16
cyan magenta yellow black 1 OPINION Tragjedia e të përbashkëtës, si të mos përsëritet MINIATURË Me dhanë gajret Nga: AGRON TUFA - FAQE 5 Nga: HAKI KOLA - FAQE 4 GAZETË E PAVARUR. NR. 12 (56). DHJETOR 2010. ÇMIMI: 50 LEKË. 20 DENARË. 1.5 EURO Dibra mbytet edhe me një, edhe me tre diga! OPINION Vështirë është të jesh shqiptar në Shkup e Bit Pazar Nga: REXHEP TORTE - FAQE 5 NË BRENDËSI: Naim Plaku sjell folklorin në Teatrin e Operas dhe Baletit FAQE 7 N ë hulumtimet e mia empirike kam kërkuar që në vend të Skavicës të ndërtohen një sërë hidrocentralesh të mesëm mbi degët e Drinit në Mallë, Veleshicë, Setë, Gramë, Gjalagjosht, Murrë, Okshtun... dhe qindra hidrocentralë të vegjël mbi degëzime më të vogla e mbi kanale ujitës. Kam përmendur një studim të viteve ’80-të ku vetëm nga ngritja e hidrocentra- leve mbi kanalet ujitëse dhe ujësjellsin e Peshkopisë prodhimi i energjisë elektrike rritej nga 15 milionë kilovatorë në 220 milionë që, siç thuhej atëherë, “Dibra ngrohej dhe gatuante me energji elektrike”. Tash, nga publikimet mediatike, më duhet të shtoj një lajm të ri, rrjedhur nga “sherret e politikës”. “Janë dhënë me koncesion për 35 vjet hidrocentralet - “Borovë”, “Seb- isht Nr. 2”, “”Prodan Nr. 4", “Prodan Nr. 5”, “Okshtun Nr. 6”, “Okshtun Ekologjik”, “Tërnova Nr. 7”, “Lubalesh Nr. 9”, “Lubalesh Ekologjik”, dhe “Gjoricë Nr. 10”, pra në total plot 10 hidrocentrale me prodhim vjetor prej 153 milion e 786 mijë e 127 Kilovat Orë”- Kjo e dhënë zyrtare është të paktën vetëm për një të katërtën e territorit të Dibrës. Shifrën që jepet po ta shumëzojmë me katër na del që në pro- dhim energjie, nga burimet ujore malore të Dibrës, të kemi DY në mos më shumë Skavica. Për mendimin tim, i dashur Vesel, si me një digë, si me tri diga, Dibra në rrënjë të saj shuhet. Dhe, po qe se me të vërtetë, luginën e bukur e pjellore të Drinit të Zi do ta zhysyn në ujë, atëherë TROKË SE TROKË LE TË BËHET OKË. Le të ndërtohet Skavica! Në fund të fundit, në qoftë se do ta arrij atë ditë, unë nuk humbas asgjë. Trojet e babait tim do të zgjaten si një ballkon mbi ujërat e liqenit të Skavicës. Kundërshtimet e mia janë të lidhura me interesa të gjera të Dibrës e jo me interesa të ngushta vetjake. (Nga: ABDURAHIM ASHIKU - LEXONI NE FAQET 2-3) Atë që bota bashkëkohore e quan “terapi” dhe që zbatohet si procedurë psikoterapeutike për njerëzit në depresion, sëmundje a gjendje të rëna, në gjuhën popullore e quajnë “gajret”. Nje- riu që i “jep gajret” hallexhiut, përpiqet t’i ngjallë atij shpresën dhe kurajën për kapërcimin e fatkeqësisë... REPORTAZH Shqiponja në zemrën e vogëlushit Nga: ROZI THEOHARI - FAQE 6 PORTRET Demir Leka, një “histori me zhurmues” Nga: ROZI THEOHARI - FAQE 6 BOTIME Dy libra të rinj të shkrimtarit Xhafer Martini “Prehistoria e Dibrës”, një monografi që na ka munguar Kontribut me vlerë për emancipimin e mëtejshëm të politikës shqiptare Dinastia shqiptare sundoi Misirin në kërkimet e një diplomati Botohen kujtimet historike të Ismail Strazimirit FAQE 8,9,10,11,13 OPINION Inxhinierët “fantazmë” të Rrugës së Arbërit N jë “inxhinier” i Rrugës së Arbërit paska kërkuar për fakte në Gurrë të Matit, për ta çuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, para drejtësisë në Hagë. Por, ndërsa “inxhinieri” peru- an, Jose Pablo Baraybar është fshehur pas “rrugës” për të bërë punën e tij për Tribunalin e Hagës, shumë “inxhinierë” të paidentifikuar e të paautorizuar kanë dashur gjatë gjithë vitit 2010 të bëjnë orakullin për fatin e Rrugës së Arbërit. “Rruga e Arbërit do të kalojë mespërmes Klosit, në ish tranver- bangun e Bulqizës e do të dalë në qytet”. “Rruga do të kalojë nga Ura e Vashës e aty do bëhet një bay-pas, që do ta lidhë me Klosin, dhe pastaj një autostradë fushore do ta lidhë me Rrugën e Kombit”. “Tuneli i Qafës së Buallit nuk do të ndërtohet, ka kosto dhe qeveria s’e përballon dot”. “Nuk do ketë rrugë të re nga Ura e Çerenecit për në drejtim të Dibrës së Madhe, por do të për- doret ajo aktuale, që kalon nga ura e Topojanit”. “Do të bëhet një rrugë e re për në Lurë e prej andej do të lid- het Peshkopia me Rrugën e Kombit”. Këto e shumë të tjera fantazi mbi Rrugën e Arbërit kanë qarkulluar nga “inxhinierë” të paautorizuar, duke bërë kompetentin e të mirinfor- muarin për të ardhmen e kësaj rruge. Këto fantazi nxiten edhe nga zëra zyr- tarësh e burokratësh, që vonesat në Rrugën e Arbërit i lidhin me argu- mentet se “gjoja nuk ka përfunduar projekti i rrugës së Arbërit”. Në fakt, e vërteta është krej ndryshe. Çdo njeri që kalon buzë Rrugës së Arbërit, shikon se punimet kanë ecur shumë ngadalë, aq më tepër cilësia e punimeve nuk ka lënë shumë hapësirë për optimizëm. Edhe tenderi i sapombaruar për tunelin e Qafë Buallit, duket se nuk lë shumë për entuaziazëm për të ardhmen e saj. Burime nga Drejtoria e Rrugëve thonë se tenderin për ndërtimin e tunelit e ka fituar një firmë sh- qiptare, pa eksperiencë në pun- ime të tilla. Por, kjo nuk do të thotë se “fantazitë” prej hijenash të in- dividëve pa moral e karakter, du- hen mbështetur e përkrahur. Çdo rrugë që ndërtohet jash- të asaj që është miratuar në Këshillin Kombëtar të Rrugëve në nëntor 2004, nuk është Rru- ga e Arbërit, nuk mund të quhet Rruga e Arbërit, madje as të pre- tendojë të quhet e tillë. Çdokush qe do të abuzojë me të, nuk do ti shpëtojë gjykimit të popullit dhe drejtësisë në të ardhmen. Rruga e Arbërit është vetëm një: Ajo që afron Bulqizën me Tiranën vetëm 45 km, ajo që afron Dibrën e Madhe vetëm 72 km dhe që can mespërmes Luginën e Pollogut drejt Gositvarit, Tetovës e Shkupit, duke e sjellë lindjen e Ballkanit në portin e Durrësit. Çdo hipotezë tjetër është fantazi dhe nuk i shërben Shqipërisë. As më pak e as më shumë, se fan- tazitë e inxhinierëve që kërkojnë esh- tra për të denoncuar Shqipërinë dhe Kosovën për trafik organesh. Bujar Karoshi Market KEN Laprakë, Tiranë Tel: +355 4 22 50 480 Cel. 068 20 36 394

OPINION MINIATURË OPINION Tragjedia e të jesh …rrugaearberit.com/arkiva/2010/Dhjetor2010.pdfnga qyteti IF nga Normandia e Francës, nga qyteti Llom i Bullgarisë, si edhe prefektë

  • Upload
    others

  • View
    10

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

cyan magenta yellow black 1

OPINION

Tragjedia e tëpërbashkëtës,si të mos përsëritet

MINIATURË

Me dhanë gajret

Nga: AGRON TUFA - FAQE 5Nga: HAKI KOLA - FAQE 4

GAZETË E PAVARUR. NR. 12 (56). DHJETOR 2010. ÇMIMI: 50 LEKË. 20 DENARË. 1.5 EURO

Dibra mbytet edhe menjë, edhe me tre diga!

OPINION

Vështirë është tëjesh shqiptar nëShkup e Bit PazarNga: REXHEP TORTE - FAQE 5

NË BRENDËSI:

Naim Plakusjell folklorinnë Teatrine Operasdhe Baletit FAQE 7

Në hulumtimet e mia empirike kam kërkuar që në vend të Skavicës tëndërtohen një sërë hidrocentralesh të mesëm mbi degët e Drinit në

Mallë, Veleshicë, Setë, Gramë, Gjalagjosht, Murrë, Okshtun... dhe qindrahidrocentralë të vegjël mbi degëzime më të vogla e mbi kanale ujitës. Kampërmendur një studim të viteve ’80-të ku vetëm nga ngritja e hidrocentra-leve mbi kanalet ujitëse dhe ujësjellsin e Peshkopisë prodhimi i energjisëelektrike rritej nga 15 milionë kilovatorë në 220 milionë që, siç thuhejatëherë, “Dibra ngrohej dhe gatuante me energji elektrike”.

Tash, nga publikimet mediatike, më duhet të shtoj një lajm të ri, rrjedhurnga “sherret e politikës”.

“Janë dhënë me koncesion për 35 vjet hidrocentralet - “Borovë”, “Seb-isht Nr. 2”, “”Prodan Nr. 4", “Prodan Nr. 5”, “Okshtun Nr. 6”, “OkshtunEkologjik”, “Tërnova Nr. 7”, “Lubalesh Nr. 9”, “Lubalesh Ekologjik”, dhe“Gjoricë Nr. 10”, pra në total plot 10 hidrocentrale me prodhim vjetorprej 153 milion e 786 mijë e 127 Kilovat Orë”-

Kjo e dhënë zyrtare është të paktën vetëm për një të katërtën e territorittë Dibrës. Shifrën që jepet po ta shumëzojmë me katër na del që në pro-dhim energjie, nga burimet ujore malore të Dibrës, të kemi DY në mos mëshumë Skavica.

Për mendimin tim, i dashur Vesel, si me një digë, si me tri diga, Dibranë rrënjë të saj shuhet. Dhe, po qe se me të vërtetë, luginën e bukur epjellore të Drinit të Zi do ta zhysyn në ujë, atëherë TROKË SE TROKË LE TËBËHET OKË.

Le të ndërtohet Skavica!Në fund të fundit, në qoftë se do ta arrij atë ditë, unë nuk humbas asgjë.

Trojet e babait tim do të zgjaten si një ballkon mbi ujërat e liqenit tëSkavicës.

Kundërshtimet e mia janë të lidhura me interesa të gjera të Dibrës e jome interesa të ngushta vetjake.

(Nga: ABDURAHIM ASHIKU - LEXONI NE FAQET 2-3)

Atë që bota bashkëkohore e quan “terapi” dhe që zbatohet siprocedurë psikoterapeutike për njerëzit në depresion, sëmundjea gjendje të rëna, në gjuhën popullore e quajnë “gajret”. Nje-riu që i “jep gajret” hallexhiut, përpiqet t’i ngjallë atij shpresëndhe kurajën për kapërcimin e fatkeqësisë...

REPORTAZHShqiponjanë zemrën evogëlushitNga: ROZI THEOHARI - FAQE 6

PORTRETDemir Leka,një “historime zhurmues”Nga: ROZI THEOHARI - FAQE 6

BOTIME

Dy libra të rinj të shkrimtaritXhafer Martini

“Prehistoria e Dibrës”,një monografi qëna ka munguar

Kontribut me vlerëpër emancipimine mëtejshëm të politikësshqiptare

Dinastia shqiptare qësundoi Misirin në kërkimete një diplomati

Botohen kujtimethistorike të IsmailStrazimiritFAQE 8,9,10,11,13

OPINION

Inxhinierët “fantazmë” të Rrugës së ArbëritNjë “inxhinier” i Rrugës së

Arbërit paska kërkuar përfakte në Gurrë të Matit, për taçuar kryeministrin e Kosovës,Hashim Thaci, para drejtësisë nëHagë.

Por, ndërsa “inxhinieri” peru-an, Jose Pablo Baraybar ështëfshehur pas “rrugës” për të bërëpunën e tij për Tribunalin eHagës, shumë “inxhinierë” tëpaidentifikuar e të paautorizuarkanë dashur gjatë gjithë vitit2010 të bëjnë orakullin për fatine Rrugës së Arbërit.

“Rruga e Arbërit do të kalojëmespërmes Klosit, në ish tranver-bangun e Bulqizës e do të dalënë qytet”. “Rruga do të kalojë ngaUra e Vashës e aty do bëhet njëbay-pas, që do ta lidhë me Klosin,dhe pastaj një autostradë fushoredo ta lidhë me Rrugën e Kombit”.“Tuneli i Qafës së Buallit nuk do tëndërtohet, ka kosto dhe qeveria s’epërballon dot”. “Nuk do ketë rrugë tëre nga Ura e Çerenecit për në drejtimtë Dibrës së Madhe, por do të për-doret ajo aktuale, që kalon nga ura eTopojanit”. “Do të bëhet një rrugë ere për në Lurë e prej andej do të lid-het Peshkopia me Rrugën e Kombit”.

Këto e shumë të tjera fantazi mbiRrugën e Arbërit kanë qarkulluar nga“inxhinierë” të paautorizuar, dukebërë kompetentin e të mirinfor-muarin për të ardhmen e kësaj rruge.Këto fantazi nxiten edhe nga zëra zyr-tarësh e burokratësh, që vonesat nëRrugën e Arbërit i lidhin me argu-mentet se “gjoja nuk ka përfunduarprojekti i rrugës së Arbërit”. Në fakt,

e vërteta është krej ndryshe.Çdo njeri që kalon buzë Rrugës

së Arbërit, shikon se punimet kanëecur shumë ngadalë, aq më tepërcilësia e punimeve nuk ka lënëshumë hapësirë për optimizëm. Edhetenderi i sapombaruar për tunelin eQafë Buallit, duket se nuk lë shumëpër entuaziazëm për të ardhmen esaj. Burime nga Drejtoria e Rrugëve

thonë se tenderin për ndërtimine tunelit e ka fituar një firmë sh-qiptare, pa eksperiencë në pun-ime të tilla.

Por, kjo nuk do të thotë se“fantazitë” prej hijenash të in-dividëve pa moral e karakter, du-hen mbështetur e përkrahur.

Çdo rrugë që ndërtohet jash-të asaj që është miratuar nëKëshillin Kombëtar të Rrugëvenë nëntor 2004, nuk është Rru-ga e Arbërit, nuk mund të quhetRruga e Arbërit, madje as të pre-tendojë të quhet e tillë. Çdokushqe do të abuzojë me të, nuk doti shpëtojë gjykimit të popullitdhe drejtësisë në të ardhmen.

Rruga e Arbërit është vetëmnjë: Ajo që afron Bulqizën meTiranën vetëm 45 km, ajo qëafron Dibrën e Madhe vetëm 72

km dhe që can mespërmes Luginëne Pollogut drejt Gositvarit, Tetovëse Shkupit, duke e sjellë lindjen eBallkanit në portin e Durrësit.

Çdo hipotezë tjetër është fantazidhe nuk i shërben Shqipërisë.

As më pak e as më shumë, se fan-tazitë e inxhinierëve që kërkojnë esh-tra për të denoncuar Shqipërinë dheKosovën për trafik organesh.

Bujar Karoshi

Market KENLaprakë, Tiranë

Tel: +355 4 22 50 480Cel. 068 20 36 394

2 - Dhjetor 201056nr.

DREJTOR:Rakip Suli

KËSHILLI BOTUES:Musa RiçkuShaqir SkarraBujar Karoshi

Kontribuan për këtë numër:Akad. Prof. dr. Muzafer KORKUTIProf. dr. Shaban SINANIAbdurahim ASHIKUAgron TUFARexhep TORTEHaki KOLAAgustin GJINAJRozi THEOHARIRamiz GJININaim PLAKUYmer KETAXhelal R. ROÇINin RAJTAShehat CAMI

Adresa e gazetës:Rr. “Zenel Baboçi”,Pall. “Ferar”, TiranëTel. +355 4 22 33 283E-mail: [email protected]

Opinionet dhe komentete botuara nuk shprehindomosdoshmërishtqëndrimin e redaksisë

aktualitetPosta eGazetë e pavarur.Nr. 12 (56). 1 - 31 Dhjetor 2010

Redaksia e gazetës falënderonlexuesit dhe bashkëpunëtoret e sajpër mesazhet dhe shkrimet e sjellapër botim.

Redaksia u kujton bashkëpunë-torëve të saj,Xhemail ALI PECI,Selman Meziu, Pandeli Koçi, XhelalRoçi, Nin Gj. Rajta, Hysen Uka,Abdurahim Ashiku, etj, se shkrimete tyre, për arsye vendi nuk janëbotuar në këtë numër.Ato do të botohen në numrat e ardhs-hëm të gazetës “Rruga e Arbërit”.

Kujtojmë bashkëpunëtorët, të cilëtduan që shkrimet e tyre të botohenpatjetër në numrin e radhës, tëkonfirmojnë më parë sjelljen ematerialit në numrat e telefonit tëredaksisë ose emailin e gazetës.Shkrimet priten në redaksi deri mëdatë 20 të muajit.Gjithashtu, ju kujtojmëbashkëpunëtorëve se shkrimetderi në dy faqe daktilografikekanë përparësi botimi.JU LUTEMI, QË SHKRIMET QËVIJNË PËRMES EMAILIT, TË KENËPATJETËR ZANOREN “Ë”.Gazeta publikohet falas në internetme datë 7 të muajit pasardhës.

Ju falënderojmë që jenipjesë e gazetës!

Më 15 dhjetor 2010, në mënyrë solemne u inagurua objekti i riKomunës së Dibrës së Madhe. Në këtë solemnitet morrën pjesë

Abdylaqim Ademi, z/v kryeministër, Xhelal Bajrami, ministri për Punëdhe Politikë Sociale, deputetja Julieta Marku, përfaqësues të pushtetitvendor, kryetarët e komunave të binjakëzuara nga Gjakova e Kosovës,nga qyteti IF nga Normandia e Francës, nga qyteti Llom i Bullgarisë, siedhe prefektë dhe kryetarë të komunave nga Maqedonia e Shqipëria,përfaqësues të USHT-së, të bashkësive fetare, këshilltarë të KëshillitKomunal, përfaqësues të shoqatave të intelektualëve dibranë nga Tirana,Shkupi e diaspora, udhëheqës të institucioneve në qytet dhe shumëqytetarë.

Argëtim Fida, kryetar i Komunës së Dibrës së Madhe, duke përshën-detur të pranishmit, tha se, “Sot inagurojmë objektin e administratës sëKomunës së Dibrës së Madhe, njërin nga më të bukrit në Maqedoni dhemë funksionalin sipas standardeve të administratës bashkëkohore. Kaluantetë vite nga momenti i djegies së ishbarakës dhe sot bashkë me Qever-inë e Maqedonisë po inagurojmë këtë objekt madhështor, që ka mëshumë se tre mijë metra katrorë dhe që do të jetë në shërbim të admin-istratës komunale. Në këtë objekt të ri qytetarët do të marrin shërbimetedhe të njësive rajonale si Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekono-misë Ujore, Ministria e Drejtësisë, Komisioni zgjedhor, Zyra e avokatittë popullit, zyra e deputetit, Ministria e Mbrojtjes, Qendra për Menax-him me krizat, Drejtoria për Shpëtim dhe Inspektorati Republikan i Ekon-omisë. Këtu do të jetë në funksonim sistemi bashkëkohor i zyrave tëhapura për një njësi, ndërsa shërbimet për qytetarët do të kryhen nëkatin përdhesë, duke qenë ekspeditiv dhe me transparencë maksimalepërmes sporteleve për kontakt me qytetarët, pajisje e cila na u dhuruanga BE. Kemi edhe sallën moderne për mbledhjen e Këshillit Komunalme aparaturë për përkthim simultan që do të shfrytëzohet edhe për ak-tivitet tjera. Qeveria e Maqedonisë për këtë objekt deri tani ka akorduar65 milionë denarë ndërsa vlera e këtij objekti është afër 2 milionë euro,ku edhe Komuna e Dibrës së Madhe ka investuar mjetet e kon-siderueshme. Kemi ende obligime të pashlyera dhe shpresoj se Qeveriado të na ndihmojë edhe në këtë drejtim. Bashkëpunimi i pushtetit lokaldhe atij qëndror që më parë nuk ekzistonte, në këto gjashtë vitet e funditu shndërrua në një model të suksesit. Në Dibër për çdo vit promovohendisa objekte kapitale, që përmisojnë dukshëm cilësinë e jetës së përdit-shme në qytet”, tha në fund Fida.

Abdylaqim Ademi, z/v kryeministër i Maqedonisë, theksoi se, “ Kjogodinë flet më shumë se fjalët tona. bashkëpunimi i Komunës së Dibrëssç Madhe ka dhënë rezultate të suksesshme. Bashkëpunimi i Qeverisë sëMaqedonisë me të gjitha komunat që udhëhiqen nga BDI, por edhe mëkomunat e tjera, po jep rezultate. Ky bashkëpunim është i domosdoshëm,për t’i shfrytëzuar të gjitha fondet që projektohen për aktivitete të komu-nave. Mua më vjern mirë që për një periudhë të shkurtër në Dibër tëMadhe bëjmë dy përurime. Pak më parë përuruam falultetet e disper-suara të USHT-së, e sot objektin e ri të komunës, i cili do të ofrojëkushte më të mira të shërbimeve në të mirë të qytetarëve. Do të shiheminë përurime të tjera dhe realizime të projekteve të reja”, tha në fundAbdylaqim Ademi.

Me këtë rast në sallën e madhe të koncerteve të Qendrës për Kulturë,Dëshira Ahmeti- Kërliu, sopraia dibrane e mbarëshqiptare, shfaqi njëkoncert të shkëlqyer e shoqëruar nga Orkestri i Radio Televizionit tëShqipërisë me dirigjent Olri Arapi.

Rexhep TORTE

Nga: ABDURAHIM ASHIKU

E kisha lënë penën në faqen 276 tëlibrit tim “PO DIBRËS! JO SKAV-

ICËS! tek ftoja...Kjo faqe është për ty lexues, dib-

ran apo jo, shqiptar apo edhe i huaj.Shkruaj, bëju krah, bëju pjesë e

“Furtunës Dibrane” kundër “Digës sëSkavicës”, kundër liqenit mbytës tëgjithçkaje dibrane...

E kisha lënë me mendimin se in-telektualët dibranë do ta merrnin dhedo të plotësonin pikat në vazhdimpër vete dhe për të tjerë...

Më duhet ta marr përsëri penënnë dorë, edhe pse e shoh se ështëpaksa e ngrënë. Ani, edhe kështushkruan...

Dhjetori, si Janari i të njëjtit vit,2010, erdhi me përmbytje masive tëShkodrës, përmbytje që i kaloi çdokufi mbajmendje njerëzore. “Dhje-tori”, në krahasim me “Janarin”, aku-zoi liqenin dhe Bunën, akuzoi“çmendurinë” lumore e liqenore, siçe cilësuan në “vetëmbrojtje” politi-kanët.

Në Janar Skavica u lakua në tëgjitha rasat, nga të djathtë në push-tet e të majtë në opozitë. Të gjithëthanë se Shkodra është përmbytursepse nuk ishte ndërtuar Skavica, senuk ishte mbytur Dibra. Hapakrahështë gjithë deklaruan se që të mospërmbytet Shkodra duhet të ndërto-het Skavica, duhet të mbyten përgjith-një 65 kilometra katrore tokë e tëshpërngulen mbi dyzetmijë banorë...

Në dhjetor Skavica u lakua nja 2-3 herë vetëm nga kryetari i qeverisë.Dhe kjo si pjesë e “planit afatgjatë”.Arsyeja ishte sepse kësaj radhe Sh-kodra ishte përmbytur nga të tjerëfaktorë.

Çuditërisht kësaj radhe nuk u folas për “Hidrocentralin e Bushatit” aspër “hyrjen në ujë” të tij nën emrin“Hidrocentralit të Ashtës”, ndërtimii të cilit dikur cilësohej si faktor bazënë mospërmbytjen e Shkodrës, madjeedhe për përftimin e qindra hektarëvetokë në anën shqiptare dhe atëmalazeze.

Le t’ia lëmë Shkodrën shko-dranëve dhe zgjidhjen e tragjedisë sësaj një tryeze shkencore intelektu-alësh të “pa parti”.

* * *

Për prodhimin e energjisë elektrikesi dhe për disiplinimin e rrjedhës

së fortë të Drinit, janë ngritur gjash-të diga, tri prej të cilave në territorine Republikës së Shqipërisë (Vau i De-jës, Fierza dhe Komani) dhe tri jash-të kufijve zyrtarë të saj (por brendakufijve etnikë), përkatësisht në “sh-trungë” të liqenit të Ohrit në Strugë,në Glloboçicë dhe në Spile të Di-brës së Madhe. Për tri digat e tjeraçuditërisht, si të mos jemi pjesë eplanetit nuk kam dëgjuar të flitetpothuajse fare, përjashtuar janarin2010 kur portat e liqenit të Ohrit,Glloboçicës dhe Spiles u hapën...

Këtyre “gjashtë digave” pritet tushtohet një e shtatë, Skavica, dhe dytë tjera (Kodra e Bitrit – maja e The-kanushit dhe ajo mbi Katundin e Ri)ide e shtruar nga z. Vesel Hoxha.

Dua ta përshëndes miqësisht

mikun tim të vjetër Vesel Hoxha përprononcimin e tij publik në “Rrugae Arbërit” duke e cilësuar si vlerëintelektuale pavarësisht se ndonjërezervë e lidhur me profesionin timnuk derdh asnjë pikë ujë, as mbiSkavicën dhe as mbi “Tri Skavicat”.

Veselit i liroj kryet e vendit përnjohjen e Dibrës, të maleve dhe tëluginës, të kuotave gjeodezike e tërrugëve e rrugicave ku këmba e tijka shkelur më shumë se e kujtdo in-telektuali dibran.

Unë kam mbaruar agronominëdhe si agronom kryet e vendit ia lënjerëzve të mëdhenj që për një mo-ment e shndërruan luginën e Dibrësnë një truall prodhues me njohjeevropiane për mollët e Kastriotit,Zdojanit, Gjarajcës, Pasmarit, Os-tushit, Zall Sinës...

Ua lëshoj vendin Xhavit Hysës,Mehmet Hajrullait, Xhetan Xhikës,Idriz Lalës, Jovan Popit, Met Ramiz-it, Haki Kolës...një brezi “të vjetër-ish” dhe “të rinjsh” që punuan mepërkushtim për krijimin e blloqevetë mëdhenj frutorë në Dibër.

Ua lëshoj vendin Gani Tuçepit,Beqir Kalisë dhe të tjerëve që morënujërat e Setës dhe të lumenjve të tjerëmalorë dhe i përcollën në tërë lug-inën e Drinit.

