14
UDHËTIMI I FËMIJËRISË IVA XHELILI SAMUEL LUSHA ISMETE DOCI IGLI GAZIDEDE SIDORELA HORESHKA AMBLA TRUPJA LORENA ALIA BLEDI MUJA AMINA CORJA SONJA HOXHA MEGIANA SELISHTA MELISA VOJKA ANDRINA QOKA K�� D�: FOTOGRAFITË: BEVIS FUSHA

Broshura Shqip WEB - wvi.org UDHËTIMI I FËMIJËRISË Shqip WEB... · Nëpërmjet këtij kontakti, ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata për t’i shpëtuar varfërisë, abuzimit,

  • Upload
    others

  • View
    10

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Broshura Shqip WEB - wvi.org UDHËTIMI I FËMIJËRISË Shqip WEB... · Nëpërmjet këtij kontakti, ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata për t’i shpëtuar varfërisë, abuzimit,

UDHËTIMI I FËMIJËRISËIVA XHELILI • SAMUEL LUSHA • ISMETE DOCI • IGLI GAZIDEDE • SIDORELA HORESHKA • AMBLA TRUPJA • LORENA ALIA • BLEDI MUJA

AMINA CORJA • SONJA HOXHA • MEGIANA SELISHTA • MELISA VOJKA • ANDRINA QOKA

K��������� ������ ��� �� ���� ��� D����:

FOTOGRAFITË: BEVIS FUSHA

Page 2: Broshura Shqip WEB - wvi.org UDHËTIMI I FËMIJËRISË Shqip WEB... · Nëpërmjet këtij kontakti, ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata për t’i shpëtuar varfërisë, abuzimit,

Iva është 17 vjeçe, nga Peshkopia. "Kur linda unë të gjithë u mërzitën sepse

donin djalë. Isha vajza e katërt në familje. Të gjithë në fisin tim kanë qarë. Kjo

më bën të trishtohem. Vetëm kur ka lindur vëllai

im kanë nisur të më vlerësojnë, pasi shihesha si

vajza që i hapa rrugën ardhjes së një djali në

familje". Iva dëshiron të bëhet volejbolliste. Ajo

është në ekipin e volejbollit të Peshkopisë.

Lindja

Page 3: Broshura Shqip WEB - wvi.org UDHËTIMI I FËMIJËRISË Shqip WEB... · Nëpërmjet këtij kontakti, ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata për t’i shpëtuar varfërisë, abuzimit,

“ Mua më quajnë Ismete. Jam 15 vjeçe.

Prindërit më kanë thënë që emrin ma

ka vënë djali i xhaxhait”. Ismetja

kujton se kur ishte e vogël shpesh qante,

pasi emri nuk i pëlqente. As sot nuk

i pëlqen.

Emri

Page 4: Broshura Shqip WEB - wvi.org UDHËTIMI I FËMIJËRISË Shqip WEB... · Nëpërmjet këtij kontakti, ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata për t’i shpëtuar varfërisë, abuzimit,

Samueli është 13 vjeç, dhe është lindur në fshatin Tomin, të Peshkopisë.

“Unë jam fëmija i tretë në familje. Kam dy motra të mëdha të cilat kujdesen

shumë për mua. Prindërit më kanë thënë se në

datëlindjen time të parë është bërë një festë e

madhe”. Samueli tregon se ditëlindjet e motrave të tij,

nuk janë festuar kurrë. “Nëna më ka thënë se vajzat janë për derë të

huaj”, - shton 13 vjeçari.

Ditëlindja e parë

Page 5: Broshura Shqip WEB - wvi.org UDHËTIMI I FËMIJËRISË Shqip WEB... · Nëpërmjet këtij kontakti, ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata për t’i shpëtuar varfërisë, abuzimit,

Në Peshkopi, të moshuarit besojnë ende tek syri i keq, apo tek bestynitë. Shpesh herë kur

fëmijët qajnë shumë ose nuk flasin i çojnë pranë një përroi apo një mulliri që punon

me ujë. Nënat besojnë se fëmijët i

qetëson zhurma e ujit.

Bestytnitë

Page 6: Broshura Shqip WEB - wvi.org UDHËTIMI I FËMIJËRISË Shqip WEB... · Nëpërmjet këtij kontakti, ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata për t’i shpëtuar varfërisë, abuzimit,

Në fund të çdo viti, nxënësit më të mirë të klasave ftohen në

një mbrëmje. Në këtë festë ka më

shumë vajza se djem. Nxënësit që kanë

rezultatet më të larta në mësime janë

vajzat.

Mbrëmja qëndrore

Page 7: Broshura Shqip WEB - wvi.org UDHËTIMI I FËMIJËRISË Shqip WEB... · Nëpërmjet këtij kontakti, ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata për t’i shpëtuar varfërisë, abuzimit,

Lorena është 16 vjeçe. Ajo është një ndër

nxënëset më të mira në klasën e saj. “Kur marr 10-ta prindërit më thonë që e kam për veten time, por

kur marr 9-ta, ata më qortojnë ashpër.

Gjithnjë më krahasojnë me të

tjerët. Prindërit shpesh nuk na vlerësojnë për

arritjet tona”.

