20
Botimi i Bashkisë Korçë REVISTA NËNTOR 2012 KORÇA NJË HAP PËRPARA falas Nëntor 2012

Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

Citation preview

Page 1: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

Bot

imi i

Bas

hkis

ë K

orçë

REV

ISTA

NËN

TOR

201

2

KORÇANJË HAP PËRPARA

fala

s

Nëntor 2012

Page 2: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

2

Festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë e gjejnë Korçën me qendër të rikonstruktuarKanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e Sheshit para Katedrales dhe ndërtimin e Zonës së re Këmbësore

përgjatë Bulevardit Shën Gjergji. Kjo ndërhyrje në qendër të qytetit të Korçës veç vlerës estetike ka përmirësuar ndjeshëm edhe funksionalitetin e kësaj zone duke krijuar më shumë hapësira për këmbësorët. Ka përfunduar dhe është vënë tashmë në funksionim pasqyra ujore pranë Monumentit të Luftëtarit Kombëtar, mozaiku i Kishës së Shën Gjergjit para bibliotekës si edhe shatërvani në Sheshin e Katedrales. Veç shtrimit të rrijetit të tubacioneve nëntokësore, shtrimit me pllaka dhe sistemit të ri të ndriçimit tani do të punohet për mobilimin urban, me pemë dhe elementë të tjerë dekorativë. Kjo ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës në këtë pjësë të qytetit i ka shtuar veç të tjerash Korçës një atraksion të ri turistik.

Page 3: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

3

Page 4: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

4

Pa Korçë nuk do të kishte Shqipëri“Ndjehem veçanërisht krenar sot, si shqiptar e atdhedashës, por dyfish krenar më bën sot Korça jonë e dashur, që

në këtë shekull i dha shumë Shqipërisë.”NIKO PELESHI

Fjala e kryebashkiakut Niko Peleshi në ceremoninë e festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë

Të dashur bashkëqytetarë!Të nderuar familjarë të patriotëve korçarë të pranishëm në këtë ceremoni!Të nderuar miq dhe të ftuar që jeni sot në Korçë në këtë ditë të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët!

28 Nëntori është dita e krijimit të shtetit tonë shqiptar. Si sot në këtë ditë, 100 vjet më parë, Ismail Qemali , së bashku me atdhetarë të mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare, citoi fjalinë e bukur dhe shpresëdhënëse: “Shqipëria sot bahet më vehte e lirë dhe e mosvarme”. Ne kremtojmë sot përvjetorin e 100 të kësaj dite të madhe, ditë që na bën të krenohemi për ata burra të cilët ditën të gjejnë njëri – tjetrin nga jugu në veri e të bashkuar hodhën gurin e parë të themelimit të shtetit shqiptar. 100 vjet më pare, ata së bashku ngritën flamurin tonë kuq e zi, për ta rradhitur më pas njëherë e përgjithmonë me flamujt e tjerë të të gjitha kombeve. Një shekull shtet, është shumë për një vend të vogël, të ardhur pas pesë shekujsh pushtimi osman, por pak për një shtet europian që ishte i tillë edhe pesë shekuj më parë. Këto 100 vjet histori kanë qënë të mbushura me sfidën e vitalitetit dhe mbijetesës së jashtëzakonshme të kombit dhe genit shqiptar ndaj shumë furtunave dhe rrebesheve të egra. Në këto 100 vjet, shqiptarët u prezantuan dhe u afirmuan qartë si një komb me pasuri shpirtërore, me potencial dhe aftësi intelektuale të lavdërueshme dhe shumë cilësi te vyera të cilat spikasin sot, qartë dhe bindshëm krahas kombeve të tjera në botë. Shteti i brishtë shqiptar, mbijetoi në sajë të vullnetit dhe forcës të mahnitshme të njerëzve të këtij vendi, dashurisë së madhe që ata i falën atdheut dhe përpjekjeve të pashtershme të tyre me pushkë e me penë. Ky shekull, ka qënë për ne shqiptarët, shekull i sfidave të mëdha, krenarisë dhe reflektimeve të thella. Historia jonë në këta 100 vjet ka shënuar ngjarje, data dhe emra njerëzish të cilët e bënë historinë e këtij shekulli. Ndjehem veçanërisht krenar sot, si shqiptar e atdhedashës, por dyfish krenar më bën sot Korça jonë e dashur, që në këtë shekull i dha shumë Shqipërisë. Korça vuri gurin e parë themeltar në krijimin e shtetit shqiptar me djemtë e saj në koloninë e Bukureshtit që ishin edhe gjeneratorët e parë të shqiptarizmës . Emri i Korçës është i lidhur pazgjidhshmërisht me Shqipërinë, që nga formimi i shtetit shqiptar e deri në kohët tona moderne. Kjo padyshim nuk është rastësore. Korça i hapi Shqipërise udhën e dijes me të parën Mësonjëtore Shqipe në vitin 1887.

Kombi shqiptar ka luftuar për gërmat e tij të dashura, për gjuhën, pa të cilën nuk do të kishte as identitet, e thënë ndryshe nuk do të ekzistonte. Dhe këtë mundësi shqiptarëve dhe kombit të vogël në zemër të Evropës ia kanë dhënë patriotët e shquar korçarë, por edhe ky qytet pa të cilin dhe vetë Shqipëria do të humbte dimensionin e saj. E ndodhur si për rastësi në qendër të Korçes, kjo ndërtesë dykatëshe e mbushur me histori, ka më shumë se një shekull që flet. Kjo godinë ka kaluar përmasat e një muzeu dhe është gjeneza e vetëdijes sonë kombëtare. Mësonjtorja Shqipe e Korçës, nuk ishte thjesht një arritje arsimore, por edhe një akt me vlera të mëdha politike.

