49
Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje Dhunës në baza gjinore në Kosovë* Gjetja e zgjidhjeve për t’i dhënë fund DHF/DHBGJ

Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në FamiljeDhunës në baza gjinore në Kosovë*

Gjetja e zgjidhjeve për t’i dhënë fund DHF/DHBGJ

Page 2: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje/ Dhunës në baza gjinore

në Kosovë

GJETJA E ZGJIDHJEVE PËR T’I DHËNË FUND DHF/DHBGJ

UNICEF - Kosovë

Nëntor 2013

Page 3: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

* Të gjitha referimet për Kosovën në këtë studim duhet të kuptohen në pajtim të plotë me Rezolutën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara 1244 dhe pa paragjykim ndaj statusit të Kosovës

desi

gn@

xhad

.net

Page 4: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

Ky dokument mbi opsionet e politikave ndaj dhunës në familje/dhunës në baza gjinore (DhF/DhBGj) bazohet në ekspertizën e përbashkët të partnerëve, shqyrtimin e doku-menteve dhe studimin fillestar të kohëve të fundit rreth DhF/DhBGj në tri komuna: Gjakovë, Gjilan dhe Dragash, të përgat-itur nga UNICEF-i Kosovë, si dhe komponentët e tjerë të pro-gramit të vazhdueshëm: Programit të përbashkët të OKB-së kundër DhF/DhBGj.

Ky dokument është shkruar për të nxitur diskutim dhe debat rreth hulumtimit dhe gjetjes së zgjidhjeve për të adresuar në mënyrë inovative këtë fenomen në kontekste të ndryshme të Kosovës. Institucionet dhe mekanizmat përgjeg-jës e në veçanti ato në nivelet komunale, por edhe në nivelin qendror, duhet të angazhohen në dialogun rreth politikave për të identifikuar politikat më urgjente dhe më të rëndësishme që duhet të miratohen duke marrë parasysh kontekstet e tyre përkatëse. UNICEF-i është i zotuar për të përkrahur institutcio-net qëndrore dhe komunale për të përpiluar planet e veprimit që prioritizojnë implementimin e politikave të ndryshme kun-drejt reduktimit të ndikimit të DHF/DHBGJ në Kosovë.

Para

thën

ie

Page 5: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash
Page 6: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

Përmbajtja

Pasqyrë mbi dhunën në familje/dhunën në baza gjinore në Kosovë ..................9

Opsionet e politikave ................................................................................................11

Opsioni 1: Ndryshim i njohurive, qëndrimeve dhe normave shoqërore rreth DhF/DhBGj drejt zero tolerancës ndaj DhF/DhBGj. .......................11

Opsioni 2: Mbështetje rreth sigurisë, nevojave themelore dhe sigurisë financiare të klientëve të DhF/DhBGj - duke përfshirë edhe planet dhe përqasjet afatshkurtra deri tek ato afatgjata...............18

Opsioni 3: Integrimi i të drejtave dhe nevojave të fëmijëve me ato të nënave të tyre ose kujdestarëve tjerë themelor, duke ofruar fokus të individualizuar për të dy grupet. ..........................................................25

OpsionI 4: Optimizimi DHF/DHBGJ vlerësimi dhe menaxhimi i rasteve për të siguruar zgjidhje individuale dhe efektive. ..................................29

Opsioni 5: Fuqizimi i sistemeve të koordinimit për të siguruar zgjidhjet më efektive për klientët e DHF/DHBGJ-së nga pikëpamja shumë-sektoriale. .......................................................................................32

Opsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash. ............................36

Opsioni 7: Qasjet për mbështetje ndaj kryerësve dhe burrave që kanë për qëllim dhënien fund të dhunës................................................38

Opsioni 8: Ndërpreni modelin e dhunës nëpërmjet shkollave dhe mjediseve tjera arsimore. ..................................................................42

Opsioni 9: Krijimi i një sistemi të mbikqyrjes së të dhënave të DHF/DHBGJ ndërmjet institucioneve përkatëse, duke ruajtur konfidencialitetin në të njëjtën kohë. ......................................................................................45

Konkluzion..................................................................................................................47

Page 7: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash
Page 8: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

7

1. Pasqyrë mbi dhunën në familje/dhunën në baza gjinore në Kosovë

Sfondi:

Dhuna në familje / dhuna me bazë gjinore (DhF/DhBGj) mund të haset në çdo komunitet kudo në botë. Ajo nuk bënë përjashtim as në Kosovë. Siç është rasti në shumicën e vendeve, ajo është një fenomen që në masë të madhe fshihet për shkak të turpit dhe shqetësimit që ajo i sjell familjeve. Ajo përbën një shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

Në Kosovë, dhuna në familje/dhuna me bazë gjinore është pothuajse injoruar para, gjatë dhe pas viteve të luftës së vitit 1999 për shkak të përqen-drimit në konfliktin etnik dhe për shkak të traditës së fuqishme kulturore për të mbajtur të fshehur dhunën në familje.

Në vitin 2008, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), me mbështetjen e Iniciativës për Sigurinë e Grave (WSSI) të UNDP-së, vendosi që të studioj dhunën në familje, sidomos duke pasur parasysh tregimet anekdot-ike dhe duke e ditur se dhuna në familje zakonisht intensifikohet gjatë dhe pas konflikteve. Si përfundim, sipas të anketuarve, doli se ajo u raportua në mënyrë të pamjaftueshme, veçanërisht kur ishte e ndërlidhur me papunësinë dhe abuzimin e alkoolit nga ana e partnerit. Rezultatet dhe diskutimet pasuese ndihmuan për të tërhequr më tepër vëmendje mbi DhF/DhBGj dhe për të rritur të të kuptuarit e efekteve të saj shkatërruese mbi individët, familjet dhe komunitetet.

Në vitin 2010 dhe në bashkëveprim me punën nga ana e institucioneve të Kosovës në hartimin dhe miratimin e ligjeve dhe politikave kombëtare për të adresuar pabarazitë gjinore, është miratuar Ligji për mbrojtje nga dhuna në familje (LMDhF) nga Kuvendi i Kosovës. Shumë shpejt pas kësaj, u miratua Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit kundër Dhunës në Familje (SKPVK-DhF) 2010-2013, e cila u zgjat deri në vitin 2014. Nga ana tjetër, u krijuan, për-forcuan dhe/apo mbështetën institucionet publike dhe organizatat joqeveritare që ofrojnë shërbime për të mbijetuarit nga DhF/DhBGj.

Page 9: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

8

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Pesë agjencitë e OKB-së (UNICEF, UNDP, UNFPA, UN Women,OHCR1) në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe me financim nga Qeveria e Finlandës u bashkuan në Programin e Përbashkët të OKB-së kundër DhBGj për të mbështetur institucionet e Kosovës në zbatimin e SKPVKDhF, duke u fokusuar në tri komuna: Gjakovë, Gjilan dhe Dragash. Gjatë 2012/2013, një studim bazë apo fillestar ishte përgatitur nga UNICEF-i me partnerët e vet, për të hetuar përhapjen e DhF/DhBGj dhe qëndrimet, faktorët e rrezikut dhe pasojat e ndërlidhura në këto tri komuna. Gjithashtu, ishin ekzaminuar edhe statusi, boshllëqet dhe sfidat e shërbimeve të DhF/DhBGj nga këndvështrimi i ofruesve, shfrytëzuesve dhe palëve tjera të interesuara. Kjo u parapri nga një hartografi e shërbimeve sociale dhe mundësive ekonomike të mbështe-tur nga ana e UNDP-së dhe një raport studimor nga ana e OHCHR mbi të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë konfliktit. UNFPA ka punuar me MeSh për të zhvilluar një protokoll që ofruesit e shërbimeve shëndetësore duhet përdorur kur kanë të bëjnë me viktimat e DhF/DhBGj. Secila nga tri komu-nat ka punuar mbi planet strategjike rreth DhF/DhBGj me mbështetjen e UN WOMEN; planit nga komuna e Gjilanit i është përcaktuar kostoja dhe ai është miratuar nga komuna.

Në shtator të vitit 2013, Procedurat Standarde të Operimit (PSO) për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje në Kosovë në bazë të SKPVKDhF 2010-1014 janë hartuar dhe shpërndarë në tërë vendin nga Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit dhe nga Koordinatori Kombëtar Kundër Dhunës në Familje. Këto (PSO) ofrojnë udhëzime gjithëpërfshirëse për palët e shum-ta të përfshira në sigurimin e mbështetjes për klientët e DhF. Gjithashtu, në shtator të vitit 2013, Zyra e Kryeministrit miratoi Protokollin për Parandalim-in e Dhunës në Institucionet e Arsimit Parauniversitar. Rekomandohet që të referohemi në këto burime të informacionit në kombinim me këtë Dokument mbi Opsionet e Politikave.

Në përgjithësi, është duke u mësuar shumë nga zbatimi i SKPVKDhF dhe rritet të kuptuarit se ku është më i nevojshëm kujdesi i shtuar. Megjithatë,

1 Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvil-lim (UNDP), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsi (UNFPA), Entiteti i Kombeve te Bashkuara per Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women), Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

Page 10: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

9

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

për shkak të prioriteteve konkurruese (p.sh. zhvillimit të sundimit të ligjit, zh-villimit ekonomik dhe të infrastrukturës) dhe çështjeve të ndryshme (p.sh. sfidat e decentralizimit, ndarjet e ulëta buxhetore për sektorin social, etj) në lidhje me tranzicionin e të qenit një shtet i ri, ekzistojnë zbrazëtira dhe sfida në ofrimin e shërbimeve për DhF/DhBGj; këto, pastaj, rezultojnë në kufizime financiare, njerëzore dhe burime materiale në nivel lokal. Përveç kësaj, nor-mat shoqërore të rrënjosura thellë, që mbështesin jo-barazinë gjinore dhe bëjnë që disa forma të DhF të jenë disi të 'pranueshme' ose të 'durueshme' u treguan shpesh nga palët e anketuara në studimin e fundit bazë (fillestar) të UNICEF-it në Kosovë, si një pengesë e rëndësishme për adresimin e DhF/DhBGj. Këto qëndrime rezultojnë në disa palë të interesuara që nuk i japin përparësi të mjaftueshme kësaj fushe të rëndësishme për interesin shoqëror.

Për më tepër, palët kryesore të interesuara që punojnë në fushën e mbrojtjes sociale theksojnë se deri më sot nuk ka ndonjë Dokument mbi Strategjinë e Uljes së Varfërisë (DSUV), ose ndonjë strategji të krahasueshme, dhe plan shoqërues, i cili është i rëndësishëm për trajtimin e DhF/DhBGj, duke pasur parasysh se si varfëria e kombinuar me faktorë të tjerë ulin niv-elin e sigurisë dhe zvoglojnë numrin e opsioneve të sigurisë financiare për viktimat e DhF/DhBGj2. Kjo do të ofroj udhëzues dhe një vizion afatgjatë për një strategji të integruar dhe gjithëpërfshirëse për reduktimin e varfërisë për të adresuar çështjet e ndërlidhura sociale të përforcuara nga varfëria, pabarazitë, normat e ngurta tradicionale shoqërore dhe pabarazia gjinore; një çështje kyçe shoqërore do të duhej të përfshinte DhF/DhBGj.

2 Sipas Bankës Botërore, 34.5% e popullsisë së Kosovës ishte nën nivelin e varfërisë në vitin 2009, me nivel të varfërisë ekstreme sidomos në zonat rurale dhe në mesin e Romëve dhe komuniteteve etnike tjera jo-shumicë. Sipas raportit të Komisionit Europian për Kosovën të tetorit 2012, pap-unësia është cituar të jetë mbi 40%, dhe papunësia e të rinjve arrinte në rreth 70%; rreth 80% e të papunëve thuhet se kanë qenë pa punë për një vit ose më tepër.

Page 11: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

10

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Qëllimi, objektivi dhe fokusi i dokumentit mbi opsionet e politi-kave ndaj DhF/DhBGj:

Qëllimi i përgjithshëm i këtij dokumenti mbi opsionet e politikave ndaj DhF/DhBGj është që të theksoj dispozitat e politikave që duhet të fokusohen për të institucionalizuar vëmendjen rreth parandalimit dhe ndërhyrjes kundër DhF/DhBGj. Këto dispozita, të bazuara në provat, përvojat dhe praktikat e kohëve të fundit brenda kontekstit kosovar, kanë për qël-lim ndryshimin e njohurive, qëndrimeve, praktikave dhe sjelljeve në favor të barazisë gjinore dhe një të ardhmeje pa dhunë ndaj fëmijëve, grave dhe burrave të Kosovës. Opsionet e ndryshme të politikave mund të merren parasysh për miratim në nivelin komunal, në për-puthje me dispozitat e nevojshme ligjore, ndërkohë që ato gjithash-tu mund të merren parasysh nga institucionet e nivelit qendror, siç është Mekanizmi Kombëtar Koordinues kundër Dhunës në Familje.

