16
Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Hua e Bankës Botërore Nr. 8489-AL Nr. i Kontratës: CS 02 Shërbim Konsulence për Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore Progres Raporti i Ndërmjetëm Nr. 4 Komponenti 2 D-2.4 Versioni Final Prill 2020

Nr. 4 Komponenti 2

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Nr. 4 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP)

Hua e Bankës Botërore Nr. 8489-AL

Nr. i Kontratës: CS 02

Shërbim Konsulence

për

Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

Progres Raporti i Ndërmjetëm Nr. 4

Komponenti 2

D-2.4

Versioni Final

Prill 2020

Page 2: Nr. 4 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate

Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

Ndërmarrje e Përbashkët NTU / EPTISA 2

Të dhënat Identifikuese të Projektit

Emri i Projektit: Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore - Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) për Rrjetin Rrugor Kombëtar Shqiptar

Numri i Referencës së Kontratës së Projektit:

WB2400-05/17, IBRD 84890TF 14761, P132982, CS 2, 8489 – AL

Shteti: Shqipëri

Konsulenti: JV NTU InternationalA/S / EPTISA Servicios De Ingenieria S.L.

Adresa:

Vestre Havnepromenade 5, 4. Floor

DK-9000 Aalborg

Denmark

Telefon: Faks:

+45 99 30 0000

+45 99 30 0001

Person Kontakti:

E-mail:

Belinda Vogli – Koordinatore Projekti

[email protected]

Data e Raportit: Prill 2020

Autorët e raportit:

Edoardo Mazzia, KE-5 Specialist i Inxhinierisë së Sigurisë Desmond Peter Myers, KE-4 Specialist i Menaxhimit të Zbatimit Me kontributin e: Stelios Efstathiadis, K-1 Specialist në Menaxhimin e Sigurisë Rrugore – Drejtues i Grupit të Ekspertëve Redi Struga, NKE-3 Specialist i Menaxhimit të Zbatimit Edison Drishti, NKE-4 Specialist i Inxhinierisë së Sigurisë

SQARIM

"Ky raport (duke përfshirë çdo shtojcë dhe dokument të bashkëlidhur) është përgatitur për përdorim ekskluziv dhe perfitim te Qeverise se Shqipërisë/ Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Bankes Botërore, dhe vetëm për qëllimin për të cilin është pergatitur. Asnjë pjesë e këtij raporti nuk duhet të riprodhohet, shpërndahet apo t’i komunikohet një pale të tretë pa pëlqimin paraprak me shkrim të JVNTU/EPTISA. JVNTU/ EPTISA nuk pranon asnjë përgjegjësi nëse ky raport përdoret për qëllim tjetër nga ai për të cilin është menduar, as nga palë të treta."

Page 3: Nr. 4 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

Ndërmarrje e Përbashkët NTU / EPTISA 3

KONTROLLI I DOKUMENTIT

Numri i Referencës

së Kontratës së

Projektit:

WB2400-05/17, IBRD 84890TF 14761, P132982, CS 2, 8489 – AL

Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore - Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP)

Shteti Shqipëri

Data 02.04.2020

Versioni N°02

Versioni Data Pergatitur nga Rishikuar nga

N°01 28.02.2020 Edoardo Mazzia Zyra Qëndrore NTU

Ekspert i Kontrollit të Cilësisë

N°02 02.04.2020 Edoardo Mazzia Zyra Qëndrore NTU

Ekspert i Kontrollit të Cilësisë

Page 4: Nr. 4 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

Ndërmarrje e Përbashkët NTU / EPTISA 4

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE Ky dokument përbën Raportin e 4rt të Progres Raportit të Ndërmjetëm të Komponentit 2 të Asistencës Teknike lidhur me Sigurinë Rrugore në kuadër të Projektit të Mirëmbajtjes Rrugore Bazuar në Rezultate. Komponenti 2 ka të bëjë me Asistencën Teknike në infrastrukturë rrugore të sigurt. Ky raport synon të përshkruajë aktivitetet e kryera në tremujorin Dhjetor 2019 – Shkurt 2020, si dhe të japë disa konkluzione të rëndësishme për zhvillimin e veprimtarive të ardhshme. Rezultatet kryesore janë përmbledhur më poshtë:

Një listë e lokacioneve tipike të rrezikut të lartë dhe masave të rekomanduara Në bazë të metodologjisë së zhvilluar nën detyrat e mëparshme, rrjeti kombëtar i rrugëve u klasifikua sipas densitetit të aksidenteve. Për këto seksione rrugore me rrezik të lartë, janë identifikuar çështjet kryesore të sigurisë rrugore dhe masat përkatëse për përmirësime.

