet nga mashtrimet, dhe duke fshehur ekzistencën, burimin, ose zbatimin e këtyre fondeve në mënyrë që të ardhurat të duket se vijnë nga një burim legjitim. Me pak fjalë, “paratë e pista” janë bërë për të dalë i pastër. Pasi paratë e paligjshme janë pastruar, kryerësi është në gjendje të shpenzojë apo të investojë të ardhurat e paligjshme në asete të ligjshme.

Kosova si një vend i dal nga lufta e me specifikat e veta, ka vështirësi në luftimin e ekonomisë joformale ku pjesa me e madhe e transaksioneve kryhet në para të gatshme, pa i përfillur dhe pa kaluar nëpër instituci-one financiare. Kjo në veçanti paraqet vështirësi në punën e institucioneve që kanë obligim raportimin e transaksioneve. Kësaj i kontribuon po ashtu edhe bashkëpunimi i dobët ndërkombëtar në këtë fushë dhe mosharmonizimi i legjislacionit vendor me Direktivën e BE-së.

Por cilët janë faktorët për identifikimin e ekonomisë joformale? Cili është roli i NJIF-it? Ku qëndron raporti i legjislacionit vendor me atë të BE-së?

Trajnimi do të fokusohet në adresimin e këtyre dilemave dhe pyetjeve të ngritura duke analizuar në hollësi legjislacionin vendor dhe atë të BE-së përfshirë dhe praktikat më të mira.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Klasifikojnë veprat penale të shpëlarjes së parave;

• Krahasojnë legjislacionin vendor me atë të BE-së;

• Njohin dhe analizojnë punën e institucioneve financiare dhe obligimet që i kanë këto institucione në luftimin e kësaj dukurie;

• Përdorin teknikat e ekzaminimit të mashtrimeve tek pastrimi i parave;

• Njohin format e bashkëpunimit ndërkombëtar;

• Analizojnë paraqitjen e rastit në gjykatë;

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit, prokurorët e prokurorive themelore dhe të Apelit dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, zyrtarë policor të departamenteve për luftimin e korrup-sionit, zyrtarë doganorë.

Struktura

Struktura e këtij programi realizohet në tri sesione që zgjasin nga dy (2) ditë secili.

Page 133: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

132

SESIONI I

Përmbajtja

• Vepra penale e shpëlarjes së parave, financimi i terrorizmit dhe sanksionet;

• Dobësitë e institucioneve financiare tek pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit;

• Luftimi i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në praktikë;

• Luftimi i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit - struktura ligjore;

• Njësia për inteligjencë financiare dhe subjektet raportuese;

Kohëzgjatja

Dy ditorë

Përfituesit

Gjyqtarë dhe prokuror të nivelit themelor, prokuroria speciale dhe hetues.

SESIONI II• Teknikat e ekzaminimit të mashtrimeve tek pastrimi i parave

• Mbledhja e informatave

• Përgatitja e profilit personal

• Gjurmimi i fondeve nga ana e marrësit

• Gjurmimi i fondeve nga ana e paguesit

• Rikthim të pasurive të fshehura

Kohëzgjatja

Dy ditorë

Përfituesit

Gjyqtarë dhe prokuror të nivelit themelor, prokuroria speciale dhe hetues.

SESIONI III• Bashkëpunimi ndërkufitar dhe ndërkombëtar për luftimin e pastrimit të parave

• Shkuarja në gjyq - paraqitja e rastit

• Zgjidhjet e mundshme alternative

• Masat për parandalimin e pastrimit të parave

Kohëzgjatja

Dy ditorë

Përfituesit

Gjyqtarë dhe prokuror të nivelit themelor, prokuroria speciale dhe hetues.

Page 134: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

101. Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale

në luftimin e krimit kibernetik Krimi kibernetik është një kërcenim në rritje si për individët, institucionet dhe shtetet në të gjithë botën. Ky kërcenim vjen në shumë forma, pra jo vetëm të natyrës financiare por edhe të natyrës politike (ekstremizmi politik) dhe se terroristët i përdorin gjithnjë e më shumë shërbimet e internetit në kryerjen e akteve ter-roriste. Ndër të tjera krimi kibernetik mundëson kryerjen e krimeve tradicionale në një shkallë dhe shtrirje shumë më të gjerë siç janë mashtrimet, shitja e materialeve të paligjshme, falsifikimi dhe shantazhi e po ashtu format më të reja të këtyre krimeve si fishimi, etj. Si pasojë e rreziqeve kibernetike në rritje, sigurimi i integritetit të të dhënave dhe konfidencialitetit si dhe një akses i sigurt në hapësirën kibernetike, janë kthyer në një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet shoqëria në ditët e sotme duke e kthyer atë në një çështje të sigurisë kombëtare.Çka është krimi kiberentik? Sa jemi të rrezikuar nga ky krim? Kush janë viktimat e mundshme të krimit kibernetik, si parandalohet dhe luftohet ky krim? Cili është legjislacioni vendor dhe ndërkombëtar që e sanksionon krimin kiberentik?Ky program trajnues është përgatitur që gjyqtarët dhe prokurorët të njohin elementet kyçe dhe tendencat aktuale të krimit kibernetik. Për më tepër ky program ofron mundësinë e njohjes së teknikave kyçe në luftimin e këtij krimi si dhe ndihmon në zvogëlimin ekspozimit ndaj rriskut si në aspektin personal ashtu dhe të institucionit.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Vlerësoni rriskun potencial të krimit kibernetik dhe zhvilloni teknikat për luftimin e tij

• Menaxhojnë hetimet për krimin kibernetik;

• Rishikojnë informacionet e siguruara, dhe të identifikojnë dhe parandalojnë më mirë veprat penale të kësaj natyre ;

• Njohin tendencat e krimit kibernetik;

Struktura

Struktura e këtij programi realizohet në tri (3) sesione që zgjasin nga dy (2) ditë secili.

SESIONI I

Përmbajtja

• Teknologjia dhe krimi

• Interneti dhe krimi

• Kërcënimet, tendencat dhe sfidat e krimit kibernetik,

• Krimi kibernetikë si vepër penale dhe sfidat në luftimin e tij

Kohëzgjatja

Dy ditor

Page 135: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

134

SESIONI II

Përmbajtja

• Vlerësimi dhe menaxhimi i rrezikut;

• Luftimi i rreziqeve të sigurisë virtuale: email, viruset dhe hakerat;

• Zbulimi dhe parandalimi i pastrimit të parave;

• Roli i forenzikës në zbulimin e krimit kibernetik;

• Marrja e provave elektronike;

• Provat elektronike – procedura dhe praktika;

Kohëzgjatja

Dy ditorë

SESIONI III

Përmbajtja

• Bashkëpunimi ndërkufitar dhe ndërkombëtar në luftën kundër krimit kibernetik

• Mundësitë e ndjekjes së suksesshme të e-krimit ndërkombëtar dhe krimit kibernetik

Kohëzgjatja

Dy ditorë

Përfituesit

Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit, prokurorët e prokurorive themelore dhe të Apelit dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, zyrtarë policor të departamenteve për luftimin e korrup-sionit, zyrtarë doganorë.

Page 136: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

102. Dënimet Alternative në KosovëDënimet alternative janë të përcaktuara me ligj dhe gjithashtu janë në interes të qytetarëve. Gjykatat janë të detyruara ligjërisht të aplikojnë sanksionet alternative në rastet e duhura. Qëllimi i trajnimit është të forcojë përdorimin efektiv dhe efikas të dënimeve alternative në Kosovë nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërtimin e kapacitetit dhe aplikimin e praktikave më të mira të BE-se brenda strukturave relevante në Kosovë.

Cilat dënime alternative janë në dispozicion në Kosovë? Cilat procedura gjyqësore duhet të ndiqet në shqiptimin e dënimeve alternative mund të përdoret për të miturit dhe të rriturit?

Trajnimi do të t’ju përgjigjet dilemave të ngritura lidhur me përdorimin aktual të dënimeve alternative në Kosovë dhe në Evropë në aspektin legjislativ, kriminologjik, normat e recidivizmit dhe të gjeturave shken-core.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Vlerësojnë përdorimin e dënimeve alternative;

• Analizojnë kornizën ligjore për shqiptimin e dënimeve alternative;

• Njohin dhe krahasojnë praktikat e shqiptimit të dënimeve alternative në BE;

• Analizojnë mangësitë, analiza e shkakut dhe masat e mundshme korrigjuese;

Struktura

Struktura e këtij programi realizohet në dy (2) sesione që zgjasin nga dy (2) ditë secili.

Përmbajtja

• Shqiptimi dhe zbatimi i Dënimeve Alternative në Kosovë;

• Dënimet alternative – proceduara e prokurorisë dhe gjykatës;

• Shfrytëzimi i dënimeve alternative në BE;

• Dënimet Alternative kundrejt Zbatimit të Ligjit;

• Mangësitë, analiza e shkakut dhe masat e mundshme korrigjuese;

Përfituesit

Gjyqtarët dhe prokurorët nivelit themelor dhe të Apelit si dhe zyrtarë sprovues.

Page 137: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

PROGRAMET ORIENTUESE

Page 138: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

137

103. Programi Orientues për Gjyqtarët/Prokurorët e Shtetit të sapoemëruar

Për gjyqtarët dhe prokurorët e shtetit të sapoemëruar në këto funksione do të ofrohen trajnime adekuate me qëllim të përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të tyre të karakterit profesional, interdisiplinar dhe personal. Programi orientues i përcaktuar për këtë kategori përgatit përfituesit e tij për kryerjen e punës me sukses menjëherë pas marrjes së detyrës. Ky program ka për qëllim që të informoj përfituesit e tij lidhur me sh-kathtësitë praktike të të qenurit gjyqtar përkatësisht prokuror i shtetit me fokus në:

• Ballafaqimin me paanshmërinë, qëndrimin dhe vlerat;

• Sjelljen e përshtatshme brenda dhe jashtë gjykatës/prokurorisë;

• Etikën profesionale;

• Mësimin e komunikimit efektiv;

• Shkathtësitë në procedurë gjyqësore dhe marrjen e vendimeve;

• Implementimin e praktikave më të mira.

Gjatë zbatimit të programit lidhur me përcaktimin e moduleve trajnuese kujdes i veçantë do t’i kushtohet faktit se gjyqtarët dhe prokurorët e sapoemëruar kanë përfunduar apo jo Programin e Trajnimit Fillestar. Për këtë kategori fokusi i programit trajnues do të jetë tek; fusha penale materiale/procedurale, civile ma-teriale/procedurale, administrative, Drejtësia për Fëmijë, e drejta ekonomike, shkrimi dhe arsyetimi gjyqë-sor, menaxhimi i rastit, shkathtësitë e përfaqësimit në gjykim, etikë profesionale, e drejta ndërkombëtare (Acquis communataire) dhe të drejtat e njeriut.

Programi Orientues për gjyqtarët/prokurorët që emërohen në këto pozita për herë të parë (pasi që kanë përfunduar trajnimet në PTF)

Faza e parë përmban module që fokusohen në kompetencën profesionale, e të cilat janë:

• Kompetenca dhe juridiksioni në departamentin përkatës dhe

• Simulimi i gjykimit-metoda e studimit të rastit konkret (varësisht nga departamenti)

Faza e dytë përmban module që fokusohen në kompetencën interdisiplinare dhe personale, e të cilat janë:

• Teknikat e përfaqësimit në gjykim

• Menaxhimi i rasteve

• Komunikimi

Programi Orientues për Gjyqtarët/prokurorët që emërohen në këto pozita për herë të parë (të cilët nuk kanë ndjekur trajnimet në PTF)

Faza e parë përmban module që fokusohen në kompetencën profesionale, e të cilat janë:

• Kompetenca dhe juridiksioni në departamentin përkatës dhe

• Simulimi i gjykimit

• metoda e studimit të rastit konkret (varësisht nga departamenti)

Faza e dytë përmban module që fokusohen në kompetencën interdisiplinare dhe personale, e të cilat janë:

• Shkrimi dhe Arsyetimin Gjyqësor

• Teknikat e përfaqësimit në gjykim

• Menaxhimi i rasteve

• Komunikimi

• Etika profesionale

Page 139: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

138

Gjyqtarët/prokurorët e avancuar nga një nivel në tjetrin dhe/apo që ri-caktohen nga një departament në tjetrin si dhe ata që ndërrojnë profilet

Avancimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga një nivel në nivelin tjetër të gjykatave apo prokurorive sht-rojnë nevojën që këto ndryshime të shoqërohen edhe me ndjekjen e disa trajnimeve specifike nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat do t’i përshtaten veçorive të tyre. Në këtë drejtim IGJK ofron programe orientuese për secilën nga këto kategori, të cilat janë të gatshme për zbatim në çdo kohë kur ndodhin këto avancime brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial apo ndërrime të profileve. Programet orientuese për gjyqtarët dhe prokurorët që avancohen nga një nivel në tjetrin fokusohen në zhvillimin e shkathtësive dhe praktikave si:

• Ballafaqimi me procedurat e reja dhe juridiksionin e ri

• Roli i gjyqtarit apo prokurorit sipas kompetencës së nivelit ku janë avancuar

• Nxjerrja dhe arsyetimi i vendimeve të drejta

• Përfaqësimi i ndjekjes penale para Gjykatës së Apelit

Ndërrimi i profilit nga gjyqtar në prokuror apo anasjelltas, po ashtu imponon nevojën e ndjekjes së tra-jnimeve specifike të cilat i përshtaten veçorive të funksioneve përkatëse. Programi orientues për këta përfitues i informon për karakteristikat e të qenurit gjyqtar/ prokuror, natyrën dhe përgjegjësitë e njërit apo tjetrit funksion me fokus:

• Ballafaqimin me pozitën e re dhe përgjegjësitë që dalin nga ky funksion

• Veprimet procedurale që ndërmerr gjyqtari apo prokurori

• Grumbullimin e provave dhe përfaqësimin e aktakuzës

• Analizimin dhe administrimin e provave

Programi Orientues për Gjyqtarë/ prokurorë nga niveli themelor në atë të Apelit

Përmban module që fokusohen në kompetencën profesionale, e të cilat janë:

• Kompetenca dhe juridiksioni në nivelin e apelit

• Kompetenca dhe juridiksioni departamentin përkatës

Programi Orientues për kategorinë që kalon nga pozita e gjyqtarit në atë të prokurorit dhe anasjelltas

Përmban module që fokusohen në kompetencën profesionale, e të cilat janë:

• Kompetenca dhe juridiksioni në nivelin themelor/apelit

• Kompetenca dhe juridiksioni departamentin përkatës

• Karakteristikat e rolit dhe funksionit te gjyqtarit

• Karakteristikat e rolit dhe funksionit të prokurorit

Programi Orientues për Gjyqtarë/prokurorë nga një departament në tjetrin në kuadër të njëjtit nivel

• Përmban module që fokusohen në kompetencën profesionale, e të cilat janë:

• Kompetenca dhe juridiksioni në departamentin përkatës

Page 140: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

139

Page 141: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

140

PROGRAMI I TRAJNIMIT

PËR FILLESTAR (PTF)

Page 142: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

141

Instituti Gjyqësor i Kosovës mandatin ligjor e përmbush edhe përmes realizimit të aktiviteteve trajnuese në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar (PTF) që fokusohet në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe shkathtësive praktike të profesionistëve që hyjnë në sistemin gjyqësor dhe prokurorial në cilësinë e gjyqtarit apo prokurorit të shtetit.

Bazuar në ndryshimet e ligjeve të gjyqësorit, PTF-në e ndjekin gjyqtarët dhe prokurorët e shtetit pas dekretimit. Periudha e trajnimit fillestar do të zgjasë dymbëdhjetë (12) muaj përfshirë fazën teorike dhe atë praktike. Përcaktimi kohor me ligj mundëson që trajnimi të jetë intensiv, pasi që gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk iu caktohen raste gjatë kohës së vijimit të trajnimit fillestar. Në përfundim të trajnimit fillestar gjyqtarët dhe prokurorët e shtetit do të vlerësohen.

IGJK objektivë kryesore në kuadër të PTF-së ka zhvillimin e kompetencave profesionale, personale, dhe interdisiplinare, si dhe zhvillimin e shkathtësive praktike të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit të sapo-emëruar. Andaj, programi fillestar për gjeneratat e ardhshme do të zbatohet sipas një modeli të kombinuar teorik dhe praktik, përmes aplikimit të metodologjisë bashkëkohore trajnuese ku përfshihen teknikat e mësimit për të rritur, po ashtu trajnimet ofrohen edhe përmes platformës së mësimit në distancë.

Ky program trajnues përfshinë trajnimet nga të gjitha degët e së drejtës dhe ligjet pozitive vendore, Acquis Communautaire, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe aktet tjera ndërkombëtare, vizitë në in-stitucionet jo-gjyqësore që lidhen me punën e gjyqtarit dhe prokurorit, si dhe pjesën praktike të trajnimit e cila zhvillohet në gjykatat apo prokuroritë ku janë emëruar, dhe ku realizojnë punën praktike në mbështetje të mentorit i cili është gjyqtar apo prokuror i shtetit.