Objektivi është që të shpërndahet dhe të shfrytëzohet përzgjedhja e opsioneve të politikave kundër DhF/DhBGj për të ushqyer dialogun midis palëve të interesuara se si të fuqizohen dhe zhvillohen në mënyrë të plotë dhe strategjike reagimet lokale drejt atyre kombëtare që kanë për qëllim gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjeve të qëndrueshme në një shkallë të tillë që do të zvogëlonte dhe ndërpriste DhF/DhBGj.

Fokusi i këtij dokumenti rreth opsioneve të politikave është mbi dhunën në famil-je, dhunën në shkollë dhe, në një farë mase, dhunën ndaj atyre që kanë qenë të trafikuar, të gjitha këto që përfshijnë dhunën me bazë gjinore. Dhuna në lidhjet romantike është trajtuar në kuadër të op-sionit të politikës për dhunën në shkollë, edhe pse ajo gjithashtu mund të paraqitet në një mjedis më të gjerë brenda komunitetit. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar fëmijëve që përjetojnë dhe janë dëshmitarë të DhF/DhBGj, cilës gjë shpesh nuk i kushtohet nive-li i vëmendjes që e meriton, pa marrë parasysh ndikimin në afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë që mund të ketë mbi fëmijët. Ajo është gjithëpërfshirëse për të gjithë fëmijët, duke përfshirë djem dhe vajza, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e të gjitha përkatësive të ndryshme etnike që jetojnë në Kosovë.

Page 12: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

11

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

2. Opsionet e politikave

Në vijim janë dhënë nëntë opsionet e politikave, secila është mbështetëse e njëra-tjetrës. Ato fokusohen në aspekte të ndryshme të tra-jtimit të DhF/DhBGj, duke filluar nga ngritja e profilit në zero tolerancë ndaj DhF/DhBGj dhe ndryshimit të sjelljes në mbështetje të jo-dhunës, të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore në shtëpi, shkolla dhe komunitete përmes strategjive të ndryshme të komunikimit në fuqizimin e reagimeve të integru-ara, sistemike për të adresuar të drejtat dhe nevojat e klientëve të DhF/DhBGj.

Ndryshim i njohurive, qëndrimeve dhe normave sho-qërore rreth DhF/DhBGj drejt zero tolerancës ndaj DhF/DhBGj.

Zhvillimi dhe zbatimi i avokimit dhe strategjisë së komunikimit prej asaj lokale në atë kombëtare për zero tolerancë ndaj DhF/ DhBGj mund të rris ndërgjegjësimin për: a. Parandalimin e DhF/DhBGj dhe zero tolerancë për format e saj të ndryshme të dhunës–Kjo mund të ndihmojë publikun dhe grupet e synuara në informimin dhe përkufizimin rreth asaj se çka është DhF/DhBGj (dhe format e saja të shumta të dhunës - fizike, psikologjike dhe seksuale);të shpjegojë se përse ajo ndodhë (duke u fokusuar në rolin e varfërisë, pabarazisë gjinore dhe normat shoqërore) dhe ku shfaqet ajo dhe kush është më i ndjeshëm ndaj saj (familjet (dhuna në shtëpi - gra dhe fëmijë), shkollat (dhuna në mesin e moshatarëve, ndëshkimi fizik, dhuna në lidhjet romantike); komunitetet (dhuna në mesin e moshatarëve/shokëve, trafikimi/dhuna); insti-tucionet e drejtësisë dhe entet tjera (dhuna kundër fëmijëve që jetojnë në institucione);d-he se si ajo rezulton në pasoja negative për individët, familjet, shkollat dhe komunitetet.

b. Shërbimet mbrojtëse - se si trajtohet apo mund të trajtohet DhF/DhBGj përmes shërbimeve të ndryshme, p.sh. duke theksuar shërbimet e ndryshme të vijës së parë dhe burimet në dispozicion ose që janë të nevojshme për viktimat e DhF/DhBGj, dhe kufizimet e vendosura ndaj kryerësve të veprës.

Page 13: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

12

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

c. Shërbimet e ri-integrimit - disponueshmëria e shërbi-meve rehabilituese dhe ri-integruese për të mbijetuarit e DhF/DhBGj dhe shërbimet rehabilituese për kryerësit e veprës.

Në secilën nga këto fusha, duhet të përdoren pika hyrëse dhe strategji të ndryshme për të tërhequr dhe rritur ndërgjegjësimin në mesin e grupeve të ndryshme të synuara (p.sh. femra dhe meshkuj rural, femra dhe meshkuj urban, adoleshentët të cilët janë në lidhje romantike ose do të jenë së shpejti, romët dhe grupet tjera etnike jo-shumicë, fëmijë të moshave të ndryshme në shkollë, duke përfshirë ata në arsimin parashkollor, gratë dhe burrat me nivel të ulët ose pa arsim, vajzat në nivel universitar, etj) për nevojën që të kemi zero tolerancë ndaj DhF/DhBGj dhe motivimin e tyre për të qenë pro-aktiv në përpjekjet parandaluese.Për të zbatuar një strategji të tillë, janë të nevojshme partneritete të forta me një grup të gjerë aktorësh dhe aleatësh të cilët mund të mbështesin përpjekjet shumëkahëshe që janë të domosdoshme.

Rezultatet e studimit bazë të fundit mbi DhF/DhBGj nga UNICEF-i thek-sojnë se në rrethana të caktuara burra e gra, djem e vajza ‘pranojnë’ DhF/DhBGj, duke pasur parasysh normat shoqërore. Për shembull, zgjidhja me përdorimin e dhunës e konflikteve familjare dhe mosmarrëveshjet e çifteve, xhelozitë, etj., është gjetur se janë të arsyeshme sipas shumë të anketuarve. Si pasojë, një përqindje e lartë e vajzave dhe grave janë të shfuqizuara, duke i parandaluar ato nga të qenit të vetëdijshme për të drejtat e tyre dhe, për ato që përjetojnë DhF/DhBGj, për të ditur se si të ndërmarrin veprime dhe të eliminojnë nga jeta e tyre dhunën në familje/dhunën në baza gjinoree.Në këtë situatë, ka shumë grupe të ndryshme të synuara, meshkuj e femra, që kanë nevojë të jenë të angazhuar në përpjekje të mirë-fokusuara të avokimit dhe komunikimit për të nxitur një ndryshim në normat shoqërore drejt zero tolerancës ndaj DhF/DhBGj.

Strategjitë konkrete:

Zhvillimi, planifikimi dhe zbatimi i një strategjie gjithëpërf-shirëse lokale drejt asaj kombëtare për avokimin dhe komunikimin rreth DhF/DhBGj për ngritjen e vetëdijes, ndryshimin e qëndrimeve dhe normave shoqërore rreth dhunës në familje/dhunës me bazë

Page 14: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

13

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

gjinore, duke përfshirë parandalimin, duke përdorur një rrjet të gjerë të strategjive dhe kanaleve kombëtare dhe lokale të komunikimit.

Në thelb ekzistojnë nëntë hapa kryesor3 periodikisht të përcillet dhe rishikohet zhvillimi dhe zbatimin i strategjisë së avokimit dhe komunikimit rreth DhF/DhBGj - këta hapa janë të zbatueshëm në nivele komunitetesh, ko-munash, rajonale dhe kombëtare; strategjitë e të gjitha lokacioneve duhet të ndërlidhen së bashku për të krijuar një strategji të koordinuar lokale drejt asaj kombëtare për avokimin dhe komunikimin rreth zero tolerancës ndaj DhF/DhBGj. Këta nëntë hapa përfshijnë:

1. Çfarë duam? (të analizojmë dhe vendosim mbi rezultatet e përm-bajtjes, për shembull, ndryshim të politikës për ri-integrim ekonomik për të mbijetuarit e DhF/DhBGj; dhe rezultatet e procesit, për shembull, ndërtimit të mirëbesimit në besueshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve DhF/DhBGj në nivel komuniteti. Në përgjithësi, strategjia gjithëpërfshirëse e avokim/komu-nikimit rreth DhF/DhBGj duhet:

• të ngrit ndërgjegjësimin dhe tërheq mbështetjen për zero tol-erancë ndaj DhF/DhBGj përmes legjislacionit, politikave, pro-gramimit, buxheteve dhe mekanizmave

• të sfidoj stereotipet, traditat dhe supozimet që mbështesin DhF/DhBGj, të tilla si 'pranimi' i dhunës, dhe të ofrojë kundër-argu-mente me fakte në lidhje me, për shembull, përfitimet nga bara-zia gjinore brenda familjeve dhe komuniteteve

• të këmbehen rezultatet pozitive të marrëdhënieve jo të dhunshme familjare, kundër-ngacmimit, etj.

• të tregojnë rëndësinë e kalimit të hendekut në mes të DhF/Dh-BGj dhe mos-dhunës për fëmijët, gratë, burrat, familjet dhe ko-munitetet.

3 Këta nëntë hapa janë përshtatur nga Pakoja e UNICEF-it për Avokim - Një udhëzues për të ndikuar në vendimet që përmirësojnë jetën e fëmijëve. http://www.unicef.org/evaluation/files/Advocacy_Toolkit.pdf

Page 15: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

14

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

2. Kush mund të bëjë që kjo të ndodhë? Përcaktoni se kë duhet koordi-nuar dhe me kë duhet të bashkëpunohet dhe drejtoni përpjekjet e avokimin dhe komunikimit (hartografoni caqet (kë duhet ndikuar, si p.sh.: gratë rome dhe ato rurale dhe familjet e tyre, vajzat dhe djemtë të cilët kanë lidhje ro-mantike, udhëheqësit e komunitetit, mediat/gazetarët, etj.); aleatët (të cilët janë mbështetës, siç janë të famshmit, gjykatësit, mësuesit, të mbijetuarit e dhunës në familje, etj.); partnerët (që tashmë janë avokat të çështjes, siç janë: Agjencia për Barazi Gjinore, agjencitë e OKB-së të përfshira në Pro-gramin e Përbashkët të OKB kundër DhBGj, drejtorët e strehimoreve, etj.) dhekundërshtarët (që kanë nevojë për shënjestrim të veçantë, siç janë: burrat dhe djemtë, gratë dhe vajzat që iu përmbahen besimeve të shoqëruara me stereotipet e ngurta gjinore, duke përfshirë ‘pranimin’ e dhunës në rrethana të caktuara, dhe disa aktorë që punojnë në DhF/DhBGj cilët gjithashtu janë të ndikuar nga normat shoqërore dhe nuk i japin DhF/DhBGj prioritetin që i takon).

3. Çfarë kanë nevojë ata të dëgjojnë? Të përd oret informacioni për audiencat e synuara/grupet pjesëmarrëse, për çdo grup të sajohen me-sazhe të përshtatura që janë të rrënjosura në zero tolerancë ndaj DhF/DhBGj - apeloni në atë që është e drejtë dhe apeloni në vetë interesin e secilës au-diencë/grupi pjesëmarrës në mënyrë që ata të motivohen për të mbështetur luftën kundër DhF/DhBGj.

4. Nga kush kanë nevojë ata ta dëgjojnë këtë? Zgjidhni në mënyrë strategjike lajmëtarët për DhF/DhBGj - mesazhi i njëjtë ka një ndi-kim shumë të ndryshëm në varësi se kujt i komunikohet ai. Në disa raste, lajmëtarët mund të jenë ekspertë teknikë dhe, në disa të tjera, ata mund të jenë njerëz që flasin nga eksperienca personale, ose mund të jenë udhëheqës të respektuar fetar ose të komunitetit dhe që konsiderohen se janë të drejtë, etj. Me rastin e hartografimit në Hapin 2, përcaktoni se kush mund të jenë lajmëtarë/ komunikues për audiencën apo grupin pjesëmarrës.

