14
AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Hua e Bankës Botërore Nr. 8489-AL Nr. i Kontratës: CS02 Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore Progres raporti i ndermjëtëm Nr. 3 Komponenti 3 D-3.3 Versioni Final Prill 2020

Progres raporti i ndermjëtëm Nr. 3 Komponenti 3

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate

Hua e Bankës Botërore Nr. 8489-AL

Nr. i Kontratës: CS02

Shërbim Konsulence

Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

Progres raporti i ndermjëtëm Nr. 3 Komponenti 3

D-3.3

Versioni Final

Prill 2020

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-3.3

Shoqeri e Perbashket NTU/ EPTISA, Zyre Operacionale Projektit Rr. ”Ismail Qemali”, No. 34/1 Tirana, Albania

Tel: +355 42 25 96 37 E-mail: [email protected] E-mail: [email protected] E-mail: [email protected]

TË DHËNAT IDENTIFIKUESE TË PROJEKTIT

Emri i Projektit: Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore - Projekti i

Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate

Numri i Referencës

së Projektit: WB2400-05/17, IBRD 84890TF 14761, P132982, CS 2, 8489 – AL

Vendi: Shqipëri

Konsulenti: JV NTU InternationalA/S / EPTISA Servicios De Ingenieria S.L.

Adresa:

Vestre Havnepromenade 5, 4. Floor

DK-9000 Aalborg

Denmark

Telefoni:

Faks:

+45 99 30 0000

+45 99 30 0001

Person Kontakti:

E-mail:

Belinda Vogli – Koordinatore Projekti

[email protected]

Data e Raportit: Prill 2020

Autorët e raportit:

Antonino Tripodi, K-6 Specialist Ndërkombëtar për të Dhënat e Aksidenteve

Florin-Marius Dumitru, K-7 IT Specialist i Manaxhimit të Projekteve

Blerina Kurti, NK-5 Specialist Lokal përtë Dhënat e Aksidenteve

Renato Kurti, NK-6 IT Specialist Lokal i Manaxhimit të Projekteve

Arben Myrtaj, NK-7 Specialist të Dhënash

Me kontribut të:

Stelios Efstathiadis, K-1 Specialist në Menaxhimin e Sigurisë Rrugore – Drejtues i Grupit

të Ekspertëve

SQARIM

Ky raport (duke përfshirë çdo shtojcë dhe dokument të bashkëlidhur) është përgatitur për përdorim ekskluziv dhe perfitim teQeveriseShqipërisë/ Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe BankesBotërore, dhe vetëm për qëllimin për të cilin është pergatitur. Asnjë pjesë e këtij raporti nuk duhet të riprodhohet, shpërndahet apo t’i komunikohet një pale të tretë pa pëlqimin paraprak me shkrim të JVNTU/EPTISA. JVNTU/ EPTISA nuk pranon asnjë përgjegjësi nëse ky raport përdoret për

qëllim tjetër nga ai për të cilin është menduar, as nga palë të treta.

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-3.3

Shoqeri e Perbashket NTU/

EPTISA, Zyre Operacionale

Projektit Rr. ”Ismail Qemali”,

No. 34/1 Tirana, Albania

Tel: +355 42 25 96 37

E-mail: [email protected]

E-mail: [email protected]

E-mail: [email protected]

KONTROLLI I DOKUMENTIT

Numri i Referencës

së Projektit:

WB2400-05/17, IBRD 84890TF 14761, P132982, CS 2, 8489 – AL

Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore- Projekti i

Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate

Vendi Shqipëri

Data 02.04.2020

Versioni N°02

Versioni Data Pergatiturnga Rishikuarnga

N°01 28.02.2020 Antonino Tripodi

Zyrat Qëndrore NTU

Ekspert i Kontrollit të

Cilësisë

N°02 02.04.2020 Antonino Tripodi

Zyrat Qëndrore NTU

Ekspert i Kontrollit të

Cilësisë

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-3.3

Joint Venture NTU / EPTISA 4

PERMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Ky dokument përbën Raportin e 3-të të Ndërmjetëm të Komponentit 3 të Asistencës Teknike të Sigurisë

Rrugore nën Projektin e Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore bazuar në Rezultate (RRSMP), në lidhje me

asistenën teknike në infrastrukturën e sigurtë rrugore.