Bazuar në përvojën e fituar nga viti 2008 dhe me 5 gjenerata të diplomuarve (mbi 169 kandidatë e kanë kaluar) dhe që është vlerësuar pozitivisht përgatitja tyre, kjo përmbajtje përmbush nevojat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit të sapoemëruar.

Mbështetur në këto zhvillime, IGJK do të ndryshojë dhe plotësojë aktet nënligjore të cilat rregullojnë përm-bajtjen, kohëzgjatjen e fazave dhe vlerësimin gjatë trajnimit në PTF, si dhe do të hartohet programi trajnues në përputhje me nevojat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapoemëruar. Ky program trajnimi do të mirato-het nga Këshilli Drejtues i IGJK-së.

Page 143: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

142

PROGRAMI PËR HULUMTIME DHE PUBLIKIME

(PHP)

Page 144: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

143

Instituti Gjyqësor i Kosovës përveç organizimit të trajnimeve për gjyqtarët, prokurorët dhe profesionistët tjerë kryen edhe veprimtari profesionale kërkimore për zhvillimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial e cila realizohet përmes Programit për Hulumtime dhe Publikime (PHP).Bazuar në strukturën e PHP-së ky program përfshinë Bibliotekën ligjore si dhe hulumtimet e publikimet

Qëllimi i programit

Disa nga qëllimet kryesore të cilat synohet të arrihen përmes PHP-së për vitin 2016 janë:

• Sigurimi dhe ofrimi i burimeve ligjore për përfituesit;

• Përmirësimi i cilësisë së trajnimeve;

• Zbatimi dhe forcimi i punës kërkimore shkencore dhe botimi i publikimeve si dhe

• Përfshirja e gjyqtarëve dhe prokurorëve në fushën e publikimeve;

Aktivitetet e PHP-së

Për realizimin e aktiviteteve profesionale kërkimore në zhvillim të gjyqësisë, Programi për Hulumtime dhe Publikime për vitin 2016 do të fokusohet në fuqizimin e mëtutjeshëm të bibliotekës si dhe fushës së hu-lumtimeve dhe publikimeve.

Në kuadër të njësisë së bibliotekës do të vazhdojë pasurimi i koleksioneve të bibliotekës fizike dhe elektronike përmes këtyre aktiviteteve:

1. Identifikimi i fushave në të cilat duhet fokusuar për zhvillim dhe pasurim të koleksioneve.

2. Përzgjedhja e katalogëve nga botues të ndryshëm ligjor për tituj të librave dhe burime online nga shtëpitë botuese të SHBA-ve dhe të BE-së.

3. Realizimi i takimeve me institucionet që merren me arsimimin ligjor për shkëmbimin e materialeve ligjore në dobi të bibliotekës ligjore të IGJK-së.

4. Përditësimi me materiale të reja ligjore në kuadër të bibliotekës elektronike.

Page 145: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

144

Në kuadër të bibliotekës përveç aktiviteteve për zhvillim dhe pasurim të koleksioneve të bibliotekës do të realizohen edhe aktivitete tjera që lidhen me mirëmbajtjen e koleksioneve në përputhje me ligjin dhe aktet tjera për bibliotekën, e cila do të bëhet përmes:

1. Katalogimit të materialeve të reja ligjore në përputhje me standardet e bibliotekave,

2. Asistenca në ofrimin e shërbimeve ndaj përdoruesve të bibliotekës lidhur me titujt dhe materialet e kërkuara,

Në kuadër të hulumtimeve do të realizohen analiza të aktiviteteve trajnuese për të parë ku janë dobësitë dhe mangësitë qoftë në përmbajtje ose në metodologji që duhet përmirësuar për zhvillimin e programeve trajnuese të IGJK-së si dhe hulumtimet për problemet e ndryshme ligjore të praktikës gjyqësore dhe prokuroriale. Lidhur me këtë do të bëhet:

1. Hulumtimi rreth vlerësimit të nevojave trajnuese ;

2. Hulumtimi rreth programeve të institucioneve trajnuese regjionale dhe ndërkombëtare;

3. Analizimi i strategjive të institucioneve vendore që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë.

4. Do të ofrohet asistencë e stafit për hulumtimin ligjor të temave me interes sipas kërkesave të përfituesve në data bazat e qasshme për IGJK-në dhe përfituesit e tij.

Në fushën e publikimeve, gjatë vitit 2016 IGJK planifikon të realizojë disa publikime në të cilat do të pasqy-rohen aktivitetet e IGJK-së.

Disa nga publikimet që IGJK-së planifikon t’i realizojë gjatë vitit 2016 janë:

Revista Opinio Juris - Për publikimin e të cilës do të nxiten juristët me përvojë nga i gjithë komuniteti ligjor për të dhënë kontributin e tyre, veçanërisht përfshirja e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të trajtuar aspektin praktik të çështjeve të ndryshme ligjore. Kjo revistë përmbledhë punime të profesionistëve ligjor të cilët trajtojnë çështje të ndryshme ligjore të lidhura me praktikën gjyqësore dhe juridike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Fjalori i shprehjeve juridike - botimi i këtij fjalori me terminologji juridike është një mjet shumë i rëndë-sishëm për profesionistët në sistemin e drejtësisë sepse do të përmbajë një numër të caktuar të termave, fjalëve e shprehjeve nga të gjitha fushat juridike. Ky fjalor synon të jetë fjalor universal, pasi deri më tani kemi vetëm fjalor vetëm nga një fushë më e ngushtë e shkencave juridike, si p.sh. fjalor penal ose civil etj.

Përmbledhja e instrumenteve ndërkombëtare - Në kuadër të kësaj përmbledhje do të përfshihen gjitha instrumentet ndërkombëtare drejtpërdrejte të zbatueshme në Kosovë, instrumentet ndërkombëtare dhe evropiane të të drejtave të njeriut dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare që kodifikojmë rregullat ndër-kombëtare të rëndësishme diplomatike konsullore.

Format e shkresave në procedurën penale - Ky dokument përmbledhë të gjitha llojet, format e shkresave të mundshme që janë parashikuar me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, të cilat do të ndihmojë në unifikimin e hartimit të të gjitha shkresave në nivel të Kosovës.

Përmbledhje e praktikës gjyqësore të Gjykatës Supreme

Modulet trajnuese - të cilat janë përmbledhje e kurseve trajnuese të cilat realizohen në kuadër të pro-grameve trajnuese të IGJK-së.

Buletini Mujor – i cili pasqyron aktivitetet e IGJK-së brenda muajit.

Raporti Vjetor i IGJK-së për vitin 2015 - i cili pasqyron aktivitetet e IGJK-së brenda vitit.

Disa nga këto publikime janë pjesë e projektit të përbashkët të IGJK-së me GIZ-in, projektin për “Reformë Juridike në Kosovë” i filluar gjatë vitit 2015 ku janë zhvilluar disa hulumtime lidhur me vlerësimin e nevojave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Page 146: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

145

Page 147: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

146

TRAJNIMET PËR MENAXHMENTIN DHE STAFIN ADMINISTRATIV

TË GJYKATAVE DHE PROKURORIVE TRAJNIMET E TRAJNUESVE

DHE E -LEARNING

Page 148: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

147

Mbështetur në përgjegjësitë ligjore IGJK organizon kurse trajnuese të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me aspektet ligjore por edhe me ato interdisiplinare në të cilat përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve përfshihen edhe profesionistët tjerë në kuadër të sistemit gjyqësor e prokurorial, me qëllim të ngritjes së shkathtësive praktike në zbatimin e ligjit.

Në këtë drejtim IGJK do të zhvilloj kurse adekuate trajnimi për menaxhimin e gjykatave dhe prokurorive, por edhe trajnime për gjyqtarët porotë, personelin administrativ të gjykatave dhe prokurorive, stafin e KGJK dhe KPK si dhe profesionist tjerë në fushat në të cilat IGJK ka kompetencë dhe mund të ofroj ek-spertizë.

Menaxherët dhe administratorët e gjykatave e prokurorive dhe shërbimet e tyre duhet të jenë në pajtim me të gjitha ndryshimet të cilat janë jo pak komplekse dhe në rritje në kuadër të ambientit të administrimit të gjykatës dhe prokurorisë. Proceset e përcjella me reforma legjislative të strukturës së gjykatave dhe prokurorive si dhe ndryshimet ligjore të cilat kanë të bëjnë me detyrat e stafit administrativ, kërkojnë ngritje të vazhdueshme të kapaciteteve të tyre. Moduli me trajnimet e kësaj kategorie do të fokusohet në parimet dhe teknikat për zhvillimin e një administrate moderne, efektive, profesionale dhe transparente nga pers-pektiva e administratorëve.