Përpara tyre unë e quaj vetennxënës, një nxënës që e ka për detyrëintelektuale e shpirtërore të mbrojëveprën e mësuesve të tij. Nëndërtimin e Skavicës duhet të pyetenAta (vepra e tyre jeton edhe kur disanga ata kanë ikur). Duhet të pyetetbujku dibran që atë tokë e ka ujiturme djersë dhe me gjak në kohë tëvjetra synimesh të egra sërbe, e nëkohë diktature pune vullnetare bash-kuar në “12 mijë” vetë si atë natë të14 dhjetorit 1969.

Por, duke i kërkuar ndjesë z. Ve-sel, dëshiroj të futem paksa në “arate tijë, jo vetëm, por me njerëz qëpara afro pesëdhjetë vjetësh e kanërrahur me këmbë Drinin dhe guxuantë ndërtojnë e ta rradhisin Shqipërinëmidis vendeve që kan ndërtuar digatmë të larta në botë.

“Në janar 1961 krijohet Institutii Studimit, Projektimit dhe Ndërtim-it të veprave hidroenergjetike, shk-ruan Emin Musliu në një shkrim tëdhjetorit 2010 me titull “Fierza edhesot është e sigurt”. Unë emërohemdrejtor, Petrit Radovicka, kryeinxhin-ier, i caktuar nga qeveria, përhartimin e shkallës së shfrytëzimittë Drinit. Gjatë 3 viteve 1961, ‘62,‘63, punuan në këtë studim mbi 70specialistë të lartë të fushave të ndry-shme (Topolog, Gjeolog, Hidrolog,ing, Hidroteknik, mekanik, elektriketj..) Me Petritin kemi bërë 3 rikon-jucione gjatë rrjedhës së Drinit. Nëpërfundim mbas 12 varianteve zg-jodhëm 4 variante dhe nga këto tëkatërta u zgjodh varianti 3, i cili umiratua në organet përkatëse të ko-hës. Merita e këtij studimi madhësh-tor qëndronte, në investimin dheargumentimin e tij për krijimin eliqeneve me rregullin 1-vjeçar dheshumë vjeçar. Këto rezervuare mundtë krijoheshin me diga të larta. Nëkëtë version parashikohej ndërtimii 5 H/C prej të cilëve Fierza me digë167 m. të lartë dhe Skavica me digë220 m. të lartë. Në atë kohë, derimë 31 dhjetor 1962, ishin ndërtuar10 diga të larta mbi 160 m. në gjithëbotën (6 në Amerikë, 1 në Francë, 1në Itali dhe 2 në Zvicër). Argumen-tet e Petritit ishin shumë bindëse përnevojën e digave të larta që krijoninliqene me rregullin vjetor si Fierza2.8 milionë m3 dhe rregulli shumëvjeçar si Skavica 6.7 milionë m3.Parametrat e sigurisë së tyre u morënnga më të lartat. Përballimi i prur-

Inagurohet objekti i ri iKomunës në Dibër të MadheShërbime më cilësore për qytetarët

merrkopjentënde

eshte koha per tu pajtuar...telefono: (o4) 22 33 283

Dhjetor 2010 - 356nr.

debat Bisedë shoqërore me Vesel Hoxhën,anëtar i Senatit të Universitetit Politeknik.

Dibra mbytet edhe me një, edhe me tre diga!Dibranët nga ndërtimi i liqenit artificial të Dibrës dhe hidrocen-

tralit të Shpiles nuk panë asgjë të mirë për këto 40 vjet pos humbjes tërreth 5000 hektarë të tokës më pjellore dhe që vaditej nga dy lumenj,burimi kryesor i ekzistencës të numrit më të madh të familjeve di-brane.

Sot të mirat nga prodhimi i rrymës përfitohen vetëm nga qeveriamaqedone që nuk do të ja dijë nëse këto familje u detyruan të largo-

hen në Turqi ose ShBA për të siguruar ekzistencën.

ARGËTIM FIDA, Kryetar i Komunës së Dibrës, Maqedoni

jeve të lumit me probabilitet 1 herënë 10000 vjet dhe kontrollin ndajtërmeteve në 9 ballë. Kjo ishte njëaventurë shumë e fuqishme për ko-hën, por besimi ishte shumë i lartëpër ta realizuar. Puna ishte konkretedhe zbatimi u bë perfekt. Fierza dhesot është e sigurt vetëm të zbatohetrregullorja e sigurimit teknik.”

Nga sa sipër nënvizova:Fierza me digë 167 m të lartë dhe

Skavica me digë 220 m. të lartë......Liqene me rregullin vjetor si

Fierza 2.8 milionë m3 dhe rregullishumë vjeçar si Skavica 6.7 milionëm3.

Nga nënvizimi del se Skavica ështëkonceptur (dhe konceptohet) sihidrocentral i rregullit “shumëvjeçar” gjë që e përkthyer në gjuhënpopullore do të thotë që Skavica dotë jetë një gjol i madh me 6.7 mil-ionë metra kub ujë ose 2.4 herë mëshumë se sa Fierza.

Një hurdhë e tillë gjigande do tëmbyste tërësisht ultësirën e Dibrës,nga Reçi në Gjoricë, tokën që i kadhënë dibranit në mijëvjeçarë bukëe qumësht, tokën ku historia e saj,ndër të tjera me 18 betejat Skënder-bejane dhe atë të Gjoricës 1844kundër hordhive të Hajredin Pashës,shkëlqen...

Skavica në pesëdhjetë vjet diktat-urë nuk u ndërtua, megjithëse shtetii asaj kohe e kishte në dorë edhe“kakrrukun” edhe “deskën”, ishte iaftë të ndërtonte një “Dibër tjetër”ashtu siç ndërtoi një “Kukës” tjetër,një “Ulzë” tjetër, një “Banjë”tjetër...

Pse nuk u ndërtua? Këtë pyetje ekam bërë edhe unë në rreshta e mi-dis rreshtave në librin në qarkullim.Me të drejtë e bën edhe z. Vesel.Mua më vjen keq që ndërsa arkivat eshtetit janë hapur edhe për individëtë veçantë (mirë është bërë) për njëtrevë të tërë me kokën në trungun egijotinës, nuk janë hapur (më saktëdo të ishte mirë të thosha se nuk kashkuar njeri që ti hapi dhe ti bëjëpublike) ndonëse Dibra ka intelek-tualë me potencial akademik që idinë të gjitha labirintet e dosjeve tëArkivit Kombëtar. Unë e quajemergjente hapjen e tyre për trans-parencë ndaj hapit që është hedhurnga politika e të dy krahëve përmbytjen e Dibrës si mospërmbytjetë Shkodrës.

* * *

Që në fillim të këtij shkrimi, dotë përgjigjesha pozitivisht për

ndërtimin e tyre në Lumin e Drinittë Zi”. – E nis opinionin e tij z. Ve-sel Hoxha, “Por...Veç problema-tikave që lidhen drejtpërdrejt melëvizjen ose shpërnguljen e popul-latës, kemi të bëjnë edhe me shumëaspekte të tjera të karakterit të sig-urisë, historisë, arkeologjisë, bujqë-sisë, mjedisit, pyjeve, gjeologjisë etj.etj.. Dhe ajo më e rëndësishmja, ethënë me pak fjalë, fillon tek bash-këpunimi me komunitetin e zonësqë do të përmbytet, me popullatën,

tek marrëveshja paqësore me to, ekënaqëshme, e levërdisëshme dhe esinqertë midis palëve. Pa një mar-rëveshje të tillë me të zotët e truallitqë do të përmbytet, nuk mund tëndërtohet as një dhe as më shumëse një hidroçentrale në zonën e Di-brës, në luginën e lumit Drini i Zi,pasi nga kufiri i saj verior e gjerë nëkufirin e saj jugor me ish RepublikënJugosllave të Maqedonisë, ajo ka tëzotërit e tokës, të zotërit shekullorëtë saj.”

“Bashkëpunim me komunitetin ezonës që do të përmbytet...” njëkërkesë iluministe, kërkesë që nëkushtet e kapitalizmit dhe të pronësprivate, për më tepër të një prone

private ku secili dibran trashigon pr-onat e të parëve shekullorë, është ipamundur. Një bashkëpunim meshtetin kundrejt një gjysmë eurojepër metro katrorë, kur tokat ku ai dotë shpërngulet janë të paktën 100euro metri katrorë, është çmenduri.

Por ndërsa me popullatën “teor-ikisht”, “në instancë të fundit” mundtë arrihet “bashkëpunim”, me his-torinë, me arkeologjinë, me vlerat ejashtëzakonshme të Dibrës si krahinëqendrore gjeografike dhe historike eshqiptarëve pyes a ka burrë nëne timbledhë njerëzit e trurit dibran përtë rënë në ujdi për mbytjen e përher-shme të vlerave?

Për z. Vesel Hoxha: “Varianti menjë digë do të ishte shkatërrim totali trevës së Dibrës së Poshtme nëveçanti dhe i gjithë Dibrës në tërë-si.”

Me kulturën gjeodezike që kam(Gjeodezinë e kam dhënë si provimuniversitar) nuk i heq asnjë presjemendimit të z. Vesel për kuotat qëjep ai në rrjedhën e lumit Drini i Zinëpër Dibër. I quaj të mirëqena pornuk quaj të mirëqënë mendimin etij për ndërtimin e tri digave mbishtratin e lumit, njera prej të cilaveështë në Skavicë, tjetra midis “Ko-drës së Bitrit (me lartesi mbi niveline detit 428 m) dhe Kodrës ose Ma-jës se Thekanushit “ dhe e treta “mbiKatundin e Ri, aty ku lumi Drini i

Zi fillon e ngushtohet”.Në variantin e parë: “diga duhet

të ketë një lartësi të tillë që kuotamaksimale e liqenit të mos i kaloj365 m maksimumi 370 m mbi nive-lin e detit, duke mos e përmbyturose duke e përmbytur shumë pak,në periferitë e tij, fshatin Fushë Alie.Më konkretisht, Ura e sotme e Lush-ës e ka kuotën perafërsisht 368 m.Pra liqeni i ardhëshem që formohetnga diga e Skavicës, ose diga e parë,do ta ketë pasqyrën e ujit, përmbushje maksimale, përafërsisht tëbarabartë me kuotën absolute tëUrës së Lushës.”

Nga sa e njoh unë zonën bujqë-sore nga Reçi tek Ura e Lushës i bieqë ultësira e Drinit nga Zall-Reçi nëZall-Kalis, Lugje, Zall-Dardhë dheFushë Çidhën, hambare bujqësoredhe blegtorale të kësaj zone, mbytet.I bie që me kuotat që na jep z. Veseltë mos mbytet vetëm fshati Blliçe.

Në variantin e dytë ku: “aksi idigës mund të përputhet me tuba-cionet e ujit të kanaleve vaditëse qëkalojnë aty.” – vend i njohur ky ngatë gjithë për shkak të sifonit që kapdy kodrat më krah të Drinit na delqë “Ura e Muhurrit nuk do të përm-

bytet, pra pasqyra e liqenit tëardhëshën në kuotë maksimale dotë jetë poshtë urës në fjalë...”

Ura e Muhurrit nuk u mbytka pormbyten të gjitha tokat bujqësore tëKastriotit, Kandrrit, Kishavecit, Zall-Sinës, Vajmëdhejt, Muhurrit, Çapi iBrezhdanit, fusha e Ushtelencës,Cetushit dhe Katundit të ri..., tokatmë pjellore të tërë luginës së Drinittë Zi.

Varianti i tretë: “mbi Katundin eRi, aty ku lumi Drini i Zi fillon engushtohet”, me “përroi i Veshar-sit”, “Perroi në perendim të Kodrëssë Cuculit” më vjen pak si i ngatër-ruar gjeografikisht, megjithatë ultë-sirat që kanë mbajtur me bukë dhequmësht në hapësirën Selane, Fushë-Dohoshisht, Hotesh e deri në Gjoricëdhe në ultësirën në pjesën e fsha-trave të Dibrës së Madhe në kufirinshiptaro-shqiptar, mbyten përjetë.

Në tërë këtë linjë dige apo digash,“Rruga e Rinisë”, ndërtuar në vitin1946 (dhe lënë në harresë) nga Mu-hurri e deri tek Ura e Dodës mbytetduke bërë izolimin total të fshatrave.Askush, deri tani, nuk ka folur përkëtë izolim rrugor, izolim që i çonkëto fshatra në kufij mesjetar lidhjeshme njeri tjetrin. Në botën evropianeku punoj e jetoj prej 15 vjetësh, sh-teti, para se të japë lejen përndërtimin rëndom edhe ndonjë lagje-je të re deri edhe shtëpi të vetmuar,

merr masa për të çuar deri në theme-let e shtëpive rrugën e asfaltuar, ujindhe energjinë elektrike pa ndërpre-rje. Dibranëve në fshatrat Përtej Drin-it nuk është folur asnjëherë se si dotë lidhen e si do të vazhdojë jeta...

Z. Vesel, në ndërtimin e dy di-gave mbi Drin, përveç asaj të Skav-icës ku mendoj se ka studime edhepër materialet mbushëse të digës, nukna flet fare se ku do të merren mate-rialet inerte për mbushjen e digës nëngushticat për të cilat flet. Mua mëngjan se për ndërtimin e digës mbiFushë të Çidhnës do të duhet që jovetëm Suka e Arrasit dhe kodrat ePërgjegjegje por edhe kodrat e Sinësdhe të Rrenzit e Kastriotit do të du-het të rrafshohen. Të njetën gjë dotë thosha edhe për digën e tretë, mbiKatundin e Ri, ku kodrat e Smol-laviçit, Cuculit, Hoteshit etj. do tësheshohen.

Në ndërtimin e hidrocentralit tëSkavicës, nga vëzhgimet e mia, delse të gjithë autorët llogaritë i bëjnënë metra kub ujë dhe në kilovatorëenergji elektrike, përkthyer me mo-spërmbytje në zonën e Shkodrës nëraste reshjesh të mëdha, në siguri përkaskadën e Drinit në raste thatësie

dhe në vlerë leku apo valute, përinteresa kapitaliste.

Midis 70 specialistëve të an-gazhuar 50 vjet më parë për studi-min e kaskadës së Drinit -Topolog,Gjeolog, Hidrolog, ing, Hidroteknik,mekanik, elektrik etj... (shih EminMusliu) nuk përmenet asnjë special-ist mjedisi: agronom, zooteknik, in-xhinier pyjesh, biolog, histortian,arkeolog etj. Nuk merret mundimidhe sot të pyeten askush prej tyre, athua se jeta ekziston vetëm në saj tëenergjisë elektrike.

* * *

Xhemal Mato, i njohur përmbrojtjen e mjedisit shqiptar,

pas njohjes me problemet ekologjikeqë vinin si pasojë e mbytjes së Di-brës nga ndërtimi i hidrocentralit tëSkavicës më shkruante:

“E lexova shkrimin tuaj dhe prob-lemi mu duk shumë i rëndësishëmdhe kompleks. Unë vetë mësovashumë gjëra dhe kuptova që pak enjoh problematikën që do të sjellëndërtimi i Skavicës. Mendoj se in-telektualët e zonës së Dibrës duhettë kërkojnë vlerësimin mjedisor qëështë bërë për këtë projekt (është edrejta e tyre dhe detyrim ligjor iMinistrisë së Mjedisit dhe Ministrisësë Kulturës). Gjithashtu me ligj atakanë të drejtë ta anulojnë, në se nukjanë dakord dhe argumentojnë atoqë ju përmendni me të drejtë. Kjo

është rruga ligjore por si e dini dheju, ligjet shpërfillen në këtë drejtimnë Shqipëri, kështu që ngel hapi idytë gjyqi, i cili gjithashtu nuk fito-het kollaj dhe s’e merr përsipër tabëjë një grup i pa bashkuar, shpesh ipamotivuar në ndërgjegje. Se fundiështë gjyqi publik të cilin ju jeniduke e bërë por këtu të gjithë që janëdakord me ju duhet ta bëjnë dhe unëtashmë rreshtohem pas jush.

Te fala, Xhemali” (Po Dibrës!, JoSkavicës! f. 7)

Argëtim Fida, kryetar i komunëssë Dibrës së Madhe nën Maqedonimë shkruante:

“Dibranët nga ndërtimi i liqenitartificial të Dibrës dhe hidrocentralittë Shpiles nuk panë asgjë të mirë përkëto 40 vjet pos humbjes të rreth5000 hektarë të tokës më pjellore dheqë vaditej nga dy lumenj, burimikryesor i ekzistencës të numrit më tëmadh të familjeve dibrane.

Sot të mirat nga prodhimi i rrymëspërfitohen vetëm nga qeveria maqe-done që nuk do të ja dijë nëse këtofamilje u detyruan të largohen nëTurqi ose ShBA për të siguruar ekz-istencën.” (Po Dibrës!, Jo Skavicës!f.6)

* * *

Në hulumtimet e mia empirikekam kërkuar që në vend të Skav-

icës të ndërtohen një sërë hidrocen-tralesh të mesëm mbi degët e Drinitnë Mallë, Veleshicë, Setë, Gramë,Gjalagjosht, Murrë, Okshtun... dheqindra hidrocentralë të vegjël mbidegëzime më të vogla e mbi kanaleujitës. Kam përmendur një studimtë viteve ’80-të ku vetëm nga ngritjae hidrocentraleve mbi kanalet ujitësedhe ujësjellsin e Peshkopisë prodhi-mi i energjisë elektrike rritej nga 15milionë kilovatorë në 220 milionëqë, siç thuhej atëherë, “Dibra ngro-hej dhe gatuante me energji elek-trike”.

Tash, nga publikimet mediatike,më duhet të shtoj një lajm të ri,rrjedhur nga “sherret e politikës”.

“Janë dhënë me koncesion për 35vjet hidrocentralet - “Borovë”, “Se-bisht Nr. 2”, “”Prodan Nr. 4",“Prodan Nr. 5”, “Okshtun Nr. 6”,“Okshtun Ekologjik”, “Tërnova Nr.7”, “Lubalesh Nr. 9”, “LubaleshEkologjik”, dhe “Gjoricë Nr. 10”, pranë total plot 10 hidrocentrale meprodhim vjetor prej 153 milion e786 mijë e 127 Kilovat Orë”-

Kjo e dhënë zyrtare është të pak-tën vetëm për një të katërtën e terri-torit të Dibrës. Shifrën që jepet pota shumëzojmë me katër na del qënë prodhim energjie, nga burimetujore malore të Dibrës, të kemi DYnë mos më shumë Skavica.

Për mendimin tim, i dashur Ve-sel, si me një digë, si me tri diga,Dibra në rrënjë të saj shuhet. Dhe,po qe se me të vërtetë, luginën ebukur e pjellore të Drinit të Zi do tazhysyn në ujë, atëherë TROKË SETROKË LE TË BËHET OKË.

Le të ndërtohet Skavica!Në fund të fundit, në qoftë se do

ta arrij atë ditë, unë nuk humbas as-gjë. Trojet e babait tim do të zgjatensi një ballkon mbi ujërat e liqenit tëSkavicës.

Kundërshtimet e mia janë tëlidhura me interesa të gjera të Di-brës e jo me interesa të ngushta vet-jake.

Athinë, dhjetor 2010

4 - Dhjetor 201056nr.

opinion

Për opinione dhe komente mund të na shkruani në adresën: “[email protected]”. Tel. 00355 4 22 33 283.OPINIONET DHE KOMENTET E BOTUARA NUK SHPREHIN DOMOSDOSHMËRISHT QËNDRIMIN E REDAKSISË

Nga: Haki KOLA

Tragjedia e Shkodrës kishte vite që luhej nëprapaskene. Herë pas herë jepte sinjale

shqetësuese, si me shpërthimet e pazakonta tëKirit, Gjadrit, ndonjëherë edhe me Drinin eBunën. Tek sheh mijëra vëllezër me shtëpi ekatandi të fundosura nën ujë, ku nuk dihet sesa do qëndrojnë, fjalët dhe komentet bëhen tëvështira. Toka jonë pasqyrë e qiellit po u bënjehonë trilleve klimatike. Nëse i referohemihistorisë, kjo nuk është hera e parë. Nëse kthe-hemi tek arkeologjia, e kujtojmë se sa qendratë mbuluara nga dheu trashëgojmë, kjo të sh-ton trishtimin e të pakëson shpresën. Shkodrapo përjeton pasojat e sjelljes së natyrës thonëtë shumtët. Të tjerë ngulmojnë se fajtore ësh-të shoqëria, me gabimet që ka bërë në shekuj,në trajtimin e malit e fushës, lumit e përroit,urbanizimit e industrisë. Dikush përmend edhendryshimet klimatike e ngrohjen globale.Duket se historikisht ka qenë një problem te-jet i vështirë për tu shtruar. Ndoshta më i vësh-tirë për tu shtruar se sa për tu zgjidhur. Vërshi-mi i lumenjve në fusha dhe përmbytjet e tyrekanë qenë një ndër dukuritë kryesore të jetësshqiptare. Por debati dhe tentativa për të sh-truar problemin ka qenë gjithmonë, e mend-jeve të nxehta, në kohën që uji kishte bërëpushtimin. Më pas vazhdonte rutina, e terri-tori kënetor zgjerohej, njerëzit linin fushën e ingjiteshin malit. Administratat tona duket sekanë ecur përherë në shina të vjetra e të ndry-shkura, tepër të interesuara për ta mbyllurdebatin përpara se të niset nga frika e risive, tëcilat paragjykohen si të paramenduara për tidhënë dikujt kapital politik, apo për të hapurtelashe e humbur autoritetin.

Opinioni publik duket si i përgjumur, dhendahet e merr rrugën në atë drejtim politik qëi beson, pa menduar se në këtë rast po shkeletnjë e drejtë themelore e tij. Kësaj vetëdije tëpamjaftueshme për të drejta i përgjigjet njëvetëdije e pamjaftueshme detyrash, një mu-ngesë interesash për fatet e pasurive të për-bashkëta që ndikojnë ndjeshëm në jetën tonëtë përditshme. Komunitetin mund ta nxjerrinnë rrugë vetëm partitë politike, edhe ata nënkërcënimin se po grumbullon kapital nga njëfatkeqësi natyrore. Dhe për shekuj me radhënuk bën asgjë, dhe ka shumë gjasa që edhepas kësaj tragjedie të mos bëjë kurrë asgjë për

Tragjedia e të përbashkëtës,si të mos përsëritet

tu rebeluar, për të kërkuar diçka, për të dëg-juar problemin të shtrohet nga ata që e drej-tojnë, të shtrohet në tërë kompleksitetin e tij,duke angazhuar ekspertizën vendore e atëndërkombëtare, pasi një kërkese e tillë ështëlegale, është pjesë e të drejtave të tij themelorenjerëzore. Duket sikur njerëzit nuk e dinë qëkanë të tillë të drejta.

Ndërsa dëgjohen shumë zëra që e kërkojnënë fushë zgjidhjen, (të thellojmë Bunën, tëbëjmë kanale kulluese), veset dhe parregullsitëe Kirit, Gjadrit, Drinit, Osumit e gjithë lu-menjve tonë, vijnë nga zanafillat e tyre mal-ore. Këto vese mvaren nga përdorimi i tokësnë këto male e shpate, e veçanërisht ngashpyllëzimi i paarsyeshëm që ka ndodhur evazhdon te ndodhë prej shumë e shumë viteshnë gjithë shpat malet e Shqipërisë, një shpyllë-zim çvat të çvatim, pa rradhë e pa sërë, nëpasurinë e të gjithëve e njëkohësisht të askujt,drurë të prerë për një degë të vetme, pyje tëtëra te sakatuara nga prerjet, e me pas djegur eridjegur, për të maskuar e fshehur faje të ad-ministratës, duke lëne pas tokë të djegur, ske-lete drusore të zgjyrta që u ngjajnë siluetavetë krijesave parahistorike.

Pas drurëve iku edhe bari. I tej kullotur edjegur herë pas herë, i menaxhuar si mall iaskujt, nën nepsin që secili të marrë më tepërnga fqinji i tij, ai u zhduk e u zëvendësua ngabarëra të pangrënshëm nga blegtoria, të cilëtnatyra i solli të mbrojë tokën, pasurinë më tështrenjtë për njeriun. Zjarret e njëpasnjëshmee bënë që shumë shpejt të dështonte kjo ten-tative mbrojtëse e natyrës. Barinjtë kërkojnëme çdo kusht bar. Mjafton tufa e tyre të

kullose. Pas zjarreve, mbi shpatet pa zot tëmaleve tona, shirat e dendur e të shpeshtë,vijnë herë pas herë, pikat ngrenë dheun përp-jete duke formuar një si lavë të gjakosur qeduke u rrokullisur pa asnjë pengesë, në atorrëke noprane, i dërgon drejt lumit mijëratonelata tokë të dobishme. Para se të arrijnëlumin rrëketë futen pushtojnë rruge e shtëpiduke mbytur fusha të tëra. Rezervuarët e hidro-centraleve te Drinit kanë fshehur nen ujë njëpjese të madhe të kësaj toke, zvogëluar kapac-itetin e mbufatur e derdhur pas cdo stuhie

Toka e malit në këtë, mënyrë është holluare holluar, në pjesën më të madhe, shkëmbimbi të cilën ajo qëndronte, ka dale në sipër-faqe e theket në diell. Ajzenhaur (ish presi-dent amerikan) i pyetur për dëshirën më tëmadhe në jetë, është përgjigjur, “që është tëlesh një copë toke qe e ke gjetur kur linde,ne kushte më të mira kur të ndërrosh jetë.Malet shqiptare në pjesën më të madhe te pjer-rësive qe janë arritur nga njeriu, e kanë hum-bur shtresën e sipërme të tokës. Pa këtë sh-tresë, toka bëhet tepër e ndjeshme, ndaj çdodukurie të natyrës. Ringjallja e kësaj toke tësëmure si një kafshë qe i kanë hequr lëkuren,kërkon terapi shumë te kujdesshme afat gjatë,kërkon ndryshime radikale në politikat sh-tetërore për tokat malore të destinuara për tërritur pyje dhe kullota. Këto politika duhet tëshoqërohen me marrëveshje sociale, meedukim të popullsisë dhe ndërgjegjësim të saj,për stadin në të cilin ndodhet sot toka jonë,dhe për rrugën e gjatë dhe sakrificat që na duhettë bëjmë si shoqëri, për të filluar kurimin, mepërmirësim të kurikulave shkollore, që akoma

na mësojnë për tokën tonë nga libra të hua-zuar nga vende pa problemet tona .

Këto që përmenda e bëjnë të vështire sht-rimin e problemit. Me i vështire është prani-mi Mediave u duket si temë që nuk i tërheqlexuesit. Politikanët i largohen si djallit, semos gabimisht marrin ndonjë zotim e vihenpërpara përgjegjësisë.

Alpet e Evropës qendrore e jetuan këtë situ-atë degradimi që me fillimin e revolucionitindustrial, duke e arritur kulmin ne vitet 1840.Në atë situatë, zgjidhja u gjet, duke u shpërn-darë malin e kullotën të gjithë banorëve tëalpeve, duke u dhënë atyre përgjegjësinë emenaxhimit, dhe duke rregulluar një kuadërligjor që të pajtonte njerëzit qeverinë dhenatyrën. Pas mese se një shekulli e gjysmebanorët i kane kthyer alpet në një perle teEvropës, të veshur me drurë , plot biodiver-sitet, pejsazhe tw bukura e kulla të ujit, meinfrastrukture moderne. Alpet evropiane janëafër, si qeveritarët ashtu edhe ekspertët mundtë shkojnë e ti vizitojnë, të njihen edhe meevolucionin e tyre nga male te shkatërruara nebegati. Fan Noli ne programin e reformësagrare e propozoi një skeme të ngjashme edhepër malet e Shqipërisë, program qe nuk arritita shtronte e zbatonte.