Page 5: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

5

Me dijen dhe atdhedashurinë, trimërine dhe patriotizmin e thellë, korçarët u bënë faktor determinues në të gjtha ngjarjet historike të këtij shekulli. Flamuri i Pavaresisë u ngrit ne Vlorë, por ideja e mëvetësise të shqiptarëve, zgjimi i ndërgjegjes kombëtare dhe përpjekjet për autonomi janë të lidhura pazgjidhshmërisht me Korçën. Korça mbase këtë 100 vjetor nuk i mori të gjitha medaljet e nderimit që meritonte të kishte, por edhe pa to, ky qytet ka patur dhe ka dritë, e me këtë dritë ka rrezatuar në gjithë këtë shekull Shqipërinë. Sot e themi me bindje: Pa Korçë nuk do të kishte Shqipëri, prandaj në këte ditë të madhe për kombin, përulemi dhe nderojme me respekt e mirenjohje të thellë të gjithë ata korçarë që i dhanë Shqipërisë në këtë shekull të ndritur. Nderojmë sot korçarët e kolonisë së Bukureshtit, kryeqytetit shqiptar të mërgimit ku filloi të gatitej ideja e krijimit të një shteti të pavarur, 6 firmëtarët korçarë të aktit të pavarësisë në 28 nëntor të 1912: Dhimitër Berati, Dhimitër Emanoil, Dhimitër Zografi, Pandeli Cale, Spiridon Ilo e Thanas Floqi. Nderojmë sot Asdrenin, autorin e tekstit të kryekëngës së kombit, himnit tonë kombëtar. Kujtojmë sot me nderim djemtë korçarë të Bandës së Lirisë, apo Bandës së Trimave si i thërrisnin asaj kohe, të cilët e kënduan të parët himnin kombëtar dhe një pjesë e të cilëve ranë për atdhe me fjalët e himnit në gojë. Nderojmë Marigonë, vashën e bukur korçare që zbukuroi me qëndismat e saj flamurin që mbanin në gji djemtë e Bukureshtit. Nderojmë sot Themistokli Gërmenjin, korçarin trim e patriot që në kohën e rrezikut të madh copëtimit dhe aneksimit të Shqipërisë së Jugut, bashkë me patriotë të tjerë ngritën popullin në këmbë, për t’i dalë zot vendit dhe shpallën në 10 dhjetor1916 Krahinën Autonome të Korçës. Nuk mund të harroj sot pa përmendur emrin e Fan Nolit, deputet i Korçës, emër i lidhur me gjithë kulturën e re shqiptare të shekullit tonë. Me veprimtarinë e shumëanshme ai dha ndihmesë të çmuar në formimin e kulturës demokratike shqiptare. Nderojmë në këtë ditë të madhe Mihal Gramenon, Naum Veqilharxhin, Nuçi Naçin, Jovan Banken, Anastas Lakshe Avramidhin, Thoma Turtullin, Hysen Myteveliun, Thimi Markon, Orhan Pojanin, Qamil Panaritin, Jani Vreton, Lytfi Zavalanin, Menduh Zavalanin, Jovan Cico Kosturin, Nikolla Naçon, Thimi Mitkon, Pandeli Evangjelin, motrat Qiriazi, Sabri Qytezën, Bajazit Rehovën, Kristo Dakon, Abedin Tuxharin, Sotir Peçin, Teki Selenicën, VangjushMion, SokratMion, Tefta Tashko Koçon, Korin Lyra, Lola Gjokën, Jorgjie Filçe Trujën, Kristaq Antoniun, Sotir Polenën, Mihal Çikon, Kristo Konon, Dhori Kotin, Ilo Mitkë Qafëzezin, Pandi Stillun, Gaqo Avrazin, Kostandin Trakon, Dhora Lekën, Pavllo Shollën, Guri Madhin, Thoma Gaqin, Kristaq Osmanlliun, Ilo Moskon, Vaskë Xherahun, Viktor Eftimiun, Gjon Milin, Vëllezerit Belushi, Dritëro Agollin, Viktor Gjikën e sa e sa korçarë të tjerë që i dhanë Shqipërisë në këtë shekull.

Të dashur bashkëqytetarë!Sot, Korça dhe gjithë Shqipëria përballet me sfidën e integrimit në familjen euroatlantike. Kjo sfidë nuk është thjesht një detyrë

politike apo axhendë e diktuar nga konjukturat gjeopolitike. Kjo është ëndrra, që vjen përmes një shekulli të shtetit shqipëtar e më tutje, deri në ditët tona. Është motivi që frymëzoi rilindasit në përpjekjet e tyre për të përhapur në vetëdijen shqiptare vlerat europiane të lirisë, dijes dhe demokraçisë. Është flamuri i betejave të luftrave për liri të këtij shekulli ku padyshim vendin e nderit e zë Lufta Antifashiste Naçionalçlirimtare. Korça i dha kësaj lufte partizane, këngët e betejave, por edhe bijtë e bijat më të mirë që prehen sot në shqiponjën e ulur mbi supin e saj. Nderojmë sot me respekt dëshmoret korçarë Raqi Qirinxhi, Zia Kambo, Bardhyl Pojani, Sotir Gurra, Stavri Themeli e sa e sa të tjerë. Sot duhet më shumë se kurrë, t’i lexojmë dhe t’i dëgjojmë fjalët dhe idealet e tyre, të rilindasve dhe luftëtarëve të lirisë, që nga thellësia e viteve tingëllojne ende aktuale. Sot ,ende shiptarët janë të ndarë nga gjeografia, në shqiptarë te Shqipërisë dhe shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Preshevës e Malit të Zi. Zemrat e shqiptareve, ende kanë nevojë për t’i thirrur arsyes, patriotizmit të vërtetë dhe mençurisë. Të parët tanë, i zgjidhën detyrat që historia i diktoi Shqipërisë. Ata nuk u kursyen, as kur historia kërkoi heronj e dëshmorë. Ata nuk pritën, por punuan edhe kur sistemi ndrydhte prirjen europiane të shqiptareve. Tani është rradha e brezit tone, të shkruajë historinë moderne, pa gjak por me shumë urtësi e këmbëngulje, me përgjegjësi për fëmijët tanë, por mbi të gjitha me dashuri për Shqipërinë, me dashuri për njëri-tjetrin.