Raporti përfshin aktivitetet që trajtojnë Sistemet e të Dhënave dhe Analizës së Aksidenteve Rrugore për

tremujorin Dhjetor 2019 (M12) deri në Shkurt 2020 (M14). Objektivat e këtij komponenti janë:

1. Të mbështesë vlerësimin dhe azhurnimin e sistemit (kombëtar) të të dhënave dhe analizës së

aksidenteve rrugore.

2. Të trajnojnë përdoruesit e sistemit në teknikat diagnostikuese dhe aplikimet e sistemit.

3. Të mbështesë përgatitjen e një programi (kombëtar) të azhurnimit të sistemit pas projektit.

Aktivitetet e Komponentit 3 të realizuara gjatë tremujorit dhjetor 2019 deri në shkurt 2020 u përqëndruan

në:

• Hartimi i dokumenteve për prokurimin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe pajisjeve të

nevojshme për zhvillimin e bazës së të dhënave/sistemit të informacionit, bazuar në plan-konceptin

e miratuar.

• Përgatitja e specifikimeve teknike për zhvillimin e një sistemi të informacionit të të dhënave për

aksidentet e trafikut rrugor (ky aktivitet u iniciua gjatë tremujorit të kaluar).

Të dy aktivitetet lejuan të zhvillohen paralelisht Specifikimet Teknike të Sistemit të Informacionit për

mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave të aksidenteve rrugore si edhe dokumentet për prokurim me

qëllim implementimin e tij.

Specifikimet Teknike janë hartuar në mënyrë koherente me Plan Konceptin për përmirësimin e sistemit të

përgatitur nën Detyrën 3.1.3.

Karakteristikat kryesore i referohen moduleve të ndryshme që përbëjnë sistemin e informacionit,

përkatësisht:

• Moduli për menaxhimin e të dhënave.

• Moduli për mbledhjen e të dhënave.

• Moduli i kërkimit.

• Raportimi i të dhënave (ose moduli i analizës së tëd hënave).

• Modul GIS.

• Moduli i auditimit.

• Modul i bashkimit të të dhënave.

Është identifikuar çdo palë e interesuar e përfshirë në sistemin e mbledhjes dhe menaxhimit të të dhënave

të aksidenteve , duke marrë parasysh që jo të gjitha modulet dhe veçoritë mund të përdoren nga të gjithë

palët e interesuara.

Në mënyrë të ngjashme, pajisjet janë përcaktuar bazuar në tiparet që duhet të përfshijë sistemi i

informacionit dhe numrin e përdoruesve të mundshëm.

Meqenëse përkufizimi i specifikimeve teknike është një process interaktiv, pritet që ato të rishikohen /

përmirësohen më Ëtej gjatë tremujorit të ardhshëm.

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-3.3

Joint Venture NTU / EPTISA Faqe 5

PËRMBAJTJA

1. Hyrje ................................................................................................................................................. 8

1.1 Objektivat dhe rezultatet e aktiviteteve të kryera deri më tani ................................................................ 8

2. Progresi: Dhjetor 2019 – Shkurt 2020 .............................................................................................. 11

2.1 Hyrje ......................................................................................................................................................... 11

2.2 Aktivitetet e realizuara ............................................................................................................................ 11

2.2.1 Dokumentet për prokurimin e shërbimeve dhe pajisjeve informatike ...................................... 12

2.2.2 Integrimi i bazave të ndryshme ekzistuese të të dhënave në sistemin unik të të dhënave dhe

të analizës së aksidenteve rrugore dhe programimit softuer shtesë për të arritur kërkesat e

propozuara .................................................................................................................................. 12

3. Tremujori i ardhshëm: Mars – Maj 2020 .......................................................................................... 13

3.1 Plani i Punës ............................................................................................................................................. 13

3.2 Pasqyra e aktiviteteve .............................................................................................................................. 13

SHTOJCA 1 - Dokumente të tenderit për blerjen e shërbimeve dhe pajisjeve të teknologjisë së

informacionit

LISTA E FIGURAVE

Figura 1 – Plani i punës Dhjetor 2019 –Shkurt 2020 ........................................................................................ 11