Nje model është filluar të ndërtohet edhenë pyjet komunale qe synon përfshirjen e ko-muniteteve ne menaxhimin e tokës dhe pyl-lit. Duke munguar njohja e kompleksitetit teproblemit, kjo lëvizje tashme kombëtare, nukshoqërohet me rregullime përkatëse ligjore einstitucionale. Përvoja ndërkombëtare kavërtetuar, që çdo grup që tenton te menaxhojeburime të përbashkëta (si pyje, sisteme jurid-ike, kullota etj) për të arritur rezultat të qën-drueshëm duhet të zgjidhë një sërë problemeshme qëllim që të krijojë institucione për vep-rime kolektive; si dhe të projektoje parimetpër të krijuar të tilla institucione që mund tëtejkalojnë tragjedinë e të përbashkëtës.

Parimet fillojnë që nga vendosja e kufijvetë qartë, shoqëruar me rregulla për të drejtate detyrimet reciproke shtet – komunitet, famil-je, që duhet te përputhen me kushtet dhe nevo-jat lokale. Individët që janë pjesë e këtyremarrëveshjeve, duhet ti kenë rregulluar mar-rëdhëniet dhe të kenë të drejtë të marrin pjesëpër ti rishikuar këto marrëveshje, nga ana tjetërautoritetet shtetërore duhet ta respektojnë tedrejtën e komuniteteve ne vendosjen e këtyrerregullave. Të gjitha këto duhet të shoqërohenme një sistem për vete monitorim te sjelljesse anëtareve, i cili duhet të ngrihet prej tyre etë jetë funksional. Kjo duhet shoqëruar me njësistem te pranuar sanksionesh për shkelësit,dhe për te zgjidhur konfliktet anëtaret e ko-munitetit duhet të kenë mundësinë e arritjesse mekanizmave juridike me kosto te ulet.

Njohja me këto parime të propozuara nganobelistja Elinor Ostrom, mundësimi i zba-timit të tyre me një marrëveshje sociale përte pranuar problemin e shtruar si dhe bash-këpunim për të pranuar probleme te adminis-trimit të tokës pyjore e kullosore në Shqipërimund të ishte hapi i parë, për të filluar largiminnga tragjedia që ka shekuj që na ndjek hap pashapi.

Parimet fillojnë që nga vendosja e kufijve të qartë, shoqëruar me rregullapër të drejtat e detyrimet reciproke shtet – komunitet, familje, që duhet tepërputhen me kushtet dhe nevojat lokale. Individët që janë pjesë e këtyremarrëveshjeve, duhet ti kenë rregulluar marrëdhëniet dhe të kenë të drejtëtë marrin pjesë për ti rishikuar këto marrëveshje, nga ana tjetër autoritetetshtetërore duhet ta respektojnë te drejtën e komuniteteve ne vendosjen ekëtyre rregullave. Të gjitha këto duhet të shoqërohen me një sistem përvete monitorim te sjelljes se anëtareve, i cili duhet të ngrihet prej tyre e tëjetë funksional. Kjo duhet shoqëruar me një sistem te pranuar sanksioneshpër shkelësit, dhe për te zgjidhur konfliktet anëtaret e komunitetit duhettë kenë mundësinë e arritjes se mekanizmave juridike me kosto te ulet.

Bashkëpunim për të pranuarprobleme te administrimit tëtokës pyjore e kullosore nëShqipëri mund të ishte hapi iparë, për të filluar largimin ngatragjedia që ka shekuj që nandjek hap pas hapi.

Dhjetor 2010 - 556nr.

Me dhanë gajretvështrime

Nga: REXHEP TORTE

Të gjitha mediumet në Maqedoniinformuan për përleshjen e të hënës,më date 20 dhjetor 2010, mes poli-cisë maqedonase dhe shitësve am-bulantor në Bit Pazar të Shkupit. Mekëtë rast policia rrahu dhe hoqizvarrë një 16 vjeçar shqiptar që shistefishekzjarre. Ky rast makabër indin-joi shitësit e tjerë, të cilët bllokuanrrugën.

A duhej të ndodh kjo ngjarje? Mesiguri që jo. A duhej përdorur kjoashpërsi policore? Sigurisht që jo.

E para, askush në këto ditë dimrinuk do të preferonte të del për tëshitur në mënyrë ambulantore nërrugë, po qe se do ta kishte të sigu-ruar të paktën unshqimin në shtëpi.E më së paku fëmijët që kanë të tjeraëndra dhe dëshira më të bukura. Edyta, shitësit ambulantor në Bit Paz-ar, nuk janë të armatosur me tanke eautoblinda që t’i jepnin rast policisëmaqedonase për të përdorur kaqëdhunë. Në të gjitha rastet kur policiamaqedonase ka përdorur dhunën,kanë ekzistuar mundësi optimale përt’i kapur personat që ajo i konsideronkundërvajtës dhe të sjellet sipas rreg-ullave, duke mos dëmtuar fizikishtviktimat e saj. Fundja kudo në botëpara Vitit të Ri shiten fishekzjarre.

Ne shqiptarët i kemi rrënjët thellënë Shkup - në Bit Pazar dhe këto iruajmë në shpirtërat tona, përkundërorvatjeve maqedonase që këto rrën-jë të dobësohen e të shkulen. Këtotendenca maqedonase antishqiptareu intensifikuan edhe pas vitit 1945,kur nga burgjet e Shkupit person-alitete dhe intelektualë shqiptarë osedilnin kufoma ose të çmendur ngatorturat policore të UDB-së. Për fattë keq këto tortura policore vazh-dojnë edhe sot e kësaj dite, kur nëqytetin e Shkupit ndaj shqiptarëveushtrohet presion nga të gjitha anëtdhe me të gjitha format.

Bit Pazari është ajo qendër bani-mi dhe tregtare në Shkup, ku më sëshumti takon shqiptarë, si shitës nëtezga e si shitës ambulantor. Ky vendështë bërë barometër për intensite-tin e agresivitetit maqedonas ndajshqiptarëve.

Pas ardhjes së demokracisë nëpushtetet e të gjitha qeverive“demokratike”, Bit Pazari ka qenëshumë herë arenë e demonstrimit tëdhunës me rrahje, burgosje por dhevrasje të shqiptarëve, të cilët këtupunojnë si shitës të mallrave të ndry-shme për të siguruar kafshatën egojës.

Shumë herë kemi parë në Bit Paz-ar, kur shitës në rrugë, në momentinkur paraqitet ndonjë landrover pol-icie apo patrullë policore, nxitojnëta mbështjellin mallin e tyre meshpejtësi të rrufeshme e të ikin kushsi të mundet, duke krijuar imazhinku skyfteri lëshohet në drejtim tëshpendëve.

Është e çuditshme pse policëvemaqedonas u pengojnë vetëm sh-

POST PËRLESHJES SË POLICISË MAQEDONASE ME SHITËSIT AMBULANTOR

Vështirë është të jeshshqiptar në Shkup e Bit Pazar

qiptarët, e jo matrapazët maqedon-folës, apo qindra hajdutë me kollarenë nivel qëndror e lokal, të cilëtKomisioni shtetëror kundër korrup-sionit i shpalli publikisht si mbajtëstë më shumë se dy punëve, në ko-hën kur në Maqedoni ka afër 4 qindmijë të papunë.

Sado që ta vrasim mëndjen përgjenezën e këtij problemi, përfundi-mi të çon gjithnjë në dëm të sh-qiptarëve.

Në Bit Pazar nuk mund të takoshasnjë nga fëmijët ose djelmoshatmaqedonas të shesin rrugëve cigareapo ndonjë mall tjetër për të siguru-ar ushqim për vete dhe familjen. Tërinjtë shqiptarë me prindër të pap-unësuar, ose e kanë braktisur sh-kollën, ose punojnë si shitës në rrugënë kohën kur nuk kanë mësim.

Fëmijët shqiptarë që shesin mall-ra të ndryshëm në Bit Pazar, i kanëtejet të vështira kushtet e jetës dhevuajnë edhe për bukën e gojës.Ndërkaq moshatarët e tyre maqedo-nas të ulur në bangat e shkollës, asqë u shkon ndërmend për të shiturdiçka në rrugë, e as që duan të kup-tojnë fare, se ç’don të thotë të she-sish atë pak mall me frikë e për pakfitim.

Në anën tjetër të Bit Pazarit du-het të kalosh nëpër Urën e Gurit,tashmë të rikonstruuar, por meshumë elemente të hequra të origji-

Pamje nga Bit Pazari

nalitetit përkundër vlerave të mëdhaarqitektonike dhe historike. Maqedo-nasve nuk u bëhet vonë se shqiptarëte Shkupi e të Bit Pazarit shumë gjërai kanë të lidhura me këtë urë. Kandodhur që shumë djelmosha sh-qiptarë matanë Urës së Gurit të rihennga moshatarët e tyre maqedonas,vetëm nëse diktohen se flasin shqip.

Në Bit Pazar gjertani nuk ështëinvestuar asgjë për të rregulluar pam-jen apo funksionalitetin e këtij ven-di me dyqane të zejeve atraktive. Përmaqedonasit më mirë ka qenë të in-vestojnë miliona euro për ndërtimine kryqit të madh orthodoks dhe ir-ritues në majë të Vodnos, se sa përnë Bit Pazar.

Është për tu përshëndetur suksesii pushtetit aktual vendor në Komu-nën e Çairit, që i ka dhënë frymë tëre kësaj komune, me angazhimet nëpërmirësimin e infrastrukturës dhepër Sheshin “Skenderbe” që pritet tëndërtohet. Këto janë rezeshpresëdhënëse për një të ardhme mëtë mirë, në krahasim me periudhënvite më parë, kur nxënësit shqiptarëedhe pse nuk kishin hapësira tënevojshme shkollore, sulmoheshinfizikisht nga nxënësit maqedonas.

Pleqtë gjithnjë na tregonin se nëShkup e Bit Pazar dominonin sh-qiptarët, ndërsa sot po ndodh ekundërta, nga se është vështirë të jeshshqiptar në Shkup e Bit Pazar.

Nga: AGRON TUFA

Atë që bota bashkëkohore e quan“terapi” dhe që zbatohet si pro-

cedurë psikoterapeutike për njerëzitnë depresion, sëmundje a gjendjetë rëna, në gjuhën popullore e qua-jnë “gajret”. Njeriu që i “jep ga-jret” hallexhiut, përpiqet t’i ngjallëatij shpresën dhe kurajën për kapër-cimin e fatkeqësisë, ose së paku tabëjë tjetrin të ndjehet mirë, dukeia lehtësuar për një çast barrën ebrengës. Të njëjtën gjë bën edhepsikoterapeuti në botën modernetë metropoleve. Ky zanat i ri përne shqiptarët ka qenë përmbushurndër shekuj nga fjala e amël, taktie zgjuarsia e bashkëbiseduesit tëzgjedhur, që edhe pse pa shkollë,ka ditur ta rrokë me “inteligjencënnatyrore”, me përvojën, taktin dheetikën e bisedimit. Por edhe kur nukka pasur gojëtarë të mprehtë në “le-htësimin e zemrave të vuajtura”,ka ekzistuar së paku etika ekujdesshme për të mos “ia malcueplagën” tjetrit, çka reflektohet edhenë proverba të tipit “në shtëpinë etë varurit nuk zihet n’goje litari”.Megjithatë, unë do t’ju rrëfej përnjë rast kur asnjëra nga këto veti tëvyera nuk u shfaq.

Një të diele maji, aty nga filli-mi i viteve tetëdhjetë, po kalonimme tim atë mespërmes fshatit. Ish-te paradite e ngrohtë me diell dhegjithçka rreth e rrotull ishte në pikune një lulëzimi të bujshëm. Im atëndali para një dere avllie dhe mëthotë:

- Duhet me kthye një copë herëme e pa Ali Sulën... Ah, çfarë burrika qenë! Por thonë se s’ka qenë hiçmirë ka do kohë.

- ...?! – ngrita supet unë.Im atë shtyu derën e madhe të

avllisë dhe para nesh u hap njëoborr i gjerë plot pemë. Rruga dhe,në përgjithësi, krejt oborri para sh-tëpisë së madhe trekatëshe qenë tështruara me rrasa e plloça guri, tapastra e të lara që vetëtinin nëndiell. Gjithë pjesën e përparme,fasadën e kullës deri në çati, e kish-te përfshirë gjithandej një man istërmadh shekullor, i cili zintegjysmën e oborrit. Rrëzë manit, rre-thuar mes shiltesh e lëkurë deshëshqe ulur kambëkryq vetë Ali Sula;ai i ngjante kurrizit të një ure tëlashtë antike apo mesjetare, ngasenuk rrinte drejtazi apo pështetur pastrungut të manit, por kishte vënëshputat e duarve në tokë dhe krejttrupi i tij i gërmuqur peshonte mbito, duke paraqitur trajtën e kurrizittë urave të lashta mu në qendër.

Im atë e përshëndeti simbas za-konit dhe vetë u ul po kambëkryqpërkundruall tij.

I shkreti plak, ashtu i kërrusur, engrinte herë pas here kokën mesforcim të madh për ta parë mikunnë sy, çka më ngjallte me këtë për-pjekje përfytyrimin e disa breshkavegjigande të para s’di se në cilin il-ustrim.

Ali Sula ishte një plak thatanikdymetrosh, gjaknxehtë e nopran, tëcilin në moshë të plakur e kishinpërjashtuar nga Partia, s’di se meçfarë shkaku. Megjithatë, kur ishimshumë më të vegjël, te ne ishtetrashëguar një bejte banale, e cila,me sa duket, fliste për ato kohërakur Ali Sulën ende nuk e kishinpërjashtuar nga Partia:

Dit’ e hanë, ora tetë,Kemi mbledhje n’Komitet.Gra, burra, zogj e pulaE mba’ mbledhjen Ali Sula.

Me këto vargje në gojë i suleshinderi para pak kohësh kalamajtë e fs-hatit sapo plaku i gjorë dilte nërrugë, duke e mbajtur shtatin e gjatëe të gërmuqur mbi kokën e shkopit.

Ndërsa amvisat e shpisë po pyes-nin me radhë, në një ritual formalme pyetje e përgjigje si lojë vole-jbolli, në derë të madhe u dha një ipanjohur, i cili lëshoi shpen-gueshëm e me zë të lartë një pyetjesi bubullimë:

- A je gjallë, or Ali Sula?- Hajde bujrëm! – iu gjegj Aliu,

ashti siç ishte gërmuqur, me një tëngjirur si nga gryka e pusit.

I ardhuri, një malësor nga fsha-trat e përtej Drinit, zuri gjithashtunjë vend në shiltet kundruall, dukeformuar një trekëndësh barabrinjës.Mbasi mbaruan ritualet rutinë tëpërshëndoshjes, i ardhuri, që flisteme një zë si të ishte në mes të malit(a thua se Aliu, përveç sëmundjessë të kërrusmes, të qenkësh dheshurdh), e pyeti plakun drejtas:

- Na e kallxo, mor Ali, si të nisiky kusur i zi...

Aliu u përtyp një copë herë,mandej ia nisi t’i përmendë me rendsimptomat e para.

- Në fillim m’u mpi qafa ormik...

- Ho!- Masanej krejt kurrizi m’bahej

miza-miza...- Ho-o!- Masanej m’kapi nje therje e

keqe n’kërbishte...-Ho-ho..! – klithte tjetri me qafën

e zgjatur para prej kureshtjes së mad-he.

- Po masanej, s’e di mo, rrathë-rrathë m’u pështuell dhimca nëmbarë kurrizin e shpatullat...

- Ho-oh!- Paj ma vonë, m’kapi mbas qafe

nji... si bllokim a mpimje, s’e di...- Ho, ho, ho... - bënte i ardhuri

me qafën e zgjatur para tmerrësishtdhe veshët llapushë gjithë vigji-lencë.

- Po ça me t’thanë, or shoq?Shpinën sun e dretosha, qafën sune grejsha... mbeta tue u krrusë ditame ditë...

- Ho-ho...!- Kështu ma... si po m’sheh... ka

mbetë me hecë kambadoras... si gja-ja e gjallë që mbajmë n’ahur...

- Hoooo!... – shprehu habinë egjatë i ardhuri dhe e tërhoqi qafën.

- Po pse bën “ho-ho!”, or majk?Çfarë po t’habit aq shumë ty? – py-eti im atë.

- Eeee... dynja jallane! - shprehuhabinë i ardhuri dhe nisi me tërheqëtespihet. Mandej shtoi:

- Si mos me u habitë, bre burrë?!Paj krejt si vllaut tem i paska ngjadhe Ali Sulës...!

Pasoi një heshtje ose më mirë njëpauzë ku nuk kuvendohej. Dëgjo-hej rrufitja e kafesë nëpër filxhanedhe shdredhja e shtëllungave të tym-it prej cigareve të dredhura.Mandej, me sforco të mëdha, AliSula e ngriti paksa kokën dhe menjë anim pak më të favorshëm, iakalli tjetrit sytë e bëra njësh me vet-ullat:

- Po si u bë vllau jot, or majk?- Vllau im...? Jo mor, ai s’e pati

të gjatë... shkoi me t’shumtit...!

merr kopjen tënde

eshte koha per tu pajtuar...telefono: (o4) 22 33 283

“RRUGA E ARBERIT”

6 - Dhjetor 201056nr.

reportazhShqiponja në zemrën e vogëlushit dibranNga: ROZI THEOHARI, Boston

Shëtisim buzë Atlantikut, në Gjirin e Bostonit, me doktoreshë Lindita Çokun, pres-

identen e Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Ameri-kane dhe kirurgen shqiptare duarartë. Ështëdrekëherë, një ditë plot dritë të shndritshmemaji 2010.

-”E dini?- thotë ajo,- deri tani kam kryerkaq shumë operacione zemre në spitalet eBostonit, por jo si operacioni i Butrintit.”

Kur e pa fytyrën time të habitur, ajo mësqaroi shpejt se “Butrint” quhej fëmija i parëshqiptar i operuar nga duart e saj. Pra, kur hapikraharorin e foshnjës së posalindur dhe veri-fikoi zemrën me gjysmën e majtë më të vogële të pazhvilluar, doktoresha e quajti operacio-nin “shqiponja”. “Si mund të fluturojë shqi-ponja me një krah?” Madje, edhe qepjet ajo ibëri dykrahëshe, me qëndisje, si imitim tëkrahëve të shqiponjës (ajo është edhe njëqëndistare e mirë).

Më vonë, në 4 korrik 2010, në ditën e pa-varësisë së shtetit amerikan dhe në 4-mu-jorin e lindjes së vogëlushit, doktoresha mëdërgoi një email me foton e saj duke mbajturnë krahë Butrintin tashmë të shëruar. Një fla-mur i vogël shqiptar mbulonte kraharorin efëmijës tamam aty ku rrihte zemra e tij e vogël.

NË REVERË… Doktoreshë Lindita ma plotësoi dëshirën për

të takuar Butrintin dhe prindërit e tij pikërishtnë fund të gushtit 2010 në qytetin bregdetarReverë, MA. U përshëndetëm me Adelinëndhe Gazmendin, bashkëshortin e saj, pa iandarë sytë Butrintit të tyre, që tundte doçkat ekëmbët pa pushim. U ulëm në një lokal verornë breg të oqeanit, duke lodruar e qeshur mevogëlushin.

Gazmend Poka, djali punëtor me origjinënga Dibra, nga fshati Zall-Dardhë, ka ardhurnë Amerikë në vitin 1993, në East Hartford ,Konektikat, dhe ka punuar si shofer me kami-onat e mëdhenj. Erdhi mosha të martohej,dëshironte një vajzë shqiptare. Ai udhëtoi disaherë në Dibrën e Madhe ku u njoh me Adeli-na Xhelilin, ekonomiste, në Dibër, Maqedo-ni. Gazmendi shkoi në shtëpinë e saj, kërkoidorën dhe u martuan. U bë një dasmë e vogël.Vunë kurorë në korrik 2008 në Dibër. Adelinambeti shtatzënë, ndërsa bashkëshorti u kthyenë Amerikë, në pritje të daljes së dokument-eve të saj. E martuar, në shtëpinë e prindërve,veç lodhjeve fizike, sepse punonte dhe ndih-monte edhe shtëpinë, Adelina shkonte herëpas here edhe në Shkup për t’u interesuar përdokumentet. Kjo gjendje emocionale patindikim negativ në shëndetin e fëmijës nëbarkun e nënës. Fillimisht ajo pati preclamp-sia—hipertensionin e shtatzënisë. Ndërkohëmjekët në Maqedoni i kishin thënë se bebjarritej shumë mirë dhe ishte i shëndetshëm.Ata nuk arritën të kapnin shenjat e sëmundjessë foshnjës. Në qoftë se diagnoza e sëmundjessë foshnjës do të ishte kapur që në shtatzëni,do të kërkohej një kujdes tjetër edhe për fosh-njën edhe për nënën. Kur Adelina ishte nëmuajin e tetë të shtatzënisë i doli grin-kartadhe ardhi në Amerikë. Në Konektikat ajo ukontrollua tek mjeku obstetër, i cili që në viz-itën e parë dha diagnozën e sëmundjes: “Hy-poplostic Left Heart syndrome, Hypoplasia ofMitral and Aortic Valve, Biventricular AorticValve, Hypoplastic Aortic Arç, Ventricular Sep-tal Defect.” Foshnja e kishte strukturën e anëssë majtë të zemrës më të vogël se atë të anëssë djathtë.

Fëmija u lind në Konektikat, më 4 mars2010, me peshë 2,4 kg, me rrahje të ulëta tëzemrës. Lindja u krye me operacion cezarian.Ndërsa Adelina rrinte shtrirë në shtrat medhembjet e pasoperacionit, foshnja e percjellë

nga i ati, Gazmendi, dhe nga personeli mjekë-sor deri te dera e helikopterit, u nis urgjentpër në “Children’s Hospital Boston”—spitalii fëmijëve të Bostonit. “Kur pashë fëmijën timnë helikopter, në atë moment lotët e mi uderdhën breshër”, psherëtin Gazmendi.

Pse dhe si ia vutë emrin Butrint? – i pyetaprindërit e rinj…”Ne në Shqipëri nuk kemidëgjuar një emër të tillë ! Ishte dëshira eAdelinës,- thotë Gazmendi,- dhe unë nuk iaprisha. Unë e njihja mirë qytetin e Butrintitsepse kisha punuar disa vjet aty”... “Ne, nëDibrën e Madhe, -thotë Adelina,- shpesh vemëemra qytetesh shqiptare. Këtë emër ia vura qëkur isha 5-muajshe shtatzënë”.

Dr. Lindita Çoku, prej disa muajsh merrejme ciklin e sëmundjeve të lindura të zemrësnë spitalin e fëmijëve të Bostonit. Njëmëngjes, shefi i klinikës, Dr.Emani dhe njëinfermiere e njoftuan: “ Lindita, ka ardhur njëbebe shqiptare e sëmurë…është një familje qënuk flet anglisht. Fëmija ka nevojë për opera-cion, por prindërit në Konektikat nuk e dëshi-rojnë këtë. A do të kesh mundësi të takoheshme familjen e t’u shpjegosh gjendjen e fëm-ijës?”.

“Atë natë vonë, pasi mbarova operacionin,shkova të takohesha me familjen dhe të afër-mit, të cilët po më prisnin në sallën e konfer-encave, -thotë dr. Çoku-. Aty gjeta Gazmen-din me të vëllanë, Adelinën, e cila ishte esapooperuar për lindjen e bebit dhe njëmikeshë amerikane që i shoqëronte. U për-shëndeta me të gjithë, pa e ditur se nga cilakrahinë e Shqipërisë ishin. Në tabelën e muritkardiologu pediatër, Dr.Rahul, kishte pikturu-ar zemrën dhe strukturat brenda dhe jashtë sajpër rastin e vogëlushit: gjysmën me ngjyrë blupër gjakun venoz dhe gjysmën me ngjyrë tëkuqe për gjakun arterial. Doktori kardiolog ishpjegoi të gjitha defektet e zemrës. Krahasdiskutimit të tij flisja edhe unë në gjuhën sh-qipe per t’ua bërë të qartë prindërve gjendjene rëndë të fëmijës dhe nevojën urgjente përt’u operuar. Vëreja se Adelina i kuptonteshumë mirë shpjegimet e mia dhe u bind men-jehere që fëmija të operohej. Unë isha përgat-itur të përballesha me një familje që nuk dotë më kuptonte drejt e më duhej kohë për t’ibindur, por ndodhi ndryshe.. Ne mjekët ven-dosëm që djali të operohej të nesërmen.”

Adelina, duke përkëdhelur vogëlushin qëmbante në prehër, shtoi: “ Isha e emocionuar,e lodhur, e trembur, por zëri i sigurt dheshpresëdhënës i doktoreshës shqiptare më qetë-soi, më dha kurajo…Isha lehonë, në vend qëtë qendroja në shtrat udhëtoja nga Konektikatnë Boston…O Zot, -lutesha,- faleminderit qëmë solle një doktoreshë shqiptare që më dhabesim!” Më tej Gazmendi vazhdoi:

“ Unë falënderoj mjekësinë e Amerikës dheatë të Bostonit që më shpëtoi jetën e djalit,por, në atë mënyrë falënderoj edhe doktoreshëLinditën që më operoi dhe më shpëtoi fëm-ijën. Unë nuk kam se si t’ua shpërblej !... Kurm’u afrua doktoresha shqiptare dhe më folishqip, sa e pashë, u binda se djali im ishte nëduar të sigurta. Të them të vërtetën, ishashumë i frikësuar për të operuar djalin e, nëfakt, në fillim nuk pranova, por kur pashë dok-toreshë Linditën thashë, “Zoti na e ka dërguarkëtë shpëtimtare dhe ne duhet të dëgjojmëkëshillat e saj…Atë moment nuk dija si ta qua-ja, si motër të madhe apo si njeriun më të afërttë familjes…Ne me Adelinën u kthyem në sh-tëpi, udhëtuam për në Konektikat dhe djalin elamë në duart e sigurta të doktoreshës. Ajo nadha një kurajo të madhe. Ja që njeriu paskakësmete në jetën e tij.. Nuk e harroj kurrë atëçast kur ma morën djalin me helikopter dheinfermierja tha në anglisht “Lamtumirë.” Kjoështë një përshëndetje e thjeshtë amerikane,kurse mua m’u tipos sikur djali më thoshte“Lamtumirë për jetë”. Unë qaja dhe nuk i përm-baja dot lotët. Vetëm tani më kujtohen këto.Ne ishim me fat të madh që e operuam djalinnë këtë spital të dëgjuar, dhe po ashtu, ishimme fat që patëm doktoreshë Çokun.”