5. Si mund të sigurohemi që ata ta dëgjojnë këtë? Identifikoni proceset, mundësitë dhe pikat hyrëse. Shfrytëzoni proceset pjesëmarrëse dhe një përzierje të kanaleve të shumta të komunikimit dhe lokacioneve për të dorëzuar mesazhet rreth DhF/DhBGj - duke filluar nga takimet individuale

Page 16: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

15

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

deri tek ato me komunitetin, mediat tradicionale apo 'të mesme' (p.sh. teat-ri rrugor, SMS mesazhet, forumet publike, spotet, këngët, interneti, etj) dhe masmediat (p.sh. radio, gazeta, televizioni). Metodat dhe mesazhet duhet të para-testohen me audiencat e synuara/grupet pjesëmarrëse.

6. Çfarë kemi? dhe 7. Çfarë kemi nevojë? Duhet të njihni kapac-itetet dhe boshllëqet së pari duke inventarizuar burimet ekzistuese të avok-imit dhe komunikimit rreth DhF/DhBGj, duke përfshirë punën aktuale dhe atë të kaluar të avokimit dhe komunikimit, aleancat, kapacitetet e stafit dhe partnerëve të tjerë, dhe disponueshmërinë e informacionit ekzistues rreth DhF/DhBGj. Ndërtoni mbi atë që ekziston dhe identifikoni atë që është e nevojshme, si p.sh.: ndërtimi i aleancave të reja dhe kapaciteteve që përf-shijnë shtrirjen, qasjen e mediave dhe hulumtimin. Kjo gjithashtu përfshin vlerësimin e përparësive, sfidave, kërcënimeve, mundësive dhe hapat e ard-hshëm për të konsoliduar dhe forcuar më tej planin strategjik të avokimit dhe komunikimit rreth DhF/DhBGj dhe zbatimin etij.

8. Si duhet të fillojmë të veprojmë? Bëhuni të MENÇUR - vendos-ni qëllimet e avokimit dhe komunikimit, rezultatet e ndërmjetme dhe aktivi-tetet, dhe përkraheni planifikimin dhe buxhetimin pjesëmarrës për avokim dhe komunikim për zero tolerancë kundër DhF/ DhBGj dhe vazhdoni më tej me veprim.

9. Si mund ta dimë që kjo funksionon? Monitorimi dhe vlerësimi (M&V) i strategjisë së avokimit dhe komunikimit për zero tolerancë ndaj DhF/DhBGj është thelbësor për të qenë në dijeni nëse strategjia është duke funksio-nuar. Kontrolloni progresin gjatë procesit për të bërë korrigjimet dhe flakur ele-mente të strategjisë që nuk janë duke funksionuar. Kthehuni përsëri pyetjeve të mësipërme kohë pas kohe për të shqyrtuar dhe vlerësuar shpejtë vlefshmërinë e strategjisë së avokimit dhe komunikimit për zero tolerancë ndaj DhF/DhBGj.

Page 17: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

16

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Kushtoni vëmendje të veçantë grupeve të synuara që kanë nev-ojë për avokim dhe komunikim të dukshëm, që ka për qëllim ndryshimin e sjelljeve të dhunshme dhe përfundimin e dhunës, duke u përqendruar në ato (grupe) që janë më të vështira për t'u arritur dhe që janë më rezis-tente ndaj ndryshimeve.

• Në lidhje me Hapat 2 dhe 4 më sipër, të gjitha gratë, burrat, vajzat dhe djemtë duhet të jenë në shënjestër, duke përdorur pika të ndryshme hyrëse, metoda, mesazhe, lajmëtar dhe forma të pjesëmarrjes që kanë jehonë. Në veçanti, një fokus i fuqishëm duhet të vendoset në:

o Grupet e pa-favorizuara dhe të izoluara të grave dhe vajzave që jetojnë në komunitete që janë shumë më të rrënjosura në traditë dhe karakterizohen nga nivele të larta të varfërisë dhe mungesës së qasjes në informata dhe shërbime. Këto përfshijnë gratë dhe vajzat që jetojnë veçanërisht në zonat rurale dhe në mesin e komuniteteve etnike jo-shumicë, si romë, ashkali dhe egjiptian dhe të tjerët, ku mundësitë për të trajtuar DhF/DhBGj janë të reduktuara seriozisht.

o Në mënyrë të ngjashme, burrat dhe djemtë në këto mjedise që shohin gratë dhe vajzat në rolet të caktuara stereotipe dhe që i vënë ato në një gjendje të nënshtrimit, kërkojnë planifikim dhe veprime të veçanta të avokimit dhe komunikimit për të ndryshuar mentalitetet dhe sjelljet e tyre.

• Fëmijët në familje dhe shkolla kërkojnë një vëmendje të veçantë në lidhje me reduktimin e dhunës fizike dhe psikologjike ndaj tyre në këto dy lokacione, me strategji të veçanta për vajzat dhe djemtë dhe nënat dhe baballarët.

• Vajzat dhe djemtë adoleshent të cilët kanë lidhje romantike apo i afrohen moshës së tillë kërkojnë një fokus të veçantë i cili i lejon ata që të bashkëbisedojnë rreth asaj se si të parandalohet dhuna ndaj vajzave - përhapja e saj është konfirmuar në studimin bazë të fundit mbi DhF/DhBGj, të përgatitur nga UNICEF-i në Kosovë.

Page 18: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

17

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Sigurohuni që burrat dhe djemtë janë plotësisht të angazhuar me gratë dhe vajzat në planifikimin e strategjisë së avokimit dhe komunikimit dhe zbatimin e saj, si dhe në proceset e vlerësimit.

• Për të theksuar pikën e mëparshme, është e rëndësishme që plotësisht të angazhohen burrat dhe djemtë në të gjitha fazat e strategjisë së avokimit dhe komunikimit për zero tolerancë ndaj DhF/DhBGj me gratë dhe vajzat nëse duam ta realizojmë reduk-timin dhe përfundimin e DhF/DhBGj. Pikat e mundshme hyrëse janë sportet, vendet e punës, programet e atësisë, kurset shkol-lore për aftësim në jetë dhe takime të veçanta, ndaras dhe së bashku, me djem dhe vajza. Disa nga temat do të ishin: zgjidhja e problemeve, vendimmarrja, vendosja e qëllimeve, të men-duarit kritik, komunikimi, vetëdijesimi, përballimi i stresit dhe konfrontimit, zgjidhja e konflikteve, perspektivat gjinore, nor-mat shoqërore, dhuna, përfshirë dhunën në familje, dhunën në lidhjet romantike, dhunën mes moshatarëve/shokëve dhe lloje të veçanta të dhunës dhe si të përdoren aftësitë për të paran-daluar dhunën. Rrjeti i Bashkëmoshatarëve Edukatorë (RrBE), i mbështetur përmes Programit të Përbashkët të OKB-së, është një shembull i një programi ekzistues mbi të cilin mund të ndër-tohet për të zbatuar fushata dhe aktivitete të tjera me gra, vajza dhe burra, djem të rinj në nivelin komunal që kanë për qëllim ndryshimin e sjelljes dhe transformimin e normave shoqërore në favor të barazisë gjinore dhe zero tolerancës ndaj DhF/DhBGj.

Page 19: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

18

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Mbështetje rreth sigurisë, nevojave themelore dhe sig-urisë financiare të klientëve të DhF/DhBGj - duke përf-shirë edhe planet dhe përqasjet afatshkurtra deri tek ato afatgjata.

Reagimi për viktimat e DhF/DhBGj kërkon dhënien prioritet sigurisë së tyre, nevojave themelore dhe sigurisë financiare, kështu që gratë dhe fëmijët mund të ndërtojnë një jetë pa dhunë. Në mënyrë të veçantë, fokusi është në zhvillimin e planeve të menjëhershme dhe atyre afatgjatë që përfshijnë mbrojtjen (siguria - duke pasur qasje e cila është private dhe konfidenciale, dhe duke u informuar dhe mbështetur në përzgjedhjen e opsioneve të rapor-timit, opsioneve të planifikimit të sigurisë dhe ndërhyrjes, dhe referimet; re-habilitimi (nevojat themelore – fitimi i qasjes në shërbime, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, këshillimet, mbështetjen ligjore, strehim-akomodimin dhe, në raste ekstreme, zhvendosja); dhe ri-integrimi (siguria financiare – duke u mbështetur në qasjen për trajnime për punë dhe vendosjen me ma-sat mbështetëse sipas nevojës, kujdes të fëmijëve dhe transport, mundësitë e shkollimit, këshillimit, të asistencës sociale kur është e nevojshme si pjesë e sigurisë financiare).

Çdo plan dhe përqasje e ndërmarrë duhet t'i përshtatet grave dhe fëmijëve në situata të ndryshme. Kur ndodhë DhF/DhBGj, zakonisht ekzisto-jnë tre skenarë të përgjithshëm:

Skenari 1) Viktima qëndron në marrëdhënie/lidhje me partner-in/kryerësin e dhunës (për shkak të arsyeve të ndryshme: rrethit, mbajtjes së fëmijëve/familjes së bashku, varshmërisë ekonomike, strehimit, normave) përderisa kjo nuk është zgjidhje optimale ose e pranueshme, ajo është një realitet dhe zgjedhje e bërë nga shumë gra në Kosovë (si në tërë botën) që do të thotë reagimet duhet të përfshijnë strategji për këto gra që ato të jenë në gjendje të kenë qasje në shërbime dhe burime përderisa mbesin në këto lidhje/marrëdhënie.

Skenari 2) Viktima përkohësisht largohet nga lidhja/mar-rëdhënia dhe kthehet prapa, gjë që mund të përsëritet – ky është një re-alitet tjetër ku gratë, apo gratë dhe fëmijët e tyre, pranojnë mbështetje të

Page 20: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

19

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

përkohshme rreth sigurisë e që i vendos ato në një vendstrehim apo situatë tjetër duke jetuar me familjen apo në komunitet me mbështetje për nevojat themelore (p.sh. veshmbathje, ushqim, shkollimin për fëmijët). Këto gra për-fundimisht ose kthehen tek partnerët e tyre ose jetojnë në komunitet të njëjtë (shpesh në këto raste me anëtarët e familjes), ku partnerët e tyre abuziv vazh-dojnë të jetojnë. Në këtë rast, partneri/kryerësi shpesh dëshiron të vazhdojë lidhjen me fëmijët e tij; çifti është pastaj në kontakt të rregullt me njëri-tjetrin dhe nganjëherë bashkohen përsëri. Ky grup i grave gjithashtu ka nevojë për shërbime dhe zgjedhje specifike.

Skenari 3) Viktima e braktis partnerin e saj/kryerësin e dhunës, duke bërë një ndarje të qartë për t'i dhënë fund keqtrajtimit. Ky është një ven-dim i rëndësishëm për shumicën e grave në kontekstin kosovar duke pasur para-sysh se të gjitha rrjetat e sigurisë sa i përket fëmijëve, strehimit dhe sigurisë së të ardhurave dhe nganjëherë edhe lidhjet familjare janë të prekura nga ky veprim. Gratë dhe fëmijët në këtë situatë kanë nevojë për një plan të plotë afatgjatë i cili përfshin plane të sigurisë, strehimin, kujdesin shëndetësor, ushqimin, arsimimin, ndihmën sociale, trajnimin për punë dhe vendosjen dhe këshillimin. Vajzat dhe gratë e shpëtuara nga trafikimi, poashtu, kanë nevojë për këtë lloj të planifikimit dhe mbështetjes që është e përshtatur për nevojat e tyre të veçanta.

Për këtë arsye, kjo nuk është një prerje e qartë, përqasje një-madhësi-për të gjithë (one-size-fits all) që mund të ofroj sigurinë, nevojat themelore dhe sig-urinë financiare të grave dhe fëmijëve që i janë nënshtruar dhunës. Çelësi është që të ofrohet një nivel i mbështetjes në të cilën grave dhe fëmijëve të tyre, grave të vetme, vajzave dhe grave të trafikuara iu mundësohet qasja në shërbime, të marrin vendime të informuara dhe të marrin pjesë aktivisht në zbatimin e planeve dhe strategjive të tyre të sigurisë - që ka të ngjarë të përshtaten nga vetë ato dhe gjatë procesit kanë nevojë për mbështetje nga shërbimet e ndryshme mbi DhF/DhBGj.

Ndërsa është më e lehtë që të ekzistoj një përgjigje uniforme për DhF/Dh-BGj midis institucioneve dhe organizatave që ofrojnë shërbime të ndryshme, por të ndërlidhura sektoriale, kjo nuk funksionon në praktikë për shkak të situatave të ndryshme të grave dhe fëmijëve, të formësuara nga dinamikat (emocionale, sociale, ekonomike, kulturore) në jetën e tyre. Kjo e bën të domosdoshme që të

Page 21: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

20

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

kuptohen modelet e skenarëve të DhF/DhBGj në secilin nga kontekstet kosovare dhe vetëdija për statusin e shërbimeve të ndryshme kundër DhF/DhBGj në sektor të ndryshëm në mënyrë që të ketë kategori të përgjithshme të përgjigjeve rreth të cilave duhet të informohen viktimat dhe të mbështeten në një mënyrë pozitive dhe të dobishme, që pastaj të mund të bëjnë përzgjedhjen nga mesi i tyre.

Strategjitë konkrete:

Avokimi i vazhdueshëm për të promovuar integrimin e sig-urisë, nevojave themelore dhe planeve të sigurisë financiare dhe strategjive të ndërhyrjes për gratë dhe fëmijët që kanë për qëllim dhënien fund të DhF/DhBGj.

• Hartografimi/përditësimi i rregullt i politikave dhe praktikave të institucioneve kosovare dhe praktikat e organizatave joqeveri-tare dhe atyre të bazuara në komunitet që kanë rol, përgjegjësi dhe duhet të japin llogaridhënie për të përmbushur sigurinë, nevojat themelore dhe sigurinë financiare të grave dhe fëmijëve që janë viktima/të mbijetuar dhe dëshmitarë të DhF/DhBGj.

• Të sigurohet që ata që merren drejtpërdrejt me viktimat e DhF (punëtorët socialë, avokatët e viktimave, policia, punëtorët e strehi-moreve, OJQ-të, gjyqtarët, prokurorët, ofruesit e shërbimeve shënde-tësore, edukatorët, Ombudspersoni, liderët lokal dhe vendimmarrësit) të kenë mjetet, kapacitetin dhe mbikëqyrjen për të avokuar për integrimin e luftës kundër DHF / DhBGj në shërbimet dhe komunikimet e tyre.

• Të avokohet për të promovuar dhe mbështetur ri-integrimin, duke përfshirë mundësitë e arsimimit dhe iniciativat për vende të punës, me theks drejt përfitimeve të tilla si ndihma sociale, strehimi social dhe kujdesi për fëmijë, për gratë në skenarët e ndryshëm të lartpërmendur, si dhe masat stimuluese për punëdhënësit që të punësojnë këto gra.

• Të sigurohet se programimi mbështet vendimet kuptimplo-ta mbi marrëdhëniet e klientëve të DhF dhe burimet për të mbështetur të gjitha llojet e situatave familjare.

Page 22: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

21

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Mbështetja e integrimit të vëmendjes rreth DhF/DhBGj nga të gjithë sektorët (shërbimet sociale, shërbimet shëndetësore, shërbimet e drejtësisë, shërbimet arsimore - duke filluar nga fazat më të hershme të arsimit, si dhe sistemin e mbrojtjes së fëmijëve dhe komunikimin ndër-sektorial); sigurimi që shtigjet për ndërhyrje ndaj DhF/DhBGj, midis sektorëve ose sistemeve, janë të qarta dhe të qëndrueshme.

Disa nga pikat kryesore përfshijnë:

• Nën një,promovimi dhe sigurimi që të gjitha shërbimet përkatëse janë të ndërlidhura dhe trajtojnë DhF/DhBGj në përputhje me leg-jislacionin aktual dhe udhëzimet, si p.sh.: Ligji për mbrojtje nga dhuna në familje, Procedurat Standarde të Operimit (PSO) për Dhunën në Familje dhe Rregullorja e sektorit të arsimit Nr.21/2013 mbi Protokollin për Parandalimin dhe Referencën e Dhunës në In-stitucionet e Arsimit Parauniversitar.

• Nën dy,sigurimi që kur janë brenda një institucioni dhe kur iu referohen dokumenteve tjera institucionale ligjore dhe administra-tive që udhëzimet që i përkasin disa aktorëve kryesor kundër DhF/DhBGj dhe shërbimet e tyre janë të qarta dhe të qëndrueshme. Për shembull, aktorët i janë referuar udhëzimeve kontradiktore mbi rolet dhe përgjegjësitë e qendrave për punë sociale, të cilave iu referohen shumë institucione në legjislacionin, politikat, vlerësimet dhe udhëzimet administrative të tyre, si përgjegjëse të veçanta për viktimat e DhF/DhBGj.

• Nën tre,bërja transparente e shtigjeve që lidhin spektrin e shërbi-meve në një shërbim me ato të radhës (p.sh. rolet, përgjegjësitë dhe llogaridhënia e QPS-ve, dhe mekanizmat e referimit dhe të përc-jelljes për mbështetjen e klientëve të DhF/DhBGj dhe se si lidhen ata me shëndetin, drejtësinë, arsimin dhe shërbimet e mbrojtjes së fëmijës dhe anasjelltas) - këto lidhje duhet të jenë të qarta për ata që janë në institucione të ndryshme përgjegjëse për trajtimin e DhF/DhBGj për të lehtësuar një zinxhir efikas dhe efektiv të shërbimeve për klientët e DhF/DhBGj.

Page 23: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

22

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

• Nën katër,përditësim, këmbim dhe bashkëbisedim i rregullt dhe përmirësim i shtigjeve ndërlidhëse mes shërbimeve të ndryshme. Shfrytëzimi i mekanizmave koordinues, si: Me-kanizmit Koordinues rreth DhF/DhBGj në nivel komunal në Gjakovë, Gjilan dhe Dragash me Koordinatorët e DhF/DhBGj, Komiteti Kombëtar i Koordinimit i udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë, dhe Koordinatori Kombëtar për DhF/DhBGj i lidhur me Zyrën e Kryeministrit/Agjencia për Barazi Gjinore, të cilat janë të vendosura mirë për të lehtësuar këto procese dhe të përforcojnë ndërlidhjet. Në veçanti, mekanizmat e koordinimit komunal rreth DhF/DhBGj në këto tri komuna përbëjnë organet funksionale që mund të standardizohen, të mbështeten dhe ko-pjohen edhe më tej në të gjitha komunat e Kosovës.

• Nën pesë, institucionalizimi i një sistemi lokal për mbrojtjen e fëmijëve në të gjitha komunat, me menaxhim të qartë të ras-teve, të modeluar sipas tryezave të rrumbullakëta për Menax-himin e Rasteve të Mbrojtjes së Fëmijëve që tani ekzistojnë në 11 komuna dhe zbatohen me mbështetjen e Terre des hommes, UNICEF-it, BE-së dhe donatorëve të tjerë, që do të lehtësonte zhvillimin e shtigjeve që lidhin shërbimet për mbrojtjen e fëmi-jëve dhe menaxhimin e rasteve përkatëse, që përfshin fëmijët e prekur nga DhF/DhBGj, me shërbimet dhe mekanizmat kundër DhF/DhBGj, siç janë Mekanizmat Koordinues Komunal kundër DhF/DhBGj.

Page 24: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

23

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Avokimi dhe nxitja për financimin e intervenimeve ndaj DhF/DhBGj dhe angazhimin dhe ndarjen e burimeve shtesë njerëzore për t'iu përgjigjur nevojave institucionale për të zbatuar nivele adekuate të ndërhyrjeve dhe shërbimeve kundër DhF/DhBGj, nëpër instituci-one të veçanta.

• Duke përdorur një proces pjesëmarrës, të përcaktohen fondet e nevojshme për të zhvilluar plotësisht reagimin afatshkurtër, af-atmesëm dhe afatgjatë ndaj DhF/DhBGj. (Siç vërehet më sipër, komuna e Gjilanit ka ndërmarrë një veprim të tillë që ka rezultu-ar në një plan strategjik kundër DhF/DhBGj të buxhetuar - 2013-2018, me përparësi të dhënë nga Kryetari i Komunës dhe shumë partnerë institucional dhe organizativ të përfshirë në përgatitjen e tij. Ky është një model për shqyrtim dhe për diskutim me ko-munat e tjera të cilat mund të mësojnë nga ky proces.)

• Identifikimi dhe kryerja e analizës së kapaciteteve dhe kostos lid-hur me mangësitë që ekzistojnë në lidhje me burimet njerëzore të vijës së parë në institucionet dhe organizatat e ndryshme që trajtojnë DhF/DhBGj (p.sh. Drejtoratet e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, QPS-të, Drejtoratet e Arsimit, gjykatësit në gjykatat lokale, etj.)

Page 25: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

24

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Kushtim i vëmendjes së veçantë ri-integrimit, duke përfshirë identifikimin se cila agjenci nga sektori publik është përgjegjëse për mbikëqyrjen, planifikimin dhe implementimin, dhe vlerësimin e tij; dhe zhvillimi i përqasjeve inovative për të tërhequr punëdhënësit më tepër, që të punësojnë viktimat e DhF/DhBGj.

• Caktimi dhe ndarja e fondeve për të krijuar një njësi brenda Minis-trisë së zgjedhur me përgjegjësi për të lehtësuar trajnimin për punë dhe vendosjen e të mbijetuarve nga DhF/DhBGj në bashkëpunim me aktorët përkatës që ndihmojnë dhe menaxhojnë studimin e dosjeve të klientëve DhF/DhBGj, p.sh. rehabilitimi dhe aspekte të tjera të ri-integrimit lidhur me strehimin, ndihmën sociale, kujdesin ndaj fëmijëve, këshillimin, etj.

• Me Ministrinë e Financave (MeF) dhe Administratën Tatimore, avokoni për, dhe punoni së bashku, në strukturimin e lehtësimeve tatimore të punëdhënësve që punësojnë viktimat e DhF.

• Lidheni këtë opsion të politikës me opsionin e 1-rë të politikave sa i përket shënjestrimit të punëdhënësve si një grup kryesor për të marrë pjesë në veprimet avokuese dhe të komunikimit që kanë për qëllim nxitjen e punëdhënësve në punësimin e viktimave të DhF/DhBGj.

• Kushtoni vëmendje ndërlidhjes së përpjekjeve për ri-integrim në mbështetje të strehimit dhe kujdesit për fëmijë për ata të mbijetuar nga DhF/DhBGj me fëmijë të cilët janë të përfshirë në arsim, tra-jnim për punë dhe programimit të vendosjes në punë që në fund të fundit rezulton me punësim.

• Zhvilloni, testoni dhe zbatoni shërbimet ri-integruese të përshtat-ura për fëmijët më të vjetër adoleshentë (15-18 vjeç) dhe të rinjtë (19-24 vjeç) në aspektin e, për shembull, arsimimit, trajnimit për punë dhe punësimit.

Page 26: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

25

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Integrimi i të drejtave dhe nevojave të fëmijëve me ato të nënave të tyre ose kujdestarëve tjerë themelor, duke ofruar fokus të individualizuar për të dy grupet.

Reagimet për ndërtimin e planeve të sigurisë dhe atyre të sigurisë financiare duhet të ndërtohen mbi interesin më të mirë të fëmi-jëve, ku fëmijët janë zakonisht konsiderata parësore e një gruaje me rastin e ndërmarrjes së veprimeve për të trajtuar situatën e saj abuzive/të dhunshme. Sidoqoftë, nevojat e veçanta të fëmijëve dhe grave kërkojnë shqyrtim të ku-jdesshëm dhe të dallueshëm, dhe kjo vlen edhe më shumë për fëmijët pa mbrojtjen prindërore apo të një kujdestari primar.

Strategjitë konkrete:

Përkujdesuni që gratë të kenë qasje në mbrojtjen dhe burimet që ju nevojiten për të mbrojtur fëmijët e tyre dhe veten e tyre dhe për të përmbushur nevojat e tyre themelore.

• Kryeni një vlerësimi për secilin rast për të përcaktuar nëse pro-tokollet dhe praktikat për mbrojtjen e fëmijëve janë duke u përg-jigjur në mënyrë të mjaftueshme në lidhje me shërbimet që janë duke u pranuar nga klientët e DhF/DhBGj dhe fëmijët e tyre në lidhje me strehimin, mbështetjen ligjore, ndihmën sociale (nëse është e aplikueshme), etj.

• Vendosni një bashkëpunim midis institucioneve të ndryshme që kanë të bëjnë me klientët e DhF/DhBGj dhe shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve, gjykatat për të mitur dhe shërbimet tjera që kanë të bëjnë me fëmijët për të siguruar mbështetjen maksi-male për fëmijët dhe nënat e tyre ose kujdestarët e tjerë primar. Merrni në konsideratë dhe ndërtoni mbi përvojën (mësimet e nxjerra dhe praktikat më të mira) e tryezave të rrumbullakëta për Menaxhimin e Rasteve për Mbrojtjen e Fëmijëve të mbështetu-ra nga Terre des hommes dhe UNICEF-i.

• Aty ku mungojnë ose kanë nevojë të rishikohen protokollet për fëmijët dhe nënat e tyre, ose për fëmijët të cilët janë pa mbro-

Page 27: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

26

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

jtjen e prindërve/prindit/ kujdestarit tjetër primar, zhvilloni ato nëpërmjet një procesi të bashkëpunimit me palët e interesuara.Për shembull, kur nënat largojnë fëmijët e tyre në strehimore nga një situatë e dhunshme në shtëpi, bijtë e tyre të moshës mbi 12 vjeç nuk janë në gjendje të mbeten me to. Ka shpjegime dhe precedentë, por kjo krijon shumë strese për nënën dhe mund të largojë disa gra nga zgjedhja për të braktisur shtëpinë ku ajo e di se dhuna do të përsëritet ose djali i saj më i vjetër apo të djemtë e saj do të duhet të jetojnë ndaras në një vend tjetër. Kjo është një situatë që meriton të rishikohen protokollet dhe mundësitë në drejtim të arritjes së zgjidhjeve tjera për këto nëna me djem/bij të rinj adoleshent.

Përkujdesuni që në bashkëpunim me nënën ose kujdestarët tjerë primar, fëmijët që kanë përjetuar dhe/ose janë dëshmitarë të DhF/DhBGj kanë vlerësime dhe përgjigje të dallueshme në pajtim me moshën dhe nevojat e tyre përkatëse.

• Zhvilloni dhe fuqizoni kapacitetet e specializuara brenda insti-tucioneve të vijës së parë që merren me DhF/DhBGj që t'i kush-tojnë vëmendje të veçantë nevojave psikologjike dhe sociale të fëmijëve (0-18 vjeçar) të cilët kanë përjetuar apo janë dësh-mitarë të dhunës (p.sh. punëtorët social të QPS-ve, psikologët, punëtorët profesional të strehimoreve dhe OJQ-të e special-izuara për këtë lloj të ndihmës). Tryezat e rrumbullakëta për Me-naxhimin e Rasteve për Mbrojtjen e Fëmijëve të mbështetura nga Terre des hommes dhe UNICEF-i ofrojnë një model të mirë për të ndërtuar mbi të në lidhje me kryerjen e vlerësimeve të individualizuara të fëmijëve që iu janë nënshtruar formave të ndryshme të dhunës, përfshirë DhF/DhBGj.

Page 28: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

27

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Kushtoni vëmendje të veçantë fëmijës i cili ka përjetuar ose është dëshmitarë i dhunës e që është pa mbrojtjen prindërore ose të kujdestarit primar.

• Përkujdesuni që studiues të veçantë të dosjeve dhe avokatë për fëmijë në kuadër të shërbimeve sociale dhe sistemeve për mbrojtjen e fëmijëve punojnë në partneritet për vendimet dhe shërbimet që lidhen me rastet e fëmijëve viktima të dhunës pa mbështetje mbrojtëse (kujdestari) të prindërve apo kujdestarëve tjerë, dhe sigurohuni që ata veprojnë në interesin e saj/tij më të mirë.

• Shpërndani, bashkëbisedoni rreth, dhe zbatoni, standardet min-imale të shërbimit për fëmijë të cilët i janë të nënshtruar abuz-imit, duke përfshirë DhF, të përgatitura nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

Krijoni reagimet dhe përforconi reagimet ekzistuese që trajto-jnë DhF/DhBGj në kujdesin e fëmijëve, programet parashkollore dhe programet tjera në fëmijërinë e hershme, në shkollë, pas shkollës, në kujdesin shëndetësor, mirëqenien sociale, drejtësi dhe programet për adoleshent/rini.

• Zhvilloni ndërhyrje bashkëpunuese me programet për fëmijë në institucione të ndryshme që mund të ndihmojnë në rritjen e numrit të opsioneve për nënat apo kujdestarët tjerë primar të interesuar për sigurinë, sigurinë financiare dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre.

• Promovoni një mjedis miqësor për adoleshentët dhe të rinjtë në nivel shkollash dhe komunitetesh, duke përfshirë shfrytëzimin e përqasjes moshatarë-me-moshatarë, në të cilën adoleshentët dhe të rinjtë mund të diskutojnë dhe trajtojnë çështjet rreth DhF/ DhBGj dhe të informohen se si dhe ku t'i qasen mbështetjes në rast se preken nga dhuna.

Page 29: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

28

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Rregullisht vlerësoni dhe përshtatni, sipas nevojës, politikat dhe programimin në sektorë të ndryshëm për të siguruar se ekzisto-jnë masat dhe mekanizmat specifik për të trajtuar plotësisht nevojat e veçanta të fëmijëve dhe familjeve në lidhje me DhF/DhBGj.

• Në mënyrë të rregullt, vlerësoni reagimet sektoriale për DhF/DhBGj në drejtim të matjes së nivelit të efektivitetit dhe efik-asitetit të trajtimit të sigurisë dhe mirëqenies së fëmijëve dhe nënave/familjeve të tyre; kjo kërkon vendosjen e një menaxhimi të fuqishëm të rasteve dhe mekanizmave të vazhdueshëm të monitorimit për të lehtësuar vlerësimin e reagimeve ndaj DhF/DhBGj brenda dhe midis sektorëve. Të merret parasysh krijimi i një ekipi multi-disiplinor për monitorim dhe vlerësim, me një institucion të caktuar udhëheqës që do të jetë përgjegjës për shpërndarjen e rregullt të informacionit për statusin dhe për-ditësimin e reagimeve sektoriale.

• Përdorni rezultatet për të bërë korrigjimet në politika dhe pro-gramim duke shenjëstruar masat dhe mekanizmat e veçantë për fëmijët dhe nënat/familjet e tyre.

Page 30: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

29

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Optimizimi DHF/DHBGJ vlerësimi dhe menaxhimi i ras-teve për të siguruar zgjidhje individuale dhe efektive.

Në mbështetjen e vlerësimin dhe menaxhimin e rasteve, përgjigjet duhet të jenë fleksibile dhe të përshtatura, në bazë

të rreziqeve, nevojave, rrethanave dhe opsioneve të secilit person, – asnjë strategji nuk është përgjigje për të gjitha gratë siç ceket në Opsionin 2. Disave mund tu nevojitet kujdes shëndetësor dhe të tjerave strehim. Disa kanë rrjete personale (familje) dhe të tjerat janë të vetme. Urdhrat për mbrojtje mund tu sigurojnë disa grave sigurinë për të cilën ato kanë nevojë ndërsa për disa kjo rritë dhunën dhe mund të nënkuptojë humbje të shtëpisë dhe të hyra familjare. Me fjalë tjera, siguria e një gruaje dhe strategjia e sigurimit mund të përbëjë mbrojtje për dikë, derisa mund të nënkuptojë rrezik më të madh për tjetrën. Këto situata janë fluide dhe mund të ndryshojnë shpejt, siç mund të shihet në mjedisin kosovar në disa raste kur DHF raportohet dhe akuzat janë bërë kundër kryesit, pastaj shumë shpejt më pas ato bijen për shkak të pajtimit apo intervenimit të familjes, etj. gjë që mundet apo nuk mund të jetë në interesin më të mirë të gruas dhe fëmijëve të saj.

Kjo sërish përforcon pikëpamjen se shërbimet sektoriale nuk mund të ofrojnë një rregullim të shpejtë dhe të gatshëm, mirëpo duhet ofruar grave me fëmijët e tyre, apo fëmijëve të pashoqëruar të cilët kanë nevojë për mbrojtje të veçantë, mundësinë për të përcaktuar se cilat opsione përshtaten më së miri në situatën e tyre. Kjo nënkupton se institucionet relevante publike dhe orga-nizatat jo qeveritare duhet të informohen mirë për atë se çfarë opsionesh janë ndër shërbime të ndryshme, mund të komunikojnë në lidhje me fushëveprimin dhe variacionet në to për klientët e DHF/ DHBGJ, mund të mbështesin klientët e DHF/DHBGJ për të hulumtuar ato dhe për të ndihmuar ata të zgjidhin inter-venimet që më së miri u përshtaten situatave dhe zgjidhjeve të tyre të veçanta.

Strategjitë Konkrete:

Të sigurohet se vlerësimet e DHF/DHBGJ janë të bazuara në analizat e klientëve të DHF/DHBGJ të nevojave të veçanta, rreziqeve dhe opsioneve për vet atë apo për fëmijët e saj, varësisht nga situata e saj, dhe zbulimi i saj është vullnetar dhe i fshehtë.

Page 31: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

30

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

• Punëtorët e trajnuar mirë të rasteve, punëtorët social dhe Mbro-jtësit e Viktimave të specializuar në DHF/DHBGJ të cilët dinë proce-durat dhe praktikat për vlerësimin e rasteve dhe menaxhimin e tyre, përfshirë konfidencialitetin. Mbështesin trajnimin e tyre të vazhdue-shëm për të mbajtur ata të përditësuar për vlerësimin e rasteve të DHF/DHBGJ dhe menaxhimin në lidhje me fushat e tyre të veçanta të punës. Gradualisht të rritet numri i stafit të DHF/DHBGJ dhe pa-kësimi i ngarkesës së tyre me raste.

• Duhet të ketë punëtorë të vijës së parë të aftë të flasin me viktimat/të mbijetuarit e DHF/DHBGJ-së në gjuhën e tyre të parë.

• Duhet të ketë punëtorë të vijës së parë të aftë t’u ofrojnë klientëve të DHF/DHBGJ-së informacionet e plota për shërbimet dhe op-sionet e DHF/DHBGJ-së, që tu sigurojnë atyre mbështetjen për të kuptuar shërbimet dhe opsionet, dhe të lidhin ato me shërbime të ndryshme në të cilat ato do të dëshironin të qaseshin.

• Të sigurohet se procedurat dhe praktikat janë në rregull dhe ato zbatohen kur viktima e DHF/DHBGJ-së është duke zbuluar përvojat e saj dhe të dhunës së fëmijëve të tyre. Ajo duhet të informohet në lidhje me atë se si do të përdoren informacionet, çfarë burimesh mund të jenë në dispozicion dhe si do të mbrohet konfidencialiteti.

• Të ketë strategji të qarta dhe konsistente, protokollet dhe procedu-rat për kryerjen e vlerësimit të rasteve dhe menaxhimin për ato gra të cilat vlerësohet të jenë në rrezik të madh të dëmtohen (p.sh. disa klientë të DHF-së dhe klientë nga trafikimi).

• T’u kushtohet vëmendje e veçantë fëmijëve, për të siguruar se inte-resat e tyre më të mirë janë marrë në konsiderim si vlerësim primar, dhe të mbështetet një qasje integruese për të lidhur nevojat e tyre të veçanta me të gjitha shërbimet relevante.

Të sigurohet se shërbimet relevantt për mbrojtjen e zg-jidhjes së grave nga DHF/DHBGJ në pikëpamje të asaj se si e dëshirojnë ato sigurinë e tyre / planet e intervenimit që duhet implementuar (p.sh. të shkojnë në strehimore apo jo), derisa atyre u jepet e tërë mbështetja që ato kanë nevojë.

Page 32: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

31

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

• Pas shkëmbimit të informacioneve për të gjitha opsionet në dis-pozicion për klientin e DHF/DHBGJ-së dhe të qenit mbështetës për ofrimin e shërbimeve, respektimi i vendimmarrjes së klientëve të DHF/DHBGJ-së për sigurinë e tyre dhe planifikimin e sigurisë gjatë procesit të ofrimit të shërbimeve të DHF/DHBGJ-së.