Specifikimet teknike për punime përmirësuese në korridoret me rrezik të lartë Janë përgatitur specifikimet teknike për punimet në lidhje me kundërmasat e propozuara më lart. ARRSH tashmë ka në përdorim dokumentat e tenderit të cilat tashmë janë kontrolluar dhe rishikuar nga zyra e prokurimit të ARRSH, dhe për më tepër, janë miratuar me një akt formal. Rrjedhimisht, nuk ka nevojë për modifikime.

Një Paketë e gjerë Trajnimi për Policinë e Trafikut Rrugor Është pergatitur një Paketë Trajnuese për Policinë e Trafikut Rrugor për zbatimin e strategjive operative dhe taktikave për të adresuar sjelljet e pasigurta. Zbatimi i programit duhet të rezultojë në një prezantim me ndikim të lartë të programit të integruar të opsioneve të zbatimit.

Page 5: Nr. 4 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

Ndërmarrje e Përbashkët NTU / EPTISA 5

PËRMBAJTJA

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE ............................................................................................................... 4

1 Hyrje ....................................................................................................................................... 9

1.1 Sfondi i Projektit ......................................................................................................................... 9

2 Aktivitetet e Realizuara ......................................................................................................... 10

2.1 Aktiviteti 2.1: Këshillim për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës në korridoret me rrezik të lartë 10

2.1.1 Detyra 2.1.1: Hartimi i Udhëzimeve për Inxhinierinë e Sigurisë Rrugore ........................ 10

2.1.2 Detyra 2.1.2: Përgatitja dhe zhvillimi i Udhëzimeve të programeve të veprimit në masë 10

2.1.3 Detyra 2.1.3: Sigurimi i mbështetjes në klasifikimin dhe menaxhimin e sigurisë së rrjetit 10

2.1.4 Detyra 2.1.4: Mbështetje në vendin e punës ................................................................... 10

2.2 Aktiviteti 2.2: Trajnim në përdorimin e mjeteve dhe procedurave proaktive për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës ................................................................................................................. 11

2.2.1 Detyra 2.2.1: Kryerja e një vlerësimi të nevojave për trajnim dhe analizë të mangësive 11

2.2.2 Detyra 2.2.2: Kryerja e trajnimeve teorike dhe praktike .................................................. 11

2.3 Detyra 2.3: Vlerësimi i programeve për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës rrugore rurale dhe urbane në korridoret me rrezik të lartë .............................................................................. 11

2.3.1 Detyra 2.3.1: Kryerja e M&ë të korridoreve dhe zonave me rrezik të lartë..................... 11

2.4 Detyra 2.4: Rishikimi i praktikave të menaxhimit të shpejtësisë dhe kuadrit për përshtatshmërinë e ndërhyrjeve policore efektive .............................................................................. 12

2.5 Detyra 2.5: Programi dhe udhëzimet për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës pas projektit ................................................................................................................................................ 12

2.5.1 Detyra 2.5.1: Zhvillimi i një programi për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës pas projektit 12

2.5.2 Detyra 2.5.2: Përgatitja e udhëzimeve për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës në të gjithë rrjetin.................................................................................................................................. 12

2.6 Detyra 2.6: Mbështetja mbi përgatitjen e programeve të ndërhyrjes policore ....................... 12

3 Tremujori i Ardhshëm (Mars– Maj 2020) ............................................................................... 13

3.1 Plani i Punës ............................................................................................................................. 13

3.2 Pasqyrë e aktiviteteve për tremujorin tjetër ............................................................................ 13

3.2.1 Detyra 2.2.2: Kryerja e Trajnimit Teorik dhe Praktik (në vazhdim) .................................. 13

3.2.2 Detyra 2.3.1: Kryerja e M&V të korridoreve dhe zonave me rrezik të lartë .................... 14

3.2.3 Detyra 2.3.2: Rishikimi i udhëzimeve ............................................................................... 14

3.2.4 Detyra 2.5.1: Zhvillimi i një programi për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës pas projektit 14

3.2.5 Detyra 2.5.2: Përgatitja e udhëzimeve për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës në të gjithë rrjetin.................................................................................................................................. 14

Page 6: Nr. 4 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

Ndërmarrje e Përbashkët NTU / EPTISA 6

3.2.6 Detyra 2.6.1: Përgatitja e udhëzimeve për të adresuar sjelljet e pasigurta në korridoret dhe zonat me rrezik të lartë (në vazhdim) ....................................................................................... 14

3.2.7 Detyra 2.6.3: Përgatitja e një model programi vjetor për operacionet e ndërhyrjes ...... 15

3.2.8 Detyra 2.6.4: Mbështetja në përgatitjen e dokumenteve të tenderit për blerjen e pajisjeve shtesë ................................................................................................................................ 15

3.2.9 Detyra 2.6.5: Vlerësimi i fondeve aktuale për të mbështetur punën e policisë dhe për të zhvilluar shënimet udhëzuese .......................................................................................................... 16

SHTOJCA 1 – Lista e lokacioneve tipike të rrezikut të lartë dhe masave të rekomanduara

SHTOJCA 2 – Specifikimet teknike për punimet e përmirësimit në korridoret me rrezik të lartë

SHTOJCA 3 – Paketa e Trajnimit të Policisë së Trafikut Rrugor

PËRMBAJTJA E TABELAVE

Tabela1. Plani i Punës Mars–Maj 2020 ............................................................................................ 13

Page 7: Nr. 4 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

Ndërmarrje e Përbashkët NTU / EPTISA 7

LISTA E SHKURTIMEVE

AADT Trafiku Mesatar Ditor Vjetor (AADT)

ADF Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH)

ANPR Njohja e Automatizuar e Targave (NJAT)

ARA Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)

ARC Kodi Rrugor Shqiptar (KRRSH)

ARDCS Standartet e Projektimit dhe Ndërtimit të Rrugëve (SPNRr)

ARDM Manuali i Projektimit të Rrugëve (MPRr)

ASP Policia e Shtetit Shqiptar (PSh)

ATC Matje Automatike e Trafikut (MAT)

ATP Policia Shqiptare e Trafikut (PT)

BSM Menaxhimi i Pikave të Zeza (MPZ)

CBMIE Departamenti Drejtues në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

(DDMIE)

CSG Grupi Drejtues Qëndror (GDQ)

DRST Drejtoria e Trafikut dhe Sigurisë Rrugore (DTSRr)

EC Komisioni Europian (KE)

EG Grupi i Ekspertëve në nivel lokal (GEL)

ERA Reagimi i Urgjencës ne Shqipëri (RUSh)

EU Bashkimi Europian (BE)

GDRTS Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPShTRr)

GoA Qeveria e Shqipërisë (QSh)

GRD Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve (DPRr)

IMRSC Komiteti Ndër-Ministror i Sigurisë Rrugore (KIMSRr)

INSTAT Instituti i Statistikave (INSTAT)

IoT Instituti i Transporteve (IT)

IPA Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA)

iRAP Programi Ndërkombëtar i Vlerësimit të Rrugëve (PNVRr)

ITS Sistemi Inteligjent i Trafikut (SIT)

JV Sipërmarrje e Përbashkët (SP)

M&E Monitorimi dhe Vlerësimi (MV)

MI Ministria e Brendshme (MB)

MIE Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE)

NGO Organizatë Jo-Qeveritare (OJQ)

NSM Menaxhimi i Sigurisë së Rrjetit (MSRr)

PAMECA Misioni i Komunitetit Europian i Ndihmës Policore për Shqipërine

(MKENPSh)

PIARC Shoqata Ndërkombëtare e Rrugëve (ShNRr)

QKUM Qëndra Mjekësore Kombëtare e Urgjencave (QMKU)

RRMSP Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate

(PMSRrBR)

RSA Auditimi i Sigurisë Rrugore (ASRr)

RSAIU Njësia e Auditimit dhe Inspektimit të Sigurisë Rrugore (NjAISRr)

RSI Inspektimi i Sigurisë Rrugore (ISRr)

Page 8: Nr. 4 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

Ndërmarrje e Përbashkët NTU / EPTISA 8

RSIA Vlerësimi i Impaktit të Sigurisë Rrugore (VISRr)

RSM Menaxhimi i Sigurisë Rrugore (MSRr)

RSS Sektori i Sigurisë Rrugore (SSRr)

SEETO Observatori i Transportit të Europës Jug-Lindore (OTEJ)

TA Asistencë Teknike (AT)

TERN Rrjeti Rrugor TransEuropian (RrRrTE)

ToR Termat e Referencës (TR)

TS Sekretariati Teknik (ST)

WB Banka Botërore (BB)

WHO Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)

Page 9: Nr. 4 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

Ndërmarrje e Përbashkët NTU / EPTISA 9

1 Hyrje

1.1 Sfondi i Projektit

Ky dokument përbën Raportin e 4-rt të Progres Raportit të Ndërmjetëm të Komponentit 2 të Asistencës Teknike lidhur me Sigurinë Rrugore në kuadër të Projektit të Mirëmbajtjes Rrugore Bazuar në Rezultate.

Komponenti 2 ka të bëjë me asistencën teknike në infrastrukturën rrugore të sigurt me objektivat e mëposhtëm:

• Këshillim dhe mbështetje në aplikimin e mjeteve dhe procedurave proaktive për identifikimin e

infrastrukturës rrugore me rrezik të lartë (të rrezikshme) (p.sh. Auditimi i Sigurisë Rrugore [ASR],

Inspektimi i Sigurisë Rrugore [ISR], Programi Ndërkombëtar i Vlerësimit të Rrugëve [PNVR]

anketimet) dhe hartimin, zbatimin, mirëmbajtjen dhe vlerësimin e veçorive të përmirësuara të

sigurisë së infrastrukturës.

• Trajnimi i stafit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE)1, Autoritetit Rrugor Shqiptar

(ARRSH) dhe stafit këshillues, në hartimin, zbatimin, mirëmbajtjen dhe vlerësimin e programeve të

përmirësuara të sigurisë së infrastrukturës në korridoret dhe zonat me rrezik të lartë.

• Këshillimi, zhvillimi i vetëdijes dhe mbështetja e MIE, ARRSH dhe ekipit këshillues (p.sh. Instituti i

Transportit [IT] dhe Universiteti) në zbatimin e ASR, ISR dhe PNVR në ofrimin e trajnimeve dhe

licensimin e sektorëve privatë (p.sh. projektuesit dhe inxhinierët) për përdorimin dhe duke siguruar

këtë analizë si organizata të pavarura.

• Përgatitja e Analizës së Mangësive në lidhje me programet e zhvilluara tashmë (ASR, ISR) për

zbatimin e Direktivës së BE-së 2008/96/EC dhe praktikave më të mira evropiane (krahasuar me

p.sh. Suedia, Danimarka, MB).

• Përgatitja e bazës së planit të menaxhimit të shpejtësisë së trafikut sipas përvojave të suksesshme.

• Mbështetja per përgatitjen e një programi (kombëtar) pas projektit të përmirësimeve të sigurisë së

infrastrukturës në të gjithë rrjetin, bazuar në përvojat e suksesshme në korridoret dhe zonat me

rrezik të lartë.

• Mbështja ne zbatimin dhe vlerësimin e masave të përgjithshme parandaluese nga policia shqiptare

që synojnë targetimin e sjelljeve të pasigurta në korridoret dhe zonat me rrezik të lartë.

1.2 Zbatimi/Qasja Metodologjike Ky raport synon të përshkruajë aktivitetet e Projektit të kryera në tremujorin Dhjetor 2019 – Shkurt 2020, si dhe të japë disa konkluzione të rëndësishme për zhvillimin e aktiviteteve të ardhshme. Ndarja në seksione korrespondon gjerësisht me listën e detyrave të përfshira në ToR:

1. Këshillim për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës në korridoret dhe zonat me rrezik të

lartë

2. Trajnim në përdorimin e mjeteve dhe procedurave proaktive për përmirësimin e sigurisë së

infrastrukturës

1Ish Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës (MTI)

Page 10: Nr. 4 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

Ndërmarrje e Përbashkët NTU / EPTISA 10

3. Vlerësimi i programeve per përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës rrugore rurale dhe

urbane në korridore dhe zona me rrezik të lartë

4. Shqyrtimi i praktikave të menaxhimit të shpejtësisë dhe kuadrit të përshtatshmërisë për

ndërhyrje efektive.

5. Programi dhe udhëzimet për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës pas projektit

6. Mbështetja për përgatitjen e programeve të ndërhyrjeve policore

Disa dokumente teknike (manuale ose udhëzime) të hartuara dhe dorëzuara tashmë në version draft

për përfituesit për një vlerësim paraprak, janë pjesë integrale e raportit.

2 Aktivitetet e Realizuara

2.1 Aktiviteti 2.1: Këshillim për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës në korridoret me rrezik të lartë

2.1.1 Detyra 2.1.1: Hartimi i Udhëzimeve për Inxhinierinë e Sigurisë Rrugore Udhëzimet e mëposhtme u hartuan dhe u dorëzuan në tremujorin Mars - Maj 2019:

Udhëzimet ASR

Udhëzime ISR

Udhëzime PMVR (iRAP)

Komentet nga palët e interesuara priten në muajt e ardhshëm dhe do të përfshihen në versionin

përfundimtar që do të hartohet si pjesë e Detyrës 2.3.2. Trajnimi i parashikuar në Detyrën 2.2 do të

përdoret gjithashtu për t’i kërkuar palëve të interesuara të japin mendime mbi dokumentet.

2.1.2 Detyra 2.1.2: Përgatitja dhe zhvillimi i Udhëzimeve të programeve të veprimit në masë Udhëzimet e programit të veprimit në masë janë zhvilluar dhe dorëzuar në tremujorin Qershor – Gusht 2019.

2.1.3 Detyra 2.1.3: Sigurimi i mbështetjes në klasifikimin dhe menaxhimin e sigurisë së rrjetit Procedura për analizën e sigurisë dhe menaxhimin e rrjetit rrugor është realizuar në tremujorin e kaluar.

2.1.4 Detyra 2.1.4: Mbështetje në vendin e punës Në bazë të metodologjisë së zhvilluar nën Detyrën 2.1.3, rrjeti kombëtar rrugor u klasifikua sipas densitetit të aksidenteve. Procedura u thjeshtua paksa për të trajtuar mungesën e të dhënave të trafikut në pjesën më të madhe të rrjetit. Sidoqoftë, vlerësimi i rrezikut është mjaft i besueshëm për të identifikuar saktë korridoret me rrezik të lartë.

Korridoret me rrezik të lartë korrespondojnë me rreth 10% të rrjetit të analizuar. Si përmbledhje, ato janë si më poshtë:

A1 Milot – Rubik (10 km)

SH1 Tirana – Fushë Krujë (16 km)2

2Seksioni Tiranë - Fushe Kruje regjistron një përqendrim të lartë të aksidenteve, veçanërisht në pjesën urbane (d.m.th. Bulevardi Blu). Disa aksidente janë regjistruar edhe në pjesën veriore, por çuditërisht, ato janë përqendruar në vetëm dy pika. Padyshim që ekziston një problem me koordinatat e këtyre aksidenteve gjë që e bën analizën mjaft të komplikuar.

Page 11: Nr. 4 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

Ndërmarrje e Përbashkët NTU / EPTISA 11

SH1 Thumanë – Lezhë – Shkodër – Ivanaj (92 km)

SH2 Tirana – Durrës (34 km)

SH4 Durrës – Rrogozhinë (33 km)

SH52 Vorë – Fushë Krujë (11 km)

SH56 Tirana – Ndroq (14 km)

Për këto seksione rrugore janë identifikuar çështjet kryesore të sigurisë rrugore dhe masat përkatëse për përmirësime.

Rezultatet përmblidhen në Shtojcën 1.

Gjithashtu, janë përgatitur specifikimet teknike për punimet në lidhje me masat e propozuara dhe ato mund të gjenden në Shtojcën 2. Dokumentet standarte të tenderit janë në dispozicion në ARRSH dhe janë miratuar me një akt zyrtar, prandaj nuk ka nevojë të modifikohen.

2.2 Aktiviteti 2.2: Trajnim në përdorimin e mjeteve dhe procedurave proaktive për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës

2.2.1 Detyra 2.2.1: Kryerja e një vlerësimi të nevojave për trajnim dhe analizë të mangësive Nevojat për trajnime janë identifikuar në tremujorin Qershor – Gusht 2019 dhe është kryer gjithashtu një analizë e mangësive duke bërë krahasimin me vendet e tjera të marrë si shembull.

2.2.2 Detyra 2.2.2: Kryerja e trajnimeve teorike dhe praktike Programi i një kursi 2-ditor për inxhinierinë e sigurisë rrugore u përgatit në tremujorin e kaluar.

Kursi është menduar për inxhinierët, duke u dhënë përparësi atyre që morën pjesë në kursin e trajnimit për audituesit në vitin 2017 organizuar nga IT dhe MIE. Pjesëmarrja e inxhinierëve nga sektori privat është gjithashtu e dëshirueshme.

Kursi do të zhvillohet në prill të vitit 2020.

2.3 Detyra 2.3: Vlerësimi i programeve për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës rrugore rurale dhe urbane në korridoret me rrezik të lartë

2.3.1 Detyra 2.3.1: Kryerja e M&ë të korridoreve dhe zonave me rrezik të lartë Në tremujorin në fjalë u hodh baza për krijimin e një modeli për M&ë. Detyra zhvillohet së bashku me atë të zhvilluar në Komponentin 1.

Në bazë të segmenteve të identifikuara në aktivitetin 2.1.4, do të identifikohen treguesit dhe metodat për një vlerësim objektiv të investimeve.

Për momentin, për të pasur një ide paraprake mbi efektivitetin e disa trajtimeve, janë mbledhur informacione dhe vendndodhjet e punimeve përmirësuese të kryera në bazë të kontratave të mirëmbajtjes.

Gjithashtu u mblodhën të dhënat e aksidenteve të mbledhura në këto seksione nga kontraktorët. Edhe pse nuk janë të dhëna zyrtare dhe ndoshta nuk janë të plota, ato do të na lejojnë të bëjmë disa analiza dhe krahasime paraprake.

Page 12: Nr. 4 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

Ndërmarrje e Përbashkët NTU / EPTISA 12

2.4 Detyra 2.4: Rishikimi i praktikave të menaxhimit të shpejtësisë dhe kuadrit për përshtatshmërinë e ndërhyrjeve policore efektive

Si rezultat i aktiviteteve të kryera, plani i zbatimit është hartuar bazuar në:

1. Shqyrtimi i praktikave më të mira ndërkombëtare në administrimin e shpejtësisë me fokus të veçantë OECD dhe vendet e tjera që kanë zbatuar programe të suksesshme;

2. Analizë e hollësishme e të dhënave ekzistuese të aksidenteve që përqëndrohen posaçërisht në aksidentet e lidhura me shpejtësinë;

3. Identifikimi i zonave dhe kohërave me rrezik të lartë; 4. Shqyrtimi i sinjalistikës së shpejtësisë; 5. Takime me Drejtorin Ekzekutiv të Policisë Shqiptare të Trafikut Rrugor; 6. Zhvillimi i planeve specifike dhe të lokalizuara të veprimeve të ndërhyrjes; 7. Nevoja për të lidhur planin e programit të menaxhimit të shpejtësisë me fushatat e

ndërgjegjësimit dhe komunikimit; dhe 8. Zhvillimi i rezultateve specifike dhe të matshme për monitorim dhe vlerësim efektiv.

2.5 Detyra 2.5: Programi dhe udhëzimet për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës pas projektit

2.5.1 Detyra 2.5.1: Zhvillimi i një programi për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës pas projektit Kjo detyrë filloi në javët e fundit të tremujorit dhe është akoma në fazën e zhvillimit.

Për momentin, është duke u strukturuar një listë Veprimesh me qëllim përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës rrugore.

Qëllimi është të përkthehen në investime të sakta ato që ishin parashikuar në aktivitetet e zhvilluara më parë, veçanërisht në programet e veprimit në masë dhe programet e investimeve përgjatë korridoreve me rrezik të lartë.

2.5.2 Detyra 2.5.2: Përgatitja e udhëzimeve për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës në të gjithë rrjetin

Kjo detyrë është gjithashtu në një fazë shumë të hershme. Direktiva Evropiane 2008/96/EC dhe ndryshimi i saj i fundit (Dir. 2019/1936) që prezanton konceptin e vlerësimit në të gjithë rrjetin, i cili do të jetë objekt i udhëzimeve, janë aktualisht duke u analizuar.

Qëllimi i kësaj faze është të vlerësojë përzierjen e duhur të qasjeve reaktive (bazuar në të dhënat) dhe proaktive (bazuar në vlerësimet në rrugë) që mund të zbatohen në Shqipëri.

2.6 Detyra 2.6: Mbështetja mbi përgatitjen e programeve të ndërhyrjes policore

Është zhvilluar një Paketë e gjerë Trajnimi për Policinë e Trafikut Rrugor (Shtojca 3) për zbatimin e strategjive operative dhe taktikave për të adresuar sjelljet e pasigurta.

Zbatimi i programit duhet të rezultojë në një prezantim me ndikim të lartë të një programi të integruar të opsioneve të ndërhyrjes.

Page 13: Nr. 4 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

Ndërmarrje e Përbashkët NTU / EPTISA 13

3 Tremujori i Ardhshëm (Mars– Maj 2020)

3.1 Plani i Punës

Sipas Tabelës 1, të gjitha aktivitetet e Komponentit 2 përfundojnë në fund të majit.

2020

Mars Prill Maj

Komponenti / Aktiviteti / Detyra M12 M13 M14

KOMPONENT 2 – Progres Raporti i Ndërmjetëm 5

2.2

Trajnim në përdorimin e mjeteve dhe procedurave proaktive për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës

2.2.2 Kryerja e Trajnimit Teorik dhe Praktik X

2.3

Vlerësimi i programeve të përmirësimit të sigurisë së infrastrukturës rrugore rurale dhe urbane në korridore dhe zona me rrezik të lartë

2.3.1 Kryerja e M&V të korridoreve dhe zonave me rrezik të lartë X

2.3.2 Rishikimi i Udhëzimeve X

2.5 Programi dhe udhëzimet për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës pas projektit

2.5.1 Zhvillimi i një programi për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës pas projektit

X

2.5.2 Përgatitja e udhëzimeve për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës në të gjithë rrjetin

X

2.6 Programet e zbatimit të policisë

2.6.1

Përgatitja e udhëzimeve për të adresuar sjelljet e pasigurta në korridoret dhe zonat me rrezik të lartë

X

2.6.3 Përgatitja e një model programi vjetor për operacionet e ndërhyrjes X

2.6.4 Mbështetje në përgatitjen e dokumenteve të tenderit për blerjen e pajisjeve shtesë

X

2.6.5 Vlerësimi i fondeve aktuale për të mbështetur punën e policisë dhe për të zhvilluar shënime udhëzuese

X

Tabela1. Plani i Punës Mars–Maj 2020

3.2 Pasqyrë e aktiviteteve për tremujorin tjetër

3.2.1 Detyra 2.2.2: Kryerja e Trajnimit Teorik dhe Praktik (në vazhdim) Konsulenti do të zhvillojë një kurs trajnimi në lidhje me mjetet dhe procedurat proaktive për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës. Kursi synon inxhinierët, duke u dhënë përparësi atyre që morën pjesë në kursin për audituesit organizuar nga IT dhe MIE në 2017.