PACIENTI MË I VOGËL SHQIPTAR Doktoresha tregon: “ Butrinti ishte paci-

enti i parë shqiptar në moshë të vogël që op-eroja. Kisha operuar më parë një fëmijë ameri-kan me peshë 600 gr. dhe shumë fëmijë tëtjerë. Kisha përvojë në këtë fushë, por Butrintiishte i pari fëmijë shqiptar. Ky spital i Bosto-nit është spitali më i mirë në botë për fëmijëtqë lindin me anomali anatomike të zemrës,të cilat rezultojnë në çrregullime fiziologjike,ku një personel mjekësor prej 12 vetësh i shër-ben vetëm një fëmije. Në këtë spital opero-hen jo vetëm fëmijët e porsalindur, por edheata të moshave të rritura që kanë lindur mesëmundje kongenitale të zemrës”...”E kishteemrin Butrint kur u operua?” – e pyes. “Jo,ishte pa emer, vetëm “Bebi Poka.” Kur mëerdhi kartela, -thashë,- pa e vënë në diskutim,do të ndihmoj këtë fëmijë dhe prindërit etij…Operacioni vazhdoi gjashtë orë me gjithëanestezinë, por operacioni i zemrës vazhdoijo më shumë se dy orë. Fëmija u fut në mak-inën artificiale “mushkëri-zemër,” nga ku ufut në hypothermi dhe arrest cirkulator. Gjatëplastikës- rikonstruksionit të harkut të aortës,ne manipuluam nervin e majtë laryngeal re-current—nervin e zërit—dhe gjatë periudhëspostoperatore Butrinti qante pa zë, gjë qëpritej, por për një periudhë të shkurtër. Në sedo të zgjaste më shumë, nuk do të ishte një

tregues i mirë. Butrintit iu kthye funksioni izërit plotësisht”... Atë çast Butrinti filloi tëqante në karrocën e tij dhe doktoreshës i sh-këlqyen sytë “Kur dëgjoj zërin e tij, -tha,- gë-zohem për suksesin e operacionit “shqipon-jë””.

Gazmendi vinte shpesh nga Konektikat,sillte shishet me qumësht nga gjiri i Adelinësdhe shihte foshnjën e mbuluar nga tubat e te-lat. “Kur e shihja në atë gjendje, më pikontenë zemër, -thotë ai,- por, isha shumë i kënaqure i qetë se kur ikja nga spitali, e lija djalin nënkujdesin e doktoreshë Linditës”. Doktoreshapërditë u dërgonte me iphone foton e djalitduke i vënë në dijeni: “Sot i hoqëm një tubnga këmba”… “Sot i hoqëm një tub nga hun-da”… “Shikoni lëvizjet e këmbëve të djalit”etj.

E pyes doktoreshën për veglat e operacionitpër foshnjat. Ajo tha se janë vegla speciale, tëimta, instrumente delikate, përshtatur përmoshën dhe peshën e fëmijës, duke filluar ngatubat që hyjnë në aortë. Ky spital vizitohetnga te gjithë shtetet e Amerikës, por edhe ngajashtë saj.

Përkushtimi i punës së dr. Çokut si kirurgee suksesshme për trajtimin kirurgjik të rastevekongenitale (të lindura) të zemrës, u shpër-blye nga Spitali nr. 1 i Harvardit më 25 maj2010. Departamenti i Kirurgjisë Kardiake nëkëtë spital e vlerësoi dhe e nderoi doktoreshëLindita Çokun me Certifikatën “Clinikal Fel-low in Cardiac Surgery”, duke e konsideruarzyrtarisht dhe në avancë të graduar nga ky pro-gram. Doktoresha mori shumë urime ngakolegë dhe pacientë për këtë arritje.

Një pyetje doktoreshës: “Çfarë ndieni ju kuroperoni një pacient shqiptar? Deri sot kenioperuar shumë pacientë shqiptarë të moshavetë ndryshme.”… Dr. Çoku: “Është një ndjenjëe veçantë, ”responsibility”- përgjegjësi, ështënjë provë e aftësisë profesionale, e provon vetense sa mund t’i japësh një bashkatdhetari. Endiej veten sikur shlyej borxhin kundrejt ko-mbit tim, megjithëse veproj në një tokë qënuk është shqiptare… them që kombit tim, iashpërblej në Amerikë ku jetoj e punoj. Nukështë e lehtë të kontribuosh për vendin tënd.Por mjekësia sot në botë është globale, ashtusiç është ekonomia dhe bisneset. Shqiptarëtsot ndodhen në të katër cepat e globit, tëshpërndarë. Zoti më ve në provë gjatë punëssë përditshme të tregoj veten të gatshme edheaty ku ka nevojë për ndihmën time, çdo bash-këkombës. Është një kënaqësi shumë e veçantëe më duket vetja sikur jam në provim, vazhdi-misht. Është një detyrim moral që lidhet mepunën tonë të përditshme për t’i ardhur nëndihmë pacientit.”

Shoqata Mjekësore e Bostonit ka në mis-ionin e saj të ndihmojë shërbimin mjekësortë trojeve etnike: Shqipërisë, Kosovës, Maqe-donisë e Malit të Zi.”

* * *

Mbase një ditë, Butrinti, kur të rritet, do tëshkojë të vizitojë qytetin shqiptar me të njëjtinemër dhe për çfarë do të shohë e do të mësojë,do të falënderojë me mendje nënën e vet që idha këtë emër dhe doktoreshë Linditën që idhuroi një zemër me emrin “shqiponjë”.

Në foto:Rozi Theohari, Lindita Çoku, Butrinti, Adelina dhe Gazmend Poka

Mbase një ditë, Butrinti, kur tërritet, do të shkojë të vizitojëqytetin shqiptar me të njëjtin emërdhe për çfarë do të shohë e do tëmësojë, do të falënderojë memendje nënën e vet që i dha këtëemër dhe doktoreshë Linditën që idhuroi një zemër me emrin “shqi-ponjë”.

Një histori njerëzore e një familje nga Dibra,e sjellë për lexuesit me shumë dashuri nga shkrimtarja Rozi Theohari

Dhjetor 2010 - 756nr.

veprimtariMeditim

Nga: SHEHAT CAMI

Sebepi u gjet. Emocionet nukpërshkruhen. Me 2 dhjetor

2010, në zemër të Tiranës, nëTeatrin e Operas dhe Baletit, njëcopëz Dibër. Është fjala për 70vjetorin e poetit të këngës di-brane, por jo vetëm, zotit NAIMPLAKU. Miq e dashamirës tëkëngës e të poezisë. Të ftuar etë pa ftuar u gjenden atë natë nësallë. Një sallë që përcollishumë emocione. Por kishteedhe miq të ardhur nga matanekufirit, nga Maqedonia.

Një skenë plot ndriçim. Parasaj, një orkestër profesioniste eQendrës Kulturore të Peshko-pisë, me veshje karakteristikedibrane. Përballë tyre një sallëgjithë ovacion e entuziazëm.Mbrëmja nisi me një prezantimtë zonës së Sllatinës, një perlë ekrahinës së Dibrës. Pastaj këngëthit të Dibrës. Qerim Sula me“sumllat e xhamadanit”, ArifVladi, Liri Rasha, Saje Poleshi eVera Laci do të ngrinin në këm-bë gjithë sallën për disa minu-ta. Por edhe zëra më të rinj siSherif Dervishi, Lirim Hoxha,Flora Shabani, Najada Meta ederi tek Dilan Reka, do të sill-nin jo pak emocione. Këngë erecitime, orkestrim e valle. Njëmoment i bukur dhe shume cer-emonial ishte edhe dhënia e tit-ullit z. Naim Plaku “QYTETARNDERI I DIBRES”.

Këtë aktivitet mjaft të bukur,do ta zbukuronin edhe mëshumë prezantuesit e saj, një çiftplot elegance e energji.Methasani e Mera sollën freskinëdibrane.

Etja dibrane për kulture ishteprezente kudo. Një sallë, që nukkishte jo karrige bosh, por edhehapsiret lëvizëse ishin të mbush-ura plot me njerëz.

Kjo pjesëmarje, për të gjithëintelektualët dibranë është njëkërkesë dhe një sfidë njëkohë-sisht. Dibranët atë natë jetuannjë copëz të Dibrës së tyre.

Organizatorët e kësaj veprim-tarie, por jo vetem, duhet tëmendojnë për të tjera mjediseshumë më të mëdha, sepseshumë e madhe është edhe etjadibrane për kulturë!

Mirenjohje të gjithë atyre qëpaguan për këtë natë. Mbushjae sallës kaq shumë, duartrokitjetë madha e pa kursim, sy të për-lotur nga gëzimi, njerëz që kën-donin, ishin pasqyra e asaj nate.

Kjo ishte një natë e madheDibre, emocionet e së cilës dotë mbeten të gjalla shumë gjatë.

Një natë emadhe!

Naim Plaku sjell folklorin nëTeatrin e Operas dhe Baletit

Të nderuar pjesëmarrës, zonja dhe zotërinj!

Në emër të shoqatës LID ju përshëndes të gjithëvedhe ju falënderoj për pjesëmarrjen në këtë veprim-tari, kushtuar 70 vjetorit të poetit të këngës dibraneNaim Plakut, të cilit i urojmë dhe shumë e shumëvite dhe krijimtari.

Në mënyrë të veçantë përshëndes dhe falënderojgrupin e vëllezërve tanë të nderuar që anë ardhurnga Republika e Maqedonisë me kryetarin e Bash-kimit Demokratik për Integrim me në krye zotin AliAhmeti.

Në këtë grup bëjnë pjesë zv. kryeministri i Qever-isë së Republikës së Maqedonisë z. Abdilaqim Ademi,deputetë të Kuvendit të Maqedonisë, kryetarët e ko-

Poeti i madh i këngës populloredibrane, Naim Plaku, në 70 vje-

tori e lindjes, mblodhi tok të gjithëartistët e artëdashësit dibranë nësallën e Teatrit të Operas dhe Ba-letit më 2 dhjetor 2010. Në një ve-primtari të organizuar me këtë rastme iniciativën e Lidhjes së Intelek-tualëve Dibranë dhe me mbështetjene Qendrës Kulturore Peshkopi dheQendrës së Veprimtarive Folklorike,morën pjesë studiues folklori, in-telektualë, të ftuar nga Maqedonia,personalitete të politikës e shkencës,akademikë, etj.

“Dibër moj, ti Dibra ime / Sa elashtë, aq edhe trime,/ Në rrebeshee në tërmete / N’log t’burrnisë ball-in e rreshke / Dibër ishe, Dibërmbete….”

Ky është himni i ditëve tona, qëvetëm pena dhe mendja e NaimPlakut dinë ta bëjnë. Vazhdon muz-ika e bukur pas këtyre vargjeve dhenë skenë ngjiten prezantuesit InaMera dhe Defrim Methasani. “NaimPlaku është poet i këngës, mësues ipërkushtuar, studiues i gjuhës dhefolklorit, krijues i shumicës sëkëngëve të festivaleve tona me tëcilat është nderuar Dibra.Vargjet etij me muzikën e kompozitorëvePërparim Tomçini, Edmond Zhula-li, Xhelil Imeri, Imer Seferi, XhevatFana, Sherif Dervishi e në interpren-timin e mrekullueshëm të Arif Vla-dit e Liri Rashës, të Qerim Sulës eVera Laçit, të Sherif Dervishit e SajePoleshit që sonte do të këndojnëbashkë me ju në këtë sallë ku ështëhera e parë në histori që mbushetplot për plot me dibranë”.

Në skënë ngjiten Arif Vladi, Lir-ie Rasha, Sherif Dervishi, Lirim Hox-ha, Saje Poleshi, Qerim Sula etj., qëme këngët e teksteve të Naim Plakuti dhanë spektatorit në Teatrin e Op-eras gjithë dashurinë e folklorit dib-ran.

Spektatorët me sy gozhduar nëskenë, ku hyjnë e dalin artistë di-branë, që të gjithë jo vetëm sonte,por dhe në skenat e ndryshme tëbotës janë ngjitur me vargjet brilan-te të poetit Naim Plaku. Sonte tëpranishmit mbetën në këmbë se seci-la këngë më e mirë se tjetra, secilirecitim më i bukur se tjetri. AgimSkarra tek recitoi poezinë e famshmetë Saitit të Kadiut, e cila la mbresatë mëdha tek spektatorët. NaimPlaku e skaliti në poezi portretin eSaitit. Një bashkëpunim të vazh-dueshëm, sidomos në këngët përfëmijë, Naim Plaku ka patur me ImerSeferin, që u nda nga jeta, pak kohëma parë në moshë të re. Ky bash-këpunim ka qenë deri në ditët e fun-dit të jetës së tij, që vdekja e papri-tur e këputi në mes fillin e artë tëkëngës së tij. Naimi ka patur bash-këpunim të madh dhe me “Mbre-tin” e valles dibrane, Shaban Xhajku,i cili dhe ky ndërroi jetë papriturvetëm pak muaj më parë

Komuna e Sllovës e nderonNaimin. Vetë kryetari i komunës,Ramazan Kaza, ia jep titullin.

Naimi ngjitet në skenë por këtëradhë në skenë ngjitet dhe kryetari ibashkisë Peshkopi zoti Ilir Krosi. Nëkëtë shtatëdhjet vjetor, për NaimPlakun erdhi dhe një vlerësim. Qarkui Dibrës e nderon Naimin me titul-

lin e lartë “Nderi i Qarkut Dibër”.Një aktivitet i tillë me këto përmasa domosdo që ka dhe

koston e tij financiare. Dhe do të jetë vetë poeti NaimPlaku që do të të shpreh mirënjohjen e thellë për biznes-menët dibranë që bënë të mundur sponsorizimin e këtijkësaj veprimtarie.

Sponsor kryesor i kësaj veprimtarie ishte “Risku “shpkme president Musa Rriçku. Sponsorë të tjerë ishin firmat“Diamant” me president Zaim Korsi, “IRZ” me presidentRamazan Biba, “Euroreklama” me president Afrim Çenga,“Andi Konstruksion” me president Latif Miha, “Infinit Plus”me president Fatmir Kurti, Fondacioni Kulturor Xharri, Ir-fan Kollani, etj. Gjithashtu, zotërinjtë Agim Islami e ZabitMuda financuan librin “Krojet e zanave - Folklor nga Di-bra”, botim special me rastin e 70 vjetorit të Naim Plakut,botuar në cilësi të lartë nga “Botimet M&B”.

Korresp. “Rruga e Arbërit”

PËRSHËNDETJA E PROF. DR. NURI ABDIU, “MËSUES I POPULLIT”munave të Dibrës e të Strugës, si dhe personalitete tëtjera të shquara të Republikës së Maqedonisë.

Si e kam njohur unë Naimin?Naim Shemsi Palkun e njoh prej vitesh, e njoh si

pinjoll të një familjeje sojnike, të shquar e me tradi-ta atdhetare. Naimi është bash nipi i Elez Isufit tëDibrës dhe Shqipërisë. E njoh si nxënës dhe studenttë shkëlqyer, si studiues dhe krijues shumë produk-tiv, e njoh si mësues novator, të përkushtuar, që kalënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e nxënësvedhe të kolegëve të tij, e njoh si njërin ndër ata më-sues të talentuar dibranë, të cilët Ismail Kadareja ikarakterizon “... të urtë gjer në dhimbje, të thjeshtëgjer në madhështi”.

Në foto: Ali Ahmeti, Nuri Abdiu, Naim Plaku

Poeti i madh i këngës populloredibrane, Naim Plaku, në 70 vjetori elindjes, mblodhi tok të gjithë artistëte artëdashësit dibranë në sallën eTeatrit të Operas dhe Baletit. Në njëveprimtari të organizuar me këtërast me iniciativën e Lidhjes sëIntelektualëve Dibranë dhe membështetjen e Qendrës KulturorePeshkopi dhe Qendrës së Veprim-tarive Folklorike.

PROF. DR. NURI ABDIU, “MËSUES I POPULLIT”: Naim Plakun e njoh nxënës dhe student të shkëlqyer,si studiues dhe krijues shumë produktiv, e njoh si mësues novator, të përkushtuar, që ka lënë gjurmë tëpashlyeshme në kujtesën e nxënësve dhe të kolegëve të tij, e njoh si njërin ndër ata mësues të talentuar

dibranë... “... të urtë gjer në dhimbje, të thjeshtë gjer në madhështi”.

8 - Dhjetor 201056nr.

cyan magenta yellow black

botime

Dy libra të rinj të shkrimtaritXhafer Martini

Nga: RAMIZ GJINI

Kohët e fundit shkrimtari XhaferMartini botoi dy libra të rinj: ro-

manin “Fshati Mosqofsh” dhe stu-dimin për folklorin letrar: “Prerjetrrethore në prozën popullore”. Të dykëto libra, në llojin e vet, janë shumëinteresantë dhe meritojnë vëmend-jen jo vetëm të lexuesve, por edhetë studiuesve dhe dashamrirësve tëletërsisë. Për gazetën “Rruga e Ar-bërit”, detyra e të cilës është edhepromovimi i vlerave kulturore dheartistike, veçanërisht të autorëve di-branë, po bëjmë një paraqitje të kë-tyre dy librave, duke ua lënë fjalën efundit lexuesve dhe studiuesve.

“FSHATI MOSQOFSH”

Shkrimtari Xhafer Martini kabotuar disa vëllime me tregime dheromanin “Sot dhe neser” sipas me-todës së realizmit socialist.Mefillimin e demokratizimit të jetës sëvendit, pra edhe të letërsisë dhe ar-tit, filloi periudha e dytë e krijim-tarisë së këtij shkrimtari, që ështëmë e rëndësishmja dhe më e suk-sesshmja. Gjatë këtyre njëzetvjetëve ky autor ka botuar njëzet li-bra, disa prej tyre shumë volumi-nozë, nga njëmbëdhjetë që kishtebotuar gjatë tridhjetë vjetëve sipasmetodës së socrealizmit. Nuk ështëvetëm numri i madh i librave që ipërket periudhës së dytë të krijim-tarisë së tij, por edhe cilësia artis-tike në rritje, që dëshmojnë se liriakrijuese u duhet para së gjithash tëtalentuarve. Metoda e realizmit so-cialist i dëmtonte talentet e vërtetëdhe afirmonte dhe bënte të rëndë-sishëm të patalentuarit. Xh. Marti-ni është një talent i vërtetë.

Një gjë të tillë e dëshmon edheromani “Fshati Mosqofsh”, në qendërtë të cilit është jeta e një fshati nënjë periudhë historike që autori e lëtë paqartë. Për të ka rëndësi trajtimii dukurisë dhe jo i kohës, as i rretha-nave dhe i faktorëve të tjerë. Kjo“mjegullnajë”, besojmë se ka të bëjë

me veljen e shkrimtarit nga gjithçkaqë nuk ka të bëjë me letërsinë. Fs-hati ka pasur dikur një emër si tëgjithë fshatrat e tjerë. Një mëngjesdimri nëpër rrugët e tij kaloi një plaki vjetër. Atë e sulmuan qentë. Plaku,për t`u mbrojtur, deshi të merrte njëgur, por, me gjithë përpejkjet që bëri,guri nuk u shkul nga toka, sikur tëkishte rrënjë. Kështu i ndodhi atijedhe me gurët e tjerë. Dhe plakumallkoi fshatin: “Msqofsh ti, o fs-hat, që gurët i paske lidhur dhe qentëlëshuar!” Prej asaj dite fshatit i mbetiemri Mosqofsh.

Por mbi këtë fshat rëndon edhenjë mallkim tjetër: flligësia morale.Megjithëse jemi në kohën kur çdoburrë ka një grua, fshati jeton njëpoligami seksuale. Çdo burrë shkonme disa gra të tjera dhe çdo grua bëntë njejtën gjë me shumë burra. Prejkësaj erdhën duke u shtuar njerëzitme të meta mendore dhe fizike,kështu që fshati u mbush me qorra esakata, me budallenj dhe të çmen-dur. Romani është unikal në llojin evet, ai është një vepër tejet origjina-le, pa asnjë ndikim, pa asnjë gjë qënuk është jetësore. Ky roman nuk tëkujtont asnjë veprë tjetër letrare,qoftë të letërsisë sonë, qoftë të asajbotërore.

Në fshatin Mosqofsh bëhen për-pjekje për të dalë nga bataku ku ësh-të rënë, por këto janë të pasuk-sesshme. Dështimi i një dashurie tëre dhe të pastër midis heroit të ro-manit, Fllad Bërlikut, dhe Srenës,

vajzës së priftit, tregon në mënyrëmetaforike se kjo tokë është kaqshumë e kontaminuar sa në të nukmund të mbillet një rasat i ri njerë-zor. Mbase duhet të kalojnë shumëvjet për të ndodhur një gjë e tillë.Në roman ka shumë humor, që bu-ron jo nga batutat, por nga skenatdhe ngjarjet, nga situatat dhe sjelljae personazhëve, çka e bën këtë ro-man tepër jetësor, pa asnjë artificial-izëm. Shkrimtari e lufton me shumësukses skematizmin, sëmundja mëe rëndë e socrealizmit. Në një vendtë romanit shkritari thotë se mosqof-shësit, si burrat, si gratë, ishin gju-hëlëshuar, karakterizoheshin nga për-dorimi i fjalëve banale, se tërë jeta etyre ishte e tillë. E vërteta është senë roman, qoftë nga përdorimi ifjalëve banale, qoftë edhe nga para-qitja e skenave dhe siuatave të tilla,luftohet për të kundërtën. “FshatiMosqofsh” është roman kundër përd-hosjes morale, kundër përdhosjes sëfamiljes dhe përzierjes së gjakut. Porpër ta kuptuar dhe shijuar këtë ro-man duhet ta lexosh me vemendjedhe pa paragjykime.

“PROZA POPULLORE NËPRERJET RRETHORE”

Ky është një studim interesant, sishumë studime të tjera të këtij au-tori për kulturën popullore, si: “Esefilozofike me motive popullore”,“Pajtimi në traditën popullore”,

“Dashuria me shikimin e parë”,“Gjakmarrja”, “Perlat e Dibrës” e tëtjerë. Meqë ky studim priret nga njëHyrje e vet autorit, le të paraqesimatë për t`ia bërë të qartë lexuesitpërmbajtjen dhe qëllimet e këtij stu-dimi:

Qëllimi i këtij studimi është tëtregojë pse ekziston dukuria e motër-zimeve në prozën popullore dhemënyrat dhe teknikat nëpërmjet tëcilave konkretizohet.

Kadare, duke e vështruar këtëdukuri tek poezia greke, shkruan: “Nuk ishte e lehtë të orientoheshe nëkëtë galaktikë të larmishme, siç qemitologjia dhe poezia arkaike oralegreke, në këtë zonë të dendur, kufarkëtoheshin, goditeshin, dëmto-heshin, bymeheshin ose gllabëro-heshin prej njeri-tjetrit motërzimete shumta të kënduara ndryshe ngarapsodë të ndryshëm.”

Kështu ndodh edhe në prozënpopullore shqiptare. Nëse një sub-jekt, një temë, një problem e sim-bolizojmë të shprehur me një rreth,ky rreth pritet në pika të ndryshme,brendapërshkohet ose jashtëpërshko-het nga dhjetra rrathë të tjerë. Atyku rrathët priten, fillojnë zonat ekontaktit të prozës popullore. Këtozona janë të ngushta apo të gjera,sipas rastit. Probleme të tilla, si:qëndrimi i vëllezërve ndaj njeri-tjetrit, intelegjenca e femrës, drejtë-sia, mashtrimi, paralajmërimi etj.,etj., paraqiten me disa motërzime,që kanë kontakte në disa pika taki-

“Fshati Mosqofsh”është roman kundërpërdhosjes morale,kundër përdhosjes sëfamiljes dhe përzierjessë gjakut. Por për takuptuar dhe shijuarkëtë roman duhet talexosh me vemendjedhe pa paragjykime.

Qëllimi i këtij studimiështë të tregojë pseekziston dukuria emotërzimeve në prozënpopullore dhe mënyratdhe teknikat nëpërmjettë cilave konkretizohet.

mi, çka e bën letërsinë populloremjaft të larmishme jo vetëm si tem-atikë dhe problematikë, por edheme mjete shprehëse, me teknika tëshumta artistike, me gjetje brilan-te, me struktura nga më mahnitëset.

Studimi i kësaj dukurie paraqetinteres; letërsia popullore, ashtu siçdo letërsi e madhe, është shumësh-tresore, me kumte direkte dhe të ka-mufluara, me mesazhe të hapura,por edhe të vështira për t‘u deshi-fruar. Të gjitha këto harmonizohendhe plotësojnë njera-tjetrën, dukekrijuar një mozaik artistik me ko-hezionin e nevojshëm. Kur themise kemi përsëritje temash, mo-tivesh, subjektesh, etj., këto nukduhen kuptuar si rimarrje të thjesh-ta. Përkundrazi, çdo kënd shikimika origjinalitetin e vet, sjell freski epasuri në krahasim me një këndtjetër shikimi po të së njejtës duku-ri. Të gjitha këo kënde shikimi sëbashku, pasurojnë e zgjërojnëmënyrën dhe filozofinë me të cilëni vështron populli dukuritë e reali-tetit në kohë dhe rrethana të ndry-shme. Në “zonat e kontakteve” rritettemperatura artistike, kemi një vlimtë përhershëm, qarkullim të pandër-prerë, lëvizje, gjallëri.

Nëpërmjet komenteve dhe përsi-atjeve kemi synimin që dukuritë etrajtuara të bëhen të qarta nga anashkencore dhe artistike. Variantet endryshme dhe të shumta për çdotemë, janë fryt i përpjekjes për t‘ihyrë sa më thellë realitetit, i cili ësh-të në ndryshim të vazhdueshëm.Katër-pesë tregime për çdo temë, gru-puar sipas kapitujve, do të jenë tëmjaftueshme për të krijuar tek lex-uesit përfytyrimin e plotë dhe të qartëpër zhvillimin e prozës popullore menjë nga mënyrat më interesante, siçjanë motërzimet. Tregimet që do tëpërfshihen në këtë libër, kanë karak-ter ilustrues për dukurinë, por atoshijohen edhe më vete.

Tregimet e prozës së shkurtër pop-ullore karakterizohen nga humori ikëndshëm, gjetjet e shkëlqyera, epapritura, paradoksi, realja dhe ab-surdja, që do të analizohen nëkuadrin e ndriçimit të dukurisë sëprerjes rrethore.

www.rrugaearberit .como n l i n e

E-mail: [email protected].

Dhjetor 2010 - 956nr.

cyan magenta yellow black

botime

Prof. dr. MUZAFER KORKUTIAkademik.

Para pak kohësh në rrethet shkencoretë Tiranës u shpërnda libri “Prehis-toria e Dibrës” e arkeologut prof.asoc. dr. Adem Bunguri, në kërkimtë titullit “profesor”, një punim se-rioz dhe i arrirë nga ana profesion-ale. Monografia i referohet rajonit tëDibrës, sa i panjohur në pikëpamjearkeologjike aq edhe interesant nëpikpamje të zhvilllimit historiko-kulturor të tij. Ajo është frut i njëpune kërkimore e studimore dis-avjeçare të autorit në terren dhe nëkabinet. Në këtë punim monografikautori ka bërë objekt të studimit tëtij përfaqësimet kulturore të këtij ra-joni gjatë një harku të gjatë kohor,që fillon që nga neolitit i hershëmderi në fundin e periudhës arkaikedhe i plotëson të gjitha kërkesat përtë merrituar titullin akademik “pro-fesor”.

Në fillimet e punës së tij, ai sigjurmues i kulturave prehistorike tëkrahinës së Dibrës, ai ka zhvilluarkërkime të profiluara në fushën ekulturave neo-eneolitike të kësajzone. Pikërisht kjo punë e tij u bëedhe baza e hartimit të disertacionittë tij me temë “Neoliti dhe eneolitinë luginën e mesme të Drinit të Zi”,të mbrojtur me rezultatin “shkëlqye-shëm” në departamentin e prehis-torisë të Qendrës së Kërkimeve Arke-ologjike me 29.10.1991, ku në vitin1996 do të mbronte po me rezulta-tin “shkëlqyeshëm” doktoraturën etij. Punën e fillluar me studimin mbiqytetërimin neo-eneolitik të rajonittë Dibrës, ai tani e zgjeron më tejdhe e plotëson duke përfshirë në këtëpunim monografik edhe kulturën eepokës së bronzit dhe atë të epokëssë hekurit të këtij rajoni, pavarësishtse materialet arkeologjike që u refer-ohen këtyre epokave janë ende tëpakta.