Rroftë Korça!Rroftë Shqipëria!Gëzuar 100- vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar!

Page 6: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

6

Korça feston me madhështi 100 vjetorin e PavarësisëQyteti i Korçës ka marë një shkëlqim të veçantë në ditën e madhe të kombit. Qindra qyteëtarë korçarë kanë

ndjekur aktivitetet e organizuara me këtë rast nga bashkia e qytetit. Ceremonitë kanë filluar me ngritjen simbolike të flamurit dhe vendosjen e kurorave me lule pranë Monumentit të Luftëtarit Kombetar. Më pas është vazhduar me ceremoninë tradicionale të bekimit të flamurit kombëtar në katedralen e qytetit. Koncerti festiv me pjesëmarrjen e artistëve korçarë është ndjekur nga një numur i madh qytetarësh dhe vizitorësh në sheshin para katedrales të qytetit. Përgjatë Zonës Këmbësore qyetarët kanë shëtitur nën dekorin e bukur festiv , ndërkohë që vogëlushët janë argëtuar duke pikturuar dhe luajtur në këndet e veçanta të ngrituar për ta në bashkëpunim me Fondacionin Kenedi. Mbrëmja ka sjellë një performancë të veçantë të violonçelistit të talentuar shqiptar Iliard Shaba pranë shatërvanit të ri në sheshin para katedrales si edhe hedhje fishekzjarresh të cilat kanë përmbyllur festimet e kësaj dite të madhe për Korçën dhe gjithë Shqipërinë.

Page 7: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

7

Korça feston me madhështi 100 vjetorin e Pavarësisë

Page 8: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

8

Arkitektura dhe urbanistika e qyetit të Korçës në këndvështrimin e arkitektit Pirro Thomo

Bashkia Korçë mbështet botimin dhe promovimin e një libri me vlera për qytetin

“Qytetarëve korçarë, të cilët gjatë pesë viteve që jetova dhe punova në mes tyre në Korçë, më impresionuan me kulturën e tyre që shprehej në qëndrimin aq pozitiv dhe serioz ndaj punës, duke e konsideruar atë si të vetmin punim të mirash për jetën dinjitoze të tyre.”

Pirro Thomo

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë Bashkia Korçë ka mbështetur ribotimin e librit “Korça, urbanistika dhe arkitektura” me autor arkitektin e mirënjohur korçar Pirro Thomo. Libri sjell një material të bollshëm grafik e fotografik ne terren duke u përpjekur të japë rrugën historike të zhvillimit të kësaj qendre të rëndësishme qytetare, që nga themelimi, deri në ditët e sotme. Në këtë libër rëndësi parësore ka zhvillimi i urbanistikës dhe arkitekturës së qytetit, por ky zhvillim është parë i pashkëputur nga konteksti historik dhe nga karakteri ekonomiko-shoqëror, të cilat kanë bërë të mundur që Korça të cilësohet si një qytet i tipit të ri, gjë që e dallon atë nga qytetet e tjera të Shqipërisë. Në ceremoninë e promovimit të librit i pranishëm ka qënë edhe kryebashkiaku Niko Peleshi, arkitektë dhe urbanistë të njohur të qytetit të Korçes si edhe qytetarë të shumtë.Të pranishmit kanë vlerësuar punën shkencore të përmbledhur në këtë libër si edhe vlerën e veçantë që ka kjo veoër në drejtim të evidentimit dhe promovimit të vlerave arkitektonike dhe urbanistike të qytetit të Korçës.

Page 9: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

9

Koleksionistët e rinj Në kuadër të 100 Vjetorit të Pavarësisë, Bashkia Korçë organizoi në ambjentet e Shtëpisë Rumune ekspozitën e

Koleksionistëve të Rinj. Aktiviteti pati si qëllim ekspozimin para publikut korçar të koleksioneve të objekteve të ndryshme që lidhen me

traditën dhe historinë e qytetit të Korçës si edhe promovimin e koleksionistëve të rinj dhe nxitjen e tyre për t’u bërë mbartës dhe ruajtës të trashëgimisë kulturore. Kjo ekspozitë, e para në llojin e saj, perfshiu një shumëllojshmëri objektesh koleksionimi si dokumenta, gazeta, fotografiaparate fotografikë etj.Protagonistë të saj u bënë koleksionistët e rinj të qytetit të Korçës: Niko Kotherja, Dorina Simo, Jurgen Dino dhe Mirgen Shambli. Ekspozita u ndoq me interes të veçantë nga qytetarët korçarë.

Ekspozitë fotografike “100 vjet sport korçar”

Historia e sportit korçar është prezantuar para publikut përmes protagonistëve dhe ngjarjeve sportive të fiksuara në fotografi. 250 fotografi të mbledhura me shumë kujdes e pasion nga Ilo Jorgji, ish sportist dhe mësues i edukimit fizik, janë shfaqur në një ekspozitë të veçantë me titull “ Korça sportive nëpërmjet fotografive”. Fotografitë pasqyrojnë aktivitetet sportive dhe protagonistët e sportit korçar nga viti 1939 – 1989, ndërkohë që fotot pas vitit 1989 pasqyrojnë vetëm aktivitetin e ekipeve dhe sportistëve me tituj. Arkivi i z.Ilo Jorgji ka një numur më të madh fotosh, por në këtë ekspozitë ai ka zgjedhur mes tyre ato që çdo sportdashës dhe korçar e bejnë të ndjehet krenar për traditën dhe arritjet e sportit dhe sportistve korçarë.

Page 10: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

10

Në një mbrëmje me emocione të veçanta artistët korçarë të skënës kanë përcjellë para publikut korçar vargje të zgjedhura nga krijimtaria e poetëve të mirënjohur shqiptarë Naim Frashëri, Fan Noli, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, Gjergj Fishta etj. Mbrëmja poetike patriotike “Të dua vendi im” solli përmes fjalës së zgjedhur të poetëve dhe interpretimit brilant të aktorëve të skenës, mesazhet e fuqishme të dashurisë dhe krenarisë për atdhe si edhe lartësimin e vlerave më të mira njerëzore. Të pranishmit kanë duartrokitur interpretimin e aktorëve të mirënjohur të skenës korçare: Zamira Kita, Natasha Andoni, Ligoraq Riza e Shëlqim Jaupi si edhe dy nxënëseve të talentuara Katerina dhe Kristina. I ftuar special në këtë mbrëmje ka qënë edhe aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, Mjeshtër i Madh i Skenës i cili ka përcjellë me emocion vargje të zgjedhura patriotike.

Të dua vendi imMbrëmje poetike patriotike

Page 11: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

11

Korça dhe historia e Himnit të FlamuritHistoria e himnit të flamurit nis në Bukuresht, qyteti ku lindi

himni shqiptar. Himnin me Korcën nuk e lidh thjesht emri i Asdrenit, apo edhe vetëm djemtë korcarë të kolonisë të Bukureshtit. Himni lindi më 1907. U lind jo si himn, por si këngë. Vetë populli shqiptar e njohu më vonë për himn. Kënga u përhap në gjithë koloninë e Bukureshtit dhe disa të rinj që shkuan në Korçë e shpunë dhe atje.

Së pari himni mbërriti në Korçë te “Banda e Lirisë” me nota dhe fjalë. Banda kishte 25 muzikantë dhe u vendos në ndërtesën e Shkollës së Parë Shqipe.

Katёr vjet me rradhё himni bёri provёn e tij nё çdo cep tё Shqipёrisё. Aq seriozisht qe marrë puna e kryekëngës sa gjashtë burra korcarë të kolonisë së Bukureshtit në mbledhjen e 5 nëntorit 1912, qenë zgjedhur delegatë për në Vlorë edhe për të kënduar aty kryekëngën. Katër prej tyre e kishin emrin Dhimitër dhe quheshin Dhimitër Zografi, Dhimitër Berati, Dhimitër Mborja dhe Dhimitër Ilo. Tre të tjerët janë Spiridon Ilo, Pandeli Mborja dhe Pandeli Evangjeli. Katër të tjerët, delegatёt e Korçёs; Thanas Floqi, Petro Mborja, Pandeli Cale dhe Petro Emanueli ishin vullnetarë. dhe të katër ishin edhe muziktarë, pjestarë të bandës

“Liria”. Ata udhëtuan gjysëm ilegalisht me kuaj e në këmbë nëpër rrugën Korçë - Leskovik- Tepelenë- Vlorë. Me siguri këngën e kanë kënduar edhe rrugës së gjatë si për t’i bashkuar zërat më mirë.

Dihet që Himni u këndua më pas në sallën e shenjtë të Pavarësisë.

Viti 1918 është ngjarja më madhe në historine e Himnit. Bëhet regjistrimi i parë i Himnit tonë Kombëtar mbi njё pllakё gramafoni në Amerikë në vitin 1918, pranë shoqërisë diskografike “Columbia.” Hapin historik e bёn muzikanti korcar Spiridon Tasi Ilo, njeriu që është ngado pas Himnit, në Rumani, kur u këndua, në Vlorë si delegat dhe korist. Incizimi ёshtё ruajtur, megjithse kanё kaluar 86 vjet.

Masteri prej bakri i Himnit ndodhet ende i varrosur në sheshin para ish Radio Korçës, tek Lëndina e Lotëve.

Historia e masterit të himnit

Në vitet ‘30, Spiridon Ilo, kthehet nga Amerika në atdhe me një pllakë bakri, plumb të rëndë ne valixhe. Është masteri, mëma ku u derdh pllaka e gramafonit me kryekëngën e kombit. Iloja e pruri në krahë duke udhëtuar me javë të tëra me vapor nëpër oqeanin Atlantik, nga Bostoni në Korçë. Më 1945 patrioti i madh e fut në një trastë dhe trokit në Radio Korça, që sapo ringrihet.

“- Djema, unë jam plak e do të vdes...Por ju mbajeni këtë pllakë se është histori e kombit. Flamuri dhe Himni janë tapia dhe hiptekat e një atdheu.”

Drejtori e merr dhe e vendos poshtë në bodrum, diku në një raft të magazinës. Një teknik, djalë i ri është urdhëruar të bëjë antenën. Për tokëzim duhet bakër. Mbledh andej këtej ca tepsi, por nuk mjaftojnë. Sytë i zënë në bodrum një pllakë të madhe që vezullon. Ç’dreqin të jetë kjo pllakë tërë vijëza rrethuese?! Dhe e hedh pafajesisht në njërën nga gropat e tokëzimit. Po mbase aty, nën dheun e Korçës, ku u këndua për herë të parë në Atdhe, është arkivi më i mirë i saj. Mbase në përvjetore të tjerë, akoma më të ndritur të këtij kombi do të dalë në dritë e me siguri deri atëherë bakri i stazhionuar i Spiridon Ilos do të jetë bërë flori a diamant i këtij dheu të mrekullueshëm që quhet Shqipëri e që na është dhënë të jetë thjesht atdheu ynë në jetë të jetëve.

Pirro Milkani, Qytetar Nderi i KorçësShfaqet premiera e dokumentarit

“Kryekënga e kombit”Nderohet me titullin “Qytetar Nderi” kineasti i madh shqiptar Pirro

Milkani me motivacionin: “ Për kontribut të shquar në kinematografinë shqiptare, si një nga regjisorët që kanë lënë gjurmë të pashlyera në fondin e artë të filmotekës shqiptare”.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në Teatrin “Andon Zako Cajupi”, ku merrnin pjesë qytetarë korçarë dhe të ftuar, u shfaq edhe premiera e filmit dokumentar kushtuar historikut të himnit kombëtar, një produksion i Pirro Milkanit me skenar dhe regji të Petrit Rukës. Filmi ka treguar për herë të parë, të plotë rrugën 100 vjeçare që ka ndjekur Himni ynë i Flamurit. Një film që të rrëmben, të rrënqeth, të ngazëllon, të bën të lotosh por dhe të psherëtish. Është një histori e mrekullueshme, plot të papritura historike, një histori mbijetese, ashtu si vetë historia e kombit shqiptar.Një film që mban mbi supe një histori më shumë se një shekull, ku roli i korcarëve ka qënë determinues. Kjo ka qënë edhe arsyeja pse shfaqja e këtij filmi ngjalli emocione të vecanta tek publiku korcar i pranishëm në premierën e tij.

Pak historik

Page 12: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

12

100 vjetori në KorçëKoncert i madh festiv

Qindra qytetarë korçarë kanë ndjekur në sheshin para Katedrales, koncertin e madh festiv që kishte organizuar bashkia e qytetit në ditën e 100 vjetorit të Pavarësisë. Këngëtarët, aktorët dhe balerinët korçarë përcollën mes emocionesh dhe duartrokitjesh të shumta të publikut, interpretime të ndjera për atdheun dhe flamurin. Vogëlushja nëntë vjeçare Xhoi Mançka, Niki dhe Flori, Laxarela, Zhulieta Sheremeni, Fatbardha Hoxha, Gjergj Sulioti, aktorët Zamira Kita e Ligoraq Riza, trupat e baletit nën drejtimin e Jonel Asabellës e Bardhi Pojanit, kanë qënë disa nga protagonistët e këtij koncerti mbresëlënës. Të veshur kuq e zi, vogëlushët e trupave të baletit i kanë dhënë sheshit të sapo rikonstruktuar para Katedrales një bukuri të veçantë, duke bërë që Korça ta festonte ashtu si e meritonte këtë datë të shenjtë për historinë e shqiptarëve.

Ekspozitë fotografikeNë kuadër të 100 vjetorit të Pavaresise, te

Sheshi i Katedrales, u prezantua para qytetarëve korçarë një ekspozitë e veçantë fotografike . Kjo ekspozitë përmbante 30 foto, mes të cilave, fotografi të firmëtarëve korçarë që morën pjesë në firmosjen e aktit të Pavaresise në Vlore, fotografi të korçarëve të kolonise së Bukureshtit, fotografi të çetave partizane dhe çetave luftetare patriotike qe kontribuan për lirinë e atdheut etj. Kjo ekspozitë ngjalli një interes të madh tek qytetaret korçarë. Të rinj kureshtarë me dëshirën për të njohur një pjesë të rëndësishme të historisë së qytetit, por edhe të moshuar nostalgjikë dhe të apasionuar pas historisë vizituan nga afër këtë ekspozitë.

Page 13: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

13

Koncert Instrumental me violonçelistin Iljard Shaba

Një mbrëmje krejtësisht e veçantë ka qënë ajo e përmbylljes së festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë në Korçë. Pas aktiviteteve të larmishme që Bashkia ka ofruar në këtë ditë të veçantë për të gjithë shqiptarët, mbrëmja ka ofruar për qytetarët e Korçës momente të mrekullueshme nën shoqërinë e pjesëve instrumentale që ka interpretuar një nga violonçelistët më të mirë në Shqipëri Iljard Shaba. Qytetarë të shumtë kanë mbushur mbrëmjen e 28 nëntorit Sheshin e Katedrales dhe Zonën e re Këmbësore të qytetit, duke ndjekur me një interes tepër të veçantë këtë të ri të talentuar i cili me tingujt e mrekullueshëm përcolli një emocion të papërshkrueshëm tek të pranishmit. Mbrëmja u finalizua me ndezjen e shatërvanit të ri të vendosur tek ky shesh dhe me hedhjen e fishekzjarreve të cilat e bënë këtë mbrëmje akoma dhe më madhështore.

Monodrama “E madhe gjëma e mëkatit”Kryevepra e të madhit të letrave shqipe Mitrush Kuteli u ringjit në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” nën

interpretimin brilant të aktorit të mirënjohur Ligoraq Riza. Në ditët e aktiviteteve të larmishme të 100 vjetorit të Pavarësisë shfaqja e kesaj monodrame ngjalli interes të madh tek publiku artdashës korçar. Të pranishme në shfaqjen e monodramës “E madhe gjëma e mëkatit” ishin edhe dy vajzat e Mitrush Kutelit, Atalanta dhe Doruntina, të cilat ndanë me publikun korçar emocionet e mëdha të të qënit në Korçë, në shfaqjen e një prej veprave më të mira të atit të tyre. Me interpretimin e kesaj monodrame aktori Ligoraq Riza ka merituar ne Fetivalik Kombëtar të teatrit ne Fier çmimin Aktori më i Mirë i Festivalit.

Page 14: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

14

Firmëtarët korçarë të Pavarësisë “Qytetarë Nderi” të KorçësU jepet titulli “Qytetar Nderi” pesë firmëtarëve korçarë të Pavarësisë: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Dhimitër Zografi,

Dimitër Mborja Emanoil dhe Dhimitër Berati. Ata kanë marrë këtë vlerësim të lartë nga Këshilli Bashkiak i qytetit të Korçës në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë, në shenjë mirënjohjeje dhe krenarie të thellë lokale dhe kombëtare. Firmëtari i gjashtë nga Korça, Spiridon Ilo është nderuar me këtë titull më herët.

I vendoset emri “Pandeli Cale” Shkollës së Re Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë, me një vendim të Këshillit Bashkiak,

Shkolles së Re në Korçë i është vendosur emri “Pandeli Cale”, patriot i shquar dhe një prej delegatëve të Korçës , firmëtar i aktit të pavarësisë . Në këtë ceremoni, mes nxënësve dhe mësuesve të kësaj shkolle, i pranishëm ka qënë edhe kryebashkiaku Niko Peleshi, si edhe mbesa e Pandeli Cales, të cilët zbuluan pllakën në të cilën do të qendrojë përherë i shkruar emri i një patrioti të madh korçar si Pandeli Cale.

Vendosen pllakat në shtëpitë e 6

patriotëve korçarë

Në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë, Bashkia Korçë ka vendosur pllakat në shtëpitë e gjashtë patriotëve korçarë (firmëtarë dhe fotografë) të cilët kontribuan në Shpalljen e Pavarësisë të Shqipërisë.

Firmëtarët e Deklaratës së Pavarsisë

Thanas FloqiSpiridon Ilo Pandeli CaleDhimitër Emanoil Mborja Dhimitër Zografi

Fotografi i cili fiksoi në foto shpalljen e Pavarsisë

Petro Dhimitri

Kryebashkiaku me mbesën e Pandeli Cales

Page 15: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

15

6 Firmëtarët korçarë

Spiridon T. IloSpiridon T. Ilo lindi në Korçë në

vitin 1876. mërgim. Në datën 5 nëntor 1912, Spiridon T. Ilo do të marrë pjesë mbledhjen e mbajtur në Hotel Kontinental të Bukureshtit, dhe të drejtuar nga Ismail Qemali. Në këtë mbledhje u vendos shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Sipas informacionit të djalit të tij, Spiridon T. Ilo mori flamurin shqiptar që zbukuronte sallën dhe e solli atë në Vlorë.. Ky flamur u ngrit në Vlorë në 28 nëntor 1912. Spiridon T. Ilo mori pjesë në mbledhjen për shpalljen e pavarësisë si përfaqësues i Korçës, që në atë periudhë ishte nën pushtimin grek.

Pandeli Cale (1879 - 1923) Pandeli Cale lindi në Korçë. Kreu

liceun klasik francez të Aleksandrisë në Egjipt. Në vitet 1900-1904 punon në koloninë e Bukureshtit. Më 1904 kthehet në Shqipëri. Bashkë me Themistokli Germenjin dhe Mithat Frasherin vuri bazat e Komitetit të Fshehtë Shqiptar në Selanik. Kryetar i shoqërisë “Banda e Lirisë” më 1908.Merr pjesë në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 dhe si vetëdashës shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912, si delegat i Korçës, firmos manifestin e pavarësisë me siglën “Pandeli Cale”.

Thanas Floqi(1884-1945)Firmëtar i Aktit te Pavaresise në

Vlorë 1912, ishte ndër themeluesit e shoqërisë “Malli i Mëmëdheut”, e cila u shkri më vonë me shoqërinë “Vatra”. Lindi në Korcë në 14 Janar 1884. Në 1908 kthehet dhe vendoset në Vlore, ku kontribuon në mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe merret gjithashtu edhe me veprimtari në fushat e artit dhe muzikës. Hap shkollën e parë shqipe të Fierit në Cakran. Në Vlorë përgatit sëbashku me Marigo Pozio dhe Petro Fotografin bocën e flamurit të pavarësisë.

Dhimitër Zografi (1878–1945) Një nga firmëtarët e Deklaratës

së Pavarësisë së Shqipërisë. Zografi, lindi në Korçë në 1878. Kontributi i tij për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë kulmoi me ardhjen e tij si delegat I kolonisë Shqiptarë të Bukureshtit dhe firmosjen e Deklaratës se Pavarësisë.