Përmbajtja e programit

Në kuadër të këtij programi trajnues përfshihen trajnime për:

• Menaxhmentin e gjykatave dhe prokurorive (kryetarët, kryeprokurorët, gjyqtarët mbikëqyrës të degëve, udhëheqësit e departamenteve dhe divizoneve, administratorët si dhe profesionist tjerë bazuar strukturën e gjykatave dhe prokurorive)

• Stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive;

• Gjyqtarë porotë;

Page 149: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

148

1. Menaxhimi i gjykatës/prokurorisë Menaxhimi është organizimi dhe harmonizimi i resurseve për të arritur suksesin dhe për të arritur këtë qël-lim, menaxhimi kërkon planifikim, organizim, udhëzime dhe monitorim. Prandaj, njohuritë e përgjithshme mbi menaxhimin e gjykatave dhe prokurorive duke filluar nga menaxhmenti, udhëheqësit tjerë që merren me menaxhimin e burimeve njerëzore, financave, zyrës qendrore të menaxhimit të lëndëve, zyrës për mbështetje juridike, zyrës për logjistikë dhe zyrën për informim, duhet të zhvillohen edhe më tutje nëpërm-jet trajnimeve praktike.

Ky program është hartuar për t’iu përgjigjur pyetjeve që kanë të bëjnë me menaxhimin e gjykatave dhe prokurorive përmes kombinimit të prezantimeve ku do të trajtohen strategjitë e avancuara që kanë të bëjnë me menaxhimin e suksesshëm të gjykatave dhe prokurorive dhe rregullave për një menaxhim te suksesshëm dhe efektiv.

Përmbajtja

• Menaxhimi në përgjithësi;

• Menaxhimi i gjykatës dhe menaxhimi i prokurorisë;

• Përgjegjësitë menaxheriale;

• Burimet njerëzore dhe financat;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Avancojnë aftësitë e tyre udhëheqëse;

• Njihen me funksionet e menaxhimit siç janë: planifikimi, organizimi, udhëheqja dhe kontrolli;

• Njohin kriteret për planifikimin e suksesshëm;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Kryetarët, kryeprokurorët, gjyqtarët mbikëqyrës të degëve, udhëheqësit e departamenteve dhe divizion-eve.

Page 150: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

2. Menaxhimi i administratës së gjykatave

Me këtë trajnim synohet rritja e njohurive dhe aftësive praktike të stafit administrativ me funksione menax-huese për përmirësimin e organizimit të brendshëm dhe funksionimin e gjykatave, prokurorive dhe njësive të ndryshme administrative.

Përmbajtja

• Hyrje në menaxhimin e administratës së gjykatave dhe parimet e standardet për menaxhim të mirë;

• Vlerësimi i stileve menaxheriale dhe prezantimi mbi specifikat e llojeve të ndryshme të menaxhimit;

• Roli i administratorëve të gjykatave dhe prokurorive për zbatimin e planeve dhe politikave strateg-jike;

• Planifikimi, vendosja e prioriteteve dhe zbatimi i planeve të veprimit;

• Lidershipi, ndërtimi i ekipit dhe zgjidhja e problemeve;

• Menaxhimi i kohës;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Njihen me parimet standarde të menaxhimit të mirë;

• Njohin kriteret për planifikimin e suksesshëm;

• Organizojnë e menaxhimin e kohës;

• Menaxhojnë situatat stresuese dhe konflikteve;

Kohëzgjatja

Dy ditorë

Përfituesit

Administratorët dhe Ndihmës administratorët e gjykatave dhe prokurorive

Page 151: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

150

3. Kursi hyrësQëllimi i trajnimit është që të japë informacion të përgjithshëm në lidhje me strukturën dhe administrimin e sistemit gjyqësor dhe parimet e detyrat kryesore në kryerjen e detyrave administrative në kuadër të sistemit. Gjithashtu ky trajnim synon nxitjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara nga pjesëtarët e adminis-tratës dhe rritjen e ndjenjës së tyre se i përkasin një organizate më të gjerë se zyra dhe vendi i tyre i punës.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Familjarizohen me sistemin gjyqësor të Kosovës;

• Njoftohen me informacion të përgjithshëm në lidhje me strukturën dhe administrimin e sistemit gjyqësor e prokurorial;

• Identifikojnë ndryshimet e fundit legjislative lidhur me funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial;

• Të zbërthejnë strukturën aktuale të gjykatave dhe prokurorive dhe kompetencat e tyre në Repub-likën e Kosovës;

• Të njohin rolin dhe kompetencat e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Republikës së Kosovës;

Përmbajtja

SESIONI I

• Hyrje në sistemin gjyqësor të Kosovës, parimet dhe rregulloret Kushtetuese (Kapitulli 7), legjis-lacioni dhe institucionet relevante (KGJK-ja, KPK-ja, gjykatat, prokuroritë, Ministria e Drejtësisë (MD), IGJK-ja, shoqatat profesionale dhe të tjera);

• Shqyrtimi i shkurtër i reformës gjyqësore në aspektin historik (pas vitit 1999) dhe ndryshimet e fun-dit legjislative që kanë të bëjnë me strukturën dhe funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial;

• Hyrje në administratën gjyqësore, legjislacioni përkatës, funksionet dhe përgjegjësitë

• Kodi i Etikës dhe sjelljes profesionale;

• Qasja në informacion, konfidencialiteti i të dhënave dhe informacionit të klasifikuar, si dhe mbrojtja e të dhënave (aktet përkatëse ligjore, aspektet praktike);

• Koncepti i “Shërbimeve të Orientuara në Cilësi “ dhe në shërbim të qytetarëve

• Hyrje në planifikim, menaxhim, menaxhimin e kohës dhe stresit;

SESIONI II

• Hyrje në punën e gjykatave dhe prokurorive; struktura, organogramet, kategoritë e stafit adminis-trativ dhe të drejtat e detyrimet e tyre;

• Komunikimi i brendshëm dhe i jashtëm dhe puna në ekip;

• Rregullat kryesore për menaxhimin e rrjedhës së rasteve (lëndëve);

• Specifikat e punës në çështjet civile, çështjet penale dhe çështjet administrative - llojet e rasteve, aktet gjyqësore dhe seancat gjyqësore;

• Procedurat gjyqësore dhe detyrat përkatëse të personelit administrativ, dërgimi i thirrjeve, afatet;

• Prezantimi i llojeve të regjistrave dhe dokumenteve të mirëmbajtura nga stafi administrativ - rregul-lat dhe mostrat;

Kohëzgjatja

Sesioni I 5 ditor dhe Sesioni II 3 ditor

Përfituesit

Pjesëtarët e sapo-emëruar të administratës së gjykatave.

Page 152: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

4. Komunikimi i jashtëm dhe i brendshëm

Ky trajnim synon përmirësimin e komunikimit brenda administratës, gjithashtu orienton pjesëmarrësit kah shkathtësitë e komunikimit në ofrimin e shërbimeve gjyqësore efikase, efektive dhe transparente.

Përmbajtja

• Komunikimi i jashtëm dhe politikat e standardet e aplikueshme;

• Komunikimi i brendshëm: rrjedha e informacionit, hierarkia, puna ekipore dhe shkëmbimi i infor-macionit, konfidencialiteti i të dhënave dhe informatave, dhe sjellja dhe etika profesionale;

• Delegimi i detyrave, monitorimit dhe mbikëqyrjes;

• Planifikimi, vendosja e prioriteteve dhe caktimi i detyrave;

• Raportimi;

• Praktikat, format dhe procedurat standarde uniforme;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Dallojnë komunikimin e jashtëm dhe të brendshëm;

• Njoftohen me stilet e komunikimit;

• Të kuptojnë drejtë planifikimin dhe caktimin e prioriteteve;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Administratorët e gjykatave dhe prokurorive si dhe kategoritë e tjera të stafit administrativ.

Page 153: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

152

5. Menaxhimi i rrjedhës së rasteveRëndësia e menaxhimit të drejtë të rasteve në institucionet e drejtësisë është shumë e madhe për fak-tin se një menaxhim i mirë, në rend të parë lehtëson punën në këto institucione, eliminon situatat jo të dëshirueshme, rritë efikasitetin e punës, eliminon humbjen e kohës, krijon një ambient të mirë kolegial, rritë nivelin e llogaridhënies në punë, ndikon direkt në kryerjen e rasteve ne afate ligjor apo të arsyeshëm si dhe ndikon në rritjen e besimit të publikut në institucionet e drejtësisë.