Figura 2 – Plani i Punes Mars-Maj2020 ........................................................................................................... 13

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-3.3

Joint Venture NTU / EPTISA Faqe 6

LISTA E SHKURTIMEVE

AADT Trafiku Mesatar Ditor Vjetor

ADF Fondi Shqiptar i Zhvillimit

ANPR Njohja e Automatizuar e Targave

ARA Autoriteti Rrugor Shqiptar

ARC Kodi Rrugor Shqiptar

ARDCS Standartet e Projektimit dhe Ndërtimit te Rrugeve

ARDM Manuali i Projektimit te Rrugeve

ASP Policia e Shtetit Shqiptar

ATC Matje Automatike e Trafikut

ATP Policia Shqiptare e Trafikut

BSM Menaxhimi i Pikave te Zeza

CBMIE Departamenti Drejtues në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

CSG Grupi Drejtues Qëndror

DRST Drejtoria e Trafikut dhe Sigurisë Rrugore

EC Komisioni European

EG Grupi i Eksperteve në nivel lokal

ERA Reagimi i Urgjencës ne Shqipëri

EU Bashkimi Europian

GDRTS Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

GoA Qeveria e Shqipërisë

GRD Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve

IMRSC Komiteti Ndër-Ministror i Sigurisë Rrugore

INSTAT Instituti i Statistikave

IoT Instituti i Transporteve

IPA Instrumenti i Asistencës së Para-Anetaresimit

iRAP Programi Ndërkombëtar i Vlerësimit të Rrugëve

ITS Sistemi Inteligjent i Trafikut

JV Sipërmarrje e Përbashkët

M&E Monitorimi dhe Vlerësimi

MI Ministria e Brendshme

MIE Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

NGO Organizatë Jo-Qeveritare

NSM Menaxhimi i Sigurisë së Rrjetit

PAMECA Misioni i Komunitetit Europian i Ndihmës Policore për Shqipërine

PIARC Shoqata Ndërkombëtare e Rrugeve

QKUM Qëndra Mjekësore Kombëtare e Urgjencave

RRMSP Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar ne Rezultate

RSA Auditimi i Sigurisë Rrugore

RSAIU Njesia e Auditimit dhe Inspektimit te Sigurisë Rrugore

RSI Inspektimi i Sigurisë Rrugore

RSIA Vlerësimi i Impaktit të Sigurisë Rrugore

RSM Menaxhimi i Sigurisë Rrugore

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-3.3

Joint Venture NTU / EPTISA Faqe 7

RSS Sektori i Sigurisë Rrugore

SEETO Observatori i Transportit të Europës Jug-Lindore

TA Asistencë Teknike

TERN Rrjeti Rrugor TransEuropian

ToR Termat e Referencës

TS Sekretariati Teknik

WB Banka Botërore

WHO Organizata Botërore e Shëndetësisë

AADT Trafiku Mesatar Ditor Vjetor

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-3.3

Joint Venture NTU / EPTISA Faqe 8

1. Hyrje

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore bazuar në Rezultate (RRMSP) është një iniciativë e ndërmarrë

nga Qeveria e Shqipërisë (QSH) dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), me mbështetjen e Bankës Botërore.

Projekti synon të ruajë kushtet dhe të përmirësojë sigurinë e Rrjetit Rrugor Primar dhe Primar-Sekondar të

Shqipërisë, ndërkohë që forcon menaxhimin e qëndrueshëm dhe efikas të aseteve rrugore dhe praktikat e

sigurisë, në dobi të përdoruesve të rrugës. RRMSP adreson çështjet e sigurisë rrugore përmes tre kanaleve të

ndryshme: punimet e mirëmbajtjes dhe përmirësimit të sigurisë; reformat institucionale; dhe reformat

sektoriale. Në kuadër të RRMSP, ARRSH ka angazhuar shërbime konsulente për Asistencë Teknike të Sigurisë

Rrugore (Projekti aktual), të cilat sigurohen nga JV NTU / Eptisa (në tekstin më tej referuar si Konsulent).

Projekti konsiston në katër rezultate kryesore nën RRMSP, të cilat përfshijnë: (1) Forcimin e Departamentit të

Sigurisë Rrugore (MIE) si zyrë udhëheqëse; (2) Ofrimi i asistencës teknike në infrastrukturën rrugore të

sigurt; (3) Të vendosë sisteme të qëndrueshme të monitorimit dhe vlerësimit; dhe (4) Paraqitja dhe theksimi

i sjelljeve të pasigurta në rrugët shqiptare përmes fushatave të ndërgjegjësimit : Për "Promovim" – Fushata

Publicitare dhe Ndërgjegjësimi që Synojnë Sjelljet e Pasigurta.

Komponenti 3, të cilit i referohet ky raport, ka tre aktivitete kryesore, ku secili përfshin nën-aktivitete

specifike që duhet të zbatohen. Tri aktivitetet kryesore janë si më poshtë:

Mbështetje ne vlerësimin dhe azhurnimin e sistemit (kombëtar) të të të dhënave dhe analizës së

aksidenteve rrugore (Aktiviteti 3.1).

Trajnim për përdoruesit e sistemit në teknikat diagnostikuese dhe aplikimet e sistemit (Aktiviteti

3.2).

Mbështetje në përgatitjen e një programi (kombëtar) të azhurnimit të sistemit pas-projektit

(Aktiviteti 3.3).

1.1 Objektivat dhe rezultatet e aktiviteteve të kryera deri më tani

Dy nga tre aktivitet kanë filluar që nga fillimi i projektit: Aktiviteti 3.1 dhe Aktiviteti 3.2. Aktiviteti i tretë do të

fillojë më vonë gjatë projektit.

Qëllimi i Aktivitetit 3.1 është të rishikojë dhe përmirësojë aftësitë e sistemit për mbledhjen, menaxhimin dhe

analizën e të dhënave të Aksidenteve të Trafikut Rrugor (ATRR), të miratuara aktualisht në Shqipëri.

Rezultate të ndryshme priten për Aktivitetin 3.1:

I. Përkufizimi i kërkesave të të dhënave për aksidentet e trafikut rrugor të të gjitha autoriteteve të identifikuara të angazhuara në përmirësimin e sigurisë rrugore.

II. Vlerësimi i procedurave dhe sistemeve aktuale dhe të planifikuara për raportimin, regjistrimin dhe analizën e aksidenteve rrugore dhe shkallën në të cilën ato plotësojnë kërkesat e specifikuara të agjencisë.

III. Rekomandime për përmirësime në procedurat aktuale dhe të planifikuara për raportimin, regjistrimin dhe analizën e aksidenteve rrugore.

IV. Përgatitja e një plan koncepti për përmirësimin e sistemit, përfshirë kërkesat e rekomanduara të pajisjeve kompjuterike dhe softuerit me kosto paraprake si dhe të dokumentacionit të përdoruesit dhe nevojat e trajnimit të lidhura me to.

V. Procesi i rekomanduar për të koordinuar aktivitetet me komponentin e monitorimit dhe vlerësimit të projektit.

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-3.3

Joint Venture NTU / EPTISA Faqe 9

VI. Draft dokumente për prokurimin e shërbimeve dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit, në përputhje me praktikat më të mira të procedurave të tenderimit për për zhvillimet komplekse të sistemit IT.

VII. Mbështetje me përgatitjen e specifikimeve dhe prokurimin e një baze të re të të dhënave / sistemi të informacionit.

Deri më tani, aktivitetet e Aktivitetit 3.1 u përqëndruan në të gjitha këto rezultate, pëerfshirë aktivitetin e

fundit ende në vazhdim.

Aktivitetet e hershme në bazë të këtij Aktiviteti u përqëndruan në identifikimin e nevojave kryesore të të

gjithë aktorëve shqiptarë të përfshirë në mbledhjen, menaxhimin dhe analizën e të dhënave të Trafikut

Rrugor. Janë kryer aktivitetet e mëposhtme:

• Identifikimi i palëve të interesuara të përfshira në mbledhjen, menaxhimin dhe analizën e të

dhënave të aksidenteve.

• Takime me palët e interesuara për të vlerësuar procedurat aktuale dhe nevojat kryesore për

zhvillimet e ardhshme.

• Përshkrimi i kërkesave dhe nevojave të palëve të interesuara për mbledhjen, menaxhimin dhe

analizën e të dhënave të aksidenteve.

Burimet kryesore të informacionit për aksidente rrugore në Shqipëri janë Policia Rrugore (përmbledhjen e të

dhënave në terren) dhe Ministria e Shëndetësisë (për mbledhjen e informacionit për personat e lënduar).

Për më tepër, aktorët e tjerë janë të përfshirë në procesin e sigurisë rrugore (Autoriteti Rrugor Shqiptar,

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Instituti i Transporteve, Instituti i Statistikave të Shqipërisë).

Aktualisht, shumica e informacioneve dhe të dhënave për ATRR janë mbledhur dhe mirëmbajtur nga Policia

Rrugore. Ata aktualisht përdorin një bazë të dhënash ndërtuar në MS Office Access, e cila përfshin

përafërsisht Tridhjetë fusha të futjes së të dhënave. Sidoqoftë, programit i mungon aftësia integrale GIS. Një

formular raporti statistikor përdoret nga zyrtarët e policisë për të mbledhur informacione kur ndodh një

aksident. Në përgjithësi, baza e të dhënave aktuale duket shumë e kufizuar në aftësinë e saj për t'u zgjeruar.

Mungon gjithashtu aftësia për të komunikuar me bazat e tjera të të dhënave që ekzistojnë në Shqipëri.

Policia gjithashtu i siguron Institutit të Statistikave të dhëna për aksidentet të cilat këta të fundit i përdorin

në bazën e të dhënave të tyre interaktive në internet. Spitalet (veçanërisht qendra e traumave në Tiranë)

janë të përfshirë në procesin e mbledhjes së të dhënave, por ato nuk sigurojnë direkt informacion për

Policinë Rrugore.

Kërkesat dhe nevojat kryesore të palëve të interesuara të përfshira në procesin e ATRR lidhen me zhvillimin

e një baze të dhënash / sistem të ri informacioni që lejon:

Mbledhjen e të dhënave në terren (d.m.th. Aplikacion për pajisjet mobile).

Analizë e thellë e sistemit të Aksidenteve të Trafikut Rrugor (ATRR).

Menaxhim i besueshëm i të dhënave.

Ndarja e të dhënave në kohë reale dhe automatike brenda zyrave të policisë rrugore dhe me aktorët e tjerë.

Përfshirja e “të dhënave historike” në sistemin e ri.

Përdorimi i të dhënave nga bazat e tjera ekzistues të të dhënave.

Disponueshmëria e aftësive GIS, si dhe analiza dhe raportime të thelluara.

Më pas, aktivitetet u përqëndruan në vlerësimin e procedurave aktuale dhe të planifikuara për raportimin,

regjistrimin dhe analizën e Aksidenteve të Trafikut Rrugor (ATRR) dhe shkallën në të cilën ato plotësojnë

kërkesat e specifikuara të agjencisë.

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-3.3

Joint Venture NTU / EPTISA Faqe 10

Për të vlerësuar sesi të përmirësohen procedurat aktuale të miratuara në Shqipëri, është bërë një krahasim

me standardet e rekomanduara ndërkombëtare, si dhe me procedurat e miratuara në vendet e tjera (në

Ballkan dhe në Evropë).

Standardet kryesore për mbledhjen e të dhënave të Aksidenteve të Trafikut Rrugor, të cilat duhet të

përmbushë Shqipëria, duhet të jenë "Community data on road accidents – Të dhënat e Komunitetit për

aksidentet rrugore" (CARE) të Komisionit Evropian dhe rrjedhimisht, Seti i Përbashkët i të Dhënave të

Aksidenteve "Common Accident Data Set"(CADaS) që përbëhet nga një grup minimal të dhënash të

standartizuara të elementeve të sigurisë rrugore.

Përmirësimet kryesore duhet të përqendrohen në:

Aksesueshmëria e të dhënave nga palët e interesuara përveç Policisë Rrugore.

Pajtueshmëria me të dhënat e rekomanduara të CADaS (si në aspektin e variablave ashtu edhe të vlerave për secilën variabël).

Mundësia e mbledhjes së disa prej variablave duke lidhur bazën e të dhënave për aksidentet me bazat e tjera ekzistuese të të dhënave për drejtuesit dhe automjetet.

Bazuar në vlerësimin, një grup përmirësimesh të rekomanduara është përgatitur për të përmirësuar

procedurat aktuale dhe të planifikuara për raportimin, regjistrimin dhe analizën e aksidenteve rrugore.

Rekomandimet për zhvillimet e ardhshme fokusohen në:

Elementet e të dhënave të Aksidenteve të Trafikut Rrugor: rekomandimi kryesor merret me ndryshimin e formularit aktual të mbledhjes së të dhënave për ta bërë atë në përputhje me standardet CADaS.

Ndjekja e personave të lënduar: rekomandohet të ruhen procedurat aktuale të ndjekura nga Policia Rrugore dhe të futet standardi MAIS3 + për të bërë dallimin midis lëndimeve të lehta dhe të rënda.

Ndarja e informacionit ndërmjet palëve të interesuara: është e rëndësishme për të përmirësuar shkëmbimin aktual të informacionit dhe të dhënave në mënyrë që të dhënat të jenë të arritshme me shpejtësi. Zhvillimi i sistemeve të reja të informacionit do të mbështesë këtë proces.

Sistemi i ri i informacionit: rekomandohet të krijoni një sistem të ri informacioni për mbledhjen, menaxhimin dhe analizën e të dhënave ATRR, duke zëvendësuar bazën e të dhënave aktuale të përdorur nga PoliciaRrugore, e mbështetur nga pajisjet e nevojshme hardware.

Hostimi i të dhënave kombëtare ATRR: baza e re e të dhënave kombëtare duhet të hostohet në Drejtorinë IT&C të Ministrisë së Brendshme, pasi bazat e tjera të rërndësishme të të dhënave të përdorura nga Policia Rrugore janë hostuar po atje.

Rekomandimet e dakorduara janë përkthyer më pas në një plan koncept të detajuar për përmirësimin e

sistemit aktual.

Është propozuar edhe një arkitekturë e sistemit për Sistemin e Informacionit të Aksidenteve të Trafikut

Rrugor. Plan-koncepti paraqet në nivel të lartë sistemin dhe arkitekturën operative, duke identifikuar

entitetet e përfshira (palët e interesuara), rrjedhën dhe rolet kryesore të të dhënave.

Përveç kësaj, plan koncepti është rishikuar më tej në mënyrë që të përfshijë karakteristika shtesë (ose

elementë të të dhënave) që duhet të jenë të dobishëm për Monitorimin dhe Vlerësimin e Sigurisë Rrugore.

Të gjitha këto rezultate janë përshkruar në Shtojcat e Raportit Fillestar (D.3.0) dhe të Raporteve të

Ndërmjetëm nr. 1 (D.3.1) dhe n. 2 (D3.2) të Komponentit 3, dorëzuar në maj 2019, gusht 2019 dhe nëntor

2019.

Rezultatet e tjera (përfshirëatotëAktivitetit 3.2) sintetizohennëkapitujtvijuesdhedetajohennëShtojcat e

këtijraporti.

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-3.3

Joint Venture NTU / EPTISA Faqe 11

2. Progresi: Dhjetor 2019 – Shkurt 2020

2.1 Hyrje

Aktiviteti 3.1 i Komponentit 3 "Mbështetje në vlerësimin dhe përmirësimin e sistemit (kombëtar) të

aksidenteve rrugore dhe sistemit të analizës së të dhënave" synon të krahasojë procesin e adoptuar

aktualisht në Shqipëri për mbledhjen e të dhënave ATRR dhe analizën e menaxhimit me standardet

ndërkombëtare dhe në identifikimin dhe planifikimin e përmirësimeve kryesore.

Për të arritur objektivin e sipërpërmendur, janë hartuar aktivitetet e mëposhtme:

Përcaktimi i specifikimeve të kërkesave të të dhënave për aksidentet të të gjitha autoriteteve të identifikuara si të angazhuara në përmirësimin e sigurisë rrugore (Detyra 3.1.1).

Vlerësimi për procedurat dhe sistemet aktuale dhe të planifikuara për raportimin, regjistrimin dhe analizën e aksidenteve rrugore dhe shkallën në të cilën ato plotësojnë kërkesat e specifikuara të agjencisë (Detyra 3.1.2).

Rekomandimi i përmirësimit të procedurave aktuale dhe të planifikuara për raportimin, regjistrimin dhe analizën e Aksidenteve Rrugore (Detyra 3.1.3).

Rekomandimi i procesit për të koordinuar detyrat me komponentin e monitorimit dhe vlerësimit të projektit (Detyra 3.1.4).

Hartimi i dokumenteve për prokurimin e shërbimeve dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit (Detyra 3.1.5).

Integrimi i bazave të ndryshme ekzistuese të të dhënave në sistemin unik të të dhënave dhe të analizës së aksidenteve rrugore dhe programimit softuer shtesë për të arritur kërkesat e propozuara (Detyra 3.1.6).

Ky ështëraporti i tretë i ndërmjetëm i progresit të Komponentit 3 që përfshin Detyrën 3.1.5 dhe Detyrën

3.1.6.

2.2 Aktivitetet e realizuara

Plani i Punës i Komponentit 3 për tremujorin nga Dhjetori 2019 (M12) deri në Shkurt 2020 (M14) është

paraqitur në Figura 1.

Figura 1 – Plani i punës Dhjetor 2019 –Shkurt 2020

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-3.3

Joint Venture NTU / EPTISA Faqe 12

2.2.1 Dokumentet për prokurimin e shërbimeve dhe pajisjeve informatike

Aktivitetet gjatë këtij tremujori u përqëndruan në përpilimin e dokumenteve të nevojshme për blerjen e

shërbimeve dhe pajisjeve informatike.

Kjo detyrë është kryer paralelisht me Detyrën 3.1.6 që ka të bëjë me Specifikimet Teknike të sistemit të

informacionit për mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave ATRR.

Është hartuar një raport që përshkruan karakteristikat kryesore të bazës së të dhënave / sistemit të

informacionit për mbledhjen, menaxhimin dhe analizën e të dhënave të Aksidenteve të Trafikut Rrugor

(ATRR) që duhet të zbatohet në Shqipëri.

Sistemi i informacionit dhe pajisjet kanë të bëjnë me të gjithë aktorët e përfshirë në procesin e mbledhjes,

analizës dhe menaxhimit të të dhënave ATRR, të tilla si:

• Për mbledhjen e të dhënave:

o Policia Rrugore në Shqipëri, përgjegjëse për mbledhjen e të dhënave për aksidentet në vendin

e ngjarjes.

o Ministria e Shëndetësisë, përgjegjëse për mbledhjen e të dhënave për viktimat e aksidenteve

në ambientet shëndetësore (spitalet, shërbimet e urgjencës, etj.).

• Autoriteti Rrugor Shqiptar, përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve dhe infrastrukturës në zonat

rurale dhe midis zonave urbane.

• Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përgjegjëse përtransportin, infrastrukturën, standardet

teknike, etj.

• Instituti i Transporteve, i specializuar për studime dhe hulumtime të transportit për të gjitha mënyrat

e transportit dhe infrastrukturat përkatëse.

• Instituti i Statistikave, përgjegjës për publikimin e statistikave përaksidentet e trafikut rrugor.Shoqata

e Sigurimeve, e cila siguron të dhëna rreth aksidenteve të trafikut rrugor pa lëndime ose të lehta

(aksidente vetëm me dëme materiale).

• Drejtoria e IT & C e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku duhet të mbahet baza e të dhënave

kombëtare ATRR.

Specifikimet teknike / dokumentet e tenderit për sistemin e informacionit janë gjithashtu të detajuara, së

bashku me një vlerësim të kostove për zbatimin e sistemit të informacionit dhe pajisjeve hardware.