Monografia është ndërtuar mbibazën e gërmimeve të kryera nëndrejtimin e autorit në vendbaniminneolitik të Topojanit(1987-1989), tëBurimit(2007), si dhe mbi gërmimete kryera prej tij në vendbanime tëtjera të epokës së bronzit dhe asaj tëhekurit, si në atë të Pesjakës(1991),të Manasdrenit(2002-2003), të Pesh-kopisë(2006) dhe në varrezën e dys-të të Sofraçanit(2008). Monografiaështë mbështetur gjithashtu edhembi bazën e gërmimeve, studimevee botimeve të autorëve të tjerë, për-katësisht ato të prof. Zh. Andrea nëBurim(1978) dhe ato të prof. M.Korkuti në Cetush dhe nëGradec(1980), gjë që e ka ndihmuaratë të plotësojë kuadrin e zhvillimittë kulturave neo-eneolitike të kra-hinës së Dibrës.

Rezultatet pozitive të gërmimevetë kryera prej tij, krijuan bazën mbitë cilën është mbështetur hartimi imonografisë dhe nxjerja e përfundi-meve të arritura. Në këtë monografijepet një paraqitje e hollësishme erezultateve të gërmimeve në vend-banimin e Topojanit, të Burimit, të

Autor: Adem BunguriTitulli: Prehistoria e DibrësBotime “M&B”, Tiranë 2010ISBN: 978-99956-04-51-6Nr. faqeve: 452.Çmimi: 2000 lekë

“Prehistoria e Dibrës”, njëmonografi që na ka munguar

Pesjakës, të Manasdrenit, të Peshko-pisë etj, analiza e të dhënave strati-grafike të shtresave kulturore si dheatyre arkitektonike, klasifikimi ihollësishëm i tërë atij materiali tëpasur e të larmishëm arkeologjik, sidhe krahasimet e tij me kulturat ana-loge brenda e jashtë vendit, mbi ba-zën e të cilave, autori e vendos drejtkulturën e këtij rajoni në hapësirë enë kohë, si dhe bën interpretiminhistoriko-arkeologjik të materialit.Autori tërheq vëmendjen edhe mbidisa çështje të tjera, siç janë ato tëzhvillimit ekonomiko-shoqëror ekultik të periudhave përkatëse. Mjaftpozitive është edhe paraqitja e vroj-timeve personale të autorit, lidhurme një sërë dukurishë kulturore emateriale. Për të tërhequr vëmend-jen është shfrytëzimi i një literatureshumë të pasur, shqiptare dhe tëhuaj, që ndonjëherë i kalon caqet enjë punimi monografik, gjë që dësh-mon për një punë serioze të autorit.

Monografia prej 450 faqesh për-bëhet nga 7 kapituj, i pari prej tëcilëve bashkë me të dhënatgjeografike dhe kushtet natyrore tërajonit, përfshin edhe syth tëpërgjithshëm mbi etimiologjinë eemrit si dhe një historik të shkurtërtë kërkimeve prehistorike të kryera nëkëtë pjesë të territorit shqiptar. Katërkapitujt vijues përputhen me kultur-at neo-eneolitike të rajonit, të emër-tuara sipas kulturave përfaqësuese tëtij, përkatësisht, kultura Burim I,Topojan I, Topojan II dhe Gradec,ndërsa dy kapitujt e fundit i kushto-hen kulturave të epokës së bronzitdhe asaj të hekurit.

Në kapitullin II tek kultura “BurimI” autori ka dhënë mendimin e tijpër kronologjinë e Burimit, dukeshfrytëzuar për këtë edhe rezultatete gërmimeve të tij të kontrollit të vitit2007 në këtë vendbanim, të cilin evendos pa hezitim në fazën më tëhershme të neolitit të hershëm sh-qiptar.

Kapitulli III trajton kulturën eneolitit të mesëm të quajtur “Topo-jan I”, ndërsa kapitulli IV atë tëneolitit të vonë, “Topojan II”. Kurtrajton kulturën Topojan I-II, ai kavënë dukje faktin e rëndësishëm seajo është një kulturë me dy faza evo-lutive zhvillimi, të emërtuara Topo-

jan I dhe II dhe të lidhura përkatë-sisht me kulturën e neolitit të mesëmdhe fillimet e neolitit të vonë.

Në kapitullin V, përveç vendban-imit të Gradecit, trajtohet edhe kul-tura e disa vendbanimeve të tjerakodrinore të këtij tipi, në disa prejtë cilëve, autori ka kryer gërmime tëvogla me karakter sondazhi.

Kapitulli VI dhe VII i kushtohenpërkatësisht kulturës së epokës sëbronzit dhe asaj të hekurit, përfshirëedhe periudhën arkaike, në fund tësë cilës, krijohen kushtet social-ekonomike për lindjen e jetës urbane.Ai bën përpjekje të lavdërueshme përevidentimin kulturor të këtyre peri-udhave mjaft të rëndësishme nëformimin etno-gjenetik të banorëvetë lashtë ilir të këtij rajoni, të njohurnga burimet me emrin penestë. Stu-dimi është pajisur edhe me një re-sume në shqip dhe në anglisht, tëpërkthyer prej tij, bibliografinë, il-ustrimet grafike e fotografike si dheshpjeguesin e këtyre ilustrimeve.

Disa nga arritjet pozitive të kësajmonografie, do të ishin:

· Trajtimi për të parën herë irajonit të Dibrës si një tërësi rajo-nale gjeografike etnologjike dhe kul-turore, pa marrë parasyshë faktin sepjesa lindore e kësaj krahine përfshi-het politikisht në shtetin e Maqedo-nisë etno-kulturore, edhe pse përpjesën e Dibrës që shtrihet jashtëkufirit tonë shtetëror, të dhënat janërelativisht të pakta dhe modeste.Gjithësesi autori duhet përgëzuar përato survej që kryer në atë pjesë tëDibrës, në kushte krejtësisht të pafa-vorshme dhe pa mbështetje logjis-tike, si rezultat i të cilëve, sot nëhartën arkeologjike të asaj zone,kemi të paktën tre site të reja.Megjithë mungesën e ionformacion-eve për këtë pjesë të Dibrës, përpjekjae tij në pikpamje shkencore është erëndësishme dhe metodkisht e justi-fikuar, pasi studimet e orientuaradrejt rajoneve gjeografiko-kulturorëjanë mjaft të vlefshëm, për të njo-hur me shfaqjet e diversitetit kultur-or të pjesëve të veçanta në kuadrin eunitetit të tërësores.

Autori ka dhënë në mënyrë tëplotë të gjithë materialin arkeologjiktë zbuluar prej tij në këtë rajon për

të gjithë harkun kohor që përfshihetnë këtë monografi. Ai ka dhënë gjith-ashtu në mënyrë të përmbledhur edhematerialin arkeologjik të zbuluar ngaautorë të tjerë, ku veçojmë kryesishtatë të Burimit, Cetushit dhe Gradecit.

Trajtimi i materialit arkeologjikështë bërë sipas kulturave dhe jo si-pas vendbanimeve, pasi siç dihet, kjomënyrë e paraqitjes së lëndës arke-ologjike në pikëpamje cilësore qën-dron shumë më lart se ajo analitike.

Një arritje e kësaj monografieështë padyshim edhe zgjerimi indjeshëm hapsinor i shtrirjes së kul-turës Gradec, me 10 vendbanime tëreja e të panjohura të rajonit të Di-brës, të gjurmuara prej tij.

Dokumentacioni që shoqëronpunimin është mjaft i mirë si në pik-pamje teknike ashtu edhe nga mën-ra e kompozimit. Monografia sho-qërohet me 122 tabela mjaft të pa-sura që përfshijnë pjesën më të mad-he të materialit të imët arkeologjik,duke i dhënë atyre edhe përmasat enjë katalogu për të gjitha periudhate trajtuara, mbi 50 foto, planimetri,profile e prerje, si dhe 21 diagramanë funksion të shpjegimit të to-pografisë së vendbanimeve, arkitek-turës dhe të stratigrafisë kulturore tëtyre.

Dhënja për herë të parë e kul-turës së epokës së bronzit për njëhapësirë thuajse tërësisht të panjo-hur më parë, dhe informacioni i ridhe shumë interesant që sjell mbikëtë zonë të territorit shqiptar.

Autori ka arritur të nxjerë për-fundime të arritura mbi veçoritë ezhvillimit neolitik dhe eneolitik tërajonit të Dibrës, duke e inkuadruaratë në sistemin kronologjiko-kultur-or të hapësirës shqiptare e ballkani-ke, dhe duke shfrytëzuar edhe tëdhënat e datimeve radiokarbonike.

Gjithashtu mjaft të rëndësishmejanë konkluzionet e tij mbi tiparet ezhvillimit të kulturës gjatë epokës sëbronzit, mbi karakterin e saj gjene-tik, dhe veçanërisht mbi tipet e enëvedhe dekoreve të ricikluara që nga

qytetërimi më i hershëmeneolitik(psh, enët me buzë të drej-ta e të trashëzuara, që shihen si ele-mentë autokton eneolitik që morënpjesë në formimin e kulturës sëbronzit të hershëm) etj.

Paraqitja për herë të parë e kul-turës së këtij territori gjatë epokës sëhekurit, duke arritur të japë një tab-lo interesante mbi tiparet e saj dhepërfshirjen e kësaj zone historiko- kul-turore, ashtu si edhe ishte e pritshme,në grupin kulturor Mat-Glasinac. Pokështu, me mjaft interes dhe rëndësishkencore është edhje paraqitja e tijmbi kulturën e periudhës së hekuritnë këtë rajon, duke na njohur për tëparën herë me një numër të madhkalashë ilire të kësaj periudhe, të ven-dosura në formë kurore në të dy anët eDrinit të Zi, gjë që e cilëson këtë ra-jon, si një nga zonat potenciale mevendbanime të tilla të fortifikuara,dhe luginën e Drinit të Zi si një rrugëe rëndësishme natyrore.

Monografia “Prehistoria e Dibrës”e A. Bungurit duke sjellë me vetenjë material faktik të ri, të pasur e tëlarmishëm, të shtrirë në një hark tëgjatë kohor, që nga neoliti i hershëmderi në fundin e periudhës arkaike,krijon një pamje më të gjërë e më tëplotë mbi kulturat pre dhe protohis-torike të krahinës së Dibrës dhe ndi-hmon në pasurimin e njohjes tonëmbi tablon e zhvillimit të qytetëri-meve pre dhe protohistorike të këtijrajoni në veçanti dhe të territorit sh-qiptar në përgjithësi. Në këtë kon-tekst, ai ka vlerë jo vetëm për rajo-nin e Dibrës, por edhe për prehis-torinë shqiptare, pasi ndihmon tëplotësohet gjithnjë e më mirë tablo-ja e zhvillimit të kulturave pre dheprotohistorike në territorin e Sh-qipërisë.

Monografia “Prehistoria e Dibrës” e A. Bungurit duke sjellëme vete një material faktik të ri, të pasur e të larmishëm, tështrirë në një hark të gjatë kohor, që nga neoliti i hershëmderi në fundin e periudhës arkaike, krijon një pamje më tëgjërë e më të plotë mbi kulturat pre dhe protohistorike tëkrahinës së Dibrës dhe ndihmon në pasurimin e njohjes tonëmbi tablon e zhvillimit të qytetërimeve pre dheprotohistorike të këtij rajoni në veçanti dhe të territoritshqiptar në përgjithësi. Në këtë kontekst, ai ka vlerë jovetëm për rajonin e Dibrës, por edhe për prehistorinëshqiptare, pasi ndihmon të plotësohet gjithnjë e më mirëtabloja e zhvillimit të kulturave pre dhe protohistorike nëterritorin e Shqipërisë.

10 - Dhjetor 201056nr.

kritikëKontribut me vlerë për emancipimine mëtejshëm të politikës shqiptareNga: AGUSTIN GJINAJ

Ngërçi politik i Shqipërisë paszgjedhjeve 2009, me efektet spe-

ktakolare që e paraqitën këtë peri-udhë, ishte shpesh i trishtë e grotesk.Ishte një periudhë relativisht zhgën-jyese për arritjet demokratike të pasnjëzet viteve tranzicion, ku dy partitëkryesore treguan qartazi paaftësinë përzgjidhje e kompromis, pasojë e së cilëserdhi një gjëndje e nderë në politikëe shoqëruar me një moment penaliz-imi për Shqipërinë në institucionet eBE-së.

Lufta politike pati një antagonizëmtë theksuar, në një anë turma tëmëdha që mbushën sheshet e qytetevepër mbrojtjen e votës së lirë dhe gre-va urie, në anën tjetër koncerte rroknë formën e antimitingjeve, në njëanë luftë për transparencën e votës sëqytetarëve e në anë tjetër kërkesa përmbrojtjen e sistemit gjyqësor dhe ven-dimeve të tij, në një anë glorifikim iarritjeve të qeverisjes e në anë tjetërinjorim i çdo arritje të saj; Kjo luftë epakrahasuar në këto njëzet vite tran-zicion e ktheu edhe parlamentin nënjë instuticion të përkohshëm e meaftësi të kufizuar, shpesh një vend kundodhën ngjarje, jo rrallë të turp-shme. E gjithë kjo situatë solliçoroditje te opinionit, por si rrallëherë edhe një pamundësi të ndërko-mbëtarëve ( Rasti i largimit të DorisPack nga tryeza e bisedimeve PD-PS )për të dhënë një zgjidhje të situatës,përvec faktit se ata më së fundi, pasfishekzjarreve për festimin e liberal-izmit të vizave, të zgjidhnin si rrugëndëshkuese refuzimin e Shqipërisë sivend kandidat për në gjirin e Evropës.

Të gjitha këto mesa duket e kanënxitur Shpëtim Camin ti japë lexues-it një këndvështrim të tijin mbi situ-atën e krijuar e, natyrisht jo vetëmpër të, por shumë më gjërë, të reali-zojë një vështrim realist mbi politikëne tranzicionit në përgjithësi. “Gjeo-politika elektorale”, titulli i veçantë izgjedhur nga autori për librin e tij mëtë fundit, i ka dhënë një mundësi in-teresante për ti paraqitur lexuesit nëmënyrë origjinale impresionet, bind-jet, gjykimet dhe konkluzionet per-sonale. I shkruar në mënyrë të thjesh-të, të qartë e të kuptueshme, me qetë-si, me mendje të kthjellët, por njëko-hësisht me shpirt e zemër, autori kabërë një libër me paraqitje realiste,që, siç besoj, do të nxis debatin messtudiuesve të politikës, të vetë për-bërëseve të jetës politike, por edhemidis masës së lexuesve. Si një pik-tor, ai ka realizuar një tablo të Sh-qipërisë, gjithnjë sipas tij, që ështëmjaft e larmishme e natyrisht edhe ediskutueshme. Një libër i vogël emodest për nga madhësia, por ngul-mues për një përpjekje të madhe- atëtë emancipimit të mëtejshëm të poli-tikës shqiptare, kështu do ta quaja për-pjekjen e tij me botimin e këtij libri.

Cami nuk është një filozof politiknë profesion, por eksperienca e tij egjatë në administratën shtetërore nëtë gjitha nivelet, angazhimi politik 20vjeçar dhe kualifikimi i tij i mëte-jshëm për shkenca politike , tashmëme dy mastera dhe lektor i shkencave

politike ne universitet, na prezantonnjë punim të karakterit të filozofisëpolitike. Ai është një politikan i njo-hur i krahut të majtë të politikës, meeksperiencë të gjatë në këtë fushë, pornë libër ka shprehur qartazi jo vetëmnjë qëndrim të tijin, por edhe kurajoqytetare për të dalë jashtë kornizavetë krahut politik ku ai militon, dukekrijuar kështu një mundësi për ta parëpolitikën jo vetëm nga brenda saj, poredhe nga jashtë, prej andej nga e sho-hin edhe qytetarët e thjeshtë por edhestudiuesit. Të dy këto këndvështrimejanë përzier në mënyrë organike.

Ai nuk ka sjellë në libër thasheth-emet e përfolura korridoreve të poli-tikës, të cilat për fat të keq shpeshjanë interferuar edhe nga mediat endryshme, duke lënë jashtëvemëndjes së opinionit atë që më sëshumti i intereson këtij opinioni: “Ku dhe pse çalon politika shqiptare esë fundmi cili është produkti që prod-hon ajo”?

Është interesant fakti se, të gjithakëndvështrimët e autorit jo vetëm qënuk e kufizojnë lexuesin në shtjel-limin e ideve, përkundrazi e nxisinatë të nxjerrë edhe ai konkluzionet etij. Shpëtim Cami ka treguar kujdesqë libri i tij të mos mbetet vetëm nënivelin e konstatimit, por shpesh kapërpjekje të suksesshme për të kaluarnë mendime me vlerë për përmirë-simin e situatës, duke i qëndruar pre-razi larg kritikave denigruese,përçmuese e personalizuese, me tëcilat mjerisht jemi të tejmbushur, sinë faqet e shtypit të përditshëm e camë keq edhe në foltoret e politikës.Të gjitha këto i kanë dhënë dorë au-torit të mos bjerë në pozitat e atyreqë ai ka kritikuar në libër, kur shkru-an se,: “Politikanët në këto vite kaneqënë prokurorët më të ashpër, akuza-torët më të mëdhenj..., ndaj keminevojë për politikanë të kualifikuar,për politikanë llogari dhënës e rapor-tues, kemi nevojë për përfaqësues”.

Autori ka zgjedhur një rrugë sh-kencore nga profili ku ai ka marrë ar-simin bazë, atë të vizatimit teknik përanalizën e tij. Duke e konsideruarpolitikën si një trup të ngurtë, ai, kazgjedhur t’i bëjë asaj disa “prerje” përta sqaruar lexuesin se ç’ndodh brën-da saj. I ndarë në dy pjesë, libri, nëpjesën e parë të tij merret ndoshtadicka më shumë se duhet me njohjene lexuesit me shkencen e gjeopoli-tikës, ndërsa në pjesën e dytë mepërqasjen e kësaj shkence me zhvilli-met në vend dhe në politikën sh-qiptare. Titulli i librit “Gjeopolitikae zgjedhjeve” i ka dhënë mundësiautorit të realizojë “një prerje” nëkëndvështrimin gjeopolitik të poli-tikës e situatës në vëndin tonë.

Në mënyrë mjaft elegante ai karealizuar një parashtrim të detyravetë shtetit Shqiptar si pjesë e rajonitdhe kontinentit ku jetojmë, për takuptuar më mirë edhe politikën nëvendin tonë si pjesë e kerkesave qëka Evropa dhe SHBA-të ndaj rajonite Shqipërisë. Autori na bën të be-sojmë se prej këtyre detyrave të real-izuara apo jo, mund të përcaktohenedhe gurët kilometrikë, shpejtësia eecjes së Shqipërisë drejt integrimit,

por edhe gabimet e saj karshi këtyrereferencave.

Duke lexuar këtë libër, si pa dashjetë kujtohen fjalët e Zbigniew Brzez-inski në librin e tij: “Dominim glo-bal apo udhëheqje globale” dhe fjalëte tij se: “Kërkimi për një politikë tëjashtme të mençur duhet të fillojë ngatë kuptuarit që “globalizmi” në thelbnënkupton ndërvartësi globale, por qënjë ndërvarësi e tillë nuk siguronbarazi në status, madje as barazi nësiguri për të gjitha kombet.” Autorika shpjeguar ose ka lënë të kuptohetse, Ballkani ka hyrë në një rrugë të re,në atë të ndryshimit, pas shekujsh edhjetëravjecarësh luftërash shkatër-ruese, problemesh të mëdha e të vog-la, ngatërresash të të gjitha llojeve.Vendet e rajonit kanë sisteme poli-tike demokratike dhe kanë në themelekonominë e tregut të lirë, dhe pa për-jashtim aspirojnë anëtarësimin nëBashkimin Evropian, janë anëtarë oseaspirojnë aktivisht për anëtarësiminnë NATO. Ato janë përfshirë në ini-siativa rajonale të përbashkëta përzhvillimin e ekonomisë, paqes dhesigurisë. I gjithë rajoni i Ballkanit,është në procesin e një përpjekjeje tëvazhdueshme për vendosjen dheforcimin e institutioneve demokra-tike, që demokracia mund të funk-sionojë atje në të njëjtën mënyrë siçfunksionon në vendet e perëndimit.

Nga libri del qartë se, integrimi injëkohëshëm dhe zbatimi i detyravenë të dy krahët si në NATO ashtu edhenë BE, është e vetmja rrugë e ecjespërpara, ashtu sic e kishte profetizuarKisingeri me kohë, kur në librin e tij“Diplomacia”, parashikonte se, “Ven-det e ballkanit duhet t´u përkasin siBE ashtu edhe Aleancës së Atlantikut,pasi për të mbijetuar ekonomikishtdhe politikisht, ato kanë nevojë përBE; ndërsa për sigurinë, ato shohinnga Aleanca e Atlantikut. Në tëvërtetë, anëtarësimi në njërin institu-cion, nënkupton anëtarësimin nëtjetrin., Anëtarësimi në BE do të çojë,në një mënyrë apo një tjetër, në shtr-irjen de fakto, të garancive të NATO–s”.

Është fakt, se pavarësisht arritjevenë nivele të ndryshme, perspektiva eintegrimit në BE e NATO është kthy-er objektiv parësor për rajonin.

Autori me mjeshtëri lë të kupto-het se, detyra e shteteve, e partive qëqeverisin,por edhe e atyre në opozitë,është ti bëjnë vendet e tyre më tëbegata e më të mira për të jetuar, tëbëjnë një politikë konstruktive e mbitë gjitha për popullin dhe standardine jetesës, të kulturojnë, të modelojnëe të formatojnë institucione evropi-ane, ku njerëzit të jenë të mirëpriture të kryejnë shërbimin enevojshëm,të punojnë e prodhojnëedhe në vendin e tyre, që ato të mosmbeten vetëm vendet e fëmijëve epensionistëve, i ca zyrtarëve që kanëshansin të jenë në punë të shtetit kurfiton partia e tyre, duke lënë të ikërininë dhe krahët e aftë të punës nëemigracion.

Në pjesën e dytë të librit, Cami, ijep lexuesit mundësinë për ta parëpolitikën nga brenda, nga zhvillimi ijetës së brëndëshme në partitë sh-

qiptare.Ai shkruan me kurajo por edhe me

dhëmbje se “.....Do të shikoni se nëseligjet e parlamentit nuk gjejnë zba-tim, kjo është rrjedhojë e asaj që,zbatimi i statuteve të partive politikeqë drejtojnë e qeverisin vendin leshumë për të dëshëruar. Një partipolitike pa rregulla , si mund të real-izojë një qeverisje me rregulla?

Disa nga konstatimet e Camitmbase janë edhe të ditura, por të sh-kruara e të vëna në gojën e një njeriuqë prej vitesh militon në jetën tonëpolitike, marrin një vlerëshpresëdhënëse, të krijojnë përsh-typjen optimiste, se në politikë, nëpartitë që na qeverisin ka individë qëi shohin me kurajo e guxim të metat,gjë që do të thotë se, janë mundësitëe mëdha për riparimin e tyre. Mjaftkonstatime që ka bërë autori janë in-teresante, ca më shumë nga fakti seato nuk bëhen si akuza kundrejt njëpartie tjetër, as kundër një individiapo grupi drejtues, por janë konsta-time nga hulumtimet e një vëzhgue-si të hollë të jetës politike.

Nuk ka se si të mos impresiono-hesh kur lexon pasazhe të tilla si:

“....Ndodh që përfaqësimi i par-tive devijon duke shkelur kontratënme votuesit. Mandatet e marra ngavota e anëtarësisë, ndodh që në vep-rimet dhe qëndrimet e tyre nuk i ref-erohen mendimit politik të votuesit,por e përdorin atë si një mandat pri-vat. Kjo prodhon krizën e përfaqësimitdhe për rrjedhojë edhe krizën nënivele më të larta” “...Ndërkohë qëdhjetra parti politike hyjnë në garë dhepastaj kur sheh rezultatet në tabelat eKQZ të mbushura me zero, natyrshëmtë lind pyetja se, pse janë harxhuaraq shumë energji njerezore dheburime financiare ?”

“......Si funksionojnë partitë poli-tike shqiptare ? Pse ndjehesh jashtëtyre sapo të shprehesh një vektor stu-diuesi apo të kerkosh një analizë ?Pse rreshtimi i verbër është karakter-istikë e të gjithave ? Pse mungojnëanalizat brënda tyre ?

“...Shumë njerëz hyjnë e dalin dhehumbasin pa lënë asnjë gjurmë, dukepërfituar pa dhënë asnjë kontribut”,

Ajo që e shqetëson më së shumtiautorin është fakti se politika jokon-struktive, po sjell gjithnjë e më shumënjë numër njerëzish indiferentë përzhvillimet në vend, duke zvogëluarpjesëmarrjen e gjërë në demokratiz-imin e jetës së partive dhe zhvillimevetë vendit. Cami thotë se : “..Shpeshpërgjigja e qytetarëve është bojkotindaj proceseve të votimit ! Kështupolitika abuzive e ka shumë më tëlehtë. Qytetarëve ju krijohet urrejtjepër politikën dhe largim prej saj dukei bërë një shërbim të mirë politikësabuzive dhe zgjedhjes së një klasepolitike nga një numer gjithnjë e mëi vogël qytetarësh”. Të gjitha këtozhvillime janë sjellë në libër si nëformën e tregimit, të shifrave, të për-shkrimit të ngjarjeve ashtu edhe nëformën e pyetjeve, për të cilat ai mesaduket e fton lexuesin të japë men-dime.

Në mënyrë të natyrëshme gjatë dhepas leximit të librit lindin pyetje të

tilla si: A është realitet në Shqipëri vota

e lirë – thelbi i lirisë së individit nëdemokraci?

A është arritur sundimi i shtetitligjor, ku qeveritarët e shtetasit të ve-projnë brenda kornizave ligjore, kutë gjithë ta duan, respektojnë dhe ekanë frikë ligjin?

A janë të pavarura institucionettona dhe a e shfrytëzojnë këtë pavar-ësi në interes të një jetë më të mirëpër qytetarët, me një qeverisje të pakorruptuar, transparente?

A kanë burrat e politikës vizionedemokratike, a mundet ata të përm-bysin skemat shterpë të drejtimit e tëdrejtohet me metoda e mënyra bash-këkohore, që shqipëria të bëhet njëvend ku njerëzit të mos jetojnë sivarfanjakë mbi milionat që nuk dinët’ia marrin tokës e vendit të tyre.

A rrezaton parlamenti ynëdemokraci e kulturë, a janë aty nëdetyrën e deputetit personalitete qëpërfaqësojnë gjithë shtresat e moshate shoqërisë, grupet e interesit, a janëpartitë tona, parlamenti ynë, shoqëriajonë e tillë ku ku liderët jo vetëm ur-dhërojnë, anatemojnë e marrin ven-dime të vetëm, por mbi bazën edemokracisë, të gjithë të ndjehen tëpyetur, të mirëpritur e të gatshëm përtë zbatuar ato që kanë vendosur sëbashku mbi bazën e parimit tëdemokracisë së votimit, të shumicës.

Duke synuar të gjesh përgjigje përpyetje të tilla, mundet të dalësh nëkonkluzione e të marrësh përgjigje përfaktin se pse ndodhin ne Shqiperi edhengjarje apo kriza politike si ato tëviteve 1997, problemet e qeverisjesmë 1995, 1996, 2003 apo 2009-2010, ku parlamenti ynë nuk ka arri-tur të ofrojë zgjidhje politike, e jovetëm kaq, por në të gjitha rastetzgjidhjet janë gjetur jashtë parla-mentit, kurse vetë ai ka shërbyer përthellimin e krizave dhe më pas përlegjitimimin e zgjidhjeve të ofruaranga jashtë. Kanë qënë raste ku partitëpolitike humbën rastin të ofrojnëzgjidhje konkrete dhe të parandalojnëmë të keqen. Ato, me apo pavetëdije, u bënë pjesë e rezistencësose e agresivitetit absurd, duke ren-dur më shumë pas pushtetit politiksesa ndaj vlerave të demokracisë. Ni-sur nga pyetje të tilla, atëhere mundtë kuptohen më lehtë edhe të thënate të pathënat e librit të Shpëtim Cam-it, që mund të përmblidhen në njëpyetje te vetme:.

- A i ka arritur politika të realizojëëndrrat e qytetarëve të saj?”

“......Si funksionojnë partitë politike shqiptare ? Pse ndjehesh jashtë tyre sapotë shprehesh një vektor studiuesi apo të kerkosh një analizë ? Pse rreshtimii verbër është karakteristikë e të gjithave ? Pse mungojnë analizat brënda tyre?

Dhjetor 2010 - 1156nr.

prezantimi

Nga: ABDURAHIM ASHIKU

Kisha lexuar se Muhamed Ali Pashaishte i biri i një kleriku shqiptar i cili

lindi në një fshat të vogël afër Liqenit tëOhrit dhe Prespës, me prindër sh-qiptarë gegë. Gjatë luftërave francezo-egjiptiane, ky homolog i NapolonBonapartit, i cili pushtoi Egjiptin në1798, ishte një nga ushtarët i cili bërikarrierë. Në më pak se 5 vjet, ai u ngritnga rangu i ushtarit të thjeshtë nëudhëheqësin e divizionit të tij dhe ngaaty në sundimtarin e Egjiptit, në vitin1805.

Muhamed Aliu ishte indërgjegjshëm për dobësimin e Turqisënë atë kohë dhe planifikoi të deklaron-te pavarësinë e Egjiptit. Planet e tij uvunë në zbatim lehtësisht, sepse egjip-tianët donin t’i jepnin fund vuajtjeve tëtyre nën sundimin e qeveritarëve tëkorruptuar të mbetur. Ata dëshironindhe kishin nevojë për një udhëheqës,prandaj ata mbështetën me dëshirë Mu-hamedin, i cili filloi të ndërtonte njëmbretëri të re.

Ai u mbështet nga divizioni i tij i fortëshqiptar dhe u ndoq më pas nga djali itij Ibrahim Pasha në vitin 1848. Më pasIsmail Pasha djali i Ibrahimit ia arriti tësundonte nga 1863-1873. Nënmbretërimin e tij Kanali i Suezit u për-fundua dhe u hap ne 1873. DinastiaKhediv, siç njihej atëherë, kontrolloiEgjiptin deri në 23 Korrik 1952, kursunduesi i fundit i linjës shqiptare u lar-gua nga vendi...

Kaq nuk është gjë tjetër vetëm njëkuriozitet nxitës për të njohur njerëz tëtillë që sunduan kohët, njerëz që kri-juan shtete në troje të huaja kurvendlindja e tyre lëngonte po aq fort saedhe ajo e Egjiptit dhe vendeve të tjera.

Kurioziteti për Dinastinë Shqiptaretë Egjiptit nisi shuarjen pak ditë më parënga botimi i librit “Dinastia shqiptareqë sundoi Misirin” të Dr. Faruk Boro-va, diplomat që gjeti kohë e hapësirëqë, përveç detyrës, të gërmonte për tëna dhënë një portret të gjënë të kësajdinastie.

Nuk e kam marrë ende librin, porkam marrë “në pyetje” autorin e tij, py-etje përgjigjet e të cilave më erdhën ngalarg...

A.Ashiku: Faruk Borova, diplomatdhe studiues, cila është rruga e tij nëjetë?

Faruk Borova: Kam lindur në Tiranëme 14.09.1946. Jam me origjinë ngaDibra e Madhe. Babai, Adem Borovadhe nëna Hatixhe Borova (Bakllava), elanë Dibrën e Madhe në një moshëshumë të vogël, në vitin 1913, në vitine eksodit të madh biblik të dibranëvepër ti shpëtuar gjenocidit të njohurserb.

Jam i martuar dhe kam dy fëmijë.Djali është diplomuar Dr. Arkitekt nëMilano dhe aktualisht jeton në Romëme shoqen e vet italiane. Ndërsa vajza,këtë vit do të laureohet për gjuhë dheletërsi angleze në Milano. Idenë tuajpër ta përkthyer librin tim në gjuhenangleze, mund ta realizoj me vajzëntime, por le të vijë ai moment, pastajshohim e bëjmë.

Jam diplomuar Inxhinier Kimist dhezotëroj gradën shkencore Doktor në

Në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave nëTiranë me 18 dhjetor 2010, u prezantua përpara publikuttë gjerë kryeqytetas, dashamirësve të librit, si dhe përparakomunitetit dibran që jeton në Tiranë, libri Dinastia Sh-qiptare që Sundoi Misirin-Egjiptin, me autor Z. Faruk Boro-va. Të pranishëm në këtë aktivitet promovues të librit ishinpërfaqësues të Institucioneve akademike dhe shtetërore,studiues, drejtues si dhe anëtar të shoqatës “Bashkësia Di-brane”, Institutit AIITC, “Lidhja e Intelektualëve Dibranë”,si dhe nga shoqata “Tirana”.

Nderonin me pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet pro-movues, Shk. e Saj, Znj. Amina Gomaa, Ambasadore e Re-publikës Arabe të Egjiptit, Zv. Ministri i MTKRS, Znj. SuzanaTurku.

Pas fjalës përshëndetëse të mbajtur nga Znj. Mira Pirde-ni, Zv. Kryetare e Shoqatës “Bashkësia Dibrane”, si dhe njëaktiviste e njohur e të drejtave të njeriut për barazi gjinore,e cila falenderoi të gjithë të pranishmit, bëri një kronologjitë aktiviteteve të shoqatës Bashkësia Dibrane ndër vite. Passaj folën mbi përmbajtjen e librit historiani i njohur Z. Dri-tan Egro, ku analizoi personalitetin dhe figurën e një shteta-ri me një profil modern si ajo e prijësit, Muhamed Ali Pa-shës. Pas tij Fjalën e mori Dr. Ramiz Zekaj, Drejtori i Insti-tutit AIITC, i cili referoi temën: “Faktori shqiptar në dobi tëkombeve të tjera”, ku analizoi lindjen, zhvillimin dhe kon-solidimin e institucioneve të shtetit dhe të së drejtës, bete-jat dhe fitoret e kurorëzuara nën komandën e një prijësi meorigjinë shqiptare, si M. Ali Pasha. Gjithashtu Dr. Zekaj, ekonsideroi librin e Dr. Borovës, si një libër, i cili ngacmonkureshtjen intelektuale të shqiptarëve për të patur informa-cion mbi jetën e një plejade personalitetesh, që kanë lënëgjurmë në historinë e popullit shqiptar, veçanërisht mbi atofigura që kanë kontribuar në drejtimin e perandorive tëmëdha. Më pas referoi Dr. Edvin Cami, Pedagog i Univer-sitetit “Aleksandër Xhuvani”, i cili foli mbi figurën e M. Ali

Dinastia shqiptare që sundoi Misirinnë kërkimet e një diplomati

PREZANTIMI

Pashës, si shqiptar. Më pas diskutoi rreth librit prof. i his-torisë së Shqipërisë, Z. Qatip Mara, me temë: “Roli i KoloniveShqiptare në Egjipt”, ku evidentoi rolin pozitiv të plejadëssë drejtuesve me origjinë shqiptare, si M. Ali Pasha, IsmailPasha, Ibrahim Pasha, si dhe Mbreti i fundit, Faruku, tëcilët kanë ndihmuar mërgatën dhe rilindasit shqiptarë, si:Jani Vreto, Thimi Mitko, Thoma Avrami, Andon Zako Caju-pi, Athanas Tashko, Jani Vruho, Loni Logori, Thoma Krei,Filip Shiroka etj., për realizimin e ideve të tyre për pavarësidhe liri. Në pamundësi për të qenë i pranishëm në promov-imin e librit të Dr. Borovës, gazetari i gazetës “E Vërteta”,organ i cili botohet në nëntë gjuhë të huaja në Athinë, iakishte deleguar referatin e tij, me temë Dinastia Shqiptareqë Sundoi Misirin, e përgatitur në formën e një intervisteAshiku-Borova, ta lexonte përpara auditorit, një studentnga Dibra e Madhe, Erduan Kllobuçishta.

Pas tij përshëndetën promovimin e këtij libri të Dr. FarukBorovës, Z. Abdi Baleta, i cili theksoi “dobinë e krenarisëkombëtare për këtë figurë, që Muhamed Ali Pasha, ështëdhe i yni dhe një personalitet që mund të krenohet dhevetë Egjipti”. Më pas përshëndetën aktivitetin, Znj. SuzanaTurku, Zv. Ministre e TKRS e cila e konsideroj aktivitetin sinjë sesion shkencor të mirëfilltë që bëhet për këtë figurëkaq të madhe dhe historike si M. Ali Pasha. Më pas fjalën emori Z. Arben Tafaj, Kryetar i Shoqatës “Tirana”, i cili falën-deroi Dr. Borovën për këtë libër që i ofrohet lexuesit, pordhe evidentoi dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të bash-këpunimit mes shoqatës “Tirana” me shoqatën “BashkësiaDibrane”, të drejtuar nga Z. Faruk Borova. Në përfundim tëaktivitetit përshëndeti pjesëmarrësit duke i falënderuarpërzemërsisht autori i librit “Dinastia Shqiptare që SundoiMisirin”, si dhe Kryetari i shoqatës Bashkësia Dibrane, Z.Faruk Borova.

Aktiviteti u mbyll me një koktej të përgatitur për pjesë-marrësit nga Instituti AIITC.

Shkencën e Kimisë. Pas ardhjes sedemokracisë, u emërova në detyra tëndryshme drejtuese, ku vend të veçantëqe periudha 1993 - 1997, kur shërbe-va në detyrën e lartë dhe mjaft dinji-toze, Ambasador i Republikës së Sh-qipërisë për Lindjen e Mesme, me rez-idencë në Kajro. Ato katër vite kanëqenë vite shumë të bukura por në tënjëjtën kohë vitet më impenjative, kun-drejt të gjitha detyrave që kam kryer gjatëjetës sime.

Tani punoj në profesionin tim të ki-mistit dhe pas 4 muajsh do të dal nëpension.

Si lindi ideja e një udhëtimi 147

vjeçar nëpër fletët e historisë së njëdinastie të madhe me rrënjë nga trojetshqiptare?

Faruk Borova: Sapo mora emëriminsi ambasador, një nga objektivat e miaishte edhe njohja me figurën e Mu-hamed Ali Pashës, por në Ministrinë ePunëve të Jashtme të Shqipërisë nukgjeta materiale për këtë figurë. Në Kajrofillova të rrëmoj dhe gjeta shumë mate-riale, por jo vetëm për Muhamed Ali-un, por për të dhjetë personat e Dinas-tisë. Kur lexoja bëmat e tyre që nga ipari e deri tek i fundit, mbreti Faruk, metë vërtetë kisha një ndjenjë tëshumëfishuar atdhedashurie, pasi janë

figura të mëdha shqiptare që kishinvepruar në një vend të huaj.

Befasi për mua ishte kur Drejtori iDrejtorisë përkatëse të Ministrinë ePunëve të Jashtme të Egjiptit më pyeti,në takimin e parë me të, në se unë edija se themeluesi i Egjiptit Modern ish-te me origjinë shqiptare! Ai e bëri këtëprononcim, pa e pyetur unë. Me tëvërtetë u kënaqa dhe u inspirova që tëfilloja e ta vazhdoja me ngulm hu-lumtimin rreth kësaj figure më se inter-esante. Duke kërkuar mendova psemos ta bëja hulumtimin për të gjithëpersonat e kësaj dinastie.?! Dhe ashtubëra. E shtriva hulumtimin për të gjithë

Dinastinë dhe mirë bëra, pasi për Mu-hamed Aliun dhe pak a shumë për tëbirin, Ibrahim Pashën, kishin shkruarshumë autorë të huaj, ndërsa për tëgjithë dinastinë nuk ishte bërë një gjë etillë.

Si do ta përmblidhnit shkurt përlexuesin emigrant lindjen, rritjen dheperëndimin e kësaj dinastie që ngaMuhamed Ali Pasha e deri tek mbretiFaruk?

Faruk Borova: Historia e kësaj di-nastie tregon më së miri se kombi sh-qiptar ka nxjerrë njerëz me vlera tëmëdha, deri burra shteti, sikundër ësh-të Muhamed Aliu. Ai edhe pse i paar-simuar, arriti nivele të tilla në drejtimine shtetit që rrallëkush i ka bërë.

Jetëgjatësia e sundimit të kësaj di-nastie, për 147 vjet, tregon më së mirise njerëz të mençur, me ego të madhe,trima dhe zemërgjerë, mund të sun-dojnë gjatë, sigurisht në se ekzistonedhe vullneti e dëshira e vet popullit.

Fundi i kësaj dinastie tregon se, sadomirë ti shërbesh një kombi tjetër,egoizmi i elitës së atij populli, nuk mundtë pranojë përjetësisht këtë sundim, sig-urisht kur përgatiten edhe rrethanat eduhura.

Mund të na e jepni Dinastinë emërpër emër, nga i pari tek i fundit?

Faruk Borova: Dinastia e plotë sh-qiptare përbehet nga 10 persona, të sënjëjtës familje, persona që vepruan në5 breza.

Ata janë: Muhamed Ali Pasha, Ibra-him Pasha, Abaz Pasha, Said Pasha,Ismail Pasha, Tofik Pasha, Abaz HilmiII, Sulltan Hysen, Fuad Pasha I-re dheMbreti Faruk. Fotografitë e tyre i keninë kopertinën e librit si dhe në faqet30-31 të tij.

Në çfarë gjuhe i keni bërë kërkimettuaja?

Faruk Borova: Çelës kam pas gju-hën angleze. Gjuhën arabe nuk ezotëroj, e njoh dhe e flas shumë pakpër të qenë i aftë për kërkime të mirë-fillta. Në se do ta zotëroja gjuhën ar-abe, do të kisha mundësi të gjeja mëshumë materiale e dokumente.

Sa krenar e ka ndjere veten FarukBorova kur ka mbyllë fletën e fundit tëjetëshkrimit të historisë së kësaj dinas-tie?

Faruk Borova: Me thanë të drejtën,krenarinë e të qenit shqiptar e kishapara se ta filloja të shkruarit e këtij libri,ndoshta që kur fillova të njihem mepunën e madhe të tyre, por sigurishtkur e mbarova të shkruarin e librit dhee dërgova për botim, të them të drejtënmu krijua një ndjenjë e tillë, se të qenitshqiptar ishte kombësia më e privileg-juar kundrejt gjithë të tjerave. Në tënjëjtën kohë kisha edhe një far xheloz-ie se përse nuk u krijuan rrethanat qënjë personalitet i tillë shqiptar, veproinë vend të huaj e jo në Shqipëri?

Botimet Gent Grafik, Tiranë 2010ISBN: 978-99956-51-05-3Nr. faqeve: 146. Çmimi: 700 lekë

12 - Dhjetor 201056nr.

tregim- Ngjarje e jetuar - Tregim nga NIN RAJTA

1 2

3 4

Viti që po vinte përkonte me jubileun e rënies së heroit të popullit Gjokë Doçidhe diskutimi në degën e lidhjes së artistëve të rrethit, për veprimtaritë që do

të zhvilloheshin në këtë kuadër, zgjati. Veçanërisht u rrah mendimi se ç'do bëhejpër të gjetur një skulptor, i cili do të punonte bustin e heroit. U lakuan mjaft emra skulp-torësh nga Tirana, por asgjë nuk u vendos, ndërsa dikush këmbënguli se, skulptorin ekishim midis nesh, Kristinën. Dhe ashtu u vendos.

Ajo në fillim u step, i erdhi papritur ky vendim i tyre, sado që në thellësi ndjeu kënaqë-si, përzier me një lloj krenarie që s'e pati provuar kurrë më parë. Megjithatë tek ajo mos-besimi nxori krye. Dhe ishte më se e natyrshme kjo, për dimensionet artistike të veprës dhepër rëndësinë e jashtëzakonshme që barte. Busti duhet të fliste për një djalë të ri, meëndrra shumë dhe për aktin e tij të lartë. Hezitoi për disa çaste, pastaj Kristina ndjeu diçkatë ngrohtë, të bukur, njerëzore t'ia përshkoi tërë qenien, kur mendoi ashtu kalimthi se, mekëtë vepër do të pagëzohej në udhën e saj të artit.

Ditë të tëra filloi të punojë, duke grumbulluar gjithçka lipsej: materiale të shumta qënga gazetat e xhepit të batalioneve partizane, e deri te monografitë për heroin. Në muzeunhistorik të rrethit, gjeti mjaft dokumente autentik për heroin gjatë aktivitetit të tij antifash-ist në Shkodër dhe Elbasan, të cilat i kishte mbledhur me zell drejtori i muzeut, HysenLala. Pastaj nisi të skicojë portretin e heroit në pamje të ndryshme, dhe, së fundi, erdhikoha të punojë në studio, e cila u bë shtëpi e dytë për Kristinën. Shoqet vinin shpesh tekajo dhe kur pikasnin lodhjen e saj, ashtu pa e kuptuar e tërhiqnin në shoqërinë e tyre dheKristina donte s'donte u bindej. Shkonte tek aneksi i studios, pasi vishej, së bashku meshoqet dilnin të shkujdesura shëtitje. Ndonjë mbrëmje përfundonin në lokalin e ri tëqytetit, ose në turizëm, siç e kishin emërtuar të gjithë. Aty shijonin ëmbëlsirat karakteris-tike dhe pas dy-tri orësh çlodhjeje shkonin në apartamentin e tyre.

Çdo ditë që kalonte vepra hidhte shtat dhe Kristinën, kjo e bënte me flatra, dhe, çkaështë më e rëndësishmja, diçka e mrekullueshme po ndodhte tek ajo, diçka që e mbushteme shpresë. Ishte bërë e fortë. Dhe vërtetë, të kesh besim në vetvete, a nuk është kjo forcëkarakteri?

* * *Me Artanin, Kristina kishte njohje ashtu sipërfaqësore, si i thonë, që student. Më pas

qëlloi që të ishin kolegë në të njëjtën shkollë të qytetit të vogël verilindor. Kishte studiuarpër histori. Artani vinte ndonjëherë në studio, dhe Kristina duke njohur natyrën e tij,kujdesej që bisedën ta mbante në limite normale, për të mos krijuar raporte artificiale, porpër të rritur sadopak njohjen midis tyre. Kristina i kërkonte ndonjëherë mendim për punënqë kishte nisur. Një ditë Artani, pasi u mendua pak, foli pa ngritur kokën: "Kristinë, guximiyt është i madh." Skulptorja s'e ngau më tej, por vazhdoi punën, ndërsa ai, disi i pezmatuarnga atmosfera e krijuar, iku. Kaluan muaj dhe takimet e tyre në studio filluan të rrallohen.Por atë të fundit, Kristina s'do t'a harrojë. Ishte prill. Ajo e priti si çdo herë në studio dhe pasishkëmbeu përshëndetjen e zakonshme, sapo pikasi një gjendje disi ndryshe, i kërkoi tëdilnin. Kështu të dy ranë dakord dhe dolën nga studioja. Kishte diçka që nuk i pëlqenteKristinës në heshtjen e tij, e cila krijoi një atmosferë të ftohtë midis tyre. Morën rrugën ngapazari i vjetër, pastaj u ngjitën përpjetë dhe vazhduan drejt, duke lënë pas krahëve qytetin.Ajo buzë mbrëmje pranvere ishte e bukur, nga ato që të nxisin ta duash jetën me gjithëforcën e shpirtit. Në të tilla raste ke dëshirë të falësh, pushtohesh nga një ndjenjë altru-izmi. Ndërsa Artani, gjatë asaj mbrëmje, po reflektonte një indiferentizëm fyes.

Kjo e shqetësoi Kristinën, e cila me qëndrimin e saj rrezatonte çiltërsi që i buronteprej shpirtit. Ishte si një engjëll. Kristina ngriti kokën lart dhe shikimin e saj e tretitej në horizont, aty ku qielli dukej se prekte majat e maleve. Dielli gati po perën-

donte dhe rrezet e tij shponin tej për tej tymnajën e kaltër që kishte mbështjellë malet, tëcilat i kujtonin Kristinës, se pas tyre, ishte vendlindja e Heroit, Lura. Ajo ktheu sytë ngaTani dhe takoi në vështrimin e tij të akullt. Ndjeu brenda vetes t'i thyhej diçka, që idhembi. Ndërsa ai e zhvendosi shikimin, thua se u frikësua, mos do të mbytej në kaltërsinëe syve të saj. Kristina seç kishte diçka nga perritë, të cilat vijnë në këtë botë për të sjellëmirësi, ndonëse nuk i përkasin asaj, dhe në mbarim të udhës së tyre, ngjiten lart në qiell,aty ku edhe është vendi i tyre.

Përballë Kristinës, ai vazhdimisht ishte ndjerë ligësht. Biseda e tij, pyetjet dhe gjithçkaishin të stisura, herë-herë provokuese. Kjo së fundi nisi ta bezdisë Kristinën.

- Se ç'ke ndryshuar këto muaj...si të them...që kur nise këtë punë. Vepra të këtyre për-masave s'guxojnë t'i marrin përsipër as skulptorë të dëgjuar, e ti... Të dështosh ende panisur mirë karrierën, është keq! - përfundoi Tani.

Vazhduan të ecnin ngadalë, në drejtim të qytetit. Midis tyre, heshtja vetëm sa u thelluamë tepër. Dritat kishin filluar të ndizeshin nëpër rrugët e qytetit, duke e bërë atë të dukejmë i madh nga ç'ishte në të vërtetë.

Pati një moment, që mendoi t'i përgjigjej, por shpejt ndërroi mendim. Kishin hyrë nëqytet. U ndanë me një "natën e mirë", e cila doli ashtu krejt e shpërlarë prej të dyve.Kristina nxitoi drejt pallatit, duke ngjitur shkallët dy e nga dy, zakon i mbetur që studentedhe sa hap e mbyll sytë hyri në dhomë. Shoqet e pikasën pezmin e saj, ndaj nuk e bombar-duan me pyetje si herët tjera.

Përshëndeti me një buzagaz, i cili i doli krejt i shpërlarë, mori një libër sipër komosë dheu shtri në krevat me fytyrë nga muri. Shoqet dolën, kur u kthyen pas dy orësh, Kristinën egjetën në gjumë. Nga shprehja e fytyrës, dukej se po bënte një gjumë të shqetësuar. Pastaje lanë vetëm, dhe kaluan në dhomën tjetër për të ngrënë darkën që e kishte përgatitur më ereja ndër to, Lira. E përgëzuan duke e ngritur në qiell gatimin e saj, sidomos ëmbëlsirën emrekullueshme, diçka që e pati sajuar nga një revistë. Sidoqoftë mungesa e Kristinës u ndjejo pak atë darkë...

Të nesërmen Kristina u zgjua vonë. Kishte vetëm një orë mësimi, orë të dytë, e pastaj dotë endej në pazar për të blerë ca gjëra për shtëpinë. Mëngjesin e kishte gati mbi tavolinë, tekdhoma e ngrënies, bashkë me një pusullë, ku shoqet i jepnin udhëzime për punët që duhettë kryente; letra përfundonte me "këshilla praktike" pastaj, përqafime me mall "shoqes sëtyre artiste". Ajo buzëqeshi, e përkëdhelur nga kujdesi i shoqeve, i cili bëri t'ia përshkojëfytyrën një i ngrohtë, ndërsa në mendje filluan t'i veniteshin disi kujtimet e mbrëmjes sëkaluar dhe grindja e gjatë në ëndërr. "Shoqet do të më kenë dëgjuar dhe hajde durojishpotitë e tyre", tha me vete Kristina, duke vënë buzën në gaz.

Ditët kalonin njëra pas tjerës me shpejtësi të pazakontë. Kështu ngjet kur punon mevrull. Koha sikur e tejkalon ritmin normal të rrjedhës. E megjithatë jo gjithmonë puna ecte.Qëllonte ndonjëherë që nuk i bëhej të shkonte në studio, por ajo gjendje nuk zgjaste shumëdhe Kristina përsëri niste punën me të njejtin vrull, dhe humbiste me orë të tëra aty.

Jeta e heroit ishte shuar në moshën më të bukur, plot njëzet e një vjeç. Poeti popullorHazis Ndreu, duke përjetësuar në vargje aktin sublim të Heroit, krijonte një atmosferë aq tëvërtetë, sa thua kishte qenë i pranishëm në atë ndeshje për jetë a vdekje, mes batalionitpartizan dhe nazistëve. Kënga e përcillte situatën besnikërisht, duke të zgjuar emocione të

forta edhe sot, pas kaq e kaq vitesh. Përpos këtyre, poeti prerazi shpaloste njëko-hësisht dimensionet njerëzore të heroikes, aq sa logjika e skeptikëve pacifistë,tingëllon absurde, duke nënvizuar mendimin se, njeriut për të ruajtur integritetin

e tij, i duhet të luftojë në këtë botë të shthurur. Atij i duhet të mbrojë vlerat e lirisë qoftëedhe me çmimin më të lartë, sa kohë ekziston urrejtja tek njerëzit.

Poeti kishte dhënë me mjeshtëri, deri në detaje, ato ditë, kur për të dalë nga rrethimi,brigadës i duhej të kalonte lumin Vjosa. Për këtë lipset një prapavijë partizane. Kohas'pret. Mblidhet brigada dhe kërkohet kush do të dalë vullnetar. Poeti jep me vargje brilan-te intensitetin dramatik të situatës, sa të trondit. Dëgjohet zëri i fuqishëm i komandantit tëbatalionit: "Njaj Gjokë Doçi/ sa shpejt vikati/ Batalioni i IV-gati!" Pastaj me anë të digre-sionit, poeti rikrijon si në ekran atmosferën e luftës: "Në Mallakastër/ në shkrepa të thata/në rrethim u gjet brigada/ fyt a fyt/ e vesh për vesh. /me nazistët janë përlesh...\ Aty Gjokau nda prej nesh/ trim drague/ e sy rrebesh". Dhe vjen momenti fatal për komandantin;plagoset rëndë, sepse e ka "tradhëtuar" marshina e tij. Poeti na njeh me këtë moment tëvështirë sublim të Heroit duke dhënë amanetin e tij: "M'i thuaj Lurës/ Asaj ane/ Të qajmarshinën italiane/ Të qaj që më mbeti në dorë e ngrata/ Të qaj se s'pata dhe dy granata..."