Përmbajtja

• Rregulloret, rregullat dhe praktikat ligjore të aplikueshme;

• Dilemat ekzistuese dhe problemet praktike;

• Specifikat në menaxhimin e rrjedhës së rasteve në gjykata dhe prokurori;

• Aspektet procedurale dhe praktike të menaxhimit të rrjedhës së rasteve dhe roli i secilës kategori të stafit;

• Përpunimi dhe raportimi i të dhënave, respektimi i afateve, monitorimi dhe sigurimi i uniformitetit në praktikat administrative;

• Numri i rasteve (lëndëve) dhe reduktimi i lëndëve të grumbulluara (rregullat e miratuara, qasjet prak-tike, vlerësimi i pikave të forta dhe të dobëta, si dhe planifikimi i ndryshimeve dhe riorganizimit);

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Kuptojnë konceptin dhe rendësin e menaxhimit e rasteve;

• Kuptojnë rrjedhën e menaxhimit të lëndës;

• Zbatojnë një menaxhim të mirë në praktikë gjatë punës se tyre.

Kohëzgjatja

Një ose dy ditore

Përfituesit

Administratorët dhe ndihmës administratorët si dhe stafi administrativ që janë përgjegjëse për menaxhimin e rrjedhës së rasteve dhe përpunimin e lëndëve.

Page 154: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

153

6. Trajnimi i avancuar i TI-sëKy trajnim ka për qëllim ndërtimin e aftësive dhe shkathtësive për përdorimin praktik të TI-së në kryerjen e detyrave dhe veprimeve të përditshme brenda administratës së gjykatave dhe prokurorive.

Përmbajtja

• Shfrytëzimi efektiv i TI sistemeve në gjykata/prokurori;

• Sistemet e aplikueshme automatike;

• Përdorimi i IT-së dhe siguria e të dhënave;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Dinë të shfrytëzojnë teknologjinë informative në punët e përditshme;

• Njoftohem me rolin e TI në sigurimin e të dhënave;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Administratoret dhe ndihmës administratorëve si dhe shefat e shkrimoreve të gjykatave dhe prokurorive

Page 155: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

154

7. Menaxhimi i kohës dhe stresitRritja e aftësive profesionale të pjesëtarëve të administratës për menaxhim më të mirë e kohës, si një par-akusht për funksionim më efikas dhe më efektiv të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Për të mbështetur stafin administrativ në përdorimin e metodave për reduktimin dhe kontrollimin e stresit të ndërlidhur me punë në kryerjen e detyrave të tyre.

Përmbajtja

• Rregullat e aplikueshme në lidhje me orarin e punës dhe vijueshmërinë, dhe proceset e brendshme të punës;

• Përmirësimi i menaxhimit të kohës dhe të kryerjes së detyrave të shumta në kuadër të përgjegjë-sive të përcaktuara për çdo kategori të stafit administrativ;

• Delegimi i detyrave, monitorimi dhe respektimi i afateve;

• Mjetet për Menaxhimin e përmirësuar të Kohës (identifikimi i problemeve specifike; riorganizimi i hapësirës dhe kushteve të punës; përdorimi i TI-së, formularët dhe procedurat standarde; shqyrtimi i rregullt i progresit);

• Vendosja e prioriteteve dhe kalendarëve;

• Matja e Reagimit Tuaj ndaj Stresit;

• Lodhja nga Puna;

• Zhvillimi i një Jetese me Mirëqenie;

• Ushtrimet në Zyre;

• Teknikat e Meditimit dhe Relaksimit;

• Menaxhimi i kohës;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Njoftohen me praktikat dhe mjetet që ndihmojnë të organizojnë më së miri orarin e tyre të punës;

• Dinë të menaxhojnë situata specifike me të cilat ata përballen gjatë punës dhe jetës privat;

• Mësojnë në lidhje me shenjat e ndryshme të stresit;

• Përdorin teknikat që ndikojnë në reduktimin e stresit.

Kohëzgjatja

Dy ditorë

Përfituesit

Të gjitha kategoritë e stafit administrativ të gjykatave dhe prokurorive

Page 156: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

8. Etika dhe sjellja profesionaleRritja e cilësisë së performancës profesionale të stafit administrativ të gjykatave dhe prokurorive, duke siguruar zbatimin e duhur praktik të parimeve etike të rëndësishme për të gjithë stafin që i përket sistemit gjyqësor dhe prokurorial është qëllimi më i lartë i administratës gjyqësore në Kosovë.

Përmbajtja

• Hyrje në Kodin e Etikës;

• Parimet kryesore në kryerjen e detyrave në kuadër të sistemit gjyqësor dhe prokurorial (profesion-alizmi, disiplina në punë, paanësia, konfidencialiteti; llogaridhënia);

• Aspekte të konfliktit të interesit dhe të sjelljes jo të duhur personale;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Të kuptojnë Kodin Etikë;

• Të njihen për parimet etike;

• Të identifikojnë kur kemi të bëjmë me shkelje etike;

• Të njihen për llojin e shkeljeve etike të cilat janë të sanksionuar;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Stafi administrativ i gjykatave dhe prokurorive

Page 157: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

156

9. Menaxhimi i burimeve njerëzoreKy trajnim ofrohet për forcimin e aftësive profesionale të stafit përkatës administrativ për menaxhimin efektiv të Burimeve Njerëzore (BNj), në përputhje me legjislacionin në fuqi, rregullat dhe rregulloret e brendshme. Trajnimi do të mbështesë krijimin e kushteve për zbatimin e praktikave dhe procedurave uni-forme për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në gjykata dhe në prokuroritë, në përputhje me legjislacionin përkatës dhe politikat e miratuara nga KGJK-ja dhe KPK-ja.

Përmbajtja

• Hyrje në legjislacionin, rregullat dhe rregulloret në fuqi;

• Ligjin për Shërbyesit Civil dhe specifikat e administratës së gjykatave;

• Përzgjedhja, Emërimi, Promovimi dhe Shkarkimi i stafit;

• Zhvillimi i karrierës; Vlerësimi i Performancës;

• Menaxhimi, Lidershipi, Ndërtimi i Ekipit;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Kuptojnë drejtë dispozitat e Ligjit për Shërbyesit Civil;

• Thellojnë njohurit për mënyrën e përzgjedhjes, emërimit, promovimit dhe shkarkimi të stafit;

• Njohin menaxhimin dhe udhëheqësin e qëndrueshme dhe punën ne grupe.

Kohëzgjatja

Dy ditorë

Përfituesit

Stafi përgjegjës për njësinë e burimeve njerëzore në gjykata dhe prokurori

Page 158: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

157

10. Hartimi dhe arsyetimi ligjorShkrimi dhe arsyetimi ligjor ka për qëllim rritjen e cilësisë së punës të stafit përgjegjës për hartimin e akteve të ndryshme të gjykatave/prokurorive, sigurimin e qasjes dhe standardeve uniforme për hartimin e të gjitha llojeve të akteve dhe dokumenteve të lëshuara nga gjykatat dhe prokuroritë dhe shtimin e njohurive dhe aftësive praktike për aplikimin e gramatikës së duhur dhe stilit të të shkruarit në hartimin e dokumenteve, akteve dhe dokumenteve tjera të gjykatave/prokurorive.

Përmbajtja

• Llojet e akteve, dokumenteve dhe kumtesave të gjykatave/prokurorive;

• Hyrje në kuadrin ligjor që rregullon formën dhe përmbajtjen e akteve të gjykatave dhe procedurat për elaborimin e tyre;

• Standardet, format dhe procedurat e zbatueshme; Analiza e mangësive;

• Procesi i arsyetimit dhe hartimit (për të identifikuar problemin relevant, rregullin relevant, faktin relevant dhe për të bërë analiza dhe konkluzione relevante);

• Ushtrime praktike dhe prezantimi i formave dhe mostrave për të siguruar qasjen uniforme dhe cilësinë e mirë;

• Njoftimi me detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pjesëtarëve të administratës (sekretarët, regjis-truesit etj.) që merren me lëndët civile dhe penale;

• Puna me lëndë, mbajtjen e shënimeve, rrjedhën e komunikimit dhe raportimin;

• Format, mostrat dhe kërkesat procedurale; Përdorimi i gjuhës së saktë dhe standardit të korre-spondencës zyrtare;

• Zgjidhja e problemeve;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Analizojnë rregullat bazë për shkrimin e akteve dhe dokumenteve ligjore;

• Zhvillojnë shkathtësitë për arsyetimin e akteve dhe dokumenteve ligjore;

• Përpilojnë aktet ligjore dhe ti arsyetojnë sipas metodave më bashkëkohore të arsyetimit dhe shkrimit ligjor;

• Zhvillojnë mendimin kritik;

• Demonstrojnë aftësitë hulumtuese për çështjet ligjore;

Kohëzgjatja

Një ose dy ditorë

Përfituesit

Bashkëpunëtorë profesional, Zyrtarë ligjor dhe zyrtarë përmbarues të gjykatave dhe prokurorive.