Trajnimi do të zhvillohet në prill të vitit 2020.

Page 14: Nr. 4 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

Ndërmarrje e Përbashkët NTU / EPTISA 14

3.2.2 Detyra 2.3.1: Kryerja e M&V të korridoreve dhe zonave me rrezik të lartë Konsulenti do të pilotojë metodologjinë M&V të zhvilluar në korridoret me rrezik të lartë përgjatë së cilës, në vitin 2019, disa trajtime janë zbatuar në bazë të kontratave të mirëmbajtjes. Për këtë arsye, do të kërkohet baza e përditësuar e të dhënave mbi aksidentet (të paktën 3 muaj të vitit 2020 do të jetë e nevojshme për një analizë para/pas të pranueshme).

3.2.3 Detyra 2.3.2: Rishikimi i udhëzimeve Kursi i trajnimit në detyrën 2.2.2 do të jetë gjithashtu një mundësi për të mbledhur reagime mbi udhëzimet e zhvilluara në periudhat e mëparshme (d.m.th. udhëzimet RSA, udhëzimet RSI, udhëzimet iRAP, udhëzimet e programit të veprimit në masë). Në bazë të reagimeve, do të hartohet versioni përfundimtar i udhëzimeve.

3.2.4 Detyra 2.5.1: Zhvillimi i një programi për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës pas projektit Kjo detyrë do t'i kushtohet identifikimit të masave për të përmirësuar sigurinë në rrugë, si pasojë e analizave të mëparshme dhe, radhazi, në hartimin e një programi për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës pas-projektit, përfshirë një plan veprimi të këtyre masave në nje kohe të shkurtër, të mesme dhe afatgjatë. Plani i Veprimit do të adresojë përmirësimet e mundshme të infrastrukturës rrugore me qëllim zvogëlimin e ekspozimit ndaj rrezikut të aksidenteve, zvogëlimin e numrit të aksidenteve dhe kufizimin e seriozitetit të tyre pas kohëzgjatjes së detyrës.

Rezultati i kësaj detyre do të jetë një listë e detajuar e veprimeve më efektive për të adresuar çështjet e sigurisë rrugore në rrjetin rrugor Shqiptar. Konsulenti do të zhvillojë një set "Informacione mbi Veprimet", duke përfshirë informacionin e mëposhtëm:

• Tregues teknik për kryerjen e Veprimit. • Informacion mbi efektivitetin e Veprimit, të demonstruar në nivelin ndërkombëtar. • Sektori i Zbatimit të Veprimit (infrastruktura, përdoruesit, të dhënat, etj). • Kategoria e përdoruesve të rrugës më e prekur nga Veprimi (këmbësor, makinë, motor, etj). • Programi i zbatimit me horizontin kohor të Veprimit (afatshkurtër, afatmesëm, afatgjatë). • Vlerësimet e kostos për zbatimin dhe mirëmbajtjen e Veprimit. • Informacion mbi raportin e kostos/përfitimit, nëse është e zbatueshme.

Pasi të përgatitet programi (kombëtar) i përmirësimit të sigurisë së infrastrukturës pas projektit, ai do t'i paraqitet palëve të interesuara për konfirmim.

3.2.5 Detyra 2.5.2: Përgatitja e udhëzimeve për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës në të gjithë rrjetin

Bazuar në Detyrën e mëparshme dhe në marrëdhënie të ngushtë me aktivitetet nën Komponentin 1, do të hartohen udhëzime për përmirësimin e sigurisë në infrastrukturë në mbarë rrjetin, me idenë e aderimit të Shqipërisë në BE. Këto udhëzime do të jenë plotësisht në përputhje me Dir. 2008/967 / EC dhe ndryshimin e tij të fundit.

3.2.6 Detyra 2.6.1: Përgatitja e udhëzimeve për të adresuar sjelljet e pasigurta në korridoret dhe zonat me rrezik të lartë (në vazhdim)

Udhëzimet e zbatimit do të hartohen duke përdorur metodologjinë e mëposhtme:

Identifikimi dhe analiza e të gjitha të dhënave të disponueshme që lidhen me aksidentet dhe

shkeljet rrugore.