• Në pajtim me Nenin 12 të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve (KDF), të vlerësohen si duhet pikëpamjet e fëmijëve të cilët ndikohen nga DHF/DHBGJ në pajtim me moshën dhe pjekurinë e tyre. Këtyre fëmijëve në veçanti duhet ofruar mundësia të dëgjohen në lidhje me ndonjë procedurë gjyqësore apo administrative që ndikon në ta, ose drejtpërdrejt me ta apo përmes ndonjë organi të duhur në një mënyrë që është konsistente me rregullat procedurale ligjore që ndërlidhen me DHF/DHBGJ.

Ofrimi i burimeve fleksibile në plotësimin e nevojave të caktuara të grave dhe fëmijëve të tyre, dhe fëmijët pa prindër kujdestarë apo kujdestar tjetër primar, përfshirë shërbimet emergjente dhe siste-min e referimit të funksionimit të lehtë.

• Si pjesë e vlerësimit dhe menaxhimit të rastit, të identifikohen ato që kanë nevojë për përgjigje fleksibile që mund të përfshijnë sig-urimin e burimeve emergjente dhe referime të shpejta për kujdesin shëndetësor apo për strehim. Vëmendje duhet kushtuar caktimit të një linje buxhetore në nivel lokal që përfshinë fondet për para dhe mbështetje emergjente të klientëve të DHF/DHBGJ-së kur ka nevo-jë.

• Periodikisht të kontrollohet që sistemi referues është i zhvilluar mirë dhe funksional, që nënkupton se ato që janë përfshirë në sistemin referues janë aktive dhe në dispozicion.

• Asistenca sociale duhet të eksplorohet apo lehtësohet për ato gra që do të vazhdojnë të jetojnë me fëmijët e tyre ndarazi nga prindërit.

• Të përfshihet në asistencën sociale një rresht për klientët ë DHF/DHBGJ-së për të mundësuar më shumë fleksibilitet dhe efikasitet për tu siguruar atyre lloje të ndryshme të mbështetjes që ato kanë nevojë.

Page 33: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

32

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Fuqizimi i sistemeve të koordinimit për të siguruar zgjidhjet më efektive për klientët e DHF/DHBGJ-së nga pikëpamja shumë-sektoriale.

Fuqizimi i sistemit sektorial për të përmirësuar zgjidhje të veçanta për klientët e DHF/DHBG-së përfshinë përgjigjet që janë gjithëpërfshirëse, sistematike dhe të koordinuara. Ekipet shumë sektoriale dhe ndërministrore dhe nën-ekipet të përbëra nga përfaqësuesit e shërbimeve publike dhe pri-vate, siç është stafi kyç nga shërbimet sociale, të drejtësisë, arsimit dhe ato shëndetësore, përfaqësuesit e komunitetit nga strehimoret dhe OJQ tjera, dhe akterë tjerë relevant (p.sh. Mekanizmat e Koordinimit Komunal të DHF/DHBGJ-së dhe tryezat e rrumbullakëta lokale për menaxhimin e rasteve për Mbrojtjen e Fëmijëve), mund të avancojnë ofrimin e shërbimeve/interveni-meve të koordinuara për viktimat, të mbijetuarit dhe dëshmitarët e DHF/DH-BGJ-së. Kjo mund të ndihmojë në ndryshimin e asaj që në shumë mënyra është një qasje e duhur për një qasje më integruese për gratë dhe fëmijët që kërkojnë shërbime prej sistemeve të shumëfishta – në këtë mënyrë, përmirë-simi i zinxhirit të ruajtjes së shërbimeve të përshtatura dhe ndërlidhja e tyre me shërbimet për mbështetje të klientëve të DHF/DHBGJ.

Strategjitë Konkrete:

Zhvillimi dhe fuqizimi i kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve për DHF/DHBGJ për të kryer rolet dhe përgjegjësitë e tyre në kuadër të institucioneve të tyre si dhe të dinë për protokollet e ndërlidhura, procedurat dhe implementimi i atyre me të cilat bashkëveprojnë në institucione të ndryshme publike dhe private.

• Siç u përmend më lart në Opsionin e Politikës 2, është esen-ciale që ofruesit e shërbimeve për DHF/DHBGJ të jenë në gjend-je të përmbushin rolet dhe përgjegjësitë e tyre, gjë që kërkon fuqizimin e përgjigjeve të tyre ndaj DHF/DHBGJ-së përmes pjesëmarrjes së tyre në trajnime relevante specifike në fushën e tyre të ekspertizës në institucionet e tyre përkatëse. Si rrjedhojë, ofruesit e shërbimeve duhet të kuptojnë rolin dhe përgjegjësitë

Page 34: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

33

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

e njëri tjetrit dhe sfidat dhe mundësitë që mund të shkëmbe-hen dhe diskutohen në trajnime të kombinuara. Mbështetja e mekanizmave të ndryshëm ofrues për zhvillimin e kapaciteteve, siç janë programet e institucionalizuara të trajnimit në shër-bim, të cilat duhet të synojnë ofrimin e trajnimeve të rregullta rifreskuese dhe të standardizuara në kuadër të dhe ndërmjet sektorëve që rezultojnë në fuqizimin e qasjeve sistemuese dhe ndër-sektoriale ku adresojnë DHF/DHBGJ-në. Trajnimi i special-izuar siç është ai që ndërlidhet me fëmijët e ndikuar nga DHF/DHBGJ, gjithashtu duhet të institucionalizohet; në këtë rast do të duhej të lidhet me shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve.

• Stafi në secilin shërbim sektorial duhet të jetë në gjendje të of-rojë një përgjigje bazike për klientët e DHF/DHBGJ-së, siç janë:

o Komunikimi me klientët e DHF/DHBGJ-së në mënyrë pozitive, me respekt dhe me mbështetje.

o Shpjegoni të gjitha burimet dhe opsionet brenda institucionit të akterit të caktuar apo organizatës që është në dispozicion për të ndihmuar klientët e DHF/DHBGJ-së.

o Të dihen hapat për mbrojtjen e klientit të DHF/DHBGJ-së në mënyrë që ajo apo fëmijët e saj të mos vihen në rrezik të mëtejmë.

o Të dihet se çfarë ofrohet nga ofruesit tjerë të shërbimeve për DHF/DHBGJ, të qenit në gjendje të bëhen referime ndihmuese në burime të ndryshme të informacionit dhe ndihmë, dhe mbështetje për klientët e DHF/DHBGJ-së për tú qasur në to.

• Procedurat Standarde të Operimit, në dispozicion, që së fundi janë lëshuar kanë mbështetur institucionet e ndryshme në të di-turit se kush është përgjegjës për çka. Ato mund të përdoren si udhëzim dhe mjet trajnimi në mbajtjen e ofruesve të shërbimit të informuar dhe në lehtësimin e diskutimit dhe mësimin se si të

Page 35: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

34

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

vendosen protokollet dhe procedurat më së miri në praktikë në kontekste të ndryshme në tërë vendin. Gjithashtu kjo mund t‘i kontribuojë në reduktimin e ndonjë konflikti në rolet dhe përg-jegjësitë nëpër institucione dhe organizata që ofrojnë shërbime të DHF/DHBGJ-së.

• Të pasurit e një uebfaqeje interaktive që ofron qasje në infor-macione për DHF/DHBGJ-në lidhje me rolet dhe përgjegjësitë për institucion dhe organizatë plus kush dhe si komunikojnë me njëri tjetrin që ka mundësi të jetë e dobishme si burim reference për ofruesit e shërbimeve dhe përdoruesit e shërbimit.

• Vizitat periodike mësimore ndërmjet komunave më tej mund të promovojnë mësimin dhe këmbimin për atë se çfarë funksion-on dhe çfarë jo në lidhje me koordinimin/integrimin e shërbimit që adreson DHF/DHBGJ-në.

Ofrimi i intervenimeve gjithëpërfshirëse, të koordinuara dhe mekanizmave që adresojnë çështjet e shumëfishta të klientëve të DHF/DHBGJ-së.

• Ndërtimi në dhe/apo themelimi i ekipeve në nivele lokale, komunale, rajonale dhe nacionale shumë-sektoriale dhe ndërministrore dhe me-kanizma që përfshijnë anëtarët e komunitetit.

• Projektimi, planifikimi, implementimi dhe vlerësimi i intervenimeve gjithëpërfshirëse dhe të koordinuara për klientët e DHF/DHBGJ-së ku përfshihet dhënia e fokusit adekuat për fëmijët të cilët dëshmojnë dhe përjetojnë DHF/DHBGJ-në duke pasur parasysh gjendjen e tyre të përg-jithshme të familjes dhe interesat më të mirë dhe përdorimin e qasjes bashkëpunuese dhe respektuese me nënën apo me kujdestarët tjerë primar përgjegjës për ato.

• Zhvillohet/fuqizohet, testohet dhe implementohet vlerësimi i klientit të DHF/DHBGJ dhe protokolli i intervenimit që lidhen së bashku me një zinxhirë përgjigjesh që mund të përshtaten dhe rregullohen sipas rastit.

Page 36: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

35

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

• Përcaktimi se si të mbikëqyret dhe vlerësohet stafi që implemen-ton strategjitë/qasjet e reja apo ekzistuese të tërthorta për DHF/DH-BGJ që ndërlidhin ofrues të ndryshëm të shërbimeve.

• Adresimi i konfidencialitetit dhe çështjeve të privatësisë që ndërlid-hen me klientët që pranojnë shërbimet nga sisteme të ndryshme; koordinojnë dispozitat e burimeve për klientët e DHF/DHBGJ-së.

Vlerësimi i rregullt dhe gjithëpërfshirës, qasja e koordinuar për të adresuar DHF/DHBGJ-në dhe me përdorues të ndryshëm.

• Me antarët e Mekanizmave Koordinues Komunal për DHF/DH-BGJ dhe me tryezat e rrumbullakëta lokale multidiciplinore për menaxhimin e rasteve për mbrojtjen e fëmijëve apo ekipe tjera që mund të formohen, si dhe përdorues të shërbimeve të DHF/DHBGJ-së, vlerësimi i rregullt dhe gjithëpërfshirës, qasja e koordinuar për të ofruar shërbime për klientët e DHF/DHBGJ-së duke:

o Përcaktuar nëse zinxhirët e përgjigjes janë pa pengesa në implementimin e tyre dhe në nivelin e efektivitetit, duke cekur aty ku ekzistojnë kufizime dhe zgjidhje të mundshme.

o Duke konsideruar nëse përdoruesit e ndryshëm të shërbimeve të DHF/DHBGJ-së (klientët e DHF-së nga zonat urbane dhe ato rurale, grup mosha të ndryshme (përfshirë fëmijët), grupe të ndryshme etnike dhe ata që kanë përjetuar lloje të ndryshme të dhunës, etj.) nevojat e tyre janë trajtuar me afate kohore, gjë që konfirmon barrierat se ku dhe për kë ekzistojnë ato, dhe zgjidhjet e mundshme për të hequr ato.

• Bërja e përshtatjeve relevante të nevojshme në bazë të rezultat-eve të vlerësimit të rregullt.

Page 37: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

36

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash.

Shërbimet relevante për kulturën dhe të paanshme për DHF/DHBGJ që arrijnë tërë popullatën, përfshirë ata me mundë-

si të kufizuara dhe të cenuarit apo popullatën që nuk gëzon shërbimin në nivelin e duhur (p.sh. ata në zona rurale, romët, ashkalitë, dhe egjiptianët si dhe komunitete tjera jo-shumicë, etj.), janë thelbësore për të siguruar se të gjithë personat në Kosovë, të cilët kanë përjetuar dhunë mund të kenë të drejtën e tyre për t’u mbrojtur. Përgjigjet nga të gjithë akterët që ofrojnë shërbime për DHF/DHBGJ nuk duhet të jenë diskriminuese, të mos jenë të anshme dhe të ndjeshme në aspektin kulturor; ato duhet të synojnë në heq-jen e të gjitha pengesave për tu mundësuar grave dhe fëmijëve të cilët janë duke përjetuar apo dëshmuar DHF/DHBGJ për të pasur qasje në të gjitha shërbimet në mënyrë të drejtë.

Strategjitë Konkrete:

Kërkohet planifikimi, intervenimet dhe programimi për të qenë gjithëpërfshirës dhe i qasshëm (përfshirë përdorimin e gjuhës së parë) dhe në aspektin kulturor e ndjeshme – kjo përfshinë shtrir-jen e shërbimeve të DHF/DHBGJ-së.

