28
Numër 1 | Korrik 2016

Numër 1 | Korrik 2016

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Numër 1 | Korrik 2016

Numër 1 | Korrik 2016

Page 2: Numër 1 | Korrik 2016

2 AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është një Agjenci e krijuar me VKM nr. 102, datë 4.2.2015, ka për qëllim menaxhimin, mbrojtjen, zhvillimin, zgjer-imin dhe funksionimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në vendin tonë, që përbëjnë sot rreth 16% të territorit të Shqipërisë. AKZM menaxhon rrjetin e zonave të mbrojtura dhe rrjetet e tjera natyrore si Natura 2000, sipas plane-ve të menaxhimit të hartuara. AKZM monitoron dhe inventarizon florën dhe faunën në këto zona, si dhe një aspekt shumë i rëndësishëm është gjenerimi i të ardhurave nga shërbimet ndaj të tjerëve. AKZM do t’i përdorë këto të ardhura për të investuar në po këto zona. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka një staf prej 274 persona, nga të cilët 20 në zyrën qëndrore dhe 254 në Administrata Rajonale të Zonave të Mbrojtura.

Stafi editorial:Deniz XhogaArtenisa Peçulaj

Ka kontribuar në këtë numër:Zamir DedejDeniz XhogaArtenisa PeçulajOrnela PoçiMihallaq S. QirjoErgys Bejleri

Fotot në kopertinën e këtij buletini janë cortezi e:©IUCN/ Tomasz Pezold

©Copyright 2016 AKZM, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Page 3: Numër 1 | Korrik 2016

AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA 3

Përmbajtja:

I nderuar lexues…………………….......…………………………………………………………...4I. Zonat e Mbrojtura në vite………………………………….........………………………………..5

II. Administratat e Zonave të Mbrojtura-AnalizëPërdorimi i shërbimeve të ekosistemitnë Zonat e Mbrojtura……………………………………….........…………………...…………….6

III. Kontribute për Zonat e MbrojturaNxënësit e shkollës “17 Shkurti” ndërgjegjësojnë qytetarët në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”…………………………………………….........……………………………………...8

IV. Projekte pranë AKZMShpallen “Ambasadorët” e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë……....................………..9

V. Festimi i Ditëve të ShënuaraDita e Veprimit për Lumenjtë; AKZM panair dhe fushatë për pastrimin e Lumit Shkumbin……......………………………………………………………………....…….11Dita Ndërkombëtare e Tokës; përfaqësues nga AKZM vizitë në Itali…...............…...………12Ulëza; 3 vjet nga kur komuniteti vendosi të mbrojë natyrën……………...............………….13“Krijimi i Grupit të Vullnetarëve”;Koka: Ndjeshmëria ndaj mjedisitu kërkohet si institucioneve edhe qytetarëve………............…………………………………..14“Dita e Bjeshkëve” në Parkun Kombëtar Theth……...........………….......…………………...15Shebenik-Jabllanicë, prej 8 vitesh Park Kombëtar……..............……………………………...16

VI. Aktivitete të AKZMPërfaqësuesi i Konventës së Bernës, Galiano: Këshilli i Europës është Pro moratoriumit të gjuetisë…............................……………..........17Bashkia Tiranë dhe AKZM administrojnë Parkun Kombëtar“Mali i Dajtit”……………………………........……………………………………………….........18Përfaqësuesi i lartë i UN, Williams viziton Parkun Kombëtar Detar“Karaburun – Sazan”………………….........……………………………………………………...19Pelikani Kaçurel “I mbledh” të gjithë në Parkun Kombëtar“Divjakë-Karavasta”………………….........……………………………………........……………20Vendimi i Këshillit të Ministrave, rriten kompetencat e AKZM-së…….............………………21Marrëveshja e bashkëpunimit mes agjencive homologe të Shqipërisëdhe Çekisë…...………………………………………………………………….......……………..22

VII. AdZM-të në terrenNis rehabilitimi i gurores në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”………………............…….......23AdZM, Elbasan identifikon florën në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë…...............…24AdZM-Korçë, aksion për luftimin e procesionares së Dushkut…………...…...........………..26

VIII. Njoftime…………………………………………………………………….......…………… 27

Page 4: Numër 1 | Korrik 2016

4 AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA

I nderuar lexues,Sot fillon rrugëtimin një bot-im i ri në fushën e mbrojtjes së natyrës, i cili është pjesë e strategjisë dhe përqasjes së re të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) në raport me institucionet dhe dashamirësit e këtyre terri-toreve. Me anë të këtij bot-imi elektronik tremujor, do të dëshironim të sillnim pranë lexuesit aktivitetet që lidhen me zonat e mbrojtura në vend por edhe më gjerë, duke përf-shirë edhe disa nga aktivitetet e organizatave të shoqërisë ci-vile për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri.

Me krijimin e Agjencisë, qeve-ria shqiptare dhe Ministria e Mjedisit kërkon që proçesi dhe puna për mbrojtjen e natyrës dhe menaxhimin/zhvillimin e zonave të mbrojtura të ngrihet në një nivel të ri. Jemi të vetëdi-jshëm për problemet që kemi, kapacitetet e pamjaftueshme që trashëguam, për presionet që do të kemi në kuadër të asaj që shpeh quhet “zhvillimi i vendit”, të mos njohjes sa duhet të koncepteve e pari-meve bazë të mbrojtjes së

vlerave natyrore, etj., por nga ana tjetër kemi bindjen që këto pengesa/mangësi nuk do të përbëjnë asnjeherë alibinë për t’u stepur ose për të mos vazh-duar punën e nisur.

Ky botim në vetvete do t’i shër-bejë, jo vetëm promovimit dhe vizibilitetit për aktivitetet e kryera, por do të mundohet të shpërndajë edhe njohuri mbi zonat e mbrojtura, të cilat mendojmë se do t’i shërbe-jnë koncepteve të zhvillimit të qëndrueshëm e të nevojshëm për brezat e ardhshëm. Në të do të gjeni gjithashtu informa-cione për rritjen e ndërgjegjë-simit të shoqërisë, aktivitetet e projekteve që zbatohen në zonat e mbrojtura, njoftime të vlefshme, diskutime mbi prob-lematikat aktuale, etj. Shpreh bindjen se buletini do të kthe-het shpejt në një mundësi të shprehjes së mendimeve për përmirësimin e punës në mirëmenaxhimin e zonave të mbrojtura.

Sigurisht që sot ka edhe bo-time të tjera elektronike në fushën e mjedisit, prandaj Agjencia do të bashkëpunojë

me gjitha aktorët që kërkojnë partneritet institucional për rrit-jen e efikasitetit të botimeve të tilla duke shmangur përsëritjet dhe duke respektuar identite-tin e secilit. Sot kemi një seri institucionesh të huaja e dona-torësh që mbështesin aktivitete në zonat e mbrojtura, por edhe një shoqëri civile shumë më aktive dhe të profesionalizuar. Shpresojmë që ky botimi si të tjerët të shërbejë si një burim stimulues dhe i nevojshëm me qëllim rritjen e informimit, ndërgjegjësimin dhe njohurive mbi natyrën.