Identifikimi dhe ekzaminimi i të gjithë legjislacionit, rregulloreve, politikave, planifikimit dhe

operacioneve policore;

Hartimi i proceseve/metodologjive aktuale të zbatimit;

Page 15: Nr. 4 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

Ndërmarrje e Përbashkët NTU / EPTISA 15

Identifikimi i sukseseve në programet aktuale dhe identifikimi i mundësive për rishikimin e

procesit;

Mbivendosja e Praktikave më të Mira Botërore (WBP) mbi proceset aktuale;

Lehtësimi i identifikimit të boshllëqeve, zonave dhe sjelljeve me rrezik të lartë

Koordinimi i zhvillimit të strategjisë së ndërhyrjeve policore

Lehtësimi i konsultimit me Aktorët Kryesorë në lidhje me zhvillimin dhe ndikimin e qëllimit dhe

objektivave të programit;

Ndihma në identifikimin e boshllëqeve të aftësive në agjensitë e zbatimit në lidhje me nevojat e

zbatimit dhe integrimin e mangësive në analizën e nevojave për trajnim;

Ndihmesë në zhvillimin e masave kryesore të performancës dhe objektivave të rezultateve për

matjen kundrejt objektivave të programit, duke përfshirë zhvillimin e vazhdueshëm të një

"kalendari zbatimi" për planifikimin e operacioneve të synuara dhe të specializuara, në lidhje me

periudhat ciklike të rrezikut të lartë dhe strategjitë e vazhdueshme të zbatimit;

Koordinim i integrimit të objektivave dhe lidhjeve kritike kohore me ndërgjegjësimin e publikut

dhe median dhe programet arsimore;

Sigurimi i niveleve gjithëpërfshirëse të dokumentacionit të zhvillimit të programit dhe qëllimit

strategjik.

Zbatimi i strategjisë

3.2.7 Detyra 2.6.3: Përgatitja e një model programi vjetor për operacionet e ndërhyrjes

Programi i operacioneve të ndërhyrjes do të jetë një program me shumë aspekte që synon të zvogëlojë ndjeshëm incidencën e devijimit të përdoruesit të rrugës me rrezik më të lartë qoftë nga angazhimi personal ose nga respektimi i detyrueshëm i llojit të pranueshëm të sjelljes së përdoruesit të rrugës.

Qëllimi i programit është të zvogëlojë traumat në rrugë duke prezantuar një program ndërhyrje të qëndrueshëm përmes zhvillimit profesional të oficerëve të policisë për zbatimin efektiv të ligjeve të trafikut.

Objektivat kryesore të policimit rrugor të programeve vjetore do të jenë të:

Përmirësojë të kuptuarit e dinamikës së policisë rrugore brenda profesionit të policisë së

trafikut rrugor dhe palëve të tjera të interesit kryesor për sigurinë rrugore;

Të ulë numrin e viktimave në rrugë;

Të ulë nivelin e sjelljes antisociale në rrugë - parandalimi i përdoruesve të rrugës nga kryerja e

shkeljeve rrugore dhe ndalimi i atyre që kryejnë shkelje rrugore; dhe

Rritja e besimit të publikut në policinë rrugore dhe sigurimi i aftësive për të kontrolluar sjelljen

e paligjshme të drejtuesve të mjetit.

3.2.8 Detyra 2.6.4: Mbështetja në përgatitjen e dokumenteve të tenderit për blerjen e pajisjeve

shtesë

Dokumentet e tenderit dhe vetë tenderi do të përgatiten bazuar në praktikat më të mira që sigurojnë:

1. Pajtueshmëri ligjore, rregullatore dhe procesi;

2. Transparencë;

3. Drejtësi;

Page 16: Nr. 4 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

Ndërmarrje e Përbashkët NTU / EPTISA 16

4. Përgjegjësi; dhe

5. Përshtatje për qëllimin e pajisjes dhe shërbimet mbështetëse.

Për të siguruar që pajisjet e kërkuara janë të përshtatshme për qëllimin, do të kryhen konsultime me policinë e trafikut rrugor dhe palët e tjera të interesuara të cilët në programe të rëndësishme prokurimi, mund të përfshijnë përdorimin e fokus-grupeve dhe grupeve të punës për të zhvilluar specifikimet e veçanta për dokumentacionin.

Proçesi do të zhvillohet duke marrë parasysh të gjitha aspektet e kërkuara të legjislacionit, kërkesave rregullatore dhe politikave shqiptare të kombinuara me udhëzimet ekzistuese të prokurimit të Bankës Botërore.

3.2.9 Detyra 2.6.5: Vlerësimi i fondeve aktuale për të mbështetur punën e policisë dhe për të zhvilluar

shënimet udhëzuese

Financimi i programeve të policisë së trafikut rrugor do të bazohet në programe efikase të planifikimit të kombinuara me strategji dhe operacione efektive të vendosjes, me rezultate specifike dhe të matshme, të cilat duhet të drejtohen nga të dhënat dhe të udhëhiqen nga inteligjenca.

Konsulenti do të hartojë një “raport të opsioneve të financimit” që detajon fondet ekzistuese për programet policore, përshtatshmërinë e këtij fondi dhe do të rekomandojë udhëzime të ardhshme në burime, si dhe një udhëzues për përgatitjen e propozimeve financuese dhe ndarjen e fondeve për programet ekzistuese dhe të ardhshme të policisë të cilat drejtohen nga të dhënat dhe përqëndrohen tek rezultatet.