• Shtrirja e shërbimeve të DHF/DHBGJ-së për gratë dhe fëmijët nga komunitetet etnike jo shumicë dhe komunitetet e izoluara rurale, gratë dhe fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ndonjë grup tjetër që ka nevojë për shërbime (p.sh. fëmijët jashtë shkollës, vajzat e mar-tuara, vajzat dhe gratë e trafikuara).

• Të punohet me udhëheqësit e komunitetit dhe punëtorët e bazuar në komunitet për identifikimin e grupeve në zonat me shërbime të kufizuara që kanë nevojë për shërbime të DHF/DHBGJ-së dhe për të bashkëpunuar në zhvillimin e strategjive praktike dhe të paanshme për të mbuluar ata, të hiqen barrierat dhe të plotësohen zbrazëtitë sa u përket shërbimeve, burimeve dhe opsioneve. Për shembull vizitat në shtëpi nga punëtorët shëndetësor do të mund t’i kontribuonin identifikimit të grave dhe fëmijëve që përjetojnë DHF/DHBGJ në shtëpitë e tyre. Vizitat e zhvilluara nga stafi i Qen-drave për Punë Sociale dhe bashkëveprimi me ata të cilët apliko-

Page 38: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

37

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

jnë për ndihmë sociale do të mund tu ofronin qasje personave që mund të jenë në rrezik të DHF/DHBGJ-së. Mësuesit dhe edukatorët tjerë mund të aftësohen për të identifikuar fëmijët e ndikuar nga DHF/DHBGJ-ja dhe të dinë se si të merren veprimet e duhura. Në Dragash, vendosja e një sistemi të strehimores do të plotësonte zbrazëtinë e shërbimit për të mbrojtur disa gra të cilat tani mbeten në shtëpi me partnerë keqpërdorues apo me anëtarë të familjes ku ende mund të jenë të pambrojtur nga partnerët e tyre abuzues.

• Sigurimi i ofrimit jo diskriminues të shërbimit gjithashtu kërkon në përgjithësi një qasje për të drejtat e njeriut që mund të nevojitet të adresohet si pjesë e Opsionit të Politikës 1; promovimi i të drejtave njerëzore gjatë ofrimit të shërbimeve mund të kërkojë një ndry-shim në norma sociale. Prandaj trajnimi për të drejtat e njeriut për te programuar dhe ofruar shërbimet për programin dhe ofrimin e shërbimeve që do të mund të ndihmonin në promovimin e nor-mave pozitive sociale e jo norma diskriminues

Të sigurohet se një sërë komunitetesh nga komuna të jenë të përfshirë dhe të angazhuar në planifikimin, implementimin dhe vlerësimin e shërbimeve të DHF/DHBGJ në zonën e tyre.

• Duke përdorur strategji dhe procese të ndryshme, sigurohuni se komunitetet përfaqësohen nga diversiteti brenda tyre, duke përf-shirë udhëheqësit e komunitetit, grupet aktive dhe fëmijët, në për-puthje me moshën dhe pjekurinë e tyre, që të jenë të përfaqësuara mirë në planifikimin dhe zhvillimin e avokimit dhe aktiviteteve që promovojnë dhe mbështesin shërbimet e DHF/DHBGJ.

• Zhvillimi i bashkëpunimeve me udhëheqës të komunitetit dhe grupet për të mbështetur informimin në terren dhe ndërhyrjet në parandalimin e dhunës, me fokus të veçantë në përfshirjen e bur-rave dhe djemve.

• Krijoni një cikël të dëshmive (grumbullimit të të dhënave), reagi-meve, zgjidhjes së problemeve dhe mbështetjes në nivelin lokal që është pjesëmarrëse dhe inkurajon përfshirjen e vazhdueshme në promovimin dhe mbështetjen e planifikimit, informimit dhe shërbimeve gjithëpërfshirëse dhe të barabarta të DHF/DHBGJ.

Page 39: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

38

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Qasjet për mbështetje ndaj kryerësve dhe burrave që kanë për qëllim dhënien fund të dhunës.

Ekzistojnë dy mundësi për të ndalur dhunën e partnerit abuziv të gruas. Njëra mënyrë është ndarja fizike e viktimës dhe

kryesit të saj, e cila shpesh bëhet nëpërmjet urdhërit mbrojtës, shpërnguljes në një strehimore të përkohshme, zhvendosjes dhe fuqizimit të gruas për t'u bërë e pavarur përmes mbështjetjes për rehabilitim dhe mbështetjes për riintegrim. Mënyra tjetër është ndryshimi i sjelljes së kryesit; reagimi mund të përfshijë arrestimin/ndjekjen penale, rehabilitimin, dhe ndërhyrjet jofor-male familjare dhe të komunitetit që të provohet ndalimi i sjelljes së tij të dhunshme.

Pa marrë parasysh se çfarë bën gruaja, nëse ajo qëndron, vjen dhe shkon ose largohet plotësisht, ajo që ndodh me partnerin e saj abuziv mund të ndikojë në sigurinë e saj dhe sigurimin financiar. Kjo e bën procesin e vendim-marrjes shumë të vështirë për një grua dhe fëmijët e saj në këtë situatë, veçanërisht në kontekstin e Kosovës, ku normat dhe ndërlidhja me varfërinë e bëjnë këtë shumë më të vështirë. Shpesh injorohen pasojat e sjelljeve të dhunshme të partnerit për veten e tij dhe për ndarjen nga gruaja dhe fëmijët e tij. Natyrisht, kryerësi duhet të mbahet përgjegjës. Megjithatë, në varësi të situatës dhe per-sonit, për disa prej tyre, ndërhyrjet që kanë për qëllim menaxhimin e zemërimit dhe ndryshimin e sjelljeve të dhunshme mund të jenë më produktive. Për të tjerët, arrestimi, ndjekja penale dhe dënimi mund të jenë përgjigja më e mirë. Në disa raste, në mjedisin Kosovar ka pasur raportime anekdotike për disa re-zultate pozitive nga proceset e këshillimit familjar që kanë përfshirë partnerin abuziv. Strategjitë për rehabilitimin e kryerësve janë relativisht të reja, dhe në këtë mënyrë, kërkojnë më shumë eksperimentim, gjithnjë duke i mbajtur në fuqi masat e sigurisë për viktimën (viktimat) e DHF/DHBGJ.

Strategjitë Konkrete:

Për burrat që kryejnë dhunë ndaj partnerëve dhe/ose fëmijëve të tyre duhet siguruar si kufizimet (p.sh. urdhërat mbrojtëse) ashtu edhe resurset që kanë për qëllim rehabilitimin në mënyrë që t'i jepet fund dhunës dhe kontrollit të tyre abuziv ndaj partnerëve të tyre.

Page 40: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

39

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

• Zhvilloni, testoni dhe vlerësoni programet ndërhyrëse për ndry-shimin e sjelljeve duke i ofruar ato në mjedise të ndryshme për kryesit e ndryshëm, si brenda sistemit të drejtësisë penale ashtu edhe jashtë tij.

• Alokoni fonde për të provuar strategjitë ndërhyrëse për kry-erësit.

• Punoni me sistemin e drejtësisë penale për të siguruar dënime të shkallëzuara që ndërlidhen me shërbime dhe resurse të cak-tuara për kryesit meshkuj në një përpjekje për të rehabilituar dhe ndryshuar sjelljet e tyre të dhunshme.

• Kushtojini më shumë vëmendje lëshimit, implementimit dhe zbatimit të urdhrave mbrojtëse. Për shembull, ofroni më shumë trajnime dhe resurse për Njësitet e Policisë Kosovare për Dhunën në Familje; ofroni më shumë trajnime dhe siguroni përfshirjen e Avokatëve të Viktimave në vlerësimin e rrezikut dhe dhënien e rekomandimeve për llojet e urdhërave mbrojtës; përqendroni vëmendjen në efikasitetin e lëshimit dhe zbatimit të udhërave mbrojtës; kryeni vlerësimin e procedurave hetimore për DHF/DHBGJ; masat mbështetëse duhet të ulin shqetësimet e sig-urisë të prokurorëve, Avokatëve të Viktimave dhe hisedarëve tjerë nga të qenit të dëmtuar nga kryesit.

Për kryerësit që kanë probleme me shëndetin mendor dhe probleme me abuzimin e substancave, siguroni trajtimin për të cilin ata kanë nevojë, pavarësisht nëse akuzat ndaj tyre janë ngritur apo jo.

• Në një studim të kohës së fundit që është përgatitur nga UNICEF-i në Kosovë, përdorimi i alkoolit ose substancave tjera nga disa kryerës ishte i ndërlidhur me nivele më të larta të kryerjes së DHF/DHBGJ nga ana e tyre ndaj partnerëve të tyre. Prandaj, ofrimi i ndërhyrjeve/trajtimit për shëndetin mendor dhe abuz-

Page 41: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

40

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

imin e substancave është i rëndësishëm si pjesë e pakos reha-bilituese për kryerësit, që mund të rezultojë në efekte pozitive për të dhe gjendjen e tij familjare, duke përfshirë marrëdhëniet e tij me fëmijët e tij. Aktualisht, ky trajtim i ofrohet një kryesi që është arrestuar dhe është në sistemin gjyqësor. Do të ishte e rëndësishme të diskutohen dhe të miratohen ndryshime në këtë udhëzim me qëllim të zgjerimit të shtrirjes së këtij shërbimi për kryesit që kanë probleme me abuzimin e substancave, familjet e të cilëve kanë kërkuar dhe përfituar shërbime sociale, por nuk kanë ngritur akuza.

Zhvilloni ndërhyrje që u mundësojnë familjeve të mbështesin fëmijët e tyre gjatë periudhës së vendimmarrjes për t’u ndarë, divor-cuar ose për të mbetur bashkë, dhe kur ekzistojnë probleme lidhur me kujdestarinë.

• Trajtimi i kujdestarisë, dhe përcaktimi se si të adresohet çësht-ja e kujdestarisë së fëmijëve dhe qasjes ndaj tyre, në procesin gjyqësor është e vështirë dhe shumë stresuese për prindërit, të cilët në përgjithësi janë të shqetësuar për të ardhmen e fëmi-jëve të tyre dhe marrëdhëniet e tyre me ta, si dhe për gjendjen financiare të familjes. Fëmijët brengosen për humbjen, pasig-urinë lidhur me ate se ku dhe me kë do të jetojnë, dhe ata janë të stresuar që gjinden në mes të mosmarrëveshjeve prindërore dhe abuzimit. Ngritja e një procesi të ndërmjetësimit mund të ndihmojë në zgjidhjen e kujdestarisë ndaj fëmijëve dhe mos-marrëveshjeve për qasjen ndaj tyre, duke e bërë të mundur që prindërit të punojnë së bashku në zhvillimin e planit të tyre për kujdestarinë dhe qasjen ndaj fëmijëve, ose që mundësisht t’i zgjidhin problemet e tyre. Programet e ndërmjetësimit, pran-daj, mund t’u ofrojnë mbështetje prindërve në menaxhimin e mosmarrëveshjeve të tyre duke i ndihmuar ata që të punojnë së bashku në të mirën e fëmijëve të tyre, që potencialisht mund të rezultojë që ata të kenë një marrëdhënie më pozitive dhe më të përgjegjshme emocionalisht me njëri-tjetrin dhe fëmijët e tyre.

Page 42: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

41

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Të paturit në dispozicion një proces të tillë, ndonjëherë mund të rezultojë që prindërit t’i zgjidhin problemet e tyre prindërore pa ndërhyrjen e gjykatës.

Programet mbështetëse të atësisë për kryesit që janë etër dhe për ata që do të bëhen etër lidhur me barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe respektimin e grave, pjesëmarrjen në rritjen e fëmijëve, dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet dhe pasojat e dhunës në familje për fëmijët dhe nënat/gratë.

• Mbështetni bashkëpunimin ndërmjet hisedarëve kyç (p.sh. OJQ-ve, ofruesve të kujdesit shëndetësor, Drejtorive për Shën-detësi dhe Mirëqenie Sociale, edukatorëve në programet e zh-villimit në fëmijëri të hershme) dhe alokoni fonde për programet e atësisë në dy drejtime, njëri me kryesit dhe tjetri me ata që do të bëhen etër. Zhvilloni protokolle dhe shërbime që mund të ndihmojnë në drejtimin e përfshirjes së tyre si etër me fëmijët e tyre dhe ndërveprimet e tyre me partnerët apo ish partnerët e tyre.

Mbështetni parandalimin e dhunës dhe programet e ndërhyrjes së hershme për burrat dhe djemtë.