Kristina, e kishte pikë referimi në punën e saj tekstin e këngës, për informacionin qësillte, si dhe portretin e heroit, duke fokusuar tek ai mendim dhe veprim njëkohësisht.Ishte i pari komandant batalioni që binte në luftë. Kristina me intuitën e saj të paga-bueshme kishte depërtuar në botën e madhe shpirtërore të heroit, dhe e shpaloste atë nëharmoni me pamjen e tij fisnike.

Busti duhet "të flasë" për Heroin, duke dhënë me realizëm tronditës jetën e Gjokës,fëmijërinë e tij të trazuar, rritur në Lurë, "tue u përjekë si krimbi në gur", siç thoshte poetinë këngë. Duhej thënë gjithçka për Heroin, duke pasqyruar ato momente, që e bënë tëpavdekshëm. "Heronjtë ia ngrejnë vetes përmendoren, koha ngarkohet të vendosë statujëne tyre" kishte dhënë dikush këtë përcaktim për martirët e një kombi.

Në përgjithësi Kristinën s'e gjeje vetëm në studio. Vinin vizitorë të ndryshëm, të cilëtme pyetjet e tyre herë të çuditshme, e herë naive, gjithësesi tregonin interesin e tyre dheskulptorja e re ishte bërë e njohur, aq sa puna e saj pritej me gëzim, si eveniment në atëqytet. Njerëzit në ato vite, ndoshta nuk e teproj po të them, se qenë më shumë njerëz, mëtë ngrohtë me njëri-tjetrin.

Ditët ecnin. Busti lartësohej në mes të studios. Pritej të vinte profesori nga Tirana. Ç'dotë thoshte?! Pastaj njerëzit, atje në Lurë si do ta prisnin? Pyetja e dytë qëndronte pezull tekajo.

Në nëntor, busti i Heroit ishte gati. Brenda tre-katër ditësh busti u vendos në qendër tëLurës. Kristina tek e shikoi, i kaluan në mendje vetëtimthi ditë, javë dhe muaj plot shqetësime lodhje. I donte fort ato ditë, ndoshta sepse i kishin falur një kënaqësi të rrallë, e cila dotë zgjaste tek ajo gjatë, por mjerisht janë prej atyre ditëve që nuk përsëriten. Busti i Heroite kishte rritur shpirtërisht. Si është njeriu!

Këto gjendje po përjetonte Kristina, skulptorja e re."Ç'guxim që keni!...Tema se si më duket! Se ç'kanë këto tema, diçka antinjerëzore,

diçka si dhunë...vrasje. Kështu rezulton në analizën korrekte të fakteve. Aty të çojnë...!" Sepse iu kujtua një moment nga fjalët e tij, në takimin e tyre të fundit. Ndërsa si për tëkundërshtuar këtë gjendje i pat thënë:

"Njerëzit e mëdhenj gjithmonë e kanë tejkaluar vetveten, e kanë mundur atë, në emër tëjetës së të tjerëve. Po, po në emër të progresit. Promotorët e tij janë martirët e lirisë, që uvijnë popujve në momente tejet të vështira, atëherë kur u ka vajtur thika në palc.

Më e pakta që mund të bëjmë ne, është të përulemi me nderim përpara tyre... Se simë dukesh sonte me këto sofizmat e tua!", e kishte mbyllur atë bisedë Kristina menjë nervozizëm të përmbajtur, ndërsa ai kishte ikur pa përshëndetur.

Skulptorja u ul në poltronin e saj, për një pushim të shkurtër. Të nesërmen do të nisejpër Tiranë.

* * *"Ka kohë që s'më flet për atë djalin moj çupë..." - Kristina e vështroi me keqardhje për

moshën e saj të thyer. "Vetmia të shtyp bijë... pres dita-ditës të vij atje ose të mblidhemikëtu. Mjaft më!" Kristina i buzëqeshi dhe iu hodh në prehër si dikur në fëmijëri.

* * *Busti do të zbulohej nga një bashkëmoshatar i Heroit. Njerëz, nga të gjitha fshatrat e

Lurës, ishin mbledhur në qendër, aty ku lartësohej busti. E gjithë Lura kishte dalë të pristebirin, të derdhur në bronz.

"Paske punuar me shpirt moj bijë", i foli një bashkëkohës i heroit, i cili pasi zbuloibustin, u kthye nga Kristina.

Të pranishmit shpërthyen në duartrokitje. Njerëzit shikonin bustin dhe njëkohësisht ihidhnin vështrime skulptores së re. Këto vështrime e impresionuan aq shumë Kristinën, sae pati të vështirë t'i përballonte. "Ashtu ishte ai moj bijë, krenar, trim si ai", foli një imoshuar tjetër, dhe me dorën e djathtë fshiu një pikë loti.

- Hapuni pak, - u dëgjua një zë.- Po vjen nana Dilë, - pasoi BesaNanë Dila, ashtu si shqiponjë, një plakë sojnike, ndonëse e lodhur nga vitet, u afrua

ngadalë tek busti. Fytyra e saj kishte marrë ngjyrën e agut të mëngjesit. "S'po dilka fjala morbir! Bir i nanës mor bir!!"

Zëri i saj ishte ende i fortë. Në atë zë kishte dhimbje njerëzore, të cilën e prekje edhe tekçdo i pranishëm në atë ceremoni.

* * *Makina ecte me shpejtësi në të përpjetën që lidh Lurën me Lan Lurën. Në makinë qenë

edhe dy titullarë të pushtetit në rreth, si dhe dy inspektorë të kulturës. Kristina se si ndje-hej, disi e çliruar nga një ngarkesë, jo e vogël për mundësitë e saj, por që e kishte dashurfort. Aty tek Rana e Bardhë, kur duhej edhe pak, as një kilometër, të dilje në Lan Lurë,Kristina ktheu kokën anash, ku si në pëllëmbë të dorës shikoje bustin në qendër të Lurës.Heroi i derdhur në bronz, vendosur me shpinë nga Bakullena, e me shikim të tretur nëNezhdë, i kishte dhënë sheshit diçka të madhërishme, ndoshta solemnitetin e munguar.Asaj i vetëtiu në mendje se do të vinte nata dhe gjithçka do ta mbulonte velloja e zezë esaj. Do të ishte nata e parë që në studio do t'i mungonte busti. Ai tashmë lartësohej nëqendër të Lurës. Vetmia e busteve, sidomos natën, ka diçka të dhimbshme, të trishtë. Tekktheu dhe e pa bustin, këtë radhë nuk e provoi atë ndjenjë, ndoshta, sepse tashmë, ai ishtenë atë shesh, "midis bashkëfshatarëve të tij". Makina vazhdonte të ecte, Kristina tek e ktheukokën për të fundit herë, iu bë se dëgjoi zërin e heroit: "Atdhe për Ty…/ Nëse do të mëkërkosh/ Ngrihem përsëri…" Vendi i bustit të heroit në studion e saj, do të ishte bosh, apoç'them edhe unë kështu, vepra të tjera do të merrnin udhë prej saj, tek të cilat do tëzotëronte logjika e madhe e jetës.

Busti i heroit dhe skulptori

Dhjetor 2010 - 1356nr.

histori

Nga: Prof. dr. SHABAN SINANI

Librin “Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë”atdhetari Ismail Strazimiri, një prej protago-nistëve të rendit parësor në gjysmën e parë tëshekullit të 20-të, e shkroi para 80 vjetësh.Koha që ka kaluar jo vetëm që nuk e ka pakë-suar, por e ka rritur rëndësinë e tij. E ka rriturderi në atë shkallë sa pyetja se cila mbetetndihmesa më e madhe e këtij protagonistizhvillimesh parësore të Shqipërisë: puna atd-hetare apo përshkrimi i ngjarjeve të saj në këtëlibër del e pashmangshme.

Nëse provat e njeriut janë nyjat kritike tëjetës së vendit të tij, Ismail Strazimiri pikër-isht në nyjat kritike të historisë shqiptare mbaj-ti qendrimet më të denja.

Shpallja e Pavarësisë; dy luftërat dhe dypaqet e paqendrueshme ballkanike; njohja epremtuar e një shteti shqiptar me kufij shumënë brendësi të hapësirës së vet historike; hap-ja e çështjes së caktimit të kufijve; projekti iFuqive të Mëdha për një monarki të re pamonark në rajonin ballkanik; dorëheqja pashpjegime e I. Qemalit; konkursi i princërvedhe shpërthimi epidemik i vullneteve vetjakedhe fisnore për kurorën e një shteti ende tëpanjohur ndërkombëtarisht; ardhja dhe ikja epagjurmë e princit trashëgimtar Ëied; shpër-thimi i Luftës së Parë Botërore dhe kryqëzimii ushtrive të të dy palëve kundërshtare në Sh-qipërinë pa zot; janë zhvillime që çoroditinshumë lehtë edhe sot jo vetëm soditësin ehistorisë, por edhe studiuesin e saj. IsmailStrazimiri dëshmohet në gjithë këto rrjedha tëturbullta atje ku i bëhej mirë atdheut të tij.Dhe kjo ndodhte vetëm në një grusht njerëz-ish idealistë, të cilët: nuk ishin pjesë e ndon-jë projekti të të huajve për të sunduar në Sh-qipëri përmes duarve të zgjatura të tyre; nukkishin ndërtuar plane vetjake për të shtënë nëdorë Shqipërinë apo pjesë të saj dhe për t’ikthyer në pashallëqe; e donin sinqerisht atd-heun e tyre pa ndonjë interes vetjak. IsmailStrazimiri paraqitet në jetën e vendit mevetëdijen e një rilindësi.

Libri i kujtimeve të Ismail Strazimirit, bot-imi më i ri i shtëpisë botuese “Naimi”, përshkak të vërtetësisë së thellë dhe denoncuese;për shkak të palavdisë së shtetit dhe të shteta-rëve në dorë të të cilëve gjendej Shqipëria;për shkak të dëshirës për të mos i bërë të njo-hura botërisht ato që quhen psikoza dhe ko-mplekse shqiptare; këto kujtime nuk u botu-an asnjëherë deri më sot. Kjo ka dhe të mirëne vet, sepse kështu objektivisht ato kanë ruaj-tur vërtetësinë burimore, duke shpëtuar prejkonformizmave të gjithëfarshëm që ka njohurhistoriografía shqiptare: të lartësimit të parë-sisë, të madhështimit të traditës revoluciona-re, pa përjashtuar dhe konformiza të kohëvemë të reja.

Gjëja e parë që mendon njeriu duke lexuarkëto kujtime është se historia e fillimeve tështetit shqiptar është një histori fatkeqe, apoe mbushur me protagonistë “fatzinj”, sipas njëshprehjeje të përdorur me parapëlqesë ngaautori. Elita e vjetër që kishte punuar për in-teresat e ish-perandorisë osmane pjesërisht ekishte kapërcyer të kaluarën, por pjesërishtkishte mbetur brenda idesë se një perandoriae reformuar mund të ishte një strehë e shën-detshme për Shqipërinë. Një pjesë e kësaj elite,me mbarimin e “shekullit të romantizmit”,ose ishte ndarë nga jeta fizikisht, ose ishtevendosur pa kthim në kryeqendra të mëdhaeuropiane a gjetiu dhe mendonte ta ndihmonteçështjen e atdheut nga mërgimi. Shqipëria, nëkuptimin e plotë të fjalës, pikërisht në kohëne themelimit të saj, kishte mbetur në duar tëdallkaukëve.

Libri i Ismail Strazimirit është i mbushurme protagonistë që mbajnë me lavd të madh

Botohen kujtimet historike të Ismail Strazimirit

Titulli: Lufta kundër pavarësimit të ShqipërisëAutori: Ismail StrazimiriShtëpia Botuese: “Naimi” – Shtëpi botuese & stu-dio letrareRedaktor: Prof. dr. Shaban SinaniGjinia: Kujtime historikeNr. i faqeve: 354Çmimi: 700 lekëISBN: 978-9928-4017-1-7Viti i botimit: 2010

“Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë”, kuj-time historike për vitet 1912-1924 të Ismail Stra-zimirit, botim i shtëpisë botuese “Naimi”, konsi-derohet një zbulim nga historianët. Në një pro-movim të këtij libri në Tiranë, midis të tjerësh,folën edhe prof.dr. Pëllumb Xhufi, prof. dr. Sha-ban Sinani, historiani Hajredin Isufi.

Libri i Ismail Strazimirit nuk është thjesht njëlibër kujtimesh, tha profesor Pëllumb Xhufi. Nëpërmbajtjen e tij autori ka tejshkruar biseda shumëtë rëndësishme me veprimtarë të kohës, vendëse të huaj, të zhvilluara nga ai vetë; letra të priturae të dërguara; shenjime të rëndësishme për njo-hjen e procesit historik; informata dhe të dhënaqë nuk gjenden në shkrimet teknokratike histori-ografike. Midis argumenteve themelorë kushfaqet zbulimi i Ismail Strazimirit janë: përhapjae esadizmit nëpër Shqipëri; konflikti i anadol-lakëve me europeistët për qeverisjen e saj.

Libri i kujtimeve të Ismail Strazimirit u mbaruaprej tij në vitin 1931. Për shkak të vërtetësisë sëthellë, herë-herë dhe denoncuese; për shkak tëpalavdisë së shtetit dhe të shtetarëve në dorë tëtë cilëve gjendej Shqipëria; për shkak të dëshirëspër të mos i bërë të njohura botërisht ato që M.Sufflay i quante “dusevne bolezne” të sh-qiptarëve; këto kujtime nuk u botuan asnjëherëderi më sot. Gjëja e parë që mendon njeriu dukelexuar këto kujtime është se historia e fillimeve tështetit shqiptar është një histori fatkeqe, apo embushur me protagonistë “fatzinj”, sipas njëshprehjeje të përdorur me parapëlqesë nga au-tori i saj.

PREZANTIMIIsmail Strazimiri (1868-1943), autori i këtij lib-

ri, megjithëse një figurë jo shumë e popullarizuarprej studimeve dhe shkrimeve, jashtë çdo dyshi-mi është një protagonist i rendit parësor nëvendlindjen e tij në Dibër e në gjithë Shqipërinëpër rolin që ka luajtur e peshën që ka mbajtur nërrjedhat e turbullta të historisë së lëvizjes ko-mbëtare, prej shfaqjes së saj në formën e njëideologjie dhe përfytyrimi romantik deri në LuftënAntifashiste, nënvizoi prof. dr. Shaban Sinani. Nëkëtë libër lexuesi do të gjejë shumë të vërteta tërezervuara prej studimeve historiografike deri mësot, nga droja se mos historia kombëtare mos pobëhet jo aq kombëtare, nga vetë karakteri monu-mentalizues i historiografisë tradicionale, ngapresionet që ushtrohen mbi historishkrimin përshkak të protagonizmit të zgjatur nga koha nëkohë. Në këtë kontekst, le të çmojmë kurajën enjë njeriu që e deshi shumë Shqipërinë, e deshideri në dhimbje, nuk arriti “ta shohë zonjë” sishumë e shumë idealistë të tjerë, dhe u përpoqqë edhe me fjalën të shërojë dhe të mos përsëritetpjesa e keqe e së shkuarës

Libri i Ismail Strazimirit me titull “Lufta kundërpavarësimit të Shqipërisë”, botim i shtëpisëbotuese “Naimi”, është dëshmia se parësia sh-qiptare, nëse mund të kuptojmë me këtë klasënqeverisëse me pushtet politik të mbështetur mbitagrin etnozakonor, që për fat të keq vijon edhesot, përgjatë kohëve nuk dëshmohet gjithnjë njël-loj, ka anën e vet të errët e të ndritur: në një brezka arritur të bëjë shumë për vendin e në një breztjetër ka dështuar ose i ka bërë të zezën atdheut.

titulaturën e trashëguar nga perandoria. Au-tori ua shkruan me shkronjë të madhe madheofiqin, sepse kjo titulaturë kishte zëvendësuarmbiemrin e tyre. Kjo elitë kishte dhënë shen-ja të një rehatimi të dukshëm otoman qysh nëshekullin e 18-të. Gjithë kësaj elite të dështu-ar nga të gjitha pikëpamjet: morale, politike,intelektuale, Ismail Strazimiri gjen t’u vendosëpërballë një atdhetar të formuar pa bajrak apashallëk nën sundim, me një flamur të vetëm,flamurin e shpëtimit të Shqipërisë: Elez Isu-fin, që përbën figurën më të rëndësishme tëgjithë librit të tij. Ai është modeli i njeriutshqiptar që ia kushton gjithçka të vetën vendittë tij dhe, së fundmi, i jep lamtumirën kësajbote me një dëshpërim të thellë, me tragjizmine njeriut që vërente se sakrifica i kishte shkuardëm. Megjithatë, Elez Isufi mbetet e vetmjadritë e panjollë në gjithë botën e ndërlikuar të

karaktereve të groteskë të librit të tij.Ismail Strazimiri i shkroi kujtimet e veta

vetëm për një periudhë prej 12 vjetësh: ngaShpallja e Pavarësisë deri te Revolucioni iQershorit. Në këto 12 vjet ka mbrapshti sapër disa shekuj. Shqipëria u bë, por jo siç edeshën shqiptarët. Aq më pak siç e donte Is-mail Strazimiri. U bë një Shqipëri që zyrtar-isht thuhej se vërtitej në duart e Fuqive tëMëdha, por vërtetësisht rrotullohej sipaskonkurrencës së parave të dhëna “krenëve” tësaj nga Beogradi, Roma, Athina, Stambolli,Viena dhe kryeqendra të tjera të politikësbotërore. Dhe pikërisht kjo është dhe dhimb-ja fisnike e Ismail Strazimirit: që Shqipëria undorua prej “krenësh pa krye”, që e shisninJugun për “dishir” të Veriut e anasjelltas; qëia falnin dreqit të krishterët për një “Shqipëritë bekueme muslimane”; që i ndanin zotë-rimet e tyre prej Shkumbinit në Mat, prej Matitnë Drin e kështu me radhë dhe në drejtiminjugor. Shqipëria e kujtimeve të Ismail Straz-imirit është një republikë tribale, një shtet et-nografik, ku për të kaluar nga një krahinë nëtjetrën duhet “besa-besë” dhe asgjë tjetër! Eshtënjë Shqipëri që, sipas shprehjes së Fishtës, nësevërtet do t’ia dilte të përligjte pavarësinë e vet,kjo do të ndodhte “për inat të djallit dhe tëshqiptarëve”, që bashkëpunonin kundër saj.Kjo është një pikëpyetje e madhe për histori-ografinë shqiptare: ndoshta jo tepëria, porpamjaftueshmëria e ushtrimit të pushtetitqeverisës, i çoi shqiptarët tek një qeverisje etillë etnografike-fisnore-politike.

Shqipëria e viteve 1912-1924, siç na e dësh-mon me dhimbjen e një protagonisti autori ikëtij libri, ishte në kuptimin e plotë të fjalësnjë shtet etnografik-tribal, ku ligjin e bëninkrerët e fiseve; një shtet që nuk ishte as monarkias republikë; një shtet ku krahinat shpallninpavarësinë prej atdheut dhe ruanin me ush-tarë vullnetarë “kufijtë” e tyre, urat, shtigjet ekalimit.

Revolucioni i Qershorit më 1924 është dësh-përimi i fundmë i Ismail Strazimirit. Ai nukqe shumë besues se një ndryshim i vërtetë do

të ndodhte, por gjithashtu nuk e kishte parash-ikuar se nëpunësia fanoliste, brenda një gjysmëviti, do të ndërronte krah e devocion prej njërittek tjetri, prej kryepeshkopit tek monarku iardhshëm i vendit. Në kuptimin e plotë të fjalësautori na tregon në mënyrë gati anatomike sesi e pa revolucionin duke dështuar nga dita nëditë dhe nga ora në orë. Dështimi i këtij rev-olucioni përbën një kufi kohor përmbi të cilinIsmail Strazimiri nuk ngrihet. Dhe kjo shpje-gon dhe faktin që ai, gjatë gjithë periudhësmbretnore, nuk mori asnjë shërbim a funk-sion, megjithëse një prej njerëzve më të for-muar të asaj kohe.

Në shërbim të Qeverisë Kombëtare të Is-mail Qemalit; mbështetës i princit europianWied që kundërshtarët e paraqitnin si një ka-tundar austriak dhe të dërguar të krishterimit;njohës dhe kundërveprues i drejtpërdrejtë dhei ballëpërballtë ndaj politikave të ringjalljessë pashallëqeve, në krahun e revolucionarëvefanolistë në vitin 1924 dhe paralajmërues irreptë i dështimit të tij; larg qeverisjes repub-likane dhe mbretnore; Ismail Strazimirit,megjithatë, i kishte mbetur dhe një sfidë efundme: pjesëmarrja në luftën antifashiste. Ainjihet si dëshmori më i moshuar i kësaj lëvizje-je në shkallë botërore: ishte 75 vjeç kur u vranë Sllovë prej ushtrive të huaja dhe bash-këpunëtorëve të tyre, duke pasur në krah sibashkëluftëtarë të dy djemtë.

Libri i Ismail Strazimirit nuk është thjeshtnjë libër kujtimesh. Në përmbajtjen e tij au-tori ka tejshkruar biseda shumë të rëndësishmeme veprimtarë të kohës, vendës e të huaj, tëzhvilluara nga ai vetë; letra të pritura e të dër-guara; shenjime të rëndësishme për njohjen eprocesit historik; informata dhe të dhëna qënuk gjenden në shkrimet historiografike. Kylibër do të vlejë për të njohur historinë elëvizjes atdhetare, po dhe të veprimit antiko-mbëtar në dy dekadat e para të Shqipërisë sh-tetërore; do t’u vlejë historianëve jo vetëm përpasurinë e informacionit, por edhe për gjykimindhe vlerësimin e situatave dhe sidomos përshumë pikëpyetje që shtron.

Gjëja e parë që mendon njeriuduke lexuar këto kujtime është sehistoria e fillimeve të shtetitshqiptar është një histori fatkeqe,apo e mbushur me protagonistë“fatzinj”, sipas një shprehjeje tëpërdorur me parapëlqesë ngaautori. Elita e vjetër që kishtepunuar për interesat e ish-peran-dorisë osmane pjesërisht e kishtekapërcyer të kaluarën, por pjesër-isht kishte mbetur brenda idesë senjë perandoria e reformuar mundtë ishte një strehë e shëndetshmepër Shqipërinë. Një pjesë e kësajelite, ose ishte ndarë nga jetafizikisht, ose ishte vendosur pakthim në kryeqendra të mëdhaeuropiane. Shqipëria, në kuptimine plotë të fjalës, pikërisht nëkohën e themelimit të saj, kishtembetur në duar të dallkaukëve.

Libri i Ismail Strazimirit është dëshmia se parësia shqiptare, nëse mund të kuptojmë me këtë klasën qeverisëse me pushtet politiktë mbështetur mbi tagrin etnozakonor, që për fat të keq vijon edhe sot, përgjatë kohëve nuk dëshmohet gjithnjë njëlloj, ka anën e vet

të errët e të ndritur: në një brez ka arritur të bëjë shumë për vendin e në një brez tjetër ka dështuar ose i ka bërë të zezën atdheut.

14 - Dhjetor 201056nr.

Historia e një atdhetari në vitet e kalvarit komunist:Dy anët e medaljes së jetës së Demir Lekës portretDemir Leka, një “histori me zhurmues”

Në foto: Demir Leka

Nga: XHELAL R. ROÇI

Demir Leka u lind në vitin 1920në një familje me tradita patriotikee atdhetare në fshatin Zogje të Grykëssë Vogël të Rrethit Dibër. Tradici-onalisht, fisi Leka ka dhënë kontributtë çmuar në luftërat kundër push-tuesve të huaj për liri dhe pavarësi.

I pari i tyre, Cen Leka, ishte njënga udhëheqësit kryesorë të Luftës sëDrinit ose Luftës kundër HajredinPashës në vitin 1844. Hajredin Pa-sha bëri të gjitha përpjekjet për tablerë me para Cen Lekën, por ai nukpranoi asgjë. Rapsodi popullor ja sii këndon:

Hajredin Pasha, more hajvan,Nuk shitet Cena, pashë, me all-

tan...I ati i Demir Lekës, Osmani (Man

Leka) ishte oficer i Mbretit Zog. Ah-met Zogu e ngarkoi me detyrë që tënënshtronte Malësinë e Shkodrës.Man Leka e mori përsipër detyrën engarkuar nga mbreti, por i kërkoi atijqë personat e arratisur të mos idënojë kur ata të dorëzohen me besë.Nga mbreti iu dha kjo kopetencëMan Lekës dhe të gjithë ish të arrat-isurit u dorëzuan dhe revolta u shuapa gjak. Kjo i dha emër të madhMan Lekës në atë krahinë. Edhe psekanë kaluar mbi 80 vjet, shkodranëtflasin me respekt të madh përmençurinë, mirëkuptimin e komu-nikimin me Man Lekën dhe aktual-isht një rrugë në qytetin e Shkodrësmban emrin e tij. Man Leka patijetën e shkurtër dhe vdiq nga njësëmundje e rëndë. Mbreti Zog nërespekt të tij i dha gradën kapitenvëllait të Man Lekës, Abe Lekës.

Demir Leka ishte në moshën 7vjeç kur i vdiq i jati. Ai u rrit nënkujdesin e nënës së tij Hajries dhedy xhaxhallarëve, Abe e Dine Leka.Hajria ishte grua zonjë, e mençur,punëtore dhe me edukatë të madhe.

Demir Leka shkollën fillore e kreunë internatin e Kastriotit në Dibër,ndërsa shkollën bujqësore e kreu nëKavajë. Në shkollë dhe në jetë ai udallua për sjellje, kulturë dhe dije.Ai kaloi në të gjitha klasat me notashkëlqyshëm.

Në fillim të vitit 1942 u thirr nëushtri me mobilizim të detyruar.Nga ky kontigjent i ushtrisë u dër-gua në polici, në kuesturë në qyte-tin e Dibrës së Madhe. Atje ra nëkontakt me Haxhi Lleshin, që e kishtefshatarin e tij, me Ahmet Jegenin,me Met e Irfan Hajrullain, XheladinKrifcën e të tjerë, që ishin pjesëtartë Lëvizjes Antifashiste Nacionalç-lirimtare. Demiri, duke qenë me shër-bim në këtë organ gjurmimi u jepteshokëve të LANÇ informacione tërëndësishme për okupatorët fashistëdhe bashkëpunetorët e tyre. Ai kandihmuar për t'u ndërlidhur me tëparaburgosurit dhe për lirimin e tyre.Meqë në drejtim të tij kuestura kri-joi dyshime të mëdha, Demirin etransferuan në Tiranë dhe nga Tiranabrenda një kohe të shkurtër e dër-guan në Vlorë.

Demiri në Vlorë menjëherë undërlidh me shokët e rezistencës dhetë LANÇ. Meqenëse për Demirinishin krijuar dyshime tek fashistët dhepuna e tij ishte ekspozuar, ai në ditët

e para të dhjetorit të vitit 1942 kaloinë ilegalitet dhe u inkuadrua parti-zan në radhët e Çetës Plakë të Vlorës.Ai së bashku me luftëtarët dhe pop-ullin e Vlorës ka marrë pjesë në luftëkundër fashistëve italianë dhe mer-cenarëve të Halil Alisë, në muajindhjetor 1942 dhe bënë që këto op-eracione armike të dështojnë.