Duke falenderuar stafin e AKZM-së dhe Administratave Rajonale të Zonave të Mbroj-tura që kontribuan (AdZM) në përgatitjen e buletinit, si edhe personat që na kanë ndihmuar për arritjen e një standarti më të mirë të botimit, i uroj suk-sese “Buletinit të Zonave të Mbrojtura”.

Ju urojmë lexim të këndshëm dhe do të jetë i mirëpritur çdo lajm ose koment për të!

Zamir DEDEJDrejtor i Përgjithshëm / Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Page 5: Numër 1 | Korrik 2016

AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA 5

I. Zonat e Mbrojtura në vite

Prill

24.04.2003 - Me VKM nr.266 “Për admin-istratat e zonave të mbrojtura” krijohen administratat e para për menaxhimin e Zonave të Mbrojtura.

24.04.2003 - VKM nr.267 për “Proçedur-at e propozimit dhe shpall-jen e zonave të mbrojtura dhe buferike”.

28.04.2010 - Me VKM nr. 289, shpallet i pari Park Detar i Shqipërisë, Parku Kom-bëtar Detar “Karaburun - Sazan” me sipër-faqe të përgjithshme 12,570.82 ha.

Maj

21.05.2008 - Me VKM nr. 640 shpal-let Park Kombëtar ekosistemi nat-yror malor Shebenik-Jabllanicë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 33.927.7 ha.

09.05.2015 - Me urdhërin nr.1792, mira-tohet Plani i Menaxhimit për Parkun Kom-bëtar “Prespa”

Qershor

06.06.2002 - Miratohet Ligji Nr. 8906 “Për Zonat e Mbrojtura”.

21.06.2006 - Me VKM. 402,ekosistemi natyror i Malit të Dajtit Shpallet “Park Kombëtar” me sipërfaqe të zgjeruar 28384.18 ha.

30.06.2010 - Me VKM nr. 519miratohen “Procedurat e propozimit e të miratimit dhe rregullat e administrimit të Parqeve Natyrore Rajonale”.

09.06.2011 - Me urdhër të Ministrit të Mje-disit nr.404 dhe 405, u miratuan Plani i Me-naxhimit për “Parkun Kombëtar të Butrin-tit” dhe Plani i Menaxhimit për Rezervatin Natyror të Menaxhuar ‘Kune Vain Tale”.

11.06.2014 - Këshilli Koordinativ Ndër-kombëtar (ICC), i Propgramit “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO ka miratuar nomin-imin e Rezervës Ndërkufitare të Biosferës Ohër-Prespë (RNBOP) në sesionin e 26, të mbajtur në Joenkoeping, Suedi.

Page 6: Numër 1 | Korrik 2016

6 AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA

Përdorimi i shërbimeve tëekosistemeve në Zonat e Mbrojtura

Zonat e Mbrojtura për vetë or-ganizimin e tyre përveç vler-ave të mëdha të biodiversitetit, habitateve, përbëjnë ndër të tjera dhe struktura nga të cilat mund të përdoren shërbimet e ekosistemeve në shërbim të komunitetit.Parku Kombëtar i Prespës është një shembull i cili ndër vite ka përdorur dhe përmirë-suar praktika të suksesshme të sigurimit të druve të zjar-rit nga Parku për komunitetin duke respektuar dhe realizuar objektivat e vëna në planin e menaxhimit përkatës.

Praktika ekzistuese

Vitin e kaluar u punua sipas “Planit të ndërhyrjeve silvikul-turore në pyje”, që synojnë sigurimin e druve të zjarrit dhe njëkohësisht zhvillimin e qën-drueshëm të pyjeve të Parkut Kombëtar të Prespës për vitin 2015.

Vite më parë praktika ka qenë e tillë: Çdo familjar shkonte në komunë dhe paguante tarifën për drutë e zjarrit, paraqiste faturën e pagimit të tarifës tek personeli i Parkut, i cili më pas i tregonte vendin (parcelën) ku do të priste dhe teknikën e ndërhyrjes. Personeli i Parkut mundohej të kontrollonte këto ndërhyrje të banoreve, por kjo mënyrë i bëri specialistët që ta kishin të pamundur kontrollin teknik të mënyrës së prerjeve të py-jeve. Ata në prerje kanë synuar gjithmonë drurët më të rritur, pra asnjëherë nuk kanë respektuar teknikën e një ndë-rhyrjeje përmirësuese. Kështu, riorganizimi i prerjes së druve të zjarrit prej popull-sisë kon-siderohet një domosdoshmëri për përmirësimin e gjendjes.

Koncepti i ri i menaxhimit të pyjeve të Parkut

Planifikimi i ndërhyrjeve silvi-kulturore në pyje, që synojnë sigurimin e druve të zjarrit dhe njëkohësisht zhvillimin e qën-drueshëm të pyjeve të Parkut Kombëtar të Prespës për vitin

2015, ishte një nismë e AdZM - Korçë. Plani i Menaxhimit të PKP, në vëllimin e dytë të tij, në pjesën e menaxhimit, përm-ban një plan të detajuar për prerjet silvikul-turore që do të mundësojne sigurimin e druve të zjarrit për popullsinë. Zbatim i këtij plani kërkon ndërhyrje të planifikuar. Vizioni dhe Misioni i Parkut Kombëtar të Prespës shpreh qartë obligimin për përmbushjen sa më mirë të nevojave jetike të komunitetit të banorëve që jetojnë në ter-ritorin e këtij Parku. Një nevo-jë e tillë jetike është sigurimi i popullatës me dru zjarri për ngrohje. Zonimi i Parkut orien-ton respektimin rigoroz të sta-tusit për secilën zonë. Për këtë arsye ndërhyrjet bëhen në sipërfaqen 100% të zonës së zhvillim-it dhe në një pjesë të zonës buferike. Parimi i zhvil-limit të qëndrueshëm parasht-ron si emergjencë ofrimin e py-jeve të Parkut drejt strukturës normale, duke minimizuar dhe zhdukur efektet negative, de-graduese të ndërhyrjeve abuz-ive.Ndërhyhet në një sipërfaqe rel-ativisht të madhe, pra ndërhy-het ekstensivisht dhe jo inten-sivisht. Kështu pylli ndihmohet

Mihallaq S. QirjoDrejtor – Administrata e Zonave të Mbrojtura – Korçë

ADMINISTRATAT E ZONAVE TË MBROJTURA - ANALIZË

Page 7: Numër 1 | Korrik 2016

AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA 7

të shkojë më shpejt drejt struk-turës normale dhe nevojat e komunitetit plotësohen.

Burimet e përdorura për realizimin e Planit të ndërhyrjeve

Baza e hartimit të planit të ndërhyrjeve, sikundër tashmë është theksuar, është zbatimi i Planit të Menaxhimit të PKP. Por duke marrë në konsider-atë se në vitet pas hartimit të këtij Plani ka pasur ndërhyrje të pakontrolluara, për saktë-si, u morën në shqyrtim do-kumente dhe informacione të dobishme, vrojtime të drejt-përdrejta në terren, etj.

Puna për planifikimin eprerjeve është bazuar në:

1.Dokumentacionin teknik Pla-ni i Menaxhimit te PK Prespa, planet e mbarështimit, të 3 ekonomive pyjore dhe 1 të py-jeve komunale;

2.Vrojtimin në terren të situ-atës aktuale; veçanërisht atje ku mendohet se ka ndryshime.

3.Vlerësimin e personelit teknik të Parkut;

4. Të dhënat për rritjen vijuese të 4 viteve të fundit të disa sip-erfaqeve provë, realizuar prej CNVP.

5. Të dhëna të literaturës shkencore (‘Prodhimi i pyllit’, Klaus von Gadow, Anesti Pos-toli)

Plani i ndërhyrjeve

Ndërhyrjet janë planifikuar të përmbushin 100% nevojat e popullsisë për çdo vit të 10 vjeçarit në masën 10 m³/ vit/familje. Ndërhyrjet në disa ras-te janë planifikuar më të larta nga nevoja silvikulturore e një ndërhyrjeje përmirësuese në vitet e fundit të 10 vjeçarit. Kjo kushtëzohet nga plotësimi i nevojës. Por në të njëjtën kohë theksojmë se çdo rezultat i ar-ritur në realizimin e aksioneve

për reduktim të konsumit të druve të zjarrit shkon automa-tikisht në zbutjen dhe neutral-izimin e problemit.

Planifikimi i parcelave për ndërhyrje

Ky zë i planit realizohet duke marrë në analizë gjendjen e vëllimit drunor me këmbë dhe të treguesve të tjerë të gjendjes së grumbullit për çdo parcelë të planifikuar për vitin 2015. Çdo parcele të planifi-kuar i caktohet intensiteti i ndë-rhyrjes, kategoria e drurëve që prihen, i përllogaritet vëllimi i materialit drunor me trashësi mbi 4 cm që rezulton nga pre-rja, llogaritet numri i familjeve që mund të sigurojnë nevojat e veta në këtë parcelë.

Page 8: Numër 1 | Korrik 2016

8 AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA

III. KONTRIBUTE PËR ZONAT E MBROJTURANxënësit e shkollës “17 Shkurti” ndërgjegjësojnë qytetarët në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”

Parku Kombëtar “Mali i Dajtit” është një ndër parqet më të rëndësishme në Shqipëri, për vetë vlerat e biodiversitetit, habitateve dhe

peizazheve që ka. Ndër të tjera është dhe një ndër parqet më të vizituara nga një numër i madh qytetarësh dhe turistësh. Kjo e bën atë një ndër parqet ku qytetarët lënë më shumë gjurmë nga pas. Mbetjet janë një problem i vazhdueshëm në Shqipëri, por konkretisht në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit” merr dhe një vëmendje edhe më të madhe për shkak të statusit të veçantë që ka. Për të dhënë një mesazh sensibilizimi për këdo që viziton Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”, nxënësit e shkollës “17 Shkurti”, Qesarak, në një organizim të ndërmarrë nga vetë ata, me mbështetjen edhe të Administratës së Zonave të Mbrojtura – Tiranë, pastruan një pjesë të Parkut Kombëtar “Mali i Dajtit”.

Kjo ditë e pastrimit të parkut, ju shërbeu atyre edhe si një ditë edukimi natyror dhe mjedisor. Specialistët e AdZM – Tiranë, i informuan nxënësit për vlerat natyrore të parkut, rëndësinë që ka natyra në jetën e gjithsecilit, dhe sa rëndësi ka sjellja e qytetarëve që vijnë në park, në mbrojtjen e llojeve dhe habitateve me rëndësi shpesh edhe ndërkombëtare. Mbetjet janë një ndër gjurmët më të rrezikshme që vizitorët lënë sidomos në Zonat e Mbrojtura.

Nxënësit u njohën edhe me kohën që i duhet çdo mbet-je për tu dekompozuar në natyrë; ku për shembull shishet e qelqit të cilat duan 1 milion vjet, qeset plastike 10 – 20 vjet, bishtat e cigareve 1 – 5 vjet. Fushata të tilla me përfshirjen e nxënësve dhe komunitetit në përgjithësi, nuk janë asnjëherë të tepërta për sa kohë ndërgjegjësimi i qytetarëve për impaktin që ka sjellja e tyre në mjedis është ende problematik.

Page 9: Numër 1 | Korrik 2016

AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA 9

IV. PROJEKTET PRANË AKZMShpallen “Ambasadorët” e Parkut Kombëtar Shebenik - JabllanicëOrnela PoçiSpecialiste-Administrata e Zonave të Mbrojtura, Elbasan

Ambasadorët më të mirë të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë janë nxënësit e shkollave të këtij parku. Në kuadër të Programit të

Edukimit dhe Fushatës së Ndërgjegjësimit për vlerat e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, si pjesë e procesit të “Hartimit të Planit të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë”, i cili po realizohet me mbështetjen e IUCN dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, u zhvilluan aktivitete me nxënësit e këtij parku. U organizuan ek-spedita, guida në terren, ku u njohën nga afër me mënyrën e organizimit të një mini guide, vlerat e larminë floristike të zonës, metodat për monitorimin e faunës së egër nëpërmjet kamerave kurth, vëzhgimi i shpendëve me dylbi, teleskop. Fillimisht u krijuan dy grupe me nxënës të shkollave Rrajcë dhe Dorëz të Parkut Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, të cilët u përgatitën për të qënë Ambasadorët e tij. Janë këta nxënës, të cilët do të përçojnë vlerat natyrore tek moshatarët e tyre, komuniteti, e më gjerë.

Në muajin Tetor 2015 u përzgjodhën 2 grupe të nxënësve nga shkollat e fshatrave në afërsi të parkut ato të Rrajcës e Dorëzës. Stafi AdZM Elbasan, ekspert të shoqatës PPNEA, shoqatës lokale mjedisore Agri-EN trajnuan grupet, ku në fokus ishte përçimi, në mënyrë sa më të thjeshtë i vlerave te biodiversitetit, të florës, faunës. Nxënësit u njohën dhe me mënyrën e funksionimit të Administratës së Zonave të Mbrojtura, si mund të zhvillojmë një guidë ditore në park etj.Këto informacione të marra, i frymëzuan ata për krijimin e vizatimeve, eseve, mesazheve për mbrojtjen e natyrës sipas mënyrës të cilët ata e shohin parkun. Një hap i rëndësishëm për përgatitjen e Ambasadorëve të P.K “Shebenik-Jabllanicë” ishte shkëmbimi i eksperiencës midis shkollave në brendësi të parkut, ku u prezantuan me informacionin bazë të marrë nga ekspertët dhe punimet e tyre.

Page 10: Numër 1 | Korrik 2016

10 AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA

Më pas grupet e Ambasadorëve të shkollave Rrajcë e Dorëz, në kuadër të Ditës Eu-ropiane të Parqeve shkëmbyen eksperiencat me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Velipojës dhe Dajçit në Shkodër në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku ata u njohën me bukuritë dhe vlerat natyrore të këtij parku. Ky projekt u mbyll më 10 Qershor 2016 me dhënien e çertifikatave për nxënësit.

Page 11: Numër 1 | Korrik 2016

AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA 11

V. FESTIMI I DITËVE TË SHËNUARADita e Veprimit për Lumenjtë: AKZM panair dhefushatë për pastrimin e Lumit Shkumbin

14 Marsi tradicionalisht është festuar si Dita e Verës, por këtë vit në panairin e organizuar me këtë rast, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura promovoi Ditën Botërore të Veprimit të Lumenjve me mbështetjen e Projektit NaturAL. Ishin të shumtë fëmijët që iu bashkuan kësaj nisme, të cilët ngjyrosën mesazhe të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës dhe rëndësinë që kanë lumenjtë. Ndërkohë më Dt. 31 mars një “korpus” vullnetarësh ju bashkua iniciativës së Projektit “Forcimi i Kapaciteteve Kombëtare për Ruajtjen e Natyrës – Përgatitja për Rrjetin Natura 2000” (IPA 2013-Natura 2000) dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) për pastrimin e vijës së lumit Shkumbin nën sloganin Bëhu i zgjuar! Vepro me Përgjegjshmëri!.

Për realizimin e këtij aksioni Agjencia e koordinoi punën me Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM) të qarkut Elbasan dhe Fier, në bashkëpunim me Bashkitë përkatëse, studentët, nxënësit e shkollave, komunitetin e zonës dhe shoqërinë civile. Lumi Shkumbin në shumë pika të tij është bërë vendgrumbullimi i mbeturinave urbane.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe Zv. Ministri i Mjedisit, Z. Kledi Xhaxhiu, i cili tha: “E vlerësoj rëndësinë e aktiviteteve të tilla që synojnë ndërgjegjësimin e të gjithë komunitetit në mbrojtje të lumenjve dhe tërë ekosistemit”.

Aksioni nisi në vendburimin e lumit Shkumbin pranë Gurit të Kuq, i cili është Monument Natyre dhe përfundoi në grykëderdhjen e tij në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.Zv. Drejtuesi i Projektit “Natura 2000”, Z. Genti Kromidha nënvizoi: “Këto aktivitete nxisin komunitetin dhe të gjithë aktorët vendorë në mbrojtjen dhe mbajtjen pastër të lumenjve, duke kontribuar në ruajtjen e biodiversitetit në vendin tonë. Çdonjëri prej nesh duhet të bëhet më i përgjegjshëm dhe të respektojë mjedisin i cili siguron

Page 12: Numër 1 | Korrik 2016

12 AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA

DITA NDËRKOMBËTARE TË TOKËS;përfaqësues nga AKZM vizitë në Itali

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, në 22 prill një grup me përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, AKZM, së bashku

me përfaqësues të IUCN dhe Natura 2000 zhvilluan një Konferencë në Kopështin Botanik të Romës me temë “Ruajtja e biodiversitetit dhe zhvillimi i qëndrueshëm në Shqipëri”. Një thirrje për veprime sistematike dhe të integruara nga institucionet.

Shqipëria ka një trashëgimi të pasur natyrore dhe kulturore në të gjithë territorin e saj, të cilat duhet meritojnë të jenë të njohura dhe të mbrojtura. Në këto kushte, krijimi i një rrjeti efikas kombëtar të Zonave të Mbrojtura përfaqëson një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e biodiversitetit dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Disa çështje u adresuan me synim arritjen e objektivave si p.sh: ngritja e institucioneve, përcaktimi i strategjive reale të ruajtjes bazuar në të dhëna të besueshme dhe kritere shkencore, ngritjen e kapaciteteve nënivel qëndror dhe lokal, përfshirja e palëve të inter-esuara në përcaktimin dhe zbatimin e mundësive dhe menaxhimit, monitorimit të rezultateve të menaxhimit, monitorimit si dhe

integrimin e proceseve kombëtare në kontekstin ndërkombëtar.

Gjatë viteve të fundit Shqipëria ka bërë hapa para për grumbullimin e njohurive dhe informacioneve të duhura për t’u ndarë edhe në tavolina ndërkombëtare. Konferenca kishte për qëllim prezantimin dhe analizimin

e përvojave nga Shqipëria dhe vendeve të tjera, ku problematika u adresua me sukses, duke aplikuar qasje sistematike në përputhje me planet e mbrojtjes dhe proceset e zhvillimit. Duke përfituar nga prania e Agjencive të Kombeve të Bashkuara, të cilat janë në Romë dhe organizatave të tje-ra të mëdha ndërkombëtare u mbajt një tavolinë interaktive e rrumbullakët, në të cilën u prezantuan përfaqësues të institucioneve të ndryshme, duke përfshirë dhe shoqërinë civile, të cilët diskutuan mbi projektet, funksionet, avantazhet dhe kufizimet e sistemeve kombëtare të zonave të mbrojtura.Konferenca rezultoi një udhërrëfyes i duhur për krijimin e një rrjeti efikas të zonave të mbrojtura, veçanërisht në kontekstin shqiptar, të cilat do të vihen në dispozicion të publikut përmes internetit dhe mas medias.

Page 13: Numër 1 | Korrik 2016

AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA 13

ULËZA: 3 VJET NGA KUR KOMUNITETI VENDOSI TË MBROJË NATYRËN

Parku Natyror Rajonal “Ulëz” u shpall i tillë me një vendim të Këshillit të Qarkut Dibër në 24 Prill 2013. Ulëza përbën një rast unik në Shqipëri ku organet ra-jonale njohin vlerat natyrore të një zone. Parku Natyror Rajonal ka një sipërfaqe prej 4.206 ha, ku pjesën kryesore e zënë sipër-faqet me pyje dhe përfshin dy liqenet, atë të Ulzës dhe të Shko-petit, si zona të rëndësishme për ruajtjen e biodiversitetit, por gjithashtu edhe për potencial-in e madh për zhvillimin e eko-turizmit. Ulëza është një zonë e bukur natyrore, ndaj pushteti vendor por edhe përfaqësuesit për mbrojtjen dhe zhvillimin e zonave turistike kanë vendo-sur që në këtë park rajonal të promovohen ndër të tjera edhe prodhimet e zonës e deri tek gatimet tradicionale. Për herë të parë u hap muzeu e vlerave his-torike, tradicionale, kulturore të zonës.

Çdo vit në këtë datë festohet Dita e Ulzës, ku autoritetet i bas-hkohen festës së komunitetit për të festuar vlerat natyrore dhe të

produkteve të zonës ar-tizanale dhe kulinare. Në fjalën e tij këtë 3 – vjetor, Zv. Ministri i Mjedisit, Z. Kledi Xhaxhiu theksoi impak-tin pozitiv që ka zhvillimi i eko-turizmit në zonë për ekonominë lokale. Ulëza është thjesht 1 orë larg kryeqytetit dhe qytetarët nuk e dinë, që kështu aktivitete të tilla shërbejnë edhe për këtë qëllim; njohja me vlerat natyrore shumë afër nesh dhe askush nuk i di dhe nuk i njeh.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjith-shëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtu-ra e theksoi Ulzën si një rast i cili do të shër-bejë si shembull për shpalljen e shumë parqeve të tjera rajonale si Zagoria, Kthella dhe Liqeni i Fierzës, planet e menaxhimit të të cilave janë ende në proces miratimi, për tu bërë më pas dhe këto, pjesë e rrjetit të madh dhe të rëndësishëm të Zonave të Mbrojtura. Nisur nga rëndësia e shpalljes së Zonave të Mbrojtu-ra edhe nga Këshillat e Qarqeve, Agjencia Kombëtare e Zonave

të Mbrojtura po harton dhe një manual mbi metodën e duhur të shpalljes së një parku rajonal. Me gjithë njerëzit që ju bashkuan festës së saj, Ulëza dhe këtë vit tregoi suksesin e mbrojtjes së natyrës jo vetëm nga ligjet, as nga strukturat e deleguara për të mbrojtur natyrën, por nga vetë ata, komuniteti i cili jeton çdo ditë pranë natyrës me të cilën je-tojnë në harmoni të plotë.

Aktiviteti u mbështet nga Agjen-cia Kombëtare e Zonave të Mbro-jtura (AKZM) në bashkëpunim me Fondacionin CNVP për pyjet komunalë, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) si dhe partnerët lokale si organiza-ta Miqësia-Ulëz dhe Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve Komunal Ulëz.

Page 14: Numër 1 | Korrik 2016

14 AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA

“KRIJIMI I GRUPIT TË VULLNETARËVE”Koka: Ndjeshmëria ndaj mjedisit u kërkohet si institucioneve edhe qytetarëve

Në aktivitetin e organizuar nga data 2-5 Qershor në kuadër të “Terra Madre Balcani 2016”, AKZM, dhe projektet Natura 2000 dhe IUCN morën pjesë, duke promovuar Zonat e Mbrojtura. Dita e mbylljes së panairit përkoi edhe me Ditën Botërore të Mjedisit, dhe me këtë rast u shpall nga AKZM “Krijimi i Grupit të Vullnetarëve”. Për të ngritur institucionalisht këtë nismë, u zhvillua një takim midis Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej dhe Shefes së Departamentit të Biologjisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Mirela Lika.

Kjo nismë vjen pas ligjit të vullnetarizmit të sapohyrë në fuqi. Sipas këtij ligji, mes palëve lidhet një kontratë, në të cilën përcaktohen detyrimet midis palëve, dhe nga ana tjetër studentët pajisen me kartën e vullnetarëve. Për vetë programin e tyre, studentët e Biologjisë janë në terren gjatë ekspeditave mësimore, dhe në këtë kuadër, në vijim të kësaj nisme, monitorojnë dhe dorëzojnë të dhëna në AKZM rreth gjendjes në përgjithësi brenda Zonave të Mbrojtura.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Ministri i Mjedisit, Lefter Koka i cili përshëndeti këtë nismë të ndërmarrë nga AKZM. Në kuadër edhe të simbolikës së Ditës Botërore të Mjedisit, Ministri Koka tha: “Qeveria shqiptare po kërkon të bëjë shumë gjatë këtyre 3 viteve në fushën e mjedisit, por ajo që është e rëndësishme është përfshirja në këtë nismë të përbashkët edhe të qytetarëve shqiptarë. Pra, ndjeshmëria ndaj mjedisit të mos jetë vetëm tek institucionet sht-etërore, por edhe në tërësi. Jam i bindur se ne do të mundemi të gjithë së bashku të ndryshojmë vendin tonë, i cili është i pasur me ujëra, i pasur me vijë bregdetare, me sipërfaqe malore. Ato duhet të bëhen të vizitueshme dhe të ndikojnë pozitivisht në ekonominë e vendit. U bëj apel të gjithë qytetarëve shqiptarë që të japin kontributin e tyre për të ardhmen e vendit tonë” – përfundoi mesazhin e tij Ministri Koka.

Page 15: Numër 1 | Korrik 2016

AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA 15

“DITA E BJESHKËVE” në Parkun Kombëtar Theth

Fundjava e 25 Qershorit mblodhi një sërë të ftuarish në Theth për të festuar si çdo vit bekimin natyror që japin Bjeshkët. “Dita e Bjeshkëve-Thethi; Mrekullia e Alpeve Shqiptare” ishte tema e aktivitetit të organizuar nga Ad-ministrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër, me mbështetjen e Ag-jencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Ministria e Mjedisit, Bashkia Shkodër si dhe Bash-këpunimi Gjerman në Shqipëri (GIZ).Parku Kombëtar i Thethit është shpallur i tillë në vitin 1976. Për vetë morfologjinë që ka në brendësi të sipërfaqes së tij prej 2630 hektaresh, parku ofron dhe një diversitet të lartë habitatesh, çka reflektohet edhe në numrin e lartë të llojeve që përmban në brendësi të tij. Ditë të tilla kthe-jnë vëmendjen e autoriteteve për kryerjen e investimeve të duhura që do të ruajnë këto pasuri. Në fjalën e mbajtur me këtë rast nga, Krye-tarja e Bashkisë Shkodër, Znj. Voltana Ademi, u theksua

se zona ka nevojë për shumë in-vestime. Ajo foli për mundësinë e afërt të hapjes së një zyre tur-istike dhe përfundimin e infra-strukturës rrugore. “Bashkia e Shkodrës ka hapur proku-rimin e fondeve për të bërë një orga-nizim të mirë të pastrimit dhe grumbullimit të mbetjeve urbane për t’i transportuar nga zona e Thethit në landfill-in e Bush-atit. Po përpiqemi bashkarisht të hapim zyrën turistike ku Bash-kia e Shkodrës bashkë me Ag-jencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura janë impenjuar dhe së shpejti ne do të kemi një zyrë të promovimit të turizmit”, tha Znj. Ademi në fjalën e saj.

Nga ana tjetër, Ministria e Mje-disit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbro-jtura kanë një plan projekti për bashkimin nga Vermoshi deri në Valbonë në një park të vetëm duke përfshirë Parkun Kombëtar të Thethit dhe Parkun Kombëtar të Valbonës, i

cili do të quhet Parku Kombëtar i Alpeve, me një sipërfaqe prej 85000 (85 mijë) ha duke u bërë kështu parku më i madh në sh-kallë republike. Krijimi i këtij parku merr dhe një rëndësi edhe më të veçantë duke qenë se do jetë një ndër parqet ndërku-fitare më të rëndësishme mid-is tre shteteve: Shqipëri, Mali i Zi, Kosovë. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbroj-tura Zamir Dedej tha se: “Është menduar që të krijohet një park më i madh. Para një viti e kemi prezan-tuar si ide dhe kemi ecur. Sot është në debat në Këshill të Ministrave për të bërë një bash-kim midis Valbonës, zonës së Thethit dhe Vermoshit. Kjo është e gjithë pjesa e Alpeve që themi se do marrë një zhvillim bashkar-isht”, tha ai.

Festimet e kësaj dite u shoqëru-an me promovimin e vlerave të veçanta të kostum-eve pop-ullore, muzikës karakteristike të Alpeve si dhe panairin e produk-teve të zonës.

Page 16: Numër 1 | Korrik 2016

16 AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA

SHEBENIK-JABLLANICË, prej 8 vitesh Park Kombëtar

21 Maji shënon ditën e shpalljes Park Kombëtar i “Shebenik – Jabllanicë”. Kjo zonë me një sipërfaqe prej 33,927.7 ha u shpall Park Kombëtar në 21 Maj 2008 me një VKM nr.640. Është një zonë me vlera të larta të biodiversitetit si dhe prani të lartë të endemizmave dhe ndër të tjera ka edhe një vlerë të shtuar për shkak se është edhe një ndër Zonat e Mbrojtura ndërkufitare më të rëndësishme në kufi me Republikën e Maqedonisë.

Kjo ditë e shpalljes, festohet për të dytin vit radhazi, dhe këtë vit vjen edhe me një vlerë të shtuar. Dita fil-loi me një panair produktesh karak-teristike të zonës dhe u pasua me inagurimin e fillimit të punimeve për Qendrën e Vizitorëve në Steblevë të financuar nga IUCN, një ndër qendrat e shumta që priten të jenë edhe në parqet e tjera në të gjithë Shqipërinë. Këto qendra priten të përfundojnë në një hark kohor prej një viti e gjysmë dhe do ti shërbejnë turistëve dhe vizitorëve të cilët i afrohen zonave të mbrojtura në kohë të

ndryshme të vitit. Qendrat e vizitorëve do të jenë të organizuara në mënyrë të tillë ku do të ketë një holl i cili do të shërbejë si hapësirë në të cilën do të ekspozohen vlerat e parkut (ksilotekë, herbare, foto historike, gjurmë të traditës, broshura, harta, fletëpalosje etj), si dhe zyra për stafin i cili monitoron zonën e Steblevës.

Organizimi u bë nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Elbasan me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe IUCN.

Page 17: Numër 1 | Korrik 2016

AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA 17

VI. AKTIVITETE TË AKZMPërfaqësuesi i Konventës së Bernës, Galiano: Këshilli i Europës është Pro moratoriumit të gjuetisë”

14 prill -15 prill 2016 – Kryeqyteti mirëpret workshopin ndërkom-bëtar të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kom-bëtare e Zonave të Mbrojtura, për një ndër konventat më të rëndësishme siç është Konventa e Bernës të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në 13 Janar 1999.Takimi i tretë i përfaqësuesve të shteteve palë në këtë konventë kishte si qëllim diskutimin e përm-bushjes së detyrimeve të tyre për mbrojtjen e llojeve të shpendëve dhe konkretisht luftën kundër gjuetisë së paligjshme, meto-dave të kapjes së shpendëve dhe tregtinë e paligjshme të tyre. Janë me miliona shpendë të cilët vriten çdo vit duke patur si arsye kryesore mungesën e zbatimit të ligjit nga autoritetet përkatëse. Njëkohësisht workshop-i theksoi dhe suksesin e zbatimit të planit të veprimit në Tunizi 2013 – 2020 për eliminimin e gjuetisë së palig-jshme, ngritjen e kurtheve dhe tregtinë e shpendëve të egër. Më tej u diskutua sesa i suksesshëm po rezulton plani, si qeveritë mund të raportojnë rreth këtyre krimeve, si OJF – të, prokurorët, policia dhe agjencitë e ruajtjes së natyrës mund të bashkëpunojnë për të çuar shkelësit në gjykatë.Workshopi u hap nga Zv/ Min-istri i Mjedisit, Z. Kledi Xhaxhiu i cili prezantoi masat e marra nga shteti shqiptar në drejtim të gjuetisë së paligjshme dhe rehabilitimin e ekosistemeve në Shqipëri. Pjesëmarrësit u njohën edhe me implementimin e mor-atoriumit dyvjeçar i cili pritej

të kishte një zgjatje të tij edhe për një 5 – vjeçar. Vëmendje të veçantë mori krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbro-jtura e prezantuar nga Drejto-ri i Përgjithshëm i saj, Z. Zamir Dedej. Sekretariati i përfaqësuar nga Z. Eladio Fernández – Ga-liano, Drejtori i Departamentit të Iniciativave Demokratike, thek-soi vlerësimin e tij në implemen-timin dhe krijimin e politikave për mbrojtjen e mjedisit në vitet e fundit duke arritur progres në

uljen e gjuetisë së paligjshme, si dhe në krijimin e një strukture të re e cila do ti dedikohet mbro-jtjes dhe ruajtjes së Rrjetit të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat Z. Galiano shprehu se Këshilli i Eu-ropës është pro moratoriumit të gjuetisë si një mënyrë për ti kthy-er jetën shpendëve të persekutu-ar për kaq shumë vite.

Page 18: Numër 1 | Korrik 2016

18 AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA

AKZM DHE APR administrojnë Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”

04.05.2016—Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR), do të menaxhojnë bashkarisht Parkun Kombëtar Mali i Dajtit duke lehtësuar dhe përmirësuar kryerjen e funksioneve përkatëse të të dy agjencive në një zhvillim të qëndrueshëm ekoturistik në këtë Park.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i formave të bashkëpunimit dypalësh në mënyrë që të sigurohet aksesi i qytetarëve dhe komuniteteve lokale tek burimet natyrore dhe zonat e mbrojtura pranë tyre, për rekreacion, pa kompromentuar politikat e ruajtjes e mbrojtjes së mjedisit. Për të frenuar prerjen e

pyjeve dhe dëmtimin e mjediseve në parkun e Dajtit do të këtë patrullim të rojeve dhe inspektor. Zamir Dedej, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura tha se: “Pretendojmë të ngrejmë “një flotë” prej 20 makinash që të jenë në të gjithë territorin për të monitoruar gjendjen dhe për të ndaluar aktivitetet e paligjshme. Shumë shpejt brenda këtij viti do të jemi me uniformat tona.

Do të kemi 10 qendra informimi në 10 parqe kombëtarë, të cilat do t’i japin një shtysë të re zhvillimit të turizmit”.

Po ashtu, do të ketë markim të shtigjeve të reja për ta shndërruar Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit dhe në një destinacion për aktivitete më të larmish-me. Blendi Gonxhe, Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit tha se: “Patrullimi i përbashkët me “Tirana Park Rangers”, do të bëjë të mundur ar-ritjen e objektivave të vendosura nga kjo marrëveshje. Çka do të thotë një moni-torim të plotë të zonës dhe të aktiviteteve të cilat zhvillohen në Park, zhvillim të qëndrueshëm duke kontrolluar sportet dhe aktivitetet e ndryshme turistike në park.

Page 19: Numër 1 | Korrik 2016

AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA 19

PËRFAQËSUESI I LARTË I UN, WILLIAMS viziton Parkun Kombëtar Detar “Karaburun – Sazan”

Në 6 Maj në Vlorë u organizua seminari me temë “Përmirësimi i Efektivitetit të Mbu-limit dhe Menaxhimit të Zonave Detare dhe Bregdetare” i organizuar nga Administra-ta e Zonave të Mbrojtura – Vlorë. Aktiviteti u organizua me mbështetjen e UNDP.Të pranishëm në aktivitet ishin përfaqësuesi i lartë i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UN) Z. Brian J. Williams si dhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Z. Zamir Dedej të cilët në një takim me Kryetarin e Bashkisë Vlorë Z. Dritan Leli, i bënë të njohur punën e bërë në kuadër të projektit që po zbatohet në Sazan – Karaburun si dhe caktuan pikat e bashkëpunimit në të ardhmen për realizimin e plotë të qëllimit të projektit.Aktiviteti më pas u pasua me një vizitë në Karaburun duke u ndalur në disa pika të rëndësishme siç është Gjiri i Shën Vasilit, ku janë bërë disa investime nga Ministria e Mjedisit. Në vijim u vizitua Ishulli Sazanit një pikë tjetër shumë e rëndësishme e parkut, Parku Arkeologjik i Orikut si dhe Qendra Sportive në Orikum, ky i fundit një investim i UNDP-së.

Page 20: Numër 1 | Korrik 2016

20 AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA

Pelikani Kaçurel “I mbledh” të gjithë në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”

Në Parkun Kombëtar “Divjakë – Karavasta” në datën 10 Maj u organizua për të dytin vit radhazi Dita e Pelikanit Kaçurrel. Kjo datë përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Shpendëve Migratorë.

Aktiviteti u organizua në kuadër të pro-gramit rajonal për “Menaxhimin e Ligat-inave dhe Ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut”. Qëllimi i këtij ak-tiviteti është rritja e ndërgjegjësimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij lloji shumë të rëndësishëm edhe botërisht. Ndër të tjera kjo Ditë e Pelikanit në PK “Divjakë – Karavasta” vjen dhe si rast suksesi për vëmendjen që po merr mbrojtja e natyrës nga të gjithë dhe konkretisht këtë e tregojnë edhe shifrat që vijnë për numrin e vezëve të çelura në foletë e pelikanit.

Në fjalën e tij, Drejtori i AKZM-së, Z. Zamir Dedej theksoi se: “Parku Kombëtar Divjakë – Karavasta është shembulli i qartë i shtimit të faunës së egër nëse dora e njeriut i thotë ndal vrasjes së tyre”. “Parku Kombëtar Divjakë – Karavasta është i vetmi vend folezimi në Shqipëri për pe-likanin kaçurrel (Pelecanus crispus) dhe nëse vite më parë flisnim për shifra alarmante të cilat flisnin edhe për një zhdukje të mundshme të pelikanit në Shqipëri, sot mund të themi se vërejmë një rritje të numrit të çifteve nga 37 në 2013, në 53 çifte në 2016 duke arritur numrin e 20 viteve më parë. Ndër të tjera vërehet edhe një rritje të numrit të shpendëve të tjerë dimërues në lagunë, nga shifrat zyrtare të censusit të fundit të Janarit 2016 si dhe monitorimeve të va-zhdueshme të specialistëve të Administratës së Zonave të Mbrojtura – Fier”, tha Drejtori i AdZM – Fier, Z. Ardian Koçi. Kjo rritje e popullatave të avifaunës në park, ka sjellë edhe një rritje të turistëve të tërhequr pas Kundrimit të Shpendëve.

Aktivitetet e organizuara kanë patur mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit, Agjen-cisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, organizatave partnere Noé Conservation, PPNEA, INCA, EuroNatur, dhe Shoqatës Ornitologjike Shqiptare (AOS).

Page 21: Numër 1 | Korrik 2016

AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA 21

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE, RRITEN KOMPETENCAT E AKZM-SË

26 Maj 2016 - Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave bëri disa ndryshime në vendimin nr.102, datë 4.2.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura”, duke i dhënë më tepër kompetenca AKZM-së. Ky vendim i hap rrrugë pajisjes me uniforma të punonjësve të saj. Punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura pajisen me uniformë me shenja dalluese, me dokument identifikimi dhe me mjete të tjera teknike, të do-mosdoshme e të nevojshme për kryerjen e detyrës, për administrimin, mbrojtjen, parandalimin e dëmtimeve, zbulimin e veprimtarive kriminale dhe mbikëqyrjen në zonat e mbrojtura. Llojet e uniformave, shenjat dalluese, specifikimet teknike dhe çdo element tjetër për prodhimin dhe mbajtjen e uniformave e të pajisjeve teknike miratohen me urdhër të ministrit përgjegjës për zonat e mbrojtura. Sipas këtyre ndryshimeve punonjësit e administratave rajonale të zonave të mbrojtura, që vepro-jnë në terren (rojet mjedisore), pajisen me armë, sipas ligjit nr.74/2014, “Për armët”. Ndërkohë. në shkronjën “c”, të pikës 2, të kreut IV, “Përgjegjësitë dhe detyrat e AKZM-së dhe AdZM-ve”, shtohen dy nënpika, me këtë përmbajtje: “dhënien në përdorim të pjesëve të sipërfaqeve të zonave të mbrojtura, pronë publike, referuar veprimtarive të lejuara për t’u zhvilluar në zonat e mbrojtura, sipas përcaktimit të nenit 25, të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002, “Për zonat e mbrojtura”, kundrejt tarifave të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave, nëpërmjet kontratave të nënshkruara nga drejtori i Administratës të Zonës së Mbrojtur, me miratim të Drejtorit të Përgjithshëm; rishikon, harton ose ndryshon kontratat ekzistuese të lidhura për sipërfaqet e zonave të mbrojtura nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor në rrethe përpara krijimit të AKZM-së.”.

Page 22: Numër 1 | Korrik 2016

22 AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA

Marrëveshja e bashkëpunimit mes agjencive homologe të Shqipërisë dhe Çekisë

Një grup drejtuesish dhe punonjësish nga AKZM dhe AdZM-të e rretheve zhvill-uan një vizitë pune në Çeki. Në tetor të vitit 2015, dy drejtuesit: të Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri (NAPA AL) dhe Agjencisë për Ruajtjen e Natyrës të Republikës Çeke (NCA CR), nënshkruan një Memorandum të Bashkëpunimit (MOC). Pas takimit të parë të mbajtur në Shqipëri, dy institucio-net vendosën për të zhvilluar dhe për të nënshkruar një Plan Vepri-mi, i cili do të shoqëronte marrveshjen. Siç u përmend në marrveshje, AKZM dhe ARNÇ do të zhvillojnë procedura dhe projekte për shkëmbimin e rregullt të informacionit mbi ruajtjen e natyrës dhe mbrojtjen e peizazhit, komunikimin, edukimin dhe ndërgjegjësimin e publikut në fushat priori-tare:

(A) Ngritja e sistemeve të përshtatshme të informacionit për përpunimin e të dhënave të biodiversitetit dhe menaxhimit;

(B) Shkëmbimi i të dhënave teknike dhe vënia e informacionit në dispozicion të publikut;(C) Identifikimi i zonave të rëndësishme, në bazë të Konventës së Bernës, rrjetit Emerald si dhe Natura 2000;(D) Monitorimi, inventari, analiza e të dhënave dhe përpunimi;(E) Menaxhimi i zonave të mbrojtura (ZM) duke përfshirë dokumente strategjike (planet e menaxhimit), zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore.

Të dy institucionet kanë rënë dakord për zhvillimin e projekteve të përbashkëta me interes për të dy vendet, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta për të ndarë përvojën mes dy Agjencive, procesi i ndërtimit të kapaciteteve me qëllim rritjen e kapaciteteve njerëzore në institucionet shqiptare. Gjithashtu, do të bashkëpunojmë në zhvillimin e bazës së të dhënave për llojet dhe habitatet.

Page 23: Numër 1 | Korrik 2016

AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA 23

VII. ADZM-TË NË TERREN

Një nga drejtimet kryesore të punës së AdZM—Tiranë është edhe rehabilitimi i ish-guroreve dhe sipërfaqeve të eroduara në kategoritë e zonave të mbrojtura në Qarkun e Tiranës dhe në veçanti në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”.Pas mbylljes së aktivitetit të guroreve, në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”, gjendja aspak e mirë e sipërfaqeve të gërmuara në këto gurore, nxjerr nevojën emenjëhershme të rehabilitimit, nëpërmjet pyllëzimit dhe punimeve të tjera inxhin-ierike të domosdoshme.Në kuadër të kësaj pune, në Qershor të këtij viti, u lidh kontrata (pas prokurimit publik) dhe ka filluar puna për rehabilitimin e ish-gurores nr.1 në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”, pikërisht në Qafë-Priskë.Qëllimi final në përfundim të rehabilitimit të kësaj ish-guroreje është gjelbërimi i habitatit me bimësi dhe drurë pyjorë, në përputhje edhe me tipin e tokës dhe bimësinë tipike të zonës, duke kontribuar kështu në rigjenerimin e ekosistemit.

Page 24: Numër 1 | Korrik 2016

24 AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA

ADZM, ELBASAN identifikon florën në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

AdZM—Elbasan zhvilloi një monitorim biologjik në Parkun Kombëtar Shebenik— Jabllanicë,

ku identifikuan gjithë llojet bimore. Gjatë muajit Maj në Ruen, Rajcë PK Shebenik-Jabllanicë, u

identifikuan llojet bimore si Anemone alpina, Fragaria vesca, në vende pak të zhveshura Sideritis

roeseri, Urtica dioica, Viola tricolor, Ranunculus sp, Taraxacum officinale, Geranium sp, Primula

veris, Fritillaria sp.,etj. Pranë “Qafës së Vaskut”, Rrajcë punonjësit e AdZM—Elbasan identifikuan

llojet floristike, të cilat përmban kjo zonë, e cila si pasojë e abuzimeve ndër vite, sipërfaqja është

zhveshur dhe si pasojë ka filluar erozioni. Zona karakterizohet nga prania e llojeve bush, dëllënja e

kuqe, si dhe dushqe të llojit Quercus cerris, Quercus petrea, etj. Ahu është present përgjatë përroit

të Bushtricës. Këtu gjendet pyll të pishës së zezë dhe ahut, ku u vërejtën dhe filiza të rinj dhe u

rekomandua të ruhet nga kullotat në mënyrë që t’i japë mundësi rigjenerimit të habitatit të ahut, të

dëmtuar vite më parë nga prerjet e paligjshme.

Page 25: Numër 1 | Korrik 2016

Nga bimët barishtore u

evidentuan llojet Equisetum

sp., fieri, orkidea, trëndafili

i egër, mjedra, manaferra,

manushaqja, karafili ngjyrë

gjaku, etj. Specialistët vërejtën

se ka një krasitje të rrallë

të drurëve të lajthisë dhe u

rekomandua të mos krasitet

më, për shkak të pranisë së saj

të rrallë.

AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA 25

Zona Sheshi i Dardhës shtrihet

në habitatin e ahut në lartësi

900 m mbi nivelin e detit, ku

kemi prani të llojeve si: pisha

e zezë, mështekna, panja e

malit, bredhi i bardhë, qarri,

bunga, arrci, shelg, dëllënja

e zezë, murrizi, gorrica.

Është monitoruar në rrugën

këmbësore të Letmit, prania e

llojit Ramonda serbica, e cila

është bimë endemike. Në këtë

zonë ajo u identifikua me rreth

21 individë, në një sipërfaqe

1.5 m2, në lartësinë 1081 m

mbi nivelin e detit, dhe në një

sipërfaqe 2.5 m2 në lartësinë

1112 m mbi nivelin e detit.

Në Rezervatin Natyror të

Menaxhuar Stravaj i cili

shtrihet në lartësi 900-1800

m mbi nivelin e detit, gjendet

habitati i ahut, ku përveç tij, të

pranishme janë dhe llojet pisha

e zezë, panja e malit, panja

gjethegjerë, krekës, bredhi i

bardhë, qarri, bunga, arrci,

shelg, dëllënja e zezë, molla e

egër, kumbulla e egër, etj.

ADZM, ELBASAN identifikon florën në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Page 26: Numër 1 | Korrik 2016

26 AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA

ADZM-KORÇË, aksion për luftimin e procesionares së Dushkut

Gjatë muajit qershor punonjësit e AdZM—Korçë janë përfshirë në një aksion për luftimin e procesionares, insektin dëmtues të drurëve, që ka prekur Parkun Kombëtar, Prespë. AKZM vlerësoi shqetësimin e drejtuesëve dhe punonjësve të AdZM - Korçë, duke mundësuar ndërhyrjen me preparate të lejuara, pa shkaktuar dëmtime në faunën e egër. Për realizimin e spërkatjes janë vendosur në dispozicion automjetet e Parkut Kombëtar të Prespës. Administrata ka marë masa paraprake për njoftimin e Pushtetit Vendor dhe banorët vendas për moslejimin e kullotjes së blegtorisë në zonat me aktivitet dhe vendosjen e tabelave për mbrojtjen e blegtorisë. Aksioni vazhdoi gjatë gjithë javës së dytë të qershorit në vendet e infektuara dhe të arritshme nga au-tomjeti spërkatës. Më pas aksioni për luftimin e procesionares së dushkut vazhdoi dhe në terrenet malore të Parkut Kombëtar “Prespa”. Vitin e kaluar u zhvillua një operacion i gjerë, duke nisur me masivet pyjore të pishave në Gjinar të

Elbasanit në kuadër të luftimit mekanik të procesionares. Ky operacion u zhvillua në kuadër të Programit Kombëtar për Luftimin Mekanik të Procesionares, i cili u shtri në 4 rajone të vendit, Shkodër, Dibër, Elbasan dhe Korçë, ku u përfshinë 33 njësi të qeverisjes vendore. Këtij operacioni i janë nënshtruar 6335 hektarë pyje në grum-bujt pyjorë të pishës së zezë.

Page 27: Numër 1 | Korrik 2016

AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA 27

VIII. NJOFTIME

• Gjatë muajit shtator do të mbahet “Konferenca Kombëtare e Turizmit në Zonat e Mbrojtura”, e cila organizohet nga AKZM dhe Natura 2000. AKZM synon që ta kthejë në traditë zhvillimin një konference të tillë, duke e zhvilluar çdo vit. Ky është viti i dytë i mbajtjes së kësaj konfer-ence. Për të rejat e fundit ju ftojmë të vizitoni faqen tonë të web: www.akzm.gov.al

• Kongresi Ndërkombëtar i IUCN: Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës ( IUCN ) dhe Shoqëria Kombëtare e Gjeografëve do të zhvil-lojnë së bashku Kongresin Ndërkombëtar të IUCN-së, i cili për herë të parë do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara në ishujt Hawai në datat 1-10 Shator 2016. Për detaje të mëtejshme ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare:

www.iucnworldconservationcongress.org

Page 28: Numër 1 | Korrik 2016

Nëse doni ta merrni këtë buletin elektronikisht, dërgoni adresën tuaj të e-mail, kontaktin dhe emrin në adresën [email protected] me subjektin “Buletini i Zonave të Mbrojtura-Email”

Faleminderit që na ndihmoni të reduktojmë impaktin tonë në natyrë.

Na ndiqni në mediat sociale për tu informuar dhe disku-tuar rreth përditësimeve më të fundit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura:

Web: www.akzm.gov.alFacebook : AKZM Albania

Twitter: AKZM Albania