• Zhvilloni protokollet për intervenim dhe vlerësim të dhunës familjare për QPS-të dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor, me fokus në pjesëmarrjen e burrave dhe djemve veç e veç, si dhe së bashku me pjesën tjetër të familjes.

• Integroni parandalimin e dhunës familjare, duke theksuar rëndësinë e mos-dhunës, e ofruar nëpërmjet pikave të ndryshme hyrëse, siç janë institucionet dhe aktivitetet fetare, arsimore dhe të bazuara në komunitet. Kjo duhet të ndërlidhet me Opsionin e Politikave 1 të përshkruar më sipër.

Page 43: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

42

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Ndërpreni modelin e dhunës nëpërmjet shkollave dhe mjediseve tjera arsimore.

Dhuna ndodh në shkollë, rrugës për në shkollë dhe duke u kthyer nga shkolla, si dhe gjatë organizimeve shkollore. Një fëmijë/adoleshent mund të jetë viktimë, dëshmitar apo kryes.

Format e ndryshme të sjelljes së dhunshme përfshijnë dhunën: fizike, psi-kologjike - të fshehtë (përhapja e thashethemeve), ngacmimi përmes rrjeteve virtuale dhe dhuna seksuale.

Në të njëjtën kohë, shkolla dhe mjediset tjera arsimore përfaqësojnë një pikë hyrëse kyçe në të cilën mund të adresohet dhuna në mesin e fëmi-jëve dhe të rinjve; kjo është një kohë e përshtatshme për t’u fokusuar në parandalimin e dhunës, ku nxënësit mund të mësojnë për vetëdijësimin dhe kontrollin emocional; të menduarit kritik, zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë pozitive sociale; dhe zgjidhjen e konflikteve, komunikimin dhe aftësitë tjera jetësore që kontribuojnë për të praktikuar sjellje jo të dhunshme.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Drejtoritë e Arsim-it në nivel komunal dhe shkollat kanë mbështetur parandalimin e dhunës në shkolla në mënyra të ndryshme. Në vitet e fundit ka pasur një projekt për parandalimin e dhunës me Këshillat e Nxënësve. Nisma Shkollat Mike të Fëmijëve ka mbështetur sigurinë në shkolla. Kurikulumi aktualisht tra-jton DHF/DHBGJ nëpërmjet Edukatës Qytetare. Disa shkolla kanë psikolog ose e ndajnë një psikolog me një shkollë tjetër; ata ofrojnë mbështetje për parandalimin e dhunës nëpërmjet punës që bëjnë me nxënësit. Mbi të gjtha, siç është cekur më lartë, miratimi i Protokollit për Parandalimin e Dhunës në Institucionet e Arsimit Parauniversitar u ofron shkollave hapat që duhen ndërmarrë për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës. Ai gjithashtu ofron një qasje ndër-sektoriale, një bazë të të dhënave për regjistrimin, raportimin dhe referimin e rasteve të dhunshme, dhe një sistem referimi. Ai do të vihet në praktikë në tërë Kosovën në vitin e ardhshëm shkollor. Aktualisht, duket sikur në qoftë se një mësues identifikon një nxënës të prekur nga DHF/DH-BGj, reagimi është ad-hok. Ndëshkimi fizik është ndaluar në Kodin Shkollor të Mirësjelljes. Ndërkohë që me sa duket është zvogëluar në krahasim me të kaluarën, dhuna verbale thuhet se praktikohet nga disa mësues.

Page 44: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

43

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Studimi bazë i kohës së fundit i realizuar në tri komuna tregoi se dhuna në shkolla është mjaft e përhapur. Mbi 45% e fëmijëve të moshës 12-18 vjeç theksuan se të paktën një herë kanë përjetuar dhunën fizike në shkollë (më shume djem 57% në krahasim me vajzat 32%) – ata deklaruan se ata ishin shtyrë, goditur ose kërcënuar me thikë. Ata theksuan se 17% e tyre ishin go-ditur nga një anëtar i personelit shkollor dhe e njëjta përqindje kanë përjetuar dhunë psikologjike nga një anëtar i personelit. Në total 28% e fëmijëve kanë përjetuar dhunë psikologjike nga një tjetër nxënës në shkollë. Mbi 5% kishin përjetuar ngacmim seksual nga një nxënës dhe 3% nga një anëtar i personelit shkollor.

Strategjitë Konkrete:

Zhvillimi i udhëzimeve që do të shoqëronin protokollin e miratuar së fundmi për Parandalimin e Dhunës në Institucionet e Arsimit Parauniversi-tar të cilat mund të mbështesin shkollat dhe mjediset tjera arsimore që në mënyrë sistematike ta zbatojnë protokollin në praktikë.

• Disa hapa parandaluese kryesore në mbështetje të implementimit të protokollit përfshijnë:

1) Përcaktimi i shkallës së problemit të dhunës në shkollë, përf-shirë arsimin parashkollor (duke përdorur protokollin si udhëzim).

2) Identifikimi i faktorëve të rrezikut dhe faktorëve mbrojtës (kjo është për të kuptuar më mirë pse ndodh dhuna dhe si të zhvillohen programe më të mira (për ata të cilëve u referohet protokolli) për të zvogëluar faktorët e rrezikut dhe për të rritur faktorët mbrojtës.

3) Zhvillimi, testimi dhe implementimi i strategjive parandaluese (për të ngritur programe të parandalimit të bazuara në shkolla për grupmosha të ndryshme, p.sh. ndërmjetësimi nga kolegët, fushata kundër ngacmimit nga stu-dentë për protokollin), programe të bazuara në prindër dhe familje (biseda dhe debate për temat e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve dhe adoleshentëve, aktivitete zbavitëse familjare që i bëjnë bashkë nxënësit dhe prindërit/anëtarët e familjes) dhe programet e mentorimit (ndërmjet një nxënësi dhe një modeli pozitiv të një të rrituri, që gjithashtu mund të kombinohet me aktivitete të ndryshme).

Page 45: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

44

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Adresimi i fenomenit të dhunës gjatë takimeve që është mjaft e përhapur sipas studimit bazë të kohës së fundit.

• Krijimi i hapësirës në shkollë për të nxitur diskutimin me të gjithë djemtë dhe vajzat adoleshente (në grupime të vogla) lidhur me dhunën gjatë takimeve në kuadër të promovimit të qëndrimeve dhe sjelljeve të shëndetshme; kjo duhet të përfshijë fokusin në respektin për vajzat dhe gratë dhe të drejtat e tyre; barazia në vendimmarrje dhe në marrëdhënie; dhe zhvillimi i aftësive se si të përballen me presionin nga kolegët, ngacmimet seksuale, dhunën dhe stereotipet. Është shumë me rëndësi që djemtë të angazhohen në mënyrë aktive në gjetjen e zgjidhjeve me va-jzat dhe parandalimin e dhunës. Mësuesit dhe modelet mund të jenë të dobishëm në lehtësimin e diskutimeve.

Page 46: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

45

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

Krijimi i një sistemi të mbikqyrjes së të dhënave të DHF/DHBGJ ndërmjet institucioneve përkatëse, duke ruajtur konfidencialitetin në të njëjtën kohë.

Mbikëqyrja e DHF/DHBGJ është shumë e rëndësishme në kuptimin e të qenit në gjendje për të monitoruar dhe vlerësuar shtrirjen, shkallën, modelet dhe trendet e saj, si dhe efektin e ndërhyrjeve. Sasia e vogël e të dhënave në dispozicion mbi dhunën ndaj grave dhe fëmijëve në kontekstin Kosovar ka qenë një temë e vazhdueshme e diskutimit. Ajo bëri që UNICEF-i në Kosovë me partnerët të ndërmarrin studimin bazë të kohës së fundit për DHF/DHBGJ në tri komunat e lartpërmendura. Kësaj i është dhënë vëmendje nga institucionet e ndryshme që adresojnë DHF/DHBGJ, të cilat kanë qenë duke punuar në adresimin e kësaj çështje në sistemet e tyre të të dhënave institucionale, p.sh. Drejtoritë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe QPS-të, Drejtoritë e Arsimit me shkollat, Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Spitalet Rajonale, Policia e Kosovës dhe Njësitet për Dhunën në Familje, sistemi i Gjykatave, etj. Në përgjithësi, nuk ekziston një sistem relativ i mbikqyrjes së të dhënave të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve i cili do të mundësonte të kuptuarit më të mirë të shtrirjes dhe shkallës së problemit në kontekste të ndryshme Kosovare, dhe do të ndihmonte politikëbërësit, studiuesit, praktikuesit shëndetësorë, Mbrojtësit e Viktimave, ofruesit e tjerë të shërbimeve dhe mediat që të marrin vendime relevante, të bazuara në fakte, në mbështetje të zero tolerancës ndaj DHF/DHBGJ.

Strategjitë Konkrete:

Caktoni një institucion, agjenci apo njësi që të ketë përgjegjësinë e mbikëqyrjes së përgjithshme të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.

• Përdorni metodologjinë dhe mekanizmat e standardizuar për t’u siguruar se të dhënat do të shpërndahen dhe përdoren si duhet.

• Mbajeni sistemin e mbikqyrjes të thjeshtë për të siguruar marr-jen e të dhënave me cilësi të lartë.

• Të dhënat e marra nga burime të ndryshme institucionale (p.sh. të dhënat nga kujdesi shëndetësor, arsimi dhe të dhënat e pol-

Page 47: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

46

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

icisë) do të mundësojnë grumbullimin e informacionit mbi el-ementet e të dhënave që mund futen në një sistem relativ të mbikqyrjes së të dhënave të DHF/DHBGJ.

• Punoni në bashkëpunim me hisedarë të ndryshëm të DHF/DHB-GJ lidhur me ate se si të zgjeroni në mënyrë sistematike mbled-hjen e të dhënave për të përfshirë të gjitha komunat dhe grupet e pafavorizuara, të tillë si Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët dhe ata në komunitetet etnike tjera joshumicë, zonat e largëta rurale, etj.

• Kryeni një studim kombëtar mbi dhunën ndaj fëmijëve – duke përfshirë por jo të kufizuar në dhunën në familje.

Rritni kapacitetet për mbledhjen sistematike të të dhënave mbi DHF/DHBGJ që do të kontribuonin në krijimin e sistemit të mbikqyrjes në shkallë vendi për të monitoruar më mirë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve, duke përf-shirë qëndrimet, bindjet, faktorët e rrezikut dhe pasojat.

• Përfshini Agjencinë e Statistikave dhe ministritë dhe organizatat e ndryshme, të cilat janë ofrues të shërbimeve për DHF/DHBGJ dhe t’i keni sistemet e tyre të të dhënave që përmbajnë të dhëna për klientët e DHF/DHBGJ (viktimat dhe kryesit), në aktivitetet e rregullta të trajnimit. Krijoni një rrjet për këta hisedarë në të cilin dialogu, shkëmbimi dhe zgjidhja e problemeve mund të lehtësohen.

Kini parasysh çështjet etike dhe të sigurisë që janë të rëndësisë së madhe gjatë mbledhjes së të dhënave dhe hulumtimit mbi dhunën ndaj grave dhe fëmijëve.

• Të dhënat që mund të rrezikojnë sigurinë e një fëmije apo gru-aje nuk duhet të mblidhen apo të ruhen. Konfidencialiteti është jetik dhe duhet të llogaritet në çdo mbledhje të të dhënave dhe ndërlidhje të të dhënave në sistemet e shumta të të dhënave.

Page 48: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

47

Opsionet e politikave ndaj dhunës në familjedhunës në baza gjinore në Kosovë

3. Konkluzion

Me pak fjalë, opsionet e mësipërme të politikave adresojnë në mënyrë kolektive shumë aspekte dhe çështje që kanë të bëjnë me DHF/DHBGJ. Ato paraqesin trampolina nga të cilat mund të diskutohen dhe debatohen më tej aspektet e ndryshme që punojnë drejt arritjes së mbështetjes së gjerë të tolerancës zero ndaj DHF/DHBGJ.

Page 49: Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në Familje · PDF fileOpsioni 6: Ofrimi i shërbimeve relevante për kulturën për klientët e DHF/DHBGJ-së pa diskriminim në çfarëdo bazash

Opsionet e Politikave ndaj Dhunës në FamiljeDhunës në baza gjinore në Kosovë*

Gjetja e zgjidhjeve për t’i dhënë fund DHF/DHBGJ