Shkolla/Klasa

Page 8: Broshura Shqip WEB - wvi.org UDHËTIMI I FËMIJËRISË Shqip WEB... · Nëpërmjet këtij kontakti, ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata për t’i shpëtuar varfërisë, abuzimit,

Amina është18 vjeçe. Ajo ka tre motra të tjera më të

mëdha, dhe një vëlla më të vogël. “Mami gjithmonë më kritikon mua për gabimet e

vëllait, edhe kur nuk jemi bashkë e unë s’kam të bëj fare. Duke qënë se është i

vogli dhe i vetmi, ai gjithnjë favorizohet". Djemve

zakonisht u tolerohen më shumë gabimet se vajzave.

Prindërit u thonë vajzave të tyre se “do të na mbarosh

derën nëse bën gabime dhe atje.”

Gabimet

Page 9: Broshura Shqip WEB - wvi.org UDHËTIMI I FËMIJËRISË Shqip WEB... · Nëpërmjet këtij kontakti, ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata për t’i shpëtuar varfërisë, abuzimit,

Sonja është 13 vjeçe, dhe jeton në komunën e

Tominit pranë Peshkopisë. Ajo tregon se një shoqja e saj u fejua me shkuesi sapo mbushi 15 vjeç. “Prindërit e hoqën nga shkolla. Nuk mundi ta mbyllë klasën e

nëntë. Kam një vit që nuk e kam parë. I fejuari i saj

jeton jashtë shtetit. Shoqja ime jeton me prindërit e të fejuarit. Ajo vetëm qante”, - përfundon Sonja. Janë me dhjetra vajza të moshës 15

vjeç, që prindërit i martojnë me detyrim.

Fejesat/martesat

Page 10: Broshura Shqip WEB - wvi.org UDHËTIMI I FËMIJËRISË Shqip WEB... · Nëpërmjet këtij kontakti, ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata për t’i shpëtuar varfërisë, abuzimit,

Shumë vajza të fejuara, detyrohen ta braktisin shkollën, pasi prindërit

apo bashkëshorti i ardhshëm nuk i lejon. Sidorela, na tregon se

vajzat e fejuara i përcjell i fejuari ose babai në

shkollë. Kjo i bën vajzat të ndihen keq përpara

bashkëmoshatarëve dhe mësuesve.

Gjimnazi

Page 11: Broshura Shqip WEB - wvi.org UDHËTIMI I FËMIJËRISË Shqip WEB... · Nëpërmjet këtij kontakti, ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata për t’i shpëtuar varfërisë, abuzimit,

Megi është 13 vjeçe ndërsa Melisa 14. “Ne jetojmë në

Brezhdan, një fshat afër Peshkopisë. Kur vëllezërit tanë shkojnë në Peshkopi dhe vonohen njerëzit nuk

thonë asgjë. Por, për ne, vajzat, është e kundërta. Kur vijmë nga aktivitetet passhkollore e ndodh të

vonohemi, njerëzit fillojnë të flasin. Djemtë mund të

kthehen dhe natën, vajzat kurrësesi.

Liria

Page 12: Broshura Shqip WEB - wvi.org UDHËTIMI I FËMIJËRISË Shqip WEB... · Nëpërmjet këtij kontakti, ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata për t’i shpëtuar varfërisë, abuzimit,

Igli, është 15 vjeç. Ai natregon se janë të shumtë

prindërit që ushtrojnëdhunë ndaj fëmijëve të

tyre. Shoku i tij Laze, keqtrajtohet e dhunohet

nga babai. Laze shpesh zihet dhe dhunon shokët e tij të

klasës apo të lagjes, duke ndjekur kështu modelin e

të atit. I ati e kadetyruar Lazen të braktisëshkollën. Ai tani duhet tëpunojë për t'i siguruar të

ardhura familjes.

Dhuna në familje

Page 13: Broshura Shqip WEB - wvi.org UDHËTIMI I FËMIJËRISË Shqip WEB... · Nëpërmjet këtij kontakti, ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata për t’i shpëtuar varfërisë, abuzimit,

Andrina është 11 vjeçe. Ajo na tregon se dhuna në shkolla kalon jo vetëm nga nxënësit tek nxënësit, por

edhe nga mësuesit tek nxënësit. “Shpesh herë mesueset i qëllojnë ose

shkulin veshët nxënësve. Ata justifikohen se u kanë marrë

leje prindërve për ta bërë këtë.” 11- vjeçarja, tregon se fëmijët e drejtorëve apo të

njohurve trajtohen ndryshe, pavarësisht se ne të tjerët

mundohemi e lodhemi për t'u përgatitur. “Kjo na bën të

ndihemi shumë keq.”

Dhuna në shkolla

Page 14: Broshura Shqip WEB - wvi.org UDHËTIMI I FËMIJËRISË Shqip WEB... · Nëpërmjet këtij kontakti, ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata për t’i shpëtuar varfërisë, abuzimit,

Ne punojmë me 1500 të rinj aktivë, të cilët organizojnë aktivitete në

komunitetet e tyre për rreth 24 461 fëmijë të rinj të tjerë.

Nëpërmjet këtij kontakti, ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata për t’i shpëtuar varfërisë, abuzimit, neglizhimit, mungesës së përkujdesjes dhe diskriminimit, fenomene me të cilat përballen shumë prej tyre.

Ne punojmë në mbi 200 komunitete,

në 10 zona të Shqipërisë dhe vizitojmë

32 874 fëmijë në shtëpitë e tyre dhe në shkolla, si pjesë e programit tonë të sponsorizimit.

Ne punojmë në afro 200 shkolla.

MBROJTJES SË FËMIJËVE ARSIMIT TË RINJVE

Objektivi ynë është të shohim përmirësime në mirëqenien e 500 000 fëmijëve e të rinjve,

sidomos të atyre më në nevojë, përmes programeve të: