14
VETËVARËSI

Njëqind vjet vetëvarësi

  • Upload
    lecong

  • View
    228

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Njëqind vjet vetëvarësi

N J Ë Q I N D V J E T V E T Ë V A R Ë S I

Page 2: Njëqind vjet vetëvarësi

1

NJËQIND VJET VETËVARËSI Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë Tirana Art Lab - Qendër për artin bashkëkohor prezan-ton publikimin “Njëqind vjet vetëvarësi” me reagime te artistëve shqiptarë. Me rastin e këtij evenimenti dëshirojmë të tërheqim vëmendjen për mënyrën e festimit dhe situatën në sho-qëri.

Qëndrimi editorial “Festa duhet te jetë e arsyeshme dhe në proporcion me rastin. Festa është një emocion që shpreh njeriu kur ka lajme pozitive, ka fituar, ka ngadhënjyer, kur ka raste individuale dhe shoqërore, për një rezultat apo punë të arrirë, për një ngjarje a veprim që e bën atë të ndjehet i plotësuar dhe i realizuar.Shqipëria ishte njëra prej vendeve të fundit në Ballkan që shpalli pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane. Atëherë kur Perandoria ishte duke u rrënuar. Aktualisht është e fundit në rajon për nga zhvillimi shoqëror dhe ekonomik.Njëqind vjet të historisë së shtetit shqiptar kanë kaluar me ndryshime të shpeshta qeverisëse, me situata jo te qëndrueshme dhe më pas me vendosjen e komunizmit, një diktaturë që çrrënjosi dinjitetin e shumë shqiptarëve. Kjo pjesë e historisë nuk shënjohet me asnjë muze, me asnjë ditë të saktë dhe të qartë. Politikat shtetërore të rikujtimit pothuajse nuk ekzistojnë dhe janë mohuese.Rënia e komunizmit e la Shqipërinë një shtet me një shoqëri që nuk ka kaluar në faza normale zhvillimi. Vitet ’90, nga të cilat priteshin ndryshime rrënjësore, përfunduan gati në një luftë civile, të etur për të shuar nevojat personale të një politike të verbër që nuk pa shkatërrimin e gjithçkaje që na rrethonte. Individi u rrënua sërish. Vitet më pas çuan deri në krijimin e një shteti të varësisë politike dhe partiake, një shteti të ndryshimeve fondamentale sa herë që ndodhin ndryshime politike.Shqipëria është vënë nën lenten e vendeve Perëndimore për shkak të mungesës së demokracisë.Është kthyer në një vend ku jeta improvizohet, ndryshimi është vetëm se nuk ka më lista dhe radhë pritjesh për ushqime.I vetmi vend në rajon që në gjithë këto kohë nuk ka pasur luftë me fqinjët, por i vetmi vend, bashkë me Bosnjën e trazuar, që nuk futet në asnjë listë progresi. Është e arsyetueshme ndoshta ngecja për shqiptarët jashtë Shqipërisë që janë zhvilluar në rrethana tjera dhe kanë dalë nga luftërat. Por, për Shqipërinë është e pafalshme të jetë peng i zhvillimeve të brendshme dhe armike e vetvetes. Shqipërinë nuk e pengon asgjë të ndryshoj. Në këtë 100 vjetor, Shqipëria mbetet prehë e varësisë nga vetëvetja. Shqipëria është e vetëvarur.Ndërkohë i vetmi gjest artistike tashmë është dyfishimi i statujave dhe përmendoreve dhe euforia tenton ta sjellë në fuqi patriotizmin improvizues që synon sërish ta nxjerr nga portreti shoqërorë in-dividin. Në atdheun tonë individi ende ka frikë. Artistët nuk mund të rrinë të heshtur dhe aq më keq të kontribuojnë artistikisht në kthimin e artit në argëtim për masat në mbështetje të programeve politike. Artisti dhe arti i tij nuk mund te jenë tjetër veçse një kritikë ndaj shoqërisë.“ Kontributet artistike, te përfshira në këtë publikim kanë ardhur si përgjigjje ndaj ftesës që i është bërë këtyre artistëve nga Tirana Art Lab. Përveç artistëve që janë pjesë e projektit, janë ftuar edhe artist të tjerë, të cilët kanë zgjedhur që për arsye personale të mos jenë pjesë e publikimit.

Tirana Art Lab - Qendër për Artin Bashkëkohor

Page 3: Njëqind vjet vetëvarësi

2 3

PËRMBAJTJA

4Idro Seferi Njëqind vjet vetmi Ese

6Jakup FerriYou can stop my breath, but not my overview!Vizatim

7Helidon GjergjiUniversal template for presidential campaign postersPrintim në letër, 22 x 24 cm2004

8Driton HajrediniFressen und gefressen werden (Ha, të hanë)Skicë për instalacion2012

9Eugert HykajTIMEGLASS with GUNPOWDERFotografi2012

10Ledia KostandiniFitore të rejaAkrilik në kanavacë, 140 x 120 cm2011

11Armando LulajUNTITLEDNeon i bardhë, 500 x 40 cm2011 (Koleksion privat)

12-13Sokol PeçiMëmëdheu (ose një pasqyrë për të pështyrë)Fotografi2012

14Matilda OdobashiNgucLaps në letër2012

15Era TulaPa titull2012

16-17Pleurad XhafaAnnouncementNdërhyrje publike2012

18Ergin ZaloshnjaMay DayFotografi2012

19Driant ZeneliBORN IN U. S and AFotografi2006

20-21Enkelejd ZonjaTAAAAAAAALLAAAAAAAAVAAAAAAAAAA2012

Page 4: Njëqind vjet vetëvarësi

4 5

Njëqind vjet vetmi

Kur bëhet festë është mirë. Nuk ka rëndësi se çfarë feste është, kujt i takon, është festë fetare e një feje në të cilën njeriu nuk beson, është festë etnike, traditë qytetare, festarët shkojnë në radhë e turma për të nderuar të zotin e festës, edhe kur nuk kanë arsye të tilla. Një shprehje popullore ballkanike thotë kur është festë le të jetë festë. E bukura e festave kombëtare, kolektive, të përgjithshme është se ato kanë data dhe kalojnë. Pas tyre mund të vihen fotografi, tash në „facebook“, dikur mund të flitej në shtëpi, në rrethin e gjerë për veprimet e njërit apo tjetrit. Ashtu si festë e përdhunshme kolektive, është festa e mohimit dhe e euforisë.Shqiptarët në vitin 1912, kishin bërë një udhëtim të gjatë, një plan të thjeshtë, shpalljen e Shqipërisë shtet. Me pak kryengritës, Ismail Qemali, duke ikur dhe duke iu prerë rruga nga një cep në tjetrin, kishte shpallur gati në fund të Shqipërisë së atëhershme, shtetin sovran shqiptarë.“Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912 Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”, thuhej në procesverbalin e shpalljes së pavarësisë.Në atë kohë, shqipja e atëhershme, mosvarme nuk e ka kuptuar si në kohët e tanishme, mosvarme atëherë nënkuptonte pavarësi. Por, interpretimi shqiptarë ka qenë i gabuar.Pas shpalljes së pavarësisë, Shqipëria ka përjetuar fenomene qeverisje disa ditore, mujore, e deri te monarkia. Shqiptarët nuk arritën asnjëherë ta shihnin përfundimisht problemin e tyre serioz dhe atë që nga Lidhja e Prizrenit, e deri tani. Në datën e shpalljes së pavarësisë unike, kishte dy kalendar, një me kalendarin e ri dhe një tjetër me atë islam. Shqiptarët deri në këtë kohë nuk arrinin të pajtoheshin se çfarë shteti duan dhe realisht ky ka qenë edhe problemi i momentit historik dhe lëshimi i tij.Shqiptarët në rilindjen e tyre, ata pak intelektual të kohës, janë çjerrë duke theksuar po të njëjtat probleme që ne i themi ndër shqiptarët në këto kohë. Pas rilindësve shqiptarë, intelek-tualët shqiptarë dhe njerëzit që vërtetë e kanë dashur atdheun pa shumë pritje përfituese, kanë vdekur dhe janë shuar.Kombi është ndarë në shumë pjesë, me shqiptarët në Shqipëri që u vetmosvaren (izoluan) dhe nuk dinin gjë më për shqiptarët e tjerë, të cilët nga ana tjetër kishin një shpresë se ata përtej ferrit të tyre në ferrin e atdheut jetonin më mirë.Shqiptarëve nuk mund t’ua mohoj askush vuajtjet e tyre, asnjë shtet, asnjë individ.Por, festa ka devalvuar ashtu sikurse edhe kuptimi i shtetit shqiptarë. Shqipëria është shtet që e mohon historinë e saj, vuajtjet e saj, të kaluarën dhe të tanishmen e saj. Shqipëria, gënjen para gjithë Evropës se ka fituar statusin e kandidatit për integrim, Shqipëria është vend ku liderët e saj janë më primitiv se liderët e njëqind vjetëve më parë. Punojnë për nipat, mendojnë si gjyshërit.Shqipëria është përfundimisht vendi më banal në Ballkanin Perëndimor. Kjo është një e vërtetë që mundohet të fshihet me jashtëqitje nacionalizmash, të mbulohet me flamuj për të cilin këta njerëz nuk kanë të drejtë të flasin.Shqipëria del ende në mediat e botës për gjakmarrjet, virgjëreshat e përbetuara dhe bun-kerët. Tash edhe për një njeri me mustaqe falsë që improvizon shpalljen e pavarësisë.Shqipëria nuk është shtet i sovranit, por shtet levantinëve të Faik Konicës, i burokratëve,

robotëve që janë sahanlëpirës të pushtetit dhe pronarëve të saj. Nacionalizmi është i rrejshëm, është mashtrim. Nacionalizmi shqiptar, e sidomos ai i Shqipërisë është i vonuar, i verbër dhe i pakuptimtë. Çfarë kuptimi mund të ketë festa nëse Shqipëria qenka në të njëjtin nivel zhvillimor dhe rëndësi rajonale sikurse në kohën kur ngritur flamuri në Vlorë?Gjysmë shekulli diktaturë nuk janë kontrolluar nga armiqtë fiktiv, por nga shqiptarët dhe tani ky është vendi i improvizimeve të vazhdueshme, nuk është sistem i vazhdimësisë, por pronësi politike e grupeve të errëta partiake, të cilat mundohen ta tregojnë Shqipërinë si dyqan sheqerkash. Një vend ku njerëzit shkojnë me urdhra partie në punë, ku individi nuk ekziston, ku servilizmi ka gradat e gjeneralkolonelit.Së fundmi, në Shqipëri kanë mbirë disa artikulime të çjerrura dhe të pakuptimta nacionaliste që nuk kanë asnjë lidhje me atdhedashurinë. Një vend ku derisa festohet, në lajmet anësore në media mund të shihen vrasje brutale dhe hedhje fëmijësh nga ndërtesat e spitaleve.Shqipëria si vend i mizorive. Kështu festojnë vendet e Amerikës Latine dhe vendet e dorës së hekurt, një përvjetorë pa përballje me vetveten në stilin e Hugo Chavez.Shqiptarët e tjerë, në të drejtën për vetëvendosje i gëzohen kësaj dite më shpresën që një ditë do të bëhet një shtet etnik, ata që janë ende të lënë më larg se Kosova në statusin poli-tik, i gëzohen edhe më shumë. Por, në çfarëdo mënyrë të përfundojnë proceset politike, shq-iptarët duhet ta kuptojnë se nacionalizmi nuk është metodë për një jetë më të mirë, por një zgavër e lavrave sunduese dhe diktatorëve në embrion, të cilët në mënyrë dinjitoze blejnë çdo shqisë të qytetarit të thjesht. Është tmerr ta dish që shumë shqiptarë, kudo që ata janë, e ndjejnë një mllef të thellë për gjendjen e tyre, një pjesë me detyrim nuk thonë asgjë, e frikë, me ruajtje nga pasojat e mundshme, ndërsa të tjerët e shohin në përmasa amorfe si një festë që lidhet me identitetin e tyre dhe qenien etnike, por jo edhe me shtetin dhe sistemet.Shqiptaria ka nevojë për njerëz që shohin thellësisht dhe e kuptojnë realitetin. Shqiptarët përdorin fjalë si „nacionalizëm simpatik“ ose „nacionalizëm i tepruar“, një formë amnistie ndaj harbimeve skizofrene.E vërteta është se shqiptarët, në këtë kohë nuk mund ti pengoj askush në rajon për t’u zhvilluar dhe për të qenë atje ku do të duhej. Shqiptarët nuk janë më pakicë në asnjë vend ku jetojnë, shqiptarët nuk janë nën mëshirë, nëse duan ta kuptojnë. Shqiptarët janë në sulm të vetvetes, dhe i festojnë njëqind vjet vetmi.Ky është titulli i librit më të famshëm ndër vite të Gabriel Garcia Markez. Ky rrëfim për kërkimin e një vendi në një shoqëri paranormale më jep shpresë. Me kujton tash si sinonim dhe për asgjë tjetër Shqipërinë dhe shqiptarët. Festat për ne janë gara, ato hahen e pihen dhe kalojnë.Në fillim të viteve ’90, kur kam qenë i vogël, në Kosovë shihnim fshehurazi Radio Televiz-ionin Shqiptar. Në atë kohë, ndoshta organizonim një orë letrare në shkollë duke u fshehur prej policisë serbe dhe flisnim për flamurin e përgjakur që si fëmijë. Premtonim se një ditë do të vijë ajo dita jonë dhe ata do ta shohin. Në mbrëmje në shtëpi si zakonisht RTSH ritrans-metonte disa herë „Nëntorin e dytë“, rrugëtimin e Ismail Qemalit. Në ato rrethana ne e dinim se një ditë do të jemi të lirë nga fashizmi i ri i lindur në Jugosllavi dhe do ta arrinim identitetin me të cilin ishim rritur. Pas filmit qanim nga krenaria dhe shpresa se do ta kalojmë atë urën e Siratit dhe do të arrinim në parajsë, atje ku do të tregojmë se e dimë çfarë është atdheu.Shqiptarët nuk duhet të qajnë më pas çdo ritransmetimi, ne kemi nevojë për një film të ri.