Page 159: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

158

11. Roli dhe detyrat e gjyqtarit porotë në procedurë gjyqësoreMe Kodin e ri të Procedurës Penale gjyqtarët porotë nuk janë në përbërje të trupit gjykues në procedurat gjyqësore, mirëpo në Kodin e Drejtësisë për të Mitur dhe në Ligjin për Familjen tek çështjet statusore ata ende janë pjesë përbërëse e trupit gjykues. Ky trajnim synon përmirësimin e shkathtësive praktike të gjy-qtarëve porotë në zbatimin e ligjit dhe etikës profesionale.

Përmbajtja

• Roli dhe detyrat e gjyqtarit porotë në procedurën për të mitur;

• Roli dhe pozita e gjyqtarit porotë në procedurën për çështje familjare;

• Etika e gjyqtarit porotë;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Vlerësojnë rëndësinë dhe peshën e vendimmarrjes nga ana e tyre;

• Dallojnë trupin gjykues për të mitur dhe te rritur;

• Njohin sjelljen e mirë dhe të pahijshme në bazë të parimeve dhe rregullave të etikës së gjyqtarëve porotë;

Kohëzgjatja

Një ditor

Përfituesit

Gjyqtarët porotë

Page 160: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

159

Page 161: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

PROGRAMI PËR TRAJNIMIN E TRAJNUESVE

(PTT)

Page 162: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

161

Programi i Trajnimit për Trajnues përcakton objektiva të qarta dhe rolin e trajnimit në rritjen e efikasitetit të performancës së punonjësve gjyqësor. IGJK do të avancoj më tutje programin për trajnimin e trajnuesve, me qëllim të përmirësimit të metodologjisë trajnuese dhe për të realizuar trajnime sa më atraktive, praktike dhe efektive. Qëllimi i PTT është vazhdimi i edukimit gjyqësor, mbajtja dhe përmirësimi i kompetencës profesionale të të gjithë personave që kryejnë funksione gjyqësore, duke përmirësuar kështu në tërësi performancën e sistemit gjyqësor.

Objektivat

Programi i trajnimit për trajnues do të ofroj baza teorike për punën që bëjnë trajnuesit dhe do t’u mundëso-jë atyre të reflektojnë te pjesëmarrësit se si teoria mund ta frymëzojë praktikën e tyre dhe anasjelltas. Objektivat e programit të trajnimit për trajnues janë zhvillimi dhe edukimi i vazhdueshëm profesional të trajnuesve si dhe avancimi i metodologjisë trajnuese.

12. Teknikat interaktive dhe struktura e trajnimit

Teknikat dhe specifikat e trajnimit ofrohen me qëllim të ngritjes së shkathtësive dhe aftësive profesionale të trajnuesve për ofrimin e trajnimeve cilësore dhe atraktive për pjesëmarrësit si dhe përmbushjen e krit-ereve për realizimin e një trajnimi.

Përmbajtja

• Shkëmbimi i ideve;

• Rastet praktike;

• Luajtja e roleve;

• Prezantimi i pjesëmarrësve;

• Hartimi i materialit trajnues dhe shfrytëzimi i burimeve;

• Përcaktimi i objektivave te trajnimit;

• Plani i zbatimit të trajnimit (dinamika e prezantimeve);

• Menaxhimi me pjesëmarrësit;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Zhvillojnë teknikat e mësimit për ofrimin e trajnimeve efektive dhe cilësore;

• Hartojnë materialin trajnues dhe të caktojnë objektivat e trajnimit;

• Dinë të menaxhojnë me pjesëmarrësit në trajnim;

Kohëzgjatja

Dy ditorë

Përfituesit

Trajnuesit e IGJK-së

Page 163: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

13. Avancimi i metodologjisë trajnueseKy trajnim ka për qëllim avancimin e metodologjisë trajnuese për realizimin e suksesshëm të programeve trajnuese të IGJK-së dhe zhvillimin e shkathtësive të monitorimit të pjesëmarrësve.

Përmbajtja

• Komunikimi jo verbal;

• Arti i mësimdhënës (të folurit dhe toni i trajnuesit, përdorimi i humorit);

• Përdorni i mjeteve vizuale;

• Komunikimi efektiv;

• Dëgjimi aktiv;

• Udhëheqja e debateve dhe diskutimeve;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Përdorin pjesëmarrje aktive në trajnim;

• Përfshinë të dëgjuarit aktiv;

• Menaxhojnë një forum të sigurt dhe të barabartë të komunikimit gjatë trajnimi;

Kohëzgjatja

Dy ditë

Përfituesit

Trajnuesit e IGJK-së

Page 164: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

163

Page 165: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

MËSIMI NË DISTANCË

Page 166: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

165

Falë zhvillimeve të teknologjisë informative dhe rritjes në masë të përdorimit të kompjuterit dhe mjeteve të tjera elektronike, janë përhapur dhe forma të reja të edukimit në vazhdim, të ndryshme nga ato tradicionale.

Mësimi në distancë (e-learning) është të mësuarit interaktiv nga distanca duke shfrytëzuar te-knologjinë elektronike, jashtë një salle trajnimi tradicionale.

IGJK ka zhvilluar një platformë të mësimit në distancë e cila do të përmbushë të gjitha kërkesat për trajnime, përparësitë e të cilës janë, ulja e shpenzimeve që krijojnë pjesëmarrësit, kursimi i kohës dhe cilësia e lartë e trajnimeve.

Aktivitete të të mësuarit në distancë nënkuptojnë të gjitha ato aktivitete të edukimit të vazhdue-shëm për profesionistët, të cilat ofrohen përmes: kurseve dhe moduleve trajnuese, incizimeve audio dhe videove.

Përfitues të trajnimeve në platformën e mësimit në distancë janë: gjyqtarët, prokurorët si dhe stafi administrativ i gjykatave dhe prokurorive.

Kjo platformë përfituesve të saj do të ju mundësoj realizimin e disa programeve trajnuese pa pjesëmarrje direkte, por duke ia përshtatur kohën e mësimit agjendës së tyre.

Përmbajtja

Kjo metodologji trajnimi e cila tani gjen zbatim të gjerë në institucionet trajnuese, përfshinë disa module për trajnimet online.

Platforma e mësimit në distancë do të jetë në dispozicion të përfituesve të IGJK-së për një kohë të gjatë, me synim rritjen e njohurive dhe zhvillimin profesional të të gjitha kategorive përfituese të IGJ-së, si dhe rritjen e efikasitetit të trajnimeve.

Page 167: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

166

14. Drejtësia për Fëmijë aspekti penalKy trajnim përshkruan një paraqitje hyrëse në pjesën materiale të Kodit të Drejtësisë për të Mitur me shp-jegimin e parimeve udhëzuese, qëllimin e Kodit, përkufizimet dhe fushën e zbatimit. Nëse i analizojnë një nga një këto pjese nga pjesa e përgjithshme e KDM, atëherë mund te vlerësojmë edhe intencën e sistemit te drejtësisë për të mitur në Republikën e Kosovës, që ka për qellim që të miturit si kryerës të veprës pe-nale ti ofrohet mbrojtje për shkak të specifikave, respektivisht aftësisë për ta kuptuar realitetin duke pasur parasysh faktet e pjekurisë-zhvillimit shpirtëror emocionale, mendore dhe intelektuale te miturit.