Dhimitër Mborja Emanoil (1884-1945) Lindi në Mborje, Korcë, ishte

nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Anëtar i shoqërisë “Dituria” të Korçës. Më 5 nëntor 1912 merr pjesë në mbledhjen e Bukureshtit ku u zgjodh delegat për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Më 28 nëntorit 1912, firmon aktin e pavarësisë me siglën “Dh Emmanuel” në emër të kolonisë shqiptare të Bukureshtit.

Dhimitër Berati Lindi më 15 tetor të vitit 1888

në Krce, ishte atdhetar, politikan e publicist shqiptar. Ka firmuar aktin historik të shpalljes së pavarësisë, me siglën “D. Beratti”.U emërua “drejtor i përgjithshëm” në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” .“ Dekoruar me urdhrin “Për veprimtari patriotike” të klasit të parë.

Page 16: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

16

29 Nëntori, Dita e Çlirimit të Atdheut, filloi me një ceremoni solemne në sallën e Teatrit A.Z.Çajupi. I pranishëm në këtë ceremoni, kryetari i Bashkisë Korçë Z.Niko Peleshi pershendeti të gjithë të pranishmit dhe shprehu falenderimin dhe mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë dëshmorët e rënë me endrrën e madhe për një atdhe të lirë. Ai ka vleresuar sakrificën e tyre, duke e cilësuar atë si një shembull i cili sot duhet ndjekur dhe respektuar më shumë se kurrë.

Ceremonia ka vazhduar me homazhet tek Varrezat e Dëshmoreve ku janë vendosur kurora dhe buqeta me lule para Monumentit të Partizanit në nderim të të rënëve për atdhe. Në këtë ceremoni nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe deputeti i Korçës Z.Pandeli Majko. Më pas, të pranishmit zhvilluan vizitë në dy dhomat muze pranë Varrezave të Dëshmorëve, per të vijuar me vizitat tek familjet e dëshmorëve korçarë.

Festohet në Korçë 29 Nëntori

Page 17: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

17

SOCIALEKarroca motorrike për Personat me Aftësi të KufizuarNjë numri të konsiderueshëm Personash me Aftësi të Kufizuar në qytetin e

Korçës ju lehtësua lëvizja falë pajisjes me karroca motorrike. Kjo u mundësua falë projektit ”Edhe ne tani mundemi”, mbështetur nga Fondacioni Vodafone Albania dhe zbatuar nga Shoqata e Invalideve të dhe Bashkia Korçë. Në kuadër të përfundimit të këtij projekti u zhvillua në bibliotekën e qytetit një aktivitet në të cilin u bë shpërndarja e karrocave motorrike për personat e përzgjedhur referuar nevojave. Individe te cilet ishin ngujuar prej vitesh në shtëpi, falë këtij projekti panë një rreze drite e cila do tu japë edhe atyre mundësinë për tu integruar në shoqeri. Kryebashkiaku Niko Peleshi falenderoi Fondacionin Vodafone për ndihmën e vazhdueshme që ai i jep Korçës dhe në veçanti individeve në nevojë. Ai theksoi faktin se Bashkia Korçë ka bërë progres përsa i përket lehtësimit të lëvizjes së personave me aftësi të kufizuar në qytet, duke ndërtuar rampa në tëgjitha rruget dhe institucionet kryesore. Aktiviteti kulmoi me një performancë të shkëlqyer të këngëtarit të mirënjohur korçar Mihallaq Andrea, i cili ishte edhe një nga përfituesit e këtij projekti.

Korça promovon pjesëmarrjen aktive të të rinjveRreth 50 të rinj të qytetit të Korçës, studentë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit Fan S. Noli, nxënës të shkollës së mesme Raqi Qirinxhi dhe të Kolegjit Preka, si dhe të rinj punëkërkues nga Panairi i Punës 2012, u bënë pjesë e projektit Promovimi i angazhimit qytetar tek të rinjtë në Shqipëri. Kontributi i të rinjve, pjesë e këtij projekti, u fokusua në promovimin e angazhimit qytetar nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes të të rinjve në jetën komunitare. Projekti përfshiu aktivitete që synonin ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në fushën e pjesëmarrjes aktive, realizimin e praktikave të angazhimit komunitar, shkëmbimin e eksperiencave, krijimin e partneriteteve me institucione dhe organizata lokale si dhe nxitjen e nismave rinore vullnetare. Rezultat direkt i projektit ishte organizimi i nismës vullnetare të grupit të të rinjve “I dua fëmijët, e dua Korçën”. Kjo nismë përfshiu fushatën për ngritje fondesh në ndihmë të fëmijëve të Shtëpisë së Foshnjës dhe të fëmijëve të Qendrës “Shërbimet Sociale Bethani” si dhe ditën e hapur artistike me rastin e 24 tetorit, Çlirimit të Korçës. Fondet e mbledhuar për këtë qëllim u krijuan duke filluar nga një kuotë bazë e gjeneruar nga të rinjtë e përfshirë në këtë nismë dhe më pas nga kontributi vullnetar i qytetarëve të Korçës. Korça është një nga qytetet zbatuese të projektit Promovimi i angazhimit qytetar tek të rinjtë në Shqipëri. Ky projekt zbatohet nga OSBE, Prezenca në Shqipëri për një periudhë 6 mujore (Qershor-Nëntor) dhe përfshin qytetin e Durrësit dhe të Korçës.