Idro Seferi

Page 5: Njëqind vjet vetëvarësi

6 7HELIDON GJERGJIJAKUP FERRI

You can stop my breath, but not my overview!

Page 6: Njëqind vjet vetëvarësi

8 9DRITON HAJREDINI EUGERT HYKAJ

Page 7: Njëqind vjet vetëvarësi

10 11LEDIA KOSTANDINI ARMANDO LULAJ

Page 8: Njëqind vjet vetëvarësi

12 13

Mëmëdheu (ose një pasqyrë për të pështyrë)

Kjo është harta e Shqipërisë e pështyrë përdhe. Një komb përcaktohet nga mardhëniet që të gjithë krijojmë së bashku. Mardhëniet mes nesh pasqyrojnë mënyrën e sjellijes me vetëveten. Përse urrehemi?

SOKOL PEÇI

Page 9: Njëqind vjet vetëvarësi

14 15MATILDA ODOBASHI ERA TULA

Page 10: Njëqind vjet vetëvarësi

16 17

Në këtë njoftim u regjistruan 429 persona.

PLEURAD XHAFA

Page 11: Njëqind vjet vetëvarësi

18 19

1 Maj 1924 : Në Vlorë bëhet varrimi i Avni Rustemit. Varrimi i tij kthehet në një manifestim të opozitës kundër Ahmet Zogut. Nga aty Fan Noli bën thirrje për gjetjen e vrasësve të tij.

ERGIN ZALOSHNJA DRIANT ZENELI

BORN IN U. S and A

Page 12: Njëqind vjet vetëvarësi

20 21ENKELEJD ZONJA

Page 13: Njëqind vjet vetëvarësi

22

Botuesi / Publisher: Tirana Art Lab - Qendër për Artin Bashkëkohor© për tekstin Adela Demetja / Idro Seferi © për imazhet: artistët© Kopertina Jakup FerriDesign: Tirana Art LabPublikim Online© Artistët, Autorët 2012

C E N T E R F O R C O N T E M P O R A R Y A R T

C E N T E R F O R C O N T E M P O R A R Y A R T

Page 14: Njëqind vjet vetëvarësi

N J Ë Q I N D V J E T V E T Ë V A R Ë S I© Jakup Ferri