Përmbajtja

• Pjesa e parë e modulit përqendrohet në Kodin e Drejtësisë për të Mitur, duke e trajtuar të njëjtin nga aspekti i praktikes gjyqësore, përkitazi me administrimin e sistemit të drejtësisë për të mitur në Republikën e Kosovës;

• Pjesa e dytë e modulit fokusohet në kornizën ligjore nacionale posaçërisht në Kodin e drejtësisë për të mitur dhe në Kodin e procedurës penale si dhe standardet relevante ndërkombëtare të apli-kuara në fushën e drejtësisë për të mitur në aspektin e procedurës;

• Pjesa e tretë e modulit përqendrohet në Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, së bashku me dy komentarët që ndërlidhen me të drejtat fëmijëve sipas drejtësisë për të mitur dhe të drejtat e fëmijëve për tu dëgjuar. Moduli trajnues i adresohet gjithashtu edhe rregullave minimaleve të OKB-së për masat jo-ndëshkuese (Rregullat e Tokios) dhe rregullave standarde minimale të OKB-së për administrimin e drejtësisë për të mitur (Rregullat e Pekinit). Standardet Ndërkombëtare të Drejtësisë për të Mitur janë kritike për gjyqtarët dhe prokurorët për tu kuptuar, në mënyrë që të ofrojnë drejtësi për të mitur dhe të zbatojnë vazhdimisht konventën kur kanë të bëjnë me raste për të mitur në Kosovë;

• Pjesa e katërt e modulit fokusohet në kornizën ligjore nacionale dhe standardet relevante ndër-kombëtare të aplikuara në fushën e fëmijëve si dëshmitar dhe të dëmtuar;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Të identifikojnë Parimet Udhëzuese te sistemit te drejtësisë për te mitur;

• Të shpjegojnë qëllimin e Kodit dhe fushën e zbatimit te tij;

• Të dallojnë përkufizimet qe përdoren ne KDM;

• Të identifikojnë legjislacionin qe zbatohet ne sistemin e drejtësisë për te mitur;

• Të jenë të aftë praktikojnë drejtë dispozitat e KDM dhe legjislacionin tjetër që zbatohet në sistemin e drejtësisë për të mitur;

Kohëzgjatja

Dy mujore (për një grup)

Përfituesit

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.

Page 168: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

15. Drejtësia për Fëmijë aspekti civil

Fëmijët janë kategoria më e ndjeshme e shoqërisë për të cilën shteti me mekanizmat e tij është i obliguar të kujdeset për krijimin e kushteve për mirërritjen dhe mirëqenien e tyre. Këto detyrime dalin nga aktet ndërkombëtare të cilat janë të miratuara nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të drejtave të fëmijëve në veçanti, por edhe nga infra-struktura ligjore e miratuar nga vete shtetet veç e veç.

Përmbajtja

• Pjesa e parë do të trajtohen çështjet rreth mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror, si dhe për format e mbrojtjes së veçantë të këtyre fëmijëve, të cilat janë të normuara me Ligjin për Familjen (LFK), duke pasur si referencë Konventën për të Drejtat e Fëmijës (KDF). Më tutje do të flitet rreth mënyrës dhe metodave të komunikimit të gjykatës me fëmijët në procedurë gjyqësore, si dhe rreth parimit të interesit më të lartë të fëmijës, roli i gjykatës dhe organit të kujdestarisë në procedurat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror, si dhe legjislacionit të zbatueshëm vendor dhe atij ndërkombëtar;

• Në pjesën e dytë të modulit do të trajtohen çështjet rreth mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore-familjare, për parimet e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në konteste martesore-familjare, për rolin e gjykatës dhe të institucioneve tjera të cilat e ndihmojnë punën e gjykatës në funksion të mbrojtjes sa më të mirë të të drejtave të fëmijëve. Po ashtu aspekt mjaft i rëndësishëm që do të trajtoj kjo pjesë e modulit është zbatimi i Ligjit për Aspektet Civile të Rrëmbimit Ndërkombëtar të Fëmijës, pasi që rrëmbi-mi ndërkombëtarë i fëmijëve është një fenomen i cili kryesisht vije si pasojë e vendosjes së qytetarëve të Kosovës në shtetet e huaja, lidhjes së bashkësive martesore dhe zgjidhja e martesës;

• Pjesa e tretë paraqet mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në rastet e ndryshimit të statusit të tyre, si dhe në rastet e shkaktimit të dhunës në familje, do të flitet rreth kuptimit të statusit të fëmijës marte-sor, kundërshtimit të amësisë, kundërshtimit të atësisë, fëmijëve jashtëmartesor, si dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve përgjatë këtyre procedurave. Më tutje do të flitet rreth kuptimit dhe përkufizimit të dhunës në familje, masave mbrojtëse kundër dhunës në familje, mbrojtjes gjyqësore në kontestet që kanë të bëjnë me dhunën në familje, si dhe mbrojtjen e fëmijëve përgjatë procedurës gjyqësore në rastet e dhunës në familje;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Zbatojnë drejtë dispozitat ligjore, standardet dhe legjislacionin ndërkombëtar që ka të bëj me rolin e gjykatës dhe organit të kujdestarisë rreth mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror;

• Vlerësojnë dhe zbatojnë mënyrat dhe metodat e komunikimit të gjykatës me fëmijët në procedurë gjyqësore;

• Interpretojnë drejtë dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me rolin e gjykatës dhe organit të kujdestarisë në funk-sion të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore- familjare;

• Ngritin kapacitet profesionale për të hetuar me kompetencë të gjitha rrethanat sipas të cilave duhet të jepet vlerësimi dhe vendimi përfundimtarë për të drejtat e fëmijëve;

• Zbatojnë Konventën mbi Aspektet Civile të Rrëmbimit Ndërkombëtar të Fëmijës dhe legjislacionin vendor;

• Zbatojnë procedurën e njohjes, vërtetimit dhe kundërshtimit të amësisë dhe të atësisë si dhe procedurën e ofrimit të mbrojtjes së fëmijëve të mitur;

• Zbatojnë dispozitat ligjore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në rastet e dhunës në familje dhe masat mbrojtëse;

Kohëzgjatja

Dy muaj (për një grup)

Përfituesit

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.

Page 169: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

168

16. Zhvillimi i Shkathtësive GjyqësoreDuke pasur parasysh ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale lidhur me udhëheqjen e shqyrtimit gjy-qësor është e nevojshme që gjyqtarët dhe prokurorët të trajnohen lidhur me zhvillimin e shkathtësive gjyqësore. Ky trajnim synon ngritje e shkathtësive gjyqësore dhe zhvillimin e teknikave më të avancuara të përfaqësimit të rasteve në gjykim.

Përmbajtja

• Fjala hyrëse;

• Marrja e drejtpërdrejtë dhe e të tërthortë në pyetje;

• Vënien në dyshim;

• Rimarrja në pyetje;

• Fjala përfundimtare;

• Raste praktike;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Zbatojnë drejtë dispozitat e KPP për marrjen në pyetje, vënien në dyshim, rimarrjen në pyetje dhe fjalën hyrëse dhe përfundimtare;

• Bëjnë dallimin në mes të marrjes së drejtpërdrejtë dhe të tërthorët në pyetje;

• Bëjnë dallimin në mes të fjalës hyrëse dhe përfundimtare;

Kohëzgjatja

Dy muaj (për një grup)

Përfituesit

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët

Page 170: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

17. Prokurimi publikProkurimi publik vlerësohet si fushave ku ka korrupsion dhe se ka nevojë për zhvillim të njohurive të gjy-qtarëve dhe prokurorëve për këtë fushë. Ky kurs trajnimi ofron njohuri rreth procedurave të prokurimit publik dhe problemeve të zbatimit të tyre në praktikë.

Përmbajtja

• Hyrje në legjislacionin përkatës (Ligji për Prokurimin Publik, Nr 04/L-042, legjislacioni sekondar dhe rregulloret e brendshme);

• Planifikimi i prokurimit;

• Specifikacionet teknike dhe llojet e procedurave të prokurimit;

• Vlerësimi i tenderëve;

• Rolet dhe përgjegjësitë e stafit administrativ të gjykatave/prokurorive;

• Menaxhim i kontratave;

• Raste nga praktika;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij kursi trajnues, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Kuptojnë drejtë dispozitat e Ligji për Prokurimin Publik;

• Analizojnë procesin e planifikimit të prokurorimit;

• Përgatisin dhe dizajnojnë dokumentet e ofertimit;

• Kuptojnë dhe zbërthejnë dosjen e tenderit;

• Njohin procedurat e zgjedhjes së kontraktorit dhe faza e dhënies së çmimit;

• Vlerësojnë specifikacionet teknike dhe njoftimin indikativ;

• Kuptojnë elementet për zgjedhjen e kontraktorit dhe dhënies së kontratës;

Kohëzgjatja

Dy muaj (për një grup)

Përfituesit

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.

Page 171: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

170

18. Shkathtësitë e komunikimit socialKy trajnim do të ofron të dhëna e instruksione nga fusha sociale si segment i nevojshëm për një perfor-mancë më të avancuar gjatë ushtrimit të punës, ky modul është koncipuar si rast e mundësi e mirë e kom-pletimit me këtë dimension tematik aq të nevojshëm edukues për profilin e gjyqtarëve dhe prokurorëve bashkëkohor.