2.2.2 Integrimi i bazave të ndryshme ekzistuese të të dhënave në sistemin unik të të dhënave dhe

të analizës së aksidenteve rrugore dhe programimit softuer shtesë për të arritur kërkesat e

propozuara

Detyra 3.1.6 përqendrohet në hartimin dhe zhvillimin efektiv të një sistemi të ri informacioni që lejon

mbledhjen, menaxhimin dhe analizën e të dhënave për aksidentet e trafikut rrugor.

Aktiviteti kryesor ka të bëjë me përgatitjen e specifikimeve teknike dhe me prokurimin e një baze të re të të

dhënave/sistemit të informacionit.

Aktivitetet nën këtë detyrë kanë filluar në shtator 2019 dhe do të përfundojnë në maj të vitit 2020.

Gjatë këtij tremujori, Specifikimet Teknike ( për zbatimin e sistemit të informacionit janë zhvilluar më tej në

krahasim me periudhën e kaluar. Janë dhënë detaje mbi karakteristikat kryesore dhe përbërësit.

Pritet që Specifikimet Teknike të rishikohen / përmirësohen më tej gjatë tremujorit të ardhshëm.

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-3.3

Joint Venture NTU / EPTISA Faqe 13

3. Tremujori i ardhshëm: Mars – Maj 2020

3.1 Plani i Punës

Sipas Figura 2 aktiviteti tjetër që do të përfundojë gjatë muajit Mars - Maj 2020 i referohet katër Detyrave

(pjesë e Aktiviteteve 3.1, 3.2 dhe 3.3):

Integrimi i bazave të ndryshme ekzistuese të të dhënave në sistemin unik të të dhënave dhe të analizës së aksidenteve rrugore dhe programimit softuer shtesë për të arritur kërkesat e propozuara (vazhdimi i Detyrës 3.1.6).

Zbatimi i programit të trajnimit (Detyra 3.2.2).

Monitorimi dhe vlerësimi i programit të trajnimit (Detyra 3.2.3).

Programi kombëtar për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit post-projektit (Detyra 3.3.1).

Figura 2 – Plani i Punes Mars-Maj2020

3.2 Pasqyra e aktiviteteve

Aktiviteti 3.1

Detyra 3.1.6 do të vazhdojë me përgatitjen e specifikimeve teknike për sistemin e ri të informacionit për

ksidentet e trafikut rrugor. Konsultimet e palëve të interesit do të mbahen për të diskutuar specifikimet

teknike, duke mbajtur parasysh që përgatitja e tyre është një proces iterativ.

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-3.3

Joint Venture NTU / EPTISA Faqe 14

Aktiviteti 3.2

Detyra 3.2.2 do të përqendrohet në kryerjen e një trajnimi teorik dhe praktik për mbledhjen, menaxhimin

dhe analizën e të dhënave për aksidentet e trafikut rrugor. Ky aktivitet do të kryhet bazuar në programin e

trajnimit të përgatitur gjatë Detyrës 3.2.1.

Do të adoptohet një qasje "trajno trajnerë" në mënyrë që njohuritë të mund të ndahen më tej në nivel

kombëtar (kjo është veçanërisht e rëndësishme për Policinë Rrugore, e cila do të duhet të trajnojë oficerët e

policisë në të gjithë vendin se si të përdorin sistemin e ri të informacionit).

Detyra 3.2.3 do të zhvillojë një formë monitorimi dhe vlerësimi që lejon të vlerësojë cilësinë dhe

besueshmërinë e programit të trajnimit të implementuar gjatë Detyrës 3.2.2. Në fund të seancës trajnuese,

prej kursantëve do të kërkohet të vlerësojnë trajnimin duke përdorur formularin e zhvilluar.

Aktiviteti 3.3

Detyra 3.3.1 do të përqendrohet në përgatitjen e një programi kombëtar post-projektit për zhvillimin e

mëtejshëm të sistemit të informacionit dhe për mirëmbajtjen e tij. Ai do të konsistojë në përshkrimin e

elementeve që do të shtjellohen, mirëmbahen dhe azhurnohen më tej, në mënyrë që sistemi i informacionit

të jetë funksional dhe pas jetës së projektit.

Së fundmi, kursi i trajnimit do të zhvillohet në javën e parë të Prillit, sipas vendimit të fundit të Komitetit

Drejtues.