Page 18: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

18

I jepet titulli “Qytetar Nderi” Behgjet Pacollit

Ambasadorja Franceze në Shqipëri viziton KorçënMe qëllim prezencën në ceremoninë e nderimit të ushtarëve francezë që prehen në Korçë, edhe këtë vit ambasadorja

franceze në Shqipëri Christine Moro ka qënë në qytetin e Korçës. Në këtë ceremoni i pranishëm ka qënë edhe kryebashkiaku Niko Peleshi, përfaqesus te njësive të qeverisjes qëndrore dhe vendore, deputetë të zonës, dejtues të komuniteteve fetare, ushtarakë të lartë etj.

Nga fjala e Ambasadores Franceze“Shkova në Korçë, siç çdo vit , për të nderuar 11 nëntorin e 640 ushtarëve që prehen në varrezat ushtarake franceze të qytetit.

Këta ushtarë kanë rënë gjatë Luftës së Parë Botërore, në “Frontin e Lindjes”. Vura re me emocion, se autoritetet dhe popullsia e Korçës, kishte respekt të madh dhe dashuri për varrezat tona, të cilat ata i shohin gjatë gjithë vitit. Varrezat ushtarake franceze të Korçës, përbëjnë një pjesë të frymës franceze në tokën shqiptare. Lufta e Parë Botërore vendosi një marrëdhënie shumë të veçantë mes Korçës dhe Francës, një marrëdhënie që vazhdon sot e kësaj dite me një Frankofoni të gjallë dhe me shkëmbime e bashkëpunime në fusha të ndryshme. U mundova të tregoj këtë vizitë në Korçë, e cila ishte e para vizitë jashtë kryeqytetit që nga mbërritja ime në Shqipëri dy javë më parë. Më 10 nëntor morra pjesë në mbrëmjen “tradita frankofone”, organizuar nga Aleanca Franceze e Korçës dhe nxënësit e seksionit dygjuhësh të liceut “Raqi Qirinxhi”. Kam takuar personalitete drejtues të qytetit, kam vizituar selinë e Aleancës Franceze, Liceun “Raqi Qirinxhi”, ku kam biseduar me mësuesit dhe nxënësit, si dhe Muzeun Arkeologjik. Të gjitha këto bashkëpunime, janë bërë të mundura nga afërsia kulturore e Korcës me Francën, si edh nga një frëngjishte veçanërsht e mirë në rajon. Marrëdhëniet midis Korçës dhe Francës janë të forta dhe jam e sigurt që me rrënjët e tyre që nga e kaluara, ato kanë një të ardhme të ndritshme”.

Këshilli Bashkiak Korçë ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” z.Behgjet Pacolli me motivacionin: “Për kontributin e spikatur social dhe humanitar, politik dhe ekonomik, për krijimin e shtetit të Kosovës dhe si promotor i zhvillimit mbarëkombëtar për shqiptarët”. Në ceremoninë e organizuar për dorëzimin e këtij tituuli të lartë Z. Pacolli do të shprehej: ”Jam shume i lumtur që sot jam pjesë e qytetit i cili për mua është vatra e kulturës në Shqipëri. Kam dëgjuar shumë për Korçën e Rilindjes, Korçën e serenatave, Korçën e traditave të shkëlqyera në Shqipëri. Kjo nuk është hera ime e parë që vizitoj qytetin tuaj, por padyshim që qyteti nuk është ai që unë kam parë para shumë vitesh. Ndjehem shumë i lumtur që kryebashkiaku ka bërë një punë të mrekullueshme dhe i ka dhënë qytetit një pamje tërësisht të re. Puna e tij e bën atë të dashur për qytetarët, sepse edhe ai në çdo ndryshim, ka punuar me zemër, dhe kush punon me zemër gjithmonë do të vlerësohet”.

Page 19: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

19

Redaksia e Revistës “Qyteti im” shpall konkursin e fotografisë më të bukur të qytetit. Të impresionuar nga fotot e mrekullueshme të realizuara nga profesionistë dhe amatorë, në pjesë të ndryshme të qytetit, në mënyrë të veçantë në Sheshin e ri para Katedrales dhe Zonën Këmbësore, në besojmë se prurjet tuaja do të jenë të shumta dhe çilësore. Fotot tuaja mund t’i dergoni në adresën tonë elektronike [email protected] ose në profilin tonë në facebook. Ato do të publikohen në rrjetet tona sociale si edhe në faqet e Revistës “Qyteti im”. Ju mirëpresim!

Foto Daniel Dervishi

Korça në fokus

Page 20: Revista "Qyteti Im" Nëntor 2012

Përgatitën:Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Informimit Qytetar

Drejtoria e Marketingut të Qytetit Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit

Ndihmuan:Stafi i Bashkisë KorçëQendra Kulturore “Vangjush Mio”Ndërmarrja e Shërbimeve PublikeTeatri “A.Z.Çajupi”Klubi ShumësportëshFoto ”Xhimi”

Design:Viliem Kurtulaj

Shtypi:

Për më tepër informacion:Tel: 082 245755e-mail: [email protected] [email protected]

Mbështesni “Qyteti im”

“Ndërtuam rrugë çdo ditë dhe rifituam kohën e humbur të 20 viteve.Menduam për qytetarët dhe hodhëm themelet e një qyteti social.Me aktivitete ndërkombëtare dhe festa të mëdha rizgjuam traditën dhe i rikthyem buzëqeshjen qytetit.Sepse unë besoj se Korça është e të gjithëve dhe e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të na bashkojë.Le të ecim të sigurt së bashku në rrugën e ndryshimit me ide dhe energji të reja.Jam i bindur se Korça 2015 do të jetë qyeti me infrastrukturën më moderne në Shqipëri, një model social dhe qëndër e rëndësishme e ekonomisë, kulturës dhe turizmit shqiptar.”

Niko Peleshi