Përmbajtja

• Individi dhe mjedisi social;

• Komunikimi dhe interaksioni social;

• Personaliteti si dhe ngritja e shkathtësive sociale predispozite e avancimit të performances profe-sionale.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Njoftohen me karakteristikat dhe veçorit dalluese të personaliteteve të cilat do të jen në raport me ta në cilësi të ndryshme;

• Dallojnë elementet dhe faktorin influencues pozitiv dhe ata degjenerues negativ në socium;

• Identifikojnë se cilët janë faktorët determinues te individi në sjellje devijante dhe kundërligjore;

• Mësojnë se cilat janë mënyrat më të mira të komunikimit si predispozitë krahas profesionales në performance cilësore;

• Identifikojnë ngjashmëritë dhe dallimet tek subjektet të cilët janë pale në marrëdhënien shoqëroro juridike me ta;

• Mësojnë se cilat shkathtësi janë primare në ushtrimin e profesioneve të tilla për reflektim pozitiv dhe imazh të qëndrueshëm në shoqëri;

Kohëzgjatja

Dy muaj (për një grup)

Përfituesit:

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.

Page 172: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

171

19. Kodi i Etikës dhe sjelljes Profesionale

Sjellja etike e gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit të stafit administrativ të gjykatave dhe prokurorive është e një rëndësie të madhe për administrimin e drejtësisë në Kosovë. Personeli etik dhe profesional kontribuon në masë të madhe në besimin e publikut për shërbimet gjyqësore dhe prokuroriale në Kosovë. Andaj, anëtarët e gjyqësorit janë të obliguar që në çdo kohë të veprojë në atë mënyrë që do të ruajnë dhe promovojnë besimin e publikut.

Përmbajtja

• Integriteti personal i stafit administrativ;

• Profesionalizmi;

• Obligimi për respektimin e konfidencialitetit nga ana e stafit administrativ;

• Paanshmëria gjatë ushtrimit të detyrave të punës;

• Dhuratat dhe favoret;

• Paragjykimet;

• Tentimi për ndikim;

• Sjellja e pahijshme;

• Orari i punës;

• Kodi i veshjes;

• Zbatimi dhe sanksionet;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij kursi trajnues, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Të kuptojnë Kodin Etikë;

• Të njihen për parimet etike;

• Të identifikojnë kur kemi të bëjmë me shkelje etike;

Kohëzgjatja

Dy muaj (për një grup)

Përfituesit

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.

Page 173: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

172

20. Ndërmjetësimi (aspekti penal dhe civil)Zgjidhja alternative e kontesteve dhe ndërmjetësimi në veçanti pranohet si një komponentë e rëndësishme e reformës së sundimit të ligjit dhe sigurimit të qasjes në drejtësi për demokracitë në tranzicion. Ndërm-jetësimi ofron një mekanizëm efektiv dhe efikas të zgjidhjes së kontesteve dhe në të njëjtën kohë ndihmon në krijimin e një kulture të negocimit zgjidhjes paqësore të një konflikti, gjë që mund të ripërtërije besimin në institucionet gjyqësore dhe t’i përforcoje marrëdhëniet në një shoqëri të ndare.

Përmbajtja

• Ndërmjetësimi sipas legjislacionit vendor;

• Komisioni i Ndërmjetësimit;

• Ndërmjetësuesi;

• Procedura e ndërmjetësimit në çështjet civile dhe penale;

Objektivat

Pas përfundimit të këtij kursi trajnues, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• Fitojnë njohuri lidhur me ndërmjetësimin si institut juridik;

• Fitojnë njohuri lidhur me ndërmjetësimin në zgjidhjen e kontesteve civile dhe penale;

• Analizojnë rendësin e ndërmjetësimit në rritjen e efikasitetit të punës së gjykatave;

• Vlerësojnë rëndësin e informimit të qytetarëve lidhur me përparësitë e aplikimit të ndërmjetësimit në zgjidhjen e kontesteve;

• Ndërmjetësimi në procedurë civile dhe penale;

Kohëzgjatja

Dy muaj (për një grup)

Përfitues

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.

Page 174: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

173

Page 175: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

174

Page 176: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Kalendari i Programit 2016

PROGRAMI Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor KorrikFillimi i hetimeve dhe mundësia hetuese e veçantë 19Shpronësimi dhe kompensimi për shpronësim 21Marrëveshja mbi Pranimin e Fajësisë 26Dhuna në Familje 28Shqyrtimi gjyqësor i aktit administrativ – sfidat dhe vështirësitë procedural

29

Parashkrimi (penale) 2Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror 4,5Burgimi për të mitur 9Bashkë ndërgjyqësia dhe ndërhyrësit në procedurë 11Shqyrtimi Fillestar, Shqyrtimi i Dytë dhe Shqyrtimi Gjyqësor

15

Standardet e GJEDNJ-së sipas nenit 8 të Konventës Evropiane dhe të Drejtës për Jetë Private

19

Krimi i Organizuar 23E Drejta e Azilit – legjislacioni vendor dhe ndërkombëtar 25Dënimet Alternative në Kosovë (Grupi I– Sesioni I) 29 1Dënimet Alternative në Kosovë (Grupi II– Sesioni I) 2,3Ekspertimi në procedurë penale 8Arbitrazhi dhe roli i gjykatës në çështjet e arbitrazhit 10Zbatimi gjyqësor i Konventës së Aarhusit 15Konflikti i interesit 17Kundërvajtjet nga lëmia e rendit dhe qetësisë publike 18Hartimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore 22Vija ndarëse e kompetencave të policisë dhe prokuror-isë gjatë fazës hetimore

24

Program i Specializuar Trajnimi për Prokurimin Publik të Kosovës - Sesioni I

25,26

Program i Specializuar Trajnimi për Zhvillimin e Kapac-iteteve në Luftën Kundër Korrupsionit -Sesioni I

29,30

Pengim posedimi dhe mbrojtja gjyqësore nga akti i pengim posedimit

1

Aktgjykimi dhe llojet sipas Ligjit të Procedurës Kontes-timore

5

Përkufizimi i juridiksionit të Dhomës së Posaçme në raport me gjykatat e rregullta

7

Trajtimi i kërkesave në procedurën e riorganizimit të ndërmarrjeve shoqërore

8

Dënimet Alternative në Kosovë (Grupi I – Sesioni II) 11,12Dënimet Alternative në Kosovë (Grupi II – Sesioni II) 13,14Kontrata e ndërtimit dhe kontestet rreth saj 19Pronësia 21Program i Specializuar Trajnimi për Zhvillimin e Kapaciteteve në Luftën Kundër Korrupsionit -Sesioni II

22,23

Luftimi i ekonomisë joformale 26Vendimi Paraprak dhe Procedura në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

28

Page 177: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

PROGRAMI Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor KorrikMbrojtja e të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore – familjare

29,30

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale 3Mbrojtja gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës

5

Tenderimi i aseteve të ndërmarrjeve shoqërore dhe rishikimi gjyqësor nga gjykata i këtij procesi

10

Likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore 11Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapac-iteteve profesionale në luftimin e krimit kibernetik - Sesioni I

13,14

Neni 5 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe zbatimi i tij

17

Palët në procedurë, përfaqësimi dhe legjitimiteti 19Mbrojtja e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve 24Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në çështjet penale 26Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapac-iteteve profesionale në luftimin e shpëlarjes e parave- Sesioni I

27,28

Zbatimi në praktikën gjyqësore i Nenit 3 të Kon-ventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore

31

Mjekësia ligjore dhe organizimi i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë

2

Procedura gjyqësore në kontestet për zgjidhjen e martesës

7

Gjoba dhe urdhri për punë në dobi të përgjithshme 9Menaxhimi i Rasteve 14Kontestet e punës me theks të veçantë tek shërbyesit civil

16

Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapac-iteteve profesionale në luftimin e krimit kibernetik -Sesioni II

17,18

Trafikimi me Njerëz 21Mbrojtja dhe promovimi i diversitetit, tolerancës dhe barazisë në kontekst të legjislacionit mbi mos diskri-minimin

23

Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapac-iteteve profesionale në luftimin e shpëlarjes e parave- Sesioni II

24,25

Matja e dënimit 28Neni 6 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe zbatimi i tij

30

Gjurmimi, Sekuestrimi dhe Konfiskimi i pasurisë së fituar me vepër penale

5

Bashkimi i procedurës së të miturve me madhor 7Procedura përgatitore ndaj të miturve 8Shqyrtimi paraprak i padisë 12Kontestet e Deklarimit të mjeteve monetare në pikat doganore të Kosovës

14

Page 178: PROGRAMI TRAJNUES -   · PDF file11. Mjekësia ligjore dhe organizimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ..... 23 12. Parandalimi dhe luftimi i migrimit

INSTITUTI GJYQËSOR I KOSOVËShttps://[email protected]. “Muharrem Fejza” - Prishtinë