Ne familjen e Demir Lekës, në fs-hatin Zogje, strehoheshin partizanëte Çetës së Dibrës me Komandantintrim Haxhi Lleshi, "Heroin e Popu-llit", dhe shokët e tij ilegal NazmiRushiti, "Hero i Popullit", AhmetJegeni, Xheladin Krifca e të tjerë.

Në muajin mars 1943 së bashkume delegatët e Vlorës Demir Lekashkoi në konferencën e parë të ven-dit dhe ai u bashkua me delegatët eDibrës shokët Haxhi Lleshi, DaliNdreu e Zoi Themeli e erdhi nëDibër. Aksionin e parë kundra fash-izmit Demir Leka e ka krye me 7 prill1943, në kuadrin e katër vjetorit tëpushtimit të vendit tonë nga Italiafashiste. Ai së bashku me disa të tjerëgoditën Postë Komandën e Rojës sëFinancës në fshatin Osten i Vogël.

Me formimin e Batalionit Parti-zan të Dibrës me 26 korrik 1943, mekomandant Haxhi Lleshin, DemirLeka u caktua zëvendëskomandant iÇetës partizane të Grykës së Vogël.Ai ka marrë pjesë në të gjitha aksio-net e veprimet luftarake që ka kryerÇeta partizane e Grykës së Vogël dheforcat e Batalionit Partizan të Di-brës. Me krijimin e Brigadës Parti-zane XVIII "Sulmuese", Demir Lekau caktua komandant i kompanisë, nëbatalionin e IV-tër dhe më vonë ucaktua komisar i batalionit të II-të tëkësaj brigade. Ky batalion likujdoibandën e Halil Alisë në Kolosian tëKukësit, besnik deri në fund i oku-patorëve fashistë e naziztëve gjer-manë. Demir Leka ishte burrë imençur. Fjala e tij zinte vend nëtakime e në biseda me eprorët dhevarësit e tij. Në një rast në malet eLumës, gjygji partizan kishte dënuarme vdekje partizanin Balosh Konanga Sofraçani i Grykës së Madhe, icili përhapte panik, pasiguri dhepasivitet në radhët e partizanëve,duke shprehur se banda e MuharremBajraktarit na i vrau shokët, është ekotë të merremi me atë, ai ka lindurme këmishë, ai është ilvijar, e kabekuar Zoti dhe nuk e kap pushka.Ne jemi në gjendje të keqe, nuk

luftohet kështu e tjera e tjera.Demir Leka kalon aty pranë, e

njihte Baloshin dhe ia dinte të kalu-arën e tij familjare. Atij italianët me23 gusht 1943 i kishin djegur sh-tëpinë, që ishte bazë e LANÇ. I vël-lai, Aliu, ishte anëtar i KëshillitANÇ në fshat dhe me 14 korrik1944, përsëri gjermanët i kishin dje-gur shtëpinë e porsa ndërtuar një vitmë parë.

Demiri kalon pranë tij dhe eshikon të lidhur. Pritej urdhëri iekzekutimit. Ai e pyet, pse të kanëlidhur, Balosh, çfarë ke bërë?

- Më kanë dënuar se kam fol keq,kam thënë se Muharrem Bajrakterinnuk e ha pushka e gjana tjera.

- Po ku e din ti këtë, - e pyetDemiri?

- E dij, ai eshte elvijar.- Ku e njeh ti, Muharrem Bajrak-

tarin?- Unë nuk e njoh, por më kanë

thanë, kam shtie dhe vetë në të, pornuk e kap pushka. Po me të zgjidhur,a lufton, or Balosh? Posi, unë përatë punë kam ardhë partizan. Demi-ri, pa i folur më gjatë, shkoi edhe iabëri prezent bisedat komandantit tëBrigadës, Petrit Dumes, duke shtuarse neve partizanët i kemi marrë ngamali. Ata kanë lënë bagëtitë në male kanë ardhë të luftojnë. Petriti medisa shokë të Shtabit të Brigadës va-jti e mori takim me atë dhe i dëgjoibisedat e tij. Ata e shqyrtuan edhenjë herë problemin, e falën, i dhanëpushkën dhe shkoi tek shokët eBaloshi luftoi deri në çlirimin e ven-dit. Demir Lekën e bëri byrazer dhekur u bë kolektivizimi i bujqësisë,në Sofraçan, Baloshi nuk pranoi tëfutej në Kooperativë bujqësore. Porsa erdhi Demir Leka mori takim metë, ai firmosi lutjen dhe e priti mekënaqësi. Demir Leka kishte njëmënyrë të shkëlqyer komunikimi menjerëzit, forca e fjalës së tij ishtebindëse për ta.

Demir Leka pas çlirimit të venditka kryer detyra të ndryshme merëndësi shtetërore. Fillimisht u cak-tua sekretar i Komitetit Ekzekutiv përrrethin e Zerqanit, më pas sekretar ifrontit demokratik për rrethin, që ish-te posti më i lartë.

Në vitin 1946, kur Demir Lekaishte në detyrë të rëndësishme nëorganet shtetërore, banda kriminalee Cen Eezit dhe Dan Kaloshit vranënë Shumbat vllain e Demirit, Riza

Lekën, i cili kryente detyrën e ndër-lidhësit në Divizionin e Mbrojtjessë Popullit dhe është i evidencuarDëshmor i Atdheut.

Demiri nuk pajtohej me pa-drejtësitë. Ai zhvillonte me inicia-tivë kritikën ndaj eprorëve dhenjerëzve me detyra paralele. Kur këtonuk reagonin e nuk korrigjoheshin,ai ua vinte në dukje edhe në foru-met eprore. Për këto veprime pari-more ata i kundërviheshin dhe eetiketonin me epitete të pa qena, sikarrierist, mendjemadh, i pakënaqur,llafazan, thashethemexhi e tjera. Atagërmonin në biografinë familjare tëDemir Lekës, duke e qujtur atë tëpakënaqur, për disa probleme tëlidhjeve shumë të afërta të tij. Përtë realizuar qellimet e tyre e për talikujduar nga postet e rëndësishme,ata iu kundërvunë duke marrë ndajtij masat më ekstreme, me ulje nëdetyrë, transferim nga rrethi Dibër ecaktim në fuksionin e përgjegjësit tëndërmarrjes së grumbullimit të rre-thit të Tiranës. Keto veprime u kry-en në vitet 1949-1950, kur mar-rëdhëniet me Jugosllavinë e Titosishin acaruar shumë. Këto masa ek-streme që u morën ndaj Demir Le-kës në rrugë të ndryshme, u infor-mua edhe UDB-ja Jugosllave. Ajo siorgan zbulimi dhe kundërzbulimidhe që kishte për mision ndërhyrjenme çdo formë në punët e brendshmetë shtetit shqiptar, studioi me imtë-si rrethin familjar, miqësor dhe sho-qëror të Demir Lekës dhe hartoi planedjallëzore për të komprometuar dhepër ta shtyrë më tej në veprimearmiqësore me pushtetin e asaj kohe.Demir Leka kishte disa lidhje miqë-sore, familjare e shoqërore matanëkufirit në Dibër të Madhe. Disa ngakëto ishin në poste të rëndësishmeshtetërore, ishin në shërbim të UDB-së mbanin shtetësi maqedonase,kishte edhe nga ata me shtetësi sh-qiptare me banim në Maqedoni.Fillimisht UDB-ja tentoi me anën enjë personi që ishte në shërbim tësaj, hartoi e i drejtoi një letër "miqë-sore", "ngushëllimi" për masat qëishin marrë ndaj tij dhe i "afrontendihmën" për ta "shpëtuar". Personiqë e kishte marrë përsipër t'i dorë-zonte letrën Demir Lekës, duke njo-hur karakterin e tij, besnikerinë ndajpushtetit të asaj kohe, nuk guxoi tëia japë letrën. UDB-ja nuk hoqi dorënga veprimet e saj djallëzore. Ajokëtë detyrë ia ngarkoi një të afërmifamiljar të tij. Demir Leka porsa emori njoftimin për veprimet e UDB-së u paraqit në instancat më të lartatë shtetit shqiptar, dorëzoi letrën dheshprehu gatishmërinë për të kryer çdodetyrë në interes të Atdheut dhe tështetit të asaj kohe. MegjithëseDemir Leka me këto veprime vuriedhe një gur tjetër në themelet epatriotizmit e të atdhetarisë së fisite të familjes së tij, UDB-ja vazhdonteveprimet duke aktivizuar kundër tijnjerëz të afërt të tij, por Demiri ekishte sqaruar në këtë kohë pozitëne tij. Pas këtyre ngjarjeve një ditë,duke shëtitur nëpër qytetin e Pesh-kopisë e sheh Hysni Kapo, i cili etakoi dhe i foli me përzemërsi dhe,pasi mësoi se Demir Leka ishte isëmure nga zemra, ai porsa kthehet

në Tiranë e thërret Demirin dhe enisi për mjekime më cilësore në sh-tetin e Bullgarisë. Më vonë Demiriu emërua Kryetar i Komitetit Ekzek-utiv të Rrethit të Matit. Ai ashtu siedhe në Dibër fitoi simpatinë e pop-ullit matjan për aftësitë në punë, përlidhjet e tij me masat e korrektësinënë detyrë.

Demir Leka edhe pse kohët e fun-dit kryente detyra më të ulëta nëlidhje me aftësitë dhe figurën e pastërmorale të tij ai gëzonte respekt tëmadh në popullin e rrethit të Dibrës.Si dëshmitar i ndodhur prezent, kamnderin të kujtoi një aspekt nga jeta epërditshme e tij. Demiri ishte anëtari përhershëm i komisionit të pajtimittë gjaqeve, hakmarrjeve, grindjeve emërive në rreth. Atë ditë, bashkë meish sekretarin e Komitetit Ekzekutivtë rrethit, Mehmet Hoxhën, undodhëm në fshatin Ushtelencë përpajtime. Mehmet Hoxha ishte grin-dur me një eprorin e tij në zyrë nëKomitetin Ekzekutiv të rrethit. Për tëshfryrë dufin që kishte mbledhur,Mehmeti iu drejtua Demirit dhe itha: "Cila është gjëja më e keqe nëjetën tonë të përditshme"? Demiri,si burrë i zgjuar që ishte, menjëherëe kuptoi se ku e kishte fjalën dhe menjë buzëqeshje të hollë që e karak-terizonte ju përgjigj Mehmetit: "Gjë-ja më e keqe, or shoku Mehmet, ësh-të të kesh një përgjegjës budall dhetë futesh në zyrën e tij me mendjentënde, e të dalësh nga ajo zyrë memendjen e tij." Mehmeti i tha, mësqarove, ore Demir. Demiri përsërifoli, se sensi i durimit është gjithç-ka.

Demiri ishte i martuar me FarijeShehun, të bijën e patriotit HajredinShehu nga Zerqani, mbesa e ShehMustafa Zerqanit që udhëhoqi eluftoi kundër ushtrisë turke të Hajre-din Pashës në luftën e Drinit bash-kë me Cen Lekën, gjyshin e Demir-it, e të tjerë në vitin 1844. Bash-këshortët Demir e Farije Leka rritëne rritën 4 fëmijë, që janë shembullpër edukatë, dije e kulturë dhe vazh-dues të denjë të traditave patriotikee atdhetare të të parëve të tyre.

Demir Lekës kundërshtarët e tijnuk ju ndanë derisa me datën09.02.1962 arritën ta përjashtojnënga partia. Akuzat ndaj tij mbarteshinqë nga viti 1949, gati të njëjta, gjojaorganizonte grupe kundërudhëheqjes së partisë në rreth, seishte mendjemadh, karrierist, i pa-kënaqur nga partia e pushteti, sekritikonte për probleme që nuk ish-in trajtuar mirë nga partia, se kishteshpifur kundër sekretarit të parë tërrethit, se ishte njeri imoral, se kish-te pikëpamje të padrejta e të paba-zuara për disa kuadra, si për kryetar-in e Komitetit Ekzekutiv të rrethit,për sekretarin e parë të partisë në rrethdhe kryetarin e gjykates së rrethitDibër.

Populli e pushtetarët e treguanrespektin ndaj Demir Lekës edheditën e varrimit të tij. Populli i qy-tetit të Peshkopisë edhe fshatravepërreth morën pjesë në nderimet efundit, duke lënë çdo punë që kish-in dhe i bënë atij përcjelljen e fun-dit në jetën e përtejme.

Demiri nuk pajtohejme padrejtësitë. Aizhvillonte me inicia-tivë kritikën ndajeprorëve dhenjerëzve me detyraparalele. Kur këtonuk reagonin e nukkorrigjoheshin, ai uavinte në dukje edhenë forumet eprore.

Dhjetor 2010 - 1556nr.

kujtesë

Nga: NAIM PLAKU

Para pak kohësh, më 6 tetor 2010,u nda nga jeta në moshë të re

dhe në kulmin e veprimtarisë së tijartistike Imer Seferi. U nda nga jetanjë talent i rrallë i artit dhe kulturëssonë, një muzikant i shkëlqyer, in-strumentist virtuoz dhe kompozitor,që i shërbeu me aq përkushtim kul-turës dhe artit dibran për disa deka-da. Gjithkush që e njohu mori mepikëllim lajmin e papritur, se një ylli muzikës dibrane u shua, e, mbi tëgjitha, u shua një njeri me virtyte tëlarta morale, një mik e shok i gjith-kujt që e njohu. Por, ai nuk ushua...Ai u ndez në kujtesën e tëgjithëve. U ndez për të mos u harru-ar kurrë.

Ne, që e patëm kaq pranë për vitetë tëra, që patëm një bashkëpunimtë vazhdueshëm krijues me të, na kalënë një boshllëk të pazëvendë-sueshëm duke na mbetur në kujtesëai njeriu i thjeshtë e punëtor i dev-otshëm me atë karakterin e tij të skal-itur, me buzëqeshjen e tij tërheqësee mikpritëse, me atë humorin e kënd-shëm dhe sinqeritetin e tij për t’ithënë gjërat siç janë e për të ndih-muar këdo.

Vetëm pak ditë më parë kishimbiseduar për një bashkëpunim, tëcilin ai ma sugjeroi, por që u këputnë mes, ndoshta, për të mos u reali-zuar kurrë. Donte një tekst kënge përfëmijë me një fabul interesante, qënuk pati fatin të marr jetë. Prej mëshumë se 30 vitesh ne kemi pasurnjë bashkëpunim të vazhdueshëm,në veprimtaritë artistike të Estradëssë Peshkopisë, në festivale, e, sido-mos, në festivalet e këngës për fëm-ijë, ku, unë me tekst e ai me muz-ikë, kemi qenë të pranishëm çdo vitdhe kemi marrë çmime lokale e ko-mbëtare. Por dhe shumë nga këngëte Estradës kanë qenë një bash-këpunim i suksesshëm i yni ndërvite.

Imeri ishte një talent i lindur. Efilloi jetën artistike që herët, kur ish-te ende i ri. Në orkestrën e shtëpisësë Kulturës ishte një instrumentist ishkëlqyer. Pati fatin që të ketëudhëheqës emra të njohur të muz-ikës shqiptare si Tonin Rrota, ZefÇoba, Përparim Tomçini, etj. Kësh-tu u poq dhe u rrit talenti i tij ndërdekada. Më vonë Imeri ishte një nga

Imer Seferi, një yll i pashuari muzikës dibrane

drejtuesit e kësaj orkestre. Meritat etij si drejtues i këtij formacioni tësuksesshëm ishin jo vetëm nëpërzgjedhjen e materialeve muziko-re, por edhe në kompozimin e shumëkëngëve që në interpretimin ekëngëtarëve të njohur dibranë si ArifVladi, Liri Rasha, Qerim Sula, VeraLaçi, etj., u bënë të njohura dhe kanëzënë vend në fondin e artë të këngësdibrane. Dha një ndihmesë të çmuarnë njohjen dhe përgatitjen e tal-enteve të reja duke bashkëpunuarngushtë me Qendrën Kulturore tëFëmijëve të qytetit të Peshkopisë.

Imeri ishte një njohës shumë imirë i këngës dhe i folklorit të Di-brës me të cili ishte rritur e mësuarqë fëmijë. Ndihma e tij në festivaletfolklorike lokale e kombëtare ishtepërcaktuese në sukseset që ka paturDibra.

Ai lindi më 5 mars 1947 në njëfamilje sa patriote, aq dhe art-dashëse. Dibra e di mirë historinë eXheladin Seferit, gjyshit të Imerit, ngaLishani i Luznisë, që me çetën e tij,luftoi me trimëri kundër forcave os-mane të Durgut Pashës dhe më vonëkundër shovinistëve sërbë përmbrojtjen e trojeve amtare. Në vitin1914 ai së bashku me shumë luznakëtë tjerë shkon vullnetarisht nëmbrojtje të Shkodrës, lufton trimër-isht dhe bije dëshmor i lirisë në fush-ën e Shtoit. Ndoshta shkodranët këtijtrimi ia kushtuan këngën heroike:

Cullt e mecat dajm përgjys,Me ia thy kryet Sërbisë,

Do në Shkodër, do n’Luzni,Mos të jesë asnja pa i gri...Kjo vatër malësore me aq

heroizëm sa u qëndroi rrebesheve tëluftërave, po aq me dashuri u kën-doi trimërive. Në konakun e Izetit,në Luzni dhe në Peshkopi, jehontekënga, thureshin melodi e gjëmonintingujt e hareshëm të çiftelisë, tëqemanes, fizarmonikës e të veglavetë tjera muzikore. Djemtë e tij për-bënin një orkestër që u dha jetëshumë këngëve e valleve dibrane.Ishte një vatër ku lulëzuan shumëtalente të spikatura. Këtë traditë poe përcjell dhe brezi më i ri i kësajfamiljeje duke dhënë herë pas heretalente të reja.

Imer Seferi vërtet u nda nga jeta,por ka lënë kujtime të pashlyera. Aika lënë pas tingujt e këngës së tij, kalënë pas jehonën e muzikës së tij,ka lënë një trashëgimi të pasur inter-pretimesh virtuoze, një krijimtari tëpasur muzikore, një emër të nderuare të respektuar, prandaj dhe jeta e tije pasur dhe e shumanshme dhe, si-domos, jeta e tij artistike nuk mundtë mbyllen brenda kuadratit të njëkronike. Ne që punuam e jetuam metë e kemi rrethuar e do ta rrethojmëme mirënjohje e respekt emrin e tij,por dhe brezat e rinj kanë shumë përtë mësuar nga jeta dhe veprimtaria ikësaj figure të shquar të artit tonë.

Imer Seferi vërtet unda nga jeta, por kalënë kujtime të pashly-era. Ai ka lënë pastingujt e këngës së tij,ka lënë pas jehonën emuzikës së tij, ka lënënjë trashëgimi të pasurinterpretimesh vir-tuoze, një krijimtari tëpasur muzikore, njëemër të nderuar e tërespektuar, prandajdhe jeta e tij e pasurdhe e shumanshmedhe, sidomos, jeta e tijartistike nuk mund tëmbyllen brenda kua-dratit të një kronike.

Imer Seferi

SHKSH e angazhuar përmbrojtjen e konsumatorëveMë 16 dhjetor 2010 u zhvillua bëhet mbledhja e përgjithshme e Asam

blesë se Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar. Në punimet e kësaj konfer-ence ishin të ftuar të gjithë përfaqësuesit nga rrethet, rajonet, degët etj.

Mbledhjen e hapi Presidenti i Asamblesë Z.Ali Hoxha, ku ja dha fjalënKryetarit të SHKSH Z. Islam Cani, I cili në fjalën e tij falenderoi aktivistët dhevullnetarët e kësaj shoqate ku me kontributin e tyre , bënë të mundur tëdëgjohet zëri I konsumatorit.

SHKSH, është në prag të 20 vjetorit të saj dhe në të gjithë vazhdimësinë esaj, ka arritur rezultate në disa fusha e sektorë si: Konsumatorët kanë tani mëshoqatën e tyre, e cila është grupimi më i madh në mbrojtje të interesave dhetë drejtave të qytetarëve si konsumator, ku janë 12 rajone me 56 degë, 1500grupe e pika të shpërndara në të gjithë vendin.

SHKSH bashkëpunon me 21 organizata Ndërkombëtare për konsumator-in si dhe me organet Shtetrore dhe sektorët e saj në bazë e në qendër meporgamet e pushtetit vendor e qendror. Nepërmjet bashkëpunimeve të fryt-shme në organe e organizata, me sektorë apo shoqata të tjera është bërë emundur zgjidhja e shumë problemeve të përbashkëta si rritja e etikës së treg-tarit dhe konsumatorit, njohja dhe respektimi i standarteve, i ligjeve, e nor-mave të tjera në shërbim e komunikim.

Ankesat e konsumatorit ranë në vesh të shurdhët, pasi institucionet dheorganet përkatëse që kanë të drejtën e inspektimit dhe të kontrollit kanë treguarmefshtësi për zgjidhjen e problemeve të popullatës. Duke qenëse biznes-menët në shumë raste nuk zbatojnë standartet neve bëjmë oponencë për atoqë nuk zbatojnë ligjin. Mbështesim të gjithë ato tregtarë që zbatojnë ligjin, eme të drejtë kërkojmë mbështetjen e shtetit me interesa financiare sa më tëulta, si dhe dëmet që ju kanë shkaktuar kompanitë e shërbimit si ato të en-ergjisë elektrike, të ujit të pijshëm,të telefonisë, të peshmatjes dhe metere-ologjisë, ti zhdëmtojnë.

“Në tregjet tona ekzistojnë monopolet, tha në raportin e tij z. Cani. Nevenuk jemi kundër monopoleve por kundër atyre që abuzojnë me çmimet, mecilësinë dhe peshën. ÇEZ-I, publikoi rritjen e çmimit të energjisë, por neve eakuzojmë, se ka staf të pa aftë për vjeljen e pagesave të energjisë së kon-sumuar dhe për me tepër, kjo mënyrë po dën ato konsumator që paguajnërregullisht, apo duke bërë dënime kolektive, duke u kufizuar energjinë. DukeI dhenë konsumatorit 1-3 orë energji në 24 orë si dhe duke faturuar çmime tëkripura konsumatorët, duke krijuar konfuzitet e paqartësi në fatura, si dheduke mos dhënë asnjë argument se ku dhe kur nënkontraktori do të bëjëinvestime në rrjet.

Kjo ndodh sepse kompania është e vetme në treg, pra është monopol dheshteti ka vetëm 27% të aksioneve. Prandaj METE uli çmimin 50% më pak tëenergjisë, që do të thotë më pak lekë në në buxhetin e shtetit, në thesar.

Ujësjellësi ka rritur çmimet, pa bërë asnjë investim, ku në disa zona tëvendit veçanërisht në periferi të Kryeqytetit ka ujë vetëm një orë në 24 orë, epagesa është shumë e lartë, faturat e kripura të ujit, vazhdojnë të faturohendhe për ata emigrant që nuk banojnë në Shqipëri, por edhe të ndonjë qytetariqë ka ndërruar jetë. Kur qytetari kërkon sqarime dhe e kundërshton, zyrtarët eujsjellsit argumentojnë se ligji për ujësjellsin ka efekt prapaveprues për 10vjet. Për fat të këq nuk kemi ligj dhe kontratë për ujin e pijshëm- atëherë kushe mbron konsumatorin.

Telefonia fikse. Në vite më pare konsumatori gëzonte një kontratë mekodin kontrollit të impulsive tashmë është hequr. Tani është rritur çmimi 200deri në 530 lekë në muaj, gjoja se kompania po bën investime në linja gjë qënuk ekziston. Kontrata e vjetër nuk është rinovuar.

Produktet jetike. Me këto produkte abuzohet në mënyrë të çfrenuar, si meçmimin, masën dhe peshën apo dhe cilësinë. Buka është një product qëduhet të peshojë 1 kg e të kushtojë 60 lekë, e ajo është 700-800 gr. Dhekushton 80 lekë. Përveç se abuzohet ajo është minimum jetik dhe sduhejhequr nga shporta. Rritja e çmimeve për produktet ushqimore është bërëzakon që në Shqipëri bëhen në raste festash. Ndodh ndrysh ne Europë, ku nëkëto raste ulen çmimet tek neve rriten, duke renduar e farëruar konsumatorin.

Ilaçet, që janë mjaft të ndjeshme për fëmijët, invalidët dhe moshën e tretë,këtë vit janë rritur 7.4 %

Transporti i udhëtarëve është rritur disa here, veënërisht në kuadrin eliberalizimit të vizave, transporti ajror i ka rritur në mënyrë galopante. Gjitash-tu kompanitë e transportit nuk e paisin udhëtain me biletë, edhe kur ndonjëpunonjës institucioni që i kërkon fatorinos Biletë, ai shtrembëron buzët dukee ironizuar udhëtarin. Edhe pse u vendosën Kasat Fiskale, pjesa më e madhenuk e shoqërojnë mallin me dokument, duke mos krijuar standarte, për turradhitur me punë e veprime në familjen e madhe Europjane. Këto e të tjera idrejtohen monitoruesit dhe administrates për të qenë sa më efiçente në zba-timin e ligjeve dhe të drejtave të konsumatorit të cilat janë të ligjëruara qëkonsumatori, të mos largohet nga dyqani që blen mallin pa marrë faturën.

Konferenca miratoi Rezolutën dhe raportin e kontrollit financiar.YMER KETA

Njoftim për bashkëpunëtorëtTë nderuar bashkëpunëtorëPrej muajsh, redaksia ruan në arkivin për botim disa materiale, të cilat po të botohen zënë një hapësirë prej 2 ose më shumë faqesh.Për këtë arsye, redaksia e gazetës “Rruga e Arbërit” njofton gjithë bashkëpunëtorë e saj, se shkrimet që sillen për t’u botuar, duhet të jenë jo më shumë se 5 faqe të

daktilografuara (përafërsisht 10000 mijë karaktere, pa përfshirë hapësirat). Materialet që vijnë me email ose në çdo lloj forme elektronike, duhet të jenë në Word, mefontin Times New Roman, të madhësisë 12pt dhe me hapësirë 1.5. Gjithashtu, kujtojmë se materialet e pranuara në formë elektronike duhet të kenë patjetër germat“ë” dhe “ç”.

Çdo material i gjatë do ti nënshkrohet redaktimit dhe shkurtimit për tu botuar në versionin e shtypur të gazetës. Versioni i pa shkurtuar do të botohet çdo muaj nëinternet në adresën: www.rrugaearberit.com. Autorët mund ti shkurtojnë vetë shkrimet dhe të na i përcjellin në redaksi me dy versione botimi: për gazetë dhe përinternet.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, ju përcjellim konsideratat më të mira të redaksisë për bashkëpunimin e deritanishëm..Për sqarime më të hollësishme mund të na kontaktoni me email në adresën <[email protected]> ose në tel. 069 20 68 603.

REDAKSIA.

cyan magenta yellow black

B Ë H U N I P J E S ËE G A Z E T Ë S !Pajtohuni

në gazetën“Rruga

e Arbërit”Tel. (04) 22 33 283. E-mail: [email protected] i radhës së gazetës do të dalë çdo të diel të fundit të muajit.

* Për ata që duan që gazeta t’ju shkojë me postë në shtëpi, ju lutem konfirmoni në redaksi adresën e saktë

Pajtimi në gazetë kushton 600 lekë në vitdhe gazeta ju vjen me postë në shtëpinë tuaj*

Shkruajdhe ti

mendimintënd!

Email: [email protected]. Phone: 612 203 5960. www.devadesign.net

eshte koha per rrugen...

Redaksia uron:Gëzuar 2011

Foto: B.Karoshi